Upload
hoangtuyen
View
222
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
Te nderuar lexues,
Gjashtë-mujori i parë i vitit 2015 ka
qënë një periudhë e rëndësishme
për aktivitetin e Shoqërive Kursim
Kredi (SHKK). Përtej zhvillimit të
përvitshëm të Asamblesë së
Përgjithshme dhe konsolidimit të të
dhënave financiare pozitive të vitit
2014, kjo periudhë është
karakterizuar nga shkëmbime të
shumta me rregullatorin mbi
rishikimin e ligjit bazë të Shoqërive
Kursim Kredi.
Kjo nismë ndërmerret në vazhdim
dhe plotësim të ligjit të votuar në
maj të 2014 për përfshirjen e SHKK-
ve në skemën e Sigurimit të
Depozitave. Në këtë kontekst,
Unioni SHKK ka arritur të përthithë
me sukses njohuri dhe eksperienca
profesionale nga Franca, Holanda e
Japonia, duke u përpjekur
maksimalisht të mësojë nga
praktikat më të mira
ndërkombëtare. Vlen të përmendet
në veçanti këtu, fillimi i një
bashkëpunimi të ngushtë me
Agjencinë Japoneze të
Bashkëpunimit Ndërkombëtar
(JICA) në futjen e teknologjive të
reja dhe rritjen e kapaciteteve të
Unionit SHKK.
Me po kaq rëndësi janë edhe
shkëmbimet mbi praktikat vendase
ku takimi i organizuar nga Shoqata
Shqiptare e Mikrofinancës ishtë një
dëshmi e fortë e peshës gjithmonë e
Një model në përgjigje të ambicieve dhe nevojave të ekonomisë rurale
Sem. I, 2015 Publikim gjashtëmujor i Unionit SHKK Shifrat kyç për gjashtë-
mujorin e 1të të 2015:
7.8 milionë euro kredi të reja të disbursuara
3.563 fermerë, sipërmarrës e familje rurale të mbështetura
30%, pjesa e depozitueseve femra në rrjetin e SHKK-ve
18.8 milionë euro portofoli total i depozitave
Në këtë numër:
Mbi projekt-ligjin për “Shoqërite e Kursim Kreditit”
2
Anëtarësia e SHKK-ve
solidarizohet dhe
mbështet financiarisht
fermerët e dëmtuar nga
përmbytjet e fillim vitit
2015
3
Mikrofinanca, një histori suksesi në shërbim të zhvillimit
4
Projekti Pilot: Vlerësimi i procedurave në rrjetin e SHKK-ve
5
Bashkëpunimi ndërkombëtar i Unionit SHKK
5
Prej 1992, PARTNER FINANCIAR I FERMEREVE
Znj. Konini në analizën e
rezultateve të vitit 2014 konstatoi
se: “Unioni ka njohur një rritje prej
5% të portofilit të kredive të
disbursuara dhe prej 38% të
portofolit të depozitave,ne krahasim
me vitin paraardh=s, rritje që
dëshmon në terma konkretë besimin
e anëtarësisë ndaj Unionit Shqiptar
Kursim Kredi. Futja e produkteve të
reja si “kredia për mekanikën
bujqësore” apo shërbimi SMS,
reflektojnë ambicien e Unionit SHKK
për t’u rritur, për të inovuar dhe për
t’i shërbyer gjithmonë e më cilësisht
anëtarësisë së tij. Një ambicie po kaq
e prekshme edhe në investimet në
infrastrukturë e marketing, të cilat
në vitin 2014 kanë ndjekur të njëjtin
dinamizëm”.
Organizimi i Asamblesë së
Përgjithshme vjetore të Unionit
SHKK, mbajtur më 25 Prill 2015,
është një mjet konkret për vënien
në jetë dhe zbatimin e parimeve të
transparencës, të përfshirjes në
vendimmarrje dhe vullnetarizmit të
të zgjedhurve në krye të SHKK-ve.
Prandaj pikërisht në Asamble
prezantohet dhe miratohet çdo
strategji financiare apo
institucionale e Unionit SHKK, në
mënyrë që i gjithë rrjeti të jetë i
informuar në mënyrë të barabartë,
dhe po kështu, me mundësi
pjesëmarrje në vendimmarrje.
