35
1UNIVERSITETI I GJAKOVËS FAKULTETIT I EDUKIMIT DEGA: PROGRAMI PARASHKOLLORE PUNIM DIPLOME TEMA: FREKUENTIMI I NXËNËSVE ME DËMTIME NË TË PAMURË NË SHKOLLAT FILLORE TË KOMUNËS SË PEJËS NË VITIN SHKOLLOR 2018/2019 Mentori: Studnetja Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Venesa Gjurkaj Gjakovë, 2019

PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

  • Upload
    others

  • View
    234

  • Download
    8

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

1UNIVERSITETI I GJAKOVËS

FAKULTETIT I EDUKIMIT DEGA: PROGRAMI PARASHKOLLORE

PUNIM DIPLOME

TEMA: FREKUENTIMI I NXËNËSVE ME DËMTIME NË TË PAMURË NË SHKOLLAT FILLORE

TË KOMUNËS SË PEJËS NË VITIN SHKOLLOR 2018/2019

Mentori: Studnetja

Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Venesa Gjurkaj

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

2

PËRMBAJTJA

i. Abastrakti ................................................................................................................................ 3

ii. Falendërim .............................................................................................................................. 4

iii. Hyrje ........................................................................................................................................ 6

KAPITULLI -I- .............................................................................................................................. 7

1.1 Fëmijët me aftësi të kufizuara .......................................................................................... 7

1.2 Arsimi gjithëpërfshirës ..................................................................................................... 8

1.3 Klasa e bashkangjitur ....................................................................................................... 9

KAPITULLI -II- .......................................................................................................................... 11

2.1 Dëmtimet në të pamurë .................................................................................................. 11

2.2 Sëmundjet e syrit ............................................................................................................ 13

2.3 Karakteristikat e fëmijëve me dëmtime në të pamurë .................................................... 15

2.4 Plani individual i arsimimit për fëmijë me nevoja të veçanta ........................................ 16

2.5 Forma për plotësimin e PIA për persona me dëmtime në të pamurë ............................. 17

KAPITULLI -III- ......................................................................................................................... 19

3.1 Implementimi arsimor .................................................................................................... 19

3.2 Identifikimi i nxënësve me dëmtime në të pamurë ....................................................... 19

3.3 Gjithëpërfshirja në shkollat e komunës së Pejës ............................................................ 20

3.4 Veprimet e domosdoshme të arsimtarit .......................................................................... 21

3.5 Të nxënurit e mësimit nga nxënësit me dëmtime në të pamur ....................................... 22

KAPITULLI - IV- ......................................................................................................................... 24

4.1 Metodologjia e hulumtimit ............................................................................................. 24

4.2 Hipoteza ......................................................................................................................... 25

4.3 Rezultatet e Hulumtimit ................................................................................................. 26

4.4 Përfundimi ...................................................................................................................... 29

Rekomandimet .......................................................................................................................... 30

Literatura: .................................................................................................................................. 31

Shtojca 1.................................................................................................................................... 32

Shtojca 2.................................................................................................................................... 34

Page 3: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

3

i. Abastrakti

Individet me dëmtime në të pamurë janë një pjesë e shoqëris të cilët duhet integruar dhe duhet

përshtatur dhe krijuar kushte të posaqme për të qenë pjesë e integruar e shoqëris e sidomos në

shkollimin e tyre fillor dhe me pas shkollimet në vazhdimsi.

Përmes kësaj teme të diplomes jamë munduar që të paraqes sfidat dhe kushtet si dhe procesin

pedakogjik që zhvillohet për fëmijët me dëmtime në të pamurë në disa nga shkollat fillore të Komunës

së Pejës.

Në bazë të së drejtës universale të garantuar edhe me konventen ndërkombëtare të gjithë

fëmijëve për arsim dhe në përpjekje për t’u ballafaquar me mangësitë në sistemin arsimor, është

vendosur baza për zhvillimin e asistencës dhe metodave të mësimdhënies që i plotësojnë nevojat e të

gjithë nxënësve, duke e respektuar larminë e atyre nevojave.

Fjalët kyqe: Dëmtimet, Arsimimi, Plani Arsimorë, Nxënësit.

Page 4: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

4

ii. Falendërim

Momentet më të rëndësishme në jetë zakonisht përcjellën më një emocion të veçantë, andaj

edhe mbrojtja e temës së diplomës , për mua është nje ndër momentet më të rëndësishme në jetë, deri

tek ky moment është dashur një rrugë me plotë sfida, por pa përkrahjen e më të dashurve të mi kjo

rrugë që rezultoi më një sukses në jetën time akademike nuk do të ishte pa mbështetjen e familjes, për

çka edhe ju falënderohem për kontributin dhe mbështetjen e pa rezervë që më kanë dhënë gjatë tërë

kësaj periudhe.

Falënderim të veçantë kamë për Prof.Ass.Dr Shefqet Mulliqi i cili në çdo moment ka qenë afër në

bashkëpunim gjersa kamë përgatitur temën, jam shumë mirënjohës që profesori ishte gjithnjë i hapur

duke kontribuar në ngritjen time profesionale dhe akademike.

Page 5: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

5

Lista e shkurtesave

MASHT – Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknologjisë

DNP - Dëmtime në të pamurë

AGJ - Arsim gjithëpërfshirës

PIE - Plani individual edukativ

PIA - Plani individual i arsimit

K.K-Pejë Kuvendi Komunal Pejë

BE- Bashkimi Evropian

DKA- Drejtoria Komunale e Arsimit

QB- Qendra burimore

SHPA - Shoqatat Prindër-Arsimtarë

Page 6: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

6

iii. Hyrje

Si pjesë e përfundimit të studimeve është edhe përgaditja e temes së diplomes, ku kamë gjetur

edhe motivimin dhe inspirimin për një hulumtim për ata përsona që kanë dëmtime në të pamur dhe

frekuentimi i tyre nëpër shkollat fillore të komunës së Pejës.

Duke u nisur nga fakti se çdo qenie njerëzore në këtë botë ka nevoj për përkujdesje, dhe kjo fillon nga

përkujdesi brenda familjes duke vazhduar më pastaj dhe e gjithë shoqërisë, nevoja për përkujdesje jo

çdo herë është e njejtë, përkujdesi dallon për nga natyra kur flitet për persona me dëmtime fizike,

mendore apo persona me dëmtime në të pamurë ku edhe gjatë punimit të diplomes janë subjekt i

trajtimit të plotësimit dhe ofrimit të kushteve të përshtatshme për frekuentimin e tyre nëpër shkolla.

Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa

tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë të madhe të trurit. Si shoqëri duhe të jemi të

vetëdishëm se çdonjëri në jetë arrinë të bëjë diçka, mirëpo kjo varet nga përkushtimi ynë ndaj këtyre

fëmijëve sepse nëse një përson nuk sheh si të tjerët nuk do të thotë se ai nuk mund të orientohet në

jetë, të shkruaj apo të lexojë. Që dëmtimi vizuel mos të paraqes pengesë në rrugën për pavarësimin e

fëmijës, kategorizimi i hershëm është i dobishëm që fëmija të ketë sukses në procesin e mësimënxënies.

Të mësuarit është proces jetësor i marrjes së njohurive, aftësive dhe shprehjeve të reja. Mirëpo, ai

nuk është gjithmonë i arritur lehtë për të gjithë. Një numri të konsideruar të nxënësve do t’i nevojitet

ndihma e evazhduar e mësimdhënësve dhe të gjithë fëmijët duhet të inkurajohen, t’u ipet shpresë dhe

vetëbesim. Vështirësitë në mësim mund të jenë të natyrave të ndryshme. Më të shpeshtat janë: gjuha

dhe komunikimi, si në artikulim, shprehje ose lexim (dysleksia); vështirësi me aftësi specifike akademike

në të shkruar ose matematike (dyskalkulia) dhe vështirësi të tjera në koncentrim ose kujtesë. Të gjitha

mund të jenë pasoja të dëmtimeve të natyrës fizike, mentale ose emocionale shkaktuar nga faktorët

gjenetik, organik ose ambiental.

Sistemi i arsimit special zhvilloi më tej një model të veçantë, ku mësimdhënësit ose specialistë të

tjerë klasifikonin nxënësit në bazë të paaftësive të tyre.Megjithatë, nganjëherë edhe fëmijët me

dëmtime të vogla janë lënë krejtësisht jashtë sistemit sot, shumica e fëmijëve me të meta ende nuk

kanë qasje në mësimdhënje të përshtatshme në programet arsimore, ata që mësojnë ngadalë ose

fëmijët në regjionet rurale janë lënë jashtë shkollës gjithashtu, përmes programit gjithëpërfshirja në

arsim nga MASHT-I ka si synim përfshirjen e të gjithë fëmijëve pa dallim race, gjinie, etnie, nevoje të

veçantë apo ndonjë dallim tjetër në shkollën më të afërt të rregullt.

Page 7: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

7

KAPITULLI -I-

1.1 Fëmijët me aftësi të kufizuara

Fëmijë me aftësi të kufizuara janë ata të të cilët dëmtimi fizik (përfshirë edhe atë shqisor),

mendor, intelektual apo emocional i kombinuar me faktorët e jashtëm mjedisorë krijojnë vështirësi në

kryerjen e funksioneve të jetës së përditshme në mënyrë të pavarur, për një periudhë afatgjatë, që zgjat

më shumë sesa 6 muaj. Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë nevoja të ndryshme nga të rriturit me aftësi

të kufizuara, për shkak të interesave të ndryshme të lidhura me ciklin e jetës.Për fëmijët me aftësi të

kufizuara, nevojat më thelbësore lidhen me arsimimin, ndërsa për të rriturit me aftësi të kufizuara

nevojat më të rëndësishme lidhen me punësimin dhe sigurinë ekonomike. Të dyja grup-moshat kanë

nevoja të përbashkëta, si p.sh.: qasjen te shërbimet cilësore rehabilituese, shëndetësore, qasjen në

mjedis, informacion etj.Në shumë familje ankohen se fëmijët e tyre nuk kanë mundur deri në moshën

parashkollore t’i identifikojnë mangësitë e tyre.Kjo ndodh për shkak të moskujdesit të tyre ndaj

fëmijëve. Gjithashtu probleme të tilla shfaqen edhe në shkollat tona ku shumë mësimdhënës nuk mund

t’i identifikojnë nxënësit e tyre se ata kanë mangësi sa i përket shikimit. Nëse flasim për fëmijet me

dëmtime në të pamurë duhet të dimë se këta fëmijë janë të njejtë si fëmijët e tjerë që nuk kanë

dëmtime në zhvillim.Fëmijët me dëmtime në të pamurë dallohen nga fëmija normal në shumë aspekte.

