31
Raport i punës për vitin 2010 Prishtinë Janar, 2011

Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Raport i punës për vitin 2010

Prishtinë

Janar, 2011

Page 2: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

2

Tabela e Përmbajtjes

1. Hyrja.....................................................................................................................................................3

2. Synimet dhe objektivat.....................................................................................................................4

2.1 Ngritja e aftësive dhe njohuritë e nëpunësve civilë...............................................................4 2.2 Përmirësimi i kualitetit dhe kuantitetit të trajnimit...............................................................6 2.3 Rritja e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare..............................7 2.4 Zhvillmi i kapaciteteve të reja strukturore dhe funksionale të IKAP-it..............................8 2.5 Ngritja e kapaciteteve për promovimin e shërbimeve ndaj klientëve.................................8

3. Rezultatet e trajnimeve – indikatorët..............................................................................................9

3.1 Indikatorët sipas fushave të trajnimit......................................................................................10 3.2 Programet dhe kurset e trajnimit..............................................................................................10 3.3 Trajnerët........................................................................................................................................14

4. Përfaqësimi i institucioneve në trajnime......................................................................................15

5. Trajnimet me bashkëpunim............................................................................................................16

6. Ngritja e kapaciteteve të IKAP-it....................................................................................................19

6.1.1 Menaxhimi i burimeve njerëzore............................................................................................19 6.1.2 Levizja e stafit.............................................................................................................................19 6.1.3 Trajnimi i stafit te IKAP-it 6.1.4 Menaxhimi Financiar në IKAP për vitin 2010.......................................................................20 6.1.4 Marrëdhëniet me partnerë – donatorët..................................................................................20

7. Përfundimi..........................................................................................................................................22

8. Shtojcat................................................................................................................................................23 1. Lista e trajnerëve të angazhuar gjatë vitit 2010..........................................................................23 2. Pjesëmarrja në trajnime .................................................................................................................26

Page 3: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

3

Hyrja

Në këtë raport janë përmbledhur aktivitetet e zhvilluara nga Instituti i Kosovës për Administratë Publike në mbështetje të realizimit të objektivave të Planit të punës dhe Planit të trajnimit për periudhën janar-dhjetor 2010. Ky raport ofron të dhëna për tërësinë e masave të marra në mbështetje të aftësimit të nëpunësve të shërbimit civil, për rritjen e kompetencës së tyre si kusht për një shërbim civil profesional dhe kredibil. Në veprimtarinë për trajnimin e nëpunësve të shërbimit civil IKAP ka rritur vëllimin e punës dhe ka zgjeruar bashkëpunimin me institucionet vendore, organizatat ndërkombëtare duke operuar si koordinator për programet e trajnimit dhe nismat për ngritjen e kapaciteteve. Viti 2010 ishte i rëndësishëm edhe për vetë kapacitetet e IKAP-it. Drejtimi strategjik, politikat operacionale dhe kapacitetet e stafit ishin në fokus të investimeve. Synimi i IKAP-it është të vazhdojë të jetë instituti kryesor i aftësimit të nëpunësve civilë, të cilët punojnë sipas sistemeve të menaxhimit cilësor. Projektet e përfunduara dhe iniciativat e filluara tregojnë se IKAP-i vijon të zhvillohet e të konsolidohet si një institucion serioz dhe i përkushtuar për t’i rritur vlerat e tij, vlerat e shërbimit civil për një administratë publike, e cila do të mund t’u përgjigjet ndryshimeve që kanë ndodhur në vitin 2010 dhe do të ndodhin dhe në vitet e ardhshme. Më qëllim të prezantimit më të mirë dhe të mundësisë më të saktë për krahasim, të gjithë treguesit e rezultateve të cilët në këtë vit rezultojnë me një realizim të kënaqshëm, janë paraqitur edhe përmes tabelave dhe grafikonëve.

Page 4: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

4

2 Synimet dhe objektivat

Gjatë vitit 2010, Instituti i Kosovës për Administratë Publike ka synuar t’i përmbushë këta objektiva:

OBJEKTIVI 1 Të ngrihen aftësitë dhe njohuritë e nëpunësve civilë për t’i përmbushur në mënyre efikase detyrat e tyre dhe të institucionit

Në këtë objektiv janë arritur këto rezultate: Në mbështetje të trajnimit, zhvillimit dhe profesionalizimit të nëpunësve të shërbimit civil për vitin 2010, IKAP-i ka hartuar planin e trajnimit, i cili në vete përmban dy objektiva: Me objektivin e parë është synuar mbështetja e nëpunësve civilë në kryerjen e detyrave me efikasitet dhe efektivitet, ndërsa me objektivin e dyte është synuar të mbështeten proceset e integrimit evropian, proces nëpër të cilin po kalon Kosova. Programi i trajnimit për vitin 2010 ishte i strukturuar në gjashtë grupe të programeve të trajnimeve: Programe të integruara të menaxhimit, Programe specifike, Programi për BE, Programet hyrëse, Programi për IT dhe Trajnime sipas kërkesave. Programe të integruara të menaxhimit: Në pjesën e parë janë programet e integruara të trajnimit, të cilat janë rezultat i Vlerësimit të Nevojave për Trajnim (VNT), të zhvilluar në fund të vitit 2009. Me këto programe janë mbështetur nëpunësit civilë për thellimin e njohurive të tyre lidhur me kompetencat thelbësore (udhëheqje, menaxhim dhe teknike) dhe për zbatimin më të mirë të tyre në praktikë. Në këtë program janë zhvilluar 5 kurse të trajnimit në temat: lidershipi, menaxhimi, politikat publike etj. Në këto kurse janë trajnuar 72 nëpunës civilë nga niveli drejtues i lartë, drejtues dhe profesional. Pjesëmarrësit ishin nga Administrata qendrore.

Programet specifike

Këto programe janë të ndërtuara mbi nevojat funksionale të departamenteve dhe sektorëve të ndryshëm të administratës publike. Me këto programe IKAP-i u është përgjigjur proceseve dhe zhvillimeve aktuale që janë duke ndodhur në administratën publike. Pjesëmarrës në këto programe ishin nëpunësit civilë, që punojnë në institucione të ndryshme, por që kanë detyra të njëjta. Në këtë program janë zhvilluar 18 kurse të trajnimit në temat: të drejtat e njeriut, legjislacioni, prokurimi, burimet njerëzore etj. Në kurset e zhvilluara në kuadër të këtyre programeve janë trajnuar 717 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat.

Programet hyrëse

IKAP-i ka ndërtuar dy programe themelore sipas kërkesës së Ligjit të shërbimit civil, për nivelin qendror dhe lokal. Pjesëmarrës në këto programe duhet të jenë vetëm ata persona që punësohen për herën e parë në shërbimin civil. Këto programe janë të obligueshme. Pjesëmarrësit në këto programe do t’iu nënshtrohen testimeve si një kusht për të kaluar

Page 5: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

5

periudhën provuese. Në këtë program këtë vit nuk ka pasur ndonjë kurs të organizuar për faktin se duhet të rregullohet infrastruktura dytësore e Ligjit të shërbimit civil.

Programi për Bashkimin Evropian(BE): Baza e këtij programi gjendet në Strategjinë për trajnime Evropiane 2008-2010. Për strukturimin dhe realizimin e këtij program IKAP ka bashkëpunuar me Agjencinë për Koordinim dhe Zhvillim të Zyrës së Kryeministrit (tani Ministria për Integrime - MIE). Kjo njësi/ministri për momentin është koordinator për trajnimet në këtë fushë. Në këtë program janë zhvilluar 6 kurse të trajnimit. Në këto kurse janë trajtuar çështjet e përgjithshme të BE-së dhe çështjet specifike. Në këto kurse janë trajnuar 55 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat.

Programi për Teknologji Informative (TI) Në programin e TI në këtë vit janë realizuar 7 kurse. Kurset e trajnimit në fushën e teknologjisë informative janë te bazuar mbi analizën e të dhënëve të marra nga format për vlerësim në fund të trajnimeve, si dhe nga kërkesat që vijnë vazhdimisht në IKAP si nevoja permanente për ngritjen e shkathtësive në këtë lëmi. Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat.

Mbështetje për komunat e reja

IKAP-i në këtë vit iu ka ofruar një mbështetje komunave të reja të krijuara në procesin e decentralizimit. Për nëpunësit civilë të komunave të reja IKAP-i ka organizuar një program trajnimi prej 10 kurseve. Në këto kurse janë trajnuar gjithsej 143 pjesëmarrës dhe janë realizuar 20 ditë trajnim. Në realizmin e këtyre kurseve IKAP-i ka bashkëpunuar me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Fondet për realizmin e këtyre kurseve janë siguruar nga UNDP-ja. Më gjerësisht për treguesit e kurseve, shih kapitullin 3.

