68
PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 PUNË DHE MIRËQENIE PËR TË GJITHË!

PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018

Punë DHE MIRëQEnIE PëR të gjItHë!

Page 2: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të
Page 3: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

Behgjet PACOLLI

të dAshur BAshkëvendAsIt e mI,Ju po merrni në duar bashkë me fjalën time hyrëse, zotimet e mia dhe të AKR-së, programin tim për 4 vjetët e ardhshme në krye të qeverisjes në Kosovë. Ju do të merrni betimin tim solemn para jush: Do t’ju shërbej deri në frymën time të fundit, juve, familjeve tona, fëmijëve tonë që duan të jetojnë në Kosovë si kudo në botë!

Ky program është programi që përfaqëson erën e ndryshimit në Kosovë. Kjo erë për AKR-në filloi të fryjë fort në Mitrovicë dhe Gjakovë!

ky PrOgrAm dO tA shndërrOjë Kosovën në stoRie botëRoRe suKsesi!

Ky program pasqyron vizionin tim zhvillimor dhe atë të bashkëpunëtorëve të mi. Ky program mishëron dhe idetë tuaja të cilat unë i kam marrë gjatë qindra mijëra kilometrave që kam bërë nëpër Kosovë, në shtëpitë tuaja, në odat tuaja, në rrugët dhe sheshet tuaja. sipas këtij vizioni, zhvillimi ekonomik është në themel të gjithë zhvillimeve të tjera: forcimit të shtetit, të gjyqësisë, luftës së hekurt ndaj korrupsionit, të politikave sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit.

Page 4: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

të dAshur BAshkëqytetArë të mI,

si shumë prej jush unë jam dikushi të cilit i është dashur të mësojë shumë. Më është dashur të punoj shumë kudo nëpër botë, me djersë dhe me ndershmëri. Kam arritur një sukses në ndërmarrësi, kam arritur një mirëqenie familjare të cilën s’guxoj dot ta shijoj i vetëm! Pse? Ju populli im, ju, jeni në vendin e fundit në europë për nivelin e mirëqenies,por ju nuk e meritoni këtë. Guri rëndon në vendin e vet, dhe me këtë mësim jetësor, unë jam kthyer mes jush bashkë me familjen time, sot të gjithë shtetas të Kosovës.

7 vjet më parë unë mora vendimin më të rëndësishëm të jetës sime : të kthehem t’i shërbej vendit tim, nëpërmjet angazhimit në krye të AKR-së. Asokohe paraqita programin e parë politik, që ndërsa e shfletoj sot, më krijon emocione pozitive, për pasurinë e ideve, projekteve, vizionit që ai përmban. Kanë kaluar 7 vjet prej atëherë. Koha është aleati më i mirë i njerëzve të drejtë dhe të sinqertë! në këto vite liri, në veçanti në këto 7 vjet u provuan në pushtet të thuajse të gjithë partitë e tjera politike. Kaloi faza e rugovizmit dhe njerëzve të luftës, sot është koha e punës që do ta kryejmë na! në këto 7 vjet të nderuar qytetarë, partitë e tjera provuan të dështonin në kurrizin tuaj. në këto 7 vjet gjithë mitet e rrejshme rreth nesh, rreth meje u provuan. Mbaroi balta e hedhur dhe tash njollat janë në fytyrat e dikujt tjetër.

AKR-ja brenda hapësirës së ngushtë të veprimit qëndron mbrapa gjithë sukseseve të qeverisë së sotme, me ministra që dëftuan kompetencë, dituri, ndershmëri, duar të pastra. Kjo farë suksesi,

fArA e ndryshImIt që ne mBOLLëm 7 vjet më PArë u rrIt kështu ngAdALë, POr suksesshëm DuKe filluAR ngA MitRovicA Dhe gJAKovA.

Prej këtyre dy qendrave të rëndësishme të ekzistencës sonë si shtet i ri, kjo frymë po rrezaton në gjithë Kosovën dhe në 8 qershor do të hapë dyer të reja të begatisë!

sot pas 7 vjetësh, thuajse të gjitha partitë që kritikuan programin tonë të mëhershëm, po flasin për ato ide, po flasin për ato projekte, për atë vizion tonin të 2007-ës! sot ato vënë theksin tek zhvillimi ekonomik!

Por këto parti s’e kanë kaluar ndonjëherë lumin, ndërsa ne e kemi kaluar shpesh! si studentë të dobët, ato thjesht kanë kopiuar. e kanë bërë këtë, pa kuptuar mirë çfarë kanë kopiuar. ne e kemi dëftuar në eksperiencat tona të mëhershme jetësore si ndërmarrës,

Page 5: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

si menaxherë, si ekspertë, si profesorë, si ministra, si kryetarë komunash se ne dimë të zhvillojmë ndërmarrje të mëdha planetare, biznese, universitete, etj me ndershmëri dhe aftësi..

A do prisni ju të nderuar qytetarë, dhe 7 vjet të tjerë që të na jepni të drejtë?

A do humbni ju dhe 7 vjet të tjerë nga jeta juaj?

iDeJA është e fuqishMe, DitA e së cilës KA ARDhë- PO, kjO dItë kA Ardhë që ngA Atëherë kur Akr kA fILLu të fLAsë Për këtë Ide

Më lejoni t’ju them dhe diçka para se t’ju lodh me leximin e programit, program i cili do të krijojë punë për të gjithë! Mirëqenie për të gjithë! Zhvillim ekonomik të vrullshëm si kurrë më parë! Për Kosovën veç dhe së bashku me gjithë kombin shqiptar!

Kur unë kam ardhur në Kosovë ashtu si dhe sot, disa njerëz kanë patur një pritshmëri të gabuar prej meje. Ata mendonin se unë duhet të investoja personalisht kudo, në çdo fshat, në çdo komunë, për të ngritur fabrika, biznese dhe punësuar njerëz. Kërkesa kësisoj më bëhen sot, çdo ditë.

Më besoni që kjo është e pamundur. Nuk ka asnjë model në botë ku një njeri investon për gjithë territorin e vendit të tij. Ky do të ishte një shtet privat unik në glob. Për të investuar në këtë vend, s’do të mjaftonte pasuria ime.

unë them përkundrazi se Kosova është një vend me pasuri të mëdha natyrore dhe njerëzore. ne do t’i prijmë shoqërisë, me besimin tuaj, besimin e rinisë së lodhur nga izolimi, që këto pasuri të shumëfishohen, të prodhojnë vlerë, mirëqenie për të gjithë. që ato të mos grabiten, që ato të mos privatizohen, por të menaxhohen drejtësisht!

Këtu në këtë program janë idetë e mia për zhvillimin e Kosovës sime të dashur!

e di fare mirë se programet politike janë shpesh të mërzitshme, por unë dua t’jua rrëfej fare shkurt atë që nesër do të bëhet embrioni i një historie botërore suksesi.

Shtylla kryesore e programit tonë, boshti i tij është zhvillimi ekonomik. Nuk mund të ketë punësim dhe mirëqenie pa zhvillim ekonomik. Nuk mund të ketë shtet ligjor dhe korrupsion të ulët nëse nuk ka zhvillim ekonomik që prodhon rroga më të larta, mirëqenie për shumicën. Nuk mund të ketë politika sociale, arësim më të mirë pa zhvillim ekonomik. Edhe bashkimi kombëtar që nis nga zhvillimi ekonomik duhet të jetë i fokusuar kah mirëqenia e cila e forcon

Page 6: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ndjenjën e përkatësisë kombëtare. Nuk mund të integrohemi në Bashkimin Europian, duke shtrirë dorën, por me dinjitet duke arritur standarte të larta jetësore dhe mirëqenie, gjegjësisht zhvillim. Kështu do të na mirëpresin në familjen europiane të cilës i takojmë historikisht që nga koha e Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.

vizioni ynë mbështetet në një të vërtetë të thjeshtë: ne nuk mund ta shpikim zhvillimin ekonomik të Kosovës sipas ndonjë modeli kosovar. Amerika fillimisht nuk e shpiku suksesin, por e barti prej europës, dhe pastaj e çoi më lart ku është sot! Dhe ne thjesht do sjellim më të mirën e botës në Kosovë. Ne s’presim që bota të bëhet si Kosova, por ne dimë që ta bëjmë Kosovën si gjithë bota. ne nuk do presim që gjithë rinia jonë të braktisë trojet e të parëve, por ne do ta sjellim botën e përparuar këtu me eksperiencën tonë profesionale, me dituritë tona, me ekipin më të mirë të ekonomistëve dhe menaxherëve në rrafsh kosovar dhe më gjerë.

Vetëm ne si AKR dimë ta shohim botën si një e tërë dhe Kosovën brenda saj. të tjerët me qasje të ngushtë, u provuan tash sa vite liri!

të dAshur BAshkëkOmBAsIt e mI,

shteti që ne duam të ndërtojmë do të jetë shtet modern dhe i përparuar me institucione të forta, me mirëqenie dhe punësim për të gjithë, në veçanti për gruan dhe të rinjtë.

unë ju premtoj solemnisht që me AKR në krye të qeverisjes do të ketë zhvillim ekonomik dhe punë për të gjithë nëpërmjet:

● platformave agroushqimore;

● zonave të lira ekonomike të shoqëruara me zona të lira financiare;

● nëpërmjet Unionit ekonomik me Shqipërinë, të hapur dhe për viset e tjera ku jetojnë shqiptarët sipas modelit nordik dhe atij të be;

● industrisë së shërbimeve;

● nëpërmjet inovacionit;

● punësimit të rinisë dhe profesionistëve kudo nëpër botë;

● valorizimit të produkteve tona prej brand-eve më të mira ndërkombëtare.

Page 7: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

Me AKR që do të udhëheqë qeverisjen, shteti i ri i Kosovës, do të ketë shkolla dhe kopshte më të mira, spitale moderne!

Me AKR në krye të qeverisjes, do të ketë lëvizje të lirë të gjithë qytetarëve nëpër botë. ne do ta thyejmë zinxhirin e izolimit ndërkombëtar që nuk është vendosur thjesht dhe vetëm si gabim i ndërkombëtarëve, por dhe prej gabimeve tona me gjyqësinë, burgjet, korrupsionin, etj.

ne do ta luftojmë korrupsionin me Agjenci prokurimi moderne, ku përfshihet dhe opozita!

unë sot kam besim se ju do ta provoni AKR në udhëheqësi!

Ju do ta provoni AKR si lokomotivë në krye të trenit të zhvillimit dhe jo si vagon që nuk përcakton kurrgjë, ose fare pak!

Unë di të krijoj storie suksesi për të cilën bota po flet tash sa mot!

AKR si lokomotivë e zhvillimit do ta shndërrojë Kosovën në fare pak vite, në storie suksesi për të cilën do të flasë gjithë bota!

Page 8: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

i. viZioni Ynë: ZhvilliMi eKonoMiK, PunësiMi, shtYllA KRYesoRe e gJithë ZhvilliMeve të tJeRA ......................................... 11 i.1. suKsesi në qeveRisJe ......................................................................................................... 13 i.2. ZhvilliMi eKonoMiK si MunDësi Pune PëR të gJithë ............................................ 15 i.3. instRuMentet eKonoMiKe Dhe finAnciARe ne Dobi te PunesiMit .......... 16 i.4. PolitiKAt ZhvilliMoRe Dhe të MiRëqenies sociAle ............................................. 17 i.5. PolitiKA fisKAle në Dobi të PunësiMit ...................................................................... 20 i.6. eneRgJiA, MinieRAt, infRAstRuKtuRA si buRiM PunësiMi ................................... 22 i.6.1. efiçiencA e eneRgJisë Dhe buRiMet e RiPëRtëRitshMe të eneRgJisë ........................ 22

i.6.2. teRMocentRAlet ................................................................................................................................. 23 i.6.3. RRJeti eleKtRoneRgJetiK ................................................................................................................ 24 i.6.4. MinieRAt .................................................................................................................................................... 24

i.6.5. tRAnsPoRti .............................................................................................................................................. 25

i.7. buJqësiA Dhe tuRiZMi, vetëPunësiM Dhe ulJe iMPoRtesh ............................... 26 i.8. PRivAtiZiMi si buRiM ZhvilliMi Dhe PunësiMi ............................................................ 28 i.9. ZonAt eKonoMiKe, gJeneRAtoRë të PunësiMit ...................................................... 28 i.10. RefoRMA RRënJësoRe e seKtoRit PubliK të Kosovës ........................................ 29 i.11. DiAsPoRA, AKtive PolitiKisht Dhe eKonoMiKisht në Kosovë .......................... 30 i.12. infRAstRuKtuRA PubliKe Dhe shëRbiMet KoMunAle si buRiM PunësiMi ... 30 i.12.1. tRAnsPoRti RRugoR ............................................................................................................................ 31 i.12.2. teleKoMuniKAcioni ............................................................................................................................. 31 i.12.3. AeRoPoRtet ............................................................................................................................................ 31 i.12.4. heKuRuDhA .............................................................................................................................................. 32 i.13. PunA Dhe shëRbiMet PubliKe ......................................................................................... 32

ii. ARsiMi, KultuRA, RiniA Dhe sPoRti ................................................................................... 35 ii.1. shoqëRi e bAZuAR në DiJe ................................................................................................ 36

ii.2. niveli i ARsiMit filloR – “gJithëPëRfshiRJe-MunDësi e bARAbARtë” ......... 37 ii.3. niveli i ARsiMit të MesëM – “e ARDhMe PëR të gJithë” ....................................... 37 ii.4. niveli i ARsiMit të lARtë – “PJesë e botës” ............................................................. 38 ii.5. KultuRA si RRugë PëR KthiMin e DinJitetit .............................................................. 40 ii.6. ADResiMi i nevoJAve të Rinisë, investiM PëR të ARDhMen! .............................. 42 ii.7. sPoRti si MeKAniZëM PëR shëRiMin e shoqëRisë ................................................... 43

Përmbajtja

Page 9: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

iii. RRitJe e siguRisë së shënDetit Dhe cilësisë së Jetës ...................................... 45 iv. DReJtësiA Dhe shteti ligJoR ............................................................................................. 49 iv.1. RenDi Dhe ligJi ....................................................................................................................... 52 iv.2. AvAnciMi i sisteMit të PRoKuRiMit PubliK- eDhe oPoZitA KontRollon fonDet PubliKe ............................................................ 53

v. MbRoJtJA Dhe PolitiKA e JAshtMe në PëRPuthJe Me sfiDAt e Kohës .... 55 v.1. MbRoJtJA Dhe siguRiA, nJë KoncePt MoDeRn ........................................................ 56 v.2. PolitiKAt e JAshtMe- KosovA e integRuAR sA Më shPeJt në oRgAniZAtAt globAle ..................................................................... 58

vi. ADMinistRiMi i teRRitoRit- sfiDë e PëRheRshMe ..................................................... 61 vi.1. MenAxhiMi Më i MiRë i uJit nëPëRMJet RRitJes së investiMeve, PRoJeKtiM i tRe DigAve PëR uJë! ................................................. 62 vi.2. MenAxhiM bAshKëhonoR i MbetuRinAve dhe ndALIm I degrAdImIt të AmBIentIt ...................................................................... 62 vi.3. qYteti: legAliZiMe obJeKtesh, leJe në Kohë, lulishte Dhe PARqe Ku të Jetë e MunDuR! .............................................................. 62 vi.4. fshAti: legAliZiM bAnesAsh Dhe vePRiMtARi eKonoMiKe Dhe sociAle ...... 63 vi.5. AKR PëR qeveRisJen loKAle: DelegiM KoMPetencAsh ngA qenDRA në bAZë! ...................................................... 63

Page 10: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të
Page 11: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

I. VIZIONI YNË: ZhvilliMi ekOnOmIk, PunësImI, shtyLLA kryesOre e gJithë ZhvilliMeve të tjerA

Page 12: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

Aleanca Kosova e Re në KRYe të qeveRisë, është e përkushtuar për t’a ndërtuar një Kosovë shtet të begatshëm për të gjithë qytetarët, me një ekonomi të zhvilluar që krijon punësim për të gjithë, një Kosovë më të fortë, duke mbrojtur vlerat dhe interesat tona të përbashkëta. AKR në KRYe të qeveRisë do ta bëjë Kosovën shtet funksional, por nuk mund të ketë shtet funksional pa zhvillim ekonomik.

Zhvillimi eKoNomiK do të SJellë PUNëSim tË GjIthË AtYRe qË KANË NeVOjË.

Ai do të sjellë rroga më të larta. Rrogat më të larta do të thotë më shumë mirëqenie. Mirëqenia më e lartë do të thotë rritje e vetëdijes demokratike, e standarteve etike, e kërkesës së llogarisë, e forcimit të shtetit ligjor, të rendit publik, gjyqësisë dhe prokurorisë, forcimit të shtetit, të mbrojtjes së vendit. Kësisoj rritja e këtyre standarteve do të na sjellë automatikisht në dyert e integrimit europian, si vend dinjitoz dhe jo duke shtrirë dorën.integrimi europian nuk është qëllim në vetëvete, por pasojë natyrale e rritjes së standarteve në gjithë këto drejtime të rëndësishme, rritje që na afron me familjen e zhvilluar europiane të shteteve. edhe bashkimi ekonomik, një ide, një projekt i zanafilluar prej nesh, që herët, ka si objektiv kryesor rritjen e mirëqenies kombëtare nëpërmjet shfrytëzimit të përbashkët të burimeve natyrore, përdorimit adeguat të burimeve njerëzore, etj. vetëm një popull me standarte të larta të mirëqenies lidhet në mënyrë përfundimtare me tokën e vet dhe nuk e braktis vendin, forcon ndjenjën kombëtare.

të përkushtuar më së pari në zhvillimin ekonomik, ne do të bëjmë kësisoj dhe një shtet dhe qeveri më transparente dhe të përgjegjshme. ne të AKR në KRYe të qeveRisë-së, do të themelojmë institucione që mbrojnë sigurinë e qytetarëve të saj në të gjithë territorin. AKR në KRYe të qeveRisë do të ndërtojë një Kosovë të tolerancës dhe barazisë së të gjithëve. Kosova e udhëhequr prej AKR do të jetë një Kosovë e bazuar në demokraci të vërtetë dhe në vullnetin e qytetarëve të saj. një Kosovë për të gjithë!

të drejtat civile dhe liria janë bazat e një Kosove liberale. ne do ta bëjmë nga themelet një Kosovë që respekton, nxit të drejtat individuale dhe mban premtimin që secili prej nesh do ta ketë shansin për ta përmirësuar jetën e tij.

ne duam dhe do bëjmë së bashku me ju, një Kosovë që ndjell besim e jo frikë; promovon prosperitet, zhvillim dhe unitet, e jo ndarje në rajone, apo armiqësi të tjera.

AKR në KRYe të qeveRisë e sheh zhvillimin ekonomik si themel të mirëqenies dhe të gjithë sektorëve të qeverisjes. ne besojmë që investimet në arsim, shëndetësi, energji dhe politika sociale janë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe e anasjellta.

KY ZhvilliM eKonoMiK Do të ReAliZohet duKe e shNdËRRuAR KOsOVËN Në NJë PiKë të NJohUR të hARtëS botëRoRe të iNveStimeve.

12

Page 13: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ne të AKR-së, e njohim botën, e njohim globalizmin, dhe ne dimë ta shndërrojmë Kosovën në një destinacion të hartës së botës, duke e ndërlidhur ekonominë e Kosovës me botën, me bankat e investimeve të botës, me investitorë të specializuar në fushën e minierave, etj, me brand-e të njohura ndërkombëtarisht në fushën e agrobiznesit, me kompani të industrisë së shërbimeve, etj.

Prioriteti numër një i AKR NË KRYe tË qeVeRIsË është kështu zhvillimi ekonomik i cili do t’i adresojë më mirë sfidat serioze ekonomike dhe shoqërore me të cilat po përballet Kosova. ne do ta çrrënjosim papunësinë, e cila është në nivele të papranueshme për ne, në veçanti papunësinë tek të rinjtë, sepse papunësia kërcënon të ardhmen afatgjatë të fëmijëve tanë.

AKR me punën e saj në ato pak dikastere që ka udhëhequr, ka treguar që qeveria mund të bëhet më e përgjegjshme. AKR-ja ka treguar se di ta futë vendin në rrugën e zhvillimit të hovshëm ekonomik, nëse zbatojmë politika ekonomike që përmirësojnë mjedisin e biznesit dhe klimën e investimeve. të gjitha këto do të reflektojnë në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve tanë. ne besojmë dhe dimë ta realizojmë konkurrencën e lirë, eliminimin e barrierave të panevojshme tregtare, rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregut, duke mos rritur barrën fiskale për bizneset. ne do të vazhdojmë të garantojmë ndërhyrjen e qeverisë aty ku kushtet e tregut pengojnë rritjen e numrit të vendeve të punës dhe pengojnë begatinë e qytetarëve tanë. ne kemi qenë kundër këtij modeli të privatizimit dhe ne jemi për bashkëpunim të shtetit me privatin në administrimin e pasurive publike, në veçanti minierave, tokës bujqësore,etj.

ne jemi një parti origjinale që di ta harmonizojë besimin liberal me patriotizmin modern. Ne dimë që në harmoni në marrëdhëniet me çliruesit dhe mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në paqe, të realizojmë ëndrrën tonë për një bashkim kombëtar që nis nga ekonomia. ne besojmë që bashkëpunimi me shqipërinë duhet të jetë element horizontal i çdo politike zhvillimore me synim kah tregu i përbashkët ekonomik, që tanimë ka filluar të jetësohet. Ky treg do të thotë që shqiptarët kudo që janë t’i përdorin burimet e tyre natyrore, në një qasje harmonike, tërësore atje ku i ka falur zoti, në shërbim të mirëqenies. hapësira shqiptare është e bekuar dhe ajo s’mund të vazhdojë të jetë më e pazhvilluara, kur ka pasuri të pafundme, dhe një rini e shoqëri të etur për zhvillim. Por ne dimë të marrim më të mirën prej botës dhe të bashkëpunojmë me të, duke e shikuar Kosovën si pjesë të familjes globale të shteteve dhe ekonomive.

