47
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 07.07.2014, ora 09:00 11:20 Drejton mbledhjen Erion Braçe kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit. 2. Projekt ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e parë të politikës së zhvillimit për financat publike”. 3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan e politikës së zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar””. 4. Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Uni Credit Bank Austria Ag, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet e - edukimit”. 5. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”. 6. Projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë Marrin pjesë: Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Agron Çela, Arben Çuko, Ervin Koçi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin Kadeli, Liljana Elmazi, Sherefedin Shehu, Majlinda Bufi, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin Ndreu, Luan Duzha, Evis Kushi, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Gledjon Rehovica. Mungojnë: Ilir Xhakolli, Koço Kokëdhima, Albana Vokshi. Të ftuar:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

  • Upload
    docong

  • View
    231

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 07.07.2014, ora 09:00 – 11:20

Drejton mbledhjen

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit.

2. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë

dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e parë të politikës së

zhvillimit për financat publike”.

3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së

Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan e politikës së

zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar””.

4. Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet

Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së

Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Uni Credit Bank Austria Ag,

lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet e-

edukimit”.

5. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”.

6. Projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Agron

Çela, Arben Çuko, Ervin Koçi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Liljana Elmazi, Sherefedin Shehu, Majlinda Bufi, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin

Ndreu, Luan Duzha, Evis Kushi, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Gledjon Rehovica.

Mungojnë:

Ilir Xhakolli, Koço Kokëdhima, Albana Vokshi.

Të ftuar:

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

2

Shkëlqim Cani - ministër i Financave

Ervin Mete - zëvendësministër i Financave

Arben Isaraj - zëvendësministër i Drejtësisë

Milbana Tole - drejtoreshë e Borxhit, MF

Ornela Koleka - përfaqësuese nga Drejtoria e Teknologjisë,

Informacionit dhe Komunikimit në MAR

Sokol Muça - këshillatr për Inovacionin dhe Teknologjinë, MAR

Blerta Kraja - zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Doganave

Ervina Domi - drejtoreshë Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të

Doganave

Genc Çeli - përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Altin Bozgo - përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

3

Erion Braçe – Sot në rendin e ditës kemi disa çështje.

Së pari, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet

Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e

parë të politikës së zhvillimit për financat publike”.

Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet

Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan e

politikës së zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar””.

Së treti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport,

ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të

Republikës së Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Uni Credit Bank

Austria Ag, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri

nëpërmjet e-edukimit”.

Së katërti, kemi për dhënie mendimi, projektligjin “Për organizimin dhe

funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”.

Së fundi, do të vijojmë me shqyrtimin nen për nen të Kodit Doganor të Republikës së

Shqipërisë.

Për të prezantuar dy marrëveshjet e para ndodhet në komision, ministri i Financave,

zoti Shkëlqim Cani. Besoj se për shkak të natyrës së njëjtë që kanë të dyja marrëveshjet edhe

relatimi do të jetë i përbashkët, por edhe pastaj diskutimi i komisionit do të jetë i përbashkët.

Zoti Cani, keni fjalën për të prezantuar të dyja marrëveshjet me Bankën

Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

Shkëlqim Cani – Faleminderit, zoti kryetar! Nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve,

në fakt, në aspektin e vet ka dhënë një rezultante, që, e para, është shuma më e lartë e

siguruar ndonjëherë dhe e dyta, ka kërkuar përmbushje kushtesh dhe reformim shumë më të

thellë nga çdo marrëveshje deri tani. Janë marrë një sërë masash të rëndësishme nga qeveria

për përmirësimin e situatës makro-ekonomike dhe asaj financiare, për arsyes se kanë qenë një

sërë parakushtesh, si dhe janë disa kushte, të cilat qeveria shqiptare do të duhet t’i përmbushë

dhe parakushtet i ka përmbushur të gjitha. Unë do të veçoja vetëm disa prej tyre. Nëse

deputetët kërkojnë të dinë më në detaje, mund t’i jap edhe detajet në lidhje me këto

marrëveshje.

E rëndësishme është që këto dy hua vijnë në përforcimi të financave publike dhe në

radhë të parë, bëhet fjalë për borxhet e vjetra apo borxhet e fshehura, që, si shlyerja e atyre

ekzistuese, ju besoj jeni njohur deri tani me ecurinë e tyre, po ashtu është kusht edhe

moskrijimi i borxheve të reja. Së dyti, lidhet me përshpejtimin e reformës së pensioneve, për

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

4

një skemë gjithnjë e më të sigurt të pensioneve, në mënyrë që të heqim nga buxheti barrën e

rëndë të skemës së pensioneve, kuptohet të shtrira në vite do të thosha edhe në dekada. Së

treti, ka përmirësimin e situatës së sektorit energjetik për të shmangur sa të jetë e mundur

edhe atë që në fakt jemi mësuar që çdo vit në këto pak më shumë se dy dekada, të kemi krizat

e përvitshme të përsëritura.

Po kështu këto dy marrëveshje ose këto dy hua lidhen edhe me një sërë masash të

tjera që qeveria shqiptare, Ministria e Financave në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, ka

përmbushur dhe do të duhet të përmbushë në vijim dhe që lidhen së pari, me uljen e nivelit të

kredive me probleme dhe në këtë mënyrë për t’i hapur rrugë akreditimit të ekonomisë. Së

dyti, me forcimin e mbikëqyrjes së sektorit jobankar në tregun e sigurimeve, për të

përmirësuar këtë treg dhe ju jeni njohur me projektligjet, që tashmë kaluan dhe janë bërë

ligje. Po kështu me futjen në skemën e sigurimit të depozitave të mikrokredive të shoqërive

të kursim-kredit, për të cilat edhe për këtë, pothuajse duhet thënë që jo vetëm që janë kaluar

ligje, por ka filluar skema. Jo të funksionojë skema, por të përcaktohen kushtet për tu futur

shoqëritë e kursimeve kredive për të filluar me skemën e sigurimeve.

Firmosja dhe miratimi i këtyre dy marrëveshjeve natyrshëm do t’i hapë rrugë marrjes

së huas, që, e përbashkët, është në shumën 220 milion dollarë, ose njëra marrëveshje ka një

shumë prej 100 milionë dollarë dhe tjetra ka një shumë prej 120 milionë dollarë. Në fakt

marrëveshjet janë në euro, por pak rëndësi ka sepse duke zbatuar kursin e këmbimit të

kohës, shuma është 220 milionë dollarë, shumë e cila shkon në buxhet, por që indirekt me

qenë se përputhet deri diku edhe me borxhet e vjetra, ne duam ta quajmë sikur shkon e tëra

për shlyerjen e borxheve të vjetra në mënyrë që të mos prekë nivelin e shpenzimeve dhe të

investimeve që ka parashikuar buxheti për ekonominë shqiptare.

Kushtet e kredisë janë shumë të buta. Norma e interesit së bashku me të gjitha

komisionet është afërsisht 2%. Kohëzgjatja e të dyja huave është 23 vjet dhe kuptohet që 7

vjet janë pa pagesë principali. Sipas gjykimit tonë, shlyerja e borxhit të vjetër do të jetë nxitës

për zhvillimin e e ekonomisë.

Pak a shumë këto janë momentet kryesore që do të doja të përmendja lidhur me të

dyja marrëveshjet për marrjen e huave. Është e kuptueshme që këto marrëveshje nuk mbyllen

me kaq, natyrisht që bashkëpunimi Bankën Botërore ka qenë dhe është një çështje vijim,

çështje, e cila, natyrisht do ta shohë më gjerë reformën në ekonominë shqiptare për arsye se

me Bankën Botërore kemi të tjera si marrëveshje po ashtu edhe bashkëpunim, sidomos në

reformat në sektorin e energjisë, shëndetësisë, në shndërrimin e pronave. Kështu që në

tërësinë e vet këto marrëveshje çelin rrugën për zhvillimin e ekonomisë, por ndërkohë

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

5

kërkojnë edhe zhvillimin e reformave të tjera mbështetëse të ekonomisë të parapara edhe në

programin e qeverisë. Këto janë, pra edhe një herë, çështjet kryesore, që unë gjykova të

parashtroj lidhur me këto marrëveshje. Unë nuk u mora me detajet për arsye se marrëveshjet

me Bankën Botërore Kuvendi i ka, do të më falni nëse nuk është kështu, por si të rutinës dhe

meqë për mjaft nga çështjet elementet janë të njohura tashmë, për arsye se të gjitha

marrëveshjet ne Bankën Botërore janë tip dhe kanë shumë elemente të përbashkëta, përveç

asaj që janë parakushtet dhe kushtet, të cilat unë i parashtrova dhe nëse do të ketë nevojë për

më detaje, jam i gatshëm t’i përgjigjem pyetjeve.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Ministër! Fjalën e ka zoti Koçi dhe më pas zonja

Bufi, si dy relatorë të dy marrëveshjeve të paraqitura në komision.

Ervin Koçi – Faleminderit! Kjo marrëveshje huaje, që lidhet me nëpërmjet

Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim. Për huan

e parë të politikës së zhvillimit të financave publike është miratuar në parim nga Këshilli i

Ministrave me vendimin nr. 216, të datës 17 prill 2014 dhe është nënshkruar në 30 maj të vitit

2014. Huaja e akorduar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim do të

disbursohet në një shumë të vetme, ka termat në vijim: shuma është 87 milionë euro, tarifat

front-end janë 0,25 % e shumës së huas që do të paguhet nga shuma e huas, maturimi është

23 vjet dhe 7 vjet pa pagesë principali dhe interesi është në normë reference, plus marzhin e

pandryshueshëm 0,75 pikë. Qëllimi i akordimit të kësaj huaje është mbështetja e reformave

nën asistencën e mbikëqyrjen e BERZH-it, Bankës Botërore, të Fondit Ndërkombëtar, për

përmirësimin dhe qëndrueshmërinë fiskale të Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të menaxhimit

të financave publike, prioritet ky për rritjen e ekonomike afatmesme dhe afatgjatë.

Nëpërmjet politikave të mbështetura nga kjo hua do të mbështeten reformat, që do të

kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të reduktimit të varfërisë dhe mirëqenies së përbashkët

duke siguruar një bazë për një stabilitet makro-ekonomik dhe fiskal, i cili është një kusht i

domosdoshëm për një model të qëndrueshëm të rritjes dhe si pasojë për zvogëlimin e

varfërisë dhe mirëqenies së përbashkët, si dhe duke përmirësuar qëndrueshmërinë fiskale në

mënyrë që përfitimet në uljen e varfërisë dhe arritjet në rritjen e mirëqenies së përbashkët, në

mbështetjen për të ardhmen, që të mos rëndojnë mirëqenien e gjeneratave të ardhshme.

Masat e marra nga qeveria në këto muaj janë në këtë trend si nëpërmjet vendimeve që

ka marrë, udhëzimeve, po ashtu edhe të parashikimeve që ka bërë për buxhetin afatmesëm

2015-2017.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

6

Duke parë që kjo hua është me kushte shumë të favorshme dhe është në funksionim të

fondeve për përmirësimin e parashikueshmërisë fiskale, njëkohësisht për reformat në sektorin

e pensioneve, energjisë dhe taksave, dhe koha është e domosdoshme për një rritje ekonomike

të qëndrueshme, i propozoj komisionit miratimin e këtij projektligji.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Koçi!

Fjalën e ka zonja Bufi.

Majlinda Bufi – Faleminderit, kryetar!

Në fakt, të dyja marrëveshjet, që ministri përmendi, si ajo që edhe zoti Koçi dha

shpjegime, edhe kjo që unë do të them tani, janë nënshkruar të dyja në të njëjtën datë.

Marrëveshja që unë do të shpjegoj më poshtë ka të bëjë me politikat e zhvillimit dhe

modernizimin e sektorit financiar dhe ka këto terma: shuma e kësaj marrëveshjeje është 72

milionë e 600 mijë euro, tarifa front-end është 0.25 % e shumës së huasë, maturimi 22.5 %,

nga të cilat 70 pa pagesë principali dhe interesi është 0.75 %.

Qëllimi i kësaj huaje është mbështetja e reformës për forcimin e regjimit rregullator

dhe mbikëqyrjes së sektorit financiar dhe zbutja e dobësive kryesore të sektorit financiar

bankar dhe jobankar nën asistencën dhe mbikëqyrjen e BERZH-it, Bankës Botërore dhe

FMN-së.

Reformat për të arritur këto objektiva janë tri: forcimi i rregullores dhe mbikëqyrjes së

sektorit bankar dhe rrjetit të sigurisë financiare; përshpejtimi i zgjidhjes së kredive me

probleme dhe forcimi i rregullimit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare jobankare.

