30
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“ Fakulteti I Edukimit Programi: Parashkollor PUNIM DIPLOME Tema:Ajri dhe ndotësit e tij Mentori: Kandidati/ja: Prof.ass.Dr. Skender Beqa Donjeta Loxhaj Gjakovë, 2018

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org E DIPLOMES - 2.pdf · Me sasinë e ajrit ë qe thith njeriu brenda ditës shumë prej këtyre përbërësve do të futen brenda organizmit duke

Embed Size (px)

Citation preview

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani“

Fakulteti I Edukimit

Programi: Parashkollor

PUNIM DIPLOME

Tema:Ajri dhe ndotësit e tij

Mentori: Kandidati/ja:

Prof.ass.Dr. Skender Beqa Donjeta Loxhaj

Gjakovë, 2018

2

Përmbajtja

MIRËNJOHJE........................................................................................................................................3

ABSTRAKT............................................................................................................................................4

HYRJE...................................................................................................................................................5

1. AJRI……..….......................................................................................................................................6 1.1. Ndikimi i ajrit në trupa…………………………………………………………………………………………………..8

1.2. Atmosfera…………………………………………………………………………………………………………………….10

1.1.2. Shtresat e atmosferës…………………………………………………………………………………………......12

2. NDOTJA DHE NDOTËSIT E AJRIT…………………………………………………………………………………………………14

2.1. Ndotësit primar…………………………………………………………………………………………………………….15

2.2. Ndotësit sekondar………………………………………………………………………………………………………..18

3. LLOJET E NDOTJËS SË AJRIT………………………………………………………………………………………………………….19

3.1. Ndotja lokale e ajrit………………………………………………………………………………………………………19

3.2. Ndotja rajonale dhe globale e ajrit……………………………………………………………………………….22

3.3. Efektet në shëndetin e njeriut……………………………………………………………………………………..25

PLANI I ORËS MËSIMORE…………………………………………………………………………………………………………………27

PËRFUNDIMI……………………………………………………………………………………………………………………………………28

LITERATURA…………………………………………………………………………………………………………………………………….29

3

Mirënjohje dhe Falenderime

Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë

luajtur një rol të rëndësishëm në studimet e mia bachelor. Në këtë rrugë sfidat

nuk do kaloheshin dot pa ndimën, përkrahjen, mbështetjen e shtytjen edhe të

personave të tjerë të cilët sa më përket mua isha shumëme fat që i kisha.

Në këtë drejtim, dëshiroj të shpreh falënderimet e mija për profesorin tim

udhëheqës për këtë temë të diplomës profesorin e nderuar Prof.dr.Skender

Beqa, i cili me këshillat e tij profesionale e të vlefshme bëri që ky punim të

marrë këtë formë.

Një falëndërim i veçantë, i kushtohet familjes dhe shoqërisë time për përkrahjen,

motivimim dhe mbështetjen e pakushtëzuar..

Përgjithmonë mirënjohëse!!

4

Abstrakt

Mjedisi është burim kryesor i jetes në Tokë dhe duhet përdorur dhe ruajtur me

kujdes.Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe

kërcënohet nga faktorë të shumtë.Mbrojta e tij është një domosdoshmëri jo vetem për brezat e

sotëm por edhe për brezat e ardhshëm.Shtimi i gjelbrimit nëpermjet mbjelljeve të reja dhe

ruajtja e gjendjes natyrore të vendeve turistike e përmirësojn klimen mjedisore në përgjithësi

dhe e parandalojnë ndotjën e ajrit.Për këtë arsye, ky punim diplome trajton nevojat për

mbështetje të banorëve që jetojnë në zona të ndotura mjedisore. Ai kërkon të sjell një

perspektivë të re që bazohët në evidentimin e nevojave dhe problematikave sociale e

shëndetësore, implikimet e çështjeve mjedisore në shëndetin e ujin dhe mirqëenien e banorëve

si dhe rolin e institucioneve lokale për adresimin dhe trajtimin e këtyre problematikave.Njeriu

duhet të jetoj në mjedis të pastër e jo të ndotur nga mbeturinat. Në mjedis ajri është kryesor e

nese ai është i ndotur nuk e kemi shëndetin e mirë.

Fjalët kyçe: ajri, mjedisi, ndotja, shëndeti etj.

5

Hyrje

Zhvillimi i industrisë, përdorimi i makinave, djegia e parregullt e mbeturinave bën që

ajri që e thithim te jetë mjaftë i ndotur sidomos në zonat urbane ku është përqëndruar edhe

popullsia më e madhe. Ajri që ne e thithim është i mbushur me plot elemente të rrezikshme

për jeten prandaj shfaqën një numer i madh i sëmundjeve me rrezik të lartë për jeten si psh.

kanceri, asma, sëmundjet që lidhen me stresin etj. Të gjitha këto sëmundje kanë një lidhshmëri më

mjedisin në të cilin jetojmë dhe mënyrën se si e ruajmë dhe menaxhojmë atë.Ndotja e ajrit është e

ndryshme në ambiente të ndryshme si psh. në degë të industrisë kur përdoren kimikate shkalla

e ndotjes së ajrit është shumë e lartë dhe rrezikon shëndetin e punëtorëve dhe banorëve

përreth. Duke u mbështetur në raporte të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për çdo vit më shumë

se dy milionë vdekje të parakohshme mund t’i atribuohen ndotjes së ajrit si rezultat i djegies dhe

lirimit të gazrave të ndryshëm, e sa e sa vdekje tjera ndodhin si pasojë e ujit të ndotur, tokës, e

ndotjeve tjera, andaj faktori njeri ka një rol vendimtar në gjitha këto procese që më aktivitetet e tij

mund të ndikojë në zvogëlimin e tyre.Punimi konkludon se ajri dhe shëndeti pranohen si problem

aktual në zonat të ndryshme, por gjetjet dhe rezultatet e analizuara tregojnë për një izolim të trajnimit

të problematikave të rrjedhura prej saj.

