33
Republika e Kosoves Komuna e Gjilanit Republika Kosova Opstina Gnjilane Republic of Kosovo Municipality of Gjilan Gilan Belediyesi P R O C E S V E R B A L Nga Seanca e katër (IV) e Kuvendit të Komunës së Gjilanit më 22.03.2018 me këtë: R E N D P U N E 1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar 2. Statuti për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës së Gjilanit 01. nr. 016- 126211 të dt. 06.11.2014 3. Raporti Financiar për vitin 2017 4. Plani i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës së Gjilanit 5. Rishikimi i vendimi për caktimin e anëtarëve në Komitete të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (kërkesë e MAPL) 6. Propozim vendimi për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB) 7. Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre 8. Rregullore (kgj) nr. 2/2018 për ndryshim dhe plotësim të rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencione 01. nr. 016-126422 dt. 29.12.2016; 1

R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Republika e Kosoves Komuna e GjilanitRepublika Kosova Opstina GnjilaneRepublic of Kosovo Municipality of Gjilan Gilan Belediyesi

P R O C E S V E R B A L

Nga Seanca e katër (IV) e Kuvendit të Komunës së Gjilanit më 22.03.2018 me këtë:

R E N D P U N E

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar2. Statuti për  ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës  së Gjilanit  01. nr. 016-126211 të dt.

06.11.20143. Raporti Financiar për vitin 20174. Plani i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës së Gjilanit5. Rishikimi i vendimi për caktimin e anëtarëve në Komitete të Kuvendit të Komunës së Gjilanit

(kërkesë e MAPL)6. Propozim vendimi për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB)7. Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe

mirëmbajtjen e tyre8. Rregullore  (kgj) nr. 2/2018 për ndryshim dhe plotësim të  rregullores për kushtet, kriteret dhe

procedurat e ndarjes së subvencione 01. nr. 016-126422 dt. 29.12.2016;9. Rregullore (kgj) nr. 03/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe

gjoba komunale 01. nr. 016-126416 të dt. 29.12.2016,10. Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit në Kuvendin e

Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)11. Projekt kërkesë për mbështetjen e funksionimit dhe të angazhimit të stafit teknik dhe aktiviteteve

socio kulturore dhe manifestimeve komunale në Teatrin e Qytetit në Gjilan12. Propozim vendi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara të vitit

fiskal 2016 dhe 2017, në vitin fiskal 201813. Të ndryshme

Seanca i filloi punimet në ora 10:00 Në punimet e seancë së katër të vitit 2018 morën pjesë:Anëtarët e KuvenditDrejtorët e DrejtorivePërfaqësuesit i OJQ-ve Përfaqësuesit e OSBE-së.

1

Page 2: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Zyra LigjoreMediatSeancën e katër e hapi dhe e udhëhoqi kryesuesja e Kuvendit znj.Shpresa Kurteshi-Emini,e cila i përshëndeti të gjithë anëtarët e Kuvendit dhe të pranishmit e tjerë të cilët i monitorojnë punimet e kësaj seance dhe kërkoi që të konstatohet prezenca e anëtarëve të Kuvendit.

1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të KK-së Të gjithë anëtarët e KK ishin prezent

Kryesuesja e Kuvendit fillimisht hap diskutim rreth pikave të rendit të ditës si dhe kërkoi nga anëtarët e Kuvendit ti parashtrojnë tani pyetjet në mënyrë që përgjigjet ti marrin në pikën në të ndryshme.

Bujar Nevzati : pse mungojnë derivatet e naftës në Komunën e Gjilani?Pse nuk ka material stomatologjik në QKMF qe tre muaj?Pse mungon materiali për zyre dhe 60 punëtorë të QKMF-së nuk kanë kontrata të punës dhe qe shtatë muaj janë pa pagesë?Punëtorët e Teatrit qe gjashtë muaj nuk janë paguar, pse nuk janë rexhistruar veturat për bartjen e sportistëve? Pse nuk ju kanë dhënë subvencionet klubeve sportive? Pse po ndodhë pranimi i punëtorëve pa kritere? çka ka ndodhur me drejtorët e suspenduar? Për të gjitha këto, mendoj se komunës së Gjilanit duhet ti vëhet dryni.

Nevzat Isufi: pse nuk po rihapet konkursi në DKA, qfarë është duke ndodhur me punëtorët të cilët nuk janë pranuar me kriteret e konkursit, por të cilët ende vazhdojnë të punojnë?Çështja e kanalizimit dhe faturimi që po u behet qytetarëve përmes faturës së ujit në lagjen nga kodra në drejtim të Livoqit të Poshtëm e deri në fshatin Velekincë, ndërsa ata nuk e kanë fare kanalizim. Pra qytetarët po kërkojnë në radhë të parë që mos të bëjnë pagesë për pjesën që s’u takon, pra për kanalizim, sepse nuk e kanë, dhe njëkohësisht kërkojnë të dinë kur është në plan të filloj rregullimi i Kanalizimit për këtë pjesë të qytetit. Të njëjtën gjë kërkojnë edhe qytetarët te rruga qarkore mbi Agminë, afër fushës së futbollit “San Siro” të cilët përkundër faktit që është krijuar një lagje e madhe me shtëpi banimi me leje e veprimtari biznesesh, por që nuk kanë kanalizim, ndërsa rrezikohen nga vërshimet sa herë kemi më shumë të reshura e në anën tjetër ndërtimet e larta në lagjen Fidanishte, të cilat siç e dimë janë ndërtuar pa leje, ose njëherë janë ndërtuar e pastaj janë pajisur me leje, kanë kanalizim. Afërsia ndërmjet këtyre dy lagjeve nuk është as 100 metra në vijë ajrore. A nuk u duket kjo një diskriminim i padrejtë, vetëm pse këta qytetarë nuk kanë fuqinë ndikuese të qeveritarëve të lartë që po ndërtojnë në lagjen Fidanishte një, të mbesin pa shërbime elementare infrastrukturore siç është kanalizimi? Pra kur do të bëhet zgjidhje për ta?Po ashtu te konkursi për çerdhe, ende pa dalë konkursi është ditur se kush do të bëhet Drejtoreshë e kësaj çerdhe. Pse nuk publikohen kundër kandidatët të kanë konkurruar në të njëjtin konkurs?

Mimoza Kadriu: ne jemi dëshmitarë të një aksidenti në komunikacion duke sjellë dëme me fatalitet, ku ky aksident mori jetën e një vajze 11 vjeçare në rrugën e Prishtinës” te tuneli”. Në atë lagje edhe të kaluarën ka pas raste të tilla dhe banorët janë të zhgënjyer, ata kanë organizuar një protestë në vendin e ngjarjes për të tërhequr vëmendjen e komunës në mënyrë që të merr masa për atë rrugë.Banorët e asaj lagje janë tatim pagues të rregullt, por komuna nuk ka investuar asgjë në atë pjesë. I drejtohem Kryetarit të Komunës dhe drejtorit të DSHPIB, se cili është plani për atë lagje, në mënyrë që mos të ndodhin aksidente të tilla?

Imrane Thaqi: çka planifikohet të ndermirët për nxënësit me nevoja të veçanta? Lidhur me konkursin në çerdhen dardania, kërkojmë deklarimin e drejtoreshës së DKA-së, pse ka lejuar të pranohen edukatoret me kolegje private kur ligji nuk e lejon këtë gjë?Sa është numri i ankesave të kandidatëve të cilët nuk janë pranuar në çerdhen dardania dhe ku ka arritur procedimi i tyre? Në mungesë të konkursit për pranimin e mësimdhënësve në shkollën fillore “Thimi

2

Page 3: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Mitko” po humbet mësimi dhe numri i orëve, andaj pse e lejoni këtë gjë? Edhe në shkollat e tjera ka raste të tilla ku në lëndën e biologjisë nxënësit kanë humbur 3 javë mësimin.

Arijeta Rexhepi: kur do ta gjeni mundësinë për rregullimin e trotuarit përgjatë rrugës një kahëshe e cila fillon nga Posta e vogël dhe vazhdon për rrugën e Dardanisë, rrugë e cila është mjaftë e frekuentuar me qytetarë por dëmtimi i saj pengon qarkullim të lirë.Sa i përket ndriçimit, një pjesë e fshatrave ka të prishur ndriçimin publik dhe ato nuk po rregullohen, ku një rast konkret e kemi në fshatin Malishevë të ulët, ku banorët e kësaj e pjesë po kërkojnë vazhdimisht të rregullohet ndriçimi.Gjatë fushatës, kryetari ka premtuar shujta për nxënësit e klasave të para të shkollës fillore dhe vendosja e kamerave në të gjitha shkollat, prandaj dua të pyes kur do të filloj kjo gjë ?

Enver Hajrullahu: kam një pyetje për drejtorin e DSHPIB, kur do të filloj asfaltimi i rrugëve në fshatin Selisht dhe Pidiq?

Arta Haziri: dua ta di se çfarë po ndodhë me konkursin për drejtor të Teatrit, i cili është shpallur 4 herë dhe prapë është anuluar, për arsye se nuk ka emra të denjë për këtë pozitë?A është në dijeni drejtoresha e DKA, lidhur me profesorët të cilët kanë të arritura profesionale dhe përfaqësojnë komunën dhe shtetin e Kosovës në festivale dhe gara ndërkombëtare, por përderisa shkojnë në këto festivale mungesa e tyre i gjobitë në paga.

Ibish Ibishi: kam një pyetje për drejtorin e DBP, lidhur me projektin i cili ka të bëjë me rregullimin e rrugëve në ara, për arsye se ka kërkesa nga Bujqit, prandaj dua ta di se a do të rregullohen këto rrugë, për arsye se është premtuar në mandatin e kaluar por një gjë e tillë nuk ka ndodhur?Pyetje për DSHMS- në mandatin e kaluar ka qenë kërkesa e vazhdueshme për zgjerimin e shërbimeve shëndetësore në QKMF-të, por nuk ka ndodhur kjo gjë, prandaj a keni në plan që të ardhmen të kryhen këto punë dhe të investohet në aparaturë?Pyetje për DSHPIB lidhur me ndriçimi publik edhe për kundër kërkesave të vazhdueshme disa lokalitete janë mbetur pa ndriçim publik, prandaj kur do të kryet kjo punë?

Hevzi Xhelili: çfarë po ndodhë me kanalizimin në fshatin Përlepnicë i cili paraqitet si i përfunduar por nuk është funksional?Shtëpia e Kulturës në Përlepnicë ende asgjë nuk ka ndodhur?

Nazim Gagica: kam një kërkesë për sekretarinë e Kuvendit që të shfrytëzojnë pajisjet për përkthim simultatntë po ashtu edhe pajisjet për votim elektronik të hynë në funksion.

Shemsedin Elezi: do të ishte mirë që të bëhet mirëmbajtja e rrugëve sepse është një nevojë e madhe që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga dy kompani në mënyrë që të ndahen punët një kompani për qytet dhe tjetra për fshatra.

Naser Korqa: kanalizimi në fshatin Velekincë është duke u punuar dhe besoj se së shpejti do të përfundoj. Te Sansiro është problemi më i madh sepse pjesa e banimit është në nivel më të ulët se Lumi.Te rruga e Prishtinës konkretisht te tuneli, është porositur projektuesi që aty të bëhet mbikalimi dhe ne po mundohemi që ky mbikalim të behet dhe për makina, por niveli i lartësisë po na pengon të bëhet mbikalimi për makina.Trotuari te posta e vogël do të rregullohet këtë vite.Sa i përket ndriçimit publik në fshatra ne kemi kontratë dhe mundohemi ti përmbushim detyrimet tona për qytetarë, por ne nuk kemi informata për defekte prandaj nuk mund ti rregullojmë nëse qytetarët nuk lajmërojnë për defekte.Asfaltimi në fshatin Pidiq dhe Selishtë do të fillojnë pas përmirësimit të motit.Kanalizimi në fshatin Përlepnicë si projekt ka përfunduar, por nuk është paraparë kyqjet individuale por vetëm kyqjet kryesore.