Asambleja e Përgjithshme: Modeli kooperativ financiar ose vendimmarrja
institucionale si përgjegjësi e vetë anëtarësisë në drejtimin e SHKK-ve
Revista
Në foto, ekipi i Rabo Bank Group, duke
shkëmbyer me anëtarët e SHKK-ve
Foto nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit SHKK, Prill 2015
më të madhë të këtij sektori në
financimin e ekonomisë shqiptare.
Duke ju uruar një lexim të mbarë,
Stafi i Union SHKK
Faqja 2 Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK
Pas miratimit nga Kuvendi i
Shqipërisë të Ligjit 53/2014, datë
22.05.2014 “Për Sigurimin e
Depozitave”, Banka e Shqipërisë,
me mbështetjen e Bankës
Botërore, ndërmori nismën për të
përgatitur një ligj të ri për
Shoqëritë e Kursim Kreditit, me
synimin për të pasqyruar në p/ligj:
a. zhvillimet e deritanishme
të ndodhura në veprimtarinë
e SHKK-ve dhe të Unioneve
që nga miratimi i ligjit aktual
në vitin 2001,
b. forcimin e kërkesave që
duhet të plotësojnë SHKK-të
dhe Unionet, në kuadër të
zbatimit të ligjit të ri për
Sigurimin e Depozitave.
Diskutimi mbi projekt-ligjin për
Shoqëritë Kursim Kredi, për nga
dimensioni dhe rëndësia e
impaktit të tij në aktivitetin e
përditshëm të SHKK-ve, ka patur
një vëmendje tejet të veçantë nga
Unioni SHKK.
Gjatë periudhës Mars-Qershor 2015
është punuar intensivisht për të
reflektuar mbi variantin e parë të
p/ligjit të prezantuar nga Banka e
Shqipërisë.
Si fillim, u organizua një tavolinë e
rrumbullakët me Bordin dhe
Drejtorët Rajonalë të Unionit.
Qëllimi ishte diskutimi i
eskperiencave të ndryshme ndër
vite, të aspekteve pozitive dhe
problematikave të mundshme që
lidhen me ligjin ekzistues të SHKK
-ve dhe të Unioneve të tyre.
Me pas, procesi ka vazhduar me
konsultime me ekspertë të huaj
dhe me diskutime në tryezat e
rrumbullakëta të organizuara nga
Banka Botërore dhe Banka e
Shqipërisë.
Synimi parësor i këtyre takimeve
ka qënë rrahja e mendimeve dhe
opinioneve të ndryshme mbi
parimet bazë, mbi të cilat duhej
ndërtuar ligji i ri dhe misioni
historik, të cilin ai duhet të
përmbushë në shërbim të vetë
modelit kooperativ në Shqipëri.
Në kuadër të dy misioneve të
konsulencës të Rabo Bank dhe
Credit Mutuel janë zhvilluar
takime të ndryshme me drejtues të
SHKK-ve, me përfaqësues të
Bankës Botërore dhe të Bankës së
Shqipërisë.
Asistenca juridike vendase, që
gjithashtu është e vlefshme për një
ndjekje sa më profesionale dhe
aktive të procesit të rishikimit të
kuadrit ligjor të SHKK-ve.
Të gjitha diskutimet, analizat e
shkëmbimet me ekspertët e huaj
apo në terren patën si bosht
shërbimin më të mirë dhe më të
shpejtë të klientelës. Në këtë
kontekst u evidentua roli i
rëndësishëm ndërmjetësues dhe
lehtësues i të zgjedhurve lokale, si
dhe i rolit dhe përgjegjësisë, që
Unionet kanë në
mirëfunksionimin e modelit dhe
rrjetit të SHKK-ve.
Qëndrimi i Unionit SHKK mbi
projekt-ligjin e ri është thellësisht i
mbështetur në kombinimin mes
eksperiencës lokale dhe asaj
ndërkombëtare, me qëllim
zhvillimin e mëtejshëm të modelit
kooperativ.
