204
FUNDLOJE (dramë në një akt) Samuel Beckett Lista e bashkëpunëtorëve: © S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/

s.becket.doc

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Të palëvizshëm, në një ambjent që ndryshon vetëm me perceptimin e tyre për cdo përreth, asgjë, dhe kur papritur në lojë hynë dy personazhe të rinj, Poco dhe Luki, të cilët janë të vetmit që ndryshojnë dhe që për dy personazhet kryesorë, kjo është habia më e madhe, sepse nga përsëritja shpëtojnë vetëm një qorr dhe një shërbëtor që është më shumë si qen besnik. Beckett ka dashur të vazhdojë rrugëtimin e këtyre dy personazheve të tjerë në një ambjent jo të jashtëm, jo të madh, as të vogël, por pikërisht në mendjen njerore, në dy zgavra, në një dhomë, me dy kosha. Ata nuk e lënë njëri tjetrin. Asnjeri nuk e lë dot tjetrin. Kush e di pse…

Citation preview

Page 1: s.becket.doc

FUNDLOJE (dramë në një akt)

Samuel Beckett

Lista e bashkëpunëtorëve:

Përkthyes dhe Kopertina

Marin Nikolli© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/

Page 2: s.becket.doc

Redaktor

Alketa Halilaj

Botimi

LULU PUBLISHING

mariia

http://qerrasia.blogspot.com/

titulli nga origjinali

endgame – Samuel Beckett

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/

Page 3: s.becket.doc

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/

Page 4: s.becket.doc

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/

Page 5: s.becket.doc

Copyright © 20xx

All rights reserved. No part of this book may be reproduced,

stored in a retrieval system, or transmitted in any form or by

any means, electronic, mechanical, photocopying, recording,

scanning, or otherëise, ëithout the prior ëritten permission of

the publisher.

Disclaimer

All the material contained in this book is provided for

educational and informational purposes only. No responsibility

can be taken for any results or outcomes resulting from the

use of this material.

Ëhile every attempt has been made to provide information

that is both accurate and effective, the author does not

assume any responsibility for the accuracy or use/misuse of

this information.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ v

Page 6: s.becket.doc

Falenderimet:

Sdi nga të filloj tamam nga falenderimet. Falenderoj shumë

Alketën fillimisht, nje punë të paparë me librin, ai nuk ishte

ndonjë gjë e madhe si tradhësi dhe kjo e bëri atë që të

tregonte kujdes ndaj cdo imtësie. Libri nuk ka gabime në asnjë

pjesë të tij. Kështu që faleminderit Ketës. Të tjerë falenderoj

Julin, Rudin, sepse ata nuk kanë hequr kurrë dorë nga unë,

dhe dëshirën time për tu marrë me libra, Rrapon që mori

përsipër të ishte kritik I disajnit, Brikenën sepse di gjithnjë

cfarë duhet në një vepër, Klodin sepse nuk më shkrujti

parathënien, Zhuljetën sepse mund tia kem përmend nja një

million herë këtë punën e librit, dhe nëse do jetë vërtet dikush

duke e lexuar këtë, falenderoj të gjithë ata që do kenë aq kohë

sa t’I hyjnë përmbarë procesit të gjetjes së librit, shkarkimit,

dhe pastaj më në fund leximit të tij.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ vi

Page 7: s.becket.doc

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ vii

Page 8: s.becket.doc

Në vënd të parathënies:

Kur mendova se duhet të isha unë shkruaja vetë parathënien

e Beckett, kisha harruar në fakt, dhe gjithnjë duke menduar si

shkrimtari I veprës dhe jo si përkthyesi I saj, I kërkova të gjithë

miqve të mi të shkruanin disa fjalë për të. Por duhet të dish që

nuk mund të shkruash dicka për Bekcettin nëse më parë nuk

je thellura tërësisht në fjalët e tij. Impakti I fjalëve është kaq I

fuqishëm, sa e gjen veten duke u munduar të gjesh një

korrelacion të mirëfilltë dhe koherencë akute, cjerrëse,

ndonjëherë dhe të mërzitshme të fjalëve të Beckett në

dialogjet e tij të pafundme në “FUNDLOJE”, që kërkonin të

jepnin një panoramë të asaj që nuk ekzistonte si përshkrim

por vetëm si e treguar, përmes fjalësh, fjalësh që përbëjnë një

gjëndje, një gjendje e rrethuar nga objekte, objekte të

palëvizshme, të frikshme, që skanë guxim të lujnë, që

zvarrieten që të lënë personazhet kryesore të vazhdojnë me

ritualin e tyre të të kuptuarit të asaj cfarë ndodh me to.

Beckett është kështu një përpjestim I zhdrejtë midis realitetit

dhe absurdit, ai është absurd sipas mendimi te tij, nuk

mundohet t’i iki realitetit, por e sheh nga një dritare

fatkeqësie të ngjirur në grahmat e fundit të ekzistencës.

Becket është autori perfekt për të krijuar një raport të vërtet

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ viii

Page 9: s.becket.doc

me absurdin, I jep atij një jetë e cila e bën dhe më të afërt me

objektet që trajton në pjesë.

Është e vështirë, dhe është e kuptueshme që duhet të jetë e

vështirë duke marrë parasysh se kur hidhet nga një intensitet I

cështjes në një tjetër, këtë e bën pa teklif dhe gati duke lënë

gjithnjë një ndjenjë nostalgjie pas. Becket trajton cdo gjë në

thelb që në fillim. Nuk pret ngrohje të situatës. Situate është

e thatë për të, dhe kjo është boll për t’i dhënë mundësinë të

vazhdojë të jetë ashtu dhe për shumë gjatë. Pjesa që do të

lexoni është quajtur shpesh “skenë në një akt”, është një nga

shkrimet më të mira të Samuel Beckett, dhe është vënë disa

herë në skenat botërore. Kjo është nga ato pjesë që Becket

arriti të përshtasë për publikun, se ja mund të përmendim

dhe “Ditë të Lumtura”, pjesë e cila me levizjet shumë të

ngadalta të dy personazheve kryesore, duke të lënë një shije

relativisht të athët në përshkrimin se si mund të ishin këto dy

personazhe, do të ishin të pasur, të bukur, do të ishin të

shkurtër, do të ishin të mjerë, apo cfarë tjetër, zënë gati gjithë

vendin e imagjinatës së lexuesit, dhe e bëjnë atë të një

sipërmarrje të pamundur teatrore. Por ajo, që të jemi të

sinqertë nuk është pjesë që mund të lexohet nga gjithkush,

ajo kërkon një stërvitje durimi, jo sepse është e gjatë, por

sepse mënyra e përsëritjes së veprimeve, të rinisjes së

dialogut, të të njëjtave të qeshura, të të njëjtit objekt, të të

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ ix

Page 10: s.becket.doc

njëjtit dialogues, një përgjumje e thellë, e trishtë, në një

kanape që fsheh një njeri. Mbase Bekcett këtë ka dashur të

thotë, njeriu që fshihet pas kanapeve të shtratit, duke mos

arritur dot të durojë ekzistencën e tjetrit në gjithditën e lume.

Mund vetëm të thuash që për tu lexuar sic duhet kësi veprash

lexuesi të përftojë kanqësi nga ky zhanër.

Por të lëmë “Ditë të Lumtura” menjanë. Për mua “FUNDLOJE”

është akoma dhe më perfekt se paraardhësja. Ka më shumë

personazhe, ka një si universalizim të personazheve me njëri

tjetrin, asnjeri nuk është tamam femër, mashkull, fëmijë, i

moshuar, të gjithë janë gati të njëjtë, dhe të ndryshëm pas

cdo situate që krijohet. Asgjë nuk është e sigurtë ama në

marëdhënien që ata kanë sëbashku, dhe për këtë arsye

ndryshe nga “Ditë të Lumtura”, ata lëvizin, por asnjëherë në

destinacion, gjithnjë kërkojnë të ikin diku, gjithnjë ka dicka që i

pengon, gjithnjë kërkojnë dicka, dhe gjithnjë nuk e marrin dot,

quaje fat, por ama sduhet të harrojmë që pikërisht këtë fat

Beckett ia atribuon personazheve, jane ata që vendosin nëse

dikush do të ketë dicka apo jo, nëse do të puthen apo jo, nëse

do të hynë brenda se bën ftohtë apo jo, nëse duhet të hanë,

të marrin mjekimin apo jo. Është kjo. Ai vetë bën një dallim

shumë të thellë rreth cfarë munden dhe cfarë duhet. Dhe këtë

ia atribuon atij me të cilin ndërvepron. “FundLoje” është

quajtur si vazhdim i “Duke Pritur Godonë”, por më sakte ai i

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ x

Page 11: s.becket.doc

referohet dy personazheve që Vladimiri dhe Estragoni takojnë

gjatë pritjes së këtij Godosë poshtë një pemë, pra Pocos dhe

Lukit. Të palëvizshëm, në një ambjent që ndryshon vetëm me

perceptimin e tyre për cdo përreth, asgjë, dhe kur papritur në

lojë hynë dy personazhe të rinj, Poco dhe Luki, të cilët janë të

vetmit që ndryshojnë dhe që për dy personazhet kryesorë, kjo

është habia më e madhe, sepse nga përsëritja shpëtojnë

vetëm një qorr dhe një shërbëtor që është më shumë si qen

besnik. Beckett ka dashur të vazhdojë rrugëtimin e këtyre dy

personazheve të tjerë në një ambjent jo të jashtëm, jo të

madh, as të vogël, por pikërisht në mendjen njerore, në dy

zgavra, në një dhomë, me dy kosha. Ata nuk e lënë njëri

tjetrin. Asnjeri nuk e lë dot tjetrin. Kush e di pse…

Nga Marin Nikolli

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ xi

Page 12: s.becket.doc

Table of Contents

Samuel Beckett - FUNDLOJE..................2

Prej Fundi – Marin Nikolli....................162

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ xii

Page 13: s.becket.doc

Pjesa e parë: FUNdLOJE

Dhomë e zbrazët.

Dritë hini.

Një herë nga e majta dhe prapë me të shpejtë drejt së

djathtës sërish, dy dritare të vogla, perde me vizatime.

Drejt të djathtës, një derë. Varur pranë kësaj dere, fytyrën e tij

në mur, një pikturë.

Drejt në të majtë, duke cakitur njëri-tjetrin, dhe të mbuluar me

një rreckë të vjetër, dy kazanë hiri.

Në qendër, Hamm, ulur në një kolltuk me lëkurë kastori, dhe i

mbuluar përsipër me një shtrojcë të vjetër.

Clov rri palëvizur, pranë derës, me sytë të fiksuar tek Hamm.

Një fytyrë shumë e kuqe.

Një tablo e shkurtër.

Clov shkon dhe qëndron poshtë në krahun e majtë të dritares.

Me një ecje të vendosur skenike. Vështron sipër nga krahu i

majtë i dritares. Kthehet më pas dhe shikon përposhtë nga

ana e djathtë e dritares. Kthehet sërish dhe shikon sipër nga

krahu i djathtë i dritares. Kthehet dhe vështron nga krahu i

majtë i dritares. Del jashtë, dhe kthehet menjëherë paskësaj

me një shtojcë shkallaresh, vazhdon dhe e mban atë deri sa e

vendos në krahun e majtë të dritares, pastaj ngjitet sipër saj,

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 1

Page 14: s.becket.doc

tërheq pastaj perden më mbrapa.Ulet nga shkalla pastaj

prapë, bën 6 hapa (për shembull) për tek dritarja e djathtë,

kthehet mbrapsht për të marrë shkallaren, e tërheq atë

përgjatë vendit deri sa e vendos në krahun e djathtë të

dritares, ngjitet sipër saj, tërheq mbrapa perden. Ulet sërish

nga shkalla, bën tre hapa për nga ana e majtë e dritares,

kthehet përsëri për shkallaren, e tërheq atë përgjatë vendit

deri sa e vendos në anën e majtë të dritares, ngjitet sipër saj,

sheh jashtë dritares. Një e qeshur e shkurtër. Zbret më pas,

bën një hap drejt dritares së djathtë, kthehet për të marrë

shkallaren, e tërheq atë përgjatë vendit dhe e vendos atë

poshtë dritares së djathtë, ngjitet sipër saj, shikon jashtë

dritares. Qesh për pak. Zbret nga shkallarja, shkon bashkë me

të drejt koshave të hirit, ndalon aty, kthehet, tërheq mbrapsht

shkallaren dhe e vendos atë poshtë krahut të djathtë të

dritares, kthehet sërish tek koshat e hirit, heq rreckën që i

mbulon ato, e palos atë në krah. Ngrin njërin kapak, ndalon,

dhe shikon brenda koshit. Një e qeshur e lehtë. Mbyll kapakun.

Bën të njëjtën gjë dhe me koshin tjetër. Shkon drejt Hamm, i

heq shtrojcën që e mbulonte, pastaj e palos atë në krahun e

tij. I veshur me një rrobdeshambër, me një kapelë të tendosur

në krye, një shall i gjerë ngjyrë gjaku i vendosur në tërë

fytyrën, një gjysëm zukatje, pasthirrmë, e varur në fytin e tij,

një qilim sipër gjunjve, çorape të trasha në këmbë, Hamm

duket se fle. Clov i bën rojë. Një e qeshur e lehtë. Shkon më

pas tek dera, ndalet, kthehet nga auditori.

CLOV(me një vështrim të fiksuar në hapësirë, me ton

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 2

Page 15: s.becket.doc

monoton)

Mbaroi, ka mbaruar, gati mbaroi, duhet të jetë gati në të

mbaruar.

(Pauzë.)

Grimcë pas grimce, një nga një, dhe një ditë, papritur, ja

ku kemi një turrë, një turrë të vogël, turrën e paqenë.

(Pauzë.)

S’ka pse ndëshkohem më.

(Pauzë.)

Po iki tani, në kuzhinën time, dhjetë hapa nga dhjetë

hapa nga dhjetë hapa, të pres që ai të më fishkëllejë.

(Pauzë.)

Dimensione të këndshme, proporcione të këndshme, do

mbështetem në tavolinë, dhe të shikoj nga muri, dhe të

pres që ai të më fishkëllejë.

(Ai qëndron i shtangur për një moment, pastaj del jashtë.

Kthehet menjëherë brenda, shkon drejt tek dritarja e

djathtë, merr shkallaren dhe bashkë me të përshkon

vendin deri sa del jashtë. Pauzë. Hamm gjallërohet.

Gogësin poshtë shallit. Heq pastaj shallin nga fytyra e tij.

Fytyrë shumë e kuqe. Gjyslykë me lente të zeza.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 3

Page 16: s.becket.doc

HAMM :

Mua—

(gogësin)

—të luaj.

(Heq gjyslyket, fërkon sytë, fshin fytyrën, syzet, i vë

pastaj ato sërish, palos shallin dhe e vendos atë me

kujdes në xhepin e gjirit të rrobdëshambrit të tij. Pastron

fytin me të kollitur, kërcet më pas gishtërinjtë.)

A ka mjerim—

(gogësin)

—më të madh se ai që kam unë? Padyshim. Do ketë

patur mbase. Po tani?

(Pauzë.)

Im atë?

(Pauzë.)

Ime më?

(Pauzë.)

Qeni... im?

(Pauzë.)

-Oh jam i gatshëm të besoj se ato vuajnë aq sa mund të

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 4

Page 17: s.becket.doc

arrijë të vuajë një krijesë. Por a do të thotë kjo se vuajtja

e tyre është po aq sa e imja? Padyshim.

(Pauzë.)

Jo, qaset të jetë a—

(gogësin)

—bsolute,

(me krenari)

Sa më i madh njeriu aq më i plotë është.

(Pauzë. Përsiatje.)

Dhe më bosh.

(Shfryn.)

Clov!

(Pauzë.)

Jo, vetëm.

(Pauzë.)

Çfarë ëndërrimi! Ato pyje!

(Pauzë.)

Mjaft më; sidoqoftë kish ardhur koha të përfundonte, në

një vend të sigurtë.

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 5

Page 18: s.becket.doc

Dhe prapë, pavarisht kësaj hezitoj t’i… t’i jap fund. Po, ja

ku është, ka ardhur koha t’i jap fund por prapë, unë,

hezitoj t’i—

(Hamm gogësin.)

— t’i jap fund.

(Gogësin.)

Zot i madh, sa i lodhur jam, do të jetë me mirë sikur të

shtrihem në shtrat!

(Fishkëllen paskësaj. Clov hyn menjëherë brenda. Ai

ndalet në njërin krah të karriges.)

Po më qelb ajrin!

(Pauzë.)

Më bëj gati shtratin, do ulem të fle.

CLOV:

Por unë sapo të zgjova.

HAMM:

Dhe me këtë ç’do të thuash?

CLOV:

Nuk mundem të të çoj dhe të të vë në gjumë prapë

çdo pesë minuta, kam të tjera gjëra për të bërë.

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 6

Page 19: s.becket.doc

HAMM:

I ke parë ndonjëherë sytë e mi?

CLOV:

Jo.

