24
Politikat Kontabël, Ndryshimet në Vlerësimet Kontabël dhe Gabimet

SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

  • Upload
    causi

  • View
    141

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Politikat Kontabël, Ndryshimet në Vlerësimet Kontabël dhe

Gabimet

Page 2: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Objektivi Objektivi i këtij Standardi është të përshkruajë kriteret për

zgjedhjen dhe ndryshimin e politikave kontabël, së bashku me trajtimin kontabël dhe informacionet e dhëna për ndryshimet në politikat kontabël, ndryshimet në vlerësimet kontabël dhe korrigjimin e gabimeve.

Page 3: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Përkufizime

Përkufizimet e disa termave kryesore që përdoren në këtë standard:

Politikat kontabël janë parimet, bazat, marrëveshjet, rregullat dhe praktikat e veçanta që zbatohen nga një njësi ekonomike në përgatitjen dhe paraqitjen e pasqyrave financiare.

Një ndryshim në vlerësimin kontabël është një rregullim i shumës së mbartur të një aktivi ose detyrimi, ose shumës së konsumit periodik të një aktivi, që vjen nga vlerësimi i gjendjes aktuale të aktivit dhe detyrimit, si dhe përfitimeve të ardhshme të pritshme dhe detyrimeve të lidhura me aktivin dhe detyrimin. Një ndryshim në vlerësimin kontabël është një rregullim i shumës së mbartur të një aktivi ose detyrimi, ose shumës së konsumit periodik të një aktivi, që vjen nga vlerësimi i gjendjes aktuale të aktivit dhe detyrimit, si dhe përfitimeve të ardhshme të pritshme dhe detyrimeve të lidhura me aktivin dhe detyrimin. Ndryshimet në vlerësimet kontabël vijnë nga informacioni i ri apo zhvillimet e reja dhe përkatësisht nuk janë korrigjime të gabimeve. Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar janë Standarde dhe Interpretime të përdorura nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit .

Page 4: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Ato perfshijn:

a)-Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;b)-Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit; dhec)-Interpretatimet e nxjerra nga Komiteti i Interpretimeve për Raportimin Financiar Ndërkombëtar

Materiale - Mungesa ose deklarime të gabuara të zërave janë materiale nëse ato në mënyrë individuale ose kolektive mund të ndikojnë vendimet ekonomike të përdoruesve, vendime këto të marra në bazë të pasqyrave financiare.

Page 5: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Zbatimi i ndryshimeve në politikat kontabël, Kufizimet ndaj zbatimit retrospektiv

SUBJEKTI: (a) një njësi ekonomike llogarit një ndryshim në politikën kontabël që rezulton nga zbatimi fillestar I një Standardi apo një

Interpretimi në përputhje me dispozitat e veçanta tranzitore, në se ka të tilla, në atë Standard apo Interpretim; dhe (b) një njësi

ekonomike duhet të zbatojë ndryshimet retrospektivisht ne rastin kur ndryshon një politikë kontabël për shkak te zbatimit fillestar të një Standardi apo një Interpretimi te cilat nuk përfshijne dispozita të veçanta tranzitore për tu zbatuar ndaj këtyre ndryshimeve, ose

kur ndryshon vullnetarisht një politikë kontabël.Zbatim retrospektiv është zbatimi i një politike të re kontabël për transaksionet, ngjarjet

dhe kushtet e tjera sikur kjo politikë të ishte zbatuar përgjithmonë.Rideklarim retrospektiv është korrigjimi i

kontabilizimit, matjes dhe informacionit të dhënë për shuma të elementëve të pasqyrave financiare sikur gabimi i periudhës

paraardhëse nuk ka ndodhur kurrë.

