29
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME TEMA: ROLI DHE RËNDËSIA E GJUHËS SHQIPE NË KORNIZEN KURRIKULARE Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof. Dr. Ragip GJOSHI Nita GASHI GJAKOVË, 2018

STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

  • Upload
    others

  • View
    49

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

STUDIME BACHELOR

PUNIM DIPLOME

TEMA: ROLI DHE RËNDËSIA E GJUHËS SHQIPE NË KORNIZEN KURRIKULARE

Udhëheqësi shkencor: Kandidatja: Prof. Dr. Ragip GJOSHI Nita GASHI

GJAKOVË, 2018

Page 2: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

2

PERMBAJTJA FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE ................................................................................................................................................ 3

ABSTRAKT ..................................................................................................................................................................................... 4

1. HYRJE ........................................................................................................................................................................ 5

1.1 QËLLIMI PUNIMIT ................................................................................................................................................ 6

1.2 RËNDËSIA E PUNIMIT ......................................................................................................................................... 6

KAPITULLI II 2. RËNDËSIA E KORNIZES KURRIKULARE ..................................................................................................................... 7

II.1 Qëllimet dhe parimet e arsimit parauniversitar ................................................................................................................... 7

II.2 Veqoritë e Kornizes Kurrikulare për klasën parafillore ......................................................................................................... 8

II.3 Kompetencat kryesore të të nxënit ...................................................................................................................................... 9

II.4 Rezultatet e të nxënit për kompetencen e komunikimit dhe të shprehurit ....................................................................... 10

KAPITULLI III 3. FUSHAT E KURRIKULES ........................................................................................................................................... 11

III.1 Funksioni dhe organizimi i fushës Gjuhë e Komunikim ...................................................................................................... 11

III.2 Qëllimi ................................................................................................................................................................................ 12

III.3 Rezultatet e të nxënit të fushës ......................................................................................................................................... 12

III.4 Lidhja e Gjuhës Shqipe me fushat e tjera të të nxënit ........................................................................................................ 13

III.4 Materialet mësimore për zhvillimin e fushës Gjuhë e Komunikim ..................................................................................... 14

III.5 Plani mësimor për fushën Gjuhë e Komunikim sipas Kornizes Kurrikulare ........................................................................ 14

III.6 Vlersimi i nxënësve për fushën Gjuhë e Komunikim .......................................................................................................... 14

KAPITULLI IV 4. METODAT E MËSIMDHËNIES NË FUSHËN GJUHË E KOMUNIKIM ......................................................................... 15

IV.1 Zhvillimi i të folurit tek fëmijët ........................................................................................................................................... 15

IV.1.1 Tingujt dhe shqiptimi ...................................................................................................................................................... 16

IV.1.2 Fjalori dhe kuptimi .......................................................................................................................................................... 16

IV.1.3 Gramatika dhe sintaksa ................................................................................................................................................... 16

IV.1.4 Pragmatizmi .................................................................................................................................................................... 16

IV.2 Zhvillimi i aftësisë për të lexuarit ....................................................................................................................................... 17

IV.3 Zhvillimi i aftësisë për të shkruar ....................................................................................................................................... 18

IV.4 Metoda e tregimit dhe bisedes .......................................................................................................................................... 19

IV.5 Mësimdhënia tradicionale ................................................................................................................................................. 20

IV.6 Mësimdhënia bashkëkohore .............................................................................................................................................. 20

IV.6.1 Metodat e edukimit në mësimdhënien bashkëkohore ................................................................................................... 21

IV.6.2.Teknikat e edukimit në mësimdhënien bashkëkohore ................................................................................................... 22

IV.7 Dallimi mes klasës tradicionale dhe klasës së shekullit XXI ................................................................................................ 23

KAPITULLI V PËRFUNDIME .............................................................................................................................................................. 27 REKOMANDIME .......................................................................................................................................................... 28 LITERATURA ................................................................................................................................................................ 29

Page 3: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

3

FALËNDERIME DHE MIRËNJOHJE

Një falënderim dhe mirënjohje të veçant i kushtoj familjes time, të cilët më ofruan kurajo dhe mbështetje gjatë gjithë kohës që une kam vazhduar studimet. Poashtu falënderoj profesorin e nderuar Prof. Ass. Dr. Ragip Gjoshi për mbështetjen, ndihmën dhe rekomandimet që më ofroi përgjatë realizimit të kësaj teme.

Page 4: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

4

ABSTRAKT

Gjatë këtij punimi sqarohet dhe analizohet "Roli dhe rëndësia e Gjuhës Shqipe në Kornizën Kurrikulare" si dhe në institucionet edukativo-arsimore në Kosovë. Punimi përfshinë funksionin dhe organizimin e fushës Gjuhë dhe Komunikim në klasat përgatitore, kompetencat dhe rezultatet e të nxënit të fushës sipas Kornizës Kurrikulare, qëllimet e programit të gjuhës shqipe, lidhja e gjuhës shqipe me fushat tjera të të nxënit, plani mësimor për këtë fushë, vlerësimi dhe materialet mësimore, metodat dhe teknikat e mësimdhënies. Poashtu në këtë punim bëhet një analizë dhe paraqitje për mësimdhënien tradicionale dhe atë bashkëkohore në institucionet arsimore. Gjuha shqipe është një fushë apo lëndë mësimore bazë për klasat përgatitore dhe arsimin fillor në Kosovë. Kjo fushë aftëson nxënësit për zhvillimin e të folurit, dëgjuarit, lexuarit dhe shkruarit të teksteve të ndryshme letrare dhe joletrare. Me rëndësi është se përmes kësaj lënde mësimore fëmijët vlerësojnë gjuhën shqipe si vlerë e kulturës sonë kombëtare dhe si mjet komunikimi. Fjalët kyçe: Korniza Kurrikulare, kompetenca, gjuhë shqipe, metoda, teknika, plan mësimor, shkrim, lexim, pragmatizëm, mësimdhënie tradicionale dhe bashkëkohore.

Page 5: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

5

1.HYRJE

Korniza Kurrikulare është një dokument pedagogjik i hartuar nga MASHT-i në gusht të vitit 2016. Me këtë dokument përcaktohen rezultatet për kompetenca dhe rezultatet për fusha të kurrikulës, të shprehura në njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera që duhet të zhvillohen dhe arrihen nga nxënësit deri në fund të periudhave të caktuara kohore, si dhe në qasjen metodologjike të zbatueshmërisë, përfshirë mësimdhënien, mësimnxënien dhe vlerësimin. Me Kornizën Kurrikulare si dokument bazë i arsimit rregullohet sistemi i arsimit parauniversitar në Republiken e Kosoves. Me këtë dokument përcaktohen:

Qëllimet e arsimit parauniversitar

Kompetencat kryesore

Parimet kryesore

Nivelet formale dhe profilet e arsimit

Fushat kurrikulare lëndët mësimore

Hierarkinë e dokumenteve kurrikulare

Parimet, llojet, kohën dhe mënyrën e vlerësimit

Orientimet për hartimin e materialeve të reja të mësimdhënies dhe nxënies

Rolin e shkolles në zbatimin e kurrikulës. Korniza Kurrikulare paraqet shtatë fusha kurrikulare apo lëndë mësimore, një ndër to është edhe fusha Gjuhë e Komunikim, e cila ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e shkathtësive themelore gjuhësore dhe të komunikimit në funksion të dhënies dhe marrjes së informacionit, të lexuarit dhe të kuptuarit, të shkruarit funksional dhe mundësisë së reagimit, me shkrim dhe me gojë në situata të ndryshme. Pra fusha Gjuhë e Komunikim ka rol të madh për klasat përgatitore dhe arsimin fillor sepse kjo fushë i përgatitë nxënësit për komunikimin funksional, të qartë dhe përmbajtsor.

Page 6: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

6

1.1.QËLLIMI I PUNIMIT

Qëllimi i këtij punimi është të paraqesim rolin dhe rëndësinë e Gjuhës Shqipe në Kornizën Kurrikulare dhe në arsimin parauniversitar në përgjithësi. Poashtu do të paraqiten të gjitha aspektet e zhvillimit të kësaj fushe apo lënde mësimore në institucionet educativo-arsimore. 1.2. RËNDËSIA E PUNIMIT Rëndësia e këtij punimi lidhet ngushtë me rëndësinë e Gjuhës Shqipe në Kornizën Kurrikulare e cila zbatohet në institucionet arsimore në Kosovë. Gjuha Shqipe ka rol të veçantë në zhvillimin e shkathtësive kryesore të gjuhës, të dëgjuarit, të folurit, të shkruarit, dhe të lexuarit. Përmes kësaj lënde mësimore nxënësit aftësohen të kenë komunikim sa më të qartë i cili do ju shërbejë gjatë gjithë jetës së tyre.

