27
Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011 1 | Page RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË ERE-s PJESA I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Autoriteti Kjo rregullore hartohet në mbështetje të nenit 8, pika 2, gërma k), të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 9946, date 30.06.2008 Per sektorin e gazit natyror, Ligjit Nr. 8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Proçedurave Administrative” si dhe Ligjit Nr.8480, datë 27.05.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike. Neni 2 Qëllimi i rregullores Qëllimi i kësaj rregulloreje, është të sigurojë proçedura transparente në ushtrimin e funksioneve të ERE-s, duke garantuar një trajtim të barabartë në dhënien e liçensave në sektorin e energjisë elektrike, vendosjen e tarifave të të liçensuarve, zgjidhjes së konflikteve midis të liçensuarve dhe midis të liçensuarve dhe konsumatorëve, hartimit dhe miratimit të disa akteve nenligjore në zbatim të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 9946, date 30.06.2008 Per sektorin e gazit natyror. Neni 3 Zbatimi 1. Kjo rregullore përcakton proçedurat e përgjithshme që aplikohen nga ERE gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj lidhur me : a. drejtimin dhe funksionimin e ERE-s, b. trajtimin e aplikimeve për dhënie liçense në sektorin e energjisë elektrike dhe te gazit natyror, c. trajtimin e aplikimeve për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave në sektorin e energjisë elektrike dhe te gazit natyror,

RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

1 | P a g e

RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË ERE-s

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1 Autoriteti

Kjo rregullore hartohet në mbështetje të nenit 8, pika 2, gërma k), të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar, Ligjit Nr. 9946, date 30.06.2008 “Per sektorin e gazit natyror”, Ligjit Nr. 8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Proçedurave Administrative” si dhe Ligjit Nr.8480, datë 27.05.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”.

Neni 2 Qëllimi i rregullores

Qëllimi i kësaj rregulloreje, është të sigurojë proçedura transparente në ushtrimin e funksioneve të ERE-s, duke garantuar një trajtim të barabartë në dhënien e liçensave në sektorin e energjisë elektrike, vendosjen e tarifave të të liçensuarve, zgjidhjes së konflikteve midis të liçensuarve dhe midis të liçensuarve dhe konsumatorëve, hartimit dhe miratimit të disa akteve nenligjore në zbatim të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 9946, date 30.06.2008 “Per sektorin e gazit natyror”.

Neni 3 Zbatimi

1. Kjo rregullore përcakton proçedurat e përgjithshme që aplikohen nga ERE gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj lidhur me :

a. drejtimin dhe funksionimin e ERE-s, b. trajtimin e aplikimeve për dhënie liçense në sektorin e energjisë

elektrike dhe te gazit natyror, c. trajtimin e aplikimeve për përcaktimin e çmimeve dhe tarifave në

sektorin e energjisë elektrike dhe te gazit natyror,

Page 2: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

2 | P a g e

d. hartimin dhe rishikimin e akteve nënligjore, e. zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, f. zhvillimin e seancave dëgjimore, g. trajtimin e kërkesave të të liçensuarve. h. trajtimin e ankesave te konsumatoreve

2. Proçedurat që nuk rregullohen në mënyrë specifike nga këto rregulla, do të rregullohen nga Ligji Nr. 8485, datë 12.05.1999 “Kodi i Proçedurave Administrative”.

Neni 4 Parime të përgjithshme

Këto Rregulla zbatohen duke patur parasysh parimet e :

a. Pajtueshmërisë me legjislacionin në fuqi; b. Eficensës në punë të personelit të ERE-s; c. Mundësisë për seanca dëgjimi të plota dhe të drejta për të gjitha palët

e interesuara; d. Proçesit transparent dhe të hapur.

Neni 5 Përkufizime

Në këto Rregulla termat e mëposhtme do të kenë këto kuptime : 1. “ERE” do të thotë Enti Rregullator i Energjisë ose Enti Rregullator Pasaradhës. Në këto rregulla, ky term mund të përfshijë anëtarët e personelit teknik të ERE-s, të cilëve ju është deleguar ligjërisht autoriteti nga Bordi i Komisionerëve të ERE-s për raste të veçanta që përfshijnë këtë autoritet të deleguar. 2. “Bordi i Komisionereve”, këtej e tutje “Bordi”, do të thotë organi vendimmarrës i ERE-s që përbëhet nga pesë anëtarë të emëruar sipas proçedurave të parashikuara në ligj. 3. “Kryetari i Bordit të Komisionerëve” është një nga anëtarët e Bordit i emëruar sipas proçedurave të parashikuara në ligj, që drejton edhe aktivitetin ekzekutiv të ERE-s. 4. “Personeli teknik dhe ai ndihmës e mbeshtetes” do të thotë punonjësit e ERE-s nga niveli Drejtor deri ne specialist si dhe çdo këshilltar

Page 3: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

3 | P a g e

ose kontraktorë të tjerë të mbajtur nga ERE, me qëllim që të ndihmojnë Bordin e Komisionerëve nëpërmjet dhënies së këshillave ose informacionit, si dhe kryerjen e punëve dhe detyrave të ndryshme të ERE-s. 5. “Person Drejtues” ose “Relatues” do të thotë personi i caktuar të drejtojë një proçedim të ERE-s, me detyrat dhe kompetencat e parashtruara në këtë rregullore. Drejtuesi i një proçedimi mund të jetë një Anëtar i Bordit ose një anëtar i kualifikuar i personelit teknik të ERE-s siç është vendosur nga Kryetari i Bordit. 6. “Sekretar/e” do të thotë Sekretari/ja e Titullarit të ERE-s

7. “Rregullat”, do të thotë Rregullat e Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s. 8. “Person” do të thotë çdo person fizik ose juridik, Qeveria ose çdo agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do të thotë një autorizim i dhënë nga ERE-ja, një personi për të operuar ne sektorin e energjisë elektrike ose ate te gazit natyror ne perputhje me dispozitat qe kerkohen nga ligji te ligjit nr. 9072, 22.05.2003 “Per Sektorin e Energjise Elektrike” dhe ligjit nr. 9946 dt.30.06.2008 “Per Gazin Natyror” si dhe procedurave te licensimit te ERE-s 10. “I liçensuar” do të thotë një person që mban një liçensë të dhënë nga ERE për të operuar në sektorin e energjisë elektrike ose dhe te Gazit Natyror. 11. “Konsumator i Energjise Elektrike ” do të thotë një person që merr energji elektrike nga një furnizues i energjisë elektrike. 12 Konsumator i gazit natyror , do te thote nje person qe furnizohet me gaz nga nje furnizues i gazit natyror. 13. “Kërkesë” do të thotë nje kërkesë me shkrim e paraqitur në ERE, nga një person për një çështje, qe eshte objekt i rregullimit nga ERE. 14. “Aplikues” do të thotë çdo person, i ndryshëm nga ankuesi, i cili kërkon të fillojë një veprim që kërkohet të institucionalizohet nga aplikimi. 15“Ankues” do të thotë një person që depoziton nje ankesë në ERE, për çdo veprim ose mosveprim të një personi, që është në juridiksionin e ERE-s për aktivitetin që kryen siç parashikohet në Ligjin Nr.9072, datë 22.05.2003

