366
Punime të Kuvendit Legjislatura e 8-të Viti 2013, nr. 4

Punime të Kuvendit Legjislatura e 8-të Viti 2013, nr. 45 Viti 2013 Legjislatura e 8-të Namik Dokle - Zonja dhe zotërinj, ju ftoj të ngriheni në këmbë në respekt dhe në nderim

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

  • Punime të KuvenditLegjislatura e 8-të

    Viti 2013, nr. 4

  • Përgatiti për botimDrejtoria e Shërbimit të Botimeve Parlamentare

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat plenare

    Viti 2013

    4

    Botim i KuvenditTiranë, 2014

  • Viti 2013

    4

    Legjislatura e 8-të

  • 5

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    Namik Dokle - Zonja dhe zotërinj, ju ftoj tëngriheni në këmbë në respekt dhe në nderim tëHimnit Kombëtar!

    (Këndohet Himni Kombëtar.)Zoti President i Republikës,Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë të

    zgjedhur nga populli,Të nderuar Shkëlqesi Ambasadorë dhe

    përfaqësues të Trupit Diplomatik,Të respektuar përfaqësues të komuniteteve

    fetare,Të dashur bashkatdhetarë,Me nderin që më ofron mosha dhe përvoja

    shumëvjeçare në këtë tempull të demokracisë,kam kënaqësinë të deklaroj të hapur mbledhjen eparë të Legjislaturës së 8-të të Kuvendit tëRepublikës së Shqipërisë.

    Kolegë të vjetër e të rinj, mirë se erdhët! Mirëse erdhët dhe urimet më të mira për zgjedhjen tuaj,për të qenë në çdo moment në lartësinë e misionitdhe të përgjegjësisë që vota e popullit na kangarkuar të gjithëve.

    Kjo legjislaturë është nga të rrallat e Kuvendittë Shqipërisë, që nis pa bojkot dhe kjo falë forcavepolitike që përfaqësohen këtu, para së gjithash embi të gjitha, falë popullit shqiptar, që si sfinks iheshtur, i mençur dhe i përmbajtur, larg zhurmavedhe tam-tameve fushateske, vendosi me votën etij të ndryshojë mënyrën dhe ritmin e udhëtimit tëShqipërisë drejt Europës së bashkuar; vendosi tabëjë atë më të ndershme, më të mençur, më tësaktë dhe më të shpejtë. Ai na dha të gjithëve njëmesazh të qartë kundër politikave arrogante,prepotente dhe plaçkitëse, na bëri thirrjen emadhërishme që më bukur se kushdo e kashprehur Nënë Tereza:

    “Ku është urrejtja, të sjellë dashuri.Ku është dëshpërimi, të sjellë shpresë.Ku është dyshimi, të sjellë besim.Ku është ndarja, të sjellë bashkim.”Uroj të dalim të gjithë faqebardhë në detyrën

    fisnike të deputetit, duke mos harruar se ajo kërkonprej nesh përkushtim, pasion dhe ndershmëri;kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim

    REPUBLIKA E SHQIPËRISË

    Punime të KuvenditSeancat plenare

    LEGJISLATURA E 8-tëSesioni i parë

    Drejton seancëndeputeti Namik Dokle

    E nënë, 09.09.2013Seanca e pasdites, ora 18:00

  • Viti 2013

    6

    Legjislatura e 8-të

    pozitë-opozitë, sepse aty ku mungon mirëkuptimi,edhe qëllimet e mira bëhen të pa dobishme.

    Uroj në mënyrë të veçantë deputetët ezgjedhur për herë të parë si përfaqësues të popullit,të kenë sukses dhe të mbrojnë dinjitetin e ligjbërësitshqiptar dhe të institucionit themelor të Republikëssonë parlamentare.

    Ju që hyni këtu lërini jashtë tempullitmendjemadhësinë, interesin meskin,mosmirënjohjen ndaj njerëzve të thjeshtë! Merrnime vete çdo gjë të mirë të popullit që ju votoi, embi të gjitha, dashurinë për Shqipërinë tonë!

    Ju faleminderit!Tani, të nderuar deputetë, në bazë të nenit 1,

    pika 2 e Rregullores së Kuvendit, 3 deputetë, ndërdeputetët më të rinj të Kuvendit, caktohenpërkohësisht të kryejnë detyrën e Sekretarisë sëKuvendit deri në zgjedhjen e Byrosë së Kuvendit.Nga lista e sjellë nga KQZ-ja kemi një sërëdeputetësh dhe deputetesh të reja, por më të rinjtëjanë: Ylli Shehu, Klajda Gjosha dhe Olta Xhaçka. Iftoj të tre të marrin vendin e tyre të sekretarisë sëpërkohshme.

    Faleminderit!Mbështetur në nenin 2 të Rregullores kam

    kënaqësinë dhe nderin t’i njoftoj Kuvendit që, mbibazën e vendimit nr.759, datë 6 gusht 2013 tëKomisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista përbërësee Kuvendit të ri sipas qarqeve dhe sipas alfabetitështë kjo:

    Qarku Berat: Astrit Veliaj, Eduard Shalsi,Eduard Bejko, Ermonela Felaj, Fidel Ylli, GencPollo, Bledion Rehovica, Nasip Naço.

    Qarku Dibër: Bedri Hoxha, Përparim Spahiu,Roland Keta, Sherefedin Shehu, Shkëlqim Cani,Ulsi Manja.

    Qarku Durrës: Agron Duka, Albana Vokshi,Artur Bushi, Blendi Klosi, Eduard Halimi, GentStrazimiri, Gentian Bejko, Igli Cara, Ilir Beqja,Klodiana Spahiu, Lefter Koka, Namik Dokle, OerdBylykbashi.

    Qarku Elbasan: Alfred Peza, Aqif Rakipi,Arben Imami, Ardjan Turku, Ben Blushi, BujarKllogjeri, Damian Gjiknuri, Edmond Haxhinasto,Eduard Selami, Evis Kushi, Luan Duzha, LuçianoBoci, Musa Ulqini, Taulant Balla.

    Qarku Fier: Arben Çuko, Armando Subashi,Eglantina Gjermeni, Erion Braçe, Ervin Koçi,Gramoz Ruçi, Ilirian Celibashi, Kozma Dashi,Majlinda Bufi, Mesila Doda, Omer Mamo, PetritVasili, Piro Lutaj, Robert Bitri, Shpëtim Idrizi, Sokol

    Olldashi.Qarku Gjirokastër: Anastas Angjeli, Arben

    Ahmetaj, Erion Veliaj, Genc Ruli, Vangjel Tavo.Qarku Korçë: Arta Dade, Bashkim Fino,

    Edmond Spaho, Elena Qirici, Fatmir Mediu, GjergjiPapa, Ilir Xhakolli, Ilirian Pendavinji, Olta Xhaçka,Pirro Kapurani, Ridvan Bode, Ylli Ziçishti.

    Qarku Kukës: Alban Zeneli, Besnik Dushaj,Flamur Noka, Vexhi Muçmataj.

    Qarku Lezhë: Albina Deda, Aldo Bumçi,Armando Prenga, Gjovalin Kadeli, Mimi Kodheli,Monika Kryemadhi, Vasil Bicaj.

    Qarku Shkodër: Agron Çela, Gjovalin Bzhetaj,Helidon Bushati, Jozefina Topalli, Mark Frroku,Mimoza Hafizi, Namik Kopliku, Nard Ndoka, PaulinSterkaj, Tom Doshi, Voltana Ademi.

    Qarku Tiranë: Artan Gaçi, Besnik Baraj,Dashamir Peza, Dashamir Shehi, Ditmir Bushati,Edi Paloka, Fatmir Xhafaj, Florion Mima, GertiBogdani, Halim Kosova, Ilir Meta, Jorida Tabaku,Kastriot Islami, Keltis Kruja, Klajda Gjosha, LinditaNikolla, Luan Rama, Majlinda Bregu, Milena Harito,Myqerem Tafaj, Pandeli Majko, Parid Cara, PjerinNdreu, Rakip Suli, Sadri Abazi, Saimir Tahiri, SaliBerisha, Spartak Braho, Tahir Muhedini, VasilikaHysi, Xhemal Qefaliaj, Ylli Shehu.

    Qarku Vlorë: Andrea Marto, Arben Ristani,Astrit Patozi, Dashamir Tahiri, Edi Rama, FatmirToçi, Koço Kokëdhima, Liljana Elmazi, LuizaXhuvani, Shkëlqim Selami, Valentina Leskaj,Vangjel Dule.

    Kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës.Kuvendi, në bazë të nenit 3 të Rregullores, ngrenjë komision të përkohshëm për verifikimin emandateve. Komisioni përbëhet nga 9 deputetëdhe pasqyron, për aq sa është e mundur, përbërjenpolitike të Kuvendit, siç del nga rezultati izgjedhjeve. Propozimet për përbërjen dhe kryesinëe komisionit bëhen nga përfaqësuesit e grupevepolitike dhe miratohen nga Kuvendi me votim tëhapur, me shumicën e votave, në prani të mëshumë se gjysmës së anëtarëve të tij.

    Tani kam nderin të ftoj kryetarët e grupeveparlamentare për të bërë propozimet konkrete.

    Zoti Ruçi keni fjalën në emër të Grupit Social-ist dhe të maxhorancës. Sekretaria të mbajëshënim emrat që propozohen!

    Gramoz Ruçi - Në emër të GrupitParlamentar të PS-së propozoj 4 kolegë të jenëpjesëtarë të Komisionit të Verifikimit të Mandateve,konkrektisht: Armando Subashi, Ermonela Felaj,

  • 7

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    Besnik Baraj dhe Vexhi Muçmata.Namik Dokle - Në emër të LSI-së fjalën e ka

    zoti Vasili.Petrit Vasili - Në emër të LSI-së propozojmë

    zotin Vangjel Tavo.Namik Dokle – Faleminderit!Fjalën e ka zoti Paloka në emër të opozitës.Edi Paloka - Në emër të opozitës propozojmë

    zonjën Voltana Ademi, zotin Oerd Bylykbashi, zotinArben Ristani dhe zotin Gerti Bogdani.

    Namik Dokle – Faleminderit!

    Atëherë komisioni i përkohshëm përverifikimin e mandateve të bëjë mbledhjen e tij tëparë dhe të marrë dokumentacionin përkatës tëzgjedhjeve, të verifikojë mandatet dhe t’i paraqesëKuvendit në seancë plenare raportin përvlefshmërinë e mandateve të deputetëve!

    Këtu e mbyllim këtë seancë. Seanca eardhshme do të hapet nesër në orën 11:00.

    Mirupafshim!

    (Seanca u mbyll në orën 18:30)

  • Viti 2013

    8

    Legjislatura e 8-të

    Namik Dokle – Zonja dhe zotërinj deputetë,hapim seancën parlamentare, që do të shqyrtojëtri çështje:

    E para, raporti i Komisionit të Përkohshëm tëVerifikimit të Mandateve.

    E dyta, betimi i deputetëve.E treta, zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit të

    Republikës së Shqipërisë.Fillojmë me pikën e parë. Zoti Armando

    Subashi, në emër të Komisionit do të paraqesëraportin e verifikimit të mandateve.

    Zoti Subashi, urdhëroni!Armando Subashi – Faleminderit, zoti

    drejtues i seancës!Raporti për vlefshmërinë e mandateve të

    deputetëve të Kuvendit.Komisioni i Përkohshëm i Verifikimit të

    Mandateve, bazuar në nenin 3 të Rregullores sëKuvendit, zhvilloi mbledhjen e tij në datën 10

    shtator 2013, në zbatim të vendimit të Kuvendit tëShqipërisë të datës 09.09.2013.

    Ky komision pasi shqyrtoi dokumentacioninpërkatës zgjedhor, konstatoi se në datën 23qershor 2013 u zhvilluan zgjedhjet për Kuvendine Republikës së Shqipërisë, bazuar nëKushtetutën e Shqipërisë dhe në ligjin nr. 1019,datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës sëShqipërisë, ndryshuar me ligjin nr.74 të vitit 2012.

    Në këto zgjedhje morën pjesë 68 subjektezgjedhore të regjistruara në KQZ. Nga këtopërfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë mepërfaqësuesit e tyre deputetë 2 koalicione ose 7subjekte parti politike, në përputhje me nenin 163e vijues të Kodit Zgjedhor.

    KQZ-ja, mbi bazën e rezultatit të votimit përçdo zonë zgjedhore, në mbështetje të nenit 162 tëKodit Zgjedhor, ka përllogaritur shpërndarjen emandateve mes koalicioneve zgjedhore dhepartive politike, që garuan më vete për çdo zonëzgjedhore, të cilat iu paraqitën Kolegjit Zgjedhor.Ky i fundit mbi bazën e rezultatit të votimit për çdozonë zgjedhore, në mbështetje të neneve 162 dhe163 të Kodit Zgjedhor, përllogariti shpërndarjen emandateve për çdo zonë zgjedhore, si dhekandidatët fitues për çdo parti politike. Mbi këtëbazë, KQZ-ja ka marrë vendimin përfundimtarnr.759, datë 06.08.2013 për shpalljen e rezultatit

    të zgjedhjeve, i cili përfshin numrin e votave, numrine mandateve dhe listën emërore të deputetëve tëzgjedhur për çdo subjekt në çdo zonë zgjedhore.Sipas këtij vendimi mandatet janë ndarë si mëposhtë:

    Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane83 mandate, përkatësisht: Partia Socialiste 65mandate; Lëvizja Socialiste për Integrim 16 man-date; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 1mandat; Partia Kristian-Demokrate e Shqipërisë 1mandat.

    Koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqeniedhe Integrim 57 mandate, përkatësisht: PartiaDemokratike 50 mandate; Partia Republikane eShqipërisë 3 mandate dhe Partia Drejtësi, Integrimdhe Unitet, 4 mandate.

    Ky komision, për të verifikuar ligjshmërinë emandateve për çdo deputet, u mbështet nëdokumentacionin zgjedhor të ardhur nga KQZ-ja,si dhe duke parë kushtet e kriteret e kandidimitdhe zgjedhshmërisë për çdo kandidat, tësanksionuara në nenet 68 dhe 69 të Kushtetutës,si dhe në nenin 63 të Kodit Zgjedhor.

    Më konkretisht, Komisioni i Përkohshëm iVerifikimit të Mandateve administroi listën emëroretë deputetëve të zgjedhur dhe të lexuar në seancëne parë të Legjislaturës nga drejtuesi i seancës.

    Gjithashtu, komisioni administroi edhedokumentacionin e dorëheqjeve të paraqitura ngakandidatët fitues në KQZ sipas detyrimeve të nenit69 të Kushtetutës dhe nenit 63 të Kodit Zgjedhor.

    Në nenin 69 të Kushtetutës parashikohet se:“Nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetëpa hequr dorë nga detyra:

    a. Gjyqtarët, prokurorëtb. Ushtarakët e shërbimit aktivc. Punonjësit e Policisë dhe të Sigurimit

    Kombëtarç. Përfaqësuesit diplomatikëd. Kryetarët e bashkive dhe të komunave, si

    dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyredh. Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të

    zgjedhjeved. Presidenti i Republikës dhe funksionarët

    e lartë të administratës shtetërore të parashikuarnga ligji

    2. Mandati i fituar në kundërshtim me

    Drejton seancëndeputeti Namik Dokle

    E martë, 10.09.2013Seanca e paradites, ora 11:00

  • 9

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    paragrafin e parë të këtij neni është i pavlefshëm”.Gjatë verifikimit të dokumentacionit përkatës

    pranë këtij komisioni u paraqit një deklaratë,nëpërmjet së cilës deputeti Vasil Bicaj deklaron serefuzon të bëjë betimin, duke hequr dorë ngamandati i deputetit.

    Në përfundim të këtij verifikimi, përfundimisht,komisioni mendon se të 140 deputetëve tëzgjedhur nuk iu gjetën raste pavlefshmërie tëmandatit të fituar, por nisur nga deklarata emësipërme e deputetit Vasil Bicaj, komisioni çmonse i takon kryesuesit të seancës të procedojë nëpërputhje me nenin 4, pika 5 e Rregullores sëKuvendit.

    Për sa më sipër Komisioni i Përkohshëm iVerifikimit të Mandateve, në përputhje me nenin3, pika 2 të Rregullores së Kuvendit, unanimishtkonstaton se mandatet e të 140 deputetëve tëKuvendit të Shqipërisë, sipas vendimit nr. 759, datë06.08.2013 të KQZ-së, janë të vlefshme.

    Për Komisionin e Përkohshëm për Verifikimine Mandateve, kryetar Armando Subashi.

    Faleminderit!Namik Dokle – Faleminderit, zoti Subashi!Ju lutem, raportin dorëzojani Sekretarisë!Kalojmë në pikën e dytë. Betimi i deputetëve.Unë do të lexoj formulën e betimit dhe pastaj

    emrat e të gjithë deputetëve me radhë. Secilideputet, kur të dëgjojë emrin, të ngrihet në këmbëdhe të thotë fjalën “Betohem”!

    “Betohem me nderin tim se do të kryej mendërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend.Do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindemKushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhepavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe dotë mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do tëpunoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin eatdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”

    Agron Duka – Betohem!Agron Çela – Betohem!Alban Zeneli – Betohem!Albana Vokshi – Betohem!Albina Deda – Betohem!Aldo Bumçi – Betohem!Alfred Peza – Betohem!Anastas Angjeli – Betohem!Andrea Marto – Betohem!Aqif Rakipi – Betohem!Arben Imami – Betohem!Arben Çuko – Betohem!Arben Ahmetaj - Betohem!

    Arben Ristani - Betohem!Ardjan Turku – Betohem!Armando Subashi – Betohem!Armando Prenga – Betohem!Arta Dade – Betohem!Artan Gaçi – Betohem!Artur Bushi – Betohem!Astrit Veliaj – Betohem!Astrit Patozi – Betohem!Bashkim Fino – Betohem!Bedri Hoxha – Betohem!Ben Blushi – Betohem!Besnik Dusha – Betohem!Besnik Baraj – Betohem!Blendi Klosi – Betohem!Bujar Kllogjeri – Betohem!Damian Gjiknuri – Betohem!Dashamir Peza – Betohem!Dashamir Shehi – Betohem!Dashamir Tahiri – Betohem!Ditmir Bushati – Betohem!Edi Paloka – Betohem!Edi Rama – Betohem!Edmond Haxhinasto – Betohem!Edmond Spaho – Betohem!Eduard Shalsi – Betohem!Eduard Halimi – Betohem!Eduard Selami – Betohem!Eduard Bejko – Betohem!Eglantina Gjermeni – Betohem!Elena Qirici – Betohem!Erion Braçe – Betohem!Erion Veliaj – Betohem!Ermonela Felaj – Betohem!Ervin Koçi – Betohem!Evis Kushi – Betohem!Fatmir Mediu – Betohem!Fatmir Xhafaj – Betohem!Fatmir Toçi – Betohem!Fidel Ylli – Betohem!Flamur Noka – Betohem!Florion Mima – Betohem!Genc Pollo – Betohem!Genc Ruli – Betohem!Gent Strazimiri – Betohem!Gentian Bejko – Betohem!Gerti Bogdani – Betohem!Gjergji Papa – Betohem!Gjovalin Kadeli – Betohem!Gjovalin Xhetaj – Betohem!Gledion Rehovica – Betohem!

  • Viti 2013

    10

    Legjislatura e 8-të

    Gramoz Ruçi – Betohem!Halim Kosova – Betohem!Helidon Bushati – Betohem!Igli Cara – Betohem!Ilir Beqja – Betohem!Ilir Xhakolli – Betohem!Ilir Meta – Betohem!Ilirian Pendavinji – Betohem!Ilirian Celibashi – Betohem!Jorida Tabaku - Betohem!Jozefina Topalli – Betohem!Kastriot Islami – Betohem!Keltis Kruja – Betohem!Klajda Gjosha – Betohem!Klodiana Spahiu – Betohem!Koço Kokëdhima – Betohem!Kozma Dashi – Betohem!Lefter Koka – Betohem!Liljana Elmazi – Betohem!Lindita Nikolla – Betohem!Luan Duzha - Betohem!Luan Rama – Betohem!Luçiano Boçi – Betohem!Luiza Xhuvani – Betohem!Majlinda Bufi – Betohem!Majlinda Bregu – Betohem!Mark Frroku – Betohem!Mesila Doda – Betohem!Milena Harito – Betohem!Mimi Kodheli – Betohem!Mimoza Hafizi – Betohem!Monika Kryemadhi – Betohem!Musa Ulqini – Betohem!Myqerem Tafaj – (Mungon)Namik Dokle – Betohem!Namik Kopliku – Betohem!Nard Ndoka – Betohem!Nasip Naço – Betohem!Oerd Bylykbashi – Betohem!Olta Xhaçka – Betohem!Omer Mamo – Betohem!Pandeli Majko – Betohem!Parid Cara - Betohem!Paulin Sterkaj – Betohem!Përparim Spahiu – Betohem!Petrit Vasili – Betohem!Piro Lutaj – Betohem!Pirro Kapurani – Betohem!Pjerin Ndreu – Betohem!Rakip Suli – Betohem!Ridvan Bode – (Mungon)

    Robert Bitri – Betohem!Roland Keta – Betohem!Sadri Abazi – Betohem!Sajmir Tahiri – Betohem!Sali Berisha – Betohem!Sherefedin Shehu – Betohem!Shkëlqim Cani – Betohem!Shkëlqim Selami – Betohem!Shpëtim Idrizi – Betohem!Sokol Olldashi – Betohem!Spartak Braho – Betohem!Tahir Muhedini – Betohem!Taulant Balla – Betohem!Tom Doshi – Betohem!Ulsi Manja – Betohem!Valentina Leskaj – Betohem!Vangjel Tavo – Betohem!Vangjel Dule – Betohem!Vasilika Hysi - Betohem!Vexhi Muçmataj – Betohem!Voltana Ademi – Betohem!Xhemal Qefalia – Betohem!Ylli Ziçishti – Betohem!Ylli Shehu - Betohem! Faleminderit të gjithë deputetëve!Gëzuar dhe suksese në detyrën tuaj të re!Kalojmë në pikën e tretë të rendit të ditës.

    Mbështetur në nenin 75 të Kushtetutës sëRepublikës së Shqipërisë dhe në nenin 5 tëRregullores së Kuvendit, do të procedojmë mezgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Në bazë të nenit6 të Rregullores, kandidati për kryetar propozohetnga të paktën 15 deputetë. Propozimi bëhet meshkrim, përmban nënshkrimet përkatëse dheparaqitet në sekretarinë e përkohshmE të Kuvendit.Sipas pikës 2 të nenit 6 të Rrregulores, Kryetari iKuvendit zgjidhet pa debat dhe me votim tëfshehtë.

    Sekretaria, ju lutem, a kanë ardhurpropozime?

    M’i sillni, ju lutem! Atëherë, po lexoj:“Propozim për Kryetar të Kuvendit të

    Republikës së Shqipërisë, drejtuar sekretarisë sëpërkohshme të Kuvendit të Republikës sëShqipërisë.

    Në zbatim të nenit 6, pika 1, propozojmë përKryetar të Kuvendit zotin Ilir Rexhep Meta, firmosurnga deputetët: Edi Rama, Petrit Vasili, GramozRuçi, Nasip Naço, Taulant Balla, Lefter Koka,Armando Subashi, Gledion Rehovica, ErmonelaFelaj, Luan Rama, Ilirian Celibashi, Spartak Braho,

  • 11

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    Përparim Spahiu, Klajda Gjosha, EdmondHaxhinasto, Sadri Abazi, Milena Harito, NamikDokle, Lindita Nikolla, Ilir Beqja, Sajmir Tahiri,Vasilika Hysi, Valentina Leskaj, Eduard Shalsi,Mark Frroku, Paulin Sterkaj, Gentian Bejko,Bashkim Fino, Piro Lutaj, Ervin Koçi, ArmandoPrenga, Namik Kopliku, Xhemal Qefaliaj, AgronÇela, Pirro Kapurani, Bujar Kllogjëri, AnastasAngjeli, Ben Blushi, Arben Çuko, Tom Doshi, FatmirXhafaj, Koço Kokëdhima, Andrea Marto, VangjelDule, Artur Bushi, Erion Veliaj, Pjerin Ndreu, ParidCara, Damian Gjiknuri, Shkëlqim Selami, ArbenAhmetaj, Ditmir Bushati.

    A ka propozime të tjera në sekretari? Nuk ka.Atëherë, vazhdojmë procedimin. Sipas pikës

    3 të nenit 6 të Rregullores, votimi organizohetpublikisht dhe drejtohet nga një komision votimi ipërbërë prej 5 deputetësh, që pasqyron me aq saështë e mundur përbërjen politike të Kuvendit.Anëtari më i vjetër në moshë kryen detyrën ekryetarit të komisionit të votimit dhe shpall rezultatine votimit. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, 3 janënga maxhoranca dhe 2 nga opozita.

    Urdhëroni, zoti Ruçi, propozoni anëtarët ekomisionit!

    Gramoz Ruçi – Më lejoni të propozoj 2 kolegëpër anëtarë të komisionit të zgjedhjeve përKryetarin e Kuvendit, zotin Spartak Braho dhezonjën Ermonela Felaj.

    Namik Dokle – Faleminderit, zoti Ruçi!Urdhëroni, zoti Vasili!Petrit Vasili – Në emër të Grupit Parlamentar

    të Lëvizjes Socialiste për Integrim, propozojmëzotin Luan Rama.

    Namik Dokle – Faleminderit!Urdhëroni, zoti Paloka!Edi Paloka – Ne propozojmë zotërinjtë Igli

    Cara dhe Keltis Kruja.Namik Dokle – Faleminderit!Atëherë, komisioni të fillojë veprimtarinë! Çdo

    deputet do të sqarohet nga komisioni për mënyrëne votimit. Votimi do të bëhet me fletë votimi.

