39
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: Kreativiteti, metodat kreative me fëmijë në edukimin parashkollor Mentori: Kandidati: Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Egzon Gashi Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

  • Upload
    others

  • View
    467

  • Download
    16

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema: Kreativiteti, metodat kreative me fëmijë në edukimin

parashkollor

Mentori: Kandidati:

Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Egzon Gashi

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

2

Ky punim diplome u mbrojt më ____________, para komisionit vlerësues i përbër nga:

1. ________________________ Kryetar

2. ________________________ Anëtar

3. ________________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën _______________________________

Page 3: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

3

PËRMBAJTJA

Abstrakt…………………………………………………………………………………………..5

Hyrje………………………………………………………………………………………...........7

Kapitulli I ………………………………………………………………………………………..9

1.Ç’është loja ……………………………………………………………………………9

1.1 Rëndësia e lojës në të kaluaren historike të saj…………………….………….........11

1.2 Qellimet e kreativitetit përmes lojës………………….……………………………..13

Kapitulli II ...................................................................................................................................15

2.Ndikimi i kreativitetit në zhvillimin fizik ……………………………………………..15

2.1 Ndikimi i kreativitetit në zhvillimin e ndjenjave………………..…………………...16

2.2 Ndikimi i kreativitetit në zhvillimin intelektual………………………………..........18

Kapitulli III……………………………………………………………………………………..20

2. Rëndësia e përzgjedhjes së lodrave në zhvillimin e kreativitetit………………….....20

3.1 Dallimet gjinore në preferencat e lodrave……………………………………..…21

Kapitulli IV ……………………………………………………………………………………..25

4.1 Lodrat ideale…………………………………………………………………………25

4.2 Lodrat edukative …………………………………………………………………….25

4.3 Mbrojtja e fëmijëve nga rreziku i lojërave dhe lodrave …………………..……........27

Kapitulli V………………………………………………………………………………………30

5.Metoda kreative me fëmijë……………………………………………………………30

Përfundimi ……………………………………………………………………………………...33

Page 4: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

4

Rekomandime…………………………………………………………………………………...35

Referenca……………………………………………………………………………………......36

Literatura………………………………………………………………………………………..37

Page 5: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

5

Abstrakt

Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe

përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët kanë studiuar lojërat, lodrat dhe rëndësinë e

tyre në zhvillimin e fëmijës. Gjithashtu, ndikimet pozitive dhe negative të kreativitetit te fëmijët e

moshave të vogla. Përmes këtij punimi është provuar të paraqiten konkluzionet e tyre dhe të nxirren

përfundime konkrete rreth ndikimit që këto të fundit kanë në zhvilimin e fëmijës. Hulumtimet e

shumta mbështesin idenë se lojërat dhe lodrat kanë rëndësi të madhe në zhvillimin fizik, social dhe

në zhvillimin kognitiv të fëmijës. Secila lojë apo secili aktivitet përfshin levizje të cilat zhvillojnë

aftësitë fizike të fëmijës, ndikon në zhvillimin e aftësive psikosociale të tij dhe e përfshin atë në

zhvillimin e kapacitetit intelektual, dhe të zhvillimit fizik të tij. Në këtë punim flitet për

kreativitetin rëndësinë e tij, ndikimi fizik, intelektual, i ndenjave. Dhe më e rëndësishmja për

lojërat edukative.

Fjalët kyqe: kreativiteti, lojërat edukative, fëmijët, ndikimi pozitiv, negativ.

Page 6: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

6

Abstract

This paper is a literature research. Respectively a research based on facts and conclusions drawn

by different authors who have studied their toys, their toys, and their importance in the

development of the child. Also, the positive and negative impacts of creativity in children of small

ages. Through this paper it has been proven to present their conclusions and draw concrete

conclusions about the impact they have on the development of the child. Numerous researches

support the idea that games and toys are of great importance in the physical, social, and cognitive

development of the child. Each game or each activity involves moves that develop the child's

physical abilities, influence the development of his psycho-social skills and involve him in the

development of his intellectual capacity and physical development. In this paper, creativity is

related to its importance, physical, intellectual, sensory impact. And most importantly for

educational games.

Key words: creativity, educational games, children, positive, negative impact.

Page 7: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

7

Hyrje

Rëndësia e lojërave krahas shkollimit dhe aspekteve tjera të zhvillimit të fëmijës është një çështje

e cila në ditët tona gjithnjë e më shumë po depërton në rrethe psikologjike dhe edukative. Rëndësia

e shtjellimit të kësaj teme vjen nga mungesa e literaturës në gjuhën shqipe, përkundër nevojës së

trajtimit të saj duke u nisur nga numri shumë i madh i popullsisë së re që ka Kosova.

Sipas statikstikave të UNICEF-it, të rinjtë nën moshën 25 vjeçare e paraqesin 53% të popullatës

së Kosovës, kurse grup mosha nën 15 vjeç, paraqet më shumë se 30% e të gjithë popullsisë

kosovare (Terre des Hommes, 2006). Hartimi i kësaj teme është i rëndësishëm duke u nisur nga

fakti që gjatë pjesës më të madhe të kohës që fëmija është i zgjuar, veprimtaria kryesore e tij është

loja.

Loja shihet si mjet shumë i rëndësishëm në zhvilimin e fëmijës. Sipas një raporti të Asosacionit

Ndërkombëtar të Edukimit të Fëmijëve, loja, një sjellje dinamik, aktive dhe konstruktive, është

pjesë përbërëse e rritjes së shëdetshme të të gjithë fëmijëve, pjesë e zhvillimit dhe mësimit të tyre

(Isenberg & Quisenberry, 2002). Psikologët dhe pedagogët zbuluan se loja është mënyra më e mirë

për mësimin e fëmijës. Loja e pasuron personalitetin e fëmijës duke e orientuar atë në përparim

(Nikoliq, 2005).

Kur flitet për rëndësinë e lojës në zhvillimin e fëmijës, këtu mendojmë për ndikimin që ajo ka në

zhvillimin fizik e psikosocial të fëmijës. Në kohën kur foshnjat bëjnë lëvizje të ndryshme me lodra

të cilat ua ofrojnë të rriturit, ato në këtë mënyrë e zhvillojnë procesin e koordinimit sensomotorik

(Osmani, 2003). Gjatë lojërave në të cilat fëmija duhet të konstruktojë, vendoset një koordinim i

mirë dorë-sy, dorë-dorë, kurse të fëmija zhvillohet sensi për precizitet dhe rregull (Murtezani,

2006). Prandaj lëvizjet të cilat fëmijët i bëjnë përderisa luajnë, ndikojnë në zhvillimin e aftësive

fizike tek ta.

Lojërat dhe lodrat gjthashtu përdoren me sukses dhe si mjete për njojhen e fëmijëve. Këta të fundit

gjatë lojës i shprehin marrëdheniet dhe qëndrimet e tyre ndaj prindërve, vëllezërve, motrave dhe

ndaj shokëve e shoqeve të tyre. Kjo ngjanë sidomos në ato lojëra në të cilat, fëmijës imitojnë situata

të ndryshme nga jeta e tyre familjare e shkollore.

Page 8: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

8

Fëmija me anë të lodrave (për shembull me anë të kukullave) e manifeston edhe qëndrimet e veta

ndaj anëtarëve të familjes. Secili anëtar i familjes paraqitet me nga një kukull. Ta zëmë një kukull

e paraqet nënën. Tjetra babain, tjetra vëllain ose motren etj.

Varësisht prej asaj se çfarë tregon fëmija ndaj kukulles, mund të përfundohet për qëndrimet

emocionale ndaj tij, apo ndaj saj (Juniku, 1994). Loja, gjithashtu u jep mundësi të rriturve, që të

kuptojnë se si fëmijët mendojnë, para se ata të jenë në gjendje që këto mendime t’i shprehin me

fjalë (Lindon, 2006).

Kështu, fëmijët mundohen që nëpërmjet lojës t’i shprehin qëllimet e tyre, ndjenjat, dëshirat,

ëndërrat, etj. Përderisa luajnë, fëmijët mendojnë, fantazojnë, apo me fjalë të tjera zhvillohen ne

aspektin mendor. Nga kjo shohim rëndësinë që ka loja në zhvillimin fizik e psikosocial të fëmijës.

Sipas asociacionit Ndërkombëtar të Edukimit të Fëmijëve, loja është një sjellje e fuqishme natyrore

që kontribuon në të mësuarit dhe zhvillimin e fëmijëve, dhe si e tillë, asnjë program i udhëzimeve

për të rritur nuk mund ta zëvendësoj për vezhgimet e vetë fëmijëve, aktivitetet dhe diturinë e

drejtpërdrejtë të tyre (IsenBerg &Quisenberry, 2002).

Loja është pjesë përbërëse e mjedisit akademik. Ajo në kuadër të shërbimeve të shkollës, siguron

një zhvillim social, emocional dhe kognitiv të fëmijës. Është vërtetuar se, loja ndihmon fëmijët të

përshtaten me shërbimet e shkollës, madje të rrisë të mësuarit e sjelljeve dhe shkathtësive të

zgjidhjes së problemeve (Ginsburg, 1007).

Nga ajo që u potencua në hyrje shohim ndërkaq, se lojërat dhe lodrat zënë një vend të rëndësishëm

sa i përket zhvillimit të mëtutjeshëm të fëmijës, pasi që një pjesë të madhe të ditës e kalojnë duke

luajtur. Aktivitetet e tyre në këtë drejtim janë të ndryshme. Fëmijët më së shpeshti i imitojnë të

rriturit, prindërit.

