8
Shkodra BULETIN INFORMATIV ELEKTRONIK Nr. 20, Qershor 2020 Buletini Informativ Elektronik është një urë e re komunikimi me banorët e Bashkisë së Shkodrës por edhe më gjërë, një mundësi për të mësuar mbi atë që ndodh në territor. Jeni të mirëpritur me sugjerime në adresën e postës elektronike info@bashkiashkodër.gov.al Bashkia e Shkodrës takim me tregtarët e Zdrales për gjetjen e zgjidhjes optimale 6 MAJ 2020 Pastrimi dhe vënia në eficencë e kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Dajç E FUNDIT Bashkia Shkoder ka bashkëbiseduar disa herë me tregëtarët e Zdrales. Kushtet e tregtimit në rrugë, aq më shumë në një situatë pandemie të krijuar nga COVID-19, janë të papranueshme për shendetin e qytetarëve, por edhe vetë tregtarëve. Kërkohen kushte rigoroze higjienike, jo vetëm në hapësira publike, por edhe në dyqane. Kësisoj tregtimi në rrugë nuk lejohet. Ndërkohë është shumë e domosdoshme që në Shkodër, aq më shumë në kushtet e vështirësive ekonomike, të gjejmë mundësi e lehtësi për ti ofruar fermerëve e tregëtarëve për të punuar e jetuar. Ky është një problem që kërkon zgjidhje. Të ndodhur në këto kushte, për 88 tregtarët e Zdrales, prej të cilëve rreth 10 janë të regjistruar dhe kanë paguar detyrimet, sipas legjislacionit në fuqi, ka vijuar puna për gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme. Po komunikohet me palë të treta, për vënien në dispozicion të hapësirave të përshtatshme për tregtim dhe krijimin e kushteve të nevojshme për tregtim, me sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale, kushtet higjienike, për shitjen ditore të produkteve bujqësore të fermerëve. Sipas planit të veprimit, vijon puna për pastrimin dhe vënien në efiçencë të plotë të rrjetit të kanaleve kulluese në Bashkinë e Shkodrës. Konkretisht, ka përfunduar puna në kanalin kullues KK III, në fshatin Dajç, Njësia Administrative Dajç. Janë pastruar 600 metër linear me një volum germimi 540 m3 dhe përfitojnë 45 familje me një sipërfaqe totale 12 hektarë. Puna vijon me kanale të tjera kulluese në këtë njësi administrative. 4 MAJ 2020 Në këtë linjë, po punojmë për të siguruar hapësirën për të gjithë duke mundësuar fillimin e vendosjes sa me shpejt të tezgave në vendet e tregëtimit për fermerët, në hapësirën e lejueshme për ushtrim aktiviteti tregëtar. Me qëllimin për të ruajtur traditën e tregëtimit në një zonë që ka fluksin dhe peshën më të madhe të tregtimit për produktet bujqësore, blegtorale, kemi verifikuar mundësinë e vendosjes së tregut në të njëjtën zone.

Shkodra Nr. 20, Qershor 2020 · «Migjeni» protestë të heshtur për TK 20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarim Ministrisë së Kulturës për Qendren Historike E FUNDIT

  • Upload
    others

  • View
    32

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shkodra Nr. 20, Qershor 2020 · «Migjeni» protestë të heshtur për TK 20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarim Ministrisë së Kulturës për Qendren Historike E FUNDIT

Shkodra BULETIN INFORMATIV ELEKTRONIK

Nr. 20, Qershor 2020

Buletini Informativ Elektronik është një urë e re komunikimi me banorët e Bashkisë së Shkodrëspor edhe më gjërë, një mundësi për të mësuar mbi atë që ndodh në territor.Jeni të mirëpritur me sugjerime në adresën e postës elektronike info@bashkiashkodër.gov.al

Bashkia e Shkodrës takim me tregtarëte Zdrales për gjetjen e zgjidhjes optimale

6 MAJ 2020Pastrimi dhe vënia në eficencë e kanalevekulluese në Njësinë Administrative Dajç

E FUNDIT

Bashkia Shkoder ka bashkëbiseduar disa herë me tregëtarët e Zdrales. Kushtet e tregtimit në rrugë, aq më shumë në një situatë pandemie të krijuar nga COVID-19, janë të papranueshme për shendetin e qytetarëve, por edhe vetë tregtarëve. Kërkohen kushte rigoroze higjienike, jo vetëm në hapësira publike, por edhe në dyqane. Kësisoj tregtimi në rrugë nuk lejohet.