HAMM:

A ke patur ndonjëherë kuriozitetin të më heqësh syzat

dhe të më shohësh sytë teksa isha duke fjetur?

CLOV:

Që të kem parë poshtë kapakëve të syve thua?

(Pauzë.)

Jo.

HAMM:

Një prej këtyre ditëve do të t’i tregoj vetë ato.

(Pauzë.)

Me sa duket janë zbardhur fare.

(Pauzë.)

Sa është ora?

CLOV:

Si përherë.

HAMM (lëviz me mundim trupin nga dritarja e djathtë):

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 7

Page 20: s.becket.doc

A ke parë?

CLOV:

Po.

HAMM:

Atëherë?

CLOV:

Zero.

HAMM:

Do duhej të binte shi.

CLOV:

Nuk do të bjerë shi.

(Pauzë.)

HAMM:

Gjithsesi, ti si ndihesh vetë?

CLOV:

Nuk qahem.

HAMM:

Normalisht?

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 8

Page 21: s.becket.doc

CLOV(i irrituar):

Po të them që nuk qahem.

HAMM:

Vetë ndihem pak çuditshëm.

(Pauzë.)

Clov!

CLOV:

Po.

HAMM:

Mendon se të ka ardhur në majë të hundës e gjithë

kjo?

CLOV:

Po!

(Pauzë.)

Me çfarë?

HAMM:

Me këtë… këtë… gjënë.

CLOV:

Gjithnjë.

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 9

Page 22: s.becket.doc

Ty jo?

HAMM (si ndërvete):

Atëherë nuk ka arsye pse kjo të ndryshojë.

CLOV:

Mund të marrë fund.

(Pauzë.)

Tërë jetën, me të njëjtat pyetje, të njëjtat përgjigje.

HAMM:

Më bëj gati.

(Clov nuk luan vendit.)

Shko dhe më merr mbulesën.

(Clov nuk luan vendit.)

Clov!

CLOV:

Po.

HAMM:

Nuk do të jap më gjë për të ngrënë.

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 10

Page 23: s.becket.doc

Atëherë do të vdesim.

HAMM:

Do të të jap aq sa për të të mbajtur gjallë. Do të jesh i

uritur gjatë gjithë kohës.

CLOV:

Atëherë nuk do të vdiskemi.

(Pauzë.)

Po shkoj të marr mbulesën.

(Ecën në drejtim të derës.)

HAMM:

Jo!

(Clov ndalon.)

Do të jap një biskotë për çdo ditë.

(Pauzë.)

Një e gjysëm.

(Pauzë.)

Pse qëndron me mua?

CLOV:

Pse më mban?

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 11

Page 24: s.becket.doc

Se s’kam njeri tjetër.

CLOV:

Unë s’kam një vend tjetër.

(Pauzë.)

HAMM:

Ti do më lësh sido që të jetë.

CLOV:

Po përpiqem.

HAMM:

Ti nuk më do.

CLOV: Jo.

HAMM:

Më ke dashur dikur.

CLOV:

Dikur!

HAMM:

Të kam bërë të vuash shumë.

(Pauzë.)

Apo jo?

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 12

Page 25: s.becket.doc

CLOV:

Nuk është aty puna.

HAMM:

Nuk të kam bërë të vuash aq sa duhet?

CLOV:

Po!

HAMM (i lehtësuar):

Ah, se desh më trembe!

(Pauzë.Ftohtë)

Më fal.

(Pauzë.Me zë të lartë.)

Thashë, Më fal.

CLOV:

Të dëgjova.

(Pauzë.)

Të ka dale më gjak?

HAMM:

Më pak.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 13

Page 26: s.becket.doc

(Pause.)

A ka ardhur koha për ilaçin tim?

CLOV:

Jo.

(Pauzë.)

HAMM:

Si i ke sytë?

CLOV:

Keq.

HAMM:

Si i ke këmbët?

CLOV:

Keq.

HAMM:

Ama mund të lëvizësh.

CLOV:

Po.

HAMM (egërsisht):

Atëherë lëviz!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 14

Page 27: s.becket.doc

(Clov mbështet tek muri që ka mbrapa, dhe përkul ballin

dhe duart.)

Ku je?

CLOV:

Këtu.

HAMM:

Kthehu këtu!

(Clov kthehet ne vendin që ishte në krah të karriges.)

Ku je?

CLOV:

Këtu.

HAMM:

Pse nuk më vret?

CLOV:

Sepse nuk di se si hapet rafti tek bufeja.

(Pauzë.)

HAMM:

Shko dhe më sill dy rrota biçiklete.

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 15

Page 28: s.becket.doc

Nuk ka më rrota biçiklete.

HAMM:

Ç’e ke bërë biçikletën tënde?

CLOV:

Unë nuk kam patur kurrë një biçikletë.

HAMM:

Kjo që thua është e pamundur.

CLOV:

Atëherë kur kishte ende biçikleta, unë të

përgjerohesha që të kisha dhe unë një. Ti më the

të veja në ferr. Tashmë s’kanë mbetur më as biçikleta.

HAMM:

Po diskun e saj? Kur inspektove varfërinë time. Gjithnjë

më këmbë?

CLOV:

Ndonjëherë dhe në kalë.

(Kapaku i njërit prej koshave ngrihet dhe duken duart e

Nagg me një rrumbullakosje të bukur. Pastaj duket dhe

koka. Kësula e natës. Një fytyrë shumë e bardhë. Nagg

gogësin, dhe pas kësaj dëgjon.)

Po të le, kam të tjera gjëra për të bërë.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 16

Page 29: s.becket.doc

HAMM:

Në kuzhinën tënde?

CLOV:

Po.

HAMM:

Jashtë nga ky vend ka vetëm vdekje.

(Pauzë.)

Mirë, mirë, qërohu.

(Clov del. Pauzë.)

Po merremi vesh.

NAGG:

Silla ime (me Pap1)!

HAMM:

Paraardhës të mallkuar!

NAGG:

Silla ime!

HAMM:

Pleqtë e mbetur brenda në shtëpi! S’ka mbetur asgjë e

denjë për t’u parë! Vetëm të llupin . pa pushim e kanë 1 Në të shumtën e rasteve i referohet sisës*, ushqim për fëmijë, një përshtjellim ideje e mbith-jeshtëzuar dhe e panevojshme në gjuhën e përditshme, është thjesht pasthirrmë mbi diçka që nuk sh-prehet me gjeste apo fjalë.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 17

Page 30: s.becket.doc

mendjen.

(Fishkëllen. Hyn Clov. Ai ndalon në njërin krah të

karriges.)

Atëherë! Mendova se do të më lije.

CLOV:

Oh, por ende jo, ende jo.

NAGG:

Silla ime!

HAMM:

Jepi ushqimin e tij.

CLOV:

Nuk ka më.

HAMM (i drejtohet Nagg):

E dëgjon? Nuk ka më sillë. S’do të marrësh më kurrë nga

ai ushqimi yt.

NAGG:

Dua sillën time!

HAMM:

Jepi një biskotë.

(Clov del.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 18

Page 31: s.becket.doc

Pjellës të mallkuar! Si i ke kockat?

NAGG:

S’ka mbetur gjë për t’u thënë.

(Hyn Clov me një biskotë.)

CLOV:

Erdha, me një biskotë.

(Ai ia jep biskotën Nagg, i cili e merr dhe e përlan.)

NAGG (zymtë):

Çfarë ka?

CLOV:

(Spratt's2) Biskotë mesatare.

NAGG (si më parë):

Është e vështirë! S’mundem!

HAMM:

Mbylle brenda prapë!

(Clov shtyn Nagg-un përsëri brenda koshit, dhe mbyll

sakaq kapakun.)

CLOV(Duke u kthyer sërisht në vendin e tij në krahun e

karriges):

2 Bëhet fjalë për biskotën e parë të famshme për qen të prodhuar në masë dhe zbuluar nga amerikani James Spratt.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 19

Page 32: s.becket.doc

Sikur në këtë moshë të dinte!

HAMM:

Ulu mbi të!

CLOV:

Nuk mundem të ulem.

HAMM:

Vërtet. Ndërsa unë s’mund të rri më në këmbë.

CLOV:

Kështu qenka.

HAMM:

Çdo njeri me të veçantat e tij.

(Pauzë.)

S’ka patur asnjë telefonatë?

(Pauzë.)

S’do qeshim ne tani?

CLOV(Pas reflektimit):

Nuk më qeshet.

HAMM (Pas reflektimit):

Aq më pak mua.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 20

Page 33: s.becket.doc

(Pauzë.)

Clov!

CLOV:

Po.

HAMM:

Natyra na ka harruar me sa duket.

CLOV:

Nuk ka më as natyrë.

HAMM:

Nuk ka më natyrë! Kjo është e tepërt. Po e ekzagjeron.

CLOV:

Të paktën afër.

HAMM:

Por ne marrim frymë, ndryshojmë po ashtu! Humbim

flokët, dhëmbët! Shkëlqimin, idealet!

CLOV:

Atëherë ajo s’na paska harruar.

HAMM:

Por ti sapo the që nuk ka një të tillë.

CLOV(trishtueshëm):

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 21

Page 34: s.becket.doc

Asnjë i gjallë nuk ka menduar për kaq gjëra pa lidhje sa

bëjmë ne.

HAMM:

Bëjmë ç’mundemi.

CLOV:

Nuk duhet.

(Pauzë.)

HAMM:

Ti je pak i drejtë me të gjitha, apo jo?

CLOV:

Një copëz.

(Pauzë.)

HAMM:

Kjo është një punë e ngadaltë.

(Pauzë.)

A nuk është koha për ilaçin tim?

CLOV:

Jo.

(Pauzë.)

Po të lë, ka gjëra të tjera për t’u bërë.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 22

Page 35: s.becket.doc

HAMM:

Në kuzhinën tënde?

CLOV:

Po.

HAMM:

Çfarë, do doja ta dija.

CLOV:

Shoh murin.

HAMM:

Murin! Dhe çfarë sheh në murin tënd? Vizatime,

vizatime? Trupa lakuriq?

CLOV:

Shoh dritën time që vdes.

HAMM:

Dritën tënde teksa vdes! Dëgjoje këtë! Po mirë, mund

të vdesë dhe këtu drita jote. Më

hidh një vështrim mua dhe pastaj kthehu prapë

mbrapsht dhe më thuaj pastaj se çfarë

mendon për dritën tënde.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 23

Page 36: s.becket.doc

(Pauzë.)

CLOV:

Nuk duhet të më flasësh kështu mua.

(Pauzë.)

HAMM (Ftohtë):

Më fal.

(Pauzë. Më zë më të lartë.)

Thashë, më fal.

CLOV:

Të dëgjova.

(Kapaku i koshit ku është Nagg ngrihet. Duart e tij duken

duke u varur në skajet e koshit. Pastaj koka e tij shfaqet.

Në gojë është ende biskota. Ai dëgjon.)

HAMM:

A kanë dalë ende farat e tua?

CLOV:

Jo.

HAMM:

A gërvishte rreth tyre për të parë nëse kanë çelur?

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 24

Page 37: s.becket.doc

Ato nuk kanë çelur.

HAMM:

Mbase është akoma shumë herët.

CLOV:

Nëse do të duhej të kishin çelur, do të kishin çelur

tashmë.

(Ashpër.)

Ato nuk do të çelin kurrë!

(Pauzë. Nagg kalon biskotën në duar.)

HAMM:

Kjo nuk është dhe aq shumë argëtuese.

(Pauzë.)

Por kjo është mënyra e vetme si mund të mbaroje një

ditë, nuk është kështu, Clov?

CLOV:

Gjithmonë.

HAMM:

Është fundi i një ditë, si i çdo ditë tjetër, nuk është

kështu, Clov?

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 25

Page 38: s.becket.doc

Kështu duket.

(Pauzë.)

HAMM (vajtueshëm):

Çfarë po ndodh, çfarë po ndodh?

CLOV:

Diçka po merr rrjedhën e saj.

(Pauzë.)

HAMM:

Mirë atëherë, ik tani.

(Hamm mbështet kurrizin në kolltukun e tij, qëndron

ashtu palëvizur. Clov nuk lëviz, hedh një shikim të gjatë

melankolik diku. Hamm çohet.)

Më duket se të thashë të largohesh.

CLOV:

Po mundohem.

(Ai shkon deri te dera, aty ndalon.)

Që nga koha kur dola në dritë.

(Clov del jashtë.)

HAMM:

Po merremi vesh.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 26

Page 39: s.becket.doc

(Ai mbështet kurrizin në kolltukun, qëndron palëvizur.

Nagg çukit kapakun e koshit tjetër. Pauzë. Ai i bie koshit

më fort. Kapaku i koshit tjetër ngrihet dhe duart e Nell

duken, duke u mbajtur në cepa. Pastaj koka e saj del

jashtë. Me një kësulë të lidhur në kokë. Një fytyrë shumë

të bardhë.)

NELL:

Çfarë është, vogëlushi im?

(Pauzë.)

Koha për dashuri?

NAGG:

Ishe në gjumë?

NELL:

Oh, jo!

NAGG:

Më puth.

NELL:

Nuk mundemi.

NAGG:

Provoje një herë.

(Kokat e tyre tendosen drejt njëri-tjetrit, duke mos

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 27

Page 40: s.becket.doc

mundur të takohen, bien të ndarë përsëri.)

NELL:

Pse këtë fytyrë, ditë pas dite?

(Pauzë.)

NAGG:

Kam humbur dhëmbthin tim.

NELL:

Kur?

NAGG:

E kisha atë dje pra.

NELL (trishtueshëm):

Ah,dje.

(Ata kthehen dhimbshëm drejt njëri-tjetrit.)

NAGG:

A mund të më shohësh?

NELL:

Me vështirësi. Po ti?

NAGG:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 28

Page 41: s.becket.doc

Çfarë?

NELL:

A mund të më shohësh?

NAGG:

Mezi.

NELL:

Kaq shumë, aq më mirë, kaq shumë, aq më mirë.

NAGG:

Mos e thuaj këtë.

(Pauzë.)

Kemi humbur të parët.

NELL:

Po.

(Pauzë. Ata largohen nga njër- tjetri.)

NAGG:

Më dëgjon?

NELL:

Po. Po ti?

NAGG:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 29

Page 42: s.becket.doc

Po.

(Pauzë.)

S’kemi humbur të dëgjuarit të paktën.

NELL:

“Të” çfarë?

NAGG:

Të dëgjuarit.

NELL:

Jo.

(Pauzë.)

A ke ndonjë gjë tjetër për të më thënë?

NAGG:

A të mbahet mend?

NELL:

Jo.

NAGG:

Kur u rrëzuam me biçikletën tonë dy vendëshe dhe

humbëm kërcejtë tanë.

(Ata qeshin me zemër.)

NELL:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 30

Page 43: s.becket.doc

Ishte në Ardennes.

(Ata qeshin me zemër.)

NAGG:

Në rrugën për Sedan..

(Ata qeshin me zemër.)

A ke të ftohtë?

NELL:

Po, thava, po ti?

NAGG: (Pauzë.)

Po ngrij.

(Pauzë.)

Ke dëshirë të futemi brenda3?

NELL:

Po.

NAGG:

Atëherë futu brenda.

(Nell nuk lëviz vendit.)

Pse nuk futesh brenda ti?

3 Origjinali është “Do you want to go in?”, që fjalë për fjalë përkthehet “Do të futesh brenda?”, por në gjuhën e përditshme nuk ka kuptimin fillestar, pavarësisht se autori i referohet pikërisht këtij kuptimi të parë në këtë rast.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 31

Page 44: s.becket.doc

NELL:

Nuk e di.

(Pauzë.)

NAGG:

A ta ka ndërruar tallashin ai?

NELL:

Nuk është tallash.

(Pauzë. Me kujdes.)

A nuk mundesh të jesh më i kujdeshëm me çfarë thua

Nagg?

NAGG:

Rërën tënde pra. Nuk është e rëndësishme.

NELL:

Është posi e rëndësishme.

(Pauzë.)

NAGG:

Dikur ishte tallash.

NELL:

Dikur!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 32

Page 45: s.becket.doc

NAGG:

Dhe tani është rërë.

(Pauzë.)

Nga zalli.

(Pauzë. Me padurim.)

Është rërë nga zalli ajo që ai të sjell tani.

NELL:

Tani është rërë.

NAGG:

A e ka ndërruar atë?

NELL:

Jo.

NAGG:

As timen.

(Pauzë.)

Unë nuk do ta marr atë!

(Pauzë. Duke mbajtur lart biskotën.)

Do pak?

NELL:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 33

Page 46: s.becket.doc

Jo.

(Pauzë.)

Nga çfarë?

NAGG:

Biskotë. Kam ruajtur gjysmën tënde.

(Ai shikon nga biskota. Krenar.)

Treçerekun. Për ty. Ja, këtu.

(Ai i ofron biskotën.)

Jo?

(Pauzë.)

Nuk ndihesh mirë?

HAMM (Me një lodhje shtytë):

Pusho, pusho, po më mban zgjuar.

(Pauzë.)

Fol me botë.

