31
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ''FEHMI AGANI'' FAKULTETI I MJEKËSISË DEGA: INFERMIERI E PËRGJITHSHME PUNIM DIPLOME TEMA: KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME KARCINOMË TË LUKTHIT PAS NDËRHYRJEVE KIRURGJIKE Mentori: Kandidatët: Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha Ermelinda Ismajlaj Ujvesa Malaj Gjakovë, 2019

PUNIM DIPLOME...Perfundim: Kanceri i lukthit është 1,5 -2 herë më i theksuar tek meshkujt, dhe paraqitet zakonisht nga mosha 50 vjeqare. Zbulimi i hershëm mundëson edhe mjekim

  • Upload
    others

  • View
    87

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ''FEHMI AGANI''

FAKULTETI I MJEKËSISË

DEGA: INFERMIERI E PËRGJITHSHME

PUNIM DIPLOME

TEMA:

KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME KARCINOMË TË

LUKTHIT PAS NDËRHYRJEVE KIRURGJIKE

Mentori: Kandidatët:

Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha Ermelinda Ismajlaj

Ujvesa Malaj

Gjakovë, 2019

2

Deklarata e origjinalitetit

Unë Ermelinda Ismajlaj dhe unë Ujvesa Malaj studente të Universitetit të Gjakovës “Fehmi

Agani” Fakulteti i Mjekësisë dega Infermieri deklarojmë se tema e Diplomës më titull “Kujdesi

infermierorë tek pacientet me karcinomë te lukthit pas ndërhyrjeve kirurgjike “ është punim

origjinal i yni ,te njejten nuk e kemi kopjuar nga asnje punim i studenteve tjerë.

Punimi është përgatitur në mbështetje të Rregullores për studime themelore të Fakultetit të

Mjekësisë neni 46 dhe sipas vendimit të këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017

nr.ref.005/368 deklarojmë se:

Pjesa e parë e temës së diplomës duke përfshirë hyrjen, lukthin, muskulaturen e lukthit,

etiologjinë e semundjes, patologjinë dhe diagnostifikimin e semundjes është punuar nga unë

Ermelinda Ismajlaj.

Ndërsa pjesa e dytë e temës së diplomës duke përfshirë stadet e sëmundjes, llojet e mjekimit të

karcinomës së lukthit,si dhe kujdesi postoperativ pas nderhyrjes kirurgjike, është punuar nga unë

Ujvesa Malaj.

3

FALENDERIM

Me respekt dhe mirënjohje të sinqertë, falenderojmë mentorin tonë Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha,

për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar që na ofroi gjatë gjithë procesit të finalizimit të punimit

tone të përbashkët të diplomës.

Falenderojmë miqtë dhe koleget tonë për mbështetjen e dhënë.

Një falenderim i veqantë i takon familjeve tona të cilët na kanë ndihmuar dhe përkrahur gjatë

tërë kohës për realizimin e këtij punimi.

Ju faleminderit!

Sinqerisht, Ermelinda Ismajlaj dhe Ujvesa Malaj

4

PËRMBAJTJA

KAPITULLI I

Abstrakti

I. Hyrje …………….………………………………………………………………..….......... 5

II. Qëllimi i punimit………………………………………………………………................... 5

III. Të dhëna të pergjithshme ….. ……………………………………………………………... 5

IV. Metodologjia e punes …………………………………………………………………….... 7

HYRJE ………..…………………………………………………………………………………….. 7

ÇKA ËSHTË KANCERI ………….………………………………………………………............... 8

KAPITULLI II

2.1 Lukthi……………………………………………………………………………………............ 9

2.2 Muskulatura e lukthit………………………………………………………................................ 9

2.3 Etiologjia…………………………………………………………………………………........... 10

2.4 Patologjia………………………………………………………………………………………... 11

2.5 Lokalizimi i tumorit…………………………………………………………………….............. 11

2.6 Diagnostifikimi………………………………………………………………………………..…. 13

2.7 Metoda radiologjike………………………………………………………………………........... 13

2.8 Metoda endoskopike………………………………………………………………….…………. 13

KAPITULLI III

3.1 Diagnoza diferenciale……………………………………………………………………............ 15

3.2 Zbulimi i hershem i karcinomes se lukthit…………………………............................................ 15

3.3 Stadet e zhvillimit Te karcinomes se lukthit……………………………………………............. 16

KAPITULLI IV

4.1 Mjekimi i karcinomes se lukthit…………………………………………………………............. 17

4.2 Mjekimi kirurgjik………………………………………………………………........................... 17

4.3 Kimioterapia……………………………………………………...……………….……............... 18

4.4 Radioterapia………………………………………………………………………...................... 19

4.5 Mjekimi konzervativ…………………………………………………………………...………... 19

4.6 Prognoza e sëmundjes ……………………………………………..…....................................... 19

KAPITULLI V

5.1 Nderhyrja kirurgjike tek pacientet me karcinome te lukhit……………………………………... 20

5.2 Kujdesi postoperativ…………………………………………………………………….............. 21

5.3 Perfundimi………………………………………………………………………………............. 27

5.4 Rekomandime…………………….……………………………………………………………... 28

5.5 Bibliografia……………………………………………………………………………………..... 29

5

KAPITULLI I

ABSTRAKT

Hyrje: Lukthi është një organ i zbrazët me mure muskuloze, i cila ka dy hapje: hapja e siperme

e lukthit, e cila e pengon kthimin e ushqimit nga lukthi në kapërcell, si dhe hapja e poshtme, e

cila vepron si ventil që mbetet i mbyllur derisa ushqimi nuk është i përgaditur për të vazhduar

rrugën e tij dhe hapat që të lëshojë ushqimin për të kaluar ne zorrën dymbëdhjetgishtore.

Qellimi i punimit: është të paraqesim te dhena mbi diagnostifikimin dhe mjekimin e karcinomes

se lukthit duke bere rishikimin e literatures.

Te dhëna të përgjithshme: Karcinoma e lukthit është tipi i dytë më i shpeshtë te ne. Por, në

SHBA nuk renditet as në dhjetë të parët. Ky dallim mund të haset pothuaj mes të gjitha vendeve

të zhvilluara dhe të pazhvilluara. Shkaku kryesor është i ashtuquajturi heliobakter pilori

(Helicobacter Pylori) bakteri,por pa harruar dhe faktoret tjere si karakteristikat gjenetike, si dhe

ushqimi ,te cilat e rrisin rrezikun per kancer ne lukth.