Akr beson që vlerat e demokracisë liberale duhet të jenë pjesë e vizionit për të ardhmen e Kosovës. AKR është pjesë e familjes së madhe të liberal-demokratëve evropianë. ne ndajmë të njëjtat vlera dhe kemi vizion të ngjashëm me liberal-demokratët e evropës. AKR beson se liria e lëvizjes së njerëzve dhe e mallrave paraqet realizimin e ëndrrës evropiane dhe ne në krye të qeverisjes do të mundësojmë që qytetarët e Kosovës të mos përjashtohen nga kjo ëndërr si deri tash.

i.1. suKsesi në qeveRisJeKRyetARi i AKR-Së, behgJet PAcolli, me cilësinë e Presidentit të Kosovës është autori i idesë dhe projektit të unionit ekonomik Kombëtar, i idesë së bashkimit Kombëtar që nis nga ekonomia e cila parashikon institucionalizim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të Kosovës dhe të shqipërisë, dhe ministrive të linjës, forum ndërparlamentar të dy vendeve, strategji të përbashkët zhvillimore, etj. Ky mesazh u tha solemnisht duke krijuar emocione të mëdha në Parlamentin e shqipërisë dhe prej atëherë ka filluar të jetësohet.

13

Page 14: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

Ai është kontribuesi kryesor në diplomacinë e Kosovës nëpërmjet fokusimit tek ekonomia duke sjellë një numër të konsiderueshëm të njohjeve nga gjithë kontinentet e botës, pikërisht kur procesi i njohjeve ndërkombëtare kishte ngecur.

NJohJet dhe bAShKimi KombëtAR që NiS NgA eKoNomiA

Akr ka dhënë KoNtRibUtiN e SAJ mAKSimAl Në qeveRiSJeN e KoSovëS 2010-2014, edhe pse gjithmonë e kushtëzuar nga hapësira e veprimit. Ministritë e qeverisë së Kosovës që kanë qenë të udhëhequra nga AKR në KRYe të qeveRisë kanë treguar suksese të matshme në punën e tyre. Duke u qëndruar besnikë parimeve liberale se zhvillimi ekonomik është baza e zhvillimit të vendit, Ministritë nën udhëheqjen e AKR-së janë shembull i qeverisjes së mirë, të pakorruptuar dhe me koncepte e vizion të qartë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

I.1.1. MINIstRIA e tReGtIsË dhe INdustRIsË ka bërë hapa seriozë në përkrahjen dhe zhvillimin e sektorit privat. Dy vitet e fundit, Kosova ka pasur ngritje prej 40 vendesh në Raportin e të bërit biznes të bankës botërore. Ministria e tregtisë dhe industrisë vendosi masat e reciprocitetit me serbinë, të cilat e detyruan shtetin serb që të pranojë vulat e doganave të Kosovës dhe ta trajtojë Kosovën si palë serioze në marrëdhëniet tregtare rajonale.

mASA e ReciPRocitetit me SeRbiNë, mAqedoNiNë

ne kemi ndërmarrë hapa të ngjashëm me Maqedoninë, e cila u detyrua të pranojë Kosovën si partner i barabartë. Po ashtu, Mti ka zbatuar politika të mbrojtjes së produkteve kosovare dhe ka negociuar plotësisht me kontribute të ekspertëve tanë më të mirë, pjesën tregtare të Marrëveshjes së stabilizim Asocimit, duke siguruar periudha kalimtare për mbrojtjen e prodhimit vendor. Me ideimin e AKR-së që nga 2007, falë vendosmërisë së AKR-së në këtë qeverisje, Kosova për herë të parë ka themeluar Zonat ekonomike, duke krijuar kushte më të favorshme për investitorë të huajë e vendorë.

I.1.2. MINIstRIA e ZhVIllIMIt eKONOMIK, nën udhëheqjen e AKR prej vitit 2013, ka treguar sukses në dy çështje të rëndësishme për të ardhmen energjetike të vendit. Planin e qartë dhe hapat konkretë për menaxhimin e ardhshëm të trepçës dhe ka përfunduar procesin deri në shpalljen e tenderit për termocentralin “Kosova e Re”.

tRePçA dhe tRegU i PëRbAShKët eNeRgJitiK me ShqiPëRiNë

Po ashtu, nën udhëheqjen e AKR-së Kosova tani ka linjën e re 400Kv që lidh sistemin energjetik të Kosovës me shqipërinë, duke krijuar autostradën e tregut të përbashkët energjetik. linja 400kv

14

Page 15: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

Kosovë-shqipëri mundëson implementimin e një tregu të përbashkët energjetik. Ministria e Zhvilimit ekonomik e Republikës së Kosovës dhe Ministria e energjisë dhe industrisë nga shqipëria nënshkruan Marrëveshtjen e Krijimit të tregut të përbashkët energjetik që është shembulli i parë në evropën Juglindore në drejtim të hapjes së tregut regjional. Këto kanë qenë hapa të jashtëzakonshëm përpara drejt pavarësisë së plotë energjitike, që do të sjellë dhe uljen e mëtutjeshme të çmimit të energjisë.

i.1.3. miNiStRiA e diASPoRëS, si ministri e re, është themeluar nga AKR. AKR që në programin e 2007-ës ka kërkuar që diaspora, kjo kontribuese themeltare në mirëqenien e familjeve tonë në luftë dhe paqe, të votojë, të marrë pjesë në proceset politike. Diaspora ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e rëndësishme të vizionit të AKR në KRYe të qeveRisë-së, pse shumë prej themeluesve të saj, me Presidentin në krye janë shembull suksesi në nivele të ndryshme në ndërmarrësi, në shkollim, në shoqërinë e vendeve ku jetojnë Përmes kësaj ministrie ne kemi shënuar hapat e parë në institucionalizimin e çështjeve të rëndësishme të diasporës. Ministria e Diasporës ka përpiluar Regjistrin e diasporës dhe ka themeluar unionet e bizneseve të diasporës.

RegJiStRimiN e diASPoRëS dhe UNioNet e biZNeSeve

suksesi i AKR në qeverisje ka filluar të kopjohet nga partitë e tjera në Kosovë, tani kur jemi pranë zgjedhjeve të 8 qershorit. Ato që tani përmenden nga disa parti politike, si ide origjinale të tyre për zhvillimin ekonomik të vendit për të cilin sot flitet me hiperinflacion dhe padituri, kanë qenë pjesa kryesore e aktivitetit qeverisës të AKR. ne kemi krijuar Fondin për mbështetjen e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; kemi kryer të gjitha përgatitjet për fillimin e skemës së Garantimit të Kredive dhe e kemi hedhur që moti idenë e krijimit të bankës investive Zhvillimore duke patur të qartë projektin e jetësimit të saj. lehtësirat fiskale për investime janë propozuar që moti nga AKR sipas një programi të qartë dhe do të bëhen realitet nën qeverisjen tonë të ardhshme. ekonomia e Kosovës sot është më e qëndrueshme dhe më dinamike, si rezultat i performancës së dikastereve qeveritare nën udhëheqjen e AKR.

i.2. ZhvilliMi eKonoMiK si mundësI Pune Për të gjIthë

AKR në KRYe të qeveRisë, do të zbatojë politika për një ekonomi të zhvilluar dhe krijim të vendeve të reja të punës deri në punësim të plotë të krejt atyre që kanë nevojë

drejtimet e angazhimit të AKR Në KRye të qeveRiSë-së për gjenerim të punësimit janë:

1. themelimi dhe fuqizimi i platformave agro-ekonomike, të cilat do të mundësojnë aktivizimin e plotë të potencialit bujqësor dhe punësimin e gJithë fuqisë punëtore të aftë për punë. vKjo do të bëhet fillimisht përmes kthimit të pronave nga AKP tek komunat në mënyrë që kjo pronë të përdoret për të mirën e qytetarëve. Platformat agro-ekonomike do të mundësojnë krijimin e lidhjeve mes atyre që kanë prona dhe atyre që kanë fuqi

15

Page 16: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

punëtore, të cilët në partneritet edhe me qendrat trajnuese do të krijojnë ekosisteme të prodhimtarisë primare bujqësore.

2. udhëheqja e qeverisjes prej AKR në KRYe të qeveRisë-së do të sigurojë, gjithashtu krijimin e qendrave grumbulluese dhe përpunuese, të cilat pastaj duke përdorur brende globale do të mundësojnë plasimin e produkteve vendore në tregun ndërkombëtar;

3. fuqizimi i mëtejmë i zonave të lira ekonomike dhe krijimi i zonave të lira financiare, me qëllim të aktivizimit të kapitalit vendor dhe tërheqjes së kapitalit të huaj;

4. fuqizimi i sektorit të shërbimeve dhe inovacionit, me qëllim të krijimit forcimit të industrisë së shërbimeve në fushat e teknologjisë informative dhe të tjera;

5. liberalizimi i vizave me bashkimin evropian dhe krijimi i kushteve për lëvizje të lirë të fuqisë punëtore, duke krijuar mundësi punësimi edhe jashtë Kosovës;

6. Me krijimin e ambientit të shëndoshë biznesor, segmente të industrive globale do të instalohen në Kosovë, duke patur për bazë pozitën gjeografike (me qasje në porte detare të shqipërisë dhe të rajonit, në aeroporte,), fuqinë e re punëtore, relativisht të arsimuar mirë, pasuritë minerare etj.;

7. Krijimi i bankës për Zhvillim dhe Investime, e cila do të shërbejë për uljen e kostos së qasjes në financat globale, si dhe fuqizimin e Fondit për Garantimin e Kredive me qëllim të ofrimit të mundësisë për kredi të subjekteve pa kolateral.

të gjitha këto prioritete dhe më shumë janë të detajuara në programin tonë. Jo vetem sot, por që nga viti 2007.

i.3. instRuMentet eKonoMiKe Dhe fInAnCIAre ne dOBI te PunesImIt

Aleanca Kosova e Re është e vetëdijshme se rritja e qëndrueshme ekonomike paraqet pikënisje të çdo politike që ka në qendër të saj mirëqenien e qytetarit. Zvogëlimi i varfërisë, ulja e pabarazisë dhe reduktimi i diferencave në zhvillim me vendet e rajonit, si dhe përafrimi me pjesën tjetër të evropës, janë të mundshme vetëm duke shtuar nivelin e produktit shoqëror. Ky synim pastaj lehtëson shumë edhe realizimin e prioriteteve tjera, para së gjithash uljen e nivelit të papunësisë, përmirësimin e nivelit të edukimit dhe të shëndetësisë, lehtëson tërheqjen e investimeve të huaja, forcimin e sundimit të ligjit, forcimin e pushtetit në nivel lokal, përshpejton procesin e integrimit të vendit në be, e të tjera.

AKR në KRYe të qeveRisë i drejtohet qytetarëve me një ofertë konkrete, të mirëmenduar dhe të realizueshme, me objektiva të qarta të rritjes së qëndrueshme të mirëqenies dhe me mekanizma efikasë e transparentë. oferta jonë përfshin të gjitha sferat ku një qeveri funksionale mund të ndikojë në përmirësimin e kushteve për biznes dhe në ngritjen e aftësisë së tyre konkurruese. Kjo ofertë përfshin politikat fiskale të vendit; privatizimin dhe politikat për tërheqjen e investitorëve të huaj; politikat për mbështetje të bujqësisë; krijimin e infrastrukturës kualitative publike; përshtatjen e kornizës ligjore për funksionimin e konkurrencës së lirë dhe ekonomisë së tregut;

16

Page 17: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

rritjen e stabilitetit të sistemit financiar të vendit dhe rritjen kualitative të vëllimit të kredisë për bizneset që gjenerojnë vende të reja të punës.

në qendër të politikave tona ekonomike është krijimi i një mjedisi të favorshëm afarist, përmes të cilit aktivisht dhe fuqishëm do t’i mbështesim aktivitetet ekonomike në fushat prioritare për zhvillimin ekonomik të vendit. AKR në KRYe të qeveRisë është e vetëdijshme për faktin se resurset e pasura me të cilat disponon vendi i takojnë njësoj si gjeneratave ekzistuese, po ashtu edhe pasardhësve tanë, andaj AKR në qeverisje del me ofertë konkrete për një shpërndarje më të drejtë të përfitimeve nga shfrytëzimi i këtyre pasurive. objektivat kryesorë të këtij programi janë rritja e punësimit dhe pëmirësimi i bilancit tregtar, duke nxitur hapjen e vendeve të reja të punës, nxitjen e formimit të ndërmarrjeve të reja prodhuese, forcimin e mëtutjeshëm të ndërmarrjeve ekzistuese, si dhe zëvendësimin e importeve dhe rritjen e eksporteve. Ky zhvillim i pritur ekonomik duhet t’i balancojë interesat ekonomikë, mjedisorë dhe socialë.

Më poshtë janë paraqitur fushat kryesore të zhvillimit ekonomik si bazë për krijim të vendeve të reja të punës

i.4. PolitiKAt ZhvilliMoRe Dhe të mIrëqenIes sOCIALe

a) orientim konstant dhe kryesor i AKR në KRYe të qeveRisë-së do të jetë bashkëpunimi me Shqipërinë në të gjitha fushat e jetës, ku tanimë synimin për krijimin e tregut të përbashkët ekonomik veç kemi filluar ta jetësojmë. shqipëria dhe Kosova përfaqësojnë dy realitete ekonomike komplementare në burime, në reliev, në oportunitete, njëjtë sikur e ka caktuar Zoti.

b) AKR në KRYe të qeveRisë do të ndërtojë modelin ekonomik, i cili do të reflektojë sinergjinë e bashkëpunimit ekonomik Kosovë-shqipëri;

c) në mandatin tonë, ne do të dalim me një strategji gjithëpërfshirëse afatgjatë nacionale të zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Kjo strategji pastaj do të konkretizohet përmes (nën) strategjive të ndryshme sektoriale dhe kornizave afatmesme të shpenzimeve publike, kurse qeveria do të obligohet që gjatë hartimit të buxheteve vjetore të reflektojë në tërësi prioritetet e aprovuara në strategji zhvillimore dhe kornizën e shpenzimeve;

d) të gjitha strategjitë sektoriale dhe programet promovuese investive të agjencive publike do të jenë në përputhje të plotë me strategjinë nacionale;

e) AKR në KRYe të qeveRisë do të angazhohet për një reformë substanciale të sektorit publik në Kosovë dhe zvogëlim të dikastereve të qeverisë, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik dhe racionalizimit të resurseve materiale dhe financiare;

f) AKR në KRYe të qeveRisë do të shtyjë përpara hartimin e një plani koherent nacional të planifikimit hapësinor dhe të hartës nacionale për zhvillimin e zonave me destinime të ndryshme, si: industriale, komerciale, rezidenciale, bujësore etj., që do të vendosë bazat për një zhvillim të balancuar ekonomik, social dhe mjedisor, si dhe të parashikueshëm për bizneset, qytetarët dhe institucionet. Plani ynë do të sigurojë përdorimin racional të hapësirës

17

Page 18: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

dhe do të harmonizojë shfrytëzimin e saj për ndërtimin e vendbanimeve dhe aglomeracioneve tjera me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social, shkencor, teknik dhe kulturor. Plani ynë do ta rregullojë mbrotjen dhe kultivimin e begative natyrore, kulturore dhe mjedisit jetësor;

g) Do ta rrisim në mënyrë intensive buxhetin e shtetit, duke reduktuar të hyrat nga doganat dhe krijimin e mundësive të rritjeve të veprimtarive ekonomike jashtë dhe brenda zonave të lira ekonomike, të cilat janë të deklaruara, sipas vizionit të AKR në KRYe të qeveRisë-së;

h) AKR në KRYe të qeveRisë beson që buxheti i shtetit duhet të jetë i orientuar drejt rritjes dhe zhvillimit ekonomik. në fushën e politikave publike, alokimin e mjeteve buxhetore do ta bëjmë në bazë të prioriteteve që rezultojnë nga strategjia dhe vizioni ynë zhvillimor. Me paratë publike do të mbështesim vetëm përpjekjet për zhvillim ekonomik të vendit, rritjen e numrit të vendeve të punës dhe mirëqenien e qytetarit. në programin e investimeve publike, suksesin tonë do ta masim me kualitetin e projekteve të aprovuara, e jo me numrin e tyre. Pra, oferta e AKR në KRYe të qeveRisë-së në sferën e shpenzimeve buxhetore është ofertë për rritje ekonomike, efikasitet dhe shpërndarje më të drejtë të të ardhurës kombëtare;

i) Do të zvogëlojmë në minimum subvencionet e drejtpërdrejta për ndërmarrjet në pronësi publike. Deri më tani subvencionet e ndara e kanë shtyrë pa nevojë gatishmërinë e këtyre kompanive për të filluar ristrukturimin e mirëfilltë dhe operimin në bazë të principeve të ekonomisë së tregut. në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare do të sigurojmë mjete financiare shtesë, që do të shfrytëzohen për përmirësim thelbësor të infrastrukturës publike;

j) banka qendrore do të ketë autonomi të plotë në ushtrimin e politikave të saja me synim të ruajtjes së stabilitetit të sistemit financiar të vendit dhe trajtimin e barabartë të të gjitha ndërmarrjeve financiare të vendit. Këtë autonomi do ta shoqërojmë me rritje të llogaridhënies nga ana e menaxhmentit të bankës; bqK do të garantojë çdo qytetar për konfidencialitetin financiar personal;

k) në fushën e fuqizimit të burimeve Njerëzore, qeveria e udhëhequr nga AKR do të financojë studentët e profileve të ndryshme deficitare në nivel të studimeve themelore dhe pasdiplomike për një të ardhme të ndritur socio-ekonomike të Kosovës. Kjo do të bëhet pas një analize të thuktë të nevojave për dije si të shoqërisë, ashtu dhe të ekonomisë kosovare. gjithashtu, AKR në KRYe të qeveRisë do të sigurojë që edukimi parashkollor, fillor dhe i mesëm të kenë mbështetje të vazhdueshme nga qeveria si për kushte më të mira shkollore, ashtu edhe për mësimnxënie dhe mësimdhënie cilësore dhe efikase;

l) qeveria e udhëhequr nga AKR do të ofrojë përkrahje buxhetore për tRAjNIMIN e fuqIsË PUNëtoRe sipas projekteve specifike me qëllim të nxitjes së investimeve të reja të brendshme dhe të jashtme. Kjo do të harmonizohet në bashkëpunim me Republikën e shqipërisë.

m) AKR në KRYe të qeveRisë do të nxisë arësimin profesional të rinisë, trajnimin, ritrajnimin, specializimin e fuqisë punëtore në varësi të nevojave të tregut të brendshëm dhe atij ndërkombëtar të tregut të punës;

n) gjithashtu, në fushën e cilësisë së produkteve, do të ofrojmë përkrahje buxhetore për mbështetjen e projekteve të cilësisë së produkteve me qëllim të zëvendësimit të importit,

18

Page 19: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

përkrahjes së eksportit dhe depërtimit në tregje të jashtme. Këto dy mekanizma do ta rrisin konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve, do t’i forcojnë shkathtësitë e tyre dhe do t’i përkrahin investimet e reja dhe hapjen e vendeve të reja të punës;

o) Do të ndërmirren të gjitha veprimet ligjore për krijimin e kompatibilitetit me kërkesat e tregut global, gjegjësisht krijimin e mundësive të përfshirjes së produkteve vendore (ushqimore në rend të parë) nën brende globale;

p) ne do të krijojmë bankën për Zhvillim dhe investime (që nuk punon me klientë të zakonshëm) banka për Zhvillim dhe investime punon me bankat komerciale dhe dikton rregullat e financimit të projekteve që për bazë kanë fizibilitetin e projektit. Kjo do të mobilizojë dhe sigurojë për klientët e vet (ndërmarrjet e ndryshme), kapital bankar dhe aksionar për të përkrahur financimin e projekteve me potencial zhvillimor. Kjo bankë do t’i mobilizojë resurset nga burime të ndryshme të kapitalit nga tregjet e lira të parasë. gjithashtu, do të ndihmojë klientët e vet me konsulencë afariste;

q) do ta fuqizojmë Fondin për mbështetjen e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Prandaj, neve veç na mbetet të vazhdojmë së ofruari mbështetje me grante për ata individë që kanë ide dhe që synojnë hapjen e bizneseve të reja të vogla, apo të mesme (start-ups). gjithashtu, do të organizojmë kurse falas për ndërmarrësi anekënd Kosovës për të gjithë ndërmarrësit potencialë që shprehin interesim për krijimin e bizneseve të tyre. Kjo do të bëhet me qëllim të pajisjes së tyre me njohuri për kërkesat ligjore, rregullatore e financiare, për themelimin dhe funksionimin e ndërmarrjeve. Punë e mirë është bërë në mandatin e kaluar, AKR në KRYe të qeveRisë i ka përfunduar këto reforma duke ulur kohën për regjistrimin e një biznesi nga 44 ditë në 12 orë dhe duke kthyer Kosovën në vendin më reformator në rajon, gjegjësisht duke përmirësuar ambientin për të bërë biznes në mbi 60 vende;

r) Me AKR në KRYe të qeveRisë në krye të qeverisë, mjetet e mbledhura nga taksat mjedisore do të derdhen në një fond të veçantë mjedisor në kuadër të sistemit unik financiar të Kosovës, i cili do të përdoret vetëm për qëllime mjedisore;

s) ne do ta thjeshtëzojmë procedurën për dhënie të tokës komunale në shfrytëzim të bizneseve prodhuese. Me qëllim të nxitjes së investimeve të brendshme dhe të jashtme, ne do të mundësojmë dhënien e tokës komunale në shfrytëzim bizneseve prodhuese që do punësojnë mbi 50 punëtorë pa procedura konkurruese dhe me vendim të Kuvendit Komunal, me shumicë të votave;

t) gjithashtu, ne do të krijojmë mekanizma ligjorë për rikthimin e tokës komunale, nëse investimi nuk ndodh sipas marrëveshjes. Do të krijojmë një mekanizëm financiar mbrojtës nëse investitori krijon dëm mjedisor dhe pastaj u ikën obligimeve rehabilituese. Për këtë qëllim do të ndërhyjmë në legjislacionin mjedisor;

u) Do të vazhdojmë me ngulm përmirësimin e përgjithshëm të mjedisit afarist në mënyrë që të përkrahet një mjedis afarist i përshtatshëm ku në mënyrë të vazhdueshme arrihet deri te forcimi i ndërmarrjeve ekzistuese, por edhe hapja e bizneseve të reja. Për këtë arsye është e domosdoshme rruga e nisur për reduktimin e kërkesave të paarsyeshme ligjore dhe rregullatore për bizneset, por gjithnjë duke mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike;

v) ne do të mundësojmë investimet e jashtme direkte në vend, partneritetin me kompani vendore, si dhe kalimin e pronësisë në duart e investitorëve që mund t’i kontribuojnë