Page 4: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

4 | P a g e

“Për sektorin e energjisë elektrike” te ndryshuar, dhe ne Ligjin Nr. 9946, date 30.06.2008 “Per Sektorin e Gazit Natyror”. 16. “I ankimuar” do të thotë një person, kundër të cilit është paraqitur një ankesë ose ka filluar një hetim. 17. “Palë Ndërhyrëse” do të thotë një person, i cili është lejuar të marrë pjesë në një proçedurë siç parashikohet nga këto Rregulla. 18. “Palë e interesuar” do të thotë një person që merr pjesë në një proçedurë të caktuar përpara Bordit të ERE-s. 19. “Paraqitja e Tarifave dhe Çmimeve” konsiston në tarifat dhe çmimet e propozuara dhe materialet e tjera që shoqërojnë propozimin e paraqitur në ERE për miratim, në përputhje me këto Rregulla si dhe me metodologjine e tarifave. 20. “Tarifat dhe çmimet” janë pagesat qe duhet te kryhen nga

konsumatoret për shërbimet e energjisë elektrike dhe te gazit natyror, qe

sigurohen nga shoqëritë e liçensuara nga ERE qe ushtrojnë veprimtari ne

sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror. Tarifat dhe çmimet e

energjisë elektrike apo gazit natyror mund te rishikohen nga ERE me

propozim te liçensuarve ose me iniciativën e vet ERE-s sipas parimeve të

parashikuara në Ligjin Nr. 9072, date 22.5.2003 “Për Sektorin e Energjisë

Elektrike”, të ndryshuar dhe në Ligjin nr. 9646, datë 30.06.2008. ”Për Gazin

Natyror” .

21. “Terma dhe kushte” do të thotë dispozita të depozituara në ERE nga një i liçensuar, që siguron një ose disa shërbime në sektorin e energjisë elektrike, apo ate te Gazit Natyror sipas të cilave do t’i sigurohet shërbimi ose shërbimet e konsumatoreve, të cilat në një mënyrë ose një tjetër kanë lidhje me nivelet e tarifave të vendosura për çdo shërbim. 22. “Vit testimi” është një periudhë 12 mujore e përdorur nga një i liçensuar që siguron një shërbim ose disa shërbime të energjisë elektrike apo gazit natyror si bazë për krahasimin e të ardhurave, shpenzimeve dhe investimeve, i cili do të ndihmojë ERE-n në llogaritjen e të ardhurave në një proçedurë për miratim tarifash. Nje vit testimi mund të jetë një vit kalendarik ose çdo periudhë tjetër prej 12 muajsh te njëpasnjëshëm. 23. “Ditë e Rregullt Pune” do te thotë një ditë që nuk është e Shtunë, e Dielë ose Festë Zyrtare e parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Page 5: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

5 | P a g e

24. ”Konsumator individual” ne kuptim te kesaj rregullore do te thote klientet e kualifikuar dhe cdo perdorues i rrjetit te shperndarjes ose te transmetimit. 25.”Akt individual” do të thotë çdo vendim që krijon pasoja juridike individualisht. 26. ”Akt normativ” do të thotë çdo vendim që krijon pasoja juridike për me shume se një individ.

PJESA II DREJTIMI DHE FUNKSIONIMI I ERE-s

Neni 6 Përbërja e ERE-s

1. Enti Rregullator i Energjise përbëhet nga 5 anëtare të Bordit të Komisionereve, një nga të cilet është Kryetari i ERE-s, si dhe nga personeli teknik dhe jo teknik i cili emërohet dhe promovohet në detyrë sipas legjislacionit në fuqi.

2. Organizimi dhe funksionimi i ERE-s rregullohet nga Rregullorja për organizmin dhe funksionimin e brendshem te ERE-s të miratuar nga Bordi i Komisionerëve.

Neni 7 Drejtimi i ERE-s

1. Organet drejtuese të ERE-s janë Bordi i Komisionereve dhe

Kryetari i ERE-s.

2. Bordi është organi vendimmarrës i ERE-s që përcakton drejtimet kryesore të veprimtarisë së ERE dhe vendos për çështjet që kërkojnë miratimin e ERE-s. Ai vepron si organ kolegjial.

3. Anëtari i Bordit mund të vendosë të mos votojë për çështje të

ndryshme kur ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit sipas Rregullorës së Organizimit dhe Funksionimit të Brendshem te ERE-s .

Page 6: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

6 | P a g e

4. Kryetari i ERE-s është administratori ekzekutiv, ai përfaqëson ERE-n në marrëdhëniet me të tretët.

5. Kryetari thërret dhe drejton mbledhjet e Bordit të Komisionerëve

dhe është përgjegjës për publikimin e vendimeve të Bordit të Komisionerëve.

PJESA III

RREGULLAT E ZHVILLIMIT TË MBLEDHJEVE TË BORDIT

Neni 8 Mbledhjet e Bordit të Komisionerëve

1. Me qëllim organizimin e punës në ERE dhe planifikimin e detyrave

dhe përgjegjësive të ERE-s në ushtrimin e autoritetit ligjor, Bordi i Komisionerëve zhvillon mbledhje të paktën 1 herë në muaj.

2. Si rregull mbledhjet mbahen në zyrat e ERE-s. Në rast se mbledhjet mbahen në një vend tjetër, ky tregohet në njoftimin e mbledhjes.

3. Kryetari i ERE-s vendos për thirrjen e mbledhjes së Bordit të

Komisionerëve. Në mungesë të tij, mbledhja thirret nga anëtari i Bordit i caktuar përkohësisht nga Kryetari për drejtimin e ERE-s.

4. Përpara çdo mbledhje të Bordit, Kryetari përgatit një axhendë të

çështjeve për t’u shqyrtuar në Bord. Sekretari/ja ua shpërndan këtë

axhendë, anëtarëve të Bordit të Komisionerëve si dhe drejtorive që

kanë ndjekur një procedurë. Kjo axhendë është e disponueshme për

inspektim publik në zyrat e ERE-s.

5. Njoftimi i mbledhjes, komunikohet të paktën 5 ditë kalendarike

përpara datës së caktuar për mbledhjen.

6. Afati i përcaktuar ne piken 5 te këtij neni nuk zbatohet nëse ne aktet e

tjera ligjore qe kane fuqi detyruese për ERE-n përcaktohen afate te

ndryshme. Ne këtë rast axhenda dhe materialet shoqëruese te

Page 7: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

7 | P a g e

nevojshme për vendimmarrje do ti dërgohen Bordit te paktën 24 ore

para mbledhjes se Bordit.

7. Me kërkesën e një prej antarëve të tij, Bordi mund të vendosë të heqë

ose shtojë çështje të veçanta nga axhenda e përgatitur.

Neni 9

Mbledhjet Jashtë-Rradhe Përveç mbledhjeve të zakonshme që i referohen Nenit 8 te ketyre rregullave, çdo anëtar i Bordit mund të marrë iniciativën për të organizuar një mbledhje të Bordit duke i dorezuar Kryetarit një kërkesë me shkrim që përfshin axhendën dhe çështjet që do të jenë objekt i mbledhjes te pakten tre dite perpara dates kur kerkohet mbledhja. Kryetari brenda 24 orëve do të njoftojë më pas anëtarët e tjerë të Bordit dhe Sekretarin/en për këtë takim dhe do të marrë masa për zhvillimin e mbledhjes të kërkuar jo më vonë se 2 ditë pune nga dërgimi i njoftimit anëtarëve të Bordit.

Neni 10 Mbledhjet e hapura

Përveç mbledhjeve lidhur me çeshtje që janë objekt i brendshem i ERE-s, të gjitha mbledhjet, proçedurat publike dhe sesionet vendimarrëse të Bordit do të jenë të hapura për publikun. Mbledhjet e hapura për publikun zhvillohen sipas përcaktimeve të neneve në vijim.