Simptomat e para të kancerit në lukth janë problemet me tretjen. Prandaj, ky simptomë një kohë

të gjatë mund të injorohet nga ana e pacientit. Edhe pse pacienti këto simptoma i ka që në fazën e

hershme të sëmundjes, mjekët disa pacientë i mjekojnë me ilaçe për gastrit ose të thatin, me çka

shtyhet terapia e cila duhet të jepet në stadin e hershëm, kur edhe rezultatet nga terapia janë më

të suksesshme. Për këto shkaqe, nëse nuk i ka shenjat dhe simptomat siq jane

Disfagia,dyspepsia,ndjesia e ngopjes se menjehershme,pacientit duhet t’i bëhet gastroskopi, që

të përjashtohet mundësia për karcinom të lukthit. Metoda më efektive për diagnozë të kancerit në

lukth është gastroskopia dhe gjatë hulumtimit të bëhet biopsi.

Trajtim efikas dhe i përhershëm i kancerit në lukth është intervenimi kirurgjik, që e rritë shkallën

e mbijetesës së pacientit nëse bëhet në fazat e hershme të sëmundjes. Në vendet e Lindjes së

largët (Japoni, Kinë, Tajvan, Koreja Jugore), ku kanceri në lukth është lukthi më i përfaqësuar,

janë bërë arritje të mëdha në zbulimin dhe mjekimin e sëmundjes në fazën e hershme. Në Japoni,

me zbatimin e skrining testeve endoskopike, shkalla e zbulimit të karcinomës së është mbi 70 për

qind. Por, në vendin tonë dhe në vendet perëndimore kjo shkallë është më e vogël se 20 për qind.

6

Në një studim të zbatuar në Turqi thuhet se vetëm te 4 për qind të pacientëve është bërë

operacion kur sëmundja është në fazën e hershme. Ky dallim serioz reflektohet në shkallën e

mbijetesës së pacientëve pas terapisë. Aplikimi i radioterapisë te karcinoma e lukthit është

shumë e kufizuar. Zakonisht aplikohet para dhe pas operacionit. Te disa pacientë të cilët nuk

kanë dobi nga trajtimi kirurgjik për qëllime paliative aplikohet radioterapia,si dhe kimioterapia.

Infermieret janë pjesë integrale e personelit mjekësor për kujdesin ndaj pacientit me kancer të

lukthit dhe familjes së saj. Kujdesi infermierik duhet të jetë i individualizuar, duke u bazuar në

stadin e sëmundjes, nga mënyra se si pacienti ballafaqohet me sëmundjen fizikisht dhe

emocionalisht, dhe nga tipi i trajtimit që pacienti është duke pranuar.

Perfundim: Kanceri i lukthit është 1,5 -2 herë më i theksuar tek meshkujt, dhe paraqitet

zakonisht nga mosha 50 vjeqare.

Zbulimi i hershëm mundëson edhe mjekim të suksesshëm, për çka këshillohen të gjithe njerezit

ti nënshtrohen vizitave të rregullta mjekesore- diagnostifikuese e duke perfshire ketu edhe

analiza laboratorike.

7

Metodologjia

Për realizimin e këtij punimi në tëresi janë përdorur të dhëna të ndryshme , në menyrë që

gjithçka e transmetuar të jetë sa më ë saktë dhe e besueshme . Të dhënat primare të perdorura në

këtë punim janë marrë nga librat universitarë, të autorëve të lëmive përkatëse, ndërsa si të dhëna

sekondare janë marrë nga interneti , dhe shtjellimi i analizave të ndryshme mbi dukuritë e

trajtuara.

HYRJE

Lukthi është pjesa më e zgjeruar e zorrës tretëse. Gjendet në mes të ezofagut dhe zorrës së hollë.

Këtu nisë tretja. Përmbajtjet e ndryshme nga lëngu i lukthit fillojnë përpunimin e ushqimit dhe

pregatiten për përpunim të mëtejshëm dhe tretje në zorrën e hollë.

Në mesin e gjithë tomorëve beninje dhe malinje të lukthit kanceri ose karcinoma e lukthit zë

vendin më të rëndësishëm. Me emrin e kancerit të lukthit nënkuptohet adenokarcioma. Ky është

tumor i cili ka zanafillën nga gjëndrrat qelizore mukozale të lukthit dhe takon në 95% në mesin e

gjithë tumorëve malinj (te ligë) në lukth. Rastet tjera më të rralla mund të ken prejardhjen nga

qelizat e indeve limfatike dhe sarkome (të cilat kanë prejardhjen nga qelizat e indeve lidhëse në

të cilat bien muskujt, indet yndyrore dhe enët e gjakut-damarët).

Shtrirja ose prezenca më e madhe e karcinomës së lukthit në shumë vende, edhe në Kosovë,

rendit këtë në vendin e dytë nga sëmundjet vdekjeprurëse. Përhapja dhe prezenca e kësaj

sëmundje përveq në Kosovë, në shumë vende renditet ndër sëmundjet “e liga”, kështu për

shembull Kroacia rendit këtë “të ligë”, në vendin e dytë, pas kancerit bronhial. Mirëpo paraqitja

dhe vdekshmëria në dekadat e fundit në shumicën e vendeve është në rënie.

Egzistojnë dallime të mëdha mes vendeve të ndryshme. Kaherë është e njohtur se prezenca më e

madhe e kësaj sëmundje në Japoni, Kore dhe disa pjesëve të Kinës sikur se në Kil dhe Island, që

ndërlidh me të ushqyerit dhe ndikimet mjedisore.

Sëmundja është 1,5 -2 herë më e theksuar tek meshkujt, dhe paraqitet zakonisht nga mosha 50

vjeqare.

8

Ç’KA ËSHTË KANCERI?

Kanceri është një grup prej më shumë se 100 sëmundje që zhvillohen përgjatë kohës dhe

përfshijnë ndarje të pakontrolluar të qelizave të trupit. Megjithëse kanceri mund të zhvillohet në

çdo ind të trupit, dhe secili kancer ka tipare specifike, proçeset bazike të formimit të kancerit

janë pothuajse të njëjta në të gjitha format e sëmundjeve.