19

Page 20: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

zhvillimit të vendit. e tëra kjo do të ndodhë duke iu falenderuar politikave dhe ambientit të volitshëm që AKR në KRYe të qeveRisë do të krijojë me vizionin ekonomik të saj;

w) edukimin dhe shëndetësinë do t’i trajtojmë si dy burime themelore dhe determinanta kyçe të produktivitetit të punës. Ky tretman do të reflektohet edhe në rishikimin e mjeteve të shpenzuara për këta dy sektorë, ku Kosova nuk do të përmendet më si vendi që si përqindje (%) të Produktit të brendshëm bruto (gDP) ka ndarë proporcionin më të vogël nga të gjitha vendet e rajonit për sektorin e edukimit dhe shëndetësisë;

x) AKR në KRYe të qeveRisë siguron stabilitet afatgjatë të fondeve për sigurim pensional, duke garantuar të gjithë kontribuesit se qeveria nën udhëheqjen tonë nuk do të lejojë në asnjë mënyrë keqpërdorim të fondeve të qytetarëve;

y) në qendër të vëmendjes sonë është mirëqenia sociale dhe dinjiteti i qytetarit tonë. ne do t’i zgjidhim të gjitha rastet sociale në Kosovë ku asnjë familje kosovare nuk do të jetojë në kushte mjerimi.

i.5. PolitiKA fisKAle në Dobi të PunësiMitPër të arritur synimin primar të ngritjes së mirëqenies ekonomike të qytetarit nevojiten ndryshime të kujdesshme si në politikat tatimore, ashtu edhe në rishpërndarjen e buxhetit të vendit. AKR në KRYe të qeveRisë do të veprojë drejt eliminimit të mangësive në legjislacionin ekzistues, thjeshtësimit të tij, ashpërsimit të sanksioneve për mospërmbushje të obligimeve tatimore, ngritjes së kapaciteteve implementuese të administratës tatimore, edukimit të vazhdueshëm të tatimpaguesit, fuqizimit të komunave me të hyra vetanake dhe ofrimit të lehtësimeve tatimore për sektorë, lokacione dhe periudha të caktuara. oferta jonë në këtë fushë është shumëdimensionale, e kuptueshme, e realizueshme dhe produktive. Do ta bëjmë një rishikim komplet të legjislacionit ekzistues tatimor me synim të modernizimit të tij, thjeshtëzimit, eliminimit të kontradiktave të pranishme, uljes së hapësirave manovruese të inspektorëve tatimorë, ridefinimit të qartë të të drejtave dhe detyrimeve të tatimpaguesve. sistemi tatimor do të dizajnohet në atë mënyrë që minimizon shtrembërimet ekonomike, në mënyrë që alokimi i resurseve të vendit të ndikohet sa më pak.

a) norma aktuale e tatimit mbi Vlerën e shtuar (tvsh) është 16%. AKR në KRYe të qeveRisë do të bëj të mundur që tvSh të paguhet nga bizneset importuese në momentin e shitjes (realizimit) të produktit. ne do të bëjmë një plan dinamik të hartuar në bashkërendim me Doganat e Kosovës dhe Administratën tatimore. Plani i tillë na nevojitet për të adresuar implikimet afatshkurtëra buxhetore. gjithashtu, AKR në KRYe të qeveRisë garanton bizneset se do të bëhet ekspeditimi i rimbursimit të tvsh në përputhje me afatet ligjore dhe të eliminohen vonesat e paarsyeshme në këtë proces. AKR në KRYe të qeveRisë siguron kompanitë e sigurimit dhe kompanitë eksportuese që kanë patur probleme dhe pa të drejtë iu kërkohet tVsh se kjo gjë nuk do të ndodhë më prej momentit kur qeverinë e re do ta marrë në dorë AKR;

b) AKR në KRYe të qeveRisë do të veprojë me vetëdije drejt eliminimit të doganave në mallrat e importuara (të destinuara për veprimtaritë ekonomike) duke intensifikuar veprimet në shumëfishimin e këtyre veprimtarive me synim që të ardhurat doganore të kompensohen nga të ardhurat tatimore që vijnë drejtpërdrejt nga punësimi dhe prodhimtaritë. sa i përket depove

20

Page 21: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

doganore, AKR në KRYe të qeveRisë do të rregullojë marrëdhëniet e depozitave monetare për mallrat e importuara në depotë doganore në relacion me mbivlerën e arritur gjatë transformimit të materialeve riprodhuese në prodhime gjysëm-finale dhe finale;

c) ne do ta bëjmë lirimin e plotë të termocentralit ‘Kosova e Re’ nga tvSh dhe nga tatimi doganor për investimet kapitale deri në komisionimin e tij. Për të adresuar këtë kërkesë do të bëhet ndryshimi i ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe ndryshimi i ligjit për Mallrat e liruara nga tatimi Doganor dhe Mallrat me tarifë Zero të tatimit Doganor;

d) Me qëllim të nxitjes së përdorimit të tyre në krahasim me pajisjet konvencionale, qeveria e udhëhequr nga AKR në KRYe të qeveRisë do ta bëjë zbritjen e tvSh për 50% dhe lirimin e plotë nga tatimi doganor për pajisjet me efiçiencë të lartë të energjisë dhe materialet termoizoluese. Për këtë qëllim nevojitet ndryshimi i ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe ligjit për Mallrat e liruara nga tatimi Doganor dhe Mallrat me tarifë Zero të tatimit Doganor;

e) sistemi tatimor ekzistues (tatimi mbi të Ardhurat e Korporatave – tAK dhe tatimi mbi të Ardhurat Personale - tAP), dekurajon sektorin prodhues. Prandaj, ne do ta bëjmë ridizajnimin e sistemit tatimor në favor të sektorit prodhues, për të nxitur punësimin dhe për ta përmirësuar bilancin tregtar. gjithashtu, ne do ta ndërtojmë sistem tatimor në favor të atyre ndërmarrjeve që do të krijohen si shërbyese por që do të ofrojnë aso lloj shërbimesh që nuk janë ofruar më parë në Kosovë. në kuadrin ligjor ekzistues – ligjin mbi tatimin e të Ardhurave të Korporatave dhe ligjin mbi tatimin e të Ardhurave Personale, ne do të bëjmë këto ndërhyrje:

● Ndërmarrjet e reja prodhuese dhe bujqësore do të lirohen nga pagesa e tAK-ut ose tAP-it për një afat të caktuar kohor, varësisht nga numri i punëtorëve: deri në 10 punëtorë biznesi do të lirohet nga tAK-u ose tAP-i për 2 vite, nga 10 deri 50 punëtorë për 3 vite, dhe mbi 50 punëtorë për 5 vite. Për t’i realizuar këto kërkesa, do të ndryshohet ligji për tAK dhe ligji për tAP;

● Ndërmarrjet ekzistuese prodhuese dhe bujqësore që zgjerohen do të lirohen nga pagesa e tAK-ut, ose tAP-it për pjesën e zgjeruar për një afat të caktuar kohor, varësisht nga numri i punëtorëve: deri në 10 punëtorë biznesi do të lirohet nga tAK-u ose tAP-i për 2 vite, nga 10 deri në 50 punëtorë për 3 vite, dhe mbi 50 punëtorë për 5 vite. Për t’i realizuar këto kërkesa, do të ndryshohet ligji për tAK dhe ligji për tAP;

● ndërmarrjet e reja shërbyese që do të ofrojnë shërbime që nuk kanë ekzistuar më parë në tregun kosovar do të lirohen nga pagesa e tAK-ut ose tAP-it për një afat të caktuar kohor, varësisht nga numri i punëtorëve: deri në 10 punëtorë biznesi do të lirohet nga tAK-u ose tAP-i për 2 vite, nga 10 deri në 50 punëtorë për 3 vite, dhe mbi 50 punëtorë lirimi për 5 vite. Për t’i realizuar këto kërkesa, do të ndryshohet ligji për tAK dhe ligji për tAP;

● Ndërmarrjet ekzistuese prodhuese dhe bujqësore, me të ardhura bruto vjetore deri në 50,000 euro, do të paguajnë tAK-un ose tAP-in 3%, por jo më pak se €37,50 për tremujor; ndërmarrjet ekzistuese prodhuese dhe bujqësore me të ardhura të tatueshme vjetore mbi 50,000 euro do të paguajnë tAP-in ose tAK-un 6% (e cila deri më tani është 10%);

● Ndërmarrjet që merren me tregti, transport, si dhe aktivitete të ngjashme komerciale, me të ardhura bruto vjetore nga veprimtaria afariste deri në 50,000 euro, paguajnë tAK-un ose tAP-in 5% (nga 3% sa është tani), por jo më pak se

21

Page 22: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

€37,50 për tremujor; ndërmarrjet me të ardhura të tatueshme vjetore mbi 50,000 euro, do të vazhdojnë ta paguajnë tAP-in, ose tAK-un në vlerë prej 10%;

● ndërmarrjet që merren me shërbime, veprimtari profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme, me të ardhura bruto vjetore nga veprimtaria afariste deri në 50,000 euro, paguajnë tAK-un ose tAP-in 7% (nga 9% sa është tani), por jo më pak se €37,50 për tremujor; ndërmarrjet me të ardhura të tatueshme vjetore mbi 50,000 euro, do të vazhdojnë të paguajnë tAP-in ose tAK-un 10%;

● Sa i përket tatimit ekzistues progresiv mbi pagat, për t’i mbrojtur shtresat me të ardhura më të ulëta, ne do t’i lirojmë nga pagesa e tatimit mbi paga personat me të ardhura mujore të tatueshme deri në 250 euro në muaj;

● AKR në KRYe të qeveRisë do t’i lirojë personat fizikë nga pagesa e tatimit mbi interesin, e po ashtu do të vazhdojë lirimi nga tatimi mbi dividendën. Kërkohet lirimi nga ky lloj tatimi me qëllim të dekurajimit të ekonomisë joformale dhe të nxitjes së kursimeve bankare dhe financimit nga ekuiteti;

f) Me qëllim të forcimit të pavarësisë financiare të komunave, si dhe krijimit të kushteve për një zhvillim sa më të hovshëm ekonomik lokal, AKR NË KRYe tË qeVeRIsË do të mundësojë që tatimi mbi qiranë të njihet si e hyrë vetanake komunale. Kjo do të bëhet nëpërmes ndryshimit të ligjit mbi të Ardhurat e Korporatave dhe ligjit mbi financat e Pushtetit lokal. Me këtë rriten të hyrat vetanake komunale dhe krijohet mundësi më e madhe e komunave për të përkrahur zhvillimin ekonomik lokal;

g) AKR në KRYe të qeveRisë do të eliminojë taksën komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste. Kjo do të bëhet nëpërmes ndryshimit të ligjit mbi financat e Pushtetit lokal. shumë komuna e kanë hequr këtë lloj takse pasi që vendosja e saj është diskrecionale. Por, një numër komunash e kanë mbajtur atë. në përgjithësi, ajo varion nga 50 euro – 1000 euro për vit. Kjo lloja takse ka karakter tatimor dhe komuna nuk ofron kurrfarë shërbimi si kompensim. qëllimi i heqjes së kësaj takse është thjeshtësimi i sistemit fiskal në nivel komunal, ku i vetmi tatim që vilet është tatimi në pronë, kurse të gjitha pagesat tjera ndaj komunës duhet të kenë karakter kosto-reflektues dhe të vilen si rezultat i ofrimit të shërbimeve komunale ndaj bizneseve;

h) qeveria e udhëhequr nga AKR do t’ua kthejë komunave dhe qytetarëve të tyre pronën komunale të menaxhuar nga AKP.

i.6. eneRgJiA, MinieRAt, InfrAstrukturA sI BurIm PunësImI

i.6.1. efiçiencA e eneRgJisë Dhe buRiMet e RiPëRtëRitshMe të eneRgJisë

a) sigurimi i furnizimit me energji është në qendër të vëmendjes së AKR në KRYe të qeveRi-së. Kjo siguri do të krijohet duke u bazuar në kapacitetet ekzistuese dhe ato që do të ndërtohen mbi bazën e potencialeve të burimeve vendore, gjithmonë duke pasur parasysh mbulimin e kërkesës për energji elektrike. i rëndësisë strategjike është edhe komponenti i krijimit të tregut të përbashkët të energjisë elektrike Kosovë – Shqipëri, i cili e bën

22

Page 23: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

realizimin e synimit më të favorshëm në aspektin ekonomik dhe mjedisor. tregu i përbashkët i energjisë elektrike Kosovë-shqipëri nënkupton shfrytëzimin e avantazheve të të dyja vendeve, në njërën anë sasi e madhe e rezervave të linjitit dhe nga ana tjetër potencial i madh i gjenerimit të energjisë elektrike nga uji;

b) Për ta siguruar sasinë e nevojshme me energji elektrike të dy vendet (Kosova dhe Shqipëria) duhet të krijojnë kapacitete të mjaftueshme për furnizim me energji elektrike nga burimet vendore natyrore. Kjo do të thotë të kesh gjenerimin e energjisë elektrike nga linjiti si furnizim bazë dhe gjithashtu, prodhimin e energjisë elektrike nga uji si furnizim i pikut në dispozicion. Zhvillimi i bRe-ve të Kosovës dhe tregtimi i certifikatave të co2 mund të mbështeten nga hidrocentralet ekzistuese të shqipërisë. Kostoja e gjenerimit të energjisë është më e ulët për Kosovën me rastin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike me shqipërinë;

c) Do të shfrytëzohen burimet e ripërtërishme të energjisë si operimi i hc-ve ekzistuese, ndërtimit të hc-ve të reja si dhe ndërtimit të kapaciteteve tjera gjeneruese të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme si era, biomasa, solare, gjeotermale etj.;

d) trajtimi i efiçiencës së energjisë si sistem duke përfshirë masat institucionale, masat fiskale për nxitjen e aplikimit të masave të efiçiencës së energjisë, politikat mbështetëse të financimit të programeve të efiçiencës, hartimi i një kodi të ndërtimit, i cili është më gjithëpërfshirës duke mbuluar në veçanti efiçiencën e energjisë etj. gjithashtu, do zbatohen masa të shumëanshme për kursimin e energjisë etj..

i.6.2. teRMocentRAlet

a) AKR NË KRYe tË qeVeRIsË do të inkurajojë, për hir të ngarkesës bazë në një treg të përbashkët energjetik, ndërtimin e tc-ve me kapital nga Shqipëria në Kosovë. duke pasur parasysh rezervat e mëdha të linjitit dhe kushtet e volitshme të ekstraktimit të tij në një anë, si dhe bazën ujore të shqipërisë në anën tjetër, mbulohen kërkesat ambientale me certifikata të gjelbërta pa pasur nevojë për angazhim të kapitalit të freskët që rezulton në tarifa të përballueshme për konsumatorë;

b) termocentralet me bazë linjitin (përparësi krahasuese e Kosovës), do të sigurojnë ngarkesën bazë për furnizim me energji elektrike për Kosovën dhe në një treg të përbashkët edhe për shqipërinë;

c) tc-të e reja do të ndërtohen me qëllim të sigurimit të përcjelljes të rritjes së kërkesës për energji elektrike mbi bazën e planifikimit afatgjatë të kërkesës për energji. në pajtim me traktatin e Komunitetit të energjisë, AKR në KRYe të qeveRisë është e vendosur të zbatojë Acquis Communautaire për mjedisin dhe trajtimin e çështjeve sociale, për sa i përket eksploatimit të burimeve të energjisë, ndërtimit dhe operimit të infrastrukturës së energjisë;

d) synimet e mësipërme do të arrihen duke bërë investimet e nevojshme në mirëmbajtjen e tc ‘Kosova b’, vazhdimit të shfrytëzimit të tc ‘Kosova A’ deri në futjen në operim të tc ‘Kosova e Re’, ndërtimit të tc ‘Kosova e Re’ me kapacitet 2 x 300 mW, pra gjithsejt 600 mW, si dhe kapaciteteve tjera të reja në vitet vijuese, varësisht nga kërkesa për energji elektrike;

e) tantiema mbi thëngjillin do të hiqet për prodhimin e energjisë elektrike për konsum të brendshëm, kurse do të mbetet për pjesën e eksportuar të energjisë elektrike, si dhe kur

23

Page 24: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

shitet thëngjilli për destinime të tjera, përveç atij të prodhimit të energjisë për konsum të brendshëm;

i.6.3. RRJeti eleKtRoneRgJetiK

a) Për ta siguruar furnizimin kualitativ dhe sasior me energji elektrike për konsumatorët, përveç që do të ndërtohen kapacitete të reja për prodhimin e energjisë elektrike, do të bëhen edhe investime të nevojshme në rrjetin e transmisionit dhe shpërndarjes, si dhe në ngritjen e efiçiencës së energjisë;

b) investimet e reja në rrjet, përveç ngritjes së sigurisë së furnizimit, do të reflektojnë edhe në zvogëlimin e humbjeve, me këtë zvogëlimin e tarifës;

c) Kosova do të vazhdojë me ristrukturimin e sektorit të energjisë në mënyrë që të sigurojë konkurrencë në tregun e energjisë, sipas parimeve të përgjithshme të konkurrencës së hapur, mosdiskriminimit dhe transparencës;

d) AKR NË KRYe tË qeVeRIsË do ta promovojë një konkurrencë në këtë sektor me ndërtimin e platformave të operatorit të tregut të energjisë elektrike, si dhe pjesëmarrje në tregun regjional të energjisë, e cila përsëri reflektohet në çmime konkurrente;

e) AKR Në KRye të qeveRiSë do të ndërtojë tregun e përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri si shembull i parë në eJl dhe kjo planifikohet të kryhet paralel me largëpërçuesin 400kv Kosovë-shqipëri, e cila fasiliton implementimin.

i.6.4. MinieRAt

a) Kosova është përplot me minerale, të cilat ende janë të pazbuluara. Sipas informatave të sakta që AKR posedon (informacionet e marra nga qendrat e ndryshme të biznesit ndërkombëtar të kësaj lëmie), ekzistojnë një mori hulumtimesh mekanike dhe sizmike të kryera deri në vitin 1985 nga institucionet e ndryshme të shtetit të kohës dhe ndërkombëtare. Këto hulumtime janë të bazuara në dokumentacionin ekzistues, i cili sot gjindet fatkeqësisht në duart e fqinjit tonë të veriut. Me ndërmjetësimin e miqve tanë ndërkombëtarë AKR në KRYe të qeveRisë do të krijojë një komision të posaçëm për rikthimin e këtij dokumentacioni. nga ana tjetër AKR në KRYe të qeveRisë do të krijojë kushte për intensifikimin e veprimeve hulumtuese dhe kërkimore në vendet e caktuara për zbulime të reja; qëndrim i palëkundur i AKR NË KRYe tË qeVeRIsË-së mbetet që pasuritë e paripërtëritshme natyrore të Kosovës si linjiti, plumbi, zinku, ari, argjendi dhe mineralet tjera të mos privatizohen, por të mbesin si pasuri publike e qytetarëve të Kosovës dhe si të tilla të trajtohen sipas normave të ekonomisë së tregut dhe asaj globale;

b) ne kemi një strategji zhvillimore të kompleksit trepça. në mandatin e ardhshëm qeveritar, me aprovimin dhe zyrtarizimin e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për ndërmarrjet Publike, do t’i hapim rrugë transformimit të trepçës nga një ndërmarrje shoqërore nën administrimin e Agjencisë së Privatizimit të Kosovës, në një ndërmarrje publike, me ç’gjë do të qartësohet pronësia mbi këtë resurs të madh strategjik kombëtar dhe do të hapet rruga për zhvillimin e saj. Kjo strategji do të ofrojë përgjigje për metodën e zhvillimit dhe ecjes përpara të këtij

24

Page 25: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

konglomerati. Ne do të nxjerrim trepçën në bursat ndërkombëtare financiare dhe mbi bazat e rivlerësimit të licencave të kësaj pasurie sigurohet mundësia e financimit të programeve zhvillimore të trepçës. Kjo strategji do të ndikojë ndjeshëm në zvogëlimin e papunësisë dhe në përmirësimin e bilancit tregtar të Kosovës. Kjo strategji do të ndikojë në zhvillimin e veprimtarive sekondare prodhuese dhe shërbyese mbi bazën e lëndës së parë të trepçës. Për trepcën AKR në KRYe të qeveRisë ka program të posaçëm, të studiuar në baza të ekonomisë së tregut dhe ndikimit global e arsyeshmërisë ekonomike;

c) Përveç shfrytëzimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike, AKR në KRYe të qeveRisë do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat për nxjerrjen, përpunimin dhe shndërrimin e thëngjillit në gaz, naftë dhe produkte tjera;

d) AKR në KRYe të qeveRisë do të përkrahë iniciativat që sjellin teknologji të re. ne do të angazhohemi që të bëhet ndarja e mbeturinave dhe shfrytëzimi i tyre për përdorim industrial. Kësisoji, ne mbështesim ndërtimin e impianteve për riciklimin e mbeturinave dhe impianteve për trajtimin e ujërave të zeza;

e) Resurset ujore të Kosovës do të menaxhohen në mënyrë sistemore – që nga burimi, rrjedhja, shfrytëzimi, pastrimi dhe kthimi në shfrytëzim të sërishëm, si për ujitje, shfrytëzim industrial etj..

i.6.5. tRAnsPoRti

a) transporti i mirë do të thotë ekonomi e mirë;

Do të funksionalizojmë, zhvillojmë dhe modernizojmë rrjetin hekurudhor me firmat globale duke konsideruar interesin e tyre për të investuar në këtë drejtim në mënyrë që ai të jetë në dobi të qytetarëve dhe ekonomisë sonë;

b) Do të krijojmë një kompani të përbashkët hekurudhore me shqipërinë, të hapur dhe me Maqedoninë dhe Malin e Zi, e cila do të shndërrohet në një aktor referues për projektet e mëdha hekurudhore me rëndësi globale që lidhin europën me Azinë e largme, etj;

c) një nga parimet bazë që do të ndiqet është parimi i evitimit të projekteve dhe objektivave që nuk janë në funksion të interesit kombëtar, gjegjësisht interesit të Kosovës, siç mund të jetë konkurrimi i panevojshëm i Rrugës së Kombit nga plani i ndërtimit të autostradës Prishtinë – Shkup. Për këtë arsye konsiderojmë se autostrada në drejtim të Shkupit duhet të përfundojë në ferizaj me një rrethrrotullim modern dhe të vazhdojë në drejtim të gjilanit. Kurse, pjesa tjetër drejt hanit të elezit, duhet të zgjerohet dhe të jetë brenda standardeve ndërkombtare rrugore.

