30

Click here to load reader

Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

  • Upload
    hahuong

  • View
    369

  • Download
    39

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

1

Universiteti “Alkesander Moisiu” Durres

Fakulteti I Studimeve Profesionale

Departamenti Mjëksi

Dega Infermieri e Përgjithshme

Tema : Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

Punoi:Selvi Mala

Pedagogu kujdestar :Emirjeta Kuniqi

Page 2: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

2

Tema : Menaxhimi I rrugeve te frymarrjes tek neonati

Objektivat :

1.anatomia e rrugeve ajrore pediatrike

2.shenjat e distresit respirator

3.trajtimi I distresit respirator

4.pershkrimi I menaxhimit te rrugeve ajrore

5.avantazhet dhe disavantazhet e intubimeve

Page 3: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

3

Tema pershkruan menaxhimin e rrugeve respiratore tek neonatet.

Ne fillimin pershkruhen rrugët respiratore nga ana anatomike.

Problemet e ndryshme ne rruget respiratore kerkoj nje vemendje dhe nje kujdes te vacant nga

ekipi mjeksor. Duke ditur qe bllokimi I tyre dhe mos funksionimi I aparatit te frymarrjes eshte

jete kercenues mendoj qe ka nevoje per studim te problemeve me frymarrjen.

Kujdesi infermieror eshte primar ne trajtimin e tyre.

Tema pershkruan faktoret qe ndikojn ne probleme me frymarrjen, shkaqet, shenjat

,simptomat,diagnozat infermierore dhe diagnozat diferenciale,ekzaminimet ,analizat

laboratorike,trajtimet.

Jane paraqitur gjithashtu dhe metaodat e trajtimit te aparatit respirator,siç janë: intubimi

orofaringeal, intubimi nazofaringeal,intubimi trakeal,trakeostomit,krikotiroidotomit,etj.

Avantazhet dhe disavantazhet e tyre.

Trajtimi medikamentoz per aparatin respirator.

Foto ,ilustrime per intubimet.

Fjalët kyçe : - Insuficenca respratore

- Oksigjenoterapi

- Aerozoloterapinë

- Ventilim spontan me presione pozitive

- Ventilim artificial

- Maskat për O2

- Kanjulat

- Dhomat hiperbarike

- Përqëndruesit e oksigjenit nga ajri i ambientit

- Balon me ambu

- Balon me oksigjen

- Intubim trakeal

- Intubim orofaringeal

- Intubim nasofaringeal

- Krikotiroidotomi

- trakeostomi

Page 4: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

4

PERMBAJTJA Kapitulli I

Rruget anatomike respiratore 5

Vlerësimi në insuficiencën respiratore 7

Manipulimet që bëhen për insuficiencën respiratore 8

Veçoritë klinike të obstruksionit të rrugëve të sipërme ajrore 9

Shkaqet e obstruksionit të rrugëve të sipërme ajrore 10

Shenjat emergjente 10

Kapitulli 2

Vlerësimi I shenjave emergjente dhe prioritare tek femijet 12

Fëmija që paraqitet me probleme në rrugët e

frymëmarrjes apo frymëmarrje të vështirësuar 14

A B C

Menaxhimi i fëmijëve me asfiksion perinatal 15

Kapitulli 3

Metodat e menaxhimit te frymarrjes 17

Respiracion gojë më gojë 17

Respiracioni goje me hunde 17

Kanjulimi orofaringeal 18

Intubimi trakeal dhe menaxhimi i rrugëve ajrore 21

Cilat janë indikacionet për intubim trakeal 25

Trakeotomia 26

Aspirimi i sekrecioneve bronkiale 29

Referencat 30

Page 5: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

5

Kapitulli 1

Rrugët anatomike respiratore

Për të trajtuar sa më mirë rrugët e frymëmarjes duhet të njihet mirë anatomia e tyre. Nga

brenda, rrugët e frymëmarjes janë të përbëra nga shumë struktura dhe hapësira të

përcaktuara mirë.

