11
Si lindi gazeta “Ekolëvizja” Organ i grupimit “Ekolëvizja” të shoqatave mjedisore Shumë herë është tentuar për krijimin e forumeve të shoqatave mjedisore që do t’i organizonin dhe drejtonin ato për të patur një forcë dhe ndikim më të madh në mbrojtjen e mjedisit. Por gjithnjë ato nuk kanë arritur të mbijetojnë, apo të funksionojnë asnjë dite pas mbledhjes së themelimit. Pra, deri më sot shoqatat mjedisore nuk kane krijuar ende një komunitet të tyre.

Shume here eshte tentuar per krijimin e forumeve qe do te ...  · Web viewPër çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te

  • Upload
    vulien

  • View
    216

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Shume here eshte tentuar per krijimin e forumeve qe do te ...  · Web viewPër çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te

Si lindi gazeta “Ekolëvizja”

Organ i grupimit “Ekolëvizja” të shoqatave mjedisore

Shumë herë është tentuar për krijimin e forumeve të shoqatave mjedisore që do t’i organizonin dhe drejtonin ato për të patur një forcë dhe ndikim më të madh në mbrojtjen e mjedisit. Por gjithnjë ato nuk kanë arritur të mbijetojnë, apo të funksionojnë asnjë dite pas mbledhjes së themelimit. Pra, deri më sot shoqatat mjedisore nuk kane krijuar ende një komunitet të tyre.

Nga takimi i 11 shoqatave mjedisore per themelimin e gazetes “ EKOLEVIZJA “

Page 2: Shume here eshte tentuar per krijimin e forumeve qe do te ...  · Web viewPër çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te

Në takimin e vjetor të të gjithë shoqatave mjedisore të vitit 2003 u ideua një mënyrë, që mund të çojë në zgjidhjen e këtij problemi, pra të realizojë gjallërimin, bashkëpunimin dhe forcimin e levizjes mjedisore: Krijimi i një gazete të shoqatave për problemet mjedisore. Kjo ide u konkretizua pak kohë më parë, kur 11 shoqata mjedisore u bashkuan në angazhimin për të mbështetur realizimin e kësaj gazete, të cilën e pagëzuam me emrin “Ekolëvizja”. Për çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te peste lindi ky numër i parë i gazetës, i mbështetur nga të 11-të shoqatat mjedisore, që tashmë e quajnë veten “Grupimi “Ekolëvizja”.

Nga puna per pergatitjen e gazetes “Ekolevizja “

Gazeta “Ekolëvizja “ ka marrë stafeten e botimit të mirenjohur “Mjedisi sot”, të realizuar me sukses per gati dy vjet nga REC dhe ta kthejnë atë në një pikë fermentimi të lëvizjes mjedisore të shoqatave me synimin për t’u bërë një tribunë e mendimit të OJF-ve mjedisore në zhvillimin e qendrueshmëm të vendit, një tryezë e rrumbullakët në diskutimin dhe zgjidhjen e problemeve te tyre në këtë periudhë të re të levizjes mjedisore, një pikë bashkëpunimi dhe sinergjie e mendimit cilësor në fushën e mjedisit, një zë i fuqishëm në informimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë në ndihmë të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

11 shoqatat mjedisore kanë krijuar një Bord politikash, të përbërë nga anëtarë të OJF-ve iniciatore që mblidhen çdo muaj për të percaktuar strategjinë e botimit, realizimin konkret të saj, zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të lëvizjes mjedisore ne Shqipëri

Gazeta realizohet nga editori dhe një gazetar profesionist. 11 shoqatave iniciatore tashme ju janë bashkuar edhe shoqata të tjera mjedisore, të cilat kanë afruar mbështetje dhe ndihma konkrete.

Ftojmë të gjitha shoqatat mjedisore të Shqiperise që nga janari e mbrapa të dërgojnë informacionet e tyre prane Qendrës për

Page 3: Shume here eshte tentuar per krijimin e forumeve qe do te ...  · Web viewPër çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te

Komunikimin Elektronik, (QKE-AL), Tiranë, për t’i botuar në gazetën "Ekolëvizja", organ i shoqatave për shoqatat.