Kjo duhet të ndodhë për arsye ekonomike, strategjike në interes të qytetarëve të Anamoravës, luginës së Preshevës dhe më gjërë në një anë, si dhe valorizimit të Rrugës së Kombit dhe porteve të shqipërisë në anën tjetër;

d) Do të lidhim me hekurudhë resorin e skijimit të brezovicës me Prishtinën dhe Aeroportin e Prishtinës, me qëllim të shkurtimit të kohës për qasjen e turistëve të jashtëm në resorin turistik të brezovicës;

e) synimi ynë bashkë me shqipërinë, mbetet kërkimi i investitorëve globalë për krijimin e hekurudhës Xërxë – Porti i durrësit dhe Porti i Shëngjinit. Kostoja për ndërtimin e një

25

Page 26: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

kilometri të hekurudhës sipërfaqësore ndryshon varësisht kompleksitetit të terrenit, kostos së shpronësimit, kostos së sinjalizimit, ndërtimit të stacioneve etj. Pa këto shpenzime, vlerësohet se kostoja për një kilometër të hekurudhës sipërfaqësore dytrakëshe është mbi 3 milionë euro;

f) Do të ndërtojmë rrugën Prizren – tetovë, për të krijuar përfitime ekonomike dhe lidhje më të mirë në mes dy vendeve.

i.7. buJqësiA Dhe tuRiZMi, vetëPunësIm dhe uLje ImPOrtesh

a) AKR NË KRYe tË qeVeRIsË do t’i ndërtojë sistemet e përbashkëta bujqësore dhe turistike Kosovë-Shqipëri që do të krijojnë sinergji në mes dy vendeve në këto fusha. Me këtë do të bëhet e mundur që qytetarët e të dyja vendeve të shijojnë turizmin veror dhe dimëror, si dhe të konsumojnë pemë dhe perime të freskëta, gjatë 12 muajve të vitit;

b) AKR NË KRYe tË qeVeRIsË do ta realizojë projektin “lepenci”. Ky projekt paraqet fazën e dytë të projektit kompleks “ibër-lepenc”, e cila fazë nuk është realizuar deri më tani. Me realizimin e këtij projekti do të mundësohet furnizimi me ujë të pijes për popullatën, ujitja e tokave bujqësore, prodhimi i energjisë elektrike etj. Krahas furnizimit me ujë të industrisë, vendbanimeve dhe bujqësisë, me këtë projekt, gjithashtu zgjidhet edhe çështja e mbrojtjes nga vërshimet dhe kullimi i tokave bujqësore;

c) në ekonominë tonë, bujqësia kontribuon me një vlerë të konsiderueshme të shtuar përkundër vështirësive të vazhdueshme dhe mospërkrahjes institucionale. ne me politikat tona do ta mbrojmë tokën bujqësore nga zhvillimet degraduese jobujqësore. ne do të zhvillojmë sistemet e ujitjes së tokës bujqësore. Ne garantojmë se do të gjejmë mekanizmat më të përshtatshëm për mbështetjen e fermerëve qoftë me qasje të volitshme në tregun financiar, me ngritje të kapaciteteve edukative, apo edhe me mbështetje teknike. Përkujdesje e njejtë do të ofrohet edhe për sektorin e turizmit. në këtë drejtim do të shtjerrim të gjitha mundësitë që edhe paratë e grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve në pronësi shoqërore të vihen në funksion të gjenerimit të vendeve të punës. synojmë, gjithashtu zhvillimin e ujëvares së Mirushës në një atraksion turistik të Kosovës dhe me gjerë në rajon;

d) Pra, bujqësia dhe në përgjithësi agrobiznesi ka qenë, është dhe do të mbetet sektor i rëndësisë së veçantë dhe sferë ku ka ende shumë hapësirë për rritje të produktivitetit dhe përparësi krahasuese me vendet e rajonit. Vizioni ynë është bujqësia me një rol më të madh në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit dhe në sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme për fermerët tanë;

e) Do t’i zbusim barrierat financiare, duke alokuar më shumë fonde për bujqësi dhe duke përmirësuar kushtet e huamarrjes për prodhues bujqësorë. Do të subvencionojmë prokurimin e farës, çmimin e plehrave, lëndës djegëse e çdo gjë që ka lidhshmëri me tvsh, doganat, akcizat dhe prodhimtaritë bujqësore;

f) AKR në KRYe të qeveRisë do të mundësojë krijimin e qendrave ri-trajnuese të djemve dhe vajzave që kanë kryer shkollimin profesional bujqësor, të cilët më vonë do të hartojnë

26

Page 27: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

projekte personale për çdo familje. Këto projekte do të synojnë punësimin e të papunëve të atyre familjeve duke shfrytëzuar fondin e tokave që ajo familje posedon; Projektet do të paraqiten për financime apo mbështetje në banka sipas një koncepti gjithëpërfshirës të platformave agroushqimore, etj.

g) Do të ofrojmë çmime të garantuara për prodhime bujqësore me synim të rritjes së incentivave të fermerëve për t’u marrë me bujqësi, si dhe të stabilizimit të të ardhurave të fermerëve, duke i mbrojtur ata nga lëkundjet eventuale të çmimeve në treg; gjetjes së mekanizmave më të përshtatshëm për mbrojtjen e prodhuesve bujqësorë nga konkurrenca e pandershme e prodhuesve të subvencionuar nga rajoni, por pa vendosur barriera në qarkullimin e lirë të mallrave; mbështetjes së procesimit të avancuar të prodhimeve bujqësore brenda vendit në mënyrë që vlera e shtuar e gjeneruar nga fuqia punëtore e Kosovës të rritet;

h) Do të krijojmë Fondin për mbrojtje nga katastrofat natyrore me qëllim të mbrojtjes së bujqësisë nga fatkeqësitë eventuale natyrore. në bashkëpunim me bankën qendrore kompanitë e sigurimit do të inkurajohen të bëjnë futjen në treg të produktit të sigurimit të kulturave bujqësore. Këto dy mekanizma do të mundësojnë rritjen e sigurisë së investimeve dhe rrjedhimisht nxitjen e zhvillimit të bujqësisë dhe rritjen e punësimit;

i) Do ta mbështesim rritjen e aftësisë konkurruese të prodhuesve vendor përmes edukimit profesional. AKR Në KRye të qeveRiSë do të hapë fakultete dhe laboratore bujqësore në tri qendra të Kosovës. Me këtë edhe do t’i rrisim shanset e të rinjëve për të gjetur vende të punës. Përmes ngritjes së platformave të fuqishme agroekonomike do të mbështesim koncentrimin e prodhimit bujqësor dhe krijimin e vendeve të punës;

j) Do ta ngrisim dhe mbrojmë kualitetin dhe standardet e prodhimeve bujqësore me çka do të përforcohet mbrojtja e konsumatorëve, do të rritet besueshmëria e konsumatorëve në prodhimet vendore dhe po ashtu do të përmirësohet rejtingu në tregun ndërkombëtar;

k) Do të bashkëpunojmë ngushtë me shoqatat që përfaqësojnë interesat e fermerëve dhe mbështesim hapat për koordinimin e aktiviteteve të tyre, si dhe identifikimin dhe implementimin e fushave për zhvillim të turizmit agrar, dhe negocimin serioz të lehtësirave për plasman të prodhimeve kosovare në tregun e bashkimit evropian, sidomos në tregun e prodhimeve të mishit dhe bioprodukteve;

l) Përveç mbështetjes së realizimit të projektit madhor të turizmit dimëror, e jo vetëm, në kuadër të kompleksit të brezovicës, ne do të përkrahim investimet tjera infrastrukturore në nivel qendor dhe lokal për ta lehtësuar shfrytëzimin e resurseve turistike në Kosovë, si dhe krijimin e zinxhirit të bashkëpunimit, koordinimit dhe promovimit në mes të destinacioneve turistike, objekteve të trashëgimisë kulturore, turistëve & vizitorëve, si dhe operatorëve ekonomikë. një aspekt i veçantë i turizmit, që do të gjejë mbështetje nga qeveria e udhëhequr nga AKR, është i ashtuquajturi ‘turizmi kulturor’;

m) AKR në KRYe të qeveRisë po ashtu premton tretman kualitativ të industrisë së përpunimit të drurit. të vetëdijshëm për potencialin e madh dhe traditën kosovare në industrinë e përpunimit të drurit, ne do të sigurojmë ambient të volitshëm për prodhuesit vendorë, duke garantuar në të njëjtën kohë baraspeshën ekologjike. Këtë do ta arrijmë përmes ripyllëzimit të pyjeve të vendit;

27

Page 28: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

n) AKR në KRYe të qeveRisë që nga viti 2007 posedon programin për implementimin e dy platformave agroekonomike, ku do të krijohen kushtet për funksionalizimin e qarkut të mbyllur zinxhiror duke filluar nga fermeri i vogël privat e deri tek prodhimi final i certifikuar dhe i gatshëm për t’u realizuar. Këto dy platforma agroekonomike do të krijohen nga investimet e përbashkëta të agjencioneve komunale, apo private (pronari i sipërfaqes më të gjerë të tokës), me investitorin vendor apo të huaj (ai që investon në ngritjen e infrastrukturës së grumbullimit, procesimitt dhe distribuimit). Këtu prapë vjen në pyetje domosdoshmëria e ekzistencës së brendeve të njohura globalisht. Këto dy platforma agroekonomike do të krijonin shumë mundësi punësimi, reduktimin e importit, rritjen e eksportit, pjesëmarrjen e prodhimeve tona në rrjetin global, rritjen e vetëdijes mbi kushtet higjieno-sanitare dhe përfundimisht krijimin e mundësive të mëdha të punësimit direkt dhe indirekt (diku nga 70.000 vende të punës për një platformë), ashtu siç është përshkruar detajisht edhe në programin e AKR në KRYe të qeveRisë-së të vitit 2007.

i.8. PRivAtiZiMi si buRiM ZhvilliMi Dhe PunësiMia) Akr në krye të qeverIsë do të ketë një qasje tjetër ndaj privatizimit, e cila do të jetë

në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Do ta hartojmë rregulloren e re që mundëson transferimin e aseteve vetëm tek ata që kanë një plan-program për zhvillimin e ndërmarrjes së privatizuar, si dhe do të bëjmë vlerësimin e ndërmarrjeve para se të privatizohen;

b) në programin e AKR në KRYe të qeveRisë-së, parashihet që AKP të ngrijë menjëherë punën e saj dhe me formimin e qeverisë së re do të shuhet definitivisht, gjegjësisht do të transferohet në Agjencionin e Participimeve Kombëtare. Agjencioni i Participimeve Kombëtare do të shfrytëzojë të gjitha asetet si instrument për krijimin e PPP-ve me investitorët potencialë, duke mundësuar realizimin e idesë së privatizimit në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

i.9. ZonAt eKonoMiKe, gjenerAtOrë të PunësImIt

a) AKR në KRYe të qeveRisë vazhdon me plotësimin dhe implementimin e programit të vet ekonomik që nga viti 2007. Krijimi i zonave të lira ekonomike, të parqeve industriale, parqeve teknologjike dhe inkubatorëve të biznesit mbetet si synim permanent. Zonat e lira ekonomike paraqesin një fenomen të ri të ekonomizimit në kuadër të territorit të Kosovës, me metodologji dhe norma ndryshe nga ekzistuesja. Këto zona të lira nuk paraqesin vetëm përparësi dhe lehtësira në fillimin dhe krijimin e veprimtarive ekonomike, shkarkimin nga taksat doganore, thjeshtësimin e fillimit të biznesit etj., por edhe lehtësira për të gjithë qytetarët që jetojnë dhe veprojnë në kuadër të këtyre zonave të lira ekonomike, duke pasur mundësi që mallrat e prodhuara brenda këtyre zonave t’i blejnë pa ngarkesa tatimore.

28

Page 29: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

veprimtaritë e lira në zonat ekonomike do të zhvillohen sipas rregullave dhe normave të ekonomisë së tregut për zonat e lira ekonomike. Zonat e lira ekonomike do të zhvillohen deri në atë nivel sa të bëhen qendra ku do të instalohen institucionet bankare për shkak të lehtësirave për zhvillimin e aktiviteteve të tyre, gjegjësisht mundësitë e zhvillimit të produkteve biznesore të tyre, si p.sh. mundësia e mbajtjes së lirë financiare (freehold) dhe ruajtja e konfidencialitetit. bankat e krijuara brenda zonës së lirë ekonomike do të marrin në depozitë çdo para që prejardhjen e tyre e kanë së paku nëpërmjet një banke të njohur ndërkombtarisht, e cila posedon edhe departamentin juridik. bankat e krijuara në zonën e lirë ekonomike do të funksionojnë me një rregullore të posaçme të bqK-së, e cila i garanton këto që u lartcekën;

b) qeveria e udhëhequr nga AKR do të bëjë evidentimin e të gjithë stokut ekzistues të objekteve komerciale që janë në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore, si për shembull depotë e ndryshme, hapësirat tregtare etj.. Kjo do të bëhet me qëllim që disa nga këto asete që janë adekuate, të hiqen nga procesi i privatizimit dhe të përdoren për nxitje të investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm duke ua dhënë në shfrytëzim me kushte të volitshme financiare. Ky orientim i yni besojmë fuqimisht që do të jetë me interes të jashtëzakonshëm për investitorët, pasi që këto asete zakonisht kanë qasje të mirë në infrastrukturë fizike dhe me investime jo të mëdha do të mund të përdoren për aktivitete afariste. Duke futur në përdorim ndërtesat ekzistuese do të kurseheshin mjete financiare në mënyrë që ato mjete të investohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në prodhim dhe në anën tjetër do të ruhej dhe përdorej toka bujqësore e ndërtimore në mënyrë më racionale;

c) AKR NË KRYe tË qeVeRIsË me krijimin e zonës së lirë ekonomike në Mitrovicë si tërësi, synon zhvillimin e veprimtarive prodhuese dhe shërbyese, që nënkupton punësim pa dallim etnie, që është elementi më i qëndrueshëm i zhvendosjes së interesit nga rrafshi politik në atë ekonomik dhe të mirëqenies.

i.10. RefoRMA RRënJësoRe e sektOrIt PuBLIk të kOsOvës

a) AKR në KRYe të qeveRisë do të angazhohet për një reformë të shumanshme të sektorit publik, duke përfshirë reformimin e sistemit të qeverisjes së ndërmarrjeve publike, agjencioneve, zyrave dhe organeve të pavarura, si: AKP, ZRre, ZRruM, ARKeP, oshP, KPMM etj;

b) Agjencitë e pavarura duhet të konsultohen me qeverinë para marrjes së vendimeve kyçe si për tarifat, mbrojtjen e konkurrencës së lirë, mosdiskriminimit, trajtimit të barabartë të palëve etj.;

c) eliminimi i dyfishimit institucional tek agjencitë dhe departamentet, tek të cilat ekziston paqartësi në mandatin e tyre dhe që krijojnë kosto shtesë të panevojshme për financimin e punës së tyre. Kuadri ekzistues në institucione duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë për të qenë në gjendje t’i plotësojë kërkesat institucionale dhe të tregut të punës;

29

Page 30: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

d) sa i përket qeverisjes Korporative të Ndërmarrjeve Publike, Akr në krye të qeverIsë garanton depolitizimin e bordeve të ndërmarrjeve publike, me qëllim që të rritet efikasiteti i tyre nëpërmes rritjes së profesionalizmit;

e) AKR në KRYe të qeveRisë, gjithashtu do të bëjë të mundur që ndërmarrjet publike të monitorohen në mënyrë më efikase nga dikasteret respektive qeveritare, e jo siç është tani nga një njësi qendrore, e cila nuk ka ekspertizë të mjaftueshme specifike për ndërmarrjet e caktuara dhe kornizë të qartë të autorizimeve dhe përgjegjësive mbi këto nP;

f) njëkohësisht, AKR në KRYe të qeveRisë është në favor të forcimit të sistemit të qeverisjes korporative të ndërmarrjeve publike në Kosovë, në mënyrë që ato të qeverisen në përputhje me standardet ndërkombëtare të qeverisjes korporative.

i.11. DiAsPoRA, AKtive PolitiKisht dhe ekOnOmIkIsht në kOsOvë

AKR në KRYe të qeveRisë do t’i realizojë këto objektiva në interes të diasporës:

a) Promovimin dhe avancimin e të drejtave politike dhe sociale të diasporës sipas një qasjeje gjithëpërfshirëse me diasporën e Republikës së shqipërisë;

b) integrimin e pjesëtarëve të diasporës në shtetet ku jetojnë dhe lehtësimin e përfshirjes së diasporës në zhvillimin socio-ekonomik;

c) Avancimin e pozitës së diasporës në vendimmarrje;

d) Ruajtjen e identitetit kombëtar, gjuhës, kulturës dhe traditës së vendit të origjinës;

e) Krijimin e kushteve dhe mundësive më të mira për një treg të favorshëm për hapjen e bizneseve të reja nga diaspora në Kosovë;

f) Potencim i unionit të sapothemeluar të bizneseve të Diasporës;

g) Krijimin e Komitetit për Diasporë, i cili do të përkujdeset për realizimin e interesave të saj.

i.12. infRAstRuKtuRA PubliKe Dhe shërBImet kOmunALe sI BurIm PunësImI

AKR në KRYe të qeveRisë garanton qё infrastruktura e Kosovës do të modernizohet me standarde evropiane. ne do të investojmë në të gjitha pjesët e Kosovës pa dallim. Me këtë përcaktim, AKR në KRYe të qeveRisë synon një ndërlidhje më të ngushtë në mes të infrastrukturës dhe shërbimeve përkatëse komunale. në veçanti AKR në KRYe të qeveRisë garanton punë në transportin rrugor, telekomunikacion, aeroporte, hekurudha, menaxhimin e ujit, menaxhimin e mbeturinave dhe ambientit dhe investimet e modernizimet përkatëse në qytete dhe fshatra.

30

Page 31: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

i.12.1. tRAnsPoRti RRugoR

AKR në KRYe të qeveRisë trajton transportin rrugor si arteriet e Kosovës dhe qëllimi ynë është që këto arterie të jenë funksionale dhe të standardeve që e meriton një shtet evropian. AKR NË KRye të qeveRiSë konsideron se procedura dhe taksa për homologimin e automjeteve është e paarsyeshme nga këndvështrimi i mbrotjes së shëndetit publik. Kjo nënkupton që AKR NË KRYe tË qeVeRIsË do ta heq kërkesën për realizimin e procedurës së homologimit dhe pagesës së saj. Rrugët e Kosovës luajnë rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e saj ekonomik, dhe ne do t’i kushtojmë një rol të veçantë, duke marrë parasysh vëllimin e mjeteve transportuese. lidhjen rrugore me rrjetin evropian e konsiderojmë shumë të rëndësishëm, përkatësisht ndërtimin e autostradave Mitrovicë – Prizren dhe asaj që lidh Prishtinën me luginën e Preshevës, duke shkuar në drejtim të ferizajt me një rrethrrotullim modern në drejtim të gjilanit.

Për AKR në KRYe të qeveRisë-në rrugët urbane dhe ndërurbane kanë rëndësi shumë-dimensionale dhe ne do të investojmë në këto rrugë në mënyrë më transparente. Për shembull, kualiteti i ulët i rrugëve nga punuesit e sektorit privat do të rezultojë në përgjegjësi për neglizhencë për bizneset jo etike. në veçanti, rëndësi luajnë ndriçimi adekuat i rrugëve, semaforët, shenjat e komunikacionit, harmonizimi i rrugëve me ambientin hapësinor, meremetimi apo ndërtimi i rrugëve që ndërlidhin fshatrat me qytetet, ndërtimin dhe materializimin e koncesioneve për veprimtaritë paralele rrugore (motelet, pompat e karburanteve, restoranteve dhe qendrave rekreative) etj..

i.12.2. teLekOmunIkACIOnI

AKR në KRYe të qeveRisë do të ndërtojë një infrastrukturë moderne në telekomunikim, jo vetëm në vendet urbane, por edhe në ato rurale. qasja në internet dhe shërbimet tjera postale janë më se të nevojshme edhe në shkollat që gjenden në vendet rurale, si dhe për popullatën që jeton në ato vende, komunikacioni me internet me botën e jashtme është më se i duhur. brenda katër viteve të para të qeverisjes, AKR në KRYe të qeveRisë do të realizojë lidhjen e shumicës së shtëpive në Kosovë me fibër që do të mundësojë shërbime të palimituara të internetit.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton përmirësimin e shërbimeve tjera postale në Kosovë, sidomos në adresimin korrekt dhe final të vendbanimeve me qëllim që posta të arrijë deri në destinacionin e saj.

