29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME TEMA: FAKTORËT EKOLOGJIKË Mentori: Kandidatja: Prof.ass.Dr. Skender Beqa Afresa Krasniqi Gjakovë, 2019

PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

  • Upload
    others

  • View
    101

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: FAKTORËT EKOLOGJIKË

Mentori: Kandidatja:

Prof.ass.Dr. Skender Beqa Afresa Krasniqi

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

2

Përmbajtja

Mirënjohje dhe falenderime……………………………………………………………………..4

Abstarkt…………………………………………………………………………………………...5

Hyrje……………………………………………………………………………………………....6

KAPITULLI I………………………………………………………………………………….....6

1.Përkufizimi i ekologjisë………………………………………………………………………...6

1.1.Ekosistemet ujore…………………………………………………………………………….7

1.2.Ekosistemet tokësore natyrore………………………………………………………………8

1.3.Ndarjet e ekologjisë…………………………………………………………………………..9

KAPITULLI II………………………………………………………………………………….11

2.Faktorët e rëndësishëm ekologjikë, drita, uji, temperatura dhe toka…………………….11

2.1.Temperatura………………………………………………………………………………...11

2.1.1.Pasojat e ndryshimeve klimatike në mjedis dhe shëndet………………………………12

2.1.2.Ndryshimet e klimës dhe pasojat në bujqësi……………………………………………12

2.1.3.Marrëdhënia midis ndryshimeve klimatike dhe sigurisë ushqimore…………………13

2.2. Uji……………………………………………………………………………………………14

2.2.1. Karakteristikat e ujit dhe gjendjet aggregate…………………………………………..17

2.2.2. Rëndësia e mineraleve……………………………………………………………………18

2.3.Toka………………………………………………………………………………………….21

KAPITULLI III………………………………………………………………………………...26

Plani i orës mësimore…………………………………………………………………………...26

Page 3: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

3

Përfundimi…………………………………………………………………………………………….29

Literatura……………………………………………………………………………………......30

Page 4: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

4

Mirënjohje dhe falenderime

Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol të

rëndësishëm në studimet e mija bachelor. Në këtë rrugë sfidat nuk do kaloheshin dot pa ndimën,

përkrahjen, mbështetjen e shtytjen edhe të personave të tjerë të cilët sa më përket mua isha

shumëme fat që i kisha.

Në këtë drejtim, dëshiroj të shpreh falënderimet e mia për profesorin tim udhëheqës për këtë

temë të diplomës, profesorin e nderuar, Prof.dr.Skender Beqa, i cili me këshillat e tij

profesionale e të vlefshme bëri që ky punim të marrë këtë formë.

Një falëndërim i veçantë, i kushtohet familjes dhe shoqërisë sime për përkrahjen, motivimim dhe

mbështetjen e pakushtëzuar..

Përgjithmonë mirënjohëse!!

Page 5: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

5

Abstrakt

Ekologja është shkencë,e cila merret me hulumtimin e interaksioneve te organizmave dhe te

mjedisit.

Ekologu amerikan Odum,te cilin ndryshe shumë e quajnë baba te ekologjisë moderne, shkencën

e ekologjisë e quan shkencë urëlidhëse.Problemet ekologjike dhe mjedisore sot janë të

shumta,por njeriu është faktori kryesor për dëmtimin e jetës në tokë.

Page 6: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

6

Hyrje

KAPITULLI I

1. Përkufizimi i ekologjisë

Ekologjia është një shkencë biologjike.Ajo në krahasim me disa shkenca të tjera biologjike, është

relativisht e re. Por elementet e saj kanë ekzistuar që në kohërat e lashta .

Termi ekologji perdoret për herë të parë nga biologu Hekel: (E.Haeckel,1866). Ai e formuloi nga

dy fjalë greke “eko” që do të thote shtëpi, dhe (logos) shkencë. Pra ekologjia në kuptimin e saj të

parë është shkenca qëstudion mjedisin ku jeton organizmi. Sot ekologjia është shkenca që

studion kushtet e ekzistencës së organizmave të gjallë, ndërveprimet e tyre me mjedisin ku

jetojnë, si dhe lidhjet ndermjet vetë këtyre organizmave.

Në tokë kudo ku ekzistojnë kushtet për jetesë ka bimë, shtazë dhe mikroorganizma.

Këto hapësira të banuara me qenie të gjalla dallohen në mes tyre për nga kushtet e jetesës(mjedisi

ujor, tokësor dhe ajror).Bimët kanë nevojë ndër të tjera për dritë dhe lëndë minerale, ndërsa një

pjesë e shtazëve që janë të varura nga bimët(i shfrytezojnë si ushqim).

Në zonat e larta të masiveve malore p.sh.në Alpe,periudha vegjetative është më e shkurtër, qka

do të thotë se bimët me shpejtësi lulëzojnë dhe i shpërndajnë farat. Këta janë vetëm disa shembuj

që bimët, shtazët dhe disa gjallesa të tjera janë të varura nga njera-tjetra dhe nga mjedisi qe i

rrethon.Pra,çdo qenie e gjallë ose popullatë është e lidhur me mjedisin ku ndodhet.Me mjedis

kuptohen të gjitha elementet e natyrës së gjallë dhe jo të gjallë, që ndikojnë drejtperdrejt në

ekosistem e qenie të gjalla.

