39
PROGRAMIMI I MAKINAVE FREZUESE CNC ME SOFTUERIN SINUMERIK 802 S

Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

PROGRAMIMI I MAKINAVE FREZUESE CNC ME SOFTUERIN

SINUMERIK 802 S

Page 2: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

1. Programimi dhe veprimi me operacionet e frezimit me SINUMERIK 802 S

1.1. Monitori OP i SINUMERIK 802 S.

Fig. 1. Monitori dhe tastiera e makinës me tastet e nevojshme.

Sqarimi i tasteve te tastierës

- Tasti softkey

- Tasti i fushës së makinës

- Përsëritja e tastit

- Tastet tjera

- Fusha e tasteve postuese

- Lëvizja e kursorit lartë

- Lëvizja e kursorit majtas

- Tasti për fshirje

- Tastet shifrore

- Menyja vertikale

- Tasti për alarm

- Tasti për selaktim

- ENTER / tasti hyrës

Page 3: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

- Tasti shift

- Lëvizja e kursorit poshtë

- Lëvizja e kursorit djathtas

- Space

- Tastet alfa numerike

1.2. Fusha përdoruese e tasteve operuese

- RESET

- NC Stop

- NC Start

- Rregullatori për rritjen e numrit të rrotullimeve

- Hk

- Tasti për definim me rreze

- Tasti për definim pa rreze

- Inkremental

- Jog

- Pika referente

- Automatik

- Manipulimi me dorë

- Lëvizja e boshtit punues majtas

- Lëvizja e boshtit punues djathtas

- Ndalja e boshtit punues

- Ecja shpejtë

- Akset X

- Akset Y

- Akset Z

Page 4: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

1.3. Ndarja e monitorit SINUMERIK 802 S

Fig. 2. Paraqitja skematike e monitorit

Elementet e monitorit Shkurtesat Domethënia

Page 5: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

1

Fusha e shfrytëzimit

aktuale

MA Makina

PA Parametri

PR Programimi

DI Shfrytëzimi

DG Diagnoza

2

Gjendja programuese

STOP Përmbajtja e programimit

RUN Starti i programimit

RESET Ndërprerja e programimit

3

Llojet e manipulimit

Jog Manipulimi me dorë

MDA Manipul. automatik me dorë

Auto Automatike

4

Gjendja

aktuale

SKP Lajmërimi i fjalisë

DRY Prova e hapit punues

ROV Korrektura e ecjes së shpejtë

SBL Ndalja e fjalisë në çdo fjali

M1 Ndalja e programimit

PRT Testi i programimit

1...1000

INC

Përmasa e hapit

5

Paraqitja e

funksionimit

1 Ndal: nuk ekziston NC

2

3 Ndal: NOT-AUS është aktiv

4 Ndal: alarmi është aktiv me Stop

5 Ndal: M0/M01 aktiv

6 Ndal: mbarimi i fjalisë për fjalë të veqanta

7 Ndal: NC-Stop aktiv

8 Prisni: mungon vlera e lexuar

9 Prisni: mungon hapi punues

10 Prisni: Koha e pritjes aktive

11 Prisni: mungon përgjigja HiFu

12 Prisni: mungon definomi i akseve

13 Prisni: koha e ndaljes nuk është e mundur

14

15 Prisni: boshti punues nuk është i kyqur

16

17 Prisni: shpejtësia e hapit punues 0%

18 Ndal: NC – fjalia është e parregullt

19

Page 6: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

20

21 Prisni: programi është aktiv

22 Prisni: mungon përcaktimi i lëvizjes së boshtit

23 Prisni: vlera e aksit dhe hapit janë 0

6

Emërtimi i

programit

7

Rreshti alarmues

Rreshti alarmues duhet vetëm të tregohet, nëse

ngec një rresht i NC ose PLC. Rreshti

përmban kriteret e fshirjes prej alarmit më të ri

e deri numri alarmues.

8

Dritarja punuese

Paraqitja e dritares punuese dhe urdhrave NC .

9

Rithirrja e

simbolit ^

Ky simbol është treguar me sipër në listën

softkey.

