14

REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për
Page 2: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 2 of 14

REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU APO TË NDARË?

(Analizë)

Kolonel (R) Zaim Kuçi

Analist, Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes

Tiranë, 2013

Page 3: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 3 of 14

E drejta e autorit

Copyright © 2013 nga Qendra Kombëtare e Studimeve të Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) të Ministrisë së Mbrojtjes. Copyright © 2013 by the National Center for Security and Defence Studies (NCSD) of the Ministry of Defence.

Politika e mos-diskriminimit dhe anti-plagjiaturës Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/ autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat apo pozicionet zyrtare të Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes, apo institucioneve të tjera qeveritare. Autori/autorët e këtij shkrimi nuk janë subjekt i ndëshkimit për shprehjen e lirë të qëndrimeve e pozicioneve të tyre individuale, edhe sikur përmbajtja e tyre të mos jetë në përputhje me qëndrimet zyrtare të institucionit të tyre. Njëkohësisht, autori/autorët mbajnë përgjegjësi për shpifjet, shtrembërimet e fakteve, sharjet si dhe kopjimet e pa referuara të krijimeve dhe mendimeve të autorëve të tjerë.

Abstrakt: Republika e Qipros përballet me krizën më të thellë financiare në Eurozonë e cila vlerësohet si prag falimentimi. Lëkundjet në sektorin bankar qipriot janë

Page 4: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 4 of 14

shoqëruar pashmangshmërisht nga humbja e besimit popullor për Bashkimin Europian. Kjo humbje besimi po shtohet në të gjithë Eurozonën. Është e rëndësishme të analizohet dhe të kuptohet kjo situate financiare, çfarë ka ndodhur realisht në këtë vend fqinj, problemet që sollën krizën dhe pasojat e mundshme në ekonominë e rajonit dhe në vendin tonë dhe si duhet paraprirë fenomenit rikoshet të ekonomisë apo kapjes dhe përmirësimit në kohë të problemit që ka mbërthyer Qipron.

Fjalë kyçe: krizë financiare, ekonomi në krizë, analizë ekonomike, ishull, vendet e vogla, të keqmenxhim, gjeopolitikë, tregëti, eurozonë, parashikim, parandalim.

Page 5: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 5 of 14

Përmbajtja

1. Hyrje 6

2. Çfarë po ndodh me vendet e Eurozonës, krizë reale ekonomike apo gjeopolitikë e sforcuar ruse drejt saj? 7

3. Çfarë pritet nga kriza që ka shpërthyer në Qipro? 8 4. Skenarët e pritshëm të ishullit 9 5. Çfarë fshihet prapa diplomacisë ruse për ishullin? 10 6. Përse Gjermania ka marrë flamurin për menaxhimin e krizës dhe

ekonomisë të eurozonës? 11 7. Përfundime 12

Page 6: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 6 of 14

Hyrje

Republika e Qipros me një popullsi rreth 750 mijë banorë (grekët qipriotë rreth 77

%, turqit 18 %, të tjerë 5 %) u anëtarësua në BE në vitin 2004, kohë kur BE iu desh

për të shmangur izolimin rajonal në këtë zonë të konsideruar të vështirë, por dhe

për përfitime ekonomike, më tepër se kaq, ndoshta dhe me qëllimin e mbajtjes në

distancë të Turqisë. Ishulli është i ndarë mes qipriotëve grekë dhe turq, por për

analistët konsiderohet një rajon konfliktual ku përplasen interesat gjeo-ekonomike

(burimet energjike dhe ato financiare), të cilat fusin në lojë aktorët diplomate dhe

ushtarakë të përfaqësuar me shtete superfuqi botërore.

Edhe pse Qipro është në BE, politika integruese e saj ka qenë më shumë e anuar

drejt Izraelit, Libanit dhe Sirisë se sa me Evropën; është një shtet politikisht dhe

ekonomikisht i çorientuar (ka luajtur dy standarde zhvillimi), megjithatë, për t’u

mbështetur nga Franca ajo në vitin 2006 iu shtua listës frëngjisht folëse. Qëkur

Qipro mori statusin anëtar i BE, analistët gjithmonë e kanë vlerësuar si të dyshimtë

në familjen evropiane, me kohë kanë afruar interesa të dyshimta miqësie si me

Serbinë (Miloshevicin e asaj kohe) e konfliktuar prej sanksioneve të perëndimorëve,

e cila përdori ishullin për operacionet e vet financiarë, po kështu dhe me rusët, që

kupton, Qipro ka zhvilluar për vite me radhë një model ekonomie të bazuar në

mundësitë dhe modelin “qipriot”.

