8

Click here to load reader

Respublicata nr 1

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Respublicata nr 1

ResPublicataBotim periodik i qendrës Res Publica

Në brendësi:

• Intervistë me Znj. YllkaLamçe, Drejtor Ekzekutiv iqendrës Res Publica

• Gjykata e Strasburgut: Okshqyrtimit të ankesave

• Gërdeci, një grusht me gjyqe

• Misteri i tërmeteve të Zharzës

• Reforma në Albpetrol, nëfiltrin e gjykatës

• Kontaktet me Res Publica

Të gjithë janë të barabartë para ligjit Numri I, Tetor MMX

I dashur lexues,

Qendra Res Publica sapo ka filluartë ofrojë shërbimet e veta tëndihmës ligjore pa pagesë, falëmbështetjes së siguruar ngaFondacioni “Shoqëria e Hapur përShqipërinë” - Soros.

Qendra Res Publica, e vendosurnë një zonë tradicionale tëkryeqytetit, ka çelur dyert për tëgjithë ato grupime apo individëqë kanë nevojë për ndihmë tëspecializuar juridike dhe që nukkanë mundësi të paguajnë avokat.

Aktivitetin e vet, në mënyrëjoformale kjo qendër e ka nisurrreth 2 vjet më parë, passhpërthimit të Gërdecit. Në atëkohë, një grup avokatësh të rinjvendosën të vinin në dispozicionpa pagesë njohuritë e tyreprofesionale në ndihmë të disabanorëve të dëmtuar të Gërdecit,të cilët në momente dramatike

ishin tërësisht të çorientuar, pashpresë dhe pa informacion mbitë drejtat dhe potencialin e tyre.

Duke parë se mungesa einformacionit, kostot e larta tëshërbimeve juridike apo mbrojtjajoefektive, ishin disa nga arsyetqë pengonin ose vështirësoninaksesin në sistemin e drejtësisëpër shumë individë dhe grupe nënevojë të shoqërisë shqiptare, upa e domosdoshme që idejafillestare e grupit iniciator, tëngrihej në nivel zyre tëpërhershme.

Nisma u përqafua edhe ngainstitucione me prestigj siFondacioni “Shoqëria e Hapurpër Shqipërinë” - Soros, pasi edhe

praktikat e vendeve perëndimorejanë të mbushura me veprimtarinë interesin publik në fushën embrojtjes të të drejtave të njeriut.Duke qenë të ndërgjegjshëm sepraktikat gjyqësore ecin përkrahevolucionit ligjor, u pa edomosdoshme që ndihmajuridike në interesin publik tëmund të zhvillohej në nivele tëtilla që të orientojë edhezhvillimin e legjislacionit në këtëfushë, duke forcuar efektet endihmës ligjore dhe rritjes sëpadiskutueshme të aksesit për tëgjithë në drejtësi.

Nëpërmjet botimit periodik tëkëtij buletini, do të dëshironim t’juofronim informacion më tëdetajuar rreth asaj që jemi duke bërë.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen tonë në internet wwwwwwwwwwwwwww.....rrrrresesesesespupupupupublblblblblicicicicicaaaaa.o.o.o.o.orgrgrgrgrg.a.a.a.a.alllll

QendraRes Publicafillon punën

I

Page 2: Respublicata nr 1

Prej disa muajsh në media janë shfaqurrregullisht disa avokatë të rinj të cilëtshprehen se përfaqësojnë Res Publica.Për se bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për një organizatëjofitimprurëse, e cila ka për qëllimtë mundësojë akseksin në drejtësinëpërmjet dhënies së ndihmësjuridike pa pagesë, duke realizuarinteresin publik dhe dukepromovuar barazinë e të drejtavepër të gjithë.

Si lindi Res Publica?

Formalisht krijimi i Res Publicapërkon me regjistrimin e saj siqendër në Gjykatën e RrethitGjyqësor Tiranë. Por natyrisht qëpërpara këtij momenti formal,qendrojnë përpjekjet më tëhershme të grupit fillestar të punës,i cili u angazhua me çështje të njëndjeshmërie të veçantë sociale qëprekin interesin publik.

Grupi fillestar u krijua si pasojë eangazhimit spontan të një grupimiqsh në një moment të vështirëpër shoqërinë shqiptare, të njohurpër opinionin publik. Bëhet fjalëpër shpërthimin e Gërdecit në 15mars 2008, ku si pasojë eshpërthimit tragjik, shumë njerëzmbetën viktima të menaxhimit tëpapërgjegjshëm nga ana eautoriteteve shtetërore, të procesittë demontimit të armëve nëfabrikën famëkeqe.

Me kalimin e kohës, duke parëkompleksitetin që çështja mori nëshumë nivele, kryesisht në atëligjor dhe procedural, nisur ngasituata e krijuar për familjarët eviktimave, të cilët nuk po arrinintë gjenin dot drejtësi, si dhe ngaeksperiencat personale të çdo dite

lidhur me mosfunksionimin ehallkave të caktuara të drejtësisëshqiptare, grupi fillestar i punëspati idenë e organizimit të mirëfilltëpër t’i dhënë një tjetër impulsçështjes dhe efektivitetit tëzgjidhjes së saj.