A ka gjë më të rëndësishëm se sa ajri të cilin e frymojmë çdo sekondë? Dhe përgjigja

është se absolutisht ajri është esencial për jetën tonë, andaj më të drejtë ekziston thënja: “ Ne

nuk do të kemi një shoqëri nese ne shkatërrojm mjedisin“. Margaret Mead.

6

KAPITULLI I

1.Ajri

Ajrin nuk mund ta shohim por ai është gjithmonë pranë neve dhe e plotëson edhe

hapsirën më të vogël. Pa ajër nuk do të egzistonte jeta në planetin tonë.

Ajri është një përzierje gazesh të azotit, oksigjenit, CO dhe disa gazeve të tjera inerte. Ai,

gjithashtu përmban avuj uji në sasira të ndryshme.Në kuptimin shëndetësor ajri është tërësia e

gazeve që hyjnë në organizëm përmes frymarrjes.Dihet se një person mesatar, mbrenda një

dite thith rreth 20,000 litra ajër. Në ajër ndodhen edhe një numer substancash të rrezikshme :

ndotës natyralë(pluhuri dhe hiri vullkanik) dhe ndotës që janë prodhuar si rezultat i aktivitetit

të njeriut. Po ashtu në ajër ndodhen edhe elemente të tjera siq janë: pluhur, spore dhe polen të

bimëve etj.

Me sasinë e ajrit që e thith njeriu brenda ditës shumë prej këtyre përbërësve do të

futen brenda organizmit duke shkaktuar efekte të shumta. Katër elementet kryesore: azoti,

oksigjeni, argoni dhe dioksidi i karbonit përbëjnë 99.99% të ajrit atmosferik.Shtresa e

gazrave që e mbështjellë planetin Tokë dhe që mbahet nga graviteti i Tokës quhet atmosfera e

Tokës.

Përëindja mesatare e përbërësve kryesorë atmosferikë të ajrit të pastër dhe koha mesatare e

qëndrimit të tyre ne ajër janë paraqitur ne Tabelën 1:

7

Tabela.1.Përbërja kimike e ajrit

Gazet % kryesore kohëëëndrimi

Hidrogjeni H2 0.00006 Oksidet e azotit N2O 0.000033 130 vite

Monoksidi i karbonit CO2 4-20x10-6 5 muaj

Amoniaku NH3 10-8-10-6 3 ditë

Dioksidi i sulfurit SO2 10-7-5x10-5 3 ditë

Oksidet e azotit NOx 10-8-5x10-5 3 ditë

Freonet (CFC) 50-150 vite

Azoti N2 78 106 vite

Oksigjeni O2 21 103vite

Argoni Ar 0.9

Avuj uji 0-3 8-10 ditë

Dioksidi i karbonit CO2 0.004 50-200 vite

Metani CH4 0.00017 7-10 vite

8

1.1 Ndikimi i ajrit në trupa

Foto: Anija e shfrytëzon ajrin për të levizur në det.

Foto: Parashuta e ngadalëson rënjën e shpejtë, sepse ajri mblidhet mbrenda dhe rënja

është e ngadalshme.

9

Foto: Balonat me ajër të nxehtë lëvizin pa problem, duke e shfrytëzuar ajrin dhe

oksigjenin.

10

1.2 Atmosfera

Atmosfera(gr.athmos-avull, spherae-sferë apo shtresë) përbëhet nga shtresa ajri

që mbulojnë Tokën dhe mbahen nga graviteti i saj. Nuk egziston një kufi i prerë në

mes atmosferës dhe hapsirës kozmike, megjithatë rreth 99% e masës atmosferike

ndodhen nën lartësinë 100 km nga sipërfaqja e planetit. Nga kjo lartësi, 90% e

masës ndodhet nën lartësinë16 km, ndërsa zona e fluturimeve të aeroplanëve është

në 10 km.

Temperatura mesatare e atmosferës së Tokës në sipërfaqe është 150C. Shtypja

atmosferike e ajrit në nivelin e detit është 101.3 kP(kilopascal) dhe është rezultat

direkt i peshës së ajrit mbi pikën e caktuar në të cilën bëhet matja. Kjo shtypje

zvogëlohet me rritje të lartësisë nga toka dhe studimet kanë treguar për një zbritje

prej 50% në lartësinë 5.6 km. Masa e përgjithshme e atmosferës është 28.97 g/mol.

Densiteti i ajrit apo masa e tij për njësi vëllimi në nivelin e detit në temperaturën

200C është afërsisht 1.2 kg/m3. Kjo dendësi ulet me rritjen e lartësisë.

Historiku i atmosferës sonë nuk njihet mirë dhe mendohet se daton para miliarda

vitesh. Atmosfera e sotme njihet si “atmosfera e tretë” dhe ndryshon për nga

përbërja e saj me dy të mëhershmët.

Atmosfera e parë e Tokës - apo pneumoatmosfera përbëhëj nga heliumi dhe

hidrogjeni, me kore ende të shkrirë nga nxehtësia dhe erërat solare.

