37
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve SKELETKURRIKULI Për Drejtimin Mësimor TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ Tiranë, 2012

Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

  • Upload
    others

  • View
    47

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve

SKELETKURRIKULI

Për Drejtimin Mësimor

TEKNOLOGJI USHQIMORE

Niveli III (1 vjeçar)

Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

Tiranë, 2012

Page 2: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

2

Përmbajtja: I. Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III. II. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin

“Teknologji ushqimore”, niveli III. 1. Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional në drejtimin “Teknologji

ushqimore”, niveli III. 2. Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim të arsimit profesional në

drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III. 3. Kompetencat profesionale të nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin

“Teknologji ushqimore”, niveli III. 4. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit

profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III. III. Plani mësimor për drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III. IV. Udhëzime për planin mësimor. V. Udhëzime për procesin mësimor. VI. Udhëzime për vlerësimin dhe provimet. VII. Të dhëna për certifikatën që fitohet në përfundim të arsimit profesional në

drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III. VIII. Programet e përgjithshme të lëndëve teorike profesionale. IX. Përshkruesit e moduleve të praktikës profesionale të detyruar.

Page 3: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

3

I. Qëllimet e arsimit profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III.

Qëllimi kryesor i arsimit profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III, është “zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar në veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me organizimin e ndërmarrjeve ushqimore dhe me analizat e produkteve ushqimore, si dhe për të vijuar arsimin dhe formimin në nivele më të larta”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve: mundësi të përshtatshme për të nxënë, pavarësisht nga gjinia, raca, besimi dhe aftësitë; mundësi për të gjithë, për të zhvilluar kompetencat profesionale, të bazuara në njohuritë,

shprehitë, qëndrimet dhe vlerat, të mjaftueshme për të lehtësuar punësimin dhe përparimin drejt formimit profesional dhe arsimit të mëtejshëm;

mbështetje për t’u njohur me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, me rregullat e sigurimit teknik e të ruajtjes së mjedisit në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe për t’i zbatuar ato me rreptësi;

mbështetje për t’u njohur me teknologjitë e proceset teknologjike bashkëkohore e të perspektivës, që lidhen me kualifikimin profesional përkatës;

mbështetje për të zhvilluar ndjenjën e disiplinës, kuriozitetin intelektual dhe profesional, aftësitë sipërmarrëse dhe menaxhuese, si dhe vlerat morale;

mbështetje për t’u zhvilluar psikologjikisht dhe fizikisht, për të përballuar vështirësitë që do të ndeshin gjatë veprimtarive të ardhshme profesionale dhe akademike;

mbështetje për të zhvilluar frymën e tolerancës dhe të mirëbesimit nëpërmjet përvojës së punës.

II. Profili profesional i nxënësve në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III. 1. Kërkesat e pranimit të nxënësve në arsimin profesional nё drejtimin “Teknologji

ushqimore”, niveli III. Në shkollat që ofrojnë arsimin profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III. kanë të drejtë të regjistrohen të gjithë të rinjtë që: kanë mbaruar arsimin profesional në një nga profilet e nivelit II të drejtimin mësimor

“Teknologji ushqimore”; janë të aftë fizikisht dhe mendërisht të përballojnë kërkesat e këtij niveli të arsimit

profesional. kanë aftësi të kufizuara, por për të cilët shkolla krijon kushte dhe përshtat programin në

përputhje me paaftësitë që shfaqin. Në raste të veçanta kur kërkesat për të ndjekur këtë shkollim janë më të larta se kapacitetet reale të këtyre shkollave, atëherë, MASH përgatit udhëzime të veçanta me kritere të posaçme pranimi për këto shkolla. 2. Kompetencat e përgjithshme të nxënësve në përfundim arsimit profesional në

drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III. Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III, nxënësi do të zotërojë këto kompetenca të përgjithshme kryesore:

Page 4: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

4

Të komunikojë në mënyrë korrekte me shkrim e me gojë për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme.

Të përdorë burime dhe teknika të ndryshme të mbledhjes dhe të shfrytëzimit të informacioneve të nevojshme për zhvillimin e tij personal dhe profesional.

Të nxisë potencialin e tij të brendshëm në kërkim të vazhdueshëm për zgjidhje të reja më efektive dhe më efiçente.

Të angazhohet fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht në kryerjen e detyrave të ndryshme në kontekstin profesional, personal dhe shoqëror.

Të respektojë rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike në kontekstin e integrimeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Të manifestojë guxim dhe aftësi sipërmarrëse e menaxhuese për të ardhmen e tij. Të tregojë vetëkontroll dhe përshtatshmëri gjatë ushtrimit të veprimtarive të tij. Të organizojë drejt procesin e të nxënit të tij dhe të shfaqë gadishmërinë dhe vullnetin për

të nxënë gjatë gjithë jetës. Të respektojë parimet e punës në grup dhe të bashkëpunojë aktivisht në arritjen e

objektivave të pranuara. Të vlerësojë dhe vetvlerësojë nisur nga kritere të drejta si bazë për të përmirësuar dhe

çuar më tej arritjet e tij. 3. Kompetencat profesionale të nxënësve në përfundim të arsimit profesional në

drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III.

Në përfundim të arsimit profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III, nxënësi do të jetë i aftë të zhvillojё mё tej kompetencat profesionale tё fituara nё njërin nga profilet mësimore të nivelit II, si dhe tё ushtrojë kompetenca tё tjera profesionale, si më poshtë: Tё hartojë një plan-bisnesi që lidhet me veprimtaritё profesionale pёrkatёse. Tё kryejё llogaritje ekonomike qё lidhen me veprimtaritё profesionale pёrkatёse. Të kryejë menaxhimin e burimeve njerëzore, materiale dhe financiare gjatë veprimtarive

profesionale përkatëse. Të interpretojë, plotësojë dhe përgatisë dokumentacion qё lidhen me veprimtaritё

profesionale pёrkatёse. Të zbatojë bazën ligjore që i referohet veprimtarive profesionale pёrkatёse. Të zbatoje standartet teknike të profesionit përkatës. Të zbatojë parimet e etikës gjatë ushtrimit të veprimtarive profesionale pёrkatёse. Të kryejë analizat e lëndëve të para dhe ndimëse për prodhimin e produkteve ushqimore. Të kryejë analizat e produkteve ushqimore. Të përdorë teknologjinë e informimit dhe komunikimit për qëllime të profesionit

përkatës. Të përdorë dhe mirëmbajë veglat, pajisjet dhe materialet e punës Të kryejë saktë veprimet kryesore për të dhënë ndihmën e shpejtë Të zbatojë rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit. 4. Mundësitë e punësimit dhe të arsimimit të mëtejshëm në përfundim të arsimit

profesional në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III. Përfundimi me sukses i arsimit profesional nё drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III, e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Çertifikatën e teknikut/menaxherit në veprimtaritë në fushën e teknologjisë ushqimore. Ky kualifikim i jep nxënësit mundёsinë që t’i drejtohet tregut të punës për punësim nё të gjitha bizneset që

Page 5: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

5

disponojnë baxho, kantina, minifabrika, fabrika për prodhimin e produkteve ushqimore. Gjithashtu, nxënësi mund të vetëpunësohet në kuadrin e një biznesi individual në fushën e manaxhimit dhe të analizimit të produkteve ushqimore. Me përfundimin e këtij niveli, nxënësi ka mundësi për vazhdimin e arsimimit në nivelin pas të mesëm ose në nivelin e studimeve universitare. III. Plani mësimor për drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III.

Plani mësimor për drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III.

Nr Kodi

Lëndët dhe modulet mësimore

Orët javore/ vjetore

Klasa 13 A. Lëndët e përgjithshme (Gjithsej) 15/17

(510/578)1 Gjuhë shqipe dhe letërsi 2 2 Gjuhë e huaj 2 3 Gjuhë e huaj 2 (me zgjedhje të lirë) (2) 4 Histori 2 5 Gjeografi 2 6 Matematikë 2 7 Biologji 2 8 Teknologji informimi e komunikimi 1 9 Lëndë me zgjedhje të detyruar

(Fizikë; Kimi; Biologji; Histori arti) 2

B. Lëndët profesionale (Gjithsej) 9 (306) 1 L-17-197-11 Bazat e sipërmarrjes 2 2 L-05-198-12 Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm 1 3 L-17-296-12 Organizimi dhe ligjshmëria në teknologjinë ushqimore 2 4 L-08-297-12 Kontrolli tekniko-kimik në teknologjinë ushqimore 4

C. Module të detyruar të praktikës profesionale (Gjithsej)

6 (204)

1 M-08-861-12 Analizat e ujit të pijshëm 33 2 M-08-862-12 Analizat e pijeve alkoolike 33 3 M-08-863-12 Analizat e qumështit dhe të nënprodukteve të tij 36 4 M-08-864-12 Analizat e drithrave dhe të nënprodukteve të tyre 33 5 M-08-865-12 Analizat e fruta-perimeve dhe të nënprodukteve të tyre 33 6 M-08-866-12 Analizat e mishit, sallameve dhe peshkut 36

Gjithsej A+B+C 30/32 (1020/ 1088)

IV. Udhëzime për planin mësimor Në klasën 13, viti shkollor ka gjithsej 36 javë (34 javë mësimore + 2 javë provime). Një javë mësimore ka jo më shumë se 32 orë mësimore (teorike dhe praktike). Një orë mësimore zgjat 45 minuta.

