13
REPUBLIKA E SHQIPËRISË ZYRA E ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT GJYQËSOR S T U D I M “MBI PËRLLOGARITJEN E SHPENZIMEVE GJYQËSORE TË NJË SEANCE GJYQËSORE” UDHEZIM MBI MODELIMIN E GODINAVE TE GJYKATAVE PËRGATITI: 1- Znj. Monika Zhebo ING., ZABGJ 2- Znj. Luljeta Laze - DREJTOR, ZABGJ

S T U D I M - Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor · themi se vendosja e gjykatës në ... ambiente izolimi për të pandehurit dhe as ... komunikimi i vazhdueshëm me Kryetarët

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E SHQIPËRISË ZYRA E ADMINISTRIMIT TË BUXHETIT GJYQËSOR

S T U D I M

“MBI PËRLLOGARITJEN E SHPENZIMEVE

GJYQËSORE TË NJË SEANCE GJYQËSORE”

“UDHEZIM MBI MODELIMIN E GODINAVE

TE GJYKATAVE ”

PËRGATITI:

1- Znj. Monika Zhebo – ING., ZABGJ

2- Znj. Luljeta Laze - DREJTOR, ZABGJ

Tiranë, më 31.05.2011

P Ë R M B A J T J A

KREU I –

HYRJE

KREU II –

PAK HISTORI

PIKËSYNIMET

METODOLOGJIA

KREU III –

KOMPOZIMI FUNKSIONAL I GODINËS SË GJYKATËS

1. ZONA E GJYKIMIT

1.1. Sallat e gjykimit

1.2. Hyrja e trupit gjykues

1.3. Hyrja e publikut

1.4. Hyrja e të pandehurve

1.5. Ambienti i izolimit

2. ZONA ADMINISTRATIVE

3. ZONA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN

K R E U I

HYRJE

Përfshirja në procesin e planifikimit, projektimit dhe ndërtimit të një godine të re

gjykate është një ndërmarrje e gjerë e me kosto të konsiderueshme, që një

administrator gjykate mund të realizojë gjatë ushtrimit të funksionit të tij. Ndonëse

ky proces bazohet në punën e grupit, pasi në të përfshihen jo vetëm administratorët

e gjykatës, por edhe specialistë të tjerë si arkitektë, konstruktorë, gjeologë,

sipërmarrës etj., roli i përfaqësuesve të vetë gjykatës mbetet parësor, si përfitues

direkt të projektit, që synohet të realizohet.

Gjatë këtij procesi është i domosdoshëm kalimi i disa fazave, si përcaktimi i

nevojave, zgjedhja e vendit të ndërtimit, përllogaritja e kostove paraprake,

orientimi i grupeve të projektimit, monitorimi i zbatimit etj. Vendimet e marra

gjatë këtyre stadeve, do të ndikojnë direkt në organizimin dhe funksionimin e

gjykatës, si dhe të operacioneve gjyqësore, që do të zhvillohen në të, për shumë

vite me radhe. Per këtë arsye përcaktimi i disa udhëzimeve të përgjithshme, që

venë theksin kryesisht në aspektin e organizimit funksional brenda godinës së

gjykatës, mendojmë se do të ishte në ndihmë të të gjithë aktorëve, që nevojitet të

përfshihen në këtë proces.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, në kuadrin e programit të transformimeve, që ka

përfshirë aktualisht gjyqësorin, janë bërë mjaft përpjekje për rehabilitimin e

godinave të gjykatave, dhe përafrimin e infrastrukturës së tyre me standardet

bashkëkohore europiane. Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, me

specialistët e saj, është bërë pjesë aktive e këtyre proceseve, duke synuar të jetë sa

më në ndihmë të tyre. Niveli i aplikimit të skemave të reja funksionale, me një

impakt të ndjeshëm pozitiv në zhvillimin e operacioneve gjyqësore, ka ardhur

duke u përmirësuar nga një investim, në tjetrin. Bashkë me to, kanë ardhur duke u

pasuruar edhe eksperiencat dhe idetë e reja, në funksion të përmirësimit të

infrastrukturës së gjyqësorit dhe në ndihmë të realizimit të misionit të drejtësisë.