3

Page 4: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Mirëmbajtja e rrugëve është mjaftë e mirë për dallim nga vitet tjera dhe aty ku ka pas nevojë ne kemi bërë mirëmbajtjen e rrugëve dhe jemi një ndër komunat më efikase. Shtëpia e kulturës nuk është në kompetencën tonë , por është formuar një komision për prerjen e punimeve, pjesa e zyrtarëve që kanë qenë në mbikëqyrje të atij projekti janë suspenduar për një kohë.

Nexhat Hajrullahu: mungesa e materialeve stomatologjik është në proces të tenderimit. Mungesa e kontratave të punëtorëve me Caritas, ka të bëjë me mungesën e buxhetit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, buxhet i cili nuk është nënshkruar nga Ministri. Transporti i nxënësve me nevoja të veçanta kanë transport të rregullt. Zgjerimi i shërbimeve është bërë me projektin e Caritasit.

Bujar Nevzati: qe 3 muaj ka mungesë të materialit stomatologjik dhe ju e keni ditë këtë gjë, si guxon të punojnë punëtorët pa kontrata, kush e merr përgjegjësinë nëse ndodhë ndonjë gjë?

Nexhat Hajrullahu: ne nuk kemi mundur të bëjmë marrëveshje tjetër me Caritas Kosova, për arsye se Ministri nuk i nënshkruan buxhetin.

Vaid Aliu: projekti për rrugët në ara është zbatuar këto dy vitet e fundit, por prap do të zbatohet edhe më tutje, për vitin 2018 po presim përmirësimin e kushteve.

Ibish Ibishi: kërkoj nga drejtorët që përgjigjet e tyre të jenë konkrete. Drejtorin e DSHMS e pyeta për kërkesat e qytetarëve për zgjerimin e shërbimeve ne QKMF, a kanë në planë që këto shërbime ti futë me një projekt për dobi të qytetarëve, kurse drejtorin e Bujqësisë e pyeta konkret për rrugët e arave në fshatin Dobërqan kur do të realizohen.

Majlinda Hoxha: konkursi në DKA është rishpallur me 02.03.2018 me plotësim në vendet tjera dhe është mbyllur me 16.03.2018. Konkursi në çerdhe kanë konkurruar 140 Edukatore, ku kemi 14 ankesa të cilat janë në procedurë të shqyrtimit. Për fëmijët me nevoja të veçanta ne kemi transportin. Konkursi për Drejtoreshën në Çerdhen Dardania është shpallur siq duhet. Në shkollën Thimi Mitko ka pas humbje të orëve, por tani kemi personin që po zëvendëson mësimin.

Nevzat Isufi: pse të paguajnë qytetarët për shërbime të cilat nuk ju ofrohen? Lidhur me konkurset në Arsim pse nuk bëhet publike lista e kandidatëve të cilët nuk janë zgjedhur po ashtu poentomi të bëhet publik.

Shpresa Kurteshi Emini: ju keni të drejtë të bëni pyetje me shkrim dhe do të merrni përgjigjje nga drejtorët e drejtorive.

Arta Haziri- Nuhiu: profesorët të cilët kanë përfaqësuar vendin tonë në festivale Ndërkombëtare kanë adresuar kërkesë me kohë në DKA me që rast DKA ka lejuar shkuarjen në festival, e në anën tjetër ka pas ndalesa në pagë mujore të mësimdhënësit.

Avdyl Aliu: propozoj qe pika 7 e rendit të ditës Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre, të shtyhet për seancën e radhës për arsye se ne grupet politike kemi vendosë të gjejmë konsensus dhe kjo pikë ka dalë që duhet të ketë debat shtesë.

Riza Avdyli: kemi vërejtje në rendin e punës i cili po ngarkohet shumë dhe kjo gjë po e ngarkon edhe punën tonë dhe zgjatja e seancave.Ne kemi mbajt takim me shefat e grupeve dhe nuk kemi thënë që pika 7 e rendit të ditës të hiqet, por kemi dhënë vërejtjet tona që kjo rregullore të precizohet si duhet. Propozoj që në debate të kyqet edhe Organizatat e dala nga lufta.

4

Page 5: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Nevzat Isufi: pika 7 e rendit të ditës ka pas vend për diskutime më të gjerë dhe pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë simbolike, e po ashtu mungesa e drejtorëve të komunës ka qenë neglizhencë.

Ibish Ibishi: edhe ne pajtohemi që pika 7 e rendit të ditës të shtyhet për seancën e radhës.

Mimoza Kadriu: edhe ne pajtohemi që pika 7 e rendit të ditës të shtyhet, por kërkojmë që edhe rregulloret tjera të kompletohen dhe të sjellën në seancën tjetër.

Me 32 vota “Për” e të tjerat abstenime hiqet pika 7 e rendit të ditës Rregullore (kgj) nr. 01/2018 për varrezat, ofrimin e shërbimeve të varrimit, rregullimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

--Procesverbali--

Shefik Surdulli: kam vërejtje tek diskutimi im në procesverbal në fjalinë: I nderuar kryetar ju sapo e thatë se keni mare besimin e qytetarëve, e kjo do të thotë se ju keni punuar mirë, duhet të përmirësohet dhe duhet të shkruhet “ nuk do të thotë se ju keni punuar mirë”

Festa Shabani: në faqen 27 në fjalimin time janë ngatërruar shifrat kur kam përmendur rastin me Gjyq të z.Musa , por unë kam thënë 45 mësimdhënës me rastin e njejtë si znj.Bukurie Musliu që nuk janë adekuat për vend të punës por të cilët punojnë.

Në mënyrë unanime miratohet procesverbali me vërejtjet e dhëna.

2. Statuti për  ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës  së Gjilanit  01. nr. 016-126211 të dt. 06.11.2014

Arben Mehmeti: komisioni përbëhet nga gjitha subjektet politike dhe ne kemi pas konsensus të plotë dhe i shqyrtuar në mënyrë profesionale. Po ashtu kemi nxjerrë qëndrimet nga diskutimi publik. Ju e keni dokumentin dhe ne jemi të gatshëm për tu përgjigjur në pyetjet e juaja. Statuti plotësohet dhe ndryshohet për kohë më të gjatë dhe në interes të qytetarëve.

Avdyl Aliu: ne kemi pas takime lidhur me rendin e ditës dhe personalisht unë kam mbajtur takim të veqant me grupin e këshilltarëve të LDK dhe jemi konkret për këtë pikë. Pikëpamjet tona si grup kanë evoluar dhe në fund kemi qëndrimin tonë më të avancuar. Ne e mendojmë të domosdoshme rikthimin e dy drejtorive, kurs propozimet tjera që të shtohen edhe dy drejtori ne mendojmë se nuk ka arsye të organizohen në nivel të drejtorisë dhe duhet të mbeten siq kanë qenë. Ne si kuvend kërkojmë nga drejtorët që ti sjellin planet e punës së drejtorive, me theks të veqant te banimi social.

Nevzat Isufi: unë kam qenë pjesë e këtij komisioni dhe në parim jemi pajtuar për shumë gjëra. Sa i përket zgjerimit të drejtorive ne kemi dhenë propozimet tona, por në mandatin e kaluar ne kemi qenë kundër shuarjes së këtyre dy drejtorive dhe janë krijuar dëme të mëdha, prandaj në parim jemi për ti kthyer këto dy drejtori, po ashtu jemi dakort të krijohet komiteti për persona me aftësi të kufizuar.Duke par që dy drejtoritë që kanë qenë në Njësi, nuk kanë pas përgjegjësi, e tani kur bëjnë ndryshime duhet të merret parasysh edhe rreziku.Çështja e formimit të komisionit për evidentimin e ndërtimet pa leje, i cili do të përbëhej prej anëtarëve të Kuvendit nga pozita, ashtu edhe nga opozita dhe nga drejtoria e urbanizmit dhe njësia e inspeksionit, i cili do të vlerësonte numerikisht sa janë ato, do të vlerësonte edhe sa kanë ndikuar ato në ndryshimin planit rregullues urban dhe planet detaje të qytetit, gjithashtu do të vlerësonte se sa prej tyre eventualisht përmbushin kushtet për legalizim, e cilat duhet rrënuar. Është e kuptueshme që kjo do kohë dhe punë, por vetëm kështu sa do pak do të riparohej dëmi i shkaktuar nga kaosi ndërtimor gjatë katër viteve të kaluara, sidomos me ndërtimet e larta. Nëse injorohet ky fakt sot, kjo nuk do të thotë se kemi eliminuar edhe ekzistimin e këtyre ndërtimeve, ato i kemi në qendër të qytetit e në të gjitha pjesët e tij, ato i kemi kudo ato janë realitet, ato janë dhjetëra e qindra objekte, ato janë të banuara tash ose mund të jenë të

5

Page 6: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

banueshme nesër, për rreziqet të cilave iu nënshtrohen qytetarë të vendosur në objekte të tilla, të cilat nuk dihet kanë plotësuar kushtet dhe standardet e ndërtimit, dikush duhet të marrë përgjegjësi. E nëse këtë nuk e bëjnë institucionet atëherë kush duhet do ta bëjë këtë. Këto ndërtime nuk mund të vendosen në një vakum dhe të mbesin jashtë ligjit, ose ligjësohen ose janë të jashtëligjshme, rrugë të mesme nuk ka. Për mendimin tonë vetëm kështu do të krijoheshin kushte minimale për funksionim të mirëfilltë të Drejtorisë së Inspeksionit. E nëse kjo bëhet atëherë, do të keni edhe përkrahjen tonë, e në të kundërtën ne mendojmë se nuk meritoni përkrahje.

Riza Abdyli: ne si grup i PDK-së kemi diskutuar lidhur me ndryshimet statutare dhe kemi ardh në përfundimin tonë. Na vjen mirë që keni marrë për bazë propozimet tona, që drejtoria për Kulturë dhe ajo për Inspeksion të rikthehen fuqishëm sepse kemi nevojë për këto dy drejtori, ne e përkrahim rikthimin e këtyre dy drejtorive. Sa i përket propozimit për drejtorinë e banimit social dhe drejtorinë e mbrojtjes së ambientit për momentin jemi kundër themelimit të këtyre dy drejtorive, për arsye se nuk është paraqitur asnjë plan i punësimit të njerëzve në këto drejtori dhe ne mendojmë se këto dy drejtori po themelohen vetëm për punësimin e militantëve të partisë në pushtet. Po ashtu duke pas parasysh që Ministria e financave nuk lejon rritjen e numrit të punëtorëve. Mungesa e Drejtorisë së inspektionit, për ne nuk e kemi ditë se qytetarët tanë me çka po ushqehen, e ne vazhdimisht kemi qenë kundër shuarjes së kësaj drejtorie, e për këtë dikush duhet të jap llogari sepse nuk mbetet vetëm me një kërkim falje. Ndërtimet pa leje kanë degraduar qytetin dhe ne në parim e mbështesim dhe përkrahim që këto dy drejtori të rikthehen fuqishëm dhe të mbajnë përgjegjësi për punën e tyre.

