44
Qendra “Abraham Linkoln” 1 MICROSOFT WORD SI PARAQITET WORDI Ana e majtë e dritares së Word-it përmban dokumentin e ri, i cili, përderisa ju nuk e emërtoni, në mënyrë automatike do të mbajë emrin Document 1. Ana e djathtë përmban Task Pane-in që ju ndihmon të kryeni detyra të ndryshme në Word. New Document Task Pane na ofron shortcuts (shkurtore) që të hapim dhe të krijojmë dokumente të reja. Në momentin kur hapim Word-in, hapet edhe New Document Task Pane. Task Pane të tjera janë të mundshme duke klikuar shigjetën drop-down në Ttask Pane-in aktual. Ky Task Pane ju mundëson të shihni formats dhe styles (format dhe stilet) dhe t'i aplikoni ato në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur paraprakisht. Title Bar paraqitet ne krye të dritares dhe paraqet emrin e dokumentit në të cilin jeni duke punuar Rreshti poshtë i title bar-it është Meny Bar që të zgjidhet një nga komandat, klikoni emrin e menysë (p.sh. File, Edit, View etj.) dhe pastaj klikoni komandën. Emri i skedarit i paraqitur në (title bar) Shiriti i menuve (menur bar) Pozicioni i fillimit te shkrimit Ambienti i punës në dokument Butoni (Maximize, Minimize, dhe Close) Standard toolbar Status bar Task Pane

Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

1

MICROSOFT WORD SI PARAQITET WORDI Ana e majtë e dritares së Word-it përmban dokumentin e ri, i cili, përderisa ju nuk e emërtoni, në mënyrë automatike do të mbajë emrin Document 1. Ana e djathtë përmban Task Pane-in që ju ndihmon të kryeni detyra të ndryshme në Word. New Document Task Pane na ofron shortcuts (shkurtore) që të hapim dhe të krijojmë dokumente të reja. Në momentin kur hapim Word-in, hapet edhe New Document Task Pane. Task Pane të tjera janë të mundshme duke klikuar shigjetën drop-down në Ttask Pane-in aktual. Ky Task Pane ju mundëson të shihni formats dhe styles (format dhe stilet) dhe t'i aplikoni ato në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur paraprakisht. Title Bar paraqitet ne krye të dritares dhe paraqet emrin e dokumentit në të cilin jeni duke punuar Rreshti poshtë i title bar-it është Meny Bar që të zgjidhet një nga komandat, klikoni emrin e menysë (p.sh. File, Edit, View etj.) dhe pastaj klikoni komandën.

Emri i skedarit i paraqitur në (title bar)

Shiriti i menuve (menur bar)

Pozicioni i fillimit te shkrimit

Ambienti i punës në dokument

Butoni (Maximize, Minimize, dhe Close)

Standard toolbar

Status bar

Task Pane

Page 2: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

2

Në secilën nga meny-të, kur menyja hapet, paraqiten opsionet e përdorura më së shpeshti, për t'u shfaqur edhe opsionet e tjera klikojmë në shigjetën e dyfishuar në fund të menysë. Opsionet që nuk janë të mundësuara paraqiten me tekst ngjyrë hiri, opsionet më pak të përdorura, që paraprakisht ishin të fshehura, tani paraqiten të hijezuara në anën e majtë. Këto opsione do të mbeten kështu përderisa nuk përdoren. Që të mbyllet menyja, klikoni kudo jashtë menysë.

Title bar Paraqet emrin e skedarit dhe emrin e programit. Butonat (minimizimi, maksimizimi dhe mbyllja e programit) janë paraqitur në të djathtë të saj.

Minimize button E ul pa e mbyllur një program të hapur në shiritin e punës. Maximize button Zmadhon dritaren në të gjithë madhësinë e ekranit.

Menu bar Përmban një listë me komanda te ndryshme. Për të paraqitur një menu, kliko mbi emrin e menusë.

Standard toolbar Përmban butona për disa nga komandat e zakonshme të cilat përdoren në shumë aplikime. Ky shirit mund të zërë të gjithë rreshtin ose ta ndajë atë me shiritin e formatimeve

Formatting toolbar Përmban butona për disa nga komandat e formatimit të cilat përdoren në këtë program.

Ambienti i punës Është ajo pjesë e ekranit ku ju mund të vendosni tekst, numra, grafikë, figura për të krijuar një dokument.

Ashensori vertikal Ju jep mundësinë të lëvizni lart dhe poshtë në dokument, duke ju mundësuar shikimin e teksti që është i padukshëm në faqen më poshtë ose më lart.

Ashensori horizontal Ju jep mundësinë të lëvizni majtas dhe djathtas nëpër dokument. Pozicioni i fillimit të

shkrimit Shfaqet me anë të një vije vertikale e cila pulson

Shigjeta e mausit Tregon vendodhjen e mausit tuaj në ekran. Task Pane Paraqet komandat më të përdorëshme në dokumentin tuaj. Status bar Paraqet informacion e dokumentit, faqet, rreshtat, gjuhën e tastjerës etj.

Task bar Përmban butonin Start dhe emrat e çdo dokumenti të hapur. Gjithashtu në task bar mund të shfaqen dhe ikona të programeve që janë instaluar në sistem.

HAPJA DHE RUAJTJA E NJE DOKUMENTI Kur hapni programin Word, një dokument i ri shfaqet. Ju mund ta përdorni këtë dokument për të krijuar një skedar të ri, ose ju mund të vendosni të zgjidhni një tjetër ekzistues. Mbasi keni hedhur informacionin dhe të dhënat e dëshiruara në dokumentin tuaj, do t’ju duhet ta ruani (Save), për ta hapur përsëri një moment tjetër. Kur ju ruani një dokument për herë të parë duhet t’i jepni atij një emër, dhe ta vendosni në një vend të përcaktuar në memorien e kompjuterit tuaj (hard drive). Skedarët mund të ruhen në memorien e kompjuterit tuaj, në rrjetin lokal, në një memorie levizëse e cila mund të jetë disketa, Compact Disk ose mini disk (thumb drive). Mbasi informacioni është hedhur, mund të përdorni butonin SAVE për të ruajtur ndryshimet e bëra në dokument. Në këtë mësim do të hapni një skedar (file) dhe do ta ruani atë në një dosje (folder). Më pas do të ndryshoni këtë dokument dhe ta ruani atë sërish.

Page 3: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

3

Hapja dhe ruajtja e skedarit. - Hapja (Open)

1- Klikoni File në shiritin e menusë të programit Word dhe më pas shtypni mbi Open. Kutia dialoguese paraqitet siç shihet në figurën më poshtë. Kutitë dialoguese ndihmojnë për të na dhënë drejtimin e duhur për përmbushjen e detyrave tona në kompjuter. Kutia dialoguese Open përdoret për të gjetur skedarët që ndodhen në kompjuterin tuaj. Dosja e parë që ju shfaqet zakonisht është My Documents e cila ndoshet në memorien e kompjuterit tuaj. Dosja My Documents mund të personalizohet duke vendosur emrin e përdorusit të kompjuterit.

2- Duke klikuar në shigjetën në të djathtë të dosjes My Documents ju mund të gjeni vendodhjen e dokumentit që ju kërkoni. Skedari mund të jete në CD-ROM, Diskun D, E, ose mund të jetë në ndonjë disk i cili ndodhet në rrjet.

3- Zgjidhni skedarin që dëshironi të hapni dhe më pas klikoni mbi

butonin Open. Gjithashtu ju mund te kryeni një dubël klik për të hapur një program. Dokumenti i hapur shfaqet në ekranin dhe emri paraqitet në (title bar)

Ruajtja (Save as) 1- Klikoni në shiritin e menuve File dhe më pas Save As. Kutia dialoguese Save

as shfaqet. Save as përdoret për të emëruar një një skedar të hapur.

Dosja My Documents

Butoni Open

Page 4: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

4

2- Ju mund të zgjidhni duke klikuar shigjetën në të djathtë të dosjes My Documents për të ruajtur këtë skedar në një nga (portable device) siç mund të jetë disketa ose ndonje disk i vendosur në rrjet.

3- Më pas klikoni në kutinë File name për t’i dhënë një emër këtij skedari. Shkruani “Student”

4- Klikoni Save në të djathtë të dritares. Skedari është ruajtur në dosjen që ju zgjodhët dhe tashmë emërimin e ri mund ta shihni në (title bar).

ZGJERONI NJOHURITË TUAJA…… Hapja e skedarit duke përdorur Winsdows Explorer në My Computer. Skedarët mund të hapen gjithashtu nëpërmjet Windows Explorer në My Computer. Hapni My Computer, gjeni vendodhjen e skedarit dhe beni një dubël klik mbi të. Në këtë rast Wordi do të hapi dokumentin tuaj. Nëse ruani skedarin në dosjen My Document ju mund të hapni ate duke klikuar në dosjen My Documents e cila ndodhet në Desktop-in e ekranit ose nëpërmjet butonit Start. Emrat dhe dosjet e emëruara mund të përmbajnë 255 karaktere, duke përfshirë dhe hapërsirat. Por megjithate ju nuk mund të përdorni këtë simbole në vazhdim si: < > / : ” * Ajo që sugjerohet në vendosjen e një emri është të përdorësh një përshkrim të shkurtër të asaj që dokumenti përmban. Kur një skedar ruhet për herë të parë, duke shtypur butonin Save do t’ju hapi kutinë dialoguese Save as me qëllim që ju të vendosni një emër dhe të përcaktoni vendodhjen e dokumentit që po ruani në kompjuterin tuaj. Pasi skedari të emërohet dhe te ruhet butoni Save tashmë do t’ju ruajë çdo ndryshim të mundshëm që keni bërë gjatë punës tuaj.