Duhet theksuar se për të arritur këtë marrëveshje huaje janë bërë disa hapa paraprakë

shumë të rëndësishëm nga ana e qeverisë, Bankës së Shqipërisë dhe Autoritetit të

Mbikëqyrjes Financiare, të cilat janë si më poshtë:

Banka Qendrore, e dimë shumë mirë, ka nxjerrë një vendim të Këshillit Mbikëqyrës

që urdhëron bankat për të përgatitur dhe miratuar planet e rimëkëmbjes dhe demonstruar

aftësitë e tyre për të operuar gjatë periudhave të stresit financiar; Këshilli i Ministrave ka

dorëzuar në Parlament ndryshimet e ligjit “Për sigurimin e depozitave”, po Këshilli i

Ministrave ka dorëzuar në Parlament ndryshimet e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili

ndër të tjera qartëson zbritjen e taksave nga kreditë me probleme, në mënyrë që t’i mundësojë

bankave që të zhvlerësojnë kreditë me probleme në çështjet gjyqësore të vonuara.

Banka Qendrore ka miratuar ndryshimet në rregulloren mbi administrimin e riskut të

kredisë, po Banka Qendrore ka nxjerrë tre udhëzime në përputhje me praktikat më të mira

ndërkombëtare, të cilat kanë të bëjnë me udhëzimin për ristrukturimin e kredive për bizneset,

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

7

udhëzim për ristrukturimin e kredive për individët dhe udhëzim për vlerësimin e pasurive të

paluajtshme, si dhe një sërë masash të tjera me të cilat ne jemi njohur. Me anë të këtyre

hapave është dhënë një shenjë e mirë për të gjithë aktorët, se përmirësimi i funksionimit të

tregut financiar përmes zgjidhjes së këtyre dobësive kryesore është një objektiv primar.

Duke parë të gjitha këto sinjale pozitive për zgjidhjen e një prej problemeve kryesore

të ekonomisë shqiptare, i propozoj komisionit miratimin e kësaj marrëveshjeje.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zonja Bufi!

Kush ka pyetje nga anëtarët e komisionit, lidhur me përmbajtjen dhe dy marrëveshjet?

Zoti Cani, kam unë një pyetje: e para, cili do të jetë destinacioni i këtyre fondeve?

E dyta, kanë ngelur më detyrime ndaj Bankës Botërore për t’u përmbushur apo për t’u

realizuar, qoftë nga qeveria, qoftë edhe nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë?

Ka pyetje të tjera?

Nuk ka.

Atëherë, vazhdojmë.

Shkëlqim Cani – Destinacioni i fondeve është buxheti. Pra, këto fonde futen në

buxhet, dhe natyrisht secila prej kredive mbështet financat, mbështet ekonominë, mbështet

sektorin bankar dhe financiar, kurse paratë do futen në buxhet. Ajo që unë ju thashë, që në

mënyrë indirekte duket sikur, se në fakt nuk është e drejtpërdrejtë, është që me këto fonde ne

mbulojmë një pjesë të detyrimeve të prapambetura që kemi për të shlyer, në mënyrë që të

mos përdoreshin fondet e buxhetit për këtë qëllim.

Pyetja e dytë: a ka detyrime për t’u përmbushur? Të dyja marrëveshjet kanë

parakushte dhe kushte. Së bashku me huan e FMN-së ishin 22 parakushte për t’u

përmbushur. Janë përmbushur të 22 parakushtet, natyrisht që është një numër relativisht

shumë i madh parakushtesh, por tashmë i përkasin të shkuarës për arsye se parakushtet janë

përmbushur dhe ishte vullneti i qeverisë për t’i realizuar. Njëkohësisht, si çdo marrëveshje,

natyrshëm që ka edhe kushte të tjera, të cilat do të shtrihen në një periudhë 3-vjeçare për t’u

realizuar dhe që të gjitha kushtet jo vetëm që janë në vullnetin e qeverisë për t’u përmbushur,

jo vetëm që janë realizuar në bashkëpunim me Bankën Botërore, por që të gjitha janë pjesë e

programit të qeverisë. Kështu që këto detyrime që ne kemi për të përmbushur nuk janë gjë

tjetër, veçse detyrime të qeverisë që i ka marrë për popullin. Kështu që është pjesë e gjithë

detyrimeve që ka edhe ndaj publikut.

Erion Braçe – Faleminderit!

Ka pyetje të tjera? Ka diskutime?

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

8

Kush nga kolegët e kërkon fjalën?

Urdhëroni, zoti Shehu!

Sherefedin Shehu – Besoj që të gjithë e mbështesim marrjen e kredisë, por unë kam

dy probleme:

Problemi i parë është që ju jeni antiborxh nga pikëpamja e mënyrës se si erdhët në

pushtet, dhe e dyta, që është më e rëndësishme, është se çfarë do të prodhoni me këtë borxh.

Unë mendoj, nga ato që dëgjuam dhe nga ato që kemi parë në marrëveshje, nuk ka gjasa që të

ketë produkte pozitive, të paktën me këto që përshkruat ju. Dhe për dijeninë tuaj, këto janë

bërë dhe janë bërë më mirë dhe nuk kanë nevojë të ribëhen, sidomos menaxhimi financiar

publik.

Këtu kam për të thënë dy gjëra: e para, ju keni prishur atë që është më e rëndësishmja,

që është sistemi i buxhetimit afatmesëm dhe me këto para që merrni do vini vërdallë për të

bërë një programim tjetër ose një skemë tjetër që nuk do të jetë më e mirë sesa kjo, sepse

është bërë me një konsulencë afatgjatë dhe shumë të specializuar. Ndërsa e dyta, ju keni

prishur sistemin e menaxhimit të investimeve publike, që është pjesa më e rëndësishme në

menaxhimin financiar publik.

Ju si ministër nuk keni më dorë mbi investimet publike, sepse jua ka marrë ministri i

Ekonomisë. Ju keni hequr drejtorinë që ishte në ministrinë tuaj dhe keni prishur gjithë

sistemin, i cili ishte i shkruar, ishte i rregulluar dhe po zbatohej shumë mirë, kishte nevojë

vetëm për krijim dhe për përmirësim të kapaciteteve. Kështu që me këtë kredi do të bëhen

edhe një herë po ato gjëra, jeni kthyer në vitin zero dhe me këto para nuk do të prodhohet

asgjë.

E fundit, do të them që ju keni prishur raportin bazë të borxhit, që është raporti borxh-

investime publike. Pra, ju po merrni kredi për asistencë teknike, kredi të cilën ne e kemi

marrë para 20 vjetësh, ju vazhdoni ta merrni sot në vitin 2014. Prandaj unë do të thoja që ne

ta miratojmë si kredi, kredia është në kushte të mira, por këtë kredi ta adresojmë për

investime publike, të cilat kanë kthyeshmëri të lartë.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Shehu!

Zoti Cani, urdhëroni!

Shkëlqim Cani – Në fakt, nuk arrij ta kuptoj shumë qartë se çfarë kërkon të thotë

kolegu me një diskutim që unë e mendoj kontradiktor, ndërkohë që duhet të marrim

kredi,huaja të merret, por përdoret për investime dhe jo për asistencë teknike, nuk e di ku i ka

gjetur shifrat, ku i ka gjetur të gjitha të dhënat, por sidoqoftë kjo është çështje personale. Nuk

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

9

gjykoj që Shqipëria është ndër ato vende që nuk ka nevojë për asistencë teknike. Ka nevojë

për asistencë teknike, sepse bota është në zhvillim, ekonomia është në zhvillim. Kështu që,

edhe nëse ka asistencë, është e pranueshme dhe e dëshirueshme. Natyrisht, nuk duhet

shpërdoruar. Do të isha i mendimit se shpërdorimi është i dëmshëm, kurse asistencë teknike,

në qoftë se ne mendojmë se Shqipëria, edhe pas dhjetë vjetëve, është një vend që do të japë

asistencë teknike dhe nuk do të marrë, për gjykimin tim jemi të nxituar.

Sido që të jetë, po e marr si vërejtje, për ta pasur parasysh që kudo që të has në

spekulim potencial me asistencën, natyrisht që t’i vë kufirin kësaj. Natyrisht, unë ju thashë se

në njëfarë kuptimi, kjo ka shkuar për shlyerjen e borxhit të vjetër dhe ky është fiks investim,

por kjo është çështje e të gjykuarit.

E dyta është që kemi prishur buxhetin afatmesëm dhe s’mund të bëhet më i mirë.

Edhe kjo është një çështje... do më falni...

(Diskutime pa mikrofon)

Po mirë, për sistemin, si të doni ju, por do të më dukej vetja pak, duke e vënë veten

baras. Nuk po them se jam ministri i Financave dhe kemi ndonjë diferencë të madhe, por do

të më dukej mendjemadhësi që ne të themi se kjo është arritja më e madhe. Kjo është për

dijen tonë arritja më e madhe. Çdo kohë ka nevojë që sistemet të përmirësohen dhe lindin

gjëra të tjera. E kemi të sigurt se do të futet sistemi i ri, për shembull, si në tatime, si në

thesare e të tjera, dhe të gjitha këto sisteme, këto softe të reja, natyrshëm do të kërkojnë edhe

asistencë, edhe kualifikim, por edhe përmirësim.

Për sa i përket asaj që thoni ju për investimet publike, që i ka humbur Ministria e

Financave dhe i ka marrë Ministria e Ekonomisë, po ju them se u bë një kohë relativisht, e

pranueshme, do ta quaja unë, për të konkluduar lidhur me këtë lëvizje, këtë gjykim të

qeverisë. Më duket se nuk kemi humbur gjë. Kemi fituar edhe një ministri tjetër, e cila merret

me këtë çështje; nuk mendoj se ka humbje, por ka përfitim. Janë dy ministri...

Erion Braçe – Zoti Shehu, ju lutem, mos ndërhyni! Folët ju, nuk ndërhyri asnjeri. Ta

mbarojë zotëria. Në qoftë se keni prapë, do të vazhdoni prapë.

Shkëlqim Cani – Unë nuk i trembem çdolloj diskutimi dhe çdolloj debati lidhur edhe

me çështjet organizative. Ne kështu e gjykojmë më mirë dhe koha do të tregojë...

(Diskutime pa mikrofon)

Erion Braçe – Zoti Shehu, a mundet që zoti Cani ta mbarojë fjalën e tij?

(Diskutime pa mikrofon)

A mundet ta mbarojë fjalën e tij?

(Diskutime pa mikrofon)

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

10

Patjetër të mbështes, por edhe unë po pres të më vijë radha për të folur. Tani, a mund

ta mbarojë zotëria?

Shkëlqim Cani – Zoti Shehu, ka disa tregues që të dy ne duhet t’i respektojmë. Në

qoftë se Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, pra qeveria realizon treguesit, kjo

tregon performancë të mirë të qeverisë. Në qoftë se qeveria performon mirë si me objektivat

që ka vënë, ashtu edhe me një vit më përpara apo me vite më përpara, kjo duhet respektuar,

sepse shifrat flasin vetë.

Në qoftë se ne do të bëjmë përmirësime lidhur me efiçencën e investimeve, ne përsëri

do të kemi bërë mirë edhe për çështjet organizative. Në qoftë se ne do të dështojmë në

rezultatet e punës, atëherë duhet gjykuar që kemi vepruar mirë apo drejt. Ju, meqenëse doni të

përfaqësoni Ministrinë e Financave, ju e treguat veten, ju i dhatë rezultatet tuaja. Tani lërini

radhën, hapini krahun qeverisë për të realizuar objektivat e veta. Ju vazhdoni në të tuajën, por

do të gjykoja të flisni me gjëra konkrete dhe për ide konkrete, ku ju gjykoni se ka hapësira

për përmirësim, gjë që e pranoj shumë hapur, sepse natyrisht që në punë ka vend për

përmirësim. Pjesa tjetër, pastaj, më duket si një kritikë rutinë e një dëshire thjesht për të

treguar se nuk po punohet mirë, ose që ne s’dimë, ju dinit.

(Diskutime pa mikrofon)

Shiko, do më falësh, por t’i lëmë retorikat...

Erion Braçe – Po jo pra, ta mbarojë ai. Nuk mund të shtoni asnjë gjë pa mbaruar ai.

Ka një normë elementare komunikimi. Po flet zotëria, ta mbarojë zotëria e fol ti, mor zotëri!

Pse i jep vetes ca atribute që s’ia jep asnjeri këtu në këtë sallë? Do të ndërhysh në çdo

moment, të flasësh ti në çdo moment. Po lërë të mbarojë ai dhe fol!

Urdhëro! E doni fjalën? Vazhdoni!

(Diskutime pa mikrofon)

Sherefedin Shehu – Unë thashë: e ke prishur Ministrinë e Financave. Të shtoj edhe

një tjetër. Ju hoqën juve sigurimet shoqërore. I keni lënë në dorë të një ministri, i cili nuk di

çfarë bën. Ai thotë se do të mbyllë deficitin, por do ta thellojë deficitin. Se është tjetër gjë po

ta kishit ju dhe është tjetër gjë kur e ka një ministër, i cili del e flet vetëm për çështjet sociale,

pensionet sociale dhe nuk e di që është një mekanik fiskal. Pra, të jemi pak realistë. Unë nuk

fola fare dhe s’ishte fare momenti për të folur për performancën e qeverisë, sepse do të kisha

folur edhe për atë. Por keni prishur Ministrinë e Financave, duke i hequr bazën, që është

programimi buxhetor afatmesëm. I keni hequr investimet publike. Tashmë ato nuk

harmonizohen. Do të vijë një listë siç dëshirojnë disa miq apo shokë dhe jo të harmonizuara

me buxhetin. Ju nuk keni nën kontroll një të tretën e buxhetit, që janë sigurimet shoqërore,

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

11

sepse tashmë ia keni dhënë një ministri, i cili nuk ka të bëjë me çështjet fiskale dhe me

menaxhimin financiar, ndërsa po merrni kredi për menaxhim financiar.