Ato e kanë origjinën nga hunda dhe goja.

- Kaviteti nazal shtrihet nga vrimat e hundës deri tek koanet nazale prapa.

- Nazofaringsi shtrihet nga fundi i kavitetit nazal deri në nivelin e palatum mole (qiellzës

së butë)

- Kaviteti oral kufizohet nga përpara nga dhëmbët, sipër nga palatum durum et mole

(qiellza e fortë dhe e butë) dhe nga poshtë gjuha.

- Orofaringsi që komunikon me kavitetin oral dhe nazofaringsin shtrihet nga palatum

durum deri në majën e epiglotit. Orofaringsi vazhdon me laringofaringsin (hipofarings),

që shtrihet nga epiglotisi në buzën e sipërme të kartilagos krikoide (niveli i trupit

vertebral të C6)

- Laringsi shtrihet midis laringofaringsit dhe trakesë.

- Epiglotisi fleksibël, që del nga kocka hioide dhe baza e gjuhës, mbulon glotisin gjatë

gëlltitjes dhe mbron rrugët e frymëmarjes nga aspirimi. Gjatë laringoskopisë, epiglotisi

shërben si një shenjë e rëndësishme për gjetjen e laringsit dhe pozicionin e laringoskopit.

- Valekula është hapësira në bazën e gjuhës e formuar nga pas nga epiglotisi dhe nga

përpara nga muri i përparmë faringeal.

- Hapësira laringeale është hyrja e laringsit e kufizuar nga epiglotisi, palosjet ariepiglotike

dhe kartilagot aritenoide.

- Glotisi është aparati vokal, që ka kordat vokale (të vërteta dhe fallco) dhe hapësirën

glotike.

- Hapësira glotike është hyrja për në trake përmes kordave vokale dhe shtrihet poshtë dhe

pas epiglotisit. Nga jashtë, shenjat e veçanta dalluese janë shumë të rëndësishme për të

vlerësuar dhe trajtuar rrugët e frymëmarjes.

- Mentumi është pjesa e përparme e mandibulës dhe paraqet anën e mjekrës.

- Kockat hioide formojnë bazën e dyshemesë së gojës.

- Kartilagot tiroide formojnë të dalën laringelae (“mollën e Adamit”) dhe nyjen tiroide.

Kartilagoja krikoid shtrihet poshtë kartilagos tiroide dhe formon një unazë të plotë që

siguron mbështetjen strukturore të rrugëve të poshtëme të frymëmarjes.

- Membrana krikotiroide shtrihet midis kartilagove krikoide dhe tiroide dhe është një vend

i rëndësishëm për trajtimin kirurgjikal të rrugëve të frymëmarjes.

Page 6: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

6

Page 7: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

7

Vlerësimi në insuficiencën respiratore

- Vërehen ndryshime që sugjerojnë rritje të punës së frymëmarrjes (takipne, tërheqje e

muskujve interkostalë, lodhje) ose edemë pulmonare.

- Vlerësimi i zhurmave të frymëmarrjes

- Ulja ose mungesa e zhurmave të respiracionit tregojnë paaftësinë për të ventiluar

mushkëritë në mënyrë të mjaftueshme për të parandaluar atelektazën.

- Krepitacionet tregojnë një pastrim jo të efektshëm të rrugëve ajrore, likide në pulmone.

- Fishkëllima tregon për bronkospazëm

- Vlerësimi i nivelit të koshiencës

- Vlerësimi i shenjave të hipoksemisë dhe hiperkapnisë

- Percaktimi i gjëndjes hemodinamike presioni i gjakut, presioni pulmonar debiti kardiak

dhe krahasimi me vlerat e mëparshme

Ndërhyrja që duhet bërë

Përmirësimi i shkëmbimit të gazeve

- Administrimi i antibiotikëve, medikamenteve kardiake dhe diuretikëve në bazë të

çrregullimit bazë.