Dosja në të cilën do të ruhet skedari

Emri i ri i vendosur

Butoni Save

Page 5: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

5

PËRDORIMI i MENUVE DHE TOOLBAR-EVE Menutë janë një listë me komanda të cilat janë organizuar në grupe llogjike. Për shembull, ju përdorni menunë File për të hapur një dokument dhe më pas ta ruani atë. Toolbar-ët janë përbledhje të komandave të cilat paraqiten si ikona në pamjen e programit. Shumë prej tyre paraqiten si figura të cilat paraqesin funksionin e tyre. Kur klikoni mbi një prej tyre, një komande ekzekutohet. Kjo është një metodë e shpejtë për të bashkëvepruar në një program aplikativ. Në këtë mësim do të mësoni se si mund të përdorni menutë, si dhe paraqitjen e toolbar-eve. Përdorimi i Menusë

1- Me dokumentin e hapur “Student” klikoni mbi menunë Edit në (menu bar). Menuja e shfaqur mund të jetë e shkurtuar siç paraqitet në figurën më poshtë majtas. Nëse menuja e shfaqur është e shkurtuar, mbaje për disa sekonda shigjetën e mausit mbi menunë e hapur ose klikoni mbi shigjetat (expand menu) në pjesën e poshtëme të listës së menusë. Opsionet e paraqitura janë ato me gjërësisht të përdorshme të kësaj menuje ose ato që janë përdorur më shumë gjatë punëve të fundit në program. Shkronja e nënvizuar tek menuja Edit është një shortcut-keyboard shortcut. Pra ju mund të shfaqni listen e menusë Edit duke kombinuar tastin Alt dhe me pas E (Alt-E). Përdorimi i tastove të drejtimit ju ndihmon për të levizur nëpër listën e menusë.

Butoni Enter në tastierë aktivizon komandën e zgjedhur. Mbasi menuja është shfaqur mund të përdorni gjithashtu dhe shkronjat e nënvizuara për të aktivizuar një komandë.

Kur keni një menu të hapur dhe doni që ta mbyllni, klikoni jashtë diku në dokument dhe menuja do të mbyllet. Gjithashtu mund të përdorni butonin Esc në tastjerë. Komandat më të zakonshme janë të vendosura ne dy Toolbar-et kryesore siç janë ai Standard dhe Formatting toolbar. Standard toolbar përmban butona për disa nga

Menuja Edit

Shkronjat e nënvizuara janë keyboard shorcuts

Shigjeta Expand menu

Komandat ngjyrë gri nuk janë të gatshme për përdorim.

Menuja me pika tregon se një kuti dialogu do të shfaqet.

Kombinim i tasteve mund të përdoren në vend të menusë.

Trekëndëshi tregon se kjo komandë do të paraqesë një nën menu.

Page 6: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

6

komandat më të zakonshëm të përdorur në aplikime si: Open, Print, dhe Save. Formatting toolbar përmban butona për disa nga komandat më të zakonshëm të përdorur në aplikacionin e programit si Font, Font Size. Toolbar-e të tjerë mund të hapen kur ato nevojiten. Disa nga butonat e toolbar-eve janë të njëjta për shumë programe si: Open, Save dhe Print. Butona të tjerë janë specifik për një program të caktuar si: Currency Style, Percent Style, dhe butoni i Comma Style formatting të cilët gjenden në Excel. Disa butona kanë qëllim të njëjtë, por emra të ndryshëm (varet nga programi). PËRDORIMI, FSHEHJA DHE PARAQITJA E TOOLBAR-EVE

1- Vendos shigjetën e Mous-it mbi butonin Save të Standart toolbar-it dhe më pas kliko mbi të. Kur pozicionoheni mbi butonin toolbar, paraqitet nje shënim (Screen Tip) i cili prezanton komandën Save (shih figurën). Ky është emri i butonit dhe komandës e cila ekzekutohet kur klikoni mbi këtë buton. Screen Tip është një kutizë e cila paraqet informacion ose komandën vepruese të butonit. Duke klikuar butonin Save ruan ndryshimet e fundit që keni bërë në skedarin tuaj.

2- Butonat standard dhe formatting toolbar janë të zakonisht të përdorshëm për shumë aplikime. Në aplikimet e Microsoft Office mënyra e paraqitjes së këtyre toolbare-ve në pozicionin fillestar është e vendosur në një resht. Është e thjeshtë t’i vendosni ato në reshta të veçantë si në figurë.

Butoni Save

Screen Tip

Toolbar Option

Paraqiti butonat në dy rreshta

Page 7: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

7

3- Klikoni mbi menunë View dhe më pas zgjidhni Toolbar. Një nënmenu

paraqitet e cila tregon toolbar-ët e aktivizuar si në figurën më poshtë. Toolbar-ët e hapur janë parqitur me shënjues. Në fund të nënmenusë ndodhet dhe komanda Customize e cila hap kutinë e dialogut nga e cila mund të shtoni ose të hiqni butona, paraqisni butonat Standard dhe Formatting në dy reshta, ndryshoni madhësinë e butonave.

4- Një nga toolbarët e aktivizuar është dhe Drawing. Zakonisht butonat e tij shfaqen në fund të dritares. Toolbaret mund të pozicionohen në çdo pjesë të dritares ose mund të mund të lihen pezull në ambientin e punës. Për të lëvizur një toolbar mund të përdoren komanda move ose shigjeta lëvizëse. Mbyllja realizohet nëpërmjet butonit close. 5- Klikoni mbi shigjetën e butonit Font i cili gjendet në Formatting toolbar. Një listë me tipet e shkrimeve do t’ju paraqitet si në figurën më poshtë. Font-et mbi vijën ndarëse janë ato më të përdorurat së fundmi. Scroll bar-i vertikal në të djathtë të listës, përdoret

Toolbar-ët e hapur

Komanda Customize

Lista me toolbar-ë e paraqitur në rend alfabetik

Toolbar-i Drawing i lënë pezull në ambientin e punës

Shiriti i titullit në toolbar

Page 8: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

8

për të lëvizur me shpejtësi në të gjithë listën e tipeve të shkrimit të cilat janë vendosur në rend alfabetik. Çdo tip i shkrimit është shfaqur në mënyrën e tij të paraqitjes dhe mund të shihet se si ai do të duket në tekstin tuaj. Shumë prej butonave të Formatting toolbar kanë nga një shigjetë të cilat përdoren për të treguar një listë me zgjedhje.

5- Klikoni mbi butonin Print i cili gjendet në toolbar-in Standard. Kur klikoni mbik këtë buton, skedari aktual dërgohet për të printuar në printerin i cili është lidhur me kompjuterin tuaj. Disa nga toolbar-ët përdorin metoden një-klik për të ekzekutuar një komandë. ZGJERONI NJOHURITË TUAJA…… Një mënyrë tjetër për të shtuar ose hequr një toolbar realizohet nëpërmjet klikimit me butonin e djathtë mbi çdo toolbar. Ky veprim aktivizon menunë që paraqet të gjithë toolbarët e gatshëm si dhe opsionin Customize. Për të shtuar ose hequr një toolbar mjafton një klik mbi secilin prej tyre. NDRYSHIMI I PAMJES SË PROGRAMIT Në çdo aplikim, janë disa mënyra për të parë ose paraqitur një skedar. Paraqitje të ndryshme vendosin theksin mbi aspekte të ndryshme të punës me një dokument. Çdo aplikim ofron një Print Preview (pamje e përgjithshme e dokumentit përpara printimit). Në Word dokumenti mund të paraqitet në Print Layout, i cili shfaq dhe marzhet e fletës (distanca midis kufirit të fletës dhe kufirit te tekstit në të katër anët e fletës së punës), ose mund ta shihni atë në Normal View, i cili nuk i shfaq marzhet, duke bërë të mundur që të duket më shumë tekst në ekran. Çdo pamje ka qëllimin e vet dhe çdo pamje që ju zgjidhni të përdorni shpesh është një preferencë personale. Në këtë mësim do të shihni pamje të ndryshme të dokumentit të Word-it si dhe të ndryshoni paraqitjen me anë të zmadhimit dhe zvogëlimit.

Butoni i Font dhe shigjeta në të djathë.

Font-et e përdorura më shpesh së fundmi.

Scroll bar

Page 9: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

9

Marzhi lart

Marzhi majtas

Vizorja vertikale

Butoni Zoom dhe shigjeta

Marzhi djathtas

1- Në dokumentin Word në të cilin ju po punoni gjeni vendodhjen e butonave View në të fundin e majtë të ekranit tuaj. Pamjen e programit gjithashtu mund ta ndryshoni dhe nëpërmjet komandave të menusë View e cila ndodhet në Menu Bar.

2- Klikoni mbi butonin Print Layout. Klikimi mbi këtë buton paraqet marzhet

lart, poshtë, majtas, djathtas të fletës së punës i cili jep një tregues më të qartë mbi pozicionin e tekstit në faqe siç shihet në figurën më poshtë.

Butoni i pamjes Outline

Butoni i pamjes normale

Butoni i pamjes Web Layout

Butoni i pamjes Print Layout

Butoni i pamjes Reading Layout (leximit)

Page 10: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

10

3- Klikoni mbi shigjetën e butonit Zoom në Standard Toolbar. Kjo komandë kontrollon zmadhimin dhe zvogëlimin e pamjes së dokumentit. Kjo gjë nuk ndikon në printim, por ndryshon vetëm pamjen e ekranit.

4- Në listën e paraqitur të Zoom klikoni mbi Text Width. Text Width dryshon

pamjen duke e zmadhuar dokumenitin në gjërësinë e tekstit dhe duke minimizuar pjesët e hapesirave të fletës së punës. Përqindja që paraqitet në Zoom mbasi zgjidhet Text Width varet nga madhësia e ekranit tuaj ose nga resulecioni i përdorur. Scroll bar horizontal në pjesën fundore të ekranit do të vendoset në qendër të faqes.

FORMATIMI I TEKSTIT VENDOSJA E THEKSIT NE FJALE TE VECANTA. Formatimi i tekstit kryhet për ti dhënë rëndësinë e duhur elementeve të një dokumenti. Ai ndihmon për të krijuar një tekst sa me efektiv e të lexueshëm i cili i terheq vemendjen lexuesit për konceptet dhe faktet e rëndësishme në të. Kur filloni të shkruani një dokument do të shihni se i gjithë teksti duket i njëjtë, edhe kur në të ka tituj dhe nëntituj. Ju e theksoni tekstin duke vendosur efekte si (B) Bold, (I) Italic, ose (U) Underline. Këto efekte janë të pranishëm pothuaj në të gjithë programet e aplikacioneve të Microsoft Office. Në këtë mësim ju do të kryeni veprime nëpërmjet këtyre (toolbareve).

Tekstet mbi të cilat janë aplikuar (bold dhe Italic)

Teksti mbi të cilin janë aplikuar (bold, Italic dhe underline)

Butonat Bold, Italic dhe Underline

Page 11: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

11

Të vendosësh theksin në fjalë të veçanta. 1. Mbasi keni hapur skedarin që dëshironi të përpunoni, selektoni titullin

“Incident Report”. Për të qënë të sigurt që teksti të marrë efektet e dëshiruara është shumë i rëndësishëm selektimi i tij. Klikoni mbi butonin (B) Bold. Selektoni dhe rreshtin e dytë të titullit dhe klikoni përsëri mbi (B) Bold por do t’i shtoni dhe efektin (I) Italic.