Page 6: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

I pazbatueshëm Zbatimi i një kërkese është jo i mundur praktikisht atëhere kur njësia ekonomike nuk ka mundësi ta zbatojë atë dhe pas bërjes së të gjithë përpjekjeve të arsyeshme për ta zbatuar. Për një periudhë paraardhëse të veçantë, është i pazbatueshëm të kryhet një ndryshim në politikën kontabël retrospektivisht ose për të bërë një rideklarim retrospektiv për të korrigjuar një gabim në se: (a) efektet e zbatimit retrospektiv ose rideklarimi retrospektiv nuk janë të përcaktueshëm;(b) zbatimi retrospektiv ose rideklarimi retrospektiv kërkojnë supozime rreth synimeve të drejtimit të cilat kanë qënë në atë periudhë; ose (c) zbatimi retrospektiv ose rideklarimi retrospektiv kërkojnë vlerësime të rëndësishme të shumave dhe është e pamundur të dallohet objektivisht informacioni rreth këtyre vlerësimeve të cilat: I) japin evidencë të rrethanave që kanë ekzistuar në datat në të cilat këto shuma janë kontabilizuar, matur apo është dhënë informacioni; dhe II) mund të kenë qënë disponibël kur pasqyrat financiare për atë periudhë paraardhëse ishin autorizuar për publikim nga informacionet e tjera.

Page 7: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Politikat kontabël

Kur një Standard apo një Interpretim zbatohet veçanërisht për një transaksion, ngjarje apo kusht tjetër,politika kontabël e zbatuar për atë element përcaktohet duke zbatuar Standardin apo Interpretimin dhe duke marrë parasysh çdo Udhëzim të Vënies në Zbatim të publikuar nga BSNK për Standardin apo Interpretimin.

SNRF-të parashtrojnë politika kontabël për të cilat BSNK ka arritur në përfundimin se rezultojnë në pasqyrat financiare që përmbajnë informacione të besueshme e përkatëse rreth transaksioneve, ngjarjeve e kushteve të tjera për të cilat ato zbatohen. Këto politika nuk ka nevojë të zbatohen kur efekti i zbatimit të tyre është jomateriale.

Zgjedhja dhe zbatimi i politikave kontabël

Page 8: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Në mungesë të një Standardi ose një Interpretimi që zbatohet veçanërisht për një transaksion, ngjarje apo kusht tjetër,drejtimi duhet të përdorë gjykimin e tij në zhvillimin dhe zbatimin e politikës kontabël që rezulton në informacionin i cili është:

a) përkatës për nevojat e vendim-marrjes ekonomike të

përdoruesve; dhe b) i besueshëm, për atë që pasqyrat financiare:

I) paraqesin me besnikëri gjendjen financiare, rezultatin

financiar dhe flukset monetare të njësisë ekonomike; II) pasqyrojnë thelbin ekonomik të transaksioneve, ngjarjeve dhe kushteve të tjera dhe jo vetëm formën juridike; III) janë neutrale, d.m.th. me paanshmëri; IV) janë të kujdesshme; dhe V) janë të plota në të gjitha aspektet materiale.

Page 9: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Qëndrueshmëria e politikave kontabël

Një njësi ekonomike zgjedh dhe zbaton politikat e tij kontabël me qëndrueshmëri për transaksione,ngjarje dhe kushte të tjera të ngjashme, përveç rastit kur një Standard apo një Interpretim kërkon apo lejon në mënyrë të posaçme kategorizimin e elementëve për të cilët politika të ndryshme mund të jenë të përshtatshme. Nëse një Standard ose një Interpretim kërkon ose lejon të tillë kategorizim, zgjidhet dhe zbatohet një politikë kontabël me qëndrueshmëri për çdo kategori.

Page 10: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Ndryshimet në politikat kontabël

Një njësie ekonomikei në kohë për të identifikuar tendencat e tij në gjendjen financiare, rezultatin financiar dhe flukset monetare. Kështu, të njëjtat politka kontabël zbatohen brenda çdo periudhe dhe nga një periudhë në tjetrën përveçse kur Një njësi ekonomike ndryshon një politikë kontabël vetëm nëqoftëse ndryshimi: a)Kërkohet nga një Standard apo një Interpretim; ose b)Rezulton në pasqyra financiare që japin informacione të besueshme e më përkatëse rreth efekteve të transaksioneve, ngjarjeve apo kushteve të tjera mbi gjendjen financiare, rezultatin financiar apo flukset monetare të njësisë ekonomike.

