29
S T A T U T I DHE RREGULLORJA E PERGJITHSHME E AGJENCISE “ALBAUTOR” Tiranë, 2005 ________________________________________________________________________ ALBAUTOR: Rr.”Sami Frasheri”. Pall.20/1. Ap.1. Tirane. Tel&Fax (+355 4) 2274833 E-mail:[email protected] Nr. Llog.: Raiffeisen Bank. Dega 1. Tirane. Nr account 0101000006

STATUTI DHE RREGULLORJA E PERGJITHSHME E AGJENCISE …albautor.org/site/images/pdf/statut.pdf · 6 3. Kuotizacionet e anëtarëve-ortakë, për pranim dhe të përvitshme, shuma e

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

S T A T U T I

DHE

RREGULLORJA

E PERGJITHSHME

E AGJENCISE “ALBAUTOR”

Tiranë, 2005

________________________________________________________________________ ALBAUTOR: Rr.”Sami Frasheri”. Pall.20/1. Ap.1. Tirane. Tel&Fax (+355 4) 2274833 E-mail:[email protected]

Nr. Llog.: Raiffeisen Bank. Dega 1. Tirane. Nr account 0101000006

2

A L B A U T O R

AGJENCIA SHQIPTARE PER TE DREJTEN E AUTORIT NE FUSHEN E

MUZIKES DHE TE VEPRAVE AUDIOVIZUALE

(Aprovuar në datën 23. 12. 1992.

Modifikuar në vitin 1998 me rastin

e disa ndryshimeve në ligj, modifikuar

në datën 06. 07. 2005 nga Këshilli i Administrimit

me daljen e ligjit Nr. 9380, datë 28. 04. 2005)

SSS TTT AAA TTT UUU TTT III

Tiranë, 2005

Neni 1

3

Agjencia ALBAUTOR është person juridik-privat, organizatë jo-fitimprurëse, objekt i

veprimtarisë të së cilës është mbledhja e të ardhurave për përdorimin e veprave në fushën

e muzikës dhe audiovizualit për veprat e huaja sipas kontratave të përfaqësimit reciprok

me shoqëritë e huaja (Neni 111 i Ligjit Nr. 9380, datë 28. 04. 2005) dhe shpërndarjen e

tyre tek titullarët e të drejtës së autorit në fushën e muzikës dhe audiovizualit1. Ajo është

shoqëri private ortakësh që nuk ndjek qëllim fitimi dhe udhëhiqet nga Statuti, Rregullorja

e Përgjithshme, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9380 dt. 28.04.2005 dhe me

dispozitat e tjera në fuqi.

Autori është ortak dhe përfaqësohet në këtë Agjenci me veprat e tij, të cilat janë aksionet

e tij.

Autorët-ortakë që bëjnë pjesë në këtë Agjenci janë: kompozitorë, kantautorë, autorë

teksti, prodhues fonografikë apo audiovizualë, përkthyes, aranzhatorë, etj, të cilët

pranojnë Statutin e Agjencisë si dhe anëtarët e shoqërive motra që kanë kontrata të

përfaqësimit reciprok për muzikën dhe audiovizualin me Agjencinë ALBAUTOR.

Çdo autor-ortak: kompozitor, kantautor, autor teksti, prodhues fonografik, apo

audiovizual, përkthyes, aranzhator, që pranon këtë statut i kalon Agjencisë ALBAUTOR,

nga vetë fakti i aderimit dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së agjencisë, administrimin dhe

ushtrimin e të drejtave vetjake jopasurore dhe të drejtave pasurore të veprave të tij, të

krijuara apo që do të krijojë në të ardhmen.

Botuesi apo prodhuesi i një vepre, autori i së cilës është anëtar i agjencisë, pranohet edhe

vetë si anëtar i agjencisë, për shkak të kontratave të bëra nga autorët me të, brenda kufijve

të këtij statuti.

Neni 2

Anëtarët e Agjencisë, nga vetë fakti i pranimit të statutit, i kalojnë asaj ekskluzivisht dhe

për të gjitha vendet, të drejtën për të administruar si titullar i të drejtës së autorit të

veprave të tyre siç janë përcaktuar në nenin 1, nëpërmjet të gjitha mjeteve të njohura apo

të panjohura që do të zbulohen, nën rezervën e së drejtës të çdo anëtari të agjencisë që të

tërheqë kalimin e të drejtave të dhëna sipas këtij neni pas mbarimit të këtij statuti me një

paralajmërim prej një viti më parë.

Neni 3

Agjencia është “pagëzuar” me emrin ALBAUTOR

Neni 3/1

Selia e Agjencisë Albautor është në Tiranë, në pronën e saj në adresën: Rruga “Sami

Frashëri”, pallati 20/1, shk.1, Ap. 1, dhe mund të transferohet me vendim të Këshillit të

Administrimit në çdo adresë tjetër të të njejtit qytet.

1 Kur flitet për vepra audiovizuale këtu e poshtë duhet nënkuptuar muzika, dhe muzika në veprat

audiovizuale, përfshi edhe muzika në veprat kinematografike.

4

Neni 3/2

Kohëzgjatja e Agjencisë Albautor është përcaktuar 50 vjet duke filluar nga 1 Janari i vitit

1993, sipas regjistrimit të shoqërisë Albautor, për herë të parë, në Gjykatën e Shkallës së

Parë me vendim Nr. 10509, datë 29. 12. 1992, ndryshuar në shoqatë me vendimin Nr.

587, datë 18. 02. 1998 dhe regjistrimit më të fundit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë

për ndryshimin në Agjenci. Pas mbarimit të kësaj periudhe, ajo do të vazhdojë

ekzistencën e saj me të drejta të plota brenda kushteve të përcaktuara në nenin 37 të këtij

statuti për një periudhë tjetër 50 vjeçare.

Neni 3/3

Autorët-ortakë, anëtarë të agjencisë, ruajnë ushtrimin e të drejtave të tyre vetjake

jopasurore të patjetërsueshme dhe të paparashkrueshme.

OBJEKTI I AGJENCISE

Neni 4

Agjencia ka për objekt:

Objekti i veprimtarisë së Agjencisë Albautor është mbledhja e të ardhurave për

përdorimin e veprave në fushën e muzikës dhe audiovizualit dhe shpërndarjen e tyre tek

titullarët e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilët ia kanë

kaluar këto të drejta për administrim Agjencisë. Pra:

1. Ushtrimin dhe administrimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha të drejtave që kanë

të bëjnë me ekzekutimin publik, shfaqjen publike apo me riprodhimin mekanik dhe

veçanërisht, marrjen dhe shpërndarjen e të ardhurave që rrjedhin nga ushtrimi i të

drejtave në fjalë;

2. Mbrojtjen e interesave jopasurore dhe pasurore të anëtarëve të agjencisë apo të atyre që

u kanë kaluar të drejtat.

Përbërja e Agjencisë

Neni 5

Kanë cilësinë e anëtarëve-ortakë (Stazhierit, Aderantit, Anëtarit definitiv) autorët,

kompozitorët, kantautorët, autorët e tekstit, botuesit e muzikës, prodhuesit fonografikë

apo audiovizualë, përkthyesit, aranzhatorët të cilët kanë pranuar statutin e Agjencisë.

Kanë gjithashtu cilësinë e “anëtarit simpatizantë” personat fizikë apo juridikë, shqiptarë

apo të huaj, që mbështesin materialisht Agjencinë “ALBAUTOR”.