Trajnimet për trajnerë:

Në këtë vit IKAP-i ka organizuar tre kurse të trajnimeve për trajnerë. Në trajnimin ”Aftësitë trajnuese” janë trajnuar 60 persona. Dy kurse rifreskuese janë organizuar në PIP dhe Prokurim. Këto kurse janë emërtuar “rifreskuese” për faktin se në to nuk janë trajnuar persona të rinj, por janë mbështetur trajnerët e IKAP-it të certifikuar në programet e kaluara. Në trajnimet rifreskuese janë trajtuar temat specifike, jo aftësitë metodologjike të trajnimit. Nga të dhënat e lartcekura rezulton se përfituesit e trajnimeve të IKAP-it ishin nëpunësit civilë të të gjitha kategorive (drejtues i lartë, drejtues, ekzekutiv/profesional dhe administrativ) të shërbimit civil të specifikuar në nenin 23 të Ligjit të shërbimit civil. Nga të dhënat e databazës së IKAP-it rezulton se në trajnimet e IKAP-it janë përshirë nëpunës civilë nga te gjithë sektorët e administratës publike nga niveli qendror, lokal, komunat e reja. Në trajnimet e IKAP-it janë përfshirë edhe nëpunësit e organeve të pavarura, kompanitë publike dhe një numër i organizatave tjera të financuara nga buxheti i Kosovës. Edhe në këtë vit IKAP-i ka vazhduar misionin e tij duke organizuar trajnime: themelore/të domosdoshme, standarde-horizontale dhe specifike. Pjesa më e madhe e trajnimeve të

Page 6: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

6

organizuara në këtë vit janë të llojit standard. Trajnimi për prokurim publik ishte i natyrës së domosdoshme. Ndërsa trajnimet për trajnerë janë të natyrës specifike.

OBJEKTIVI 2: Të përmirësohet kualiteti trajnimeve dhe është rritur numri i programeve të trajnimit

Ne këtë objektiv janë arritur këto rezultate: Për të përmirësuar cilësinë e trajnimeve IKAP gjatë vitit 2010 është fokusuar në dy fazat e para të Menaxhimit të ciklit të trajnimit (MCT), konkretisht në vlerësimin e nevojave për trajnim (VNT) dhe në fazën e dytë, që ka të bëjë me organizimin e trajnimeve. Në fazën e parë IKAP-i ka zhvilluar projektin ‘’Vlerësimi i nevojave për trajnim” dhe ka publikuar raportin e vlerësimit. Rezultatet e nxjerra janë konvertuar në planin e trajnimit për vitin 2010. Përmbajtja e planit të trajnimit dhe Programit të tij është plotësuar edhe me të dhënat e rekomandimeve të parashtruara nga disa dokumente relevante për administratën publike, siç ishin: Plani i veprimit për partneritet evropian, Raportet e Fridomit, Raporti i progresit i vitit 2009, Strategjia Evropiane e Trajnimeve për Kosovën 2008-2010, e hartuar AKZHIE, të cilat reflektojnë zhvillimet e administratës publike të Kosovës. Mbi bazën e raportit të VNT-së janë ndërtuar kurrikulat e trajnimit. Në tërësinë e tyre kurrikulat/programet e trajnimit janë bazuar te përshkrimet e detyrave të punës që kanë nëpunësit civilë: aftësitë/shkathtësitë, njohuritë dhe kompetencat. Në përgjigje të kësaj strukture të detyrave janë ndërtuar edhe programet e trajnimit. Pra, secili program ka nga tre module, ku një modul i kushtohet njërit prej përshkrimeve të detyrave të punës. Secili nga tre modulet në përmbajtjen e tij ka disa kurse. Gjithsej ishin katër programe të integruara të menaxhimit. Programi për drejtues të lartë, programi për drejtues, programi për ekzekutiv/profesional dhe programi për administratat. Edhe pse programet e trajnimit kanë pasur një element të fort të qasjes, e cila bazohet në kompetencat e individit, përsëri programi i vitit 2010 është balancuar edhe me dy qasjet e tjera: trajnimet bazuar në programin e Qeverisë dhe nevojat e sektorëve të veçantë të administratës publike. Në fazën e dytë të menaxhimit të ciklit të trajnimeve janë ndërmarrë një varg i masave, siç janë angazhimi i trajnerëve cilësorë, i ekspertëve të certifikuar me dije të dëshmuara në teori dhe praktikë, të cilët kanë kapacitet për të aplikuar metodat për mësimin e të rriturve. Një rëndësi e veçanet iu është kushtuar ambienteve të trajnimeve dhe kushteve logjistike për të cilat IKAP-i bën edhe një shpenzim që shkon në shifra goxha të larta për buxhetin shumë të vogël që ka. Metodologjitë e trajnimit që zbatohen nga trajnerët e IKAP-it, në shumë raste janë çmuar si të varfra. Masat e marra në këtë vit për të përmirësuar këtë element ishin organizimi i trajnimeve për trajnerë në një varg të programeve. Për ta përmirësuar cilësinë e kurseve të trajnimeve për PIP dhe Prokurim publik janë zhvilluar trajnime rifreskuese për trajnerë. Në këto kurse kanë marrë pjesë 25 trajnerë nga rrjeti i IKAP-it. Në kuadër të programit të trajnimit për qeverisje lokale është organizuar trajnimi për trajnerë “Aftësitë trajnuese", në të cilin kanë marrë pjesë 60 pjesëmarrës. Me këtë trajnime synohet mirëmbajtja e rrjetit të trajnerëve dhe zgjerimi i këtij rrjeti me trajnerë të rinj.

Page 7: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

7

Në këtë vit IKAP-i ka evidentuar një progres përgjatë gjithë ciklit të menaxhimit të trajnimeve. Përkundër progresit të shënuar, IKAP-i vazhdon të sfidohet nga kërkesat për të ofruar trajnime me cilësi të lartë dhe të avancuar. Kërkesat e tilla janë reale duke e ditur faktin se janë ngritur kapacitetet dhe praktikat e punës në shërbimin civil, ashtu siç edhe është rritur konkurrenca dhe zgjeruar tregu i trajnimeve në nivel vendi.

OBJEKTIVI 3: Të rritet bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë interes trajnimin e nëpunësve civil

Në këtë objektiv janë arritur këto rezultate: Në këtë vit IKAP-i ka vijuar të organizojë kurse, seminare dhe programe trajnimi në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore, ndërkombëtare dhe donatorët potencialë. Përmes këtyre aktiviteteve të bashkëpunimit janë implementuar projekte në mbështetje të institucioneve të Kosovës. Nga të gjitha bashkëpunimet janë trajnuar 690 pjesëmarrës dhe janë realizuar 141 ditë trajnimi. Përmbajtja e këtyre programove të trajnimit ishte nga çështjet e BE-së, anti-korrupsioni, projektet kapitale(PIP), fondet e IPA-së, përgatitjet e projekteve për IPA, trajnim për auditorët, trajnime për qeverisjen lokale etj. Për më shumë, shih kapitullin XX. Edhe në këtë vit, një bashkëpunim të veçantë IKAP-i ka zhvilluar me Shkollën Regjionale për Administratë Publike (ReSPA) me seli në Danillovgrad – Mal i Zi, e cila organizon trajnime për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë shkollë nga Kosova janë trajnuar 52 nëpunës civilë nga 25 institucione. Me të gjithë partnerët janë shkëmbyer informatat për programet e trajnimeve, standardet e trajnimit për të shmangur dyfishimin e trajnimeve. Qellmi i IKAP-it në ndërtimin e të gjitha aktiviteteve të bashkëpunimit ishte rritja e vëllimit dhe pasurimi i gamës së programeve të trajnimit në mbështetje të ndërtimit të kapaciteteve të shërbimit civil. Me gjithë bashkëpunimin e rritur me institucionet dhe organizmat tjerë, roli i IKAP-it në këtë objektiv duhet të sforcohet për faktin se IKAP-i është institucion që koordinon aktivitetet e trajnimit për aftësimin e nëpunësve civilë dhe veç tjerash është “databaza’ e Qeverisë për trajnimet horizontale. Disa institucione ende nuk janë të vetëdijshme për rolin dhe kapacitete që ka IKAP-i. Ato ende dërgojnë pjesëmarrësit e tyre për t’u trajnuar në organizata të tjera dhe nuk informojnë IKAP-in për programet donatore. Është domosdoshme vendosja e kornizës së koordinimit të trajnimeve për të evituar përsëritjen e trajnimeve dhe humbjen e të dhenve, si dhe racionalizimin e shpenzimeve. Korniza e koordinimit do të bënte të mundur një planifikim dhe transparencë më të mirë për shpenzimet e parasë së buxhetit të Kosovës dhe të donatorëve.

Page 8: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

8

OBJEKTIVI 4 : Të zhvillohen kapacitetet e reja strukturore dhe funksionale të IKAP-it.