•Kanceri fillon me një ndarje jo normale të qelizës pas një mutacioni gjenetik. Të gjitha qelizat e

prodhuara nga ndarja e kësaj qelize mutante, shfaqin proliferimin të papërshtatshëm.

Një tumor, ose masa e qelizave, e formuar nga këto qeliza jonormale mund të mbetet brenda

indeve në të cilën ajo origjinon (një gjendje që quhet kancer në vend), ose ajo mund të fillojë

për të pushtuar indet përreth (një gjendje e quajtur kancer invaziv).

•Një tumor invaziv është malinj, kur qelizat dalin në gjak ose limfë nga një tumor malinj, është e

mundshme të krijojnë tumore të reja (metastaza) në të gjithë trupin. Tumoret kërcënojnë jetën e

individit, kur rritja e tyre dëmton indet dhe organet e nevojshme për mbijetesë.

9

KAPITULLI II- Lukthi si pjesë kryesorë e traktit digjestiv

2.1 Ky organ gjendet nën diafragmën dhe nën rezhden e majtë të mëlqisë. Forma e tij është e

ndryshueshme, por lukthi mesatarisht i mbushur i ngjason grepit me gjatësi 25 cm.

Në të dallojmë: trupi (corpus ventriculi), pjesa horizontale (pylorus), tavani (fundus ventriculi),

faqja e përparme (facies anterior) dhe e mbrapme (facies posterior), laku i madh (curvature

major) dhe ai i vogël (curvature minor), zgavra hyrëse (ostium cardiacum) ku ezofragu depërton

në lukth dhe zgavra dalëse (ostium

pyloricum).

Mbështjellsja seroze e stomakut

(peritoneum) i mbulon të dy faqet e

lukthit duke formuar në laqet e tij dy

duplikatura lakun e madh (omentum

majus) dhe lakun e vogel (omentum

minus).

2.2 Muskulatura e lukthit : Muri i lukthit ka muskulaturë të lëmuar, të ndarë në tri shtresa:

Shtresa e jashtme me muskuj longitudinale;

Shtresa e mesme me muskuj rrethore

Shtresa e mbrenshme me fije muskulore të pjerrta

Në anën e mbrenshme lukthi është i mveshur me mukozë të trashë e cila është e ndarë në fusha

gastrike, ku hapen kanalet e gjëndrave të lukthit. Në lartësi të lakut të vogël mukoza formon palë

që përcjellin rrjedhën e lakut dhe formojnë rrugën e shkurtër nëpër të cilin rrjedhin lëngjet

drejtpërsëdrejti në (pillorus) ku lukthi është i mbushur me ushqim. Në murin e lukthit gjejmë dy

gërsheta nervore vegjetative (gërsheta muskulore dhe ajo submukoze), me fije nervore simpatike

dhe parasimpatike (nga nervus vagus).

Pjesët e lukthitFundus gastricus

Corpus gastricum

Oesopgagus

Duodenum Pars pylorica

Antrum pyloricum

Pars cardiaca

Curvatura minior

Curvatura major

Pylorus

Canalis pyloricus

10

2.3 Etiologjia- Ekzistojnë shumë faktor etiologjik dhe favorizues, të cilët mund të mirren si

shkaktar të karcinomës së lukthit. Prej këtij numri vetëm një pjesë e vogël janë vërtetuar ndersa

të tjerët ngelin si faktor të mundshëm. Faktorët etiologjik ndahen në disa grupe:

Grupi I: Shkalla e lartë e displazionit,

polipoza endenomatoze familjare,

adenomat e lukthit, ezofagu i Baretit

Grupi II: Metaplazioni intestinal, gastriti

kronik, infeksioni me helikobakter pylori

Grupi III: Gjendjet pas reseksionit

parcial të lukthit, anemia pernicioze,

Grupi IV: Në grupin e katërt bëjnë pjesë

faktorët favorizues, sëmundja e

Menetrierit, hamartomet, standardi i ulët, përdorimi i duhanit, ruajtja jo adekuate e ushqimit,

përdorimi i sasisë së vogël të pemëve dhe perimeve, konsumimi i sasisë së madhe të alkoolit.

Rol të veqantë kanë edhe këta faktorë: përmbajtja e tokës, klima, mjedisi, profesioni, disa

sëmundje të traktit gastrointenstinal në rend të parë polipet edhe ulqera beninje e lukthit. Faktori

gjenetik gjithashtu ka rol te dukshëm pasi që egziston edhe paraqitja familjare. Kjo bazohet në

trashigiminë e grupeve të gjakut. Më tepër lëngojnë personat me grupin e gjakut “A”.

11

2.4 Patologjia -

Tumori më i shpeshtë i lukthit është adenokarcinoma e cila haset në 90% të rasteve. Tipet tjera të

karcinomës të cilat paraqiten më rrallë janë Limfomat, sëmundja e Hoqkinit, Leiomiosarkoma.

Numri më i madh i Adenokarcinomave janë të lidhur ngusht me displazionin e mukozës e cila

ndahet në tri forma: forma e lehtë, forma e mesme dhe forma e rëndë. Tek të dy format e para

paraqitja e karcinomës është e rëndë, ndërsa te format e rënda paraqitja është shumë e shpeshtë.

Diferencimi i karcinomës ka rol të veqantë për klinicistin për shkak të caktimit të llojit të

terapionit dhe mënyrës së trajtimit. Sipas Laurenit dallojmë dy forma ta karcinomës: difuze dhe

intenstinal.

Formës intenstinale i paraprijnë proceset kanceroze të cilat zgjesin shumë më tepër dhe

lokalizohen në lakoren e vogël dhe në antrum. Forma difuze zakonish përfshin tërë sipërfaqen e

lukthit dhe paraqitet më tepër në moshat e reja. Kjo formë makroskopike është e njohur si

Linitist plastika. Tipi intestinal më tepër paraqitet tek personat me standard të ulët.