Por imitojnë edhe atë që shohin në televizion. Nëpërmjet lojës, fëmija i plotëson nevojat dhe

dëshirat imagjinuese të tij. Ai përderisa luan i plotëson dëshirat e ndaluara të tij, duke i shprehur

ato në një formë të pranueshme (Osmani, 2003). Ndoshta, mbi të gjitha është një gëzim i thjeshtë

që përbënë pjesën më të bukur të fëmijërisë (Ginsburg, 2007).

Page 9: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

9

KAPITULLI I

1. Ç’është loja?

Kur foshnjat bëjnë lëvizje të ndryshme sensomotorike me lodra të cilat ua ofrojnë të rriturit (I

shikojnë, i prekin) në themi se luajnë, por lojë e themi edhe tërë atyre aktiviteteve të cilat në vete

ngërthejnë shumë funksione psikike, sië janë lojërat simbolike (Osmani, 2003).

Rreth asaj se ç’është loja, Deaden tregon se ne ende nuk i kemi përcaktuar karakteristikat e saj. Në

kopshte dhe shkolla, loja mund të jetë vrapim në oborrin e shkollës, lojë me lodra mbi tavolinë,

imitim i babait dhe i nënës, hipje mbi kalë, etj (Musai, 1999). Pra, shihet se ekziston një

llojllojshmëri e madhe në relacion me lojën që fëmijët i kanë në dispozicion.

Janë bërë edhe përpjekje për të përcaktuar edhe tipat e sjelljes në lojë. Përshembull, Piazheja bënte

dallimin ndërmjet lojës praktike dhe lojës simbolike. Loja praktike, sipas tij, përfshin përseritjen e

veprimeve derisa ato të zotërohen plotësisht, ndërsa loja simbolike, përfshin përdorimin e

simboleve dhe lojërave me rregulla. Fëmijët 18 muajsh mund të përdorin një kreher të vërtetë për

të bërë sikur krihen, 3-4 vjeçarët mund të përdorin gishtat si kreher, ndërsa 6-8 vjeçarët do ta

përdorin ndoshta një kreher imagjinar për të kryer veprimin (Musai, 1999).

Një përpjekje më e sofistikuar për të kategorizuar sjelljet në lojë, është bërë nga Meadows dhe

Cashdan (1983). Loja, sipas tyre, u vlerësua së bashku me sjellje të tjera mbi përmasa të tilla, si:

pjesëmarrja shoqërore, shkalla e përfshirjes së fëmijes, numri i veprimeve, temat ose aftësitë e

përfshira, shkalla e përdorimit të materialeve dhe qëllimeve të dukshme të fëmijës (Musai, 1999).

Sipas tyre, në lojë hyjnë një numër i madh i aktiviteteve të cilat fëmijët i bien, duke përfshirë këtu,

tërësinë e lëvizjeve dhe veprimeve si dhe llojin e mënyrave dhe mjeteve që përdorin gjatë lojës.

Sa i përket klasifimikit të lojërave, përpjekjet për të bërë një gjë të tillë, nuk duket se janë të

suksesshme, mbi të gjitha, nga shkaku se variantet e tyre janë të shumta. Fëmijët luajnë lojëra

aktive, pasive, me shokë ose brenda ose jashtë shtëpisë, në sezonë të ndryshme të vitit, me mjete

të ndryshme prej më të thjeshtave, deri të më bashkëkohorët (Murtezani, 2006).

Page 10: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

10

Ndryshe, para se të vazhdohet të flitet për rëndësinë e lojërave dhe lodrave, fillimisht është e udhës

të sqarohen dy “fenomenet” e këtij studimi. Loja është tërësia e lëvizjeve dhe veprimeve të tjera

që vërejnë ata ta cilët luajnë, ndërsa lodrat janë sende apo grup sendesh të cilat janë punuar në

përngjasim me diçka të vërtetë, por gjithnjë të ndërtuara në miniaturë, përmasa shumë të vogëla,

që fëmijët zakonisht i përdorin për të luajtur dhe për t’u argëtuar.

Fig.1

Fig.2

Në këto dy figura janë paraqitur disa fëmijë duke luajtur me lodrat e tyre, që janë adekuate për

moshën e tyre. Dhe shihet në fytyrat e tyre ndikimi pozitiv i këtyre lodrave.

Page 11: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

11

1.1 Rëndësia e lojës në të kaluarën historike të saj

Gjithmonë dhe në çdo pjesë të botës fëmijët kanë pasur lodra (Nikoliq, 2005). Loja qysh prej

kohësh ka qenë pjesë përbërëse e jetës së fëmijës. Shikuar historikisht, loja fëmijërore paraqitet në

të njëjtën kohë me nevojën për edukim, dhe për atë, mund të thuhet se prej fillimit, loja dhe edukimi

paraqiten bashkë (Osmani, 2003). Që në kohët e lashta, Platoni ka thënë se edukimi duhet të bëhet

përmes argëtimit (Nikoliq, 2005)

Edhe pse gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit shoqëror, mënyra e jetës është ndryshuar, loja

edhe në kushte të reja shoqërore ka mbetur pjesë përbërëse e aktivitetit të fëmijës. Për këtë arsye,

loja dhe lodrat qysh prej kohësh kanë qenë objekt i studimeve të shumë autorëve. Shumë herët,

qysh në fillim të shekullit XX, në SHBA ka filluar të paraqitet interesi për rëndësinë dhe vendin

që zënë lodrat në jetën emotive të fëmijës.

Llogaritet se në fillim të shekullit XX, ka pasur rreth 5000 lloje të ndryshme lodrash. Sot ka më

shumë se 60.000 lloje. Industria e lodrave ka ruajtur në strukturën e saj gjurmët e prodhimtarisë së

herëshme.

Në vitet e 50-ta, kur industria filloi t’i shfrytëzojë materialet sintetike, u arrit revolucion në

prodhimtarinë e lodrave. Me këtë edhe çmimet u ulën shumë në krahasim me lodrat e drurit dhe të

metalit (Nikoliq, 2005).

Një pjesë e madhe në botën e lodrave, ndërkaq e zënë kukullat, lodra këto të cilat janë shumë të

popullarizuara sot. Kukullat si lodra, për herë të parë janë paraqitur në shek. XV. Nga shek. XVI-

XVIII janë përpunuar më shumë kukulla luksoze të cilat u kanë shërbyer të rriturve si manekine.

Prej asaj periudhe e deri më sot, kukullat janë bërë gjithnjë e më të përsosura, kështu që nga shek.

XVIII, ato kanë sy qelqi, gjymtyrë nga lëkura, me flokë të ngjyrosura. Materialet gjithashtu kanë

përjetuar ndryshime. Në fillim, kukullat janë bërë nga druri, pastaj nga smolla e më vonë nga

porcelani dhe terakota.

Page 12: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

12

Nga viti 1823 kukullat në prekje flasin “mami”, “babi”. Nga viti 1826 i mbyllin sytë ndërsa vite

më vonë edhe gjymtyrët u bëhen të lëvizshme. Nga viti 1851 kukullat mund të zhvishen dhe vishen

me rroba të ndryshme. Kah fundi i shek. XIX, në Gjermani paraqitet materiali i ri, celuloidi, i cili

në vitin 1930 u bë shumë i popullarizuar në përpunimin e kukullave, të cilin me vonë e zëvendëson

kauçuku dhe materiali sintetik. Kukullat edhe më tej përsosen.Sot ka kukulla që flasin, këndojnë,

qeshin, qajnë dhe ecin (Nikoliq, 2005).

Kjo është një përmbledhje e ndryshimit historik që ka përjetuar kukulla si lodër gjatë historisë.

Si rezultat, sot ekziston tipologji e veçantë e lodrave. Ndër të tjera, përmendën: lodrat shoqërore,

lodrat zhvillore (edukative), pastaj lodrat imitative, lodrat për rregullim, lodrat për shprehjen e

fantazisë dhe kreacionit, “video” lodrat etj.

Nëpërmjet figurës në vijim do të shohim disa kukulla dhe origjinalitetine tyre.

Fig.3

Page 13: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

13

1.2 Qëllimet e kreativitetit përmes lojës

Teoritë mbi funksionin e lojës shtrihen nga pikëpamja se loja është përgatitja për jetën e deri te

teoria e Frojdit se loja siguron mundësi që fëmijët t’u përshtaten dhe të arrijnë dëshirat e tyre. Kur

të flitet për qëllimet apo funksionet e lojës, në literaturë shpesh gjejmë ndikimet e saj në zhvillimin

fizik, ndikimet e saj në zhvillimin social e shëndetin mendor dhe ndikimet në zhvillimin kognitiv

(Musai, 1999). Loja është esenciale për zhvillimin e fëmijës sepse ajo kontribuon në mirëqenien

kognitive, fizike, sociale dhe emocionale të fëmijës dhe të rinjeve. Loja, gjithashtu ofron një

mundësi ideale për prindërit, që të merren plotësisht me fëmijët e tyre (Ginsburg, 2007).

Meuwly dhe Heininger (2007) i ndajnë nevojat themelore të mirëqenies psiko-sociale në tri

dimensione specifike: në fushën psikologjike, në të cilën përfshihen nevojat individuale (zhvillimi

individual, zhvillimi i identitetit dhe njohja personale); në fushën sociologjike, nevojat sociale

(anëtarësimi-pjesëmarrja në grupe dhe njohja sociale); dhe në fushën spirituale (shpirtërore), në të

cilën përfshihen nevojat ekzistenciale (besimi dhe domethënia ose kuptimi i jetës). Lojërat dhe

lodrat tentojnë të përmbushin këto nevoja të mirëqenies psikosociale.