Anila Tusha: ne jemi pajtuar për rikthimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, po ashtu edhe Drejtorinë e inspeksionit.Lidhur me shtimin e dy drejtorive tjera qëndrimet tona kanë qenë të harmonizuara edhe pse unë personalisht jam habitë lidhur me propozimin e drejtorisë për mbrojtje të ambientit ne kemi vetëm një ambientalist si është e mundur të funksion kjo drejtori. Gjithsesi ne parimisht jemi pajtuar dhe ti hapim rrugë kësaj qeverie ne jemi pajtuar që këto dy drejtori tjera të shtohen.

Ibish Ibishi: të fokusohemi në pikën të cilën jemi duke diskutuar. Takimet që i ka pas komisioni për ndryshimet statutare ka nxjerrë rekomandime. Është diskutuar mjaftë dhe në takimet e punës kam propozuar që përpos dy drejtorive që duhet të rikthehen, unë kam propozuar që edhe drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale të ndahen, për arsye se drejtoria për shëndetësi do të merret me shëndetësinë primarë, kurse drejtoria për mirëqenie sociale ka detyra tjera.Ne si AAK mendojmë se krijimi i drejtorisë për shëndetësi do të krijonte kushte më të mira për qytetarë, por kjo varet nga mundësitë buxhetore.Ne përkrahim propozimet e komisioni statutar për rikthimin e dy drejtorive.

Nehat Osmani: shuarja e dy drejtorive gjatë mandatit të kaluar ishte i pa drejtë dhe i gabuar e i dëmshëm. Eshtë krijuar kaos urbanistik dhe është shëmtuar qyteti, duke marrë hov kriminalizimi i ndërtimeve pa leje. Padrejtësia e shuarjes së këtyre dy drejtorive nuk mund të korrigjohet me nisje tekanjoze dhe iniciativa jo serioze. Shuarja e drejtorisë për kulturë ka shuar shpresën e qytetarëve, kurse shuarja e drejtorisë së inspeksionit ka shuar shpresën e qytetit. Iniciativa juaj për ti rikthyer këto dy drejtori do të duhet refuzuar si e pa sinqertë dhe e pa qëndrueshme. LVV kishte kundërshtuar fuqishëm shuarjen e këtyre drejtorive duke ngritë zërin vazhdimisht që mos ta prangosni rininë dhe demolimin e qytetit, mesazhe të cilat hasën në vesh të shurdhër. Në asnjë paragraf kjo iniciativë nuk precizohet që është e mbështetur nga presioni dhe nevojat imediate të rinisë, artistëve dhe artistëve.Qasja e juaj dhe mungesa e vizionit për qytetin e ri është një argumet i mjaftueshëm se ju edhe në të ardhmen do të keni qasje të njejtë ndaj tyre.Ju kërkoni nga ne që sot të ju garantojmë të ardhmen, por para se të ndodh kjo ju duhet të na sqaroni se pse i keni shuar këto dy drejtori , po ashtu na tregoni pse tani dëshironi ti riktheni. Iniciativa për shtimin e dy drejtorive shtesë ka të njëjtin kuptim dhe synim. Kjo të lënë të nënkupton se ashtu e mirë për qytetarët nuk punohet por qëllimi është të rehatohen disa individ nën petkun komunal.

6

Page 7: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

LVV-ja nuk do të votoj ndryshimet statutare të propozuara sot dhe ftojmë edhe grupet tjera partiake të jenë kundër kësaj iniciative.Ne duhet të mësohemi që të japim llogari për gabimet e bëra sidomos gabimet e qëllimshme.

Arbëreshë Kryeziu: në seancën e XI të KK gtë mbajtur me 06 Nëntor 2014 njëra ndër pikat e rendit të ditës ishte pikërisht ndryshimi i Statutit. Në atë kohë është rekomanduar që Drejtoria e Kulturës të bëhet Njësi në kuadër të zyrës së Kryetarit, kurse Drejtoria e Inspeksionit të shkrihet dhe të hyjë në kuadër të DUPMM. Kjo gjë u bë pikërisht me 6 nëntorë 2014, një ditë pas arrestimit të drejtorit të atëhershëm të Inspeksionit i cili pati akuza për keqpërdorim të detyrës. Përgjegjësitë e inspeksionit ja dhatë drejtorit të DUPMM i cili pak ditë më parë vetë kryetari Haziri e ka suspenduar nga puna për shkak të ngritjes së aktakuzës për krime të rënda. Tani po kërkoni rikthimin e drejtorisë së Inspeksionit, për të arritur të bëni manipulime dhe keqpërdorime, apo për ti dhenë rastin edhe dikujt tjetër të akuzohet për krime tjera. Drejtoria e Kulturës u kthye në Njësi, duke e lënë të gjymtë rininë, kulturën dhe sportin në komunën tonë.Qytetarët të Gjilanit mbeten pa dy drejtori të rëndësishme.Në Gjilan duhani pihet kudo, në Administratë, QKMF e vende tjera.Kryetari pranoi se përvoja nga qeverisja e kaluar i ka dhenë arsye për ndryshime statutare, duke thënë se iniciativa e para 4 viteve ka qenë e gabuar, dhe asnjëherë nuk është raportuar për dështimet.Kryetari ka dhen ë shumë premtime gjatë fushatës por nuk e di a do ti mbajë, për të gjithë qytetarët pa dallim e jo vetëm për ata qytetarë të cilët arrijnë të punësohen vetëm me libreza të anëtarësisë në parti. Unë jam kundër këtyre ndryshimeve statutare, sepse edhe epo ti kemi këto dy drejtori në qeverisjen e Lutfi Hazirit, me njerëz të cilët ai do ti vinte në krye, do të vazhdonte prap avazi i vjetër. Këtë e konsideroj padrejtësi ndaj qytetarëve dhe nuk dua të jep pjesë e kësaj padrejtësie.

Arijeta Rexhepi: edhe para 4 viteve na u kërkua të ndryshohet statuti dhe ne kemi qenë kundër shuarjes së këtyre dy drejtorive, inspektorët kanë qenë nën ombrellën e drejtorëve dhe nuk kanë mundur ta kryejnë punën si duhet. Për drejtorinë e Kulturës, kryetari pati thënë se shumë mjete buxhetore po shkojnë drejtpërdrejte dhe duam të heqim dorë nga vendimmarrja e drejtpërdrejte. Atëherë pse nuk funksionoj edhe shuarja e tyre si drejtori, mos vallë ka pas edhe më tepër implikime buxhetore ?Me kalimin e 4 viteve në këtë gjendje keni shkaktuar dëme të madh te taksapaguesit dhe qytetarët, e për këtë dëme duhet të jepni llogari e jo të arsyetoheni vetëm me fjalë. Sa i përket propozimeve për krijimin e dy drejtorive të reja, ne duke e par mos seriozitetin e juaj në punë, pa asnjë analizë buxhetore, krijimi i këtyre dy drejtorive nuk i ndihmon qytetarëve por do të ketë punësime dhe lëvizje të punëtorëve për personat që janë më të afërm me pushtetin.

Arta Haziri: si anëtare e komisionit për ndryshimet statutare, ne kemi votuar “pro” për këtë ndryshim duke pas në fokus kryesor interesin qytetarë, përgjegjësit dhe shërbimet më efikase për qytetarët.Si grup punues, kemi mbajte takime dhe kemi shtjelluar çdo nenë veq e veq, prandaj mund të them se është punuar me konsensus të plotë në komision.Ne si anëtarë të Komisionit dhe si subjekt politik AAK e përkrahim ndryshimin e statutit.

Shemsedin Ramushi: komisioni ka zgjatur punën gati 2 muaj dhe ne kemi pas përfaqësuesin tonë në atë komision. Të gjitha partitë politike janë pajtuar që të rikthehen këto dy drejtori, mirëpo dua ta pyes drejtorin për buxhet se sa kanë implikime buxhetore dy drejtoritë e reja të cilat janë propozuar, kurse rikthimi i dy drejtorive tjera me stafin që kanë a mund të punojnë ?Ne pajtohemi plotësisht për ndryshimet statutare.

Milivoje Stojanoviq: edhe unë kam qenë pjesë e komisionit duke përfaqësuar listën serbe, gjatë punës së komisionit kemi pas diskutime dhe propozime të ndryshme, duke shqyrtuar t]ë gjitha dilemat. Lista Serbe e përkrahë ndryshimin statutar dhe atë që e pres nga miratimi i këtyre propozimeve, gjitha ndryshimet të harmonizohen në statut para se të bëhet publikimi i statutit.

7

Page 8: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Ibish Ibishi: në takimet të cilat i kemi mbajte e kam arsyetuar formimin e Drejtorisë për shëndetësi primare. Nuk e di a duhet sqarime shtesë por edhe komisioni e ka parashikuar formimin e kësaj drejtorie. Kërkoj nga kryetari i komisionit rreth mundësisë së formimit të drejtorive të reja dhe implikime buxhetore.

Avdyl Aliu: lidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që pasi të zgjidhet qeveria komunale të kërkojmë një raport për ndërtimet pa leje. Ne pajtohemi që të formohet një komision i cili merret me raportin e ndërtimeve pa leje.

Shpresa Kurteshi: propozimi i kryetarit është në të mirë të qytetarëve, nuk do të thotë se nuk kanë funksionuar, por qëllimi është të funksionojnë më mirë.

Bujar Nevzati: në fund të mandatit të qeverisjes së kaluar, Kryetari i Komunës ka kërkuar të riorganizohet , por s’ka pas vota, e tani e ka sjellë prap dhe ne e kemi mbështetë për ti rikthyer drejtorinë e kulturës dhe drejtorinë e inspeksionit, por ne nuk i kemi mbështetur formimin e dy drejtorive të reja. Nuk u dha asnjë arsyetim pse duhet të themelohen dy drejtoritë e reja.

Arben Mehmeti: çdo institucion ka një kod të etikës, dhe ju e dini se secila parti politike ka pas një përfaqësues në komision. Diskutimi publik ka qenë i hapur dhe ka mund secili të merr pjesë. Përfaqësuesi i PDK ka paraqitur fakte se Komuna e Gjilanit ka probleme me Mjedisin. Ju e dini se investimet e ndryshme që vinë nga Ndërkombëtarët kanë të bëjnë kryesisht me Ambientin, po ashtu është problematike të jesh edhe mjek edhe të merresh me banime sociale, prandaj ne kemi kërkuar ti specifikojmë shërbimet.Komuna e Gjilanit ka dy objekte të banimit social dhe kemi OJQ që merren me ofrimin e ndihmave për familjet sociale.Ne e kemi parasysh edhe koston financiare vetëm te drejtori kurse stafi do të jetë i njëjti vetëm do riorganizohet.Prandaj bazuar në debatin i cili është shtjelluar brenda komisionit, të gjithë kanë qenë pro ndryshimit statutar, e tani del ndryshe, ju po ja humbni vlerën përfaqësuesve të juaj dhe konsideroj që secili përfaqësues duhet të ketë një vlerë në komision.

Riza Abdyli: nëse ne nuk i kalojmë këto ndryshime statutare, nuk do të thot se ju do të nënverësoheni. Ne mendojmë se rikthimi i dy drejtorive është i mirëseardhur sepse është e nevojshme për qytetarët e Gjilanit. Por formimin e dy drejtorive tjera për momentin nuk mund ti mbështesim, por nuk themi se Gjilani nuk ka nevojë për drejtori të tjera.