2.5 Lokalizimi i tumorit - Më tepër se 50% e karcinomës së lukthit janë të lokalizuar në

regjionin prepylorik dhe antral. Ata janë shumë malinj dhe në të shumtën e rasteve metastazojnë

para paraqitjes se simptomeve. Sipas Merkellit lokalizimi i karcinomës së lukthit në përqindje

është: regj. pylorik 53.5%, lakorja e vogël 13.3%, kardia 10%, fundusi 2.7%, lakorja e madhe

2.2%, muri i përparmë 2.3%, karcinoma difuze 6%

Manifestohen me zhvillimin e simptomeve më të shpejta. Si të tilla kanë prognozë më të mirë për

shkak të zbulimit më të hershëm. Njëkohësisht edhe metastaza e këtyre tumorëve shpejtë

zhvillohen. Metastazat mund të jenë direkte, hematogjene dhe limfogjene. Metastazat direkte

zhvillohen në pankreas, mëlqi, shpretkë, ezofag, rrallë në duodenun dhe fshikzën e tëmthit.

Supozohet se pas fillimit të sëmundjes qelizat kancerogjene të liruara shpërndahen në gjëndrrat

limfatike regjionale ku ndahen dhe shkaktojnë embolizmat, lezionet e pylorit dhe kardisë për

shkak të ndryshimeve patologjike në rend të parë stenozës limfatike. Në fazën e mëvonshme të

karcinomës së lukthit shkaktohet metastaza të duktus tracikusit i cili drenon limfën prej

abdomenit dhe gjysmës së majtë të kafazit të kraharorit te gjendrrat limfatike supraklavikulare

12

majtas (gjendrra e virrhofit), duktus toracikus i djathtë nuk ka komunikim me lukthin prandaj

nuk ka rritje të gjendrrave limfatike djathtas. Metastaza hematogjene e karcinomës së lukthit

është e rrallë, më tepër përfshin eshtrat, meningjet, shpretkën dhe lëkurën. Për fat të keq nuk

egziston ndonjë simptom i hershëm specifik i karcinomës së lukthit. Kur paraqiten simptomet si

dhimbja epigastriale, mundimi, plogështia, humbja në peshë në të shumten e rasteve karcinoma

është inoperabil. Në rast se këto simptome paraqiten pas moshës 50 vjeqare, të cilët deri më tani

kanë qenë të shëndosh, duhet të dyshohet se në zhvillim të proqesit malinj në lukth. Në fillim

zakonisht simptomet jane atipike, pengesa epigastriale, rëndimi i lukthit në formë të peshës,

fryerje barku, kohë pas kohe dhimbje të lehta. Këto simptome janë të kohpaskohshme dhe janë

shkak i mos paraqitjes së pacientit për vizitë. Shumë shpesh simptomet e para të karcinomës

së lukthit janë: humbja oreksit, gërdia nga disa ushqime në rend të parë mishit, mundimi dhe

vjellja. E gjithë kjo rezulton me marrjen e sasisë së vogël të ushqimit, humbjes së peshës,

zhvillimit të malnutricionit dhe anemisë, regurgitim dhe vjellje pas marrjes se ushqimit të tepruar

mund të sugjerojnë në fillim të obstrukcionit të pylorit. Në shumicën e rasteve simptomatologjia

e karcinomës së lukthit është e njëjtë me simptomet e sëmundjes ulqeroze beninje. Simptomet

tjera të karcinomës së lukthit janë hematemeza dhe melena. Në rast se pas gjakderdhjes masive

një kohë të gjatë vazhdohen gjakderdhjet akute, dyshohet në gjakderdhje nga lezionet malinje.

Simptomat e karcinomës së kardisë janë të njëjta me simptomat e Ca te ezofagut (kollitje,

regurgim të ushqimit, dhimbje substernale dhe opstrukcion i ezofagut). Disa raste janë të

përcjelluara me diarre për shkak të alkohidrisë dhe obstipacionit si pasojë e presionit që bëhet në

pjesën e poshtme të abdomenit. Te rastet me përparim të sëmundjes pos simptomeve tjera

paraqitet edhe tumefakcioni tumoroz në regj. epigastrial dhe ndjeshmëria në palpacion.

Pacientët rrallëherë paraqitet në vizitë për shkak të simptomeve të cilat janë pasojë e metastazës

së karcinomës primare në lukth. Metastazat në mëlqi shkaktojnë ikterin obstruktiv, metastazat në

boshtin kurrizor, manifestohen me dhimbje në regjionin lumbosakral, ato në mushkëri

manifestohen me dispne, kollitje dhe hemoptizitë. Mastazat në sistemin nervor menifestohen me

pengesa neurologjike. Abdomeni akut për shkak të perforimit të ulqerës malinje mund të jetë

shenja e parë e egzistimit të karcinomës së lukthit. Rrallë herë paraqiten edhe pengesat

gjinekologjike për shkak të metastazave në adnexa nuk janë të rralla rastet kur simptomet janë

prezente më tepër se një vit para caktimit të diagnozes, si pasojë e mos vlerësimit real të gjendjes

13

se pacientit dhe zhagitjes së semundjes duke filluar prej pacientit, mjekut të praktikës së

përgjithshme dhe ndonjë herë dhe specialistit. E gjithë kjo ndodh si pasojë e vonesës së

paraqitjes tegastroenterologu dhe aplikimi i endoskopisë.

Pasi që nuk ekziston pasqyrë klinike tipike për karcionomën e lukthit, posaqërisht për

karcinomën e hershme, i cili ka prognozë të mirë për shkak të lokalizimit në mukozë ose

submukozë. Eshtë e domosdoshme që të gjithë pacientët me pengesa suspekte, sidomos me

pengesa të padiferencuara në pjesën e sipërme të abdomenit, të cilat zgjasin më tepër se 20 ditë duhet

patjetër të dërgohen në egzaminimin endoskopik.

2.6 Diagnostifikimi - Në statusin klinik të pacientit në fazën fillestare të karcinomës së lukthit

nuk hasen ndryshime të mëdha. Në fazën e përparuar të sëmundjes në shumicën e rasteve hasim

në tumorin palpabil në epigastrium me dhimbje gjatë prekjes, rritje të gjendrrave limfatike më

tepër në gropen supraclaviculare majtas dhe aksillë, hepatomegali, ascit dhe ikter obstruktiv.

Në regjionin axilar shpesh hasim në ndryshime hypertrofike lëkurore të pigmentuara (akantozis,

nigrans). Diagnoza e karcinomës së lukthit caktohet në bazë të anamnezës, pasqyrës klinike,

egzaminimit rentgenologjik, endoskopik, histopatologjik, citologjik dhe egzaminimeve

laboratorike.