Fëmijët, nga lindja e deri në moshën 8 vjeçare mësojnë shumë shpejt, duke përdorur të gjitha

aftësitë e tyre të përceptimit dhe tërë trupin e tyre për të pranuar, kuptuar ndodhitë dhe eksperiencat

rreth tyre. Gjatë kësaj periudhe të jetës së tyre, ata mësojnë përmes lojës dhe eksplorimit, përgjatë

pesë dimensioneve të tyre të zhvillimit (kagan, Moore, Bredekamp, 1995).

Këto dimensione përfshijnë:

Zhvillimi emocional dhe social: Aftësia për të formuar dhe mbajtur lodhjet sociale, i jep kuptim

eksperiencës së të mësuarit. Interaksionet e hapura japin një ndjenjë të mirëqenies që iu mundëson

fëmijëve të formojnë atashim (lidhje) me të tjerët dhe të jenë pjesë kozitive e aktiviteteve

edukative.

Zhvillimi i të folurit: Gjuha u mundëson fëmijëve të marrin pjesë në anën kognitive dhe atë

emocionale të programit edukativ. Eksperienca me gjuhën e shkruar dhe të folur, u jep fëmijëve

aftësitë e domosdoshme për të bashkëpunuar apo bashkëvepruar me të tjerët, dhe për të prezantuar

mendimet, ndjenjat dhe eksperiencat e tyre, (fig.4).

Page 14: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

14

Mirëqenia fizike dhe zhvillimi motorik: Shëndeti i një fëmijë është i lidhur me vëmendjen dhe

përformancën gjatë aktiviteteve edukative. Fëmijët e shëndetshëm janë në gjendje të përqendrohen

dhe të jenë pjesëmarrës aktiv në eksperiencat e tyre të aktivitetit të të mësuarit.

Kognicioni dhe dituria e përgjithshme: Fëmijët kanë nevojë për mundësi interaksioni me njerëz

dhe objekte në ambient, dhe për të mësuar nga ajo që i rrethon. Eksperiencat me bashkëmoshatarë

dhe të rritur i lejojnë fëmijët të konstruktojnë modele të dijes, të kuptojnë lidhjet në mes të

objekteve dhe ngjarjeve, dhe të mësojnë rrugë për të zgjedhur problemet (fig.5)

Qasjet ndaj të mësuarit: fëmijët mund të jenë nxënës të suksesshem në disa mënyra. Duke kuptuar

predispozitat dhe llojet e të mësuarit që influencojnë reagimin e një fëmije ndaj mundësive për të

mësuar, të rriturit mund të inkurajojnë dhe rrisin pjesëmarrjen (fig.6)

Fig.4 Fëmijët duke bashkëvepruar.

Fig.5 Fëmijë duke zgjedhur problemet e tyre.

Fig.6 Inkurajimi i të rriturve.

Page 15: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

15

KAPITULLI II

2. Ndikimi i kreativitetit në zhvillimin fizik

Loja shihet si një mjet shumë i rëndësishëm në zhvillimin fizik të fëmijës. Manipulimet e para të

cilat i bënë foshnja, paraqesin ushtrimet kryesore nëpërmjet të cilave, hap pas hapi, zhvillohet

procesi i koordinimit sensomotorik (Osmani, 2003). Kur flasim për rolin e lojës në zhvillimin fizik,

mendojmë lidhjen midis dëshirës te fëmijët për të praktikuar veprime fizike me qëllim zbavitjeje,

si vrapimi, kacavjerrja, goditja e topit etj.

Secili aktivitet përfshinë lëvizje që zhvillon aftësitë fizike të fëmijës: fleksibiliteti, fuqia,

rezistenca, shpejtësia, reagimi, ritmi, balancimi, etj (Meuwly & Heiniger, 2007).(Fig. 7,8,9).

Sipas Buner (1972) loja siguron një mundësi të shkëlqyre për të provuar kombinime sjelljeje që

nuk do të provoheshin nën presionin funksional (Musai, 1999). Sipas autorëve, loja është një mjet

shumë i mirë sa i përket hapësirës së veprimit spontan të fëmijës. Ajo siguron një mundësi të mirë

që në mënyrë spontane fëmijët të demonstrojnë sjellje të cilat do të hezitonin t’i vënin në rast se

do t’u kërkohej një gjë e tillë.

Në kontrast me argëtimin pasiv, loja ndërton trup të shëndetshëm. Në fakt, edhe sugjeruar që

inkurajimi i lojërave të pastrukturuara mund të jetë një rrugë e veçantë për rrjetin e nivelit të

aktivitetit fizik të fëmijës, gjë e cila është një strategji e rëndësishme në zgjidhjen e problemit të

obesitetit (trashesise), Ginsburg, 2007).

Fi.7 Fig.8 Fig.9

Page 16: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

16

2.1 Ndikimi i kreativitetit në zhvillimin e ndjenjave

Mendohet se loja luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin shoqëror dhe emocional të fëmijës.

Loja e cila lejon interaksion mes moshatarëve, është kompetencë e rëndësishme për të mësuarit

social-emocional (Ginsburg, 2007).

Studimet e kohëve të fundit, gjithashtu tregojnë se dy vjeçaret janë në gjendje të demostrojnë

vetëdijeshmerinë dhe të kuptuarit e tyre mbi ndjenjat e anëtarëve të tjerë të familjes. Ata

demonstrojnë këtë në bisedat dhe sjelljet përgjatë lojës. Fëmijët, gjithashtu demonstrojnë se dinë

të shkaktojnë kënaqësi apo dhimbje me veprimet e tyre, që përfshijnë reagime të dhimbshme fizike

ose ngushëllimin e prindërve kur u bie sikur janë të merzitur, etj (Musai, 1999). U cek edhe më

lartë se fëmija gjatë lojës (me kukulla) i manifeston qëndrimet e veta ndaj anëtarëve të familjes.

Secili prej këtyre të fundit, paraqet me nga një kukull dhe varësisht prej asaj se çfarë tregon fëmija

ndaj kukullës, mund të përfundohet për qëndrimet emocionale ndaj anëtarëve të familjes.

Loja paraqet aktivitet simbolik përmes së cilës fëmija shpreh përjetimet e veta të brendshme. Loja

është një lehtësim emocional për të vegjlit. Nëpërmjet saj, fëmija si në asnjë mënyrë tjetër, mund

t’i shprehë brengat dhe frikësimet e ndryshme nga të cilat vuan (Murtezani, 2006). Loja I lejon

fëmijët që të krijojnë dhe eksplorojnë botën të cilën mund ta zotërojnë. Ajo iu mundëson fëmijëve

të mposhtin frikën e tyre, përderisa ata praktikojnë role që i imitojnë të rriturit, ndonjëherë bashkë

me fëmijët e tjerë ose kujdestarët e tyre. Përderisa zotërojnë botën e tyre, loja fëmijëve iu ndihmon

të zhvillojnë kompetenca të reja, që çon drejt rritjes së vetëbesimit dhe elasticitetit, gjë e cila do

t’u nevojitet atyre për të përballuar sfidat në të ardhmen (Ginsburg, 2007).

Në çastin kur fëmija luan, provon ndjenja shumë të vërteta, reale, preokupohet vetëm me lojën dhe

nuk do aspak që dikush t’ia ndërpresë atë. Përmes lojës dhe me anë të saj, fëmija shpreh ndjenjat

ashtu si janë në të vërtetë, pa trillime dhe gënjeshtra.

Ta marrim shembull një vajzë e cila është duke luajtur me kukullën e saj. Ajo i falë kukullës

ndjenjat ashtu si janë, gjithçka i jep me gjithë shpirt. E rregullon karrocën e saj, i ka “lagur”

Page 17: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

17

çarçafet, etj. Kjo lojë i lejon fëmijës t’i shpreh të gjitha ndjenjat. Mjafton të shohësh shprehjen e

saj derisa e përqafon kukullën, e përkëdhel me fjalët e bukura që zgjedh, në anën tjetër, në raste

inati me kukullën e saj, përdor dhe fjalë të rënda, mallkime dhe të shara, ashtu si i ka dëgjuar prej

nënës apo prej dy prindërve. Kjo lojë përseritet, por jo diç u zhvillua një ditë apo një orë më parë.

Tani janë fjalë tjera dhe situatë tjetër (Lleshi, 2003).

Hulumtimet poashtu tregojnë se burim i veçantë për mësimin e raporteve sociale janë raportet në

mes të rriturve, të cilat fëmijët i shohin në rrethin shoqëror. Posaqërisht lojërat simbolike ose lojërat

imitative, tregohen si formë e veçantë e mësimit social tek fëmijët, sepse ndërmjet tyre ata hyjnë

në botën e veprimtarive të të rriturve dhe në raportet e tyre të ndërsjella (Osmani, 2003). Loja

imituese është e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës.

Fëmijët kanë nevojë që të vishen dhe të sillen si njerëzit që i njohin. Pajisjet që i inkurajojnë lojëra

të tilla, janë: paisjet e mirëmbajtjes së shtëpisë, kukullat, enët e kuzhinës, blloqet, mjetet e

transportit, instrumentet muzikore, etj (Fromberg, 2002; Johnson et al.,1999; Monighan-Nourot &

Van Hoorn, 1991; Moyes, 1995; të cituar nga Isenberg & Quisenberry, 2002).