Te gjitha qeniet e gjalla brenda një siperfaqeje formojnë së bashku me mjedisin një sistem

ekologjik-ekosistem.Pra, ekosistemet janë bashkësi të formuara nga qeniat e gjalla dhe mjedisi jo

i gjallë(abotik).

Kjo do të thotë se ato kanë ndërmjet tyre bashkëveprim e lidhje të ndërsjella. Shihet se

ekosistemi ndërtohet nga dy përbërës. Njëri përbërës paraqet tërësinë e individëve të llojeve

Page 7: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

7

tëndryshme, që të marrin pjesë në ekosistem, dhe njihet me emrin biocenozë (bashkësi jetësore)

ndërsa përbërësi tjetër i ekosistemit edhe jo i gjallë, ai përfaqësohet nga mjedisi ku jeton

biocenoza dhe quhet biotope (vendjetës).

Vendjetesa nën ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm përherë ndryshon dhe

zhvillohet.Kuptohet se këto ndryshime nuk janë të përnëjhershme dhe të njejta në të gjitha

vendjetesat të cilat gjenden në natyrë.

Në formë të shkurtër shënohet:

Biotopi + Biocenoza = EKOSISTEMI

Klasifikimi i ekosistemeve

Ekosistemet formohen nga mjedisi i gjallë dhe jo i gjallë. Pra ekosistemet janë bashkësi të

formuara nga BIOTIKET (Qeniet dhe mjedisi i gjallë) DHE ABIOTIKET(BOTA JO E

GJALLË) ose mjedisi abiotik dhe biotik.

Ekosistemet ndahen në dy grupe të mëdha: ekosisteme ujore dhe ekosisteme tokësore.

1.1. Ekosistemet ujore

Ekosistemet ujore janë ekosisteme të cilat përfshinjë të gjitha masat ujore të rruzullit

tokësor.Këto ekosisteme përfshijnë 71.7% të sipërfaqes së rruzullit tokësor dhe ndahen në tre

tipa:

1. Ekosisteme të ujërave të ëmbla, ku bëjnë pjesë lumenjtë, liqenet, moçalet,këneta.

2. Ekosisteme bregdetare ku bëjnë pjesë ligatinat, estuaret(deltat), këto zona janë pjesë ku

bëhet përzierja e ujit të detit me ujërat e lumenjve si rezultat i baticave dhe zbaticave,këta

ujëra, ndryshe të quajtur kontinentalë, zënë rreth 2%.

3. Ekosistemet detare dhe oqeanike.

Page 8: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

8

Figura 1.

1.2. Ekosistemet tokësore natyrore

Pyjet gjethërënëse

Pyjet tropikale ndryshe quhen edhe si pyje të pashkelura. Ato shtrihen në dy anët e ekuatorit.

Në pyjet tropikale bie shumë shi 2000-4500 mm në vit.Atje Bimët rriten deri 50 metra lartësi dhe

si karakteristikë ato degëzohen në anën e epërme të tyre, prandaj pyjet tropikale janë shumë të

errëta dhe në katet e më poshtme nuk zhvillohen shumë bimë sepse nuk ju kanë përshtatur

errësirës.

Page 9: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

9

Në pyjet tropikale gjenden disa flutura me ngjyra të lloj-lojshme dhe disa shpendë tëvegjël të

cilët quhen kolibra dhe përfaqësojnë një nga ekosistemet e mëdha tokësore me biom tokësor me

rëndësi për jetën e gjallesave në tokë .

Pemët fletëgjëra i kanë gjethet e gjëra dhe të sheshta, ndërsa lulet e tyre i formojnë farat brenda

frutave. Shum nga pemët fjetëgjera si lisi apo molla janë gjethërënëse që do të thotë se i

lëshojnë gjethet e tyre në vjeshtë ose gjatë stinës së thatë.

Bimët kryesore janë: haloret, lisat dhe ahu.

Kafshët që rriten në pyjet fletegjera janë: minjte,dhelprat, ujqërit etj.

1.3. Ndarjet e ekologjisë

Ekologjia (ojkos, vendbanim dhe logos, shkencë ose dije)është degë e Biologjisë e cila meret me

studimin e vendbanimit.Themelet e para të ekologjisë i dha Hekeli mirëpo themeluesi i

ekologjisë moderne është Çarls Darvini.

Qeniet e gjalla të cilat jetojnë kanë marrëdhënie shumë të ngushta dhe të përhershme me njëra-

tjetrën.

Këto mardhënie si dhe faktorët që ndikojnë në këta organizma i studion shkenca e Biologjisë,

Ekologjia. Ekologjia cilësohet edhe si shkencë e cila meret me studimin e strukturës dhe

funksionimin e biosferës. Mirëpo detyra kryesore e kësaj shkence është studimi i botës së

gjallë dhe asaj jo të gjallë.

Sipas objektit të cilin e studion ekologjia ndahet në:

Ekologjinë e bimëve

Ekologjinë e shtazëve

Ekologjinë e mikroorganizmave

Ekologjia e bimëve meret me studimin e mardhënieve dhe veprimeve të cilat ndodhin në botën

bimore (fitocenoza). Në anën tjetër ekologjia e shtazëve meret me studimin e marrëdhënieve

Page 10: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

10

midis llojeve shtazore dhe bashkësive të tyre(zoocenozave). Ekologjia e mikroorganizmave është

pak e studiuar.

