15
Cilat të drejta i kanë konsumatorët sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë? Çka janë mallrat dhe shërbimet e sigurta për konsumatorin? Si informohet konsumatori për çmimet e produkteve apo sherbimeve që dëshiron të blejë? A janë të sakta çmimet që vendosen në reklama, apo përdoren vetëm të tërheqin konsumatorët dhe ndryshojnë gjatë shitjes aktuale të produktit? A janë të sigurta të dhënat që konsumatorët i japin shitësit të mallrave apo ofruesit të shërbimeve? 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 A kanë konsumatorët të drejtë të marrin fatura nga shitësi? Çka janë etiketat dhe a është e obligueshme të gjenden në mallra? Çka është deklaracioni i mallit e çka njoftimi për përmbajtësit e mallit? A mbrohen të drejtat e konsumatorëve edhe ndaj shërbimeve publike? Në rast se konsumatori dëshiron të nënshkruaj ndonjë kontratë me shitësin apo ofruesin e shërbimeve, për çka duhet të ketë kujdes? Ku mund të drejtohet konsumatori në rast se të drejtat e tij janë shkelur? Çka është Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit? Çfarë roli kanë shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit? Mars 2014 Përmbajtja dhe pikëpamjet e kësaj broshure nuk pasqyrojnë me doemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial 15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

  • Upload
    others

  • View
    34

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Cilat të drejta i kanë konsumatorët sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë?

Çka janë mallrat dhe shërbimet e sigurta për konsumatorin?

Si informohet konsumatori për çmimet e produkteve apo sherbimeve që dëshiron të blejë?

A janë të sakta çmimet që vendosen në reklama, apo përdoren vetëm të tërheqin konsumatorët dhe ndryshojnë gjatë shitjes aktuale të produktit?

A janë të sigurta të dhënat që konsumatorët i japin shitësit të mallrave apo ofruesit të shërbimeve?

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

A kanë konsumatorët të drejtë të marrin fatura nga shitësi?

Çka janë etiketat dhe a është e obligueshme të gjenden në mallra?

Çka është deklaracioni i mallit e çka njoftimi për përmbajtësit e mallit?

A mbrohen të drejtat e konsumatorëve edhe ndaj shërbimeve publike?

Në rast se konsumatori dëshiron të nënshkruaj ndonjë kontratë me shitësin apo ofruesin e shërbimeve, për çka duhet të ketë kujdes?

Ku mund të drejtohet konsumatori në rast se të drejtat e tij janë shkelur?

Çka është Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit?

Çfarë roli kanë shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit?

Mars 2014Përmbajtja dhe pikëpamjet e kësaj broshure nuk pasqyrojnë me doemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 2: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Të drejtat dhe përgjegjësitë e konsumatorit

Konsumatori përkufizohet si person fizik i cili blen dhe përdor mallra ose shërbime për plotësimin e nevojave të veta, për qëllime që nuk kanë lidhje me veprimtarinë tregtare.

Konsumatori është elementi kryesor i shkëmbimit tregtar dhe i zhvillimit ekonomik. Pa ekzistencen e konsumatorit i cili shpenzon mjetet e veta ekonomike për të blerë produkte dhe shërbime, nuk do të ekzistonin as shitësit, prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve, ngase nuk do të kishin për kë të shesin, prodhojnë dhe ofrojnë shërbime.

Për këtë arsye shtetet e zhvilluara dhe ato që synojnë zhvillim më të lartë ekonomik, siç është Kosova, ofrojnë mbrojtje të gjërë të konsumatorëve me ligje të ndryshme. Legjislacioni për mbrojtjen e konsumatorit zhvillohet dhe përpilohet në atë mënyrë që të siguroj konkurrëncë të drejtë tregtare dhe shpërndarje të lirë të informative të vërteta në treg. Ligjet përpilohen ashtu që të parandalojnë bizmeset që duke përdorur praktika mashtruese dhe të padrejta synojnë të përfitojnë. Legjislacioni për mbrojtje të konsumatorit gjithashtu ofron mbrojtje shtesë për të dobëtit dhe pë rata që nuk mund të mbrohen prej këtyre praktikave të padrejta biznesore.