JANE SHPREHUR

Ka disa kohë që me iniciativë te Co Plan dhe disa OJF-e të tjera jemi mbedhur disa herë për të krijuar një Forum të OJF-ve, ku kanë qenë ne takime dhe disa OJF Mjedisore. Mendoj se duhet të jemi më të organizuar dhe duhet të mbështesim nisma të tilla, që të përfaqsohemi para takimeve të tilla dhe të organizohemi me shpejt. Dihet se qeveritë nuk i kanë asnjëherë për qejf shoqëritë civile të organizuara në forume. Besoj se Eko-lëvizja do të sjellë një ndryshim dhe, do të LËVIZË gjërat pozitivisht në drejtim të artikulimit të një përfaqësimi të denjë të OJF-ve, duke pasur kujdes dhe përgjegjësi në manaxhimin e shpresave të shoqërisë civile. Genc Myftiu , OJF SEDA ,Drejtues i Raportit Kombëtar të Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë për vitin 2004Përshëndetje!Së pari unë mendoj që është një nënvlerësim nga ana jonë dhe, kur nenënvlerësojmë veten tonë pse mos të na nënvlerësojë Kryeministri?!

Marsela VODO

Të nderuar kolegë të redaksisë Eko-lëvizja!

Jo vetëm që duhet shkruar në gazetë si një injorim i lëvizjes ambjentaliste në Shqipëri, por duhet protestuar. Së paku shkrimi (letra drejtuar Kryeminstrit) të bëhet në emër të gjithë shoqatave ambjentaliste. Kolegë, një OK i yni mbart një mision të madh qytetar. Është koha të tregojmë së në Shqipëri ka një levizje ambjentaliste, që padushim është shprehja më e qartë e lëvizjes qytetare për një të ardhme më të mirë.

Me respekt Lavdosh Ferruni

Shoqata e Bujqësië Organike

Page 4: Shume here eshte tentuar per krijimin e forumeve qe do te ...  · Web viewPër çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te

Një tribunë të diskutimeve e debateve për politikat mjedisore dhe mbrojtjen e

mjedisit

Një gazetë e re është gjithmonë një eveniment, një komunikim më shumë me publikun. Kur bëhet fjalë për mjedisin, kjo është një gjë edhe më interesante, edhe më e rendësishme, është një dritare për ta parë botën që na rrethon edhe më ndryshe. Në cilësinë e Ministrit të Mjedisit ju përshëndes dhe ju uroj rrugë të mbarë! Jam i bindur se informacioni që do të përcillet në gazetën tuaj do të jetë i larmishëm sic janë të larmishme edhe problemet e mjedisit. Sa më i civilizuaar është një vend aq më solide janë politikat mjedisore dhe aq më i qendrueshëm është zhvillimi. Kultura mjedisore për fat të keq nuk ka vendin emerituar në shoqërinë shqiptare. Mjedisi ka pësuar dëmtime të qenësishme të cilat kërkojnë një reflektim të thellë institucional dhe të shoqërisë civile. Progresi i deritanishëm nuk është i mjaftueshëm. Ka probleme serioze të trashëguara ashtu sic ka edhe probleme të reja.

Politikat mjedisore kanë shënuar progres të dukshëm në drejtim të legjislacionit si dhe akteve të tjera nënëligjore. Ka rritje të kapaciteteve institucionale, ndonse ende mbeten të kufizuara përballë problemeve të shumta. Shqipëria ka nënëshkruar dhe një sërë konventash ndërkombëtare, të cilat e bëjnë vendin tonë pjesë të zgjidhjeve globale për mjedisin. Krijimi I më shumë se 70 organizatash jo fitmprurëse në fushën e mjedisit është një tregues pozitiv që tregon sensibilitetin për mjedisin, por gjithashtu edhe për elaborimin e mendimit ndryshe e kritik ndaj politikave qeveritare.

Unë shpresoj që gjithë kjo tematikë e gjerë do të pasqyrohet në faqet e gazetës suaj, duke e bërë atë një tribunë të diskutimeve e debateve për politikat mjedisore dhe mbrojtjen e mjedisit në vendin tonë. Edhe njeherë udhë të mbarë dhe sa më shumë lexues!

Tirane 24.01.2004 Prof. Ethem RUKA

Ministër i Mjedisit

Page 5: Shume here eshte tentuar per krijimin e forumeve qe do te ...  · Web viewPër çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te

Ju falenderojmë për dërgimin e gazetës “Eko-lëvizja”. Kjo gazetë

në të ardhmen do të pasqyrojë të gjitha informacionet e nevojshme, për problemet që ka mjedisi. Numri i parë i gazetës ishte shumë i mirë si në formë dhe në përmbajtje, por në raste të veçanta në këtë gazetë duhe të shkruajnë specilaistët përkatës.

