24
1 ÇMIMI (KOSOVË) REVISTË KULTURORE INFORMATIVE ÇMIMI (PËRENDIM) 1 euro Qershor 2008 - Viti I - Numri 2. 2 euro Kontakt: [email protected] // www.revistalibertas.net Fjala Jonë F F u ur ri i a a e e u uf f o or ri i k ke e Furia euforike e ka kapluar klasën tonë politike. Si duket së bashku më të edhe një vetëkënaqesi e pa nevojshme, ku arsyeja më realitetin perputhen vetëm si dekor maskash. Ata që u ulen aty ku deshironin kaherë, turfullaten për suksese prosperuese, gjiganteske, që vetëm më ndihmën e aparateve mikroskopike mund vërehën.Të tjerët afër tyre që nuk gjetën vënde mes të preferuarve të deridjeshëm sorrollaten bahnhofëve metropoleve të vrërosur në idolet që tradhëtuan kauzen e tyre ,,kombetare” ideologjike, duke dhënë formula dhe opcione që mbajnë të gjallë ekstazën e kënaqsisë dhe euforizmit të tyre „patriotik“ . . Ata që akoma se kanë arritur cakun e dëshiruar shfryejn dështimet dhë korruptin e konkurenteve të tyre, që nuk janë edhe të pa arsyeshme. Politikanet tanë se bashku më krijesat e tyre politike i ka kapluar kjo epidemi që ne më fjalorin më skofijar e quajtëm furi euforike.Kush do të qëndroj më gjatë? Apo kush do të ngritet në fron?Pritet sezonë e ndërkamsave,më prëmtime, tallje,dhe prap prëmtime. Për fund mbi supat e kërrusur të qytetarve tanë kurrë shpresa dhe dëshira për ditë më të mira nuk i mungoj ,krrokasin të zgjedhurit e tyre në pritje të të vjelës së kokërrave që do te hedhin prap arkave të votimit. Rrahgjokset nuk pushojnë duke ngritur qiell meritokracinë personale, së kush ka meritat më të mëdha per aktet historike, thua historia janë këta vet.Vruall i vrullshëm shifet në horizont.Po tani ç`farë do të ham? Atë që na servieret apo atë që deshirojmë ne? Te shofim. Prognozëret vëjnë bast. Augsburg, Qershor 2008 Linda kur lypsej të vdisja. F.T.

Revista LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Linda kur lypsej të vdisja.F.T.ÇMIMI (KOSOVË)1 euroREVISTË KULTURORE – INFORMATIVE ÇMIMI (PËRENDIM) Qershor 2008 - Viti I - Numri 2. 2 euro Kontakt: [email protected] // www.revistalibertas.netFjala JonëFuria euforikeFuria euforike e ka kapluar klasën tonë politike. Si duket së bashku më të edhe një vetëkënaqesi e pa nevojshme, ku arsyeja më realitetin perputhen vetëm si dekor maskash. Ata që u ulen aty ku deshironin kaherë, turfullaten për suksese prosperuese, gjiganteske, q

Citation preview

Page 1: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

1

ÇMIMI (KOSOVË) REVISTË KULTURORE – INFORMATIVE ÇMIMI (PËRENDIM) 1 euro Qershor 2008 - Viti I - Numri 2. 2 euro

Kontakt: [email protected] // www.revistalibertas.net Fjala Jonë

FFuurriiaa eeuuffoorriikkee Furia euforike e ka kapluar klasën tonë politike. Si duket së bashku më të edhe një vetëkënaqesi e pa nevojshme, ku arsyeja më realitetin perputhen vetëm si dekor maskash. Ata që u ulen aty ku deshironin kaherë, turfullaten për suksese prosperuese, gjiganteske, që vetëm më ndihmën e aparateve mikroskopike mund të vërehën.Të tjerët afër tyre që nuk gjetën vënde mes të preferuarve të deridjeshëm sorrollaten bahnhofëve të metropoleve të vrërosur në idolet që tradhëtuan kauzen e tyre ,,kombetare” ideologjike, duke dhënë formula dhe opcione që mbajnë të gjallë ekstazën e kënaqsisë dhe euforizmit të tyre „patriotik“ . . Ata që akoma se kanë arritur cakun e dëshiruar shfryejn në dështimet dhë korruptin e konkurenteve të tyre, që nuk janë edhe të pa arsyeshme.

Politikanet tanë se bashku më krijesat e tyre politike i ka kapluar kjo epidemi që ne më fjalorin më skofijar e quajtëm furi euforike.Kush do të qëndroj më gjatë? Apo kush do të ngritet në fron?Pritet sezonë e ndërkamsave,më prëmtime, tallje,dhe prap prëmtime. Për fund mbi supat e kërrusur të qytetarve tanë që kurrë shpresa dhe dëshira për ditë më të mira nuk i mungoj ,krrokasin të zgjedhurit e tyre në pritje të të vjelës së kokërrave që do te hedhin prap arkave të votimit. Rrahgjokset nuk pushojnë duke ngritur në qiell meritokracinë personale, së

kush ka meritat më të mëdha per aktet historike, thua historia janë këta vet.Vruall i vrullshëm shifet në horizont.Po tani ç`farë do të ham? Atë që na servieret apo atë që deshirojmë ne? Te shofim. Prognozëret vëjnë bast.

Augsburg, Qershor 2008

Linda kur lypsej të vdisja. F.T.

Page 2: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

2

Tuxhar BajrakeshShkruan: Fran TanushiKur vëndosëm që hyrjën e këtij shkrimi ta fillojmë më një fjalë të huaj që ashtu sikurse shumë të tjera ka nxënë vënd pa nevojë në fjalorin tonë jo vetem popullor, nuk e patëm si synim të vëjmë në thumb barbarizmat që lodrojnë nëper fushat tona letraro-gjuhësore sikur të ishin në lëmën e babait të gjënezës së tyre. Rasti si baba i ndodhirave erdhi aty nga fillimi i viteve të shtatëdhjeta, gjatë një shkëmbimi fjalësh që kishëm më gjyshin tim - tanim të ndjerë . Atij moti im At më kishte sjellë nga bota e lirë ,disa tituj të veprave të ndaluara për atë kohë tek ne , mes të cilave ishte edhe ajo e Koliqit Tregtar Flamujsh ,që u bë edhe shkaku i fillimit të ketij shkrimi . Derisa lexoja këte vepër të preferuar,gjyshi nga kureshtja më është afruar e më pyeti se ç`farë po lexoja ? Mbasi i rrëfeva për titullin dhe autorin e librit që kishëm në dorë, murmuriti diçka nën buzë, ku nga ndrydheja e asaj që zihej nën peshën e rëndë të atyre pak dhëmbëve që i kshin mbetur akoma në gojë,më vështirsi kuptova atë që e tha:Tuxhar Bajrakesh. Unë më kot tëntoja ta bind se është fjala për veprën e Ernest Koliqit Tregtar Flamujsh, ai prap në të vetën murmuriste, gjersa në fund shtoj,:të kuptova por edhe diçka nuk po mund të bindem. Ai kur e ka shkrue nuk ka dasht të thotë se duhet te bëjmë tregti më Flamur por të heqim dorë nga pazaret e tilla. ,kurse unë druaj se ka e do të këtë njerz të tillë që për fitim tuxharlleku do të bëjnë pazare edhe më bajrak.Sa profetike më kanë dalur fjalët e gjyshit tim,por më dëshirën më të madhe nuk do të doja edhe ketë herë.Pas çerek shekulli të amshimit të tij prap të bëhej realitet jo një deshirë por dyshimi i tij për disa tipa karieristesh më etje

ekzibicioniste.As ai e askush tjetër nuk do të dëshironte ketë. Kjo ndodhi e po ndodh në motin e madhë të ëndrrave të të gjithe atyre brezave që linden u rriten dhe u shuan për komb e flamur. Më pavarsinë e Kosoves krahas hapave të tjerë shtetror që duhej ndërmarr, u ndijë nevoja edhe përë simbolet e shtetit të ri. Dakort. Na duhen. Por kur më parë shfaqeshin ide dhe nisiativa për këta hapa, hingellonin ,,gomeret” ., më plot gojën patriotizem sharlatan në mbrojtje të Flamurit dhë identitetit kombëtar të kutit të tyre. Përgaditjet dhë studimet që ishin bërë për publikimin e Flamurit të Dardanisë nuk e pranuan si të vetin, populli thotë:Kush nuk e do nënën do njerkën, dhë kështu ndodhi.Ata që trumbetonin në emër të Flamurit Kombëtar, në vënd të atij më shqiponjë e më stemën e Dardanisë Antike, e pranuan një Flamur që nuk ka asgjë të përbashkët më atë Kombëtar , më atë Flamur më të cilin filluan dhë u fituan sa e sa luftëra më ate Flamur për të cilen u shuan sa e sa jetë , për atë Flamur për të cilin u bënë sa e sa vite burgje të renda që ai të mos ulët porë së bashku më shqipen të valojn të lirë mbi këto troje së të vetat i ka. Sot na afrohet një simbol,,flamuri “që më shumë i perngjan një simboli kadastral se sa nacional. Ky dukët do të jetë fillimi, kurse nesër do të na kërkohet edhe më shumë,ndoshta edhe të tjetersohemi por tani jo nga dhuna, por nga patriotët tanë që fryhën si kunguj se kush po del më tolerant se shoqi në leshime e tolerancë gjerë edhe në përkdhelje të atyre që dogjen e poqen jo vetem guret e malit. Ndërroni e veproni se shkurt do e keni , më këta hapa që merrni nuk

gjykoni vetëm vetën tuaj por edhe brezat mbrapa. Edhe diçka nuk harruat dhë, në prezentimin e tij të na e kujtoni së për këtë Flamur u derdh gjak .Po për cilin,,flamur” ore? Pse nuk zgjidhni fjalor,përse gënjeni, po pyetni familjet e dëshmorve e invalideve , pyetni veteranet e resistences gjatë dekadave për cilin flamur u luftua e më cilin ishin në fronte luftash Ju edhe mund të ishit udhëheqës lufte, por jo në bëteja se do ta kishit parë se cili flamur u printe luftëtarve. Keni qënë nëper zyre e kancellari e nuk e keni parë , ndoshta e keni parë por tani gënjeni së për ketë flamur u luftua , e ndegjuam nga goja e juaj kur e thatë , po si do ti përgjigjeni luftetarve e veteraneve në Kosoven lindore në Iliride në Malsi të madhe në Shqiperinë administrative në Diasporë e gjithandej nga erdhën vullnetarët, jo në zyret e juaja por në front lufte. Ndoshta keni vizione të mrekullueshme , doni të krijoni njerzit thue ne jemi bisha ,doni të krijoni kombe thue ne jemi të shartuem , doni të krijoni identitet thua nuk patem kurrë. Kosova e vogel më zëmër të madhe ,të gjitha kombet e botës mbrendë, të gjitha simbolet e botës i ka ,edhe të atyre që nuk e dinë akoma kush janë e nga vijnë , e vetëm atë shqiptar jo. A ky eshtë vizioni për të cilin u sakrifikua aq shumë? .Në një shkrim të mëhershem duke e ndjerë se si do na punojnë kjo sortë e politikanëve pata lëshue një lutje si porosi , që të mos na vrisni ëndrrat. Me ju nuk fillon kombi as historia ju jeni vetëm diletantat , ata tregtaret e simboleve dhe identitetit kombëtar. Im gjysh , këtë sortë prap do ti quante tuxhar bajrakesh.

Page 3: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

3

SSHHTTEETTII NNUUKK ËËSSHHTTËË KKOOMMBBII Shkruan: Ndue Ukaj Që në fillimet e krijimit të shtetit shqiptar, e sidomos në vitet e 30-ta, në Shqipëri ekzistonte një debat për atë se çfarë është shteti e çfarë kombi. Krist Maloku, një erudit i pashembullt, në eseun e tij “Shteti apor Kombi” tërheq paralelet mes shtetit dhe kombit dhe pohon me argumente të sofistikuara se “Shteti nuk është kombi”. Mendimi i Malokut nuk do koment. Ai duhet të lexohet dhe studiohet, sepse ndihmon në mënjanimin e një apori mendimesh të artikuluara mbrapsht për idenë e kombit kosovar. Derisa po përcjellja një sërë tekstesh për “identitetin kosovar” paralelisht lexoja Martin Camajn dhe prozën e tij “Dranja”, një rrëfim brilant me simbole të shumta dhe të realizuara me mjeshtëri. Menjëherë mendja me vajti tek biografia e Martinit. Ai i përket qarkut kulturor dhe letrar të Shkodrës, por në ikje nga diktatura, librin e parë me poezi e botoj në Kosovë. Në të vërtet, përmbledhja me poezi “Një fyell ndër male” 1953, shënjon fillimin e kultivimit të letërsisë shqipe në Kosovë, duke mbet libri i parë letrar i botuar në Kosovë. Mendova me vete, nëse ky argument domethënë diçka për trumbetuesit e identitetit kosovar?, pasi që, është pikërisht kultura e shkrimit ajo që është boshti, esenca e një identiteti. Pavarësimi i Kosovës, e sidomos ligji për festat zyrtare të Kosovës hapën sërish debatin e ashpër për atë nëse Kosova duhet të krijoj një identitetit të ri, i cili, sipas këtyre projektuesve, pa asnjë

argument të arsyeshëm, do të duhej të quhej kombi kosovar. Shikuar në gjitha pikëpamjet teorike e historike për kombin, jo që nuk ekziston ideja komb kosovar, por ajo është një ndër shpikjet imagjinare më të marra. Në fakt, ata që trumbetojnë për këtë ide as që kuptojnë në esencë se çfarë

