2
Si mund të marr më shumë infor- macion rreth NY Care Information Gateway? Për të mësuar më shumë rreth pjesëmarrjes në NY Care Information Gateway ose për të parë nëse doktori juaj merr pjesë*, ju lutemi na vizitoni në internet tek adresa: www.NYCIG.org ose na kontaktoni në adresën: Në NYC Në Long Island * Lista e ofruesve të shëndetit publik që marrin pjesë do të për- ditësohet kohë pas kohe gjersa NY Care Information Gateway vazhdon të rritet. Si mundet t’ju ndihmojë NY Care Information Gateway? Ndihmon ofruesit në përmirësimin e kujdesit • Kursen kohë në rast urgjencash Krijon qasje të shpejtë në rezultatet e testeve Garanton që privatësia juaj është e mbrojtur Pakëson nevojat për kopje në letër të regjistrave të shëndetit NY Care Information Gateway Informacion më i mirë. Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë. Albanian NY Care Information Gateway P.O. Box 800038 Elmhurst, NY 11380 718-334-5844 NY Care Information Gateway 551 North Country Road Suite 206 St. James, NY 11780 631-250-9191

Si mund të marr më shumë infor- NY Care Information Gatewaynycig.org/pulsepro/data/files/Albanian NYCIG 2016.pdf · gjenetike ose testimet, abuzimin me alkoolin ose drogën, sëmundjet

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Si mund të marr më shumë infor- NY Care Information Gatewaynycig.org/pulsepro/data/files/Albanian NYCIG 2016.pdf · gjenetike ose testimet, abuzimin me alkoolin ose drogën, sëmundjet

Si mund të marr më shumë infor-macion rreth NY Care Information Gateway?

Për të mësuar më shumë rreth pjesëmarrjes në NY Care Information Gateway ose për të parë nëse doktori juaj

merr pjesë*, ju lutemi na vizitoni në internet tek adresa: www.NYCIG.org

ose na kontaktoni në adresën:

Në NYC

Në Long Island

* Lista e ofruesve të shëndetit publik që marrin pjesë do të për-ditësohet kohë pas kohe gjersa NY Care Information Gateway vazhdon të rritet.

Si mundet t’ju ndihmojë NY Care Information Gateway?

• Ndihmon ofruesit në përmirësimin e kujdesit

• Kursen kohë në rast urgjencash

• Krijon qasje të shpejtë në rezultatet e testeve

• Garanton që privatësia juaj është e mbrojtur

• Pakëson nevojat për kopje në letër të regjistrave të shëndetit

NY Care InformationGateway

Informacion më i mirë.Qasje më e mirë. Kujdes më i mirë.

Albanian

NY Care Information GatewayP.O. Box 800038

Elmhurst, NY 11380718-334-5844

NY Care Information Gateway551 North Country Road

Suite 206St. James, NY 11780

631-250-9191

Page 2: Si mund të marr më shumë infor- NY Care Information Gatewaynycig.org/pulsepro/data/files/Albanian NYCIG 2016.pdf · gjenetike ose testimet, abuzimin me alkoolin ose drogën, sëmundjet

Si të marr pjesë?

Ofruesi juaj i kujdesit shëndetësor mund t’ju kërkojë “pëlqimin” – ose autorizim – për të hapur të dhënat tuaja personale nëpërmjet NY Care Information Gateway.

Ju keni të drejtë të vendosni kush mund të përdorë informacionin tuaj shëndetësor nëpërmjet NY Care Information Gateway duke dhënë lejen tuaj. Nëse doktori ose ofruesi juaj i trajtimit shëndetësor merr pjesë në NY Care Information Gateway, ata ju do t’ju japin një formular autorizimi në mënyrë që të vendosni nëse ata lejohen të shikojnë informacionin tuaj për t’ju ofruar kujdes më të mirë.

Nëse e lejoni, informacioni juaj elektronik i shëndetit do të përdoret vetëm për:n T’ju ofruar trajtim mjekësor dhe shërbime të

ngjashme

n Të kontrolluar nëse keni sigurim shëndetësor dhe çfarë mbulon

n Të mundësuar veprimtarinë e menaxhimit të kujdesit

n Të vlerësuar dhe përmirësuar cilësinë e kujdesit mjekësor për të gjithë pacientët

Keni të drejtën të refuzoni kurdoherë dhënien e pëlqimit. Nese ia mohoni pëlqimin doktorit ose ofruesve të tjerë të trajtimit shëndetësor, ata NUK do të mund të shohin informacionin e shëndetit tuaj nëpërmjet NY Care Information Gateway – edhe në rast urgjence.