Shpresa Kurteshi: pas një konsultimi të shkurtët me shefat e grupeve të partive politike,ideja e LVV është të themelohet një komision për vlersimin e punës në fushën e ndërtimit dhe të ambientit në Komunën e Gjilanit për periudhën 4 vjeqare nga viti 2014 deri në momentin e shuarjes së drejtorisë së Inspeksionit dhe drejtorisë së Kulturës. Ky komision ka mandat të përkohshëm deri në momentin e kryerjes së punës. Ne e kemi mbështetur këtë ide dhe ky komision të përbëhet prej 9 anëtarëve dhe të gjithë anëtarët të jenë këshilltarë komunal.

Komisioni për vlerësimin e punës në fushën e ndërtimit dhe të ambientit në Komunën e Gjilanit ka këtë përbërje:LDK- Rina Ahmeti PDK – Riza Abdyli Nisma-Anila Tusha KDTP- Kadir HyseinLVV- Arianit Sadiku AAK-Ibish Ibishi

8

Page 9: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

AKR-Vjollca Maqtoshi LS- Milivoje StojanoviqShoqëria Civile- Shadije Rexhepi Agro Eko.

Në mënyrë unanime miratohet propozimi për formimin e komisionit për vlerësimin e punës në fushën e ndërtimit dhe të ambientit në komunën e Gjilanit.

Shpresa Kurteshi: atëherë unë po e vë në votim ndryshimin e statutit me rikthimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Drejtorinë për Inspeksion. Po ashtu themelimin e komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar.

Me 29 vota “për”, 6 vota “kundër” miratohet pika 2 Statuti për  ndryshimin dhe plotësimin e statutit të Komunës  së Gjilanit  01. nr. 016-126211 të dt. 06.11.2014

3. Raporti Financiar për vitin 2017

Abdyl Jerliu- para anëtarëve të kuvendit paraqiti Raportin Financiar për vitin 2017 duke thënë se planifikimi për vitin 2017 ka qenë 24.090824.50 € dhe ky buxhet është shpenzuar në vlerën 21.945.524.16€. Buxheti është realizuar rreth 91%. (më tepër material i shkruar).

Avdyl Aliu: ky raport është i hartuar mirë dhe i përmbushë kriteret ligjore për një organizatë buxhetore siq është Komuna e Gjilanit. Raporti përmban shuma totale për kategoritë e ndryshme ekonomike, po ashtu përmban edhe krahasime për vitet e kaluara.Konsiderojmë dhe fuqishëm besojmë se ky raport financiar është i saktë dhe i drejtë . Në emër të grupit të këshilltarëve të LDK-së i japim përkrahje këtij raporti.

Nevzat Isufi: Kur jemi te kjo pikë nuk mund të mos e përmend edhe sot faktin që në seancën e kaluar miratuat një raport skandaloz të punës së Kryetarit të komunës, me gabime, pasaktësi, e falsifikime nga më të ndryshmet e ku mungonte raportimi për mijëra euro. Kjo mua më bënë skeptik se sa herë që kemi të bëjmë me raporte të tilla, anëtarët e Kuvendit të partisë në pushtet do të veprojnë njëjtë. Vetëm kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme për të treguar se sa të përgjegjshëm jemi ndaj qytetarëve, të cilët na kanë besuar që të jemi zëri i tyre në trajtimin e të gjitha çështjeve me interes për ta e sidomos kur kemi të bëjmë me mënyrën e shpenzimit të parave të tyre. Gjithashtu duhet theksuar se edhe Raporti i sotëm financiar një vjeçar për vitin 2017, po shqyrtohet sikur edhe të gjitha pikat tjera të rendit të ditës pa kaluar nëpër Komitetin për politikë dhe financa, dhe pa rekomandimet e tij, gjë që përbën shkelje ligjore. Pra jemi në muajin e katërt pas zgjedhjeve dhe deri më sot, ne ende nuk e kemi formuar dy komitet e obligueshme të Kuvendit. KPF dhe Komitetin për komunitete.Të gjitha këto që posa theksova janë më shumë një thirrje që të kemi qasje më serioze në punën tonë, e një qasje e tillë na duhet edhe me rastin e shqyrtimit të pikës së rendit të ditës, që ka të bëjë me raportin financiar për vitin 2017, ku besoj që jo vetëm ne, por edhe qytetarët që na përcjellin kanë interes të na dëgjojnë dhe të shohin se si përdoret buxheti i shtetit, por edhe parat e tyre si taksapagues. Pra si janë planifikuar e shpenzuar ato gjatë vitit që lamë pas. Do të thosha se ka vite që raportet e tilla janë formësuar dhe se nuk kemi ndonjë përparim a freskim, qoftë në dizajnimin e këtyre raporteve, qoftë në freskimin e tyre me komente apo tabele me shënime më të hollësishme, si kur bëhet fjalë për planifikimet, për shpenzimet, projektet kapitale, për subvencionet etj, ndonëse ka qenë kërkesë e jona disa herë. Kjo është kërkuar për shkak se kur raportet janë të përgjithësuara pa detaje, nuk lënë mundësinë për gjykim të drejtë e të besueshëm.Por për mua është e paqartë se kush është autor i këtij raporti përpos faktit që ky raport duhet ta ketë burimin te Drejtoria e Financave, sepse ende s’jemi të njoftuar nëse Kryetari ka emëruar këtë drejtor, ashtu siç nuk dimë as a ka emëruar drejtorët e tjerë të cilët bashkë me të do ta bënin ekzekutivin e komunës sonë. Pra do të ishte mirë ta dimë kujt t’i drejtojmë si pyetjet ashtu edhe vërejtjet apo lëvdatat që mund të kemi.

9

Page 10: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Për te qenë edhe më i drejtëpërdrejtë, në raporti financiar janar – dhjetor 2017, në faqen e parë të planifikimi fillestar, si edhe më parë kemi një rritje të planifikimit te mallrat dhe shërbimet në raport me vitin 2016, në shumën prej 109.684 €, që nuk është një rritje e vogël kur kihet rritja e vogël e buxhetit të përgjithshëm. Një gjë tjetër interesante është se në të njëjtën faqe, pra në fillim, te shpenzimet komunale dhe te subvencionet mbetet planifikimi i njëjtë, madje nuk dallon as për një cent të vetëm, ky planifikim me atë vitit 2016. Shtrohet pyetja si e paskemi një precizitet kaq të madh, apo më lehtë ka qenë të përshkruhet ky planifikim nga viti paraprak, edhe pse buxheti i vitit 2017 dallon nga ai vitit 2016 për më shumë se 1.3030447€. Po sa ta krijojmë këtë mendim se me çfarë preciziteti paskemi planifikuar, menjëherë demantohemi më poshtë të njëjtën faqe, se nuk kemi pasur një planifikim dhe shpenzim të mirë të buxhetit tregon edhe shifra e mjeteve të pashpenzuara që përfshijnë shumën prej 2.145.300,34€, që do të thotë se kemi afër 1 milion euro apo më saktë 986.663,28€ të pashpenzuara me tepër se në vitin e kaluar.Të gjitha këto euro të pashpenzuara nga Granti i përgjithshëm, nga fondi i huamarrjes për “Masat e Efiqiencës së Energjisë në Ndërtesat Publike në nivel komunal në Kosovë”, nga mjetet për participim të mjeteve kapitale nga qytetarët dhe donacione nga organizata të ndryshme, mjete nga të hyrat vetanake, thuhet se barten në vitin 2017. A vërtetë do të barten këto 2 milion e 145.300,34 euro në vitin 2017?! Nuk e besoj se mendoni kështu me të vërtetë, pra të nderuar duhet të përmirësohet dhe thuhet të gjitha këto mjete barten në vitin 2018, se ato tashmë kanë qenë në vitin 2017 dhe kanë mbetur të pashpenzuara. Këto gabim bëhen nga kopjimi i keq i raporteve paraprake e që nuk ka ndodhur vetëm me këtë raport, por edhe me raportet tjera vazhdimisht.Në të gjitha raportet financiare një vjeçare, për të parë dhe për të bërë krahasimet, zakonisht, si rregull jepen edhe pasqyrat e buxhetit edhe për dy vitet paraprake, që në këtë rast, përpos në fq. 5 te të hyrat vetanake, që po ashtu janë vetëm për vitin 2016, te asnjë pasqyrë tjetër financiare nuk kemi asnjë të dhënë për vitet paraprake. Kjo pamundëson krahasimin dhe e bënë të shumë të mangët këtë raport financiar.Po të ndalemi te faqja 2, te buxheti në mënyrë sintetike, te zyra e Kryetarit del se përkundër rritjes së buxhetit për këtë zyrë në shumën 32.340€ në raport me vitin e kaluar, kemi më pak subvencione se në vitin e kaluar dhe kemi rritje të buxhetit për mallra dhe shërbime. Prandaj shuma prej 196.303.80€ nuk duket aspak e vogël, dhe në të vërtetë është më e madhe se te shumica e drejtorive tjera për këtë kategori, pra të mallrave dhe shërbimeve. Si p.sh. më e madhe se te drejtoria e administratës së përgjithshme për 36.000€, ose gati sa gjysma e buxhetit të drejtorisë për shërbime publike, infrastrukturë dhe banim.Pra kryetari që aq shpesh na ka folur për një dietë të ashpër buxhetore, këtë dietë nuk duket se e preferon për zyrën e tij, ku nuk gjejmë asnjë gjurmë të dietës. I vetmi zvogëlim mbetet vetëm te shpenzimet komunale që është më i vogël për rreth 3.000€, krahasuar me vitin e kaluar.Mendoj që është e rëndësishme të thuhet se kategoria e buxhetit “Mallra dhe shërbime” edhe më tutje shërben një lloj xhokeri, për t’u barazuar për të gjitha shpenzimet e fshehura ose shpenzimet pa mbulesë me dokumente ose fatura, ndërsa është kategori që e kemi te çdo drejtori, zyrë a njësi. Sa për ilustrim po u përkujtoj kur nga kjo kategori buxhetore paguheshin edhe paga të punëtorëve e në veçanti të atyre me kontratë në vepër.Te faqja 5 e planifikimit vjetor dhe të të hyrave vetanake realizimi i të hyrave krahasuar me vitin paraprak, është 17% më pak se në vitin 2016. Në veçanti brengosëse duhet të jenë të hyrat nga shërbimet publike të cilat janë 43.96 apo 50% më pak se në vitin e kaluar që ishte 83.86% si dhe te të hyrat nga zhvillimi ekonomik që janë 46.76% apo 26.84% më pak se në vitin e kaluar ( në vitin e kaluar ishte 73.60%). Në faqen 11 te planifikimit përfundimtar për vitin 2017, është interesant të vërehet se si ka lëvizur numri i punëtorëve nëpër drejtori të caktuara, pa kurrfarë transparence. Kështu p.sh te zyra e Kryetarit kemi pasur 29 punëtorë gjatë vitit 2016, trash kemi 33 punëtorë, pra kemi 3 punëtorë më shumë. Nuk besoj që dikush e di që kemi pasur ndonjë konkurs për punëtorë të rinj në zyrën e Kryetarit. Nëse dikush nga ju e di është mirë të na thotë. Te Administrata publik kemi pasur 50 punëtorë më 2016, në 2017 kemi 43 punëtorë. Se këtu kemi të bëjmë shifra të pasakta te kjo drejtori dihet që gjatë kohës së zgjedhjeve kemi pasur më së shumti punësime, e këtu me shifra duket sikur kemi zvogëlim të numrit të punëtorëve. Te zyra e prokurimit kemi një kemi një punëtor më pak se vitin e kaluar, te Shërbimet publike një më shumë,