Nuk janë ndryshime në politikat kontabël: a)Zbatimi i një politike kontabël për transaksione,

ngjarje apo kushte të tjera që ndryshojnë nëthelb nga ato që kanë ndodhur më parë; dhe

b)Zbatimi i një politike të re kontabël për transaksione, ngjarje apo kushte të tjera që nuk kanë ndodhur më parë ose nuk kanë qënë materiale.

Page 11: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Dhenia e informacioneve shpjeguese

Kur zbatimi fillestar i një Standardi apo një Interpretimi ka efekt ne periudhen aktuale apo ne ndonje periudhe paraardhese, të tillë efekt që është e pazbatueshme për të përcaktuar shumën e rregullimit, apo që mund të ketë efekt në periudhat e ardhshme njësia ekonomike duhet të japë informacione shpjeguese:

a)titullin e Standardit apo Interpretimit;b)kur është e zbatueshme, që ndryshimi në politikën

kontabël është bërë në përputhje me dispozitat e tij tranzitore;

c)natyrën e ndryshimit në politikën kontabël;d)kur është e zbatueshme,një përshkrim të dispozitave

tranzitoree)kur është e zbatueshme, dispozitat tranzitore që

mund të kenë një efekt ndaj periudhave të ardhshme;

Page 12: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Njësia ekonomike jep informacione shpjeguese për natyrën dhe shumën e ndryshimit në vlerësimin kontabël që ka efekte në periudhën aktuale apo kur pritet të ketë efekt në periudhat e ardhshme. Nëqoftëse shuma e efektit në periudhat e ardhshme nuk jepet sepse vlerësimi është i pazbatueshëm, njësia ekonomike duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt. Dhënia e informacioneve shpjeguese për gabimet e periudhës paraardhëse ekonomike jep informacione shpjeguese si mëposhtë: (a) natyrën e gabimit të periudhës paraardhëse;(b) për secilin periudhë paraardhëse të paraqitur, për sa është e zbatueshme.

Page 13: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Shembull

Ndryshimi në politikën kontabël me zbatim retrospektiv

Gjatë 20X2, Shoqëria Gamma ndryshoi politikën e saj kontabël për trajtimin e kostove të huamarrjes të cilat I përkasin drejtpërdrejt blerjes së stacionit të hidroçentralit në ndërtim për t’u përdorur nga Shoqëria Gamma.

Në periudhat paraardhëse, Gamma të tilla kosto i ka kapitalizuar. Gamma tani ka vendosur për t’i trajtuar këto kosto si një shpenzim dhe jo ti kapitalizojë ato. 2.2 Kostot e kapitalizuara të huamarrjes së Shoqërisë ishin 2,600 NjM gjatë 20X1 dhe 5,200 NjM në periudhat para 20X1. Të gjitha kostot e huamarrjes të marra në vitet e mëparshme në lidhje me blerjen e stacionit elektrik kanë qënë kapitalizuar.Rregjistrat kontabël të Shoqërisë Gamma për 20X2 paraqesin një fitim para interesave dhe para tatimit mbi

fitimin për 30,000 NjM; shpenzimet për interesa për 3,000 NjM (që lidhet vetëm me 20X2); dhe tatimi mbi fitimin për 8,100 NjM.Në 20X1, Shoqëria Gamma raportoi:

Page 14: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

NjMFitimi para interesave dhe tatimit 18,000Shpenzimet për interesa – . Fitimi para tatimit 18,000Tatimi mbi fitimin (5,400)Fitimi 12,600Fitimet e pashpërndara në çelje të 20X1 ishin 20,000 NjM dhe fitimet e

pashpërndara në mbyllje ishin 32,600 NjM.Tatimi mbi fitimin për Shoqërinë Gamma është 30 përqind për 20X2, 20X1 dhe

periudhat e mëparshme.Shoqëria Gamma kishte 10,000 NjM kapital të ndarë në aksione dhe nuk kishte

elementë të tjerë në kapitalet e veta përveç fitimeve të pashpërndara. Aksionet e saj nuk tregtohen publikisht dhe ajo nuk jep informacione për fitimet për aksion.