2.7 Metoda radiologjike - Metoda më e shpeshtë diagnostike është ajo rentgenologjike. Saktësia

e rezultatit varet në rend të parë nga lloji, madhësia dhe lokalizimi. Egzaminimi i mirë

rentgenologjik me kontrast të dyfshitë mund të caktoj diagnozën e saktë në 85-90 % të

rasteve.

2.8 Metoda endoskopike: Metodë bashkëkohore dhe e saktë është gastroskopia e cila ofron

mundësi më të mëdha diagnostike për shkak të përdorimit të instrumenteve moderne fiberoptike

me anë të të cilave është e mundur të shiqohen në mënyrë precize të gjitha pjesët e fytit, lukthit

dhe duodenumit. Me anë të gastroskopisë mirret edhe biopsia për egzaminimin histopatologjik

për caktim të diagnozës definitive të sëmundjes. Biopsia duhet të mirret nga brendia dhe buzët e

14

ulqerës. Zakonisht mirren 3-5 biopsi. Si metodë diagnostike mund të përdoret edhe egzaminimi

citologjik i lëngut të lukthit.

Në bazë të satusit endoskopik dallojmë disa forma të karcinomës së lukthit. Më së tepërmi

përdoret klasifikimi sipas Borneut, në baze të të cilit dallojmë 4 tipe të tumorit.

Vlen të theksohet se forma makroskopike e tumorit nuk mund të jetë kriter për prognozën e

sëmundjes. Prej egzaminimeve laboratorike rol të posaqëm ka caktimi i aciditetit të lëngut të

lukthit pas stimulimit me pentagastrinë ose histaminë. Anaciditeti i lëngut të lukthit me

prezencën e lezionit ulqeroz vërteton natyrën malinje të ndryshimeve ulcerogjene. Në fazën e

përparuar të karcinomës paraqitet anemia, e cila mund të jetë sidereopenike për shkak të

gjakderdhjes së gjatë okulte ose makrocite si pasojë e atrofimit të mukozës, të anemisë

pernicioze dhe karcinomës.

Caktimi i enzimeve të ndryshme nuk ka ndonje rol te veqantë për diagnozën e Ca, pasi që nuk ka

ndonjë enzim specifik për Ca e lukthit. Antigjenet tumoroze (antigjeni karcio-embrional dhe alfa

fetoproteini ) mund të ndihmojnë në caktimin e diagnozës, por nuk e kanë rëndësinë që e kanë te

tumorët e organeve të tjera.

Caktimi i substancave të ndryshme në lëngun e lukthit janë ß-glukoronidet, dehidrogjenaza

laktike dhe acidi laktik por nuk e kane rolin e madh për caktimin e diagnozes.

Metoda ndihmëse diagnostike janë edhe tomografi e kompjuterizuar (CT) dhe ultrasonografia

endoskopike. Roli i CT-së më tepër qendron në eleminimin e ndryshimeve metastike në organet

për rreth. Edhe pse ekzistojnë shumë metoda diagnostike për caktimin e diagnozës së CA-së së

lukthit, rrallë herë për vërtetim të diagnozës përdoret edhe laparatomia. Diagnoza e karcinomës

së lukthit në të shumtën e rasteve caktohet me vonesë për shkak se tumori në fazën e hershme jep

simptome më të lehta, të cilat me mënyra të ndryshme pacientët i qetesojnë vet ose trajtohen nga

ana e mjekut si pengesa dispeptike ose distonike.

15

KAPITULLI III

3.1 Diagnoza diferenciale - : Marrë në tërsi nuk ka asnjë sëmundje të lukthit e cila nuk imiton

simptomet e hershme të proqeseve malinje në lukth. Ekziston një numër i madh i sëmundjeve të

cilat kanë simptome të njëjta me ato të karcinomës. Ato janë: gastritis granulomatoza, sëmundja

e Mentrierit, prolapsi i mukozes gastrike në duodenum, obstruksioni i pylorit për shkak të

ulqerës duodenale, varikozitetet e mëdha të lukthit, dislokimi dhe distorzioni i kardisë si pasojë e

hernisë hiatale, trupat e huaj në lukth, inflamacionet kronike (tuberkoloza, sifillisi).

Në shiqim të parë është shumë i vështirë vërtetimi i ndryshimeve në mes të ulqerës beninje dhe

karcinomës së lukthit si pasojë e së cilës në një numër të madh të rasteve proqeset malinje

keqtrajtohen si ulqera peptike. Në rast se sanimi i defekteve zgjatet pas marrjes së terapionit

adekuat, duhet të dyshohet në malinjitet.

Diagnoza defirenciale e semundjeve malinje ekstragastrike dhe karcionomës së lukthit është e

vështirë. Simptome të njëjta me karcinomën e lukthit kanë: karcenoma e pankreasit, e cila shumë

shpejtë infiltron murin e lukthit, karcinoma e pjesës së poshtme transverzale e cila infiltron

kardinë, karcinoma e kolonit transverzal e cila shumë shpesh ka simptome të njejta me ato të

karcionomës. Në diagnozen defirenciale vijnë në konsiderim edhe sëmundjet e shumta

konstitucionale, të përcjellura me anemi dhe humbje në peshë. Edhe sëmundjet kardiale (angina

pectoris, aneurizma e aortes abdominale) mund të imitojnë simptomet e karciomës së lukthit.

3.2 Zbulimi i hershëm i karcinomës së lukthit: Karcinoma e lukthit e zbuluar në fazën e

hershme ka rezultat të lartë të shërimit. Në disa vende të botës si është Japonia organizohen

akcione për zbulimin e hershëm të karcionomës me anë të metodave të ndryshme diagnostike në

rend të parë gastroskopisë.

Japonia është vendi me incidencë më të lartë të Ca-së së lukthit, me standard të lartë me

organizimin shëndetësor shumë të mirë. Eshtë vendi i vetëm në botë ku bëhen aksione për

zbulimin e hershëm të karcinomës në lukth. Më tepër se 50 % të karcinomave të zbuluara janë të

hershme. Çdo vitë bëjnë ekzaminime endoskopike disa miliona njerëz. Suksesi i operacionit të

Ca-së së lukthit duke ju falenderuar zbulimit të hershëm është shumë i lartë, kështu që prej 5 deri

16

në 10 pas operacionit mbijetojnë, rreth 90 % të rasteve. Këto akcione në vendet perendimore

bëhen parciale ose fare nuk bëhen për shkak se vendet e pasura perendimore kanë standarde të

larta dhe incidenca e karcinomës së lukthit ulet. Këtë e vërteton edhe faktin se Ca e lukthit me

tepër paraqitet në vendet me standard të ulët.

