49
1 RAPORTI PËRFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR AKREDITIMIN PERIODIK TË PROGRAMIT TË STUDIMIT MASTER Shkencor, Ekonomi dhe Manaxhimi OFRUAR NGA “ UNIKZKM TIRANE” Ekspertët e vlerësimit të jashtëm: 1. Prof. Dr. Prof.Dr Shyqyri LLACI Tiranë, Dhjetor 2014

RAPORTI PËRFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... MSc Ekonomi Dhe... · 3. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

1

RAPORTI PËRFUNDIMTAR

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM

PËR AKREDITIMIN PERIODIK

TË PROGRAMIT TË STUDIMIT

MASTER Shkencor, në Ekonomi dhe Manaxhimi

OFRUAR NGA “ UNIKZKM TIRANE”

Ekspertët e vlerësimit të jashtëm:

1. Prof. Dr. Prof.Dr Shyqyri LLACI

Tiranë, Dhjetor 2014

2

Tabela e lëndës

Tabela e lëndës

HYRJE

Përbërja e GVJ

Parimet e Punës së GVJ

1. Misioni dhe objektivat e programit të studimit

1.1Misioni i UNYT

1.2 Qëllimet dhe Objektivat e Programit të Studimit

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. ..............

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. .... Error! Bookmark not defined.Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

2. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron. .....................................

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore

3. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve

4. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

3

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

5. Programi i studimit, organizimi i tij

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi

6. Mësimdhënia

7. Studentët

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT

8. Kërkimi shkencor

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij

4

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij

9. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

5

SHKURTIME

UZKM Universiteti Katolik Zoja e Këshillit te Mire, Tirane

MSHEM Master i shkencave në Ekonomi dhe Manaxhim

APAAL Agjencia Publike e Akredimit të Arsimit të Lartë

MAS Ministria e Arsimit dhe Spoteve

SWOT (Strength, Weakness, Opportunities, Threats)

(Pikat e Forta, Pikat e Dobëta, Oportunitet dhe Kërcënimet)

GVB Grupi i Vlerësimit të Brendshëm

RVB Raporti i Vlerësimit të Brendshëm

EVJ Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm

RVJ Raporti i Vlerësimit të Jashtëm

PAE Personel Akademik Efektiv

PAK Personel Akademik me Kontratë

NJSBC Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

6

HYRJE

Eksperti i vlerësimit të Jashtëm (EVJ) u kontraktua nga Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë për të bërë vlerësimin e jashtëm programor në Universitetin Katolik ZKM në Tiranë për Programet e studimit Master Shkencor në “Ekonomi dhe Manaxhim”. Qëllimi i këtij procesi të vlerësimit të jashtëm është ofrimi i një mendimi të pavarur për shkallën, në të cilën institucioni në fjalë është i përgatitur dhe i angazhuar të përmbushë me efektivitet dhe përgjegjshmëri kërkesat dhe standardet akademike të diplomave që do të lëshojë. Për të arritur në këtë gjykim, EVJ u mbështet në dokumentacione, vizita nëmjedise universitare dhe kontakte si vijon:

Shqyrtimi i Raporteve të Vlerësimit të Brendshëm, në dokumentacionin bazë mbi të cilin ngrihet veprimtaria e Universitetit (statuti, rregullorja, etj.),

Dosjen e programit të studimit, tre regjistrat bazë të përcaktuar nga udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH),

Dokumentacionin e zyrës së burimeve njerëzore, etj.

Kontaktimi dhe bisedat me me Zv. Rektorin, Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Sekretarin e përgjthshëm të universitetit, Koordinatorin e programit të studimit, anëtarë të stafit akademik, studentët, punonjësit e zyrës së personeli, studentë të masterit shkencor MSHEM punonjësit e sekretarisë mësimore, etj.

Vizita në mjediset e Universitetit, përfshirë bibliotekën, sallat e kompjuterëve dhe laboratorët.

Vlerësimi i programeve të studimit u fokusua në analizën e programeve të studimit, në shqyrtimin e sillabuseve: vendosjen e objektivave të të mësuarit, kompetencat që synohen të fitohen, rrugët nëpërmjet të cilave fitohen (metodat e mësimdhënies), literaturën bazë dhe atë plotësuese, mënyrat e vlerësimit të dijeve, përcaktimin e krediteve, kompetencën e stafit pedagogjik, etj.

Universiteti Katolik ZKM në Tiranë e ushtron aktivitetin e tij bazuar në Ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjin Nr.10307, datë 22.07.2010 si dhe të akteve të tjera nënligjore mbi arsimin e lartë, Statutin e Universitetit, Rregulloren bazë të tij dhe të akteve të tjera rregullatore të institucionit.

Universiteti Katolik ZKM është institucion joshtetëror, jo fitimprurës, i Arsimit të lartë me karakter mësimor e shkencor, i ngritur nga Fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë”. Universiteti është hapur me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 567 datë 27/05/2004, dhe funksion në bazë të Ligjit Nr. 8461 (25.02.1999) "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", Neni 1 [që u zëvendësua me Ligjin Nr. 9741 (21.05.2007). Universiteti Katolik ZKM ka tre fakultete; Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike, Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Farmacisë. Ai ofron programe studimi për të tre ciklet e studimit si dhe realizon kërkim shkencor, bazë dhe të aplikuar, me anë të njësive përbërëse kryesore, bazë dhe ndihmëse.

Masteri i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim” është hapur si program i studimit i ciklit të dytë, bazuar në Vendimin e Senatit Akademik Nr. 148/11 Prot. datë 27.10.2011 të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në Urdhërin Nr. 39 datë 01.02.2013 “Për Hapjen e programit të Ri të Studimit të Ciklit të Dytë që Përfundon me Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Manaxhim” të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë””, si dhe në Urdhrin Nr. 363 datë 04.09.2013 “Për një Ndryshim në Urdhrin Nr. 39 Datë 01.02.2013 “Për Hapjen e programit të Ri të Studimit të Ciklit të Dytë që Përfundon me Master i

7

Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim” të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë””, të Ministrisë së Arsimi dhe Shkencës, Republika e Shqipërise.

Programi i Studimit është realizuar nga Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike, Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” dhe nga Universiteti i Studimeve “Aldo Moro” i Barit, sipasmarrëveshjes së bashkëpunimit respektiv. Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë e përbashkët studimi nga Universiteti i Studimeve Aldo Moro i Barit, si dhe nga Universiteti Katolik “Zoja e Keshillit të Mirë”. Në përfundim, me marjen e diplomës, studentëve u jepet titulli Master i Shkencave në “Ekonomi dhe Manaxhim”, per Republikën e Shqipërisë, dhe Doktor Magistral në “Ekonomi dhe Manaxhim” per Republikën e Italisë.

Ky program ka për qëllim që nëpërmjet përgatitjes teoriko – praktike gjatë periudhës 2 vjeçare t’u krijojnë mundësi studentëve të integrohen në tregun e punës në vend e në rajon me një përgatitje të lartë shkencore dhe profesionale.

8

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ

1. Prof. Dr. Shyqyri Llaci

Parimet e Punës së GVJ

Burimi parësor i informacionit për Ekspertin e jashtëm ishin Raportet e Vetëvlerësimit, të hartuar në muajin Tetor-Nentor 2014 nga vetë institucioni. Raportet sigurojnë një pamje të detajuar të sistemeve dhe mekanizmave që ka ngritur UZKM për të përmbushur objektivat e veta si dhe për të arritur efektivitetin e procedurave të tij për manaxhimin e cilësisë dhe standardeve. Universiteti, po ashtu, vuri në dispozicion të ekspertit të jashtëm dhe specialistit të APAAL një numër dokumentesh shtesë si dhe u administruan Rezultatet e Pyetësorëve të studentëve.

Për realizimin e këtij vlerësimi, grupi i punës (Ekperti i Jashtëm dhe specialsiti i APAAL), u mbështet kryesisht tek kërkesat e parashkruara nga Ligji Nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Udhëzimi Nr. 15, datë 4.4.2008 “Për organizmin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, Udhëzimi Nr. 30, datë 28.07.2008 “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacioni që duhet të paraqesë subjekti juridik për hapjen e një institucioni privat të arsimit të lartë ose programeve të studimit, në ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve si dhe programeve të studimeve “Master i Shkencave”. Të gjitha këto materiale u vunë në dispozicion nga APAAL.

Në takimin e parë të tij, pasi ishte njohur në mënyrë individuale me këto materiale, eksperti i jashtëm diskutoi hollësisht mbi Raportet e Vetëvlerësimit dhe, i ndihmuar nga stafi i APAAL, hartoi një program takimesh që do të realizoheshin gjatë vizitave në Universitetin Katolik ZKM.

EVJ, së bashku me specialitene agjencisë së APAAL, vizitoi Universitetin sipas axhendes së përgatitur dhe të njoftuar paraprakisht universitetin në mënyrë që të krijoheshin te gjitha lehtësitë e nevojshme në muajin dhjetor 2014. GVJ zhvilloi diskutime me Zv. Rektorin, stafin akademik të Departamentit si dhe me pedagogë të veçantë. Një pjesë e takimeve u realizua online (si psh me dekanin e fakultetit tëEkonomsë, me përgjegjësin e programit në Universitetin Italian partner, dhe me dy anëtarë të stafit italian, pasi vec drejtuesve të lartë, stafi tjetër pedagogjik ishte me part time). Takime gjatë ditës sëviztitës u bënë me znj. Valbona Dudi, pedagoge dhe kordinatore e Fakutetit të Shkencave Ekonomike dhe Politike. Ekipi u ndal në detaje të funksionimit të Sekretarisë Mësimore si dhe në detaje të administrimit të jetës së universitetit. Gjithashtu, u vizituan lehtësitë për studentët si sallat e internetit dhe të kompjuterave, biblioteka, mjediset e studimeve, etj. U zhvilluan bashkëbisedime me një grup studentësh dhe u administrua një pyetësor (sipas modelit të APAAL). Informacioni dhe të dhënat që përmban ky raport bazohen në burimet e sipërpërmendura dokumentare, në takimet e zhvilluara, si dhe në materialet e ndryshme që iu vunë në dispozicion ekipit tonë sipas kërkesave, dhe me gadishsmëri të plotë për të dhenë dokumentacionin e duhur, cka ndihmoi per të pasur informacion dhe dokumetacion tëmjaftushëm për përpilimin efikas të këtij raporti.

9

1. Misioni dhe objektivat e programit të studimit

1.1 Misioni i UZKM

Bazuar në RVB, Misioni i UNIKZKM është t'u ofrojë studentëve mundësinë për të fituar një diplomë universitare në nivelin Bachelor, Master apo doktoraturë në një numër specializimesh akademike dhe profesionale, të cilët do t'u japin atyre njohuritë, aftësitë dhe besimin e nevojshëm për të patur sukses në një mjedis pune të ndryshëm, kombëtar e ndërkombëtar dhe t'i përgatisë ata për jetën si qytetarë të aftë të komunitetit global. UNIKZKM bashkërendon arsimin liberal me atë të aplikuar dhe të orientuar drejt ekonomisë së tregut dhe ve theks në zhvillimin e vashdueshëm të tij si një institucion kërkimor.

UNIKZKM angazhohet me seriozitet në zhvillimin intelektual, krijues dhe personal të studenteve të tij dhe beson se rezultatet e mësimit duhet të përfshijnë:

1. Përvetësimin e aftësive të mira në komunikimin verbal dhe me shkrim të gjuhës italiane.

2. Zhvillimin e aftësive të mendimit analitik, sintetik dhe kritik.

3. Të kuptuarit e metodave bazë të kërkimit, duke përfshirë aftësinë për të përcaktuar, vlerësuar dhe sintetizuar informacione dhe të dhëna.

4. Njohjen e kulturave dhe të shoqërive perëndimore.

5. Ndjeshmërinë ndaj problemeve sociale dhe diversitetit kulturor e etnik.

6. Vlerësimin për shprehjen dhe kulturën krijuese.

7. Të kuptuarit e problemeve ndërkombëtare dhe arritjen e një perspektive globale.

8. Zhvillimin e marrëdhënieve të shëndosha ndërpersonale dhe sociale.

9. Ndërgjegjësimin për mundësitë profesionale dhe të kuptuarit e etikës dhe përgjegjësive profesionale.

10. Vlerësimin e trashëgimisë dhe kulturës shqiptare.

10

1.2 Qëllimet dhe Objektivat e Programit të Studimit

Bazuar në RVB, Masteri i Shkencave në Ekonomi dhe Manaxhim”, është projektuar për të ofruar një formim të specializuar që të përgatisë figura profesionale të afta për të mbuluar me sukses role drejtuese dhe manaxhuese në sektorin publik dhe privat, brenda dhe jashtë vendit. Me anë të këtij programi, Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike, UNIKZKM përmbush ciklin e plotë të tij, duke ofruar në këtë mënyrë diploma të nivelit të parë (bachelor) në “Ekonomi Ndërmarrjeje”, Diplomën e Nivelit të Dytë (Masterin në “Ekonomi dhe Manaxhim”) krahas Masterave të tjera profesionale dhe shkencorë të ofruara në vitet e mëparshme nga ky fakultet, si: “Masteri Profesional në Menaxhim Risku dhe Menaxhim Financiar në bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës, Masteri i Nivelit të Dytë në Organizim dhedrejtim i Institucioneve Shëndetësore në bashkëpunim me Universitetin Katolika të Milanos, dhe si finalizimi me hapjen në vitin akademik 2013-2014 të ciklit të tretë të Studimeve, Doktoraturën në “Statistikë”. Ashtu si dhe Diploma e Nivelit të Parë të ofruar nga ky Fakultet, Masteri MSHEM realizohet bashkarisht me Universitetin “Aldo Moro” ( Bari) dhe me finalizimin në diploma të përbashkëta mes dy Universiteteve.