5

Kapitali i Agjencisë

Neni 6

Kapitali i Agjencisë është i ndryshueshëm. Ai formohet nga shumat që vijnë nga kuota e

pranimit të anëtarëve, nga përqindja e të ardhurave që mban Agjencia, të cilat caktohen

çdo vit nga Këshilli i Administrimit, nga dhuratat ose donacionet që bëhen për Agjencinë

Albautor.

Agjencia Albautor është agjenci e cila ushtron aktivitetin e vet prej 12 vjetësh dhe

burimet potenciale dhe pasurore janë:

1- Selia është pronë e agjencisë Albautor.

2- Produkti Financiar që mblidhet prej kontratave me përdorues të pronësisë artistike

në fushën e muzikës dhe audiovizualit (sipas vendimit të Këshillit të Ministrave)

siç janë radiotelevizionet, hotelet, editorët e kasetave, CD dhe DVD etj.

3- Të ardhurat nga Kontratat e Përfaqësimit Reciprok me shoqëritë motra.

Neni 7

Produkti financiar ndahet në pjesë sipas përdorimit të veprave të autorëve ortakë. Të

gjithë ortakët disponojnë pjesë të të ardhurave të këtij produkti sipas numrit të veprave të

krijuara, shkallës së përdorimit ose veprave që do të krijohen më vonë.

Neni 8

I. Detyrimet e Agjencisë përfshijnë kryesisht:

1. Shpenzimet e përgjithshme të administratës, të regjistrimit të veprave, të mbledhjes së

produktit financiar, të mbulimit të shpenzimeve dhe të shpërndarjes.

2. Shpenzimet e përfaqësimit në organizatat ndërkombëtare të shoqërive të autorëve dhe

në raportet me Agjencitë motra të vendeve të tjera.

3. Shpenzime gjyqësore dhe nevoja të tjera për mbrojtjen e Agjencisë dhe të anëtarëve të

saj.

4. Shpenzime për veprime kulturore dhe përkrahje sociale të anëtarëve.

II. Për t’u bërë ballë shpenzimeve të parashikuara në paragrafin I, si dhe më sipër

agjencia disponon burime që vijnë nga:

1. Nga përqindja e interesit të shumave të mbledhura përpara shpërndarjes.

2-a. Produkti i shumave të ndaluara në përqindje për administrim dhe të ndaljeve për

transferta në shoqëritë e autorëve.

2-b. Produkti i ndaljes për shpenzime të funksionimit të agjencisë të zbritura mbi të

drejtat për shpërndarjen.

Shumat e këtyre ndaljeve përcaktohen sipas praktikave ndërkombëtare të aprovuara në

Këshillin e Administrimit.

6

3. Kuotizacionet e anëtarëve-ortakë, për pranim dhe të përvitshme, shuma e të cilave

përcaktohet nga Këshilli i Administrimit.

4. Produktet dytësore, si ato që vijnë nga dëmtimet e interesave që Agjencia ka të drejtën

t’i mbrojë, gëzojë, posedojë dhe shpërndajë sipas vendimit të Këshillit të Administrimit

me kërkesën e Drejtorit të Përgjithshëm.

5. Kuotizacionet e anëtarëve simpatizantë, shqiptarë ose të huaj për origjinën e të cilave,

Drejtori i Përgjithshëm njofton Këshillin e Administrimit. Në çdo rast është Këshilli i

Administrimit që aprovon pranimin ose jo të subvensioneve apo kuotizacioneve.

RREGULLAT E ZBATUESHME

PER SHPERNDARJEN E TE ARDHURAVE

Neni 9

Mbulimi i shpenzimeve (8-1) sigurohet nëpërmjet burimeve të parashikuara, të (8-II).

Këshilli i Administrimit përcakton:

a. shumën e ndaljes së bërë për llogari të administrimit, (35%-15% sipas rekomandimeve

nga Konfederata Ndërkombëtare e Shoqërive të Autorëve dhe Kompozitorëve CISAC

dhe BIEM) si dhe sipas interesit për forcimin e Agjencisë Albautor.

b. mbetjet eventuale për të paguar anëtarët në proporcion me ndryshimin e devizës, që

janë ulur për ushtrimin e veprimtarisë gjatë vitit.

c. të gjitha sa më sipër llogariten sipas programit COSIS – gjuha elektronike që vendet

anëtare të CISAC aplikojnë, si dhe CD që përmban lista WWL (World Works List/ Lista

e Veprave Botërore) dhe CAE (Kompozitor, Autor, Editor-numri identifikues i çdo autori

anëtar në botë).

Marrja dhe shpërndarja e të drejtave

Neni 10

Detyrimet e të drejtave të autorit të marrë nga agjencia për të drejtën e shfaqjes publike,

ekzekutimit publik dhe riprodhimit mekanik etj, pas zbritjeve për shpenzimet e

përgjithshme, të ndahen midis autorëve shqiptarë dhe huaj.

Mënyrat e zbatimit të këtij parimi përcaktohen në Rregulloren e Përgjithshme.

Detyrimet e të drejtave të autorëve që merren nga e drejta e riprodhimit mekanik

shpërndahen, pas zbritjes së shpenzimeve të përgjithshme dhe atyre statutore, sipas

parimit të përcaktuar në paragrafin e mësipërm.

7

Detyrimet e të drejtave të autorit që merren nga agjencia, nga e drejta e qiradhënieve apo

të kopjeve private të veprave, shpërndahen, pas zbritjes së shpenzimeve të përgjithshme

dhe atyre statutore, sipas parimit të përgjithshëm të përcaktuar në paragrafin e parë të

këtij neni.

Neni 10/1

Kontrolli i Administrimit Financiar dhe Ekonomik

1. Agjencia Albautor informon sipas ligjit Zyrën Shqiptare për të Drejtën e Autorit

për produktin financiar të mbledhur, kontratat me përdoruesit e pronësisë artistike

në fushën e muzikës dhe audiovizualit.

2. Këshilli Administrimit kontrollon administrimin financiar dhe ekonomik të

agjencisë.

3. Çdo anëtar-ortak ka të drejtë të marrë informacion për administrimin financiar

dhe ekonomik të agjencisë sipas Statutit.

4. Veprimtaria financiare e Albautor bëhet publike nëpërmjet faqes së saj në

Internet.

Këshilli i Administrimit

Neni 11

Këshilli i Administrimit përbëhet nga 5 anëtarë të zgjedhur midis anëtarëve definitivë nga

Asambleja e Përgjithshme e autorëve sipas këtyre proporcioneve:

-2 kompozitorë

-1 kantautorë

-1 autorë teksti

-1 aranzhator

Neni 12

Anëtarët e Këshillit të Administrimit vijnë nga Asambleja e Përgjithshme e zakonshme

midis anëtarëve definitivë. Ata zgjidhen për një kohëzgjatje prej 4 vjetësh me votë të

fshehtë.

Për çdo kategori do të deklarohen të zgjedhur ato që kanë marrë mazhoritetin e zërave.

Ripërtëritja e Këshillit të Administrimit bëhet parciale (për gjysmën çdo dy vjet).

Anëtarët e Këshillit kanë të drejtën të rizgjidhen. Funksionet e anëtarëve të Këshillit të

Administrimit janë gratis.

Këshilli i Administrimit mund të ngarkojë me detyrë të përkohshme (ad-hoc) dhe të

shpërblyeshme një apo më shumë nga anëtarët, brenda kompetencave të tij, në konsultim

me Drejtorin e Agjencisë për të drejtuar një komision sipas interesave të shumicës të

autorëve anëtarë ortakë.

8

Neni 13

Gjatë seancës së parë, pas Asamblesë, Këshilli i Administrimit zgjedh Presidentin e tij.

