16
E premte, 11 janar 2013 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 67-të i botimit Nr. 1 (8154) USHTRIA www.mod.gov.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] NISEN PËR NË AFGANISTAN KONTIGJENTET “EAGLE 6” DHE “HERAT 12” IN MEMORIUM, MAGGIORE GIANCARLO SIMOLA Maggiore Giancarlo Simola, ikja e shpejtë nga një jetë me gjurmë mirësie faqe 7 Stafeta At- bir e paqeruajtësve shqiptarë “Ja keni rritur shumë emrin Shqipërisë, dhe FA të saj, jemi krenar me ju” Urimi dhe komunikimi i Presidenti i Republikës, njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nishani, në ditën e parë të vitit të ri 2013 u mundësua përmes një video konference Ambasadori i SHBA Arvizu i drejtohet paqeruajtësve: Ju përfaqësoni më të mirën e FA shqiptare Nisen me mision në Afganistan 157 trupa paqeruajtëse shqiptare VITI I RI, NISHANI UROI PAQERUAJTËSIT NË AFGANISTAN: Trupat e “Eagle 5”, ndërhynë pas një sulmi kamikaz në Afganistan “Kalim në një stad më të lartë të marrëdhënieve të partneritetit me Gardën Kombëtare të New Jersey-t” SHEFI I SHTABIT Të PëRGJITHSHëM Të FA, LETëR FALENDERIMI KONTINGJENTIT “EAGLE 5” Gjatë një sulmi kamikaz pak ditë më parë në qyte- tin Spin Boldak, pati disa viktima dhe të plagosur... faqe 3 faqe 4 Ministri Imami: Misioni “Eagle 6” i Batalionit të Forcave Speciale, është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë. Përkushtimi i tyre është demonstruar në marrjen përsipër dhe kryerjen e detyrave me rrezikshmëri të lartë në bashkëpunim me trupat amerikane, për të cilat kanë marrë vlerësime të merituara prej personaliteteve më të larta ushtarake të Aleancës faqe 3,8-,9 SHSHP TË FA, LEKSION NË AKADEMINË E MBROJTJES GJENERALBRIGADE QEMAL SHKURTI KONFIRMON VAZHDIMËSINË Gjeneralmajor Gjunkshi referoi temën: “Integrimi i plotë në NATO: Arritje dhe sfida” Forcat Detare e dinë mirë se çfarë sfidash i presin ZV/AMBASADORI AMERIKAN TAKON SHEFIN E SHTABIT Të PëRGJITHSHëM Të FARSH-Së faqe 4 faqe 7 Batalioni Komando i Forcave Tokë- sore ka organizuar shumë ceremoni përcjellje e pritje të paqeruajtësve shqiptarë në misione jashtë vendit. Mirëpo çdo ceremoni përcjelljeve ka veçantinë e saj. Dhe ceremonia e djeshme përcjellëse e dy kontingjenteve në Kandahar dhe në Herat të Afgani- stanit pati emocionet e saj drithëruese. Rreth 150 paqeruajtës do të udhëtojnë pas disa ditësh drejt detyrës së tyre të shenjtë, drejt... MARRËDHËNIET E FRANCËS-BE-NATO faqe 10 Rikonfigurohet Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Francës faqe 8-9 faqe 2 MAJOR SAIMIR MUSTAFAJ BCU QPR NSHQ, një shtab i ri në funksion të së ardhmes së sigurisë të përbashkët Sfidat e pritshme të informimit në Forcat e Armatosura të RSH Lista e ushtarakëve për llojet e pensioneve e suplementeve të ushtarakëve faqe 6 faqe 14 faqe 15 NGA ZAIM KUÇI ANALIST NE QKSM

Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

  • Upload
    others

  • View
    13

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 2013 1

E premte, 11 janar 2013

Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 67-të i botimit Nr. 1 (8154)

ushtria

w w w. m o d . g o v. a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

NisEN për Në afgaNistaN koNtigjENtEt “EaglE 6” dhE “hErat 12” iN MEMOriuM, MaggiOrE giaNCarLO siMOLa

Maggiore Giancarlo simola, ikja e shpejtë nga një jetë

me gjurmë mirësie faqe 7

Stafeta At- bir e paqeruajtësve shqiptarë

“Ja keni rritur shumë emrin shqipërisë, dhe Fa të saj, jemi krenar me ju”

Urimi dhe komunikimi i Presidenti i Republikës, njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të

Armatosura, Bujar Nishani, në ditën e parë të vitit të ri 2013 u mundësua përmes një video konference

Ambasadori i SHBA Arvizu i drejtohet paqeruajtësve: Ju përfaqësoni më të mirën e FA shqiptare

Nisen me mision në Afganistan 157 trupa paqeruajtëse shqiptare

Viti i Ri, NishaNi uRoi paqeRuajtësit Në afgaNistaN:

Trupat e “Eagle 5”, ndërhynë pas një sulmi kamikaz në Afganistan

“Kalim në një stad më të lartë të marrëdhënieve të partneritetit me Gardën Kombëtare të New Jersey-t”

Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër falenderiMi Kontingjentit “eagle 5”

Gjatë një sulmi kamikaz pak ditë më parë në qyte-tin Spin Boldak, pati disa viktima dhe të plagosur...

faqe 3

faqe 4

Ministri Imami: Misioni “Eagle 6” i Batalionit të Forcave Speciale, është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë. Përkushtimi i tyre është demonstruar në marrjen përsipër dhe kryerjen e detyrave me rrezikshmëri të lartë në bashkëpunim me trupat amerikane, për të cilat

kanë marrë vlerësime të merituara prej personaliteteve më të larta ushtarake të Aleancës

faqe 3,8-,9

shshP të Fa, LEksiON Në akadEMiNë E MbrOjtjEs

gjENEraLbrigadE QEMaL shkurti kONFirMON vazhdiMësiNë

Gjeneralmajor Gjunkshi referoi temën: “Integrimi i plotë në NATO: Arritje dhe sfida”

Forcat Detare e dinë mirë se çfarë sfidash i presin

Zv/aMBaSadori aMeriKan taKon Shefin e ShtaBit të PërgjithShëM të farSh-Së

faqe 4

faqe 7

Batalioni Komando i Forcave Tokë-sore ka organizuar shumë ceremoni përcjellje e pritje të paqeruajtësve shqiptarë në misione jashtë vendit. Mirëpo çdo ceremoni përcjelljeve ka veçantinë e saj. Dhe ceremonia e djeshme përcjellëse e dy kontingjenteve në Kandahar dhe në Herat të Afgani-stanit pati emocionet e saj drithëruese. Rreth 150 paqeruajtës do të udhëtojnë pas disa ditësh drejt detyrës së tyre të shenjtë, drejt...

MarrëdhëNiEt E FraNCës-bE-NatO

faqe 10

Rikonfigurohet Strategjia e sigurisë Kombëtare të Francës

faqe 8-9

faqe 2

MajOr saiMir MustaFaj

bCu

QPr

nshq, një shtab i ri në funksion të së ardhmes së sigurisë të përbashkët

Sfidat e pritshme të informimit në Forcat e armatosura të rsh

Lista e ushtarakëve për llojet e pensioneve e suplementeve të ushtarakëve

faqe 6

faqe 14

faqe 15

Nga zaiM kuçiaNaList NE QksM

Page 2: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 20132 zyrtare

stafiDrejtor i Publikimeve:

Lavdrim Lita

Kryeredaktor: Mina Hysa

Gazetarë:Albert Hitoaliaj

Bejdo Malo Alba Musaraj

redaktore korrektore: Elona Shimaj Mako

Graphic Designer:Afërdita Hysaj

Presidenti i Republikës, njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nis-

hani, në ditën e parë të vitit të ri 2013, zhvilloi një video konferencë me kontingjentin e ushtarakëve shqiptarë, të cilët kryejnë misionin e tyre paqeruajtës në Afganistan, në drejtimin e forcave të Organi-zatës së Atlantikut të Veriut. Në bashkëbisedimin me paqeruajtësit shqiptarë të përfaqësuar nga kolo-nel Isuf Hamati – komandant i Kontingjentit OMLT-3 (Ekipi i Këshillimit dhe Koordinimit Op-eracional) në Kabul, nga nënkolo-nel Ekland Dauti - Komandant i Kontingjentit Luftarak “Eagle-5”, Kandahar dhe nga Nënkolonel Lavdërim Oshafi - Komandant i Kontingjentit të 11-të në Herat si dhe me oficerë amerikanë e spanjollë nga radhët e aleatët tanë të NATO-s të cilët vlerësuan lart profesionalizmin, përvojën dhe trimërinë e paqeruajtësve shq-iptarë, Presidenti i Republikës u përcolli urimet më të ngrohta e të përzemërta për paqe, shëndet, suksese e mirëqenie. Duke folur me këta ushtarakë dhe duke u uruar një vit të mbarë e mision të suksesshëm, Presidenti Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë. Ia keni rritur shumë emrin Shqipërisë, Forcave të Armatosura të saj, kështu që ne të gjithë së bashku jemi kre-narë për ju, për gatishmërinë, për sakrificat, për profesionalizmin dhe për kontributin tuaj madhor!” Më tej, Komandanti i Përgjithshëm vuri në dukje se trupat shqiptare ndodhen në misionet në Afganistan si heronj të vërtetë në shërbim të çështjes më madhore të njerëzimit: paqes, lirisë dhe sigurisë. “Ju ushtarakët shqiptarë na keni bërë ne shqiptarëve kudo ku jemi sot të ndihemi krenarë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe kon-tributi juaj në mes të miqve, part-nerëve dhe aleatëve të barabartë e ka ngritur emrin e Shqipërisë dhe flamurin e saj në dinjitetin më të madh të gjitha kohërave. Ne jemi krenarë për ju, por gjithashtu

jemi të kënaqur dhe të lumtur se ju po ofroni përmes sakrificave tuaja dhe profesionalizmit tuaj një kontribut të madh për një popull të tërë siç është populli afgan, i cili meriton lirinë, paqen dhe sigurinë. Ne jemi krenarë për ju, sepse të gjithë shqiptarët përkulen me nderim përpara gatishmërisë tuaj, dhe nderojnë të rënët tanë në atë fushë beteje. Të gjitha këto sakrifica e kanë bërë më të fortë emrin e shqiptarit. E kanë lartësuar edhe më shumë flamu-rin tonë kombëtar. Unë dëshiroj njëkohësisht që përmes jush të përshëndes të gjitha Forcat e

Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë, Shtabin e Përgjithshëm, të gjithë komandantët, oficerët, ushtarët, të cilët janë krenaria e vendit tonë. Jeni në pararojë të zhvillimeve të të gjithë shoqërisë sonë”, nënvizoi Presidenti Nis-hani. Kreu i Shtetit duke çmuar se heroizmi i trupave shqiptare bën krenarë jo vetëm kombin por edhe partnerët, u adresoi një përshëndetje të veçantë të gjithë aleatëve me të cilët trupat shqiptare bashkëpunojnë dhe luftojnë për të garantuar rendin, paqen dhe sigurinë në botë. Në përfundim Presidenti Nishani e

konsideroi këtë përshëndetje me trupat në Afganistan si një mo-ment të veçantë të ditës së parë të 100-vjeçarit të dytë të Pavarë-sisë së Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar duke i uruar të gjithë forcat paqeruajtëse shqiptare të kthehen shëndoshë e mirë në atdhe. Ndërsa Ministri Imami në f j a l ën e t i j ka v le rësuar rolin e FA dhe reformave të ndërmarra në Forcat e Armato-sura. “Ju nuk ndodheni fizikisht këtu po keni qenë krenaria e këtij kombi. Ai vend ku jeni ju, ai popull meriton edhe sakrificat tona. Shqipëria ka më shumë

ushtarë dhe forca sesa kanë kombet 10 milionëshe. Gëzuar për shumë vjet”.

Nga ana tjetër shefi Shtabit të Përgj i thshëm i FA, gjen-e ra lma jo r Xhema l G junksh i garantoi Presidentin Nishani se Forcat e Armatosura do të rrisin nivelet nga ato sasiore n ë c i l ë s o r e . Në m j ed i s e t e Insti tucionit ku u zhvillua kjo v i d e o k on f e r e n c ë , i s h i n t ë pranishëm Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, Komandanti i Forcës Tokësore dhe gjen-e ra lma jo r Dushku , Kësh i l l -t a r i Ush ta rak i Pre s iden t i t , gjeneral Jeronim Bazo si dhe anëtarë të Kabinetit të Presiden-tit. Kryetari i Shtetit u përshëndet gjithashtu dhe u takua nga afër me ta, duke u shprehur urimet më të përzemërta për paqe, mirësi e begati dhe duke vlerësuar lart rolin e paqeruajtësve shqiptarë.

“Ia keni rritur shumë emrin Shqipërisë, Forcave të Armatosura të saj, jemi krenar me ju”

Viti i ri, nishani uron ushtarakët shqiptarë të misionit paqeruajtës në afganistan

Urimi dhe komunikimi i Presidenti i Republikës, njëherësh Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nishani, në ditën e parë të vitit të ri 2013 u mundësua përmes një video konference

Presidenti i Republikës u përcolli urimet më të ngrohta e të përzemërta për paqe, shëndet, suksese e mirëqenie. Duke folur me këta ushtarakë dhe duke u uruar një vit të mbarë e mision të suksesshëm, Presidenti

Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti i Përgjithshëm vuri në dukje se tru-pat shqiptare ndodhen në misionet në Afganistan si heronj të vërtetë në shërbim të çështjes më madhore të njerëzimit: paqes, lirisë dhe sigurisë.

Page 3: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

3ushtriaE prEmtE, 28 dhJEtor 2012zyrtare

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, letër falenderimi Kontingjentit “Eagle 5”Gjeneralmajor Gjunkshi: Ju shpreh falenderimet për gatishmërinë,

profesionalizmin dhe guximin e treguar, në përballimin e situatës së krijuarShefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjen-

eralmajor Xhemal Gjunkshi nëpërmjet një letre, ka falenderuar pjesëtarët e kontingjentit “Eagle 5” të Batalionit të Operacioneve Speciale, të cilët janë duke shërbyer në kuadër të ISAF, në Kandahar, Afganistan. Gjatë një sulmi kamikaz pak ditë më parë në qytetin Spin Boldak, pati disa viktima dhe të plagosur, të gjithë civilë afganë. Trupat tona, në bashkëpunim me kolegët amerikanë, me të marrë njoftimin për ngjar-

jen, kanë ndërhyrë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë ndaj të plagosurve, si dhe për transportimin e tyre për në spitalin e bazës. “Gjej rastin që në emrin tim, dhe njëkohësisht të të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, t’ju shpreh falenderimet për gatishmërinë, profesionalizmin dhe guximin e treguar, në përballimin e situatës së krijuar, si pasojë e sulmit kamikaz. Gjithashtu, vlerësoj maksimalisht frymën e lartë të bashkëpunimit me kolegët ameri-

kanë në terren, për dhënien e ndihmës së parë dhe transportimin e të plagosurve, nga vendngjarja për në bazën ushtarake të Koalicionit. Shpreh bindjen se, ashtu si edhe deri më tani, nën frymën e përvojës së fituar dhe përgatitjes së lartë profesionale, do të arrini të realizoni me sukses misionin e ngarkuar, duke e lartësuar emrin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është shprehur në letrën e tij gjeneral Gjunkshi.

Nisen me mision në Afganistan 157 trupa paqeruajtëse shqiptare

ambasadori i shBa arvizu i drejtohet paqeruajtësve: Ju përfaqësoni më të mirën e Fa shqiptare

Ministri Imami: Misioni “Eagle” i Batalionit të Forcave Speciale, është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë. Përkushtimi i tyre është demonstruar në marrjen

përsipër dhe kryerjen e detyrave me rrezikshmëri të lartë në bashkëpunim me trupat amerikane, për të cilat kanë marrë vlerësime të merituara prej personaliteteve më të larta ushtarake të Aleancës

Dje paradite, në mjediset e garnizonit ushtarak të Zall-Herrit (Batalionit Komando dhe Batalion-

it të Forcave Speciale) të Forcës Tokësore, u zhvillua ceremonia e përcjelljes së Kontingjentit të 12-të Paqeruajtës me mision në Herat dhe të Kontingjentit “Eagle 6” me mision në Kandahar, Afganistan.

Në përcjelljen e trupave paqerua-jtëse ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, zv.ministri i Mbrojtjes, z. Ekrem Spahiu, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave tona të Armatosura, si dhe familjarë dhe të afërm të paqerua-jtësve. Gjithashtu ishin të pranishëm ambasadori i SHBA-së në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, ambasadori i Ital-isë, z. Massimo Gaiani, përfaqësues të Zyrës Amerikane në Ministrinë e Mbrojtjes ODC, të DIE-s etj.

Ministri i Mbrojtjes Imami, duke përshëndetur trupat paqeruajtëse dhe të gjithë të pranishmit në këtë cer-emoni, theksoi se, në këto 16 vite të angazhimit të Forcave tona të Arma-tosura në misionet paqeruajtëse janë bërë tashmë një ritual i zakonshëm, por çdo ceremoni mbart në vetvete një konstante të vazhdueshme, atë të vlerës së shtuar, të rritjes së përvojës dhe profesionalizmit të trupave tona në teatrin e operacioneve. “FA të Republikës së Shqipërisë kanë dhënë një kontribut të madh në operacionet paqeruajtëse në disa vende të globit, por vitet e fundit, me konsolidimin e mëtejshëm të FA-së edhe ky kon-tribut ka pësuar një spirale ngritëse

shumë cilësore. Fakt për këtë është dërgimi i trupave të forcave speciale për operacione luftimi në zonën më të rrezikshme të Afganistanit, në Kandahar, si dhe dërgimi i ekipeve trajnuese e këshilluese, të cilat i kanë rritur së tepërmi kreditet tona në kuadër të Aleancës”, ka nënvizuar ministri Imami.