MSHEM është projektuar duke synuar tregun shqiptar me specalistë adekuatë me formimin e duhur për realitetin e biznesit shqiptar mbi bazën e eksperiencës së sjellë nga profesorati italian i përzgjedhur. Në këtë kontekst, programi i MSHEM është hartuar dhe në përputhje me misionin dhe qëllimin e Universitetit, me përpjekje serioze për kontributin e vet cilësinë e arsimit të lartë shqiptar, në edukimin me integritet etik dhe profesional të specialistëve si edhe në zhvillimet e sotme në fushat e kërkimit shkencor. Të gjitha këto përpjekje kanë një emërues të përbashkët: përgatitjen e specialistëve në gjendje për të kontribuar në zhvillimet e vendit.

Këtë program, mund ta ndjekin kandidatët që kanë fituar një diplomë të Nivelit Bachelor ose Diplomë të integruar të Nivelit të Dytë në Ekonomi, Shkenca Juridike, Shkenca Politike;

Programi synon që në përfundim të ciklit të dytë të studimit, të diplomuaritt jenë në gjendje:

Të kuptojnë strukturën dhe karateristikat e sektorit ekonomik shqiptar, duke evidentuar pikat kritike të manaxhimit dhe duke ofruar ekspertizën e tyre për të përmirësuar pozitivisht dhe me efektivitet gjendjen..

Të përdorin aftësinë e manaxheriale të ndihmuar nga situatat analoge të studjuara në procesin mësimor në formën e rasteve të studimit si dhe përvojat e marra gjatë këtij programi studimi..

Të ndihmojë politik-bërësit për të hartuar dhe zbatuar politika ekonomike efikase në kontekstin rajonal, të aftë për të marrë parasysh përputhshmërinë e konteksteve ekonomike, institucionale dhe kulturore të rajoneve të ndryshme lokale.

Të orientohem dhe të operojnë në sektorin privat dhe publik, të mirëpërgatitur mbi specifikat e sektorit ekonomik, dhe në rastet e nevojshme, të mund të dallojnë ndryshimet e manaxhimit ndërmjet këtyre dy sektorëve me vecoritë kritike të tyre.

Të zotërojnë aftësi për të përdorur në mënyrë të rrjedhshme, në formën e shkruar dhe të folur, krahas gjuhës shqipe, dhe dy gjuhë të huaja, Italishten dhe Anglishten, sidomos përsa i përket termave profesionale dhe fushave specifike të ekonomisë dhe biznesit.

Më këtë tërësi synimesh, ky program studimi,, u jep mundësinë të diplomuarve t hyjnë në një spektër të gjerë në tregun e punës. Programi përgatit manaxherë të firmave private dhe institucioneve publike,

11

specialis të që njohin mirë ekonominë, analistë të tregut, konsulenët në fushën ekonomike dhe profesionistë të lirë.

Organizimi dhe përmbajtja e Masterit është në përputhje të plotë me objektivat dhe strategjinë afatgjatë të Universitetit, për hapjen e programeve të studimi master dhe postmastër. Kurrikulat e kursit të studimit janë ndërtuar mbi bazën e Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve (ETCS) në përputhje të plotë dhe me Statutin e Universitetit dhe me Legjislacionin Shqiptar ne Fuqi. Emërtimi i kursit të studimit është i njëjtë me emërtimet e sistemit universitar italian dhe shqiptar, i reformuar mbi bazën e parimeve të Deklaratës së Bolonjës.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kiteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit;

Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Programi MSHEM është hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e Universitetit, Ky Master, u projektua me synimin nevojat e tregut shqiptar (publik e privat) për ekonomiste/manaxherë të standardeve te BE, të aftë për tu ballafaquar me sfidat në realitetin tonë edhe duke shfrytëzuar këtu eksperiencën më të mirë ndërkombëtare.

Gjithashtu, programi ofrohet si vazhdim dhe plotesim i ciklit të parë të studimeve, atë të Bachelor në Ekonomi Ndërrmarrjeje.

Masteri Shkencor në “Ekonomi dhe Menaxhim” është pikë referimi për ata profesionistë që duan të zotërojnë njohje ndërdisiplinore për të programuar dhe realizuar strategji vepruese në menaxhimin institucional, shtetëror dhe ndërkombëtar, duke përvetësuar aftësi metodologjike dhe profesionale të një niveli të përparuar, të vlefshme për të analizuar, interpretuar, vlerësuar dhe menaxhuar problematikat politiko-ekonomike të sektorit publik dhe privat, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian ka evidentuar nevojën e specialistëve te mirfilltë në këtë fushë.

Programet mësimore janë zhvilluar në dy gjuhë, Shqip dhe Italisht, në mënyrë që të diplomuarit të jenë të aftë të operojnë në sektorin publik dhe në atë privat, si në Shqipëri ashtu dhe në vëndet e BE-së, të mirëpërgatitur mbi specifikat e sektorit të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Organizimi dhe përmbajtja e programit të studimit të Masterit në fjalë nëtërësinë e tij është në akord me objektivat dhe strategjinë afatmesme të Universitetit, për hapjen e programeve të studimi master dhe postmaster. Per formimin e specialistëve në fushën e Ekonomisë dhe Menaxhimit, fillimisht është hapur programi i studimit i nivelit te pare ne Ekonomi Ndërmmarrjeje , per te formuar te diplomuarit e pare me nje kulture dhe me teknikat bazë ekonomike istituzionale ndërkombëtare te pergjithshme te standartit te BE. Ne vijim eshte vazhduar me specializimin e tyre ne pikerisht nepermjet programit të studmit Master gjithmonë sipas standarteve te BE-së. Arritja e ketij objektivi të dytë nuk mund të bëhej pa arritjen e objektivit paraardhës.

1 GVB duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret majtas).

Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.

12

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Kurrikulat e kursit të studimit janë ndërtuar mbi bazën e Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve (ETCS) në përputhje edhe me Statutin e Universitetit ZKM dhe me Legjislacionin Shqiptar dhe atë Italian ne Fuqi.

Emërtimi i kursit të studimit është i njëjtë me emërtimet e sistemit universitar italian dhe shqiptar, i reformuar mbi bazën e parimeve të Deklaratës së Bolonjës dhe të Ligji Nr. 9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar si dhe akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Universiteti Katolik ZKM zhvillon te gjitha programet e studimeve ne bashkëpunim me Universitetet Italiane Partner, duke marrë prej tyre jo vetëm staf akademik por dhe hartimi dhe zhvillimi i programeve të studimeve bëhet sipas programeve të Universitetit Partner, të cilët kanë një tradite të konsoliduar në kuadrin e formimit. Zhvillimi i procesit mësimor nga një staf akademik i kualifikuar dhe me përvojë ndërkombëtare mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor, përbën bazën dhe garancinë krysore në drejtim të përditesimit te programeve.

Nga kontaktet rezulton se pavaresisht nga qartesia e strategjise s endjekur , nuk ka një strategji dhe plan te shkruar ndaj duhet tëevidentohet në formë të dokumentuar

Konkluzionet e vlerësimit:

Univerisiteti Katolik ZKM I përmbush ne nivel te pranueshme kriteret e mësipërme, duke iu përgjigjur akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kerkohet nje strategji dhe plan i dokumentuar

1. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Nga informacioni i marrë nëpërmjet dokumentacionit dhe vizitës në vend, vërehet se struktura organizative e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është e përcaktuar në Statutin e tij, në zbatim të dispozitave të ligjit Nr. 9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Universiteti realizon misionin e tij nëpërmjet strukturave mësimore, shkencore, administrative dhe spitalore. Veprimtaritë e strukturave të Universitetit udhëhiqen nga parimet e efikasitetit dhe të efiçensës, pjesmarrjes aktive dhe të lirë në zhvillimin e detyrave të personelit drejtues, mësimor, shkencor, shëndetësor, administrativ e teknik.

Sikurse vërehet dhe nga organigrama (shih aneksin 1), struktura organizative e Universitetit Katolik ZKM përbëhet nga Njësitë Kryesore, Njësitë Bazë dhe Njësitë Ndihmëse. Pjesë e strukturës së Universitetit janë Qendra Ndërkombëtare e Kërkimeve dhe e Studimeve (QNKS) dhe Zyra e Informimit Evropian (ZIE).

Universiteti Katolik ZKM përbëhet nga tre Fakultete:

a) Fakulteti i Mjekësisë;

b) Fakulteti i Farmacisë;

c) Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike.

13

Secili nga Fakultet kanë programe të ndryshme studimi universitare (bachelor dhe program master). Pozicioni i Dekanit është autoriteti më i lartë i Fakultetit. Gjithashtu, fakulteti ka në përbërje koordinatorët e programeve të studimit dhe segretarinë didaktike.

Organet Drejtuese të Universitetit janë:

Rektori

Zëvendësrektorët

Sekretari i Përgjithshëm

Drejtori i Përgjithshëm

Senati Akademik

Bordi Këshillimor

Dekanët e fakuteteve

Vetëm së fundmi, Universiteti Katolik ZKM ka parashikuar në organigramën e tij (shih aneks1) dhe futjen e departamenteve të ndara sipas fakulteteve, por që janë akoma në fazë strukturimi. Për sa i përket Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Politike, janë parashikuar departamentet dhe qëndrat e kërkimeve si vijon:

Fakulteti i Shkencave Ekonomike e Politike

Departamenti i Ekonomise

Departamenti i Gjuheve te Huaja dhe i Shkencave Humanistike

Qendra e Studimeve te Vendeve ne Tranzicion

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij;

Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;

Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;

Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar;

Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Institucioni është i organizuar në përputhje me Statutin dhe rregulloret e tij të brendshme. Ka në përbërje të tij tre fakultete, të cilat janë të orgainzuara sipas ligjit dhe standarteve në fuqi, por të cilat nuk janë akoma funksionale.

Departamentet dhe qendrat kerkimore janë akoma nëproces ndarje nëpër fakultetit. UZKM ka parashikuar ristrukturimin e organigramës për futjen e departamenteve të ndara spas fakulteteve.

14

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Njësitë përbërëse janë të ndërgjegjegjshme për përgjegësitë në realizimin e programit të studimit por sipas referimit në përshkrimin e bërë për kriteret 4 dhe 5 mësipër kjo përgjegjësi nuk është e shkallëzuar tek departamentet për shkak se procesi i ristrukturimit të organigramës me departamenet dhe qendra këkimi është në proces.

Përzgjedhja e stafit akademik dhe jo akademik, bëhet nëpërmjet një proçesi të hapur dhe transparent. Aplikimet plotësohen sipas formatit të ofruar nga Universiteti dhe dorëzohen bashkë me dokumentacionin shoqërues pranë Sekretarisë së Rektoratit ku dhe protokollohen, sipas formatit të aplikimit të parapërcaktuar. Është Sekretaria e Rektoratit, e cila pasi e protokollon aplikimin, ia trasmeton Zyrës së Burimeve Njërëzore për shqyrtim. Përzgjedhja e stafit akademik bëhet nëpërmjet një proçesi të hapur dhe transparent, sipas Procedurës së Punësimit të Fakultetit, dhe Statutit të Universitetit.

Konkluzionet e vlerësimit:Universiteti Katolik ZKM ka mungesë të theksuar të stafit të tij të brendshëm duke qënë se pothuajse e gjithjë ngarkesa mësimore zhvillohet nga stafi i universiteti Parnter Italian si dhe duhet të plotësojë dhe të bëjë funksionale departamentet me staf të brendshëm të kualifikuar.

2. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Figura e Dekanit është autoriteti më i lartë i Fakultetit. Gjithashtu, fakulteti ka në përbërje koordinatorët e programeve të studimit dhe sekretarinë didaktike. Nga dokumentacioni dhe vizita në vend, veçanërisht nga vizita në zyrën e Burimeve Njerëzore, u kuptua se duke qenë se Universiteti zhvillon proçesin didaktik dhe shkencor në marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Aldo Moro të Barit, stafi i brendshëm didaktik i këtyre universiteteve përbën dhe stafin e brendshëm akademik të universitetit, gjë e cila imponohet dhe nga marrëveshjet e bashkëpunimit, me anë të të cilave bëhet e mundur lëshimi i diplomave të përbashkëta dhe njohja e tyre në të gjithë Bashkimin Evropian. Pra vetë Fakulttei ka një staf shumë të limituar të brendshëm të tij. Sidoqoftë, edhe për sa i përket stafit akademik të Universitetit të Barit, bëhet një përzgjedhje e pedagogëve, që do jenë pjesë stafit akademik të Universititetit Katolik ZKM, me anë të një shpalljeje zyrtare të lëndëve për të cilat kërkohet pedagogu titullar. Shpallja publikohet në sitin e Universitetit Katolik ZKM për të paktën 15 ditë kalendarike, dhe profesorët e Universitetit partner duhet ti përgjigjen kësaj shpalljeje me anë një kërkese drejtuar Rektorit të Universitetit Katolik ZKM, ku bashklidhin CV-në e azhornuar, programin e Lëndës/ve për të cilat duan të japin mësim, si dhe vërtetimin nga Universiteti i Barit të rolit që ata kanë në këtë Universitet. Më pas, është Rektori i cili me propozim të Dekanit të Fakultetit, pasi janë shqyruar aplikimet, emëron pedagogët e Lendëve me vendim të dokumentuar me shkrim. Koordinatori në bashkëpunim me Dekanin e Fakultetit dhe Sekretarin e Përgjithshëm, merret me anën administrative dhe organizative të proçesit didaktik dhe shkencor. Gjithashtu, në proçesin didaktik marrin pjesë, në numër të kufizuar, dhe pedagogë të jashtëm shqiptarë, në rolin e asistentëve dhe të bashkëpunëtorëve, duke qenë se titullarët e lëndëve janë profesorët e Universitetit Italian partner. Pedagogët lidhin me Universitetin kontrata të rregullta punësimi me kohë të pjesshme, të cilat hartohen nga zyra juridike e Universitetit dhe depozitohen pranë kësaj zyre. Aplikimet

15

plotësohen në mënyrë elektronike në adresën përkatëse osë në formë të shkruar pranë Sekretarisë së Rektoratit për protokollim, sipas formatit të aplikimit të parapërcaktuar, pas Shpalljes së Vendeve të lira të Punës ne web-sitin e Universitetit. Është Sekretaria e Rektoratit, e cila pasi e protokollon aplikimin, i’a trasmeton Zyrës së Burimeve Njerëzore. Kjo e fundit i transmeton dosjet pranë zyrës së Koordinatorit, për ngritjen e komisionit përkatës të përzgjedhjes së kandidatëve, në përputhje të plotë me rregulloren e Universitetit..

Plani i studimit me pedagoget përkatës

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe PolitikeMaster i Shkencave në “Ekonomi dhe Manaxhim”

Tabela 1Numri i PAE Numri i PAK

IAL Gjithsej Tituj/Grada Gjithsej Tituj/Grada

Barbara Francone

Emma ChiccoE drejta e tregjeve

ndërkombëtare(8 kredite)

Anna Zaccaria

Kërkuese Shkencore PHDLektore PHDLektore PHD

Rezarta Tahiraj Lektor PHD

Metodat statistike për vendimarrjet ekonomike

(8 kredite)

Domenico Leogrande Profesor i AsociuarPHD

Kontabilitet ndërmarrjesh dhe organizim

(8 kredite)

Elisabetta Mafrolla Kërkuese ShkencorePHD

Fabrizio BaldassarreMenaxhim prodhimi(8 kredite) Emiljan Karma

Kërkues Shkencor PHDDocent PHD

Financa e korporatave(8 kredite)

Vincenzo Gentile Kërkues ShkencorPHD Visar Malaj Lektor PHD

Ekonometri(6 kredite)

Tiziano Salvaterra Kërkues ShkencorPHDZv/Rektor

Programim, planifikim dhe kontroll(8 kredite)

Elisabetta Mafrolla Kërkuese ShkencorePHD

Genc Alimehmeti

Lektor PHD

Informatikë(4 kredite)

Agostino Marengo Kërkues ShkencorPHD

Alda Kika Lektor PHD

Maria SinatraOrganizim dhe menaxhim i burimeve njerëzore

(6 kredite) Paolo Contini

ProfesorDocent PHD

Gjuhë e huajAnglisht

(6 kredite)

Shpresa Qatipi Profesor PHD

Maria SinatraMenaxhim i ndërkombëtar(6 kredite) Paolo Contini

Profesor Docent PHD

Punziana LazitignolaKonvergjenca Ndërkombëtare dhe rritja

ekonomike(8 kredite)

Raffaella Patimo

Lektore PHDKërkuese Shkencore PHD

Eniel Ninka Lektor PHD

Giovanni AnconaEkonomia industriale dhe rregullat normative

(8 kredite) Antonella Biscione

ProfesorLektore PHD

Eniel Ninka Lektor PHD

16

Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për çdo njësi

Tabela 2

Master i Shkencave në Ekonomi dhe Manaxhim

Personeli Akademik Efektiv(Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli/Grada

Personeli Akademik me Kontratë

(Emër (Mbiemër)

Titulli/Grada

Institucioni ku punon full

time

1 Barbara Francone Pedagog

Kërkuese Shkencore PHD

1Rezarta Tahiraj Lektor

PHD

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

2 Emma Chicco PedagogLektore PHD

2 Visar MalajLektor PHD

Fakulteti Ekonomik, Tiranë

3 Anna Zaccaria PedagogLektore PHD

3Genc Alimehmeti

Lektor PHD

Fakulteti Ekonomik, Tiranë

4 Domenico Leogrande PedagogProfesor i Asociuar PHD

4Alda Kika Lektor

PHD

Fakulteti i Shkencave Natyrore

5 Elisabetta Mafrolla PedagogKërkuese Shkencore PHD

5 Eniel NinkaLektor PHD

Universiteti UET

6 Fabrizio Baldassarre Pedagog Lektor PHD

7 Emiljan Karma PedagogDocent PHD

8Vincenzo Gentile

PedagogKërkuese Shkencore PHD

9 Tiziano Salvaterra Pedagog

Kërkues Shkencor PHDZv/Rektor

10 Elisabetta Mafrolla PedagogKërkuese Shkencore PHD

11 Agostino Marengo PedagogKërkues Shkencor PHD

12Maria Sinatra Pedagog

Profesor

13 Paolo Contini PedagogDocent PHD

14 Shpresa QatipiPedagog

Profesor PHD

15 Punziana Lazitignola PedagogKërkuese Shkencore PHD

16 Raffaella Patimo PedagogKërkuese Shkencore PHD

17

17 Giovanni Ancona Pedagog Profesor

18 Antonella Biscione PedagogKërkuese Shkencore PHD

19 Edmond HajderiSekretar i Përgjithshëm

Doktor Shkencash

20 Silvestro MontroneDekan i Fakultetit

Profesor

21 Liljana Memaj Kryesekretare

Diplomuar

22 Valbona DudiKordinatore Shkencore e Masterit

MAS/PHD student

23 Diljana Dushku Sekretare Diplomuar

24 Diana Hila Sekretare MS

Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit (shih Tabelën 3)

Tabela 3

Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Silvestro Montrone Profesor Përgjegjës Shkencor i programit ZKM

Angela Stefania Bergantino Profesor Përgjegjës Shkencor i programit nw Universitetin

Partner

Raffaella Patimo Kekues Shkencor PHD, Keshillimor

Valbona Dudi MAS, PHD student Koordinator

18

Tabela 4

Të dhënat sipas kualifikimit të stafit dhe Raportet midis tyre

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike

Master i Shkencave në Administrim ShëndetësorMaster i Shkencave në Administrim Shëndetësor

Titulli PAE PAK RaportiPAE/PAK

Profesorë 3 100%Profesorë të As. 1 100%Doktorë 13 5 62,5%Pedagogë (pa tituj) 0Asistentë me Ma 0Asistentë pa Ma 0Personeli Administrativ 6 100%Total 23 5

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;

Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Në programin Master i Shkencave MSHEM, kanë marrë pjesë në proçesin didaktik, personel akademik me kualifikim të lartë, duke ofruar në këtë mënyrë cilësi të lartë në mësimdhënie, dhe numri i stafit akademik me kontratë është në përqindje të pakët në krahasim me stafin e brendshëm. I gjithe personeli, akademik dhe jo vetëm, i është përmbajtur objektivave të programit mësimor dhe planit të studimit përkatës.

Stafi akademik dhe jo akademik i Universitetit Katolik ZKM është ngritur në bazën e respektimit të të drejtave themelore të njeriut dhe të lirisë personale e kolektive dhe funksion në bazë të parimeve të korrektësisë, efektivitetit, transparencës, përgjegjësisë dhe solidaritetit, të specifikuara në statut dhe në strategjinë e zhvillimit institucional.Për të siguruar në mënyrë të menjëhershme cilësinë dhe standartin e BE-së në procesin mësimor, Universiteti Katolik ZKM ka siguruar mbulimin e procesit mesimor me pedagogë të kualifikuar të institucioneve italiane partnere, përvec aplikimit të planeve dhe programeve të tyre mesimor, metodologjive të mësimdhënies etj. Stafit akademik të universitetit italian partner ka edhe pozicionin e titullarëve të lëndëve.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve;

Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Pedagogët titullarë dorëzojnë pranë zyrës së Koordinatorit të Fakultetit syllabuset për çdo program lënde. Në syllabuse përfshihet përmbajta e lëndës dhe e moduleve, modaliteti i provimit të lëndës dhe detyrat e kursit nëse parashikohet. Pas dorëzimit të këtyre programeve, Koordinatori i Fakultetit përgatit programin e studimit të detajuar me programet e lëndeve dhe ia jep për miratim Drejtorit Shkencor të Masterit dhe Dekanit. Programi hyn në fuqi pas miratimit të marrë. Personeli i UNIKZKM përbëhet nga shtetas shqiptarë dhe të huaj. Rekrutimi i personelit akademik shqiptar, që angazhohet tërësisht me kohë të pjesshme mësimdhënie, realizohet mbeshtetur në legjislacionin në fuqi në RSH (ligjin Nr. 9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar si dhe në bazë të kodit të punës së Republikës së Shqipërisë).

19

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek proceduraligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren;

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve;

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit;

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Përzgjedhja e stafit akademik dhe jo akademik, bëhet nëpërmjet një proçesi të hapur dhe transparent. Aplikimet plotësohen sipas formatit të ofruar nga Universiteti dhe dorëzohen bashkë me dokumentacionin shoqërues pranë Sekretarisë së Rektoratit ku dhe protokollohen, sipas formatit të aplikimit të parapërcaktuar. Është Sekretaria e Rektoratit, e cila pasi e protokollon aplikimin, ia trasmeton Zyrës së Burimeve Njërëzore për shqyrtim. Përzgjedhja e stafit akademik bëhet nëpërmjet një proçesi të hapur dhe transparent, sipas Procedurës së Punësimit të Fakultetit, dhe Statutit të Universitetit. Për stafin akademik shqiptar ajo fillon me propozimin e kandidaturës nga Koordinatori i programit të studimit drejt titullarit të lëndës dhe vazhdon me shqyrtimin dhe miratimin nga Dekani dhe pastaj nga Komisioni i posacëm pranë Rektoratit. Përfundon me Vendimin e Rektorit, i cili i hap rrugë edhe procesit kontraktual.

Duke qenë se Universiteti zhvillon proçesin didaktik dhe shkencor në marrëveshje bashkëpunimi me Universitete Italiane, Pedagogët Titullarë të lëndëve janë pedagogët titullarë të së njëjtës lëndë në universitetin e Huaj partner, dhe përbëjnë stafin e brendshëm akademik të Universitetit dhe mbajnë 70% të ngarkesës mësimore të programit të studimit, gjë e cila specifikohet dhe në marrëveshjet e bashkëpunimit, me anë të të cilave bëhet e mundur lëshimi i diplomave të përbashkëta dhe njohja e tyre në të gjithë Bashkimin Evropian. Vlerësimi i personelit akademik bëhet nga ana e drejtuesit të programit të studimit, koordinatorit, Dekanit dhe Rektoratit në bazë të skedave të vlerësimeve vjetore dhe ruhen pranë kësaj strukture. Kontratat e punës per shtetasit shqiptarë, me kohë të plotë apo të pjesshme, depozitohen pranë Zyrës Ligjore të Universitetit. Gjithashtu, Zyra Ligjore në bashkëpunim me Zyrën e Burimeve Njerëzore hartojnë dhe përditësojnë bazën e të dhënave elektronike të përsonelit të Universitetit.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete;

Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi;

Pergjegjesi i programit të studimit ka titullin “Profesor” ose Doktori i Shkecanve (PHD) të fituar në vendet Europiane. Duke qenë se Universiteti zhvillon proçesin didaktik dhe shkencor në bashkëpunim me Universitete Italiane partnere, Pedagogët titullarë të lëndëve dhe te moduleve janë titullarë të së njëjtës lëndë në universitetin e huaj partner dhe plotësojnë kërkesat e legjislacionit italian dhe shqiptar për titullaritetin e lëndëve.