Faktorë Ekologjik quhen ato veprime të cilat i shoqërojnëqëniet e gjalla që nga lindja e gjer në

vdekje.Këta faktorë veprojnë në bimë dhe shtazë dhe janë në varshmëri reciproke me njëra

tjetrën. P.sh. rrezatimi i Diellit ndikon në temperaturë, temperatura sjell avullimin e ujit, avullimi

i ujit sjell lagështin në ajër e kështu me rradhë..

Këto ndryshime varen nga relievi, gjërësia gjeografike, lartësia mbidetare etj.

Faktorët ekologjik ndahen në 2 lloje, faktorë që vijnë nga bota e gjallë (biotikë) dhe faktorë që

vinë nga bota jo e gjallë (abiotikë).

Tek faktorët e botës së gjallë (biotikë) marrin pjesë ndikimet reciproke në mes qenieve të gjalla.

Qofshin ngacmimet nga brenda apo nga jashtë (ato që i shkakton edhe njeriu).

Tek faktorët e botës jo të gjallë (abiotikë) marrin pjesë më përgjithësi kushtet klimatike, tokësore

dhe ato të relievit, siç janë: relievi, temperatura e ajrit, dhe e tokës, drita, uji, lagështia, lartësia

mbidetare, pjerrtësia e tokës, vetitë fizike, vetitë biologjike, vetitë kimike etj.

Figura 2

Page 11: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

11

KAPITULLI II

2. Faktorët e rëndësishëm ekologjikë, drita, uji, temperatura dhe

toka.

2.1. Temperatura

Një ndër faktorët më të rëndësishem është temperatura pasiqë ajo i përcakton kushtet e

ekzistencës gjatë periudhes së jetesës.Për kryerjen e çdo procesi jetësor nevojitet temperatura

(qoftë ajo e ulët apo e lartë) duke nisur nga zhvillimi në embrion e deri tek fotosinteza.

Shtazët iu mbijetojnë temperaturave të ndryshme po ashtu në mënyra të ndryshme. P.sh. tek

kafshët gjatë verës qimet bëhen më të rralla dhe më të bardha me qëllim absorbimi.Kurse gjatë

dimrit gëzofi i tyre trashet.Tek gjallesat ujore kemi zhvendosje varësisht nga temperatura ato

zhvendosen në thellësi të ndryshme kjo mbase është rutinë, mirëpo gjendja kritike arrin kur

temperaturat kapin shkallë shumë të lartë (maksimum) ose shkallë shumë të ulët (minimum).

Kështu p.sh.llojet bimore siç janë shkallët , por edhe disa të tjerë që jetojnë në vise të largëta

mund t'i durojnë temperaturat deri më -40 °C dhe +40 °C.

Nga ana tjetër kemi bimët dhe stazët të cilët nuk durojnë dinamizëm temperaturash. P.sh. alga

Oscillatoria e cila jeton në ujëra termal me temperaturë mesatare prej 64 °C, ndërsa po u rrit

vetëm +4 °C ajo për 5-10 minuta do të vdesë. Rasti tjetër është tek gaforrja Thermosbaena

mirabilis e cila jeton në temperaturë 45 °C mirëpo nëse ajo bjen në 30 °C, gaforrja ngordhë për 5

minuta. Por sërish temperatura më e volitshme për zhvillimin e qenieve të gjalla është 10-30 °C

(gjithashtu edhe për procesin e fotosintezës).

Në anën tjetër temperatura efikase për viset tropikale dhe sub-tropikale sillet rreth 25-30 °C,

ndërsa ato të viseve arktike dhe sub-arktike sillen në mes 0-10 °C.

Page 12: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

12

2.1.1.Pasojat e ndryshimeve klimatike në mjedis dhe shëndet

Pasojat negative të ngrohjes globale

Regjistrimet tregojnë se temperatura globale është rritur me 0.78oC gjatë shekullit .XX

dhe pritet të jetë më e lartë gjatë këtij shekulli dhe sidomos në fund të tij.

Akulli po shkrin në të gjithë botën, sidomos në pole. Kjo dukuri ka përfshirë akullnajat

masive, shtresat e akullit që mbulojnë Antarktiden e Groenlanden si dhe detin Arktik.

Pinguinet e zonës Adelie’ ne Antarktidë nga 32 000 cifte janë reduktuar në 11 000 cifte,

brenda një periudhe 30 vjecare.

Niveli i detit është rritur me shpejtesi gjatë shekullit të fundit.

Disa flutura, dhelpra dhe disa bimësi alpine janë zhvendosur në zona më veriore ose në

lartësi më të mëdha, drejt zonave më të ftohta.

Precipitimi i reshjeve të shiut dhe të borës është rritur shumë në mbarë globin.

Lëvozhgat e bredhave kanë rënë dhe trungjet e zhveshura kanë lulëzuar degë të reja në

Alaske fale 20 viteve të fundit me stinë verore të ngrohtë.

2.1.2. Ndryshimet e klimës dhe pasojat në bujqësi

Bujqësia do të ndikohet shumë pasi ajo është e ekspozuar nga efektet e ndryshimeve klimatike .

Ndryshimet klimatike janë një kërcënim për zhvillimin e qendrueshëm të bujqësisë .

