30
Gjakovë,2018 UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’ FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME TEMA: VLERËSIMI NË ARSIM Mentori: Kandidatja: Prof.Asoc.Dr. Ilir Kelmendi Valentina Shatri

PUNIM DIPLOME · 2018-10-11 · direkt në arsimimin dhe vlerësimin e nxënësve. Qëllimi kryesor i vlerësimit është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve

  • Upload
    others

  • View
    122

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Gjakovë,2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’FEHMI AGANI’’

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: VLERËSIMI NË ARSIM

Mentori: Kandidatja:

Prof.Asoc.Dr. Ilir Kelmendi Valentina Shatri

2

Ky punim diplome u mbajt me datë

para Komisionit Vlerësues në përbërje:

1. Kryetar

2. Anëtar

3.

Komisioni vlerësues e vlerësoj punimin me notë

Anëtar

( )

3

PËRMBAJTJA

FALËNDERIME…………………………………………………..… V

ABSTRAKTI……………………………………………………….… VI

HYRJA…………………………...……………...………………...….. VII

KAPITULLI I

1. Vlerësimi në arsim …………………………………….…………… 8

1.1. Kuptimi për vlerësimin……………………….…………..………. 9

1.2. Parimet themelore…...……………………………………….…… 10

KAPITULLI II

2. Llojet e vlerësimit…………………………………………………... 11

2.1. Vlerësimi i brendshëm………...………………………………….. 11

2.1.1. Llojet e vlerësimit të brendshëm……………………………..…. 12

2.2. Vlerësimi i jashtëm……………………………………………….. 13

2.3. Vlerësimi i klasifikimit………………………………………….... 14

2.4. Vlerësimi formues………………………………………………… 14

2.5. Vlerësimi diagnostikues……………………………………….….. 14

2.6. Vlerësimi individual dhe në grup…………………………….…… 14

KAPITULLI III

3. Qëllimi i vlerësimit………………………………………………… 16

3.1. Vlerësimi i vazhduar………………………………………….…... 17

3.2. Vlerësimi periodik………………………………………………... 17

3.3. Vlerësimi përfundimtar…………………………………………… 17

4

3.4. Vetëvlerësimi……………………………………………….…….. 18

3.4.1. Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin

te nxënësit?.............................................................................................. 18

3.5 Vlerësimi i njëri-tjetrit…………………………………………….. 20

KAPITULLI IV

4. Rolet dhe përgjegjësitë në vlerësim………………………………… 21

4.1. Nxënësit…………………………………………………………... 21

4.2. Mësuesit dhe stafi drejtues……………………………………….. 21

4.3.Prindërit…………………………………………………………… 22

4.4. Autoritetet arsimore kanë përgjegjësinë……………………..…… 23

KAPITULLI V

5. Procedurat e vlerësimit……………………………………………... 24

5.1. Matja e arritshmërisë maksimale…………………………………. 24

5.1.1. Matja e sjelljes tipike…………………………………………… 25

PËRFUNDIMI…………………………………………………….…. 26

REKOMANDIME……………………………………………..…..… 27

LITERATURA……………………………………………………..… 29

AUTOBIOGRAFIA………………………………………………..… 30

5

FALËNDERIME

Nuk mund të përshkruhen të gjitha ato çfarë kanë ndodhur që kur fillova studimet

Bachelor në degën Programi Fillor. Për rrjedhojë, do ta kufizoj vetëm me falenderimin e disa

prej shumë personave, të cilët më ndihmuan në përmbushjen e studimeve të mija, të të cilëve

do të doja t’u shprehja mirënjohjen time.

Një falënderim special shkon për Prof.Asoc.Dr. Ilir Kelmendi, për ndihmën dhe

mbështetjen e çmuar që më ofroi përgjatë gjithë punës sime dhe për kontributin e tij në

finalizimin e punimit tim të diplomës, produkt i shumë orëve konsultimi, këshillimi, dhe

mbështetje nga ana e tij. Faleminderit professor!

Falënderoj shoqërinë për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo çast.

Dëshiroj, në fund, të shpreh një mirënjohje të thellë për familjën time së cilës i detyrohem

shumë për fillimin dhe finalizimin me suksess të këtij udhëtimi, sa të vështirë aq edhe të

bukur.

Faleminderit të gjithëve!

6

ABSTRAKTI

Ky studim synon të jepë një informacion rreth vlerësimit, për llojet e vlerësimit për mënyrat e

vlerësimit për faktorët që ndikojnë në vlerësim si dhe për vetëvlerësimin. Vlerësimi është

proces i mbledhjes sitematike, analizimit dhe interpretimit të informative me qëllim të

determinimit se në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzuese. Ndonjëherë

vlerësimi shikohet si mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi. Vlerësimi i nxënësve është

shumë i rëndësishëm për procesin e të mësuarit. Çdo mësimdhënës duhet të gjejë mënyra për

të mbledhur informacion mbi efektivitetin e procesit mësimor dhe mënyra për të matur

arritjet e nxënësve. Vlerësimi u jep edhe nxënësve informata kthyese lidhur me të mësuarit e

tyre dhe mund të jetë gjithashtu një nxitje për të përmirësuar performancën e tyre. Mësuesi

duhet të dijë sa më shumë për nxënësit e tij, çfarë ata dinë dhe si ndryshojnë nga njëri-tjetri.

Në këtë mënyrë mësuesi mund të planifikojë orën e mësimit me qëllim të plotësimit të

nevojave të secilit nxënës. Mësuesi është përgjegjës për marrjen e vendimeve që ndikojnë

direkt në arsimimin dhe vlerësimin e nxënësve. Qëllimi kryesor i vlerësimit është marrja e

vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe vetë procesin e të nxënit.

Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e vazhdueshëm të informacionit për të matur dhe

për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit.

Fjalët kyçe: Vlerësimi, nxënësi, mësimdhënësi, performanca, procesi mësimor.