Misioni “Eagle” i Batalionit të Forcave Speciale, ka vijuar z. Imami, është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë. Përkushtimi i

tyre është demonstruar në marrjen përsipër dhe kryerjen e detyrave me rrezikshmëri të lartë në bashkëpunim me trupat amerikane, për të cilat kanë marrë vlerësime të merituara prej personaliteteve më të larta ushtarake të Aleancës. Duke kujtuar aktin e rënies në krye të detyrës së kapiten Feti Voglit, në muajin shkurt të vitit që shkoi, ministri Imami është shpre-hur: “Kontributi i Forcave tona të Armatosura në operacionet paqerua-jtëse tashmë është çimentuar edhe me gjakun e Dëshmorit të Atdheut,

Kapiten Feti Vogli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së misionit. Përkulemi me respekt dhe nderim para veprës dhe sakrificës së tij”.

Ministri i Mbrojtjes Imami ka vlerësuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që kanë patur trupat paqeruajtëse shqiptare në këto mi-sione nga aleatët tanë strategjik, SHBA-së dhe Republikës së Italisë. “Falenderoj FA të SHBA-së dhe të Republikës së Italisë, si dhe koman-dat operacionale në Kandahar dhe në Herat për asistencën që kanë dhënë

si në fazën trajnuese ashtu edhe gjatë operimit të përbashkët në teatrin e operacioneve. Shpreh bindjen se bashkëpunimi ynë me këto vende do të vijojë edhe në të ardhmen”, - është shprehur zoti Imami.

Ministri Imami ka falënderuar gjithashtu edhe familjarët e mision-arëve të paqes për mbështetjen që u kanë dhënë atyre për kryerjen me nder të misionit fisnik dhe i ka siguruar ata se Ministra e Mbrojtjes dhe strukturat e Forcave të Armatosura do të jenë përherë pranë tyre. “Misioni juaj do të jetë plotësisht i suksesshëm dhe këtë bindje e bazoj në përgatitjen tuaj profesionale, në vlerat e larta morale, në përkushtimin tuaj dhe në eksperiencën e fituar”, - është shpre-hur në fund të fjalës së tij ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami.

Ambasadori amerikan në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu, duke iu drej-tuar trupave paqeruajtëse u shpreh se, ju keni përgjegjësinë e madhe dhe mundësinë të përfaqësoni vendin tuaj përpara aleatëve në fushën e betejës. Shqipëria ka disa vite që është e an-gazhuar në këto misione paqeruajtëse, ka investuar në këto misione dhe ju përfaqësoni më të mirën e FA Shq-iptare. Ju do ta bëni vendin tuaj krenar dhe do të ktheheni në Shqipëri për t’ia ofruar atë që keni mësuar atyre që do t’iu pasojnë. Ndërsa ambasadori italian Gaiani, duke vlerësuar kontributin e paqeruajtësve shqiptarë në Afganistan, theksoi se, ju keni një vlerësim unanim dhe të njëzëshëm dhe për këtë kam pasur dëshmi edhe nga kolegët tuaj italianë me të cilët kanë luftuar përkrahë kolegëve tuaj shqiptarë në Afganistan. Kjo përbën edhe një herë një dëshmi tjetër të integrimit tuaj të plotë përkrahë aleatëve të tjerë të NATO-s.

Page 4: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 20134

“Kalim në një stad më të lartë të marrëdhënieve të partneritetit me Gardën Kombëtare të New Jersey-t”

zyrtare

theksua edhe gjatë takimeve të She-fit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë muajit dhjetor 2012.

bashkëpunimit me institucionet aka-demike ushtarake dhe universitare amerikane, si dhe thellimi i këtij bashkëpunimi me institucionet arsi-more ushtarake të FA. Kjo çështje u

Paraditen e së mërkurës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal

Gjunkshi priti në një takim kortezie, zëvendës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, z. Henry Jardine. Gjeneralma-jor Gjunkshi e njohu zotin Jardine me zhvillimet më të fundit në Forcat e Armatosura, e më konkretisht me ecurinë e procesit të rishikimit strategjik të mbrojtjes, me nevojën dhe domosdoshmërinë e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal, me rëndësinë që ka procesi i edu-kimit dhe trajnimit të ushtarakëve shqiptarë, etj.

Një vend të rëndësishëm në këtë takim zunë marrëdhëniet e shkëlqy-era të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjeneral Gjunkshi u ndal veçanër-isht në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave speciale, në ISAF, Afganistan, ku trupat tona veprojnë në kuadër të Aleancës. Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit ndanë men-dime të përbashkëta mbi mundësitë

e zhvillimit dhe kalimit në një stad më të lartë të marrëdhënieve të partneritetit me Gardën Kombëtare të New Jersey-t. Një tjetër çështje me interes reciprok, ishte ajo e

Gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi në takimin që pati me z.Henry Jardine e njohu me zhvillimet më të fundit në Forcat e Armatosura, e më konkretisht me ecurinë e procesit të rishikimit strategjik të mbrojtjes, me nevojën dhe domosdoshmërinë e rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal, me rëndësinë që ka procesi i edukimit dhe trajnimit të ushtarakëve shqiptarë

Gjeneralmajor Gjunkshi lektoi para të pranishmëve temën: - “Integrimi i plotë në NATO: arritje dhe sfida”

Këtë fillimviti shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilloi një leksion në Akademinë e Forcave të Armatosura, përpara kursantëve të Kursit të Lartë të Oficerit dhe Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Të pranishëm gjithashtu ishin Komandanti Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Gjeneral Brigade Bardhyl Hoxha, Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, Kolonel Agim Sula, pedagogë, etj. Gjeneralmajor Gjunkshi lektoi para të pranishmëve temën: - “Integrimi i plotë në NATO: arritje dhe sfida”, si një temë e rëndësishme e programit akademik në module e kurrikula, që zhvillohet pothuaj në të gjitha nivelet e arsimimit dhe kualifikimit në auditorët e Akademisë së Forcave të Armatosura. “Pranova me kënaqësi ftesën e ardhur nga Akademia dhe KDS për të lektuar sot përpara jush, për një nga momentet kryesore të aktivitetit të FA atë të integrimit të plotë në NATO”, ka thënë përpara të pranishmëve Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. “Në pamundësi për të trajtuar gjithë aktivitetin e Forcave të Armatosura dhe po ashtu në pa-mundësi për të prekur gjithë intervalin kohor, për

të cilin gjithashtu kam perceptimet më të mira vlerësuese, do të ndalem në vitet e fundit dhe kryesisht në periudhën 2010-2012. Në trajtimin e kësaj tematike, mora shkas edhe nga fakti, që jo rrallë, edhe në një pjesë të mirë të pjesëtarëve të FA, ndeshet mentaliteti se me anëtarësimin e vendit tonë në NATO, u mbyll përfundimisht edhe procesi i integrimit në këtë strukturë. Sig-urisht, që anëtarësimi i vendit tonë në NATO na ka dhënë gjithë të drejtat dhe përgjegjësitë që gëzojnë 27 anëtarët e tjerë. Por sipas procedurave

të NATO-s, procesi i integrimit të plotë shkon përtej anëtarësimit. Ai kap një periudhë ko-hore deri në 5 vjet pas anëtarësimit, ku vendi plotëson gjithë kuadrin e kërkuar në standarde e procedura të njëjta me NATO-n. Normal-isht këtë proces e mbulon ACT, e njohur si Komanda e Transformimit të Aleancës. Nën autoritetin e kësaj komande janë zhvilluar tre konferenca që pas anëtarësimit dhe kon-ferenca e radhës do të zhvillohet brenda këtij viti. Me procesin sa politik edhe ushtarak për anëtarësim deri në vitin 2009, Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në Samitin e Strasburgut. Anëtarësimi sigurisht që do të reflektonte në misionin dhe vizionin e FA. Periudha pas

anëtarësimit ka qenë një periudhë dinamike, cilësore dhe rezultative. Kjo periudhë ka krijuar një bazë të fuqishme për përfundimin me sukses të procesit të integrimit duke u përballur me sfida dhe përgjegjësi të reja”, ka theksuar ndër të tjera gjeneral Gjunkshi. Në fund të lektimit gjeneral Gjunkshi ka falenderuar për praninë përpara një audience të tillë, si dhe për ftesën për të lektuar për një nga momentet kryesore të aktivitetit të Forcave të Armatosura, atë të integrimit të plotë në strukturat e Aleancës Euro-Atlantike.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, leksion në Akademinë e Forcave të Armatosura

LaJMËriM Nga Akademia

e Forcave të Armatosura

Akademia e Forcave të

Armatosura, Fakulteti i Sig-

urisë dhe i Mbrojtjes, shpall

regjistrimet në Programin

e Ciklit të II, “Master i

Shkencave” në Fushën e

Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Regjistrimet do të bëhen

në Sekretarinë e Ciklit të

II-III-të, pranë Fakultetit të

Sigurisë dhe të Mbrojtjes,

nga data 08.01.2013-20

.01.2013, prej orës 08.00-

16.00.

D O K U M E N T E T Q Ë

DUHET TË PLOTËSOJË

KANDIDATËT:

- Kërkesë me shkrim drejtu-

ar titullarit te Institucionit.

- Fotokopja e noterizuar e

diplomës e ciklit të parë të

studimeve e shoqëruar me

listën origjinale të notave (e

noterizuar).

- CV-në e kandidatit me

fotografi (3 muajt e fundit),

ku të paraqiten të dhëna

biografike dhe eksperiencat

profesionale.

- Dokument identifikimi

(ID) ose pasaportë dhe fo-

tokopje e tyre.

- Dy fotografi në formatin

e pasaportës.

- Mandat arkëtimi 2.500

lekë të paguar në Postën

Shqiptare.

- Deklaratë e kandidatit që

nuk ndjek ndonjë Program

të ciklit të dytë, “Master

Profesional” apo “Master

Shkencor”.

h. Leje nga titullari i In-

stitucionet për të vazhduar

studimet në AFA.

Zv/ambasadori amerikan takon shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së

Page 5: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 2013 5zyrtare

Zhvillohet takimi përmbyllës për vitin2012 në Shtabit e Përgjithshëm të FA

Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi zhvilloi takimin përmbyllës për

vitin 2012. Në këtë takim falën-derimi dhe njëkohësisht urimi për vitin e Ri 2013, merrnin pjesë zv/Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralmajor Viktor Berdo, zv/Shefi i Shtabit për Operacionet Gjeneral brigade Sandër Lleshi, komandantët e forcave, njësive, reparteve autonome dhe drejtorë drejtorish në SHP. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralma-jor Xhemal Gjunkshi, duke ju drej-tuar pjesëmarrësve në këtë takim tha: - “organizojmë këtë takim të fundit për vitin 2012 për t’ju falënderuar Ju dhe personelin që komandoni për arritjet e këtij viti të suksesshëm. Kjo performancë është arritur jo vetëm në sajë të punës së Shtabit të Përgjithshëm, punës të secilit prej jush, por edhe të faktorëve të tjerë”. Në vijim gjeneralmajor Gjunkshi i bëri një përshkrim të shkurtër gjithë aktiv-itetit intensive dhe të gjithanshëm të Forcave të Armatosura për vitin 2012. “E filluam këtë vit në kush-tet e një dimri jo të zakontë, ku u desh ndërhyrja e Forcave të Ar-matosura për përballimin e situatës emergjente. Me kontributin tonë të përbashkët i treguam popullit vlerat që mbartim, treguam se sa të aftë jemi të vijmë në ndihmë në çdo moment”, - theksoi gjen-eralmajor Gjunkshi. Me emocion, rikujtoi gjeneralmajor Gjunkshi humbjen që pësuan Forcat e Ar-matosura rënien në krye të detyrës të kapiten Feti Vogli, ku nuk munguan edhe falënderimet për aleatët tanë që na mbështetën në këtë fatkeqësi. Më tej gjeneralma-jor Gjunkshi, solli në vëmendjen e të pranishmëve organizimin e disa aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare, siç ishte Konfer-enca e Komandantëve të Forcave

e Tokësore të NATO-s, ku morëm vlerësime maksimale nga Brukseli, nga i cili mesazhi që u dha ishte “nuk ka vende të vegjël dhe vende të mëdha”, kjo tregoi se edhe një vend i vogël si Shqipëria është në gjendje të organizojë aktivitete të rëndësishme. Intensifikimi i stërvitjes ishte një tjetër aspekt i rëndësishëm,- theksoi më tej gjen-eralmajor Xhemal Gjunkshi, - viti që sapo mbyllim shënoi kulmin e bashkëpunimit me disa vende, por veçanërisht me Britaninë e Madhe, shënoi kulmin e konsolidimit të marrëdhënieve dy paleshe. Në konsolidimin e këtyre marrëd-

hënieve kanë patur rolin e tyre Shtabi i Përgjithshëm, komandat e forcave Tokësore, Detare e Ajrore, të cilat kanë realizuar një koordinim më të mirë ndërmjet tyre. Aktivitete të tjera të rëndësishme kanë qenë pjesëmarrja në Samitin e Çikagos, ku kjo u pasua nga Konferenca e Integrimit e zhvilluar në Tiranë, në sajë të punës së përbashkët arritëm të marrim vlerësimet maksimale për punën e bërë nga NATO. Një falënderim dhe vlerësim të veçantë gjeneralmajor Gjunkshi i bëri Zyrës së CUBIC pranë Ministrisë së Mbrojtjes, e cila me punën e e saj ka sjellë rritjen e performancës të FA.

Hartimi i rregullores së vlerësimit të personelit bëri që këtë viti të rritje ndjeshëm transparenca në procesin e vlerësimit të ushtarakëve për gradim dhe ecje në karrierë. “Kjo cilësohet një sukses për këtë vit”, - theksoi gjeneralmajor Gjunkshi. Më tej Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunshi vlerësoi angazhimin e të gjithëve në përmbushjen detyri-meve për festimin me madhështi të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe 100 vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura. Në këtë kontekst gjeneralmajor Gjunkshi vlerësoi punën me përkushtim dhe pasion

të efektivit të Truprojës së Nderit, punë e cila duhet të vlerësohet më shumë dhe të arkivohet që t’u mbetet brezave që do të vijnë. Sukseset e këtij viti na bëjnë më optimistë për të përmbushur de-tyrat edhe për vitin 2013, - thek-soi gjeneralmajor Gjunkshi. Në fund të takimit Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi tha: “Ju uroj të gjithëve dhe nëpërmjet jush ju uroj gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura, një urim i veçantë ju shkon ushtarakëve me mision jashtë vendit dhe familje te tyre. Gëzuar vitin e Ri 2013!

Gjeneralmajor Gjunkshi: Duke ju falënderuar Ju dhe personelin që komandoni për arritjet e këtij viti të suksesshëm duet ë iu theksoj se sukseset e 2012 na

bëjnë më optimistë për të përmbushur detyrat edhe për vitin 2013

Zhvillohet telekonferenca e radhës me Komandën e transformimit të aleancës (aCt)U zhv i l l u a t e l ekon f e r enca e p ë rmua j shme

ndë rmje t Sh t ab i t t ë Pë rg j i t h shëm t ë FA dhe K o m a n d ë s p ë r T r a n s f o r m i m t ë A l e a n c ë s (ACT) , me që l l im pë rd i t ë s im in e p roce s i t t ë i n t eg r im i t t ë Fo r cave t ona t ë Arma to su r a në NATO. Te l ekon f e r enca u d r e j t u a nga d r e j t o r i i Dre j t o r i s ë s ë P l an i f i k im i t dhe Mon i t o r im i t t ë M b r o j t j e s , k o l o n e l N a z m i C a h a n i , m e p j e s ëmar r j en e p ë r f aqë sue sve t ë s i nd i ka t ave

t ë i n t eg r im i t . ACT pë r f aqë sohe j nga kap i t en i r a n g u t t ë p a r ë S t e v e P e a r s o n , d r e j t u e s i ek i p i t t ë i n t eg r im i t , s i dhe koo rd ina t o r i dhe pë r f aqësues i i FA t ë RSH pranë ACT. Ko lone l Cahan i pa raq i t i n j ë ek spoze t ë zhv i l l imeve më t ë f und i t n ë FA, e më konk re t i s h t r r e t h pu -në s s ë b ë r ë pë r Pake t ën e r e t ë Kapac i t e t eve , d r a f t i n e R i sh i k im i t S t r a t eg j i k t ë Mbro j t j e s , (RSM), e t j . Më te j u d i sku tua mbi koord in imin

dhe pë rga t i t j e t e n evo j shme pë r zhv i l l im in e Min i kon f e r encë s s ë I n t eg r im i t , n ë d a t a t 29 -31 j ana r 2013 në T i ranë . Min ikon fe renca në f j a l ë do t ë f oku sohe t n ë ev i d en t im in e p rog r e s i t n ë r r ugën e i n t eg r im i t t ë p l o t ë t ë FA në NATO, do t ë p ë r c ak to j ë imp l i k ime t e mund shme t ë d okumen t i t t ë r i t ë RSM, s i dhe do t ë b ë j ë t ë mundur pë rd i t ë s im in e më t e j s hëm t ë p l an i t t ë i n t eg r im i t .