(Pauzë.)

Nëse do mundja të flija mund dhe të bëja dashuri më

vonë. Do të shkoja në pyll. Sytë e mi do të shihnin…

qiellin, tokën. Do të vrapoja, vrapoja, ata s’do të më

kapnin dot.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 34

Page 47: s.becket.doc

(Pauzë.)

Natyra!

(Pauzë.)

Ka diçka që shkumëzon në kokën time.

(Pauzë.)

Një zemër, një zemër në kokën time.

(Pauzë.)

NAGG:

E dëgjon atë? Një zemër në kokën e tij!

(Ai nënqesh me kujdes.)

NELL:

Njeriu nuk duhet të qeshë me këto gjëra Nagg. Pse

duhet të qeshësh gjithmonë?

NAGG:

Jo me kaq zhurmë!

NELL (pa e ulur zërin e saj):

Asgjë nuk të bën më shumë për të qeshur se të qënit i

palumtur, të siguroj për këtë. Por...

NAGG (i tronditur):

Oh!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 35

Page 48: s.becket.doc

NELL:

Posi, posi, është gjëja më komike në botë. Dhe me

vullnet në fillim ne qeshim, ne

qeshim. Por ështe gjithnjë e njëjta gjë. Po është tamam

si ato historitë që themi për të

qeshur, dhe pasi i kemi thënë aq herë, ne prapë

zbavitemi me të, por nuk qeshim.

(Pauzë.)

A ke ndonjë gjë tjetër për të më thënë?

NAGG:

Jo.

NELL:

A je plotësisht i sigurt për këtë?

(Pauzë.)

Atëherë unë po të lë.

NAGG:

A nuk e do biskotën tënde?

(Pauzë.)

Do ta mbaj unë për ty.

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 36

Page 49: s.becket.doc

Mendova se do të më lije.

NELL:

Do të të lë.

NAGG:

A mund të më kruash pak përpara se të ikësh?

NELL:

Jo.

(Pauzë.)

Ku?

NAGG:

Tek kurrizi.

NELL:

Jo.

(Pauzë.)

Fërkohu vetë në këtë skajin këtu.

NAGG:

Është vendosur poshtë shumë. Në një zgavër.

NELL:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 37

Page 50: s.becket.doc

Në çfarë zgavre?

NAGG:

Zgavra!

(Pauzë.)

A nuk mundesh ti?

(Pauzë.)

Dje ti më kruajte në kurriz.

NELL (trishtueshëm):

Ah, dje.

NAGG:

A nuk mundesh ti?

(Pauzë.)

A do të doje ti të të kruaja unë?

(Pauzë.)

Po qan prapë?

NELL:

Po mundohesha.

(Pauzë.)

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 38

Page 51: s.becket.doc

Mbase do të shkonte kot.

(Pauzë.)

NAGG:

Çfarë ishte ajo që qe duke thënë ai?

NELL:

Mbase është pak e kotë.

NAGG:

Çfarë do të thotë kjo?

(Pauzë.)

Kjo s’do të thotë bash kurrgjë.

(Pauzë.)

Do të të tregoj historinë e rrobaqepësit?

NELL:

Jo.

(Pauzë.)

Për çfarë?

NAGG:

Për të të sjellë në qejf.

NELL:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 39

Page 52: s.becket.doc

Nuk është për të qeshur.

NAGG:

Ajo të ka bërë gjithmonë të qeshësh.

(Pauzë.)

Herën e parë që mendova se ti do të vdisje.

NELL:

Ishte në Liqenin e Komos.

(Pauzë.)

Një pasdite prilli.

(Pauzë.)

E beson dot?

NAGG:

Çfarë?

NELL:

Që njëherë ne kemi shkruar për vozitje në Liqenin e

Komos.

(Pauzë.)

Një pasdite prilli.

NAGG:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 40

Page 53: s.becket.doc

Ne ishim fejuar pikërisht një ditë më parë.

NELL:

Pajtuar!

NAGG:

Ti ishe aq në formë sa u përmbytëm. Nëse gjërat do

shkonin ashtu si duhej, do të ishim

mbytur.

NELL:

Ishte kështu sepse atëherë ndjehesha i lumtur.

NAGG (i indinjuar):

Nuk ishe, nuk ishe, ishte historia ime, dhe asgjë tjetër. E

lumtur! A nuk qesh ende me këtë? Çdo herë që e them.

E lumtur!

NELL:

Ishte thellë, thellë. Dhe ti mund të shihje poshtë në

fund. Aq shumë bardhësi. Aq pastërti.

NAGG:

Lërmë ta tregoj dhe njëherë.

(Zë narrativ.)

Një anglez, në nevojë të shpejtë, për një palë rroba të

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 41

Page 54: s.becket.doc

reja, që do të përdorte gjatë festave të fundvitit, shkon

tek rrobaqepësi i cili pasi i bën matjet e nevojshme i

thotë:

(Zë rrobaqepsësi.)

"Ja dhe masa, eja prapë pas 4 ditësh, do ta kem gati.”

–“Mirë.”

Pas 4 ditësh.

(Zë rrobaqepësi.)

"Më vjen shumë keq, por duhet të vini përsëri në një

javë, kam bërë një lëmsh me setrën.” Mirë, prapë mirë,

një setër e mirë mund të jetë shumë ngacmuese.

Një javë më vonë.

(Zë rrobaqepësi.)

"Më vjen tmerrësisht shumë keq, kthehuni pas 10 ditësh,

kam bërë lesh e li pjesën ndarëse të pantallonave”. S’ke

ç’i bën për hatër të Zotit, një ndarje që është e

rehatshme, është gjithnjë një ngacmim më vete.

Pas dhjetë ditësh.

(Zë rrobaqepësi.)

"Më vjen thellësisht keq, hajde pas një dy javësh, e kam

bërë papjonin të ngjashëm me dy topa të mëdhenj”. Zoti

i madh, kur e mendon pak, një papjon i zgjedhur është si

një ofertë fikse.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 42

Page 55: s.becket.doc

(Pauzë. Zë normal.)

Nuk të thashë më të keqen.

(Pauzë. I vrenjtur.)

E them këtë histori keq e më keq çdo herë.

(Pauzë. Zë rrëfimtari.)

Gjithsesi, për t’i rënë shkurt, erdhën pashkët dhe i bën

lëmsh kopsat.

(Zë klienti.)

"Zoti të mallkoftë në ferr, zotëri, jo, është e turpshme, ka

kufi dhe kjo! Në gjashtë ditë, dëgjon, në gjashtë ditë,

Zoti krijoji botën. Po zotëri, asgjë më pak, zotëri, se vetë

BOTËN! Dhe ju, dreqin, nuk jeni aq i aftë sa të më qepni

një palë rroba rasti për tre muaj!”

(Zë rrobaqepësi, i skandalizuar.)

"Por zotëri i dashur, zotëria i dashur, shikojeni—

(Gjest mospërfillës, me neveri.)

— Këtë botë që thoni—

(Pauzë.)

Dhe vëreni—

(Gjest i dashur, me krenari.)

—RROBAT e mia!"

(Pauzë. Ai vëren Nell e cila ka mbetur e pandjeshme nga

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 43

Page 56: s.becket.doc

e gjithë kjo histori, sytë e saj nuk shohin asgjë, është

përhumbur në hapësirë. Ai shpërthen në një të qeshur të

sforcuar, me ndalesa, përkul kokën për nga Nell, lëshon

prapë të qeshurën.)

HAMM:

Qetësi!

(Nagg nis, qesh me ndërprerje duke e mbajtur atë herë

pas here.)

NELL:

Ti mund të shohësh poshtë përfundi.

HAMM (i irrituar):

Ende s’mbarove ti? S’do mbarosh ndonjëherë?

(Me një inat të papritur.)

A do të mbarojë ndonjëherë kjo?

(Nagg zhduket brenda koshit të tij, mbyll kapakun e tij.

Nell nuk luan vendit. Me tërbim.)

Mbretëria ime e një njeriu nate!

(Ai firshkëllen. Hyn Clov.)

Hiqe tutje këtë pisllëk! Flake në det!

(Clov përshkon nga afër koshat, ndalon.)

NELL:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 44

Page 57: s.becket.doc

Kaq bardhë.

HAMM:

Çfarë? Çfarë llomotit ajo?

(Clov ndalon, merr dorën e Nell, dhe i mat asaj pulsin.)

NELL(Clov-it):

I shkretë!

(Clov lëshon dorën e saj, e hedh përsëri në kosh, mbyll

kapakun.)

CLOV(shkon dhe vendoset në vendin e tij në krah të

kolltukut):

Ajo nuk ka puls.

HAMM:

Për çfarë po jargavitej ajo?

CLOV:

Ajo më tha të largohesha, në shkretëtirë.

HAMM:

Në dreq me këta njerëz të bezdisshëm! Vetëm kaq?

CLOV:

Jo.

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 45

Page 58: s.becket.doc

Çfarë tjetër?

CLOV:

Nuk arrita të kuptoja.

HAMM:

E ke mbyllur brenda atë?

CLOV:

Po.

HAMM:

A janë të dy të mbyllur?

CLOV:

Po.

HAMM:

Vidhosua kapakët.

(Clov shkon për nga dera.)

Jo tani. Ka kohë plot për këtë.

(Clov ndalet.)

Më zbriti inati. Dua të urinoj.

CLOV(Me gjallëri):

Po shkoj të marr tubin me qeskën4. 4 Shënim: Kjo në fakt është qeskë me një tub që përdoret për të lehtësuar urimin për këdo që vuan nga kjo sëmundje. Ne nuk kemi tamam një fjalë për këtë, ajo është e huazuar. Unë vendosa me qëllim që

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 46

Page 59: s.becket.doc

(Drejtohet për nga dera.)

HAMM:

Ka kohë dhe për atë.

(Clov ndalet.)

Më sill ilaçin tim.

CLOV:

Është ende shumë shpejt.

(Pauzë.)

Është shumë herët, je në krye të fuqive, ashtu ajo s’do të

ketë efekt.

HAMM:

Në mëngjes të ngrejnë peshë dhe në mbrëmje të

qetësojnë komplet. Veç nëse është se

këto zënë vendet e njëra tjetrës, ndodh e anasjellta.

(Pauzë.)

Ai doktori i vjetër, ka vdekur në mënyrë natyrale?

CLOV:

Ai nuk ishte i vjetër.

HAMM:

Por ama ka vdekur?

ta shkruaja gjatë, sepse ashtu do të ishte vetëm një fjalë më shumë pa kuptim.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 47

Page 60: s.becket.doc

CLOV:

Natyrisht5.

(Pauzë.)

Më pyete një herë?

(Pauzë.)

HAMM:

Merrmë për një xhiro.

(Clov shkon prapa kolltukut të lëvizshëm dhe e shtyn

përpara.)

Jo shumë shpejt!

(Clov shtyn kolltukun.)

Tamam rreth botës!

(Clov shtyn kolltukun.)

Përqafojmë muret, dhe pastaj menjëherë në

vendqëndrim prapë.

(Clov shtyn kolltukun sërish.)

Isha mu në qendër, apo nuk isha?

CLOV(Duke shtyrë):

Po.

5 Shënim: Në të dyja rastet kur është “natyrale” dhe “natyrisht” në anglisht është e njëjta fjalë “natu-rally” por në gjuhën shqipe për shkak të infrastrukturës së fjalive nuk mundej të arrihej kjo vendosje.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 48

Page 61: s.becket.doc

HAMM:

Na duhet një karrige e mirëfilltë me rrota. Me rrota të

mëdha. Rrota biçiklete!

(Pauzë.)

A po ecim rrëzë mureve?

CLOV(duke shtyrë):

Po.

HAMM (duke u fërkuar pas murit):

Është një gënjeshtër! Pse më gënjen?

CLOV(duke cikur muret):

Atje! Atje!

HAMM:

Ndalo!

(Clov ndalon karrigen në pjesën e mbrapme të murit.

Hamm shtrin dorën përgjatë murit.)

Mur i vjetër!

(Pauzë.)

Përtej është… ferri tjetër.

(Pauzë. Egër.)

Më afër! Më afër! Ngjitur me të!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 49

Page 62: s.becket.doc

CLOV:

Hiqe dorën që aty.

(Hamm tërheq dorën. Clov përplas karrigen pas murit.)

Ja!

(Hamm përkulet kundrejt murit, vendos veshin në

sipërfaqen e tij.)

HAMM:

A dëgjon?

(Ai troket tek muri me pjesën e jashtme të gishtave.)

A dëgjon? Tulla të zbrazëta!

(Ai troket sërish.)

I gjithë muri qenka i zbrazët!

(Pauzë. Kthen trupin në vendin e tij të mëparshëm, teksa

mbështetet me kurriz në karrige. Rehatohet. Ashpër.)

Kaq mjafton. Mbrapsht!

CLOV:

Akoma nuk kemi përmbyllur xhiron.

HAMM:

Kthemë në vendin tim!

(Clov shtyn karrigen deri në qendër.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 50

Page 63: s.becket.doc

A jam në vendin tim?

CLOV:

Po ky është vendi yt.

HAMM:

A jam mu në qendër?

CLOV:

Po e mas një herë.

HAMM:

Pak a shumë! Pak apo shumë!

CLOV(duke luajtur karrigen shumë pak):

Ja ku u bë!

HAMM:

A jam pak a shumë në qendër?

CLOV:

Kështu them.

HAMM:

Kështu thua! Më vendos fiks në qendër!

CLOV:

Po shkoj të marr metrin.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 51

Page 64: s.becket.doc

HAMM:

Afërsisht! Afërsisht!

(Clov lëviz karrigen shumë lehtë.)

Qendra bën zhurmë!

CLOV:

Ja ku u bë!

(Pauzë.)

HAMM:

Ndihem pak shumë në të majtë.

(Clov lëviz karrigen shumë lehtë.)

Tani ndihem pak shumë në të djathë.

(Clov luan karrigen shumë lehtë.)

Ndihem shumë përpara.

(Clov luan karrigen shumë lehtë.)

Tani ndihem shumë mbrapa.

(Clov lëviz karrigen.)

Mos rri atje.

Më fut të dridhurat.

(Clov kthehet në vendin e tij në krah të karriges.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 52

Page 65: s.becket.doc

CLOV (me vete):

Nëse do mund ta vrisja atë, do vdisja dhe vetë i

lumtur.

(Pauzë.)

HAMM:

Si është koha?

CLOV:

Si përherë.

HAMM:

Shikoje tokën.

CLOV:

E kam parë.

HAMM:

Imtësisht (shën: me xham – teleskop.)

CLOV:

Nuk kam nevojë.

HAMM:

Shikoje imtësisht.

CLOV:

Po shkoj të marr teleskopin.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 53

Page 66: s.becket.doc

(Del Clov.)

HAMM:

Nuk kemi nevojë për të!

(Hyn Clov me një teleskop.)

CLOV:

U ktheva, me teleskopin.

(Ai shkon tek dritarja në të djathtë, dhe shikon atë nga

afër.)

Më duhen shkallët.

HAMM:

Pse? Je tkurrur?

(Del Clov bashkë me teleskopin.)

Nuk më pëlqen kjo, nuk më pëlqen kjo të them.

(Hyn Clov me shkallën, por pa teleskop.)

CLOV:

U ktheva, me shkallën.

(Ai ul në tokë shkallën poshtë dritares në të djathtë,

ngjitet sipër saj, njëmend kujton se ka harruar

teleskopin, zbret sërisht.)

Më duhet teleskopi.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 54

Page 67: s.becket.doc

(Përshkon rrugën drejt derës.)

HAMM (egër):

Por ti e ke me vete more!

CLOV(Ndalon, po aq egër):

Jo pra, nuk e kam!

(Del Clov.)

HAMM:

Kjo është situatë kaq e rëndë.

(Hyn Clov me teleskopin. Ai përshkon rrugën për tek

shkalla.)

CLOV:

Gjërat janë më të gjalla tani.

(A i ngrin shkallën, ngre dhe teleskopin, dhe e lë të bjerë

këtë të fundit.)

E bëra qëllimisht.

(Ai ulet, ngre teleskopin, kthehet nga auditoriumi.)

Shoh… një mizeri… të shpënë… në gëzim.

(Pauzë. Ai ul teleskopin, dhe e sheh për pak momente.)

Kësaj i them unë zmadhues.

(Ai kthehet nga Hamm.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 55

Page 68: s.becket.doc

Atëherë? S’do qeshim?

HAMM (Pas një reflektimi):

Unë jo një herë.

CLOV(Pasi reflekton):

As unë.

(Ai ngjitet sipër shkallës, e sheh me teleskopin përtej

dritares.)

Të shohim atëherë.

(Shikon, duke luajtur teleskopin në drejtime të

ndryshme, dhe duke shtuar vlerat e matjes.)

Zero...

(Vëren.)

...zero...

(Vëren.)

...dhe prapë zero.

HAMM:

Asgjë nuk shkon. Gjithçka është…

CLOV:

Zero…

HAMM (Egër.):

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 56

Page 69: s.becket.doc

Prit deri sa të të flasin!