Bujqësia do të ndikohet nga ndryshimet klimatike nëpërmjet :

a) Ndryshimit të sasisë,intensitetit dhe shpërndarjes së rreshjeve për një sezon

b) Fatkeqësive natyrore

c) Ndryshimeve të temperaturës

d) Përmbytjeve

Page 13: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

13

e) Valëve të shpeshtuara të ngrohta

f) Thatësirave

g) Ndryshimeve në përqendrimin e 𝑂2 dhe 𝑂3 në atmosferë

Te varfërit në zonat rurale do të preken më shumë për shkak të varësisë së tyre më të madhe nga

bujqësia. Sipas disa raporteve në 40 vitet nëvijim ,ngrohja mesatare e Shqiperise do të jetë me 1.5

grade Celsius krahasuar me rritjen me më pak se 0.5 ℃ të temperaturave gjatë 50 viteve të fundit

. Ndryshimet sezonale në klimë kanë pa dyshim ndikime të qarta mbi prodhimet bujqësore dhe

blegtorale. Këshillohet të merren masa për përshtatje si: ndryshimi i kohës së mbjelljes në

përgjigje të ndryshimeve klimatike .

2.1.3. Marrëdhënia midis ndryshimeve klimatike dhe sigurisë ushqimore

Temperatura është baza e ruajtjes ushqimore dhe rrjedhimisht kur kjo temperaturë ndryshon,

ndryshon edhe cilësia e ushqimit. Ndryshimet klimatike ndikojnë në bujqësi pra në sasinë e

prodhimit bujqësor.Popullsia po rritet vazhdimisht dhe mbase në një të ardhme nuk do të

plotësohen nevojat e saj për ushqim . Të mbjellat shkatërrohen për shkak të motit ekstrem .

Do të lindë nevoja që të gjitha ushqimet të prodhohen me anë të hormoneve . Ushqimi sa vjen

dhe po bëhet më i pasigurt .

Page 14: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

14

2.2. Uji

Komponenti jo i gjallë më i rëndësishëm në ekosistem është njashtu dhe uji.

Prania e ujit në ekosistem në shkallë të lartë përcakton llojlloishmërinë e organizmave në

ekosistem.

Cikli ujor në natyrë ndjek pesë etapa:

1. Evaporimi (avulli) prej liqeneve, lumenjve dhe oqeaneve,

2. Transpirimi (lirimi i ujit në formë të avullit) te bimët,

3. Kondensimi-formimi i reve,

4. Të reshurat- shiu ,bora,breshri etj.

5. Rrjedha ose kthimi prapa në cikël.

Figura 3.

Page 15: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

15

Figura 4.

Figura 5

Page 16: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

16

Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha

format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm.

Uji është lëngu më i përhapur në tokë. Uji si bashkëdyzim i oksigjenit dhe hidrogjenit është

substanca më e përhapur në rruzullin tokësor, pra rreth ¾ e siperfaqës së tokës është e mbuluar

me ujë.

Formula kimike e tij është H2O.

Uji është i domosdoshëm për sigurimin e unitetit struktural të qelizës, indeve, dhe tërë

organizmit.

-Kur përmendim vetitë fizike duhet pasur parasysh se më të rëndësishme janë:

⦁Turbiditeti, pH

⦁Ngjyra, Temperatura

⦁Aroma, Përcjellshmëria Elektrike

⦁Shija e ujit, Fortësia e Përgjithshme.

Substancave kimike, tëcilat mund të gjenden në ujin e pijshëm:

Nitratet si N deri 50mg/l, dhe Nitritet, si N me përmbajtje 0.05, Amoniaku NH4 me 0.05, Klori i

lirë 0.5, pastaj plumbin si Pb prej 0.005,

Sulfatet si SO4 me permbajtje 200, Sulfuri i Hidrogjenit, si H2S: 0.05, dhe Merkuri, si Hg: 0.001.

etj.

Page 17: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

17

2.2.1. Karakteristikat e ujit dhe gjendjet agregate

Uji duhet të jetë i lehtë dhe pak i mineralizuar.

Kripërat minerale në ujë janë në formën e kationeve dhe anioneve. Zakonisht në kationet dhe

anionet më të rëndësishme janë ato të: Ca+2, Mg +2, Na +, Fe+2, HC03- , S04-2, Cl-, F-.

Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut.

Ndër mineralet e dobishme përmenden: Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular

dhe ndihmon tretjen, Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin

dentar, etj.

Uji në natyrë është kryesisht i shpërndarë në tri gjendje agregate:

-avuj

-lëng

- ngurtë.

Tërë uji në rruzullin tokësor kalon përmes një cikli të ndërrimeve.

Shtimi i madh i popullsisë në botë dhe zhvillimi i industrisë dhe lëmive të tjera kanë bërë që

nevojat për ujin e pijes të jenë të mëdha, e tërë kjo vjen si pasojë e ndotjes së madhe të ambientit,

që dita ditës po e vështirëson jetën e njerëzve në shumë aspekte.

Ndyrshimi i kualitetit të ujit mund të jetë si rezultat i ndryshimeve atmosferike, stinëve të vitit,

përbërjes biologjike etj.

Sot gjithnjë e më shumë sigurimi i ujit për tek konsumatori bëhet në formë të ambalazhuar për të

garantuar cilësinë e tij.

Mungesa per disa ditë e ujit te njeriu mund të shkaktojë vdekjen e tij pasiqe 70% e trupit të

njeriut është ujë.

Është ndër faktorët më të rëndësishëm për ekzistencën e qenieve të gjalla, sepse asnjë proces

jetësor nuk mund të kryhet pa prezencë të ujit. Trupi i bimëve dhe i shtazëve përmban 50 deri

Page 18: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

18

90% ujë, ndërsai njeriut afro 70%, ndërsa te knidaret (meduzat) dhe disa bimëve ujore edhe deri

në 98%. Uji në gjendje të lëngët nga bimët shfrytëzohet me anë të rrënjëve, ndërsa shtazët e

pijnë.