është kombi në kuptimin semantik të fjalës. Kombi nuk është produkt i teorive abstrakte, i dëshirave të grupeve të vogla, por është një ndjesi që rrjedh ndër shekuj, apo sikur shkruante Krist Maloku kombi “buron nga fshehtësinat e qindramijra vjeteve që gjallon mbas ligjeve krejtësisht të veta”. Janë këto ligje që e bëjnë atë krejtësisht të veçantë, komb. E, këto ligjësi nuk mund të ndryshohen në rastin e Kosovës. Kemi shembuj të shumtë kur identitetet, kryesisht politike konfigurohen, por pa cenuar

substancën nacionale. Shembull për këtë paraqet globalizimin, e veçanërisht Unionin Europian. Italianët, francezët apo suedezët nuk ndjehen më pak italian, francez a suedez, sot, edhe pse ata politikisht i përkasin një konfigurimi të ri politik, identitetit politikë europian, i cili

ndikon mbi jetën e tyre në gjitha nivelet dhe atë në përmasa reale. Madje edhe në sferat delikate, në kulturë dhe në stilin e tyre të jetës. Ky shpjegim ka logjikën e vet të natyrshme edhe në konfigurimin e ri politik që ka marr Kosova pas shpalljes së Pavarësisë. De facto dhe de juro Kosova tanimë i përket një koncepti të ri politik, por kjo fare nuk përkon me tendencat naive të disa individëve për identitet kosovar, sepse ai nuk ekziston, nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe nuk ka asnjëlloj trashëgimie reale, përpos perceptimeve imagjinare. Çdo tendencë lidhur me këtë çështje qëndron larg realitetit, jo vetëm për arsye etnonacionale specifike, por, mbi të

gjitha, për shkak të kulturës, historisë që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot në plotëni. Së këndejmi as identiteti politik i Kosovës, ky identiteti shtetëror më të cilin është veshur Kosova nuk e bën një “kosovar” më pak të ndjehet shqiptar, përkundrazi ai memrorin e ka plotësisht shqiptare, është angazhuar tërë jetën e tij për këtë identitet dhe ai nuk mund të ndryshohet sipas një lëvizje të caktuar e për interesa të ngushta. Shteti kosovar, i cili po merr konturat reale, në mendimin politik

Page 4: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

4

karakterizohet si rast sui generis. Vetëm kështu bota demokratike arriti ta pranoj dhe sendërtoj pavarësinë e Kosovës. Nëse në kuptimin politik qenka i këtillë, atëherë çfarë është ky popull që ndërton këtë shtet në kuptimin kulturor, civilizues, asaj që sot e njohim me emrin identitet. A janë kosovarët sui generis, një popull që me shekuj kanë jetuar pa shtet, edhe pa identitet kulturor, etnik e civilizues? Kjo pyetje, në kuptimin praktik dhe teorik tregon për naivitetin e idesë së kombit kosovar. Ai nuk ekziston dhe ka një përgjigje të thjeshtë: shqiptarët e Kosovës kanë identitet të zhvilluar nëpër kohë me ngritje dhe rënie në kuadër të asaj që sot e njohim, pa asnjë dyshim identitet shqiptar. Pretendimet tjera, çfarëdo qofshin për të krijuar identitet të ri, në kontekstin e shtetit kosovar janë orientime të gabuara në start dhe atë për njëmijë e njëqind arsye, të cilat, madje i dinë fare mirë edhe trumbetuesit më të pasionuar të kësaj ideje, por që janë preh e ideve lokaliste dhe inferioritetit kulturor. Kjo ide jo se nuk sjell asnjë impenjim pozitiv në të ardhmen e Kosovës, por vetëm vë një barrikadë në rrugën e unifikimit e konsolidimit të kombit shqiptar në sfidat e reja integruese. Identiteti si koncept nuk është aspak i lehtë për t’u përkufizuar, përkundrazi si term polisemantik le shumë variante të kuptimit dhe së këndejmi të interpretimit. Për kategori të ndryshme të njeriut dhe shoqërisë identiteti ka kuptime dhe shpjegime të ndryshme. Prandaj edhe sot brenda dijeve humane diskutohet për shumëllojshmëri identitetesh. Mirëpo kur diskutohet për identitetin etnonacional çështja gjithmonë qëndron më specifike. Identiteti, duke qenë koncept kompleks dhe më interpretime të shumta le gjithashtu shtigje te ndryshme të fokusimit dhe interpretimit. Por, mbi të gjitha kur diskutohet për identitetin, dijetarët e ndryshëm vënë në pah dy kategori esenciale, dallimin mes identitetit kolektiv dhe atij individual. Ky dallim ka nuancat e dallueshme dhe vetëpërkufizimet të cilat mund të variojnë me derivime të shumta e të natyrshme. Përderisa identiteti individual nuk i nënshtrohet ndonjë

kodi më të gjerë kolektiv a shoqëror, edhe pse gjithmonë ndikohet, ai mund të bëhet duke u formësuar, ndryshuar, ndërkaq, përkundër këtij qëndron identiteti kolektiv i cili bazohet në një sistem më të gjerë vlerash dhe atributesh, i cili ndjek ligjësitë e natyrës dhe nuk mund të ndryshohet, ai përplotësohet përmes një kompromisi të përgjithshëm. Një njeri i caktuar gjatë jetës së tij mund ta ndryshoj identitetin e tij duke ju përshtatur tendencave të kohës. Por, në këtë kontekst identitetit kolektiv, sidomos ai që ndërlidhet me etnonacionalen dhe ka një sistem të etabluar me shtresa të shumta identifikuese, nuk mund të ndërrohet sipas një vendimi, çfarëdo qoftë ai. “Unë jam si unë për faktin se nuk jam si ti”- është një frazë që haset shpesh në diskutimet rreth identitetit dhe dallimeve. Pra, vështruar në këtë kontekst, identiteti ka kuptim vetëm në relacion me opozicionin. Një teori të tillë ngjashëm në gjuhësi e ka zhvilluar dijetari francez Ferdinand de Sosyri, i cili thoshte se një fjalë mund të kuptohet vetëm në relacion me një fjalë tjetër. Kjo, me fjalë të tjera mund të thuhet kështu: një shqiptar është shqiptar për shkak se nuk është grek, një mashkull është mashkull për shkak se nuk është femër. Atëherë cili është kosovari nëse nuk është shqiptari? Ai del një qenie pa trashëgimi, pa kulturë, pa histori, sepse çdo gjë që ka krijuar deri tani e ka ndërtuar në shtratin e fuqishëm shqiptar dhe derivimi nga ky shtrat prodhon një model të rrezikshëm të atillë që e hasim sot tek myslimanët e Bosnjës, një popull pa komb. Shqiptarët andej kufirit dhe në Kosovë kanë ndërtuar një identitetet të përbashkët për shekuj të tërë dhe ai tani s’mund të marrë kah tjetër e hiq më pak të ndahet. Kosovari dhe shqiptari janë shqiptar të njëjtë, me të njëjtën trashëgimi kulturore, historike, me të njëjtat ambicie, ngase kanë të njëjtin burim historik e kulturor, të njëjtat shenja identifikuese, kanë ndërtuar me shekuj një identitet të tillë dhe janë identifikuar me të njëjtat shenja dhe simbole kombëtare, duke e sforcuar dhe konsoliduar në relacion me identitetit tjera, si identitet të

posaçëm. Perceptimet për identitetin dhe tërësinë e tij, në Kosovë e Shqipëri, në gjitha nivelet e rëndësishme, me ndonjë nuancë të vogël, natyrshme paraqiten identike. Identiteti ynë është pagëzuar dhe ka të njëjtat figura që e kanë ndërtuar atë: humanisti i madh Marin Barleti dhe librat e tij për Skënderbeun dhe Rrethimin e Shkodrës, pastaj është Buzuku ai që nis historinë e librit shqip, Formula e Pagëzimit ajo që shënjon dokumentin e parë shqiptar, Pjetër Bogdani autori i parë origjinal shqiptar dhe tutje janë rilindësit e shumtë, Mjeda, Naimi, Gjeçovi, Negovani, Vreto, Mitko etj, që lexohen njësoj sikurse në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë e gjetiu dhe nën emrat e së cilit janë pagëzuar me dhjetëra shkolla në Kosovë. Janë këto figura që përbejnë një zinxhir të rëndësishëm ne perceptimet për identitetin. Mbi të gjitha, identiteti ynë është brumosur me figurën e përjetshme të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, me të madhin Atë Gjergj Fishtën e Faik Konicën, me Nolin dhe Kutelin, me Koliqin e Camajn, me Anton Pashkun e Vath Koreshin, me Ismail Kadarenë e Ali Podrimjen, me Aurel Plasarin e Sabri Hamitin. Dhe ky është një proces i gjatë, një proces që ka rrënjët thellë në histori. Historia e formësimit të gjertanishëm të identitetit dhe ideve të kulturës “kosovare”, asnjë hamendje, është kryekreje shqiptare. Ajo ruan dhe kultivon fuqishëm njëtrajtshmërinë në ide, kulturë, botëshikime e botëkuptime. Ai është identitet shqiptar dhe vetëm si i tillë ka mundur të mbijetoj, të funksionoj dhe të ngrejë krye kundruall një politike shtypëse të Serbisë. Në perspektiv të zhvillimeve marramendëse ndërkombëtare, kur çdo ditë e më shumë globalizimi ka mbërthyer botën dhe kulturat e vogla gjenden para rrezikut të ekzistimit, ky debat është i padobishëm. Përkundër këtij debati do të duhej gjitha mendjet e ndritura shqiptare të promovojnë identitetin shqiptar, duke e sforcuar substancën e tij për t’u plasuar në mesin e kombeve të lira dhe të civilizuara me dinjitet. Të fragmentuar jemi fare të parëndësishëm.

Page 5: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

5

SSHHBBAA--TTËË DDOO TTËË QQËËNNDDRROOJJNNËË GGJJIITTHHMMOONNËË KKRRAAHHAASS

MMEE PPOOPPUULLLLIINN EE KKOOSSOOVVËËSS Shkruan: Eliot Engel Është nder dhe kënaqësi t'i drejtohem Parlamentit të Kosovës së re dhe të pavarur. Kjo është hera e dytë që kam privilegjin e madh të flas në Parlamentin e Kosovës, por për shkak të pavarësisë kjo ka një kuptim më të madh për mua. Po ashtu sot jam këtu bashkë me kolegen time nga Dhomën e Përfaqësuesve, Jean Schmidt nga Ohajo, e cila po viziton Kosovën për herë të parë. E di se do ta mirëpritni atë sikurse që më keni mirëpritur mua gjithnjë. Siç e dini, unë kam qenë në Kosovë shumë herë më parë. Në vitin 1988, kur Kosova mundohej të ketë zgjedhje të lira, autoritetet në Beograd nuk i lejonin. Unë desha të vijë në Kosovë në atë kohë për të ndihmuar vëzhgimin dhe të tregoj përkrahjen time për zgjedhjet. Autoritetet Serbe në Beograd më refuzuan vizën dhe kur u mundova të hyj në Kosovë, më kthyen në kufirin me Maqedoninë. Javën që pasoi ne mbajtëm një tubim për Kosovën e pavarur para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Neë York. Unë ju drejtova turmës prej afër 1000 njerëzve dhe thashë, "Javën e kaluar, unë u mundova të shkoj në Kosovë dhe Millosheviqi nuk më la të hyj. Por kam lajme për të, një ditë do të jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe nuk do ta lejojmë atë të hyjë brenda". E po, miqtë e mi, ne jemi në Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe Millosheviqi, për krejt arsyet që veç i dini, nuk do të vijë të festojë lirinë me ne. Kur u deklarua pavarësia me 17 Shkurt, unë u preka aq shumë duke shikuar në televizion festimet në Prishtinë dhe Kosovë. Isha posaçërisht i prekur nga fakti që me mijëra shtetas tuaj e valëvitnin flamurin Amerikan në rrugët e Kosovës. Ditën tjetër kur ishte edhe ditëlindja ime, Shtetet e Bashkuara e pranuan Kosovën. Kjo ishte dhurata më e mirë që e kam fituar ndonjëherë për ditëlindje. Dua t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë gjithmonë krahas me popullin e Kosovës në dëshirën e tyre për të ndërtuar një shtet të fortë, të pavarur dhe një shoqëri të lirë. Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë shumë gjëra të përbashkëta,

përfshirë këtu edhe idealin për liri dhe demokraci. Dhe natyrisht ju siguroj personalisht se derisa unë vazhdoj të punoj në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, do të mbaj në zemër interesat më të mirë të dy shteteve tona dhe do të siguroj se lidhjet mes dy shteteve tona do të jenë të forta dhe se Shtetet e Bashkuara do të japin krejt ndihmën e mundshme Kosovës. Unë gjithnjë kam thënë se populli i Kosovës është miku më i mirë i Amerikës, dhe populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë miqtë më të mirë të Kosovës. Siç e dini, Komuniteti Shqiptaro Amerikan në SHBA ndihmon të forcohen lidhjet mes dy shteteve tona. Unë kam afër këtu shume prej tyre, duke përfshirë mikun tim të mirë Harry Bajraktari. Kosovës i nevojiten investime dhe komuniteti Shqiptaro Amerikan duhet ta udhëheq këtë. Harry dhe Rrustem Gecaj, që të dy të lindur në Kosovë, janë investitorët Amerikanë kryesorë në Kosovë, dhe të tjerët duhet t?u bashkohen. Qeveria e re e Kosovës duhet të bëj çmos që të inkurajojë dhe shtyjë investimet përmes privatizimit dhe tatimit të volitshëm për biznese. Ndërtimi i shtetit është qartazi një detyrë e vështirë. Kur rritesha në Neë York, lexoja për patriotët Amerikan që formuan shtetin e ri. Njerëzit si: George Washington, John Adams, Benjamin Franklin, dhe Thomas Jefferson janë emrat që vazhdimisht përsëriten në librat e historisë së Amerikës. Por, këtu në Kosovë kjo është gjenerata e patriotëve që janë duke bartur barrën e shtetformimit. Ne nuk na duhet të lexojmë për këta patriotë në libra historie. Patriotët jeni të gjithë ju. Patriotët janë njerëzit e ulur sot në parlament këtu në Prishtinë. Patriotë janë njerëzit e Kosovës që përjetuan tiraninë, diktaturën, diskriminimin, dhe shumë përulje tjera për vite të tëra. Patriotë janë ata që u kthyen në Kosovë në vitin 1999 dhe panë shtëpitë e tyre të djegura dhe të shkatërruara, dhe të cilët punuan shumë t?i rindërtojnë ato dhe të rindërtojnë bizneset e tyre. Patriotë janë ata njerëz