Ndërkohë është shumë e domosdoshme që në Shkodër, aq më shumë në kushtet e vështirësive ekonomike, të gjejmë mundësi e lehtësi për ti ofruar fermerëve e tregëtarëve për të punuar e jetuar. Ky është një problem që kërkon zgjidhje.

Të ndodhur në këto kushte, për 88 tregtarët e Zdrales, prej të cilëve rreth 10 janë të regjistruar dhe kanë paguar detyrimet, sipas legjislacionit në fuqi, ka vijuar puna për gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme. Po komunikohet me palë të treta, për vënien në dispozicion të hapësirave të përshtatshme për tregtim dhe krijimin e kushteve të nevojshme për tregtim, me sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale, kushtet higjienike, për shitjen ditore të produkteve bujqësore të fermerëve.

Sipas planit të veprimit, vijon puna për pastrimin dhe vënien në efiçencë të plotë të rrjetit të kanaleve kulluese në Bashkinë e Shkodrës. Konkretisht, ka përfunduar puna në kanalin kullues KK III, në fshatin Dajç, Njësia Administrative Dajç.Janë pastruar 600 metër linear me një volum germimi 540 m3 dhe përfitojnë 45 familje me një sipërfaqe totale 12 hektarë. Puna vijon me kanale të tjera kulluese në këtë njësi administrative.

4 MAJ 2020

Në këtë linjë, po punojmë për të siguruar hapësirën për të gjithë duke mundësuar fillimin e vendosjes sa me shpejt të tezgave në vendet e tregëtimit për fermerët, në hapësirën e lejueshme për ushtrim aktiviteti tregëtar. Me qëllimin për të ruajtur traditën e tregëtimit në një zonë që ka fluksin dhe peshën më të madhe të tregtimit për produktet bujqësore, blegtorale, kemi verifikuar mundësinë e vendosjes së tregut në të njëjtën zone.

Page 2: Shkodra Nr. 20, Qershor 2020 · «Migjeni» protestë të heshtur për TK 20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarim Ministrisë së Kulturës për Qendren Historike E FUNDIT

Shkodra BULETIN INFORMATIV ELEKTRONIK

Nr. 20, Qershor 2020

Buletini Informativ Elektronik është një urë e re komunikimi me banorët e Bashkisë së Shkodrëspor edhe më gjërë, një mundësi për të mësuar mbi atë që ndodh në territor.Jeni të mirëpritur me sugjerime në adresën e postës elektronike info@bashkiashkodër.gov.al

Përfundon rikualifikimi urban i qendrës sëpikës turistike të Zogajve në Shkodër

9 MAJ 2020Bashkia e Shkodrës shumë aktive meaktivitete online për «Javën e Europës»

E FUNDIT

Qendra e pikës turistike të Zogajve, ka ndryshuar pamje. Në kuadër të projektit “Rigjenerimi i zonave të mbrojtura të Liqenit të Shkodrës përmes përmirësimit të qeverisjes lokale”, me financim të Provincës Autonome të Friuli Venecia Xhulias, u bë e mundur ndërhyrja në sipërfaqet publike të Zogajt, përmes sistemimit dhe ngritjes së një terreni që do shërbejë si kënd lojrash për fëmijët e këtij komuniteti por edhe për vizitorët potencialë të kësaj zone.

I gjithë sheshi është ndriçuar, duke krijuar mundësi frekuentimi edhe gjatë mbrëmjeve për të shijuar panoramën e mrekullueshme që ofron Liqeni i Shkodrës.