7

HYRJE

Njerëzit, si qënie sociale që janë, gjatë gjithë jetës, madje edhe para së të vijnë në këtë botë

që në barkun e nënës i nënshtrohen vlerësimeve të ndryshme. Mbi bazën e këtyre vlerësimeve

ata krijojnë bindjet për njëri - tjetrin, për dukuri natyrore a shoqërore, për objekte, për

shoqërinë, shkollën, për arritjet shkencore, etj. Vlerësimi dhe matja janë pjesë përbërëse

e jetës. S’kalon ditë që ne nuk e gjejmë vetën duke gjykuar për gjërat që i shohim, për lajmin

që e dëgjojmë, për librin që e lexojmë, për sjelljen tonë.

Vështirë se mund të gjendet diçka që i ka shpëtuar vlerësimit, gjykimit apo krahasimit

njerëzor. Vlerësimi ka shumë pamje e kuptime dhe shpesh, njerëz të ndryshëm nënkuptojnë

gjëra të ndryshme kur përdorin fjalën vlerësim. Disa e përceptojnë atë si gjykim të cilësisë.

Të tjerë e përceptojnë si një mënyrë sistematke të shikimit të çështjeve të rëndësishme apo

edhe si një veprimtari të përditshme që ne e kryejmë sa herë marrim vendime.

Në arsim ai shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u kufizuar në arritjet e nxënësit.

Vlerësimi është process i mbledhjes sitematike, analizimit dhe interpretimit të informative me

qëllim të determinimit se në çfarë shkalle nxënësi i ka zotëruar objektivat udhëzuese.

Ndonjëherë vlerësimi shikohet si mjet konstruktiv për përmirësim dhe risi.

Qëllimi kryesor i vlerësimit është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve

të të nxënit dhe vetë procesin e të nxënit. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e

vazhdueshëm të informacionit për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit.

8

KAPITULLI I

Vlerësimi në arsim

Gjatë gjithë jetës njerëzit ju nënshtrohen vlerësimeve të ndryshme bile edhe para së të vijnë

në këtë botë, në barkun e nënës sot bëhet vlerësimi. Dhe mbi bazën e atyre vlerësimeve ne

ose ata krijojmë bindjet për njerëz, për dukuri natyrore a shoqërore, për objekte, për

shoqërisë, shkollës, për arritjet shkencore, etj. Por gjatë shkollimit vlerësimi është i

përditshëm dhe përfshinë arritjet në të nxënit dhe veprime tjera psikologjike, etike, edukative,

etj. Mësimdhënësit vlerësojnë vet dhe u nënshtrohen vlerësimeve tjera. Vlerësimi e matja

janë pjesë përbërëse e jetës. S’ka ditë që nuk gjykojmë për gjerat që i shohim, për lajmin që e

dëgjojmë, për librin që e lexojmë, për sjelljen tonë.1

Vlerësimi në arsim klasifikohet në tri kategori themelore:

1. Vlerësimi i mësuesve: Ky tip vlerësimi sipas Strong (2011), përfshin shqyrtimet e

kualifikimeve, testimet e njohurive, vëzhgime të praktikave të mësimdhënies dhe

vlerësimet e nxënësve për mësuesit e tyre. Qëllimi i përgjithshëm i vlerësimit të

mësuesve është të mbrojë dhe të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies.

2. Vlerësimi i programeve: Është vlerësim i cili ka si qëllim të zbulojë dhe të përcjellë

informacion teknikisht të mjaftueshëm në lidhje me karakteristikat dhe vlerat e

programeve me qëllim gjykimin e tyre si të efektshëm apo përmirësimin e tyre në të

ardhmen.

3. Vlerësimi i arritjeve të nxënësve: Përbënë një proces i cili i jep vlera të caktuara

pozitive apo negative arritjeve të nxënësve dhe vetë sistemit arsimor në tërësi.2

1Doracaku për indetifikimin, vlerësimin në arsimimin e fëmijëve, Prishtinë, 2007, fq. 64. 2 Doktoratura-Anita-Muho-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-i-Psikologji-Pedagogjise, Tiranë, 2015,

fq. 59.

9

1.1 KUPTIMI PËR VLERËSIMIN

Vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e

arritjes së një rezultati arsimor, mbi bazën e një kriteri të caktuar. Qëllimi kryesor i vlerësimit

është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe vetë

procesin e të nxënit. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e vazhdueshëm të

informacionit për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit. Praktikat e

vlerësimit kanë ndikim vendimtar në procesin e të nxënit.

Të nxënit dhe mësimdhënia

Kurrikula Vlerësimi

Vlerësimi për të nxënit (VpN) - Synimi kryesor i këtij vlerësimi është të mbikëqyrë

përparimin e nxënësit gjatë procesit të të nxënit dhe të mbledhë informacion për të lehtësuar

dhe për të ndihmuar marrjen e vendimeve për të përmirësuar këtë proces.

Vlerësimi i të nxënit (ViN) - Synimi kryesor i këtij vlerësimi është të përcaktojë arritjet në

përfundim të një detyre të caktuar, të kapitullit, të vitit shkollor etj. Për të vendosur notat dhe

për të çertifikuar nxënësit për nxënie të mëtejshme. Ai përdoret edhe për të gjykuar

efektivitetin e të nxënit ose të programit mësimor.3

3 AGR. (1999). Assessment for learning: beyond the black box. University of Cambridge: School of Education.

10

1.2 Parimet Themelore

Vlerësimi bazohet në parime të caktuara, si:

Vlefshmëria - Vlerësimi duhet të sigurojë se kërkesat dhe kriteret e vlerësimit të jenë të

lidhura me rezultatet e të nxënit për klasën dhe shkallën e kurrikulës, të përdoren matje dhe

burime të shumta për të dhënë gjykime dhe se vlerësimi mbulon shtrirjen dhe thellësinë e

programit mësimor.

Transparenca - Vlerësimi duhet të sigurojë se kriteret, metodat dhe procedurat e

vlerësimit janë të njohura për nxënës dhe për të gjithë akterët e përfshirë në procesin e

vlerësimit. Informacioni për nxënësin, lidhur me rezultatet e arritura, informatat kthyese dhe

mundësitë e përparimit të jetë i qartë, i saktë dhe të jepet me kohë.