Ky është shqetësimi im, që thatë çfarë do të prodhoni me këto para. Ju do të bëni disa

modifikime. Do të prodhoni disa dokumente, të cilat nuk kanë nevojë. Nevojë ka që të

konsolidohet sistemi, ndërsa ju filloni me vitin zero. Ky është problemi që ngre unë.

Erion Braçe – Ka ndonjë diskutim tjetër?

Po, zoti Mima!

Florion Mima – Në relacione dhe nga shpjegimet e relatorëve më del korrekte. Nga

ajo që tha ministri u lëkunda pak. A mund të ma shpjegosh dhe një herë? Çfarë domethënë?

Duket sikur, por nuk do të jetë kështu. Do të vazhdojmë të paguajmë edhe borxhe të

prapambetura me këtë kredi. Ju kuptova drejt apo jo?

Shkëlqim Cani – Le të jemi korrektë. Paratë që marrim nga Banka Botërore futen në

buxhet. Jo, jo, ka rëndësi, sepse biem dakord ...

(Diskutime pa mikrofon)

Ju, deputeti tjetër... Po pra, po.

(Diskutime pa mikrofon)

Ja, edhe unë këtë përgjigje ju dhashë. Unë shpjegova se ku shkojnë.

Dy kreditë janë: njëra është për modernizimin e sektorit financiar dhe tjetra është për

financat publike.

Tani, këto para futen në buxhet dhe buxheti është një i tërë. Tani të mos ia shpjegojmë

njëri- tjetrit, të paktën ne të tre këtu.

Këto para futen në buxhet. Unë ju thashë: duket sikur për arsye se nuk është e vërtetë

kështu. Unë nuk mund të them se paratë që futen në buxhet kanë destinacion për të shlyet

kreditë, ato borxhet e vjetra. Pra është shumë e qartë.

(Diskutime pa mikrofon)

Po në njëfarë mënyre, po.

Erion Braçe – Në buxhetin e shtetit ka 300 milionë dollarë për t’u shlyer detyrime të

prapambetura dhe ato do të shlyhen me çdo para të buxhetit të shtetit.

Shkëlqim Cani – Jua jap unë: 35 miliardë lekë do të shkojnë për shlyerje borxhesh të

vjetra me buxhetin e vitit 2014.

(Diskutime pa mikrofon)

Edhe unë jua thashë. Nuk di si t’jua them. Pra, ato futen, mbulojnë buxhetin,

ndërkohë 35 miliardë do të shkojnë për shlyerje dhe shuma e tërë që marrim, FMN dhe

Banka Botërore, aftësisht arrin 350 milionë dollarë, 35 miliardë lekë. Pra, duket sikur e gjithë

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

12

kjo shumë na ka ardhur ndihmë, se bëhen ca llogaritje besoj jashtë asaj tryezës së

marrëveshjes.

(Diskutime pa mikrofon.)

Në rregull atëherë, destinacionin jua dhashë se ku janë të gjitha reformat që kërkohen,

këto janë drejtimet që ju thashë.

Erion Braçe – A ka diskutime të tjera lidhur me këtë çështje?

Mirë, do të doja të thosha unë dy – tri fjalë nisur edhe nga përmbajtja e të dyja

marrëveshjeve. Besoj se përtej gjithë këtyre diskutimeve apo dhe në këtë komision. Do të

thosha që ky komision ka përballuar një volum shumë të madh punësh, të cilat për fat të

mirë materializohen dhe në këtë marrëveshje. Janë ligje që i ka kaluar Komisioni për

Ekonominë dhe Financat, të cilat natyrisht që kanë bërë të mundur plotësimin e të gjitha

detyrimeve që ne kishim ndaj BB-së dhe FMN-së, për marrjen e këtyre kredive.

Po t’i referohemi Seksionit 1 të marrëveshjes “Masat sipas programit”, do të shikoni

që adresohet qartë edhe situata, për të cilën u fol, apo u kontestua këtu. Natyrisht që unë

s’mund të mohoj ato gjëra të mira që janë bërë në të shkuarën. Janë bërë gjëra të mira apo ka

pasur përparime në fushën e menaxhimit të financave publike apo edhe të sistemit buxhetor

në Republikën e Shqipërisë, por gjendja që ne kemi gjetur, veçanërisht me detyrimet e

prapambetura, që përfshijnë detyrimet në përmbushjen e kontratave midis qeverisë dhe

operatorëve të ndryshëm ekonomikë, që i kanë fituar ato kontrata, apo detyrime të tjera që

kanë të bëjnë me sipërmarrjet në fushën e rimbursimit të tatimeve të marra paradhënie,

TVSH-së e të tjera, detyrime të tjera të mbartura vit mbas viti, që nga tetori i vitit 2008,

dëshmon qartë që ka pasur një problem shumë të madh në gjithë sistemin e menaxhimit edhe

buxhetor në Republikën e Shqipërisë. Për këtë arsye njëra nga marrëveshjet evidenton qartë

një seri kushtesh të vendosur përkundrejt qeverisë të përmbushura apo të materializuara jo

vetëm me udhëzime, por dhe me ligje të këtij Kuvendi, veçanërisht në adresimin e çështjes së

borxheve të prapambetura si dhe parandalimin e borxheve të reja si pasojë e menaxhimit

politik apo edhe elektoral të buxhetit të shtetit. Këtu janë nga pika 1 deri te pika 5 e Seksionit

1 të marrëveshjes së parë. Ato adresojnë ekzaktësisht evidentimin e këtyre borxheve dhe

pastaj shlyerjen dhe parandalimin e krijimit të borxheve të reja, duke i detyruar ministritë që

të shpenzojnë fonde brenda limiteve të përcaktuar për secilën prej tyre, zë për zë.

Në anën tjetër, në marrëveshjen për modernizimin e sistemit financiar në Republikën

e Shqipërisë, janë një seri detyrimesh, tashmë të realizuara, që fillojnë që nga Banka e

Shqipërisë, Agjencia e Mbikëqyrjes së Depozitave, vazhdojmë me AMF-në dhe që

përfundojnë në pikën 10 pikërisht, me vendosjen e rregullave të reja sidomos për sigurimin

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

13

motorik të detyrueshëm midis palëve të treta dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, që

janë krijuar edhe në atë sektor.

Pra, janë një mori detyrimesh që janë realizuar në këta 9 muaj, në të cilat kemi pjesën

modeste edhe ne si komision, në përmbushjen e detyrimeve ligjore të ardhura në Kuvend

dhe të realizuara pikërisht këtu.

Zoti Cani,

Para se të kalojmë në seancë plenare do të ishte shumë e vlefshme për komisionin,

që të kishte një relacion të qartë të të gjitha detyrimeve të prapambetura të shlyera deri tani.

Pra, për secilin prej anëtarëve të komisionit me anë të e-mail-it tyre, ose silleni në

komision dhe ua shpërndajmë ne, një evidencë të plotë të të gjitha detyrimeve të

prapambetura të shlyera deri tani, zë për zë, (ato të çelura në buxhet dhe në thesar dhe ato të

tërhequra nga sipërmarrja)

Faleminderit!

Ka ndonjë gjë tjetër?

Atëherë kalojmë në votimin në parim e projektligjit të parë: “Për ratifikimin e

marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për

Rindërtim dhe Zhvillim, për huanë e politikës së zhvillimit për modernizimin e sektorit

financiar”!

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Hedhim në votim nen për nen projektligjin!

Kush është dakord me nenin 1? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kush është dakord me nenin 2? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Hedhim në votim në tërësi projektligjin!

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kalojmë në votimin në parim të projektligjit të dytë “Për ratifikimin e marrëveshjes së

huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe

Zhvillim për huan e parë të politikës së zhvillimit për financat publike”.

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Hedhim në votim nen për nen projektligjin!

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

14

Kush është dakord me nenin 1? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kush është dakord me nenin 2? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Hedhim në votim në tërësi projektligjin!

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Faleminderit!

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

15

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 07.07.2014, ora 09:00 – 11:20

Drejton mbledhjen

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

3. Miratimi i procesverbalit.

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë

dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për huan e parë të politikës së

zhvillimit për financat publike”.

3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së

Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për huan e politikës së

zhvillimit për modernizimin e sektorit financiar””.

4. Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet

Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së

Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Uni Credit Bank Austria Ag,

lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit arsimor në Shqipëri nëpërmjet e-

edukimit”.

5. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”.

6. Projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Agron

Çela, Arben Çuko, Ervin Koçi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Liljana Elmazi, Sherefedin Shehu, Majlinda Bufi, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin

Ndreu, Luan Duzha, Evis Kushi, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Gledjon Rehovica.

Mungojnë:

Ilir Xhakolli, Koço Kokëdhima, Albana Vokshi.

Të ftuar:

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

16

Shkëlqim Cani - ministër i Financave

Milbana Tole - drejtoreshë e Borxhit, MF

Ornela Koleka - përfaqësuese nga Drejtoria e Teknologjisë, Informacionit

dhe Komunikimit në MAR

Sokol Muça - këshillatr për Inovacionin dhe Teknologjinë, MAR

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

17

Erion Braçe – Kalojmë në shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes

së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që

vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe i përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe

UNICREDIT Bank Austria AG, lidhur me financimin e projektit “Modernizimi i sistemit

arsimor në Shqipëri nëpërmjet e-edukimit””.

Zoti Cani, mund të na thoni disa fjalë lidhur me këtë marrëveshje?

Shkëlqim Cani – Ju jeni njohur me tipin e marrëveshjes, sepse nuk ka asnjë

ndryshim nga ajo kredia për shëndetësinë. Kredia është me elemente të buta, me kohëzgjatje

17 vjet, nga të cilat 7,5 vjet janë pa pagesë principali, ka tarifë angazhimi, tarifë menaxhimi,

por ka normë interesi zero. Elementi grant i kredisë është diçka më shumë se 1/3 (afro 35%).

Nuk besoj se do të ketë pyetje, sepse marrëveshjet me Austrinë janë marrëveshje tip.

Kemi biseduar gjerë e gjatë për marrëveshjen e shëndetësisë. E- health dhe e-education janë

të dyja marrëveshje të të njëjtit tip dhe synimi në këtë rast, është modernizimi i sistemit

arsimor në Shqipëri, nëpërmjet e-education. Pra, futja në platformën në mënyrë që që të

gjithë nxënësit e sistemit publik, të arsimit parauniversitar të kenë akses në kurse, leksione,

nëpërmjet një pakete elektronike. Ky është qëllimi parësor i kësaj marrëveshjeje.

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Cani!

Fjalën e ka relatorja e komisionit për këtë projektligj, zonja Evis Kushi!

Evis Kushi - Faleminderit, zoti kryetar!

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përcaktimi i termave dhe kushteve, sipas të cilave

UNICREDIT Bank Austria AG, do të financojë 100% të vlerës së përgjithshme të kontratës,

që duhet të paguhet nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit për PIT (Media - Project - Export -

Resolutions), sipas një marrëveshjeje të blerjes në dt. 3.05.2013 në shumën 2 milionë 500

mijë euro dhe shtesës së bërë në datë 26.05.2014, në vlerën prej 1 milion euro dhe me vlerë

totale prej 3 milionë e 500 mijë eurosh, në lidhje me projektin arsimi elektronik

modernizimi i sistemit arsimor nëpërmjet e-education. Ky projekt financohet në kuadër të

marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe

qeverisë së Austrisë, të nënshkruar më 7 dhjetor 2010.

Kredia është marrë me kërkesë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të mbështetur

një projekt, që ka të bëjë me futjen e teknologjisë së re në shkolla, ku nxënësit dhe mësuesit

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

18

do të kenë mundësi të reja informimi dhe bashkëpunimi, nëpërmjet blerjes së pajisjeve

elektronike të posaçme, të cilat do të përdoren në të gjitha shkollat e vendit për krijimin e

klasave inteligjente. Projekti konsiston në konceptimin, zhvillimin, implementimin,

lokalizimin, testimin dhe kolaudimin e portalit të e-education, i cili do të realizohet në disa

faza, që përfshijnë instalimin e infrastrukturës së funksionimit, lokalizimin e sistemit,

përshtatjen e tij në gjuhën shqipe dhe me kushtet e realitetit shqiptar, si dhe instalimin e

përbërësve të ndryshëm të sistemit dhe në fazën e testimit.

Financimi i këtij projekti nënvizon rëndësinë e kompetencës dixhitale, si një

element shumë i rëndësishëm edhe për hapjen e perspektivave të reja profesionale, që

cilësohen mjaft të rëndësishme për bashkëpunimin jo vetëm në kohë, por edhe në hapësirë.