Preferencë e qipriotëve ka qenë zbatimi i modelit të zhvillimit të biznesit me taksa

të ulëta, të shoqëruar nga një zbatim kontrolli të sektorit bankar të dobët, ndryshe

nga standardet ekonomike të vendeve të BE. Aplikimi i kësaj politike është bërë për

të tërhequr sa më shumë kapitale nga jashtë, politikë e cila solli dështim të

paralajmëruar vite më parë.

Për të dalë nga kjo situatë rënie, kohë më parë qeveria e Qipros ka bërë kërkesë për

ndihmë ndërkombëtare, pasi bankat që ishin pjesërisht të shtetëzuara dhe të

pakontrolluara, ishin plotësisht në abuzime spekulative. Rritja e borxheve

shtetërore kërcënuan ekonominë dhe humbën kontrollin e shtetit, që me kohë

sollën kaosin e sotëm.

Me përkeqësimin e situatës Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar

ranë dakord t’i japin Qipros një grant prej 10 miliardë euro, një zgjidhje që

kapërcente krizën në këtë vend me më pak se 800 mijë banorë, e vendosur në

pozicion kyç të zhvillimeve evropiane, të pasuruar lehtësisht nga zhvillimi i

ekonomisë informale.

Page 7: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 7 of 14

1. Çfarë po ndodh me vendet e Eurozonës, krizë reale ekonomike

apo gjeopolitikë e sforcuar ruse drejt saj?

Në se analizojmë krizat e ekonomike të kohëve të fundit, duket, sidomos vendet e

vogla, të keq-menaxhuar nga vet strukturat e tyre kur bien në krizë kërkojnë daljen

prej saj duke aktruar dhe luajtur kartën e gjeopolitikës së tyre.

Përballë kësaj krize, zhvillimet e dukshme ekonomike të viteve të fundit të Rusisë,

afrimi i sforcuar me superfuqinë aziatike kineze e konfirmuar dhe me vizitën për

herë të parë të presidentit të sapo zgjedhur kinez duke nënshkruar kontratën më të

madhe në fushën e mbrojtjes (24 avionë luftarake SU- 35, 4 nëndetëse të klasit

“Lada”, avionë transporti IL- 476 dhe IL -78, raketa Senit S-400 etj), si sinjal edhe

për SHBA, se Moska dhe Pekini duan të bashkojnë forcat e tyre për të bërë një

kundërpeshë gjeopolitike ndaj saj, kanë ngjallur nostalgjitë e gjeopolitikës globale

me prioritet rajonin e Ballkanit dhe të Evropës lindore, prej këtej për të kapur

tregjet në Lindjen e Mesme.

Është koha kur gjeo-ekonomia vendos mbi zhvillimet e pritshme në gjeopolitikën e

shteteve. Të dhënat e deritanishme, në rreth 200 milionë metra kub gaz natyral, të

zbuluar në zonën “Afërdita” në ujërat e Qipros, të vlerësuara sot në vlerë 80 miliardë

dollarë duhen të jenë katalizatorë të lëvizjeve për ndryshim harte.

Vlerësohet se qëllimet strategjike ruse, për të gjetur territor në hapësirën e BE,

realizohen duke lëvizur kujdesshëm, rast pas rasti, sidomos me shtetet e vegjël që

akoma nuk kanë arritur të instalojnë demokracinë dhe të zhvillojnë ekonominë në

standard perëndimor. Zhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende

janë premisa për krizë, më tepër se kaq Rusia gjen terren për t’i stimuluar këto

ekonomi në rënie. Në këto vende diplomacia ruse është aktive duke iu afruar

“ndihmë” ekonomike. Vendet e eurozonës, për të mos u zhytur në kaos dhe për të

përfituar imazh në vend (kredibilitet politik), lehtësisht shtrijnë duart për ndihmë

drejt Rusisë, kjo shihet dhe si një presion kundër BE.

Hapja e portave për Rusinë nga këto shtete, vështirëson ekonominë dhe politikën

evropiane jo vetëm për mosprishjen e balancës ekonomike por në planin afatgjatë

dhe për mos humbje territori në hapësirën e BE. Mbajtja prej kohësh peng e Serbisë

nga rusët ka krijuar hallakatjen e rajonit tonë.

