24
__________________________________________________________________________________________ Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002 Faqe 1 nga 24 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS MINISTRI Nr. 33 prot. Tiranë, më 06.01.2011 RREGULLORE PËR ZHVILLIMIN E PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE 2011 NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Kjo Rregullore përcakton rregullat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, institucionet shtetërore dhe strukturat arsimore përgjegjëse për këtë proces. Neni 2 Në kuptimin e kësaj Rregulloreje: 1. “Maturë Shtetërore” (më poshtë do të quhet Maturë) është një standard i njësuar dhe i përgjithshëm provimesh, 2 të detyruara dhe 2 me zgjedhje, që vërteton përfundimin e shkollës së mesme, pajis maturantin me Diplomën e Maturës dhe i jep të drejtën për të ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, në përputhje me procedurat përkatëse të pranimit. 2. “Shkollë e mesme” është shkolla publike dhe private, 4 ose 5 vjeçare.

REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 1 nga 24

RREEPPUUBBLLIIKKAA EE SSHHQQIIPPËËRRIISSËË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS MINISTRI

Nr. 33 prot. Tiranë, më 06.01.2011

RREGULLORE

PËR

ZHVILLIMIN E PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE 2011

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Kjo Rregullore përcakton rregullat e zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore,

institucionet shtetërore dhe strukturat arsimore përgjegjëse për këtë proces.

Neni 2

Në kuptimin e kësaj Rregulloreje:

1. “Maturë Shtetërore” (më poshtë do të quhet Maturë) është një standard i njësuar dhe i

përgjithshëm provimesh, 2 të detyruara dhe 2 me zgjedhje, që vërteton përfundimin e

shkollës së mesme, pajis maturantin me Diplomën e Maturës dhe i jep të drejtën për të

ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat, në përputhje me

procedurat përkatëse të pranimit.

2. “Shkollë e mesme” është shkolla publike dhe private, 4 ose 5 vjeçare.

Page 2: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 2 nga 24

3. “IAL” janë institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat.

4. “AVA” është Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve.

5. “APRIAL” është Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë.

6. “IZHA” është Instituti i Zhvillimit Arsimor.

7. “IKAP” është Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar.

8. “DAR” është Drejtoria Arsimore Rajonale; “ZA” është Zyra Arsimore.

9. “KMSH” i DAR/ZA-së është Komisioni i Maturës Shtetërore në DAR/ZA.

10. “KSHMSH” është Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore.

11. “PAP” është përgjegjësi i administrimit të provimit.

12. “AP” është administratori i provimit.

13. “AS” është administratori i sekretimit.

14. “PTP” është përgjegjësi i hartimit të testit përfundimtar.

15. “KOPOTED” është Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e testeve që dyshohen për

kopjim.

16. “KSHP” është Komisioni i shqyrtimit të parregullsive.

17. “KSHA” është Komisioni i shqyrtimit të ankesave.

18. “Maturant” është individi që vazhdon vitin e fundit të shkollës së mesme ose e ka

përfunduar atë, por nuk ka marrë dëftesën e pjekurisë.

19. “Kandidat” për IAL është individi, që ka fituar Diplomën e Maturës, ose Dëftesën e

Pjekurisë në një vit shkollor të mëparshëm dhe ka dhënë/jep provimet me zgjedhje për të

fituar të drejtën për të ndjekur studimet në një nga institucionet e arsimit të lartë.

20. “DEPU” është Drejtoria e Edukimit Parauniversitar në MASH.

21. “KOMSH” është Komiteti i Maturës Shtetërore që ngrihet nga MASH.

22. “Tabela T” është dokumenti që përfshin të dhënat e të gjithë maturantëve/kandidatëve që

kanë plotësuar formularin A1 ose A1Z.

Neni 3

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është autoriteti shtetëror përgjegjës për zhvillimin e

provimeve të Maturës.

Neni 4

Komiteti i Maturës Shtetërore (KOMSH) administron dhe menaxhon provimet e Maturës.

Page 3: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 3 nga 24

Neni 5

Institucionet përgjegjëse për zhvillimin e provimeve të Maturës janë:

1. Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve.

2. Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë.

3. Instituti i Zhvillimit të Arsimit.

4. Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore.

5. Drejtoritë e shkollave të mesme.

Neni 6

Personat e përfshirë në të gjitha nivelet e administrimit të procesit të provimeve të MSH

deklarojnë me shkrim që nuk kanë fëmijë, nipër/mbesa maturantë/kandidatë që do të kryejnë

provimet e Maturës.

Neni 7

AVA, në procesin e zhvillimit të provimeve të Maturës, kryen detyrat e mëposhtme:

1. Trajnon anëtarët e KMSH-ve të DAR/ZA-ve, si dhe individë të tjerë të përfshirë në

zhvillimin e provimeve të Maturës.

2. Përgatit bazën e të dhënave të maturantëve pjesëmarrës në Maturë dhe ia përcjell

APRIAL-it.

3. Harton testet e provimeve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës.

4. Shumëfishon të gjitha materialet e provimeve të Maturës

5. Boton materiale ndihmëse për provimet e Maturës.

6. Kryen paketimin e materialeve të provimeve.

7. Harton grafikun e shpërndarjes dhe grumbullimit të materialeve të provimeve të Maturës.

8. Cakton dhe trajnon vlerësuesit e jashtëm të testeve

9. Organizon dhe realizon vlerësimin e testeve dhe rezultatet ia kalon APRIAL-it.

10. Arkivon të gjitha materialet e provimit dhe i ruan ato për gjashtë muaj në mjediset e

institucionit.

11. Përgatit raportin publik për arritjet e nxënësve në provimet e Maturës.

12. Kryen veprimet financiare për hartimin dhe vlerësimin e testeve në përputhje me

legjislacionin në fuqi.

13.Fotokopjon dhe shpërndan testet e provimeve të korrigjuara sipas kërkesave të

maturantëve brenda afateve të përcaktuara nga MASH.

Page 4: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 4 nga 24

14. AVA përgatit listën emërore të maturantëve/kandidatëve dhe barkodet përkatëse.

15. AVA përgatit udhëzimet për përgjegjësit e administrimit të provimit dhe administratorëve

që merren me sekretimin, për vendosjen e barkodeve në testbroshurën e maturantit /

kandidatit dhe në listën emërore dhe kryen trajnimin e tyre.

Neni 8

APRIAL, në procesin e zhvillimit të provimeve të Maturës, kryen detyrat e mëposhtme:

1. Organizon seminare me KMSH-të e DAR/ZA-ve për pranimet në IAL.

2. Informatizon pikët për secilin test të vlerësuar sipas barkodeve dhe krijon listën barkode –

pikë.

3. Koordinon, në bashkëpunim me AVA-n, hedhjen e të gjitha rezultateve të maturantëve.

4. Përgatit dhe plotëson bazën e të dhënave me rezultatet e secilit maturant/kandidat dhe i

paraqit në MASH. MASH-i, nga ana e tij mund t’i delegojë ato në AVA.

5. Dërgon në çdo DAR/ZA rezultatet për çdo maturant/kandidat në provimet e Maturës.

Neni 9

Për zhvillimin normal të provimeve në institucionet arsimore ngrihen këto komisione të

përkohshme:

1. Komisionet e hartimit të programeve orientuese lëndore të Maturës (IZHA).

2. Komisioni i Maturës Shtetërore i DAR-it, ZA-së (KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së).

3. Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore (KSHMSH ).

4. Komisionet e posaçme për shqyrtimin e testeve që dyshohen për kopjim (KOPOTED).

Neni 10

Programet orientuese lëndore, shpjeguesi i tyre dhe banka e pyetjeve për provimet e detyruara

dhe ato me zgjedhje miratohen nga MASH dhe dërgohen në çdo DAR/ZA brenda muajit

shkurt.