Këshilli i Administrimit nuk mund të proçedojë për këtë zgjedhje pa qenë të pranishëm të

paktën 2/3 e anëtarëve që e përbëjnë.

Presidenti zgjidhet me mazhoritetin e anëtarëve të pranishëm sipas kushteve të

parashikuara në nenin 16.

Presidenti i Këshillit të Administrimit së bashku me Drejtorin e Agjencisë administrojnë

ALBAUTOR-in. Presidenti mund të caktojë nga gjiri i Këshillit të Administrimit një

zëvendës që drejton në mungesë të tij.

Presidenti ka të drejtë të rizgjidhet, por nuk mund të ushtrojë veçse dy mandate të

njëpasnjëshme.

Këshilli i Administrimit përcakton një honorar për Presidentin për kryerjen e funksioneve

të tij.

Neni 14

Në Këshillin e Administrimit nuk bëjnë pjesë:

a. Anëtarët-ortakë që ushtrojnë funksione të administrimit në çdo ndërmarrje që është e

interesuar për shfrytëzimin e veprave të anëtarëve të agjencisë.

b. Anëtarët-ortakë, që janë persona fizikë ose juridikë që ushtrojnë veprimtari fitimi në

fushën e pronësisë artistike.

Çdo anëtar i Këshillit që do të ndodhej në një nga rastet e përmendura më sipër do të

përjashtohej.

Neni 15

Në rast se një apo më shumë poste në Këshillin e Administrimit mbeten të lira,

Asambleja e ardhshme e përgjithshme e zakonshme e agjencisë, vendos në vendet

vakante, duke zgjedhur konform statutit, një apo më shumë anëtarë që u përkasin

kategorive që mungojnë.

Këshilli i Administrimit ka të drejtë të plotësojë vendet vakante provizorisht, me kushtet

që përcaktohen në statut. Emërimet, për të cilat ka proçeduar Këshilli i Administrimit, i

nënshtrohen ratifikimit të Asamblesë së Përgjithshme të zakonshme më të afërt.

Çdo anëtar i lajmëruar me shkrim që mungon në tre seanca të njëpasnjëshme, pa arsye të

ligjshme, konsiderohet sikur ka hequr dorë nga posti i tij.

9

Neni 16

Këshilli i Administrimit mblidhet zakonisht çdo tre muaj dhe në raste të veçanta mund të

thirret nga njeri prej drejtuesve ose me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të tij.

Vendimet e Këshillit të Administrimit merren me mazhoritetin e anëtarëve të pranishëm.

Në rast se votat ndahen përgjysmë ajo e Presidentit ose në mungesë të tij ajo e Presidentit

të seancës, është vendimore.

Proçesverbali i çdo seance dhe vendimet e Këshillit të Administrimit nënshkruhen nga

Presidenti apo, në mungesë të tij, nga Presidenti që drejton seancën. Këto proçesverbale

mbahen në një regjistër të posaçëm.

Çdo anëtar i Agjencisë me autorizim të Presidentit, mund të lexojë tekstin e

proçesverbaleve, vendimet, diskutimet e Këshillit të Administrimit në selinë e Agjencisë

Albautor.

Neni 17

Këshilli i Administrimit zotëron kompetenca për administrimin sa më dobiprurës të

agjencisë. Si rrjedhojë:

1. Ai vendos politikat e drejtimit të Agjencisë në konsultim me Drejtorin e Përgjithshëm

dhe në përgjithësi, të gjithë aktet e administrimit.

2. Ai rregullon marrëdhëniet midis anëtarëve.

3. Ai ratifikon ekzekutimin e marrëveshjeve me përdoruesit e veprave të anëtarëve të

Agjencisë.

4. Ai kontrollon mënyrën e mbledhjes së parave, futjen në arkë dhe shpërndarjen e tyre

tek anëtarët-ortakë të Agjencisë.

Këshilli i Administrimit mund t’i japë të drejtë komisioneve të kontrollojnë buletinet e

deklaratave dhe të vendosë klasifikimin e çdo vepre duke aplikuar tabelat e llogaritjeve.

Vendimet që merren nga komisionet i nënshtrohen ratifikimit të Këshillit të

Administrimit.

5. Këshilli i Administrimit disponon të gjitha fondet sociale, rregullon vendosjen apo

zhvendosjen e tyre dhe përdorimin.

6. Këshilli i Administrimit vendos për të gjitha blerjet apo qiratë.

7. Këshilli i Administrimit pranon ose refuzon subvensionet, donacionet dhe dhuratat që i

bëhen Agjencisë Albautor.

8. Këshilli i Administrimit shprehet mbi pranimin e autorëve në cilësi të anëtarëve të

agjencisë dhe çdo vit, të paktën dy muaj përpara se të mblidhet Asambleja e

10

Përgjithshme, ai i ndan sipas shkallëve të përcaktuara në Rregulloren e Përgjithshme.

Vendimet që merren nga Këshilli i Administrimit, brenda kufijve të atributeve të tij, janë

të detyrueshme për të gjithë anëtarët e Albautor-it.

Këshilli i Administrimit në momentin e zgjedhjes së Drejtorit të Agjencisë i ka kaluar atij

kredibilitetet për të bërë një menaxhim sa më efikas të Agjencisë Albautor dhe Drejtori

është i detyruar të raportojë për administrimin e agjencisë në këtë Këshill.

Neni 18

Secili nga anëtarët-ortakë, nga momenti që ka pranuar statutin, njeh cilësitë që ka

Agjencia Albautor për ta mbrojtur në:

1. Çdo proçes gjyqësor kundër të tretëve për arsye të shfrytëzimit të veprave të tij në

kuadrin e të drejtave që i ka dhënë Agjencisë në bazë të neneve 1 dhe 2 të statutit;

2. Çdo proçes gjyqësor për personalitetin juridik të Agjencisë apo anëtarëve-ortakë.

Drejtori i Agjencisë Albautor

Neni 19

Drejtori i Agjencisë zgjidhet nga Këshilli i Administrimit me votë të fshehtë. Ai duhet të

ketë kombësinë shqiptare, të ketë jetuar pesë vjetët e fundit në Shqipëri, të jetë jurist dhe i

specializuar në fushën e drejtimit, menaxhimit dhe administrimit kolektiv të pronësisë

artistike.

Ai quhet i zgjedhur pasi ka marrë të paktën 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit të

Administrimit.

Duke qenë specialist për menaxhimin kolektiv, mandati i Drejtorit të Përgjithshëm nuk

është i kufizuar në kohë.

Ai është shefi i shërbimeve administrative dhe i personelit të Agjencisë.

Drejtori emëron dhe shkarkon personelin administrativ të Agjencisë.

Këshilli i Administrimit, në marrëveshje me Drejtorin e Agjencisë Albautor, përcakton

pagesën e tij.

Neni 20

Drejtori i Agjencisë Albautor, me zgjedhjen e tij në këtë post nga Këshilli Administrativ

ka të gjitha kredibilitetet për të zhvilluar një veprimtari në dobi të shoqërisë. Atij i është

ngarkuar të sigurojë dhe të ndjekë ekzekutimin e vendimeve të Këshillit të Administrimit

dhe, nën drejtimin e kontrollin e këtij të fundit, të sigurojë në mënyrë të përgjithshme

administrimin e Agjencisë të cilën ai e drejton dhe mbikqyr në të gjitha shërbimet.