Të detyruar nga situatat e krijuar në hapësirën e eurozonës, vendet evropiane

detyrohen dhe paguajnë borxhin e stimuluar dhe të keq-menaxhuar të shteteve të

vegjël. Pas Greqisë, rasti Qipriot është identik me atë të krizës Irlandeze, por tipike

është ajo Islandeze, kohë kur Evropa po mbyllte dyert ata iu drejtuan Rusisë. Për të

Page 8: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 8 of 14

shmangur këtë orientim drejt Rusisë, FMN zgjidhi thesin e ndihmave për të nxjerrë

nga kriza këtë vend.

Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për qind të ekonomisë së

Eurozonës, gjeopolitikisht mbetet një nerv shqetësues që kërkon zgjidhje nga ana e BE.

2. Çfarë pritet nga kriza që ka shpërthyer në Qipro?

Situata në Qipro sa vjen dhe përkeqësohet, si rrjedhojë ka dobësuar dukshëm

besimin popullor ndaj sektorit bankar si dhe ndaj qeverisë së Qipros. Në këtë

kontekst, Qipro do të ketë një kohë të vështirë përpara për të provuar dhe rikthyer

besimin që ka humbur. Masat shtrënguese të qeverisë krijuan dhe thelluan krizën

duke rritur ndjeshëm nivelin e papunësisë.

Është për t’u theksuar se, ka një traditë të gjatë filozofike në Perëndim që e lidh

legjitimitetin e një qeverie me mënyrën sesi ajo mbron interesat e popullit të saj.

Besimi në qeveri është një kusht kyç për demokracinë dhe legjitimiteti i një qeverie

dobësohet nëqoftëse asaj i mungon pëlqimi i të qeverisurve në popullatën e vendit.

Lëkundjet në sektorin bankar qipriot janë shoqëruar pashmangshmërisht nga

humbja e besimit popullor për Bashkimin Europian. Situata në Qipro ka të ngjarë

të ngrejë një ndjenjë anti-Europiane në një nivel të ri zhvillimi.

Analistë të eurozonës parashikuan dhe daljen e Qipros nga zona euro, por

shqetësuese mbetet që kriza të mos ketë zgjerim. Falimenti i Qipros rrezikon

progresin e deritanishëm të arritur në zgjidhjen e krizës së Greqisë.

Nëse Eurozona përpiqet me çdo kusht ta mbajë Qipron në unionin monetar, kjo

mund të bëjë që vende të tjera në krizë të reduktojnë përpjekjet për kursime dhe

konsolidim të buxheteve. Një zhvillim i tillë do të vinte në pikëpyetje të gjithë

arkitekturën e shpëtimit dhe besueshmërinë tek Eurozona në pjesën tjetër të botës.

Krizat e deritanishme në përgjithësi dhe kriza Qipriote po i transmeton pjesës tjetër

të Europës që Bashkimi Europian po dështon së mbrojturi interesat e qytetarëve të

tij. Nëse Qipro do të detyrohet të largohet nga Eurozona, besimi i investuesve në

botë tek bashkimin monetar do të tronditej thellë.

Po kaq të diskutueshme janë dhe analizat kritike për BE në lidhje me standardet që

duhen të plotësojnë vendet aderuese në eurozonë. Sipas meje, vendet që tashmë

kanë shpallur recesionin dhe Qiproja, nuk kanë arritur standardin perëndimor

qofshin ato politike, demokratike, diplomatike, aq më keq në zhvillimin e

ekonomisë së tyre.

Page 9: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 9 of 14

Nga ana tjetër, vlerësohet se interesat e Rusisë janë më të thella. Ajo, përveç

shqetësimit për interesat e bizneseve dhe pasurisë, si një qendër investimesh me

taksim të ulët dhe një vend për të fshehur paratë, shqetësuese për të janë interesat

energjetike ku burimet e reja të gazit të zbuluara në Qipro vlerësohen afërsisht 80

miliardë dollarë. Futja në lojë e këtij zbulimi energjetik, padyshim do të shkaktojë

një situatë të re grindjesh midis të fortëve në këtë ishull.

3. Skenarët e pritshëm të ishullit....

Skenarët e pritshëm të ishullit: Qipriotët turq do të kenë ushtarakisht një aleat të

fuqishëm, Turqinë dhe nga ana tjetër qipriotët grekë do të kenë aleatin e tyre,

Greqinë edhe pse është në krizë Forcat e armatosura greke nuk janë të prekura.