të Kosovës që kurrë nuk e humbën ëndrrën për pavarësi, dhe vazhduan të besojnë se pavarësia mund të ndodh një ditë, edhe pse nganjëherë dukej se kurrë nuk do ndodh. Njerëzit e Kosovës janë të gjithë patriotë të cilët me veprat e tyre luajtën një rol të rëndësishëm në ringjalljen e Kosovës, duke e bërë të mundur që të ketë një shtet të ri demokratik dhe të pavarur. Mirëpo, aq sa jemi të lumtur në Kosovën e lirë dhe të pavarur, ka shumë sfida para jush. Shumë punë duhet të bëhet dhe puna e madhe ju pret. Ekonomia ka nevojë për ndihmë. Institucionet demokratike duhet të forcohen. Korrupsioni duhet të zhduket. Papunësia duhet të zvogëlohet. Duhet krijuar më shumë vende pune. Sektori i energjisë ka nevojë të riparohet urgjentisht dhe të ketë një strategji urgjente vendimtare. Pastaj të gjithë njerëzit e këtij shteti duhet ta dinë se ka një të ardhme të ndritur në Kosovë jo vetëm për shumicën shqiptare por edhe për minoritetet gjithashtu. Kosova duhet të jetë një demokraci shumetnike, me mbrojte të drejtave të minoriteteve dhe religjioneve të minoriteteve. Xhamitë, manastiret, kishat dhe të gjitha shtëpitë e lutjeve duhet të mbrohen. Kosova duhet të jetë shembull për rajonin. Ne kurrë nuk duhet të keqtrajtojmë Serbët dhe minoritetet tjera ashtu siç i keqtrajtonte Millosheviqi shqiptarët. Duke i hapur dyert e lirisë për të gjitha kombet e kësaj toke, ju do të vendosni shtetin tuaj të ri në radhët e demokracive perëndimore dhe do të keni vend krahas Shteteve të Bashkuara dhe fqinjëve tuaj në Evropë. Sot, shteti juaj udhëhiqet nga njerëz të aftë. E di se ju, Kryeministër Thaçi, dhe të tjerët keni luftuar shumë gjatë viteve të vështira për të larguar barrën e represionit ndaj popullit të Kosovës. Ata që i morrin armët në mënyrë që kombi i tyre një ditë të jetë i lirë janë heronj të këtij vendi, ata që nuk pranonin të konsideroheshin si qytetar të rendit të dytë. Zoti Kryeministër, unë përkulem para jush dhe gjithë atyre luftëtarëve të guximshëm që luftuan në

Page 6: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

6

atë betejë. Liria nuk vjen lehtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë padrejtësi për shumë vite të mundimshme. Shumë familje sikur Jasharajt, Haradinajt, dhe shumë të tjera, kanë sakrifikuar në mënyrë që një ditë populli të jetë i lirë. Dua të përshëndes shumë miq të mi në Parlament. President Sejdiu, është gjithnjë kënaqësi t'ju shoh. Ministri i Punëve Të Jashtme Hyseni, më kujtohet para 10 vitesh kur punoje në Zyrën time si studiues në një program trajnimi. Gjithnjë bëj shaka dhe them se njerëzit që dalin nga zyra ime përparojnë dhe shkojnë tutje dhe Skënder, kjo vlen gjithsesi për ju. Do të isha i pakujdesshëm nëse nuk e përmend njeriun i cili ishte udhëheqës i juaji në kohërat më të vështira dhe të errëta dhe ishte instrumental duke siguruar se Kosova një ditë do të jetë shtet i pavarur dhe i lirë. Kisha nderin ta quaja mikun tim për vite të tëra dhe isha i pikëlluar kur morra pjesë në varrimin e tij në Prishtinë para disa vitesh. Natyrisht se po flas për Dr. Ibrahim Rugova i cili u sakrifikua aq shumë për popullin e tij. Është shumë tragjike dhe ironike që ai nuk e përjetoi ta sheh Kosovën plotësisht të lirë. Por themelin që ai e shtroi ishte shumë i fortë. ?shtë themel mbi të cilin ne të gjithë jemi duke ndërtuar. Mirëpo, tani jemi në vitin 2008 - vit i pavarësisë dhe tani jemi në prag të një fillimi të ri. Më shumë se 40 shtete kanë njohur Kosovën dhe shpresoj dhe besoj se edhe shtete tjera do ta bëjnë këtë gjë. Mbrëmë, kisha nderin dhe privilegjin të marr pjesë në ceremoninë e mirëpritjes së hyrjes në fuqi të kushtetutës suaj të re. Po ashtu mësova se ky Parlament do të kalojë legjislaturën kyçe që do ta formojë Kosovën si shtet ku zbatimi i ligjit është me rëndësi kapitale. Miqtë e mi, demokracia po zë rrënjë të forta. Plani i Ahtisarit për mendimin tim, ofron një kornizë të mirë ku mund të ndërtohet dhe të zgjerohet republika juaj e re. Vizioni i Ahtisarit mund të mos jetët i përsosur, por është hap i mirë. Dëshiroj ta lavdërojë ish Presidentin e Finlandës Marti Ahtisarin, për kontributin e tij të rëndësishëm, ndjenjën e tij për drejtësi, dhe kuptimin e tij për realitetin praktik me të cilin ballafaqohet ky rajon. Puna e tij e palodhshme ka ndihmuar popullin e Kosovës që të arrijë në këtë ditë. Shumë udhëheqës nga bota kanë qëndruar pranë vendit tuaj në kërkesën për pavarësi. Presidenti Bill Klinton e

mposhti spastrimin etnik duke autorizuar bombardimin e ushtrisë së terrorit dhe represionit të Millosheviqit. Më kujtohet kur pata fol me President Klintonin në Ëashington gjatë kohës së spastrimit etnik dhe i pata thënë se ne nuk duhet ta lejojmë këtë të ndodhë; ne duhet të bëjmë diçka. Presidenti më është përgjigjur ?Unë nuk do ta lejoj këtë të ndodhë.? Kjo edhe përshtatet se njëra prej rrugëve në Prishtinë quhet Bulevardi Bill Klinton. Unë po ashtu më duhet t?ju tregoj se ishte nder për mua të kem një rrugë në Pejë Bulevardi Kongresisti Eliot Engel. Jam i lumtur që Presidenti Bush ka vazhduar politikat e njëjta për miqësi dhe përkrahje ndaj popullit të Kosovës. Politika e Shteteve të Bashkuara është vërtet jo partiake, dhe më vjen mirë që kolegia ime republikane Jean Smidt kongresiste nga Ohajo është këtu me mua sot. Së bashku ne demonstrojmë se Demokratët dhe Republikanët kanë të përbashkët përkushtimin ndaj këtij rajoni. Unë besoj fuqishëm se përparimi ndodh vetëm atëherë kur Shtetet e Bashkuara angazhohen intensivisht ne Evropën Jugore. Udhëheqësit Amerikan kanë qene një forcë shtytëse këtu në Kosovë dhe përgjatë Ballkanit dhe ne nuk duhet të ikim nga sfidat që na presin. Kushdo që do të zgjedhet Kryetar i Shteteve të Bashkuara këtë vit duhet të vazhdojë politikat e angazhimit dhe lidhjet e ngushta me popullin e Kosovës. Ju siguroj se nuk do të lë asnjë gur pa rrotulluar për të siguruar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të forcojë miqësinë me Kosovën dhe do ta sjellë miqësinë tonë në një epokë të re. Por, komuniteti ndërkombëtar duhet ta kuptoj se lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është e fortë dhe gjithmonë do të mbetet e palëkundur. Miqësia jonë është solide dhe përkushtimi jonë për demokracinë tuaj është i vendosur. Po ashtu, bota duhet ta dijë se Republika e re e Kosovës është e përjetshme. Ajo i është bashkangjitur shteteve që duan lirinë dhe qëndron me krenari në rajonin e shteteve rishtas të pavarura me synim në ardhmërinë Euro Atlantike. Sipas meje, mendoj se Kosova një ditë to t?i bashkohet Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë gjithashtu në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Më lejoni të komentoj po ashtu edhe për një çështje madhore të ditës. Përderisa po qëndroj këtu para jush sot, bashkësia

ndërkombëtare po vendos se kur dhe si do të bëj tranzicionin prej Kombeve të Bashkuara në Bashkimin Evropian në Kosovë. Derisa ky është një vendim që do të merret nga të tjerët, porosia është e qartë. Koha e OKBsë për të udhëhequr praninë ndërkombëtare në Kosovë ka përfunduar. Ne nuk duhet të lejomë kundërshtuesit në Moskë, Beograd, dhe gjëkundi të bllokojnë përparimin e Kosovës dhe të krijojnë destabilitet. Sekretari Gjeneral duhet të përshpejtojë tranzicionin dhe duhet të lejojë misionin e EULEX it të fillojë operimet e plota sa më shpejtë që është e mundur. Ndërrimi nuk ka të bëjë vetëm prej UNMIK në EULEX. Tranzicioni i vërtetë është për qeverinë e Kosovës. Ne pamë se gjatë viteve të UNMIK ut zvarritja e dorëzimit të kompetencave te udhëheqësit tuaj të zgjedhur, ka parandaluar popullin e Kosovës për të jetuar jetët e tyre dhe ka shkaktuar pakënaqësi. Transferimi i shumicës së kompetencave ka ndodhë në fakt në vitin e fundit, por me planin e Ahtisarit, unë shpresoj se do të shpejtoj ditën kur procesi i Kosovës kompletohet dhe Kosova bëhet plotësisht sovrane. Dhe në fund, dëshiroj që të falënderoj veçanërisht Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara me bazë në Bondsteel. Dje unë dhe Jean Schmidt vizituam ushtarët amerikan dhe u treguam atyre sa shumë e çmojmë shërbimin e tyre. Ata kanë ndihmuar të ofrojnë siguri për krejt popullin e Kosovës pa dallim kombi dhe kanë përmbushur vlerat që Shtetet e Bashkuara i synojnë në tërë botën. Ata kanë falënderimin tim më të thellë dhe falënderimin e një kombi. Sërish dëshiroj t?ju tregoj se ishte nder i madh për mua të flas në Parlamentin e Kosovës së lirë dhe të pavarur. Më kujtohet kur hyra në Kongres para 20 viteve dhe nocioni që Kosova të bëhet tokë sovrane ishte një ëndërr. Atëherë kapeshim për kashtë duke u munduar që të luftonim represionin e Millosheviqit. Por sot, ëndrra u bë realitet dhe drejtësia u arrit. Liria juaj është në të mirë të komunitetit të kombeve dhe shpëtimi juaj është një provë e njerëzimit. Ju dëshiroj gjithë të mirat derisa hyni në këtë udhëtim madhështor dhe pres me padurim t'ju ndihmoj në ditët në vijim.

(Autori është kongresist amerikan dhe ky është fjalim i tij i mbajtur më 16

qershor 2008 në Kuvendin e Kosovës)

Page 7: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

7

FFFoootttooo KKKooommmeeennnTTT

Cili nga këta flamuj do ti përshtatej më shumë realitetit kohorë dhe historik të Kosoves?

Page 8: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

8

Tempulli i Athines

KËNDVESHTRIM EE KKUUJJTT ËËSSHHTTËË GGRREEQQIIAA??

Nga Valentin Tanushi Europa më të drej të e meri ton të quhet s i kontinenti i vjeter , nga se këtu janë grumbulluar kulturat e vjetra që dikur i kishte njohur bota antike.Vëndi që në mijvjeqaret e më hershëm ishte kryesisht vend i dy apo tre popujve që indetif ikonin europen e vjeter , s i Pel lazget që kishin pothuaj të gj i thë mesdheun dhe Vikinget që jetonin në pjesen veriore te kontinenti t ishin ndër popujt e paket që numëronin në europe. Greket që vetën e quajne Helen s i një arsye për të t reguar që janë popull i më i vjetër i Ballkani t apo edhe i europës e kanë preardhjen nga stepet e Rusisë së sotme, andej prej nga janë edhe disa popuj t jerë të ballkanit s i s l lavet et j . Një f jalë e urtë thotë “Ujku qimën e ndërron ndersa zanatin se harron” do t i përshtatej më së miri popull i t grekë. Pothuaj të gj i the jemi dëshimtar se në ç’farë vi jash ka ecur dhe po ecen popull i dhe shtet i grekë, e “kujt është greqia dhe popull i i saj”. karshi europës së bashkuar apo edhe perëndimit në tërësi . Shikuar në një këndveshtrim krejt t jeter Robert Kaplan autor i l ibri t “Greqia, dashnore e perëndimit por grua e l indjes” të bën të mëndosh më thellë r rethë asaj që tham më lar të. Kohë më parë nepër media ci tohej një personali tet i shquar i kombit ku thoshte për shqiparet se nuk mund të jenë më “trup në europë e më zemer ne Azi , po shqiptaret më të ver tetë e t reguan veten se janë më kokë dhe më mëndje në europë”, ndoshta kjo f jalë më së miri do t i thuhej popull i t dhe shtet i t grek. Të gj i thë e di jmë se gjeografikisht Greqia e takon kontinentin europian, por

poli t ika dhe popull i grek janë aq largë europës dhe vlerave eurpiane sa qe më të drej t dikush do të pyeste se greqia a është l indje apo perendim,ketu bëhët f ja lë për poli t ikat dhe “sjel l jet” e saj . E anëtarsuar në Paktin Euro-Amerikan (NATO) ne vi t in 1952 dhe në Unionin Europian në vit in 1981 qysh në f i l l im poli t ikanet grekë kanë qënë gj i thmonë më të zhurmshem në gjërat me kruciale që kanë pasë të bëjn më poli t ikat e këtyre dy

organizatave karshi vëndeve t jera si të rusisë apo edhe mbrënda shteteve anëtare. Duke qënë se në të dy këto organizata e drej ta e VETO-s respektohet në mirat imin ose mos-mirat imin e vëndimeve në shumë raste e kanë përdorur këtë të drej te në favore të ndonjë kushti të vëndosur nga ta. Rast i më i fundit që paraqet mos seriozitet të kësaj që tham është përdorur me ish-Republiken Jugosllave të Maqedonisë, pastaj edhe më rast in e pranimit të Republikes se Kosovës nga shumica e shteteve te BE dhe NATO-s , ku greqia heziton ta njoh pamvarsinë e saj . Elementi i fqinjësisë së mirë pothuaj në të gj i thë perëndimin është shumë prezent por vetem tek ky popull fqinjet janë

“armiq” ashtu siq janë edhe për Rusinë e edhe për s imotren e tyre Serbinë. Nuk është vetëm ky element që i bashkonë aq shumë këta dy popuj sa janë edhe l idhja shpir tërore e tyrë (feja) më poli t ikën që e ndjekin që të dy këto shtete. Duke e pasur pothuaj të njëj tën zanafi l lë s ikur të popujve sl lavë të ci let kanë zbri tur në ballkanin europian, më vonë ata e ruajn të njëj t in mëntali tet s ikur “bashkvëndasi t” e dikurshem, atë të përvetsimit të gj i thqkafes, nga njëra anë greket duke përvetsuar që nga lufta e t rojës pastaj duke okupuar dhe greqizuar qytetet e vjetra pellazgo-i l i re e deri tash së voni kur e greqizojë edhe Qamërinë por pa f i je turpi mundohët të greqizojë edhe në shekull in 21 qytete t jera shqipare si Himaren et j .