Gjithashtu në kuadër të projektit është ngritur edhe një pikë për vëzhgimin e zogjve, e pajisur me të gjithë infrastrukturën ndihmëse. Po ashtu, është krijuar edhe një shërbim i ri turistik ku një nga banorët e Zogajve, ka vënë në dispozicion të turistëve një varkë të gatshme për shëtitje në liqen.

Pavarësisht situatës së pandemisë COVID-19, edhe këtë vit nuk ka munguar «Java e Europës», me nisma e gjetje të zhvilluara online.

Bashkia e Shkodrës ka qenë pjesëmarrëse aktive, duke promovuar vlerat më të mira të Bashkimit Europian, përmes një fushate të zhvilluar në rrjetet sociale.

Për këtë qëllim, janë përgatitur edhe materiale video, të cilat ishin pjesë e një «gare» të organizuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Një tjetër nismë e veçantë ishte edhe ajo e publikimit të punimeve të vetë fëmijëve, të cilët për shkak të pandemisë, e kanë patur të pamundur të lëvizin lirshëm.

Gjatëqendrimit në shtëpi, ato kanë realizuar punime me temën #StrongerTogether, të cilat janë publikuar në rrjete sociale.

8 MAJ 2020

Java e Evropës 2020 - Bashkia Shkodër#Mëtëfortë #sëbashku! #Stronger #together#Strongertogether#BashkiaShkodër#EuropianUnioninAlbania#BashkitëpërEvropËn

Page 3: Shkodra Nr. 20, Qershor 2020 · «Migjeni» protestë të heshtur për TK 20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarim Ministrisë së Kulturës për Qendren Historike E FUNDIT

Shkodra BULETIN INFORMATIV ELEKTRONIK

Nr. 20, Qershor 2020

Buletini Informativ Elektronik është një urë e re komunikimi me banorët e Bashkisë së Shkodrëspor edhe më gjërë, një mundësi për të mësuar mbi atë që ndodh në territor.Jeni të mirëpritur me sugjerime në adresën e postës elektronike info@bashkiashkodër.gov.al

Vazhdojnë punimet e riparim- mirëmbajtjesnë aksin rrugor Prekal- Theth

16 MAJ 2020Bashkia e Shkodrës denoncon dëmtimin epemëve dekorative në qytetin tonë

E FUNDIT

Bashkia Shkodër vazhdon punimet për riparimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Prekal- Kir- Mali Shoshit- Breglumi- Nderlysë- Theth.Punimet janë përqëndruar kryesisht në fillimin e kësaj rruge dhe po përparojnë me shpejtësi drejt Gurit të Mathës, aty ku edhe dëmtimet për shkak të terrenit, janë më të mëdha.Punimet e mirëmbajtjes realizohen sipas programit, në ndihmë të banorëve të zonës si dhe përdoruesve të tjerë për zhvillimin e turizmit malor në Bashkinë e Shkodrës.

Ky veprim është i paprecedent! Gjelbërimi, trotuari dhe rrugët janë e mira jonë publike e përbashkët, është qyteti ynë, shtëpia jonë e përbashkët.

Bashkia Shkodër ka denoncuar dëmtimin e prerjen e pemëve dekorative. Nga Komisariati i Po l i c isë Shkodër janë k ryer vepr imet procedurialo - hetimore dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë Shkodër.

Nga Policia Shkodër po kryhen dhe veprime të tjera operative për zbardhjen e së vertetës, identifikimin e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë!

Pamje të tilla, nuk kanë asnjë lidhje me qytetarinë dhe mbrojtjen e vlerave tona!