10

Page 11: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

te Zyra e Komuniteteve 2 më shumë, te Bujqësia dhe pylltari 1 më shumë, te zhvillimi ekonomik 2 më shumë, te Kadastri dhe Gjeodezia një më pak, tek Urbanizmi dhe Mbrojtja e mjedisit 3 më shumë, te Kultura Rinia dhe sporti 3 më shumë, te DKA kemi 2 më tepër, te Arsimi parashkollor dhe qerdhet 18 më tepër, te Arsimi fillor 18 më pak. Kupto lojën +18 në qerdhe -18 në Arsimin fillor, e te Arsimi i mesëm 2 më pak. I gjithë krahasimi ishte me vitin 2016. Megjithatë numri i përgjithshëm i punëtorëve nuk ndërron, si në vitin 2016 ashtu edhe në atë të vitit 2017. Pra shtrohet pyetja a kemi lëvizje reale të punësuarve nga një drejtori në tjetrën a po kemi të bëjmë me lojë shifrash?! Në anën tjetër tërë kohën na është folur se si administrata është e mbingarkuar me të punësuar.Pra, në të njëjtën faqe kemi shifrat të cilat tregojnë edhe zvogëlim të dukshëm të subvencioneve në shumë drejtori, si; Bujqësi dhe pylltari, 196.597.00€ në vitin 2017, ndërsa 219.217.00€ kishim në vitin 2016, në shëndetësi 101.167.60, ndërsa 144.246.00 vitin 2016, kulturë, rini e sport,190.000.00€ në 2017, ndërsa 247.000.00 në vitin 2016, në Arsim dhe shkencë e DKA nga 55.000.00€ këtë vit, kurse nga 67.000 në vitin 2016. Pra gjithsejtë subvencionime në vitin 2017 janë 712.397.25, ndërsa në vitin 2016 kishim 817.628.19€ ose 105.230.94 € më pak se në vitin 2016, madje në fushat të rëndësishme si; Bujqësia, shëndetësia, Arsimi, kulturë, rini e sporti.Te kapitulli Rekapitulimi i shpenzimeve sipas kodeve ekonomike për K.K. Gjilan, do të duhej të ishte faqe 18, te mallrat dhe shërbimet, nën kodin 13509, thuhet pajisje tjera, ndërsa në kllapa përmenden; klima ups.-a bateri, printer, pajisje për arsim, banka, karrige etj., por këtu shihet se të gjitha këto shkojnë më shumë për zyrën e Kryetarit, Administratën e përgjithshme, drejtorinë për Mbrojtje dhe shpëtim, kështu që shkolla është përmendur si mbulesë, sepse nuk ka asgjë për to. Po ashtu menjëherë nën këtë kod kemi kodin 13610 Furnizime për zyrë në shumë të përgjithshme prej 38.088,88 €, që shumat më të mëdha shkojnë për zyrën e Kryetarit, administratën e përgjithshme, prokurim, Buxhet dhe financa dhe Shërbime publike, por nuk asnjë cent për një kod pak më poshtë me nr. 13630, furnizime mjekësore, asnjë cent.Te fq. 19, te kapitulli subvencionet, në kodin 21120, subvencione për entitete Publike ( teatër, bibliotekë) shumë në rregull, është cekur për teatër dhe bibliotekë, por nën te kemi kodin 21200, subvencionet për entitete jopublike në shumë prej 16.086.00€ dhe në një kod më poshtë në kodin 22200 pagesat për përfitues individual në shumë pre 44.991.27€ , të gjitha këto nga subvencione nga zyra e Kryetarit. Këtu mbeten plotësisht anonim të subvencionuarit nga entitet publike dhe përfituesit individual, të cilët përfitojnë rreth 61.000€, pra nuk e dimë as kush janë ata as sa janë ata. Shtrohet pyetja për çfarë transparence të buxhetit bëhet fjalë në këtë rast. Në faqen 22 të këtij raporti, te kapitulli Mallrat dhe shërbimet në kodin 13130 shkruan shpenzimet e udhëtimit brenda vendit, ndërsa në kllapa shkruan, transporti i nxënësve, klubeve sportive, Sh.K.A etj., ku nën shtyllën e administrimit të arsimit figuron shuma 159.336,64. Për mua nuk është e kuptueshme prej nga shpenzimet e klubeve sportive në këtë kod, sepse e di që shkollat nuk kanë klube sportive e as shoqëri, kulturore e artistike etj. Pres sqarime, apo keni futur këtu udhëtimin e nxënësve sa për të kamufluar këto shpenzime, të cilat përpos atyre për udhëtime të nxënësve, do të ishte logjike t’i takonin njësisë së kulturës, rinisë e sportit por edhe shërbimeve publike.Në të njëjtën faqe, në kodin 13460, ku shkruan shërbime kontraktuese tjera, në kllapa kontrata në vepër, bartja e veturave, shoqata e zjarrfikësve, mirëmbajtja dimërore (s’dihet e kujt) etj., në shtyllën Administrimi i arsimit, figuron 215,040.18€. Nëse ka të punësuar punëtorë me kontratë në vepër, në rregull, por çka kërkojnë në këtë kod bartja e veturave, shoqata e zjarrfikësve, mirëmbajtja dimërore etj.Në faqen 25, te kapitulli shpenzimet kapitale, në kodin 31690 ku shkruan Pajisje tjera, ndërsa në shtyllën Administrimi i arsimit kemi shumën 142,740,37€. Pra shtrohet pyetja çka është kjo pajisje tjera, çfarë janë këto pajisje për kë janë këto pajisje, sepse nuk janë dhjetëra euro as, qindra euro, por qindra mijëra, ndërsa ne duhet të mjaftohemi vetëm me fjalët pajisje tjera. E çuditshme?!Te fq. Projektet e financuara nga granti i vitit 2017, natyrisht do të duhej ta kishte faqen 27, sepse disa fletë kanë faqe e disa nuk kanë, pra te kodi i departamentit 48027 shkruan ndërtimi i aneksit të SHF në fsh. Ponesh, ndërsa çmimi është 941.39€. Pra bëhet fjalë për një projekt të kryer në vitin 2016, por ta lëmë këtë po ku ka aneks shkolle që ndërtohet me 941.39€ . E besoni Ju këtë, s’ma merr mendja se as unë nuk e besoj.Kësi margaritarësh në thojëza, kemi plot në këtë raport , prandaj do ta përmend vetëm edhe një që ka të bëjë me të hyrat vetanake 2017, që do të duhet ta kishte faqen 30 po që se ka. Te kodi i departamentit

11

Page 12: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

18187 , 21/300/43966, projekti i ndërtimit të urave në shumën 62,701.00, por problemi dhe çudia është se nuk përmendet asnjë urë, askund por përmenden në këtë shumë mirëmbajtja teknike e objekteve komunale, 40.000.00€ si dhe ndërtimi i murit mbrojtës dhe hapësirës për sigurimi të objektit”Don Bosko” 22.701.00 e që bëjnë 62,701.00€ ndërsa titulli është ndërtimi i urave. Po Ju lutem shumë a ka kuptim kjo?!Jam i bindur se ka edhe plot shembuj të tjerë të tillë, të cilët e bëjnë tejet të çuditshëm, jo transparent dhe me plot gabime këtë raport financiar një vjeçar, prandaj për këtë arsye mendoj që ky raport duhet të kthehet te raportuesi, të përmirësohet, të korrigjohet e të detajohet, e pastaj si i tillë të sillet e të aprovohet. Por nga praktika e di që shumë herë pavarësisht diskutimeve të faktuara, gishtat kanë vendosur krejt ndryshe, por kjo le të mbetet në ndërgjegjen e secilit, por unë besoj se edhe shumë kolegë të mi mendojnë kështu, jo për kurrfarë inati, as personal e as grupor, as pozitar e as opozitar por vetëm për shkaqet e cekura me lartë e që për mua janë shumë përmbajtjesore.

Shefik Surdulli: në faqen 5 te planifikimi vjetor dhe realizimi i të hyrave vetanake janar-Dhjetor 2017 te disa drejtori, te DZHE dhe DSHPIB ka diskrepancë të lartë në mos përmbushjen e realizimit të planifikimeve. Duke ju referuar këtyre shifrave në këtë raport zyrtarë të planifikimit vjetor, po ndalem te këto vërejtje. Të DZHE realizimi për vitin 2016 ka qenë 89.000€, planifikimi për vitin 2017 bëhet në bazë të realizimit të vitit paraprak, e kjo është shtuar dukshëm gati dy herë gati në 140.000€. E njëjta ndodhë edhe te DSHPIB, ku realizimi për vitin 2016 ka qenë 89.000 €, kurse planifikimi është dy herë më i lartë se viti 2016 në 170.000€. Rezultati kaq i ulët i realizimeve duhet të ketë një emërtim dhe për mendimin tim emërtimi është menaxhimi i dobët i këtyre dy drejtorive sepse e gjithë kjo diskrepancë të planifikimit dhe realizimit nxjerr teorinë e planifikimit të gabuar dhe jo profesional.Kemi edhe mungesë të transparencës në raport financiar sepse nuk i dimë të hyrat e infrastrukturës publike. Raporti duhet të ketë vlera krahasuese por kjo gjë i mungon.

Ibish Ibishi: ky raport ka disa gabime teknike që duhet të përmirësohen në të ardhmen, sepse faqet e raportit nuk kanë të shënuar numrat. Te tabelat nuk dallohen emrat e drejtorive nga aktivitetet të cilat janë kryer.Kemi aktivitetet te QKMF-ja me një shumë 631 € për automjete shëndetësore, po ashtu pastrimi i rrugëve 631 €, prandaj lus drejtorin të na jep një shpjegim se për çfarë po flitet. Njëjtë e kemi edhe te projektet e financiara nga grati dhe nuk po e kuptoj këtë planifikim dhe shpenzim sintetik. QKMF-ja a mirët edhe me pastrim të rrugëve ? Kemi projekte të vogla në infrastrukturë dhe të na jepet një shpjegim për këtë gjë.