Në këtë objektiv janë arritur këto rezultate: Në këtë vit ndërtimi i kapaciteteve të IKAP ishte një prioritet i lartë si asnjëherë tjetër. IKAP ka hartuar Planin Zhvillimor Strategjik për periudhën afatmesme të zhvillimit 2010-2014. IKAP ka zhvilluar një proces të rishikimit të thellë të bazës ligjore, strukturës së organizimit, sistemit të operimit të brendshëm, sistemit të menaxhimit të cilësisë. Stafi i IKAP-t është trajnuar në sferat menaxheriale dhe profesionale. Mbi 90% të stafit janë përfshirë në trajnime dhe vizita studimore jashtë vendit dhe aktivitete të ndryshme për rritjen e kapaciteteve. Është me rendësi të theksohet se të gjitha projektet e lartcekura janë bërë me mbështetjen e donatorëve: CDF, FRIDOM-DIFID, GTZ, UNDP. Fakti se këto projekte janë duke u realizuar përmes fondeve donatore dhe jo nga buxheti i shtetit është tregues se IKAP-i vijon të zhvillohet dhe konsolidohet si një institucion serioz dhe i përkushtuar për t’i rritur vlerat e tij, vlerat e shërbimit civil dhe vlerat e administratës publike të Kosovës. Një element tjetër i domosdoshëm për t’u theksuar në këtë raport është vazhdimi i trendit të lëvizshmërisë së stafit drejt institucioneve dhe organizatave tjera.

OBJEKTIVI 5: Të ngrihen kapacitetet për promovimin e shërbimeve të IKAP-it ndaj klientëve

Në këtë objektiv janë arritur këto rezultate: IKAP-i këtë vit ishte aktiv jo vetëm përmes bashkëpunimit, por edhe përmes formave të publikimit, informimit, krijimit të lidhjeve të reja dhe përmirësimit të qasjes strategjike me partnerët. Shërbimet dhe produktet që ka ofruar IKAP-i këtë vit ishin më të pasura dhe më kualitative se në vitet e kaluara. Katalogu i trajnimeve dhe plani i trajnimeve janë botuar dhe shpërndarë edhe përmes rrjetit elektronik dhe ueb-faqes. Punimi me dizajn dhe shtypja janë mundësuar nga DIFID-ja. Në qershor të këtij viti, IKAP-i në bashkëpunim me GTZ-në, përfaqësia në Kosovë dhe Shqipëri, ITAP dhe DAP nga Shqipëria, kanë organizuar punëtorinë “Përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit në administratën publike, rëndësia e instrumentit të vetëvlerësimit CAF”. Promovimi i shërbimeve dhe produkteve të IKAP-it është trajtuar edhe në aspektin strategjik. Objektivi i katërt i Planit Strategjik 2010-2014 përmban udhëzimet dhe detyrat se çfarë duhet të bëjë IKAP-i për tre vitet e ardhshme. Në të gjithë këto aktivitete ka një element tek marketingu i IKAP-it, i cili është përcjellë me disa vështirësi. Ueb-faqja e IKAP-it edhe pse ishte funksionale, megjithatë asaj i ka munguar mirëmbajtja. Kjo dritare e IKAP-it përveç që ka nevojë të mirëmbahet, ajo ka nevojë edhe të riorganizohet. Dobësia e këtij elementi në këtë vit ishte edhe për faktin se pozicioni që mirëmban këtë përgjegjësi ishte vakant.

Page 9: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

9

Databaza e pjesëmarrësve është e një niveli të lartë. Ajo ofron të dhëna përmbi dhjetë tregues të rezultateve, megjithatë ajo ka nevojë të ndryshohet për faktin se Ligji i shërbimit civil, i nxjerrë nga Parlamenti i Kosovës, ka ndryshuar strukturën e organizimit të nëpunësve civilë. Ky ndryshim ka prekur njërin ndër treguesit kryesor të databazës, treguesin ”struktura e pjesëmarrjes”, mbi të cilin bëhet ndërtimi dhe planifikimi i kurseve të trajnimit në IKAP. Ky ndryshim është një ndryshim kualitativ dhe do të bëjë të mundshëm planifikimin më të mire të IKAP-it.

3 Rezultatet e trajnimit – indikatorët

Gjatë vitit 2010 janë trajnuar 1878 nëpunës civilë përmes 94 kurseve të trajnimit të zhvilluar me 79 grupe pjesëmarrësish. Janë realizuar 396 ditë trajnim dhe janë regjistruar 11 379 pjesëmarrje në trajnime (shih tabelën me tregues). Për realizimin e këtyre trajnimeve janë angazhuar trajnerë nga të gjitha sferat, që nga shërbimi civil, universiteti, shoqëria civile, trajnerë jashtë vendit etj.

Page 10: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

9

Tabela 1. Te dhënat për 12 (dymbëdhjetë) tregues të rezultateve të planifikuar dhe realizuar gjatë vitit 2011 të IKAP-it

Fushat e trajnimit

Treguesit e rezultateve për vitin 2011

Rezultatet

Nr i kurse

ve

Nr.i grup

Ditë trajnimi

Pjesëmarrës

Pjesëmarrje

Certifikimi

Mesat e grupit

Nota mesa tare

Mino ritet

Gjinia Përfaq. i instituci

Struktura e pjesëmarrësve

F M Udhëheqës

P

A L M U Menaxhment i përgjithshëm

5

13

34

200

511

60

13.75

4.13

4

89

111

18

4

121

45

0

30

200

Administratë e përgjithshme 6 6 40 142 719 142 26.38 4.8 4 74 68 11.5 0 12 23 93 14 142 Burime njerëzore 5 3 9 81 199

42 27 4.7 0 42 39 21 0 43 38 0 0 81

Legjislacion 29 27 183 889 7499 137 36.25 4.68 18 261 628 36.83 10 186 28 612 53 889

Buxhet & financa

21

8

55

203

1205 84

22.72

4.6

6

91

112 17.8

15

22

8

148

10

203

TI 7 3 14 63 292 63 19.75 4.61 0 26 37 14 0 1 0 18 44 63

Çështje komunale 15 16 36 245 593 213 13.35 4.59 61 115 129 9 1 27 38 177 2

245

BE 6 3 25 55 361 45 21.91 4.71 0 27 28 15.5 0 3 2 50 0 55

Rezultatet 94 79 396 1,878 11,379 786 22.64 4.60 93 725 1,152 18 30 415 182 1,098 153 1,878

Në tabelën 1. Treguesit e rezultateve janë: Nr i kurseve , Nr..i grupeve, dit trajnimi, pjesëmarrje, mesatarja e grupit, niveli i kënaqshmerisë, përfaqësimi institucional, kanë shënuar rezultate me të larta nga ato çka IKAP-i ka planifikuar.

Page 11: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

10

3.1 Indikatorët (treguesit) sipas fushave të trajnimit

IKAP çdo vit analizon një gamë të treguesve përmes të cilëve u matet performanca e realizmit të Planit të trajnimit. Janë gjithsej trembëdhjetë (13) tregues të cilët përpunohen në aspektin statistikor. Të dhënat për këta tregues janë të evidentuar në databazën e IKAP-it. Treguesit përdoren jo vetëm për të krahasuar të arriturat përkundër planifikimit, po edhe për krahasim të rezultateve të këtij viti me vitet paraprake, si dhe për krahasim sipas asaj se si ka gjetur zbatim plani i trajnimit në secilën fushë të menaxhimit. Nga të dhënat e prezantuara në tabelën 1, ne mund të konstatojmë se në këtë vit ngarkesa me trajnime në shtatë fushat e trajnimit nuk ishte e njëjtë. Në vazhdim tabela e mësipërme do të zbërthehet përmes grafikonëve për lexuesit e këtij raporti duke pasur parasysh se disa tregues, ashtu siç janë të paraqitur në këtë tabelë, nuk japin informacion të mjaftueshëm.

3.2 Programet dhe kurset e trajnimit

Në IKAP gjatë vitit 2010 janë realizuar 94 kurse të trajnimit. Nga programi i trajnimit të IKAP-it janë të zhvilluara 64 kurse. Ndërsa nga bashkëpunim i IKAP-it me organizatat vendore dhe të huaja janë zhvilluara 30 kurse. Për prejardhjen e kurseve, ndërtimin e tyre dhe cilësinë është folur në objektivin 1 dhe 2. Në këtë nën-paragraf, vlen të theksohet se këto kurse janë menaxhuar nga menaxherët e fushave të trajnimit. Secila nga tetë fushat e trajnimit të IKAP-it në përmbajtjen e saj përmbante kurset e reja dhe ato të përsëritura. Raporti i kurseve të reja me ato të përsëritura është 40/24. Nëse këtij fakti i shtojmë edhe të dhënat nga kurset e trajnimit me bashkorganizim, i bie që programi i trajnimit të IKAP-it për vitin 2010 ishte një program me mbi 75% materie të re.