- Administrimi i oksigjenit (maskë me aerosol)

- Monitorimi i ekuilibrit të likideve nëpërmjet matjes së marrjeve dhe eleminimit, pëshës

specifike të urinës, peshës ditore dhe matja direkt e presionit kapilar pulmonary, për të

dalluar prezencën e hipovolemisë dhe hipervolemisë.

- Sigurimi i masave për të parandaluar atelektazën duke bërë hapjen e thoraxit dhe

pastrimin e sekrecioneve.

- Monitorimi i ventilimit alveolar duke matur frekuencën respiratore dhe gazet në gjak.

- Krahasimi i vlerave të monitoruara me kriteret që indikojnë nevojën për ventilim

mekanik.

Page 8: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

8

Manipulimet që bëhen për insuficiencën respiratore

Teknikat manipuluese shërbejnë për të lëvizur sekrecionet, për të stimuluar qarkullimin, për të

tonifikuar muskujt dhe për të relaksuar të sëmurin.

Claping – realizohet duke goditur pjesën e pasme të hemitoraxit. Niset nga bazat e pulmoneve

duke u ngritur në mënyrë graduale drejt majave. Goditja bëhet gjatë nxjerrjes së frymës. Kjo nuk

bëhet në rastin e embolive dhe edemave pulmonare.

Pozicionet – Pozicionet në të cilat vendoset i sëmuri kanë si qëllim lehtësimin e frymëmarrjes,

p.sh. pozicioni ulur lehtëson diafragmën nga pesha e organeve të barkut. Krahët e hapura pak dhe

që ngrihen lart lehtësojnë hapjen e thoraxit dhe përdorimin e muskujve ndihmës në pozicionin

trendelemburg lehtësohet drenimi i sekrecioneve.

Ushtrimet respiratore – keto jane te veshtira per tu realizuar te neonati.

- Provokimi i kollës është një masë kryesore. Kjo e ndihmon pasi lehteson pulmonet nga

ngarkesa e sekrecioneve dhe ben levizjen e sekrecioneve.

Suportet ventilatore – Janë të gjitha ato mjete shëndetësore mekanike që nevojiten për të

kururar dhe për të rikthyer aktivitetin dhe funksionimin respirator :

- Oksigjenoterapi

- Aerozoloterapinë

- Ventilim spontan me presione pozitive

- Ventilim artificial

Teknikat e oksigjenoterapsë

- Maskat për O2

- Kanjulat

- Dhomat hiperbarike

- Përqëndruesit e oksigjenit nga ajri i ambientit

Oksigjenoterapia siguron korigjimin e një gjëndje hipoksike që karakterizon disa nga insuficenca

respiratore, qëllimi është të rritet presioni parcial i oksigjenit në nivelin alveolar dhe si pasojë në

qarkullim, por duhet theksuar që nuk korrigjon një hiperkapni ekzistuese.

Teknikat e aerozoloterapisë – Kanë si qëllim formimin e pjesëzave me përmasa aq të vogla sa

të mund të mbërrijnë në rrugët ajrore më të vogla, duke perdorur dhe medikamente. Me termin

aerosol nënkuptohet një suspension në gaz i grimcave likide ose të ngurta.

Fizioterapia respiratore – Përdor një gamë të gjërë suportesh, disa të thjeshtë dhe disa

kompleks.

Mes të thjeshtëve përmendim – një tub të fortë konik dhe me gjatësi të ndryshme që përdoret

për të shtuar përpjekjen, përdorimin dhe tonifikimin e muskujve inspiratorë përmes thithjes së

ajrit nga ekstremiteti distal i cilindrit të zgjatur. Tullumbace që ofrojnë një rezistencë të ulur, të

cilat duhen fryrë.

Page 9: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

9

Me suporte komplekse përmendim: Ventilatorët për fizioterapi, përdoren për një periudhë të

shkurtër për të kryer ushtrime fizioterapeutike dhe kufizohen në frymëmarrjen spontane me

presion pozitiv të vazhdueshëm.