14 MAJ 2020

Page 4: Shkodra Nr. 20, Qershor 2020 · «Migjeni» protestë të heshtur për TK 20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarim Ministrisë së Kulturës për Qendren Historike E FUNDIT

Shkodra BULETIN INFORMATIV ELEKTRONIK

Nr. 20, Qershor 2020

Buletini Informativ Elektronik është një urë e re komunikimi me banorët e Bashkisë së Shkodrëspor edhe më gjërë, një mundësi për të mësuar mbi atë që ndodh në territor.Jeni të mirëpritur me sugjerime në adresën e postës elektronike info@bashkiashkodër.gov.al

Aktorë, regjisorë e punonjës të Teatrit«Migjeni» protestë të heshtur për TK

20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarimMinistrisë së Kulturës për Qendren Historike

E FUNDITNë përgjigje të kësaj shkrese, Bashkia Shkodër, ka kërkuar dokumentacion shtesë në lidhje me projektvendimin, duke argumentuar kërkesën se ky informacion është primar dhe i domosdoshëm për vlerësimin teknik. Kemi kërkuar të na vihet në dispozicion dhe të bëhet Publike:

• Kush ka marrë insitivën dhe parashtrimet në këtë iniciativë, qoftë kjo nga insittucionet Publike, private apo individë.

• Materialin hartografik dixhital që reflekton ndryshimet përkatëse të propozuara, pasi në hartën e fotokopjuar me shënimet me laps, e bën të pa mundur vlerësimin.

• Verifikimin e interesit kulturor të pasurisë apo pasurive që propozohen të shtohen/hiqen nga Zona Historike apo Zona e Mbrojtur, për secilën pasuri/grup pasurish, verifikim ky që duhet të jetë konfirmuar nga specialistet dhe titullari i institucionit të specializuar që ka bërë këtë vlerësim.

Ky informacion, ashtu sikurse procedura ligjore përcakton, është i domosdoshëm në fazën e konsultimit për dhënie të mendimit.

Në momentin që ky dokumentacion do të vihet në dispozicion, Bashkia Shkodër do ta bëjë publik, për një konsultim dhe diskutim gjithpërfshirës dhe me transparencë, në shërbim të interesit publik të qytetit dhe banorëve të saj.

18 MAJ 2020Aktorët, regjisorët dhe punonjësit e Teatrit “Migjeni” janë solidarizuar sot me një protestë të heshtur me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.Me pankarta në duar, ata kanë shprehur mbështetjen për kolegët e tyre, ndërsa kanë përcjellë idenë se “Shembet godinën por jo teatrin”.Pasi kanë qëndruar disa minuta para Teatrit “Migjeni”, ata kanë vijuar të ecin drejt monumentit të Luigj Gurakuqit” në qendër të qytetit, edhe aty, me pankarta në duar duke shprehur solidaritetin me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Përmes komunikimit zyrtar, Ministria e Kulturës ka informuar Bashkinë Shkodër se ka inicuar hartimin projektvendimit për ndryshimin e Qendrës Historike të Shkodrës dhe Zonës së Mbrojtur të saj.Në projektvendimin e dërguar për konsultim Bashkisë Shkodër, Ministria e Kulturës shprehet që ky vendim, citojmë relacionin e Ministrisë, “ka për qëllim zonifikimin e ri, së bashku me planin për mbrojtjen dhe administrimin e Qendrës Historike, duke e cilësuar një hap cilësor për ruajtjen e vlerave historiko- kulturore, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Shkodrës”.

Page 5: Shkodra Nr. 20, Qershor 2020 · «Migjeni» protestë të heshtur për TK 20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarim Ministrisë së Kulturës për Qendren Historike E FUNDIT

Shkodra BULETIN INFORMATIV ELEKTRONIK

Nr. 20, Qershor 2020

Buletini Informativ Elektronik është një urë e re komunikimi me banorët e Bashkisë së Shkodrëspor edhe më gjërë, një mundësi për të mësuar mbi atë që ndodh në territor.Jeni të mirëpritur me sugjerime në adresën e postës elektronike info@bashkiashkodër.gov.al

Bashkia e Shkodrës zëvendëson pemëtdekorative të dëmtuara në qytet

22 MAJ 2020 Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik,Bashkia Shkodër në vitin e 3- të të Planit Lokal

E FUNDITKombet e Bashkuara kanë shpallur 22 majin Ditën Ndërkombëtare për Diversitetin Biologjik (IDB) për të rritur mirëkuptimin dhe ndërgjegjësimin për çështjet e biodiversitetit.

