24
Komisioni Evropian do të rekomandojë ditën e sotme hapjen e negociatave pa kushte për anëtarësim e Shqipërisë në BE. Ditën e shtunë me- diat gjermane publikuan pjesë nga progres-raporti që do të prezantohet për vendet... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Zbardhen paralajmërimet e Ramës në mbledhje grupi: Nuk do ketë më deputetë e ministra imunë ndaj ligjit, shumë shpejt në veting dhe administrata KE zbulon progres-raportin për Shqipërinë: Rekomandim pa kushte për hapjen e negociatave, nisni arrestimin e politikanëve të korruptuar Tirazhi 10000 kopje E Martë 17 Prill 2018 SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon për gazetën “Sot”: Donald Lu ka shprehur qëndrimin tonë, s’do lejojmë deformimin e reformës në drejtësi Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj deklaroi ditën e djeshme se në sferën e politikës gjenden persona me të shkuar problematike. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Elbasan “Forumi Qyte- tar për Sigurinë”, Xhafaj u shpreh... Tkurrja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vijon nga dita në ditë. Pas disa javësh qetësie, ditën e djeshme LSI është përfshirë sërish nga “kryengritja”, ku disa prej këshilltarëve të kësaj force politike kanë braktisur këtë parti në Bash- kinë e Lezhës, për t’iu bashkuar PS... Fatmir Xhafaj: Në politikë ka personazhe me të shkuar problematike, sekuestrim çdo pasurie të vënë në mënyrë kriminale Rikthehet furtuna në radhët e LSI, 3 këshilltarë në Lezhë bashkohen me PS, shkon në 57 numri i të larguarve Faqe 9 Faqe 6 Faqe 4 Ç m i m i 2 0 l e k ë Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar dje vizitën e tij në Gjermani ku është takuar me një sërë drejtuesish të ndryshëm të Bundestagut. Por edhe pse kreu demokrat ndodhet në Berlin së bashku me një grup deputetësh... Lulzim Basha në Gjermani, Sali Berisha merr frenat në grupin e PD, deputetët bojkot komisioneve parlamentare, distancohet LSI Faqe 7 Faqe 3 Faqe 5 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Politikanët e Shqipërisë, edhe nënat na i bëjnë pis Nga Bardhyl BEJKO Nga Ilirian DEMIRI Nga Besi BEKTESHI LSI, një forcë politike drejt shpërbërjes Autoprotesta monolog e Shkodrës, si fillim i fundit të “demon-kracisë”! Afera e CEZ, zgjaten hetimet ndaj Sali Berishës, djalit dhe ish-ministrave të tij, “zhduket” sekseri Nuel Kalaj Raporti i Prokurorisë së Tiranës, 2 politikanë përfundojnë në gjykatë për fshehje pasurie, 144 zyrtarë në hetim për korrupsion Njoftim Gazeta “SOT” kërkon gazetarë për ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike [email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Faqe 12,13 Ja si Enver Hoxha nxori nga Shqipëria për 48 orë të gjithë jugosllavët më 1948, Tito akuza Mehmet Shehut se vrau Koçi Xoxen, ja përplasjet mes palëve Faqe 2 Zgjaten hetimet për aferën e privatizim- it të OSSH (sot OSHEE), nga çekët e CEZ Shpërndarje. Në fillim të këtij viti gjykata urd- hëroi rihapjen e hetimeve pas një kallëzimi të bërë nga Kuvendi dhe juristi Romeo Kara, por Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dje zgjatjen e hetimeve pas përfundimit të afatit hetimor. Në organin e akuzës është bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha... Faqe 8

SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

Komisioni Evropian do të rekomandojë ditën e sotme hapjen e negociatave pa kushte për anëtarësim e Shqipërisë në BE. Ditën e shtunë me-diat gjermane publikuan pjesë nga progres-raporti që do të prezantohet për vendet...

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Zbardhen paralajmërimet e Ramës në mbledhje grupi: Nukdo ketë më deputetë e ministra imunë ndaj ligjit, shumë shpejt në veting dhe administrata

KE zbulon progres-raportin për Shqipërinë: Rekomandim

pa kushte për hapjen e negociatave, nisni arrestimin e politikanëve të korruptuar

Tirazhi 10000 kopje E Martë 17 Prill 2018

SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon për gazetën “Sot”: Donald Lu ka

shprehur qëndrimin tonë, s’do lejojmë deformimin e reformës në drejtësi

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj deklaroi ditën e djeshme se në sferën e politikës gjenden persona me të shkuar problematike. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Elbasan “Forumi Qyte-tar për Sigurinë”, Xhafaj u shpreh...

Tkurrja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vijon nga dita në ditë. Pas disa javësh qetësie, ditën e djeshme LSI është përfshirë sërish nga “kryengritja”, ku disa prej këshilltarëve të kësaj force politike kanë braktisur këtë parti në Bash-kinë e Lezhës, për t’iu bashkuar PS...

Fatmir Xhafaj: Në politikë ka personazhe me të shkuar

problematike, sekuestrim çdo pasurie të vënë në

mënyrë kriminale

Rikthehet furtuna në radhët e LSI, 3 këshilltarë në Lezhë bashkohen me PS, shkon në

57 numri i të larguarve

Faqe 9

Faqe 6

Faqe 4

Çmimi 20 lekë

Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar dje vizitën e tij në Gjermani ku është takuar me një sërë drejtuesish të ndryshëm të Bundestagut. Por edhe pse kreu demokrat ndodhet në Berlin së bashku me një grup deputetësh...

Lulzim Basha në Gjermani, Sali Berisha merr frenat në

grupin e PD, deputetët bojkot komisioneve parlamentare,

distancohet LSI

Faqe 7

Faqe 3

Faqe 5

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Politikanët e Shqipërisë, edhe nënat na i bëjnë pis

Nga Bardhyl BEJKO

Nga Ilirian DEMIRI

Nga Besi BEKTESHI

LSI, një forcë politike drejt shpërbërjes

Autoprotesta monolog e Shkodrës, si fillim i fundit

të “demon-kracisë”!

Afera e CEZ, zgjaten hetimet ndaj Sali Berishës, djalit dhe ish-ministrave

të tij, “zhduket” sekseri Nuel Kalaj

Raporti i Prokurorisë së Tiranës, 2 politikanë përfundojnë në gjykatë për fshehje pasurie,

144 zyrtarë në hetim për korrupsion

NjoftimGazeta “SOT” kërkon gazetarë për

ueb-in si dhe gazetën në sektorët Politikë, Ekonomi, Kronikë, Sociale. Të interesuarit të dërgojnë një CV në adresën elektronike

[email protected]. Nr kontakti: 067 20 72 263 Faqe 12,13

Ja si Enver Hoxha nxori nga Shqipëria për 48 orë të gjithë jugosllavët më 1948, Tito akuza Mehmet Shehut se vrau Koçi Xoxen, ja përplasjet mes palëve

Faqe 2

Zgjaten hetimet për aferën e privatizim-it të OSSH (sot OSHEE), nga çekët e CEZ Shpërndarje. Në fillim të këtij viti gjykata urd-

hëroi rihapjen e hetimeve pas një kallëzimi të bërë nga Kuvendi dhe juristi Romeo Kara, por Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dje zgjatjen

e hetimeve pas përfundimit të afatit hetimor. Në organin e akuzës është bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha... Faqe 8

Page 2: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

2 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Prioritetet e prokurorisë për 20181. Lufta kundër korrupsionit ka qenë dhe

mbetet një ndër prioritetet e punës së proku-rorisë. Në funksion të këtij prioriteti, me synim rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërin-stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen penale kundër krimit ekonomik dhe korrup-sionit, do të vazhdojnë të rritet bashkëpunimi me institucionet ligjzbatuese si Drejtorinë e Hetimit Tatimor, SHCBA, SHISH, Drejtorinë e Hetimit Doganor si dhe shërbimet inteligjente.

2. Lufta kundër trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave do të vazhdojë të jetë prioritet i punës sonë. Për realizimin e këtij prioriteti do të fokusohemi kryesisht:

- Në forcimin e bashkëpunimit me ag-jencitë e zbatimit të ligjit brenda vendit, duke i dhënë rrugë kryesisht hetimeve proaktive për goditjen e këtij lloj kriminaliteti.

- Shfrytëzimin në maksimum të të gjithë materialit informativ që vjen nga agjencitë e ndryshme të shërbimeve inteligjente.

3. Lufta kundër veprave penale të vjedhjes së pasurisë, me tendencë në rritje në vitin e kaluar do të jetë prioritet i prokurorisë për sa kohë ajo konsiderohet e lidhur ngushtë me sig-urinë publike, në drejtim të rritjes së efektivitetit në zbulueshmërinë e këtyre krimeve por edhe në ashpërsimin e politikës penale ndaj tyre.

4. Lufta kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, krimeve brenda familjes, krimet në fushën e qarkullimit rrugor, etj. Nga ten-dencat e vëna në dukje në këtë raport, është e qartë se punë mjaft e mirë është bërë deri tani, por probleme ende ka dhe do të jenë në fokusin e punës tonë duke besuar dhe shpresuar ne realizimin e prioriteteve në luftë kundër kriminalitetit në përgjithësi dhe krimit të organizuar, korrupsionit në veçanti duke rritur efektivitetin në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në emër të shtetit si dhe duke garantuar res-pektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. 5. Pavarësisht volumit të jashtëzakonshëm të punës që është përballuar për vitin 2017 që u përshkrua me detaje më lart, për vitin 2018, për Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë mbetet si prioritet kryesor përmirësimi i treguesve sasiorë dhe cilësorë të ndjekjes penale dhe të gjykimit. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet hetimit dhe ndjek-jes penale për të gjithë veprat penale që janë bërë fenomen shqetësues për shoqërinë dhe ato qw janë prioritet i ekzekutivit shqiptar.

Kliti TOPALLI

Prokuroria e Tiranës ka dërguar para gjykatës 2 politikanë të lartë të akuzuar për fshehje pasurie. Gazeta “SOT” ka siguruar raportin vjetor të punës së kësaj prokurorie

për periudhën janar-dhjetor 2017 dhe në të janë dhënë statistika për të gjithë veprat penale. Pak ditë më parë gazeta publikoi të dhëna nga raporti i ILDKP, ku bëhet me dije se në prokurori janë padi-tur disa politikanë të lartë, 6 prej të cilëve deputetë. Por sipas të dhënave të prokurorisë, për vitin 2017 janë vënë nën hetim 7 persona për fshehje pasurie dhe për 2 dosja ka shkuar në gjykatë, ndërsa për 5 të tjerë vijojnë hetimet. “Mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e ILDKP-së, janë referuar gjithsej 7 (17-2016) kallëzime penale, nga ku janë regjistruar 7 (13-2016) procedime, të cilat dy janë dërguar për gjykim dhe 5 janë ende në hetim. Këtë vit numri i materialeve të referuara është më i ulwt se një vit më parë, ndërkohë që është vazhduar t’i jepet rëndësi rritjes së cilësisë dhe plotësimit të tyre me të dhënat e nevojshme në funksion të çështjes penale”, thuhet në raport. Aty janë dhënë detaje dhe sa i takon hetimit të veprave të korrupsionit apo shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave, etj. Sipas raportit, janë 144 persona të hetuar për këto vepra penale. “Së pari, janë regjistruar kryesisht (me iniciativë të prokurorit) 18 procedime penale, krahasuar me 16 të një viti më parë. Jemi pothuaj në të njëjtat parametra të ushtrimit të ndjekjes penale kryesisht, si dhe përdorimit me qëllim gjenerimin e procedimeve penale duke përdorur të dhëna të marra nga burime të hapura publike, si dhe të dhë-na me natyrë inteligjente. Së dyti, janë regjistruar 6 referime të ardhura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga këto në 3 raste është vendosur regjistrimi (dy janë ende në hetim dhe një çështje është pushuar) i procedimeve penale, në 3 raste është vendosur mosfillimi. Së treti, mbi bazën e materialeve të referuara nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave gjatë vitit 2017, janë regjistruar 13 pro-cedime penale, ku 12 procedime penale janë ende në hetim dhe një është transferuar. Në një krahasim me vitin e kaluar jemi në të njëjtat parametra ka të bëjë me veprën penale të kontrabandës nga ana e subjekteve tregtare dhe në asnjë rast nuk ka pasur referime për kontrabandë të kryer nga punonjësit e administratës doganore”, thuhet në raport. Po ashtu bëhet e ditur se nga ana e policisë janë kallëzuar në polici 62 persona për vepra penale të korrupsionit.

Të dhënat mbi kallëzimetGjatë vitit 2017 në Prokurorinë pranë Gjykatës

së Shkallës së Parë Tiranë janë regjistruar gjithsej 17.321 kallëzime penale. Kjo shifër është më e lartë se viti 2016, ku janë regjistruar 16.558 kallëzime. Në krahasim me një vit më parë, konstatohet se janë regjistruar 763 kallëzime më shumë. Është

ulur numri i kallëzimeve të referuara nga policia ushtarake, ndërkohë është rritur numri i kallëzi-meve nga nëpunësit publikë, shtetasit, Policia e Shtetit dhe ato të regjistruara kryesisht. Gjatë vitit 2017, kallëzimet kanë ardhur në përqindjen më të madhe nga Policia e Shtetit – 15.250 kallëzime, 958 nga shtetasit; 726 nga nëpunësit publikë; 4 nga policia ushtarake, 18 procedime janë filluar krye-

sisht. Sipas raportit, në rreth 27 % të rasteve kur është vendosur mosfillimi i procedimit e përbëjnë referimet për veprat penale të parashikuara nga Kreu i II-të (Vepra penale kundër personit) dhe rreth 38.6% përbëjnë referimet për veprat penale të parashikuara nga Kreu i III-të (Vepra penale kundër pasurisë). Krahasuar me vitin 2016, numri i përgjithshëm i mosfillimeve është rritur me 1160.

Gjatë vitit 2017 pati 17.321 kallëzime penale në Prokurorinë e Tiranës

Raporti i Prokurorisë së Tiranës, 2 politikanë përfundojnë në gjykatë për fshehje pasurie,

144 zyrtarë në hetim për korrupsion“Nga të dhënat evidentohet se 3435 proced-

ime janë dërguar për gjykim me 3921 persona të pandehur, nga të cilët: 815 me masë sigurimi arrest dhe 3106 me masa të tjera sigurimi dhe në gjendje të lirë. Nga këta 655 procedime janë dërguar për gjykim çështje të veprave penale kundër personit, 1704 për veprat penale kundër pasurisë, 1231 kundër autoritetit të shtetit, dhe 58 në fushën kundër drejtësisë. Janë pezulluar 4746 procedime penale, dërguar për kom-

petencë 266 procedime me 94 persona nën hetim. Janë pushuar 1577 procedime me 1020 persona nën hetim nga të cilët 11 persona me masë sigurimi “arrest në burg” dhe 13 me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, dhe 978 persona me masa të tjera sigurimi dhe në gjendje të lirë. Për vitin 2017 janë mbartur 2453 procedime me 915 persona në hetim, nga të cilët 65 persona janë me masë sigurimi ‘arrest në burg’”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Tiranës.

TË DHËNA MBI PËRFUNDIMIN E HETIMEVE

“N.q.s i bëjmë një analizë shkaqeve për të cilat është vendosur pushimi i çështjes, konsta-tojmë se ne 1145 raste është vendosur pushimi i çështjes për mungesë fakti, në 140 raste është vendosur pushimi për mungesë provash. Nga 1935 procedime penale të pushuara, në 415 prej tyre nga ana e prokurorit në bazë të ndry-shimeve të K. Pr. Penale është bërë kërkesë në gjykatë për pushimin e procedimit penal (në numrin total të pushimeve janë llogaritur dhe ato kërkesa për pushim ku ende nuk ka ven-

dimmarrje nga gjykata) dhe në 1520 procedime penale është vendosur pushimi nga prokurori. Pushimet e procedimeve penale të sipërcit-uara i përkasin atyre rasteve të regjistruara kryesisht arreste në kushte flagrance dhe pas administrimit të akteve është konstatuar se nuk plotësohen elementët e veprës penale, rastet kur hetimet janë pushuar për shkak se fakti nuk ekziston, veç të tjerash janë edhe ato raste kur janë kryer hetime proaktive dhe me gjithë veprimet”, thuhet në raport.

NË 1145 RASTE U PUSHUAN HETIMET

Spartak Ngjela: Të korruptuarit po mbështeten te autoritarizmi i Vladimir Putin, janë në luftë me demokracinë liberale

Avokat Spartak Ngjela u është rikthyer sulmeve dhe akuzave ndaj Moskës dhe lidhjeve të saj me politikën shqiptare. Pak ditë më parë pati një përplasje mes tij dhe ambasadës ruse në vendin tonë, por avokati vijon të këmbëngulë se Rusia po teton të ndërhyjë në vendin tonë duke bërë për vete personazhe të korruptuar në politikën shqiptare. “Shqipëria është sot në luftën që korrupsioni oligarkik kryeministror po bën kundër reformës amerikano-gjermane për demokracinë liberale në Shqipëri. Dhe kjo ishte e kuptueshme të ndodhte, por, këta të korruptu-ar, tani provohet se kërkuan që të mbështeteshin te autoritarizmi i Vladimir Putinit, i cili me këtë

teori, kërkon të minojë demokracinë liberale në Evropë. Korrupsioni kryeministror shqiptar sot është i rreshtuar në konfliktin global kundër demokracisë liberale”, tha ai. Avokati ka bërë një analizë në rrjetet sociale bazuar në librin e Timothy Snyder, me titull "Rruga drejt Palirisë - Rusia, Europa, Amerika”. Sipas Ngjelës, sot në rrafsh global ka një konflikt midis islamit radikal dhe Uashingtonit, duke shtuar se kjo po tentohet të përdoret nga Moska. “Në Shqipëri popullsia është e përzierë se ka myslimanë dhe të krishterë, me përqindje të përafërta midis tyre. Por, në tre shekuj, qëkurse ka filluar në Shqipëri ndërrimi i fesë nga të krishterë në myslimanë,

nuk ka pasur kurrë konflikt fetar, ndonëse Beogradi dhe Athina, e, sidomos Beogradi ka dashur ta krijojë këtë konflikt duke financuar islamin radikal. Por, duke përjashtuar rebelimin islam të Haxhi Qamilit në vitin1914, dhe lëviz-jen islame të Esat Toptanit, Beogradi nuk ia ka arritur që të krijojë më një mision radikal në Shqipëri edhe pse në fillim të viteve nëntëdhjetë shpresoi shumë te çifti Berisha-Gazidede dhe te një radhë islamësh radikalë në SHIK, dhe nëpër xhamitë e financuara nga Beogradi”, ka thënë ai. Avokati ka deklaruar se arsyeja kryesore që në Shqipëri nuk ka pasur ten-sione fetare është falë ndërhyrjeve në kohë

të SHBA. “Duke u nisur nga ky fakt dhe nga reaksioni antireformë i liderëve të korruptuar shqiptarë, politika amerikane ka qenë shumë e vëmendshme dhe prezente me logjistikë dhe me forcë politike, dhe e ka neutralizuar lëviz-jen sporadike të islamit radikal në Shqipëri. Kjo është arsyeja që korrupsion i lartë politik shqiptar nuk u afrua që të shfrytëzonte ato pak qendra islamiko-radikale, duke mos përjashtuar këtu aktivitetin Rama me Erdoganin, në lidhje me rikonstruksionin e xhamive të mëdha. Por kjo është në fakt politikë, e cila, sipas analizës së Snyder-it, qëndron brenda linjës Putin-Erdogan kundër demokracisë liberale në Ballkan”, tha ai.

Page 3: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Natyrisht, është e drejta e pub-likut të shqyrtojë dhe gjykojë punën dhe arritjet e mia si Prokuror i Përg-jithshëm, por unë nuk kam ndër-marrë kurrë asnjë hap apo veprim kundër reformës në drejtësi, nuk kam abuzuar kurrë me detyrën dhe nuk jam përfshirë kurrë në veprime korruptive. Sulmet personale të am-basadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasa-dor i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si proku-ror, gjykatës dhe juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa pasur asnjë provë dhe pa asnjë pro-ces të rregullt”, tha ish-kryeprokurori Adriatik Llalla pak ditë më parë.

LLALLA AKUZA AMBASADORIT

DONALD LU

“Komentet e ambasadorit Lu reflektojnë

politikën e SHBA. Politika e SHBA në Shqipëri është ofrimi i mbështetjes për

integrimin e vendit në BE dhe asistenca e realizmit të reformave të rëndësishme në përmbushjen e këtij qëllimi. Kjo përf-

shin reformën gjyqësore, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar...

Avokati i Llallës: Asnjë procedim penal ndaj tijNë kulmin e përplasjeve mes

ambasadorit amerikan Donald Lu dhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe kur zhurma rreth emrit të tij, sa vjen e bëhet më e fortë, për shkak të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Durrësit, Llalla zgjedh të kontraktojë një mbrojtës ligjor. Avokati Sokol Hazizaj, ka siguru-ar një prokurë të posaçme për të përfaqësuar ish-kryeprokurorin në procese të mundshme penale, çështje civile apo administrative. I kontaktuar dje nga mediat, Hazizaj deklaroi se një javë më parë iu dre-jtua me një memo Prokurorisë së Durrësit, për të mësuar nëse ka një çështje penale të çelur ndaj Adriatik Llallës, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Nga ana tjetër mësohet se Llalla ditët e fundit ka dalë jashtë vendit, duke udhëtuar te familja e tij në Gjermani. Ish-kryeprokurori po hetohet nga Prokuroria e Durrësit për 4 vepra penale: Fshehje pasurie, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe mosdeklarim të ardhurash.

Prokurorja Nikëhasani, sot para komisionit të vetingut

Komisioni i vetingut do të zh-villojë sot një seancë dëgjimore me prokuroren e Shkodrës, Besa Nikëhasani, e cila është kandidate për në KLP. Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare. Ajo fillimisht është emëruar proku-rore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e proku-rores së Apelit në Shkodër. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. BIRN ka publikuar dje skedën grafike të ndryshimit të pasurisë së deklaruar të prokurores Besa Nikëhasani nga viti 2003 deri në vitin 2015. Të dhënat e analizuara tregojnë që prokurorja Nikëhasani nuk zotëronte pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në vitin 2015 ajo shfaqet me një pasuri familjare prej 18.1 milionë lekë, sipas BIRN. Rritja mesatare vjetore e pasurisë familjare të Znj. Nikëhasani lloga-ritet në 1.5 milionë lekë.

Departamenti Amerikan i Shtetit i ndalon hyrjen në SHBA deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij, ja arsyet

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Me të njëjtat ar-gumente si ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në internet, DASH bën të ditur se deputetit të PSD është shpallur “non grata” për shkak se dyshohet si i përfshirë në raste korrup-sioni. “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të bes-ueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje

të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bash-këshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e mad-he Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur, nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”, thuhet në deklaratën e DASH. Deputeti foli në media mbi ndalimin nga SHBA. Ai u shpreh se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare. “Fëmijët e mi

janë nënshtetas australianë s’kanë nevojë as për vizë amerikane, as kanë qenë asnjëherë në Amerikë, as gruaja ime as fëmijët e mi. E gjithë kjo punë është a e merr vizën apo se merr. E dyta kam aplikuar në Ambasadë në kohën që kam qenë në hetim, nuk më është thënë që të refuzohet, merr një letër nga Prokuroria më kanë thënë. Dihej që isha në hetim. Nuk më është refuzuar me shkrim, apo me vulë. Unë jam opozitar, s’kam firmosur ndonjëherë, 13 vjet që kam deputet s’kam qenë ndonjëherë në pushtet.

Me bo korrupsion duhesh me qenë ministër e kryeministër, s’jam marrë asnjëherë me tendera, jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam”, tha ai. Marrëdhëniet mes deputetit Tom Doshi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë të mira dhe pak vite më parë. Kur shpërtheu përplasje mes tij dhe presidentit Ilir Meta, SHBA e hoqi Doshin nga grupi i miqësisë i Parlamentit shqiptar. Doshi aku-zoi në atë kohë Metën se kishte orkestruar një atentat ndaj tij për ta eliminuar fizikisht.

Kliti TOPALLI

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ish-krye-prokurorit Adriatik Llalla

dhe eksponentëve të opozitës në dre-jtim të ambasadorit Donald Lu. Pas zbulimit të letrës së ish-kryeproku-rorit drejtuar Kongresit Amerikan dhe akuzave të lëshuara nga Berisha ndaj ambasadorit Lu, gazeta iu drejtua me një email Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me këto deklarata dhe qëndrime. Llalla e aku-zoi ambasadorin Lu se po ndërhyn në punët e brendshme dhe të proku-rorisë. Por në një prononcim për gazetën, zëdhënësi i DASH, Ambrose G. Sayles, ka deklaruar se në çdo dalje publike apo qëndrim të mbajtur, ambasadori ka shfaqur pikëpamjet e Departamentit Amerikan të Shtetit. “Komentet e ambasadorit Lu refl-ektojnë politikën e SHBA. Politika e SHBA në Shqipëri është ofrimi i mbështetjes për integrimin e vendit në BE dhe realizmin e reformave të rëndësishme në përmbushjen e këtij qëllimi. Kjo përfshin reformën gjyqësore, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe luftën ndaj ekstremizmit të dhunshëm”, tha zëdhënësi i DASH për gazetën “SOT”. Përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit u pyet dhe për akuzat e lëshuara nga Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës se ambasadori Lu ka punuar që mazhoranca të kapë reformën në drejtësi. Po ashtu ai është akuzuar për mbështetje nga Soros me qëllim që reforma të bëhet sipas interesave të PS. Mirëpo DASH mendon krejt të kundërtën. Sayles tha për gazetën se çdo lloj asistence për reformë në drejtësi është bërë në bashkëpunim si me mazhorancën, ashtu dhe me opozitën. Madje ai deklaroi se SHBA nuk do të lejojë asnjë keqpërdorim të reformës. “Ne kemi punuar në partneritet për më shumë se dy vjet me liderët e qeverisë, Parlamentit, opozitës, shoqërisë civile dhe komu-nitetit ndërkombëtar, për të miratuar dhe zbatuar reformën domethënëse të gjyqësorit. DASH do të vazhdojë të flasë në favor të rendit ligjor dhe reformës në drejtësi, si dhe kundër tentativave për manipulimin e zba-timit të saj”, tha zëdhënësi.

Përplasjet me ambasadorinAmbasadori Lu dhe ambasadorja

Romana Vlahutin, gjatë dy viteve të fundit, janë kthyer në një tabelë qitje nga PD dhe LSI. Ata ishin personat që mundësuan realizimin e reformës në drejtësi dhe teksa ajo po jep efekte,

javët e fundit doza e sulmeve është shtuar ndjeshëm. Përplasja më e ash-për nisi mes ambasadorit amerikan dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Fillimisht ishte DASH që e shpalli “non grata” dhe më pas Llalla sulmoi ambasadorin, duke e bërë atë fajtor.

Por ditët e fundit mediat nxorën një letër që Llalla i kishte dërguar një vit më parë Kongresit Amerikan, ku akuzonte ambasadorin Lu se i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës dhe kishte ndërhyrë në punët e brendshme të prokurorisë. Po ashtu e akuzonte se është i lidhur me Soros dhe po e defor-monte reformën në drejtësi. Javën që lamë pas në mbështetje të Llallës doli ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po ashtu deklaroi se Lu dhe Vlahutin zbat-uan projektin e Soros që reforma në drejtësi të kapet nga qeveria. Mirëpo DASH ka hedhur poshtë të gjitha pre-tendimet. Sipas zëdhënësit të DASH, reforma në drejtësi është investim i SHBA dhe ajo nuk do të lejojë asnjë manipulim në zbatimin e saj.

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pak ditë më parë në një studio televizive deklaroi se ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë bërë gjithçka për të zbatuar planin e George Soros për reformën në drejtësi. “Edhe projekti i dytë u përmbys, pasi këto ushqenin opinionin se opozita nuk do reformën në drejtësi dhe kjo ishte një trillim. Këta çfarë bën, kur nuk e kaluan problemin me Kushtetutë, përmbysën Kus-

htetutën dhe çfarë bënë në fund, zgjodhën Edi Ramën, Kryeprokuror. Kjo reformë ka dështuar, drejtësia ka pasur nevojë për reformën më të madhe, por dhënia e drejtësisë Edi Ramës është projekt i Xhorxh Soros. Nuk ndodh kurrë që fondacioni Soros të përpunojë platformën për reformën në drejtësi, kjo ka ndodhur në formën më monstruoze”, tha Berisha.

BERISHA: LU NDIHMOI RAMËN TË KAPË REFORMËN NË DREJTËSI

DASH: Do vijojmë të këmbëngulim për zbatimin e reformës dhe vendosjen e shtetit ligjor

SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon për gazetën “Sot”: Donald Lu ka shprehur qëndrimin tonë, s’do lejojmë deformimin e reformës në drejtësi

Page 4: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

4 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Eduard Kukan: Shqipëria ka bërë reformë të thellë juridike, i bëj thirrje KE të vlerësojë rezultatet e arritura

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamen-tin Evropian, Eduard Kukan, deklaroi ditën e djeshme se vendi ynë dhe Maqedonia kanë bërë përparim të konsiderueshëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjatë një pronon-cimi për “DW”, ai theksoi se të dyja vendet janë të gatshme për të hedhur një hap të mëte-jshëm drejt familjes evropiane. “Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike, e cila, pasi të zbatohet do të jetë reforma më e rëndë-sishme e zbatuar midis shteteve në procesin e zgjerimit, dhe do të thosha edhe më serioze

se në rastin e disa shteteve anëtare të BE. Ndodh shpesh që shtetet anëtare nuk i bazo-jnë pozicionet e tyre në rezultatet që arrin një shtet në procesin e integrimit evropian, por në çështje politike dhe bilaterale. Unë do t'i bëja thirrje Këshillit që t'i vlerësojnë në mënyrë objektive rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Maqedonia në rrugën e tyre drejt BE”, u shpreh eurodeputeti Kukan. Nga ana tjetër, ai e ndali theksin edhe tek pritshmëritë e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës nga pro-gres-raporti i KE. Sipas tij, të dyja vendet

nuk duhet të presin lajme pozitive. “Besoj se ky raport nuk do t'i sjellë shumë inkurajim Kosovës, sepse mund të kishin bërë shumë më tepër. Sa kohë iu desh Parlamentit të Kosovës që të aprovojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi? Kjo është një provë se gjërat në Kosovë nuk ecin si duhet të ecnin. Unë pres një sërë rekomandimesh të ashpra në raport për atë si duhet ecur dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen në rrugën evropiane”, tha Kukan. Më tej ai deklaroi: "Është e qartë se këto vende do të marrin mbështetje nga KE

për të hapur dhe për të mbyllur me shpejt ka-pitujt e anëtarësimit, shoqëruar me këmbën-guljen për plotësimin e të gjitha kritereve pa lëshime", thotë Eduard Kukan. Ndërsa për Serbinë dhe Malin e Zi ai deklaroi se do të marrin mbështetje nga KE, por me kushtin që të plotësohen të gjitha kriteret. “Është e qartë se këto vende do të marrin mbështetje nga KE për të hapur dhe për të mbyllur me shpejt kapitujt e anëtarësimit, shoqëruar me këmbënguljen për plotësimin e të gjitha kritereve pa lëshime”, tha Eduard Kukan.