Studimet tregojnë se ndikimi i të rriturve është i domosdoshëm jo vetëm që të paraqiten lojërat e

para elementare, por edhe të kalohet nga faza më e ulët zhvillimore, nga viti i tretë deri në vitin e

pestë, në fazën më të lartë zhvillimore, nga viti i pestë deri në vitin e shtatë (Osmani, 2003).

Secili aktivitet ndikon në zhvillimin e aftësive psikosociale që rezulton në menaxhim më të mirë

të emocioneve dhe lidhjeve sociale, dhe si rezultat në kooperim më të mirë përmes fëmijëve. Këto

janë vetëbesimi, entuiziazmi, kreativiteti, përgjegjësia, sinqeriteti, vendosshmëria, besimi në të

tjerët, komunikimi, etj (Meuwly & Heiniger, 2007).

Page 18: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

18

2.2 Ndikimi i kreativitetit në zhvillimin intelektual

Të dhënat theksojnë një marrëdhënie të fortë midis lojës dhe zhvillimit kognitiv. Studimet

dëshmojnë një marrëdhënie midis lojës dhe mësimit (Kumar & Harizuka, 1998; Lieberman, 1977).

Ata i identifikojnë përparimet në vëmendje dhe aftësitë për planifikim (McCune & Zanes, 2001;

Smilansky & Shefatya, 1990; Sylva, Bruner & Genova, 1976); të menduarit kreativ (Dansky, 1980;

Holmes % Geiger, 2002; Pepler, 1982; Sutton-smith, 1997); kujtesë (Jensen, 1999, 2000; Saltz,

Dixon & Johnson, 1977); dhe zhvillim gjuhësor (Clawson, 2002; Creaseu, Jarvis & Berk, 1998;

Garden, 1993; Howes, Droege & Matheson, 1994).

Secila lojë ose secili aktivitet e përfshin fëmijën në zhvillimin e kapacitetit të tij intelektual, ku

përfshihen aftësitë për t’u koncentruar, vëzhguar, parashikuar, menduar, për të marrë vendime, etj.

(Meuwly & Heiniger, 2007).

Më i rëndësishëm është fakti se fëmija gjatë lojës duhet të mendojë, të fantazojë, të bëjë kombinime

të reja me elemente që u merr në realitet. Loja atij i mundëson të formojë procese më të larta

psikike. Përderisa fëmija luan, ajo lojë është mbi moshën e tij reale (Osmani, 2003). Loja iu lejon

fëmijëve që të përdorin kreativitetin e tyre përderisa zhvillojnë imagjinatën, shkathtësitë dhe fuqinë

kognitive, fizike e emocionale. Ajo është e rëndësishme për një zhvillim të shëndetshëm të trurit.

Loja është ajo që mundëson angazhimin dhe interaksionin me botën përreth fëmijëve në moshën

e herëshme (Ginsburg, 2007).

Mësuesit gjithmonë e kanë vlerësuar shumë aftësinë e fëmijëve për të mësuar përmes lojës.

Pjesërisht ky është reflektim i rëndësishëm së asaj që ata e cilësojnë mësim përmes “përvojave të

drejtpërdrejta”. Loja shihet si komponent thelbësore i zhvillimit normal të fëmijës. Ajo është puna

e fëmijës, mjeti me anë të cilit rritet e zhvillohet (Muzai, 1999).

Mungesa e lojës është një pëngesë në zhvillimin e individeve të shëndoshë dhe kreative (Isenberg

& Quisenberry, 2002), loja aktive mund të shihet si shenjë e shëndetit mendor dhe mungesa e saj

mund të shihet, ose si disa defekte të lindura, ose si sëmundje mendore (Musai, 1999).

Loja është faktore udhëheqës dhe burim për zhvillimin e fëmijës. Nëpërmjet saj fëmija e përpunon

atë që e merr nga realiteti i përgjithshëm, në bazë të mundësive të deritanishme të psikikes së etj.

Në këtë mënyrë, loja është gjëja më e mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të fëmijës (Osmani, 2003).

Page 19: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

19

Një prej dhjetë principeve të “Birth to Three Matters”, është se fëmijët mësojnë duke bërë gjërat,

më shumë se nga ato që u thuhen. Kështu që, qëllimi është të gjenden ide dhe resurse për të luajtur

lojëra me fëmijët dhe për t’u dhënë atyre objekte për lojë (Lindon, 2006).

Nga ajo që u potencua lidhur me qëllimet e lojës, shohim se lëvizjet që fëmija i bën përderisa luan

ndikojnë në zhvillimin e aftësive fizike të tij. Pastaj, loja ndikon edhe në zhvillimin e aftësive

psiko-sociale të fëmijës. Gjithashtu ajo e përfshin fëmijën në zhvillimin e kapacitetit intelektual të

tij. Pra, loja i mundëson fëmijës unitetin e zhvillimit fizik, social dhe intelektual. Fig.10, 11, 12.

Fig.10

Fig.11 Fig.12

Lojëra dhe aktivitete që ndihmojnë fëmijët në zhvillomin fizik, social dhe intelektual.

Page 20: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

20

KAPITULLI III

3.Rëndësia e përzgjedhjes së lodrave në zhvillimin e kreativitetit

Më lartë u fol për funskionet apo qëllimet e lojës, ku u theksua rëndësia e saj në zhvillimin fizik,

social dhe në zhvillimin kognitiv të fëmijët. Po ashtu rëndësi të veçantë në këtë sferë paraqet

përzgjedhja e lodrave. Ndryshe, nga ajo u tha me lartë, u pa se ekzistojnë lloje te ndryshme të

lodrave, ndër ato lodra edukative, lodra që nxisin shkathtësi fizike, etj.

Mirëpo, në anën tjetër, ka edhe lodra të dhunshme të cilat ndikojnë negativisht te fëmijët. Duke u

nisur nga ky fakt, shohim rëndësinë që ka përzgjedhja e lodrave.

Nga lodrat që e nxisin shkathtësitë fizike të fëmijës, më të shpeshta janë ato të cilat përdoren në

“ajër të pastër” dhe të cilat gjithashtu shënojnë përparim të dukshëm dhe popullaritet të madh. Disa

prej tyre janë lojërat me qark, lojërat me top, etj. Por, gjithashtu shumë të popullarizuara janë edhe

lojërat dhe bicikletat.

Për nga popullariteti shpejt kanë depërtuar edhe “skateboard” ne SHBA kjo dërrasë me rrota arriti

popullaritet të madh dhe llogaritet se ka mbi 20 milion ithtarë të flakët të cilët i kanë klubet e veta

dhe garat oficiale. Depërtim të ngjashëm ajo arriti edhe në shumë vende europiane (Nikoliq, 2005).

Sa i përket zhvillimit të shkathtësive fizike lojërat jashtë shtëpisë janë dukshëm me të mira se ato

brenda shtëpisë. Ambienti i jashtëm lejon zhurmë, lëvizje dhe liri më të mëdha në krahasim me

ambiente të mbyllura.

Loja jashtë shtëpisë iu lejon fëmijëve mundësinë që të rrisin aktivitetin fizik, dhe në këtë mënyrë

të zhvillojnë fuqinë fizike (Isenberg & Quisenberry, 2002).

Edhe lodrat e përshtatura moshës së fëmijës preokupojnë vazhdimisht interesin e prodhuesve, të

psikologëve dhe pedagogëve. Ndër lodrat për fëmijë me të vegjël se njëvjeçar, zakonisht janë ato

lodra që i jepen fëmijës t’i mbajnë në dorë që më to të argëtohen, janë të njohura “biberoni për

dhëmbët” kur fëmijës fillojnë t’i dalin dhëmbët, pastaj lodra për ecjen e fëmijës, figurat e vogla në

formë të kafshëve, etj (Nikoloq, 2005).

Page 21: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

21

Fëmijët mbi një vjeç të cilët fillojnë të flasin, kanë nevojë për hapësirë dhe për ndryshimin e rrethit.

Për këta fëmijë, është shumë me rëndësi, që më prodhimin e parë gjuhësor, të shohin edhe figura.

Njësoj janë të mira edhe lodrat për rregullim ose lodra prej mendafshi (ariu, qeni, kukullat) përmes

të cilave fëmija i manifeston instiktet e studimit dhe të kontrollit të rrethit (Nikoliq, 2005). Për

fëmijët e kësaj moshe, është e përshtatshme të luajnë lojëra të cilat përfshijnë lëvizje të thjeshta

motorike, si renditja, rrotuillimi i një lodre para-mbrapa (Murtezani, 2006).

Për fëmijët 3 vjeçar janë të përshtatshme të ashtuquajturat lodra imituese, siç janë kukullat,

kuzhinat dhe enët e kuzhinës, shtëpizat, punëtoritë, etj, sepse këto të fundit i ofrohen fëmijës si

refleksion i botës së rritur (Nikoliq, 2005).

Lodra më të preferuara për fëmijët e gjinisë mashkullore të moshës 5-8 vjeçare janë automobilat

dhe motoçikletat, për vogëlushet kukullat, kurse për fëmijët e të dy gjinive lloje të ndryshme të

lodrave, si kube për meremetim dhe lodra shoqërore. Për këtë moshë shpesh blihen dhe marioneta.

Shumë të mira janë marionetat që prezantojnë djelmoshat, vashëzat, qenin, ndonjë anëtarë të

familjes, babain apo mamin, gjyshin ose gjyshen, etj. Ai projektohet në marionetë ose marionetën

e përfaqësojnë persona të tjerë të cilëve u drejtohet fëmija dhe më të cilët flet ai (Nikoliq, 2005).

