Upload
others
View
108
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMIUDHËZUES PËR PROFESIONISTËT DHE QYTETARËT
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI2 3
Udhëzuesi për profesionistët dhe qytetarët:“Si të aplikosh për Leje Ndërtimi”
AUTORDrejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit,Bashkia Tiranë.
UDHËHEQËS TË PROCESIT:Ditjon Baboçi, Drejtor i PërgjithshëmDrejtoria e përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të TerritoritFrida Pashako, DrejtorDrejtoria e Kontrollit të Zhvillimit të TerritoritAnisa Mançe, Pergjegjes SektoriSektori i Shqyrtimit të Aplikimeve, Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit të TerritoritEnkelejda Murtaj, Pergjegjes SektoriSekretariati Teknik, Drejtoria e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Devis Agaraj, Përgjegjës SektoriSektori i Makroplanifikimit, Drejtoria e Planifikimit të Territorit
DREJTUES I GRUPIT TË PUNËS:Alba Metoja, SpecialisteSektori i Shqyrtimit të Aplikimeve:Iva Tavanxhiu, SpecialisteSektori i Makroplanifikimit
GRUPI I PUNËS:Kleant Bibolli, Griselda Gjika, Mirela Gjika, Ana Hoxha, Eris Qazimi (Bejo), Adelina Farruku, Frida Dibra, Erlend Baballëku, Alda Zholi, Boriana Vrusho, Melania Keçi, Albana Dosti, Edis Skuqi, Matilda Sotiri (Zazani), Diana (Goshi) Prifti, Enkeleda Dino, Ornela Spaho, Anjeza Bashi, Luçiana Troplini, Mimoza Musliaka
REALIZIMI GRAFIK:Iva Tavanxhiu
Tiranë, 2018
SHËNIM I RËNDËSISHËM Roli i këtij udhëzuesi është orientues për mënyrën e aplikimit të Lejes së Ndërtimit dhe do të jetë vazhdimisht në proces përditësimi në varësi të ndryshimit të legjislacionit, rregulloreve në zbatim të ligjeve përkatëse në fuqi, urdhëresave të ndryshme apo koncepteve që kanë nevojë të spjegohen.
Sugjerimet e dhëna në këtë udhëzues nuk janë shteruese, pasi vetë rastet e aplikimit për Leje Ndërtimijanë nga më të ndryshmet dhe trajtimet e tyre nuk janë standarte.
Referencat ligjore të cituara në këtë udhëzues i përkasin kohës së përgatitjes së tij, prandaj çdo përdorues i këtij udhëzuesi duhet të jetë i kujdesshëm t'i referohet bazës ligjore të përditësuar nga burimet zyrtare në momentin e përdorimit të tij.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI4 5
TABELA E PËRMBAJTJES Hyrje
HAPI 1 - Kontrolli i kushteve të zhvillimit & përcaktimeve për pronën referuar PPV Tiranë; PDV faza I & PDV faza II; lejes së zhvillimit
HAPI 2 - Pajisja me vërtetimin e pronësisë nga Hipoteka (Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluatshme)
HAPI 3 - Aplikimi për gen-plan azhornimi në Bashkinë e Tiranës
HAPI 4 - Hartimi i projekteve teknike të strukturës
HAPI 5 - Përgatitja e dokumentacionit tekniko - ligjor & Aplikimi online
HAPI 6 - Shqyrtimi i kërkesës dhe afatet kohore
Hapi 7 - Pagesa e tarifes se aplikimit, pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë
Permbledhja e procesit të aplikimit për leje ndërtimi
6
13
17
21
25
37
45
51
59
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI6 7
Udhëzuesi për profesionistët dhe qytetarët u përgatit nga Bashkia e Tiranës me mbështetje teknike të Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.
QËLLIMI I UDHËZUESIT
Udhëzuesi “Si të aplikosh për Leje Ndërtimi” i vjen në ndihmë profesionistëve të fushës si planifikues urbanë, urbanistë, arkitektë dhe të interesuarve që aplikojnë për leje ndërtimi duke i udhëzuar për bazën ligjore, dokumentacionin e nevojshëm për pajisjen me leje, autoritetet të cilët kanë të drejta vendimmarrje, afatet e kërkuara, etj.
HYRJEMENYRA TË TJERA INFORMIMI PËRVEÇ KËTIJ UDHËZUESI
Për çdo pyetje apo informimim mbi mënyrën e aplikimit për Leje Ndërtimi mund të interesoheni pranë:
- Zyrave të Komunikimit me Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës- Portalit zyrtar të Bashkisë së Tiranës:
Ky udhëzues është pjesë e një pakete informative për zbatimin e bazës tekniko - ligjore sipas kushteve të zhvillimit të përcaktuara në legjislacionin dhe rregulloret përkatëse në fuqi, së bashku me Udhëzuesin “Si të aplikosh për Leje Zhvillimi”, Udhëzuesin “Si të aplikosh për konfirmim e Akt-kontrolleve”, Udhëzuesin “Si të aplikosh për çertifikatë përdorimi”, Udhëzuesin “Si të aplikosh për Plan të Detajuar Vendor”, Udhëzuesin “Si të aplikosh për Deklaratë Paraprake për Kryerje Punimesh” dhe Udhëzuesin “Si të aplikosh për Gen-plan Azhornimi”.
UDHËZUES TË TJERË APLIKIMI PER LEJE
www.tirana.al
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI8 9
“ Leja e ndërtimit është akti i miratimit të kërkesës për leje ndërtimi dhe i lejimit të punimeve përkatëse.
Leja e ndërtimit është e nevojshme për çdo ndërtim, riparim, restaurim apo prishje të objekteve ekzistuese, instalim apo ngritje të ndërtimeve të përkohshme, me përjashtim të punimeve që nuk kanë nevojë të pajisen me leje ndërtimi.
ÇFARË ËSHTË LEJA E NDËRTIMIT?
1/ Mundësia e aplikimit DIREKT për leje ndertimi (pa leje zhvillimi) vlen për rastet e mëposhtme:
- Kërkesë për rikonstruksion, riparim dhe restaurim të strukturave ekzistuese që çojnë në krijimin e një strukture tërësisht ose pjesërisht të ndryshme nga ajo e mëparshme dhe që kanë si pasojë shtimin e njësive dhe / ose ndryshimin e vëllimit ndërtimor, sipërfaqes së ndërtimit (jo gjurmës), pamjes së jashtme të objektit, të përdorimit ose të sistemit konstruktiv.
NË ÇFARË RASTI APLIKOJMË PËR LEJE NDËRTIMI?
SHËNIM
Nëse rasti juaj nuk klasifikohet si aplikim për leje ndërtimi,
referojuni udhëzuesve të tjerë për aplikim për leje (faqe 7).
”
! KUJDES
Gezimi i të drejtës së pronës nuk përkon me të drejtën për zhvillim të saj.
SHËNIMPunimet e përjashtuara nga pajisja me leje ndërtimi, listohen në Ligjin nr. 107/2014 dt. 31/07/2014 (i ndryshuar) “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, neni 41.
Shiko udhëzuesin “Si të aplikosh për Deklaratë Paraprake për Kryerje Punimesh”
- Kërkesë për ndryshimin e aktiviteteve dhe funksioneve të njësisë individuale, me kusht mosndryshimin e sistemit konstruktiv, në bazë të përputhshmërisë me kategoritë dhe nënkategoritë e përdorimit të tokës të përcaktuara nga PPV-ja ose PDV-ja.
- Rishikimi i kushteve të lejes gjate ndertimit. Kërkesa duhet të jetë në përputhje me dokumentet e planifikimit në fuqi.
- Kerkesë per ristrukturimin e strukturave ekzistuese ku përfshihet aplikimi për shtesë një kat, në përputhje me përcaktimet e PPV Tiranë për numrin e kateve dhe distancat minimale nga strukturat ekzistuese dhe vijës së pronës.
- Kerkesë per rindërtim e struktures, që konsiston në prishjen dhe rindërtimin me të njëjtin vëllim dhe formë të objektit të mëparshëm.
- Kerksesë për realizimin e rrethimit të pronës, ndryshimin e llojit të mbulesës së strukturës (çati ose soletë).
- Kërkesë për prishje të objektit ekzistues
2/ Në të gjitha rastet e aplikimit, sipas përcaktimeve të Lejes së Zhvillimit për parcelat për të cilat kërkohet ndërtimi.”