Cilët janë njerëzit e Res Publica?

Bëhet fjalë për një grup juristështë rinj, pjesëtarë të përhershëm tëstafit të Res Publica, si dhe të tjerëjuristë dhe specialistë të jashtëmtë fushave që lidhen me objektine veprimtarisë, si ekspertë nëçështjet sociale, në çështjet efamiljes, në çështjet e punës, etj.

Personalisht vij nga një formimjuridik dhe eksperiencë si juristedhe pedagoge në fushën edrejtësisë. Angazhimi me ResPublica nënkupton jo vetëm njëkontribut personal në mbrojtjene të drejtave të njeriut, porgjithashtu përfaqëson njëmundësi shumë të mirë për t’upasuruar me eksperiencë dhe rritjeprofesionale, duke pasur parasyshangazhimin që kërkon kjo punë,përgatitjen e vazhdueshme,larminë e çështjeve sociale, etj.

Andi Kananaj, një tjetër koleg dhekontribues kryesor i Res Publica,vjen si njohës shumë i mirë ishoqërisë civile, me një eksperiencëdisa vjeçare dhe të pasur në fushëne të drejtave, promovimit tëshoqërisë civile, të përballjes meinstitucionet në raport meqytetarin, etj. E gjithë kjo embështetur edhe në formimin etij në drejtësi dhe eskperiencën nëfushën ligjore përgjatë punës disavjeçare në shoqërinë civile. Iangazhuar vazhdimisht nëpërcaktimin e strategjisë së

mbrojtjes ligjore, Andi gjithashtuka dhënë dhe vazhdon të japë njëkontribut shumë të rëndësishëmnë koordinimin e grupi të punësdhe në marrëdhëniet me mediat.

Dorian Matlija vjen nga njëeksperiencë gjithashtu e pasur nëavokaturë, sidomos për sa i përketligjit procedural dhe përballjes megjykatat. Kjo eksperiencë është epasuruar edhe nga angazhimet etij të mëparshme si jurist nëadministratën shtetërore nëpozicione drejtuese. Dori ështëvazhdimisht i angazhuar mekontaktet dhe marrëdhëniet meindividët, kategoritë dhe grupet nënevojë, me institucionet, kryesishtato gjyqësore, duke qenëgjithashtu një nga avokatëtkryesorë të grupit të punës.

Cili është projekti më i rëndësishëm metë cilin po merreni tani?

Qendra është e angazhuar në njëseri projektesh të rëndësishme,prej të cilëve sidoqoftë më irëndësishmi mbetet projekti mbiGërdecin, i cili motivoi edhekrijimin e qendrës. Çështja ështënga më të rëndësishmet jo vetëmpër kapitalin e dëmtuar njerëzorsi pasojë e shpërthimit, porsidomos për implikimin e

“Përballja me çështjetprobono është njësfidë e vazhdueshmenë fushat ku drejtësiavepron ose duhet tëveprojë, gjë që kërkonpërkushtim por që tëjep edhe kënaqësi.”

Intervistë me Znj. Yllka Lamçe,Drejtor Ekzekutiv i qendrës Res Publica

Pas diplomimit me titullinJurist në vitin 2003, pranëFakultetin të ShkencavePolitike, në Università degliStudi di Macerata, Itali dhepas marrjes së titullit Masternë temën “Bashkëpunimindhe Zhvillimin në ZonënEuro-Mesdhetare”, pranë tënjëjtit universitet, Yllka nisitë punojë në fushënakademike si pedagoge nëprofile të ndryshme.

Kështu ajo ka punuar siasistent-pedagoge e lëndës“Bazat e së Drejtës” dhe“Teori e Shtetit dhe e sëDrejtës” gjatë viteve 2005-2007, asistent-pedagoge elëndës “E DrejtaKushtetuese” dhe “TeknikaLegjislative” në vitet 2007-2008 dhe lektore e “tëDrejtës Kushtetuese” pranëFakultetit Juridik nëUniversitetin “MarinBarleti” Tiranë në vitet 2008– 2009.

Në vitin 2010, Yllka nisstudimet për doktoraturëpranë Departamentit të tëDrejtës Publike dhe Teorisësë Qeverisjes, Universitàdegli Studi di Macerata, Itali.

II

Page 3: Respublicata nr 1

organeve shtetërore në këtëçështje, përgjegjësitë e thella tëmunguara nga ana e organeveshtetërore në ekspozimin tragjiktë banorëve të zonës ndaj pasojavetragjike dhe shumë të rënda mbishëndetin, integritetin njerëzor,cënimin e pronës, mbrojtjen emunguar të të miturve, etj. Porajo që e bën akoma më të rëndëngjarjen është fakti se sot e kësajdite përgjegjësit kryesorë për këtëtragjedi nuk janë akoma përparaorganeve të drejtësisë.