Të së njej tës vi jë janë edhe “vllëzri t” t jerë ortodokës sidomosë ata serbë ku

s l lavizuan kisha e manasti re i l i ro-bizantine, teri tore të tëra

i l i re e duke vazhduar deri në shk.20 me pjesen e sanxhakut, dhe rusia s i nëna e tyre luan lojëra të ndyra me fqinjet e saj , së fundi më Gjeorgjinë e pak vi te me parë më Çeçenin. Një kulturë dhe ndjenjë njerëzore e europës e shpëtojë Kosoven në fund të mijëvjeqari t ku pa deshirën e vël laut ( grekut ) ndërhyren ndaj serbisë për të ndalur t ragjedinë e holokausi t të mos përseri tet . Në këtë rastë greqia lëshojë pe duke ipremtuar shuma të mëdha invest imesh nga SHBA dhe BE. Në fund të kësa j pë rmbledh je do të sh to ja n jë fak të se t ë g j i thë a ta që j anë ushqyer me a rmiqës i nda j t ë t j e rve në fund kanë pasur n jë pë r fund im jo t ë mi rë .

Page 9: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

9

AARRIISSTTOOKKRRAACCIIAA FFEEUUDDAALLEE -- SSHHQQIIPPTTAARREE NNËË MMEESSJJEETTËË ((IIII))

AARRIIAANNIITTEETT

Arianitet ishin njëra nga familjet më të njohura të aristokracis shqiptare në mesjetë.Zotërimet e tyre shtriheshin përgjatë luginës së Shkumbinit e rrugës mbretërore (Egnatia) dhe në lindje arrinin deri në afërsi të Manastirit. Kjo familje për herë të parë përmendën në shek. XI në veprën e Gjergj Kedrenit. Ai tregon se në fillim të shek. XI (1001-1018) perandori i Bizantit emëroi patricin David Arianitin si strateg të Selanikut dhe, më pas, si strateg të Shkupit. Edhe djali i tij, Konstandini, përmendet në vitet 1049-1050 si ushtarak në shërbim të Perandorisë Bizantine. Në një marrëveshje që Karli I Anzhun lidhi me disa fisnikë shqiptarë, në fund të shek. XIII (1274), përmëndet ndër këta edhe Aleks Arianiti. Në dy dokumente të vitit 1304 të princit të Tarentit, Filipit, dhe të mbretit të Sicilisë, Karlit II, ndër emrat e disa familjeve fisnike shqiptare, që u njiheshin privilegjet e mëparshme, është shënuar edhe emri i Arianitëve. Në një letër të vitit 1319, që Papa Gjoni XXII ua drejtoi disa fisnikëve shqiptarë, është shënuar emri i protolegatorit Guljelm Arianiti. Në Epitafin e Glavinicës, të qëndisur në vitin 1373, gjendet edhe emri i Gjergj Arianiti. Arianitët ishin një familje fisnike e vjetër e Shqipërisë Qendrore, dhe me ndikim të veçantë në jetën politike të vendit. Rol pozitiv në këtë drejtim kishte zotërimi e kontrolli prej Arianitëve i segmënteve të rëndësishme të rrugës mbretërore (Egnatia) nëpër të cilën lëviznin karvane të shumta

për tregtimin e drithit, të kripës e të mallrave të tjera. Veprimtaria politike e Arianitëve do të pasqyrohet më mirë në dokumentet e shek. XV, kur ata, prej pushtimeve osmane, humbën rajonet e pasura lindore dhe filluan të ndiqnin një politikë më aktive, sidomos qysh nga vitet 30 e më pas, kur Gjergj Arianiti korri një varg fitoresh kundër ushtrive osmane.

Si familje sundimtare Arianitët kishin edhe simbolet e veta. Shqiponja dykrenare ishte në stemën e tyre. Sipas autorëve të vjetër shqiptarë, i ati i Gjergj Arianitit ishte Komnen Arianiti. Ky qe martuar me vajzën e Nikollë Zaharias, Komnen Arianiti pati tre djem (Gjergjin, Muzakën dhe Vladanin), si dhe një vajzë që u martua me Pal Dukagjinin. Muzakë Arianiti kishte vetëm një djalë, Moisiun, bashkëluftëtarin e njohur të Skënderbeut, që njihet

kryesisht me mbiemrin Golemi (Moisi Golemi). Vëllai i vogël i Gjergj Arianitit, Vladani, u martua me vajzën e Gjon Kastriotit, Angjelinën, shumë kohë përpara se Skënderbeu të dilte në krye të luftës antiosmane të shqiptarëve. Djali i tyre Muzaka ishte pjesëmarrës në Kuvendin e Lezhës të vitit 1444. Veprimtaria politike dhe ushtarake

e djalit të madh të Komnen Arianitit, Gjergjit, i dha familjes shqiptare të Arianitëve emër e peshë të veçantë në jetën politike të Shqipërisë. Gjergj Arianiti u martua me Marie Muzakën, me të cilën pati tetë vajza. Vdekja e saj bëri që, më pas, Gjergji të martohej me italianen Despina (ose Petrina) Frankone, vajzë e guvernatorit të qytetit Leçe të Mbretërisë së Napolit. Me të Gjergj Arianiti pati tre djem (Thomanë, Kostandinin dhe Arianitin) dhe një vajzë.

Page 10: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

10

Zotërimet e Arianitëve, ashtu si dhe ato të fisnikëve të tjerë shqiptarë, gjatë periudhave të ndryshme kanë njohur zgjerime e ngushtime. Pavarësisht nga këto, duke zotëruar segmente të rëndësishme të Rrugës Mbretërore (Egnatia) dhe të degëzimeve të ndryshme të saj, Arianitët kanë gëzuar një pozitë të veçantë në jetën ekonomike e politike të Shqipërisë dhe në marrëdhëniet e lidhjet që mund të krijoheshin midis rajoneve të ndryshme të vendit dhe forcave politike të tyre. Dëshmi e kësaj janë edhe lidhjet e shumta martesore të Arianitëve me zotërit e tjerë të viseve shqiptare, që ishin kufitare me ato të Arianitëve, si Muzakajt e Kastriotët, apo edhe më të largëta si Dukagjinët. Për rëndësinë politike dhe ekonomike të shtetit të Gjergj Arianitit dëshmon më së miri martesa e dytë e tij me vajzën e guvernatorit të qytetit të Leçes në

Italinë e Jugut, që ishte porti më jugor i krahinës së Puljes dhe, në rrugë detare, më i afërti me bregdetin shqiptar. Interesat ekonomikë në Shqipëri e kanë shtyrë guvernatorin e Leçes të martonte vajzën larg vendit të tij e përtej detit Adriatik, me Gjergj Arianitin në Shqipëri, që ka qenë eksportuese e rëndësishme drithërash. Shtrirja lindore e shtetit të Gjergj Arianitit ka qenë e thellë. Ajo i ka përfshirë, ose së paku ka qenë kufitare me fushat e Manastirit e të Follorinës, që ishin rajone të prodhimit të bollshëm të drithërave, ku çmimi i shitjes së tij ka qenë më i ulëti se në rajonet e tjera të prodhimit të tij në Shqipëri dhe shumë më i ulët se çmimi i shitjes në Itali. Gjithashtu nën zotërimin e Arianitëve ka qenë, në mos tërësisht, pjesërisht, rajoni i liqenit të Ohrit, prej të cilit siguroheshin të ardhura shumë të mëdha nga peshkimi dhe nga eksportimi i gjerë i peshkut të

thatë të cilësisë së lartë, artikull ushqimor ky që ishte shumë i parapëlqyer nga banorët e rajoneve të tjera. Si kufij natyrorë jugorë të shtetit të Gjergj Arianitit kanë qenë lumi Devoll dhe zotërimet e Muzakajve, kurse në veri shteti i Kastriotëve. Në perëndim Arianitët kanë pasur dalje të gjerë në detin Adriatik në jug të Durrësit dhe në rajonin e Myzeqesë. Gjergj Arianiti kërkonte të kishte nën zotërimin e tij edhe Vlorën bashkë me rrethin që formonin rajonin bregdetar shqiptar, i cili, në rrugë detare, ishte më afër bregdetit italian. Këto synime të Gjergj Arianitit kanë zënë vend në aktet zyrtare të marrëdhënieve të tij me Mbretërinë e Napolit.. Në një dokument të fundit të shek. XV, del që rajoni i Vlorës është shënuar si pjesë e “Arbërisë së Arianitit”, emërtim i përdorur krahas “Arbërisë së Skënderbeut”.

TOPIAJT

Emri i kësaj familje për herë të parë përmendet në shek. XIII. Në vitet 70 të këtij shekulli bëhët fjalë për një pinjoll ushtarak të kësaj familje. Në këtë shekull Topiajt shkëputën nga Bizanti dhe vëndosin lidhje me anzhuinët e Napolit e Papën ne Romë, ku njëherit bëjnë kalimin nga riti orthodoks në atë katolik. Më këtë rast të lartëpërmendurit i njohin Topiajt si zotërues të ish „Princiatës së Arbërit“. Anzhuinët e Napolit, konsideronin veten kryezot të Durrësit e të Arbrit. Por njëherit ata ankoheshin vazhdimisht në aktet e tyre për "rebelimet" e vazhdueshme të Topiajve dhe të krerëve të tjerë shqipëtarë kundër pushtetit sovran të tyre, sepse dëshironin ta ruanin autoritetin e tyre mbi Durrësin dhe Arbrinë.

Domenik Topia, ishte klerik i lartë, në vitin 1336 mbreti Robert Anzhu e kishte marrë në oborrin e Napolit si kapelan e këshilltar të tij, kurse më vëllain e tij, kontin Tanush Topian, këmbëngulnin ta mbanin afër qoftë duke u falur herë pas here "fajet", qoftë duke u dhënë edhe provizione vjetore, siç vepruan më 1338. Mardhëniet mes anzhuineve dhe Topiajve pasuan në kohën e sundimit të Andreas, djalit të Tanushit. Zotërimi i Topiajve arriti fuqinë dhe shkallën më të lartë të organizimit në kohën e princit Karl Topia. Më 1362 forcat e Karl Topisë sulmuan Durrësin nga toka dhe nga deti, por nuk ia dulen të marrin qytetin. Në maj të vitit 1364 senati i Venedikut e urdhëronte kapitenin e flotës së Adriatikut

që të pëngonte çdo aksion të flotës së Karl Topisë dhe t'i kapte anijet shqiptare si dhe të shkatërronte bazën e tyre në Kepin e Melit. Të gjitha këto duhet të bëheshin në mënyrë të fshehtë pa rënë në sy të princit shqiptar, me të cilin gjithsesi Republika ishte e interesuar të mbante marrëdhënie të mira. Në prill të vitit 1366 Senati i Venedikut e shpalli Karl Topinë qytetar të Venedikut. Megjithatë kjo nuk e ndali këtë të fundit të forcojë flotën e tij dhe të intensifikojë sulmet mbi Durrësin. Më në fund, në vitin 1368, qyteti ra në duart e Topiajve. Nga ai çast sundimtari shqiptar i shtoi titullit të tij si "princ i Arbrit" edhe titullin tjetër të "zotit të Durrësit. Sovranët e Napolit nuk ia falën Karl Topisë marrjen e Durrësit, moskuptime dhe përplasje

Page 11: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

11

paraqiteshin edhe marrëdhëniet me Venedikun, pavarësisht që Republika e Shën Markut kishte shpallur Karl Topinë qytetar të saj. Në kushte të tilla, kur dhe marrëdhëniet me bashkësinë qytetare të Durrësit qenë acaruar, Karl Topia e humbi qytetin, i cili kaloi përsëri për pak kohë nën sovranitetin e anzhuinëve të Napolit. Madje këta të fundit në fillim të vitit 1372 vendosën të organizonin një fushatë të madhe për të shtrirë pushtimet tej Durrësit dhe për të rikrijuar "Mbretërinë e Arbrit" të kohës së Karlit I Anzhu. Në planet e organizatorëve ishte edhe zënia rob e Karl Topisë dhe e Gjergj Balshës, për të cilët premtohej një çmin prej 1 000 dukatë ari, por ky qëllim nuk u realizua. Karl Topia mbeti zot i plotfuqishëm i "gjithë vendit të Arbrit". Madje muar zotërimet e dikurshme të Vlash Matrëngës, midis derdhjeve të lumenjve Shkumbin e Seman. Tashmë principata e Karl Topisë kapte gjithë hapësirën midis Drinit e Semanit. Vetë Durrësi, ndonëse formalisht mbeti në zotërimin e anzhuinëve të Napolit, në të vërtetë e ndiente gjithnjë e më shumë pushtetin e princit shqiptar. Karl Topia kishte vendosur ta merrte qytetin Durrësit në mënyrë "të ligjshme", duke shmangur përdorimin e armëve. Në vitin 1383 ai e bleu atë nga anzhuinët kundrejt një shume të madhe të hollash. Me një sulm të befasishëm në vitin 1384 Balsha II e pushtoi Durrësin. Tashmë në aktet zyrtare ai filloi t'i atribuojë vetes titullin "dukë i Durrësit". Por nuk e gëzoi gjatë.

