35
PROGRAMI I PUNËS 2016

PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

PROGRAMII PUNËS

2016

Page 2: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

PROGRAMI I PUNËS

2016

Page 3: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

Instituti Gjyqësor i Kosovës

© IGJK 2015, Të gjitha të drejtat e rezervuaraPërmbajtja e këtij materiali nuk mund të rishtypet,shumëzohet ose përcjellët në çfarëdo forme tjetër

elektronike, mekanike, të fotokopjohet oseregjistrohet pa miratimin me shkrim të Institutit

Gjyqësor të Kosovës (IGJK).

Page 4: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

Ky program është miratuar nga Këshilli Drejtues i IGJK-së me dt. 08.12.2015

Page 5: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

Tabela e përmbajtjes

TABELA E PËRMBAJTJES

Page 6: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

5

1. Hyrje ................................................................................................................... 7

1.1 Misioni dhe Vizioni ........................................................................................ 8

1.2 Kompetencat e IGJK-së sipas ligjit .............................................................. 8

1.3 Objektivat strategjike .................................................................................... 9

2. Programi i Trajnimeve për vitin 2016 ................................................................. 11

2.1 Qëllimi......................................................................................................... 12

2.2 Objektivat e programit ................................................................................ 13

2.3 Prioritetet trajnuese .................................................................................... 14

2.4 Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) ............................................... 14

2.5 Programi i Trajnimit Fillestar (PTF) .............................................................. 15

2.6 Trajnimet për Avancim (TA) ........................................................................ 15

2.7 Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP) .......................................... 15

2.8 Administrimi i gjykatave dhe prokurorive .................................................... 16

2.9 Kurse trajnuese për profesionistët tjerë ...................................................... 16

2.10 Trajnimi për Trajnues (ToT) ....................................................................... 17

2.11 Mësimi në distancë................................................................................... 17

3. Administrata, financat dhe infrastruktura e IGJK-së ......................................... 19

3.1 Objektivat e administratës dhe financave .................................................. 19

3.2 Burimet njerëzore ....................................................................................... 19

3.3 Burimet financiare ...................................................................................... 20

3.4 Prokurimi .................................................................................................... 20

3.5 Shërbimet tjera administrative ................................................................... 20

4. Programet e përbashkëta me partner strategjik................................................. 23

5. Plani për zbatim të programit të punës së IGJK-së ......................................... 25

6. Përfundimi ......................................................................................................... 35

Page 7: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

1. HYRJE

Page 8: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

7

Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor e prokurorial të Kosovës, po ashtu për zhvillimin e planeve për një sistem gjyqësor të pavarur, të paan-shëm, efikas dhe efektiv, si dhe kryen veprimtari të tjera profesionale si insti-tucion profesional-kërkimor për zhvillim-in e gjyqësisë në Kosovë në pajtim me standardet evropiane (Ligji nr. 02/L-25).

Ky program i punës përmban aktivitetet e Institutit Gjyqësor të Kosovës, që do të realizohen gjatë vitit 2016, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe interdisiplinare të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, përmes programeve të ndryshme trajnuese në të cilat përfshihen përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe profesionistët tjerë nga lëmi i gjyqësisë e prokurorisë të identifikuar nga IGJK.

Në këtë program janë të përfshira tra-jnimet e vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë të cilat janë organizuar nga të gjitha lëmitë e së drejtës, tema e mod-ule të karakterit interdisiplinar, programe orientuese për gjyqtarët dhe prokurorët e avancuar, trajnime fillestare për gjy-qtarët dhe prokurorët e sapo emëruar, trajnime për stafin mbështetës të gjykat-

ave dhe prokurorive, si dhe aktivitetet që do të zhvillohen në drejtim të ofrimit të mundësive për qasje në burime ligjore, hulumtime dhe publikime në ngritjen e kapaciteteve të përfituesve të IGJK-së.

Gjithashtu për realizimin e këtij programi pune do të organizohen edhe aktivitete të ndryshme në kuadër të bashkëpun-imit ndërkombëtarë me pjesëmarrje ak-tive në konferenca e takime regjionale e ndërkombëtare që kanë në fokus tra-jnimin për gjyqtarë, prokurorë dhe pro-fesionistë tjerë të sistemit gjyqësor, si dhe do të vazhdojë bashkëpunimi me donatorë dhe partner implementues të programeve të ndryshme të trajnimit.

Page 9: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

1.1 Misioni dhe Vizioni

IGJK do të zhvilloj programe trajnimi dhe ofroj resurse adekuate në ngritje të kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë për zbatim të standardeve më të larta të performancës profesionale dhe etike.

Misioni kryesor i IGJK-së është që të mbështesë ngritjen e vazhdueshme profesio-nale dhe interdisiplinare të gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshirë edhe ata të sapo-emëruar, të ngrit kapacitetet profesionale të stafit të gjykatave dhe prokurorive dhe të zhvillojë plane aftësimi dhe veprimtari profesionale kërkimore me qëllim të ngritjes së kualitetit të trajnimeve në mbështetje të gjyqësisë dhe prokurorisë bazuar në standardet ndërkombëtare.

Vizoni i IGJK është, që si institucion i pavarur në përshtatje të dinamikës së zhvilli-meve të gjithanshme, të avancohet në një institucion të specializuar, për ofrimin e programeve trajnuese dhe shërbimeve për sistemin gjyqësor dhe prokurorial, me synimin që ai të jetë profesional, i besueshëm, i paanshëm dhe i pavarur.

1.2 Kompetencat e IGJK-së sipas ligjit

Bazuar në ligj, IGJK-ja është institucioni kryesor përgjegjës për:

1) Aftësimin e bartësve dhe bartësve potencial të funksionit në gjyqësi (gjy-qtarëve dhe prokurorëve);

2) Vlerësimin dhe organizimin e provimit përgatitor për gjyqtarë dhe prokurorë1;

3) Kurset e posaçme të aftësimit për avancim të gjyqtarëve dhe prokurorëve;

4) Kurse për aftësimin bazë të gjyqtarëve porotë; dhe

5) Kurse për aftësimin e profesionistëve të tjerë në lëmin e gjyqësisë të identifi-kuara nga IGJK-ja.