Sidoqoftë, Res Publica ka nëaxhendën e saj një sërë projekteshtë tjera lidhur më çështjet epunësimit dhe të pushimit ngapuna, si në rastin e punonjësve tëAlbpetrolit, apo të sigurisë sëmunguar në punë të minatorëve,

çështja e ushtarakëve dhe esigurimeve të tyre shoqërore, etj.

Siç mund të kuptohet, qëllimi ynëështë adresimi i çështjeve nëmënyrën e duhur përparainstitucioneve të drejtësisë lidhurme grupe identitare apo kategorinë nevojë të cilat nëse kanë sukses,mund të krijojnë precedentëpozitivë për të ardhmen.Si do ta përshkruanit punën tuaj?

Puna që kryejmë është mëseangazhuese dhe si çdo angazhimserioz kërkon pasionin për punëndhe sidomos për njerëzit. Ajo katë bëjë me njerëzit me të cilëtndahen eksperienca, mepërgatitjen e vazhdueshmeprofesionale e cila sfidohet ngalarmia e çështjeve që lindin, por

edhe me dëshirën për të ndihmuardhe realizuar diçka të mirë. Ka tëbëjë edhe me kolegët dhe mëmënyrën se si punohet në grup.

Përballja me çështjet probono ështënjë sfidë e vazhdueshme nëfushat ku drejtësia vepron oseduhet të veprojë, gjë që kërkonpërkushtim por që të jepnjëkohësisht edhe kënaqësi.

Ç’përshtypje keni për aktivitetin ederitanishëm dhe cila është perspektivapër të ardhmen?

Duke qenë në hapat e parë tëeksperiencës tonë të punës sëorganizuar në grup si dhe dukepasur parasysh kompleksitetin eveprimtarive të deritanishme,mund të them se kemi ecur mjaft

Shoqata e Familjarëve tëViktimave të Shpërthimit tëGërdecit dhe qendra “Res Publica”njofton opinionin publik se nëdatën 20 shtator 2010 GjykataEuropiane e të Drejtave të Njeriutnë Strasburg, pranoi kërkesat e dytë plagosurve nga tragjedia eGërdecit, Roxhers Durdaj dheAlketa Hazizaj.

Pas dështimit të drejtësisëshqiptare dhe Gjykatës së Lartë nëveçanti për të vënë përpara ligjit tëakuzuarin kryesor shtetasinFatmir Ali Mediu, qendra ResPublica iu drejtua Strasburgut. Kjogjykatë, pasi mori në shqyrtiminaplikimin e bërë dhedokumentacionin bashkangjitur,e vlerësoi si të mjaftueshëm dhetë qenësishëm për të hetuar më tejkëtë process të parregullt ligjor.Kështu Gjykata Europiane e tëDrejtave të Njeriut do të vlerësojëtashmë nëse ka shkelje ligjore dhembrojtje të padrejtë të tëakuzuarit, i cili vazhdon ende tëmbrohet me skudën e imunitetitparlamentar.

Ligji është i barabartë për të gjithë,përfshirë këtu edhe FatmirMediun, dhe Gjykata e

Strasburgut është garancia efundit për drejtësinë e kërkuar nëemër te viktimave të pafajshmetë Gërdecit, si dhe për tëdenoncuar atë pjesë të sistemittonë gjyqësor që ende krijonhapësira për t’i dredhuar ligjit nëdëm të të gjithë shqiptarëve.

Sipas Kryetarit të Shoqatës, Z.Feruzan Durdaj, banorët eGërdecit përshëndesin hapinpozitiv të Gjykatës së Strasburgutdhe vazhdojnë të besojnë endetek drejtësia. Avokatët e qendrësRes Publica, Dorian Matlija dheAndi Kananaj shprehin

Gjykata e Strasburgut: OK shqyrtimit të ankesave

mirë dhe të koordinuar si nëaspektin e brendshëm, pra menjëri tjetrin, dhe në atë të jashtëm,pra lidhur me grupet e interesit,me individët në nevojë, meinstitucione e partnerë që merrenmë çështje të ngjashme dhe që najapin mundësinë që të përfitojmënga eksperienca të tjera tësuksesshme.

Është gjithashtu e rëndësishme tëtheksohet se ndihma për njerëzit,realizimi i ndryshimit tëmentalitetit mbi ligjin dhebesimin tek ai janë shpërblyesedhe frymëzuese gjithashtu, sepseligji, me përgatitjen, përkushtimindhe ndjeshmërinë e duhur,funksionon. Duhet tëfunksionojë.

keqardhjen që drejtësia për kriminmë të rëndë të ndodhur nëShqipëri gjatë sistemitdemokratik, nuk garantohet ngainstitucionet e vendit, por duhettë importohet në mënyrë tëpanevojshme nga jashtë.

III

Page 4: Respublicata nr 1

Gjyqi i Gërdecit përfaqësonçështjen më të famshme dhe mëtë mediatizuar në Shqipëri që prejmarsit të vitit 2008, ku si pasojë eshpërthimit tragjik të fabrikës sëdemontimit të armëve në Gërdectë Vorës, humbën jetën 26persona dhe u plagosën qindrashtetas të tjerë.