Grafikoni 1. Numri i kurseve të ofruara sipas fushave të trajnimit

Treguesi ditë trajnimi. Në këtë vit janë realizuar 396 ditë trajnimesh. Numri i ditëve të trajnimit në këtë vit ishte më i lartë sesa në vitin e kaluar. Kjo rritje erdhi si rezultat i rritjes së buxhetit për trajnim, i bashkorganzimeve të trajnimeve me mbi 10 organizata që kanë

Page 12: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

11

implementuar projekte në institucionet e Kosovës, si dhe grantit që IKAP-i e ka fituar nga UNDP-ja. Megjithatë mesatarja me trajnime në këtë vit është dy trajnime në ditë, ndërsa kapaciteti maksimal i IKAP-it ishte deri në 6 në ditë. Numri i ditëve të trajnimeve është më i vogël për shkak se në trajnimet për prokurim publik janë formuar grupe të mëdha për t’i minimizuar shpenzimet financiare që krijohen nga ky trajnim voluminoz. Po të aplikojë standardi i IKAP-it për grupe të trajnimit, që është numri 18, në çdo ditë do të kishim një mesatare prej tre trajnimesh në ditë. Në grafikonin 1 shihet ngarkesa dhe realizimi në secilën fushë të trajnimit.

Grafikoni 1,Dite trajnimi sipas fushave

Treguesi pjesëmarrës në trajnim. Këtë vit në IKAP janë trajnuar 1878 pjesëmarrës. Edhe ky tregues është më i lartë në raport me vitin e kaluar. Numri i madh i trajnimeve ishte në fushën e buxhetit dhe financave. Nga kjo fushë realizohet edhe trajnimi për Prokurim publik, i cili është një trajnim i obligueshëm. Ne ende nuk i kemi të dhënat për numrin e gjithëmbarshëm të nëpunësve civilë për të arritur të japim informacione se sa për qind e nëpunësve civilë janë trajnuar në IKAP këtë vit. Në këtë vit janë ndarë 786 certifikata për trajnimet e vijuara.

Grafikoni 2. Numri i pjesëmarrësve dhe i certifikatave të ndara sipas fushave

Page 13: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

12

Grafikoni-3. Numri i pjesëmarrësve sipas fushave për vitet

Treguesi i pjesëmarrjes në trajnime këtë vit ka pasur një realizim prej 11,379 pjesëmarrje, shprehur në mesatare, i bie që çdo ditë në IKAP janë trajnuar nga 50 persona. Në këtë tregues IKAP-i e ka arritur shifrën më të lartë prej se është themeluar. Ky tregues është faktori kryesor i cili e përcakton ngarkesën e punës së nëpunësve të Departamentit të trajnimit, po edhe është edhe përcaktuesi kryesor në definimin e shpenzimeve të buxhetit të IKAP-it. Po të zbatohej standardi i ndarjes në grupe me nga 18 persona, maksimalja i bie që në IKAP çdo ditë janë organizuar afër tre trajnime. Pjesëmarrja përcaktohet nga formula: numri i pjesëmarrësve i shumëzuar për ditë trajnimi.

Grafikoni 4. Numri i pjesëmarrjeve sipas fushave

Tregues përfaqësimi gjinor në trajnime. Në trajnimet e këtij viti kanë marrë pjesë 725 femra apo 36.60%dhe 1,152 meshkuj apo 64.40%. Kjo përqindje duket reale, edhe pse nuk i kemi të dhënat për strukturën gjinore të administratës publik për t’i krahasuar të dhënat. Ky rezultat është i ngjashëm edhe në raportet ndërmjet fushave të trajnimit.

Page 14: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

13

Grafikoni 5. Struktura gjinore e pjesëmarrësve te trajnimeve sipas fushave

Treguesi për strukturën sipas pozitës në hierarkinë e shërbimit civil. Struktura e shërbimit civil nuk ka qenë edhe aq e definuar deri në nxjerrjen e ligjit të ri të shërbimit civil. IKAP-i për nevoja të planifikimit ka krijuar një tregues për strukturën e pjesëmarrjes në trajnime sipas kategorive funksionale. Në trajnimet e IKAP-it në këtë vit nga niveli udhëheqës (i lartë, i mesëm, i ulët) kanë marrë pjesë 627 pjesëmarrës apo 33.38%, nga niveli profesional kanë marrë pjesë 1098 pjesëmarrës apo 58.46, dhe nga niveli administrativ në trajnime kanë marrë pjesë 153 pjesëmarrës apo 8.14 %. Ky tregues është njëri nder treguesit kryesor, i cili e derivon planifikimin strategjik të trajnimit. Me ligjin e ri të shërbimit civil, struktura e organizimit të shërbimit civil ka një strukturë të re të ndryshme nga kjo që është prezantuar në këtë raport. Struktura e re nuk është prezantuar në këtë raport për faktin se ende nuk është rregulluar shërbimi civil sipas ligjit të ri. Ligji i ri e bën të nevojshëm edhe ndryshimin e databazës së IKAP-it në këtë element.

Grafikoni 6. Struktura në trajnime sipas kategorive funksionale të shërbimit civil

Page 15: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

14

3.3 Trajnerët

Sipas Udhëzimit Administrativ 2004/9 të MSHP (MAP), të gjithë trajnerët që angazhohen në IKAP ndahen në katër kategori: trajner i IKAP-it, i brendshëm, i jashtëm, dhe jashtë Kosove. Për realizmin e programit të trajnimit, IKAP-i ka angazhuar gjithsej 85 trajnerë. 24 trajnerë ishin trajnerë të IKAP-it, do të thotë kanë marrë certifikatë të trajnimit për trajnerë nga IKAP-i. 18 ishin trajnerë të brendshëm, janë ekspertë nga shërbimi civil i Kosovës, 12 prej tyre kanë certifikatë të trajnimit për trajnerë nga IKAP-i. 40 trajnerë janë ekspertë/trajnerë që vijnë nga Kosova dhe nuk punojnë në shërbimin civil, 9 prej tyre kanë certifikatë të trajnimit për trajnerë nga IKAP-i dhe 26 vinin nga vendet e huaja. Nga këto të dhëna bie në sy numri më i vogël i trajnerëve të IKAP-it dhe të atyre që vijnë nga shërbimi civil, përkundër interesimit të IKAP-it që numri më i madh të jetë nga këto dy kategori. Ky fakt ka ardhur në shprehje për faktin se kuadri i shërbimit civil vazhdon të jetë në lëvizshmëri të madhe. Për shkak të pagesave jokonkurrente që ofron ky sektor, punësimi i tyre në organizata tjera në shumë raste krijon vështirësi për angazhim në IKAP. Këtë vit kemi edhe një numër të madh të trajnerëve jashtë Kosove. Këta trajnerë janë angazhuar në kurset e trajnimeve, me të cilat IKAP-i ka arritur marrëveshje për bashkorganizim. Kriteri i angazhimit të trajnerëve është që ata të jenë specialistë të fushave dhe të jenë të certifikuar në trajnime për trajnerë (TIT). Përparësi në angazhimin në trajnime ka pasur rrjeti i trajnerëve të certifikuar nga IKAP. Nga të dhënat shihet se rezultatet në këtë tregues janë treguar të paqëndrueshëm për faktin se edhe IKAP goditet nga sistemi i pagesave që aplikon dhe se shumë trajnerë punojnë në organizata që e kanë të vështirë të gjejnë kohë për ushtrimin e këtij profesioni apo edhe ta harmonizojnë agjendën me IKAP-in. Për më shumë shih Shtojca 1. Trajnerët e angazhuar në trajnim gjatë vitit 2010.

Grafikoni 7. Struktura e trajnerëve të angazhuar në vitin 2010

24

18

40

26

0

5

10

15

20

25

30

35

40

Trajner I  IKAP Trajner I  Brendshem(nepunes  civi l )

Trajner I  jahstem      ( jo nepunes  civi l )

Trajner jashtëKosove

Page 16: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

15

4 Përfaqësimi i institucioneve në trajnime

Përfaqësimi i institucioneve në trajnime është një tregues i cili për nevoja të këtij raporti është kategorizuar në 4 grupime të mëdha. Për nxjerrjen e kësaj strukture janë paraqitur disa vështirësi te statusi i institucioneve dhe interesimi i IKAP-it për të prezantuar në forma më të detajuar pjesëmarrjen apo përfaqësimin e institucioneve në trajnime. Nga kjo strukturë shihet se “klientela “e IKAP-it edhe në aspektin e strukturave është goxha e gjerë. Gjerësia e kësaj klientele vjen nga kapaciteti ligjor që e ka IKAP sipas Ligjit të shërbimit civil, por edhe sipas kapacitetit që IKAP-it i jep Ligji i prokurimit publik. Sipas të dhënave të databazës së IKAP-it, shihet se praktikisht nuk ka asnjë institucion nga administrata publike e Kosovës që nuk ka pasur përfaqësim në trajnime. Për përfaqësimin në trajnime nga secili institucion veç e veç, shih Shtojcën 1-6, Pjesëmarrja në trajnime nga institucionet dhe organizatat tjera. Në këtë raport vlen të veçohet pjesëmarrja në trajnime e nëpunësve të komunave të krijuara nga procesi i decentralizimit. Në mbështetje të këtij procesi, IKAP-i ka organizuar një trajnim me të cilin e ka mbështetur këtë proces. Në këtë program trajnimi kanë marrë pjesë nëpunësit nga komunat e Graçanicës, Parteshit, Ranillukut, Kllokotit dhe Ekipi përgatitor i Komunës së Mitrovicës së veriut. Në aneksin e ndërlidhur të këtij raporti kemi provuar t’i vendosim të gjitha institucionet, por kemi hasur në disa vështirësi, për faktin se ende është duke vazhduar ndërtimi i institucioneve të reja. Ekzistojnë disa departamente me peshë në institucione dhe të rëndësishme për t’u prezantuar të ndara nga institucionet nga të cilat varet llogaridhënia, por në këtë mënyrë krijohet numër shumë i madh njësish për t’u prezantuar. Në grafikonin e shtatë është paraqitur struktura e grupeve të institucioneve të ndara sipas statusit të tyre.