IGJK-ja gjatë punës së vet, po ashtu kryen edhe funksione tjera si më poshtë:

1) Zhvillon plane aftësimi afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për një gjyqësi efikase, efektive dhe të paanshme;

2) Kryen edhe veprimtari të tjera profesionale si institucion profesional-kërkimor për zhvillimin e gjyqësisë në Kosovë në pajtim me standardet evropiane.

1 Me ndryshimet e fundit ligjore organizimi i provimit përgatitor është kompetencë e KGJK dhe KPK, meg-jithatë Ligji për Themelimin e IGJK-së nuk ka ndryshuar ende.

Page 10: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

9

1.3 Objektivat strategjike

Si rezultat i procesit të reformës së arsimimit ligjor në Republikën e Kosovës që është aktualisht duke u diskutuar, e cila ka ndikim, por nuk varet drejtpërdrejt nga IGJK, është vlerësuar se hartimi i një plani strategjik afatmesëm apo afatgjatë mund të mos ishte i zbatueshëm, real dhe ndoshta edhe nuk do të mund të përmbushte pritjet dhe objektivat e përcaktuara. Për këtë arsye IGJK konsideron se hartimi i ob-jektivave strategjike për vitin 2016 është më se i nevojshëm për të përcaktuar dhe orientuar aktivitetet programore të cilat dalin edhe nga Programi i Trajnimeve për vitin 2016.

Me përcaktimin e objektivave strategjike mundësohet që mandati ligjor i IGJK-së të zbatohet përmes planeve konkrete të veprimit dhe aktiviteteve konkrete që do të kryhen gjatë vitit 2016 duke përcaktuar në të njëjtën kohë departamentet përgjeg-jëse për realizimin e tyre dhe kohën se kur do të realizohen.

Si objektiva strategjike për 2016, IGJK përcakton:

1) Hartimi dhe zbatimi i programeve trajnuese,

2) Transparenca dhe gjithë përfshirja,

3) Zhvillimi i hulumtimeve dhe publikimeve,

4) Zbatimi i standardeve për menaxhimin financiar dhe sistemin e kontrollit,

5) Zhvillimi i akteve normative dhe dokumenteve të punës (hartimin e akteve normative të brendshme të IGJK-së, hartimin e planit të punës),

6) Zhvillimi i kapaciteteve administrative dhe resurseve njerëzore,

7) Koordinimi dhe bashkëpunimi ,

8) Programet praktike brenda dhe jashtë vendit,

IGJK do të zhvilloj plane veprimi për zbatimin e objektivave strategjike për vitin 2016.

Page 11: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

2. PROGRAMI I TRAJNIMEVE

PËR VITIN2016

Page 12: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

11

Programi i Trajnimeve për vitin 2016 është një përmbledhje e strukturuar e fushave kryesore të punës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë në kuadër të sistemit gjyqësor, i cili do të orientoj hartimin e kurrikulave dhe organizimin e trajni-meve për këtë periudhë.

Ky program është përcaktuar nga nevojat e gjyqtarëve, prokurorëve dhe përfituesve tjerë, legjislacionit në fuqi, strategjisë legjislative, strategjive për zbatim të legjisla-cionit, raporteve të ndryshme të brendshme e ndërkombëtare, rekomandimet për përmirësimin e gjendjes në gjyqësor si dhe dokumente tjera strategjike për zhvillimin e sistemit gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efektiv dhe efikas.

Struktura e trajnimeve për vitin 2016 do të jetë si më poshtë:

• Kompetencat profesionale

• Kompetencat ndërdisiplinore

• Kompetencat lidhur me personalitetin (sjelljen)

Komponentët kryesore të Programit të Trajnimeve janë:

• Trajnimet e Vazhdueshme

• Trajnimet Fillestare

• Trajnimet për Avancim

• Hulumtimet dhe Publikimet

• Trajnimet për Trajnues

• Trajnime për administrimin e gjykatave dhe prokurorive

• Trajnimet për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive si dhe profe-sionistëve tjerë nga fusha e gjyqësisë të identifikuar nga IGJK

• Trajnimet nga distanca

Duke qenë të vetëdijshëm se mund të ketë edhe zhvillime të reja, programi i punës dhe programet e trajnimeve do të rishikohen vazhdimisht duke ju përshtatur këtyre zhvillimeve dhe nevojave të përfituesve të trajnimeve.

Page 13: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

2.1 Qëllimi

Programi i Trajnimeve është hartuar me qëllim të përcaktimit të fushave dhe temave të cilat IGJK në bashkëpunim me përfituesit dhe partnerët tjerë ka vlerësuar se duhet të jenë pjesë dhe reflektojnë nevojat dhe kërkesat për trajnime.

Qëllimet kryesore, por jo të vetmet, të programit trajnues mund të përmblidhen si më poshtë;

• Trajnimi gjithëpërfshirës i gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve tjerë;

• Adresimi më i plotë dhe i saktë i nevojave të përfituesve për trajnime;

• Përditësimi më i lehtë i programit trajnues duke e përshtatur me zhvillimet leg-jislative;

• Lehtësimi i përcaktimit të pjesëmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve në tra-jnime;

• Ofrimin i trajnimeve adekuate për gjyqtarët dhe prokurorët e sapoemëruar dhe atyre që avancohen apo ndryshojnë pozitat e tyre;

• Menaxhimi më i mirë i projekteve të përbashkëta me donatorë;

• Planifikimi dhe shpenzimi më i saktë i buxhetit;

Ky program ka për qëllim po ashtu që të ndihmoj trajnuesit për tu përgatitur me kohë duke ditur se cilat janë fushat e përfshira në Programin e Trajnimit për periudhën 1 vjeçare dhe si janë përcaktuar prioritetet e trajnimit në fazën e zbatimit të programit trajnues.

Hartimi i këtij programi ndihmon të gjitha strukturat e IGJK-së në përgatitjen e infra-strukturës adekuate për ngritjen e cilësisë në organizimin dhe zbatimin e trajnimeve.