KAPITULLI II

Page 7: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

7

2. Rëndësia e Kornizës Kurrikulare

Me Kornizën Kurrikulare synohet që fëmijët dhe të rinjtë\ të rejat e Kosovës të përgatiten për t’u përballur me sfidat e shekullit XXI dhe të gjenerojnë dije të reja konkurruese në mënyrë aktive për tregun global të punës. Korniza kurrikulare rregullon sistemin e arsimit parauniversitar të Kosovës. Ky dokument për klasën përgatitore dhe arsimin fillor mbështet nxënësit në zhvillimin gradual të tyre, në zhvillimin e kompetencave kryesore të nxënies, në mënyrë që të përballojnë sfidat e jetës dhe të punës, mbështet mësimdhënësit në planifikimin dhe realizimin e suksesshëm të punës me nxënës-aktivitete mësimore në klasë dhe jashtë klase, mbështet prindërit-në ndjekjen\përcjelljen e saktë të nivelit të arritjeve të kompetencave të fëmijëve të tyre në periudha të caktuara kohore në harmoni me rezultatet e të nxënit për fusha kurrikulare dhe kompetenca. II.1 Qëllimet dhe parimet e arsimit parauniversitar Të gjitha nivelet formale të arsimit parauniversitar mbështesin nxënësit të zhvillojnë dijet, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat në harmoni me kërkesat e shoqërisë demokratike, duke:

Kultivuar identitetin personal, kombëtar, të përkatësisë shtetrore e kulturore

Promovuar vlerat e përgjithshme kulturore dhe qytetare

Zhvilluar përgjegjësitë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit

I aftësuar për jetë dhe punë

Zhvilluar ndërmarrësinë dhe përdorimin e teknologjisë

I aftësuar për mësim gjatë gjithë jetes.

Parimet e Kornizës Kurrikulare: Korniza Kurrikulare është e ndërtuar mbi parime që vlejnë për tërë sistemin e arsimit parauniversitar. Parimet për zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës Kurrikulare janë:

Gjithëpërfshirja, që nënkupton ofrimin e mundësive për përfshirje të barabartë të të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve në arsimin cilësor;

Zhvillim të kompetencave, që reflektohet në rezultatet e të nxënit, që pritet të arrihen në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme nga të gjithë nxënësit në periudha të ndryshme të shkollimit;

Mësimdhënie dhe nxënie të integruar dhe koherente, që promovon të nxënit holistik duke reflektuar ndërlidhjen dhe ndërvarësinë e natyrës dhe të botës së krijuar nga njeriu me dijen dhe informacionin që kanë nxënësit për to;

Autonomi dhe fleksibilitet në nivel shkolle;

Përgjegjësi dhe llogaridhënie, që reflektohen në krijimin e kulturës për vlersim të vazhdueshëm. 1

1 MASHT, Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, gusht 2016, fq. 12,14

MASHT, Korniza Kurrikulare e arsimit parauniversitar të Republikës së Kosovës, Prishtinë, gusht 2016, fq.7.

Page 8: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

8

II.2. Veçoritë e Kornizës Kurrikulare për klasën përgatitore Korniza Kurrikulare për klasën përgatitore dhe arsimin përfshinë klasën përgatitore(mosha 5-6 vjeç) dhe arsimin fillor, klasat 1-5. Ky dokument përmban në vete dy shkallë kryesore kurrikulare, shkallën e parë dhe të dytë. Fëmijët në klasën përgatitore në shkollë dhe institucione parashkollore, ndihmohen për krijimin e përvojës edukative për ambientim\ përshtatje në një formë të sistemuar të të nxënit nëpërmjet lojës-punës-mësimit. Realizimi i procesit edukativo-arsimor bëhet në mënyrë të integruar, i nderlidhur me punën dhe jetën e përditshme të fëmijëve, duke ua mundësuar që ta kuptojnë drejtë mardhënien e tyre me mjedisin natyror dhe me mjedisin e krijuar nga njeriu. Në klasën përgatitore (mosha 5-6 vjeç), fëmijët përveç shkathtësive e shprehive sociale, krijojnë bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria e tyre për shkollim fillor dhe për jetë. Korniza Kurrikulare për klasën përgatitore dhe arsimin fillor përbëhet prej dy shkallëve kryesore të kurrikulës. Shkallët e kurrikulës paraqesin pikën referuese për përcaktimin e kompetencave kryesore që duhen zotëruar, kërkesat e progresit të nxënies, organizimin e përvojave mësimore, qasjen dhe kriteret e vlerësimit si dhe institucionin përgjegjës për arritjen e tyre. Shkalla e kurrikulës 1 përfshinë klasën përgatitore dhe klasat I-II përkatësisht moshën 5-8, kjo shkallë emërtohet si përvetsim themelor. Në këtë shkallë, nxënësit u ekspozohen qasjeve sistematike të nxënies. Ata do të njihen me përvojat e të nxënit si:

Përvetsimin në nivel themelor të komunikimit dhe të të shprehurit në gjuhën amtare

Komunikimin elementar në gjuhën angleze

Përvetsimin e elementeve themelore të leximit, shkrimit dhe llogaritjes me numra

Hulumtimin dhe njohjen e mjedisit

Njohjen dhe të kuptuarit e të drejtave, obligimeve dhe përgjegjësive të tyre në klasë, në shkollë dhe në jetën e përditshme

Të shprehurit kreativ përmes lojës, simboleve dhe formave elementare të shprehjes artistike

Krijimin e përvojës së të nxënit të suksesshëm si individ dhe si pjesë e grupit.2

II.3. Kompetencat kryesore të të nxënit

2 MASHT, Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, gusht 2016, fq.17,18.

Page 9: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

9

Kompetencat e parapara me kornizën kurrikulare rrjedhin nga qëllimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar dhe përcaktojnë rezultatet kryesore të të nxënit, të cilat duhet t’i arrijnë nxënësit në mënyrë progresive dhe të qëndrueshme gjatë sistemit të arsimit parauniversitar. Kompetencat reflektohen nëpërmjet rezultateve të të nxënit, të cilat janë të përgjithshme e të cilat shprehin atë se çfarë duhet të arrijnë nxënësit në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme. Kompetencat kryesore sipas Kornizës Kurrikulare janë:

1. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit 2. Kompetenca e të menduarit 3. Kompetenca e të mësuarit 4. Kompetenca për jetë, punë dhe për mjedis 5. Kompetenca personale 6. Kompetenca qytetare

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit (Komunikues efektiv) Me rëndësi që fëmijët dhe të rinjtë të zhvillohen si personalitete, të mësojnë dhe të marrin pjesë aktive në shoqëri, është me rëndësi që t’i kuptojnë porositë që u drejtohen dhe të shprehen në mënyrë adekuate nëpërmjet gjuhëve, simboleve, shenjave, kodeve dhe formave artistike. Kompetenca e të menduarit ( Mendimtar kreativ) Qasja në njohuri dhe përpunimi i tyre në mënyrë të pavarur, efektive dhe me përgjegjësi është shumë e rëndësishme për të nxënë, për të marrë vendime dhe veprime për të zgjidhur problem në mënyrë të vetëdijshme për ndikimin dhe pasojat e tyre. Kompetenca e të mësuarit (Nxënës i suksesshëm) Shkolla u krijon nxënësve të gjitha kushtet dhe mundësite për t’u arsimuar dhe përgatitur për të nxënë gjatë gjithë jetës duke u kultivuar interesimin për të nxënë përkatësisht kompetencën e të mësuarit. Me anë të kësaj kompetence duhet promovuar mësimdhënia dhe nxënia e bazuar në stilet dhe strategjitë efektive mësimore. Kompetenca për jetë, punë dhe për mjedis Shkolla angazhohet që nxënësi\ja të përgatitet të punojë në mënyrë të pavarur dhe të vetëdijesohet për rolin dhe përgjegjësinë e tij në mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Kompetenca personale (Individ i shëndetshëm) Për të zhvilluar këtë kompetencë, shkolla përgatit nxënësit që në mënyrë efektive dhe konstruktive të inkuadrohen në jetën familjare, shoqërore dhe të punës. Nxënësi përkrahet të vetëdijesohet për veten dhe të ketë vetëbesim, por njëkohësisht të jetë i hapur dhe të ketë besim për të tjerët dhe te të tjerët. Kompetenca qytetare(Qytetar i përgjegjshëm) Kjo kompetencë siguron që nxënësi të jëtë në gjëndje të veprojë si qytetar i përgjegjshëm, duke marrë parasysh kontekstin e ngushtë dhe të gjërë të zhvillimeve në shoqëri.3 II.4. Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së gjuhës shqipe gjatë shkallës e parë.

3 MASHT, Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, gusht 2016. Fq. 19.Redaktor gjuhësor Sabit Jaha. Shtypshkronja ‘Blendi’.

Page 10: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

10

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit-Komunikues efektiv.

1. Lexon me zë një tekst të palexuar më parë, së paku prej një gjysmë faqeje, që ka të bëjë me një temë që i përshtatet moshës.

2. Shkruan një tekst të shkurtër për një temë të caktuar. 3. Paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup në

kohëzgjatje prej 3-5 minutash. 4. Ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar (nga mjetet auditive, audiovizuele apo nga

mësimdhënësi), 5. Shpreh mesazhin e dhënë të një teksti të thjeshtë letrar të lexuar, përmes njërës nga

format shprehëse, si: të folurit, shkrimit, vizatimit, dramatizimi-luajtjes me role, këngës apo vallëzimit.