Besueshmëria - Vlerësimi duhet të sigurojë se gjykimet për përparimin e nxënësit

bazohen në instrumente, lloje të ndryshme të vlerësimit dhe burime të ndryshme të

informacionit. Në këtë proces ofrohen dëshmi për të argumentuar cilësinë e vlerësimit dhe

për t’u siguruar se nëse përsëritet vlerësimi, atëherë rezultatet do të jenë të njëjta.

Paanshmëria - Vlerësimi duhet të sigurojë se respektohen kërkesat e kodit etik të

vlerësimit, respektohen procedurat e vlerësimit ndaj çdo nxënësi apo grupi të nxënësve,

përdoren instrumente të ndryshme të vlerësimit që i mundësojnë secilit nxënës të shfaqë

performancën e tij/saj dhe ofrohet mbështetja e duhur në të nxënit e nxënësve drejt zotërimit

të kompetencave.4

4 Kurrikula berthame për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të kosovës, Prishtinë, 2016, fq. 106.

11

KAPITULLI II

LLOJET E VLERËSIMIT

Gjatë vlerësimit gjykohet dhe merren vendime për përparimin e vazhdueshëm dhe për nivelin

e arritjes së rezultateve të të nxënit, të përcaktuara në kurrikulën bërthamë, si dhe në planet e

programet mësimore. Përmes vlerësimit mirret informacioni sa më i plotë dhe tërësor për

shkallën e zotërimit dhe të demonstrimit të kompetencave nga nxënësit.

Llojet kryesore të vlerësimit arsimor janë:

- Vlerësimi i brendshëm;

- Vlerësimi i jashtëm;

- Vlerësimi i klasifikimit;

- Vlerësimi i formues;

- Vlerësimi diagnostikues;

- Vlerësimi përmbledhës;

- Vlerësimi individual dhe në grup.

2.1 Vlerësimi i brendshëm

Vlerësimi i brendshëm realizohet nga mësuesit dhe drejtuesit e shkollës, në veprimtarinë e

përditshme mësimore dhe edukative. Ky vlerësim përdor mjete të ndryshme që mundësojnë

nxjerrjen në pah të nivelit të zotërimit të kompetencave, konkretisht:

- gjerësinë dhe thellësinë e të nxënit të përvetësuar;

- gatishmërinë për t’iu përgjigjur sfidave të nivelit dhe për të përparuar drejt të nxënit edhe

më sfidues;

- zbatimin e të nxënit në situata dhe rrethana të reja.5

5 http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2017/03/Korniza-e-vleresimit-2.pdf - 27.6.2018 - 18:20

12

Vlerësimi i brendshëm bëhet në nivel shkolle/klase nga edukatoret/ët, mësimdhënësit/et e

klasës përgatitore dhe arsimit fllor dhe sipas përshkrimit të procedurave e kritereve për secilin

lloj të vlerësimit të brendshëm, të rregulluara me akte nënligjore.

Vlerësimi i brendshëm u mundëson nxënësve të shprehin njohuritë e reja dhe të tregojnë

nivelin e zotërimit të kompetencave duke përfshirë:

Gjerësinë dhe thellësinë e tyre;

Gatishmërinë për t’iu përgjigjur sfdave të nivelit të përcaktuar me rezultatet e të

nxënit.

Aftësinë për t`i zbatuar ato në situata dhe rrethana të reja.

Fokusi kryesor i vlerësimit të brendshëm është mbështetja e të nxënit të nxënësve për zotërim

të kompetencave të shkallës së parë dhe të dytë. Kjo arrihet duke kombinuar vlerësimin

formativ (për nxënie) me vlerësimin përmbledhës (i të nxënit).

2.1.1. Llojet e vlerësimit të brendshëm

Korniza e kurrikulës përcakton tri lloje të vlerësimit të brendshëm të cilat janë të vlefshëm

edhe për realizimin e KB1:

Vlerësimi i vazhdueshëm;

Vlerësimi përfundimtar;

Vlerësimi për shkallë.6

Cilat janë vlerat e vlerësimit të brendshëm?

1. Vlerësimi duhet të jetë i vlefshëm – ai duhet të vlerësojë atë që dëshirojmë ta

vlerësojmë.

2. Vlerësimi duhet të jetë i besueshëm – që vlerësuesit e ndryshëm dhe në kohë të

ndryshme duhet të jetë i qëndrueshëm (pra vlerësimi me të njëjtin standard).

3. Vlerësimi duhet të jetë i barabartë – instrumentet e vlerësimit duhen të jenë të njëjta

dhe proceset të jenë të drejta.

6 Kurrikula berthame për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të kosovës, Prishtinë, 2016, fq. 107.

13

4. Vlerësimi duhet të jetë i paanshëm – pra nuk duhet favorizuar individin apo grupin.

5. Vlerësimi duhet të bëhet në kohë të duhur. 7

2.2 Vlerësimi i jashtëm

Me vlerësim të jashtëm do të kuptohet vlerësimi i realizuar nga autoritetet qendrore, rajonale

e vendore të arsimit (MAS, AKP, ISHA, DAR/ZA).

Vlerësimi i jashtëm mund të bëhet për qëllime:

- Inspektimi dhe verifikimi të cilësisë së vlerësimit në nivel klase, shkolle apo bashkie;

- Vlerësimi të standardizuar në nivele arsimore;

- Hulumtimi;

- Vendimmarrjeje në nivele, fusha dhe aspekte të ndryshme në arsim.

Vlerësimet e standardizuara shtetërore organizohen në përfundim të nivelit arsimor.8

Vlerësimi në këtë nivel mund të bëhet edhe për qëllime të tjera, varësisht nga qëllimi mund të

autorizohen edhe institucione të tjera arsimore nga MASHT-i.

Vlerësimi i jashtëm mund të bëhet edhe për këto qëllime:

vendimmarrjeje e politikë bërje në fusha të ndryshme të arsimit.

inspektimi dhe verifkimi i cilësisë së vlerësimit në nivel klase, shkolle dhe komune.