Ventilimi mekanik – Pamvarësisht ndërhyrjes së hershme dhe kujdesit respirator agresiv,

pacientët shpesh kërkojnë ventilim mekanik. Ventilimi mekanik zëvendëson ose suplementon

ventilimin normal nga sistemi pulmonar. Gjatë ventilimit me presion pozitiv hapja e mushkërive

arrihet duke aplikuar në mënyrë periodike një presion pozitiv në rrugët e sipërme ajrore

nëpërmjet maskave të puthitura mirë, ose me tubin trakeal ose trakeostomisë. Pacientët me

ventilim mekanik kërkojnë monitorim të vazhdueshëm për efekte anësore hemodinamike dhe

pulmonare të cilat rezultojnë prej presionit pozitiv në rrugët ajrore. Shkëputja e pacientit nga

ventilacioni mekanik bëhet duke vlerësuar nëse janë korrigjuar shkaqet e insuficences.

respiratore, përshtatshmërinë e oksigjenimit, efortin inspirator dhe stabilitetin hemodinamik. Çdo

rrugë artificiale ajrore rrit riskun për aspirim. Komplikacionet potenciale të aspirimit përfshijnë

hipokseminë, pneumoninë, infeksionin pulmonar, obstruksionin mekanik, atelektazën, abscesin,

fibrozën etj.

Mjekimi

Perveç sa u tha më sipër është i nevojshëm mjekimi me:

- Bronkodilatator

- Kortikosteroid

- Antibiotic në rastet kur gjykohet

Veçoritë klinike të obstruksionit të rrugëve të sipërme ajrore.

- Distresi respirator acut (dispnea, takipnea, e folura me fjali të shkurtra, axhitimi).

- Stridor inspirator (përcakton obstruksion në një nivel të laringsit ose më lart)

- Kollë dhe ndjesia e mbytjes

- Retraksioni suprasternal

- Gurgullima për shkak të likidit ose materialit gjysëm solid në rrugët madhore ajrore

- Arresti respirator

Shkaqet e obstruksionit të rrugëve të sipërme ajrore

- Anafilaksia e gjuhës, edema laringeale

- Angioedema e gjuhës

- Trupat e huaj

- Carcinoma e laringut

- Trauma laringeale

- Paraliza e kordave vokale

Page 10: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

10

- Hematoma e qafës (nga kanjulimi i venës centrale)

Mbrojtja dhe trajtimi i rrugëve të frymëmarjes

Trajtimi i rrugëve të frymëmarjes është sigurisht një nga problemet më të rëndësishme dhe më të

vështira dhe që është vërtetë sfidë e mjekëve të urgjencës. Ai paraqet “A”-në e ABC-së

memnonike (Airway, Breathing, Circulation ,“rrugët e frymëmarjes”, “frymëmarja”, “qarkullimi

i gjakut”), që përbëjnë themelet e reanimacionit të sëmurëve rëndë të çfarëdolloji qofshin.

Trajtimi i rrugëve të frymëmarjes përfshijnë vlerësimin, sigurimin dhe mbrojtjen e tërësisë dhe

kalueshmërisë së tyre, e kombinuar kjo me oksigjenimin dhe ventilimin efektiv.

Trajtimi i duhur dhe në kohë i rrugëve të frymëmarjes do të thotë ndryshimi midis jetës dhe

vdekjes dhe ka përparësi mbi të gjitha problemet klinike me të vetmin përjashtim, defibrilimit të

menjëhershëm tek një pacient me arrest kardiak nga një fibrilacion ventrikular.