Në Kosovë mbrojtja e konsumatorit bëhet nepërmjet Ligjit Nr. 04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit që hyri në fuqi në vitin 2012. Me këtë ligj rregullohen dhe mbrohen të drejtat themelore të konsumatorëve gjatë blerjes së mallrave, shërbimeve dhe formave tjera në tregun e lirë si dhe detyrimet e shitësit, prodhuesit dhe furnizuesit. Ky ligj zbatohet për çdo konsumator i cili ka vendbanim në Republikën e Kosovës si dhe personave tjerë jorezident dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet konsumatorëve nga njëra anë dhe prodhueseve, shitësve, furnizueseve, ofrueseve të shërbimeve nga ana tjetër për ta mbrojtur konsumatorin nga praktikat e padrejta në tregun e mallrave dhe të shërbimeve në Republikën Kosovës.

Të drejtat themelore të konsumatorit të cilat mbrohen nga shumica e ligjeve nepër botë, e poashtu edhe nga ligjet e Kosovës janë: Konsumatorët kanë të drejtë në siguri të produktit. Konsumatori ka të drejtën e zgjedhjes së produktit, e drejtë kjo e cila ka shpie tek

nxjerrja e ligjeve kundër monopolit. Në rast se për një produkt të caktuar nuk ka produkt konkurrënt në treg, atëherë konsumatorit duhet t'i ofrohet çmim dhe kualitet i drejtë.

Konsumatorët kanë të drejtë të janë të informuar saktësisht dhe në mënyrë të drejtë për produktin.

Konsumatorët kanë të drejtë të ankohen dhe ankesat e tyre të degjohen. Atyre duhet t'u sigurohet mënyra e ankimimit për veprimet mashtruese, joligjore dhe të padrejta.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 3: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Cilat të drejta i kanë konsumatorët sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë?1 1

Përveç të drejtave të përgjithshme që u cekën më lartë, konsumatorët në Kosovë i kanë të garantuara të drejtat në vijim:

të drejtën për të mbrojtur interesat ekonomike të konsumatorit; të drejtën për të mbrojtur nga rreziku jetën, shëndetin dhe pronën; të drejtën për mbrojtje ligjore të konsumatorit; të drejtën për tu ankuar; të drejtën për kompensim në raste të caktuara edhe për dëmshpërblim; të drejtën për informim dhe edukim të konsumatorit; të drejtën për shfrytëzimin e shërbimeve publike; të drejtën e organizimit në shoqata të konsumatorit për të mbrojtur interesat e

tyre; të drejtën për të përfaqësuar interesat e tyre; të drejtën për të marr shërbime në gjuhën e tij në përputhje me ligjin për

përdorimin e gjuhëve zyrtare sipas ligjit në fuqi.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 4: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Çka janë mallrat dhe shërbimet e sigurta për konsumatorin?2

Mallra të sigurta janë ato të cilat në bazë të ligjit në fuqi konsiderohen të sigurta për përdorim, dhe janë në pajtueshmëri me kërkesat teknike për produkte të tilla. Ndërsa shërbime të sigurta do të konsiderohen ato të cilat përmbushin karakteristikat e shërbimit, duke pasur parasysh efektin e tij mbi mallrat dhe shërbimet tjera, paraqitjen e shërbimeve, paralajmërimet ose informacionin në lidhje me shërbimet në gjuhet zyrtare sipas ligjit në fuqi, dhe paralajmërimet për kategoritë e konsumatorëve të rrezikuar nga përdorimi i shërbimit, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit si konsumatorët me ndjesi të veçantë.