Neni 11 Njoftimi i mbledhjes

ERE siguron njoftimin për publikun 48 orë para zhvillimit të një mbledhje të hapur të programuar të Bordit të ERE-s. Njoftimi përmban: datën, orën, vendin e zhvillimit të mbledhjes si dhe rendin e ditës. Njoftimi për zhvillimin e mbledhjes vendoset në një vend të posaçëm në hyrje të ERE-s, si dhe publikohet në faqen zyrtare të ERE-s në internet.

Page 8: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

8 | P a g e

Neni 12 Organizimi i mbledhjes së hapur

1. Para fillimit të çdo mbledhje vendimmarrëse të Bordit të

Komisionerëve, Sekretarja rregjistron në një rregjistër të posaçëm emrat e personave që kërkojnë të marrin pjesë në mbledhje.

2. Në momentin e hapjes së mbledhjes, Sekretarja u bën të njohur pjesëmarrësve, nëpërmjet leximit, proçedurat e zhvillimit të mbledhjes, si dhe të drejtat dhe detyrimet e tyre.

3. Në një mbledhje të hapur të Bordit të ERE-s, kanë të drejtë të

diskutojnë dhe të japin mendime, vetëm anëtarët e Bordit dhe

përfaqësuesit e ERE-s, si dhe me leje të Kryetarit te ERE-s, edhe

persona të tjerë që kanë lidhje me çështjet ne axhende.

4. Me kërkesë të palëve të interesuara, Sekretarja e Bordit u lejon atyre

qe të njihen me procesverbalin e mbledhjes, si dhe me vendimin e

Bordit pas zbardhjes se tyre.

Neni 13

Të drejta e detyrime të publikut

1. Gjatë zhvillimit të një mbledhje vendimmarrëse të Bordit , çdo person që do të marrë pjesë ka të drejtë të dëgjojë e të mbajë shënime, por nuk ka të drejtë të flasë, apo të bëjë pyetje, me përjashtim të rasteve kur drejtuesi i mbledhjes e lejon një gjë të tillë. Ndalohet gjithashtu ndërprerja e fjalës së folesit, përdorimi i celularëve dhe pirja e duhanit gjate nje mbledhje. Mbledhjet e hapura të Bordit të Komisionerëve mund të regjistrohen nga përfaqësues të autorizuar të shtypit të shkruar dhe audiovizive mbas miratimit të Kryetarit.

2. Nëse ndonjë nga personat pjesëmarrës në mbledhjen e Bordit konsiderohet se prish qetësinë dhe mbarëvajtjen e mbledhjes, drejtuesi i mbledhjes urdheron largimin e tij nga mbledhja.

3. Kur cënohen rregullat mbi zhvillimin e mbledhjes, kryetari mbas

konsultimit me Bordin vendos për ndërprerjen e mbledhjes për një

Page 9: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

9 | P a g e

periudhe te caktuar kohe, ose shtyrjen e saj pas marrjes së miratimit

nga Bordi.

Neni 14

Zhvillimi i mbledhjes dhe materialet e nevojshme

1. Në mbledhjet e Bordit si rregull marrin pjesë anetarët e Bordit, drejtoret e drejtorive qe kane shqyrtuar e përpunuar një çështje të caktuar në rendin e ditës, Këshilltari i Bordit, ekspertët ose këshilltarët e jashtëm te ERE-s, si persona te tjerë të interesuar.

2. Në çdo rast të zhvillimit te mbledhjeve çështjet e përcaktuara në rendin e ditës së mbledhjes, duhet të kenë materialin shoqërues si më poshtë:

- relacionin shpjegues, - projekt-vendimin, - materiale të tjera të nevojshme për vendimarrjen e Bordit,

2. Për çështjet e karakterit informues materiali shoqërues do të

konsistojë në paraqitjen e një relacioni informues për Bordin. 3. Në rast se çështjet e parashikuara kërkojnë kohë për shqyrtimin e tyre

në mbledhje, me vendim të Bordit mund të caktohet zhvillimi i saj në një datë tjetër.

4. Për çdo mbledhje të Bordit sekretari/ja i/e Bordit do të mbajë

proçesverbalin e mbledhjes, i cili detyrimisht do të përmbajë informacion lidhur me vendin, kohën e fillimit të mbledhjes, axhendën dhe ndryshimet e mundëshme të ndodhura ne të, anëtarët e Bordit prezent ose që mungojnë, personat e tjerë të thirrur për të marrë pjesë të cilët janë prezent ose mungojnë, diskutimet e personave pjesëmarrës në mbledhje, rezultatet e votimit, konkluzionet e mbledhjes si dhe çdo informacion të diskutuar gjatë mbledhjes.

5. Procesverbali pasi zbardhet, i paraqitet për miratim Bordit në

mbledhjen e tij me të afërt. Çdo anëtar i Bordit ka të drejtën që të bëjë komente mbi proçesverbalin para fillimit të mbledhjes së radhës. Komentet përfshihen në proçesverbal dhe nënshkruhen sikurse i gjithë proçesverbali nga anetaret e Bordit dhe Sekretari/ja.

7. Proçesverbalet e mbledhjeve të Bordit, me përjashtim të

informacionit të trajtuar nga Bordi me karakter konfidencial apo sekret, janë të hapura për publikun.

Page 10: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

10 | P a g e

8 Bordi i Komisionereve mund të vendose që të gjitha mbledhjet ose mbledhje të caktura të Bordit të rregjistrohen në audio.

Neni 15 Vendimmarrja

1. Vendimet e Bordit të ERE-s merren me shumicën e votës së

anëtarëve të tij. Në rast se numri i votave është i barabartë vota e Kryetarit është përcaktuese. Votimi i Bordit eshte i hapur dhe vetëm përjashtimisht kur Bordi vendos ndryshe, votimi kryhet i fshehtë. Vendimet e Bordit të Komisionerëve hartohen në tre kopje të nënshkruara nga secili Anëtar i Bordit, dhe ruhen në zyrën e Sekretarisë, zyrën e Arkivës si dhe Drejtorinë Juridike dhe Mbrojtjes se Konsumatoreve.

2. Të gjitha vendimet e Bordit që botohen në Fletoren Zyratare vulosen me vulën e ERE-s dhe firmosen nga Kryetari i Bordit dhe Sekretari/ja.

3. ERE do ju dërgojë njoftim me shkrim të gjitha palëve të interesuara

për vendimet përfundimtare të Bordit brenda 3 diteve pune nga zbardhja e vendimit. Teksti i plotë i të gjitha vendimeve përfundimtare, vendoset në rregjistrin zyrtar të vendimeve dhe liçensave dhe bëhet i disponueshëm për shqyrtim nga publiku.

Neni 16 Kërkesë për rishikimin e një vendimi të Bordit

1. Për një Vendim te Bordit, për një çështje me karakter individual, çdo

person i përfshirë në çështje, qe ka siguruar apo disponon prova të

reja, që mund ta çojnë Bordin të marrë një vendim të ndryshëm,

personi i prekur nga akti mund t’i kërkojë ERE-s rishikimin e

vendimit brenda 5 (pese) ditëve pune nga data e marrjes e njoftimit

te vendimit. Bordi do të shqyrtojë provën e re dhe do të nxjerrë

vendimin e tij brenda 12 (dymbëdhjetë) ditëve kalendarike nga

paraqitja e kërkesës për rishikim. Kërkesa për rishikim nuk do të lejojë

personin që paraqet kërkesën të ndërpresë ekzekutimin e vendimit të

parë të Bordit brenda afateve të përcaktuara, përveç kur është

pezulluar nga Bordi nën autoritetin e tij.