E filluam këtë vit në kush-tet e një dimri jo të za-kontë, ku u desh ndërhyrja e Forcave të Armatosura për përballimin e situatës emergjente. Me kontribu-tin tonë të përbashkët i treguam popullit vlerat që mbartim, treguam se sa të aftë jemi të vijmë në ndihmë në çdo moment”, - theksoi gjeneralmajor Gjunkshi. Me emocion, rikujtoi gjeneralmajor Gjunkshi humbjen që pësuan Forcat e Arma-tosura rënien në krye të detyrës të kapiten Feti Vogli, ku nuk mun-guan edhe falënderimet për aleatët tanë që na mbështetën në këtë fat-keqësi.

Page 6: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 20136 J2

NShq- një shtab i ri në funksion të së ardhmes së sigurisë të përbashkët

Deri para pak viteve të gjitha vendet anëtare të NATO-s por edhe ato partnere e më gjerë ishin shumë të rezervuara në lidhje me çdo lloj informacioni për Forcat e tyre të Op-eracioneve Speciale. Nuk gabojmë po të themi se shumica e informacione që dihen për FS të pjesës më të madhe të vendeve vijnë nga “legjenda urbane” të ushqyera nga historitë ‘fiction’ apo edhe të ndonjë filmi hollivudian çoku të frymëzuar nga ndonjë ngjarje reale. Është më se e vërtetë që një hije fshehtësie i ka shoqëruar FS gjatë gjithë fazave të ngritjes, organizimit e për-gatitjes së tyre e për më tepër misionet që ato kanë kryer në interes të vendeve të tyre të origjinës. Arsyeja logjike e këtij rezervimi është rëndësia e rolit që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë këto lloj forcash për arritjen e qëllimeve strategjike e operacionale për vendet përkatëse. Më lejoni që të komentoj fjalinë e fundit me qëllim që të nxjerrim në pah rëndësinë në rritje të FS. Duhet të thërrasim kujtesën mbi përdorimin e FS gjatë Luftës së Dytë Botërore, si…, ku…, dhe përse u përdorën. Shumë prej lexuesve do t’ju vijnë menjëherë në mendje disa operacione të cilat kanë bërë bujë më shumë për mossuksesin sesa suksesin e tyre. Nuk duhet të harrojmë skepticizmin fillestar të gjeneralëve ndaj anëtarëve të FS biles duke komentuar për disiplinën e tyre ata mendonin se këto forca nuk shërbenin për asnjë gjë. Mosnjohja dhe moskup-timi i drejtë i FS dhe misionit të tyre çoi në keqpërdorim i cili solli edhe disfata, por me t’i angazhuar ato në operacionet e tyre të mirëfillta rezultatet ishin aq pozitive sa që një gjë e tillë bëri që menjëherë të ndryshohej opinioni dhe FS filluan të përdoren gjerësisht dhe me efikasitet te plotë për në të gjithë gamën e operacioneve. Për rastin e Anglisë, ishte Çurçilli ai vizionar i cili e kuptoi rëndësinë e FS dhe impaktin e tyre dhe urdhëroi e mbështeti ngritjen e njësive Komando për të vepruar në prapavijat e armikut. Ai nuk u nis nga përfitimi që vinte nga goditja dhe dëmtimi që i bënin këto forca armikut edhe pse kjo ishte tepër pozitive, por Çurçilli kishte pikësynim ngritjen e moralit të publi-kut…, çorientimin e kundërshtarit dhe ngjalljen e panikut tek trupat por edhe në të gjitha nivelet e drejtimit te tij…etj. E thënë më shkoqur, ajo që bëri Çurçilli ishte se përmes veprimeve taktike të FS arriti efekte strategjike me një impakt të rëndësishëm në arritjen e suksesit të përgjithshëm. Ky veprim i këtij lideri të madh e vizionar hodhi themelet moderne të strategjisë së përdorimit të Forcave Speciale duke patur si bazë parimin e thjeshtë: “përdor FS në ato raste e mbi ato objektiva rezultati i të

cilëve do të sjellë efekte strategjike ose operacionale”. Kjo strategji u kopjua dhe vazhdon të zbatohet si postulat edhe në ditët e sotme nga të gjitha shtetet që posedojnë Forca Speciale dhe rezultatet e operacioneve të hapura, klandestine dhe jokonvencionale ishin të jashtëza-konshme, gjë që shpjegon edhe “terrin informativ” rreth tyre.

NATO Special Operations Forces - NSHQ

Gjatë dekadës së parë dhe fillim-dekadës së dytë të këtij shek-ulli, koha ka dëshmuar vërtetësinë e vlerësimeve të Agjencive të Zbulimit të shteteve mbi pritshmëritë e rreziqeve të këtij shekulli. Po t’u referohemi qoftë vlerësimeve të Agjencive individuale të shteteve apo atyre që bëjnë vlerësimin për Aleancën e Atlantikut në tërësi do të shohim se rezultati është i njëjtë: pritshmëria është që do të përballemi me një ambient sigurie “-... kompleks, nganjëherë me kërcënime të ndërthu-rura si terrorizmi, shtimi i ADM-ve dhe mjeteve të shpërndarjes së tyre si dhe sfidat që vijnë prej destabilizimit për shkak të shteteve të dështuara ose atyre në dështim e sipër” (Deklarata përfundimtare e Samitit të Rigës 29 Nëntor 2006).

Njëzetegjashtë vende të Aleancës kanë Forca të Operacioneve Speciale me madhësi, kapacitete dhe nivele ambiciesh të ndryshme. Për shkak të domethënies së tyre strategjike dhe op-eracionale për shtetet përkatëse, FS janë shikuar gjithnjë përmes një perspektive kombëtare. Një perspektivë e tillë ka qenë problematike në momentet që FS filluan të veprojnë së bashku në Ballkan, në mbështetje të sigurisë gjatë Lojërave Olimpike në Athinë, dhe fillimisht në Afganistan. Ndërkohë që disa prej FS të vendeve të Aleancës kanë mbajtur kontakt dhe kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta, në të shumtën e rasteve këto janë vetëm mekanizma që lejojnë kryerjen e operacioneve bilaterale sesa multilaterale. Si pasojë, efektshmërisë

operacionale të FS të Aleancës i ka munguar axhenda e përbashkët dhe ndërveprueshmëria.

Për të korrigjuar këto mangësi në drejtim të përdorim kolektiv të FS të NATO-s, në vitin 2006 u themelua Iniciativa për Transformim e FS të NATO-s (NSTI). Kjo iniciativë vijoji punën në tre fusha kryesore:• Ripozicionimin eZyrës së

Drejtorisë së Operacioneve Speciale (DSOO) në stafin special të SACEUR, me qëllim këshillimin dhe asistimin direkt në nivelin strategjik për çështjet e lidhura me operacionet speciale.• Evoluimin e Qendrës së

Koordinimit të Operacioneve Speciale të NATO-s (NSCC-krijuar ne 2006) në Shtabin e Operacioneve Speciale të NATO-s(NSHQ-2010).• Zhvillimi i shpejtëdhepër-

shtatja e vazhdueshme e Programit të Edukimit dhe Stërvitjes të FS të NATO-s (NSTEP) përmbush edhe fushën e tretë të fokusit të NSTI.

Çfarë është NSHQ dhe çfarë ofron për vendet anëtare?NSHQështëpikakryesorepërtë

sjellë FS të NATO-s që të veprojnë nëemërtëAleancës.MisioniiNSHQështë që të shërbejë si pikë kryesore drejtimi, zhvillimi dhe koordinimi për të gjithë aktivitetet e Operacioneve Speciale të NATO-s në mënyrë që të krijojë kushte për përdorimin e Forcave Speciale. Krijimi i kushteve ka të bëjë me qëllimin për të bërë FS sa më efektive dhe perfekt që të jetë e mundur duke rritur kështu probabilitetin e suksesit gjatë kryerjes së operacio-neve të përbashkëta nga ana e këtyre aseteve kombëtare. Përveç funksionit të drejtimit, misioni përfshin një element komandimi dhe kontrolli operacional përmes nxjerrjes së bërthamës së një Komponenti Komandues të Operacio-neve Speciale (SOCC) në rastet kur një gjë e tillë kërkohet nga SACEUR.

Meqenëse FS janë asete strategjike kombëtare, ato kanë strategji, doktrina

operacionale dhe proçedura të veçanta, por, FS të Aleancës kërkojnë strategji dhe metoda të përbashkëta si princip bazë për ndërveprueshmërinë. Në këtë kontekst, NSHQiofronrrjetittëFSAleatedheatyre partnere bazat e principeve të për-bashkëta, praktikave, doktrinës, proçe-durave dhe stërvitjes që lejojnë kryerjen e operacioneve të përbashkëta.Rrjeti i komunikimit tëNSHQ

është Battlefield Information Collec-tion and Exploitation System (BICES) ofron kapacitete të jashtëzakonshme komunikimi ndërmjet pjesëtarëve të këtij rrjeti. Ky rrjet komunikimi është i pakrahasueshëm në mundësitë për shkëmbimin e informacionit të klasifi-kuar deri ne nivelin NATO Secret në çdo pikë të globit përmes zërit, e-mailit (të dhëna) dhe videos.

Programi i Edukimit dhe Stërvitjes të FS të NATO-s (NSTEP) është një mundësi e shkëlqyeshme ku të gjithë pjesëtarët e FS të vendeve të Aleancës mund ta shfrytëzojnë për specializim në disiplina të ndryshme. NSTEP ka një kurrikul që përbëhet prej me tepër se 20 kurse të dezenjuara pikërisht mbi mësimet e nxjerra nga operacionet speciale aktuale ne terren duke përfshirë përdorimin e teknologjinë më mod-erne të kohës. Në një kohë shumë të shkurtër ky program ka bërë që të rritet ndërveprueshmëria ndërmjet FS, por edhe ka krijuar një rrjet social ndërmjet pjesëtarëve të tyre

Një element kritik në vizionin që NSHQkapër të ardhmen është njëRrjet Bashkëpunimi ndërmjet Aleancës dhe Partnerëve (Allied and Partner Collaborative Network). Ky është një rrjet njerëzor që përbëhet prej Koman-dantëve të FS, pjesëtarëve të shtabeve, operatorët (specialsat), personeli që ka ndjekur kurse në NSTEP, pjesëtarët aktivë dhe ata që kanë punuar më parë nëNSHQ, si dhe vendim-marrës embështetëstëFS.Qëllimiikëtijrrjetiështë që të krijojë një komunitet të qën-drueshëm interesi te forcuar nga lidhjet

personale i cili siguron devotshmëri dhe besim reciprok.

E ardhmja e FS të NATO-s dhe roli i NSHQ

Ndërkohë që Organizata e Atlanti-kut të Veriut ka hyrë në dekadën e dytë të këtij shekulli, Forcat e Operacioneve Speciale të NATO-s (NATO FS) pady-shim do të luajnë një rol gjithnjë e në rritje si një komponent që ka të gjithë gamën e aftësive të nevojshme për të kryer detyrat thelbësore të Aleancës për mbrojtjen kolektive, menaxhimin e krizave, dhe sigurinë e përbashkët. NATO FS zotërojnë aftësi të shumël-lojshme të aplikueshme në të gjithë rrezen e kërcënimeve me të cilat na ballafaqon ambienti i sigurisë në këtë shekull dinamik dhe të pasigurt. Edhe pse për disa është e vështirë të kupto-het, Forcat Speciale sjellin kapacitete domethënëse në drejtim të veprimeve parandaluese dhe kanë një rol si pjesë e “comprehensive approach” në menax-himin e krizave. Në të ardhmen e afërt Operacionet Speciale të NATO-s do të vazhdojnë të fokusohen në mbështetje të prioritetit kyç të Aleancës, atë të ISAF në Afganistan por njëkohësisht do të vazhdojnë rrugën e tyre drejt perfek-sionimit e bashkërendimit të mënyrave e mjeteve në përgjigje të rreziqeve e kërcënimeve ndaj Aleancës.

Në mënyrë që FS të NATO-s në të ardhmen të mbështesin skenarët e mundshme të Aleancës, është e do-mosdoshme që ato të gjenerojnë forca të ndërveprueshme duke përfshirë komandimin, kontrollin, ndërlidhjen, dhe asetet e zbulimit. Në mënyrë që FS të Aleancës të veprojnë më me efiçencë dhe koherencë që nga niveli strategjik e deri në atë taktik do të duhet që lidhjet e përkohshme kombëtare t’i lënë vendin një axhende solide e afatgjatë për FS. E ardhmja kërkon që FS të NATO-s të përdorin të njëjtën doktrinë, standarde, procedura dhe në të shumtën e rasteve edhe pajisje të njëjta. Pika kryesore e referencës përkëtëevoluciontëFSështëNSHQ.26 vendeve anëtare dhe 3 vende part-nere të Aleancës janë anëtarësuar në NSHQdukedërguaratypërfaqësuesite tyre, të cilët i japin jetë dhe e bëjnë të funksionojë ky shtab. Arritjet kanë qenë të pamata për të gjitha vendet anëtare që nga koha e anëtarësimit të tyre dhe kjo është reflektuar në suksesin e arritur në operacionet aktuale si dhe në rritjen e shkallës së ndërveprueshmërisë, shkëmbimit të informacionit dhe eksperiencës. Forcat Speciale Shqiptare janë bërë anëtare të NSHQqëprejvitit2011.

Ndërkohë që ambienti i sigurisë së këtij shekulli është kompleks më rreziqe e kërcënime të ndërthurura si dhe në një dekadë ku kryefjala në fushën e sigurisë është: “smart defence”, Forcat Speciale janë investimi më i gjetur nga shtetet e Aleancës dhe kjo për arsyen e thjeshtë se “fitimi” është i shumëfishtë.

Major saimir MustafajNSHQ J2 Intelligence Officer/

Pëfaqësues i Fs shqiptare në NshQ

Page 7: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 2013 7

Gjenerali. Me përkushtim te madhe u punua për përfaqësimin sa me dinjitoz te Forcës Detare ne Paradën e 100 vjetorit te pavarësisë, si dhe ne ekspozimin ne muzeun e Forcave te Armatosura te eksponateve te Forcës detare dhe po me kaq vëmendje te veçantë është ndjekur procesi i ndërtimit te anijeve nga Kantieri i Ndërtimit te Anijeve ne Pashaliman, Vlore. Ne vigjilje te 100 vjetorit te Forcave te Armatosura, ne datën 3 Dhjetor, ne patëm një ngjarje te veçante, zbritjen ne ujë te anijes se trete patrulluese te pagëzuar “Lissus”. Kjo ishte ndoshta dita me e veçante për mua qe nga dita qe mora detyrës se Komandantit të Forcës Detare. Pjesëmar-rja e personaliteteve te larta te Ministrisë se Mbrojtjes dhe Shtabit te Përgjithshëm, si dhe e ish-komandanteve dhe kuadrove te vjetër te Forcës Detare e bene edhe me te veçante këtë ditë. Duke filluar nga kantieri detar i Pashalimanit, i cili realizoj detyra shumë të rëndësishme duke lëshuar sipas planit në det anijet e rojës bregdetare të cilat ishin shumë cilësore dhe bëjnë pjesë në modernizimin e Forcave tona të Armatosura efektivi i Flo-tiljes së Jugut realizoi dhe shumë detyra të tjera të rëndësishme të cilat në themel të tyre kanë disiplinën rregullimin dhe korrektësinë ushtarake. Metodologjia e punës së Koman-dantit të Forcave Detare karakterizohet nga qetësia dhe siguria e bashkëpunimit me tërë vartësit e tij. Ai kërkon nga ata që detyrat të zbatohen shpjet por rëndësi ka raportimi tyre që vartësit e tij të ndjekin detyrat të diskutojnë për rrugët se si ajo të bëhet sa më mirë dhe mbi të gjitha ata të raportojnë për mangësitë dhe për rrugët e riparimit të problemeve që dalin gjatë di-namikës së punës së përditshme. Të gjitha problemet e vitit që shkoi janë analizuar me shumë kujdes dhe korrektësi dhe janë