    Para se të fillojmë, hedhim në votim anëtarëte komisionit, pavarësisht se ka një konsensus tëgjerë.

    Kush është dakord për komisionin?(Deputetët shprehen dakord.)A ka kundër? S’ka. A ka abstenim? S’ka.Atëherë, komisioni të marrë përsipër detyrën

    për të organizuar votimin për zgjedhjen e Kryetarittë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!

    Faleminderit!(Bëhet pushim)Spartak Braho – Fillojmë me votimin.Procedura për zgjedhjen e Kryetarit të

    Kuvendit, ashtu sikundër u tha edhe nga drejtuesii seancës, do të kryhet në bazë të neneve 6 dhe60 të Rregullores së Kuvendit.

    Në cilësinë e kryetarit të komisionit do të lexojemrat e deputetëve që janë të renditur sipasalfabetit. Deputeti sapo të dëgjojë emrin, do tëparaqitet para komisionit, do të nënshkruajë listënpërkatëse, do të marrë fletën e votimit dhe do tëvotojë në dhomat e fshehta një nga alternativat qëjanë vënë në listën e votimit. Pas hedhjes së fletë-votimit deputeti do të zërë vend përsëri në sallëpër të pritur rezultatin.

    Fillojmë me leximin e emrave, i cili do të kryhetnga zoti Cara.

    (Zoti Igli Cara lexon emrat sipas renditalfabetik.)

    Agron DukaAgron ÇelaAlban ZeneliAlbana VokshiAlbina DedaAldo BumçiAlfred PezaAnastas AngjeliAndrea MartoAqif RakipiArben ImamiArben ÇukoArben AhmetajArben RistaniArdjan TurkuArmando SubashiArmando PrengaArta DadeArtan GaçiArtur BushiAstrit VeliajAstrit PatoziBashkim FinoBedri HoxhaBen BlushiBesnik DushaBesnik BarajBlendi KlosiBujar KllogjeriDamian GjiknuriDashamir Peza

  • Viti 2013

    12

    Legjislatura e 8-të

    Dashamir ShehiDashamir TahiriDitmir BushatiEdi PalokaEdi RamaEdmond HaxhinastoEdmond SpahoEduart ShalsiEduard HalimiEduard BejkoEglantina GjermeniEleina QiriciErion BraçeErion VeliajErmonela FelajErvin KoçiEvis KushiFatmir MediuFatmir XhafajFatmir ToçiFidel YlliFlamur NokaFlorion MimaGenc PolloGenc RuliGent StrazimiriGentian BejkoGerti BogdaniGjergji PapaGjovalin kadeliGjovalin XhetajGledion ReovicaGramoz RuçiHalim KosovaHelidon BushatiIgli CaraIlir BeqjaIlir GjakolliIlir MetaIlirian PendavinjiIlirian CelibashiJorida TabakuJozefina TopalliKastriot IslamiKeltis KrujaKlajda GjoshaKlodiana SpahiuKoço KokëdhimaKozma DashiLefter KokaLiljana Elmazi

    Lindita NikollaLuan DuzhaLuan RamaLuçiano BoçiLuiza XhuvaniMajlinda BufiMajlinda BreguMark FrrokuMesila DodaMilena HaritoMimi KodheliMimoza HafiziMonika KryemadhiMusa UlqiniMyqerem TafajNamik DokleNamik KoplikuNard NdokaNasip NaçoOert BylykbashiOlta XhaçkaOmer MamoPandeli MajkoParid CaraPaulin SterkajPërparim SpahiuPetrit VasiliPiro LutajPirro KapuraniPjerin NdreuRakip SuliRidvan BodeRobert BitriRoland KetaSadri AbaziSajmir TahiriSali BerishaSherefedin ShehuShkëlqim CaniShpëtim IdriziSokol OlldashiSpartak BrahoTahir MuhediniTaulant BallaTom DoshiUlsi ManjaValentina LeskajVangjel TavoVangjel DuleVasilika HysiVehxhi Muçmataj

  • 13

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    Voltana AdemiXhemal QefaliaYlli ZiçishtiYlli ShehuSpartak Braho – Procesin e votimit e

    deklarojmë të mbyllur. Tani do të fillojmë meprocesin e numërimit të votave. Ftojmë deputetëttë vijnë në sallë.

    (Fillon procesi i numërimit të votave.)Atëherë, pas numërimit të votave, rezulton se

    në kutinë e votimit janë 137 fletë votimi. Fillojmëleximin një për një të tyre.

    (Mbaron leximin.)Procesverbal për zgjedhjen e Kryetarit të

    Kuvendit propozuar nga një grup deputetësh nëmbështetje të nenit 6 të Rregullores së Kuvendit.

    Sot më datën 10.09.2013 u zhvillua votimi përzgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Në mbështetjetë nenit 6, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, njëgrup prej 43 deputetësh paraqitën pranëSekretarisë së Kuvendit propozimin për zgjedhjene zotit Ilir Meta Kryetar Kuvendi. Propozimi ështëparaqitur komform rregullave procedurale, meshkrim dhe përmban nënshkrimet përkatëse.

    Në mbështetje të nenit 6, pika 3 të Rregulloressë Kuvendit, me shumicë votash u ngrit komisionii përbërë nga deputetët: Spartak Braho, ErmonelaFelaj, Luan Rama, Keltis Kruja dhe Igli Cara, i ciliorganizoi procedurat e votimit. Në përfundim tëprocesit të votimit komisioni i votimit zhvilloi njëprocedurë për numërimin, vlerësimin e fletëve tëvotimit dhe nxjerrjen e rezultatit.

    Pas pasqyrimit të të dhënave, mbi bazën enumërimit, Komisioni i Votimit shpall publikishtrezultatin. Në bazë të firmave të vendosura nëlistën përkatëse të deputetëve dhe numërimit tëfletëve të votimit rezultoi se kanë marrë pjesë nëvotim 137 deputetë. Nga verifikimi i fletëve tëvotimit të përdorura rezultoi: fletë votimi të vlefshme137 copë, fletë votimi të pavlefshme asnjë.

    Nga numërimi i votave për kandidatin rezultoisi më poshtë:

    Ilir Meta vota pro 91, kundër 45, abstenim 1.Pra, siç del nga rezultati i mësipërm, Komisioni iVotimit konkludon se në bazë të nenit 78, pika 1 tëKushtetutës së Shqipërisë, si edhe të nenit 55,pikat 1 dhe 6, të Rregullores së Kuvendit, zoti IlirMeta zgjidhet Kryetar i Kuvendit. (Duartrokitje nësallë.)

    Namik Dokle – Zonja dhe zotërinj deputetë,Më lejoni që në emrin tuaj të falënderoj

    komisionin për përmbushjen e detyrës së caktuarnga Kuvendi!

    Tani kam kënaqësinë të ftoj zotin Ilir Meta,kryetar i sapozgjedhur, të marrë detyrën e drejtimittë Kuvendit për Legjislaturën VIII.

    Ilir Meta – Të nderuara zonja deputete,Të nderuar zotërinj deputetë,Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të

    Trupit Diplomatik,Të nderuar të ftuar,Zonja dhe zotërinj,Më 23 qershor shqiptarët votuan masivisht,

    me një shpresë të madhe, shpresë, të cilën ne jemizgjedhur dhe thirrur ta përmbushim këtu, nëKuvendin e Republikës së Shqipërisë. Kjo shpresëdhe porosi e shqiptarëve për t’i përfaqësuar e përtë zhvilluar vendin është shprehje e besimit që atakanë treguar duke na dhënë ne mundësinë për tëkuvenduar me urtësi, qetësi dhe përgjegjshmëripër të ardhmen e popullit dhe të vendit tonë.

    Ky Kuvend duhet të përfaqësojë atë që ështëpritshmëria e qytetarëve, por edhe praktika më emirë e punës së parlamenteve evropiane,përgjegjshmërinë dhe llogaridhënien, seriozitetinpolitik dhe etikën, tolerancën dhe bashkëpunimin,kurajën dhe vizionin, respektin për ligjin dheparimet demokratike.

    Jam i bindur se Kuvendi i ri do të çojë përparaaxhendën tonë evropiane, sepse shqiptarëtkërkojnë nga të gjithë ne reforma të thella dhe tëqëndrueshme, që na afrojnë dhe integrojnë mëshumë dhe më shpejt me Evropën, reforma që usjellin atyre më shumë vende të reja pune, reformaqë përmirësojnë jetën e tyre dhe ua bëjnë më tësigurt dhe të begatë të ardhmen e fëmijëve nëatdheun tonë të përbashkët.

    Prandaj dhe ftesa ime e parë, që buron ngadëgjimi i zërit të qytetarëve që na kanë nderuardhe sjellë këtu, është pikërisht lënia pas e frymëskonfliktuale.

    Jemi këtu për të bërë më të mirën për vendindhe popullin tonë, me alternativa konkrete, tëmatshme dhe të prekshme, na duhet të japimllogari çdo ditë se çfarë ligjesh të reja do tëmiratojmë dhe se si do t’i zbatojmë ato për të bërëjetën e të gjithëve më të mirë dhe më të sigurt.

    Jam i bindur se ky Kuvend i ri do të ketë mëshumë konstruktivitet dhe pozitivitet, më shumëalternativa dhe më shumë zgjidhje. Këtë përqasjepolitike e bën imperative edhe shëndeti jo i mirë iekonomisë sonë, treguesit e varfërisë dhe të

  • Viti 2013

    14

    Legjislatura e 8-të

    papunësisë, që janë shqetësues dhe në rritje.Papunësia dhe varfëria janë kundërshtarët tanëtë vërtetë, janë sfidat tona të përbashkëta, qëduhen fituar në emër të të gjithë qytetarëve tanëpa asnjë dallim. Matësi më i mirë e më i sigurt içdo politike dhe i kontributit të gjithsecilit prej neshështë pikërisht përgjigjja e pyetjes: Sa vende tëreja pune kemi hapur dhe sa shqiptarë e kaluanpragun e varfërisë sot?

    Vetëm kështu do të rivendosim besimin eduhur të qytetarëve te klasa politike në vend. Kybesim do t’i japë impuls, guxim dhe energjiekonomisë shqiptare që të rimëkëmbet, qësipërmarrja të gjejë forcën, mjetet dhe partneritetine duhur te qeveria dhe të shteti i së drejtës. Kështuvendi do të ketë më shumë stabilitet dheparashikueshmëri. Në këtë mënyrë Shqipëria dotë bëhet një vend më tërheqës për investitorët ehuaj, ekonomia jonë do të rritet dhe vendet e punësdo të shtohen.

    Jam i bindur se përmirësimi i situatësekonomike fillon me themelimin e një partneritetitë fortë dhe transparent, me sipërmarrje shqiptaredhe të huaj, i cili shton vendet e reja të punës dhekrijon mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë.

    Ne duhet të ecim drejt reformimit të modelittonë ekonomik duke u bazuar te shfrytëzimi mëefikas dhe transparent i resurseve tona tëpanumërta natyrore, te rritja e prodhimit vendas,por mbi të gjitha te menaxhimi më i mirë i burimevetona njerëzore, që nuk na mungojnë.

    Reforma të rëndësishme na presin përfunksionimin më efikas të institucioneve, për tërritur pavarësinë e tyre, por edhe bashkëpuniminmidis tyre, sepse zhvillimi dhe përparimi drejtEvropës së bashkuar nuk mund të jetë vepër vetëme një maxhorance, por është një sipërmarrjekolektive mbarëkombëtare e bazuar nëgjithëpërfshirjen e çdo qytetari, çdo politikani dheinstitucioni, ku roli i opozitës mbetet ipazëvendësueshëm.

    Do të përkujdesemi më shumë për qytetarëte këtij vendi, kudo ku jetojnë, nga Vermoshi nëKonsipol, sepse është e drejta e tyre të jetojnë nëmirëqenie dhe është detyra jonë ta garantojmë atë.Përkujdesja jonë do të rritet edhe për ata qytetarëqë jetojnë jashtë kufijve, në emigracion apo trojetshqiptare, sepse ata janë pjesë e botës sonëshqiptare dhe përkujdesja ndaj tyre është detyrimmadhor dhe kushtetues për të gjithë ne.

    Për të realizuar këto reforma, njëkohësisht,

    duhet të reformojmë veten tonë, duhet t’upërgjigjemi zhvillimeve të shpejta dhe t’i udhëheqimato, duhet të rrisim efikasitetin tonë në drejtim tëpërafrimit të legjislacionit me atë të BashkimitEvropian, të thjeshtëzimit dhe përmirësimit tëlegjislacionit të vendit tonë dhe në veçanti tëforcojmë zbatueshmërinë e ligjeve.

    Transparenca dhe gjithëpërfshirja do të jenëvendimtare për suksesin tonë të përbashkët nëkëtë Kuvend. Gjithkush, pavarësisht bindjeveapo pozicioneve partiake, që dëshiron tëkontribuojë për të bërë ligje të mira e të dobishmepër vendin, për të konceptuar politika realistedhe të frytshme, do të jetë i mirëpritur dhe irespektuar. Për këtë qël l im ne do tëbashkëpunojmë ngushtë edhe me shoqërinëcivile, botën akademike dhe universitare, si edheme grupet e interesit.