AKR në KRYe të qeveRisë, po ashtu angazhohet për privatizim të pjesërishëm të PtK-së dhe për një liberalizim më të madh të tregut.

i.12.3. AeRoPoRtet

AKR në KRYe të qeveRisë do të bëjë të mundur shfrytëzimin e aeroportit të gjakovës për nevoja cargo.

ne do t’i krijojmë kushtet gjatë dy viteve të para të qeverisjes për formimin e kompanisë së aviacionit të evropës Juglindore, e cila do të funksionojë me një model të aviacionit skandinav, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Aeroplanët e kompanisë do të jenë të alokuar në këto tri vende. Agjencia e Participimeve do të jetë pjesëmarrëse në projekt.

31

Page 32: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

i.12.4. heKuRuDhA

AKR në KRYe të qeveRisë do të hartojë ligjin mbi hekurudhat dhe menjëherë do të fillojë me rivitalizimin e rrjetit hekurudhor. në katër vitet e para të qeverisjes do të bëjmë elektrifikimin e hekurudhave dhe vendosjen e të gjitha sinjaleve përcjellëse që të mund të kontrollohen nga qendra. sidomos do të investojmë në linjën veri-jug, që lidh Kosovën me be-në. ne i japim prioritet shfrytëzimit hekurudhor për transportin e mallrave.

i.13. PunA Dhe shëRbiMet PubliKeAKR Në KRye të qeveRiSë do të themelojë një rrjet të ri të nxitjes së punësimit dhe përkujdesjes sociale

AKR në KRYe të qeveRisë është shumë e vetëdijshme për rëndësinë që ka vendi i punës për mirëqenien dhe dinjitetin e secilit individ dhe secilës familje. Reduktimi domethënës i numrit të të papunëve është prioriteti më i lartë i yni, prioritet ky në shërbim të të cilit do të vihen të gjitha politikat, angazhimet dhe kapacitetet e Kosovës në përgjithësi dhe tonat në veçanti. objektivat tona drejtohen në ofertën e punës, në kërkesën për punë dhe në vet mekanizimin e tregut të punës.

Në ofertën e punës do të ndikojmë si me politika aktive, ashtu edhe me ato pasive. ndihmat për të papunët do t’i dizajnojmë në atë mënyrë që ato të ofrojnë mbrojtje të punëtorëve nga papunësia eventuale, por do ta kufizojmë periudhën e beneficioneve në mënyrë që të mos shkatërrojnë interesimin e të papunëve për të kërkuar punë aktivisht. në ato raste kur shanset për riaktivizim në tregun e punës janë minimale për shkak të moshës së shtyrë, apo mungesës së kualifikimeve të kërkuara, do të shqyrtojmë edhe mekanizmat për pensionim të parakohshëm. Kjo do të na e lehtësojë fokusimin në ata të papunë të cilët mund të rikualifikohen me sukses.

Sistemi i edukimit do të modifikohet në mënyrë që të ecë në harmoni me kërkesat e tregut dhe përshtatjet strukturore të ekonomisë. Do të punohet ngushtë me shoqatat e punëdhënësve të Kosovës, komunitetin joqeveritar dhe me agjencione e institucione ndërkombëtare si banka botërore, unDP, etf, ilo e të ngjashme, me synim të rritjes së aftësisë së punëkërkuesve për të gjetur punë. Këto aktivitete, sidomos do t’i drejtojmë në aftësimin profesional të të rinjve si në zonat urbane ashtu edhe rurale.

Angazhimi në përmirësimin e ofertës së punës nuk do të ishte komplet pa e përmirësuar edhe kërkesën për punë. Me politikat tona aktive do t’i mbështesim financiarisht bizneset që absorbojnë punëkërkues, e sidomos për rastet e të papunëve afatgjatë. në fushën e infrastrukturës garantojmë vende të punës përmes projekteve të investimeve publike, apo partneriteteve me sektorin privat.

në vetë tregun e punës synojmë fuqizimin e zyrave për punësim në mënyrë që të shërbejnë si ndërmjetës të mirëfilltë mes ofertës dhe kërkesës për punë. Do t’i pajisim zyrat për punësim me baza të të dhënave ku punëdhënësit do të informoheshin vetë me vendet e hapura të punës, kurse punëdhënësve do t’u ofrohet qasje në informatat mbi disponueshmërinë dhe kualifikimet e punëkërkuesve. Do të gjejmë mekanizma që e ngrisin mobilitetin e fuqisë punëtore brenda Kosovës.

32

Page 33: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

tregun e punës do ta liberalizojmë, me çka do ta ulim koston e punësimit për punëdhënës. Do ta rishikojmë dhe kompletojmë legjislacionin primar dhe sekondar që rregullon funksionimin e tregut të punës, të drejtat dhe obligimet e punëdhënësve dhe punëmarrësve. Do ta sigurojmë futjen e kontratave të punës si mekanizëm standard i rregullimit të marrëdhënieve punëmarrës-punëdhënës.

një segment tjetër me rëndësi të madhe për AKR në KRYe të qeveRisë-në është edhe gjetja e mundësive për lehtësim të përkohshëm të tregut të punës përmes aranzhimeve me ato vende që përballen me mungesë të fuqisë punëtore (evropa perëndimore, lindja e Afërt).

Me ato vende që po shënojnë ritme negative të shtimit të popullatës do të gjejmë ato fusha ekonomike ku mungesa me fuqi punëtore do të plotësohej me punëkërkues kosovarë. Kjo do ta lehtësojë buxhetin tonë duke zvogëluar shpenzimet për mbështetje të të papunëve, do të gjenerojë të hyra për familjet e punëtorëve, të cilat pastaj do të nxisnin kërkesën për mallra vendore tek ne. në afat të gjatë benefiti shtesë do të manifestohet në materializimin e shkathtësive të fituara në vendet e huaja dhe të kapitalit të akumuluar përmes investimeve në Kosovë të punëtorëve të kthyer.

Po ashtu, AKR në KRYe të qeveRisë do të dalë me ofertë serioze për diasporën tonë, të bindur se do t’i bindim ata të investojnë punën dhe dijen e tyre në shërbim të ngritjes së mirëqenies së tyre dhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Me politikat tona ofrojmë ulje të shpejtë të normës së papunësisë kah punësimi i plotë i punëkërkuesve aktivë duke lehtësuar kështu edhe buxhetin e vendit nga shpenzimet për mirëqenien shoqërore. Kjo do të na mundësojë që ta rrisim mbështetjen për shtresat më të varfëra të shoqërisë dhe për ato kategori që nuk posedojnë me potencial për gjenerim vetanak të të ardhurave. tretman të veçantë ofrojmë për familjet e invalidëve dhe dëshmorëve të luftës çlirimtare, të cilëve do t’u ofrohet mbështetje në secilin aspekt, duke filluar nga të ardhura që mjaftojnë për një jetë me dinjitet, mbulim i shpenzimeve të edukimit të fëmijëve në të gjitha nivelet, mbulim i shpenzimeve për shëndetësi, dhe përfshirje aktive në masat për aftësim profesional.

AKR në KRYe të qeveRisë zotohet se nuk do ta lejojë poshtërimin e mëtejmë të pensionistëve të Kosovës. Ata do të gëzojnë vendin e tyre të merituar në shoqërinë kosovare. sistemi i pensioneve bazë do të modifikohet në favor të diferencimit të atyre pensionistëve që kanë kontribuar rregullisht në fondin pensional. Fuqimisht do të insistojmë që mjetet e derdhura në këto fonde t’i kthehen kontribuesve.

33

Page 34: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të
Page 35: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ii. ARsiMi, KultuRA, rInIA dhe sPOrtI

Page 36: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ii.1. shoqëRi e bAZuAR në DiJe Kosova posedon një ndër pasuritë më të çmuara në botë – rininë dhe përkushtimi për ofrimin e mundësive më të mira për edukim dhe perspektivë në karrierë, garanton ta shndërrojë atë në energji pozitive dhe zhvilluese për vendin tonë. AKR në KRYe të qeveRisë konsideron edukimin si ndër sektorët me prioritet parësor, prandaj edhe vizioni i AKR në KRYe të qeveRisë-së për shoqërinë kosovare është ta shndërrojë atë në shoqëRi të bAZuAR në DiJe.

AKR në KRYe të qeveRisë e konsideron edukimin në Kosovë si: faktor të stabilitetit shoqëror dhe avancimit të demokracisë; proces të ngritjes së përgjegjësisë tek qytetarët; proces për përmirësimin e standardit dhe kualitetit të jetës; parakusht direkt për zhvillimin ekonomik dhe zvogëlimin e varfërisë; mundësi për parandalimin e punës informale; parandalim të shfrytëzimit të fëmijëve si fuqi punëtore; parandalim të trafikimit; mundësi për përmirësimin e shëndetit dhe parandalimit të shpërndarjes së sëmundjeve ngjitëse; mënyrë për vetëdijësimin e qytetarëve për kujdesin ndaj mjedisit dhe natyrës, etj.

sipas AKR në KRYe të qeveRisë-së, ndër parakushtet kryesore për ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë të edukimit është harmonizimi i planeve dhe veprimeve në nivelet e ndryshme të arsimit, duke koordinuar veprimtaritë në të gjitha nivelet që do të garantonte konsistencë në cilësi të edukimit. ne përkrahim një decentralizim më të madh në arsim dhe rritjen e autonomisë së këtyre institucioneve, por gjithnjë duke ndërtuar mekanizma për mbikëqyrjen dhe kontrollin e autonomisë.

• Niveli parashkollor – “Super fillimi”- që fëmijët tanë të kenë fillimin më të mirë të mundshëm në edukim, duhet përkrahur zhvillimin e tyre qysh nga niveli parashkollor. AKR në KRYe të qeveRisë përkrah përmirësimin e cilësisë dhe infrastrukturës bazë të këtyre institucioneve dhe ndër tjera do të bëjë: ndërtimin dhe hapjen e institucioneve parashkollore në numër të mjaftueshëm; rritjen e numrit të fëmijëve në programe parashkollore; vijimin e obligueshëm që nga mosha 3 vjeçare për të ndikuar në socializimin e tyre; përcaktimin e rregullave të qarta për licencimin e institucioneve parashkollore private; shtimin e kuadrove të kualifikuara për të punuar në këto institucione; si dhe inspektimin e vazhdueshëm të punës së institucioneve publike dhe private parashkollore.

ne angazhohemi, gjithashtu edhe për përmirësimin e vetë programit që duhet zhvilluar në këto institucione dhe parashohim: mësimin e hershëm dhe ofrimin e shërbimeve të kujdesit maksimal ndaj fëmijëve; fillimin e mësimit të hershëm të gjuhëve të huaja; programin e pasur sportiv dhe kulturor; si dhe kujdesin e posaçëm ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara.

ne garantojmë depolitizimin absolut të sistemit të edukimit në të gjitha nivelet në Kosovë, duke përkrahur dhe mbështetur vlerat profesionale dhe duke siguruar zbatimin e plotë të etikës profesionale nëpër institucionet e arsimit.

36

Page 37: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ii.2. niveli i ARsiMit filloR – “gJithëPëRfshiRJe-MunDësi e bARAbARtë”

AKR në KRYe të qeveRisë me gjithëpërfshirjen e fëmijëve në nivelin e arsimit fillor nënkupton ofrimin e mundësisë së barabartë të shkollimit për të gjithë fëmijët e Kosovës, pa marrë parasysh dallimet, qoftë sociale, etnike apo vendet ku ata jetojnë.

AKR në KRYe të qeveRisë premton se jo vetëm që do t’i sjellë të gjithë fëmijët në shkolla, por do t’ua ndërtojë dhe sjellë shkollat fëmijëve edhe në viset më rurale. ne do të punojmë drejt plotësimit dhe përmirësimit të infrastrukturës së shkollave fillore dhe përmirësimit të cilësisë dhe kualitetit të mësimit, me qëllim të rritjes së suksesit tek fëmijët.

ne do të bëjmë rishikimin e të gjitha planprogrameve të reja duke ia përshtatur nevojave aktuale të Kosovës dhe fëmijëve tanë dhe sidomos do të bëhet rishikimi dhe reformimi i planprogrameve të kontestuara nga ekspertë të ndryshëm.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton zvogëlimin e numrit të nxënësve nëpër klasa deri në 25 persona, duke krijuar hapësirë të mjaftueshme për secilin nxënës dhe gjithashtu, do të ofrojë programin e mësimit në shtëpi ose spital për fëmijë, të cilët për shkaqe shëndetësore nuk mund të jenë të pranishëm në shkollë, edhe pse janë të regjistruar.

AKR në KRYe të qeveRisë do të punojë drejt integrimit të fëmijëve “viktima” të mërgimit në shkolla, si dhe do të shkollojë, edukojë dhe mbështetë fëmijët e rrugës dhe familjet e tyre, me ç’rast do të realizohet eliminimi i plotë i punës së fëmijëve në Kosovë. Për këtë proces është e domosdoshme edhe ndihma e profesionistëve, prandaj ne do t’i rikthejmë pedagogët dhe psikologët nëpër shkolla.

Do të sigurohet realizimi i ligjit ekzistues për sigurimin e librave shkollorë dhe uniformave për të gjithë fëmijët, kurse për të ngritur vetëdijen e fëmijëve për të drejtat e tyre do të krijohet një program i veçantë, ashtu sikurse edhe për mësimin e gjuhëve të huaja, duke e shndërruar atë në argëtim.

ii.3. niveli i ARsiMit të MesëM – “e ARDhMe PëR të gJithë”

ndër objektivat kryesore të AKR në KRYe të qeveRisë-së në sferën e edukimit është që arsimi i mesëm (nga mosha 15 -18 vjeçare) të shndërrohet në edukim të obligueshëm. në anën tjetër, AKR në KRYe të qeveRisë merr obligim edhe përmirësimin e jetës kulturore dhe shoqërore, me ç’rast do të ndërtojë infrastrukturë përkrahëse si, qendra kulturore, rinore, rekreative-sportive etj.

Akr në krye të qeverIsë do t’i furnizojë me kompjuterë të gjitha shkollat e mesme dhe do të sigurojë qasje në internet, me qëllim të aftësimit të nxënësve nga të gjitha viset e Kosovës për shfrytëzimin e kompjuterëve dhe burimeve të nevojshme për ata.

37

Page 38: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

Do të krijohen programe për drejtime të ndryshme profesionale, gjegjësisht forcimi dhe avancimi i shkollave profesionale të profileve të ndryshme, duke iu përshtatur nevojave të tregut të punës, si dhe programe të veçanta për zanate të specializuara në viset rurale, me qëllim të përgatitjes së të rinjve për t’u bërë bartës të zhvillimeve në ato vise, si dhe parandalimin e zhvendosjes së tyre nëpër qendra të tjera; AKR në KRYe të qeveRisë premton bursa për nxënës të shkëlqyeshëm, me qëllim të nxitjes së përmirësimit të kualitetit të përgjithshëm dhe krijimin e një programi të posaçëm për identifikimin, vëzhgimin, përcjelljen dhe përkrahjen e nxënësve të talentuar, për t’i ndihmuar Kosovës. AKR në KRYe të qeveRisë, gjithashtu do të mundësojë që në të gjitha shkollat e mesme nxënësit të ndjekin lëndën e ndërmarrësisë në mënyrë që të inkurajohen për themelimin e ndërmarrjeve të tyre ekonomike. e një rëndësie të veçantë është mbështetja për krijimin dhe forcimin e infrastrukturës institucionale për certifikimin e profesionistëve të profileve të ndryshme në përputhje me standardet evropiane, të cilët do ta zhvillojnë më tutje këtë sistem me gjeneratat e reja për nevojat e shoqërisë dhe ekonomisë sonë.

Për t’i ndihmuar dhe orientuar të rinjtë në vendosje për karrierën e tyre, do të krijohen zyra për zhvillimin e karrierës. gjithashtu, AKR në KRYe të qeveRisë siguron lehtësime të ndryshme për nxënës në shërbimet publike si mjete të transportit publik, bileta dhe sfera të tjera.

ii.4. niveli i ARsiMit të lARtë – “PJesë e botës” AKR në KRYe të qeveRisë do të trajtojë dy çështjet kryesore në kuadër të arsimit të lartë që sigurojnë funksionim më të mirë të tij, e këto janë përmirësimi i gjendjes së rëndë në Universitetin e Prishtinës dhe çështja e arsimit të lartë privat. Prioritet në këtë drejtim është sigurimi i kualitetit dhe cilësisë në mësim si dhe kontrollimi i numrit të universiteteve private që funksionojnë, përmes funksionalizimit të Agjencisë për Akreditim dhe Kontroll të Kualitetit të cilësisë në arsimin e lartë.

AKR në KRYe të qeveRisë do të ndërmarrë një varg masash dhe veprimesh për stabilizimin dhe krijimin e qëndrueshmërisë në arsim të lartë, si përmes përmirësimit të infrastrukturës, kushteve për mësimdhënës dhe kushteve për studentë.

ne mbështesim dhënien e një autonomie financiare më të madhe për universitetin publik të Prishtinës dhe njësive akademike, si mekanizëm për sigurimin e vetqëndrueshmërisë dhe orientimit të mjeteve në drejtim të konkurrencës me institucionet private.

AKR në KRYe të qeveRisë, fillimisht do ta bëjë vlerësimin e hollësishëm të gjendjes së arsimit të lartë në Kosovë, me qëllim të identifikimit të nevojave dhe përcaktimit të politikave për zhvillimin e një strategjie për riorganizimin e universitetit, duke e ndarë atë në disa qendra universitare të vogla nëpër regjione të ndryshme të Kosovës, varësisht prej afiniteteve dhe traditës që ekziston në këto qendra. Do të formohen katedra të studimeve nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së traditës së deritanishme dhe avantazheve që ofrojnë këto vende: në ferizaj do të vendoset shkolla e lartë e turizmit dhe Gastronomisë; në gjilan – Katedra e bujqësisë; në Prizren – Katedra e etnokulturës dhe Artizanatit; në gjakovë – Katedra e Pedagogjisë dhe mësuesisë; në Pejë – Katedra e Arteve të bukura (ku do të hapet edhe muzeu i arteve të piktorit ibrahim Kodra) dhe në mitrovicë – Katedra e diplomacisë.

38

Page 39: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ne do të punojmë drejt përmirësimit të kualitetit dhe cilësisë së mësimdhënies, duke zbatuar në mënyrë të mirëfilltë Deklaratën e bolonjës dhe do të promovojmë përfshirjen maksimale të mësimit interaktiv për studentë dhe komponentit të praktikës, hulumtimit dhe kreativitetit.

AKR në KRYe të qeveRisë do t’i kushtojë rëndësi të veçantë punës shkencore dhe profesionale në arsimin e lartë dhe do të përqendrohet në themelimin dhe riaktivizimin e instituteve për hulumtim dhe zhvillim brenda universiteteve, që njëkohësisht do ndikojë edhe në shtimin e kuadrit mësimdhënës dhe përgatitjen e tyre profesionale. gjithsesi, AKR në KRYe të qeveRisë këtë e sheh edhe si rrugë për përmirësimin e pozitës materiale për mësimdhënës, duke i angazhuar në projekte të ndryshme si kontraktorë të qeverisë.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton qasje për profesionistë nga Kosova në tregun e punës dhe konkurrencës në evropë dhe do të krijojë programe për “kthimin e trurit” nga jashtë, duke u krijuar kushte banimi dhe pune në Kosovë. Për këto arsye, AKR në KRYe të qeveRisë do të sigurojë lehtësimin dhe shpejtimin e procesit të nostrifikimit të diplomave të fituara jashtë vendit.

ne garantojmë vendosjen e kritereve dhe kushteve të qarta për lëshimin dhe kontrollimin e licencave për universitetet private dhe do të parandalojmë komercializimim e edukimit universitar në Kosovë. Për këtë arsye, ne do të bëjmë rishikimin e të gjitha licencave të lëshuara deri më tani. Duke i përcjellë trendet e zhvillimeve të reja globale, ne njohim nevojën për edukim konstant, prandaj krijimi i një programi të mësimit të vazhdueshëm është prioritet për ofrimin e mundësisë për edukim të përhershëm dhe në pajtim me kërkesat e kohës.

Akr në krye të qeverIsë përkrahë vendosjen e partneriteteve të reja me universitete jashtë Kosovës dhe thellimin e atyre ekzistuese, duke premtuar sigurimin e fondeve të veçanta për funksionalizmin e tyre dhe përmes krijimit të një fondi të veçantë për përkrahje të stafit mësimdhënës për pjesëmarrje në konferenca, simpoziume dhe seminare shkencore.

Ne do të furnizojmë me kompjuterë të gjitha institucionet e larta të arsimimit, duke mundësuar kyçjen ëireless në gjithë qytetin e studentëve dhe ndërtesat e universitetit, si dhe do të mundësojmë abonimin në revista të ndryshme shkencore dhe hulumtuese për t›i mbajtur të informuar të gjithë të interesuarit me të arriturat e reja në shkencën bashkëkohore.

Për përmirësimin e kushteve të studentëve, AKR në KRYe të qeveRisë do ndërmarrë një varg projektesh të gjera të cilat përqendrohen në ofrimin e kushteve më të mira për studime dhe stimulimin e tyre për rezultate të suksesshme. ofrimi i bursave për studentë të shkëlqyeshëm dhe nxitja e tyre të shkojnë në studime në degët deficitare, janë prioritete të AKR në KRYe të qeveRisë-së. gjithashtu, një fond i veçantë do të krijohet për përkrahjen e studentëve për shkollim jashtë vendi, me qëllim të kthimit të tyre si kuadro të përgatitur për përballimin e nevojave të vendit.

Akr në krye të qeverIsë konsideron punën praktike gjatë studimeve, sidomos gjatë verës si element kyç për zhvillimin e aftësive praktike të studentëve dhe përgatitjes së tyre profesionale. Për këtë qëllim, AKR në KRYe të qeveRisë do të përkrahë krijimin e zyrave për zhvillim të karrierës në universitete për t’i ndihmuar studentët në orientimin e tyre profesional.