7zyrtare

Forcat Detare e dinë mirë se çfarë sfidash i presin

Simola, ikja e shpejtë nga një jetë me gjurmë mirësie

Për vitin 2013 të gjitha synimet janë në përputhje të plotë me direktivat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave

të Armatosura. Ato janë të vështira dhe një sfidë për realizimin e standardeve që kërkon kjo Forcë për tu barazuar më nivelin e vendeve tona aleate në NATO. Janë të gjitha mundësitë aftësitë dhe stafi i nevojshëm që të arrijmë të realizojmë të gjitha këto synime. Kështu e përmbledh me pakë fjalë objektivin themelor të këtij viti që sapo ka hyrë koman-dantiiForcaveDetaregjeneralbrigadeQemalShkurti. Ai konfirmon se për vitin 2012 u realizuan detyra shumë të rëndësishme ku brenda kanë kontributin e tërë prestarëve të Forcave Detare. Ai thotë për gazetën “Ush-tria” se: “Implementimi i strukturës se re te Forcës Detare. Forca detare kaloi përmes një procesi domethënës ristrukturimi, me te thelle se forcat e tjera. Ndryshimet jene te dukshme dhe sigurisht qe kërkuan pune dhe përkushtim nga gjithë efektivi i FD. Kujdes i veçantë ju kushtua ne radhe te pare trajtimit te personelit, duke synuar emërimin e njerëzve te përshtatshëm ne detyrat përkatëse, për t’i gjetur punës njeriun dhe jo njeriut punën, dhe nga ana tjetër duke shkaktuar sa me pak problem sociale. Sigurisht qe implementimi i strukturës se re dhe reformimi i forcës është një proces permanent dhe ne jemi duke bere përmirësimet e duhura për te vene ne eficencë të plotë të gjitha strukturat vartëse të forcës, përfshirë te gjitha vendbanimet e përcaktuara ne strukturën e re”. Nëse do tu hedhësh një vështrim të gjithë detyrave të realizuara nga kjo forcë në vitin 2012 atëherë bindesh se stafi

idrejtuarngagjeneralbrigadeQemalShkurtika punuar me shumë përgjegjësi ka ndjekur në kohë tërë detyrat jo vetëm në shtabin e Komandës së Forcës por në tërë hallkat për-bërëse të tij. Zoti Shkurti më tek konfirmon se: “Vëmendje e veçantë ju kushtua për-gatitjes dhe pjesëmarrjes dinjitoze ne stërvitjet e përbashkëta te zhvilluar gjate katër muajve te fundit te vitit 2012, nder te cilat mund te përmendim stërvitjen rajonale Adriatic-12 – stërvitje e fokusuar ne operacionet e çndotjes (me pjesëmarrjen me personel dhe anije te pese vendeve te rajonit dhe me mbështetjen

e qeverise Norvegjeze); stërvitjen dypalëshe anglo-shqiptare “Albanian Lion” e cila zgjati me shume se dy jave dhe tregoi seriozitetin tone ne mbështetjen e saj dhe pjesëmarrjen ne te; stërvitjet me palën amerikane gjate vizitave portale te anijeve te tyre ne portet tona.” Theksi i punës së kësaj force është mbështetur tek përgatitja me shumë kujdes e tërë detyrave tek ndjekja e tyre tek guximi për të marrë përgjegjësi. “Përgatitja dhe për-faqësimi dinjitoz ne takimin për diskutimin e objektivave te forcës (Capabilitiy Targets) me ekipin e NATO-s thotë përmbledhtazi

vënë detyra shumë të rëndësishme për vitin 2013 pasi standartet që kërkohen janë të një shkalledhemëtëlartë.GjeneralQemalShkurti thotë se synimi kryesor mbetet “Vijimi i punës për vënien ne eficence të plotë të vendbanimeve të Forcës Detare, në mënyrë të veçantë ato të Shëngjinit dhe Sarandës. Sigurisht qe kjo detyre kërkon një angazhim te madh dhe përfshin si përmirësimet infrastrukturore të këtyre vendbanimeve ashtu edhe mbështetjen për personelin që do shërbejë në to dhe familjeve të tyre. Ai më tej shton se për këtë vit kemi dhe një sfidë të madhe ndaj dhe përgatitja serioze dhe pjesëmarrja me dinjitet ne stërvitjen “Joint Reaction-13” e cila o te zhvillohet ne Shqipëri gjate këtij viti. Forca detare është një aktor i rëndë-sishëm ne këtë stërvitje shumëkombëshe, me mbështetjen amerikane. Ai veçon dhe ata që kanë dhënë kontributin më të madh në dinamikën e punës së kësaj force për vitet e fundit. Ai thotë se “Aktualisht ne strukturën e Forcës detare ne kemi njëQendërZhytjeecilasebashkumeKantierin e Ndërtimit te Anijeve kane gjithë potencialin e nevojshëm për tu bërë krenaria e kësaj force. Për këtë arsye, gjate vitit 2013, do ti kushtohet një rendësi e madhe promovimit te këtyre dy strukturave nëpërmjet modernizimit te tyre dhe publikimit te veprimtarisë se tyre duke i kthyer ne asete me te vërtetë kom-bëtare ne shërbim te vendit. Kam bindjen se ne këtë drejtim ne do te arrijmë sukses nisur nga personeli i përkushtuar qe shërben ne to si dhe nga arritjet e deritanishme”. Punët në Forcat Detare kanë filluar dhe po punohet për planëzimin e stërvitjes dhe tërë detyrat e tjera. Të gjithë shefat e sektorëve po përgatitin planin e tyre vjetor të shtrirë në 12 muaj.

Gjeneralbrigade Qemal Shkurti konfirmon vazhdimësinëbEjdO MaLO

Pak ditë më parë, ndërroi jetë në Tiranë si pasojë e një infarkti, majori në pension Giancarlo Simola. Majori Simola, apo

“maxhore”, siç e thërrisnin edhe shq-iptarët krahas italianëve, ushtroi për disa vjet funksionin e zëdhënësit të DIE-s dhe për shumë në FA ai është një emër i njohur. Detyrimi për të shkruar disa radhë për këtë ish-ushtarak italian, ish-koleg dhe njeri të virtytshëm, vjen më shumë, e natyrshëm madje, si shkak i një dhimbje njerëzore për ikjen e tij. Te të gjithë personat që ai ka pasur marrëd-hënie pune apo edhe që i ka kontaktuar, gjatë periudhës që ushtronte detyrën e tij si zëdhënës i DIE-s në Shqipëri, ai ka lënë gjurmë. La gjurmë me thjeshtësinë e tij, me zërin e tij të qetë e të shtruar (askush nuk e kujton dot me tonin e zërit të ngritur), me edukatën dhe seriozitetin e tij gjithnjë spikatës. Simola, me atë buzëqeshjen modeste nën mustaqe dhe me shikimin e pastër, mbetet një italian “i ndryshëm” për natyrën e tij të qetë e fjalëpake, por mbetet një italian i vërtetë për sytë e qeshur që kishte gjithë kohës. Mund të shkruhet shumë për të dhe të gjithë mund të kenë diçka të veçantë për të thënë, por ajo që i bashkon të gjitha vlerësimet për këtë njeri, është një mendim i përbashkët, një vlerësim

final, një fotografi gjithëpërfshirëse e prezencës së tij, e cila mund të ketë veç një emër: mirësi.

Simola ishte zëdhënësi i DIE, i cili ka lënë shumë gjurmë në Shqipëri, aq sa ai shihej si një mik i mirë dhe gëzonte këdo kur takohej. Por ai ka lënë dhe shumë kontribut dhe mirënjohje dhe në

Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ush-taraku simpatik me uniformë shik, me mustaqe spic, korrekt, hokatar, me 10 profesione të ndryshme të përmbledhura në të njëjtin njëri ishte një misionar i paqes dhe i mirësisë jo për shtetin ital-ian. I pajisur përjetësisht me një aparat fotografik shumë profesional nga ata

që ne memorie ruajnë mbi 40 mijë foto Simola ishte një lloj fontane siç i quante ai njerëzit e shkathët që e kuptonin me gjestikualacion dhe politesë. Ashtu donte maxhorja që kish shkelur në mbi 20 vende në emër të paqes si fotograf, gazetar, oficer, e shumë e shumë pro-fesione të tjera që ai rrezatonte në çdo komunikim të tij. Ishte diplomat për të mos i ngrënë hakun. Ai ishte një mik shumë special i Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe i tërë oficerëve shq-iptarë. Kjo u vu re kur ai u transferua me një detyrë shumë të rëndësishme nga Tirana në emër të Qeverisë dheMinistrisë së Mbrojtjes së Italisë në Çad. E përcollën shumë e shumë miq. Ai ishte i vetmi që atje ku i shkeli këmba në Shqipëri e fotografoi, e dashuroi dhe e ktheu në dokument. Sa herë uleshe me të tek zyra e katit të dytë në Hotel “Rogner” ai nxirrte shumë e shumë fotografi, shumë shënime mbresëlënëse. Po ai dha kontribut në shtypin ushtarak shqiptar dhe në krijimin e ushtarakut si figurë e marrëdhënieve me publi-kun. Kishte shumë cilësi të veçanta. I drejtpërdrejtë, i saktë, ta nxirrte atë që dëshironte me grep, por në mënyrë profesionale u shkonte gjerave deri në fund. Ai në hollin e gjatë të zyrave të DIE në Tiranë krijoi një ekspozitë me

shkrimet e gazetës “Ushtria” dhe Re-vistës “Mbrojtja” duke i vendosur në korniza shumë të bukura. Kjo tregon një dimension tjetër vlerësimi të atij. Kemi patur fatin të udhëtojmë me të në Bo-lonja, Modena Siena, Livorno, Firence dhe në tërë Toskanën ku kishte njësi italiane dhe ndërkombëtare në kuadrin e partnershipit me NATO-n. Ai dinte të ta fuste në tru atë që dëshironte. Është një fond i madh me filmime me studentët shqiptarë në Modena dhe Livorno dhe shumë e shumë filmime në Akademitë Ushtarake Italiane. Janë shumë dëshmi se si maxhore Simola u dha ushtarakëve shqiptarë eksperiencën më të mirë. Ai iku shumë shpejt dhe krejt papritur, por për ta kujtuar si një njeri të nderuar. U dekorua nga Ministria e Mbrojtjes dhe i njihte të gjithë ushtarakët. Dha një shembull se si duhet ta kryesh me sport-ivitet dhe me siguri e bindje detyrën më të vështirë ushtarake. Kishte përvojë të madhe. Mbetet një mik i çmuar i Ushtrisë Shqiptare që si shkëputi lidhjet asnjëherë. Ai ishte shumë xhentil dhe në tërë evenimentet e tij se bashku me zonjën e tij të nderuar që vinte nga Roma në Tiranë, përcillte miqësi. Sa shpejt... maxhore Simola...

Bejdo MaloBardhyl Gosnishti

IN MEMORIUM, MAGGIORE GIANCARLO SIMOLA

Page 8: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 20138 misioni

“eagle 6” dhe “herat 12”Stafeta At- bir e

paqeruajtësve shqiptarë

Batalion i Komando i Forcave Tokësore ka organizuar shumë cere-moni përcjellje e pritje të

paqeruajtësve shqiptarë në misione jashtë vendit. Mirëpo çdo ceremoni përcjelljeve ka veçantinë e saj. Dhe ceremonia e djeshme përcjellëse e dy kontingjenteve në Kandahar dhe në Herat të Afganistanit pati emocionet e saj drithëruese. Rreth 150 paqeruajtës do të udhëtojnë pas disa ditësh drejt detyrës së tyre të shenjtë, drejt sakrificës drejt paqes, drejt sigurisë së përbotshme. Janë të gjithë ushtarakë të karrierës dhe të sprovuar. Të kalitur në misione paqeruajtëse. Ata ceremoninë e konsiderojnë si një eveniment që mbahet mend gjatë. E konsiderojnë si takim për të marrë forcë e kurajë, për të marrë mijëra mesazhe që i shoqërojnë në detyrën e tyre gjashtë mujore. Nga Batalioni Komando i Forcave Tokësore numërohen rreth 6000 paqeruajtës, që në 16 vite kanë kontribuar në Bosnje-Hercegovinë, Çad, Irak, Afganistan. Kjo shifër është bërë publike nga zëvendësko-mandanti i Forcave Tokësore kolo-nel Sokrat Prifti në ceremoninë e përcjelljes së dy kontingjenteve të forcave komando për në Herat dhe në Kandahar të Afganistanit. Por risia e këtij konstatimi është se prej disa vitesh është krijuar dhe stafeta e paqeruajtësve baba e bir. Besmir Basha do të udhëtojë drejt bazës së Heratit për herë të dytë si paqerua-jtës. Para gjashtë muajve në Herat ishte babai i tij, Nexhmedin Basha, i cili punon në zyrën BCU-së në Forcat Tokësore. Por mes këtyre 6000 paqeruajtësve gjen me dhjetëra raste të ngjashme dhe njëri është më i bukur se sa tjetri. Të gjitha kanë emocione familjare të pashlyeshme. Petrit Feti edhe djali i tij Elson Feti kanë konsoliduar trashëgiminë e tyre ushtarake. Nga statistikat e komandant Dritan Demiraj mëson se ka shumë raste kur paqeruajtës

ka qenë babai dhe stafetën ia ka lënë të birit. Ka shumë raste ku stafetën e paqeruajtësit ia ka dhuruar vëllai vëllait. Në Ushtrinë amerikane sipas një studimi tre janë shtysat kryesore të hyrjes në shërbimin ushtarak. E para është trashëgimia familjare e shërbimit ushtarak, ku fotografitë e medaljet në shtëpi janë burim krenarie. E dyta është dëshira për ti kontribuuar Atdheut. E treta është pajisja e një profesioni dhe privi-legjeve që jep statusi i ushtarakut. Në të shumtën e rasteve këto tre arsye janë të shkrira në dëshirën

për të dhënë jetën për sigurinë dhe paqen e të tjerëve.

Edhe pas pesë herësh përsëri emocione të veçantaNënkolonel Agim Kuçana është

komandant i kontigjentit “Eagle 6”, që do të shërbejnë në Kanda-har për gjashtë muaj. Ai është një nënkolonel me një temperament impulsiv, por i ka befasuar të gjithë për aftësinë komanduese dhe drej-tuese në misionet e tij paqeruajtëse. Nënkolonelit i dhuroi flamurin e misionit ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe nënkoloneli premtoi

Lavdrim Litabejdo Malo

në emër të 50 paqeruajtësve që ai komandon se do ta përmbushë me faqebardhësi misionin që i është ngarkuar. Ai e ka për herë të pestë që komandon një mision paqeruajtës pasi ka qenë dy herë në Afganistan dhe dy herë në Irak duke u bërë një prej oficerëve që ka një përvojë shumë të gjatë në detyrën e tij të shenjtë si drejtues misionesh. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, të cilët janë njerëzit më të dashur që e shoqërojnë atë në çdo mision shpirtërisht. Ai mban si të shenjta një grumbull me fotografi të zonjës

së tij të shtëpisë dhe të fëmijëve të tij të dashur. Nënkoloneli është shumë i emocionuar dhe e ke të vështirë që t’i shkëpusësh një intervistë pasi duhet që të japë mesazhin e tij për gjithë trupat që komandon. Mënyra se si ai vesh jelekun e shërbimit, si vendos armën, si e ndihmojnë miqtë dhe shokët e tij tregon se ai është një komandant që i ka shkrirë të gjitha distancat me vartësit. Jam i emocionuar shumë thotë ai dhe e konsideroj sfidë misionin. Kjo është e mjaftueshme. Ai kryen detyrën e shefit operativ të forcave Komando

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami dhe gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi mes familjarëve

Page 9: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 2013 9afganistan

“eagle 6” dhe “herat 12”

dhe ka vlerësime për punën e tij. Si tropojan është nga një familje me traditë dhe ka lidhje me qitësin e rekordmeneve ndërkombëtarë në përfaqësimin e Shqipërisë Sadik Kuçana. Kujtim Shehu është një tjetër paqeruajtës që ka 26 vjet që shërben nën uniformë dhe është nga Kukësi. Ai është prind i pesë fëmi-jëve dhe e ka herën e dytë që shkon në mision. Ai ka mbresat e tij për misionet, por për këtë mision thotë se do të jap më të mirën. Nëntetar Servet Çota është nga Librazhdi dhe e ka për herë të parë që shkon në

mision. Ai ka dy fëmijë dhe i fsheh emocionet. Ai është krenar që do të ushtojë drejt Afganistanit nën flamurin shqiptar. Ndërsa rreshter Man Hoxha e ka për herë të dytë misionin dhe Heratin e njeh mirë. Ai thotë se do përfaqësojë denjësisht vendin e tij. Të pesëdhjetë djemtë që komandon nënkolonel Kuçana janë tërë gjallëri dhe të sigurtë se do t’ja dalin mbanë. Ata bëjnë fotografinë me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe me shefin e shtabit të përgjithshëm të FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. E kanë një kujtim

të rrallë dhe të shenjtë. Mbresat e këtyre djemve janë krejtësisht të veçanta.

Emocionet nga i atitek i biri si paqeruajtësMajor Albert Doçi do të jetë në

krye të 107 paqeruajtësve të forcave Komando në Herat. Komandanti është fjalëpakët, i urtë, i sigurtë dhe me një trup të lidhur ushtaraku. E mbajnë për një njeri kompetent dhe që di të zgjidhë probleme në ditë të vështira. I sprovuar në mis-ione, por dhe në shumë stërvitje ai është një prej komandantëve që të

jep siguri dhe mbështetje. Të 107 trupat e tij janë nga më specialet të përgatitura për ditët më të vështira për misione ku rrezikohet jeta dhe janë stërvitur dhe ambientuar për 20 ditë në Gjermani. Alberti i tregon emocionet e tij dhe thotë se ka një emocion të ri dhe i duket sikur vete përsëri për herë të parë. Por nën komandë ai do të ketë dhe Besmir Bashën, i cili dhe babanë e tij major Nexhmedin Basha e ka bashkudhëtar dhe udhërrëfyes të uniformës së blertë. Një familje me trashëgimi ushtarakësh babë e bir, por dhe me trashëgimi paqeruajtësish. Babai ka dalë të përcjelle të birin. Para gjashtë muajsh i biri ka dalë të përcjellë babanë. Tani babai po e përcjell për herë të dytë të birin. Një s ta fe të e bukur. Nexhbedin i mes emocionesh e konsideron përcjelljen e të birit si një ng-jarje të madhe familjare. Tre-gon se kanë ndejtur tërë natën zgjuar vetëm e vetëm që ata të përcillnin porositë emocionet dhe mallin për njeri tjetrin. Be-smir Basha këtë herë do të lërë dhe të fejuarën në Tiranë dhe ky është një lumë tjetër malli dhe emocioni. Major Basha thotë se nuk është pak, por janë gjashtë muaj që ai do të largohet nga shtëpia do të jetë në një detyrë f isnike, por të vësht irë. Po-rositë ia kam dhënë dhe ai më dëgjon me shumë kujdes. Por më shumë porosi thotë ai kësaj radhe duket se i ka dhënë gruaja ime dhe ato të veçantat e fejuara e tij. Mbresa të veçanta familjare dhe një traditë shumë e bukur mes familjeve shqiptare. I nisin me mall dhe porosi në paqeruajtjen më fisnike të FA të Shqipërisë dhe i presin me krahëhapur dhe gëzim të papërshkruar. Kështu thotë dhe Nexho kështu thotë dhe Besmiri.