Vlerësimet e standardizuara shtetërore janë të përqendruara në matjen e nivelit të zotërimit të

kompetencave kryesore të parashikuara në kurrikulë për secilin nivel të arsimit.9

7 http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/vleresimi-i-brendshem.pdf - 28.6.2018 - 12:00 8 http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2017/03/Korniza-e-vleresimit-2.pdf - 28.6.2018 - 12:45 9 Kurrikula berthame për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të kosovës, Prishtinë, 2016, fq. 109.

14

2.3 Vlerësimi i klasifikimit

Vlerësimi i klasifikimit ka për qëllim të caktojë shkallën e gadishmërisë apo ta bëjë

klasifikimin e nxënësve, në bazë të rezultateve të treguar në fillim të procesit mësimor.

Qëllimi i vlerësimit klasifikues (gadishmërisë) është ta përcaktoj pozitën e nxënësit në raport

me shkathtësitë e zotruara paraprake dhe në raport me objektivat e parashikuara.

2.4 Vlerësimi formues

Vlerësimi formues ka për qëllim të kontrolloj përparimin e nxënies së nxënësit gjata procesit

mësimor. Zakonisht kontrollohet numri dhe shkalla e zotrimit të objektivave udhëzuese.

Tek nxënësit siguron përforcimet e suksesit në nxënie dhe idetifikon gabimet specifike të

nxënies që duhet përmirësojë. Vlerësimi formative varet shumë nga përgatitja special e testit

për secilën pjesë të procesit mësimor.

Zakonisht ky llojë vlerësimi nuk shfrytëzoher për notimin e nxënësve, por është i drejtuar kah

përmirësimi i mësimnxënies dhe udhëzimit.10

2.5 Vlerësimi diagnostikues

Vlerësimi diagnostikues është një procedurë specifike e vlerësimit që ka për qëllim të theksoj

vështirësitë në procesin e nxënies së nxënësit të cilat kanë mbetur pa u përmirësuar sipas

standarteve gjatë vlerësimit formative. Qëllimi kryesor i vlerësimit diagnostikë është të

përcaktoj shkaqet e qëndrueshme të problemeve në mësimnxënie dhe formulimin e planit për

veprim në ndihmesën e nxënësve.

2.6 Vlerësimi individual dhe në grup

Ka për qëllim që ta vlerësoj individin në njësinë e caktuar të kohës. Në këtë rast vlerësuesi i

cili duhet të jetë i kualifikuar dhe i vlerësuari, krijojnë raporte të përafërta ndërmjet veti ku

roli i vlerësimit është shumë i madh. Kërkesat apo materiali i caktuar paraqitet para të

testuarit në mënyrë gojore. Gjithashtu për këtë qëllim përdoren teknikat të përshtatshme të

vlerësimit. Këtë lloj të vlerësimit nuk mund ta përdorim në çdo rast. Zakonisht përdoret kur

numri të vlerësuarëve nuk është i madh se 2000 – 4000. Përdoret në klasë dhe grupe të

ndryshme.

10 http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/vleresimi-i-brendshem.pdf - 28.6.2018 - 12:25

15

Roli i vlerësimit në grup është përcaktim i shkallës së arritjes së rezultateve të synuara të

nxënies në nivele të ndryshme të sistemit të arsimit (në nivelin e shkollës, komunës, nivelin

kombëtar dhe në gara të ndryshme). Rezultatet e këtij lloj vlerësimi mund të përdoren për

qëllime të ndryshme të niveleve përkatëse (p.sh. analizë e punës së shkollës, regjistrim,

konkluzion, vlerësim, gjykim etj).11

11 Zenel Isufi: Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim, Prishtinë, 2002, fq. 34 – 36.

16

KAPITULLI III

Qëllimi i vlerësimit

Qëllimi kryesor i vlerësimit është të mbështesë të nxënit dhe kjo arrihet më së miri nga

kombinimi i vlerësimit për të nxënit VpN (formues) dhe vlerësimi i të nxënit ViN

(përmbledhës). Kjo do të thotë që vlerësimi bëhet në mënyrë të vazhdueshme, si dhe me

intervale të rregullta për të evidentuar arritjen dhe progresin e nxënësve. Termat “formues”

dhe “përmbledhës” nuk përshkruajnë një llojë apo formë të vlerësimit, por përshkruajnë se si

janë përdorur vlerësimet. Evidencat dhe përfundimet nga çdo vlerësim mund të përdoren për

të përmirësuar planifikimin e mësimdhënies, për përmbledhjet periodike të progresit dhe të

arritjeve, të cilat kontribuojnë për raportim dhe monitorim. Mësuesit vlerësojnë vazhdimisht,

pasi vlerësimi është pjesë e të nxënit dhe e mësimdhënies së përditshme. Ata e bëjnë këtë,

duke dëgjuar dhe duke vëzhguar nxënësit gjatë kryerjes së detyrave, duke vëzhguar atë që

shkruajnë dhe bëjnë, duke marrë parasysh përgjigjet e pyetjeve etj. 12

12 http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2017/03/Korniza-e-vleresimit-2.pdf - 28.6.2018 - 16:37

Vlerësimi

tranzitor

Vlerësimi

i vazhduar

Vlerësimi

periodik

17

3.1 Vlerësimi i vazhduar

Vlerësimi i vazhdueshëm për të nxënit është efektiv, kur nxënësit e dinë ku janë me të nxënët

e tyre, si dhe çfarë duhet të bëjnë më tej për ta përmirësuar atë. Është e rëndësishme që

mësuesit të përdorin evidenca për të nxënit e nxënësve, pasi ato sigurojnë informacione të

dobishme për të përshtatur qasjet e të nxënit me mësimdhënien sipas nevojave të nxënësve, si

dhe ndihmojnë në rishikimin e përmbajtjes mësimore në ato raste kur të nxënit nuk është

ende në rezultatet e pritshme. Vlerësimi i vazhdueshëm bëhet edhe për të vlerësuar

përparimin e nxënësve në të gjithë gjerësinë e të nxënit, sfidat e të nxënit dhe në zbatimin e tij

në kontekste të ndryshme dhe të panjohura.

3.2 Vlerësimi periodik

Herë pas herë, në mënyrë periodike, mësuesit evidentojnë progresin dhe arritjet e nxënësve

me qëllim monitorimin dhe raportimin e tyre.