(Zë normal.)

Çdo gjë është... çdo gjë është... çfarë është gjithçka?

(Egër.)

Çfarë është gjithçka?

CLOV:

Çfarë është gjithçka? Në një fjalë? Është kjo ajo që do

të dish? Vetëm një moment.

(Kthen teleskopin nga dritarja, shikon mandej, kthehet

për nga Hamm.)

Kalbur.

(Pauzë.)

Atëherë? Përbërja?

HAMM:

Shiko nga deti.

CLOV:

Është njësoj.

HAMM:

Shiko oqeanin!

{Clov ulet poshtë nga shkallët, bën disa hapa tutje nga

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 57

Page 70: s.becket.doc

dritarja e majtë, kthehet tek shkalla, e merr atë zvarrë

dhe e vë poshtë dritares së majtë, ngjitet sipër saj,

tërheq teleskopin, e pozicionon dhe sheh përtej dritares

(që në këtë rast për Beckett është asgjëja), shikon sa

larg është. Fillon dhe ul teleskopin poshtë, pastaj e

ekzaminon atë, ngjitet sërish dhe e kthen teleskopin

duke parë përtej dritares.}

CLOV:

Kurrë skam parë diçka të tillë!

HAMM (aspak i qetë):

Çfarë? Një velë? Një krah? Tym?

CLOV(duke parë):

Drita është e mbytur.

HAMM (i lehtësuar):

Pah! Të gjithë e dimë këtë.

CLOV(duke parë):

Kishte mbetur pak.

HAMM:

Në fund.

CLOV(shikon):

Po.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 58

Page 71: s.becket.doc

HAMM:

Po tani?

CLOV(shikon):

U zhduk.

HAMM:

Po çafka?

CLOV(shikon):

Cafka!

HAMM:

Horizonti? A ka gjë në horizont?

CLOV(ul teleskopin, kthehet nga Hamm, i tërbuar):

Për hatër të Zotit çfarë mund të ketë në horizont?

(Pauzë.)

HAMM:

Dallgët, si duken dallgët?

CLOV:

Dallgët?

(Përshkon me teeleskop jashtë duke parë dallgët.)

Të njëpasnjëshme.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 59

Page 72: s.becket.doc

HAMM:

Po dielli?

CLOV(shikon):

Zero.

HAMM:

Por duhet të ishte mbytur. Shih prapë.

CLOV(shikon):

Dreqin me gjithë diell.

HAMM:

Është tashmë natë atëherë?

CLOV(shikon):

Jo.

HAMM:

Atëherë çfarë është?

CLOV(shikon):

Gri.

(Ul vëzhguesin e teleskopit, kthehet nga Hamm, më me

zë.)

Gri!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 60

Page 73: s.becket.doc

(Pauzë. Prapë me zë të lartë.)

Gri!

(Pauzë. Zbret poshtë, i afrohet Hamm nga prapa

karriges, dhe i fërshëllen në vesh.)

HAMM

(Fillon vetë.):

Gri! Të dëgjova të thoje gri?

CLOV:

Dritë e zezë. Nga njëri pol në tjetrin.

HAMM:

Ti e ekzagjeron.

(Pauzë.)

Mos rri aty të them, më fut të dridhura.

(Clov kthehet në vendin e tij në krah të karriges.)

CLOV:

Pse e gjithë kjo farsë, përditë?

HAMM:

Rutina. Asnjë se di.

(Pauzë.)

Dje në darkë pashë brenda gjoksit tim. Atje ishte një

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 61

Page 74: s.becket.doc

plagë e madhe.

CLOV:

Pah! Ke parë zemrën tënde.

HAMM:

Jo, ajo jetonte.

(Pauzë. në ankth.)

Clov!

CLOV:

Po.

HAMM:

Çfarë po ndodh?

CLOV:

Diçka po merr rrjedhën e saj.

(Pauzë.)

HAMM:

Clov!

CLOV(me padurim):

Çfarë është?

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 62

Page 75: s.becket.doc

HAMM:

Ne po fillojmë të… të… kemi kuptim?

CLOV:

Të kemi kuptim! Ti dhe unë, të kemi ndonjë kuptim!

(e qeshur e shkurtër)

Kjo është absurde!

HAMM:

Pyes veten.

(Pauzë.)

Imagjino sikur një qenie racionale të vinte në jetë, a nuk

do të ishte ai i detyruar t’i merrte idetë nga koka e tij

nëse do të na shihte ne këtu për shumë gjatë.

(Zëri i një qenieje racionale.)

Ahh, mirë, tani e shoh si është, po, tani e kuptoj çfarë

kurdisin!

(Clov niset të ecë, i bie teleskopi, dhe nis të kruajë

barkun e tij me të dyja duart. Zë normal.)

Dhe pa shkuar aq larg, ne vetë…

(Me emocion.)

...ne vetë... në momente të caktuara...

(Me pasion.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 63

Page 76: s.becket.doc

Të mendosh se mbase jo çdo gjë ka qenë për hiçgjë!

CLOV (nën ethe, duke u kruar):

Kam zënë morra!

HAMM:

Morra! Mund të të zënë prapë?

CLOV:

O zot, ja ku është një.

(kruhet)

Vetëm nëse janë pleshta.

HAMM (shumë i trazuar):

Por atëherë njerëzimi mund të fillojë edhe një herë nga

këta! Kape atë, kape atë për çfarë ke të shtrejtë!

CLOV:

Po shkoj të marr helmin.

(Del Clov.)

HAMM:

Morra! Kjo është e tmerrshme! Çfarë dite!

(Hyn Clov me një spërkatës.)

CLOV:

Jam prapë këtu, me një insekticid.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 64

Page 77: s.becket.doc

HAMM:

Le ta pësojë!

(Clov liron kopsat e para të pantallonave, i tërheq pastaj

ato për nga jashtë, dhe shkund ilaçin brenda vendit të

hapur nga kopsat. Ndalon, vëren, pret, rinis sërish me

padurim hedh akoma më shumë ilaç, ndalon pastaj

prapë, vëren, pret…)

CLOV:

Bastardi!

HAMM:

E zure?

CLOV:

Kështu duket.

(Ai hedh në tokë kanaçen që mbante brenda helmin dhe

rregullon pantallonat.)

Vetëm nëse na mashtron dhe rri fshehur.

HAMM:

Po na e hedh! Gënjen do të thuash. Vetëm nëse nuk

është duke na gënjyer dhe rri shtrirë

pa bërë zë.

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 65

Page 78: s.becket.doc

Ah? Duhet thënë patjetër gënjen? A nuk thuhet “Po na

e hedh!” ?

HAMM:

Mund të përdorësh trurin. Nëse ai do të na e hidhte, do

ta kishim keq punën.

CLOV:

Ah.

(Pauzë.)

Po për atë punën e urinimit?

HAMM:

Atë po bëj.

CLOV:

Bravo kështu duhet, kështu duhet!

(Pauzë.)

HAMM (me hov):

Ikim që këtu, vetëm ne të dy! Në jug! Le të ikim nga

këtu, ne të dy! Jug! Ti mund të ndërtosh një trap ndërsa

rrymat do të na çojnë ne përtej, shumë larg që këtu, në

të tjerë… gjitarë!

CLOV:

Zot ndale!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 66

Page 79: s.becket.doc

HAMM:

Vetëm pra, do të nisem i vetëm! Do nis menjëherë të

punoj me ndërtimin e trapit. Nesër

do jem larguar, përgjithmonë.

CLOV(nxiton për të dalë):

Po bëhem gati menjëherë.

HAMM:

Prit!

(Clov ndalet.)

Thua të ketë peshkaqenë, si mendon?

CLOV:

Peshkaqenë? Nuk di të them. Nëse ka, do të jenë aty.

(Niset në drejtim të derës.)

HAMM:

Prit!

(Clov ndalet.)

S’ka ardhur ende koha për ilaçin tim?

CLOV(egër, me mospërfillje):

Jo!

(Ai niset për në drejtim të derës.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 67

Page 80: s.becket.doc

HAMM:

Prit!

(Clov ndalet.)

Si i ke sytë?

CLOV:

Keq.

HAMM:

Por mund të shohësh.

CLOV:

Gjithçka dua.

HAMM:

Si i ke këmbët?

CLOV:

Keq.

HAMM:

Por mund të ecësh.

CLOV:

Vij… e vej.

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 68

Page 81: s.becket.doc

Të gjitha në shtëpinë time.

(Pauzë. Me një kënaqësi profetike.)

Një ditë do të jesh i verbër ashtu si unë. Do të jesh i ulur

këtu ku jam unë tani, tamam si një pikëz në hapësirën

boshe, përgjithmonë, tamam si unë tani.

(Pauzë.)

Një ditë do të thuash me vete: “Jam i lodhur, do të

ulem!”, dhe do shkosh dhe do ulesh kështu. Por s’do

mund të çohesh më. Do thuash, s’bëra mirë që u ula, por

meqë e bëra po rri ulur pak më gjatë, pastaj do çohem

që të ha diçka. Por s’do mund të çohesh ashtu sikurse

s’do të arrish të vesh gjë në gojë.

(Pauzë.)

Do shohësh nga muri një farë kohe, pastaj do thuash:

“Do mbyll sytë, mbase do bëj mirë të fle pak.”, që më

pas të ndihesh më mirë dhe kështu do i mbyllësh sytë.

Pastaj kur t’i hapësh sërish ato, s’do të mund të shohësh

më murin që gjendej më parë aty…

(Pauzë.)

Do të rrethohesh nga një zbrazëti e pafundme, aq sa

edhe sikur të ngriheshin të gjithë të vdekurit e çdo kohe,

s’do mund ta mbushnin këtë zbrazëti, dhe kështu ti do

jesh si një grumbull pluhuri në mes të një lugine.

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 69

Page 82: s.becket.doc

Posi, një ditë ti do të dish, porsi unë se çfarë do të thotë

kjo, do të jesh tamam si unë tani, ndryshim do të bëjë

vetëm se ti s’do kesh asnjë përkrah, sepse ti s’do kesh

ndjerë keqardhje për asnjë, por dhe sepse s’do ketë

mbetur asnjë që ti të mund të ndjesh keqardhje.

(Pauzë.)

CLOV:

Nuk është e thënë.

(Pauzë.)

Dhe ka diçka që ti le pa thënë.

HAMM:

Ashtu?

CLOV:

Unë s’mund të ulem.

HAMM (me padurim):

Punë e madhe, ti gjithsesi mund të rrëzohesh në tokë i

shtrirë! Ose mund të kthehesh në shtatore, thjesht duke

ndalur dhe ndenjur në vend, tamam siç je tani. Një ditë

do thuash: ”Jam i lodhur, po ndalem pak.”. Ç’rëndësi ka

mënyra?

(Pauzë.)

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 70

Page 83: s.becket.doc

Kështu pra do që unë të të lë.

HAMM:

Natyrisht.

CLOV:

Atëherë unë këtë do të bëj.

HAMM:

Ti nuk mund të na lësh ne.

CLOV:

Atëherë unë s’do t’ju lë.

(Pauzë.)

HAMM:

Pse nuk na jep fund neve?

(Pauzë.)

Do të them kombinimin e raftit nëse premton të më

vrasësh.

CLOV:

Nuk do mundja.

HAMM: Atëherë ti s’do më vrasësh.

(Pauzë.)

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 71

Page 84: s.becket.doc

Po të lë, kam ende gjëra për të bërë.

HAMM:

E mban mend kur erdhe për herë të parë këtu?

CLOV:

Jo. Isha shumë i vogël, kështu më ke thënë.

HAMM:

E mban mend babain tënd?

CLOV(i lodhur):

Vlen e njëjta përgjigje.

(Pauzë.)

Ti më ke bërë këto pyetje me miliona herë.

HAMM:

Kam qejf të bëj pyetje të vjetra.

(Me afsh.)

Oh pyetjet e vjetra, përgjigjet e vjetra, nuk ka si ato!

(Pauzë.)

Ka ndodhur që unë u bëra baba për ty.

CLOV:

Po.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 72

Page 85: s.becket.doc

(Ai shikon Hamm drejt e në sy.)

Ti ishe i tillë për mua.

HAMM:

Shtëpia ime, një strehë për ty.

CLOV:

Po.

(Shikon për të.)

Kështu qe.

HAMM (krenar):

Por për mua ti,

(Një xgjest që tregon veten e tij.)

ske baba. Por për Hamm, ti,

(Një gjest për të treguar gjithçka rreth e rrotull.)

s’ke as strehë.

(Pauzë.)

CLOV:

Po të lë.

HAMM:

A mendove të bësh vetëm një gjë të vetme?

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 73

Page 86: s.becket.doc

CLOV:

Kurrë.

HAMM:

Që ne jemi brenda një strofulle.

(Pauzë.)

Po përtej kodrave? E? mbase është ende jeshillëk? E?

(Pauzë.)

Flora6! Pomona7!

(Mahnitur.)

Ceres8!

(Pauzë.)

Mbase dhe s’të duhet të ikësh aq larg.

CLOV:

Nuk mund të iki, edhe nëse dua.

(Pauzë.)

Po të lë.

HAMM:

A është gati qeni im?

6 Perëndesha e bimësisë.7 Perëndesha e frutave.8 Perëndesha e grurit dhe agrikulturës.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 74

Page 87: s.becket.doc

CLOV:

Atij i mungon vetëm një këmbë.

HAMM:

Është zbutur ende?

CLOV:

I ngjan një tip pomeranezi.

HAMM:

Shko dhe sille atëherë.

CLOV:

Atij i mungon një këmbë.

HAMM:

Shko dhe sille!

(Clov del.)

Po merremi vesh mesa duket.

(Hyn Clov duke mbajtur një qen lodër në një nga të tre

këmbët e tij.)

CLOV:

Qentë e tu janë tashmë këtu.

(Ia kalon qenin Ham-it i cili e përkëdhel atë me

dhembshuri.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 75

Page 88: s.becket.doc

HAMM:

Është i bardhë, apo jo?

CLOV:

Gati.

HAMM:

Çfarë do të thuash me gati? A është qeni i bardhë apo

nuk është?

CLOV:

Nuk është i bardhë.

(Pauzë.)

HAMM:

Ti ke harruar gjininë.

CLOV(I acaruar.):

Por ai është ende i papërfunduar. Gjininë e vendosim në

fund.

(Pauzë.)

HAMM:

Nuk i ke lidhur as fjongo.

CLOV(Me egërsi.):

Por nuk ka mbaruar ende të them! Në fillim mbaron

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 76

Page 89: s.becket.doc

qenin, dhe pastaj i lidh një fjongo!

(Pauzë.)

HAMM:

A mund të çohemi tani?

CLOV:

Nuk di ç’të them.

HAMM:

Provoje.

(Ai ia jep qenin Clov-it, i cili e ul qenin në tokë.)

Atëherë?

CLOV:

Prit!

(Ulet galiç dhe mundohet të marrë qenin që rri tashmë

në këmbë falë tre këmbëve të tij, dështon, e lëshon.

Qeni bie në njërën anë.)

HAMM (Me padurim.):

Atëherë?

CLOV:

Ai po qëndron vetë.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 77

Page 90: s.becket.doc

HAMM (Hidhet për të gjetur qenin.):

Ku? Ku është ai?

(Clov e çon qenin në pozicionin e tij në drejtqëndrim.)

CLOV:

Ja.

(Ai i merr dorën Hamm dhe e drejton drejt kokës së

qenit.)

HAMM (Dora e tij qëndron në kokën e qenit.):

Mi ka ngulur gjë sytë?

CLOV:

Po.

HAMM (Krenar.):

Sikur të më kërkonte që ta nxirrja për një xhiro...

CLOV:

Nëse e ke për mbarë.

HAMM (si më parë):

Apo sikur më lutet për t’i dhënë një kockë...

(Ai tërhëq mbrapsht dorën.)

Lëre të rrijë ashtu, duke m’u lutur.

(Clov ngrihet dhe rregullohet. Qeni rrëzohet përsëri në

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 78

Page 91: s.becket.doc

njërën anë.)

CLOV:

Po të lë.

HAMM:

Ke patur gjë nga ato vegimet e tua?

CLOV:

Më rrallë.

HAMM:

A është ndezur drita e Nënë Pegit?

CLOV:

Drita! Si mund të ketë drita ndezur?

HAMM:

Të gjitha të fikura!

CLOV:

Natyrisht që janë të gjithë dritat e fikura. Nëse nuk

janë të ndezura mund ta lidhësh këtë

mungesë me fikjen e tyre.

HAMM:

Jo, e kam llafin për Nënën Peg.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 79

Page 92: s.becket.doc

CLOV:

Dhe unë po të them që është mëse e qartë që ajo

është fikur!

(Pauzë.)

Si është puna me ty sot?

HAMM:

Po ndjek rrjedhën time.

(Pauzë.)

Të jetë varrosur thua?

CLOV:

Varrosur! Kush do e kish varrosur atë?

HAMM:

Ti.

CLOV:

Unë! Apo s’kam plot punë të tjera, tani të merrem dhe

me këtë?