Triazhimi është proces i kontrollimit të shpejtë të fëmijës së sëmurë, menjëherë pas arritjes në

spital, me qëllim që të identifikohen:

— ata me shenja emergjente, që kërkojnë trajtim emergjent të menjëhershëm;

— ata me shenja prioritare, të cilëve duhet t’u jepet prioritet kur presin në radhë, ne menyre qe të mund

të vlerësohen dhe trajtohen pa u vonuar;

— rastet jo urgjente, që nuk kanë as shenja emergjente, as prioritare.

Shenjat emergjente përfshijnë:

- frymëmarrjen e bllokuar

- distresin e rëndë respirator

- cianozën qendrore

Page 11: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

11

- shenjat e shokut (duart e ftohta, rimbushja kapilarike më e gjatë se 3 sekonda; pulsi i dobët, i

shpejtë)

- Komën

- Konvulsionet

- shenjat e dehidrimit të rëndë në fëmijët me diarre.

Fëmijët me shenja emergjente kërkojnë trajtim të menjëhershëm për të shmangur vdekjen.

Shenjat prioritare përcaktojnë fëmijët që janë në rrezik të madh(vdekja). Këta fëmijë duhen

vlerësuar pa vones.

Përmbledhje e hapave në vlerësimin dhe trajtimin triazhues emergjent (VTTE)

Së pari, kontrolloje për shenjat emergjente.

Kontrolloje për shenjat emergjente në dy faza:

• Faza 1. Nëse ka ndonjë problem me rrugët e frymëmarrjes apo frymëmarrjen, fillo trajtimin e

menjëhershëm për të rikthyer frymëmarrjen.

• Faza 2. Shpejt përcakto nëse fëmija është në shok apo pavetëdije, apo me konvulsione.

Nëse janë gjetur shenja emergjente:

• Thirre një profesionist shëndetësor me përvojë nëse është në dispozicion,

por mos e vono fillimin e trajtimit.

Ruaje qetësinë dhe puno ne grup , të cilët mund të jenë të nevojshëm për të dhënë trajtimin,

sepse fëmija shumë i sëmurë mund të ketë nevojë për disa terapi në të njëjtën kohë. Profesionisti

shëndetësor, me më së shumti përvojë, duhet të vazhdojë vlerësimin e fëmijës , për të përcaktuar

të gjitha problemet themelore dhe për të zhvilluar planin e trajtimit.

• Kryej analiza emergjente (gliceminë, grupin e gjakut ,analizat e gjakut). Dërgoje gjakun për

përcaktim grupi dhe përputhshmërin, nëse fëmija është në shok, apo me anemi të rëndë, apo

hemoragji te dukshme.

• Pas dhënies së trajtimit emergjent, vazhdo menjëherë me vlerësimin, diagnostikimin dhe

trajtimin e problemeve të tjera.

Nëse nuk është gjetur asnjë shenjë emergjente, kontrolloje për shenjat prioritare:

- Foshnje e imtë, e sëmurë, e moshës nën 2 muajsh

- Temperaturë e lartë

- Trauma apo gjendje të tjera kirurgjikale urgjente

- Zbehje (e rëndë)

- Helmim

- Dhimbje (e madhe)

- Distres respirator

- Shqetësim, iritabilitet i vazhdueshëm apo letargji

- Kequshqyeshmëri: humbje e rëndë peshe

- Edem e të dyja këmbëve

- Djegie (të mëdha)

Page 12: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

12

Këta fëmijë kanë nevojë për vlerësim të shpejtë , për të përcaktuar trajtimin e mëtejeshëm të

nevojshëm.

Kateteri nazal

- Përdore tubin me madhësi 8 FG

- Mate distancën prej faqes anësore të hundës deri në buzën e brendshme të vetullës me

kateter

- Fute kateterin deri në këtë thellësi

- Fiksoje me shirit ngjitës

Fillo dhënien e oksigjenit 1–2 litra/minutë

Nëse nuk dyshohet në traumë të qafës:

- Ktheje fëmijën në krah, për të zvogëluar rrezikun prej aspirimit.

