16
Dituria Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor, 2008 E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi Viti II , Nr. 6 Zbulimi i shtatores së Pinocchio, Borås 2008-05-16 Dituria-Revistë mujore

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Dituria Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor, 2008

E boton QKSH ”Migjeni” Borås-SuediViti II , Nr. 6

Zbulimi i shtatores së Pinocchio, Borås 2008-05-16

Dituria-Revistë mujore

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

SUEDIA FESTON DITËN KOMBËTAREGjashtë qershori është edhe zyrtarisht dita kom-bëtare e Suedisë që nga viti 1983. Kjo ditë shënon njëherësh ditën kur Gustav Vasa është zgjedhur mbret i Suedisë në vitin 1523 dhe në shenjë të miratimit të kushtetutës në vitin 1809. Para vitit 1983 kjo datë ishte jozyrtare dhe shëno-hej si ditë e flamurit të themeluar më 1916. Dita kombëtare shënohet në të gjitha komunat e vendit dhe në disa komuna madje organizohen ceremoni speciale për personat që sa kanë marrë nënshtetësinë suedeze. Gjashtë qershori i vitit 2005 shënon vitin e parë kur kjo datë shndër-rohet në ditë pushimi. Dita kombëtare shënohet në të gjitha komunat e vendit dhe në disa komuna madje organizohen ceremoni speciale për personat që sa kanë marrë nënshtetësinë suedeze.Manifestimi qendror i ditës kombëtare organizohet në Skansen në Stokholm.

NATIONAlLDAGENSvenska flaggans dag, den 6 juni, är allmän flaggdag

och har firats som sådan sedan 1916. Dagen blev Sveriges na-tionaldag 1983 och är sedan 2005 en arbetsfri helgdag. Varför 6 juni?Ursprunget till datumet är att Gustav Vasa valdes till kung den 6 juni 1523 och att 1809 års regeringsform skrevs under samma datum.Kring sekelskiftet 1900 genom- syrades samhället av nationalistiska strömn-ingar och man började diskutera ett lämpligt datum för en svensk nationaldag. Aktuella förslag var den 6 juni, midsommarafton,

Gustav II Adolfs eller Karl XII:s dödsdag. Sveriges nationaldag blev helgdag.Det dröjde till 1983 innan den 6 juni genom ändring i flagglagen också blev Sveriges nationaldag. År 2005 blir den en arbetsfri helgdag. I stället togs an-nandag pingsts helgdagsstatus bort.

Qershori me vapën arriti edhe këtu por me qer-shorin muajin e stinës së verës vijnë edhe pushimet verore të fatosave tanë. Pra pushimet e nxënësve të shkollave tona. Ne ishim në një nga shkollat fil-lore të qytetit tonë këtu në Borås me rastin e festës së përfundimit të vitit shkollor. Ishte me të vertetë

kënaqësi të ishe në mesin e atyre fa-tosave. Fjärdinskolan e Boråsit ka 320 nxënës e në mesin e tyre 64 nxënës janë shqipëtar. Në këtë manifestim takuam shumë prindër që kishin ardhur në këtë manifestim.

Manifestimin e hapi drejtori i shkollës i cili përshen-deti ngrohëtësisht nxënësit dhe u urojë mirëseardhje prindërve dhe mysafirëve që ishin të pranishëm në këtë manifestim.Nxënësit e shkollës për këtë ditë kishin përgatitur

një program të larmishëm kulturo-artistik me kengë dhe valle të ndryshme. Gjithashtu edhe orkestrinae shkollës kishte përgatitur një program të pasur me këtë rast. Kori i shkolles u paraqit me disa këngë korale.Nxënësve të cilët u shpallën “Shokë të mirë” nga ana drejtorisë së shkollës dhe Këshillit të nxënësve iu ndan shperblime të merituara, ndarjen e tyre e bëri Keshilli nxënësve të shkolles. Nxënësve të klasave të gjashta të cilët kanë përfunduar mësimin në këtë shkollë e do vazhdojnë mësimet në ciklin e kalsave të larta në klasën e shtatë, nga ana e drejtorisë së shkollës iu dhuruan Karanfila në shenjë mirënjohje për sukseset e arritura në mësim,sjelljet shembullore dhe si lamtumirë nga ky mes.Ne takuam këtu shumë prindër shqipëtar me të cilët biseduam rreth punës në këtë shkollë, ku nga ata më-suam se edhe nxënësit dhe prindërit janë të kënaqur me rezultatet e arritura në këtë mes pedagogjik dhe shpresojnë se edhe në të ardhmen do të jetë kështu një mes i sigurt, një mes ku fëmijët do gjejnë vetën dhe do marrin njohuri të mirëfillta shkollore.

ANGAZHIMI U SOLLI SUKSES DHE REZULTATE NE PUNË

2

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Sokol DEMAKU

WALKING TO BORÅSNë mënyrë madhështore në pranin e mijëra qytetarëve në Borås u zbulua Shtatorja e Pinocchios e gjatë 9 m dhe me një peshë pre 7,5 t e punuar në bronzë nga mjeshtri i skulpturës amerikane JIM DINE, emri i së cilës skulpturë është ”Walking to Borås”, e cila u vendos në hyrjet ë qytetit të Boråsit nga ana jugore në fillim të

rrugës Allegatan.Boråsarët ndoshta e kanë ëndëruar këtë vepër artis-tike, e cila atyre u jep mundësi që ta përjetojnë në vetën e tyre ndjenjën prej aretisti dhe të reflektojnë mbi vlersimin dhe paragjykimet e tyre dhe se me sig-uri kjo vepër artistike shton ndjenjatr tek njerëzit që të reflektojnë ndryshe. Këtë shtatore(skulpturë)e ka punuar skulptori i njohur amerikan JIM DINE që ka një eksperiencë në këtë lami dheedhe më herët është i njohur për boråsarët me ekspozitat e tij këtu në Borås.Kjo skulpturëka një rëndësi dhe domethenje të mad-hepër Boråsin si qytet i textilit dhe kjo është një hap para që Boråsi të jetë qytet i skulpturave.Shtattorja- skulptura e Pinocchios është një simbol me rëndësi të madhe për qytetin e Boråsit, sepse Boråsi sot ësht¨E më i ri është disi me ndryshe se dje, është më kreativ mendon drejtoresha e Kulturës në qytetin e

Boråsit Elisabet Lundgren, e cila është edhe organizatore e këtij manifestimi të madh për Boråsin.Kjo vepër artistike ka berë jehonë në terë vendin, e kjo ka një domethenje të madhe për qytetin dhe banorët e tij, kjo është një shenjë respekti për njerëzit dhe të gjithë ata që jetojnë këtu.Manifestimi vazhdon tërë natën deri në orët e hershme të mengjesit me parqitje të ndrsyhme kulturore, ndersa nga 16 – 24 maj këtu në Borås mbahet Festivali i kulturës me emrin ”Walking to Borås”.Në faqen e parë të revistes foto nga Inaugurimi i skulpturës 16 maj 2008.

Dituria-Revistë mujore

Edhe një zë në shqip mbi qiellin e Boråsit jehon embël dhe dëgjohet në shtëpitë e mërgimtarëve shqiptar.Radio dituria, radio lokale që emiton prå-gramin e saj në gjuhën shqipe nga studio e Radio Borås cdo të merkurë nga ora 18,00 deri në ora 19,00.Radio dituria emiton një program të larm-ishëm cdo javë, në të cilinë program degjuesit kanë rastin të njihen me informacione kulturore nga Sue-dia, Kosova, Shqipëria dhe informacione aktuale nga jeta e përditshme.Emisioni më i degjueshëm besojmë të jetë emisioni për fëmijë të cilin e ud-hëheqinë Fëmijët e Radio diturisë me programe të larmishme.Këta kanë planifikuar që në të ardhmen të fillojne edhe me emisione muzikore si ato të përshendetjeve të degjuesve, ata presin mendimin e dëgjuesve lidhur më këtë.Ata kanë nevojë për bash-këpunim e këtë e presin nga bashkëkombasit tonë.

Besojmë se suk-sesi i këtyre djel-moshave shqiptar të cilët filluan me revistën Dituria e janë aktual me Radio dituria është shumë i madh por besojmë se këta nuk do ndalen me kaq por do bëjnë edhe me shumë për

kulturën shqiptare dhe për mergimtarët shqiptar në përendim.Besojmë se këta janë në gjendje dhe do na sjellin edhe surpriza tjera ne shqiptarëve.Revista Dituria dhe Radio dituria do jenë në pushim të merituar si gjithë bashkëkombasit tonë që nga korriku e deri më shtator 2008.Të dy redaksit u deshirojnë rrugë të mabr të gjithë shqiptarëve dhe pushime të këndshme në vendlindje.