3.3 Stadet e zhvillimit te karcinomes se lukthit:

Stadi - 0 - I limituar vetëm në shtresën e mukozës së stomakut.

Stadi - I. Penetrimi në shtresën e dytë nga tre shtresa të stomakut (Stadi 1A), ose prekja e

shtresës së dytë dhe gjëndrave limfatike që janë përreth murit të stomakut (Stadi 1B).

Stadi - II. Penetrimi në shtresën e dytë dhe në gjëndrat limfatike në distancë, ose në shtresën e

tretë dhe në gjëndrat limfatike në afërsi, ose kur preken të katër shtresat e stomakut por pa prekur

gjendrat limfatike.

Stadi - III. Penetrimi në shtresën e tretë dhe prekja e gjëndrave limfatike në distancë, ose prekja

e të 4 shtresave të stomakut si dhe e gjendrave limfatike të afërta.

Stadi - IV. Kanceri është i shpërndarë në indet e afërta dhe në gjëndrat limfatike në distance.

17

KAPITULLI IV

4.1 Mjekimi i tumorëve të lukthit

Tretmani terapeutik i karcinomës së lukthit mund të jetë: kirurgjik, kemoterapeutik, radiologjik

dhe konzervativ. Mundësi për shërim ofron vetëm terapioini kirurgjik. Me aplikimin e

citostatikëve mund të arrihen remisione të shkurtëra ose të gjata, por jo shërim. Terapioni

radiologjik nuk ka ndonjë vlerë të rëndësishme në tretmanin e karcinomës së lukthit.

4.2 Mjekimi kirurgjik- Pasi që në të shumtën e rasteve sëmundja zbulohet në fazën e përparuar,

rezultatet e shërimit edhe pse janë bërë përparime në kirurgjinë onkologjike, nuk janë të mira.

Sipas të dhënave të autoreve përendimor mbijetesa 5 vjeqare e të operuarve mbërrin prej 15-20

% ndërsa në Japoni ku bëhen ekzaminime sistemike endiskopike, ku zbulimi i karcinomës së

hershme mberrinë në 50 % te rasteve, mbijetesa deri në 5 vite pas operacionit mbërrinë deri në

60 %. I vetmi operacion i sukseseshëm sipas normave bashkëkohore onkologjike është

resekcioni radikal i lukthit. Te pacientët me karcinomë primare të përparuar ose me metastaza

regjionale ose të gjeneralizuara aplikohet resekcioni kirurgjik paliativ, i cili e përmirson gjendjen

e pacientit, përmirson kualitetin e jetës dhe mundëson zgjatjen e jetës për shak të pengimit të

komplikimeve.

18

4.3 Kimioterapia-Adenokarcinoma e lukthit është tumor kemosenzitiv te i cili rezultati i

aplikimit të citostatikëve nuk është i kënaqshëm. Është me rëndësi të ceket se kemoterapioni tek

pacientët me karcinomë të lukthit mundeson zbutjen e simptomeve, përmirsimin e gjendjes së

përgjithshme të pacientit dhe permirsimin e kualititit te jetes.

Marrë në tërsi rezultatet e shërimit të karcinomës së lukthit me citiostatik janë më të mira se

tumorët tjerë të traktit gastrointestinal, mirëpo aplikimi i citostatikëve ende ngelet temë

diskutabile.

19

4.1 Radioterapia- Radioterapia në shërimin e karcinomës së lukthit ka rol shumë të vogël,

për shkak se adenokarcinoma e lukthit është shumë radiorezistente.

4.2 Mjekimi konzervativ-Tek pacientët në fazën terminale përdoret terapioni konzervativ-

simptomatik i cili qendron në dhënien e analgjetikëve, spazmolitikëve, sedativëve,

korigjimi i deficitit nutritiv dhe anemise.

4.6 Prognoza e sëmundjes: Pacientët me karcinomë të hershme të lukthit kanë prognozë më

të mirë dhe përqindje të madhe mbijetese 5 vjeqare. Tumorët e kardisë dhe pjesës së sipërme të

lukthit kanë prognozë të keqe. Prognozë të keqe kanë edhe tumorët e stadit të lartë, linitis

plastika, tumorët të cilët janë shtirirë në peritoneum me ascit ose pa te. Marrë në tërsi prognoza e

karcinomës së lukthit nuk është e mirë për shkak se shumica e rasteve të tumorëve zbulohen në

stadin inoperabil.

20

KAPITULLI V

5.1 Nderhyrja kirurgjike tek pacientet me karcinomë të lukthit

Gjatë operacionit të kancerit të stomakut, një kirurg:

Bën një prerje përgjatë barkut të pacientit

Hiq pjesën e prekur të stomakut, si dhe nyjet limfatike dhe indet përreth, nëse është e nevojshme.

Për të trajtuar kancerin e stomakut, një kirurg mund të kryejë:

Gastrektomia e pjesshme: Kjo procedurë heq një pjesë të stomakut. Mjekët zakonisht heqin

nyjet limfatike dhe indin yndyror, si dhe për të siguruar që i gjithe kanceri është zhdukur.

Gastrektomia totale: Mjekët heqin tërë stomakun, nyjet limfatike përreth dhe indin yndyror.

Tjetra, ekipi kirurgjikal lidh ezofagun me zorrët. Një kirurg mund të krijojë një “stomak” të ri

ose qese, duke palosur një pjesë të zorrëve, për të lejuar tretjen më të efektshme.

21

5.2 Kujdesi postoperativ-Kujdesi infermieror pas ndërhyrjes kirurgjike

KUJDESI INFERMIEROR

Kujdesi infermieror - është përkujdesi, impenjimi, dedikimi për të plotësuar nevojat e shëndetit

(fiziologjik, psikologjik, social) të individit.

Infermieristika – Pra, kujdesi infermieror është kujdesi për njerëzit si një qenie e tërë në lidhje

me përkrahjen shëndetësore, ruajtjen e shëndetit, mëkëmbjen e tij dhe vdekjen.