Shoqëria Gamma Nxjerrje e Pasqyrës së të Ardhuraev 20X2 20X1 NjM NjMFitimi para interesave dhe tatimit 30,000 18,000 Shpenzimet për interesa (3,000) (2,600)Fitimi para tatimit 27,000 15,400Tatimi mbi fitimin -8,100 -4,620Fitimi 18,900 10,780

Page 15: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Shoqëria Gamma Pasqyra e ndryshimeve ne kapitalet e veta Kapitali Aksionar Fitime te pashp. Totali

NjM NjM NjM

Gjendja në 31 dhjetor 20X0 siç ishte

raportuar më parë 10,000 20,000 30,000 Ndryshimet në politikën kontabël për kapitalizimin e interesave (neto nga tatimi mbi fitimin 1,560NjM) (Shënim1) (3,640) (3,640)

Gjendja në 31 dhjetor 20X0 e rideklaruar 10,000 16,360 . Fitimi i vitit të mbyllur më 31 dhjetor 20X1 siç rideklarohet

10,780 10,780 Gjendja në 31 dhjetor 20X1 10,000 27,140 37,140 Fitimi i vitit të mbyllur më 31 dhjetor 20X2 18,900 18,900

Gjendja në 31 dhjetor 20X2 10,000 46,040 56,040

Page 16: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Nxjerrje nga shënimet shpjeguese

Gjatë 20X2, Shoqëria Gamma ndryshoi politikën e saj kontabël për trajtimin e kostove të huamarrjes të cilat I përkasin drejtpërdrejt blerjes së stacionit të hidroçentralit në ndërtim për t’u përdorur nga Shoqëria Gamma. Më parë Shoqëria Gamma të tilla kosto i kapitalizonte. Tashmë ato kalojnë në shpenzime siç konstatohen.Drejtimi gjykon se kjo politikë jep informacione më të besueshme dhe më shumë përkatëse sepse ajo rezulton në një trajtim më transparent të kostove financiare dhe është në përputhje me praktikën vendore të sektorit, që i bën pasqyrat financiare të Gamma-s më mirë të krahasueshme. Ky ndryshim në politikën kontabël është kontabilizuar retrospektivisht dhe pasqyrat krahasuese për 20X1 janë rideklaruar. Efekti i ndryshimit në 20X1 jepet në tabelën e mëposhtme. Fitimet e pashpërndara në çelje të 20X1 janë ulur me 3,640 NjM, që përbën edhe shumën e rregullimit të lidhur me periudhat paraardhëse nga 20X1.

Efekti në 20X1 NjM (Rritje) në shpenzimet për interesa

(2,600) Ulja e tatimit mbi fitimin

780 Ulja e fitimit

(1,820) Efekti në periudhat paraardhëse nga 20X1(Ulja) në fitim (5,200 NjM shpenzime për interesa minus tatimi 1,560 NjM) (3,640) (Ulja) në aktivet në proçes ndërtimi dhe në fitimet e pashpërndara

më 31 dhjetor 20X1

(5,460)

Page 17: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Ndryshimet në vlerësimet kontabëlVlerësimi përfshin gjykime të bazuara në informacionet më të fundit të

besueshme, të disponueshme. Nga natyra e tij, rishikimi i një vlerësimi nuk lidhet me periudhat paraardhëse dhe nuk është korrigjim i një gabimi.Për shembull, vlerësime mund të kërkojnë:a) borxhet e këqija; b) humbja e

vlerës së inventarit;c) vlera e drejtë e aktiveve financiare apo detyrimeve financiare;d) jeta e dobishme e aktiveve të amortizueshme; dhe e)

detyrimet e garancisë. Në masën që një ndryshim në një vlerësim kontabël krijon ndryshime në aktive ose detyrime, ose lidhet me

një element të kapitaleve të veta, ai kontabilizohet duke rregulluar shumën e mbartur të aktivit, detyrimit ose elementit të kapitalit të vet përkatës në periudhën e ndryshimit.Per vec rastit

kur Efekti i ndryshimit në vlerësimin kontabël, duhet të njihe prospektivisht duke e përfshirë atë në fitimin ose humbjen në: a)

periudhën e ndryshimit, në se ndryshimi ndikon vetëm atë periudhë; ose b) periudhen e ndryshimit dhe periudhat e

ardhshme,në se ndryshimi ndikon edhe njërën dhe të tjerat.