6. Përshkruan në forma të ndryshme shprehëse mjedisin natyror dhe të krijuar nga njëriu, me të cilin rrethohet apo ndonjë ngjarje shoqërore dhe atë e prezanton para të tjerëve.

7. Shpreh për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit të një filmi, drame ose dokumentari.

8. Identifikon personazhet kryesore të një tregimi, drame, filmi, kënge apo loje, që është i përshtatshëm për moshën.

9. Emërton në gjuhën e huaj objekte, veprime ose dukuri dhe i përkthen në gjuhën amtare fjalët që i dëgjon nga gjuha e huaj, të dhëna në detyrë.4

KAPITULLI III

4 MASHT, Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, gusht 2016. Fq. 21.

Page 11: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

11

3. FUSHAT E KURRIKULES

Kurrikula e arsimit parauniversitar është e organizuar në shtatë fusha të kurrikulës. Ato janë bazë e organizimit të procesit mësimor-edukativ në shkollë, për çdo nivel arsimor dhe shkallët përkatëse të kurrikulës. Për secilen fushë kurrikulare janë përcaktuar rezultatet e të nxënit, të cilat e orientojnë procesin e mësimdhënies dhe të nxënit në zhvillimin e kompetencave kryesore. Fushat e kurrikulës janë:

1. Gjuhët dhe komunikimi 2. Artet 3. Matematika 4. Shkencat e natyrës 5. Shoqëria dhe mjedisi 6. Edukata fizike, sportet dhe shëndeti 7. Jeta dhe puna

III.1. Funksioni dhe organizimi i fushës Gjuhë e Komunikim Lënda e gjuhës shqipe bënë pjesë në fushën “Gjuhët dhe komunikimi”. Kjo fushë synon zhvillimin gjuhësor e letrar që është boshti themelor për rritjen intelektuale, shoqërore, estetike dhe emocionale të nxënësve. Më konkretisht, fusha “Gjuhët dhe komunikimi” i aftëson nxënësit që të përdorin gjuhën për të komunikuar, për të plotësuar interesat e tyre personale dhe për të përmbushur kërkesat e shoqërisë dhe të vendit të punës. Fusha “Gjuhët dhe komunikimi” nxit dëshirën dhe kuriozitetin e nxënësve për t’u bërë lexues aktiv e të pavarur dhe shkrues të saktë, origjinal dhe krijues. Po kështu, ajo zhvillon te nxënësit njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e duhura që ata të flasin dhe të dëgjojnë në mënyrë korrekte në varësi të situatës dhe qëllimit që kanë. Arritjet gjuhësore të nxënësve janë përcaktuese, jo vetëm për lëndët e fushës “Gjuhët dhe komunikimi”, por edhe për çdo lëndë që zhvillohet në shkollë. Nëse nxënësit nuk janë të aftë të dëgjojnë, flasin, lexojnë dhe shkruajnë mirë, atëherë ata nuk mund të jenë të suksesshëm në shkollë dhe në jetë. Duke pasur një rëndësi të tillë, fusha dhe lëndët që e përbëjnë atë, janë një nga detyrat parësore të arsimit bazë. Korniza Kurrikulare përcakton si qëllim kryesor zotërimin e kompetencave kyçe, si të domosdoshme për një individ i cili duhet të përmbushë me sukses kërkesat personale, shoqërore dhe profesionale. Çdo fushë të nxëni dhe lëndë duhet të synojë që ta pajisë nxënësin me këto kompetenca. Këtë “mision” fusha e realizon nëpërmjet kompetencave të saj. Duke u bazuar në synimet dhe specifikat e fushës, pesë kompetencat e fushës “Gjuhët dhe komunikimi” janë:

1. Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme; 2. Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar;

Page 12: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

12

3. Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare; 4. Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale; 5. Përdorimi i drejtë i gjuhës.

III.2. Qëllimet e programit të Gjuhës Shqipe Qëllimët e lëndes së Gjuhës Shqipe për arsimin bazë janë:

Zhvillimi i aftësive për të folur, dëgjuar, lexuar, dhe shkruar tekste të llojeve të ndryshme letrare dhe joletrare, si dhe kultivimi nëpërmjet këtyre teksteve i mendimit kritik e krijues.

Kërkimi, gjetja, gjykimi në mënyrë kritike dhe përdorimi i informacionit që merret nga mediat dhe internet.

Njohja dhe vlerësimi i letërsisë botërore nëpërmjet studimit të krijimtarisë së shkrimtarëve përfaqësues të periudhave të ndryshme (teksteve të përshtatshme për moshën e nxënësve).

Krijimi i besimit se përmes letërsisë dhe teksteve joletrare zhvillohet mënyra e të menduarit, bota shpirtërore dhe personaliteti i njëriut.

Zotërimi i njohurive, aftësive, shkathtësive dhe qëndrimeve të duhura rreth sistemit gjuhësor të shqipes.

Vlersimi i gjuhës shqipe si vlerë e kulturës sonë kombëtare dhe si mjet komunikimi.

III.2. Rezultatet e të nxënit për fushën Gjuhë dhe Komunikim

Të dëgjuarit dhe të folurit

Shkëmben ide gjatë diskutimit, bënë pyetje dhe përgjigjet duke përdorur mimikën, fjalë dhe fjali të thjeshta;

Identifikon elementet kryesore dhe konceptet nga tregimet e thjeshta, dallon gjuhën figurative nga ajo jofigurative;

Jep përshtypjen për një tekst të shkurtër letrar;

Përdorë përvojat personale në bashkëbisedim Të lexuarit

Lexon me zë tregim të shkurtër dhe përdorë pjesë plotësuese (foto, vizatim);

Zhvillon shkathtësitë për të lexuarit e kuptueshëm;

Identifikon elementet kryesore të një teksti të shkurtër: ngjarjen, përsonazhet etj;

Përflet apo parafrazon tekstet që ka lexuar. Të shkruarit

Vizaton diçka të thjeshtë mbi bazen imagjinare

Shkruan fjalët duke parë figurat;

Përdorë drejt shkronjat e mëdha në fillim dhe përgjatë fjalisë;

Përdor drejtë shenjat e pikësimit;5

5 Ministria Arsimit dhe Sportit. Instituti i zhvillimit të arsimit. Fusha ‘Gjuhë dhe Komunikim. Programi i lëndës ‘Gjuhë Shqipe’, shkalla e parë, Qershor 2014, fq. 2,7,15,17. MASHT.Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, gusht 2016. Fq. 28,32,33.

Page 13: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

13

III.3. Lidhja e gjuhës shqipe me fushat e tjera të të nxënit Mësimi i gjuhës shqipe në shkollë (edhe lëndët e tjera të fushës “Gjuhët dhe komunikimi”) mbështet edhe realizimin e kompetencave të fushave të tjera të kurrikulës. Në gjuhën shqipe nxënësit: fitojnë njohuri, aftësi, shkathtësi, vlera dhe qëndrime për të komunikuar me gojë dhe me shkrim; lexojnë dhe kuptojnë tekste të llojeve të ndryshme; pasurojnë fjalorin dhe botëkuptimin e tyre duke lexuar tekste letrare; mësojnë të shkruajnë tekste të ndryshme (opinione, raporte, udhëzime etj.); mësojnë ta përdorin drejt dhe sipas rregullave gramatikore gjuhën etj. Të gjitha këto njohuri, aftësi, shkathtësi, vlera dhe qëndrime sigurojnë suksesin e nxënësve edhe në fushat dhe lëndët të tjera. III.4. Materialet dhe burimet mësimore Për arritjen e kompetencave përmes fushës Gjuhët dhe Komunikimi është i rënësishëm përdorimi i materialeve dhe burimeve të ndryshme mësimore për mësimdhënie dhe nxënie.

GJUHËT DHE KOMUNIKIMI

SHKENCAT E NATYRËS

Aftësitë për të përshkruar dukuritë natyrore ose procese të

ndryshme

ARTET Aftësitë për t’u shprehur për krijime të ndryshme

artistike. Aftësitë për të kuptuar, analizuar dhe vlersuar

tekste të ndryshme këngësh.

SHOQËRIA DHE MJEDISI

Aftësitë për të përshkruar dukuritë e ndryshme

shoqërore. Aftësitë për të komunikuar në grup.

TEKNOLOGJI DHE TIK

Aftësitë për të analizuar dhe vlersuar informacionet në internet. Aftësitë për të

zbatuar rregullat gjuhësore në programet e ndryshme.

MATEMATIKË

Leximi dhe shkrimi i numërorëve.Aftësitë për t’u

shprehur qartë dhe saktë (me gojë dhe shkrim).

EDUKIMI FIZIK, SPORTET DHE SHËNDETI

Aftësitë për të

komunikuar në grup. Aftësitë për t’u shprehur

qartë dhe saktë.