Infermieristika konsiderohet si arti më i vjetër dhe profesioni më i ri.

Sipas Florence Nightigale "Profesioni infermier është të vendosë pacientin në konditat më të

mira për natyrën e secilit dhe veprimit kundrejt tij, pra janë të dyja art dhe shkencë".

Roli thelbësor i infermieres qëndron në ndihmën e individit, të sëmurë ose të shëndetshëm, në

ruajtjen ose rifitimin e shëndetit (ose në ndodhjen pranë çasteve të fundit), nëpërmjet kryerjes së

detyrave të cilat ai mund t'i përmbushë vetë nëse do të ketë forcë, vullnet ose do të zotërojë

njohuritë e duhura, dhe në lehtësimin e pjesëmarrjes aktive të tij, për ta ndihmuar të rifitojë

pavarësinë e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Infermiereve, përgjegjësia e infermierëve, konsiston në:

Promovimin e shëndetit - Parandalimin e sëmundjes - Ruajtjen dhe rifitimin e shëndetit,

Pakësimin e dhimbjes.

22

Qëllimet e procesit te kujdesit infermieror post –operator janë:

Rivendosja e ekuilibrit psikik te pacientit.

Parandalimi i komplikacioneve dhe dhimbjeve.

Kthimin e pacientit ne funksione normale.

- Pas ndërhyrjes kirurgjike , pacienti lëvizet ngadalë nga tavolina operatore dhe vendoset

ne shtratin e tij,ose ne karrocen perkatese transportuese.

Rendesi te veqante duhet ti kushtohet pacientit gjate levizjes,pjeses se operuar.Shume

plage mbyllen me vështirësi, pra qdo përpjekje bëhet për te parandaluar shtrëngimet e

mëtejshme në sutura.

Per transferimin me komod te pacientit nga salla e operacionit per ne dhomen e kujdesit

intenziv,eshte pergjegjesia e mjekut dhe infermieres.

Qëllimi i detyrës së infermieres:

Te ruaj mjaftueshem funksionet jetesore.

Te parandalojë heret komplikacionet kirurgjikale.

Te siguroje komfortin e pacientit.

Sapo pacienti transferohet ne kujdesin intensiv, infermierja ben vleresimin fillestar si dhe

vleresimet e menjehershme te kujdesit.

Zakonisht pyetjet e thjeshta si: “ si ndiheni?” “ a keni dhimbje?” etj, jane tregues qe

vleresojne shqetësimet e pacientit po aq mire sa edhe ndryshimin e nivelit te tij mendor.

23

Monitorimi i funksioneve jetësore:

Infermieret monitorojne funksionet vitale ne varesi te dekursit post-operator dhe gjendjes se

pacientit. Frekuenca e monitorimit duhet te jete shume e shpeshte ne oret e para pas nderhyrjes

kirurgjikale, dhe rrallohet me kalimin e diteve dhe permiresimin e gjendjes shendetesore te

pacientit.

Vleresimi perfshin gjendjen e ndergjegjes, aktivitetit kardio-cirkulator, respirator, temperaturen

dhe dhimbjen.

Kujdesi per plagën - Shumica e njerëzve kanë 1 ose 2 plagë pas operacionit të hapur. Pas nja

dy ditësh infermierja juaj ndërron rrobat dhe pastron plagët tuaja.

Qepjet tuaja qëndrojnë për të paktën 10 ditë. Infermierja zakonisht i heq penjët para se të

largoheni. Mund të shkoni në shtëpi me qepje nëse plaga juaj ende eshte duke u shëruar dhe nëse

jeni mirë. Infermierja e rrethit ose e spitalit më pas i heq ato. Kjo mund të ndodhe në shtëpi ose

mund t'ju duhet të ktheheni në spital.

Para se të shkoni në shtëpi, infermierja ju jep informacione se si të kujdeseni për plagën tuaj.

Analgjetiket - eshtë normale të kesh dhimbje javën e parë apo më shumë. Ju keni analgjetiket

për të ju ndihmuar.

Tregoni mjekut ose infermierit tuaj sapo të ndjeni dhimbje. Ata kanë nevojë për ndihmën tuaj për

të gjetur llojin dhe dozën e duhur të qetësuesit për ju. Tabletat per qetesimin e dhimbjeve

ndikojne më mirë kur i merrni rregullisht.

24

Ose mund të merrni qetësues dhimbjesh përmes një tubi të vogël të hollë që është futur në

shpinë. Ky tub është i lidhur me një pompë që ju jep një dozë konstante të qetësuesve. Kjo quhet

një terapi epidurale.

Ju merrni qetësuesit per dhimbje në shtëpi. Ndiqni udhëzimet që infermierja juaj ju jep për sa

shpesh dhe kur t'i merrni ato. Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni akoma dhimbje ose nëse

përkeqësohet.

Ushqimi dhe pirja

Menjëherë pas operacionit nuk mund të hani ose pini. Kur mund të pini përsëri, filloni me sasi te

vogla me ujë. Kjo zakonisht duhet te ndodh brenda 24 deri në 48 orë.

Do të adaptoheni gradualisht me atë që mund të pini dhe hani. Shumica e njerëzve janë në

gjendje të hanë sasi të vogla brenda një javë apo më shumë.

Disa njerëz kanë nevojë për një tub ushqyes për t'i ndihmuar ata të marrin ushqimin e tyre.

Ka mundesi të shkoni në shtëpi me një tub ushqyes . Ju e mbani tubin për 4 deri në 6 javë pa

marrë parasysh se a ju nevojitet apo jo, vetëm në rast se ju shfaqet ndonje problem.

Injektimi i vitamines B12- te pacientet pas nderhyrjes kirurgjike

Ne kemi nevojë për vitaminë B12 për të fituar gjak. Stomaku prodhon një substancë të quajtur

faktor i brendshëm që na lejon të përvetësojmë atë nga ushqimi ynë.

Largimi i të gjithë ose një pjese të stomakut do të thotë që nuk mund ta bëni më këtë. Pra, do të

duhet të keni injeksione të rregullta të vitaminës B12. Zakonisht marrja e vitamines B12 zgjat tre

25

muaj, si dhe do të keni teste të rregullta gjaku për të parë nëse nevojitet më shpesh marrja e

vitamines B12.

