12
Faqe 1 e 12 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Financave Ministarstvo za Finansije – Ministry of Finance Fjalimi i ministrit Avdullah Hoti në Kuvendin e Republikës së Kosovës për Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017 22.12.2016 I nderuari Kryetar i Kuvendit, I nderuari Kryeministër, Të nderuar Deputetë, të nderuar Ministra, Më lejoni të prezantoj Propozim-Buxhetin për vitin 2017. Ky buxhet reflekton përkushtimin tonë në adresimin e sfidave zhvillimore si dhe zbatimin e reformave dhe projekteve specifike, bazuar në objektivat e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale. Procesi i përgatitjes së këtij Buxheti ka filluar me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, që është aprovuar në muajin prill të këtij viti. Bazuar në këtë Kornizë, kemi përgatitur Instruksionet Buxhetore që i kanë udhëzuar organizatat buxhetore në përgatitjen e buxheteve të tyre. Të gjitha organizatat buxhetore kanë dorëzuar kërkesat e tyre për financim. Ministria e Financave ka organizuar dëgjimet buxhetore me përfaqësuesit e këtyre institucioneve. Këtë vit, për herë të parë kemi organizuar dëgjime buxhetore edhe me shoqërinë civile.

Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 1 e 12

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government Ministria e Financave

Ministarstvo za Finansije – Ministry of Finance

Fjalimi i ministrit Avdullah Hoti në Kuvendin e Republikës së Kosovës për

Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017

22.12.2016

I nderuari Kryetar i Kuvendit,

I nderuari Kryeministër,

Të nderuar Deputetë, të nderuar Ministra,

Më lejoni të prezantoj Propozim-Buxhetin për vitin 2017. Ky buxhet reflekton

përkushtimin tonë në adresimin e sfidave zhvillimore si dhe zbatimin e reformave dhe

projekteve specifike, bazuar në objektivat e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe

mirëqenie sociale.

Procesi i përgatitjes së këtij Buxheti ka filluar me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve,

që është aprovuar në muajin prill të këtij viti. Bazuar në këtë Kornizë, kemi përgatitur

Instruksionet Buxhetore që i kanë udhëzuar organizatat buxhetore në përgatitjen e

buxheteve të tyre.

Të gjitha organizatat buxhetore kanë dorëzuar kërkesat e tyre për financim.

Ministria e Financave ka organizuar dëgjimet buxhetore me përfaqësuesit e këtyre

institucioneve.

Këtë vit, për herë të parë kemi organizuar dëgjime buxhetore edhe me shoqërinë

civile.

Page 2: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 2 e 12

Si rezultat i këtij procesi, Buxheti për vitin 2017 adreson prioritetet zhvillimore të

deklaruara përmes dokumenteve strategjike, siç janë:

Programi i Qeverisë,

Strategjia Kombëtare për Zhvillim,

Programi për Reforma Ekonomike,

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, dhe

Strategjitë sektoriale.

Të nderuar deputetë,

Me gjithë ecuritë pozitive në vitet e fundit, kemi sfida të shumta për t’i adresuar.

Prandaj, në këtë kontekst, është e natyrshme që kërkesat për financim të jenë më të

larta se mundësitë për financim.

Përmes këtij Propozim-Buxheti, ne kemi bërë më të mirën për të balancuar këto

kërkesa me mundësitë buxhetore.

Parimet mbi të cilat është bazuar ky buxhet përfshijnë:

Ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale,

Sigurimin e financimit të projekteve në vijim,

Ruajtjen e rezervës fiskale në nivel të mjaftueshëm,

Rritjen e shpenzimeve kapitale, si zëri më produktiv buxhetor, si dhe

Eliminimi i barrierave dhe ofrimin e insentivave fiskale që avancojnë

konkurrueshmërinë e sektorit privat.

Më lejoni të theksoj se ky Propozim-Buxhet ka pajtimin e plotë të Fondit Monetar

Ndërkombëtar. Kjo është e rëndësishme si për Qeverinë ashtu edhe për Kuvendin e

Kosovës, duke qenë se jemi në program me këtë Institucion dhe rrjedhimisht,

përgatitja dhe aprovimi i Buxhetit duhet të dakordohet paraprakisht.