10

Zgjerimi i menysë

>

ETC është i mundshëm.

Edhe ky simbol është i treguar me sipër në

listën e softkey, ku ndodhen funksionet e

menysë gjeruese për shfrytëzim.

11

Lista softkey

12

Menyja vertikale

Ky simbol është i treguar me sipër në listën e

softkey, ku ndodhen funksionet e menysë

gjeruese për shfrytëzim. Me përcaktimin e

tastit VM bëhet paraqitja e këtyre

funksioneve në monitor me ndihmën e kursorit

UP dhe Down që është në shfrytëzim.

13

Rregullatori

i hapit punues

Me këtë mund të tregohet korrektura aktuale e

hapit punues.

14

Hapi drejtues

Me këtë mund të tregohet hapi drejtues aktual

prej 1 ...5.

15

Rregullatori i numrit

të rrotullimeve

Me këtë mund të tregohet korrektura aktuale e

numrit të rrotullimeve.

Page 7: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

1.4. Fusha shërbyese

Funksionet bazë së bashku janë të përfshira në drejtim vijues të fushës shërbyese:

Fig. 4. Fusha shërbyese e SINUMERIK 802S base line

Ndërrimi i fushës shërbyese

- Nëpërmjet funksionit të fushës se tasteve të makinës arrihet direkt në

fushën e shërbyese të makinës.

- Nëpërmjet funksionit të fushës se tasteve të makinës arrihet në secilën

fushë shërbyese të menysë kryesore.

Pasi të aktivizohet makina gjithnjë në fushën e makinës pozicionohet

drejtimi.

Hapat mbrojtës

Të dhënat gjegjësisht ndryshimi i të dhënave të drejtimit është i vendosur në

mënyrë sensibile nëpërmjet një çelësi mbrojtës.

Manipuluesi (shërbyesi) i makinës mund hapat mbrojtës të cilët tregohen në mënyn

e të dhënave së makinës në fushën shërbyese ti ndryshoj diagnostifikimin.

Page 8: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

1.5. Shqyrtimi i Softkey funksioneve me të rëndësishme

Në fig. 5 janë treguar Softkey funksionet me të rëndësishme të softuerit Sinumerik

802 S base line, të makinës frezuese.

Fig. 5. Sqarimi i Softkey funksioneve

Page 9: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Kalkulatori i softuerit të makinës

- Ky funksion mund të aktivizohet te të gjitha fushat e dhëna për vlerat

numerike me shenjën ‘=’. Mund të shfrytëzohen katër llojet themelore, si

funksioni sinusit, kosinusit, kuadrat dhe funksioni i rrënjës katrore për

llogaritjen e vlerave.

Në rast se është dhënë fusha e të dhënave e përgatitur më një vlerë, merret ky

funksion në rreshtin e dhënë të kalkulatorit.

Fig. 6 Pamja e kalkulatorit të Sinumerik 802 S

Shenjat e lejuara Shenjat e posaçme të cilat janë në regjistrin e të dhënave:

+ Vlera X plus Vlera Y

- Vlera X minus vlera Y

* Vlera X shumëzimi me vlerën Y

/ Vlera X pjesëtimi nëpërmes vlerës Y

S Funksioni i sinuseve

Vlera X para se të jepet me kursor do të vendoset përmes vlerës sin(x).

C Funksioni i kosinuseve

Vlera X para se të jepet me kursor do të vendoset përmes vlerës cos(x).

Q Funksioni i kuadratit (katrorit)

Vlera X para se të jepet me kursor do të vendoset përmes vlerës x2.

R Funksioni i rrënjës katrore

Vlera X para se të jepet me kursor do të vendoset përmes vlerës x.

Llogaritja e shembullit Detyrë Futja e të dhënave

100+(67*3) 100+67*3

sin(45o) 45 S - > 0.707107

cos (45o) 45 C - > 0.707107

42 4 Q -> 16

4 4 R ->2

Softkey

Page 10: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

- ky funksion shërben për llogaritjen e një pike në një rreth. Pika mund të

jepet prej këndit me një tangjente në rreth në drejtim të akrepave të orës.