Preokopim kryesor i djelmoshave të kësaj moshe janë lodrat luftarake. Favorit të djelmoshave janë

heronjë të ndryshëm legjendare nga traditat tregimore popullore, si dhe figura të reja, respektivisht

figura përmes të cilave mundësohet që fëmijët ta shprehin agresivitetin e tyre. Sot në trend janë

përgatitjet policore (xhaketa, rripi me revole, çizmet, etj). Ky arsenal zgjerohet me pushkë

automatike, snajper, tanke që dirigjohen, etj (Nikoliq, 2005).

Te fëmijët e moshës mbi 11 vjeç dominojnë lojërat me top, pastaj nga lodra edukative në atë moshë

me atraktive janë video-lodrat me lloje të ndryshme të lotarisë, por edhe shahu, domino, etj.

(Nikoliq, 2005).

Page 22: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

22

3.1 Dallimet gjinore në preferencën e lodrave

Loja e fëmijëve dallohet edhe në pikëpamje gjinore, ku femrat më së shumti i imitojnë nënat e

tyre, gjyshet, kurse djemtë mundohen më shumë t’i imitojnë figurat nga televizioni, mundohen të

jenë më të fortë, agresiv, i imitojnë rolet agresive siç janë: kaubojtë, luftëtarët, etj. Kur fëmija

fillon të merret me aktivitete që i bënë një person i gjinisë së caktuar, atëherë themi se luan lojëra

gjinore.

Organizimi i lojës përmes ndërrimit të roleve gjinore mund të quhet edhe si “decentrim gjinor”.

Kjo do të thotë, aftësia e fëmijëve ku në aktivitetet e tyre gjatë lojës zgjedhin mjete (lodra) dhe

moshatarë të gjinisë së vet. Përmes lojës me role duhet t’u mundësohet fëmijëve të mësojnë role

sociale që nuk përqëndrohen vetëm në njërën ose tjetrën gjini, dhe në këtë mënyrë t’i tejkalojnë

rolet gjinore tradicionale dhe të vjetëruara. Gjithasshtu letërsia dhe filmat do të kishin efekt të

madh që të arrihet ky tejkalim (Osmani, 2003).

Duhet t’u kushtohet rëndësi edhe të dhënave për rolet e preferuara të lojës nga ana e djemve dhe

vajzave të moshës 5 deri 7 vjeç (Osmani, 2003). Në një hulumtim të bërë mbi procesin e zhvillimit

të konceptit gjinor të fëmijët nga 5 deri 7 vjeç (hulumtimi është bërë nga autori i këtij punimi disa

studentë të tjerë të Departamentit të Psikologjisë), në aspektin e përzgjedhjes së lodrave që

shfrytëzohen gjatë lojës, fëmijët meshkuj dhe femra kishin shfaqur dallime të rëndësishme. Derisa

të gjitha vajzat janë përgjigjur që pëlqejnë kukullat dhe lodrat e kuzhinës, djemtë në anën tjetër

janë përcaktuar për vetura, topa dhe personazhe të animuara të botës mashkullore (si betmeni,

spidermani, supermani, etj.)

Fëmijët për bashkëmoshatarët e gjinisë së kundërt kanë zgjedhur të njëjtat lodra që janë zgjedhur

edhe nga vetë ata. 90% e djemve kishin thënë se kukullat janë lodra për vajza dhe pjesa tjetër e ka

cilësuar lodrat e kuzhinës si të përshtatshme për gjininë e kundërt. Në anën tjetër, gati të gjitha

vajzat kishin thënë se djemtë duhet të luajnë me vetura dhe me personazhe lodra (betmen,

spidermen, supermen, etj).

Këto statistika argumentojnë mjaft bindshëm se fëmijët duke filluar nga mosha 5 vjeçare, “e dinë”

se cilat lodra janë të përshtatshme për gjininë e tyre dhe po ashtu e dinë se çfarë do t’ju duhet të

ecitojnë në mënyrë që të përshtatën brenda gjinisë

Page 23: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

23

Nuk kish as edhe djalë që thotë se djemtë mund të luajnë me kukulla. Vajzat, në anën tjetër, nuk

preferojnë veturat dhe as personazhet lodra të botës mashkullore. Pra, këta fëmijë e kanë mësuar

se çfarë pritet nga ata bazuar në gjininë e tyre, dhe mësojnë t’i pranojnë këto kode të djelljes (A.

Grajecevci, B.Halili, B.Salihu, F.Ismaili, M.Ajeti, 2008)

Lodra edhe një send simbolik, i cili i mundëson fëmijës që të bartë botën e fantazive në lojë, në

mënyrë që të arrijë kënaqësinë e cila përndryshe i mungon në botën e të rriturve. Me lojën e fëmijës

ushehet elementi i fuqishëm i jetës psikike të fëmijës të cilin Prof. S.Nikoliq në librin e tij “Bota e

Psikikës Fëmijërore” e quan “rregulli i kënaqësisë”, të cilës i kundërvihet “rregulli I realitetit”.

Këto dy lloje të funksionimit psikik janë karakteristike për çdo qenie njerëzore, ndërsa specifika e

tyre është në atë se te fëmija rregullii i kënaqësisë dominon ndaj rregullit të realitetit.

Fëmija për nga natyra e zhvillimit të vet psikik edhe qenie që fantazon. Në botën e të rriturve ai

dihet i pafuqishëm dhe i lënë kujdesit të prindërve ose njerëz të tjerë që e rrethojnë. T’i lëshohet

fantazisë ose ëndërrimit ditor, edhe një nga mënyrat që ta mbisundojë fëmija atë ndjenjë të pafuqisë

e cila e frikëson atë tejmase. Ky realitet është krtejtësisht i ngjashëm me aktivitetin e ëndrrës,

ndërsa fëmija fle (Nikoliq, 2005). Të shohësh ëndërra me sy hapur, të ëndërrosh duke qenë zgjuar,

kjo edhe një dukuri e vazhdueshme e fëmijës, sidomos e fëmijëve të moshës 2-6 vjeç. Fëmija kalon

kohën duke imagjinuar histori dhe ngjarje me heronj përgjatë kohës derisa a luan. Femija kalon

klohen duke imagjinuar hostori dhe ngjarje me heronje pergjatë kohës derisa ai luan. Kështu

ëndërrimi i korrespedon ndjenjave me të thella të fëmijës: ambicies, dëshirës, dashurisë, urrejtjes,

nevojës për të dominuar, etj. Ata imagjinojnë episode të rrezikshme, me kusht që ato, megjithatë

të mbarojnë mirë. Futen në shpella, kalojnë në male me stuhi e dëbore, lundrojnë nëpër dete të

tërbuara, mposhtin fantazma, tiumfojnë mbi gjithçka të keqe, ndihmojnë nevojtarët, etj. Kjo atyre

u jep kënaqesitë adaptojnë realitetin sipas shijes së tyre dhe mbi të gjitha për ta realizuar ëndrrën

edipiane, midis heronjëve me të cilët identifikohet. Dhe shembuj janë të shumtë në libra, përralla,

tregime, etj., nëpërmjet këtyre historive e ngjarjeve të lavdishme, fëmija fillon të formohet si

karakter. Ai mban vetvetiu të mirën ose të keqen, atë që vie më tepër në sy, tek e fundit atë që i

pëlqen atij. Prandaj varet shumë nga talenti dhe zotësia e atij që lexon apo tregon (Lleshi, 2003).

A do të thotë kjo se guxojmë të themi se loja e fëmijës është njësoj sikurse ëndrra, respektivisht

derisa fëmija është i preokupuar me lojën, ëndërron ndonjë ëndërr ditore? Psikologjia mjekësore

Page 24: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

24

ka konkluduar se edhe ashtu. Sipas njohurive shkencore “rregulli i kënaqësisë” është karakteristike

për kreativitetin psikik të pavetëdijshëm të fëmijës.

Fëmija pra, përmes lojës e realizon atë rregull të fuqishëm të kënaqësisë dhe kështu loja, sipas

kësaj që thamë, do të përfaqësonte “plotësimin halucinar të fëmijës”. Por, çka ndodh me “rregullin

e realitetit?”. Kjo rregull është karakteristike për kativitetin e vetëdijshëm. Ajo u nënshtrohet

ligjeve të mendimit dhe gjykimit logjik dhe është karakterisitik për aktivitetin e mendimit ditor të

personave të rritur. Por, nuk mund të themi se fëmijët sillen vetëm sipas rregullit të kënaqësisë,

respektivisht se gjithmonë jetojnë si në ndonjë ëndërr, ndërsa të rriturit gjithmonë funksionojnë

vetëm sipas rregullit të realitetit, respektivisht se u mungon krejtësisht fantazia, kreativiteti apo

emotiviteti. Në të vërtetë edhe te fëmija, edhe tek të rrituri, përzihen edhe njëri edhe procesi tjetër

psikik, por të fëmija mbisundon i pari, rregulli i kënaqësisë, ndërsa te i rrituri i dyti rregulli i

realitetit (Nikoliq, 2005).

Fëmija duke kërkuar përmes lojës plotesimin e halucinuar të dëshirave të veta, ai duke u rritur,

zbulon realitetin e jashtëm, qoftë edhe me çmim të dëshpërimit eventual, apo të pasojave të

palakmueshme. Ky realitet në mënyrë graduale bëhet princip rregullator i funksionimit të tij psikik

(fig.13). Këto njohuri të psikologjisë mjekësore sqarojnë pse lodra me rëndësinë e vet të

shumëfishte emociaonale, edukative dhe sociale, janë bërë fenomen shoqëror i vërtetë (Nikoliq,

2005).