Që në fillimet e saj, çështja gjeneroinjë seri veprimesh e proceseshpranë institucioneve shtetëroredhe gjyqësore, të krahasueshmeme një matricë të komplikuar sikubi i Rubikut. Për të hedhursadopak dritë në këtë moriveprimesh dhe proceseshgjyqësore dhe për të ndihmuarpublikun në një lexim sa më tëqartë të asaj që po ndodhaktualisht, jemi përpjekur që nëkëtë shkrim të sjellim njëpërmbledhje të hapave më tërëndësishëm të hedhur përzbardhjen e çështjes së Gërdecit.

Janë mbi dhjetë proceset e nisura,me dhjetëra gjyqtarët e angazhuar,me qindra palët në proces, dhedokumentacioni përkatës sa vjene bëhet më voluminoz (mbi40.000 faqe); të dhëna këto tëmjaftueshme për të kuptuarpërmasat komplekse që ka marrëkjo ngjarje.

Në mars të vitit 2009 filloi procesii parë pranë Gjykatës së Lartë,proces i destinuar të thërmohej nëshumë të tjerë, njësoj si pas njëshpërthimi të modelit Big Bang,ose me keq akoma si vetë ai iGërdecit. Gjykimi i marsit 2009,nisi në Gjykatën e Lartë për shkaktë cilësive të veçanta që kishte njënga të pandehurit kryesorë, z.Fatmir Ali Mediu, deputet iKuvendit të Republikës sëShqipërisë dhe ministër nëkabinetin qeveritar. Pas marrjes sëautorizimit nga Kuvendi përheqjen e imunitetit të z. Mediu,

Prokuroria e Përgjithshme, sinismëtare e procesit dërgoi akt-akuzën kundër 30 të pandehurveqë rezultonin të implikuar nëngjarje në bazë të një hetimi plotnjë vjeçar. Në akt-akuzënumëroheshin një sërë figurash tëveprës penale si shpërdorimi idetyrës, shpërdorimi i detyrës nëbashkëpunim me subjektushtarak, falsifikimi idokumentave, vrasje në rrethanatë tjera cilësuese, shkatërrimi ipronës me eksploziv, etj.

Këtij fashikulli voluminoz iubashkëngjitën të tjera padi civilepër shpërblim dëmi, midis tëcilave edhe padia e një pjese tëfamiljarëve të viktimave tëshpërthimit.

Me fillimin e procesit gjyqësor,Gjykata e Lartë vendosi fillimishtveçimin e çështjeve për shqyrtim,duke u shprehur kompetente

Res Publica është marrë që nëfillimet e veta me këtë çështjedhe konkretisht membrojtjen e interesave tëfamiljarëve të viktimave dhetë dëmtuarve të tjerë tëshpërthimit të Gërdecit.

Pas një pune paraprakepërgatitore, duke u kujdesurpër rregullimin e duhur tëtrashëgimive ligjore, për tësiguruar kështu edhe titulline përfaqësimit në emër tëviktimave të shpërthimit të15 marsit 2008, Res Publicavijoi me organizimin efamiljeve të viktimave dukearritur në themelimin eShoqatës së Familjarëve tëViktimave të Shpërthimit tëGërdecit në qershor 2008.

Më pas nisi një punëintensive për të mbledhurprovat dhe për të hedhurdritë mbi përgjegjësitë e tëgjithë individëve të përfshirënë proces, por edhepërgjegjësitë e shtetit.

Pas shumë peripecish,proceset gjyqësore për gjetjene drejtësisë kanë filluartashmë, me shpresën se evërteta do të zbardhet dhedrejtësia do të triumfojë.

Gërdeci, një grusht me gjyqe“Ashtu siç nisi kjongjarje nga njëshpërthim i vetëm,ashtu edhe duhet tëpërfundojë në një pikëkulmore të vetme, atëtë vënies së drejtësisënë vend.”

IV

Page 5: Respublicata nr 1

vetëm për shqyrtimin e çështjes sëish-ministrit Mediu dhe duke iakaluar për shqyrtim çështjet e tjeraGjykatës së Rrethit GjyqësorTiranë. Nga ky moment, nga njëçështje e vetme, paralelisht filluannjë seri çështjesh të cilat po iparashtrojmë si më poshtë:

Çështja 1. Çështja penale kundër z.Fatmir Mediut në Gjykatën e Lartë,nisur ex officio nga Prokuroria ePërgjithshme

Kjo çështje filloi të gjykohej nëGjykatën e Lartë, por duke qenëse si rezultat i zgjedhjeve tëpërgjithshme që u zhvilluan në 28qershor 2009 z. Mediu u rizgjodhdeputet, Gjykata e Lartë u motivuapër të pushuar gjykimin e nisurpasi i pandehuri, sipas saj, u riveshme imunitet. Ndërkohë,Prokuroria e Përgjithshme nukbëri më asnjë përpjekje për tërikërkuar heqjen e imunitetit të z.Mediu, pavarësisht kërkesave tëpërsëritura të palëve të dëmtuaranga vepra penale.