Në këtë ishull përveç interesave të Greqisë dhe Turqisë janë aktive dhe interesat

izraelite, si partner energjetik të tij. Kësaj situate i shtohet dhe prezenca e Flotës së

6-të të SHBA, si fuqia dominuese në Mesdhe. Po kaq shqetësues do të jetë (edhe

pse e heshtur deri tani) dhe prezenca e Britanisë në ishull, qoftë kjo me kulturë

britanike të vazhduar në popullatë pas pavarësisë të vitit 1960, por aktualisht ajo

është me dy baza ushtarake në Qipro. Nga Uashingtoni dhe Brukseli vijnë zëra se

mund të ketë tensione deri në konfrontime mes Qipros dhe Turqisë.

Në një analizë strategjike, territori dhe bazat ushtarake të Qipros vlerësohen të

favorshme për çfarëdolloj operacioni të pritshëm ushtarak të BE.

Historikisht, për vendet perëndimore, ishulli është planifikuar dhe ka qenë një

bazë logjistike në mbështetje të operacioneve në Irak dhe Afganistan. Edhe

Britania e Madhe, në vitin 2011, bazat e saj detare në Qipro i planifikoi për

mbështetjen e sulmeve ajrore kundër Libisë, por nuk u përdorën për arsye sigurie

të situatës të krijuar në atë kohë.

Analistët ushtarakë shkojnë madje më tej, nëse Moska do të humbasë bazën e vet

detare në Tartus të Sirisë, atëherë, ka shumë gjasa që rusët mendojnë për një

zhvendosje të kësaj baze në këtë ishull, vlerësuar si një pozicion i favorshëm

strategjik.

Pra analistët, qofshin ata ekonomistë, ushtarakë, më tepër diplomaci-bërësit duhet

të parashikojnë dhe të parandalojnë pritshmërinë e zhvillimit të ngjarjeve në

këtë fushë të re beteje. Dalja jashtë kontrollit të situatës do të sjellë pasoja të

paimagjinueshme në këtë rajon dhe më gjerë.

Page 10: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 10 of 14

4. Po ç’farë fshihet prapa diplomacisë ruse për ishullin?

Në një vlerësim afatgjatë të Rusisë, taktikisht duket që interesat e Rusisë janë që

Qipro të qëndrojë në eurozonë. Bazuar në historikun e marrëdhënieve midis tyre,

rusët u janë mirënjohës, pasi qipriotët grekë kanë qenë gjithmonë mbrojtësit e

diplomacisë ruse. Sjellim rastin kur Rusia ishte kundër njohjes së pavarësisë së

Kosovës dhe aktit të copëtimit të Gjeorgjisë, qipriotët jo vetëm ishin në një linjë, por

mbrojtën dhe ishin kundra masave që ndërmori BE ndaj Kremlinit.

Më tej se kaq mbeten interesa ekonomike të Rusisë në Qipro. Informacionet e fundit

tregojnë se në Qipro shpresohet të jetë një zonë gazmbajtëse detare e pazhvilluar

dhe euforia qipriote shkon deri dhe në një burim jetësor energjetik për Europën,

kështu ata mendojnë që të vendosin Rusinë kundër Europës për të shpëtuar

ekonominë e vet.

Nuk mund të vlerësohet rastësi, kaq papritur fillimet e një stërvitje të madhe (7mije

trupa të mbështetura me 36 mjete luftarake detare) të Rusisë në Detin e Zi, pikërisht

kur situata në këtë zonë është e nxehtë. Ushtarakisht, në se politika thirret dhe

zhvillon në urgjencë një stërvitje te tille, tregon se situata është e acaruar, një krizë

që mund të prodhojë një konflikt të mundshëm.

Për qipriotët shikohet se ndjenjat anti-BE kanë marrë formën e një ndjenje anti-

Gjermane, sepse Berlini shikohet si ithtari kryesor për masa shtrënguese. Kudo dhe

kurdo që ka një protestë kundër masave shtrënguese, njerëzit fajësojnë si qeveritë e

vendeve të tyre edhe diplomacinë e Berlinit që, për BE shfaqet si flamurtare në

procesin e marrjes së vendimit.