Page 14: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

14

Të gjitha mjetet dhe materialet mësimore duhet t’u përmbahen kërkesave të rezultateve, mundësive psikofizike të nxënësve, përvojave, kulturës dhe stileve të nxënies. Tekstet shkollore janë vetëm disa nga burimet për marrjen e informacionit, prandaj ato nuk duhet të jenë i vetmi burim, poashtu përdoren libra nga biblioteka e shkollës fletë pune udhëzues të ndryshëm dhe teknologjia informative. III.5. Plani mësimor Plani mësimor për fusha dhe lëndë mësimore për klasën përgatitore dhe arsimin fillor bazohet në planin mësimor të arsimit parauniversitar. Me qëllim që plani mësimor të jetë funksional në zhvillimin e kompetencave të parapara me KK duhet marrë parasysh disa kritere si:

Përqindja totale e dhënë në planin mësimor për secilën fushë kurrikulare

Numri i orëve javore për një klasë

Rezultatet e të nxënit për fushë kurrikulare, që duhet zotëruar nxënësit

Rezultatet e të nxënit për kompetenca kryesore për shkallë

Mundësitë psikofizike dhe intelektuale të nxënësve

Parapërgatitjet dhe përvojat e nxënësve dhe

Konteksti aktual i përgatitjes së mësimdhënësve për këtë nivel të arsimit.

III.6. Vlerësimi i nxënësve për fushën Gjuhë dhe Komunikim Roli kryesor i vlerësimit është të përmirësojë të nxënit. Informacioni i siguruar nga vlerësimi i ndihmon mësuesit të kuptojnë anët e dobëta dhe anët e forta të nxënësve në procesin e të nxënit dhe u jep mundësi të përmirësojnë mësimdhënien. Vlerësimi i nxënësve për fushën Gjuhët dhe komunikimi ka për synim matjen e kompetencave të fushës të paraqitura nëpërmjet rezultateve të të nxënit. Për fushën Gjuhë dhe Komunikim vlerësimi duhet të përqendrohet në përvetsimin themelor të lexim-shkrimit si dhe në të dëgjuarit aktiv. Përdorimi i të kuptuarit të asaj që dëgjon-lexon për të shfaqur mendimin e tij, duke përdorur fjalë të reja, si dhe angazhimi në tekste të shkruara për të zhvilluar njohuritë e fituara. Vlerësimi në këtë fushë e vë theksin në mbledhjen e informacioneve nga të mësuarit, të kuptuarit e tekstit, përdorimin e thjeshtë të fjalëve me kuptim figurativë, paraqitjen e qartë të mendimeve, lidhjen dhe përmbledhjen e tyre. Vlerësimi poashtu duhet të përqendrohet në të shprehurit e qartë, të saktë ( drejtëshqiptimi dhe drejtëshkrimi) në formë të pavarur dhe kreative. 6

KAPITULLI IV

4. METODAT E MËSIMDHËNIES NË FUSHËN GJUHË DHE KOMUNIKIM

6 MASHT, Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, gusht 2016, fq. 35.

Page 15: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

15

IV.1. Zhvillimi i të folurit tek fëmijët Si mësuese që jemi, nuk mund të themi se vërtet kemi dhënë mësim, nëse dikush s’ka mësuar diçka prej nesh. Atëherë, për të qenë mësuese vërtet të mira, duhet të mendojmë posaçërisht për procesin e edukimit dhe të të nxënit dhe sidomos për:

Si mendojnë fëmijët;

Si mësojnë ata;

Si mendojnë të rriturit;

Stilet e të mësuarit të fëmijëve;

Stilet e ndryshme të mësimdhënies së mësueseve. (Ermioni Hoxha Cekani 2010. fq.13). Suksesi në kopsht nuk mund të arrihet vetëm me libra të mira për fëmijët. Arritja e tij kërkon një proces njohës-edukativ të rinovuar me metoda, strategji e teknika mësimore të kohës ose teknika ndërvepruese gjithëpërfshirëse. Metodat e edukimit dhe të nxënit përgjithësisht mund të mos jenë të përshtatshme për tërë grupin, kjo bënë që mësueset para se të zhgjedhin metodat të kenë parasysh:

Grupmoshën e fëmijëve;

Veçoritë psikologjike dhe fizike të fëmijëve;

Numrin e fëmijëve në grup;

Përbërjen e grupit të fëmijëve( nëse në grup ka fëmijë me vështirësi në të nxënë);

Mjedisin fizik të të nxënit;

Përvojat e kaluara të fëmijëve. (Ermioni Hoxha Cekani 2010 fq.13-14). Çdo gjë që bëjmë në marrëdhëniet tona me fëmijët është një formë komunikimi. Mënyra e komunikimit tonë me fëmijët mund të dërgojë porosi të respektit, të empatisë dhe të kujdesit, por mund të dërgojë edhe porosi krejtësisht të kundërta. (Bonnie Miller 2005 fq. 18). Të gjithë fëmijët, në të gjitha kulturat, zotërojnë sistemin e ndërlikuar të gjuhës së tyre amtare, me përjashtim të rasteve kur ajo pengohet nga problem të mëdha shëndetsore apo nga izolimi që i bëhet fëmijës nga shoqëria. Për të bërë një bisedë, fëmijët duhet të koordinojnë tingujt, kuptimet, fjalët dhe grupet e fjalëve, vëllimin e zërit, tonin dhe muzikalitetin e gjuhës. Sipas gjasave gjuha ndikohet nga shumë faktorë biologjikë, kulturorë dhe të jetës së përditshme. 7 (Anita Woolfolk 2011 fq. 53). Te nënfusha e të dëgjuarit dhe të folurit objektivat specifike të saj janë: të zhvillojnë aftësinë e komunikimit dhe të shprehjes, të zhvillojnë aftësinë për të dëgjuar dhe kuptuar të folurin e bashkëbiseduesit, të shqiptojnë qartë fjalët dhe të jenë të kuptueshëm në të folur, të formulojnë fjali dhe të tregojnë për sende, ngjarje dhe persona duke përdorur drejt kohët e foljes etj.

7 Libri i mësueses së arsimit parashkollor për grupet I, II, III. Ermioni Hoxha Cekani. ‘Botimet Polis’ fq. 13. Komunikimi me fëmijë, doracak për prindër e arsimtarë. Bonnie Miller. QPEA 2005, fq. 18. Psikologji edukimi, Anita Woolfolk. Universiteti Shtetror i Ohajos, Tiranë 2011, fq. 53.

Page 16: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

16

Gjuha mësohet duke e dëgjuar dhe duke e folur atë. Ky proces mund të zhvillohet kur të rriturit inkuadrojnë dhe mbështesin përpjekjet e fëmijës për t’u shprehur. Zhvillimi gjuhësor i fëmijës mbështetet nga bisedat e rregullta me edukatoren si dhe nga bashkëveprimi me moshatarët. Bisedat e rregullta të edukatores janë frytdhënëse me grupe të vogla fëmijësh, ku të gjithë mund të flasin dhe dëgjojnë. Kompetencat që duhet të përvetësojnë fëmijët në këtë fushë janë: aftësia për të biseduar, për të qenë të kuptueshëm dhe për të pasuruar fjalorin, aftësia për të treguar histori apo ndodhi personale, aftësia për të kuptuar atë çka thuhet apo lexohet. (MASHT, Modulet për zbatimin e dokumentit të Standardeve të Zhvillimit dhe të Mësuarit në Fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç, fq. 4-6). IV.1.1. Tingujt dhe shqiptimi Deri në moshën 5 vjeçare, shumica e fëmijëve arrijnë të zotërojnë tingujt e gjuhës së tyre amtare, por mund të kenë mbetur edhe disa tinguj të pazotëruar plotësisht. Fëmijët e vegjël mund të kuptojnë dhe të jenë të aftë të përdorin shumë fjalë, por parapëlqejnë të përdorin fjalët që arrijnë ti shqiptojnë më lehtë. Kur arrijnë të kuptojnë dallimet në tingujt e gjuhës, fëmijëve fillojnë t’u pëlqejnë rimat, këngët dhe kombinimet e fjalëve që tingëllojnë bukur. Fëmijët në moshën 5-6 vjeç kanë një fjalor prej 10.000 fjalësh. I përcaktojnë objektet sipas përdorimit, kupton marrëdhëniet hapsinore (si: lart dhe larg) dhe të kundërtat, di adresen, kupton çdo të thotë e njëjtë dhe e ndryshme, përdor të gjitha llojet e fjalive. Për të ndihmuar fëmijën të mësojë gjuhën e saktë, mund të përdoren metoda të ndryshme, si nxitja dhe korrigjimi, por faktori më i rëndësishëm në këtë proces është mënyra e të menduarit që përdor fëmija kur bënë bashkimin e pjesëve të ndryshme të këtij sistemi të ndërlikuar. ( Anita Woolfolk 2011 fq. 54. Strategji për të nxitur zhvillimin e të folurit). IV.1.2. Fjalori dhe kuptimi Në moshën 6 vjeçare, fjalori shprehës i fëmijëve rritet në rreth 2.600 fjalë, kurse fjalori receptiv ( fjalët që një person është në gjendje ti kuptojë në gjuhën e folur dhe të shkruar) përfshinë rreth 20.000 fjalë. Në vitet e hershme shkollore disa fëmijë mund të kenë vështirësi të kuptojnë disa fjalë si: drejtësi apo ekonomi. Ata mund të mos e kuptojnë edhe mënyrën kushtore (‘sikur të isha flamur’), sepse atyre u mungon aftësia konjitive-njohëse për të arsyetuar rreth gjërave që nuk janë të vërteta ( ‘po ti nuk je flamur’ )! Gjasat janë që ata t’i interpretojnë të gjitha fjalitë në mënyrë konkrete dhe të mos kuptojnë metaforën. Për shembull përrallat kuptohen në mënyrë konkrete, si tregime dhe jo si mësime morale. (Woolfolk 2011 fq. 54). IV.1.3. Gramatika dhe sintaksa Për një kohë të caktuar fëmijët përdorin format e çrregullta për fjalë të caktuara, të cilat i thojnë ashtu si i dëgjojnë. Më pas kur fillojnë të mësojnë rregullat, ata e teprojnë me rregullat, duke i përdorur ato në çdo rast. Fëmijët që më parë thoshin ‘shkëmbinjtë’ tani fillojnë të thojnë ‘shkëmbat’. Shpesh prindërit vrasin mendjen pse fëmijët e tyre po kthehen mbrapsht. Në fakt