Kostoja totale e projektit, siç e thashë pak më lart, është maksimalisht 3 500 000 euro

dhe do të bëhet në 7 pagesa, përkatësisht 20%, 30%, 40%, 55% dhe 60% të shumës totale.

Kredia e dhënë jepet sipas dhe në përputhje me dispozitat e rregullave dhe

rregulloreve për kreditë e eksportit të shpallura nga Republika e Austrisë. Gjithashtu

mbështetet nga fondet e ndihmës publike me një element granti prej 35,3%. Termat e kredisë

së negociuar janë si më poshtë:

“Kohëzgjatja – 17 vjet

Periudha pa pagesë pricipali – 7,5 vjet

Norma e interesit – 0%

Tarifa e angazhimit, ashtu sikurse edhe tarifa e menaxhimit, 0,5%

Veprimi i garancisë – 13, 125 euro.”

Duke qenë se klasa inteligjente është realiteti më i ri për nxënësit e shkollave të

sistemit parauniversitar në vend, që do të mundësojë kështu arritjen e një performance më të

lartë në procesin e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, unë u propozoj anëtarëve të

komisionit ta miratojmë këtë marrëveshje.

Faleminderit!

Erion Braçe – Faleminderit, zonja Kushi!

Ka pyetje?

Po, urdhëroni!

Sherefedin Shehu – Ministria e Arsimit ka pasur një projekt të madh që quhej “Cilësi

dhe barazi në arsim”, i cili një ndër komponentët më të rëndësishëm ka pasur edhe...

Erion Braçe – Modernizimin.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

19

Sherefedin Shehu – Jo, modernizimi ka qenë i gjithi, sepse për herë të parë u fut

koncepti i trajnimeve e të tjera. Desha të them se ka pasur një komponent për

dixhitalizimin e shërbimit.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E kam shqetësim unë, nuk e kam për kamera, sepse vazhdon historia. Domethënë,

gjërat bëhen nga tri herë me para të marra borxh. Pra, është një shqetësim dhe këtu e kam

pyetjen: A mund të na thoni çfarë gjërash të reja do të shtoni dhe si është i lidhur ky

projektligj me këtë projekt të Bankës Botërore? A po bëni një përsëritje? A po bëni ato gjëra

që janë bërë një herë dhe po paguani para, po merrni borxh për gjëra që nuk shtojnë vlerë?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Erion Braçe – Si të doni. Po të dojë zotëria nga Ministria e Arsimit, po të doni ju.

Shkëlqim Cani – Natyrisht, do të përgjigjet specialisti i ministrisë, por...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Erion Braçe – Për të abstenuar nuk i lejoj unë, zoti Shehu, sepse treçereku i

kompjuterëve që keni shpërndarë nëpër shkolla nuk funksionojnë.

Vazhdojmë.

Shkëlqim Cani – E gjithë kjo marrëveshje nuk është gjë tjetër veçse e gjitha e

qeverisë së shkuar...

Erion Braçe – Nuk po flasim për Tiranën, se në Tiranë jemi shkëlqyer fare, flasim

për...

Shkëlqim Cani – ...dhe çfarë kanë pasur në mend, si kanë pasur ndër mend, çfarë

dëshironin, kjo është e tëra e qeverisë së shkuar. Në qoftë se shqetësimin e kishit, besoj se e

keni ngritur këtë shqetësim edhe atëherë dhe, në qoftë se e keni ngritur shqetësimin dhe nuk

është marrë parasysh, është turp për ne që nuk kemi reflektuar vërejtjet tuaja të atëhershme.

(Deputeti Shehu flet pa mikrofon.)

Kur të jenë të reja, do të flas unë për të rejat, por tani në këtë rast po flas komplet për

këtë të vjetrën.

(Deputeti Shehu flet pa mikrofon.)

Ju sqaron për dijeni.

Erion Braçe – Urdhëroni, ju të Ministrisë së Arsimit, keni diçka për të thënë?

Sokol Muça – Marrëveshja në vlerën 2,5 milionë është e njëjta marrëveshje që është

arritur në prill të vitit të shkuar. Ajo që ne kemi amenduar është vlera prej 1 bilion eurosh, e

cila ka të bëjë me hardëare-in. Projekti siç ishte konceptuar nuk qëndron dot pa pasur pjesën

hardëare-ike. Këtë kemi përmirësuar. Fakti është që Ministria e Arsimit, po themi vetë nëpër

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

20

shkolla, ka një sasi të përafërt rreth 15 000 kompjuterë, nga të cilët rreth 5 000 nuk punojnë

dhe rreth 10-mijëshes përsëri dy të tretat janë në gjendje jashtëzakonisht të mjerueshme, janë

ende me sistemet XP dhe sisteme të vjetra. Kështu që pjesa që ne kemi shtuar tani do t’i

shërbejë pikërisht kësaj infrastrukture, pa ndryshuar përmbajtjen e projektit te 2,5 milionëshi.

Faleminderit!

Erion Braçe – Ka diskutim apo shqetësim tjetër lidhur me këtë marrëveshje? Nuk ka.

Kalojmë në votimin në parim të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë

për eksport ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër

të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe Unicredit Bank

Austria lidhur me financimin e projektit të modernizimit të sistemit arsimor në Shqipëri

nëpërmjet e-edukimit.

Kush është dakord? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 1. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 2. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

E hedhim në votim në tërësi projektligjin. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Faleminderit, zoti Cani!

Faleminderit edhe ju të tjerëve!

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

21

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 07.07.2014, ora 09:00 – 11:20

Drejton mbledhjen

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare”.

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Agron

Çela, Arben Çuko, Ervin Koçi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Liljana Elmazi, Sherefedin Shehu, Majlinda Bufi, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin

Ndreu, Luan Duzha, Evis Kushi, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Gledjon Rehovica.

Mungojnë:

Ilir Xhakolli, Koço Kokëdhima, Albana Vokshi.

Të ftuar:

Arben Isaraj - zëvendësministër i Drejtësisë

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

22

Erion Braçe – Kalojmë te projektligji tjetër “Për Qendrën e Publikimeve Zyrtare”,

për të cilin komisioni ynë është për dhënie mendimi.

Për të paraqitur projektligjin në Komisionin e Ekonomisë ndodhet zëvendësministri i

Drejtësisë, zoti Arben Isaraj.

Fjalën e ka zoti Isaraj lidhur me prezantimin e këtij projektligji, veçanërisht për

aspektet buxhetore që i interesojnë këtij komisioni.

Arben Isaraj – Mirëmëngjesi!

I nderuar zoti kryetar,

Të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë, ky projektligj është një produkt i ministrisë

sonë, pasi edhe Qendra e Botimeve Zyrtare është organ i varësisë së Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë projektligj bëhet fjalë për një rregullim të plotë të saj, pasi e kaluara e këtij

institucioni, pa dashur të hyj në historikun e tij, ka krijuar paqartësi dhe ka dëmtuar rëndë

sigurinë juridike në vend që nga mosbotimi i akteve të shtetit shqiptar në kohën e duhur dhe

deri aty sa të ndërpriste mundësinë dhe aksesin e qytetarëve shqiptarë, të shtetasve, të biznesit

për t’u njohur direkt me aktet ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Projektligji është i strukturuar dhe i organizuar, veçanërisht si risi ky projektligj

ngarkon Qendrën e Botimeve Zyrtare për publikimin periodik të buletinit të njoftimeve

zyrtare, për dërgimin e akteve për botim, si dhe sanksionon detyrimet e institucioneve, të cilat

publikojnë aktet e tyre në Fletoren Zyrtare. Do të ketë një format të ri të Fletores Zyrtare, si i

vetmi botim zyrtar në Republikën e Shqipërisë, ku do të publikohen të gjitha aktet juridike të

institucioneve të Republikës së Shqipërisë, botimi i të cilave parashikohet jo vetëm në

Kushtetutë, por edhe në legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, është përcaktuar një shtojcë

bashkëngjitur projektligjit dhe relacionit.

Projektligji përcakton se Fletorja Zyrtare është buletini i njoftimeve zyrtare, dhe kjo

është risia, në formë elektronike, ku publikohen në të njëjtën ditë kur janë bërë publike, dhe

në formën e tyre të shtypur. Botimi në formën elektronike të Fletores Zyrtare dhe buletini i

njoftimeve duhet të përmbajnë edhe informacionin në lidhje me datën dhe orën e publikimit.

Gjithashtu, këtu sanksionohet se pranë Qendrës së Botimeve Zyrtare çdo subjekt mund të

njihet drejtpërdrejt dhe pa shpërblim me përmbajtjen e akteve të botuara.

Në këtë projektligj janë përcaktuar rregulla të hollësishme për funksionimin dhe

administrimin e arkivit elektronik.

Duke u nisur nga ajo çfarë parashtrova përpara jush, bashkëngjitur projektligjit dhe

ndryshimeve të neneve, keni edhe një përllogaritje të përgatitur nga Qendra e Botimeve

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

23

Zyrtare në lidhje me efektet financiare që do të vijnë si pasojë e zbatimit të këtij ligji në

praktikë.

Mendoj se është një gjë shumë e mirë dhe kostoja nuk është ndonjë gjë e vështirë për

shtetin, por ndër arsyet e vetme të cilat na kanë detyruar, të ardhura jo vetëm nga Qendra e

Botimeve Zyrtare, por edhe nga subjektet pjesëmarrëse, së pari, ka qenë mungesa e

informacionit. Pra, prodhoheshin akte ose kishte veprime administrative të cilat ishin në

panjohuri të plotë të ndryshimeve që ndodhnin në legjislacionin shqiptar, sidomos me aktet

nënligjore. Ka pasur vendime qeverie të pabotuara për vite të tëra. Sigurisht, ka pasur edhe

një praktikë, e cila të detyronte që vetë shteti të botonte për shtetasit shqiptarë akte në medie

dhe për mediet bëhej një përzgjedhje e veçantë sipas këtyre subjekteve. Tashmë kjo ka

rënë. Çdo gjë do të botohet në Qendrën e Botimeve Jopublike, tashmë e quajtur Zyrtare, ku

sanksionohen përgjegjësitë edhe për mosbotimin në kohë të këtyre akteve sipas kërkesës së

tyre.

Mendoj se e gjithë kjo gjë e mirë që i ofrohet shoqërisë shqiptare, flas nga biznesi,

nga qytetarët, nga subjektet e tjera, nuk ka vlerë në krahasim me atë që kërkojmë për të

përfituar çdo muaj, nxjerrjen e këtyre akteve.

Për arsye të tjera ekonomike mund të flasim, në qoftë se do të keni pyetje.

Faleminderit!

Erion Braçe - Faleminderit, zoti Isaraj!

Fjalën e ka relatorja e komisionit lidhur me këtë projektligj, zonja Blerina Gjylameti.

Blerina Gjylameti – Faleminderit, zoti kryetar!

Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve Zyrtare synon

përmirësimin e kuadrit ligjor për botimin e akteve zyrtare të shtetit për të siguruar zgjerimin

dhe përmirësimin e informimit të publikut mbi legjislacionin në fuqi. Hartimi i një ligi të ri

për Qendrën e Botimeve Zyrtare u bë i nevojshëm për të pasqyruar problematikat e hasura

gjatë zbatimit në praktikë të ligjit ekzistues nr. 96, datë 11.10.2012, si edhe për të bërë disa

përmirësime në botimin e akteve zyrtare. Duke qenë se masa e ndryshimeve që bëhet ndaj

ligjit ekzistues është e konsiderueshme, për të mos krijuar konfuzion dhe për të pasur

koncepte sa më të qarta mbi botimin e akteve zyrtare u pa e nevojshme që nisma ligjore të

mos paraqitet si ndryshim mbi ligjin ekzistues, por në formën e një ligji të plotë. Risitë

kryesore që sjell projektligji janë: zgjeron fushën e veprimtarisë së institucionit, duke

ngarkuar QBZ-në që krahas Fletores Zyrtare të publikojë edhe buletinin e njoftimeve zyrtare.

Ky buletin botohet në mënyrë periodike sa herë konsiderohet i nevojshëm, por jo më pak se

një herë në javë. Ai përmban të gjitha njoftimet e institucioneve shtetërore, siç mund të jenë

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

24

njoftimet për statusin e nëpunësit civil e shumë njoftime të tjera. Rregullat e hollësishme për

këtë buletin përcaktohen nga Këshilli i Ministrave. Projektligji plotëson hapësirën ligjore në

drejtim të përcaktimit të çmimeve, tarifave të shërbimeve duke parashikuar miratimin e tyre

me anë të Ministrisë së Drejtësisë, si edhe të Ministrisë së Financave bazuar në propozimin

e drejtorit të QBZ-së. Botimi i vetëm zyrtar në Republikën e Shqipërisë vijon të mbetet

Fletorja Zyrtare në të cilën publikohen aktet juridike të të gjitha institucioneve shtetërore.