Myzafer Gjiriti - Klubi Ekologjik, Maliq

Me kënaqësi u informova për gazetën tuaj, një nismë e shkëlqyer mjedisore, në të cilën do të gjejë vetveten kushdo për të mbrojtur dhe zhvilluar mjedisin. Mjedisi natyror është një oreal me një linjë të gjatë, e cila edhe në këto kohë moderne na jep preferenca e leksione nga më të mirat. Strategjia e Ruajtjes dhe Zhvillimit mjedisor është një problem ndërkombëtar, prandaj ne duhet të bëhemi një pjesë e saj në të cilën do të bashkëjetojmë e bashkëudhëtojmë deri në ballancimin e aktiviteteve të ardhura praj saj. Grupimi Eko-lëvizja është për ne një dritare që na lëshon një rreze drite për të mundësuar aplikimet tona në favor të natyrës ku bëjmë pjesë dhe ne. Ne si shoqatë jemi të ndërgjegjshëm dhe shumë optimist që në këtë grupim të bashkëpunojmë që lëvizja mjedisore në Shqipëri dhe më shumë në Mat të jetë e konsoliduar në programin e plotë të saj.

Shoqata e Ruajtjes dhe Zhvillimit Mjedisit Natyror, MatInxh. Ismail Hoxha, Kryetar i Shoqatës Një grup lexuesish të gazetës “Eko-Lëvizja” Krujë, shprehin disa

mendime rreth botimit të numrit të parë. - Falenderojmë grupin nismëtarë për nismën e marrë, për botimin e

saj.- Gjithashtu, falenderojmë shkruesit për angazhimin e tyre.

Për vazhdimësinë dhe reputacionin e gazetës, shprehim edhe këto mendime:- Qëllimi, krahas ruajtjes së mjedisit është zhvillimi i tij.- Duhet të jetë e saktë në dhënien e fakteve.disa artikuj janë shumë

tagjatë dhe pa shifra dhe fakte.- Duhet menduar se kujt i shërbejnë këto artikuj.- Duhet hapur dhe rubrika për probleme të veçanta si për botime të

reja, aktivitetet e shoqatave, për punën që bëhet në shkolla për mjedisin, etj.

Grupi i lexuesve të rregullt të gazetës “Ekolëvizja”, Krujë

Page 6: Shume here eshte tentuar per krijimin e forumeve qe do te ...  · Web viewPër çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te

Kam qenë një lexues i rregullt i revistës “Mjedisi Sot” tani i gazetës së grupimit “Eko-lëvizja”.

Nga një numër në tjetrin ajo po bëhet më tërheqëse, jo vetëm nga forma, por edhe nga përmbajtja, në gamën e problemve që ajo trajton për mjedisin. Ndonëse materialet trajtohen drejt, mendoj që problemet duhet të gjejnë rrugëzgjidhje, sipas fushave nga organet përkatëse. Është folur për funksionimin e organizatave jo-fitimprurëse në vendin tonë, gjithashtu edhe për përvojën e shoqatave të vendeve të tjera. Më shumë akoma është folur për punën që bëjnë shoqatat, për detyrat e tyre në funksion të shoqërisë civile. Më kanë bërë përshtypje diskutimet për mënyrën e gjetjes së fondeve, si dhe përdorimit të tyre. Është folur për transparencën dhe korrupsionin. Mendoj se shkrimet e gjithësecilit duhet të jenë më konkret, më të hapur duke bërë edhe diferencimin mes shoqatave, sepse kjo do t’i shërbente më shumë lexuesit. Një shkrim i tillë do t’ju shërbente edhe donatorëve, shoqërsië civile, biznesit, administratës publike. Një bazë e mirë transparence do të ishte pasqyrimi i aktiviteteve në median e shkruar dhe atë elektronike, lokale dhe atë kombëtare; ndryshe ngelet për të dyshuar dhe për pasojë krijohen iluzione jo të drejta për shoqërinë civile. Që një organizatë jo-fitimprurëse të jetë më e bësueshme duhet të disponojë dokumentat sipas ligjit si: numrin e duhur të anëtarëve, dokumentin e rregjistrimit, statutin, vulën dhe numrin e llogarisë rrjedhëse.

Rëndësi ka fakti se zbatimi i çdo projekti duhet të ndiqet nga afër nga ai që financon, sidomos kur janë grante për objekte në komunitet, ku duhet bërë edhe ingaurimi për të qenë transparent. Të merret vesh nga publiku se çfarë u bë dhe kush e bëri, e jo të kalohet heshtazi, sepse i hap rrugë korrupsionit.

Skënder BeleguKlubi Ekologjik, Krujë

Urime dhe suksese të mëtejshme!

Arben PustinaToronto, Kanada Ju jeni duke bërë një punë të shkëlqyer me këtë gazetë. Mendoi

se kjo gazetë është një ndër të vetmet në Shqipëri që në mënyrë shumë eksplicite i trajton problemet mjedisore. Me siguri artikujt që shkruhen në këtë gazetë do të ndikojnë tek opinioni shqiptarë në nryshimin e qasjes ndaj mbrojtjes së mjedisit, i cili në Shqipëri është një ndër problemet më të mëdha e që zgjedhja e këtij problemi do të jetë si kusht qenësor për pranimin e Shqipërisë në strukturat Europiane. Në lidhje me këtë gazetë është një problem. Gazeta juaj rrallë apo kurrë nuk shkruan për problemet mjedisore në Kosovë.