Atmosfera e dytë e Tokës – rreth 4.4 miliard vitesh, sipërfaqja e tokës

ngrohet duke formuar koren të populluar ende me vullkane nga të cilat

liroeshin avuj, dioksid karboni dhe amoniak. Kjo njihet si atmosfera e dytë e

tokës që përbëhëj nga CO2, avujt e ujit, pak azot por praktikisht ende pa

oksigjen, dhe përmbante rreth 100 herë me shumë gaze se atmosfera e sotme.

11

Me rritjen e sasisë së O2, ai fillon të hyj në reaksion me elemente të tjera si psh.

Hekurin, por akumulohet gradualisht në atmosferë. Si rezultat i akumulimit tëtij në atmosferë,

kur ai mbrrin nivelin 1% të sasisë sëgazeve vie deri të shfaqja e mbështjellesit të ozonit.

Ozoni është një modifikim alotropik i O2, dhe përmes tij format e gjalla janë mbrojtur na

rrezatimi UV. Kjo atmosferë e përbërë kryesisht nga N e O2 njihet si atmosfera e tretë dhe

është rezultat i algave blu tëgjelbërta oqeanike si dhe proceseve gjeologjike.

Gazet kryesore Gazet dytësore Gazet në gjurmë

Atmosfera primare

(Pneumoatmosfera)

4.6 X109 vjet

Hidrogjeni

Azot

Oksid karboni

Gaz sulfuri

Gaz karbonik

Sulfur i gaztë

Metan

Anhidride të

sulfuruar

Atmosfera

primitive

4X109 vjet

Avuj uji

Azot

Gaz karbonik

Gaz sulfhidrik

Metan

Amonjak

Oksid karboni

Sulfur i gaztë

Aron

Gaz sulhidrik

Hidrogjen

Atmosfera primitive

-2x109 vjet

Azot

Oksigjen

Gaz karbonik

Avuj uji

Aron

Ozon

Okside azoti

Amoniak

12

1.1.2 Shtresat e atmosferës

Atmosfera varësisht sipas ndryshimeve të temperaturës dhe lartësia ndahet në disa

shtresa :

• troposfera

• stratosfera

• mezosfera

• termosfera dhe

• ekzosfera.

Figura.4. Shtresat e atmosferws

13

Troposfera-shtresa më e ulët e atmosferës quhet troposferë(gr.tropos-ndryshim)

dhe kjo është shtresa në te cilën jetojmë. Edhe pse ndodhet vetëm 9-17 km mbi

Tokë(varësisht se a matet në pole apo ekuator), troposfera përmban rreth 80% të

tëgjitha gazeve të atmosferës dhë tëre sasinë e avullit te ujit. Me rritjen e lartësisë së

troposferës temperatura zbret. Eshtë konstatuar se temperatura e ajrit në këte shtresë

zbret për 0.50C për çdo 100 metra lartësi dhe në shtresat e epërme të saj temperatura

zbret deri në -560C. Pikërisht këtu ndotësit e ajrit përzihen dhe reagojnë me përbërësit

e atmosferës. Kufiri i epërm i troposferës kalon në tropopauzë. Stratosfera-është shtresa pasuese dhe është rreth 37 km e lartë. Kufiri i epërm i saj

shtrihet deri në lartësinë 50 km. Rreth 2/3 e pjesës së saj përmbajnë ozon, i cili shtrihet

në koncentrimet më tëlarta. Gjendet në lartësine prej 15-26 km dhe është shumë i

rëndësishëm pëe filtrimin e rrezatimit UV që vjen na Dielli. Nën ndikimin e gravitetit

të tokes shtresa e ozonit gjendet në lartësi prej 8-30 km ndërsa në ekuator prej 15-35

km. Ozoni përbën 1/1,000,000 pjesë të masës së atmosferës. Pa këtë stresë, jeta në

Tokë nuk do të mund të ezistonte pasi që absorbon afër 13% të rrezatimit diellor që

vie në Tokë. Disa gaze ndotëse ngjiten nga troposfera në stratosferë dhë dëmtojnë në

masë shtresën e ozonit. Shtresa e sipërme e saj është stratopauza. Mezosfera-(gr.mezos- e mesme) shtrihet në lartësinë 50-85 km nga sipërfaqja e

tokës. Gazet këtu rrallohen, mirëpo janë të mjaftueshëm që të ngadalësojnëhyrjen e

meteoritëve. Në këtë shtresë ndodh djegia e meteoritëve qëhyjnë në atmosferë. Shtresa

e epërme e saj mezopauza në të cilën temperatura zbret deri në -9000C.

Termosfera- (njihet edhe si atmosfera e epërme) shtrihet mbi mezopauzen e deri ne

lartësinë 690 km mbi sipërfaqen e tokës. Gazet rrallohen shumë ne krahasim me

mezosferën. Kjo shtresë absorbon sasi të mëdha te rrezeve UV dhe rrezeve kozmike

thërrmijat e ajrit janë shumë të jonizuara dhe për këtë arsye njihet edhe si jonosferë. Ezosfera-(gr.ekso-jashtë) është shtresa më e epërme e atmosferës e cila gjendet mbi

800-1000 km dhe ëë në pjesën e epërme hyn ne hapsirën ndërplanetare.