Grafikoni 7, Përfaqësimi i institucioneve në trajnime

Perfaqesimi i institucioneve ne trajnime gjate vitit 2010

Te tra jnuar 921 381 426 135 28

Perqindja 48.7 20.14 22.25 7.13 1.48

Ministri tëInsti tucionet e 

pavaruraKomunat

Ndërmarrjet publ ike

Shoqëria  civi le

Page 17: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

16

5 Trajnimet me bashkëpunim

IKAP-i ka bashkëpunuar me mbi dhjetë (10) organizata që implementojnë projekte në mbështetje të institucioneve të Kosovës. Në këto raporte bashkëpunimi janë përfshirë edhe organizatat përfituese. Bashkëpunimi me të gjitha këto organizata është limituar vetëm në komponentin e trajnimit. Koordinimi i aktiviteteve me disa organizata është formalizuar me anë të marrëveshjeve për mirëkuptim.

1. Programi i trajnimit “Hetimi e Korrupsionit”. Qëllimi i trajnimit është të përmirësojë

kapacitetet operative të institucioneve për luftimin e korrupsionit. Përfitues të këtij trajnimi ishin nëpunësit nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, Policia e Kosovës, Zyra e Prokurorit të Shtetit, Doganat e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Instituti Kosovar i Ombudspersonit, Zyra e Auditorit Gjeneral, Qendra e inteligjencës financiare, Komisioni rregullativ i prokurimit publik. IKAP-i ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me organizatën implementuese të “Projektit për përkrahje të institucioneve kundër korrupsionit” EU-AC. Ky projekt është financuar nga BE-ja dhe është menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë. Në këtë program janë trajnuar 21 nëpunës në dy module trajnimi, të cilat kanë zgjatur 10 ditë. Trajnimi ka filluar në muajin prill dhe ka vazhduar deri në korrik.

2. Programi i trajnimit “Ligji i UE-së dhe implementimi i tij”. Objektivat e programit janë: të njoftohen pjesëmarrësit me nocionet e përgjithshme të Ligjit Evropian dhe, së dyti, prezantimi i procedurave për vendimmarrje brenda Unionit Evropian, duke bërë një lidhje me procesin legjislativ kombëtar. Përfitues të këtij programi ishin 16 nëpunës nga Kuvendi i Kosovës dhe institucionet tjera. Ky program trajnimi është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Luksemburgut. Implementues ishte Instituti Evropian i Administratës Publike. Ky projekt përbëhej nga 4 seminare dy dhe treditore. Programi i trajnimit ka filluar në maj dhe ka vazhduar me modulet tjera deri në muajin dhjetor.

3. Trajnimi i Auditorëve të Brendshëm në Sektorin Publik. IKAP-i e ka mbështetur projektin ”Përkrahja e BE-së për Përmirësimin e Menaxhimit, Kontrollit dhe Llogaridhënies Publike në Kosovë” (EU PIFC) dhe Njësinë Qendrore Harmonizuese /Auditorë të Brendshëm në kuadër të MEF-it. Programi i trajnimit është implementuar nga Tribal HELM, CEF dhe CIPFA. Trajnimi ishte 10-ditor. Në këtë program janë trajnuar 108 auditorë nga të gjitha institucionet e Kosovës. Trajnimi është zhvilluar në muajin prill.

4. Programi i trajnimit për “Investimet e mëdha publike” PIP. Ky program trajnimi është realizuar në kuadër të projektit ”Përmirësimi i cilësisë së investimeve publike në Kosovë dhe përgatitja e terrenit për fondet e BE-së”. Palët e përfshira në projekt (IKAP, MEF (Departamenti i Buxhetit dhe Thesarit) dhe Projekti PIP –BE (EU-PIP) kanë punuar një draft të marrëveshjes (MIM), i cili megjithatë nuk është nënshkruar për faktin se janë bërë ndryshime të vazhdueshme në program. Projekti është financuar nga BE-ja dhe menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian. Objektivi i PIP-BE-së është të përmirësojë

Page 18: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

17

cilësinë e parashtresave të buxhetit dhe cilësinë e analizave të buxhetit të qeverisë qendrore të Kosovës dhe të katër komunave të Kosovës me theks të veçantë në përfituesit kryesorë të projektit. Në muajin maj është zhvilluar komponenti i parë trajnimi për trajnerë (TIT) me ç’rast 24 trajnerë të cilët janë të certifikuar në vitin 2007 janë involvuar në një trajnim rifreskues. Më pastaj këta trajnerë janë përdorur në trajnimin e stafit të institucioneve në nivel lokal dhe qendror.

5. Programi i trajnimit “Trajnimi dhe certifikimi i zyrtarëve të prokurimit publik”. Ky program trajnimi organizohet nga IKAP-i sipas Ligjit të prokurimit publik. Për të përmirësuar nivelin e trajnimit IKAP-i është mbështetur nga projekti ”Mbështetje të reformave të prokurimit publike”, cili financohet nga fondet e BE-së dhe është menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, ndërsa është implementuar nga konzorciumi i kryesuar nga PLANET. Përfitues të këtij projekti ishin institucionet e prokurimit publik në krye me Komisionin rregullativ të prokurimit publik (KRPP) dhe IKAP-i. Përgjegjësia e projektit në këtë aktivitet për vitin 2010 është punimi i moduleve të reja. Në këtë vit nga projekti janë 10 module të trajnimit. Komponent tjetër i këtij bashkëpunimi është edhe mbajtja e seancave të trajnimit të trajnerëve (TIT) për çdo modul të zhvilluar dhe të praktikuar për herën e parë.

6. Programi i trajnimit ”Apelimet (Përmirësimet) në Prokurimin Publik”. Përfitues të këtij trajnimi ishin 9 nëpunës të Organit shqyrtues të prokurimit publik. Trajnimi ishte 4-ditor dhe është zhvilluar në datat: 17 maj – 20 maj 2010. Programi i trajnimi është realizuar ne bashkëpunim më projektin ”Mbështetje te reformave te prokurimit publike” cili financohet nga fondet e BE dhe menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe i cili implementohet nga konzorciumi i kryesuar nga PLANET.

7. Programi i trajnimit “Udhëzime për instrumentin ndihmës për para-anëtarësim në Kosovë”. Ky program trajnimi është realizuar në kuadër të projektit të binjakëzimit “Mbështetje Ministrisë së Integrimit“. Projekti është financuar nga fondet e BE-së dhe menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian(ZNKE). Në kuadër të këtij programi janë trajnuar 61 nëpunës civilë, përgjegjës për projektet për IPA nga institucionet e Administratës Publike. Trajnimi ka pasur dy kurse, modulin e programimit dhe menaxhimin e ciklit të projekteve. Trajnimi ka filluar në prill dhe ka vazhduar edhe në gjashtëmujorin e dytë.

8. Programi i trajnimit për “Përgatitje për Provimin e jurisprudencës”. IKAP dhe Ministria e

Drejtësisë(MD) janë pajtuar qe te bëjnë organizmin. Programi është financuar nga UNDP ne kuadër te projektit “Sundimi e Ligjit” në Kosovë. Ne këtë program trajnimi kane marrë pjesë 64 kandidatë.

9. Projekti i UNDP-së “Kthimi i qëndrueshëm”. Përfitues të këtij projekti ishin katër komuna:

Peja, Klina, Istogu, Gjilani dhe dy ministri: Ministria e Kthimit dhe Ministria e Pushtetit Lokal. Qëllimi i projektit është fuqizimi i komunave të Kosovës për menaxhimin e kthimit të qëndrueshëm, me ç’rast ndër aktivitetet tjera është edhe trajnimi i zyrtarëve komunalë të përfshire në këtë proces. Në këtë projekt IKAP është palë e interesit dhe e mbështet UNDP-

Page 19: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

18

në në komponentin e trajnimit. Në kuadër të këtij projekti në IKAP janë zhvilluar dy seminare në të cilat janë trajnuar 13 pjesëmarrës.

10. Programi i trajnimit ”Zhvillimi i kapaciteteve të nëpunësve të qeverisjes lokale”. Ky program trajnimi është implementuar nga IKAP-i dhe Ministria e Pushtetit Lokal. Programi i trajnimit kishte 13 kurse të trajnimit. Qëllimi i programit ishte të mbështesë nëpunësit e komunave të reja të krijuara përgjatë procesit të decentralizimit. Programi është financuar nga UNDP në kuadër të projektit ”Mbështetje decentralizimit në Kosovë”. Në këtë program janë trajnuar 199 pjesëmarrës dhe janë realizuar 29 ditë trajnimesh.