Familjarët mes mbresave ndrysheNdryshe nga herët e tjera min-

istri i Mbrojtjes ambasadorët dhe tërë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë një xhiro speciale dhe janë takuar dhe kanë folur gjatë me familjarët e paqerua-jtësve shqiptarë. Kanë shkëmbyer mesazhe dhe fotografi. Kanë ndarë biseda shumë miqësore dhe të çiltërta. Laida Feta i përcjell këto emocione si më të bukurat e jetës së saj. Ajo mban në krahë Livia Fetën mbesën e paqeruajtësit Elison Feta, të cilën ai e dashka më shumë se jetën e tij. Këtë e pohon nëna e tij Hatixhe Feta. Fëmija i përqafon të gjithë po puthjen me speciale e ka për Elisonin. Familja Feta është e gjitha ushtarake. Petriti është një prej oficerëve që ka shërbyer në Tiranë në Durrës dhe me shumë detyra të rëndësishme dhe fisnike. Tërë këtë trashëgimi ushtarake ja ka lënë djalit të tij Elsonit. Është beqar dhe kjo është një detyrë e bu-kur, por dhe e veçantë thotë Hatixheja nëna e tij. Ajo ka dalë ta përcjellë dhe i dërgon përshëndetje. Ajo është si nëna e 6000 paqeruajtësve që kanë shkuar në këto vite në misione. E thjeshtë e butë me shumë dashuri ajo shpreh emocionet si nëna për djalin. Si familja Feta ka shumë që përqafohen me të gjithë paqeruajtësit pasi i konsiderojnë njësoj si Elsoni. Ndërsa Elidon Duro ka dalë që të përcjellë vëllain e tij Gent Duro. Janë nga Skrapari dhe janë të emocionuar. Ai ka marrë dhe të afërmit e tij Besnik Shahini dhe Genti Nano të cilët përcjelli një paqeruajtës. Ata kanë komunikuar shumë gjatë me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe me paqeruajtësit e tjerë. Kanë shkëmbyer mesazhe ashtu si tërë familjarët që kanë bërë fotografi të rralla. Një eveniment i veçantë shumë mbresëlënës por dhe shumë njerëzor. Paqeruajtja shqiptare vërtet që prodhon shumë miqësi, shumë humanizëm, shumë sakrificë, shumë mbresa të pa përjetuara asn-jëherë. Kjo ndodhi kur dëshmori Feti Vogli erdhi si hero nga Afganistani pasi ra në krye të detyrës. Koman-dot kanë krijuar një traditë shumë të bukur, shumë interesante, shumë mbresëlënëse dhe shumë speciale në komunikimin mes popujve. Ata tani kanë filluar të mësojnë dhe gjuhën e vendasve për ti kuptuar më mirë. Për tu ardhur në ndihmë. Më mirë. Për të bashkëpunuar me ata që janë për vendosjen e paqes dhe të mirësisë. Ambasadori i SHBA në Tiranë dhe ambasadori i Italisë kanë ndarë emo-cione shumë speciale dhe shumë të veçanta me familjarët e paqeruajtësve duke u shprehur atyre mbështetjen e pakufishme të SHBA dhe të Italisë dy aleatëve shumë të rëndësishëm të Shqipërisë në NATO.

Page 10: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 201310

Që prej shtatorit të vitit kaluar Franca është duke punuar për rishikimin e dokumentit kryesor të

shtetit « Libri i Bardhë 2013 ». Ajo që është ndryshe nga dokumenti i mëparshëm i vitit 2008 është fakti se për përgatitjen e këtij dokumenti kryesor të shtetit francez, përveç angazhimit gjithëpërfshirës të komi-sioni pluralist, me personalitete të të gjitha disiplinave dhe horizonteve profesionale dhe ato politike (sindika-listë e filozofë, shoqëria civile), janë përfshirë dhe partnerët evropiane si, Ambasadori Britanik në Francë, kryetari i Konferencës të Sigurimit të Mynihut, shefi Ekzekutiv i Agjen-cisë Europiane të Mbrojtjes e etj. Libri i Bardhë i vitit 2008, drejtuar nga ish-presidenti Sarkozy, ishte fokusuar më shumë në ristruktu-rimin e forcave të armatosura të Francës, reduktim të personelit ush-tarak dhe bazave të saj, përqendrim të MM, SHP dhe Llojet e Forcave në një ndërtesë të vetme, modernizim të FA duke u fokusuar në flotën detare për rritjen e numrit të nënde-tëseve (te sulmit) bërthamore. Ndër-sa Presidenti aktual Francez i ka kërkuar komisionit hartues për të gjetur mënyra zhvillimi në mbajtjen e pavarësinë strategjike të Francës duke vlerësuar rritjen BRICS ; rritjen (aftësisë mbrojtëse) e zhvil-limit të fuqisë industriale të Francës, ri-gjallërimin e Bashkimit Evropian, Sigurisë së Përbashkët dhe Politikës së Mbrojtjes (CSDP) të BE, në rritjen e performancës së Francës pas vitit 2009, në ri-integrimin e saj në strukturat ushtarake të NATO-s, e tj. Versioni 2013, edhe pse është ambi-cioz ai do të duhet t’i përgjigjet ku-fizimeve të ndryshme që kalon Franca dhe BE. Në këtë fazë përgati-tore janë evidentuar pikat kryesore të largimit nga versioni i dokumentit paraardhëstëvitit2008.Qëndrimindryshe francez është bërë publik nga ministri i Jashtëm Francez Lau-rent Fabius, i cili ka prezantuar grupit të punës për zhvillim tre ob-jektiva: Së pari, NATO mbetet për Francën një instrument i privilegjuar i marrëdhënieve transatlantike, në emër të vlerave dhe interesave të përbashkëta midis evropianëve në njërën anë dhe amerikanëve dhe kanadezëve në anën tjetër. Franca është me të vërtetë një partner kyç në gjirin e Aleancës, në planin ush-tarak, politik dhe financiar dhe, synon të qëndrojë në këtë organizëm dhe do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e veta, por duke ruajtur autonominë në zgjidhjet e saj: për

analiza

shkurajimin e kundërshtarëve përmes armatimit bërthamor; Bazuar në vlerësimin e ambientit të sigurisë, Franca prej kohesh ka zhvilluar konceptin strategjik për përgatitje dhe zhvillim force sipas parimit të ç’bindjes së kundërshtarit për të hequr dore nga lufta, (”Dissuasion et Action”). Ajo tashme njihet si një shtet me force nukleare për mbrojtje, me kapacitete për hapë-sirën kozmike si dhe zotëron poten-ciale shkencore dhe teknologjike të vlerësueshme në botë. për zhvil-limin e një dispozitivi te mbrojtjes anti-raketore në kuadër të NATO-s; Për Francën është e rëndësishme mbrojtja hapësinore dhe nevoja për të mbajtur një dispozitiv mbrojtës bërthamor balistik (si një vend strat-egjik) nisur nga afërsia e Francës me shtetet mbartëse të tyre si Irani etj. për ruajtjen dhe përdorimin e lirë të forcave të saj; Franca ka një kon-tribut të madh në operacionet e mbështetjes së paqes, në misione dhe mandate të ndryshme jashtë territorit të saj në 5 kontinentet, 29 vende, me një force potenciale të konsid-erueshme me rreth 29 000 vete (rrotacion vjetor), të mbështetur me armatim bashkëkohor dhe me një buxhet nga më të lartët në Europë. për zhvillimin e projektit të Mbrojtjes Evropiane që është e pandashme nga bashkimi politik i Evropës. Ridalja edhe një herë për diskutim të opsio-neve si më lartë, padyshim vijnë nga situatat shqetësuese, kërcënuese të ambientit të sigurisë ku Franca nuk bën përjashtim, madje ajo përgatitet për t’u mbrojtur duke u konsideruar

si target sulmi nga terrorizmi dhe, duke shkuar më tej, edhe nga shtetet që i kanë ato. Sulmi i përgjithshëm informatik është tepër evident dhe një problem shqetësues i kohës, si për Francën dhe Evropën. Franca gjithmonë parashikon forca dhe mjete për kalimin nga një mbrojtje pasive në atë aktive, modernizim të mjeteve të survejimit të përhershëm të shoqëruar me reagim dhe veprim ofensiv. Po kështu, përhapja e armëve nukleare, biologjike, kimike dhe e raketave balestike me rreze të largët veprimi mbeten kërcënime aktuale të botës së sotme dhe asaj të ardhme. Në përgjigje të këtyre kërcënimeve, Franca deklaron ka-pac i t e t e “dessuader” ve tëm mbrojtëse; psh, prodhimi në vitin 2010 i raketës balistike ndërkonti-nentale M51 të nëndetëses nukleare si dhe në 2009 raketa aerobi ASMPA për Mirage 2000 NK3 dhe për avi-onin shumërolësh Rafale, krijojnë supermacinë e misionit strategjik nuklear. Në kuadrin evropian, Franca punon për modernizim me pajisje dhe mjete zbuluese të avanc-uara për lajmërim të popullatës në kohë. Deri në vitin 2015 ajo do të pajiset me një radar të fuqishëm të distancave të mëdha i lidhur me sistemin e hapësirës kozmike. Në planin afatgjatë, në vitin 2020 është si objektiv sigurimi i një sistemi të zbulimit operacional global të lajmërimit nga hapësirat kozmike (alerte spatial). Llogaritet se, flutu-rimi i një rakete balestike me rreze 3000 km zgjat në rreth 15 minuta, kohë kjo e mjaftueshme për veprim

nga mjetet hapësinore dhe tokësore franceze për lajmërim dhe mbrojtje të popullatës. Për sa më lartë, duket që, Franca për interesat e saj kom-bëtare themelore kërkon një au-tonomi veprimi, që do të thotë, vendimmarrjen për të vepruar në rast kërcënimi ajo do ta marrë më vete, në Paris. Aleat Po; por jo në një linjë ( i rreshtuar), shprehet MJ francez në rekomandimin e tij për grupin e punës. Në kuadër të NATO-s, në kërkim të një mjedisi të ri, Franca, gjithashtu do të punojë për një bashkëpunim mes NATO-s dhe Rusisë, duke e konsideruar atë një partner i rëndësishëm strategjik. Në dokumentin e v.2008 Franca vlerësonte qëndrimin e Rusisë si shqetësues, madje kthim në politikën e saj të vjetër me fqinjët e saj. Së dyti, reflektim për një ndarje të re të përgjegjësive për sigurinë dhe mbrojtjen midis evropianëve dhe amerikanëve. Sipas Francës, BE duhet të ketë një politikë të jashtme të artikuluar politikisht dhe ushtarak-isht. Projekti francez për BE ka për qëllim krijimin e një force ushtarake të aftë për të marrë përsipër përgjegjësitë e veta, me mjetet e saj për të vendosur e vepruar në një konflikt, edhe pse realisht ndjehet nevoja për mbështetjen e SHBA. Së treti, Franca kërkon një balancim të kapaciteteve të mbrojtjes midis NATO-s dhe BE, që kupton, shtetet evropiane anëtare të NATO-s të ndajnë kontributet e tyre ushtarake. Franca, në vlerësim të potencialeve që zotëron dhe ato të vendeve evro-piane, po riformon idenë dhe qën-

drimin balancues Evropian, si pol balancues deri në nivel global, për t’u paraprirë zhvillimeve të pritshme botërore. Kriza libiane ka treguar se evropianët mund të marrin pjesën e tyre në zhvillimin dhe menaxhimin e suksesshëm të konfliktit, siç mund të jetë mbështetja e Kombeve të Bashkuara në luftën kundër terror-izmit per sovranitetin e Malit, apo për përgjegjësitë që ajo duhet të marrë përsipër së bashku me auto-ritetet e ardhshme siriane. Për të realizuar projektin e saj evropian, Franca vazhdon negociatat pranë institucioneve partnere evropiane përfshi edhe Mbretërinë e Bashkuar. Kohët e fundit ata kanë negociuar me përfaqësuesit e Gjermanisë, Italisë, Spanjës dhe Polonisë. Dokumenti pranon se ka një hendek teknologjik në mes të BE-së dhe SHBA, dhe se ky fragmentizim i industrisë evropi-ane të mbrojtjes kërkon domosdosh-mërish bashkëpunim në shumë as-pekte në fushën e industrisë së mbrojtjes evropiane.Gjatë kësaj pe-riudhe përgatitore, ka pasur reagime nga bota e instituteve strategjike, të cilët kanë dhënë opinionet dhe kënd-vështrimet e tyre. Për të vlerësuar më realisht këtë situatë të re të Francës iu referova edhe opinioneve të Institutit të Studimeve Evropiane të Brukselit, afruar nga doktor Dan-iel Fiott , si anëtar i këtij instituti. Analisti Fiott shtron disa pyetje për objektivat ambicioze globale strat-egjike të Francës, tashmë të identi-fikuara nga komisioni i hartimit të dokumentit, duke i vlerësuar dhe krahasuar ato me burimet ushtarake

Rikonfigurohet Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Francës

Marrëdhëniet e Francës me BE dhe NATO-nNga zaiM kuçi

aNaList Në QksM

Page 11: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 2013 11 bruksel

Inagurohet ndërtesa e re për NShq në ShAPE

dhe financiare të nevojshme për ar-ritjen e tyre. Ai shtron pyetjen në se vizioni global i dokumentit do të mund të paraqes ndryshim në sjelljen e ardhshme ushtarake të Francës. Ai vlerëson se, përqendrimi mbi ekui-librin e fuqisë të ekonominë botërore në dokumentin përgatitor francez, është një risi edhe për dokumentet e tjerë strategjikë në vendet e BE. Së fundmi, “Libri i Bardhë 2013” francez është formësuar për të dhënë jetë një momenti të ri historik në të menduarin strategjik të Evropës, por nuk ka një plan për të mbështetur objektivat, del në konkluzion Davit Fiott.

Në analizë të informacioneve, tashmë të diskutueshme për mi-ratim, për projekt-dokumentin francez vlerësoj se:

Së pari, vlerëson lëvizjet strat-egjike të vendeve të tjera për “push-time territoresh” në kontinentin Afri-kan, tradicionalisht i “pushtuar” nga vet francezët. Kontrolli i burimeve, thuhet në dokumentin përgatitor, mund të çojë në rivalitetet për am-bicie, në tokë dhe në mënyrë speci-fike rritjen e tensioneve detare, si në: Afrikë, Detin e Kinës, Detin Kaspik, Arktik dhe në Mesdheun Lindor. Së dyti, edhe pse francezët i vlerësojnë amerikanët aleatë strategjik, ata mar-rin në konsideratë rritjen e fuqishme të prezencës të SHBA sidomos në hapësirën e Paqësorit. Së treti, në këtë fazë përgatitore vërehet një qasje britanike, e cila deri kohët e fundit ajo ka qenë disi larg objekti-vave franceze. Së katërti, anëtarët e komisionit të hartimit supozojnë se konflikti ndër-shtetesh është përsëri

i mundshme, duke shkuar edhe një herë në kohën luftës mes Gjeorgjisë dhe Rusisë në vitin 2008. Aktualisht, tendencat për ndryshime të dukshme ekonomike të shteteve me potenciale për fuqi globale, kufizimet e buri-meve natyrore, rritja e shpenzimeve të mbrojtjes në BRICS, zhvillimet ushtarake në ekonomitë e vendeve në zhvillim dhe përhapja e raketave balistike, të çojnë në vlerësimin se “favorizohet rilindja e konflikteve ndër-shtetërore”. Edhe pse komi-sioni vlerëson se konflikti midis shteteve është i ulët, ai identifikon Azinë si një arenë gjeopolitike ku perspektiva e konfliktit është zmad-huar, sidomos me Iranin, kriza në Korenë e veriut; mosmarrëveshjet territoriale mes Kinës dhe Indisë-Afganistan-Pakistan; tensionet detare ndaj Kinës, Japonia, Vietnami dhe Filipinet, të vijuara me tensionet

në ngushticën e Hormuzit, Kanali i Suezit, Gjiri i Guinesë dhe brigjet e Afrikës, kjo është panorama e konf-likteve të globit. Së pesti, francezët, konsiderohen edhe ata si superfuqi në Evropë (bazuar në ekonominë e tyre që vazhdon të ketë rritje, në forcat e armatosura dhe në armët nukleare dhe se, situata e re gjeopolitike e gjeostrategjike që po pozicionon kohët e fundit rolin dominues të disa vendeve të tjera të botës (më parë në hije), i detyron ata të hedhin idenë për të krijuar një pol të fuqishëm balancues evropian, të ngritur në nivel global, për t’u paraprirë zhvil-limeve të pritshme botërore. Franca kërkon një strategji bashkëpunimi të re evropiane, mbetet për t’u parë në se ajo do të afrojë fuqinë tradicionale të saj, Rusinë, atëherë, poli evropian do të mbizotërojë në gjeopolitikën dhe gjeostrategjinë e re botërore. Në

këtë situatë të re gjeopolitike evro-piane, ndoshta do të duhet reflektim për një studim të thelluar në lidhje me këtë çështje duke u ndalur: përse ky dokument i shtetit francez merr gjerësi evropiane në momente krize që kalon vet Evropa; çfarë po zhvil-lohet midis treshes Gjermani- Francë dhe e angazhuar së fundmi Anglia, duke dalë më tej me afrimin e Rusisë etj.; si po ndikon e do te ndikojë kriza globale dhe ndoshta, mos valle është kjo krizë që afron pikëpyetje për strukturën aktuale të BE, apo dhe të ardhmen e NATO-s?, etj.