14

Kapitulli II

1.Ndotja dhe ndotësit e ajrit

Në botën e sotme moderne, aktivitetet industriale, djegia e lëndëve fosile, trajtimi i

mbeturinave, bujqësia intensive dhe shumë aktivitete të tjera ekonomike ndikojnë

fuqishëm në ndotjen e ajrit.Ndotja e ajrit është e rrezikshme për njerëzit, bimët,

kafshët dhe për habitate natyrore. Kjo ka sjellë shumë sfida tashme edhe për klimen e

Tokës. Për shume kohëështë besuar se ndotësit e ajrit, pasi lirohen në atmosferë, treten

duke formuar përqëndrime të papërfillshmë. Por matjet e bëra përmes metodave

bashkëkohore kanë provuar të kundërtën, duke treguar kështu se këto mendime

kanëqenë të gabuara. Në rrethinat brenda dhe përreth zonave ku bëhët shkarkimi kemi

një përqëndrim të lartë të ndotësve kryesorë. Tëgjitha grimcat e mëdha të ndotësve do

të depozitohen ne zona të afërta lokale.

Në kuptimin e ngushtë të fjalës, ajri mund të konsiderohet i ndotur kur në të gjenden

substanca të cilat janë te huaja për përbërjen e tijj natyrore. Me nivelin e ndotjes

globale te ajrit sot, ky definicion thuajse është i papërdorshem. Kështu në kuptimin e

gjerë ajri konsiderohet indotur nëse përmban substance në perqëndrime të tilla qëi

shkaktojnë pasoja të dëmshme shëndetit të njeriut, mjedisit jetësor dhe i sjellin dëme

ekonomisë njerzore.

Burimet kryesore të ndotjës me prejardhje antropogjene jane: trafiku tokësor dhe

ajror, prodhimi i energjisëelektrike , djegja e karburanteve në industri dhe amvisni si

dhe proceset industriale.

Substancat të cilat nuk gjenden në mënyrë natyrore në ajër, ose gjenden në

koncentrime të mëdha si dhe në lokacione të ndryshme nga e zakonshmja quhen

ndotës të ajrit (primar dhe sekondar).

15

2.1 Ndotësit primar

Ndotësit primar janë substanca të cilat në ajër emitohen direkt nga proceset si:

hiri nga erupsionet vullkanike, ose CO nga djegia e derivateve të makinave. Ndotësit

kryesor primar të prodhuara nga aktiviteti njerzor janë :oksidet e sulfurit, oksidet e

azotit, monoksidi i karbonit, komponimet e avullueshhme organike, thërrmijat e

suspenduara në ajër, metale të rënda, klorflorlarbonet, amoniaku dhe ndotësit

radioaktiv.

Oksidet e sulfurit(SOx) - e posaqërisht oksidi i sulfurit SO2lirohen nga djegia e

qymyrit dhe derivative tjera fosile. Duhet të ceket se sasia e tij e liruar nga vullkanet

është e papërfillshme në raport me atë që lirohet nga veprimtaria njerëzore. Përderisa

druri dhe derivatet fosile do të përdoren si burime energjetike SO2 do të jetë një ndër

ndotësit kryesor të ajrit.

Oksidet e azotit(NOx) – Azoti është elementi kryesor i atmosferës dhe një prej

elementeve kryesor biogjen. Si element kimik në natyrë është inert dhe vetëm me

aktivizim ( temperatura të larta, zbrazje elektrike, fiksim) hyn në reaksione kimike.

Oksidet e azotit krijohen me aktivitetin e bakterjeve.

Në okside të azotit hyjnë :

1. Suboksidi i azotit (N2O) -- nuk është ndotës i forte. Krijohet me aktivitetin bikrobial në

tokë, ndërsa në atmosferë si ndotës është prezent në përqendrime shumë të vogla.

2.Monoksidi i azotit NO –është produkt primar i djegies në temperatura shumë të larta. Në

industri lirohet gjatë prodhimit të acidit nitrik dhe proceseve të ngjajshme teknologjike.

3. Dioksidi i azotit (NO2) –është ndotës shumë i rëndë i ajrit. Në koncentrime të larta

inflamacioni i mushkërive është shumë i shpejt dhe i rrezikshëm.Shkakton edhe edemin

(mbledhjen e lëngut në mushkëri) dhe për disa ditë mund të ketë pasoja fatale.Efektet e tij në

bimë paraqiten kryesisht në gjethe kur ndryshon ngjyra vende-vende.

16

Monoksidi i karbonit (CO) – është produktigjdo lloj djegie në natyrë të thëngjillit dhe

derivative fosile e poashtu edhe frymëmarrja e qenieve tëgjalla paraqet burim të rëndësishem

të tij. Është njëri ndër gazet kryesore me efekt serrë. Kur vepron në njeriun dhe kafshet

bllokon transportin e O2, pasi që CO ka afinitet 200 erë më të madh për tu lidhur me

hemolobinën se sa O2. Te bimët përqendrimet e larta të CO shkaktojnë bllokimin e fiksimit të

N na azotofiksatorët, plakjen dhe rënien e parakohshme të jeteve si dhe inhibon frymëmarrjen

qelizore.

Komponimet e avullueshme organike - janë komponime organike që kanë presion të

mjaftueshëm për tu avulluar dhe futur në atmosferë. Këtu hyjnë avujt e hidrokarbureve dhe

solventët e ndryshëm. Më i njohuri padyshim ëstë metani, gaz ky i njour si një ndër 6

kryesorët me efektin serrë. Disa nga komponimet tjera si komponimet aromatike (benzene,

toluene, ksileni) mendohet se kanë veti kancerogjene.

Thërrmijat e imta (PM) -jane grimca të imta të ngurta ose të lëngta që suspendohen në ajër.

Më të atakuara janë zakonisht zonat e dendura urbane (metropolet e mëdha). PM gjenerohet

nga burimet natyrore (vullkanet, stuhitë e pluhurit, djegia e pyjeve), por më shumë nga

burimet antropogjene si djegia e karburanteve fosile, termocentralet etj.