    Unë jam i bindur se ekziston dëshira dhevullneti i përbashkët i maxhorancës dhe opozitëssë këtij Kuvendi që të vendosim një standard të ritë sjelljes politike, të komunikimit politik, kudebatohet për idetë, për politikat dhe për ligjet dhejo për personin.

    Të bashkojmë përpjekjet tona maksimalishtpër integrimin e plotë të Shqipërisë në BashkiminEvropian përmes integrimit të punës sonë tëpërbashkët pozitë-opozitë, sepse, besoj se nëthelb ne kemi një qëllim të përbashkët: mirëqenien,zhvillimin, sigurinë dhe rritjen e dinjitetit tëqytetarëve tanë dhe Shqipërisë.

    Ne jemi besimplotë se, ashtu si deri më sot,Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BashkimiEvropian do të vazhdojnë të jenë përkrah neshduke na mbështetur fuqimisht në arritjen e objektivittonë madhor, atë të anëtarësimit në BashkiminEvropian.

    Ky Kuvend do të kontribuojë për një shoqëritë fortë e të qëndrueshme, që fuqizon stabilitetindhe bashkëpunimin rajonal, në një kohë kur faktorishqiptar kudo që ndodhet dhe jeton kontribuon përpaqen dhe perspektivën evropiane. Shembulli mëi qartë është roli i shtetit më të ri, atij të Kosovës,që forcon çdo ditë pozitën ndërkombëtare dhe meguxim ecën drejt dialogut dhe bashkëpunimitrajonal si një faktor i rëndësishëm i paqes dhestabilitetit. Ky është një shekull që punon e do tëpunojë për të mirën e shqiptarëve.

    Ndaj, të nderuar kolegë, dua t’ju siguroj seduke marrë votën tuaj dhe besimin tuaj si Kryetari Kuvendit, jam këtu, një nga ju, që të siguroj

  • 15

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    zbatimin rigoroz të Rregullores së Kuvendit, tësiguroj të drejtat e çdo deputeti në përgjithësi dherespektimin e angazhimit konstruktiv të opozitës,frymën e tolerancës dhe të konsensusit.

    Sfidat që kemi përpara janë të mëdha dhe tëpërbashkëta, por unë jam i sigurt se progresi dhezhvillimi i vendit do të jetë më i shpejtë, më i sigurtdhe më i begatë duke e rritur frymën ebashkëpunimit dhe duke vendosur gjithnjëinteresin kombëtar mbi interesat tona të ngushtapartiake.

    Jam i bindur se do të jemi të suksesshëmvetëm duke mos harruar për asnjë moment se kynuk është Kuvendi ynë, i 140 deputetëve, por ështëKuvendi i popullit shqiptar, i mbarë qytetarëve tanë,të cilët votuan plot dinjitet dhe si qytetarë evropianëmë 23 qershor. Le të reflektojmë edhe ne në këtë

    Kuvend me të njëjtin dinjitet dhe përgjegjshmëri,që ta meritojmë plotësisht besimin e tyre.

    Punë të mbarë të gjithëve së bashku për tëmirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo qëjanë!

    (Duartrokitje)Njëkohësisht, duke qenë se është mjaft e

    rëndësishme të vijojë ecuria normale e Kuvendit,do të njoftoja mbledhjen e seancës së radhës nesërparadite në orën 11:00 dhe do t’i ftoja kryetarët egrupeve parlamentare të takohemi menjëherë përtë diskutuar lidhur me procedurën se si do të vijojëpunimet Parlamenti, sepse kemi bërë pushime mëshumë se ç’duhet, jo për fajin tonë.

    Faleminderit!

    (Seanca u mbyll në orën 13:00)

  • Viti 2013

    16

    Legjislatura e 8-të

    Drejton seancën Kryetari i Kuvendit,zoti Ilir Meta

    E mërkurë, 11.09.2013Seanca e pasdites, ora 18:10

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i procesverbaleve të seancaveplenare të datave 9 dhe 10 shtator 2013.

    2. Miratimi i programit politik dhe i përbërjessë Këshillit të Ministrave.

    - (Paraqitja e Programit Politik dhe i përbërjessë Këshillit të Ministrave nga Kryeministri i emëruarz. Edi Rama).

    Ilir Meta – Të nderuar kolegë deputetë,I nderuar zoti Kryeministër,Të nderuara zonja ministre dhe zotërinj

    ministra,Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të

    Trupit Diplomatik,Të nderuar të ftuar, zonja dhe zotërinj,Fillojmë seancën plenare të ditës së sotme, e

    cila si çështje kryesore ka prezantimin e programitpolitik dhe të përbërjes së Këshillit të Ministrave,si edhe të dekreteve të Presidentit të Republikës,të cilat janë përpara jush.

    Përpara se të vazhdojmë me rendin e ditës,për të cilin kemi zhvilluar disa takime pune mekryetarët e grupeve parlamentare, do të ftojadeputetin, zotin Ridvan Bode, i cil i, sipassekretarisë, ndodhet në Kuvend, për të bërëbetimin. Une do të lexoj tekstin e betimit dhe zotiBode do të betohet:

    “Betohem me nderin tim se do të kryej mendërgjegje detyrën si deputet i popullit në Kuvend,do të përfaqësoj denjësisht popullin, do t’i bindemKushtetutës dhe ligjeve, do të mbroj lirinë dhepavarësinë e Shqipërisë, do të respektoj dhe dotë mbroj të drejtat dhe liritë e shtetasve dhe do tëpunoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin eatdheut dhe mirëqenien e popullit tim.”

    Ridvan Bode – Betohem!Ilir Meta – Faleminderit! Përpara se të vijojmë me paraqitjen e

    programit dhe të përbërjes së Këshillit të Ministravedo të kërkoja që të miratojmë procesverbalet eseancave të para plenare të datave 09.09.2013dhe 10.09.2013.

    Ka ndonjë vërejtje për procesverbalet? Nuk ka.Miratohen.

    Faleminderit!Përpara se t’i jap fjalën Kryeministrit të ri të

    Republikës së Shqipërisë, zotit Edi Rama, dua tësqaroj se do të kemi të gjithë kohën, deri nesër nëorën 20:00, për të dorëzuar pyetjet lidhur meprogramin, në mënyrë që qeveria të ketë kohë tëpërgatitet për të kthyer përgjigjet.

    Njëkohësisht, seanca që do të fillojë mepërgjigjet e pyetjeve dhe më pas do të vijojë, sipasRregullores, me debatin, do të hapet në orën 10:00të ditës së shtunë. Në rast se ka mirëkuptim ngagrupet parlamentare, mund ta fillojmë edhe mëshpejt, ndoshta në orën 9:00. Megjithatë do t’i ftojakryetarët e grupeve parlamentare, sipas traditës,që të paraqesin listën e diskutantëve pranëshërbimeve të Kuvendit.

    Kam kënaqësinë dhe nderin të ftoj zotin EdiRama, Kryeministrin e ri të Republikës sëShqipërisë, për të paraqitur programin dhepërbërjen e Këshillit të Ministrave, të dekretuarasot nga Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani.

    Edi Rama – Faleminderit!Si sot, në të njëjtën datë, 11 shtator, viti 2001,

    një kërpudhë tymi, e zezë, me bisht të zjarrtë, ungrit befasisht në qiellin e botës dhe e zaptoi tëtërin. Mbiu dhunshëm duke çelur një gropë tëmadhe gjaku e hiri mu në zemrën e botës së lirë,ku ne të gjithë jetojmë, pavarësisht dallimeve tona.

    I zu vendin me pahirin më të madh, që mendjamund të rrokë, dy kullave binjake (godinave më tëlarta të Amerikës) dhe duke qëlluar Amerikën ngalartësia marramendëse e një urrejtjeje gjakatare,goditi rrufe krejt botën tonë.

    Qysh atë ditë, bota jonë s’është më ajo paarmiq që njihnim pas Luftës së Ftohtë; s’është asajo me armiqtë që historia e saj ka njohur gjatëLuftës së Parë apo të Dytë Botërore. Jetojmë nënjë luftë të re, ndoshta më e frikshmja deri më sotpër nga natyra e armikut, për nga format perversetë shfaqjes së tij, herë si profet e herë si ushtar,herë si tribun e herë si diktator, herë si martir eherë si turmë. Të vrarët e 11 shtatorit janë edhe tëvrarët tanë. Të vrarët në çdo front të kësaj lufte,janë edhe të vrarët tanë. Edhe të vrarët e 21 gushtitprej armëve kimike në Siri janë edhe të vrarët tanë.

    Kjo është një luftë, që, për aq sa na takon, nëshkallën shumë modeste të madhësisë e të peshës

  • 17

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    sonë gjeografike apo ushtarake, ka qenë dhe dotë mbetet edhe lufta jonë.

    Ne do të jemi krah për krah Amerikës dhe çdoaleance që Shtetet e Bashkuara do të ngrenë, nëçdo front ku kjo luftë mund ta kërkojë, kundër çdoforme perverse të shfaqjes së këtij armiku tëpamëshirshëm të lirisë, demokracisë,bashkëjetesës paqësore të besimeve dhe etnive,sepse ky armik ka dalë nga errësira më e thellë ebarkut të urrejtjes njerëzore, jo për të vrarë egoditur një vend apo një popull më vete, por për tëshkatërruar çnjerëzisht mbarë botën e lirë dhe krejtekzistencën tonë kështu siç e duam në këtë botë,ku liria s’është dot e përhershme nëse mbrojtja elirisë s’është e përditshme.

    Ja pse dua ta përsëris sot që në krye të kësajfjale dhe nën të gjithë peshën e përgjegjësisë qëndiej ndaj Shqipërisë e shqiptarëve këtu, në këtëfoltore, atë që pas barbarisë kimike të 21 gushtitmbi fëmijë, gra, pleq e burra të pafajshëm të popullitsirian, kemi thënë njëzëri, si unë dhe si paraardhësiim dje në detyrë, se:

    “Shqipëria mbështet pa asnjë ngurrim, çdovendim që Presidenti i Shteteve të Bashkuara tëAmerikës do të marrë në frontin e kësaj lufteglobale dhe, pa asnjë fije dyshimi edhe çdondërhyrje ushtarake që Shtetet e Bashkuara mundta shohin të udhës të ndërmarrin për të ndëshkuarKasapin e Damaskut.”

    I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,Të nderuar hirësi klerikë,Të nderuar shkëlqesi ambasadorë,Të nderuara deputete e deputetë,Të nderuara zonja e zotërinj të ftuar,Fort të dashur qytetarë dhe bashkatdhetarë

    kudo që jeni,Dalëngadalë po bëhet çerek shekulli, prej

    dhjetorit të vitit 1990, kur Shqipëria rinisi udhëtimine ndërprerë forcërisht drejt Perëndimit. Qyshatëherë s’ka fije dyshimi se kanë ndryshuar shumëgjëra, falë lirisë; falë energjisë së jashtëzakonshmedhe dhuntive të njerëzve të zakonshëm të këtijvendi. Falë, pse jo, edhe atyre punëve të mira që,të zgjedhur apo drejtues e punonjës në çdo nivel,kanë bërë në tërë këto vite në detyra shtetërore,përgjatë një rrugëtimi për ndërtimin e shtetitdemokratik, që rezultoi shumë herë më i vështirëse çfarë e parafytyronim në çastin magjik tëshembjes së regjimit komunist dhe të thirrjesgjithëpopullore: “E duam Shqipërinë si gjithëEuropa!”.

    S’ka dyshim se, kur sheh mbrapa, jo pak gjërakanë ndryshuar aq shumë, sa duket sikur s’kanëekzistuar kurrë, siç i mbajmë mend, por s’kadyshim se edhe jo të gjitha ndryshimet i kanëardhur për mirë trupit, shpirtit, mendjes, kujtesësdhe imagjinatës së Shqipërisë, që rrugëton për t’uribashkuar me Europën. Ashtu sikundër, s’kadyshim, besoj, se ndër gjërat që nuk kanëndryshuar, qysh nga ora e atij dhjetori historik,mbetet aspirata e papërmbushur e njerëzve tëzakonshëm të këtij vendi për demokracinë e çdodite; për cilësinë, forcën, qëndrueshmërinë që kademokracia e sanksionuar në Kushtetutën eShqipërisë, që duhet t’i sigurojë liritë e të drejtatqytetarit shqiptar; që duhet të mbrojë interesinkombëtar, publik e vetjak të tij; që duhet tëgarantojë sigurinë dhe pronën e tij.

    Jo liria që e kishin fituar në dhjetor; jopluralizmi që e kishin garantuar që në marsin eparë pas Lëvizjes së Dhjetorit; jo rruga drejtBashkimit Europian dhe NATO-s, që populli i tërëe kishte zgjedhur në orën e parë të lirisë, dhe tëgjitha partitë e kishin miratuar pa ekuivok nëprograme, por pikërisht, aspirata për demokracinëe çdo dite, çoi në revolucionin me votë të marsit tëdytë të lirisë, në vitin 1992. Po kjo aspiratë, epandryshuar në thelb, sepse e papërmbushur nëkohë, i çoi shqiptarët drejt kutive të votimit edhemë 23 qershor.