Eksperiencat e krijuara, deri më tani, jemi munduar t’i përmbledhim në trajtën e

një udhëzuesi, për modelimin e godinave të gjyqësorit, të cilën po jua prezantojmë

K R E U II

PAK HISTORI

Pas ndryshimeve të viteve '90 vendi ynë hyri në një fazë të re të zhvillimit të tij

ekonomik, politik dhe social. Kjo fazë, pati sigurisht ndikimin e saj edhe në

sistemin e drejtësisë.

Përfshirja e Pushtetit Gjyqësor në një kuadër të gjerë transformimesh, solli

nevojën e ndërmarrjes në akord me to, të një programi të tërë përmirësimesh të

infrastrukturës se tij.

Sistemi gjyqësor, në Republikën e Shqipërisë, përfshin 31 gjykata të ndara në tre

nivele, nga të cilat 23 Gjykata të Rretheve Gjyqësore, 7 Gjykata Apelesh dhe një

Gjykatë e Lartë.

Por si paraqitej gjendja e godinave të Pushtetit Gjyqësor para krijimit të Zyrës

Të gjitha godinat e gjykatave, ishin ndërtuar para viteve 90. Ky është një fakt që

në aspektin arkitektonik shpalos tre tipare kryesore, të cilat karakterizojnë

fizionominë dhe jo vetëm, të godinave të gjykatave të trashëguara nga kjo

periudhë:

Një pjesë e mirë e gjykatave ishin sistemuar në ndërtesa, të cilat nuk kishin

qenë projektuar për godina të mirëfillta gjykatash. Kjo është edhe arsyeja

që godina e gjykatës, në shumicën e rasteve, kishte pamjen e një ndërtese të

thjeshtë administrative, me një ndërtim të brendshëm, po aq të thjeshtë, të

tipit “zyra të pozicionuara në dy krahët e një korridori”. Madje, mund të

themi se vendosja e gjykatës në një ndërtesë administrative është rasti më i

mirë, pasi ndeshen ende sot raste, kur ky adoptim është bërë nga një godinë

private, si vilë banimi (Gjykata e Apelit Shkodër), Laborator kimik

(Gjykata e Lartë), apo diçka tjetër.

Të gjitha këto godina duke qenë të ndërtuara gjatë kohës se monizmit,

paraqisnin mangësira të theksuara në drejtim të cilësisë së zbatimit të tyre

dhe atë të materialeve të përdorura. Në fillim të viteve 90, kur tregu i

materialeve të ndërtimit, filloi të pasurohej me materiale importi, ky tipar

tashmë lehtësisht i perceptueshëm, u bë targeti kryesor i investimeve të

realizuara gjatë kësaj periudhe. Dëmtimet e shkaktuara gjatë vitit ’97, e

thelluan nevojën për këto lloj investimesh, të cilat kufizoheshin në

zëvendësimin e materialeve të rifiniturave, pa arritur të futeshin në nevoja

më thelbësore, për ndryshimin e organizimit të brendshëm funksional, i cili

përbën dhe tiparin e trete të godinave të trashëguara të gjyqësorit.

Te gjitha godinat e gjykatave, duke përfshirë këtu edhe atë numër të

kufizuar të gjykatave të ndërtuar me këtë destinacion, paraqiteshin me

skema funksionale të papërshtatshme, për specifikën e këtyre institucioneve

dhe për një minimum elementesh sigurie, që ato duhet të parashikojnë. Vetë

koncepti godinë gjykate nuk kishte ndonjë cilësim ndryshe nga godinat

administrative, me përjashtim të parashikimit të sallave të gjyqit, që

përfaqësonin dhe veçorinë e tyre. Nëse do të donim të listonim elementet që

atyre ju mungonin do të na duhej të përmendnim mjaft të tilla, por për të

dhënë një ide të përgjithshme do të kufizohemi në ato më kryesoret.

Kështu, edhe në ato raste kur godina e gjykatës ishte projektuar si e tillë,

nuk ishte aplikuar një skemë e brendshme në funksion të shmangies së

përplasjes së tre flukseve kryesore të lëvizjes, që, si do të shpjegohet më

poshtë, përbën një nga elementet kryesore të sigurisë. Nuk ekzistonin

ambiente izolimi për të pandehurit dhe as korridore të posaçëm për lëvizjen

e siguruar të tyre. Nuk ekzistonin ambientet e shërbimit për publikun. Nuk

ekzistonin zonat e gjykimit, ku duheshin të pozicionoheshin sallat dhe

ambientet ndihmëse të tyre etj.