Sipas madhësisë së grimcave PM-të klasifikohen në dy grupe kryesore:

a). PM10 –janë thërrmija me diametër deri në 10 që mund të dëportojnë në zbrastirat e

hundës.

b). PM2.5 – janë thërrmija me diameter deri në 2.5 dhe që mund të depërtojnë

nëbronke dhe mushkëri.

Efektet e tyre varen nga madhësia e tyre: ato PM10 zakonisht ndalen në mushkëri dhe ato

PM2.5 tentojnë të kalojn rajonin respirator të mushkërive dhe të atakojnë organet tjera.

17

Metalet toksike–bëjnë pjesë therrmijat e plumbit, kadmiumit dhe bakrit në ajrin atmosferik.

Plumbi Pb–njerëzit i janë nënshtruar ndotjes me Pb me mijëra vjet më radhë, që kur kanë

filluar ta eksploatojnë atë. Helmimi me Pb mund të shkaktojë dëmtime të rënda dhe të

pakthyeshme në sistemin nervorë si atij qendor edhe atij periferik, sëmundje të veshkave,

kardivaskulare dhe problem në sistemin riprodhues.

Kadmiumi Cd–është element që nuk bën pjesë në elementet e oranizmit prandaj është shumë

i dëmshëm edhe në koncentrime të vogla.Efektet e elmimit me Cd kanë të bëjnë me problemet

në traktin e frymëmarrjes, veshkët, e komponimet e Cd janë konstatuar me veti kancerogjene.

BakriCu –helmim që zakonisht ndodh përmes ushqimit që pjeket në furra të bakrit. Efektet e

helmimit kanë të bëjnë me problemet mentale dhe veshka.

Kloroflorkarbonet (CFC-S) – janë substanca që përbëhën nga karboni (C) , klori (Cl) dhe flori

(F) prej nga edhe e kanë marrë emrin. Janë substanca që e dëmtojnë shtresën e ozonit dhe që

me të madhe janë zhvilluar gjatë viteve të 30 – ta. CFC – të e prodhuara nga njeriu përbëjnë

rreth 80% të substancave që e varfërojnështresen e ozonit.Përdorimi më i madh është në

industri si ftohës i frigoriferëve (rreth 26%), solvent në pastrues (16%), fryrës në shkumat

industriale (25), aerosol (26%) etj.

18

Amoniaku – është gaz që emitohet nga proceset bujqësore. Krijohet në organizem si produkt i

metabolizmit të aminoacideve dhe është toksik në koncentrime të larta. Ka rol në proceset

fiziologjike e organizmave shtazor duke mbajtur bilancin acidic e bazik të organizmit. Në

oganizëm përmes procesit të quajtur cilkli i uresë, amoniaku kthehet në ure, komponentë kjo

shumë më pak toksike.

Ndotësit radioaktiv – prodhohen nga shpërthimet nukleare apo eksplozivët luftarak, ose edhe

nga proceset natyrore siq është radoni. Janë 3 tipe më të zakonshme të ndotjes radioaktive:

thërrmijat alfa – që mund të bllokohen nga letra dhe lëkura e njeriut; thërrmijat beta – që

mund të depërtojnë lëkurën, ndërsa bllokohen nga qelqi dhe metali; dhe thërrmijat gama – që

depërtojnë lëkurën dhe mund ti dëmtojnë qelizat gjatë depërtimit.

2.2 Ndotësit sekondar

Janë ndotës që nuk lirohen direkt në ajër, por zakonisht formohen kur ndërveprojnë me

ndotësit primar. Një rast të tillë është ozoni tokësor, një nga ndotësit sekondar që shkakton

smogun fotokimik dhe që formohet nga substancat tjera ndotëse me reaksione nën ndikimin e

rrezeve të dritës.

19

Kapitulli III

1.Llojet e ndotjës se ajrit

Ndotja permanente e ajrit ka bërë që sot të kemi lloje të ndryshme të ndotjës së ajrit. Për

nga përmasat e shtrirjes së saj, dallojmë ndotjen lokale, rajonale dhe globale të ajrit.

3.1 Ndotja lokale e ajrit

Smogu –është lloj i ndotjës i shkaktuar nga tymi dhe mjegulla. Mund të formohet në

çdo lloj kushtesh klimatike (dallojmë smogun veror dhe atë dimëror) në zonat me ndotje të

lartë të ajrit. Smogu klasik rezulton nga sasirat e mëdha të qymyrit të djegur në zona të

caktuara dhe shkaktohet nga tymi dhe SO 2. Ndërsa smogu modern, vjen jo vetëm nga

qymyri por edhe emisionet e makinave dhe industrisë në atmosferë. Smogu fotokimik është

problem i industrisë moderne, dhe është në të gjitha qytet e mëdha, por veqanarisht është më i

zakonshëm në qytetet e ndriçuara me drita, të ngrohta me klimë të thatë, që gjindet në bazene

gjeologjike të rrethuara me kodra dhe me numër të madh makinash dhe industri të zhvilluar si:

Londra, Nju Jorku. Kairo, Los Angjelos, Sao Paolo, Toronto, Pekini etj. Duke qarkulluar me

anë të erës smogu mund të bartet edhe në hapësira më të gjëra. Efektet e smogut janë të

shumta për njerëzit sidomos për fëmijët dhe përsonat e moshuar, si dhe ata më sëmundje të

zemres dhe mushkërive. Smogu shkakton inflamacionin e kanaleve të frymarrjes, zvogëlon

kapacitetin e mushkërive, dhembje gjatë frymëmarrjes, ngulfatje dhe kollitje. Mund të

shkaktoj edhe iritime të hundës dhe syve, shkakton tharjen e membranave të hundës dhe fytit

etj

20

Ndotja e ajrit urban –zonat urbane janë duke u rritur në gjithë botën e me to edhe

nivelet e ndotjës së ajrit. Për shembull, Evropa është kontinenti më I urbanizuar – më shumë

se 70% e banorëve të saj jetojnë në zona urbane. Trafiku, djegiet dhe prodhimi industrial kanë

çuar në rritjen e shkarkimeve ndotësish, me një përqendrim të lartë në ajër. Kjo ndotje ka çuar

në rritjen e problemeve si: rrezikimi i shëndetit, dëmtimi i monumenteve historike, rrezikimi i

vegjetacionit të bimësisë etj.

Foto: Ndotja e ajrit urban

21

Ndotja e ajrit nga transporti –transportiështë një ndër sektorët më me ndikim në

ndotjen e ajrit. Në këtë aspekt duhet potencuar edhe ndotjen nga transporti nënivelin global

pasi tre nga gazet që emitohen nga transporti ( CO2, metani dhe oksidet e N) bëjnë pjesë

nëgazet me efekt serrë (GHG).Llogaritet se nga sektori i transportit lirohen rreth 21% e

gazeve me efekt serrë në nivel global. Transporti përmes djegies së karburantëve fosile

kontribon në ndotjën e ajrit, e kështu në shendetin e njeriut. Transporti përmbanë në vete

djegien e karburanteve fosile (naftë, benzene dhe gaz natyrorë), energjinë e të cilave e

shëndrrojnë në lëvizje. Ndotja këtu krijohet nga reaksionet jo të plota të karbonit,

hidrokarburet e padjegura dhe elementet prezent në derivate gjatë djegies. Ndikimi i

transportit në ndotjen e përgjithshme variron në rajon dhe qytete të caktuara, si dhe sipas

llojeve të makinave dhe karburanteve që përdoren. Studimet e bëra së fundmi tregojnë se

sektori i transportit përmes konsumit të karburantëve kontribon prej 4-35% të shkarkimeve në

ajër. Kjo ndotje mund të ndikojë në dëmtimin e drithërave, tokave bujësore, pyjeve etj.

Ndotja e ajrit na industria –ndotja e ajrit skaktohen pothuajse gjatë tëgjitha

proceseve industriale.Ndotësit kryesorë me kohë më të gjatë qendrimi në ajër përfshihen

komponimet acide (siç jane SO, amoniaku etj) dhe ndotësit aerosol (siç janë pluhuri, metalet e

rënda dhe ndotësit e qëndrushëm oranikë). Ndikimi i shkarkimeve varet edhe nga lartësia e

oxhakëve, si dhe na përhapja prej erës. “Pika të nxeta” të ndotjes së ajrit ëstë term i përdorur

për të përshkruar përqëndrimin e lartë të ndotjës për një periodë kohe të shkurtër në një zonë

të caktuar. Popullsia që banon afër burimeve të ndotjës është në rrezik nga ekspozimi në këto

nivele të larta ndotjeje.

22

3.2 Ndotja rajonale dhe globale e ajrit

Në vitet e 60-ta shkenctarët demonstruan „marrdhënjet” ndërmjet shkarkimeve të

dioksidit të sulfurit në Evropën kontinentale dhe acidifikimit të liqeneve në Skandinavi. Me

1972, Konferenca e OKB-së për Mjedisin e Njeriut dha shenjat e para për nëvojen për

bashkëpunim aktiv ndërkombëtar për të luftuar acidifikimin. Ndërmjet viteve 1972-1977 disa

studime të një pasnjëshme konfirmuan hipotezën e deri atëhershme se ndotësit e ajrit mund të

udhëtojnë me mijëra kilometra para se të depozitoen dhe shkaktojnë dëme. Në përgjigjje të

këtij problemi akut, në nëntor të vitit 1079 , nëGjenevë u nënshkrua Konventa për Ndotjen e

Ajrit në Distanca të Mëdha nga ana e 24 qeverive dhe Baskësisë Evropiane. Deri në vitin

2005, Konventa ëstë nënshkruar na 32 shtete, ndërsa është ratifikuar nga 49 sosh.

Ndotja e ajrit në mjedise të mbrendshme – vëmendja e shkencës shpesh është e fokusuar në

rëndësinë e cilësisë së ajrit të jashtëm, ndërsa për cilësinë e ajrit brenda mjediseve ku njeriu

kalon shumicën e jetës ka pasur një nënvlerësim deri vitet e fundit. Shkencëtarët sot

vlerësojnë që ajri i mjediseve të brendshme shpesh mund të jetë shumë më i ndotur se sa ajri i

jashtëm , madje edhe në krahasim me qytet e mëdha industriale. Ndotja e ajrit të mbrendshëm

sipas OBS ( raporti për Shëndetin Njerëzor 2002) është përgjegjës për 2.7 %të vdekjeve në

nivelglobal apo rreth 1.6 miljon njerëz brenda vitit.

Ndotësit e mjedisit të brendshëm mund të jenë:

• Agjent bikrobial (myqe, bakterie, etj )

• Alergjent (poleni i bimëve)

• Kimikate të ndrysme (azbesti, radoni, formaldehidi) de

• Agjent elektromanetik

Oxhaqet e hapura brenda shtëpive, furrat, cigaret, produktet e pastrimit, materialet

ndërtimore janë burimet kryesore të ndotjës së brendshme.