Fig. 7. Llogaritja e pikës mbi një rreth

Për të llogaritur një pikë mbi rreth, nevojiten të jepen qendra e rrethit, këndi i

tangjentes dhe rrezja e rrethit.

- Me tastin Softkey G2/G3 është treguar përcaktimi i kahjes së rrotullimit.

- Llogaritja e vlerës së abshisës dhe vlerës së ordinatës. Ndonjëherë abshisa

është aksi i parë në rrafsh dhe ordinata është aksi i dytë i rrafshit.

Si shembull e marrim rrafshin G17 sikur aktiv, kështu që aksi X është abshisa dhe

aksi Y është ordinata.

Vlerën e abshisës duhet kopjuar në fushën e dhëne, të cilën e thërrasim nga

funksioni i kalkulatorit, e në vijim në fushën e dhëne llogaritet vlera e ordinatës.

1.6. Kalkulatori

Llogaritja e pikës prerëse në mes sektorit rrethor 1 dhe sektorit të drejtëzës 2. Janë dhënë:

Rrezja e rrumbullakimit r =10 mmQendra e rrethit: X20 Y20Këndi lidhës në mes drejtëzes dhe rrezes: 45 o.

Page 11: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Fig. 8. Paraqitja e trajektores

Rezultati i fituar:X = 12.928Y = 27.071

- funksioni llogaritës i sistemit koordinativ kartezian i cili mvaret pret

drejtëzës dhe rritjes së këndit.

Për tu llogaritur koordinatat polare se pari jipet pika e polit (PP) si vlerë e abshisës dhe

ordinatës, gjatësia e drejtëzës dhe këndi.

Fig. 9. Llogaritja e koordinatave polare sipas koordinatave karteziane

Llogaritja e vlerës së abshisës dhe vlerës së ordinatës.

Vlerën e abshisës duhet kopjuar në fushën e dhëne, të cilën e thërrasim nga

funksioni i kalkulatorit, e në vijim në fushën e dhëne llogaritet vlera e ordinatës.

Page 12: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

1.7. bazat kryesore të Sistemit koordinativ

Të makinat metalprerëse me drejtim numerik ekzistojnë rregulla të rrotullimit, të cilat përdoren në sistemin koordinativ kënddrejtë.

Në këtë mënyrë përshkruhen lëvizjet e makinës si lëvizje relative ndërmjet

instrumentit prerës dhe detalit (fig. 10.).

Fig. 10. Përcaktimi i drejtimit të akseve me njëri tjetrin, përcaktimi i sistemit koordinativ kënddrejtë

Sistemi koordinativ i makinës (SKM)

Sistemi koordinativ i makinës qëndron si sistem koordinativ në makinë, dhe varet

nga se cili lloj i makinës (fig. 11.).

Origjina e këtij sistemi koordinativ është pika zero e makinës. Këtu të gjitha akset

pozicionin e kanë zero. Kjo pikë tregon vetë pikën kthyese. E cila përcaktohet nga

prodhuesi i makinës.

Fig. 11. Akset e sistemit koordinativ të makinës

Por fusha e lëvizjes së akseve të makinës mund të ndodhet edhe në fushën negative.

Page 13: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Sistemi kordinativ i detalit (SKD)

Fillimishtë përshkruhet sistemi koordinativ (fig. 12) po ashtu nevojitet të

përshkruhet gjeometria e një detali punues për një pjesë të programit gjatë operacionit të

frezimit.

Pika zero e detalit zgjidhet nga programuesi. Programuesi në realitet nuk duhet ti

njoh raportin e lëvizjeve të makinës: lëvizjen e detalit apo të instrumentit prerës. Kjo mund

që për akse të veçanta akoma mund ti ndryshojë(modifikoj).

Drejtimet janë të përcaktuara, sikur lëvizja e detalit apo e instrumentit prerës.