Page 11: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

11 | P a g e

2. Bordi në përputhje me rrethanat specifike të një vendimmarrjeje, me

iniciativën e tij mund të rishikojë vendimet me karakter individual.

Bordi nuk mund të vendosë me iniciativën e tij për të rishikuar një

vendim, kur nga rishikimi kufizohen të drejta të dhëna më parë me

vendimin që kërkohet te rishikohet.

3. Për aktet me karakter normativ, çdo palë e përfshirë në proçes mund

te paraqes ne ERE një kërkesë për rishikim vendimi te Bordit te

Komisionerëve brenda 5 dite pune nga data e marrjes se njoftimit te

vendimi te Bordit. Kërkesa për rishikim vendimi do te shoqërohet

detyrimisht me provat e reja qe mendohet se mund te çojne Bordin

ne një vendimmarrje te re. ERE do te trajtojë kërkesën për rishikim

vendimi brenda 30 ditëve kalendarike duke ndjekur te njëjtin proces

qe shërbeu për miratimin e vendimin. Kërkesa për rishikim vendimi

nuk pezullon zbatimin e vendimit me përjashtim kur Bordi i

Komisionerëve vendos ndryshe.

4. Pezullimi i aktit të miratuar nga ERE, bëhet vetëm nga Bordi i

Komisionerëve të saj, sipas një kërkese të paraqitur nga një subjekt i

interesuar, në përputhje me rrethanat specifike.

Bordi i Komisionerëve të ERE-s nuk mund të vendos për pezullimin

e zbatimit të një akti të tij, në rastet kur:

-Pezullimi i aktit ndalohet me ligj;

- Zbatimi i menjëhershëm i tij është në interes publik.

Neni 16/1

Çdo person në përputhje me ligjin nr. 9072, datë 22.5.2003 “Për sektorin e

energjisë elektrike”, dhe ligjin nr. 9646 date 30.06.2008. ”Për Gazin

Natyror” mund të bëjnë ankim ne gjykate kundër vendimit të Bordit të

Komisionerëve të ERE-s brenda 30 ditëve nga botimi i vendimit në

Fletoren Zyrtare.

Page 12: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

12 | P a g e

PJESA IV

REGJISTRIMI DHE DOKUMENTIMI

Neni 17 Rregjistrimi i aplikimit apo kërkesës

1. Punonjësi i protokollit hap një dosje për çdo proçedurë për të cilin

këto rregulla janë të aplikueshme, përfshirë ankesat, kërkesat, proçedurat e tarifave, liçensat dhe relacionet argumentuese në lidhje me një amendament, shtojcë, përfundim, rinovim, heqje të liçensës etj. Çdo proçedim do të ketë një numër të caktuar në rregjistrin e protokollit dhe do ti bashkelidhet karteles shoqeruese sic percakothet ne Rregulloren per Organizimin dhe Funksionimin e Brendshem te ERE-s. Për dokumenta të të njëjtit proçedim krijohet dosja përkatëse nga zyra e protokollit në bashkëpunim me drejtorite e ngarkuara për trajtimin e kërkesës apo aplikimit. Dosja përmban të gjithë dokumentacionin e paraqitur, urdhërat, vendimet si dhe çdo akt tjetër që i takon proçedurës, duke u reflektuar në një indeks ku tregohet shkurtimisht edhe natyra e çdo dokumenti të rregjistruar. Punonjësi i Protokollit mban një listë për të gjithë proçedurat e futura në dosje dhe siguron një kopje të kësaj liste falas për të gjitha palët, perfshire personat e interesuar që e kërkojnë atë.

2. Sekretari/ja e Bordit mban rregjistra ose shënime të tjera siç mund të kërkohet herë pas here nga Bordi.

3. Sekretari/ja mban në ERE një rregjistër të përgjithshëm ku mbahen

të gjitha vendimet e marra dhe liçensat e lëshuara nga ERE-ja. Këto vendime i kalohen Punonjësit të Protokollit per rregjistrim ne ERE, dhe dergohen për publikim në Fletoren Zyrtare nderkohe qe nje kopje e licenses se lidhur arshivohet.

4. Të gjitha rregjistrat, shënimet dhe materialet e tjera të përshkruara në

këtë nen, janë të hapura për publikun me përjashtim te atyre qe

trajtohen si konfidenciale sikurse vendosur sipas rastit nga organet

drejtuese te ERE-s.

5. Punonjësi i protokollit ka përgjegjësinë për rregjistrimin e të gjitha shkresave dhe materialeve që dalin nga ERE në adresë të të tretëve. Të gjitha shkresat apo materialet nënshkruhen nga Kryetari i ERE-s dhe në mungesë të tij nga personi i ngarkuar prej tij.

Page 13: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

13 | P a g e

Neni 18

Fillimi i proçedurës 1. Bordi i Komisonereve merr vendim për fillimin ose jo të proçedurave të

shqyrtimit për çdo aplikim që ka të bëjë me ushtrimin nga ERE të autoritetit për:

a. dhënie, ndryshim, rinovim, transferim, heqje liçense, b. përcaktim të tarifave të shitjes së energjisë elektrike dhe te gazit

natyror nga të liçensuarit, c. përcaktimin e tarifave për shërbimet e rregulluara, d. kualifikim dhe dhënie të çertifikatës së origjinës se prodhimit te

energjise elektrike nga burime të rinovueshme te energjisë. e. Për kërkesat për përjashtim nga aksesi i palëve te treta te

infrastrukturave te reja apo ekzistuese te gazit natyror.

2. Vendimi i Bordit për fillimin ose jo të proçedurës merret jo më

vonë se 12 ditë nga rregjistrimi i aplikimit në ERE. Brenda 3 ditëve nga paraqitja e një aplikimi, Kryetari i dërgon anetareve te Bordit nje kopje të aplikimit dhe planifikon brenda 7 ditëve nga dërgimi i aplikimit anëtarëve të Bordit, një mbledhje të Bordit për fillimin ose jo të proçedurës së shqyrtimit për ketë aplikim.

3. Bordi merr vendim për fillimin e proçedurave të shqyrtimit nëse

konstaton se aplikimi plotëson kryesisht kërkesat sipas llojit të aplikimit.

Neni 18/1

Kudo në nenin 18 afatet përcaktohen në dite pune.

PJESA V PROÇEDIMI I APLIKIMEVE

Neni 19

Proçedimi i aplikimit për marrje liçense

1. Një person që kërkon të liçensohet në një apo më shumë nga aktivitetet e parashikuara në Ligjin Nr.9072, datë 22.05.2003 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike” te ndryshuar apo ne aktivtetet e parashikuara ne Ligjin Nr. 9646, date 30.06.2008 “Per Sektorin e

Page 14: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

14 | P a g e

Gazit Natyror”, duhet të paraqesë në ERE një aplikim sipas formatit të kërkuar nga ERE në rregulloren për proçedurat e liçensimit.

2. Pasi Bordi të ketë marrë vendim për fillimin e proçedurës së shqyrtimit të një aplikimi për liçensë, drejtoria e ngarkuar për shqyrtimin e aplikimit përgatite njoftimin e aplikimit për liçensë dhe shqyrton aplikimin konform rregullores për proçedurat e liçensimit të EREs.