Neni 11

Komisioni i Maturës Shtetërore, i DAR/ZA-së përbëhet nga 5 anëtarë. Kryetari i Komisionit

është drejtori i DAR/ZA-së.

Neni 12

Komisioni i Maturës në DAR/ ZA kryen këto detyra:

1. Miraton përbërjen e Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH).

Page 5: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 5 nga 24

2. Koordinon veprimet ndërmjet MASH-it, AVA-s, APRIAL-it dhe KSHMSH -së.

3. Pajis KSHMSH-në me dokumentacionin për zhvillimin e provimit të Maturës të miratuar

nga MASH-i dhe të përgatitur nga AVA.

4. Trajnon anëtarët e KSHMSH-ve sipas detyrave të ngarkuara.

5. Dorëzon materialet e provimeve te Maturës të ardhura nga AVA në KSHMSH dhe

anasjelltas, në përputhje me afatet e përcaktuara në këtë rregullore.

6. Krijon bazën e të dhënave për plotësimin e dokumentacionit dhe plotëson të dhënat e

tabelave T për të gjitha shkollat e DAR/ZA-ve.

7. Inspekton,cakton dhe mban përgjegjësi për mjediset ku do të zhvillohen provimet e

Maturës.

8. Harton listën e përgjegjësve të administrimit, administratorëve të provimit e të sekretimit të

provimeve të Maturës.

9. Organizon dhe hedh shortin për caktimin e përgjegjësve të administrimit dhe të

administratorëve të provimit e të sekretimit të provimeve të Maturës. Shorti hidhet 3 orë

para zhvillimit të çdo provimi në prani të monitoruesve-përfaqësues të MASH-it.

10. Dërgon pranë KSHMSH-ve rezultatet e çdo maturanti/kandidati dhe çdo dokument tjetër

të Maturës, të ardhura nga AVA dhe APRIAL-i.

11. Shqyrton dhe vendos masat për shkeljen e rregullave të administrimit të provimeve të

Maturës, bazuar në informacionin me shkrim të dërguar nga përgjegjësit e administrimit

të provimeve, përfaqësuesit e DAR/ZA-së apo të monitoruesve-përfaqësues të MASH-it. 12. KMSH-ja, 3-5 ditë pas çdo provimi, dorëzon në AVA, në formë shkresore dhe

elektronike, listën e plotë të emrave të PAP, AP dhe AS për çdo mjedis dhe sallë, ku ata

kanë qenë administratorë. Në listë shënohet dhe numri i nxënësve që çdo PAP, AP dhe

AS ka pasur në administrim.

13. KMSH-ja e DAR/ZA-së organizon procesin e këshillimit të maturantëve për plotësimin e

formularëve për përzgjedhjen e programeve të studimit në IALP.

14. KMSH -ja e DAR/ZA-së kryen edhe detyra të tjera që dalin në zbatim të kësaj

Rregulloreje si edhe udhëzimeve të tjera të MASH-it.

Neni 13

Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore ngrihet deri më 13 shkurt dhe përbëhet nga 3 deri në

5 anëtarë, në varësi të numrit të maturantëve të çdo shkolle.

Kryetari i këtij komisioni është drejtori i shkollës. Anëtarët e tjerë zgjidhen nga personeli i

shkollës. Në komision përfshihet zëvendësdrejtori, ndërsa anëtarët e tjerë zgjidhen nga

personeli i shkollës.

Page 6: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 6 nga 24

Neni 14

Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore kryen këto detyra:

1. Afishon në mjediset e shkollës të gjithë informacionin e nevojshëm për zhvillimin e

provimeve të Maturës.

2. Pajis çdo maturant/kandidat me formularët përkatës.

3. Ndihmon dhe sqaron çdo maturant/kandidat për provimet e Maturës dhe për plotësimin e

formularëve përkatës në përputhje me zgjedhjet e tij.

4. Siguron saktësinë dhe mban përgjegjësi për plotësimin e formularëve përkatës.

5. Merr në dorëzim formularët dhe mandatarkëtimet që dorëzohen nga çdo maturant/kandidat.

6. Plotëson dhe kontrollon tabelën përmbledhëse të listës emërore të maturantëve që do të

marrin pjesë.

7. Dorëzon në KMSH-në e DAR/ZA-së formularët e plotësuar nga çdo maturant/kandidat, së

bashku me tabelën e regjistrimeve, të plotësuara në bazë të formularëve të dorëzuar nga

maturantët (me shkresë zyrtare dhe në formë elektronike).

8. Shpall listën e maturantëve /kandidatëve që do të japin provime të detyruara dhe me

zgjedhje.

9. Shpall listën e mjediseve ku do të zhvillohen provimet dhe informon çdo maturant/kandidat

për mjedisin ku do të zhvillohen provimet e Maturës.

10. Organizon dhe rregullon mjediset/sallat e provimeve dy ditë përpara datës së çdo provimi

të Maturës.

11. Informon KMSH-në në DAR/ZA për numrin e administratorëve që do të administrojnë

provimet dhe sekretojnë testet e Maturës, në përputhje me mjediset e caktuara nga KMSH-

ja e DAR/ ZA-së.

12. Ndjek plotësimin e Diplomës së Maturës.

13. KSHMSH-ja kryen edhe detyra të tjera që dalin në zbatim të kësaj Rregulloreje, si edhe të

udhëzimeve të MASH-it.

KREU II

PROCEDURAT E PROVIMIT TË MATURËS

Neni 15

1. Provimet e Maturës përbëhen nga provime të detyruara dhe provime me zgjedhje.

2. Provimet e detyruara zhvillohen në ditë të ndryshme.

3. Provimet me zgjedhje zhvillohen në një ditë.

Page 7: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 7 nga 24

4. Provimet e Maturës zhvillohen në përfundim të vitit shkollor në një sesion të vetëm.

5. Provimet e Maturës zhvillohen vetëm me shkrim.

Neni 16

Datat e provimeve të Maturës caktohen nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës.

Kohëzgjatja e zhvillimit të provimeve do të jetë 1.5 orë për provimet e detyruara dhe 3 orë për

privimin e lëndëve me zgjedhje.

Neni 17

Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës i jep çdo nxënës që ka përfunduar vitin e

fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1.

Çdo maturant mbetës, qoftë dhe në një nga provimet e detyruara apo me zgjedhje (D1, D2, Z1

a Z2) ka të drejtën e riprovimit të lëndës/ve në vitin e ardhshëm shkollor. Ai ka të drejtë të

konkurrojë për programet e studimit në IAL vetëm pasi të ketë fituar katër provimet.

Neni 18

1. Çdo maturant që fiton 4 provimet (e detyruara dhe me zgjedhje) pajiset me Diplomën e

Maturës.

2. Maturanti që mbetet në një a më shumë provime të Maturës nuk pajiset me diplomën e

Maturës. Ai mund t’i japë këto provime në vitin/vitet e ardhshëm/ardhshme.

3. Maturanti, në vitin/vitet e ardhshëm/ardhshme jep provimin/et mbetës/e e/të detyruara dhe

provimin/et me zgjedhje. Lënda/ët e provimeve me zgjedhje mund të ndryshohen sipas

dëshirës së maturantit, mjafton që ajo/ato të jenë në listën e lëndëve me zgjedhje dhe të

dokumentohen në formularin A1.

Neni 19

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, organizon

transportin e materialeve të provimeve, ruajtjen e mjediseve në shkolla, të AVA-s, APRIAL-it

si dhe qendrat e vlerësimit të testeve.

KREU III

PROCEDURA E PËRGATITJES SË TESTEVE NGA AVA

Neni 20

Për të gjitha provimet e lëndëve të detyruara dhe me zgjedhje të Maturës, veprohet sipas kësaj

procedure:

1. MASH dërgon zyrtarisht në AVA programet orientuese lëndore të hartuara nga komisionet

e ngritura sipas nenit 10 të kësaj Rregulloreje.

