18

Suksesi i përparimit qëndron - Giacomello€¦ · Në këto vite të karakterizuara nga rritja e vazhdueshme dhe përvoja në tregje gjithnjë e më të mëdha, të largëta dhe

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Suksesi i përparimit qëndrontek vullneti për të përparuar.Seneca

  • PREJ MËSE DYZET VITESH Jemi të pranishëm në tregjet e Italisë, Evropës, Mesdheut dhe Lindjes së Mesme falë përvojës tonë të konsoliduar në sektorin e tregtimit dhe përpunimit të prodhimeve siderurgjike.Në këto vite të karakterizuara nga rritja e vazhdueshme dhe përvoja në tregje gjithnjë e më të mëdha, të largëta dhe kërkuese, kemi zhvilluar aspekte teknike, aftësi teknologjike dhe logjistike shumë të rëndësishme. Përveç kësaj, kemi zgjeruar gamën tonë të prodhimeve dhe përpunimeve të ofruara në një treg gjithnjë e më shumë në rritje. Tregtojmë me shumicë, kemi disponibilitet të madh materialesh të gatshme, sipërfaqja jonë operative përbëhet nga magazina materiale dhe nga qendrat e shërbimit dhe shtrihet në një sipërfaqe që tejkalon 17.000 mq me volume shitjeje të lëndës së parë praktikisht pa kufij si dhe kapacitet përpunimi prej 40.000 tonë në vit.

  • Në bashkëpunim me klientë të rëndësishëm – kombëtarë dhe ndërkombëtarë – kemi zhvilluar dhe realizuar përpunime të përfunduara shumë interesante duke ndjekur, përveç furnizimit të çelikut, edhe fazat e tjera të punimit dhe logjistikës.Falë aftësive të përfituara përgjatë gjithë këtyre viteve jemi në gjendje të kënaqim çdo lloj kërkese nga ana e klientelës në lidhje me përdorimin e çelikut.Mund të ndërhyjmë në çdo nivel të zinxhirit të prodhimit, duke u nisur nga një ide e duke kaluar më pas në fazat e veçanta të projektit, më tej të përpunimit e më në fund të realizimit të prodhimit të përfunduar. E gjithë puna kryhet me dinamizëm, elasticitet dhe profesionalitet të konsoliduar.

  • NË SHËRBIM TË KLIENTELËS Falë një organizimi të shkëlqyer logjistik dhe sipërfaqes në dispozicion. Qendra në via d’Orment përdoret për shpërndarjen komerciale, ndërsa ajo në via Fermi përdoret nga qendra e para përpunimit. Një sistem i besuar transporti dhe logjistike që shfrytëzon shërbimin e transportit rrugor, hekurudhor e detar qoftë në kontainer, qoftë në stivë, mundëson një shpërndarje të shpejtë dhe efikase në Evropë dhe jashtë Evropës. Falë këtij strukturimi, ndërmarrja jonë është në gjendje të lëvizë mallra drejt çfarëdo destinacioni, duke u shndërruar në një realitet konkret në panoramën kombëtare dhe ndërkombëtare të shpërndarjes siderurgjike.

  • LINJA E ÇELIKUT ME KARBON Përdorim vetëm materiale të prodhuara në Evropë, me siglën CE që magazinohen në vende të mbuluara, në magazinën tonë dhe/ose që trajtohen direkt nga uzina e çelikut:

    HEA/HEB/HEM deri në 1.000 IPE deri në 600UNP/UPE/UPS deri në 400 mmTë gjitha shufrat me gjatësi deri në 24 mMaterialet e lartpërmendura janë të gatshme nga S275JR + AR deri në S355J2 + MTubo ndërtimi të rrumbullakëta, strukturore për petrolkimikun dhe për përdorime mekanike sipas EN, DIN, ASME, ASTM të llojeve të ndryshme.Tubo forme deri në 400x400x16 dhe 500x300x16 mm – janë të mundshme edhe përmasa më të mëdha sipas kërkesavePllaka të gjera deri në 500 mm gjerësi me trashësi deri në 80 mm

    Këndore deri në 250x250x28 mm dhe në formë L-je deri në 200x100x14 mmMaterialet e lartpërmendura janë të gatshme duke filluar nga S275JR + AR deri në S355J2 + MShina Burback, shina industriale dhe shina hekurudhore të llojeve të ndryshme si S690Profile Hösch të llojit S355J2Llamarina të përpunuara në të nxehtë ose në të ftohtë në coil, të sheshta, të lëmuara, të vijëzuara, të dalëzuara, të zinkuara, të lyera/pastruara; grila dhe rrjeta; Materialet janë të gatshme duke filluar nga S235JR + AR – e më lart sipas kërkesave.