1. Vlerësimi periodik kryhet në fund të një periudhe tremujore, për të evidentuar përparimin

dhe arritjet e nxënësve me qëllim monitorimin dhe raportimin e tyre.

2. Vlerësimi periodik tremujor jepet nëpërmjet 3 (tri) notave të veçanta për:

a) Vlerësimin e vazhduar me notë, që përmbledh shënimet e mësuesit të mbajtura në

evidencat për periudhën tremujore;

b) Vlerësimin me notë nëpërmjet testit ose detyrës përmbledhëse në përfundim të periudhës

tremujore;

c) Vlerësimin me notë të portofolit të nxënësit për periudhën tremujore.

3. Këto vlerësime me notë shënohen në regjistër në kolonat përkatëse në përfundim të çdo

tremujori.13

3.3 Vlerësimi përfundimtar

Vlerësimi përfundimtar, i planifikuar mirë dhe efektiv, është thelbësor për progresin e

nxënësit në lidhje me zotërimin e kompetencave kyçe dhe të kompetencave të fushës/lëndës.

Ky vlerësim përfshin:

- kalimin në klasën pasardhëse;

13 http://mobile.ikub.al/LIGJE_CATEGORY/PeR-VLEReSIMIN-E-NXeNeSVE-PeR-KURRIKULeN-ME-

KOMPETENCA-Ne-ARSIMIN-BAZe-1512030175.aspx - 28.6.2018 - 18:20

18

- kalimin në shkallën pasardhëse;

- kalimin në nivelin shkollor pasardhës.

Modalitetet e vlerësimit përfundimtar rregullohen me udhëzime të veçanta të MAS-it.

Vlerësimi përfundimtar duhet të nxisë vazhdimësinë dhe përparimin në të nxënë. Për të

siguruar informacionin e nevojshëm për vlerësim, duhet të përfshihen të gjithë mësuesit,

prindërit dhe nxënësit. Partneriteti mes tyre është i rëndësishëm për mirëqenien e nxënësve

dhe progresin e tyre. Sigurimi i cilësisë dhe drejtësia në vlerësimin përfundimtar ka rëndësi të

veçantë pasi promovon standarde dhe kompetenca edhe në sektorë të tjerë të shoqërisë.14

3.4 Vetëvlerësimi

Vetëvlerësimi është një mjet i vlefshëm për të matur të nxënit. Nëse nxënësit janë të përfshirë

në vlerësimin e punës së tyre, ata përpiqen të kuptojnë kriteret e vlerësimit, të një

performance, të cilësisë të lartë dhe janë të gatshëm t‘i aplikojnë ato. (Herrera et al., 2007).

Vetëvlerësimi është një proces me tri faza në të cilat nxënësit kontrollojnë punën e tyre

(vetëmonitorimi), identifikojnë mospërputhjet ndërmjet performancës aktuale dhe asaj të

dëshiruar (vetëvlerësimi), dhe identifikojnë aktivitetet e mëtejshme, për t‘u përmirësuar. Kur

mësuesit japin feedback, ata inkurajojnë vetëvlerësimin me anë të pyetjeve, të cilat, i

ndihmojnë të përqendrohen në procesin e vetëmonitorimit. Mësuesit udhëzojnë nxënësit, që

të analizojnë aspektet pozitive ose negative të punës së tyre.15

3.4.1 Çfarë duhet të bëjnë shkollat që të nxisin vetëvlerësimin te

nxënësit?

Në mënyrë që të përmirësojnë vetëvlerësimin te fëmijët, mësuesit duhet të jetë në kujdesshëm

në mënyrën si e japin feedback-un. Dweck (1999) argumenton se dhënia e feedback-ut për

një qëllim të veçantë (të mësuarin, performancën) do të jetë më efektive për vetëvlerësimin e

fëmijës krahasuar me lavdërimin e orientuar nga personi. Kjo do të thotë se duhen shmangur

përdorimi i shprehjeve të tilla si: “Jam krenar për ty” “wow ke punuar shumë”. Në vend të

kësaj fokusojeni lavdërimin te detyra ose procesi. Lavdëroni përpjekjen ose strategjinë

specifike të nxënësit. Për shembull: “Vura re se përdore kubat për ta zgjidhur atë problem,

kjo është një strategji shumë e mirë”. “Vura re se nuk bërë gabime në llogaritje këtë herë”.

14 http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2017/03/Korniza-e-vleresimit-2.pdf - 29.6.2018 - 14:45 15 Doktoratura-Anita-Muho-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-i-Psikologji-Pedagogjise, Tiranë,

2015, fq. 78.

19

Kur përdoret ky lloj feedback-u ju i drejtoheni edhe vetëvlerësimit të nxënësit edhe nivelit të

tij të motivimit për arritje akademike. Vetëvlerësimi është i rëndësishëm brenda dhe jashtë

klase. Mësuesit dhe prindërit mund të nxisin vetëvlerësimin duke ndjekur strategjitë e

mëposhtme:

- Theksoni gjithmonë gjërat pozitive. Ata që vuajnë nga vetëvlerësimi i ulët tentojnë të

fokusohen te gjërat negative. Mund të dëgjoni deklarata të tilla: “kurrë s’kam qenë i mirë në

këtë gjë” “nuk arrij dot të mbaj shokët”. Kjo na tregon se ai person ka nevojë që ta pëlqejë më

shumë veten e tij.

- Jepini fëmijëve mundësinë t’iu tregojnë 10 gjëra që pëlqejnë te vetja e tyre. Nxitini ata të

kuptojnë gjërat që mund t’i bëjnë mirë, gjërat për të cilat ndjehen mirë. Do të surprizoheni se

sa fëmijë me vetëvlerësim të ulët kanë vështirësi me këtë detyrë. (Ky mund të jetë një

aktivitet shumë i mirë për fillim viti).

- Shmangni kritikat. Ata me vetëvlerësim të ulët vuajnë më shumë kur kritikohen. Bëhuni të

ndjeshëm për këtë.

- Pritshmëritë duhet të jenë realiste. Kjo shkon së bashku me rritjen e suksesit te fëmijët.