Page 6: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

6

Kurrikuli i arsimit profesional në në drejtimin “Teknologji ushqimore”, niveli III, përbëhet nga 3 grupe elementesh kurrikulare: - Lëndët e kulturës së përgjithshme, të përbashkëta për drejtimet e ndryshme të këtij niveli

(programet e detajuara të tyre jepen në një dokument të veçantë të MASH). - Lëndët e kulturës profesionale (programet e përgjithshme janë pjesë e këtij

skeletkurrikuli). - Modulet e praktikave profesionale të detyruara (përshkruesit e tyre janë pjesë e këtij

skeletkurrikuli). Rekomandohet që modulet e praktikës profesionale të realizohen në ndarje ditore 3 orëshe ose 6 orëshe. V. Udhëzime për procesin mësimor. Mësuesit e lëndëve teorike profesionale dhe instruktorët e moduleve të praktikave profesionale duhet të përzgjedhin dhe përdorin forma dhe metoda mësimdhënieje të tilla që të nxisin maksimalisht të nxënit aktiv të nxënësve dhe të çojnë në krijimin te ta, të kompetencave profesionale dhe menaxheriale, të plota dhe të qëndrueshme. E rëndësishme është që planifikimi i mësimdhënies të bazohet në një proces analize fillestare, i cili të marrë parasysh faktorë të tillë të rëndësishëm si, niveli i hyrjes së nxënësve, përmbajtja e hollësishme e lëndëve profesionale dhe e moduleve të praktikave profesionale të parashikuara dhe shkalla e integrimit të tyre, objektivat konkretë që do të arrihen, mundësitë reale që ka shkolla për realizimin e veprimtarive mësimore etj. Për këtë planifikim duhet një bashkëpunim i ngushtë i të gjithë personelit mësimdhënës dhe drejtues të shkollës. Elementi kyç për arritjen e suksesit në një proces të nxëni, është motivimi i nxënësve. Njohja e vazhdueshme e nxënësve me shkallën e përmbushjes së objektivave nga ana e tyre përbën një mekanizëm të fuqishëm motivimi, i cili duhet të shihet me përparësi nga mësuesit. Një element tjetër që ndihmon suksesin është integrimi i teorisë me praktikën e profesionit. Parimi i “të nxënit duke bërë” duhet të gjejë vendin e duhur në procesin e të mësuarit në shkollat profesionale të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”, niveli III. Mësuesit dhe instruktorët duhet të përdorin metoda të tilla të të mësuarit që zhvillojnë jo vetëm njohuritë teorike, shkathtësitë dhe shprehitë praktike të nxënësve, por edhe qëndrimet e tyre ndaj jetës, punës dhe shoqërisë në përgjithësi. Puna në grup dhe Puna me projekte janë dy nga format bazë të organizimit të mësimit (teorik ose praktik) për të zhvilluar kompetencat kyçe, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë profesionale në veçanti dhe jetën e profesionistit të ardhshëm, në përgjithësi. Rekomandohet përdorimi i metodës së “lojës me role”, ku nxënësve tu jepen përgjegjësi në kryerjen e funksioneve menaxhuese dhe drejtuese. Një parim tjetër që duhet respektuar nga mësuesit dhe instruktorët është fakti që të nxënit nuk ndodh vetëm në mjediset e shkollës, por edhe jashtë tyre. Dhënia e detyrave dhe puna kërkimore e pavarur e nxënësve ka një ndikim të dukshëm në formimin e tyre si profesionistë të ardhshëm të drejtimit profesional “Teknologji ushqimore”. Në rastin e nxënësve me aftësi të kufizuara, mësuesit duhet të përshtasin programet e lëndëve dhe përshkruesit e moduleve në përputhje me mundësitë e tyre, si dhe të krijojnë kushte për zbatimin e tyre. VI. Udhëzime për vlerësimin dhe provimet përfundimtare. Vlerësimi vjetor i nxënësve në lëndët teorike profesionale dhe modulet e praktikave profesionale bëhet nga vetë mësuesit dhe instruktorët përkatës, me metoda dhe instrumente vlerësimi të përgatitura ose përzgjedhura nga vetë ata. Vlerësimi i nxënësve të bëhet me nota

Page 7: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

7

(4-10) si për lëndët teorike, ashtu edhe për modulet praktike, si gjatë vitit, ashtu edhe në provimet përfundimtare. Në përfundim të klasës sё 13-tё, nxënësi i arsimuar në drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”, niveli III, i nёnshtrohet provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale si dhe Provimit të Praktikës Profesionale të Integruar, sipas Udhëzimeve të MASH. VII. Të dhëna për çertifikatën që fitohet në përfundim të arsimit profesional në drejtimin mësimor “Teknologji ushqimore”, niveli III. Me përfundimin e suksesshëm të arsimit profesional në drejtimin mësimor “Teknologji ushqimore”, niveli III, shkolla profesionale e pajis nxënësin me Diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, si dhe me Çertifikatën e teknikut/menaxherit të veprimtarive në fushën e teknologjisë ushqimore, të cilat njihen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Sipas modeleve të miratuara nga MASH, këto dëshmi përmbajnë: a) Të dhënat për nxënësin, shkollën, vitin e përfundimit, kualifikimin e fituar, etj. b) Të dhëna për rezulatet e arrritura nga nxënësi: - rezultatet në lëndët e përgjithshme, lëndët profesionale dhe modulet profesionale të klasës 13-të; - rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale dhe të Praktikës Profesionale të Integruar.

Page 8: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

8

VIII. Programet e përgjithshme të lëndëve teorike profesionale. 1. Lënda “Bazat e sipërmarrjes” (L-17-197-11). Kl. 13 – 68 orë Synimet e lëndës “Bazat e sipërmarrjes”, kl. 13. Në përfundim të trajtimit të lëndës “Bazat e sipërmarrjes”, kl.13, nxënësit duhet: Të shpjegojnë lidhjen dhe ndryshimin midis sipërmarrjes dhe menaxhimit Të shpjegojnë kuptimin filozofik të kompanisë dhe misionin i saj në tregun e biznesit. Të përshkruajnë aktivitetet e biznesit të kryera nga sipërmarrësit në menaxhimin e

biznesit Të fitojnë aftësitë themelore dhe teknikat për të udhëhequr dhe menaxhuar një biznes në

kontekst të kërkesave aktuale shoqërore. Të dallojne tiparet dhe aftësitë menaxheriale që lidhen me punën e suksesshme

sipërmarrëse. Të shpjegojnë funksionet dhe teknikat e menaxhimit. Të shpjegojnë kuptimin dhe nevojen për menaxhimin e burimeve njerëzore (personelit). Të menaxhojnë stafin profesional, duke promovuar talentet dhe zhvillimin e mundësive të

karrierës Të dallojnë konceptet, sistemet, dhe mjetet e nevojshme për të sigurimin, ruajtjen,

vlerësimin dhe shpërndarjen e informacionit për vendim-marrjen në biznesin. Të shpjegojnë nevojën e vlerësimit të tregut dhe dobinë e marketingut në biznes, si dhe

mënyrën për të arritur objektivat e tij. Të shpjegojnë konceptet financiare dhe mjetet e përdorura për menaxhimin financiar. Të hartojnë një plan efektiv biznesi sipas profilit përkatës. Të përshkruajnë procesin e financimit nëpërmjet krijimit të planit të biznesit dhe

analizën e burimeve të financimit. Të vlerësojnë qëndrueshmërinë ekonomike për të ardhmen e kompanisë. Të dallojnë kuadrin ligjor dhe detyrimet përkatëse si pjesë aktive e vendimarrjes në një

biznes.

Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Bazat e sipërmarrjes”, kl.13 - 68 orë Tema 1 Sipërmarrja dhe menaxhimi 4 orë Tema 2 Sipërmarrja dhe biznesi 5 orë Tema 3 Aftësitë menaxheriale 8 orë Tema 4 Funksionet dhe teknikat e menaxhimit 5 orë Tema 5 Menaxhimi i burimeve njerëzore 7 orë Tema 6 Menaxhimi i informacionit 6 orë Tema 7 Menaxhimi marketing 5 orë Tema 8 Menaxhimi financiar 9 orë Tema 9 Zhvillimi i një plani biznesi 7 orë Tema 10 Objektivat e biznesit dhe treguesit e menaxhimit 7 orë Tema 11 Kuadri ligjor dhe taksat 5 orë

Page 9: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

9

2. Lënda “Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm” (L-05-198-12). Kl.13 – 34 orë Synimet e lëndës “Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, kl. 13. Në përfundim të trajtimit të lëndës “Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, kl.13, nxënësit duhet: Të shpjegojnë kuptimin për “mjedisin” dhe “mbrojtjen e mjedisit”. Të shpjegojnë kuptimin për “zhvillimin e qëndrueshëm” Të tregojnë se si ndikon veprimtaria e njeriut në mjedisin rrethues. Të përshkruajnë burimet kryesore të mjedisit jetësor. Të analizojnë marrëdhëniet midis zhvillimeve demografike dhe mjedisit jetësor. Të tregojë dhe japin shembuj të ndikimit të mbetjeve në mjedisin jetësor Të përshkruajnë mekanizmat e monitorimit të burimeve mjedisore. Të përshkruajnë kuadrin ligjor dhe institucional ndërkombëtar, kombëtar dhe vendor në

lidhje me mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm Të përshkruajnë sistemet e menaxhimit të mjedisit. Të hulumtojnë dhe analizojnë problemet mjedisore në mjedisin vendor. Të planifikojnë dhe realizojnë veprimtari praktike për mbrojtjen e mjedisit vendor. Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, kl.13 -

34 orë Tema 1 Njohuri të përgjithshme për mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm 2 orë Tema 2 Burimet kryesore të mjedisit dhe degradimi mjedisor 3 orë Tema 3 Ndikimi i veprimtarisë së njeriut në mjedis. 3 orë Tema 4 Zhvillimet demografike dhe mjedisi 4 orë Tema 5 Shoqëria e konsumit dhe mbetjet 4 orë Tema 6 Monitorimi i burimeve mjedisore 4 orë Tema 7 Kuadri ligjor dhe institucional për mjedisin dhe zhvillimin e

qëndrueshëm. 2 orë

Tema 8 Sistemet e menaxhimit të mjedisit 3 orë Tema 9 Veprimtari praktike për analizën e problemeve dhe planifikimin e

nismave mjedisore në nivel lokal. 3 orë

Tema 10 Veprimtari praktike për mbrojtjen e mjedisit lokal 6 orë 3. Lënda “Organizimi dhe ligjshmëria në teknologjinë ushqimore” (L-17-296-12). Kl. 13 – 68 orë Synimet e lëndës “Organizimi dhe ligjshmëria në teknologjinë ushqimore”, kl. 13. Në përfundim të trajtimit të lëndës “Organizimi dhe ligjshmëria në teknologjinë ushqimore”, kl.13, nxënësit duhet: Të tregojnë prioritetet, vizioni dhe objektivat strategjike në strategjinë sektoriale të

ushqimit. Të tregojnë llojet e subjekteve prodhuese në teknologjinë ushqimore dhe dispozitat ligjore

për funksionimin e tyre. Të përkufizojnë nocionin e tregut. Të shpjegojnë kërkesën dhe ofertën e produkteve ushqimore.

Page 10: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

10

Të identifikojnë faktorët e prodhimit dhe shpjegojnë funksionimin e tyre në teknologjinë ushqimore

Të tregojnë procedurat e hapjes së në biznesi të ri Të tregojnë format e garantimit të cilësisë, standardeve dhe funksionimit të kodit të

etikës në teknologjisë ushqimore. Të shpjegojnë politikat fiskale që funksionojnë në teknologjinë ushqimore. Të analizojnë ndikimet e zhvillimit të bujqësisë në teknologjinë ushqimore. Të përshkruajë forma të ndryshmë të marketingut në teknologjinë ushqimore. Të analizojnë të drejtat që ka konsumatori gjatë blerjes së produkteve ushqimore,

pasqyruar kjo në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Të analizojë format e ndryshme të mbikqyrjes së tregut të produkteve ushqimore. Të njohin procedurat dhe kërkesat e përgjithshme që duhet të plotësojë ndërmarrja për të

eksportuar produktet ushqimore. Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Organizimi dhe ligjshmëria në teknologjinë

ushqimore”, kl.13 - 68 orë Tema 1 Legjislacioni shqiptar në industrinë ushqimore (prioritetet, vizioni

dhe objektivat strategjike në strategjinë sektoriale të ushqimit)

6 orë Tema 2 Subjektet prodhuese (llojet). Dispozitat e përgjithshme për

aktivitetin e tyre dhe për produktet ushqimore.

6 orë Tema 3 Tregu i produkteve ushqimore (kërkesa dhe oferta) 8 orë Tema 4 Tregu i faktorëve të prodhimit në teknologjinë ushqimore 7 orë Tema 5 Hapja e nje biznesi të ri në teknologjinë ushqimore 4 orë Tema 6 Siguria ushqimore (garantimi i cilësisë, standardet ushqimore, kodi

i etikës) 7 orë

Tema 7 Politikat fiskale në teknologjinë ushqimore 4 orë Tema 8 Ndikimi i zhvillimit të bujqësisë në industrinë ushqimore 8 orë Tema 9 Marketingu në teknologjinë ushqimore 4 orë Tema 10 Mbrojtja e konsumatorit dhe legjislacioni kombëtar dhe

ndërkombëtar në mbrojtje të tij

6 orë Tema 11 Mbikqyrja e tregut të produkteve ushqimore 6 orë Tema 12 Bazat e eksportit për produktet ushqimore 2 orë 4. Lënda “Kontrolli tekniko-kimik në teknologjinë ushqimore” (L-08-297-12). KL.13 - 136 orë Synimet e lëndës “Kontrolli tekniko-kimik në teknologjinë ushqimore”, kl. 13-136

orë Në përfundim të trajtimit të lëndës “Kontrolli tekniko–kimik në teknologjinë ushqimore”, kl.13, nxënësit duhet: - Të përshkruajnë rëndësinë e KTK në industrinë ushqimore - Të shpjegojnë parimet mbi të cilat bazohen metodat instrumentale të analizës:

polarimetria, viskozimetria, refraktometria, kolorimetria, mikroskopia, dendësia. - Të tregojë ndërtimin dhe parimet e funksionimit të: polarimetrit, viskozimetrit,

refraktometrit, mikroskopit, kolorimetrit dhe aerometrave. - Të përshkruajnë metodat për përcaktimin e treguesve organo-leptike dhe fiziko-kimike të

Page 11: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

11

ujit të pijshëm (temperatura, era, shija, fortësia, prania e amoniakut, nitriteve, nitrateve, klorureve, e acidit sulfhidrik.)

- Të tregojnë mënyrën e përcaktimit të analizave mekanike të rrushit. - Të përshkruajnë mënyrën e përcaktimit të analizave organo-leptike (shija aroma, ngjyra,

kthjelltësia), fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të verës (dendësinë, aciditetin, fundërrinë, përmbajtjen e alkoolit, të sheqerit, ekstraktit të përgjithshëm, aciditetit fluror, SO2 ).

- Të shpjegojnë metodat e përcaktimit të treguesve organo-shqisore të distilateve dhe pijeve të forta e ëmbla alkoolike (shija aroma, ngjyra, kthjelltësia)

- Të përshkruajnë mënyrën e përcaktimit të gradës alkoolike, fundërrive, turbullirave, metanolit dhe korrigjimit të fortësisë të rakisë dhe pijeve të tjera alkoolike.

- Të tregojnë metodat e përcaktimit të treguesve organo-shqisore dhe fiziko- kimik të birrës (shijen, aromën, ngjyrën shkumën, kthjelltësinë, dendësinë, alkoolin, aciditetin e përgjithshëm, aciditetin fluror).

- Të tregojnë metodat e përcaktimit të treguesve organo-leptik, fiziko-kimik dhe biologjik të qumështit dhe nënprodukteve të tij (ngjyra, aroma, shija, konsistenca, densiteti, aciditeti, përqindja e lyrës, fermentet, freskia e qumështit, papastërtitë mekanike, hira, kripa, lagështira).

- Të përshkruajnë mënyrat e përcaktimit të treguesve organo-leptik, fiziko-kimik dhe mikrobiologjik të mishit, peshkut dhe nënprodukteve të tyre (ngjyrën aromën, freskinë, kripën, amoniakun, amidonin, nitritet)

- Të tregojnë metodat e përcaktimit të lagështirës, lëndës së thatë, aciditetit të përgjithshëm, lëndëve tanike e ngjyruese, si dhe pektinat e frutave dhe perimeve.