Page 14: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

13

2.2 Objektivat e programit

Nëpërmjet këtij programi të trajnimeve synohet:

• Ngritja e vazhdueshme profesionale e gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesion-istëve tjerë;

• Zbatimi i trajnimeve të interdisiplinare për gjyqtarë dhe prokurorë;

• Zhvillimi i shkathtësive të posaçme për gjyqtarët e prokurorët e sapoemëruar apo që janë avancuar;

• Zhvillimi i trajnimeve të nevojshme për stafin e gjykatave dhe prokurorive;

• Zbatimi i fushës hulumtuese kërkimore dhe botimi i publikimeve;

• Zgjerimi i bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët vendor dhe ndërkom-bëtar;

• Zhvillimi i një metodologjie moderne gjatë zbatimit të programeve trajnuese;

• Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme për trajnim gjyqësor të karakterit ndër-kombëtarë;

Page 15: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

14

2.3 Prioritetet trajnuese

Për arritjen e qëllimeve kryesore të Programit të Trajnimeve, merren parasysh nev-ojat imediate të përfituesve për trajnime dhe kapacitetet e IGJK-së, kryesisht ato buxhetore nga të cilat duhet të përcaktohen edhe fushat të cilat kanë prioritet gjatë zbatimit të trajnimeve.

Nisur nga kjo që u tha më lartë, IGJK përcakton se fushat me prioritet më të lartë gjatë hartimit dhe zbatimit të trajnimeve do të jenë; krimi i organizuar, pastrimi i parave, korrupsioni, trafikimi me njerëz, terrorizmi, trafikimi me substanca narkotike, institute të ndryshme nga Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale, mbrojtja e am-bientit, kontratat, çështjet familjare, drejtësia për fëmijë, e drejta tregtare, konkurren-ca, prona intelektuale, mbrojtja e konsumatorit, të drejtat e njeriut, e drejta e BE-së, procedura civile, çështjet nga fusha administrative, dhuna në familje, administrimi i gjykatave dhe prokurorive, etika profesionale si dhe të gjitha çështjet tjera të cilat do të përcaktohen si raste me prioritet për gjykatat dhe prokuroritë e shtetit.

Po ashtu në këtë kuadër me rëndësi janë edhe çështjet si; organizimi i tryezave, kon-ferencave dhe seminareve me karakter studimor, organizimin e trajnimeve lidhur me shkathtësitë ndërdisiplinore, zbatimi i programeve të ndryshme të praktikës në in-stitucionet gjyqësore e prokuroriale në vendet e regjionit si dhe ato ndërkombëtare, veçanërisht për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo e emëruar, organizimi i trajnimeve që kanë të bëjnë me shkathtësitë personale, shkathtësitë gjuhësore për gjuhët e huaja, teknologjisë informative dhe çështje tjera me interes për zhvillimin profesional të një sistemi të pavarur të paanshëm dhe efikas.

2.4 Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV)

Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) i dedikohet gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në disa raste, varësisht nga tema, në trajnime të PTV-së marrin pjesë edhe profesionist tjerë, funksioni dhe detyrat e punës të të cilëve lidhet me punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve.Përmbajtja e PTV për vitin 2016 shpreh jo vetëm nevojat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për zbatim të strukturës ligjore në fuqi, përfshirë edhe risitë legjislative, por edhe strate-gjitë e ndryshme të vendit në fushën e gjyqësorit që kanë të bëjnë veçanërisht me pro-cesin e integrimeve.

Page 16: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

15

2.5 Programi i Trajnimit Fillestar (PTF)

Ky program trajnues përfshinë trajnimet për gjyqtarët dhe prokurorët e sapo emëru-ar, i cili ofrohet për të gjitha degët e së drejtës dhe ligjet pozitive vendore, Acquis communautaire, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe aktet tjera ndërkom-bëtare, si dhe pjesën praktike të trajnimit e cila zhvillohet në gjykata apo prokurori ku gjyqtarët dhe prokurorët kryejnë trajnime praktike nën mbështetje të mentorit i cili është gjyqtar apo prokuror.

Realizimi i Programit për Trajnim Fillestar bëhet bazuar në strukturën dhe hartimin e moduleve trajnuese të përcaktuara nga Këshilli Drejtues i IGJK-së i cili hartohet në bashkëpunim me KGJK dhe KPK të cilat janë përgjegjëse për organizimin e provimit si parakusht për fillimin e trajnimit.

2.6 Trajnimet për Avancim (TA)

Trajnimet për Avancim (TA) iu dedikohen gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët janë avancuar apo kanë ndërruar nivelet dhe funksionet brenda gjykatave dhe prokuror-ive.

Qëllimi i TA-së është mbështetja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në ngritjen dhe aftë-simin e tyre profesional ndërdisiplinor dhe personal për zbatimin efektiv dhe të drejtë të dispozitave ligjore dhe praktikave më të mira për standardizim dhe unifikim.

Ky program trajnimi konsiderohet si komplementar i PTV-së, në kuadër të të cilit organizohen trajnime specifike në mbështetje të kategorive përfituese të përcaktu-ara sipas ligjit dhe do të përmbajë përveç moduleve që trajtojnë tema profesionale duke iu përshtatur nevojave të departamenteve të strukturës së re të gjykatave dhe prokurorive, legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar edhe module të cilat mbështes-in ngritjen e shkathtësive të veçanta të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

2.7 Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP)

Programi për Hulumtime dhe Publikime (PHP) synon që përfituesve të IGJK-së t’i ofrojë mbështetje praktike lidhur me teknikat për hulumtim, qasje në burime të ndryshme ligjore pa përjashtuar dhe mundësinë e publikimit të rezultateve të hu-lumtimeve të tilla. Kjo komponentë mundëson që gjyqtarët dhe prokurorët t’i zhvil-lojnë më tutje njohuritë e fituara në trajnimet e organizuara nga IGJK, duke përdorur burimet që ofrohen nëpërmjet këtij programi.

Në kuadër të këtij programi, do të funksionoj Biblioteka sipas standardeve bashkë-kohore të bibliotekave ligjore, përfshirë edhe bibliotekën elektronike si dhe databa-zat ligjore në të cilat është abonuar IGJK.

Po ashtu varësisht prej nevojave të IGJK-së për zhvillimin e programeve trajnuese të tij do të ofrohet mbështetje nga ky program si për analiza ashtu dhe për rifreskim të moduleve dhe publikim të moduleve të reja.