Gjermania ngulmon se duhet mësuar më shumë rreth flukseve dalëse të kapitalit

nga Qipro në Rusi dhe drejt Britanisë dhe janë gati që të gjejnë një zgjidhje. BE,

veçanërisht Gjermania, ka pasur frikën se paratë për shpëtimin e Qipros do

shkonin për rusët, që kanë depozita monetare gjigande në këtë ishull të vogël.

Për këtë arsye u vendos taksimi i depozitave mbi 100 mijë euro me 9.9 përqind

dhe depozitat mbi këtë shumë humbasin 40% të shumës. Synimi i taksës është t’u

tregojë investitorëve se duhet të jenë të kujdesshëm se ku i vendosin depozitat e

veta dhe se nuk duhet të përdorin vende që shërbejnë si parajsa fiskale, si rasti i

bankave të Qipros.

Page 11: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 11 of 14

5. Përse Gjermania ka marrë flamurin për menaxhimin e krizës të

eurozonës?

Në referencë të treguesve ekonomikë të BE, duket se Gjermania dhe shtetet e BE për

gjatë periudhës 1999- 2011 kanë akumuluar një suficit tregtar prej rreth 1trilion

eurosh nga ku zona euro ka vlerën e 75 % të shumës së akumuluar.

Nga kjo shumë rreth 750 miliardë llogariten ekonomi gjermane, e ndjekur nga ajo

holandeze. Analistët kanë tërhequr konkluzionin se Gjermania është shumë e varur

te tregu evropian se sa pjesa tjetër e botës, nga ana tjetër gjermanët operojnë më

mirë me evropianët se sa me pjesën tjetër të globit. Ata vlerësojnë se mbajtja e

kostos së ulët rrit më shumë eksportet në Evropë sesa në vendet e tjera. Historikisht

gjeo-ekonomia gjermane ka krijuar dhe zhvilluar aleancat gjeopolitike në territorin

evropian.

Gjeopolitika gjermane që prej fillimeve të shekullit 20-të, vijuar gjatë luftës së dytë

botërore dhe konsoliduar me kancelarin Konrad Adenauer i cili orientoi vendin

drejt NATO-s dhe Komunitetit Evropian, ka ndjekur gjithmonë linjën e forcimit dhe

bashkëpunimit me BE. Kjo strategji u pasua me bashkimin e dy Gjermanive në

kuadër po të bashkimit evropian, përforcuar me kancelarin Helmut Kohl, një figurë

qendrore evropiane e asaj kohe. Aktualisht, këto orientime perëndimore për

Gjermaninë e sotme kupton marrjen e pozicionit lider të BE.

Qëndrimi i Gjermanisë ndaj Qipros në një farë mënyre tregon dhe politikën afatgjatë

të kancelares Merkel, që sipas saj interesat e Gjermanisë janë të lidhura fort me

eurozonën. Kështu, ajo nuk do të lejojë që kriza e Qipros të ul imazhin e saj si një nga

liderët më të mëdha të Gjermanisë të pas Luftës dhe për BE, si dhe vizionin e saj

gjeopolitik për Evropën dhe Gjermaninë.

Fillimisht parlamenti qipriot refuzoi paketën e ndihmave nga BE dhe FMN dhe të

nesërmen Qipro ktheu sytë nga Rusia, vendi që e mbajnë si aleat. Moska ka

interesat e veta që të sigurojë mbijetesën e bankave në Qipro, një parajsë për

miliarda euro që janë depozituar aty nga biznesmenët dhe individët rusë. Edhe pse

Moska vlerësoi kërkesën qipriote jo të realizueshme prapë për Rusinë Qipro ka

funksionuar përgjatë dy dekadave të fundit si një parajsë fiskale dhe kjo gjë e ka

bërë një vend tërheqës për paratë nga Rusia por dhe nga vende të tjera të Europës

Lindore.

Analistët kanë vlerësuar se rënia ekonomike e eurozonës është thelluar kohët e

fundit më përpara se të shfaqej çështja e Qipros, dhe se tashmë me Qipron është

krijuar një tjetër problem për politikëbërësit, të cilët po përpiqen të ringjallin

ekonomitë e vendeve të eurozonës.

Page 12: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 12 of 14

Vendet e BE janë përfshirë në krizën e borxheve shtetërore, pasojë e së cilës duket

se harta gjeopolitike evropiane është gjithnjë e në ndryshim. Harta gjeo-ekonomike

na paraqet dy pamje zhvillimi, janë krijuar vende të zhvilluara në veri dhe ato në

rënie më në jug të Evropës.