Procesi i hartimit të ligjit të ri për
Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe
Unionet e tyre vazhdon.
Mbi projekt-ligjin “Për Shoqëritë e Kursim Kreditit”
Në Francë janë mbi
21.000 kooperativa që
sigurojnë 1 milionë
vënde pune, në SHBA
janë 30.000 dhe
sigurojnë mbi 2 milionë
vënde pune
Faqja 3 Sem. 1 - 2015
Përmbytjet e fillim Shkurtit të këtij
viti prekën me dhjetëra familje
rurale në pjesën qëndrore dhe
jugore të vendit, e midis tyre edhe
mbi 500 fermerë - anëtarë të
Unionit SHKK.
Në këtë situatë tragjike të një
fatkeqësie natyrore dhe nisur nga
karakteri social i veprimtarisë
sonë, në mbarë rrjetin e SHKK-ve
u solidarizuan me anëtarësinë e
prekur, për t’ua lehtësuar sado
pasojat e kësaj katastrofe natyrore.
Përveç mundësisë për të
rikonfirmuar ndjesinë e
solidarizimit dhe të sensit kolektiv
të modelit tonë kooperativ,
ndihma jonë sado e vogël është një
gjest humanitar në një moment
shumë të vështirë për të gjitha
familjet e përmbytura. Prandaj,
Unioni SHKK ngriti një grup pune,
i cili analizoi me kujdes
informacionet e ardhura nga SHKK
-të e përmbytura dhe mori
kontakte të drejtëpërdrejta me
drejtuesit e tyre në terren.
Në të njëjtën kohë, Unioni SHKK
iu drejtua me thirrjen për
solidaritet të gjitha SHKK-ve
anëtare, si edhe vetë punonjësve të
tij.
Nga kontributet e SHKK-ve u
krijua një Fond Solidariteti prej
5,156,289 lekë, ndërkohë që prej
kontributeve personale të vetë
punonjësve të Unionit u mblodh
një Fond Kontributi prej 300.000
lekë.
Duke gjykuar mbi nevojat që kanë
anëtarët e dëmtuar dhe mbi masën
e fondeve në dispozicion, sipas
vendimit të Bordit Drejtues të
Unionit SHKK, SHKK-të e
dëmtuara nga përmbytja kanë të
drejtë të përfitojnë nga Fondi i
Solidaritetit në formën e grantit
shumën deri në 3,500,000 lekë,
shumë, e cila u shpërnda sipas të
dëmtuarve në SHKK-të përkatëse.
Ky Fond tërhiqet rast pas rasti,
sipas gjykimit të Bordeve Drejtuese
dhe Oficerëve të Kredisë së tyre,
për të mbështetur financiarisht
anëtarët e dëmtuar, në pamundësi
shlyerje të kësteve të huasë në
SHKK. Pjesa që nuk do të përdoret
nga Fondi i Solidaritetit do të
përdoret në raste të ngjajshme në
të ardhmen, sipas vendimit që do
të marrë Bordi Drejtues i Unionit
SHKK. Ndërsa Fondi Kontributiv i
mbledhur nga stafi i Unionit
SHKK, në shumën prej 300.000
lekë, iu dha në formë shpërblimi
(cash) 6 anëtarëve të propozuar
nga SHKK Kafaraj, Darzezë, Qarr-
Bishan në Fier, 2 anëtarëve në
SHKK Lapardha në Berat, SHKK
Novoselë në Vlorë, të cilët ishin
më të dëmtuarit nga përmbytjet.
Anëtarësia e SHKK-ve solidarizohet dhe mbështet financiarisht fermerët e
dëmtuar nga përmbytjet e fillim vitit 2015
Rabobank është një nga
bankat kooperative më
të mëdha në Europë, me
një zhvillim
ndërkombëtar në
fushën e ushqimit dhe
bujëqësisë
Më datë 4 Maj, në Tiranë, u
zhvillua konferenca “Mikrofinanca
shqiptare, një histori suksesi në
shërbim të zhvillimit të vendit”, si
ndër konferencat më të mëdha që
zhvillohet në vendin tonë në
fushën e mikrofinancës, e cila
organizohet nga Shoqata e
Institucioneve të Mikrofinancës në
Shqipëri (SHIM) dhe që ka si
anëtarë Unionin SHKK dhe
Jehona, Fondin BESA, NOA, FAF-
DC dhe Vision Fund Albania.