HAMM:

Por ama mua, ti, do më varrosësh.

CLOV:

Jo nuk do ta bëj.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 80

Page 93: s.becket.doc

(Pauzë.)

HAMM:

Ajo ishte shumë e shëndetshme dikur, tamam si të

ishte një lule fushe.

(Duke picërruar sytë.)

Ashtu sikurse një grua e mirë për të gjithë njerëzinë!

CLOV:

Ne gjithashtu kemi qenë të shëndetshëm dhe të bukur

– mos harro. Është dicka e rrallë të

mos kesh qenë i shëndetshëm—në rini, të paktën një

herë.

(Pauzë.)

HAMM:

Shko dhe më sill kanxhën.

(Clov merr rrugën për nga dera, aty ndalon.)

CLOV:

Bëj këtë, bëj atë, dhe unë vetëm bëj çfarë më thonë.

Nuk kundërshtoj kurrë. Pse?

HAMM:

Nuk ke mundësi të kundërshtosh, ja pse.

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 81

Page 94: s.becket.doc

Shumë shpejt unë s’do bëj më asgjë.

HAMM:

Sepse nuk do jesh në gjendje të bësh më asgjë.

(Clov del.)

Ah këtyre krijesave të shkreta, krijesat e shkreta, u duhet

shpjeguar gjithçka.

(Hyn Clov me kanxhën.)

CLOV:

Ja ku e ke dhe kanxhën tënde. Fute.

(Ai i jep Hamm-it kanxhën ndërsa ky mundohet, duke

lëvizur si një rremë, duke shtyrë nga mbrapa karriges së

tij, mundohet të lëvizë.)

HAMM:

Lëviza?

CLOV:

Jo.

(Hamm hedh kanxhën përdhe.)

HAMM:

Shko dhe më sill vajnikun.

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 82

Page 95: s.becket.doc

Për çfarë e do?

HAMM:

Për të vajisur rrotëzat.

CLOV:

Dje i vajisa unë ato.

HAMM:

Dje! E çfarë është kjo? Dje!

CLOV(ashpër):

Është një ditë e mallkuar, kohë më parë, para kësaj dite

të mallkuar. Po përdor fjalët që më ke mësuar ti vetë.

Nëse këto nuk kanë më kuptim atëherë më mëso të

tjera. Ndryshe më lër të hesht.

(Pauzë.)

HAMM:

Një herë njihja një të çmendur që mendonte se fundi i

botës ish në të arrirë. Ai ishte

piktor – dhe gdhendës. Kisha një simpati të madhe për

të. Ndodhte të shkoja ta shihja

ndonjëherë edhe në çmendi. Do ta merrja për dore dhe

ta tërhiqja pranë dritares. Shiko!

Atje! Si rritet drithi! Apo atje! Shiko! Lundrimi e flotave

për gjuetinë e harengave! E

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 83

Page 96: s.becket.doc

gjithë kjo mirësi!

(Pauzë.)

Ai do të rrokte të tërhiqte dorën përsëri dhe të kthehej

në qoshkun e tij. I tmerruar. Gjithcka kishte vërejtur kish

qenë vetëm hi.

(Pauzë.)

Vetëm ai ishte kursyer.

(Pauzë.)

I harruar.

(Pauzë.)

Si duket çështja është… nuk ishte dhe aq… e pazakontë.

CLOV:

Një i marrë? Kur kështu?

HAMM:

Oh kohë më parë, kohë më parë, ti as nuk ishe mes

nesh në atë kohë.

CLOV:

Zot lavd asaj kohe.

(Pauzë. Hamm heq kapelën dhe e mban në duar pranë

krahërorit.)

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 84

Page 97: s.becket.doc

Kisha një simpati të madhe për të.

(Pauzë. Ai vendos sërish kapelën në kokë.)

Ishte një piktor – dhe gdhendës.

CLOV:

Ka sa e sa gjera të tmerrshme.

HAMM:

Jo, jo, tani s’ka më edhe aq.

(Pauzë.)

Clov!

CLOV:

Po.

HAMM:

A nuk mendon se kjo ka zgjatur pak si shumë?

CLOV:

Po!

(Pauzë.)

Çfarë?

HAMM:

Kjo... kjo... gjëja.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 85

Page 98: s.becket.doc

CLOV:

Gjithnjë kam menduar kështu.

(Pauzë.)

Ti jo?

HAMM (Me mërzi.):

Atëherë është një ditë si gjithë ditët e tjera.

CLOV:

Për aq kohë sa zgjat.

(Pauzë.)

Gjatë gjithë jetës me po të njëjtat boshllëqe.

HAMM:

Unë s’mund të të lë ty.

CLOV:

E di. Por as nuk mund të më vish pas gjithsesi.

(Pauzë.)

HAMM:

Nëse ti ikën, si do ta marr vesh unë?

CLOV (me gjallëri):

Mirë atëherë, do jetë kështu: ti do të fërshëllesh dhe

nëse unë nuk vij me vrap për tek ty, atëherë kjo do të

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 86

Page 99: s.becket.doc

thotë se unë kam marrë udhën.

(Pauzë.)

HAMM:

S’do vikërke të më japësh një puthje për lamtumirë?

CLOV:

Oh, por nuk mendoj se duhet.

(Pauzë.)

HAMM:

Por ti mund të jesh edhe duke vdekur në atë kuzhinën

tënde.

CLOV:

Përfundimi përsëri do të ishte i njëjtë.

HAMM:

Por, por si do ta merrja vesh unë kush nga të dyja do

ishte e vërtetë; nëse do kishe ikur

apo lëngoje gjysmë i vdekur në kuzhinën tënde?

CLOV:

Mjaft që…gjithsesi unë herët a vonë do nis të qelbem

erë.

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 87

Page 100: s.becket.doc

Ti qelbesh erë që tani. I gjithë vendi qelbet erë

kufomash.

CLOV:

I gjithë universi.

HAMM (Me inat.):

Në djall me gjithë universin.

(Pauzë.)

Mendo për diçka.

CLOV:

Për çfarë?

HAMM:

Një ide, mendo për një ide.

(Po ashtu me inat.)

Një ide të zgjuar!

CLOV:

Ahh, mirë.

(Ai nis e ecën sa andej këtej, me sytë të fiksuar në tokë,

dhe duart e mbështjella pas shpinës. Papritur ndalon.)

Dhimbjet e këmbëve! Janë të padurueshme! Shumë

shpejt s’do mund të mendoj më.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 88

Page 101: s.becket.doc

HAMM:

Nuk do jesh i aftë as të më lësh.

(Clov rimerr të ecurën.)

Çfarë po bën?

CLOV:

Përpiqem të kem një ide.

(Ecën vagullt.)

Ah!

(Ndalet papritur.)

HAMM:

Hajde mendje hajde!

(Pauzë.)

Atëherë pra?

CLOV:

Prit!

(Ai mendohet. Jo dhe aq i bindur.)

Po...

(Ai ngre kokën.)

E kam! Po vë alarmin.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 89

Page 102: s.becket.doc

(Pauzë.)

HAMM:

Kjo mbase nuk është një nga ditët e mia më të

shkëlqyera, por ama të them të drejtën–

CLOV:

Fërshëllen ti. Unë s’vij. Alarmi bie.Unë kam ikur pra.

Nuk bie. Kam vdekur atëherë.

(Pauzë.)

HAMM:

A punon?

(Pauzë. Me padurim.)

Alarmi them, a punon të paktën?

CLOV:

Pse s’do punokërka?

HAMM:

Sepse ka punuar për shumë gjatë.

CLOV:

Por ai mezi punon.

HAMM (i inatosur):

Kjo sepse ka punuar shumë pak!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 90

Page 103: s.becket.doc

CLOV:

Po shkoj një herë të shoh.

(Del Clov. Një zile e shkurtër e alarmit nga prapaskena.

Hyn Clov me orën me alarm. Ai e mban kështu orën

ngjitur pas veshit të Hamm dhe aty pastaj lëshon

zhurmën e alarmit. Ata e dëgjojnë sëbashku deri sa ai

mbaron. Pauzë.)

Tamam për të zgjuar të vdekurit. E dëgjove atë?

HAMM:

Turbullt.

CLOV:

Fundi është gjithnjë i tmerrshëm!

HAMM:

Unë preferoj mesin.

(Pauzë.)

A nuk është koha për ilaçin tim?

CLOV:

Jo!

(Ai ecën deri tek dera, aty kthehet.)

Do të të lë.

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 91

Page 104: s.becket.doc

Është koha e historisë sime. Do ta dëgjosh atë?

CLOV:

Jo.

HAMM:

Pyete një herë babain tim nëse do ta dëgjojë historinë

time.

(Clov shkon deri tek dy koshat, ngre kapakun e Nagg dhe

ndalon, sheh pastaj brenda. Pauzë. Ai ngre kokën.)

CLOV:

Ai është në gjumë.

HAMM:

Zgjoje.

(Clov ndalet, zgjon Nagg me alarmin që ka në dorë.

Qëndron drejt.)

CLOV:

Ai nuk do të dëgjojë historinë tënde.

HAMM:

Do t’i jap një karamelë po erdhi.

(Clov ndalet. Qëndron para koshit si pak më parë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 92

Page 105: s.becket.doc

CLOV:

Ai do llokume.

HAMM:

Do t’i jap llokume.

(Clov ndalet. Si më parë.)

CLOV:

Ok pra.

(Ai ecën drejt derës. Duart e Nagg duken sakaq, të

mbërthyera në buzët e koshit. Pastaj duket qartë dhe

koka. Clov arrin tek dera dhe aty kthehet.)

A beson në jetën e paskëtejme?

HAMM:

Jeta ime ka qënë gjithnjë e tillë.

(Del Clov.)

Ia hodha këtë herë!

NAGG:

Po dëgjoj.

HAMM:

Batakçi! Pse më linde?

NAGG:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 93

Page 106: s.becket.doc

Nuk e dija.

HAMM:

Çfarë? Çfarë nuk dije?

NAGG:

Që do dilje ti.

(Pauzë.)

A do të më japësh tani një llokum?

HAMM:

Pasi të kem mbaruar.

NAGG:

Betohesh?

HAMM:

Po.

NAGG:

Për çfarë?

HAMM:

Nderin tim.

(Pauzë. Qeshin të dy me zemër.)

NAGG:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 94

Page 107: s.becket.doc

Dy.

HAMM:

Një.

NAGG:

Një për mua dhe një për–

HAMM:

Një! Dhe pusho tani!

(Pauzë.)

Ku e lashë?

(Pauzë. Mendueshëm.)

Mbaroji, mbaruam.

(Pauzë.)

Gati mbaruam.

(Pauzë.)

Nuk do të ketë më fjalime.

(Pauzë.)

Më ka mbetur një gjë që më pikon brenda në kokë, që

nga koha e lindjes.

(Ngulfon të qeshurën e Nagg.)

Spërkatje e spërkatje, gjithmonë në një vend.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 95

Page 108: s.becket.doc

(Pauzë.)

Mbase do të jetë ndonjë venë e vogël.

(Pauzë.)

Apo mbase ndonjë arterie e vockël.

(Pauzë. Më i gjallëruar.)

Maft me këto, është koha e historisë, ku e lashë?

(Pauzë. Me zë narrativ.)

Ky njeri erdhi e zvarritej drejt meje, mbështetur mbi

barkun e tij. I zverdhur, mrekullisht i zverdhur dhe i

tharë, dukej në pikën ku–

(Pauzë. Ton normal.)

–apo jo? Jo, e kam kaluar një herë këtë grimë.

(Pauzë. Ton narrativ.)

Qetësisht mbusha llullën time- atë argjilen e bardhë, e

ndeza me... le të themi me një vesta9, tërhoqa disa

duhma. Aah!

(Pauzë.)

Atëherë, çfarë kërkon?

(Pauzë.)

Ishte një ditë jashtë – zakonisht e hidhët, mbaj mend, që

9 Perëndesha e Zjarrit që simbolizohej me vatrën (që do të ishte dhe përkthimi në origjinal) në kohën e Romakëve të Lashtë.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 96

Page 109: s.becket.doc

termomentri shënonte vijën tek zero. Por duke marrë

parasysh që ishte Nata e Krishlindjeve, nuk kishte

asgjë… të jashtëzakonshme në të. Mot sezonal, një herë

siç duhet.

(Pauzë.)

Atëherë, ç’e keqe të solli këtej? Ai ngriti fytyrën drejt

meje, e zezë përzier me baltë dhe lot.

(Pauzë. Ton normal.)

Kjo do të të bëjë.

(Ton narrativ.)

Jo jo, mos më shiko, mos më shiko.

Ai hodhi sërish sytë përdhe dhe mërmëriti diçka…,

ndjesë ma do mendja.

(Pauzë.)

Jam një njeri i zënë, siç mund ta dini, janë ende gjërat e

fundit për t’u vënë në vijë, para festivalit, që me siguri ju

e dini çfarë do të thotë kjo.

(Pauzë. Me forcë.)

Hajde tani, cili është qëllimi i kësaj shkeljeje?

(Pauzë.)

Mbaj mend që ishte një ditë plot lavdi, e ndritur,

heliometri në 50, por dielli që tanimë po kridhej në…

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 97

Page 110: s.becket.doc

mes të të vdekurve.

(Zë normal.)

Tamam kështu duhet thënë.

(Ton narrative.)

Hajde tani, hajde, paraqite kërkesën tënde dhe më lër të

vazhdoj punët e mia.

(Pauzë. Zë normal.)

Është edhe në anglisht për ju. Ah, mirëëë...!

(Ton narrativ.)

Ishte vetëm atëherë kur ai u krodh. Bëhet fjalë për djalin

tim, tha. Tsstss, i vogël tha, kjo është keq. Djali im, tha, a

thua sikur gjinia të kishte vërtet rëndësi. Nga erdhi? Atë

e quanin gropë. Një gjysmë–ditë larg me kalë. Çfarë po

mundohesh të thuash? Që ky vend është ende i banuar?

Jo, jo as edhe një shpirt i gjallë, përveç atij dhe fëmijës –

gjithmonë nëse ekziston një i tillë. Mirë. Kam pyetur rreth

situatës së Kov edhe përtej limanit. Nuk rezulton

mëkatar. Mirë. Dhe ti pret që unë të besoj që ke lënë të

voglin tënd, vetëm, dhe gjallë në ato kushte? Mos ia fut

kot!

(Pauzë.)

Ishte një ditë rënkuese, mbaj mend, anenomentri ishte

në njëqind. Era po shkulte pishat e vdekura dhe i hidhte

ato… tutje.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 98

Page 111: s.becket.doc

(Pauzë. Ton normal.)

Si e mekur, kjo.

(Ton narrativ.)

Hajde tani, fol, çfarë do prej meje, më duhet të mbaroj

shpejt.

(Pauzë.)

Mirë pra, t’i biem shkurt, doli që ajo çfarë donte ai nga

unë ishte… bukë për shejtanin e tij? Bukë? Unë s’kam

bukë, nuk biem dakort. Mirë. Më pas mbase grurë?

(Pauzë. Ton normal.)

Kjo do të bëjë.

(Ton narrativ.)

Grurë, po, kam grurë, është e vërtetë, kam në hambar.

Por vër trurin në punë. Do të të jap një gjysëm kile dhe

gjysmën e saj çoje në shtëpi tek fëmija yt, dhe gatuaji-

gjithmonë nëse është ende gjallë- tas të mirë qulli.

(Nagg reagon.)

Një tas të mirë qulli, plot me ushqim. Mirë. Kështu të

paktën do t’i vijë ngjyra në vend, deri tek faqet – kush e

di. Po pastaj?

(Pauzë.)

Humba durimin.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 99

Page 112: s.becket.doc

(Egër.)

Përdor pak trurin, a nuk mundesh, të përdorësh pak

trurin. Ti je në tokë, për këtë nuk ka kurë!

(Pauzë.)

Ishte një ditë tej mase e thatë, mbaj mend, hygrometrin

në zero. Mot ideal, për dhimbjen time të mesit.

(Pauzë. Egër prapë.)

Por çfarë të shkon në mendje për hir të Zotit? Që toka do

të rizgjohet në pranverë? Që lumejtë dhe detet do të

denden sërish me peshq? Që ka ende manë në parajsë

për budallenj si ty?

(Pauzë.)

Gradualisht u qetësova, aq sa për të mundur ta pyes sa

gjatë iu desh për të ardhur deri këtu. Tre ditë të tëra.

Mirë. Në çfarë kushtesh e kish lënë fëmijën. Gjumë të

thellë.

(Me forcë.)

Por thellë në ç’gjumë, thellë në çfarë gjumi e ke fjalën?

(Pauzë.)

Mirë pra, për t’i rënë shkurt në fund i ofrova atij ta merrja

nën kujdesin tim. Se kish gjatë. Më pas unë imagjinova

që as unë nuk do ta kisha gjatë në këtë botë.

(Ai qesh. Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 100

Page 113: s.becket.doc

Atëherë?

(Pauzë.)

Atëherë? Këtu po të jesh i kujdesshëm mund të kesh një

vdekje natyrale, në paqe dhe rehati.