Këta fëmijë kanë problem në jetën e tyre përsonale, si nëushqim, veshmbathje, dallohen në shikimin e

televizionit ( i afrohen për së tepërmi), kanë problem gjatë ecjes nëpër shkallë, nuk mund t’i dallojnë

gjërat e vogla, nuk mund t’i dallojnë ngjyrat, kanë dëshirë të lozin në hapsirë, kanë shumë herë dhembje

koke, prindërit e tyre kanë dëshirë t’i kenë afër dhe ti prekin, kanë dëshirë t’i prekin të gjitha gjërat që i

shohin etj. Në shkollë këta fëmijë kanë vështirësi në shkrim, lexim, dallimin e shkronjave në drasë të

zezë, vështirësi në vrapim me shokë, në lojra të ndryshme nuk marrin pjesë, ankohen në diqka që i

pengon, shumë herë krijojnë monotoni tek mësimdhënësi etj.Fëmijët që janë të verbër kanë specifikat e

tyre në lëmin e shkollimit.Këto specifika dallohen në të shkruar dhe lexuar. Fëmijët e verbër gjatë të

lexuarit përdorin alfabetin e Braillit, ku ky alfabet bazohet në 6 pika të ngritura ku me ndryshimin e tyre

krijohet shkronja. Fëmijët me dëmtime të mesme kanë specifika të tjera si p.sh.përdorin llupa

zmadhuese apo syze për shikim, këta nuk përdorin alfabetin e Brailit.

Page 8: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

8

1.2 Arsimi gjithëpërfshirës

Gjithëpërfshirja në arsim ka si synim përfshirjen e të gjithë fëmijëve pa dallim race, gjinie, etnie,

nevoje të veçantë apo ndonjë dallim tjetër në shkollën më të afërt të rregullt. Kjo kosiderohet si hap i

rëndësishëm drejt përfshirjes sociale të fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim dhe është dëshmuar si

metodë shumë më e suksesshme se sa kyçja në shkolla të veçanta.

Arsimi gjithëpërfshirës është ai në të cilin të gjithë nxënësit, pavarësisht nevojave, gëzojnë të

njëjtat mundësi për edukim dhe shoqërizim.Arsimi gjithëpërfshirës kundërshton idenë e veçimit të

nxënësve për të mësuar dhe nxit frymën e përfshirjes sociale dhe solidaritetit në mbështetje të

nxënësve në nevojë.Arsimi gjithëpërfshirës nxit në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave të

fëmijëve me nevoja të veçanta dhe është njëri prej hapave, mbase më i rëndësishmi, për krijimin e një

shoqërie gjithëpërfshirëse.

1 ICEP EuropeLiterature Review of the Principles and Practices relating to Inclusive Education for

Childrenwith Special Educational Needs faqe 9 2003, Këshilli i Evropës më tej miratoi lëvizjen drejt

përfshirjes duke rekomanduar që të bëhen përpjekje për t'i dhënë fëmijëve me aftësi të kufizuara

mundësia për të ndjekur një shkollë të zakonshme nëse është në interesine tyre më të mirë. Në Këshill i

Planit të Veprimit të Aftësisë së Kufizuar të Europës (2006), një nga objektivat kryesore është "për të

siguruar që personat me aftësi të kufizuara kanë mundësi të kërkojnë një vend në arsimin e zakonshëm

nga inkurajimin e autoriteteve përkatëse për të zhvilluar ofrimin e arsimit për të përmbushur nevojat e

popullsisë së tyre me aftësi të kufizuara. Plani gjithashtu rekomandoi që efektive, të vendosen masa

alternative mbështetëse, që janë në përputhje me qëllimin e përfshirjes vend për raste kur një dispozitë

e tillë në rrjedhën kryesore nuk mund të përmbushet.

Konventa Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Personavee aftësi të

kufizuara (2006)Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara theksonroli i

qeverisë në ofrimin e një arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit, në të gjitha nivelet esistemi i

edukimit. Konventa gjithashtu vendos përgjegjësinë për arsimimin meqeverisë në mënyrë qënjerëzit me

aftësi të kufizuara nuk përjashtohen nga rryma kryesore e arsimit si njërezultat i paaftësisë së tyre

a. Njerëzit me aftësi të kufizuara mund të kenë qasje në arsim në të njëjtën bazë si

bashkëmoshatarët e tyre në Kosovëkomunitetin e tyre.

b. Sigurimin e mbështetjes së arsyeshme të akomodimit për të lehtësuar këtë qasje.

Page 9: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

9

c. Mbështetja është e disponueshme brenda rrjedhës së përgjithshme për të lehtësuar mësimdhënien efektive dhemësim.

d. Mbështetja efektive e individualizuar është në dispozicion për të maksimizuar sociale, emocionale dhe përparimin akademik që është në përputhje me qëllimet e përfshirjes.

Në kontekstin e fëmijëve me nevoja të veçanta fjalën "integrim" do ta përdorim në kuptimin

"Bashkimi i një kontigjenti fëmijësh me pjesën tjetër të shoqërisë, si pjesë përbërëse e pandarë e kësaj

shoqërie". Integrimi apo përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta është ndeshur nëpërmjet një seri

sistemesh organizative, për shembull: në shkolla speciale, në qendrat burimore, klasat speciale dhe

klasat e rregullta. Integrim apo gjithëpërfshirje do të thotë pranim total i fëmijëve me nevoja to veçanta

në botën normale."Të integrosh, do të thotë të imponosh në të gjitha aspektet barrën e rëndë të një

vlerësimi si të funksioneve sociale, pjesërisht ose tërësisht të bllokuara nga paaftësia, ashtu edhe

shfrytëzimin e funksioneve të tjera të mbetura të fëmijës", ( A. Turku, 2002, 64) Pra të integrosh, do të

thotë të futësh fëmijën me nevoja të veçanta, në jetën e përditshme të shkollës dhe në realitetin e çdo

momenti, d.m.th. ta vendosësh fëmijën në botën e motiveve të vërteta, ta çlirosh atë nga përvoja e

stimuluar brenda shkollës ose klasës speciale, ta vësh atë në kuadrin arsimor të shkollës së rregullt që

mund të jetë apo konsiderohet i afërt me mjedisin normal, me personalitetin e fëmijës, me moshën dhe

nevojat e tij për vetidentifikim dhe autonomi.

Marja Matero dhe Lulavere Kadriu, Zhvilimi i Arsimit Gjithëpërfshirës në Kosovë: Sfidat dhe

Rezultatet, Prishtinë, 2008, fq.65-68 - 14 - Kur flasim për arsim gjithëpërfshirës, nuk duhet të kuptojmë

thjesht pranimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në klasat e rregullta, duke u mjaftuar me praninë e

tyre në klasë, pasi ky do të ishte një integrim thjesht formal, fizik, sa për të thënë që tani u kemi krijuar

kushte të barabarta me bashkëmoshatarët që nuk dallohen me nevoja të veçanta, pra le të përfitojnë si

ata. Thelbi i arsimit gjithëpërfshirës është përfshirja aktive e këtij grupi fëmijësh së bashku me fëmijët

me aftësi në procesin akademik, domethënë në të gjitha aktivitetet e shkollës. Pikërisht kjo do të

siguronte për këta fëmijë, jo thjesht kushte të barabarta, por shanse të barabarta për zhvillim, duke

menaxhuar mirë kushtet e shkollës së rregullt, për t'ua përshtatur fëmijëve me nevoja të veçanta. Në

këtë mënyrë, edhe fëmijët me nevoja të veçanta të ndryshme mund të përfitojnë prej procesit mësimor,

duke u ndihmuar që të zhvillojnë gjithë potencialin që posedojnë. Kjo do të nxiste motivimin dhe

interesin e tyre për shkollë duke i shkëputur nga të qenët thjesht vëzhgues pasiv. Shumë nxënës me

nevoja të veçanta janë duke mësuar me sukses dhe duke ndjekur mësimet së bashku në të njëjtën klasë

me shokët të cilët nuk kanë nevoja të theksuara .