Drejtuesit kryesorë të institucionit të parashikuara në statut janë të punësuar me kohë të plotë pranë Universitetit. Dekanët janë profesorë me eksperiencë të Universiteteve italiane partner, me eksperiencë drejtuese në karrieren e tyre akademike, ndersa drejtuesit e programeve të studimit janë zakonisht, po ashtu, staf akademik i universiteteve italiane partnere.

Sikurse është theksuar dhe mësipër, duke qenë se Universiteti ofron programe studimi të përbashkëta me Universitet italiane partner, stafi akademik i këtyre universiteteve përbën dhe stafin akademik të universitetit ZKM duke siguruar në këtë mënyrë jo vetëm përsonel të mjaftueshëm për praktikat profesionale por dhe duke garantuar cilesinë.

20

Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve;

Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli;

Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”;

Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Për studentët që ndjekin programin e studimit Master i shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”, është parashikuar figura e udhëheqësit të tezës finale si udhëheqës shkencorë (nje relator mund të ketë maksimumi tre studentë njëkohësisht) dhe në disa raste studentët mund të kenë dhe një bashk-udhëheqës.

Udhëheqësi i tezës së diplomës është një profesor titullar i lëndës dhe ka të paktën gradën Doktor, të mbrojtur në një nga Universitet perëndimore.

Për studentët që ndjekin programin e studimit Master i shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”, është parashikuar që një relator mund të ketë maksimumi tre studentë njëkohësisht.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Udhëheqësi i tezës finale është një nga profesorët titullarë të lëndëve professionale të ofruara,

Duke qenë titullar në lëndë në të cilat është dhe i specializuar mjaft mirë, kjo nënkupton edhe njohuri tëavancuara dhe aftësi të vecanta në kërkimin shkencor.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore;

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Edhe pse Masteri i Shkencave në “Ekonomi dhe Meanaxhim” nuk parashikon pjesmarrje në laboratore, nga kontaktet dhe verifikimet rezulton se institucioniangazhon personel shtesë në rolin ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore si dhe personel të IT për mirëmbajtjen e sallave të informatikës.

Gjithashtu institucioni angazhon personel akademik ndihmës, staf administrativ dhe sekretari mesimore për përmbushjen e objektivave të programi të studimit.

21

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Ngarkesa mesimore realizohet nga stafi akademik i huaj e vendas në përputhje me përcaktimet e legjislacionit tonë por edhe të atij italian.

Ngarkesa mësimore e stafit akademik vlerësohet në Kredite ECTS të konvertuara në orë mësimore në audit, mbi të cilat bëhen edhe pagesat përkatëse.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit;

Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;

Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Institucioni ka një data-base në format elektronik për të gjithë anëtarët e personelit akademik, i cili azhornohet periodikisht.

Gjithashtu, zyra e burimeve njerëzore dhe zyra ligjore ka një database dhe në formë hard-copy të të gjithë personelit akademik dhe të dokumentacionit të nevojshëm.

Institucioni me vendim të Rektorit emëron personelin akademik në fillim të secilit semester

Konkluzionet e vlerësimit:

Mund të thuhet se institucioni i përmbush kriteret e sipërmendura dhe pse vlen të ritheksohet fakti që stafi i brëndshëm akademik është i pamajftueshëm dhe proçesi didaktik mbahet i tëri me staf të jashtëm të huaj.

3. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit

Sipas Relacionit Tektik të Godinave të Universitetit Katolik ZKm, dhe sipas verifikimit në terren të tij, mund të pohojmë se objekti ku zhvillon aktivitetin Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ndodhet në Rrugën “Dritan Hoxha”, Tiranë, prej vitit 2004. Ambjentet janë në pronësi të Fondacioni Themelues “Zoja e Këshillit të Mirë”. Objekti është ndërtim njëkatësh i ri me strukturë të parapregatitur prej druri (Bio-ndërtim) pothuaj unikal në fushën e ndërtimit në vendin tonë, i cili ka zgjidhur më së miri anen funksionale dhe estetike. Gjithashtu, janë pjesë e Universitetit dhe godinat dhe ambjente të tjera auditorësh dhe laboratorike. Godinat janë te rrethuara nga mure brojtëse, të cilat japin idenë e një kampusi të madh, gjë që lehtëson lëvizjen e studentëve nga një ambjent te tjetri. Distanca e objektit nga rruga “Dritan Hoxha” është 210 m; larg rispektivisht nga zonat industriale, zonave me ndotje dhe varrezave.

Objekti i plotëson normativat maksimale të sipërfaqes së shfrytëzuar 7.5 - 8 m²/për student, ku numri i studentëve aktivë është rreth 1015 (hequr studentët e diplomuar së fundmi dhe ata jashtë kursit). Numri i ambjenteve higjenosanitare për vajza është 29, për djem 14, për persona me aftësi të kufizuar 4, ambjente për administratën 6. Në auditorët e leksioneve dhe seminareve, objekti i plotëson normat teknike të ndriçimit; sipërfaqja e dritareve mbulon 21% të sipërfaqes së dyshemesë dhe ndriçimi është i orientuar nga krahu i majtë i studentit. Dritaret janë të zbatuara prej druri me tri shtresa dhe me dopio xham, për eliminim e zhurmave dhe të ndotjes akustike. Godina i plotëson të gjitha kërkesat për sistemin e mbrojtjes kundra zjarrit, gje që e vërteton dhe aprovimi nga PMNZH. Në godinë gjendet dhe pika e ndihmës së shpejtë; gjithashtu, në shërbim të studentëve është dhe Poliklinika “At Luigji Monti”, pronë e Fondacionit

22

Themelues. Godina i plotëson dhe kërkesat teknike për furnizimin me energji elektrike dhe me ujë, pasi gjenden në pronësi të Universitetit kabina elektrike, gjeneratori, 2 kaldaja , 2 chiller, panele solare dhe depo uji me kapacitet mjaft të madh.

Për klimatizim janë përdorur ventikonvenktorë të instaluar në tavan ku nëpërmjet rregjistrimit të shpejtësisë së ventilimit ruhet temperatura konstante.

Mjediset e UNIZKMTabela 5

Nr Emërtesa Sipërfaqja

(m²)

1 Sipërfaqe trualli në dispozicion të Universitetit 50.400

2 Sipërfaqe ndërtimi aktualisht në dispozicion të proçesit mësimor (auditorë, laboratorë,

biblioteka, mjedise studimi total)

5.705

3 Auditorë për leksione dhe seminare 2578

4 Salla për mbledhje dhe për aktivitete promovuese me pajisjet përkatëse 377

5 Klinikë Odontiatrie, laborator Odontiatrie 552

6 Qendër rehabilitimi dhe Mjekësi Sportive 781

7 Laborator farmacie dhe ambjente ndihmëse 140

8 Sipërfaqe ndërtimi në funksion shërbimi për pedagogët (mjedise fjetjeje, ngrënieje,

studimi)

1.470

9 Sipërfaqe ndërtimi në funksion shërbimi për studentët (mjedise ngrënieje). 571

10 Sipërfaqe me funksion rekreativ dhe sipërfaqe të gjelbër 14.500

11 Sipërfaqe me funksion shërbimi ( oborr dhe parkim për automjetet) 7.200

23

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore;

Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet;

Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” ka një vendodhje të përhershme administrative, në Kompleksin Spitalor Universitar ZKM, në Rrugën “Dritan Hoxha”, Tiranë, po ne të njejtin vënd ku zhvillon edhe veprimtarinë mësimore që prej vitit 2004 kur është filluar veprimtaria e tij. Ambjentet janë në pronësi të Fondacionit Themelues “Zoja e Këshillit të Mirë”, i cili është edhe poseduesi i Universitetit.

Mjediset janë në dispozicion prej me shume se 6 vite (saktesisht 10 vite)

Programi i studimit ne fjale ofrohet vetem ne një godinë.

Objekti i plotëson normativat maksimale të sipërfaqes së shfrytëzuar (total 50.400m2) 7.5 - 8 m²/për student, ku numri i studentëve aktivë është rreth 1015. Sipërfaqe ndërtimi aktualisht në dispozicion të proçesit mësimor (auditorë, laboratorë, biblioteka, mjedise studimi total) janë rreth 5.705 m2, të detajuara sipas tabelës së sipërshënuar.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim;

Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Te gjitha tekstet mësimore bazë dhe të detyrueshme për procesin mësimor, janë po ato që përdoren në Universitetet italiane partnere.

Për bibliotekën ato sigurohen nga vetë instutucioni, dhe studentët mund ti konsultojnë në bibliotekën e instucionit apo ti marrin për një afat të caktuar kohor, pa patur detyrim blerjen e tyre. Tekstet azhoronohen nga ana e profesorëve titullarë të lendëve në mënyrë periodike. Universiteti ofron për studentët edhe shërbimin e porositjes dhe blerjes së tyre në Itali.

Biblioteka e Universitetit është e pasur me mbi 12.000 tituj të botimeve shkencore (libra dhe revista të pedagogëve të Universitetit dhe jo vetëm) në fusha të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme, si Italisht (rreth 60%), Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht dhe Shqip.

Pranë bibliotekës vijnë në mënyrë periodike dhe buletinet informative të Bankes së Shqipërisë dhe Institucioneve të tjera të kombëtare si INSTAT, etj.

Gjithashtu, nëpërmjet rrjetit të kompjuterave të instaluara në bilbiotekë, studentët dhe pedagogët kanë akses online në Bibliotekën e Universitetit “Tor Vergata” të Romës, Universitetit Shtetëror të Milanos dhe në bibliotekën e kolegjit IPASVI të Romës.

Me fillimin e vitit akademik, është koordinatori i fakultetit, i cili merr informacionin nga profesorët titullarë të lëndëve dhe drejtuesve shkencorë të fakultetit për azhornimin e teksteve

24

ekzistuese dhe blerjen e teksteve të reja dhe ia transmeton biliotekës së fakultetit. Gjithashtu, ky zë është pjesë e rëndësishme dhe e buxhetit të institucionit (buxheti i planifikuar për këtë qëllim mund të jepet për konsultim në momentin që ekspertët do jenë në intitucion).

Biblioteka e Universitetit është e hapur gjithe ditën me orar 8.00 – 19.00 si dhe ditën e shtunë 8.00-13.00.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

Universiteti Katolik ZKM ka në dispozicion të studentëve një sipërfaqe prej 5.705 m2 të ndara si më poshtë vijon:

1. Auditorë për leksione dhe seminare dhe 2 salla informatike me një sipërfaqe 2578 m2.

2. Salla për mbledhje dhe për aktivitete promovuese me pajisjet përkatëse me një sipërfaqe 377 m2.

3. Klinikë Odontiatrie, laborator Odontiatrie me një sipërfaqe 552 m2.

4. Laborator farmacie dhe ambjente ndihmëse 140 m2.

5. Qendër rehabilitimi dhe Mjekësi Sportive me një sipërfaqe 781 m2.

6. Sipërfaqe ndërtimi në funksion shërbimi për studentët me një sipërfaqe 571 m2.

Të gjitha ambjentet e sipërmendura janë në përputhje të plotë me qëllimet e programit të ofruar. Për Masterin në “Ekonomi dhe Menaxhim” janë përdorur vetëm Laboratorët e Informatikës (gjirthsej dy laboartorë që dispinohen nga UniKZKM) dhe jo laboratorët e tjerë. Këta laboratorë janë të pajisur me teknologjinë më të fundit dhe mirëmbahen në mënyrë periodike nga tre specialistë IT.

Konkluzionet e vlerësimit:

Kriteret repsektohen duke patur Universiteti ZKM mjedis të mjaftueshëm dhe bashkohor për numrin e studenëtve që disponojnë.

4. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” është pjesë e Fondacionit Themelues “Zoja e Këshillit të Mirë”, e cila është një organizatë jo fitim prurëse dhe si e tillë nuk ka detyrim ligjor ti nënshtrohet procedurave të auditimit, si të brëndshëm ashtu dhe të jashtëm.

25

Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Institucioni harton një raport të hollësishëm dhe të detajuar të programeve të ndryshme të studimit që ofrohen. Për sa i përket Masterittë Shkencave në “Ekonomi dhe Manaxhim” të dhënat e hollësishme financiare i referohen tabelës të poshtëshënuar, marrw nga Zyra e Financave.

Në dispozicion është vënë nga kjo zyrë dhe kopje të pasqyrës së fundit financiare të publikuar.

Konkluzionet e vlerësimit:

Universiteti ZKM është pjesë e Fondacionit Themelues “Zoja e Këshillit të Mirë” ndaj nuk ka detyrim auditimin, ndaj standardi II. 9 nuk mund të quhet i paplotësuar, ndërsa standardi VI.1 plotësohet.

Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare Financimi dhe Menaxhimi i Burimeve Financiare

Përshkrimi Nr.studente Vlera ne EuroShitjet neto - Të ardhura të tjera 18 39.600,00 Ndryshimet në inventarin e produkteve të gatshme dhe prodhimit në proces - Materialet e konsumuara - Kosto e punës 14.040,00 Personeli akademik 14.040,00 Shpenzimet per sig shoqerore e shendetesore - Amortizimet dhe zhvlerësimet - Shpenzime të tjera 1.685,00 Totali i Shpenzimeve (Shuma 4 - 7) 15.725,00 Fitimi apo humbja nga veprimtaria kryesore(1+2+/-3-8) 23.875,00 Të ardhurat dhe shpenzimet financiare nga njësitë e kontrolluara - Të ardhurat dhe shpenzimet financiare nga pjesëmarrjet - Të ardhurat dhe shpenzimet financiare - Të ardhurat dhe shpenzimet financiare nga investime të tjera financiare afatgjata - Të ardhurat dhe shpenzimet nga interesat - Fitimet (humbjet) nga kursi I këmbimit - Të ardhura dhe shpenzime të tjera financiare - Totali i të Ardhurave dhe shpenzimeve financiare(10+11+12.1+12.2+12.3+12.4) - Rezultati ekonomik 23.875,00 Shpenzimet e tatimit mbi fitimin - Rezultati ekonomik (14-15) € 23.875,00

26

5. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Në organet e zgjedhura të UNIZKM, bëjnë pjesë dhe Bordi Etik dhe Bordi Këshillimor dhe nuk ekziston akoma Zyra e Sigurimit të Cilësisë. Të dy këto borde ushtrojnë kontroll mbi sigurimin e etikës dhe cilësisë në aktivitetin didaktik, shkencor dhe profesional të Universitetit. Gjithashtu, është dhe Zyra e Burimeve Njerëzore në bashkëpunim me Kordinatorët e Fakultetit të cilët bëjnë të mundur verifikimin e cilësisë të mësimdhënies. Ndër detyrat e Kordinatorit, është dhe ajo e organizimit të orareve të leksioneve dhe seminareve. Mësimi gjatë Masterit të Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim” është zhvilluar më kohë plotë, duke qenë së në këtë Universitetin nuk ekziston forma e mësimdhënies part-time. Duke qenë se studentët e regjistruar ishin në marrëdhënie pune, leksionet janë zhvilluar pasdite, me një numër maksimal prej katër orësh në ditë, duke bërë në këtë mënyrë që masteri të shtrijë aktivitetin e tij në pak më shumë se dy vite kalendarike. Zyra e Burimeve Njerëzore ka kryer verifikime të vazhdueshme mbi respektimin e orareve të mësimit nga ana e lektorëve.

Prania e studentëve mbahet me anë të regjistrit të lëndëve, në të cilin shënohet data, prania ose jo e studentëve, dhe programi i zhvilluar gjatë çdo ore leksioni apo seminari. Mungesa e studentëve në më shumë se 50% të orëve në auditor, si leksione apo seminare, nuk i jep atij të drejtën për tu futur në provimin përfundimtar të lëndës2.

Mësimdhënia iu nënshtrua rregullores së Universitetit duke respektuar standartet e cilësisë të vendosura respektivisht.

Në përfundim të moduleve, studentëve u është dhënë një formular vlerësimi për pedagogët, i hartuar nga Zyra e Burimeve Njerëzore, për gjashtë (6) ceshtje me vlerësim nga min një (1) dhe max shtatë (7). Formularët plotësoheshin dhe mblidheshin duke ruajtur anonimitetin e studentëve, Pyetësori kryhej para se të behej provimi i lënds dhe dalja e rezultateve pas përfundit të vler 1simeve nga profersori për tëruajtur një nivel të lartë objektiviteti.

Siaps të dhënave dhe raportit të vënë në dispozicion nga kjo zyrë, si dhe nga vetë pyetësori i bërë nga Ekipi i Vlerësimit të Jashtëm, mund të thuhet se indikatorët e studiuar për Masterin në Ekomi dhe Menaxhim, paraqesin një situatë të përgjithshme mbi mesataren e Universitetit. Diferenzat pozitive dallohen në disa karakteristika të programit si; cilësia e materialit didaktik, organizimi i mësimdhënies dhe format e testimit, lëndët dhe argumentete e shtjelluara si dhe burimet logjitsike të vëna në dispozicion nga Institucioni.

27

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve;Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë;Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta.Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale;d. Intervista;e. Etj.

Të drejtpërdrejta:a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të

standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor;c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e

vlerësuara me nota/pikë;d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet paraprake

dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit -

tezës;h. Etj.

Forma kryesore e vlerësimit të ecurisë së programeve të studimit, zhvillohet nga Rektorati nëpërmjet marrjes së vlerësimit të studentëve për procesin mesimor dhe stafin akademik. Kjo realizohet nëpërmjet formularëve dhe zhvillohet në kushtet e anonimatit të plotë për studentin që e plotëson.

Ai zhvillohet pas përfundimit të çdo lënde dhe përpara provimit të saj.

Në perfundim të masterit nuk parashikohen provime në nivel kombëtar apo ndërkombëtar për ushtrimin e profesionit.

Institucioni harton në përfundim të cdo viti akademik vlerësimin e programeve të studimit bazuar në kalueshmërinë e studentëve si dhe të rezultateve të arritura.

Në përfundim të të gjitha provimeve lëndore studentët mbrojnë temën e tezës finale, si provim përfundimtar, për një total prej 18 kredite formuese (CFU).

Teza e Diplomës kontrollohet nga Udhëheqësi i Diplomës, i cili korrigjon paraprakisht punën e bërë, verifikon vërtetësinë e materialeve, verifikon bibliografinë e përdorur për minimizimin e plagjaturës, dhe firmos kopertinën e tezës.

Në fund, mbrojtja e tezës bëhet para një komisioni prej të paktën 7 anëtaresh.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm;

Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

Rezultatet e Vlerësimit të Brendshëm të cdo programi akademik, pasi shqyrtohen nga Rektorati, i transmetohen Komisioneve të përbashkëta me Universitetet italiane partnere si dhe stafit akademik të programit të studimit.

28

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

UniKZKM zhvillon cdo vit 2 analiza për të gjitha programet e studimit, përfshirë ato të ciklit të dytë dhe ato të integruara të ciklit të dytë që zhvillohen në partneritet me universitetet italiane përkatëse si programe të përbashkëta ose të dyfishta studimi. Këto analiza zhvillohen në mbledhjet e Komisioneve të përbashkëta me Universitetin partner italian në përfundim të cdo semestri.

Në përfundim të këtyre analizave të përbashkëta formulohen edhe politikat dhe masat përkatëse për përmiresimin e procesit akademik dhe të rezultateve të tij.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve tëprogrameve të tyre;

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit;

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

UniKZKM ka fituar akreditimin institucional që në vitin 2006.

Që në vitin e parë akademik 2004-2005, ai ka aplikuar të njëjtat mekanizma të sigurimit të cilësisë që përdoren në Universitetet italiane partnere :

vjelja e organizuar dhe e institucionalizuar e mendimit të studentëve nëpërmjet formulareve anonime,

monitorimi nga Rektorati për cilësinë e mësimdhënies, zhvillimit të mbledhjeve mujore me studentet e cdo programi studimi për ecurinë dhe problemet e procesit mësimor, ku shpesh marrin pjesë edhe perfaqesues të Rektoratit.

Konkluzionet e vlerësimit:

Në përgithësi standardet mund të vlerësohen të plotesuara në nivelin mire, për shkak të disa mangësive në hartimin e dokumentuar të strategjive dhe politikave të publikuara për garantimin e cilësisë si edhe për publikimin e broshurave, bletineve mbi cilësinë etj. Verehet mugesa formale e zyres se clesise ndonese puna realizohet nga strukturat e tjera.

29

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

6. Programi i studimit, organizimi i tij

Masteri ka filluar në vitin akademik 2012-2013 dhe ka patur një kohëzgjatje prej dy vitesh akademike. Kurrikulat e kursit të studimit janë ndërtuar mbi bazën e Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve (ETCS), për një total prej 120 kredite formuese. Leksionet, rreth 658 orë auditori janë zhvilluar në auditoret e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Është respektuar norma ku një kredit ka qenë i barabartë me 25 orë mësimore, nga të cilat 7 orë kanë qënë orë mësimore në auditor dhe 18 orë kanë qënë orët e llogaritura për punën përgatitore të studentëve për përgatitjen në provimin perfundimtar të lëndëve dhe për detyrat e kursit kur kanë qënë të parashikuara. Një orë në auditor ka qënë 60 minuta. Programi është ndarë në trembëdhjetë (13) lëndë semestrale, të shtrira në dy vite akademike (tabela 7). Në përfundim të ciklit të mësimit është parashikuar provimi i diplomës, me 18 Kredite (CFU) formative. Plani i studimit hartohet dhe miratohet nga Universiteti i Studimeve Aldo Moro të Barit, nga Departamenti i Ekonomisë dhe Jurisdiksional, dhe i dorëzohet Rektorit të Universitetit Katolik ZKM me shkresë zyrtare, të firmosur nga Shefi i Departamentit, të Universitetit Partner, siapas shkresës zyratare që na u vu në dispozicion.

Programet e lëndëve të integruara, të ndara në module, kredite dhe orë

Tabela 7

Ore mesimoreLeksione

VITI I/ VITI IILende/Module

Sem

estr

i

EC

TS

Ne

aud

itor

Pu

ne

e p

avar

ur

Gji

thse

j

Pro

vim

e p

ërfu

nd

imta

r

1E drejta e tregjeve

ndërkombëtare

Sem

estr

ale

Tot.8

Tot.56

Tot.144

Tot.200

Po

2Metodat statistike për

vendimarrjet ekonomike

Sem

estr

ale

Tot.8

Tot.56

Tot.144

Tot.200 Po

3Kontabilitet ndërmarrjesh

dhe organizim

Sem

estr

ale Tot.

8 Tot.56

Tot.144

Tot.200 Po

4 Menaxhim prodhimi

Sem

estr

ale

Tot.8

Tot.56

Tot.144

Tot.200

Po

5 Financa e korporatave

Sem

estr

ale

Tot.8

Tot.56

Tot.144

Tot.200

Po

30

6Ekonometri

Sem

estr

ale

Tot.8

Tot.56

Tot.144

Tot.200

Po

7Programim, planifikim dhe

kontroll

Sem

estr

ale

Tot.8

Tot.56

Tot.144

Tot.200

Po

8 Informatikë

Sem

estr

ale

Tot.4

Tot.28

Tot.72

Tot.100

Po

9Organizim dhe menaxhim i

burimeve

Sem

estr

ale

Tot.6

Tot.42

Tot.108

Tot.150

Po

10Gjuhë e Huaj

(Anglisht)

Sem

estr

ale

Tot.6

Tot.42

Tot.108

Tot.150

Po

11 Menaxhim ndërkombëtar

Sem

estr

ale

Tot.6

Tot.42

Tot.108

Tot.150

Po

12Kovergjenca Ndërkombëtare

dhe rritja ekonomike

Sem

estr

ale

Tot.8

Tot.56

Tot.144

Tot.200

Po

13Ekonomia industriale dhe

rregullat normative

Sem

estr

ale

Tot.8

Tot.56

Tot.144

Tot.200

Po

Ngarkesa totale në auditor për Format e mësimdhënie

Tabela 8

Master i Shkencave në Ekonomi dhe Menaxhim

Format e mësimdhëniesOrët totale

në auditor

a. Leksione 736

b. Seminare dhe praktike 200

b. Tema e Diplomes 450

Në total 1386

31

Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës

Tabela 9

Lënda /Moduli Pedagogu/Pedagogëtpërgjegjës

Titulli/gradakualifikimi

Departamenti StatusiPAE apo

PAK

1Metodat statistike për

vendimarrjet ekonomike

Domenico LeograndeProfesor i Asociuar PHD PAE

2Kontabilitet

ndërmarrjesh dhe organizim

Elisabetta MafrollaKërkuese Shkencore PHD PAE

3Ekonometri Tiziano Salvaterra

Kërkues Shkencor PHDZv/Rektor PAE

PAEPunziana Lazitignola Kërkuese Shkencore PHD4

Konvergjenca Ndërkombëtare dhe rritja ekonomike

Raffaella Patimo Kërkuese Shkencore PHD PAE

Fabrizio Baldassarre Lektor PHD PAE5 Menaxhim prodhimi

Emiljan Karma Docent PHD PAE

Vincenzo Gentile Kërkues Shkencor PHD

PAE

6 Financa e korporatave

Visar Malaj Kërkues Shkencor PHD

PAK

Barbara Francone Kërkuese Shkencore PHD

PAE

PAEEmma Chicco Lektore PHD

Anna Zaccaria Lektore PHDPAE

7 E drejta e tregjeve ndërkombëtare

Rezarta Tahiraj Lektore PHD PAK

Elisabetta Mafrolla Kërkuese Shkencore PHD PAE

8Programim,planifikim dhe kontroll

Genc Alimehmetaj Lektor PHD

Deparatmenti i ekonomisë

PAK

32

Maria Sinatra Profesor PAE9 Menaxhim ndërkombëtar

Paolo Contini Docent PHDPAE

Maria Sinatra Profesor PAE10 Organizim dhe menaxhim i burimeve njerëzore

Paolo Contini Docent PHD PAE

11 Gjuhë e Huaj Anglisht

Shpresa QatipiProfesor PHD

PAE

Agostino Marengo Kërkues Shkencor PHD

PAE

12Informatikë

Alda Kika Lektor PHD PAK

Giovanni Ancona Profesor PAE13 Ekonomia industriale

dhe rregullat normative Antonella Biscione

Kërkuese Shkencore PHD

PAE

Pedagogët titullarë të përzgjedhur sipas proçedurës së shpjeguar në paragrafet e mëparshme, dorëzojnë pranë zyrës së Koordinatorit të Fakultetit syllabuset për çdo program lënde. Në syllabuse përfshihet përmbajta e lëndës dhe e moduleve, modaliteti i provimit të lëndës dhe detyrat e kursit nëse parashikohet, etj. Pas dorëzimit të këtyre programeve, Koordinatori i Fakultetit përgatit programin e studimit të detajuar, sipas formatit në dosje.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Masteri i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim”është program studimi me kohë të plotë dhe ka një kohëzgjatje prej dy vitesh akademike, me 120 Kredite ECTS (CFU) në total;

me një shpërndarje: 46 Kredite në vitin e parë dhe 56 Kredite në vitin e dytë dhe 18 Kredite teza finale.