PIKESYNIMET

Prezantimi si më sipër i tipareve që karakterizonin gjendjen e gjykatave të

trashëguara nga periudha e monizmit, nxjerr në pah njëkohësisht edhe nevojat

kryesore që paraqiste infrastruktura e gjyqësorit në këtë kohë. Në fillimet e punës

së Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, stafi dhe specialistët e saj hasën

në vështirësi, që lidheshin së pari me mungesën e një modeli të përpunuar, mbi

bazën e nevojave të reja, që kërkonte koha. Investimet më të fundit, që ishin

realizuar në godinat e gjykatave, ishin ato të programit PHARE, ku u përfshinë

gjashtë godina gjykatash: Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Rrethit Elbasan,

Gjykata e Rrethit Durrës, Gjykata e Rrethit Vlorë, Gjykata e Rrethit Korçë dhe

Gjykata e Rrethit Gjirokastër. Megjithë hopin që u bë me këto investime, të cilat u

realizuan në bazë të projekteve të hartuara posaçërisht, vlen të theksohet se ato nuk

arritën të preknin thelbin e nevojave, duke ndërhyrë në skemat funksionale të

këtyre gjykatave. Duke qenë se ky i fundit është një koncept që do të përmendet

shpesh në materialin në vijim, do të donim të jepnim një kuptim më të zgjeruar të

këtij koncepti.

- Godina e gjykatës është një ambient ku lëvizin tre lloje kryesore fluksesh,

të cilat janë: personeli (administrata e gjyqtarët), publiku, si dhe të

pandehurit. Përveç këtyre tre flukseve, në godinën e gjykatës futen dhe

persona të tjerë në funksion të shërbimeve gjyqësore si p.sh. punonjësit e

rendit, avokatët, prokurorët, dëshmitarët, punonjësit e medias etj. Një

lëvizje e tillë e njerëzve në kryerje të detyrave përkatëse, apo në kërkim të

shërbimeve gjyqësore, ka nevojë për një menaxhim të mirë të hapësirave

fizike të godinës, në mbështetje të nevojës që mjediset në godinat e

gjykatave të jenë funksionale, të aksesueshme dhe të sigurta.

Kjo nevojë ka qenë vazhdimisht në vëmendje të Zyrës, gjatë ndërmarrjes së

projekteve të investimeve në godinat e gjyqësorit, me qëllim arritjen e tre

pikësynimeve në vijim:

1. përmirësimi i kushteve të punës në gjykata, në shërbim të gjyqtarëve dhe

administratës.

2. përftimi i godinave të gjykatave me akses të plotë dhe shërbim të shpejtë

për publikun

3. përsosja e sistemit të sigurisë në godinat e gjyqësorit, në shërbim të

ruajtjes së integritetit të proceseve gjyqësore dhe të drejtësisë në tërësi.

Përmbushja e synimeve të mësipërme, gjatë realizimit të investimeve të ndryshme

të këtij dhjetëvjeçari, diktoi nevojën e krijimit të një modeli, i cili do të

mundësonte përshtatjen e godinave të gjyqësorit, në funksion të arritjes se këtyre

synimeve.

METODOLOGJIA

Sikundër u përmend edhe më lart, eksperienca e trashëguar në drejtim të

modelimit të një godine gjykate, ishte e varfër. Vështirësitë e para që përcolli

mungesa e këtij modeli, që do të ishte më e përshtatshme të quhej Standarde

teknike të projektimit të gjykatave, u ndeshën gjatë hartimit të projektit për

godinën e re të Gjykatës se Rrethit Mat. Falë shkëmbimit të ideve dhe

eksperiencave të disa palëve, duke përfshirë këtu edhe donatorin, (Qeveria daneze

nëpërmjet programit DANIDA), u arrit të ndërtohej një gjykatë, që për atë kohë

kishte një skemë funksionale mjaft të mirë, pavarësisht madhësisë së godinës dhe

deficiencës së materialeve të rifiniturës, si pasojë e fondit të limituar.