Çështja 2. Çështja penale kundër 29të pandehurve të tjerë në Gjykatën eRrethit Gjyqësor Tiranë, nisur ngaProkuroria e Përgjithshme

Kjo çështje vazhdon ende sot tëgjykohet me kalendar të përcaktuarçdo të hënë dhe të premte dheaktualisht është në fazën e marrjessë provave. Një nga problemet qëparaqet ky proces është mbarimi iafateve të paraburgimit për tëarrestuarit duke bërë që së shpejtiata të gjykohen në gjendje të lirë.

Çështja 3. Çështja civile kundër tëpandehurve në Gjykatën e RrethitGjyqësor Tiranë, nisur nga familjarëte viktimave të përfaqësuar nga qendraRes Publica

Krahas hetimeve të nisura ngaProkuroria, pjesa dërrmuese efamiljarëve të viktimave tëGërdecit, nisën një tjetër procesparalel, të përfaqësuar nga ResPublica, një qendër e financuar ngaFondacioni Shoqëria e Hapur përShqipërinë, Soros. Kjo çështje, ecila konsistonte në padinë civile përdëmshpërblim të të dëmtuarve,

palë civile në procesin penal, uveçua me vendim të Gjykatës sëLartë. Në përputhje me këtëvendim, aktualisht çështja civile nëfjalë është pezulluar në pritje tëpërfundimit të procesit penal.

Përveç padisë së familjarëve tëviktimave, u depozituan edhe trepadi të tjera, të cilat me vendim tëgjyqtarit Arben Kostandini tëGjykatës së Rrethit GjyqësorTiranë, dt. 8.2.2010, u veçuan nganjëra tjetra, për t’u gjykuar secilanga trupa gjykues të ndryshëm.

Çështja 4. Çështja civile kundër tëpandehurve në Gjykatën e RrethitGjyqësor Tiranë, nisur nga disa tëplagosur nga shpërthimi

Procesi ka kaluar të njëjtënprocedurë me çështjen nr. 3.

Çështja 5. Çështja civile kundër tëpandehurve në Gjykatën e RrethitGjyqësor Tiranë, nisur nga një shoqërisigurimesh

Edhe ky proces ka ndjekur tënjëjtin itinerar me çështjen nr. 3dhe 4.

Çështja 6. Çështja civile kundër tëpandehurve në Gjykatën e RrethitGjyqësor Tiranë, nisur nga shteti

Në këtë çështje të mbrojtur ngaAvokatura e Shtetit, janë paraqiturpretendimet e Qeverisë përshpërblimin e dëmit të shkaktuarnë buxhetin e shtetit për shkak tëshpërthimit. Ky proces ështëpezulluar njësoj si në çështjet nr.3, 4 dhe 5.

Çështja 7. Çështja penale kundër Fatmir Mediut në Gjykatën e Lartë,nisur nga Roxhers Durdaj dhe AlketaHazizaj të përfaqsuar nga Res Publica

Me kërkesë të qytetarëve RoxhersDurdaj dhe Alketa Hazizaj, ResPublica depozitoi përpara Gjykatëssë Lartë, akuzën kundër z. Mediupër plagosje të rëndë ngapakujdesia. Kësaj kërkese Gjykatae Lartë iu përgjigj me vendiminnr. 5, dt. 01.03.2010, duke mos epranuar atë, pa kryer asnjë proceshetimor, pa shqyrtuar zyrtarisht

provat apo marrë në pyetjedëshmitarët. Në thelb Gjykata eLartë u shpreh se nuk ekzistoninkushtet për të kërkuar heqjen eimunitetit të z.Mediu.

Pas ezaurimit të rrugëve tëbrendshme të gjetjes së drejtësisë,Res Publica në emër të qytetarëveRoxhers Durdaj dhe AlektaHazizaj, iu drejtua GjykatësEuropiane për Mbrojtjen e tëDrejtave të Njeriut në Strasburg.

Çështja 8. Çështja Roxhers Durdajdhe Alketa Hazizaj kundërShqipërisë në Gjykatën e Strasburgut,nisur nga Res Publica

Pas kërkesës së depozituar nga ResPublica pranë Gjykatës sëStrasburgut, kjo e fundit vendosita pranojë atë për shqyrtim, pasikishte arsye bindëse për t’u marrënë shqyrtim çështja nëse vendiminr. 5, dt. 01.03.2010 i Gjykatës sëLartë për mosfillimin eprocedimit penal ndaj FatmirMediut, është marrë në respekt tëtë drejtës për një proces të rregulltligjor ose jo.