Page 18: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Njohja apo kontabilizimi prospektiv i efektit të ndryshimit në vlerësimin kontabël do të thotë që ndryshimi zbatohet për transaksionet, ngjarjet dhe kushtet e tjera nga data e ndryshimit në vlerësim.

Njësia ekonomike jep informacione shpjeguese për natyrën dhe shumën e ndryshimit në vlerësimin kontabël që ka efekte në periudhën aktuale apo kur pritet të ketë efekt në periudhat e ardhshme, përveç rastit të dhënies së informacionit shpjegues të efektit për periudhat e ardhshme kur është i pazbatueshëm vlerësimi i këtij efekti.Nëqoftëse shuma e efektit në periudhat e ardhshme nuk jepet sepse vlerësimi është i pazbatueshëm, njësia ekonomike duhet të japë informacione shpjeguese për këtë fakt.

Gabimet Gabimet ndodhin në lidhje me njohjen, matjen, paraqitjen ose

dhënien e informacioneve shpjeguese të elementëve të pasqyrave financiare.Gabimet e mundshme të periudhës aktuale të zbuluara në këtë periudhë korrigjohen para se pasqyrat financiare të autorizohen për publikim. Por gabimet materiale ndonjëherë mbeten të pazbuluara deri në periudhat e mëpasëshme dhe këto gabime të periudhave paraardhëse korrigjohen në informacionin krahasues të paraqitur në pasqyrat financiare për periudhat e mëpasëshme.

Page 19: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Rideklarimi retrospektiv i gabimeve

Gjatë vitit 20X2, Shoqëria Beta zbuloi se disa produkte që ishtin shitur gjatë 20X1 ishin përfshirë gabimisht në inventaret e 31 dhjetorit 20X1 për shumën 6,500 NjM.Regjistrimet kontabël të Shoqërisë Beta në vitin 20X2 tregojnë se shitjet janë 104,000 NjM, kosto e mallrave të shitura janë 86,500 NjM (përfshirë 6,500 NjM për gabimin në çeljen e inventarit) dhe tatimi mbi fitimin për 5,250 NjM.Në 20X1, Shoqëria Beta raportoi: NjM

Shitjet 73,500 Kosto e mallrave të shitura (53,500) Fitimi para tatimit 20,000 Tatimi mbi fitimin (6,000) Fitimi 14,000

Fitimet e pashpërndara në çelje të 20X1 ishin 20,000 NjM dhe fitimet e pashpërndara në mbyllje ishin 34,000 NjM.

Tatimi mbi fitimin për Shoqërinë Beta ishte 30 përqind në 20X2 dhe 20X1. Ajo nuk kishte të ardhura apo shpenzime të tjera.

Shoqëria Beta kishte 5,000 NjM kapital të ndarë në aksione dhe nuk kishte elementë të tjerë në kapitalet e

veta përveç fitimeve të pashpërndara. Aksionet e saj nuk tregtohen publikisht dhe ajo nuk jep informacione për fitimet për aksion.