Më 18 shtator 1385 forcat osmane të Hajredin Pashës shpartalluan në Savër të Myzeqesë ushtrinë e Balshës II dhe të aleatëve të tij. Karl Topia hyri përsëri në Durrës, por tashmë edhe ai, si mjaft sundimtarë të tjerë shqiptarë, u detyrua t'i nënshtrohej

hegjemonisë së osmanëve. Në përpjekje për t'i shpëtuar kësaj të fundit, Topia u kthye nga Venediku. Midis viteve 1386-1387 ai bëri disa përçapje pranë Republikës. Venediku i premtonte Karl Topisë ndihma ushtarake, sigurisht kundrejt privilegjeve tregtare. I ndodhur nën trysninë e vazhdueshme të osmanëve, Karl Topia tëntoi në maj të 1387 një ujdi të fundit me Republikën. Shumë plane dhe propozime nuk arriten të realizohen për shkak të hezitimeve të Venedikut ,por edhe për atë se pas sa kohe Karl Topia vdes. Trashëgimtari i dobët i Karl Topisë, Gjergji, mundi të ushtrojë pushtetin e tij në Durrës e në rrethinat e tij. Kruja dhe krahina përreth saj i kaluan motrës së tij Helenës. Konti Niketa Topia, një

kushëri i Gjergjit, Sundonte ultësirën në jug të Durrësit. Në këtë mënyrë juridiksioni i trashëgimtarit të Karl Topisë kufizohej në qytetin e Durrësit dhe në rrethinat e afërta të tij. Me marrëveshjen e nënshkruar me Venedikun në gusht të vitit 1392,

Gjergj Topia pranonte që, pas vdekjes së tij, i gjithë qyteti të kalonte edhe de jure nën sundimin e Venedikut. Një kalim i tillë i pushtetit në Durrës ndodhi vetëm ndonjë muaj më vonë, kur sundimtari shqiptar vdiq. Në vitin 1403 konti Niketë Topia mori kështjellën e Krujës nga duart e Helenës. Në këtë mënyrë Niketa bashkoi nën sundimin e tij territoret pjellore rreth e rrotull Durrësit prej të cilave nxirrte fitime të mëdha. Nga zotërimet e Niketës mbërrinin në Durrës produktet bujqësore e blegtorale të domosdoshme

për mbijetesën e qytetit. Megjithatë zotërimi i të fundit të Topiajve nuk pati jetë të gjatë. Me vdekjen e Niketës, osmanët pushtuan kryeqendrën e vjetër të Arbrit dhe të Topiajve, Krujën. Në fillim të vitit 1415 qyteti kishte një komandant turk, Ballaban Beun, i cili quhej “subash i Krujës dhe i Arbrit”. Me ketë filloj edhe rënja e kësaj dinastije të modelit të dheut të arbërit që vëndit të vet i dha shumë pinjoll të shquar që i rriten namin dhe lavdinë e sajë.

Përgaditi: Lekë Topia

Page 12: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

12

Zanat dhe Orët në “Lahuten e Malcis,,

Tonin Çobani

Në gojën e popullit, kur përmendën Zanat dhe Orët, thuhet Shtojzovallet, që do të thotë Shtojua, o Zot vallet. Zanat dhe Orët janë qenie mitologjike, ndërsa fjala“ Shtojzovallet“ vjen si eufemizëm për Zanat dhe Orët ose për të dyja së bashku. Ky ligjërim ishte i përgjithshëm në kapërcyell të shek. XIX-XX kur ngjizej Lahuta e Malcis, ndërsa sot në ligjërimin e shkruar ndodh të përdoret eufemizmi Shtojzovallet, sikur të bëhej fjalë për qenie mitologjike, parvarësisht nga Zanat dhe Orët. Në popull thuhet edhe Zanat e Malit, çfarë nënkupton se vendqëndrimi tyre ka qenë përgjihësisht mali, prandaj gjinorja“ e malit“ është identifikim: Zana e Veleçikut (Zana e Malit të Veleçikut), Zana e Miliskaut (Zana e Malit të Miliskaut). Për Orët thuhet: Ora e Shalës ose Orët e Dukagjinit dhe Ora e Shtëpisë ose Ora filanit me kuptimin përkujdestarja misterioze e krahinës, e shtëpisë apo e ndonjë individi. Për këtë arsye mund të arrijmë në përfundimin se funksioni i dallon Zanat prej Orëve. Me fjalë të tjera, Zana është një qenie mitologjike, ndërsa Ora është një Zanë me“detyra“ të përcaktuara. Për më tepër Zana është trime, sepse në popull thuhet:Filani është trim si Zana, ndërsa ky krahasim zakonisht nuk vjen për Orët. Zana është shumë e bukur, prandaj thuhet: E buker si Zanë. Orët mund të jenë ose jo të bukura. Si Zanat ashtu edhe Orët, pra Shtojzovallet, zotërojnë edhe një fuqi të mistershme:aftësinë për të shituar njerëzit. Zakonisht

shitojnë burrat që guxojnë t`i shohin Shtojzovallet nudo tek lahen nën dritën e hënës, apo këdo që i trazon gjatë ekstazës së tyre të vallëzimit. Folja „me shitue“ ka të bëjë me një veprim të mistershëm që e zotërojnë vetëm Shtojzovallet, të cilat, kur zemërohen me njerëzit, i shitojnë ata, dmth, i lënë pa mend në kokë për tërë jetën, të paaftë për t`i dalë zot vetes; i ngrijnë në vend, i bëjnë kallkan. Zanat dhe Orët shitojnë këdo, burrë apo grua, plak a të ri me timbrikën e hatashme të tingujve që prodhojnë gjatë të kënduarit ose me vallet e magjishume e mjete të tjera, ashtu si edhe shërojnë apo u japin fuqi të mbinatyrishme me qumështin e gjirit cilitdo që ka fituar simpatinë e tyre. E bëmë këtë hyrje, sepse gjykojmë se Fishta nga ky përfytyrim popullor u nis kur iu drejtua Zanave dhe Orëve në veprën e tij madhore, Lahuta e Malcis. Madje mund të thuhet me plot gojë se vepra e tij ka ndikuar në ngulitjen e mëpastajme të përfytyrimeve për Zanat dhe Orët, tanimë jo thjeshtë si besime popullore, por te rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjina iliro-arbërore. Nisur nga vargu "Per mjedis mue m`plastë lahuta", që Fishta e ka vënë si betim në gojën e një Zane, mendojmë se edhe vetë titulli i veprës Lahuta e Malcis ka të bëjë më tepër me mitin e Zanave këngëtare se sa me instrumentin e lahutës, me të cilin shoqëroheshin përgjithësisht vargjet epike të folklorit shqoptar.Në veprën e Fishtës metonimia "lahuta e malësisë" shënjon bëmat e malësorëvë, historinë e shkruar

dhe të pashkruar të shqiptarëve ndër shekuj, mbartur ndër mitet e tyre të trashëguara qysh nga parahistoria e etnogjenezës ilire që na shpie te pellazgët,popullimet paraindoeuropiane të kontinentit tonë. Lahuta është simbol identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurën e Zanës së Frymëzimit, me të cilën këndoi për 35 vjet rresht në veprën e tij epope. Më tej ai modeloi personazhin e Orës së Shqipërisë, një Zanë që u jep fuqi të mbinatyrshme heronjve shqiptarë; skaliti figurën e Zanës së Madhe, që lufton fyt a fyt me Orën thepe të Malit të Zi etj. Fishta këndoi në Lahutë të Malcis "Panteonin" e munguar të Shtojzovalleve dhe të disa figurave të tjera mitologjike në letërsinë shqiptare. Edhe për këtë kontribun Lahuta e Malcis "është përpjekja ma vigane,-si shprehet Ernest Koliqi,-qi Shiqiptari bani deri tash per t`ia zubulem vetvetes boten e vet" Zanat dhe Orët zënë vendim më të madh të lëndës mitologjike në Lahutë të Malcis. Veçanërisht Zana e Frymëzimit, që na shfaqet që në blenin e parë ("Marash Uci" ,shkruar më 1902), e identifikua si Zana e Veleçikut. Zana e Frymëzimit është thirrur prej Fishtës që në ngjizje të poemës si një alter autor, duke e bërë kështu një element funksional të strukturës përmbaijtësore dhe narrative të veprës Duhet thënë që në fillim se Zanat dhe Orët (dhe përgjithësisht figurat mitologjike) nuk vijnë në veprën e Fishtës si mite të gatshme, si mund të mendohet sot kur etnologët kanë

Page 13: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

13

arritur të studiojnë mitologjinë shqiptare dhe ta krahasohnë atë me mitologjinë ballkanike e më gjerë. Mitet në veprën e Fishtës nuk janë as ndikim i modeleve të njohura letrare të penave të shquara, si janë shprehur disa studiues kur kanë krahasuar poetin e Lahutës së Malcis me Homerin, Virgjilin, Miltonin a ndonjë tjetër. Aq më pak, Zanat dhe Orët e Lahutës së Malcis shëmbëllejnë me Vilat e mitologjisë së sllavëve të Ballkanit,për të cilat, gjithashtu, ka pasur studiues që kanë gjetur përvijime pa u thelluar sa duhet. Në kohën kur jetonte Fishta, Zanat dhe Orët ishin një realitet, ta quajmë, fantastik shqiptar. Ditën malësorët gjallonin me pushkë në krah, natën mbylleshin në kullat e tyre për t`ua lëshuar trojet përreth qenieve mitike, të cilat kishin në dorë fatin e njerëzve, mbarëvajtjen e gjësë së gjallë, shumimin e bereqetit. Secili person ose çdo gjë e gjallë kishte Orën e vet të bardhë ose të ligë. Çdo fis a krahinë kishte Zanën e vet që ishte e bukur “me të verbue“, trime“me të çartë“. Edhe në qytete (veçmas në një qytet si Shkodra) fantazia mitologjike ishte e gjallë. Netëve me hënë të plotë Zanat dhe Orët e maleve këndonin dhe hidhnin valle zabeleve më të bukura buzë ujërave, ashtu si ditën malësorët mblidheshin në log duke u argëtuar me këngë e valle. Duke qenë edhe vetë pjesë e këtij realiteti, Fishta e thërret Zanën e Veleçikut për të kënduar së bashku me të në Lahutë të Malcis bëmat e këtyre njerëzve, shpirtin e tyre. Sikur të mos kishte vepruar ashtu, dmth po të mos e thërriste një Zanë Mali për të kënduar së bashku me të jetën e malësorëve,zor do ta pranonin këngën e tij si u pranuan realisht vargjet e Lahutës së Malcis, duke u mësuar përmendsh edhe nga

njerëz që nuk dinin shkrim e këndim. Sepse ndër shqiptarë ka edhe një kult të këngës, një kult të fjalës së bukur që vjen vetëm si frymëzim i magjishëm prej qenieve mitologjike, si kudo në trevat e Mesdheut. Kur duan ato, Shtojzovallet, ia vënë dikujt në dorë lahutën dhe ia rreshtojnë fjalët. Jo kushdo mund ta bëjë këtë punë, përveç të zgjedhurve prej Zanave. Fishta që kur zu fill Lahuta e Malcis ndihej i zgjedhur prej Zanës së vet të Frymëzimit:“Se pa ty, besa,moj Zanë,/ Vështirë se´i fjalë unë muj me e thanë“ do të shkruajë ai më vonë. Nisur nga vargjet e Fishtës, gjithnjë nga bleni i parë, Zana e Frymëzimit është thirrur në Lahutë të Malcis për të mallkuar armikun (“Lum, oj Zana e Veleçikut \ që m´ia lëshon ti namet anmikut“); për të nxitur malësorët në mbrojtje të trojeve të veta (“Që m´i uron djemtë e Malcis“); për të mbajtur zgjuar ndërgjegjen kombëtare edhe në kushtet më të pafavorshme(“Që m´ia qan hallin Shqipnise“). Por,pavarësisht asaj që komunikon autori, Zana e Frymëzimit është thirrur në Lahutë të Makcis, jo vetëm si një alter autor, por edhe si një alter ego. Fishta vë në pingrimën e Zanës krahas lavdisë së të kaluarës (“në të bardhat kohë që kanë prendue“) edhe dhimbjen e vet gjendjen e rëndë ekonomiko-sociale të shqiptarit të robtuar: Për me mbrojtë një grue te shpia, Të cilës bukë i lypin fëmija Edhe i len, ndoshta, me qa Përse e mjera bukë nuk ka (Kënga XIII, v.30-34) Vargje të tilla, që rreth një çerek shekulli më vonë do të karakterizonin veprën e Migjenit, nuk mund të zinin vend ndryshe nuk mund të zinin vend ndryshe në një vepër epike që ishte e orientuar në lartësimin e bëmave heroike të kombit. Kemi parasysh këtu

rregullat e ngurta të klasicizmit që nuk e pranonte kategorinë e së ulëtës (vulgares) në një vepër epike. Por Fishta, që i ka njohur mirë këto rregulla, ka ditur edhe t´u shmanget atyre, duke i lëshuar rrugë spontanitetit të vet poetik përmes pingërimës së Zanës së Frymëzimit. Zana e Frymëzimit, si një alter ego, shpreh në ndonjë rast edhe nervozizmin që i shkaktohej poetit prej një realiteti herë-herë aspak epik,si dhe nevojën për t´u çliruar prej mllefeve asfiksuese për shkak të politikës së atëhershme të Evropës në Ballkan, e cila ishte fare pak qytetëruese si pretendonte të ishte. Në shpërthime të tilla autori ka përdorur edhe një gjuhë tejet vulgare, si në vargjet: uh, Evropë, ti kurva e motit, Që i re mohit Besës e Zotit, Po a ky asht sheji i qytetnisë, Me nda tokën e Shqipnisë, Për me mbajtë këlyshët e Rusisë? (XIII, v.40-44) Një dimension tjetër i Fishtës, të cilin na duhet ta theksojmë që në krye të këtyre shënimeve për Zanat dhe Orët në Lahutë të Malcis, është fakti se ai ishte një frat i shkolluar që njihte mirë mitologjinë grekoromake e biblike. Fishta njihte mirë edhe letërsinë e shkruar që ishte mbështetur në atë mitologji. Por thirrja e Zanave dhe Orëve në Lahutë të Malcis nuk duhet marrë si aplikim i atyre modeleve, qofshin edhe të mjeshtërve klasikë si Homeri e Virgjili. Aq më pak të mendohet se Zanat dhe Orët janë muzat dhe nimfat e Olimpit apo se Zana e Frymëzimit të Fishtës është muza Kaliopi që në mitologjinë greke paraqitet me lahutë në dorë dhe simbolizon epikën. Fishta e krijoi vetë figurën mitologjike të Zanës sëFrymëzimit sipas lëndës mitologjike që gjallonte në popull. Zana e tij e Frymëzimit nuk është as Diana e romakëve që