11. Bashkëpunimi me Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) në Vushtrri. IKAP-i dhe QKSPEZH-ja kanë ndërtuar një linjë bashkëpunimi në shkëmbimin e eksperiencave në fushën e trajnimeve, seminareve, konferencave dhe hulumtimeve që organizohen në këto dy institucione. Gjatë këtij viti IKAP-i, me kapacitetet e rrjetit të trajnerëve, i ka organizuar dy kurse trajnimesh për personelin e QKSPEZH-së.

12. Programi i trajnimit në “Çështjet e integrimit evropian”. IKAP-i dhe instituti i trajnimit gjerman InWEnt kanë organizuar një program me seminare në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të nëpunësve të qeverisjes lokale në çështjet e integrimit evropian. Programi i trajnimit pritet të zhvillohet në gjashtëmujorin e dytë. Në këtë program trajnimi janë realizuar 35 dite trajnimesh dhe janë trajnuar 40 nëpunës civilë nga të gjitha komunat e Kosovës.

13. Projekti “Mbështetje qeverisjes lokale” (EULOG) Ky projekt këtë vit mbështet këto komuna: Gjakovën, Gjilanin, Mitrovicën, Obiliqin, Podujevën, Drenasin, Vitinë, Junikun, Hanin e Elezit dhe Mamushën. Qëllimi i projektit është përkrahja komunave të Kosovës për të zhvilluar reformën dhe ndërtimin e kapaciteteve në kontekst të procesit të decentralizimit, duke përfshirë përmirësimin e kompetencave menaxhuese, ofrimin e shërbimeve dhe dialogun me qytetarë në nivel lokal, të bazuar në standardet evropiane. Projekti ka vazhduar nga viti i kaluar. Në kuadër të këtij projekti IKAP-i ka statusin: Anëtar i komitetit drejtues. Projekti është financuar nga fondet e BE-së dhe është menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian. Projekti është implementuar nga organizata “VNG internacional”.

14. Bashkëpunimi me OSBE-në IKAP-i në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë ka organizuar kursin e trajnimit të avancuar ”Shkathtësitë për përkthim”. Trajnimi është zhvilluar në periudhën 30 nëntor – 17 dhjetor 2010. Në këtë kurs janë trajnuar 31 nëpunës civilë, që punojnë në resorët e përkthimit në shërbimin civil dhe administratën publike. Në total janë realizuar 30 ditë trajnimesh. Trajnimi është organizuar për dy grupe pjesëmarrësish. Dy grupet ishin të ndara në mënyrë të barabartë: 16 përkthyes për gjuhën serbe dhe 15 përkthyes për gjuhën angleze. Ne program janë trajtuar teknikat dhe shkathtësitë e përkthimit simultan. Në këtë program trajnimi janë angazhuar tre trajnerë: dy nga Kosova dhe një nga Belgjika.

Page 20: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

19

6 Ngritja e kapaciteteve të IKAP-it 6.1.1. Menaxhimi i burimeve njerëzore

IKAP-i në strukturën organizative ka 16 punëtorë dhe 20 pozicione të punës. Gjashtë nëpunës ushtrojnë nga dy pozita. Kjo ndodh për faktin se nga viti në vit janë bërë shkurtime të vendeve të punës. Tabela më poshtë paraqet kategoritë funksionale, nivelin e kualifikimit, strukturën etnike dhe gjinore të stafit të IKAP-it.

Numri total i stafit

Niveli i arsimimit Struktura Etnike Struktura gjinore

Kategoritë funksionale (Niveli)

Superior

I larte

I mesëm

Shqiptar Te tjerë M F Drejtues i larte

Drejtues

Profesional

Administrativ

16 3 9 4 15 1 9 7 1 2 9 4

6.1.2. Lëvizja e stafit

Gjatë vitit 2010, tre zyrtarë të IKAP-it: zhvilluesi i Programit për Buxhet e Financa, zyrtari i Prokurimit dhe zyrtari i lartë financiar kanë dhënë dorëheqje për shkak të ndërrimit të vendit të punës dhe kalimit në organizata tjera. Kjo lëvizje ka sjellë disa probleme dhe pengesa në aktivitetet ditore të IKAP-it, siç janë: aktivitetet trajnuese, ekzekutimi i pagesave, por edhe ato strategjike, për faktin se ata ishin punëtorë të konsoliduar, të cilët kishin përfituar nga shumë trajnime dhe përvoja e punës së gjatë në IKAP. Stafi i ri për pozitën e Zyrtarit të lart Financiar dhe për pozitën e Zhvilluesit të Programit për Buxhet dhe Financa është rekrutuar në muajin maj.

6.1.3. Trajnimi i stafit të IKAP-it

Trajnimi i stafit te IKAP-it ishte një objektiv, në të cilin IKAP-i ka shifra më të mira se në vitin e kaluar. Gjatë kësaj periudhe, përmes trajnimeve dhe vizitave studimore të organizuara nga IKAP-i, GTZ/ICON, ReSPA, në cilësinë e organizatave mbështetëse janë realizuar shumë trajnime, punëtori, seminare dhe vizita studimore. Po ashtu, gjatë këtij viti, stafi relevant i IKAP-it ishte i angazhuar në grupe të punës në të gjitha projektet e IKAP-it, siç ishin Plani strategjik, Vlerësimi i nevojave për trajnim, përpunimi i bazës ligjore, sistemi i operimit të brendshëm, si dhe sistemi i menaxhimit të cilësisë. Në këtë vit, stafi relevant i IKAP-it ka vijuar mesatarisht nga 62.40 orë trajnimesh në vit, shprehur në ditë, i bie që secili punëtor i ka vijuar 10.40 ditë trajnimesh në vit. Kjo shifër është një shifër solide duke pasur parasysh faktin se këtu nuk hyjnë të dhënat nga aktivitete në grupet e punës. Më poshtë është e prezantuar tabela e llojeve të trajnimeve, ditëve, numrit të vijuesve të trajnimeve dhe vizitave studimore që stafi i IKAP-it ka ndjekur gjatë vitit 2010.

Page 21: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

20

Titulli i trajnimit Ditë trajnimesh Pjesëmarrës

Trajnime menaxheriale 7 2 Trajnime profesionale 71 12 Trajnim për trajnerë 6 2 Vizita studimore 32 6

TOTALI 116 22 6.1.4. Menaxhimi Financiar në IKAP për vitin 2010

Instituti i Kosovës për Administratë Publike, aktivitetin ekonomiko– financiar të vitit 2010 e ka mbështetur në mjetet e ndara nga Buxheti i Republikës së Kosovës dhe nga mjetet e ndara nga UNDP-ja për implementimin e programit të trajnimit “Mbështetje decentralizimit në Kosove”. Përdorimi i fondit është bërë në bazë të Planit të punës dhe në përputhje me Udhëzimet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Tabela në vijim paraqet alokimet për vitin 2010 dhe realizimin e shpenzimeve sipas kategorive ekonomike:

Buxheti Pagesat Shpenzimi i mjeteve në % Paga dhe Mëditje 72,631.00€ 72,629.40€ 99.9 Mallra dhe Shërbime 88,190.00€ 85,244.20€ 96.7 Shpenzimet Komunale 6,500.00€ 4,465.73€ 68.8 TOTALI 167,321.00€ 162,339.33€ 97.0

Nga tabela shihet se përdorimi dhe realizimi i buxhetit të alokuar sipas kategorive ekonomike është realizuar në mënyrë të kënaqshme për të gjitha kategoritë ekonomike. Nga i tërë buxheti i ndarë për IKAP-in, 97% e mjeteve janë shfrytëzuar. Si rezultat i efikasitetit të shpenzimeve të buxhetit, në procesin e rishikimit të buxhetit nga MAP-ja dhe nga Qeveria, IKAP-it i është ndarë një shumë prej 15 000 euro. IKAP-i në fillim të vitit është përballuar me një vështirësi për ekzekutimin e pagesave për trajnerë nga Departamenti i thesarit në MEF. Kjo bllokadë është tejkaluar në muajin ...., me një vendim të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës. Vendimi, përveç që e ka zhbllokuar situatën, ai ka rregulluar pagesat e trajnerëve, duke përfshirë edhe pagesat për nëpunësit civilë.

6.2.1 Marrëdhëniet me partnerë – donatorët

Gjatë viti 2010, IKAP-i ka përfituar një mbështetje nga katër donatorë. Suksesi i këtij përfitimi i dedikohet orientimit strategjik të IKAP-it, punës së madhe që ka bërë stafi i IKAP-it në përgatitjen e termave të referencës për këto projekte, si dhe një interesimi dhe mirëkuptimi të përgjithshëm që donatorët kanë shprehur për administratën publike, por edhe për vetë IKAP-in. Bashkëpunimi me donatorët e IKAP-it gjatë vitit 2010 prezantohet sipas veprimit në kohë.