Ne qiellin e Boråsit jehon zeri i Radio diturise

3

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Nga numri i parë i revistës sonë dhe tuaj do të botojmë në vazhdime nje material në gjuhën shqipe dhe suedeze të botuar nga ana e Entit për shkolla i Suedisë që ka të bejë më rëndesin që ka gjuha tek fëmijët, respektivisht mësimi i dy gjuhëve nga ana e fëmijëve.Kembimi reciprok në gjuhën amtare dhe në gjuhën suedezeVäxelvis på modersmål och svenska

Förskolan och de flerspråkiga barnenI förskolans läroplan som ligger till grund för verksamheten står,”Förskolan ska sträva efter att varje barn somhar ett annat modersmål än svenska utvecklar sin kulturella identitet samt sin förmåga attkommunicera såväl på svenska som på sitt modersmål.”Språk- och identitetsutvecklingen går hand i hand. Alla barn har glädje av att möta olika språk och få inblick i olika kulturer. Flickan som har sina rötter även i en annan kultur än den svenska känner stolthet när hon får höra en berättelse från sitt ursprungsland, som också de andra barnen tycker är spännande. Och sedan får hon ta med sig boken hem och familjen kan lyssna på berättelsen som finns inspelad på hennes modersmål! En del bibliotek har barnböcker och ljudinspelningar även på andra språk än svenska som man kan låna hem. Myndigheten håller på att undersöka vilka material som lämpar sig särskilt väl för flerspråkig verksam-het i förskolan och högläsning i hemmen. Information om sådana material kommer under hösten 2006 att finnas på Myndigheten för skolutvecklings webbplats Tema Modersmål (www.modersmal.net)

Institucioni parashkollor dhe fëmijët që flasin disa gjuhëNë planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni parashkollor synon që çdo fëmijë që kanjë gjuhë tjetër amtare, jo gjuhën suedeze, duhet tëzhvillojë identitetin e vet kulturor si dhe aftësinë evet për të komunikuar si në gjuhën amtare gjithashtuedhe gjuhën suedeze .”Zhvillimi i gjuhës dhe i identitetit përshtaten njëri metjetrin. Të gjithë fëmijët kanë kënaqësi të takohen megjuhë të ndryshme, në këtë mënyrë ata kanë mundësitë depertojnë në kultura të ndryshme.Në disa biblioteka gjenden libra për fëmijë dhe inçizimeme zë edhe në gjuhë të tjera përveç gjuhës suedeze,të cilat mund të huazohen në shtëpi.Organi shtetërorështë duke hulumtuar se cilat materiale janë tëpërshtatshme posaçërisht për veprimtari me disagjuhë në institucionet parashkollore si dhe për leximme zë të lartë në shtëpi. Informata për këtë lloj tëmaterialit do të gjendet në Organin shtetëror përzhvillimin e shkollës gjatë vjeshtës 2006 në portalin Tema Modersmål (www.modersmal.net)

Dituria-Revistë mujore

Anekdota për figura historike Ismail Qemali dhe Kanan

Luftëtari Kanan Maze shkoi ne zyrën e rekrutimit te qeverisë së Vlorës për të hyrë në ushtrinë shqiptare.Oficeri pasi e mati i tha:- Shtatin e ke disa centimetra më të shkurtër nga sa e kërkon rregullorja, prandaj nuk mund të të pranojmë në ushtri.Kanani shkoi menjëherë tek Ismail Qemali dhe i tha:- Ismail Bej, vetëm për të gjatët e ke bërë Shqipërine apo edhe për të shkurtërit?- Pse si është puna? - e pyeti Ismail Beu.Kanani i tregoi çfarë i kishte ngjarë në zyrën e rekrutimit.- Shqipëria ka nevojë edhe për të shkurtërit e, veçanërisht për trimat si ti, - ia ktheu Ismail Qemali dhe i dha një letër për komisionin, që jo vetëm ta pranonin në ushtri, por ta bënin edhe suvari.

4

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Fejtoni ynë i ri: Portrete figurash të njohura shqiptareTUBIMI NË POLLUZHË DHE ORA LETRAREMe rastin e 63 vjetorit të vrasjes së Shaban Polluzhës, komandantit të shquar të Luftës së Dytë Botërore, në fshatin Polluzhë u mbajt një tubim popullor, ku përveç personaliteteve politike morën pjesë edhe dhjetëra bashkëluftëtarë të Shaban Polluzhës. Manifestimin e shpalli të hapur Kryetari i Këshillit organizativ zoti Reshat Sahitaj, i cili veç tjerash tha:

“Nisma e jonë për një manifestim të këtillë ka për qëllim zhveshjen e gënjeshtrave të disa historianëve të oborrit të sistemit të kaluar të cilët padrejtësisht shtrembëruan realitetin historik rreth luftës së figurave më të ndritshme kombëtare siç është edhe Shaban Polluzha. Qëllimi ynë është që këto figura historike që i bënë rezistencë armikut tani e tutje të trajtohen edhe nga këndi shkencor jo vetëm nga Instituti ynë Alb-Shkenca por edhe nga institucionet shtetërore të Kosovës”. Prof Dr Adem Zejnullahu, nga Instituti Albanologjik i Ko-sovës, foli rreth figurës së Shaban Polluzhës dhe Mehemt Gradicës duke e studiuar veprimtarinë e tyre nga këndi i këngëve folklorike. Prof Dr Adem Zejnullahu tha se lufta e Shaban Polluzhës nuk ka guxuar të trajtohet objektiv-isht sepse sistemi i kaluar okupues këtë e kishte ndaluar, por armiku nuk kishte mundur që këngëtarëve popullor t’ua ndalonte që kësaj lufte t’i thurnin këngë dhe ne tani

përmes këtyre këngëve mund të nxjerrim ne dritë anën e pashkruar të rezistencës së trimave te Shaban Polluzhës. Në këtë tubim u lexuan disa kumtesa nga punëtoret shkencorë nga Kosova. E veçanta e këtij tubimi është se në qiellin e hapur ku dikur Shaban Polluzha dhe trima t e tij luftuan dhe u vranë pikërisht në ketë vend u organizua një orë letrare ku morën pjesë një numër i madh poetësh nga tërë Kosova si: Haxhi Vokshi, Mehemt Rukiqi, Prend Buzhala, Frrok Kristaj, Gani Gjafolli, Fatime Ahmeti, Riza Graiçevci, Nebih Bunjaku, Gjon Gjergji, Ali Ali Demaj, Bilall Maliqi, Demush Arifi , Zeqir Fazliu etj Në akademinë solemne që u mbajt në Hoti “Grand”, Juria shpërblyen tri poezitë më të mira të konkursit le-trar me ç’rast Kryetari i Jurisë Rexhep Qosja lexoji vendimin e komisionit: “ Komisioni në përbërje Myrvete Dresha, Reshat Sahitaj dhe Rexhep Qosja, i caktuar për të vlerësuar poezitë e arritura në konkursin e shpal-lur me rastin e 63-vjetorit të Kryengritjes kundërjugollave të Drenicës dhe rënies së prijësit të saj, Shaban Polluzhës, ka konstatuar se në konkurs janë paraqitur gjithsej 80 vjersha. Numri më i madh i këtyre vjershave kanë vlerë të dukshme artistike, kurse disa prej tyre shquhen edhe me porosi domethënëse. përfundoi me filmin dokumentar të regjisores Elmaze Nura që e kishte punuar enkas për këtë përvjetor.

Shaban Polluzha lindi në vitin 1871 në Drenicë. Shaban Polluzha ishte i biri i Mustafë Rexhep Kastratit që kishte vetëm një vëlla Dervishin, i cili vdes ne moshë të re dhe nuk la trashegimtar. Shaban Polluzha rrjedh nga një familje me gjendje ekonomike mesatare. Shabani nuk ishte i arsimuar, por si i ri u inkuadrua në jeten politike, të cilën ia imponuan rrethanat dhe padrejtësitë e regjimeve pushtuaese. U konfrontua me bullgarë e austriak gjat Luftës së Parë Botërore, dhe me regjimin e jugosllavise borgjeze. Gjatë mbrtërisë jugosllave ishte i inkuadruar në jetën politike, kryetar e deputet. Shpesh konfrontohej me qarqet e regjimit antipopul-lorë dhe për një kohë u detyrua të kalojë në ilegalietet në Shqipëri.Shaban Polluzha lindi më 1871 në fshatin Godanc të Drenicës. Rrjedh prej një familjeje të varfër, e cila mezi siguronte kafshatën e gojës. I ati i tij ishte shpërngulur përkohësisht nga Polluzha në Godanc, ngase kishte marrë më shumë sipërfaqe toke nga bregu i atij rajoni. Familja e tij sërish kthehet në tokën e mëparshme në Polluzhë. Shabani qysh si fëmijë ishte kacafytur me problemet e luftës për ekzistencë. Në këtë kohë sheh format e vrazhda të eksploatimit të fshatarësisë në Drenicë nga sundimi turk, e më vonë edhe nga ai serb, bullgar e austrohungarez, dhe sërish nga ai serb. Si i ri, shpeshëherë kishte rënë në konflikt me njerëzit e pushtetit. Duke provuar këmbënguljen e tij në mbrojtjen e interesave të fshatarësisë, rrethi i Polluzhës në