“Sa i takon kriterit për rritjen ekonomike, Shqipëria ka bërë pak progres dhe është e përgati-tur mesatarisht në zhvillimin e ekonomisë së tregut funksionale. Defiçiti ka shënuar një rënie, ashtu si edhe niveli i papunësisë. Por ky i fundit, pavarësisht tentativave, vijon të mbetet i lartë. Reformat për të

përmirësuar mjedisin e biznesit kanë shënuar progres, por është e nevojshme që këto reforma të implemen-tohen totalisht. Progres u shënua edhe në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës. Cilësia e edukimit duhet të përmirësohet”, thuhet në progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

ZHVILLIMI EKONOMIK NË “LUPËN” E KE

Pasditen e sotme pritet që të mbërrijnë në Tiranë Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn. Sipas informacioneve, ata do t’i dorëzojnë personalisht kryeministri Edi Rama pro-gres-raportin e Komisionit Evropian ku do të rekoman-

dohet hapja e negociatave për Shqipërinë. Axhenda e dy diplomatëve të lartë të BE, pas Tiranës, do të vijojë më tej edhe në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi, duke kryer kështu një tur tre-ditor në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa në datë 23 prill në kryeqytet pritet të mbërrijë edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

VIZITA E MOGHERINIT DHE HAHN

KE zbulon progres-raportin për Shqipërinë: Rekomandim pa kushte për hapjen e negociatave,

nisni arrestimin e politikanëve të korruptuar

KE: Rekomandim pozitiv për negociatat që reformat të vijojnë me këtë ritëm

Mimoza IBRA

Komisioni Evropian do të rekomandojë ditën e sotme hapjen e negociatave pa kushte për anëtarësim e

Shqipërisë në BE. Ditën e shtunë mediat gjermane publikuan pjesë nga progres-raporti që do të prezan-tohet për vendet e Ballkanit, ndërsa ditën e djeshme është zbardhur progres-raporti i plotë i KE. Aty sqarohet se në vazhdën e progresit të arritur, Komisioni i Evropës do të rekomandojë hapjen e nego-ciatave me Shqipërinë. Në pro-gres-raport vlerësohet reforma e kryer në sistemin e drejtësisë, ku nuk lihen pa përmendur edhe rastet e dorëheqjeve nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak të vetin-gut. “Shqipëria ka vijuar të bëjë një progres të qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. U ndër-morën veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht përmes avancimit në zbatimin e një re-formë gjithëpërfshirëse në drejtësi. Kjo përfshin rezultatet e para të prekshme në rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetin-gun), me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, dhe në dëgjesat e para që sollën shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmimin në detyrë të një tjetër gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet aty. Po ashtu në dokument ndalet thek-si edhe tek lufta kundër kultivimit dhe trafikut të drogës, por nga ana tjetër kërkohet me shume përpjekje për konfiskimin e aseteve të ban-dave kriminale. Një tjetër kusht i vendosur për hapjen e negociatave me BE ka qenë edhe reforma në ad-ministratë. Edhe në këtë pikë jepen vlerësime pozitive për punën e bërë nga Shqipëria. Në raport thuhet se reforma e administratës publike është konsoliduar dhe është përforcuar profesionalizmi e depolitizomi.

Arrestimi i politikanëve të korruptuar

Por nga ana tjetër, ndërkom-bëtarët siç duket janë të pakënaqur nga arrestimet e politikanëve të kor-

ruptuar. Në progres-raport theksohet se dënime kanë ndodhur vetëm në sistemin e drejtësisë, por në radhët e tjera nuk ka ndonjë veprim konkret. Për këtë arsye nga Shqipëria është kërkuar që të nisin arrestimet në e politikanëve të korruptuar në mënyrë që të afrohet drejt Bash-kimit Evropian. “Korrupsioni mbe-tet problem në Shqipëri. Dënimet e zyrtarëve të nivelit të lartë kanë ndodhur më së shumti në sistemin e drejtësisë. Por megjithatë niveli i dënimeve përfundimtare për zyr-

tarët e lartë mbetet i ulët. Korrupsio-ni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz”, thuhet në raport. Më tej, aty shtohet se janë ndërmarrë masa për të garantuar mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut, duke përfshirë këtu edhe personat që u përkasin pakicave, komunitetit rom dhe për zbatimitn e të drejtës së pronës. Në dokument ngrihet edhe problemati-ka e numrit të lartë të azilkërkuesve, edhe pse vlerësohen përpjekjet e qeverisë shqiptare për t’u përballur

me këtë fenomen. “Në kuadër të progresit të arritur, KE rekoman-don që negociatat e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë, duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformave në fushën kyçe të zba-timit të ligjit, në mënyrë të veçantë në të gjitha pesë prioritetet kyçe dhe të rezultateve të vazhdueshme dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë”, përfun-don progres-raporti i KE.

Vlahutin: KE do njohë punën e bërë nga qeveria

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin siguroi dje se Shqipëria do të marrë sot një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave nga Komi-sioni Evropian. Gjatë një aktiviteti për transparencën në buxhet, Vlahutin deklaroi se rezultatet që ka arritur Shqipëria deri tani në përmbushjen e kushteve do të njihet tek raporti i KE. “KE do të sjellë provat për përpjekjet që ka bërë Shqipëria drejt integrimit dhe kështu qe kemi shumë përgatitje për të bërë për këtë çështje. Në raport do të vijnë konkluzionet që konfirmo-jnë punët e mira që ka bërë qeveria”, u shpreh diplomatja e BE. Nga ana tjetër, ajo i drejtoi edhe një thirrje qeverisë që të rrisë transparencën për përdorimin e fondeve të buxhet-it. “Qytetarët duhet të dinë se si po përdoren paratë e tyre. Transparenca është e rëndësishme për të luftuar korrupsionin. Transparenca në për-dorimin e fondeve në buxhet është një prej pikave të rëndësishme që BE kërkon nga Shqipëria në kuadër të integrimit”, tha Romana Vlahutin.

Ambasadori hungarez: Besimplotë për negociatat

Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Lorent Balla komentoi dje pritshmëritë e vendit tonë për të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e nego-ciatave. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se Hungaria e mbështet rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE, ndërsa shtoi se do të hapen negociatat. “Në lidhje me procesin e integrimin, Hungaria është një nga shtetet që e ka mbështetur dhe do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë për t’u bërë pjesë e Unionit. Unë jam besimplotë se Shqipëria do të hapë negociatat me BE gjatë kësaj javë”, deklaroi Lorent Balla. Më tej ai nënvizoi se raportet politike mes dy vendeve tona në aspektin poli-tik janë në nivele shumë të mira, por mund të bëhet më shumë në aspektin ekonomik. Ambasadori Balla, që më herët ka shërbyer edhe në Kosovë, tha se mes dy vendeve ka simpati që daton që nga periudha e hershme Skënder-beut, kur pati edhe aleancë me princin hungarez, Yanosh Huniadi.

Shqipëria ka vijuar të bëjë një progres të qëndrueshëm në zbatimin e pesë pri-oriteteve kyçe për hapjen e negociat-ave të anëtarësimit. U ndërmorën vep-rime të mëtejshme për të përforcuar pa-varësinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë...

Page 5: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

PS: Sjellja e PD në Parlament kundër reformës në drejtësi, Basha të lobojë në Gjermani për hapjen e negociatave

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar dje zhvillimet më të fundit politike në vend. Gjatë një prononcimi për me-diat nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se Shqipëria ka përmbushur tërësisht prioritetet kyçe të vendosura për rekomandimin nga ana e Këshillit të Europës për hapjen e negociatave. Madje, ai dha garanci se falë progresit dhe reformave të qeverisë, shqiptarët sipas tij, do të gëzohen me një lajm të mirë, siç është dhënia e statusit. “Shqipëria ka përmbushur tërësisht pri-oritetet kyçe të vendosura për rekomandimin nga ana e KE për hapjen e negociatave. Jemi shpresë

plotë për rekomandimi nesër, i cili në mënyrë simbolike do t’i dorëzohet autoriteteve shqiptare nga ana e ambasadores së Delegacionit të BE-së dhe një ditë më pas nga autoritetet më të larta përfaqësuese të BE-së, drejtuar nga Komisionerja e lartë për Politikën e Jashtme, znj. Mogherini, të cilët meritojnë një falenderim në emër të popullit shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Shqipërisë në rrugën e saj historike, atë të anëtarësimit në BE. Siç të gjithë presin, prej nesër fillojmë një proces të ri në kuptimin e lobingut pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë edhe në vendet anëtare”, deklaroi ai. Megjithatë, Balla thumboi

opozitën, teksa deklaroi se sjellja e patolerueshme e PD-së në seancat e fundit plenare, sipas tij, është kundër reformës në drejtësi dhe hapjes së negoci-atave. “Sjellja e patolerueshme e PD-së në seancat e fundit plenare ka të bëjë me kundërvënien e kësaj force politike kundër reformës në drejtësi dhe Vettingut dhe në momentin që jemi edhe kundër hapjes së negociatave”, u shpreh ai. Duke komentuar një vizitë të kreut të PD në Gjermani, Balla tha se uron që Basha të mos lobojë kundër Shqipërisë. Madje, ai i bëri thirrje kreut të PD që të mos lobojë kundër hapjes së negociatave. “Unë shpresoj që Lulzim Basha të mos jetë dhe

mos të investohet në një lobing kundër hapjes së negociatave edhe në prezencën e fundit në Berlin. Por në një vend, në vendin më të rëndësishëm të anëtarëve të BE-së, ku procedura që Bunde-stagu përcakton për shqyrtimin e rekomandimit nga ana e KE-së kalon qoftë në Komisionin për Çështjet Europiane apo dhe në vendimmarrjen e Grupeve Parlamentare, Basha, sikurse dhe ne me të majtën gjermane, duhet të bëjë të njëjtën gjë, që mbështetja politike e grupeve politike të përfaqësuara në Bundestag të jetë për ta kaluar sa më shpejt në këtë procedurë parlamentare çështjen e hapjes së negociatave”, nënvizoi Balla.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë dje apel depu-tetëve socialist që të mos bien pre e provokimeve të opozitës dhe sjelljes së kësaj të fundit. Duke folur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama iu referua sjelljes së opozitës në Kuvend, ku mësohet se u ka kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetësinë para çdo veprimi apo provokimi

opozitar. “Nuk duhet t’i kundërpërgjigjemi provoki-meve të opozitës. Duhet të jenë korrekt dhe të rruani qetësinë në Kuvend dhe grupet parlamentare, të kini kujdes me frymën dhe të mos bini pre e provokimeve të opozitës”, ka thënë Rama. Në diskutimet e grupit ka qenë edhe rendi i ditës për seancën e së enjtes dhe axhenda partiake dhe qeveritare.

KRYEMINISTRI: MOS BINI PRE E PROVOKIMEVE TË OPOZITËS

Zbardhen paralajmërimet e Ramës në mbledhje grupi: Nuk do ketë më deputetë e ministra imunë ndaj ligjit, shumë shpejt në veting dhe administrata

Kryeministri porosi deputetëve: Punoni sikur zgjedhjet të jenë tani, kujdes provokimet e PD-LSI

Rigels SELIMAN

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ditën e djeshme furtunë në dre-jtësi dhe administratë. Në

mbledhjen e grupit të Partisë So-cialiste, shefi qeverisë ka dhënë një sërë porosish për deputetët, teksa në fokus kanë qenë reforma në drejtësi, punësimet, reagimet dhe sjellja e opozitës, si dhe integrim në Bash-kimin Europian. Duke folur para ligjvënësve të vet, i pari i qeverisë u shpreh i kënaqur nga reforma në dre-jtësi, e cili sipas tij, po jep rezultatet spektakolare me nxjerrjen jashtë sis-temi të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Megjithatë, Rama thek-soi se pavarësisht kësaj, gjyqtarët dhe prokurorët që dorëhiqen nuk do i shpëtojnë drejtësisë. Madje, kreu i ekzekutivit theksoi se gjyqtarët dhe prokurorët që kanë ngelur dhe kanë dhënë dorëheqjen pa dhënë llogari para procesit të vetingut, nuk do t’ia hedhin lehtë. “Reforma në drejtësi po jep rezultate spektakolare. Por po them se nëse mendoni se gjykatës dhe prokurorë që kanë ngelur dhe kanë dhënë dorëheqjen pa dhënë llogari, ju them e keni gabim, sepse ata do të japin llogari. Të gjithë ata që kanë ikur dhe ata që nuk u paraqitën në veting, do japin llogari kur sistemi të jetë i ngritur”, deklaroi ai. Po ash-tu, gjatë fjalës së tij para deputetëve socialist, kryeministri Rama u shpreh i bindur se falë reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut, vendi sipas tij, do të ketë një sistem drejtësie të pastër. Madje, ai paralajmëroi se kur sistemi i drejtësisë të jetë pastruar nga të korruptuarit, të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit, qofshin politikanë, prokurorë apo qytetarë të thjeshtë. “Sepse, vendi kishte nevojë për veting, kishim nevojë për veting sepse nuk kishim prokurori dhe gjykatë që ta bënte vetingun e ligjit për të gjithë, nga fillimi deri në fund. Kur të pastrohet sistemi, atëherë vepron ligji ndaj çdokujt, proku-ror, gjykatës, politikan, ministër, kryeministër, kushdo që të jetë”, nënvizoi ai. Nga ana tjetër, kryem-inistri Rama ka kërkuar nga depu-tetët që të kenë më shumë kontakte me drejtuesit e institucioneve dhe

bazës socialiste, në mënyrë që sipas tij, të vijohet dhe ecet me ritme të larta sa i takon punësimeve. Madje, shefi i qeverisë ua ka bërë të qartë se duhet të shkarkohen militantët e LSI, strategji e cila do t’i hapë rrugë punësimit të socialistëve.Veting drejtuesve të administratës

Një tjetër çështje tek e cila ka ndalur theksin kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parla-mentar socialist, ka qenë reforma në administratë. Burimet i thanë gazetës se shefi i qeverisë ka paralajmëruar se ashtu si procesi i vetingut që ka nisur në radhët e sistemit të drejtësisë

Vasili sulmon Ramën: Kriminalizoi procesin

e integrimitKreu i grupit parlamentar të

Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka bërë fajtor kryeministrin Rama për ngadalësimin e integrimit europian. Përmes një statusi në rrjetet sociale, dje Vasili sulmoi Ramën duke deklaruar se Shqipëria po humbet terren në procesin e integrimit për shkak të keqqeverisjes. “Kryeministri përgjegjësi i vetëm për ngadalësimin e integrimit europian. Rekomandimi i sivjetëm për hapjen e negociatave me BE është për mirë apo për keq një Deja Vu. Më negative se kurrë është që kemi në rekomandimin e sivjetëm praninë e shqetësimit madhor e të jashtëzakon-shëm të BE për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, kjo është ajo e keqe e madhe, që i solli kryeministri procesit të integrimit duke e vështirësu-ar e kriminalizuar atë. Kryeministri është përgjegjësi i vetëm që Shqipëria që pas rekomandimit historik të 9 nëntorit 2016 vetëm humbet terren në procesin e integrimit dhe që i shtohen kushte të reja”, shkruan Vasili.

TVSH për biznesin e vogël, Duka akuza Ramës

Kreu i Partisë Agrare Ambien-taliste, Agron Duka ka shprehur dje qëndrimin e tij kundër për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së. Duke folur për mediat, Duka hodhi akuza ndaj qeverisë, teksa deklaroi se taksimi në mënyrë të vazhdueshme rrit evazionin. “Klima e biznesit për momentin nuk është e mirë, pasi po taksohet në mënyrë të vazhdueshme. Taksimi në mënyrë të vazhdueshme rrit evazionin. Fillimisht u ulën qepenat një orë, një veprim simbolik. Dhe më vonë këto protesta ndoshta për-shkallëzohen. Është rast i veçantë, nuk ka raste të tilla që kaq muaj pas zgjedhjeve ka protesta. Doja të thoja se ka një lloj arrogance nga qeveria. Ajo duhet të bënte takime me grupe interesi që do shkonte në marrjen e vendimeve të mira. Bëhet fjalë për shumicën. Gjykoj se ka të drejtë biznesi i vogël për TVSh. Pasi duke vendosur TVSH do rritet edhe çmimi, ka edhe kosto”, deklaroi ai.

Sepse, vendi kishte nevojë për veting, kishim nevojë për veting sepse nuk kishim prokurori dhe gjykatë që ta bënte vetingun e ligjit për të gjithë, nga fillimi deri në fund. Kur të pastrohet sistemi, atëherë vepron ligji ndaj çdokujt, prokuror, gjykatës, politikan, ministër, kryeministër, kushdo që të jetë...dhe policisë, një proces të ngjashëm do të ketë edhe për të gjithë drejtuesit e administratës shtetërore. Rama është shprehur para ligjvënësve socialiste se do të nis një verifikim i thellë vetingu për të gjithë drejtuesit e administratës, duke filluar nga ver-ifikimi i pasurisë dhe karrierës pro-fesionale, deri tek pastërtia e figurës. “Duhet tju bëjmë veting drejtuesve të institucioneve që kemi emëruar apo

kanë qenë të emëruar dhe të partisë”, është shprehur ai. Gjithashtu, kryem-inistri Rama para deputetëve ka folur edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mësohet se shefi i qeverisë ka siguruar deputetët se falë reformave të ndërmarra nga ana e qeverisë, sot, sipas tij, pritet një rekomandim pozitiv nga na e KE për Shqipërinë, sa i takon çeljes së negociatave me BE.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje grupin parlam-entar të Partisë Socialiste, ku iu ka dhënë vartësve të vetë një sërë porosish. Mirëpo, burimet i thanë gazetës se Rama është shfaqur i pakënaqur me punën e deputetëve në terren, ku ka urd-hëruar ligjvënësit që të punojnë më shumë me bazën socialiste. Mësohet se shefi i qeverisë ka urdhëruar deputetë që të shpërn-dahen në zonat e tyre dhe të nisin fushatën për zgjedhjet vendore të 2019. Madje, burimet i thanë gazetës se ai ka kushtëzuar depu-tetët duke iu kërkuar që të rrisin anëtarësinë dhe të bëjnë për vete sa më shumë militantë nga radhët e LSI. “Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor”, mësohet të ketë thënë Rama.

ZGJEDHJET VENDORE, RAMA

POROSI DEPUTETËVE

Page 6: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

6 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Reforma në drejtësi rrit besimin e qytetarëve, në 6 muaj 871 denoncime për gjyqtarët dhe prokurorët

Nga muaji tetor i vitit 2017 deri në muajin mars 2018, në Komisionin e Pavarur të Kual-ifikimit janë regjistruar 871 denoncime në drejtim të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku të parët janë në shënjestër më së shumti. Duket se hyrja në fuqi e reformës në drejtësi ka rritur besimin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë, ndërsa vijon procesi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Ndërkohë që deri më tani dy gjyqtarë janë larguar nga sistemi duke mos kaluar filtrin e vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije, se shumica e denon-

cimeve i drejtohen gjyqtarëve, teksa numri i ankesave për prokurorët është më i vogël. Nga ana tjetër, këto denoncime merren nga KPK dhe sipas rastit vlerësohet dhe saktësia ose jo e denoncimit. Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikujton se, nuk ka si detyrë të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive, apo shkelje ligjore të sub-jekteve të rivlerësimit. Ndërkohë që interesant është fakti se në denoncimet e marra nga KPK, vihet re fakti se qytetarët në argumentet e tyre

kanë paraqitur të njëjtët argumente ligjorë, me të cilat kanë kërkuar në gjykatë të drejtën e tyre, duke i bashkangjitur dhe vendimin. Kështu, nga denoncimet e marra ka pasur denoncime të vlefshme, të cilat u kanë ardhur në ndihmë trupave gjykuese, ndërkohë që çdo denoncim i bashkëlidhet dosjes së subjektit të rivlerësimit, të cilit i takon denoncimi dhe është trupa gjykuese që, në zbatim të ligjit, shqyr-ton dhe vendos për të. Megjithatë, disa prej denoncimeve të bëra nga qytetarët kundrejt njerëzve të drejtësisë, janë bërë publike edhe

nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë seancave dëgjimore, të cilët kanë nisur me gjyqtarët dhe prokurorët. Ka qenë rela-torja Valbona Sanxhaktari, ajo e cila bëri me dije se KPK ka administruar 5 denoncime nga shtetas të ndryshëm në lidhje me aktivitetin profesional të gjyqtares kushtetuese, Vitore Tusha. Ndërkohë që nga ana tjetër, pak ditë më parë edhe relatorja Firdes Shuli zbuloi se pranë KPK kanë mbërritur 11 ankesa nga qytetarë mbi aktivitetin si gjyqtar të Besim Trezhnjevës, për të cilat theksoi se po vijohet me hetimin.

Rikthehet furtuna në radhët e LSI, 3 këshilltarë në Lezhë bashkohen me PS, shkon në 57 numri i të larguarve

Tkurren LSI dhe partitë e vogla në Lezhë, largohen 5 këshilltarë

“Pas disa javësh qetësie, ditën e

djeshme LSI është përfshirë sërish nga “kryengritja”, ku disa prej këshilltarëve

të kësaj force politike kanë braktisur këtë parti në Bashkinë e Lezhës, për t’iu bashkuar PS. Bëhet fjalë për tre

këshilltarë, të cilët kanë dezertuar nga partia që drejtohet nga Kryemadhi dhe i

janë bashkuar grupit ...

LSI sulmon kryeministrin për Statusin e Minatorit

LSI ka reaguar dje përmes depu-tetit Përparim Spahiu, pas videokon-ferencës së kryeministrit Edi Rama me minatorët. Spahiu ka hedhur akuza mbi Ramën, duke thënë se veç gënjeshtrave, asgjë nuk ka bërë për punonjësit e nëntokës. Madje, për deputetin e LSI, statusi i minatorit mbetet “hallexhi” i dënuar me vdekje. “Kanë kaluar rreth 3 muaj, kjo qeveri, ky kryeministër ka rrëzuar Statusin e Minatorëve. Mes votuesve që ngritën dorën kundër, ishin mjaft deputetë të zgjedhur nga minatorë në të gjithë Shqipërinë. Qeveria nuk dha asnjë argument bindës se përse e rrëzoi këtë status, i depozituar në Kuvend që në mars 2017 dhe i ngjashëm me atë të naftëtarit. Gënjeu dhe vazh-don të gënjejë që shumë shpejt do të dorëzojë propozim për minatorët. Por përveç zvarritjes disa mujore, asgjë nuk ka sjellë deri tani. Pushteti vret për statusin e tij të ndenjes në karrigen e pushtetit. Ndërsa statusi i minatorit mbetet “hallexhi” i dënuar me vdekje”, deklaroi ai.

Meta në Fakultetin e Gjeologjisë, vlerëson

punën kërkimorePresidenti i Republikës, Ilir Meta

zgjodhi dje të vizitonte Fakultetin e Gjeologji Minierave të Universitetit Politeknik të Tiranës, për të zhvilluar një bashkëbisedim me pedagogë e studentë të këtij Fakultetit, me fokus promovimin e burimeve natyrore të vendit, nxitjen e turizmit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedis-it. Presidenti Meta shprehu vlerësim për arritjet dhe kontributet e këtij Fakultetit për përgatitjen e mijëra specialistëve që kanë luajtur një rol të jashtëzakonshëm në ndërtimin e shumë veprave strategjike me rëndësi vitale për zhvillimin ekonomik të vendit. Gjatë bashkëbisedimit me pedagogë e studentë, Presidenti Meta shprehu keqardhje që tranzicioni i dha goditje të forta lëvrimit të disiplinave shkencore të këtij Fakulteti dhe shken-cave ekzakte në tërësi. Kreu i Shtetit theksoi se ky Fakultet meriton një vëmendje dhe mbështetje më të madhe në përmirësimin e infrastruk-turës akademike.

Rigels SELIMAN

Tkurrja e Lëvizjes Socialiste për Integrim vijon nga dita në ditë. Pas disa javësh qetësie, ditën e djeshme LSI është

përfshirë sërish nga “kryengritja”, ku disa prej këshilltarëve të kësaj force politike kanë braktisur këtë parti në Bashkinë e Lezhës, për t’iu bashkuar PS. Bëhet fjalë për tre këshilltarë, të cilët kanë dezertuar nga partia që drejtohet nga Monika Kryemadhi dhe i janë bashkuar grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në këtë qytet. Konkretisht, anëtarët e Këshillit Bash-kiak të LSI që kanë kaluar tek PS janë Ferdinad Ndoj, Hasan Muça dhe Agim Doda. Ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe me dy këshilltarë nga radhët e partive të tjera, të cilat i janë bashkuar Partisë Socialiste. Konkret-isht këshilltari i partisë PAK, Ndrek Gazulli i është bashkuar grupit të këshilltarëve socialist, si dhe këshilltari i G-99, Erind Ndreca, i cili është bash-kuar këshilltarëve të PS në Bashkinë e Lezhës. Por para Lezhës, nga LSI janë larguar këshilltarë thuajse në të gjitha bashkitë e vendit, duke filluar nga Vlora, Fieri, Berati, Skrapari, Shkodra, Kukësi, Elbasani, etj. Ndërkohë që pak ditë më parë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kur u pyet nga mediat për largimet e këshilltarëve, e justifikoi dezertimin e tyre me argumentin se listat e këshilltarëve i bënë deputetët. “Meta ishte kryetar Parlamenti, po merrej me reformën në drejtësi, kështu që listat janë si lista të bëra pa vëmend-je, që ky është një nga gabimet më të mëdha”, u shpreh ajo.

LSI braktiset nga 57 këshilltarëLargimi i këshilltarëve të Lëvizjes

Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste duket se është kthyer në modë. Gazeta ka bërë një kërkim dhe rezulton se janë plot 57 këshilltarë të LSI-së, që kanë dezertuar nga partia e Kryemadhit për t’iu bashkuar social-istëve. Fillimisht, ka qenë Tirana, qyteti ku gjashtë këshilltarë bashkiak të LSI braktisën këtë parti për t’iu bashkuar socialistëve. Më pas i njëjti fenomen u spostua në Bashkinë Durrës, aty ku katër këshilltarë u larguan nga kjo parti. Ndërsa dezertime nga radhët e LSI-së ka pasur edhe në Bashkinë e Lushnjës, ku dy këshilltarë të kësaj partie iu bashkuan PS-së, si dhe në

kësaj partie për t’iu bashkuar social-istëve, si dhe në Bashkinë e Korçës, ku 2 këshilltarë u larguan nga partia e Kryemadhit për t’iu bashkuar PS. Ndër-sa më pas hemorragjia në LSI u spostua në Bashkinë Devoll, ku 4 këshilltarë të kësaj partie dezertuan nga kjo parti

për t’iu bashkuar Partisë Socialiste. Ndërkohë që edhe dje janë rikthyer sërish largimet nga LSI drejt PS. Bëhet fjalë për Bashkinë e Lezhës, aty ku tre këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë braktisur këtë parti për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

Korçë, aty ku katër këshilltarë të LSI braktisën këtë parti. Gjithashtu, edhe në Gjirokastër ka pasur largime nga radhët e LSI, ku janë larguar nga kjo parti tre këshilltarë për t’iu bashkuar PS. Ndërkohë që javët e fundit janë lar-guar në Fier katër këshilltarë të LSI, tre këshilltarë në Belsh, katër këshilltarë në Vlorë, gjashtë në Skrapar, tre në Kurbin dhe katër në Shkodër. Po ashtu, dezertime nga radhët e LSI ka pasur edhe në Bashkinë Pukë, aty ku pak javë më parë u larguan 2 këshilltarë të

Reforma në administratë dhe largimi i këshilltarëve drejt PS, ka vënë në alarm LSI. Për këtë arsye, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka urdhëruar të gjithë deputetët e saj, që të zbresin në terren dhe të njihen më nga afër me situatën. Sipas informacioneve të gazetës, ditët e fundit në të gjithë qarqet e vendit deputetët e LSI kanë zhvilluar takime me bazën e kësaj partie, me qëllim marrjen e masave për të parandaluar eksodin e militantëve nga kjo forcë

politike, por edhe nisjen e riorganizimit në të gjitha de-gët. Sinjalet e para vijnë nga qytetit i Skraparit, aty ku tre ditë më parë zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka mbledhur strukturat e kësaj partie në këtë rreth, ku foli për fillimin e një procesi riorganizimi tërësor të kësaj partie. Gjatë fjalës së tij para strukturave të LSI në këtë qytete, deputeti Rama deklaroi se ky rior-ganizim vjen pas largimit të mjaft të këshilltarëve të LSI-së në këshillat bashkiake në rrethe.

KRYEMADHI NXJERR DEPUTETËT NË TERREN

JA EMRAT E KËSHILLTARËVE QË

IU BASHKUAN PS

1. Ferdinad Ndoj, LSI

2. Hasan Muça, LSI

3. Agim Doda, LSI

4. Ndrek Gazulli, PAK

5. Erind Ndreca, G-99

Page 7: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spaho: Opozita mbështet hapjen e negociatave Kreu i grupit parlamentar i PD,

Edmond Spaho ka deklaruar dje se opozita mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë. I pranishëm në deleg-acionin e PD që ndodhet në Berlin, Spaho përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, teksa hodhi disa foto mbi takimet që demokratët zhvil-luan dje, deklaroi se opozita mbështet gjithashtu edhe vijimin reformave në vend. “Një delegacion i PDSH i kryesuar nga Z. Lulzim Basha po viziton Gjermaninë me ftesë të Fonda-cionit Konrad Adenauer. Gjatë vizitës kemi pasur takime të rëndësishme me drejtues të Bundeskancelarisë të Znj.Merkel si dhe në Bundesta-gun Gjerman. Në takime shprehem mbështetjen e plotë të opozitës për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nevojën për të luftuar, korrupsionin, drogën, krimin e organizuar dhe lidhjet me politiken, zbatimin e reformës në drejtësi si dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho.

Berisha ironizon me kryeministrin Rama Ish-kryeministri Sali Berisha ka

sulmuar dje kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në profilin e tij zyr-tar në “Facebook”, Berisha duke u nda-lur tek takimi online i kryeministrit Edi Rama me minatorët, përmes ironisë u shpreh se ai nuk i takoi dot përball pasi ka frikë prej tyre. Ai tha gjithashtu se përmes takimeve online Rama po thirret në të gjitha mediat sociale si kryeministri i qefeve. “Edvini vazhdon serinë e takimeve “qejfi ma ka por by... nuk ma mban”! Të dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama nuk shkoi dot nga frika të takonte minatorët e Bulqizës ndonëse kanë patur dy vdekje radhas, por i thirri ata në takim online, pra me internet. Kjo tani po thirret në të gjitha mediat sociale si seria e takimeve “qejfi ma ka por prapanica nuk ma mban”! Një javë më parë ai zhvilloi një takim të tillë me biznesmenin siçilist Gjici dhe disa punonjës të tij kuksianë. Sb”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Lulzim Basha nis turin e takimeve në Berlin: Kërkuam nga CDU-CSU mbështetjen për hapjen e negociatave

Kreu demokrat Lulzim Basha dje në ditën e parë të vizitës në Berlin, zhvilloi në Bundestag takime me ekspertët e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë nga zyra e Kancelares Merkel dhe nga grupi i CDU/CSU në Parlamentin gjerman. Përmes një video LIVE në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, Basha teksa mbylli takimin, u shpreh se në fokus të bisedës ka qenë hapja e negociatave për Shqipërinë. “Jemi në Bun-destag, në takime me ekspertët e politikës ë jashtme dhe të Sigurisë nga Zyra e Kancelares Merkel dhe nga grupi CDU-CSU për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Kemi kërkuar mbështetjen e grupit CDU-CSU për hapjen

e negociatave si një akt që do të mbështesë Shqipërinë në një ëndërr që e ndajnë të gjithë shqiptarët, të anëtarësimit të vendit në Bash-kimin Europian, por edhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara në luftën kundër krimit të organizuar, korrup-sionit, reformës në drejtësi, reformës në ad-ministratën publike, respektimin e të drejtave të nëpërkëmbura të njeriut, siç e tregoi rasti i fundit i Kukësit. Të gjitha këto janë arsye të thella të partnerëve tanë, arsye për të dyshuar”, tha Basha. Kreu i opozitës u shpreh gjithash-tu se kërkoi që pavarësisht problemeve me të cilat po përballet Shqipëria, BE t’i shikojë

ato si një proces i cili mundëson vazhdimin e betejës kundrejt krimit dhe korrupsionit. “Ndaj, në emër të opozitës, në emër të Partisë Demokratike, kemi kërkuar që ta shohin këtë si një proces, i cili mundëson vazhdimin e betejës për të çmontuar krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të çmontuar narkoshtetin si një problem jetik për Shqipërinë, për të luftuar korrupsionin, për të vendosur të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit, për të vendosur në veçanti politi-kanët e korruptuar dhe me lidhje kriminale para drejtësisë, për të çliruar ekonominë nga monopolet dhe nga oligarkia, për të rikthyer

konkurrencën si një parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune”, u shpreh Basha. Ndërkaq, sipas zyrës së shtypit të PD, gjatë diskutimit në Bundestag, Basha theksoi gjithashtu se përmes hapjes së negociatave opozita ka më shumë mundësi në fuqizimin e betejës së saj për një Shqipëri të çliruar nga padrejtësia, të çliruar nga përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme dhe të çliruar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ndërkohë gjatë qëndrimit në Berlin, kryetari i Partisë Demokratike do të takohet edhe me Kryetarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Komisionit të Çështjeve Europiane të Bundestagut.