MendimeNjë Evropë e bashkuar, e fortë

politikisht, ekonomikisht, ushtarak-isht do ta kërkonte më shumë rajoni ynë, ne ballkanikët, i cili është futur në një spirale humbjeje, qoftë kjo ekonomike dhe ajo në fushën e gjeopolitikës. Në Ballkan vazhdon pengu i një të kaluare historike, ku përplaseshin fetë, qytetërimet dhe ideologjitë në dimensione që kalonin rajonin tonë dhe më tej në përmasat botërore. Për këtë arsye, territori i tij ka tërhequr gjithnjë fuqi globale e rajonale për të realizuar interesat dhe prej këndej, nga ku kërkojnë bazë nisje, për t’u zgjeruar në vende e ra-jone të tjera të botës. Kjo rrokullisje do të vijojë në se ”tutorët” evropiane do t’i qëndrojnë larg atij.

Në se vendet e Evropës perën-dimore janë larguar nga kjo spirale ndarje që prej vitit 1946, rajoni i ynë i thelloi ato edhe mbas vitit 1990, vite që thelluan krizën ballkanike. Në gjuhën e vlerësimit ushtarak, forcat ushtarake evropiane do të zhvillo-hen, planëzojnë dhe do të veprojnë

në zonën ekskluzive ballkanike, ku përqendrimi i forcave dhe mjeteve për të realizuar detyrën e afërt dhe atë të largët do të jetë pikërisht ky rajon. Kjo është detyra parësore e BE dhe ky është interesi i përbashkët për stabilitet politik, ekonomik. Evropa i ka kapacitetet e saj për të ndërhyrë e sigurt në çfarëdo lloj krize të saj, ajo që i duhet Evropës është rritja e kapaciteteve për lëvizje përtej kufijve të saj, globale. Projekti evropian, edhe pse me gjithë këto paqartësira të vlerësuara nga analistë të ndryshëm, por nisur nga fakti që francezët po ndërmarrin iniciativa të tjera të për-bashkëta evropiane dhe i kanë bërë ato objekt diskutimi me diplomacinë gjermane, britanike, italiane, span-jolle, polake dhe vijojnë gjetjen e partneriteteve të tjerë, në këtë kuadër do te ishte e pranueshme që RSH të rishikojë pozicionin e saj.

Në këtë fazë rikonfigurimi të mund-shëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik, Bashkimi Evropian do të kërkojë si nevojë nga RSH më shumë përfaqësim se sa kontribute; pjesëmarrje për përfaqësim politik (votë mbështetëse për projektin evropian). Forcat tona të Armatosura mund të kontribuojnë me asete detare dhe hapësirë ajrore por dhe me elementë përfaqësie në shtabe të niveleve taktike/operacionale në kuadrin e një marrëveshje dy e tri paleshe me vendet evropiane.

Gjithsesi, duke vlerësuar politikat evropiane, ku përfshihet edhe poli-tika e zgjerimit të saj, ndaj të cilave Shqipëria ka interes të drejtpërdrejtë, mendoj që diplomacia shqiptare të vlerësojë zhvillimet dhe prirjet e pritshme të këtij projekti europian.

Me datë 12-12-2012 në SHAPE u përurua hapja e ndërtesës së ngritur rishtaz për të akomoduarNSHQ.“Po vij nga Ndertesa më e vjeter ne SHAPE për ti përcjellë urimet më të mira ndertsës më të re e moderne në SHAPE....” -Me kete frazë e ka nisur fjalën e tij Komandanti Suprem i Aleancës Admiral Stavridis, gjatë ceremonisë së inagurimit të ndërtesës së re në të cilën do të vendoset Shtabi i Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s(NSHQ).SACEURtheksoise pavarësisht kohës të shkurtër që ngakrijimiitij,NSHQkatejkaluargjitha pritshmëritë dhe është kthyer në qendrën kryesore të drejtimit e kordinimit të Operacioneve Speciale të NATO-s dhe do të vazhdojë të jetë e tillë për shkullin e 21-të. Në këtë ceremoni ishin të ftuar të gjithë Për-faqësuesit e Ushtarakë në Shtabin e NATO-s, autoritete të larta nga vendi pritës, Perfaqësuesit Ushtarakë Kom-bëtarë në SHAPE, etj. Morën pjesë K/Admiral Kristaq Gërveni; Kolonel Piro Ahmetaj; N/Kolonel Arben Hoxha. Sapo hyn në koridorin krye-sor të kësaj ndërtese bie në sy një pr-ezantim dinjitoz i FS të secilit prej 26 vendeveanetareteNSHQsidhetrevendeve partnere të cilat kanë praqitur në stenda individuale një copëz nga historia e tyre. Kjo është edhe arsyeja që ky koridor ka marre emrin “Hall of Nations”. Mjafton një kalim

përmes këtij koridori për të kup-tuar më mirë Forcat Speciale dhe kreditet e tyre në kohë konfliktesh e krizash ashtu si dhe në ditë paqeje. Një investim multimilion dollarësh bëritëmundurqëtaniNSHQtëketëmundësi të akomodojë personelin dhe tu krijojë kushte moderne për planifikim, mbështetje të operacio-neve dhe punë shtabi. Një investim i tillë eshtë në përputhshmëri me Dekleratën e Samitit të Rigës (2006) dhe atë të Çikagos (2012) dhe nxjerr në pah rëndësinë e Forcave Speciale në shekullin e 21 si shekull i “...rreiqeve të papritura...” dhe “...smart defence...”.

Page 12: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 201312 shba

Chuck hagel, kandidatura për kreun e Pentagonit

Ditën e hënë, më 7 janar, presidenti Barack Obama bëri të ditur propozimet e tij për liderin e ardhshëm

të Departamentit të Mbrojtjes dhe të AgjencisëQendroretëInteligjencës.Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Obama njoftoi për zgjedhjen e tij që Chuck Hagel të jetë sekretari i ardhshëm i Mbrojtjes dhe John Brennan drejtori i ardhshëm i CIA-s. Nëse konfirmohet nga Senati, Hagel do të zëvendësojë sekretarin e Mbrojtjes, Leon Panetta, i cili kon-firmoi planet e tij për t’u tërhequr. Gjithashtu, nëse konfirmohet Bren-nan, ai do të zëvendësojë David H. Petraeu, i cili dha dorëheqjen si drej-tor i CIA-s në muajin nëntor.

“Chuck Hagel është udhëheqësi që trupat tanë meritojnë. Ai është një patriot amerikan, u rekrutua në ushtri dhe ishte vullnetar në Vietnam. Si rreshter, ai shërbeu në krah të vëllait të tij”, tha presidenti Obama. Hagel, 66 vjeç, një ish senator nga Nebraska fitoi dy Zemra të Purpurta duke shërbyer si udhëheqës i një skuadre këmbësorie në luftën e Vietnamit. Obama tha se vëllai i Hagelit e shpëtoi atë kur u plagos nga një predhë dhe Hageli bëri të njëjtën gjë vëllai i tij u plagos më vonë, duke theksuar se kandidimi i tij për të udhëhequr Pen-tagonin ende “mbart plagët e granatat dhe betejave që ai luftoi në emrin tonë”. Presidenti tha se udhëheqja e ushtrisë nga ana e Chuck Hagelit do të jetë historike. “Ai do të jetë personi i parë që u rekrutua për të shërbyer si sekretar i Mbrojtjes, një ndër sekre-tarët e paktë që janë plagosur në luftë dhe veterani i parë i Vietnamit për të drejtuar Departamentin”. Obama vuri në dukje dedikimin e Hagelit ndaj anëtarëve të shërbimit dhe familjeve të tyre dhe tha se përvoja i ka krijuar atij mundësinë për t’u lidhur me tru-pat. “Tek ai, trupat tanë shohin një veteran të dekoruar, me një karakter luftarak dhe të fortë, ata shohin një prej tyre. Chuck është kampioni i trupave, veteranëve e familjeve tona ushtarake. Me të trupat tanë do të dinë gjithnjë, se ai siç ishte atje për vëllain, sekretari Hagel do të jetë atje për ta”, tha presidenti Obama.

Përvoja e Hagel përfshin kufizime si zëvendësadministrator për Admin-istrimin e Veteranëve, tani Departa-menti i Çështjeve të Veteranëve dhe shef i lartë ekzekutiv si dhe president i USO. Ai ka shërbyer në Senat nga viti 1997 deri në vitin 2009, ku ishte anëtar i Marrëdhënieve të Huaja dhe i Komiteteve të Inteligjencës. Aktualisht, Hagel është profesor në Shkollën e Shërbimeve të Huaja, Edmund A. Walsh, në Universitetin e Georgetown. Gjithashtu, ai është dhe kryetar i Këshillit të Atlantikut dhe bashkëkryetar i Bordit të Presidentit

John Brennan drejtori i ardhshëm i Cia-s

për Këshillimet mbi Inteligjencën. Obama e quajti Brennan “një nga

profesionistët më të aftë e të respek-tuar së kombit”. Presidenti tha se shërbimi 25 vjeçar i Brennan në CIA i ka siguruar atij të gjitha njohuritë e duhura lidhur me kërkesat e sigurisë së kombit: “Inteligjencë që pajis ligjvënësit tanë me faktet, me një depërtim të thellë analitik dhe kuptim të mprehtë të një bote dinamike”.

Brenna, 57 vjeç, i lindur në New Jersey është zëvendëskëshilltar i sig-urisë kombëtare në lidhje me Sigurinë e Atdheut dhe Kundërterrorizmin. Gjatë viteve të tij në CIA, ai punoi si analist i Lindjes së Afërme dhe Azisë Jugore, shërbeu si shef stacioni në ArabinëSauditedhedrejtoiQendrënKombëtare kundër Terrorizmit.

“Duke pasur një aftësi menaxhuese të lartë si dhe pozicione analitike dhe operacionale në agjenci, John është i angazhuar për të investuar në gamën e aftësive të zbulimit që kemi nevojë. Ai ka një perspektivë të paçmuar mbi forcat, historinë, kulturën, politikën, ekonominë dhe dëshirën që dinjiteti njerëzor të udhëheqë ndryshimet e botës së sotme”, tha Obama.

Obama tha se kriteri kryesor për zgjedhjen e tij, ishte një pyetje e thjeshtë: “Kush do ta bëjë punën më të mirë për të siguruar Amerikën? Këta dy udhëheqës i kanë dedikuar jetët e tyre për të mbrojtur vendin e tyre dhe jam i bindur se ata do të bëjnë një punë të shquar”.

Më pas, presidenti përgëzoi Hagel dhe Brennan për kandidimet e tyre dhe i bëri thirrje Senatit amerikan për të vepruar menjëherë e miratuar ata.

Kush është Chuck Hugel?Charles Timothy “Chuck” Hagel

i lindur më 4 tetor të vitit 1946, është një politikan amerikan nga North Platte, Nebraska, i cili ka qenë senator i Shteteve të Bashkuara nga viti 1997 deri në vitin 2009. Ai është djali i Betty me origjinë polake dhe irlandeze dhe Charles Dean Hagel, i cili kishte origjinë gjermane. Chuck Hagel u diplomua në Shkollën St. Bonaventure, në Columbus Nebraska, në vitin 1964, në Institutin Brown për Radio dhe Televizionin në vitin 1996 dhe mori një diplomë në histori nga Univer-siteti i Nebraskës në Omaha në

vitin 1971. Fitues i dy Zemrave të Purpurta, si udhëheqës i skuadrës së këmbësorisë në luftën e Vietnamit, Hagel u kthye në atdhe për të nisur karrierën e tij në biznes e politikë. Ai bëri miliona si bash-këthemelues i celularit Vanguard dhe shërbeu si president i grupit McCarthy, një firmë investimesh bankare dhe shef i lartë ekze-kutiv i korporatës së Sistemeve të Informa-cionit Amerikan, prod-hues i një makine të kompjuterizuar votimi. Hagel, anëtar i Par-tisë Republikane, u zgjodh së pari në Senat në vitin 1996. Ai u rizgjodh në vitin 2002 dhe dha dorëheqjen në vitin 2008. Aktualisht, ai është profesor në Shkollën e Shërbimeve të Huaja, Edmund A. Walsh, në Univer-sitetin e Georgetown. Gjithashtu, ai është dhe kryetar i Këshillit të Atlantikut dhe bash-këkryetar i Bordit të Presidentit për Këshil-limet mbi Inteligjencën si dhe shërben në disa borde drejtuesish, duke përfshirë edhe Korpo-ratën Chevron.

Hagel është veteran i luftës së Vietnamit, që

ka shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara në këmbësori nga viti 1967 deri në vitin 1968. Pasi mori gradën e rreshterit (E-5), ai shërbeu si udhëheqës i skuadrës së këmbësorisë në Divizionin e 9-të të Këmbësorisë. Ai ka shërbyer në skuadrën e njëjtë të këmbësorisë së bashku me vëllain e tij më të vogël, Tom dhe besohet se ata janë vëllezërit e vetëm që e kanë bërë këtë gjatë luftës së Vietnamit. Gjithashtu, në raste të veçanta ata i kanë shpëtuar jetën njëri-tjetrin. Gjatë shërbimit të tij në luftë, ai mori Kryqin Viet-namez të Trimërisë, dy Zemra të Purpurta, medalje lavdërimi të ush-trisë dhe distinktivin e këmbësorisë luftuese. Pas kthimit nga Vietnami, ai punoi si spiker në radio dhe në talk show-n e organizuar në Omaha nga viti 1969 deri në vitin 1971. Në vitin 1971 Hagel u punësua si anëtar stafi për kongresmenin John Y. Mc-Collister dhe shërbeu deri në vitin 1977. Për katër vitet e ardhshme, ai punoi si lobist për Firestone Tire dhe Kompaninë Rubber dhe në vitin 1980 ai shërbeu si orga-

nizator për fushatën e suksesshme presidenciale të ish guvernatorit të Kalifornisë, Ronald Reagan. Pasi Reagan u bë president, Hagel u emërua zëvendësadministrator i Administratës së Veteranëve. Pas largimit nga qeveria, Hagel bashkë-themeloi Celularin Vanguard, që e bëri atë multimilioner. Teksa punonte me Vanguard, ai shërbeu si president dhe shef i lartë ekze-kutiv në Organizatën e Shërbimeve të Bashkuara dhe në Këshillin e Sektorit Privat si zëvendësdrejtor dhe shef i lartë operativ i samitit G7 të 1990, në bordin e drejtorëve ose komitetit këshillëdhënës së Kryqit të Kuq, Institutin e Çështjeve Botërore Eisenhoewer, Bukë për Botën dhe Shoqërinë Ripon. Megjithëse ai ishte nën presion nga disa për të kandiduar si guvernator i Virxhin-ias, ku ai jetoi për 20 vjet, në vitin 1992 ai u kthye në Nebraska për t’u bërë president i grupit McCarthy, një firmë investimesh bankare. Në vitin 1996, Hagel konkurroi për një karrige në Senatin amerikan, që u lirua nga tërheqja e demokratit J. James Exon. Kundërshtari i tij ishte Ben Nelson, në atë kohë guvernator i Nebraskës. Hagel fitoi dhe u bë republikani i parë në 24 vjet që fitoi një karrige në Senatin e Nebraskës. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2002, fitoi përsëri me një shumicë dërrm-uese votash prej 83%, fitorja më e madhe në historinë e Nebraskës.

Në vitin 2001, Hagel u nderua me çmimin Horatio Alger për amerikanët e nderuar. Gjithashtu, atij iu dha dhe titulli admiral i Nebraskës nga guver-natori i Nebraskës, një titull nderi, duke konsideruar se Nebraska është një shtet pa dalje në det.

Hagel ka dy vëllezër më të rinj se vetja: Tomasin, i cili është pro-fesor në Universitetin e Ligjit të Dayton-it dhe Mike, i cili është një artist në Omaha, Nebraska. Vëllai i tij i tretë, Xhimi vdiq në moshën 16-vjeçare në një aksident automobilistik. Hagel u martua me Lilibet Ziller në vitin 1985. Çifti jeton me dy fëmijët e tyre, vajzën Allyson dhe djalin Ziller në McLean, Virxhinia. Familja ka një qen, Figgie, një qen por-tugez uji, i cili është stërvitur nga Dawn Sylv ia-S tas iewicz që ka stërvitur gjithashtu edhe qenin e familjes Obama, Bo si dhe qentë e Ted Kennedy-it. Si senator, Hagel ndjek traditën e veshjes me kostume në punë ditën e Halloween-it, duke u maskuar si kolegët e tij ose si figura të tjera të shquara politike. Ai ka shkuar në punë i veshur si Joe Biden, John McCain, Colin Powell dhe Pat Roberts në vitet e kaluara.