Page 10: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

10

Klasa e bashkangjitur

Klasa e bashkangjitur – është klasë e cila funksionon në shkollë të rregullt dhe aty mësojnë

fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Në këto klasë janë të vendosur fëmijë që kanë nevoja të veçanta

arsimore të ndryshme, kanë dëmtime të ndryshme dhe janë të moshave të ndryshme. Në këto klasa

punojnë arsimtarë që janë të trajnuar për të punuar me fëmijë me nevoja të veçanta arsimore. Këto

klasa momentalisht janë mjaft të mbyllura, që do të thotë se fëmijët që janë aty i vijojnë mësimet ndaras

nga bashkëmoshatarët e tyre të rregullt. Kur janë themeluar në fillim këto klasë është menduar që të

jenë si mundësi për të rritur përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Është planifikuar që

fëmijët të qëndrojnë aty për një kohë të shkurtë deri sa të përshtaten dhe pastaj të integrohen në klasa

të rregullta. Mirëpo ka kaluar shumë kohë dhe akoma fëmijët nëpër këto klasa janë aty. Një numër

shumë i vogël i këtyre fëmijëve është integruar në klasa të rregullta. Në fakt ka ndodhur e kundërta,

fëmijët janë lëvizur nga klasat e rregullta në këto klasa. Kur janë themeluar këto klasa është menduar

gjithashtu që të jenë më të hapura, që sa më shumë që është e mundur fëmijët të ndjekin mësimet në

lëndë të caktuara me bashkëmoshatarët e rregullt. Kjo nuk ka ndodhur apo ndodh shumë pak. Kjo formë

e funksionimit jo të mirë të këtyre klasave është pamurë edhe nga hulumtimi i bërë nga Instituti

Pedagogjik i Kosovës. Në të ardhmen parashihet që këto klasa të transformohen në dhoma të burimeve,

dhe shumica e fëmijëve të kalojnë nëpër klasa të rregullta deh arsimtarët që kanë punuar me këto klasa

të mbështesin këta nxënës nëpër klasa të rregullta. Klasat e bashkangjitura në të ardhmen do të

funksionojnë vetëm për grupet e fëmijëve të shurdhër dhe fëmijët me dëmtime të rënda, marr nga Plani

StrategjiK Për Organizimin e Arsimit Gjithëpërfshirës të fëmijëve me Nevoja të Veçanta Arsimore në

Arsimin Parauniversitar në Kosovë 2010-2015 faqe 20.

Klasa e bashkëngjitur nënkupton klasën e cila funksionon në shkollë të rregullt ku aty mësojnë

fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. Në këto klasa punojnë arsimtarë që janë të trajnuar për të

punuar me fëmijë me nevoja të veçanta arsimore.Këto klasa momentalisht janë mjaft të mbyllura, që do

të thotë se fëmijët që janë aty i vijojnë mësimet ndaras nga bashkëmoshatarët e tyre të rregullt. Kur

janë themeluar këto klasë, në fillim është menduar që të jenë si mundësi për të rritur përfshirjen e

fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore. Është planifikuar që fëmijët të qëndrojnë aty për një kohë të

shkurtë deri sa të përshtaten dhe pastaj të integrohen në klasa të rregullta.

Mirëpo ka kaluar shumë kohë dhe akoma fëmijët nëpër këto klasa janë aty, një numër shumë i

vogël i këtyre fëmijëve është integruar në klasa të rregullta.Në fakt ka ndodhur e kundërta, fëmijët janë

bartur nga klasat e rregullta në këto klasa.

Page 11: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

11

KAPITULLI -II-

2.1 Dëmtimet në të pamurë

Në shumë familje ankohen se fëmijët e tyre nuk kanë mundur deri në moshën parashkollore t’i

identifikojnë mangësitë e tyre.Kjo ndodh për shkak të moskujdesit të tyre ndaj fëmijëve. Gjithashtu

probleme të tilla shfaqen edhe në shkollat tona ku shumë mësimdhënës nuk mund t’i identifikojnë

nxënësit e tyre se ata kanë mangësi sa i përket shikimit. Nëse flasim për fëmijet me dëmtime në të

pamurë duhet të dimë se këta fëmijë janë të njejtë si fëmijët e tjerë që nuk kanë dëmtime në

zhvillim.Fëmijët me dëmtime në të pamurë dallohen nga fëmija normal në shumë aspekte. Këta fëmijë

kanë problem në jetën e tyre përsonale, si nëushqim, veshmbathje, dallohen në shikimin e televizionit ( i

afrohen për së tepërmi), kanë problem gjatë ecjes nëpër shkallë, nuk mund t’i dallojnë gjërat e vogla,

nuk mund t’i dallojnë ngjyrat, kanë dëshirë të lozin në hapsirë, kanë shumë herë dhembje koke,

prindërit e tyre kanë dëshirë t’i kenë afër dhe ti prekin, kanë dëshirë t’i prekin të gjitha gjërat që i shohin

etj.

Në shkollë këta fëmijë kanë vështirësi në shkrim, lexim, dallimin e shkronjave në drasë të zezë,

vështirësi në vrapim me shokë, në lojra të ndryshme nuk marrin pjesë, ankohen në diqka që i pengon,

shumë herë krijojnë monotoni tek mësimdhënësi etj.Fëmijët që janë të verbër kanë specifikat e tyre në

lëmin e shkollimit.Këto specifika dallohen në të shkruar dhe lexuar. Fëmijët e verbër gjatë të lexuarit

përdorin alfabetin e Braillit, ku ky alfabet bazohet në 6 pika të ngritura ku me ndryshimin e tyre krijohet

shkronja.

Fëmijët me dëmtime të mesme kanë specifika të tjera si p.sh.përdorin llupa zmadhuese apo syze

për shikim, këta nuk përdorin alfabetin e Brailit. Syri është organ i të pamurit, i vendosur në orbiten e

syrit, është organ çift. Syri është i përbërënga këto pjesë: organet ndihmëse të syrit dhe pjesët optike.

Pjesët ndihmëse të syrit janë:

1) kapakët,

2) konjuktivat,

3) gjendrat e lotëve,

4) vetullat,

5) qepallat,

6) muskujt e syve.

Page 12: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

12

Pjesët optike të syrit janë: 1) kornea, 2) bebëza, 3) dhomëza e përparme e syrit, 4) dhomëza e

pasme e syrit, 5) thjerrëza e syrit, 6) trupi qelqor, 7) trupthi cilore, 8) sklerotika, 9) koroida, 10) retina,

11) njolla e verdhë, 12) nervi i syrit, 13) njolla e verdhë, 14) muskuli, 15) kapakët e qëpallave.

Pjesët optike luajnë funksionin kryesor në vënien në funksion të aparatit të të pamurit.Pjesa e

përparme e syrit është e tejdukshme –quhetkornea, e cila si kupolle e mbyllë kokërdhokun.Nën të

gjendet dhomëza e përparme dhe dhomëza e prapme e kornesë të cilat janë të mbushura me lëngun e

syrit.Në mes është bebëza e syrit (popila) e cila në errësirë zgjerohet apo hapet maksimalisht, kurse në

dritë zvogëlohet.Pastaj është thjerrëza e cila ka formën e diskut e vendosur në trupin qelqor, thjerrëza

nëpërmjet fijëve lidhet me trupin qelqor. Trupi qelqor e mbush pjesën e përparme të zgavrës së

kokërdhokut, ndërsa kokërdhokun nga pjesa e jashtme e lidhë sklerotika, kurse funksion të rëndësishëm

luajnë edhe muskujt e syrit të cilët janë gjashtë muskuj në pozicione të ndryshme.1 Pjesë me rëndësi në

aparatin e të pamurit e përbën irisi që është pjesë e koroides, e pigmentuar me pigmente të ndryshme

nga të cilët varet ngjyra e syve. Retina është stukturë e ndërlikuar dhe e rëndësishme që përbën pjesën

e syrit ku formohen ngjyrat dhe janë të vendosura qelizat apo fotoreceptorët të ndjeshëm gjatë ditës

dhe ngjyrave ku ndryshe e quajmë dhe njolla e verbër. Pastaj është nervi optik (nervi i syrit), i cili është i

lidhur me kornene apo pjesën e trurit të madh.

Figura 1: Anatomia e syrit

Burimi: Nga interneti

Page 13: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

13

2.2 Sëmundjet e syrit

Syri i njeriut përbëhet nga organi për shiqim dhe një strukturë ndihmëse që i mbron ato. Strukturat

që ofrojnë shikueshmëri janë lensi, receptorët e dritës dhe nervat.Strukturat mbrojtëse janë qerpikët,

gjëndrat lakrimale, kapakët dhe muskujt e syrit.

sëmundejt e syrit janë:

1) Shkurtëpamësia (Miopia) 2) Largëpamësia (Hipermetropia) 3) Astigmatizmi (Shikimi i shpërqendruar) 4) Katarakti 5) Trahoma 6) Glaukoma 7) Vështirësia për ti dalluar ngjyrat 8) Strabizmi (shtrembimi)

Shkurtpamësia (Miopia) Shkurtpamësia është e metë e shpeshtë e syrit që shkaktohet kur boshti i syrit është më i gjatë

sesa tek syri normal. Në këtë rast shohim qartas vetëm objektet që janë afër, kurse ato që janë me

larg nuk i shohim qartë meqë rrezet e dritës priten përpara retinës (e jo në të).

Te Miopia të pamurit është i mjegulluar. Rekomandohen syze të cilat eliminojnë vështirësitë,

veçmas në aktivitete lojrash të ndryshme. Pra, njërëzit e tillë duhet që të bartin syze me thjerrëza

shpërndarëse konkave.

Astigmatizmi (Shikim i shpërqendruar)

Astigmatizmi shfaqet kur kemi gungëzim të pabarabartë të thjerrëzës së syrit.Në këto raste

objektet duken të paqarta.Kjo e metë eleminohet me bartjen e thjerrëzave speciale.Nxënësit e tillë për

t’i pamurë objektet, rrotullojnë (lëvizin) kokën në forma të ndryshme.Këtë e bëjnë për të gjetur këndin

(pozicionin) më të përshtatshëm për shikim, d.m.th.ata shikojnë në një drejtim tjetër dhe në këtë

mënyrë fiksojnë objektin e caktuar.

Katarakti Katarakti shfaqet kur thjerrëza bëhet e bardhë dhe e patejdukshme, në këto raste thjerrëza e

humb kthejlltësinë e vet.Në të shumten e rasteve kjo sëmundje shfaqet për shkak të moshës apo ndonjë

sëmundje tjetër dhe rrallëherë trashegohet.Kjo sëmundje shkakton humbjen e pjesërishme apo të

terësishme të të pamurit. Kjo sëmundje largohet me anë të operacionit dhe pastaj me përdorimin e

syzave përkatëse do t’i përmirsohet të pamurit.