Page 14: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

14

identifikohet me Artemidën e grekëve, sa do që në thelb ka diçka të përbashkët me të, sepse simbolizon mbrojtjen e natyrës së virgjër. Çabej që e ka lidhur origjinën e fjalës “Zana“ me Dianën e romakëve, ka theksuar se “kulti i fortë i Dianës në Shqipëri e përveç këtij vendi në mbarë Gadishullin e Ballkanit të kohës antike sikundër shihet nga dëshmia e mbishkrimeve (…) na bën të pranojmë që te kjo Diana kemi të bëjmë me një “interpretatio latina“ të hyjnive epikore (vendase) pararomake.“Ka edhe një shpjegim të A.Meyerit, që vëren se “tek emri ilir Thana… mund që të ruhet një shkallë e vjetër e shqipes Zana“,të cilën e lë të drejtë ta lidhim edhe me kuptimin e foljes me thanë (ai thot-ë), pra, me simbolikën e Thot-it, një nga perënditë më të lashtë të Egjyptit me origjinë pellazge (iliro-shqiptare), siç e klasifikom prof. Katapao në veprën e tij,“Thot-i fliste shqip“. Në blenim e dytë të Lahutës së Malcis, në episodin e Vraninës (botuar më 1907) Zana e Frymëzimit (ajo nuk identifikohet më si Zana e Veleçikut) zë vend më dukshëm në strukturën përmbajtësore dhe narrative të atij cikli. Në një farë mënyre mnd të thuhet se Zana e Frymëzimit, gjithnjë si një alter autor,“përzihet“ në konfliktin e çetës shqiptare të Ose Kukës me cubat e sirdarit të Malit të Zi. Me të narracioni fiton një përmasë të re, tepër origjinale, sepse dialogu i saj me autorin zbulon në një farë mënyre intrigën e atij konflikti të ashpër tragjik midis shqiptarëve dhe fqinjëve te tyre. Në blenim e tretë të Lahutës së Macis Zana nis të na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimë është “Ora e Shqipnisë“. Duhet të risjellim ndër mend se bleni i tretë “Lidhja e Prizrenit“ (shkruar dhe botuar së pari më 1920-1922) ze vend në

Lahutë të Macis fill mbas episodit të Osa Kukës (bleni i dytë), me të cilin hapet vepra. Kur shkruheshin dhe botoheshin të pesë këngët e episodit“ Lidhja e Prizrenit“, Shqipëria ishte bërë shtet i pavarur, ishin vendosur kufijtë dhe kishim filluar të funksiononin institucionet. E kaluara nuk ishte më një tregim mitologjik për fisin apo një këngë folklorike trimërie. E kaluara tashmë është histori. Marash Uci dhe Oso Kka janë një pjesë e saj. Fiset e malësorëve që u përballën me shovinizmin malazias, gjithashtu, një pjesë e saj. Madje e gjithë Shqipëria dhe Ballkani ishin pjesë e konflikteve historike të perandorive të kohës dhe të Fuqive të Mëdha. Ashtu si sot dhe dje, në vitet `20-´30, kur vazhdonte të shkruhej Lahuta e Malcis, Fishta ishte ndërgjegjësuar se po shkruante epopenë e fisit dhe të kombit shqiptar. Dhe kombi shqiptar i kishte rrënjët deri thellë në mitet e veta. Zana e Frymëzimit do ta shoqërojë autorin si në dy blenet e para. Por tashmë Fishta është bërë intim me të. Ai i drejtohet me shprehje të tilla, si: “Deh, moj Zanë, ty, t`qofsha true”. Edhe në këngën e fundit Fishta nuk e harron Zanën e vet të Frymëzimit, e cila për disa dekada i ka qëndruar pranë. Ai tani e quan një bjeshkatare, me të cilën ka realizuar një monument të pavdekshëm në gjuhën shqipe: ”Ndertue kem `I pomendare, \ Rrfe as mot mos m`e dërmue”.të pathemelta mbeten argumentimet e disa studiuesve që te kjo Zanë vazhdojnë të kërkojnë një figure “që del në literaturën tonë si substitut i Perëndive të literaturës antike greke”. Ajo është thjeshtë një krijesë e poetit që i shton rrëfimit epik notat e “tipizimit lirik”. Më kot janë munduar edhe zëra të tjerë që kanë kërkuar te këto Orë

dhe Zana të Lahutës së Malcis analogji apo diçka tjetër me Vilat e epikës sllave. Mund të ishte e kundërta. Fakti që figurat mitologjike shqiptare vijnë fuqishëm në letërsinë e shkruar shqiptare kaq vonë, në fillimshekullin XX, nuk duhet paragjykuar si “një fenomen i vonuar në letërsi”, krahasuar me letërsinë e vendeve të zhvilluara, përfshirë, psh, letërsinë dhe kulturën gjermane me Richard Ëagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor i shquar i romantazmit evropian, veprat e të cilit ishim rikrijim I subjekteve dhe figurave mitologjike gjermanike, veçanërisht, të eposit të Nibelungëve. Mund të kujtojmë këtu se në vitin 1906, kur Fishta niste botimin e Lahutës së Malcis në Evropë vlerësohej me Çmimin Nobel italiani Karduçi (1835-1907), që në vendin e tij konsiderohej poeti I fundit romantik. Në një këndvështrim më të guximshëm, për shfrytëzimin e miteve nga Fishta dhe rikrijimin e tyre, sipas modeleve të letërsisë gojore, mund të shtonim se ai ishte në të njëjtën paralele me zhvillimet estetike evropiane të kohës së tij. Autori I Lahutës së Malcis ishte në vazhdën e atyre shkrimtarëve romantikë, për të cilët është thënë se ”në krijimtarinë e tyre pati gjallërim edhe një lloj mitologjizmi i ri, i cili i parapriu mitologjizmit modernist.

 Lajmrojmë  të  gjithë 

bashkpuntorët  tanë,  se 

punimet e  tyre duhen  të 

dërgohen  të  korigjuara, 

në të kundërtend nuk do 

të blik h

Page 15: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

15

NË 65 VJETORIN E MARIRIZIMIT

AATT LLOORREENNCC MMAAZZRRRREEKKUU OOFFMM

MMAARRTTIIRR II FFEESSËË DDHHEE AATTEEDDHHEETTAARRIIZZMMIITT TTËË KKUULLLLUUAARR

„ KALBEN NJERZIT E NDERSHEM ATJE KU LARTESOHEN KRIMINELET “ ( Sami Frashëri )

Vitet e fundit të shekullit XIX. dhe fillimet e vitëve të shekullit XX, na sjellin dy faktë më të rëndesishme në historin e popullit tonë, Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, të cilat ndikuan në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe angazhimin nacional në popullin tonë. Në këtë periudhe lindën shumë figura të ndritura të cilet dhanë kontributin e tyre ndaj kombit dhe gjuhës shqipe sa që edhe u martirizuan, por për fat të keq shumë nga këta u harruan nga historia dhe historianët tanë. Në mesin e këtyre figurave gjëndet edhe fraçeskani At Lorenc Mazrreku. At Lorenc Mazrreku lindi në Janjevë afër Prishtinës me 5 mars 1872 nga prindërit Antoni dhe Ana. Pasi kreu shkollën fillore në vëndlindje dërgohet në kolegjin françeskan në Troshan afër Lezhës, më pas do të dërgohët në Provinçen e françeskanëve të Bosnjës

për të studiuar Filozofin dhe teologjinë. Zhgunin françeskan e veshi më 28 gusht 1886 ku u bë frat i Provinçes françesakne Shqiptare

më seli në Shkodër, ndërsa meshën e parë e thotë më 7 korrik 1894. Si famullitar e gjëjmë në shumë vënde: më 1895 në Durrës, më 1897 në Zllakuqan afër Klinës bashkë më At Engjull Palaj e At Shtejfën Gjeçovin të cilët pikërisht në këtë vit hapën edhe Shkollën e Pare Shqipe e cila ishte hapur dhjetë vite pas Shkollës së Korçës, shkolla e Mazrrekut, Gjeçovit e Palajt ishte

shkolla e parë laike në Kosovën Dardane. Në vitin 1902 e gjëjmë famullitar në Pejë. Në vitin 1903 udhëheqësit françeskan e ëmrojnë guardian në kuvëndin e Gjuhadolit në Shkodër, tri vite më pas më 1906 ëmrohet sekretar i Provinces françeskane Shqiptare, më pas shërben në Bizë dhe Bajzë. At Lorenci prap kthehet në Pejë si famullitar i Pejës ku njëherit ndërton Kishën e cila edhe sot e kesaj ditë gjëndet. Françeskani Shqiptarë ashtu si të gjithë franceskanët tjerë, kishte krijuar miqësi, dhe bashkëpunonte ngushtë me figurat e ndritura të kombit ,të cilet angazhoheshin për çlirimin e atëdheut, më Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin, Nikollë Kacorrin e shumë e shumë të tjerë. At Lorenc Mazrreku ishte nismëtar i shumë veprimtarive kombëtare shqiptare, si në Pejë, Bajzë,Zllakuqan, Gjakovë dhe në çdo vënd tjeter ku

Page 16: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

16

ASHTI YNË Po më mbushen duart me fosilet e vendit tim E bebëzat po më lahen në flatrimin e blerimit. Ja, ky është ai asht që na mbeti trashëgim Nga i cili nisim fillin tonë –fjalën e rrëfimit ...

E. Gj.

shërbeu, por çdo kund u lë vënd përpara të tjerëve, sepse dëshirontë ti motivonte në veprimtarinë kombëtare. Kudo që shërbeu, u mësoj fëmijëve të shkruanin e të lexonin gjuhën shqipe, kështu që më 1942 në Pejë themeloi Shoqninë Antoniane për edukimin e rinisë. Veprimtaria atdhetare e At Lorencit ra në sy të serbomëdhenjëve dhe të disa shqiptareve të infektuar nga doktrina e proletarizmit dhe bashkim vëllaznimit më popujt sllav në kurriz të popullit dhe interesave nacionale të kombit tonë, të cilet ishin veshur më pelhuren komuniste si pjellë e sllavizmit.Ata shpeshherë kishin pergaditur kurtha ndaj françeskanit atedhetar,të cilin grupe të armatosura dhe të jashtëligjeshme e quanin të rrezikshem dhe tradhëtar, dhe gjithëherë kërkonin qastin e volitshem për likudimin e tij.

Këtë moment e përfituan gjatë një udhetimi që At Lorenc Mazrreku kishte bërë nga Gjakova për në Pejë. I akuzuar si armik i interesave sllave dhe si

kundershtar i ideologjisë së kuqe, nxjerret nga autobusi dhe pushkatohet në Prilep të Deçanit më15 shkurt 1943. Bashk më të u pushkatu edhe atdhetari Prëk Ndrec Mirdita (Ademi) i cili ishte në percjellje të fratit. Emri i vrastarit dihet. Më vrasjen e pater Mazrekut nuk mori fund ndjekja, presekutimi dhe likujdimi I elitës intelektuale të popullit shqiptar e posaqerisht i ajkës së sajë, Etërve franqeskan. Më parë paten likujduar Palajn

dhe Gjeqovin por pas një kohe nga po të njejtit do ta pësoj edhe Pater Lek Luli, pater Bernard Llupi. Kurse sivëllezërit ideologjik të sebosllaveve në shtetin amë ,do të

fillonin gjuetinë e shtrigave në mënyrën më brutale ndaj kësaj klase të ajkës

sëintelektualeve madhor shqipëtar. Pas mbarimit të luftës botërore dhe ardhjes në pushtet të këtyre grupeve , pater Lorenci u

akuzue si tradhtar i Kosovës dhe interesave të saj . Ne kishim vetem një pyetje për ata akuzues,se për cilat interesa e kanë fjalën? Apo koha e vertetoj se pater Mazreku ishte dhe mbeti armik i interesave serbosllave në Kosovën Dardane! Sami Frashrëi thotë: „Kalben njerzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelet“. Kjo sigurisht i përshtatet fatit të protagonistit të shkrimit tonë . Trupi i fratit patriot pushon në Kishën katolike në Pejë.