Në vitet që pasuan, pasurimi i koncepteve dhe standardeve teknike të projektimit

të gjykatave erdhi duke u rritur gradualisht dhe disa prej faktorëve që ndihmuan në

këtë proces kanë qenë:

shfrytëzimi i udhëzimeve teknike e arkitekturale të përcaktuara në studimin

e menaxhuar nga Ministria e Drejtësisë dhe të financuar nga BE –

“Masterplani për infrastrukturën e Gjyqësorit”;

komunikimi i vazhdueshëm me Kryetarët e Gjykatave dhe marrja e

opinioneve të tyre si njohës dhe të përfshirë drejtpërdrejtë në aktivitetin që

realizon gjykata;

pasurimi i njohurive nëpërmjet trajnimeve brenda dhe jashtë vendit;

eksperienca e punës e krijuar gjatë investimeve në vazhdimësi etj.

Investimet e ndërmarra gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, janë realizuar të gjitha mbi

bazën e projekteve teknike, hartimi i të cilave u orientua nga specialistë të Zyrës,

nëpërmjet termave të referencës të përfshira në Detyrat e Projektimit. U operua

kështu me krijimin e një modeli, që trajtonte kryesisht kompozimin e një skeme

funksionale, në përputhje me kërkesat bashkëkohore dhe normat e sigurisë.

Për të ilustruar shkallën e aplikimit të këtij modeli, do të donim të përmendnim

investimet e realizuara gjatë këtij dhjetëvjeçari si p.sh.: ndërtimin e godinës së re

të Gjykatës së Kavajës, përshtatjen e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ndërtimin e

godinës se re të Gjykatës së Rrethit Korçë, si dhe rikonstruksionet e disa

Gjykatave të Rretheve si Laçi, Kruja, Lushnja, Lezha etj.

Në godinat ekzistuese, modeli i krijuar ka qenë i vështirë për t’u zbatuar, pasi gjatë

realizimit të rikonstruksioneve, ndeshën pengesa që varen nga ndërtimi

konstruktiv i tyre. Në shumicën e rasteve, godinat ekzistuese të gjykatave nuk

kanë qenë të konceptuara për të tilla, por janë përshtatur, duke ruajtur gjithsesi

tipologjinë “zyra administrative”. Per këtë arsye dhe për shkak të pamundësive

konstruktive, për të ndërhyrë në elementet mbajtës të godinës, ka qenë i

nevojshëm edhe ndonjë devijim nga ky model.

Në godinat e reja, mund të themi se ky model është aplikuar më së miri dhe ka

ardhur duke u përsosur, me futjen e koncepteve të reja bashkëkohore, sikundër

ndodhi gjatë vitit 2009, me hartimin e projekteve për godinat e reja të tre

gjykatave – Apelit Shkodër, Rrethit Elbasan dhe Rrethit Shkodër.

Në projektet e reja që u realizuan së fundi (Gjykatat e Rretheve: Gjirokastër, Pukë

dhe Laç), po futet plotësisht edhe aksesi ndaj personave me aftësi të kufizuar, në

zbatim të VKM Nr.1503, datë 19.00.2008, “Rregullorja për shfrytëzimin e

hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuar ”.

Modeli i krijuar deri më sot dhe i aplikuar në investimet e sipërpërmendura, është

paraqitur më hollësisht, për njohuri dhe miratim.

K R E U III

KOMPOZIMI FUNKSIONAL I GODINES SE GJYKATES

Nga pikëpamja funksionale, godina e gjykatës duhet të ketë tre zona kryesore, që

përbëjnë dhe tre drejtimet e aktivitetit të gjykatës:

1. ZONA E GJYKIMIT

2. ZONA ADMINISTRATIVE

3. ZONA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN

Të tre këta sektorë, të organizimit funksional, për arsye sigurie, duhet të jenë të

ndarë, por duke ruajtur rrugë komunikimi të nevojshme gjatë procesit të punës, për

lëvizje të kontrolluara me rreptësi. Kjo ndarje rrjedh nga parimi themelor për të

ruajtur intimitetin, sigurinë, paanësinë, shmangien e influencave dhe presioneve

gjatë gjykimit.

1. ZONA E GJYKIMIT

Në këtë zonë duhet të vendosen sallat e gjykimit dhe ambientet ndihmëse të

lidhura me to.

