43
5/2/2018 1 Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik Prishtinë, Studimet master EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËSSektori i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë Prishtinë 2018 1 Çështjet që do të trajtohen Roli i NVM për rritje ekonomike dhe rritje të punësimit Modelet e lidhjes në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike Karta Evropiane për ndërmarrje të vogla dhe të mesme Një vështrim mbi sektorin e NVM në Kosovë (stuktura sipas madhësisë, formës ligjore, sektorëve, kontributi në BPV, etj) Raporti i BB “ Të bërit biznesAktivitetet e MTI për promovimin e ndërmarrësisë dhe NVM-ve. 2

Sektori i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë · 5/2/2018 2 Hyrje Në ekonomitë e tregut, sektori privat është një sektor dinamik në saje të energjisë ndërmarrëse

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

5/2/2018

1

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti Ekonomik – Prishtinë, Studimet master

“EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT TË KOSOVËS”

Sektori i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë

Prishtinë 2018

1

Çështjet që do të trajtohen Roli i NVM për rritje ekonomike dhe rritje të

punësimit Modelet e lidhjes në mes të ndërmarrësisë dhe

rritjes ekonomike Karta Evropiane për ndërmarrje të vogla dhe të

mesme Një vështrim mbi sektorin e NVM në Kosovë

(stuktura sipas madhësisë, formës ligjore, sektorëve, kontributi në BPV, etj)

Raporti i BB “Të bërit biznes” Aktivitetet e MTI për promovimin e ndërmarrësisë

dhe NVM-ve. 2

5/2/2018

2

Hyrje

Në ekonomitë e tregut, sektori privat është një sektor dinamik në saje të energjisë ndërmarrëse dhe interesit të investitorëve, të cilat ndihmojnë rritjen e punësimit dhe përmirësojnë produktivitetin.

Sot sektori privat në Kosovë, sikurse edhe në shumë vende në tranzicion madje edhe të atyre të zhvilluara është burimi kryesor i gjenerimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së të ardhurave kombëtare.

Sektori privat është afirmuar si forcë e rritjes dhe transformimit në ekonominë e tregut, sikurse edhe në vendet e regjionit.

3

Sektori i NVM prej vitesh po bëhet gjithnjë e më shumë një faktorë imponues në krijimin e parametrave kryesor ekonomik.

Njohja formale e rëndësisë së tij erdhi me takimin e G-8 (tetë vendet më të industrializuara në botë) në takimin e tyre në Denver me 1997 duke njohur kontributin e konsideruar të sektorit të NVM në punësim dhe dinamizim të ekonomive në shumicën e vendeve të industrializuara.

Hyrje

4

5/2/2018

3

Ndër efektet që tani janë të pakontestueshme dhe në të cilat fusha, sektori I NVM jep prova të përditshme janë:

Rritje ekonomike dhe punësim;

Reduktim të varfërisë;

Mundësi ekonomike;

Të hyra dhe distribuim pasurish;

Plotësim nevojash që rrjedhin nga diversiteti i kërkesave të tregut;

Inovacione, kërkime dhe zhvillim;

Transfer njohurish kapitali dhe teknologjisë.

Hyrje

5

Roli i NVM në disa vende

Vendet % e pjesëmarrjes së NVM në totalin e ndërmarrjeve

Punësimi (%) Kontributi i NVM në BPV (%)

Australia 96.0 45 (vetëm prodhuese) 23

Belgjika 99.7 72 n.a

Kanada 99.8 60 57.2

Danimarka 98.8 77.8 56.7

Francë 99.9 69.0 61.8

Gjermani 99.7 65.7 34.9

Itali 99.7 49.0 40.5

Spanjë 99.5 63.7 64.3

Britani të Madhe 99.9 67.2 30.3

Tab. 1. Roli i NVM në ekonomitë kombëtare të disa vendeve të Evropës, 2011

6

5/2/2018

4

Raporti i ndërmarrjeve të Mëdha dhe NVM

Totali i ndërmarrjeve në %

Vlera e shtuar në %

Numri i të punësuarëve në %

NVM (<250 punëtorë )

99.8 56.9 66.7

Ndërmarrje të mëdha (≥ 250)

0.2 43.1 33.3

Totali 100 100 100

Raporti i NVM me ndërmarrjet e mëdha në totalin e ndërmarrjeve, vlerës së shtuar dhe punësim në vendet anëtare të BE, (2011)

7

Kohëve të fundit janë zhvilluar dy modele që tregojnë lidhjet në mes të ndërmarrësisë, gjegjësisht NVM dhe rritjes ekonomike në nivel kombëtar dhe në nivel lokal.

Modeli i parë e vë theksin dhe bënë dallimet në mes të tri niveleve të analizës: Niveli individual, Niveli i firmës, dhe Niveli makro.

Modeli i dytë ofron një këndvështrim paksa më ndryshe dhe analizon suksesin e firmave të mëdha duke rritur mundësitë e tregut për firmat e vogla.

Lidhjet në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike

8

5/2/2018

5

Nivel

individual

Nivel firme

Nivel makro

Pajisja

psikologjike

Kultura e

institucioneve

Kultura

biznesore

Kushtet

makroekono

mike

Start-up

Hyrja në tregje të

reja

Inovacionet

Qëndrimet/Motivet

Aftësitë

VEPRIMET

Shumëllojshmëri

Konkurrenca

Zgjedhja

Performancat e

firmave

Vet-realizimi

Shëndeti personal

Konkurrueshmëria

Rritja ekonomike

Niveli i

analizës

Kushtet për

ndërmarrësi

Elementet

kruciale për

ndërmarrësi

Efektet e

ndërmarrësisë

Fig. 1 Modeli i Lidhjes në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike / zhvillimit ekonomik

9

Lidhjet në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike

Modeli bënë dallimet në mes të tri niveleve të analizës : Niveli individual, niveli i firmës, dhe niveli makro.

Aktivitetet ndërmarrëse fillojnë në nivelin individual dhe gjithmonë lidhen me individin me një person të vetëm, gjegjësisht me ndërmarrësin.

Ndërmarrësia atëherë është e nxitur nga qëndrimet apo motivet, aftësitë dhe pajisjet psikologjike të tij.

Ende asnjë ndërmarrës nuk do të ndërmerr aktivitete ndërmarrëse në kohë të pacaktuar dhe në vakum, mirëpo ajo ndikohet nga konteksti në të cilin ai ose ajo veprojnë.

Për këtë , motivet ndërmarrëse dhe veprimet ndikohen nga faktorët institucional dhe kulturor, ambienti i biznesit dhe kushtet makroekonomike.

10

5/2/2018

6

Derisa ndërmarrësia fillon në nivelin individual, realizimi arrihet në nivel firme. Fillestarët ose novatorët janë motor për transformimin e kualiteteve dhe ambicieve personale ndërmarrëse në veprime konkrete .