Trahoma

Është një infektim kronik, i cili keqësohet ngadalë.E shkakton virusi që sulmon mukozën e të

pamurit (kapakët e syve).Trahoma transmetohet nga personi në person nga sekrecionet okulare dhe të

rrugëve të frymëmarrjes. Ajo ka kaluar shpesh nga fëmija tek fëmija dhe nga fëmija te nëna brenda

Page 14: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

14

familjes. Infeksioni zakonisht ndodh për herë të pamurë në fëmijëri por njërëzit nuk verbohen deri sa ata

të rriten. Kjo shkakton fërkim në kornea.Ky infeksion është më i shpeshtë aty ku njërëzit jetojnë në

kushte të varfëra, me shumicë.

Glaukoma

Kjo sëmundje është e rrezikshme dhe është rezultat i shtypjes së tepërt në sy.Ajo fillon zakonisht

pas moshës 40 vjeçare dhe është shkaktar i rëndomte i vërbimit.Për ta ndalur vërbimin është e

rëndësishme të njihen shenjat e Glaukomës dhe të kërkohet ndihma mjekësore e shpejtë. Ekzistojnë dy

forma të Glaukomës:

1) Glaukoma akute dhe

2) Glaukoma kronike.

Daltonizmi (vështirësia për t’i dalluar ngjyrat) Një numër i nxënësve mund të ketë vështirësi për dallimin total të ngjyrave (e shohin boten

bardh e zi), por përqindja e atyre me këto çrregullime konsiderohet të jetë shumë e vogel. Më të

shpeshta janë rastet e vështirësisë për t’i dalluar ngjyrat, nga ana e arsimtarit mund të konstatohen

thjeshtë, p.sh.ekspozimi i objekteve me ngjyra me theksim të veçantë të së kuqes dhe të gjelbërtes.

Njerëzit lindin daltonikë, sepse konet nuk fillojnë të funksionojnë derisa fëmija është rreth 4

muajsh. Një në 20 meshkuj vuajnë nga daltonizmi, por vetëm një në disa qindra femra është

daltonike.Daltonizmi është i trashëguar, domethënë, nje defekt gjenetik. Por jo çdo problem me

ngjyrat është i trashëguar.

Strabizmi Shprehja të shikuarit vëngër (Strabismus, gr.: στραβός strabos “i fiksuar vëngër”) është përdorur

për të dhënë dukurinë e mangësisë së koordinimit motorik dhe sensorial të të dy syve, pra një devijim i

syve. Në këtë rast sytë nuk janë në një drejtim gjatë fiksimit të një objekti me momente të caktuara ose

në mënyrë të vazhdueshme. Kjo dukuri e pozicionimit jo normal e të dy syve është e ndryshme në

individ të ndryshëm. Këto devijime janë të matshme me metoda të ndryshme dhe japin si rezultat një

ose disa kënde të devijimit të syrit.Strabizmi nuk është thjeshtë një problem estetik, përkundrazi një

sëmundje serioze me probleme të mëdha të shikimit.

Nëse nuk diagnostikohet dhe ndërhyet në kohë për trajtimin e tij mund të lërë pasoja të

mëdha në shikim për gjithë jetën, siç është ambliopia apo syri dembel te fëmijet.

Diagnostikimi dhe trajtimi adekuat i tij i përket fushave të specializuara të syve si strabologjia

dhe neurooftalmologjia dhe kooperimit të specialistëve të veçantë të këtyre fushave si

strabologortotiste e neurooftalmologe.Afërsisht 5% e popullsisë janë të prekur nga kjo sëmundje.

Page 15: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

15

2.3 Karakteristikat e fëmijëve me dëmtime në të pamurë

Për të mundur ne të aplikojmë mjete, material apo metoda në PIE –në apo në punë me fëmijët

me dëmtime në të pamurë duhet t’i njohim karakteristikat themelore të këtyre fëmijëve, që drejt t’i

orientojmë veprimet tona, ashtu që jeta e tyre të ketë kuptim, të mos jenë të diskriminuar, të mos kenë

ndjenjë të keqardhjes apo mëshirës, por këta fëmijë të jenë të njejtë. Pamurësore për ne është që të

dihet cilat janë pasojat që fëmija është me dëmtime në të pamurë, pastaj të dijmë se sa ndikon kjo

mangësi në zhvillimin e fëmiut, si nga ana fizike ashtu edhe ajo psiqike, a ka fëmiu problem me të nxënë,

në mësim, sjelljet në aspektin emocional, në aspektin social, përshtatja në punë apo aktivitete tjera

jetësore, ku caktohet nga shkolla, prinderit, rrethi ku jeton etj. Nëse flasim për karakteristikat apo

mangësitë e fëmijëve me dëmtime në të pamurë duhet të dijmë se këta fëmijë janë të njejtë si fëmijët e

tjerë.Kjo d.m.th.se edhe këta fëmijë zhvillohen sipas parimeve normale, ashtu që disa përjashtime,

kushtëzime që na paraqiten te këta fëmijë, me vet faktin që kanë ngecje në integrimin e aktiviteteve të

përgjithshme, i dallojmë nga fëmijët e tjerë që nuk kanë ngecje apo dëmtime në të pamurë apo

dëmtime vizuale. Fëmijëve të tillë u duhet doemos që t’u mundësohet aplikimi i formave stimuluese për

një mësim sa më efikas, si në fushën edukative ashtu edhe në fushat tjera jetësore ku fëmiu i tillë merr

pjesë. Në shkolla fëmijët me dëmtime në të pamurë dallohen lehtë nga fëmijët e tjerë, te këta fëmijë

njëra nga karakteristikat dalluese është lodhja e shpejtë gjatë leximit, kurse karakteristikat tjera janë:

Kanë kujdes në ecje,

Me vështirësi e përceptojnë vendin

, Kanë vështirësi në dallimin e formave të gjesendeve,

Librin, fotografitë etj, i afrojnë shumë afër syve,

Kanë vështirësi apo fare nuk mund t’i dallojnë ngjyrat

Përveç karakteristikave që përmendem se cilat janë pasojat e dëmtimeve në të pamurë, duhet t’i

përmendim edhe karakteristikat që kushtëzohen në rrethin ku jeton fëmiu. Dëmtimet vizuale

manifestohen në përsonalitetin e fëmiut në tre mënyra:

1. Fëmiu që ka kufizime në dëmtime vizuale, në të pamurë dhe aktivitete tjera. Lloji dhe serioziteti i

dëmtimit në të pamurë tek fëmiu e cakton edhe natyren e kufizimit,

2. Gjendja e syrit mund të jetë e ndryshueshme dhe mund të shkaktoj çdoherë vështirësi apo dhembje

dhe në këtë mënyrë do të rrit gjëndjen e pasigurisë në dëmtimin e metutjeshëm të syrit.

Ekzistojnë forma të ndryshme të çrregullimeve të lehta (Strabizmi-gemtllek), që shprehet me reaksione

negative tek rrethi ndaj fëmiut me DNP.

Page 16: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

16

2.4 Plani individual i arsimimit për fëmijë me nevoja të veçanta.

2Plani individual i iarsimit PIA dhe udhëzues për hartimin e planit individual të arsminit për

fëmijët me nevoja të veçana arsimore MASHT 2017faqe 5: Plani Individual i Arsimit (PIA) është

dokument zyrtar pedagogjik, i cili hartohet për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, për të cilët ekipi

vlerësues komunal apo edhe ekipi në nivel institucioni ka marrë vendim për arsim me nevoja të veçanta

arsimore. Plani Individual i Arsimit shërben për planifkimin sistematik të nxënies, mësimdhënies, për

mbështetjen dhe ndjekjen e përparimit individual të fëmijës. Plani individual i arsimit duhet të zhvillohet

përmes një procesi bashkëpunues,duke përfshirë shkollën, prindërit, fëmijët (kur është e përshtatshme)

dhe personelin tjetër përkatës. PIA është një dokument i besueshëm (konfdencial) dhe informatat për të

mund t’u jepen të tjerëve vetëm me lejen e prindërve. Ai i referohet përshtatjes së kurrikulës dhe

fokusohet në nevojat me prioritet të nxënësit.

PIA përcakton:

Qëllimet edukative, arsimore të fëmijës për periudhën që zgjat plani individual.

Rezultatet e nxënies të fëmijës, përmes të cilave realizohet qëllimi i synuar

Metodat dhe format e punës, të nevojshme për të realizuar rezultatet e nxënies

Burimet e nevojshme për shërbimet që duhet ofruar si dhe burimet ekzistuese

Përmbajtjen e individualizuar të lëndëve mësimore ose të fushave të aktiviteteve

Format e vlerësimit të fëmijës

Personat përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e PIA-s

Procesin e monitorimit dhe të rishikimit të tij.