Page 17: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

2.8 Administrimi i gjykatave dhe prokurorive

Kryetarët e gjykatave, Kryeprokurorët e Prokurorive si dhe administratorët, janë me-naxherët kryesor të gjykatave dhe prokurorive, prandaj roli i tyre në zbatimin e lig-jshmërisë dhe standardeve për menaxhim është qenësor.

Proceset e përcjella me reforma legjislative të strukturës së gjykatave dhe prokuror-ive si dhe ndryshimet ligjore të cilat kanë të bëjnë me detyrat e stafit administrativ, kërkojnë ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve të tyre. Moduli i trajnimeve për menaxhim do të fokusohet në parimet dhe teknikat për zhvillimin e një administrate moderne, efektive, profesionale dhe transparente nga perspektiva e menaxherëve.

2.9 Kurse trajnuese për profesionistët tjerë

Mbështetur në përgjegjësitë ligjore dhe sipas nevojave, IGJK do të zhvilloj kurse adekuate trajnimi për gjyqtarët porotë, personelin administrativ të gjykatave dhe prokurorive, stafin e KGJK dhe KPK si dhe profesionist tjerë në fushat në të cilat IGJK ka kompetencë dhe mund të ofroj ekspertizë.

Temat në të cilat do të ofrohen trajnime për këto kategori do të jenë në varësi nga detyrat të cilat përfituesit i kryejnë gjatë punës së tyre të rregullt, duke marrë në kon-sideratë proceset dhe reformat që janë zhvilluar ose janë në proces e të cilat shpre-hen qoftë drejtpërdrejt nga përfituesit qoftë si kërkesa të KGJK përkatësisht KPK.

Page 18: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

17

2.10 Trajnimi për Trajnues (ToT)

Zbatimi i programeve trajnuese kërkon një vëmendje të veçantë e cila mund të përqendrohet në disa aspekte. Së pari ajo mund të orientohet në ndërtimin e një plan programi për trajnimin e trajnuesve, dhe së dyti në pajisjen e trajnuesve me shkathtësi prezantuese të avancuara të trajnimit për të rritur.

Përvojat e IGJK-së janë përcjellë me zhvillime pozitive në këtë drejtim dhe përveç caktimit të kritereve për trajnues janë hartuar edhe doracakë për trajnues dhe mentor. Megjithatë sfidë në vete, gjithnjë mbetet zbatimi i këtyre doracakëve dhe kritereve të cilat kanë vendosur standarde të avancuara lidhur me metodologjinë trajnuese.

Në këtë proces një rol të rëndësishëm e ka edhe trajnimi i trajnuesve të cilët zbatojnë programet trajnuese të IGJK-së. Të gjitha idetë dhe investimet për këtë periudhë programore do të orientohen në dizajnimin dhe zbatimin e trajnimeve të përhershme për trajnues në funksion të përmirësimit të metodologjisë së tyre dhe realizim të tra-jnimeve atraktive, praktike dhe efektive.

2.11 Mësimi në distancë

Mësimi në distancë (e-learning) është të mësuarit interaktiv nga distanca duke shfrytëzuar teknologjinë informative, jashtë një salle trajnimi tradicionale.IGJK ka zhvilluar një platformë të mësimit në distancë e cila përmbushë të gjitha kërkesat për trajnime, përparësitë kryesore të së cilës janë kursimi dhe përshtatja e kohës si dhe cilësia e lartë e trajnimeve.

Kjo metodologji trajnimi e cila tani gjen zbatim të gjerë në institucionet trajnuese më të zhvilluara, do të sigurojë përfshirje të gjerë të pjesëmarrësve në trajnimet nga dis-tanca si dhe do të jetë në dispozicion të përfituesve të IGJK-së për një kohë të gjatë, me synim rritjen e efikasitetit të trajnimeve.

Page 19: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

3. ADMINISTRATA, FINANCAT DHE

INFRASTRUKTURA E IGJK-SË

Page 20: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

19

Zhvillimi i aktiviteteve të IGJK-së mbështet nga Departamenti për Ad-ministratë dhe Financa përmes admin-istratës, teknologjisë informative, buri-meve njerëzore, financave, prokurimit, logjistikës dhe arkivit të IGJK-së, përmes të cilave zhvillohen aktivitete të ndryshme në realizimin e funksioneve ligjore të IG-JK-së dhe programeve trajnuese.Zbatimi i programeve të reja trajnuese dhe nevojat për avancime të trajnimeve, ka ndikuar që nevojat dhe kërkesat nga administrata dhe financat të rriten. IGJK duhet të siguroj infrastrukturën fizike, avancimin e teknologjisë informative, fonde të mjaftueshme si dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe adminis-trative të stafit.

3.1 Objektivat e adminis-tratës dhe financave

Me qëllim të realizimit të aktiviteteve të IGJK-së fokusi kryesor do të jetë në avancimin e kapaciteteve profesionale të burimeve njerëzore, avancimi i sistemit të menaxhimit të financave dhe sistemit të kontrollit, zhvillimi i prokurimit në re-alizimin e nevojave të IGJK-së, zbatimi i teknologjisë informative për nevojat e trajnimeve, menaxhimi dhe sigurimi i in-frastrukturës dhe shërbimeve tjera ad-ministrative.

3.2 Burimet njerëzore

Ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore bëhet përmes trajnimeve dhe programeve të internshipit. Varësisht nga niveli funksional i stafit, trajnimi duhet të orientohet në programe të avancuara profesionale. Në saje të bashkëpunimit të IGJK-së me institucionet ndërkom-bëtare trajnuese duhet të sigurohen pro-grame të intershipit me qëllim të përfiti-mit të praktikave më të mira, mundësive të reja dhe zhvillimit profesional.

Zhvillimi i aktivitete të reja trajnuese re-flekton nevojën për rritjen e numrit të stafit. IGJK aktualisht ka 25 pozita të aprovuara dhe brenda kësaj periudhe synimi është që të arrihen 30 pozita. Pozitat e reja kryesisht duhet të jenë profesionale në zbatim të programeve trajnuese dhe pozita administrative të nevojshme për menaxhim dhe adminis-trim të shërbimeve të përgjithshme.