E reja që sjell projektligji është përcaktimi i një shtojce, që i bashkëlidhet ligjit të

formatit të Fletores Zyrtare. Projektligji gjithashtu sanksionon detyrimet e institucioneve

shtetërore që të publikojnë aktet e tyre në Fletoren Zyrtare, si edhe përcakton rregulla për

detyrimin e akteve për botim nga këto institucione.

Projektligji përcakton rregulla për afatet e publikimit elektronik të Fletores Zyrtare

dhe të buletinit të njoftimeve publike.

Ky publikim bëhet në të njëjtën ditë dhe orë kur këto akte janë publikuar dhe në

formë të shtypur, si dhe përmban informacion për datën dhe orën e publikimit.

Projektligji zgjeron të drejtat e personave të interesuar në marrjen e informacionit

nga QBZ-ja, e cila jep informacion të drejtpërdrejtë dhe pa shpërblim për përmbajtjen e

akteve të botuara. Projektligji përcakton rregulla të hollësishme për funksionimin dhe për

administrimin e arkivit elektronik të akteve, i cili mund të përdoret me lehtësi nga publiku.

Ky i fundit ka të drejtë të konsultohet me këtë arkiv pa pagesë. Informacioni në këtë arkiv

jepet nga të gjitha institucionet shtetërore, ndërsa administrimi i tij bëhet nga QBZ-ja. Siguria

në drejtim të funksionimit të arkivit elektronik forcohet më tej.

Risi tjetër është se QBZ-ja pranon ankesa në rrugë zyrtare lidhur me gabime dhe

defekte që kanë të bëjnë me botimin e akteve juridike në Fletoren Zyrtare dhe në buletinin e

njoftimeve publike në formë të shtypur apo elektronike.

Komente dhe sugjerime.

Për sa u përket efekteve financiare, në relacionin e projektligjit janë parashikuar

efektet financiare që rrjedhin prej tij, ndaj QBZ-ja shtoi detyrimin që të publikojë buletinin e

njoftimeve publike krahas Fletores Zyrtare, duke supozuar se buletini do të publikohet një

herë në javë me një tirazh prej 500 kopjesh, aq sa Fletorja Zyrtare për vitin 2014, me një

numër mesatar prej 20 faqesh. Kjo kërkon shtesë të numrit të punonjësve dhe të shpenzimeve.

Sipas relacionit, për shkak të shtesës së kësaj veprimtarie kërkohen këto shtesa në ligjin “Për

buxhetin” për QBZ-në: shtesë të numrit të punonjësve me pesë, shtesë të shpenzimeve totale

me 66,2 milionë lekë, nga të cilat paga një milion lekë, investime 43,6 milionë lekë, arkiva

elektronike 20 milionë lekë dhe buletini zyrtar 1,6 milionë lekë.

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

25

Në relacion pasqyrohen shpenzimet e institucioneve të tjera për njoftimet publike,

shuma e të cilave është rreth 9,6 milionë lekë. Ajo çfarë sugjerohet është fakti se duhet të

jetë më i qartë burimi i mbulimit të rritjes së shpenzimeve të QBZ-së me 66,2 milionë lekë.

Për këtë arsye besoj se specialistët duhet të informojnë sesa është efekti financiar për vitin

2014, si edhe nga do të sigurohen burimet përkatëse.

Për sa i përket pikës 2, të nenit 16, buxheti, mendoj se përmbajtja e pikave 1 dhe 2

duhet të jetë si më poshtë:

Buxheti i QBZ-së miratohet si zë i veçantë në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë.

Të ardhurat në buxhetin e QBZ-së krijohen nga buxheti i shtetit, të ardhurat nga

veprimtaritë ekonomike, të ardhurat nga donatorët vendas dhe të huaj, si edhe të ardhura të

tjera të ligjshme.

Në pikën 4 të përcaktohet se cilat institucione përfitojnë falas Fletoren Zyrtare. Në

pikën 4, fjalët “me urdhër të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave” të

zëvendësohen me fjalët “me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe të

Ministrisë së Financave”.

Projektligji sjell përmirësime të rëndësishme në drejtim të botimit të akteve zyrtare në

vendin tonë. Ai zgjeron gamën e akteve zyrtare që publikohen nga QBZ-ja, lehtëson dhe

thjeshton procedurat e informimit të përdoruesve të këtyre akteve, si edhe rrit sigurinë e

sistemeve që administrojnë informacionin. Për këtë arsye i propozoj komisionit, miratimin e

tij.

Ju faleminderit!

Erion Braçe - Faleminderit, zonja Gjylameti!

Ka pyetje në lidhje me aspektin për të cilin ne duhet të japim mendim, në aspektin

financiar për impaktin që ka në buxhetin e shtetit?

Zoti Isaraj, ky impakt prej 62 milionë lekësh, si do të mbulohet? Qeveria ka marrë

përsipër të mbulojë këtë gjë? Nga cilat fonde?

Arben Isaraj - Iniciativa jonë për të rikthyer këtë qendër aty ku duhet ka pasur edhe

mbështetjen e Këshillit të Ministrave. Kemi pasur opinionin e Ministrisë së Financave. Jemi

dakord me sugjerimin. Këtë e kemi kaluar edhe në Komisioni e Ligjeve që të ketë një

udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Financave me Ministrinë e Drejtësisë, se si do të

mbulohen këto shpenzime, por ajo që kërkojmë ne, mbështetje nga Ministria e Financave

ishte pikërisht kjo, që në lidhje me shpenzimet që kryheshin dhe me rezultatin që arrihej

mendoj se këto shpenzime janë ku e ku më të reduktuara. Shteti publikon te shteti seriozitetin

dhe ato shpenzime që ishin bërë dikur më parë bllokoheshin në këtë qendër dhe nuk

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

26

botoheshin ato vendime për të cilat ishin të interesuar qytetarët, bizneset dhe sipërmarrësit në

Shqipëri. Në bashkëpunim mendoj se do të kemi edhe rezultatin. Kjo është paraprake, sepse

është një zgjidhje e shpejtë, studimin e ka bërë vetë qendra, por e ka bërë në bashkëpunim

edhe me miratimin e qeverisë shqiptare.

Faleminderit!

Erion Braçe – Ka diskutime?

Po, zoti Bode.

Ridvan Bode – E para, për të mbuluar shpenzimet, ato nuk mbulohen me udhëzim të

përbashkët të ministrit të Financave dhe atij të Drejtësisë, ajo është thjesht për të caktuar

tarifat. Po nuk pati ligj, po nuk pati buxhet për këtë qendër, mendoj se keni bërë një

kapërcim shumë të madh në buxhetin e saj, dhe dyshoj që është kaq i domosdoshëm edhe pse

ju thoni se janë botuar e kështu me radhë, duhet t’u referohemi zhvillimeve aktuale të

shpërndarjes dhe të konsumit të informacionit. Nëse ju mendoni t’i shpërndani në hard copy

përmes printimit të akteve nënligjore, dhe të jetë kjo rruga e informimit apo e kontaktit me të

interesuarit për ligjin, them se kohët kanë ndryshuar. Ju e keni parashikuar që do të quhet i

deklaruar kur publikohet në ëebsite. Botimi elektronik duhet të jetë botimi kryesor, kurse

printimi duhet të jetë në numra dhe në kopje të kufizuara dhe për qëllime të tjera. Përderisa

kemi një ligj për dokumentet elektronike, për publikimet elektronike, në tërësi sot konsumi i

akteve ligjore dhe marrja e informacionit është përmes rrugëve elektronike. Unë mendoj se

rritja e kostos në mënyrë kaq të madhe për të prodhuar libra të botimeve nuk e justifikon ose

duhet të jetë me kundërparti blerja e tyre, duke vendosur çmimin dhe ai që dëshiron t’i ketë

në hard copy mund t’i blejë me çmimin e kostos që del nga printimi, por që shteti në mënyrë

të vazhdueshme të kontribuojë me financat e tij për të bërë lidhjet dhe botimet, të cilat nuk

konsumohen, mendoj se nuk është zgjidhje.

Ka pasur gjithmonë një shqetësim për të ulur kostot e kësaj qendre të botimit të

dokumenteve zyrtare. Për çfarë bëhen sot gjithë këto shpenzime? Për i-government? Nëse

mendojmë që t’i lidhim në libra dhe t’i shpërndajmë si qëmoti, kur konsumimi i

informacionit është vetëm hard copy; nëse ju propozoni që do të bëni edhe këtë edhe atë,

sigurisht nuk ka nevojë për buxhet, sepse do të shisni librat e lidhura, botimet dhe do të

mbuloni kostot, atëherë përse do ta kërkoni këtë gjë?

Erion Braçe - Përpara se t’i jap fjalën zotit Isaraj, besoj se nga ajo që u relatua, 20

milionë kërkoheshin dhe për arkivën elektronike. Nëse do të shkojmë te i-government, jemi

brenda logjikës së kësaj gjëje.

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

27

E dyta, nuk besoj se kostot ulen duke mos botuar, për më tepër kur ka një detyrim

kushtetues që aktet ligjore dhe ato nënligjore edhe te ky ligj, por edhe tek ata të mëparshmit,

referojnë drejtpërdrejt se hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Nëse ju botim

konsideroni shpalljen në ekrane, atëherë kjo është histori më vete, por as kjo nuk ka

ndodhur deri tani. Nuk janë publikuar fare aktet. Ky është problemi. Nëse kostot ulen duke

mos publikuar, kjo është histori tjetër, por nuk mendoj kështu. Shteti duhet të ketë një

memorie qoftë elektronike, qoftë edhe fizike projekti rregullon disa mangësi që ka pasur në

organizimin dhe funksionimin e këtij institucioni, pa lënë shkas për keqinterpretime. I vetmi

problem ishte çështja e menaxhimit nga pikëpamja ligjore e problemit buxhetor, për të cilin

nga të dyja komisionet ka sugjerime për t’u rregulluar, me qëllim që të jetë konform të gjitha

rregullave. Duke mbështetur këtë rregullim, unë besoj se ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse i

japim një të drejtë këtij institucioni, që të realizojë sa më mirë detyrën.

Erion Braçe – Kalojmë në votimin në parim të projektligjit.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Tani do të kalojmë edhe një herë te propozimet që kishit ju, zonja Gjylameti, te neni

16.

Blerina Gjylameti – Nëse janë nga shkurtimi i shpenzimeve të institucioneve të tjera,

nga rialokimi i shpenzimeve të Ministrisë së Drejtësisë, nga shtesa e shpenzimeve në buxhet

e me radhë, te neni 16 “Buxheti”, pika e parë: “Buxheti i Qendrës së Botimeve Zyrtare

miratohet si zë i veçantë në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë”.

Pika e dytë: “...të ardhurat në buxhetin e Qendrës së Botimeve Zyrtare krijohen nga

buxheti i shtetit, të ardhurat nga veprimtaria ekonomike, të ardhurat nga donatorët vendas e të

huaj dhe të ardhura të tjera të ligjshme” dhe në pikën 4 të përcaktohet se cilat institucione

përfitojnë falas.

Për sa i përket përsëri pikës 4, fjalët...

Erion Braçe – Pra, ju propozoni që të vendosim në ligj listën e institucioneve.

Blerina Gjylameti – Ndoshta jo lista, por cilat janë këto institucione, a janë

institucionet shtetërore, pra duhet parë se si, sepse duke e lënë të hapur vetëm:

“...institucionet e përfitojnë falas...”

Erion Braçe – Kam përshtypjen se kjo është çështje që e rregullon vetë Këshilli i

Ministrave. Nuk besoj se mund të hyjë Kuvendi për të përcaktuar listat. Nuk ka kuptim.

Ndërkohë që me ndryshimet te pikat 1, 2, 3 jam dakord.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

28

Blerina Gjylameti – Përsëri te pika 4, ajo që diskutuam pak më parë, që është me

urdhër të ministrit të Drejtësisë dhe atij të Financave, të zëvendësohen me fjalët “në udhëzim

të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave”.

Erion Braçe – Dakord. Miratojmë këto propozime që bëri zonja Gjylameti, si relatore

e komisionit për t’ia dhënë mendim Komisionit të Ligjeve, që është komision përgjegjës.

Po, zoti...

Andrea Marto – Buxheti për këtë vit që jemi, si do të kalojë në buxhet të veçantë,

ndoshta ka një problem, sepse buxheti është i miratuar me ligj?

Erion Braçe – Jo, jo, ajo do të bëhet kur të miratohet buxheti i ri. Këtë vit do të

përballohen vetëm kostot shtesë.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Zonja Gjylameti, t’i përcillet mendimi Komisionit të Ligjeve edhe në lidhje me

shqetësimet që ngritët ju.

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

29

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 07.07.2014, ora 09:00 – 11:20

Drejton mbledhjen:

Erion Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”

Marrin pjesë:

Erion Braçe, Anastas Angjeli, Ridvan Bode, Andrea Marto, Blerina Gjylameti, Agron

Çela, Arben Çuko, Ervin Koçi, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Florion Mima, Gjovalin

Kadeli, Liljana Elmazi, Sherefedin Shehu, Majlinda Bufi, Igli Cara, Paulin Sterkaj, Pjerin

Ndreu, Luan Duzha, Evis Kushi, Përparim Spahiu, Jorida Tabaku, Gledjon Rehovica.