Biodiversiteti frymëzon dhe pasuron jetët tona, ndaj ne duhet ta mbrojmë atë për të garantuar mbijetesën e tij dhe tonën.

Bashkia Shkodër në territorin e saj zotëron një biodiversitet mjaft të pasur. Per këtë shkak Bashkia Shkodër, ne të gjitha dokumentet e planifikimit strategjik ka vlerësuar Biodiverisitetin si një element i rëndësishëm i jetës dhe zhvillimit në territorin që ajo mbulon.

Bashkia Shkodër është në vitin e trete të zbatimit të Planit Lokal të Mbrojtjes se Biodiversitetit të miratuar ne këshill bashkiak qe ne vitin 2017.

21 MAJ 2020Kemi zëvendësuar pemët dekorative të dëmtuara në qytet. Do të vazhdojmë ta bëjmë, edhe duke i shtuar, aty ku ka hapësirë e mundësi konkrete.Gjelbërimi, pemët dekorative, janë “mushkëritë” e shtëpisë sonë të përbashkët, Shkodrës! Shtimi, mirëmbajtja e sidomos ruajtja e tyre, janë detyra për të gjithë qytetarët.Veprimet aspak dinjitoze për një banor të Shkodrës që i denoncuam disa ditë më parë, duhet të marrin fund, ndërsa vazhdojmë të kërkojmë nga agjensitë ligjzbatuese gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë dëmtuesit e pronës sonë të përbashkët.

Page 6: Shkodra Nr. 20, Qershor 2020 · «Migjeni» protestë të heshtur për TK 20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarim Ministrisë së Kulturës për Qendren Historike E FUNDIT

Shkodra BULETIN INFORMATIV ELEKTRONIK

Nr. 20, Qershor 2020

Buletini Informativ Elektronik është një urë e re komunikimi me banorët e Bashkisë së Shkodrëspor edhe më gjërë, një mundësi për të mësuar mbi atë që ndodh në territor.Jeni të mirëpritur me sugjerime në adresën e postës elektronike info@bashkiashkodër.gov.al

Kryetarja e Bashkisë Shkodër kerkesëKëshillit Bashkiak për situatën tek Vllaznia

24 MAJ 2020 Kryetarja e Bashkisë zj. Ademi uronFitër Bajramin në Myftininë e Shkodrës

E FUNDITMe rastin e Fitër Bajramit, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës z j . Vol tana Ademi, ka përcjellë urimet e sa j për bes imtarët myslimanë.

Zj. Ademi ka uruar mytftiun e S h k o d r ë s I m a m Muhamed Sytar i dhe klerikët e tjerë të besimit is lam në Myf t in inë e Shkodrës.

Festa e Fitër Bajramit shënon fundit e muajit të m a d h ë r i s h ë m t ë Ramazanit për besimtarët myslimanë.

23 MAJ 2020Bashkia e Shkodrës ka miratuar Buxhetin për vitin 2020 për Klubin e Futbollit Vllaznia sh.a. që në dhjetor të vitit 2019.

Jemi në fund të muajit maj 2020 dhe këshilli bashkiak akoma nuk ka shqyrtuar dhe miratuar pasqyrat financiare të KF Vllaznia sh.a., duke bllokuar vijimësinë e pagesave që nga muaji shkurt dhe deri në këtë moment që jemi, 22 maj 2020.

Në muajin shkurt, ka patur një përpjekje nga ana juaj për zhbllokimin e situatës tek KF Vllaznia sh.a., por vetëm aq.

Në momentin që flasim, futbollistët, stafi tekniko- sportiv, trajnerët e Akademisë dhe punëtorët e terreneve sportive, nuk kanë mundur të marrin pagat e tyre. E gjithë kjo, ka krijuar një situatë të rëndë që rrezikon të ketë impakt edhe në pjesën sportive, të rezultateve dhe objektivave për të gjitha ekipet e KF Vllaznia sh.a. në kompeticionet ku marrin pjesë.