5

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

kohën e pushtimit bullgar, e zgjedh përfaqësues të vetin (çaush).Polluzha aso kohe gjendej në vijën kufitare të pushtimit austrohungarez. Shaban Polluzha nuk mbante mbikqyerjen vetëm në zonën pushtuese bullgare, por shpeshherë dilte edhe në anën austrohungareze për të parë se si jetonte populli në atë pjesë. Përderisa pushtuesit bullgarë bënin zullum të madh në pjesën e vet mbi fshatarë, në anën tjetër pushtuesi austrohungarez ishte më i matur dhe mundohej të përfitojë sa më shumë popullatën vendase, duke përfillur deri diku të drejtat kombëtare, dhe duke hapur shkolla në gjuhën shqipe.Kur Kosova pushtohet sërish nga Serbia, Shaban Polluzha ngre zërin kundër këtij regjimi. Për rezistencë që i bën, ai burgoset në Skenderaj dhe Mitrovicë.Në vitet 1920 bie në kontakt me Azem Bejtën. Për disa çështje kishin pikëpamje të kundërta. Më në fund merren vesh për veprim të mëtejmë. Shaban Polluzha në këtë periudhë ishte zgjedhur kryetar komune në Polac.Në Luftën e Dytë Botërore, në kohën e pushtimit italian, burgoset me gjithë familje në kullën e Sheremetit në Pejë më 1941. Merr pjesë në mbrojtjen e kufirit në Rozhajë, e pastaj me brigadën e tij shkon në Jeni – Pazar për t’i mbrojtur myslimanët e asaj ane nga çetnikët, që nëatë kohë bënin reprezalje të mëdha, duke i vrarë dhe duke u djekur tërë pasurinë. Atje qëndron një kohë përderisa i zmbrap forcat çetnike dhe me luftëtarët e vetë kthehet në Drenicë. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, angazhohet në anën partizane, por nuk u pajtua me vrasjet që i bënin brigadat serbe e malazeze dhe OZN-ja në Drenicë, prandaj nis luftën kundër tyre.Tribuni i popullit, Shaban Polluzha, në të gjitha etapat e jetës së tij u angazhua për mirëqenien e popullit shqiptar, duke mos kursyer asgjë për të, madje as jetën, as familjen e as truallin dhe kullat. Ideali i tij për pavarsin kishte zënë vend në shtatin etij qysh në moshën e re. Për këtë ideal, më vonë do ta japë jetën.Gjatë rezistencës që i bëri ushtrisë jugosllave në Drenicës e në Shalë të Bajgorës, u dëshmua si prijës tribun. Në këtë periudhë Shaban Polluzha barte flamurin kombëtar, me të cilin mbështillte plisin e bardhë. Pra, në të njejtën kohë flamurin dhe plisin – plisin mbështjellë me flamur! Në kujtimet e veta Tahir Topilla thotë se Shaban Polluzha, asnjëherë nuk doli pa flamur, sepse për të luftonte dhe për të ishte i lidhur gjatë tërë jetës. Me të u vra dhe për të dha jetën!Shtabi i Shaban Polluzhës, ishte i vendosur në Rezallë, në kullë të Zymber e Hajzer Malajt. Ky shtab, në këtë vend strategjik, qëndroi afro një muaj. Nga kjo qendër bëhej strategjia dhe kontrollohej një pjesë e ter-ritorit të Drenicës përëndimore.Shtabin e përbënin: Shaban Polluzha (komandant), Miftar Bajraktari, Sadik Lutani, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari dhe Rifat Maloku. Sali Xhinovc, ishte sekretar i Shaban Polluzhës, i cili me mjaftë gjeturi e kryen këtë detyrë deri në përfundim të luftës së Drenicës. Në përbërjen e shtabit ishin edhe: Hazir Xhaka i Osh-lanit, Mulla Iljasi i Brojës, Feriz Boja i Kërnicës, Rexhep Gjeli i Likoshanit, Hamzë Istogu i Polluzhës. Në Rezallë shatabit i bashkohet edhe Jusuf Giliani, i cili vjen këtu pasi likuidon shtabin partizan në Prekaz. Në kreun e shtabit vjen edhe Mehmet Gradica. Korier ishte Nuhi Bradashi i Llapit, për të cilin kanë ditur vetëm komandanti dhe sekretari.Në lagjen e Malajve të Rezallës, ku rrinte Shaban Polluzha, brenda ditës ushqeheshin me bukë me qindra njerëz të brigadës.Në Rezallë, në lagjen e Malajve është ruajtur në tërësi kulla, ku ishte vendosur shtabi; dhe shumë gjëra të kësaj periudhe janë ruajtur me përkushtim. Në odë është ruajtur si kujtim edhe sixhadeja në të cilën ulej Shaban Polluzha.PËRGATITJA E ATENTATIT KUNDËR SHABAN POLLUZHËSNë fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, në Skenderaj e Gllogovc formohen komandat vendit dhe në to vendosën njerëzit që mendojnë se mund të jepnin kontribut në konsulidimin e pushtetit të ri komunist. Në komandën e vendit, të Skenderajit, asokohe vendosen Riza Voca, Vllado Kërstiq dhe Hysen Thaqi. Nëpër qendra të mëdha fshatare formohen edhe komunat. Në Polac kryetar i komunës emërohet Mulla Brahimi e kështu emërohen edhe kryetarët në qendrat tjera. Në këtë kohë, Shaban Polluzha me brigadën e vetë të posaformuar kishte shkuar në Sërbicë me qëllim që t’u bënte me dije autoriteteve në pushtet se duhej të kishin kujdes për sjelljet e tyre me fshatarët e Drenicës. Posa arrin në këtë qender, Shaban Polluzha hyn në komandë dhe takohet me udhëheqjen e saj. Menjëherë pas Shabanit hyn edhe Mulla Brahimi i Polacit dhe i drejtohet Riza Vocës me këto fjalë: “Qysh bën, unë si kryetar të mos di për arrestimin e njerëzve të mi, për burgosjen e Osman Xanit dhe të dy bashkëfshatarëve të tij”?. Në skenë del Vllado Kërstiq, i cili imamit të

6

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Polacit i thotë se nese i kanë duart të përlyera me gjak, do të marrin edhe të tjerë dhe nuk do t’i kthejmë më e nese jo, atëherë do t’i lirojmë. Ndërkohë që foli Kërstiqi, Shaban Polluzha kishte dal jashtë zyrës dhe në mo-

mentin kur u kthye i dëgjoi vetëm fjalët e fundit “du-art me gjak” dhe menjëherë reagoi duke e pyetur atë se kush kërkon këtu gjak dhe me nervozizëm i thotë atij se kush ishte. Ç’ është e vërteta, Shabani nuk e njihte fare Vlladën dhe gjatë bisedës me të, nuk mund të hetohej se nuk ishte shqiptar ngase fliste mjaft mirë shqip. Ky i thotë se quhej Vllado Kërstiq dhe me të hetuar se ky ishte malazez, i drejtohet:”Ti po kërkon gjak, apo jo?”. Vllado mbeti i hutuar dhe papritur fare Shaban Polluzha nxjerr revolen për ta vrarë, por urgjentisht reagojnë Riza Voca, Hysen Thaqi, Iljaz Cini, Imami i Polacit dhe unë, tregon Shaban Aruqi i Rezallës, që ishte korrier në komandën e vendit. Vl-lado Kërstiçi, nga frika hyri nën tavolinë, ndërkaq ne e kapëm Shaban Polluzhën për ta qetësuar dhe mezi e bindëm të dilte jashtë. Më kujtohet, thot Shaban Aruqi, kur thekësoi këto fjalë: “Nuk do të lejojë çdo kënd të sundojë në Drenicë”. Mori brigadën dhe u nis, si më duket, në drejtim të Mitrovicës.Sipas disa njoftimeve që kisha si korrier në këtë qendër, - tregon Shabani, - në Mitrovicë përgatitej atentati kundër Shaban Polluzhës. Menjëherë Vllado Kërstiq bën me dije autoritetet e Mitrovicës për vër-suljen që i kishte bërë Shabani.Duke theksuar se gjatë asaj periudhe Shaban Polluzha gjithëherë është ruajtur dhe përcjellë mirë nga njerëzit e brigadës së vet dhe mu për këtë, si thotë Shaban Aruqi, nuk ka mundur të realizohet atentati i përgatitur në Mitrovicë.

Ky fakt është bindës, sepse Shaban Polluzha, posa kuptoi qëllimet e tyre, filloi të ngrinte zërin për t’iu kundërvën më vonë edhe me luftë të organizuar.