1.1 Sallat e gjykimit:

Sallat e gjykimit, në varësi të llojit të çështjes që shqyrtohet, ndahen në penale dhe

civile. Duke qenë se sallat penale janë më specifike, në vijim po trajtohen mënyra

e kompozimit dhe e mobilimit për këto salla.

Sallat penale duhet të kenë së paku tre hyrje të pavarura nga njëra tjetra, nga të

cilat:

e para - për trupin gjykues;

e dyta - për publikun;

e treta - për të pandehurit.

Sallat për çështjet penale duhet të vendosen mundësisht në qendër të gjykatës, për

të siguruar shmangien e kontaktit me mjedisin e jashtëm. Duke qenë se ky është

një faktor, që varet nga sipërfaqja e sheshit të ndërtimit, si dhe sipërfaqja e

zhvilluar e godinës, jo gjithmonë ky kriter mund të realizohet. Në këto raste

sugjerohet që ato të konceptohen me dritare sa më të ngritura nga niveli i tokës.

Projektimi i godinës me kat gjysmë të nëndheshëm është gjithashtu në funksion të

shmangies së kontaktit me jashtë duke zgjidhur dy probleme:

- krijimin e hapësirës së nevojshme, për vendosjen e dhomave të izolimit për

të pandehurit,

- rritjen e lartësisë së katit të parë, ku do të vendosen sallat e gjyqit, duke

krijuar mundësinë e ngritjes lart të dritareve.

1.2. Hyrja e trupit gjykues: (E njëjta skemë e hyrjes së trupit gjykues vlen edhe për sallat civile).

Trupi gjykues do të futet në sallën e gjyqit nga një hyrje në pjesën ballore të sallës,

nëpërmjet një dhome të veçantë, që quhet dhomë këshillimi. Pajisja e sallave të

gjykimit me dhomë këshillimi përmbush dy qëllime:

1. krijimin e kushteve të favorshme për marrjen e vendimeve nga trupi

gjykues, në qetësi dhe larg prezencës së publikut;

2. mundësinë e tërheqjes në dhomën e këshillimit në rast të paraqitjes së

ndonjë rreziku gjatë proçesit të gjykimit. Për këtë arsye, dhoma e

këshillimit rekomandohet të pozicionohet në shpinë të podiumit.

1.3. Hyrja e publikut: (E njëjta skemë e hyrjes së publikut vlen edhe për sallat civile).

Publiku zë në sallën e gjyqit një vend të veçantë, të lidhur dhe njëkohësisht të

veçuar me pjesën, ku zhvillohet proçesi i gjykimit, për të siguruar qetësinë dhe

intimitetin e nevojshëm në këtë proçes. Hyrja e tij, për në sallën e gjykimit,

rekomandohet të bëhet nga pjesa fundore e saj. Veçimi i vendqëndrimit të publikut

realizohet me ndarëse të posaçme prej tubash duralumini, ose ndonjë material

tjetër, në varësi të zgjidhjes së mobilimit. Kapaciteti i vendeve, për sallat penale, të

jetë 60-80 vende, në varësi kjo edhe të madhësisë së gjykatës, ndërsa për sallat

civile është i mjaftueshëm një kapacitet prej rreth 20 vende.

1.4. Hyrja e të pandehurve:

Hyrja e të pandehurve, për në sallën penale, do të bëhet nga ambienti i izolimit, i

cili duhet të lidhet me komunikim direkt me vendqëndrimin e të pandehurve në

sallë. Ndërsa hyrja e të pandehurve, për në godinën e gjykatës, duhet të bëhet nga

ana e prapme e saj, duke siguruar komunikim direkt me ambientin e izolimit.

Vendqëndrimi i të pandehurve në sallë: në sallën penale është e detyrueshme

parashikimi i prezencës së të pandehurve në sallë, nëpërmjet një vendqëndrimi të

izoluar, për arsye sigurie. Deri më sot, vendi i qëndrimit të të pandehurve në sallën

penale është realizuar nëpërmjet një rrethimi me kangjella, i cili siguron mbajtjen

e të izoluarve nën kontroll dhe mundëson komunikimin e tyre direkt me trupin

gjykues.