Neni 20/1

11

Kur Drejtori i Agjencisë vjen nga radhët e krijuesve ai e ka të ndaluar të prekë para nga e

drejta e autorit

Ai ka për detyrë veçanërisht:

1. Të mbajë shkrimet, llogaritë dhe korrespondencën e Agjencisë.

2. Të sigurojë mbledhjen e të drejtave e recetat e tjera dhe të mbajë llogarinë bankare të

Agjencisë.

3. Të sigurojë rregulloren e shpenzimeve që rrjedhin nga nevoja e funksionimit të

Agjencisë.

4. Të përgatisë shpërndarjen e të ardhurave për anëtarët e agjencisë dhe për ata që u kanë

kaluar të drejtat dhe t’ia paraqesë Këshillit të Administrimit për t’i aprovuar.

5. Të nisë procese gjyqësore civile, penale, administrative apo arbitrazhi, të ndjekë vetë

ose të vendosë një përfaqësues ligjor në çdo proçes gjyqësor për mbrojtjen e anëtarëve-

ortakë të Agjencisë, të personalitetit juridik të Agjencisë si dhe të ndjekë ekzekutimin e

tyre, të arrijë marrëveshje jashtëgjyqësore apo të heqë dorë nga ato.

Drejtori i Agjencisë merr pjesë në të gjitha asambletë. Ai asiston në Këshillin e

Administrimit si dhe në seancat e këshillit në fjalë.

Ai mund të asistojë në mbledhjen e komisioneve të parashikuara në nenin 22 të statutit.

Drejtori i Agjencisë nuk ka të drejtë vote në Asamble, në Këshillin Administrativ apo në

komision, kur asiston në mbledhjet e tyre.

Administrata e Agjencisë

Neni 21

Anëtarët e personelit të agjencisë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre qytetare. Ata nuk

mund të jenë dhe as mund të bëhen anëtarë të agjencisë. Personelit i ndalohet të ketë të

drejta mbi veprat e mbrojtura nga Agjencia dhe të pranojë të drejta që mund t’u bien në

pjesë me testament nga të gjallët për shkak të ushtrimit të detyrës.

Ata ndalohen të hyjnë në bisedime apo në marrëveshje direkt apo indirekt me përdoruesit

e veprave të repertorit të Agjencisë dhe në të gjitha veprimet që mund të vijnë kundër

interesave të Agjencisë.

Neni 21/1

Njësitë e administrimit të Agjencisë janë:

12

1- Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm

2- Zyra Juridike

3- Zyra e Financës dhe e Shpërndarjes

4- Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë

5- Zyra e Protokollit

Neni 21/2

1- Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm është institucioni i cili përfaqëson veprimtarinë

ekzekutive të Agjencisë. Ajo drejtohet prej Drejtorit të Përgjithshëm. Veprimtaria

e saj bazohet në nenet 17, 18, 19 të Statutit dhe në legjislacionin e R.SH.

2- Zyra Juridike është institucioni i cili autorizohet prej Drejtorit të Përgjithshëm për

të kryer gjithë veprimtarinë juridike të Agjencisë. Ajo drejtohet prej një juristi me

një eksperiencë pune jo më pak se tre vjet i cili është i punësuar në Agjenci.

3- Zyra e Financës dhe Shpërndarjes është institucioni i cili vepron për të mbajtur të

gjitha të dhënat financiare të Agjencisë, për të kryer të gjitha pagesat, për të

mbajtur llogaritë dhe mundëson informacionin e nevojshëm për shpërndarjen e

produktit financiar. Ky informacion është për zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm.

Vetëm ai mund të lejojë çdo person të interesuar për këtë informacion me anë të

një urdhëri me shkrim, pa rënë në kundërshtim me këtë Statut dhe me

legjislacionin në R.SH.

4- Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë është institucioni i cili në bashkëpunim me

Drejtorin e Përgjithshëm vendos për marrëdhëniet me shoqëritë e huaja simotra në

fushën e të drejtës së autorit. Kjo zyrë mban raportet e agjencisë me shoqëritë e

huaja, me organizatat ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

5- Zyra e Protokollit është institucioni i cili ruan, mbledh dhe shpërndan me urdhër

të Drejtorit të gjithë informacionin e nevojshëm që nxjerr dhe vjen në agjenci. Kjo

zyrë vepron në zbatim të urdhërave të nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm.

Neni 22

Pranë Agjencisë Albautor funksionojnë edhe komisionet e mëposhtme:

1. Komisioni muzikor

2. Komisioni audiovizual.

3. Komisioni për prodhuesit e fonogrameve.

Çdo komision ka pesë anëtarë të zgjedhur nga Këshilli i Administrimit me kërkesë të

Drejtorit të Agjencisë.

Neni 23

Komisionet e përmendura në nenin 22 nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në administrimin e

Agjencisë. Ato kanë për detyrë të ndjekin problemet që Agjencia u ngarkon. Ata kanë të

drejtë t’i propozojnë Këshillit të Administrimit zgjidhjet e përshtatshme.

13

Komisionet duhet të mbajnë proçesverbale për seancat e tyre të nënshkruara nga kryetari

i komisionit dhe çdo anëtar. Proçesverbalet mbahen në dy kopje, një për Këshillin e

Administrimit dhe një kopje për arkivin e Agjencisë.

Neni 24

Pranë Agjencisë formohet një këshill financiar i cili duhet të japë mendim për të gjitha

problemet për drejtimin financiar të agjencisë dhe në veçanti, vendosjen e fondeve. Ky

organizëm emërohet, me propozim të drejtorit, nga Këshilli i Administrimit i cili vendos

numrin dhe përbërjen. Statusi i tij caktohet në Rregulloren e Përgjithshme.

Neni 25

Pranë Agjencisë krijohet një komitet juridik, i cili shpreh mendimin e tij, për të gjitha

çështjet juridike që kanë të bëjnë me agjencinë dhe me anëtarët e saj. Ai emërohet nga

Këshilli i Admistrimit me propozim të Drejtorit të Agjencisë.

Asambletë e Përgjithshme

Neni 26

Asambletë e Përgjithshme të Agjencisë përbëhen nga të gjithë anëtarët-ortakë, të cilët

përfaqësohen sipas zërave më poshtë:

1. Një zë për stazhierët

2. Njëzet e katër zëra plotësues për aderantët

3. Nëntëdhjetë e nëntë zëra plotësues për anëtarët definitivë.

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme

Neni 27

Çdo vit Asambleja e Përgjithshme do të mblidhet të mërkurën e parë të muajit dhjetor.

Ortakët do të mblidhen me njoftim në Media apo sipas faqes së internetit të Agjencisë

Albautor. Anëtarët definitivë do të marrin një thirrje me një letër të zakonshme të paktën

pesë javë para datës së mbledhjes së Asamblesë.

Neni 28

Asambleja kryesohet nga Presidenti i Këshillit të Administrimit i Agjencisë Albautor ose,

në mungesë, nga një anëtar i Këshillit të zgjedhur për këtë qëllim nga Presidenti.

Byroja e Asamblesë përbëhet nga anëtarët e Këshillit të Administrimit dhe nga Drejtori i

Agjencisë Albautor.

14

Neni 29

Asambleja e Përgjithshme vjetore vendos për llogaritë vjetore, dividentët e shpërndarjes

së aksioneve-veprave të çdo anëtari-ortak, për raportin e përgjithshëm mbi aktivitetin dhe

administrimin e Agjencisë që i paraqitet asaj nga Drejtori i Agjencisë dhe për të gjitha

problemet që i shtrohen nga ky Këshill.

Raporti i përgjithshëm mbi aktivitetin e Agjencisë dhe llogaritë vjetore u jepen anëtarëve-

ortakë 15 ditë përpara se të mblidhet Asambleja e Përgjithshme në selinë e Albautor-it.