2. Levizni më poshtë me anë të ashensorit dhe mbasi të selektoni fjalën “Incident description” mund të klikoni mbi të tre butonat e toolbarit (B) Bold, (I) Italic, ose (U) Underline, dhe teksti do të marrë pamjen që shikoni në figurën më poshtë. 3. Mbasi të keni kryer veprimet e mësipërme klikoni diku në sipërfaqen e fletës së punë dhe hiqeni selektimin.

ZGJERONI NJOHURITË TUAJA…… Çdonjëra prej këtyre komandave që aplikuam më sipër mund të realizohet dhe me anë të kombinimeve të tastove në tastjerën tuaj, duke mos përdorur mous-in. Për shembull për të aplikuar (B) Bold ju mund të shtypni tastin CTRL + (B) ose për (I) Italic CTRL + I dhe për (U) Underline, CTRL + U.

Përdorimi i tastires për të selektuar në një dokument tekst.

Për të selektuar Shtyp në tastierë Një karakter nga e djathta Shift + � Një karakter nga e majta Shift + Një rresht më lart Shift + � Një rresht më poshtë Shift + � Nga kursori deri në fund të rreshtit Shift + End Nga kursori deri në fillim të rreshtit Shift + Home Nga kursori deri në fund të dokumentit Shift + Ctrl + End Nga kursori deri në fillim të dokumentit Shift + Ctrl + Home I gjithë dokumenti Ctrl + A

Përdorimi i mous-it për të selektuar në një dokument tekst.

Për të selektuar Shtyp në tastierë Një fjalë Klikim dopio në fjalë Një fjali Kliko dhe mbaj të shtypur tastin Ctrl Një paragraf Kliko tre herë mbi paragraf

Page 12: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

12

MESIMI 6 NDRYSHIMI I FONT DHE FONT SIZE

Font-i i referohet formës, dhe llojit të karktereve të shkrimit dhe numrave. Në llojet e “font-eve” bien në sy 2 kategori kryesore serif fonts dhe sans serif fonts. Llojet e shkrimit serif fonts kanë në fund të çdo karakteri një vizë e cila ndihmon lexuesin. Format serif fonts përdoren zakonisht për sasi të mëdha teksti siç mund të jenë raportet

ose shkrimet e gjata. Ndërsa sans serif fonts zakonisht nuk kanë viza në fund të karaktereve dhe përdoren për fraza të shkurtra siç mund të jenë titujt, ose kapituj. Font

size është madhësia e karaktereve e matur me “point”. Sa më i madh të jetë font size aq më i madh do të duket teksti. Për një paragraf normal zgjedhja më e mire mund të jetë teksti me madhësi 10-12 point. Madhësi më të mëdha zakonisht përdoren për tituj ose në pjesë të tjera të teksti ku është e nevojshmë që teksti të jetë më i dukshëm se pjesa tjetër e dokumentit. Termi point është e shkurtuar në pt. Tabela më poshtë ju sjell disa shembuj.

NDRYSHIMI I FONTIT DHE MADHËSISË SË TIJ. Mbasi të keni selektuar tekstin e zgjedhur për të ndryshuar llojin e shkrimit klikoni mbi shigjetën e dritares Font në Toolbarin e formatimit. Një listë fontesh në renditje alfabetike paraqitet. Çdo lloj shkrimi është i prezantuar në formën e tij të paraqitjes. Fontet e përdorura së fundmi shfaqen në krye të listës siç shihet në figurën më poshtë, gjë e cila ndihmon në aplikimin e fonteve që janë më të përdorshëm në dokumentin tuaj. Lista e fonteve në kompjuterin tuaj me siguri do te jetë e ndryshme nga figura e mëposhtme.

SERIF FONT SANS SERIF FONTS

Times New Roman Arial

Bookman Old Style Centruy Gothic

Century Schoolbook Comic Sans MS

Courier New Lucida Console

Lloji i fontit të zgjedhur

Seksioni i fonteve të përdorura së fundmi

Lista e fonteve e parqitur në renditje alfabetike

Font Size

Page 13: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

13

Nëpërmjet formatimit të tekstit ju mund të ndryshoni llojin e shkronjave të cilat do ti përdorni për radhitjen e tekstit. Kjo ju mundëson që ti jepni tekstit në dokumentin tuaj një pamje ndryshe. Për të ndryshuar madhësinë dhe llojin e fontit është e rëndësishme të zgjidhni tekstin në të cilin dëshironi të aplikoni fontin tjetër. Kjo zgjidhje mund të përfshijë një shkronjë, fjalë, fjali, paragraf apo edhe tërë dokumentin. Mënyra më e lehtë për të aplikuar ndryshimin e fontit në tekst është përdorimi i shiritit të veglave për formatim. Gjithashtu mund të përdorim tastet nga tastiera për të aplikuar ndryshimet në madhësinë e shkronjave. Zgjidhni tekstin të cilin dëshironi të aplikoni ndryshimin e madhësisë së shkronjave. Për ta rritur madhësinë e fontit e shtypni tastin Ctrl në tastierë dhe derisa të mbani këtë tast të shtypur e shtypni në mënyrë të vazhdueshme tastin ] derisa madhësia e fontit të jetë sipas dëshirës tuaj. Ndërsa për ta zvogëluar madhësinë e fontit në tekstin e zgjedhur e zbatojmë të njëjtën procedurë por në këtë rast e shtypim tastin tjetër [ . Në dokumentin tonë mundë të aplikojmë edhe efektet Superscript dhe Subscript. Për të aplikuar efektin superscript dhe subscript si cdo rast është e rëndësishme të zgjedhim tekstin të cilin dëshirojmë ta ndryshojmë. Nga menyja Format e zgjedhim komandën Font Kutia e dialogut në dritaren font do të hapet. Në pjesën e dritares Effects zgjidhni efektet superscript ose subscript sipas nevojës. Efekti Superscript mundëson që teksti të ngrihet mbi pozitën e tij normale në rreshtin e tekstit. Nëse duhet që tekstin ta shkruajmë në formën 108, X2 atëherë zgjedhim efektin Superscript. Efekti Subscript bënë që teksti të ulet nën pozitën e tij normale në rreshtin e tekstit. Nëse duhet që tekstin ta shkruajmë në formën F5, H2O atëherë zgjedhim efektin Subscript. NDRYSHIMI I TEKSTIT ME ANE TE KOMANDES (CHANGE CASE) Nëse dëshirojmë që shkronjat e një pjese të tekstit ti kthejmë nga shkronjat e vogla në të mëdha atëherë e përdorim komandën Case change. E zgjedhim tekstin në të cilin dëshirojmë të aplikojmë këtë ndryshmi. Në menynë rënëse Format klikojmë në komandën Change Case ku do të hapet dritarja e dialogut Change Case. Nga opsionet e paraqitura e zgjedhim formën e përshtatshme të shkronjave për tekstin tonë dhe klikojmë në butonin OK.

NDRYSHIMI I NGJYRËS SË TEKSTIT Një mënyre tjetër e cila mund të tërheqë vëmendjen e lexuesit ose të krijojë diferencime ne shkrim është dhe aplikimi i ngjyrave të ndryshme. Ngjyrimet në tekst mund të përdoren vazhdimisht por me kujdes. Duhet marrë në konsideratë mënyra se si do të përdoret ky dokument përpara se të aplikohen ngjyra. Nëse ky informacion do të shpërndahet nëpërmjet kompjuterit, ngjyrat mund të ishin shumë të efektshme, por nëse ky dokument do të printohet dhe ju përdorni të njëjtën ngjyrë si ngjyra e letrës që do e printoni, teksti nuk do të jetë i dukshëm.

Page 14: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

14

NDRYSHIMI I NGJYRËS SË TEKSTIT Mbasi të keni selektuar tekstin e dëshiruar, për të ndryshuar ngjyrën e shkrimit klikoni mbi shigjetën e Font Color në Toolbarin e formatimit, siç shihet në figurën më poshtë. Zgjdhni më pas ngjyrën e preferuar dhe do të shihni se ajo ngjyrë do të aplikohet në shkrim. Klikoni diku mbi fleten e punës për të hequr selektimin e tekstit dhe do shihni ngjyrën e aplikuar në shkrim. ZGJERONI NJOHURITË TUAJA…… Ngjyra fillestare e butonit të Font Color kur hapni një dokument – është e kuqja. Mbasi mund të jenë ndryshuar ngjyra të mundshme si psh, bluja që mund të keni aplikuar në dokument, butoni i font color do të paraqesë ngjyrën e fundit që ju keni aplikuar. Kjo e bën të lehtë aplikimin e të njëjtës ngjyrë në pjesë të ndryshme të dokumentit. KRIJIMI I NJE DOKUMENTI Për të krijuar një dokument të ri, mund të shfrytëzoni gjithashtu dhe dokumentet ekzistues, Template (shabllon, tip), ose Wizard-in. Template është një dokument i formuar dhe i strukturuar, i cili përmban hapësira të caktuara për tekstin, foton si dhe përmbajtje të cilën mund ta ndryshojmë për të krijuar dokumentin tonë. Dokumenti wizard është i ngjashëm me Template. Në wizard ju vetë, hap pas hapi, mund të krijoni dokumentin, templetin tuaj. Task Pane i dokumentit të ri ju ofron opsione për krijimin e dokumentit. Nëse zgjedhim komandën New nga menyja File, hapet ky Task Pane. Mund të përdorim gjithashtu dhe “shortcut” duke kombinuar tastet në tastjere Ctrl+N, kështu do t’ju hapet një dokumenti i ri.