Roli i ujit është shumë i madh. Ai hyn në përbërjen e protoplazmës ku në prani të tij kryhen

procese fiziologjike si: transpirimi, fotosinteza, mugullimi, rritja e bimëve etj. Bimët dhe shtazët

mungesën e ujit e mbijetojnë në forma të ndryshme.

Disa lloje të bimëve sidomos ato njëvjeçare i shmangen mungesës së ujit duke e kaluar thatësinë

në formë të farave ose të kërcejve pa i qelur lulet.Kurse, bimët shumëvjeçare mbulohen me dyllë

ose e zvogëlojnë transpirimin, ose sigurojnë ujë nga trupi i tyre i lagësht.

Te shtazët mungesa e ujit mbijetohet në mënyra të ndryshme.Disa insekte trupin e mbështjellin

me kutikulë (p.sh. kacadreri), zvarranikët (gjarpëri, hardhuca) me shtresën e brirët shpezët dhe

shtazët me lëkur të mbuluar me pupla dhe qime. Skrrajat dhe urithët për ta tejkaluar këtë krizë

qendrojnë në aktivitet të qetësisë duke mos hargjuar energjin..

Disa shtazë edhe migrojnë në disa vende më të volitshme. Në bazë të përshtatmëris për jetesë

bimët ndahen në ato ujore (hidrofite) dhe ato tokësore (higrofite)

2.2.2. Rëndësia e mineraleve

Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut. Ndër mineralet e

dobishmepërmenden: Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular dhe ndihmon

tretjen, Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin dentar,

Bikarbonatet në sasi të konsiderueshme ndihmojnë tretjen dhe janë pozitive për asimilimin e

energjisë në formën e duhur, etj. Substancat që duhet të jenë prezente në sasi të limituara janë

Natriumi i cili në sasi të mëdha pengon proçesin e qarkullimit të ujit në organizëm, Nitratet

qejanë substanca ndotëse dhegjithashtu produkti nuk duhet të shfaqë asnjë prezencë Nitritesh.

Page 19: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

19

Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë.Ai është i domosdoshëm për të gjitha

format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e

pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i

kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore.Uji është lëngu më i përhapur në tokë.Formula

kimike e tij është H2O.Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re,

lumenj.Në planetin tonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë

avullimin, reshjet dhe derdhjen në det.

Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm.Uji që nuk është i përshtatshëm për

t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit quhet ujë i sigurt.

Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është

shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik.

Përcaktimi i përcjellshmërisë elektrike

Përcaktimi i përcjellshmërisë elektrike është metodë efikase dhe shumë e shpejtë e përcaktimit të

përmbajtjes minerale në ujë.Njësia e saj është mikrosimensi për centimetër (µS/cm).Matja bëhet

në temperaturë standarde prej 25 °C, ndërsa rezultatet në temperatura të tjera duhet të

korrigjohen. Ecuria: në mostrën e ujit për analizë vendoset elektroda e konduktometrit të

përgatitur për matje dhe në shkallën e tij bëhet leximi i përcjellshmërisë.

Page 20: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

20

Përcaktimi i vlerës pH

Vlera e pH duhet matur menjëherë pas marrjes së mostrës, sepse për një kohë të shkurtër, gazet e

ajrit e prishin ekuilibrin e ujit të lumit.Ajo matet me metodë kolorimetrike (më pak e saktë) dhe

me metodë potencimetrike (më e saktë). Ecuria: në mostrën e ujit për analizë vendoset elektroda

e pH-metrit të përgatitur për matje dhe lexohet vlera e pH-së në shkallën e tij.

Përcaktimi i turbiditetit

Ecuria: mostra përzihet mirë, pritet të largohen fluskat e ajrit, hidhet uji në kivetën e turbidimetrit

dhe lexohet drejtpërdrejtë shkalla turbidimetrike.

Page 21: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

21

2.3. Toka

Paraqet faktorin ekologjik me rëndësi te madhe, meqenëse pjesa më e madhe e llojeve bimore

dhe shtazore jetën e tyre e realziojnë në ambientin tokësor, shumica e bimëve përforcohen për

Tokë nga e cila furnizohen me ujë dhe kripëra minerale të domosdoshme për procesin e

fotosintezës, ndërsa shumë shtazë në tokë e gjejnë ushqimin ndërtojnë strofulla dhe qerdhe të

tyre. Në tokë po ashtu jetojnë edhe mikroorganizma. Prandaj, tokën duhet kuptuar si mjedis ku

organizmat realizojnë jetën e tyre duke formuar një tërësi të pandashme organike.

Toka jonë ka një ndërtim të brendshem edhe pse ende nuk ka njohuri të plota për ndërtimin e

brendshëm të tokës, është pranuar ndarja e ndërtimit të brendëshem të saj në tri mbështjellje-

gjeosfera:

korja e tokës ose litosfera

mbeshtjellësi i gazët i rruzullit tokësor(atmosfera)

bërthama e tokës.

Berthama ndodhet nën mantelin e ndahet midis tyre me të ashtuquajturën sipërfaqja e

Gutenbergut. Nga sipërfaqja deri në thellësi të tokës densiteti,presioni,temperatura rriten. Nga

temperatura 4000-5000 gradë me rritjen e thellësise presioni rritet 1 atmosferë për çdo 1m në

qendër të tokës.