2. Pas marrjes së programeve orientuese, drejtori i AVA-s, në bashkëpunim me DEPU,

miraton ngritjen e grupeve lëndore për hartimin e fondit të testeve. Me propozimin e

Page 8: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 8 nga 24

specialistëve lëndorë të AVA-s, ai përzgjedh anëtarët e grupeve lëndore të hartimit të

fondit të testeve. Anëtarët e grupeve lëndore, pas nënshkrimit të kontratës me kusht

ruajtjen e sekretit dhe mungesën e konfliktit të interesit, angazhohen për hartimin e këtij

fondi.

3. Specialistët lëndorë të AVA-s trajnojnë çdo anëtar të grupeve lëndore të hartimit të testeve,

pas përzgjedhjes së tyre.

4. Çdo grup lëndor harton fondin e kërkesave të testeve, bazuar në matricën e specifikimeve,

të hartuar nga specialisti lëndor. Ky fond është sa 20 (njëzetëfishi) i kërkesave që do të

përmbajë testi.

5. Përzgjedhja e testeve përfundimtare të lëndëve të detyruara dhe me zgjedhje bëhet nga

specialistë të caktuar nga Ministri i Arsimit e Shkencës. Ata emërtohen përgjegjës të testit

përfundimtar (PTP). Përzgjedhja e testeve bëhet në kushtet e ruajtjes së plotë të sekretit

brenda ambienteve të izoluara të AVA-s. Menjëherë pas përzgjedhjes së testit kryhet

shumëfishimi dhe paketimi i testbroshurave.

KREU IV

PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR PROVIMET E MATURËS

Neni 21

MASH, deri më datë 15 shkurt, miraton:

1. Formularin A1 dhe A1Z. Formulari A1Z përmban të dhënat e maturantëve/ kandidatëve

dhe të shtetasve shqiptarë që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2010 brenda

dhe jashtë vendit.

2. Tabelën e indeksit të profilit/degëve të shkollave të mesme.

3. Koeficientet e lëndëve me zgjedhje të propozuara nga IALP-të.

4. Udhëzuesin e plotësimit të formularit A1, A1Z.

5. AVA deri më 19 shkurt, dërgon në KMSH-të e DAR/ZA-ve: formularët A1, A1Z,

udhëzuesin e plotësimit të tyre, modelin e tabelës “T” për përmbledhjen e të dhënave nga

formularët A1, A1Z. KMSH-të e DAR/ ZA i dërgojnë ato në KSHMSH-të.

Neni 22

1. Çdo maturant/kandidat plotëson dhe dorëzon Formularin A1/A1Z në KSHMSH- në e

shkollës ku ai caktohet për të dhënë provimet, brenda datës 10 Mars.

2. Në periudhën 11-24 mars KSHMSH-ja plotëson tabelën përmbledhëse në bazë të

formularëve A1, A1Z të dorëzuar nga maturantët/kandidatët.

3. Formularët e plotësuar A1, A1Z, së bashku me tabelën përmbledhëse “T”, dërgohen

zyrtarisht nga KSHMSH-ja e shkollës në KMSH-në e DAR/ZA-së brenda datës 25 Mars.

Page 9: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 9 nga 24

4. KSHMSH-ja, një kopje të tabelës përmbledhëse me të dhënat e formularëve që ka dërguar

në KMSH-në e DAR/ZA-së e afishon në shkollë dhe pret vërejtje, ndryshime dhe

rregullime të mundshme nga maturantët. KMSH-ja bën saktësimet e nevojshme dhe

variantin përfundimtar e dërgon në AVA brenda datës 15 prill. Formularët A1 dhe A1Z

qëndrojnë në DAR/ZA. DAR/ZA-të dhe shkollat mbajnë përgjegjësi për saktësinë e të

dhënave të maturantëve që kanë mbaruar shkollën përpara vitit 2010. 5. KMSH-të e DAR/ZA-ve mbi këtë bazë hartojnë listat e plota me të dhënat e të gjithë

maturantëve/kandidatëve, sipas modelit të dërguar nga AVA, dhe i dërgojnë ato zyrtarisht

dhe në formë elektronike, të ndara sipas shkollave, në AVA, brenda datës 31 Mars.

Neni 23

MASH, deri më datë 30 qershor, miraton:

1. Formularin A2 të personalizuar me notën mesatare dhe preferencën e programeve të

studimit të shpallura nga IALP.

2. Udhëzuesin e plotësimit të formularit A2.

3. Maturantët/kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në IALP, pasi janë njohur me të

gjitha rezultatet e provimeve të Maturës, plotësojnë formularin A2, dhe e dorëzojë atë në

KSHMSH brenda datës 30 korrik.

4. Formularin A2 e plotësojnë vetëm maturantët/kandidatët kalues në të gjitha provimet e

detyruara dhe me zgjedhje.

Neni 24

Të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para këtij viti shkollor (2010-2011), kanë

marrë Dëftesë Pjekurie dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në IALP, do të japin dy provimet

me zgjedhje. Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet:

1. Në shkollat ku këta persona kanë kryer shkollën e mesme.

2. Në KMSH-ja e DAR/ ZA-së, nëse shkolla e mesme apo profili i shkollës së mesme që

kanë kryer është mbyllur. Në këtë rast, këta persona paraqesin në këtë KMSH dokumentet

e mëposhtme:

a) Kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë ose vërtetimin që ka përfunduar shkollën e

mesme me fotografi, shoqëruar me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme,

lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin e amzës, firmosur dhe

vulosur nga titullari i DAR/ZA-së ku kandidati ka mbaruar shkollën e mesme ose

dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit.

b) Një kopje të noterizuar të pasaportës ose kartës së identitetit.

c) Kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve me zgjedhje.

Page 10: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 10 nga 24

KMSH i DAR/ZA-së përcakton shkollën e mesme ku këta persona do të plotësojnë formularët

përkatës dhe do të japin provimet me zgjedhje. KMSH-ja e DAR/ZA-së për këta persona, në

bazë të dokumenteve të paraqitura, përcakton notën mesatare të viteve të shkollimit si edhe

notat e provimeve të detyruara D1 e D2 dhe ia përcjell ato zyrtarisht shkollës ku këta

maturantë/kandidatë do të japin provimet.

Nxënësit/kandidatët e shkollave profesionale dhe socialkulturore që i janë nënshtruar Maturës

Shtetërore 2006 e në vijim nuk japin provimet e detyruara kur kanë marrë Dëftesë Pjekurie.

Nxënësit/kandidatët e këtyre shkollave që kanë marrë Dëftesë Pjekurie para 2006, do të japin

provimet sipas listës së lëndëve të detyruara e me zgjedhje të pasqyruara në formularin A1.

Neni 25

Çdo maturant, që ka mbaruar shkollën e mesme para vitit shkollor 2005-2006, por nuk ka

marrë dëftesën e pjekurisë, jep provime të detyruara dhe me zgjedhje. Ai plotëson dhe dorëzon

Formularin A1Z në shkollën që përcakton KMSH-ja e DAR/ZA-së përkatëse, pasi ka

paraqitur tek ato dokumentet e mëposhtme:

1. Vërtetimin që ka mbaruar shkollën e mesme me fotografi, shoqëruar me notat e të gjitha

viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin e

amzës firmosur dhe vulosur nga titullari i DAR/ZA-së ku maturanti ka mbaruar shkollën e

mesme ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit.

2. Një kopje të noterizuar të pasaportës ose kartës së identitetit.

3. Kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve.

Neni 26

Të gjithë maturantët që kanë dhënë vetëm provimet e detyruara, për të ndjekur programet e

studimit që ofrohen në institucionet e arsimit të lartë publik dhe privat këtë vit, duhet të japin

provimet me zgjedhje në shkollat e mesme sipas listës të përcaktuar e të miratuar nga

DAR/ZA-të. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSH-së të DAR/ZA-së përkatëse,

duke paraqitur Dëftesën e Pjekurisë ose vërtetim me fotografi me notat e të gjitha viteve të

shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin e amzës

firmosur dhe vulosur nga titullari i DAR/ZA-së ku maturanti ka mbaruar shkollën e mesme

apo dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit.