Në nivelin makro të industrive dhe ekonomive kombëtare, shuma e aktiviteteve ndërmarrëse përbëjnë mozaik të një eksperimenti konkurrues, ideve dhe iniciativave të reja.

Konkurrenca shpije te llojllojshmëria dhe ndryshimet në treg – që është zgjedhja e firmave më të shëndetshme, imitimin e tyre dhe zhvendosjen e firmave të dobësuara.

Lidhjet në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike

11

Kështu, aktivitetet ndërmarrëse zgjerojnë dhe transformojnë potencialin produktiv të ekonomisë lokale dhe nacionale përmes nxitjes së produktivitetit më të lartë dhe zgjerimin e industrive të reja.

Ndërmarrësit mund të mësojnë nga sukseset dhe dështimet e veta dhe të tjerëve , e cila iu mundëson atyre që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe t’i përshtatin qëndrimeve të veta.

Lidhjet në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike

12

5/2/2018

7

Modeli i raportit në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike, gjegjësisht zhvillimit ekonomik lokal mund të prezantohet përmes Kornizës Konceptuale të GEM-it (The Global Entrepreneurship Monitor).

Ky model ofron një këndvështrim paksa më ndryshe dhe analizon suksesin e firmave të mëdha duke rritur mundësitë e tregut për firmat e vogla dhe rolin e ndërmarrësisë në procesin e krijimit/rritjes së firmave të vogla dhe të mesme si mekanizma kyç për drejtimin e rritjes makro-ekonomike në pajtim me natyrën e tyre komplementare.

Lidhjet në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike

13

Korniza e kushteve të

përgjithshme kombëtare

Tregu i jashtëm

Qeveria (niveli, roli)

Tregu financiar (efikasiteti)

Teknologjia , H dhe ZH (niveli,

intensiteti)

Menaxhmenti (aftësitë)

Tregu i punës (fleksibiliteti)

aanshme, rregullat e ligjit)

Korniza e kushteve

ndërmarrëse

Financiare

Politikat qeveritare

Programet qeveritare

Arsimi dhe transferet e H dhe Zh.

Infrastruktura komerciale dhe

legale

Hapja ndaj tregut të brendshëm

Qasja në infrastrukturë fizike

Normat kulturore dhe sociale

Konteksti

shoqëror,

politik dhe

kulturor

Rritja ekonomike

kombëtare

(GDP, punësimi)

Krijimi dhe shuarja e firmave

Kapacitetet

ndërmarrëse

Aftësitë

Motivimi

Mundësitë

ndërmarrëse

Firmat mikro, të

vogla dhe të

mesme

Themelimi i

firmave

të mëdha Ndërmarrjet e

reja

Fig. 2. Modeli konceptual sipas GEM-it

Burimi: GEM: Global Entrepreneurship Monitor, 2002 Summary Report,

Babson College Ewing Marion, Kauffman Foundation, London Business School, fq. 14. 14

5/2/2018

8

Pjesa e sipërme e figurës fokusohet në rolin e krijimit të firmave të mëdha.

Varësisht nga korniza e kushteve në nivel kombëtar, firmat e mëdha, në përgjithësi të integruara në tregun ndërkombëtar, mund të promovojnë vetë-zgjerimin dhe pjekurinë.

Suksesi ekonomik i firmave të mëdha krijon mundësi për tregje të reja për NVM-të përmes spill-overs, spin-offs, një rritje në kërkesën e vendit për mallra dhe shërbime, një integrim të NVM-ve në rrjetin e furnitorëve dhe kështu me radhë.

Ende, nëse firmat lokale janë në gjendje që të shfrytëzojnë këto mundësi, varet me të madhe nga ekzistenca e konkurrencës së sektorit të NVM-ve.

Lidhjet në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike

15

• Pjesa e poshtme e figurës nënvizon mekanizmin e udhëheqjes së rritjes ekonomike: rolin e ndërmarrësisë në krijimin dhe rritjen e firmave. Procesi i ndërmarrësisë ndodh në kontekstin e kornizës së kushteve të dhëna. Më tutje kjo varet nga : – Shfaqja dhe prezenca e mundësive të tregut;

– Kapaciteti, motivimi dhe aftësitë e individëve për krijimin e firmave në përpjekje për ti shfrytëzuar këto mundësi.

Lidhjet në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike

16

5/2/2018

9

Të dy modelet konceptuale të prezantuara më lartë i referohen rëndësisë së nivelit individual – që janë qëndrimet , aftësitë dhe veprimet e ndërmarrësve individual. Kjo dëshmon se politikat për nxitjen e kapaciteteve ndërmarrëse nuk duhet të fokusohen vetëm në kushtet makroekonomike ose qasjen në financa , mjeti politik për promovimin e ndërmarrësisë i shfrytëzuar më së shpeshti.

Edhe pse këto politika janë padyshim shumë të rëndësishme për zgjerimin e bazës së individëve për nxitjen e fillestarëve në biznes dhe me qasje në mënyra të domosdoshme, vetëm këto politika nuk mund të kenë sukses. Më shumë, themelimi dhe zhvillimi i firmave do të varet në shkallë të gjerë nga kualitetet e ndërmarrësisë së ndërmarrësve individual.

Lidhjet në mes të ndërmarrësisë dhe rritjes ekonomike

17

Promovimi i ndërmarrësisë

Një qasje gjithëpërfshirëse për promovimin e ndërmarrësisë në nivel kombëtar dhe lokal bazohet në dy shtylla primare:

FUQIZIMI I AFTËSIVE TË NDËRMARRËSVE;

PËRMIRËSIMI I KORNIZËS SË KUSHTEVE NDËRMARRËSE.

Këto dy shtylla duhet të konsiderohen si një grumbull i politikave të ndërlidhura për arsyet e mëposhtme:

18

5/2/2018

10

– në njërën anë , ndërmarrësit nuk mund të veprojnë në vakum, mirëpo nëse dhe si do ti shfrytëzojnë aftësitë dhe motivimet e tyre për transformimin e ideve në mundësi profiti varet nga korniza e kushteve ekzistuese.

– në anën tjetër, sjelljet ndërmarrëse gjithmonë do të varen nga individët dhe qëndrimet , aftësitë dhe motivimet e tyre. Përvoja ka treguar se kur këto qëndrime dhe aftësi qëndrojnë, korniza e kushteve të pafavorshme nuk mund të pengojë plotësisht ata, dhe individët do të përpiqen që të gjejnë mënyra që iu mundëson atyre që të materializojnë idetë e tyre .

Promovimi i ndërmarrësisë

19

FUQIZIMI I AFTËSIVE TË NDËRMARRËSVE

Gjerësisht është e njohur se individët janë agjentët primar për aktivitetet ndërmarrëse.