- Mbaje qafën lehtë të ekstenduar dhe stabilizoje, duke i vendosur mbështetjen në njërën

dorë

- Përkule njërën këmbë, për të stabilizuar pozicionin e trupit

- Nëse dyshohet në traumë qafe:

- Stabilizoje qafën e fëmijës dhe mbaje fëmijën shtrirë në shpinë:

- Lidhi me shirit ngjitës ballin dhe mjekrën e fëmijës anash dërrasës së fortë.

- Parandalo lëvizjet e qafës përmes mbështetjes së kokës së fëmijës (p.sh. me përdorimin e

qeseve njëlitërshe të lëngut IV në secilën anë)

- Nëse vjell, ktheje në krahë, duke mbajtur kokën në vijë me trupin.

Kapitulli 2

Vlerësimi I shenjave emergjente dhe prioritare tek femijet.

- Vlerëso rrugët e frymëmarrjes dhe frymëmarrjen (A, B)

A duket frymëmarrja e fëmijës e bllokuar? Shiko dhe dëgjo për të përcaktuar nëse ka lëvizje të

pakta ajri gjatë frymëmarrjes.

A ka distres respirator të rëndë? Frymëmarrja është shumë e vështirësuar, fëmija përdorë

muskujt ndihmës për frymëmarrje (bën lëvizje me kokë), merë frymë shumë shpejt dhe fëmija

duket se lodhet lehtë. Fëmija nuk është në gjendje të ushqehet shkaku i distresit respirator.

A ka cianozë qendrore? Ekziston mavijosje e gjuhës dhe mukozave të gojës.

- Vlerëso qarkullimin (për shok) (C)

Kontrollo nëse duart e fëmijës janë të ftohta? Nëse po:

Page 13: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

13

Kontrollo nëse koha e rimbushjes kapilare është më e gjatë se 3 sekonda. Apliko presion për të

zbardhur thoin e gishtit të madh të dorës apo këmbës për 3 sekonda. Përcakto kohën prej

momentit të lirimit deri në rikthimin e plotë të ngjyrës së kuqërremtë.

Nëse rimbushja kapilare zgjatë më shumë se 3 sekonda, kontrollo pulsin. A është i dobët dhe i

shpejtë? Nëse pulsi radial është i fuqishëm dhe jo shumë i shpejtë, fëmija nuk është në shok.

Nëse nuk mund të ndjesh pulsin radial të një foshnje (më pak se 1 vjeç), ndjeje pulsin radial apo,

nëse foshnja rri shtrirë pulsin femoral. Nëse nuk mund të ndjesh pulsin brahial në një fëmijë,

ndjeje karotiden. Nëse dhoma është shumë e ftohtë, mbështetu në puls për të përcaktuar nëse

fëmija mund të jetë në shok.

- Vlerësoje për komë apo konvulsione apo status tjetër mendor jonormal (C)

A është fëmija në komë? Kontrollo nivelin e vetëdijes në shkallën AVPU/VZDhP:

V vigjilent,

Z reagon në zë,

Dh përgjigjet në dhimbje,

P pavetëdije.

Nëse fëmija nuk është i zgjuar dhe vigjilent, përpiqu të zgjosh fëmijën duke i folur apo duke ia

tundur dorën. Nëse fëmija nuk është zgjuar, por përgjigjet në zë, ai është letargjik. Nëse nuk

reagon fare, pyete nënën nëse fëmija ka qenë i përgjumshëm në mënyrë jonormale apo vështirë

për ta zgjuar. Shiko nëse fëmija përgjigjet në dhimbje, apo nëse ai nuk reagon në stimulime me

dhimbje. Nëse ndodh kjo, fëmija është në komë (i pavetëdijshëm) dhe ka nevojë për trajtim

emergjent.

Nëse fëmija ka konvulsione? A ka lëvizje spazmodike të përsëritura në një fëmijë që nuk reagon?