Fig.13

Page 25: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

25

KAPITULLI IV

4.Lodrat ideale

Sa i përket blerjes komerciale të lodrave, me kërkesë të Asociacionit Ndërkombëtar të Lodrave,

në prill të vitit 1997 në Francë është bërë anketim të një milion blerës të lodrave të të dy gjinive,

të moshës mbi 18 vjeç. Në pyetjen se cilat kualitete i presin prindërit nga lodra (pyetja: Cilat tri

karakteristika të numëruara më së tepërmi i përgjigjen lodres ideale?) përgjigjet ishin këto: Anketa

zbuloi se lodra ideale do të duhej të këta 4 karakteristika themelore: 1) Të jetë edukative, t’i

mundësojë fëmijës që të krijojë dituri të reja; 2) të zhvillojë aftësi fizike të fëmija; 3) T’i përshtatet

moshës së fëmijës dhe 4) Të zhvilloj fantazinë e fëmijës (Nikoliq, 2005).

Kur u theksua më lartë rëndësia e përzgjedhjes së lodrave, doli në pah se ekzistojnë lodra që nxisin

shkathtësi fisnike të fëmijës, e gjithashtu lodra që janë të determinuara për t’iu përshtatur moshës

së fëmijës. Tani ndërkaq, do të analizojmë dhe sintetizohen lodrat edukative dhe rëndësia e tyre në

zhvillimin e fëmijës.

4.1Lodrat edukative

Si mjet i mësimit nuk janë kreacion i shek.XX. pra, siç u përmend edhe më lartë, qysh në kohët e

lashta Platoni kishe thënë se edukimi duhet të bëhët përmes argëtimit. Pas Luftës së Dytë Botërore,

me garancën e psikologëve, prodhuesit preferojnë lodra të cilat u përshtaten të gjitha stadeve

zhvillimore të fëmijës.

Shpejt nën emërtimin e “lodrave edukative” paraqitet gjithçka. Njëri ndër prodhuesit më të

mëdhenj të të ashtuquajturit lojëra edukative në Evropë, francezi Zhan Zhak Natan ka theksuar se

është gabim që të llogaritet se lodrat janë edukative për stimulimin e koncentrimit të fëmijës. Ato

lodra nuk e kanë atë efekt e as që kanë qëllim që të jenë. Por, në kohën kur prindërit punojnë dhe

nuk arrijnë që t’u kushtojnë mjaft kohë fëmijëve, kontributi i atyre lodrave do të ishe që të

zhvillojnë komunikimin dhe relacionin ndërmjet prindërve dhe fëmijëve (Nikoliq, 2005).

Page 26: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

26

Lodra më të thjeshta, shpesh kanë qenë më atraktive dhe me te kërkuara, sepse fëmija mund t’i

shfrytëzojë dhe ndryshojë rregullat e tyre sipas dëshirës së vet. Keto jane lodra figuartive te cilat

kompletohen dhe rregullohen ne cifte, mund te ngjyrosen, te gdhenden, etj (Nikoliq, 2005).

Gjithashtu ekzistojne lodra edukative te dedikuara per shkolla te cilat kane karakter pedagogjik,

me qellim qe ta orientojne femijen ne matematiken moderne ose ne orientimin hapesinor,

kreacionin e brendshem sipse progresionit logjik ne tre dimensione, etj (Fig.14,15,16). Nder lodra

edukative me moderne jane video lojerat te cilat ne SHBA dhe Evropee e perjetuan ekspansionin

e vrullshem. Ato mund te kyqen ne televizor dhe te reprodukojne cfardo teme te karakterit edukativ

(Nikoliq, 2005).

Fig.14 Lodër matematikore 3 dimensionale

Fig.15 Fig.16.

Në figurën nr. 15 dhe 16 janë paraqitur disa lodra edukative që fëmijet duke luajtur me këto lodra

argëtohet dhe përfitojnë njohuri të shumta, si psh. Forma gjeometrike të figurave, etj.

Page 27: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

27

4.2 Mbrojtja e fëmijeve nga rreziku I lojerave dhe lodrave

Femijet si modele me se shpeshti I marrim prinderit, edukatoret dhe moshataret e tyre. Lojerat e

preferuara te femijeve jane ato lojera ku luhet roli I nenes apo babait, mesuesit apo doktorit, shitesit

apo policit, ose njerezve tjerete famshem (Murtezani, 2006). Femija nepermjet praktikes sociale

(ne aktivitetet e perbashketa praktike dhe format tjera te interaksionit) I perveteson modelet e

sjelljes te cilat I sheh ne realitetin social. Ketu nje rol shume I madh e luan televizionin dhe lojerat

elektronike, sepse ne menyre te gjalla dhe te ilustruara I fut te femijet keto modele.

Televizioni per femijet paraqet “dritare te hapur ndaj botes”, nepermjet te cilit femija drejtohet me

lehte kaj modelet e sjelljes, sesa kur ato tregohen ne menyre variable (Osmani, 2003). Sa I perket

lojerave eletronike, ka nje shqetesim nga ana e atyre qe merren me femije, pasi qe femijet shume

kohe te ulur para kompjutereve dhe video-lojrave te tyre. Qebndrimi vetem, mun ta ndaloj

mireqenien mentale dhe fizike te femijeve. Ekspertet pajtojhen se lojerat e programuara

elektorinike monopolizojne trurin, sepse femijet e pergjigjen skenave qe jane te pergaditura nga

dikush tjeter, dhe kjo mund te ndikoj ne kreativitetin e tyre (Harris, 2006).

Ekspertja amerikane per zhvillim te femijeve, Prof. Kathy Hirsh-Pasek, mendon se te rinjet

shpenzojne shume kohe para telezivionit dhe ekraneve kompjuterike, ne ate kohe kur ata eshte

dasdhur te luajne me lodrat e tyre. Ne librin e saj “Einstein Never Used Flash Carsh”, ajo e tregonse

te ashtuquajturit “{lojerat e mencura” deshtojne kur eshte fjala per zhvimimin e femijeve.

Perkundrazi, blloqet prej druri, lapsat, pikturat dhe topat u ndihmojne atyre te zhvillojne shkathtesi

vendimtare, si zgjidhja e problemeve, etj (The Daily Mail, 2004).

Gjithashtu edhe aktiviteti I lojerave te kontrolluara mund te kete pasoja negative ne zhvillimin

social dhe emocional te femijes, sepse ato jane teper te organizuara sa qe bllokojne iniciativat e

femijes per zgjedhje te lire. Perkundrazi, forma e lire e lojes nxit kreativitet dhe zhvillim te femije

(Harris, 2006). Lojerat indirekte (jo udheheqese) iu lejojne femijeve te mesojne se te puno0jne ne

grupe, te negociojne, te zgjedhin konflikte dhe te mesojne shkathtesi vete-adcokuese(Ginsburg,

2007).

Për praktiken tone edukuese edhe shume me rendesi njohuria se te rriturit mund te ndikojne

nepermjet lojerave te femijet. Loja permbane porosi, ajo ka kuptim te3 cilin te rriturit duhet te

perpiqen ta zbulojne, ta kuptojne dhe gjithashtu duhet te jene te kujdesshem gjate interpretimit te

Page 28: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

28

saj, sepse interpretimett e gabuara ne vend qe t’I ndihmojne femijes, I ashpersojne konfliktet

psikologjike tek ai (Osmani, 2003).

Perverc mesazhit pozitiv qe ka loja ngerthen ne vete edhe nje mesazh negativ. Loja ndikon ne

agresivitetin e femijes kryesisht permes lojerave dhe lodrave te dhunshme.

Mund te shtrohet pyetja se ku I marrin femijet, e sidomos djemte, temat me permbajtje agresive

per lojera. Ajo qe ndikon me se shumti ketu edhe televizioni dhe programet televizive te cilet I

shkohuin femijet. Statistikat theksojne lidhjen e forte te dhunes televizive me afresivitetin.

Bandura sbuloi se femijet sillen me agresive pasi kane pare nje dhune televizive. Gjithashtu ajo e

zvoglon sensitivitetin dhe ndjeshmerine e femijeve ndaj dhunes reale ne jeta, dhe mund ta

crregulloje perceptimin e tyre real per boten (Dragoti, 2004). Ne programet televizive ne nje mase

te madhe mbrejterojne filma “kaubojsh”, “luftetaresh”, filma te cilet I preferojneshume. Nje

analize sistematike e filmave te vizatuar qe emetohen ne programet televizive per femije, tregon

se nje pjese e madhe e tyre jane me permbajtje agresive. Fuqia dhe agresiviteti ne to jane te lidhura

me rolet e meshkujve qe jane me te fuqishme se rolet e femrave. Mendohet se keto jane argumente

te mjaftueshme qe te perfundojme se programettelevizive ndikojne fuqishem ne permbajtjet

agresive ne lojerat me role tek meshkujt (Osmani, 2003).