Meqenëse origjina e çdo inovacioni , fillimi i biznesit ose vendimi ndërmarrës lidhen me një person të vetëm, një qasje për të nxitur ndërmarrësinë është fuqizimi i tipareve ndërmarrëse të individëve.

Promovimi i ndërmarrësisë

20

5/2/2018

11

PËRMIRËSIMI I KORNIZËS SË KUSHTEVE NDËRMARRËSE

Është e ditur se një ambient stabil makroekonomik , tregu i fuqisë punëtore , infrastruktura fizike lokale , niveli i taksave janë faktorë që ndikojnë në çdo aktivitet ekonomik e gjithashtu edhe çështja e politikave që drejtpërdrejtë ndikojnë në ndërmarrësi.

Janë tri sfera të politikave që në mënyrë të ndjeshme ndikojnë në aktivitetet ndërmarrëse: rritja e qasjes në financa, lehtësimi i hyrjes dhe daljes në biznes, skemat qeveritare për NVM-te.

Figura në vijim prezanton butësisht kornizën e politikave që duhet të ndërmerren për nxitjen e aktiviteteve ndërmarrëse në nivel lokal dhe kombëtar.

Promovimi i ndërmarrësisë

21

Nxitja e krijimit të firmave

dhe ndërmarrësisë

Lehtësimi në

hyrje dhe dalje

Rritja e qasjes

në financa

Vlerësimi i programeve

mbështetëse

qeveritare

Lehtësi

administrative

në firma të reja

Kujdes ndaj

falimentimit

Pronësia e

nëpunësve/skema

shpërblyese

Skemat e

NVM-ve

Mundësitë për

grupet e

pafavorizuara

Programet

informuese

Qasja në

kredi

Tregu i

kapitalit

Qasja në kapital

të përbashkët

Fig. 3. Fushat kryesore të politikave për nxitjen e kornizës së kushteve për ndërmarrësi

Promovimi i ndërmarrësisë

22

5/2/2018

12

Një ambient miqësor për fillimin dhe zhvillimin e

biznesit është qendra e realizimit të objektivave të

zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, rritjes së

punësimit në nivel lokal dhe kombëtar dhe arritjes së

objektivave të tjera shoqërore.

Me qëllim të realizimit të këtyre objektivave qeveria

kombëtare bashkë me qeverinë lokale dhe me aktorët

e tjerë relevant duhet të bëjnë përpjekje që të

përmbushin objektivat dhe rekomandimet e Kartës

Evropiane Për Ndërmarrje të Vogla.

Karta Evropiane Për Ndërmarrje të Vogla

23

Me 21 qershor të vitit 2003 në Samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Selanik është nënshkruar KENV-në nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova (përmes UNMIK-ut).

Përmes nënshkrimit vendet pjesëmarrëse kanë bërë zotimet e veta për përmbushjen e obligimeve që sjellin parimet e Kartës në dhjetë fushat e saj, të cilat kanë për qëllim që të mbështesin dhe të inkurajojnë bizneset e vogla.

Kosova është përfshirë në KENV që të ketë mundësi më të mirë për përkrahje të ndërmarrësisë dhe të shoh më për së afërmi mënyrën praktike të mbështetjes së NVM-ve duke u monitoruar dhe udhëzuar nga një dokument me përmasa Evropiane.

Karta Evropiane Për Ndërmarrje të Vogla

24

5/2/2018

13

Karta Evropiane e Ndërmarrjeve të Vogla përfaqëson dokumentin themelor të politikave të Komisionit Evropian për vendet anëtare dhe për vendet tjera që ndodhen në procesin e Stabilizim- Asocimit,

Është një instrument strategjik i cili aplikohet në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor si një metodë planifikimi për vitet e ardhshme që këto vende të arrijnë standardet Evropiane në gjithë linjat e veprimit të Kartës.

Kjo Kartë konsiderohet si dokumenti themelor në politikën e Komisionit Evropian për ndërmarrjet e vogla.

Objektivat, parimet dhe drejtimet kryesore të këtij procesi mbeten jo thjesht orientuese, por edhe obliguese për sfidat tona.

Karta Evropiane Për Ndërmarrje të Vogla

25

Karta Evropiane Për Ndërmarrje të Vogla

Janë dhjetë linja të veprimit përmes të cilave Karta Evropiane e Ndërmarrjeve të Vogla monitoron progresin vjetor të arritur nga vendet anëtare apo nënshkruese të kësaj karte:

1. Edukimi dhe trajnimi për ndërmarrësi;

2. Fillimi i shpejtë dhe i lirë për bizneset fillestare;

3. Legjislacion dhe rregullore më të mira;

4. Disponueshmëria e aftësive;

5. Përmirësimi i qasjes në teknologji informative (on-line);

6. Dalja jashtë ndaj një tregu të vetëm;

7. Çështjet financiare dhe taksat;

8. Fuqizimi i kapaciteteve teknologjike për ndërmarrje të vogla;

9. Fuqizimi i modeleve të suksesshme të e-biznesit dhe zhvillimi i mbështetjes së bizneseve në nivel të lartë;.

10. Zhvillim më i fuqishëm dhe më efektiv i përfaqësimit të interesave të ndërmarrjeve të vogla, në nivel lokal, kombëtar dhe evropian.

26

5/2/2018

14

Në “Green Paper-Entrepreneurship in Europe” të prezantuar nga Commission of the European Communities, përveç çështjeve të rëndësishme për ndërmarrësinë në aspekte të ndryshme jepen edhe rekomandime për zhvillimin e ndërmarrësisë në të ardhmen , për çështjet që duhet të kenë parasysh qeveria kombëtare dhe lokale si dhe e mbarë shoqëria për zhvillimin e ndërmarrësisë në të ardhmen.

Rekomandimet e tilla do të ishin të rëndësishme edhe për qeverinë e Kosovës në nivel kombëtar dhe lokal si dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Rekomandimi kryesor është Krijimi i një shoqërie ndërmarrëse.

Promovimi i ndërmarrësisë

27

Shoqëria ndërmarrëse

Ndërtimi i një shoqërie ndërmarrëse duhet të mbështetet në tri shtylla kryesore:

Reduktimi i barrierave për zhvillimin dhe

rritjen e bizneseve

Balancimi i riskut dhe

shpërblimit për ndërmarrës.

Ndërtimi i një shoqërie që

vlerëson ndërmarrësinë dhe Qëndrime

më pozitive drejt ndërmarrësisë.

28

5/2/2018

15

Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (NVM-ve) në Kosovë, së bashku me ristrukturimin dhe privatizimin e ekonomisë është vlerësuar prej kohësh si një prej parakushteve kryesore në realizimin e qëllimeve strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, zhvillimin e tyre pak më të theksuar e filluan në fillim të viteve’90.