Mungojnë:

Ilir Xhakolli, Koço Kokëdhima, Albana Vokshi.

Të ftuar:

Ervin Mete - zëvendësministër i Financave

Blerta Kraja - zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Doganave

Ervina Domi - drejtoreshë Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të

Doganave

Genc Çeli - përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Altin Bozgo - përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

30

Erion Braçe - Kalojmë te shqyrtimi nen për nen i projektligjit “Për Kodin Doganor të

Republikës së Shqipërisë”.

E kemi lënë te neni 169.

Atëherë, jemi te kreu 3 “Verifikimi dhe çlirimi i mallrave”.

Sesioni i parë “Verifikimi”.

Neni 169 “Verifikimi i një deklarate doganore”.

Zoti Angjeli, keni ndonjë gjë për neni 169? Nuk keni.

Nga kolegët deputetë, ka ndokush ndonjë gjë? Nuk ka.

Ka ndonjë koment lidhur me nenin 169? Nuk ka.

Hedhim në votë nenin 169.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 170 “Verifikimi i mallrave dhe marrja e mostrave”.

Zoti Angjeli, keni ndonjë gjë për neni 170? Nuk keni.

Zoti Cara, ju keni ndonjë gjë për neni 170? Nuk keni.

Hedhim në votë nenin 170.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 171 “Verifikimi i pjesshëm i mallrave dhe marrja e mostrave”.

Zoti Kadeli, ju keni ndonjë gjë për neni 171?

Ato që keni paraqitur me shkrim janë të vjetra. I kemi bërë ne më përpara.

A ka njeri ndonjë gjë? Nuk ka.

Zoti Cara? Jo.

Hedhim në votë nenin 171.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 172 “Rezultatet e verifikimit”.

Nuk ka gjë as zoti Angjeli, as zoti Cara.

Zoti Kadeli, ju keni? Nuk keni.

Hedhim në votë nenin 172.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 173 “Masat identifikuese”.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

31

Zoti Angjeli, keni gjë? Nuk keni.

Zoti Cara?

Po, urdhëroni!

(Diskutime pa mikrofon)

Erion Braçe – Për pikën e 2-të të nenit 173.

Ervina Domi – Atëherë, përcaktohet në dy dispozitat zbatuese, por do të doja të

shtoja edhe diçka tjetër, që ka nevojë edhe për një korrektim me shkrim. Në pikën 1 të nenin

173 është thënë: “...kur shihet si e arsyeshme, operatorët ekonomikë, të autorizuar nga

autoritetet doganore”, ndoshta duhet riformuluar “... të autorizohen nga autoritetet doganore”,

për të mos u ngatërruar me AEO-të dhe i njëjti korrektim...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Jemi në nenin 173, pika 1, ku thuhet; “...autoritetet doganore, ose kur shihet si e

arsyeshme, operatorët ekonomikë të autorizuar nga autoritetet doganore për të vepruar

kështu...”, për të mos i ngatërruar me AEO-të, pra me operatorët ekonomikë të autorizuar,

vlerësojmë se ndoshta është më e përshtatshme që ta korrektojmë shprehjen dhe të themi:

“operatorët ekonomike që autorizohen nga autoritete doganore, për të mos e ngatërruar dhe i

njëjti...”

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Operatorët ekonomikë janë të gjitha, jo vetëm ato që janë AEO.

Erion Braçe – Është më e gjerë sesa kaq.

Ervina Domi – Është më e gjerë dhe e njëjta gjë duhet projektuar edhe te neni 174,

ku flitet për aktet zbatuese që do të dalin për këtë nen.

Erion Braçe – Atëherë, duhet ta riformulojmë pikën 1 të nenin 173. Do ta reflektoni.

Hedhim në votë nenin 173.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 174 “Aktet zbatuese”.

Hedhim në votë nenin 174.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Sesioni i dytë “Çlirimi”.

Neni 175 “Çlirimi i mallrave”.

Zoti Angjeli, zoti Cara keni ndonjë gjë? Nuk keni.

Hedhim në votë nenin 175.

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

32

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 176 “Çlirimi në varësi të pagesës së shumës së detyrimit të importit apo

eksportit, që i korrespondon borxhi doganor apo të depozitimit të një garancie”.

Zoti Angjeli keni gjë? JO.

Zoti Cara? Jo.

Hedhim në votë nenin 176.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 177 “Aktet zbatuese”. Referenca është pika 2.

Hedhim në votë nenin 177.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kreu 4 “Tjetërsimi, shkatërrimi i mallrave”.

Neni 178 “Shkatërrimi i mallrave”.

Zoti Angjeli?

(Diskutim pa mikrofon)

Zoti Cara, keni pyetje?

Igli Cara – Neni 178 shkon pastaj edhe te 179, që jep edhe rastet. Pyetja ime është:

në qoftë se subjekti nuk paraqitet, çfarë ndodh? Ju thoni: “njoftonin”, sepse nuk janë të gjitha

raste të subjekteve shqiptare, që ti ke mundësi t’i njoftosh, mund të jetë edhe një rast tjetër

mund të ketë mallra, që përbëjnë vepër penale dhe nuk paraqitet asnjëherë ai.

Ervina Domi – konsiderohet si...

Erion Braçe – si 78...

Ervina Domi – Në këto raste konsiderohet si mall i braktisur dhe autoritetet doganore

marrin masa për ta sekuestruar dhe më pas konfiskuar dhe çuar në rezerva.

Erion Braçe – Ka të drejtë, ku është e shkruar, thotë. Ku është shkruar kjo që thoni

ju?

Ervina Domi – Është te neni 179, shkronja “c”.

Erion Braçe – Edhe një herë. Më duket se nuk e kuptuat, zoti Cara. Edhe një herë,

subjekti nuk paraqitet fare te ju, i lë mallrat aty. Çfarë ndodh me mallrat?

Ervina Domi – Konsiderohet si rast braktisje.

Erion Braçe – Kur mallrat nuk janë tërhequr nga ambientet... Bëhet fjalë për tërheqje.

Na referoi te neni 179 shkronja “c”. Shkronja “c” nuk e trajton këtë rast.

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

33

Ervina Domi – Neni 179 në pikën 1 thotë: “Autoritetet doganore marrin çdo masë të

nevojshme përfshirë konfiskimin dhe shitjen, ose shkatërrimin e mallrave për të rregulluar

situatën për këto mallra në rastet e mëposhtme”. Ndër të tjera është: “mallrat nuk janë

tërhequr nga ambientet e doganës brenda një afati të arsyeshëm pasqyrimi të tyre.

Erion Braçe – Edhe një herë, po flet për tjetër gjë. Po flet për mosparaqitje të

subjekti, jo për tërheqje të mallrave.

(Zoti Cara flet pa mikrofon.)

(Diskutime pa mikrofon.)

Urdhëroni!

Ervina Domi – Zoti Cara, keni shumë të drejtë, ndoshta nga pikëpamja sistematike,

normat juridike, neni 178 duhet të vihej pas 179-ës. 179 e detajon krejtësisht si situatë

juridike. Pra, kur jemi në situatën e shkatërrimit të mallit çfarë ka ndodhur përpara? Cili

është afati i arsyeshëm, i cili do të detajohet me dispozitat zbatuese? Në fakt është një

fenomen në pikat tona doganore. Është e vërtetë, por ndoshta mund t’i bëjmë një interpretim

sistematik të normave juridike.

E lexojmë 178-n, por duhet të lexojmë edhe 179-n komplet që të shikojmë se ku jemi

përpara momentit final, pra, të shkatërrimit, të asgjësimit të sendit, ose mund t’i bëjmë një...

Igli Cara – Braktisja është gjë tjetër.

Ervina Domi – Dakord është një nga rastet.

Igli Cara- Për këtë rast bëhet fjalë, sepse subjekti shpeshherë nuk paraqitet dhe thotë:

“Ishalla gabon dogana, gabon shteti, dhe unë po kthehem mbrapa. Pasi t’i kem shkatërruar

dhe prishur marr një avokat dhe them: zotëri në cilën pikë ju më keni shkruar braktisje, nëse

nuk e keni të shkruar edhe po ta vini në dispozitë ju nuk e fitoni më atë?” Kjo i referohet

ligjit. Shkruaje këtu ti edhe në rastin e braktisjes...

Erion Braçe – Kur autoritetet doganore kanë motive të arsyeshme, ato mund të

kërkojnë...

(Diskutime pa mikrofon.)

Anastas Angjeli – Po kë problem ngrite në fillim? Ngrite problemin që e njofton

dhe ai nuk vjen. Ta zgjidhim një herë këtë.

(Zoti Cara flet pa mikrofon.)

Erion Braçe – Mbeten aty.

Jemi te rasti i braktisjes, sepse ai shkon dhe kërkon lekët. Çfarë ke bërë me mallrat e

mia? I kam shkatërruar. Pse i shkatërrove, unë nuk kam marrë njoftim, do të thotë ai. Çfarë

t’i themi ne?

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

34

(Zoti Cara flet pa mikrofon.)

Kthehet në kosto me vendim të gjykatës. Nuk e ka problem që gjysmën e kamionit

t’ia japë gjykatësit dhe gjysmën t’ia marrë shtetit.

Urdhëroni!

Genc Çeli – Në fakt, shkronja “c” e pikës 1 të nenit 179 ka lidhje me një pyetje tjetër

të zotit Cara, që u bë para disa ditësh. Është tamam kur malli është liruar për qarkullim, ka

paguar detyrimet dhe pastaj nuk tërhiqet. Është tamam situata e shoqërive të trageteve kur

kanë paguar dhe rrinë atje më gjatë se ç’duhet.

Kurse braktisja është më tepër te shkronja “a” kur thotë: një nga detyrimet e

përcaktuara në institucionet doganore, në lidhje me hyrjen e mallrave shqiptare”, që ka të bëjë

me afatet, brenda të cilave malli i futur me degradë përmbledhëse duhet t’i jepet destinacion

doganor.

Pra, kur nuk përmbushen kushtet në lidhje me hyrjen e mallrave shqiptarë, pra,

mallrat që vijnë nga importi në territorin doganor, që janë afatet e depozitimit të deklaratës

përmbledhëse, afati i deklarimit të depozitimit të detajuar, anulimi i afateve, atëherë quhet

braktisje dhe merren masa për konfiskim dhe shkatërrim.

Erion Braçe – Nuk është praktikisht 178-ta, duhet vendosur edhe termi i braktisjes.

Kur autoritetet doganore kanë motive të arsyeshme, ata nuk kërkojnë që mallrat, të cilat janë

paraqitur në doganë të shkatërrohen.

(Diskutime pa mikrofon.)

Po, urdhëroni!

Ervina Domi – Në vijim të çështjes që ngre zoti Cara me të drejtë te neni 178 jepet

vetëm parimi dhe pastaj si teknikë legjislative është përdorur një normë juridike

deligjifikuese, le të themi, dhe po të shikojmë nenin 181, masa “t” zbatuese, thuhet: “Me

vendim të Këshillit të Ministrave përcaktohen rregulla procedurale mbi, dhe në rregullat

procedurale është komplet procedura si njoftohet personi, deri kur do të presim, si quhet

marrja e njoftimit dhe gjithçka tjetër.” Është një normë juridike me VKM, është e detajuar,

është e zgjidhur.

Erion Braçe – E hedhim në votë nenin 178.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 179.

Zoti Cara, keni ndonjë gjë? Dakord.

E hedhim në votë nenin 179.

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

35

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 181. Aktet zbatuese.

E hedhim në votë.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Titulli i gjashtë. Çlirimi për qarkullim të lirë dhe përjashtimi nga detyrimet e importit.

Kreu i parë. Çlirimi për qarkullim të lirë.

Neni 182. Fusha e zbatimit dhe efektet.

Zoti Angjeli, keni ndonjë gjë? Dakord.

Zoti Cara? Dakord. e hedhim në votim.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 183. Masat e politikës tregtare.

Zoti Angjeli, keni ndonjë gjë? Dakord.

Zoti Cara? Dakord.

E hedhim në votë.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kreu i dytë. Operacionet e privilegjuara. Përjashtimi nga detyrimi i importit.

Neni 184. Rastet dhe përjashtimeve dhe kushtet.

Anastas Angjeli – Radhën e kaluar lamë që gjatë këtyre ditëve do të na sillnin një

përgjigje...

Erion Braçe- Operacionet e privilegjuara...

Meqë thotë nuk është zëvendësministri respektiv, për shkak të angazhimeve

qeveritare, nuk është as drejtoresha e përgjithshme e doganave, normalisht këtë çështje do ta

diskutojmë në fund fare.

E miratojmë kështu siç është dhe në rast se do të ketë reflektim për bunkerazhin, që

propozon zoti Kokëdhima. Natyrisht, do t’i rikthehemi kësaj gjëje, por ne duam një përgjigje

të qartë me shkrim edhe për deputetin në fjalë dhe për pjesën tjetër të komisionit që të kemi

argumente të qarta si për pro, ashtu edhe për kundër.