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI10 11
Aplikimi për leje ndërtimi kryhet VETËM në MËNYRË ELEKTRONIKE nëpërmjet PORTALIT ONLINE E-LEJE pjesë e platformës E-ALBANIA.
Ky portal mundëson shërbimin me një ndalese dhe procedura të thjeshtuara, transparente dhe të shpejta, redukton pengesat administrative dhe përmirëson praktikat e aplikimit për lejet përkatëse.
www.e-albania.al
MËNYRA E APLIKIMIT
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI12 13
KONTROLLI I KUSHTEVE TË ZHVILLIMIT & PËRCAKTIMEVE PËR PRONËN REFERUAR PPV TIRANË; PDV FAZA I & PDV FAZA II; LEJES SË ZHVILLIMIT01
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI14 15
Përpara se të aplikoni për Leje ndërtimi, kontrolloni kushtet e zhvillimit që përcaktohen në rast se:
1/ Prona që ju doni të zhvilloni ndodhet në njësi strukturore subjekt PDV-je, përcaktuar si e tillë nga Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë (TR030), kushtet për ndërtim i përcakton hartimi i PDV-së ( Faza I dhe Faza II).
ose
2/ Prona juaj ndodhet në njësi strukturore që nuk është subjekt PDV- je, ju mund të aplikoni direkt për Leje Zhvillimi, e më pas për Leje Ndërtimi.
PËRCAKTIMI I KUSHTEVE TË ZHVILLIMIT PËR PRONËN KU KËRKOHET ZHVILLIMI Prona që doni të zhvilloni ndodhet në NJËSI STRUKTURORE SUBJEKT PDV-je.
Prona që doni të zhvilloni ndodhet në njësi strukturore që NUK ËSHTË SUBJEKT PDV-je.
RASTI 1
RASTI 2
SHËNIM
Për hartimin dhe aplikimin e PDV Faza 1, PDV Faza 2 dhe Lejes së Zhvillimit, referojuni Udhëzuesve “Si të aplikosh për Plan të Detajuar Vendor Faza 1”, “Si të aplikosh për Plan të Detajuar Vendor Faza 2” dhe “Si të aplikosh për Leje Zhvillimi”.
PPV
0
PDV FAZA 1
1
PDV FAZA 2
2 3
PPV
0 1
LEJEZHVILLIMI
2
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI16 17
PAJISJA ME VËRTETIMIN E PRONËSISË NGA HIPOTEKA / ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME02
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI18 19
ÇERTIFIKATA E PRONËSISË
! KUJDES
Kartela e Pasurise se Paluajtshme dhe Harta Treguese e Regjistrimit duhet te jene te rifreskuara të 3 muajve te fundit dhe te njesuara me origjinalin (noterizuara).
KARTELA E PASURISË SË PALUAJTSHMEHARTA TREGUESE E REGJISTRIMIT
SHËNIM
Në rast se në Kartelën e Pasurisë së Paluatjshme, pronari
ka shënime në “Seksionin e qerave, në përdorim,
marrëveshje kufizuese, serviturave dhe interesave të
tjera” apo në “Seksioin e hipotekave, vendimeve të
gjykatës, kufizimeve, etj”, do të ketë kërkesa të vecanta
(vërtetime apo çdo shkresë tjetër që është e nevojshme) në varësi
të komenteve përkatëse nga autoriteti përgjegjës.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI20 21
APLIKIMI PËR RIKONFIRMIM GEN-PLAN AZHORNIMI NË BASHKINË E TIRANËS03
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI22 23
! KUJDES
Përpara aplikimit për azhornim në Bashkinë Tiranë aplikanti duhet të ketë kryer nëpërmjet një eksperti gjeodet të licensuar rilevimin topografik të zonës.
Në rast se zona juaj e interesit ka ndryshuar kufijtë e menaxhimit, ju duhet të aplikoni për Genplan Azhornimi të ri.
Referojuni Udhëzuesit “Si të aplikosh për Gen-plan Azhornimi”
SHËNIM
Dokumentat që vërtetojnë pronësinë duhet të jenë të noterizuara dhe të 3 muajve të fundit.
GEN-PLANI I AZHORNIMIT lëshuar nga Kadastra e Bashkisë Tiranë, është plani topografik i cili paraqet në rafshin horizontal projeksionin ortogonal të objektit / objekteve në lartësi (të plotësuar me kuota), së bashku me relievin e zonës përreth, referuar përcaktimeve të studimeve në fuqi (PPV, PDV Faza 1, PDV Faza 2, Leje Zhvillimi).
Ju mund të keni nevojë të aplikoni për rikonfirmim gen-plani në rastet kur:
1/ Ka kaluar afati 3 mujor i vlefshmërisë së Gen-planit nga data e miratimit të tij nga Bashkia e Tiranës2/ Kur prona juaj ndodhet në njësi subjekt PDV-je, Bashkia e Tiranës e konfirmon Genplanin, bazuar në PDV Faza II dhe leje zhvillimi të miratuar. 3/ Kur prona juaj ndodhet në njësi që nuk është subjekt PDV-je, rikonfirmimi i Genplanit bëhet në bazë të rrjetit rrugor të përcaktuar sipas PPV-së.
DOKUMENTAT E NEVOJSHËM PËR APLIKIMIN PËR RIKONFIRMIM GEN - PLAN:
1/ VËRTETIMIN E PRONËSISË NGA HIPOTEKA (SHIKO HAPIN 2) (ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUATSHME - ZVRPP)- çertifikata e pronesisë - kartela e pasurisë së paluajtshme- harta treguese e regjistrimit
2/ FOTOKOPJE E GEN-PLANIT të nxjerrë nga Bashkia e Tiranës
113.379
112.130
113.546
113.841114.025114.079
114.341
114.379
115.216
114.775
114.686
114.263
113.907
113.844
113.706
113.608
113.480113.440
112.982
112.982
112.556112.172
112.143112.202
111.903
112.376
112.817
113.131
113.370
113.507
113.423
113.331
113.239
113.129
113.561113.452
113.370113.268
113.050
113.044
112.683
112.692
112.411112.345
111.990
111.719
112.106112.057
111.956
111.790111.751
111.482111.479
111.893
112.548
112.848
112.955
113.103
113.306113.321
113.519
113.727113.750
112.932113.713
113.692113.724113.671
113.731113.663
113.801
112.002111.787
111.816
111.656
110.950
111.214
111.362
111.691
111.842
111.972
112.083112.083
112.431
113.518
112.896
113.405
112.506
112.635
112.324
112.428
112.376
112.397
112.298
112.238
112.439
112.481112.827
113.235
113.082
113.440113.284113.357
113.410113.462
113.536113.840
113.687113.672
113.649113.625
113.667
113.867
113.781
113.473
113.768
113.835113.573
113.702113.771113.754
113.903
113.928113.915
113.758113.839
113.890113.967
114.077
113.953113.786113.827
113.846113.823113.884113.985
113.957113.840113.814
113.729113.327113.330113.696
113.717113.717
113.614113.601
113.695
113.644
113.545113.469
113.412113.348
113.268
113.025
112.558
112.288112.241
112.277
112.348112.353
112.506
112.656
112.548112.508
112.470
112.439
112.401
112.338112.337112.315
112.130
112.228112.261
112.127
111.845
111.869112.029
111.886111.872
111.680
111.559
112.015
111.958
111.710
111.790
111.846
112.075
112.373
112.728
113.009
113.246
113.294
113.478
113.509
113.496
113.530
113.560
113.477
113.556
113.616
113.627113.648
113.689 113.715
113.821
113.976
113.955
114.154114.011
113.963
113.881
113.972
113.936
113.784
113.711
113.773
113.743
113.739
113.579
113.608
113.501113.546
113.601
113.592
113.563
113.585113.544
113.581113.562
113.562
113.535
113.470113.616
113.490
113.462113.570
113.369
113.359
113.338
113.288
113.427
113.457
113.125
113.249
113.012
113.144
112.924112.707
112.662112.514
112.371
112.154
112.050
111.933
112.000
112.193
112.395
112.557
112.808
113.215
112.827
112.944
112.765
112.615112.832
112.526
112.309
112.724
112.434
112.171
112.314
111.986
111.901
112.241112.251
112.057
111.728
111.966
111.699112.098111.966111.790
111.765112.086
112.050
111.866
111.669
111.656111.877
111.581
111.366
111.445111.650
111.481
111.198
111.210111.473
112.000
4K
2K
1K
1K
1K
1K
1K
1K
6K
7K
1K1K
1K
6K 2K
2K5K
3K
4K
7K
7K
2K111.432