Ato gjatë viteve të ’90 arritën një fazë të zhvillimit mirëpo jo edhe aq të kënaqshme, për arsye të politikave ekonomike dhe zhvillimore jo të përshtatshme të asaj kohe.

Zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të mesme në Kosovë

29

Zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të mesme në Kosovë

Pas vitit 1999 (pas luftës në Kosovë) NVM-të kanë filluar një zhvillim të hovshëm, ku janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ato janë burim kryesor i krijimit të vendeve të reja të punës, ku punësimi në ndërmarrjet private nga dita në ditë është duke shënuar rritje. Gjithashtu vlerësohet se kontributi i bizneseve private në pjesëmarrjen e GDP-së pas luftës ka treguar rritje.

30

5/2/2018

16

Zhvillimi i hovshëm pas vitit 1999 ka filluar me vendosjen e KB në

Kosovë edhe faktorët kosovar së bashku me Komunitetin

Ndërkombëtar kanë shprehur qëndrimin se zhvillimi i ardhshëm i

Kosovës duhet të bazohet në zhvillimin e ndërmarrjeve private,

gjegjësisht NVM-ve.

Gjatë kësaj periudhe është krijuar një strukturë ligjore,

rregullatorë dhe institucione për zhvillimin e bizneseve në

përgjithësi.

Këto institucione dhe autoritete janë në proces të krijimit të

kapaciteteve institucionale dhe legjislative për promovimin e

rindërtimit dhe zhvillimit ekonomik e sidomos për zhvillimin e

NVM-ve dhe transformimin pronësor të ndërmarrjeve shoqërore.

Zhvillimi i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të mesme në Kosovë

31

Struktura e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme sipas madhësisë

Gjatë përkufizimit të biznesit të vogël dhe të mesëm duhet të përcaktohen kriteret të cilat do të na ndihmojnë për përkufizimin e saktë të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Autor të ndryshëm duke i shfrytëzuar kriteret e definimit në vendet e ndryshme edhe biznesin e definojnë në mënyra të ndryshme.

Mirëpo edhe pse kriteret e vlerësimit për nga madhësia e faktorëve përcaktues ndryshojnë nga vetë madhësia dhe kompleksiteti i ndërmarrjeve, prapë se prapë ekzistojnë kritere të përgjithshme që përcaktojnë apo e veçojnë biznesin e vogël dhe të mesëm në krahasim me ndërmarrjet e mëdha.

Gjatë përcaktimit të biznesit duhet të merren parasysh më tepër kritere të cilat e definojnë atë çka është biznesi i vogël.

Mirëpo kriteri më i përgjithshëm për përkufizimin e NVM-ve është numri mesatar i të punësuarve.

32

5/2/2018

17

Klasifikimi i ndërmarrjeve sipas numrit të punëtorëve

MIKRONDËRMARRJE (1 deri 9 punëtorë)

NDËRMARRJE E VOGËL

(10 deri 49 punëtorë)

NDËRMARRJE E MESME

(50 deri 249 punëtorë)

NDËRMARRJE E MADHE

(mbi 250 punëtorë)

33

Struktura ndërmarrjeve sipas veprimtarive ekonomike (Klasifikimi NACE)

A. Bujqësia, gjuetia dhe pylltaria J. Ndërmjetësimi financiar

B. Peshkimi K. Afarizmi me pasuri të patundshme, dhënie me qira dhe

shërbime të afarizmit

C. Industria nxjerrëse (nxjerrja e qymyrit, linjiteve dhe

shtresave të varfra të mineralit)

L. Administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi social i

detyrueshëm

D. Prodhimtaria M. Arsimi

E. Furnizimi me energji elektrike, gaz dhe ujë të ngrohtë N. Mbrojtja shëndetësore dhe sociale

F. Ndërtimtaria O. Veprimtaritë tjera shoqërore sociale të shërbimeve

personale (pastrimi,evitimi i ujerave ndotëse)

G. Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve

dhe motoçikletave si dhe artikujve për përdorimin personal

dhe shtëpiak

P. Ekonomitë shtëpiake private me personel të punësuar

H. Hotelet dhe restorantet Q. Organizatat dhe trupat ndërkombëtare

I. Transporti, magazinimi dhe komunikacioni 34

5/2/2018

18

Biznes individual

Ortakëri e përgjithshme

Ortakëri e kufizuar

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

Shoqëri aksionare

Kompani e huaj

Ndërmarrje shoqërore

Ndërmarrje publike

Kooperativa bujqësore

Ndërmarrje të tjera nën juridiksion të AKP

Struktura e ndërmarrjeve sipas statusit ligjor në Kosovë

35

• Është person i vetëm fizik i cili kryen aktivitete ekonomike për qëllim të profitit dhe i cili është i regjistruar në Agjencionin e Regjistrimit të biznesit (ARBK-së).

Biznes individual

• Është biznes apo ndërmarrje e themeluar nga dy apo më tepër individë apo entitete juridike për qëllim të kryerjes së aktiviteteve ekonomike, me kapital fillestar proporcional në bazë të marrëveshjes në mes tyre .

Ortakëri e përgjithshme

• E themeluar nga dy ose më shumë individë për të kryer aktivitete ekonomike nën emrin e përbashkët dhe me përgjegjësi të kufizuar për obligimet e kompanisë.

Ortakëri e kufizuar

Struktura e ndërmarrjeve sipas statusit ligjor

36

5/2/2018

19

• Është biznes apo kompani e themeluar nga individët apo personat juridik për të kryer aktivitete ekonomike me përgjegjësitë e tyre për obligimet e kufizuara deri në masën e aksioneve të tyre e cila është proporcional me vlerën e investimit të tyre.

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

• Është biznes apo ndërmarrje e themeluar nga dy apo më tepër individë apo entitete juridike për qëllim të kryerjes së aktiviteteve ekonomike me kapitalin fillestar të ndarë në aksione. Vlera e përgjithshme e aksioneve e përbën kapitalin fillestar të kompanisë aksionare.

Shoqëri aksionare

• Është biznes i themeluar nga shtetas të huaj e po ashtu edhe kapitali i investuar është i huaj .

Kompani e huaj

Struktura e ndërmarrjeve sipas statusit ligjor

37

• Janë ndërmarrjet të themeluara në sistemin ekonomik të kaluar e që ende nuk janë

privatizuar.

Ndërmarrje shoqërore

• Të themeluara nga shteti ose qeveria lokale në mënyrë që të ofrojnë shërbime publike.