Udhëzimet e diferencuara janë çelësi dhe duhet shumë kohë që mësuesit të njohin të gjithë

nxënësit dhe të sigurohen llojet e detyrave dhe pritshmërive që përshtaten me nivelet e

aftësive dhe forcave të nxënësve.

- Shikoni të mësuarin nga gabimet. Kthehuni te gabimet e fëmijëve dhe fokusohuni se çfarë

mund të mësohet nga ato gabime. Kjo e ndihmon fëmijën të fokusohet te pozitivja, jo te

negativja. Kujtojini nxënësve se të gjithë bëjnë gabime, por është mënyra se si përballemi me

to që bën ndryshimin. Duhet t’i shohim ato si mundësi për të mësuar.

- Vetëvlerësimi është një komponent i rëndësishëm në pothuajse çdo gjë që bën fëmija. Jo

vetëm që do ta ndihmojë nxënësin me performancën akademike por do të jetë edhe

mbështetje në aftësitë sociale dhe do e bëj më të lehtë për fëmijën për të zënë dhe mbajtur

shokët.

Vetëvlerësimi duhet gjatë gjithë jetës dhe mësuesit duhet ta kuptojnë rolin e rëndësishëm që

luajnë në theksimin ose dëmtimin e vetëvlerësimit të nxënësve.16

16 Hattie, J., dhe Timperley, H. (2007). The poWer of feedback. Review of Educational Research, fq. 77.

20

3.5 Vlerësimi i njëri-tjetrit

Gjatë vlerësimit të njëri-tjetrit, nxënësit vlerësojnë punën e shokëve të klasës, në krahasim me

kriteret e vlerësimit, të vendosura nga mësuesi, ose nga nxënësit dhe mësuesi së bashku. Një

aspekt i rëndësishëm i vlerësimit të njëri-tjetrit është se, ky lloj vlerësimi i përfshin nxënësit

në dialog, duke komentuar dhe diskutuar rreth punës së tyre. Për të pasuruar vlerësimin e

njëri-tjetrit dhe për ta përdorur atë në mënyrë produktive, Black dhe William (1998) kanë

propozuar, që nxënësit duhen të trajnohen për mënyrën si duhet të vlerësojnë shokët e tyre,

me qëllim përmirësimin e të nxënit. Kur nxënësit komentojnë punën shokëve të tyre, ata

përdorin gjuhën joformale, cila është e kuptueshme për ta. Përveç kësaj, sipas Herrera,

(2007), duke pasur parasysh konceptin e vlerësimit të njëri-tjetrit, nxënësit krahasojnë punën

e nxënësve të tjerë me kriteret e vlerësimit, çfarë u mundëson atyre, të dallojnë elementet e

pazgjidhura të punës së shokëve, por edhe të punës së tyre njëkohësisht.17

17 Doktoratura-Anita-Muho-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-i-Psikologji-Pedagogjise, Tiranë,

2015, fq. 26.

21

KAPITULLI IV

Rolet dhe përgjegjësitë në vlerësim

4.1 Nxënësit:

- angazhohen aktivisht në procesin e të nxënit;

- vlerësohen si pjesë e të nxënit të përditshëm përmes një sërë veprimtarish, përfshirë

dialogun dhe ndërveprimin me bashkëmoshatarët dhe mësuesit, kërkimet praktike,

demonstrimet, prezantimet me gojë, diskutimet;

- vlerësohen përmes punëve me shkrim dhe produkteve të tilla, si veprimtari krijuese,

raportime, projekte;

- demonstrojnë njohuritë, shkathësitë dhe qëndrimet përmes një sërë të dhënash, përfshirë

detyrat e vlerësimit, veprimtaritë, testet dhe provimet;

- planifikojnë dhe rishikojnë të nxënit e tyre përmes reflektimit, vendosjes së qëllimeve të të

nxënit dhe përcaktimit të hapave të mëtejshëm të të nxënit personal;

- rishikojnë të nxënit e tyre përmes vetëvlerësimit;

- bashkëpunojnë në vlerësimin e bashkëmoshatarëve;

- kontribuojnë në moderimin e vlerësimit.18

4.2 Mësuesit dhe stafi drejtues:

- planifikojnë, hartojnë dhe kryejnë vlerësime, si pjesë e vazhdueshme e procesit të të nxënit

dhe mësimdhënies, dhe në mënyrë periodike përdorin vlerësime specifike, teste ose provime;

- sigurojnë që vlerësimi të mbështesë të nxënët dhe të bazohet në një bazë të dhënash, të cilat

gjykohen përkundrejt rezultateve të pritshme dhe nxisin progres, gjerësi dhe thellësi në

procesin e të nxënit;

18 Williams, M. dhe Burden, R. (1997). Psychology for language teachers. Cambridge: Cambridge University

Press.

22

- punojnë me kolegët për të zhvilluar një kuptim të përbashkët për rezultatet e pritshme

përmes veprimtarive, të cilat përfshijnë planifikim koherent, kontroll, përvojë, rishikim dhe

feedback për përmirësim;

- përfshijnë nxënësit plotësisht në vlerësim dhe i ndihmojnë ato të kuptojnë çfarë pritet prej

tyre;

- marrin pjesë në sigurimin e cilësisë, moderimin e veprimit, duke përdorur materiale të

vlefshme për zhvillimin e ekspertizës së vlerësimit dhe për sigurimin e praktikave të

vlerësimit të vlefshme dhe të besueshme;

- vlerësojnë të dhënat e të nxënit për të kontribuar në raportimin e arritjeve të nxënësve dhe

progresin e tyre; - raportojnë rezultatet e arritjeve të nxënësve për palët e interesit (nxënësit,

prindërit, mësuesit, qeverisja lokale, institucionet profesionale, MAS, shoqëria civile etj.);

- informojnë prindërit/kujdestarin në kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme për suksesin dhe

vështirësitë e fëmijëve të tyre dhe i udhëzojnë ata si të ndikojnë në përmirësimin e

rezultateve;

- shpjegojnë rezultatet e nxënësve duke marrë parasysh kushtet në të cilat janë arritur ato