Përgatiti:Alba Musaraj

Page 13: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 2013 13gJeoPolitika

Po qe se do të shihnim në thellësi të gjeopolitikës, patjetër që do të gjenim në rrënjë të saj shtetin. Kur themi shtetin, nuk nënkuptojmë atë organizëm që njohim si të tillë veç në shekujt e fundit, por mënyrë e organizimit të krijimit të institu-cioneve, qofshin këto të lashta a të hershme, por që ndikojnë në raportet e brendshme e të jashtme të grupeve shoqërore. Gjeopolitika këtë njësi e ka shumë të rëndësishme dhe i bazon analizat e saja kryesisht të ky gur-kyç. Për të pasur një ide shkencore të përmbledhur e të saktë më shtetin do të sjellim në vijim një përshkrim esencial të nxjerrë më shkurtime e rregullim prej një studimi mbi shtetin i cili mund të lexohet i plotë në shqip në veprën e Christopher Pierson, “Shteti modern” (Tiranë 2009). Ky përshkrim do të plotësohet në vijim me mendime e analiza të tjera gjeopolitike si ato të G. Friedman, të cilat synojnë të analizojnë gjeopolitikisht dimensionin e këtij mekanizmi të rëndësishëm të shoqërisë e të gjeopolitikës.

ShtetiNuk ka një përkufizim të qartë e

të saktë për shtetin, por ka një “grum-bull” idesh, institucionesh e prak-tikash karakteristike, rreth të cilave shumë analistë vërtisin përkufizimet e tyre mbi shtetin modern. Shtetet dhe shoqëritë janë të gërshetuara fort me mënyra të cilat e bëjnë të pamundur çdo përpjekje të thjeshtë që njëra të përcaktojë tjetrën. Nga certifikata e detyrueshme e lindjes (e cila duhet hartuar në rrethana të caktuara mjekë-sore, të hartuara nga shteti) e deri te regjistrimi i detyrueshëm i vdekjes, ne ndjejmë se shteti është (pothuajse) gjithmonë i pranishëm. Ajo që ka rëndësi më shumë për Fukonë nuk është shteti, por praktika shumë më e përgjithshme e ‘artit qeverisës’ dhe ideja përkatëse e mënyrës së qever-isjes. Sipas Veberit: “Shteti mund të përkufizohet në lidhje me qëllimet e tij... Si për çdo organizim politik, shteti modern mund të përkufizohet vetëm në lidhje me mjetet, që janë specifike për të dhe konkretisht, për-dorimi i forcës fizike. Mekanizmat e shtetit janë: (monopoli) kontrolli mbi mjetet e dhunës; territori; sovraniteti; kushtetutshmëria; pushteti jo per-sonal; burokracia publike; autoriteti/legjitimiteti; shtetësia. Më poshtë do të shohim në mënyrë të përmbledhur veçoritë e secilit mekanizëm.

Monopoli apo kontrolli mbi mjetet e dhunës

Sipas Veberit shteti modern ishte një formë e veçantë e shtetit: “Një organizim politik i detyrueshëm, me veprimtari të vazhdueshme, do të quhet ‘shtet’ për aq kohë sa stafi i tij administrativ të përballojë me sukses kërkesat për monopolin e përdorimit legjitim të forcës fizike për ruajtjen e

rendit; shteti një komunitet njerëzor, që pretendon (me sukses) monopolin mbi përdorimin legjitim të forcës fizike brenda një territori të caktuar.” Tomas Hobs, anglezi, i cili konsidero-het nga shumë studiues si teoricieni i parë i shtetit modern autentik, insis-tonte se për të shmangur fillimin e një lufte civile, individët duhet të zgjidh-nin mbi veten një ‘Pushtet të Përbash-kët, për t’iu shtënë frikën dhe për t’i drejtuar veprimet drejt një Përfitimi të Përbashkët.’ E vetmja mënyrë për të krijuar një Pushtet të tillë të Përbash-kët, është përqendrimi i gjithë fuqisë dhe autoritetit të tyre mbi një Burrë apo një Asamble të vetme burrash dhe të garantojë që ushtruesi i këtij ‘Pushteti të Përbashkët’-‘Leviathan’- ta përdorë këtë Pushtet dhe Forcë, që i është dhënë, që nëpërmjet ter-ritorit, ai të ketë mundësinë të for-mojë vullnetin e të gjithë atyre, për Paqen brenda vendit dhe ndihmën reciproke kundër armiqve të huaj. Kurse Frderik Engelsi, perifrazon këndvështrimin klasik marksist se shteti është një shprehje e kon-tradiktave në një shoqëri të ndarë nga kontradikta të papajtueshme klasore. Por që këto antagonizma dhe klasa me interesa ekonomike kontradiktore të mos konsumojnë vetveten dhe shoqërinë në një luftë të pafrytshme, bëhet e domosdoshme ekzistenca e një fuqie që duket sikur qëndron mbi shoqërinë, e cila do të zbusë konfliktin dhe do ta mbajë atë brenda kufijve të ‘rendit’. Kjo fuqi, e dalë nga shoqëria, por që qëndron mbi të dhe largohet gjithnjë e më shumë prej saj, është shteti. Sipas Hobsit, individi bëri një kontratë të mirë, kur ai [sic] hoqi dorë nga pothuajse të gjitha liritë e tij të natyrshme, në favor të një sovrani autoritar, sepse kjo ishte e vetmja mënyrë për të mos ta çuar shoqërinë

në një luftë “të gjithë kundër të gjithëve”, gjatë të cilës jeta e tij do të ishte ‘e vetmuar, e varfër, e ndyrë, e egër dhe e shkurtër’. Në feudalizëm pushteti ishte i shpërndarë, dhe jo i përqendruar vetëm te monarku, por në disa qendra, mes fisnikësh të vegjël – shumë zotërues, pushtet i shpërndarë. Një aspekt i rëndësishëm i lindjes së shtetit modern është zhvendosja nga kjo strukturë multi-centriste dhe pluraliste pushtetesh drejt një qendre të vetme (absolutiste) pushteti, e cila sundon mbi një rend të pandarë shoqëror.

TerritoriShtetet zënë një hapësirë fizike

të përcaktuar qartë, mbi të cilën ato ushtrojnë autoritetin e vetëm legjitim. Shtetet moderne e mbrojnë territorialitetin e tyre me një xhelozi të tërbuar. Shtetet nuk ekzistojnë të izoluara. Ato, nga vetë natyra e tyre, janë pjesë e një sistemi shtetesh konkurruese. Ndonëse globi ka fund dhe pothuajse çdo centimetër i tij ndodhet tanimë nën juridiksionin e ndonjë shteti, kjo nuk do të thotë se shtetet e veçanta janë tiparet permanente të peizazhit botëror. Me përcaktimin më të qartë të territorit të zënë nga shteti, po kështu u bë më e qartë tendenca për të ident i f ikuar shte te t me kombe t . Rend i ndë rkombë t a r njihet gjithnjë e më shumë si i përbërë nga shtetet-kombe. Kjo gjë, si në teori ashtu edhe në praktikë, është një fushë shumë e kontestueshme dhe konfuze. Në këtë pikë mund të jetë me leverdi nëse bëjmë dallimin mes fillesave të kombit, nacionalizmit dhe shtetit-komb. Sipas Giden-sit, ‘lidhja e individëve me një tërësi simbolesh dhe besimesh, që shprehin ngjashmërinë mes

anëtarëve të një rendi poli t ik, është kryesisht psikologjike’.

SovranitetiHinslei e përkufizon sovran-

itetin si ‘idenë se ekziston një autor i te t f ina l dhe absolu t në komuni te t in pol i t ik, me kusht që të mos ekzistojë diku tjetër një autoritet final dhe absolut’. Përkufizimi më i saktë për për-dorimin modern të termit sovran-itet, duket se gjendet në veprën e Hobsit, Leviathan. Sipas Hobsit, sapo pjesëtarët e një komonuelthi mblidhen së bashku dhe bien da-kord për të themeluar një pushtet sovran për t’i drejtuar, pushtetet atij sovrani janë pothuajse të pak-ufizuara. Eshtë e vërtetë se ata që zotërojnë pushtet Sovran, mund të kryejnë Ligësi; por jo Padrejtësi apo Dëme në kuptimin e vërtetë të fjalës, thotë ai. Sipas Hobs, ekziston edhe një karakteristikë tjetër substanciale e pushtetit të sovranit: ‘Detyrimi i Subjekteve ndaj Sovranit, kuptohet që zgjat aq sa zgjat pushteti, nëpërmjet të cilit ai mund t’i mbrojë ata dhe jo më shumë. Diskutimet vijuese mb i s ov r an i t e t i n dhe s h t e t i n duket se janë zhvendosur në tre drejtime. Së pari, ka ezistuar një aspiratë për ta zhvendosur bu-rimin e sovranitetit nga shteti apo qeveria te njerëzit. Xhon Loku.e konsideronte pushte t in sovran s i nomeklaturë të pushte t i t të popullit. Zhan Zhak Rusoi argu-mentonte se parimi i sovranitetit duhej mbajtur, por duhej zhven-dosur te populli sovran. Zhvil-limi i dytë është manifestuar me përpjekjet jo aq për të mohuar, por për të ndarë sovrani tet in. Kjo gjë mbase ref lektohet më qartë në parimin kushtetues të

Shteti, si njësia më e rëndësishme gjeopolitike

ndarjes së pushteteve, sipas të cilit funksionet e qeverisjes (za-konisht të ndarë mes ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit) ndahen mes institucionesh dhe personash të ndryshëm. Zhvill imi i tretë mund të konsiderohet më qartë si një kundër-lëvizje ndaj idesë së sovranitetit. Ne kemi parë se demokracia mund të shihet si një mënyrë më realiste për të shprehur dëshirat e popullit sovran. Sipas një tradite më ‘realiste’, demokra-cia ndonjëherë është përfaqësuar si një mekanizëm për të kufizuar aparatin shtetëror ku gjendet de facto sovraniteti. Sipas Gidensit ‘mbikëqyrja, si mobilizim i push-teti t administrativ – nëpërmjet magazinimit dhe kontrollit të in-formacionit – është mjeti kryesor për përqendrimin e burimeve au-toritare, të përfshira në formimin e shtet-kombit’. Pra përqendrimi i sovranitetit dhe shpërndarja e tij – popull, qeveri – janë në bazë të interpretimit.

KushtetutshmëriaKushtetuta parashikon ‘ligjet

për hartimin e ligjeve’ dhe mund të duket sikur krijon ose së paku siguron ekzistencën e vetë shtetit. Analistët politikë, qofshin këta edhe akademikë, gazetarë apo ‘qytetarë të thjeshtë’ kanë qenë më pak të bindur se modeli kush-tetues jep një shpjegim ‘realist’ të asaj çfarë bën shteti. Kritikët më të ashpër, si Lenini, i kanë p a r ë p r e t e nd ime t p ë r q eve r -i s je kushte tuese s i zbukur ime ideologjike, me anë të të cilave pakicat, që ushtrojnë pushtetin real nëpërmjet shtetit dhe monop-olit të tij të ushtrimit të dhunës, mundohen të fshehin këtë fakt nga subjekti popull. Kushtetuta sovjetike e vitit 1936 ‘u garan-tonte’ l i r i të gjera qyte tarëve sovjetikë, por kjo nuk e pengoi aspak mbretërinë e terrori t të Stalinit. Edhe ata që i kanë dhënë më shumë peshë shp jeg imeve kushtetuese (si shkencëtarët poli-tikë amerikanë Robert Dahli dhe Charls Lindblomi) kanë pasur dyshime nëse funksionimi ak-tual i marrëveshjeve kushtetuese është identik me përshkrimet e idealizuara. Megjithatë, ‘kush-tetutshmëria’, në kuptimin më të g jerë ësh të n jë komponent s h umë i r ëndës i shëm i i de së së sh te t i t modern. Shumica e shteteve modernë, në të vërtetë, u sh t ro j në n j ë f o rmë push t e t i e c i l a , t ë pak t ën fo rma l i sh t , është publike, e qeverisur nga rregulla dhe subjekt i reformave të ligjshme. Në shtetet jo moderne, pushtetet sociale, ekonomike, pa-triarkale dhe politike ishin thuajse të padallueshme. Veprimet e tyre mund të shpjegoheshin qartazi si arbitrare, absolutiste, teokratike dhe dinastike, me mënyra të cilat përgjithësisht janë të pamundura për shtetet moderne.

Prof. dr. Pajtim ribajalbert hitoaliaj

Page 14: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 201314 analiza

Në dy dekadat e fundit natyrshëm, por në disa raste edhe me sforco, Forcat e Armatosura i

janë nënshtruar një procesi të pan-dërprerë reformimi dhe ristrukturimi, proces që ka pasur ngritjet dhe uljet e veta. Struktura e bashkëpunimit civilo-ushtarak, si pjesë e së tërës, ka ndjekur rrugën e zhvillimit që kanë përshkruar edhe strukturat e tjera në Forcat e Armatosura. Në vitin 1991 vendin e komisarit do ta zinte shefi i edukimit, i cili më pas do të quhej shef i formimit të brendshëm, informim i brendshëm, marrëdhënie civile ush-tarake (MCU) deri tek modifikimi i termit Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (BCU). Po informimi ç’lidhje ka me BCU-në? A është ai pjesë e tij apo janë të ndarë nga njëri-tjetri? Në vitin 2007 në kuadër të ristrukturimit të FA funksioni i Bashkëpunimit Civilo Ushtarak u bë Bashkëpunimi Civilo-Ushtarak dhe Informimit, pra u ven-dos lidhja ndërmjet bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe informimit publik. Endja mes këtyre termave ka qenë në vetvete një kërkim drejt asaj që duhet të bëjë oficeri i BCU-së dhe çfarë “nuk i takon të bëjë”. Në këtë udhë njëzet vjeçare nuk kanë munguar përpjekjet serioze, që nga drejtuesit më të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm e deri tek mjaft oficerë me fantazi dhe të përkushtuar për ta kryer më së mirë këtë funksion. Përkthimi dhe botimi për ushtarakët shqiptarë i disa veprave serioze si psh. Psikologjia e Ushtarit, Drejtimi i Brendshëm, Marrëdhëniet Publike në FARSH, Doktrina e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak dhe së Manuali i Informimit Publik janë “ushqimi” jo vetëm për ushtarakët që kryejnë funksionin e BCU-së, por edhe më gjerë. Botimet, seminaret dhe trajnimet e ndryshme të kryera brenda dhe jashtë vendit ishin për-pjekje serioze për të formuar ushtar-akun që do të kryente këtë funksion në Forcat e Armatosura. Bashkëpunimi me Gjermaninë dhe Zvicrën do t’i vlerësoja si kulme të përpjekjeve për konsolidimin e strukturave të bash-këpunimit civilo-ushtarak dhe për informimin publik. Bashkëpunimi me Gjermaninë hodhi bazat për krijimin e konceptit të formimit të brendshëm dhe të informimit publik në ushtrinë shqiptare. Ndërsa Zvicra, përveç trajnimit të shumë oficerëve në fushën e marrëdhënieve me publikun, dha një ndihmë mjaft serioze për pajisjen e QendrësKulturoretëFA,sotQendrae Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. Studioja audio-vizive dhe kamerat bashkëkohore që u dhanë si ndihmë për Degën Audio-Vizive i kishin zili edhe studiot e televizioneve private që sapo kishin filluar të lindnin

në vitet 2001. Kjo ndihmë u shtri në të gjitha njësitë e FA duke i pajisur ato me kamera, aparate fotografikë dixhitalë, lap-top dhe televizorë. Kjo ishte një mbështetje e drejtpërdrejtë për çështjen e informimit në FA, jo vetëm kaq por ndikoi pozitivisht edhe në aspektin e dokumentimit dhe të arkivimit të historikut të komandave dhe njësive të FA. Pra bashkëpunimi civilo-ushtarak dhe informimi këto njëzet vite janë zhvilluar si në kon-cept ashtu edhe në pajisje. Po a ka vend për përmirësime? E drejtë dhe objektive është të themi -po ka nevojë për përmirësim dhe një vizion të ri. Vizioni për të ardhmen përfshin hartimin e dokumentit Strategjik të Informimit, planifikimin, trajnimin e personelit dhe përsosjen e mjeteve dhe mënyrave të komunikimit/ in-formimit. Hartimi i Strategjisë së Ko-munikimit për Forcat e Armatosura, i mbështetur Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, Strategjinë Ushtarake, në Direktivën e Mbrojtjes dhe në do-kumentet e NATO-s për Informimin Publik është primare në realizimin e një komunikimi dhe informimi efektiv. Ky dokument duhet të jetë një vjeçar dhe duhet të miratohet nga Ministri i Mbrojtjes. Strategjia e Komunikimit duhet të përfshijë objek-tivat, temat dhe mesazhet kyç të cilat do të udhëheqin procesin e informimit publik gjatë gjithë vitit, të përcak-tojë qartë rolet dhe përgjegjësitë në të gjitha nivelet dhe koordinimin e informacionit. Në linjën që tregon Strategjia e Komunikimit ndërtojnë punën të gjitha organet e medias

ushtarake të shkruara, vizive dhe media sociale. Procesi i planifikimit fillon në nivel strategjik. Shtabi i Përgjithshëm,Qendra e Kulturës,Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes në bashkëpunim me Kabinetin e MM hartojnë planin vjetor të aktiviteteve të informimit publik, përcaktojnë se cilat do të jetë tematika që do të trajtohet në dokumentarët dhe spotet publicitarë që do të prodhohen gjatë vitit, për-caktojnë kur dhe ku do të zhvillohen veprimtaritë kryesore informuese me pjesëmarrjen e gjerë të publikut.