Në konferencë ishin të pranishëm
përfaqësues nga Banka e
Shqipërisë, Ministria e Financave,
komuniteti i donatorëve, si dhe i
ftuari special Drejtori i Qëndrës
Europiane të Mikrofinancës, Z.
Grzegorz Galusek, i cili shprehu
mbështetjen e madhe që
institucionet e mikrofinancës
gëzojnë anembanë europës dhe në
veçanti nga skemat financiare të
ardhshme të Bashkimit Europian.
Sipas tij, institucionet e
mikrofinancës janë një ndihmë e
madhe për ekonominë vendase
dhe po ndihmojnë mijëra fermerë,
sipërmarrës të vegjël dhe familje
fshatare. Një kategori kjo që
përfiton çdo ditë shërbimet e
mikrokredisë, duke shmangur
burokracitë e institucioneve
bankare. Sot, mikrofinanca
shqiptare paraqet 20% të totalit të
numrit të kredive që jepen në
vend. Një shifër tejet e lartë kjo që
tregon edhe nevojat e larta
financiare të fermerëve dhe
sipërmarrësve të vegjël në vend.
Gjatë këtyre viteve, institucionet e
mikrofinancës kanë kredituar më
shumë se 350.000 sipërmarrës të
vegjël, fermerë dhe familje në të
gjithë Shqipërinë, duke injektuar
në ekonominë kombëtare mbi 1
miliardë dollarë. Vetëm gjatë vitit
2014, institucionet e mikrofinancës
kanë kredituar 65.104 sipërmarrës,
fermerë dhe familje me një vlerë
përbëjnë një realitet të qenësishëm
të ekonomisë shqiptare në ndihmë
të bizneseve të vogla, rritjes së
punësimit dhe zhvillimit ekonomik
në tërësi. Për këtë arsye ne kemi
adaptuar procedura të thjeshta, të
shpejta dhe me kritere të lehtësuara
për t’i ardhur në ndihmë popullatës
dhe në veçanti asaj rurale.
Institucionet e mikrofinancës kanë
krijuar një model qeverisës dhe
pronësie ku klientët janë vetë
vendimmarrës. Në këtë drejtim,
tashmë depozitat e SHKK-ve janë
edhe pjesë e ligjit për Sigurimin e
Depozitave, duke ofruar garanci
edhe më të larta përmes ASD-së”.
Përtej gjithçkaje, sfidat për të
ardhmen ngelen të mëdha. Në
veçanti në drejtim të përmirësimit
të legjislacionit apo modelit të
taksave të aplikueshme në mënyrë
që kuadri rregullativ të pasqyrojë
realisht dimensionin social të këtij
aktiviteti. Rishikimi i ligjit për
SHKK-të, aktualisht në Bankën e
Shqipërisë është në këtë drejtim
një sfidë, e cila kërkon mbi të
gjitha nxjerrjen e mësimeve nga ky
aktivitet 22 vjeçar. Nevoja e
financimit të ekonomisë lokale
ngelet gjithashtu, ende, një sfidë e
madhe për shkak të problemeve të
shumta që lidhen me pronësinë
dhe nivelin e ekonomisë informale.
Faqja 4 Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK
totale prej 16.1 miliardë lekësh.
Institucionet e mikrofinancës kanë
150 degë dhe punësojnë mbi 1050
profesionistë në të gjithë
Shqipërinë. Vetë shifrat tregojnë
që mikrofinanca shqiptare po rritet
nga viti në vit. Nisur nga konteksti
i krizës ekonomike dhe rëndësisë
që ka sipërmarrja private në vend
(95% e sipërmarrjeve kanë 1 deri
më 4 punonjës), mikrofinanca
është realisht një shtyllë e
zhvillimit ekonomik në vend.
