Upload
others
View
16
Download
1
Embed Size (px)
Citation preview
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONETE SHËNDETIT MENDOR
Janar 2010 – Shkurt 2011
RAPORTI VJETOR, SHKURT 2011QKRMT, Prishtinë
Promovimi i të drejtave të njeriut për personat
e privuar nga liria, të vendosur në objektet
e Shëndetit Mendor në Kosovë, përkrahet nga:
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËSKOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONETE SHËNDETIT MENDOR
Janar 2010 – Shkurt 2011
RAPORTI VJETOR, SHKURT 2011QKRMT, Prishtinë
Promovimi i të drejtave të njeriut për personat
e privuar nga liria, të vendosur në objektet
e Shëndetit Mendor në Kosovë, përkrahet nga:
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËSKOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS
Projekti Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga
liria, të vendosur në objektet e Shëndetit Mendor në Kosovë, përkrahet
nga Civil Rights Defenders – CRD.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Qendrës Kosovare për
Rehabilitimin e të Mbijetuarve tëTorturës -QKRMT.
Fatmire Haliti, Menaxhere e projektit
Mat Kinton, ekspertë në fushën e Shëndetit Mendor
në MDAC (Mental DisabilityAdvocacyCenter), Budapest, Hungary
Dr.Feride Rushiti, Drejtoreshë ekzekutive nëQKRMT
Dr.Feride Fushiti,
Fatmire Haliti,
Dr.Melita Kallaba,
Dr.Reshat Bajrami,
SandrineConus
Përkthyese gjatë vizitave monitoruese: FatimeGerxhaliu
grafika matoshi
Publikimet 2011 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve
tëTorturës (QKRMT)Shkurt 2011
Rr.HamëzJashari 16b/2
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel/Fax: +381 (0)38 243 707
E-mail: [email protected]
Website: www.krct.org
Autore:
Konsulent i raportit:
Redaktore:
Monitoruesit:
Dizajni:
Kontakti:
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
3
Akronimet
Hyrje
Falenderime
Metodologjia
Organizimi dhe kryerja e vizitave monitoruese
Vizitat
Në përgjithësi për institucionet e monitoruara
Gjendja aktuale në institucionet e monitoruara
-Çështjet ligjore
-Infrastruktura e dobët
-Akomodimi
-Kuzhina dhe ushqimi
-Higjiena personale
-Veshmbathja
-Përkujdesja shëndetësore
-Administrimi i kohës dhe aktiviteteve
-Kontakti me botën e jashtme
-Marrëdhëniet mes stafit dhe të vendosurve / mes të
vendosurve në institucion
-Të drejtat private dhe familjare
-Cigaret, alkooli dhe droga
-Peticionet, ankesat dhe procedurat disiplinore
-Mungesa e stafit
-Ngritja profesionale e stafit
Njësia Psikiatrike në Prishtinë
Përmirësimet në institucionet e shëndetit mendor gjatë periudhës
së monitorimit
Rekomandimet
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
Përmbajtja
4
5
7
7
10
11
13
16
18
20
22
25
28
30
31
37
39
41
43
44
45
46
47
48
50
51
4
MPMS – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
MSH – Ministria e Shëndetësisë
MD – Ministria e Drejtësisë
ISSH – Instituti Special në Shtime
SHK – Shtëpi në Komunitet për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore
SHF – Shtëpi e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara Mendore
QIRSKP -Qendra për Integrim dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve
Kronik Psikiatrik në Shtime
SHIB – Shtëpitë për Integrim në Bashkësi
QPS – Qendra për Punë Sociale
SHKK – Shërbimi Korrektues i Kosovës
QK – Qendra Korrektuese
QP – Qendra e Paraburgimit
NjP – Njësia Psikiatrike
QKUK – Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës
KP – Klinika Psikiatrike pranë QKUK-së
MKP – Mekanizmi Kombëtar për Parandalim
KMDLNJ – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut
IPL – Instituti i Psikiatrisë Ligjore
KPT – Komiteti pë Parandalimin e Torturës
Akronimet
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
5
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
Hyrje
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës
(QKRMT) është organizatë e pavarur, jo qeveritare, jo fitimprurëse,
themeluar në vitin 1999 me mision të ofrojë trajtim dhe rehabilitim
për viktimat e torturës dhe të traumatizuarve të luftës në Kosovë.
QKRMT punon në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të stafit
të saj dhe sektorit publik për ofrimin e shërbimeve lidhur me
çështjet që kanë të bëjnë me torturën dhe traumën. QKRMT po
ashtu është e angazhuar në promovimin dhe respektimin e të
drejtave të njeriut për të gjitha etnitetet në Kosovë dhe në
parandalimin dhe çrrënjosjen e torturës dhe çdo forme tjetër të
keqtrajtimit.
Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në kuadër të QKRMT-
së është themeluar më 2006 si pjesë e strategjisë së saj për
parandalim. Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut
nëpërmjet hulumtimeve është duke avokuar për mangësitë në
kuadrin ligjor të Kosovës në lidhje me ndalimin dhe parandalimin e
torturës, si dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave. Po ashtu
QKRMT avokon për rritjen e vetëdijesimit të institucioneve
përgjegjëse për të marrë hapat e nevojshëm për ndryshime
legjislative. Për më tepër QKRMT-ja ka nisur diskutimet me palët
relevante për krijimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim
(MKP) në Kosovë, duke arritur Marrëveshje Bashkëpunimi me
Institucionin e Ombudspersonit dhe Këshillin për Mbrojtjen e të
Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në kuadrin e angazhimit të
përbashkët në përmbushje të Fushatës Kombëtare kundër
Torturës.
6
Transparenca dhe kontrolli i pavarur i administratës publike
mbështetet në zhvillimin e sistemit shtetëror të bazuar në principet
demokratike si dhe në implementimin e sundimit të ligjit. Në këtë
kontekst, QKRMT që nga viti 2007, është duke zbatuar aktivitetet
monitoruese nëQendrat Korrektuese,Qendrat e Paraburgimit dhe
nëQendrat e Mbajtjes nëStacionet Policore.
Në kaudër të fushatës së saj për respektimin e të drejtave të njeriut
dhe parandalimit të torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit
apo denigrimit njerëzor, QKRMT nga Janari 2010 ka filluar edhe
implementimin e projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut për
personat e privuar nga liria, të vendosur në objektet e Shëndetit
Mendor në Kosovë”, projekt i mbështetur nga Civil Rights
Defenders (CRD). Në kuadër të këtij projekti, ekipi monitorues i
QKRMT-së ka realizuar vizita monitoruese në Institucionet dhe
Qendrat e Shëndetit Mendor në Kosovë , në të cilat janë të
vendosur personat me sëmundje psikiatrike si dhe personat me
aftësi të kufizuara mendore.
Monitorimi në Institucionet e shëndetit Mendor, poashtu i
Qendrave Korrektuese, Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave
të Mbajtjes në Kosovë, ka për qëllim që të vlerësojë respektimin e të
drejtave të njeriut në këto institucione, të parandalojë cenimin e të
drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në rritjen e transparencës së
institucioneve menaxhuese të këtyre rasteve dhe në përmirësimin
1
2
Ekipi monitorues i QKRMT-së përbëhet nga mjekë, psikiatër, juristë dhe aktivistë të të drejtave të njeriutNë kuadër të projektit janë monitoruar këto institucione: Instituti Special në Shtime (ISSH), Shtëpia nëKomunitet (SHK) në Shtime, SHK në Ferizaj, SHK në Kamenicë, SHK në Vushtrri, SHK në Deçan, Shtëpia eFëmijëve (SHF) në Shtime dhe SHF në Graçanicë – institucione të menaxhuara nga MPMS; Qendra përIntegrim dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronikë Psikiatrik (QIRSKP), Shtëpia Integruese në bashkësi (SHIB)në Prishtinë (Fushë Kosovë), SHIB në Gjilan, SHIB në Mitrovicë, SHIB në Gjakovë, SHIB në Pejë dhe SHIB nëPrizren – institucioneve të menaxhuara nga MSH; dhe Njësia Psikiatrike e SHKK-së-MD, e cila shërben përekspertizën e personave të paraburgosur dhe të dënuar.Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendravetë lartëcekura – të monitoruara, e jo të gjitha institucioneve të shëndetit mendor në Kosovë.
1
2
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
7
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
e shërbimeve, duke rritur kështu plotësimin e ligjeve të
aplikueshme dhe standardeve ndërkombëtare nga autoritetet e
vendit.
QKRMT shpreh konsideratë për të gjithë personat, institucionet e
Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertët e fushave të
ndryshme për kontributin e ofruar në monitorimin e Institucioneve
tëShëndetit Mendor.
Para së gjithash, QKRMT dëshiron të falënderojë dhe të shprehë
konsideratë të thellë për Civil Rights Defenders-CRD (ish Komiteti
Suedez i Helsinkit) për përkrahjen e këtij projekti dhe për
mbështetjen ndaj iniciativave të tilla të rëndësishme për
përmirësimin e sistemit të shëndetit mendor në Kosovë dhe MDAC
(Mental Disability Advocacy Center), me seli në Budapest, për
mbështetjen me ekspertizë për stafin eQKRMT-së.
Falënderim i veçantë i drejtohet monitoruesve, bashkëpunëtorëve,
organizatave të tjera vendore dhe ndërkombëtare për kontributin e
shquar dhe përkushtimin për përmirësime të vazhdueshme në
sistemin e shëndetit mendor në Kosovë.
Ky është viti i parë i implementimit të projektit për monitorimit e
Institucioneve dheQendrave tëShëndetit Mendor.
Falënderime
Metodologjia
Fjala rezidentë në këtë raport i'u referohet personave të vendosur në ISSH, SHK, SHF, QIRSKP, dhe SHIB.3
8
Ekipi monitorues i QKRMT-së paraprakisht i është nënshtruar dy
trajnimeve me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve monitoruese për
të drejtat e njeriut në fushën e shëndetit mendor, organizuar nga
MDAC (Mental DisabilityAdvocacyCenter), me seli në Budapest.Monitorimi i këtyre institucioneve, ka filluar pas përgatitjeve
paraprake dhe aporvimit të kërkesës nga ministritë përkatëse
(MSH dhe MPMS) për lejimin e vizitave monitoruese.
Vizitat monitoruese janë realizuar duke u mbështetur mbi terma
specifikë referencash të përgatitura në zbatimin e standardeve
vendore dhe ndërkombëtare për monitorim. Objektivat e këtyre
vizitave kanë konsistuar kryesisht në:
Lidhur me trajtimin dhe kushtet materiale në këto institucione,
janë organizuar takime dhe intervista me zyrtarë sipas skemës së
mëposhtme:
* Vlerësimin e gjendjes aktuale në institucionet e Shëndetit
Mendor konform standardeve vendore dhe ndërkombëtare;
* Vlerësimin e trajtimit dhe akomodimit të rezidentëve në
kuadër të respektimit të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të
njeriut;
* Shiqimi i dokumentacionit eventual;
* Kontrolli i zbatueshmërisë së standardeve vendore dhe
ndërkombëtare;
* Draftimi dhe prezentimi i rekomandimeve paraprake.
3
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
9
*Takime me drejtuesit e institucioneve ose personat e
autorizuar;
*Takime me rezidentët – gjithmonë konfidenciale dhe
kryesisht pa praninë e personelit të institucionit;
*Takime me stafin e instiucionit;
*Takime përmbyllëse me drejtuesit e institucionit,
përmbledhje e gjetjeve paraprake dhe rekomandimeve të
evidentuara gjatë vizitës.
Sipas lejës për vizita monitoruese nga Ministria e Punës dhe
Mirëqenies Sociale (MPMS), para çdo vizite paraprakisht duhet të
njoftohet stafi i institucionit që monitorohet dhe Divizioni i
Mirëqenies Sociale. Bazuar në këtë metodologji, nuk mund të
garantohen njohuritë reale mbi kushtet aktuale në institucionet që
menaxhohen nga MPMS. Ndërsa nga leja e MSH-së, parajalëmrimi
i vizitave monitoruese nuk është i domosdoshëm.