Neni 20 Proçedura e aplikimeve për përcaktimin e tarifave dhe çmimeve.

1. I licensuari që kërkon përcaktimin e tarifave dhe çmimeve të

shërbimeve te energjisë elektrike dhe te gazit natyror duhet të

paraqesë në ERE një kërkesë me shkrim, të shoqëruar me të gjithë

informacionin dhe dokumentacionin te kërkuar sipas metodologjisë

përkatëse dhe rregullave të tjera te ERE-s.

2. Mbas marrjes së vendimit për fillimin e proçedurave të shqyrtimit

drejtoria /të e ngarkuara përgatisin për të liçensuarin/it, njoftimin

për Vendimin e Bordit.

3. Shqyrtimi i aplikimit nga drejtoria/të dhe marrja e vendimit

përfundimtar bëhet konform metodologjive përkatëse dhe rregullave

të ERE-s.

4. Ne cdo kohe gjate shqyrtimit te nje aplikimi per percaktimin e tarifave

dhe cmimeve te energjise elektrike dhe te gazit natyror, ERE ruan e

drejten per te kerkuar cdo informacion qe e konsderon te nevojshem

per vendimarrjen e saj ne lidhje me aplikimin e paraqitur.

Neni 21 Rregulla të veçanta për paraqitjen e aplikimeve per percaktimin/

rishikimin e tarifave dhe çmimeve te sherbimeve te energjise elektrike dhe/apo te gazit natyror nga shoqerite qe ushtrojne veprimtarine ne

sektorin e energjisë. 1. Në rastin e aplikimit për percaktimin /rishikimin e tarifave dhe çmimeve

te sherbimeve te energjise elektrike dhe/apo te gazit natyror, aplikimi shoqërohet nga dokumentacioni i meposhtem

Page 15: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

15 | P a g e

1.1. Një deklaratë që përshkruan qëllimin dhe efektin e propozimit te

paraqitur; 1.2. Efektet e pritshme në të ardhurat e shoqerise nga tarifat apo çmimet

e propozuara; 1.3. Çdo ndryshim në strukturën e tarifave dhe çmimeve që pritet të

rezultojnë nga propozimi i paraqitur; 1.4. Tarifat / çmimet e aplikuara nga aplikuesi ndaj klientëve të tij për

çdo shërbim të energjisë elektrike dhe/apo te gazit natyror, duke përfshirë:

a. tarifën ndaj konsumatoreve për shërbimin qe kryhet nga shoqeria, si dhe çdo tarifë shtesë për shërbime të veçanta;

b. Çdo tarife qe lidhet me çfarëdo programi të veçantë, përfshirë përshkrimin e programit;

c. Çdo pagese tjetër qe aplikohet ndaj klienteve , për të cilën aplikuesit i kërkohet të paraqesë propozimet; dhe

d. Çdo informacion tjetër të nevojshëm për të argumentuar ndryshimet ne tarifat/çmimet te kerkuara nga aplikuesi.

2. Termat dhe kushtet në të cilat do t’u sigurohet shërbimi i energjisë elektrike dhe/apo i gazit natyror klientëve, përfshirë:

a. Mundësinë e sigurimit te shërbimit për klasa/grupe të ndryshme klientësh;

b. Llojin e shërbimit që siguron, përfshirë çdo informacion teknik të nevojshëm për të diferencuar këto shërbime nga shërbimet e tjera dhe sipas klasave apo grupeve te konsumatoreve;

c. Zonat e ndryshme të shërbimit dhe të tarifave/çmimeve perkatese qe shoqeria aplikon apo propozon per t’u aplikuar, nëse ka; dhe

d. Çdo informacion shtesë të nevojshëm për të përcaktuar termat dhe kushtet e shërbimit.

3. Propozimet per percaktimin/rishikimin e tarifave dhe çmimeve duhet të përmbajnë, një deklaratë të vitit të testimit qe zgjidhet te perdoret nga shoqeria, përfshirë një raport vjetor për vitin e testimit, shpenzimet, të ardhurat dhe tarifat/çmimet e aplikuara gjatë vitit të testimit, si dhe rregullimet e propozuara qe lidhen me shpenzimet, të ardhurat dhe tarifat/çmimet për vitin e testimit duke përfshirë deklarimet, prezantimet ose dokumentet e punës që justifikojnë çdo rregullim sipas metodologjive te llogaritjes se tarifave dhe çmimeve per sherbimet e energjise elektrike dhe te gazit natyror, te miratuara nga ERE.

4. Propozimet per percaktimin/rishikimin e tarifave dhe çmimeve duhet të përmbajnë, ku është e aplikueshme, një përshkrim të çdo ndryshimi qe lidhet me perberjen e tarifave dhe çmimeve, duke përfshirë arsyet për

Page 16: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

16 | P a g e

këto ndryshime, efektet e ndryshimeve të propozuara ndaj klasave/grupeve të ndryshme të klientëve, ndaj sherbimeve te tjera qe sigurohen nga aplikuesi apo shoqeri te tjera qe ushtrojne veprimtarine ne sektorin e energjise, si dhe ndryshimet në faturat perkatese çdo klasë/grup te konsumatoreve.

5. Në qoftë se aplikuesi pretendon së ndonjë nga informacionet e kërkuara sipas këtij neni nuk është i mundshëm, ai duhet të paraqesë arsyet e pretendimit. Paaftësia për të dhënë arsye të përshtatshme për mos paraqitjen e ndonje informacioni shkakton trajtimin e propozimit si një propozim te parregullt.

6. ERE-ja do te shpallë vendimet mbi përcaktimin/rishikimin e tarifave

dhe çmimeve brenda 4 muajve nga marrja e vendimit për fillimin e proçedurave të shqyrtimit.

7. Mbas marrjes së vendimit për fillimin e proçedurave të shqyrtimit

aplikuesi duhet të njoftojë: a. Brenda 10 ditëe kalendarike publikun, nëpërmjet botimit jo me

pak se ne dy/tre gazeta me qarkullim në nivel vendi, apo në

zonën ku aplikuesi siguron shërbimin, në lidhje me masën e

propozuar për ndryshimin e tarifave dhe çmimeve, si dhe

përqindjen e ndryshimit të tyre për çdo klasë/grup konsumatoresh

duke shprehur qartë emërtimin e tyre.

b. Ne rastet kur aplikuesi nuk ben publikimin sipas paragrafit te

mësipërm, ERE-ja mund te vendos për penalizimin e aplikuesit

dhe bën publikimin e aplikimit sipas kërkesave te paragrafit te

mësipërm. Kostot e botimit te këtij njoftimi i transferohen

subjektit qe ka detyrimin për zbatimin e paragrafit te pare te pikës

7.

8. Gjatë shqyrtimit të aplikimit ERE-ja organizon seanca dëgjimore teknike me aplikuesin, si dhe në çdo rast zhvillon seanca dëgjimore publike sipas rregullave për zhvillimin e seancave dëgjimore.

Page 17: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

17 | P a g e

PJESA VI

ANKESAT

Neni 22

Zgjidhja e ankesave

1. Për mosmarrëveshjet midis të liçensuarit dhe klientëve te tij si dhe

midis vetë të liçensuarëve, çdo ankues duhet të paraqesë në ERE

kërkesën duke përdorur formën standarte që i bashkëlidhet këtyre

Rregullave.