- Të përshkruajnë mënyrat e përcaktimit të dendësisë dhe pH të lëngjeve të frutave. - Të tregojnë metodat e përcaktimit të treguesve organo-leptik të koncentrateve me sheqer

(reçel, prevede, marmelat) dhe të turshive (shija, ngjyra, aroma, konsistenca). - Të përshkruajnë mënyrat e përcaktimit të vetive fiziko-kimike të koncentrateve me sheqer

dhe turshive (sheqeri, lënda e thatë, aciditeti, kripa). - Të përshkruajnë mënyrat e përcaktimit të treguesve organo-leptik, fiziko-kimik të

drithrave dhe nënprodukteve të tyre (shija, aroma, ngjyra, shkalla qelqore, pesha hektolitrike, lagështira, përmbajtja e hirit, aciditeti, freskia dhe përmbajtja e glutenit).

- Të përshkruajnë mënyrën e përcaktimit të treguesve teknik, mekanikë dhe kimikë të ambalazheve

Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Kontrolli tekniko-kimik në teknologjinë

ushqimore”, kl.13 – 136 orë Tema 1 Njohuri paraprake për KTK në industrinë ushqimore 2 orëTema 2 Njohuri të përgjithshme mbi metodat instrumentale të analizës 12 orë

Tema 3 Analizat e ujit të pijshëm 8 orëTema 4 Analizat mekanike (karpometrike) të rrushit 6 orë

Tema 5 Analizat e mushtit dhe të verës. 15 orëTema 6 Analizat e distilateve dhe pijeve të forta e të ëmbla alkoolike 7 orëTema 7 Analizat e birrës 8 orëTema 8 Analizat e qumështit 12 orëTema 9 Analizat e gjalpit dhe kosit 8 orëTema 10 Analizat e djathit 8 orëTema 11 Analizat e mishit dhe peshkut dhe nënprodukteve të tyre 18 orëTema 12 Analizat e fruta – perimeve dhe nënprodukteve të tyre 15 orë

Page 12: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

12

Tema 13 Analizat e drithrave dhe të nënprodukteve të tyre 12 orëTema 14 Analizat e ambalazheve 5 orë

Page 13: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

13

X. Përshkruesit e moduleve të detyruar të praktikës profesionale

1. Moduli “Analizat e ujit të pijshëm” Drejtimi: Teknologji ushqimore Niveli: III Klasa: 13

PËRSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe Kodi ANALIZAT E UJIT TË PIJSHËM

M-08-861-12

Qëllimi i modulit

Një modul praktik që aftëson nxënësit për të kryer analizat organo-shqisore, fizike dhe kimike të ujit të pijshëm.

Kohëzgjatja e modulit

33 orë mësimore

Niveli i parapëlqyer për pranim

Nxënësit duhet të kenë përfunduar një nga profilet mësimore të nivelit të II, të drejtimit mësimor Teknologji ushqimore.

Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe procedurat e vlerësimit

RM 1 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore dhe fizike të ujit të pijshëm. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Marrja e kampionit për analizë të ujit të pijshëm. - Matja e temperaturës së ujit të pijshëm. - Përcaktimi i treguesve organo shqisorë të ujit të pijshëm. - Përcaktimi i kthjelltësisë së ujit të pijshëm. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparatura, për kryerjen e analizave organo shqisorë të ujit të pijshëm;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të marrë kampionin për analizë të ujit të pijshëm, sipas vendit ku merret (burim, pus, rezervuar) dhe sipas analizave që do të kryhen;

- të matë temperaturën e ujit të pijshëm, me termometër, sipas metodikës dhe llojit të termometrit të përdorur;

- të përcaktojë treguesit organo shqisorë (erën, shijen dhe ngjyrën) të ujit të pijshëm;

- të përcaktojë kthjelltësinë e ujit të pijshëm, duke e

Page 14: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

14

krahasuar me ujin e distiluar ose duke përdorur aparatura të ndryshme;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

RM 2 Nxënësi kryen analizat kimike të ujit të pijshëm.

Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve, instruemntave, aparaturave dhe i

mjedisit të punës. - Marrja e kampionit për analizë të ujit të pijshëm. - Përcaktimi i pH të ujit të pijshëm. - Përcaktimi i shkallës së oksidimit (treguesi i

oksidueshmërisë) të ujit të pijshëm. - Përcaktimi cilësor i pranisë së amoniakut në ujin e pijshëm - Përcaktimi cilësor ose sasior i përafërt i pranisë së nitriteve

në ujin e pijshëm. - Përcaktimi cilësor i pranisë së nitrateve në ujin e pijshëm. - Përcaktimi cilësor i klorureve. - Përcaktimi i pranisë së acidit sulfhidrik në ujin e pijshëm. - Përcaktimi i fortësisë së ujit të pijshëm. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat, për kryerjen e analizave kimike të ujit të pijshëm;

- të dezinfektojë mjetet, instruemntet, aparaturat dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të marrë kampionin për analizën e ujit të pijshëm, sipas vendit ku merret (burim, pus, rezervuar) dhe sipas analizave, që do të kryhen;

- të përcaktojë pH e ujit të pijshëm, sipas metodës së përzgjedhur, për të kontrolluar nëse uji është acid, alkalin ose neutral;

- të përcaktojë shkallën e oksidimit të ujit të pijshëm, duke përdorur tretësirë permanganat kaliumi KMnO4 0.01N dhe acid oksalik 0.01N, për të kontrolluar përshtatshmërinë e tij në industrinë ushqimore, deri në kufirin 4mg O2/l ;

- të përcaktojë praninë e amoniakut me tretësirë të kripës së

Senjetit dhe me tretësirë Nessler, për të kontrolluar nëse uji është i përshtatshëm për nevojat e industrisë ushqimore, deri në kufirin 0.1mg/l;

- të përcaktojë praninë e nitriteve me anë të shtimit të acidit

Page 15: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

15

fosforik dhe tretësirës së amidonit të jodurit të zinkut, për të kontrolluar praninë e nitriteve në bazë të ndryshimit të ngjyrës së ujit ose me aparatura;

- të përcaktojë praninë e nitrateve të ujit të pijshëm me anë të shtimit të acidit sulfurik të përqëndruar dhe tretësirë brucine, për të treguar sasinë e saj në bazë të ndryshimit të ngjyrës, deri në kufirin 45mg/l;

- të përcaktojë praninë e klorureve të ujit të pijshëm, duke shtuar acid nitrik të holluar HNO3 dhe tretësirë nitrat argjendi AgNO3 0,1N ose me metodën kolorimetrike të Moohrit, për të kontrolluar nëse është brenda standartit, deri në kufirin 250mg/l;

- të përcaktojë praninë e acidit sulfhidrik në ujin e pijshëm, duke vendosur një letër dëftuesi me etanat plumbi, mbi ujin e acidifikur që ngrohet, për të kontrolluar praninë e tij në bazë të ngjyrës;

- të përcaktojë fortësinë e ujit të pijshëm, duke matur sasinë e kripërave që përmban, për të kontrolluar nëse ai është brenda standardit, sipas proçesit teknologjik që do të përdoret, në kufirin 10-20oGj;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Udhëzime për zbatimin e modulit

- Ky modul duhet të trajtohet kryesisht në laboratorin e kontrollit tekniko- kimik

- Instruktori i praktikës, duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur ilustrime dhe demonstrime konkrete të proçeseve për analizat e ujit të pijshëm

- Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune, për kryerjen e analizave organo shqisore, fizike, kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm.

- Instruktori i praktikës duhet të mbikqyrë respektimin e rregullave të sigurimit teknik, të mbrojtjes së mjedisit dhe mirëmbajtjes së enëve dhe pajisjeve laboratorike.

- Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike, për realizimin e analizave të ujit të pijshëm.

Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit

Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, mjetet, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: - repart i kontrollit tekniko- kimik; - mjete, solcione dhe reagent kimike, instrumenta dhe pajisjet

laboratorike për kryerjen e analizave të ujit të pijshëm; - kampione të ndryshme për analizën e ujit të pijshëm; - skema për sigurimin teknik, udhëzuesa, katalogë, manuale,

materiale të shkruara, kushte teknike dhe standarde shtetërore, në mbështetje të çështjeve, që do të trajtohen në këtë modul.

Page 16: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

16

2. Moduli “Analizat e pijeve alkoolike” Drejtimi: Teknologji ushqimore Niveli: III Klasa: 13

PËRSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe Kodi ANALIZAT E PIJEVE ALKOOLIKE

M-08-862-12

Qëllimi i modulit

Një modul praktik që aftëson nxënësit, për të kryer analizat organo-shqisore, fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të pijeve të ndryshme alkoolike.