Një variant tjetër, i vendqëndrimit të te pandehurve në sallë, mund të jetë

nëpërmjet një banke të realizuar me dru, ose ndonjë material tjetër rezistent, ku

pjesa e sipërme mund të bëhet me xham ose shirita xhami. Në të dy rastet, xhami

duhet të jete me specifika të veçanta nga xhami i zakonshëm, për të siguruar

rezistencën ndaj thyerjes. Ky variant është më estetik, pasi shmang prezencën e

kangjellave si imazh i qelisë së burgimit, por rezulton me kosto më të lartë, si dhe

duhet të jetë i pajisur me sistem fonie, për komunikim.

Shënim: Mobilimi i sallave do të bëhet sipas një plani të hartuar

posaçërisht për to, në përputhje me Urdhrin Nr.5123, datë 28.12.1999 të

Ministrisë së Drejtësisë, “Mbi solemnitetin dhe veshjen e subjekteve të

procedimit gjyqësor“.

Në zbatim të këtij Urdhri, në sallën e gjyqit duhet parashikuar vend për

prokurorët. Pozicioni i tyre në sallë do të jetë përballë trupit gjykues i

pozicionuar në anën e djathtë të tij. Në krye të sallës do të jetë podiumi,

për vendosjen e trupit gjykues, i ngritur nga dyshemeja e sallës deri 50

cm. Gjerësia e podiumit të jetë jo më pak se 215cm. Nën podiumin e

trupit gjykues do të jenë tavolinat për sekretarinë

1.5. Ambienti i izolimit:

Ky ambient rekomandohet të vendoset në katin e nëndheshëm, që mund të jetë kat

i plotë ose gjysmë i nëndheshëm. Sipërfaqja e tij duhet të jetë e mjaftueshme për

numrin e të pandehurve, që mesatarisht parashikohet të qëndrojnë në të. Ky numër

pritet që të variojë nga një gjykatë në tjetrën, në varësi të numrit të çështjeve,

distancave me burgun etj. Brenda ambientit të izolimit duhet të ketë një tualet për

të pandehurit, si dhe zonën për qëndrimin e punonjësve të policisë. Futja e të

pandehurve, për në ambientin e izolimit, të parashikohet nga ana e prapme e

godinës. Në rastin kur godina parashikohet të projektohet me kat të nëndheshëm,

mundësohet futja e fugonit të policisë për në ambientin e izolimit, në mënyrë

direkte dhe të siguruar.

Në sallën e gjyqit merr pjesë media elektronike dhe korrespondentët e shtypit,

të cilët do të kenë vende të veçanta për regjistrim. Zakonisht ky vend preferohet të

vendoset në pjesën fundore të sallës.

Në sallë do të ketë sistem të plotë për foni (shpërndarjen e altoparlantëve dhe

mikrofonave për të tëra strukturat pjesëmarrëse në proçes, të komanduar nga trupi

gjykues).

Për t’u diskutuar:

Avokatët mbrojtës duhet të kenë mundësi komunikimi me të pandehurit, (në

varësi të vendimit të trupit gjykues), prandaj për ta të parashikohet një

dhomë e veçantë, me komunikim me sallën e gjyqit dhe ambientin e izolimit.

Një dhomë e veçantë duhet të jetë ngjitur me sallën e gjyqit, për qëndrimin

e dëshmitarëve, në rast se me vendimin e trupit gjykues dhe për arsye të

mbrojtjes së identitetit të tyre, ata nuk duhet të qëndrojnë në sallë dhe as në

vendin e publikut.

2. ZONA ADMINISTRATIVE

Pjesa administrative përmban mjediset e punës për gjyqtarët dhe tërë personelin

administrativ. Kjo pjesë do të ketë hyrje të veçantë, pa komunikim me publikun, e

siguruar kjo nga kontrolli në hollin e hyrjes, ku parashikohet të ketë një dhomë për

nëpunësin e shërbimit. Në varësi të madhësisë së gjykatës dhe stafit të saj, në këtë

zonë do të vendosen:

zyrë për kryetarin e gjykatës zyrë për sekretarin e kryetarit

zyra për gjyqtarët

zyra për sekretaret gjyqësore

zyrë për degën e buxhetit

zyrë për arshivistin

sallë për mbledhje dhe konsulenca juridike

dy ose tre dhoma për nëpunësit gjyqësorë, shoferët, sanitaret

një sallë për arshivën

një bibliotekë

mjedise sanitare për çdo kat

Shënim:

Zyrat e gjyqtarëve dhe sekretareve gjyqësore të planifikohen të tipit: Zyrë gjyqtari – zyrë për dy sekretare – zyrë gjyqtari.