Page 7: Shume here eshte tentuar per krijimin e forumeve qe do te ...  · Web viewPër çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te

Duke e ditur se ndotja nuk ka kufijë, më duket se është nje absurd që mbylleni kaq hermetikisht vetëm në suazat e kufijve administrativ të Shqipërisë. Propozoj që në të ardhmen të shkruani edhe për problemet mjedisore që vijnë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj.

Gazeta ka një formë shumë te këndëshme teknike dhe artistike. Karikaturat i kanë dhënë një kuptim dhe e pasurojne shumë përmbajtjen e gazetës.

Ju uroj shëndet, punë të mbarë, duke ju përcjell urimet e mia të sinqerta për Vitin e Ri 2005.

Sinqerisht Vehbi Ejupi, Koordinator Rajonal për MMprane MMPH, Prishtine “Ekolëvizja” nuk është thjeshtë një gazetë në tërësinë e medias

së shkruar shqiptare. Ajo dallon si një gazetë që po jep ndihmesë të fuqishme për informimin dhe ndërgjegjësimin publik, për një mjedis më të pastër, në shërbim të ruajtjes dhe të shtimit të pyjeve, në shërbim të tokave më të begatshme. Në këtë dyvjetor të saj, uroj që “Ekolëvizja” pa ndërprerje të vazhdojë të jetë në ballë të lëvizjes mbarëshoqërore për një jetë më të mirë në një mjedis më të shëndetshëm.

Përfitoj që nëpërmjet gazetës "Ekolëvizja", në këtë prag festash, urimet më të mira për të gjithë ata që i janë bashkuar kësaj lëvizjeje, urimet më të mira për të gjithë ata që po ndihmojnë në botimin e saj. Viti 2006, le të jetë një vit me më shumë suksese për gazetën dhe lëvizjen ekologjike shqiptare!

Gjon Fierza, inxhinier pyjesh

Është tepër e vështirë të punosh në mbrojtje të mjedisit, por është nder i madh të radhitesh ndër miliona mbrojtës të tij. Sa për punën që ka bërë “Ekolëvizja”, s'kam ç'them, jam goxha e kënaqur. Viti që vjen jam e bindur se do ta shtojë punën tonë, sidomos me qendrën “Eden”.

Ju përqafoj të gjithëve!

Vera Bekteshi,

specialiste mjedisi

Page 8: Shume here eshte tentuar per krijimin e forumeve qe do te ...  · Web viewPër çudi këtë radhë ky zotim mbijetoi dhe pas mbledhjes së dytë u përmirësua dhe pas takimit te

Përshëndetjet e urimet e mia shkojnë për të gjithë mbrojtësit dhe dashamirët e natyrës, sidomos për aktorët dhe personalitetet kryesorë që kanë ndihmuar në forcimin e “Ekolëvizjes” dhe realizimin e objektivave të saj. Uroj punonjësit e gazetës si pararojë të kësaj lëvizjeje, si dhe donatorët që mbështesin atë, veçanërisht “MilieuKontakt Oost Europa”, “Rec”, “SHBO” etj.

Ferit Hysa, kryetar i shoqatës “Lilium albanicum”

Gazeta “Ekolëvizja” ka gjetur një terren mjaft të favorshëm edhe në zonën e Krujës. Dashamirës e lexues të rregullt të saj janë specialistë të mjedisit, inxhinierë pyjesh, mjekë etj., mjaft mësues biologjie, deri tek të rinjtë ekologjistë të shkollave. Materialet e trajtuara në gazetë kanë qenë mjaft aktuale qoftë për vendin në tërësi, si edhe për zonën e Krujës.

Grupimi “Ekolëvizja” ka funksionuar në rregull dhe gjithnjë ka trajtuar probleme aktuale që shqetësojnë qytetarët. Mendoj

që grupimi nëpërmjet gazetës që boton, do të arrijë të zgjerojë lidhjet me institucionet që merren me mjedisin, si dhe organet shtetërore.

Muharrem Goci, kryetar i klubit ekologjik, Krujë

Të dashur miq! Duke uruar me gjithë zemër që 2005 të ketë qenë një vit i

mbarë për ju, urojmë edhe më shumë mbarësi, shëndet e lumturi, me shume suksese në veprimtarinë e gjithanshme në mbrojtje të mjedisit.

Fatbardh Sokoli, kryetar i shoqatës PPNE, Shkodër , Aurora Dibra