Dua të vazhdoj të besoj që nuk ka ndonjë keqdashje në këtë zvarritje që po i bëhet zhbllokimit të financimit të punës së sportistëve dhe stafit të KF Vllaznia sh.a.

Në këto kushte, kërkoj nga ana juaj, me urgjencë dhe pa vonesa, shqyrtimin dhe miratimin e pasqyrave financiare, ne një mbledhje të thirrur nga Administratori i K.F.”Vllaznia”, për t’i hapur rrugën vijimin në normalitet të punës tek Klubi kuqeblu, i cili siç edhe klubet e tjera, kanë kaluar jo pak probleme edhe për shkak të pandemisë dhe Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore.

Siç jeni në dijeni, sezoni futbollistik rifillon me 3 qershor ndërsa ekipet kanë nisur stërvitjen.

Kësisoj, si Kryetare e Bashkisë Shkodër, duke përcjellë zërin e sportistëve dhe tifozerisë, kërkoj reagimin me përgjegjësi nga ana juaj.

Page 7: Shkodra Nr. 20, Qershor 2020 · «Migjeni» protestë të heshtur për TK 20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarim Ministrisë së Kulturës për Qendren Historike E FUNDIT

Shkodra BULETIN INFORMATIV ELEKTRONIK

Nr. 20, Qershor 2020

Buletini Informativ Elektronik është një urë e re komunikimi me banorët e Bashkisë së Shkodrëspor edhe më gjërë, një mundësi për të mësuar mbi atë që ndodh në territor.Jeni të mirëpritur me sugjerime në adresën e postës elektronike info@bashkiashkodër.gov.al

Bashkia e Shkodrës shpërndan mjetedidaktike dhe argëtuese për fëmijë e të rinj

29 MAJ 2020 Shpallen finalistët e Çmimit «Pjetër Gaci»,edicioni i 19- të që u zhvillua online

E FUNDITDuam te falenderojme Jurine per punen intensive te bere gjate gjithe ketyre diteve.

Cmimi "Pjeter Gaci" do vazhdojë të krijojë mundësi të reja dhe të inkurajojë nxënesit dhe talentet e reja në të ardhmen. *Gjate periudhes tetor-dhjetor 2020 do të bëhet koncerti me finalistet e Cmimit "Pjetër Gaci" në sallën e Teatri Migjeni, Shkodër.

Finalistët e Çmimit “Pjetër Gaci”, edicioni i 19-të, i cili këtë vit u zhvillua përmes rrjeteve online:

1. Artida Bakija - Flaut2. Megi Rexhepi - Klarinetë3. Frederik Gjokaj - Saksofon4 Juri Dajani - Violinë5. Puhiza Mustafa - Violinë6. Matteo Guerze - Kanto7. Igli Rapaj - Piano8. Lis Mustafa - Kitarë9. Onidi Jaupi - Kitarë

26 MAJ 2020Sot pranë Qendrës Komunitare "Për Familjen" nr.5 dhe Qendrës Rinore "Atelie" u shpërndanë mjete didaktike dhe argëtuese për fëmijët dhe të rinjtë frekuentues të programit pas-shkollor.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit IRMA - “Përmirësimi i aksesit dhe riintegrimi i fëmijëve, të rinjve dhe familjeve të kthyera nga migrimi, në edukim, punësim dhe shërbime sociale”, financuar nga GIZ, në zbatim nga Tdh.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesmarrësit e konkursit Cmimi "Pjetër Gaci" edicioni XIX-të. Pjesëmarrja e konkurentëve në këtë edicion, përtej pritshmërive tona, ishtë tejet e lartë, panvarësisht kushteve, për shkak të Covid-19, dhe metodologjisë me të cilën u desh të zhvillohej ky konkurs. Me kënaqësi kemi konstatuar një interes në rritje të talenteve të reja, në Shqipëri dhe rajon, për të ballafaquar arritjet e tyre artistike përballë një jurie profesioniste ndërkombëtare. Sigurisht që një pjesë e vëmendjes së shtuar dhe besimit të artistëve të rinj ndaj konkursit “Pjetër Gaci” vjen si rrjedhojë e seriozitetit dhe punës së personaliteteve që perbejne Jurine e çdo edicioni.