Kohëzgjatja e modulit

33 orë mësimore

Niveli i parapëlqyer për pranim

Nxënësit duhet të kenë përfunduar një nga profilet mësimore të nivelit të II, të drejtimit mësimor Teknologji ushqimore.

Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe procedurat e vlerësimit

RM 1 Nxënësi kryen analizat e verës. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i vendit të punës. - Marrja e kampionit për analizën e verës. - Përcaktimi i treguesve organo-shqisorë të verës. - Përcaktimi i kthjelltësisë së verës. - Përcaktimi i qëndrueshmërisë në ajër të verës. - Përcaktimi mikroskopik i fundërrive të verës. - Matja e dendësisë dhe përmbajtjes së sheqerit në verë. - Përcaktimi i përmbajtjes së alkoolit etilik të verës. - Përcaktimi i aciditetit të përgjithshëm në verë. - Përcaktimi i SO2 të lirë në verë. - Përcaktimi i aciditetit fluror në verë. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat, për kryerjen e analizave organo-shqisore, fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të verës;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të marrë kampionin për analizën e verës nga ambalazhi ose nga prodhimi, sipas standarteve dhe llojit të analizave që do të kryhen;

- të përcaktojë treguesit organo-shqisorë, me degustim, duke

Page 17: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

17

e krahasuar me kampionin standard; - të përcaktojë kthjelltësinë e verës, duke e krahasuar me një

kampion krahasimi; - të përcaktojë qëndrueshmërinë në ajër të verës, duke e

mbajtur për njëfarë kohe në ajër, për të kontrolluar nëse shfaqen turbullira;

- të përcaktojë fundërritë mikroskopike të verës me mikroskop, duke e krahasuar me katalogun përkatës;

- të matë dendësinë dhe sheqerin në verë me mushtometër dhe piknometër, për të kontrolluar përfundimin e fermentimit alkoolik;

- të përcaktojë përmbajtjen e alkoolit etilik të verës me distilim ose ebuliometër, sipas metodave standarde;

- të përcaktojë aciditetin e përgjithshëm në verë, me anë titullimit me tretësirë NaOH 0.1N në prani të fenolftaleinës 1%, për të vlerësuar cilësinë e saj;

- të përcaktojë SO2 e lirë në verë, me anë të titullimit me tretësirë jodi 0.02N, për të vlerësuar shijen e verës;

- të përcaktojë aciditetin fluror të verës, me titullim me NaOH (hidroksid natriumi) 0.1 N, në prani të fenolftaleinës 1%, deri në ngjyrë rozë të çelët për 30 sekonda, për të kontrolluar nëse është sipas standardit, më pak se 1g/l;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

RM 2 Nxënësi kryen analizat e distilateve, pijeve të forta e të

ëmbla alkoolike. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i vendit të punës. - Marrja e kampionit të distilateve dhe pijeve të forta e të

ëmbla alkoolike. - Përcaktimi i treguesve organo-shqisorë të distilateve dhe

pijeve të forta e të ëmbla alkoolike. - Përcaktimi i kthjelltësisë së rakisë dhe pijeve të forta e të

ëmbla alkoolike. - Përcaktimi i fundërrive dhe turbullirave të distilateve dhe

pijeve të tjera alkoolike. - Matja e përmbajtjes së alkoolit etilik (fortësisë) së

distilateve dhe pijeve të tjera alkoolike. - Përcaktimi i alkoolit metilik (metanolit) në distilate. - Korrigjimi i gradës alkoolike (fortësisë) së rakisë. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit:

Page 18: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

18

- Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat, për kryerjen e analizave organo shqisore dhe fiziko-kimike të distilateve, pijeve të forta e të ëmbla alkoolike;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të marrë kampionin e distilateve dhe pijeve të forta e të ëmbla alkoolike nga ambalazhi ose nga prodhimi, sipas kushteve teknike, standardeve dhe llojit të analizave që do të kryen;

- të përcaktojë treguesit organo-shqisorë të distilateve dhe pijeve të forta e të ëmbla alkoolike, me degustim;

- të përcaktojë kthjelltësinë e distilatave dhe pijeve të tjera alkoolike, duke e krahasuar me kampione standarde;

- të përcaktojë fundërritë e distilateve dhe pijeve të tjera alkoolike, për të marrë masat për mënjanimin e tyre;

- të matë përmbajtjen e alkoolit etilik të distilateve dhe pijeve të tjera alkoolike, me alkoolometër dhe piknometër, për të përcaktuar gradën alkoolike të tyre;

- të përcaktojë përmbajtjen e metanolit në distilate, me mënyrat kolorimetrike, për të kontrolluar nëse janë brenda standardit;

- të korrigjojë gradën alkoolike të rakisë, nëpërmjet kupazhimit, me ujë të distiluar (për uljen e fortësisë) dhe me raki me gradë më të lartë (për rritjen e fortësisë), për përftimin e rakisë, sipas standardit;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

RM 3 Nxënësi kryen analizat e birrës.

Permbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i vendit të punës. - Marrja e kampionit të birrës. - Përcaktimi i treguesve organo-shqisorë të birrës. - Përcaktimi i kthjelltësisë së birrës. - Përcaktimi i shkumës së birrës. - Përcaktimi i ngjyrës së birrës. - Përcaktimi i fundërrive dhe turbullirave të birrës. - Përcaktimi i dendësisë së birrës. - Përcaktimi i përmbajtjes së alkoolit në birrë. - Përcaktimi i aciditetit të përgjithshëm në birrë. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit.

Page 19: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

19

Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat, për kryerjen e analizave organo-shqisore, fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të birrës;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të marrë kampionin për analizën e birrës nga ambalazhi ose prodhimi, sipas standardeve dhe llojit të analizave që do kryhen;

- të përcaktojë treguesit organo-shqisorë të birrës, me degustim;

- të përcaktojë kthjelltësinë e birrës, me anë të vrojtimit përkundrejt dritës;

- të përcaktojë shkumën e birrës, në temperaturën 10-15oC, duke e hedhur në gotën e provës, për të kontrolluar qëndrueshmërinë, kompaktësinë e saj dhe çlirimin me ngadalë të flluskave të vogla të CO2;

- të përcaktojë ngjyrën e birrës, me anë të sasisë së mililitrave të harxhuara të tretësirës së jodit 0.1 N, për të treguar tipet e ndryshme të birrës;

- të përcaktojë fundërritë e birrës me mikroskop, duke e krahasuar me katalogun përkatës;

- të përcaktojë dendësinë e birrës me piknometër në temperaturën 15o C ose 20oC, për të kontrolluar nëse është brenda standardit;

- të përcaktojë përmbajtjen e alkoolit të birrës me anë të distilimit të saj, duke matur dendësinë dhe lexuar përmbajtjen (%) e alkoolit nga tabela përkatëse, për të kontrolluar fortësinë e saj;

- të përcaktojë aciditetin e përgjithshëm të birrës me titullimi, me NaOH (hidroksid natriumi) 0.1 N dhe në prani të fenolftaleinës 1%;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Udhëzime për zbatimin e modulit

- Ky modul duhet të trajtohet kryesisht në laboratorët e KTK-së - Instruktori i praktikës, duhet të përdorë sa më shumë të jetë e

mundur ilustrime dhe demonstrime konkrete të proçeseve për analizat e pijeve të ndryshme alkoolike si verë, raki, distilate të tjera, birrë, pije të forta dhe ëmbla alkoolike

- Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për të kryer analizat e pijeve alkoolike.

- Instruktori i praktikës duhet të mbikqyrë respektimin e rregullave të sigurimit teknik, të mbrojtjes së mjedisit dhe

Page 20: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

20

mirëmbajtjes së pajisjeve laboratorike. - Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet theksi te verifikimi

i shkallës së arritjes së shprehive praktike, për realizimin e veprimeve dhe analizat e pijeve të ndryshme alkoolike.

Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit

Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: - laborator kontrolli tekniko- kimik; - mjete, kimikate, instrumenta dhe pajisje laboratorike për

kryerjen e analizave të pijeve alkoolike; - pije të ndryshme alkoolike, për të kryer analizat organo-

shqisore, fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të tyre; - skema të rregullave të sigurimit teknik, udhëzuesa, katalogë,

manuale, materiale të shkruara, kushte teknike dhe standarde shtetërore, në mbështetje të çështjeve, që do të trajtohen në këtë modul.