Fëmija që paraqitet me ndonjë problem në rrugët e frymëmarrjes apo frymëmarrje të vështirësuar

Anamneza

• Fillimi i simptomave: të zhvilluara ngadalë apo me fillim të papritur

• Episode paraprake të ngjashme

• Infeksion të traktit të sipërm respirator

• Kollë

— kohëzgjatja në ditë

• Anamneza e asfiksionit

• Prezentë që nga lindja, apo e fituar

• Statusi i imunizimit

— BCG, DTP, MMR

• HIV infeksion i njohur

• Anamneza familjare për astmë

Ekzaminimi

• Kollë

— cilësia e kollës

• Cianozë

Page 14: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

14

• Distres respirator

• Stridor, zhurmë jonormale të frymëmarrjes

• Zgjerim te flegrave të hundës

• Enjtje e qafës

• Krepitacione

• Fishkëllimë

— e gjeneralizuar

— fokale

• Hyrje e zvogëluar e ajrit

Fëmija që paraqitet me probleme në rrugët e frymëmarrjes apo frymëmarrje të

vështirësuar

Diagnoza diferenciale e fëmijës që paraqitet me problem në rrugët e frymëmarrjes apo

frymëmarrje të vështirësuar

Diagnoza apo shkaktari themelor :

Pneumonia

— Kollë me frymëmarrje të shpejtuar dhe temperaturë

— Zhvillim gjatë disa ditëve, përkeqësim

— Krepitacione në auskultim

Astma

— Anamneza për fishkëllima rekurente

— Ekspirim i zgjatur

— Fishkëllimë apo hyrje e zvogëluar e ajrit

— Reagim në bronhodilatator

Aspirim i trupit të huaj

— Anamneza e ngulfatjes së papritur

— Fillim i papritur i stridorit apo distresit respirator

— Hyrje fokale e zvogëluar e ajrit apo fishkëllimë

Absces retrofaringeal

— Zhvillimi i ngadalshëm gjatë disa ditëve, përkeqësim

— Paaftësi për të gëlltitur

— Temperaturë e lartë

Krup

— Kollë në formë të lehese

— Zë i ngjirur

— I shoqëruar me infeksion të traktit të sipërm respirator

Difteri

— Qafa e enjtur, si pasojë e rritjes së nyejve limfatikë

— Grykë e skuqur

— Membrana faringeale ngjyrë hiri

— Pa DTPvaksinim

Page 15: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

15

A B C

A. Rrugët e frymëmarrjes

- Aspiro rrugët e frymëmarrjes

- nëse lëngu amnial është i ndotur me mekonium aspiro gojën, hundën dhe orofaringun;

- Nëse foshnja nuk qan dhe nuk lëviz gjymtyrët atëherë aspiro gojën dhe trakenë.

- Nëse foshnja qan, përkundër pranisë së mekoniumit të dendur,mos aspiro.

B. Frymëmarrja

- Zgjedhja e madhësisë së maskës: Madhësia 1 për foshnjat me peshë normale, madhësia 0 për

foshnjat e vogla (nën 2.5 kg)

- Ventilimi me balon dhe maskë në shpeshtësi 40–60 fr/min

- Sigurohu që kraharori ngrihet në secilen shtypje në qese dhe në foshnjat shumë të vogla,

sigurohu që kraharori nuk lëviz tepër.

C. Qarkullimi

- 90 shtypje të koordinuara me 30 frymëmarrje/min (3 shtypje: 1 frymëmarrje çdo 2 sekonda).

- Vendosi gishtat e mëdhenj, mu nën vijën që lidhë thimthat në sternum (shih më poshtë).

- Shtype 1/3 e diametrit A-P të krahërorit.

Menaxhimi i fëmijëve me asfiksion perinatal

Asfiksioni mund të jetë rezultat i mungesës së furnizimit të organeve me oksigjen para, gjatë apo

menjëherë pas lindjes. Trajtimi fillestar është reanimimi efektiv .

Problemet në ditët e para pas lindjes:

- Konvulsionet: trajtoi me fenobarbiton , kontrollo glukozën.