Vendimet merren me mazhoritetin relativ (50% + 1) të votave të shprehura.

Asambleja voton zakonisht në mënyrë të hapur, megjithatë votimi i fshehtë nuk

përjashtohet kur lind nevoja:

1. sa herë do ta kërkojë Këshilli i Administrimit;

2. me kërkesën gojore të paktën të 50 anëtarëve. Këta anëtarë nuk kanë të drejtë të

kërkojnë më shumë se dy herë këtë mënyrë votimi gjatë një mbledhjeje të Asamblesë.

Neni 30

Asambleja proçedon për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Administrimit. Kjo zgjedhje

bëhet me mazhoritetin relativ të votave të shprehura. Në rast të barazisë së votave

zgjidhen kandidatët që kanë anëtarësinë më të vjetër.

Neni 31

Vendimet e Asamblesë shkruhen në një proçesverbal që nënshkruhet nga Presidenti i

Asamblesë ose nga Drejtori i Agjencisë.

Ky proçesverbal ruhet në një regjistër të veçantë që mbahet në selinë e Agjencisë.

Neni 32

Gjatë vitit Asambletë e Përgjithshme mund të mblidhen për një objekt të veçantë në bazë

të vendimeve të Këshillit të Administrimit dhe me kërkesën e tij. Asnjë çështje tjetër nuk

mund të futet në rendin e ditës së kësaj Asambleje të Përgjithshme.

Aderantët thirren në këtë Asamble me anë të Medias ose duke parë faqen e internetit të

Albautor një muaj para datës së caktuar.

Anëtarët definitivë marrin një njoftim individual të paktën pesë javë përpara mbledhjes së

Asamblesë.

Dispozitat e parashikuara në nenet 28, 29 dhe 31, përsa i përket drejtimit dhe mbajtjes së

proçesverbaleve, janë njëlloj edhe për Asambletë e Përgjithshme të veçanta.

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme

15

Neni 33

Çdo ndryshim i statutit bëhet nga një Asamble e Përgjithshme e Jashtëzakonshme.

Në rast se kjo Asamble mblidhet në datën që parashikon statuti për Asamblenë e

Përgjithshme vjetore, thirrja e saj do të bëhet sipas dispozitave të përcaktuara në nenin 32

të Statutit.

Në të gjitha rastet njoftimi per thirrje duhet të botohet një muaj përpara mbledhjes.

Dispozitat e parashikuara në nenet 28, 29 dhe 31, përsa i përket Presidentit, Byrosë së

Asamblesë, kushteve të votimit, zgjedhjes dhe mbajtjes së proçesverbaleve janë të

aplikueshme edhe për Asambletë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme.

Çdo propozim për të modifikuar statutin duhet t’i propozohet Asamblesë nga Këshilli i

Administrimit ose me nënshkrimet e të paktën ¼ së anëtarëve-ortakë.

Në këtë rast Këshilli i Administrimit duhet t’ia parashtrojë Asamblesë në mbledhjen më

të afërt kur është bërë modifikimi.

Rregulla të përgjithshme për të gjitha Asambletë

Neni 34

Çdo anëtar-ortak ka te drejtë të kërkojë me shkrim që të mbajë raport në Asamble. Kjo

Kërkesë i paraqitet për shqyrtim Këshillit të Administrimit të Agjencisë dhe Drejtorit të

saj. Për pranimin e kërkesës për të mbajtur raport para Asamblesë duhet që të shprehen

Presidenti i Këshillit të Administrimit, Drejtori i Agjencisë ose kur autoritetet sa sipër

nuk pranojnë duhet të ketë ¼ e firmave të gjithë anëtarëve-ortakë definitivë të

Asamblesë.

Ortaku që bën një kërkesë të tillë njoftohet të paktën 15 ditë përpara mbledhjes së

Asamblesë: Kur Asambleja shqyrton përllogaritjet e gjithë vitit, raportin mbi aktivitetin e

përgjithshëm të Agjencisë, tekstet e rezolutave të propozuara dhe të gjitha dokumentat e

tjera të nevojshme për informimin e ortakëve, nuk do t’u dërgohen atyre, veçse kur kanë

bërë një kërkesë me shkrim për t’u njohur me to.

Dorëheqja

Neni 35

Çdo anëtar-ortak mund të japë dorëheqje nga Agjencia, duke iu drejtuar me shkrim tre

muaj përpara mbarimit të vitit në vazhdim Presidentit të Këshillit të Administrimit dhe

Drejtorit të Agjencisë.

Kjo kërkesë për dorëheqje duhet të pasqyrojë:

1- arsyet e ligjshme për dorëheqje;

2- marrjen përsipër të detyrimeve të tij ndaj Agjencisë si dhe të çdo detyrimi tjetër që

vjen si rezultat i shkaktimit të një dëmi të mundshëm ndaj Agjencisë apo marrëdhënieve

të Agjencisë me të tretë.

16

Dorëheqja e dhënë në këtë mënyrë është fakt juridik në mbledhjen e Asamblesë.

Agjencia do të vazhdojë të administrojë të drejtat që i ka kaluar autori, anëtar-ortak i

Agjencisë sipas kontratave të bëra me përdoruesit apo proceseve gjyqësore, që rezultojnë

nga veprat e deklaruara nga ai para dorëheqjes. Të drejtat do t’i jepen të interesuarit pasi

të jenë bërë zbritjet që parashikon Statuti.

Përjashtimi

Neni 36

Përjashtimi i një anëtari-ortak bëhet vetëm nga Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme

që vendos me mazhoritetin relativ të votave të shprehura, në rastet kur ka bërë kërkesë

Këshilli i Administrimit, kur anëtari-ortak ka bërë shkelje të rënda të Statutit ose në rast

se është dënuar gjyqësisht për krim ose delikt ordiner që lidhet me veprimtarinë e

Agjencisë ose cënon moralin e saj.

Asambleja e Përgjithshme mund të vendosë, në rastet e përmendura më sipër, ta

përjashtojë anëtarin e saj.

Në të gjitha rastet kundërvajtësi do të thirret para Asamblesë së Përgjithshme për të dhënë

shpjegimet e tij për t’u dëgjuar.

Çdo anëtar-ortak i Agjencisë i përjashtuar për çfarëdo motivi qoftë, mund të ripranohet në

Agjenci me cilësinë e stazhierit, por gjithmonë pas një votimi të Asamblesë së

Përgjithshme ku ai duhet të fitojë me mazhoritetin e 2/3 të votave të shprehura.

Agjencia do të vazhdojë të administrojë pronësinë artistike të anëtarit-ortak të përjashtuar

në marrëdhëniet e saj me të tretët, brenda kufirit të të drejtave që i ka dhënë autori-ortak,

duke marrë të gjitha të ardhurat që vijnë me rastin e shfrytëzimit të veprave që autori-

ortak i ka deklaruar Agjencisë para përjashtimit të tij. Këto të drejta do t’i jepen autorit-

ortak me zbritjen që parashikon Statuti, përfshirë edhe dëmin e shkaktuar, për afatin

kohor të përcaktuar në Rregulloren e Përgjithshme.

Shkrirja

Neni 37

Agjencia nuk mund të shkrihet për shkak të vdekjes, ndalimit, vënies nën ndjekje

gjyqësore, falimentimit, shkatërrimit, përjashtimit, dorëheqjes së njerit apo disa prej

anëtarëve-ortakë të Agjencisë. Ajo do të vazhdojë me anëtarët e tjerë.