Toka dhe llojet e tokave

Biosfera (greq. Bios - jetë dhe sphaire - lëmsh) është njëri nga mbështjellësit sipërfaqësor të

planetit tonë, që së bashku me atmosferën, litosferën dhe hidrosferën e sajojnë mbështjellësin

gjeografik të Tokës, që është lënda e studimit të gjeografisë.Në përbërjen e biosferës hyjnë të

gjithë organizmat e gjallë në tokë, duke filluar prej mikroorganizmave siq janë bakterjet deri te

njeriu.

Page 22: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

22

Llojet e tokave në trevat shqiptare:

Llojet e tokave në trevat shqiptare në evropë trevat shqiptare radhiten në vendet me llojshmëri

bimore më të madhe, që lidhet me ndryshimet e klimës,të tokave, të relievit etj. Në rajonet

perëndimore dhe bregdetare mbizotërojne llojet mesdhetare të bimësisë (mareja,shqopa, ilqja

etj.), kurse në brendësi të tyre, bimët e evropës lindore dhe qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e

zezë etj.). Gjithashtu janë të shumëta bimët endemike, pra bimët që rriten vetëm në trevat

shqiptare. Vetëm në Republiken e Shqipërisë rriten rreth 30 te tilla. Për shkak të mbizotërimit të

relievit kryesisht kodrinoro-malor, që kushtëzon ndryshime te dukshme te klimës dhe faktorëve

të tjerë, bimësia është shkallëzuar në drejtim vertikal në katër breza: brezi i shkurreve dhe i

pyjeve mesdhetare, brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine.Brezi i shkurreve

dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m. lartësi) gjendet në trevat perëndimore dhe

jugperëndimore. Pjesën e poshtme të tij e zënë shkurret me gjelberim të përhershëm (makiet) si:

mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Së bashku me këto shkurre rriten edhe disa drurëte

lartë, si: selvia, valanidhi, pisha e butë dhe e egër etj. që, në disa raste, formojnë pyje të

vogla.Pjesën e sipërme të brezit të shkurreve mesdhetare e zënë shkurret që i rrëzojnë gjethet

gjatë stinës së dimrit, si:shkoza e bardhë dhe e zezë etj. Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e

shkurreve mesdhetare deri në rreth 1000 m lartësi. Ka përhapje më të madh se brezat e tjerë

bimorë, sidomos në brendësi të trevave shqiptare. Bimët më karakteristike të këtij brezi bimor

janë:disa lloje dushqesh, bliri, frashëri, mallëza, panja, gështenjna etj. Brezi i ahut dhe i haloreve

shtrihet mbi brezin e dushqeve deri në rreth 1600 - 1800 m lartësi. Ahishtet, duke kërkuar më

shumë lagështi, janë më të përhapura në malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe në

shpatet përballë veriut dhe lindjes. Në shumë zona ahishtet janë të përziera me haloret (bimë që e

kanë gjethen në formën egjilpërës) si: pisha, bredhi etj. Në këtë brez ndodhen pyjet më të

dendura, që përbëjnë fondin kryesor të lëndës së drurit. Brezi i kullotave alpine shtrihet mbi

brezin e ahut dhe te halorëve, ku, për shkak te temperaturave shumë të ulëta,rritet vetëm bimësi

barishtore dhe shumë rrallë shkurre të ulëta. Zhvillimin më të mirë bimësia barishtore e ka në

rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore. Pyjet me bimësi dhe botë shtazore më

interesante e më mire të ruajtura janë shpallur parqe kombëtare, në të cilat është e ndaluar me ligj

prerja dhe ndërhyrja e njeriut. Në sektorë të caktuar të tyre mund të bëhën vetëm vizita turistike

për të shijuar natyrën e pastër. Parqe te tilla ka në Shqipëri (Thethi, Lura, Liogaraja etj.), në

Kosovë (Berzovica etj.), në trevat shqiptare në Maqedoni (Galicica, Pelisteni) etj.

Page 23: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

23

Bota shtazore, pozita gjeografike e trevave shqiptare, shumëllojshmeria e peizazheve gjeografike

pasuria bimore, relievi i copetuar dhe pasuria ujërave te brendshme dhe bregdetare kanë krijuar

kushte per zhvillimin e një bote shtazore të pasur dhe të larmishme, tokësore dhe ujore.

Biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike

Biodiversiteti është një nocion shumë kompleks që nënkupton tërësinë e llojeve dhe

ekosistemeve në një rajon apo në gjithë globin, ose shprehur ndryshe biodiverziteti paraqet

llojllojshmërinë jetësore në tokë.

Biodiversiteti përbën aktualisht një ndër problemet më të mëdha në botë. Është vlerësuar se

rrjedha në këtë trend e kërcënimit të ekosistemeve natyrore do të paraqes rrezik për të ardhmen e

njerëzimit dhe mund të sjellë pasoja të rënda në natyrë.

Faktorët që ndikojnë në dëmtimin e biodiversitetit: shirat acidë, rritja e temperaurës në tokë,

shkrirja e një pjese të akullnajave, mbeturinat urbane. Ndryshime të klimës që do të ndodhin

lidhen drejtperdrejt me biodiversitetin, me planetin ku ne jetojmë.