Cilësia e procesit për zhvillimin e Planit Individual të Arsimit në një mënyrë përcakton cilësinë dhe

efektivitetin e planit. Koordinimi i bashkëpunimit dhe i përgjegjësive midis aktorëve të ndryshëm është

thelbësor. PIA hartohet për të gjithë fëmijët që, nga ekipi vlerësues komunal apo ekipi i shkollës,

vlerësohen se kanë nevojë për mbështetje arsimore përmes planifkimit të PIA-s. Vendimi për arsimin me

nevoja të veçanta merret për një periudhë të kufzuar kohore (së paku 2 vjet). Pas periudhës së caktuar

kohore, ekipi vlerësues komunal rivlerëson nevojat e fëmijës për mbështetje dhe pastaj merr vendim

nëse duhet të vazhdohet apo të ndërpritet vendimi për arsim me nevoja të veçanta arsimore. Në rastet

kur shihet se fëmija ka ndryshime të dukshme, mund të bëhet rivlerësimi edhe më herët dhe ekipi

brenda shkollës të rekomandojë që të rishikohet vendimi për arsim me nevoja të veçanta

Page 17: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

17

2.5 Forma për plotësimin e PIA për përsona me dëmtime në të pamurë

Pjesa administrative e PIA-s ka për qëllim të mbledhë të dhënat kryesore të fëmijës për të cilat

paraprakisht është pajtuar prindi ose kujdestari i tij.Pjesa administrative përbëhet prej pesë (5) pikave,

të cilat synojnë të mbledhin informata themelore për fëmijën për të cilin krijohet PIA. Pikat e pjesës

administrative të PIA-s janë të radhitura si më poshtë

Të dhënat për fëmijën

Këtu kërkohet të shkruhen të dhënat e sakta: emri dhe mbiemri i fëmijës, datëlindja e fëmijës, emri dhe

mbiemri i prindit ose kujdestarit, vendbanimi, numri i telefonit (fks ose celular), adresa e postës

elektronike (të prindit dhe fëmijës, nëse kanë), emri i institucionit arsimor, klasa apo grupmosha së cilës

i përket fëmija. Gjithashtu duhet shënuar edhe gjuha amtare e fëmijës (p.sh.,gjuha e shenjave për

fëmijët e shurdhër) dhe gjuha e komunikimit (p.sh., përmes fotografve, simboleve etj.) si dhe emri i

mësimdhënësit/edukatorit të grupit, klasës.

Historiku i shkollimit paraprak

Në këtë pjesë shënohen informata për shkollimin paraprak të fëmijës.Ky informacion merret gjatë

bashkëbisedimit me prindin ose kujdestarin e fëmijës dhe është e dëshirueshme që, përveç emrit të

shkollës apo institucionit parashkollor ku ka qenë më pamurë fëmija, të shënohet edhe vendi i

institucionit

arsimor.

Gjendja shëndetësore paraprake dhe aktuale

Këtu shënohen të gjitha informacionet për gjendjen shëndetësore, duke plotësuar rubrikat e

mëposhtme dhe kush është përgjegjës për këtë gjatë kohës kur fëmija është në shkollë:

Rekomandimet mjekësore:

Nëse ka rekomandime dhe këto rekomandime janë bërë nga personeli shëndetësor, si, p.sh.:

fziatri, neurologu etj, në formë të shkruar.

Intervenimet:

Page 18: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

18

Nëse fëmija, për shkak të sëmundjes apo anomalive të lindura, u është nënshtruar ndërhyrjeve

kirurgjike.

Rehabilitim:

Nëse fëmija ka përftuar prej seancave (re)habilituese, si, p.sh: psikosociale, motorike, zhvillimit

të të folurit apo vazhdon të ndjekë ndonjë seancë a program me qëllim (re)habilitimi.

Terapitë mjekësore:

Nëse fëmija është duke marrë terapi mjekësore, të përshkruar nga personeli mjekësor, kjo

terapi duhet shënuar.

Pajisjet mbështetëse:

Këtu shënohen pajisjet e veçanta mjekësore, që fëmija i përdor, p.sh.: mjete ndihmëse të

dëgjimit, pajisje ndihmëse për lëvizje etj.

Shërbimet e tjera:

Nëse fëmija rregullisht apo kohë pas kohe përfton shërbime që kanë të bëjnë me zhvillimin e

përgjithshëm të tij.

Institucioni arsimor ku fëmija do të vijojë mësimin:

Kërkohet të plotësohet tabela për institucionin arsimor ku do të vijojë mësimin fëmija, si dhe përcaktimi

i orarit të plotë apo të pjesshëm.

Shërbimet brenda dhe jashtë institucioneve edukativo-arsimore

Kërkohet të shënohen informatat për shërbimet ekzistuese që ofrohen brenda institucionit arsimor dhe

shërbimet e tjera që merren jashtë institucionit arsimor.

Page 19: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

19

KAPITULLI -III-

3.1. Implementimi arsimor

Tretmani pedagogjik i përsonave me dëmtime në të pamur, Pedagogjia Speciale e përsonave të

verbër dhe me dëmtime në të pamur është një disiplinë shkencore e përfaqësuar nga Pedagogjia e

Përgjithshme.Specifikat e veçanta të Pedagogjisë Speciale bazohen në metodat, mjetet, principet,

qëllimet e organizimit, edukimit dhe arsimimit të të verbërve dhe fëmijëve me dëmtime në të pamur.

Ulaj,Enver,”Edukimi i fëmijeve me dëmtime në të pamurë”.fq.39.Pejë,2013. Procesin mësimor me

nxënës me dëmtime në të pamurë (shkurtpamësi) ndryshon nga procesi mësimor me nxënës të

rregullt.Në paralele nuk duhet të ketë më shumë se 10 nxënës sepse mësimi bëhet në mënyrë

indivduale. Brendia e paraleles-dyshemeja nuk duhet të jetë e lëmuar që të mos reflektojë drita, sepse

rrezikohet të pamurit e fëmiut.Ndriqimi i paraleles duhet të jetë në pajtueshmëri me shkallën e

dëmtimit në të pamurë.Bankat në të cilat ulen këta nxënës duhet të jenë speciale, ku pjesa që vendosen

librat për të lexuar duhet të jetë e lëvizshme.Ndaj këtyre nxënësve duhet përdorur mjete më

bashkëkohore didaktiko-metodike si: -

llupat zmadhuese për shkronja në monitor,

fletoren me ngjyra për të shkruar sipas dioptrisë,

planprogramet të përpilohen në mënyrë individuale sipas aftësive të nxënësve.

Zbulimi dhe evidentimi i hershëm i këtyre fëmijëve do të sjellë suksese të larta në edukimin, arsimimin,

rehabilitimin dhe përdorimin e metodave adekuate pedagogjike.

Identifikimi i nënësve me dëmtime në të pamurë Disa nxënës me dëmtime në të pamur mund të vërehen nga arsimtari, mirëpo një pjesë e tyre

mund të kenë probleme të atilla të cilat nuk mund të vërehen nga jashtë.Informacionet mbi vështirësitë

e të pamurit së pari mund të merren nga prindi. Nëse fëmiu ka qenë te mjeku më pamurë, atëherë

rekomandohet edhe konsultimi me të për të siguruar raporte nga ai dhe për të pasur informacion të

plotë rreth gjëndjes së syrit përkatësisht për vështirësitë e përgjithshme në të pamur. Përveç

informacioneve përkatëse (nga prindi, mjeku), arsimtari duhet dhe mund të identifikojë vet nxënësit që

kanë vështirësi në të pamur.Disa nga shenjat që mund të vërehen nga arsimtari

1. Nxënësit e tillë mund të ankohen për dhembje koke,

2. Kanë vështirësi të arrin te objektet e ndryshme në klasë,

3. Hezitojnë të përfshihen në aktivitete fizike, në lojë p.sh. në kapjen e topit etj,

Page 20: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

20

4. Kur u jepen detyra vizuale, mund të përkulin koken së tepërmi, ta largojnë koken apo të kërkojnë

pozicione jo normale për shikim.

3.2 Gjithëpërfshirja në shkollat e komunës së Pejës

Planifikimi në nivel shkolle për përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara duhet to pasqyrohet së

pari në planin e shkollës, si atë vjetor, ashtu edhe atë afatmesëm. Hartimi dhe zbatimi i një plani

koherent të shkollës për përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara siç kërkohet në ligj, mund të

pengohet nga faktor të tillë si: ngarkesa e programit mësimor, organizimi i klasave, orari mësimor,

provimeve shtetërore e prioriteteve të tjera të shkollës që kufizojnë planifikimin dhe bashkëpunimin që

është thelbësor në gjithëpërfshirje. Pavarësisht nga vështirësitë që mund të hasni, duhet që këto sfida të

zgjidhen në nivel shkolle ndaj dhe duhen ngritur strukturat e nevojshme për planifikim, bashkëpunim

dhe konsultim mes palëve në dobi të përfshirjes.Para se të ndërtojë një plan për gjithëpërfshirjen e

nxënësve me aftësi të kufizuara, çdo shkollë duhet që së pari të marrë në konsideratë kushtet dhe

mundësitë që ofron. Andaj statistikat e mëposhtme mund tju vijnë në ndihmë përpara se të hartoni

planin në shkollën tuaj: Të dhënat mbi numrin e nxënësve me nevoja të veçanta në SH. F. M. U, të

rregullt Në vijim do t’i paraqesim grafikisht të ndara në përqindje pjesëmarrjen e këtyre nxënësve nëpër

disa shkolla, sepse disa prej shkollave tjera nuk kanë të regjistruar nxënës me raste të këtilla. Për shkak

të numrit të madh të gjithëpërfshirjes së këtyre nxënësve në këto shkolla, i kemi ndarë: Nxënësit me

dëmtime të ndryshme, si këto të paraqitura më poshtë në grafik. Me dëmtime të shumëfishta,

intelektuale, me çrregullime në të nxënë, me dëmtime fizike, me dëmtime në të dëgjuar, me çrregullime

emocionale dhe sjellje, me dëmtime në të pamurë, me dëmtime në të folur, sindrom down dhe autizëm.