SI U VRA SHABAN POLLUZHAPrej Bezheniqit shkojmë te Dvoranët e Tërstenikut dhe vendosemi në tri kulla. Të nesërmen në mëngjez, me 17.02.1945, rrethohemi nga të gjitha anët prej shumë brigadave e divizioneve ushtarake, që ato ditë ishin përqëndruar në Drenicë. Luftuam prej mëngjezit e deri në ora 15. Meqenëse ishim në kulla, sado që kishin forca të mëdha ushtarake, aa nuk mund të na afroheshin. Diku rreth orës 16, kanë mbërrijtur topat, me të cilët fillojnë të na gjujnë. Gjylet e topit – thot Ramadan Polluzha, i biri i Shaban Polluzhës, rrëzuan një pjesë të kullës, ku isha unë. Kur erdhi mbrëmja, shkova në kullën, ku ishte babai me Mehmet Gradicën. Shaban Polluzha plagoset nga trarët e kullës së rrëzuar, kurse Mehmet Gradicës i kishte rënë gjylja e topit në këmbë. Nëpër terr e kemi shpërthyer rrethimin. Babain e qita në kalë. Kur dolëm në rrugën kryesore, në drejtim të Gllogovcit, atë e mori një plum i kobshëm në gjoks dhe, pa hyrë në Gllobar, Shaban Polluzha vdes. Së bashku me Ali Ahmetin dhe Sejdi Mehollin vendosëm që kufomën e babait ta qojmë në pusin e thellë të lumit Drenica, në afërsi të tunelit të Poklekut. Aty thyem akullin dhe lëshuam kufomën.

marrë nga Dervina.com

Dituria-Revistë mujore

7

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

MidsommarDen svenska sommaren är kort. Den smyger igång i maj och exploderar i juni. Sommaren har mycket att hinna med innan septembernätterna blir kallare och all växtlighet avstannar. Vid midsommar är den svenska sommaren ljusgrön, klorofyllstinn och nätterna som mest ljusa. I norra Sverige går solen aldrig ned. Sommarda-gen firades ursprungligen den 24 juni till minne av Jo-hannes Döparen. 1953 flyttades den till närmaste lördag. I bondesamhället firades midsommar som en hyllning till sommaren och växtligheten. På vissa platser klädde man därför ut sig med ormbunksblad till lövgubbar. Man lövade (majade) också sina hus och redskap och reste, sannolikt redan under 1500-talet och efter tysk förebild, höga lövade majstänger att dansa kring. Midsommar var framför allt en ungdomsfest men även viktig vid bruken i Mellansverige, där alla anställda då bjöds på sill, öl och brännvin. Sin betydelse som den mest svenska festen av alla har den dock fått först under 1900-talet. Under midsommarnatten kunde man även, t.ex. genom ljussken, hitta platser med nedgrävda skatter. När man grävde blev man ofta utsatt för lustiga gyckelsyner, som skulle locka en att skratta eller tala. Man kunde t.ex. få se en halt höna dra ett stort hölass. Kunde man bara hålla sig tyst hittade man skatten. Under midsommarnatten ansågs källvattnet förvandlas till vin och ormbunken till blomma. Många växter var laddade med läkande kraft denna natt.

DITA E SHENË GJINITNjë nga festat me kuptimplote ka qënë dita e Shën Gjinit, në cdo prag porte vihej nje Lulaguguce, si parala-jmerim, për Përcjelljen e Sezonit të Luleve. Më 29 Qeshor, mbasdite bëhej ceremonia. Plaka e përhershme e fshatit dilte në oborin e saj dhe jepte sinjalin me këngën e përvitshme:MOJ LULE, LULE SA JINI,TE PAREN LULE KE KININETE PAREN KEMI KACEN,DHE TE DYTEN, MYNUSHAQEN.Me atë sinjal, grumbullohej populli dhe hapeshin shesheve dhe pllajave duke mbledhur lloj lulesh dhe duke zbritur në fshat me këngë dhe lulet në duar që ua dhuronin të fejuarve të atij viti të cilët i dilnin përpara si pas traditës, në shenjë mbarësie. Pastaj fillonte Vallja e madhe nën drejtimin e koreografit të fshatit, që atë ditë sipas traditës duhej të ishte në fshat për të drejtuar Vallen e madhe qe mbyllej në një dansim.Sami FRASHËRI

DHEU ËSHTË FLORINjë plak, kur po vdiste, thirri tre bijtë pranë dhe u tha: -O bij të mi, në arën, që e kam punuar tërë jetën time dhe që me drithtë saj ju kam sjellë në këtë versë, në atë arëju kam fshehur një stamnë (vegsh, enë nga balta) me flori. Mihni thellë dhe kërkonithellë në të gjitha anët e arës, të gjeni atë stamnë, që pastaj të mos hiqni varfëri kurrë.Tre bijtë e plakut, pas vdekjes së ba-bait, zunë e mihnin arën në të gjitha anët, thellë e më thellë. Mot për mot e thellonin nga një pëllëmbë më tepër. Po stamnën nuk e gjetën dot.Kur ara, duke u punuar më thellë, zu të japë mot për mot më tepër, të tre vëllezërve, si nxirrnin bukën e shtëpisë, u tepronte edhe shumë për të shitur. Të hollatqë merrnin nga këto të shitura i hidhnin nënjë stamnë për t’i ruajtur.Në pesë vjet stamna umbush me florinj.Atëherë vëllezërit morën vesh se kuqenka stamna me florinj, që u tha i ati.

Dituria-Revistë mujore

8

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Në shtëpinë me çati të ulët, nën dritënvezulluese të yllit të parë, rri djaloshi me nënëne tij. Bisedojnë pranë dritares së çelur dhefjalët e tyre i merr një erë e lehtë. I çon larg,larg…-Nëno, ç’ka përtej atyre plepave?- pyetidjaloshi.- Bjeshka e errët, bir…- Përtej asaj bjeshke?- Një bjeshkë tjetër.- Përtej bjeshkës tjetër?- Deti i kaltër, bir.- Unë, sa të rritem edhe një çikëz, do tëmbaroj një varkë, oj nënë. Varkën do ta vë nëlumë, lumi do të nxitojë e bashkë me të edhevarka. Kështu do ta kaloj bjeshkën e parë. Edhetë dytën. Ende pa aguar do të arrij në detin ekaltër. Por as këtu nuk do të ndalem. Dëshiroj tavazhdoj udhëtimin edhe më tutje…-Për ku, o bir?-Në tokën e fëmijëve të lumtur.-Por ajo është larg prej detit të kaltër.-Këtë e di, oj nënë. Por unë nuk do tëmposhtem. Me varkë do ta kaloj atë det tëmadh…-Në bregun e atij deti qëndron vocrrakuflokëverdhë. Është i zbehtë dhe i dëshpëruar,or bir. Në valë të detit ka hedhur harpunin. Prett’i bjerë ndonjë peshk në të. Nga uria është imolisur dhe veç sa nuk i shpëtojnë lotët.-Unë do ta ndal varkën. Nga çanta imedo të nxjerr pak bukë dhe do t’i jap atij, oj nënë.Fëmija i uritur do të hajë bukën dhe do t’iqeshet fytyra e vrerët. Trupi i lodhur dhe imolisur do t’i këndellet…-Po pastaj?-Do të përshëndetem me të dhe do tëvazhdoj udhëtimin e gjatë. Ti mund të mëtregosh nga do të shkoj më tutje…-Kur të kalosh detin e kaltër, përpara dotë shfaqet një ngushticë. Ti do të kalosh nëpërtë dhe do të arrish në detin e qetësisë. Ai është imadh dhe në të rrallëherë fryjnë erërat. Vetëmdielli sipër tij duket si një lule e bukur. Kjo do tashtojë shendin dhe harenë. Por kjo do të zgjasëderisa të arrish në bregun e tij. Atje do të dëgjoshvajin e një fëmije flokëzi. Është i tmerruarnga krismat e armëve dhe zhurma e aeroplanëve.