Gjithashtu, konsumatori duhet të sigurohet nga ofruesi i shërbimeve rreziqet e mundshme që mund të shkaktojë shërbimi nëse nuk përdoret siç duhet.

2

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 5: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Si informohet konsumatori për çmimet e produkteve apo sherbimeve që dëshiron të blejë?3

Të gjithë jemi konsumator në përditshmërinë tonë, duke blerë produkte të ndryshme prej atyre ushqimore e deri tek produktet informatike apo telefonike. Zgjedhjet se çka dhe sa do të blejmë varen nga mundesitë tona financiare dhe nga zgjedhja e lirë. Prandaj, për të bërë zgjedhje të duhur na nevojitet të dijmë se cilat janë çmimet e produkteve. Shitësit janë ata që duhet të vendosin qartë, dukshëm dhe lexueshëm çmimin e shitjes me pakicë dhe shumicë si dhe çmimin për njësi të mallrave apo shërbimeve të ofruara. Këto duhet të jenë çmime përfundimtare për çdo mall apo shërbim, duke përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. çmimi që duhet të paguhet nga konsumatori duhet të jetë i njejtë me çmimin e ekspozuar dhe të jetë i vendosur në mënyrë që most a dëmtoj mallin. Të vetmet mallra që nuk i nënshtrohen këtij neni janë mallrat që shiten në ankande publike, veprat e artit, veprat antike dhe shërbimet e rregulluara me aktet tjera në fuqi.

3

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 6: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

A janë të sakta çmimet që vendosen në reklama, apo përdoren vetëm të tërheqin konsumatorët dhe ndryshojnë gjatë shitjes aktuale të produktit?4

Sa i përket materialeve reklamuese, jemi dëshmitar të një numri shumë të madh të fletushkave të ndryshme që na shpërndahen dhe lihen në dyer të shtëpisë, kuti postare, xhama të veturave, e gjetkë, dhe të cilat kanë për qëllim reklamimin e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Gjithashtu, ka reklama që na dërgohen në mënyrë elektronike apo telefonike.

Në të gjitha këto reklama, shitësit janë të detyruar sipas ligjit që çmimet me pakicë të mallrave apo shërbimeve dhe çmimet për njësi të mallit që publikohen në reklama, duhet të jenë të njëjta me çmimin e vërtetë.

Gjithashtu, materiali promovues nuk lejohet të vendoset askund, ku është qartë e shënuar që të mos vendosen. Pra, nëse ju e shënoni diku afër deres apo në veturë se ndaloni lënien e materialeve promovuese, shitësi ka për dëtyrë ta respektoj atë shkresë, e veçanërisht ngase veprimi i kundërt është i kundërligjshëm. Më tepër, reklamat elektronike dhe telefonike patjetër duhet të kanë mundësinë e anulimit të abonimit.

4

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 7: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

A janë të sigurta të dhënat që konsumatorët i japin shitësit të mallrave apo ofruesit të shërbimeve?5

Shpesh na ndodhë që shitësit e mallrave dhe ofruesit e ndryshëm të na kërkojnë informata të ndryshme, qoftë për qëllime anketimi, lajmërimi të ardhshëm të mallit të ri, zbritje apo ndonjë lojë shpërblyese. Nëse dikush prej nesh i ofron këto informacione, shitësit i ndalohet publikimi i të dhënave apo çfarëdo informacioni personal për konsumatorin, ndonjë palë të tretë pa pëlqimin dhe autorizimin me shkrim të konsumatorit, përveç me vendim të gjykatës kur informatat i nevojiten organeve kompetente për hetimin e rasteve.