2. Në mungesë të formularit standart, ankuesi duhet të paraqes në ERE

kërkesën me informacionin si më poshte:

a. Të përcaktojë qartë palën ose palët që besohet se janë përgjegjëse për çështjen e trajtuar në ankesë.

b. Të përcaktojë qartë veprimin ose mosveprimin, që mendohet se është në kundërshtim me ligjet ne fuqi ose kërkesat e rregullimit dhe të shpjegojë pse veprimi ose mosveprimi është i tillë.

c. Të paraqesë një përllogaritje të ndikimit ose barrës financiare, nëse ka, të krijuar për ankuesin, si dhe të tregojë ndikimet praktike, operative ose ndikime të tjera jo-financiare të shkaktuara si rezultat i veprimit ose mosveprimit, përfshirë aty ku është e aplikueshme, ndikimet mbi mjedisin, mbi sigurinë ose qëndrueshmërinë e furnizimit.

d. Të përcaktojë veprimin korrigjues, ndihmën apo dëmshpërblimin e kërkuar për padrejtësinë ose dëmin që i është shkaktuar.

3. Ankuesi do u bashkangjisë gjithë dokumentat dhe faktet, që

posedohen ose që mund të sigurohen prej tij përfshirë, por jo duke u kufizuar vetëm me kontratat dhe deklaratat zyrtare, të cilat mbështesin ankesën.

4. Për mosmarrëveshjet e klientit me të liçensuarin, klienti përpara se të paraqesë një kërkesë për zgjidhjen e mosmarëveshjes në lidhje me një shoqëri shpërndarjeje/furnizimi, klienti duhet të tentojë fillimisht ta zgjidh mosmarrëveshjen nëpërmjet diskutimit të çështjes me zyrën e ankesave të konsumatorëve të shoqërisë së shpërndarjes/furnizimit.

Page 18: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

18 | P a g e

Për mosmarrëveshjet midis të liçensuarve, i liçensuari ankues do të tentojë të zgjidh mosmarrëveshjen me mirekuptim me të liçensuarin në konflikt.

5. Çdo person mund të paraqesë një ankesë ndaj një të liçensuari për të kërkuar veprimin e ERE-s, kundër personave që mendohet se janë në kundravajtje ose dhunim të çdo ligji, rregulli, urdhëri, apo akteve të tjera ligjore të administruara nga ERE, ose për çdo gabim tjetër të menduar, mbi të cilat ERE mund të ketë juridiksion.

6. Ankesa në ERE mund të paraqitet nëpërmjet postës ose dorazi. Ajo rregjistrohet dhe protokollohet në datën që mbërrin në ERE.

7. Ankesat që përmbajnë materiale fyese ose denigruese nuk trajtohen nga ERE, pa paragjykuar nëse ai ankues mund të ketë paraqitur një ankesë te ligjshme. ERE i bën me dije ankuesit arsyet e mostrajtimit te ankesës se tij.

8. ERE do t’i dërgojë brenda 10 (dhjetë) ditëve të rregullta pune nga marrja e një ankese të rregullt, një kopje të saj, palës ose palëve të konsideruara si përgjegjëse për çështjen që trajtohet në te (i ankimuari).

9. I ankimuari do t’i përgjigjet ankesës brenda 10 ditëve pune pas njoftimit të ankesës. I ankimuari do t’i dërgojë një kopje të përgjigjes ERE-s dhe një kopje tjetër ankuesit.

10. Në çdo rast ERE rezervon te drejtën për të zhvilluar seanca dëgjimore publike si dhe /apo te kryeje kryesisht verifikime apo inspektime.

11. Në qoftë se një ankesë prek një çështje të një interesi të gjerë publik, ERE mund të sigurojë njoftim publik të ankesës dhe ta vendose çështjen për seancë publike dëgjimi.

12. Për mosmarrëveshjet midis te licencuarve apo midis te licencuarit dhe konsumatorit objekti i te cilave paralelisht lidhet me një vendimmarrje tjetër ne proces nga Bordi i Komisionerëve, atëherë afatet e përcaktuara me sipër apo zhvillimi i mundshëm i seancave dëgjimore do te behet ne afate te ndryshme nga sa përcaktuar ne këtë nen, për te mundësuar trajtimin e ankesës brenda afatit te shqyrtimit te çështjes ne procedim nga Bordi qe ka lidhje edhe me objektin e ankesës.

Page 19: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

19 | P a g e

13. Për ankesat e përsëritura te paraqitura nga të liçensuarit, me te njëjtat pale dhe me te njëjtin objekt, njoftohen anëtarët e Bordit brenda 2 ditësh pune për ankesën apo mosmarrëveshjen e riparaqitur ne ERE dhe brenda 5 ditësh pune nga njohja me të, Kryetari zhvillon një mbledhje te Bordit, i cili përcakton më pas natyrën sesi do të proçedohet me ankimin apo mosmarrëveshjen. Mbledhjet e Bordit të parashikuara sipas kësaj pike do të jenë të karakterit informativ dhe udhëzues për zgjidhjen e ceshtjes objekt i mosmarrëveshjes apo ankesës nga personeli teknik i ERE-s. Për ankesat e përsëritura te paraqitura nga konsumatorët ndaj një te licencuari, Bordi mund te vendos rast pas rasti me kërkesë te Kryetarit për zgjidhjen e mëtejshme te ankesës.

14. Ne çdo kohe kur e konsideron te nevojshme Kryetari i ERE-s mund te kërkojë trajtimin nga Bordi i Komisionerëve te një ankese te paraqitur ne ERE, brenda autoritetit dhe kompetencës te dhënë nga legjislacioni ne fuqi

Neni 23 Kërkesat e tjera

1. Nese një person paraqet një kërkesë të ndryshme nga sa parashikohet

në keto rregulla atehere ERE do te procedoje ne perputhje me dispozitat qe rregullojne ate ceshtje sipas legjislacionit ne fuqi.

2. Çdo person qe paraqet një kërkesë ne ERE mund ta dërgojë atë nëpërmjet postes zyrtare apo ne rruge elektronike ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.

3. Një kërkesë duhet të bëhet me shkrim dhe duhet të përmbajë emrin, adresën dhe numrin e telefonit të personit që paraqet kërkesën dhe një deklarim të shkurtër dhe të thjeshtë të natyrës së argumentave të tij.

4. Në çdo rast të paraqitjes së kërkesave për shprehje mendimi nga ana e ERE-s për projektligje apo interpretime të akteve nënligjore të ERE-s, ky mendim do të jetë rezultat i diskutimit dhe qendrimit të mbajtur në mbledhjen e Bordit te Komisionerëve.

Neni 24 Ndërhyrja e Detyruar

Page 20: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

20 | P a g e

1. Mbas paraqitjes së një kërkese për të nderhyrë ne nje procedim te ERE-s, do të lejohen të ndërhyjnë si palë në proçedim: (a) çdo person që është apo mund të jetë anëtar i një grupi që është ose mund të jetë i prekur direkt dhe në mënyrë të konsiderueshme nga proçedimi; si dhe (b) çdo institucion shtetëror.

2. Bordi mund t’i mohojë ndërhyrjen çdo personi qe ka paraqitur një kërkesë për ndërhyrje në kohë sipas paragrafit 1 të këtij neni, mbi bazën se personi që paraqet kërkesën nuk ka një interes direkt dhe thelbësor në proçedim.

3. Bordi mund te kufizojë pjesmarrjen e çdo personi që paraqet kërkesë

për të ndërhyrë sipas këtij neni kur ky person gjykohet nga Bordi se ka të drejtë të ndërhyjë vetem në lidhje me një pjesë të çështjes në proçedim.