Ndryshimi i temperaturës, sasia e rreshjeve, shkrirja e akullit e të gjitha këto sjellin pasojat e veta

në natyre siq janë përmbytje, thatësira etj. Por duke u nisur nga këto dëmtime do arrijmë në

ndotje të natyrës dhe si pasojë do të dëmtohet edhe shëndeti i njeriut.

Ndryshimet klimatike dhe shëndeti i njeriut

Ekzistojnë projeksione në drejtim të zgjërimit të sëmundjeve nga gjerësitë gjeografike jugore kah

ato verioret, veçanërisht të sëmundjeve që kanë qenë të zhdukura: malaria, denga dhe ethet e

verdha etj. Pritet shtimi i sëmundjeve,për shkak të shpërndarjes së pabarabartë në nivel global

dhe projeksioneve për zvogëlimin e sasisë së ujit të pijshëm dhe uljes se prodhimit të ushqimit

(kolera dhe helmim me ushqim). Ndikimi i motit është më i vogël te rastet e përçuarjes direkte të

sëmundjeve antropozoonoze, pasi që në këtë mënyrë shkaktari është më pak i eksponuar në

ndikimet e jashtme.

Valët elektromagnetike që janë të krijuara në atmosferë, ndikojnë në organizmin tonë sa herë që

kemi ndryshim të motit. Shkencëtarët mendojnë se jetesa boshkëkohore,e cila në pjesën më të

Page 24: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

24

madhe të ditës bëhet në ambiente të mbyllura zvogëlon aftësinë e organizmit për t’u përshtatur

natyrshëm në ndryshimet e kushteve të motit.

Definimi i ekosistemit

Ekosistemi është bashkësi aktive e biosferës, që përbëhet nga organizmat e gjalla, vendosur në

një hapësire të përcaktuar mirë. Në këtë hapësire organizmat e gjalla janë te lidhura ngushtë

midis tyre dhe me mjedisin fizik, në bashkëveprim të shumëllojshëm për shkëmbimin e energjisë

e të lëndës.

Në përbërjen e ekosistemit gjallesat si bashkësi quhen biocenoze, ndërsa lënda organike quhet

biotop. Midis dy ekosistemeve shtrihet një zonë e cila karakterizohet nga tipare te përbashkëta te

të dy ekosistemeve.

Energjia në ekosistem

Një ekosistem ka nevojë për energji për shfrytëzimin e lëndës nga ana e qenieve të gjalla. Kështu

p.sh., kur një lule lulëzon, kur krimbi i dheut hap kanale në dhe, kur ameba ushqehet përmes

këmbëve të saj të rreme etj., këta organizma kanë nevojë për energji.

Burim parësor i energjisë në ekosistem është Dielli.

Jeta ekziston pasi që organizmat e quajtur prodhues e marrin energjinë nga mjedisi dhe e

akumulojnë atë në molekulat komplekse organike.

piramida ekologjike

Page 25: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

25

Ne grupin e organizmave prodhues bëjnë pjesë bimët, algat dhe disa bakterie. Te gjithë

organizmat e tjerë janë konsumatorë-shpenzues.

Te gjitha shtazët, shumica e baktereve dhe të gjitha kërpudhat janë konsumatore. Zingjirët

e ushqimit tregojnë bartjet e energjisë nga prodhuesit deri tek konsumatorët në një

ekosistem të tokës në atë ujore.

Çdo ekosistem në përbërjën e tij ka konsumatorë të quajtur shpërbërës.

Shpërbërësit e sigurojnë energjinë për nevojat e tyre jetësore duke konsumuar mbeturinat

organike (fetusin,urinen,gjethet e rëna).

Kërpudhat dhe disa lloje te baktereve janë shpërbërës.

Lëndët që qarkullojnë në ekosistem

Për dallim nga energjia e cila rrjedh nëpër ekosistem, lëndët si: uji, kalciumi, karboni, azoti

poashtu qarkullojnë në ekosistem.

Proceset e rrjedhës së energjisë dhe qarkullimit të lëndëve në ekosisteme dhe biosferë

mundësojnë ekzistencën e qenieve të gjalla në Tokë , prandaj ciklet e qarkullimit të lëndëve në

ekosistem shënohen edhe si cikle ushqimore ose ndryshe si cikle biogjeokimike.

Ndërveprimi i komponenteve të gjalla ose jo të gjalla përcakton cilësinë dhe veçoritë e

ekosistemit. Këto ndërveprime mund të kenë ndikim në klimën e një hapësire të caktuar shpesh

të quajtur mikroklimë.

Shumë ekologë si p.sh., |Odum,1953| janë përpjekur që mardhëniet ndërllojore mes dy

organizmash të llojeve të ndryshme t’i grupojnë sipas veprimit të tyre pozitiv +, negativ -, apo

neutral 0 e me ç’rast veprimi mund të jetë i njëanshëm ose i ndërsjellë.

Kategoritë kryesore kështu të kuptuara të mardhenieve ndërmjet llojeve do të ishin: a)

neutralizimi, b) kompeticioni, c) mutualizmi, ç) protokuperimi, d)komensializmi, dh)

amensalizmi, e) parazitizmi, ë) predatorizmi.

Page 26: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

26

KAPITULLI III

Plani i orës mesimore

-Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore:

Fusha kurrikulare: Shkencat e natyrës.