Neni 27

1. Të gjithë maturantët/kandidatët që në vitet shkollore 2005-2006; 2006-2007; 2007-2008,

2008 - 2009 dhe 2009-2010 kanë dhënë provimet me zgjedhje të Maturës dhe nuk janë

shpallur fitues ose nuk janë regjistruar në asnjë nga programet e studimit të IALP (e

vërtetuar nga APRIAL dhe dekanatet përkatëse), për këtë vit nuk janë të detyruar të rijapin

provimet me zgjedhje, përveç rasteve kur e kërkojnë vetë ridhënien e tyre. Në

përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këto lëndë merren koeficientet e

këtij viti.

2. Në rastet kur kandidatët dëshirojnë të rijapin provimet me zgjedhje, i rijapin ato në shkolla

e mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë

Page 11: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 11 nga 24

KMSH të DAR/ZA përkatëse, duke paraqitur Dëftesën e Pjekurisë dhe mandat-pagesën e

një tarife, masa dhe modalitetet e të cilës bëhen të njohura nga MASH.

3. Në rast se maturanti/kandidati e ka dhënë më shumë se njëherë një lëndë të caktuar në

provimet me zgjedhje i njihet vetëm rezultati i arritur në vitin e fundit.

Neni 28

KMSH-ja e DAR/ZA-së, pas verifikimit të dokumentacionit dhe kërkesës së çdo

maturanti/kandidati, parashikuar në nenet 24, 25, 26, 27 përcakton shkollën ku maturanti

/kandidati do të regjistrohet në provimet e Maturës dhe e informon atë me shkrim. KMSH-ja e

DAR/ZA-së dërgon në KSHMSH dokumentacionin e çdo maturanti/kandidati, sipas

procedurave të parashikuara në nenet 24, 25, 26, 27. KMSH-ja pas marrjes së njoftimit zyrtar

dhe dokumentacionit përkatës, merr masa për regjistrimin e çdo maturanti/kandidati.

Neni 29

Çdo kandidat, i parashikuar në nenet 23, 24, 25, 26, 27, që jep provimin e lëndëve me

zgjedhje, paguan tarifën e Maturës, sipas udhëzimit që dërgon MASH.

Neni 30

Regjistrimi i çdo kandidati për provimin e lëndëve me zgjedhje, parashikuar në nenet 24, 25,

26, 27, 28, konsiderohet i përfundimtar, në se, krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të

kërkuar i bashkëngjitet mandatarkëtimi që vërteton pagesën e tarifës së Maturës. Formulari

A2, i plotësuar, pranohet vetëm i shoqëruar me mandatarkëtim.

Neni 31

Në se kandidati nuk merr pjesë në provimin e lëndëve me zgjedhje për të cilin ka bërë

pagesën, kjo e fundit nuk kthehet.

Neni 32

Formularët A1, A1Z dhe tabela përmbledhëse konsiderohen të plotësuara, kur në to janë

hedhur të gjitha të dhënat që duhet të plotësojë maturanti/kandidati dhe shkolla. Pas plotësimit,

çdo formulari i bëhet një fotokopje e cila ruhet në drejtorinë e shkollës deri në përfundim të

procesit të Maturës. Formularët origjinalë A1, A1Z ruhen në DAR/ZA një vit.

Neni 33

Formulari A2 dërgohet nga APRIAL-i në DAR/ZA-të deri në 20 korrik. KMSH-të e DAR/ZA-

ve ua dërgojnë formularin A2 KSHMSH-ve në datën 21 korrik. Maturantët/kandidatët tërheqin

Formularin A2 më 22 korrik dhe e dorëzojnë atë të plotësuar në KSHMSH më 28 korrik.

KSHMSH-ja e dorëzon Formularin A2 pranë KMSH-ve të DAR/ZA-ve më 29 korrik. KMSH-

ja e DAR/ZA-së, pasi bën verifikimet përkatëse, i dërgon zyrtarisht në APRIAL formularët

dhe tabelat e regjistrimeve, të ndara sipas shkollave, brenda datës 31 korrik.

Page 12: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 12 nga 24

Neni 34

1. Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, kanë të drejtë të vazhdojnë

studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, me kusht që të zotërojnë gjuhën shqipe në një

nivel të pranueshëm për të vijuar studimet universitare. Zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet

nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë

Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës.

2. Shtetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë

provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në IALP, duhet të japin

provim Matematikën dhe Letërsinë e Gjuhën Shqipe, ose një nga gjuhët e huaja të listës së

lëndëve me zgjedhje, e konceptuar sipas standardit të testit të Letërsisë & Gjuhës Shqipe

(provimet me detyrim D1 dhe D2). Për shtetasit shqiptarë, që përfshihen në këtë pikë

(34.2), për provimet me zgjedhje (Z1 dhe Z2) do të respektohet zgjedhja individuale,

përveç gjuhës së huaj, kur këtë e kanë dhënë si provim të detyruar.

3. Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në MASH ngrihet një Komision i

Posaçëm për të shqyrtuar kërkesat e kësaj kategorie maturantësh/kandidatësh.

4. Shtetasit shqiptarë, përmendur në pikën 34.1 të kësaj Rregulloreje, paraqesin pranë këtij

Komisioni këto dokumente:

a) Kërkesën me shkrim për të vazhduar një program studimi në IALP.

b) Dëftesën origjinale së bashku me listën e notave të shkollës së mesme, të përkthyera

dhe të noterizuara.

5. Paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 1 deri 15 prill 2011.

6. Komisioni, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e

dokumentacionit të paraqitur nëse provimet e dhëna që figurojnë në këtë dëftesë janë

ekuivalente me Maturën Shtetërore. Këto të dhëna i përcillen AVA-s dhe APRIAL-it.

7. Në rastet kur Komisioni vlerëson se dokumentet shkollore të shtetasve shqiptarë të

përmendur në pikën 34.1 nuk dëshmojnë dhënien e provimeve ekuivalente me Maturën, ky

komision përllogarit notën mesatare të viteve të shkollimit dhe notat e provimeve të

detyruara D1 dhe D2.

8. Këto rezultatet Komisioni ia përcjell zyrtarisht KMSH-së së DAR/ZA-së ku shtetasi

shqiptar ka vendbanimin, deri në datën 30 prill 2011. KMSH e DAR/ZA-së i përcjell këto

të dhëna në AVA dhe APRIAL dhe përcakton shkollën ku kandidati do të kryejë provimet

me zgjedhje dhe ku do të plotësojë formularët përkatës. KMSH e DAR/ZA-së i dërgon

KSHMSH të dhënat e maturantë /kandidatit dhe rezultatet që ka përcaktuar Komisioni i

Posaçëm.

9. Formularët A1Z të plotësuar nga maturantët/kandidatë të cilët përfshihen në këtë nen,

dorëzohen me shkresë dhe në formë elektronike në AVA dhe APRIAL, së bashku me

përmbledhësen e të dhënave të maturantëve/kandidatëve, brenda datës 5 Maj 2011.

Page 13: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 13 nga 24

Neni 35

KMSH-t e DAR/ZA-ve dorëzojnë në AVA tabelat përmbledhëse “T”. AVA ndërton bazën e të

dhënave të çdo maturanti/kandidat dhe pajis secilin prej tyre me një numër regjistrimi (ID), i

cili përbën elementin kryesor të identifikimit të maturantit/kandidat.

AVA dërgon zyrtarisht, deri më 7 maj, në KMSH-në e DAR/ZA-së, njoftimin ku jepet numri i

regjistrimit të çdo maturanti/kandidat për provimet e Maturës dhe të dhënat që rezultojnë për

të në bazë të tabelave “T” të plotësuara nga shkollat.