Page 20: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Shoqëria Beta Nxjerrje e Pasqyrës së të Ardhurave 20X2 20X1 NjM NjMShitjet 104,000 73,500Kosto e mallrave të shitura (80,000) (60,000)Fitimi para tatimit 24,000 13,500Tatimi mbi fitimin (7,200) (4,050)Fitimi 16,800 9,450

Shoqëria Beta Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veat Kapitali Fitime të Totali aksionar pashpërndara NjM NjM NjMGjendja në 31 dhjetor 20X0 5,000 20,000 25,000Fitimi i vitit të mbyllur më 31 dhjetor20X1 siç rideklarohet 9,450 9,450Gjendja në 31 dhjetor 20X1 5,000 29,450 34,450Fitimi i vitit të mbyllur më 31 dhjetor20X2 16,800 16,800Gjendja në 31 dhjetor 20X2 5,000 46,250 51,250

Page 21: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Nxjerrje nga shënimet shpjeguese

Disa produkte që kanë qënë shitur në 20X1 gabimisht ishin përfshirë në inventaret e 31 dhjetorit 20X1 për 6,500 NjM. Pasqyrat financiare të 20X1 u rideklaruan për të korrigjuar këtë gabim. Efekti i rideklarimit në këto pasqyra financiare përmblidhet më poshtë:.Nuk ka asnjë efekt në 20X2.

Efekti ne 20X1

NjMRritja e kostos së mallrave të shitura (6,500)Ulja e tatimit mbi fitimin 1,950Ulja e fitimit (4,550)Ulja në inventare (6,500)Ulja në tatimin mbi fitimin të pagueshëm 1,950Ulja në kapitalet e veta (4,550)

Page 22: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Dhënia e informacioneve shpjeguese për gabimet e periudhës paraardhëse

Ekonomike jep informacione shpjeguese si mëposhtë: (a) natyrën e gabimit të periudhës paraardhëse;

(b) për secilin periudhë paraardhëse të paraqitur, për aq sa është e zbatueshme, shumën e korigjimit: (I) për secilin element rresht të ndikuar të pasqyrave financiare; dhe

(II) nëqoftëse SNK 33 zbatohet për njësine ekonomike, për të ardhurat bazë dhe të ardhurat e pakësuara për aksion; (c) shumën e korrigjimit në fillimin e periudhës paraardhëse më të fundit të paraqitur; dhe (d) nëqoftëse rideklarimi retrospektiv është i pazbatueshëm për një periudhë paraardhëse të veçantë,rrethanat që kanë çuar në ekzistencën e këtij kushti dhe një përshkrim se si dhe nga kur ka qënë korrigjuar gabimi.

Page 23: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Pazbatueshmëria në lidhje me zbatimin retrospektiv dhe rideklarimi retrospektiv

Në disa rrethana, është e pazbatueshme të rregullohen informacionet krahasuese për një ose më shumë periudha paraardhëse për të arritur krahasueshmërinë me periudhën aktuale. Për shembull, mund të mos jenë grumbulluar të dhëna në periudhën paraardhëse në mënyrë që të lejojnë qoftë zbatimin retrospektiv të një politike të re kontabël qoftë rideklarimin retrospektiv për të korrigjuar gabimin e periudhës paraardhëse, si dhe mund të jetë e pazbatueshme të rikrijohet informacioni.

Shpesh është e nevojshme të bëhen vlerësime në zbatimin e politikës kontabël të elementëve të pasqyrave financiare të njohura apo të dhëna në lidhje me transaksionet, ngjarjet apo kushtet e tjera. Vlerësimi është vetvetishëm subjektiv dhe vlerësimet mund të përpunohen pas datës së mbylljes së bilancit .

Page 24: SNK8-Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 8

Por objektivi i vlerësimeve lidhur me periudhatt paraardhëse mbetet i njëjtë si për vlerësimet e bëra në periudhën aktuale, Prandaj zbatimi retrospektiv i një politike të re kontabël ose korrigjimi i gabimit të periudhës paraardhëse kërkon venien ne dukje e informacionit që: (a) jep evidencë të rrethanave që kanë ekzistuar në datat në të cilat ka ndodhur transaksioni, ngjarja apo kushti tjetër, (b) mund të kenë qënë disponibël kur pasqyrat financiare për atë periudhë paraardhëse ishin autorizuar për publikim . Për disa lloje vlerësimesh është e pazbatueshme për të dalluar këto lloje Informacionesh.