Ndërmarrje publike

• E themeluar nga bujqit ose individë tjerë (dhjetë apo më shumë persona) të cilët vendosin që të bashkëpunojnë në mënyrë që të ndërmarrin një aktivitet specifik ekonomik dhe të arrijnë së bashku qëllime të caktuara ekonomike

Kooperativa bujqësore

Struktura e ndërmarrjeve sipas statusit ligjor

38

5/2/2018

20

Bizneset e regjistruara dhe bizneset aktive në Kosovë

Mbështetur në të dhënat e Agjencionit për regjistrimin e Bizneseve/MTI dhe të përpunuara nga Agjencia për mbështetje të NVM, që nga viti 2000 deri në fund të vitit 2010, gjithsej janë të regjistruara 103,755, ndërsa të shuara janë 9 813 biznese.

Këtij trendi duhet shtuar edhe veprimin e Administratës Tatimore të Kosovës e cila ka deaktivizuar 37 480 biznese, që nënkupton se

Në vitin 2010 në Kosovë ekzistojnë përafërsisht 54,305 biznese.

39

Pjesëmarrja e NVM në numrin total të ndërmarrjeve në Kosovë

Pjesëmarrja e NVM në numrin total të ndërmarrjeve në Kosovë 31.08.2010

Klasifikimi sipas Madhësisë Numri i Ndërmarrjeve

Përqindja në total

Mikrondërmarrje (0-9 punëtorë)

102,070 98.37%

Ndërmarrje të vogla (10-49 punëtorë)

1,406 1.35%

Ndërmarrje të mesme (50-249 punëtorë)

221 0.22

Ndërmarrje të mëdha (mbi 250 punëtorë)

58 0.06%

Gjithsej 103,755 100

Burimi: ARBK, 2010 40

5/2/2018

21

Të dhënat e tabelës dhe figurës tregojnë se pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në totalin e ndërmarrjeve është gati 100%, vetëm 0,06 % e bizneseve të regjistruara janë ndërmarrje me mbi 250 punëtorë.

Kryesisht bizneset e regjistruara janë mikro-ndërmarrje që punësojnë 1-9 punëtorë , një strukturë jo shumë e volitshme.

Struktura e bizneseve sipas madhësisë

41

Struktura e bizneseve sipas madhësisë

struktura e bizneseve sipas madhesise

ndermarje e madhe

0.06%

ndermarje e mesme

0.22%ndermarje e vogel

1.38%

mikro-ndermarje

98.34%

mikro-ndermarje

ndermarje e vogel

ndermarje e mesme

ndermarje e madhe

42

5/2/2018

22

Firmat në Kosovë sipas ARB dhe ATK

43

Ndërmarrjet aktive në Kosovë

Sipas metodologjisë së përdorur në statistikë ndërmarrje aktive konsiderohen vetëm ato që kanë deklaruar njërin nga tatimet apo kanë deklaruar ndonjë të punësuar gjatë vitit referues.

Sipas këtij kriteri ndërmarjet në Kosovë janë si në tabelën vijuese:

44

5/2/2018

23

Dinamika e Ndërmarrjeve aktive në Kosovë 2008-2014

Viti Gjithsej 2008=100 Indeksi zinxhir

2008 41 124 100.00

2009 42 086 102.34 102.34

2010 41 062 99.85 97.57

2011 41 425 100.73 100.88

2012 41 756 101.54 100.80

2013 29 057 70.66 69.59

2014 31 921 77.62 109.86

2015 33 465 81.37 104.8

2016 34 696 84.4 103.7

45

Numri i ndërmarrjeve aktive ne Kosove 2008-2016

Burimi: ASK, ASK data

0

5000

10000

15000

20000

25000

30000

35000

40000

45000

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016

Struktura e NVM sipas veprimtarive

Në kuptim të zbërthimit të sektorëve, NVM-të kryesisht janë të përqendruara në:

Tregti me pakicë (rreth 50%);

Transport, deponim dhe distribucion (14%);

Produkte ushqimore, pije dhe duhan (9%); si dhe

Hotele dhe restorante (9%).

Sipas Indeksit të Politikave për NVM 2009, shpërndarja sektoriale ka mbetur stabile me kalimin e kohës.

46

5/2/2018

24

Numri i ndërmarrjeve aktive sipas seksioneve ekonomike, 2014

47

0 2000 4000 6000 8000 10000 12000 14000 16000 18000

B Xehtari dhe gurëthyes

C Prodhim

D Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar

E Furnizim me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës

F Ndërtimtari

G Tregtia me shumicë dhe pakicë,riparimi I mjeteve, motoçikletave

H Transporti dhe magazinimi

I Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim

J Informacion dhe komunikim

L,M,N,R,S Aktivitete të sherbimeve tjera

Struktura e ndërmarrejve sipas aktiviteteve ekonomike

48

ASK , Rezultatet e anketes strukturore të ndermarrjeve, 2014

5/2/2018

25

Numri i të punësuarëve sipas aktiviteteve ekonomike

49

Shpërndarja e të punësuarëve

50 Burimi: ASK, Rezultatet e Anketes Strukturore te ndermarrjeve 2008-2014.

5/2/2018

26

Paga mesatare

51

Paga mesatare per vitin 2014 – 352 euro

Burimi: ASK, Rezultatet e Anketes Strukturore te ndermarrjeve 2008-2014.

Kontributi i NVM në BPV

Në mungesë të statistikave kontributi I NVM në krijimin e BPV, buxhetit të shtetit etj nuk është i njohur edhe pse mbi bazën e disa parallogarive kjo pjesëmarrje shkon prej 40-55%.

Si do që të jetë , kontributi i sektorit të NVM në Kosovë edhe nga aspekti i zhvillimit të sektorëve ekonomik është i pazëvendësueshëm dhe fundamental, pasi që NVM në Kosovë janë organizma të cilët popullojnë edhe sektorët më të margjinalizuar.

52

5/2/2018

27

Tab. Qarkullimi vjetor sipas madhësisë së Ndërmarrjes dhe Pjesës së BPV-së, 2010

53

Pjesëmarrja e NVM në eksportet e përgjithshme

Në bazë të ARBK dhe Doganave të Kosovës, nga numri i përgjithshëm i bizneseve të regjistruara, ndërmarrjet e orientuara kah eksporti përbëjnë rreth 1.34% të numrit total të ndërmarrjeve.

Në kuptimin sasior pjesëmarrja e NVM në eksportet totale të kompanive kosovare përbëjnë vetëm rreth 50%.

54

5/2/2018

28

Fakti që:

Mikro ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla përbëjnë mbi 99 për qind të numrit të përgjithshëm të bizneseve në Kosovë,

NVM-të krijojnë rreth 40-56% të Bruto Prodhimit Vendor (BPV),

NVM-të absorbojnë rreth 60 për qind të vendeve të reja të punës,

thotë qartë se ecuria e tyre kushtëzon çdo sfidë të sotme dhe të nesërme të Kosovës për t’iu bashkangjitur vendeve të BE.

Eliminimi i faktorëve pengues ndaj zhvillimit të NVM-ve mbetet sfida më e vështirë për qeverinë e Kosovës.