33

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional;

Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve;

Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi;

Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij;

Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve;

Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Në Masterin e Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare: Studime Europiane” mund të merrnin pjesë kandidatët në zotërim të një diplomë të Nivelit Bachelor ose Diplomë e Barazvlefshme me të në:

Shkenca Politike Marrëdhënie Ndërkombëtare;

Shkenca Politike

Juridik

Ekonomi dhe Administrim Ndërmarrjesh

Ekonomi

Në përfundim të Masterit, të diplomuarit janë të pajisur jo vetëm me njohuri të thelluara në fushën e manaxhimit ekonomik e financiar të institucioneve shëndetësore por edhe në drejtim të zhvillimit të kërkimit shkencor të thelluar në këtë drejtim. Masteri është projektuar që të përgatisë figura profesionale të afta për të mbuluar me sukses role drejtuese dhe menaxhuese në sektore të ndryshme, futjen në tregun e punës, si në sipërmarrje e organizata private, kombëtare e ndërkombëtare, po ashtu edhe në administratë, ente e organizata institucionale publike kombëtare, ndërkombëtare si dhe ato të Bashkimit Evropian.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato;

Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Programi synon që në përfundim të ciklit të dytë të studimit, të diplomuarit janë të aftë të:

Të kuptojnë strukturën dhe karateristikat e sektorit ekonomik shqiptar, duke evidentuar pikat kritike të menaxhimit dhe duke dhënë zgjidhjet e duhura për të përmirësuar efikasitetin.

Të përdorin aftësinë e meaxhimit operativ të ndihmuar nga rastet e veçanta të studiuara (case study’s) si dhe eksperienzat e përfituara gjatë zhvillimit të masterit.

Të ndihmojë politik-bërësit për të hartuar dhe zbatuar politika ekonomike efikase në kontekstin rajonal, të aftë për të marrë parasysh përputhshmërinë e konteksteve eknomike, institucionale dhe kulturore të rajoneve të ndryshme lokale.

34

Të operojnë si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat, të mirëpërgatitur mbi specifikat e sektorit ekonomik, dhe në rastet e nevojshme, të mund të dallojnë ndryshimet e menaxhimit ndërmjet sektorit privat dhe atij publik.

Aftësi për të përdorur në mënyrë të rrjedhshme, në formën e shkruar dhe të folur, përveç gë Shqipe, dhe dy gjuhë të huaja, Italishten dhe Anglishten, sidomos përsa i përket termave profesionale.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane;

Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri;

Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Masteri i Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim” është zhvilluar në sajë të bashkëpunimit dhe mbështjetjes me staf akademik, plane studimi dhe programe lëndore të Universitetit të Studimeve të Barit “Aldo Moro” i cili është një universitet me një përvojë shumë vjeçare në fushën ekonomike dhe politike.

Cilësia e përmbajtjes së të gjithë elementeve përbërës të programit të studimit (objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në to, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve, perfshire dhe Metodat e vlerësimit të shprehur në të tridhjeta (si në sistemin italian) bën që programi i studimit të jetë konkurrues në planin ndërkombëtar dhe studimet e kandidatëve të jenë të transferueshme plotësisht si në Itali ashtu edhe në vëndet e tjera.

Kurrikulat e kursit të studimit janë ndërtuar mbi bazën e Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve (ETCS) në përputhje të plotë dhe me Statutin e Universitetit dhe me Legjislacionin Shqiptar në Fuqi.

Emërtimi i kursit të studimit është i njëjtë me emërtimet e sistemit universitar italian dhe shqiptar, i reformuar mbi bazën e parimeve të Deklaratës së Bolonjës.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor;

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim;

Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve;

Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Në programin e studimit Master në “Ekonomi dhe Menaxhim” është parashikuar që në planin e studimit aftësimi profesional prej 1 CFU, i cili duhet të kryhet në një nga Institucionet e fushës përkatëse. Gjithashtu, provimi final përbëhet nga 18 CFU (450 orë pune individuale) dhe konsiston në punë kërkimore dhe si rezultat final pasqyrohet të hartimin e një teze diplome dhe mbrojtja e saj para një komisioni.

Programi i Studimit përbën një nga objektivat themelore të krijimit të UniKZKM, per ti dhënë Shqipërisë specialistë të kualifikuar në fushën marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Personeli akademik ka zhvilluar një punë të konsiderueshme kërkimore gjatë zhvillimit të programit të studimit, duke përfshirë në të edhe studentët nëpërmjet realizimit të tezave të diplomës. Kërkimet e realizuara kanë përbëre një kontribut origjinal në studimin dhe adaptimin e politikave integruese të vendit me synim pjesemarrjen në Bashkimin Europian

35

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar;

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Hapja dhe realizimi I ketij programi studimi eshte realizuar per te mbeshtetur maksimalisht me specialiste zhvillimin e Sistemit Ekonomik shqiptar dhe nevojën e vazhdueshme për përmirësim ne kete drejtim.

Nga të dhënat dhe pohimet e marra nga bashkbisedime me përfqaqësues të Intistucionit, u kuptua se para hapjes së programit të studimit MSHEM, është vrojtuar tregu i punës dhe është konstatuar se ka akomamungesë dhe nevojë për specialistë të kësaj fushe në tregun shqiptar, sidomos specialste me master me pervoje te sjelle nga profesorati I huaj. Për tësaktësuar më tej kete trend jane zhvilluar dhe takime me Institucione të ndryshme shtetërore.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

MSHEM u zhvillua për të përmbushur nevojat e tregut shqiptar me ekspertë të afta për të kontribuar me profesionalizmin e tyre në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE,; te jen në gjendje për tu përballur me realitetin tonë dhe për ta përmirësuar atë, duke sjellë këtu eksperiencën më të mirë të organizatave ndërkombëtare te sjelleë nga lektore me eksperience nga Italia.

Programi i studimit është hartuar në mënyrë që të sigurojë specialistë të mirëfilltë në fushën e ekonomike, të aftë profesionalisht dhe me integritet në gjendje për të çuar përpara proçesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror në Shqipëri.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Masteri i shkencave “Ekonomi dhe Menaxhim” realizohet me 120 ECTS me një kohëzgjatje prej 2 vitesh akademike, me kohe te plote.

Ne to perfshihen edhe kreditet e parashikuara per projektin kerkimor dhe mbrojtjen e tezes se diplomes

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

36

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët;

Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Në fillim të vitit akademik, pedagogu titullar i lëndës, dorëzon pranë kordinatorit syllabuset për secilën lëndë. Në këtë mënyrë, studentët kanë akses të lehtë nëpërmejt sekretarisë dhe kordinatorit në marrjen dhe konsultimin e këtyre programeve.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar;

Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e Hartimit të tezës përfundimtare të diplomës, anën proçedurale të kërkesës për diplomim pranë sekretarisë, mënyrës së caktimit të drejtuesit shkencor të projektit, mbrojtjen e diplomës dhe përmbajtjen e komisionit të diplomimit.

Konkluzionet e vlerësimit:

Institucioni i përmbush standartet e mësiperme ne nivelin nga mire ne shume mire

7. Mësimdhënia

Proçesi mësimor është zhvilluar pranë ambjenteve të UNIZKM-së i ndarë në leksione, seminare, detyra kursi, provime përfundimtare, praktikë profesionale dhe provim final.

Proçesi mësimor është zhvilluar në dy gjuhë, shqip dhe italisht, për të lehtësuar proçesin e mësimdhënies dhe sidomos të mësimnxënies të studentëve.

Sikurse u theksua dhe më sipër, frenkuentimi ka qenë i detyrueshëm për 50% të totalit të orëve në auditor. Në përfundim të çdo lënde, studentët kanë dhënë provimin përkatës gjatë sezonit të provimeve. Provimet janë vlerësuar me notë, të shprehur në të tridhjeta, duke filluan nga nota minimale kaluese 18/30 deri në notën maksimale 30/30.

Në përfundim të të gjitha provimeve lëndore studentët mbrojë temën e masterit, si provim përfundimtar, për një total prej tetëmbëdhjetë (18) kredite formuese (ECTS). Ky provim konsiston në përgatitjen e një teze diplome në formë të shkruar, e cila duhet të përmbajë një studim kërkimor, studim i cili duhet të jetë shkencor dhe objektiv. Gjithashtu studimi duhet të jetë i bazuar mbi kërkimin teorik të thellimit të njohurive si dhe mbi kërkimin aplikativ ku të mund të paraqiten hetime dhe raste studimore të fushës së përzgjedhur, fushë e cila duhet të jetë e lidhur ngushtë me disiplinat e programit mësimor të Masterit.

37

Kërkesa e tezës dhe e udhëheqësit të diplomës duhet të kërkohet nga vetë studentët të paktën 6 muaj para seksionit të parë të diplomimit, ku studenti mund të marrë pjesë. Udhëheqësi i diplomës duhet të jetë profesor titullar i lëndës, me grada shkencore, dhe çdo udhëheqës nuk ka më shumë se tre studentë. Në përfundim të temës së diplomës, merret konfirmimi me shkrim nga udhëheqësi i diplomës, i cili korrigjon paraprakisht punën e bërë, verifikon vërtetësinë e materialeve, verifikon bibliografinë e përdorur për minimizimin e plagjaturës, dhe firmos kopertinën e tezës. Teza dorëzohet në sekretarinë mësimore të fakultetit në tre kopje në format hardcopy dhe një kopje në format elektronik, të cilat arkivohen pranë arkivës së Universitetit Mbrojta e tezës (dezertacionit) konsiston në një prezantim dhe diskutim para një paneli të përbërë nga të paktën 7 anëtarë, ndërmjet profesorëve të kursit të studimit, të cilët propozohen nga Dekani i Fakultetit dhe emërohen me vendim të Rektorit të Universitetit Katolik ZKM. Në përfundim te seancës së diplomimit, Komisioni, pasi ka dëgjuar dhe propozimet e udhëheqësve të Diplomës, deklaron studentet e Diplomuar në Masterin e Shkencës ne “Ekonomi dhe Menaxhim” për Republikën e Shqipërisë dhe Doktor Magistral në “Ekonomi dhe Menaxhim” për Republikën e Italisë, duke i dhënë dhe pikët përfundimtare.

Vlerësimi përfundimtar del si rezultat mesatares së notave të gjithë lëndëve të programit të masterit së cilës i shtohen pikët e marra gjatë mbrojtjes së diplomës. Nota shprehet në njëqid e dhjetë (110) dhe ka një minimum kalues prej 66/110 dhe një maksimum prej 110/110. Për studentët me mesatare shumë të lartë është parashikuar dhe dhënia e “Medaljes së Artë”. Komisioni firmos Verbalin e Diplomimit i cili depozitohet pranë sekretarisë didaktike, në dy kopje një për Universitetin Katolik ZKM dhe një për Universitetin e Studimeve Aldo Moro të Barit.