Neni 36

KMSH-ja e DAR/ZA-së i dërgon këto njoftime në KSHMSH brenda datës 11 maj 2011.

KSHMSH-ja merr masa që çdo maturant të njihet me numrin e tij identifikues dhe me të

dhënat që rezultojnë në tabelën “ T”. AVA ndërton bazën e të dhënave përfundimtare dhe

listën emërore të maturantëve/kandidatëve që marrin pjesë në provimet e Maturës.

Neni 37

KSHMSH-ja evidenton maturantët mbetës, qoftë edhe në një lëndë, dhe njofton zyrtarisht

KMSH-në e DAR/ZA-së për maturantët mbetës 1 ditë pas përfundimit të vitit shkollor.

KMSH-ja e DAR/ZA-së, 2 ditë pas përfundimit të vitit shkollor, dërgon në AVA me shkresë

dhe në formë elektronike listën e maturantëve mbetës sipas shkollave.

KREU V

PËRZGJEDHJA E MJEDISEVE TË ZHVILLIMIT TË PROVIMEVE TË MATURËS

Neni 38

KMSh-ja e DAR/ZA-së evidenton dhe inspekton mjediset ku do të zhvillohen provimet e

Maturës, 2 muaj para kryerjes së tyre.

Neni 39

Konsiderohen të përshtatshme për zhvillimin e provimeve të Maturës, ato mjedise (klasa apo

salla) që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

1. Mjediset (klasat apo sallat) të jenë të ajrosura dhe të ndriçuara.

2. Mjedisi ( klasa apo salla ) i përshtatshëm, për zhvillimin e provimeve të detyruara, do të

konsiderohet mjedisi i mjaftueshëm për të paktën 15 maturantë, ndërsa për provimet e

lëndëve me zgjedhje, i mjaftueshëm për të paktën 25 maturantë.

3. Largësia ndërmjet çdo maturanti/kandidati të jetë jo më pak se 120 cm larg nga njëri

maturant/kandidat tek tjetri, si majtas-djathtas, ashtu dhe para-prapa.

4. Maturantët/kandidatët ulen me fytyrë në të njëjtin drejtim.

5. Sipërfaqja që maturanti/kandidati ka në dispozicion për të shkruar është të paktën (40 x 60)

cm.

6. Në ditën e provimit, në mjediset ku zhvillohet ai, nuk zhvillohen veprimtari të tjera.

Page 14: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 14 nga 24

7. Në mjediset ku zhvillohet provimi, nuk duhet të ketë postera, tabela ose materiale të tjera

që kanë lidhje me lëndën që jepet provim.

8. Çdo mjedis që përzgjidhet për zhvillimin e provimeve, të ketë komunikim me rrugët

automobilistike.

Neni 40

Për provimet e Maturës, në shkollat ku numri i maturantëve/kandidatëve është më i vogël

se150, KMSH-ja e DAR/ZA-së grupon shkollat dhe cakton mjedisin ku do të zhvillohen

provimet.

Neni 41

KMSH-ja njofton KSHMSH-të përkatëse për mjediset e përcaktuara për zhvillimin e

provimeve. KSHMSH-ja njofton çdo maturant/kandidat për mjediset e zhvillimit të provimit u

krijon atyre kushte lehtësuese transporti për provimet e detyruara. Maturantët/kandidatët e

shkollave private do t’i zhvillojnë provimet e Maturës në mjediset e përqendruara të

përcaktuara nga KMSH-ja e DAR/ZA-së.

Neni 42

KMSH-ja e DAR/ZA-së, pas përcaktimit të mjediseve ku do të zhvillohen provimet e Maturës,

dërgon në MASH, AVA dhe në KSHMSH, deri më 10 maj, listën e mjediseve për provimet e

detyruara dhe të mjediseve për provimet e lëndëve me zgjedhje.

Nuk lejohet ndryshimi i mjediseve pa marrë miratimin e AVA-s. Saktësimi i mjediseve për

shkolla të veçanta bëhet nga KMSH-ja në bashkëpunim me AVA.

KSHMSH-ja, pas marrjes së njoftimit nga KMSH e DAR/ZA-së, merr masat e nevojshme për

krijimin e kushteve optimale të çdo mjedisi.

KREU VI

PROCEDURAT E SHPËRNDARJES DHE GRUMBULLIMIT TË MATERIALEVE

TË PROVIMEVE TË MATURËS

Neni 43

Shpërndarja dhe grumbullimi i materialeve të provimeve bëhet me procesverbal. Materialet e

provimit tërhiqen në AVA nga: përfaqësuesi i autorizuar me shkrim nga kryetari i KMSH-së i

DAR/ZA-së dhe një përfaqësues i autorizuar i MASH-it, sipas një grafiku të përcaktuar

shpërndarjeje. Personat e autorizuar sipas këtij neni mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e sekretit

dhe sigurimin e tyre deri në dorëzimin te kryetari i KMSH-së së DAR/ ZA-së.

Neni 44

Kryetari i KMSH-së së DAR/ZA-së, pas marrjes në dorëzim të materialeve të provimit, i ruan

ato në një mjedis të sigurt dhe mban përgjegjësi ligjore për ruajtjen e sekretit.

Page 15: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 15 nga 24

Neni 45

Materialet e provimit tërhiqen me procesverbal në KMSH-në e DAR/ZA-së nga Përgjegjësi i

administrimit të provimit (PAP), në prani të përfaqësuesit të KMSH-së së DAR/ZA-së që e

shoqëron atë, 2 orë para fillimit të provimit. Përfaqësuesi i KMSH-së i DAR/ZA-së për çdo

mjedis provimi caktohet me short, 3 orë para fillimit të provimit.

Përfaqësuesi i KMSH-së dhe PAP mbajnë përgjegjësi ligjore, individuale, sipas dispozitave

ligjore në fuqi, për ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e materialeve të provimit deri në

momentin e hapjes së tyre. Kutia me materialet e provimit është përgjegjësi e PAP.

Në zonat rurale, koha e shpërndarjes së materialeve të provimit është në varësi të largësisë së

mjedisit të provimit nga DAR/ZA-ja.

Neni 46

1. Pas shpërndarjes së testeve për çdo administrator provimi (AP), testet që teprojnë PAP i

vendos në një zarf dhe e mbyll atë. Zarfi me testet e papërdorura vendoset në një vend të

sigurt, brenda mjediseve të provimit, deri në përfundim të tij.

2. Pas përfundimit të provimit, administratori i provimit i dorëzon me procesverbal

përgjegjësit të administrimit të provimit testbroshurat e plotësuara nga çdo

maturant/kandidat. Testbroshurat e plotësuara, të papërdorura si dhe materialet e tjera te

provimit, PAP i mbyll në kuti në prani të përfaqësuesit të KMSH-së së DAR/ZA-së dhe

administratorëve të provimit.

3. Kutia e mbyllur vuloset nga drejtori i shkollës në mjediset e së cilës zhvillohet provimi. Në

rast të grupimit në një mjedis të nxënësve nga shkolla të ndryshme, përdoret vula e

shkollës pritëse. Kur provimi zhvillohet në mjedise të tjera, jo shkolla, atëherë kutia

vuloset nga drejtori i shkollës që ka numrin më të madh të maturantëve/kandidatëve.

4. Përfaqësuesi i KMSH-së i DAR/ZA-së dhe përgjegjësi i administrimit të provimit,

dorëzojnë me procesverbal në KMSH-në e DAR/ZA-së kutinë me materialet e provimit.

Neni 47

Pas përfundimit të provimit, përfaqësuesi i autorizuar me shkrim nga kryetari i KMSH-së i

DAR/ZA-së dhe personi i autorizuar nga MASH, shoqërojnë kutitë e mbyllura dhe të vulosura

dhe i dorëzojnë ato në AVA.