Ju mund të merrni injeksionin tuaj të parë përpara se të dilni nga spitali. Atëherë do t'i merrni

këto injeksione nga mjeku juaj.

RIMËKËMBJA E PACIENTIT PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKE

Infermierët dhe fizioterapistët tuaj ju ndihmojnë të lëvizni sa më shpejt. Ata ju kontrollojnë juve

se a po i bëni ushtrimet tuaja nevojshme të frymëmarrjes dhe këmbëve. Kjo ju ndihmon

pacienteve te rikuperohen.

Pacientet mund të rrin ulur në një karrige brenda 12 orëve pas operimi. Një ditë më pas, ata do të

mund te levizin nëpër shtratin e tyre,dhe brenda pak ditësh do të kene mundësi të ecin përgjatë

korridorit të spitalit.

Përmirësimi i pacientit

Gjatë ditëve të para pas operacionit, pacientet do të fillojne të ndihen më mirë, plaga do te

sherohet, pacientet do të fillojne të hanë dhe mund të lëvizin më mirë, do të fillojne të ndihen

sikur po përparojnë.

Shumica e pacienteve kthehen në shtëpi rreth 10-14 ditë pas operacionit.

26

Shkuarja në shtëpi

Pacienteve te operuar do t'ju duhet ndihmë kur të shkojne për herë të parë në shtëpi. Mjeku

dietolog do të flasë me ta dhe familjen e tyre se çfarë të hanë.

Ka mundesi te ndjehen shumë të lodhur për disa javë dhe ndonjëherë edhe muaj pas operacionit.

Pacientet duhet të provojnë:

Të ecin pak më shumë çdo dite

Këshillë:

Kontaktoni mjekun ose infermierin tuaj të specializuar nëse keni ndonjë problem ose simptomë

për të cilën nuk jeni të sigurt. Do të keni takime vijuese për të kontrolluar shërimin tuaj dhe për

të rregulluar ndonjë problem. Ata janë gjithashtu mundësia juaj për të ngritur çdo shqetësim që

keni.

27

5.3 Përfundimi

Tashme jane bere shume te qarte se cilet jane keta faktore te cilet ndikojne ne shfaqjen e

semundjes. Nje nga me te rendesishmet eshte H-pylori ( helikobakteri, lloj bakteri).Por krahas

ketij shkaktari nje rol tjeter ka edhe predispozicioni gjenetik.Faktore tjere qe ndikojne ne

shfaqjen e kesaj semundje jane edhe; Tumoret ne pjese te tjera te sistemit te tretjes, rritje

jonormale e indeve qe formohen ne shtresat e stomakut, Duhanpirja e cila po ashtu eshte nje

arsye e cila sjell deri tek karcinoma e lukthit, sepse pirja e duhanit nxit prodhimin e acidit te

stomakut dhe hiperaciditeti eshte ne nga shkaqet kryesore te zhvillimit edhe te ulqeres se lukthit (

stomakut).

Nder simptomat me te zakonshme te kancerit te lukthit, te cilat e dallojne ate nga semundjet e

tjera jane: Humbje oreksi

Ngopje e shpejte

Zverdhje e syve dhe e lekures

Lodhje dhe mungese e energjise

Te Vjella

Dhimbje stomaku

Dhimbje ne kafazin e kraharorit

Humbje peshe , etj.

28

5.4 Rekomandime si të parandalojme në mënyre natyrale formimin e

karcinomës në lukth:

1-Përdorni sa më shumë fruta dhe perime. Një dietë e pasur me fruta dhe perime të freskëta, sidomos

ato të pasura më shumë vitaminë C, kanë rezultuar se

kanë një ndikim të madh në mbrojtjen kundrejt

kancerit në stomak.

2- Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës

nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin

më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut.

Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe.

3- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë

djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. Në vendet

që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më

shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të

lartë të prekurve nga kjo sëmundje.

4- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të

shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt

kancerit.

5- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të

mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur,

rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut

6- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të

ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.

29

5.5 BIBLIOGRAFIA:

1. Mark Feldman MD, Lawerence S. Friedman, MD, Lawerence J. Brandt, MD

‘‘GASTROINTESTINAL AND LIVER DISEASE

2. Kraja E. ‘‘Bazat Infermierisë I ”

3. NORTON J. GREENBERGER ‘‘CURRENT” Diagnosis & Treatment

4. www.cancerquest.org/Stomach-Cancer

5. www.wikipedia.org

6. https://www.kenhub.com/en/library/anatomy/the-stomach.

7.https://www.cancerresearchuk.org/about-cancer/stomach-

cancer/treatment/surgery/after-surgery

8. https://issuu.com/arbengjata/docs/kirurgjia_per_infermierine-2_arben_

30

BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

Informatat personale:

Emri (emri prindit) Mbiemri: Ermelinda Valdet Ismajlaj

Ditëlindja: 14.05.1998

Gjinia: F

Nr.personal 1230083181

Të dhënat kontaktuese:

Nr.Tel: 049456336

Adresa: Rruga Ismet Qorraj - Deçan

Email: [email protected]

Të dhënat e kualifikimit:

Shkolla e mesme e lartë: Teknik i farmacisë Shkolla e mesme e

mjekësisë “Hysni Zajmi”-Gjakovë

Universiteti: “Fehmi Agani”-Gjakovë

Fakulteti: Fakulteti i Mjekësisë

Programi: Infermieri

Statusi: I e rregullt

Nr.ID 160306033

Aktivitetet e studentes: Jo ndonjë aktivitet i theksuar.

31

BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

Informatat personale:

Emri (emri prindit) Mbiemri: Ujvesa Arsim Malaj

Ditëlindja: 08.10.1998

Gjinia: F

Nr.personal 1240232487

Të dhënat kontaktuese:

Nr.Tel: 045684906

Adresa: Rruga Arif Vokshi - Pobërgjë

Email: [email protected]

Të dhënat e kualifikimit:

Shkolla e mesme e lartë: Teknik dentar Shkolla e mesme e mjekësisë “

Ramiz Sadiku “ Pejë

Universiteti: “Fehmi Agani”-Gjakovë

Fakulteti: Fakulteti i Mjekësisë

Programi: Infermieri

Statusi: I e rregullt

Nr.ID 160306077

Aktivitetet e studentes: Jo ndonjë aktivitet i theksuar.