(socio - ekonomike, kulturore etj.);

- përgatitin raportime për arritjet në nivel klase ose fushe të nxëni dhe i interpretojnë ato; -

shqyrtojnë veprime të ndryshme me synim përmirësimin e vlerësimit;

- kujdesen për besueshmërinë e informacioneve dhe përdorimin e drejtë të tyre.19

4.3 Prindërit:

- përfshihen aktivisht në mbështetje të të nxënit të fëmijëve të tyre;

- përfshihen plotësisht kur fëmijët dhe të rinjtë kërkojnë mbështetje përmes programeve

individuale;

- marrin informacion të rregullt rreth anëve të forta të fëmijëve të tyre, progresit dhe arritjeve

të tyre;

19 William, D., dhe Thompson, M. (2008). Integrating assessment With learning: What Will it take to make it

Work? In C .A. DWyer (Ed.). The future of assessment: shaping teaching and learning. (53-82). New York:

Lawrence Erlbaum associates.

23

- informohen për boshllëqet dhe mënyrat përmes të cilave mund t’u vihet në ndihmë

nxënësve;

- informohen për performancën e fëmijëve në shkollë përkundrejt niveleve të arritjeve në

shkallë të veçanta në fushat e të nxënit;

- sigurojnë mundësi që stafi të bashkëpunojë për planifikimet kurrikulare të të nxënit,

mësimdhënies dhe vlerësimit në mënyrë koherente për të siguruar thellësi, sfida dhe zbatim të

të nxënit;

- sigurojnë mundësi që stafi të diskutojë, të shkëmbejë përvoja dhe të zhvillojë kuptimin për

rezultatet e pritshme përmes pjesëmarrjes në moderimin e vlerësimit (detyrave);

- sigurojnë që veprimtaritë mësimore të përmbushin qëllimet dhe të jenë të menaxhueshme;

- sigurojnë që monitorimi dhe kontrolli i progresit të nxënësve mbështet të nxënit e tyre;

- sigurojnë që vetëvlerësimi bazohet në një sërë të dhënash mbi të gjitha aspektet e të nxënit.

4.4 Autoritetet arsimore kanë përgjegjësinë:

- të sigurojnë informacion për cilësinë e edukimit në shkollë dhe standarde të përshtatshme në

edukim;

- të mbështesin vetëvlerësimin dhe përmirësimin e proceseve;

- të sigurojnë që shkollat kanë infrastukturën e nevojshme për të mbështetur gjykimet e

mësuesve dhe të fokusohen në veprimet e nevojshme për përmirësim;

- të lehtësojnë rrjetet lokale dhe të kontribuojnë në veprimtaritë mësimore përmes përfshirjes

së partnerëve në sektorë të ndryshëm;

- të lehtësojnë zhvillimin e një bashkëpunimi efektiv ndërmjet autoriteteve arsimore dhe

partnerëve dhe të lidhin praktikat lokale me ato në nivel kombëtar;

- të sigurojnë mundësi që shkollat të përmbushin rezultatet e pritshme.20

20 Po aty, fq. 89-92.

24

Kapitulli V

Procedurat e vlerësimit

Një ndër vetitë dalluese në procesin e vlerësimit është përdorimi i procedurave të

llojllojshme. Vlerësimi përdoret në shumë kontekste të ndryshme dhe për shumë qëllime të

ndryshme. Këtu do t’i paraqesim kategoritë bazë përmes të cilave do të pasqyrojmë

procedurat e përgjithshme dhe më të dobishme në procesin e vlerësimit.

Testet dhe procedurat tjera të vlerësimit, në bazë të natyrës së matjes, mund të ndahen në dy

kategori të gjera. Sipas Kronbahut këto kategori janë të emëruara si:

1. Matja e arritshmërisë maksimale;

2. Matja e sjelljes tipike.

5.1 Matja e arritshmërisë maksimale

Janë procedura të cilat përdoren për përcaktimin e aftësive të një personi. Këtu matja bëhet

me dy lloj testesh:

Testi i aftësive;

Testi i arritshmërisë.

Dallimi ndërmjet këtyre dy lloj të testeve qëndron në pikëpamjen e shfrytëzimit të rezultateve

se sa nga kualiteti i testit. Në një test për matjen e aftësive, çështje parësore është parashikimi

i suksesit për disa veçori gjatë aktivitetit të ardhshëm në mësimnxënie. Ndërsa në një test të

arritshmërisë, çështje parësore është shkalla e suksesit në disa aktivitete pas mësimnxënies.

Nuk përjashtohet mundësia e kombinimit të dy testeve, pasi që dallimet janë kryesisht vetëm

në fushën e theksimeve.21

5.1.1 Matja e sjelljes tipike

Përfshinë procedurat e atyre formulimeve që reflektojnë sjelljet tipike të një personi.

Procedurat e kësaj matja është e ballafaquar më pare se çka individët do të bëjnë se sa çka ata

mund të bëjnë. Përpilimi i metodave për vlerësimin e karakteristikave emocionale dhe vetive

21 Zenel Isufi: Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim, Prishtinë, 2002, fq. 29 – 30.

25

tjera të personalitetit bëjnë pjesë në këtë kategori. Këtu më e rëndësishme është shkalla e

përfaqësimit se sa vlera e lartë e pikëzimit.

Kjo është një fushë shumë e rëndësishme për vlerësimin e sjelljeve tipike, por gjithashtu

edhe e vështirë për t’u vlerësuar. Zakonisht për këtë qëllim përdoren teknika të ndryshme të

vlerësimit si intervistat, shënimet anektodike, vetëraportimet e ndryshme dhe teknikat e

vrojtimit. Për të bërë një vlerësim më të saktë duhet që t’i kombinojmë një numër sa më të

madh të këtyre teknikave.22

22 Po aty, fq. 31.

26

PËRFUNDIMI

Vlerësimi në arsim është procesi, i cili vlerëson disa aspekte të kuadrit arsimor dhe ka si

qëllim të përdorë të dhënat e mbledhura për të demonstruar ndikimin e institucioneve

arsimore tek financuesit dhe faktorët e tjerë, por edhe zhvillimin profesional të nxënësve,

duke përmirësuar dhe lehtësuar mësimnxënien. Vlerësimi si proces është kompleks, andaj

është shumë i rëndësishëm përdorimi i instrumenteve për vlerësim dhe raportimi i rezultateve

të nxënësve. Vlerësimi ka shumë pamje e kuptime dhe, shpesh njerëz të ndryshëm

nënkuptojnë gjëra të ndryshme kur përdorin fjalën vlerësim, disa e përceptojnë atë si gjykim

të cilësisë.