5

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 8: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

A kanë konsumatorët të drejtë të marrin fatura nga shitësi?6

6

Po. Secili konsumator ka të drejtë të ketë faturen për mallrat apo shërbimet për të cilat ka paguar dhe të kontrolloj sasinë e faturuar. Shitësi ëstë i obliguar me ligj që për çdo mall të shitur ose shërbim të ofruar për konsumatorin duhet të jap faturë e cila duhet të jetë e saktë, e pashlyeshme, e qarte, e dukshme dhe e lexueshme në letër apo formë elektronike. Gjithashtu, faturimi nuk lejon pagesë plotësuese përveç asaj që është cekur në faturë.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 9: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Çka janë etiketat dhe a është e obligueshme të gjenden në mallra?7

7

Etiketat janë shkrimet të cilat vendosen mbi produkt dhe të cilat përmbajnë informacione për prodhuesin dhe adresën e tij, emërtimin e mallit, sasinë, përbërjen, cilësinë, datën e prodhimit, afatin dhe mënyrën e përdorimit, mirëmbajtjes si dhe rrezikshmërinë nëse ekziston. Nëse etiketa është vendosur nga prodhuesi, shitësi nuk ka të drejtë të heqë ose të ndryshojë etiketën e mallit apo informacionet e tjera lidhur me mallrat e dhëna nga prodhuesi dhe/ose furnizuesi. Etiketa duhet të jetë e shkruar qartë, dukshëm dhe e lexueshme në gjuhët zyrtare sipas ligjit ne fuqi. Nëse proshuesi nuk vendosë etiketa në gjuhë zyrtare të Kosovës, shitësi është i obliguar të vendosë etiketë shtesë për të bërë më të lehtë informimin e konsumatorit lidhur me sigurinë e përdorimit të mallit dhe duhet t'i përmbajë të gjitha informatat si etiketa origjinale.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 10: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Çka është deklaracioni i mallit e çka njoftimi për përmbajtësit e mallit? 8

8

Edhe pse deklaracioni dhe njoftimi për përmbajtjen e mallit duken të ngjashme, ato faktikisht janë shumë të ndryshme. Deklaracioni paraqet specifikat e mallit që kanë të bëjnë me shenjën tregtare, markën tregtare, emri i markës, shenja ose simboli në lidhje me mallin dhe duhet të vendoset në etiketë, në paketim ose dokumentet dhe informacionet përcjellëse për mallin. çdo deklaracion i mallit duhet të përmbajë këto informacione: emrin e prodhuesit të mallit dhe emri me të cilin shitet malli; llojin, modelin, njësinë matëse dhe etiketën e mallit dhe se paku një specifike të rëndësishme që e veçon atë mall; datën e prodhimit dhe afatin e skadimit; për mallrat vendore, emrin dhe adresën e prodhuesit dhe vendin e origjinës; për mallrat e importuara, emrin dhe adresën e importuesit dhe vendin e origjinës se prodhuesit.

Nga ana tjetër, njoftimi për përmbajtjen e mallit shtypet në paketim dhe përmbanë informata se nga çka përbëhet produkti apo çka gjendet brenda paketimit. Informacionet me të dhënat për mallin, duhet të jenë të qarta, të dukshme, të lexueshme dhe të shkruara në gjuhën shqipe dhe nuk përjashton mundësinë e përdorimit të njëkohshëm të gjuhëve të tjera zyrtare si dhe shenja të kuptueshme për konsumatorin. Për të dhënat mbi përmbajtjen e mallit përgjegjës është prodhuesi, kurse për ato të importuara përgjegjës është importuesi.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 11: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

A mbrohen të drejtat e konsumatorëve edhe ndaj shërbimeve publike?9

9

Po. Konsumatorët gëzojnë mbrojtje ndaj shërbimeve publike, ashtu që ligji e përcakton se shitja e shërbimeve publike konsumatorëve, duhet të llogaritet sipas harxhimeve reale kur natyra e shërbimeve e lejon këtë. Konsumatorët nuk duhet të paguajnë për lexim të njehësorëve matës, përveç në rastet kur këtë e kërkon konsumatori.