Page 17: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

17

këto ‘gabime’ tregojnë se sa logjikë dhe racionalë mund të jenë fëmijët në përpjekjet e tyre për të futur fjalët e reja në skemat ekzistuese. Fëmijët zotërojnë bazat e rendit të fjalëve apo sintaksën e gjuhës së tyre që në moshën e hershme. ( Woolfolk 2011 fq. 55). IV.1.4. Pragmatizmi: përdorimi i gjuhës në situata shoqërore Kjo përfshinë përdorimin e saktë të gjuhës, për të komunikuar në situata shoqërore: si të futesh në bisedë, si të tregosh një shaka, si të ndërpresësh dikë për ta marrë fjalën vetë apo si të vazhdosh një bisedë dhe si të përshtatësh të folurën për atë që e dëgjon. Fëmijët dëshmojnë se e kuptojnë shumë mirë këtë, kur u fjalsin më fjali të thjeshta fëmijëve më të vegjël, apo kur urdhërojnë kafshët shtëpiake me zë më të lartë dhe më të fortë se zakonisht. Pra edhe fëmijët janë shumë të aftë të përshtatin të folurën e tyre me situatën. 8 IV.2. Zhvillimi i aftësisë për të lexuarit Në ditët tona, në shumicën e gjuhëve, leximi është baza e të nxënit. Themelet e leximit ndërtohen në fëmijërinë e hershme. Studimet kanë identifikuar dy kategori aftësish që janë të rëndësishme për aftësinë e leximit. Kategoria e parë përfshinë aftësitë që lidhen me të kuptuarit e tingujve dhe kodeve si: shkronjat kanë emra, tingujt shoqërohen me shkronja dhe fjalët përbëhen nga tingujt. Kategoria e dytë përmbledhë aftësitë e gjuhës së folur-leksikun shprehës dhe leksikun receptive-njohuritë për sintaksën dhe aftësitë për të kuptuar dhe për të rrëfyer një ngjarje. (Woolfolk 2011 fq. 56). Hulumtimet më të fundit tregojnë se aftësitë e gjuhës së folur në moshën parashkollore luajnë rol të rëndësishëm, përkrah aftësive për të kuptuar kodet dhe shërbejnë si tregues për aftësitë e leximit në momentin e kalimit në shkollë. Themelet e aftësive të leximit ndërtohen nga: bisedat që zhvillohen me të rriturit dhe leximi bashkërisht i librave, duke i përdorur tregimet si mjet për të folur rreth, tigujve, fjalëve, pikturave dhe koncepteve. Në vitet e hershmë të fëmijëve përvojat e tyre në familje janë të rëndësishmë në zhvillimin e gjuhës dhe të lëximit. (Burgess, Hecht 2002: Woolfolk 20011 fq. 57). Në familjet ku leximi vlersohet, prindërit u lexojnë fëmijëve të tyre libra, i dërgojnë në bibliotekë, u kufizojnë kohën e shikimit të televizorit dhe nxisin lojërat që lidhen me leximin si: imitimin e mjedisit të shkollës apo shkruajnë shkronjat bashkë me fëmijët.9 ( Presley, 1996; Snoë, 1993; Woolfolk 2011 fq. 57). IV.3. Zhvillimi i aftësisë për të shkruar Interesi i fëmijëve për të shkruar vërehet qysh në moshën më të hershme, kjo përmes manipulimit që e bëjnë bebet e vogla me mjetet e të shkruarit, deri në shkarravitjen spontane me vetiniciativë nëpër sipërfaqe të rrafshta, madje deri në vizatimin e formave ose shkronjave të

8 Psikologji edukimi, Anita Woolfolk. Universiteti shtetror i Ohajos, Tiranë 2011, fq.53-55. 9 Psikologji edukimi, Anita Woolfolk, Universiteti shtetror i Ohajos, Tiranë 2011, fq. 56,57.

Page 18: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

18

dhëna qysh para se të shkojnë në shkollë. ( Zbatimi i standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm: Florina Shehu , Simona Pallçeska, 2014, Standardi I: fq. 63). Kur nisen në shkollë fëmijët e vegjël nuk mund të mësohen përnjëherë të shkruajnë. Para se ta përvetësojnë shkathtësinë e të shkruarit, ata ndërmarrin hapa të ndryshëm që u ndihmojnë në krijimin e këtyre shkathtësive. Prandaj gjatë periudhës parashkollore për fëmijët është me rëndësi të kenë mundësi t’i përdorin duart dhe gishtat e tyre para se t’ia fillojnë të shkruajnë vërtet numra dhe shkronja. ( Fëmijët dhe Shkrimi, Zhvillimi i hershëm i fëmijëve, UNICEF). Loja me plastelinë ose me brumë, radhitja e katrorëve ose mbledhja e gjërave të imta, i përgatit duart dhe gishtat e fëmijëve të vegjël për të shkruar edhe shkronja. Shkrimi i shkronjave tek fëmijët fillon me shkrimin e emrit personal, me shkrimin e shkronjës së parë të tij. Për ta arritur këtë fëmijët, duhet që të rriturit apo edukatoret të japin vazhdimisht shembuj nga mjedisi i afërt ku haset shkronja e parë e emrit të fëmijëve që ata të mësohen ta shkruajnë atë shkronjë. P.sh. ‘Kjo është shkronja A, si emri yt Andi, që poashtu fillon më këtë shkronjë’. ( Zbatimi i standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm: Shehu, Pallçeska, 2014 fq. 63). Fëmijëve u duhet një ambient i përshtatshëm dhe i pajisur me materiale të mjaftueshme për të zhvilluar shkathtësinë e të shkruarit. Ata duhet të përdorin materialet si: laps, ngjyra, plastelinë, shkopinjë, shkronja të konkretizuara, që të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të përvetësuar këtë proces.10 ( Fëmijët dhe Shkrimi, Zhvillimi i hershëm i fëmijëve, UNICEF).

Një strategji apo formë e të shkruarit tek fëmijët parashkollor.

Fotografi e realizuar gjatë punës praktike që kam mbajtur në shkollën ‘Dardania’ grupi ‘Yjet’. IV.3. Metoda e tregimit dhe bisedës Për këtë qështje disa nga hulumtimet thonë se tregimet janë pjesa më e këndshme për fëmijë, atyre u pëlqen që tregimet të përsëriten herë pas here. Në institucionet parashkollore zë vend

10 Zbatimi i standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm, Doracak për edukatorë, Shkup, 2014. Botues: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Autorë: Florina Shehu, Simona Pallçeska. Fëmijët dhe shkrimi, Zhvillimi i hershëm i fëmijës, UNICEF.

Page 19: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

19

edhe pjesa e tregimit që ndërlidhet me fushën Gjuhë dhe Komunikim. Në familje dhe në klasë është e nevojshmë që të lexohen tregime të ndryshme, të ndihmohen fëmijët të kuptojnë se librat kanë tregime, se mund t’i lexojnë tregimet sa herë të duan dhe se pikturat në libër kanë lidhje me kuptimin e tregimit. Për mësuesit që praktikojnë leximin e tregimeve në klasë është e domosdoshme që të ritregojnë tregimet pasi t’i kenë lexuar me nxënësit dhe të flasin për fjalët, aktivitetet dhe objektet që përshkruajnë librat. Zgjedhja e librave me tregime është e rëndësishmë për fëmijët pasi që:

librat duhet të kenë përmbajtje të thjeshtë dhe ilustrime të çarta;

ilustrimet duhet t’i paraprijnë tekstit me të cilin kanë lidhje, kjo i ndihmon fëmijët të parashikojnë atë që vjen më pas;

gjuha duhet të ketë karakter përsëritës, ritmik dhe të natyrshëm. (Woolfolk 2011, Zbatimi i ideve të Vigotskit, fq. 58).