Endri ARIZI

Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar dje vizitën e tij në Gjermani ku është takuar me një sërë drejtuesish të

ndryshëm të Bundestagut. Por edhe pse kreu demokrat ndodhet në Berlin së bashku me një grup deputetësh ku po diskuton për hapjen e negociatave me Shqipërinë, selia blu ka vijuar mo-bilizimin për aksioni politikë të javës. Por ajo që ra në sy dje është se frenat e partisë i ka marrë Sali Berisha. Ditën e djeshme mbledhja e grupit parlam-entar është zhvilluar nën drejtimin e Berishës dhe nënkryetarit Edi Paloka, të cilët kanë dhënë udhëzime për të vijuar aksioni opozitar. Sipas buri-meve pranë selisë blu, Berisha teksa i falënderoj deputetët për aksionin politik të së shtunës në Shkodër, u bëri të qartë këtyre të fundit se duhet të shumëfishojnë kontaktet me qytetarët dhe të vijojnë përballjen me pushtetin duke gjetur forma e risi nga më të ndryshmet. Madje, Berisha u kërkoi deputetëve që të vijojnë reagimet pasi, sipas tij, kryeministri Rama po përpiqet që të krijojë një diktaturë të re. “Të shumëfishojmë kontaktet me qytetarët dhe të vijojë përballja me pushtetin duke gjetur forma e risi të reja. Duhet të dalim derë më derë me fletëpalosje në mbrojte të biznesit të vogël. Rama po tenton të krijojë një diktaturë të re, prandaj duhet edhe reagimi i duhur. Rama vetëm propa-gandon, gjendja ekonomike është më e rënda që ka pas Shqipëria”, mësohet të ketë thënë ish-kryeministri Berisha dje në mbledhjen e grupit.

PD përcakton aksionin politik të javës

Partia Demokratike ka përcaktuar dje aksionin politik që demokratët do të ndjekin gjatë kësaj jave. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka duke përcjellë porositë e dhëna nga Basha, u shpreh para deputetëve se nuk do të ketë normalitet si në komisionet par-lamentare ashtu dhe në Kuvend. Por përveç kësaj, sipas burimeve të gazetës pranë selisë blu, Paloka duke u ndalur tek protesta e të shtunës në Shkodër, u tha gjithashtu deputetëve se Rama nuk duhet të lihet i qetë dhe se këto protesta duhet të shtrihen gjithashtu edhe në

bashkëpunim është sfumuar përsëri. Kjo për faktin se në ndryshim nga Partia Demokratike që ka vendosur që, edhe gjatë kësaj jave, në shenjë proteste kundrejt qeverisë të bojko-tojë komisionet parlamentare si dhe të nxisë qytetarët që të ngrihen në protesta kundrejt taksave, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur që të mos ndjekë të njëjtat udhëzime si PD duke u distancuar nga aleanca.

Kjo sepse LSI edhe gjatë kësaj jave do të jetë pjesë e komisioneve parla-mentare. Madje një gjë e tillë është konfirmuar edhe dje ku deputetja e LSI, Silva Caka, në ndryshim nga deputetët demokratë, mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Veprim që gjatë ditëve të fundit është parë shpesh të bëhet nga deputetët e LSI, ndërkohë që demokratët kanë vendosur t’i bojkotojnë.

Ish-kryeministri: Të vijojë përballja me pushtetin duke gjetur forma e risi të reja

Basha në Gjermani, Berisha merr frenat në grupin e PD, deputetët bojkot

komisioneve parlamentare, distancohet LSI

“Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar dje

vizitën e tij në Gjermani ku është takuar me një sërë drejtuesish të ndryshëm të Bunde-

stagut. Por edhe pse kreu demokrat ndodhet në Berlin së bashku me një grup deputetësh ku po diskuton për hapjen e negociatave me

Shqipërinë, selia blu ka vijuar mobilizimin për aksioni politikë të javës...

Kreu demokrat Lulzim Basha pak ditë më parë në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar deklaroi para mediave se PD do të jetë në krah të shqiptarëve dhe se do vijojë përballjen me qeverinë. “Në krah të shqiptarëve që po goditen nga taksat. Kush kujton se e lëshuam këtë kauzë pasi mbaroi debati parlamentar e ka gabim. Shqipëria është sot në prag humnere, shkak-tar është Edi Rama që qeveris me bandat dhe banditët

dhe një grusht oligarkësh që iu shet Shqipërinë copë-copë. Mosbindja qytetare nis që këtë javë me refuzimin jo vetëm të taksës së Rrugës së Kombit por çdo takse që ka rritur Edi Rama. Që sonte nis organizimi nga opozita. Do ndërthurim të gjitha format e nevojshme të aktivitetit opozitar. Opozita do jetë e pranishme, në ballë të çdo organizimi”, deklaroi kreu demokrat Lulzim Basha për mediat pak ditë më parë.

BASHA: KAUZA KUNDËR QEVERISË DO VAZHDOJË

Ish-kryeministri, Sali Berisha pak ditë më parë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, deklar-oi që të vijohet me protesta dhe mosbindje civile deri në rrëzimin e qeverisë. “Lëvizjet e mëdha fillojnë kur s’e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë që nuk ka lënë asgjë pa përdorur, në radhë të pare kundër opozitës. Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën. Ne nuk largo-hemi deri në përmbysjen e kësaj qeverie. A jemi shumë apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shumë. Protestat do i bëjmë ditë për ditë, ku të na teket, ku të vendosim, ku i duam. T’i motivojmë njerëzit dhe të kemi një drejtim, një staf që të drejtojë mosbindjen civile deri në rrëzimin e saj. Mirënjohje të thellë lumjanëve që bënë një shkundje, një tërmet në vetëdijen tonë për tu ngri-tur deri në ditën e fitores”, u shpreh pak ditë më parë Sali Berisha.

BERISHA: PROTESTA DERI NË RRËZIMIN

E QEVERISË

Vlorë. “Nuk ka normalitet në komisione dhe Parlament derisa të lirohen kuk-sianët dhe Rama të mbajë përgjegjësi për fyerjen ndaj shqiptarëve. Rama nuk duhet të lihet i qetë në asnjë hap dhe në asnjë moment, si në Shkodër ashtu edhe në Vlorë”, mësohet të ketë thënë Paloka në mbledhje.

LSI distancohet nga PDFronti opozitar duket se vijon të

mos jetë në të njëjtën linjë. Edhe pse të enjten e kaluar u pa në Kuvend një mirë-koordinim veprimesh mes Par-tisë Demokratike dhe Lëvizjes Social-iste për Integrim, ditën e djeshme ky

Page 8: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

8 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zgjaten hetimet për aferën e privat-izimit të OSSH (sot

OSHEE), nga çekët e CEZ Shpëndarr-je. Në fillim të këtij

viti gjykata urdhëroi rihapjen e hetimeve pas një kallëzimi të

bërë nga Kuvendi dhe juristi Romeo Kara, por Proku-

roria e Tiranës ka kërkuar dje zgjat-

jen e hetimeve pas përfundimit të afatit

hetimor...

JA 22 ZYRTARËT E AKUZUAR PËR AFERËN E CEZ1. Sali Berisha, ish-kryeministër2. Nue (Nuel) Nik Kalaj, sekser3. Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë4. Mimoza Vokshi, ish-anëtare e grupit të negocimit 5. Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Berishës6. Neritan Alibali, kryetar i grupit të negocimit7. Alfred Rushaj, ish-anëtar i grupit të negocimit8. Fatjon Tungu, ish-anëtar i grupit të negocimit9. Sherefedin Shehu, ish-anëtar i grupit të negocimit10. Asllan Sherra, ish-anëtar i grupit të negocimit11. Viktor Gumi, ish-anëtar i grupit të negocimit12. Miran Kopani, ish-anëtar i grupit të negocimit

13. Bujar Nepravishta, ish-kreu i ERE14. Durim Kraja, ish-anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave15. Engjëll Qorlaze, ish-anëtar i komisionit të vlerësimit të

ofertave16. Vasal Pano, ish-anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave17. Ridvan Bode, ish-Ministër i Financave18. Florion Mima, ish-zv.ministër i METE19. Enno Bozdo, ish-zv.ministër i METE20. Ledina Mandia, ish-Avokate e Shtetit21. Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha22. Sokol Ramadani, ish-Kryetari i Entit Rregullator të

Energjisë

Paloka: Xhafaj të arrestojë të vëllanë

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i kërkoi dje Edi Ramës lirimin e pro-testuesve kuksianë. Përmes një dekla-rate për mediat Paloka, teksa paraqiti një video në lidhje me kohën se kur u kryen arrestimet e banorëve të Kukësit, i drejtoi disa pyetje edhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. “Disa prova që janë paraqitur, tregojnë qartazi se qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshtim me ligjin dhe të drejtat e njeriut, në mes të natës, në mënyrën më shtazore. Pas këtij akti, Prokuroria që është në duart e Edi Ramës, guxoi të falsifikonte orën se kur qytetarët e Kukësit u rrëmbyen. Ky është një film i parë, pasi ishte thënë se për 300 ditë krimi do të zhdukej, ndër-kohë që një ish-ministër i Brendshëm ishte në krye të trafikut të drogës. Dhe sot në vend që ai të ishte në burg dhe jo në Kuvend. A e ka skeduar vëllain e tij të dënuar për kokainë Xhafaj? A e ka skeduar Arbër Çekajn, shok i Olsi Ramës, që u kap me 613 kg kokainë Xhafaj? Këto Fatmir Xhafaj duhet t’i bëjë publike nëse do që të luftojë krimin e organizuar”, tha ai.

Ministria e Brendshme i kundërpërgjigjet PD Ministria e Brendshme i është

kundërpërgjigjur dje nënkryetarit të PD, Edi Palokës pas deklaratës të bërë nga ky i fundit në lidhje me arrestimin e vëllait të ministrit Xhafaj. Përmes një deklarate për mediat, Ministria i bëri thir-rje Palokës që nëse ka prova t’i paraqesë dhe të mos sulmojë institucionin e Poli-cisë së Shtetit.“Për sa u përket sulmeve personale në adresë të Ministrit të Brend-shëm dhe familjarëve të tij, sqarojmë se për to është dhënë përgjigje publike në mënyrë të përsëritur. Vazhdojnë të flasin për njerëz dhe ngjarje, të cilat lidhen me kohën kur kjo opozitë ishte në qeveri dhe ka patur gjithë dijeninë dhe mundësinë për të bërë çfarë ajo pretendon se duhet të bëhet sot. Gjithsesi, opozita ka sot gjithë lirinë dhe mundësinë e nevojshme që, nëse ka prova e fakte konkrete për zyrtarë të qeverisë, apo edhe për familjarë të tyre, të sillet në mënyrë serioze dhe në respekt të ligjit t’i prezantojë ato pranë organit kompe-tent, Prokurorisë së Krimeve të Rënda”, deklaroi Ministria e Brendshme.

Shtyrja e hetimeve për aferën e CEZ, Romeo Kara: Prokuroria e kapur nga politika, Sali Berisha sot duhet të ishte në burg

Juristi i OSHEE, Romeo Kara ka reaguar dje pas kërkesës së prokurorisë për të shtyrë hetimet e aferës CEZ me tre muaj të tjerë. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, juristi Romeo Kara teksa nuk fshehu as indinjatën e tij, u shpreh se kjo prokurori ka dështuar sërish pasi vijon të jetë nënkontrollin e politikës dhe krimit. “Kjo prokurori ka dështuar tërësisht në rolin e saj si organ i akuzës dhe investigues. Teatri absurd i prokurorisë, prej më shume se një viti, lidhur me investigimin e çështjes së privatizimit të OSSH-se, flet për një prokurori të kapur e stërkapur nga politika, krimi e frika.

Çështja iu la në derë prokurorisë së Tiranës nga Prokuroria e Përgjithshme dhe tani Prokuroria e Tiranës, duke mos pasur këllqe për ta çuar çështjen në gjykatë, sillet vërdallë duke shtyrë afatet, pasi edhe për ta mbyllur, e ka të pamundur këtë çësht-je. Sistemi ynë i drejtësisë, gjithmonë ka çaluar në sektorin e tij të hetimit, gjë që presupozohet të rikuperohet nga ngritja e Byrosë së Hetimit, si dhe nga kapja prej politikës dhe krimit. Duke menax-huar me fanatizëm procese të tilla, si ky në fjalë, mundet fare mirë të evidentohen dhe pastrohen nga sistemi i drejtësisë, të gjithë ata që nuk kanë

mendere të përballen me krimin e politikes së lartë, apo janë vetë të përfshirë në afera të ndryshme”, tha ai. Sipas juristit Romeo Kara sot të gjithë autorët e aferës CEZ duke filluar nga Berisha e deri tek të implikuari e tjerë duhej të ishin në burg. “Nëse meg-ahajdutët nuk dënohen, atëherë prokuroria duhet t’i vërë çelësin vetvetes. Sot autoret e aferës CEZ, të kryesuar nga Sali Berisha dhe Genc Ruli, duhej të ishin në burg dhe pasuria e tyre e sekuestruar. Fakti që këta superhajdutë, livadhisin të lirë e të pushtetshëm, të aftë për të ndikuar në keqmbarëv-ajtjen e procesit, tregon se prokuroria ka dështuar,

ka humbur integritetin ajo vetë si dhe mbi të gjitha procesi. Prokuroria është përpara një sfide historike dhe jetësore të saj. Ajo duhet që në zbatim të ligjit, të thyej mitin e politikaneve të paprekshëm nga ligji, dhe urgjentisht jo vetëm të pyesë, por të arrestoje Sali Berishën. Asnjë presion apo kosto politike nuk duhet të marrë parasysh prokuroria në këtë rast. Nëse ajo merret me riskun politik, duke rrënuar raportin me ligjin dhe integritetin e saj, atëherë mund të themi se prokuroria ka falimentuar plotë-sisht. I bej thirrje prokurorisë që të gjej forca dhe të zbatojë ligjin”, u shpreh juristi Romeo Kara.

Endri ARIZI

Zgjaten hetimet për aferën e pri-vatizimit të OSSH (sot OSHEE), nga çekët e CEZ Shpërndarje. Në fillim të këtij viti gjykata urd-

hëroi rihapjen e hetimeve pas një kallëzi-mi të bërë nga Kuvendi dhe juristi Romeo Kara, por Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dje zgjatjen e hetimeve pas përfundimit të afatit hetimor. Në organin e akuzës është bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, djalit të tij dhe disa ish-ministrave dhe zyrtarëve të ndryshëm gjatë kohës kur PD ishte në pushtet. Por, ndonëse prokuroria thirri për të dëshmuar në lidhje me këtë çështje, gjatë muajit shkurt, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën si dhe ish-ministrin e Energjisë, Genc Rulin, organi akuzës i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës që të zgjasë me tre muaj të tjerë afatin e hetimeve, në mënyrë që të kryej veprime të tjera shtesë, mbi procedurat se si u privatizua kompania për të cilën komisioni hetimor parlamentar pretendon se i është shkaktuar shtetit një dëm prej 414 milionë euro. Kërkesa është pranuar nga gjykata. Shkak i kërkesës së prokurorisë për shtyrje të afatit të hetimeve është bërë mosdëshmia e Nuel Kalajt, i cili dyshohet se ka qenë sekseri që ka mundësuar paktin me çekët. Pas dy letërporosive të dërguara nga ana e proku-rorisë pak kohë më parë, konkretisht një në Kosovë dhe një në Francë, vende ku Kalaj ka deklaruar se banon, deri më sot nuk është shfaqur asnjë reagim nga ana e këtij të fundit për të ardhur dhe për të dëshmuar në lidhje me aferën CEZ. Kjo për faktin se sipas padisë, Nuel Kalaj ka qenë ai që ka bërë të gjitha lidhjet mes çekëve dhe qeverisë shqiptare dhe në varësi të dëshmisë së tij varet dhe fati i Berishës dhe disa prej ish-ministrave të tij.

Akuzat ndaj KalajtJuristi i OSHE, Romeo Kara, ishte

personi që denoncoi drejtpërdrejt Nuel Kalajn, si sekserin që arriti të bënte të mundur marrëveshjen e Berishës me CEZ. Ai ka dorëzuar në prokurori disa prova, kryesisht e-maile, që implikojnë personin në fjalë. Një ndër to është dhe një bisedë e tij me përfaqësues të CEZ, ndërsa ka dhe biseda me vetë drejtuesve të CEZ që përmendin emrin e tij. Në një e-mail thuhet: “Mirdita Tomas! Në ank-ese janë përgatitur dokumentat. Ne do të përmendim kërkesat tona ndaj qeverisë sa është debia që duhet paguar tani. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport në sallonin Vip. Me Nuelin sapo mbarova

në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë”.

Dëshmia e Romeo KaraNë komisionin hetimor për aferën e

CEZ, juristi Romeo Kara, ka treguar me detaje rolin e Nuel Kalajt në marrëveshje. “Nuel Kalaj ka hyrë në këtë valle, pasi dështoi një person tjetër me origjinë kosovare, Hamza Merxhani (person i cili jeton në Çeki dhe ka dështuar në vitin 2005 për të ndërhyrë në lidhje me privatizimin e OSSH-së në favor të CEZ-it. Me ndërrimin e qeverisë ka futur në lojë

Nuel Kalajn, i cili paska lidhur sipas kësaj letre një kontratë 3- mujore për të vepruar pranë qeverisë shqiptare. Thuhet se ka ardhur në vitin 2006. Ka pasur foto me Kryeministrin, me ministrin e linjës Genc Rulin, ka edhe fotografi të tij me Genc Rulin. Thuhet se ka telefonuar mbi 100 herë Kryeministrin Berisha. Kështu thonë e-mailet, të cilat unë i disponoj. Thuhet se personi në fjalë (Nuel Kalaj) ka pasur një llogari bankare në vitin 2010 në shumën 3.6 milionë euro dhe në vitin 2011 janë lëvizur nga kjo llogari”, ka thënë ai.

Prokuroria kërkon dëshminë e sekserit të CEZ

Afera e CEZ, zgjaten hetimet ndaj Sali Berishës, djalit dhe ish-ministrave

të tij, “zhduket” sekseri Nuel Kalaj

E-mail nga Nuel Kalaj drejtu-ar Martin Roman, me subjekt “OSSH Developments”, datë 07.09.2009.

E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Tomas Pleskac, me subjekt “Re: Kosova”, datë 11.05.2010.

E-mail i Nuel Kalaj drejtuar Josef Hejsek, me subjekt “15.05.2010

Report”. E-mail i Josef Hejsek drejtuar

Tomas Pleskac, me subjekt “Al-banie-priprava jednani s PM”. datë 28.01.2010.

E-mail i Josef Hejsek drejtuar Nuel Kalaj, me subjekt “Ëorld Bank- No-tice of Event-do be delivered”, datë 17.11.2011;

JA EMAIL-ET QË PO VERIFIKOHEN

negociatat e tjera, i shpjegova në detaje se çfarë ne kërkojmë. Takimi me të birin sipas Nuelit është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit). Mbrëmë kam shtrënguar duart me kryeministrin në takimin me investitorët. Ai tha se është i kënaqur do të takoj nesër. Çfarë duhet të presim nga kryeministri. Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90% konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili

Page 9: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet raporti i Institutit për Krimet e Komunizmit, përplasje me Autoritetin e Dosjeve për shfrytëzimin e arkivaveZbardhet raporti vjetor për vitin 2017 i In-

stitutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (IKPK). Përpara Komisionit të Lig-jeve, drejtori ekzekutiv i institutit, Agron Tufa raportoi për punën e bërë gjatë vitit të shkuar , duke listuar edhe rezultatet e arritura. “Vijimin e projektit të vitit 2016 për realizimin me sukses të projektit të bisedave në shkollat e mesme të Tiranës për njohjen e brezit të ri me material që dëshmojnë vuajtjen e ish-të dënuarve politik të periudhës së komunizmit; botimi i kolanës “Ad memorandum” me libra studimorë; ndërkom-

bëtarizimi i historisë së komunizmit në Shqipëri përmes zgjerimit të rrjetit të aktiviteteve me partnerët ndërkombëtar; përparimi në serinë e botimeve të akteve gjyqësore politike; rritja në mënyrë të ndjeshme i qendrave studimore të universiteteve publike dhe private në bash-këpunim me institutin; nisja e disa projekteve për digjitalizimin e arkivave dhe minimuzeve të njohjes së natyrës së regjimit komunist përmes kombinimit të materialeve; shqyrtimin e përpjekjeve për një seri ekspozitash si dësh-mi vizuale të çdo lloji; rritja e projekteve me

partnerë kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha ai. Ndërsa si problematikë shtroi faktin se instituti vijon të vuajë për staf, pavarësisht se vjet u miratua nga Kuvendi shtesa me 4 vende pune, por kjo nuk është vënë në zbatim. “Ajo që nuk na mjafton është mungesa katastrofike e stafit për t’i përballuar të gjitha këto angazhime. Ju vjet e bëtë të mundur kalimin e një fondi, por nuk qe e thënë që ai të ekzekutohej, ndërkohë ne patëm llogaritur shumë projekte që kishin të bënin me një sektor që kishte të bënte me katër vende pune, që do të ishte sektori i edukimit

dhe i informacionit. Puna e dy drejtorive, e shkencorit dhe e arkivit, është tejet e ngarkuar dhe punojmë te ngjeshur e duke dubluar njeri-tjetrin”, deklaroi Tufa. Më tej, studiuesi Uran Butka shtoi se ka edhe një përplasje ligjore mes IKPK dhe Autoritetit të Dosjeve për sa i përket kompetencave për shfrytëzimin e arkivave të ish-përndjekurve politikë. Kreu i komision-it, Ulsi Manja deklaroi se pas raportimit të Autoritetit të Dosjeve do të kryhet edhe një analizë për të përcaktuar sferën e veprimtarisë së secilit prej institucioneve.

Fatmir Xhafaj: Në politikë ka personazhe me të shkuar problematike, sekuestrim

çdo pasurie të vënë në mënyrë kriminale

Ministri: Jemi të vendosur të zbatojmë ligjin dhe të shfarosim policët e korruptuar

“Natyrisht duhet të jemi të ndërgjegjshëm që shqetësime të kësaj natyre ka pasur dhe ka dhe në qytetin e Elbasanit. Kemi këtu 2-3 grupe kriminale të cilat i njohim shumë mirë. Po punojmë për to, për të dokumentuar, në mënyrë që shumë shpejt të mund t’i vëmë para përgjegjësisë penale. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Për secilin prej tyre

duhet të jetë shumë e qartë që policia do t’ua nxijë jetën, në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë, të ndëshkohet në formën e saj më të ashpër. Sepse krijojnë shqetësime për sigurinë, rendin, jetën e qytetarëve, ekonominë, pasurinë. Dhe këtu ne jemi në një betejë pa kompro-mis”, tha dje ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

XHAFAJ: PO PUNOHET PËR GODITJEN E 2-3 GRUPEVE KRIMINALEMimoza IBRA

Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj deklaroi ditën e djeshme se në sferën

e politikës gjenden persona me të shkuar problematike. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Elbasan “Forumi Qytetar për Sigurinë”, Xhafaj u shpreh i ndërgjegjshëm për problemet në radhët e policisë. Por nga ana tjetër, ai shtoi se përveç tyre, ekzistojnë edhe politikanë që nuk i përgjigjen standardit ligjor. “Qytetarët e thjeshtë kanë nevojë pikërisht për pushtetin e ligjit. Kanë nevojë për mbështetjen e atyre që i shërbejnë ligjit. Dhe policia e ka detyrë funksionale këtë gjë. E di që ka disa probleme edhe në radhët e policisë. Nuk mund të jetë e imuni-zuar policia nga problematikat dhe ekseset që ka shoqëria. Pa dyshim ka më shumë politikanë me probleme dhe që bëjnë dëm më të madh në shoqëri. Por ka edhe policë të cilët nuk i përgjigjen standardit ligjor dhe etik të qenies në këtë funksion shërbimi të rëndësishëm. Për këtë jam i vetëdijshëm. Kjo është edhe arsyeja që ne ndërmorëm një proces të tillë siç është vetingu në radhët e policisë”, tha ministri socialist.

Sekuestrim pasuriveNë vijim të fjalës së mbajtur, ai

e vuri theksin edhe tek ndëshkimi i grupeve kriminale. Duke nënvizuar se deri tani janë goditur 7 grupe kriminale, Xhafaj shtoi se do të puno-het shumë fort që të ndëshkohen të gjithë. Po ashtu, ai paralajmëroi se do të kryhet edhe sekuestrimi i çdo pasurie të vënë në mënyrë kriminale. “Jemi ende në fillimet e këtij opera-cioni, janë vetëm 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale, me rreth 100 persona të arrestuar, dre-jtues apo anëtarë të tyre. Ne besojmë fort dhe jemi shumë të angazhuar e të përkushtuar. Policia e Shtetit, përmes strukturave të posaçme si Task Forcës Speciale Qendrore dhe Task Forcave Rajonale të dedikuara për luftën kundër krimit të organizuar, të ngrit-ura në çdo qark, janë duke punuar për t’i ndëshkuar këto grupe krimi-nale, për t’i venë para drejtësisë dhe forcës së ligjit. Ata personalisht. Por njëkohësisht dhe asetet kriminale të

krijuara prej tyre nga kjo veprimtari kriminale”, vijoi Xhafaj.

Vetingu në policiFatmir Xhafaj pati dje në fok-

us edhe procesin e vetingut që ka nisur në radhët e policisë. Sipas tij, ky është një proces i rëndësishëm sepse do të ndihmojë në spastrimin e të korruptuarve dhe do të çojë në përmirësim të forcave blu. Ai theksoi se ky proces skanimi do ta bëjë më të besueshme policinë tek qytetarët. “Duke larguar nga radhët e Policisë së Shtetit ata që janë të korruptuar, të inkriminuar apo të padenjë e të paaftë për ta bërë këtë detyrë, ne i japim në radhë të parë mbështetje pjesës së shëndetshme të policisë. Dhe duke qenë me figurë të pastër, të pakorruptuar, të përk-

Altin Qato: Fenomeni i grabitjeve, shqetësues

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato ngriti dje si shqetësime grabitjet. Teksa mori pjesë në ak-tivitetin e zhvilluar në Elbasan “Forumi Qytetar për Sigurinë”, ai deklaroi se fenomeni i grabitjeve ka shënuar rënie, por përsëri mbetet shqetësim. Ndërkohë, Qato nënviz-oi se do të ketë më shumë angazhim në sigurinë në shkolla. “Kryesisht vjedhje banesash dhe lokalesh, por në krahasim me vitet e kaluara situata paraqitet e përmirësuar si në drejtim të parandalimit, të zbu-limit dhe goditjes së autorëve. Një fokus i madh i punës sonë është dhe siguria në shkolla dhe parandalimi i ngjarjeve në shkolla dhe përreth tyre. Veçanërisht për parandalimin e shpërndarjen e lëndëve narkotike ku edhe shqetësimi i prindërve është më i madh”, deklaroi Altin Qato. Ndërsa për kryetarin e Bash-kisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, me rëndësi mbetet bashkëpunimi mes komunitetit dhe policisë.

Policia Bashkiake, certifikohen 25

punonjësit e parë 25 punonjës të Policisë Bashki-

ake u certifikuan dje nga Akademia e Sigurisë. Gjatë ceremonisë së ndarjes së certifikatave ishte i pran-ishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai theksoi se duhet rritur cilësia e shërbimit tek qytetarët. “Kjo nuk është një punë që do ta bëjmë vetëm, por njerëzit mund të inkurajojnë një sjellje qytetare. Një polic i shtetit ose i bashkisë nuk është vetëm roje me uniformë i sigurisë publike. Është edhe këshilltar, edhe psikolog. Një nga arsyet pse të huajt që vijnë raportojnë për një qytet perëndimor është pikërisht se shikojnë trotuare të lira, prona publike të pavandali-zuara, shikojnë një qytet ku njerëzit respektojnë semaforin, vijat e bard-ha, ku shohin një polic të shtetit apo të bashkisë që ndihmon fëmijët që kalojnë trotuarin. Përshtypja që jep qyteti përkthehet në një shkrim, i cili lexohet nga miliona të tjerë që nesër vijnë turistë, sjellin para për ekonominë”, tha Erion Veliaj.

Qytetarët e thjeshtë kanë nevojë pikërisht për pushtetin e ligjit. Kanë nevojë për mbështet-jen e atyre që i shërbejnë ligjit. Dhe policia e ka detyrë funksionale këtë gjë. E di që ka disa probleme edhe në radhët e policisë. Nuk mund të jetë e imunizuar policia nga problem-atikat dhe ekseset që ka shoqëria...ushtuar ndaj ligjit burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat që shërbejnë, ata do të jenë shumë më besnikë të ligjit dhe drejtpërdrejt në shërbim të qytetarëve. Dhe këtë lloj shërbimi nuk mund ta garantojë një punon-jës policie ose nëpunës shteti i korruptuar apo i vënë në shërbim të njerëzve të inkriminuar”, tha Xhafaj. Ai shtoi se mes policit dhe

qytetarit po lind një marrëdhënie e re, ku do të ketë më shumë trans-parencë dhe kontrolle. Ministri i Brendshëm nënvizoi edhe se është i vendosur për të zbatuar ligjin, por u shpreh se për këtë do t’i duhet më shumë bashkëpunim me pushtetin vendor, me organizatat e shoqërisë civile, me komunitetet fetare dhe me shkollat.

"Ky projekt synon pikërisht parandalimin e krimit në komu-nitet. Pa dyshim edhe ndëshkimin e çdo lloj veprimtarie kriminale por në mënyrë të veçantë të atyre fenomeneve që cenojnë jetën e përditshme të qytetarit. Një polic model zbaton në çdo moment të tij ligjin dhe vetëm ligjin. Ligjin dhe vetëm ligjin! Dhe e zbaton këtë ligj në mënyrë të njëjtë dhe të barabartë. Si për politikanët e sërës sime, ashtu edhe për qytetarin e zakonshëm. Si për njeriun me pushtet, ashtu edhe për njeriun e zakonshëm .Ne duam të hapim një marrëdhënie të re ndërmjet këtij organi ligjzbatues dhe qytetarëve. Policia është në shërbim të qytetarit dhe në zbatim të ligjit. Të gjithë qyte-tarët duhet të shprehen për punën e drejtorit të policisë”, deklaroi ditën e djeshme Fatmir Xhafaj.

Nis zbatimin projekti “Forumi

Qytetar për Sigurinë”

Page 10: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

10 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Ankand me zbritje për 12 njësi shërbimi në rrethe, EKB i nxjerr në shitje

APP: Tenderët me negocim, në tre muaj u dhanë 6.4 milionë USD

Në fund të muajit Maj, Enti Kombëtar i Banesave do të zhvillojë sërish ankande për shitjen e një numri njësish shër-bimi, të ndodhura në pallatet e ndërtuara me financimin e këtij institucioni. Janë 12 njësi të tilla, të cilat mund të përdoren për biznese të ndryshme, si lokale, dyqane, furra buke, etj., të ndara 6 në qytetin e Fierit, 3 në Kavajë dhe 3 në Sarandë. Shitja e këtyre njësive ka dështuar në ankandet paraardhëse (ankandi i parë daton në Gusht 2016), çka ka sjellë uljen e çmimit fillestar të

ankandit për metër katror për secilën prej njësive. Për njësitë në Fier, vlera e ankandit ka rënë nga 44,800 lekë/m2 në 39,200 lekë/m2. Për njësitë në Kavajë vlera fillestare është ulur nga 42,400 lekë/m2 në 37,100 lekë/m2. Ndër-sa për njësitë në Sarandë vlera është ulur nga 560 euro/m2 në 490 euro/m2. Ankandet për këto prona do të zhvillohen në datat 21, 22 dhe 25 Maj, ndërsa me shumë gjasa katalogut të pronave do t’i shtohen edhe 15 njësi shërbimi të tjera, të ndodhura në Berat, Librazhd, Lushnje dhe Korçë.

Agjencia e Prokurimit Pub-lik bëri me dije se në periudhën 1 janar-15 mars ka një rënie të numrit të procedurave me negocim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kjo si efekt i një reforme tërësore të shtrirë në prokurime. Referuar shifrave APP raporton se në total janë zhvilluar 150 procedura me negocim gjatë kësaj periudhe kur një vit më parë ishin 1510 të tilla. Vlera e prokuruar për 1 janar-15 mars 2018 ishte 694 mil-ionë lekë apo rreth 6.4 milionë dollar kurse një vit më parë ky

fond ishte rreth katër herë më i lartë. Reforma në prokurime sipas APP ka dhënë efekt edhe tek nënshkrimi i marrëveshjeve kuadër të cilat këtë vit kanë qenë më prezentë. Marrëvesh-jet kuadër u rregulluan edhe me një udhëzim të veçantë nga APP duke synuar përdorimin më efiçent të parave nga ana e institucioneve lidhur me disa kategori blerjesh dhe shërbi-mesh të veçanta. Marrëveshjet kuadër të janar0-15 mars 2018 ishin 341 ndërkohe që një vit më parë ishin vetëm 14.