Por sipas monitorimit në përgjithësi, trajtimi dhe akomodimi i
rezidentëve në SHIB është dukshëm më i mirë se në QIRSKP, ISSH,
SHK dheSHF.
Raporti “Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor”
është bazuar në standardet e përmendura në termat e referencës,
duke u fokusuar në pika të veçanta të vërejtura gjatë vizitave, si:
baza ligjore për vendosjen e rezidentëve; infrastruktura dhe
akomodimi; kuzhina dhe ushqimi; higjiena personale;
veshëmbathja; përkujdesja shëndetësore; aktivitetet; kontakti me
botën e jashtme; marëdhëniet mes rezidentëve dhe stafit si dhe
10
mes rezidentëve; të drejtat private dhe familjare; pirja e cigareve; e
drejta në ankesa, peticione dhe procedurat disiplinore; etj..
Meqenëse ky është raporti i parë i kësaj natyre, të dhënat në
vazhdim të këtij raporti, janë paraqitur në formë përshkruese rreth
trajtimit dhe kushteve të jetesës së rezidentëve në këto
institucione.
Në fund janë paraqitur disa rekomandime që i përkasin trajtimit
dhe kushteve të banimit për rezidentë.
QKRMT do të përcjellë procesin e zbatimit të këtyre
rekomandimeve duke mbajtur një dialog të hapur me autoritetet
dhe duke përsëritur vizitat monitoruese në këto institucione.
Për të garantuar zbatimin me sukses të objektivave dhe
veprimtarive të projektit, vëmendje e veçantë i është kushtuar
strukturës së kryerjes së vizitave të monitorimit. Ekspertët e
QKRMT-së përgatitën strukturë paraprake raportimi duke
përfshirë indikatorë ndërkombëtarë të paraqitur nga Komiteti për
Parandalimin eTorturës nëpërmjet vizitave dhe rekomandimeve të
tij.
Para çdo vizite, çdo anëtar i ekipit të monitorimit paraqet
informacionin paraprak për institucionin që vizitohet.Çdo eksperti i
caktohet një detyrë e posaçme, dhe në të shumtën e rasteve grupi
ka ruajtur balancën gjinore dhe pjesëmarrjen e ekspertëve femra
Organizimi dhe kryerja e vizitavemonitoruese
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
11
dhe meshkuj.
Informacioni është mbledhur nëpërmjet observimit në objekte,
vizitave në këto institucione, intervistave konfidenciale me
rezidentët të cilët kanë qenë në gjendje të intervistohen,
diskutimit/takimit me drejtuesit dhe stafin e institucionit përkatës
dhe së fundmi, është bërë vlerësimi sipas standardeve të
përcaktuara në termat e referencës.Gjatë periudhës së zbatimit të projektit, nga ana e ekspertëve të
QKRMT-së, janë monitoruar 17 institucione, nga të cilat janë
realizuar 61 takime dhe intervista me stafin e institucioneve dhe 58
intervista konfidenciale me rezidentët.
Çdo vizitë ka filluar me një takim me drejtuesin e institucionit që
monitorohej. Këto takime kanë shërbyer për prezentimin e
ekspertëve të monitorimit, qëllimeve dhe objektivave të misionit,
si dhe mbledhjen e informacionit nga ana e drejtuesve të
institucioneve të vizituara.
Faza e dytë e vizitës është fokusuar mbi konsultimin e regjistrave
zyrtarë për rezidentët e këtyre institucioneve. Kjo fazë ka për qëllim
të kuptuarit më të qartë të problemeve që lidhen me ushqimin,
higjienën, shërbimet mjekësore, arsimimin dhe mënyrën e
reagimit nga ana e stafit në rastet violente, masat disiplinore, etj
Faza e tretë e çdo vizite është monitorimi i rutinës së brendshëm të
ndërtesës së institucioneve. Çdo vizitë përfshin: dhomat e
rezidentëve, ambientet sanitare, dushet dhe tualetet, kuzhinën,
Vizitat
ambientet e aktiviteteve, ndihmën e parë dhe trajtimin mjekësor.
Vizitat kanë përfshirë edhe ambientet/zyrat e stafit të institucionit.
Faza e katërt i është dedikuar takimeve dhe intervistave me
rezidentët – një moment i një rëndësie të veçantë për çdo vizitë.
Ekspertëve të QKRMT-së iu është vënë në dispozicion ambient i
posaçëm për realizimin e intervistave edhe jashtë vëzhgimit të
stafit të institucionit, duke garantuar në këtë mënyrë
konfidencialitetin dhe kushtet e sigurisë pa praninë e stafit.
Faza e pestë e çdo vizite konsiston nga takimi dhe intervistat me
stafin e institucionit, përfshirë personelin përgjegjës për shërbime
të ndryshme si psh: ndihmësit social, mjekët, kuzhinierët, etj.
Faza e gjashtë e çdo vizite është takimi përmbyllës me drejtuesin.
Në përgjithësi, në takimet përmbyllëse, ekspertët e QKRMT-së
kanë bërë një përmbledhje të vizitës dhe rezultateve të
monitorimit. Si vazhdim, vizitat janë shoqëruar me raporte misioni
për të gjithë procesin.
Në përgjithësi, stafi i institucioneve ishte bashkëpunues dhe
fleksibil, duke lejuar ekipin monitorues që të intervistojë rezidentët
si dhe të vizitojë objektet nën kushtet e paracaktuara.
12
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
Shtime, Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri dhe DeçanShtime dhe Graçaniçë
4
5
NË PËRGJITHËSI PËRINSTITUCIONET E MONITORUARA
Instituti Special në Shtime - ISSH në vitin 2006 është ndarë në dy
pjesë, në njërën pjesë janë ndarë personat me retardime psikike –
persona me aftësi të kufizuara mendore që menaxhohet nga
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në pjesën tjetër -
Pjesën Psikiatrike e cila menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë,
janë vendosur personat – rezidentët me diagnozë psikiatrike dhe
me prapambetje intelektuale. Ky institucion është emërtuar:
Qendra për Integrim dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik në
Shtime -QIRSKP.
Në ISSH janë të vendosur 58 rezident, të cilët janë në gjendje më të
rëndë dhe janë të vendosur në dy objekte, në njërin objekt i cili
është dykatësh janë të vendosur ata të cilët janë në gjendje të ecin
dhe që nuk kanë nevojë për përkujdesje të vazhdueshme, ndërsa
në ndërtesën tjetër në përdhesë janë të vendosur personat me
aftësi të kufizuara fizike pjesërisht dhe plotësisht. Në kuadër të
ISSH-së përafërsisht nga viti 2008 janë ndërtuar edhe 5 Shtëpi të
Komunitetit - SHK dhe 2 Shtëpi për Fëmijë. Në SHK janë dërguar
personat të cilët janë në gjendje pak më të mirë në krahasim me ata
të ISSH-së. SHK-të janë të organizuara si shtëpi të tipit familjar dhe
në to janë të vendosur nga 10 persona. SHK-të janë të varura direkt
nga ISSH si për stafin profesional poashtu edhe për anën
buxhetore. Shtëpitë e Fëmijëve edhe pse janë paraparë për
rezidentët më të ri se mosha 18 vjeçare, disa nga rezidentët kanë
mbushur moshën 18 vjeçare dhe ende jetojnë nëSHF.
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
13
4 5
Prishtinë, Feriza, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren6
14
Në QIRSKP janë të vendosur 57 rezident, kryesisht këta rezident
janë që nga paralufta. Pasiqë nuk ka një ligj të veçantë që e rregullon
funksionimin e këtij institucioni, nuk parashihet që të pranohen
raste të reja, ku pas luftës janë pranuar vetëm rastet e transferuara
nga Qendrat Rajonale për Punë dhe Mirëqenie Sociale,
Qendrat/Shtëpitë e Pleqëve dhe rastet me Vendim të Gjykatës.
Aktualisht 3 rezident janë të vendosur me vendim të gjykatës.
Në 7 komunat më të mëdha në Kosovë funksionojnë Shtëpitë
Integruese në Bashkësi – SHIB, në të cilat jetojnë nga 10 persona të
pranuara nga komisioni vlerësues. Këto shtëpi i'u përgjigjen direkt
MSH-së, ndërsa shërbimet profesionale shëndetësore i marrin nga
Qendrat eShëndetit Mendor në komunën e tyre.
Si pjesë e projektit të monitorimit të institucioneve të shëndetit
mendor, është monitoruar edhe Njësia Psikiatrike - NjP pranë
Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës – QKUK, në të cilën
vendosen personat për qëndrim me afat të caktuar dhe qëllimi i
vendosjes në këtë njësi, është ekzaminimi dhe ekspertiza
psikiatrike e të paraburgosurve apo të dënuarve, të cilët në këtë
njësi sjellen nga Qendrat e Paraburgimit – QP apo nga Qendrat
Korrektuese –QK.
Të gjitha shërbimet për rezidentët e këtyre institucioneve ofrohen
falas, gjegjësisht paguhen nga buxheti i Kosovës, pasiqë rezidentët
e këtyre institucioneve nuk kanë përkujdesje familjare dhe as
financiare.
6
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
15
Struktura e institucioneve të monitoruara:
Ministria e Punësdhe Mirëqenies
Sociale
Ministria eShëndetësisë
Ministria eDrejtësisë
Njësia Psikiatrikenë Prishtinë
QIRSKPnë ShtimeInstituti Specialnë Shtime
SHIB në Prishtinë
SHIB në Ferizaj
SHIB në Gjilan
SHIB në Mitrovicë
SHIB në Gjakovë
SHIB në Pejë
SHIB në Prizren
SHK në Shtime
SHK në Ferizaj
SHK në Kamenicë
SHK në Vushtrri
SHK në Deçan
SHF në Shtime
SHF në Graçanicë
GJENDJA AKTUALE NËINSTITUCIONET E MONITORUARA
Gajtë vizitave monitoruese janë vërejtur përmirësime në
infrastrukturë dhe shërbime që nga raportet e mekanizmave
ndërkombëtar (KPT), megjithatë gjatë vizitave monitoruese të
realizuara nga QKRMT janë vërejtur disa mangësi në funksionimin
e këtyre institucioneve, qoftë në shërbime apo infrastrukturë, të
cilat nuk janë kompatibile me standardete të drejtave të njeriut.Në vazhdim janë disa nga pikat kyqe të gjetura gjatë monitorimit:
* Mungesa e infrastrukturës ligjore;
* Mungesa e kapaciteteve në trajtimin e personat me
sëmundje dhe aftësi të kufizuara mendore nga momenti i
parë i kontaktit me rezidentët, pastaj komunikimit dhe
psiko-arsimit;
* Metodologjia e punës ka një boshllëk të protokolleve për
trajtimin e rasteve me kriza akute / raste emergjente;
* Mungesa e kapaciteve të mjaftueshme profesionale,
ekziston nevoja për më shumë trajnime në programe
rehabilitimi (nga kontakti i parë deri në fazën e fundit të ri-
integrimin social;
* Kushtet e dobëta:
- Mirëmbajtja e dobët eShtëpive në Komunitet,
- Mungesa e batanije dhe veshjeve për rezidentët,
- Mungesa e barnave për trajtimin e sëmundjeve kronike,
16
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
17
* Mungesa e shërbimeve mjekësore dhe personelit
(psikiatër dhe psikologë) për shëndetin mendor;
* Ekziston një nevojë urgjente për të administruar rastet
psikiatrike - Për shkak të mungesës së alternativave për
personat mbi moshën 65 vjeçare të sëmurë mentalisht,
paraqet një problem serioz për faktin që këto kategori nuk
kanë një institucion adekuat për trajtim. Duke e ditur se
Shtëpitë e Pleqëve kriter bazë për pranim kanë edhe
verifikimin për sëmundje psikiatrike, akomodimi i këtyre
kategorive mbetet i pazgjidhur;
* Mungesa e kategorizimit të rezidentëve sipas moshës;
* Rezidentëve të vendosur në këto institucione nuk i'u
njihet e drejta në trashëgimi.Trashëgimin e tyre zakonisht e
trashëgojnë anëtarët e tjerë të familjes së tyre, të cilët
edhe pse marrin pasurinë e tyret nuk tregojnë
gadishmërinë për përkujdesje ndaj tyre;
* Kujdestarët ligjor nga QPS edhe pse janë të obliguar që
rezidentët e ISSH-së, SHK-ve dhe SHF-ve t'i vizitojnë disa
herë gjatë vitit, ata shumë rrallë i vizitojnë këta rezidentë
dhe nuk mund t'i mbrojnë dhe të interesohen për të drejtat e
tyre;
* Trajtimi jo adekuat për personat e privuar nga liria të cilët
janë të vendosur në Njësinë Psikiatrike në Prishtinë. Në
mungesë të kushteve për trajtim, të vendosurat e gjinisë
femërore mbahen me duar të lidhura gjatë gjithë kohës.