Buxheti është ngushtë i lidhur me ecuritë makro-ekonomike në vend, rajon dhe më

gjerë. Mbi këto ecuri, Ministria e Financave ka përgatitur projeksionet makro-

ekonomike dhe fiskale për vitin 2017 dhe vitet në vijim. Mbi këto projeksione më pas

është ndërtuar Propozim-Buxheti.

Page 3: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 3 e 12

Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona

në Ministrinë e Financave, ne presim që në vitin 2016 ekonomia të ketë rritje reale

rreth 4% (3.8%). Kjo pritje është e konfirmuar edhe nga projeksionet e institucioneve

të jashtme kredibile, siç është FMN-ja.

Ky trend pritet të vazhdojë edhe në vitin 2017, me normë akoma më të lartë të rritjes

ekonomike, prej 4.4%. Kjo normë, që është më e larta në rajon, është rezultat i zbatimit

me sukses të reformave ekonomike dhe fiskale, që kanë ofruar insentiva fiskale për

sektorin privat; si dhe reformave të tjera strukturore të mbështetura nga Programi me

FMN-në.

Këto reforma u konfirmuan së fundi në Raportin e të Bërit Biznes të Bankës Botërore,

ku Kosova ka shënuar përmirësim të dukshëm në rangim ndërkombëtar, në veçanti sa

i përket reformave në ATK, ku pozita e Kosovës është përmirësuar për 34 vende, dhe

në Doganë me një përmirësim për 8 vende.

Rritjes ekonomike më të lartë i ka kontribuar edhe përmirësimi i kreditimit për sektorin

privat, me norma një-shifrore të interesit dhe me pako më tërheqëse nga bankat.

Më lejoni të them se parashikimi për rritje ekonomike prej 4.4% është mjaft

konservator dhe nuk përfshinë iniciativat e reja që mund të ndodhin gjatë vitit të

ardhshëm. Prandaj, kjo rritje mund të tejkalohet varësisht nga progresi që bëjmë në

implementimin e disa projekteve të mëdha që kanë potenciale zhvillimore, si:

Zhvillimi i kapaciteteve të reja për prodhim të energjisë, që do të krijojë efekte

multiplikative, si gjatë fazës së ndërtimit ashtu edhe më pas;

Potencialet e krijuara nga Ligji për Investime Strategjike, si dhe,

Potencialet të krijuara nga Ligji i ri për Trepçën.

Ne gjithashtu jemi në përgatitje të masave të reja të pakos fiskale për vitin 2017, që

do të forcojnë rritjen ekomomike.

Në vijim po prezantoj vlerësimet mbi të hyrat dhe shpenzimet buxhetore për vitin

2017.

Page 4: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 4 e 12

Të hyrat

Të hyrat e rregullta buxhetore për vitin 2017 janë planifikuar të jenë 1 miliard e 725

milionë Euro. Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 6% në raport me vitit 2016, dhe 17%

në raport me vitin 2015. Ndërkaq krahasuar me vitin 2014, ka një rritje prej 28%.

Pothuajse e gjithë kjo rritje është rezultat i rritjes të të hyrave të rregullta buxhetore

nga ATK-ja dhe Dogana, në shumë prej rreth 380 mil. euro më shumë.

Të hyrat nga ATK-ja pritet të rriten me mbi 9% në krahasim me vitin 2016 dhe 23% në

raport me vitin 2015. Krahasuar me vitin 2014, rritja është për 40% më shumë apo 117

mil. euro më shumë.

Ndërsa, të hyrat e mbledhura nga Dogana janë projektuar të rriten me 6.5% në

krahasim me 2016 dhe 16.4% në raport me vitin 2015. Edhe në rastin e Doganës, nëse

krahasohet me vitin 2014, rritja është 27% apo 239 mil. euro më shumë.

Këto norma të rritjes të të hyrave janë shumë më të larta se sa norma e rritjes

ekonomike dhe ky është një sinjal i fortë se dy Agjencitë e të hyrave buxhetore janë

duke performuar shumë mirë.

Kësaj duhet shtuar edhe reformën fiskale, që ka shtuar besimin tek qytetarët dhe ka

rritur deklarimin vullnetar të tatimeve.

Këto norma marrin parasysh implementimin e MSA-së, ku në vitin e ardhshëm pritet

ulje e mëtutjeshme e normës së tatimit doganor për një numër të konsiderueshëm të

produkteve.