Çështja 9. Çështja administrativekundër Ministrisë së Mbrojtjes, nisurnga Res Publica

Një tjetër proces i filluar nga ResPublica, është edhe procesiadministrativ kundër Ministrisë sëMbrojtjes, bazuar në ligjin nr.8510, datë 15.07.1999 “Përpërgjegjësinë jashtëkontraktore tëorganeve të administratësshtetërore”. Ky proces ka si kushtparaprak ezaurimin e rekursitadministrativ. AktualishtMinistria e Mbrojtjes nuk e kapranuar kërkesën e depozituar, gjëqë i hap rrugë ankimitadministrativ, përpara se sa çështjatë dërgohet në gjykatë.

Çështja 10. Pretendimi i familjarëve tëviktimave kundër RTSH-së, nisurnga Res Publica

Aktualisht, Res Publica kaparaqitur një kërkesë pranë RTSH-së, për arsye se pak ditë passhpërthimit të Gërdecit, RTSH-jaorganizoi një emision televiziv ku

u deklarua se u mblodhën rreth67.000 Euro në ndihmë tëfamiljarëve të viktimave. Shumanë fjalë nuk shkoi asnjëherë nëdestinacionin e deklaruar. RTSH-ja nuk ka dhënë ende ndonjëpërgjigje zyrtare.

Në përfundim të proceduraveadministrative dhe pas hetimit tëplotë, Res Publica do të vijojë mendjekjen e çështjes pranë organevegjyqësore.

Skema e mësipërme do tëkomplikohej edhe më shumënëse në të do të përfshiheshin edhedisa padi të tjera. Këtu mund tëpërmendim atë të Fatmir Mediutkundër Prokurores sëPërgjithshme Ina Rama, apopadia edhe më e hershme efamiljarëve të viktimave kundërProkurorisë për të marrë nëdispozicion provat lidhur meçështjen. Gjithashtu vlen për t'upërmendur kërkesa tjetër efamiljarëve të viktimave pranëGjykatës Kushtetuese, nëmomentin kur u vendos veçimi ipadisë civile nga Gjykata e Lartë,rast në të cilin Gjykata Kushtetueseu shpreh se ajo nuk mundej endetë gjykonte pasi vendimi i Gjykatëssë Lartë nuk ishte i formëspërfundimtare.

Siç duket qartë, të gjitha këtoprocese mbajnë të njëjtin emër, atëtë Gërdecit. Sidoqoftë është erëndësishme të kuptohet se këtoprocese janë të ndarë, me palë tëndryshme, me objekte tëndryshme, me bazë ligjore tëndryshme, shqyrtohen nga trupagjykues të ndryshëm dhe gjykohennë gjykata të ndryshme.

Gjithsesi, rëndësi ka ajo që pritetnga ky grusht i madh me gjyqe.

Zbardhja e shkaqeve , ndëshkimii fajtorëve, lehtësimi sadopak iplagëve të familjeve të prekura dherivendosja e të drejtave janërezultatet të cilat, ashtu siç nisi kjongjarje nga një shpërthim i vetëm,ashtu edhe duhet të përfundojënë një pikë kulmore të vetme, atëtë vënies së drejtësisë në vend.

V

Page 6: Respublicata nr 1

Në fshatin Zharëz, i lokalizuarmes Fierit dhe Patosit, për rreth 6muaj janë ndjerë tronditje shumëtë shpeshta sizmike. Këtotronditje janë verifikuar vetëm nëzonën e fshatrave Zharëz dheKuqar dhe kjo situatë ka çuar nëinstancë të parë në dyshimin ebanorëve të zonës në fjalë rrethorigjinës së lëkundjeve.

Paralelisht me lëkundjet e tokës,në zonë ka intesifikuar aktivitetine saj firma kanadeze Bankers ltd,kompani kjo që e kishte marrëlincensën dhe kishte lidhurkontratë me shtetin shqiptar përkërkim dhe shfrytëzim të rezervavetë naftës në zonën e Patos-Marinzë dhe Kuçovë.

Për disa muaj banorët e fshatitZharëz, si pasojë e tronditjeve kanëparë të shkatërroheshin dora dorëspjesërisht shtëpitë dhe pasuritë etjera të paluajtshme të tyre, simagazina, bare dhe restorante, pakuptuar asgjë dhe rrjedhimisht pareaguar.

Tronditjet me frekuencë të lartë(deri në 3-4 herë në ditë) kanëzgjatur për afro 6 muaj dhe janëvënë re në zonat kufitare mekomunën e Zharzës.

Duke qenë se shumica e banorëvetë fshatit kanë punuar nëindustrinë e naftës, ata kanë filluartë monitorojnë nga afër aktivitetine Bankers. Ankesat e para janë bërëpranë komunës së Zharzës, porprej saj kanë marrë përgjigje tëpërcipta dhe në kundërshtim mepritshmëritë e tyre.

Banorët pohojnë se në zonë nukka pasur realisht tronditje sizmiketë shkaktuara në mënyrë natyrale

nga tërmetet, por këto tronditjejanë shkaktuar artificialisht ngagërmimet e paligjshme. Atabesojnë se në zonë përveçaparaturave janë përdorur edhemedota shpërthyese. Banorët kanëprotestuar për 3 muaj me rradhë,ndërkohë që pozicioni zyrtar ikomunës, e cila në këtë rast është injëjtë me të kompanisë Bankers,është që në zonë gjatë asajperiudhe ka pasur tërmete, e përkëtë arsye kompania nuk idetyrohet asnjë kompensimfamiljeve të dëmtuara.