Page 21: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

20

3.3 Burimet financiare

Burim kryesor financiar i IGJK-se është buxheti i Republikës së Kosovës. IGJK planifikon buxhetin në bazë të numrit të aktiviteteve trajnuese dhe ka kapacitete të mjaftueshme për të vlerësuar koston reale për të gjitha aktivitetet e përfshira në buxhetim. Planifikimi buxhetor bëhet përmes shfrytëzimit të mekanizmave të ndry-shëm duke përfshirë përgjegjësit kryesor për secilin aktivitet që kërkon buxhet dhe miratohet nga Këshilli Drejtues. Planifikimi i mirë dhe ekzekutimi buxhetor sipas këtij planifikimi duke respektuar rregullat ligjore në fuqi siguron planifikimin dhe realizimin e programeve të IGJK-së.Që nga themelimi, IGJK ka gëzuar mbështetje të vazhdueshme nga partner ndër-kombëtarë me qëllim të realizimit të programeve të veçanta trajnuese. Menaxhimi i donacioneve bazohet në nevojat e IGJK-ë sipas projekteve të planifikuara dhe mbi bazën e marrëveshjeve të mirëkuptimit dhe planeve konkrete. Fokusi i donacioneve duhet të jetë mbështetja e trajnimeve në përgjithësi dhe në veçanti mbështetja me ekspertizë ndërkombëtare, botime dhe publikime, programe të intershipit dhe vizitat studimore. Rritja e cilësisë dhe përgjegjësisë në punë behet përmes menaxhimit të mirë dhe kontrollit të vazhdueshëm duke u mbështetur në sistemin e llogaridhënies, hartimit dhe zbatimit të akteve normative të brendshme dhe zhvillimit të auditimit të brend-shëm.

3.4 Prokurimi

Prokurimi është fusha me e ndjeshme dhe për këtë arsye IGJK do të avancoj siste-min e menaxhimit të prokurimit që nga planifikimi e deri te menaxhimi i kontratave duke përfshirë edhe bazën elektronike të të dhënave. Përveç zbatimit të legjislacionit në fuqi që e rregullon fushën e prokurimit IGJK do të siguroj që planifikimi i prokurim-it do të bëhet në harmoni me nevojat reale vjetore dhe në mbështetje të procedurave të brendshme.

3.5 Shërbimet tjera administrative

Në kuadër të shërbimeve tjera të administratës përfshihen të gjitha aktivitetet që mbështesin realizimin e funksioneve të IGJK-së, brenda periudhës vjetore si, te-knologjia informative, infrastruktura, furnizimet, transporti, mirëmbajtja, sistemi elek-tronik i furnizimeve, klasifikimi dhe arkivimi i dokumenteve dhe hartimi i dokumenteve të brendshme që rregullojnë procese të ndryshme brenda IGJK-së. Zbatimi i teknologjisë informative në zbatim të programeve trajnuese dhe aktivi-teteve tjera përmes sistemit elektronik do të jetë një nder objektivat kryesore në fushën e teknologjisë informative. Mirëmbajtja dhe menaxhimi i pajisjeve harduerike dhe softuerike që posedon IGJK është një proces i vazhdueshëm i cili ofron siguri dhe qëndrueshmëri për këto pajisje.Ndërtesa ku IGJK aktualisht ushtron aktivitetet e tij, përveç që nuk është në pronësi të IGJK-së, nuk ka hapësira të mjaftueshme për zhvillim të aktiviteteve trajnuese dhe gjithashtu zvogëlon buxhetin e IGJK-së duke krijuar shpenzime të qirasë. Përpjekjet e IGJK do të jenë në sigurimin e fondeve për ndërtimin e ndërtesës, parcelën dhe projektin sipas standardeve të institucioneve trajnuese, përmes mbështetjes qoftë vendore apo ndërkombëtare.

Page 22: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

4. PROGRAMET E PËRBASHKËTA ME

PARTNER STRATEGJIK

Page 23: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

23

Një kontribut të madh në ngritje të kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorisë së vendit tonë nëpërmjet aktiviteteve trajnuese janë duke luajtur partnerët dhe dona-torët e IGJK-së. Mbështetja e programeve të trajnimeve praktike, programeve të shkëmbimit dhe vizitave studimore jashtë vendit paraqesin një aspekt të veçantë të zhvillimit profesional, ngritjes së shkathtësive menaxhuese dhe vetive ndërpersonale të gjyqtarëve, prokurorëve dhe profesionistëve të tjerë gjyqësor.

Shkëmbimi i përvojave në ngritje të performancës së tyre mbetet njëri nga synimet kryesore të këtyre programeve me karakter ndërkombëtarë. Ky shkëmbim sot mbetet preferencë parësore qoftë përmes pjesëmarrjes në iniciativa, forume dhe rrjete me karakter regjional e më gjerë, qoftë përmes sjelljes së ekspertizave që mb-ulojnë fusha me deficit eksperience në vendin tonë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi IGJK do të vazhdoj të jetë pjesë aktive e angazhi-meve në projekte të përbashkëta për zhvillim të gjyqësorit si nga institucionet ven-dore dhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, e po ashtu edhe nismave të ndryshme rajonale e më gjerë të cilat kanë mision kryesor zhvillimin e praktikave më të mira për ndërtimin e një sistemi gjyqësor profesional.

Gjatë vitit 2016 IGJK do të fokusohet në zbatimin e projektit të Twinning-ut i BE-së, programeve të internshipit, projektit të përbashkët me GIZ-in, programeve tjera trajnuese me donatorë të cilat mund të ofrohen për përfituesit e IGJK-së si dhe pjesëmarrja në takime, trajnime, tryeza pune apo konferenca regjionale dhe ndër-kombëtare.

Page 24: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

5. PLANI PËR ZBATIM TË PROGRAMIT

TË PUNËS SË IGJK-SË

Page 25: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

25

Me qëllim të zbatimit të plotë të këtij programi të punës është hartuar një plan zbatimi i cili përmban prioritetet, aktivitetet kryesore, veprimet konkrete, afatet dhe indikatorët kryesor.

Përveç këtij plani të zbatimit për secilin program trajnues veç e veç do të hartohen dokumente të cilat do të jenë pjesë e programeve trajnuese dhe do të shpërndahen tek të gjithë përfituesit e trajnimeve me qëllim që ata të njoftohen me programin dhe t’iu krijohet mundësia e aplikimit për pjesëmarrje.