Në këtë pjesë të raportit do të paraqiten të dhënat e përmbledhura
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, neni 5.2, pika c7
18
gjatë monitorimit, të ndara sipas çështjeve konkrete. Për secilën
pikë fillimisht është shënuar për ISSH, SHK-të dhe SHF-të –
institucione të menaxhuara nga MPMS, ndërsa në paragrafin e dytë
për QIRSKP dhe SHIB-të – institucione të menaxhuara nga MSH.
Ndërsa në fund është nxjerrur një përfundim i përgjithshëm.
Baza ligjore: ISSH, SHK dhe SHF (institucionet e mbajtjes së
rezidentëve me retardime psikike) funksionojnë në bazë të: “Ligjit
mbi shërbimet sociale dhe familjare”; si dhe Udhëzimeve
administrative dhe rregullores së punës së ISSH-së, të nxjerra nga
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Por dispozitat aktuale në
bazë të të cilave punojnë ISSH, SHK-të dhe SHF-të, nuk janë të
harmonizuara me dispozitat tjera ligjore në fuqi, dhe shpeshherë
bien ndesh me ato dispozita.
Një ndër kushtet për të qenë rezidentë në ISSH, SHK apo SHF është
edhe heqja e zotësisë për të vepruar me vendim të gjykatës
kompetente. Pra, të gjithë rezidentëve të ISSH-së, SHK-ve dhe
SHF-ve duhet t'iu ketë hequr zotësia për të vepruara, e në anën
tjetër edhe pse ligji për zgjedhjet parasheh që “Asnjë person nuk
mund të votojë nëse është shpallur mentalisht i paaftë me vendim
të prerë gjyqësor” , si në zgjedhjet e viteve të kaluara poashtu edhe
në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Dhjetor 2010, rezidentët e
ISSH-së morën pjesë në procesin zgjedhor. Me rastin e
pjesëmarrjes në zgjedhje të rezidentëve të ISSH-së, SHK-ve dhe
SHF-ve, shkilen dispozitat ligjore zgjedhore, por megjithatë në disa
nga SHK-të rezidentët e tyre nuk kanë votuar gjatë procesit
1.Çështjet ligjore:
7
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
Konventa e OKB-së për personat me aftësi të kufizuara mendore8
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
19
zgjedhor. Sido që të jetë në bazë të Konventave Ndërkombëtare ,
Ligji përZgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë mund të konsiderohet
diskriminues për personat me aftësi të kufizuara mendore.
Çdo rezidenti të vendosur në ISSH, SHK dhe SHF, me rastin e heqjes
së zotësisë për të vepruar, i'u caktohet nga një kujdestarë ligjor nga
Qendra për Mirëqenie Sociale nga regjioni kompetent.Të paktën 3-
4 herë brenda vitit kujdestarët ligjor duhet t'i vizitojnë
rezidentëtdhe të përkujdesën për të drejtat e tyre, por kjo thuajse
nuk zbatohet fare. Kujdestarët ligjore në raste tepër të rralla i
vizitojnë këta rezidentë.
E drejta në trashëgimi është një shqetësim tjetër për këta
rezidentë. Edhe pse jo të gjithë rezidentët kanë familje, ata të cilët
kanë familje dhe se familjarët e tyre i kanë vendosur në ISSH, SHK
apo SHF, nuk kujdesen fare për ta edhe në rastet kur ata kanë lënë
pasurinë e tyre. Në disa raste pasurinë e këtyre personave e
trashëgojnë të afërmit që janë në vijë më të largët, ndërsa për
familjarët e tyre - rezidentë nuk ofrohet kurrfarë përkrahje, si p.sh.
vizitat, marrja në familje gjatë festave, sjellja e veshmbathjeve, etj..
Për këta rezidentë e vetmja përkrahje dhe mbikëqyrje është ajo nga
institucionet shtetërore.
--
Si në ISSH, SHK dhe SHF, poashtu probleme të njëjta kanë edhe
rezidentët e QIRSKP-së dhe SHIB-ve. Edhe këtyre rezidentëve nuk
i'u njihet e drejta në trashëgimi nga anëtarët e familjeve të tyre.Me Udhëzimin Administrativë Nr.07/2009, në bazë të të cilave
funksionojnë institucionet e shëndetit mendor të menaxhuara nga
Të dhënat e paraqitura, janë nga vizita monitoruese të realizuar më 01.10.20109
20
MSH, është e përcaktuar që në këto institucione të qëndrojnë
personat nën moshën 65 vjeç, ndërsa pas kësaj moshe, duhet të
dërgohen nëShtëpitë e Pleqve. Por, kjo çështje duhet të rregullohet
pasiqë në Shtëpitë e Pleqve nuk mund të vendosen persona me
aftësi të kufizuara mendore.
Shtëpitë në Komunitet edhe pse nuk kanë kohë të gjatë që janë
ndërtuar, përafërsisht 4 vite, në kohën e vizitës sonë gjendja
materiale e tyre ishte e papërshtashme për jetesë, instalimet ishin
prishur, dyshemeja ishte e shkatërruar. NëSHK në Ferizaj pjesa më
e madhe e parketit ishte prishur komplet nga lagështia dhe në çdo
dhomë ndihej erë myku, poashtu instalimet elektrike ishin të
prishura dhe në asnjërën nga dhomat e gjumit nuk kishte poqe
elektrike. Poqet elektrike ishin jashtë funksionit edhe në
banjon/toaletin e rezidentëve, përderisa në ato të stafit dritat
elektrike funksionin. Poçet elektrike mungonin edhe në SHK në
Ferizaj dhe në SHF në Shtime. Pra, prej kohës kur bie terri, dhomat e
tyre janë të errëta dhe pa asnjë ndriçim.
Në ISSH dyerve të disa dhomave i'u mungonin dorezat e dyerve,
Duhet harmonizuar dispozitat ligjore në bazë të të cilave
funksionojnë institucionet në të cilat janë të vendosur personat
me aftësi të kufizuara mendore si dhe me sëmundje psikiatrike,
përkatësisht të nxjerret një ligj i veçantë i cili do t'i përshkruante
të gjitha detajet rreth akomodimit dhe trajtimit për këta
persona.
2. Infrastruktura e dobët
9
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
Në kohën e vizitës sonë, vëllai i një klienteje e ka sjellur një makinë për larje të rrobeve10
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
21
ndërsa disa nga dyert mungonin komplet e disa ishin të dëmtuara
në masë të madhe, me çka cenohej intimiteti i rezidentëve,
sidomos është shqetësuese që mungonin shumë dyer të dhomave
ku janë të vendosura rezidentet femra. Edhe në SHF në Graçanicë
dyert ishin të dëmtuara dhe në njërën nga dhomat e rezidentëve
mungonte dera. Gjendje e njëjtë sa i përket dyshemesë, ishte edhe
në SHK në Shtime dhe në SHF në Graçanicë, në të cilat ishte prishur
parketi, përkatësisht ishte enjtur nga lagështia dhe dyert hapeshin
me vështirësi.
Në të dyja ndërtesat në ISSH, banjot dhe toaletet ishin të
dëmtuara, e disa edhe ishin jashtë funksionit.
Një problem tjetër në këto institucione/qendra, është edhe
mirëmbajtja e tyre. SHK-të janë të varura direkt nga ISSH dhe për
një prishje të vogël, i'u duhet ndërhyrja nga ISSH. Gjatë vizitave
monitoruese në disa nga SHK-të dhe SHF-të nuk punonin të gjitha
pajisjet elektrike: në SHF në Shtime nuk punonte makina për larjen
e enëve, gjithashtu as shporeti elektrik nuk punonte në tërësi por i
punonte vetëm njëra pllakë. Në SHK në Vushtrri shporeti i rrymës
punon vetëm me një pllakë, makina për larjen e enëve nuk punonte,
makina për larjen e rrobave nuk punonte, makina për tharjen e
rrobeve nuk punonte , dritat elektrike nuk punonin. Kjo situatë
është krijuar për shkak të centralizimit të buxhetit.
--
Sikurse në ISSH, poashtu edhe në QIRSKP gjendja e objektit të
banimit nuk ishte e mirë, por megjithatë plotësoheshin kushtet
minimale për jetesë.
10
Në njërën nga dhomat gjumit në SHIB në Gjakovë, mungonte poqi elektrikKjo rezidente femër është e paralizuar
11
12
22
Ndërsa SHIB zakonisht janë të ndërtuara mirë dhe mirëmbahen
mirë, por megjithatë edhe në këto shtëpi kishte mungesë të
pajisjeve.
ISSH për shkak të natyrës së punës dhe kapacitetit, ka një hapësirë
më të madhe në krahasim me SHK-të dhe SHF-të, të cilat kanë
fizionomi dhe infrastrukturë të njëjtë. Në SHK dhe SHF zakonisht
janë të vendosur nga 10 rezidentë, kanë 4-5 dhoma të gjumit,
dhomën e ditës dhe trapezarinë, banjot, një kuzhinë të vogël dhe
një kopsht të vogël.
Edhe pse në ISSH ka më së shumti rezidentë të vendosur, prapë ka
mungesë të hapësirës së mjaftueshme për vendosjen e
rezidentëve. ISSH është i stërmbushur me rezidentë, aktualisht
janë të vendosur 57 rezidentë. Në çdo dhomë janë të vendosur 2,3 e
deri në 5 persona. Në disa dhoma distanca mes shtretërve është
rreth 15 cm, duke mos lënë hapësirë për jetë personale të
rezidentëve.
Femrat dhe meshkujt zakonisht janë të vendosur në dhoma të
ndara, por ka raste kur edhe personat e të dy gjinive janë të
vendosur në dhomë të njëjtë, p.sh. në SHK në Deçan një mashkull
dhe një femër (të dytë të moshës madhore) bashkëjetojnë në të
Duhet të decentralizohet buxheti për këto institucione në
mënyrë që mirëmbajtja e tyre të jetë më e lehtë, e jo për një
prishje të vogël të ndjeken shumë procedura derisa t'ju lejohet
buxheti për sanimin e prishjeve eventuale.
3. Akomodimi
11
12
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
Gjatë intervistës së një rezidenti në ISSH, ai shprehi dëshirën për të jetuar me banore tjera të gjinisë femrore,por sipas tij kjo nuk i lejohet nga stafi i Institutit.Në ISSH dhomat janë pa tepihë, poashtu edhe në SHK në Vushtrri etj.Gjatë vizitës sonë të parë në SHF në Shtime më 01.10.2011, kur gjendja e dhomave të fëmijëve ishte epapërshtatshme për jetesë, në vizitën e dytë të realizuar më 16.02.2011, kishte përmirëësime të dukshme si në:përmirësimin e dyerve, shtretërve, gëlqerosjes dhe dekorimit me disa piktura të vogla. Pas vizitës së stafit tëQKRMT-së, gjithashtu është renovuar edhe SHK në Ferizaj.