Fig. 12 Sistemi koordinativ i detalit punues W-Pika zero e detalit punues

Sistemi koordinativ aktual i detalit

Page 14: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

2. Llojet e interpolimit

2.1. Mënyrat e drejtimit të instrumenteve prerëse

Që në fillim të zhvillimit të përpunimit dallohen katër lloje më efektive të

drejtimit (fig. 1.), ku të gjitha akset lëvizin njëkohësisht me shpejtësi të njëjtë në

pozicionin e makinës (a, b), deri atëherë kur secili aks ta ketë arritur pozicionimin e

duhur.

Në figurën 1. (c, d) rruga e drejtimit është universale për çdo trajektore të

dhënë nëse dy ose me shumë NC - akse janë në marrëdhënie të rregullt me njëri

tjetrin.

a) b)

c) d)

Fig. 1. Zhvillimi i trajektores së CNC – ve, prej pikës drejtuese deri të drejtimi i rrugës në 3D

Këto koordinata interpolohen për llogaritjen e trajektores së pikave për një

urdhër të njohur, në të njëjtën kohë të gjitha akset startojnë përnjëherë. Secili aks

drejtues merr pjesë me shpejtësi të caktuar dhe të gjitha akset mund të arrijnë me

kohë të njëjtë në pozicionin e fundit i cili është i programuar.

Kjo paraqitet si trajektore e drejtimit në 3D. Më këtë mund të realizohet

lëvizja e instrumentit prerës në rrafshin e përpunimit apo në depon e

Page 15: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

instrumenteve prerëse p.sh. te makinat frezuese, tornuese, erozimatet dhe

qendrat përpunuese. Interpolimi realizohet nga njëri rrafsh te tjetri për të tre

rrafshet kryesore ndërruese dhe gjithnjë vetëm në dy akse interpoluese njëri pranë

tjetrit, d.m.th. në rrafshin X/Y ose X/Z apo Y/Z, kështu që paraqitet raporti i

trajektores së drejtimit si 2½ -D.

Trajektores së drejtimit të instrumenteve prerëse i nevojitet një interpolues,

andaj edhe makinës me drejtim numerik të kompjuterizuar i nevojitet një softuer

programues special. Kjo llogaritje bëhet prej pozicionit fillestarë deri te pozicionit

përfundimtarë i cakut për një fjali të hartuar me të gjitha pozicionet e caktuara në

mënyrë matematikore për një lakore. Kështu veprohet për secilin aks veç e veç,

ashtu që instrumenti prerës lëviz përgjatë trajektores së harkut. Në vazhdim mund

ti përmendim disa lloje të interpolimit:

1. Interpolimi pikë për pikë,

2. Interpolimi linear dhe

3. Interpolimi rrethor etj.

2.2. Interpolimi pikë për pikë

Te makinat metalprerëse është i mundur simulimi deri në pesë akse,

përkatësisht për akset X, Y, Z dhe akset shtesë rrotulluese A dhe B për

përcaktimin e tyre në hapësirën e makinës frezuese. Me këtë arrihen të gjitha

profilet e lakoreve, pasi që kjo realizohet përmes poligonit pikë pas pike (fig. 3).

Fig. 2. Përafrimi i një lakore përmes poligonit pikë pas pike

Page 16: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

2.3. Interpolimi linear

Me interpolim linear mund të kuptojmë: atëhêrë kur instrumenti prerës lëviz

në një vijë të drejtë, d.m.th. linearisht prej pikës fillestare deri te pika përfundimtare

(fig. 2). Interpolimi linear mund të programohet teorikisht për shumë akse të

dëshiruara.

Fig. 3. Interpolimi linear

2.4. Interpolimi rrethor

Në mënyrë teorike, mund tu qasemi të gjitha rrugëve përmes një interpolimi

drejtvizorë (linear). Interpolimi rrethor dhe ai parabolik e redukton sasinë e futjes

së të dhënave, e më këtë lehtësohet edhe programimi për trajektoren dhe

njëkohësisht rritet saktësia.

Interpolimi rrethor realizohet në rrafshet kryesore dhe është i përcaktuar me

XY, XZ dhe YZ. Një numër i vogël i makinave me drejtim numerik të

kompjuterizuar, shërben për një interpolim rrethor në hapësirën e makinës, në një

rrafsh të pjerrët ku mund të realizohet përpunimi me frezim rrethor.