Gjithashtu, shitësit e shërbimeve publike, kanë obligim ta njoftojnë konsumatorin paraprakisht me të gjitha kushtet e shërbimeve publike dhe ato kushte ti publikoj në media elektronike dhe të shkruara. Në rast se vjen deri te ndonjë ankesë nga ana e konsumatorëve, në komisionin për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve në kuadër të operatorëve ekonomik të cilët ofrojnë shërbime publike duhet përfshihen përfaqësues nga Zyra për mbrojtjen e konsumatorit, Shoqatat e konsumatorit dhe komuniteti.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 12: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Në rast se konsumatori dëshiron të nënshkruaj ndonjë kontratë me shitësin apo ofruesin e shërbimeve, për çka duhet të ketë kujdes?10

10

Është e pamundur që të gjitha kontratat që nënshkruhen në jetën e përditshme të kontrollohen nga juristët. Shumë shpesh kontratat për mallra dhe shërbime janë veqse të përpiluara si formular standard nga ana e shitësit apo ofruesit të shërbimeve, dhe ndryshohen vetëm të dhënat për konsumatorin, llojin, sasinë dhe çmimin e mallit apo shërbimit. Gjithashtu nuk është e rrallë që në kontrata të ketë kushte e dispozita të ndryshme të cilat mund të konsiderohen të padrejta, dhe kjo ndodhë qoftë nga padituria e palëve, qoftë me qëllime të përfitimit më të madh.

Ligji për mbrojtjen e konsumatorit ka paraparë një sërë kushtesh të cilat nëse gjenden brenda një kontrate, ajo kontratë do të konsiderohet e padrejtë. Konsumatori duhet të ketë kujdes që kur dëshiron të nënshkruaj ndonjë kontratë, të shikoj se mos ekzistojnë gjëra të tilla.

Konsumatori duhet të ketë kujdes që kontraten të cilën dëshiron ta nënshkruja ta lexon me kujdes dhe të kupton se çfarë detyrime ajo sjellë për të, dhe a është e barabartë në të drejta për të dyja palët. Tutje, kontratat duhet të negociohen individualisht, dhe konsumatori duhet të jetë në gjendje të ndryshoj dispozita të ndryshme nëse ka të bëjë me formular të përpiluar më parë. Kontratat nuk guxojnë të përjahstojnë ose kufizojnë në mënyrë të papërshtatshme të drejtat e asnjërës palë në kontratë.

Gjithashtu, kontratat nuk mund të këkrojnë kompensim më të lartë joproporcional, nuk mund të lejohet anulimi i kontratës vetëm nga njëra palë, apo vazhdimi i kontratës që ka afat kohor të caktuar dhe konsumatori nuk është shprehur ndryshe sepse i lihet afat i paarsyeshëm, për të shprehur vullnetin për mos vazhdimin e kontratës.

Varësisht prej llojit të kontratës (për mallra apo shërbime), nuk lejohet që kontrata t'i mundësoj tregtarit të ndryshojë kushtet e kontratës në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, apo t'i mundësoj tregtarit të ndryshojë, në mënyrë të njëanshme, pa një arsye të vlefshme, çdo karakteristikë të mallit ose shërbimit të ofruar.Përfundimisht, çmimi i mallit duhet të përcaktohet në kontratë dhe jo në kohen e shpërndarjes, e as që tregtari ta rris çmimin, pa i dhënë konsumatorit të drejtën e ndërsjellë për të anuluar kontratën, nëse çmimi përfundimtar është shumë më i lartë se çmimi me rastin e lidhjes së kontratës. Gjithashtu, ndalohet që tregtari të transferojë të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kontratës pa pëlqimin konsumatorit kur kjo mund të shërbejë si zvogëlim i garancive për konsumatorin. Secila kontratë duhet të lejoj që konsumatori të ketë të drejtën të ndërmarrë veprime ligjore ose të kërkoj çdo kompensim tjetër ligjor.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 13: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Ku mund të drejtohet konsumatori në rast se të drejtat e tij janë shkelur?11

11

Konsumatori për çdo ankesë mund ti drejtohet strukturave përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, apo më saktësisht Departamentit për Mbrojtje të Konsumatorit (DMK), përmes qendres së thirrjeve (telefonike) apo në formë elektronike apo edhe në formë të shkruar. Struktura përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit detyrohet që në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga pranimi i ankesës që ta njoftoj konsumatorin lidhur me ankesën e tij. Nëse brenda dy javësh nga koha kur ju keni bërë njoftimin për shkeljen e të drejtës, nuk zgjidhet problemi, ju mund t'i drejtoheni gjykatës.