Të hyrat jo-tatimore mbesin përafërsisht të njëjta, por stabile dhe të rëndësishme për

institucionet publike, në veçanti për komunat si një burim i qëndrueshëm për financim

të shpenzimeve të tyre.

Page 5: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 5 e 12

Shpenzimet

Për vitin 2017, ky propozim-buxhet parasheh shpenzime prej 2 miliardë euro.

Marrë si tërësi, krahasuar me vitin 2016, shpenzimet rriten me mbi 15%, ndërkaq

krahasuar me 2015 rriten me 28%, dhe me 2014 për 38%.

Dy objektiva të mëdha kemi shtruar para vetës për buxhetin e vitit 2017.

E para, vazhdojmë me mbajtjen e shpenzimeve rrjedhëse nën kontroll.

Shpenzimet rrjedhëse më 2017 si përqindje e Bruto Produktit Vendor bien nga

20.3% në 19.8%, me gjithë rritjen nominale të këtyre shpenzimeve.

E dyta, krijimi i hapësirës më të madhe për shpenzime kapitale, që janë të

targetuara mirë lidhur me efektet e tyre në ekonomi, punësim, ambientin për

biznes dhe potencialin zhvillimor afatgjatë për gjeneratat e ardhshme.

Buxheti për vitin 2017 bënë të mundur:

- Implementimin e Sigurimit Shëndetësor, ku për vitin e ardhshëm kemi ndarë 17

mil. euro;

- Implementimin e plotë të ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti;

- Implementimin e plotë të kompensimit për përvojën e punës për punonjësit

publik;

- Mbarëvajtjen e nivelit të subvencioneve në bujqësi dhe rritjen e investimeve

kapitale në bujqësi përmes buxhetit të rregullt dhe huave ndërkombëtare;

- Ofrimin e pensioneve për veteranët dhe kategoritë tjera të luftës, në vlerë prej

38, respektivisht 50 milionë EUR.

- Akomodimin e shpenzimeve që dalin nga agjenda euro-integruese e Kosovës,

dhe

- Rritjen e mbështetjes financiare për sektorët e rendit dhe ligjit.

Me buxhetin e vitit 2017, adresojmë këto projekte të rëndësisë nacionale:

1. Në fushën e shëndetësisë është paraparë ndërtesa e mjekësisë së sportit,

klinika e fiziatrisë, klinika e ortopedisë, disa spitale nëpër regjione, qendra

emergjente në Prishtinë dhe projekte të tjera;

2. Në fushën e arsimit para-universitar, parashihet ndërtimi i 15 shkollave të reja

nëpër komuna dhe financimi i projekteve në vijim;

Page 6: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 6 e 12

3. Në arsimin e lartë parashihet ndërtimi i disa objekteve të universiteteve në

vlerë prej 4.8 mil. euro; në veçanti po përmend ndërtesën e Fakultetit Ekonomik

në Prishtinë, Konviktin e Studentëve në Qendrën Studentore në Prishtinë dhe

ndërtesën për dy fakultete në Universitetin e Mitrovicës;

4. Në infrastrukturë:

o Vazhdon financimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit;

o Është ndarë buxhet adekuat për rrugët rajonale për: Mitrovicë, Pejë,

Komoran-Drenas-Skënderaj, Podujevë dhe rrugë të tjera të rëndësisë

nacionale;

o Planifikohet fillimi i autostradës për Gjilan;

o Për ndërtimin e rrugëve të reja janë ndarë 16 mil. euro për mbi 90

projekte që lidhin fshatrat dhe regjionet anembanë Kosovës;

5. Për Forcën e Sigurisë të Kosovës janë paraparë pajisje për ristrukturim të kësaj

force në shumë prej 18.5 mil euro;

6. Investimet në infrastrukturën sportive në përmbylljen e projekteve të sallave

dhe fushave sportive shumë vite më parë, ndërtimi i stadiumit nacional në

Prishtinë, Pishina Olimpike dhe objekte të tjera që mundësojnë

ndërkombëtarizimin e sportit;

7. Në fushën e trashëgimisë kulturore janë paraparë projekte 2.4 mil euro;

8. Në bujqësi parashihen projekte për rritje të produktivitetit dhe punësimit në

bujqësi, siç janë sistemet e ujitjes, pyllëzimi dhe ngritja e kapaciteteve të

Ministrisë së Bujqësisë për implementimin e IPARD-it nga Komisioni Evropian;