Ka ndonjë gjë tjetër lidhur me nenin 184?

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

36

Zoti Cara? Urdhëroni!

Igli Cara – Zakonisht ka qenë një praktikë për sendet personale që vijnë, sidomos

flasim për ata që kanë qenë me banim jashtë shtetit, rezidentë dhe kthehen në Shqipëri. Ju i

keni bërë në degët rajonale, me sa më kujtohet. E njëjta praktikë do të vazhdojë?

Genc Çeli – Procedurat do të jenë pjesë e VKM-së, por tani e kemi në degë doganore.

Më thjesht se kaq...

Erion Braçe – Ka ndonjë shqetësim?

Neni 184? E hedhim në votë nenin 184. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Seksioni 2: mallrat e rikthyera, në nenin 185: “kushtet e zbatimit dhe efektet”. Ka

ndonjë shqetësim për nenin 185? Zoti Angjeli? Zoti Cara? Jo.

E hedhim në votë nenin 185. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kalojmë te neni 186. Mallrat që kanë përfituar nga masat e politikës bujqësore.

(Zoti Angjeli flet pa mikrofon.)

Erion Braçe – Do t’i diskutojmë në fund ato. Patjetër, se nuk kalon ligji pa sjellë

përgjigje për të tria çështjet.

Ka ndonjë shqetësim tjetër lidhur me nenin 186? Jo.

E hedhim në votë nenin 186. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 187: Mallrat e vendosura paraprakisht nën regjimin e përfundimit të IT-së. Jemi

po prapë te fusha e fasonëve. Për të disatën herë më duhet t’ju them se nuk keni reflektuar

asnjë pikë nga paketa e miratuar nga qeveria për fasonët. Në qoftë se nuk e keni ju vullnetin

e kemi ne vullnetin t’i vëmë një për një të gjitha pikat që kanë qenë në paketën fasone.

Neni 187, së bashku me nenin 186 dhe nenin 185 shkojnë për ridiskutim. Mbeten të

hapura. Mbajini shënim.

Kalojmë te neni 188: akte të zbatueshme.

I keni parë referencat? Kanë përputhje? Verifikojini dhe një herë. Ne po e votojmë,

verifikojeni dhe një herë.

Kush është pro me nenin 188? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Seksioni 3: peshkimi detar dhe produktet e nxjerra nga deti.

E hedhim në votë nenin 189. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

37

Aktet zbatuese, neni 190. Referenca është në rregull?

E hedhim në votë nenin 190. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kalojmë te titulli 7: regjime të posaçme, kreu i parë, dispozitë e përgjithshme, neni

191, fusha e zbatimit. Zoti Angjeli, zoti Cara? Dakord.

E hedhin në votë nenin 191. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 192: Autorizimi. Zoti Angjeli keni ndonjë gjë për nenin 192? Zoti Cara? Jo.

Dakord.

E hedhim në votë nenin 192. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 193: aktet zbatuese. I keni referencat në rregull? Verifikojeni! E hedhim në votë

nenin 193. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 194: regjistrimet.

Zoti Angjeli, zoti Cara? Dakord.

E hedhim në votë nenin 194. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 195. Zoti Angjeli, zoti Cara?

E hedhim në votë nenin 195. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 196: Aktet zbatuese. Referencat janë në rregull? E hedhim në votë nenin 196.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 197: Transferimi i të drejtave dhe detyrimeve. Po, zoti Cara.

Igli Cara – Ky është pak a shumë si rasti që diskutuam.

(Zoti Angjeli flet pa mikrofon.) Rasti është konkret kur në RPA përdorin operator

tjetër për të bërë një proces. Brenda personave si në kuptim të ligjit.

Erion Braçe –Votojmë nenin 197. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 198: lëvizja e mallrave. E hedhim në votë.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 199: Format e trajtimit, të manipulimit të zakonshëm.

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

38

“Manipulim” është fjalë negative.

Igli Cara - Dakord. Po sikur të gjenim një fjalë tjetër në vend të fjalës manipulim,

tingëllon shumë ters. Mund t’i gjejmë term tjetër? Kështu është fjalë për fjalë dhe te

direktivat.

Blerta Kraja – Shikojmë direktivën, variantin origjinal dhe përpiqemi ta

shqipërojmë. Unë e di, por është bërë përkthimi literal.

Erion Braçe – Kjo që është këtu natyrisht që termi manipulim nuk përputhet me

përmirësimin e pamjes ose cilësisë së tyre tregtare.

Blerta Kraja –Mund ta quajmë rregullim, por përpiqemi të dëgjojmë fjalën e

ngushtë.

Erion Braçe –Nuk ka lidhje fare termi manipulim me këto dy terma apo përgatitjen e

tyre për shpërndarës e rishitje, nuk ka lidhje termi manipulim me këto katër terma që jepen.

Duhet gjetur fjalë tjetër.

Blerta Kraja – E kanë përdorur përpara fjalën “trajtime”. Ndoshta mjafton

“rregullim”. “Rregullim” mund të ishte shqip.

Erion Braçe – “Trajtimi” është komplet tjetër. Është më afër sesa manipulimi.

Zoti Angjeli qartësisht thuhet se mallrat e vendosura nën magazinim doganor ose në

një regjim përpunimi, ose në një zonë të lirë mund t’i nënshtrohen trajtimeve dhe pastaj vihet

mes nesh manipulimeve të zakonshme që kanë për qëllim ruajtjen. Manipulim me ruajtje nuk

përputhet.

Manipulim me përmirësim nuk përputhet.

Vazhdojmë më tutje. Manipulim me cilësinë e tyre nuk përputhet. Vazhdojmë.

Përgatitjen e tyre për shpërndarje ose rishitje nuk ka lidhje. Pra termi manipulim me këto të

katërt ose të pestë.

(Zoti Angjeli flet pa mikrofon.)

Erion Braçe – Quhet trajtim, por jo manipulim. Manipulim është ta lyesh dardhën me

ndonjë gjë dhe ta shesësh.

Anastas Angjeli – Në tregti fjala manipulim nuk përdoret në kuptimin siç e përdorim

ne në propagandë. Doni ta heqim, hajde e heqim. Që të jemi korrektë me terminologjinë që

përdoret sot në biznes dhe në tregti, është kështu.

Erion Braçe – Nuk është kështu.

Blerta Kraja – A mund të përdorim një fjalë shqipe më gjithëpërfshirëse që t’i

përfshijë të gjitha këto procese? Për shembull trajtimeve, rregullimeve, apo proceseve të

zakonshme që kanë për qëllim ruajtjen me fjalën proces, se mund t’i përfshijnë të gjitha?

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

39

Erion Braçe – Vendosi këto të dyja, riformuloje!

Dashamir Shehi – Siç ka qenë përpara. Këto janë terma të reja. Përfundim i mallrave.

Ne e thoshim porti i Durrësit manipulon 40 milionë tonë mallra në vit. Ose përpunon kaq ose

aq. Ose përpunim ose manipulim. Ato fjalët e ndryshme që nuk kanë lidhje me këtë punë...

Ose do ta vësh përpunim malli, ose manipulim malli.

Erion Braçe – E kalojmë në riformulim këtë gjë për të gjetur variantin më të mirë.

Kalojmë te neni 200. Keni ndonjë gjë për të shtuar? E hedhim në votë. Kush është

pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 201: mallrat ekuivalente. Keni ndonjë gjë për këtë nen?

E hedhim në votë nenin 201. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 202: aktet zbatuese. I keni kontrolluar referencat? E hedhim në votë. Kush është

pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kreu i dytë: transiti, seksioni i parë. Transiti i brendshëm dhe i jashtëm. Neni 203:

transiti i jashtëm. Keni ndonjë gjë zoti Cara. Zoti Angjeli? Nuk keni. Ka komente të tjera

lidhur me nenin 203? E hedhim në votë.

Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 204: transiti i brendshëm. Keni ndonjë gjë për të shtuar?

Igli Cara – Pasi mbaron fjala “brenda territorit doganor duke kaluar përmes një

territori tjetër, jashtë këtij territori ...”

Deputet – Ai është rasti konkret kur shfrytëzohet territori ynë, rasti që përmendi zoti

Angjeli, që ngriti zoti Bode dy mbledhje përpara, që ka të bëjë me lëvizjen nga një pikë e

territorit shqiptar në një pikë tjetër, po duke shfrytëzuar territorin e një vendi ngjitur ose fqinj.

(Zoti Angjeli flet pa mikrofon.)

...riformulimi që iu bë atij neni.

Genc Çeli – Ai nen shkaktoi pak debate, sepse këtu te fjalia “nga një pikë te një pikë

tjetër brenda territorit doganor të Republikës së Shqipërisë, duke kaluar jashtë territorit” fjala

“brenda” ngatërron pak, sepse duket sikur mallrat lëvizin brenda përbrenda territorit. Në fakt,

është më mirë të shkruhet “nga një pikë te një pikë tjetër e territorit doganor, duke kaluar

jashtë territorit”, se e sqaron më mirë.

(Ndërprerje incizimi.)

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

40

Ka dallim transiti i Kodit të ri me transitin e Kodit të vjetër që kemi përdorur deri tani.

Në fakt, futen disa koncepte dhe bëhen 5-6 lloje transitesh. Është transiti i jashtëm...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Paulin Sterkaj – Parashikohet te Kodi Doganor. Po ju jap një rast. Ne mund ta bëjmë

transitin e brendshëm, por mund ta bëjnë edhe komshinjtë tanë transitin e tyre në territorin

tonë. Konkretisht, kemi rrugën e Vermoshit që shkurton për Malin e Zi 170 kilometra. Ai do

të ketë interes të hyjë në Vermosh dhe të dalë në Tamare. Kështu që ne duhet ta parashikojmë

qoftë për ne, qoftë për ata.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ku të lindë nevoja. Do të vijë ai... Aty je teknik ti për këtë punë.

Genc Çeli – Në fakt, po t’i shohim nenet me radhë, ndahen ne tri transite: transit i

brendshëm, transit i jashtëm dhe transit kombëtar. Edhe transiti i brendshëm, edhe transiti i

jashtëm parashikojnë rastet kur del malli nga territori. Pra, kur malli lë përkohësisht territorin

dhe hyn përsëri. Janë dy raste: kur janë mallra shqiptare dhe kur janë joshqiptare. Transiti i

thjeshtë, siç e kemi sot, nga Tirana në Durrës, është transiti kombëtar.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Është më poshtë. Transiti i brendshëm është vetëm rasti kur malli e lë territorin

përkohësisht.

Paulin Sterkaj – Për shembull, ne kemi fshatra që bllokohen me borë në dimër edhe

për tre muaj. Mundësia dhe alternativa për t’i furnizuar është një, por duke kaluar transit

malli nga territori i jashtëm, ne bëjmë furnizimin e plotë, se rrugët atje janë të hapura, kurse

tonat i kemi të mbyllura për shkak të relievit. Kështu, kjo duhet të parashikohet se s’bën,

sepse lehtësohet edhe përpunimi i mallrave kur lind nevoja në kushtet e emergjencës.

Igli Cara – Tek të dyja transitet, edhe i brendshëm, edhe i jashtëm parashikohet kur

malli del jashtë territorit, por njëri është me mall shqiptar, kurse tjetri është me mall

joshqiptar. Pastaj, transiti kombëtar është transiti që kemi sot.

(Ndërprerje incizimi.)

Erion Braçe – A jeni të bindur që neni 204 e realizon?

Në rregull, dakord.

Kush është pro nenit 204? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 205 “Pritësi i autorizuar për qëllime të kontratës “TIR”. Zoti Cara, a keni ndonjë

gjë?

Igli Cara – Jo.

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

41

Erion Braçe – Zoti Angjeli, po ju?

Nuk keni.

E hedhim në votë nenin 205. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Ervina Domi – Tek “TIR”-i ka një gabim, është termi “kontratë”, në fakt është

“konventë”.

Erion Braçe – Konventë është.

Ervina Domi – Nëse është te drafti juaj, në rregull pastaj.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Duhet të jetë “konventë”, siç është brenda nenit.

Erion Braçe – Neni 206 “Aktet zbatuese”. I keni kontrolluar? S’i keni kontrolluar

referencat? Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Seksioni II “Transiti kombëtar”. Neni 207 “Detyrimet e mbajtësit të regjimit të

transitit kombëtar dhe të transportuesit e të marrësit të mallrave që lëvizin sipas regjimit të

transitit kombëtar”. Zoti Cara, keni gjë?

Igli Cara – A ka këtu një garantues që nuk mban përgjegjësi, përveç rasteve që

dihen, se është i vjetër?

Ervina Domi – Vetë termi “garantues” do të thotë që mban me vete garancitë.

Igli Cara – Atëherë, kur nuk mban përgjegjësi? Me një fjalë, garantimi i mallrave me

regjim transiti bëhet nga agjencitë doganore, nga një agjenci sigurimi ose kur ka edhe

autorizim dhe nuk ka nevojë për garanci. Kur garantuesi nuk mban përgjegjësi? Në qoftë se

vidhet apo digjet rrugës, a mban përgjegjësi? Pra, u dogj, se plasi bomba, tritoli...