Page 8: Shkodra Nr. 20, Qershor 2020 · «Migjeni» protestë të heshtur për TK 20 MAJ 2020 Bashkia e Shkodrës kerkesë për sqarim Ministrisë së Kulturës për Qendren Historike E FUNDIT

Shkodra BULETIN INFORMATIV ELEKTRONIK

Nr. 20, Qershor 2020

Buletini Informativ Elektronik është një urë e re komunikimi me banorët e Bashkisë së Shkodrëspor edhe më gjërë, një mundësi për të mësuar mbi atë që ndodh në territor.Jeni të mirëpritur me sugjerime në adresën e postës elektronike info@bashkiashkodër.gov.al

Projekti «Rikualifikim urban i bregutperëndimor të Liqenit të Shkodrës

SPECIALE

E FUNDIT

Projekti madhor i zhvillimit të turizmit “Rikualifikim urban i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”, është inicuar dhe ideuar nga Bashkia e Shkodrës.Në dhjetor të vitit 2015 drejtuesit dhe specialistët e Bashkisë Shkodër, përkthyen ëndrrën e shkodranëve, të shprehur në diskutimet publike të fushatës vendore të vitit 2015, në termat teknik të referencës, duke nisur kështu bashkëfinancimin për realizimin e projektit teknik.Duke u përballur me lënien në harresë të Shkodrës nga ana e qeverisë, Bashkia Shkodër dhe unë si kryetare, I jemi drejtuar dhe kemi lobuar fort pranë Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Bankës Europiane për Zhvillim, për të financuar për turizmin në Shkodër, si një model për zhvillimin ekonomik lokal.Prej një viti ju dhe qeveria juaj, bllokoni 23.3 milion euro investime për turizmin në Shkodër, financime të siguruara nga bashkëpunimi dhe lobimi pranë BE dhe BERZH, projekte tashmë të maturuara dhe të gatshme për zbatim:

1. Rehabilitim i bregut të Liqenit të Shkodrës me vlerë 1 300 000 euro;2. Ndërhyrje rehabilituese turistike në kodrat përreth Shirokës, me vlerë 800 000 euro;3. Rikonstruksion i rrugës Shirokë- Zogaj-kufiri i Malit të Zi, me vlerë 3 500 000 euro;

4. Ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime Shirok-Zogaj, me vlerë 2 000 000 euro;5. Ndërtimi Muzeut të Liqenit të Shkodrës dhe Info-Point, me vlerë 2 100 000 Euro;6. Përmirësimi i peisazhit dhe lidhjes ndërmjet qytetit dhe bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës (hyrja në Shirokë nga Ura e Bunës), me vlerë 2 000 000 euro;7. Ndërhyrje rehabilituese urbane në qendrën Zogaj, me vlerë 1 000 000 euro;8. Rikonstruksioni i Muzeut të Arteve të Bukura, me vlerë 1 100 000 euro;9. Restaurimi dhe konservimi i Kalasë “Rozafa”, me vlerë 2 500 000 euro;10. Ndërhyrje rehabilituese turistike në bregdetin verior Shëngjin - Velipojë, me vlerë 7 000 000 euro;

Në transperencë dhe në emër të interesit publik të qytetarëve të Shkodrës, ju kërkoj të mos bëni retorikë politikë. Kjo nuk i vlen askujt. Vijoni urgjent me procedurat dhe i hapni rrugën këtyre investimeve. Këto para i kemi siguruar tashmë nga BE dhe BERZH dhe ju kurrsesi nuk duhet të vononi procesin e zbatimit.Kjo është e vërteta! Të tjerat janë, as më shumë e as më pak, veçse propagandë, tashmë kur “armiku i padukshëm” ua hoqi

SPECIALE

Projekti «Rikualifikim urban i bregutperëndimor të Liqenit të Shkodrës