KREU VII

PROCEDURAT E PËRCAKTIMIT DHE SHPËRNDARJES SË PËRGJEGJËSVE TË

ADMINISTRIMIT, ADMINISTRATORËVE TË PROVIMIT DHE ADMINISTRATORËVE

TË SEKRETIMIT NË MJEDISET E PROVIMEVE TË MATURËS

Neni 48

1. Për mjediset/sallat me më pak se 25 maturantë/kandidatë caktohet një administrator

provimi. Për çdo 20-25 maturantë/kandidatë shtohet një administrator provimi.

Page 16: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 16 nga 24

2. Çdo KMSH e DAR/ZA-së, pasi merr informacion nga KSHMSH-të për numrin e

nevojshëm të administratorëve të provimit dhe sekretimit, bën hartën e shpërndarjes së tyre

në mjediset/sallat e provimit.

3. KMSH-ja e DAR/ZA-së harton, një muaj përpara provimit të parë të Maturës, listën

emërore (sipas rendit alfabetik) të përgjegjësve të administrimit, administratorëve të

provimit dhe administratorëve të sekretimit për çdo provim të Maturës. Administratorët

trajnohen nga KMSH-të e DAR/ZA-ve 3 javë përpara provimeve. Ata pajisen me

buletinin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre në proces dhe firmosin kontratën për

zbatimin e këtyre detyrave.

4. KMSH e DAR/ZA për mjediset e mëdha, me disa kate, mund të zgjedhë edhe nga një

administrator kati (palestre), me qëllim që këta të asistojnë PAP në administrimin e

provimit.

5. KMSH-ja e DAR/ZA-së hedh shortin për shpërndarjen e përgjegjësve të administrimit,

administratorëve të provimit dhe sekretimit, sipas mjediseve përkatëse në ditën e provimit të

Maturës, 3 orë para fillimit të tij.

6. KMSH -ja e DAR/ZA-së hedh shortin me emrat e mjediseve ku do të zhvillohen provimet.

7. Pasi përzgjidhet mjedisi i provimit ( sallat/klasat), vendoset vija ndarëse sipas rendit zbritës

në listat emërore të shpallura të përgjegjësve të administrimit, administratorëve të provimit

dhe të sekretimit, në përputhje me numrin e administratorëve të provimit dhe sekretimit për

këtë mjedis.

8. Në DAR/ZA-të ku provimet zhvillohen vetëm në një mjedis/sallë, përzgjedhja respekton

kërkesat e nenit 51.

KREU VIII

ADMINISTRIMI I PROVIMIT

Neni 49

Gjatë dhe pas zhvillimit të provimit, përgjegjësi i administrimit të provimit (PAP) ka

këto detyra:

1. Tërheq në DAR/ZA materialet e provimit.

2. Udhëzon dhe cakton administratorët e provimit për çdo sallë.

3. Bën identifikimin e maturantëve/kandidatëve përpara hyrjes në provim, sipas listës

emërore të dërguar nga AVA.

4. Hap materialet e provimeve në prani të maturantëve/kandidatëve dhe ua shpërndan ato

administratorëve të provimit të Maturës.

5. Respekton orarin e zhvillimit të provimit.

6. Nuk lejon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e provimit.

Page 17: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 17 nga 24

7. Njofton dhe raporton tek KMSH-ja në DAR/ZA për çdo rast parregullsie gjatë zhvillimit të

provimit.

8. Dokumenton për AVA çdo parregullsi dhe masë që merr sipas procesverbalit të raportimit

të parregullsive dhe i fut ato në kutinë e materialeve të provimit.

9. Pas shpërndarjes së test-broshurave për çdo maturant/kandidat në mjedisin e provimit,

mbyll në zarf testbroshurat e papërdorura.

10. Pas përfundimit të provimit paketon testbroshurat e përdoruara dhe materialet e tjera të

provimit, sipas udhëzuesit të dërguar nga AVA.

11. Plotëson me saktësi dhe përgjegjësi formularin e zhvillimit të provimit të dërguar nga

AVA.

12. Pas përfundimit të provimit, shoqëron dhe dorëzon materialet e provimit në KMSH -në e

DAR/ZA-së.

Neni 50

Gjatë ditës së provimit administratori i provimit (AP) ka këto detyra:

1. Identifikon çdo maturant/kandidat përpara hyrjes së tij në provim, sipas listës së dërguar

nga AVA.

2. I shpërndan dhe i grumbullon çdo maturanti/kandidati materialet e provimit.

3. Njeh maturantët/kandidatët me të drejtat dhe sanksionet e parashikuara në Rregulloren e

provimeve të Maturës.

4. Mbikëqyr gjatë gjithë kohës procesin e provimit.

5. Respekton orarin e zhvillimit të provimit.

6. Nuk lejon hyrjen e personave të paautorizuar në mjedisin e provimit ku ai është caktuar

për të mbikëqyrur.

7. Njofton dhe raporton te përgjegjësi i administrimit të provimit për çdo rast parregullsie

gjatë zhvillimit të provimit.

8. Kontrollon nëse testet e plotësuara nga maturanti/kandidati kanë barkod.

9. Dokumenton çdo parregullsi dhe masë që është marrë gjatë zhvillimit të provimit dhe ia

dorëzon ato PAP.

10. Lajmëron nxënësit 15 minuta përpara mbarimit të kohës së zhvillimit të provimit.

Neni 51

Administratori i provimit (AP), që caktohet për mbikëqyrjen e maturantëve/kandidatëve,

nuk duhet të jetë mësues i shkollës së maturantit/kandidat dhe i lëndës së provimit. Gjatë

provimit, ai zbaton rregullat e mëposhtme:

Page 18: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 18 nga 24

1. Ndalohet të mbajë celular gjatë zhvillimit të provimit.

2. Drejton çdo maturant/kandidat në vendet e përcaktuara sipas renditjes në listën e AVA-s

dhe nuk lejon ndërrimin e vendeve.

3. Nuk lejon asnjë send tjetër, përveç stilolapsit, pasaportës/kartës së identitetit në tavolinën e

çdo maturanti/kandidati.

4. Pas shpërndarjes së testeve, drejton procesin e verifikimit të rregullsisë fizike të testit për

çdo maturant.

5. Nuk lejon maturantin/kandidatin të plotësojë testin me laps.

6. Gjatë kohës së provimit, mbikëqyr me rigorozitet dhe në mënyrë të vazhdueshme të gjithë

mjedisin e provimit.

7. Nuk largohet për asnjë moment nga mjedisi i provimit.

8. Nuk lejon ngrënien, zhurmën, komunikimin dhe kopjimin e maturantëve/ kandidatëve me

njëri-tjetrin ose me persona jashtë mjedisit/sallës së provimit.

9. Vendos çdo maturant/kandidat në mënyrë të tillë që çdonjëri të shikojë në të njëjtin drejtim.

10. Nuk komunikon me maturantin/kandidatin për përmbajtjen e testit.

11. Nuk lejon, për asnjë arsye, largimin e maturantit/kandidatit nga mjedisi i provimit pa

realizimin e procesit të sekretimit dhe pa bërë dorëzimin e testit.

12. Gjatë marrjes në dorëzim të testit nga maturanti/kandidati kontrollon, mos-dëmtimin e

barkodit dhe mos-dëmtimin e testit (palosje,grisje, zhubrosje, etj).

13. Ndalohet të shfletojë ose të bëjë shënime në testbroshurat e maturantëve/kandidatëve,

gjatë edhe pas përfundimit të provimit.

14. Nuk i lejon kohë shtesë maturantit/kandidatit veç kohës së përcaktuar në Udhëzimin e

Ministrit.

15. Evidenton me detaje në proces-verbal çdo rast parregullsie të ndodhur në mjedisin e

provimit, ku ai është caktuar administrator.