13
1415
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
23
njëjtën dhomë, me dëshirën dhe vullnetin e tyre. Këtë shembull
duhet ndjekur edhe në institucionet e tjera, duke ia mundësuar
banorëve që jetën e tyre ta jetojnë ashtu siç dëshirojnë, e jo si në
raste kur edhe pse rezidentët shprehin dëshirë për të jetuar me
ndonjë rezidentë tjetër, nuk i'u merret në konsideratë kërkesa e
tyre.
Disa dhoma në ISSH, SHK dhe SHF ka në nga një dollap të vogël dhe
nga një vitrinë për rroba, por ato janë shumë “të ftohta”, nuk kanë
ndonjë zbukurim apo dekorim në dhoma. Përveç shtretërve dhe
dollapëve nuk ka asgjë tjetër, në disa dhoma i kanë hequr edhe tepit
përshkak se ka lagështi. Rezidentët e intervistuar shprehin
dëshirën për të pasur radio në dhomat e tyre të gjumit e jo vetëm në
dhomën e ndejës, pasiqë në asnjërën nga dhomat e vizituara në
ISSH dhe SHK nuk kishin radio në dhomat e tyre. Përjashtimisht
duhet përmendur njërën nga dhomat e SHF-së në Graçanicë, në të
cilën kishte të vendosura fotografi dhe piktura, televizion,
kompjuter, si dhe lodra të ndryshme.
Te akomodimi i rezidentëve duhet t'i kushtohet kujdes edhe
barazisë gjinore sidomos brenda SHK-ve ku numri i rezidentëve
është i vogël (rreth 10 rezidentë), p.sh. në SHK-në në Vushtrri ishin
të vendosur 9 femra e vetëm një mashkull. Në këto raste duhet
përdorur alternativa të tjera, duke i transferuar rezidentët mes
SHK-ve në mënyrë që mos të ketë një diskriminim të tillë gjinor. Kjo
është e rëndësishmë në zhvillimin e aktiviteteve gjatë ditës dhe
jetesës në përgjithësi brenda këtyre institucioneve.
13
14
15
24
SHK në Deçan është e vendosur në periferi të qytetit, e ndarë
totalisht nga qytetit dhe jeta sociale, përkatësisht e vendosur në
bjeshkë, në një vend thuajse të pabanueshëm dhe në një lartësi
shumë të madhe në krahasim me qytetin. Mungon vetura zyrtare,
përkatësisht kanë një veturë por e njëjta është jashtë përdorimit,
për të cilën disa herë kanë bërë kërkesë për riparim apo zëvendësim
me një veturë të re, por nuk kanë gjetur përkrahjen nga ISSH dhe
MPMS.Vetura për këtë shtëpi është e domosdoshme.
--
QIRSKP është i ndarë në tri reparte, në dy reparte janë të vendosur
meshkuj ndërsa në njërin repart femrat. Meshkujt zakonisht janë
vendosur nga një në dhomë, ndërsa femrat nga dy apo më shumë
në një dhomë. Në dhomat e rezidentëve përveç shtretërve
individual dhe nga një dollapi të vogël të cilët tani i kanë vendosur,
nuk ka asgjë tjetër. Pra, nuk kanë dekorime nëpër dhoma, edhe pse
sipas rezidentëve të intervistuar, i'u lejohet që të dekorojnë dhomat
por vetë rezidentët nuk shprehin interesim për një gjë të tillë.
Ndërsa nga ana e stafit nuk ndërmerren këto veprime
(dekorimi/zbukurimi i dhomave të rezidentëve). Edhe pse tani i'u
është vendosur nga një dollap i vogël (deri më tani nuk ka pasur
asgjë), në të parashihet të vendosen vetëm nga një sapun dhe
peshqir, ndërsa për gjërat e tjera personale, rezidentët shprehen se
nuk kanë siguri që t'i vendosin përshkak se i'u merren nga
rezidentët e tjerë.
Numri i rezidentëve në SHIB, sillet rreth 10 rezidentë. Rezidentët e
vendosur në këto shtëpi, pranohen nga komisioni përkatës në
kuadër të regjionit prej nga janë rezidentët, dhe për t'u pranuar në
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
25
SHIB duhet t'i plotësojnë kriteret e përcaktuara ligjoreSHIB-të janë
të ndërtuara në shtëpi dykatëshe, të përbërë prej dhomave të
gjumit, kuzhinës me tavolinë të bukës, dhomës së ditës (ndejës),
banjove dhe nga një sallë të vogël për aktivitete fizike. Në çdo
dhomë janë të vendosur nga dy e më shumë shtretër, dhomat e
femrave dhe të meshkujve janë të ndara.
Dhomat e ditës janë të mbajtura mirë, të pastërta, me orendi të
mira, me tepihë. Në çdo dhomë kishte nga dy ormane. Në SHIB në
Gjilan, disa nga dhomat e gjumit të kësaj shtëpie ishin të
zbukuruara me piktura e fotografi, kishte libra të ndryshëm,TV dhe
radio në dhoma të gjumit, si dhe kompjuter, i cili përdorej nga njëri
rezidentë. Gjithashtu edhe në SHIB-të tjera dhomat ishin të
mbajtura mirë, por nuk ishin shumë atraktive.
ISSH ka kuzhinën dhe sallën e ngrënies, e cila ishte mjaft e madhe
dhe e pastër. Kuzhina ishte e pajisur me shporet elektrik, fritezë dhe
makinën për larjen e enëve. Ushqimi shërbehej tri herë gjatë ditës,
ai është i pëlqyeshëm për rezidentët por ndonjëherë i
pamjaftueshëm, jo si sasi por kanë nevojë edhe për ndonjë racion
shtesë më vonë në mbrëmje apo ndërmjet racioneve, p.sh. fruta
etj., në mënyrë që ushqimi tri herë në ditë t'u mjaftojë. Ujë të
Personave të vendosur në këto institucione, duhet krijuar
kushte të pranueshme për jetesë, duku i'u ofruar trajtim dhe
akomodim njerëzor. Këta rezidentë nuk gjenden prej dëshirës në
këto institucione, dhe kjo është mbështetja e vetme për ta.
4. Kuzhina dhe ushqimi
Në ISSH rezidentët janë të ndarë në dy objekte, në njërin janë të vendosur ata të cilët mund të lëvizin vetëm,ndërsa ata të cilët kanë gjendje më të rëndë janë të vendosur në objekt të veçant i cili gjendet në përdhesë.
16
26
pijshëm kanë mjaftueshëm, ambienti ku merret ushqimi është i
përshtatshëm me tavolina adekuate, ndriçim, temperaturë dhe
ventilim të përshtatshëm. Rezidentët të cilat janë në gjendje më të
mirë shëndetësore ushqehen në sallën e ngrënies, ndërsa ata të
cilët nuk e kanë gjendjen shëndetësore të mirë , ushqehen në hollin
e ndërtesës në të cilën janë të vendosur, por këtu kushtet nuk janë
shumë të mira, tavolina është e vogël dhe jo e përshtatshme.
SHK-të dhe SHF-të kanë nga një kuzhinë të vogël, me shporet
elektrik, frigorifer, makinë për larjen e enëve. Ushqimi përgatitët
nga stafi i shtëpive dhe servohet tri herë në ditë. Me gjëra
ushqimore furnizohen nga ISSH në baza mujore. Rezidentët
ushqehen në sallën e ndejës, ku në njërin nga këndet e këtyre
shtëpive është e vendosur nga një tavolinë për ngrënien e ushqimit.
Rezidentët shprehen të kënaqur me ushqimin dhe shërbimin. Njërit
nga rezidentët në SHK Shtime i jepet dietë special pasi vuan nga
diabeti.
--
QIRSKP ka kuzhinën dhe dy salla të ngrëniës (një për rezidentë dhe
një për stafin), ka tre shporet elektrik dhe me plin, si dhe një
ventilator. Kuzhina ishte duke u rregulluar që të ketë mundësi me u
përgatitë aty ushqimi, pasiqë për momentin ushqimi është i
kontraktuar nga jashtë (restorane) dhe rezidentëve u servohet tri
herë në ditë (dy herë shujtë e ngrohtë dhe një herë e thatë).
Rezidentët e intervistuar kanë shprehur ankesa në njëllojshmërinë
e ushqimit, sidomos në dy racionet atë të mëngjesit dhe të darkës,
megjithatë shprehën se sasia iu mjafton dhe nuk mbesin të uritur.
Ambienti ku shërbehet ushqimi është i mirë, ka tavolina dhe karrika
16
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
27
të përshtatshme për ushqim.
Ujë të pjshëm kanë vazhdimisht në dispozicion. Furnizimi me ujë
bëhet nga ujësjellësi i qytetit, por megjithatë kanë një pus, si dhe
rreth 1500 litra ujë rezervë të cilin e kanë vendosur në kulm të
institucionit për raste të mungesës së ujit.
Gjithashtu SHIB-të kanë nga një kuzhinë të zakonshme, të llojit
shtëpiake, të përbërë nga shporetë elektrikë, frigoriferë, lavabo,
makinë për larjen e enëve, si dhe elementet e tjera përcjellëse.
Ushqimi përgatitet tri herë në ditë, ku gjatë përgatitjes së ushqimit
marrin pjesë edhe rezidentët të asistuar nga stafi i shtëpive.
Ushqimi ishte i pëlqyeshëm në përgjithësi, por rezidentët
dëshirojnë që të kenë më shumë gjellëra dhe diçka të lehtë për një
racion shtesë në mbrëmje. Në disa nga SHIB-të (Mitrovicë, Gjilan),
nga një racion i ushqimit u sillet i gatshëm, p.sh. burek me jogurt,
kifle etj.Ujë të pijës kanë mjaftueshëm.
Ambienti ku ushqehen është i përshtatshëm me tavolina dhe
ndriçim adekuat, temperaturë dhe ventilim të përshtatshëm. Por
duhet cekur SHIB në mitrovicë, në të cilën hapësira e kuzhinës dhe
sallës së ngrënies është shumë e vogël dhe e papërshtatshmë për
10 rezidentë.
Duhet tu krijohen kushtet që këta persona të kenë mundësi të
ushqehen sa herë që dëshirojnë dhe të ju ofrohen ushqimet e
pëlqyeshme nga ta, pavarësisht mënysë së paracaktuar ditore.
28
5. Higjiena personale
Rezidentët e ISSH-së mund të pastrohen çdo ditë, të cilëve për tu
pastruar u ndihmon stafi i Institutit. Rrobat ju pastrohen nga stafi
varësisht prej nevojës. Në ISSH rrobat e palara dorëzohen në
lavanteri dhe merren të pastërta. Mbulesat e shtratit pastrohen
varësisht prej nevojës. Disa nga rezidentët e intervistuar shprehen
se shumicën e kohës shtretërit janë pa çarçafë. Banjot kanë ujë të
ngrohtë vazhdimisht, dhe të vendosurit mund të pastrohen sa herë
të duan. Për pastrimin e rezidentëve punojnë 21 ndihmës të cilët i
pastrojnë shumicën e tyre, sepse ata nuk janë të aftë të pastrohen.
Banjot dhe toaletet ishin të përbashkëta për femra dhe meshkuj.
Produkte higjienike ka mjaftueshëm, si sapun, shampon,
detergjente etj.. me përjashtim të brushave dhe pastave të
dhëmbëve të cilat në disa SHK/F mungonin (SHF Shtime, Ferizaj
etj.)
Në ISSH është një frizer (berber) i cili kujdeset për mirëmbajtjen e
flokëve të rezidentëve, ndërsa në SHK dhe SHF nuk ka të angazhuar
pastrues apo mirëmbajtës dhe për qethjen dhe obligimet e tjera
ndaj rezidentëve, përkujdesen vetë stafi. Në SHK në Kamenicë për
mirëmbajtjen e flokëve të rezidentëve të kësaj qendre angazhohet
vetë menaxheri i qendrës.