AKU bllokon 395 kg produkte bulmeti në tregun Agroushqimor

Autoriteti Kombëtar i Ush-qimit ka bllokuar 395 kg pro-dukte bulmeti, djathë të bardhë lope dhe gjizë për tregtim të pasigurt gjatë inspektimit në tregun Agroushqimor përg-jatë Autostradës Tiranë-Durrës. Trupa inspektuese e Drejtorisë Rajonale Tiranë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së kanë kryer inspektim në dy subjekte në këtë treg, ku janë marrë edhe mostra për ana-lizim. Pas analizimit të mostrave, djathi i bardhë në subjektin në pronësi të shtetasit me iniciale

Q. E., ka rezultuar me ngarkesë mikrobike Escherichia coli mbi normë. AKU ka sekuestruar 300 kg djathë të bardhë lope për tregtim të pasigurt të produkteve ushqimore në treg si dhe ka marrë masën administrative prej 300 000 lekësh. Ndërsa, është sekuestruar 95 kg djathë i bardhë lope dhe gjizë në subjektin në pronësi të shtetasit me iniciale I. T. Edhe këto produkte kanë rezultuar me ngarkesë mikrobike E.Coli mbi normën e duhur. 300 000 lekë ishte edhe masa administrative që u mor edhe ndaj këtij subjekti.

Statusi i minatorit, Rama premton marrëveshje me kompanitë për sigurimin e jetës, Gjiknuri “ok”

me rritjen e pagës minimale në 131 për qind

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDamian Gjiknuri: Brenda prillit do të kemi një draft deri diku të dakordësuar

Ish-minatorët, themelues të sindikatës së minatorëve “Ja-nar 1991”, në një interpelancë me kryeministrin Edi Rama

dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri kanë kërkuar që në projektligjin e ri për statusin e minatorit të rishikohet masa e pensionit dhe e daljes në pension. “Ne kemi kërkuar që masa e pensionit minimal të miratohet, jo më pak se 131 për qind e pagesës minimale zyrtare. Ndërsa për pagat minimale në miniera, kemi kërkuar të jetë jo më pak se 200 për qind e pagës minimale zyrtare. Përsh-kallëzimi i moshës së pensionit. Në qoftë sipas ligjit, me 12.5 vjet nëntokë, dhe 30 vjet gjithsej, del në pension 55 vjeç, dhe në tjetër që ka një muaj me pak nëntokë del në pension në moshën 65 vjeç. Ne refle-ktojmë që edhe këtu të vendoset për-shkallëzimi, si shumica dërrmuese e vendeve të qytetëruara, pra të re-flektohet përshkallëzimi, se kështu siç parashikohet është e padrejtë”, u shpreh kryetari i Sindikatës së Minatorëve “Janar 1991”, Fiqiri Xi-bri. Ndërkohë, kryeministri Rama, deklaroi se për të zgjidhur këto kërkesa duhen bërë mirë lloga-ritë, dhe që qeveria dhe grupet e sindikatave të minierave duhet të bien në dakordësi, duke diskutuar gjithçka në tavolinë. Rama kërkoi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rikujton se çdo individ rezident në Shqipëri, i cili përfiton të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, në shumën mbi 2,000,000 lekë në vit, në mbështetje të Ligjit nr.8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, është i detyruar të para-qesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave. Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 lekë. Individët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tatueshme si më poshtë: Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e

punësimit; Të ardhurat bruto nga dividenti; Të ardhurat bruto nga qiraja; Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së paluajtshme në pronësi të deklaruesit; Të ardhura bruto nga interesat bankare; Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të paluajtshme; Shu-ma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit; Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike; Fitimi kapitali nga dhurimi; Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart. Çdo individ, i cili është i detyruar të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave, duhet të bëjë kujdesin e duhur

për plotësimin e saktë të të dhënave të deklaratës dhe sidomos për llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, në rastet kur individi përfiton dy apo më shumë paga në një muaj nga punëdhënës të ndryshëm. Plotësimi i pasaktë i Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave mund të shkaktojë vendosjen e penal-iteteve për individin deklarues. Tatimi i llogaritur mbi pagat dhe shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, është kuti e lirë boshe në deklaratë dhe plotësohet nga vetë deklaruesi. Individi deklarues, do të llogarisë tatimin mbi të ardhurat personale nga pagat dhe shpërblimet për të gjitha të ardhurat nga pagat që përfitohen gjatë muajit, edhe në rastin kur ai i përfiton këto paga nga punëdhënës të ndryshëm.

Tatimet: 30 prilli, afati i fundit i deklarimit për individët me të ardhura mbi 2 mln lekë

mbështetjen e të gjithë grupimeve të minatorëve për të pastruar listat nga ata që shfaqen sot si ish minatorë që duan të përfitojnë nga rezultatet e këtij procesi e që nuk e meritojnë të jenë pjesë në këtë proces. “Këtu kemi pasur një shprehje vullneti nga ana e grupimit tuaj, besoj që nuk ka rezervë edhe nga sindikatat e tjera, ta bëjmë këtë në mënyrë që të jetë një listë e dakordësuar e të mos kemi manipulime dhe abuzime.

Një element që u la pa thënë, është në raport me jetën dhe me çfarë ndodh pas për familjet e atyre që fatkeqësisht humbin jetën, edhe pse ne kemi pasur një reduktim drastik të aksidenteve me pasojë jetën, si re-zultat i shumë më tepër ligjshmërive sot në aktivitetin e minierave. Duhet të kemi parasysh që rruga nuk është buxheti. Rruga është sigurimi i jetës dhe ne e kemi pjesë të planit që t’u imponojmë kompanive sigurimin

e jetës së çdo minatori. Në rast se fatkeqësisht, dikush humb jetën, është shoqëria e sigurimeve që përg-jigjet për familjen për një periudhë kohe X, siç parashikohet në skemat e sigurimeve për jetën”, deklaroi kryeministri.

Gjiknuri, “ok” pagës minimale Ndërsa ministri i Infrastruk-

turës dhe Energjisë, Damian Gjik-nuri bëri me dije se brenda prillit do të kemi një draft deri diku të da-

kordësuar, ndërsa pohoi se tashmë janë lidhur urat e komunikimit mes palëve për t’u përmbyllur ky proces. Ministri premtoi më tej se pas interpelancës do të inicionte një grup pune që të takohet me sindikatat për draftin e ardhur nga një grup i sindikatave. Ndërsa për pagën minimale, ai u shpreh se kjo kërkesë mund të realizohet. “Ne, për këtë jemi që të gjejmë atë që është e realizueshme, nuk është problemi të paraqesim vetëm kërkesa. Unë mendoj që pjesa e pagës minimale të minatorëve mund të realizohet z. Kryeministër dhe unë nuk shoh ndonjë problem. Sipas informacion-eve që unë kam por edhe në sajë të trysnisë që ushtrojmë si shtet, në kompanitë e minierave kanë nisur të bëhen pagesat për minatorët me paga më të larta. Pra, minatorët nuk kanë paga të ulëta, të papërfillshme. Kanë filluar të paguhen më mirë. Jam dakord që duke vendosur edhe një kufi ligjor kjo mund të bëhet më e trysnueshme, më e kontrollueshme nga shteti nëpërmjet Inspektoratit të Punës apo institucioneve të tjera fiskale dhe mendoj që këtu mund të gjejmë një dakordësi”, nënvizoi Gjinkuri, duke përfunduar se sa i përket çështjeve të tjera me efekt financiar, duhen parë së bashku me minatorët, që të gjendet një e mesme e arsyeshme.

Page 11: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 11

“C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Britania: Siria e mbështetur nga rusët po fsheh provat e sulmit kimik

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraRusia mohon akuzat: Nuk kemi fshirë provat në vendin e sulmit

Andi LAMKO

Kryeministrja britanikë Theresa May tha dje në parlament se Siria me mbështetjen e Rusisë po

përpiqet të fshehë faktet e sulmit të raportuar kimik në Douma, teksa autoritetet vendore kishin penguar deri në mbrëmje, kalimin e grupit të hetuesve të pavarur në skenën e sulmit pranë kryeqytetit Damask. May mohoi akuzat e opozitës së ka sulmuar Sirinë me urdhër të Trump, dhe tha se Britania kishte të drejtat morale dhe legjitime për t’iu bash-kuar sulmit të aleatëve. “Britania e Madhe kishte provuar të gjitha kanalet diplomatike, por në fund me keqardhje vendosi se nuk kishte alternativë tjetër përveç sulmeve të koordinuara kundër objektivave të caktuar”, tha May. Opozita laburiste britanike ka argumentuar se kryem-inistrja duhet të ishte konsultuar me parlamentin para se të ndërmerrte sulmin, dhe se provat për sulme mike në Siri janë të dyshimta. Ndërkohë, drejtori i grupit mbikëqyrës nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike në Hagë, Ahmet Uzumku, tha se zyrtarët sirianë dhe rusë për-mendën "çështje sigurie në pritje" duke i mbajtur inspektorët nga hyrja në Douma. Autoritetet siriane kishin ofruar 22 vetë për të intervistuar si dëshmitarë, tha Uzumku, duke shtuar se shpresonte se do të mer-ren masat e nevojshme për të lejuar ekipin në Douma sa më shpejt të jetë e mundur.

Rusia: Nuk kemi fshirë provat Por ministri i Jashtëm rus Ser-

gei Lavrov tha në reagimin ndaj

Vuçiç: S’mund ta prezantoj zgjidhjen për Kosovën brenda prillit

Daçiç: Mos u gënjeni, Presheva e Bujanovci nuk janë Kosovë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë dje se akoma nuk ka propozim për zgjidhjen për Kosovën dhe se nuk është i sigurt se a do të mund ta mbajë fjalën që zgjidhjen ta prezan-tojë deri në fund të muajit. Pas takimit me kryeministrin e landit gjerman të Baden-Wurt-temberg, Vuçiç ka premtuar se në këtë drejtim do të punojë me përkushtim, me përgjegjësi dhe guxim, por tha se zgjidhja gjithsesi s’do të jetë e lehtë për serbët. “Me çfarëdo propozimi që do të dalim, ai do të pritet në

thikë, si te fqinjët, në Evropë, në botë, ashtu edhe në Serbi. Nuk është qëllimi im të them diçka për të kënaqur dikë në Perën-dim, por për të kënaqur qytet-arët e Serbisë dhe për të arritur një zgjidhje”, theksoi presidenti serb. Ai përsëriti se kundërshton idenë e një “konflikti të ngrirë”, sepse nuk dëshiron të lërë prob-leme për gjeneratat e ardhshme. “Unë nuk dua që qytetarët serbë të ndjehen të poshtëruar nga zg-jidhja dhe prandaj do t’i qasem problemit në mënyrë racionale, pragmatike”, tha ai.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka komentuar deklaratat e krerëve shtetërorë të Kosovës në të cilat ata, iu referuan Preshevës dhe Bujanovcit si ‘Kosovë Lin-dore’. “Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë deklarata të tilla, nuk është asgjë e re. Edhe kur ishte Isa Mustafa kryeministër i Kosovës, gjatë një takimi me kryetarët e Preshevës dhe Bu-janovcit, ata iu referuan atyre si përfaqësues nga Kosova Lindore, dhe për këtë kam reaguar dhe shqetësimin tim e kam dërguar edhe në Komisionin Evropian”,

deklaroi Daçiç. Sipas tij, këto janë qëllimet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës që nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit. “Deklaratat për thyerjen e kufirit mes shqiptarëve në Koshare nuk ishin të rastësishme. Deklaratat e krerëve shtetërorë për ardhjen deri në Nish, si dhe deklaratat e Edi Ramës për formimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të gjitha këto janë qëllime të tyre që nga Lidhja e Prizrenit’’, tha ai, duke u ankuar për mungesën e re-agimit të shteteve të perëndimit për këto deklarata.

Prishtinë, Borisov: Kosova do të marrë pjesë në samitin e Sofjes

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov tha dje gjatë vizitës në Prishtinë se Kosova do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes dhe do të paraqitet ashtu siç e kanë njohur mbi 100 shtete. “Kosova do të përfaqëso-het në Sofje ashtu si e kanë njohur mbi 100 vende të botës. Sa i përket regjimit të vizave varet edhe nga marrëveshjet me Beogradin, mirëpo unë jam pro dhe unë do të insistoj që kjo gjë të ndodhë”, u shpreh sot gjatë vizitës së tij, Borissov. Lajmi duket se e ka zënë në

befasi Serbinë, teksa kohë më parë ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç kishte thënë se Serbia do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes. “Besoj se do të marrim pjesë, por frikësohemi se kjo do të shkak-tojë alibi për njohjen e Kosovës”, tha Daçiç. Dje kryediplomati serb tha se ende nuk dihet se kush nga zyrtarët serbë, do të përfaqësojë Serbinë në Samitin e Sofjes. “Nuk e di, është mirë që këtë py-etje t’ia bëni Vuçiç apo Bërnabiç. Është takim i krerëve të shteteve ose shefave të qeverisë”, ka thënë ministri serb.

deklaratës së Britanisë, se Rusia nuk ka ndërhyrë në Siri për të fshirë provat në vendin e sulmit të dysh-uar kimik. Lavrov hodhi gjithashtu dyshime mbi vendimin e fuqive për Perëndimit për të goditur Sirinë, në ditën kur do të niste hetimi ndërkom-bëtar mbi sulmin e supozuar kimik. “Nuk ka ndodhur një sulm kimik në Siri, dhe ne nuk e kuptojmë përse

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kryen sulme ajrore mbi Siri, pikërisht në ditën kur inspektorët ndërkom-bëtarë duhet të mbërrinin atje për të nisur hetimin zyrtar”, tha Sergei Lav-rov në një intervistë për BBC. Lidhur me këtë ndërhyrje ushtarake ka folur dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili në një intervistë të gjatë televizive rrëfeu se e kishte bindur

Siria, Erdogan: Të vendosim themel të ri

për paqen në botëPresidenti i Turqisë, Recep Tajip

Erdogan, deklaroi se Turqia nuk ka aspirata territoriale në Siri, as në ndonjë vend tjetër në botë, por bëri thirrje për vendosjen e një “themeli të ri për paqen në botë”, ku vendet nuk do të bombardohen në mënyrë të rastësishme. “Operacionet turke në Siri kanë dy objektiva. I pari, të heqim kërcënimet terroriste ndaj Turqisë, ndërsa i dyti është që të bëjmë një zonë të sigurt në Siri, adekuate për banim të refugjatëve që aktualisht qëndrojnë në Turqi”, tha Erdogan.

Hoxhaj: Serbia po nxit tensione në Kosovë me lajme të rreme

Zëvendës-kryeministri i Repub-likës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka përgënjeshtruar dje lajmin e medi-ave serbe në lidhje me “ndërhyrje të mundshme” të Policisë së Kosovës në veri, duke thënë se mediat serbe po manipulojnë publikun me qëllim destabilizimin e vendit. Hoxhaj tha se lajmi i publikuar në portalin serb “Informer” është lajm i rremë. “Lajmi i publikuar sot nga një portal serb është lajm i rremë dhe dashakeq”, ka shkruar Hoxhaj.

Greqi, protestues anti-amerikanë sulmojnë

statujën e TrumanProtestuesit grekë vazhduan dje

protestat e një dite më parë kundër sul-meve të Perëndimit në Siri duke tentu-ar të rrëzojnë statujën e ish-presidentit amerikan Harry Truman në qendër të Athinës. Demonstruesit të organi-zuar nga e majta greke u mblodhën në sheshin qendror Sintagma të kryeqytetit dhe protestuan para amba-sadës amerikane. Lideri komunist grek Dimitris Koutsoumbas i tha turmave se imperialistët përsëri po derdhin gjakun e njerëzve të pafajshëm.

Lideri pro-perëndimor Milo Gjukanoviç u rik-thye dje në krye të Malit të Zi me një fitore të qartë në zgjedhjet presidenciale të fundjavës. Ndonëse figurë polarizuese, Gjukanoviçi ka mbështetjen e Perëndimit për arsye gjeopolitike. Komisioni zgjedhor tha se Gjukanoviç fitoi 53.8 përqind të votave, kurse sfiduesi i tij kryesor Mladen Bojanic, 33.5 përqind. Asnjëri prej gjashtë kandidatëve të tjerë nuk arriti të mbledhë një numër dyshifror votash. Përveç tri pushimeve që ka bërë nga postet, prej vitit 1991 ai ka qenë ose president ose kryeministër. Vitet e fundit Gjukanoviçi e largoi Malin e Zi nga aleanca tradicionale e ngushtë me Rusinë, dhe Podgorica ka mbështetur të gjitha sanksionet perëndimore kundër Moskës.

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotsias i bëri dje thirrje qeverisë së Maqedonisë të pranojë metodat që çojnë në zgjidhjen së nomenklaturës. "Liderët maqedonas duhet të tregojnë seriozitet duke pran-uar metodat që na çojnë te zgjidhja", tha Kotzias nga Luksemburgu pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE. Kotsias shtoi: "Theksoj nevojën që liderët maqedonas të kuptojnë se negociatat nuk mund të kryhen vetëm me intervista e deklarata të vazhdueshme publike. Ata duhet të pranojnë rrugën konkrete që na çon te zgjidhja". Ndërsa në lidhje me situatën në Siri, Kotsias dënoi përdorimin e armëve kimike dhe gjithashtu përdorimin e armëve nga palët. “BE duhet të krijojë klimën e besimit duke dënuar çdo shkelje të ligjit ndërkombëtar, ngado që të vijë”, tha ai.

GJUKANOVIÇ FITON ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË MAL TË ZI KOTSIAS: DUAM HAPA KONKRETË NGA SHKUPI PËR EMRIN

presidentin amerikan Donald Trump të mos tërhiqte trupat ushtarake nga Siria, por t’i angazhonte ata për një periudhë afatgjatë. “Kam ndikuar që presidenti Trump të kryente një numër të limituar goditjesh, në ak-sionin e përbashkët ushtarak mes SHBA, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha Macron, duke pohuar se ka zhvilluar disa biseda telefonike më Trump përpara sulmit të koordin-uar të ditës së shtunë.

Mogherini: Të nisin bisedimet e paqes

Kryediplomatja e BE, Federica Mogherini, tha dje në lidhje me sulmin në Siri, se vendet anëtare kishin treguar “unitet të plotë” por kërkoi që samiti i javës së ardhshme në Bruksel të përdoret në nisjen e bisedimeve të paqes. “Ka vullnet të plotë nga vendet anëtare që konfer-enca e javës së ardhshme bashkë me Kombet e Bashkuara, të përdoret si mundësi e nisjes së zgjidhjes politike në Siri”, tha Mogherini për gazetarët. Ajo shtoi se përkeqësimi i dhunës në vend e bënte më urgjente zgjidhjen politike, dhe se takimi i Brukselit do të caktojë bazën e bisedimeve në Gjenevë ku do të marrin pjesë për-faqësuesit e palëve luftuese. “Kushtet sot nuk janë më të mira se një vit më parë. Në fakt ato po përkeqëso-hen, po shikojmë më shumë dhunë, më shumë shkatërrim, më shumë vdekje. Prandaj unë besoj se e vet-mja rrugë për t’i dhënë fund vuajtjes dhe vdekjes së shumë sirianëve, është shtimi i presionit mbi palët, domethënë regjimit sirian. Ata duhet të vijnë në bisedimet e Gjenevës me qëllime më domethënëse në negoci-ata”, tha Mogherini.

May mohoi akuzat e opozitës së ka sul-muar Sirinë me urdhër të Trump, dhe tha se Britania kishte të drejtat morale dhe legjitime për t’iu bashkuar sulmit të aleatëve. Britania kishte provuar të gji-tha kanalet diplomatike, por në fund me keqardhje vendosi se nuk kishte alterna-tivë tjetër përveç sulmeve të koordinuara...

Page 12: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

12 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Ja si Enver Hoxha nxori nga Shqipëria për 48 orë të gjithë jugosllavët më 1948, Tito akuza Mehmet

Shehut se vrau Koçi Xoxen, ja përplasjet mes palëve

Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, Enver Hoxha largoi nga Shqipëria brenda 48 orëve të gjithë njerëzit e Titos.

Faktet janë publikuar nga historiani amerikan James S O’Donnel në librin e tij: “A coming of age Albania under Enver Hoxha”. Aty tregohen disa biseda mes Titos dhe Stalinit, si dhe akuzat mes liderëve të Shqipërisë dhe atyre jugosllavë.

Marrëdhëniet BRSS-JugosllaviMarrëdhëniet BRSS-Jugosllavi

u përkeqësuan më shumë, deri në pikën ku Jugosllavia po sfidonte pozitën sovjetike në Ballkan. Fillim-isht në 1948 Jugosllavia dërgoi dy divizione në Shqipëri, me pretekstin e mbrojtjes nga sulmet greke, por që në fakt ishin nisja e marrjes së kontrollit të Shqipërisë. Së dyti, ata u përpoqën të organizonin një federatë me Bullgarinë, që rrjedhimisht do të kthehej në një union ballkanik me shumë shtete. Pas iniciativave të tyre ekspansioniste Tito dhe udhëheqësi bullgar Dimitrov u thirrën në Moskë nga Stalini, për t’u kritikuar. Dy ball-kanasit u përpoqën të justifikoheshin duke mohuar tentativën për krijimin e unionit rajonal, por Stalini i tha se ky nuk ishte një gabim, por politika e tyre e qartë. Jugosllavët japin versione kontradiktore në lidhje me federatën e planifikuar mes Jugosllavisë, Bull-garisë dhe Shqipërisë. Xhilas dhe Dedijer thonë të dy se Stalini ishte dakord për krijimin e saj, ndërsa i dërguari jugosllav në Tiranë, Josip Xherxha jep një tjetër version në 1948: “Hoxha më tha se kishte lexuar një raport ku Dimitrov njoftonte nisjen e negociatave për hyrjen e Bullgarisë në federatën Jugosllave. Ai më kërkoi t’i kaloja Titos çudinë e autoriteteve shqiptare dhe vullnetin e Tiranës për zgjidhjen e çështjes së federatës së Shqipërisë me Jugosllavinë, para çështjes bullgare. Hoxha tha se për shqiptarët ishte e vështirë situata ku Bullgaria, e cila kishte qenë kundërsh-tare gjatë luftës, të ishte në pozitë për të vendosur nëse Shqipëria duhet të pranohej në federatë apo jo. Sigurisht që unë informova menjëherë Titon për bisedën”. Stalini urdhëroi Cominform për përjashtimin e Titos dhe Jugosl-lavisë nga lidhja, që ishte dhe kulmimi i tentativave të Stalinit për të vendosur autoritetin e tij në Jugosllavi. Më 28 qershor 1948 Jugosllavia u përjashtua zyrtarisht nga Cominform. Deklarata zyrtare e motivimit për lëvizjen, ci-tonte akuza si devijim në politikën e brendshme dhe të jashtme, armiqësi ndaj Bashkimit Sovjetik, politika të gabuara bujqësore, koncepte parti-ake jo-marksiste-leniniste, refuzim i kritikave, sjellje arrogante ndaj par-tive vëllazërore. Ky vendim ishte si i dërguar nga Zoti për Enver Hoxhën, i cili përfitoi të shkëpuste menjëherë Shqipërinë nga aleanca jugosllave dhe të konsolidonte pozitën e tij të brendshme personale.

Fundi i bashkëpunimit Shqipëri-Jugosllavi

Shqipëria u bë vendi i parë europiano-lindor që foli publikisht kundër Jugosllavisë. Më 1 korrik 1948 Shqipëria kërkoi largimin e të gjithë personelit jugosllav nga vendi brenda 48 orëve dhe shpalli unilater-alisht të pavlefshëm të gjitha trakta-tet me Jugosllavinë, përveç traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit re-ciprok (ky i fundit u bë i pavlefshëm nga Jugosllavia në nëntor 1949). Një muaj para prishjes Hoxha tha në një fjalim: “Çdo ditë populli ynë forcon vëllazërinë dhe miqësinë e çmuar me popullin e Marshall Titos, me të cilin ka luftuar krah për krah për të

Enver Hoxha: Tito donte të ndërhynte në punët e Shqipërisë, synonte kolonizimin e atdheut

parti, të çdo personi që konsiderohej si kërcënim për postin e Hoxhës. Au-tori jugosllav Miodrag Djukiç, njëfarë propagandisti por me të dhëna të sak-ta, thotë se spastrimet në parti ishin një armë e fuqishme për ruajtjen e pushtetit të Hoxhës: “Spastrimet janë kthyer në një metodë të konsoliduar për regjimin neo-stalinist të Enver Hoxhës. Me to ai ruan pushtetin dhe e mban vendin totalisht të izoluar prej ndryshimeve. Spastrimet janë gjithashtu të leverdishme për të hed-hur fajin e dështimeve të tij te vendet

e huaja, veçanërisht Jugosllavia. Por ai bie gjithashtu në kontradikta me to, pasi spastrimet janë provë e kundërshtimit të ashpër të staliniz-mit edhe në rrethet më të ngushta të Hoxhës. Fakti që Hoxha shikon një dorë Jugosllave edhe në sfidën më të vogël ndaj udhëheqjes së tij apo ndaj çfarëdo lloj ndryshimi, është dëshmi e reputacionit që Jugosllavia zotëron te shqiptarët. Hoxha asnjëherë nuk arriti t’i shkatërrojë ndjenjat e miqë-sisë së shqiptarëve ndaj Jugosllavisë”. Kongresi i Parë i Partisë Komuniste

të Shqipërisë u mbajt në Tiranë në 8 nëntor 1948, ku ajo ndryshoi emrin duke u bërë Paria e Punës, me qëllim të reflektonte më mirë përbërjen e popullit shqiptar, që ishte rreth 80 për qind fshatarë. Natyrisht që Jugoslla-via e dënoi vendimin e Hoxhës për të prerë marrëdhëniet, dhe e quajti Hox-hën tradhtar. Ranko Petkoviç, analist jugosllav argumenton në mënyrë interesante motivacionin e ndarjes: “Hoxha dalloi në fushatën e tij kundër Jugosllavisë mundësinë të leverd-ishme për të konsoliduar udhëheqjen

fituar lirinë, e me të cilin po punon për ndërtimin e një jete më të mirë të përbashkët”. Ndërsa Miodrag Djukiç bën një observim interesant në librin e tij mbi çështjen ku thotë se: “Besnikëria e rreme e Hoxhës gjithmonë ka reflektuar leverdinë politike dhe kjo u duk më së miri në marrëdhëniet me Jugosllavinë. Një nxitje e vogël nga Stalini i mjaftoi të shkelte brenda natës çdo gjë për të cilat ishte betuar. Ky tipar i tij do të dilte përsëri në pah me shumë nga ata që i quante miq e vëllezër”. E përditshmja shqiptare Zëri i Popullit shkruan më vonë me entuziazëm për ndarjen e Titos me Kominform: “Për partinë dhe popullin tonë ata na rekl-amuan shpëtimin, por klika e Titos ka ndërhyrë brutalisht në çështjet e brendshme të partisë, duke nisur që prej qëllimeve të tyre të plaçkitjes dhe kolonizimit, duke përfunduar me tentativën për ta kthyer vendin tonë në republikën e 7 të Jugosllavisë. Në marrëdhëniet me Shqipërinë ata kanë shfaqur karakteristika të plota të revizionizmit modern, devijim ideologjik e politik, mungesë res-pekti për barazinë dhe shovinizëm e arrogancë. Revizionistët jugosllavë u përpoqën të fusin trupat e tyre në Shqipëri, me qëllim që të merrnin pikat strategjike të vendit tonë dhje të shtypnin rezistencën e popullit dhe partisë. Ata donin të kolonizonin atdheun tonë me anë të presionit ush-tarak dhe agjentëve si Koçi Xoxe dhe grupi i tij, të cilët donin të kryenin një grusht shteti. Ky ishte një pushtim i maskuar si asistencë reciproke apo miqësi. Mbrojtësi i madh i popujve dhe i marksizëm-leninizmit, Stalini, erdhi në ndihmë të Shqipërisë dhe jugosllavët subversivë gjetën vetëm dështimin në tentativën e tyre.

Akuzat ndaj XoxesVeprimet e Koçi Xoxe rezultuan

në përjashtimin nga partia dhje më vonë gjyqin për tradhti dhe dënimin me vdekje, me pushkatim. Nikita Hrushov përmend në kujtimet e tij situatën mes Hoxhës dhe Xoxe: “En-ver Hoxha e Mehmet Shehu erdhën në fuqi në Shqipëri duke përmbysur sekretarin e parë të partisë Koçi Xoxe, i cili ishte një shok i mirë, për të cilin Tito gjithmonë fliste mirë dhe që jugosllavët kishin mbështetur. Tito më tha se Mehmet Shehu e kishte mbytur me duart e veta. Ata të tre, Hoxha, Shehu dhe Balluku, i sillnin njerëzit në gjyq dhe i gjykonin vetë, pa shkruar asnjëherë asgjë, pastaj gjenin një mundësi për ta vrarë vik-timën e tyre fshehtas, në një sistem të ngjashëm me atë të Stalinit dhe Berias”. Vdekja e Koçi Xoxe shënoi nisjen e një teme që do të përsëritej shpesh në Shqipëri në vitet në vijim, gjatë viteve të sundimit të Hoxhës. Kjo ishte politika e spastrimeve në

Për partinë dhe popullin tonë ata

na reklamuan shpëtimin, por klika e Titos ka ndërhyrë brutalisht në çësht-jet e brendshme të partisë, duke nisur

që prej qëllimeve të tyre të plaçkit-

jes dhe kolonizimit, duke përfunduar

me tentativën për ta kthyer vendin tonë në republikën e 7

të Jugosllavisë. Në marrëdhëniet me

Shqipërinë ata kanë shfaqur karakteris-

tika të plota të re-vizionizmit modern,

devijim ideologjik e politik, mungesë respekti për baraz-inë dhe shovinizëm

e arrogancë. Re-vizionistët jugosl-

lavë u përpoqën të fusin trupat e tyre

në Shqipëri...

Page 13: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Ja si Enver Hoxha nxori nga Shqipëria për 48 orë të gjithë jugosllavët më 1948, Tito akuza Mehmet

Shehut se vrau Koçi Xoxen, ja përplasjet mes palëve

Enver Hoxha: Tito donte të ndërhynte në punët e Shqipërisë, synonte kolonizimin e atdheut

e tij autokratike të partisë dhe shtetit. Ishte natyrale që në udhëheqjen shqiptare kishte që prej fillimit forcat të cilat kërkonin lidhjet e ngushta mi-qësore me Jugosllavinë. Por sulmet e Stalinit nda Beogradit i dhanë Hoxhës i dhanë atij një mundësi të artë për të eliminuar ata që kërkonin miqësi me jugosllavët, dhe të bëhej vetë udhëheqësi i padiskutuar i partisë e i shtetit. Në asnjë rast Enver Hoxha nuk udhëhiqej nga interesat e popul-lit, të partisë apo të klasës punëtore, por vetëm nga motivet e përfitimit personal”. Çështjet e ngritura nga Petkoviç kanë vlerat e tyre, me gjithë interesat e Jugosllavisë nga ana tjetër për ta bërë Shqipërinë republikën e 7 të federatës. Argumentimi i tij për motivet kryesore të Hoxhës është korrekt. Por nëse pranojmë skenarin e “Republikës së 7-të” atëherë shumë nga teoria e Petkoviç bie poshtë. Nuk ka dyshime për dëshirën e Hoxhës për të theluar pushtetin e tij, por çësht-ja kryesore mund të jetë gjithashtu pavarësia dhe sovraniteti i vendit. Ndarja e Shqipërisë me Jugosllavinë ishte domethënëse pasi ishte prishja e parë me një aleat për parime anti-re-vizioniste dhe pro-staliniste, dhe kjo do të bëhej një tendence e zgjatur në marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë. Aleanca me Jugosllavinë ishte e lever-dishme për shqiptarët në një sens të

kufizuar, kryesisht prej ndihmës që jugosllavët i dhanë komunistëve për të ardhur në pushtet. Jugosllavia ishte gjithashtu burim ndihme ekonomike në fillim të procesit të industrializimit, por aspektet negative të lidhjes i lanë në hije këto avantazhe. Negativiteti kishte të bënte vetëm me çështjen e humbjes së sovranitetit, pasi nuk ka dyshim se Tito kishte si qëllim anek-simin e Shqipërisë në federatë. Gjithat autorizimi që i ishte dhënë atij për këtë nga Stalini, konfirmon edhe më shumë idenë. Prandaj prej çështjes së rëndë të sovranitetit, i cili është gjëja më e vlefshme për një popull, aleanca mes dy vendeve mund të konsidero-het në tërësi negative për Shqipërinë.