DMK ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit siç janë: Inspektorati qendror i MTI-së, Inspektorati sanitar në AUV, Inspektorati i veterinarisë dhe fitosanitar, Inspektoratet në nivel lokal, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit, Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit, Shërbimi doganor, Gjykata, Arbitrazhi, dhe Ombudspersoni, për të parandaluar shkeljen e të drejtave të konsumatorit. Përveç në DMK, ju mund të ankoheni për çdo shkelje të të drejtave tuaja edhe në Inspektoratin (e tregut, sanitar, fitosanitar) si institucione të ngarkuara për zbatimin e ligjit.

DMK-në mund ta kontaktoni në:

Adresa:Ministria e Tregtisë dhe IndustrisëDepartamenti për Mbrojtjen e KonsumatoritLagja e spitalitRr. Muharrem Fejza Pn.10000, - Prishtinë.Web-faqja: www.mti-ks.org

Tel. pa pagesë nga Vala dhe telefonia fikse 0800 11000

(Ju mund të thirrni në çdo kohë, pas orarit dhe gjatë vikendit. Leni porosinë dhe nr. e telefonit apo adresën tuaj.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 14: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Çka është Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit?12

12

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit (KMK) është themeluar me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe ka për qëllim rregullimin e tregut, mbrojtjen e konsumatorit dhe evitimin e defekteve gjatë shkëmbimit të mallrave. KMK gjithashtu harton dhe monitoron zbatimin e programit nacional për mbrojtjen e konsumatorëve. KMK ka shtatë (7) anëtarë, ku bëjnë pjesë përfaqësues nga MTI, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Biznesit, Përfaqësuesi i Shoqatave të Konsumatorit dhe ekspert të pavarur të fushës së mbrojtjes së konsumatorit.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo

Page 15: TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT - kontrata.netkontrata.net/repository/docs/T%EB_drejtat_dhe_p%EBrgjegj%EBsit%EB_e... · themelore të konsumatorëve gjatë blerjes

Çfarë roli kanë shoqatat për mbrojtjen e konsumatorit? 13

13

Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit (SHMK) themelohet për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të konsumatorit. Është organizatë joqeveritare e pavarur nga prodhuesit, shitësit, furnizuesit apo ofruesit e shërbimeve. Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit prezantohet në emër të anëtarëve të saj dhe vepron në interes të të gjithë konsumatorëve. Nëpërmjet përfaqësuesit të saj ajo jep mendime për aktet e propozuara që mund të kenë ndikim tek konsumatori, merr pjesë në mbledhje që janë në interes për konsumatorin, ndërmjetëson në mes të organeve qendrore dhe konsumatorëve si dhe në mes të tregtarëve dhe konsumatorëve me qëllim të mbrojtjes së interesave të konsumatorit. Gjithashtu, SHMK i informon konsumatorët për të drejtat e tyre si dhe paraqet listën e tregtarëve të cilët gjatë viteve të shkuara kanë dëmtuar konsumatorin ose qëllimisht kanë shitur mallra të rrezikshme për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorit.Përveç SHMK-së, në Kosovë ekzistojnë edhe organizata dhe grupe tjera të cilat në një mënyrë apo tjetren merren më mbrojtjen e konsumatorit, siç janë Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Biznesit, Oda Ekonomike Amerikane, dhe shoqëria civile ne përgjithësi.

TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E KONSUMATORIT

Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial

15 Years of Partnering for Positive Change in Kosovo