SHK-të dhe SHF-të kanë nga një banjo për rezidentë, ku sikurse për
pastërtinë e rezidentëve poashtu edhe të objektit në tërësi
kujdesen stafi i SHK-ve dhe SH-ve. Rezidentët pastrohen sipas
nevojës. Për pastrimin e rrobeve kanë nga një makinë për larjen e
rrobave dhe nga një për tharjen e rrobave, por këto makina
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
29
shpeshherë nuk funksionojnë dhe ka mjaft vështirësi për riparimin
e tyre. Në këto institucione, zakonisht përdoren toalete të
përbashkëta për femra dhe meshkuj.
Në SHF dhe SHK në Shtime, gjatë kohës kur ndalet energjia
elektrike, ndalet edhe uji. Poashtu edhe në SHK-të tjera herë pas
here ka ndërprerje të ujit (Ferizaj, Deçan,Vushtrri).
--
QIRSKP ka dy banjo të mëdha për rezidetë dhe një për stafin. Ujë të
nxehtë ka vazhdimisht 24 orë dhe ishin mjaftë të pastërta, duke
përjashtuar njërën ngaWC-të e cila ishte e zhytur.
Rezidentët mund të pastrohen çdo ditë, duke i'u ndihmuar stafi i
Qendrës. Rrobat u pastrohen nga stafi varësisht prej nevojës.
Rrobat e palara dorëzohen në lavanteri dhe merren të pastërta.
Mbulesat e shtratit pastrohen çdo javë, si dhe varësisht prej nevojës
edhe më shpesh. Në këtë qendër kanë një frizer i cili kujdeset për
mirëmbajtjen e flokëve të rezidentëve, por rezidentët femra
ankohen për mungesën e frizerit adekuat për to. Të gjithë
rezidentët ishin të qethur në mënyrë standarde dhe ishin të pastërt.
Në SHIB-të, rezidentët të cilët janë në gjendje për t'u pastruar,
pastrohen vetë, ndërsa të tjerëve u ndihmon stafi. Nuk kanë
kufizime, mund të pastrohen sa herë që kanë nevojë. Rrobat i
pastrojnë me makinat për larjen e rrobave. Zakonisht kanë nga një
makinë për larje dhe një për tharjen e rrobeve. Ndërrimi/pastrimi i
çarçafëve zakonisht bëhet çdo javë apo një herë në dy javë.
Produkte higjienike si: letër toaleti, sapun, shampon etj., ka
mjaftueshëm, por rezidentët shprehen të pakënaqur me kualitetin
30
e tyre. Në SHIB në Gjilan, herë pas here ka ndërprerje të ujit dhe
pastaj kanë vështirësi sa i përket mbajtjes së higjienës.
Banjot dhe toaletet janë të përbashkëta për femra dhe meshkuj,
gjithashtu dyert e toaleteve janë pa çelësa.
Në përgjithësi ISSH, SHK-të, SHF-të, QIRSKP dhe SHIB-të kanë
nevojë për më shumë staf ndihmës.
Të gjithë rezidentët e vendosur në këto institucione bartin rroba
civile, të cilat ua siguron ISSH, SHK-të apo SHF-të përmes
organizatave të ndryshme si: Kryqi i Kuq, KFOR-i, KARITAS-i etj.
Sipas menaxherëve të SHK-ve problem kanë me veshjet e
brendshme të cilat duhet t'i sigurojnë vetë nga Peti-keshi,
rezidentët e intervistuar në SHK në Kamenicë ankohen se u
mungonin pixhamat. Ndërsa sa i përket mbulesave dhe çarçafëve
ka ankesa se ato nuk janë ndërruar me të reja që prej hapjes së SHK-
ve, e duke pasur parasysh që këta rezidentë kanë nevojë për
ndërrim dhe mirëmbajtje më të shpeshtë, mund të thuhet se është
e vështirë për t'u mirëmbajtur.
Në SHK Vushtrri, për sigurimin e veshmbathjes së rezidentëve
kujdeset menaxheri i kësaj qendre, i cili i siguron përmes
organizatave të ndryshme e herë herë edhe vetë j'u blenë rrobe
Plotësimi me staf adekuat, është nevojë urgjente për këto
institucione, përndryshe funksionimi i tyre në mënyrë standarde
është i kufizuar.
6.Veshmbathja
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
31
rezidentëve. Gjithashtu xhamia e Hajvalisë për çdo vit ju dhuron
rroba rezidentëve tëSHK nëVushtrri.
--
Edhe për rezidentët e QISHSH-së, rrobat sigurohen përmes
organizatave të ndryshme: Kryqi i Kuq, KFOR-i, KARITAS-i etj..
Poashtu SHIB-të përkujdesen për sigurimin e rrobeve për
rezidentët e tyre, por të njëjtit ankohen se edhe këta ballafaqohen
me mungesë të rrobeve të brendshme.
ISSH ka shërbimin primar dhe shërbimin psikiatrik, ka një mjek të
përgjithshëm me normë të plotë i cili punon nga 8-16 si dhe një
psikiatër me normë jo të plotë, përkatësisht vjen vetëm një herë në
javë. Instituti ka edhe ambulantën e cila ishte në gjendje të mirë,
kishte një barnatore të vogël, sterilizatorin e mjeteve, një tavolinë
për punë, një EKG dhe një set të vogël kirurgjik. Ne këtë ambulante
përveç mjekut të përgjithshëm (i cili është specialist i mjekësisë
familjare), punojnë edhe 12 teknik medicinal të cilët kujdestarojnë
me ndërrime. Stafi teknik mban protokollin e të vizituarve nga
mjeku, të gjithë rezidentët kanë dosjet e tyre të vendosura nëpër
fajlla të rinj, por nuk kanë qasje në dosjet e tyre. Në këtë Institut,
SHK-të dhe SHF-të mungon psikologu. Kanë një punëtorë social
Furnizimi me rroba duhet të bëhet në mënyrë të rregullt dhe tu
përgjigjet kërkesave adekuate. Është urgjente që ISSH, SHK-të
dhe SHF-të, të furnizohen me çarçafë dhe batanije, në
përgjithësi shtrojë dhe mbulojë.
7. Përkujdesja shëndetësore
32
për ISSH, SHK dhe SHF, por që është vendosur në ISSH, ndërsa me
rezidentët eSHK-ve dheSHF-ve ka kontakte shumë të rralla.
Nëse rezidentët e ISSH-së kanë nevojë për ndonjë shërbim shtesë
specialistik, ata e shfrytëzojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në
Shtime, e po ashtu dërgohen edhe në QKUK në Prishtinë.
Rezidentët e intervistuar shprehen të kënaqur me përkujdesin
shëndetësor, medikamentet i marrin rregullisht të cilat u'a japin
teknikët medicinal.
Rezidentët e këtyre institucioneve kontaktet më të shpeshta i kanë
me infermierët dhe teknikët ndërsa me mjekët më rrallë. Disa nga
rezidentët e intervistuar janë të kyçur në terapi vokacionale disa jo.
Ata shprehin interesim për qepje, vizatim dhe aktivitete të tjera
relaksuese.
Në ISSH furnizimi me barna është i mjaftueshëm dhe barnat ishin
me afat. Ndërsa duhet cekur që gjatë vizitës sonë anti-shok terapia
nuk ka qenë e kompletuar, gjithashtu mungonte protokolli i
sterilizimit të mjeteve (nuk kontrollohej fare sterilizimi i mjeteve),
gjatë dy vizitave në ISSH mungonte oksigjeni dhe nitroglicerina,
një bari i domosdoshëm për raste emergjente në ISSH. Në
përgjithësi barnatorja ishte e pastër dhe e rregullt.
Ndërsa në SHK-të dhe SHF-të përkujdesja shëndetësore është nën
nivel. Shërbimet mjekësore zakonisht i marrin në Qendrat e
Mjekësisë Familjare në komunën e tyre, ndërsa sipas organizimit të
këtyre shtëpive, për përkujdesjen shëndetësore të rezidentëve të
SHK-ve dhe SHF-ve duhet të kujdeset stafi mjekësor nga ISSH, por
duke marrë parasysh distancën mes ISSH-së dhe Shtëpive të
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
33
Komunitetit (p.sh. Kamenicë, Deçan, Vushtrri, etj) është e
pamundur që të shfrytëzohen këto shërbime shëndetësore. Në
SHK në Deçan kishte rezidentë të cilët kishin nevojë për trajtim
psikiatrik të rregullt, por vizitat nga psikiatri i ISSH është e
pamundur të realizohen me rregull. Dhe në këtë mënyrë vet stafi i
SHK në Deçan përkujdeset për vizita të herë pas hershme
psikiatrike në Shtëpinë e Shëndetit, megjithëse plani i trajtimit nuk
ndryshon për kohë të gjatë, nga SHK në Kamenicë, vizitat
mjekësore i realizojnë në mjekësi familjare, ndërsa ato psikiatrike
nëGjilan.
Por edhe pse mungon një marrëveshje mes MPMS dhe MSH për
trajtimin e këtyre rezidentëve nëpër institucione shëndetësore
publike, kanë hasur në mirëkuptim dhe bashkëpunim me këto
institucione, ku rezidentët për problemet shëndetësore vizitohen
pa ndonjë pengesë në mjekësinë familjarendërsa shërbimet
psikiatrike i marrin në Qendrën e Shëndetit Mendor.. Mirëpo këto
vizita bëhen vetëm në rast nevoje, e nuk përcillen vazhdimisht. Në
SHK dhe SHF është e nevojshme që psikiatri të përcjell vazhdimisht
gjendjen e rezidentëve e jo vetëm në raste të përkeqësimit të
gjendjes së tyre. Rezidentët kanë shumë pak informacione mbi
trajtimin që ata marrin, dhe se ata nuk e japin fare pëlqimin e tyre
për trajtim, por sipas stafit të institucioneve, rezidentët nuk janë në
gjendja ta kuptojnë planin e trajtmit dhe nuk e kundërshtojnë
trajtimin.
Për rezidentët me terapi të rregullt, barnat merren njëherë në muaj
nga ISSH, ndërsa të tjerat për raste akute sigurohen nga
institucionet e shëndetësisë publike në të cilat vizitohen. Barnat që
nuk i kanë as institucionet e shëndetit publik, atëherë blehen nga
34
Peti Keshi.
Të dhënat (dosjet) mjekësore dhe medikamentet për rezidentët e
ISSH-së, ishin të vendosura në objektin në të cilin gjendej
ambulanta e ISSH, ndaras nga objekti i banimit të rezidentëve.
Terapia u dërgohej nga ambulanta tek dhomat e qëndrimit të
rezidentëve dhe u shpërndahej në bazë të dozetave të rregulluara
për secilin rezident veç e veç.
Nuk kanë protokoll për trajtimin e rasteve me sjellje violente,
gjithashtu u mungon një udhëzues se si të veprojnë me këto raste.
Sipas stafit të institucioneve, këto raste i trajtojnë me
medikamente që i kanë të rekomanduara nga mjeku për rastet
sipas nevojës, megjithatë mungesa e një protokolli i cili do të
zbatohej edhe nga stafi i mesëm len hapësirë për të menduar se
stafi mund të vihet në rrezikshmëri.
--
Në QIRSKP shërbimi shëndetësor është i organizuar në masë jo të
mjaftueshme si për nga personeli i mesëm mjekësor po ashtu edhe
nga mjekët e përgjithshëm dhe mjekët specialist. Numri i
personelit të mesëm që përbehet kryesisht nga teknikët dhe
ndihmës-teknikët është i pamjaftueshëm sidomos në ndërrimet e
natës. Për çështjet shëndetësore kujdesej vet menaxheri iQIRSKP, i
cili është mjek me profesion. Sherbimin psikiatrik e marrin kohë
pas kohe, ku është i angazhuar një neuropsikiatër nga Ferizaj në
mënyrë vullnetare. Në QIRSKP mungonte psikologu dhe punëtori
social.