Kërkon prindërit që janë mbështjellëdiku pas bombardimit…-Oj nënë! Sapo të kaloj detin e kaltërdhe atë ngushticë, do të gjendem në detin eqetësisë. Me varkën time do të lundroj nëpër të.Sapo të arrij në breg, do ta kap për dorevoglushin flokëzi. Do të endem poshtë e lartderisa t’i gjej prindërit e tij dhe ta pajtoj. Pastajdo të kthehem dhe do ta vazhdoj lundrimin mevarkë në drejtim të tokës së fëmijëve të lumtur.-Ti do të udhëtosh, por ajo ende ështëlarg. Duhet ta kalosh detin e qetësisë dhe nëbregun e detit tjetër do të shohësh fëmijë tëzbathur e të zhveshur. Atje bën ftohtë dhefëmijët dridhen nga acari. Dhëmbët iukërcëllojnë.-Mirë, nëno. Unë do të shkoj edhe atjeduke udhëtuar parreshtur gjatë tërë ditës dhenë netët e errëta. Dielli dhe Hëna do të marrëfejnë rrugën për andej. Kur të arrij në bregune atij deti të ftohtë, do të ndal varkën time për njëçast. Nga çanta do të nxjerr këpucë e këmishapër ata fëmijë. Kështu nuk do të dridhen më dhenuk do t’u kërcëllojnë dhëmbët nga të ftohtët.-Po pastaj?-Pastaj do ta vazhdoj udhëtimin sërish.Gjithsesi duhet të arrij në Tokën e fëmijëve të lumturAtje sigurisht njeriu do të ketë ç’të shohë: ylberatë bukur e zbukurojnë qiellin dhe vogëlushëtluajnë nën ta, zgjasin duart dhe mundohen t’iarrijnë. Edhe unë do të luaj me ata vocrrakë.Ç’thua?-Kjo do të ishte mrekulli, o bir! Por toka efëmijëve të lumtur është larg. Nga deti i ftohtëduhet të kalosh edhe shumë vende të tjera. Nënjë breg të zgjatur në det do të shohësh disafëmijë që punojnë për të pasurit. Mundohen tërëditën dhe nuk kanë kohë fare të shkojnë nëmësim.-Unë do të ndalem edhe këtu, nënë edashur! Varkën do ta lë pranë bregut dhe do tënxjerr paratë nga çanta ime. Do t’ua shpërndajatyre vogëlushëve. Nuk do të punojnë më për tëpasurit. Do të blejnë libra e fletore dhe do tënisen për në shkollë. Kjo do të jetë dita më egëzueshme për ta. Do të më lavdërojnë memijëra herë dhe do të ma këndojnë një këngë.

Ymer ELSHANI

TOKA E FËMIJËVE TË LUMTURMarrë nga libri: ”Gjeli i kyq”

9

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Por unë nuk do të kem shumë kohë t’i dëgjoj ata.Më pret rruga e gjatë.-Ç’rrugë, bir?-Për në tokën e fëmijëve të lumtur.-Por mund të ndalesh.-Të ndalem? Unë dëshiroj të arrij atje, ojnënë!-E di. Por ti sikur ke arritur, biro.-Nuk po kuptoj.

-Gjatë udhëtimit ndihmove shumëvoglushë. E toka e fëmijëve të lumtur është ajoku ka vocrrakë që nuk vuajnë nga uria, që nuktremben nga tmerri i luftës, që nuk dridhen ngatë ftohtët, të zbathur e të zhveshur, që nukpunojnë për të pasurit, por shkojnë në shkollapër të fituar dituri të reja. Djaloshi qeshi mengrohtësi. Tani e kuptoi se cila ishte toka efëmijëve të lumtur.

Ajete Beqiraj U bëra ikanake

Pa datë pa orë jetojaNdërrimin e stinëve

Shihja Në trungun e qërshisë

Dimri më gjeti në dritareTek të prisjaTë përcillja

Dhe lakmoja heshturFluturimin e harabelit

Pranvera erdhiQershia shpërtheu bisqet

LulëzoiPor vera nuk më gjeti

Në vendin e vjetërBashkë me petaletU derdhën përtokëEdhe gëzimet e mia

Isha shpirtvogëlU bëra ikanake

Sokol DEMAKU

Një fjalë

Një fjalë, një pilëllim.një fjalë, një vegim,

një endje, një shikim.

Një engjull në horizont,me plotë shpresë që kahmot,

me dëshirë në shpirt,për një takim.

Një engjull i bardhë,gjithë fluturim,

që fashitë dhëmbjenme një shikim.

Dhe do vijë ditado vijë lumturia,që fjala e dhënë,të jetë krenaria.

Dituria-Revistë mujore

Anekdota për figura historike Abdyl Frashëri në Dibër

Rrugës për në Prizren, Abdyl Frashëri fjeti një natë në Teqenë e Vleshës në Dibër. Aty u mblodhën mjaft fshatarë, të cilët dëgjuan me vëmendje Abdylin, që foli për qëllimin e lartë të Lidhjes Shqiptare të Priz-renit. Pas fjalës së Abdylit, njëri nga pleqtë e fshatit iu drejtua:- Abdyl bej, pas fjalëve të mira që na the, të japim besën se, edhe diellin sikur ta ketë në dorë sulltani, prej tij nuk e duam.

10

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Ajo që është më parësore që t’i kushtohet tërë brengosje dhe ku-jdesi nga familja, e cila krijon dhe edukon anëtarët e shoqërisë dhe të bashkësisë njerëzore. Në qerdhen shtëpiake të dashuris themelohet një pjesë e madhe e fatit të kësaj bote. Prej familjeve të lumtura burojnë rrezet e lumturisë në mbarë sho-qërinë njerëzore, kurse fatëkeqësinë e familjeve jo të lumtura e përjetojnë tërë bashkësia. Prej familjes pra, fillojnë themelet e shëndosha ose jo të shëndosha të tërë nderteses së shoqërisë njerëzore-gjegjësisht bash-kësisë njerëzore.Jeta bashkëshortore është themel i familjes, kurse familja themel i bashkësisë njerëzore. Sa më shumë qift të lumtur bashkëshortor, aq më shumë familje të lumtura e të qeta dhe në bazë të kësaj më pak brengosje e probleme për vet sho-qërinë njerëzore. Aty ku çdo anëtar i familjes i përmbush detyrat e tia familjare: Burri (bashkë-shorti) të vetat, fëmijët të vetat, aty mbretëron harmonia dhe lulëzon lumturia.Mosharmonia në familje rrjedh nga mungesa e vetëdijes për detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj familjes. Shkalla e ulët e edukatës morale, alkooli dhe mosbesnikëria bash-këshortore, janë shkaktarët më të shpeshtë për shuajtjen e vetëdijes familjare.Megjithëatë, fatkeqësitë më të shumta familjare janë pasojë e përdorimit të alkoolit dhe numri më i madh i familjeve të deshtuara janë të dhëna pas alkoolit. Në atë familje ku bashkëshorti është i dehur, i keq dhe jo i sjellshëm, e nuk kujdeset për shtëpinë, bashkëshorten, fëmijët apo aty ku bashkëshortja orjentohet drejtimeve të ndaluara (haram) dhe

e len anash shtëpinë, bash-këshortin e fëmijët krijohen arrogant të rinjë, aty ku janë të pranishme grindjet dhe rrahjet e përditshme.Pastertia e jetës bashkëshortore është e pacenueshme dhe nuk ka asnjë arsye, asnjë shkak, i cili mund ta arsyetojë thyerjen e besimit në jetën bashkëshortore. Jeta e përbashkët në bashkësi jashtëmartesore është e gjykuar si thyerje e besimit në jetën bashkëshortore. E kjo është kështu e gjykuar në interes të jetës së qetë dhe të lumtur të pasardhësve të pafajshëm, të cilët nuk guxojnë pa fije faji t’i perjetojnë gabimet e të tjerëve. Jeta bashkëshortore duhet te vendoset në temele sa më të shën-dosha, të përforcuar me dashuri, me mirkuptim e pelqim, të bashkë-shortëve, e krejt kjo në interes të përbashkët të pasardhësve dhe ard-hmerisë së tyre të lumtur. Detyrimet (obligimet) në mes bashkëshortëve pak a shumë sot janë të njohura për të gjithë. Por gjithnjë edhe sot, në atë drejtim parasegjithash më e rëndësishmia është rrespektimi i përbashkët i vlerave të martesës, besnikëria në mes bashkëshortëve dhe nderi e dinjiteti në jetën e paster e të moralshme elemente këto të cilat e fuqizojnë bashkëjetesen dhe paqen në jetën bashkëshortore.Ka shumë njerëz të cilët gabojnë kur i nënçmojnë punët shtëpiake, edhe pse një fjalë popullore thotë: “Shtëpia nuk qendron në tokë por në gruan”. “Shumica, sjelljet arrogante marrëd-haniet tiranike ndaj bashkëshorteve të tyre nuk i trajtojnë mëkat, por aq më keq si e drejtë e tyre. Kësisoj qendrimi është që nga themeli gabim dhe primitiv. Veprimet e tilla janë gabime të pafalshme, nga se në vullnetin e mirë, në fjalë të bu-kura dhe në veprime të njerëzishme