Bashkëpunimi me Bashkimin Sovjetik

Pesë vitet e para të miqësisë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik u shënuan nga respekti dhe lever-dia e ndërsjellë. Shqipëria fitonte me BRSS një aleat të fuqishëm, si ushtarakisht dhe ideologjikisht, apo dhe për ndihmat ekonomike që ar-rinin në 200 milionë dollarë nga viti 1948 deri në 1960. Shumë projekte e marrëveshje tregtare u nënshkruan, me të cilat Shqipëria do të merrte ndihmë teknike për t’u bërë një shtet i vetëmjaftueshëm. Statusi i Shqipërisë ndryshoi nga satelit i Jugosllavisë në satelit të BRSS, që rriste prestigjin

këto marrëdhënie burime minerale dhe gjithashtu Stalini e përdorte Shqipërinë si vendndodhjen e bazës së tij ushtarake detare me të cilën mbante nën presion Titon. Baza e nëndetëseve u ndërtua në ishullin e Sazanit në detin Adriatik dhe i lejonte sovjetikëve aksesin strategjik në detin Mesdhe, duke kërcënuar Flotën e Gjashtë të SHBA e cila ishte e stac-ionuar aty. Para prishjes së Shqipërisë me Jugosllavinë në 1948, sovjetikët kishin kërkuar të ndërtonin bazën e tyre në Gruz pranë Dubrovnikut në Jugosllavi. Puna në bazë nisi në 1951 dhe përfundoi në pranverën e 1952, kur dhe erdhën nëndetëset sovjetike nga Deti i Zi. Por gradu-alisht baza e nëndetëseve në Vlorë humbi rëndësinë e saj strategjike prej zhvillimeve teknologjike të raketave me rreze të gjatë veprimi, por BRSS vazhdoi ta përdorte deri në prishjen me Shqipërinë në 1961.Prishja e bashkëpunimit me BRSS

Marrëdhëniet mes dy vendeve mbetën të ngushta deri në 5 mars 1953, kur u mbyll një epokë dhe nisi fundi i lidhjes së tyre, me vdekjen e ud-hëheqësit sovjetik Josef Stalin. Vdekja e Stalinit u ndje shumë në Shqipëri. Hoxha mblodhi të gjithë popullatën në sheshin e madh të kryeqytetit dhe i bëri të gjunjëzohen dhe të thonë njëzëri be-timin e “besnikërisë së përjetshme” dhe të “mirënjohjes” ndaj “babait të dashur” dhe “çliruesit të madh” të popullit shqiptar. Një anekdotë interesante në lidhje me këtë shfaqje besnikërie dhe dhimbjeje ndaj Stalinit është shkruar nga Nicholas Costa, studiues i vjetër i çështjeve shqiptare. Costa pretendon se miqtë dhe të afërmit i kanë thënë se shumë shqiptarë u vunë fëmijëve qepë te sytë për t’i bërë të qanin, që të plotësohej shfaqja e emocioneve dhe e besnikërisë ndaj Stalinit dhe Partisë së Punës. Kjo ishte e nevojshme prej pranisë së kudondodhur të Sigurimit, të cilët do të raportonin ata që nuk ndjenin “mjaftueshëm dhimbje” për

lajmin e vdekjes së Stalinit. Rrje-dhimisht Nikita Hrushov u bë pasuesi i Stalinit dhe nisi ndryshimet, fillimisht të buta, por që për linjën radikale të partisë shqiptare dhe Hoxhës, ishin të dukshme. Dukej qartë një rënie e interesit politik dhe ushtarak për Shqipërinë. Një nga rastet që sinjalizoi ndryshimin në lidhjet mes dy vendeve ishte reduktimi i ndihmave sovjetike dhe evropiano-lindore për Shqipërinë në 1954. Hrushovi besonte se kostot e ndihmës ndaj Shqipërisë nuk ish-in me leverdi sa i përket interesave strategjike të BRSS ndaj Shqipërisë. Në librin e tij “Hrushovitët” Hoxha shkruan: “Konkluzioni im për takimin ishte negativ. Pashë se udhëheqja sov-jetike nuk kishte interes për vendin tonë. Mënyra arrogante si ata silleshin gjatë takimit dhe refuzimi i gjërave të vogla që ne kërkuam nuk ishte shenjë e mirë”. Pas vdekjes së Stalinit nisën ndryshime dhe në partinë shqiptare. Zv. kryeministri Tuk Jakova dhe min-istri i arsimit Bedri Spahiu sulmuan Hoxhën në plenumin e komitetit qendror në prill 1955 për politikat e ashpra dhe për moslejimin e debatit të lirë në parti. Të dy ata më vonë u përjashtuan nga partia si revizionistë, edhe pse qëndrimi i tyre sinjalizonte një tendencë të gjerë moderimi në lëvizjen komuniste botërore.

Vizita e sovjetikëveNjë event me rëndësi dhe pasoja

për Shqipërinë ishte vizita e deleg-acionit sovjetik (Hrushov, Bulganin, Mikojan) në 16 maj deri në 2 qershor 1955. Gjatë kësaj vizite Hrushovi deklaroi anulimin e përjashtimit të Ju-gosllavisë nga blloku komunist në vitin 1948, duke argumentuar se komuniz-mi duhet të jetë “policentrik” dhe rruga drejt socializmit ka shumë drejtime. Sovjetikët shprehën keqardhje për prishjen e mëparshme të lidhjeve me Jugosllavinë dhe i vunë fajin për këtë krahut të djathtë të Stalinit, Lavrenti Beria, i cili u ekzekutua në 23 dhjetor 1955. Një deklaratë e përbashkët u nënshkrua nga Tito dhe Bulganin në 2 qershor 1955 ku dy vendet shprehnin rivendosjen e marrëdhënieve. Ky afrim me Jugosllavinë u ndje shumë në të gjitha rrethet pro-staliniste të Evropës lindore. Hoxha dhe partia e tij u ndje e tradhtuar nga afrimi i Hrushovit ne Titon. Ata besonin se me këtë BRSS jo vetëm nuk kishte marrë në konsider-atë interesat e Shqipërisë por as nuk ishte konsultuar fare me të. Hoxha trembej nga afrimi i sovjetikëve me jugosllavët prej pasojave që mund të kishte spastrimi i përgjakshëm ndaj Koçi Xoxe në 1948. Dhe në fakt Be-ogradi i kërkoi Shqipërisë rehabiliti-min e figurës së Xoxe dhe rishikimin e marrëdhënieve, por Hoxha refuzoi dhe tha se pranimi i këtyre kërkesave do të ishte “vetëvrasje politike”. Edhe stalinistë të tjerë besonin se reha-bilitimi i Titos, i cili qe konsideruar si një komunist heretik, dëmtonte unitetin dhe disiplinën në bllokun komunist. Reagimet ishin më të forta në Shqipëri, pasi ishte një vend i vogël e primitiv, me trashëgimi në lidhjet e forta fisnore dhe nuk toleronte ndry-shime dramatike të pozicionit dhe as pranimin e pozitave të mesme mes miqve dhe armiqve. Prandaj ideja e denoncimit të Stalinit (siç ndodhi në kongresin e 20-të sovjetik në 1956) dhe lavdërimi i Hrushovit e Titos ishin të pamundura për karakterin e shqiptarëve. Kryeministri Mehmet Shehu e ka përmbledhur këtë duke thënë: “Ne shqiptarët i duam miqtë tanë me gjithë zemër, ashtu siç ur-rejmë armiqtë me gjithë zemër”. Shqipëria gjithashtu shqetësohej se BRSS mund ta sakrifikonte atë për të kënaqur Jugosllavinë.

e saj jashtë vendit. Një tjetër avan-tazh ishte pranimi i Shqipërisë në shkurt 1949 në Këshillin e Asistencës Ekonomike të vendeve komuniste. Bashkimi Sovjetik përfitonte nga “

Enver Hoxha e Me-hmet Shehu erdhën në fuqi në Shqipëri

duke përmbysur sek-retarin e parë të par-tisë Koçi Xoxe, i cili

ishte një shok i mirë, për të cilin Tito gjith-monë fliste mirë dhe që jugosllavët kishin mbështetur. Tito më tha se Mehmet She-

hu e kishte mbytur me duart e veta. Ata të tre, Hoxha, Shehu dhe Balluku, i sillnin njerëzit në gjyq dhe

i gjykonin vetë, pa shkruar asnjëherë

asgjë, pastaj gjenin një mundësi për ta

vrarë viktimën e tyre fshehtas, në një sis-tem të ngjashëm...

Page 14: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

14 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Greqi, pranga 8 shqiptarëveTetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke

pasi akuzohen për trafikim prostitucioni. Ky grup krim-inal ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni gra nga Evropa Lindore, kryesisht nga Bjellorusia. Gjithashtu mbi trafikantët rëndon dhe akuza e falsifikimit të dokumenteve pasi grave që ata shfrytëzonin i jepnin leje qëndrimi me viza të rreme dhe certifikata të rreme mjekësore. Sipas medieve të vendit fqinj, operacioni i gjerë i ndërmarrë nga policia helene përfundoi me arrestimin e 8 anëtarëve të organizatës, të gjithë me origjinë shqiptare, të cilët janë nga mosha 25 deri 68 vjeç. Policia ra në gjurmët e këtij grup pasi në shkurt të këtij viti, janë identifikuar dy gra të huaja, viktima të trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin

seksual nga një organizatë kriminale, aktive në Greqi dhe jashtë saj. Lidhur me mënyrën e veprimit të or-ganizatës, është zbuluar se anëtarët e grupit kriminal gjenin gra në vështirësi ekonomike me pretekstin e gjetjes së një pune në Greqi që do t'u sillte të ardhura të mëdha financiare dhe duke marrë pëlqimin e tyre, ato dërgoheshin në Greqi. Më pas, anëtarët e organizatës i morën gratë dhe i vendosën në shtëpi në qendër të Athinës, ku mbikëqyrnin plotësisht lëvizjet e tyre. Më pas, duke përdorur dhunë psikologjike, kërcënimet dhe nën pretekstin se ishte krijuar një borxh i madh për rregullimin e dokumenteve të tyre të udhëtimit, femrat detyroheshin të punonin si prostituta në shtëpitë publike të Athinë. Grupi i detyroi gratë të punonin nga 15-16

orë në ditë me nga 40 klientë secila. Për çdo "takim", pagesa ishte 20 euro, që do të thotë se secila prej grave ka marrë 800 euro në ditë. Duke pasur parasysh se ishin nga 10 deri në 15 femra që shfrytëzoheshin, të ardhurat e përditshme të organizatës kriminale ishin nga 8,000 deri në 12,000 euro, ndërsa gratë e trafikuara kishin një pagesë ditore prej 10 eurosh. Ky grup kriminal mësohet se kishte punësuar edhe një hetues privat për të kontrolluar gratë. Ndërkohë që gjatë kontrollove në banesat e anëtarëve të këtij grupi kriminal janë gjetur shuma prej 11,410 euro, tre pasaporta me pulla hyrëse dhe dalëse të rreme, pasaporta, një numër dokumentesh dhe shënimesh të shkruara me dorë në lidhje me funk-sionimin e shtëpive publike, makina dhe dy armë zjarri.

Lushnje/ Sulmoi me thikë bashkëfshatarët në lokal, në kërkim autori, kapet personi që e shoqëroi me makinë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDy ngjarje të njëjta me 6 të plagosur janë regjistruar brenda 24 orëve në Lushnje

Aksident në rrugën Elbasan-Tiranë, vdes gruaja, rëndë bashkëshorti

Një 55-vjeçare ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:20 të mëngjesit të djeshëm, në dalje të tunelit në drejtim Elbasan- Tiranë. Dy persona duke udhëtuar me mjetin me targë AA544KO me drejtues shtetasin Ismet Gur-ishta rreth 60 vjeç dhe pasagjere bashkëshorten Xhevaire Gurishta, rreth 55 vjeçe kanë humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e përmbysjes së mjetit, kanë mbetur të dëmtuar të dy bashkëshortët, të cilët janë dërguar menjëherë në spital. Prej dëmtimeve të marra, gruaja ka gjetur vdekjen, ndërsa nën kujdesin e mjekëve ndodhet burri Ismet Gurishta. Shkak i aksidentit të djeshëm është bërë dalja nga rruga e mjetit, i cili ka rënë dhjetëra metra poshtë në greminë, ku për pasojë humbi jetën 55-vjeçarja dhe u plagos rëndë bashkëshorti i saj, që ishte edhe drejtu-esi i mjetit. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit dhe veprimet e mëtejshme.

I zë pritë pronarit dhe i merr 800 euro, kapet i riu shqiptar në Itali

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia itali-ane për kanosje e rrëmbim. Theodhori Grabova së bashku me një shtetas shqiptarë tjetër e kishin pritur pronarin italian afër shtëpisë së tij dhe nën kërcënimin e armës i morën 800 euro. Shtetasi italian po kthehej në shtëpi pas mbylljes së lokalit pak pas mesnatës së të premtes në Via Loreto Gallinara në Modica Alta. Kur ai po bëhej gati për të hapur derën e shtëpisë Theodhori së bashku me një grabitës tjetër i dolën përpara me maska dhe të armatosur me armë e thika. Ata ishin fshehur në afërsi të shtëpisë së tij dhe për disa kohë kishin studiuar se në çfarë oraresh mbërrinte në banesë shtetasi italian. Me thikën në fyt dhe nën kërcënimin e armëve, pronari i lokalit u detyrua që ti dorëzonte paratë që kishte në xhep dy agresorëve. Gra-bitësit shqiptarë i morën italianit shumën prej 800 eurosh dhe u larguan në rrugicat e Corso Vittorio Emanuele, të mbuluara nga errësira e natës dhe rrugët e braktisura.

Greqi, shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, 5 shqiptarë në pranga

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal të trafi-kut të drogës që përbëhej krejtësisht nga shqiptarë. Janë vënë nën pranga pesë persona, të moshës 29 deri 48 vjeç, mes të cilëve edhe kreu i grupit. Sipas komunikatës së pol-icisë, grupi përpunonte dhe trafikonte droga të ndryshme në qendër të Athinës dhe zonën bregdetare të kryeqytetit helen, por edhe në Janinë, Volos dhe Rethimnos. Kreu i grupit ishte një 48 vjeçar, i cili bashkë me një 30 vjeçar kishin marrë përsipër gjetjen e sasive të drogës. Ndërsa tre të tjetër ishin përgjegjës për magazinimin, përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Policia njofton se gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve ka sekuestruar 1,5 kg heroinë, 705 gr kokainë, 21 kg kanabis i përpunuar dhe i papërpunuar, 11.500 pilula ekstazi, pajisje për përpunimin e drogës, si dhe substanca përzierëse, katër peshore precizo-ni. Gjithashtu u sekuestruan, dy automjete, dy motoçikleta, një pistoletë, 6.320 euro dhe 21.000 lekë.

Elvis MYRTA

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga poli-cia në Lushnje,

pasi tentoi të vriste me thikë 3 persona. Ndërkohë, unifor-mat blu e qytetit të Lushnjes kanë vënë në pranga bash-këpunëtorin e 35-vjeçarit, i cili e ka ndihmuar këtë të fundit të largohet nga vendi i ngjarjes. Të rinjtë kanë qenë së bashku në të njëjtin lokal ku debati me fjalë mes tyre ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë nga 35-vjeçari. Ngjarje e rëndë, ku fatmirësisht nuk pati viktima u shënua gjatë mesditës të së dielës, në “Karbunarë” të Lushnjes, ku i dyshuari për plagosjen e trefishtë, i cili është iden-tifikuar nga uniformat blu me inicialet E. Sh., është shpallur në kërkim. Më konkretisht, rreth orës 11:30 të së dielës, në një lokal në lagjen “Karbunarë”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi me inicialet E. Sh., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasit me inicialet L. Ç., 20 vjeç, A. Ç., 23 vjeç dhe minonin me inicialet D. S., 15 vjeç banues në Karbunarë. Tre të plagosurit si pasojë e plagëve të marra, u dërguan në spitalin e Lushnjes. Ata ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha dhe që të tre janë jashtë rrezikut për jetën. Me marrjen e informa-cionit menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policore. Burime zyrtare nga policia e Lush-njes bëjnë me dije se nga hetimet, ka rezultuar se pas ngjarjes, 35-vjeçari me ini-cialet E. Sh., është ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes nga miku i tij Rena-to Pupi, i cili me mjetin tip “Benz” në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes autorin e dyshuar dhe e ka ndihmuar për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur. Nga ana e uni-formave blu u bë arrestimi i Renato Pupit, 28 vjeç, i cili

është banues në Këmishtaj, Divjakë. Gjithashtu u bë dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”, në pronësi të Renato Pupit, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar. Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në ten-tativë, në ngarkim të E.Sh., dhe “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, për Renato Pupin.

6 të plagosur me thika në 24 orët në LushnjeGjashtë të plagosur me

thikë janë shënuar mes të

shtunës dhe të dielës në qytetin e Lushnjes. Ngjarjet kanë pasur pak a shumë të njëjtën dinamikë, ndërsa në atë të së dielës është arrestu-ar vetëm bashkëpunëtori i autorit, në ngjarjen e së dielës policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Një 40-vjeçar është arrestu-ar nga policia e Divjakës, pasi mbrëmjen e së shtunës, plagosi me thikë tre persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte. Kujtim Imeri, 40 vjeç dhe për motive të dobëta, është konfliktuar me tre persona dhe konkretisht me shtetasit me inicialet

B. G, 67 vjeç, A. G., 21 vjeç, dhe D. Gj, 26 vjeç. Gjatë konfliktit Imeri ka qëlluar me thikë të tre persona. Ata u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se të tre personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por si re-zultat i reagimit të shpejtë të policisë, u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë. Kujtim Imeri është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qenë i dënuar më parë për plagosje me thikë.

Rreth orës 11:30 të së dielës, në një lokal në lagjen “Karbunarë”, pas një konflikti për motive të dobë-ta, shtetasi me inicialet E. Sh., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasit me inicialet L. Ç., 20 vjeç, A. Ç., 23 vjeç dhe minonin me inicialet D. S., 15 vjeç banues në Karbunarë. Tre të plagosurit si pasojë e plagëve të marra, u dërguan në spitalin e Lushnjes...

Page 15: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Durrës/ Marrin peng dhe dhunojnë 33-vjeçarin për borxhin 13 mijë euro, në kërkim dy vëllezërit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraArrestohet miku i vëllezërve, përdorën makinën e tij për të marrë peng biznesmenin

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Francë, pse e qëlloi narkomaniPolicia franceze ka zbardhur vrasjen e një

shqiptari dhe plagosjen e një shqiptari tjetër, ngjarje e ndodhur më 2 Dhjetor të vitit 2017 rreth orës 17:20 në Haute-Savoie. Nga hetimet 4 mujore rezulton se vrasë-si i shqiptarit është një përdorues heroine. Ai qëlloi me armë dy shqiptarët, tregtarë droge, duke lënë të vdekur njërin prej tyre dhe plagosur një tjetër. Autori i arrestu-ar pranoi para hetuesve se kishte qëlluar me armë dy tregtarët shqiptarë të heroinës. Në sajë të hetimeve që janë bërë këto katër muaj ka rezultuar se shkak i vrasjes është vlerësuar fakti se përdoruesi i drogës kishte nevojë për heroinë, por nuk kishte para për ta blerë. Sipas policisë franceze, shqiptarët kontrollojnë një pjesë të madhe të tregut të drogës në Annecy. Ata shesin heroinë të cilësisë së mirë, që kushton rreth 80 Euro për gram. Në lidhje me hetimin për këtë çështje, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë të lidhur me trafikun e heroinës në rajonin e Annecy.

Aksidentoi të moshuarin, kapet disa orë pas ngjarjes i riu

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi një ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në Kamëz. I arrestuari është shtetasi me inicialet O. H., banues në Çekrezë, Kamëz. Pas aksidentit fatal në rrugën "Tokyo" në Kamëz me automjetin "Reno Clio" ku la të vdekur në vend një të moshuar, rreth moshës 70-vjeç, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua 24 orë pas aksidentit të rëndë, ndërkohë që viktima mbetet ende i paidentifikuar. Policia po punon për identifikimin e viktimës, pasi në polici nuk ka asnjë kallëzim për persona të zhdukur 48 orët e fundit. “Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., vjeç 27, banues në Çekrezë Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme të një shtetasi të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Punohet për identifikimin e kufomës. Neni 290/3 i Kodit Penal”, ka thënë policia zyrtarisht.

Tritol makinës së mësueses në Patos, zhduken autorët

Një mësuese e shkollës “Zhani Ciko” në Patos është bërë shënjestra e radhës e një atentati me eksploziv. Ng-jarja u shënua rreth orës 1:30 në lagjen “1 Maj” ku mjetit tip “Nissan”, në pronësi të Eriselda AgalliuT, me profesion mësuese, iu vu një sasi eksplozivi në pjesën e përparme. Agalliu e kishte parkuar mjetin e saj pranë banesës, por shpërthimi ka qenë i fuqishëm duke tronditur banorët e lagjes. Për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Në momentin e ng-jarjes, mësuesja dhe djali i saj i vogël 5-vjeçar, kanë qenë në gjumë. “Nuk kam asnjë konflikt. Nuk e lidh dot me asgjë ngjarjen. Di të them vetëm që jemi tronditur shumë dhe uroj që të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje”, është shpre-hur mësuesja në polici. Banorë të lagjes dhe tregtarë që ushtrojnë aktivitetin pranë shtëpisë së saj janë shprehur se mësuesja nuk është njeri problematik, madje ajo dhe famil-jarët e saj gëzojnë respekt dhe janë një familje e nderuar.

Elvis MYRTA

Një 33-vjeçar në Durrës është marrë me forcë në makinë dhe

është dhunuar për rreth 2 orë nga dy vëllezër nga ky qytet. Gjithçka ka ndod-hur në orët e vona të së dielës, ku mësohet se akti i rëndë ka ardhur për shkak të një borxhi të pashlyer nga i dëmtuari. Mësohet se 33-vjeçari i marrë peng nga dy vëllezërit është një biznesmen nga qyteti i Durrësit, i cili operon në fushën e ndërtimit. 33-vjeçari u mor me forcë në makinë dhe u dhunua nga dy vëllezërit mesnatën e së dielës pasi i ka këtyre të fundit një borxh prej 13 mijë eurove. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se si i dyshuar si bashkëpunëtorë për ngjarjen u arrestua dhe miku i dy vëllezërve me inicialet Gj. Q., 30 vjeç, banues Yzberisht, Tiranë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e dy vëllezërve me inicialet J. N., dhe Xh. N., banues në Durrës. Ata akuzohen se në bash-këpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të 30-vjeçarit, e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht shtetasin me inicialet K. P., 33 vjeç, banues në Durrës. Kjo pasi 33-vjeçari, u ka një shumë të konsiderueshme parash borxh dy vëllezërve, të cilat nuk ua ka shlyrë prej kohësh, në pamundësi për t’ua kthyer. Por pikërisht prej shtyrjes së afatit në mënyrë të përsëritur, dy vëllezërit dhe miku i tyre kanë vendosur të bëjnë vetëgjyqësi, e cila përfun-doi me një të arrestuar dhe dy në kërkim. Konf-likti i biznesmenit me dy vëllezërit ka nisur pasi këta të fundit i kanë shitur 33-vjeçarit një apartament. Biznesmeni i hidrosani-tareve nuk i kishte dhënë vëllezërve prej një kohe të

gjatë këstin e fundit prej 13 mijë eurove me pretek-stin që nuk kishte për momentin. Policia ka kon-statuar se 33- vjeçari, pasi është marrë peng, është dhunuar nga 2 vëllezërit dhe është lënë i lirë vetëm në momentin, që ai u ka premtuar se do tu shly-ente menjëherë borxhin. Ka qenë vetë 33-vjeçari i cili menjëherë pasi është liruar nga dy vëllezërit ka shkuar në polici dhe ka bërë kallëzim ndaj tyre. Ai ka deklaruar përpara uni-formave blu se është dhun-uar dhe kërcënuar nga dy vëllezërit që ai i detyrohej 13 mijë euro. Sipas tij ai

është mbajtur prej dy orësh dhe është ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike.

Policia Ka qenë policia e

Durrësit ajo qe nëpërmjet komunikatës për shtyp ka dhënë detaje mbi peng-marrjen dhe dhunimin që i është bërë nga dy vëllezërit 33-vjeçarit. Në komunikatën e saj zyrtare policia nuk jep shumë detaje as mbi shumën që biznesmeni kishte për ti dhënë dy vëllezërve. Policia thotë se dy vëllezërit e kanë futur 33-vjeçarin në automjetin e një miku të tyre, i cili është i vetmi që ka rënë në prangat e

policisë si bashkëpunëtorë. “Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet Gj. Q. 30 vjeç, banues Yzberish, Tiranë, si dhe u bë shpall-ja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve me inicialet J. N., dhe Xh. N., banues në Dur-rës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me mjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q., e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në Durrës pasi ky shtetas i ka lekë borxh dy vëllezërve. Neni 110/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sherr në një lokal bastesh në Vlorë, qëllohet me plumb në këmbë 51-vjeçariNjë 51-vjeçar është plagosur pasditen e së

hënës në ambientet e një lokali pokeri në lag-jen “Rilindja” në qytetin e Vlorës. I plagosur ka mbetur Arsen Gerbi, i cili ka marrë një plumb në këmbë, pasi është qëlluar me armë zjarri. 51-vjeçari është transportuar në Spitalin Ra-jonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali pikë bastesh në lagjen “Rilindja”. Dyshohet se autori dhe i plagosuri janë grindur për shkak se kanë qenë duke luajtur poker mes tyre. Gjatë lojës dyshohet se dy personat kanë pas-ur një konflikt mes tyre dhe në këtë moment autori ka qëlluar në drejtim të 51-vjeçarit. Au-

tori i plagosjes së djeshme në qytetin e Vlorës nuk është identifikuar ende nga uniformat blu. Menjëherë pas ngjarjes policia ka shoqëruar personat që ndodheshin brenda në ambientet ku ndodhi ngjarja, për të hedhur dritë mbi atë çka ka ndodhur. Burime bëjnë me dije se lokali ku ndodhi ngjarja është i pajisur me kamera sigurie, të cilat janë sekuestruar nga ana e uni-formave blu për të zbardhur motivet që çuan në përdorimin e armës. Gjithashtu oficerë të policisë gjyqësore kanë shkuar në spitalin e Vlorës për të marrë në pyetje të plagosurin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit. Ka

qenë policia e qytetit bregdetarë e cila pasi ka shkuar në vendngjarje ka identifikuar të plagosur. Nëpërmjet një komunikate për mediat, uniformat blu të Vlorës nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen dhe motivin. “Më datë 16.04.2018, në lagjen “Rilindja”, është plagosur në këmbë me armë zjarri, nga një person i paidentifikuar shtetasi A. G., 51 vjeç. Shtetasi është transportuar në Spitalin Rajon-al Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit”, është shprehur për mediat Policia e Vlorës.

Biznesmeni i hidrosanitareve nuk i kishte dhënë vëllezërve prej një kohe të gjatë këstin e fundit prej 13 mijë eurove me pretekstin që nuk kishte për mo-mentin. Policia ka konstatuar se 33- vjeçari, pasi është marrë peng, është dhunuar nga 2 vëllezërit dhe është lënë i lirë vetëm në momentin, që ai u ka premtuar se do tu shlyente menjëherë borxhin...

Page 16: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

16 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

LSI, një forcë politike drejt shpërbërjes

Autoprotesta monolog e Shkodrës, si fillim i fundit të "demon-kracisë"!

tashmë thuajse nuk ka parti politike, po organizata interesash familjare. Kjo ka sjellë që militantë të tillë pa asnjë lloj morali të lëvizin sa nga njëra parti në tjetrën. Apo siç e këshillojnë shqiptarët njëri tjetrin: “Të mos presim gjë prej të tilla mizave të kalit që dinë të lëvizin vetëm nga njëra b… thë kali te b…tha e kalit tjetër”. Sot, këshilltarët e LSI-së janë bërë më keq se mizat e kalit. Ja, dje ikën edhe 3 miza kali të Lezhës te PS. Kështu këshilltarë të LSI-së kanë ikur të PS në Shkodër, Lezhë, Berat Skrapar, Elba-san Vlorë, Fier etj. Thuajse në të gjithë Shqipërinë ka ndodhur një evazion i tillë. Sa tashmë duhet të pyesim: Çfarë ka mbetur nga ajo “forcë e parë” e “forcë e paparë”?

Gjithsesi, kalimi nga LSI në PS evidenton një fakt mjaft regresiv. Po lëvizin ato miza kali që janë mësuar të “gjuajnë” një karrige pushteti. Sot është mjaft e lehtë të verifikohet lëvizje pushtetarësh nga PD te LSI dhe sot të PS. Natyrisht një nivel i lartë i hipokrizisë politike që mbartin të gjitha forcat politike të vendit tonë. Pasi sot, nuk është e rrallë të gjesh në çdo bashki, drejtues socialistë që vetëm një vit më parë ishin drejtues të LSI-së dhe pak vite më parë drejtues të PD-së. I njeh dhe vetë komuniteti që i ka pritur një herë si përfaqësues të PD-së, pastaj të LSI-së dhe sot i pret si përfaqësues të PS-së.

Nga Ilirian DEMIRI

Ritmet e shkërmoqjes së LSI-së, ndoshta askush nuk i kishte parashikuar të ishin kaq të shpejta. Në realitetin e këtyre ditëve, kur gjithçka në këtë gjysmë shtetin

tonë po shkon rrokopujë, ç’po ndodh në LSI është diçka e veçantë dhe e paparashikueshme. Po edhe një tregues i qartë i neverisë gjithnjë në rritje që ka shkaktuar kjo hale politika shqiptare te shumica e shqiptarëve. Pasi vetëm pak muaj më parë, LSI trumbetonte se ishte “forcë e parë”, “forcë e paparë”. Ndërsa sot, po i largohen me shpejtësi militantët e saj, pale anëtarësia e thjeshtë që nuk po di ku të gjejë një vend pune, sepse ishte mësuar të llokoçitej vetëm në karrigen e pushtetit. Për shqiptarët e zhytur në një varfëri të tejskajshme, shkërmoqja e LSI-së nuk përbën ndonjë shqetësim. Aq më tepër se po shihej qartë se ishte kthyer gjithnjë e më tepër në një grumbullim drejtuesish mashtrues, që po shihej se gjithnjë e më pak ishte e besueshme. Sepse gjithnjë e më tepër i ngjante një force politike të kthyer në një vend grumbullimi drejtuesish e ish drejtuesish që dinin vetëm të mashtronin.

Në të vërtetë, tashmë gjithë shqiptarët e dinë se është evident instalimi i një pushteti nepotik dhe familjar që përbën dukurinë më negative që ka mundur të regjistrojë ky gjysmë shteti ynë. Dhe këtë idiotizëm të shpërndarë nga 129 forcat politike që në kanë mbirë në oborrin tonë, të na e shesë si ritmikë gjithnjë e më e lartë e instalimit të demokracisë.

Tashmë në këtë vendin tonë, lindja e një force politike është gjëja më e zakontë. Të mësuar nga lukunia e partive, anëtarët janë mësuar të lëvizin sa nga njëra parti te tjetra. Ndërsa braktisja e LSI-së nga militantët e saj evidenton faktin se në Shqipëri

Se me ç’moral, të tillë monstra delegohen nga forcat politike te komuniteti, vetëm agallarët e tyre e dinë, pasi mendja e njeriut e ka të vështirë t’i rrokë lëvizje të tilla që janë krejtësisht jashtë çdo lloj norme njerëzore. Tashmë për të gjithë shqiptarët është bërë e qartë se karriget e pushtetit janë mbërthyer nga një familje mashtruesish. Veçanërisht LSI-së i takon detyrimi moral që t’i tregojë komunitetit se cila është e vërteta? Pse gjithë ky fluks largimesh i anëtarësisë së saj? Veçanërisht pse gjithë ky fluks largimesh të këshilltarëve të saj? Të mos harrojmë se vetëm pas 2013, kur PD humbi pushtetin, LSI u kthye menjëherë në një vend grumbullimi të shumë prej ish pushtetarëve të PD-së. Pasi mbetën në opozitë, ata menjëherë kërcyen në rradhët e LSI-së. Ka prej tyre që tashmë kanë kërcyer te PS. Pra është e njo-hur lëvizja PD – LSI – PS. Të tillë mostrave, a mund t’u besojmë ne shqiptarët? Ndoshta kjo është edhe arsyeja e vërtetë që kemi mbetur në vend numëro, apo vendi më i varfër i Evropës, edhe pse asgjë nuk na mungon që nga kromi e bakri te nafta e uraniumi. Ndaj themi se, me monstra të tillë jemi bërë për t’u qarë me gra Reçi. Grumbullimi nga LSI i çdo lloj mbetjeje nga forcat e tjera politike ka krijuar edhe një fenomen tjetër, deri tani të paparë. “Pushtimin” e karriges së pushtetit nga të njëjtat monstra. Një

fenomen i tillë, duhet të ngjallë shqetësimin jo vetëm të komunitetit, por edhe të atij pak morali që u ka mbetur forcave politike. Sepse si po vijnë punët, për popullin edhe vetë shteti po bëhet i pakuptimtë. Se asgjë të hajrit nuk po shohim nga ky farë shteti që po ngrihet nga lloj-lloj maskarenjsh sa vetë nocioni i shtetit po vlerësohet si “një budallallëk me brirë”. Për shqiptarët se është kësisoj, pa janë të shumtë që largohen në emigracion, si rruga e vetme për të ndërtuar një jetë më të mirë për fëmijët.