110.356
110.834
111.160
111.273
111.359111.448
111.568
111.736111.668
112.088
112.379
112.157
111.791
111.801
111.793111.733
111.800111.663
111.514
111.837
111.649
111.712111.815111.835
111.818111.818111.791 111.828
111.719111.676
112.353
112.473
112.305
112.255112.166
111.998
111.832111.772
111.760
111.653111.676
112.852
113.404113.402
112.197112.163
112.029
112.389
112.167
112.540111.885
111.858111.891
111.604111.582
111.509
112.113
112.072
112.930
112.952
113.018
113.109113.081 113.368
113.068
113.381
113.296
113.174113.008
112.984
112.889
112.862
112.880
112.908
113.058
112.975
113.110
112.979
112.988113.056
113.351
113.231
111.399
112.332
112.050112.095
112.267
112.473
111.865
112.362
112.573112.987
112.734
112.197
112.387
112.334
112.316
111.973
5K
5K
1Krrënuar
1Krrënuar
2K
1K
1K
1K
1K
2K
1K
2K
1K
1K
2K
2K
2K
2K
2K
1K
3K
2K
1K
1K
2K
5K
1K
2K
1K
1K
2K
1K
1K
1K
1K
6K
1K
1K
1K
1K
3K
2K
2K
1K
2K
2K
3K
1K
1K
3K
5K
1K
1K
5K
1K
2K
3K
2K
3K
3K
2K
1K
1K
3K 1K
1K
2K
1K
2K
1K
2K
1K
1K
1K
1K
1K
1K2K
2K
2K
2K
5K2K
1K
1K
5K
2K
1K
2K
2K
1K
1K
3K
1K
3K
1K
1K
1K
2K
1K
2K5K
2K
3K2K
1K
1K
2K
2K
5K
1K
4K
1K
2K
1K
2K
1K 1K
1K
2K
2K
2K
1K
2K
1K
1K
2K
1K
2K
1K
2K
1K
3K
2K
2K
1K
2K
1K
1K
1K
2K
2K
5K
1K
8K3K
2K
1K
4K
MIHAL GRAMENO
EDIS
ON
GJE
RGO
TODI SHKURTI
TODI SHKURTI
ANTON XANONI
MIHAL GRAMENO
MIHAL GRAMENO
EDIS
ON
GJE
RGO
TODI SHKURTI
TODI SHKURTI
ANTON XANONI
MIHAL GRAMENO
RRUG
A "BESIM
ABD
IU"
RRUGA "TODI SHKURTI"
RRUGA "HEKURAN MARA"
8K
1Krrënuar
Porositës:Nr. Prot.Nr. Dok.
11.00
2.007.00
2.00
13.00
2.00 9.002.00
4.0011.50
4.0019.50
19.50
4.00
11.50
4.00
11.00
2.00
7.00
2.00
13.00
2.009.00
2.00
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI24 25
HARTIMI I PROJEKTEVE TEKNIKE TË STRUKTURËS04
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI26 27
4.1/ PROJEKTI ARKITEKTONIK, përmban:
• Planvendosjen e struktures (shkalla 1/500) me dimensionet, distancat, dhe pronat perkatese, mbivendosur genplanit te azhornuar nga Bashkia e Tiranës, e firmosur elektronikisht nga projektuesi.
• Plani i piketimit të strukturës• Plani i organizimit të punimeve• Plani i sistemimeve• Planimetrite me dimensione, kuota dhe emërtimet përkatëse • Planimetrite me kuotat dhe mobilimet perkatese;• Plani i mbulimit me kuotat perkatese ne plan dhe kuotat ne parapete dhe mbi elementet teknike si dhe kullimet• Fasadat teknike me kuota dhe dimensione• Paraqitja e prerjeve teknike të sturkutës• Paraqitje të detajeve të elementeve konstruktivë të strukturës (si p.sh detaje podrumi, kat përd-he, ballkone, tarraca, dysheme, shkalle, grilë, vetratë, pishinë, gjelbërim, oborr, etj.)• Perspektiva, rendera,fotomontazh dhe vizualizime të projektit
! KUJDES
Parametrat urbanistikë duhet të jenë në përputhje me përcaktimet e Lejes së Zhvillimit, ku janë miratuar treguesit e zhvillimit për pronën / pronat tuaja.
PROJEKTET TEKNIKE TË STRUKTURËS:• Grafiku i realizimit të punimeve, i firmosur nga drejtuesi teknik i punimeve dhe i nënshkruar elektronikisht nga projektuesi.
• Preventivi i realizimit të punimeve (sipas standardit të Bashkisë Tiranë)
• Relacioni teknik i arkitektit, ku përfshihet tabela e të dhënave teknike.• Licensa individuale e arkitektit me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. • Vërtetim nga QKB (Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) e regjistrimit të projektuesit.• Deklarata e përgjegjësisë profesionale të arkitektit, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij, deklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë standarteve dhe normave teknike në fuqi, e nënshkruar elektronikisht• Kopje e policës së sigurimit të projektuesit, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.
SHËNIM
Shkarkoni standardin e preventivit të realizimit të punimeve, në
www.tirana.al
në folderin e Udhëzuesit “Si të aplikosh për Leje Ndërtimi”.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI28 29
4.2/ PROJEKTI KONSTRUKTIV I STRUKTURËS, si dhe bashkëlidhur:
Projekti konstruktiv me dokumentacionin si vijon:• Planin e piketimit të kollonave dhe mureve b/a ne çdo kat• Planin e përgjithshëm të themeleve• Armimet e themeleve• Planet e strukturave në çdo kat• Armimet e të gjithë elementeve të struktures(kollona, mure, trarë, shkallë dhe soleta b/a)• Mbrojtja e objekteve përrreth objektit që do të ndërtohet, në rast nevoje (mure mbajtëse, pilota, palankola etj.)
• Relacioni teknik shpjegues dhe llogaritjet përkatëse.• Licensa individuale e inxhinierit konstruktor me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. • Vërtetim nga QKB (Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) e regjistrimit të projektuesit konstruktiv• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale, e inxhinierit konstruktor, e nënshkruar elektronikisht, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, deklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjitha standarteve dhe normave teknike në fuqi.• Kopje e policës së sigurimit të inxhinierit konstruktor, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.
• Studimi sizmologo - inxhinierik Bashkëlidhur studimit:• Licensa individuale e inxhinierit sizmolog (e noterizuar) me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë, e firmosur elektronikisht.
• Vërtetim nga QKB (Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) e regjistrimit të inxhinierit sizmolog, e firmosur elektronikisht.• Vëertetim i NIPT-it, i firmosur elektronikisht• Polica e sigurimit e inxhinierit sizmolog, e firmosur elektronikisht
• Studimi gjeologo-inxhinierik Bashkëlidhur studimit:• Licensa individuale e inxhinierit gjeolog (e noterizuar) me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. • Vërtetim nga QKB (Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) e regjistrimit të inxhinierit gjkeolog, e firmosur elektronikisht.• Vëertetim i NIPT-it, i firmosur elektronikisht• Polica e sigurimit e inxhinierit gjeolog, e firmosur elektronikisht
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI30 31
4.3/ PROJEKTI HIDRO-SANITAR I STRUKTURËS, si dhe bashkëlidhur:
• Projekti hidroteknitk duhet të permbajë materialin e mëposhtëm:• Planimetri e rrjetit të furnizmit me ujë e plotësuar me dimensionimin e tubave dhe nyjeve• Skema e plotë teknike e lidhjes së rrjetit të Furnizmit me Ujë• Planimetri e rrjetit të shkarkimeve K.U.Z e plotësuar me dimensionimin e tubave dhe nyjeve• Skema e plotë teknike e lidhjes së rrjetit K.U.Z• Planimetri dhe detaj i lidhjes me rrjetin K.U.Z të Qyetit• Plani i rrjetit për largimin e ujrave të shiut• Planimetri dhe detaj i lidhjes me rrjetin K.U.B të Qyetit (ky material nuk nevojitet në rastet kur kanalizmimet kryesore janë të kombinuara)
• Relacioni teknik shpjegues ku perfshihen llogaritjet per konsumin e parashikuar per uje te pishem dhe volumin e rezervuareve.