23

Radoni – është gaz i padukshëm radiaktiv, pa shije, pa erë, që ndodhet nëgjendje të

lire në natyrë, dhe formohet si rezultat i shpërbërjës së radiumit. Ai mund të gjendet tek ujërat

nëntokësore ose mund të futet në shtëpi nëpërmjet plasaritjeve të dyshemesë dhe

mureve.Është ndotësi më i përhapur i ajrit të brendshëm de është shkaktar kryesor i kancerit të

mushkërive.

Formaldehidi –është gaz i tretshëm në ujë, pa ngjyrë dhe helmues, i dallueshëm nga

era. Ai përdorët për dezinfektime, si kimikate bujqësore, si ngjitës për panelet e ndërtimit dhe

si agjent zjarrdurues në përbërjen e disa materialeve komplekse. Gjurmë te formaldehideve

janë gjetur, gjithashtu, në vajërat që janë përdorur në paisjet shtëpiake, në vajëra, në

shampone, në pasta të dhëmbëve, birrës, verës, duhanit etj. Meqenëse formaldehidi nuk

formon kurre lidhje kimike komplete, ai munë të dal si gaz pas sa vitesh, duke mos pasur erë

të dallueshme. Vetia e tij e avullushme ndikon mbi sistemin e frymëmarrjes, në lëkure dhe në

zemër.

Asbesti –është përbërje minerali, që gjendet në natyrë në disa lloje formacionesh

shkëmbore. Ai është një material rezistent ndaj zjarrit dhe gërryerjes dhe shpesh shërben si

një izolues i mirë ndaj nxehtësisë. Asbesti ëstë konsideruar si një material me në përdorim të

gjërë si material elastiki përpunueshëm dhe rezistent. Mirëpo, me kalimin e kohës u zbulua që

shëndeti i njerëzve vihej në rrezik dhe nga thithja e grimcave të azbestit. Nëse marrim frymë,

grimcat e azbestit futen dhe ngecen përgjithmonë në muret e mushkërive dhe në ato të sistemit

të tretjes, duke çuar në rreziqe serioze te shëndetit si shfaqja e sëmundjes së kancerit të

mushkërive. Ka raste që efektet e tij të mos vihen re edhe pse kanë kaluar vite nga ekspozimi.

24

Fusha elektromagnetike – janë fusha të padukshme energjie të prodhuara kudo që një

rrymë elektrike është në rrjedhje. Ndotje nga fusha elektromanetike ka, kur kjo fushëështë më

e fuqishme se ajo qëështë konsideruar si e padëmshme. Me të ballafaqohemi duke kaluar një

kohë të madhe brenda mjediseve të shtëpisë, duke punuar në kompjuter, ulur shumë afër

televizionit apo edhe duke fjetur të mbulur me një batanije me ngrohje elektrike. Si rezultat i

këtyre mund të kemi efekte të padëshiruara shendetësore. Fëmijët janë më shumë të

rrezikuar, sepse shkenctarët besojnë që rrezatimi elektromanetik ndikon mbi mekanizmat e

trupit që rregullojnë rritjen e qelizave.

Tymi i duhanit –përmban një spektër të gjërë të kimikatëve të cilat shkaktojnë

sëmundje të shumta, jo vetëm pirësve të duanit (pirësve aktiv) por edhe atyre që e thithin atë

(pirësve pasiv). Sipas OBSH, rreth 1/3 e mashkujve në botë e pinë duhanin. Efektet e tij në

shëndetin e njeriut janë shumë të mëdha ( kanë të bejnë me kancerin e mushkërive por edhe

me sëmundjet kardiovaskulare).

25

3.3 Efektet në shëndetin e njeriut

Efektet e ndotjës së ajrit në shëndetin e njeriut janë të shumta por në përgjithësi

reflektohen në sistemin e frymëmarrjes dhe atë kardiovaskular të njeriut. Reaksioni individual

i oranizmit ndaj ndotësve varet nga lloji i ndotësit që i është ekspozuar njeriu, shkalla e

ekspozimit, gjendja shëndetësore e organizmit dhe aspektet gjenetike. Ndotja e ajrit mund të

ndikojë shëndetin tonë në aspekt afatshkurtër dhe afatgjatë. Shembuj të ndikimeve afatshkurta

janë : irritimi i syve, hundës dhe fytit dhe infektime tjera të rrugëve respiratore siq janë

bronitisi dhe pneumonia. Efektet shëndetësore afatgjata përfshijnë sëmundjet kronike

respiratore , kancerin e mushkërive, sëmundjet e zemrës madje edhe dëmtime të trurit,

nervave, mëlqisë dhe veshkëve.

Ndotja e ajrit shkakton disa lloje të lëndimeve të oragneve respiratore :

1. Bronitisin kronik – karakterizohet me dëmtimin e përhershëm të kanalëve

bronkiale e në këtë rast zvogëlohet ose plotësisht humb aktiviteti i qepallave, e me

këtë rast stimulohet hiperproduksioni i jargës nga ana e qelizave sekretore.

Zvogëlimi i dridhjeve të qepallave pengon mënjanimin e jargës së tepërt e cila

edhe shkakton kollitje të dendur.

2. Asma bronkiale – është rezultat i reaksioneve alergjike të rrugëve të ajrit ndaj

proteinave të huaja dhe materieve të tjera. Në këtë rast membranat ënjten, gjë që

vështirëson nxjerrjen e ajrit jashtë nga mushkëritë dhe kështu paraqiten simptomat

e astmës : frymëmarrja e vështirë dhe të zënit e frymës.