    E njëjta aspiratë për demokracinë, që duhettë funksionojë për qytetarin përmes institucionevenë shërbimin e tij; e njëjta domosdoshmëri mirëfillijetike për shtet, që mbron jetën dhe pronën eqytetarit; e njëjta nevojë që ligjet të mos jenë letra,rregullat të mos vlejnë vetëm për më të dobëtit,suksesi i fëmijëve të mos varet nga mbiemri, vendii punës të mos lidhet me biografinë apo dialektin,liria e tubimit të mos paguhet me bukën e gojës; enjëjta shtysë e brendshme për të rivënë në venddinjitetin e nëpërkëmbur nga vrasjet e përqeshura,dokrrat e pambarimta, dështimet e pashembullta;e njëjta revoltë në zemër për sukseset imagjinare,gënjeshtrat shumëvjeçare, dyfytyrësinë spektakolare;po edhe e njëjta ndjenjë përgjegjësie për tëtatëpjetën e rrënimit të vendit dhe rrënimin eimazhit të Shqipërisë në sytë e botës e të miqvendërkombëtarë, bënë që njerëzit e zakonshëm tëkëtij vendi t’i japin jetë paqësisht me votë ndryshimittë dytë të jashtëzakonshëm politik në këto dydekada liri.

    Përsëri, edhe një herë, aspirata e papërmbushur

  • Viti 2013

    18

    Legjislatura e 8-të

    për demokracinë e çdo dite, bashkoi në kutitë evotimit Veriun me Jugun, socialistë me demokratë,aktivistë me indiferentë; solli në rrugën drejtzgjedhjeve shumë gra e të rinj, por edhe shumëfamilje emigrantësh në kërkim të kohës së mirë tëatdheut. Ajo vuri në jetë një proces elektoral që,me gjithë institucionet groteske dhe prirjentradicionale të pushtetit për të manipuluarrezultatin, ishin aty, u kthye në erën imponuese tënjë ndryshimi të paqtë, por radikal.

    Së fundi, njësoj si në marsin e vitit 1992,Shqipëria nuk u nda në dy blloqe nga një diferencëe vogël, por u bë bllok masiv për të vulosur mevotë të lirë një ndryshim historikisht tëdomosdoshëm dhe absolutisht tëpakontestueshëm për të ardhmen e saj.

    Këtë pasqyrë të historisë së re, nuk dua t’uavendos përpara të humburve të 23 qershorit.S’është as qëllimi im sot dhe as vizioni im përqeverisjen e katër vjetëve të ardhshëm, që tëmarrim kohën e punëve të panumërta të qeverisëdhe kohën e shqiptarëve, që na votuan për shumëpunë e pak fjalë, duke i bërë karshillëk opozitës.

    Unë besoj se shqiptarët na votuan, ndër tëtjera, edhe për t’i dhënë fund atij karshillëku banalndaj opozitës, që mori jetë për vite me radhë nëkëtë foltore dhe në këtë sallë.

    Pasqyra e historisë së re na vlen në radhë tëparë ne, fituesve, për të mos e harruar asnjë çastse thellësinë e fitores së 23 qershorit, njësoj si atëtë marsit të vitit 1992, nuk e përcaktoi dëshira përt’u ndërruar njerëzve vendet në këto karrige, asdëshira për të ndërruar kryeministrat e ministratapo partitë e djathta e të majta me njëra-tjetrën nëpushtet. Jo! Përmasën historike të fitores sonë epërcaktoi domosdoshmëria historike për tëndryshuar rrënjësisht Shqipërinë, duke nisur padyshim nga ndryshimi i modelit të qeverisjes.

    Ja pse unë sot vij për ta marrë detyrën e lartëme ndjenjën e një përuljeje që ndoshta, nuk do takisha pasur kaq të thellë pas një fitoreje tëzakonshme në përmasë e në përmbajtje.

    Ja pse vij me vullnetin për ta mbajtur larg ngakjo shumicë e re qeverisëse në këtë sallë, çdondjenjë triumfalizmi, çdo shfaqje arrogance ndajpakicës, çdo shprehje mendjelehtë të inercisë nërrugën e vjetër të përbuzjes ndaj përfaqësuesvetë opozitës.

    Ja pse vij i përgatitur për t’i thënë opozitës,drejtpërdrejtë në sy se, marr sot përsipërpërgjegjësinë të sigurojmë që asgjë, që neve vetë

    na u mohua deri dje në opozitë për shkak tëqeverisë së vjetër, nuk do t’i mungojë më tejopozitës për faj të qeverisë së re.

    Unë besoj se, në fund të fundit, cilësia ebashkëjetesës demokratike të çdo dite nuk varetassesi nga fakti nëse biem ose jo dakord, por ngamënyra se si e jetojmë mosdakordësinë, duke udëgjuar edhe pa rënë dakord apo duke u sharë pau dëgjuar, duke respektuar te njëri-tjetrikundërshtarin në respekt të vetes apo duke parëte njëri-tjetri armikun në dëm të vetes, dukendërtuar me durim kulturën e gjithëpërfshirjes apoduke ushqyer sa herë të vijë rasti dhe të ndizetmikrofoni traditën e ndasisë. Në fund vendosgjithnjë shumica, po është cilësia e bashkëjetesësajo që ndryshon.

    Me këtë besim dhe në respekt të çdozgjedhësi të pakicës, unë e ftoj dhe e mbështesKryetarin e Kuvendit që të vigjilojë me paanësi ngalartësia detyruese e funksionit që mban, për të moslejuar vazhdën tradicionale të nëpërkëmbjesbrutale të opozitës në këtë sallë.

    Jam i bindur se me zgjedhjen e tij dje në kryetë Kuvendit të Shqipërisë koha e ndërhyrjeve pavend, fyerjeve pa shkak, batutave pa shije nga ajolartësi drejt deputetëve në sallë dhe publikut nëekran ka perënduar përgjithnjë. Ky është një lajmi mirë për të gjithë. Në radhë të parë për opozitën.Ashtu siç duhet të jenë të gjithë të bindur se ështëkëputur përgjithnjë shiriti i pambarimtë i fjalimevekryeministrore pa fillim e pa fund. Ka perënduarkoha kur kryeministri ndërhynte pas çdo deputetitë opozitës me librin e shtëpisë së tjetrit në dorëne tij. Edhe ky është një lajm i mirë për të gjithë,sidomos për opozitën.

    Si për ironi të fatit të vet, Partia Demokratikepo fillon jetën opozitare me një kryetar që nuk e kadeputet, por Kryetar Bashkie të Tiranës. A nukngjan pak sikur të gjitha mallkimet dhe ofendimetqë nuk ia ka kursyer deri dje, nga kjo foltoreopozitës, pa lider apo liderit pa legjitimitet tëopozitës, i janë kthyer pa kursim në një mallkimqë e ka lënë sot si pa kokë? Sidoqoftë, kjo nukmund të bëhet çështja jonë. Ne nuk kemi ardhurnë këtë Kuvend për t’i kërkuar opozitës ku e kakokën, po për t’i ngritur kokën lart Shqipërisë.

    Një milion njerëzit që i dhanë jetë kësajshumice të re, nuk votuan për të na ndarë këtu nëfitues dhe në humbës, por për të mos mbetur atavetë të humburit në inercinë e një lirie të zhveshurprej kuptimit të saj; një lirie ku në vend të

  • 19

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    demokracisë së çdo dite, njeriut të zakonshëm ikanë mbetur egërsia, pasiguria, padrejtësia që çdoditë sjell me vete; familjes së zakonshme i kambetur ankthi që rritet përreth nga varfëria,papunësia, grabitjet dhe vrasjet.

    Shqipërisë së zakonshme i ka mbetur vala enjë shkatërrimi epokal mu në kurrizin e vet,(Ndërhyrje pa mikrofon nga deputetët e GrupitParlamentar të PD-së.)

    ... që përpin përditë tokë buke, shtretërlumenjsh, pyje, plazhe, kodra, monumente kulture,si të luhej një film i projektuar nga armiqtë më tëbetuar të këtij vendi.

    (Ndërhyrje pa mikrofon nga deputetët e GrupitParlamentar të PD-së.)

    Ne jemi votuar në këtë vend për t’i dhënë lirisësë njeriut, familjes, atdheut, kuptimin jetik tëdemokracisë së çdo dite dhe bashkëjetesës messhqiptarëve, cilësinë demokratike të respektit tëshumicës për pakicën.

    (Ndërhyrje pa mikrofon nga deputetët e GrupitParlamentar të PD-së.)

    Ne besojmë se zanafilla e kësaj përpjekjejeështë e do të mbetet këtu, në këtë sallë, ku lirisëpër të folur, replikuar e votuar, do t’i japim për katërvjet me radhë kuptimin e demokracisëparlamentare, si shëmbëlltyra e prekshme edemokracisë në tërësi.

    (Ndërhyrje pa mikrofon nga deputetët e GrupitParlamentar të PD-së.)

    Do ta bëjmë këtë duke dëgjuar me vëmendjetë madhe çdo qëndrim të opozitës, duke erespektuar atë me respektin më të madh për veten,duke i krijuar asaj vijimësisht hapësira për t’u bërëpjesë e vendimeve të këtij Kuvendi.

    (Ndërhyrje pa mikrofon nga deputetët e GrupitParlamentar të PD-së.)

    Por duhet të jetë e qartë për të gjithë:Ne do t’ju dëgjojmë, por do të udhëheqim.Ne do të dialogojmë, por do të marrim

    vendime.Ne do të kërkojmë konsensuse sa më të gjera,

    por do të qeverisim me vlerat dhe me bindjet tonatë shpallura.

    Vlerat tona janë këto:Liria e njerëzve dhe e konkurrencës, pa asnjë

    diskriminim e kufizim politik, në funksion të meritës.Përgjegjësia e gjithkujt përpara vendit dhe

    ligjit, në funksion të një shoqërie, ku të drejtat esecilit nuk ndahen nga detyrimet ndaj komunitetit.

    Solidaritetin e më të dobëtit, në funksion të

    një bashkëjetese, ku barazia e mundësive s’mundtë mjaftojë pa drejtësinë sociale.

    Bindja jonë është kjo: Shqipëria meriton mëshumë. Shqipëria nuk meriton korrupsionin(Ndërhyrje pa mikrofon nga deputetët e GrupitParlamentar të PD-së.)

    ... dhe kriminalitetin që e kanë lidhur këmbë eduar dhe po e mbysin. Ajo nuk meriton as renditjennë fund të çdo tabele ndërkombëtare përstandardet e jetës së shqiptarëve dhe tëshërbimeve publike për qytetarët e saj.

    (Ndërhyrje pa mikrofon nga deputetët e GrupitParlamentar të PD-së.)

    Po ashtu, as imazhin e rënduar, si mos mëkeq, në tërë këto vite, kryekreje prej pushteteshqë kanë ndërruar ngjyrë e jo natyrë, radhë e jozakon, vend e jo model. Nuk i meriton Shqipëriakëto.

    (Ndërhyrje pa mikrofon nga deputetët e GrupitParlamentar të PD-së.)

    Shqipëria meriton më shumë, sepse kagjithçka i duhet, që ky popull të jetojë në njëekonomi normale, në një shoqëri të sigurt dhe nënjë vend të denjë mes të barabartësh në tryezëne familjes së bashkuar europiane.

    (Deputetët e Grupit Parlamentar të PD-sëvazhdojnë të ndërhyjnë dhe pastaj largohen ngasalla.)

    Shqiptarët meritojnë më shumë, sepse mundtë bëjnë shumë më tepër, nëse ai që flet, vendosdhe vepron në emër të tyre dhe jo të shoh vetëminteresat e punët e veta; nëse ai që qeveris, nuk indan dhe nuk i përçan për t’i sunduar, por i drejtonme forcën bashkuese të shembullit; nëse ai që bëndhe miraton ligje e rregulla nuk është shkelësi iparë i tyre, por i pari, që ligjeve dhe rregullave unënshtrohet pa kushte.

    Ne jemi këtu për të bërë për Shqipërinë atëqë atdheu ynë dhe bashkëqytetarët tanë pa dallim,meritojnë në katër vjetët e ardhshëm.

    Vizioni ynë është një Rilindje Shqiptare.Misioni ynë është të ecim më shpejt, për të

    ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër.Funksioni ynë është mirëqeverisja për të

    përmbushur zotimet tona, duke vënë në jetë, mekurajë e vendosmëri politika të reja dhe duke idhënë jetë, një kulture të re të ushtrimit të pushtetit.