Fig. 4. Interpolimi rrethor

Page 17: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Sipas drejtimit, interpolimi rrethor mund të programohet në mënyra të

ndryshme: në një të katërtën e rrethit, si edhe në rrethin e plotë, me ndihmën e

dhënies së pikave të qendrës së rrethit nëpërmjet parametrave I, J dhe K ose

sipas pikës së fundit të rrethit.

2.4. Interpolimi Spline

Konturat, të cilat me anë të sistemit CAD janë përshkruar si Spline (fig. 5),

mund të barten drejtpërdrejt në softuerin e makinës Sinumerik 802 S, dhe ti

përpunojmë. Më këtë lloj të interpolimit format e lakoreve komplekse mund ti

paraqesim me më pak fjali, sikurse me përafrimin përmes rrugës së poligonit

konturor dhe interpolimit linear.

Fig. 5. Programimi i një trajektoreje me formën Spline dhe përshkrimi

i poligonit konturor linear pikë pas pike

Softueri i makinës Sinumerik 802 S, e fut në funksion interpoluesin Spline,

me polinome të shkallës së tretë, ku mund të realizohet përpunimin me dy, tri,

katër ose pesë akse. Sinumerik 802 S i përpunon fjalitë e interpolimit Spline pasi

që polinomet janë të shkallës së tretë:

Page 18: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Të secila koordinatë e pikës së fundit në fjalinë Spline duhet të

programohet parametri interpolues Spline prej K3 deri K1. Radhitja e rreshtave

mund të jetë e çfarëdoshme. Pastaj variabla t është prej 1 deri në 0, ku t është e

varur nga hapi punues F dhe gjatësia e parametrit Spline.

Shembull:

1 G01 X+35 Y-25 Z+75 A+17 B-10 FMAX Fillimi i pikës SPLINE

2 SPL X+39 Y-28 Z+77 A+17 B-12 Pika përfundimtare e interpolimit Spline

K3X+0.09 K2X-0.44 K1X-5.57 Parametri i interpolimit Spline për aksin-X

K3Y-0.04 K2Y+0.18 K1Y+2.39 Parametri i interpolimit Spline për aksin-Y

K3Z+0.01 K2Z-0.95 K1Z+3.08 Parametri i interpolimit Spline për aksin-Z

K3A+0.12 K2A-0.14 K1A-0.57 Parametri i interpolimit Spline për aksin-A

K3B+0.01 K2B-0.41 K1B-1.57 E+1 F10000 Parametri Spline për aksin-B mënyra e

përshkrimit eksponencial

3 ........

Page 19: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

3. Interpolimi pikë për pikë

Me interpolim pikë për pikë kuptojmë kur makina frezuese me

instrumentin prerës frezues e përshkruan trajektoren e rrugës së instrumentit me

koordinata relative (inkrementale) prej pikës fillestare 1 deri të pika e 4 - të dhe

njëherë e fundit si në fig. .

Fig. Interpolimi pikë për pikë

Në vazhdim do ti paraqesim te dy llojet e koordinatave, pikë për pikë

relative (inkrementale) dhe absolute.

Fig. Sistemi koordinativ absolut dhe relativ (inkremental)

Page 20: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Fig. Interpoimi pikë për pikë i njëkonture frezuese me Sinumerik 802 S

Programimi pikë për pikë

N10 G0 G17 G90 X5 Y55 Z50

N20 G1 Z0 F200 S80 M3

N30 G41 G450 X30 Y60 F400

N40 X40 Y80

N50 G2 X65 Y55 I0 J – 25

N60 G1 X95

N70 G2 X110 Y70 I15 J – 0

N80 G1 X105 Y45

N90 X110 Y35

N100 X90

N110 X65 Y15

N120 X40 Y40

N130 X30 Y60

N140 G40 X5 Y60

N150 G0 Z50 M2

M2 – urdhër që tregon fundin e programit.