Neni 52

1. Për kryerjen e procesit të sekretimit në mjediset e provimit caktohen administratorët e

sekretimit (AS). Këta administratorë caktohen nga KMSH-ja e DAR/ZA-së. Për çdo 60-

70 maturantë/kandidatë caktohet një administrator sekretimi.

2. Administratorët e sekretimit kryejnë procesin e identifikimit dhe të sekretimit mbështetur

në listën emërore të maturantëve/kandidatëve me barkodet përkatëse si dhe të udhëzimeve

të tjera të dërguara nga AVA.

Page 19: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 19 nga 24

Neni 53

1. Maturanti/kandidati paraqitet në mjedisin e provimit 1 orë përpara fillimit të provimit. Në

këtë kohë kryhet identifikimi i maturantit/kandidatit, hyrja në mjediset e provimit (klasa),

sistemimi i tyre nëpër vende si dhe leximi i rregullave për maturantët/kandidatët.

2. Procesi i identifikimit të çdo maturanti/kandidati, gjatë hyrjes së tyre në mjediset e provimit,

kryhet nga përgjegjësi i administrimit të provimit. Me kërkesën e tij, ai mund të ndihmohet

nga drejtori i shkollës dhe administratorët e provimit.

3. Drejtori i shkollës dhe personat e paautorizuar nuk lejohen të hyjnë në mjediset ku

zhvillohet provimi.

4. Hyrja, shpërndarja dhe sistemimi i çdo maturanti/kandidati nëpër klasa, bëhet duke ndjekur

rigorozisht rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga AVA. Vendi i përcaktuar për

maturantët/kandidatët që mungojnë mbetet bosh. Ndalohet ndërrimi i vendeve.

5. Ndalohet hyrja në mjediset e provimit e maturantëve/kandidatëve që nuk janë në listat e

AVA-s dhe nuk kanë dokument identifikimi.

Neni 54

1. Procesi i sekretimit të testeve realizohet nga administratori i sekretimit.

2. Sekretimi i testeve fillon menjëherë, pasi ka filluar procesi i zhvillimit të provimit.

3. Administratori i sekretimit, vendos barkodin në testin e maturantit/kandidatit dhe në listën

emërore të AVA-s. Maturanti/kandidati firmos pasi të ketë verifikuar emrin në listë.

4. Për provimet e lëndëve me zgjedhje mund të përdoren barkode treshe.

5. Pas përfundimit të procesit të sekretimit, administratorët e sekretimit, së bashku me

përgjegjësin e administrimit të provimit, bëjnë mbylljen e barkodeve të sekretimit të

papërdorura.

Neni 55

1. Nëse testi që i jepet maturantit është i dëmtuar ose ka faqe të bardha, ai ka të drejtë të

kërkojë menjëherë ndërrimin e testit.

2. Maturanti/kandidati duhet të përdorë: stilolaps me një ngjyrë (të zezë ose blu) dhe vizore e

kompas vetëm për provimin e matematikës.

3. Maturantëve/kandidatëve të verbër, pasi u jepet broshura e testit, veçohen në një mjedis të

përshtatshëm. PAP cakton një person për leximin e pyetjeve të testit dhe për plotësimin me

shkrim të përgjigjeve që jep me gojë maturanti/kandidati, në fletën e testit.

4. Maturantët/kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk

duhet të dalin nga mjedisi më herët se sa 15 minuta para orarit të përfundimit të provimit.

Ata grumbullohen në një sallë brenda mjedisit të provimit të përcaktuar më parë. Për

mbikëqyrjen e tyre caktohet një administrator.

Page 20: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 20 nga 24

5. Në rast se maturanti/kandidati vëren ndonjë shkelje të rregullores së provimit ai ka të drejtë

të informojë për parregullsinë e konstatuar tek AP, PAP dhe përfaqësuesi i DAR/ZA-së.

6. Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të

gjitha provimeve me një kërkesë drejtuar KMSH-së së DAR/ZA-së.

Neni 56

Ditën e provimit maturanti/kandidati përjashtohet nga provimi dhe nuk i njihet rezultati, nëse:

1. Nuk është i pajisur me dokument identifikimi.

2. Nuk qëndron në vendin që i është caktuar.

3. Merr, jep informacion, kopje ose komunikon me maturantë/kandidatë të tjerë.

4. Bën komente për përmbajtjen ose zgjidhjen e testit gjatë kohës së zhvillimit të provimit.

5. Mban telefon celular, radio ose çdo mjet tjetër komunikimi në mjedisin e provimeve.

6. Maturanti /kandidati nuk hyn apo përjashtohet nga provimi në qoftë se nuk zbaton rregullat

e përcaktuara në pikat 56.1, 56.2, 56.3, 56.4, 56.5 dhe 56.7.

7. Maturanti/kandidati që përjashtohet nga provimi për shkelje të parashikuar në nenet 56.3,

(merr a jep kopje), shkelje që përshkruhet edhe në procesverbalin përkatës, humbet këtë

provim dhe të drejtën për të marrë pjesë në provimet pasardhëse për sesionin e këtij viti.

Këtë/o provime jepen vetëm vitin e ardhshëm shkollor.

8. Në rast se maturanti/kandidati refuzon të largohet nga mjedisi i provimit, përgjegjësi i

administrimit të provimit e informon atë mbi mosnjohjen e rezultatit, evidenton rastin me

procesverbal dhe lejon vazhdimësinë e provimit.

Neni 57

Maturantit/kandidatit nuk i njihet rezultati i provimit, nëse në testin e tij:

1. Përdor laps ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme në plotësimin e testit.

2. Nuk është kryer procesi i sekretimit, dorëzon testin pa barkod.

3. Heq, shkruan ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test.

4. Dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta) ose nuk e

dorëzon atë.

5. Vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga

KOPOTED.

Page 21: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 21 nga 24

KREU IX

PROCEDURA E VLERËSIMIT TË TESTEVE

Neni 58

1. Pas përfundimit të çdo provimi të Maturës, AVA shpall skemën e vlerësimit të testit.

2. Skema e vlerësimit është standard vlerësues i njëjtë për çdo maturant/kandidat.

3. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga maturanti/kandidati për kërkesën përkatëse,

mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga hartuesit e testeve.

4. Vlerësimi i përgjigjeve të maturantëve/kandidatëve në provimet e detyruara dhe me

zgjedhje bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë të përshkallëzuar.

5. Testet e provimit të Maturës vlerësohen nga vlerësues të jashtëm.

6. Drejtori i AVA-s, në bashkëpunim me DEPU të MASH, përzgjedh vlerësuesit e jashtëm

dhe përgjegjësit e tyre. DEPU dhe AVA organizojnë, jo më vonë se një muaj përpara

provimit të parë të Maturës trajnimin intensiv të vlerësuesve.

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati për vlerësues janë:

a) arsimi universitar përkatës,

b) përvojë pune në mësimdhënie në shkollën e mesme në lëndën përkatëse së paku 5 vjet,

c) i vlerësuar për rezultate të larta në mësimdhënie,

d) i vlerësuar maksimalisht në kualifikimin e vazhduar,

e) i trajnuar për vlerësues,

f) nuk ka konflikt interesi.

7. Përzgjedhja e vlerësuesve të testeve kryhet çdo vit. Numri i tyre është në varësi të numrit

të testeve që vlerësojnë dhe kohës së shpalljes së rezultateve të vlerësimit.

8. Çdo vlerësues firmos në çdo test që vlerëson dhe mban përgjegjësi për vlerësimin që bën.

9. Para fillimit të procesit të vlerësimit të testeve, grupi i hartimit të testeve i AVA-s ritrajnon

vlerësuesit e testeve.

10. Vlerësimi i testeve realizohet në 6 qendra vlerësimi. Mjediset e këtyre qendrave duhet të

jenë të përshtatshme dhe të sigurta. Mjediset e vlerësimit përzgjidhen nga AVA dhe

miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

11. Testet e një mjedisi provimi nuk shpërndahet në qendra të ndryshme vlerësimi.

12. Çdo përgjigje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, të pavarur nga njëri tjetri.