(Pauzë.)

Atëherë?

(Pauzë.)

Në fund ai pyeti nëse unë pranoja që të sillte dhe fëmijën

gjithashtu – gjithnjë nëse ishte ende gjallë.

(Pauzë.)

Ishte momenti që kisha pritur.

(Pauzë.)

A do të pranoja që të vinte dhe fëmija...

(Pauzë.)

Mund ta shoh ende, të ulur në gjunjë, duart e tij rrafsh

me tokën, duke më ngulur sytë me ato sytë e tij të

xhindosur, në kundërshti me dëshirat e mia.

(Pauzë. Ton normal.)

Shpejt do kem mbaruar së treguari.

(Pauzë.)

Veç nëse nuk vendos një tjetër personazh.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 101

Page 114: s.becket.doc

(Pauzë.)

Por ku t’i gjej ata?

(Pauzë.)

Ku të shoh për ndonjë?

(Pauzë. Fërshëllen. Hyn Clov.)

T’i lutemi zotit.

NAGG:

Llokumin tim!

CLOV:

Është një mi të kuzhinë!

HAMM:

Një mi! Ka ende minj?

CLOV:

Në kuzhinë ka një të paktën.

HAMM:

Dhe nuk e ke shfarosur ende?

CLOV:

Përgjysëm. Ti na ndërpreve.

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 102

Page 115: s.becket.doc

Ai nuk mund t’ia mbathë?

CLOV:

Jo.

HAMM:

Do ta shfarosësh më vonë. T’i lutemi Zotit tani.

CLOV:

Prapë!

NAGG:

Llokumin tim!

HAMM:

Zoti më parë!

(Pauzë.)

Je mirë?

CLOV(dorëzuar):

Ia ku nisim.

HAMM (Nagg-ut):

Po ti?

NAGG (duke mbledhur duart, mbyllur sytë, me ton

ngadhëryes):

Zoti ynë që je-

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 103

Page 116: s.becket.doc

HAMM:

Qetësi! Në qetësi! Ç’i ke bërë sjelljet?

(Pauzë.)

Ia ku nisim.

(Mënyrën e të sjellurit. Qetësi. Duke harruar si duhet ta

përformojë këtë, shkurajohet.)

Atëherë?

CLOV(Rrëshqet edhe ai nga mënyra e zakonshme e

performimit.):

Çfarë shprese! Po ty?

HAMM:

Në djall me këtë!

(Nagg-ut.)

Po ty?

NAGG:

Prit!

(Pauzë. Duke u përmendur nga lutja.)

Asgjë s’bën!

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 104

Page 117: s.becket.doc

Bastardi!! Ai s’ekzistoka.

CLOV:

Ende jo.

NAGG:

Llokumi im!

HAMM:

Nuk ka më llokume!

(Pauzë.)

NAGG:

Është e natyrshme. Në fund të fundit unë jam yt atë.

Është e vërtetë që nëse nuk do

kisha qenë unë do kishte qenë me siguri dikush tjetër.

Por kjo nuk më justifikon.

(Pauzë.)

Altet, për shembull, të cilat tashmë nuk ekzistojnë më,

dhe këtë e dimë të gjithë, që s’ka gjë që unë dua më

shumë. Dhe një ditë, unë një ditë do të kërkoj të më

sjellësh disa syresh, në këmbim një momenti mirësie,

dhe ti do të më premtosh se do të m’i sjellësh.

(Pauzë.)

Kë mendon se thirre kur ishe i vogël, dhe i frikësuar, në

errësirë? Nënën tënde? Jo. Mua. Të lamë të qaje. Pastaj

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 105

Page 118: s.becket.doc

për veshësh të nxorrëm jashtë, larg sa të mos dëgjonim

gjë dhe të flinim rehat.

(Pauzë.)

Unë isha në gjumë, i lumtur si një mbret, dhe ti më

zgjove që të flisje. Nuk është se ishte e nevojshme, ti

s’kishe pse flisje patjetër.

(Pauzë.)

Shpresoj që të vijë një ditë që vërtet të të duhet të

kërkosh të flasësh, dhe të duash të dëgjosh zërin tim,

apo çdo zë tjetër.

(Pauzë.)

Posi, me shpresë do të rroj deri atëherë, që të të dëgjoj

të më thërrasësh si atëherë kur ishe një picirruk, dhe

kishe frikë, në errësirë, dhe unë isha e vetmja shpresë e

jotja.

(Pauzë. Nagg troket tek kapaku i koshit të Nell. Pauzë.)

Nell!

(Pauzë. Ai i bie më me zhurmë. Pauzë. Me më shumë

zhurmë.)

Nell!

(Pauzë. Nagg rrëshqet sërish në koshin e tij, dhe e mbyll.

Pauzë.)

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 106

Page 119: s.becket.doc

Argëtimeve tona tani u erdhi fundi.

(Ai kërkon për qenin.)

Qeni paska ikur.

CLOV:

Ai nuk është një qen i vërtet, s’ka si të ikë.

HAMM (duke kërkuar prapë):

Nuk është këtu.

CLOV:

Është i shtrirë.

HAMM:

Ma sill këtu.

(Clov ngre qenin dhe ia jep Hamm-it. Hamm e shtrëgon

ndër krahë. Pauzë. Hamm hedh tutje qenin.)

Kafshë e qelbur!

(Clov fillon dhe mbledh objektet që janë të hedhura

nëpër dysheme.)

Çfarë po bën?

CLOV:

Vë gjërat në rregull.

(Ngrihet dhe shtriqet. Ethshëm.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 107

Page 120: s.becket.doc

Të pastroj çdo gjë prej këtu!

(Ai rinis të mbledhë përsëri.)

HAMM:

Rregull!

CLOV(Ngrihet.):

E dua rregullin. Është ëndrra ime. Një botë ku gjithçka të

jetë e heshtur dhe e palëvizshme, dhe çdo gjë në vendin

e mëparshëm, poshtë pluhurit të mëparmë.

(Ai rinis përsëri nga mbledhja.)

HAMM (i irrituar):

A mund të më thuash se çfarë dreqin mendon se po

bën?

CLOV(ngrihet me mundim):

Po bëj më të mirën që të vë pak rregull.

HAMM:

Lëri!

(Clov hedh në tokë objektet që ka mbledhur.)

CLOV:

Fundja, aty apo kudo tjetër.

(Ai nis dhe ecën për nga dera.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 108

Page 121: s.becket.doc

HAMM (i irrituar):

Çfarë kanë këmbët e tua?

CLOV:

Këmbët e mia?

HAMM:

Endës! Endës!

CLOV:

Duhet të kem veshur çizmet e mia.

HAMM:

Mos të vrisnin pantoflat?

(Pauzë.)

CLOV:

Po të lë.

HAMM:

Jo!

CLOV:

Çfarë mund të ketë tjetër të më mbajë këtë herë?

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 109

Page 122: s.becket.doc

Dialogu.

(Pauzë.)

Kam ecur shumë me historinë time.

(Pauzë.)

Kam ecur mirë me të.

(Pauzë. I irrituar.)

Pyetmë deri ku kam ecur.

CLOV:

Oh, meqë ra fjala, historia jote?

HAMM (i habitur):

Çfarë historie?

CLOV:

Atë që i ke treguar vetes gjithë këto ditë.

HAMM:

Ah, ti e ke fjalën për kronikën time?

CLOV:

Pikërisht atë.

(Pauzë.)

HAMM (i nevrikosur):

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 110

Page 123: s.becket.doc

Vazhdo më tej, nuk mundesh ti, të vazhdosh më tej!

CLOV:

Ke ecur tashmë me të, kështu shpresoj të paktën.

HAMM (Modestisht.):

Oh, por jo dhe aq larg, jo dhe aq larg.

(Psherëtin.)

Ka ditë si këto, që njeriu s’ka frymëzim.

(Pauzë.)

S’mund të bësh gjë për këtë, vetëm të presësh që të vijë

vetë prapë.

(Pauzë.)

Pa u sforcuar, pa u sforcuar, mund të jetë fatale.

(Pauzë.)

Kam ecur pak me të njëtrajtësisht.

(Pauzë.)

Teknika, e kupton.

(Pauzë. I irrituar.)

Po them që kam ecur me të njëjtrajtësisht.

CLOV(admirueshëm):

Shiko, unë kurrë vetë! Pavarisht të gjithave ishe i aftë ta

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 111

Page 124: s.becket.doc

çoje para atë!

HAMM (modestisht):

Oh, por jo shumë larg, e di ti, jo shumë larg, por

sidoqoftë, më mirë se fare.

CLOV:

Më mirë se asgjë! Qenka e mundur kjo?

HAMM:

Po të tregoj si vazhdon. Ai vjen i gjunjëzuar duke qarë-

CLOV:

Kush?

HAMM:

Çfarë?

CLOV:

Cilit i referohesh me, ai?

HAMM:

Cilit i referohem! Tashmë një tjetri.

CLOV:

Ah, atij. Nuk isha i sigurtë.

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 112

Page 125: s.becket.doc

Në gjunjë duke qarë, duke u përgjëruar për pak bukë

për atë shejtanin në shtëpi. Atij iu

ofrua një punë si kopshtar. Përpara-

(Clov shpërthen në të qeshura.)

Çfarë ka kaq për të qeshur me këtë?

CLOV:

Një punë si kopshtar!

HAMM:

Kjo është ajo që të ngacmon?

CLOV:

Duhet të jetë kjo.

HAMM:

Nuk do të ishte puna e bukës?

CLOV:

Apo e shejtanit.

(Pauzë.)

HAMM:

E gjitha është komike, të siguroj për këtë. Si thua për

një gajasje, të dy ne së bashku?

CLOV (Pasi reflekton.):

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 113

Page 126: s.becket.doc

Nuk do mund të gajasesha përsëri për sot.

HAMM (Pas një reflektimi.):

As unë.

(Pauzë.)

Po vazhdoj atëherë. Para se të pranonte me mirënjohje ai

pyet nëse mund ta merrte djalin e tij me vete.

CLOV:

Çfarë moshe?

HAMM:

Oh, i vockël.

CLOV:

Ai mund të ngjiste pemët.

HAMM:

Të gjithë punët e çuditshme.

CLOV:

Dhe pastaj do të rritej.

HAMM:

Me shumë gjasa.

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 114

Page 127: s.becket.doc

CLOV:

Vazhdo më tej, a nuk mundesh ti, të vazhdosh më tej?

HAMM:

Kjo është e gjitha. Këtu e ndala tregimin.

(Pauzë.)

CLOV:

E sheh si vazhdon?

HAMM:

Pak a shumë.

CLOV:

A nuk do të marrë fund shpejt?

HAMM:

Kam frikë se do të marrë.

CLOV:

Pah! Sajo një tjetër.

HAMM:

Nuk di se si.

(Pauzë.)

Ndjehem disi i zbrazët.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 115

Page 128: s.becket.doc

(Pauzë.)

Përpjekja e tejzgjatur për të krijuar.

(Pauzë.)

Sikur të mund të tërhiqja veten deri poshtë tek deti! Do

të sajoja një jastëk prej rëre për të vënë kokën dhe një

dallgë do të vinte përsipër.

CLOV:

Nuk ka më dallgë.

(Pauzë.)

HAMM:

Shko dhe shiko nëse ajo ka vdekur.

(Clov shkon tek koshat, ngre kapakun e Nell, ndalet,

shikon brenda. Pauzë.)

CLOV:

Me sa duket.

(Ai ul kapakun, shtriqet. Hamm ngre kapelen e tij. Pauzë.

E vë përsëri në kokë.)

HAMM (Me dorën tek kapelja.):

Po Nagg?

(Clov ngre kapakun e koshit të Nagg, ndalet, shikon

brenda. Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 116

Page 129: s.becket.doc

CLOV:

Më duket se jo.

(Ai mbyll kapakun, shtriqet.)

HAMM (Heq dorën nga kapelja.):

Çfarë po bën ai?

(Clov ngre përsëri kapakun e koshit të Nagg, ndalet,

sheh brenda. Pauzë.)

CLOV:

Po qan.

(Ai mbyll kapakun, ngrihet.)

HAMM:

Atëherë ai jeton.

(Pauzë.)

A ke përjetuar ndonjëherë një moment të vetëm

lumturie?

CLOV:

Jo mesa di.

(Pauzë.)

HAMM:

Më shpjer tek dritarja.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 117

Page 130: s.becket.doc

(Clov shkon drejt karriges.)

Dua të ndjej dritën në fytyrë.

(Clov shtyn karrigen.)

E mban mend, në fillim, kur më more për një xhiro? Ti

gjithmonë e kishe zakon të tërhiqje karrigen nga pjesa

më e lartme. Tek çdo çap që hidhnim gati sa nuk më

hidhje.

(Me një dridhje zëri prej të vjetri.)

Ah, shumë qejf kemi bërë ne të dy, shumë qejf.

(Me mërzi.)

Pastaj na u bë rutinë kjo gjë.

(Clov ndal karrigen poshtë dritares në të djathtë.)

Arritëm gjë?

(Pauzë. Tendos kokën e tij para.)

Është ditë?

CLOV:

Nuk është natë.

HAMM (i inatosur):

Po të pyes a është ditë?

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 118

Page 131: s.becket.doc

Po.

(Pauzë.)

HAMM:

Perdja nuk është e mbyllur?

CLOV:

Jo.

HAMM:

Cila dritare është?

CLOV:

E tokës.

HAMM:

E dija!

(i inatosur)

Por atje nuk paska dritë! Tek tjetra!

(Clov shtyn karrigen drejt dritares në të majtë.)

Toka!

(Clov ndal karrigen poshtë dritares në të majtë. Hamm

tendos kokën për nga mbrapa.)

Kjo është çfarë unë quaj dritë!

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 119

Page 132: s.becket.doc

Duket tamam si një rreze dielli.

(Pauzë.)

Jo?

CLOV:

Jo.

HAMM:

Nuk qenka një rreze dielli kjo që ndjej unë në fytyrën

time?

CLOV:

Jo.

(Pauzë.)

HAMM:

Dukem shumë i bardhë?

(Pauzë. I inatosur.)

Po të pyes ty, a jam shumë i bardhë unë?

CLOV:

Jo më shumë se zakonisht.

(Pauzë.)

HAMM:

Çele dritaren.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 120

Page 133: s.becket.doc

CLOV:

Për çfarë?

HAMM:

Dua të dëgjoj detin.

CLOV:

Nuk do mundje ta dëgjoje dot atë.

HAMM:

Edhe nëse do të hapnim dritaren?

CLOV:

Jo.

HAMM:

Atëherë nuk ia vlen ta çelim?

CLOV:

Jo.

HAMM (ashpër):

Atëherë hape atë!

(Clov ngjitet sipër shkallares, çel dritaren. Pauzë.)

E hape?

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 121

Page 134: s.becket.doc

Po.

(Pauzë.)

HAMM:

Betohesh që është e hapur?

CLOV:

Po.

(Pauzë.)

HAMM:

Mirë...!

(Pauzë.)

Duhet të jetë shumë qetësi.

(Pauzë. Ashpër.)

Po të pyes, a është qetësi?

CLOV:

Po.

HAMM:

Është kështu sepse nuk ka më lundrues.

(Pauzë.)

S’po bën shumë bisedë krejt papritur. Mos nuk po

ndihesh mirë?

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 122

Page 135: s.becket.doc

CLOV:

Kam ftohtë.

HAMM:

Në ç’muaj jemi?

(Pauzë.)

Mbylle dritaren, do të kthehemi mbrapsht.

(Clov mbyll dritaren, ulet poshtë pastaj, shtyn karrigen

prapë në vendin ku qe, vazhdon dhe rri palëvizur pas saj,

kokën e përkuluar.)

Mos rri aty, më fut të dridhurat!

(Clov kthehet në vendin e tij në krah të karriges.)

Atë!

(Pauzë. Më fort.)

Atë!

(Pauzë.)

Shko dhe shiko nëse më ka dëgjuar.

(Clov afrohet nga koshi i Nagg, ngre kapakun e saj,

ndalet. Fjalë të pakuptueshme. Clov ngrihet.)

CLOV:

Po.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 123

Page 136: s.becket.doc

HAMM:

Të dyja herët?

(Clov ndalet. Si më parë.)

CLOV:

Vetëm një herë.

HAMM:

Të parën apo të dytën herë?

(Clov ndalet. Si më parë.)

CLOV:

Ai nuk e di.

HAMM:

Duhet të ketë qenë hera e dytë.

CLOV:

Kurrë s’do ta dimë.

(Ai mbyll koshin.)

HAMM:

Ende po qan?

CLOV:

Jo.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 124

Page 137: s.becket.doc

HAMM:

Të vdekurit shkojnë shpejt.

(Pauzë.)

Çfarë po bën ai?

CLOV:

Thith biskotën e tij.

HAMM:

Jeta vazhdon.

(Clov kthehet në vendin e tij përkrah karriges.)

Sillmë qilimin, po thaj ftohti.

CLOV:

Nuk ka më qilimë.