Shenjat (karakteristikat) që mund të tregojnë se fëmiu që kaprobleme në të pamur. 1. Sytë ose kapakët e syve i ka të skuqur, me qelb ose i lotojnë pa ndërprerë,

2. Sytë i duken të trubullt, të rrudhur, të mjegulluar ose kanë plagë apo probleme të tjera të dukshme,

3. Deri në moshen tre mujore fëmiu nuk provon t’i kapë gjërat që gjenden para tij, derisa gjërat të

lëshojnë zëra ose prekin atë,

4. Fëmiu i shikon gjërat me bisht të syrit ose e lakon koken për t’i shikuar gjërat,

5. Fëmiu tregon interesim të vogel për objektet me ngjyra ose fotografite dhe librat, ose i afron ato më

shumë afër fytyrës,

6. Në shkollë fëmiu nuk mund t’i lexojë shkronjat në dërrasë të zezë ose shkronjat e vogla në libër ose

lodhet dhe ka kokëdhembje kur lexon,

7. Kanë probleme në të pamur pas perendimit të diellit (verbëria e natës),

Page 21: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

21

8. Fëmiu është më i ngadalshëm se sa fëmijët e tjerë për fillimin e përdorimit të duarve, për fillimin e

levizjeve përreth ose fillimin e ecjes dhe shpesh ndeshet me gjërat dhe duket i ngathët,

9. Njëra ose dy bebëzat (qendra e zezë e syrit) duket e përhimte ose e bardhë.

3.3 Veprimet e domosdoshme të arsimtarit

Kushtet e ndriçimit – Arsimtari duhet të sigurohet se

ekzistojnë kushte të mjaftueshme ndriçimi në klasë për t’ua

bërë më të lehtë përvetësimin e përmbajtjeve të caktuara

mësimore dhe marrja pjesë në të gjitha aktivitetet e klasës.

Shpërndarja e dritës, intesiteti i saj janë kushte të

domosdoshme në punë të suksesshme me ata nxënës.

Pozicionimi – Pozicionimi i këtyre nxënësve në klasë është

shumë i rëndësishëm. Ata duhet të jenë afër mjeteve të cilat duhet të vëzhgohen (dërrasës së zezë,

instrumenteve të tjera).

Nëse ndonjë nxënës karakterizohet me çrregullimin asigmatik atëherë nuk preferohet pozicionimi i tyre

ballor drejt objekteve dhe materialeve të tjera mësimore.

Mjetet ndihmëse për të pamurë – Arsimtari duhet të dijë se kush, kur dhe pse duhet mbajtur syzet apo

thjerrëzat optike. Foto2:Puna e arsimtarit në klasë

Nxënësit me shkurtpamësi – Mund t’i heqë syzet dhe të lexojë pa to, por do të ndjehet “i humbur” gjatë

ndonjë loje në anën tjetër, ai me largpamësi mund t’i heqë syzat gjatë lojës, por nuk do të mund të lexoj

pa to. Nëse syzet janë të pamjaftueshme atëherë arsimtari mund të rekomandojë thjerrëza optike.

Dyshemeja në klasë – Nuk duhet të jetë e lëmuar, në mënyrë që të mos reflektoj drita.

Ndriçimi në klasë –Duhet të jetë në përputhje me shkallën e demtimit të të pamurit, bankat në të cilat

ulen këta nxënës duhet të jenë speciale, ku pjesa në të cilen vendoset libri për t’u lexuar duhet të jetë e

lëvizshme, ngritja dhe ulja sipas shkallës së demtimit. Ndaj këtyre nxënësve duhet përdorur mjetet

bashkëkohore didaktke – metodike, siç janë: llupatzmadhuese për shkronjat në monitor, fletore me

ngjyra për të shkruar sipas dioptrisë dhepërpilohen planprograme individuale sipas aftësive të fëmij

Gjatë punës në klasë arsimtari me këta fëmijë duhet:

1. Të mos i angazhojë domosdo me detyra me të cilat kërkojnë angazhim maksimal të syve,

2. T’u jap kohë më shumë për përfundimin e detyrave të caktuara,

Page 22: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

22

3. Tu jap tekste të përshtatshme për lexim (madhësia e shkronjave konform aftësisë së të pamurit

të tyre)

Për nxënësit që janë plotësisht të verbër – Nëse përfshihen në klasa të rregullta, duhet siguruar aparate

speciale (pajisje për shkrimin e brail, harta taktile (prekëse), tekstet në shkrimin brail ose në tekniken

akustike etj), si dhe arsimtarin ndihmës i cili do të angazhohej sipas nevojes.

3.4 Të nxënurit e mësimit nga nxënësit me dëmtime në të pamur

Zbulimet nga oftamologjistët, edukatoret dhe psikologët jo vetëm që kanë informuar praktiken

arsimore por ata gjithashtu kanë ndikuar në dizajnin dhe zhvillimin e ambienteve të nxënies për nxënësit

në dëmtime në të pamur. Derisa i afrohemi fundit të këtij shekulli, më shumë nxënës me të pamur të

dobët po përfshihen në shkollat e rregullta. Po zhvillohet një debat mbi atë deri në ç’masë duhet të

përshtaten ndërtesat arsimore për të plotësuar nevojat e nxënësve me dëmtim në të pamur. Nxënësit

kanë nevojë të jenë të pavarur për të vepruar nganjëherë edhe në kushtet të cilat nuk janë të

përshtatura në mënyrë të veçantë, por në të njejtën kohë ata nuk duhet të jenë të penguar nga një

ambient i papërshtatshëm i nxënies. Ata kanë të drejtë për adaptime të cilat do të sigurojnë se ata mund

të kenë qasje në planprogram në mënyre sa më efikase që të jetë e mundur. Ekzistojnë pesë qëndrime

kryesore të cilat merren parasysh në organizimin dhe adaptimin e ndërtesave për nxënësit dhe

studentet me dëmtime në të pamur:

Dizajni i përgjithshëm i ndërtesës,

Hapësira punuese që kërkohet për nxënësit dhe studentët e veçantë,

Adaptimet specifike për lëndë të veçanta,

Sigurimi i objekteve për prodhim dhe deponim të materialeve dhe pajisjeve,

Adaptimi i dritës.

Sa i përket dizajnit të përgjithshëm, nxënësit apo studentët me dëmtim në të pamur mund të kuptojnë

dizajnin e brendshëm të përgjithshëm më lehtë nëse ai është i aranzhuar në mënyrë logjike. P.sh.

shkollat fillore mund të aranzhohen me një renditje të natyrshme të klasave sipas moshës së

nxënësve.Në shkollat e mesme, hapësirat për mësimdhënie të specializuar janë më lehtë të gjinden dhe

të jenë të qasshme nëse ato organizohen në grupe lëndësh (p.sh. shkencat, gjuhët, artet etj).Poashtu,

për nxënësit me dëmtime në të pamur mund të jetë e dobishme nëse ata kanë qasje në një hartë të

madhe apo një plan të shtypur dhe të prekshëm në hyrje të shkollës, kështu që informatat lidhur me

dizajnin e ndërtesës mund të mësohen nga një pikë fillestare para se të hyhet në ndërtesë.Sisteme të

tilla mund të ndihmojnë nxënësve me dëmtime në tëpamur për tëformuluar një hartë mentale të

Page 23: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

23

ndërtesës e cila mund të pasohet nga një trajnim nga stafi për mobilet në ndërtesë.Pa marrë parasysh

nëse nxënësit me të pamur të dobësuar janë në shkollën e rregullt apo speciale, duhet kushtuar

vëmendje hapësirës së tyre kryesore për punë.Organizimet shpesh janë më të lehta, për nxënësit e

shkollës fillore, sepse ata më shumë janë të prirur që ta kalojnë pjesën më të madhe të kohës në një

klasë të vetme.Për nxënësit e shkollës së mesme, duhet kushtuar vëmendje aranzhimit të klasës sipas

lëndëve nëse nxënësit me të pamur të dobësuar duhet që të kenë qasje në një planprogram më të gjërë

apo të balancuar. Për të vlerësuar kërkesat për dritë për nxënësit me të pamur të dobësuar, ekzistojnë

dy kushte kryesore:

Niveli i përgjithshëm i dritës ambientale në klasë, koridore dhe salla,

Drita “për punë” e nevojshme për individet për të maksimalizuar shfrytëzimin e tyre të t’pamurit

të dobët gjatë studimit.

Edhe ngjyra artificiale dhe ajo natyrale duhet të kontrollohet për të siguruar që niveli i dritës të arrijë në

pjesën e duhur të dhomës së mësimit. Disa nxënës të cilët kanë të pamur të dobësuar kanë nevojë për

ndriçim të reduktuar, kurse të tjerët do të preferojnë nivel të lartë të dritës për kontrast maksimal.

Fuqizimi i fëmijëve për të vlerësuar ambientin e tyre dhe për të realizuar ndryshime realiste të cilat do t’i

plotësojnë nevojat e tyre me sukses është një detyre e rëndësishme për mësimdhënësit. Mësimdhënësi

dhe të tjerët që kanë shoqëruar fëmijët me dëmtime në të pamur në udhëtime ditore në vende të

panjohura do të jenë të vetëdijshëm për vështirësitë të cilat i ndeshin fëmijët në një ambient terësisht të

panjohur. Megjithatë, fëmijët dhe të rinjtë me dëmtime në të pamur janë të adaptueshëm, ata mund të

mësojnëqë të gjinden në ambiente të panjohura fizike.Çelësi për sukses është shpesh ambient shoqëror

dhe nëse ekziston një qasje mirëpritëse dhe pozitive ndaj nxënësve të cilët kanë dëmtime në të pamur,

atëherë ekziston një propabilitet i lartë që vështirësitë në ambient mund të tejkalohen. Gjatë viteve të

40 –ta dhe të 50 –ta, edukatoret në përgjithësi besojnë se inteligjenca e fëmijëve me dëmtime në të

pamur nuk prekej rëndë nga kushtet e tyre, përveç për aftësinë e tyre për të shfrytëzuar koncepte të

caktuara vizuele, p.sh.(ngjyrat dhe hapësiren tri-deminzionale). Në atë kohë mendohej se inteligjenca

shpaloset në një orar të përcaktuar gjenetikisht dhe preket vetëm nga traumat më të rënda ambientale.