Page 22: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

21

CDF

Organizata CBF e ka mbështetur ngritjen e kapaciteteve menaxheriale të IKAP-it. Ky projekt kishte filluar në vitin 2009 dhe ka vazhduar edhe gjatë vitit 2010. Përmes këtij projekti është bërë Vlerësimi i Nevojave për Trajnim (VNT) për nëpunësit civilë të nivelit qendror. Ky vlerësim ka rezultuar me nxjerrjen e raportit për nevojat për trajnim të nëpunësve civilë dhe punimin e planit të trajnimit për vitin 2010 bazuar nga gjetjet dhe rekomandimet e këtij raporti.

DIFID-FRIDOM

Organizata britanike DIFID-FRIDOM e ka mbështetur IKAP-in në hartimin e Planit Strategjik 2010-2014, i cili është miratuar më 29 shtator 2010 nga Qeveria e Kosovës. Përveç kësaj, ky projekt ka mbështetur edhe publikimin e Katalogut të Trajnimeve dhe Planit Kalendarik të Trajnimeve të IKAP-it për vitin 2010. DIFID-FRIDOM gjatë këtij vitit ka punuar në njërin nga projektet më të mëdha në Administratën Publike të Kosovës, të emërtuar si Rishikimi horizontal dhe vertikal i institucioneve të nivelit qendror.

GTZ

Organizata gjermane GTZ e ka mbështetur IKAP-in përmes projektit “Mbështetje IKAP-it 2010-2011”. Ky projekt është financuar nga organizata gjermane GTZ-se në kuadër të projektit të saj ”Reforma Ligjore në Kosovë”, projekti “Mbështetje IKAP-it” ka trajtuar tre komponentë:

1. Bazën ligjore të IKAP-it; 2. Sistemin e operimit të brendshëm; 3. Sistemin e menaxhimit te cilësisë.

Për të gjitha këta komponentë, janë formuar tri grupe punues, kryesisht nga nëpunës të IKAP-it dhe të MAP-së. Projekti është implementuar nga organizata gjermane ICON. Në kuadër të aplikimit të sistemit të menaxhimit të cilësisë është përdorur Korniza e Përbashkët e Vetëvlerësimit (Common Assesment Framework –CAF). Nga procesi i vetëvlerësimit është hartuar Plani i Përmirësimit, i cili ka për qellim të identifikojë të gjitha mangësitë menaxheriale dhe operative të IKAP-it dhe planifikimin e veprimeve për t’i plotësuar këto mangësi me qellim të ngritjes së cilësisë së punës dhe shërbimeve të IKAP-it.

UNDP

IKAP-i ka përfituar një donacion në vlerë prej 24,240€ nga UNDP-ja në kuadër të projektit ”Mbështetje decentralizimit në Kosove”. Me këto mjete është organizuar “Programi i trajnimit në mbështetje të komunave të reja”. Në kuadër të këtij projekti, në vitin 2011 do të zhvillohet edhe një konferencë për rolin e trajnimeve në zhvillimin administratës publike. Ky projekt do të vazhdojë edhe në vitin 2011.

Page 23: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

22

7 Përfundimi

Veprimtaria e IKAP-it gjatë vitit 2010 ishte në funksion të rritjes së kompetencës së nëpunësve civilë, si dhe të përmirësimit të drejtimit strategjik dhe operacional të vetë IKAP-it. Programet dhe kurset e trajnimit ishin në përputhshmëri me proceset e Reformës së Administratës Publike dhe proceset e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Bazuar në shifrat e trajnimeve, treguesit sasiorë dhe cilësorë të parashikuar të trajnimit: ditë trajnimi, pjesëmarrës, pjesëmarrje, certifikimi dhe certifikatat e ndara, përfaqësimi i institucioneve, struktura e pjesëmarrësve, vlerësimi i kënaqshmërisë janë përmbushur në përmasa të larta, ndërsa në disa nga këto, të dhënat tregojnë se këta tregues edhe janë tejkaluar Në trajnimet e IKAP-it janë përfshirë nëpunësit nga të gjitha institucionet e administratës publike, të nivelit qendror dhe lokal, duke përfshirë edhe komunat e reja të dala nga procesi i decentralizimit. IKAP-i ka vazhduar bashkëpunimin me institucionet vendore për qellim të informimit më të mirë dhe të përfshirjes sa më të gjerë në trajnime të nëpunësve nga shërbimi civil. Një bashkëpunim i veçuar është zhvilluar me Agjencinë për Integrime Evropiane, tash MIE, për ndërtimin dhe realizimin e programit të trajnimit për fushën e BE-së. IKAP-i, në këtë vit ka bashkëpunuar me mbi dhjetë organizata, të cilat janë duke implementuar “Projekte në mbështetje të institucioneve të Kosovës”. Bashkëpunimi me këto projekte ishte në funksion të asaj që rezultatet dhe suksesi i këtyre projekteve të jenë më të larta dhe me të qëndrueshme. Bashkëpunimi është shtrirë kryesisht në komponentin e trajnimit. Për t’iu përgjigjur sfidave në rritje, IKAP-i në këtë vit ka punuar Planin strategjik 2010-214 dhe ka ndërmarrë një varg nismash për plotësimin e bazës ligjore dhe përmirësimin e organizimit të brendshëm, si dhe ngritjen e sistemit të menaxhimit të cilësisë. Këto projekte vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm. Në punimin e dokumenteve strategjike dhe në hartimin e projekteve për të ardhmen janë shfrytëzuar përvojat nga e kaluara dhe përvojat e ekspertëve nga organizatat që kanë mbështetur IKAP-in. Gjatë vitit 2010, veprimtaria e IKAP-it është mbështetur nga buxheti i Kosovës dhe nga një grant me vlerë prej 24 000 euro, i fituar nga UNDP-ja. Pjesa e parë e këtij granti është shpenzuar në këtë vit, ndërsa pjesa e dytë do të shpenzohet në vitin e ardhshëm. Të gjitha këto të arritura dhe fakti se këto projekte janë duke u realizuar përmes fondeve të jashtme, tregon se IKAP-i vijon të zhvillohet dhe konsolidohet si një institucion serioz dhe i përkushtuar për t’i rritur vlerat e tij, vlerat e shërbimit civil dhe vlerat e administratës publike të Kosovës.

Page 24: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

23

8 Shtojcat Shtojca 1. Lista e trajnerëve të angazhuar gjatë vitit 2008

Nr Emri dhe mbiemri Fushat e trajnimit Trajner i IKAP-it

Trajner i brendshë

m (nëpunës

civil)

Trajner i jashtëm

(jo-nëpunës

civil)

Tra. jashtë

Kosove

1 Skender Berisha Menaxhment i përgjithshëm +

2 Ardiana Gashi Menaxhment i përgjithshëm + 3 Thomas Maier Menaxhment i përgjithshëm + 4 Nita Kusari Administratë e përgjithshme + 5 Valon Murtezaj Administratë e përgjithshme +