(Pauzë.)

HAMM:

Puthmë.

(Pauzë.)

A nuk më puth?

CLOV:

Jo.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 125

Page 138: s.becket.doc

HAMM:

Në ballë.

CLOV:

Nuk do të të puth kurrkund.

(Pauzë.)

HAMM (mban pezull dorën):

Më jep dorën tënde të paktën.

(Pauzë.)

A nuk më jep dorën tënde?

CLOV:

Nuk do të të prek.

(Pauzë.)

HAMM:

Më jep qenin.

(Clov shikon përreth për qenin.)

Jo!

CLOV:

A nuk e do qenin tënd?

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 126

Page 139: s.becket.doc

Jo.

CLOV:

Atëherë unë po të lë.

HAMM (Kokën e përkulur, i hutuar.):

Po tamam.

(Clov arrin tek dera, kthehet.)

CLOV:

Nëse nuk e vras atë mi ka për të ngordhur vetë.

HAMM (Si më parë.):

Po tamam.

(Del Clov. Pauzë.)

Unë të luaj.

(Nxjerr shaminë, e hap, e mban të hapur para vetes.)

Po merremi vesh.

(Pauzë.)

Qan, dhe qan, për asgjë, vetëm sa për të mos qeshur,

dhe dalëngadalë… fillon dhe brengosesh.

(Ai palos sërish shaminë, e fut përsëri në xhep, ngre

sakaq kokën.)

Gjithë ata që mund të kisha ndihmuar.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 127

Page 140: s.becket.doc

(Pauzë.)

Ndihmuar!

(Pauzë.)

Shpëtuar.

(Pauzë.)

Shpëtuar!

(Pauzë.)

Vendi ishte mbytur me njerëz të tillë.

(Pauzë. Ashpër.)

Përdor kokën, nuk mundesh ti, të përdorësh kokën, je në

tokë, nuk ka shërim nga kjo10!

(Pauzë.)

Dil prej këtu dhe dashurohuni! Lëpij fqinjin siç bën me

veten!

(Pauzë. Më qetë.)

Kur nuk ishte buka ajo që ata donin, ishin petullat.

(Pauzë. Ashpër.)

Hiqmu sysh dhe kthehu tek personat e llastuar! Petting

parties

(Pauze.)10 Shënim: Autori i referohet faktit që sado që të mundohesh, sërish do ketë prapë gjëra që nuk mund të zgjidhen asnjëherë tërësisht. Mund t’i referohet rastit të “Faustit” të Gëtes.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 128

Page 141: s.becket.doc

Të gjitha, të gjitha!

(Pauzë.)

As qen prej vërteti!

(Më qetë.)

Fundi është në fillim dhe prapë se prapë ti vazhdon e

ecën më tej.

(Pauzë.)

Mbase unë mund të vazhdoj më tej me historinë time, ta

përfundoj dhe të nis një tjetër.

(Pauzë.)

Mbase mund ta hedh veten përtokë.

(Ai shtyn duke u shkundur dhimbshëm jashtë karriges së

tij, por kthehet përsëri në vendin ku ishte.)

Gërmoni thojtë e mi në të çarat dhe tërhiqni trupin tim

drejt me gishtërinj.

(Pauzë.)

Do të jetë fundi, dhe unë do jem, duke pyetur se çfarë

mund ta ketë sjellë atë, dhe do jem duke pyetur se çfarë

mund...

(Heziton.)

...pse u desh kaq shumë të vinte.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 129

Page 142: s.becket.doc

(Pauzë.)

Atje do të jem, në një strehë të vjetër, i vetëm kundër

heshtjes dhe…

(Heziton.)

...palëvizjes. Nëse mund ta mbaj qetësinë, dhe të rri

ashtu urtë, do të rrethohem gjithandej me zhurma, dhe

lëvizje, gjithandej dhe mbushur plot.

(Pauzë.)

Do të kem thirrur babain tim dhe do kem thirrur…

(Heziton.)

...djalin tim. Bile dy herë, ose tre, në rast se s’do më

kenë dëgjuar, herën e parë, apo të dytën.

(Pauzë.)

Do t’i them vetes, ai do të kthehet.

(Pauzë.)

Po pastaj?

(Pauzë.)

Po pastaj?

(Pauzë.)

Ai s’do mundë, ai ka ecur shumë.

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 130

Page 143: s.becket.doc

Po pastaj?

(Pauzë. Shumë i trazuar.)

Gjithëfarëlloj fantazish! Që po vëzhgohem! Një mi! Hapa!

Fryma që mbahet dhe fill...

(Ai nxjerr frymën jashtë.)

Pastaj llap, llap, fjalë, si një fëmijë i vetmuar që u kthehet

fëmijëve të tjerë, dy, tre, sa për të qenë bashkë, dhe

shushurijnë sëbashku, në errësirë.

(Pauzë.)

Nga momenti në moment, duke ngritur modele prej

poshtë, si një dorë grurë nga ai...

(Heziton.)

...i vjetri Grek, dhe gjithë jetën ti pret që ajo zërë jetë.

(Pauzë. Hap gojën për të vazhduar, heq dorë.)

Ah, ta lëmë fare!

(Fishkëllen. Hyn Clov me orën-alarm në duar. Ai ndalet

përkrah karriges.)

Çfarë? As i ikur, as i vdekur?

CLOV:

Me shpirt vetëm.

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 131

Page 144: s.becket.doc

Cilin?

CLOV:

Të dy.

HAMM:

Të ikje prej meje do ishe i vdekur.

CLOV:

Dhe vice versa.

HAMM:

Jashtë prej këtu është vdekja!

(Pauzë.)

Po miu?

CLOV:

Ia mbathi.

HAMM:

S’mund të ikë larg.

(Pauzë. Ankthshëm.)

Eh?

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 132

Page 145: s.becket.doc

Nuk i duhet të ikë larg.

(Pauzë.)

HAMM:

A nuk është koha për ilaçin tim?

CLOV:

Po.

HAMM:

Ah! Më në fund! Ma jep! Shpejto!

(Pauzë.)

CLOV:

Nuk paska më ilaç.

(Pauzë.)

HAMM (i tmerruar):

Mirë...!

(Pauzë.)

S’paska më ilaç!

CLOV:

S’ka më ilaç. S’do marrësh më ilaç.

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 133

Page 146: s.becket.doc

HAMM:

Po kutia e vogël rrumbullake? Ishte plot!

CLOV:

Po. Por tani është bosh.

(Pauzë. Clov nis të ecë i hutuar nëpër dhomë. Po kërkon

një vend që të lërë orën-me-alarm.)

HAMM (butë):

Çfarë do të bëj?

(Pauzë. Me një ulërimë.)

Çfarë do të bëj?

(Clov shikon pikturën, e ul poshtë atë, e vendos të

mbështetur me fytyrë nga muri, var orën-me-alarm në

vendin që ishte piktura.)

Çfarë po bën?

CLOV:

Lëmsh.

HAMM:

Shiko tokën.

CLOV:

Prapë!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 134

Page 147: s.becket.doc

HAMM:

Përderisa po të thërret ty.

CLOV:

Është gjë i pezmatuar fyti yt?

(Pauzë.)

Do doje një tabletë?

(Pauzë.)

Jo.

(Pauzë.)

Gjynah.

(Clov shkon, duke çjerrë, drejt dritares në të dajthtë,

ndalet para saj, shikon sipër saj.)

HAMM:

Mos këndo.

CLOV(duke u kthyer drejt Hamm):

S’paskemi më të drejtën të këndojmë tanimë?

HAMM:

Jo.

CLOV:

Atëherë si do të mbarojë?

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 135

Page 148: s.becket.doc

HAMM:

Ti do që të mbarojë?

CLOV:

Dua të këndoj.

HAMM:

S’të ndaloj dot.

(Pauzë. Clov kthehet drejt nga dritarja e majtë.)

CLOV:

Ç’e bëra atë shkallë?

(Ai sheh vërdallë për shkallaren.)

Nuk e pe gjë atë shkallën?

(Ai e shikon atë.)

Ah, tamam në kohë.

(Niset për nga dritarja në të majtë.)

Ndonjëherë pyes veten nëse jam tamam në vete. Por më

pas më kalon dhe unë jam i kthjellët si më parë.

(Ai ngjitet sipër shkallares, dhe shikon përjashta

dritares.)

Krisht, ajo qenka e mbuluar nga uji!

(Ai shikon.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 136

Page 149: s.becket.doc

Si është e mundur kjo?

(Ai shtyn para kokën e tij, dhe dorën sipër syve.)

S’paska rënë shi.

(Ai fshin xhamin, shikon. Pauzë.)

Ah, çfarë budallai që jam! Jam në anën e gabuar!

(Ulet poshtë, bën disa hapa drejt dritares në të djathtë.)

Nën ujë!

(Kthehet mbrapa për të marrë shkallaren.)

Çfarë budallai që jam!

(E tërheq shkallaren drejt dritares në të djathtë.)

Ndonjëherë pyes veten nëse jam i arsyeshëm. Por më

pas më kalon dhe unë jam inteligjent si gjithmonë.

(Ai ul shkallaren poshtë dritares në të djathtë, ngjitet

sipër saj, shikon përjashtë saj. Kthehet drejt Hamm.)

Ndonjë sektor që të pëlqen? Apo thjesht të gjithën siç

është?

HAMM:

Të gjithën.

CLOV:

Efekti i të përgjithshmes? Vetëm një moment.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 137

Page 150: s.becket.doc

(Ai shikon përjashta dritares. Pauzë.)

HAMM:

Clov.

CLOV(i përthithur):

Mmm.

HAMM:

A e di se ç’është kjo?

CLOV(Si pak më parë.):

Mmm.

HAMM:

Nuk kam qenë kurrë atje.

(Pauzë.)

Clov!

CLOV(Kthehet drejt Hamm, i irrituar.):

Çfarë ka?

HAMM:

Nuk kam qenë kurrë atje.

CLOV:

Fati yt i mirë.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 138

Page 151: s.becket.doc

(Shikon përjashta dritares.)

HAMM:

Mungon, gjithmonë. Ka ndodhur gjithçka pa mua. Nuk

di ç’ka ngjarë.

(Pauzë.)

Di çfarë ka ngjarë?

(Pauzë.)

Clov!

CLOV(Kthehet drejt Hamm, i irrituar.):

Do që të vazhdoj të shikoj këtë tog-plehu, po apo jo?

HAMM:

Përgjigjmu fillimisht.

CLOV:

Çfarë?

HAMM:

Di çfarë ka ngjarë?

CLOV:

Kur? Ku?

HAMM (tërsëllen):

Kur? Çfarë ndodhi? Përdor kokën, s’mundesh vallë! Çfarë

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 139

Page 152: s.becket.doc

ka ndodhur?

CLOV:

Ç’rëndësi ka pash Zotin?

(Shikon përjashta dritares.)

HAMM:

Nuk e di.

(Pauzë. Clov kthehet drejt Hamm.)

CLOV(vrazhdë):

Kur e vjetra Nëna Pegg të kërkoi ty për vajgur për

llambën e saj dhe ti i the që të vente në ferr, e dije çfarë

po ndodhte atëherë, apo jo?

(Pauzë.)

E di nga ç’vdiq Nëna Pegg? Prej errësisë.

HAMM (Duke u përtypur.):

Nuk kisha.

CLOV(Si më parë.):

Po që kishe.

(Pauzë.)

HAMM:

E ke ti teleskopin?

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 140

Page 153: s.becket.doc

CLOV:

Jo, është e qartë kështu siç është.

HAMM:

Shko dhe merre.

(Pauzë. Clov vështron për lart, vringëllon grushtet.

Humbet ekuilibrin, mbërthehet pas shkallares. Nis të

zbresë, pastaj ndalet.)

CLOV:

Ka diçka që nuk do arrij ta kuptoj.

(Zbret.)

Pse bindem gjithmonë? Mund ta shpjegosh këtë?

HAMM:

Jo... Mbase është keqardhja.

(Pauzë.)

Një tip keqardhjeje madhore.

(Pauzë.)

Oh, s’do ta gjesh lehtë arsyen, s’do ta gjesh lehtë.

(Pauzë. Clov nis të lëvizë nëpër dhomë në kërkim të

teleskopit.)

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 141

Page 154: s.becket.doc

Jam lodhur me këtë vazhdimësinë tonë, shumë i

lodhur.

(Ai kërkon.)

Se mos je ulur sipër?

(Ai lëviz karrigen, shikon në vendin ku ishte i ulur, rinis

kërkimin më pas.)

HAMM (në ankth):

Mos më lër këtu!

(Me nerva, Clov e kthen karrigen në vendin që ishte më

parë.)

A jam në qendër tanimë?

CLOV:

Të duhet mikroskopi për ta ditur këtë-

(Shikon teleskopin.)

Ah, tamam në kohë.

(Ai merr teleskopin, ngjitet në shkallare, shikon nga

teleskopi nga ana e kundërt.)

HAMM:

Sillmë qenin.

CLOV(duke parë):

Pusho!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 142

Page 155: s.becket.doc

HAMM (i acaruar):

Më sill qenin!

(Clov lë teleskopin, kap kokën me duart e tij. Pauzë.

Zbret poshtë me vrap, kontrollon për qenin, e gjen, e

merr, niset drejt Hamm dhe aty për aty ashpër e godet

atë në kokë me qenin që kishtë në dorë.)

CLOV:

Ja ku e ke qenin tënd.

(Qeni bie në tokë. Pauzë.)

HAMM:

Ai më goditi!

CLOV:

Më çmende, jam çmendur!

HAMM:

Nëse të duhet të më godasësh, më godit të paktën me

ndonjë sëpatë.

(Pauzë.)

Ose me ndonjë gremç, me godit me një gremç më mirë.

Jo me një qen. Me një gremç. Ose me ndonjë sëpatë.

(Clov ngre qenin prej ku ka rënë, dhe ia jep Hamm, i cili

e merr në krahët e tij.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 143

Page 156: s.becket.doc

CLOV(me padurim):

Le t’i lëmë lojrat!

HAMM:

Kurrë!

(Pauzë.)

Më vër në arkivolin tim.

CLOV:

Nuk ka më të tillë.

HAMM:

Atëherë lëre të marrë fund!

(Clov niset drejt shkallares.)

Me një plasje!

(Clov ngjitet sipër shkallares, zbret poshtë prapë, shikon

mos gjen teleskopin, e gjen, e merr sakaq, ngjitet në

shkallare, ngre teleskopin.)

Përveç errësirës! Dhe meje? Provo ndonjë mëshirë për

mua?

CLOV(Duke ulur sakaq teleskopin, kthehet drejt Hamm.):

Çfarë?

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 144

Page 157: s.becket.doc

(Pauzë.)

Jam unë ai që po i referohesh?

HAMM (Në acarim e sipër.):

Mënjanë11, imitoj! Ke dëgjuar ndonjëherë të flitet

mënjanë?

(Pauzë.)

Po bëj nxemjen për monologun tim të fundit.

CLOV:

Të paralajmëroj. Do ta shikoj këtë shëmti vetëm sepse

duket në rregull. Por kjo është

hera e fundit.

(Ai kthen teleskopin nga ana e kundërt.)

Pa të shikojmë.

(Ai lëviz teleskopin.)

Asgjë... asgjë... mirë... mirë... asgjë... mi-

(E nis, ul sakaq teleskopin, e kontrollon atë, e kthen më

pas ashtu siç ishte. Pauzë.)

Fat i keq për të!

HAMM:

11 Shën: Në origjinal idioma është an aside, pas një kërkimi të veçantë për të kuptuar kuptimin e vërtetë të togfjalëshit, arrita tek kjo “shmang”; theksoj, nuk është detyrimisht fjala e duhur, por nëse nuk është kjo, atëherë ne nuk kemi një të tillë.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 145

Page 158: s.becket.doc

Akoma komplikime!

(Clov zbret poshtë.)

Jo ndonjë shestim i fshehtë, besoj.

(Clov lëviz shkallaren më afër dritares, ngjitet sipër saj,

kthen teleskopin në anën e kundërt.)

CLOV(i tmerruar):

Duket si një djalë i vogël!

HAMM (sarkastik):

Djalë... i vogël!

CLOV:

Po shkoj të shoh.

(Ai zbret, lë teleskopin, niset për nga dera, kthehet.)

Po marr dhe gremçin.

(Ai kërkon për gremçin, e gjen, e merr paskësaj, dhe

nxiton për tek dera.)

HAMM:

Jo!

(Clov ndalet.)

CLOV:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 146

Page 159: s.becket.doc

Jo? Ndonjë filizë e mundshme?

HAMM:

Nëse do të ekzistonte do të vdiste atje ose do të vinte

këtu...

(Pauzë.)

CLOV:

Nuk më beson? Mendon se po e shpik?

(Pauzë.)

HAMM:

Erdh fundi, Clov, kemi ardhur në fund. Nuk më duhesh

më tani.

(Pauzë.)

CLOV:

Lum si ti.

(Ai niset për nga dera.)

HAMM:

Lëre këtu gremçin.