• Licensa individuale e inxhinierit hidroteknik me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. • Vërtetim nga QKB (Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) e regjistrimit të inxhinierit hidroteknik .• Deklarata e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit hidroteknik, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, deklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë standarteve dhe normave teknike në fuqi, e nënshkruar elektronikisht.• Kopje e policës së sigurimit të inxhinierit hidroteknik, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.
4.4/ PROJEKTI ELEKTRIK I STRUKTURËS, si dhe bashkëlidhur:
• Plani i ndriçimit të katit tip• Plani i prizave të secilit kat• Plani i Tel.Telev.Citof të secilit kat• Plani i furnizimit të secilit kat • Rrjeti kryesor i Tel.Telev.Citof të secilit kat• Skemat elektrike të boksit të matjeve• Skemat elektrike të boksit të dyqaneve• Skema elektrike e kuadrit të apartamenteve• Skema elektrike e kuadrit të dyqaneve• Instalimet e sistemit të mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike• Detajet e montimit të sistemit rrufe-prites• Detajet e instalimeve elektrike
• Relacioni teknik shpjegues.• Licensa individuale e inxhinierit elektrik me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. • Vërtetim nga QKB (Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) e regjistrimit të inxhinierit elektrik.• Deklarata e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit elektrik, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, deklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjitha standarteve dhe normave teknike në fuqi, e nënshkruar elektronikisht.• Kopje e policës së sigurimit të inxhinierit elektrik, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI32 33
SHËNIM
Sigurohuni nëse rasti juaj klasifikohet për projektet që i nënshtrohen procedurës së thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis apo Vendimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për VNM-në paraprake referuar Ligjit Nr. 10 440, datë 7.7. 2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.
4.5/ PROJEKTI I NGROHJE-VENTILIMIT TË STRUKTURËS, si dhe bashkëlidhur:
• Projekti teknik për secilin kat i ngrohje - ventilimit.• Relacioni teknik shpjegues.• Licensa individuale e inxhinierit mekanik me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. • Vërtetim nga QKB (Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) e regjistrimit të inxhinierit mekanik.• Deklarata e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit mekanik, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, deklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë standarteve dhe normave teknike në fuqi, e nënshkruar elektronikisht.• Kopje e policës së sigurimit e inxhinierit mekanik, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.
4.6/ RAPORT I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM)
Për miratimin e lejes apo konfirmimin nga Agjencia Rajonale Mjedisore / Ministria e Mjedisit, duhet të aplikoni me dokumentat e mëposhtme pranë ARM, përpara aplikimit për leje ndërtimi.
• Relacioni i vlerësimit të ndikimit në mjedis.• Licensa individuale e ekspertit të mjedisit me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. • Vërtetim nga QKB (Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) e regjistrimit të vlerësuesit, firmosur me vulë, gjithashtu i firmosur elektronikisht nga eksperti i mjedisit.• Çertifikata e ekspertit të VNM• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e hartuesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, e nënshkruar elektronikisht, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, deklaron se e ka
hartuar këtë studim, konform të gjithë standarteve dhe normave teknike në fuqi.• Polica e sigurimit, e firmosur elektronikisht nga eksperti i mjedisit.
4.7/ PROJEKTI I MBROJTJES KUNDRA ZJARRIT TË STRUKTURËS
Projekti i mbrojtjes kundra zjarrit duhet të jetë i miratuar nga Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (PMNZSH), i nënshkruar elektronikisht nga eksperti, si dhe bashkëlidhur:
• Relacioni teknik shpjegues.• Licensa individuale e ekspertit zjarrëfikës, me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. • Vërtetim nga QKB (Qendrës Kombëtare të Regjistrimit) e regjistrimit të projektuesit.• Deklarata e përgjegjësisë profesionale e ekspertit zjarrëfikës, me anë të cilës nën përgjegjësinë e tij profesionale, deklaron se e ka hartuar këtë projekt, konform të gjithë standarteve dhe normave teknike në fuqi, e nënshkruar elektronikisht.• Kopje e policës së sigurimit të ekspertit zjarrëfikës, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI34 35
DPPZHT për të orientuar mbi hartimin e preventivave për realizimin e punimeve, ka hartuar draftet e mëposhtme:
1/ Preventiv punimesh per rikonstruksion dhe shtese (kati ose / dhe anesore)
2/ Preventiv punimesh per rikonstruksion
3/ Preventiv punimesh per godina banimi dhe sherbimi deri ne 250m2 (me pishine dhe mur rrethues –opsional sipas kerkeses)
4/ Preventiv punimesh per godina industriale deri ne 250m2 (me mur rrethues – opsional sipas kerkeses) 5/ Preventiv punimesh per godina banimi dhe sherbimi mbi 250 m2.
PREVENTIVAT E REALIZIMIT TË PUNIMEVE
SHËNIM
Preventivat përkatës mund ti shkarkoni në:
www.tirana.al
në folderin e Udhëzuesit “Si të aplikosh për Leje Ndërtimi”.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI36 37
PËRGATITJA E DOKUMENTACIONIT TEKNIKO - LIGJOR & APLIKIMI ONLINE 05
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI38 39
1/ Formati i aplikimit i nënshkruar elektronikisht
2/ Prokura ose autorizim nga zhvilluesi, në emër të aplikantit (projektuesit) për kryerjen e aplikimit për leje ndër-timi.
3/ Leja e zhvillimit e miratuar/ PDV. SHIH HAPIN 01
4/ Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjeve për pronën si: çertifikata e pronësisë, kartela e pronësisë & harta treguese. (SHIKO HAPIN 02)
5/ Historiku i pronës, nëse kërkohet
6/ Kontratë sipërmarrje, e lidhur midis zhvilluesit, pronarëve të truallit (apo përfaqësuesit të tyre me prokurë) dhe subjektit ndërtues që do të kryej punimet, e cila duhet të jetë origjinale dhe e lidhur para noterit.
7/ Deklaratë noteriale për kallkan në rastet kur është i nevojshëm.
8/ Deklaratë noteriale për prishjen e objekteve ekzistues në rastet kur zhvillimi parashikon prishjen e tyre për ndërtimin e strukturës së re.
9/ Licensa e subjektit ndërtues, me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. Subjekti duhet të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe duhet të paraqesë ekstraktin e regjistrimit në QKB të 3 muajve të fundit.
DOKUMENTET PËR APLIKIMIN ONLINE: 10/ Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, që subjekti ndërtues ka shlyer taksat dhe tarifat vendore, të parashikuara nga pushteti vendor. Subjektet të cilët nuk janë të regjistruar në Bashkinë e Tiranës të paraqesin vërtetim për hapjen e niptit sekondar, në mënyrë që të paguhen detyrimet përkatëse pranë Bashkisë Tiranë.
11/ Vërtetimet nga OSHEE
• Vërtetim që subjekti ndërtues nuk ka detyrime të papaguara• Vërtetim që zhvilluesi nuk ka detyrime të papaguara• Vertetim nga OSSHE për firmen (nëse aplikohet me NIPT)
12/ Genplani i lëshuar nga Bashkia Tiranë (SHIKO HAPIN 03)
13/ Plani i vendosjes së strukturës në shkallë 1:500, punuar mbi genplanin e hartuar nga sektori i Kadastrës së Bashkisë së Tiranës, firmosur me nënshkrim elektronik nga arkitekti.
14/ Lidhja me infrastrukturën e në zonë:
• Lidhja e strukturës me rrjetin rrugor, nga Sektori i Projektimit (Bashkia e Tiranës) hedhur mbi genplanin e hartuar nga topografët e Bashkisë së Tiranës.• Lidhja e strukturës me rrjetin e kanalizimeve, pranë Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë.• Lidhja e strukturës me rrjetin e ujësjellësit, pranë Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë.• Lidhja e strukturës me rrjetin elektrik, pranë CEZ shpërndarje, Tiranë.• Lidhja e strukturës me rrjetin telefonik, pranë ALBtelekom, Tiranë.• Lidhja e strukturës me pikën më të afërt të depozitimit të mbetjeve, pranë drejtorisë së Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane, Bashkia e Tiranës.
15/ Grafiku i kohëzgjatjes së realizimit të punimeve, i firmosur nga drejtori teknik i subjektit ndërtues dhe nënshkruar elektronikisht nga projektuesi.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI40 41
16/ Preventivi i realizimit të punimeve i hartuar mbi bazën e çmimeve mesatare, të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.
