2
D uhet të mbjellë një dru! – mendonte Jana derisa kthehej nga shkolla. – A do të mundem ta bëj këtë? Por, jo vetëm të mbjelli dru, pastaj do të duhet edhe të kujdesem për të !? Duke menduar për punën e nesërme, ajo as që vërejti se vëllai i saj hyri në shtëpi. Ai u përshëndet me të shpisë, tregoi për ditën në shkollë dhe theksoi: – Jam i disponuar për shkak të ngjarjes që më pret nesër. Nesër është Dita e drurit dhe shkojmë të mbjellim fidanë. Në ditët e këtilla ndjehem i dobishëm. E di se bëj një vepër të mirë, fal jetë të re, do të ketë më tepër ajër të pastër, natyra do të jetë më e bukur, më e gjelbër, ndërsa gjithsesi, do të ketë edhe shumë shoqëri. Më tepër gëzohem për përgjegjësinë e re, për kujdesin ndaj bimëve. Këtë vit edhe klasa e Janës do të përfshihet në aksion. – E çfarë mendon ti Jana? – Nesër për herë të parë duhet të mbjellë fidanë, kështu që pak jam e emocionuar. A do të kem sukses në këtë? – Të kuptoj plotësësisht. Por, menjëherë do të tregoj se nuk ke pse të frikohesh. Është normale që ke emocione, meqë ti deri më tani nuk ke marrë pjesë në një aksion kaq të madh. Do të marrësh një fidan të vogël. Vrimat do të jenë të gropuara. Ti do të duhet ta mbash fidanin, të hedhësh dhe’ në rrënjët e tij dhe ta ujitësh me ujë. Të gjithë ju që do të mbillni në oborr, më pas do të keni obligim që ta ujitni çdo dru të mbjellur. Kam mbjellë një dru 7

StoryTime Schoolyard MK-AL

Embed Size (px)

DESCRIPTION

StoryTime Schoolyard MK-AL

Citation preview

Page 1: StoryTime Schoolyard MK-AL

D uhet të mbjellë një dru! – mendonte Jana derisa kthehej nga shkolla. – A do të mundem ta bëj këtë? Por, jo vetëm të mbjelli dru, pastaj do të duhet edhe të kujdesem për të !?

Duke menduar për punën e nesërme, ajo as që vërejti se vëllai i saj hyri nështëpi. Ai u përshëndet me të shpisë, tregoi për ditën në shkollë dhe theksoi:– Jam i disponuar për shkak të ngjarjes që më pret nesër. Nesër është Dita e drurit dhe shkojmë të mbjellim fidanë. Në ditët e këtilla ndjehem i dobishëm. E di se bëj një vepër të mirë, fal jetë të re, do të ketë më tepërajër të pastër, natyra do të jetë më e bukur, më e gjelbër, ndërsa gjithsesi, dotë ketë edhe shumë shoqëri. Më tepër gëzohem për përgjegjësinë e re, përkujdesin ndaj bimëve. Këtë vit edhe klasa e Janës do të përfshihet në aksion.

– E çfarë mendon ti Jana?

– Nesër për herë të parë duhet të mbjellë fidanë, kështu që pak jam e emocionuar. A do të kem sukses në këtë?

– Të kuptoj plotësësisht. Por, menjëherë do të tregoj se nuk ke pse të frikohesh. Është normale që ke emocione, meqë ti deri më tani nuk ke marrë pjesë në një aksion kaq të madh. Do të marrësh një fidan të vogël.Vrimat do të jenë të gropuara. Ti do të duhet ta mbash fidanin, të hedhëshdhe’ në rrënjët e tij dhe ta ujitësh me ujë. Të gjithë ju që do të mbillni në oborr, më pas do të keni obligim që ta ujitni çdo dru të mbjellur.

Kam mbjellë një dru

7

Page 2: StoryTime Schoolyard MK-AL

8

Aventurat e Janës dhe Bojanit

Dita mbaroi me obligimet e përditshme dhe tanimë vijonin përgatitjet përgjumë. Bojani edhe një herë i tha: – Mos u brengos! Gjithçka do të jetëashtu siç duhet! Nëse ka nevojë, unë do të jemë pranë teje.

Jana dhe Bojani ishin në mesin e të parëve në shkollë, ndërsa menjëherëpas tyre arritën shokët dhe mësuesit e tyre. Jana vrapoi drejt Ramadanit,Sevdës Igorit, Qemalit, Senadit dhe Ivanës. Ata e kanë të njejtën detyrë dhe ishin në pritje të aktivitetit që pasonte. Aksioni filloi. Të gjithë i përcillnin udhëzimet e dhëna për mbjelljen e fidanëve të rinj.

Secili nga ata përpiqej që ta bënte këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jana dhe Bojani, si dhe shokët e tjerë mësuan se si dhurohet një jetë e re. Mbollën fidanë të rinj, të cilët u bënë pjesë e oborrit të shkollës së tyre.E dinin se ata do t’ju dhuronin shumë ajër tëpastër dhe hije të dendur. Nga ai çast, me përgjegjësi të madhe shikoninnë gjithë atë që ishte e gjelbër, që rritej dhe zhvillohej, e që njëherësh, e zbukuron pamjen dhe e begaton natyrën.

Duke ndenjur ashtu të gëzuar midis shokëve të tyre dhe fidanëve të sapombjellur, Jana për një moment pyeti veten se si do të dukej oborri i shkollës së tyre pas disa viteve. Fotografia e cila u paraqit në mendjen e saj ishte e mrekullueshme: ajo ishte vajzë e madhe, ishin rritur edheshokët e saj, ndërsa bashkë me ta ishin rritur edhe drunjtë e tyre. Pranëfidanit të saj qëndronte një nxënës i klasës së parë i cili gëzohej sepsepranë atij druri që ishte rritur do të mbjellë edhe një, pastaj edhe një....

Ndërsa ju, lexues tanë, mendoni dhe shpjegoni: cila është dobia ngapyllëzimi dhe si duhet të kujdesemi për drunjtë e sapombjellur.Si do të dukej oborri i shkollës suaj pas disa vitesh?