Gjatë protestave të banorëve tëzonës ka pasur edhe konfrontimefizike dhe për këtë janë arrestuardisa banorë. Arrestimi sollindërhyrjen në këtë histori dhe tëProkurorisë së Rrethit Fier. Duhetshtuar se prokuroria ka lënë tëpazbardhur ngjarjen dhe sot ekësaj dite. Pyetjes se cili ishteaktiviteti i vërtetë i kesaj firmeduket se nuk do t'u përgjigjet përnjë kohë të gjatë edhe drejtësia.

Zona e Patos-Marinzës ështëkthyer në subjekt vëzhgimi gjatë

viteve 1994-2005, kohë kur ngaaktiviteti i një kompanie anglezeu zbulua se në thellësi kishte sasiratë mëdha nafte, pavarësisht ngaleverdisshmëria ekonomike përshkak se kjo naftë gjithsesi kishtenjë përmbatje të lartë squfuri gjëqë rrit koston e pastrimit të saj.Me rritjen e çmimit të naftës nëtregun botëror , zona Patos-Marinëz-Kuçovë u bë interesantepër investitorët. Nga llogaritjet qëjanë bërë, në nëntokën e kësajzone ka rezerva rreth 200 bilionfuçi naftë. Kjo sasi e madhe nafteka një vlerë të konsiderueshme nëtregun global, duke marrëparasysh edhe koston shtesë që kapërpunimi i naftës.

Nga dëshmitë e banorëve dëmetndaj shtëpive të tyre dhe lëvizjetsizmike të zonës kanë ardhur ngapuna e kompanisë. Dëshmitë etyre vazhdojnë me faktin që nëshumicën e rasteve kompania kashfrytëzuar edhe kohën e keqe meshi për të mbuluar zhurmat eshpërthimeve me ato tëbubullimave. Në fshatin Zharëzgjenden, sipas dëshmive të

Misteri i tërmeteve të Zharzës

“Sipas banorëve, nëzonë nuk ka pasurrealisht tronditjesizmike të shkaktuaranë mënyrë natyrale,por ato janëshkaktuarartificialisht ngagërmimet në mënyrë tëpaligjshme.”

Menjëherë pas ndodhive tëçuditshme në fshatinZharëz, Res Publica ka nisurhetimet duke kontaktuarbanorët e prekur dheinstitucionet lokale.

Në hapat e parë vihet rehumbja e besimit që kanëbanorët tek institucionet.Ata shprehen se kanë bërëpërpjekje, por autoritetetkanë bërë veshin shurdh. Mëkeq akoma ka reaguarKomuna, e cila ka tentuarvazhdimisht të mbulojëaktivitetin e Bankers, madjenë disa raste sipas banorëve,ata janë ndjerë të kërcënuar.

Në një situatë të tillë, shihete nevojshme që të hetohetme tej nëse shkaqet janënatyrale apo artificiale.Zbulimi i tyre lidhet ngushtëme marrjen e masave ngashteti, që banorët e Zharzëstë jetojnë më të sigurtë.

Sqarojmë se Res Publica nukka asnjë qëllim dashakeqndaj Bankers, por në fokusintonë është reagimi i shtetitpër marrjen e të gjithamasave të nevojshme përmbrojtjen e jetës dhepasurisë së shtetasve.

VI

Page 7: Respublicata nr 1

banorëve dhe të punonjësve tëKomunës, të gjitha të dhënat dhefotografitë e dëmtimeve tështëpive, të cilat i janë dorëzuarprokurorisë.

Pas fillimit të hetimit ngaprokuroria nuk ka pasur meshpërthime në zonë, dherrjedhimisht as lëkundje sizmike.Sidoqoftë kjo nuk ka ndihmuarqë versioni i kompanisë tëndryshojë dhe të kishte edhedëmshpërblime të ndershme përdëmin e shkaktuar.

Mosarritja e një kompromisi mespalëve, bëri që banorëve tëdëmtuar t'u humbte durimi dheme anën e një protestë masive tëbllokonin aktivitetin e kompanisëpër afro 1 muaj. Pikërisht në këtëkohë u vu re se nuk pati as edhenjë tërmet të vetëm, gjë që nësedo të besonim versionin ekompanisë Bankers, do duhej tëishim para një ngjarjeje meprobabilitet nën 1 në 1 bilion.

Në këtë situatë mjaft të dyshimtë,(ose mjaft të qartë për origjinën

reale të tërmeteve) të dëmtuaritpërfundimisht e kuptuan se nukkishin asgjë më për të biseduar mekompaninë apo me komunën,dhe i drejtuan sytë nga aktorë tëtjerë, për të mbrojtur të drejtat.