Ambulanta e këtij institucioni posedon tensiometrin, termometrin,
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
Vizita monitoruese në QIRSKM është realizuar më 16.08.2010Shumica e rezidentëtve janë nën terapi të tillë, dhe në asnjë rast nuk duhet t'u ndërprehet kjo terapi
17
18
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
35
një set të vogël për kirurgji, sterilizatorin e mjeteve, një barnatore
dhe një tavolinë për punë.
Sikurse rezidentët e ISSH-së, poashtu edhe rezidentët eQIRSKP-së
nëse kanë nevojë për ndonjë shërbim shtesë specialistik, dërgohen
në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, duke përfshirë edhe
shërbimin stomatologjik. Po ashtu kanë raporte të mira me
Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, shërbimet e së cilës mund t'i
shfrytëzojnë sipas nevojës.
Stafi teknik, mban porokollin e të vizituarve nga mjeku. Janë disa
libra të protokolleve, si: protokolli për rezidentët që dërgohen
jashtë institucionit, protokolli për rezidentët që u jepet Moditeni
dhe Akinetoni etj., ndërsa nuk kanë ndonjë protokoll të caktuar për
veprime terapeutike urgjente në rast të përkeqësimit të gjendjes së
ndonjë rezidenti (në aspektin psikiatrik), dhe në anën tjetër
mundësia për intervenim më urgjent të psikiatrit është e kufizuar,
gjithashtu nuk ka ndonjë protokoll apo evidencë për rastet e tentim
suicidit.
Terapia e nevojshme shpërndahet zakonisht me racion të ushqimit,
ndërsa terapia ampullare sipas përshkrimit të mjekut jepet në
vende të caktuara. QIRSKP nuk është e furnizuar rregullisht me
barna, javën e fundit gjatë vizitës monitoruese kishin mbetur pa
terapi , mungonin barnat duke filluar nga lista esenciale, nuk kishte:
analgjetik, antipiretik, antibiotik, po ashtu mungonin barnat që
duhet të përdoren rregullisht për shkak të natyrës së sëmundjes së
rezidentëve në këtë qendër si: Haldoli, Akinetoni, Klorpromazina,
Karbamazepina, Diazepami etj.. Nuk janë gjetur barna me afat të
skaduar, ndërsa janë gjetur disa kanilla të cilave iu kishte skaduar
17
18
36
afati në Shtator 2006 dhe kishin sasi të konsiderueshme të tyre në
posedim. NëQIRSKM mungonte autoambulanca.
Në SHIB-të, nuk ka mjek të rregullt. Drejtor/udhëheqës të këtyre
shtëpive zakonisht janë drejtorët e Qendrave të Shëndetit Mendor
të regjionit përkatës, dhe rezidentëve të SHIB-ve j'u bëjnë vizita
sipas nëvojës, ndërsa për vizita të rregullta mjekësore dhe
ekzaminime të tjera, rezidentët dërgohen në Qendrat e Mjekësisë
Familjare, apo në Spitalet Regjional dhe në Qendrën Klinike dhe
Univerzitare në Prishtinë.
Kontaktet më të shpeshta i kanë me infermierët, por takimet janë
shumë të shkurtëra dhe nuk janë private për shkak se zakonisht
mbahen në prani të rezidentëve të tjerë.
Medikamentet shpeshherë mungojnë, në SHIB në Gjilan kishte
mungesë të theksuar të barnave, ku vetë rezidentët duhet ta
sigurojnë terapinë, sidomos Akinetonin dhe Moditenin, të cilat
duhet doemosdo t'i marrin. Gjithashtu barna të mjaftueshme nuk
kishin as nëSHIB në Mitrovicë.
Medikamentet që u rekomandohen rezidinetëve të këtyre
institucioneve, i takojnë gjeneratave më të vjetra duhet të j'u jepen
barna sips protokolleve të reja. Barnatoret janë doracake dhe janë
shumë të varfëra.
Rezidentët nuk kanë dosje të rregullta, por përcjellja e gjendjes së
tyre zakonisht bëhet në fletore të thjeshta apo në fleta komjuterike
periodike, edhe pse në planin e trajtimit është e paraparë që të
zhvillojnë terapi okupuese dhe programe edukative, këto nuk
zbatohen rregullisht.
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
37
Të përpilohen protokollet e përgjithshme dhe të veçanta për
evidentimin dhe trajtimin e rezidentëve të vendosur në këto
institucione. Sidomos duhet të kenë protokolle për trajtimin e
rasteve violente, si dhe udhëzuesin se si të veprojnë me këto
raste. Institucionet që menaxhohen nga MSH, duhet të
furnizohen rregullisht me barnat e domosdoshme për trajtimin e
personave të vendosur. Gjithashtu duhet të ndërmerren hapa të
menjëhershëm për plotësimin e stafit profesional.
Rezidentët e ISSH-së, SHK-ve dhe SHF-ve nuk kanë kufizime sa i
përket qëndrimit jashtë dhomave, por kjo varet prej motit. Kur
është kohë e nxehtë më shumë qëndrojnë jashtë në oborr.
Brenda ISSH mund të zhvillohen disa aktivitete si qepja, piktura etj,
por objektet në të cilat gjenden mjetet konkretizuese të punës, janë
shumë të vjetra dhe të dëmtuara, nuk janë të përshtatshme për
këto aktivitete.
Trajnime për rezidentë nuk mbahen, gjithashtu edhe pse shprehin
dëshirën për punësim dhe angazhim nuk kanë mundësi punësimi
brenda apo jashtë institucionit, përjashtim me 2 rezidentë të cilët
kanë gjetur punësim të përkohshëm jashtë institucionit, të cilëve
vetë stafi i Institutit u ka ndihmuar për qasje në punësim.
Për rezidentët-fëmijë të SHF në Shtime dhe në Graçanicë, ofrohet
mundësia e ndjekjes së mësimeve shkollore. Në Shtime, shkollën
speciale e kanë pranë SHF-së, ndërsa ata të SHF-së në Graçanicë
shkojnë në shkollën e qytetit.
8.Administrimi i kohës dhe aktiviteteve
Radio dhe TV kishte vetëm në dhomat e ndejës19
38
Muzika u pëlqen, por nuk kanë mundësi me dëgju sepse nuk kanë
radio nëpër dhoma , poashtu gazeta nuk u shpërndahet asnjëherë
edhe pse ka rezidentë të interesuar për lexim.
Organizimi i aktiviteteve fetare mungon si dhe nuk ka vend të
caktuar ku mund të kryhet ndonjë shërbesë fetare apo të kenë
mbajtur ndonjë ligjëratë me karakter fetar edhe pse shprehin
dëshirën për angazhim në aktivitete fetare.
Po ashtu mungojnë sallat për aktivitete fizike dhe mjetet
rekreative.
--
Edhe rezidentët e QIRSKP nuk kanë kufizime për të qëndruar
brenda apo jashtë dhomave, por kjo varet prej kohës dhe
disponimit të tyre. Brenda institucionit është vetëm një sallë e
aktiviteteve e cila posedon disa instrumente muzikore, një makinë
për qepje dhe mundësinë për të vizatuar. Poashtu është edhe një
tabelë e ping-pongut, por është jofunksionale përshkak se i
mungojnë elemnetet përcjellëse.
Trajnime apo aktivitete edukative për rezidentët e kësaj Qendre
nuk mbahen rregullisht, gjithashtu as për stafin nuk ka trajnime të
rregullta. Nuk janë prezentuar të dhëna nëse këta rezidentë,
ndonjëri prej tyre, është trajnuar për ndonjë veprimtari apo
profesion të cilin do të mund ta kryenin brenda QIRSKP apo jasht
saj. Mungon organizimi i aktiviteteve fetare si dhe nuk ka vend të
caktuar ku mund të kryhet ndonjë sherbesë fetare apo të kenë
mbajtur ndonjë ligjeratë me karakter fetar.
19
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
39
Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë dhomës së gjumit,
gjatë sezonës së verës qëndrojnë në oborr, ndërsa zakonisht pjesën
më të madhe të kohës e kalojnë në dhomën e ditës ku ka TV dhe
radio. Edhe pse kanë pajisje sportive, nuk i shfrytëzojnë rregullisht,
por në raste të rralla.
Në SHIB-të kanë mundësi të luajnë shah, kanë mjete për atletikë,
pingpong, basketball (p.sh. në Gjilan kanë një fushë të vogël
basketboalli. Ndërsa nuk kanë salla për aktivitete të tjera.
Në SHIB në Gjilan kishintë ndërtuar një serë dhe gjatë tërë verës
ishin furnizuar me perime nga ajo serë.
Në përgjithësi në këto institucione nuk aplikohet terapia grupore
dhe vokacionale, si dhe nuk zhvillohen programe edukative, por
megjithatë duhet përmendet se në disa nga SHIB-të, aplikohet
terapia grupore dhe puna okupuese, por jo në masë të kënaqshme.
ISSH, SHK dhe SHF janë të tipit gjysmë të hapur. Vizitat nuk i kanë
të kufizuar, çdo familjar apo person i afërm mund t'i vizitoj, por këto
vizita janë të rralla ngase shumë nga rezidentët janë të shkëputur
nga familjet e tyre dhe nuk kanë asnjëherë asnjë vizitë, sidomos ata
të cilët janë nga shtete tjera (shtetet e ish-Jugosllavisë) nuk kanë
Rezidentët e institucioneve duhet të kyqen në aktivitete të
ndryshme grupore dhe edukative. Të rregullohen hapësira për
zhvillimin e këtyre aktiviteteve dhe për zhvillimin e veprimtarive
bujqësore gjatë sezonës së verës.
9. Kontakti me botën e jashtme
Nga 58 rezidentët e ISSH-së, vetëm 14 prej tyre janë shqiptarë.Janë vendosur para vitit 1999
20
21
40
asnjë kontakt me familjarët e tyre apo as nuk dinë për familjet e
tyre. Ndërsa disa nga rezidentët kosovar kanë vizita të herë pas
hershme por që janë të rralla, poashtu ka nga ta që edhe shkojnë për
vizitë në shtëpitë e tyre. Në përgjithësi shumica e familjarëve të
tyre nuk shprehin interesim t'i vizitojnë dhe të kenë kontakte me ta.
Nuk ekziston ndonjë dhomë e veçantë për të kaluar kohën me
familjarët.
Shumica nga rezidentët e ISSH janë të komunitetit joshqiptar , që
janë nga vendet e rajonit, kryesisht nga Serbia, të cilët kanë mbetur
që nga koha e paraluftës . Këta rezidentë janë të shkëputur
komplet nga familjet e tyre, e poashtu as shteti serb nuk ka
shprehur gadishmëri për interesim ndaj shtetasve të tyre –
rezidentë në ISSH dhe qendrat e tjera. Por duhet theksuar që nga 58
rezidentët e ISSH-së, 44 nga ta janë jo-shqiptarë, dhe trajtimi ndaj
tyre është i njëjëtë me rezidentët shqiptarë.
Përndryshe vizitat janë te lejuara për të gjithë ata rezidentë që e
kanë këtë mundësi.
---
Edhe në QIRSKP vizitat për rezidentët nuk janë të kufizuara, çdo
familjar apo person i afërm mund t'i vizitoj, por këto vizita janë të
rralla ngase edhe këta rezidentë, shumica nga ta janë të
nacionaliteve të tjera që kanë mbetur që nga paralufta. Ndërsa disa
nga rezidentët kosovar kanë vizita të herë pas hershme por që janë
të rralla, e disa nga ta edhe shkojnë për vizitë në shtëpitë e tyre.
Rezidentët që janë në gjendje për shëtitje, me asistencë të stafit
mund të dalin në shëtitje jashtë institucionit, por në mungesë të
20
21
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
41
numrit adekuat të stafit këto shëtitje nuk mund të realizohen
rregullisht.
Të gjithë rezidentët e vendosur në SHIB, të cilët kanë familje dhe
dëshirojnë të shkojnë nëpër familjet e tyre për vikende apo më
gjatë, janë të lirë të shkojnë sa herë që duan. Shumica e rezidentëve
në SHIB, zakonisht kanë kontakte me familjarët e tyre dhe
realizojnë vizita të ndërsjellta të herë pas hershme, varësisht prej
nevojës. Poashtu mund të dalin për shëtitje pa përcjellje, dhe nuk
kanë pasur kurfarë problemi.