17/ Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), i nënshkruar elektronikisht • Dokumenti që vërteton regjistrimin në QKB firmosur me vulë, gjithashtu i firmosur elektronikisht nga eksperti i mjedisit.• Çertifikata e ekspertit të VNM
18/ Vërtetim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK), në rastet jkur objekti në të cilin kërkohet zhvilimi, është apo ka qenë monument kulture.
19/ Miratim nga Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Qytetit, e cila ka për administrim prerjen e drurëve dhe rigjelbërimin e zonës (nëse është e nevojshme, në rastet kur nga projekti preken zona të gjebërta).
20/ Projektet dhe relacionet teknike të strukturës:
• Projekti arkitektonik i strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit arkitektonik të strukturës i nënshkruar elektronikisht
• Projekti konstruktiv i strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit konstruktiv të strukturës i nënshkruar elektronikisht• Studimi sizmologo - inxhinierik • Studimi gjeologo-inxhinierik
• Projekti hidro-sanitar strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit hidro-sanitar të strukturës i nënshkruar elektronikisht
• Projekti elektrik i strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit elektrik të strukturës i nënshkruar elektronikisht
• Projekti i ngrohje - ventilimit i strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit të ngrohje - ventilimit të strukturës i nënshkruar elektronikisht
• Projekti i mbrojtjes kundra zjarrit i strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit të mbrojtjes kundra zjarrit i strukturës i nënshkruar elektronikisht
21/ Deklaratat e përgjegjësisë profesionale (të nënshkruara elektronikisht):
• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e arkitektit• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit konstruktor• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit hidroteknik• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit elektrik• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit mekanik (ngrohje - ventilimit)• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e eksperit zjarrëfikës• Deklarata e pergjegjesise profesionale / eksperti i vlerësimit mjedisor
22/ Licencat (të nënshkruara elektronikisht):
• Licenca e subjektit ndërtues• Licenca e arkitektit• Licenca e inxhinierit konstruktor• Licenca e inxhinierit hidroteknik• Licenca e inxhinierit elektrik• Licenca e inxhinierit mekanik (ngrohje - ventilimit)• Licenca e inxhinierit të mjedisit• Licenca e eksperit anti-zjarr• Licenca e inxhinierit sizmolog• Licenca e inxhinierit gjeolog
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI42 43
23/ Policat e sigurimit (të nënshkruara elektronikisht)::
• Policë sigurimi e arkitektit• Policë sigurimi e inxhinierit konstruktor• Policë sigurimi e inxhinierit hidroteknik• Policë sigurimi e inxhinierit elektrik• Policë sigurimi e inxhinierit mekanik (ngrohje - ventilimit)• Policë sigurimi e eksperit zjarrëfikës• Policë sigurimi e eksperit të VNM-sëose Policë sigurimi e subjektit projektues• Polica e sigurimit e inxhinierit sizmolog• Polica e sigurimit e inxhinierit gjeolog
24/ Oponenca teknike për të projektet e ndërtimit për të gjitha llojet e punimeve, me vlerë të preventivuar së paku 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, e kryer nga Instituti i Ndërtimit.
25/ Vërtetim për pagesën e tarifës së aplikimit.
! KUJDES
Përpara ngarkimit të dokumentacionit të nevojshëm për Leje Ndërtimi, sigurohuni që lista e dokumentave të sipërpermendura të jetë e plote.
! KUJDES
Përpara se të ngarkoni dokumentat në rrjet, është i nevojshëm nënshkrimi elektronik i tyre nga hartuesit e projekteve teknike të strukturës.
Kërkesa për Leje Ndërtimi paraqitet për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson ngarkimin elektronik të dokumentacionit shoqërues të kërkesës për leje ndërtimi.
Lutemi të skanoni të gjitha dokumentat e listuara të cilat do ngarkoni në sistem.
NGARKIMI ELEKTRONIK I DOKUMENTAVE
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI44 45
SHQYRTIMI I KËRKESËS & AFATET KOHORE06
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI46 47
SHQYRTIMI PËR ÇËSHTJE TË FORMËS
Kjo fazë fillon nga momenti që aplikimi protokollohet pranë Bashkisë Tiranë dhe përfundon në momentin që bashkia njofton për plotesim, pranimin apo refuzimin e dokumentacionit.
POZITIV - Njoftohet subjekti nëpërmjet shkresës “Njoftim per plotesim dokumentacioni”.
- Bashkelidhur kerkeses per plotesim dokumentacioni gjeni dhe Autorizimin “Për pagesën e tarifës për shqyrtimin e kërkesës për leje për punime” ku llogaritet edhe Tarifa e Aplikimit.
- Njoftohet subjekti nëpërmjet shkresës “Njoftim per fillimin e proçedurës së shqyrtimit administrativ” bashkëlidhur autor-izimi i tarifës së aplikimit.
NEGATIVNëse projekti nuk është në përputhje me lejen e zhvillimit/dokumentet e planifikimit apo personi nuk legjitimohet për të paraqitur kërkesën, grupi i punës pregatit dhe përcjell për miratim tek eprorët vendimin e arsyetuar për refuzimin e kërkesës. Pasi shqyrton materialin e pregatitur, Kryetari i Bashkisë merr vendim të arsyetuar për refuzimin e kërkesës
SHENIM !
Nëse autoriteti përgjegjës, brenda 5 ditëve pune, nuk njofton kërkuesin për mangësi në dokumentacion, aplikimi konsiderohet i miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës.
PLOTËSIMI I DOKUMENTACIONITNGA APLIKUESI
Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, aplikuesi / kërkuesi njoftohet që brenda 15 ditëve pune të kryejë plotësimin e dokumentacionit.
Kjo fazë fillon nga momenti që aplikuesi merr njoftimin nga bashkia dhe përfundon në momentin që aplikuesi ngarkon dokumentacionin përmes sistemit dhe ia dërgon bashkisë. Me dërgimin e njoftimit si më sipër, pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës deri në plotësimin e dokumentacionit nga ana e aplikuesit/kërkuesit.
POZITIVNëse dokumentacioni është i plotë, grupi i punës përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit pregatit vërtetimin e pranimit të aplikimit për çështje të formës dhe e përcjell atë për miratim tek eprorët. Këta të fundit, pasi shqyrtojnë materialin e vënë në dispozicion konfirmojnë pranimin për formë.
Bashkëlidhur me dokumentacionin e kërkuar në kërkesën për plotësim dokumentacioni, aplikuesi duhet të ngarkojë dhe Konfirmimin e pagesës së tarifës së aplikimit, lëshuar nga DPTTV e Bashkisë Tiranë.
NEGATIVNë rast se aplikuesi / kërkuesi nuk dorëzon elektronikisht dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar, aplikimi refuzohet me vendim të arsyetuar ku njoftohet kërkuesi nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.
SHENIM !
Me dërgimin e njoftimit, si më sipër, pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës deri në plotësimin e doku-mentacionit nga kërkuesi.
AFATI5 DITË PUNE
AFATI15 DITË PUNE
KOHEZGJATJA E PROCESIT:
1 2
MAX 60 DITË PUNE
Procesi kalon në këto hapa:
SHENIM !
Këtu nuk llogaritet 15 dtëshi që i lihet në dispozicion aplikuesit për plotësimin e dokumentacionit.
SHQYRTIMI I APLIKIMIT + NDRYSHIMI I PROJEKTIT NGA APLIKUESI
Brenda 10 ditëve pune, nga dhënia e mendimit nga insti-tucioneve, grupi i punës përgjegjës kryen shqyrtimin teknik mbi përputhshmërinë e projektit së bashku me dokumenta-cionin e plotë shoqërues të saj me legjislacionin në fuqi.
Brenda ketij afati, ndodh procesi i mëposhtëm:
4.1/ Njoftim per ndryshimin e projektitNë rast se është e nevojshme që të kryhen ndryshime në projektin e paraqitur, zyra / organi përgjegjës, pranë autoritetit vendor, i dërgon njoftim kërkuesit për kryerjen e tyre, duke dhënë edhe arsyet ligjore përkatëse.
Pasi është lajmëruar për ndryshimin e projektit, pala e interesuar brenda 5 ditëve nga njoftimi i kërkesës duhet të ketë kryer ndryshimet përkatëse.