    Sipas kërkesës: UB/UC/W/HD/UAP/HR/HEC/HEAA/IPEA/IPEO të llojit nga S275JR + AR deri në S460NL dhe lloje të tjera sipas EN dhe sipas standarteve ASTM. ASME, BS, NF dhe të tjerë.

    LINJA ÇELIK INOXDirekt nga uzinat e çelikut ose nga shitësit me shumicë, e gjithë linja e lartpërmendur në grada të ndryshme të çelikut inox.

  • SHËRBIMEPërveç zonës së posaçme për mbledhjen dhe shpërndarjen e prodhimeve bazë të lartpërmendur, në zonën e qendrës së shërbimit kryhen të gjitha përpunimet që lejojnë shndërrimin e prodhimeve të tregtuara në prodhime gjysëm të përfunduara për përpunimet e mëpasshme të saldimit ose në prodhime të përfunduara në rast ndërtimi mekanik.Siç u tha më parë, një sistem i shkëlqyer transporti dhe një pozicionim i mirë gjeografik, mundësojnë një shërbim shpërndarje të shpejtë dhe efikas të prodhimeve tona edhe në distanca të largëta në Evropë, Mesdhe dhe në zonën e Gjirit në Lindjen e Mesme.

  • PRERJE SIPAS PËRMASAVEGjashtë linja prerje të plota dhe automatike me CNC për prerjen e drejtë dhe të përkulur deri në 60°.

  • SHPIMI ME MANDINË Dy linja shpimi dhe shënimi me CNC, tre boshte të kontrolluara, me ndërrim pajisje dhe magazinim automatik, për shufra dhe këndorë.

  • SHPIM ME SHPUESLinja me CNC për prerjet e posaçme, shënim dhe shpim me shpues të rrumbullakët ose me vrimë për këndorë dhe profile të tjera.

  • MBËRTHIM NELSONGarantojmë edhe nguljen e mbërthimet Nelson me makineri të çertifikuar origjinale Nelson, në pronësinë tonë.

  • LINJA E PRERJES TERMIKE Robot për prerjen termike me CNC për çdo lloj punimi me vizatim mbi profile dhe shufra.Rrumbullakosje, lëmim, përgatitje e anëve për saldim, vrima lehtësuese, hapja e dritareve etj.

  • TRAJTIME SIPËRFAQËSORE Pastrim me rërë, vendosja e primer, lyerje, zinkim në të nxehtë dhe në të ftohtë si dhe trajtime të tjera sipërfaqësore mbi të gjitha prodhimet e tregtuara.

  • SHËRBIM LABORATORI DHE KOLAUDIMMundësojmë çdo lloj kolaudimi shkatërrues dhe jo shkatërrues mbi të gjitha materialet që ofrojmë me laborator të çertifikuar në nivel ndërkombëtar, me apo pa njësi kolauduese, me të cilat bashkëpunojmë zakonisht si Rina, Lloyd, DNV, BV, ABS, RS për materiale sipas normave EN, DIN, NF, ASTM o ASME.

  • ÇERTIFIKIME DHE HETUESHMËRI Prej vitit 2004, Giacomello SpA ka marrë Çertifikimin ISO 9001:2000, sot ISO 9001:2008,nga ana e DNV (Det Norske Veritas), qoftë për tregtimin, qoftë për përpunimin e prodhimeve siderurgjike. Përveç kësaj, falë një sistemi të sofistikuar për hetueshmërinë që është aprovuar nga Njësia çertifikuese dhe nga kolaudimet e shumta të klientëve të rëndësishëm, garantojmë hetueshmërinë totale të gradës ose llojit, të prejardhjes, të shkrirjes dhe origjinës së të gjitha prodhimeve të tregtuara.

  • Giacomello S.p.a.Via D’Orment, 1033042 Buttrio _ Ud _Italytel. +39 0432 674388fax +39 0432 673329

    Via Fermi, 2133042 Buttrio _ Ud _ Italy [email protected]

    SI TË MBËRRINI TEK NE:Aeroporte:Trieste - Ronchi dei Legionari Km 30Venezia - Marco Polo K m 125Treviso - San Giuseppe Km 140

    Autostradë:Dalja Udine Sud su Autostrada A4 - A23Drejtimi Buttrio 9 Km

  • LAVORI ESEGUITI CON I NOSTRI SERVIZI INAlgeria, Arabia Saudita, Austria, Congo, Costa d’Avorio, Croazia, Egitto, Gabon, Germania, Grecia, India, Italia, Libia, Marocco, Nigeria, Polonia, Serbia, Slovenia, Sudan, Svezia, Tunisia, e Ungheria.

  • “Sognamo acciaio... realizzando sogni!”