Një ndër problemet e evidentuara është mungesa e dhomës së
veçantë për pritjen e vizitave nga ana e familjarëve të tyre, pra nuk
ka asnjë dhomë për vizita, duke përfshirë edhe dhomat e veçanta
për kalimin e kohës me anëtarët e ngushtë të familjes së tyre.
Në bazë të intervistimit të rezidentëve dhe bisedave me stafin në
ISSH, raportet mes rezidentëve dhe stafit janë të mira pa ndonjë
ankesë të theksuar. Gjithashtu edhe raportet mes rezidentëve janë
të mira, megjithëse ka nganjëherë konflikte mes tyre, në të
Pasiqë shumica nga rezidentët e këtyre institucioneve nuk kanë
kontakte me familjarët e tyre, duhet të organizohen më shpesh
shëtitje dhe vizita të ndryshme. Të dërgohen në kinema apo
teatër për të shikuar ndonjë shfaqje. Gjithashtu për rezidentët
nga vendet e tjera (jashtë Kosovës), duhet të tentohet të bëhet
zgjidhje për dërgimin në institucionet në vendet prej nga vijnë.
10. Marrëdhëniet mes stafit dhe të vendosurve / mestë vendosurve në institucion
42
shumtën e herëve janë konflikte verbale e rrallëherë konflikte
fizike. Por megjithatë ka raste të konflikteve mes tyre, në kohën e
mëhershme ka pasur rast kur konfliktet kanë qenë më të rënda
ndërsa tani janë shumë të rralla.. Stafi i institucionit thonë se nuk
kanë ndonjë metodë apo mënyrë të caktuar që e përdorin në raste
të konflikteve të tilla, por vetëm i lënë rezidentët deri sa të
qetësohen vetë.
Në SHK-të ka mungesë të theksuar të stafit, në shumicën e SHK-ve
natën kujdestarojnë zakonisht punëtorët meshkuj, por ka
institucione në të cilat nuk ka të punësuar asnjë mashkull. Pra edhe
kujdestaritë duhet t'i mbajnë vetëm femrat pa kurrfarë sigurimi.Gjatë intervistave të realizuar, nuk është raportuar për përdorimin e
dhunës ndaj rezidentëve.
--
Poashtu në QIRSKP dhe SHIB, raportet mes rezidentëve dhe stafit
janë të mira. Edhe raportet mes rezidentëve mes veti janë të mira,
pa theksuar ndonjë konflikt të natyrës së rëndë. Por sipas stafit të
QIRSKP rol të rëndësishëm në menaxhimin e konflikteve ka stafi i
qendrave. Megjithatë njëri nga rezidentët e QIRSKP e kishte
sulmuar fizikisht infermierën e cila ishte duke i ndihmuar në
përkujdesje.
Në SHIB raportet mes rezidentëve dhe rezidentëve me stafin sipas
të intervistuarve dhe vetë stafit të këtyre shtëpive janë shumë të
mira.
Duhet të rishikohet struktura organizative e stafit për të ofruar
përkujdesje dhe mbrojtje adekuate për rezidentë dhe stafin,
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
43
veçanërisht për ndërrimet që kujdestarojnë gjatë natës.
Thuajse të gjithë rezidentët e vendosur në këto institucione nuk
kanë bashkëshort/e as brenda institucionit e as jashtë. Sa i përket
marrëdhënieve intime brenda ISSH-së, disa nga rezidentët e
intervistuar shprehen se kanë marrëdhënie mes veti, pasiqë gjatë
ditës qëndrojnë së bashku femra e meshkuj, poashtu banjot në
kohën e vizitës sonë ishin të përbashkëta. Nuk ka rregulla të cilat i
përcaktojnë të drejtat private dhe jetën intime të rezidentëve. Edhe
pse u jepen kontraceptivë femrave në ISSH, nuk është e rregulluar
çështja e mbrojtjes nga shtatëzania e padëshiruar. Para një kohë
një rezidente ka mbetur shtatëzënë brenda Institutit ku edhe e ka
mbajtur shtatëzaninë, pas lindjës fëmija është dërguar në organet
kompetente për përkujdesjen e fëmijëve të cilët nuk kanë
përkujdesje nga familja e tyre.
--
Gjithashtu rezidentët eQIRSKP, për shkak të natyrës së çrregullimit
nuk kanë bashkëshort-e as brenda institucionit e as jashtë. Sa i
përket mardhënieve intime brenda qendrës, ata shprehen se
brenda objektit nuk mund të takohen femrat dhe meshkujt ndërsa
jashtë objektit, në oborr të institucionit deklarohen se mund të
takohen femrat me meshkuj. Sipas tyre, femrave ju jepen
kontraceptivë përmes ampullave.
Rezidentët e SHIB-ve deklarohense brenda institucioneve mund të
qëndrojnë femra dhe meshkuj së bashku gjatë ditës si brenda
11.Të drejtat private dhe familjare
44
objektit poashtu edhe në oborr. Ndërsa dhomat e gjumit i kanë të
ndara femrat dhe meshkujt dhe sipas rezidentëve të intervistuar,
nuk j'u lejohet të kenë marrëdhënie intime brenda këtyre shtëpive,
si dhe nuk u jepen mjete kontraceptive.
Të gjithë rezidentët konsumojnë cigare por nuk kanë mjaftueshëm.
Alkooli dhe droga, sipas tyre nuk konsumohen në këto institucione.
Sasia e cigareve që u shpërndahen nuk iu përgjigjet kërkesave të
rezidentëve. Për rezidentët e ISSH, SHK-ve dhe SHF-ve, furnizimi
me cigare bëhet nga bonat-të hollat që u ndahen këtyre
rezidentëve. Për secilin rezidentë ndahen nga 10 euro në muaj, për
nevojat e tyre personale, të cilat zakonisht përdoren për blerjen e
cigareve. Me menaxhimin e këtyre te hollave merret stafi i
institucioneve.
--
Në QIRSKP çdo rezidenti që konsumon duhan u jepet nga një pako
cigare gjatë ditës, ndërsa alkooli dhe droga nuk konsumohen as në
këtë qendër.Cigaren e pinë thuajse të gjithë rezidentët.
Duhet të ndërmerren masa për rregullimin e çështjeve intime
brenda këtyre institucioneve si dhe të rregullohet çështja e
shtatëzanisë dhe e trajtimit të rregullt me mjete kontraceptivë.
Të mbahen trajnime mbi vetëdijësimin për parandalimin e
shtatëzanisë së padëshiruara dhe sëmundjeve seksualisht të
transmetuara.
12.Cigaret, alkooli dhe droga
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
Rregullorja Nr.08/2008 për organizimin e brendshëm të punës për ISSH, neni 53 dhe 5422
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
45
Rezidentët e SHIB-ve, cigarët të cilat i konsumojnë i sigurojnë vetë
nga të ardhurat e pensionit të tyre apo u dërgohen përmes familjes
së tyre.
Në kuadër të stafit të ISSH-së është paraparë të themelohet
komisioni disiplinor i shkalles së parë në përbërje prej 3 anëtareve, i
cili është përgjegjës për shqyrtimin e rasteve që kanë të bëjnë me
prishjen e rendit shtëpiak. Mirëpo nuk kemi marrur informata për
funksionimin e këtij komisioni dhe natyrës së rasteve të shqyrtuara.Sa i përket ankesave dhe kërkesave, e të ngjashme nga ana e
rezidentëve, nuk ka ndonjë sistem të caktuar për parashtrimin e
tyre, çfarëdo që kanë nevojë e bëjnë gojarisht dhe përgjigjiet i
marrin gojarisht. Të gjitha këtyre institucioneve i'u mungon kutia e
ombudspersonit për parashtrimin e ankesave.
Gjatë të gjitha vizitave dhe intervistave të realizuara, ka pasur
ankesa të shumta për sasinë e pamjaftushme të cigareve që u
shpërndahet rezidentëve. Shpërndarja e cigareve duhet bërë në
mënyrë sa më racionale në mënyrë që sadopak rezidentët mos
ta ndien mungesën e tyre.
Duhet të ketë një sistem të unifikuar për parashtrimin dhe
procedimin e ankesave në këto institucione. Të njoftohen
rezidentët në të drejtën në ankesa dhe të ketë ndihmës të
paanshëm, të cilët do t'i ndihmonin rezidentëve për adresimin e
ankesave dhe kërkesave të tyre. Poashtu edhe nga ana e
Institucionit të Ombudspersonit duhet të vendosën kutitë e
ankesave në çdo institucion të tillë.
13. Peticionet, ankesat dhe procedurat disiplinore
22
46
14. Mungesa e stafit
Në përgjithësi si në ISSH, SHK dhe SHF, si dhe në QIRSKP dhe SHIB,
ka mungesë të theksuar të stafit. Në asnjërën nga institucionet e
lartëcekura nuk ka psikologë të rregullt, punëtor social ka vetëm në
ISSH dhe QIRSKP. Përjashtim me SHIB-të në institucionet e tjera
mungon psikiatri i rregullt. Në SHIB gjendja është më e mirë, pasiqë
janë të lidhura direkt me Qendrat e Shëndetit Mendor dhe psikiatri
nga këto qendra është në dispozicion të tyre sa herë që kanë nevojë.
Gjithashtu ka mungesë të stafit të mesëm (infermierë dhe stafi
ndihmës).
Në ISSH, në të cilin janë të vendosur 58 klientë, aktualisht punojnë
vetëm 22 punëtorë ndihmës në tre ndërrime, poashtu në SHF dhe
SHK ka mungesë të theksuar të stafit, zakonisht kujdestarojnë nga
një ose nga dy punëtor.
Edhe pse natyra e trajtmit të rezidentëve të këtyre institucioneve,
është e veçantë dhe kërkon trajtim të veçantë, këtu mungojnë
logopedi, specialistët për shëndet mendor psikiatrik të fëmijëve,
mungon roja, etj..
Edhe pse ka mungesë të theksuar të stafit në të gjitha institucionet,
stafi aktual përkundër vështërësive në punë, ata nuk marrin asnjë
benificion shtesë. Kujdestaritë nuk j'u paguhen si dhe nuk është
paraparë të paguhen shtesë për rrezikshmërinë në punë. kanë qenë
të sulmuar nga rezidentët.
Mungon nivelizimi i pagave në mes të institucioneve të llojit të
njëjtë nga regjioni në regjion. Poashtu ka dallime edhe mes
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
Përderisa paga e kryeteknikut në ISSH është 260 euro, e atij në QIRSKM është 330 euro. Dallime të ngjashmeka edhe tek stafi tjetër.
23
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
47
punëtorëve të ISSH dhe QIRSKP, të cilët thuajse e bëjnë punën e
njejtë, por ka dallime në lartësinë e pagave të tyre.
Duhet inkurajuar punën e stafit të këtyre institucioneve, të cilët
përkundër vështirësive e bëjnë një punë të mrekullueshme,
sidomos moshën e re të kyçur në këto institucione.
Mungojnë trajnime të vazhdueshme për stafin e mesëm. Në disa
raste të vetmet trajnime që i kanë ndjekur, kanë qenë për ndihmën
e parë, por jo rreth trajtimit të rezidentëve, të cilët janë të një
kategorie të veçantë që duan angazhim të posaqëm. Ka mungesë
të kapaciteteve në trajtimin e personave me sëmundje mendore që
nga momenti i parë i kontaktit me ta, metodat e komunikimit si dhe
psiko-arsimi i tyre.
Ministritë kompetente duhet të bëjnë nivelizimin e pagave për
stafin e këtyre institucioneve, të paguhen kujdestaritë, si dhe
t'ju njihet e drejta për benificione nga rrezikshmëria në punë. Të
sigurohen mjete për angazhimin e stafit adekuat të nevojshëm.