9. Në fushën e ambientit parashihet 9.1 mil. euro në menaxhimin e burimeve

ujore:

a. Rregullimet e shtretërve të lumenjve në 20 komuna;

b. Akumulimi i ujit/liqe në lumin Ibër në Mitrovicë;

c. Ujërat e zeza në lumin Bistrica në Prizren;

d. Fabrika e ujërave të zeza në Pejë;

10. Në fushën e menaxhimit të mbeturinave janë ndarë 3 mil. për projekte të

ndryshme;

Page 7: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 7 e 12

11. Projekte kapitale nga ndërmarrjet publike janë në shumë prej mbi 4 milionë

euro që mbështeten nga Qeveria;

12. Vazhdojmë mbështetjen e projekteve kapitale në Trepçë prej 1.7 mil;

13. Buxheti për shpronësime është rritur në afër 30 mil. euro, për të përkrahur

realizimin e shumë projekteve që involvojnë shpronësime;

14. Për projekte të efiçiencës së energjisë janë ndarë 6.5 mil. euro;

15. Projekte në sektorin e ushqimit dhe veterinarisë, siç është fabrika për

riciklimin e mbetjeve, pastaj projekti për luftimin e etheve hemorragjike,

regjistrimi i stokut të bagëtive;

16. Në fushën e financave, parashohim ndërtimin e projektit të Agjencisë së të

Hyrave dhe avancimin dhe integrimin e sistemeve të teknologjisë informative

të Doganës, ATK-së, Thesarit dhe Buxhetit;

17. Parashihet ndërtimi dhe funksionalizimi i disa zonave ekonomike në disa

regjione;

18. Në administratën publike parashihet ndërtimi i objektit të Institutit për

Administratë Publike dhe projekte të tjera për nevoja të institucioneve;

19. Në fushën e rendit dhe ligjit parashihet ndërtimi i objekteve të disa prokurorive

dhe gjykatave nëpër qendra të Kosovës, stacione të reja të policisë etj.;

20. Parashihen projekte prej 3.5 mil. për bashkëfinancim me fondet IPA përmes

MAPL-së;

21. Është ndarë buxhet prej 7 mil. euro për projekte për kthim dhe integrim të të

kthyerve, përmes Ministrisë për Kthim dhe Komunitete dhe Zyrës për

Komunitete;

22. Si dhe shumë projekteve në mbarë Kosovën.

Nëse i shikojmë shpenzimet sipas kategorive ekonomike, të gjitha kategoritë do të

kenë rritje në krahasim me vitin 2016.

Page 8: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 8 e 12

Natyrisht, rritjen më të madhe do ta kenë shpenzimet për investime kapitale:

- Pagat dhe mëditjet do të arrijnë në 570 milionë EUR, një rritje prej 3.8%;

- Mallrat dhe shërbimet do të jenë 224 milionë EUR, një rritje prej 8.2%;

- Subvencionet dhe Transferet do të jenë 474 milionë EUR, apo 1.7% më të larta

se në vitin 2016, dhe

- Shpenzimet kapitale do të arrijnë vlerën prej 723 milionë EUR, që është një rritje prej rreth 45% në krahasim me vitin 2016. Krahasuar me vitin 2014, kjo është një rritje prej 77%.

Me këtë qasje të investimeve kapitale, ne e rrisim pjesëmarrjen e investimeve publike

në Bruto Prodhimin Vendor nga 7% sa ka qenë më 2014 në 11% më 2017.

Ndërkaq investimet totale arrijnë afër 2 miliardë euro, përfshirë edhe investimet

private prej 1.25 miliardë euro.

Si raport i Bruto Prodhimit Vendor, investimet totale rriten nga 25% në 31%, që është

534 milionë euro më shumë investime totale në ekonominë e Kosovës. Këto

investime sigurojnë rritjen ekonomike mbi 4% në afat të gjatë.