Page 21: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

21

3. Moduli “Analizat e qumështit dhe të nënprodukteve të tij” Drejtimi: Teknologji ushqimore Niveli: III Klasa: 13

PËRSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe Kodi ANALIZAT E QUMËSHTIT DHE TË

NËNPRODUKTEVE TË TIJ

M-08-863-12

Qëllimi i modulit

Një modul praktik që aftëson nxënësit, për të kryer analizat organo-shqisore, fiziko-kimike dhe biologjike të qumështit dhe të nënprodukteve të tij.

Kohëzgjatja e modulit

36 orë mësimore

Niveli i parapëlqyer për pranim

Nxënësit duhet të kenë përfunduar një nga profilet mësimore të nivelit të II, të drejtimit mësimor Teknologji ushqimore.

Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe procedurat e vlerësimit

RM 1 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore, fiziko-kimike dhe biologjike të qumështit të freskët. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Marja e kampionit për analizë të qumështit. - Testi i blu metilenit. - Testi i Resazurinës. - Përcaktimi i qelizave somatike në qumësht. - Përcaktimi i pastërisë mekanike të qumështit. - Përcaktimi i freskisë së qumështit. - Vlerësimi i treguesve organo-shqisorë të qumështit të

freskët. - Përcaktimi i dendësisë në qumësht. - Përcaktimi i aciditetit në qumësht. - Përcaktimi i yndyrës në qumësht. - Përcaktimi i lëndës së thatë në qumësht. - Përcaktimi i hirit të përgjithshëm. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat, për kryerjen e analizave organo-shqisore, fiziko-kimike dhe biologjike të qumështit;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas

Page 22: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

22

rregullave higjeno-sanitare; - të marrë kampionin për analizë të qumështit, duke

realizuar homogjenizimin e tij (me lopatë në formë disku me vrima), pa formuar shkumë;

- të përcaktojë numrin e bakterjeve në qumësht ( prova e Reduktazës ), me solucionin e blu metilenit, në banjo mari ose në termostat.

- të kryejë testin e Resazurinës, me anë të tabletës së Resazurinës.

- të kryejë përcaktimin e qelizave somatike në qumështin e pranuar, me reagent CMT, duke e përzier me kujdes deri sa krijohen copa të bardha të koaguluara.

- të përcaktojë pastërtinë mekanike të qumështit, me anë të pastërisë së qumëshit, në aparat kullimi.

- të përcaktojë freskinë e qumështit, me anë të provës së ngrohjes dhe atë të alkoolit.

- të vlerësojë treguesit organo-shqisorë të qumështit ( shija aroma, ngjyra), sipas metodave standarde;

- të përcaktojë dendësinë e qumështit me laktodensimetër ose me piknometër;

- të përcaktojë aciditetin e përgjithshëm të qumështit, me titullim, me tretësirë NaOH 0.1 N, ujë i distiluar dhe fenoftaleinë 1%, deri në ngjyrë trëndafili të qëndrueshme;

- të përcaktojë përqindjen e yndyrës në qumësht, me metodën Gerber;

- të përcaktojë hirin në qumësht në furrën Mufël, në tempreturën 550 0C, sipas metodës standarde;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjeno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

RM 2 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore dhe kimike të

kosit, dhallës, hirrës dhe kremës. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit për analizë të kosit, dhallës, hirrës

dhe kremës. - Vlerësimi i treguesve organo-shqisorë të kosit, dhallës,

hirrës dhe kremës. - Përcaktimi i yndyrës në kos, dhallë, hirrë dhe kremë. - Përcaktimi i aciditetit të kosit, dhallës, hirrës dhe kremës. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë:

Page 23: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

23

- të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat dhe aparaturat për kryerjen e analizave organo-shqisore dhe kimike të kosit, dhallës, hirrës dhe kremës;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të përgatisë kampionin për analizën e kosit, dhallës, hirrës dhe kremës, sipas llojit të produktit që analizohet;

- të vlerësojë treguesit organo-shqisorë (shijen, aromën, ngjyrën dhe kosistencën) të kosit, dhallës, hirrës dhe kremës, sipas metodës standarde;

- të përcaktojë yndyrën në kos, dhallë, hirrë dhe kremë, me metodën Gerber;

- të përcaktojë aciditetin e kosit, dhallës, hirrës dhe kremës, me titullim me NaOH 0.1N dhe fenoftaleinë 1%;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

RM 3 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore dhe kimike të

djathit (të fortë dhe të butë). Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit për analizë të djathit. - Vlerësimi i treguesve organo-shqisorë të djathit. - Përcaktimi i konsistencës së djathit. - Përcaktimi i lagështirës së djathit. - Përcaktimi i yndyrës në djathë. - Përcaktimi i kripës në djathë. - Përcaktimi i aciditetit të djathit. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat për kryerjen e analizave organo-shqisore dhe kimike të djathit (të fortë dhe të butë);

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjeno-sanitare;

- të përgatisë kampionin e djathit për analizë, duke marrë sasi djathi me anë të një sonde në pjesë të ndryshme të djathit( të fortë dhe të butë);

- të vlerësojë treguesit organo-shqisorë (shijen, aromën, ngjyrën) të djathit të fortë dhe të butë, sipas metodave standarde;

Page 24: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

24

RM 4 Nxënësi kryen analizat e gjalpit.

Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit për analizën e gjalpit. - Vlerësimi i treguesve organo-shqisorë të gjalpit. - Përcaktimi i lagështirës në gjalp. - Përcaktimi i yndyrës në gjalp. - Përcaktimi i kripës së gjellës në gjalp. - Përcaktimi i aciditetit të gjalpit. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat për kryerjen e analizave organo-shqisore dhe kimike të gjalpit.

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjeno-sanitare;

- të përgatisë kampionin e gjalpit për analizë, sipas metodës standarde;

- të vlerësojë treguesit organo-shqisorë (shijen, aromën, ngjyrën dhe kosistencën) të gjalpit, sipas metodave standarde;

- të përcaktojë lagështirën e gjalpit, me metodën e tharjes në termostat në temperaturën 1000C -105 0C;

- të përcaktojë sasinë e yndyrës në gjalpë, me metodën Gerber;

- të përcaktojë kripën e gjellës në gjalpë, me metodën e Moohrit, sipas standardit;

- të përcaktojë aciditetin e gjalpit, me metodën Tjorner, sipas standardit;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të pëcaktojë konsistencën e djathit, sipas standardit; - të përcaktojë lagështirën në djathë, me metodën e tharjes

në termostat, në temperaturën 102 oC -105oC; - të përcaktojë yndyrën në djathë, me metodën Gerber. - të përcaktojë kripën në djathë, me metodën e Moohrit ose

Volhardit; - të përcaktojë aciditetin e djathit me metodën e titullimit,

duke përdorur NaOH 0.1N dhe fenoftaleinë 1%; - të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar

rregullat higjieno-sanitare; - të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit.

Page 25: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

25

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit;

Udhëzime për zbatimin e modulit

- Ky modul duhet të trajtohet kryesisht në laboratorin e kontrollit teknik kimik

- Instruktori i praktikës, duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur ilustrime dhe demonstrime konkrete të proçeseve për analizat e qumështit dhe të nënprodukteve të tij.

- Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për kryerjen e analizave organo-leptike, fizike, kimike dhe biologjike të qumështit dhe të nënprodukteve të tij.

- Instruktori i praktikës duhet të mbikqyrë respektimin e rregullave të sigurimit teknik, të mbrojtjes së mjedisit, përdorimit të kimikateve, mirëmbajtjes së instrumentave dhe pajisjeve laboratorike.

- Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e analizave të qumështit dhe të nënprodukteve të tij.

- Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e veprimeve për analizat e qumështit dhe të nënprodukteve të tij.

Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit

Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, mjetet, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: - repart i kontrollit tekniko- kimik; - instrumenta, solocione dhe reagentë kimikë, si dhe pajisjet

laboratorike për kryerjen e analizave organo-shqisore, fiziko-kimike dhe biologjike të qumështit dhe të nënprodukteve të tij;

- kampione për analizë të qumështit dhe të nënprodukteve të tij - skema të rregullave të sigurimit teknik, udhëzuesa, katalogë,

manuale, materiale të shkruara, kushte teknike dhe standarde shtetërore, në mbështetje të çështjeve që do të trajtohen në këtë modul.

Page 26: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

26

4. Moduli “Analizat e drithrave dhe të nënprodukteve të tyre” Drejtimi: Teknologji ushqimore Niveli: III Klasa: 13

PËRSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe Kodi ANALIZAT E DRITHRAVE DHE TË

NËNPRODUKTEVE TË TYRE

M-08-864-12

Qëllimi i modulit

Një modul praktik që aftëson nxënësit për të kryer analizat organo-shqisore, fizike dhe kimike të drithrave dhe të nënprodukteve të tyre.