Aleksander Tanushi OFM

Page 17: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

17

ZZAAGGAARRIIAA MINIROMAN Nga Ali Podrimja Ai ishte krekosur mirë e mirë para pasqyres. Ishte kthyer vrik në drejtim të shkamit me një buzëqeshje triumfuesi: - Nuk do e lëshoja kurrë të mos ishte vdekja – kishte pëshpëritur. Me dorën e djathtë e kishte lëmuar lekurën e zezë, që e kishte mbëshjellë fundekrye atë dhe me dorën e majtë kishte paluar edhe një ble flokësh në anën e djathtë të kokës së vogël. Çuditshëm e kishte shikuar truproja, zëri i të cilit mëzi kishte arritur te veshi i Bajraktarit: - Të mos ishte vdekja, Lartmadhëri, nuk do ulëshit aty. Tërë i mërdhezur ky e kishte shikuar.Më dorë kishte urdhëruar t`ia sjellë kafenë e mëngjesit dhe fjalët pakëz më të imtëa.Tek përbinte gërçin e parë,nga jashtë pa frymë kishte vrapuar roja tjetër: - Lartëmadhëri, ra zjarri në Vilajet! - Nuk ka ç`na bën - ishte përgjigjur ky pa i luajtur qerpiku i syrit dhe me doren e djathtë kishte zënë një mizë.Më vonë kishte qeshur vetmevete. - Ra zjarri në lagje,Lartëmadhëri –kishte lajmëruar në hundebuzë tjetri. - Le të bjerë ore – ishte dëgjuar prapë sapo sharronte më thellë në shkamin e mbështjellë prej lëkurës së zezë.Dhe nga gishtërinjët pis kishte fshirë edhe ca gjak të mizës, që e mbytur pakëz më parë. - Na ra zjarri në shtëpi, burro – ishte dëgjuar tek rrokullisej shkallëve Hanëmshahja topolake e Vilajetit të Errët.

Syzgurdulluar kishte brofur Bajraktari nga shkami.Kishte fërkuar duart disa herë.Kjo është ëndërr e keqe! Kur e pashë apo ma tregoi kush? Pas dy hapave, pëpak ishte shtangur. Njën dorëme dhëmbje ekishte lëvizur nga pjesa e prapame e trupit:Këtu të mos bjerë zjarri...

Dikur ishin dëgjuar rrapëllimë të forta në dyer të hekurta të Kështjellës së lashtë dhe zëra të paartikuluar,që bëheshin gjithënjë më të fortë.Zbraztësia e sallonit tëmadh e kishte tmerruar. I lemeritur vraponte. Kërkonte një skutë, vrimë. Nga xhamat e thyera të dritareve të shumta vështirë përbirohej.

- Vdekja ! Vdekja paska ardhur...! Në fund të sallonit truproja, që tërë jetën e

kishte përciellë gjatë kohëve të përjargura, për herë të parë ishte zgërdhirë. Gazi i tij më së pakti i ngjante të njeriut: Pasardhësi... Çlirimtari. Ose ndonjë zagar më i madh... Dyert kishin rënë nga brenda. Shkami i mbështjellë në lëkurë të zezë, që nga larg i ngjante lëkurës së përcëlluar të njeriut, luhatej i zbrazët në krye të sallon të çrregulluar e të frikëshem. Ishin dëgjuar më vonë hapa në drejtim të tij. Një gaz histerik. Dhe hijet orë e çast thyheshin e ndërroheshin, dendësoheshin e blindoheshin . Dikur nuk ishte parë asgjë...

Se ç`ndodhi pastaj, e kuptoni më mirë po qe e lexoni sërish këtë kallxim të zi. Më dhemb shpirti t`ua them fundin. Bën kohë qeni.

Fran Tanushi: ( Zogu i Plagosur) - Aqua color

Page 18: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

18

Njeriu dhe Artisti

DDIINN MMEEHHMMEETTII

Në përendim të Kosovës, nën hijen e Alpeve shqiptare, mbi Junikun e kuvendeve dhe qëndreses historike ,në katundin Gjocaj të vitit 1932 lindi njeriu i vyrtyetshëm, intelektuali dhe poeti i përmasave gjithkombtare dhe rajonale Din Mehmeti. Pas shkollimit në Junik dhe në Gjakove studion gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Beogradit . Më pas kthehet në Kosovë ku punon si inspektor arsimi dhe gazetar në Lypjan e Prishtinë, për tu vëndosur më vonë në Gjakovë.Tani e një kohë të gjatë punon në arsimin univerzitar si profesor letërsie në shkollën e lartë pedagogjike sot fakulteti i mësuesisë në Gjakovë. Krijimtaria e Din Mehmetit është e gjërë dhe e frytshme: Ka shkruar,prozë,dramë,dhe kritikë letrare; Por fusha më e gjërë krijuese e tij është ajo e poezisë, e asaj figurative. Mehmeti letersisë shqipe ju bashkue që nga viti 1949 gjerë me sot.

Poezia e tij shquhet për ndieshmëri popullore,ku ai mbeshtetet në shumë

figura, metafora, dhe simbole të poezisë popullore të Shqipërisë së veriut ,për tu mbrujtur dhë ndërtuar lirikat e tij të trazuara më vizionin stoik të malsorëve. .Megjithse ekziston një fllad romantik që përshkon poezinë e tij,inspirimi krijues i folklorit tek ai, është një shkrirje realiste e fuqishme ,e herë herë ironike, që buron nga etika e revoltes ndaj padrejtsive që bëhëshin mbi popullin të tij. Shqetsimi poetik i Din Mehmetit megjithatë nuk i

drejtohet protestës mesianike ose kritikës sociale,por krijimtarisë artistike dhe përvojës individuale. Profesor Mehmeti ështe autor i disa dhjetëra titujve.Veprat e tij janë të perkthyera në disa gjuhë.Është shperblye disa herë për vepër letrare, është nga krijuesit e rrallë të mdhenjë në gjithë hapsirën kombtare që jeton në,,provincë”.Jeton dhe vepron në Gjakovë : për vitet që mban mbi supe është mjaft vital . Jetë të gjatë dhe kreative POET. NATA E POETËVE Kur heshtja mbulon çdo gjë Kur të gjithë flenë Zgjohen poetët Për t’u djegur nëpër vargje Ata ia shtrydhin Gjakun e keq mendimit Shpirti i tyne shesh betejash Nga temperatura e fjalëve Vdesin ngadalë pa klithma

Nga :Fran Tanushi

Page 19: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

19

KKËËNNDDII PPOOEETTIIKK Walt WHITMAN LAMTUMIRË, USHTAR

Lamtumirë, ushtar! Ti i fushës s´ashpër (që e ndamë bashkë), Marshimi i shpejtë, jeta në kamp, Përpjekje e nxehtë e fronteve të kundërt- manevrë e gjatë Dhe ndeshjet e përgjakta me kërdira, me thirrje t´egëra, lodër e keqe e tmershme, Magji e zëmrave të forta trime- Vashda e Kohës u mbush prej jush e tuajve në luftën e shprehjen e luftës, Lamtumirë, kamarad i dashur! Puna jote mbaroi, por unë edhe më luftarak. Unë dhe shpirti im luftë ndezur, Ne të dy mbetemi akoma në fushë, Në shtigje të pasheshuar, drejt pusive, rrethuar nga përgjonjës armiq, Nëpër shumë humbje e disfata të rënda shpesh herë të mundur, Duke marshuar, gjithnjë duke marshuar, Lufton luftën gjerë në fund. Po kështu! Dhe u jap shprehje betejave më t´egra, më të rënda.

Fran TANUSHI

PA TY BOTA NUK KA EMËR Sa vuajtje sa dhëmbje sa shpresë e gëzime më fale ti

Sa ëndërra e sa dëshira u shuan dhe jetojnë mes nesh

Dhe prap për ty të gjitha vuajtjet dhe gëzimet dhuratë

Pa ty moj As bota nuk ka emër

Enver GJERQEKU URA Dhe nyjet e kohëve i lidh na`t e ditë E hënes e diellit nga një stinë ja nd`rron; Sy dhe yje n`harqe t`veta i bashkon, Ndësa i lë brigjet sogje t`gjalla n`pritë. N`ballë yll` i pashuar i bën prore dritë E karvaneve n`shtigje të ngushta u prinë; Shputën e shtegtarit e ngjesh në shpinë, Sa herë kalimthi andej ka rr`shqitë. Nën syrin e saj ikën lumi i palodhur, Ecin prore t`etura edhe brezritë... Në një gur të shkyer degë e blertë është rritë, Duke parë hordhitë që k`ndej kanë ngordhur. Edhe dora ime m`e gjatë se kjo valë Zhytet n`thellsi t`lumit e humbet ngadalë

Page 20: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

20

KKRRIIZZAA EE EEKKOONNOOMMIISSËË GGLLOOBBAALLEE

Jemi deshmitar të një kolapsi të gjithanshëm që e ka përfshirë pothuaj të gjithë rruzullin tokësor,që shfaqet më shumë proleme të natyrës ekonomike në disa shtete, në disa të tjera probleme të natyrave politike,etj etj. Me vazhdimin e luftërave në lindjen e mesme , me kërcnimet e vazhdueshme të Iranit për ngritjen e cëntraleve bërthamore që si pasojë kanë edhe embargot e ndryshme të vendosura nga OKB që shumicen prej tyre i sponsorizon SHBA, pastaj me „konfliktin“ në mes SHBA-Venezuela kanë ndikuar shumë që të ngriten në nivele rekorde qmimet e naftës dhe derivateve të saj, ku në mënyre automatike ndikon në industri e që në menyrë zingjirore vije deri të ngritja e qmimeve të shumë e shumë produkteve. Duke e parë veten si të varura nga industria e naftes shumë vende që kanë më shumë tokë bujqesore dhe që kanë nevoja të mëdha për këto derivate provuan që të prodhojnë ndonje lëndë djegëse nga këto bime që popullsia i përdorte për ushqim, si misrin, patatet etj, ( nga këto produkte përfitohet Etanoli, një lëng që mund të shfrytezohet per ecjen e makines). SHBA prapë domnojnë si shteti më i fortë si ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht në globin tokësor, por a e gëzojnë prapë renditjen që e kishin disa shtete tjera si ish BRSS, Franca, Gjermania etj.

Në siperfaqe po dalin shtete që shumë shpejt po arrijnë nivele marramëndëse të zhvillimit ,ku psh, Kina vetem ne 6 mujorin e pare te vitit te kaluar kishte nje rritje ekonomike mbi rreth 12 % dhe më një shkallë të lehtë të inflacionit që ka ndikuar pozitivisht në ekonominë kineze, ndërsa shtetet tjera më të zhvilluara kishin një rritje ekonomike mesatare prej 2.6 - 3.5 %, një gjë të tillë si Kina po e kanë edhe shtetet si Brazili ne Ameriken Latine dhe Indonezia në Azi, kjo po arrihet nga ajo se fuqia

punëtore në keto vënde është e mjaftueshme dhe mjaft e lire. Deri sa vëndet më të zhvilluara të Europes Perëndimore kanë një popullsi mjaft të moshuar ku para 25-30 e më shumë vitesh një penzionisti shuma e penzionit i është ndarë nga 4 apo 5 punatorë sepse proporcioni i të punësuarve me të moshuarit ishte i tillë ,tani

kjo ka ndryshuar në menyrë drastike ku një penzionisti i ndahen pothuaj shuma e penzionit nga një punëtor për qka është e veshtirë të ketë një pozitë sikur që e kanë pasur disa vite me pare. Vetem në njerën nga shtetët më të “forta“ të BE shuma e tatimeve që i ndalen një punëtori mund të arrijnë edhe deri në 56% (nese e ke një Pagë prej 2000 euro bruto atëher neto mund të të mbetet vetem rreth 900 euro). Edhe problemi shfaqet në shumë drejtime njëra nga ato kryesore është mënyra e investimit që e

bëjn shtetet e pasura në krye me SHBA. Analistet e ekonomisë kanë dhënë mëndimet e tyre për këto probleme që lidhen me shtetet e zhvilluara, ato në zhvillim dhe ato të pa zhvilluara. SHBA edhe më tej kryesojnë në dhënjen e ndihmave dhe kredive për shtetet e varfera ku këto kredi heret a vonë duhet të kthehën duke llogaritur edhe kamatat e tyre ndersa sa i përket vendeve në zhvillim si Kina, Tajvani, Indonezia, Brazili etj. ato kryesisht marrin investimet nga kapitalistet privat (investitoret privat).Këto vënde janë bërë cak i

kompanive multinacionale ku fuqinë

punëtore e gjëjnë më të lirë dhe më më shumicë. Nese marrim një shëmbull nga kompania Adidas ku ne vitin 2000-2001 deri te finalizimi i një palë atlete sportive arrinte deri në 28 marka gjermane ndërsa po të njëjtet atlete nga filiali i kesaj kompanie ne shtetet Aziatike mund të arrijnin deri në 3.00

Page 21: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

21

marka atëher kjo sdo koment se si arrijnë këto shtete të gllabreojnë investimet e këtyre kompanive e në anen tjeter vendet e varfera e kanë shume problem sepse vetem kthimi i kamatave ju kushton më varshmëri shumëvjeqare nga Kredidhënesi. Kriza globale ka sjellë edhe ngritjen e kamatave por një „shpëtim“ gjëndet të disa shtete pasi që disa nga to kanë pasuri të mëdha natyrale por prap së prap një fjalë e urte thotë „populli do buke e nuk do llafe“ apo me mirë të citojmë edhe moton nga samiti organizates nderkombëtare për ushqim FAO që ketë vitë u mbajt në Romë, nën moton: „Koha e fjaleve ka kaluar, nevojiten aksione konkrete“. Nga ky samit

janë nxjerr vendimet se prodhimet bujqesore deri ne vitin 2030 duhet të rriten në mbi 50%, ku premtimet e Bankës Botërore që vetëm në kontinentin afrikan të investohen në sektorin e bujqësise rreth 800 miljon dollarë. Po ashtu nga një raport i Bankes Boterore janë nxjerrë në shesh disa shifra alarmante ku thotë se vendet perëndimore kanë dhënë kredi në vlerë prej 3.2 biljon dollarë, ku nëse e krahasojmë me vitin 2002 kjo vlerë është ngritur për 1 biljon dollarë. Shumica e këtyre kredive u është dhënë disa shteteve të Europes Lindore, Amerikes Latine, dhe disa shteteve në mbrëndesi të kontinentit Afrikanë.

Zgjedhja e këtyre problemeve globale që përfshijën:

Krizën e produkteve ushqimore

Rritjen e pandalshme të qmimit të naftës

Krizen e Kredive të shtëpive

Futjen në tregun global të ekonomisë kineze dhe të gjithë atijë rajoni.