39

Page 40: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

AKR në KRYe të qeveRisë, gjithashtu do të nxisë studentët të kyçen në aktivitete bamirëse duke ofruar shërbime vullnetare për pleq, fëmijë dhe të sëmurë, të cilat njëkohësisht e rritin përgjegjësinë e tyre si qytetarë. studentëve, AKR në KRYe të qeveRisë u garanton lehtësime të ndryshme, si në shfrytëzimin e mjeteve të transportit publik, biletave për aktivitete kulturore, mundësi për kredi studentore me kushte të volitshme, hapësira të mjaftueshme dhe dinjitoze për banim etj.

AKR në KRYe të qeveRisë do të krijojë fond të veçantë për projekte të studentëve të cilat kanë qëllim avancimin e dijes dhe njohurive dhe përmirësimin e përgjithshëm të pozitës së tyre dhe ndër të tjera do të ndërtohen qendra për aktivitete sportive, kulturore dhe shoqërore.

Arsimi është një prej sektorëve më të rëndësishëm që ka nevojë për një reformim thelbësor. në politikat reformuese të AKR në KRYe të qeveRisë-së. Arsimi zë vendin parësor, prandaj edhe parashikohet që të rritet buxheti i shtetit për arsimin me qëllim që të ndërhyhet në të gjitha nivelet e tij, duke filluar që nga ai parashkollor, fillor, i mesëm, profesional, e deri tek arsimi universitar.

AKR në KRYe të qeveRisë ka si prioritet rritjen e kapacitetit intelektual dhe të burimeve njerëzore.

AKR në KRYe të qeveRisë ka për qëllim rritjen e cilësisë së procesit mësimor duke adaptuar dhe aplikuar kurrikulat bashkëkohore për arsimin e të gjitha niveleve. në fushën e kërkimit shkencor, do të rritet mbështetja financiare e kërkimit shkencor në institute kërkimore shkencore dhe universitete.

ii.5. KultuRA si RRugë PëR KthiMin e DinJitetitAKR në KRYe të qeveRisë konsideron se njëra ndër mënyrat kryesore për kthimin e dinjitetit të qytetarëve të Kosovës është pikërisht përmes përkushtimit dhe investimit në kulturë dhe vlerat e saj. Prandaj, ne pranojmë dhe do të punojmë në rrymimin e kulturës në mbarë Kosovën dhe premtojmë që artistëve dhe artdashësve do t’u krijohen kushte normale për ushtrimin e veprimtarive të tyre.

AKR në KRYe të qeveRisë, garanton një buxhet vjetor dinjitoz për kulturën kosovare, përmes të cilit do të përkrahen projekte me vlerë kombëtare për të gjithë qytetarët e Kosovës. ne sigurojmë krijimin fillestar të kushteve të volitshme për kulturën kosovare, ashtu që brenda një kohe relativisht të shkurtër të jetë në gjendje të gjenerojë mjete të mjaftueshme për të siguruar vetqëndrueshmëri dhe zhvillim të mëtejshëm.

ne përkrahim dhe garantojmë shtrirjen e aktiviteteve kulturore në të gjitha regjionet e Kosovës, me qëllim të mundësimit të pjesëmarrjes së gjerë të gjithë qytetarëve në këto aktivitete të rëndësishme për një jetë normale shoqërore.

AKR në KRYe të qeveRisë premton investime në infrastrukturën e kulturës kosovare, duke krijuar kapacitete fizike të mjaftueshme për zhvillim të aktiviteteve dhe do të fokusohet në ndërtimin e

40

Page 41: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

një muzeu kulturologjik në Prizren, themelimin e institutit Kombëtar Kulturologjik, jetësimin e projektit të mirëfilltë të teatrit të operës dhe baletit në Prishtinë, rivitalizmin e laboratorit të produksionit filmik, renovimin dhe ndërtimin e kinemave nëpër të gjitha qendrat, renovimin e teatrit Kombëtar, ndërtimin e muzeut të arteve “ibrahim Kodra” në Pejë etj.

ne, gjithashtu do të ndërtojmë një qendër inter-religjioze, e cila do të mirëpresë të gjithë personat që u takojnë religjioneve të ndryshme dhe ka për qëllim afrimin dhe vendosjen e marrëdhënieve miqësore mes tyre.

AKR në KRYe të qeveRisë do të punon në ndërtimin e kapaciteteve njerëzore zhvilluese dhe të menaxhuese për kulturën dhe njëherazi premton ringjalljen dhe krijimin e institucioneve të domosdoshme për bartjen e detyrave zhvillimore të kulturës.

ndër prioritetet e AKR në KRYe të qeveRisë-së në fushën e kulturës është ndërprerja e izolimit të saj ndaj botës dhe krijimi i mundësive për promovimin e vlerave të kulturës kosovare në mbarë botën. Kjo do të bëhet përmes ndarjes së një fondi të veçantë për përkrahjen e pjesëmarrjes së artistëve vendorë në aktivitete ndërkombëtare që i sjellin Kosovës promovim dhe inkuadrim në rrjedhat e kulturës botërore.

Rëndësi e veçantë do t’i kushtohet talenteve të rinj të artit, të cilët do të përkrahen për zhvillimin e mëtutjeshëm si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, duke i mundësuar njëkohësisht arenës ndërkombëtare njohjen me kulturën kosovare.

Me qëllim të sigurimit të vlerave krijuese të artistëve vendorë, ne do të funksionalizojmë dhe plotësojmë legjislacionin e brendshëm për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe pronën intelektuale. njëherazi, AKR në KRYe të qeveRisë premton luftimin e piraterisë si dukuri dëmtuese për ekonominë e vendit dhe zbatimit të normave të pranueshme ndërkombëtare në këtë fushë.

Akr në krye të qeverIsë mbështet zhvillimin dhe përhapjen e vlerave kulturore të të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijimi i një programi të posaçëm për afrim të komuniteteve përmes kulturës është njëra ndër prioritetet tona në fushën e kulturës. Përkushtim të posaçëm ne i japim programeve kulturore në radio-televizionin publik dhe ato lokale, duke siguruar fonde për zhvillimin e emisioneve kulturore që kanë për qëllim promovimin e vlerave të caktuara dhe sidomos atyre të orientuara për fëmijët dhe rininë.

trashëgimia kulturore është e një rëndësie kombëtare dhe do t’i kushtohet kujdes i veçantë, ku do të bëhen investime të gjëra, duke tërhequr njëkohësisht edhe fonde ndërkombëtare për promovimin dhe ruajtjen e saj. Mbrojtja e monumenteve kulturore-historike dhe fetare, si dhe stimulimi i kërkimeve arkeologjike dhe ekspozimi i tyre në Muzeun e Kosovës dhe në muzetë rajonale të Kosovës janë kyçe për AKR në KRYe të qeveRisë-në.

41

Page 42: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ii.6. ADResiMi i nevoJAve të Rinisë, investiM PëR të ARDhMen!

AKR në KRYe të qeveRisë konsideron se fuqizimi i rinisë dhe krijimi i një bashkëpunimi të gjerë dhe të mirëfilltë mes qeverisë dhe organizatave rinore për adresimin adekuat të nevojave të të rinjve në Kosovë është sukses i garantuar për një të ardhme më të mirë për gjithë Kosovën.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton se do të përqendrohet në katër pika strategjike që janë thelbësore për jetën e të rinjve: sigurinë, shëndetin, kohën e lirë dhe ambientin e përshtatshëm, si dhe edukimin dhe trajnimin. Kjo strategji do të ndikojë në zvogëlimin e krimit tek të rinjtë, eliminimin e frikës së të rinjve nga krimi dhe ndihmesën e të rinjve që janë viktima të krimit.

AKR në KRYe të qeveRisë në krye të qeverisë do të ofrojë përkrahje buxhetore për rininë kosovare duke i përfshirë në aktivitete ndërkombëtare që kanë qëllim krijimin e urave miqësore dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të ndërsjella.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton ndërtimin e kampusi rinor, i cili do të përfshijë të gjitha format e argëtimit dhe zbavitjes rekreative, kulturore dhe sportive, duke pasur për qëllim tërheqjen e të rinjve nga i i gjithë rajoni, evropa dhe më gjerë.

AKR në KRYe të qeveRisë në krye të qeverisë do të funskionojë sipas sistemit të meritokracisë në punësimin e të rinjëve në institucionet publike.

AKR në KRYe të qeveRisë do të mbështesë liderët e rinj. Përmes shkollave të profileve të ndryshme dhe profesionale do të promovojë gjeneratat e reja drejt një lidershipi të mirëfilltë.

AKR në KRYe të qeveRisë, posaçërisht do të mbështesë projekte të rinisë për përmirësimin e komunikimit në mes të rinjve nga komunitetet e ndryshme të Kosovës dhe zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta kulturore dhe sportive, kampingjeve, apo mundësimin e debateve të ndërsjella.

ne sigurojmë përkrahjen e projekteve për promovimin e demokracisë, vlerave të saj dhe rolit të rinisë në këtë proces, e sidomos zhvillimit të fushatave për vetëdijesimin e tyre për rolin e përfshirjes në procesin e vetëqeverisjes dhe vendimmarrjes. Për këtë arsye, ne do të krijojmë qendra për informim dhe konsultim të të rinjve në të gjithë Kosovën.

Krijimi i një ambienti të përshtatshëm nëpër gjithë rajonin e Kosovës për t’u mundësuar të rinjve angazhime të ndryshme me qëllim të nxitjes së kreativitetit dhe talenteve të tyre, është garanci që ofron AKR në KRYe të qeveRisë për rininë.

AKR në KRYe të qeveRisë do të bëjë rregullimin e fushave sportive nëpër vendbanime dhe lagje përgjatë Kosovës, duke ofruar kushte dhe mundësi të barabarta për të gjithë dhe njëherazi do të nxisë projekte që synojnë zhvillimin e aktiviteteve garuese dhe edukative për të rinjtë.

AKR në KRYe të qeveRisë siguron përfshirjen e sektorit privat në implementimin e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve për rininë, duke u ofruar atyre lehtësime të ndryshme varësisht prej angazhimit dhe kontributit në përfshirjen dhe përfitimet e rinisë nga bizneset private.

42

Page 43: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ii.7. sPoRti si MeKAniZëM PëR shërImIn e shOqërIsë

AKR në KRYe të qeveRisë e konsideron sportin si mekanizëm për shërimin e shoqërisë dhe bashkimin e botës, krijimin e shpresës kur aty ka zhgënjim, thyes të barrierave, tejkalim për çfarëdo lloj diskriminimi dhe si gjuhë unike të cilën e kupton e gjithë bota.

Përmes inkurajimit të sportit, AKR në KRYe të qeveRisë do t’i mundësojë rinisë përfshirjen në aktivitete të shumta ku ata mësojnë aftësi dhe vlera shumë të rëndësishme për të bashkëpunuar me tjerët, luajtur drejt, për të fituar, humbur dhe ndihmuar të tjerët në jetë.

AKR në KRYe të qeveRisë siguron që sportit dhe aktiviteteve të tij do t’i ndahen mjete të mjaftueshme për zhvillimin e rregullt të aktiviteteve të tij, duke e përkrahur njëkohësisht ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese që pas një periudhe kohore do t’i sigurojnë qëndrueshmëri dhe vetëfinancim.

AKR në KRYe të qeveRisë konsideron se njëra ndër rrugët kryesore të promovimit të Kosovës në sferën ndërkombëtare është përmes sportit dhe talenteve në këtë fushë që i posedon Kosova. Prandaj, ne premtojmë ndërtimin dhe zbatimin e një strategjie të detajuar për zhvillimin e sportit kosovar dhe promovimin e tij jashtë kufijve shtetëror.

ne garantojmë përmirësimin e infrastrukturës fizike për sportin kosovar duke rinovuar kapacitetet ekzistuese dhe ndërtuar objekte të tjera për përmbushjen e nevojave në këtë sferë. Ndërtimi i një stadiumi të madh kombëtar në përputhje me standardet ndërkombëtare me kapacitet në përputhje me nevojat e sotme dhe të perspektivës do të realizohet gjatë qeverisjes së AKR-së.

AKR në KRYe të qeveRisë përkushtohet ndaj përmirësimit të programeve sportive nëpër gjitha nivelet e arsimit në Kosovë, sidomos në atë fillor dhe të mesëm, ndërsa në nivel të universiteteve ne premtojmë krijimin e ligave sportive joprofesionale në të gjitha fushat kryesore të sportit kosovar. identifikimi dhe përkrahja e talenteve në të gjitha fushat e sportit do të jetë prioritet i AKR në KRYe të qeveRisë-së për të nxitur përmirësimin e rezultateve të tyre dhe motivuar të tjerët të ndjekin rrugën e njëjtë. Ne do të përkrahim sidomos individët dhe ekipe, të cilat përfaqësojnë Kosovën në aktivitete të ndryshme garuese dhe jogaruese.

institucionalizimi dhe rivendosja e rregullit në të gjitha degët e sportit kosovar është prioritet i AKR në KRYe të qeveRisë-së në këtë sferë dhe sidomos eliminimi i korrupsionit dhe keqpërdorimeve në sportin kosovar.

Përkrahje e veçantë do t’i jepet sportit të skisë dhe do ta bëjmë një plan për investime kapitale me qëllim të kthimit të renomesë dhe promovimit të kapaciteteve të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

AKR në KRYe të qeveRisë siguron përmirësimin dhe shtimin e kuadrit menaxhues, e sidomos mundësimin e përgatitjes profesionale të trajnerëve dhe referëve sportivë nëpër shkolla adekuate, me qëllim të eliminimit të dukurive negative në sportin kosovar.

43

Page 44: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të
Page 45: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

iii. RRitJe e siguRisë së shëndetIt dhe CILësIsë së jetës

Page 46: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

AKR në KRYe të qeveRisë synon që në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë dhe institucionet financiare ndërkombëtare (investitorë apo financim afatgjatë), të themeloj qendrën Kombëtare të Kërkimeve shëndetësore. Ky spital do t’i ketë të gjitha shërbimet duke filluar nga diagnostika më bashkëkohore e deri tek repartet analitike shëndetësore. Ky spital do të ketë bashkëpunim permanent me qendrat më të avancuara botërore. ndërtimi i këtij spitali do të rikthejë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve dhe do të përmirësojë imazhin e gjithë kombit. sa i nevojshëm dhe sa i favorshëm është ky spital sigurisht çdokush është në gjendje të krijojë tregimin e vet.

AKR në KRYe të qeveRisë e mbështet qeverisjen efikase të shëndetësisë nëpërmjet departamentit të Shëndetësisë, e cila mban përgjegjësinë për krijimin e politikave shëndetësore.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton ndërtimin e mirëfilltë të politikave shëndetësore që rrisin sigurinë e shëndetit dhe cilësinë e jetës. Kjo do arrihet me funksionimin e drejtë ligjor në të gjitha departamentet e ministrisë së Shëndetësisë. Zhvillimi i të trija sistemeve, pra parësor, dytësor dhe tretësor, me politika përkatëse të zhvillimit cilësor të secilit nga këto sisteme. Po ashtu, kjo do të përfshijë bashkëpunimin e ngushtë me një sistem referues funksional, siç janë determinantet dhe protokolet nga organizata botërore për shëndetësi.

AKR në KRYe të qeveRisë zotohet që strategjia e shëndetësisë në Kosovë të bazohet në parimet e profesionalizmit, kujdesit të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë qytetarët e Kosovёs.

AKR në KRYe të qeveRisë me qeverisjen e saj do të mundësojë investimet e duhura në shëndetësi, duke alokuar një proporcion të buxhetit që përputhet me vendet në rajon dhe me normat e propozuara nga banka botërore për ekonomitë në zhvillim. Atë pjesë të shoqërisë kosovare, e cila nuk mund të kontribuojë në fondin e sigurimit, do të mbulohet nga shteti me rialokim buxhetor. AKR në KRYe të qeveRisë është e vendosur që me nxitjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë gradualisht kjo shtresë shoqërore do të punësohet dhe do të jetë në gjendje të paguajë kontributin në fondin shëndetësor.

AKR në KRYe të qeveRisë do ta ripërtrijë infrastrukturën shëndetësore përmes një sistemi funksional referues, i cili përfshin të tri sistemet, si dhe institucionet shëndetësore publike, në bashkëpunim me sektorin privat. Departamentet shëndetësore të spitalit (apo shtëpitë e mjekësisë familjare), do të furnizohen me pajisje të reja për të cilat do të jenë edhe përgjegjëse.

Akr në krye të qeverIsë do ta eliminojë keqmenaxhimin e resurseve shëndetësore, duke krijuar zyrë speciale që merret me monitorimin e cilësisë së mjekimit, të shpërndarjes së barnave në spitale, të pastërtisë etj.

AKR në KRYe të qeveRisë do të angazhohet në zvogëlim të mortalitetit (vdekshmërisë tek të gjitha moshat) dhe të morbiditetit (proporcionin e njerëzve të sëmurë në krahasim me ata të shëndoshë), si dhe t’i mbroj të rinjtë nga pasojat e neglizhencës. Ne do t’i vetëdijësojmë të rinjtë për pasojat që manifestohen nga konsumimi i duhanit, alkoolit, drogës, shtatëzanitë e padëshiruara, sëmundjet që barten me kontakte seksuale etj.

AKR në KRYe të qeveRisë do ta mbështesë reformimin e menjëhershëm të studimeve mjekësore, duke investuar në hulumtimet shkencore të mjekësisё dhe duke promovuar bashkëpunimin me spitale universitare të vendeve tjera, si dhe në bashkëpunimin me

46

Page 47: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

asociacionet profesionale. Kjo do të ketë beneficion të shumëfishtë: forcimin e kapaciteteve të kuadrove për shërbime shëndetësore, promovimin e një kulture ku mjekësia ecën në një hap me zbulimet më të reja botërore, kompenzim të mëtejmë për mjekët që i dedikojnë kohë hulumtimeve, zbatimin e teknologjive më bashkëkohore, profilizimin e profesionistëve etj..

Reformimi i studimeve mjekësore do ta mbështesë krijimin e institucioneve të shërbimeve që i mungojnë vendit, të cilat janë të domosdoshme për kompletimin e mbrojtjes shëndetësore të popullatës së Kosovës: qendra onkologjike; Reparti për Kirurgji Kardioinvazive; qendra për toksikologji; qendra e Rehabilitimit nga përdorimi i drogave, dhe instituti për Farmakologji Klinike. synimi i AKR NË KRYe tË qeVeRIsË-së është jetësimi dhe funksionalizimi i sistemit të integruar shëndetësor të Kosovës. Karakteristika kryesore e këtij sistemi do të jetë bashkëpunimi i ngushtë (i cili rregullohet me ligj), me sektorin privat (ligji për sektorin Privat të shëndetësisë) për të arritur një shërbim më të plotë për popullin e saj. integrimi i këtij sistemi është i paraparë të ofrojë tre nivele të shërbimeve mjekësore.

Kujdesi parësor (niveli lokal) do të përfshijë qendrat e mjekësisë familjare, njësitë e ndihmës emergjente, kujdesin shtëpiak, shërbimet e lehonisë para dhe pas lindjes (por jo edhe shërbimet e lindjes, të cilat do jenë pjesë e spitaleve), barnatoret, dentistët, ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor etj.

Kujdesi dytësor (niveli rajonal) do të përfshijë shërbimet spitalore dhe specialistike. Akr në KRYe të qeveRisë garanton ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dytësore, siç janë poliklinika specialistike, qendrat për shëndet mendor, qendrat rehabilituese etj.

Kujdesi tretësor (qendra) do të përfshijë qendrën Klinike Universitare (qKU); institucionet e ndryshme kombëtare, siç janë ai i shëndetit Publik të Kosovës (iKShP), i transfuzionit të gjakut, i Mjekësisë së Punës së Kosovës, i Mjekësisë ligjore dhe i Psikiatrisë forenzike.

Ne garantojmë që 70% e kujdesit mjekësor të mbulohet në kujdesin parësor, 25% në kujdesin dytësor dhe vetëm 5% në atë tretësor.

AKR në KRYe të qeveRisë do të vendosë tavan për çmime të shërbimeve të ndryshme që ofrohen nga mjekët në sektorin privat. Këto çmime do të suplementojnë sigurimin shëndetësor dhe do të ndihmojnë në eliminimin e pagesave informale.

Akr në krye të qeverIsë do të përkrahë shoqata, apo institucione profesionale për mjekë, dentistë, farmacistë dhe biokimistë. Këto institucione do të kenë përgjegjësinë për një numër të faktorёve, duke përfshirë planifikimin strategjik, rregullativat mbi licencimin e klinikave private, mbylljen dhe hapjen e institucioneve shëndetësore, do të shqyrtojnë konfliktin e interesit për mjekët që punojnë në sektorin publik dhe atë privatë, promovimin dhe përkrahjen për specializime përkatëse, promovimin për shpenzime më efikase në barna (duke përkrahur ekonominë e Kosovës), etj.

Akr në krye të qeverIsë do të transformojë sistemin e kompensimit (dhe njëkohësisht t’i rris pagat), për personelin shëndetësor. Personeli shëndetësor që tregon punë të shkëlqyeshme do të ketë mundësi më të mëdha për përparim profesional. Ky lloj kompensimi do të eliminojë deformimin e moralit të nëpunësve shëndetësorë dhe incidencën ekstenzive të pagesave informale dhe do të sigurojë shërbime të cilësisë së lartë për qytetarët.