Neni 38

Pas mbarimit të kohëzgjatjes së afatit të Agjencisë apo në rast të një shpërndarje të

parakohshme të saj, Asambleja e Jashtëzakonshme, me propozim të Këshillit të

17

Administrimit, rregullon mënyrën e likuidimit dhe emëron një ose disa likuidues të cilëve

u përcakton pushtetet.

Neni 39

Asambleja e Përgjithshme ruan, gjatë likuidimit të gjitha atributet që ka gjatë kohës së

funksionimit të Agjencisë. Ajo ka veçanërisht pushtetin për të aprovuar llogaritë e

likuidimit.

Rregullore e Përgjithshme

Neni 40

Rregullorja e Përgjithshme del në zbatim të ligjit dhe të Statutit. Statuti dhe Rregullorja e

Përgjithshme ka forcën e ligjit për të gjithë anëtarët-ortakë të Agjencisë. Ajo është e

bashkëngjitur dhe e aneksuar me Statutin.

Çdo ndryshim në Rregulloren e Përgjithshme duhet të votohet vetëm nga Asambleja e

Përgjithshme e Jashtëzakonshme dhe në të njëjtat kushte si ato që parashikohen në nenin

33 për ndryshimet në këtë Statut të Agjencisë ALBAUTOR.

Çdo propozim që ka të bëjë me ndryshime në Rregulloren e Përgjithshme duhet t’i

nënshtrohet shqyrtimit në Asamble me propozim të Këshillit të Administrimit apo me

nënshkrimet e ¼ së ortakëve.

Personaliteti Juridik i Agjencisë

Neni 41

Agjencia gëzon personalitet Juridik që nga dita e regjistrimit të saj të parë në Gjykatën e

Shkallës së Parë Tiranë në vitin 1992 dhe riregjistrimeve të bëra sipas legjislacionit për të

drejtën e autorit dhe të legjislacionit në fuqi në R.SH.

FUND

18

ALBAUTOR

AGJENCIA SHQIPTARE PER TE DREJTEN E AUTORIT

NE FUSHEN E MUZIKES DHE TE VEPRAVE AUDIOVIZUALE

RREGULLORJA E

PERGJITHSHME

Tiranë, 2005

RREGULLORJA E PERGJITHSHME

Rregullorja e përgjithshme ndahet në katër pjesë:

-e para trajton anëtarët e agjencisë;

-e dyta trajton veprat dhe të drejtat e autorëve të tyre;

-e treta trajton bilancin e agjencisë;

-e katërta trajton administrimin e agjencisë.

19

PJESA E PARE

Anëtarë të agjencisë

Kapitulli I

Kushtet e përgjithshme të pranimit për autorët që i kalojnë të drejtat e tyre në pronësi të

Agjencisë.

Neni 1

Çdo autor që dëshiron të bëjë pjesë në Agjenci me cilësinë e Anëtarit Definitiv, të

Aderantit apo të Stazhierit duhet t’i japë listën e veprave të tij të difuzuara dhe kjo përbën

kalimin e të drejtave agjencisë.

Ai duhet t’i japë në pronësi Agjencisë të drejtat që, sipas nenit 2 të statutit janë ose mund

të bëhen objekt i dhënies në pronësi Agjencisë. Veprat janë përcaktuar si më poshtë.

Anëtarët defenitivë

Gjinia e veprave Numri dhe kohëzgjatja

e veprave të ortakëve

ose aktiviteti profesional

- Vepra të publikuara 5 volume

- Vepra radiofonike 30 orë

- Vepra audiovizuale 3 orë, kategoria I

5 orë, kategoria II

10 orë, kategoria III

50 orë, kategoria IV

100 orë, kategoria V

-Vepra të regjistruara

mbi disqe ose kaseta

si dhe mbi çdo mbajtëse

tjetër zëri 10 orë

-Vepra të regjistruara mbi çdo

mbajtëse zëri dhe figure 5 orë

-Vepra të muzikës klasike

20

(gjini të mëdha) 3 vepra

-Vepra të muzikës së lehtë

(gjini të vogla) 20 orë

-Muzikë për

vepra kinematografike 3 vepra me metrazh të gjatë

6 vepra me metrazh të shkurtër

-Përkthime 6 vepra të gjinive të mëdha

-Botues dhe prodhues veprash 30 kontrata botimi apo

muzikore prodhim audiovizual

Aderantët

Gjinia e veprave Numri dhe kohëzgjatja

e veprave të ortakëve ose

aktiviteti profesional

-Vepra të publikuara 3 volume

-Vepra radiofonike 15 orë

-Vepra radiovizuale 2 orë, kategoria I

4 orë, kategria II

7 orë, kategoria III

25 orë, kategoria IV

50 orë kategoria V

-Vepra të regjistruara mbi disqe

ose kaseta si dhe mbi çdo

mbajtëse tjetër zëri 4 orë

-Vepra të regjistruara

mbi mbajtëse zëri dhe figure 2 orë

-Vepra të muzikës klasike

(gjini të mëdha) 2 vepra

-Vepra të muzikës së lehtë

(gjini të vogla) 10 orë

-Vepra muzikore kinematografike 2 vepra me metrazh të gjatë

4 vepra me metrazh të shkurtër

21

-Përkthime 3 vepra të gjinive të mëdha

-Botues dhe prodhues të veprave 20 kontrata botimi apo prodhimi

audiovizuale

Stazhierët

Gjinia e veprave Numri dhe kohëzgjatja e veprave

të ortakëve ose aktiviteti

profesional.

Vepra të publikuara 1 vëllim

Vepra radiofonike 2 orë

-Vepra radiovizuale 30 minuta, në kategotinë I, II, III

1 orë, në kategorinë e IV

2 orë, në kategorinë V

-Vepra të regjistruara mbi

disqe, kaseta si dhe çdo mbajtëse

tjetër zëri 30 minuta

-Vepra të regjistruara mbi

mbajtëse zëri dhe figure 10 minuta

-Vepra të muzikës klasike

(gjini të mëdha) 1 vepër

-Vepra të muzikës së lehtë

(gjini të vogla) 5 vepra

-Vepra muzikore kinematografike 1 vepër me metrazh të gjatë

2 vepra me metrazh të shkurtër

-Përkthime 1 vepër nga gjinitë e mëdha

-Botues dhe prodhues të veprave

audiovizuale 10 kontrata botimi dhe prodhimi

Neni 2

Një autor, kompozitor, kantautor, autor teksti, përkthyes, aranzhator mund të zgjidhet

anëtar definitiv nga Këshilli i Administrimit edhe në rast se nuk i përmbush kushtet e

22

pranimit, siç janë përcaktuar në kapitullin përkatës, me kusht që të ketë fituar një çmim

artistik ose muzikor brenda ose jashtë vendit.

Neni 3

Pas vdekjes së autorit, kompozitorit, kantautorit apo autorit të tekstit, aranzhatorit,

përkthyesit që ka qenë anëtar i Agjencisë, trashëgimtarit të tij, ata të cilëve u kanë kaluar

të drejtat, apo personat fizikë (producentët), janë të detyruar të aderojnë në Statutin dhe

Rregulloren e Agjencisë për administrimin e mëtejshëm të të drejtave që rrjedhin nga

veprat e tyre.

Kapitulli II

Rregulla të përgjithshme për anëtarët e Agjencisë

Neni 1

Çdo autor, kompozitor, kantautor, autor teksti, përkthyes, aranzhator duhet të nënshkruajë

një akt pranimi të Statutit të Agjencisë.