Hulumtimet qe jane bere gjate pesedhjete viteve te fundit sa I perket filmave te dhunshem, kane

treguar se shikimi I tyre ka disa efekte negative. Studimet e kryera nga psikologet Douglas Gentile

dhe Craig Anderson, tregojne qe lojerat e dhunshme mund te kene efekt te madh ne agresivitetin

e femijes, sepse lojerat jane joshese dhe nervepruese. Kerkimet e Anderson-it, tregojne se koha qe

shpenzojne femijet ne video-lojera eshte ne rritje, 13 ore per djem ne jave dhe 5 ore per vajza

(Anderson, Gentile & Buckley, under rivew; Gentile, lynch & Walsh, 2004). Ne vitin 2001,

analizat e permajtura nga organizata e kerkimit “Children Now” tregojne qe shumica e video-

lojerave permbajne dhune. Rreth gjysma e tyre nderkaq perfundojne me lendime serioze,

derisadisa edhe me vdekje, ne boten reali (APA, 2004).

Nje ceshtje tjeter sa I perket mbrojtjes se femijeve nga rreziku I lodrave, edhe rendesia qe duhet

t’u kushtohet lodres ne menyre qe te mos jete e demshme per shendetin psikofizik te femijes. Per

kete, ne disa vende evropiane jane sjelle rregulla ligjore te cilat nga 15 nentori 1977 I kushtezojne

vendet evropiane qe t’u permbahen kushteve te sigurise per femijen. Ndalohet prodhimi I sendeve

Page 29: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

29

qe mund te prejne, shtrengojne, shpojne, pickojne, rrezojne ose shkaktojne ngulfate, kur eshte fjala

per femijet shume te vegjel. Testet e perkatshmerise jane rigorozisht specifike, sidomos per lodrat

e mendafshit dhe llojeve te ndryshme te maskave. Megjithate ende nuk ka ligj kompetent te

normave ne prodhimin e lodrave. Punohet ne perpunimin e normave ne aspektin e helmueshmerise

se materialit, ngjyrave, llaqeve, sintetikes dhe lodrave kimike. Kohet e fundit punohet ne normat

per caktimin e lodrave me rryme etj (Nikoliq, 2005). Ne anen tjeter, disa qytete, shtete dhe vende

te ndrysyhme kane menduar qe t’ua ndalojne femijeve blerjen e lodrave qe jane te dedikuara per

te rritur (APA, 2004).

Fig.17 Lodra të rrezikshme për fëmijë.

Fig.18 Lodra adekuate dhe edukative për moshën e

tyre.

Ketu kemi paraqitur dy figura me domethenje te kunderta. Ne rastin e pare (fig.16) kemi te

bejme me perdorimin e lodrave te rrezikshme te cilat nuk jane per femije por vetem per te

rritur.Ndersa, ne rastin e dyte (fig.17) jane paraqitur tre femije duke luajtur me lodra adekuate

per moshen e tyre.

Page 30: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

30

KAPITULLI V

5.Metoda kreative me fëmijë

Sh.1: Loja me letra, metoda kreative për zhvillimin e fëmijës

Bruno Munari është themeluesi i metodës edukuese Munari që u bë publike që në vitin 1986 dhe

është ende e vlefshme edhe sot në ditët tona.

Bëhet fjalë për lojra edukuese për të zhvilluar kreativitetin tek fëmijët dhe për të mbajtur të gjallë

kuriozitetin.

Një ndër këto lojrat është loja me letrat e ngjitura. Është një lojë shumë e dashur sidomos për

fëmijët e moshës 2 deri në 3 vjeç.

Kjo lojë përbëhet nga dy faza: faza e parë është grumbullimi i letrave sipas kategorisë.Kështu

fillon një gjueti për thesar në kërkim të copave të letrave të kuzhinës apo të dhomës së studimit.

Pasi të gjenden copa letre të madhësisë, ngjyrës dhe cilësisë së ndryshme nis faza e dytë. Ngjitja

në një tablo apo kornizë nëpërmjet një ngjitëse sipas dëshirës.

Fëmija duhet udhëzuar që të vendosë në mënyrë kreative, përshembull duke formuar ndonjë

peisazh, fjalë apo numra.

Gjithashtu, duhet nxitur që të vështrojë dallimin midis cilësisë së letrave që ka gjetur,

karakteristikat e tyre dhe ndryshimet.

Sh.2:

Kube Didaktike Pino - Kub didaktik i markes Pino per femijen tuaj

Nje loje prej druri ideale per njohjen e ngjyrave dhe formave nga femijet

Ndihmon mundesine per te koordinuar syte me duart gjithashtu zhvillon aftesite motorike

Page 31: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

31

Gjate lojes ju do te mund te kuptoni disa cilesi te femijes si durimi, kembengulja dhe shkathtesia

I perbere nga dru gome i nje cilesie te larte dhe i pikturuar me ngjyra jo toksise me baze uji

Kubi ka 12 element me forma te ndryshme. Per femije mbi 18 muajsh

Fig.19

Sh.3:

Material druri.

Kutia permban figura te ndryshme te fermes si dhe gjashte ngjyra sebaashku me penelin.

Figurat mund ti ngjyrosini sipas deshires duke e lene te lire imagjinaten e femijes. Nje menyre e

mire kjo per te rritur perqendrimin e femijes, ne menyre qe ai te ngjyrosi brenda linjave dhe

kontureve te treguara.Lojrat Small Foot jane te prodhuara ne Gjerman

Fig.20

Page 32: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

32

Sh.4:

Mjete Pune, Pino

Nje set me mjete pune per mekaniket e ardhshem apo ata qe pelqejne punen me dore

Kutia Pino permban te gjitha veglat e nevojshme per ndertim si vida, kacavida apo sharre

Kjo metodë ka një përdorim shumë të gjerë dhe zhvillohet në kuptime të ndryshme, si dhe është

një metodë mësimore-edukative shumë e përdorshme dhe e frytshme.

Shumëllojshmëria e tematikës, e formës dhe e funksionit të tyre, zhdërvjelltësojnë aftësitë

motorike e logjike të fëmijës.

Fig.21

Me ane te ketyre kater shembujve jane paraqitur disa mnedota creative per edukimin e femijeve

te moshave te vogla. Ka edhe shume shembuj dhe metora kreative te tjera qe ndihmojne ne

edukimin dhe arsimimin e femijeve.

Page 33: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

33

Përfundim

Krahas shumë aspekteve tjera sa i përket zhvillimit të fëmijës, njohja për rëndësinë e lojës dhe

lodres në zhvillimin psikomotorik, emocional dhe kognitiv të fëmijës, gjithnjë e më shumë po

bëhet më e pranishme, falë rëndësisë që kjo çeshtje ka në zhvillimin e fëmijës.

Nga ajo që u tha më lartë, shohim se loja është një mjet shumë i rëndësishëm në zhvillimin e

fëmijës. Ajo është pjesë përbërëse e botës së tij dhe është e nevojshme për zhvillimin fizik dhe

psikik të fëmijës. Sipas kësaj, loja ndikon që fëmija të piqet fizikisht, por edhe të mësojë raportet

sociale. Ajo çka është edhe më e rëndësishme, është se loja i mundëson fëmijës të formojë

gjithashtu procese më të larta psikike. Edhe pse, siç thotë Prof. Nikoliq se nuk duhet tentuar që

lodrave t’u jepet rol magjik dhe të gjithëfuqishëm, shumica e atyre që merren me fëmijë pajtohen

se loja dhe lodrat kanë rol themelor në zhvillimin e fëmijës. Loja është puna e fëmijës, mjeti me

anë të cilit ai rritet e zhvillohet (Musai, 1999). Në bazë të asaj që u tha më lartë mund të përfundohet

se, loja përveç që është një aktivitet që zakonisht ndërmerrët për argëtim, ajo përdorët edhe si mjet

edukues. Dhe kështu, duke pasur parasysh faktin që ajo është mënyra më e mirë për mësimin e

fëmijës, edhe shumë më rëndësi që lodrat, librat dhe aktivitetet që ua dedikojmë fëmijëve, t’i

zgjedhim me kujdes.

Lodrat duhet të mundësojnë zhvillimin e fëmijës në drejtim të personalitetit të lirë dhe autentik, i

cili përmes lojës do të zhvillojë iniciativë, krijimtari dhe ndjenjë të përgjegjesisë (Nikoliq. 2005).

Këta faktorë të cilët argumentohet se zhvillohen përmes lojës, janë faktorë jashtëzakonisht të

nevojshëm për krijimin e relacioneve ndaj të tjerëve dhe ndaj shoqërisë.

Gjithashtu loja e pasuron personalitetin e fëmijës duke i mundësuar atij një proces në zhvillimin e

mëtutjeshëm. Për këtë arsyje, është mirë që qysh herët në fëmijëri, duhet që fëmijës t’i krijohen

kushte të luaj, të lexoj, të prekë, të levizë, e të flasë. Gjithashtu fëmijës duhet t’i mundësohet të

krijojë, të zbulojë dhe të kundërshtojë.

Me gjithë përparesitë e saj, lojërat dhe lodrat mund të kenë edhe ndikime negative. Ka shume raste

kur lojërat dhe lodrat provokojnë sjellje të dhuunshme nga ana e fëmijëve. Këtu, fjala është për

lojërat e dhunshme të cilat po rezultojnë nëpër tregjet e lodrave dhe video lojërave.

Page 34: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

34

Për mbrojtjen e fëmijeve nga lojërat dhe lodrat e rrëzikshme është e nevojshme që së pari, lodrat

armë dhe programet televizive, të mbahen larg fëmijëve. Do të ishte mirë, që institucionet tona në

mënyrë ligjore të rregullojnë prodhimin dhe shitjen e lodrave. Me ligj, duhet të përcaktohen qartë

kriteret për shitjen e lodrave, bazuar në moshën e fëmijëve, lodrat të cilat janë për fëmijë më të

rritur, të ndalohet t’u shiten fëmijëve të vegjël. Gjithashtu, prodhuesit e lodrave duhet që lodrat e

dhunshme t’i zëvendësojnë me lloje të tjera të lodrave, përmes të cilave fëmijët do të mësojnë që

problemet t’i zgjidhin në mënyrë konstruktive dhe në bashkëpunim me të tjerët. Lodrat e tilla do

të ndikonin pozitivisht në zhvillimin e fëmijës.