    Zonja dhe Zotërinj,Anomalia e tranzicionit ekskluzivisht shqiptar

    të pushteteve në rast rotacioni, krijoi qysh prej 23qershorit një vakum shumë problematik. Inercia e

  • Viti 2013

    20

    Legjislatura e 8-të

    keqqeverisjes u kthye në një sprint vendimesh,privatizimesh dhe shpërblimesh, pa asnjë të drejtëmorale, pa asnjë legjitimitet politik dhe pa asnjësens etik.

    Me legjitimitetin e pushtetit moral të popullitsovran, ne kemi kërkuar publikisht, qysh në fillim,seriozitet dhe vetëpërmbajtje nga ana e qeverisënë ikje. Kemi paralajmëruar anulimin e çdo vendimiqë do t’i binte ndesh këtij legjitimiteti dhe vetëinteresave të publikut. Fatkeqësisht, zëri i arsyessonë ka rënë në vesh të shurdhër dhe fatura ecenimit të interesit publik në këta muaj ka qenëshumë e lartë. Por, fatmirësisht, koha endërmjetme ka mbaruar dhe është koha jonë tëfillojmë punën, për të lidhur fjalët me veprat. Duatë jem i qartë në këtë pikë për raportin e shumicëssë re dhe të qeverisë sonë, me dëmet e kohës qëiku:

    Ne nuk kemi mandat për të harruar krimet epa gjykuara që janë bërë.

    (Duartrokitje)Mandati ynë na është dhënë për të mos

    harruar popullin e vrarë në Gërdec, protestuesit evrarë në bulevard, deputetin e vrarë në oborr,kryekomunarin e vrarë në rrugë apo komisarët epolicisë të vrarë në krye të detyrës. Jo për t’uhakmarrë për të shkuarën, por për të mos i hyrënë hak të ardhmes; jo për të bërë politikë medrejtësinë, por për të bërë çmos që drejtësia tëmos bëhet politikë; jo për të marrë rolin eprokurorëve e të gjykatësve, por për të krijuarkushtet që prokurorët dhe gjykatësit të bëjnë roline tyre.

    Ne nuk kemi mandat për të amnistuar faljepronash që i janë grabitur popullit me vendimeqeverie, apo për të njohur të drejta që pushteti uka dhuruar në rrugë abuzive klientëve të tij.Mandati ynë na është dhënë për të bërëtransparencë të plotë të të gjitha proceseve tëdyshimta ose të dyshuara për korrupsion dhe krimekonomik, me pasojë dëmtime pasurore ose cenimtë interesave të publikut dhe të qytetarëve tëpambrojtur. E kemi premtuar dhe do ta bëjmë derinë fund këtë transparencë të katrahurës mepasuritë publike apo me pronat private tëshqiptarëve, si qeveri dhe si shumicë qeverisësenë Kuvend. Jo për të zhbërë gjithçka që është bërë,por për të mos lejuar që ç’është bërë keq përvendin apo për shqiptarët e pambrojtur, të mbetetkeq dhe të përsëritet edhe më keq në dëm të venditapo të njerëzve të pambrojtur; jo për të goditur

    biznesin, por për të nisur demokratizimin eekonomisë dhe marrë në mbrojtje interesin epublikut; jo për të dekurajuar investimet e huajame politika antiglobaliste, por për t’u dhënë fundpraktikave antishqiptare të lidhjes së fatit tëinvestimeve të huaja, me oxhakun e shtëpisë time.

    Ne, Aleanca për Shqipërinë Europiane, nukkemi mandat për t’i bërë sehir rrënimit të sistemittë drejtësisë në këtë vend. Mandati na ështëdhënë, qëllimisht, i blinduar nga populli sovran, derinë pragun e shumicës së cilësuar; për të bërë mevizion, kurajë e ritëm të lartë, reforma të mëdha tështetit dhe për të mos i ngritur duart lart parapopullit që kërkon drejtësi, duke u mjaftuar meshprehjen: “Prokuroria është e pavarur, gjykatatjanë të pavarura”.

    Sigurisht që sipas Kushtetutës së Republikëssonë, organet e drejtësisë janë të pavarura, porfati i përpjekjes për një drejtësi të drejtë varet padyshim edhe nga parlamenti, edhe nga qeveria, siedhe nga vetë shoqëria.

    Ne do ta bëjmë Kuvendin dhe qeverinë pjesëshumë aktive të kësaj përpjekjeje, për shqiptarët,por edhe për vendin tonë në Familjen Europiane,ku s’do të ketë vend për ne në tryezën e tëbarabartëve, nëse s’do bëhemi të barabartë paraligjit këtu, në këtë vend.

    Dora jonë e bashkëpunimit me pushtetingjyqësor do të jetë e shtrirë pa kushte. Në katërvjetët që do të vijnë, opinioni brenda sistemit tëdrejtësisë do të dëgjohet me respekt për çdovendim ose reformë që lidhet me mirëfunksionimine prokurorisë apo gjykatave. Ne do të bëjmë çmosqë t’i mbështesim organet e drejtësisë me mjetefinanciare e logjistike, për të përmbushur detyrimine tyre kushtetues ndaj publikut, në kushte sa mënormale. Ne nuk do të rrimë duarkryq përparashfaqjeve të përsëritura në sallat e gjyqeve tëtriumfit të vrasësve të qytetarëve të pafajshëm apotë pafajësimit të killerave të policëve të vrarë nëkrye të detyrës; as përballë goditjeve të çekiçit tëgjykatësve që ligjërojnë padrejtësira flagrante nëdëm të këtij vendi dhe të shumë qytetarëve tëpambrojtur, të cilët më kot kërkojnë drejtësinë tekata gjykatës; as ndaj spirales së korrupsionit nëdrejtësi që gjithë këta vjet e ka tërhequr poshtë emë poshtë pushtetin gjyqësor në Shqipëri.

    Shumica jonë dërrmuese ka lindur nga njëemergjencë demokratike dhe adresimi i kësajemergjence kërkon, pa dyshim, një sens shumëtë fortë të së drejtës; nga organet e drejtësisë pa

  • 21

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    dyshim, por nga qeveria në radhë të parë.Në mbrojtje të bindjes sime të hershme se,

    kur një vend qeveriset përmes padrejtësisë, ështëe kotë ta kërkosh drejtësinë në prokurori e gjykatë,dua t’ju them sot të gjithëve në këtë vend se sensii të drejtës do të më udhëheqë në çdo vendim eveprim si kryeministri juaj.

    Kam besimin më të plotë se nga i njëjti sens isë drejtës do të udhëhiqet çdo ministre dhe ministëri ri i Republikës dhe dua t’i garantoj kështu të gjithëse gabimet e mundshme në ushtrimin e njëpërgjegjësie kaq të madhe sa jona nuk do të jenëmëkate të qëllimshme në dëm të Shqipërisë e tëqytetarëve shqiptarë.

    Askush në këtë sallë nuk ka de jure imunitetkushtetues dhe askush ndër ne, përfaqësuesit ekësaj shumice të re, nuk do të lejohet të marrë defacto kurrfarë imuniteti të posaçëm nëmarrëdhëniet me ligjin dhe me shtetin.

    Por, nga ana tjetër, kjo shumicë nuk do tënjohë asnjë formë imuniteti të askujt që të drejtënpër të kërkuar apo dhënë drejtësi, qoftë prokurorapo gjykatës, e kthen në një mjet për të përfituarlekë dhe pasuri të patundshme duke bërëpadrejtësi.

    Ministrat tanë s’do të kenë as mandatin edeputetit, për të qenë tërësisht në dispozicion tëdetyrës së lartë, por edhe për të mos pasur asnjëalibi dhe mburojë tjetër veç rezultateve të tyre nëpunë.

    Sipas një praktike të mirë të djepit tëdemokracisë moderne, Britanisë së Madhe, ne dotë miratojmë në mbledhjen e parë të qeverisë KodinEtik të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. Kykod do të sanksionojë angazhimin formal të secilitdhe të gjithë skuadrës qeveritare të Aleancës përShqipërinë Europiane, për të qëndruar në detyrëne lartë me nderin dhe me dinjitetin që shqiptarëtmenduan se do të kemi në qeverisje, kur na dhanë1 milion vota. Ata e dërrmuan me plot 1 milionëshuplaka pushtetin e forcës, sepse duan tëqeverisen nga pushteti i shembullit. Ne jemi këtupër t’ua plotësuar këtë ekzigjencë themelore dhepër të qeverisur me forcën e shembullit.

    Kolege dhe kolegë deputetë,Unë e ndaj në çdo pikë e presje me Kryetarin

    e këtij Kuvendi fjalën që na adresoi dje dhe duaveçanërisht të rinënvizoj se, për sa na takon,armiqtë tanë nuk janë në këtë sallë. Nuk janë asnë opozitë me qeverinë jashtë kësaj salle, por janëpërballë të gjithëve ne pa dallim: varfëria dhe

    papunësia. Ne jemi këtu për t’i luftuar pa pushimkëta armiq, duke e nisur çdo ditë të re mekundërvënien ndaj varfërisë së aspiratave dheduke e ushqyer përditë qeverisjen tonë me aspiratatë larta për Shqipërinë. Shqipëria e varfër e 1 miliontë papunëve, pas gati çerek shekulli liri, është mësë pari pjellë e varfërisë së aspiratave të atyre qëe kanë udhëhequr duke e tradhtuar; Shqipëria egjysmës së më të rinjve analfabetë funksionalë,dy dekada dhe kusur pas rënies së komunizmit,është më së pari bijë e varfërisë së aspiratave tëatyre që e kanë drejtuar duke e gënjyer; Shqipëriae prapambetur e shqiptarëve pa ujë për të pirë eas vaditur, pa legalizime dhe as kanalizime, paasnjë shërbim publik sipas nevojës, po vetëm sipasxhepit, mu në mes të Europës së shekullit XXI,është më së pari viktimë e atyre që e kanëqeverisur duke e harruar.

    Ne s’do ta harrojmë asnjë ditë Shqipërinë qëvuan për ujë, punë, shërbime dhe nuk do t’itradhtojmë dhe gënjejmë asnjëherë shqiptarët.

    Nëse do të ngecim diku, do të japimshpjegime. Nëse do të gabojmë diku, do tëkërkojmë ndjesë, por gjithherë dhe gjithkund do tëjemi me njerëzit e për njerëzit, me Shqipërinë realetë halleve të panumërta dhe për Shqipërinëeuropiane të shpresave të rilindura.

    Jemi zotuar se do të krijojmë 300 mijë vendetë reja pune. Do të gdhihemi e ngrysemi në betejënpër t’ia dalë dhe jam besimplotë se do t’ia dalim,që Shqipëria e pas katër vjetëve nga sot të jetëhapësira e punësimit real dhe jo tuneli i rritjes sëpapunësisë.

    Jemi zotuar se uji në rubinet dhe në parcelënuk do të jetë më temë fushate elektorale në vitin2017. Programi ynë parasheh realizimin e këtijzotimi me etapa të përcaktuara qartë. Unë dua tëndaj me ju sot bindjen time se në mbylljen e këtijmandati do të jetë mbyllur edhe odiseja e etjespër ujë të njerëzve dhe të tokave të këtij vendi.

    Jemi zotuar se do legalizojmë falas shtëpitënë zonat informale brenda këtij mandati. Nuktundemi nga ky zotim. Zbatimin e planit të detajuarpër ta përmbushur në harkun e katër viteve ngaPaskuqani në Sauk, nga “Kodra e Priftit” nëBathore, nga këneta e Durrësit në lagjen Marlulajtë Shkodrës, nga Lagja “5 Maji” e Elbasanit nëlagjen “Afrim i Ri” të Fierit e në lagjen “Nënë Tereza”të Lezhës, unë do ta mbikëqyr drejtpërdrejtë vetë,siç ju kam premtuar atyre njerëzve, në çdo hap.

    Do t’i bëjmë këto realitete migjeniane, pjella

  • Viti 2013

    22

    Legjislatura e 8-të

    të varfërisë së aspiratave, modele të vizionit tonëtë ri të zhvillimit urban të Shqipërisë për tërespektuar aspiratat e atyre që i kanë ndërtuar atoshtëpi. Por një gjë të mos e ngatërrojë askush: nedo të legalizojmë falas në zonat informale shtëpitë ndërtuara për të filluar një jetë të re familjare, jovila pa leje në vijën bregdetare. Dhe jo e jo ndërtimetë paligjshme për të bërë biznes, duke i bërë shtetitngado një karshillëk të paparë, thellësishtantieuropian dhe fyes për dinjitetin e shoqërisë.Nëse të varfërve që kërkuan Amerikën këtu nëShqipëri, duke ardhur nga humbëtirat e varfërisëe të papunësisë, për të ndërtuar një jetë të re rrethTiranës dhe qyteteve të mëdha, ne nuk do t’ukërkojmë lekë, por vetëm përmbushjen edetyrimeve të zakonshme të çdo shtetasi për ujin,dritat, plehrat; zengjinëve të betonarmesë sëhedhur kuturu pa asnjë leje e gajle për të drejtat epronës, komunitetit, natyrës do t’u rezervojmë njëfaturë sa të kripur aq edhe të paharrueshme. Mjafte kanë dëmtuar Shqipërinë, është koha tadëmshpërblejnë publikun. Kjo qeveri do t’uakërkojë dhe marrë dëmshpërblimin një më një.