Për të gjithë shqiptarët, vetëm morali i partive politike nuk merret vesh cili është. Nëse kanë patur ndonjëherë moral këto partitë që gjatë afro 30 viteve na kanë drejtuar duke na zhytur në mjerimin e pafund.

Është vetë LSI që nuk duhet të heshtë më, po të na tregojë ca të vërteta që ajo vetë i di. Pse po shkon drejt shpërbërjes? Ku e ka atë lukuni drejtorësh gjithfarësh që tashmë e kanë për turp t’u thuash lsist? Pse i ka mbushur rradhët e saj me miza kali, që nuk dinë gjë tjetër veçse të qëndrojnë në bythën e kalit. Dhe të mësuar, kur ngordh njëri kalë, të fluturojnë pa e prishur qederin, menjëherë te kali tjetër. Veçse, me të tilla miza kali, jeta nuk është e gjatë. Dhe ne shqiptarët, me të tilla miza kali në pushtet nuk po arrijmë të bëjmë prokopi.

Nga Besi BEKTESHI

E kaluan pa zë si në Shkodër dhe në Tiranë, apo më tutje atë zërin e vetmuar, por të qartë

që një grua e vetme ngriti në atë farë "proteste" të PD-së së Shkodrës! U kalua pa zë, por me një tmerr politik, sepse një grua e veçuar që unë nuk e njihja, jua përplasi në fytyrë Voltana Ade-mit si "antikomuniste" e madhe nga që familja saj ka qenë tregtare e shpronësuar si meritë e vetme politike dhe kombëtare, Ramiz Çobës si "antikomunist" i dokumentave të fillim viteve ’90-të, Bardh Spahisë si "antikomunist" i madh, pikërisht si bir i të ndjerit Ali Spahija, mik i Sali Berishës, një dyzine të larguarve nga puna nga socialistët dhe një "trezine" tregtarësh, që janë mësuar të çojnë flamurin e PD-së në dyqanet e tyre dhe mos paguajnë jo vetëm taksa, por as drita dhe ujë. Një grua e vetme pra - me një të folur të kul-turuar dhe asgjësuese në logjikë jashtë frazave pa presje dhe pikë e të mbushura me "që do të thotë" mbasi thotë diçka - të kryetares së bashkisë. E nx-orën si të persekutuar dhe ajo ju tha: mjaft ma me entuziazma partish! Nji kjo partia demokratike që ne shkodranët e vjetër dhe të rinj e kena dashtë kaq fort, ka tradhtu idealet tona! Qysh në fillim nuk ka pasur qëllim me ju dhanë të drejta të persekutmve politikë! Partia Demokratike, nëqoftëse nuk ju kërkon falje qytetarëve të tradhtuar, nëqoftëse nuk bën një ndjesë publike dhe nuk përcakton kjartë... se unë nuk e du as Partinë Socialiste dhe as atë Demokratike dhe asnji parti tjetër! Ne tani dum shkoqur një qeveri, anti korrupsion, teknike”! Pastaj lavdëroi figurën e Bardh Ali Spahisë...! Në fakt u bë zhurmë, njerëzit pas saj mbetën keq. Ramiz Çoba filloi të "xhironte" dhe pastaj e la dhe po ndërhynte, Voltana dhe të tjerë u zunë ngushtë dhe nuk po dinin se çfarë të bëjnë e kështu, mitingu protestës si PD-së në Shkodër përfundoi me të vërtetën e madhe të zonjës së panjohur, por që brenda PD-së, e vendosur për të folur nga PD dhe në publik - jua përplasi në fytyrë. Kujt kështu? Atyre që e kanë katandisur sidomos sot Shkodrën dhe PD-në e saj

me vetëm 50-70 njerëz në miting proteste. Në fakt, ishte një "Autoprotestë" e PD-së së Shkodrës. Të nesërmen për atë zonjën pjesët e PD-së e cila është katërqind copash në Shkodër - po thoshin se "ishte futur dhe paguar nga PS-ja dhe Rama, pastaj nga një pjesë e PD-së kundër pjesës tjetër, nga Bardh Spahija për të marrë pushtetin në PD si "mbrojtës i flaktë i të ish persekutuarve" nga Jozefina kundër të tjerëve aty, nga ky kundër atij dhe kështu me rradhë, sepse "PD-ja në Shkodër është nëna e intrigës si politike dhe oriental - religjion -qytetare e folklorike"! Po po - por shumë kush ishin dakord me çfarë tha zonja për të persekutuarit dhe PD-në sidomos atë të Shkodrës dhe pastaj dhe atë të Tiranës që është një marrëzi akoma më shumë se sa në Shkodër!

Por në Shkodër ishte e rëndësishme kjo gjë. Ishte e rëndësishme, sepse ajo ka si askund tjetër në Shqipëri 27 vite në pushtet. PD-ja e Shkodrës ka nga 1991-shi në pushtet e patrazuar në fare. Partia Socialiste nuk i ka bërë asgjë asaj. Biles ishte një kohë që PD-ja e Shkodrës kishte asete dhe ka ako-ma te PS-ja e Shkodrës. Pra ka 27 vite në pushtet, duke e rrjepur dhe degraduar pushtetin dhe ad-ministrimin fatal të Shkodrës sidomos në kohën kur po flasim - duke mos pasur opozitë politike të

vërtetë nga PS. Në saj të këtij pushteti (27 vite) që do dhe 13 vite të barazohet me monopushtetin e Enver Hoxhës (1945-1985) Partia Demokratike e Shkodrës ka ndërtuar "demon -kracinë" në qytetin ku ka lindur pluralizmi dhe koncepti parti. Sigurisht kjo gjë ka lidhje me "demonin" dhe jo me "demo-sin" dhe në Shkodër në saj të këtyre monstrave administrative dhe të luftës moderne të klasave e padyshim dhe interesave korruptive të katër pesë familjeve dhe katër pesë sundimtarëve politikë - Shkodra ka "demon - kraci"! Zonja nuk ju tha asgjë përveç vetëm një të keqe të vetme të interesave të saj. Kurse në fakt, PD-ja dhe drejtuesit e saj pro dhe kukullat e mbetura të një partie të tillë në Shkodër, kanë sjellë të këqija të mëdha qytetit. "E paguara" që jua ndreqi samarin protestuesve të famshëm - tha diçka të rëndësishme që vlon në popull. Po pra - që dhe në Shkodër ka marrë fuqi popullore. Idea e mosqenies as me PD dhe as me PS. Edhe pse?! Sepse "demon-kracia" në Shkodër, nëqoftëse nuk je me PD-në, normalisht dhe automatikisht të rreshton me PS-në. Po po, lufta e klasave nga PPSH-ja ka mbetur e ashpër si trashëgimi në PD-në e Shkodrës, ose më mirë them "në trutë e krimbura" të shërbëtorëve të komunistëve dikur, që sot dhe dje në PD, janë flamurtarë të "antikomunizmit". Por

njerëzit nuk mund të shkonin automatikisht me një PS të Shkodrës pa trashëgimi dhe pa njerzillëk qytetar. PS-ja e Shkodrës nuk mbrojti dot gjatë kohës së sundimit 27 vjeçar të PD-së, trashëgiminë e saj më të mirë. Nuk mbrojti Luigj Gurakuqin si të majtin socialdemokrat e vërtetë, nuk mbrojti Zef Malën dhe Qemal Stafën! Nuk mbrojti idealistët e vërtetë të dënuar pothuaj të gjithë nga krimineli Enver Hoxha. PS-ja e Shkodrës ra në duar perif-erikësh pa asnjë origjinë të majtë dhe pa ideale të tilla qytetare. PS-ja e Shkodrës u shit te PD-ja për dyqane dhe për tapi apo dhe interesa meskine të një pjese kryetarësh dhe njerëzish pa asnjë lidhje me të majtën. PD-ja sundoi 27 vite - se në PS erdhën rurale e trafikantë pasunarë që do të bënin ligjin dhe do të shkatërronin qytetarin e majtë shkodran në themel. Do ta luftonin si qytetar, si religjion dhe si ide - duke shtypur pa mëshirë dhe larguar nga vendimmarrja politike. Shpesh për këtë gjë ka ndi-hmuar fort dhe marrëzia e njerëzve nga periferitë e Librazhdit (qendër Tiranë) apo dikujt tjetër - që qytetarët e vjetër të Shkodrës si të majtët më të mirë në Shqipëri, të detyrohen të largohen nga qyteti edhe si familje dhe si biznes. Kurse PD-ja ra në duar injorantësh dhe tregtarucëve pa "din e iman" pa respekt për qytetin dhe në shërbim të lobeve të parasë dhe ndërtimit (pa kriter) në Shkodër.

Dashje pa dashje - e paguar apo e futur, ajo zonja ka vënë gishtin në plagë. Sot Shkodra vuan nga pushteti "demon - kratik" i PD-së dhe nga demenca politike e PS-së. Më vjen mirë që ndodhi në një të ashtuquajtur miting të PD-së, i cili përfundoi si mos më keq, duke gjuajtur vezë "prefekturës" që në fakt është më tepër "Këshilli Qarkut i Shkodrës" i drejtuar nga PD. Hahaha janë fantastikë dhe nëqoftëse brenda saj ka një regjisor i të tilla marrëzive të bukura politike, bravo i qoftë! Një "autoprotestë" e tillë kundër "demon-kracisë" nisi në Shkodër dhe unë e di se qyteti i madh i veriut është drejt lëngimit të plotë periferik. Atë me kontributin e madh të PD-së dha gjumin idiot të PS-së e kanë nxjerrë në periferi të politikës, pjesëmarrjes dhe politikëbërjes shqiptare. As në kohën e një perversi si Enver Hoxha - Shkodra nuk ka qenë me kaq pak rëndësi se sa me "demon-kratët " e Shkodrës. Po për fat të keq.

Page 17: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 17

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Shoqëria jonë nuk mund të suportojë sjell-

je të disa politikanëve që nuk kanë asnjë mor-al. Që nuk njohin asnjë kufi. Që shkelin norma

dhe virtyte që i kemi trashëgim ndër shekuj. Se një politikan nuk ka

të drejtën të bëjë gjithç-ka, të flasi si i marrë si-kur të jetë një manekin

që nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore sikur të ketë zbritur si alien. E kemi

fjalën për ata që për hir të denigrimit të bi-

jve merren me nënat e tyre. Sikur të mos kenë pasur kurrë edhe vetë një nënë. Si të kishte

mbërritur e ardhur mysafir nga planete të

tjera. Secili ka një nënë. Dhe emri “nënë” është vetë shenjtëria e jetës. Me këtë emër askush nuk mund të luajë aq

më pak ta përdorë, të bëjë politikë, për të

diskretituar birin e bijën e saj, se është kundër-

shtari yt politik. Se nënë kemi të gjithë. Edhe ne

të zakonshmit. Edhe politikanët. Edhe shër-

bëtorët. Edhe të pasurit. Edhe të varfërit...

Politikanët e Shqipërisë, edhe nënat na i bëjnë pis

Nga Bardhyl BEJKO

Politikanët shqiptarë dallojnë mes gjithë të tjerëve nëpër botë për mënyrën e të bërit

politikë. Janë vërtetë orig-jinalë. Specifikë. Si politikanë që nuk kanë skrupuj. Që nuk njohin kufij. Mjafton të arrijnë atë që kanë qëllim të jetës së tyre për të rrëmbyer një karrige, për të qenë dikushi, për t`u rënë në sy liderëve për t`u bërë deputet, ministër, kryemi-nistër apo president. Dhe në fund milioner. Dhe për të mbërritur objektivin nuk lënë asgjë pa përdorur nga shpifjet, sharjet, mllefet, përgojimet. Çuditërisht askush nuk ndalet para synimit për të arritur me çdo kusht në fron. Këtë sjellje bru-tale e kemi parë në tërë këto vite që pas 1990-ës, pa përjashtuar vitet e sistemit në diktaturë. Po nëse atë sistem e përmbysëm dhe në vend të tij u bënë përpjekje për sjellë sistemin demokratik përsëri shumë pak kemi ndryshuar. Demokracia nuk ka përparuar. Le të ndalemi tek politika dhe politikanët tanë të pas vitit 1990-të. Ekzemplarë të veçantë kemi njohur. Individë, që për pushtet nuk kanë kursyer, jo vetëm kolegët deputetë dhe çdo individ e kundërshtar që merret me politikë dhe kanë gjithë të drejtën e Zotit t`i kritikojnë, të ndeshen dhe të fitojnë ndaj tyre në zgjedhje me votë demokratike e t`ua thonë sy më sy ankesat që kanë. T`u numërojnë veset. T`i diskreditojnë me fakte. Nëse janë të korruptuar apo të impli-kuar me veprimtari që bien ndesh me ligjin, t’i përjashtojnë nga politika. Për ata që mbushin kupën t`i denoncojnë deri edhe dënimin sipas ligjeve në fuqi përmes drejtësisë.

Në këtë luftë, politikanët janë në fushën e vet. Dhe politikanët tanë, të të gjitha anëve dinë ta bëjnë shkëlqyeshëm këtë betejë dhe kanë treguar me mijëra herë se për këto punë, janë të prerë. Tek e fundit, politikanë janë njerëz të zakonshëm që para se të bëhen politikanë kanë kaluar përmes rrugës dhe shtigjeve si gjithë njerëzit. Kanë dalë nga gjiri i shoqërisë tonë. Kanë qenë fëmijë. Të rinj. Të rritur. Janë sharë e janë zënë. Kanë dashur dhe kanë urryer. Askush nuk çuditet kur i shikon nëpër salla e në podiume në analiza e debate të ngrenë zërin e të numërojnë bëmat e kundërshtarit. Të evidentojnë anët e errëta të karakterit. Të përgo-jojnë. Të shpifin. Të ulërinë. Të përpiqen ta nxjerrin jashtë ringut bashkëbiseduesin. Etja për pushtet dhe privilegjet që siguron pushteti i bëjnë politi-kanët specie specifike, të veçanta që në shumë raste dalin nga kostumi i politikës dhe shfaqen si ordinerë. Bëjnë vagabondin. Të fortin. Të ligun. Ta padurueshmin. Dhe më të papërmbajturit nuk e kanë për gjë të përdorin tërë arsenalin e “armëve” për ta mposhtur kundërshtarin politik. Për t i nxirë jetën atij dhe fatkeqësisht edhe familjarëve që s’i lidh asgjë me politikën. Sikundër ka edhe nga ata që shfaqin anët e veta më të këqija të botëkuptimit njerëzor. Ata që nxjerrin nga thellësia e shpirtit kuçedrat dhe djajtë. Vetëligësinë për të bërë një politikë vrastare. Në përpjekjet e tyre për t`u bërë faktor dhe të “admirueshëm” nga partitë nuk lënë asgjë pa përdorur kundër individëve, mjafton t`u pëlqejnë liderëve të tyre. Interesi që kanë është vetëm një. T`u njihen e vlerësohen bëmat dhe lufta që bëjnë për të “mirën” e partisë e kryetarëve për demaskimin e kundërshtarëve. Individ të tillë nuk është se i përkasin vetëm njërit krah të politikës. Të tillë ngatërrestarë gjen kudo. Dikush më i përmbajtur. Një tjetër më i rreptë dhe më i ashpër. Njëri me fjalor më të kontrolluar. Tjetri me fjalorin më të fëlliqur. Varet nga formimi kulturor dhe etika e secilit. Kuptohet edhe nga nxitja dhe kurajimi i partisë. Përcaktues është karakteri individual i secilit. Se jo të gjithë politikanët mund t i përdorin ulërimat. Dinjitarët dhe politikanët me formim solid nuk mund të bashkohen me shkatërrimin.

Nuk ndjekin kryetarët e çartur për t`i ndezur zjarret e hakmarrjes dhe për ta nxirë e sterrosur Shqipërinë. Po nëse shembuj të sjelljeve të tilla në vendin tonë ka pa kufi dhe për këtë mund të konsiderohemi si ekzemplarë në glob, edhe mund t i justifikojmë e t i falim, ka ca kufij që nuk mund t i tolerosh e t i përcjellësh në heshtje me idenë: “Hë mo, politikanë janë!”. Le të bëjnë si t iu dojë qejfi.

Shoqëria jonë nuk mund të suportojë sjellje të disa politikanëve që nuk kanë asnjë moral. Që nuk njohin asnjë kufi. Që shkelin norma dhe virtyte që i kemi trashëgim ndër shekuj. Se një politikan nuk ka të drejtën të bëjë gjithçka, të flasi si i marrë sikur të jetë një manekin që nuk ka asnjë ndjenjë njerëzore sikur të ketë zbritur si alien. E kemi fjalën për ata që për hir të deni-grimit të bijve merren me nënat e tyre. Sikur të mos kenë pasur kurrë edhe vetë një nënë. Si të kishte mbërritur e ardhur mysafir nga planete të tjera. Secili ka një nënë. Dhe emri “nënë” është vetë shenjtëria e jetës. Me këtë emër askush nuk mund të luajë aq më pak ta përdorë, të bëjë poli-tikë, për të diskretituar birin e bijën e saj, se është kundërshtari yt politik. Se nënë kemi të gjithë. Edhe ne të zakonshmit. Edhe politikanët. Edhe shërbëtorët. Edhe të pasurit. Edhe të varfërit. Nënat na kanë sjellë në jetë. Na kanë rritur. Na kanë edukuar. Na kanë mbrojtur. Na kanë dhënë shpirtin e zemrën e tyre. Zemër nëne! Ndaj për nënën janë kënduar këngë. Në emër në nënave janë ndalur luftra. Para tyre janë përkulur burra shteti. Dhe kanë heshtur politikanët. Para nënave, janë gjunjëzuar shkencëtarët. Me emrin e tyre janë bërë sakrifica. Na kanë marrë për dore dhe na kanë nxjerrë në rrugët e atdheut. Të parën dhe të fundit fjalë të gjithë themi “nënë”. Askush nuk i ka thënë të gjitha për nënën. Dhe sa do që të thuhen janë fare pak para madhështisë së nënave tona. Dhe janë nënat që kanë frymëzuar poetët, shkrimtarët, piktorët, skulptorët. Askush në këtë jetë nuk ka ikur pa shkruar dy vargje apo dy rreshta për nënën. Dhe prania e nënës është e përjetshme. Kur je në dhimbje. Dhe kur arrin në majat e suksesit. Pikërisht se kemi këtë ndjeshmëri për nënat, jam ndjerë keq dhe i skandalizuar nga deklarata e deputetit Edi Paloka për Aneta Ramën. Nënën e kryeministrit. Dhe jo se është nëna e kryeministrit. Kjo është e fundit arsye. Të njejtën ndjesi do përjetoja edhe në se do përgojohej nëna e Sali Berishës, Flamur Nokës, Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit apo Ilir Metës. Për nënën e cilitdo. Vetëm se është një nënë. Nuk e kam takuar asnjëherë në jetën time Aneta Ramën. As atë, as të birin. Po këtu nuk ka vend për të bërë politikë. Nuk ka aspak të drejtë Paloka dhe askush tjetër që të bëjë politikë dhe të përgojojë një nënë. Nuk ka fare rëndësi se është nëna e kryeministrit apo e një personi anonim. Nuk është kjo arsyeja që e bëjmë këtë shkrim. Të njejtën do bënim nëse do merrte guximin cilido që të shante e përgojonte një nënë për pak poli-tikë. Për pak më shumë kredo. Duke cituar një rrëfim të Edi Ramës për nënën e vet, ditën e nder-imit të saj me medaljen “Nderi i stomatologjisë shqiptare”, ku kryeministri në rolin e djalit dhe jo si kryeministër u tha të pranishmëve se nëna e tij nuk ishte në këtë event për arsye se luftonte me një sëmundje të vështirë”. Një rrëfim i sinqertë. Po edhe një ndjesë për këtë mugesë. I natyrshëm. Shprehje e një dhimbje. Edhe ai është njeri. Me mish e gjak. Foli si një biri për nënën. Po nuk mendon kështu Paloka. Ai thotë me zë plot se: “Edi Rama kur nuk bën dot të fortin dhe arrogan-tin, luan rolin e viktimës që të ngjalli mëshirën e të tjerëve”. Po pse duhet të bëjë viktimën e të mëshirohet, duke treguar për sëmundjen e nënës dhe kujt donte t`i kërkonte mëshirë?! A ka nevojë cilido që të lypë mëshirë me shenjtërinë e nënës? A nuk e ka edhe ai kaq të drejtë? Përse ky mllef dhe vrer si të ishim në kohën e diktaturës kur cilësimi “nëna e armikut”, “biri i kulakut”, “E ëma e spiunit”, “Mamaja e regjentit”, “Nëna e ballistit”

bënte diferencën? Një rrëfim i sinqertë për nënën nuk ka pse të përdoret në mënyrë vrastare. Nuk ka vend për t`u shfrytëzuar kaq barbarisht. Të urtët e dinjitarët, traditat e zakonet e shqiptarëve aq më tepër të tropojanëve nga është edhe Paloka nuk merren me nënat të kujtdo qofshin ato. Për të sharë kryeministrin keni qindra mundësi. Ask-ush nuk u ndal. Deri sot nuk është vënë ndonjëri para përgjegjësisë ligjore edhe pse politikanët tanë kanë sharë me libër shtëpie. Po pse edhe për nënat duhet të jenë kaq pamëshirë?! A nuk ka nd-jenja njerëzore ky deputet, a nuk është edhe vetë një bir nëne? Zoti Edi Paloka vjen në politikë si njeriu i letrave. Dhe para çdo shkrimi, ka provuar emocione. Jam i sigurtë që ka shkruar edhe për nënat dhe mund t i ketë kushtuar dhjetra vargje nënës së tij. Sepse edhe atë e ka lindur e rritur një nënë, që është shenjti mbi tokë për secilin fëmijë. Si mundet të jetë i qetë dhe të deklarojë në emër të poshtërimit të kundërshtarit politik edhe një nënë? Nuk ka rëndësi fare se është nëna e kryem-inistrit! Kryesorja është nënë. Edi Paloka ka një mal mundësish dhe le ta bëjë copë siç ka bërë, vetë kryetari aktual e ish kryetari i partisë së tij në këto vite të birin. Me të le të matet. Të shahet e urrehet. Atij do që t i marrë pushtetin. Është luftë normale. Po cili është faji i nënës së Edi Ramës? Vetëm se ka fatalitetin që djali i saj është në krye të qeverisë shqiptare dhe për këtë duhet përfshirë edhe ajo në aksionin politik të opozitës?! Cili është faji i saj? Ç’i ka bërë opozitës? E ka penguar? E ka qortuar? E ka mallkuar? E ka ndaluar? Asgjë prej këtyre nuk ka bërë. A e keni parë ndonjëherë të dali nëpër tribuna? Të flasi? Të anatemojë kundërshtarët politikë të të birit? Të mbrojë djalin kryeministër? Ajo është vetëm nëna e kryeministrit. Dhe ky nuk besoj se është faj. Nuk ka asnjë arsye të vuajë në emër të tij. Nuk do shkruaja asnjë rresht nëse do shanit kryeministrin zoti Paloka. Ata e bëni përditë dhe pushka top t`u bëhet. Ai le ta mbrojë veten se midis jush është. Po me nënën e tij çfarë keni? A nuk keni pak dhimbje për t`u ndjerë keq dhe për t u ndalur e për të mos e ndërmarrë një sulm i tillë? Ajo është vetëm një nënë. Rastësisht është nëna e Kryeministrit të Shqipërisë. Dhe unë, juve dhe gjithë qytetarët e këtij vendi nuk kemi punë me të. Nëse nuk i falim pak respekt në emër të moshës, pse jo edhe të vuajtjeve nga sëmundjet dhe në se nuk i urojmë shërim të shpejt e jetë të gjatë ,siç do bënim për çdo nënë, përse duhet ta përdorim si një kauzë politike nga e cila nuk përfiton asnjë produkt? Me këtë nuk bëhej më i rëndësishëm. Më i dëgjuar. Më i zgjuar. As më i respektuar. Aq më pak më i vlerësuar.

Është e turpshme që një deputet dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, e cila propagandon të drejtat dhe liritë e njeriut, veçanërisht grave dhe përpiqet të na mbushë mendjen se lufton për të drejtat e qytetarëve, të arrijë deri atje sa të merret me një zonjë e cila është së pari nënë dhe grua që u ka shërbyer njerëzve gjatë jetës, që ka kuruar fëmijë e të rritur për të qenë të shëndetshëm. Po mund të kishte qenë edhe një kuzhiniere. Rrobaqepëse. Ç`rëndësi ka?! Një politikan qoftë, edhe Edi Paloka, pa folur për Flamur Nokën, i cili ka sharë në sallën e parlamentit nuk mund ta justifikojnë këtë sjellje me urrejtjen ndaj të birit. Le ta kritikojnë sa herë t`u dojë qejfi atë. Për çdo sharje secili mbrohet vetë. Politika jonë e ka modë sharjen, rrahjen, përgojimin ,pengimin e gjithçka për ta mundur kundërshtarin. Dhe për të gjitha këto bëma mund të tolerohesh. Po kur për politikën e ditës, përdor një nënë dhe bën politikë vrastare me emrin e saj nuk ke fyer një emër, por gjithë nënat e Shqipërisë. Dhe në se nuk ndihesh i turpëruar për këtë zëmrat të shprehur me urrejtje ndaj një nëne, si mund të besohesh se je i dashuruar me popullin tënd?! Nënat dinë të falin. Po edhe të mallkojnë. Dhe këtu nuk bën përjashtim edhe nëna e Kryeministrit, zonja, Ane-ta Rama. Edhe ajo është një zemër nëne. Të uron. Të do. Të fal. Po edhe të mallkon! Është nëne!

Page 18: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

18 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Kuratori pohon se deri tani, artistët e SPK nuk janë dëgjuar në Ministri të Kulturës

Skena e Pavarur Kulturore është shuar, shkak arroganca e ministres Kumbaro

ANDI TEPELENA: ANDI TEPELENA:

Memorandumi i mirëkup-timit midis Skenës së Pavarur Kulturore dhe Ministrisë së Kulturës

për bashkëpunimin dhe konsultimin paraprak për ndryshimet në ligjin “Për Artin dhe Kulturën” shihet si një hap pozitiv nga përfaqësues të SPK. Menaxher arti dhe kurator, Andi Tepelena në një reagim të tij cilëson faktin se deri tani SPK nuk ka qenë në gjendje të çlirojë energjitë e saj, sepse brenda vetes ka potenciale të jashtëzakonshme krijuese dhe menaxheriale. Por sipas tij mungesa e komunikimit prej vitesh me Minis-trinë e Kulturës e ka asfiksuar Skenën e Pavarur Kulturore. Memorandumin e nënshkruar ditët e fundit Andi Tepelena e shikon me rëndësi për faktin se në fund ministria u tregua e predispozuar për të dëgjuar vërejtjet. Sipas tij, pas disa vitesh përpjekje dhe qëndrimi koherent, SPK arrin të përcaktohet si faktor përcaktues i kuadrit ligjor, decentralizimit të in-stitucioneve kulturore, si dhe bën të mundur rihapjen kapitullit të Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës.

-Skena e Pavarur Kulturore së

fundmi ka nënshkruar memoran-dumin e bashkëpunimit me Minis-trinë e Kulturës. Sa rëndësi ka për ju?

Memorandumi i bashkëpunimit është një akt simbolik, një shprehje interesi për të punuar posaçërisht për kuadrin ligjor. Nuk është një mar-rëveshje që përfshin të tjera çështje në art dhe kulturë. Ministria e Kulturës tregoi së fundmi që është e predis-pozuar për të dëgjuar dhe shoqërinë civile, për të dëgjuar vërejtjet tona, është një ligj i munguar në interes të komunitetit. Deri tani kanë qenë ligje të propozuara nga qeveria dhe nuk bëheshin as dëgjesa, as konsultime me përfaqësues të shoqërisë civile. Kjo ka munguar prej vitesh. Që kur ka filluar përgatitja në ministri më parë për ndryshimet në projektligjin e artit dhe kulturës kanë munguar konsultimet. Që nga koha që doli projektligji që u hodh poshtë dhe ishte përgatitur nga Ministria e Kulturës, ky ishte takimi i tretë që ne si Skena e Pavarur Kulturore zhvillojmë në ministri për këto probleme.

-Skena e Pavarur Kulturore prej vitesh ka pohuar se nuk është dëgjuar nga ministrja aktuale e Kulturës. Ju jeni shprehur më parë edhe për mungesë dialogu. Si ndikon kjo në punën e artistëve?

Nuk e ka dëgjuar deri tani minis-trja e Kulturës Skenën e Pavarur Kul-turore, dihet që ka pasur arrogancë, nuk ka dashur ta dëgjojë SPK, kanë dashur që gjërat ti bënin si të donin ata vetë pa dëgjuar komunitetin e artistëve. Skena e Pavarur Kulturore prej Ministrisë së Kulturës është e qartë që deri tani që është shmangur. Në Ministrinë e Kulturës nuk kanë dashur të dëgjojnë për problemet apo propozimet që janë bërë, nuk kanë dashur asnjëherë deri tani që të ketë dhe konsultime me Skenën

e Pavarur Kulturore. Fakti që ne dhe me këtë ministre Kulturës si SPK prej pesë vitesh vetëm folëm dhe nuk na dëgjoi askush, tregon se ata nuk kanë dashur ta bëjnë këtë gjë më parë. Tani me këtë memorandum bashkëpunimi që u nënshkrua shpresojmë që ata kanë reflektuar për SPK. Por dhe ne nëse sërish nuk arrijmë rezultatet tona që kemi menduar, sigurisht që do të rikthehemi sërish atje ku kemi qenë në fillim. Nëse ne si SPK nuk do të kemi rezultatet tona akti që ne nënshkruam me ministrinë bëhet nul. Ne i kemi kërkuar që në herën e parë të pezullojë ndryshimet në ligjin e artit dhe të kulturës. Të nënshkruajë me SPK-një memorandum mirëkuptimi përmes së cilës të dyja palët do të angazhohen në hartimin e një kuadri ligjor me qëllim një reformë të plotë të artit dhe të kulturës të bazuar mbi strategjinë kombëtare të kulturës. Pas disa vitesh përpjekje dhe qëndrimi koherent, SPK arrin të përcaktohet si faktor përcaktues i kuadrit ligjor, decentralizimit të institucioneve kul-turore, si dhe bën të mundur rihapjen kapitullit të Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës. SPK kërkon që artit dhe kulturës t’i kushtohet një vëmendje më e madhe nga politik-bërja, dhe bërjen e kulturës sektor

prioritar në ekonominë shqiptare. Edhe për Qendrën Kombëtare të Kul-turës që ne kërkojmë rikthim të saj në baza ligjore, por jo që ajo të jetë siç ka qenë më parë.

-Çfarë kërkoni për QKAK?Kur ne kërkojmë Qendrën Kom-

bëtare të Artit dhe Kulturës kemi parasysh një model tjetër nga ajo që ishte më parë. Edhe pse është proces më kompleks, do të punohet akoma dhe më gjerë. Pra nuk do të kemi të njëjtin model siç ka qenë dhe funk-siononte kjo qendër vite më parë, por do të shikohen edhe tendencat bashkëkohore sot në Europë, një nga kjo mund të jetë industria krijuese, etj, të jetë një Qendër Kombëtare e Artit dhe Kulturës deleguar arteve.

-Kur do të nisin takimet me min-istrinë për ligjin e artit?

Ne si Skena e Pavarur Kulturore duhet të përcaktojmë njëherë prior-itetet për ato pika që ne kemi nënsh-kruar, dhe për secilën prej tyre do të ketë një proces diskutimi në ministri.

-Me ju do të jetë dhe Skena e Artistëve të Skenës dhe Ekranit gjatë diskutimeve?

Nuk do të jetë, sepse SASE është grup interesi më vete dhe ata kanë dhe çështjen e Teatrit Kombëtar edhe pse ata kanë nënshkruar një partner-itet me Skenën e Pavarur Kulturore. Por normalisht kur të fillohet dis-kutimi për teatrin për anën skenike patjetër që ata do të jenë të përfshirë në këto takime dhe me SPK e Minis-trinë e Kulturës.

-E hëna solli takimin e radhës për Teatrin Kombëtar. Po zhvillohet çdo të hënë një takim për teatrin, ku dhe ju i jeni bashkuar mbrojtjes së tij...