Lënda: Njeriu dhe natyra

Shkalla e kurrikulës: 1

Klasa: Përgatitore

Rezultati i të nxënit të temës: Kurreshtja për hulumtimin e botës ujore dhe tokësore në

natyrë

-Aspektet specifike të planit të orës mësimore:

Njesia mësimore: Pa ajër nuk ka jetë

Fjalët kyqe: uji,ajri, toka

Kriteret e suksesit: identifikimi i disa faktorëve ekologjikë

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: tabela, fotografi dhe

grafikone të ndryshme.

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata

jetësore: Matematikë, edukatë figurative, gjuhë amtare

Page 27: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

27

-Përshkrimi i metodoligjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore:

Evokimi - Pas rutinave ditore: kalendarit, gjimnastikës së mengjesit përmes bashkëbisedimit,

përmes tenikës stuhi mendimesh gjithnjë përmes pyetjeve të hapura bëhet rikujtimi nga ana e

nxënësit i njohurive të mëparshme,që kanë lidhje me temën e mësimit,me qëllim që ato të

shërbejnë si një bazë për t’i lidhur me njohuritë e reja në procesin e të nxënit.

Realizimi –është faza në të cilën nxënësi bie në kontakt me njohuritë e reja, dhe e cila duhet

konsideruar kryesore gjatë procesit të të nxënit. Kam zgjedhur metodën grupore, mendoj se është

më dobiprurëse në mënyre që nxënësit të mund të marrin pjesë së bashku në një veprimtari ose

diskutim mësimor. Diskutimet në grupe i aftësojnë fëmijët që të zhvillojnë aftësi komunikuese,

ato gjithashtu mund të ndërtojnë mirëbesim te fëmijet e ndrojtur, duke i ndihmuar që të marrin

pjesë ne mënyre më kuptimplotë. Dhe si fillim fëmijet i pyes a mund ta shohim ajrin? Ne nuk

mund ta prekim ajrin, është shumë e rëndësishme se në qfarë ajri jetojmë ne! Disa nga nxënësit

shprehën mendimet e veta ata treguan nga vizita e tyre ne qytetin e Prishtinës se si ajri ishte i

ndotur, përse ishte i ndotur ajri? Nga automjetet e shumta, mungesa e luleve (parqet), si dhe tymi

nga fabrika të ndryshme. Për të jetuar në ajer te paster ne duhet të kujdesemi dhe për klasën sepse

edhe mbrenda ajri duhet të jetë i paster, përndryshe gjitha bakteret i marrim me anë të

frymëmarrjes dhe sëmuremi.

Pa ajer nuk ka jetë.

Reflektimi -Gjatë kësaj faze, nxënësit konsolidojnë të nxënit ose informacionin ri. Ata shprehin

me fjalë të tyre informacionin e ri, shkëmbejnë fuqishëm ide në mes vete, dhe përmes mendimit

kritik ata japin mendime të ndryshme se pse është i rëndësishëm ajri dhe si vjen deri të ndotja e

ajrit.

Vlerësimi i nxënësve: vëzhgim, vlerësim i vazhdueshëm.

Page 28: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

28

Përfundimi

Në këtë punim jam munduar të prezantoj një pasqyrë të shkurtër mbi rëndësinë e faktorëve

ekologjikë për rëndësine e tokës dhe të ujit.

KONKLUZIONET:

• Ngrohja globale po shkakton dëme në planet

• Bujqësia ndikohet shumë nga ndryshimet klimatike pasi ajo është e ekspozuar.

• Ndryshimet klimatike kanë ndikim ne sigurinë ushqimore.

• Ndryshime të ndryshme që do të ndodhin ne lidhje me klimën lidhen drejtperdrejt me

biodiversitetin.

• Ndryshimet klimatike do të ndikojnë në ndryshimin e sasisë së ujit në planet.

• Ngrohja globale po shkakton shkrirjen e akujve duke ndryshuar nivelin e deteve dhe oqeaneve.

•Ndryshimi i nivelit dhe i sasisë së ujit ndikon ne fusha të ndryshme si: ekonomi, industri,

turizëm etj.

• Ndryshimet klimatike shkaktojnë sëmundje të ndryshme .

Page 29: PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Krasniqi.pdf · 4 Mirënjohje dhe falenderime Unë dua të shpreh falënderimet dhe mirënjohjen time për ata të cilët kanë luajtur një rol

29

Literatura

1. Niko Peja – Luljeta Qorlaze (1995). Ekologjia. Tirane

2. Veselaj, Z. (2014). Njeriu dhe Mjedisi jetesore. Prishtinë

3. Veselaj.Z. (2009) Njeriu dhe Mjedisi jetesor, Dispence, Universiteti i Prishtines & WUS

Austria.

4. Ibrahim Ramadani (2011). Mjedisi jetësor. Pishtinë

5. https://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:WikiProjekti_Studenti%26Wikipedia/_EKOLOG

JIA_SI_SHKENC%C3%8B

6. https://www.google.com/search?ei=VqoPXd6ON8zK6ASJ7b1I&q=vetit+fizike+te+ujit

7. https://whttps://prezi.com/5bgzhjkslc_c/ph-dhe-ndikimi-i-tij-ne-organizmin-dhe-

shendetin-e-njeriut-ne-jete/

ww.slideshare.net/MartinaShtufi/ekosistemet-76425959

8. http://www.wwfadria.org/sq/fakte_rreth_tokes_tone/ndryshimet_klimatike_/ndikimi_i_ndr

yshimeve_klimatike/