(Clov i jep atij gremçin, niset sakaq drejt derës, ndalet,

shikon nga ora-me-alarm, e ul poshtë atë, vëren përreth

për të gjetur një vend tjetër për ta vendosur, shkon

pranë koshave, e vendos sipër kapakut të koshit të

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 147

Page 160: s.becket.doc

Nagg. Pauzë.)

CLOV:

Po të lë.

(Niset drejt derës.)

HAMM:

Para se të ikësh...

(Clov ndalet pranë derë.)

...thuaj diçka.

CLOV:

Nuk ka asgjë për të thënë.

HAMM:

Disa fjalë... që të mbesin... në zemrën time.

CLOV:

Zemrën tënde!

HAMM:

Po.

(Pauzë. Me forcë.)

Po!

(Pauzë.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 148

Page 161: s.becket.doc

Me të gjitha, në fund, hijet, murmurimat, të gjithë

telashet, me të cilat mund t’i japësh fund.

(Pauzë.)

Clov... ai kurrë nuk foli me mua. Më pas, në fund, para se

të ikte, pa ia kërkuar unë këtë, më foli. Ai tha...

CLOV (me dëshpërim):

Ah...!

HAMM:

Diçka... prej zemre.

CLOV:

Zemrës sime!

HAMM:

Disa fjalë... prej zemre.

(Pauzë.)

CLOV(Vështrim të fiksuar, pa qejf, drejt auditorit.):

Ata më thanë, Kjo është dashuri, posi, posi, pa të voglin

dyshim, tani ti e sheh se-

HAMM:

Artikulo!

CLOV(si më parë):

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 149

Page 162: s.becket.doc

Sa e thjeshtë është. Ata thanë, ajo është miqësi, posi,

posi, s’do mend, e ke gjetur atë. Ata thanë, ky është

vendi, ndalo, ngrite kokën lart dhe vëre bukurinë e së

gjithës. Atë rregull! Ata thanë, hajde tani, nuk je një

kafshë e egër, mendo rreth këtyre gjërave dhe do

shohësh se si gjithçka do të jetë më e qartë. Dhe e

thjeshtë! Ata thanë, çfarë përkujdesje të veçantë marrin,

të gjithë ata që po vdisnin nga plagët e tyre.

HAMM:

Mjaft!

CLOV(si më parë):

I them vetes- ndonjëherë, Clov, të duhet të mësosh të

vuash më mirë nëse do që ato të lëshojnë nga ndëshkimi

i tyre- një ditë. I them vetes- ndonjëherë, Clov, të duhet

të jesh më i mirë nga sa je nëse do që ata të të lënë të

shkosh- një ditë. Por ndjehem shumë i vjetër, dhe shumë

larg, për të mësuar zakone të reja. Mirë, nuk do të marrë

kurrë fund, unë s’do të iki kurrë.

(Pauzë.)

Ndërsa një ditë, papritur, mbaron, ndryshon, nuk e

kuptoj, vdes, ose jam unë, nuk e kuptoj aq më tepër

këtë. Kërkoj fjalët që mbeten- fle, zgjohem, mëngjes,

darkë. Ato nuk kanë asgjë për të thënë.

(Pauzë.)

Hap derën e qelisë dhe iki. Jam kaq i përkuluar sa arrij të

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 150

Page 163: s.becket.doc

shoh vetëm këmbët e mia, nëse hap sytë, dhe midis

këmbëve të mia një shteg me puhur të zi. I them vetes

se bota është fikur, megjithëse nuk e pashë kurrë të

ndezur.

(Pauzë.)

Është për qejf.

(Pauzë.)

Kur të bie do të qaj nga gëzimi.

(Pauzë. Niset drejt derës.)

HAMM:

Clov!

(Clov ndalet, pa u kthyer në drejtim të tij.)

Asgjë.

(Clov vazhdon më tej.)

Clov!

(Clov ndalet, pa u kthyer në drejtim të tij.)

CLOV:

Kjo është ajo çfarë quajmë “të bësh një dalje”.

HAMM:

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 151

Page 164: s.becket.doc

Kam detyrime ndaj teje, Clov. Për shërbimet e tua.

CLOV (kthehet beftë):

Ah pardon, mos është: Unë kam detyrime ndaj teje.

HAMM:

Është: kemi detyrime ndaj njëri tjetrit.

(Pauzë. Clov shkon drejt derës.)

Një diçka të fundit.

(Clov ndalet.)

Një nder të fundit.

(Del Clov.)

Më mbulo me mbulojë.

(Pauzë e gjatë.)

Jo? Mirë.

(Pauzë.)

E kam unë rradhën.

(Pauzë. Lodhshëm.)

Fund loja të vjetra të humbura në kohë, luan dhe humb

dhe ngopesh me të humbur.

(Pauzë. Më i çelur.)

Lërmë të shoh.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 152

Page 165: s.becket.doc

(Pauzë.)

Ah po!

(Ai përpiqet të luajë karrigen, duke përdorur gremçin si

më parë. Hyn Clov, i veshur për rrugë. Kapele kashte

burrash, pallto leshi, mushamanë e hedhur në njërin

krah, çadër, çantë. Ai ndalet para derës dhe qëndron

atje, i pandjeshëm dhe palëvizur, syri i tij i fiksuar tek

Hamm, deri në fund.)

Hamm heq dorë:

Mirë.

(Pauzë.)

Heq dorë.

(Ai hedh tutje gremçën, bën të hedhë edhe qenin

gjithashtu, mendon më tepër për të.)

Merre lehtë.

(Pauzë.)

Po tani?

(Pauzë.)

Ngre kapelen.

(Ai ngre kapelën e tij spanjolle.)

Paqe për... gomerët tanë.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 153

Page 166: s.becket.doc

(Pauzë.)

Dhe vëre përsëri.

(Vë përsëri kapelën në kokë.)

Baraz.

(Pauzë. Ai heq syzet.)

Qaj.

(Nxjerr shaminë dhe pa e hapur atë, qan mbi syze.)

Dhe vëri përsëri.

(Ai vë përsëri syzet, fut shaminë përsëri në xhep.)

Po vijmë. Disa përpëlitje më shumë dhe do thërras.

(Pauzë.)

Një poemë të shkurtër.

(Pauzë.)

Ti u lute-

(Pauzë. Ai korrigjon veten.)

Ti QAVE për netët; ia vjen-

(Pauzë. Ai korrigjon veten.)

NDODH: tani qaj në errësirë.

(Ai përsërit, duke brohoritur.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 154

Page 167: s.becket.doc

Ti qave për netët; ndodh: tani qan për errësirën.

(Pauzë.)

Shumë mirë.

(Pauzë.)

Po tani?

(Pauzë.)

Momente për asgjë, tani si gjithnjë, koha nuk ishte kurrë

dhe tani koha ka mbaruar, njëhsuar me fundin dhe

historia mbaron.

(Pauzë. Ton narrativ.)

Nëse do mund të kish fëmijën e tij me të...

(Pauzë.)

Ishte momenti që kisha pritur.

(Pauzë.)

Nuk do që ta braktisësh atë? Do që ai të lulëzojë ndërsa

ti vyshkesh? Të jesh atje për t’u ngushëlluar me të

miliontin moment të fundit?

(Pauzë.)

Ai nuk e kupton, e vetmja gjë që kupton ai është uria,

dhe të ftohtët, dhe vdekja për të kurorëzuar të gjithën.

Por ti! Ty të duhet të dish si dreqin është kjo, në ditët e

sotme. Oh, e kam vënë atë para përgjegjësive të tij!

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 155

Page 168: s.becket.doc

(Pauzë. Ton normal.)

Mirë atëherë, ja ku jemi, ja ku jam, kjo mafton.

(Ai bëhet gati të fishkëllejë, heziton, e lë fare. Pauzë.)

Po, vërtet!

(Ai fishkëllen. Pauzë. Më fort. Pauzë.)

Mirë.

(Pauzë.)

Baba!

(Pauzë. Më fort.)

Baba!

(Pauzë.)

Mirë.

(Pauzë.)

Po vijmë.

(Pauzë.)

Dhe për t’i dhënë fund?

(Pauzë.)

Hiq dorë.

(Ai hedh tutje qenin. Heq fishkëllimen nga qafa e tij.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 156

Page 169: s.becket.doc

Komplimentat e mia.

(Hedh fishkëllimën drejt auditorit. Pauzë. Shfryn. Lehtë.)

Clov!

(Pauzë e gjatë.)

Jo? Mirë.

(Nxjerr shaminë.)

Meqë kështu duhet luajtur...

(hap shaminë)

...të luajmë kështu...

(hapet)

...dhe të mos flasim më për këtë...

(ai mbaron së hapuri)

...të mos flasim më.

(Ai mban shaminë të hapur para vetes.)

Mbajtëse e vjetër!

(Pauzë.)

Ti... mbetesh.

(Pauzë. Mbulon fytyrën me shaminë, lëshon krahët tek

mbajtëset, qëndron palëvizur.Tablo e shkurtër.)

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 157

Page 170: s.becket.doc

Bie perdja

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 158

Page 171: s.becket.doc

Pjesa e dytë: Prej nga

Marin Nikolli

Po filloj nga fundi fare. Atje ku e lashë. Ne gjumë!Po them vetëm se tani, këto fjalë, mbeten vetëm në mendjen time si të fundit. Se cfarë ndodh tani do t’ia lej fatit nê dorë te tregojë.Ka pesë orë që ka nisur e gjithë kjo, dhe duket sikur i gjithë pesë orëshi ishte mê i gjatë se të gjithë vitet e mia bashkê.Pesë orë më parë u zgjova nga një zhurmë e cuditshme por jo e panjohur, e cila vinte prej apartamentit poshtë meje, në të cilin jetonte njê vajzë. Ajo bërtet zakonisht përnatë,- për c’do gjë,- dhe unë përnatë zgjohem, dhe herë afrohem tek ballkoni im i vogël që është nê formën e një krahu të një gjeje të gjallë, të dëgjoj ose herë të tjera kur ndjesi dinanike mblidheshin shuk, dhe unë humbisja kontrollin mbi ngjarjet dhe veprimet e mia, qëllonte të zbrisja poshtë dhe të dëgjoja,- gjithmonë me frikë mos më zbulonin c’bëja - cfarë ndodhte brenda apartamentit të saj. Dhe cfare nuk ka ndodhur. Herë ndërsa kaloja aty pranë me qëllimin për të lënë atë ndërtesë, kam parë njerëz të ndryshëm brënda, burra gra fëmijë, të rinj, që, pinin duhan, bar, alkol etj., të gjithë në të njëjtin pozicion tê ulur në një kolltuk dhe spiunuar lëvizjet e saj. Ndërsa nuk kam mundu të shoh kurrë atë vet! Ose jo, me siguri mund ta kem parë ndonjëherë shkarazi atë, gjithnjë duke ditur se ishte ajo. Dhe në këto herë mos nga përplasja me sytë e të fruarve, e herë nga vetja, i thoja vetes gjithnjë se kur të kaloja aty, sduhet më të zgjasja kokë si struc për të parë c’ka ndodhte brenda; por veten se dëgjoj kurrë.Më janë kthyer këto zhurma si ndërlidhje e trurit me vetë ekzistencën time.Kështu pra para pesë orësh nuk u cova kur ajo bërtiti sic bën perherë. Që e kam dëgjuar as nuk diskutohet. Por përnjeherë kam ndjerë një prej atyre kënaqësive të gjumit, që sapo dëgjon si tingull të njohur sillesh ndaj tij si të ishe vrasësi i tij psikopat, dhe karshi kësaj "vrasje" gjumi vjen përsëri më ëmbël.Shtriqa duart dhe këmbët dhe gati midis gjumit dhe mos gjumit, më këputi një gjumë i gëzuar. Kjo deri sa më shkundi tërmeti, dhe të ndjeja zhurmat gjithnjë dhe më të forta, pas c’do momenti që përmendësha nga gjumi, ulurimat gjithnjë e më të therta të fqinjes që vazhdonte dhe bërtiste.U cova sakaq dhe u afrova ballkonit. Nuk e di pse mu duk e cuditshme fakti që njerzit, edhe pse në orët e para të mëngjesit, vraponin ose ecnin me të shpejtë; nuk është se nuk ka ndodhur kurrë, bile nga jetoj unë, ndodh mê shpesh ngasa duhet, por prap se prap u habita! Mbase dhe sepse po më dukeshin shumë më të ankthët ngasa janë shpesh herë. Në orê, herë të tjera, edhe vdekjen ta kishin para sysh do ishin duke kënduar. Tani dukeh sikur sapo i kishte dalë pija; gjithë lodhje dhe frikë.Dhe unë që i shihja nga lart, pak më përtej, gjithë ashpërsi dhe ftohtë gjithë atë

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 159

Page 172: s.becket.doc

shpërthim të tyrin.Nisa sakaq të vishem. Mora c’gjeta para, dhe zbrita tek apartamenti i asaj vajzës. Harrova për pak që kishte dhe tërë ato lëkundje e herë pas hershme nga tërmeti, sa harrova dhe të mbahem aq sa pas c’do here që bija, dukej sikur isha një dem i têrbuar që hidhesha përposht shkallëve të granitit. Si arrita më nê fund, atje pashë njërin që ishte afruar derëzës së apartamentit të saj dhe degjonte, porsi c’bëja shpesh herë c’bëhej brënda:- cfarë po ndodh? - e pyeta- më duket se e hëngri këtë herë bushtra,...! - më pa, pa dhe orën dhe vazhdoji - po më duket se e hëngrëm dhe me...!I dhashë të drejtë. Nuk e dija se cfarë i reherohej gjithsesi! Por e gjithë ajo nuk kishte kurrfarë sensi ama, dhe nuk po dija kë të pyesja për më shumë. Ndejta aty për pak, me shpresën se ai mbase ose do të më lironte rradhën që të dëgjoja vetë c’bênte ajo ose të më thoshte cfarë dreqin po ndodhte jashtë me gjithë ata njerëz të harbuar. Pastaj pashë dhe unë orën. - ika - thashë. Më se as më dëgjoji cfarë i thashë. U ktheva në apartament, pashë cfarë duhet të merrja me vete teksa dilj. Nuk gjeja gjë prej gjëje sepse sdija as nga duhet të shkoja. Skishte pikë sensi e gjithë kjo. Iu afrova ballkonit sakaq. Bërtita.- po nga dreqin shkoni? U ktheva brënda. Më zuri paniku, dhe nisa kështu të bëja ecejake nëpër dhomë. " Nga dreqin shkojnë" përsërisja me vete. Kur papritur erdhi ime motër.- cfarë bën ketu?! - më tha- nuk e di...! Po ti?- po pres tim shoq, do vdesim. Sot është fundi. Ti cfarë do bësh (?) unë do shkoj me burrin tim dhe një herë. E lamë të takohemi këtu! Të shkojmë si qentë se për të fjetur në një vënd si ky prap sdo e kemi për hisë... Gjithsesi, ti cfarë do bëje?- do iki! - shumë mire, - u mendua pak sakaq thotë - unë po iki para! Prit... Ika, ika; mbetsh me shëndet.I ktheva kurrizin. Po unë nga të shkoja (?)Mora një thikë nga kuzhina, dhe prap me të rrëzuara dhe të përplasura nëpër muret anësore, shkallët dhe duke u rrotulluar përposhtë nëpër shkallë, isha nisur përsëri për tek ajo. Në gjysëm të rrugës nxorra thikën. Kontrollova xhepin tjetër për ndonjë shishe të vogël alkoli që e mbaja për të fjetur, dhe kur e pashe që u kisha me vete u mbështeta në murin anësor. Nuk e kisha shishen... U ktheva. Kur ngjiteshe të përplasnin një lemeri me njerëz që vinin për poshtë. Hyra brenda në apartament. Mbylla derën dhe u mbështeta fort pas saj teksa dihasja.kontrollova me këtë dehje në frymëmarrje për shishen. E gjeta. As këtë herë në vëndin që mendoja se e kisha lënë. E piva tërë dhe shishen e përplasa fort në tokë. Dola. Zbrita shkallët duke nemur tipin që ishte më parë tek dera saj. E pashë prap pranë derës por që largohej tashmë.- ku po shkon - i thashë- të shoh ndeshjen - mu kthye. Më pa, donte të dinte dhe ai c’do bëja unë, por nuk pyeti dhe iku sakaq.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 160

Page 173: s.becket.doc

E pashë. Ai iku. Hapa derën. E gjeta atë në tokë teksa mbulohej me një cërcaf dhe dridhej. Nuk prita dhe e vrava. Nuk priste ta vrisja por e bëra. Të gjithë goditjet shkonin në aritmi me dihatjet. 1,2,3... Dhe vetm qeshja. Vetëm qeshja. Ndërsa koka saj e pozicionuar menjanë qeshte me mua. Dhe unë qeshja me vete derisa u përlyeva tërësisht me kënaqësinë që ajo ndjeu që po vdiste. U cova. Ika në shtëpi prap dhe fjeta.

© S. Beckett - FUNDLOJE/ http://qerrasia.blogspot.com/ Page 161