Autoriteti përgjegjës për shqyrtimin e aplikimit, Ridërgon projektin tek institucionet nëse kanë shprehur mendim negativ për projektin e mëparshëm
SHENIM !Kërkesa mund të refuzohet në rast se:
- ndryshimet nuk dorëzohen brenda afatit 5-ditor ose nuk pasqyrohen saktësisht në projekt. - institucionet kanë shprehur mendim negativ
SHENIM !
Riparaqitja e kërkesës për leje ndërtimi, pas mospranimit ose refuzimit të saj, trajtohet si kërkesë e re.
AFATI10 + 5 DITË PUNE
3
MENDIMI I INSTITUCIONEVE
Në rast se në lidhje me kërkesën për leje duhet të shprehen, paraprakisht, edhe autoritete të tjera publike, brenda kompetencave që u njeh ligji, autoriteti vendor përgjegjës, u dërgon kërkesë për mendim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.
Në mungesë të përgjigjes së autoriteteve publike nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, brenda 10 ditëve pune, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës i zhvillimit ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës për leje ndërtimi.
SHENIM !Nëse është e nevojshme, mund të ridërgohet përsëri aplikimi për mendim tek institucionet.
AFATI10 DITË PUNE
44.2/ Raportit te Vleresimit Teknik (RVT)Në përfundim të shqyrtimit teknik të pëputhshmërisë së projektit me legjislacionin në fuqi përgatitet RVT-ja, i cili duhet të shprehet për përputhshmërinë me instrumentet e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit, rregulloret që shoqërojnë studimet në fuqi, përmbushjen e detyrimeve tekniko-ligjore të dokumentacionit të paraqitur, si dhe propozon për miratimin ose jo të kërkesës për leje ndërtimi. RVT - ja i përcillet për vendimmarrje, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, Drejtorit të Përgjithshëm të DPPZHT.Pasi shqyrton Raportin e Vlerësimit Teknik (RVT), Drejtori i Përgjithshëm i DPPZHT konfirmon pranimin e kërkesës duke e përcjelle atë tek Sekretariati Teknik për pregatitjen e Vendimit të Kryetarit dhe autorizimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë.
4.3/ Opinioni i i keshillit teknik Vlerësim i kërkesës për leje ndërtimi kryhet nga Këshilli Teknik (KT) në mbështetje të Raportit të Vlerësimit Teknik. KT në përfundim të çdo tematike, jep mendimin e tij për çështjet e shqyrtuara dhe bën propozimet, të cilat i paraqiten Kryetarit të Bashkisë për vendimmarrje.
4.4/ Vendimi i Kryetarit Materiali i përgatitur i përcillet Kryetarit të Bashkisë, i cili pasi e kontrollon vendos:
PRANIMIN E KËRKESËSNjofton aplikuesin / kërkuesin nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve lidhur me vendimin, planvendosjen dhe detyrimin për kryerjen e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë.oseREFUZIMIN E KËRKESËSKthen sërish për shqyrtim kerkesën për leje ndërtimi.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI48 49
TAKSA E NDIKIMIT NE INFRASTRUKTURË
Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e çmimit të shitjes / m2 të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.
Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që mbulon territorin ku do të bëhet investimi.
Struktura e ngarkuar për përllogaritjen dhe lëshimin e autorizimit për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit dhe të ardhurat arkëtohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Niveli i taksës ndryshon në varësi të llojit të ndërtimit.SHIH HAPIN 07.
SHËNIM !Shih faqen pasardhëse për sqarim të procedurës së pagesës për taksën e ndikimit në infrastrukturë.
KUJDES !Nëse nga ana e aplikuesit brenda këtij afati nuk ngarkohen në sistem aktet që provojnë pagesën e kryerjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, atëherë Kryetari i Bashkisë i dërgon nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve aplikuesit, vendimin e refuzimit të lejes së ndërtimit.
AFATI15 DITË PUNE
5
FORMULARI I LEJES SE NDERTIMIT
Kryetari i Bashkisë, brenda 5 ditëve pune nga përmbushja e kushteve të përcaktuara më sipër, i dërgon aplikuesit nëpërmjet sistemit elektronik, lejen e ndërtimit, të nënshkruar elektronikisht prej tij.
AFATI5 DITË PUNE
6
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI50 51
PAGESA E TARIFES SE APLIKIMITPAGESA E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË07
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI52 53
Bashkia e Tiranës lëshon autorizimet online:
“Për pagesë tarife shqyrtimi, leje ndertimi” “Për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë”
SHENIM !
Nëse nga ana e aplikuesit brenda afateve ligjore nuk ngarkohen në sistem aktet që provojnë pagesën e kryerjes së tarifës së aplikimit dhe taksës së ndikimit në infrastrukturë, atëherë Kryetari i Bashkisë i dërgon nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve aplikuesit, vendimin e refuzimit të lejes së ndërtimit.
Për të kryer Tarifën e aplikimit dhe Taksën e ndikimit në infrastrukturë për leje ndertimi kalohet në disa hapa:
1/ AUTORIZIMI I TARIFES SE APLIKIMIT - Në bazë të autorizimit të hartuar nga Bashkia e Tiranës merret dokumenti për kryerjen e pagesës ne banke, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) të Bashkise Tiranë.
1/ PAGESA E TARIFËS NË BANKË - Nëpërmjet dokumentit te leshuar nga DPTTV-ja bëhet pagesa në bankë.
1/ KONFIRMIMI I PAGESËS - Me mandat - pagesën bankare merret konfirmimi i pagesës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) të Bashkise Tiranë, i cili ngarkohet ne sistem brenda afatit ligjor te percaktuar.
TARIFA E PAGESËS SË TARIFËS DHE TAKSAVE PAGESA E TAKSËS SË NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË
Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e çmimit të shitjes / m2 të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.
Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që mbulon territorin ku do të bëhet investimi.
Struktura e ngarkuar për përllogaritjen dhe lëshimin e autorizimit për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit dhe të ardhurat arkëtohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Niveli i taksës, është si vijon:
8% të çmimit të shitjes / m2 tё sipёrfaqeve tё shfrytёzueshmeKjo taksë aplikohet për ndërtime për qëllime banimi apo njësi shërbimi nga shoqëritë e ndërtimit të cilat nuk destinohen për përdorim në sektorin e turizmit, industrisë apo përdorim publik.
Në rastet e shitjes së ndërtesave që nuk janë apartamente banimi, çmimi minimal i shitjes / m2 sipërfaqe ndërtimi, përcaktohet si më poshtë:
a/ Çmimi / m2 sipërfaqe ndërtimi për veprimtari tregtimi dhe shërbimi është është 2 herë më i lartë se çmimi i sipërfaqeve të banimit sipas qyteteve. Në këtë kategori do të përfshihen edhe ndërte-sa tregtare, ku njëkohësisht realizohen edhe procese të përziera prodhim, tregtim ose/edhe shërbime me pakicë. b/ Çmimi / m2 sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70 % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
SHËNIM
Sipas udhëzimit nr.29, dt.30.07.2018 “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme”
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI54 55
c/ Çmimi / m2 sipërfaqe ndërtimi për parkim i hapur është 30 % e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve.
SHENIM !
Çmimi i shitjes për metër katror bazohet në vlerën referuese të vlerës së tregut, sipas përcaktimeve në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.
4% e vlerës së investimit të ndërtimit të riTaksa aplikohet mbi llojet e ndërtimeve të ndryshme nga rastet ku aplikohet taksa mbi cmimin referues te shitjes ( 8%).
SHENIM !Vlera e investimi llogaritet sipas kostos mesatare tё ndёrtimit tё banesave tё miratuar nga Enti Kombёtar i Banesave ose preventivin e investimit tё paraqitur nga subjekti i interesuar dhe pёrzgjidhet vlerёn mё tё lartё midis tё dyjave.
2% e vlerës së investimit të ndërtimitTaksa aplikohet mbi ndërtimet me fuksione publike me investime dhe/ose grante qё i jepen insti-tucioneve shtetёrore,
SHENIM !Vlera e investimi llogaritet sipas kostos mesatare tё ndёrtimit tё banesave tё miratuar nga Enti Kombёtar i Banesave ose preventivin e investimit te ri tё paraqitur nga subjekti i interesuar dhe pёrzgjidhet vlerёn mё tё lartё midis tё dyjave.
KUJDES !