47

Page 48: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të
Page 49: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

iv. DReJtësiA Dhe shtetI LIgjOr

Page 50: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

AKR në KRYe të qeveRisë në fushën e sundimit të së drejtës do të përqendrohet në investimin dhe zhvillimin e tri shtyllave kryesore:

a) Plotësimin e infrastrukturës ligjore dhe zbatimin e ligjeve në praktikë;

b) Reformimin dhe forcimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial; dhe

c) luftimin e kriminalitetit, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

a) AKR në KRYe të qeveRisë do të shpejtojë procesin e nxjerrjes së ligjeve sistemore në Kosovë, duke i kushtuar rëndësi të posaçme zhvillimit paraprak të politikave legjislative që përfshijnë analizimin epërshtatshmërisë, implikimet financiare dhe vlerësimet tjera të nevojshme për nxjerrjen dhe zbatimin e ligjeve në praktikë.

gjatë plotësimit të infrastrukturës ligjore, AKR në KRYe të qeveRisë do të sigurojë harmonizimin dhe pajtueshmërinë e ligjeve me Acquis Communautaires dhe do të krijojë një ambient të sigurt e të përshtatshëm juridik për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim. njëkohësisht, do të rishikojmë dhe amandamentojmë gjithë legjislacionin ekzistues, duke ia përshtatur rrethanave të reja të krijuara në Kosovë dhe duke eliminuar çfarëdo kolizioni eventual të normave.

AKR në KRYe të qeveRisë i jep prioritet sidomos plotësimit të infrastrukturës ligjore dhe krijimit të kushteve për tërheqjen dhe sigurimin e investitorëve të jashtëm, që janë të interesuar të investojnë në Kosovë. Prioritet në këtë drejtim është, gjithashtu nxjerrja e ligjit për kthimin e pronave të ekspropriuara dhe nacionalizuara, për të krijuar një bazë të shëndoshë për shfrytëzimin e pronës në Kosovë.

AKR në KRYe të qeveRisë do të caktojë një listë prioritare për nxjerrjen e ligjeve organike, duke marrë për bazë vlerësimin e gjendjes aktuale të infrastrukturës ligjore.

AKR në KRYe të qeveRisë do të sigurojë zbatimin e ligjit në praktikë duke ndërtuar mekanizma të rinj dhe forcuar ato ekzistues për përkrahjen dhe jetësimin e dispozitave të përfshira në ligje. në këtë drejtim, do të nxjerrim gjithë legjislacionin sekondar të nevojshëm, duke i marrë parasysh mekanizmat ekzistues që janë si garanci për zbatimin e tyre në praktikë.

b) Reformimi i mirëfilltë i sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial është prioritet i veçantë i AKR në KRYe të qeveRisë-së në fushën e sundimit të së drejtës dhe ligjit. AKR në KRYe të qeveRisë angazhohet për sigurimin e një gjyqësori plotësisht të pavarur nga ndikimi dhe presioni politik, të qasshëm për të gjithë dhe të pa korruptuar.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton përmirësimin e infrastrukturës fizike dhe profesionale të gjykatave dhe aplikimin e të arriturave më të reja nga fusha e teknologjisë informative në të gjithë strukturën e sistemit gjyqësor, e posaçërisht në përmirësimin e punës dhe rritjen e efikasitetit të administratës së gjykatave.

50

Page 51: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ne garantojmë një buxhet më të madh për sundimin e së drejtës dhe kjo nënkupton edhe përmirësimin e të ardhurave për të gjithë punëtorët e gjyqësorit dhe prokurorisë.

AKR në KRYe të qeveRisë do të ndajë mjete të mjaftueshme për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore në gjyqësi dhe prokurori, përmes edukimit dhe trajnimit profesional afatgjatë, freskimit me kuadro të reja dhe përmirësimit të planprogrameve për edukimin ligjor në universitete, duke siguruar përgatitjen adekuate të gjeneratave të reja.

Do të bëhet rishikimi i procedurës së emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve tjerë kyç të sistemit të drejtësisë, në mënyrë që të kemi një gjyqësor efikas, të pavarur dhe në asnjë mënyrë të lidhur me rrjetet kriminale dhe praktikat korruptive. Kjo do të bazohet në një sistem hulumtues dhe gjithëpërfshirës të së kaluarës profesionale, etike dhe morale të këtyre punëtorëve. AKR në KRYe të qeveRisë siguron se do të ndërmerren masa ndëshkuese të ashpra ndaj gjithë atyre gjyqtarëve, prokurorëve dhe bartësve tjerë të sistemit gjyqësor për shkeljet dhe keqpërdorimin e detyrës së tyre.

AKR në KRYe të qeveRisë, përpos mekanizmave të rregullt institucionalë do të themelojë edhe një program të pavarur monitorues për gjyqësorin, që do të ndikojë në vëzhgimin, identifikimin e çështjeve që duhet adresuar dhe mbikëqyrjen e funksionimit të gjyqësorit në interes të qytetarëve. forcimi i prokurorisë, funksionalizimi i prokurorisë speciale dhe krijimi i të gjitha kushteve për luftimin e kriminalitetit dhe krimit të organizuar është ndër qëllimet kryesore të AKR në KRYe të qeveRisë-së për Kosovën. ne sigurojmë pjesëmarrjen e Kosovës në programe ndërkombëtare që ofrohen për luftimin e krimit të organizuar, trafikimi dhe terrorizmit në vendet e evropës Juglindore.

Akr në krye të qeverIsë do të fuqizojë Agjencinë Kosovare për Antikorrupsion për luftimin e kësaj dukurie në Kosovë dhe do t’i sigurojë mjete dhe mekanizma përcjellës për ta ushtruar punën në mënyrë të pavarur dhe pa presione politike. AKR në KRYe të qeveRisë përkrah përmirësimin e mëtejshëm të kualitetit dhe cilësisë së pjesëtarëve të forcave të sigurimit, duke ofruar të ardhura medituese për shkak të rrezikut permanent të cilit iu nënshtrohen dhe duke siguruar një skemë të qëndrueshme të sigurimit për jetë dhe sigurimit shëndetësor për rastet më të këqija dhe familjet e tyre.

c) Ne garantojmë sigurimin e të gjitha mjeteve dhe mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar, trafikimit, terrorizmit dhe krimeve ekonomike dhe ndëshkimin efektiv të kryerësve të tyre. gjithashtu, AKR në KRYe të qeveRisë do ta bëjë Kosovën pjesë të mekanizmave rajonale dhe ndërkombëtare për bashkëpunim në luftimin e këtyre dukurive. AKR në KRYe të qeveRisë do të rritë fondet për përmirësimin dhe ndërtimin e objekteve ndëshkuese e përmirësuese, duke krijuar hapësirë të mjaftueshme për të gjitha kategoritë e të arrestuarve dhe dënuarve, si dhe për të mundësuar vendosjen e tyre në bazë të kritereve të përcaktuara me ligj. ne, gjithashtu do të krijojmë programe trajnimi, edukimi dhe angazhimi në punë për të gjithë ata që plotësojnë kushtet dhe janë të interesuar të aftësohen gjatë qëndrimit të tyre në këto institucione.

51

Page 52: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

iv.1. RenDi Dhe ligJiAKR në KRYe të qeveRisë beson se rendi dhe ligji janë fushat më të rëndësishme për zbatimin e planit ekonomik për zhvillimin e vendit. Pa rend e ligj nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. ne nuk do të mund të garantojmë e as të rrisim investimet e jashtme nëse nuk përmirësojmë funksionimin e rendit dhe ligjit në Kosovë. në veçanti, ne besojmë që zbatimi i kontratave ekonomike për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm janë bazat e shëndosha të një sistemi gjyqësor në funksion të zhvillimit ekonomik.

AKR NË KRYe tË qeVeRIsË do të:

1) Angazhohet për një sistem gjyqësor të vetëfinancuar, por edhe të mbështetur mjaftueshëm nga buxheti i konsoliduar i Republikës së Kosovës, që përbëhet nga gjyqtarë të specializuar në lëminë përkatëse, të mbështetur përmbajtësisht me bashkëpunëtorë profesional dhe personel mbështetës që nuk janë në kategorinë e stafit civil, dhe që ushtrojnë detyrat e tyre në sistem për administrim të lëndëve tërësisht të digjitalizuar;

2) Zvogëlojë numrin e lëndëve të vjetra në gjykata duke angazhuar gjyqtarë të përkohshëm dhe duke krijuar sistem për zgjidhjen masive të lëndëve që janë të së njëjtës kategori;

3) Përshpejtojë procedimin e lëndëve ekonomike në gjykata duke i cilësuar si lëndë prioritare me afat maksimal për zgjidhje jo më shumë se 2 vite, nga inicimi e deri në përmbarim;

4) Ndërtojë Akademinë e drejtësisë dhe reformojë arsimimin e lartë në lëminë juridike, si institucione për ndërtimin e burimeve njerëzore që do t’i shërbejnë gjyqësorit, prokurorisë dhe avokatisë;

5) Angazhohet për gjetjen e procedurës më apolitike dhe funksionale për përzgjedhjen e gjyqtarëve për emërim në gjykatën Kushtetuese;

6) ndërtojë mekanizma të pavarur intrainstitucionalë që inspektojnë dhe raportojnë tek organet e ndjekjes veprimtaritë e dyshimta dhe korruptive;

7) Avancojë bashkëpunimin ndërinstitucional në sektorin e drejtësisë dhe profilizimin sektorial, me fokus të veçantë në përforcimin e bashkëpunimit dhe profilizimit polici-prokurori për hetim dhe dënim të korrupsionit;

8) definojë pronësinë në Kosovë, në bashkëpunim me qeveritë lokale dhe donatorët e jashtëm.

52

Page 53: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

iv.2. AvAnciMi i sisteMit të PRoKuRiMit PubliK- eDhe oPoZitA KontRollon fonDet PubliKe

a) AKR në krye të qeverisë, që nga ditët e para të qeverisjes do të bëjë ndryshime rrënjësore në ligjin dhe strukturën e prokurimit publik në të gjitha nivelet, duke ia përshtatur atë kushteve të reja tekniko-teknologjike dhe humane. AKR do ta rikthejë besimin e plotë të qytetarit mbi punën e stafit profesional, por duke ndërtuar sistem të mirëfilltë të rregullave dhe procedurave strikte, të cilat definojnë dhe adresojnë me saktësi përgjegjësinë dhe autorizimet;

b) do ta lehtësojmë kontrollin dhe implementimin e procesit të prokurimit nëpërmes aplikimit të sistemit online të prokurimit publik. Kjo nënkupton që i tërë procesi i aplikimit dhe i përzgjedhjes së kontraktorëve të bëhet online (dhe kontrolli i mbarëvajtjes së tërë procesit), në mënyrë efikase dhe transparente. Kjo mënyrë e realizimit të prokurimit do të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të prokurimit publik. Kjo do të jetë e mundur nëpërmes krijimit të një bërthame operative të specialistëve të rinj, të cilët online do të kontaktojnë prodhues, gjegjësisht ofrues të shërbimeve, duke vendosur marrëdhëniet në mes të çmimit dhe kualitetit. Kjo bërthamë operuese do të ketë bordin (rotativ) Drejtues, i cili do të kontrollohet nga shoqëria civile, parlamenti (pozita dhe opozita ) dhe qeveria. Kjo bërthamë e trajton, ri-verifikon dhe konstaton korrektësinë e tyre në bazë të verifikimeve (më tepër online) sistematike dhe të vazhdueshme. një projekt të tillë për reformimin e prokurimit publik, AKR-ja e posedon dhe e ka të gatshëm për implementim;

c) Një reformë e tillë në prokurimin publik do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe besimit të vendimmarrësve, duke lënë të natyrshme domosdoshmërine e verifikimit të tërë procesit të prokurimit dhe ngritjes së mundësisë së përzgjedhjes, duke pasur në konsideratë gjithmonë kualitetin, fitimin në kohë, zvogëlimin e hapësirës së kontesteve, kursimet buxhetore dhe demaskimin e miteve të korrupcionit tek operatorët korrektë. Kjo do të ndikojë që të rritet konkurrenca në mes të operatorëve, meqë procesi bëhet më transparent dhe më i sigurt.

53

Page 54: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të
Page 55: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

v. MbRoJtJA Dhe POLItIkA e jAshtme në PërPuthje me sfIdAt e kOhës

Page 56: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

v.1. MbRoJtJA Dhe siguRiA, një kOnCePt mOdern

AKR në KRYe të qeveRisë garanton forcimin e boshtit ruajtës të sovranitetit të Kosovës, sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit. ne premtojmë një sistem të sigurisë kombëtare në të cilën garantohet mbrojtja e kufijve të Kosovës dhe rendi kushtetues; liria; pavarësia; tërësia territoriale dhe sovraniteti i shtetit të Kosovës; funksionimi i shtetit ligjor; rendi, qetësia dhe ambienti i pastër jetësor dhe stabiliteti politik dhe mirëqenia sociale.

AKR NË KRYe tË qeVeRIsË do të bëjë të mundur integrimin real të mitrovicës, pra shtrirjen e integritetit territorial në tërë Kosovën, si dhe respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë nga të gjithë qytetarët e saj, pa dallim. AKR Në KRye të qeveRiSë është e bindur se kjo mund të arrihet vetëm me një vizion dhe strategji të qartë zhvillimore për tërë vendin dhe për të gjithë qytetarët, si dhe me një zbatueshmëri të përpiktë të ligjit e me një trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton se do të ndikojë pozitivisht në fokusin e punëve të të gjitha strukturave të sigurisë së Kosovës, që rrjedhin nga ambienti i ri gjeopolitik i sigurisë, i krijuar si rezultat i ndryshimeve të natyrës së rreziqeve (nga ato tradicionale ushtarake në rreziqe të tjera jo-tradicionale e jo-simetrike).

AKR në KRYe të qeveRisë premton që të mbrojë integritetin territorial të Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të saj. Dy shtyllat kryesore që ne i konsiderojmë si kyçe për mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës janë siguria e brendshme dhe faktorët e jashtëm që rrezikojnë sigurinë e brendshme.

AKR në KRYe të qeveRisë premton ndalimin e faktorëve që cenojnë sigurinë e brendshme të Kosovës siç janë sundimi i dobët i ligjit, krimi i organizuar, enklavizimi dhe mos inkuadrimi i serbëve në sistemin e sigurisë, paqëndrueshmëria politike, dhuna ndëretnike, zhvillimi i strukturave paraushtarake, mundësia e pranisë së terrorizmit vendor, demonstratave, trazirave, fatkeqësitë e ndryshme natyrore dhe të tjera të përmasave të gjëra.

AKR në KRYe të qeveRisë zotohet që pas pavarësisë së Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj si shtet sovran, në Kosovë të ketë edhe për një kohë prani të forcave ushtarake ndërkombëtare mbi të cilat do të bierë përgjegjësia e sigurisë së jashtme. Arkitektura e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës duhet të ngrihet dhe zhvillohet si arkitekturë e veçantë me gjithë specifikat e veta, por njëherësh edhe si pjesë e arkitekturës së sigurisë rajonale e globale në rendin e sigurisë që po ndërtohet. AKR në KRYe të qeveRisë me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar do të ndërtojë forcën e sigurisë dhe mbrojtjes të Kosovës. Kjo forcë do të arrihet mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare duke nënshkruar marrëveshje me nAto-n, marrëveshjet për “siguri Kolektive” (p.sh. me oKb-në), si dhe “siguria bashkëpunuese” (e cila mund të nënshkruhet me palë të tjera-shtete apo palë tjetër).

AKR në KRYe të qeveRisë garanton investime në këto fusha për sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit: aftësimin dhe përgatitjet e komisioneve për Kuvendin e Kosovës dhe për këshillat komunale të sigurisë; aftësimin e kapaciteteve të zyrtarëve qeveritarë për sferën e sigurisë; aftësimin dhe ngritjen e kapaciteteve të aktorëve joqeveritarë në sektorin e sigurisë; aftësimin dhe ngritjen e

56

Page 57: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

kuadrove të reja profesionale në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, në kuadër të sistemit ekzistues të arsimimit universitar të Kosovës apo promovimin e studimeve tjera adekuate nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes.

AKR në KRYe të qeveRisë premton krijimin e institucioneve të reja me qëllim që të zgjerojë institucionet ekzistuese të sigurisë së Kosovës. institucionet e reja të sigurisë do të përfshijnë Këshillin e Sigurisë së Kosovës, departamenti i mbrojtjes, Ushtria e Kosovës dhe Shërbimin Inteligjent të Kosovës.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton që ushtria e Kosovës do të jetë forcë elite e pajisur me armatim modern. ne garantojmë që Kosova do ti ketë edhe trupat rezervë të ushtrisë që së bashku me trupat elite do qëndrojë në gatishmëri të ndihmojë Kosovën dhe popullin kosovar për situata emergjente duke përfshi edhe katastrofat natyrale.

AKR në KRYe të qeveRisë premton paraprakisht rolin dhe përgjegjësitë e Kuvendit të Kosovës në mbikëqyrjen e sektorit të sigurisë; rolin dhe përgjegjësitë e Komisionit për siguri dhe mundësinë për themelimin e nën komisioneve për mbikëqyrjen e politikave dhe të buxhetit në fushat specifike të sigurisë, siç është menaxhimi i katastrofave; mundësinë për krijimin e komisioneve të tjera të Kuvendit me mandate të caktuara; mundësinë që edhe në kuvendet komunale të themelohet komision për siguri, që do të përbëhej nga këshilltarët e Kuvendit Komunal, gjë që do ta rrisë llogaridhënien dhe do të sigurojë struktura të mirëfillta të mbikëqyrjes dhe të sigurisë në nivel lokal.

në planin politik AKR në KRYe të qeveRisë do të angazhohet për shmangien e sundimit autokrat në sferën e sigurisë; për forcimin e kontrollit parlamentar në fushën e sigurisë, sidomos në drejtim të kontrollit mbi mjetet buxhetore, krijimit të parametrave ligjorë për çështjet e sigurisë.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton për forcimin e rolit dhe pozitës së qytetarëve në sferën e sigurisë përmes urës lidhëse parlamentar – qytetar (për faktin se parlamentari ka mundësi që të dëgjojë dhe të ndiejë drejtpërdrejt vullnetin e qytetarit). në këtë urë AKR në KRYe të qeveRisë garanton forcimin e planit funksional dhe organizativ të institucioneve qeverisëse; bashkërenditjen e përgjegjësive midis shtyllave kryesore qeverisëse; një politikë të sigurisë të efektshme, me në qendër të saj qytetarët gjithnjë duke e forcuar lidhjen e institucioneve qeverisëse (duke u lidhur institucionet në pjesën e tyre organizative dhe funksionale krijohet hapësira për sjelljen edhe të qytetarit në qendër të sferës së sigurisë).

AKR në KRYe të qeveRisë garanton afrimin e përgjegjësive dhe forcimin e lidhjeve midis institucioneve qeverisëse me ato të sigurisë, miks-qeverisje - “civilokraci – militokraci” mbi bazën e parimeve që rregullojnë marrëdhëniet demokratike mes civilëve dhe ushtarakëve si në vijim: shteti është i vetmi aktor në shoqëri që ka monopolin e ligjshëm të forcës; shërbimet e sigurisë japin llogari para autoriteteve të ligjshme demokratike; parlamenti është sovran dhe i kërkon llogari ekzekutivit rreth politikës së sigurisë dhe të mbrojtjes; parlamenti ka një rol të vetëm dhe vendimtar në lidhje me shpalljen dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme ose të gjendjes së luftës dhe kontrollin mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe sigurisë; parimet e mirëqeverisjes edhe për fushën e sigurisë; personeli i angazhuar në fushën e sigurisë jep llogari individualisht para trupit gjyqësor.

57

Page 58: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

AKR në KRYe të qeveRisë premton që organizimet në fushën e sigurisë të jenë asnjanëse nga pikëpamja politike, në veçanti: për ndërtimin dhe ngritjen e arkitekturës së sigurisë konform pikëpamjeve dhe orientimeve programore politike të politikës së AKR në KRYe të qeveRisë-së. AKR premton ndarjen e roleve mbi bazën e përgjegjësive të përbashkëta të hallkave të qeverisjes, në veçanti që ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori të luajnë role të rëndësishme në lidhje me politikën e sigurisë kombëtare.

AKR në KRYe të qeveRisë premton që kompetenca dhe përgjegjësi të veçanta në drejtimin dhe udhëheqjen me fushën e sigurisë t’i përkasin Presidentit (në sistemin presidencial të qeverisjes – tip i qeverisjes mbi bazën e platformës së AKR së) dhe ekzekutivit – kreut të shtetit, Parlamentit dhe shtabit të Përgjithshëm.

AKR në KRYe të qeveRisë premton që shërbimet e sigurisë t’u japin llogari institucioneve shtetërore të qeverisjes dhe që shoqëria civile, gjithashtu të ketë pjesën e vet të rolit dhe përgjegjësive nga fusha e sigurisë dhe mbrojtjes.

v.2. PolitiKAt e JAshtMe- KosovA e integRuAR sA Më shPeJt në oRgAniZAtAt globAle

vizioni i AKR në KRYe të qeveRisë-së në politikën e jashtme është kompatibil me ato që sot njihen si vlera universale të njerezimit dhe që lidhen me ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në botë, barazinë e shteteve, respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre. Përpos këtyre objektivave universal, politika e jashtme do të koncentrohet edhe në mbrojtjen dhe avancimin e interesave të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si dhe ruajtjen, forcimin dhe promovimin a imazhit të Kosovës dhe kosovarëve jashtë vendit.

AKR në KRYe të qeveRisë e ka të qartë se Kosova si vend i vogël ka nevojë për sa më shumë miq dhe aleatë, andaj politikat tona në rrafshin ndërkombëtar do të jenë të pershkuara nga një qasje e përafrimit dhe integrimit, qasje e krijimit të raporteve të shëndosha si me vendet evropiane ashtu edhe më gjerë, por padyshim se rol kryesor do t’i kushtohet përforcimit të raporteve me shbA-të, be-në dhe nAto-n si aleat tanë strategjik. nisur nga rëndësia që AKR në KRYe të qeveRisë i kushton krijimit të raporteve miqësore, do të krijojmë një grup të veçantë ekspertësh në nivel qendror, synim i vetëm i të cilit do të jetë lobimi për miqë të ri të Kosovës dhe përforcimi i miqësisë dhe aleancave ekzistuese.