Në konferencë u vu theksi edhe
tek impakti social i institucioneve
të mikrofinancës, të cilat i vijnë
çdo ditë në ndihmë individëve dhe
bizneseve që nuk plotësojnë
kushtet për t’u kredituar nga
sistemi bankar. Prioriteti i SHIM,
ashtu si prioritetet e Unionit
SHKK, janë individët sipërmarrës,
fermerët apo familjet, të cilat
dëshirojnë të kryejnë një investim
që nuk do të mundnin ndryshe, në
zonat urbane apo ato rurale të
thella. Mund të thuhet, gjithashtu,
që për çdo mikro-kredi të re,
krijohen mesatarisht 1.4 vende të
reja pune.
Znj. Zana Konini, Kryetare e Bordit
Drejtues të Unionit SHKK, u
shpreh se “Financimet tona
Unioni SHKK në konferencën “Mikrofinanca Shqiptare, një histori suksesi
në shërbim të zhvillimit të Vendit”
Në Kanada, katër nga
çdo 10 banorë, janë
anëtarë së paku në një
kooperativë, ndërsa në
Quebec 70% e
popullësisë është
anëtare e një strukture
kooperative.
Faqja 5 Sem. 1 - 2014
Në mbështetje të kërkesave të
vazhdueshme që SHKK-të
paraqesin për të përmirësuar dhe
rritur efektivitetin e veprimtarisë
së tyre ekonomike dhe financiare,
gjatë periudhës Maj-Qershor 2015,
një grup specialistësh të Union
SHKK u përfshinë në Fazën e Parë
studimore të Projektit pilot me
temë: “Për vlerësimin dhe
unifikimin e procedurave të
kredidhënies, manaxhimit,
marketingut, etj. në rrjetin e SHKK
-ve”. U zhvilluan konsultime dhe
diskutime me specialistët dhe
drejtuesit e rretheve Elbasan dhe
Berat, si dhe disa takime në terren
me kredimarrës dhe depozitues.
Objekti kryesor i këtij projekti
është përmirësimi i procedurave
operacionale në funksion të
plotësimit sa më mirë të kërkesave
të anëtarësisë, në kushtet e rritjes
së konkurencës në treg, duke u
ndalur veçanërisht në disa
drejtime siç janë:
• Procedura dhe analiza
financiare e kredidhënies;
• Zotërimi i paketës së
produkteve financiare që ofron
Unioni SHKK;
• Shkalla e njohurive të oficerëve
të kredisë në drejtim të
agrobiznesit;
• Limitet për kredidhënien dhe
ndikimi i tyre në përshpejtimin
e procesit dhe cilësinë e
portofolit;
• Niveli i komunikimit
elektronik mes SHKK-ve dhe
Unionit;
• Hapësirat e mundshme për
prezantimin e produkteve të
veçanta financiare si agro
leasing, sigurim jete, etj.
Konkluzionet dhe përfundimet e
arritura gjatë fazës së parë të
projektit, do të implementohen
gjatë muajve Shtator-Dhjetor 2015
në disa SHKK të rrethit Elbasan
dhe Berat, për t’u shtrirë më tej në
të gjithë rrjetin e SHKK-ve.
Projekt pilot: Për vlerësimin e procedurave të kredidhënies, manaxhimit, marketingut, etj. në rrjetin e SHKK-ve.
Nga data 25 deri më 27 maj, Unioni
SHKK priti një mision tre ditor nga
një ekip i Agjencisë Japoneze të
Bashkëpunimit Ndërkombëtar.
Vizita u krye në kuadër të
mundësisë së zhvillimit të një
bashkëpunimi institucional në
mbështetje të fuqizimit të modelit
të kooperativave financiare në
Shqipëri dhe fillimit potencial të
një bashkëpunimi të prekshëm me
Unionin SHKK.
Japonia njihet si një ndër vendet
me kooperativat financiare rurale
më të zhvilluar në botë dhe që
mbështet gjerësisht fuqizimin e
tyre, në veçanti në lidhje me
sektorin e bujqësisë, anembanë
botës.
Ardhja e delegacionit japonez
është në vijim të një misioni të
mëparshëm të JICA në vitin 2015
dhe pritet të ndiqet shumë shpejt
me fillimin e një projekti konkret
në futjen e praktikave teknologjike
inovative nga Unioni SHKK.