askush nuk ka më shumë të drejtë se bashkëshortja e ndershme.-“ Të drejtat e gruas janë të shenjta. Për atë keni kujdes që ndaj bashkëshort-eve të silleni në mënyrë sa më të bukur dhe njerëzore, sepse edhe ato bëjnë pjesë në të drejtat e saja të pranuara.Është e domosdoshme, pra ndihma-rrespekti i dyanshëm në mes bashkëshortëve në të gjitha pikpamjet, vetëdijsimi i plotë për përgjegjësinë e ardhmërinë dhe lumturinë e familjes. Ajo përgjegjësi është e përhershme e ekzistuese dhe duhet të jetë e mbështetur nga të dy palët. Sjelljet – qendrimet e voglushëve dhe të miturve, si dhe fatkeqësitë e shpeshta të të miturve, të cilët në mënyrë të pa kontrolluar sillen andej këndej, ata për këtë i akuzojnë prindërit. Për gjithë këtë shpeshherë hasim në faqet e shtypit të përditshëm, në të cilat për raste të tilla akuzohen prindërit.Është e bukur dhe e lumtur jeta në qerdhen e dashurisë me kënaqësitë në atë që ka dhënë Zoti xh.sh. kjo është gjëja më e bukur në këtë botë. Këtë lloj jete mund ta turbullojë vetëm djalli i mallkuar – duke e tërhequr bash-këshortin në alkool,drogë, bigjoz, në amoralitet dhe në të gjitha punët tjera të këqia, kurse bashkëshorten të ipet pas modes së tepruar, mospërm-bushjes së detyrave bashkëshortore, familjare etj. Sjelljet e njerës dhe tjetrës anë fillojnë të rrezikojnë jetën bashkëshortore, e më vonë vjen edhe gjer ke ndarja, prishja e martesës dhe shkatërrimi i familjes. Lumturia shpërngulet nga ajo familje dhe ia liron vendin fatkeqësisë. Zakonisht, atëherë, por me vonesë vërehet dhe kuptohetfamiljar: se ajo nuk është në pasuri, në luksuz por është në harmoni familjare, në korrektësi dhe në qerd-hën e dashurisë familjare.

Përgatiti për botim:Bahtir Latifi

SI TË JETË NJË FAMILJE E SHENDOSHË DHE ME RESPEKT?

Të fillojmë prej qerdhës së familjes, ku ndizet dhe ku fiket shkëndia e dritës së jetës sonë – d.m.th. ku lin-dim, jetojmë dhe ku vdesim. Do të fillojmë aty nga kan filluar hapat e parë të jetës, aty ku fillon dhe ku përfundon rrethi i jetës sonë.

Dituria-Revistë mujore

11

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Ky njeri do të mbahet në mend për punën dhe suksesin që bënë ne shte-tin suedez, pikërisht për shqiptarët. Kjo vërehet në punë dhe jetë. Çka është e vërteta, si shumë të tjerë shq-iptarë që jetojnë në mërgim, me një vizion shumë të qartë për të ardhmen e vet dhe vendlindjes së vetë Seferi, është një person që bënë një shërbim shumë humanitar, që e benë të dal-lohet nga shumë të tjerë që jetojnë në gyrbet me vjet të tëra. Me punën dhe veprën e tij, Seferi, ka bërë që shumë shqiptarë te punojnë por edhe te jetojnë të lumtur. Me angazhimet dhe punën që u ka ofruar Seferi, shumë shqiptarëve në firmën e tij, u ka mundësuar atyre qe të mbajnë vetveten dhe familjet e tyre në Kosovë. Them kështu sepse një i ri sot që është në marrëdhënie punë në një vend të huaj ai njeri e ndih-mon familjen e vet, ndërkaq, familja që ndihmohet nga anëtari i saj, do ta ketë shumë më leht. Pra, një njeri si ky kosovar ka shumë nevoj sepse me hapjen e një firme punëson shume shqiptarë në të dhe ata kontribojnë në mbajtjen e familjeve të tyre. Kjo do të thotë, se çdo individ që punon ne Evropë, investon ne vend dhe familje të vetë, është kontribut për Kosovën. Firma që udhëhiqet nga ky njeri është (7 häradi fasciliti service)Zakonisht numri i punë-torëve ne sezonin e verës rritet deri ne 20 , ndërsa në zezonën e dimrit zvogëlohet. Përkundër faktit qe është një numër i madh punëtorësh me kerkesëqendrimi , në të njëjtën firmë punojnë edhe shumë prej atyre qe kanë qendrim suedez të ma hershëm sepse e ndjejn vetën shumë ma mirë. Pra çka do të thotë se një kërku-esqendrimi (azilkerkues) ne vjetët e më herëshme nuk ka pas kurrë

mundësi të punojë ne këtë shtet dhe të sigurij vet egzistenecën e tij.Shumë prej punëtorëve janë të rinjë, qe me vullnet punojnë dhe e ndjejn vetën të lumtur për faktin që kanë pasur mundësi të punojnë në këtë shtet për aq kohë sa edhe ata kanë mundësi të qëndrojnë këtu. Ata shpresojnë se edhe atyre një dite do tu buzëqesh fati, me marrjen e lejeqëndrimit suedez në mënyrë qe të punojnë dhe veprojnë lirshëm .Punojnë nga tetë orë punë ne ditë, mandej kanë kohe edhe të merren me aktivitete te tjera Njeri nder punëtorët e kësaj organizate është Hakif Rohani, i cili derisa e falën-deron Bahri Seferin për punën e ofruar, tregon te jete i kënaqur me të ardhurat që merrë për punën që benë dhe që të njëjtën kohe mund ta ndihmoj edhe familjen e tij. “Jam shumë i kënaqur me punën. Shkoj dhe punoj me vullnet, mbase me rrogën qe marre kujdesem për veten, familjen time por edhe për vendin tim. Jam mirënjohës edhe i falën-derohem Zotit që na e mundëson me pune dhe me mbet gjallë”, shprehtë i njëjti, për te treguar qe Bahriu, përveç punësimit, tu ketë mundësuar shqiptarëve edhe formimin e një ekip te futbollit, qe sipas Hakifit, çdo të premte mblidhen dhe luajnë me ekipe të ndryshme suedeze këtu ne Borås dhe rrethin.hakifi shpreson në të ardhmen për një organizim edhe më të mirë në futboll pasi që është një ëndërr me qen një sportiest I mirë në jetën e vet.Mendimin e ng-jashëm e ndan edhe Arben Seferi që është kërkues për qendrim në Suedi dhe që punon me Hakif Rohanin. Arbeni” shprehet duke thenë se jam i kënaqur me punën që e bejë dhe që më mundësohet me punue për aq

kohë sa edhe kemi të drejt të qen-drojm në këtë shtet kur dihet se në Kosovë është vështir të jetohët nga papunësi e madhe ,“Unë punoj dhe i ndihmoj familjes aq sa kamë mundësi sepse ata kanë nevoj për ndihmën tonë”, shprehet Arbeni .Më pas duke shpresue për lejeqen-drimin në këtë shtet në mënyr që të kemi edhe mundesi të shkojm dhe ti vizitojm familjen dhe vendin ton të dashur“. Djelmoshat të cilët punojnë me Bahriun janë të kënaqur edhe me nje gjest që ata e bëjnë herëpasëhere. Ata janë shumë të privilegjuar për vepren e tyre që bëjnë humane .Disa familje në Kosovë janë të gëzuara nga ndihmat qe ipen nga këta djel-mosha.Bashkpunimi i mirë dhe qellimi i mirë bënë që disa familje të varfëra të buzëqeshin fëtyrat e tyre me para nga ky vend e pikrishtë nga keta djem. Organizimi i mirë, vullneti, zemergjersia i bënë që të ndahet nje symbolik të hollash nga pagat që marrin dhe ti dërgojn në familje që kanë nevojë për ndihmë sociale në Kosovë.Kjo nuk mungon tek shqiptarët që punojnë dhe veprojnë në Suedi e pikrisht në këtë ndërrmarrje të udhëhequr nga Bahri Seferi. Le të mbesim me shpresë se ky shkrim do të ngrit vëtëdijen tek shumë të rinjë që punojnë dhe veprojnë në botën e jashtme, në mënyrë qe ti ndihmojnë njëri tjetrit dhe familjeve të varfëra qe kanë nevojë për bukën e gojës në Kosovë.Zoti i bekoftë të gjitha ata që kanë zemër për të punuar dhe ve-pruar drejt, mandej për ta ndihmuar të tjerët .

Shkroi:BAHTIR LATIFI

Shqiptarët punojnë kudo në Evropë

Me një kulturë, qëndrim, përkushtim, seriozitet të gjerë për jetën dhe familjen, Bahri Seferi i lindur në Mitrovicë, që tash jetonë dhe punon në qytetin Borås të Suedisë, është një emër që nuk do harrohet aq lehtë nga shqiptarët këtu.