Tregimet mund të ndikojnë edhe në gjendjen emocionale të fëmijëve. Një fëmijë që po kalon vështirësi emocionale mund ta ketë të vështirë të shprehë një mendim apo të bëjë një koment. Shumë fëmijë nuk zotërojnë fjalorin e nevojshëm për të shprehur se si ndihen dhe tregimet janë një mundësi e mirë për ta ndihmuar fëmijën të gjejë fjalët e duhura për emocionin e tij. Fëmija mund të ndihmohet duke dëgjuar komentet dhe pikëpamjet e fëmijëve të tjerë. Kjo bëhet edhe më efektive nëse përfshihen edhe fëmijët në tregim duke u bërë atyre pyetje të tilla si ‘ Si mendoni që djali i tregimit ndihej në atë moment?’ Fëmija mund të japë një përgjigje por, nese nuk ndihet gati për t’u bashkuar në diskutim, mund të jetë e dobishme për të që thjeshtë të dëgjojë këndvështrimet e fëmijëve të tjerë. Pra çdo klasë është e nevojshme të jetë e pajisur me libra të ndryshëm për fëmijë, të pasura me shumë tregime dhe që i përshtaten moshës së fëmijëve. Ky lloj aktiviteti i ndihmon fëmijët të identifikojnë dhe t’u vënë një emër ndjenjave të tyre dhe të njerëzve tjerë. Poashtu fakti që ekzistojnë histori të ndryshme në ato tregime, u mundëson fëmijëve të mendojnë përtej asaj që dijnë për botën që i rrethon.11 (Loja dhe të nxënit në moshën e hershme, Angela Glenn, Jacquie Cousins dhe Alicia Helps, fq. 8).

IV.5. Mësimdhënia tradicionale Mund të themi se vite më parë procesi i mësimdhënies dhe nxënies në institucionet edukativo-arsimore ka qenë i ndryshëm nga ai që realizohet sot në këto institucione.

11 Loja dhe të nxënit në moshën e hershme, Strategji të provuara dhe testuara, Një metodë gjithëpërfshirëse. Autorë: Angela Glenn, Jacquie Cousins dhe Alicia Helps. fq. 8.

Page 20: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

20

Metodat kanë qenë ‘Metoda me në qendër mësuesit ‘ ku fëmijët shiheshin vetëm si objekt i mësimdhënies dhe jo si subjekt i saj. Metodat tradicionale kanë qenë të tipit ‘ballë për ballë’ dhe bëheshin pak ose aspak përpjekje për të përmbushur nevojat individuale për stilet e ndryshme të të mësuarit të fëmijëve. Pra në këtë rast të gjitha vendimet i merr mësuesja dhe fëmijët janë thjesht zbatues të vendimeve të saj. Arritjet përfundimtare vlerësohen nga një provim ose test që u bëhet fëmijëve në periudha të caktuara të vitit. (Miller 2010 fq.14-15). Gjatë orës ka dominuar mësuesi, i cili e ka dhënë mësimin, kurse nxënësit kanë dëgjuar ose e kanë shkruar atë që mësuesi kishte shënuar në dërrasë. Një hulumtim i bërë nga Xhon Gudledi (1984) ka vërtetuar se skema të cilën e përdorin mësuesit për disemenim të një informate vazhdon me pritje se nxënësit duhet ta përsëritin informatën. Dialogu në klasë është bërë nga mësuesi tek një nxënës konkret dhe prap te mësuesi. Nuk kishte një komunikim mes një nxënësi dhe një tjetër, ose mes nxënësve. Në rregullimin e klasës vërehej se byroja e mësuesit është më e madhe se sa bankat e fëmijëve, ndërsa muret janë bosh që të mos e tërheqin vëmendjen e fëmijëve gjatë orës mësimore. (Krijimi i mjedisit për të nxënit për shekullin XXI: Kate Burke Walsh fq. 19). IV.6. Mësimdhënia bashkëkohore Sipas disa hulumtimeve mësimdhënia bashkëkohore ka ndryshuar përkrah asaj tradicionale në aspektin metodologjik, vlersimit, krijimit të ambientit fizik për nxënësit etj. Metodat e reja të edukimit, të përqendruara te fëmijët, i konsiderojnë ata si subjekt të realizimit të veprimtarisë njohëse-edukative, janë të lidhura ngusht me stilet e të mësuarit dhe vështirësitë e secilit fëmijë. (Metoda dhe Teknika edukimi, Miller, 2010 fq.15). Klasa për shekullin XXI është klasë në qendër të së cilës janë nxënësit dhe aspektet e tyre të ndryshme të zhvillimit, nevojat personale, tempoja e zhvillimit dhe stilet e ndryshme të të nxënit. Motivimi për të nxënit është i brendshëm dhe i nxitur nga metodat aktive të të nxënit. (Krijimi i mjedisit për të nxënit për shëkullin XXI: Kate Burke Walsh, fq. 16). Edukatorja duhet të bëjë zgjedhjen dhe zbatimin e metodave duke marrë parasysh grupmoshën e fëmijëve, numrin e fëmijëve në grup, aspektin psiko-fizik të fëmijëve pra dallimin individual të tyre. Dhënia e njohurive të reja duhet të jetë e qartë, në mënyrë që të krijojë mundësinë e lidhjes mes njohurive ekzistuese dhe atyre të reja. (Miller 2010 fq.15). Mësimdhënia bashkëkohore i aftëson nxënësit, i nxitë ata në veprimtarinë mësimore, t’i gjejnë vet burimet e informacionit, të zhvillojnë aftësitë, shkathtësitë dhe të formojnë shprehitë e tyre. Për arritjen e këtyre rezultateve duhet krijuar kushte, një mjedis të përshtatshëm mësimor. Prandaj detyrë e çdo mësuesi është të krijoj një mjedis ku nxënësit të ndihen të lirshëm të shprehin mendimin e vet, të besoj në vetvete, të besojnë tek mësuesi dhe shokët e tij. ( Krijimi i mjedisit për të nxënit për shekullin XXI: Kate Burke Walsh, fq. 13). Është me rëndësi që harmonizimi i metodave të edukimit të kombinohet me objektivat e vendosura në kurrikulën e arsimit parashkollor. 12 IV.6.1. Metodat e edukimit në mësimdhënien bashkëkohore Sot në institucionet arsimore përdoren metoda të ndryshme mësimore që kanë për qëllim të rrisin cilësinë e arsimit, disa nga to janë:

12 Libri i mësueses së arsimit parashkollor për grupet I,II,III. Ermioni Hoxha Cekani, copyright Autorja, 2010, fq. 14,15.

Page 21: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

21

Modeli i mësimdhënies së diferencuar - përdorimi i kësaj metode vlersohet si një praktikë mësimore që jep rezultate në të nxënë, nxit mësimdhënie të drejtuar dhe të diferencuar, nga e cila përfitojnë të gjitha grupet e fëmijëve, si ata me problem në ecurinë e të nxënit, ata me aftësi të kufizuara poashtu edhe ata që kanë përparim të mirë.

Puna në grupe të vogla me fëmijët - puna në grup krijon mundësinë tek fëmijët të përshtatin njohuritë e fituara duke i ballafaquar ato me njohuritë e shokëve të tyre, poashtu rritet edhe bashkëveprimi me njëri-tjetrin.

Kërkimi në grup- kjo është rruga indirekte e zhvillimit të fëmijëve. Kjo metodë është krijuar që t’i udhëhequr fëmijët në përcaktimin e problemeve dhe zbulimin e perspektivave të ndryshme, që të studiojnë sëbashku, ta zotërojnë sa më mirë informacionin, madje të ushtrojnë e zhvillojnë kompetencat e tyre sociale.

Loja me role – kjo është një nga metodat që pëlqehet më shumë nga fëmijët parashkollor. Në të përfshihet një numër i madh prej tyre dhe gjatë zbatimit të saj, fëmijët ndihen mirë, sepse janë në rolin e ‘aktorit’ dhe jo të ‘spektatorit’ në veprimtarinë njohëse-edukative. Duke ndarë rolet rritet përgjegjësia e fëmijëve për realizimin e tyre dhe sigurohet një përfshirje më e lartë në procesin e të nxënit. Kjo metodë ndihmon fëmijët të grumbullojnë informacione rreth qështjeve sociale, nxit mendime e gjykime të ndryshme tërheq vëmendjen e grupit etj.

Të pyeturit - të pyeturit është një nga metodat kryesore të edukimit e cila është përdorur dhe vazhdon të përdoret vazhdimisht. Të pyeturit nënkupton një kontakt gojor ose me shkrim ndërmjet dy personave, që në procesin e të mësuarit janë fëmijët dhe edukatoret. Të pyeturit nuk është një metodë që shërben vetëm për të përcaktuar se kush e din përgjigjen por për të respektuar mendimin e fëmijëve ( ndoshta dhe i pasaktë) duke bërë të mundur gjetjen e përgjigjeve të sakta në mënyra të ndryshme. Kjo metodë shërben për t’u ndihmuar fëmijëve t’i afrohen përgjigjes së pritshme, për të motivuar pjesmarrjen e fëmijëve në veprimtari dhe për të nxitur të menduarit. Gjate kësaj metode nevojitet bashkëpunim mes nxënësve dhe bëhen vlerësime të ndryshme.

Diskutimi - ka qenë dhe ndoshta do të jetë një ndër metodat më të përdorura në arsimin parashkollor, sepse ka në qendër pjesëmarrjen e të gjithë fëmijëve, bashkëveprimin e tyre me njëri-tjetrin dhe me të rriturit.