55

Norma e pronësisë së biznesit të themeluar në Kosovë (Established business ownership rate)

Norma e pronësisë së biznesit është pjesa e popullsisë 18-64 vjeç që janë menaxher-pronar të ndonjë biznesi të themeluar.

Në vitin 2011

Nr. i biznseve aktive = 41 425

Nr. i popullsisisë së aftë për punë: 1 135 463

Norma e pronësië së biznesit = 3.65% (2011)

Mesatarja në Europë: 7.0% (2017)

56

5/2/2018

29

57

Burimi: http://www.statista.com/statistics/315553/established-business-ownership-rate-in-europe/

Përparësitë dhe dobësitë në ambientin rregullativ të bizneseve

Që të rritet zhvillimi i udhëhequr nga sektori privat, duhet të krijohen kushtet e duhura në disa fronte, duke përfshirë ambientin makroekonomik, rregulloret e biznesit, dhe infrastrukturën si dhe koston dhe aftësitë e fuqisë punëtore.

Sa i përket ambientit të biznesit, Kosova ka përparësi në një numër çështjesh që janë të rëndësishme për një sektor privat të lulëzuar; për shembull:

sistemi tatimor është i thjeshtë

norma të ulëta tatimore, dhe

ngurtësia e tregut të punës është gjithashtu e ulët.

Mirëpo njëkohësisht, firmat në Kosovë përballen me shumë sfida, dhe shqyrtimi i këtyre sfidave është me rëndësi kritike për arritjen e zhvillimit më të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

58

5/2/2018

30

Përparësitë në ambientin rregullativ

Ambienti rregullativ në Kosovë i jep disa përparësi shumë të rëndësishme që kanë ndihmuar të krijohet një sektor privat më vibrues.

Në shumë fusha të lidhura me biznesin Kosova ka legjislacion modern, shpesh të bazuar në parimet dhe standardet e BE-së.

Për shkak se Kosova konsiderohet si kandidat potencial për anëtarësim në BE, legjislacioni në fushat e rregulluara nga acquis i BE në shumicën e rasteve është hartuar në pajtim me kërkesat e BE-së.

59

Legjislacioni i punës është shumë fleksibil.

Pjesa më e madhe e ekonomive në tranzicion kanë rregullore komplekse të punës, një trashëgimi historike nga periudha socialiste, por Kosova ka përfituar nga politikat e tregut të hapur të paraqitura pas vitit 1999.

Ngurtësia e tregut të punës sa i përket marrjes në punë dhe largimit nga puna është shumë e ulët, ndër më të ulëtat në të gjitha ekonomitë në tranzicion.

Për më tepër, dallimi ndërmjet pagës neto dhe bruto në punë është ndër më të ulëtat në rajon sepse Kosova përdor vetëm një kontribut (të ulët) pensional përveç tatimit në të ardhura personale.

Përparësitë në ambientin rregullativ

60

5/2/2018

31

Firmat kosovare gjithashtu përfitojnë nga regjimi i thjeshtë dhe i ulët i tatimeve dhe detyrimeve.

Në vendet tjera, tatimet e larta dhe rregulloret komplekse të tatimeve shpesh i shtyjnë firmat në sektorin joformal.

Në Kosovë, norma e tatimit në vlerën e shtuar (TVSH) është 16 përqind, që është ndër më të ulëtat në Evropë, dhe tatimi në të ardhura personale sillet nga 0 përqind në 10 përqind.

Profili i detyrimit doganor përmban vetëm dy norma, një detyrim standard 10 përqind dhe detyrim zero në disa produkte të caktuara.

Përparësitë në ambientin rregullativ

61

Efikasiteti i doganave dhe administratës tatimore në Kosovë gjithashtu perceptohet më pozitivisht sesa në shtetet tjera të rajonit, edhepse inspektimet e shpeshta duket se paraqesin një barrë te firmat.

Sa i përket ―pagesës së tatimeve, “një indikator i Të bërit biznes” që përfshin kohën për të përgatitur dhe dorëzuar një deklaratë dhe për të paguar tatimet si dhe numrin e pagesave në vit, sistemi tatimor në Kosovë është në pozitë mjaft të mirë në krahasim me pjesën tjetër të rajonit.

Vetëm Kroacia kërkon më pak pagesa të tatimit në vit, dhe koha e kaluar në pagesën e tatimeve në Kosovë është 40 përqind më pak sesa në pjesën tjetër të shteteve të EJL-së (Banka Botërore 2010a)

Përparësitë në ambientin rregullativ

62

5/2/2018

32

Zbatimi i kontratave është një fushë e rëndësishme e sundimit të ligjit ku Kosova është e dobët.

Shkelja e kontratave është çështje e zakonshme në Kosovë; firmat duket se e kanë jashtëzakonisht vështirë të zbatojnë kontratat.

Raporti “Si të bësh biznes 2010” (Banka Botërore 2010a) tregon që duhet mesatarisht 420 ditë dhe 53 procedura për të zbatuar një kontratë, dhe kostoja e kësaj mund të arrijë mbi 60 përqind të vlerës së ankesës.

Dobësitë në ambientin rregullativ që krijojnë pengesa serioze

ndaj zhvillimit të sektorit privat.

63

VËSHTIRËSITË NË REGJISTRIMIN DHE LICENSIMIN E BIZNESEVE

Regjistrimi dhe licencimi i bizneseve janë gjithashtu fusha ku Kosova nuk ka shumë sukses, dhe këto pengesa i takojnë njësoj investitorëve vendorë dhe atyre të huaj.

Regjistrimi dhe fillimi i biznesit është pengesa e parë dhe ndoshta më e rëndësishme me të cilën përballen ndërmarrësit kur vendosin të investojnë në një biznes.

Procedurat e komplikuara dhe të shtrenjta (shih Tabelën vijuese) për të filluar një firmë i largojnë ndërmarrësit nga investimi, ose i shtyjnë në ekonominë joformale.

Kjo nga ana tjetër çon ose në konkurrencë më të vogël dhe investime më të vogla, ose në rastin e ekonomisë joformale, investime të kufizuara dhe konkurrencë të padrejtë; të dyja rastet kanë si rezultat më pak të hyra për qeverinë.

64

5/2/2018

33

Hapja e firmës është jashtëzakonisht proces i kushtueshëm dhe i gjatë.

Duhen më shumë se gjashtë javë të fillojë punën një biznes në Kosovë, shumë më gjatë sesa çdo shtet tjetër në rajon, me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Indikatori i ―Si të bësh biznes për hapjen e biznesit përfshin të gjitha procedurat që kërkohen që ndërmarrja ta fillojë punën.

Në rastin e Kosovës, këto përfshijnë përveç regjistrimit të zakonshëm në zyrën e regjistrimit të bizneseve të Kosovës, lejet komunale dhe inspektimet që kërkohen.