Raportet e bashkëpunimit me vendet e jashtme do të ndërtohen në parimin e barazisë dhe respektit të ndërsjellë. në raport me rajonin AKR në KRYe të qeveRisë është e vetëdijshme për karakterin multietnik të të gjitha vendeve në ballkan, andaj politikat tona të përforcimit të miqësisë mbështeten në principin e respektimit të plotë dhe reciprok të të drejtave të të gjitha minoriteteve. AKR në KRYe të qeveRisë premton se do të krijojë të gjitha hapësirat e nevojshme për trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve të saj, dhe do të kërkojë trajtim të njejtë për minoritetet edhe nga shtetet fqinje. AKR në KRYe të qeveRisë synon ruajtjen dhe avancimin e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon, si faktor jokonsumues, por prodhues i stabilitetit.

58

Page 59: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

AKR në KRYe të qeveRisë synon arritjen e prioriteteve të saja kyçe si rritja ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe siguria përmes integrimit në mekanizmat ndërkombëtar të bashkëpunimit dhe sigurisë. Po ashtu, do të bëhemi pjesë aktive e të gjitha iniciativave që synojnë integrimin dhe përafrimin e ekonomive dhe shoqërive të ballkanit. në secilin rast AKR në KRYe të qeveRisë premton gatishmëri të plotë për të pranuar dhe kompletuar të gjitha detyrat dhe obligimet që rrjedhin nga përpjekjet për integrim.

Synimet e AKR Në KRye të qeveRiSë-së në politikën e jashtme janë:

1) Forcimin e pozitës së Kosovës në rajon dhe evropë, si dhe të dëshmuarit e saj si faktor stabiliteti. Meqenëse pozicioni i Kosovës në vitet e fundit nuk ka arritur të përmirësohet dhe vazhdon të mbetet i brishtë, AKR në KRYe të qeveRisë do ketë si objektiv konsolidimin e raporteve me rajonin duke reflektuar në të njejtën kohë gatishmërinë dhe trendin e përshpejtuar të ecjes kah evropa dhe integrimi europian. në këtë drejtim, AKR në KRYe të qeveRisë do angazhohet fuqishëm për sigurimin e njohjeve, me theks të posaçëm, nga pesë vendet e mbetura anëtare të be-së, njohja e të cilave do të krijonte konstelacion krejtësisht tjetër dhe shumë më pozitiv për Kosovën;

2) Avancimin, profilizimin dhe profesionalizimin e shërbimit të jashtëm të Kosovës si parakusht për raporte të shëndosha me vendet tjera. shërbimi i jashtëm i Kosovës duhet t’i nënshtrohet respektimit konsekuent të dispozitave ligjore të Kosovës si dhe Konventës së vjenës për Marrëdhenie Diplomatike dhe Konsullore (1961 dhe 1963). Me fjalë të tjera, shërbimi i jashtëm do të drejtohet kah profesionalizimi që nënkupton arritje të rezultatave sa më të mëdha me kosto sa më të ulët, gjithnjë duke e kursyer taksën e qytetarit dhe lehtësuar atë nga shpenzime të panevojshme.

3) Avancimin e proceseve integruese të vendit. ndonëse anëtarësimi në be, Këshillin e evropës, nAto, oKb etj, janë objektiva të dorës së parë në politikën e jashtme të Kosovës, AKR në KRYe të qeveRisë do koncentrohet në ecjen sa më të shpejtë dhe të sigurt në integrimin në be, Këshillin e evropës dhe në nAto e paralelisht do të angazhohet fuqishëm për anëtarësim edhe në oKb. në kuadër të procesit integrues në be, AKR në KRYe të qeveRisë do ketë dy objektiva kryesore: raportet kontraktuale me be-në – përmes së cilës Kosova do siguronte komoditetin e komunikimit të drejtpërdrejtë me be, në veçanti për marrëdheniet tregtare, dhe liberalizimin e vizave – përmes së cilës shtetasit tanë do mund të gëzonin të drejtën fundamentale të njeriut – lëvizjen e lirë.

4) Ruajtjen dhe forcimin e raporteve ndërshtetërore me vendet kyçe në politikën ndërkombëtare. AKR në KRYe të qeveRisë do promovojë frymë të bashkëpunimit institucional me bashkimin evropian, Këshillin e evropës, nAto-n dhe mekanizma tjerë evropianë dhe botërorë. gjithsesi që raportet e shkëlqyera, ruajtja dhe promovimi i tyre me partnerin strategjik të Kosovës, shtetet e bashkuara të Amerikës do trajtohet me prioritet;

5) mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare për luftimin e terrorizmit në nivel vendor, rajonal dhe global dhe sigurimin e paqes në botë. ndonëse, ruajtja e paqes dhe sigurisë është objektiv global i ditëve tona, qeverisja e udhëhequr nga AKR në KRYe të qeveRisë

59

Page 60: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

do t’i përmbahet dhe shërbejë këtij objektivi dhe vlere universale. në këtë drejtim, politika e jashtme e Kosovës do renditet në anën e vendeve me demokraci liberale, ekonomi tregu dhe respektim të të drejtave të njeriut. Duke pasur parasysh që Kosova ka grupe të ndryshme etnike, politika e jashtme do koncentrohet që përmes tyre të krijohen ura miqësie drejt marëdhënieve të shëndosha me të gjitha vendet fqinje dhe përtej tyre.

6) Koordinimi me diasporën kosovare si mekanizëm për promovimin e imazhit të Kosovës dhe kosovarëve. Koordinimi me diasporën do të jetë njëri ndër objektivat e politikës së jashtme për faktin që përfitimi do jetë i shumëanshëm duke filluar nga mbajtja e lidhjeve me vendin amë dhe ruajtja e kulturës, gjuhës, traditës, zakoneve, etj., tërheqja e investimeve dhe investitorëve nga diaspora, dhe promovimi përmes diasporës të një bashkëpunimi me vende të ndryshme ku jeton e punon diaspora jonë.

si përfundim, politika e jashtme e Kosovës, me objektivat e sipërcekura do të synojë integrimin në be me objektiv zhvillimin ekonomik dhe anëtarësimin në nAto, si paravan i sigurisë dhe paqes. Nënshkrimi sa më i shpejtë i MsA-së do mbetet objektiv i qeverisjes me politikën e jashtme nga ana e AKR në KRYe të qeveRisë-së, dhe pas nënshkrimit të saj ecja drejt hapave të tjerë integrues deri në anëtarësimin e plotë. ndërlidhur me këtë janë edhe përpjekjet tona serioze për anëtarësim të plotë dhe sa më të shpejtë në Këshillin e evropës. në sferën e sigurisë, AKR në KRYe të qeveRisë angazhohet për futje të shpejtë në programin e nAto-s, “Partneriteti për Paqe” si hap i parë drejt anëtarësisë së plotë në nAto.

Pavarësisht anëtarësimit, AKR në KRYe të qeveRisë garanton trajtim të vazhdueshëm dhe të privilegjuar për të gjitha trupat e NAto-s në shenjë mirënjohje të thellë për kontributin e shtrenjtë të këtij institucioni në arritjen e paqes dhe lirisë në Kosovë. Po ashtu, qeverisja e udhëhequr nga AKR në KRYe të qeveRisë i garanton mbështetje aktive NAto-s në të gjitha operacionet e saja në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

AKR në KRYe të qeveRisë, po ashtu garanton bashkëpunim të plotë me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare që angazhohen për të drejtat e njeriut, për lirinë e fjalës, për lirinë e besimit fetar, mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen dhe avancimin e rolit të gruas në shoqëri, mbrojtjen e familjes, mbrojtjen e ambientit, luftimin e varfërisë e të tjera, gjithë kjo në pajtueshmëri të plotë me normat dhe standardet ndërkombëtare. nisur nga fakti se qytetarët e Kosovës i takojnë besimeve të ndryshme fetare, AKR në KRYe të qeveRisë ndjekë dhe promovon parimin e respektimit të plotë të të gjitha lirive fetare, dialogut mes religjioneve dhe gjetjen e urave të bashkëpunimit mes tyre.

60

Page 61: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

vi. ADMinistRiMi i teRRitoRit-sfiDë e Përhershme

Page 62: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

vi.1. MenAxhiMi Më i MiRë i uJit nëPërmjet rrItjes së InvestImeve, PRoJeKtiM i tRe DigAve PëR uJë!

Akr në krye të qeverIsë do ta rrisë investimin në sistemin e ujit në proporcion me vendet në rajon dhe synon që në një afat të mesëm këto investime të nivelizohen me ato të bashkësisë evropiane. AKR në KRYe të qeveRisë do të përkrahë departamentin e Ambientit dhe Planifikimit hapësinor me obligimet e saj. Përkrahja do të jetë më e theksuar në mirëmbajtjen e gypave për ujësjellës (eliminimin e humbjes), pastrimin e ujit të pijshëm, mirëmbajtjen dhe përgjegjësinë përkatëse të ujësjellësve rajonalë, efikasitetin e shpërndarjes së ujit në të gjitha pjesët e banuara, lidhjen e ujësjellësve me burime natyrore, projektimin dhe ndërtimin e tri digave për ujë etj. AKR në KRYe të qeveRisë do të përkrahë, gjithashtu ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza.

vi.2. MenAxhiM bAshKëhonoR i MbetuRinAve dhe ndALIm I degrAdImIt të AmBIentIt

AKR në KRYe të qeveRisë nuk do të lejojë që edhe më tutje ambienti në Kosovë të degradohet. ne do të aplikojmë standardizimin permanent dhe të vazhdueshëm me standardet evropiane për mirëmbajtjen e ambientit.

Akr në krye të qeverIsë do të meremetojë dhe ndërtojë infrastrukturën e kanalizimeve dhe mbledhjen e mbeturinave. AKR në KRYe të qeveRisë garanton krijimin e deponive bashkëkohore për mbeturinat urbane dhe do të krijojë kushtet për riciklimin dhe materializimin (me koncesionin) e tyre, sipas normave, në harmoni me ligjin për ruajtjen e ambientit dhe me qëllimin e rritjes së vlerës së shtuar.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton qё mirëmbajtja e menaxhimit të mbeturinave do të kontrollohet me parametra të lartë përgjegjësie, duke marrë parasysh efektin direkt në shëndetin e popullit.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton që do t’i ndërtojë parqet, lulishtet dhe parkingjet në çdo hapësirë ku do të jetë e mundur.

vi.3. qYteti: legAliZiMe obJeKtesh, Leje në kOhë, LuLIshte dhe PARqe Ku të Jetë e MunDuR!

AKR në KRYe të qeveRisë garanton krijimin e kushteve për rregullimin e hyrjeve banesore, fasadave, instalimeve, shtigjeve, parkingjeve, parqeve, transportin e nxënësve etj.

Akr në krye të qeverIsë garanton, aty ku është e mundur, për konservimin dhe legalizimin e të gjitha objekteve të ndërtuara më herët, e që nuk e kanë të kompletuar gjithë dokumentacionin

62

Page 63: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

për ndërtim (atyre që nuk e pengojnë rrugën dhe shtigjet lëvizëse publike, me kusht që pamja e jashtme të harmonizohet me kushtet urbanistike).

Akr në krye të qeverIsë garanton dhënien e lejeve të ndërtimit për objektet e reja banesore, të biznesit dhe ato publike, në kohë dhe kushte të caktuara, vetëm me kusht që të jetë i garantuar financimi që garanton parakushtin që infrastruktura dhe fasadat e jashtme të kryhen në kohën e caktuar dhe konform planit hapësinor.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton që shërbimet komunale do të jepen në koncesion (shërbimet publike për transport urban, planifikimi hapësinor, shërbimet higjienoteknike, etj.), me qëllim të rritjes së efikasitetit, transparencës dhe respektimit të afateve.

AKR në KRYe të qeveRisë u garanton shërbime qytetarëve (cilatdo qofshin ato), në kohë dhe cilësi të paraparë me ligj, vetëm nëpërmjet termineve të akorduara paraprakisht (sMs, e-mail, telefonatë, postë); me ç’rast qytetarit i mundësohet kryerja e shërbimeve shpejt dhe në mënyrë efikase, pa pritje dhe humbje kohe. qytetari do të informohet për kushtet e kryerjes së shërbimit (sjelljen e dokumentit, taksat apo fletëpagesat) paraprakisht, ose gjatë akordimit të takimit.

AKR në KRYe të qeveRisë garanton t’i transferojë burgjet, Universitetet publike dhe administratën qendrore në periferi të qyteteve, duke garantuar ambiente të dinjitetshme, ku hapësirat e deritanishme do të shndërrohen në hapësira për qytetarin, biznesin dhe të parcealizuara me plan do të valorizohen dhe do t’i ofrohen komunitetit, duke gjeneruar para. Me këtë, qytetet do të lirohen nga ngulfatja e trafikut dhe objektet e panevojshme.

vi.4. fshAti: legAliZiM bAnesAsh Dhe vePrImtArI ekOnOmIke dhe sOCIALe

AKR në KRYe të qeveRisë garanton krijimin e kushteve për objekte banesore, legalizimin e ndërtimeve pa leje, krijimin e kushteve për ngritjen e objekteve publike për tubime kulturore, humane dhe informative, ndërtimin e qendrave rekreative, transportin urban pa pagesë (pensionistët, invalidët etj.).

AKR në KRYe të qeveRisë garanton krijimin e mundësisë për hapjen e veprimtarive ekonomike dhe integrimin e fshatrave në aktivitete ekonomike.

vi.5. AKR PëR qeveRisJen loKAle: DelegiM KoMPetencAsh ngA qenDRA në bAZë!

Akr në krye të qeverIsë e konsideron bartjen e pushtetit të qytetarit përmes delegimit të kompetencave dhe funksioneve nga qendra te njësitë më të vogla administrative, si parakusht për realizmin e demokracisë në kuptimin e saj të mirëfilltë, pra pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisje.

Reformimi i suksesshëm i pushtetit lokal është ndër prioritetet kryesore të AKR në KRYe të qeveRisë-së dhe çfarëdo aktiviteti apo projekt i ndërmarrë në drejtim të realizmit të programit

63

Page 64: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

të AKR në KRYe të qeveRisë-së, do të trajtohet edhe nga aspekti i përshtatshmërisë së tij në dimensionin e qeverisjes lokale.

ne garantojmë që reformat në pushtetin lokal do të jenë gjithëpërfshirëse dhe veprime për përmirësimin e pozitës së të gjithë qytetarëve, pasi dëshirojmë që pikërisht përmes fuqizimit të qytetarëve ta rrisim përgjegjësinë, transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë tek qytetarët për veprimet e saj.

AKR në KRYe të qeveRisë i konsideron qytetarët bartës kryesorë të procesit të përmirësimit të administrimit të pushtetit lokal dhe ndërtimi i besimit qytetar-pushtet lokal është ndër sfidat kryesore. ne do të bëjmë përfshirjen e gjerë të popullatës në procesin e vetëqeverisjes dhe identifikimit të nevojave të tyre, me qëllim të hartimit të politikave zhvillimore sa më të përshtatshme për vetë ata.

AKR në KRYe të qeveRisë nuk e sheh reformimin e pushtetit lokal si rrugë e vetme për përmirësimin e pozitës së pakicave, por pikërisht përmes krijimit të kushteve për vetëqeverisje dhe kthimit të dinjitetit për të gjitha komunitetet, ne shohim strategjinë kryesore për inkuadrimin e të gjithëve në jetën publike të Kosovës, duke e konsideruar veten si pjesë të saj.

qytetarët e Kosovës meritojnë një standard më të mirë të jetës nëpër njësitë komunale ku ata jetojnë, dhe AKR në KRYe të qeveRisë do të ndërmarrë një varg aktivitetesh në përmirësimin e shërbimeve publike dhe administrative të drejtuara qytetarëve.

AKR në KRYe të qeveRisë mbështet reformimin e administratës dhe ofrimin më cilësor të shërbimeve për qytetarët. ne, krahas rritjes së kualitetit dhe cilësisë në ofrimin e shërbimeve, do të bëjmë rishikimin e numrit të personelit të punësuar në administratë, duke e nivelizuar numrin e tyre në favor të efikasitetit.

Kuadri i nëpunësve civilë do të angazhohet vetëm në baza meritore dhe do të eliminohet punësimi në baza politike, ose nepotizmit. Për vetë shërbyesit, do të krijohet një plan për promovimin e tyre në bazë të rezultateve të shfaqura dhe do të ofrohen trajnime ose shpërblime për punëtorët më të mirë.

ne, rëndësi të veçantë i kushtojmë rritjes së transparencës në punën e autoriteteve lokale dhe konsultimit e informimit të vazhdueshëm me qytetarët, që do ta bëjmë duke organizuar takime të rregullta, forume dhe debate të ndryshme me qytetarët.

ne u garantojmë qytetarëve të Kosovës, se niveli i kompetencave që do të delegohet nëpër njësi lokale do të jetë i njëjtë për të gjitha komunat dhe nuk do të bëhen dallime në këtë drejtim pa marrë parasysh përbërjen etnike të komunave.

AKR në KRYe të qeveRisë siguron që fillimisht do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për një ndarje të qartë të kompetencave mes nivelit të pushtetit qendror dhe atij lokal, ku në veçanti do të shmangen konfliktet mbi shkallën e autorizimeve si në vijë vertikale, pra mes pushtetit qendror dhe atij të deleguar, ashtu edhe në vijën horizontale, pra mes vetë njësive të pushtetit lokal.

Për ta funksionalizuar reformën e pushtetit lokal, AKR në KRYe të qeveRisë do t’i japë prioritet

64

Page 65: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

plotësimit të kornizës ligjore në vend për rregullimin e kësaj sfere, duke përfshirë nxjerrjen e legjislacionit primar dhe sekondar, me të cilën do të përcaktoheshin bazat e funksionimit efektiv të qeverisjes lokale.

AKR në KRYe të qeveRisë premton se para planifikimit të çfarëdo strategjie për njësitë lokale, do të bëjë vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes në terren dhe pas konsultimit me qytetarët, së bashku do t’i përcaktojmë prioritetet për atë komunë dhe ky do të jetë proces mirë i planifikuar, analizuar dhe i mbështetur në burime dhe kapacitete reale institucionale dhe njerëzore.

sektori privat, sipas AKR në KRYe të qeveRisë-së, ka një rol themelor në zhvillimin e qeverisjes lokale, sidomos përmes kontraktimit të ofrimit të shërbimeve elementare për qytetarët, gjë që siguron edhe shërbime më efikase. Kjo nënkupton se qytetarët do të kenë kontakt minimal të drejtpërdrejtë me administratën, gjë që edhe eliminon korrupsionin në këtë sektor. nxitja e një konkurrence brenda vet këtij sektori do të sigurojë edhe zhvillim ekonomik lokal dhe do të nxisë investime më të mëdha në këtë drejtim.

AKR në KRYe të qeveRisë parasheh krijimin e një strategjie për gjenerimin e mjeteve shtesë nëpër komuna për sigurimin e një qëndrueshmërie financiare të tyre dhe e përkrah menaxhimin e të hyrave lokale nga vetë komunat, me qëllim të orientimit të tyre drejt prioriteteve të përcaktuara nga ata. AKR në KRYe të qeveRisë do ta thjeshtojë asisoji sistemin fiskal në nivel komunal që ta bëjë sa më të pranueshëm për komunitetin biznesor. në këtë rrafsh parashihet që tatimi mbi pronë të mbetet i vetmi lloj tatimi në nivel lokal, kurse të gjitha taksat tjera komunale të jenë kosto-reflektuese. gjithashtu, për t’ia lehtësuar sa më shumë jetën bizneseve, AKR në KRYe të qeverIsë do heqë plotësisht taksën komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste.

bëhet depozitimi i garancionit nga kompania përfituese për dëmet potenciale mjedisore. Për të rritur vetëqëndrueshmërinë financiare të komunave AKR në KRYe të qeveRisë kërkon që tatimi mbi qiranë njihet si e hyrë vetanake komunale.

në kuadër të secilës njësi komunale, rëndësi të veçantë do t’i kushtohet planifikimit dhe shfrytëzimit sa më të mirë dhe racional të vendeve publike, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira qytetarëve. Prioritet në rregullimin e tyre kanë: rrugët, parkingjet, vendkalimet për këmbësorë, përshtatja e infrastrukturës për persona me aftësi të kufizuara, trotuaret, parqet, varrezat, parqet/sheshet e lojërave, fushat sportive, monumentet kulturore ose historike, ëc-të publike, menaxhimi i mbeturinave etj.

furnizimi i rregullt i qytetarëve me ujë, shfrytëzimi me kujdes dhe ruajtja e ujit nga keqpërdoruesit së bashku me mbrojtjen e mjedisit nga ndotja, është ajo çka premton AKR në KRYe të qeveRisë për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës.

AKR në KRYe të qeveRisë premton kthimin e plotë të menaxhimit të pronave tek komunat, për të siguruar planifikim dhe shfrytëzim sa më të mirë të saj, ku do të përcaktohen edhe kushtet e qarta për dhënien e lejeve të ndërtimit, duke mbrojtur gjithnjë interesat e qytetarëve.

Prishtina, si njësi komunale do të ketë organizm të veçantë, gjë që do të rregullohet me ligj të posaçëm i cili duhet të funksionojë, me të cilin do të parashihet që të ndahet në disa regjione dhe zona të caktuara me qëllim të sigurimit të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarë dhe

65

Page 66: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

lehtësimin e qasjes së tyre në organet e administratës lokale. secili regjion/zonë do të ketë zyrat e veta administrative për ndërlidhje me qytetarë, të cilat do të kujdesen për shpejtimin e ofrimit të ndihmës dhe dhënien e përgjigjeve ndaj kërkesave të tyre.

66

Page 67: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të
Page 68: PROGRAMI QEVERISËS 2014-2018 Punë DHE MIRëQEnIE PëR të …akr-ks.com/wp-content/uploads/2013/10/AKR_Programi-2014.pdf · sociale, të bashkimit kombëtar, të integrimit. të

ALEANCA KOSOVA E RERruga UÇK, Nr. 58-1

10000 Prishtinë

+381 (0) 38 224 [email protected]