Pikërisht në këtë moment, ResPublica pati kontaktet e para mebanorët, të cilat në një kohë shumëtë shkurtër shërbyen për të ngriturura bashkëpunimi shpresë-dhënëse për të gjetur një zgjidhjeligjore të problemit. Pas studimittë çështjes dhe angazhimit të

eksperteve, Res Publica është dukepritur edhe informacionet zyrtarenga zyrat shtetërore, për të nisurkështu një çështje ligjore përrivendosjen e të drejtave tëshkelura të banorëve të KomunësZharëz, dhe për të vënë përparapërgjegjësisë fajtorët nëse do tëzbulohet se teknikat e përdorurakanë lidhje me pasojat e dëmshme,ose për më keq akoma, nëse atojanë në kundërshtim me ligjet eRepublikës së Shqipërisë.

Ashtu siç është bërë e zakonshme,përpara privatizimit të kompanivetë mëdha shtetërore, atospastrohen nga çdo "papastërti",përfshirë këtu edhe punëtorët.

E njëjta gjë është urdhëruar tëndodhë edhe në Albpetrol sh.a.,gjigandi i nxjerrjes dhe përpunimittë naftës dhe nënprodukteve të sajnë Shqipëri. Qeveria me njëvendim të saj, ka shkurtuarnumrin e punonjësve, duke lënëpa punë rreth 1500 burra e gra.

Pa harruar se punonjësit nuk janëvetëm një numër në kuptiminstatistikor, situata e tyre paraqitetedhe dramatike gjithashtu, pasi atakanë shumë pak mundësi të gjejnënjë punë tjetër në të njëjtin profil,pas një jete të tërë pranë sektorit tënaftës. Kështu në luftë e sipër përmbijetesë, ata kanë nisureksperimentimin duke upunësuar në zanate të tjerë tëndryshëm, ndonëse shumë prejtyre janë në moshë të thyer.

Për të shmangur këtë situatë,ligjvënësi ka ngritur përpunëdhënësin "kurthin" eshpërblimit për vjetërsinë nëpunë, e cila konsiston në njëpagesë të barabartë me të paktënpagën e 15 ditëve për çdo vit pune.Kështu, p.sh. një punonjës që kapunuar 40 vjet, në çastin e largimit

nga puna duhet të shpërblehet metë paktën 20 muaj pagë. Kjoshumë, në raport me masën epagës që ka pasur punonjësi, ështëmjaft e konsiderueshme dhe nëkëto kushte punëmarrësi duhet tëbëjë mirë llogaritë përpara se tëmarrë vendimin për ta larguar ngapuna punonjësin e vjetër.

Në reformën e Albpetrol, përveçmungesës së këtij shpërblimi janëvënë re dhe disa shkelje të tjera, simosrespektimi i afateve tënjoftimit, mosrespektimi iprocedurës së pushimit nga puna,etj., për të cilat ligjvënësi kaparashikuar detyrimin ligjor tëpunëdhënësit që të dëmshpërblejëpunëmarrësin.

Nëse bëjmë një përmbledhje tësasisë së shpërblimeve dhedëmshpërblimeve që duhej tëpërfitonin punëmarrësit eAlbpetrol sh.a., ndoshta kjoreformë do të rezultonte epaleverdisshme.

Pikërisht për minimizimin e këtijefekti, është urdhëruar pagesa menjë vit pagë për të gjithë tëpushuarit nga puna. Por kjoshumë është e pamjaftueshmedhe në mënyrë tinzare tenton tëgënjejë punonjësit e prekur ngareforma, që ata të joshen dhe tëmos i drejtohen gjykatës.

Res Publica, pas disa kontakteveme punonjësit, u ka hapur sytë,

duke i bërë të ditur se cilat ishintë drejtat e tyre dhe se deri nëcilën masë këto të drejta janëmohuar nga reforma në fjalë.

Procesi i bindjes sidoqoftë nukështë paraqitur edhe aq i lehtë,pasi duhet mundur skepticizmime të cilin trajtohet zakonisht njëofertë nga një i panjohur.

Gjithsesi, pas disa takimeve, mënë fund disa prej punonjësvekanë vendosur të tentojnë rrugëngjyqësore. Ato janë 6 gra të cilatkanë punuar mbi 30 vjet nëAlbpetrol dhe sot janë pa punë.Impakti që ka pasur pushimi ngapuna në jetën e tyre është shumëi madh dhe motivi për të marrëgjithçka që u njihet nga ligji ështëshumë i fortë.

Res Publica menjëherë ka filluarme mbledhjen e dokumentaveqë do të shërbejnë për të vërtetuarpretendimet e ngritura në bazëtë ligjit, dhe është duke hartuarpaditë përkatëse.

Res Publica shpreson që passuksesit të mundshëm të këtyreproceseve, shumë punonjës tëtjerë të Albpetrol do të drejtohennë zyrën e qendrës për të marrëfalas ndihmën e duhur ligjoredhe për të realizuar drejtësinë qëu takon.

Reforma e Albpetrol në filtrin e gjykatës

VII

Page 8: Respublicata nr 1