Programi i punës mund të rishikohet, ndryshohet dhe plotësohet nga Këshilli Dre-jtues i IGJK-së me kërkesën e Drejtorit, Këshillit Drejtues apo Këshillit Programor, në rast të zhvillimeve të reja në sistemin gjyqësor e prokurorial apo kërkesa që dalin si pasojë e ndryshimeve të mëdha legjislative.

Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati

kohor Indikatori/Rezultati

1. Programi i Trajnimit të Vazhdueshëm

Organizimi i trajnimeve të vazh-dueshme

PTV

Përcaktimi i përfituesvePërcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjendave dhe materialeve tjera trajnuese

Janar dhjetor

Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e aplikuesveListat e pjesëmarrësve

Rishikimi dhe plotësimi i listave të trajnuesve

DP Propozimi i listësTakimet e komisionit

Janar dhjetor

Listat e rishikuara

Avancimi i sistemit të vlerësimit të trajnimeve

PTV Ri-hartimi i formularëve shkurt Formularët e hartuar

Zbatimi i me-kanizmave për vlerësim të nevo-jave dhe përpunimi i të dhënave

PTVZhvillimi i pyetësorëveTakimet me gjyqtarë dhe prokurorë

Prillshtator

Përmbledhje e nevojave për trajnim

Rifreskimi i kurri-kulës trajnuese PTV

Takime dhe tryeza me përfitues Programet me donatorShpërndarja e kalendarit

Qershor korrik

Programi i rishikuarKalendari i hartuar

Hartimi i draft pro-gramit të trajnimeve për vitin 2017

PTV Tryeza, punëtori dhe takime me ekspertë

Shtatordhjetor

Drafti i hartuar

Page 26: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

26

Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati

kohor Indikatori/Rezultati

2. Trajnimifillestar

Rishikimi dhe hartimi i akteve nën-ligjore

PTF Zbatimi i reformës legjis-lative

janarshkurt

Rekomandimet për ndryshimDrafti i hartuar

Hartimi i draft pro-gramit për trajnim fillestar

PTF Tryeza, punëtori dhe har-timi i moduleve

Marsmaj

Drafti fillestar i hartuar

Organizimi i trajni-meve

Përcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjendave dhe materialeve tjera trajnuese

Varet nga

procesi qe zh-

villojnë KGJK

dhe KPK

Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e pjesëmarrësve

Zhvillimi i sistemit për vlerësim të pjesëmarrësve pas trajnimit fillestar

PTF Zbatimi i reformës legjis-lative

Janar shkurt

Koncept dokumenti i hartuar për vlerësim

3. Hulumtimetdhe publi-kimet

Publikimet PHP

Publikimi i shpalljes Vlerësimi i punimeve për revistën nga Këshilli i RedaksisëVlerësimi publikimeve tjera nga Këshilli i Re-daksisë

JanarQershor

Janar shkurt

Qershorshtator

PrillQershor

JanarDhjetorMars

Dhjetor

Opinio juris e publi-kuar Fjalori i shprehjeve juridikePërmbledhje e for-mave të shkresave në procedurën penalePërmbledhje e instru-menteve ndërkom-bëtareBuletini Raporti vjetor 2015Programi i punës për vitin 2017

Identifikimi i nevo-jave për hulumtime dhe publikime gjyqësore

PHPZhvillimi i pyetësorëveTakimet me gjyqtarë dhe prokurorë

Shkurt prill Raporti

Rritja e numrit të koleksioneve të bibliotekës së IGJK-së

PHP Blerja e titujve të ri Zhvillimi i kontakteve

me data baza ligjore

Janardhjetor

Numri i titujve të rinj të blerëe-biblioteka onlineAbonimi në data bazat ligjore përmes ABEK (EBSKO)Katalogu i titujve te bibliotekës

Mirëmbajtja dhe përditësimi i katalo-gut të bibliotekës

PHPRegjistrimi dhe katalogimi i titujve te rinj te bib-liotekës

janardhjetor Lista e titujve

Buletini PHP Përmbledhja e raporteve për përfshirjen në buletin

janar dhjetor Buletinet e publikuar

Page 27: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

27

Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati

kohor Indikatori/Rezultati

4. Organizimii trajnimeve për staf administrativ të gjykat-ave dhe prokurorive

Vlerësimi i nevo-jave DP

Zhvillimi i pyetësorëveTakimet me KGJK, KPK dhe përfituesitPërpunimi dhe vlerësimi i të gjeturave

janarshkurt

Drafti i parë i programit bazuar në procesin e vlerësimit të nevojave

Hartimi i draftit të programit DP Tryeza, punëtori dhe

takime me ekspertëShkurtmars Drafti i hartuar

Organizimi i trajni-meve DP

Përcaktimi i përfituesvePërcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjendave dhe materialeve tjera trajnuese

Mars dhjetor

Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e aplikuesveListat e pjesëmarrësve

5. Trajnimi përTrajnues

Hartimi i kurrikules se trajnimeve për trajnues

DP

Vlerësimi i performancës së trajnuesve me qëllim të përcaktimit të nevojave për trajnimTryeza pune, takime dhe konsultime me ekspertShkëmbim i përvojave me institucionet tjera trajnuese

shkurt mars Kurrikula e hartuar

Organizimi i trajni-meve për trajnues DP

Identifikimi i pjesëmar-rësvePërcaktimi i kalendarit

Prill dhjetor

Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e pjesëmarrësve

Rishikimi i doraca-kut për trajnues DP Tryezë pune e ekspertëve

dhe stafit të IGJKPrill maj Doracaku i rishikuar

6. Menaxhimidhe admin-istrimi iGjykatave

Hartimi i kurrikulës së trajnimeve DP

Zhvillimi i pyetësorëve Takimet me KGJK,

KPK dhe përfituesit Përpunimi dhe vlerësi-

mi i të gjeturaveTryeza, punëtori dhe takime me ekspertë

Marsqershor Kurrikula e hartuar

Organizimi i trajni-meve DP

Përcaktimi i përfituesvePërcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjndave dhe materialeve tjera trajnuese

Prill dhjetor

Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e aplikuesveListat e pjesëmarrësve