Dituria-Revistë mujore

12

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Dasmat shqiptare, si janë zëvendësuar ritetGjatë jetës ndodhin shumë ngjarje të hareshme të cilat meritojnë që të ngelin në mendjen e atyre që janë prezentë dhe atyre për të cilët është e organizuar ngjarja. Që çastet më të mira të dasmës, fejesës, ditëlindjes apo të manifestimeve tjera të kalohen sa më mirë nevojitet një angazhim i vetë personit për të cilën organizohet ngjarja ose familjarëve të tij. Në këto raste ngel shumë pak kohë që edhe vetë ata të kënaqen dhe ta shijojnë atmosferën para dhe gjatë manifestimit. Emigracioni, kushtet ekonomike, ndryshimi i rregullave të jetës nga “e drejta” fisnore në atë individuale kanë ndikuar dhe në cermoninë martesore, dasmën

Dikur nusja kur shkonte tek shtëpia e burrit lyente gishtat në mjalt dhe prekte pragun e derës, por kjo tablo është harruar, përsëritet vetëm sa herë shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara”. Llokumet janë zëvedësuar me konfetat, palët e krushqëve me një dasëm shpesh të përbashkët. Vetëm napoloni dhe shqeqeri me oriz “hidhen” njësoj. Ndërsa sot dasmat bëhen nga më të ndryshme, sipas traditës së vendit ku çifti ka kaluar pjesën më të mirë të jetës, të ndikuara nga emigracioni, ekonomia e familjeve dhe koncepti i fisit, ka kaluar në atë të individit.Nga dasmat 1 javore, tek ato me 50 vetë Deri në fillim të viteve 90 dasma shqiptare zgjaste një javë rresht dhe të ftuar ishin mbi 100 vetë. Harxhe të mëdha për familjen, por që i merrnin mbrapsht pasi të ftuarit nuk bënin dhurata, por hidhnin lekë në tabaka, “zakon” i stisur gjatë sistemit komunist, ardhur prej varfërisë, por që ka mbetur dhe sot. Sot janë të rralla dasmat e tilla të mëdha. Më e zakonshmja është ajo e tipit kur nusja dhe dhëndëri ftojnë vetëm hallat, tezet dhe shoqërinë rreth 50, 70 veta. Shtrohet një banket i vogël; gjatë të cilit nusja ndërron dy dhe tre fustane, pasi sigurisht është dita e saj. Në dasmat e sotme nusja kërcen sa mundet, ndërsa duhet të nusëronte gjithë turp, e nuk guxonte as të buzëqeshte. “Dasma vazhdoi tri ditë e tri net. Dasmorët hëngrën e pinë dhe për një javë nuk u doli pija”. Kështu përshkruhen

dasmat e familjeve shqiptare, të cilat fillonin që të hënën në mëngjes dhe përfundonin të hënën tjetër. Për një javë njerëzit hanin, pinin dhe këndonin për fatin e dy të rinjve që martoheshin. Ndërsa sot ndodh e kundërta. Mund të të lajmërojnë se marton nipin para dy ditëve të dasmës dhe vetëm të dielën të jesh i pranishëm në koktejlin e thjeshtë, që do të organizohet më këtë rast.

“Nuk e përballojmë dot një dasmë. Deri tani kemi harxhuar 4 milionë lekë vetëm për rrobat e nuses dhe të dhëndrit, pa llogaritur këtu edhe lekët që kemi shpenzuar për lokalin që e kemi marrë me qira dhe harx-het për ushqimet”- tregon Moza, një grua e cila ka dasmën e djalit së shpejti.Dasma shqiptare sot Lokali ka ngjyra jo shumë të ndezu-ra, ku në sfond dëgjohet një muzikë e lehtë. Kujt i pëlqen të kërcëjë, mund të ngrihet, ndërsa ata që e kanë mendjen vetëm tek e ngrëna, vendosen para tryezës dhe i gjejnë fundin pjatës që kanë përpara. Nusja dhe dhëndri presin tortën, pasi kanë kërcyer vallen e njohur të çiftit, e cila ka nota të një vallëzimi modern. Që çifti të jetë i lumtur, të gjithë të kryejnë detyrimin e të qenit të pran-ishëm - kjo është dasma shqiptare mbas “shthurjes” së saj shekullore. Po, shqiptart nuk mund të largohen nga e burkura dhe kujtimet, kështu që një pjesë e rëndësishme e cer-emonisë janë fotot në natyrë mes luleve.Tradita ka mbetur vetëm te vallet

Asaj që ndoshta dasmorët shqiptarë nuk i kanë shpëtuar dot, janë vallet e traditës. Edhe çifti nuk shkon në dhomën e gjumit, nëse nuk ka kryer ritin e valles së nuses dhe dhën-drit. Shoqërimi i çiftit që kërcen në shoqërinë e prindërve është e vetmja traditë, e cila ka shpëtuar e paprekur. Edhe pse lokali ku dasmat organi-zohen janë të vogla, çifti, domos-doshmërisht, duhet të kërcejë hipur mbi një tryezë, ku do të digjet edhe shamia e beqarisë. Sipas traditës, në vallen e nuses merrnin pjesë edhe të afërm të tjerë, të cilët tashmë duken rrallë e më rrallë në këtë valle. Kjo për faktin, se nusja dhe dhëndri lodhen.Si u përleshën krushqit dhe nuset Në Dushkajë të Gjakovës dasmat janë bërë madhështore deri në mar-rëzi. Një legjendë ekziston nga këto anë. Ku janë Varret e Krushqve, në një mal të Dushkajës, në mes të fshatrave: Gergoc, Maznik, e Kralan, janë takuar në rrugë dy krushqi, nga dy dasma dhe janë vra deri në një. Kur nuk ka mbetur asnjë i gjallë, edhe nuset zbritën nga qerret dhe dolën në dyluftim me njëra tjetrën dhe sot është vendi i asaj gjakderd-hjeje. E gjithë kjo për çfarë? : Vetëm mos t’ia lëshojnë udhën njëri-tjetrit, dy krushqitë, me pretekst, se udha e krushqeve, nuk thyhet...sepse rrugët ishin të ngushta vetëm, vetëm një kahëshe. E sot, në ato treva, kur bëhet dasma, kur takohen dy krushqi në rrugë, njëra krushqi ndalet, ia heqin zinxhirët e qerreve të kuajve, i lëshojnë përtokë, derisa kalon kolona e krushqëve të tjerë, derisa

Dituria-Revistë mujore

13

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

të ndërrohen në rrugë, shkëmbejnë cigare, pijnë në këmbë, përshëndeten dhe ia urojnë njëri-tjetrit martesat dhe vazhdojne udhën.Dasma ku kërcet pushka Deri në vitet 40 nuk kishte dasëm ku të mos kërciste pushka për qejf. Më pas në vitet e sistemit komunist për dasmat me armë as që bëhej fjalë, ndërsa pas vitit ‘97 ato u rishfaqën përsëri dhe sot tek tuk kërcet ndonjë krismë në ndonjë damë fshati të humbur. Dikur poeti Din Mehmeti kujton kam parë dasma madhësh-tore, sa mund të qëndrojë gjithë natën me sytë kokërr, sa sikur të vijonin ashtu, nuk e dij si kishte për të përfunduar dasma...Nga krismat thuase deri në qiell të muzikës në valle duet, e në grupe, nga mad-hështia e aktorëve popullorë e sa nga krismat e armëve, në atë dasëm poeti u inspirua aq shumë, sa dhe shkroi poemën “Krismë është emri im”... Paja e nuses Një institut i rëndësishëm i së drejtës zakonore familjare, i njohur që nga kohët më të lashtë ka qenë paja e nuses. Në fshatrat shqiptare ku sun-donte varfëria, paja ishte e kufizuar kryesisht me punime dore prej leshi (çorape e veshmbathje tjetër) që merrte me vete nusja. Sipas librit “E drejta zakonore e Labërisë” paja përbëhej nga sendet vetjake të nuses, prandaj ato ishin pasuri vetjake e saj. Në Shqipërinë e Veriut, paja e nusës përfshinte edhe prikën. Në Labëri paja përgatitej nga shtëpia e burrit. Babai i dhëndrit së bashku me ba-banë e nuses shkonin në pazar dhe i blinin rrobat e nuses që nga këpucët (zakonisht 2-3 palë) e deri tek sha-mia e kokës. Kjo normë e pashkruar e së drejtës zakonore ka vepruar kudo në Shqipëri e në Kosovë. Ndër-sa sot mjaft që të kesh lekë dhe nusja blen gjithçka çfarë do vetë.