4. Kur pjesmarrja e çdo personi është e kufizuar ose mohuar sipas këtij

Neni, ERE do të përfshijë në rregjistrimet një shenim në lidhje me këtë fakt dhe arsyet e tij.

PJESA VII HARTIMI I AKTEVE NËNLIGJORE

Neni 25

Rregullat për hartimin e miratimin e akteve nënligjore me statusin Rregullore, Udhëzim, Metodologji etj

1. Për hartimin e një akti nënligjor që ka të bëjë me ushtrimin nga ana e

ERE-s të autoritetit në drejtim te miratimit të legjislacionit sekondar,

me iniciativën e vet apo me propozim te subjekteve qe kane te

drejtën e hartimit te një akti objekt i miratimit nga ERE, Kryetari,

në konsultim me anëtarët e Bordit urdhëron ngritjen e një grupi

pune. Pas hartimit të draftit, apo pas analizës se draftit ne rastet e

propozimeve nga subjektet qe kane te drejtën e një propozimi ne

ERE, ky grup pune publikon për 3 ditë pune një njoftim në 2

gazeta me qarkullim kombëtar duke ftuar palët e interesuara ose

persona të tjerë të njihen me projekt - aktin dhe te dërgojnë komente

me shkrim.

2. Mbas marrjes së një kërkese, ERE do t’i sigurojë një kopje të projekt

– aktit çdo pale të prekur ose personi të interesuar.

Page 21: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

21 | P a g e

3 Të gjitha palët e interesuara do të dërgojnë komentet e tyre me

shkrim për projekt aktin brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune nga

dita e publikimit të njoftimit.

4. ERE do ti dërgojë kopje te aktit te miratuar te gjitha palëve qe kane

shprehur komente apo interes ne proces.

5. ERE mund të vendose rast pas rasti për zhvillimin e seancave

dëgjimore me qëllim marrjen e mendimit nga palët e tjera për një

projekt-akt duke moszbatuar proceduren e botimit ne median e

shkruar. Ne rast te zhvillimit te ketyre seancave degjimore ERE pasi

identifikon palet opinionet e te cilave kerkon te mbledh, i njofton jo

pak se 3 (tre) dite pune nga data e zhvillimit te séances, duke i

bashkelidhur njoftimit edhe kopje te projekt-aktit te propozuar.

Neni 26 Rishikimi i akteve nënligjore me statusin Rregullore, Udhëzim,

Metodologji etj 1. Rishikimi i nje akti nenligjor te miratuar nga Bordi , mund te behet me

iniciativen e ERE-s ose me kerkese te paleve te interesuara objekt i rregullimit nga akti nenligjor.

2. Procesi i rishikimit te akteve nënligjore me iniciativën e ERE-s, nis vetëm mbas marrjes se vendimit për fillimin e procedurave nga Bordi.

3. Per rishikimin e akteve nënligjore me statusin Rregullore, Udhëzim,

Metodologji etj”, me kërkesë te palëve te interesuara, para marrjes se vendimit nga Bordi për miratimin ose jo te ndryshimeve të propozuara, ERE do te zhvilloje një seance dëgjimi me subjektin qe ka kërkuar ndryshimin apo palët e interesuara, duke ftuar dhe sipas rastit palët e tjera, qe mund te preken nga ndryshimet e propozuara.

4. Për rishikimin e akteve nënligjore me iniciativën e ERE –s apo me

kërkesë te palëve te interesuara ndiqet e njëjta procedure e përcaktuar ne nenin 25 pikat 1, 2, dhe 3 te këtyre rregullave.

Page 22: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

22 | P a g e

PJESA VIII SEANCAT DËGJIMORE

Neni 27

Llojet e seancave dëgjimore

1. Në perputhje me autoritetin e dhënë nga ligji nr. 9072, date 22.05.2003 “Per sektorin e energjise elektrike”, dhe ligji nr.9946, date 30.06.2008 “Per sektorin e gazin natyror”, ERE gjatë ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive në sektoret e energjisë elektrike dhe gazit natyror mund të organizojë seancat dëgjimore si më poshtë vijon:

Seanca teknike;

seanca zyrtare publike.

2. Kryetari i ERE-s vendos mbi llojin e seancës dëgjimore që do të zhvillohet ne perputhje me problematiken dhe ceshtjen qe trajtohet.

Neni 28

Seancat zyrtare publike ERE zhvillon seanca zyrtare publike me qëllim marrjen e komenteve nga palët e interesuara lidhur me aktet e ERE-s , interpretimin ose udhëzimin mbi keto akte . ERE gjithashtu zhvillon seanca zyrtare publike me qëllim marrjen e komenteve të palëve të interesuara kur ERE është në proçesin e përcaktimit të tarifave dhe çmimeve për konsumatorët tariforë. Një seancë zyrtare publike do të organizohet midis një periudhe jo më parë se një muaj dhe jo më vonë se tre muaj nga marrja e vendimit të Bordit për fillimin e proçedurave të shqyrtimit ne rastin e seancave qe zhvillohen ne kuader te percaktimit te tarifave dhe cmimeve nga ERE

Neni 29 Seancat teknike

ERE zhvillon seanca teknike me te licensuar qe kane aplikuar per rishikim tarife, marrjen, ndryshimin, transferimin, rinovimin apo heqjen e nje license si dhe ne rastet e mosmarrveshjeve qe kane lindur per zbatimin e nje akti

Page 23: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

23 | P a g e

apo vendimi te EREs, apo gjate shqyrtimit te marreveshjeve ne tregun e rregulluar.

Neni 30 Fillimi i Seancave të Dëgjimit

1. Një seancë dëgjimi fillon mbështetur në urdhërin e Kryetarit të ERE-s.

2. Çdo urdhër apo njoftim sipas pikes 1 të këtij neni percakton :

a. Autoritetin dhe juridiksionin nën të cilin mbahet seanca e dëgjimit; b. Llojin e seancës; c. Personin drejtues d. Personat e tjerë të ngarkuar per mbarëvajtjen e seancës dëgjimore e. Thirrjen e ekspertëve të jashtëm sipas rastit. f. Datën, orën dhe vendin e seancës së dëgjimit; dhe g. Çdo çështje tjetër të përshtatshme.

3. Pasi proçedimi t’i jetë ngarkuar një personi drejtues, që si rregull është

Drejtori i një prej Drejtorive të ERE-s, ai mund të përcaktojë informacionin që duhet paraqitur. Personi drejtues përcakton një mënyrë të analizimit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, që nuk do të jetë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

4. Për shkaqe të justifikuara Personi drejtues mund të tërhiqet nga proçedimi me miratim te Kryetarit të ERE-s, Kryetari i Bordit emëron një pasues të personit drejtues në perputhje me kerkesat dhe procedurat e percaktuara ne keto rregulla ose akte te tjera te ERE-s. kur ai vlerëson të motivuar kërkesën e personit drejtues të caktuar më parë prej tij.

Neni 31 Njoftimet

1. Për seancat dëgjimore të përgjithshme dhe teknike ERE njofton

secilën nga palët që ka shprehur interes si dhe palët e identifikuara të

nevojshme për procesin, jo më vonë se 5 ditë kalendarike nga data e

planifikuar për zhvillimin e seancës. Njoftimi përmban informacion

mbi datën, orën vendin qëllimin e zhvillimit të seancës dëgjimore si

dhe dokumentacionin e administruar nga ERE për çështjen objekt i

seancës dëgjimore.