3. Emfizema –paraqet sëmundjet që karakterizoen me destruksionin progresiv të

mureve të alveolave. Ajo paraqitet si rezultat i veprimit të enzimave hidrolitike ose

rezultat i ngushtimit të bronkioleve.

26

Ndotësi Efektet në shëndetin e njeriut

SO2 Probleme respiratore që qojnë në bronitisin kronik, ngushtimin e

rruëve të frymëarrjes që ndikojnë në astmën.

CO Ndërhyn në kapacitetin e gjakut për të transportuar oksigjenin.

Përkeqëson enfizemën, bronhitisin kronik dhe sëmundjet e tjera të

mushkërive. Ndikon tek të sëmurit nga zemra dhe mund të ndikoj

në sistemin nervor.

NO2 Shkakton çrregullime respiratore, dëmtim të indeve të mushkërive

dhe rrit prevalencen e sëmundjeve respiratore. Më të rrezikuarit

fëmijët dhe të moshuarit.

Plumbi Çrregullime mentale, probleme me organet riprodhuese dhe veshkë.

Ozoni Përkeqëson sëmundjet kronike respiratore dhe mund të shkaktojë

dëmtime të përhershme të mushkërive. Mund të ndikojë tek fyti,

sytë dhe hunda si dhe të shkaktoj shtrëngim të krahërorit, kollitje,

zënjë fryme dhe kokëdhimbje.

27

Plani i orës mesimore –

-Aspektet e përgjithshme të planit te orës mësimore:

• Fusha kurrikulare: Shkencat e Natyrës.

• Lënda: Njeriu dhe natyra

• Shkalla e kurrikulës: 1

• Klasa: Përgaditore

• Rrezultati i të nxënit të temës: Kurreshtja për hulumtimin e botës së gjallë dhe jo të gjallë

në natyrë

• Rrezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I.7 ; II.6 ; V.2 .

• Rrezultatet e fushës së kurrikulës: 1.1 ; 2.1 .

-Aspektet specifike të planit të orës mësimore:

• Njesia mësimore: Pa ajër nuk ka jetë

• Fjalët kyqe: ajri, jetë, ndotje

• Rrezultatet e të nxënit të lëndës: kupton rëndësinë e ajrit

• Kriteret e suksesit: identifikon disa nga ndotësit e ajrit.

• Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: video, fotografi të

ndryshme

• Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe

situata jetësore: Matematikë, Edukatë fiurative, Gjuhë amtare

-Përshkrimi i metodoligjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

• Pas rutinave ditore: kalendarit, gjimnastikës së mengjesit përmes bashkëbisedimit,

përmes tenikës stuhi mendimesh gjithnjë përmes pyetjeve të hapura fëmijet i shprehin

gjitha njohuritë që i kanë për rëndësinë e ajrit. Pastaj përmes disa fotografive dhe

përmes disa videove që i shohin në projektor ata kuptojnë më gjërësisht rëndësinë e

ajrit për jetën tonë.

• Vlerësimi i nxënësve: vëzhgim, vlerësim i vazhdueshëm

• Detyrat dhe puna e pavarur: secili fëmijë mer të paktën nga një shembull ku

tregohet rëndësia e ajrit për jetën tonë.

28

• Reflektimi për rrjedhjen mësimore: së bashku më fëmijët bëjmë reflektimin e ditës

së sotme, përsëritimin gjitha njohuritë e fituara për ajrin gjatë orës mësimore dhe më

mirupafshim ndahemi për në shtëpi.

Përfundim

Në këtë punim jam munduar të prezantoj një pasqyrë të shkurtër mbi rëndësinë e ajrit

për jetën tonë, për disa nga shkaktarët kryesor të ndotjës së ajrit, për llojet e ndotjës së ajrit,

për efeket e tij në në shëndetin e njeriut dhe për masat që janë ndërmarrë për parandalimin e

ndotjës së tij.

Ndotja është një problem serioz në kohët moderne për shkak të avancimit të shumë

shpejtë në disa fusha të tilla si industri, transport, bujqësi etj. Ajo është duke shkaktuar

keqësim dhe madje edhe helmim të mjedisit. Ajo është duke paraqitur një kërcënim serioz për

shëndetin e njeriut, për bimët dhe kafshët.

Në përfundim, mund të thuhet se e vetmja mënyrë për të ulur nivelin e ndotjes është

vetëdija shoqërore. Egziston nevoja për të përcjellë mesazhe për njerëzit në këtë drejtim nga

ana e medias. Problemi global i ndotjës duhet të trajtohet seriozisht ndryshe brezat e ardhshëm

do të vuajnë pasojat shumë më shumë se brezat e tashëm.

29

Literatura

-Njeriu dhe Medisi Jetësor ; autor: Dr.sc Zeqir Veselaj : Prishtinë, 2014

- Ndotja dhe Mbrojtja e Ambientit Jetësor ; autor : Dervish Rozhaja,

Miodrag Jablanoviq : Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës

Socialiste Autonome të Kosovës : Prishtinë, 1983

- Projekt; Pa ajër nuk jetë ; autor : Ardianë Reshani ;

-Ese; Ndotja e mjedisit( shkaqet, llojet,efektet) e ndotjës së mjedisit;

- https://sq.wikipedia.org/wiki/Ajri

- https://konica.al/2017/05/si-ndikon-ndotja-e-ajrit-ne-perkeqesimin-e-

semundjeve/

30