- rrëfen një 35 - vjeçare.“Në të vërtetë, gjithnjë e kam ditur se ai është një qyqar, te i cili nuk do të gjeja mbështetje nëse nuk do të vepronte ashtu siç i thosha unë. E ai më dëgjonte verbërisht: së pari e ndava nga gruaja dhe ia shkatërrova familjen, pastaj eorganizova jetën tonë të përbashkët, në të cilën nuk kishte vend as për prindërit, as për të afërmit e tij. Kështu, kisha qetësi dhe askujt si lejoja të përzihej në jetën tonë. Prindërit e tij mendonin se unë e kisha shkaktërruar birin e tyre. Ata kanë harruar, apo nuk kanë qenë të vetëdijshëm se ai gjithmonë ka qenë një qyqar i bukur dhe fjalëëmbël”.- Ai është fajtor për të gjitha, kurse unë ia ktheva me të njëjtën masë. Kur u njohëm nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. Se ishte i martuar e kishte edhe një vajzë, dëgjova nga një kolege e punës. Ajo me vite e njihte gruan e tij, kishin qenë shoqe të mira. Ven-dosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaj nga gruaja”.Metodat që përdora patën sukses - “Mendoja se një mashkull që e tradhëton gruan e fëmijët, e ka lehtë t’i baraktisë e t’i harrojë. U mash-trova. M’u desh një mund shumë më i madh se sa kisha menduar. Zgjati me vite. I përdora të gjitha metodat për ta bërë për vete: e nënçmoja, e braktisja për shkakun më të vogël, e ai, gjithmonë me vinte pas duke qarë e duke më rënë në gjunjë të mos e braktisja. Këto ishin metodat e mia me të cilat i sprovoja dobësitë e tij, e në anën tjetër kënaqesha. E mun-doja edhe gruan e tij. Sa herë më tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles pandërprerë, derisa fqinjtë kureshtarë dilnin në dritare. Kështu, të gjithë fqinjtë e morën vesh se ata nuk ishin “familje e lumtur”, ashtu

siç dukeshin në shikim të parë. R. paraqitej si njeri i suksesshëm, serioz, besnik ndaj gruas e fëmijëve. Kështu e shkatërrova mitin që kishte ndërtuar me vite për veten e tij, duke ia prishur rehatinë në familje. Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore për të gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kërkonte tjetrën, në mungesë të dashurisë së saj. E ai, për ta dënuar,e detyroi që ajo vetë të kërkonte shkurorëzim. Por, para se ata të ndaheshin, unë e inskenova ikjen time në një shtet tjetër. Vesha një fund të shkurtër, u rregullova me kujdes, mora një taksi dhe shkova në banesën e tyre. Derisa i bija ziles, ata të dy grindeshin. I luta të ma hapnin derën që ta shihja R. për herë të fundit, sepse po ikja përgjithmonë. Të dy u shtangën. Ajo, më në fund mori frymë, kurse R., vrapoi pas meje. Hyra në taksi dhe u nisa për në aeroport. Vozitësit i thashë ta ngiste ngadalë makinën, në mënyrë që R. të na ndiçte më lehtë. Nuk e kisha ndërmend të udhëtoja. Doja ta detyroja të bënte ashtu si doja unë dhe ta vëja edhe njëherë në sprovë dashurinë e tij. Punëtorët e aeroportit ishin dëshmi-tarë të një skene dashurie në mes të dy njerëzve, të cilët ishin të krijuar për njëri tjetrin dhe asgjë s’mund t’i ndante. Atë ditë u realizua ëndrra ime. Men-dova. ”Gjithmonë do jetë i imi!”S’e lija të merrte frymë- Më në fund u shkurorëzua dhe je-tonte sipas rregullave të mia, duke i larë vazhdimisht mëkatet e veta. Më dukej se merrte frymë sipas ritmit tim. Të them të drejtën nuk kishte zgjidhje tjetër. Për të qenë gjithnjë pranë tij, e lash punën dhe u ven-dosa në firmën e tij. Bëja punët që kërkonin përkushtim dhe dije shumë më të madhe sesa mundësitë e mia,

Dituria-Revistë mujore

E ndava nga gruaja, por...“Kur u njohëm, ai nuk më tregoi se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë, më dërgonte në restoranet më të shtrenjta, edhe netët i kalonte me mua. Kur dëgjova se ishte i martuar e kishte edhe vajzë, vendosa t’i hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim: ta ndaja nga grua-ja”,

14

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

por më duhej të dija çdo gjë që ndodhte në jetën e tij. Vetëm ashtu mund ta kontrolloja. Tani e di se e kam tepruar, është dashur t’i lija pak liri. I linda tre fëmijë e ai ua ndër-ronte pelenat, i ushqente, ngrihej natën kur kishte nevojë. Pas lindjes së parë e mora shërbëtoren. Gruaja e tij as që ka guxuar të mendonte për një gjë të tillë.Gjithnjë kam qenë tepër e ku-jdesshme për pamjen time, prandaj bëja çdo gjë të mos më prishej vija e trupit prej lindjeve. Vetëm disa muaj pas lindjes, mund të vishja prapë fund të shkurtë. Nëse burri im e kthente kokën pas ndonjë fundi të shkurtë të nesërmen fundi im ngjitej edhe më lart. E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie. Jam munduar ta mbaj vetëm për vete, larg femrave të tjera. Prandaj, edhe e humba, ashtu siç e përvetësova. Kam qenë tepër e marrë kur kam menduar se ai do të jetë përherë imi.Po i lajë mëkatet- Përnjëherë ndryshoi çdo gjë. Grave të punësuara dhe të ngarkuara me probleme të shumta, u duhet kohë për ta kuptuar se burrat e tyre u vard-

isen femrave të tjera. E dija se diçka po ndodhte me të, por nuk e dija shkakun. Vonë e kuptova se atij i pëlqente ortakja e punës, më e vjetër dhe më me përvojë se unë. Ishte grua serioze e me qëndrim të matur. Ajo nuk e ka fundin e shkurtër, por ajo kishte diçka që unë nuk mund ta zbuloja. R. shpesh është në udhëtime zyrtare, e unë e di se kjo është një ar-sye për të qenë me atë grua, por nuk po mundem t’i kontrollojë. Edhe unë e njoh. Për shkak të punës më duhet të bashkëpunoj shpesh me të, por ajo gjithnjë më rri larg. Qe 12 vjet, sa jetoj me R., për herë të parë e ndjeva veten të dobët e të vetmuar. Frikëso-hem se ajo do të ma marrë burrin për të cilin luftova aq shumë. Ashtu siç e ndava unë nga gruaja e parë ajo pret të ma kthejë në të njëjtën mënyrë, Si duket ky është dënim nga Zoti, për të gjitha mëkatet që kam bërë.”- Të gjitha dredhitë në luftë për ta përvetësuar i harxhova herën e parë, e tani, kur këtë më duhet ta bëj për herë të dytë, neveritem. Si duket, as armët nuk më shkrepin më. Nuk më ndihmojnë as nënçmimet, as fundat e shkurtra, as këncënimet se do ta

braktis. Atëherë, kur ia përmendja këto, çmendej, e tani bëhet sikur nuk dëgjon.E dashura e tij e di ç’kemi hequr derisa ai është ndarë nga gruaja, prandaj e qetë e me durim pret ta bëjë këtë për herë të dytë. Asaj nuk i ngutet, e luan lojën e gruas së ndershme, tërheqëse, gruas që e kupton, e para së gjithash e do mar-rëzisht. Prandaj, nuk mund të matem me të. Ngadalë po e përgatis ikjen time. Jam e vetëdijshme se me tre fëmijë do ta kem shumë vështirë për ta filluar jetën nga e para. Prandaj, po grabis sa më shumë të holla nga ai, fshehurazi. Nëse ndahemi do t’i lë fare pak pasuri. Shërbëtoren nuk do ta përzë, do ta paguajë ai. Pse të mundohem dhe t’ua shkurtoj kënaqësitë fëmijëve. Ata nuk kanë asnjë faj. Ai nuk meriton tjetër, pos t’i paguajë mangësitë e mëkatet e veta. Është njeri pa përgjegjësi, prandaj nuk meriton fat më të mirë.Huazuar nga Kosovaweb

Dituria-Revistë mujore

Dordolec, bjerna shiTe na behet misri riMisri ri sa trariTe na mbushet hambari.

Moj zonj’ e uruarFle apo je zgjuar?Hidhi lloze ders Se erdhi dit’ e versNgreu nuse hap qilareTe gostit keta beqare…

Ju moj lule gjithsa jinniTe pare ke kini?…E para lulëkaqëzaE dyta manushaqejaE treta luleverjaE katërta trendelinaE pesta trandafili-

Lele, lele, moj llazoreNgaj na hyre ngaj na doleNeper bace flytyroveLele, lele, moj, llazore

O Shengjergj i bardheNjishti motmet m’gjec me i djaleO Shengjergj mushtulluNjishti motmot, m’gjec martuSa ky liTe bahen flokt e mi

Nga letersia per femije

15

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, qershor ... · Në planin mësimor që është si bazë për veprimtarinë në institucionet parashkollore shkruhet:”Institucioni

Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë dhe prindër

D I T U R I A Boton QKSH “Migjeni”

Borås – Suedi Kryeredaktor: Sokol Demaku [email protected]

Keshilli redaktues: Rrahmon Jashari [email protected] Lena Liden [email protected] Hakif Jashari [email protected] Arsim Daka [email protected] [email protected] Adresa e redaksisë [email protected] Revista Dituria Studiefrämjandet L. Kyrkogatan 20 503 07 Borås www.immi.se/tidskrifter/dituria

Tirazhi: 200 copë

16