Po kështu, nga datat 1 deri më 5
qershor, Unioni SHKK priti një
ekip të Rabo Group dhe të
Departamentit të Këshillimit
Ndërkombëtar (RIAS).
Rabo është një bankë kooperative
ndër më të mëdhatë në Europë
dhe në botë. Ardhja e RIAS ishtë
në kuadër të marrëveshjes së
firmosur mes Unionit SHKK dhe
Fondit Europian për Europën
Juglindore (EFSE) në mbështetje të
fuqizimit të financimit të
ekonomisë rurale nëpërmjet
kooperativave financiare si Unioni
SHKK.
Gjatë vizitës së RIAS në Tiranë, ata
patën mundësi të vizitonin disa
SHKK si SHKK Krutje rrethi
Lushnje, SHKK Osumi dhe SHKK
Lapardha në Berat, SHKK Guri i
Mirë Kuçovë, përfaqësues të
Bankës së Shqipërisë e Ministrisë
së Financave etj.
Takimet intesive me stafin e Union
SHKK dhe institucionet
mbështetëse bënë të mundur
zhvillimin e dy tryezave të
rrumbullakëta. Njëra prej tyre me
pjesëmarrjen e të zgjedhurve dhe
stafit manaxherial, ndërsa e dyta
me pjesmarrjen e institucioneve
mbështetëse të aktivitetit të
Unionit dhe rrjetit të anëtarësisë së
tij. Pritshmëria është që ky
bashkëpunim të vazhdojë edhe në
të ardhmen.
Unioni SHKK bashkëpunon me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit
Ndërkombëtar ( JICA ) dhe me RIAS, pjesë e Rabo Bank Group, Holandë
Në foto, ekspertë të JICA-s gjatë vizitës
së tyre në rajonin e Elbasanit
Në Japoni Banka
kooperative agrare ka
10 milionë anëtarë dhe
është banka e dytë më
e madhe në vend
Revista gjashtëmujore e Unionit SHKK
Portofoli i kredive: 27.9 milionë euro
Portofoli i depozitave: 18.8 milionë euro
Anëtarë: 42.881
Klientë active: 17.685
Nr.i fshatrave të mbuluar: 1.200
Kredi të reja të disbursuara: 3.563 ose 7.85 milionë euro
Mes. e kredisë së disbursuar: 2.203 euro
Anëtare femra: 18.3% Huamarrëse femra: 14.8% Depozituese femra 29.8%
Faqja 6
Edhe gjatë 6 mujorit të I-rë Union
SHKK është kujdesur për trajnimin
e vazhdueshëm të stafit të tij. Në
periudhën 17 - 26 qershor 2015 u
zhvillua trajnimi me temë
"Kreditimi në Bujqësi", ku
nëntemat më kryesore ishin:
Oficeri i Kredisë dhe Prodhimi
Bujqësor, Kriteret e Investimit në
Bujqësi, Kreditimi në agrobiznes,
Probleme të ekspozimit të riskut
në procesin e kredidhënies, etj...
Në këtë trajnim morën pjesë 68
punonjës të Union SHKK
(Përgjegjës dege/Rajoni dhe
Oficerë Kredie) dhe u organizua
me burimet e brendshme të
Institucionit.
Në kuadër të mbështetjes
fiananciare të dhënë nga Agjencia
Japoneze e Bashkëpunimit
Ndërkombëtar ( JICA ), për një
periudhë 2 mujore është trajnuar
në Japoni një oficer kredie për
zhvillimin e kooperativave
bujqësore dhe përmirësimin e
kapacitetit manaxherial.
Gjithashtu, ka patur edhe
pjesmarrje në Konferenca dhe
seminare të rëndësishme të
organizuara brenda dhe jashtë
vendit, ku Unioni SHKK ka
dërguar përfaqësuesit e tij.
Trajnime për stafin e Union SHKK
Në datat 19-20 Qershor stafi manaxherial i Unionit SHKK zhvilloi në Pogradec një takim pune për
të analizuar treguesit e pritshëm të 6-mujorit të parë dhe masat që do të merren për të mbyllur me