Duhet organizuar metodologjinë e mbajtjes së trajnimeve të
rregullta për stafin e institucioneve. Në kuadër të projektit të
monitorimit të këtyre institucioneve, QKRMT ka organizuar
trajnime për stafin e institucioneve të shëndetit mendor, si dhe
do të organizojë edhe në të ardhmen.
15. Ngritja profesionale e stafit
23
Personat për ekzaminim, sjellen nga Qendrat e Paraburgimit, si dhe nga Qendrat Korrektuese.Arsyeja pse i mbajnë të lidhura për shtrati është se hapësira ku janë të vendosur në KP, është e tipit të hapurdhe për shkaqe sigurie i mbajnë të prangosura.
24
25
48
NJËSIA PSIKIATRIKE NË PRISHTINË
Në kuadër të këtij projekti, është monitoruar edhe Njësia
Psikiatrike në Prishtinë (NjP), në pjesën ku trajtohen personat e
privuar nga liria. Kjo njësi shërben për ekzaminimin psikiatrik të
paraburgosurve dhe të dënuarve, për të cilin ekzaminim kërkohet
nga gjykata. Qëndrimi në këto institucione zgjatë rreth një muaji,
dhe pas ekzaminimeve nga ana e eksertëve psikiatrik, personat e
ekzaminuar kthehen në institucionet nga të cilat kanë ardhur .
Trajtimi i këtyre personave bëhet nga stafi i Klinikës Psikiatrike të
QKUK-së, ndërsa për sigurinë e personave të privuar nga liria,
kujdeset stafi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Kjo njësi përbëhet prej2 dhomave, dhe në to mund të vendosen 8
persona. Në hapësirën e ndarë për Njësinë Psikiatrike (NjP),
vendosen vetëm meshkujt, ndërsa për femra nuk ka hapësirë të
mjaftueshme dhe për arsye sigurie janë të detyruar që femrat t'i
vendosin në Klinikën Psikiatrike, ku mbahen pacientët e tjerë.Gjatë
trajtimit të femrave në këtë institucion, në mungesë të kushteve
adekuate i mbajnë të prangosura për shtrati dhe vazhdimisht janë
nën mbikçyrjen e gardianeve ngaQK në Lipjan.
Akomodimi dhe trajtimi i personave të privuar nga liria të cilët janë
të vendosur në këtë njësi, është i ngjashëm me trajtimin në burgje.
Vazhdimisht janë të mbyllur, përveç një shëtitje të shkurtër ditore.Objekti i NjP nuk i plotëson as kushtet minimale për trajtim dhe
ekzaminimin e personave të privuar nga liria. Në kuadër të
strategjisë për vitin 2008 të Ministrisë së Shëndetësië, ka qenë i
planifikuar ndërtimi i Institutit të Psikiatrisë Ligjore (IPL), mirëpo ky
projekt deri më tani nuk ka filluar të implementohet.
24
25
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
49
Ekzaminimi psikiatrik bëhet nga stafi profesional i KP-së, të cilët
realizojnë vizita ditore dhe intervista individuale me të vendosurit
në NjP.
Pas qëndrimit të caktuar në këtë institucion, përkatësisht pas
përfundimit të ekzaminimit psikiatrik, ekipi i caktuar në përbërje
profesionale nga psikatrit dhe psikologët, përpilon raportin-
ekspertizën psikiatrike, të cilën u'a dërgon gjykatës apo organit që
ka kërkuar ekzaminimin psikiatrik.
Ushqimi i'u servohet 3 herë në ditë, racioni i drekës i'u dërgohet nga
QP në Prishtinë, ndërsa racioni i mëngjesit nga QKUK, për të cilin
ankohen se është shumë i dobët dhe i pamjaftueshëm.Banjot nuk janë adekuate dhe pastërtia është e vështirë për ta
mbajtur. Vizita nga familjarët kanë mundësi të realizojnë sipas
procedurave të SHKK-së. Aktivitete të çfarëdo natyre qofshin nuk
kanë mundësi të realizojnë.
Objekti për trajtimin e këtyre personave nuk i plotëson
standardet e trajtimit, dhe urgjentisht duhet të ndërtohet një
institucion i veçantë nga ai i KP-së, në mënyrë që trajtimi dhe
ekzaminimi t'u përgjigjet kategorisë së personave të vendosur
në NjP. Është shqetësuese sidomos qëndrimi i femrave të
paraburgosuara/të dënuara, të cilat vendosen në të njëjtën
klinikë ku trajtohen pacientët me çrregullime mendore. Mbajtja
e personave me duar të lidhura për shtrati është shkelje e të
drejtave të njeriut dhe kjo gjendje duhet evitohet sa më parë.
50
PËRMIRËSIMET NË INSTITUCIONET E SHËNDETITMENDOR GJATË PERIUDHËS SË MONITORIMIT
QKRMT me kënaqësi paraqet se mund të vërehen disa përmirësime
që janë bërë gjatë periudhës së monitorimit.Pas vizitës së parë monitoruese në SHK në Ferizaj, QKRMT kishte
shprehur shtesimin për kushtet e banimit në këtë shtëpi.
Dyshemeje ishte e prishur, kishte lagështi në secilen dhomë,
instalimet elektrike nuk funksiononin, etj.. Mirëpo pas një kohë
relativisht të shkurtër kjo shtëpi është renovuar në tërësi dhe
situate është përmirësuar.
Në SHF në Shtime, gjatë vizitës së parë monitoruese ekipi i QKRMT
kishte hasur në kushte jo të mira të banimit dhe trajtimit të fëmijëve
në këtë shtëpi. Ndërsa në vizitën e dytë të realizuar në Shkurt 2011,
kjo shtëpi ishte renovuar dhe tani ambient dhe jetesa në këtë shtëpi
është konformë standardeve. Tani dhomat kanë dyer, ormane,
shtrojë dhe mbulojë, të gjitha dritat elektrike janë në funksion.
QKRMT mirëpret përmirësimet e tilla edhe në institucionet e tjera,
dhe në vazhdim do të përcjell zbatimin e rekomandimeve të dalura
nga ky raport.
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
51
REKOMANDIMET
Çështjet ligjore
Kategorizimi i rezidentëve
Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore
Të nxjirret një Ligj i veçant për Shëndetin Mendor me të
cilin do të rregulloheshin funksionimi, kushtet, kriteret për pranim
si dhe trajtimi i personave të vendosur në institucionet e shëndetit
mendor;Kujdestarët ligjor të caktuar për rezidentët e ISSH-së, SHK-
ve dhe SHF-ve, duhet të jenë më aktivë dhe t'i mbrojnë të drejtat e
tyre ashtu siç u'a përcakton ligji. Sidomos këta rezidentë duhet
përfaqësuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre edhe në çështjet
trashëgimore. Përveç rezidentëve që kanë kujdestarë, poashtu
edhe të tjerëve duhet t'ju njihet dhe realizohet e drejta në
trashëgimi ashtu siç e parasheh ligji.
Të bëhet zgjidhje për mbipopullimin në ISSH, të bëhet
kategorizimi i rezidentëve sipas moshës dhe diganozës .Të bëhet deinstitucionalizimi i ISSH-së dhe QIRSKP-së,
duke u shpërndarë rezidentët në Shtëpi të Komunitetit dhe në
Shtëpi Integruese në Bashkësi, të cilat pos që menaxhohen më
lehtë, edhe trajtimi ndaj rezidentëve është më adekuat;Të krijohen institucione të veçanta për strehimi të
rezidentëve pas moshës 65 vjeçare.
Kapacitete profesionale duhet të jenë adekuate në numër
dhe në kategoritë e personelit (psikiatër, mjekë të përgjithshëm,
52
infermierë, psikologë, terapeistë, punëtor social, logoped
,fizioterapeut etj), dhe te kenë trajnime profesionale të
vazhdueshme;
Të bëhet nivelizimi i pagave për stafin e këtyre
institucioneve, si dhe të parashihet rrezikshmëria në punë,
gjithashtu të paguhen edhe kujdestaritë në mënyrë që mos të bie
motivimi i stafit;QKRMT rekomandon që furnizimi me barna esenciale,
barna emergjente dhe me barna specifike për QIRSKP dhe SHIB-të,
të garantohet rregullisht duke pasur parasysh natyrën e
çregullimeve të këtyre rezidentëve;Në QIRSKP të sigurohen kuti të posaçme për shpërndarjen
e terapisë;Protokoli trajtuese i secilit rezidentë duhet të shqyrtohet
dhe rishiqohet varësisht nga ecuria dhe nga remisioni eventual i
gjendjës shëndetësore;Të pergatiten urgjentisht protokolle dhe udhërrëfyes
adekuat për trajtimin e rasteve me sjellje agresive. Këto protokolle
do të ndihmonin rezidentët në tejkalimin e shpejtë të krizës në
njërën anë dhe në anën tjetër do të ulej rrezikshmëria për stafin
mjekësor, me menaxhimin e shpejtë dhe adekuat të krizës së
rezidentit;Shtëpitë e Komunitetit në regjionin e të cilave ka Qendër të
Shëndetit mendor, të arrihet marrëveshje, që rezidentët e SHK-ve
të vizitohen rregullisht tek psikiatri, e jo vetëm në raste të krizave;Çdo institucion duhet t'u ofroj kushte materiale, ambient të
përshtatshëm për trajtim adekuat dhe mirëqenie psikosociale të
rezidentëve duke ju ofruar shërbime multidiciplinare, përfshirë:
aktivitete rehabilituese dhe terapeutike, qasje në terapi
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
53
profesionale, terapi grupore, individuale, psikoterapi, etj..
Të gjithë rezidentëve të këtyre institucioneve duhet t'ju
ofrohen shërbime dhe kushte adekuate të jetesës, duke e pasur
parasysh që këta rezidentë të vetmin strehim e kanë në këto
institucione dhe për këtë arsye duhet t'ju ofrohet akomdim dhe
trajtim sa më njerëzor dhe dinjitoz;Mirëmbajtja e objekteve, furnizimi me shtrojë dhe mbulojë
si dhe veshmbathjet në këto institucione duhet të ofrohen
rregullisht nga Ministritë relevante;Të rregullohen poçet elektrike në të gjitha institucionet. Të
mirëmbahen ormanët e dëmtuara, dyert dhe dritaret;Të mirëmbahen makinat për larjen e enëve dhe të rrobave
si dhe pajisjet e tjera elektronike;Të rregullohen ambientet e puneë për të realizuar më
shumë terapi okupuese me rezidentë;Të ofrohen më shumë programe rehabilituese;Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet dekorimit të
dhomave të rezidenteve në formë kreative, me qëllim për t'i dhënë
rezidentit stimulim pamor;Njësia Psikiatrike në Prishtinë, duhet të ketë një objekt të
ndarë nga KP dhe personat e vendosur në të, të trajtohen ndaras
nga pacientët e vendosur në Klinikën e Psikiatrisë.Mbajtja e personave me duar të lidhura në NjP,
përkatësisht në KP, paraqet shkelje të të drejtave të njërit, dhe sa
më parë duhet gjetur një zgjidhje për trajtimin e tyre.Kushtet materiale dhe sanitare të pjesës së NjP duhet të
përmirësohen urgjentisht.
Tretmani i përgjithshëm dhe kushtete materiale
54
Ankesat dhe parashtresat
Broshurë informative/apo informacion gojor që tregon
rutinën e institucionit dhe të drejtat e rezidentit, duke përfshirë
informacione mbi ndihmën juridike, shqyrtimin e vendosjes, duhet
përgatitet dhe të shpërndahet, në të gjitha institucionet;Pëlqimin për trajtim dhe procedurat e ankesave - të
hartohen në të gjitha institucionet psikiatrike / të mirëqenies
sociale të vizituara dhe të lëshohet për të gjithë rezidentët në
pranim, si dhe të familjeve të tyre;Kutitë e Avokatit të Popullit për ankesa duhet të vendosen
në të gjitha këto institucione dhe rezidentët të informohen për
ekzistimin e tyre.
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR
55