Këto do të jenë një sfidë e re e specialistëve të lëmive të ndryshme që patjeter duhet të jenë më të harmonizuar në qellimet e tyre, ashtu siq ishin të bashkuar në krizen e vitit 1929-1933, ku pas atijë kolapsi erdhi një prosperitet dhe zhvillim i hovshem sidomos të vëndeve Përendimore.

EKONOMIA E KOSOVËS

Shteti më i ri tashmë në globin tokësore e ka akoma më problem që të ngritet në këmbë në një krizë të këtill. Në një vend ku sistemi gjyqësore është komplet i qorjentuar, ku ekziston një nivel i larte i korrupsionit, ku ska ligje që e mbrojnë as prodhuesin e as konsumatorin ku sipas analistëve ndërkombëtare mbi 1 miliardë euro i mungojne buxhetit prej 1 milard euros-shë që do të thotë se rreth 50% e buxhetit tëmundëshem shkon në duart e disa njerzve të caktuar, ku secili i ri e shef vetën në një vënd më më perspektivë ,atëherë më të vertetë është shumë më problematike që të ketë një zhvillim të shpejt ekonomik. Disa analist vëndore më të drejtë zhvillimin më të shpejtë të Kosoves e kanë parë përmes fuqizimit dhe përkrahjes së sektorit të bujqesisë, ku Kosova

ka potenciale të mira për zhvillimin e saj. Ju vetë mund ta merrni me mënd se mbrënda territorit të kosoves ka vënd për shitjen e farërve të kungullit, luledjellit apo edhe e kokorrdashave që exportohen nga Sllovenia dhe Hungaria. Këto janë probleme që duhet të merret qeveria, politikat e investimeve që duhet ti orjentojë në sektoret që ka më shumë nevoje, të bllokoj dhënjen e licenvase për pompa të benzinës apo edhe të kontrolleve teknike. Se Kosova e ka një mundesi të mirë për tu zhvilluar shpejtë nëse do të kishte sistem dhe politika(n) të mire janë faktoret e shumët e ndër ta janë fuqia puntore e lirë dhe e re, pasuria e mire natyrore, klima e përshtatshme etj etj. Sikur në të gjitha vendet edhe ketu kredia është një stimulim i

mirë për zhvillim por prap se prap me kushtet dhe kamatat që ofrojnë bankat janë mjaftë deshpëruese, shumë ndërmarrje e kanë problem kthimin e këtyre kredivë. Privatizimi i shume ndermarrjeve është pothuaj nen kreditimin e dy apo tre bankave më të forta në vend të cilat janë 100% kapital i jashtem për qka lirishtë mund të konkludojmë se këto ndërmarrje tashmë janë të “shitura” jashtë Kosove. Pasi që stabilizimi i këtyre problemeve është prognozuar të arrihet të dekada e dytë dhe e tretë. Të shpresojmë që ky progonzim të vlejë edhe për Ne.

Përgaditi: Valentin Tanushi

Page 22: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

22

SHËNDETËSI

Kokëdhëmbja - migrena Zbutja dhe tejkalimi i dhëmbjes

Migrena – kokëdhëmbja është një dhëmbje periodike në lidhje të ngushtë me ndryshimin e shtypjes së ajrit.Identifikimi i sajë bëhet sipas dhëmbjeve pulsive pas syve apo në mes ballit. Dhëmbjet shoqërohen më mundime, ndjeshmëri ndaj zërave dhe dritës, e ndonjëherë edhe pengesa në të pamurit. Për tëzbutur dhëmbjen,ndihmojnë analgjetikët nga grupi i ergotaminave apo antireumatikëve josteroidë,ndersa edhe tretmani i akupunktures zbut dhe ulë intenzitetin e dhëmbjeve te kokës. Migrena sheshherë është e lidhur edhe më ushqimin, si më konsumin e alkoholit, çokollatës dhe të disa llojeve të djathrave të yndyrëshëm. Prandaj,duhet tu shmanguni konsumimit të alkoholit dhe prodhimeve të tilla ushqimore,aq mëparë kur shkaktohen ndryshime të motit dhe të shtypjes së ajrit. NDRYSHIMET KLIMATIKE Ndryshimet klimatike nuk ndikojnë vetëm në keqësimin e disa sëmundjeve,por edhe në gjëndjen e përgjithshme të organizmit tonë.prandaj në stinene e verës sidomos në motin më vapë, shpeshëherë jemi të lodhur pa ndonjë mundim të madh. Në qoftë se ndjeheni i lodhur menjëherë pas zgjimit?Jeni të padisponuar , keni depresion dhe jeni apatikë, nderkaq forca e koncentrimit ju është gjithnjë e më e dobët.

Atëherë mund të jeni të sigurt se shkaktare janë ndryshimet klimatike dhe pasojat e saj i vuani atë çast.

Në qoftë se i keni simptomet e lartëpermëndura , ateherë nuk është e nevojëshme te humbeni kohë për vizita mjeksore. Do të ju ndihmojë ushqimi i ndryshëm i pasur më vitamina dhe minerale,konsumoni sa më shumë perime të freskëta , pini çaj bimësh, qumësht dhe prodhime të saj, zvogëlojeniapo ndalojeni pirjen e alkoholit dhe të duhanit si dhe ti menjanoni ushqimet e yndyrëshme. Ndërkaq një një qëndrim në ajër të pastër,duke bërë ndonjë ushtrim të lehtë trupor do të ju ndihmojë mjaft. Ndërsa gjaë stinës se dimrit pas simptomeve të tilla ,nëse nuk keni marrë preparate multivitaminoze të cilat ndikojnë apo ndihmojnë në tejkalimin e gjëndjes mund tëveproni sepse akoma nuk është vonë për to.

Page 23: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

23

Rreth Flamurit

Tregim humoristik

- Sa yje dhe çfarë ngjyre ka Flamuri i Republikës së Kosovës? - pyeti arsimtari i gjuhës shqipe nxënësit në klasën e katër në gjimnaz. - … Ka shtatë yje të verdhë, profesor, - ia priti me vrull një nxënëse duke menduar në shtatë ditët e javës, - mirëpo profesori i tha se përgjigja nuk është e saktë. - Pesë yje të kuqë, profesor, - tha një tjetër nxënës, duke menduar në pesë gishtat e dorës dhe në yjet e kuqë proletarë, - mirëpo edhe këtë e mohoi profesori dhe i tha të ulet. - Mendoj se sipas traditës popullore duhet të ketë tre yje të kaltër… nuk jap më shumë, - tha një nxënës, që ishte më i miri në klasë, për të cilin shokët menduan sikur ia qëlloi, - mirëpo as këtë nuk e pranoi arsimtari. - Nxënës të dashur… Flamuri i Republikës së Kosovës ka gjashtë yje të bardhë. Nëse ju e keni vështirë të mbani mend yjet në flamurin e Hashim Thaçit, më falni të Republikës së Kosovës, atëherë mund të mbani në mend gjashtë ndjenja të njeriut: zemërimi, urrejtja, dhembja, gëzimi, vullneti, dhe dashuria. - Nuk e kam ditur që njeriu paska kaq shumë ndjenja. Për shembull, unë nuk di ç’është gëzimi dhe dashuria. Pikërisht, atë ditë kur ka dalë flamuri i ri nuk jam gëzuar, por kam qarë, kurse vajzën që dashurova një kohë të gjatë, ma mori një zyrtar i unmikut, vetëm pse ai kishte automobil, - tha një nxënës dhe fill pas tij e përkrahën të gjithë, se me të vërtet nuk dinin ç’është gëzimi dhe dashuria, këto dy ndjenja që rrallëkush i ka përjetuar. - Mirë, mirë… nëse keni problem me ndjenja psikologjike, atëherë mund të kujtoheni në gjashtë pjesët e trupit të njeriut: koka, trupi, dy krahët dhe dy këmbët, - shtoi arsimtari. - Gjepura…! Vëllai im është pa një krah, kurse vëllai i Mimozës nuk i ka dy këmbë dhe sa e sa të tjerë që gjymtyrët i kanë humbur gjatë luftës në Kosovë, prandaj sipas kësaj numri i pjesëve të trupit nuk është i saktë. - Atëherë më lehtë e keni të mbani në mend gjysmë vitin që i ka 6 muaj, dhe nuk do të gaboni. Sa i përket ngjyrës, mund të kujtoni kapuçin tonë të bardhë, prandaj kurrë nuk do të gaboni kur të shkoni në provim pranues në Universitetin e Prishtinës. - Zgjidhja e fundit duket se është më e lehtë dhe vendimtare, - tha në shenjë miratimi një nxënës.

- Arsimtar, ylli Davidit i ka gjashtë cepa, dhe kjo ndihmon të mbahet në mend, - tha një tjetër nxënëse. - Ti po mendon se të gjithë ne dimë për yllin e Davidit… harroje këtë. Më mirë mbahen në mend muajt e gjysmëvitit, - e përmbylli një tjetër. - Kur të shkoj në provim pranues, do të marrë gjashtë kokrra fasule me vete dhe do t’i numëroj, - tha një nxënëse duke biseduar me zë të ulët me shoqen në bankë, të cilën arsimtari nuk e dëgjoi. - Po të zuri profesori duke numëruar kokrrat e fasules në provim pranues, vaj halli për ty… - ia priti shoqja e bankës. - Ç’të duhen kokrrat e fasules, kur ke gjoksin e bardhë, moj bukuroshe! Shkopsiti pullat në gjoks dhe në provim kalon… - ndërhyri një tjetër me zë të ulët, pastaj qeshën. - Po fusha e flamurit çfarë ngjyre ka, nxënës të dashur? - vazhdoi të pyes arsimtari. - Uaaa, këtë pyetje edhe fëmijët parashkollorë e dinë, - klithi një nxënës dhe fill pas tij qeshën të gjithë për pyetjen e lehtë. - Atëherë trego çfarë ngjyre ka? - e përsëriti pyetjen arsimtari. - Lëre të lutem arsimtar!… të kuq, - u përgjigj pas pak nxënësi si me përtesë. - Duket qartë që nuk e din, - tha arsimtari, ndërkohë që tërë klasa heshti në shenjë habie. Një nxënës nxjerrë telefonin celular dhe në shtëpi e pyet bacën për ngjyrën e flamurit të Republikës së Kosovës. Baca i tregoi se flamuri ka ngjyrën si fustani i Meritës, (është fjala për motrën Merita). - Flamuri e ka ngjyrën si fustani i motrës sime, profesor, - u përgjigj një nxënës, që sapo e mbylli celularin. - Po talleni me mua… Ku di ç’rroba mbani në shtëpi? - i qortoi arsimtari nxënësit. Duket qartë që as këtë pyetje nuk e dini, prandaj po ju tregoj që ta mbani në mend. Fusha e Flamurit të Republikës së Kosovës është e kuqe, më falni se gabova, e kaltër. Është normale që unë gaboj, sepse jam rritur dhe kam ngrënë kërbaçin e shkaut për flamurin kuqezi. …Unë e kam vështirë të mësohem me flamurin e kaltër të Ahtisarit, kurse ju nxënës të dashur jeni të rinj dhe e keni më lehtë të mësoheni, - kështu ua sqaroi arsimtari i gjuhës shqipe. Arsimtari do të vazhdonte të sqaronte edhe shumë pengesa tjera, mirëpo ra zili dhe ora e fundit mësimor mori fund.

Page 24: Revista  LIbertas në Gjuhën Shqipe # 2

24

impressum

LIBERTAS

Revistë Kulturore-Informative

Del çdo tre muaj

Boton I T B

Redakton kolegjiumi

Editor &Përgjegjës

Fran Tanushi

Kontakt [email protected]

www.revistalibertas.net

Fax + 49 / 821 2193 748 Tel + 49 / 17 624 413 073

+38 / 64 93 38 806

KKUURRIIOOZZIITTEETTEE Luftërat dhe statistikat: Në historinë e njerzimit janë zhvilluar luftëra të shumta, të gjata dhe të dhimbëshme. Statistikat e bëra për luftërat nga viti1618 gjerë në vitin 1905 japin këto shifra: Janë zhvilluar 1044 luftëra tokësore; 122 beteja detare janë bërë;ndersa ka pasur 490 rrethime, ku kanë pasuar 44 kapitullime. Lufta më e gjatë ka qënë mes viteve 1644 - 1699 pra 55 vite, bërë mes Venecias dhe Turqisë. Kurse lufta me e shkurtë ka ndodhur mes Austrisë dhe Italisë dhe ka zgjatur vetem 6 orë. HHUUMMOORR Politika dhe lopa:

Kapitalizmi: Ju i keni dy lopë, njërën nga këto e shisni dhe bleni katër viqa. KomunizmiJu i keni dy lopë, qeveria ju merr të dyja dhe ju shet qumshtin. Imperializmi: Ju keni disa lopë, e qeveria ju merr të gjitha për tatim fitimi. Liberalizmi: Ju keni dy lopë, qeveria ju merr të dyja dhe ju jep qumsht pluhur falas. Nacionalsocializmi : Ju keni shumë lopë, qeveria ju merr të gjitha e ju likuidon. Byrokratizmi: Ju keni dy lopë, qeveria ju merr të dyja njërën e ther, kurse tjetrën e ruan për qumsht , ndersa qumshtin e derdh. Anarkia: Ju keni mjaft lopë, kurse të gjitha ju kanë ikur në thertoren e kunatit të Prefektit. Socializmi: Ju keni dy lopë, kurse njërën ja dhuroni fqiut që është polic. Stalinizmi: Ju keni mjaft shumë lopë, qeveria ju merr të gjitha,dhe ju dergon si turist të përjetshem në siberi Maoizmi: Ju nuk keni as lopë as dele , ato i kanë ngrënë kuqloshët e gardës, kurse ju hani plumb. Enverizmi: Ju nuk keni as lopë, as dele , as dhi; ato kanë ngordhur nga uria , sepse barin e ka ngrën qeveria ,,në mbroitje të marksizem-leninizmit.”

nga fafaroni