Testet kodifikohen nga AVA me numra arabë. Vlerësuesit, pasi marrin në dorëzim testet,

konfirmojnë sasinë dhe kodifikimin e tyre.

Page 22: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 22 nga 24

13. Vlerësuesit mund të bëjnë shënime në test. Vlerësimet me pikë për çdo kërkesë të testit i

pasqyrojnë në formularët përkatës. Rakordimi i vlerësimeve të dy vlerësuesve të pavarur

bëhet në fund të çdo dite vlerësimi. Në rastet kur ka mospërputhje të vlerësimit midis dy

vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit, aktivizon një vlerësues të tretë për të kryer vlerësimin

përfundimtar. Në këtë rast përgjegjësi i vlerësimit firmos në tabelën e vlerësimit të testit së

bashku me vlerësuesin e tretë. Pas vlerësimit përfundimtar, pikët për çdo kërkesë të testit

pasqyrohen në tabelën përmbledhëse në faqen e parë të testbroshurës dhe firmosen nga të

gjithë vlerësuesit e testit.

14. Vlerësuesit e testeve i dorëzojnë përgjegjësit përkatës të vlerësimit testet me parregullsi

apo që dyshohen për kopje. Përgjegjësi i vlerësimit, nga ana e tij, ia përcjell ato

KOPOTED-it për shqyrtim.

15. Shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë, pas çdo provimi të Maturës.

16. MASH ngre komisione të posaçme (KOPOTED-e), që shqyrtojnë të gjithë testet që

raportohen nga vlerësuesit e testeve si të dyshimta për kopjim ose me parregullsi. MASH

paraqet zyrtarisht të dhënat dhe rezultatet e shqyrtimit nga KOPOTED-et, në AVA dhe

APRIAL.

17. Për të gjitha parregullsitë që konstaton, secili KOPOTED, për PAP, AP dhe AS i propozon

KSHP-së, njërën prej masave të përcaktuara në Nenin 66 të kësaj Rregulloreje, i cili merr

vendimin përkatës. Pas marrjes së vendimit nga KSHP-ja këto masa i përcillen organit të

emërtesës për zbatim.

18. Procesi i vlerësimit të testeve mbikëqyret nga përfaqësues të Komitetit të Maturës

Shtetërore.

KREU X

KLASIFIKIMI I MATERIALEVE DHE RUAJTJA E SEKRETIT

Neni 59

Konsiderohen materiale të “klasifikuara”:

1. Testet përfundimtare.

2. Kodet e sekretimit të prodhuara nga AVA.

3. Testbroshurat e plotësuara nga çdo maturant/kandidat deri në momentin e shpalljes së

rezultatit.

4. Pikët dhe notat përkatëse deri në momentin e shpalljes së rezultatit.

5. Baza e të dhënave të Maturës në AVA dhe APRIAL.

Page 23: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 23 nga 24

Neni 60

Në mjediset e AVA-së zbatohen rregullat e mëposhtme:

1. Nuk lejohet hyrja e personave të paautorizuar në mjediset e AVA-s dhe ato të përzgjedhura

për vlerësimin e testeve gjatë procesit të provimeve.

2. Nuk lejohet hyrja e personave qe nuk kanë lidhje me procesin e punës.

3. Ndalohet mbajtja e celularëve, mjeteve të tjera të komunikimit dhe gjithçkaje tjetër që

cenon sigurinë e procesit në mjedisin teknik.

4. Drejtori i AVA, me autorizim të veçantë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, lejohet të

ketë një numër telefoni fiks për të komunikuar me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës.

5. Në mjedisin teknik të AVA-s, gjatë hyrjes dhe daljes së personave të autorizuar kryhet

kontrolli fizik i tyre.

Neni 61

Për ruajtjen e sigurimin e materialeve të provimit zbatohen këto rregulla:

1. Nënshkrimi i kontratës individuale me çdo person që angazhohet në hartimin e testeve

përfundimtare.

2. Ruajtja në kompjuter e materialeve të provimeve nga specialistët lëndorë, duke aplikuar

elemente sigurie si: fjalëkalime të shumëfishta, mungesë komunikimi elektronik dhe në

rrjet.

3. Paketimi me elemente sigurie i materialeve të provimit.

Neni 62

Personat fizikë e juridikë, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me materialet e konsideruar

të “klasifikuara”, sipas pikave të nenit 60, janë të detyruar të veprojnë në përputhje me këtë

Rregullore. Në rast shkeljeje, zbatohen dispozitat e Kodit Penal.

KREU XI

REGJISTRIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE

Neni 63

Me qëllim mbikëqyrjen, studimin, analizën dhe përmirësimin e procesit të Maturës, AVA dhe

APRIAL ruajnë të dhënat e provimeve të Maturës.

Page 24: REPPUUBBLLIIKAA HEE ËSSHQQIIPPËËRRIISSË MINISTRIA E ...gjimnazi18tetori.yolasite.com/resources/Rregullorja_MSH_2011.pdf · “Maturant” është individi që vazhdon vitin e

__________________________________________________________________________________________

Nr. 23, AL-1001, Tiranë Web site: www.mash.gov.al

Tel: +355 4 2222260, Fax : +355 4 2232002

Faqe 24 nga 24

KREU XII

PENALIZIMET E PJESËMARRËSVE NË ADMINISTRIMIN E PROCESIT TË

MATURËS

Neni 64

1. Për çdo shkelje të evidentuar nga pjesëmarrësit e procesit administrativ të Maturës, merret një

nga masat e mëposhtme:

a) Për pikat: 49.4; 49.5; 49.7; 49.9; 49.10; 50.7; 50.8; 50.9; 51.2; 51.3; 51.4; 51.5; 51.7 dhe

51.10; të Rregullores do të merret masa “Paralajmërim për largim nga puna”, e cila

depozitohet në dosjen personale.

b) Për pikat: 49.3; 49.6;49.8; 49.11; 49.12; 50.1; 50.2; 50.3; 50.4; 50.5; 50.6; 51.1; 51.7; 51.9;

51.10; 51.12; 51.13; 51.14; 51.15; 53.3; 53.4; 53.6; 53.7; 53.8; 54.1; 54.3; 54.4 dhe 54.5 të

Rregullores do të merret masa “Largim nga puna” dhe pasqyrohet në librezën e punës së

punonjësit.

2. Për çdo shkelje tjetër të Rregullores, të evidentuar gjatë procesit të Maturës të papërcaktuar në

nenin 64.1 do të merret njëra nga masat e përcaktuara në Kodin e punës dhe Kontratën

kolektive.

3. Përfaqësuesi i MASH-it, AVA-s shkeljet e evidentuara ia përcjell Komisionit të Shqyrtimit të

Parregullsive, ngritur nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, i cili pas shqyrtimit dhe përcaktimit

të njërës prej masave të përcaktuara në nenin 64.1 ia propozon masat Ministrit të Arsimit dhe

Shkencës, i cili merr vendimin përkatës. Pas marrjes së vendimit nga Ministri i Arsimit dhe

Shkencës, masat i përcillen organit të emërtesës për zbatim.

KREU XIII

ARKIVIMI I DOKUMENTEVE TË PROVIMIT TË MATURËS

Neni 65

Çdo dokument i provimit të maturantit/kandidatit arkivohet si dokument sekret në arkivin e

AVA-s deri më 31 dhjetor të vitit në të cilin çdo maturant/kandidat i nënshtrohet provimeve të

Maturës. Pas datës 1 janar të vitit në vazhdim, AVA asgjëson çdo testbroshurë të çdo

maturanti/kandidati.

Neni 66

Kjo rregullore zbatohet për vitin shkollor 2010-2011.

MYQEREM TAFAJ

MINISTËR