Font color

Paleta e ngjyrave

Ngjyra të tjera

Page 15: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

15

Seksioni New në Task Pane ju mundëson krijimin e llojeve të ndryshme të dokumentëve. New from existing dokument, seksioni hap kopjen e ndonjë dokumenti, të cilin ju mund të modifikoni. New from Template, seksioni ju mundëson të zgjidhni Template ose Wizard-in për të krijuar dokumentin e ri. Tabulacioni (grupimi dokumentash), “Reports” përmban Template për disa lloje të raporteve për biznes. Tabulacioni “General” përmban opsionin për dokument të ri të zbrazët. Gjithashtu, edhe dokumentet e zbrazëta janë të bazuara në Template. Le të shohim template-t dhe wizard-et në tabulacionin Letters & Faxes. Mbasi kemi selektuar butonat Preview, ndryshon mënyra se si paraqiten Template-t dhe vizard-et në Dialog Box. Duke klikuar në ndonjërën nga ikonat, ikona selektohet dhe paraqitet në pamje të vogël. Nëse klikojmë butonin OK, hapet template ose wizard-i i selektuar dhe mbyllet New Dialog Box. PUNA ME TEMPLATET Templatet na ofrojnë forma të dokumenteve, të cilat janë të strukturuara me sugjerime për hapësirat për tekst. Templates mund t'i gjejmë në: Templates Dialog Box. Një formë tjetër për aktivizimin e templateve është klikimi i dyfishtë në ikonën e shabllonit (tipit) të dëshiruar. Ky template përmban një Text Box (hapësirë për tekst) si dhe me instruksione për shkrimin në teks.

Template-t e gatshme në kompjuter

Page 16: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

16

Word-i ka njohur adresën e rrugës si një adresë dhe është markuar si Smart Tag (Shënjim i mençur). Smart Tag është fjalë ose frazë që identifikon një lloj të caktuar të informcionit, si një emër, adresë apo ndonjë datë. Teksti që markohet si Smart Tag mund të shfrytëzohet nga programe të tjera dhe komponentë të Office XP-së. Këto opsione mund t'i gjejmë në menunë Smart Tag. Këto opsione na mundësojnë të shfrytëzojmë adresën në programe të tjera, si vendosja e saj në listën e kontakteve në Outlook-ut apo kërkimi në hartën se ku gjendet adresa në internet. Adresa nuk është më e nënvizuar. Shablloni përmban hapësira për informacione standarte. Hapi që duhet të ndjekim është futja e të dhënave të përshtatura në secilën nga këto hapësira. Vija e kuqe e valëzuar nën fjalët e paraqitura në figurë nënkupton se Word-i nuk ka njohur këtë fjalë. KERKIMI I NDIHMES NË WORD Word-i ofron mënyra të ndryshme për t'ju ndihmuar gjatë punës suaj. Shumica e këtyre mënyrave ndihmëse janë të mundshme nga menyja Help. Mund të paraqesim Office Asistentin dhe ta aktivizojmë atë. Kur e paraqesim për herë të parë Office Asistentin, ju shfaqet tabela për kërkimin e ndihmës. Nëse lini Asistentin aktiv ndërsa punoni, ai automatikisht do t'ju sugjerojë apo do të t’ju ofrojë ndihmë.

Hapësira për vendosjen e tekstit

Page 17: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

17

Për të fshehur Asistentin, mund të shfrytëzoni menunë Help ose dritaren e dialog Option. Gjithashtu mund të kërkoni ndihmë duke shkruar pyetje apo frazë në dritaren “What would you like to do”, e cila gjendet në anën e djathtë të shiritit të menusë kryesore. Në shembull është paraqitur kjo dritare pas kërkimit të ndihmës në të.

Nëse klikojmë në njërën nga temat në këtë menu, në dritaren për ndihmë të Microsoft Word-it, do të paraqiten më shumë informacione të ndryshme. Opsioni në fund të menusë “See more option”, ju sugjeron tema shtesë për ndihmë. Këto tema ndihme ju japin informacion të përgjithshëm lidhur me ndihmën e kërkuar dhe pastaj ju ofron lidhje (link-e) për informacione më specifike.

Dritarja e ndihmës

Page 18: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

18

KALIMI NGA NJE DOKUMENT I HAPUR NE TJETRIN Në Word mund të punojmë paralelisht në disa dokumente. Ato mund të happen në menyrë të zakonshme, një nga një. Prej të gjithave dokementeve të hapura, në një çast, vetëm njeri prej tyre është aktiv. Dritarja aktive e ka shiritin e titullit me ngjyrë të kaltër. Për të kaluar nga njeri dokumet në dokumentin tjetër të hapur, mund të shfrytëzojmë menynë Window.

Mbyllja e programit Word Pasi keni mbaruar punën në dokument, ju mund të mbyllni Word-in në çdo kohë, duke zgjedhur Exit nga menyja File. Kjo komandë mbyll programin dhe të gjitha dokumentet e hapura, dhe ju kthen në tryezën e punës (desktop) të Windows-it. Nëse keni vetëm një dokument të hapur, ju mund të klikoni në butonin Close në shiritin e titullit të Word-it që të mbyllni programin. EDITIMI I TEKSTIT SHKRIMI I TEKSTIT Shenja e insertimit të tekstit ju tregon vendin se ku do të shkruhet teksti. Klikimi me mouse në dokument bën rivendosjen ose ndërrimin e lokacionit të shenjës për insertim të tekstit. Gjithashtu mund të përdorni shigjetat në tastierë si dhe tastet Page Up dhe Page Down për të ndryshuar pozicionin e shenjës së insertim të tekstit. Nëse ju shtypni më shumë karaktere sesa mund të mbajë një rresht, Word-i shfrytëzon procesin e ashtuquajtur Word Wrap për të nisur rresht të ri. Për të krijuar një paragraph të ri, mund të shfrytëzoni tastin Enter. Kur ju shtypni një tekst dokument, pjesa ekzistuese e tekstit lëviz për të krijuar hapësirë për tekstin e ri. ZGJERONI NJOHURITE TUAJA Mund të zëvendësoni tekstin ekzistues, kur shkruani duke përdorur metodën e mbishkrimit (Overtype mode). Duke klikuar dy herë me mi mbi opsionin Overtype OVR, që gjendet ne status bar, në fund të aplikacionit Word, ju do të aktivizoni këtë mundësi të

Page 19: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

19

mbishkrimit. Për t’u kthyher mbrapa, nga metoda e mbishkrimit (Overtype mode), në metodën normale të shkrimit, përsëri klikojmë dy herë me mi mbi opsionin OVR. Click and type-Kliko dhe Shtyp ju mundëson klikimin dy herë kudo në hapësirë të zbrazët në dokument dhe fillimin e shtypjes së tekstit, por këtë metodë mund ta shfrytëzoni vetëm në format e dukjes së dokumentit, Print Layout dhe Web Layout. Për të filluar shtypjen e tekstit, mund të klikoni në cdo pjesë të faqes, por mundësia kliko dhe shtyp nuk funksionon në tabela dhe dokumente me shumë kolona. Vendosja e simboleve të veçanta në tekst Për të shtuar në tekstin tuaj karaktere të vecanta, siç është simboli për të drejtat e rezervuara për kopjim (copyright symbol), në menynë Insert përdorini komandën Symbol. Që të shtojmë në tekst ndonjë nga karakteret speciale, në rastin tonë simbolin copyright, duhet të veprojmë si më poshtë: Klikoni menynë Insert, komandën Symbol, pastaj klikoni opsionin Special Characters dhe në fund zgjidhni simbolin copyright, duke klikuar dy herë mbi të ose duke klikuar një herë atë dhe pastaj butonin Insert, pas kësaj mbyllim dritaren e simboleve.

Fshirja e tekstit Fshirja e tekstit në Word bëhet në disa mënyra:

Simboli copyright

Page 20: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

20

Në fillim kryhet selektimi i tekstit apo objektit që do të fshihet dhe pastaj zgjidhet komanda Delete nga Edit|Clear|Content, apo thjeshtë me tastet 'Delete' apo 'Backspace' nga tastiera. ZHVENDOSJA DHE KOPJIMI I TEKSTIT Gjatë punës suaj në Word, shpeshherë do të dëshironi që të lëvizni ose të zhvendosni tekstin nga njëra pjesë e dokumentit në një pjesë tjetër. Por, përpara se të zhvendosni apo të kopjoni tekstin, së pari duhet ta selektoni atë. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të selektuar tekstin: * Klikoni dy herë që të selektoni një fjalë. * Klikoni tri herë që të selektoni një paragraf të tërë. * Tërhiqeni kursorin e miut për të selektuar një pjesë të tekstit. * Shtypeni tastin Ctrl dhe tërhiqeni kursorin e miut për të selektuar më shumë pjesë të tekstit. * Në menynë Edit shfrytëzoni komandën Select All që të selektoni tërë tekstin në document, ose mund të përdoni kombinimin e tasteve Ctrl-A Teksti i selektuar paraqitet si negativ i tekstit (teksti paraqitet me ngjyrë të bardhë, ndërsa prapavija me ngjyrë të zezë). Pasi të keni selektuar tekstin, mund t'i aplikoni ndryshimet të cilat do të ndryshojnë vetëm tekstin e selektuar. Siç përmendëm më parë, për të selektuar shumë pjesë të ndryshme të tekstit në dokument, përdorim tastin Ctrl dhe selektojmë pjesët e dëshiruara me mi (mouse) në mënyrë të ngjashme bëhet edhe deselektimi i tekstit. Që të deselktojmë njërin nga blloqet e tekstit të selektuar më parë, shtypim tastin Ctrl dhe klikojmë një herë në pjesën e selektuar. Për të zhvendosur një pjesë të caktuar të tekstit, selektojmë atë pjesë, pastaj klikojmë në të dhe, duke e mbajtur shtypur butonin e miut, e tërheqim pjesën e selektuar të tekstit. Në shenjën e miut do të paraqitet një katror i vogël, i cili do të na tregojë se teksti i selektuar do të zhvendoset së bashku me zhvendosjen e shenjës së miut. Butoni Paste Opsion, ofron mundësi të tjera për ngjitjen e tekstit. Këto opsione ju mundësojnë të kontrolloni llojet e formatit që janë aplikuar tek teksti i ngjitur. Mund të mbahet formati origjinal i tekstit ose ta ndërroni formatin e tekstit, që t'i përshtatet formatit të tekstit në paragrafin ku është ngjitur.