    Jemi zotuar se vota për ne do të ishte fillimi injë kapitulli të ri të taksimit të ndershëm dhe fundii kapitullit të vjetër të taksës së sheshtë. Sot jusiguroj se kështu do të jetë. Kush fiton më shumë,do të paguajë më shumë dhe kush fiton më pakdo të paguajë më pak. Mësuesi, mjeku, polici dotë jenë tri figurat kyçe të rimëkëmbjes së shtetit nëkatër vjetët e ardhshëm dhe do të përfitojnë ngataksimi i ndershëm.

    Sipërmarrësit e vegjël, gabimisht quhenbiznesmenë, por në fakt janë familjarë tëvetëpunësuar, që nuk do të paguajnë më për furrëne tyre të bukës, kafenenë në cep të pallatit apodyqanin e vogël të mbijetesës, sa ç’paguajnëfabrikat e çimentos, kompanitë e naftës apo hoteletnë zemër të Tiranës. Ata shpëtuan në 23 qershornga tatimi i dyfishtë antikushtetues dhe taksa etyre e biznesit të vogël nuk do të ekzistojë më. Nedo të bëjmë çmos në këto katër vite që ta nxjerrimbiznesin e vogël nga kthetrat mbytëse të borxhevepër të paguar taksa dhe të fusim sa më shumëfamiljarë në rrugën e vetëpunësimit.

    Jemi zotuar se në fund të katër viteve do tëkemi ulur taksat për 95% të shqiptarëve. Do të ecimhap pas hapi, me planin tonë konkret nëpërmbushjen e këtij zotimi dhe në fund të mandatittonë shtresa e mesme, si edhe më të varfrit do tëkenë më shumë para në xhep dhe do të shërbehen

    më mirë.Jemi zotuar se do ta mbështesim biznesin,

    duke krijuar një marrëdhënie të re partneriteti mesipërmarrësit dhe do të ndalim rrënimin e tij dukeshkatërruar monopolet, duke shkrirë klientelat,duke thirrur në skenë lirinë e konkurrencës. Jemigati për një transformim të madh në shërbimindoganor dhe tatimor me konsulencën e Agjentëvetë Kurorës. Organizata e famshme britanike do tëna asistojë qysh në ditët e para të qeverisjes përt’u dhënë doganave e tatimeve gjatë këtij mandatifytyrën dhe mirësjelljen e Shqipërisë europiane,për të rritur të ardhurat në buxhet, jo duke tkurrurbiznesin me kontrolle të dhunshme e gjobaarbitrare, por duke vendosur rregulla të qarta, tëqëndrueshme dhe të respektuara nga të dyja palët;për të ecur më shpejt drejt heqjes së referencavedhe shpartallimit të mbretërisë së ryshfetit nëdogana e tatime.

    Doganierët e Shqipërisë nuk do të jenë mëushtria e partisë. Të reja e të rinj të shkolluar, tëedukuar, të dëshiruar për t’i dhënë këtij vendidinjitetin e ëndrrës europiane aty ku sot ndesheshjo me kufirin ku fillon Shqipëria, por me traun kufillon zymtia zhvatëse e mbretërisë së korrupsionite të injorancës, janë të thirrur të konkurrojnë. Nedo të vigji lojmë që një gjeneratë e reprofesionistësh ta marrë në dorë këtë punë që sote bëjnë torturues profesionistë të biznesit dheustallarë të kontrabandës me mbulim politikën.S’ka pikë dyshimi se edhe agjentët tatimorë nukdo të jenë më veglat e korruptuara të një lufte qorreqë rrënon dinjitetin, shkatërron nervat dhe hedhnë erë planet e biznesit.

    Lufta qorre e qeverisë me biznesin ka mbaruarnë 23 qershor. Ka mbaruar në 23 qershor edhepushteti i një klientele që diktoi për vite të tëra sekush qenë të paktët që duhet të ngroheshin nëdiell, rëndom pa i dhënë hesap askujt, e kush tëshumtët, që u mbetej për hise rrebeshi i gjobave,ryshfeteve, padrejtësive.

    Qeveria dhe biznesi janë dy palë, poekonomia e Shqipërisë është një, dhe ne do t’ijapim fund keqtrajtimit të sipërmarrësve, dukefilluar nga dhënia fund e marrëzisë së faturave tëpapaguara apo të TVSH-së së parimbursuar. Efektizinxhir i moskorrektesës së qeverisë me biznesinnë këtë lëmë të detyrimeve të ndërsjella, për tëpërdorur terma shumë të butë, ka bllokuar tërësishtzinxhirin e ekonomisë.

    Ideja se ç’është e biznesit është e botës dhe

  • 23

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    ç’është e shtetit është e qeverisë e pastaj ç’ështëe qeverisë është imja, nuk ka lidhje medemokracinë e çdo dite, por me reminishencat eideologjisë së Partisë së Punës. Bashkë mepushtetin që iku ikën edhe ato reminishenca ngakoka e këshillit të ministrave dhe do të hapetmenjëherë një kapitull i ri i në marrëdhëniet mebiznesin. Biznesi nuk do të jetë kundërshtari ynëdhe kjo qeveri nuk do të bëjë ortakëri me asnjëbiznes apo klientelë të re biznesmenësh. Biznesido të jetë partneri ynë dhe ne do të jemi të hapur eluajalë me të, e do të kërkojmë të njëjtin luajalitetprej tij.

    Jemi zotuar se shërbimet nuk do të varen ngaxhepi, po nga nevoja, duke filluar nga shëndetësiae arsimi pa dyshim. Cilido merret me politikë këtyreanëve dhe vazhdon të mendojë se shëndeti ështëmall që blihet e vazhdon të thotë: kujdesishëndetësor merret vetëm me para, sepseshëndetësia kushton, prandaj kush s’ka para, nukduhet të sëmuret, i ka merituar qoftë dhe për kaqtë 1 milion shuplakat e 23 qershorit. Unë i qëndrojplotësisht zotimit që kemi marrë dhe ky mandatdo të jetë mandati i një reforme radikale nëshëndetësi.

    Ne do të themelojmë Shërbimin KombëtarShëndetësor, që do ta blejë shërbimin nga shtetidhe do ta ofrojë atë pastaj pa sigurimeshëndetësore e as para në dorë për të gjithë, padallim. Shëndetësia falas nuk është një sadakaqë bie nga qielli, por një e mirë publike që i ofrohetçdo njeriu në nevojë për kujdes shëndetësor, falështetit që nuk e ngre fondin për shëndetësinë mesigurime, por në rrugë alternative. Sigurisht qëshëndetësia kushton, pyetja është: kush paguan?Dhe përgjigjja është: jo ata që s’kanë, po e gjithëshoqëria për këdo që ka nevojë.

    E rëndësishme është që përtej debatit mespalëve, që në këtë rast i ngjan atij debatit tëfamshëm të Kostandinopojës për gjininë eengjëjve, teksa muret e qytetit po bininpërgjithmonë nga lufta, ne t’ia marrim spitaletpushtetit të korrupsionit, pisllëkut e matrapazllëkutdhe t’ua kthejmë njerëzve.

    Debatin a bëhet a s’bëhet, unë jam i gatshëmta vazhdojmë pas katër vjetësh mu te sheshi iSpitalit “Nënë Tereza”, mbi provat e kësaj reformeradikale, jo mbi hamendjet e atyre që thonë bëhetapo atyre që thonë s’bëhet. Dinë të thonë vetëms’bëhet, s’bëhet ndryshe dhe të bëjnë sehirrrënimin, siç bënë 8 vjet me radhë, ndërkohë që

    duhet të vizitohen, se mos përveç pushtetit kanëhumbur edhe zemrën.

    Do të jem gati po ashtu të dal pas katër vjetëshpërpara çdo mësuesi e nxënësi, me krenarinë qëkoha e dhunës psikologjike për t’i kthyer ata nëskllevër të partisë në pushtet, koha e Kryeministritqë ju futët në oborr e në klasë për të sharë opozitënpara kalamajve, koha e drejtorëve që mbyllinshkollat për t’i marrë me pahir si bagëti në mitingjete barinjve të Qeverisë do të ketë mbetur vetëmnjë ëndërr e keqe që u tret në ditën e 23 qershorit.

    Ëndërr e keqe do të ketë mbetur edhemoslejimi i përfaqësuesve të opozitës në auditorëte universiteteve për të komunikuar idetë e tyre meçdokënd që ka interes t’i dëgjojë. Po atë ditë do tëkemi të gjithë bashkë krenarinë që nuk do të kenëstatus të posaçëm vetëm unë, kryeministri, por dheçdo mësues e mësuese e Shqipërisë. Jemi zotuarqë t’i kthejmë shkollës lirinë e një hapësire të dijes,përgjegjësinë e një qendre të komunitetit,solidaritetin mes mësuesve, prindërve, qeverisë.Këtë do ta bëjmë përmes zbatimit rigoroz tëprogramit tonë.

    Kemi gati planin e veprimit për të filluar ngaprojektet pilot të zgjedhjes së mësuesve nëbashkëpunim me përfaqësuesit e prindërve.

    Kemi gati projektin për të nisur programiminserioz të tabelave elektronike dhe shtrirë vit pasviti në shkolla teknologjinë e re që do tëzëvendësojë librat e dërrasat e zeza.

    Kemi gati reformën e domosdoshme tëteksteve shkollore dhe të Maturës Shtetërore përt’i dhënë kuptim konkurrencës dhe meritës përgjatëgjithë viteve, si edhe për të zmbrapsur luminshpartallues të prurjeve pa kriter dhe as karar nëdyert e universitetit. Besoj se është lajm i mirë përopozitën që në tekstet e historisë për nxënësit nukdo lejohet përfshirja e figurave heroike të kryetarittë Kuvendit ose të Kryeministrit të Shqipërisë.

    Do të fillojmë reformën e madhe të edukimitpërmes kulturës dhe sportit për të gjithagrupmoshat. Nëpër shkolla do të mbyllet çdo llojdiskoje e kafeneje dhe në lokalet rreth shkollave,deri në një distancë të përcaktuar, do të ndalohetrreptësisht alkooli. Por nga ana tjetër fëmijëve etë rinjve do t’u japim alternativën e edukimit sportive kulturor. Klasat sportive do të fillojnë tëorganizohen në çdo shkollë dhe atelietë e kulturëspër kalamajtë e të rinjtë do të ngrihen si fillim nëçdo institucion ekzistues kulturor.

    Jemi zotuar të akreditojmë universitetet dhe

  • Viti 2013

    24

    Legjislatura e 8-të

    të ndryshojmë rrënjësisht rrugën e arsimit të lartë,duke i hapur rrugë lirisë së konkurrencës dhekrijuar kushte për vlerësimin e meritës qoftë mesuniversiteteve pa dallim, publik ose privat, qoftëmes studentëve që duan të hyjnë në universitetose që duan diplomë nga universiteti. Do tëndërtojmë një urë dialogu e bashkëpunimisistematik me rektoratet e dekanatet, por nuk dotë pajtohemi në asnjë mënyrë me shpërdorimet eparave, me shitblerjet e provimeve, me logjikën ekastës, kudo dhe kurdo që ajo të shfaqet, sidomosnëse shfaqet në formën e autonomisë për të bërëdëm. Financimi ynë për arsimin e lartë do tëbazohet në rezultate, jo në dogmat e socializmit tëvjetër apo të fanatizmit të tregut.

    Jemi zotuar t’u japim të rinjve dhe një rrugëtjetër, përveç asaj të universitetit, rrugën e arsimitprofesional; reforma për ndërtimin e një sistemi tëarsimit profesional që të jetë tërheqës për të rinjtëdhe i dobishëm për punësimin e tyre, në qytet osenë fshat, ku do të ketë një reformë shumëplanëshenë bashkëpunim me biznesin dhe me partnerëtndërkombëtarë dhe do të përfshijë një sërëministrish.

    Jemi zotuar për ta vendosur shtetin në krahtë çdo familjeje që jeton me tokën në fshat dhepër të hapur bashkë me bujqit e fermerët e këtijvendi rrugën e re të zhvillimit modern rural nëShqipëri, duke filluar menjëherë nga puna për tëpërmbushur zotimin e dhënies së certifikatës sëpronësisë mbi tokën të gjithëve atyre që u takonme ligj. Çfarë 7501-shi e jep për tokën e bukësprej gati çerek shekulli dhe burrat po bëhen pleqpa e marrë, ndërsa fëmijët po bëhen burra pa ebesuar se do ta marrin ndonjëherë, prandaj marrinarratinë për të punuar në dhe të huaj, ne do tajapim në bazë të 7501-shit dhe pikë!