Edhepse procesi i regjistrimit në vetvete është mjaft i shpejtë, marrja e lejeve dhe inspektimeve shpesh ka si rezultat vonesa të mëdha në fillimin e biznesit.

VËSHTIRËSITË NË REGJISTRIMIN DHE LICENSIMIN E BIZNESEVE

65

Procedurat e gjata dhe të kushtueshme janë rezultat i legjislacionit kompleks në këtë fushë dhe ndarjes së përgjegjësive ndërmjet qeverisë lokale dhe qendrore.

Edhepse UNMIK-u ka vënë legjislacion modern komercial, përgjithësisht në pajtim me acquis të BE, implementimi i legjislacionit ende përfaqëson një përzierje të akteve rregullative, disa prej të cilave kanë dalë kohët e fundit por tjerat datojnë nga legjislacioni i ish-Jugosllavisë.

Ky ambient legjislativ i ngatërruar dhe i vjetruar në shumë aspekte krijon kushte të volitshme për zbatim arbitrar për autoritetet (dhe veçanërisht organet e inspektimit).

VËSHTIRËSITË NË REGJISTRIMIN DHE LICENSIMIN E BIZNESEVE

66

5/2/2018

34

Kostoja e regjistrimit dhe kapitali minimal që kërkohen janë disa herë më të larta se në pjesën tjetër të rajonit.

Kjo paraqet një pengesë serioze, pra nuk duhet të jetë befasuese që sektori joformal është kaq i madh.

Disa shtete në rajon kanë bërë shumë progres në këtë fushë dhe rezultatet pozitive tashmë janë të dukshme.

Shqipëria dhe IRJ e Maqedonisë kanë reduktuar kohën për të regjistruar një firmë në pesë dhe katër ditë respektivisht.

Shumë shtete kanë eliminuar kërkesat minimale të kapitalit dhe kanë zvogëluar ndjeshëm koston administrative për regjistrim të firmave.

VËSHTIRËSITË NË REGJISTRIMIN DHE LICENSIMIN E BIZNESEVE

67

Marrja e lejeve të ndërtimit duket se është faktor edhe më vështirësues.

Sipas raportit Si të bësh biznes (Banka Botërore 2010a), nevojiten 320 ditë, 21 procedura, për të marrë leje ndërtimi në Kosovë.

Vetëm shtatë shtete tjera në botë, tri prej të cilave janë ekonomi në tranzicion kanë proces më të kushtueshëm dhe më të vështirë.

Dhe sektori i ndërtimeve është element i rëndësishëm i ekonomisë së Kosovës. Mungesat e infrastrukturës në transport, arsim dhe sektorë tjerë të publikut janë tepër të mëdha. Sektori i prodhimit është i paktë, dhe që të arrihet zhvillim më i shpejtë Kosova duhet të zgjerojë kapitalin e saj fiks.

Dhe në fund, popullsia e Kosovës është duke u rritur shpejt, që gjithashtu tregon nevojën për më shumë projekte të ndërtimit banesor. Prandaj, përmirësimi i procesit për marrje të lejeve të ndërtimit duhet të jetë prioritet i lartë.

VËSHTIRËSITË NË REGJISTRIMIN DHE LICENSIMIN E BIZNESEVE

68

5/2/2018

35

Tab. “Radhitja e të bërit Biznes” e Kosovës nga Banka Botërore (2011, 2012, 2013).

Fusha Rangimi 2011

Rangimi, 2012

Rangimi 2016

TË BËRIT BIZNES NË PËRGJITHËSI 126 98 66

Fillim i biznesit 170 126 47

Lejet e ndërtimit 177 144 136

Furnizimi me rrymë 122 116 124

Regjistrimi i pronës 74 76 32

Marrja e kredisë 23 23 28

Mbrojtja e investitotrëve 176 100 57

Pagimi i taksave 48 44 67

Tregtia përtej kufijëve 139 138 71

Fuqizimi i kontratave 155 138 48

Zgjidhja e Pamundësisë së Borxhit

86 87 163

Burimi: Banka Botërore,, www.doingbusiness.org 69

Rangimi 2016 kundrejt 2012

70

0 20 40 60 80 100 120 140 160

TË BËRIT BIZNES NË PËRGJITHËSI

Fillim i biznesit

Lejet e ndërtimit

Furnizimi me rryme

Regjistrimi i pronës

Marrja e kredisë

Mbrojtja e investitotrëve

Pagimi i taksave

Tregtia përtej kufijëve

Fuqizimi i kontratave

2016

2012

5/2/2018

36

Të bërit biznes 2016, në Kosovë dhe vende të rajonit

Të bërit biznes 2016 Kosova Shqipëria Bosnja Maqed. M. Zi Serbia

TË BËRIT BIZNES NË PËRGJITHËSI

66 97 79 12 46 59

Fillim i biznesit 47 58 75 2 59 65

Lejet e ndërtimit 136 189 171 10 95 139

Furnizimi me rrymë 124 162 139 45 163 63

Regjistrimi i pronës 32 107 97 50 79 73

Marrja e kredisë 28 42 42 42 7 59

Mbrojtja e investitotrëve 57 8 66 14 36 61

Pagimi i taksave 67 142 154 7 64 143

Tregtia përtej kufijëve 71 37 28 26 42 23

Fuqizimi i kontratave 48 96 65 26 41 73

Zgjidhja e Pamundësisë së Borxhit 163 42 30 37 26 50

71 Burimi: Banka Botërore,, www.doingbusiness.org

72

66

47

136

124

32

28

57

67

71

48

12

2

10

45

50

42

14

7

26

26

0 20 40 60 80 100 120 140 160

TË BËRIT BIZNES NË PËRGJITHËSI

Fillim i biznesit

Lejet e ndërtimit

Furnizimi me rryme

Regjistrimi i pronës

Marrja e kredisë

Mbrojtja e investitotrëve

Pagimi i taksave

Tregtia përtej kufijëve

Fuqizimi i kontratave

Maqed. Kosova

Raporti i “Të bërit biznes i Bankës Botërore ” Kosova kundrejt Maqedonisë

5/2/2018

37

Reformat e të bërit biznes

Gjatë viteve të fundit, MTI i ka iniciuar pesë reforma duke u bazuar në tre indikatorë të Raportit e të Bërit Biznes.