Page 21: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

4. Interpolimi linear

Interpolimi linear me G0, ku G0 paraqet nxitimin apo ecjen e shpejt të

instrumentit prerës të pozicionuar pra si urdhër nuk shërben direkt në përpunimin

e detalit punues. Por me këtë urdhër duhet të gjitha akset njëkohësisht të lëvizin.

Nga kjo fitohet një trajektore e drejtë.

Për secilin aks përcaktohet shpejtësia maksimale (G0 – ecja e shpejt) në

të dhënat e makinës.

Fig. Interpolimi linear me G0 – ecja e shpejtë nga pika P1 deri të pika P2

Fig. Programimi i interpolimit linear

Programi për pikën P2 dhe P3 detalin punues

N10 F... S.... T....

N20 G42

N30 G0 X0 Y0

N40 G1 X72 ; P2

N50 G1 XI – 17 YI 57 ; P3

Page 22: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

4.1. Interpolimi linear me hapë punues dhe urdhrin G1

Instrumenti prerës lëviz nga pika fillestare deri tek pika e fundit e

programuar me një trajektore lineare (të drejtë). Për këtë shpejtësi të trajektores

duhet të jepet hapi punues i programuar me germën F. Pasi të programohet hapi

punues të gjitha akset duhet të lëvizin njëkohësisht.

Fig. është treguar interpolimi linear në tri akse për rastin konkret

Programimi i detalit punues:

N5 G0 G90 X40 Y48 Z2 S500 M3

N10 G1 Z – 12 F100

N15 X20 Y18 Z – 10

N20 G0 Z100

N25 X – 20 Y80

N30 M30

Page 23: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

5. Interpolimi rrethor

Me urdhrin G2 kemi interpolimin rrethor në drejtim të akrepave të orës dhe

me urdhrin G3 interpolimin rrethor në drejtim të kundërt të akrepave të orës.

Në vazhdim marrim një shembull konkret për interpolimin rrethor dhe bëjmë

programimin e detalit punues:

Fig. Interpolimi rrethor të procesi i përpunimit me frezim me koordinata absolute dhe relative (inkrementale)

Parametrat: X,Y,Z – janë koordinatat e pikës së fundme të rrethit.

I, K – janë parametrat interpolues

(Drejtimet: I në drejtim të X-it, dhe K në drejtim të Z-it) për përcaktimin e pikës

mesatare të rrethit.

Përcaktimi i rrafsheve të mundshme të interpolimi rrethor me G2 dhe G3.

Fig. Interpolimi rrethor për të tri rrafshet

Page 24: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Programimi i rrezeve, me urdhrin G2/G3

Për programimin e rrezeve, shfrytëzojmë urdhrat G2/G3 dhe për rastin tonë marrim një shembull konkret dhe e bëjmë programimin e rrëzës për detalin punues si në vijim:

Programimi: N10 G90 G0 X... Z.... N20 G90 G2 X... Z.... CR=20 F300

Parametri: CR rrezja e rrumbullakimit CR + vepron në kënd të drejt prej 1800 CR - vepron në kënd më të madh se (>) 1800

X,Z të dhënat e pikës përfundimtare

Nuk është e lejuar procedura e këndit prej 3600 për programimin e rrezes.

Fig. Është treguar programimi i rrezes së rrumbullakimit me urdhrin G2.

Fig. interpolim rrethor me G2 me koordinata polare I dhe J.

Page 25: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

6. Shembulli

Page 26: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

7. Përfundimi

Page 27: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

8. Literatura

Page 28: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Në shtojcën A, janë treguar tabelat me urdhrat e nevojshëm dhe me sqarimet e tyre varësisht nga lloji i makinave me drejtim numerik të kompjuterizuar – CNC .

Në tabelën 5. Është bëre sqarimi i urdhrave G dhe domethënia e tyre.