Enver Hajrullahu: buxheti i planifikuar për vitin fiskal 2017, ka qenë 24.090824.50 € dhe nga ky buxhet është shpenzuar 21.945.524.16€ kjo do të thotë se është realizuar mbi 90% dhe kjo sjellë një performancë pozitive të shpenzimin e buxhetit.Nga buxheti i vitit 2017 kategoria e pagave dhe mëditjeve e cila kap shumën prej 14.625.243.73 € dhe është shpenzuar 98.43%, e do të kërkoj përgjigjje nga drejtori ku ka mbetur shuma 1.57%.Te mallrat dhe shërbimeve janë ndarë mjete 3.029.680.35 € kurse janë shpenzuar 2.653.764.21 € ,kurse kanë mbetur pa u realizuar 12.41% .Te kategoria e subvencioneve në buxhetin e planifikuar janë ndarë 712.397.25 € e nga kjo shumë është shpenzuar 536.720.05 € që nënkupton se kanë mbetur edhe 24.66% që do të thotë se shumë mjete kanë mbetur pa u shpërndarë. A ka kërkesa të pa realizuara dhe sa janë ato. Po ashtu kërkoj listën analitike të shpërndarjes së subvencioneve për vitin 2017. Cilat janë procedurat e shpërndarjes së subvencioneve të fundit dhe në cilin sektorë ekonomik është planifikuar dhe është bërë shpërndarja e subvencioneve?Te kategoria e shpenzimeve kapitale u tha se janë realizuar mbi 90%, mirëpo mua shifrat më dalin ndryshe. Kjo kategori ka pas të planifikuar 5.129.362.06 €, kurse janë shpenzuar 3.863.207.07 € që nënkupton se ka mbetur një përqindje e lartë e pa realizuar dhe kjo është shqetësuese sepse kjo ndikon drejtëpërdrejtë në uljen e papunësisë dhe është faktor determinant i zhvillimit ekonomik.Qytetarët e Gjilanit janë taksapagues të rregullt dhe paraja e tyre duhet të kthehet në investime kapitale, prandaj kërkoj një sqarim shtesë për suficitin e mbetur.Nga buxheti i planifikuar nuk janë shpenzuar 2.145.300.34 €, nga Grandi i përgjithshëm 74.908.70 €,dhe kam pyetje se ku kanë mbetur këto mjete ? Sa mjete janë nga participimi i qytetarëve dhe sa nga

12

Page 13: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

organizatat e ndryshme? A keni evidencë se cilat janë këto organizata? A ka rregullore të veqant që i rregullon të hyrat nga participimi i qytetarëve? Te mallrat dhe shërbime, shërbimet kontraktuese, mirëmbajtja e veturave etj, Komuna e Gjilanit ka shpenzuar 221.582 € të kontratat mbi vepër dhe kërkoj të informohemi se a ka ligj apo akt nënligjor që e rregullon këtë lloj punësimi , na prezantoni listën e të punësuarve nga kjo kategori? A janë paguar tatimet në të ardhurat personale dhe kontributet në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit ?Në faqen 6 të këtij raporti planifikimi fillestar nga grandi, te DZHE 287.500 € është financim nga huamarrja dhe unë kam një pyetje se sa mund të arsyetohet huamarrja përderisa mjetet nga të hyrat vetanake nga viti 2016 janë bartur në vitin 2017 duke mos u shpenzuar tërësisht?Në faqen 8, te mjetet e bartura nga të hyrat vetanake te rubrika e pagave, nëse janë shpenzime për paga a lejojet të paguhen pagat nga të hyrat vetanake?Në faqen 10, participime dhe donacione të sqarohet për qfar paga është fjala?Në fund, në emër të grupit të këshilltarëve nga Nisma, me vërejtjet e dhëna e pranojmë këtë raport dhe e përkrahim si të tillë.

Hevzi Xhelili: në këtë raport planifikimi fillestar është 22.657.745.73 € dhe është i ndarë në tri shtylla, në grande , të hyrat vetanake dhe financime nga huamarrja. Buxheti përfundimtarë është 24.090.824.50 €, mirëpo sipas të dhënave del se 2.145.300.34 € nuk janë shpenzuar dhe unë pyes se si ka mundësi që mos të shpenzohen këto të holla kur dihet se ne si Komunë jemi dalë prej luftës dhe kemi nevojë për këto shpenzime.Buxheti i planifikuar është shpenzuar optimalisht por nëse bëjmë krahasime për planifikimin vjetor dhe realizimin e saj, buxheti i shpenzuar tregon se sa ka qenë kjo qeveri e suksesshme. Në tabelat e raportit financiar janë paraqitur shpenzime analitike dhe sintetike, mirëpo unë nuk kam vërejtur ndonjë ndryshim në mes tyre si dhe janë të përsëritura këto tabela në të gjitha drejtoritë. DSHPIB me kod 18187, të gjitha tabelat janë të ngjashme, psh. Sanimi i rrugëve, parqeve dhe trotuareve me vlerë 312.840.88 €, asfaltimi i rrugëve te kombinati i duhanit 72934 €, këtu nuk është specifikuar sa rrëgë janë asfaltuar dhe gjatësia e tyre, e si mund të quhet analitike ?Te DBP kemi te njëjtin tabelë dhe jam kureshtar ta di për subvencionet në vlerë 136.490 €, si janë shpërndarë dhe me çfarë kritere ? Për këtë drejtori e them se nuk janë specifikuar subvencionet në tabela.Te DZHE në raportin e kësaj drejtorie shihet se është marrë hua për subvencione por nuk janë shpenzuar, kurse DGJKP më interesojnë shpronësimet sepse në analitik nuk është specifikuar si është bërë shpronësimi, nuk është paraqitur çmimi, njësia e as sasia.Në DKA paraqitet se ka pas renovime dhe nuk është shkruar se çfarë është rinovuar.Kërkoj nga të gjitha drejtoritë që në seancën e radhës të na sjellin shpenzimet e specifikuara.

Arbëreshë Kryeziu: edhe raporti financiar njëjtë sikurse raporti vjetor i punës është një përshkrim sipërfaqësorë, duke u precizuar më shumë aty ku ju ka pëlqyer aty ku më pak keni pas interes.Një gjë shqetësuese është rënia e realizimeve vjetore në disa drejtori.Në DZHE dhe DSHPIB as në vitin 2016, njejtë edhe në vitin 2017 nuk ka pas realizim të hyrave të planifikuara.Përkundrazi në këto dy drejtori, rënia ka shkuar duke u thelluar edhe në 2016 dhe 2017. Njejtë ka ndodhur edhe në drejtoritë e tjera.Te projektet e financuara nga Gradi, DKA thuhet se ka shpenzuar 100.545€ kryesisht për renovime të shkollave, në mesin e të cilave përmendet edhe shkolla Vehbi Ibrahimi që gjendet në fshatin Uglarë, pas një takimi që kam pas me drejtorin e kësaj shkolle, kam kuptuar se në këtë shkollë i vetmi renovim që është bërë është ndërrimi i dritave, e mos ti përmendim kushtet e mjerueshme që nxënësit vijojnë mësimin në këtë shkollë. Kjo shkollë ka adresuar mjaftë shkresa në DKA por asnjëherë nuk ka marrë përgjigjje, e në mesin e shkresave është edhe kërkesa për mbulimin e një transporti për një kompani private e cila ka dashtë që ta mbush oborrin e shkollës me dhe, e kjo kompani ka kërkuar vetëm bulimin e shpenzimeve të transportit por as kjo gjë nuk ka ndodhur. Thuhet se janë shpenzuar 532 € për renovimin e Ambulantës në fshatin Malishevë , mirëpo pas kontaktin me personelin e kësaj Ambulante del që në këtë Ambulantë që nga viti 2014 nuk është investuar edhe 1 cent. Thuhet se ka pas renovime edhe në

13

Page 14: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Ambulantën në lagjen Arbëria, por personeli i Ambulantës kanë shprehur shqetësimin e tyre për mos futjen në funksion aparatin e laboratorit e cila ka qenë donacion nga kompania IPKO.Thuhet se janë shpenzuar mbi 40.000€ për ndërtimin e urave në lagjen Biqak, Billalët, Limont e Kurteshajt në fshatin Bresalc, por në këtë fshat s’ka këso ndërtime.Thuhet se i keni shpenzuar 10.186.72 € për sanimin e rrugëve, trotuareve dhe parqeve në qytet e fshatra, por e mar shembull parkun i cili gjendet afër shkollës Abaz Ajeti në Gjilan, park i cili është rregulluar disa vite më par me investimet e shëtit të Belgjikës, kurse sot kjo hapësirë shfrytëzohet për hedhjen e mbeturinave të rrënimeve për ndërtimet e larta, lënien e mjeteve të punës për këto ndërtime, madje fusha e basketbollit tash është bërë vend parkim i banorëve të lagjes . Te projektet e financuara nga të hyrat vetanake 2017 thuhet se janë shfrytëzuar 180.000€ për mirëmbajtje verore për rrugët e Komunës së Gjilanit. Me mirëmbajtje verore të rrugës, nënkuptojmë sanim, harrnim të rrugës aty ku ka nevoj e jo asfaltimin komplet, sepse kjo më nuk është mirëmbajtje. Kjo ka ndodhur në rrugën qarkore që lidhet me Agminë e lidhë rrugën e Ferizajit.Gjithashtu për asfaltimin e rrugëve te Kombinati i duhanit, thuhet se janë shpenzuar 72.934 €, por këtu e kemi vetëm një pjesë të një rruge e cila është asfaltuar viteve të fundit por ne po flasim për një rrugë, e jo për shumë rrugë që janë të përfshira në këtë raport. Këtu flitet edhe për projekte të vogla por me vlera financiare të mëdha, na tregoni cilat janë këto projekte ?

Arijeta Rexhepi: në këtë raport shihet edhe më qartë se komuna nuk ka punuar si duhet në realizimin e të hyrave vetanake, siq është rasti i DZHE e cila ka realizuar vetëm 46 % të hyra vetanake, DSHPIB 43%, DBP 64%.Pa aftësia e menaxhimit të buxhetit shihet edhe shuma e mbetur e cila nuk është shpenzuar. Te projektet kemi mungesë totale të transparencës, si psh nga tri burimet e të hyrave kemi përshkrimin e projekteve të vogla në infrastrukturë dhe shuma e të hollave arrinë në 196.966 €, ku bëhet fjalë për një shumë të lartë të parave dhe nuk e dim se ku është shpenzuar.Shuma tjetër e lartë cekët te sinjalizimi horizontal dhe vertikal në vlerë prej 124.024 €, e shumë projekte të tjera të cilat nuk saktësohen në detaje, e këtu shtrohet pyetja pse nuk saktësohet projekti? Nuk jeni transparent me qytetarët, sepse kjo le të kuptojmë që ju investoni aty ku e keni interesin e juaj.Shuma tjetër që më shqetëson është shpenzimi i mallrave dhe shërbimeve në QKMF e cila kap vlerën prej 293.185 €. Kërkoj sqarim për paratë e taksa paguesve për vitin 2017, te arsimi fillor kemi një shërbim të ndryshëm mjekësorë në vlerë prej 1.095 €, dëshirojmë ta dimë se për çfarë shërbimi paguhet, si dhe te Administrata e Arsimit, mirëmbajtja e ndërtesave që paguhet 300.30.00 € ?

Shemsedin Elezi: ne jemi takuar si grup parlamentarë dhe kemi shqyrtuar edhe këtë pikë të rendit të ditës, ne mund të diskutojmë mirëpo ta ruajmë kohën dhe propozoj që ta miratojmë këtë raport financiar me vërejtjet e dhëna.Sa i përket urave në Biqak në fshatin Bresalc është përfunduar ura dhe nuk dyshoj që ka defekte në shifra.Ju ftoj të jemi bashkëpunues në të mirë të qytetarëve.

Nazim Gagica: pajtohem me një pjesë të kolegeve të mi që kërkojnë një raport më të detajuar dhe i përshkruar si duhet.Menaxhmenti strategjik dallon nga menaxhmenti financiar, sepse objektivat të cilat i arrin menaxhmenti strategjik që ndoshta ndonjëherë numrat nuk i parashohin.Mendoj se projektet e realizuara e zhvendosin kurthet për një shkallë dhe problemi i kodeve e i nën kodeve nuk është problem i Drejtorisë për buxhet por është problem i Ministrisë.Meqë ka qenë vit zgjedhor shumica e vendimeve janë ndërprerë me pagesat janë bartur për vitin tjetër.Projektet e realizuara janë në shkallë të lartë të performancës si komunë andaj si të tillë unë i mbështeti këto projekte. Drejtoria e Adnimistratës ka paguar për mjete sanitarike, shumicën e rasteve defekti i kodeve ka bërë që pagesat të bëhen nga kodet e tjera, por në fund Komuna është një shtëpi.Me gjitha gabimet teknike ne e mbështesim këtë raport financiar.

14

Page 15: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Burim Berisha: të hyrat në DZHE shihet se kryetari ka dashtë që të mbështes bizneset dhe një numër i madh i taksave për biznese është larguar dhe biznesi ka ndier vetëm më mirë.Gjithashtu edhe te shërbimet publike shihet një e hyrë jo e duhur por janë realizuar veprimtari të shumta të biznesit. Ka qenë një buxhet i mjaftueshëm me të hyra të realizuara dhe unë e përkrahi këtë raport.