Eliminimi i lejës së punës,

Regjistrimi pa pagesë i biznesit,

Eliminimi ose reduktimi i kërkesës për kapital,

Reduktimi i dokumenteve për import/eksport dhe

Përmirësimi i mbrojtjes së investitorëve,

73

Reformat e të bërit biznes

FILLIMI I BIZNESIT Është përmirësuar për 79 vende. Tashmë bizneset

regjistrohen pa pagesë dhe brenda afatit të shkurtë kohor:

Një (1) ditë për biznese individuale dhe Tre (3) ditë, për biznese të shoqërive aksionare. Kjo është mundësuar me integrimin e sistemit, me ç'rast bizneset marrin një certifikatë me dy numra: Numrin e biznesit dhe Numrin fiskal. Gjithashtu, është larguar kapitali fillestar dhe janë thjeshtësuar procedurat e regjistrimit.

74

5/2/2018

38

Reformat e të bërit biznes

HAPJA E BIZNESIT Zvogëlimi i shpenzimeve të regjistrimit, përmes heqjes së

kapitalit bazë, që kërkohet për Kompani me përgjegjësi të kufizuar dhe heqja e tarifës për regjistrim të biznesit.

Zvogëlimi i kohës së regjistrimit, përmes krijimit të qendrave, ku bizneset mund të kryejnë të gjitha procedurat e regjistrimit në të njëjtin vend. Deri më tani janë hapur 26 qendra "one stop shop" nëpër komunat e Republikës së Kosovës.( Projekt i Bankës Botërore)

Heqja e inspektimit të taksave para regjistrimit nga Administrata Tatimore e Kosovës.

75

Reformat e të bërit biznes

LEJA E NDËRTIMIT

Është përmirësuar dukshëm, ku për 80 për qind është shkurtuar koha dhe janë ulur shpenzimet për regjistrimin, përkatësisht ndërtimin e objektit.

TREGTIA NDËRKUFITARE

Janë zvogëluar 20 për qind të shpenzimeve tregtare, përveç tjerash, përmes lehtësimit të procedurave.

76

5/2/2018

39

Reformat e të bërit biznes

MBROJTJA E INVESTITORËVE

Kosova ka shënuar ngritjen më të madhe në botë në indikatorin e

mbrojtjes së investitorëve, duke u ngritur për 76 vende në emëroren e

përgjithshme botërore të investitorëve.

Si kryesuese në përmirësimin e rangimit të këtij treguesi, Kosova e ka

përmirësuar dukshëm mbrojtjen e aksionarëve, duke përmirësuar ndër të

tjera, kërkesat për publikimin e transaksioneve, në rast të konfliktit

të interesit në mes të zyrtarëve të korporatave, duke i’u mundësuar

aksionarëve të mbulojnë dëmet që vijnë si pasojë e transaksionit, si dhe

duke ia mundësuar gjykatës t'a zhvlerësojë transaksionin nëse aksionarët

e realizojnë kërkesën me sukses.

77

Pengesa të tjera

Cilësia e dobët e furnizimit me rrymë është një nga kufizimet më të mëdha të afarizmit në Kosovë. Mungesa e furnizimit të vazhdueshëm me rrymë vazhdon të jetë pengesa më e madhe për firmat nga të gjithë sektorët e ekonomisë.

Sipas AABN-së, 9 nga 10 firma e deklarojnë këtë si problem dhe një e treta e të gjitha firmave e identifikojnë si pengesa më e madhe për afarizmin e tyre.

78

5/2/2018

40

Pengesa të tjera

Gjithashtu, si një prej barrierave kryesore për zhvillim të shpejtë të NVM-ve është edhe qasja e kufizuar në financa.

Barriera e tretë është sundimi i pamjaftueshëm i ligjit, i cili ka ndikim te të gjithë qytetarët e Kosovës. (KE, Raporti i progresit, 2010)

79

Aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe industrisë në promovimin dhe zhvillimin e NVM

Objektivat strategjike të MTI-së orientohen në zvogëlimi e varfërisë përmes zhvillimit të përgjithshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe atë përmes:

Promovimi i kulturës së ndërmarrësisë,

Ndërtimi i kapaciteteve institucionale,

Krijimin dhe përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe fizike për mbështetjen e sektorit privat,

Ndërtimi i infrastrukturës së cilësisë,

80

5/2/2018

41

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në kuadër te aktiviteteve të saja është e përkushtuar të ju ndihmoj Bizneseve përmes këtyre aktiviteteve si:

Skema Vaucher e Trajnimeve dhe Këshillimeve,

Programi “Intership Biznes “- komponentë për nxënës dhe studentë,

Ndërkombëtarizimi i NVM-ve Kosovare përmes Kartës Evropiane të Bizneseve të Vogla dhe Qendrës së Evropës Juglindore për Ndërmarrësi ,

Java e NVM-ve ,

Gratë në Biznes etj.

Promovimi i kulturës së ndërmarrësisë

81

Krijimi dhe përmirësimi i infrastrukturës ligjore dhe fizike për mbështetjen e sektorit privat

Ndërtimin e Infrastrukturës Fizike për përkrahje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Kosovë, respektivisht zhvillimin e sektorit privat përmes zhvillimit të hapësirave të punës si:

Zonat Industriale,

Parqet e Biznesit dhe

Inkubatorët e Biznesit.

Përmes këtij aktiviteti synohet rritja e konkurueshmërisë së prodhuesve vendorë, tërheqja e investitorëve të huaj nxitja e ndërmarrësisë dhe krijimi direkt i vendeve të reja të punës.

82

5/2/2018

42

Ndërtimi i infrastrukturës së cilësisë

Ngritja e infrastrukturës së cilësisë përmes ngritjes së:

Laboratorëve dhe

Sistemit të akreditimit dhe të certifikimit.

Gjithashtu jo më pak i rëndësishëm është edhe mbrojtja e jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe kafshëve, mbrojtja e mjedisit, pasurisë dhe mbrojtjes së konsumatorit në përgjithësi.

83

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË NVM-ve NË KOSOVË 2012-2016, me vizion 2020

Strategjia është e bazuar në dy shtylla kryesore:

”Aktin Evropian për Biznese të Vogla (ABV)” që Kosova është përkushtuar të zbatoj dhe

Programet e BE për Konkurrueshmërinë dhe Inovacione (CIP) që Kosova aspiron të marrë pjesë në një të ardhme të afërt.

84

5/2/2018

43

Qëllimet strategjike për zhvillim të NVM në Kosovë

Përforcimi i Kornizës Legjislative dhe Rregullative për Krijimin dhe Zhvillimin e NVM-ve;

Përmirësimi i Qasjes së NVM-ve në Financa;

Promovimi dhe Zhvillimi i Kulturës së Ndërmarrësisë;

Përforcimi i konkurreshmërisë vendore dhe ndërkombëtare të NVM-ve;

Përmirësimi i dialogut ndërmjet sektorit privat, publik dhe shoqërisë civile;

Përforcimi i Institucioneve Përkrahëse të NVM-ve;

Përmirësimi i pozitës të femrave ndërmarrëse, të rinjve, minoriteteve dhe grupeve tjera specifike dhe ndërmarrësve në zonat e disavantazhuara.

85