    Por kujdes: asnjë keqkuptim. Zbatimi deri nëfund i 7501-shit nuk do të jetë zgjatje e kalvarit pafund të pronarëve, por fillimi i rrugës së zgjidhjespërfundimtare të çështjes së pronës. Ne do të nisimmenjëherë nga puna për Planin e PërgjithshëmKombëtar, që do të jetë udhërrëfyesi i zhvillimittërësor, por dhe harta orientuese për rrugët ehapësirat e kompensimit real të pronarëvelegjitimë. Kaosi i njëzet e kusur viteve,mbivendosjet e panumërta të pronës sëpretenduar, operacionet e grabitjes së trojeve, ekanë bërë të pamundur një zgjidhje optimale përtë gjithë.

    Mungesa e kurajës për ta parë realitetin në

    sy nga frika e humbjes së votave në zgjedhjet eardhshme, mbajtja varur e të gjithëve nga fushatanë fushatë me premtime të pambajtura, ngamandati në mandat me masa gjysmake, të cilatvetëm e kanë ngatërruar edhe më shumë zinxhirine pronës, kanë një kosto për të gjithë. Kjo kostovetëm rritet nga mosveprimi. Prandaj të gjithëduhet të marrin koston e tyre, duke filluar ngaqeveria, nga unë personalisht, që nuk mund tëvazhdojmë rrugën e vjetër, tërhiq e mos e këput;dhe juve do t’ju legalizojmë, dhe juve do jukompensojmë, edhe juve do t’jua plotësojmë, edheju të tjerëve do t’jua falim, e duke vazhduar mëpas me të gjithë aktorët e grupet e interesit qëlidhen me këtë temë gangrenoze të jetës socialetë tranzicionit.

    Por ky është dhe momenti për ta thënë.Përpara çdo vendimi, mes interesit të vendit dheinteresit për t’u rizgjedhur, unë do të zgjedh gjithnjëtë parin.

    Te kjo qeveri fshati do të gjejë aleatin e vetbesnik. Çdo problem i shqiptarëve që punojnë nëfshat do të jetë problemi ynë i përbashkët me ta.Jemi zotuar të ulim për familjet shqiptare kostot eushqimeve bazë që prodhon fshati dhe prandajdo ta kthejmë çdo bujk e fermer, çdo njeri qërropatet me tokën në të gjithë hapësirën rurale tëShqipërisë, në aleatin tonë besnik dhe tërespektuar me përulje. Ulja e kostove të prodhimitdo të jetë prioritet dhe ne do t’i kushtojmë fshatitgjatë këtij mandati energjitë që qeveritë eShqipërisë nuk i kanë kushtuar në 20 vjet të marrasë bashku.

    Dikush, përpara se të vija këtu për të mbajturkëtë fjalë, që është fjala më e rëndësishme e jetëssime politike, më sugjeroi dashamirësisht tëshkruaja një fjalim për të ulur pritshmëritë:Shqipëria është në një krizë të gjithanshme, s’kapara, s’ka kredibilitet, s’ka këtë e s’ka atë, prandajmos ua ushqe njerëzve pritshmërinë super të lartëqë kanë ndaj qeverisë së re! Por unë jam shumë ikënaqur me pritshmërinë e lartë ndaj qeverisë.Kemi një skuadër të re, ambicioze, me njerëz tëtalentuar dhe të përkushtuar, më harmonike seasnjëherë më parë mes burrave dhe grave, produkti leximit në respekt të votës së 23 qershorit. Nukdua të ul pritshmërinë e askujt. Jo se nuk e di nëçfarë vështirësish është Shqipëria, arka e saj, edhepse ka më tepër se një dyshim të arsyeshëm qëgjendja e vërtetë e ekonomisë është ende shumëmë e rëndë nga çfarë e shohim. Prandaj do të

  • 25

    Viti 2013 Legjislatura e 8-të

    thërrasim menjëherë në ndihmë një forcëaudituese ndërkombëtare, me pavarësi ereputacion botërisht të padiskutueshëm, për tëaudituar imtësisht xhepat e shtetit. Prandaj do tënisim urgjent procesin për të binjakëzuar INSTAT-in me institucionin qendror të statistikave të njështeti anëtar të Bashkimit Europian, këdo që do tëgjejmë të gatshëm, në mënyrë që shifrat e rritjesekonomike, papunësisë, analfabetizmit, varfërisëdhe popullsisë, të mos i gatuajë zyra e kryeministrit,por t’i nxjerrë një INSTAT i pavarur politikisht dhe iaftë profesionalisht.

    Prandaj kemi mirëpritur misionin e përbashkëttë FMN-së dhe të Bankës Botërore, të kërkuar ngaGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, memirëkuptimin tonë më të plotë dhe prandaj popresim me padurim të shohim rezultatet e tëkëqyrim sugjerimet e këtij misioni. Prandaj popërgatitemi për të biseduar nga afër me FMN-në,jo domosdoshmërisht për të rinisur një program tëri me të, por për të kuptuar deri në fund se sa mëe thellë nga ç’duket është kriza dhe si t’i përgjigjemikërcënimit të shpërthimit të saj.

    Prandaj në fund të fundit u kemi kërkuarshqiptarëve të bëjnë një zgjedhje të qartë, për tëecur më shpejt drejt një Rilindjeje Shqiptare, osepër t’u rrokullisur në të tatëpjetën e Rrënimit tëMëtejshëm. Dhe nëse rrënim s’do të ishte, nuk dotë ishim sot këtu me pushtetin e një shumice tëngjashme me atë të vitit 1992. Por prapëseprapëunë dua që njerëzit të mos ulin pritshmërinë taniqë zgjedhjet mbaruan, por që ne të jemi nëlartësinë e pritshmërisë së tyre në çdo komunikimdhe në çdo hap që do të hedhim bashkë me tadrejt Shqipërisë Europiane.

    Ne do të kalojmë nga integrimi europian iShqipërisë, si lajtmotiv propagandistik, teeuropianizimi i shtetit shqiptar si amanet e misionhistorik përmes një reforme demokratizuese,modernizuese, njehsuese me Europën si sistembashkëjetese, vlerash dhe institucionesh. Unë eçmoj sinqerisht shprehjen publike të vullnetit tëopozitës për të mbështetur pa kushte reformat qëlidhen me integrimin europian. Shpresoj të mosjetë thjesht propagandë, dhe kjo do të jetë gjithsesie drejta e saj, dhe uroj që opozita të kontribuojëaktivisht në procesin legjislativ.

    Por ndryshimi i pozicionit nga kryetar iopozitës në kryeministër nuk ka ndryshuar dhe aska për ta ndryshuar dot pikëpamjen time se procesii integrimit europian është shumë më tepër sesa

    vandakët e letrave ku shtypen ligjet e këtij Kuvendi.S’ka asnjë dyshim se nga kjo sallë merr udhë çdondryshim strukturor dhe me patjetër ndikohetpërmes ligjeve edhe ndryshimi shumëplanësh drejtShqipërisë si e gjithë Europa.

    Por udha nga kjo sallë deri në Europë nukpërshkohet me postë duke çuar letrat e ligjeve nëBruksel, por duke ndërtuar këtu demokracinë e çdodite. Integrimi europian nuk është rrugë jashtështetit, sepse Europa e Bashkuar s’ështëdestinacion jashtë vendit, por vend brenda vetes,një vend që duhet të zërë përditë e më shumë vendnë sjelljen, qasjen, vendimet e veprimet tona siqeveri, parlament, shtet e shoqëri. E po ashtu edheNATO-ja, s’është medalje, për ta mbërthyer nëgjoks kur u flasim shqiptarëve për progresin qëkemi bërë në gjithë këto vite, por përkatësi në botëne demokracisë së çdo dite, ku Shqipëria ka bërëshumë mungesa vitet e fundit, edhe pse s’kamunguar në asnjë angazhim ushtarak. Të jeshpjesë e kësaj bote me BE-në dhe me NATO-n dotë thotë të ndash me të tjerët vlera, parime,standarde, ndër të cilat ligjshmëria është pa dyshimvijë ndarëse.

    Shqipëria sot ka shumë më tepër ligje se tetëvjet më parë, me mijëra dëgjova, por s’ka mëshumë ligjshmëri. Krimi ndaj individit dhe pronëska marrë përmasa të papara më parë. Vriten eplagosen njerëz aq shpesh tanimë, sa kur hapimtelevizorin një vrasje na duket si film i vjetër, jo silajm i ri. Ndërsa vjedhjet s’përbëjnë më as lajm,përveçse kur dalin armët dhe vritet ose plagosetpër vdekje ndonjë kalimtar, por edhe ky episod hynte filmi i jetës së përditshme jo te lajmi i ditës.

    Armët janë bërë si celularët, janë nëpërmakina, klube, shkolla, vetëm se duken më pak,pasi nuk mbahen në dorë tërë kohës për të çuarsms. Ndërsa kriminelët e rrugaçët janë shpeshuarnga të katër anët njësoj si ndërtimet pa leje. Ngadodhunohen familjarë të zakonshëm, vajza e djemtë edukuar, por dhe pleq fillikat nëpër fshatra;grabiten shtëpi e pushtohen territore, kurse policiadhe inspektoratet jo vetëm që s’kanë asnjë forcëreaguese, por përkundrazi, bashkëjetojnëqetësisht me kërdinë kriminale si të ishin parazitëbrenda në trupin e krimit dhe mbushin xhepat përtë mbyllur sytë.

    Shqyhen ngado kodra, priten përnatë pyje,zhvaten pa pushim lumenj, po bie Kruja, po tretetGjirokastra, po rrënohet Berati, si në një makth pambarim. Ky makth do të mbarojë. Ne do ta

  • Viti 2013

    26

    Legjislatura e 8-të

    rikthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës dhedo të hapim një luftë pa asnjë prehje kundër krimitndaj individit dhe pronës.

    Gjendja e territorit sot është një gjendje ejashtëzakonshme dhe ne do ta adresojmëurgjentisht si të tillë, me një paketë emergjencekombëtare, që të marrë aprovimin e këtijparlamenti. Kush cenon individë e prona, publikeose private, ka cenuar shtetin dhe do të ketëpërballë, jo më një tufë laramane uniformashqesharake, por Policinë e Shtetit shqiptar, ditëndhe natën, në çdo metër katror të Shqipërisë, papushim, as tolerancë. Përndryshe do të ishte:lamtumirë Shqipëri europiane! Por që të mos jetëkështu, jemi këtu ne Aleanca për Shqipërinëeuropiane.

    Të nderuar anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë,Ju keni marrë qysh dje një kopje të programit

    të qeverisë. Si asnjëherë në traditën e këtijKuvendi, pas fjalimit të një kryeministri që kërkonvotëbesimin, do të keni edhe dy ditë kohë përpyetje dhe për të përgatitur diskutimet. Unë nukdesha të lexoj as gjithë programin voluminoz qëkeni ndër duar, as të marr me radhë çdo çështje tëtij, por vetëm të bëj një paraqitje të përmbledhur tëkuptimit politik, konceptit qeverisës dhe të boshtitprogramatik të mandatit tonë të ri.

    S’desha as të mërzis me një fjalim të gjatëpublikun që na ndjek me kërshëri. Por, megjithatë,s’mund të mos rendis më tutje, shumëpërmbledhtazi, një sërë pikash të rëndësishme tëprogramit tonë:

    Projektin e zhvillimit të infrastrukturës, dukenisur nga Rruga e Arbrit si prioritet, dhe me radhë,reformat e projektet transformuese të zhvillimiturban në funksion të rritjes së qëndrueshme tëturizmit në bregdet apo të rimëkëmbjes sëkomuniteteve në zonat urbane;

    Projektin e zhvill imit të qëndrueshëmenergjetik dhe planet për rimarrjen e kontrollit mbipasuritë nëntokësore. Këto plane nuk synojnështetëzime, por rikthim të shtetit në detyrën embrojtjes së interesit kombëtar dhe publik;

    Projektin e inventarizimit dhe mbrojtjes sëtrashëgimisë kulturore, që po zhduket para syvetanë, si edhe planin e reformës së institucionevetë kulturës;

    Projektin e çlirimit të Radio-TelevizionitShqiptar nga regjimi 20-vjeçar i një propagandepolitike që vetëm ka ardhur duke u degraduar dheka marrë së fundi përmasën e turpshme të një

    mediokriteti të pashembullt në gjithë botën nëekranin e vogël;

    Projektin e reformimit rrënjësor të skemës sëndihmës ekonomike në funksion të integrimit so-cial përmes punësimit, dhe me radhë, statusin eveçantë të disa kategorive sociale të parashikuaranë program: planin e dëmshpërblimit për tëpërndjekurit, të rivendosjes në vend të dinjitetit tëveteranit e ushtarakut, rikthimin e të drejtave ligjoretë personave me aftësi të kufizuar.

    Një model i ri ekonomik që të nxisë prodhimindhe punësimin, pas shterimit të modelit të rritjespa punësim dhe me pasoja të rënda përqëndrueshmërinë mjedisore të vendit, si edhe njëepokë e re bashkëpunimi me Kosovën për tëzgjeruar hapësirën e rritjes ekonomike dhe tëmirëqenies së shqiptarëve në territoret e tyre, janëpër ne objektiva strategjikë të zhvillimit tëShqipërisë.

    Por le ta pranojmë me modesti dhe pa iufshehur kësaj të vërtete jo fort komod