Kushtet e rrugës

Domethënia e urdhrave

G00 Pozicioni me hap të shpejtë

G01 Interpolimi linear

G02 Interpolimi rrethor në kahe të lëvizjes së akrepave të orës

G03 Interpolimi rrethor në kahe të kundërt të lëvizjes së akrepave të orës

G04 Koha e vonesës

G05 Pauza (për ndërhyrjen e operatorit, makinistit)

G08 Përshpejtimi (nxitimi)

G09 Ngadalësimi

G17 Interpolimi rrethor për planin x-y

G18 Interpolimi rrethor për planin z-x

G19 Interpolimi rrethor për planin y-z

G20 Të dhënat në inch-a (coll)

G21 Të dhënat specifike në (mm)

G24 Cikli i anës (sipërfaqeve) tornuese

G25 Pritja (vonesa) e të dhënave

G26 Pritja (vonesa) e të dhënave

G28 Kthimi të pika referuese

G29 Kthimi nga pika referuese

G31 Ndalesa e të hyrave

G32 Prerja e filetave (i referohet makinave CNC Lathe)

G33-35 Funksionet e prerjes së filetës(Emco Lathe)

G40 Korrigjimi i instrumentit prerës(p.sh. frezit) të anuluar

G41 Korrigjimi i instrumentit prerës majtas

G42 Korrigjimi i instrumentit prerës djathtas

G43 Korrigjimi i drejtpërdrejt i gjatësisë së instrumentit prerës pozitiv +

G44 Korrigjimi i drejtpërdrejt i gjatësisë së instrumentit prerës negativ -

G49 Korrigjimi i gjatësisë së instrumentit prerës të anuluar

G50 Pozicioni aktiv (i rregulluar paraprakisht)

G53 Zhvlerësimi i lëvizjes nga grupi i parë

G54 Grupi i parë për lëvizje

G55 Grupi i parë për lëvizje

G56 Zhvlerësimi i lëvizjes nga grupi i dytë

Page 29: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

G57 Grupi i dytë për lëvizje

G58 Grupi i dytë për lëvizje

G59 Grupi i dytë për lëvizje

G70 Dhënia e njësisë bazë në inch-a ose cikli përfundimtarë

G71 Dhënia e njësisë në milimetra (mm) apo heqja e shtesës

G72 Tregon ciklin përfundimtarë (EMCO Lathe)

G90 Programimi me koordinata absolute

G91 Programimi me koordinata relative (inkrementale)

G92 Boshti punues me shpejtësi të kufizuar

G93 Akordimi (vendosja) e sistemit koordinativ

G94 Dhënia e hapit në mm/min

G95 Dhënia e hapit në mm/rr

G96 Shpejtësia konstante (m/min)

G97 Numri konstant i rrotullimeve

G98 Instrumenti prerës tërhiqet në pikën fillestare

G99 Instrumenti prerës tërhiqet në rrafshin e referuar

G110 Koordinatë polare

G111 Koordinatë polare

G112 Koordinatë polare

Page 30: Programimi Cnc Sinumerik 802-s

Në tabelën 6. Janë sqaruar funksionet ndihmëse M dhe domethënia e tyre

Kodi Funksioni dhe domethënia

M00 Ndalja e programit

M02 Fundi i programit

M03 Rrotullimi i boshtit punues (në kahe të akrepave të orës)

M04 Rrotullimi i boshtit punues (në kahe të kundërt me akrepat e orës)

M05 Ndalja e boshtit punues

M06 Ndërrimi i instrumentit prerës

M08 Mjeti ftohës i kyçur

M09 Mjeti ftohës i shkyçur

M10 Tavolina rrotulluese e makinës me drejtim numerik DN – e shtrënguar

M11 Tavolina rrotulluese e makinës me drejtim numerik DN – e liruar

M12 Bizi para

M13 Bizi prapa

M17 Mbajtësi i thikës me rrotullim normal

M18 Mbajtësi i thikës me rrotullim të kundërt

M19 Pozicioni i boshtit punues

M30 Fundi i programit

M96 Korrigjimi për rrumbullakimin e kurbave (lakoreve) të jashtme

M97 Korrigjimi i përpiktë për kurbat (lakoret) e jashtme

M98 Transferimi i nën programi (pjesë e programit)

M99 Fundi i nën programit

M101 Lëvizja e aksit x të brendshëm (te frezimi)

M102 Lëvizja e aksit y të brendshëm (te frezimi)

M103 Lëvizja e aksit z të brendshëm (te frezimi)