Duke nënshkruar këtë akt ai është i detyruar:

a. të jetë dakord me Statutin dhe Rregulloren e Përgjithshme për të cilat ai deklaron se i

njeh ato. Respektimi i Statutit dhe Rregullores së Përgjithshme e detyron atë të mos bëjë

asnjë marrëveshje në përfitim të askujt në lidhje me përfitimin e të drejtave që ai i ka

dhënë agjencisë.

b. të bëjë të njohura në momentin e pranimit të tij veprat të cilat ia ka besuar, më përpara,

ushtrimin e të drejtave një të treti dhe në bazë të nenit 2 të Statutit ai është i detyruar t’ia

kalojë në pronësi agjencisë. Ai angazhohet që veprat në fjalë t’i fusë në repertorin e

agjencisë sapo të përfundojë afati i të drejtave që ia ka besuar një të treti;

c. t’i nënshtrohet, në bazë të Statutit dhe Rregullores së Përgjithshme, vendimeve të

Këshillit të Administrimit;

d. të deklarojë, nën përgjegjësinë e tij, të gjithë veprat për të cilat është autor ose që i

kanë kaluar të drejtat, - të drejtat të cilat i janë dhënë agjencisë në pronësi në bazë të nenit

2 të Statutit. Të garantojë që këto vepra janë origjinale dhe nuk përmbajnë gjurmë të

dyshimta kopjimi, plagjiature etj.

Kur një ose disa autorë të një vepre kanë shfrytëzuar pjesë të një vepre që është domen

publik, janë të detyruar të përmendin në deklaratë veprën në fjalë.

Çdo anëtar është i detyruar, përveç të tjerash, nëse nuk është e nevojshme dhe me kërkesë

të agjencisë, të paraqesë çdo dokument që provon cilësinë e tij të autorit apo të atij që i

kanë kaluar të drejtat;

e. në një mënyrë të përgjithshme të mos bëjë asgjë dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim që

të cënojë interesat pasurore dhe jopasurore të Agjencisë dhe anëtarëve të saj.

Neni 2

23

Çdo autor që dëshiron të bëhet anëtar i Agjencisë duhet të paraqesë gjendjen civile të tij

dhe të japë pseudonimet që përdor.

Çdo trashëgimtar, legater (që i trashëgon të drejtat e autorit me anë të një akti legal), apo

sesioner (që i ka blerë të drejtat e autorit), i një autori që është anëtar i Agjencisë duhet,

për të aderuar në këtë Statut, të justifikojë cilësinë e tij sipas kushteve të përcaktuara nga

Këshilli i Administrimit.

Neni 3

a. Në asnjë rast një anëtar i Agjencisë nuk mund të bëjë pjesë në personelin administrativ

të saj.

b. Këshilli i Administrimit mund t’i besojë një anëtari të Agjencisë detyra të përkohshme

dhe të përcaktuara.

c. Çdo reklamim që ka të bëjë me fakte që i interesojnë administratës duhet t’i adresohet

Drejtorit të Agjencisë.

Neni 4

Të gjitha kundërshtimet midis anëtarëve të Agjencisë me pranimin e palëve, mund t’i

nënshtrohen arbitrazhit të Këshillit të Administrimit.

Këshilli i Administrimit organizon proçedurën e arbitrazhit.

Në rast të një kontradikte midis dy anëtarëve mbi pagesat e të drejtave të autorit, Këshilli

i Administrimit, me sqarimet e Drejtorit të Agjencisë mund të marrë vendim vetë ose me

kërkesën e njerit prej tyre, ta kalojë në rezervë pagesën në fjalë.

Neni 5

Në rastin kur një vepër e deklaruar rezulton pas një ankimi që ka ngjashmëri me një vepër

të mbrojtur më përpara, Këshilli i Administrimit merr masa të mbrojë interesat e cënuara.

Këshilli i Administrimit, me propozim të Drejtorit të Agjencisë ka kompetencën të

vendosë në rezervë pagesat për veprat në fjalë.

PJESA E DYTË

Veprat dhe të drejtat

Kapitulli I

Deklarimet

Neni 1

24

Deklarimi i veprave është i detyruar. Çdo deklarim duhet të bëhet përpara shfaqjes apo

riprodhimit të veprës. Agjencia nuk mban në asnjë rast përgjegjësinë e deklaratave të

autorëve. Ata janë vetë garantë përballë Agjencisë dhe ndaj të tretëve për origjinalitetin e

veprave të tyre.

Neni 2

Deklarimi i një vepre apo një shfaqjeje bëhet nëpërmjet plotësimit të një deklarate të

posaçme të nënshkruar nga autori, kompozitori, aranzhatori, kantautori, autori i tekstit,

përkthyesi, prodhuesi fonografik apo audiovizual.

Kjo deklaratë e posaçme shërben për shpërndarjen e të ardhurave që ka marrë Agjencia

nga shfrytëzimi i veprës apo i shfaqjes së deklaruar.

Pagesat nuk mund t’u jepen veçse anëtarëve të Agjencisë.

Neni 3

Një vepër pranohet në repertorin e Agjencisë kur autori është anëtar i saj. Legateri ose

sesioneri që është anëtar i Agjencisë mund të fusë në repertorin e saj veprën e prejardhur,

pasi të kenë vërtetuar të drejtat ligjore mbi të.

Neni 4

Çdo nënshkrues i një deklarate të posaçme është i detyruar, me kërkesë të Agjencisë, të

verë në dispozicion të saj të gjitha dokumentat që vërtetojnë pronësinë mbi veprën e

deklaruar.

Neni 5

Trashëgimtarët apo ata të cilëve u kanë kaluar të drejtat e një anëtari të Agjencisë, i cili

ka vdekur, duhet të plotësojnë një deklaratë tjetër duke përcaktuar të drejtat që disponojnë

për çdo vepër që bën pjesë në repertorin e Agjencisë.

Neni 6

Deklarata e posaçme duhet të nënshkruhet nga autori apo autorët që kanë marrë pjesë në

krijimin intelektual të veprës, nga prodhuesit që kanë marrë efektivisht përgjegjësinë

financiare të prodhimit apo të botimit.

Çdo deklaratë false do të anullohet dhe vepra nuk do të paguhet.

Këshilli i Administrimit mund të lejojë që nënshkruesi i deklaratës të paraqesë të gjitha

provat e nevojshme.

Neni 7

25

Ndryshimet në deklaratën e posaçme mund të bëhen vetëm pasi të jetë marrë autorizimi i

atyre që e kanë plotësuar dhe nënshkruar më parë. Në rast të kundërt pagesat do të

shpërndahen pa ndryshim.

Neni 8

a. Çdo anëtar i Agjencisë që do të përdorë një pseudonim të ri ose do të ndryshojë atë që

ka deklaruar, duhet të informojë Drejtorin e Agjencisë

b. Çdo pseudonim që ngjan me emrin e autorit ose me pseudonimin e një anëtari tjetër,

nuk do të pranohet.

c. Pagesa për regjistrim dhe shpenzime të ndryshme do të përcaktohen nga Këshilli i

Administrimit të Agjencisë.

Kapitulli II

Tabelat e shpërndarjes

Neni 1

Drejtori i Agjencisë përgatit tabelat e shpërndarjes për difuzimin e veprave ose të

shfaqjeve dhe ia paraqet Këshillit të Administrimit. Këshilli i Administrimit tërheq edhe

mendimin e komisioneve përkatëse për tabelat e shpërndarjes.

Neni 2

Lista e tabelave të përgatitura do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët e Agjencisë.

Kapitulli III

Shpërndarjet

Neni 1

Këshilli i Administrimit përcakton, sipas Statutit, shumën e zbritjeve të mbajtura mbi të

ardhurat që merr agjencia nga shfrytëzimi i veprave të anëtarëve të saj prej përdoruesve.