Edhe ne që jemi pjesë e Skenës së Pavarur Kulturore jemi kundër shem-bjes së godinë së Teatrit Kombëtar. Jemi bashkuar me artistët gjatë këtyre takimeve që po zhvillohen për të mbro-jtur teatrin. Ne e mbrojmë fort, sepse përmes tij ruhet dhe kujtesa kolektive. Teatri Kombëtar për ne nuk është vetëm çështja e godinës dhe e mureve, por aty në skenën e tij kanë qenë ak-torët më të mëdhenj të teatrit. Teatri ka

me ne dhe një lidhje shpirtërore, nuk mund të shembet. Ka lidhje teatri jo vetëm me aktorët, por dhe me qytet-arët, me artdashësit. Dhe është gjë e mirë që artistët janë bërë bashkë dhe protestojnë në mbrojte të tij.

-Ju bëni takime në Ministri të Kul-turës, por dhe kur u shpallën projektet e këtij viti sërish artistët akuzuan për mungesë transparence. Sa vijon të jetë shqetësuese kjo për ju?

Në Ministri të Kulturës ka mun-guar transparenca, jo vetëm për pro-jektet por dhe për të tjera probleme. Kemi Teatrin Kombëtar dhe ka një mungesë transparence kjo çështje, çfarë do bëhet. Qeveria akoma nuk ka hapur një konkurs për të përcaktuar se çfarë do të bëhet në këtë teatër. Pra do të ndërtojë, do të ristrukturohet siç ka qenë më parë apo do të rikonceptohet i gjithë teatri. Në momentin që flasim ne bashkë me artistët jemi në pozitën mbrojtëse. Nga kryeministri deri tani është deklaruar se do të shembet te-atri. Ne jemi në mbrojtje jo vetëm për teatrin, por edhe për territorin e tij. Ta mbrojmë nëse do të mendohet aty për kulla. Aq sa dimë teni është që brenda hapësirës së Teatrit të Kombëtar është për ti dhënë dhe hapësirë privatëve, për të ndërtuar aty ndërtuesit. Pra është dyfish shqetësimi, e para është mbrojtja e teatrit dhe territori i tij, sepse është hapësirë publike dhe nuk duhet të preket dhe të ketë ndërhyrje dhe kompromise me privatin, pasi i përket popullit, dhe e dyta ndërtimi i kullave aty patjetër që për ne nuk duhet lejuar. Unë këtë që them e shikoj dhe nga këndvështrimi qytetar. Tirana nuk mban më, aq më shumë tani në qendër të Tiranës këto ndërtime do të shkatërronin gjithë peisazhin, do të deformonte gjithë peisazhin urban.

-Ju po flisni për ligjin e artit, por ka pasur dhe artistë nga rrethet që i kanë kërkuar ministrisë vëmendje, sepse janë dhe ata në rrethe. Çfarë mund të thoni?

Për mua është shumë shqetësim dhe situata që pohojnë artistët që janë në rrethe. Është shumë shqetësim përderisa nuk ka pasur

deri tani një komunikim normal me ministrinë. Por zgjidhja e prob-lemit duhet të fillojë që brenda institucioneve, nëse nuk ka zgjidhje brenda tyre është e kotë për më tej. Ne si SPK kemi fokus si fillim forcimin e skenës së pavarur në vend, tjetërsimin e saj nga gjendja që është tani. Por dhe sa i takon institucioneve të varësisë duhet ti zgjidhin problemet, janë ata që duhet të kërkojnë dhe të flasin, të gjejnë dhe gjuhën e komunikimit me ministrinë.

- Skena e Pavarur Kulturore (SPK) ju pohoni se është rrjeti më i madh kulturor në Shqipëri, i përbërë nga organizata ndër më të njohurat dhe aktivet në fushën e artit dhe kulturës. Me problemet që është përballur ndër vite, si e gjejmë sot SPK?

Skena e Pavarur Kulturore është përballur me mungesën e transparencës, ju pohova dhe më parë që nuk ka pasur konsultime, nuk është bërë deri tani pjesë e dialogut me Ministrinë e Kulturës, pa projekte, pa buxhete. Kjo situatë ka sjellë frustrim të SPK. SPK nuk ka qenë në gjendje të çlirojë dhe energjitë e saj, sepse brenda vetes ka potenciale të jashtëzakonshme krijuese dhe menaxheriale, por mungesa e komunikimit prej vitesh me Ministrinë e Kulturës e ka asfik-suar Skenën e Pavarur Kulturore. Kemi festivale që pothuajse kanë shkuar drejt mbylljes. Një mungesë politikash nga Ministria e Kulturës ndër vite në drejtim të prioriteteve të SPK. Fondet e projekteve kanë qenë gjithmonë me pikatore, gjë që ka dëmtuar shumë. Dhe të gjitha këto probleme janë bërë prezent në ministri, dhe kjo marrëveshje e bërë së fundmi erdhi për shkak të trysnisë që ne si SPK prej vitesh kemi ushtruar në ministri për prob-lemet tona. Në rast se nuk do të merren parasysh kërkesat tona me çfarë folëm deri tani, ne si SPK do të jemi sërish në një pozitë si më parë.

Intervistoi: Julia VRAPI

Skena e Pavarur Kul-turore është përbal-lur me mungesën e transparencës, ju po-hova dhe më parë që nuk ka pasur konsul-time, nuk është bërë deri tani pjesë e dia-logut me Ministrinë e Kulturës, pa projekte, pa buxhete. Kjo situ-atë ka sjellë frustrim të SPK. SPK nuk ka qenë në gjendje të çlirojë dhe energjitë e saj, sepse brenda vetes ka potenciale të jashtëzakonshme krijuese dhe menax-heriale, por mungesa e komunikimit prej vitesh me Ministrinë e Kulturës e ka asfik-suar Skenën e Pa-varur Kulturore...

Page 19: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe këtë herë artistët akuzuan qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës. Për të gjashtën herë, artistët e tea-trit u mblodhën për të protestuar kundër shembjes së godinës. Aktori i madh i skenës, Robert Ndrenika kundërshtoi sërish projektin për teatrin e ri, duke deklaruar se po tentohet të grabitet prona e teatrit, ndërsa Arben Derhemi akuzoi drejtorin Hervin Çuli se u ka mbyllur dyert aktorëve. “Ne nuk kemi mundësi të hyjmë brenda, sepse drejtori që ka lëpirë 4 vjet dhe do të lëpijë dhe vite të tjera, vepra e radhës na mbylli derën. Ai duhet të hapte derën për sindikatën, e vetmja gjë që mund të bëjë drejtori është të mbyllë ambientet për aktorët dhe qytetarët e Tiranës. Ne vijmë këtu për të mbrojtur TK, dhe një artist siç është dhe ai në vend të vijë këtu të jetë me ne dhe të mbrojë Teatrin Kombëtar ai mbyll derën, për të bërë atë që ka lëpirë 4 vjet dhe do ta bëjë sërish këtë dhe 4 vjet të tjera”, tha aktori Arben Derhemi, një nga zërat që kundërshton fort shembjen e teatrit. Në fjalën e tij ak-tori Robert Ndrenika mes të tjerave theksoi se duan të vjedhin tokën që i takon teatrit. “Këta duan të vjedhin tokën. Nuk duhet të flasim vetëm ne, të flasë edhe Ministri i Financave, edhe kryetari i Kuvendit. As ndërkombëtarët nuk i duan PPP. Po e përsëris të na lënë kështu siç jemi se vemi dhe 70 vjet të tjerë. Ja Kiço Londo ka gjetur dy ustallarë dhe e ka mbajtur shumë mirë teatrin. Këtu vjen era kusari, hajdutllëk", u shpreh Ndrenika. Përfaqësues i SASE aktori Alert Çeloaliaj akuzoi Ministrinë e Kulturës që po zhduk institucionet e artit. “Ka mungesë të qartë vizoni, kjo solli bllokimin e projektligjit për artin dhe kulturën. Probleme me shkrirjen e QKK që ishte një regres 22 vjeçar. Kineastët duke dalë më vete me QKK arritën të përfaqësoheshin denjësisht dhe në shumë festivale jashtë Shqipërisë dhe zhdukja e kësaj qendre bënte automatikisht dhe justifikimin e zhdukjen e QKA. Vazhdon mungesa e vizionit dhe më gjerë, thuhet do prishet Teatri Kombëtar dhe nuk flitet asnjëherë për Teatrin Kombëtar Eksperimental. Deri tani asnjë fjalë dhe Teatri Eksperimental zhduket si institucion, sepse këtu do të ndërtohet një institucion tjetër dhe këtu do të bëhet një sallë me PPP”, vijoi mes të tjerave aktori Çeloaliaj.

Aktori Klodian Hoxha: Si nisi bashkëpunimi shqiptaro-kinez për realizimin e filmit

veçoj si një eksperiencë interesante, që besoj ka për të më dhënë shumë. Bashkëpunimi në këtë film erdhi si rrjedhojë e një audicioni, që është zhvilluar në Tiranë. Ky është filmi i parë, që zhvillohet Shqipëri- Kinë edhe besoj se do jetë fillimi i mbarë edhe i projekteve të tjera, që do e pa-sojnë”, vijon aktori Klodian Hoxha.

Ngjarjet në filmNjë kinez veteran lufte me

pension jeton në një qytet të vogël europian, martuar me Elenën një vajzë vendase. Të dy kanë një resto-rant kinez, bëjnë jetë të thjeshtë. Qyteti ku jetojnë është i rrethuar nga tre zona dhe një numër i madh gan-sterësh nga zonat rreth, që sjellin vazhdimisht probleme për tregtarët dhe banorët e zonës. Por banorët gjenden në sulme të vazhdueshme dhe të gjithë bashkë të armatosur përpiqen të mbrojnë rrugët dhe zo-nat tregtare sa munden nga bandat e gangsterëve. Bosi i pamëshirshëm dhe i egër i një grupi mafioz të quajtur “Tarantula helmuese” është një femër që bashkë me gangsterët e tjerë të etur për dhunë papritur

sulmojnë rrugët e qytetit natën vonë. Por pronari kinez Lini plagoset rëndë, ndërsa gruaja e tij Elena dhe dhjetëra gra të tjera merren peng. Grupi i gangsterëve urdhërojnë tregtarët e tjerë të paguajnë haraçin brenda një afati të caktuar në të kundërt ata do të rrafshojnë qyte-tin. Në këtë situatë Lini detyrohet ti kërkojë ndihmë dy miqve të tij nga Kina. Ata vijnë menjëherë nga Kina në Europë. Këtu dy miqtë e tij kinezë përfshihen në një sulm të egër me gangsterët. Në vijim të përplasjeve dhe sulmeve mes palëve Tarantula urdhëron grupin e dytë të gang-sterëve të përgatiten për sulm, dhe të shkatërrojnë qytetin dhe banorët ajo i transferon në një kështjellë të braktisur. Në vijim të ngjarjeve që rrjedhin mes përplasjeve të palëve, kinezët bashkë me grupin vullnetar nisen për të shpëtuar pengjet, por kur arrijnë në vendndodhje ata kuptojnë se ishte vetëm një kurth, sepse ata janë diku tjetër. Në fund ata arrijnë ti shpëtojnë pengjet dhe të shfarosin çfarë ka ngelur nga banda e gangsterëve.

Protesta te Teatri Kombëtar, Derhemi:

Çuli na ka mbyllur derën

Luftë mes bandash në Petrelë dhe tek Vila e Zogut, kineastët kinezë nisin xhirimet e filmit “Gjaku i Ballkanit”

Julia VRAPI

Filmi "Balkan Blood", (Gjaku i Ballkanit) një bashkëpunim shqiptaro- kinez ka nisur xhirimet në Shqipëri. Filmi

aksion flet për një luftë mes bandave. Me skenar nga Shu Hao, regji Ou Yuang ka bërë bashkë aktorë kinezë dhe shqiptarë. Xhirimet e filmit këto ditë janë zhvilluar në Durrës te Vila e Zogut, si dhe në Petrelë të Tiranës. Në role janë aktorët Yu Chong, Klo-dian Hoxha, Emi Canaj, Arentina Shakulli, Alvaro Shehaj, Nedi Malsi-ja, Kamber Mici etj. Në filmin aksion “Balkan Blood” ngjarjet zhvillohen në Europë, por aktori Klodian Hoxha që luan gangsterin e keq, tregon se duke e pëlqyer Shqipëria ata kanë vendosur ti përshtatin ngjarjet në vendin tonë. “Filmi është i zhanrit aksion. Mua më ka kontaktuar vetë producenti për të më besuar rolin e Charls, gangsteri më famëkeq, bosi i gangsterëve dhe i bandës më famëkeqe në qytet. Filmi flet për një luftë gangsterësh, të cilët vendosin rregullin në qytet dhe ata mbahen me gjobat që iu vendosin bizneseve. Është një film aksion me skena të përgjakshme. Në qytet ku aty është edhe një lokal kinez, pronari refuzon të bindet. Në këtë moment nis dhe konflikti. Banda e gang-sterit Charls me në krye motrën e tij Tarantulën e luajtur nga Emi Canaj shkojnë edhe marrin peng të shoqen e pronarit kinez. Ndërkohë ai kërkon ndihmë nga miqtë e tij edhe kështu nis një sërë vrasjesh edhe shkatërrimesh”, tregon ak-tori Klodian Hoxha për filmin me bashkëregjisor Zamir Kokonozin dhe producent Blerim Dervishajn. Hera e parë që ka nisur xhirimet në Shqipëri një film shqiptaro-kinez dhe për aktorin Klodian Hoxha ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë. “Është një film mirëfilli aksion. Një bashkëpunim shumë interesant dhe si grup po ndihemi shumë mirë. Po mundohemi edhe ne të mësojmë shumë, duke qenë se ky zhanër nuk është i aplikuar shumë në Shqipëri, prandaj po e

Punimet në Qendrën Historike, Kumbaro: Vlora e rëndësishme

Trashëgimia kulturore e Vlorës, në dokumentarin zviceran

Ministrja e Kulturës Mire-la Kumbaro ka inspektuar punimet që po kryhen në Qen-drën Historike të Vlorës. Gjatë kësaj vizite ministrja Kumba-ro u shpreh mes të tjerave se pas përfundimit të projektit kjo zonë do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për turistët në vendin tonë. “Një qendër e re turistike e komerciale në Vlorë, e cila nuk është vetëm mure e fas-ada. Punimet do të përfshijnë rrjetin inxhinierik e atë të ujësjellësit, bashkëpunim i bashkisë e fondacionit me

qëllim që kjo të kthehet në qendër komerciale turistike. Vlora është nga polet më të rëndësishme turistike”, cilë-soi ministrja Mirela Kumbaro gjatë inspektimit të punimeve në Vlorë. Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë, si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitek-tonike-historike “Justin God-ard”. Rruga “Justin Godard” ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare.

Drejtoria Rajonale e Kul-turës Kombëtare Vlorë ka publikuar përmes një videoje filmin dokumentar të Radio Televizionit Zviceran, i koncep-tuar si një udhëtim i këndshëm, në trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike të gjirit të Vlorës. “Fokusi kryesor i këtij doku-mentari është puna disa vjeçare e arkeologëve të Universitetit të Gjenevës të cilët bashkuan forcat me homologët e Insti-tuti të Arkeologjisë së Tiranës, për nxjerrjen nga harresa të rrënojave antike në parkun arkeologjik të Orikut dhe për

të bërë gurët antik të këtij siti të flasin, duke zbuluar misteret e rrënjëve tona historike. Në këtë film dokumentar përveç monu-menteve dhe siteve arkeologjike, një vëmendje e veçantë i është kushtuar traditave mikpritëse të banorëve të zonës së Orikumit”, shkruan DRKK Vlorë për doku-mentarin. Ky është një udhëtim i veçantë në të kaluarën dhe të tashmen e Shqipërisë, i cili do të ketë një impakt të rëndësishëm për promovimin e parkut arke-ologjik të Orikut dhe potencialit turistik të zonës që e rrethon, në botën frankofone.

Sondazhet në Eurosong, Eugent Bushpepa ndër të parët

Eugent Bushpepa me këngën “Mall” në muajin maj do të jetë në skenën e “Eu-rosong 2018”. Por pavarë-sisht problemeve, që e kanë shoqëruar gjatë kësaj kohe këngëtarin, që do të na për-faqësojë në skenën e kom-peticionit europian të muzikës “Eurosong", gjithçka ka hyrë tashmë në rrjedhën normale të organizimit. Më parë ishte vendimi për të mos ndërmarrë një tur promovues në shtetet e ndryshme të Evropës, e më pas çështja e pasaportës, por duket se nuk u bënë faktor

pengues në ecurinë e prezan-timit të fituesit të edicionit të vjetshëm të Festivalit të Këngës në RTSH. Tani mësohet se zëri brilant i rrokerit të muzikës shqiptare është shumë pranë triumfit në këtë ngjarje muz-ikore siç është “Eurosong”. Kjo tregohet nga sondazhet zyrtare, të cilat e rendisin atë në vendet e para pretendent për fitore. Sipas blogut Poll 2018, i cili ndjek nga afër zhvillimet e “Eurosong”, në sondazhin e hapur nga faq-ja zyrtare, ai është ngjitur në vendin e katërt në renditje duke grumbulluar plot 2471 vota.

Page 20: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

20 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

Sindrit Guri shkëlqen, në gjurmët e bomberave të shquar shkodranë

Në një intervistë për “RTSH Sport”, kapiteni i Skënderbeut, Org-es Shehi, është shprehur se ekipi i tij ka realizuar një rekord në sezonin e shkuar, pasi kaloi 4 faza për të për-funduar në grupet e Europa League. “Ka qenë një sezon futbollistik i mrekullueshëm i cili ka nisur që në verë për Skënderbeun. Kemi kalu-ar 4 ture në Europë, kjo është një rekord dhe këtë e ka arritur vetëm Skënderbeu dhe Makabi Tel Avivit në gjithë historinë e këtij kompeti-cioni. Më vjen keq që tashmë na prishet humori dhe na kthehet një çështje e para 3 viteve. Unë kam pasur besimin se titulli kampion do të na rikthehej, pasi e kemi fituar në fushën e lojës”, u shpreh Shehi.

MBIJETESA

PORTIERI

Talenti i Luftëtarit ka nënshkruar kontratë me klubin ku ka luajtur dhe drejtuar Besnik Hasi

Kristal Abazaj firmos me Anderlehtin, kontratë 3-vjeçare me klubin belg

Adriatik BALLA

Lojtarët shqiptarë rrallë arrijnë të çajnë në kampi-onatet e huaja, por një fut-bollist i talentuar si Kris-

tal Abazaj nuk e pati të vështirë. Ai është pëlqyer në Belgjikë dhe ia doli që të nënshkruajë me një klub të njohur belg. Kristal Abazaj është lojtari më i ri i klubit gji-gant belg, Anderleht. Sulmuesi i Luftëtarit ka nënshkruar një kon-tratë 3-vjeçare, me opsion zgjatje-je edhe për dy vite të tjera. Lajmi është konfirmuar si nga klubi belg, ashtu edhe nga vetë sulmuesi, në një kontakt me mediat sportive. “Jam shumë i lumtur që do të bëhem pjesë e Anderlechtit, një klub shumë i madh, ku do të kem mundësi të zhvillohem. Mezi pres të filloj eksperiencën time me ta”, deklaroi Abazaj për “Supersport”. Vetë Abazaj ishte dje në ambientet e klubit belg, ku firmosi kontratën me drejtuesit e skuadrës, ndërsa fotot zyrtare u shpërndanë edhe në faqen e Facebook të Anderle-htit. Klubi belg i Anderlehtit është një klub elitar atje, ndërsa është mjaft i njohur edhe në Shqipëri, pasi me të ka luajtur edhe Besnik Hasi, që më vonë pati një karrierë edhe si trajner i parë aty. Nga kjo skuadër kanë dalë shumë lojtarë me emër, që aktualisht bëjnë karrierë në klubet më të mëdha europiane. Vlen të përmendet se nga akademia e Anderlehtit kanë dalë lojtarë si Kompany, Tiele-mans, vëllezërit Lukaku, etj. Për Abazajn do të jetë një mundësi e madhe dhe falë talentit që ka ai mund të bëjë gjëra të mëdha.

Për këtë marrëveshje mes talentit shqiptar dhe klubit të njohur belg kanë shkruar menjëherë mediat belge, që e quajnë lëvizje surprizë me një talent të madh. Madje vetë

klubi belg, i entuziazmuar, nuk i kurseu elozhet, duke thënë për shtypin sportive belg se kanë nën-shkruar me talentin më të mirë të kampionatit shqiptar. Pas nivelit

Të mërkurën luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Ka një derbi në veri: Kukësi Laçi dhe një derb në jug: Flamurtari-Skënderbeu. Për Flamur-tarin dhe Laçin ky trofe shihet si një varkë shpëtimi, pasi gjërat nuk po shkojnë si duhet në kampionat për të dyja skuadrat. Kuqezinjtë dhe bard-hezinjtë kanë rrëshqitur në renditje në vendin e 5 dhe të 6-të, duke bërë që vëmendja maksimale të kthehet pikërisht tek Kupa. Flamurtari është

më pranë finales falë fitores 0-1 në Korçë, por dueli i kampionatit me Skënderbeun vetëm pak ditë pas ndeshjes së parë gjysmëfinale nuk ofron siguri për vlonjatët. Ajo humbje 0-3 me kryesuesit tregon që asgjë nuk është e mbyllur. Pak më e qetë duket Laçi që edhe pse nuk fitoi në ndeshjen e parë ruajti të paprekur portën dhe shpreson që në “Zeqir Ymeri” të shëno-jë të paktën një gol. Për Kukësin Kupa është një ngushëllim në një sezon që pretendonte të fitonte gjithçka. Dësh-

timi në finalen e Superkupës por edhe distanca me Skënderbeun kryesues në kampionat kanë bërë që kampionët të vlerësojnë maksimalisht këtë kom-peticion. Me titullin kampion që duket i arkivuar Kupa është një prioritet me bardhekuqtë që kërkojnë për herë të parë të fitojnë të dy trofetë në vend, për të treguar që mbeten skuadra lider e futbollit shqiptar. Gjysmëfina-let e kthimit të Kupës së Shqipërisë kanë llogari të hapura me 4 ekipet që dëshirojnë të jenë në finalen e madhe.

OBJEKTIVI/ Kupa, shansi i fundit për Flamurtarin e Laçin të luajnë në Europë

Shehi: Titulli i kthyer vendosje e drejtësisë

Vllaznia nis të bëjë llogaritë, kalendar më të vështirë se Teuta e Kamza

të lartë të treguar në kampiona-tin shqiptar, duke qenë një lojtar që bënte lehtësisht diferencën, Anderlehti i ka besuar një vend në skuadër futbollistit shqiptar. Gjatë prezantimit, drejtori spor-tiv i gjigandëve belg, Luc Devroe është shprehur: “Kristal Abazaj është një nga talentet më të mirë që ka në Shqipëri. Ne jemi shumë të kënaqur që kemi nënshkruar me një futbollist të tillë premtues, i cili do të tregojë potencialin e tij në klubin tonë”, ka thënë Dev-roe. Ende nuk janë bërë të ditura kushtet kontraktuale sa i takon ter-mave financiarë, por marrëveshja është firmosur paraprakisht dhe në fotot e përcjella nga vetë lojtari por edhe nga klubi belg, evidentohet që i pranishëm është menaxheri Qorrmemeti. Në fakt, kalimi bëhet nga klubi i Skënderbeut, megjithëse Abazaj luan për Luftëtarin sipas një marrëveshje që ka bërë klubi gjirokastrit me atë korçar. Pra kjo mund të quhet një fitore e klubit të Skënderbeut, i cili ka nisur të bëjë goditje të forta në treg me shitjen e lojtarëve, ku rastet më të freskëta janë ato të Bernard Berishës dhe Li-ridon Latifit, ku i pari u shit në kam-pionatin rus e tjetri në kampionatin hungarez. Pra, talentet e Skënder-beut po shiten shtrenjtë në klubet cilësore të vendeve të tjera dhe ky është një hap cilësor mjaft pozitiv. Pas Abazajt që kaloi zyrtarisht te Anderlehti, radha i vjen Dejvi Bregut, i cili është në pritje. Talenti i Luftëtarit ka marrë vëmendje nga klubet e huaja dhe mund të priten surpriza në vazhdim. Duhet thënë se në Belgjikë Skënderbeu ka shitur dhe ish-mesfushorin Olajinka.

Për momentin ai është sulmuesi më i fuqishëm në Superiore, pothuajse i pamarkueshëm. Sindrit Guri kryeson listën e golashënuesve më 15 gola në total, por statis-tika merr më shumë vlerë po të marrësh në konsideratë se ka shënuar 2/3 e kësaj shifre në vitin aktual. Kjo është 2018-a e Sindrit Gurit, për këtë nuk ka diskutim. Plot 11 gola të shënuar nga janari e këtej në ndeshjet zyrtare, një zbulim i vërtetë duke bërë të harrohet Elis Bakaj, pa harruar dhe golat e rëndë në Kupën e Shqipërisë. Janë pikërisht dy golat e tij në për-balljen e dyfishtë me Tiranën që çuan Kukësin

në gjysmëfinalet e Kupës, ndërkohë që gjithsej këtë sezon në edicionin e dytë futbollistik në vend për nga rëndësia Guri ka shënuar gjithsej 6 gola. Shifra që evidentojnë shpërthimin e 24- vjeçarit shkodran që nga ndeshja në ndeshje po konfirmohet si një sulmues i kompletuar dhe me shumë rrugë përpara. Një prodhim i kampionatit shqiptar dhe ky është një fakt që përbën një motiv më shumë krenarie për të gjetur shpërthime si ai i Gurit, duhet u kthyer jo pak pas në kohë, për t’u përballur me sulmues që kanë bërë goxha rrugë dhe emër. Mjaft interesant fakti se edhe analogjitë vijnë nga

i njëjti qytet, Shkodra. Kategoria Superiore ka nxjerrë vitet e fundit edhe sulmues klasi si Cikalleshi apo Sadiku, por kavajasi shpërtheu në gola në sezonin 2013-2014 me Kukësin, 17 të tillë, pasi kishte luajtur me Besën, Tiranën apo kishte provuar një aventurë në Korçë, ndërsa Sadiku shpërthimin e vërtetë për sa i përket golave të shënuar e pati në Zvicër, me Lokar-non. “Bomberi” i fundit i zbuluar në Superiore, duke patur parasysh edhe numrin e golave në një sezon të vetëm, është Bekim Balaj, 17 gola në 38 ndeshje me Vllazninë në sezonin 2009-2010, për të vijuar më pas një rrugëtim të gjatë

në etapat e një karriere sportive. Shpërthimi tjetër i krahasueshëm me atë të sulmuesit të Kukësit është një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit shqiptar në këto dekadat e fundit, Ham-di Salihi, me 30 gola në 53 ndeshje me Vllazninë gjatë sezoneve 2002-2004, për t’u kthyer më pas në një nga emblemat e sulmit të Kombëtares. Për Gurin ky është viti i parë i evidentimit në Superi-ore pas eksperiencës me Korabin në të parën. Te Kukësi vështirë se do të mund ta mbajnë edhe pas kësaj vere. Falë vlerave dhe aftësive që po shfaq, duket i destinuar për një rrugë si ajo e bashkëqytetarëve të tij, Balaj apo Salihi.

Kukësi luan të mërkurën ndesh-jen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë përballë Laçit, por ka gjasa të ketë një mungesë të rëndë-sishme, që është Simon Rrumbul-laku. Mbrojtësi 26-vjeçar ka ndierë shqetësime në këmbë gjatë stërvitjes së fundit dhe me shumë mundësi nuk do të rrezikohet nga trajneri Pakult, i cili mund të përdorë si alternativë Eni Imamin. Mbetet për tu parë gjendja e Rrumbullakut deri të mërkurën, por edhe Imami ka treguar një formë mjaft të mirë duke qenë një siguri më vete në krah. Pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e plotë, me përjashtim të sulmuesit Amido Balde, që u dëmtua pas vetëm 10 minutash në ndeshjen ndaj Kamzës, e fituar nga verilin-dorët me rezultatin 0-1.

MBROJTËSI

Vllaznia është në vështirësi, sido-mos pas disfatës që pësoi në Durrës ndaj Teutës, 2-0, ku u parakaluar nga durrsakët në renditje për shkak të re-zultateve direkte. Nëse situata mbetet e njëjtë deri në fund të sezonit, pra me pikë të barabarta, atëherë bie Vllaznia e jo Teuta. Por llogaritë e vështira të Vllaznisë nuk mbarojnë këtu. Sa i përket kalendarit, në disavantazh me rivalët e drejtpërdrejtë, Teutën dhe Kamzën, Vllaznia e ka luajtur tanimë ndeshjen e fazës së katërt me Lush-njën e rënë nga Kategoria, ndërsa Teuta dhe Kamza presin ende sfidën me “lagunarët”, që nuk marrin pikë prej 11 ndeshjesh. Në këto kushte, shkodranët kanë nisur të mendojnë seriozisht për mbijetesën.

Kukësi pa Rrumbullakun në ndeshjen ndaj Laçit

“Jam shumë i lumtur që do të bëhem pjesë e Anderlechtit, një klub shumë i madh, ku do të kem mundësi të zhvillohem. Mezi pres të filloj eksperiencën time me ta”, deklaroi Abazaj për “Supersport”. Vetë Abazaj ishte dje në ambientet e klubit belg, ku firmosi kontratën me drejtuesit e skuadrës, ndërsa fotot zyrtare u shpërndanë edhe në faqen e Facebook të Anderlehtit...

Page 21: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Tirana shfaqet me prob-leme dhe ajo që ishte para-lajmëruar në media për një ndëshkim nga UEFA ka ar-dhur edhe zyrtarisht. Shkak bëhen borxhet që UEFA ta dënojë Tiranën me shumën e rëndë 215 mijë euro. Këto euro i përkisnin Tiranës nga turi i parë paraeliminator i UEFA Europa League, por i mbahen pasi klubi nuk ka qenë i licensuar rregullisht. Në fakt, Tira-na nuk është klubi i vetëm i dënuar nga UEFA, pasi një dënim i ngjashëm është dhënë edhe për

Vojvodinën, Irtish dhe Sionin. Klubi i Sionit, në të cilin aktivi-zohet Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli, është dënuar nga UEFA me 235 mijë euro, duke i hequr të drejtën për të qenë pjesë e kompeticioneve europiane për dy sezonet e ardhshme. Ky është një dështim edhe i FSHF-së, pasi nuk ka qenë korrekte

me dokumentacionin e përcjellë në UEFA, duke i dhënë të drejtë një klubi të palicensuar, diçka e papranueshme për një institucion që duhet së pari të japë besueshmëri.

Një tjetër miqësore caktohet për kuqezinjtë në vjeshtë të këtij viti. Kështu, pas mediave ndërkombëtare dhe Federatës së Jordanisë, edhe Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi dje miqësoren e 10 tetorit në “Elbasan Arena” përballë përfaqësueses së vendit arab. Kjo do të jetë miqësorja e dytë për kuqezinjtë, gjatë periudhës kur skuadra e drejtuar nga Kristian Panuçi do të jetë e angazhuar në grupet e Ligës së Kombeve. Federatat e dy vendeve kanë gjetur akordin për

zhvillimin e ndeshjes, ndërsa në këtë mënyrë Shqipëria plotëson kuadrin e gjashtë takimeve që do të luajë në periudhën nga muaji shtator deri më nëntor të 2018-ës, me katër sfida zyrtare përballë Skocisë dhe Izraelit në grup dhe dy takime testuese. Përpos miqësores së 10 tetorit me Jordaninë, Kombëtarja kuqezi do

të luajë edhe më 20 nëntor miqësoren me Uellsin e drejtuar nga Rajan Gigs dhe të yjeve Gareth Bale apo Aron Ramsi, edhe ky një duel që do të luhet në impiantin e Elbasanit.

Lacio barazoi 0-0 me Romën në “Olimpico”, por vëmendja ishte te talenti i Lacios Milinkoviç-Saviç, i cili kërkohet nga klubet më të mëdha europiane. Një rast për t’u përmendur në këtë ndeshje, ishte ai i minutës së fundit të takimit, teksa Milinkoviç-Saviç tentoi një gjuajtje thuajse nga mbrojtja në portën kundër-shtare, duke rrezikuar seriozisht Alison për të gjetur avantazhin. Në këtë ndeshje gjendeshin në stadium disa menax-herë të Mançester Junajtid, për të parë pikërisht mesfushorin serb të Lacios, Milinkoviç-Saviç. Flitet për një shumë që shkon në 100 mln euro. Igli Tare ka shpenzuar vetëm 5 mln euro për të marrë Saviç te Lacio nga ekipi i Genkut.