- Për kategoritë ku niveli i taksës aplikohet mbi vlerën e investimit, në përfundim të punimeve të kryera sipas lejes së miratuar, bëhet kontrolli i pagesave me situacionin përfundimtar të objektit të ndërtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit. dhe nëse ka diferenca mes vlerës së investimit sipas situacionit përfundimtar dhe preventivit, njoftohet subjekti për vlerën e diferencës që është i detyruar të shlyejë. Mosshlyerja e këtij detyrimi përbën shkak për pezullimin e procedurave të paisjes me leje përdorimi të subjektit.
- Nëse objekti, për të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë se një bashkie ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një bashkie tjetër, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës bashki.
0.1% e vlerës së investimit të ndërtimitTaksa aplikohet për projektet e infrastrukturës, për ndërtimin e rrugëve kombëtare, të porteve, aeroporteve, tuneleve, digave, ndërtimit të infrastrukturës në energji, përfshirë makineritë dhe pajisjet për këto projekte, por jo më pak se kostoja e rehabilitimit të infrastrukturës së dëmtuar, kur kjo kosto nuk është përfshirë në preventivin e investimit.
0.5% e vlerës së investimit të ndërtimitTaksa aplikohet për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi.
SHENIM !Vlera e investimi llogaritet sipas kostos mesatare tё ndёrtimit tё banesave tё miratuar nga Enti Kombёtar i Banesave.
! PËRJASHTIME
Përjashtohen nga detyrimi i pagesës së Taksës së Ndikimit në Infrastrukturë nga ndërtimet e reja shoqëritë me kapital të zotëruar nga Bashkia e Tiranës në masën 100% dhe ndërmarrjet e Bashkisë Tiranë për të gjitha ndërtimet e reja apo ndërhyrjet reabilituese në infrastrukturën ku invesitor apo përfitues i një projekti të financuar nëpërmjet granteve apo huave janë këto të fundit.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI56 57
AFATET KOHORE_PËR NDËRTIMET E REJATaksa paguhet brenda 15 DITËVE nga data e marrjes së vendimit për miratimin e lejes për punime dhe lëshimit të autorizimit të pagesës nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.
Nëse në përfundim të këtij afati kërkuesi ende nuk ka paguar detyrimin, Kryetari i Bashkisë vendos masa të tjera të përshtatshme, deri në revokimin e vetë lejes së miratuar.
AFATET KOHORE_PËR NDËRTIMET PROCES LEGALIZIMIStruktura e ngarkuar pёr pёrllogaritjen dhe arkёtimin e taksёs sё ndikimit nё infrastrukturё pёr ndёrtesat nё proces legalizmi ёshtё Drejtoria e Pёrgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Taksa paguhet nga individi / subjekti i interesuar nё çdo moment dhe gjithёsesi jo mё vonё se 45 DITË nga data e dhёnies sё lejes sё legalizimit nga ALUIZN
Nëse subjekti / personi i interesuar nuk kryen pagesën brenda kёtij afati, atëherë për çdo ditë vonesë i llogaritet kamatë 0,1% në ditë e shumës që duhet të paguajë, deri në 30 ditë pune.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI58 59
PËRMBLEDHJA E PROCESIT TË APLIKIMIT PËR LEJE NDËRTIMI
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI60 61
KONTROLLI I KUSHTEVE TË ZHVILLIMIT & PËRCAKTIMEVE PËR PRONËNREFERUAR PPV TIRANËPDV FAZA I PDV FAZA IILEJES SË ZHVILLIMITPërpara se të aplikoni për Leje ndërtimi, kontrolloni kushtet e zhvillimit që përcaktohen në rast se:
1/ Prona që ju doni të zhvilloni ndodhet në njësi strukturore subjekt PDV-je, përcaktuar si e tillë nga Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë (TR030), kushtet për ndërtim i përcakton hartimi i PDV-së ( Faza I dhe Faza II).
ose
2/ Prona juaj ndodhet në njësi strukturore që nuk është subjekt PDV- je, ju mund të aplikoni direkt për Leje Zhvillimi, e më pas për Leje Ndërtimi.
PPV
1
PPV
1
PAJISJA ME STATUSIN JURIDIK TË PRONAVE PËR NJËSINË STRUKTURORE NGA ZVRPPPranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) aplikohet për dokumentat e mëposhtme:
1/ Çertifikata e pronësisë
2/ Kartela e pasurisë së paluajtshme
3/ Harta treguese e regjistrimit
ZVRPP
2
APLIKIMI PËR GEN-PLAN AZHORNIMI NË BASHKINË E TIRANËSGEN-PLANI I AZHORNIMIT nga GIS Kadastra e Bashkisë Tiranë i pronës është rilevimi topografik i gjendjes ekzistuese të saj në të cilën përcaktohet dhe rrjeti i propozuar i infrastrukturës në zonë, referuar përcaktimeve të studimeve në fuqi (PPV, PDV Faza 1, PDV Faza 2, Leje Zhvillimi).
Dokumentat e nevojshëm për aplikimin për GEN - PLAN:
1/ RILEVIMI TOPOGRAFIK I TERRITORIT NË PRONËSI Realizohet nga një topograf i licensuar.- shkalla në varësi të sipërfaqes së zonës- formati A3 (e printuar dhe digitale - CD)- firmosur nga ekspert i licensuar
2/ VËRTETIMIN E PRONËSISË NGA HIPOTEKA (ZVRPP) (SHIKO HAPIN 2)- çertifikata e pronesisë - kartela e pasurisë së paluajtshme- harta treguese e regjistrimit
3/ LICENSA E TOPOGRAFIT E NOTERIZUAR
! KUJDES
Përpara aplikimit për azhornim në Bashkinë Tiranë aplikanti duhet të ketë kryer nëpërmjet një eksperti gjeodet të licensuar rilevimin topografik të zonës.
3 4
HARTIMI I PROJEKTEVE TEKNIKE TË STRUKTURËS
4.1/ Projekti arkitektonik
4.2/ Projekti konstruktiv i strukturës
4.3/ Projekti hidro-sanitar i strukturës
4.4/ Projekti elektrik i strukturës
4.5/ Projekti i ngrohje-ventilimit të strukturës
4.6/ Projekti i mbrojtjes kundra zjarrit të strukturës
1/ Formati i aplikimit i nënshkruar elektronikisht
2/ Prokura ose autorizim nga zhvilluesi, në emër të aplikantit (projektuesit) për kryerjen e aplikimit për leje ndërtimi.
3/ Leja e zhvillimit e miratuar/ PDV. SHIH HAPIN 01
4/ Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjeve për pronën si: çertifikata e pronësisë, kartela e pronësisë & harta treguese. (SHIKO HAPIN 02)
5/ Historiku i pronës, nëse kërkohet
6/ Kontratë sipërmarrje, e lidhur midis zhvilluesit, pronarëve të truallit (apo përfaqësuesit të tyre me prokurë) dhe subjektit ndërtues që do të kryej punimet, e cila duhet të jetë origjinale dhe e lidhur para noterit.
7/ Deklaratë noteriale për kallkan në rastet kur është i nevojshëm.
8/ Deklaratë noteriale për prishjen e objekteve ekzistues në rastet kur zhvillimi parashikon prishjen e tyre për ndërtimin e strukturës së re.
9/ Licensa e subjektit ndërtues, me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. Subjekti duhet të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe duhet të paraqesë ekstraktin e regjistrimit në QKB të 3 muajve të fundit.
PËRGATITJA E DOKUMENTACIONIT TEKNIKO - LIGJOR & APLIKIMI ONLINE
E - ALBANIAE - LEJE
5
10/ Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, që subjekti ndërtues ka shlyer taksat dhe tarifat vendore, të parashikuara nga pushteti vendor. Subjektet të cilët nuk janë të regjistruar në Bashkinë e Tiranës të paraqesin vërtetim për hapjen e niptit sekondar, në mënyrë që të paguhen detyrimet përkatëse pranë Bashkisë Tiranë.
11/ Vërtetimet nga OSHEE
• Vërtetim që subjekti ndërtues nuk ka detyrime të papaguara• Vërtetim që zhvilluesi nuk ka detyrime të papaguara• Vertetim nga OSSHE për firmen (nëse aplikohet me NIPT)
12/ Genplani i lëshuar nga Bashkia Tiranë (SHIKO HAPIN 03)
13/ Plani i vendosjes së strukturës në shkallë 1:500, punuar mbi genplanin e hartuar nga sektori i Kadastrës së Bashkisë së Tiranës, firmosur me nënshkrim elektronik nga arkitekti.