Sipërfaqet e zyrave do të jenë në masat e parashikuara nga “Masterplani

për infrastrukturën e gjyqësorit”, sipas të cilit:

Vendi i punës për titullarin do të jetë minimumi 15 m2;

Vendi i punës për gjyqtarët dhe administratën do të jetë minimumi 8 m2 për

një person;

o Duke filluar nga dy persona për zyrë – minimumi 8 m2 për person;

o Duke filluar nga 5 persona për zyrë – minimumi 6 m2 për person.

Lartësitë e ambienteve do të jenë:

o Min. 2,5 m për një sipërfaqe deri në 50 m2;

o Min. 2,75 m për një sipërfaqe deri në 100 m2;

o Min. 3,00 m për një sipërfaqe deri në 2000 m2.

3. ZONA E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN

Është zona ku, megjithëse nuk zhvillohen proçeset gjyqësore, që përcaktojnë dhe

specifikën e këtyre institucioneve, është jo më pak e rëndësishme për faktin, se në

këtë pjesë jepet fryma e vërtetë e gjykatave, si organe shtetërore në shërbim të

publikut.

Si organ në shërbim të publikut, godinës së gjykatës i nevojitet një zonë e veçantë

për marrëdhëniet me publikun, me një zgjidhje të tillë arkitektonike, që të krijojë

mundësinë e një shërbimi të hapur dhe lehtësisht të përdorshëm prej tij.

Kjo zonë e godinës duhet të ketë një hyrje të veçantë, një hapësirë të mjaftueshme

për pritje, të pajisur me ndenjëse, dhe një sportel nga ku mund të komunikohet me

personelin e gjykatës, të ngarkuar për këtë shërbim.

Të gjitha nevojat e publikut, që lidhen me veprimtarinë e gjykatës, do të kryhen në

këtë pjesë të godinës, ku hyrja e publikut do të jetë e lirë brenda një orari të

caktuar, pa shqetësuar pjesën tjetër të gjykatës, ku zhvillohen proçeset gjyqësore

(Zona e gjykimit dhe Zona administrative) dhe pa mundësi kalimi në këto zona.

Kjo pjesë, ose zonë, emërtohet “zona e marrëdhënieve me publikun” dhe këtu

duhet të vendosen dhe ambientet e mëposhtme:

Zyrë sekretarie dhe protokolli

Zyrë për kancelarin

Dhomë për procesin përgatitor (për avokatët)

Dhomë për prokurorët

Nyje sanitare për publikun

Sallë për shtypin dhe konferenca shtypi (në varësi të madhësisë së

gjykatës dhe sipërfaqes së godinës).

Për arsye sigurie, zona ku qëndron publiku, nuk duhet të komunikojë me pjesën

tjetër të godinës.

Shënim: Udhëzimet, e paraqitura më sipër, janë patur parasysh gjatë

punës së Zyrës për hartimin e projekteve të zbatimit për godinat e reja të

gjykatave, si dhe për ato godina që i janë nënshtruar një rikonstruksioni

të plotë. Këto udhëzime janë formuluar në mënyrë përshkruese pa patur

trajtën e standardeve të mirëfillta teknike, për formulimin e të cilave

nevojitet ngritja e një grupi pune me profesionistë të disa specialiteteve,

për të cilin nevojiten dhe fonde të caktuara. Formulimi i standardeve

teknike të tilla duhet të përfshijë jo vetëm anën ndërtimore të godinës,

por edhe infrastrukturën e saj, ku ka ende punë për të bërë, në drejtim të

specifikimit të sistemeve të ndryshme, e, në mënyrë të veçante, të sistemit

të sigurisë. Gjithsesi, deri në ndërmarrjen e një projekti të këtyre

përmasave, mendojmë se njohja e këtyre udhëzimeve, do të jetë në

ndihmë të punës së nisur për përmirësimin e infrastrukturës së

gjyqësorit.