7. Trajnimetnga distanca

Përcaktimi dhe har-timi i moduleve DP Tryeza pune me ekspertët

dhe stafin e IGJKJanar

dhjetor Modulet e hartuara

Realizimi i trajni-meve ne e-learning DP

Përcaktimi i përfituesvePërcaktimi i kalendaritCaktimi i trajnuesveHartimi i agjendave dhe materialeve tjera trajnuese

Shtator dhjetor

Raportet e trajnimeve Agjendat Listat e pjesëmarrësve

8. Planifikimistrategjik iIGJK-se

Hartimi i planit strategjik IGJK Tryeza pune,

Punëtori Mars

qershor Plani strategjik i hartuar

Hartimi i programit të punës 2017 IGJK

Tryeza pune, Punëtori,Takime me ekspert

Tetor Nëntor Plani i punës i hartuar

Page 28: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

28

Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati

kohor Indikatori/Rezultati

9. Bashkëpunimidhe partner-iteti

Zbatimi i mem-orandumeve te bashkëpunimit

IGJKTakime de kontakte të rregullta me institucionet partnere

Janar dhjetor Raportet

Fillimi i projektit të binjakëzimit IGJK Përgatitjet adekuate për

program binjakëzimiJanar

dhjetor Raportet

Koordinimi me donatorë IGJK Takime të rregullta

Janar

dhjetor

RaportetTakimi Koordinues me donatorë

Programet e intern-shipit dhe shkëm-bimit

IGJK

Hartimi i programitIdentifikimi i institucione-ve pritëseIdentifikimi i pjesëmar-rësve

Janar dhjetor

AgjendatRaportet

10. Takimet eKëshillitDrejtues

Mbledhje të rreg-ullta IGJK Takime, tryeza pune

Mars, QershorShtator, Dhjetor, dhe tjera

sipas dina-mikës

Agjenda Procesverbali VendimetAktet normative të miratuara Miratimi i Raportit vjetor 2015Miratimi i Programit të Punës 2017

11. Aktet norma-tive

Rishikimi i akteve ligjore ekzistuese IGJK

Vlerësimi dhe efekti i ndryshimeve të reja ligjoreRishikimi i akteve

JanarDhjetor Aktet e ndryshuara

Udhëzimi për TI-në DAF Hartimi i rregullores JanarDhjetor

Udhëzimi i hartuar

Udhëzimi për klasifikim të doku-menteve

DAF Hartimi i rregullores JanarDhjetor Rregullorja e hartuar

Rregullorja për arkivim DAF Hartimi i rregullores Janar

Dhjetor Rregullorja e hartuar

Udhëzimi për rend shtëpiak DAF Hartimi i rregullores Janar

Dhjetor Rregullorja e hartuar

Miratimi i rreg-ullores për PTF PTF Hartimi i rregullores Shkurt

Mars Rregullorja e hartuar

Miratimi i Rreg-ullores për arkiv DAF Hartimi i rregullores Rregullorja e hartuar

Aktet tjera nënligjore sipas zhvillimeve IGJK Hartimi i rregullores Rregullorja e hartuar

Page 29: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

29

Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati

kohor Indikatori/Rezultati

12. Menaxhimifinanciardhe sistemi ikontrollit

Vlerësimi dhe plan-ifikimi buxhetor 2017-2019

DAF

Vlerësimi i nevojave Përgatitja e KASH-it 2017-2019Përgatitja e buxhetit 2017 dhe vlerësimet 2018-2019Regjistrimi ne BDMS dhe PIP sistem

JanarQershor

KASH-i dhe buxheti i hartuar

Zbatimi i buxhetit sipas planifikimit DAF

Përgatitja e Rrjedhës se Parasë Përgatitja e planit detaj te zotimit dhe shpenzimeve Regjistrimi i shpenzimeve ne bazën e të dhënave dhe SIMFKPërgatitja e raporteve financiare

JanarDhjetor

Zbatimi i buxhetit sipas planifikimit

Kontrolli financiar dhe menaxhimi i rrezikut

DAF

Përgatitja e formularëve për vetëvlerësimAuditimi Përgatitja dhe zbatimi i planit për zbatim te reko-mandimevePërgatitja e manualit te pagesave

JanarDhjetor

Marrëveshjet e bash-këpunimit Raportet e auditimitManuali i përgatitur

Vlerësimi dhe plan-ifikimi buxhetor 2017-2019

DAF

Vlerësimi i nevojave Përgatitja e KASH-it 2017-2019Përgatitja e buxhetit 2017 dhe vlerësimet 2018-2019Regjistrimi ne BDMS dhe PIP sistem

JanarQershor

KASH-i dhe buxheti i hartuar

13. Ngritja eshkathtësiveprofesionalete resursevenjerëzore

Planifikimi i per-sonelit duke përf-shirë edhe pozitat e reja të nevojshme

DAF

Rishikimi i detyrave te punës Përshkrimi i detyrave për pozitat e nevojshme Kërkesat për rritje te stafit

Janar Mars Plani i personelit

Trajnime dhe pro-grame inetnshipi për staf

DAF Vlerësimi i nevojave Përgatitja e programit

JanarDhjetor Raportet e trajnimeve

Vlerësimi i perfor-mances se punës IGJK

Planet e punësTakimet Përgatitja e formularëve

Dhjetor Formularët e vlerësimit

14. Zhvillimi iprokurimitsipas nevojavetë programeve

Planifikimi dhe zbatimi i prokurimit sipas nevojave dhe procedurave ligjore

DAF

Identifikimi i nevojave Përgatitja e planit vjetorPërgatitja raporteve te prokurimi Regjistrimi në bazën e të dhënave

JanarDhjetor Plani i përgatitur

Krijimi i një sistemi te rregullt ne lidhje me specifikacionet teknike dhe menax-himit te kontratave

DAF

Përcaktimi i rregullave të brendshme të prokurimitPërcaktimi i specifika-cioneve Rregullat për menaxhim të kontratave

JanarDhjetor

Rregullat dhe listat e përgatitura

Page 30: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

30

Prioriteti Aktiviteti Departamenti/ programi Veprimi Afati

kohor Indikatori/Rezultati

15. TeknologjiaInformative,pasuritë,infrastrukturadhe shërbimettjera

Avancimi dhe zbatimi i teknolog-jisë informativeve në realizimin e pro-grameve trajnuese