Format e kontrollit të njohurive

Tabela 11

Diplome e Nivelit të Dytë në Administrim Shëndetësor

Format e kontrollit Përqindje e vlerësimit total të studentit

a. Ndjekja e lëndës dhe pjesmarrja aktive 10%

b. Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit) 10%

c. Testimet gjatë vitit 10%

d. Provimi përfundimtar 70%

Në total 100%

8. Studentët

Hapja e kursit të studimit bëhet publike me anë të një shpallje konkursi, ku specifikohen misioni dhe objektivat e programit, njohuritë që jep dhe njohuritë e kërkuara (titujt dhe kualifikimi), tarifat e shkollimit dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm qe duhet plotësuar dhe afatet kohore për dorëzimin e tyre. Kandidatët e interesuar për konkurim, regjstrohen për konkurs pranë sekretarisë mësimore duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në bandon e konkursit. Pas përfundimit të kësaj proçedure, studenti i cili fiton statusin e studentit, ka të drejtë të ndjekë studimet në programin për të cilin konkuroi, nëse regjistrohet zyrtarisht pranë sekretarisë mësimore, brenda afateve të përcaktuara për regjstrim. Regjistrimi zyrtar nënkupton plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm pranë sekretarisë mësimore nga ana e studentit, dhe plotësimit e dosjes së studentit. Kjo dosje përmban:

38

Formularin e Kërkesës së Studentit për Regjistrim në Kursin Përkatës (në rastin në fjalë në MND “Organizim e Drejtim të Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore”)3;

Fotokopje e noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë dhe lista e notave;

Fotokopje e noterizuar të të gjithë certifikatave të kualifikimit dhe titujve që studenti ka (fakultative);

Fotokopje të kartës së identitetit ose pashaportës;

Dy fotografi;

Curriculum Vitae (2 kopje);

Mandat pagese e këstit të parë të tarifës së studimit të parashikuar.

Me regjistrimin në kursin përkatës, studenti gëzon statusin e studentit.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS;

Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi;

Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni;

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve;

Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Në Masterin e Shkencave në “Ekonomi dhe Menaxhim” ë kandidatët në zotërim të një diplomë të Nivelit Bachelor ose Diplomë e Barazvlefshme me të (prej së paku 180 Kredite formative) në:

Ekonomi dhe Menaxhim; Finance Statistikë Shkenca Politike

Pranimi në programin e studimit është bërë në përputhje dhe në zbatim të Ligjit 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi;

Studentët i janë përgjigjur Për tu rregjistruar në programin Master, studentët i janë përgjigjur kritereve dhe modaliteteve të publikuara në Shpalljen Zyrtare të Pranimeve.

Duke qënë se Programi i studimit në fjalë është hapur në vitin akademik 2012-2013 studentët kanë patur si detyrim ligjor mbrojtjen gjuhës angleze para diplomimit, provim, i cili ende nuk është zhvilluar.

Institucioni vlerëson kriteret e pranimit në bazë të vështirërsisë ose jo në plotësimin e kërkesave, dhe ku është e mundur dhe e lejuar nga legjislazioni në fuqi si dhe nga universitetet partner, bën modifikimet që shikon të arsyeshme.

3 Model formulari regjistrimi gjendet në aneksin bashklidhur raportit.

39

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve;

Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Plani i studimit përcakton qartë dhe fushat e punësimit pas përfundimit të studimeve. Studentët kane mundësi të konsultojnë planin e studimit para aplikimit në program.

Gjithashtu, studentët janë në dijeni mbi akreditimin ose jo të programit ku aplikojnë dhe mbi vlefshmërinë e diplomës që marrin brenda dhe jashtë vendit.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar;

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik;

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Dhe pse në rastin programi i studimit akreditohet për herë të parë, gjatë vizitës në vend u bë i mundur konstatimi i faktit që institucionidisponon si në format elektronik ashtu dhe në hard copy, prane zyrave te sekretarise, statistika vjetore per numrin dhe te dhenat e studenteve qe kane perfunduar studimet.

Theksojme s eky progarm studimi eshte i akredituar ne shtetin italian, kjo u verifikua nga biseda me partneret italiane te mundesuara online nga universitetit

Gjithashtu institucioni disponon pranë zyrave te sipërmendura, të dhëna të sakta për të gjithë studentët e regjistruar në të gjitha ciklet e studimit, si dhe mbi ecurinë akademike të tyre deri ditën e diplomimit, si në format elektronik ashtu dhe në hard –copy, të gjitha të dhënat e studentëve, modulet dhe provimet qe marrin përfshirë dhe notën përfundimtare të diplomimit.

Nje kopje e tyre depozitohet prane Universitetit partner.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre;

Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

Institucioni mban bazë të dhënash të studentëve që janë të interesuar të kenë kontakte me të.

Gjithashtu, me urdher te Rektorit është duke u ngritur dhe shoqata e të diplomuarve pranë Universitetit ZKM.

40

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit;

Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit;

Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Sikurse është theksuar dhe më sipër, Universiteti përfshin në organigramën e tij dhe kordinatorin e fakultetit. Është pikerisht ky pozicion si edhe Sekretari i Përgjithshëm, që mbajnë kontakte direkte me studentët, në mbledhjet e përmuajshme qe zhvillojnë me të gjitha kurset si dhe me pritjen e rezervuar studentëve, duke i informuar ata për ecurinë e cdo kursi studimi, hapjen e kurseve të reja, akreditimin e tyre, pikat e dobëta dhe të forta të procesit, etj.

Personeli akademik, ne perfundim te lendes ose modulit, diskuton me studentet per cilesine e procesit mesimor, efektivitetin e tij, per perputhjen e permbajtjes me nivelin e pritshmerise se studenteve etj,

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor;

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Sikurse eshte pohuar ne rubrikat e mesiperme, por edhe ne konstatimet gjate vizites ne universitet, ne vecanti korrdinatori dhe sekretari i pergjitheshem, ofrojne keshillime per ceshtjet qe preokupojne studentet jo vetem me procesin mesimor. Rolin e zyres se keshillimit (e cila nuk ekziston si e tille) e luan kordinatori si edhe profesorati gjate ciklit tëleksioneve te tyte.

Konkluzionet e vlerësimit:Institucioni i përmbush mire standartet e mësiperme, por kerkohet ngritja e zyres se karrieres per te permbushur jo vetem detyrimin ligjor por edhe ne funksion te permiresimit te cilesise ne ang institucioni

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

9. Kërkimi shkencor

Zhvillimi i kërkimit shkencor është parashikuar në objektivat afatmesëm e afatgjatë të universitetit, si një nga komponentët kryesorë të aktivitetit të tij, duke pasur një vizion të qartë për implementimin e institucionit përveç se në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor. Në këtë kuadër është dhe marrja e statusit të insitucionit si Universitet dhe jo thjesht si Institucion i Arsimit te Lartë dhe hapja e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe të ciklit të tretë. Duhet theksuar se burimet e limituara financiare dhe sidomos mugesa e financimeve nga ana e strukturave shtetërore dhe enteve të pavarura, publike dhe private, kanë limituar në njëfarë mënyre dhe fushën e kërkimit shkencor, fushë kjo e fundit me një interes të gjerë jo vetëm për universitetin por për vendin në përgjithësi. Nga ana tjeter, mungesa e organizmit me departamente prane fakuleteteve ( qe eshte parashikuar dhe eshte ne proces realizimi ) dhe fakti qe profesorati i kualifikuar italian e zhvillon aktivitetin e tij shkencor ne Itali, perben nje ceshtje qe duhet marre nje zgjdhje ne te ardhmen. Po keshtum stafi shqiptar eshte me kohe te pjeshme dhe detyrimet e tyre shkencore ane ne institucionet ku ata jane te punesuar me kohe te plote. Sidoqofte, ne universitet realizohet nje pune shkencore ne formen e seminareve shkencore, te cilat jane pasqyruar edhe ne analizen e permbushjes se kritereve ne vijm.

41

Të dhëna për aktivitet shkencore dhe në bashkëpunimit

Tabela 12

Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang Institucioni në Masterin MND

“Organizim e Drejtim të Institucioneve dhe Shërbimeve Shëndetësore”

1.Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL

118

2. Numri i kurseve trajnuese

1- Kurs Kualifikimi per drejtuesit e sistemit shendetsor te zones se Ballkanit:Menaxhimi i Institucioneve dhe i Sherbimeve Shendetsore

2- Kurs Kualifikimi për drejtuesit e sistemit shëndetësor të zonës së Ballkanit: Futja e sistemit DRG (Diagnosis Related Group) në Sistemin Shëndetësor Kombëtar,aplikimet praktike, kufizimet, risitë dhe

perspektivat

3.Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL (Konferenca/Seminare)

1- Sem. La crisi finanziaria globale2- Sem. Gli effetti sociali della crisi finanziaria

globale3- Sem. Il processo di integrazione dell'Albania4- Sem. Regolamentazion e sorveglianza dei sistemi e

dei mercati finanziari alla luce della teoria delle aree monetarie ottimali

5- Sem. Il sistema finanziario in Albania.6- Sistemi shëndetësor, reformat në financim,

përmirësimi i efiçencës dhe cilësisë së shërbimit. Eksperienca rajonale e ndërkombëtare

4.Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL

24

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse;

Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Personeli akademik është personel i huaj në masën 80%, me titull Profesor, sikurse dëshmohet dhe në CV e bashklidhura raportit të vlerësimit të brendshëm të dorëzuar paraprakisht.

Një përmbledhje të botimeve dhe të bashkëpunimeve shkencore në të cilat dhe personeli akademik ka dhënë ndihmesën e tij, është e paraqitur në tabelën nr. 3.

Studimet e kryera nga personeli akademik italian kane qene mjaft te rendesishme per te analizuar dhe kuptuar situaten aktuale te menaxhimit financiar te institucioneve shendetesore shqiptare dhe nevojen e refomimit te tij

42

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj;

Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Sikurse është theksuar dhe më sipër, personeli akademik titullar i lëndëve, i cili jep mësim në gjuhë të huaj (italisht) është profesor i huaj i Universiteteve Italiane partner dhe jep mesim prej kohesh.

Për sa i përket personelit akademik ndihmës shqiptar, të tërë janë kualifikuar dhe diplomuar në universitete Italiane (sikurse dëshmohen dhe nga CV dërguar bashklidhur më raportin e vlerësimit të brendshëm).

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor;

Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

Institucioni ofron ndihmesën e tij në kualifikim profesional të stafit të tij, me anë të organizimit të seminareve të ndryshme me pjesmarrjen e figurave të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, në marrëveshjen me Universitetin e Barit është parashikuar si pjesë e marrëveshjes dhe mundësimi i kryerjes së doktoraturave (PHD) pranë këtij universiteti i të rinjve të punësuar pranë UNIKZKM

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi;

Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Duke qënë se pedagogët tanë janë të angazhuar dhe në universitetet italiane partner, punimet shkencore të pedagogëve janë të konsultueshme nëpërmjet aksesit që garantonhet pranë bilbiotekës në revista të ndryshme shkencore dhe në bibliotekën virtuale të universitetit “Tor Vergata” të Romës, Universitetit Shtetëror të Milanos dhe në bibliotekën e kolegjit IPASVI të Romës.

Konkluzionet e vlerësimit:

Kërkimi shkencor: sipas standardeve te nje insitucioni vendas ka vështirësi sepse stafi eshte 80%i huaj, dhe për faktin e mungesës së stafit akademik dhe të kërkuesve shkencorë vendas. Kërkimi shkencor bëhet kryesisht nga pedagogët por për interesin e tyre personal shkencor ose me financimin e Universitetit Italian partner dhe me fondet e Universitetit ZKM. Vetëm një pjesë shumë e vogëk e kërimit shkencor kryhet me fondet e UNIKZKM. Institucioni duhet te hartoje plane pune shkencore me aktivitete tej atyre te seminareve shkencore.

43

10. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Marrëveshjet e shumta të bashkëpunimit që universiteti ka me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare kanë ndihmuar në nivelin e kërkimit shkencor, me anë të konferencave shkencore të mbajtura, seminareve dhe bashkëpunime të tjera të rëndësishme, si bashkëpunimi i vazhdueshëm me Universitetin publik të Barit, Universitetin Katolik “Zemra e Shenjtë” në Romë, Universitetin publik të Bolonjës, Universitetin “Tor Vergata” të Romës,etj.

Bilbioteka e Universitetit është një tjetër burim informacioni shumë i mirë për kërkimin shkencor, duke qenë se është e pasur me mbi 12.000 tituj të botimeve shkencore (libra dhe revista të pedagogëve të Universitetit dhe jo vetëm) në fusha të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme, si Italisht (rreth 60%), Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht dhe Shqip. Pranë kësaj biblioteke vijnë në mënyrë periodike dhe buletinet informative të Bankes së Shqipërisë dhe Institucioneve të tjera të kombëtare si INSTAT, etj.

Gjithashtu, nëpërmjet rrjetit të komjuterave të instaluara në bilbiotekë, studentët dhe pedagogët kanë akses online në Bilbiotekën e Universitetit “Tor Vergata” të Romës, Universitetit Shtetëror të Milanos dhe në bibliotekën e kolegjit IPASVI të Romës.

Theksojme se gjate vizites ne mjediset e bibliotekes, kishte nje numer te konsiderueshem studentesh ne sallen e studimit, cka ndodh rralle ne institucionet e tjera jo publike. Gjithashtu, stafi i bibliotekes (2 punonjeset qe kontaktuam) ishin te kualifikuara dhe me nivel profesiona cka lehtesonte kerkimin dhe ndihmen e studenteve per literaturen e fushavete studimoit e kerkimit.