Gjithashtu një rol shum të rëndësishëm e kanë prindërit. Psikologët kanë zbuluar se kur prindërit

ia kufizojnë fëmijëve të tyre kohën dhe tipin e lojërave që ata luajnë, atëherë edhe më pak e mundur

që ata të shfaqin sjellje agresive (APA, 2004). Pra, reduktimi i kohës në lojërat e dhunshme,

diskutimi me fëmijën nga ana e prindërve, duke iu ofruar atij zgjidhje jo të dhunshme të

problemeve të ndryshme, mund të reduktojnë ndikimin negativ të mediave te fëmijët dhe të rinjtë.

Page 35: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

35

REKOMANDIME

Për prindër: Prindër të dashur ju këshilloj dhe kërkoj nga ju që të keni kujdes në blerjen e lodrave

të fëmijëve. Dëshirat e fëmijëve nuk kanë të ndalur asnjëherë por të jeni të kujdesshëm se çfarë

lloje të lodrave të bleni, anjëherë mos i afroni fëmijët afër lodrave të rrëzikshme, sepse ato mund

të jenë edhe tërheqëse dhe provokative që fëmijës t’i pëlqejnë. Varësisht nga mosha e fëmijës lë

të jenë lodrat dhe lojërat për ta.

Për institucionet arsimore-edukative (DKA): kërkesa është që të shtohet sa më shumë numri i

lojërave dhe lodrave në isntitucione edukativo-arsimore dhe të praktikohen lojëra të sigurta për

fëmijët. Varësisht se me cilët fëmijë luajmë duhet t’i praktikojmë dhe lodrat përkatëse për moshën

e fëmijës. Lidhshmëria ndërmjet lojërave praktike dhe mësimit teorik duhet të jetë në korrelacion

gjithmonë që të kemi një rezultat pozitiv në procesin e arsimimit dhe formimit të fëmijëve.

Page 36: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

36

Referencat:

Terre des Hommes, 2006. Isenberg & Quisenberry, 2002. Osmani, 2003. Murtezani, 2006.

Juniku, 1994. Lindon, 2006. Ginsburg, 2007. Musai, 1999. Nikoloq, 2005. Heinionger, 2007.

Kagan, Moore, Bredekamp, 19945. Meuëly & Heiniger, 2007. Lleshi, 2003. Fromberg, 2002;

Johnson, 1999; Monighan-Nourot & Van Hoorn, 1991; Moyes, 1995. Kumar & Harizuka, 1998;

Lieberman, 1977. McCune & Zanes, 2001; Smilansky & Shefatya, 1990; Sylva, Bruner &

Genova, 1976. Dansky, 1980; Holmes % Geiger, 2002; Pepler, 1982; Sutton-smith, 1997. Jensen,

1999, 2000; Saltz, Dixon & Johnson, 1977. Claëson, 2002; Creaseu, Jarvis & Berk, 1998; Garden,

1993; Hoëes, Droege & Matheson, 1994. A. Grajecevci, B.Halili, B.Salihu, F.Ismaili, M.Ajeti,

2008. Harris, 2006. APA, 2004.

Page 37: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

37

Literatura

American Psychological Association, (2004). Violet Video Games: Psyxhologists Help Protect

Children from Harmful Effectc.

A.Grajcevci, B. Halili, B. Salihu, F. Ismaili, M. Ajeti (2008). Hulumtim nga lënda Psikologji

Sociale; “Procesi I Zhvillimit të Konceptit Gjinor të Fëmijët”; Prishtinë.

Clawson, M (2002). Play of language: Minority children in an early xhidhood setting. In J. L.

Roopnarine (E.d), Conceptual, social-cognitive, and contextual issues in the fields of play (Vol. 4,

pp.93-116). Westport, CT: Ablex. (As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002).

Creasey, G. L. Jarvis, P.A. & Berk, L. (1999). Play and social competence. In O.N. Saracho & B.

Spodek (Eds), Multiple perspectives on play in early Childhood education (pp. 116-143). Albany,

NY: State University of New York Press. (As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002).

Dansky, J.L. (1980). Make-believe: Amediator of the relationship between play and associative

fluency. Child Development, 51, 576-579. (As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002).

Dragoti Edmond (2004). “Psikologjia Sociale”, Shtypur në Republiken e Shqipërisë.

Fromberg, D.P. (2002). Play and meaning in early childhood education. Boston: Ally & Bacon.

(As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002).

Ginsnurg R.K (2007). The Importance od Play in Promoting Healthy Child Development and

Maintaining Strong Parent-Child Bons. American Academy of Pediatrics Volume 119, Number 1,

Janyary 2007.

Isenberg P.J & Quisenberry N. (2002). “play: Essential for all Children”. A position Paper of the

Association for Childhood Education International.

Jensen, E.(1999). Teaching with the brain in mind. Al;exandria, VA: Association for Supervision

and Curriculum Development. (As citen in Isenberg & Quisenberry, 2002).

Jonson, J., Christie, J. & Yawkey, T (1999). Play and early childhood development (2nd ed.) New

York: Longman. (As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002).

Page 38: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

38

Juniku Neki (1994). “Kaptina nga Psikologjia” Shtepia Botuese “Asdreni” Shup.

Kagan, Moore & Bredekamp, (1995). Child Development. Technology in Early Childhood

Education. Finding the Balance.

Lieberman, J. N. (1997). Playfulness: Its relationship to imagination and creativity. New:

Academic Press. (As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002).

Lleshi Xhavair (2003). “Shenjteria e tij – Fëmija”, Shtepia Botuese UEGEN, Tiranë.

Lindon J. (2006). Go with the Flow. Nursery World, Frebruary, 2006.

McCune, L. & Zanes, M. (2001). Learning, attention, and play. In S. Golbeck (Ed), Psychological

prespectives on early childhood education (pp. 92-106) Mahwah, NJ: Lawrence Erlbaum. (As cited

in Isenberg & Quisenberry, 2002).

Michele Meuwly et Jean-Pierre Heiniger (2007). “Rire, sourire, bouger pour mieux grandir

enesemble, - “Jeux a but psychosocial”; Terre des Hommes – aide a I’enfance.

Musai Bardhyl (1999). “Psikologji Edukimi – zhvillimi, te nxenet, mesimdhenia”; Shtepia Botuese

PEGI, Tiranë.

Monighan-Nourot, P. & Van Horn, J. L. (1991). Symbolic play in preschool and primary setings.

Young Children, 46, 40-50. (As cited Isenberg & Quisenberry, 2002.

Moyer, J. (Ed.). (1995). Selecting educational echuipemt for school and home. Olney, MD:

Association for Childhood Education International. (As cited in Isenberg & Qiusenberry, 2002).

Murtezani Lulzim (2006). “Psikologjia e Zhvillimit-Një vështrim përmbledhës”, Shtepia Botuese

“Qabej”, Tetovë.

Nikoliq Stanisha (2005). “Bota e Psikës Fëmijërore” bazat e psikologjisë mjekësore fëmijërore.

Shtepia Botuese “Furkan ISM”, Shkup.

Osmani Qufli (2003). “Psikologjia Zhvillimore-Periudha zhvillomore: Zhvillimi ontogjenetik”,

Dispensë, Tetovë.

Page 39: PUNIM DIPLOME...5 Abstrakt Ky punim është një hulumtim literature. Respektivisht një hulumtim i bazuar mbi fakte dhe përfundime të nxjerra nga autorë të ndryshëm të cilët

39

Pepler, D.J. (1882). Play and divergent thinking. In D.J. Pepler & H. Rubin (Eds.), contributions

to human development: Vol. 6. The play of children: Current theory and reserch (pp.64-78). Basel,

Switzerland: Karger. (As cited in Isenberg & Quisenberry, 2002).

Smilansky, S. & Shefaty, L. (1990). Facilitating play: A medium for promoting cognitive, socio-

emotional and academic development in young children. Gaithersburg, MD: Psichocosial and

Education Publications. (As cited in Isenberg & Quisenberry,2002)

Sylva, K., Bruner, J.S., & Genovo, P. ( 1976 ). The role play in the problem – soloving of children

3-5 years old. In J.Bruner, A. Jolly, & K. Sylva ( Eds.), Play Nits role in development and

evolution. New Yourk : Basic Books. (As cited in Isenberg & Quisenberry,2002 )

Sutton-Smith,B. (1997). The ambiguity of play. Cambridge, MA: Harvard University Press. (As

cited in Isenberg & Quidenberry, 2002)

Saltz, E:Dixon, D. & Johnson, J. (1997). Training disadvantagend preschoolers on varions fantasy

asvities: Effects on cognitive functioning and impulse control. Child Development, 48, 367-380.

Santrock, J. (2003). Children (7th ed.). Boston: McGraw-Hill. (As cited in Isenberg & Quisenberry,

2002).

The Daily Mail (2004). Toys are simply the best. National Literacy Trust.

Terre des Hommes (2006). “Analiza e situates së sistemit të drejtësisë për të mitur në Kosovë për

fundacionin Terre des Hommes Misioni në Kosovë”, Prishtinë.