Sa i përket buxhetit në nivel të organizatave buxhetore, dëshiroj të theksoj rritjen që

kanë pasur disa organizata në veçanti:

Këshilli Prokurorial i Kosovës 12%

Këshilli Gjyqësor i Kosovës 5%

Ministria e Punëve të Brendshme 3%

Forca e Sigurisë së Kosovës 9%

Page 9: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 9 e 12

Kod Ministritë/Institucionet Buxheti 2016 Projek. 2017 %

101 Kuvendi i Kosovës 9,578,515 9,668,515 0.9

102 Zyra e Presidentit 2,047,317 1,646,433 (19.6)

104 Zyra e Kryeministrit 12,366,272 14,592,954 18.0

201 Ministria e Financave 25,325,558 205,203,196 710.3

202 Ministria e Administrimit Publik 16,179,637 17,586,374 8.7

203 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhR 54,968,113 55,175,858 0.4

204 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 5,419,884 7,264,392 34.0

205 Ministria e Infrastrukturës 214,003,866 258,979,310 21.0

206 Ministria e Shëndetsisë 52,992,000 53,677,060 1.3

220 Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës 69,646,939 70,714,567 1.5

207 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 19,943,304 23,627,280 18.5

208 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 43,624,238 45,045,928 3.3

209 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 365,998,918 378,919,474 3.5

210 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 39,357,027 45,773,663 16.3

211 Ministria për Komunitete dhe Kthim 8,631,640 7,857,516 (9.0)

212 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal 5,013,512 4,960,035 (1.1)

213 Ministria e Zhvillimit Ekonomik 31,115,772 22,656,991 (27.2)

214 Ministria e Punëve të Brendshme 106,518,384 114,514,272 7.5

215 Ministria e Drejtësisë 18,604,319 19,354,714 4.0

216 Ministria e Punëve të Jashtme 18,746,824 20,459,053 9.1

217 Ministria e Focave së Sigurisë së Kosovës 46,961,937 51,035,617 8.7

218 Ministria per Integrime Evropiane 1,708,534 1,679,904 (1.7)

219 Ministria e Diasporës 1,777,586 1,626,562 (8.5)

230 Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik 775,466 430,053 (44.5)

231 Akademia e Shkencave dhe Arteve 1,194,851 1,094,851 (8.4)

235 Autoriteti i Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare 796,568 1,178,068 47.9

236 Agjencioni Antikorrupsion 501,666 505,664 0.8

238 Zyra Rregullative e Energjise 743,516 768,316 3.3

240 Organi Shqyrtues i Prokurimit 329,883 349,695 6.0

241 Komisioni për Ndihme Juridike 300,825 333,825 11.0

242 Univerziteti i Prishtinës 28,152,872 29,482,339 4.7

243 Gjykata Kushtetuese e Kosoves 1,501,013 1,541,513 2.7

244 Komisioni Kosovar i Konkurences 224,810 252,965 12.5

245 Agjensioni Kosovar i Intelegjencës 6,648,282 6,504,782 (2.2)

246 Këshilli i Kosovës për Trashigimi Kulturore 196,592 196,797 0.1

247 Paneli Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtesa 210,299 217,160 3.3

249 Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për ShCK 307,734 372,734 21.1

250 Këshilli Prokurorial i Kosovës 8,327,478 9,483,682 13.9

302 Zyra e Auditorit Gjeneral 2,287,193 2,397,794 4.8

313 Zyra Rregullative e Ujit dhe Mbeturinave 358,734 358,734 -

314 Zyra Rregullative e Hekurudhave 293,623 293,623 -

317 Autoriteti i Aviacionit Civil 925,274 925,274 -

318 Komsioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve 1,306,628 1,386,981 6.1

319 Komisioni i Pavarur i Medijave 1,046,477 1,214,276 16.0

320 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 5,428,652 11,618,324 114.0

321 Institucioni i Avokatit të Popullit 1,402,219 1,336,219 (4.7)

322 Instituti Gjyqësor i Kosovës 570,384 663,884 16.4

328 Këshilli Gjygjsor i Kosovës 20,745,490 21,807,840 5.1

329 Agjencioni Kosovar i Pronës 2,000,682 1,859,658 (7.0)

251 Agjensioni Shtetror për Mbrojtjen e të Dhanave Personale 354,058 353,242 (0.2)

253 Agjencioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale 2,438,257 2,161,878 (11.3)

232 Shpenzimet e paparashikuara 5,277,951 9,000,000 70.5

248 Radiotelevizioni i Kosovës 9,600,000 9,600,000 -

Total 1,274,777,573 1,549,709,839 21.6

239 Agjencia Kosovare e Privatizimit 8,965,168 7,020,884 (21.7)

254 Agjencioni për Shërbimin e Navigacionit Ajror 2,810,000 4,058,895 44.4

Totali i përgjithshëm me AKP dhe ASHNA 1,286,552,741 1,560,789,618 21.3

425,205,148 440,230,866 3.5

1,711,757,889 2,001,020,484 16.9

/* Total Shëndetësi 122,638,939 124,391,627 1.4

Komunat

TOTAL BUXHETI I KOSOVËS:

Page 10: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 10 e 12

Buxheti i komunave

Të gjitha komunat pa përjashtim i kanë aprovuar buxhetet e tyre sipas qarkores

buxhetore.

Buxheti i komunave është në vlerë prej 440.2 milionë euro, që është një rritje prej 15

milionë EUR krahasuar me vitin 2016.

Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së granteve qeveritare për komuna, për shkak të

rritjes së të hyrave të rregullta buxhetore. Kjo rritje ka shkuar në pjesën më të madhe

në rritjen e investimeve kapitale në komuna.

Buxheti i komunave merr pjesë me 22% në shpenzimet e përgjithshme.

Ky buxhet ju siguron komunave financim të plotë të obligimeve të tyre ligjore për

qytetarë.

Formula e granteve për komuna është zbatuar me përpikëri për të siguruar barazi në

shpërndarje të buxhetit për komuna. Komunat kanë marrë 10% të buxhetit të

përgjithshëm, si dhe grantet specifike për arsim, për shëndetësi dhe për kompetencat

e zgjeruara të komunave.

Page 11: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 11 e 12

Deficiti buxhetor

Më lejoni të flas shkurt për deficitin buxhetor, që është i rregulluar me ligj dhe që duhet

t’i përmbahemi me rastin e përgatitjes së buxhetit.

Bazuar në të hyrat dhe shpenzimet buxhetore për 2017, ne kemi planifikuar një deficit

buxhetor prej 1.5% të Bruto Produktit Vendor, që është mjaft nën limitin ligjor prej 2%.

Ky deficit do të financohet nga:

Huamarrja nga emetimi i letrave me vlerë, që është planifikuar të jetë 100 mil.

më 2017;

Nga disbursimet e huamarrjes së jashtme të kontraktuara që hyjnë brenda

kufijve buxhetorë të organizatave buxhetore që është 22 mil. EUR;

Këtë vit, ne e shfrytëzojmë plotësisht Klauzolën e Investimeve siç është paraparë në

Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike.

Nga shuma e paraparë prej 105 mil. euro për financim përmes Klauzolës për Investime,

janë dy projekte tanimë në vijim që financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe

Zhvillim:

Linja Hekurudhore 10;

Rrugët Rajonale.

Pjesa tjetër e mjeteve përmes Klauzolës pritet të definohet së shpejti pasi janë shumë

marrëveshje që janë nënshkruar dhe pritet vetëm ratifikimi në Kuvendin e Republikës

së Kosovës për të filluar zbatimin.

Në kuadër të financimit total, janë përfshirë edhe mjetet e privatizimit të aseteve

shoqërore nga AKP-ja në shumë prej 88 milionë euro. Të gjitha këto mjete pa

përjashtim janë ndarë për projekte kapitale.

Page 12: Republika e Kosovës - Ministria e Financave...Faqe 3 e 12 Të dhënat janë inkurajuese për rritjen ekonomike në vend. Bazuar në vlerësimet tona në Ministrinë e Financave, ne

Faqe 12 e 12

Të nderuar deputetë,

Më lejoni të theksojë edhe njëherë se ky Buxhet është në linjë të plotë me Objektivat

e Qeverisë për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe qëndrueshmëri fiskale.

Ne kemi arritur që t’i adresojmë kërkesat më prioritare të secilës organizatë buxhetore

dhe njëkohësisht të ruajmë stabilitetin buxhetor, që është parakusht për rritje të

qëndrueshme ekonomike.

Mënyra se si është konceptuar ky buxhet, e bënë atë buxhet zhvillimor dhe të

qëndrueshëm.

Ju falënderoj për vëmendjen.

Në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, unë ju

ftoj ta aprovoni këtë buxhet.

Faleminderit!