Page 21: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

21

Nëse dëshironi, mund të zgjidhni që butoni Paste opsion të paraqitet ose jo. Për të realizuar këtë mund të klikoni në menynë Tools, Options dhe pastaj klikoni Edit. Klikoni butonin Show Paste Options, pastaj klikoni OK. Për të zhvendosur tekstin në distance të vogla, përdorni tërheqjen me anë të miut, ndërsa në distance më të largëta përdorni komandat Cut, Copy dhe Paste. Komandat Cut dhe Copy janë të mundshme vetëm pasi teksti të jetë selektuar. Përdorni komandën Copy që teksti të mbetet në vendin origjinal dhe të krijohet kopje e tij në Office Clipboard. Përdorni Cut që të hiqni tekstin nga dokumenti juaj dhe ta vendosni atë në Office Clipboard. Shfrytëzoni komandën Paste që të insertoni tekstin nga Office Clipboard në dokument. KOMANDAT UNDO DHE REDO Word-i ofron një mënyrë të shpejtë për përsëritjen e komandës ose veprimit të fundit. Komanda Repeat gjendet në menynë Edit/shiritin standard të veglave. Kjo komandë do të përsërisë veprimin tuaj të fundit nëse është i mundur. Nëse nuk dëshironi të mbani veprimin tuaj të fundit, ju mund të përdorni komandën Undo, e cila gjendet gjithashtu në menynë Edit/shiritin standard të veglave. Pasi të keni përdorur komandën Undo, komanda Repeat do të shndërrohet në Redo, e cila do t'ju mundësojë që, pas përdorimit të komandës Undo, ta ktheni punën tuaj siç ishte para përdorimit të komandës Redo.

Komandat: -Cut -Copy -Paste -Paste Special

Page 22: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

22

Klikimi në butonin Undo do të anulojë veprimin apo komandën e fundit të përdorur. Duke klikuar shigjetën Undo, do të paraqitet lista me veprimet e mëparshme dhe kështu mund të ktheheni mbrapa deri te veprimi i mundshëm në listë. Pasi të keni përdorur komandën Undo, komanda Redo është aktive për përdorim. Tani mund të përdorni Redo kur të dëshironi për të kthyher përsëri veprimin të cilin e keni anuluar me komandën Undo, por nuk do të mund t'i përdorni këto komanda për veprimet në dokumentet të cilat tashmë i keni ruajtur. KORRIGJIMI AUTOMATIK Ndërsa shkruani, Word-i kontrollon gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore. Fjalët e nënvizuara me vijë të kuqe paraqiten si fjalë të panjohura nga Word-i. Fjalët e nënvizuara me vijë jeshile paraqiten si fjalë me gabime të mundshme gramatikore. Nëse klikojmë me butonin e djathtë të miut në njërën nga fjalët e nënvizuara nga këto lloje vijash, do të hapet menyja e cila përmban sugjerime për përmirësimet e mundshme dhe opsione të tjera, pas kësaj mund të zgjidhni njërën nga sugjerimet apo thjesht të injoroni sugjerimet dhe pastaj vija nënvizuese do të zhduket. Fjalët të cilat nuk gjenden në fjalorin e Word-it dhe janë të markuara si gabime drejtshkrimore, do të paraqiten të nënvizuara me vijë të kuqe, kjo më shpesh ndodh tek emrat. Këto fjalë për të cilat e dimë se nuk janë gabime drejtshkrimore, janë të nënvizuara sepse Word-i nuk njeh ato, apo thënë ndryshe nuk i ka në fjalorin e tij. Ato mund të futen në fjalorin e Word-it duke klikuar me butonin e djathtë të miut mbi to dhe më pas duke selektuar opsionin - Add to Dictionary. Menjëherë pas kësaj do të shohim se vija e kuqe do të zhduket nën atë fjalë.

Komandat: Undo dhe Repeat

Page 23: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

23

Nëse dokumenti juaj përmban shumë nënvizime të tilla, hapeni dritaren e dialog-ut Spelling and Grammar dhe do të mund të kontrolloni të gjitha gabimet drejtshkrimore e gramatikore. Gabimet drejtshkrimore do të paraqiten me të kuqe dhe çdo sugjerim nga Word-i do të shfaqet në listën e sugjerimeve. Ndërsa të gjitha fjalët e përdorura të cilat nuk gjënden në fjalorin e Word-it, do të paraqiten si gabime drejtshkrimore. Duke klikuar mbi butonin Change, do të kryhet zëvendësimi i fjalës që është shënjuar si gabim me sugjerimin e parë në listë apo me sugjerimin që ju e zgjidhni. Pasi të keni kryer procesin e kontrollit të gabimeve të mundshme, ikona e statusit të Spelling and Grammar do të ndryshojë. Shenja (e kontrolluar "V") tregon se Word-i ka kontrolluar dokumentin dhe se dokumenti nuk përmban gabime drejtshkrimore apo gramatikore. Word-i përmirëson shumë gabime përpara se të shihni se keni gabuar duke përdorur AutoCorrect. Ju mund të automatizoni shkrimin e tekstit duke futur fjalë apo fjali në AutoCorrect. Për shembull, ju mund të futni në AutoCorrect zëvendësimin e disa shkronjave të shtypura në një frazë të tërë. Menynë AutoCorrect do ta gjeni në Tools. Pasi të shtypni shkronjat, duhet të lëvizni kursorin për të aktivizuar procesin AutoCorrect.

Komanda: Spelling and Grammar

Page 24: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

24

Nëse shkronjat “shk” i keni futur në menynë AutoCorrect për t’u zëvendësuar me frazën “shkolla e mesme”, gjatë shtypjes në Word, pasi t'i shkruani shkronjat “shk” duhet përdorur tasti space që të aktivizohet procesi AutoCorrect dhe të zëvendësojë shkronjat me frazën e caktuar. Për të kryer ndryshime me fjalën e zëvendësuar nga AutoCorrect-i, duke kaluar me mouse mbi atë fjalë, mund të paraqitni butonin me opsione për AutoCorrect, që është i ngjashëm me Smart Tag, ku mund edhe të anuloni atë zëvendësim. AutoCorrect-i i zëvendëson fjalët automatikisht. Word-i gjithashtu përdor dhe një opsion tjetër të quajtur AutoText, me anë të së cilës ju ofron sugjerime në momentin kur keni shkruar shkronjat e para të fjalisë. ZEVENDESIMI I FJALEVE DUKE PERDORUR THESAURUS Word-i ju ofron Thesaurus dhe në atë mënyrë dokumenti juaj do të jetë më i pasur dhe më kreativ (sqarim: thesaurus është një përmbledhje fjalësh që gjenden në Word, fatkeqësisht jo ne gjuhën shqipe, që shërben për pasurimin e tekstit me fjalë të tjera, të ngjashme me ato që i përdorim me qëllim që teksti ynë të jetë sa më kreativ). P.sh., përdorimi i fjalës Beautiful dy apo më shumë herë në tekstin e shkruar, është paksa monoton për lexuesin, prandaj, nëse, aty për aty, nuk ju bie ndër mend ndonjë fjalë tjetër që do kishte mundur të zëvendësonte fjalën Beautiful, atëherë përdorni Thesaurus.

Hapi i parë është selektimi i fjalës për të cilën dëshironi të gjeni ndonjë fjalë me kuptim të njëjtë. Klikoni në menynë Tools, zgjidhni Language dhe pastaj klikoni Thesaurus. Thesaurus do t'ju listojë sinonime, fjalë të ngjashme që kanë kuptim të njëjtë me fjalën tuaj. Nëse selektoni ndonjë fjalë tjetër në dritarën Meanings do t'ju listohen edhe sinonime të tjera.

Page 25: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

25

GJETJA DHE ZEVENDESIMI I TEKSTIT Word-i mund të kërkojë apo të zëvendësojë cilëndo fjalë apo shkronjë në dokumentin tuaj. Kjo komandë korigjon përmbajtjen e tekstit me vendosjen e një shkronje ose fjale, në tekstin eksistues. Duke përpunuar një tekst, ndonjëhere kemi nevojë të gjejme pozicionin e ndonje fjale të caktuar. Gjetja e tekstit kryhet me hapjen e menysë Edit dhe pastaj Find.

Për të kryer zëvendësimin e ndonjë fjale, klikoni në menynë Edit dhe pastaj Replace: Në figurë është paraqitur zëvendësimi i fjalës jugore me atë veriore. Pasi të keni klikuar mbi Edit dhe të keni zgjedhur Replace, ju paraqitet dritarja - Find dhe Replace të cilat janë dy opsione të ngjashme. Ato ju mundësojnë të kërkoni për ndonjë shkronjë apo fjalë ne dokument dhe ta zëvendësoni. Opsioni Go To përdoret për kërkimin e ndonjë objekti më specifik, si p.sh. faqja 12, apo fotografia e tretë në dokument. Nëse klikoni në butonin More, do të paraqiten më shumë opsione të cilat do t'ju mundësojnë një kërkim më të avancuar, duke specifikuar më hollësisht kërkimin. Nëse dëshironi që në tërë dokumentin fjala lule të zëvendësohet me fjalën trëndafil, atëherë klikoni butonin Replace All. Për të kryer zëvendësimin e kësaj fjale në mënyrë më selektive, atëherë përdorni butonin Find Next ose Replace. Pasi të keni kryer zëvendësimin e fjalëve Word-i do të paraqesë një mesazh duke ju treguar se fjala lule është zëvendësuar me trëndafil në 5 vende (p,sh).

Page 26: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

26

PERDORIMI I HYPHENTATION Programi Word ofron edhe mundësinë e ndarjes në rrokje së fjalëve në fund të rreshtave, që nuk i zë rreshti. Zakonisht kjo përdoret nga ata shfrytëzues që dëshirojnë ta kenë tekstin sa më të barazuar në të dy anët e letrës. Edhe pse ekziston opsioni i barazimit të dyanshëm të tekstit (Justify), ky opsion nuk është edhe aq i dobishëm.

Duke shtypur Tools - > Language - >Hyphentation hapet dritarja nga e cila mund ta bëjmë ndarjen automatike ose një nga një të fjalëve. Për ndarje automatike e zgjedhim katronin Automatically hyphenate document, ndërsa për ndarje një nga një të fjalëve mund të shtypim butonin Manual. Në rastin kur tekstin e kemi shkruar në gjuhën shqipe, kjo komandë nuk është shumë e favorshme, sepse ndarja e fjalive do të bëhet me rregullat e gjuhës së kompjuterit dhe mund të paraqiten gabime. VENDOSJA DHE LARGIMI I THYERJES SE RADHES Wordi mundëson kontrollin e të shfaqurit të paragrafeve nëpër faqe. Vendosja dhe largimi i thyerjes së rradhës bëhet në Format/Paragraph në regjistrin Line and Page breaks. Nëse e aktivizojmë opsionin Keep with next atëherë nëse Word-i ndeshet në situatën ku paragrafi/tabela/imazhi etj. pas headeri-it nis në faqe tjetër atëherë edhe headeri shfaqet në faqe tjetër.