Avdyl Aliu: në raport shihet mjaftë mirë buxheti i planifikuar dhe i realizuar. Ne mund të llogaritmi Komunë rekorde në shpenzimet kapitale .

Riza Abdyli: ky raport është jo i detajuar, s’ka analitik përmbajtjesorë dhe e kuptoj shqetësimin e kolegëve sepse me të vërtet ka elemente për të dyshuar sepse nuk paraqiten tabela të mirëfillta.Kërkoj nga drejtori që herëve të tjera të na paraqes tabela më të detajuara. Dyshime ka edhe te shpronësimet sepse nuk është ofruar informatë e detajuar prandaj kjo është shqetësuese për ne. Po ashtu te mirëmbajtja teknike e objekteve komunale kemi dy ose tri raste të paraqitura, kemi ndërtimin e urave pa shifra se sa ura janë ndërtuar, kemi hartuesin e projekteve ideore por nuk cekën se cilat projekte dhe numri i tyre. Prandaj ky raport ka nevojë për tu detajuar sepse kemi të bëjmë me taksat e qytetarëve dhe në të mirë të qytetarëve. Ne nuk kemi qëllim për të ju kritikuar por ju sugjerojmë që herëve tjera të jeni më të përgjegjshëm.

Naser Korqa: i jap përgjigje znj.Kryeziu lidhur me urat në fshatin Bresalc dhe i them se në vitin e kaluar është ndërtuar prandaj është turp të thoni se nuk ka ura aty.Sa i përket rrugës qarkore duhet ti dini kompetencat e komunës dhe ato të Ministrisë, sepse rruga qarkore është kompetencë e Ministrisë.

Abdyl Jerliu: vitin e kaluar kemi pas edhe nën kodet të cilat na kanë sjellë vështirësi në realizimin dhe shpenzimin e buxhetit. Këto nën kode i kemi thyer 3 muajt e fundit të vitit në mënyrë që mos të shkojnë mjetet në suficit. Ne kemi kryer obligime që i kemi pas për qytetarët tanë, edhe pse në raport dalin keq nëse i shihni, por arsyeja ka qenë kjo. Këtë vit nuk do të ndodhë kjo gjë sepse kemi hequr nën kodet.Planifikimet i bën secila drejtori për vete. U tha se ka mbetur buxhet pa u shfrytëzuar por ju e dini se buxheti nuk realizohet 100%. Ligji për menaxhimin e financave publike përcakton se si duhet të shpenzohen mjetet.

Nevzat Isufi: mendoj që nuk është punë e lehtë për drejtorin, por qasja ndaj këtij raporti është me shifra dhe reagimet duhet të jenë më të matura, për arsye se ne po bazohemi në dokumentin të cilin ju e keni sjellë. Ne po kërkojmë që përgjigjjet e juaja mos të jenë të mjegulluara.

Me 20 vota “për”, e të tjerat abstenime miratohet Raporti Financiar për vitin 2017

Shpresa Kurteshi: është kërkesë e drejtorit të DZHE që pikën 12 “Propozim vendi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara të vitit fiskal 2016 dhe 2017, në vitin fiskal 2018 ta shqyrtojmë para pikave të tjera që janë në radhë.

Propozim vendi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara të vitit fiskal 2016 dhe 2017, në vitin fiskal 2018

Abdyl Jeriu: mjetet e bartura nga viti i kaluar për këtë vite arrin shifrën në 1.078,283.99 €. Në tabelë janë të specifikuara projektet të cilat planifikohet të investohen këto mjete.

Nevzat Isufi: kërkoj që të shënohet në procesverbal që shuma kalohet në 2018 e jo në 2017 dhe të na sqaroj drejtori pse edhe në faqen e parë kemi të bëjmë me të njëjtat mjete me faqen tjetër?

Shemsedin Elezi: drejtori e aryetoi pse mjetet janë mbetur të pa shfrytëzuara prandaj ne si grup parlamentar e mbështesim bartjen e këtyre mjeteve sepse është interes i qytetarëve.

15

Page 16: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Abdyl Jerliu: mjetet të cilat janë nga grandi nëse shkojnë në suficit nuk kthehen mbrapa. Ka qenë një mos realizim i buxhetit prej të hyrave dhe këto nuk mund të barten. Këto shifra janë vetëm nga të hyrat vetanake,

Me 27 vota “për” e të tjerat abstenime miratohet Propozim vendi për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pashpenzuara të vitit fiskal 2016 dhe 2017, në vitin fiskal 2018.

4. Plani i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Shpresa Kurteshi: përfaqësuesit e partive politike kanë kërkuar që në vitin 2018 të parashihet një raport i punës i Kuvendit Komunal për të gjitha çështjet.

Nevzat Isufi: kjo pikë është shtyre në seancën e kaluar pikërisht për të harmonizuar planin e punës me drejtoritë dhe komitetet dhe në përmbajtje nuk kemi vërejte. Çështja për të cilën është shtyrë kjo pikë nuk është realizuar sepse komitetet ende nuk janë formuar.

Gentrit Murseli: ne si grup i këshilltarëve të LDK e mbështesim unanimisht këtë plan të punës.

Enver Hajrullahu: edhe ne Nisma e mbështesim këtë Plan të punës së Kuvendit për vitin 2018.

Me 24 vota “për” miratohet Plani i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës së Gjilanit

5. Rishikimi i vendimi për caktimin e anëtarëve në Komitete të Kuvendit të Komunës së Gjilanit (kërkesë e MAPL)

Shpresa Kurteshi: ju e dini se në mbledhjen e kaluar kemi propozuar emrat për anëtarë në komitete por MAPL-ja ka anuluar këtë vendim.

Sadri Arifi: MAPL-ja ka anuluar këtë vendim për arsye se nuk është respektuar barazia gjinore. Ju e keni këtë shkresë në të cilën janë dhënë arsyet për anulimin e këtij vendimi. MAPL-ja ka sugjeruar që për çdo komitet të nxjerrët vendim i veçante.Ne kemi kërkuar nga Ministria se si ti ndajmë ulëset në 50% meshkuj e 50% femra sepse komitetet kanë 7 anëtarë dhe është numër tek, përgjigjja e tyre është se e rëndësishme është të përfshihen femrat 50% në të gjitha komitetet. Problemi është te KPF sepse kemi 2 femra e 7 meshkuj, po ashtu edhe Komiteti për shëndetësi duhet të përmirësohet si dhe Komiteti për kulturë rini dhe sport.

Shpresa Kurteshi: ju lus që të reflektoni edhe sot në përmirësimin e përbërjes së komiteteve.

Nevzat Isufi: ne kemi përbërjen 50 me 50 dhe mund ti jap emrat, për KPF në vend të Nehat Osmani e propozojmë Arijeta Rexhepi, te Komiteti për Komunitete është Melihate Murtezi, te Komiteti për shëndetësi propozojmë Arbëresha Berisha në vend të Edmon Ibrahimit, te komiteti për Arsim Fehmi Sylejmani, te Komiteti për Urbanizëm Arianit Sadiku, Komiteti për zhvillim ekonomik është Besnik shala dhe Krenare Latifi, Komiteti për shërbime publike është Arbëreshë Kryeziu, Komiteti për kulturë Festa Shabani dhe Ilir Hoti, Komiteti për Gjeodezi kemi Nehat Osmani, Komiteti për bashkëpunim ndërkufitar kemi kushtrim Ibrahimin në vend të Ajvaz Beqiri , Komiteti për Barazi Gjinore kemi Ardhmërie Jakupi.

Riza Abdyli: PDK ka reflektuar me kohë dhe ka bërë ndryshimet në përbërjen e Komiteteve. Në komitetin për bashkëpunim Ndërkufitar kemi bërë ndryshime me Komitetin për Barazi Gjinore.Kurse sa i përket KPF-së unë mendoj se kjo shkresë e Ministrisë është e pa drejtë, sepse ne të gjithë e dimë se përbërja e komitetit duhet të jetë me anëtarë të Kuvendit dhe nëse Ministria është dash me zbatua ligjin me kuotë 50 me 50 është dashur ta zbatoj edhe në kuotë gjinore për zgjedhje komunale, sepse nuk

16

Page 17: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

duhet që ne KPF të përdoret një standard tjetër e në komitete standard tjetër. Ne kemi emrat dhe nuk mund të bëjmë ndërrim në KPF sepse ky komitet është i veçantë dhe përbërja duhet të jetë me anëtarë të Kuvendit.

Shpresa Kurteshi: kompromis me ligjin nuk ka, prandaj ju lutem reflektoni dhe përmirësoni emrat.

Teuta Suliqi: unë si kryesuese e grupit të grave në komunën e Gjilanit, kërkoj që në të gjitha komitetet të përfaqësohemi ashtu siç kërkon udhëzimi i MAPL-së lidhur me barazinë Gjinore. Prandaj keni konsideratë dhe përmbusheni detyrimin ligjorë. Nëse kjo gjë nuk ndodhë, ne si grup i grave i Komunës së Gjilanit nuk e mbështesim.

Në komitetin për Gjeodezi, Kadastër dhe pronë bëhen ndryshime nga radhët e LDK, ku në vend të Jashar Jasharit vie Afërdita Balaj.

Ibish Ibishi: ne duhet të reflektojmë në bazë të vendimit të MAPL-së, sepse ne nuk mund ta shkelim ligjin, prandaj ne si AAK kemi bërë ndryshim në komitetin për Planifikim urban ku në vend të Selami Idrizit kemi vënë Arbënore Bllaca.

Anila Tusha: Nisma ka përmbushur kuotën 50 me 50.

Shpresa Kurteshi: pas konsultimeve që patëm me shefat e grupeve, arritëm marrëveshje që të bëhen disa ndryshime në Komitetin për kulturë ku në vend të Ardiana Biqku është vë Mefail Jonuzi dhe komitetin për shërbime komunale në vend të Mefail Jonuzi kemi vë Ardiana Biqku.

Sadri Arifi: ju këshilloj që komitetet jo obligative ti votoni bashkarisht, kurse komitetet obligative veq e veq.

Shefik Surdulli: MAPL-ja ka sygjeruar që Kuvendi duhet të nxjerr vendim për çdo komitet veq e veq dhe unë e përkrahi këtë sygjerim të MAPL-së.

Kryesuesja i vë në votim komitetet jo obligative dhe në mënyrë unanime miratohet vendimi për përbërjen e komiteteve.

Sadri Arifi: edhe herën e kaluar ju kam thënë se MAPL do ta kthej negativ vendimin për KPF, prap jua them të njëjtën gjë.Përbërja e KPF-së: Shpresa Kurteshi, Abdyl Aliu, Nevzat Isufi, Arijeta Rexhepi, Riza Abdyli, Hevzi Xhelili, Ibish Ibishi, Mimoza Kadriu, Shemsedin Ramushi.

Me 18 vota “për”, 3 vota “kundër” miratohet vendimi për përbërjen e komitetit për Politikë dhe Financa.

6. Propozim vendimi për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB)

Shefik Surdulli: ju drejtohem juve kryesuese e kuvendit lidhur me emrat e KKSB, mos kemi të bëjmë me konflikt interesi sepse këtu kemi një anëtarë të KKSB e ai është Ramadan Kurteshi.Në bazë të cilit kriter janë propozuar emrat e KKSB-së ?