Demonstrimi – zakonisht përdoret si pjesë përbërse e metodave të tjera të edukimit gjatë procesit të dhënies së njohurive të reja. Demonstrimi është paraqitja e mënyrave për realizimin e diçkaje duke tërhequr vëmendjen e fëmijëve. Kjo realizohet me anë të zbatimeve konkrete dhe i përfshinë më shumë fëmijët në veprimtari, ngaqë fëmijët mësojnë më mire duke provuar vetë diçka. Kjo metodë realizohet duke paraqitur materialin, duke demonstruar se si bëhet hap pas hapi, kërkohet nga fëmijët të bëjnë pyetje pastaj kërkohet nga ta të provojnë vetë sipas radhës së veprimeve, por duke i ndihmuar hap pas hapi.

Projekti ose puna me projekte – këtu fëmijët janë plotësisht përgjegjës për marrjen e vendimeve dhe për zgjidhjen e situatave. Gjatë punës me projekte fëmijët bashkëpunojnë me njëri tjetrin deri sa të arrijnë në një mendim të përbashkët të të gjithë grupit. Produkti përfundimtar përmbledh kontributet e të gjithë fëmijëve, ndërsa ata mund të identifikojnë se cila ka qenë puna e tyre dhe e shokut apo shoqës së grupit.

Page 22: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

22

Diskutimi, debate dhe kërkimi gjatë punës me projekte bënë që ata të pranojnë mendimin e të tjerëve dhe të përfitojnë përvoja të reja.

IV.6.2. Teknikat e edukimit në mësimdhënien bashkëkohore

Rrethi – gjatë kësaj metode fëmijët vendosen në formë rrethi, ulur në karrige ose në tokë dhe diskutojnë me njëri-tjetrin për një qështje të caktuar. Vendosja në rreth u krijon fëmijëve ndjenjen se të gjithë janë të barabartë madje edhe me mësuesen e grupit e cila vendoset në rreth bashkë me ta duke drejtuar diskutimin dhe duke marrë pjesë në të. Mësuesja kërkon nga fëmijët që të mos ndërhyjnë e të mos e ndërpresin njëri-tjetrin, të mos i kundërshtojnë apo t’i gjykojnë keq mendimet e të tjerëve, por t’i pranojnë ato. Në këtë mënyrë krijohet bashkëpunimi mes tyre, rritet vëmendja e tyre, shprehin lirshëm mendimet dhe idetë e tyre dhe nxitë të menduarit logjik.

Ilustrimi – kjo teknikë kërkon që njohuritë e reja që shpjegohen nga edukatorja të shoqërohen me ilustrime përkatëse, që mund të jenë: fotografi, albume, tablo të mëdha, video, punë të fëmijëve etj. Me anë të ilustrimeve tërheqim vëmendjen e fëmijëve, përforcojmë njohuritë e dhëna, krijojmë lidhjen midis veprimtarive të ndryshme etj.

Simulimi ose përngjasimi - këtë teknikë e shoqëron loja me role ku fëmijët luajnë situata nga jeta e tyre reale, duke marrë ‘vendime’ pa u shqetësuar për pasojat e vendimeve të tyre. Kjo metodë më shumë gjen zbatim në këndin e dramës, të artit, të imitimit, ku fëmijët bëhen ‘ mama’, ‘ doktorë’, ‘shitëse’ etj.

Edukatoret duhet ta kenë të qartë se fëmijët mësojnë më mire nëse informacioni u paraqitet në përshtatje me procesin e tyre individual të të menduarit dhe me stilet e të mësuarit. 13 (Miller 2010, Metoda dhe Teknika edukimi fq. 16-20). IV.7. Dallimi mes klasës tradicionale dhe klasës së shekullit XXI Klasa përfaqëson element parësor, pedagogjik dhe hapsinor të shkollës. Klasa ka rëndësi të madhe në secilin institucion arsimor për shkak se procesi i edukimit të njeriut, përkatësisht arsimi dhe edukimi i tij fillon pikërisht në klasë. Në të zbatohet procesi mësimor sipas parimeve didaktike.

13 Libri i mësueses së arsimit parashkollor për grupet I,II,III. Ermioni Hoxha Cekani. Copyright Autorja, 2010. Botimet ‘POLIS’ fq. 17-20.

Page 23: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

23

Funksioni i seciles klasë është realizimi i mësimit. Meqensë në klasë janë të përfshirë fëmijët apo nxënësit atëherë klasa duhet të jetë e rregulluar në atë mënyrë që t’i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të secilit fëmijë për të realizuar procesin e nxënies. Fëmijëve duhet siguruar mjedis i cili ofron eksperienca më të ndryshme, me anë të cilave do t’u ndihmohet në zhvillimin e tyre social, intelektual, fizik dhe emocional në mënyrë të përshtatshme të moshës dhe të nivelit të zhvillimit të tyre. Klasat duhet të jenë të pajisura me libra ( dhe materiale të tjera për mësim dhe shkrim të hershëm), kube të ndryshme dhe material për konstruksione, lodra të ndryshme por edhe materiale të hapura me të cilat fëmijët mund të manipulojnë, të hulumtojnë, t’i transferojnë dhe t’i kombinojnë ato. Këto materiale nuk duhet të jenë atraktive vetëm nga pamja e tyre, por të kenë edhe karakterin figurativë të edukimit. Sipërfaqet e murit duhet të jenë të stolisura me punime të ndryshme që i kanë krijuar vetë nxënësit dhe këto duhet kohë pas kohe të ndryshojnë dhe të pasurohen me përmbajtje të reja aktuale në të cilat punojnë fëmijët.14 (Zbatimi i standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm, 2014: Florina Shehu, Simona Pallçeska fq. 18). Secila klasë karakterizohet me:

Orar kohor të përgatitur mirë;

Strukturë të mirë organizuese;

Ambient të këndshëm;

Klimë pozitive pune;

Materiale didaktike dhe të shpenzueshme.15 (Krijimi i mjedisit për të nxënit për shekullin XXI, Burke, Kiranxhiska, Gjorgjieva, fq.14).

Të gjitha këto karakteristika duhet t’i përfshijë një klasë në ditët e sotme të zhvillimit të arsimit. Përkundër kësaj sipas hulumtimeve, klasat vite më parë apo gjatë mësimdhënies tradicionale nuk kanë qënë kaq të rregulluara dhe roli i vetëm i klasës ka qenë vendosja e fëmijëve në të, apo një vend qëndrim ku fëmijët kanë realizuar procesin mësimor në mënyrë pasive Disa dallime të klasës tradicionale dhe asaj të shekullit XXI.

Klasa tradicionale

Klasa e shekullit XXI

14 Zbatimi i standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm, Shkup, 2014. Botues: Ministria e punës dhe Politikës Sociale. Autorë: Florina Shehu, Simona Pallçevska, fq. 18. Rregullimi i mjedisit fizik ku do të punojnë fëmijët. 15 Krijimi i mjedisit për të nxënit për shekullin XXI. Kate Burke Ëalsh, Suzana Kiranxhiska, Tatjana Llazarevski Gjorgjieva. USAID, AED. Fq. 14.

Page 24: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

24

Shkolla është përgatitje për jetën Shkolla është pjesë e jetës

Dituria sigurohet për nxënësit nga ana e mësuesve

Dituria është krijuar nga fëmija

Shkolla është detyrim i cili duhet të realizohet

Arsimi është sfidë dhe zbavitje

Fokusi është vënë mbi arsimin si produkt Fokusi është vënë mbi arsimin si proces

Nxënësi është progres linear, ku qëllimi është përfitimi i aftësive dhe fakteve të reja

Nxënësi është spiral pafund me përmbajtje, ka thellësi dhe rëndësi të vetë

Nxënësit i pranojnë të gjitha informacionet në mënyrë pasive dhe e pranojnë autoritetin e mësuesit.

Nxënësit janë involvuar në mënyrë aktive në zgjidhjen e problemeve dhe në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme.

Përmbajtja e programit.

Klasa tradicionale

Klasa e shekullit XXI

Programi mësimor është prezantuar nëpër përmbajtje të zgjedhura mësimore

Përmbajtja mësimore është e integruar dhe fëmijët bashkëpunojnë

Programi mësimor është përcaktuar dhe zhvilluar nga ekspertët e jashtëm

Përmbajtja mësimore varet nga dëshirat dhe interesat e fëmijëve

Marrja e vendimeve është me karakter hierarkik

Vendimet merren në mënyrë të përbashkët

Përmbajtja mësimore është dizajnuar në përkrahje të pritjeve tradicionale të lidhura me sjelljen sociale dhe arritjet akademike

Programi mësimor është krijuar ashtu që u përshtatet potencialeve individuale të fëmijëve edhe krijon marrëdhënie pozitive kah të nxënit

Kultura dhe dallimet e tjera individuale janë të injoruara dhe prej fëmijëve pritet që të adaptohen sipas kulturës dominuese

Programi mësimor i respekton variacionet dhe botën multikulturore, me qëllim që t’i përgatisë nxënësit më mirë për të ardhmen

Aktivitetet bazohen mbi librin ose fletoren e punës

Aktivitetet bazohen mbi burime të ndryshme informatash

Theksi vihet mbi zotërimin e aftësive themelore.