2. Për seancat dëgjimore të përgjithshme dhe teknike ERE njofton secilën nga palët që ka shprehur interes si dhe palët e identifikuara të

Page 24: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

24 | P a g e

nevojshme për proçesin, jo më vonë se 5 ditë kalendarike nga data e planifikuar për zhvillimin e seancës. Njoftimi përmban informacion mbi datën, orën vendin dhe qëllimin e zhvillimit të seancës dëgjimore.

3. Për seancat dëgjimore zyrtare publike ERE njofton palët e

identifikuara si të nevojshme për proçesin jo më vonë se 15 ditë kalendarike nga data e planifikuar për zhvillimin e seancës. ERE siguron për dy ditë me radhë në dy gazeta me qarkullim kombetar për zhvillimin e seancës. Rast pas rasti Kryetari në keshillim me anetaret e Bordit mund të urdhëroje publikimin e njoftimit në mediat vizive.

4. Palët e interesuara duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre ne

seancen degjimore zyrtare publike, të paktën 2 ditë pune para datës së zhvillimit të seancës.

Neni 32 Proçedurat e zhvillimit të seancave dëgjimore

1. Personi drejtues në fillim të seancës dëgjimore duhet t’ju shpjegojë

palëve proçedurën dhe rregullat e tjera të zhvillimit të seancës dëgjimore. Ai mund të prezantojë çështjen që do të trajtohet.

2. Të gjitha seancat dëgjimore që do të organizohen nga ERE, rregjistrohen. dhe u behet e ditur paleve ne fillim te cdo seance degjimore.

3. Dosjet e seancave dëgjimore zyrtare jane të hapura për inspektim

publik dhe ruhen sipas rregullave që përcakton legjislacioni në fuqi.

4. Gjatë seancave të dëgjimit, të gjitha palëve të interesuara do t’ju jepet mundësia të parashtrojne çështjen e tyre, arsyetimet e tyre lidhur me padrejtësine ose pakorrektësine e veprimeve apo mosveprimeve, që janë objekt i mosmarrëveshjes si dhe zgjidhjet e mundshme.

5. Rregjistrimet në magnetofon dhe pajisje të tjera mekanike ose

elektronike, përveç atyre të përdoruara siç duhet nga Sekretari/ja janë të lejueshme në një seancë dëgjimore zyrtare e publike.

Page 25: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

25 | P a g e

Neni 33

Rregulla të zhvillimit të seancës dëgjimore

1. Gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore personi drejtues do të sigurojë të drejtën e fjalës për secilën nga palët prezent në seancë qe e kerkon nje gje te tille. 2. Për efekt të mbarëvajtjes, kur palët në proçes janë shumë dhe për llogari të një pale të caktuar paraqiten më shumë se 2 persona, atëherë ERE do të sigurojë pjesëmarrjen në panelin kryesor të dy personave që caktohen nga vetë pala pjesëmarrëse. 3. Çdo person që merr pjesë ka të drejtë të dëgjojë, të mbajë shënime, e të bëje pyetje sipas rradhës së caktuar nga personi drejtues i seancës .

4. Ndalohet ndërprerja e fjalës së folesit, përdorimi i celularëve dhe pirja e duhanit.

5. Nëse ndonjë nga personat pjesëmarrës konsiderohet se prish qetësinë dhe mbarëvajtjen e mbledhjes, me urdhër të personit drejtues vendoset largimi i tij nga seanca .

6. Në fillim i jepet fjala përfaqësuesve të të liçensuarit për prezantimin e aplikimit dhe më pas ftohen palët të shprehin komentet dhe pyetjet e ndryshme lidhur me aplikimin.

7. Mbas dëgjimit të përgjigjeve të përfaqësuesve të të liçensuarit, personi drejtues deklaron mbylljen e seancës.

8. Nëse seanca kërkon një kohë më të gjatë nga ajo e planifikuar, personi drejtues në keshillim edhe me palët prezent, mund të vendos vazhdimin e seancës në një ditë tjetër.

9. Nëse një seancë dëgjimore nuk arrin të ezaurojë të gjitha çështjet e planifikuara, ajo mundet të vazhdojë në një datë tjetër e cila do të komunikohet nga ERE në përfundimin e seancës në fjalë ose nëpërmjet një komunikimi tjetër, i cili duhet ti bëhet palëve të interesuara jo më vonë se një ditë kalendarike përpara organizimit të vijimit të seancës.

Page 26: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

26 | P a g e

Neni 34

Dokumentacioni Palët gjatë seancës dëgjimore mund të paraqesin komente me shkrim të cilat jane pjesë e dosjes së seancës dëgjimore dhe është objekt i aksesit të publikut në dokumentat e ERE-s.

Neni 35 Transkriptimet

1. Çdo deklaratë e bërë në një seancë dëgjimi transkriptohet (zbardhet) në

një raport të saktë, pa hequr asgjë përveç kur në kushte të kufizuara, personi drejtues mund të urdhërojë me shkrim heqjen nga rregjistrimet të deklaratave fyese.

2. Pas mbylljes së një rregjistrimi, ndryshimet në transkriptim nuk lejohen, përveç rasteve të parashikuara nga piken 3 te këtij Neni.

3. Çdo korrigjim në transkriptimin e një seance degjimi mund të bëhet,

vetëm nëse personi drejtues vendos së korrigjimi përputhet me transkriptin e provës së paraqitur në seancën dëgjimore.

Neni 36 Raportimi

1.Në përfundim të seancës dëgjimore Personi Drejtues përgatit brenda 5 ditëve pune, një raport me shkrim lidhur me komentet e marra gjatë seancës, konkluzionet e seancës, rekomandimet e mundshme etj dhe i`a paraqet kryetarit te ERE-s.

2. Në rastin e seancave dëgjimore zyrtare e publike, raporti eshte pjesë e relacionit përfundimtar që përgatitet për Bordin.

PJESA IX DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 37

Pershpejtimi i afateve dhe ndryshimi i kerkesave procedurale

Page 27: RREGULLAT E PRAKTIKËS DHE PROÇEDURAVE TË …...agjensi shtetërore, çdo autoritet lokal ose ente të tjera juridike të njohura nga ligji, përveç ERE-s. 9. “Liçensë” do

Miratuar me vendimin nr.21 date 18.03.2009 dhe ndryshuar me vendimin nr. 107 datë 17.10.2011

27 | P a g e

Për aq sa lejohet nga ligji, aty ku ka një shkak të arsyeshëm, Bordi do të lejojë personelin teknik te trajtoje nje ceshtje me procedure te pershpejtuar apo me nje procedure te ndryshme nga kërkesat proçeduriale te percaktuar ne rregullat e vecanta , kur i sheh ato të papraktikueshme, të papërshtatshme ose të panevojshme, me kusht qe ky proces te mos kufizoje te drejtat e pales, subjekt i procedures te trajtuar nga Bordi.

Neni 38 Konflikti me Funksionet Ligjore ose Institucionale

Këto rregulla janë hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, autoritetin

dhe funksionet ligjore të ERE-s. Në rast konflikti mes legjislacionit në fuqi

që ka të bëjë me autoritetin dhe kompetencat e ERE-s dhe këtyre rregullave,

do të prevalojë legjislacioni në fuqi.

Neni 39 Rishikimi dhe Ndryshimi i Rregullave

Këto Rregulla janë objekt rishikimi dhe ndryshimi me vendim të Bordit të Komisionerëve.

Neni 40 Hyrja në Fuqi

Këto Rregulla hyjnë në fuqi menjehere dhe publikohen në Fletoren Zyrtare të Republikes së Shqipërisë.