6 Muhamet Hamiti Administratë e përgjithshme +

7 Kushtrim Islami Burime njerëzore +

8 Vehbi Ramaj Burime njerëzore +

9 Behram Abazi Buxhet dhe financa + +

10 Basri Dedinca Buxhet dhe financa + +

11 Skender Azemi Buxhet dhe financa + +

12 Ymer Dregusha

Buxhet dhe financa + +

13 Sami Uka Buxhet dhe financa + +

14 Ilaz Duli Buxhet dhe financa + +

15 Sanije Kelmendi Buxhet dhe financa + +

16 Ilmi Bajrami Buxhet dhe financa + +

17 Agim Sheqiri Buxhet dhe financa + +

18 Bekim Pireva Buxhet dhe financa + +

19 Sabrije Bullatovci Buxhet dhe financa + +

20 Nexhat Shabani Buxhet dhe financa + +

21 Naxhije Sadiku Buxhet dhe financa + +

22 Bekim Gojani Buxhet dhe financa + +

23 Myrvete Gërguri Buxhet dhe financa + +

24 Drita Gjonbalaj Buxhet dhe financa + +

25 Enver Durmishi Buxhet dhe financa + +

26 Fekë Sadikaj Buxhet dhe financa + +

27 Nexhat Shabani Buxhet dhe financa + +

Page 25: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

24

28 Xhelil Bekteshi Çështje komunale +

29 Aferdita Strellci Çështje komunale +

30 Agron Maxhuni Çështje komunale +

31 Afrim Krasniqi Çështje komunale +

32 Rozafa Ukimeraj Çështje komunale +

33 Nebojsha Azdejkovic Çështje komunale + +

34 Agim Salihu Çështje komunale +

35 Avni Nebiu Çështje komunale +

36 Bojana Gudzic Çështje komunale +

37 Elda Baguca Çështje komunale +

38 Emira Mitrushi Çështje komunale +

39 Arsim Avdijaj Çështje komunale +

40 Valbon Mulaj Çështje komunale + +

41 Rexhep Pllana Teknologji Informative + +

42 Xhevdet Pllana Teknologji Informative +

43 Nol Zekolli Teknologji Informative +

44 Kujtim Skenderi Teknologji Informative +

45 Blerim Rexha Teknologji Informative +

46 Sadik Haxhiu Legjislacion + +

47 Flamur Mrasori Legjislacion +

48 Belul Beqa Legjislacion +

49 Ali Latifi Legjislacion +

50 Kevin Prigmore Menaxhment i përgjithshëm +

51 Ann Hyde Menaxhment i përgjithshëm +

52 Satiraq Gunga Menaxhment i përgjithshëm +

53 Helen Binys Menaxhment i përgjithshëm +

54 Iva Skenderi Administratë e përgjithshme +

55 Shykrane Gërmizaj Administratë e përgjithshme +

56 Erik Hertog Administratë e përgjithshme +

57 James Corcoran Buxhet dhe financa +

Page 26: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

25

58 Sally houstoun

Buxhet dhe financa +

59 Peter Reay, Legjislacion +

60 Ken Washington Legjislacion +

61 Adem Vokshi Legjislacion +

62 Ruzhdi Berisha Legjislacion +

63 Reshat Millaku Legjislacion +

64 Vjosa Nimani Zylfiu Legjislacion +

65 Valdete Daka Legjislacion +

66 Xahvit Shala Legjislacion +

67 Remzije Istrefi Legjislacion +

68 Kujtim Kerveshi Legjislacion +

69 Peter Goldschmidt Bashkim Evropian +

70 Sofia Papoutsi Bashkim Evropian

71 Arsim Avdijaj Bashkim Evropian +

72 Tomasz Kramer Bashkim Evropian +

73 Carla Botelho Bashkim Evropian +

74 Nadja Long Bashkim Evropian +

75 Katerina Marina Kyrieri

Bashkim Evropian +

76 Diego Ramirez Bashkim Evropian +

77 Cardenas Diaz Bashkim Evropian +

78 Kristine Drevina Bashkim Evropian +

79 Peter Goldschmidt Bashkim Evropian +

80 Rexhep Bllaca Bashkim Evropian + +

81 Ivona Kravot Bashkim Evropian +

82 Alina Domaradzka Bashkim Evropian +

83 Cosimo Monda Bashkim Evropian +

84 Dr. Michael Burich Bashkim Evropian +

85 Peter Heil Bashkim Evropian +

86 Gjithsej 24/11 18/12 40/9 26 Shënimet: 24 janë trajnerë të IKAP, 18 ishin trajnerë të brendshëm, 40 trajnerë janë ekspertë/trajnerë, që vijnë nga Kosova dhe nuk punojnë në shërbimin civil, dhe 26 vinin nga vendet e huaja.

Page 27: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

26

Shtojca 2. . Pjesëmarrja në trajnime nga ZKK,KK,ZKM dhe ministritë

Nr Institucionet MP AP BNJ BF LEGJ IT BE Gjithsej

1 ZPK 0 1 1 22 10 0 0 24 2 KK 0 15 3 5 0 0 7 30 3 ZKM 0 11 1 4 2 0 0 18 4 MAP 4 16 18 32 3 0 9 82 5 MAPL 0 3 2 5 3 0 33 46 6 MASHT 0 3 16 12 4 4 2 41 7 MPBZHR 2 4 6 11 3 0 1 27 8 MD 0 2 71 5 6 0 3 77 9 MEF 3 14 4 42 5 21 4 93 10 MEM 2 5 1 7 4 15 4 38 11 MFSK 1 3 3 10 3 0 1 21 12 MIE 0 3 24 1 0 0 1 29 13 MKK 0 0 10 7 2 0 1 20 14 MKRS 0 1 3 6 3 0 2 15 15 MMPH 1 6 15 12 4 0 4 42 16 MPB 0 44 6 35 1 9 3 98 17 MPJ 0 3 4 3 1 4 1 16 18 MMPS 2 8 31 14 4 1 1 61 19 MSH 0 5 14 65 2 5 3 94 20 MTI 0 0 14 9 3 0 0 26 21 MTPT 0 1 6 6 3 2 2 20 Gjithsej 15 148 253 313 56 54 82 921

Shtojca 2.1. Pjesëmarrja në institucionet dhe agjencitë e pavarura

Nr Institucionet e pavarura MP BNJ AP LEGJ BF IT BE Gjithsej

1 AKkK- 3 3 9 2 7 24 2 AIE 5 5 3 AKI 1 1 4 AACK 1 1 5 AKP 1 3 2 3 2 11 6 AKP 2 4 7 13

7 APP 11 11

8 ART 2 2 9 ASHAK 1 1

Page 28: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

27

10 BQK 2 2 11 GJKK 7 7 12 IGJK 2 2 13 KKTK 1 1 14 KGJK 3 2 5 15 KKK 1 1 16 KNJ 3 1 4 17 KPM 2 2 4 18 KPMK 1 3 2 2 8 19 KPMM 1 3 4 4 12 20 KQZ 4 12 3 4 12 35 2 KRPP 28 28

22 KOSTT 23 OSHP 16 9 25 24 ZRRE 25 QIF 1 2 3 26 SKGJK 5 9 14 27 SKQZ 5 5 28 UP 7 7 29 ZAP 1 4 32 2 7 46 30 ZRRE 1 1 20 ZAvP 1 1 21 Omb 2 2 22 SHD 2 2 23 ZRRUM 5 1 6 24 AKK- 2 12 4 18 25 ABGJ 3 3 26 AIE 5 5 27 AKI 1 1 28 ART 2 2 29 ATK 2 3 5 30 ESK 1 1 31 PK 32 2 34 32 QIF 1 2 3 33 SKGJK 5 9 14 34 SKQZ 5 5 35 Gjithsej 49 130 314 148 290 64 354

Page 29: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

28

Shtojca 2.3. Pjesëmarrja në trajnim nga kompanitë publike

Nr Ndërmarrja publike MP BNJ AP LEGJ BF IT BE Gjithsej

1 ANP 2

2 Eximkos 2 3 PTK 8 4 KEK 26 5 Hekurudhat 2 6 Hortikultura 2 7 Ngrohtorja 4 8 KRUP 48 9 KDMK 1

10 NPB-Prishtina 3 12 KOST 4 13 Trepça 7 14 RTK 8 15 Lotaria e Kosovës 2 16 Trafiku urban 5 17 Tregu 1 18 Np Iber Lepenci 3

Gjithsej 135 Shtojca 2.4. Pjesëmarrja ne trajnim nga shoqëria civile

Nr Institucionet tjera MP BNJ AP LEGJ BF IT Gjithsej

1 CDF 2 2 Develop Together 1 3 SHMK Energy 1 4 Proj. Fondi global 4 5 HPAI Projekt 2 6 OJQ Humanikos 3 7 KMDLNJ 1 8 SH Kompozitor.Kos 2 9 Mercy Corps 2

10 OJQ Mileniumi i ri 1 11 SHBH “N. Terezë 3 12 QAK 1

Page 30: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

29

13 SBASHK 1 14 UNDP 2

Gjithsej 28 Shtojca 2.5. Pjesëmarrja në trajnim nga komunat

Nr Komuna Buxhet dhe financa Teknologji informative

Çështje komunale Gjithsej

1 Deçani 8 4 4 16 2 Dragashi 4 4 1 9 3 Ferizaj 4 2 1 7 4 F. Kosova 4 7 0 11 5 Drenas 5 0 1 6 6 Gjakovë 5 5 1 11 7 Gjilan 11 3 4 18 8 Istog 4 3 1 8 9 Kaçanik 4 1 1 6

10 Kamenicë 4 4 4 12 11 Klina 4 1 1 6 12 Lypjan 4 2 4 10 13 Malishevë 6 0 1 7 14 Mitrovicë 5 3 43 51 15 Novobërdë 3 2 2 7 16 Obiliq 4 6 16 26 17 Pejë 6 3 1 10 18 Podujevë 6 8 1 15 19 Prishtinë 7 2 13 22 20 Prizren 6 3 1 10 21 Rahovec 6 4 1 11 22 Skenderaj 6 3 1 10 23 Suhareka 4 2 1 7 24 Shtërpcë 4 1 14 19 25 Shtime 4 7 0 11 26 Viti 3 4 3 10 27 Vushtrri 5 4 1 10 28 Leposaviq 0 0 2 2 29 Z. Potok 0 0 3 3 30 Zveçan 0 1 2 3 31 Mamushë 2 2 0 4 32 H.i Elezit 2 2 2 6

Page 31: Raport i punës për vitin 2010 lekturuar...Në këto kurse janë trajnuar 63 pjesëmarrës nga Administrata qendrore dhe komunat. Mbështetje për komunat e reja IKAP-i në këtë

Instituti i Kosovës për Administratë Publike - Raport i punës për vitin 2010 _________________________________________________________________________________

_____________________________________________________________________________________ Instituti i Kosovës për Administratë Publike

Rruga Mujë Krasniqi p.n, Prishtinë,Kosovë www.ks-gov.net/ikap

30

33 Juniku 4 2 0 6 34 Graçanicë 1 2 4 7 35 Kllokot 3 3 18 24 36 Partesh 2 0 11 13 37 Ranilluk 3 4 5 12 00 Gjithsej 153 104 169 426

153 104 169 426