Të tjerë e përceptojnë si një mënyrë sistematke të shikimit të çështjeve të rëndësishme apo

edhe si një veprimtari të përditshme që ne e kryejmë sa herë marrim vendime. Në arsim

ai shpesh lidhet me testimin dhe ngushtohet duke u kufizuar në arritjet e nxënësit. Deri më

tani mësuesit kanë qenë thjesht transmetues të njohurive. Filozofia sot është që mësuesi

vlerëson procesin dhe produktin.Vlerësimi për të nxënë është vlerësimi nëpërmjet të cilit

mësuesi identifikon mangësitë dhe ndihmon nxënësit të bëjnë progres. Për ta bërë këtë

duhet nota por qëllim në vetvete nuk është nota. Vlerësimi është etapa e fundit e çdo procesi

andaj duhet të bëhet në mënyrë korrekte pa dallime.

27

REKOMANDIME

Rekomandohet promovimi dhe përdorimi më i madh dhe më efektiv i dosjes së nxënësit, pasi

nga gjetjet e këtij studimi ka rezultuar se përdoret shumë pak dhe në disa raste nxënësit nuk

kishin informacion rreth saj si një mënyrë vlerësimi.

Shkollat duhet të ndihmojnë mësuesit në zhvillimin e tyre profesional dhe veçanërisht në

drejtim të mënyrave të vlerësimit, të cilat nxitin motivimin e nxënësve për të nxënë.

Rekomandohet përmirësimi i faktorëve kryesorë të vlerësimit që ndikonin më tepër tek

motivimi, siç janë: pyetjet strategjike që përdor mësuesi gjatë vlerësimit me gojë, feedback-u,

dosja e nxënësit, vetëvlerësimi dhe vlerësimi i njëri-tjetrit.

Rekomandohet përfshirja më e madhe e nxënësve në vlerësim sidomos nëpërmjet

vetëvlerësimit dhe vlerësimit të njëri-tjetrit.

Rekomandohet ndarja e kritereve të vlerësimit me nxënësit si në testet me shkrim, ashtu edhe

nëpërmjet projekteve dhe vlerësimit me gojë.

Rekomandohet që vlerësimi të mos shihet thjesht si një gjë që duhet bërë në mënyrë rutinë

apo si një ngarkesë e kotë, por duhet t`i jepet rëndësia e duhur dhe të merret me seriozitet për

të nxjerrë në pah nevojat e nxënësve në të mirë të zhvillimit profesional të tyre dhe

përmirësimit të sistemit të arsimit në vendin tonë.

Rekomandohet që mësuesi duhet të jenë pjesë e trajnimeve në punë dhe seminarve

kualifikuese në fushën e vlerësimit të nxënësit për të qenë të aftë në procesin e vlerësimit të

nxënësit. Ata duhet të pajisen me njohuri teorike dhe praktike për të ofruar një vlerësim sa më

cilësor për të gjithë nxënësit brenda klasës.

Rekomandohet gjetja e mënyrave të reja dhe efikase në vlerësimin korrekt të nxënësve në të

gjitha lëndët mësimore.

Rekomandohet të rishikohen skema brenda shkollore e kualifikimit dhe trajnimit e mësuesve

duke trajtuar problemin e vlerësimit dhe motivimit të nxënësit në klasë.

28

Rekomandohet përqëndrimi i mësuesit gjatë procesit të vlerësimit të shkathtësive

psikomotorike, shkathtësive komunikuese, njohurit e caktuara të një fushë si dhe në fushën

emocionale.

29

LITERATURA

Zenel, Isufi: Bazat e standardizimit dhe vlerësimit në arsim, Prishtinë, 2002

Kurrikula-berthame për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të kosovës, Prishtinë, 2016

William, D., dhe Thompson, M. (2008). Integrating assessment With learning: What Will it

take to make it Work? In C .A. DWyer (Ed.). The future of assessment: shaping teaching and

learning. (53-82). New York: Lawrence Erlbaum associates.

Williams, M. dhe Burden, R. (1997). Psychology for language teachers. Cambridge:

Cambridge University Press.

Doktoratura-Anita-Muho-Fakulteti-i-Shkencave-Sociale-Departamenti-i-Psikologji-

Pedagogjise, Tiranë, 2015

AGR. (1999). Assessment for learning: beyond the black box. University of Cambridge:

School of Education.

Hattie, J., dhe Timperley, H. (2007). The poWer of feedback. Review of Educational

Research.

Burime të tjera:

http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2017/03/Korniza-e-vleresimit-2.pdf.

http://masht.rks-gov.net/uploads/2015/06/vleresimi-i-brendshem.pdf

http://mobile.ikub.al/LIGJE_CATEGORY/PeR-VLEReSIMIN-E-NXeNeSVE-PeR-

KURRIKULeN-ME-KOMPETENCA-Ne-ARSIMIN-BAZe-1512030175.aspx

30

AUTOBIOGRAFIA

Quhem Valentina Shatri, e lindur më 28.12.1995, në Istog. Shkollën fillore e kam përfunduar

në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Martim Camaj ” – Gurrakoc. Atë të mesme në

Shkollën e Mesme të Mjekësis “Ramiz Sadiku” – Pejë. Studimet i kam filluar në vitin

akademik 2014/2015 në Universitetin e Gjakovës, Fakulteti i Edukimit, përkatësisht

programi: Fillor.

Sot, para jush Profesor të nderuar po e mbroj Temën e Diplomës me titull “VLERËSIMI NË

ARSIM”, ku edhe me këtë përfudoj studimet Bachelor në këtë fakultet.