Theksi vihet mbi kuptimin e koncepteve të rëndësishme.

Roli dhe strategjitë e mësuesit.

Page 25: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

25

Klasa tradicionale

Klasa e shekullit XXI

Mësuesit janë burim i vetëm informacionesh

Mësuesit janë fasilitatorë dhe udhëheqës në procesin e të nxënit

Konsiderohet se mësuesit janë njerëz të cilët e kanë kryer të nxënit e tyre

Mësuesit shikojnë vetveten si nxënës bashkë me fëmijët e tjerë

Mësuesit i prezantojnë informacionet e tyre përmes ligjeratave dhe fletoreve të punës

Mësuesit krijojnë situata për të nxënit duke i bazuar mbi përvoja të drejtëpërdrejta, interaksion social dhe hulumtime

Teknikat për kontrollim të diturisë, të cilat i përdorin mësuesit, fokusohen mbi përgjigje me ‘ e saktë\e pasaktë’ ose pyetje të mbyllura

Mësuesit e nxitojnë të menduarën kritike tek nxënësit me pyetje të hapura

Aftësitë janë prezantuar si qëllime të cilat duhet të realizohen

Aftësitë janë instrument i të nxënit dhe janë të lidhura me përmbajtjen

Mësuesit janë përgjegjës për sjelljen në klasë dhe janë konsideruar për autoritet

Mësuesit dhe nxënësit bashkë përcaktojnë rregulla dhe sjellje me të cilën theksohet përgjegjësia personale

Mësuesit zakonisht u japin nxënësve informacione

Mësuesit sillen në mënyrë interaktive, duke marrë rol mediatori

Nxënësit më shpesh punojnë vetë. Nxënësit punojnë në çift ose grupe të vogla.

Vlerësimi

Klasa tradicionale

Klasa e shekullit XXI

Page 26: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

26

Dihet me saktësi kur do të kryhet evaluimi gjatë gjithë vitit

Vlerësimi është i vazhdueshëm dhe kumulativ

Shpeshherë mund të jetë në formë të shkruar ku duhet të zgjedhet prej disa opsioneve të ofruara

Vlerësimi nënkupton formate të hapura

Nota merret në bazë të vetëm një kontrollimit të diturisë

Vlerësimi përfundimtar varet nga shumë gjëra

Instrumentet për vlerësim u nënshtrohen normave të ndryshme

Instrumentet për vlerësim u nënshtrohen kritereve të ndryshme

Evaluimi është krejtësisht i kontrolluar nga mësuesi

Evaluimi i përfshinë edhe nxënësit në procesin e vlerësimit

Evaluimi është i shënuar me nota Evaluimi është orientuar kah përparimi

Evaluimi ka karakter kompetitiv Evaluimi konsiderohet për arritje personale

Suksesi varet nga memoria dhe memorizimi i informacioneve të prezantuara në çast të caktuar

Suksesi përcaktohet përmes bashkëpunimit dhe bisedave gjatë një periudhe më të gjatë

Zgjuarsia matet sipas aftësive linguistike dhe logjiko\matematikore

Zgjuarsia njihet gjatë zgjidhjes së problemeve nga jeta reale

Përgjigjja e saktë është vërtetim për përpjekjet dhe për të nxënit të nxënësit

Pikëpamjet e nxënësve përdoren për t’u kuptuar përceptimi i tyre dhe me qëllim që ato pikëpamje të përfshihen në përmbajtjet e ardhshme mësimore

Vlerësimi është proces i ndarë nga procesi mësimor.

Vlerësimi ndërlidhet me procesin mësimor.

16

KAPITULLI V

PËRFUNDIM

16 Krijimi i të nxënit për shekullin XXI. Kate Burke Walsh, Suzana Kiranxhiska, Tatjana Llazarevski Gjorgjieva. USAID, AED. Fq. 21-25.

Page 27: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

27

Ky punim me titull ‘ Roli dhe rëndësia e Gjuhës Shqipe në Kornizën Kurrikulare’ paraqet një rëndësi të veçantë për fushën Gjuhë dhe Komunikim në institucionet edukativo-arsimore dhe poashtu për të gjithë fëmijët apo nxënësit që janë të përfshirë në procesin mësimor. Duke shfrytëzuar pjesë nga literatura të ndryshme për këtë studim kemi ardhur në këto përfundime:

Korniza Kurrikulare si dokument pedagogjik për klasën përgatitore dhe arsimin fillor mbështet nxënësit në zhvillimin gradual të tyre dhe në zhvillimin e kompetencave kryesore të nxënies;

Korniza Kurrikulare mbështet mësimdhënësit në planifikimin dhe realizimin e suksesshëm të punës me nxënës;

Fusha ‘Gjuhë dhe Komunikim’ është detyrë parësore e arsimit bazë;

Fusha ‘Gjuhë dhe Komunikim’ mbështet dhe përgatitë nxënësit në zhvillimin e komunikimit dhe të shprehurit, në zhvillimin e leximit, shkrimit, të folurit dhe aspekteve tjera gjuhësore;

Fusha ‘Gjuhë dhe Komunikim’ ka një rol të veçantë për të gjithë fëmijët apo nxënësit në zhvillimin gjuhësor e letrar për rritje intelektuale, shoqërore, estetike dhe emocionale të tyre;

Arritjet gjuhësore janë përcaktuese për të gjitha lëndët tjera mësimore në shkollë.

REKOMANDIME

Zbatim i Kornizës Kurrikulare për arritjet e objektivave mësimore;

Page 28: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

28

Realizimi i planprogramit për fushën Gjuhë dhe Komunikim në përputhje me moshën e fëmijëve, nevojat dhe kërkesat e tyre individuale;

Krijimi i një mjedisi stimulues për realizimin e procesit të të nxënit dhe për krijimin e ndjenjës së sigurisë, kënaqësisë dhe komoditetit për nxënësit;

Përdorimi i metodave dhe teknikave të ndryshme të mësimdhënies për zhvillimin e të menduarit kritik të fëmijëve;

Përdorimi i materialeve të ndryshme didaktike;

Shfrytëzimi i mjeteve të ndryshme të cilat ndihmojnë fëmijët në zhvillimin e shkrim-leximit;

Të përdoren libra të ndryshme me tregime, të cilat ndihmojnë fëmijët që të shprehin mendimet dhe pikëpamjet e tyre për situata të ndryshme të jetës shoqërore;

Të nxitet bashkëbisedim mes fëmijëve për zhvillimin e komunikimit dhe të shprehurit;

Integrimi i ‘Lojës’ gjatë procesit mësimor;

Gjithëpërfshirje në klasë;

Vlerësimi i nxënësve në fushat kurrikulare të bëhet në mënyrë të vazhdueshme poashtu të motivohen dhe inkurajohen fëmijët për realizimin e detyrave të caktuara në klasë.

Literatura:

1. Fëmijët dhe shkrimi, Zhvillimi i hershëm i fëmijës, UNICEF.

Mësues të suksesshëm janë ata të cilët e kanë sjellë klasën e vet në atë gjendje ku mund të thonë: ‘’Nxënësit do të vazhdojnë t’i punojnë detyrat e dhëna, pa dallim a jam ose s’jam unë me ata’’.

Maria MONTESORI

Page 29: STUDIME BACHELOR PUNIM DIPLOME...bazat themelore të të nxënit, që përfaqësojnë elementet themelore të leximit, të shkrimit dhe të veprimeve me numra, me çka rritet gatishmëria

29

2. Kurrikula Bërthamë për klasën përgatitore dhe arsimin fillor të Kosovës, gusht 2016.

3. Korniza Kurrikulare e arsimit parauniversitar të Republikës së Kosovës, MASHT, Prishtinë, gusht 2016.

4. Komunikimi me fëmijë, doracak për prindër e arsimtarë, Bonnie Miller, QPEA 2005. 5. Krijimi i mjedisit për të nxënit për shekullin XXI. Kate Burke Ëalsh, Suzana

Kiranxhiska, Tatjana Llazarevski Gjorgjieva, USAID, AED. 6. Libri i mësueses së arsimit parashkollor për grupet I,II,III. Ermioni Hoxha Cekani.

Botimet ‘POLIS’ . 7. Loja dhe të nxënit në moshën e hershme. Strategji të provuara dhe testuara. Një

metodë gjithëpërfshirëse. Autorë: Angela Glenn, Jacquie Cousins dhe Alicia Helps. 8. Ministria Arsimit dhe Sportit, Instituti i zhvillimit të arsimit, Fusha ‘Gjuhë dhe

Komunikim’. Programi i lëndës ‘Gjuhë Shqipe’, shkalla e parë, Qershor 2014. 9. MASHT, Modulet për zbatimin e dokumentit të Standardeve të Zhvillimit dhe të

Mësuarit në Fëmijërinë e hershme 0-6 vjeç, 10. Psikologji edukimi, Anita Woolfolk. Universiteti Shtetror i Ohajos, Tiranë 2011. 11. Zbatimi i standardeve për mësim dhe zhvillim të hershëm, doracak për edukatorë.

Autorë: Florina Shehu, Simona Pallçeska. Botues: Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Shkup 2014.