Erion Braçe – Si e zgjidhni?

Genc Çeli – Po mundohemi të gjejmë nenin përkatës, pasi garancitë janë trajtuar më

vete të nenet më parë të Kodit. Janë garancitë e magazinave, garancitë e transitit... Jam

dakord që transiti, si shumë regjime të tjera, ka garanci dhe garancitë janë trajtuar si bllok te

nenet e garancive.

(Diskutime pa mikrofon.)

Blerta Kraja – Shqetësimi i zotit Cara gjen rregullim te neni 84, te pjesa e garancisë.

Domethënë, nuk është vendi që vihen rastet përjashtimore të një garantuesi. Aty gjen

rregullimin e përgjithshëm për çështjet e garancisë. Në njëfarë mënyrë është kontratë e

posaçme. Kolegia, në fakt, po u kërkon nëse gjejnë diçka përjashtimore.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

42

Ervina Domi – Në pikën 8 të nenit 84 përcaktohen disa raste specifike. Mund të ketë

edhe të tjera, por këtë gjeta të parin: “Nuk kërkohet depozitim garancie në rastet e

mëposhtme: gjatë transportit të mallrave me instalime fikse”. Pra, ka përcaktuar rastin kur

transporti i mallrave bëhet përmes pipelineve, lëvizja nga një degë në një tjetër...

Erion Braçe – Nuk kanë lidhje... E kupton çfarë të thotë, apo jo? Po të thotë që ka

raste të tjera, siç janë forcat madhore, në të cilat është e tepërt të kërkosh garanci. Tërmet,

përmbytje, aluvione, u rrëzua ura etj.

Ervin Mete – Ju lutem, a mund të marrim kohë për këtë?

Erion Braçe – Janë bërë 20 nene deri tani për të marrë kohë. I bie që ne të bëjmë një

mbledhje të posaçme vetëm për këto që po merrni kohë.

Ervin Mete – Përderisa mendojmë se është e parashikuar, le të mos e vonojmë

mbledhjen.

Erion Braçe – Neni 207 shtyhet për verifikim lidhur me çështjen e forcave madhore.

Neni 208 “Mallrat që kalojnë përmes territorit të një vendi ose territori jashtë territorit

doganor të Republikës së Shqipërisë nën një regjim transiti kombëtar të jashtëm”. Ishte ajo

për të cilën folëm deri tani.

E hedhim në votë nenin 208. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 209 “Aktet zbatuese”. I keni verifikuar referencat?

E hedhim në votë nenin 209. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Kalojmë te kreu III “Magazinimi”. Seksioni I “Dispozita të përbashkëta”. Neni 210

“Fusha e zbatimit”.

E hedhim në votë nenin 210. Kush është pro? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 211 “Kohëzgjatja e një regjimi magazinimi”.

Igli Cara – Pika 1 e nenit 211 parashikon se mallrat mund të qëndrojnë në magazinën

doganore për një afat kohor të pakufizuar. Kjo nuk shkon, sepse unë mund t’i lë aty për 30

vjet. Çfarë kuptimi ka kjo? Nuk mund të lihet pa afat, sepse do të thonë se i kanë në magazinë

doganore dhe i lenë aty për 50 vjet. Si ka qenë në kodin e vjetër, te 8449-a?

Erion Braçe – Bie ndesh edhe me gjëra të tjera. Si mund të lihet në magazinim, kur

malli ka skaduar? Si mund të rrijë në magazinë?

Igli Cara – Është hekur dhe nuk skadon, por për çfarë e mban?

Erion Braçe – Po edhe hekuri i humb vetitë. Si mund të rrinë mallrat pafund?

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

43

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Igli Cara – Nuk është e shkruar në asnjë vend.

Erion Braçe – Vetëm kur sjellin dëm për shëndetin, për bimët dhe mjedisin.

Igli Cara – Nuk janë këto tri raste.

Dashamir Shehi – Të tjerat i ka humbur. Përcaktohen rregullat nëpërmjet

rregulloreve të tjera.

Erion Braçe – Nuk thonë këtë gjë.

A keni një përgjigje për këtë?

Igli Cara – Çdo gjë ka një afat.

Ervina Domi – Kodi Doganor aktual e ka të drejtën e qëndrimit të mallrave në

magazinë, pra statusin e qëndrimit të mallit një vit, me të drejtë ripërsëritjeje edhe një vit

tjetër. Është konsideruar një prej risive, pjesë e lehtësive doganore, përcaktimi pa afat i

qëndrimeve në magazinë për sa kohë që nuk përbën një rrezik për aktivitetin, për ambientin

dhe për shoqërinë. Është pjesë e lehtësive, e cila të gjitha llojet e autorizimeve në parim i

trajton pa afat, më pas në rastet specifike vendos afate të veçanta.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nuk e ngushton operatorin ekonomik për të bërë dalje nga magazina brenda një afati

specifik. Ai mund të ketë nevojë ta mbajë në magazinë me tepër se një vit, siç është

aktualisht. Për këtë arsye i jep mundësinë ta mbajë në magazinë qoftë edhe për efekte

financiare, pra ai nuk ka likuiditetet e duhura për të paguar. Për sa kohë që është në magazinë,

është në pezullim. Në momentin që atij i duhet ta nxjerrë nga magazina mund ta bëjë, pa e

kufizuar në kohë.

Erion Braçe – Unë dhe zotëria që jemi biznesmenë do të përfitojmë nga kjo histori

dhe e mbajmë naftën 3-4 vjet. Po ju çfarë përfitoni?

Ervina Domi – Nuk është përfitim për administratën.

Erion Braçe – E lemë naftën, marrim cigaret, meqë kemi njoftuar se do ta

ndryshojmë tarifën në fund të vitit. Nga janari fillojmë dhe i mbajmë stok, stok, stok, sepse e

dimë që në dhjetor do të rritet tarifa, ju çfarë fitoni?

Ervina Domi – Së pari, për cigaret dhe për të gjithë artikuj që janë mallra të

akcizueshëm ligji për akcizën ka vendosur kufizim për të mos lejuar importin përtej kësaj

sasie, për të mos u shmangur.

Erion Braçe – Me gjithë kufizimin, në dhjetor kjo gjë na ndodhi.

Ervina Domi – Ka ndodhur pjesërisht, sepse koha e dekretimit ishte...

Kjo, në fakt, është lehtësi për biznesin, jo për autoritetet doganore.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

44

Erion Braçe – Po nuk jemi këtu vetëm për biznesin.

(Diskutime pa mikrofon.)

Blerta Kraja – Në këtë rast është marrë mot a mot siç është shkruar në rregulloren

përkatëse.

Zoti Braçe, për t’iu përgjigjur shqetësimit, është lënë e hapur, pra pa kohëzgjatje, por

ndërkohë te pika 2 e këtij neni është vënë kufizimi që autoritetet doganore mund të vendosin

një afat për të mbyllur këtë regjim magazinimi duke u nisur nga lloji dhe natyra e mallrave.

Pra, në njëfarë mënyrë është deleguar një lloj kompetence që mund të ushtrohet rast pas rasti.

Erion Braçe – I keni përcaktuar rastet: rrezik për shëndetin, rrezik për bimët dhe

rrezik për mjedisin, keni lënë mënjanë kafshët.

Blerta Kraja – Po ta lexojmë me vëmendje, shprehimisht thotë: “Në veçanti kur lloji

e lë të hapur kompetencën...”, por nënvizon faktin që duhet të jemi të vëmendshëm për këto,

nuk na heq të drejtën për të vepruar në rast tjetër. Në pjesën e parë të fjalisë thuhet: “Në raste

të jashtëzakonshme...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Nëse krijohet një fenomen i tillë, një abuzim me të drejtën, drejtori i Përgjithshëm i

Doganave e merr këtë vendim dhe thotë se jemi para këtij rasti.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ne bëjmë mbikëqyrje doganore gjithandej, por kemi edhe drejtori informacioni.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Është e rregulluar. Ideja është që të mos kenë nevojë të vijnë te ne.

Erion Braçe – Kush është dakord me nenin 211? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 212 “Aktet zbatuese”.

Referencën e keni në rregull?

Kush është dakord me nenin 212? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Seksioni II “Magazinimi doganor”.

Neni 213 “Magazinimi në magazinat doganore”.

Zoti Angjeli, keni gjë? Jo.

Zoti Cara, urdhëroni!

Igli Cara – Te neni 213/2 te paragrafi i fundit thuhet: “Magazinat doganore private

konsiderohen edhe dyqanet e tipit duty free shop, që autorizohen vetëm në aeroportet për

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

45

fluturime ndërkombëtare”. Pse të mos lejohet te porti i Durrësit, ai i ka të gjitha kushtet, nuk

ka asnjë ndryshim?

(Zoti Angjeli ndërhyn pa mikrofon.)

Përmenda Durrësin meqë ka një terminal të ri, brenda të gjitha parametrave europiane.

Erion Braçe – E kanë qëndrim, do ta mbajnë vetëm në aeroporte.

Ervina Domi – Në këtë dispozitë ne kemi transpozuar qëndrimin e deritanishëm. Ka

pasur një ndryshim në 2003-n të Kodit aktual Doganor, ku është vendosur që duty free shop-

et do të jenë vetëm në aeroporte dhe kjo ka qenë për qëllim kontrolli. Ka pasur problematika,

sidomos në pikat kufitare tokësore, për kontrollin e duty free-ve dhe në atë kohë pati një

iniciativë për t’i mbyllur në vendet e tjera. Sigurisht, kjo është çështje qëndrimi.

Erion Braçe – Hedhim në votë nenin 213. Kush është dakord me nenin 213? Kundër?

Abstenim?

Miratohet.

Neni 214 “Përpunimi”.

Hedhim në votë nenin 214. Kush është dakord me nenin 214? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 215 “Përgjegjësitë e mbajtësit të autorizimit ose të regjimit”.

Keni gjë për këtë nen? Në rregull.

Hedhim në votë nenin 215. Kush është dakord me nenin 215? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Seksioni III “Zonat e lira”.

Neni 216 “Përcaktimi i zonave të lira”.

(Zoti Angjeli ndërhyn pa mikrofon.)

Termi është i përcaktuar shumë qartë tek ai ligj se çfarë është zonë e lirë. Kam

përshtypjen se kjo nuk përputhet.

(Zoti Angjeli ndërhyn pa mikrofon.)

Do të mbetet për sa kohë që ligji është ende në fuqi.

Hedhim në votë nenin 216. Kush është dakord me nenin 216? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 217 “Ndërtesat dhe aktivitetet në zonat e lira”.

A keni vërejtje?

Hedhim në votë nenin 217, me rezervën që do të verifikoni një e më një termat me

ligjin për zonat e lira. Kush është dakord me nenin 217? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

46

Neni 218 “Paraqitja e mallrave dhe vendosja e tyre nën regjim”.

Hedhim në votë nenin 218. Kush është dakord me nenin 218? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 219 “Mallrat shqiptare në zonat e lira”.

Hedhim në votë nenin 219. Kush është dakord me nenin 219? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 220 “Mallrat joshqiptare në zonat e lira”.

Hedhim në votë nenin 220. Kush është dakord me nenin 220? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 221 “Dalja e mallrave nga një zonë e lirë”.

Hedhim në votë nenin 221. Kush është dakord me nenin 221? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Neni 222 “Statusi doganor”.

Hedhim në votë nenin 222. Kush është dakord me nenin 222? Kundër? Abstenim?

Miratohet.

Këtu e mbyllim, do të vazhdojmë nesër me kreun IV “Përdorimi i veçantë”.

Ndërkohë, zoti zëvendësministër, nesër duam përgjigje të argumentuar me shkrim për

paketën e fasonëve, për bunkerazhin dhe për politikat e bujqësisë. Çfarë do të reflektohet që

tani në Kod.

Igli Cara – Kush i ka bërë propozimet?

Erion Braçe – LSI-ja ka disa propozime në lidhje me paketën, zoti Kokëdhima ka

propozim bunkerazhin. Ne nesër duam përgjigje.

Igli Cara – A mund ta kemi edhe ne një kopje?

Erion Braçe – Keni një nen këtu për politikat bujqësore dhe nesër duam përgjigje.

Kemi qenë bashkë në një tavolinë, edhe ministri ka qenë në një tavolinë, ku kam qenë unë

dhe ministri i Bujqësisë. Çfarë kanë të vijnë t’i materializojnë, sepse nuk mund të vazhdojmë

më.

Igli Cara – Zoti kryetar, a mund ta kemi edhe ne një kopje të këtyre propozimeve?

Erion Braçe – U kam kërkuar t’i sjellin me shkrim.

Igli Cara – A mund ta kemi edhe ne një kopje?

Erion Braçe – Zoti Mete, duam paketën fason, që ka miratuar qeveria, nesër në

komision, ndërkohë që stafet vazhdojnë e reflektojnë ndryshimet e sotme me stafin e

komisionit.

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për · PDF fileparë të politikës së zhvillimit për financat publike”. Së dyti, kemi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes

47

MBYLLET MBLEDHJA