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar

Tabela 13

Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese

Institucionet qeveritare bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit

1 Bashkia e Tiranes Konferenca,Stage

2 Ministria e Ekonomise Konferenca

3 Ambasada Italiane ne ShqiperiKonferenca, Seminare dhe shkembim eksperiencash

4 USAID Konferenca

5 Ministria e Shëndetësisë Konferenca dhe seminare

6 Universiteti i Studimeve të BaritProgram i përbashkët studimi, konferenca, seminare etj.

7 Universiteti “Zemra e Shenjtë”, Romë.Program i përbashkët studimi konferenca, seminare etj.

8 Universiteti i Studimeve “Alma Matter” të BolonjësProgram i përbashkët studimi konferenca, seminare etj.

10 Dhoma e Tregtise dhe Industrise Konferenca, Seminare dhe shkembim eksperiencash

44

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese;Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Institucioni ka marrëdhënie dhe marrreveshje institucionale me institucione të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, publike apo private. Këto bashkëpunime kanë bërë të mundur dhe mundësimin e praktikave të studentëve për masterin në fjalë në institucionet e poshtëpërmendura (sipas tabelës n. 4 të posht-shënuar).

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron;Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

UZKM ka bashkëpunim te vazhdueshëm me Universitetin publik të Barit, Universitetin Katolik “Zemra e Shenjtë” në Romë, Universitetin publik të Bolonjës, Universitetin “Tor Vergata” të Romës,etj. Gjithashtu, bashkepunon me institucione dhe aktore biznesi vendas dhe te huaj. Por nuk ka raporte analitiike te kerkuara sipas kriterit 3. Ndersa trajnime profesionale realizohen dhe jane cituar tek tabela nr 12

Konkluzionet e vlerësimit:Universiteti ka bashkëpunime të fryshme me Institucionet brenda dhe jashtë vendit, duke i plotësuar në këtë mënyrë standartet e kërkuara. Por kerkohet qe te kete raporte analitike te dokumentuara

45

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

VI. ANALIZA SWOT

a) Eshte universitet unik p`r nga menyra e organizimit dhe e funksionimitUniversiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” `sht` universitet shqiptar qe ofron diploma te BE, e cila njihet ne gjithe vendet e BE.

b) Bashkepunimi me nje sere universitesh dhe institucionesh prestigjozeUNIZKM ka marreveshje bashkepunimi konkretet me disa universitete me emer si Universiteti i Milanos, Torvergata ROME, Universitetit Katolik “Zemra e Shenjtë”, Romë, universiteti i Barit, i Milanos etj cka perben nje garanci te forte per cilesi dhe konkurrueshmeri te diplomave ne treg.

d) Numur i kufizuar studentesh

Peben nje avantazh krahasues ne raport me universitetet e tjera jopublike per shkak se perzgjedh studente cil`sore. Madje duke lene edhe vende te palotesuara kur studentet nuk arrijje standadet e pranimit. Nj`kohesisht ofron edhe stimuj ne forme bursash per studentet ekselente

e) Burimet njerëzore

UNIZKM-ja i ka kushtuar rëndësi të veçantë planifikimit të burimeve njërëzore dhe përcaktimit të kritereve që duhet të plotësojë stafi akademik e ai administrativ. Pjesmarrja e figurave te shquara në nivel ndërkombëtar, siç janë profesorët e Universitetit Katolik “Zemra e Shenjtë”, Romë, nga njëra anë, por dhe e profesorëve dhe personaliteteve të shquara vendase nga ana tjetër, është një dëshmi dhe garanci e qartë për nivelin e lartë të cilësisë së ofruar por dhe të kërkuar.

f) Pervoja institucionale

Eksperienca e trashëguar nga puna shumëvjeçare e Fondacionit Themelues “Zoja e Këshillit të Mirë”, brenda dhe jashtë vendit, në klinika kuruese dhe diagnosikuese, si dhe në realizimin e shkollave profesionale dhe kurseve të specializimeve, bashkuar me ekpseriencën 10-vjeçare të universitetit, përbën padyshim një nga pikat e forta të institucionit, krahasuar me institucione të tjera të arsimit të lartë në vend.

g) Diversiteti kulturor

Realizimi i mësimdhënies në gjuhë të huaj (italisht) si dhe rekrutimi i rreth 194 studentëve italianë, mundëson përhapjen e një kulture evropiane në vendin tonë si dhe transmetimin e vlerave tona kulturore në arenën ndërkombëtare. Ky shkëmbim dhe ndërveprim krijon atmosferën e një kampusi ndërkombëtar ku trasmetimi i vlerave dhe njohurive përbën avantazh.

a) Organizimi jo shume efektiv

Universiteti eshte ne proces te organizimit me departamenete ne rang fakulteti, cka perben akoma nje disavantazh

b) Stafi i vogel me kohe te plote nga Shqiperia

Pika të forta

Pika te dobeta

46

Universiteti ka aktivizuar një staf relativish të vogël në numër me kohë të plotë, i cili sidoqoftë nga viti në vit ka ardhur në rritje. Kjo gjë, dhe pse nuk ka cënuar cilësinë e mësimdhënies, ka limituar krijimin e strukturave të plota akademike.

c) Mangesi ne pun`n kërkimore- shkencore :

SIpas standardeve te nje insitucioni vendas ka vështirësi sepse stafi eshte 80%i huaj, dhe për faktin e mungesës së stafit akademik dhe të kërkuesve shkencorë vendas. Kërkimi shkencor bëhet kryesisht nga pedagogët por për interesin e tyre personal shkencor ose me financimin e Universitetit Italian partner dhe me fondet e Universitetit ZKM. Vetëm një pjesë shumë e vogëk e kërimit shkencor kryhet me fondet e UNIKZKM. Institucioni duhet te hartoje plane pune shkencore me aktivitete tej atyre te seminareve shkencore.

d)-Mangesi dokumentacioni mbi strategjine e zhvillimit te institucionit

Në përgithësi standardet mund të vlerësohen të plotesuara, por ka mangesi në hartimin e dokumentuar të strategjive dhe politikave të dokumetuara dhe te publikuara për garantimin e cilësiësë si edhe për publikimin e broshurave, buletineve mbi cilësinë etj. Verehet mugesa formale e zyres se

e) mungesa te zyres se garantimit et cilesise dhe te karrieres.

Tarifat e studimit

Dhe pse Universiteti përpiqet të ndihmojë dhe incentivojë studentët me anë të ofrimit të bursave të studimit, përsëri tarifat e kërkuara, të cila imponohen nga kostot e larta për sjelljen e pedagogëve të shquar të universiteteve partnere, janë të larta, nese merret parasysh nivelin ekonomik i vendit, tarifat e ulëta të ofruara në sistemin publik dhe konkurencën e pandershme në treg.

b) Mësidhënia në gjuhë të huaj

Dhe pse nga pikëpamja e përgjthshme, mesidhënia në gjuhë të huaj përbën avantazh në bashkëveprimin me kulturën evropiane, për disa studentë mund dhe të përbëjë vështirësi në asimilimin e programit në mënyrën e duhur. Për të bërë të mundur kapërcimin e këtyre vështirësive, universiteti ofron falas mësimin e gjuhës italiane gjatë vitit të parë të studimit, gjë e cila deri diku ka ndihmuar.

Zhvillimi i politikave favorizuese dhe incentivuese nga ana e Qeverisë në drejtim të arsimit të lartë e veçanërisht drejt nxitjes së cilësisë në këtë fushë.

Iniciativa e qeverisë për futjen e Institucioneve private të arsimit të lartë në skemën e financimit nga financat publike.

Rritja e kapaciteteve dhe eksperienca e fituar, sjell rritje dhe zhvillim në mënyrë progresive si tënumrit të studentë ashtu dhe të burimeve njerëzore dhe logjistike.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe partneritetet aktuale krijojnë siguri dhe premisa për partneritete të reja, ruajtjen e cilësisë, zhvillimin e kërkimit shkencor, pjesmarrje më të gjerë në projekte ndërkombëtare.

Mundësitë

47

Angazhimi dhe përkushtimi i strukturave e autoriteteve drejtuese si dhe e stafit akademik dhe administrativ është një aset për arritjen e objektivave dhe qëllimeve të Universitetit.

Përmirësimi i mëtejshëm i sigurisë së studentëve brenda Universitetit, nëpërmjet rrjetit të survejimit me kamera të ambjenteve të jashtme, rojeve private dhe rojeve të parkingut, sistemi i certifikuar i mbrojtjes kundër zjarrit dhe masa të tjera, rrisin sigurinë dhe rrjedhimisht besimin e studentëve dhe familjeve të tyre, gje e cila çon dhe në rritjen e kërkesës nga ana e studentëve të rinj për programet e ofruara.

Krijimi i lehtësive të shumta për studentët, si mjediset çlodhëse, mundësitë e punësimit nëpërmjet kontaktit të vazhdueshëm me bizneset vendase dhe të huaja, mundësimin e praktikave mësimore jashtë vendit, janë elementë që ndikojnë në krijimin e kushteve optimale për studim dhe zhvillim.

Mundësitë e zhvillimit profesional dhe akademik të stafit, brenda dhe jashtë vendit, janë faktorë që ndikojnë në cilësinë e mësimdhenies dhe në zhvillimin e kërkimit shkencor.

Mundësia e krijimit të burimeve shtesë nëpërmjet rritjes së shërbimeve ekzistuese dhe shërbimeve ofruar të tretëve.

Pikat për përmirësim mund të kufizojnë në suksesin e institucionit, nëse nuk ndërhyhet në kohë dhe me mjetet e duhura.

Prezenca relativisht e paket e profesoratit te huaj-prania e tyre me kohe te pjesshme. Njekohesisht edhe mangesite ne pranine e stafit vendas me kohe te plote

Mesimdhenia jo ne menyre te vazheshme gjate semsetrit nga lektoret perben nje shkeputje elative te te nxenit sistematik, gje qe kompensohet vetem pjeserisht nga stafi vendas seminarist

Nje lloj prezence e mos harmonizimit sa duhet te te leksioneve neauditor me praktiken e vendit tone. Veem seminaristet shqiptare nuk mund ta plotesojne teresisht kete gje.

Kosto e lartë jetese dhe nivel i ulët i cilësisë së jetës ne vend peben qe perzgjedhja e studeneve te jete me e limituar sesa do deshirohej nga institucioni

Financime të ulëta për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe mungesa e inçentivimit në këtë drejtim nga ana e shtetit.

Mungesë informacioni rreth cilësisë së Universiteteve publike dhe private në vend (mungesa e një renditjeje të këtyre institucioneve bazuar në cilësinë e ofruar).

Megjithese biblioteka ka fond te mie dhe sherbim te shpejte, kerkohet nje zgjerim i kapaciteteve esaj per te perballuar me me shume eficence fluksin e kerksave te studenteve si edhe te nr te vendeve per studim ne salla.

Pengesat

Iva
Typewritten text
Iva
Typewritten text
Përfundim: Mbështetur në analizën e mësipërme dhe duke peshuar të gjithë komponentët e vlerësimit, jap vlerësimin përfundim Pozitiv për këtë program studimi dhe rekomandoj akreditimin e tij, duke i dërguar Institucionit rekomandimet e mësipërme për përmirësim të mëtejshëm të programit të studimit
Iva
Typewritten text
Eksperti i vleresimit Prof. Dr Shyqyri Llaci

48

Aneks 1

49

Universiteti Katolik ZKMRektori

Zv/Rektori 1

Zv/Rektori 2

Drejtori i Pergjithshem Sekretari i Pergjithshem

Senati AkademikBordi Etik

Zyra e Finances

Biblioteka

Fakulteti i Mjeksise

Bordi Keshillimor

Qendra e Trajnimit te Deputeteve te

Evropes Juglindore

Zyra Juridike

Zyra e Logjistikes

Departamenti i Shkencave

BioMjeksore

Departamenti i Shkencave Mjeksore

e Kirurgjikale

Qendra e Kerkimeve

Nderdisiplinoreper Studimin e Teknologjive Inovative ne

Mjeksi

Design

Klinika e StomatologjisePoliklinika At L. Monti

Fakulteti i Shkencave Ekonomike e Politike

Departamenti i Ekonomise

Qendra e Studimeve te Vendeve

ne Tranzicion

Departamenti i Gjuheve te Huaja

dhe i Shkencave Humanistike

Menca e Studenteve

Sekretaria

Qendra Nderkombetare

e Kerkimeve

Fakulteti i Farmacise

Fakulteti i Shkencave te

Aplikuara

Zyra e Teknologjive

te Informacionit

Zyra e Marredhenieve

me Publikun dhe Promovimit

Zyra e Personelit

Zyra e Prokurimeve

Zyra e Informimit Europian

OsservatorioSistemi Sanitari

dell’Area Balcanica

Departamenti i Shkencave

Farmaceutike

Qendra e Kerkimeve per

Vleresimin Kimik-

Toksikologjik dhe

Farmakologjik te Barnave

Departamenti i Teknologjive

Kimike-Farmaceutike

dhe Biomolekulare

FONDACIONI ZKM