Page 27: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

27

Në këtë tabulacion gjithashtu gjendet opcioni Page Break Before i cili tregon futjen e thyerjes së faqes para paragrafit të caktuar. Kjo do të thotë se paragrafi do të paraqitet në fillim të faqes. Opsioni Keep lines together i tregon Word-it që të mbajë rreshtat e paragrafit së bashku në një faqe; pra asnjëherë nuk do të ketë thyerje të faqes brenda paragrafit. Kjo është e dobishme për tekst që përbëhen nga paragrafe të shkurtra edhe pse rezulton hapësira boshe në fund të faqes. Widow/Orphan Control i mundëson programit që ta lërë rreshtin e parë të paragrafit vetëm në fund të faqes, ose rreshtin e fundit të paragrafit në fillim të faqes së re. Kornizat dhe Hijet në tekst Ka raste kur sfondin së tekstit duam ta ngjyrosim. Për të realizuar këtë veprim mund të zgjedhim tekstin, pastaj shkojmë në menynë rënëse Format dhe klikojmë në komandën Borders and Shading. Në dritaren e dialogut që do të hapet klikojmë në tabulacionin Shading. Zgjedhim ngjyrën e dëshiruar dhe klikojmë në butonin OK për ta aplikuar në sfondin e tekstit. Nëse duam të kopjojmë formatin e një pjese të tekstit në ndonjë pjesë tjetër të tekstit në dokument këtë mund ta realizojmë me komandën Format Painter (Brusha e formatimit) e cila ndodhet në shiritin e veglave për formatim. E zgjedhim tekstin i cili e përmban formatin që dëshirojmë ta kopjojmë. Klikojmë në ikonën e brushës së formatimit. Në këtë rast do të shihni se kursori i miut ka ndryshuar dhe ka marrë formën e brushës. E zgjedhim tekstin në të cilin dëshirojmë të kopjojmë formatin. Kur e lirojmë tastin e mous-it dhe e heqim selektimin e tekstit do të shohim se formati nga blloku i parë i tekstit është aplikuar në tekstin e sapo zgjedhur.

Page 28: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

28

Aplikimi i efekteve ekzistuese Ky opsion na mundëson të përcaktojmë një grup të paragrafëve dhe formatet e shkronjave si një stil i veçantë dhe pastaj ta ruajmë atë në listën e stileve. Kjo listë e stileve do të jetë pjesë e dokumentit ose templat-it të dokumentit. Këto stile mund të aplikohen në dokumente të ndryshme duke na kursyer kohën e formatimit. Për të aplikuar stilin, zgjedhim tekstin në të cilin dëshirojmë të aplikojmë stilin. Klikojmë në shigjetën që ndodhet në të djathtë të kutisë për stile (Styles).

Kutia me listën e stileve do të paraqes stilet e Word-it të cilat mund të aplikohen në pjesë të dokumentit. E zgjedhim stilin dhe ai do të aplikohet në tekstin e zgjedhur. Formatimi i paragrafit Para se të vazhdojmë të aplikojmë formatet e ndryshme në paragraf së pari duhet të përcaktojmë se çfarë kuptojmë me termin paragraf. Me paragraf nënkuptojmë pjesën e tekstit prej ku është ndalur nga tasti Enter i fundit e deri tek momenti kur tastin Enter e shtypim përsëri. Për të hapur dritaren e formatimit të paragrafit klikojmë në menynë Format dhe më pas zgjedhim komandën Paragraph. Në këtë dritare paraqiten shumë opsione të cilat do të ndryshojnë paraqitjen e paragrafit. Opsioni Indentation mundëson zhvendosjen e paragrafit në të majtë ose në të djathtë. E zgjedhim paragrafin të cilin dëshirojmë ta zhvendosim. Klikojmë në menynë Format \ Paragraph ku do të shihni t’ju hapet dritarja e dialogut për formatimin e paragrafit. Në pjesën Indentation mund të manipulojmë me këto opsione:

• Left - e vendos paragrafin në të majtë të margjinës • Right - e vendos paragrafin në të djathtë të margjinës • Special - përcakton se zhvendosja e paragrafit do të jetë vetëm në rreshtin e parë

apo ku të gjithë rreshtat zhvendosen pas rreshtit të parë.

Page 29: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

29

Për të përshtatur hapësirën në mes të rreshtave e zgjedhim tekstin në të cilin dëshirojmë të ndryshojmë hapësirën në mes të rreshtave. Klikojmë në menynë Format \ Paragraph me ç'rast hapet dritarja e dialogut Paragraph. Në pjesën për rregullimin e hapësirës Spacing kemi opsionin Line Spacing (Hapësira në mes të rreshtave) me anë të së cilës mund të rrisim apo zvogëlojmë hapësirën midis rreshtave në tekst. Ndërsa me opsionet Before (para) dhe After (pas) mundësojnë kontrollimin e hapësirës para dhe pas paragrafit. Tekstin në dokument mund ta mbështesim sipas nevojës. Për të mbështetur tekstin së pari e zgjedhim tekstin që dëshirojmë të rregullojmë dhe mund ta mbështesim atë në opsionet left, right, center dhe Justify. Këto butona gjithashtu gjenden dhe në shiritin e veglave të formatimit. Aplikimi i Bullets Shenjëzimet në dokument përdoren për të theksuar një pjesë të tekstit dhe zakonisht shprehen me simbolet siç janë pikat, numrat ose dhe shkronjat. Për të aplikuar shenjëzimin në tekst mund të zgjedhim shenjëzimet ekzistuese apo edhe të krijojmë shenjëzimet tona sipas nevojës. Secila shkronjë e fontit mund të përdoret si shenjëzim (bullets). Për të aplikuar shenjëzimin me pika në listën me tekst zgjedhim pjesën e tekstit dhe pastaj klikojmë në butonin Bullets që ndodhet në shiritin e veglave të formatimit. Për të aplikuar shenjëzimin me numra në listën me tekst e zgjdhim pjesën e tekstit dhe pastaj klikojmë në ikonën Numbering (numërimit) cila gjithashtu ndodhet në shiritin e veglave të formatimit. Nëse duam të aplikojmë shenjëzimin ndryshe nga ato që ndodhen në butonat e shiritit të veglave të formatimit atëherë duhet të ndjekim këto hapa:

Page 30: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

30

• Zgjedhim tekstin në të cilin dëshirojmë të vendosim shenjëzimin. • Nga menyja Format klikojmë mbi komandën Bullets and Numbering nga e cila do

të hapet një kuti dialogu. • Do të na paraqiten një listë me shenja të ndryshme të cilat mund ti përdorim për të

shenjëzuar tekstin tonë. • Klikojmë mbi shenjën e dëshiruar " Klikojmë në butonin OK ose shtypim tastin

Enter.

Nëse dëshirojmë të aplikojmë formatin tjetër të numërimit ndryshe nga ato që ndodhen në butonat e shiritit të veglave të formatimit atëherë duhet të ndjekim këto hapa:

• Zgjedhim tekstin të cilin dëshirojmë ta formatojmë si listë me numra • Nga menyja rënëse Format klikojmë në komandën Bullets and Numbering me

ç'rast do të hapet dritare dialogu për këtë komandë. Kliko në regjistrin Numbered • Do të na paraqitet një listë me stilet e ndryshme të numrave, që ndodhen në

katrorët e vegjël. E zgjedhim formatin e numrave sipas dëshirës. • Klikomë në butonin OK ose shtypim tastin Enter.

Tabi Ekzistojnë edhe mënyra të tjera për rregullimin dhe vendosjen e paragrafeve, kjo realizohet nëpërmjet opsioneve të TAB (Tabulatorëve). Tabulatoret shërbejnë për vendojen e paragrafeve dhe stilizimin e tyre. Tabulatorët mund të rregullohen duke klikuar në menynë Format -> Tabs, ku do tju paraqitet dritarja e cila mundëson vendosjen dhe largimin e tyre.

Page 31: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

31

Mundësite për rregullimin e tabulatoreve dhe teksit, janë:

• Majtas: Zhvendosja e tekstit majtas, në tabulatorin STOP • Djathas: Zhvendosja e tekstit djathas, në tabulatorin STOP • Qendër: Zhvendosja e tekstit në qendër, në tabulatorin STOP • Decimal: Zhvendosja e tekstit në pikë decimale Tabulatori • Bar: Vendosja e rendit vertikal në tabulatorin STOP

Duke perdorur dritaren e cila paraqitet pasi qe kemi klikuar ne Format - Tabs ne mund ti caktojme apo stilizojme paragrafet duke përdorur këto mundësi: Tab Stop position: Në Tab Stop position ju mund të vendosni madhesinë e hapësirës që doni ta përdorni për tekstin tuaj, ose mund ta zhgjidhni atë nga lista që ju ofron Tab Stop Position The Default Tab Stops: The Default Tab Stops vendos hapesirën e caktuar në mes të tabulatorëve. Ju mund ta ndryshoni hapesirën e caktuar duke përdorur shigetat poshtë dhe lartë apo edhe duke shtypur madhesinë e hapësires sipas dëshirës tuaj. Tab stops to be cleared: Tab stops to be cleared na jep mundësinë, që pasi të kemi përfunduar me përdorimin e tabulatoreve mund t’i kthejmë ata në gjendjen e maparshme, dhe ajo do të ndodh vetëm nëse ne shtypim butonin OK, pasi ta kemi bërë Tab stops to be cleared. Butonat Alignments: Alignment ju ofrojnë pesë mundësi për zhvendosjen e tekstit në Tab Stop. Leader: Butonat Leader ju ofrojnë kater mundësi për të mbushur hapesiren në mes të marzhit dhe Tab Stop Set: Pasi të vendosni opsionet e tabulatoreve, shtypni butonin Set për të krijuar një Tab Stop të ri.

Page 32: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

32

Clear: Butoni Clear do t’ju ndihmojë që t’i ktheni në gjendjen e mëparshme Tab Stop, të cilat kanë qënë të selektuara në Tab Stop. Clear All: Butoni Clear All do ti kthej te gjitha Tab Stops në gjendjen e mëparshme. HEADER DHE FOOTER Header-i dhe Footer-i janë tekste që përsëriten përkatësisht në krye dhe në fund të çdo faqeje. Duke hapur menynë View-Header and footer, kursori pozicionohet në pjesën e marzhinave te fletës dhe gjithçka që do të krijojmë në atë pjesë, do të përsëritet nëpër faqet tjera.