Aktivitetet masive, të njohura si “Dita e Hapur” mendoj të rikoncep-tohen dhe të marrin një dimension sa më të gjerë. Por duhet pasur kujdes që asnjë aktivitet të mos jetë si tjetri, të shmangim metodën “copy-paste” në konceptimin veprimtarive. Përfshirja në këto veprimtari e publikut dhe veçanërisht e të rinjve duhet të jetë objektivi ynë, kjo kërkon përkush-tim dhe një organizim të përkryer për të arritur efektin e duhur, për transmetimin mesazheve që duam të përcjellim. Një planifikim i plotë, i larmishëm dhe i shtrirë në kohë gjatë gjithë vitit do të bëjë që të zgjojmë in-teresin për median, të realizojmë qël-limin që “media të vijë tek ne” dhe jo të shkojmë ne tek media. Organizimi i veprimtarive të informimit publik bëhet nga komandat e forcave, njësive dhe reparteve autonome të MM dhe SHPmembështetjen eQendrës sëKulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes. Në fokus të veçantë men-doj të jetë trajnimi i personelit oficer dhe nënoficer që merret me çështjet

e informimit publik në Shtabin e Përgjithshëm dhe strukturat e Forcave të Armatosura. Përvoja pozitive nuk mungon, por epoka e informacionit kërkon standarde të reja. Një oficer dhe nënoficer i informimit duhet të dijë si të shkruaj një lajm dhe si ta transmetojë atë në kohë reale duke përdorur teknologjinë bashkëkohore. Imazhi ka efekt të jashtëzakonshëm në përcjelljen e mesazhit, një foto mund të flasë së një mijë fjalë. Sot teknologjia na ofron shumë, por jo kushdo mund të realizojë një foto cilësore që “flet”. Pra është e rëndë-sishme të trajnojmë si oficerët ashtu edhe nënoficerët që mësojnë si bëhet lajmi si realizohet një foto dhe si përdoret kamera, pa personel të tra-jnuar nuk do të kemi as informacion. Përgatitja e personelit dhe menaxhimi i tij me kujdes do të bëjë të mundur që përvoja të transmetohet nga brezi në brez dhe të mundësojmë të ndërtojmë një “zinxhir” nëpërmjet të cilit infor-macioni përcillet në mënyrë të shpejtë dhe profesionale. Por kjo nuk mund të realizohet pa disponuar teknologjinë bashkëkohore të transmetimit të zërit dhe të figurës nga çdo skaj i vendit. Kjo mbase do të jetë një nga sfidat me të cilat do të na duhet të përballemi në të ardhmen. Kjo ka vlerë sidomos në angazhimin e strukturave të Forcave të Armatosura për përballimin e situ-atave të emergjencave civile brenda vendit ku kërkohet transmetim i men-jëhershm i lajmit mbi angazhimin e FA-së, pasi efekti në këto raste ëshët shumë i madh. Mjetet e informimit publik që përdoren sot në Forcat

Sfidat e pritshme te informimit në Forcat e Armatosura të RSh

e Armatosura janë ato tradicionale ku futet shtypi i shkruar, dhe media elektronike dhe teknologjia bashkë-kohore ku përfshihet interneti. Prirja e së ardhmes është që teknologjia bashkëkohore, interneti, të sfidojë shtypin e printuar dhe madje edhe televizionin. Në këto kushte edhe prirja jonë duhet të përqendrohet tek shfrytëzimi i avantazheve që ofron interneti me të gjitha opsionet e tij të pafundme për të ndërtuat “fytyrën virtuale” të Forcave të Armatosura. Por kjo nuk është e lehtë, pasi janë me mijëra apo miliona faqet e internetit në gjithë botën, secili nga ne ka kli-kuar faqe të ndryshme të kompanive private, të ushtrive të tjera apo edhe individuale, larmia e tyre është mjaft e madhe. Lind pyetja: -Si do të bëhemi interesantë që faqja e internetit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe e Shtabit të Përgjithshëm të klikohen nga pub-liku? Përgjigja qindorin tek larmia deh cilësia e informacionit që duhet të ofrojmë, konceptimi grafik i faqeve të internetit dhe mbi të gjitha depërtimi në median sociale facebook, tëiter, yotube etj. Po mund të shkojmë edhe më tej akoma, do të ishte një “karrem” i mirë futja e lojërave elektronike. Pse jo me interes do të ishte hapja e rubrikës “ART” me dy nën rubrika “artistë nën uniforme” dhe “fëmije të talentuar”. Mbase do të duket si ekzagjerim, por besoj se do të shtohej ndjeshëm numri i personave që do të klikonin në faqen e Forcave të Armatosura. Fëmija i një ushtaraku të cilit do t’i botohej në krijim (poezi, prozë apo pikturë) do të ftonte për t’a parë të gjithë shokët e klasës. Mundësitë janë të pafundme. Ush-tarakut tonë që shkon me misione paqeruajtëse, përveç se duhet të njohë mirë rregullat e angazhimit, duhet të dijë mjaft mirë Ligjet e Konfliktit të Armatosur. Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Gjysmë Hëna e Kuqe ka ofruar mjaft botime për këtë ndërmjet tyre edhe një CD me një program trajnimi mjaft kreativ, kjo mund të ishte pjesë e një rubrike në faqen e internetit të Forcave të Armatosura. E rëndësishme është të çlirohemi nga paragjykimet por pa kaluar cakun, këtu e kam fjalën për mos shkelur rregullat për ruajtjen e sekretit. Mendoj se duhet të rritenprodhimetaudio-vizivetëQendrëssë Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes për të promovuar rolin e Forcës së Armatosur në mbështetje të popullatës dhe në misione paqeruajtëse, për teknikën dhe pajisjet e reja që futen në përdorim etj. Duhet disa klipe cilësorë për të dhënë me-sazhin e duhur. Mundësitë janë, tashmë kjo qendër ka një përvojë për prodhime të tilla, regjisorët dhe kameramanët e talentuar nuk mungojnë, teknologjia dixhitale tashmë është pjesë e kësaj qendre, besoj se duke bashkëpunuar me dëshirë dhe vullnet me njëri-tjetrin do t’ja arrijmë qëllimit.

kolonele Manushaqe shehu Major Faik skopeci

Page 15: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 2013 15listat

Lista e ushtarakeve te cilëve u është përpunuar dokumentacion per llojet e

pensioneve suplementeve te ushtarakeve te dërguar nga qPr nëDrssh

Lista e ushtarakeve te cilëve u është përpunuar dokumentacion per llojet e pensioneve suplementeve te ushtarakeve te dërguar nga QPR nëDRSSH

1 Vladimir Ligor dako 2 Abaz mus Bucpapaj 3 Abaz Veli doraci 4 Abdurraman Isan dervishi5 Adem Bajra Breçani 6 Agim Shefqet mucaj7 Agim Lytfi mataj8 Agim Ejup Zotaj9 Agim Isuf Selimi

10 Agim rexhep Gjyla 11 Agim Lame Seraj 12 Agim deli Zanaj 13 Agim Lytfi mataj14 Ahmet Nasip Sulçaj 15 Ajaz Ali Shehaj16 Alaudin myslim Kurti17 Aleks taqi Andoni18 Aleksander Kristaq Ndrio19 Alem dalip dalipaj 20 Ali riza Bundo21 Ali Shyqyri Bano 22 Ali Ismail Visha 23 Ali Neki Kadareja 24 Ali Shyqyri Bano 25 Aliriza Shyqyri Bregu 26 Amet hazis Shehu27 Anagnost Kristo Qerama28 Anastas Andon Gurma 29 Anastas Fani Llupi 30 Andrea petraq Gjermani 31 Arben Fadil Kotobelli 32 Argjir Sotir Luzo33 Aristotel Qazim Xhepa 34 Ariz rustem Kushova 35 Arqile Vasil Cili36 Avdi hasan Albrahimi37 Azem tahir hasalliu 38 Baftjar Islam Agara 39 Baftjar Shemo demaj40 Bajram haxhi Zela 41 Bajram rustem Boçi 42 Bajram rushan Boci43 Bardhosh Zini Cane

44 Bardhyl Jashar Ceci45 Bashkim Veiz Gjoni46 Bashkim Xhafer Saraçi47 Bashkim hysen punavija48 Bashkim Novruz Aliko 49 Beçe mestan Azisllari 50 Bedin turhan Kadhaj51 Bedin turhan Kadhaj 52 Bedri Shefqet Nano53 Bedri Enver Sadiku 54 Behar Shyqyri hoxha55 Bektash Idriz Shuku56 Bektash Bektash Ceka 57 Belul mystehak hoxhaj58 Besim hider Shani59 Besm Faik hasanaj60 Besnik Nazif Xhepa 61 Besnik Nazif Xhepa 62 Besnik maksut turja 63 Bexhet Ibrahim Bulku64 Bido Koçi Nanaj65 Bujar muhedin Shehu 66 Bujar muhedin Shehu 67 Bujar Neri Veiz68 Burhan Shah Zagani 69 Capajev Feti Smokthina70 Çlirim Veli tosku71 Çlirim Veli tosku 72 dashamir ramiz harxhi73 dasho Velo Aliaj (keka)74 daut Sulejman Kezi 75 ded mark Kaçorri76 deli Fejzo habilaj 77 demir Bektash dollani 78 dhimitraq Kici Gërmau79 dhimitraq rako mino 80 dhimiter minella Kokoli81 dhimo profi Gjermeni82 dhori Stavri pashko83 dilaver Xhevair Ibro 84 dukqgjin hasan Koçi 85 dylbere Islam Cenolli86 Eftiqo (maksut) dervish Kristo(mulla) 87 Elmaz Neki dake 88 Elmaz ramadan tucaj89 Emin Uke Cami90 Enver muharrem Cacani

44 Bardhyl Jashar Ceci45 Bashkim Veiz Gjoni46 Bashkim Xhafer Saraçi47 Bashkim hysen punavija48 Bashkim Novruz Aliko 49 Beçe mestan Azisllari 50 Bedin turhan Kadhaj51 Bedin turhan Kadhaj 52 Bedri Shefqet Nano53 Bedri Enver Sadiku 54 Behar Shyqyri hoxha55 Bektash Idriz Shuku56 Bektash Bektash Ceka 57 Belul mystehak hoxhaj58 Besim hider Shani59 Besm Faik hasanaj60 Besnik Nazif Xhepa 61 Besnik Nazif Xhepa 62 Besnik maksut turja 63 Bexhet Ibrahim Bulku64 Bido Koçi Nanaj65 Bujar muhedin Shehu 66 Bujar muhedin Shehu 67 Bujar Neri Veiz68 Burhan Shah Zagani 69 Capajev Feti Smokthina70 Çlirim Veli tosku71 Çlirim Veli tosku 72 dashamir ramiz harxhi73 dasho Velo Aliaj (keka)74 daut Sulejman Kezi 75 ded mark Kaçorri76 deli Fejzo habilaj 77 demir Bektash dollani 78 dhimitraq Kici Gërmau79 dhimitraq rako mino 80 dhimiter minella Kokoli81 dhimo profi Gjermeni82 dhori Stavri pashko83 dilaver Xhevair Ibro 84 dukqgjin hasan Koçi 85 dylbere Islam Cenolli86 Eftiqo (maksut) dervish Kristo(mulla) 87 Elmaz Neki dake 88 Elmaz ramadan tucaj89 Emin Uke Cami90 Enver muharrem Cacani

91 Enver halit dibra92 enver Jemin Selimaj93 Eqerem mehmet hoxha94 Eqerem Elmaz Baka 95 Eqerem Sulo murataj 96 Eqerem Elmaz Baka 97 Evgjeni thanas hoxha 98 Fadil Aqif troci 99 Fatmir halil Laci

100 Fatos Safet Ajdini101 Feim mustafa Lame102 Fejzi Ismail metaj 103 Fejzi Neim Nebiaj 104 Fejzo Zaim murataj 105 Ferik Isuf harka106 Ferik Isuf harka 107 Ferik Sheraf metko 108 Ferik Cize Canaj 109 Ferit ramiz Salihaj110 Ferrik manxhar ranaj 111 Ferrik Selman Selmani112 Festim Sabri Kaci113 Filo manxhar dhima 114 Fiqerete Kalem Laskaj115 Fiqiret ramiz Sadiku 116 Fiqiri Zaçe Shaska117 Flamur hajdar Satka118 Flamur hasan Shimi 119 Flamur raif Kovaçi120 Flamur refat Jahaj121 Florie myftar Kapaj122 Florina Qazim Shahini123 Fotaq Kristaq Cali 124 Gani Asllan Elezi125 Gani ram mulgeci 126 Gani maksut osmani 127 Gani Sheqer mema 128 Gani dino dajlani 129 Gani Sheqer mema 130 Gezim Ali ducka 131 Gjergj Zrf reçi132 Gjergj Ndue mhilli 133 Gjergj Nikoll palaj134 Gjergji Ilia Lina 135 Gjon Zef perndoka 136 Gjyzar Neki Celaj137 Guri hysni Aliaj

138 Guri petro Bello139 Gёzim Veiz Çarçani140 Gёzim Faik Sukurgjanja(dani141 hajri Ferik Xhelili142 haki Qamil osja143 halil hasan Brati144 hamza Bajram Çela145 hamza hekuran Shasivari 146 hariz tahir mysja147 harrilla Jani Konstandini 148 hasan Arif Qerimaj149 hasan hasan rakipi150 hasan Ferik Skendaj 151 hatem Sulo hoxha 152 haxhi Islam Ajdinaj153 haxhi Sulo hysaj154 haxhi haziz meçalla 155 haxhire Baki Kananaj156 hektor dine Sinaj(Sinanaj)157 hekuran Adem Bogdani158 hetem Shefit Qemallaj159 hetem riza Lile 160 hilli Llazi mile161 hito hamit Bino 162 hydai dasho Kamberaj163 hylmije Zyber Bulica164 hysen Abedin Ago165 hysen Abedin Ago166 hysen Safet Birçe 167 hysen muhamet omi 168 Ibrahim Jakup troci 169 Ibrahim Bedo Sinani 170 Ibrahim daut hoxha171 Ibrahim muhamet Shabani 172 Ilia Nasho Berberi 173 Ilia Andon Nikolla174 Ilia Andon Nikolli175 Ilirjan muharrem Kolleshi 176 Ilirjan Vangjel prifti 177 Iljaz Qerim Shehaj 178 Ilmi Ibrahim hysolli179 Ilo Koco Kristo 180 Irakli Caci Cohadari181 Islam hazis Kosta182 Islam hazis Kosta183 Islam Xhevit hazizaj184 Ismet oso hasaj

138 Guri petro Bello139 Gёzim Veiz Çarçani140 Gёzim Faik Sukurgjanja(dani141 hajri Ferik Xhelili142 haki Qamil osja143 halil hasan Brati144 hamza Bajram Çela145 hamza hekuran Shasivari 146 hariz tahir mysja147 harrilla Jani Konstandini 148 hasan Arif Qerimaj149 hasan hasan rakipi150 hasan Ferik Skendaj 151 hatem Sulo hoxha 152 haxhi Islam Ajdinaj153 haxhi Sulo hysaj154 haxhi haziz meçalla 155 haxhire Baki Kananaj156 hektor dine Sinaj(Sinanaj)157 hekuran Adem Bogdani158 hetem Shefit Qemallaj159 hetem riza Lile 160 hilli Llazi mile161 hito hamit Bino 162 hydai dasho Kamberaj163 hylmije Zyber Bulica164 hysen Abedin Ago165 hysen Abedin Ago166 hysen Safet Birçe 167 hysen muhamet omi 168 Ibrahim Jakup troci 169 Ibrahim Bedo Sinani 170 Ibrahim daut hoxha171 Ibrahim muhamet Shabani 172 Ilia Nasho Berberi 173 Ilia Andon Nikolla174 Ilia Andon Nikolli175 Ilirjan muharrem Kolleshi 176 Ilirjan Vangjel prifti 177 Iljaz Qerim Shehaj 178 Ilmi Ibrahim hysolli179 Ilo Koco Kristo 180 Irakli Caci Cohadari181 Islam hazis Kosta182 Islam hazis Kosta183 Islam Xhevit hazizaj184 Ismet oso hasaj

185 Ismet oso hasaj186 Ismet Sali derraj187 Ismet tajar Voci 188 Isuf Ali Nika189 Janaq Leonidha Llambro190 Jani Ndini Ndini 191 Jani petro Luzi192 Jashar Lalan Qerimaj193 Jeta Neshat Gjika194 Jonuz mustafa Gropasi 195 Jorgji petro Zhato196 Jorgji pilo Vasili197 Jorgji Koçi Çami198 Jorgji petro Zhato199 Jorgji Kozma davidhi 200 Jovan Ligor Burda

Page 16: Shefi i ShtaBit të PërgjithShëM të fa, letër Viti i Ri ... · Nishani u shpreh se “Ne ju mbajmë çdo ditë në mendje, në zemër dhe në vlerësimin tonë Më tej, Komandanti

ushtriaE prEmtE, 11 JANAr 201316

kon

tin

gje

nti

“her

at 1

2”