Masa dhe përqindja e kësaj zbritje përcaktohet në buxhetin vjetor.

Kapitulli IV

Zbritja dhe apeli

Neni 1

26

Shfrytëzimi i një vepre në një vend të huaj, përveç zbritjes së përqindjes të parashikuar në

Statut, do t’i bëhet edhe një zbritje për shpenzimet që i duhen Agjencisë për komunikimin

me jashtë sipas rregullave të CISAC dhe BIEM.

Neni 2

a. Pasi ka kaluar një afat prej 3 muajsh pas difuzimit të një vepre apo të një shfaqjeje në

radio, në televizor dhe në publik nuk do të merret në konsideratë asnjë deklarim i veprës.

b. Çdo reklamim që ka të bëjë me shpërndarjen e të ardhurave që vijnë nga të ardhurat e

veprave ose të shfaqjeve të deklaruara duhet të bëhet brenda 3 muajve. Pasi të ketë kaluar

ky afat asnjë reklamim nuk do të merret parasysh.

Në rast se është bërë gabim nga administrata në shpërndarjen e të ardhurave, do të bëhet

një apel i së drejtës në favor të autorit, kompozitorit, aranzhatorit, kantautorit, autorit të

tekstit, përkthyesit, prodhuesit fonografik dhe audiovizual, pas aprovimit të Këshillit të

Administrimit.

Neni 3

Përveç dokumentave që lidhen me shpërndarjen e të ardhurave që i përkasin vetë autorit,

administrata nuk është e detyruar t’i japë atij asnjë dokument tjetër të Agjencisë pa

autorizimin e Drejtorit të Agjencisë.

Neni 4

Pa dëmtuar përmbajtjen e nenit 2 të këtij kapitulli, pagesat e të drejtave të autorit që nuk

janë reklamuar për dhjetë vjet radhazi do të quhen të braktisura dhe do t’i kalojnë

Agjencisë.

Kapitulli V

E drejta vetjake jopasurore

Neni 1

Në bazë të Statutit, çdo autor, anëtar i Agjencisë në bazë të së drejtës së tij vetjake

jopasurore, mund të kufizojë, me anë të një kërkese me shkrim, shfrytëzimin e plotë ose

të pjesshëm të veprës që figuron në repertorin e agjencisë.

PJESA E TRETË

Bilanci i Agjencisë

27

Situata financiare e Agjencisë bëhet çdo vit me një bilanc komplet të detajuar që vendoset

nga Këshilli i Administrimit me propozimin e një projekti të përgatitur nga Drejtori i

Agjencisë.

PJESA E KATERT

Administrimi i Agjencisë

Kapitulli I

Këshilli i Administrimit

Neni 1

Çdo katër vjet, në seancën e parë, pas Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, Këshilli

i Administrimit i përbërë, sipas Statutit zgjedh Presidentin.

Neni 2

Presidenti

Duke përjashtuar rrogat e personelit administrativ, Presidenti mbikqyr rregulloren e

shpenzimeve të bëra nga Këshilli i Administrimit apo të shpenzimeve të përditshme që

duhen për funksionimin e Agjencisë.

- Ai ka të drejtë të firmosë për një shumë mbi 100 000 lekë;

Në rast se mungon Presidenti ose me kërkesë të tij, Drejtori i Agjencisë mbikqyr

rregulloren e shpenzimeve siç parashikohet në këtë kapitull për Presidentin.

Drejtori i Agjencisë ka kompetencë ligjore të caktojë vetë rregulloren e pagesave të

personelit administrativ.

Neni 3

Presidenti, ka të drejtë të kërkojë të gjitha të dhënat për gjendjen e arkës, ekzistencën dhe

situatën e llogarive të Agjencisë.

Presidenti i Agjencisë nuk është funksionar. Me vendim të Këshillit të Administrimit atij

mund t’i caktohet një pagë për veprimtarinë e tij në dobi të mbrojtjes të së drejtës së

autorit.

28

Neni 4

Blloku i proçesverbaleve

Presidenti dhe Drejtori i Agjencisë mbajnë bllokun e proçesverbaleve të mbledhjeve të

Këshillit të Administrimit dhe sigurojnë korrespondencën e Këshillit të Administrimit për

zbatimin e vendimeve të marra.

Neni 5

Seancat e Këshillit të Administrimit

Asnjë vendim nuk mund të merret veçse në një seancë të rregullt. Asnjë anëtar i Këshillit

të Administrimit nuk mund të veprojë në emër të Këshillit apo të Agjencisë me

përjashtim të rastit kur ka një vendim të Këshillit të Administrimit që e autorizon

posaçërisht.

Neni 6

Dispozita të ndryshme

Çdo anëtar i Këshillit të Administrimit ka të drejtë të shohë dokumentat administrative të

Agjencisë pasi të ketë marrë autorizimin e Presidentit ose të Drejtorit të Agjencisë.

Kapitulli II

Komisionet

Neni 1

Nuk mund të bëjnë pjesë në komisionet veçse anëtarët definitivë ndaj të cilëve nuk është

marrë asnjë masë disiplinore nga Asambleja e Përgjithshme sipas Statutit për: falsifikim,

plagjiaturë, deklaratë të rreme, shkelje të Statutit dhe Rregullores.

Neni 2

Komisionet mund të thirren nga Presidenti i Agjencisë sa herë që ai e gjykon të

nevojshme për interesat e Agjencisë.

Neni 3

Komisionet nuk mund të mblidhen pa praninë, të paktën, të përfaqësuesit juridik të

Agjencisë.

Vendimet e komisioneve merren me mazhoritin e anëtarëve të pranishëm.

29

Në rast se ndahen zërat, ai i kryetarit të çdo komisioni ose, në mungesë të tij, ai i kryetarit

të seancës, është vendimor.

Neni 4

Vetëm dokumentat administrative që kanë të bëjnë me punët e komisionit mund t’u

komunikohen anëtarëve pas një kërkese me shkrim drejtuar Drejtorit të Agjencisë, nga

ana e kryetarit të tij. Do të konsiderohen sikur kanë dhënë dorëheqje anëtarët që, pa një

shpjegim të justifikuar, do të mungojnë tre seanca radhazi.

Anëtarët e komisioneve të ndryshme janë të detyruar të nënshkruajnë një dokument sa

herë janë të pranishëm në seancë.

Kapitulli III

Asambletë e Përgjithshme

Neni 1

Për aplikimin e Statutit, Këshilli i Administrimit do të shtypë:

-lista votimi për përdorim eskluziv të anëtarëve definitivë. Secili prej tyre ka të drejtën e

99 zërave;

-lista votimi për përdorim eskluziv të aderantëve. Secili prej tyre ka të drejtën e 24

zërave;

-lista votimi për përdorim eskluziv të stazhierëve. Secili ka të drejtën e 1 zëri.

Ju ndalohet kandidatëve për në Këshillin e Administrimit të përgatisin vetë apo nëpërmjet

të tjerëve çdo lloj dokumenti që ka lidhje me ta, ta shpërndajnë dhe ta depozitojnë në

sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Në kushtet e përcaktuara nga Këshilli i Administrimit, vetëm Agjencia ka të drejtën të

përgatisë me shkrim prezantimin e çdo kandidati dhe ta verë këtë në dispozicion të çdo

ortaku gjatë Asamblesë së Përgjithshme.

Këshilli i Administrimit ka për detyrë të organizojë dhe të vëzhgojë veprimet e votimit të

kontrollit të fletë-votimeve.

FUND