Informacioni që vendoset në Header mund të jetë titulli i librit, emri i autorit, data, numri i faqeve, vendodhja e dokumentit. Në grupin e veglave të cilat shfaqen, gjejme edhe mundesitë e vendosjes të fushave të gatshme, si: numrin e faqes, numrin në total të faqeve, datën, orën, etj. Përdorimi i numërimit automatik të faqeve. Numerimi automatik i faqeve mund të realizohet me Insert / Page numbers ose edhe me butonat e Header-it dhe të Footer-it. Programi i numëron automatikisht faqet e dokumentit, ato që eksistojne tashmë dhe ato që do të mbushen më vonë. Pozicioni i vendosjes së numrave mund te jete: lart (Top of page) ose poshte (Bottom of page). BORDER DHE SHADING Kufijtë (Border) zakonisht përdoren për t’i dhënë një theks të veçantë tekstit të zgjedhur, tabelave apo edhe tërë faqes në dokument. Mbasi sektojmë tekstin, tabelën apo paragrafin në të cilin dëshirojmë të aplikojmë kufijtë nga menyja Format klikojmë në komandën Borders and Shading ku do t’ju hapet dritarja dialogut të kësaj komande e cila ka shumë opsione formatimi.

Page 33: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

33

Nëse dëshirojmë të zgjedhim menyrën e tekstit pak kufij (border) në një nga objektet e tekstit, atëherë zgjedhim pjesën e tekstit ku është aplikuar (border), dhe më pas nga menyja Format \ Borders and Shading do t’ju hapet dritarja e dialogut me opsionin Border të zgjedhur. Tek lloji i kufijve zgjedhim kornizën pa kufij (none) dhe klikojmë në butonin OK ose shtypim tastin Enter.

Kufijtë e aplikuar në tekst në vete mund të përmbajnë hijet e stileve të ndryshëm. Për të vendosur hijezimin në dokument:

• Zgjedhim tekstin apo objektin që dëshirojmë të formatojmë. • Klikojmë në Format\Borders and Shading • Zgjedhim tabulacionin Shading • Në pjesën Fill (mbushje) zgjedhim ngjyrën e prapavijës që dëshirojmë të

aplikojmë në hijëzim. FORMATIMI I FAQES SË PUNËS Në programin Word shumica e opsioneve të formatimit janë të vendosura në menynë Format. Ndërsa opsionet për përshtatjen e dokumentit janë të vendosura në menynë File. Këto komanda mund të ndryshohen nëpërmjet opsionit Page Setup. Për të zgjedhur madhësinë e faqes së dokumentit në menynë File zgjedhim komandën Page Setup ku do t’ju hapet dritarja e dialogut e kësaj komande. Klikojmë në regjistrin Paper dhe pastaj opsionin Paper Size (Madhësia e Faqes), zgjedhim madhësinë e faqes të përshtatshëm për dokumentin tonë. Për të rregulluar orientimin e faqes së dokumentit në dritaren e dialogut Page Setup nën seksionin për orientimin e faqes (Orientation) klikojmë në ikonën (Portrait) nëse duam që faqja të paraqitet në portret ose (Landcape) nëse duam që faqja të paraqitet horizontalisht.

Page 34: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

34

Për të përshtatur marzhet e faqes së dokumentit në dritaren e dialogut Page Setup në seksionin (Margins) janë të paraqitura këto opsione:

• Top - shërben për të ndryshuar madhësinë e marzhit në pjesën e sipërme të faqes së dokumentit

• Bottom - shërben për të ndryshuar madhësinë e marzhit në fund të faqes së dokumentit

• Left - shërben për të ndryshuar madhësinë e marzhit në anën e majtë të faqes së dokumentit.

• Right - shërben për të ndryshuar madhësinë e marzhit në anën e djathtë të faqes së dokumentit

• Gutter - përdoret për faqosjen e dokumentit duke ndryshuar madhësinë e marzheve në mes të faqeve me qëllim për ti mundësuar lidhjen e tyre fizike nëpërmjet spiraleve plastike ose metalike mbasi të shtypen.

Page Break Nëse duam të mbyllim shtypjen e tekstit në faqen aktuale dhe të kalojmë në faqen tjetër pasardhëse, vendosim kursorin në pikën ku dëshirojmë ta mbyllim. Shtypim kombinimin e tasteve në tastierë Ctrl+Enter dhe menjëherë do të shohim krijimin e një faqeje të re. Nëse dëshirojmë të bëjmë të kundërtën atëherë kjo realizohet duke vendosur kursonin në vendin në të cilin është bërë mbyllja e faqes dhe më pas nëpërmjet tastit delete mund të largojmë thyerjen e faqes (Page break). Print Preview Eshtë e rëndësishme të verifikojmë dokumentin përpara se se ai të printohet në letër. Në të mund të shihen mënyra e paraqitjes së tekstit, marzhet, madhësia dhe lloji i përshtatshëm i shkrimit dhe drejtshkrimit.

Page 35: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

35

Gjatë përpunimit të dokumentit në MS Word, duhet të jeni gjithnjë të kujdesshëm të ktheheni dhe të rishikoni dokumentin për mënyrën e paraqitjes si dhe për gabimet e shkrimit. Mënyra më e shpejtë është duke përdorur opsionin Print Preview. Zakonisht në dokumentet zyrtare është shumë e rëndësishme t’i kushtojme vëmendje dokumentit sidomos tek marzhet e tekstit, paraqitjes, drejtshkrimit, madhësisë dhe llojit të shkrimit të përdorur. Vizatimet dhe fotografite Për të vendosur një vizatim (Clipart) mund të përdorim dy menyra. Nëpërmjet menysë Insert/Picture/Clipart ose duke klikuar mbi butonin e Insert Clipart i cili ndodhet në toolbarin e aktivisuar Drawing pranë task bar-it. Mbasi të pozicionohemi në vendin ku duam të vendosim Clipart-in, klikojmë mbi butonin Insert Clipart. Në anën e djathtë të ekranit do të shihni të paraqiten opsionet e Clipart. Në dritaren Search for, mund të shkruajmë shprehjen Cat dhe më pas butonin Go. Një listë me clipart-et e kërkuara do të shfaqen. Klikojmë mbi clipart-in që dëshirojmë të vendosim në dokument dhe ai do të paraqitet në dokument.

Butoni -Insert Clipart

Page 36: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

36

Vendosja e fotove nga disku i ngurtë Për të vendosur fotot të cilat ndodhen në diskun e ngurtë të kompjuterit tuaj mund të ndjekim këto hapa:

• Në dokument klikojmë në pozicionin ku dëshirojmë të vendosim foton • Në menynë Insert klikojmë në komandën Picture/From File • Dritarja e dialogut që do të hapet do të na mundësoj zgjedhjen e skedarit të

dëshiruar. • Mbasi të kemi zgjedhur foton e dëshiruar klikojmë mbi butonin Insert dhe

fotografia do të paraqitet në dokument

Vendosja e një grafiku në dokument Për të vendosur një grafik në dokument mund të ndjekim këto hapa:

• Në dokument klikojmë në pozicionin ku dëshirojmë të vendosim grafikun • Në menynë Insert klikojmë në komandën Picture\Chart • Grafiku do të vendoset në dokument

Page 37: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

37

Kopjimi i një fotoje ose vizatimi në dokument:

• Selektojmë foton ose vizatimin duke klikuar një herë mbi të. Në menynë Edit klikojmë në komandën Copy e cila do të na shërbejë për kopjimin.

• Klikojmë në dokument në vendin se ku dëshirojmë të kopjojmë këtë foto ose vizatim.

• Përsëri në menynë Edit klikojmë në komandën Paste e cila shërben për ngjitjen objketit të kopjuar në dokument.

Kopjimi i një fotoje ose vizatimi në dy dokumente të hapur:

• Selektojmë foton ose vizatimin duke klikuar një herë mbi të. Në menynë Edit klikojmë në komandën Copy e cila do të na shërbejë për kopjimin.

• Kalojmë në dokumentin e dytë në të cilin do të vendosim foton ose vizatimin. • Në këtë dokument klikojmë në vendin se ku duam të kopjojmë objektin. • Në menynë Edit zgjedhim komandë Paste.

Zhvendosja e një fotoje ose vizatimi brenda dokumentit:

• Selektojmë foton ose vizatimin duke klikuar një herë mbi të. • Në menynë Edit klikojmë komandën Cut e cila shërben për të prerë foton ose

vizatimin • Në këtë dokument klikojmë në vendin se ku duam të zhvendosim objektin. • Në menynë rënëse Edit klikojmë në komandën Paste

Në mënyrë të ngjashme realizohet edhe zhvendosja e fotos ose vizatimit midis dy dokumenteve të hapur. Ndërsa për ta fshirë foton ose vizatimin nga dokumenti, e selektojmë një herë atë duke klikuar një herë në te, dhe më pas me anë të tastierës shtypim tastin Delete Ndryshimi i madhesise se figures Ndryshimi i madhësisë së figurës mund të realizohet pasi të selektohet një herë figura. Në njërën nga dorezat e punës që ndodhen në figurë, vendosemi me shigjietën e mous-it duke e mbajtur të shtypur dhe më pas e terheqim me anë të tij deri në madhësinë që dëshirojmë. Krijimi i tabelave Tabelat në Word mundësojnë organizimin e tekstit në kolona dhe rreshta. E mira e përdorimit të tabelave është se teksti do të vazhdoj nga një rresht në tjetrin brenda tabelës. Për të krijuar tabela në Word ekzistojnë disa mënyra, mënyra më e shpejtë është ajo duke përdorur ikonën e vendosjes së tabelës në shiritin standard të veglave. E vendosim kursorin në vendin ku dëshirojmë të vendosim tabelën, klikojmë mbi ikonën për

Page 38: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

38

vendosjen e tabelës (Insert Table) dhe e tërheqim miun mbi rrjetën e qelizave për të zgjedhur numrin e kolonave dhe rreshtave.

Për të vendosur të dhëna në tabelën e krijuar, klikojmë brenda qelizës së tabelës dhe fillojmë të shkruajmë. Nëse dëshirojmë të kalojmë në qelizë tjetër brenda tabelës, në tastierë e shtypim tastin Tab.