Sadri Arifi: në marrjen e këtij vendimi, kryesuesja e kuvendit përjashtohet nga votimi, kurse sa i përket kritereve për përfaqësim, MAPL dhe MPB ka nxjerrë një udhëzim për themelimin e KKSB dhe neni 4 i këtij udhëzimi thotë se përbërja e KKSB duhet të jetë : Kryetari i Komunës, Komandanti i stacionit Policor, Përfaqësues legjitim i secilës bashkësi fetare të komunës përkatëse, përfaqësues i komitetit etnik të komunës përkatëse, kryesuesi i komitetit për komunitete, zyrtari për barazi gjinore, zyrtari i DKA-së,

17

Page 18: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

kryetari i këshillave të prindërve të shkollave në komunën përkatëse, një përfaqësues i FSK, kryesuesi i ekipit veprues për siguri në bashkësi, përfaqësuesi nga sektori i emergjenës komunale, përfaqësuesi i zyrës komunale për komunitete dhe kthim, përfaqësues nga OJQ, Mediat lokale, komuniteti i biznesit dhe komuniteti i personave me aftësi të kufizuar.Shpresa Kurteshi: sa i përket emrit të Ramadan Kurteshi, ju njoftoj se është kryetar i këshillit për siguri në fshatin Livoq i epërm dhe ka shkuar me automatizëm.

Burim Berisha: udhëzimi administrativ 02/2012 që është sjellë këtu, mendoj se duhet të jetë 27/2012 prandaj duhet të bëhet përmirësim.

Nevzat Isufi: KKSB është me rëndësi për komunën dhe ju e dini se edhe herave të kaluara kemi pas vërejtje rreth kryesimit të këtij Këshilli, jo pse është kryetari i Komunës, por për shkak kryetari i komunës pothuajse rrallë ka prezantuar në mbledhje të këtij organi, prandaj kërkojmë që kryetari to udhëheqë mbledhjet e këshillit dhe të mbahen me rregull, për arsye se vet vonesa e themelimit të KKSB-së nuk është gjë e mirë.KKSB të veproj si këshill sepse ne po vërejmë që ka probleme me siguri në qytetin tonë, ku muajin e kaluar ka ndodhur një plagosje e rëndë në mes të ditës me tentim plaçkitje.

Milivoje Stojanoviq: në vend të Tomislav Naskoviq ne propozojmë për anëtarë të KKSB-së Milivoje Stojanoviq .

Sadri Arifi: e kuptoj dëshirën e Milivoje Stojanoviq që të jetë anëtar i KKSB, mirëpo nuk mundet të propozoj në këtë mënyrë, sepse duhet të vie me një dokument me të cilën komiteti Serb e cakton përfaqësues në KKSB.

Milivoje Stojanoviq: e pranoj këshillën e juaj, Tomislav Naskoviq është anëtarë i KKSB, megjithatë ai nuk jeton këtu dhe nuk ka qenë pjesëmarrës në mbledhje.

Shemsedin Elezi: në përbërjen e KKSB nuk po shoh se ka përfaqësim regjional, kryetar të këshillave të fshatrave, lagjeve në qytet dhe kjo gjë nuk është e mirë.

Shpresa Kurteshi: fillimisht ne e vëm në votim kështu siq është, e pastaj konsultohemi me kryetarin për ndryshime.

Në mënyrë unanime miratohet Propozim vendimi për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,(KKSB)

7. Rregullore  (kgj) nr. 2/2018 për ndryshim dhe plotësim të  rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencione 01. nr. 016-126422 dt. 29.12.2016;

Anila Tusha: në nenin 26 të kësaj Rregullore, thuhet se dispozitat e kësaj Rregullore që nuk do të zbatohen për subvencionimin e personave që kanë statusin e OJQ-ve dhe unë kërkoj sqarim se mbi cilat dispozita do të subvencionohen OJQ-të.Në DUPMM jemi në dijeni që ka ndryshime për tarifat e taksave dhe unë dua të informohem pse nuk janë paraqitur këto ndryshime në Rregullore. Tarifa aktuale për m2 a ka leje të ndërtimit .Rregullorja për subvencionime, kërkoj nga zyra ligjore që në këtë Rregullore të përfshihet edhe subvencionimi i personave të cilët merren me inovacion apo shpikje shkencore.

Antigona Kqiku: në emër të grupit të këshilltarëve të LDK ne përkrahim këtë Rregullore dhe ne besojmë se me këto ndryshime dhe plotësime do të begatohet edhe më shumë kjo Rregullore.

18

Page 19: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Hevzi Matoshi: znj. Tusha pyeti se me cilin akt do të trajtohen OJQ-të, dispozitat e kësaj Rregulloreje nuk do të zbatohen për subvencionimin e personave që kanë statusin e OJQ-ve, sepse subvencionimi i OJQ-ve do të bëhet në pajtim me dispozitat e Rregullores së Ministrisë Për Financa nr 04/2017.

Me 21 vota “për” miratohet Rregullore  (kgj) nr. 2/2018 për ndryshim dhe plotësim të  rregullores për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencione 01. nr. 016-126422 dt. 29.12.2016;

8. Rregullore (kgj) nr. 03/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale 01. nr. 016-126416 të dt. 29.12.2016,

Shefik Surdulli: në web faqen zyrtare të Komunës nuk kam mundur ta gjej Rregulloren bazë te rubrika e rregulloreve, kurse sot u njoftova se kjo Rregullore gjendet te rubrika e njoftimeve. Megjithate kam vërejtur një ndryshim te neni 4 taksa 4 e të njëjtës Rregullore ku për vitin 2016 dhe 2017 ka ulje të taksave, e njëjta është ulë nga 750 € në 600 € në rregulloren paraprake, e njëjta vazhdon me ulje nga 600 € në 400 €, dua ta di se qfarë nuk ka funksionuar këtu ?

Teuta Suliqi: në emër të grupit të këshilltarëve të LDK, pajtohemi me Rregullore (kgj) nr. 03/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale 01. nr. 016-126416 të dt. 29.12.2016.

Hevzi Matoshi: sa i përket taksës për tarifa ndërtimore dhe tarifat e infrastrukturës, me këtë rregullore taksa nuk do të jetë e përcaktuar për arsye se caktimi dhe miratimi i asaj takse kërkon procedurë të veçantë. Arsye pse nuk është e inkorporuar në këtë Rregullore, është arsye teknike, sepse rishikimi është proces i cili duhet të ndodhë për çdo vit.Në këtë Rregullore janë të përfshira vetëm taksat dhe tarifat që i miraton Komuna në nivelin lokal.

Në mënyrë unanime miratohet Rregullorja (kgj) nr. 03/2018 për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba komunale 01. nr. 016-126416 të dt. 29.12.2016,

9. Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)

Sadri Arifi: në fillim të çdo mandati politik, ndërron edhe përbërja e Kuvendeve Komunale po ashtu edhe Kuvendi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i cili përbëhet prej 110 anëtarëve. Formula e përfaqësimit në AAK është që komuna e zgjedhin në çdo 10 anëtarë të Kuvendit, zgjidhet 1 anëtarë, por meqë ne i kemi 35 anëtarë të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, na takon ti zgjedhim 3 anëtarë për AAK.

LDK- Avdyl AliuLVV- Nevzat IsufiPDK- Imran Thaqi

Me 26 vota “për” , 1 votë abstenim miratohet Propozim vendimi për zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit në Kuvendin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK)

10. Projekt kërkesë për mbështetjen e funksionimit dhe të angazhimit të stafit teknik dhe aktiviteteve socio kulturore dhe manifestimeve komunale në Teatrin e Qytetit në Gjilan

Rina Ahmeti: ne e dimë që Teatri i qytetit të Gjilanit është ballafaquar me probleme të cilat i kemi të trashëguara nga pushteti i qeverisjes së kaluara, e duke u përballur me probleme të shumta me punëtorët teknik të Teatrit, duke e ditë barrën të cilën e kanë këta punëtorë të cilët i shërbejnë jo vetëm Teatrit por të gjitha aktiviteteve në Teatër, ne si LDK e përkrahim këtë pikë të rendit të ditës.

19

Page 20: R E N D P U N E · Web viewlidhur me kërkesën e shefit të grupit nga radhët e LVV, lidhur me formimin e një komisioni, unë këtu e them se ne si kuvend komunal zotohemi që

Arta Haziri: znj. Ahmeti e potencoi se në qeverisjen e kaluar ka pas probleme me punëtorët teknik të Teatrit, por fatkeqësisht problemet po vazhdojnë edhe tani në këtë qeverisje. Kjo gjendje është alarmante dhe në tabelë shoh disa gabime sepse mungon rrobaqepësi dhe shihet se te mjeshtri i ndriçimit dhe mjeshtri i zerimit nuk ka asnjë asistent. Te zërimi kam informata se mjeshtri detyrohet të merr material nga shtëpia për arsye se nuk i është ofruar asnjë mjet për punë. Po ashtu ky objekt ka vetëm një pastruese e kjo gjë nuk është e mundur sepse objekti është i madh. Ne e përkrahim këtë pikë me shpresë se do të korrigjohet tabela .

Burim Berisha: duhet të keni parasysh një gabim në vend të shifrës 1198 është 1638, kurse shuma totale që duhet të aprovohet nga ne është 22.896 €.

Nevzat Isufi: punëtorëve të Teatrit dhe aktorëve i kemi borxh shumë, por më së shumti i ka pushteti i tanishëm dhe ai i kaluar, prandaj duke e pa se jemi dorë shtrënguar ndaj tyre ne jemi për aprovimin e kësaj pike.

Shefik Surdulli: ne duhet të kemi konsideratë për punëtorët e Teatrit dhe të rritet kuota e pagës mos të jetë kjo pagë nën 300 €.

Arta Haziri: mjeshtri i ndriçimit dhe i zërimit nuk mund të hyjnë në kategorinë e teknikit të skenografisë, sepse këta kryejnë punë m] profesionale.

Në mënyrë unanime miratohet Projekt kërkesa për mbështetjen e funksionimit dhe të angazhimit të stafit teknik dhe aktiviteteve socio kulturore dhe manifestimeve komunale në Teatrin e Qytetit në Gjilan

11. Të ndryshme

Shpresa Kurteshi: kërkoj nga DKA të na jep informacione për përgatitjen e testit PISA.

Majlinda Hoxha: DKA ka bërë të gjitha përgatitjet për trajnimet gjatë pushimit pranverorë dhe vazhdojnë trajnimet e korrikulës, gjithashtu DKA është në fazën përgatitore për Testin Pisa ku do të marrin pjesë 14 shkolla, periudha e cila do të mbahet është data 11 prill deri më 5 Maj. Në bashkëpunim me organizatorët e testit PISA kemi bërë informimin e prindërve, nxënësve dhe këtë javë do të mbahet testi provues ku nxënësit do të informohen me procedurat.

Arta Haziri: në seancën e kaluar kam kërkuar një raport financiar lidhur me Manifestimin Flaka e Janarit dhe keni thënë se do ta sjellni në këtë seancë por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Shpresa Kurteshi: besoj që ky raport do të jetë gati për seancën e radhës sepse është duke u hartuar.Ju njoftoj se zyra për informim e komunës së Gjilanit është duke i publikuar biografitë e anëtarëve të Kuvendit veq e veq, prandaj ju lus gjithë anëtarëve të kuvendit që ti dërgojnë biografitë e tyre në zyrën e informimit.

Seanca e katër e Kuvendit i përfundoi punimet në ora 18:00 minuta.

Procesmbajtësja Kryesuese e Kuvendit ____________________ __________________________ Ardiana Rexhepi Shpresa Kurteshi

20