Kohëzgjatja e modulit

33 orë mësimore

Niveli i parapëlqyer për pranim

Nxënësit duhet të kenë përfunduar një nga profilet mësimore të nivelit të II, të drejtimit mësimor Teknologji ushqimore.

Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe procedurat e vlerësimit

RM 1 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore dhe fiziko-kimike të drithrave. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit për analizë të drithrave. - Vlerësimi i treguesve organo-shqisorë të drithrave. - Përcaktimi i shkallës qelqore të drithrave. - Përcaktimi i peshës hektolitrike të drithrave. - Përcaktimi i lagështirës së drithrave. - Përcaktimi i hirit të drithrave. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat për kryerjen e analizave organo-shqisore, fizike dhe kimike të drithrave;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të përgatisë kampionin për analizën e drithrave, sipas metodave standarde;

- të vlerësojë treguesit organo-shqisorë të drithrave (shijen, aromën, ngjyrën), sipas standardit;

- të përcaktojë shkallën qelqore të drithrave, me anë të pamjes së jashtme dhe Farinotomit;

- të përcaktojë peshën hektolitrike të drithrave, me peshoren

Page 27: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

27

hektolitrike; - të përcaktojë lagështirën e drithrave, me metodën e tharjes,

në termostat, në temperaturën 105oC; - të përcaktojë hirin në drithra, në furrën Mufël, sipas

standardit; - të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar

rregullat higjieno-sanitare; - të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit.

RM 2 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore dhe fiziko-kimike të miellit. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit për analizën e miellit. - Vlerësimi i treguesve organo-shqisorë të miellit. - Përcaktimi i glutenit të miellit. - Përcaktimi i aciditetit në miell. - Përcaktimi i hirit në miell. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat për kryerjen e analizave organoleptike, fizike dhe kimike të miellit;

- të dezinfektojë enët dhe mjedisin e punës sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të përgatisë kampionin për analizën e miellit, me anë të sondave, sipas standardit;

- të vlerësojë treguesit organo-shqisorë të miellit, sipas standardit;

- të përcaktojë glutenin, me metodën e larjes së miellit në ujë të rrjedhshëm;

- të përcaktojë aciditetin në miell, me titullim me NaOH 1 N në prani të fenolftaleinës 1%;

- të përcaktojë hirin në miell në furrën Mufël në temperaturën 500-800oC;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

RM 3 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore dhe fiziko-kimike

të bukës. Përmbajtja

Page 28: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

28

- Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit për analizën e bukës. - Vlerësimi i treguesve organo-shqisor të bukës. - Përcaktimi i shkallës së freskisë së bukës. - Përcaktimi i lagështirës në bukë. - Përcaktimi i aciditetit në bukë. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat për kryerjen e analizave organo-shqisore, fiziko-kimike të bukës;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të vlerësojë treguesit organo-shqisorë të bukës (shija, aroma, ngjyra dhe kosistenca), sipas standardit;

- të përgatisë kampionin për analizë, sipas llojit të bukëve që do analizohen, pas 3 - 24 orë nga prodhimi, sipas standardit;

- të përcaktojë freskinë e bukës, në bazë të vëllimit që zenë thërrimet e bukës të zhytura në cilndrin me ujë;

- të përcaktojë lagështirën e bukës me metodën e tharjes në termostat 70oC, sipas standardit;

- të përcaktojë aciditetin e bukës, me titullim me NaOH 0,1N në prani të fenolftaleinës 1% , deri në shfaqen e ngjyrës së lehtë trëndafili;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Udhëzime për zbatimin e modulit

- Ky modul duhet të trajtohet kryesisht në laboratorin e kontrollit teknik kimik

- Instruktori i praktikës, duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur ilustrime dhe demonstrime konkrete të proçeseve për analizat e drithrave dhe të nënprodukteve të tyre.

- Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për kryerjen e analizave organo-leptike, fizike, kimike të drithrave dhe të nënprodukteve të tyre.

- Instruktori i praktikës duhet të mbikqyrë respektimin e rregullave të sigurimit teknik, të mbrojtjes së mjedisit, përdorimit të kimikateve, mirëmbajtjes së instrumentave dhe pajisjeve laboratorike.

- Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet theksi te verifikimi

Page 29: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

29

i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e analizave të drithrave dhe të nënprodukteve të tyre.

- Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e veprimeve për analizat e drithrave dhe të nënprodukteve të tyre.

Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit

Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, mjetet, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: - repart i kontrollit tekniko- kimik; - instrumenta, kimikate dhe pajisjet laboratorike për kryerjen e

analizave organo-shqisore dhe fiziko-kimike të drithrave dhe të nënprodukteve të tyre;

- kampione për analiza të drithrave dhe të nënprodukteve të tyre; - skema të sigurimit teknik, udhëzuesa, katalogë, manuale,

materiale të shkruara, kushte teknike dhe standarde shtetërore në mbështetje të çështjeve që do të trajtohen në këtë modul.

Page 30: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

30

5. Moduli “Analizat e fruta-perimeve dhe të nënprodukteve të tyre” Drejtimi: Teknologji ushqimore Niveli: III Klasa: 13

PËRSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe Kodi ANALIZAT E FRUTA-PERIMEVE DHE

NËNPRODUKTEVE TË TYRE

M-08-865-12

Qëllimi i modulit

Një modul praktik që aftëson nxënësit për të kryer analizat organo-shqisore dhe fiziko-kimike të fruta-perimeve dhe të nënprodukteve të tyre.

Kohëzgjatja e modulit

33 orë mësimore

Niveli i parapëlqyer për pranim

Nxënësit duhet të kenë përfunduar një nga profilet mësimore të nivelit të II, të drejtimit mësimor Teknologji ushqimore.

Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe procedurat e vlerësimit

RM 1 Nxënësi kryen analizat kimike të fruta-perimeve Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përcaktimi i lagështirës së fruta-perimeve. - Përcaktimi i lëndës së thatë të fruta-perimeve. - Përcaktimi i aciditetit të përgjithshëm të fruta-perimeve. - Përcaktimi i lëndëve tanike të fruta-perimeve. - Përcaktimi i përmbajtjes së pektinave të fruta-perimeve. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat, për kryerjen e analizave kimike të fruta-perimeve;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të përcaktojë lagështirën e fruta-perimeve me aparatin Din-Stark, sipas standardit;

- të përcaktojë lëndën e thatë të fruta-perimeve, me refraktometër, sipas standardit;

- të përcaktojë aciditetin e përgjithshëm të fruta-perimeve me anë të titullimit me NaOH 0.1N, në prani të dëftuesit 1% fenolftaleinë për të kontrolluar nëse janë në kufijtë e duhur nga 0.3-3%;

Page 31: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

31

- të përcaktojë lëndët tanike të fruta-perimeve me anë të titullimit me tretësirë KMnO4 në prani të tretësirës së indigokarminit, për shmangien e oksidimit gjatë përpunimit industrial;

- të përcaktojë përmbajtjen e pektinave në fruta-perime, duke llogaritur sasinë e acidit pektinik (që shpreh sasinë e lëndëve pektinike);

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

RM 2 Nxënësi kryen analizat e lëngjeve të fruta-perimeve

Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përcaktimi i dendësisë së lëngjeve të fruta-perimeve. - Përcaktimi i lëndës së thatë të lëngjeve të fruta-perimeve. - Matja e pH të lëngjeve të fruta-perimeve. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat, për kryerjen e analizave të lëngjeve të frutave;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të përcaktojë dendësinë e lëngjeve të fruta-perimeve me aerometër ose piknometër, sipas standardit;

- të përcaktojë përmabajtjen e lëndës së thatë të lëngjeve të fruta-perimeve me refraktometër, sipas standardit;

- të matë pH e lëngjeve të fruta-perimeve me pH-metër, sipas standardit;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

RM 3 Nxënësi kryen analizat e koncentrateve me sheqer (reçel,

marmalatë, prevede etj). Permbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit të koncentrateve me sheqer të fruta-

perimeve. - Përcaktimi i treguesve organo-shqisorë të koncentrateve

Page 32: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

32

me sheqer të fruta-perimeve. - Përcaktimi i sheqernave në koncentrate me sheqer të fruta-

perimeve. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucine dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat për kryerjen e analizave organo-leptike dhe të sheqernave të koncentrateve me sheqer të fruta-perimeve.

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të përgatisë kampionin e koncentrateve me sheqer sipas llojit të analizave që do kryhen;

- të përcaktojë treguesit organo-shqisorë të koncentrateve me sheqer të fruta-perimeve (shija, ngjyra, aroma, konsistenca), sipas metodave standarde;

- të përcaktojë sheqernat në koncentratet me sheqer të fruta-perimeve me metodat kimike, dhe fizike, sipas llojit të mostrës që do analizohet (heterogjene, homogjene), për të kontrolluar nëse janë në kufijtë e standardit;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

RM 4 Nxënësi kryen analizat e turshive.

Permbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Marrja e kampionit të turshive. - Përcaktimi i treguesve organo-shqisorë të turshive. - Përcaktimi i aciditetit të turshive - Përcaktimi i kripës së gjellës në turshi. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat për kryerjen e analizave organoleptike, fiziko-kimike të turshive;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës sipas rregullave higjieno-sanitare;

Page 33: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

33

- të përcaktojë kampionin e turshive për analizë të turshive, sipas llojit të analizave që do kryhen;

- të përcaktojë treguesit organo-shqisorë të turshive (shija, aroma, ngjyra, konsistenca), sipas standardit;

- të përcaktojë përmbajtjen e aciditetit të turshive, me metodën e titullimit me tretësirë 0.1N NaOH në prani të fenolftaleinës deri në ngjyrë trëndafili, sipas standardit;

- të përcaktojë sasinë e kripës së gjellës, me metodën e Moohrit, sipas standardit;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Udhëzime për zbatimin e modulit

- Ky modul duhet të trajtohet kryesisht në laboratorët e KTK-së - Instruktori i praktikës, duhet të përdorë sa më shumë të jetë e

mundur ilustrime dhe demonstrime konkrete të proçeseve për analizat e fruta-perimeve dhe nënprodukteve të tyre

- Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për të kryer analizat e fruta-perimeve dhe nënprodukteve të tyre

- Instruktori i praktikës duhet të mbikqyrë respektimin e rregullave të sigurimit teknik, të mbrojtjes së mjedisit dhe mirëmbajtjes pajisjeve laboratorike.

- Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e veprimeve analizat e fruta-perimeve dhe nënprodukteve të tyre

Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit

Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, veglat, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: - laborator kontrolli tekniko- kimik; - mjete, kimikate, instrumenta dhe pajisjet laboratorike për

kryerjen e analizave të fruta-perimeve dhe nënprodukteve të tyre;

- fruta dhe perime, koncentrate me sheqer, turshi për të kryer analizat e tyre;

- skema e rregullave të sigurimit teknik, udhëzuesa, katalogë, manuale, materiale të shkruara, kushtet e punës dhe standardet shtetërore, në mbështetje të çështjeve që do të trajtohen në këtë modul.

Page 34: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

34

6. Moduli “Analizat e mishit, sallameve dhe peshkut” Drejtimi: Teknologji ushqimore Niveli: III Klasa: 13

PËRSHKRUESI I MODULIT Titulli dhe Kodi ANALIZAT E MISHIT, SALLAMEVE DHE

PESHKUT

M-08-866-12

Qëllimi i modulit

Një modul praktik që aftëson nxënësit për të kryer analizat organo-shqisore, fiziko-kimike dhe biokimike të mishit, sallameve dhe peshkut.

Kohëzgjatja e modulit

36 orë mësimore

Niveli i parapëlqyer për pranim

Nxënësit duhet të kenë përfunduar një nga profilet mësimore të nivelit të II, të drejtimit mësimor Teknologji ushqimore.

Rezultatet e të mësuarit (RM), përmbajtja dhe procedurat e vlerësimit

RM 1 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore, fiziko-kimike dhe biokimike të mishit. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit për analizë. - Përcaktimi i treguesve organo-shqisorë të mishit. - Përcaktimi i pH-it të mishit. - Përcaktimi i amonjakut. - Përcaktimi i sulfurit të hidrogjenit. - Përcaktimi i peroksidazës. - Përcaktimi i reduktazës. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucine dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat për kryerjen e analizave organoleptike, fiziko-kimike dhe biokimike të mishit, sipas standardit;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të përgatisë kampionin për analizë, sipas standardit; - të përcaktojë treguesit organo-shqisorë (shijen, ngjyrën,

aromën, konsistencën), sipas standardit; - të përcaktojë pH-in e mishit, me metodën kolorimetrike

ose me atë elektrometrike;

Page 35: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

35

- të përcaktojë amoniakun në mish, me reaktivin e Neslerit; - të përcaktojë sulfurin e hidrogjenit në mish, sipas

standardit - të përcaktojë peroksidazën në mishin e freskët, me

Benzidinë; - të përcaktojë reduktazën në mish e freskët, me Metilen

blu; - të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar

rregullat higjieno-sanitare; - të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit.

RM 2 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore dhe kimike të sallameve. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit të sallameve. - Përcaktimi i treguesve organo-shqisorë të sallameve. - Përcaktimi i lagështirës së sallameve. - Përcaktimi i kripës së gjellës në sallame. - Përcaktimi i yndyrës në sallame. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës. - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat për kryerjen e analizave organo-shqisore dhe kimike të sallameve, sipas standartit;

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të përgatisë kampionin e sallameve (të tymosur e të zier, të pjekur e të tymosur, të ziera, të tymosur, pashtete ), sipas llojit të produktit që do të analizohet;

- të përcaktojë treguesit organo-shqisorë (shijen, aromën, ngjyrën, konsistencën), sipas standardit;

- të përcaktojë lagështirën në sallame, me tharje në termostat në 150 0C;

- të përcaktojë kripën e gjellës, në sallame, me metodën e Moohrit;

- të përcaktojë yndyrën në sallame, me metodën Gerber ose me metodën Sokslet;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Page 36: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

36

Udhëzime për zbatimin e modulit

- Ky modul duhet të trajtohet kryesisht në laboratorin e kontrollit teknik kimik.

- Instruktori i praktikës, duhet të përdorë sa më shumë të jetë e mundur ilustrime dhe demonstrime konkrete të proçeseve për analizat e mishit, sallameve dhe peshkut.

- Nxënësit duhet të angazhohen në veprimtari konkrete pune për kryerjen e analizave organo-leptike, fiziko-kimike të mishit, sallameve dhe peshkut.

- Instruktori i praktikës duhet të mbikqyrë respektimin e rregullave të sigurimit teknik, të mbrojtjes së mjedisit, përdorimit të kimikateve, mirëmbajtjes së instrumentave dhe pajisjeve laboratorike.

- Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e analizave të mishit, sallameve dhe peshkut.

- Gjatë vlerësimit të nxënësve, duhet të vihet theksi te verifikimi i shkallës së arritjes së shprehive praktike për realizimin e veprimeve për analizat e mishit, sallameve dhe peshkut.

RM 3 Nxënësi kryen analizat organo-shqisore të peshkut. Përmbajtja - Përgatitja e vendit dhe mjeteve të punës. - Dezinfektimi i mjeteve dhe i mjedisit të punës. - Përgatitja e kampionit për analizë të peshkut. - Përcaktimi i treguesve organo-shqisorë të peshkut. - Pastrimi i vendit dhe mjeteve të punës - Zbatimi i rregullave të sigurimit teknik dhe mbrojtjes së

mjedisit. Instrumentet e vlerësimit: - Vëzhgim me listë kontrolli. Kriteret e vlerësimit: Nxënësi duhet të jetë i aftë: - të përgatisë solucione dhe reagente kimike, instrumentat

dhe aparaturat, për kryerjen e analizave organoleptike të peshkut.

- të dezinfektojë mjetet dhe mjedisin e punës, sipas rregullave higjieno-sanitare;

- të përgatisë kampionin e peshkut për analizë, sipas metodës standarde;

- të përcaktojë treguesit organo-shqisorë (shijen, aromën, ngjyrën, konsistencën) të peshkut , duke i krahasuar me standardin;

- të pastrojë vendin dhe mjetet e punës, duke respektuar rregullat higjieno-sanitare;

- të zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.

Page 37: Skeletkurrikuli-Teknologji ushqimore-Niv III-2012 III a/Teknologji ushqimore-Niv III.pdf · TEKNOLOGJI USHQIMORE Niveli III (1 vjeçar) Kodi: A-III-12 Miratoi: MINISTRI MYQEREM TAFAJ

37

Kushtet e e domosdoshme për realizimin e modulit

Për realizimin si duhet të modulit është e domosdoshme të sigurohen mjediset, mjetet, pajisjet, dhe materialet e mëposhtme: - repart i kontrollit tekniko- kimik; - instrumenta, kimikate dhe pajisjet laboratorike për kryerjen e

analizave organoleptike, fiziko-kimike të mishit, sallameve dhe peshkut

- mostra të mishit, sallameve dhe peshkut; - skema të rregullave të sigurimit teknik , udhëzuesa, katalogë,

manuale, materiale të shkruara, kushte teknike dhe standarde shtetërore, në mbështetje të çështjeve që do të trajtohen në këtë modul.