Vendimi juaj për të dhënë ose jo pëlqimin tuaj nuk do të ndikojnë në mënyrën e marrjes së trajtimit mjekësor ose mbulimit me siguracion shëndetësor.

A është i sigurt informacioni im?

Shumë njerëz janë të shqetësuar rreth privatësisë dhe sigurisë kur vjen puna për shëndetin e tyre. NY Care Information Gateway po bën gjithçka që mundet për të mbrojtur privatësinë e regjistrave elektronikë të shëndetit tuaj:n Vetëm doktorët, stafi dhe organizatat të cilat ju i

zgjedhni duke përdorur një formular autorizimi iu lejohet përdorimi i të dhënave tuaja nëpërmjet NY Care Information Gateway

n Të gjithë ofruesit e shërbimit që marrin pjesë në NY Care Information Gateway duhet të zbatojnë ligjet federale të privatësisë dhe të konfidencialitetit

n Masat mbrojtëse si fjalëkalimet dhe mbrojtëset e tjera do të parandalojnë që regjistrat tuaj të përdoren pa autorizimin përkatës

n Mund të kërkoni një listë të kujtdo në NY Care Information Gateway që ka përdorur të dhënat tuaja

n Nëse ndodh përdorim i paligjshëm, ju viheni në dijeni dhe merren masa për të korrigjuar problemin për të mos ndodhur më

n Agjensitë federale, shtetërore ose vendore të shëndetit publik dhe disa organizata të prokurimit të organeve janë të autorizuar me ligj për të përdorur informacionin e shëndetit pa lejen e pacientit për disa qëllime të shëndetit publik dhe transplantit të organeve

Çfarë është NY Care Information Gateway?

NY Care Information Gateway është formuar për të mundësuar shpërndarjen elektronike të informacionit shëndetësor ndërmjet ofruesve – duke përfshirë spitale, ambjente trajtimi afatgjata, agjensi të kujdesit në shtëpi dhe doktorë të komunitetit – në Nju Jork, Long Ajlënd dhe zonat përreth.

Shumica e ofruesve të kujdesit shëndetësor ruajnë informacione rreth shëndetit tënd në regjistra me letër ose në sisteme kompjuterike që mund t’i përdorin vetëm ata. Nëse jeni vizituar nga më shumë se një doktor, ka mundësi që regjistrimet tuaja të jenë ruajtur në shumë vende të ndryshme duke e bërë të vështirë të mblidhen bashkë për një pamje të plotë të shëndetit tuaj.

NY Care Information Gateway mbështet teknologji që i lejon doktorëve, infermiereve dhe ofruesve të tjerë të kujdesit shëndetësor të shpërndajnë regjistrat mjekësorë të tyre duke përdorur një rrjet kompjuterik të sigurt, në vend të letrave. Kjo teknologji ndihmon ofruesit e trajtimit shëndetësor – si doktori juaj – ta vendosin informacionin tuaj në dispozicion të ofruesve të tjerë të trajtimit shëndetësor të zgjedhur nga ju, në mënyrë që ju të merrni kujdes më të mirë.

Informacioni i përdorur nëpërmjet NY Care Information Gateway mund të përfshijë TË GJITHË informacionin tënd mjekësor, duke përfshirë, por pa u kufizuar në informacionin sensitiv që lidhet me HIV/AIDS, shëndetin mendor, sëmundjet gjenetike ose testimet, abuzimin me alkoolin ose drogën, sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe planifikimin familjar

Si e tërheq ose mohoj lejen time?Nëse e keni dhënë lejen tuaj, mund ta tërhiqni atë kurdoherë duke firmosur një Formular të Tërheqjes së Lejes dhe ta dërgo-ni te ofruesi i kujdesit shëndetësor ose te NY Care Information Gateway. Mund t’i gjeni këto formularë në faqen në internet të NY Care Information Gateway: www.NYCIG.org

Nëse dëshironi ta refuzoni qasjen për të gjithë ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe/ose planet e shëndetit që marrin pjesë në NY Care Information Gateway, mund ta bëni kurdoherë duke na kontaktuar në adresën email [email protected] ose duke na tele-fonuar në numrin 718-334-5844 ose 631-638-4000.