Samjuel Hejs (1941) modifikoi Stanford-Binet-in për fëmijët me dëmtime në të pamur. Hulumtimi i tij

zbuloi rezultate mesatare të përgjithshme të inteligjencës.Sot, ekziston një pikëpamje tjetër për

inteligjencën. Ne e pranojmë se ajo që ne e masim si inteligjence tek fëmijët e moshës shkollore në

masë të madhe është e ndikuar nga përvoja të grumbulluara gjatë viteve të hershme të zhvillimit.17

Atëherë, mungesa e të pamurit është edhe një dëmtim primar dhe një kusht që mund të pengojë

zhvillimin kognitiv, sepse ajo kufizon integritetin e përvojave dhe të kuptuarit e atyre përvojave të cilat

Page 24: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

24

shqisa e të pamurit i sjell natyrshëm tek fëmijët që mund të shohin. Këto kufizime janë veçanërisht

prezente nëse fëmijët nuk pranojnë intervenime të hershme gjatë viteve parashkollore.

KAPITULLI - IV-

4.1 Metodologjia e hulumtimit Qëllimi i kësaj teme të diplomes është që përmes studimit praktit që nënkupton puna hulumtuese e

drejtperdrejt në ato shkolla ku gravitojnë nxënësit me dëmtime në të pamurë të njohë më përsëafërmi

me faktorët që rezultojnë në sfidën integruese të fëmijëve me probleme në të pamurë të arsimit bazë

në shkollat fillore të Komunës së Pejës, të matë marrëdhënien mes nivelit të përgjithshëm të

qëndrimeve të mësuesve të arsimit bazë, prindërve dhe nxënësve. Gjithashtu, qëllimi që shtrohet

përpara këtij hulumtimi mund të përkufizohet si qëllim për të vërtetuar raportin mes qëndrimeve ndaj

sfidave integruese të fëmijëve me probleme në të pamurit dhe karakteristikave demografike të

mësuesve dhe karakteristikave të prindërve të nxënësve me probleme në të pamurit.

Ky punim ka për qëlim informimin se sa ka ndikuar dhe sa janë të përshtatshme metedologjit e

reja të mësimdhënjes dhe mësimxënies në procesin mësimor të nxënësve me dëmtime në të pamurë,

dhe po ashtu do të njohim më shumë rreth programve dhe korrikulave mësimore të përgaditura nga

Ministria e Arsimit Shkences dhe Teknolos për këta nxënës.

Për ti dhënë më tepër informata ma cilsore këtij punimi janë ndërtuar edhe pyetje hulumtuese.

1. Cili është indentifikimi apo ekzaminimi i nxënësve me dëmtime në të par si dhe

përfshijra e tyre në shkollat fillore të K.K.Pejës.

2. Çfar tretmani pedagogjik, teknikash apo metodash mesimore përdorin mesimdhenësit

ndak këtyre nxënësve me dëmtime në të pamurë në klasat e tyre.

3. Sa përdorin nxënësit mjete tifloteknike apo matriale tjera ndihmësa për edukimin dhe

arsiminin e tyre gjatë procesit mësimore.

4. Sa është e vështir integrimi brenda klasës së rregullt të këtyre nxënësve në raport me

nxënësit e rregull.

Të dhënat të cilat janë përdorur në këtë temë të diplomës janë të dhëna primare dhe ato

sekondare, të cilat me burimet e tyre të informimit e kanë pasuruar më të dhëna punimin e

Page 25: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

25

diplomës, fokusi ma i madh i burimit të të dhënave është nga raportet e nxjerrurura nga

pyetsoret e zhvilluar nëpër shkollat fillore të Komunës së Pejës në mes të nxënësve,

mësimëdhënësve dhe prindërve, njëherit burim I të dhënave janë edhe publikimet e autorve

dhe profesorve vendor apo atyre ndërkombëtar të cilet trajtojnë këtë problem të cilin e trajtoj

përmes këtj punimi të diplomës, raporte të organizatave ndërkombëtare që merren më

përkrahjen e përsonave me dëmtime në të pamurë, dhe raporteve të nxjerrura nga MASHT.

4.2 Hipoteza

Hipoteza është një supozim, pikënjisje për studimin e një problemit të ngritur, në fakt është

qëndrimi, pikpamje që vazhdon të verifikohet nëpërmjet studimeve dhe kërkimeve të gjera në

praktik.

Hipoteza që hedhim në këtë punim dhe që synohet të vërtetohet përgjatëshrirjes së tij është se

vlerësimit dhe testimit nuk i jepet rëndësia e merituar në procesinmësimor dhe se testimi konsiderohet

shpesh si ekuivalent i vlerësimit.

H1: Supozoj se integrimi në shkolla të rregullta të nxënësve me dëmtime në të pamurë në shkollat fillore

të Komunës së Pejës është sfiduse dhe e përcjellur me probleme për të arritur mësimxënjen.

H2; Supozoj se përdorimi i mjeteve tifloteknike ju ndihmon nxënësve me dëmtime në të pamurë në

arritjen e mësimxenjes.

Mostra e punimit

Hulumtimi është zhvilluar në 7 shkolla të Komunës së Pejës , Shkolla Fillora “Dardania”, “ Tetë Marsi”,

“Lidhja e Prizrenit” , “Vaso Pash Shkodrani”, “Ramiz Sadiku”, “Asdreni” dhe “Xhemjal Kada”, po ashtu

janë intervistuar edhe përsoneli arsimor, të cilët janë drejtperdrejt të atakuar më këta nxënës.

Page 26: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

26

4.3 Rezultatet e hulumtimit

Bazuar në temën e diplomes kam hulumtuar në disa shkolla fillore të Pejës mbi pjesmarrjen e

nxënësve me dëmtime në të pamurë dhe pjesmarrjen në gjini sa prej tyre janë femra dhe meshkuj, për

vitin shkollor 2018/2019.

Tabela 1: Rezultatet nga shkolla Fillore Dardania

Burim: Nga hulumtimi i autores së punimit 2019

Gjatë hulumtimit për punimin e diplomës në shkollën fillore “Dardania” në Pejë për vitin shkollor

2018/2019 ishin gjithsejë 1018 nxënës, ndërsa nxënës me dëmtime në të pamur të indentifikuar nga

personeli shkollor ishin në total 23, nga ta 12vajza dhe 11 djem apo 3% e totalit të nxënësve të rregullt.

Tabela 2: Rezultatet nga shkolla Tetë Marsi

Burim: Nga hulumtimi i autores së punimit 2019

Ndërsa në shkollën fillore “Tetë Marsi” në Pejë për vitin shkollor 2018/2019 ishin gjithsejë 1161

nxënës, ndërsa nxënës me dëmtime në të pamur të indentifikuar nga personeli shkollor ishin në total 54,

nga ta 32 vajza dhe 22 djem, në këtë shkollë vrehet një numër më i madhë i nxënsve të kësaj kategorie.

apo 4.7% e totalit të nxënësve të rregullt.

Shkolla Fillore “ Dardania“Pejë Total i nxënësve 1018

Vajza 470

Djem 548

Nxënës me

dëmtime në të pamurë

23

Vajza 12

Djem 11

Shkolla Fillore “ Tetë Marsi “Pejë Total i nxënësve 1161

Vajza 553

Djem 608

Nxënës me

dëmtime në të pamurë

54

Vajza 32

Djem 22

Page 27: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

27

Tabela 3: Rezultatet nga shkolla Lidhja e Prizrenit

Burim: Nga hulumtimi i autores së punimit 2019

Pjesmarrja e nxënësve me një numër kaq të madh prej 1042, janë indentifikuar vetëm 15 nga ta,

sidomos në klsat prej pamurës deri në të pestën, nga këta të indentifikuar për vitin shkollor 2018/2019

janë 8 vajza dhe 7 djemë, apo 1.5% e totalit të nxënësve të rregullt.

Tabela 4: Rezultatet nga shkolla Vaso Pashë Shkodrani

.

Burim: Nga hulumtimi i autores së punimit 2019

Në shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Pejë për vitin shkollor 2018/2019 ishin gjithsejë

570 nxënës, ndërsa nxënës me dëmtime në të pamur të indentifikuar nga personeli shkollor ishin në

total 11, nga ta 5vajza dhe 6 djem.

Shkolla Fillore “ Lidhja e Prizrenit “Pejë Total i nxënësve 1042

Vajza 483

Djem 559

Nxënës me

dëmtime në të pamurë

15

Vajza 8

Djem 7

Shkolla Fillore “Vaso Pashë

Shkodrani“Pejë Total i nxënësve 570

Vajza 253

Djem 317

Nxënës me

Dëmtime në të pamurë

11

Vajza 5

Djem 6

Page 28: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

28

Tabela 5: Rezultatet nga shkolla Asdreni

Në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë për vitin shkollor 2018/2019 ishin gjithsejë 852 nxënës,

ndërsa nxënës me dëmtime në të pamur të indentifikuar nga personeli shkollor ishin në total 51, nga ta

22 vajza dhe 29 djem.

Tabela6: Rezultatet nga shkolla Ramiz Sadiku

Në shkollën fillore “Ramiz Sadiku” në Pejë për vitin shkollor 2018/2019 ishin gjithsejë 732

nxënës, ndërsa nxënës me dëmtime në të pamur të indentifikuar nga personeli shkollor ishin në total 16,

nga ta 7 vajza dhe 9 djem.

Tabela7: Rezultatet nga shkolla Xhemajl Kada

Në shkollën fillore “Xhemajl Kada” në Pejë për vitin shkollor 2018/2019 ishin gjithsejë 1520 nxënës, ndërsa nxënës me dëmtime në të pamur të indentifikuar nga personeli shkollor ishin në total 41, nga ta 20 vajza dhe 21 djem.