14/ Lidhja me infrastrukturën e në zonë:
• Lidhja e strukturës me rrjetin rrugor, nga Sektori i Projektimit (Bashkia e Tiranës) hedhur mbi genplanin e hartuar nga topografët e Bashkisë së Tiranës.• Lidhja e strukturës me rrjetin e kanalizimeve, pranë Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë.• Lidhja e strukturës me rrjetin e ujësjellësit, pranë Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë.• Lidhja e strukturës me rrjetin elektrik, pranë CEZ
shpërndarje, Tiranë.• Lidhja e strukturës me rrjetin telefonik, pranë ALBtelekom, Tiranë.• Lidhja e strukturës me pikën më të afërt të depozitimit të mbetjeve, pranë drejtorisë së Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane, Bashkia e Tiranës.
15/ Grafiku i kohëzgjatjes së realizimit të punimeve, i firmosur nga drejtori teknik i subjektit ndërtues dhe nënshkruar elektronikisht nga projektuesi.
16/ Preventivi i realizimit të punimeve i hartuar mbi bazën e çmimeve mesatare, të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.
17/ Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), i nënshkruar elektronikisht • Dokumenti që vërteton regjistrimin në QKB firmosur me vulë, gjithashtu i firmosur elektronikisht nga eksperti i mjedisit.• Çertifikata e ekspertit të VNM
18/ Vërtetim nga Instituti i Monumenteve të Kul-turës (IMK), në rastet jkur objekti në të cilin kërkohet zhvilimi, është apo ka qenë monument kulture.
19/ Miratim nga Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Qytetit, e cila ka për administrim prerjen e drurëve dhe rigjelbërimin e zonës (nëse është e nevojshme, në rastet kur nga projekti preken zona të gjebërta).
20/ Projektet dhe relacionet teknike të strukturës:
• Projekti arkitektonik i strukturës i nënshkruar elektronikisht
i nënshkruar elektronikisht
• Projekti konstruktiv i strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit konstruktiv të strukturës i nënshkruar elektronikisht• Studimi sizmologo - inxhinierik • Studimi gjeologo-inxhinierik
• Projekti hidro-sanitar strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit hidro-sanitar të strukturës i nënshkruar elektronikisht
• Projekti elektrik i strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit elektrik të strukturës i nënshkruar elektronikisht• Projekti i ngrohje - ventilimit i strukturës i nënshkru-ar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit të ngrohje - ventilimit të strukturës i nënshkruar elektronikisht
• Projekti i mbrojtjes kundra zjarrit i strukturës i nënshkruar elektronikisht• Relacioni teknik i projektit të mbrojtjes kundra zjarrit i strukturës i nënshkruar elektronikisht
21/ Deklaratat e përgjegjësisë profesionale (të nënshkruara elektronikisht):
• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e arkitektit• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit konstruktor• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit hidroteknik• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit elektrik
Kërkesa për Leje Ndërtimi paraqitet për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson ngarkimin elektronik të dokumentacionit shoqërues të kërkesës për leje ndërtimi.
Lutemi të skanoni të gjitha dokumentat e listuara të cilat do ngarkoni në sistem: ! KUJDES Përpara ngarkimit të dokumentacionit të nevojshëm për Leje Ndërtimi, sigurohuni që lista e dokumentave të sipërpermendura të jetë e plote.
! KUJDES Përpara se të ngarkoni dokumentat në rrjet, është i nevojshëm nënshkrimi elektronik i tyre nga hartuesit e projekteve teknike të strukturës.
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI62 63
• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit mekanik (ngrohje - ventilimit)• Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e eksperit zjarrëfikës• Deklarata e pergjegjesise profesionale / eksperti i vlerësimit mjedisor
22/ Licencat (të nënshkruara elektronikisht):• Licenca e subjektit ndërtues• Licenca e arkitektit• Licenca e inxhinierit konstruktor• Licenca e inxhinierit hidroteknik• Licenca e inxhinierit elektrik• Licenca e inxhinierit mekanik (ngrohje - ventilimit)• Licenca e inxhinierit të mjedisit• Licenca e eksperit anti-zjarr• Licenca e inxhinierit sizmolog• Licenca e inxhinierit gjeolog
23/ Policat e sigurimit (të nënshkruara elektronikisht):• Policë sigurimi e arkitektit• Policë sigurimi e inxhinierit konstruktor• Policë sigurimi e inxhinierit hidroteknik• Policë sigurimi e inxhinierit elektrik• Policë sigurimi e inxhinierit mekanik (ngrohje - ventilimit)• Policë sigurimi e eksperit zjarrëfikës• Policë sigurimi e eksperit të VNM-sëose Policë sigurimi e subjektit projektues• Polica e sigurimit e inxhinierit sizmolog• Polica e sigurimit e inxhinierit gjeolog
24/ Oponenca teknike për të projektet e ndërtimit për të gjitha llojet e punimeve, me vlerë të preventivuar së paku 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, e kryer nga Instituti i Ndërtimit.
25/ Vërtetim për pagesën e tarifës së aplikimit.
SHQYRTIMI I KËRKESËS, AFATET KOHORE, & PAGESA E TARIFES SE APLIKIMITKohëzgjatja e procesit është max 60 ditë pune. (Këtu nuk përfshihen 15 ditët e punës që i lihen në dispozicion aplikuesit për plotësimin e dokumentacionit).
Procesi kalon në këto hapa:
1/ Shqyrtim për çështje të formës 2/ Plotësimi i dokumentacionit nga aplikuesi3/ Mendimi i institucioneve4/ Shqyrtimi i aplikimit + ndryshimi i projektit nga aplikuesi
4.1/ Njoftim për ndryshimin e projektit4.2/ Raporti i Vlerësimit Teknik (RVT)4.3/ Opinioni i Këshillit Teknik 4.4/ Vendimi i Kryetarit
TAKSA E NDIKIMIT NË INFRASTRUKTURË
Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e çmimit të shitjes / m2 të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.
Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që mbulon territorin ku do të bëhet investimi.
Struktura e ngarkuar për përllogaritjen dhe lëshimin e autorizimit për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit dhe të ardhurat arkëtohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Niveli i taksës ndryshon në varësi të llojit të ndërtimit.
SHIH HAPIN 07.
FORMULARI I LEJES SE NDERTIMIT
Kryetari i Bashkisë, brenda 5 ditëve pune nga përmbushja e kushteve të përcaktuara më sipër, i dërgon aplikuesit nëpërmjet sistemit elektronik, lejen e ndërtimit, të nënshkruar elektronikisht prejtij.
6
LEJA E NDERTIMIT
8
TAXA
7
UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI UDHËZUESI | SI TË APLIKOSH PËR LEJE NDËRTIMI64 65
REFERENCA LIGJORE DHE ADMINISTRATIVE:
- Ligji 107/2014 dt. 31/07/2014 (i ndryshuar) “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”- VKM 686 dt.22/11/2017 “Për Miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”- VKM 408 dt. 13/05/2015 (i ndryshuar) “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”- VKKT nr.1, dt.14.04.17 “Rregullore e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Tiranë”- Ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore” (i ndryshuar)- Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 59, datë 30.12.2015 për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” (i ndryshuar)- Udhëzimit të KM nr.3, datë 28.12.2016, për “Miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave” për vitin 2016- Udhëzim i përbashkët nr. 29, Datë 30.7.2018 Për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme
Sheshi “Skënderbej”,Nd. 2, Kodi postar 1001,
Tiranë, Shqipëri
www.tirana.al
Udhëzuesi “Si të aplikosh për Leje Ndërtimi”, është pjesë e një pakete informative për zbatimin e bazës tekniko - ligjore sipas kushteve të zhvillimit të përcaktuara në legjislacionin dhe rregulloret përkatëse në fuqi, së bashku me:
Udhëzuesin “Si të aplikosh për Leje Zhvillimi”Udhëzuesin “Si të aplikosh për konfirmim e Akt-kontrolleve”
Udhëzuesin “Si të aplikosh për çertifikatë përdorimi” Udhëzuesin “Si të aplikosh për Plan të Detajuar Vendor”
Udhëzuesin “Si të aplikosh për Deklaratë Paraprake për Kryerje Punimesh” Udhëzuesin “Si të aplikosh për Gen-plan Azhornimi”
Përgatitur nga Bashkia e Tiranës me mbështetje teknike të Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.