Trajnerët kosovarë nuk e shohin me sy të mirë ardhjen e teknikëve nga Shqipëria në kampionatin e tyre, teksa nuk kanë munguar debatet për rezul-tatet e tyre. Në fakt, debatet vazhdojnë prej kohësh, ndërsa këtë herë është sërisht trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili këtë herë ka sulmuar trajnerin Mirel Josa. Në emisionin “Arena” që transmetohet në “Tribuna Channel”, Batatina ka debatuar me zëdhënësin e Prishtinës, Avni Durmishi, klub ky në të cilin drejton edhe Mirel Josa. “Po të kishte Prishtina një trajner kosovar, atëherë do të ishte shkarkuar prej kohësh. Me këto rezultate dhe këtë lojë do të shkarkohej një trajner i Kosovës, por kjo nuk ndodh me Josën”, tha ai.

LËVIZJA

TRAJNERI

DEKLARATA

Mbrojtësi kuqezi analizon ndeshjen e fundit me Sasuolon dhe flet me optimizëm për të ardhmen

Berat Gjimshiti vendos për të ardhmen: Qëndroj te Benevento edhe në Serie BAdriatik BALLA

Lojtarët e Kombëtares tonë po mbyllin një edicion përgjithë-sisht pozitiv me skuadrat e tyre në Europë dhe më gjerë. Madje

fundjava që lamë pas ishte mjaft e mirë në terma sportivë për kuqezinjtë, që konfirmohen gjithnjë e më shumë në radhët e skuadrave të tyre. Vëmendja kryesore është në kampionatin italian Serisë A dhe Serisë B ku luajnë një numër i konsiderueshëm i lojtarëve të Kombëtares Shqiptare. Një ndër ta, Berat Gjimshiti, bëri një paraqitje mjaft dinjitoze në duelin kundër Sasuolos, një ndeshje që u mbyll në barazim 2-2. Benevento ka rënë automatikisht nga kategoria, por skuadra e Gjimshitit po përpiqet ta respektojë garën duke bërë ndeshje të mira dhe duke marrë edhe vëmendjen e shtypit sportiv italian që ka vlerësuar pozitivisht lojtarët e saj. Mes-fushori ledian memushaj ka kohë që rri në stol, por Gjimshiti është në formë të mirë dhe aktivizohet rregullisht, ku nuk kanë munguar as interesimet nga klubet e tjera, atyre klubeve që kanë siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian. Janë oferta serioze për një lojtar që vetëm po rritet dhe këtë e tregojnë statis-tikat, pasi Gjimshiti vetëm përmirësohet në treguesit e tij, dukje qenë nga lojtarët më stabël në formacionin e Beneventos dhe njëherësh nga lojtarët e vlerësuar në media për shpirtin e lartë të garës. në fillim mbrojtësi kuqezi foli për mediat italiane rreth ndeshjes me Sasuolon, ku Benevento mori vetëm një pikë. “E njihnim mënyrën e tyre të lojës dhe kemi rrezikuar, pasi ata janë shumë të shpejtë. Në mbrojtje duhet të bënim më shumë, sepse golat e pësuar erdhën si rezultat i shfrytëzimit të gabimeve tona

individuale. Dua të falënderoj tifozët për mbështetjen. Ishte diçka e bukur, kur na thirrën poshtë sektorit të tyre. E ardhmja? E kam thënë, jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre. Tani nuk po mendoj për kampionatin e ardhshëm, sepse janë edhe 6 ndeshje të rëndësishme. Kemi një skuadër të fortë dhe e vetmja gjë që na mungon është finalizimi në metrat e fundit. Me Sasuolon meritonim fitoren. Tani mendojmë për Atalantën. Penalltia e padhënë? Toska më tha se faulli nisi jashtë zonës, por u rrëzua në zonë, kështu që duhej të ishte penallti. Nuk e di pse arbitri nuk shkoi ta shihte në monitor episodin”, tha mbrojtësi Gjimshiti pas ndeshjes me Sasuolon, që u mbyll në barazim, 2-2.

KombëtarjaForma e paqëndrueshme e Mërgim

Mavrajt në kampionatin gjerman, me Hamburgun, i ka dhënë përparësi Gjimshitit të rreshtohet krahas Ajetit në qendër të repartit difensiv në skuadrën kombëtare dhe trajneri Kristian Panuçi mund ta provojë këtë variant të skuadrës në prapavijë në ndeshjet e ardhshme të skuadrës përfaqësuese. Në miqësoren kundër Norvegjisë dyshja Mavraj-Ajeti bëri mjaft gabime, prandaj kthimi i Gjimshitit në formacionin kuqezi, si titullar, mund të shihet një opsion real për skuadrën dhe trajnerin në ndeshjet e ardhshme. Vetë tekniku Panuçi nuk ka folur me emra konkretë, por pas disfatës me Norvegjinë në “Elbasan Arena” ka lënë të kuptohet se do të bëjë

Lojtarët e kombëtares Shpre-sa po përmirësojnë treguesit e tyre dhe po lakmojnë të luajnë në kampionate më të forta dhe me skuadra më të forta në sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, shtatori do të jetë muaji i dueleve të luksit për Kombëtaren Shpresa. Më datë 6, skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të luajë ndeshjen e tetë në grupin kualifikues të Europianit 2019, përballë kryesuesve të Span-jës. Menjëherë pas asaj ndeshje, nga gadishulli Iberik 21-vjeçarët

e Shqipërisë do të zbarkojnë në Itali, ku më 11 shtator do të luajnë përballë të kaltërve. Testi është konfirmuar nga Federata Italiane, që saktësoi se mbetet ende për tu vendosur stadiumi dhe ora kur do të zhvillohet ndeshja. Italia do të jetë edhe skuadra organizatore e Europianit të 21-vjeçarëve në qer-shor të vitit 2019 dhe për këtë arsye do të shfrytëzojë maksimalisht da-tat e lira të FIFA-s për tu përgatitur për turneun. Ajo ndeshje do ti shër-bejë edhe Shpresave kuqezi, duke

qenë se bëhet fjalë për një datë pa impenjime, me trajnerin Alban Bushi që do të konsolidojë grupin e tij përpara dy sfidave të fundit kualifikuese me Spanjën në shtëpi dhe në transfertë me Estoninë. Përballja e 11 shtatorit do të jetë ndeshja e gjashtë në histori ndërm-jet 21-vjeçarëve shqiptarë dhe atyre italianë. Të kaltërit kanë fituar katër përballje, ndërsa ndeshja e fundit, e luajtur më 10 gusht 2016 në San Benedetto del Tronto përfundoi në barazim pa gola.

SURPRIZA/ Shpresat e Bushit miqësore me Italinë, ndeshja luhet më 11 shtator

Batatina: Po të ishte kosovar, Josa

do të ishte shkarkuar

Tare ia arrin qëllimit, klubet angleze gati të ofrojnë 100 mln euro për Saviç

ndryshime në sfidat e ardhshme dhe mundësia për të treguar ndryshimin është që në fund të majit ku kombëtarja luan miqësorene me Kosovën, e në fillim të qershorit në miqësoren tjetër më të fortë atë ndaj Ukrainës. Pra Gjimshitit do t’i jepet mundësia të luajë në qendër të mbrojtjes të Kombëtares dhe mund ta bëjë këtë edhe me Frederik Veselin, një tjetër lojtar me të ardhme dhe në formë të mirë që e ka dëshmuar edhe me Empolin këtë edicion të serisë B. Pra për Berat Gjimshitin po fryjnë erëra të mira dhe pavarësisht se Benevento e tij bie nga kategoria, nëse ai aktivizohet rreg-ullisht në Serie B mund të ruajë staturë të fortë dhe në skuadrën kombëtare. E sigurt është se trajneri Kristian Panuçi e ka në qendër të vëmendjes lojtarin me origjinë nga Presheva.

Në vendin e katërt dhe i projektu-ar drejt Europës, Luftëtari vazhdon të mahnisë dhe beson në arritjen e objek-tivit madhor. Fitorja në sfidën direkte me Laçin konfirmoi vazhdimësinë e gjetur, me gjirokastritët që mbeten ekipi me futbollin më ofensiv dhe më të bukur të kampionatit, por që shfaqen edhe konkretë në momentet deçizive. Meritë të padiskutueshme në këtë ecuri ka trajneri Hasan Lika. Statis-tikat tregojnë se tekniku 58-vjeçar ka bërë edhe më mirë se Mladen Milink-ovic gjatë edicionit të kaluar. Aktual-isht Luftëtari ka grumbulluar 44 pikë, kuotë me të cilën mbylli kampionatin e kaluar. Kësaj i shtohet edhe fakti që Lika mori drejtimin e skuadrës vetëm në javën e shtatë.

Hasan Lika më mirë se sa Milinkoviç, e tregojnë shifrat

ZYRTARE/ Shqipëria miqësore me Jordaninë, ndeshja do të luhet në “Albasan Arena” më 10 tetor

VENDIMI/ Nuk ishte licensuar, Tirana dënohet nga UEFA me 215 mijë euro

“Pra për Berat Gjimshi-tin po fryejnë erëra të mira dhe pavarësisht se Benevento e tij bie nga kategoria, nëse ai aktivizohet rregullisht në Serie B mund të ruajë staturë të fortë dhe në skuadrën kom-bëtare. E sigurt është se trajneri Kristian Panuçi e ka në qendër të vëmendjes...”

Page 22: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

22 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Beyonce sukses në skenë me këngët e “Destiny’s Child”

1-Bujë...2-Stacioni televiziv...Njus...3-Fshat i Vlorës, mbas Llogar-asë...4-Shkrimtari francez Zhyl...shkroi romanin “Udhëtim në qendër të tokës”...5-Le-tra e parë më me vlerë...6-Literaturë italiane...7-Fshat i Tiranës...8-Sheshi i luftimit të gladiatorëve...9-Një numër i papërfunduar...10-Largohu...11-Pikturë shenjtori në dru...13-Poeti dëshmor...Metaj...14-Njeri i mefshët që s’para mbush...16-Ish fut-bollisti i Tiranës Skënder...17-Një shtet gadishulll në Lindjen e Largët...18-Burimi i frymëzimit poetik...20-Mund të jetë edhe faraoni një i tillë...21-Aktori amerikan Riçard...i shquar...22-Një roman i Gorkit...23-Çitjane, brekushe që veshin gratë çame...24-Ka një të tillë drejtues për Dikasteret...25-Model i një vepre në shkallë të zvogëluar...26-Plak që e ka lënë mendja...27-Piktori shkodran...Hidromeno...29-“...në botën e çudirave”, tregim për fëmijë nga Luis Karoli....30-Aleksandër... futbol-list brazilian ka luajtur me Milanin...31-Shkencëtarja franceze...Kyri...33-Mjet sinjalizues...Kyri...34-Johan Sebastian...dramaturg gjerman...35-Starova i futbol-lit...36-Aktori Kabashi në inic...37-Humoristi anglez Atkinson në inic...

1-Aktori amerikan Harrison...4-Ka edhe të tillë elektromagnet-ike...7-Arjana e RTV...12-Ngastra të mbjella...13-Qendra...14-Shtyllë prej druri që vihet në mes të anijes me vela...15-I thuhet mbretit për respekt...17-Moçal...18-Ish Zonja e parë e Amerikës Obama në inic...19-Këngë solemne që i kushtohet atdheut...20-Zvonmir...ish futbollist kroat...21-Kumbarë...22-Stadiumi...Dovano...23-Është ai e ka një kufi, pa fund...24-Lëng freskues që bëhet me embrionin e misrit...25-Model i një vepre në shkallë të zvogëluar...26-Plak që e ka lënë mendja...27-Pjesa e sipërme e bukës...28-Një nënë nga Gjirokastra...29-Mikrob që dëmton zorrët...30-Vendqëndrim i ani-jeve...32-Zotëron...33-Leverdi, përfitim....34-Kafshë e vogël mish-ngrënëse që rron nën tokë...36-Eshtë lëndë djegëse...37-Pagesë e borxhit pjesë-pjesë...38- Bukuri, hijeshi, i ka ra një...i bukur...39-Lloj vinçi...40-Djali i Edi Ramës...41-Analisti Henri...

Në Festivalin Coachella interpretimi i këngës nga Beyonce, që dridhet e vallëzon nën ritmet e muzikës së saj ka mahnitur dhe Adele. Me daljen saj së fundmi në skenë Beyonce Knowles i ka mahnitur fansat në gjithë botën me performancën e saj dyorëshe në Festivalin Coachella. Ajo që ka ngjallur shumë kureshtje ka qenë fakti se nga kjo janë mahnitur jo vetëm fansat e zakonshëm që e kanë ndjekur interpretimin e saj në festivalin e Kalifornisë, por atë e kanë përcjellë edhe yjet e njohura të muzikës. Mes tyre është e famshmja Adele, e cila e ka shijuar tej mase paraqitjen e divës amerikane në skenë. Me këtë interpre-

tim Beyonce gjithashtu befasoi publikun duke ftuar në skenë anëtaret e dikurshme të grupit të njohur muzikor “Destiny's Child”. Por pas këtij interpretimi britanikja 29-vjeçare Adele ka publikuar disa video në rrjetet sociale, ku paraqitet duke u argëtuar dhe vallëzuar me muzikën e Beyonce. Autorja e hitit “Hello” madje ka bërë edhe “twerk” përpara televizorit, ndërsa videot e publikuara kanë marrë miliona pëlqime. Kujtojmë se ditë më parë, në skenën e Coachellas ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Për performancën e saj, 27-vjeçarja ishte veshur me kostum të zi.

Loja me pokerPolicia pasi kishte arrestuar disa

persona në një lojë me poker, fillon të pyesë lojtarin e parë. Ky lojtar ishte me origjinë italiane dhe përgjigjet:

-Betohem për Madonën që nuk isha duke luajtur poker.

I arrestuari i dytë ishte kinez dhe përgjigjet:

-Betohem për Konfucin që nuk isha duke luajtur poker.

I arrestuari i tretë arab, thekson:-Betohem për Allahun se nuk

isha duke luajtur pokerI arrestuari i katërt ishte një hebre:-Zoti komisar, a mendoni se

mund të luaj poker i vetëm?Shitësi i qumështitNjë burrë hyn në dyqanin e

qumështit dhe i thotë:-Më jep 1 kg qumësht, të lutem.-Shiko, se qumështi nuk shitet

me kile, - ia kthen shitësi.-Ashtu? Atëherë më jep një

metër.

Një opinion i dytëPsikiatri im më thotë se po

çmendesha. Unë i thashë se doja një opinion të dytë.

-Dakord , - më thotë ai, - ju jeni tepër i shëmtuar!!!

Alfabeti dhe biçikleta

Pierino i kërkon të atit:-Babi, për Vit të Ri do më dhurosh

një biçikletë?I ati ia kthen:-E ke mësuar alfabetin?Pierino i përgjigjet:-Jo!-Atëherë s’ka asnjë biçikletë,

derisa ti të mësosh alfabetin!Pas dy orësh, babai e pyet Pie-

rinon:-Atëherë, e mësove alfabetin?-Po e mësova. A…B…C…KLE-

TA!!!

I sëmuri dhe doktori

Një i sëmurë mendor shkon tek doktori.

-Doktor, unë nuk jam një burrë, por një qen.

-Shtrihuni në krevat.-Oh, faleminderit! Në shtëpi nuk

lejojnë kurrë të ulem mbi divan.

k u l t u r e www.sot.com.al

6 8 9

7 9 3

3 4 2 8

5 3 7

1 5

4 9 8

1 6 2 9

4 1 5

2 3 6

7 6

3 1 8 4

4 6

3 1 9

5 4 1

8 9 7

9 2 3

5 2 8 7

1 6

6 4 1

1 8 9 5

6 8

8 9 1

6 2

5 3 6

2 1

7 1 8 9

3 9 7

Page 23: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

GAZETA SOT E Martë 17 Prill 2018 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntorPeshorja Akrepi

Nuk keni kohë të merreni me gabimet e të tjerëve. Ditën e sotme do ta nisni me këmbën e mbarë, por duhet të jeni të kujdesshëm.

23 shattor-22 tetor

Keni të gjithë letrat e du-hura për të fituar një çësht-je të humbur. Momente të përshtatshme për të sqaruar paqartësitë me partnerin.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Do të merrni një vendim të rëndësishëm, mund të jetë rasti i përshtatshëm për të shfaqur dhuntitë tuaja, humori juaj do të ndryshojë në mbrëmje.

Do të jetë një ditë e kënd-shme, ku do të ndjeheni në paqe me të gjithë. Edhe gjërat e zakonshme do t’ju duken tepër interesante.

Në familje do të keni mo-mente jo të këndshme, kjo ndoshta sepse nuk jeni shumë të përkushtuar. Do të ndjeheni mirë me miqtë dhe të dashurit.

Dashi Demi

Nuk do të mund të shi-joni plotësisht momentet e këndshme të kësaj dite. Kjo do të ndodh sepse do të merreni me punë të ndryshme.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do të kërkoni shoqëri që ju lejojnë të zhvilloni gjëra të reja. Nuk duhet të mbylleni në vetvete, mund të lini pas vështirësitë.

Mërkuri ju jep mundësi të shumta për të qenë pranë miqve të dashur dhe për të organizuar diçka të veçantë. Duhet të ndiqni këshillat e të tjerëve.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Nuk duhet të jeni xheloz, për çdo paqartësi duhet të për-balleni me të interesuarin e dre-jtpërdrejtë. Arma juaj më e mirë është aftësia për të menduar.

Samsung Galaxy S10, vjen në pranverë e 2019

Ka ardhur koha për të këmbëngulur në zgjidhjen e një situate. Përpiquni të jeni të qartë me të tjerët dhe të durueshëm.

Horizontal

Nëse për një herë të vetme nuk do të kërkoni të jeni në qendër të vëmendjes, do të keni mundësi për të bërë për vete një person interesant.

Gjatë këtyre ditëve yjet ju këshillojnë të silleni ndryshe, dhe të mos bini pre e tenden-cave ironike të personave që ju rrinë pranë.

Samsung Galaxy S10 pritet të vijë në muajt e pranverës të vitit 2019. Modeli do të prezantohet në Mobile World Congress vitin e ardhshëm, dhe thuhet se shfaqet me lidhjen e internetit mobil 5G. Specifikime të tjera mund të përfshijnë: një procesor Qualcomm Snapdragon 855 CPU, kamera të pasme trefishe, një skaner me gjurmë gishtash dhe shumë më tepër se kaq. “Në SHBA, çmimi i Samsung Galaxy S8 ishte 725 dollarë, ndërsa çmimi i Samsung Galaxy S9 ishte pak më i lirë, në 720 dollarë. Megjithatë, në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një rritje prej 100 dol-larësh midis dy modeleve: 639 ndërsa S9 filloi në 739. Pra, supozimi i tanishëm nga për çmimin e nisjes së Samsung Galaxy S10 është që do të mbetet i qëndrueshëm, në 725 dollarë,” raporton T3.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Gjarpri që kishte përpirë tetë vezë nga një shtëpizë pulash në Kerala të Indisë, është detyruar t’i nxjerrë sërish prapa, në mënyrë që t’i shpëtojë kapësit të gjarp-injve. Meqenëse kishte ngrënë shumë ai nuk kishte fuqi të lëvizte, dhe ndaj nxori nga goja shtatë prej tyre. E gjitha kjo që ka ndodhur dhe ka habitur shumë njerëz është publikuar dhe me një video, e cila është shpërndarë në rrjetet sociale. Të gjithë aty mund të shohin kobrën gjigande, që detyrohet të kthej prapa ushqimin, para se të rrëshkiste sërish në pjesën malore. Në Indi kobrat janë parë gjithmonë si shumë të rrezikshme dhe duket se dhe këtë herë ka qenë e njëjta gjë, por ndryshimi është sepse për shkak të tetë vezëve nuk ka arritur do të rrëshkasë dhe të largohet shpejt.

Fjalëkryq i shifruar

1-Trimi i beut që i shkonte mbrapa për mbrojt-je...6-Përbëhet nga zapto dhe hidrogjeni, hyn në për-bërjen e shumë kripërave...7-Ish feudal polak i para luftës...8-Baballiu e këngës lirike, në inic...9-Automjetet e Shqipërisë...10-Aktori amerikan...Gibson...11-Fuçi druri...12-Ishte shkenca që studion ndërtimin e formën e lëngjeve si dhe shndërrimin e tyre...16-Një fshat në rrethin e Durrësit...17-Masë e sipëfaqes së tokës e barabartë me 4047 m2...18-Njeri që përdor fjalë të pista si rrugaç...19-Ndryshe për bakrin...20-Ish Kryetari i partisë ekologjike...Hoti...22-Stadiumi Dovano në in-ic...23-Kupola e banesës...24-Sapo fillon biseda...25-Taki-je prej cohe që mbajnë në kokë myzeqarët...26-Ajo mund të jetë edhe...sportive, pa fund...27-Janë gjuhët e zjarrit...29- Një qytet bregdetar në jug të Italisë...30-...Sharif, ish aktor egjiptian i lauruar...31-Nder që i bëhet dikujt, bukuri, hijeshi...32-Mineral i rëndë, me fuqi radioaktive...33-Teatri i Fierit, i shquar...35-Pjesë loje volejbolli...36-Llogari...37-Hotel Ndërkombëtar...38-Ish portieri i përfaqësueses tonë...Janku...39-Fill i hollë pambuku...40-Viçenso...kompozitor italian, pa të fun-dit...41-Lumë në veri, degë e lumit Drin...42-Stema e një shteti...43-Ndryshimet që pëson emri gjatë lakimit...

1...Janë konstruksione betoni për ndër-tim...2-Lëndë e qullët për veshjen e meta-leve...3-Det që lag brigjet tona...4-Ministria e Ndërtimit...5-Mbetet...8-I thuhet atij që kryen një punë në vend të një tjetri....10-Shqetësim, sekelldi, sevda...11-Një shtet afrikan me kryeqytet Nairobi...12-Ka për kryeqytet Uellsi...13-Shkuan, u larguan...14-Markë brisku rrojë...15-Industria Ruse...16-Buxheli i letrave...18-Shkëmbim fjalësh...20-Ish Presidenti i Egjiptit...21-Këngëtarja popullore dibrane...Rasha...23-Vegël pune i këpucarit...24-Franko...ish futbollist i Milanit, pa fund...25-Pagesë mbi vlerën e faturës...26-Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët...28-Sofia...aktore italiane ka lin-dur në Romë...29-Emër burri (...Agalliu, çiklist), ish kampion...31-Ish aktori Pelingu...32-Armë e ftohtë e ish luftëtarëve të vjetër...33-Aktori Fehmiu...24-Personazh tek komedia “Pallati 176”...36-Dredhi për të mashtruar...38-Vajza e “Zonjës nga qyteti”, pa të fundit...39-Shprehje që e përdorim kur luajmë poker...40-Banka Botërore...41-Notë në pentagram...

k u l t u r e www.sot.com.al

Indi, kobra nuk lëviz dot pasi ha tetë vezë

Page 24: SHBA rrëzon Llallën, DASH reagon Sali Berisha merr frenat në … · 2020. 1. 7. · stitucional, si dhe për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin në hetimin dhe ndjekjen

24 GAZETA SOTE Martë 17 Prill 2018

4,5,9,10,11,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Bajerni i Mynihut do të vuajë mungesën e një superlojtari në ndeshjen gjysmëfi-

nale të Ligës së Kampioneve kundër Realit të Madridit. Bëhet fjalë për mesfushorin energjik kilian Arturo Vidal, i cili u dëmtua të dielën në stër-vitje dhe nga ekzaminimet e bëra dje rezulton se ka një dëmtim të kaviljes në gjurin e djathtë e do të mungojë për disa javë, duke humbur kështu duelin e rëndësishëm gjysmëfinal në Champions me kampionët në fuqi të Eu-ropës Realin e Madridit.

Gjendja e lojtarit dhe reagimi i klubit

Vidal u fotografua të linte fushën i mbajtur në krah nga Riberi dhe zv/trajneri i Bajernit e më pas të hipte në makinë e të largohej me kokën ulur, duke ngjallur dyshime të menjëhershme për një dëmtim serioz. Edhe pse trajneri Jup Hejnkes u shfaq optimist dhe u përpoq të mos e bënte dramë, situata me dëmtimin nuk ka nevojë për koment, pasi mesfushori

OBJEKTIVI/ PSG hakmerret ndaj Realit, ofertë për Toni Kros

RIVALITETIDyshes Ronaldo-Mesi po i vjen

fundi nga një “Faraon”, Mohamed Salah, i cili është favorit për të fituar “Këpucën e Artë”. I vetëm në majën e klasifikimit, Salah ka nisur kështu fluturimin final drejt përvetësimit të këtij trofeu pres-tigjioz për sezonin 2017/18. Në prag të vërshëllimës së fundit në kampionatet europiane për këtë sezon, dueli më i ash-për projektohet të zhvillohet pikërisht mes argjentinasit Lionel Mesi dhe atij që është pagëzuar si “Mesi i Egjiptit”, Mohamed Salah, ndërkohë që kryego-

lashënuesit e Serisë A dhe Bundesligës, Çiro Imobile dhe Robert Levandovski, janë në gatishmëri për t’u integruar në këtë betejë. “Faraoni” i Liverpulit ndiqet këmba-këmbës nga Lionel Mesi. Falë golit të shënuar në fitoren 3-0 të ndaj Bournemouth, ai është ngjitur në kuotën e 60 pikëve, duke pushtuar i vetëm kla-sifikimin. Në vend të tretë, me 54 pikë, renditet Robert Levandovski i Bajernit të Mynihut, pas tij ndodhet Çiro Imobile i Lacios. Më pas vijnë Kavani i PSG-së dhe Kane i Totenhemit.

MERKATO PORTIERI MESFUSHORI

Mançester Siti turret në treg, ofron 50 mln euro për Zaha

Iniesta largohet nga Barça, ceremonia pas Copa del Rey

Merkato në Premier League pritet me mjaft in-teres, kjo dhe për faktin se du-eli midis skuadrave të mëdha në treg i kalon përmasat financiare të vetë klubeve. Synohen më të mirët dhe kjo është arsyeja që Guardiola është lëshuar shpejt në treg. Mësohet se Mançester Siti po planifikon të transferojë yllin e Krystal Palace, Uil-fried Zaha. Sipas “The Sun”, “Qytetarët” do të ofrojnë rreth 50 milionë funte për lojtarin e priten të përballen me shumë klube tjera të Premier Ligës. Totenhami, Arsenali e Çelsi raportohet se po e moni-

Nervoziteti që shfaqi në çerekfinalen e Champions ndaj gjyqtarit anglez Oliver për penalltinë e akorduar në favor të Realit, e ktheu në qendër të vëmendjes portier-in e Juventusit Xhixhi Bufon, i cili është surprizuar dje nga një ofertë e ardhur prej Arg-jentinës. Kështu, Boka Xhun-iors, një prej klubeve më leg-jendarë në Amerikën e Jugut kërkon të shtyjë lamtumirën e Xhixhi Bufon nga futbolli. Portieri dhe kapiteni i Juven-tusit, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni, por mesa duket në drejtim të Bufon ka

Andres Iniesta pritet të zyrtarizojë largimin nga Barcelona këtë fundjavë, pikërisht pas finales së Kupës së Mbretit me Seviljen, që do të zhvillohet të shtunën në orën 21:30. E ardhmja e një prej futbollistëve më cilësorë në historinë e futbollit pritet të jetë në Kinë, ku “Don An-dresin” do ta mbulojnë me ar. Mësohet se atij i është ofruar një kontratë 3-vjeçare me pagë 30 milionë euro në sezon. Sipas “Marca”-s, klubet e interesuara për shërbimet e tij janë Tianjian Quanjian dhe ChongqingDangdai, ndërsa “El Mundo Deportivo” nuk

torojnë nga afër situatën e Zahas. Mançester Siti thuhet se e sheh Zahan si transferim alternativ në vend të Rijad Mahrezit të Leicesterit.

ardhur një ofertë nga Boka. Ky klub kërkon ta transferojë Bufonin në Buenos Aires, pas propozimit të ish-shokut të tij, Karlos Tevez.

citon emra skuadrash, por këmbëngul në faktin se mes-fushori ka kohë deri më 30 prill për të zgjedhur klubin e ri për karrierën në vazhdim.

Mesfushori ka dëmtuar ligamentin e gjurit të djathtë dhe sipas mediave gjermane nuk do të riaftësohet për një kohë relativisht të gjatë, që do të thotë se humbet Champions

kilian nuk do t’i bëjë punë Bajernit në një duel të madh sikurse është takimi me gji-gandët e futbollit spanjoll e botëror, Realin e Madridit. Në fakt, u vërtetua ajo që i frikësoheshin te Bajerni i Mynihut. Arturo Vidal, i dëmtuar në gju gjatë seancës stërvitore të së dielës, një dytë pas fitores me Volfsbur-gun, do të mungojë për një kohë relativisht të gjatë, duke humbur edhe gjysmëfinalen e Championsit me Realin e Madridit. Edhe pse nuk është përcaktuar një datë e

saktë për rikthimin e tij në fushë, është e sigurt që do të qëndrojë për shumë javë në infermieri. Trajneri Jup Hejnkes konfirmoi se Vidal duhet t’i nënshtrohet një operacioni të vogël, për të rikuperuar dëmin që shkak-tuar në ligamentet e gjurit, procedurë që kërkon kohën e saj. Gjithsesi, numri një i stolit bavarez theksoi se mesfushori 30-vjeçar është një luftëtar dhe nuk dorëzo-het para çdo vështirësie. La-jmi për mungesën e gjatë të Vidal është pritur me shumë

Konfirmohet, Arturo Vidal humb duelet në Champions League me Realin e Madridit

Surprizë, Bufon kërkohet nga Boka Xhunior në Argjentinë

Merkato e verës pritet të dhurojë surpriza në treg, pasi emra mjaft të spikatur të futbol-lit botëror lakohen që mund të transferohen në këtë periudhë. Midis emrave që lakohen është dhe mesfushori virtuoz gjerman Toni Kros, pjesë e Realit të Ma-dridit, por që mund të lëvizë këtë verë e të largohet nga “Los Blan-cos”. Mediat spanjolle thonë se pas eliminimit në raundin e dytë të Champions League ndaj Real Madridit, së bashku me thashethemet e vazhdueshme rreth transferimit të Nejmar në Madrid, PSG-ja po përgatitet për një hakmarrje ndaj klubit Madrilen në merkaton e ar-

dhshme. Siç raporton “Daily Express”, parizienët dëshirojnë të transferojnë njëri nga lojtarët kryesor të Real Madridit: Toni Kros. Media e lartpërmendur raporton që klubi francez me në krye sheikun Al-Khelaifi janë të gatshëm të paguajnë deri në 200 milionë euro për Gjerma-nin dhe t’i ofrojnë atij dyfishin e pagës që merr tek Madridi. Megjithatë, në anën tjetër është pak e vështirë të besohet se Madridi do të lëshonte një mesfushor si Kros, duke e ditur që vetëm 3 vite pas nënshkrimit me të ai është bërë thelbësor për ekipin. Kros ka kontratë me Madridin deri në vitin 2022.

zhgënjim në kampin Bajer-nit, që në këtë fund sezoni ka nisur sprintin final në të tre frontet. Nëse titulli në Bun-desligës është siguruar, janë ende në lojë Kupa e Gjermanisë dhe Champions League.

Shanset e BajernitBajerni i Mynihut ka

siguruar titullin kampion në Bundesligën gjermane dhe është në valle për të fituar edhe kupën në Gjermani. Por bavarezët kanë oreks të shtuar, ata e dëshirojnë me të madhe trofeun me “veshë të mëdhenj”, pra atë të UEFA Champions League, të cilin e fituan në vitin 2013. Ba-jerni është e vetmja skuadër gjermane dhe europiane që mund të rivalizojë Realin e Madridit në këtë moment. Askush tjetër veç Bajer-nit nuk mund t’i bëjë ballë skuadrës së Zinedin Zidane dhe të gjithë janë të mendimit që nëse kalon edhe Bajernin, atëherë Reali do të fitojë për herë të tretë radhazi Champi-ons League. Dëmtimi i Vidal e ka shqetësuar jo pak Bajernin në këtë rrugëtim të shkëlqyer sezonal, ku Champions është objektiv madhor.

Mesi-Salah, duel i ashpër për “Këpucën e Artë” europiane

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

RENDITJA E GOLASHËNUESVE:1) Mohamed Salah (Liverpul, 30 gola)2) Lionel Mesi (Barcelona, 29 gola)3) Çiro Immobile (Lacio, 27 gola)4) Robert Levandovski (Bajern, 27 gola)5) Harry Kane (Totenham, 25 gola)6) Edinson Kavani (PSG, 25 gola)7) Jonas (Benfika, 33 gola)8) Mauro Ikardi (Inter, 24 gola)9) Kristiano Ronaldo (Real Madrid, 23 gola)10) Luis Suarez (Barcelona, 23 gola)