Shkolla Fillore “Asdreni“Pejë Total i nxënësve 852

Vajza 424

Djem 428

Nxenës me

Dëmtime në të pamurë

51

Vajza 22

Djem 29

Shkolla Fillore “ Ramiz Sadiku “Pejë Total i nxënësve 732

Vajza 362

Djem 370

Nxenës me

Dëmtime në të pamurë

16

Vajza 7

Djem 9

Shkolla Fillore “Xhemajl Kada“Pejë Total i nxënësve 1520

Vajza 750

Djem 770

Nxenës me

dëmtime në të pamurë

41

Vajza 20

Djem 21

Page 29: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

29

4.4 Përfundimi

Për të punuar me fëmijët me probleme në të pamurë duhet pasur shumë durim për të qenë

gjithmonë i afërt me këta nxënës. Duhet të kemi kujdes që të përdorim mjete dhe metoda që ju

përshtaten në aspektin mësimor sipas karakteristikve të tyre. Duhet të ketë bashkëpunim të mirë me

prindërit e këtyre nxënësve dhe t’i pranojnë sugjerimet e njëri tjetrit, pasi që këta fëmijë kanë nevoj për

një trajtim të veçantë.Prandaj, administratorët e shkollave duhet të trajnohen për regjistrim të të

dhënave për shfrytëzim të brendshëm, dhe ato do t’iu shpërndahen niveleve të tjera. Të ketë më tepër

aktivitete për këtë kategori, në mënyrë që të aktivizojnë këta fëmijë në shfaqje shkollore e gjëra të tjera,

p.sh., në ditën e shkollës, festa e Pavarësisë dhe festat e tjera apo programe të ndryshme. Gjithashtu,

shkolla duhet të, krijojë një klimë dhe atmosferë në shkollë, në mënyrë që edhe kjo kategori të ndjehet e

barabartë dhe e integruar në shoqëri; sigurojë kushtet e nevojshme për këta nxënës, si teknologji

ndihmëse për këta nxënës, dhe pajisje të tjera që do t’i vinin në ndihmë kësaj kategorie bashkëpunojë

me prindërit e këtyre nxënësve dhe institucioneve lokale, në mënyrë që të shërbejë si urë lidhëse dhe të

funksionojë sa më mirë ky trekëndësh i bashkëpunimit.

Në këtë punim diplome jam munduar që të prezantoj, sfidat që kanë nxënësit me dëmtime në

të pamurë në frekuentimin në disa nga shkollat fillore të komunës së Pejës të marrur si moster, duke u

munduar që të paraqes sa më detajisht se cilat janë ato karakteristika të nxënësve të cilet kanë problme

me të pamur, si dhe ashtu përkushtimi institucional që kërkohet nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe

Teknologjis, për të krijuar programe të përshtatshme si dhe infrastruktur të nëvojshme për këta nxënës,

ku dihet se në disa pjesë rurale vijushmeria për këta nxënës në ato shkolla është e vështri për shkak të

kushteve të pa përshtatshme, dhe sfidat e prindërve është që ata ti dergojnë në shkolla ku se paku i

plotësojnë këto kushte dhe që për ta është një sfidë pasi që transporti i tyre është më i largët dhe qka e

rëndon edhe mirqenjën sociale të asaj familje, shpesh ka raste ku edhe prindërit kanë hezituar që ti

prezantojnë fëmijët e tyre.

Shpresoj që në një të ardhme jo shumë të largët të vetëdijesohen organt përgjegjëse të institucioneve

arsimore publike dhe atyre private shkollore në lidhje me marrjen e masave preventive për ta

mundësuar indentifikimi, diagnostifikimin dhe rehabilimitn e përsonave me dëmtimie në të pamurë, në

mënyrë që të kemi një shoqëri sa më të ngritur.

Page 30: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

30

Rekomandimet

Rekomandimet për MASHT-in

1. MASHT duhet të jetë në kontakt të vazhdueshem me pedagoget që merren me edukimin e nxënësve me dëmtime në të pamurë.

2. Të krijohen planë programe të nëvojshme dhe aplikushme për këta nxënës.

3. Tju krijohet kushte të përshtatshme për mësim.

4. Të punohet me DKA-të komunale që edhe në zonat rurale të krijohen kushte dhe dergohen staf adekuat për punë me këta nxënës

5. Në kuadër të arsimit special në vendë të merret më rëndësi më të veçantë për ata nxënës që janë me dëmtime në shkallë më të rënd.

Rekomandimet për prindërit:

1. Të jenë të hapur dhe bashkëpunues me pedagoget e tyre, duke mos i fshehur fëmijët e tyre dhe ti prezantoj ata.

2. Të jenë të prirë të kërjojnë ndihmë për fëmijet e tyre.

3. Ti diagnostifikojnë me kohë fëmijët e tyre.

4. Të mos ndihen të dalluar përshkak se fëmijët e tyre kanë probleme me të pamurë.

5. Ti integrojnë fëmijët e tyre sa më shumë në shoqëri.

Page 31: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

31

Literatura:

Bob Mathews dhe Liz Ross 2010: Metodat e Hulumtimit, Udhëzues praktik për shkencat

sociale dhe humane.

Equal Rights for All Coaltion, Korrik 2018 Unioni Evropian në Kosovë. Hulumtim i

Politikave Përmisimir i Arësimit Gjithëpërfshirës në Kosovë . Nxitja e Arsimit

Gjithëpërfshirësdhe Diversitetit në Shkollat e Kosovës.

Warren, D. 2000: Developmental perspevtives. In B. Silverstone, M. Lang, B. Rosonthal

& E. Faye (Eds). The Lighthouse handbook on vision impairment and vision

rehabilitation New York: Oxford University Press

Prof. Def Shefqet Mullimiq,2016: DISERTACIONI I DOKTORATURËS SFIDAT E

INTEGRIMIT TË NXËNËSVE MEDËMTIME NË TË PAMURË NË KOSOVË

Spec. Ardijana Isahi-Palloshi, Mr. Lidushka Vasileska, Lepa Trpçeska, Goran Spasovski,

Mr. Radmilla Stojkovska-Aleksova, defektologe David Crabtree – ekspert nga Britania e

Madhe. Shkup, 2014: Inkluzioni në arsimin e mesëm professional, Doracak për punë me

nxënësit me nevoja të veçanta arsimore BRITISH COUNCIL

ICEP Europe 2010: Literature Review of the Principles and Practices relating to Inclusive

Education for Children with Special Educational Needs

Enver Ulaj, 2015: Edukimi i fëmijeve me dëmtime në të pamurë 2015

E drejtë e secilit publikuar nga MASHT 2014: Doracak mbi gjithëpërfshirjen e fëmijëve

me nevoja të veçanta në institucionet arsimore

Naser Zabeli 2006: Metodologja e edukimit dhe mësimdhënies për të drejtat e fëmijës.

Strategjia kombëtare dhe Plani i veprimit për parandalimin dhe eliminimin e punës së

fëmijëve në Kosovë, 2011-2016. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kosovë,

2010.http://www.kryeministri

ks.net/repository/docs/Strategy_for_Prevention_and_Elimination_of_

WFCL_English_FINAL_(2).pd

Prof. Mr. Sc Naser Zabeli, Nxënësit me nevoja të veçanta, Prishtine, 2001,

Harley, K. R (2000). Visual impairment in the school (3 ed.). (p.4). In G. Allen

Lawrence, R. Sanford, R.Sanford, R. Burnett ( Eds).Spiringfield, Illinois: Charles C

Thomas, Ltd.

Page 32: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

32

Shtojca 1

Foto: Puna me nxënës me dëmtime në të pamur.

Foto: Leximi me anë të alfabetit të Brailit

Page 33: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

33

Fofot: Diagnostifikimi i hershëm i fëmijëve me dëmtime në të pamurë.

Foto: Nxënësi me dëmtime në të pamur duke punuar me kompjuter

Foto: Përdorimi i mjeteve ndihmëse për fëmijët me dëmtime në të pamur.

Page 34: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

34

Shtojca 2 Tabela 1: Të dhënat për fëmijën

Emri dhe Mbiemri

Ditëlindja

Prindërit / Kujdestarët

Gjuha amtare

Telefoni

Adresa e postës elektronike

Vendbanimi

Institucioni arsimor

Klasa/ Grupmosha

Mësimdhënësi/Edukatori

Tabela2: Historiku i shkollimit paraprak

Tabela3: Gjendja shëndetësore e fëmijës/ nxënësit

Rekomandimet mjekësore

Intervenimet

Rehabilitimet

Terapitë mjekësore

Pajisjet mbështetëse

Shërbimet e tjera

Tabela4: Institucioni arsimor ku fëmija/ nxënësi do të vijojë mësimin

Shërbimi Emri dhe mbiemri Kontakti

Psikologu

Pedagogu

Mësuesi/Edukatorja

mbështetëse

Asistenti i fëmijës

☐Çerdhe Periudha kohore ___________________

☐Kopsht Periudha kohore ___________________

☐Shkollë Periudha kohore ___________________

☐Qendra burimore Periudha kohore ___________________

☐Të tjera

Page 35: PUNIM DIPLOME...Fëmijët me dëmtime në të pamurë e njohin botën, komunikojnë dhe mësojnë duke shfrytëzuar shqisa tjera, por dihet se të pamurit i korespodon një pjesë

35

Pjesa Pedagogjike Niveli i gjendjes aktuale të fëmijës

(nëse fëmija/nxënësi ka vlerësim pedagogjik nga ekipi vlerësues komunal, përshkruajeni në këtë pjesë)

Data :______________________

1. Fusha njohëse dhe njohuritë e përgjithshme

2.Fusha sociale dhe emocionale

3. Fusha e gjuhës dhe komunikimit

4. Fusha e zhvillimit të fzik

5. Fusha e shkathtësive të jetës së përditshme