Kriza qipriote ka marrë dimensione mosbesimi në eurozonë. Opinioni evropian dhe

ai i politikëbërsve shprehen se një pjesë e konsiderueshme të depozitave në Qipro u

përkasin rusëve dhe se nuk mund të shpenzohen paratë e taksapaguesve europianë

për të mbrojtur depozituesit ruse me prejardhje të dyshimta në bankat e këtij

ishulli.

6. Përfundime

Dhe së fundmi, mbetet të vlerësohet ana e errët e kësaj krize që ka të bëjë me faktin

se masat e marra për të dalë nga kriza nuk janë të pranueshme nga populli, nga ana

tjetër, ky ishull është akuzuar se mban lidhje të errëta me paranë Ruse…. kjo

padyshim kërkon vëmendje të evropianeve për zgjerimin e interesave ruse në

rajonin e Ballkanit e më gjerë, në çballancimin e hartës gjeo-ekonomike në favor të

BE, për ruajtjen e asaj gjeopolitike BE- Rusi në vende dhe rajone të destabilizuara.

Kriza e fundit financiare në Qipro duket se përforcon prirjen jo optimiste të

zhvillimeve që po ndodhin në shumë vende të tjera të BE. Nisur nga fakti se këto

prirje negative janë shfaqur më të theksuara kryesisht në vendet e rajonit të

Mesdheut (Greqi, Itali, Portugali, Spanjë dhe tani në Qipro), mendojmë se ka dhe do

të ketë efekte jo të mira edhe ndaj vendit tonë, qoftë si vend Mesdhetar, qoftë edhe

për faktin e raporteve parësore tregtare etj, që kemi me këto vende.

Page 13: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 13 of 14

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM)

Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) është institucion kërkimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në nivel strategjik. Misioni i QKSM është: “mbështetja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të shtetit me studime e kërkime shkencore, rajonale e teknologjike, në interes të reformave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes së vendit për përmbushjen e misionit kushtetues të tyre dhe të detyrimeve të integrimit në NATO dhe BE”.

Në thelb të projekteve kërkimore të QKSM është qasja aplikative e tyre; paraqitja e gjetjeve dhe rekomandimeve cilësore dhe ofrimi i zgjidhjeve dhe alternativave përkatëse për autoritetet vendimmarrëse në procesin e reformave të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit.

QKSM synon ta realizojë misionin e saj nëpërmjet zhvillimit të projekteve kërkimore si monitorime strategjike, analiza, raste studimore, zhvillim politikash dhe konceptesh, studime rajonale, studime teknologjike në interes të axhendës aktuale dhe perspektive të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes.

Puna kërkimore e QKSM respekton të drejtën e autorit. Ajo është gjithashtu kundër plagjiaturës, shpifjeve, apo mbajtjes së anësisë politike partiake në çështjet kërkimore. Produktet e QKSM respektojnë ligjet kombëtare dhe standardet aleate për sigurinë e informacionit.

Janë të mirëpritur të gjithë studiuesit, kërkuesit, pedagogët, studentët, dhe analistët në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes të kontribuojnë me shkrime, artikuj dhe tema studimore që plotësojnë kërkesat dhe standardet e kërkimit shkencor. Na vizitoni tek: www.mod.gov.al/qksm

Mail: Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM)

Bulevardi Zhan D’Ark, Nr 31, Tiranë, Shqipëri

E-mail: [email protected]

Formati i artikujve/temave studimore

Formati i shkrimit i temave studimore të ndryshme të QKSM do të ketë këto të dhëna: font “Cambria”, font size “12”, spacing after “12”, Line spacing “multiple”, at ”1.5” format “justify”.

Në Header vihet: Titulli i shkrimit/artikullit në pozicionin djathtas. P.sh. “Angazhimet e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare”.

Në Footer vihet: QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM), e

cila ka në të djathtë numrin e faqeve të artikullit/ temës studimore.

Page 14: REFLEKTIME: EUROZONA DHE QIPRO, SË BASHKU · PDF fileZhvillimi i ekonomisë informale dhe të dobët në këto vende ... Edhe pse statistikisht ekonomia e Qipros zë vetëm 0.2 për

Reflektim, Eurozona dhe Qipro

QENDRA KOMBËTARE E SIGURISË DHE MBROJTJES (QKSM) Page 14 of 14