DAF

Mirëmbajtja e pajisjeve harduerike dhe softuerikeAzhurnimi i listës me soft-uerëve të aplikueshëmSigurimi i të dhënave përmes sistemeve jashtë IGJK-sëKrijimi i aplikacioneve te reja sipas nevojësMirëmbajtja e web dhe aplikacioneve tjera Avancimi i bazës së të dhënave

JanarDhjetor

Plotësimi dhe ndry-shimi i regjistrit të aseteve

Regjistrimi i aseteve të reja InventarizimiVlerësimi KomisionetAzhurnimi i regjistrit

JanarDhjetor

Regjistri i plotësuar dhe ndryshuar

Ndërtesa e IGJK-së IGJK

Vlerësimi i nevojave Kërkesa për projekt dhe ndërtim të objektit drejtuar institucioneve vendore dhe ndërkombëtare

JanarDhjetor Aprovimi i kërkesës

Krijimi i sistemit fizik dhe elektronik të arkivit DAF

Sigurimi i kushteve për arkiva Krijimi i bazës se të dhënaveOrganizimi i arkivit Regjistrimi ne bazën e të dhënave

JanarDhjetor

Raporte nga baza e të dhënave

Avancimi i shërbi-meve të logjistikes DAF

Identifikimi i nevojave dhe blerja e pajisjeve sipas nevojës Mirëmbajtja e pasurive dhe objektit Sigurimi i kushteve teknike sipas nevojës me furnizime dhe transport Regjistrimi në bazën e të dhënave dhe E-pasuri

JanarDhjetor

Raportet e gjenerura nga baza e të dhënave

DAF

Page 31: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

6. SFIDAT DHE RREZIQET

Page 32: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

34

Realizimi i këtij programi përmban në vete edhe sfida të shumta, ndër të cilat theksojmë:

• Reforma për edukimin ligjor - Reforma për edukimin ligjor dhe transformimi i IGJK-së në Akademi të Drejtësisë me përgjegjësi të reja apo të ndryshme, si dhe koha se kur do të filloj zbatimi i tyre ndikon drejtpërdrejtë në funksionimin normal të IGJK-së dhe planifikimin e aktiviteteve në afat më të gjatë kohor.

• Buxheti – Sigurimi i buxhetit sipas planifikimeve të përcaktuara në programet trajnuese paraqet sfidë për IGJK-në për faktin e specifikave të këtij institucioni.

• Personeli – për të realizuar funksionet e tij profesionale IGJK-së i duhet pers-onel i kualifikuar dhe profesional, gjë të cilën vlerësojmë se është përmbushur në masën më të madhe. Megjithatë sfida e personelit paraqitet në dy drej-time; i pari, në mungesën e motivimit financiar gjë e cila bën që jo rrallë herë të punësuarit të largohen për pozita më të mira financiare (brenda 3 viteve janë larguar 3 zyrtarët më të lartë profesional) e cila vë në rrezik përmbushjen e objektivave, dhe i dyti, nevoja për ngritjen e kapaciteteve profesionale në aspektin praktik për të zbatuar standardet bashkëkohore dhe praktikat e zh-villuara të vendeve të Evropës në fushën e trajnimit gjyqësor.

• Bashkëpunimi – për të ushtruar funksionet e veta IGJK mbështetet shumë në bashkëpunimin ndërinstitucional me institucionet përgjegjëse të sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Ky bashkëpunim duhet të reflektohet në rezul-tatet pozitive të punës së IGJK, pasi që përfitues të trajnimeve janë gjyqtarët, prokurorët dhe profesionistët tjerë në baza vullnetare dhe kjo krijon mundësinë që rezultatet e pritshme të mos arrihen.

• Legjislacioni – Legjislacioni që rregullon sistemin gjyqësor dhe atë prokuro-rial në kontekst të trajnimit për gjyqtarë dhe prokurorë dhe ligjit për IGJK-në nuk është i harmonizuar, për çka e bën sfidues realizimin me sukses të këtyre objektivave. Po ashtu zhvillimet legjislative nganjëherë vijnë me një shpejtësi të paparashikueshme nga programet tona trajnuese gjë e cila mund të ndry-shoj planifikimin dhe dinamikën e trajnimeve.

Rreziqet për mosarritjen/mospërmbushjen e këtij programi mund të jenë të gjithanshme duke filluar nga:

• ndryshimet e shpejta në legjisla-cion,

• zhvillimet në procesin e reformës gjyqësore,

• buxheti,

• mungesa e trajnimeve adekuate për trajnuesit dhe stafin e IGJK-së,

• koordinimi i pjesëmarrjes në tra-jnime,

• vlerësimi jo real i nevojave për tra-jnime

• ndryshimet, mungesa e akteve nënligjore të nevojshme dhe as-pekte tjera të karakterit praktik për të cilat IGJK nuk mund të ndërhy-jë për të bërë ndryshime dhe për t’i vënë në funksion të objektivave strategjike.

7. PËRFUNDIMI

Page 33: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

35

7. PËRFUNDIMI

Page 34: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

36

Krijimi i një sistemi gjyqësor të pavarur të paanshëm dhe efikas është i një rëndësie të madhe. Paanshmëria, integriteti dhe një standard i lartë i gjykimit nga ana e gjykat-ave janë thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit. Kjo kërkon një angazhim të madh në drejtim të ngritjes së shkathtësive profesionale, ndërdisiplinore dhe personale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ky program trajnimi është në funksion të përmbushjes së kritereve të përcaktu-ara për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve e prokurorëve si dhe profesionistëve tjerë të identifikuar nga IGJK, drejt zhvillimit të sistemit gjyqësor e prokurorial sipas standardeve bashkëkohore.

Me këtë rast shprehim falënderimin tonë të veçantë për të gjithë ata që kanë kon-tribuar në hartimin e tij si dhe ata që do të zbatojnë dhe mbështesin zbatimin e tij gjatë vitit 2016.

Page 35: PROGRAMI I PUNËS - igjk.rks-gov.net · PDF file7 Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) është institucioni i pavarur dhe kryesor për tra-jnimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe pro-fesionistëve

https://[email protected]. “Muharrem Fejza” - Prishtinë