Për të zgjedhur pjesë të tabelës:

• Klikojmë në tabelë në pozicionin ku dëshirojmë të bëjmë përzgjedhjen e qelizës, rreshtit apo kolonës.

• Klikojmë në menynë Table dhe në nënmenynë Select zgjedhim opsionet e dëshiruara si Table - për të zgjedhur tërë tabelën, Column - për të zgjedhur kolonat, Row - për të zgjedhur rreshtat dhe Cell - për të zgjedhur qelizat e tabelës.

Butoni -Insert Table

Page 39: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

39

Në tabelën e krijuar mund të shtojmë rreshta apo kolona sipas nevojës. Për të vendosur kolona ose rreshta në tabelë:

• Zgjedhim kolonën ose rreshtin ku dëshirojmë të vendosim kolonën apo rreshtin e ri

• Nga menyja Table klikojmë në opsionet Insert Columns për të vendosur kolonën ose Insert Rows - për të vendosur rreshtin.

Për të fshirë kolonat ose rreshtat nga tabela:

• E zgjedhim rreshtin apo kolonën që dëshirojmë të fshijmë dhe nga menyja Table zgjedhim komandat Delete Columns - për të fshirë kolonat dhe Delete Rows - për të fshirë rreshtat nga tabela.

Modifikimi i tabelave Gjatë punës me tabela mund të ndodhë që të paraqitet nevoja për modifikimin e lartësisë së rreshtave, gjerësisë së kolonave apo edhe të aplikojmë stile dhe ngjyra të ndryshme në sfond.

Page 40: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

40

Për të specifikuar lartësinë e rreshtave të tabelës:

• Në tabelë zgjedhim reshtin • Në menynë Table klikojmë në komandën Table Properties komandë e cila është

shërben për rregullimin e tipareve të tabelës. Tabulacioni Row duhet të jetë i zgjedhur.

• Klikojmë në opsionin për të specifikuar lartësinë e rreshtit Specify Height, e më pas vendosim vlerën numerike.

• Klikojmë në butonin OK për ti aplikuar këto ndryshime.

Për të specifikuar gjerësinë e kolonës:

• E zgjedhim kolonën • Në menynë Table klikojmë në komandën Table Properties dhe zgjedhim regjistrin

Column. • Klikojmë në kutinë “Preferred width” me anë të së cilës aktivizohet opsioni për të

specifikuar gjerësinë e kolonës. Në rubrikën aktive vendosim vlerat numerike. • Klikojmë në butonin OK për ti aplikuar ndryshimet.

Për ti vendosur kufijtë tabelës:

• Klikojmë në tabelë • Në menynë rënëse Table klikojmë në komandën Select. Nga nënmenyja e cila do

të shfaqet zgjedhim opsionin Table. Ky opsion do të zgjedh tërë tabelën. • Mbasi është zgjedhur tabela, në ikonën Border që shërben për të vendosur kufijtë

në tabelë (që ndodhet në shiritin e veglave për formatim) klikojmë në shigjetën e saj, ku më pas do të paraqitet opsioni për ndryshimin e kufijve.

• Klikojmë jashtë tabelës për të parë ndryshimet.

Page 41: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

41

Për të aplikuar gjerësinë, stilin dhe ngjyrën e kornizës:

• Klikojmë në tabelën ku dëshirojmë të bëjmë ndryshimet në korniza. • Në menynë Format klikojmë në komandën Borders and Shading. • Në opsionin Style kemi mundësi të zgjedhim stilin e dëshiruar të kufijve. • Në opsionin Width për të specifikuar trashësinë e vijave të kufijve të tabelës. • Klikojmë në seksionin Color për të specifikuar ngjyrën. • Klikojmë në butonin OK për të aplikuar ndryshimet në tabelë.

Në tabelë mund të vendosim edhe hijezimet në qelizat e saja. Për të aplikuar hijezimin në qeliza brenda tabelës:

• I zgjedhim qelizat e caktuara të tabelës apo edhe tërë tabelën. • Në menynë rënëse Format klikojmë në komandën Borders and Shading • Klikojmë në regjistrin Shading • Zgjedhim ngjyrat sipas dëshirës dhe klikojmë në butonin OK për ti aplikuar në

tabelë. Te kuptuarit e rëndesisë së verifikimit të rregullsisë, verifikimit të dokumentit përsa i përket prezantimit, marzheve, madhesise dhe llojit të përshtashëm të shkrojave si dhe drejtshkrimit. Dritaren e programit Word mund ta përshtatim sipas dëshirës. Përshtatja e dritares së programit ka si rrjedhim rregullimin për të gjitha dokumentet që do t’i pëpunojmë në të ardhmen në kompjuterin tonë. Kjo pershtatje realizohet me zgjedhjen e menysë Tools / Options. E gjithe dritarja është e organizuar nëpër regjistra të cilët kanë ”chek box-e” për vërtetimin e opsioneve të ndryshme. PRINTIMI I NJE DOKUMENTI Për të printuar një dokument në Word:

• Në menynë rënëse File klikojmë në komandën Print. • Për të printuar të gjithë dokumentin klikojmë në All. • Për të specifikuar numrin e kopjeve vendosim numrin e kopjeve në seksionin e

dritares Copies. • Klikojmë në butonin OK për të filluar printimin e dokumentit me parametrat e

specifikuar.

Page 42: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

42

Në rastet kur në kompjuterin tonë është instaluar më tepër se një printer dhe ne dëshirojmë të ndryshojmë printerin, p.sh nga ai bardhe zi në një printer me ngjyra atëherë duhet të ndjekim këto hapa.

• Në menynë rënëse File klikojmë në komandën Print, ku do të na hapet dritarja e dialogut PRINT.

• Në seksionin e përcaktimit të emrit të printerit, klikojmë në shigjetën që ndodhet teposhtë me ç'rast na hapet një meny rënëse me të gjithë emrat e printerëve të instaluar në kompjuter. * Klikojmë në printerin e dëshiruar

• Klikojmë në butonin OK për të filluar shtypjen e dokumentit.

Krijimi i letres në seri Letrat në seri ose serike përdoren për të vendosur të dhënat e ndryshme në format të qëndrueshëm duke kombinuar dy skedarë në një. Këta dy skedar duhet të krijohen para se t'i bashkojmë ata. Këtu bëjnë pjesë skedari i të dhënave dhe skedari i dokumentit bazë. Informacionet e ndryshueshme, siç mund të jenë emrat dhe adresat, ruhen në skedarin e të dhënave, ku më pas do të futen në dokumentin bazë. Informacionet të cilat mbesin të pandryshuara dhe fushat e emrave ruhen në skedarin e dokumentit bazë, ku secila fushë e emrit lidhet me fushën e emrit në skedarin me të dhëna.

Page 43: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

43

Të dhënat e këtyre dy skedarëve bashkohen në seri të letrave apo zarfeve të personalizuara. Për të filluar krijimin e letrës serike:

• Në dritaren e hapur të Word-it klikojmë në ikonën New për të krijuar dokumentin e ri.

• Klikojmë në menynë rënëse Tools dhe pastaj zgjedhni komandën Letters and Mailing.

• Nga nën menyja zgjedhim Mail Merge Wizard ku më pas opsionet wizard do t’ju ndihmojnë për krijimin e kësaj letre.

Pastaj zgjedhim llojin e dokumentit p.sh. “Letters” opsioni i cili do të na japë mundësinë krijimin e letrës serike.

• Për të vazhduar më pas klikojmë në lidhjen Next që ndodhet në pjesën e poshtme në të djathtë të ekranit.

• Në dritaren e radhës që do të paraqitet, do të kemi mundësi të zgjedhim se cilën letër do ta përdorim si dokument kryesor. Në rastin tonë do të zgjedhim dokumentin aktual (Use the current dokument)

• Për të vazhduar më tej klikojmë përsëri Next.

Page 44: Qendra “Abraham Linkoln” MICROSOFT WORD SI PARAQITET … · në tekst në dokumentin aktual. Duke klikuar ne shigjetën e majtë, do të ktheheni në Task Pane-in të paraqitur

Qendra “Abraham Linkoln”

44

• Dritarja në vazhdim na jep mundësinë të zgjedhim atë që do të marrë letrën. Në rastin tonë ne do të përdorim listën ekzistuese.

• Për të vazhduar më tej klikojmë përsëri Next. • Në vazhdim do të zgjedhim skedarin ekzistues me të dhëna duke klikuar në të

një herë, pastaj klikojmë në butonin Open për ta hapur këtë skedar. • Nëse të gjitha të dhënat e paraqitura në këtë dritarë është në rregull, atëherë

klikojmë OK. • Dritarja e radhës na jep mundësinë ta shkruajmë letrën • Në dokument shkruani këtë tekst për të krijuar letrën e re • Të enjten e ardhshme do të mbahet një takim pranë Hotel Mondial në të cilin do të

diskutojmë strategji të reja të marketingut. Takimi do të jetë në orën 14:00 në sallën e konferencave. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.

Z. Genc Kosova Menaxher " • Me këtë ne e kemi krijuar tekstin kryesor të letrës tonë.

Tani duhet vetëm ti shtojmë fushat të cilat do ta personalizojnë letrën.

• Klikojmë në fillim të dokumentit në pozicionin ku dëshirojmë të vendosim emrin dhe detaje tjera kontaktuese për personin të cilit duam ti dërgojmë letrën.

• Klikojmë në More items..ku do t’ju paraqitet dritarja e dialogut. • Klikoni në fushën Titulli dhe pastaj klikoni në butonin Insert. Pastaj klikoni në

butonin Close. • Shtypni tastin e Hapësirës në tastierë. • Klikoni përsëri në More items... • Klikoni në fushën Emri dhe pastaj klikoni në butonin Insert. Pastaj klikoni në

butonin Close. • Shtypni tastin e Hapësirës në tastierë. • Klikoni përsëri në More items... • Kliko në fushën Mbiemri dhe pastaj kliko në butonin Insert. Pastaj klikoni në

butonin Close. • Shtypni tastin Enter në tastierë. • Klikoni përsëri në More items... • Klikoni në fushën Departamenti dhe pastaj kliko në butonin Insert. Pastaj klikoni

në butonin Close. • Shtypni tastin Enter në tastierë (për të krijuar hapësirë) dhe tani dokumenti do të

duket i plotë. • Klikojmë në lidhjen Next për të vazhduar. • Në ekran do të na paraqiten informatat me detajet e pranuesit të letrës