- Apnea: e shpeshtë pas asfiksionit të rëndë në lindje. Nganjëherë e shoqëruar me konvulsione.

Menaxhoje me oksigjen përmes kateterit nazal dhe reanimoje me balon dhe maskë.

- Paaftësia për të thithur: ushqeje me qumësht përmes tubit nazogastrik. Kujdes prej zbrazjes së

vonuar të stomakut, e cila mund të çojë në regurgitim të ushqimit.

- Tonusi i dobët motorik. Mund të jetë i/e flashkët apo të ketë shtangim gjymtyrësh (spasticitet).

Prognoza: mund të parashikohet përmes kthimit të funksioneve motorike dhe aftësisë për thithje.

Foshnja që është aktive, normalisht zakonisht do të bëjë më mirë. Foshnja që edhe një javë pas

lindjes akoma është e flashkët apo spastike, nuk reagon dhe nuk mund të thithë, ka lëndim të

rëndë të trurit dhe do ketë përmirësime të pakta. Prognoza është më pak e zymtë për foshnjat që

kanë kthyer disa funksione motorike dhe kanë filluar të thithin. Situata duhet diskutuar në

mënyrë të ndjeshme me prindër, gjatë gjithë kohës së qëndrimit të fëmijës në spital

Terapia me oksigjen

a. Jepi trajtim me oksigjen neonatit ne rastet e meposhtme:

- cianoza qendrore

- zhurma ne respiracion

Page 16: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

16

- vështirësi në të ushqyer, si pasojë e distresit respirator

- retraksion i rëndë i pjesës së poshtme të kafazit të krahërorit

- tundje koke (p.sh. lëvizje tundëse të kokës, sinkrone me respiracionet që indikojnë distresin e

rëndë respirator)

Kur pulsoksimetri është në dispozicion, duhet të përdoret për të drejtuar terapinë me oksigjen.

- Oksigjeni duhet dhënë, nëse saturimi me oksigjen është nën 90% dhe rrjedhja e oksigjenit duhet

rregulluar për të pasur saturim ndërmjet 92% dhe 95%.

- Oksigjeni mund të ndërpritet, sapo fëmija mund të mbajë saturimin mbi 90% në ajrin e dhomës.

Dhenia nazale eshte metodë e preferuar për dhënien e oksigjenit në këtë grup-moshë, me

shpejtësi prej 0.5 litër në minutë.

Sekrecionet e trasha prej grykës mund të pastrohen me aspirim të kohëpaskohshëm, nëse ato

janë problematike dhe foshnja është tepër e dobët për t’i pastruar ato.

Oksigjeni duhet ndërprerë kur gjendja e përgjithshme e foshnjës përmirësohet dhe shenjat e

mësipërme më nuk janë të pranishme.

Steroidet

- Nëse fëmija ka atak të rëndë akut të fishkëllimës dhe anamnezë për fishkëllimë rekurrente, jepi

prednisolon oral, 1-2 mg/kg, 3-5 ditë, si një dozë e vetme ditore. Nëse fëmija vazhdon të jetë

shumë i sëmurë, vazhdo trajtimin deri sa të shihet përmirësimi. Steroidet zakonisht nuk

përdoren për episodin e parë të fishkëllimës.

Aminofilina

- Nëse fëmija nuk përmirësohet pas 3 dozave të bronkodilatorit me veprim të shpejtë, të dhëna në

intervale të shkurtra si dhe prednisolon oral, jepi aminofilin IV – doza fillestare prej 5–6 mg/kg

(deri në maksimumin prej 300 mg), të pasuar nga doza mbajtëse prej 5 mg/kg çdo 6 orë.

Peshoje fëmijën me kujdes dhe jepi dozën IV, për së paku 20 minuta dhe e preferueshme për 1

orë.

Aminofilina intravenoze mund të jetë e rrezikshme në një mbidozë, apo kur jepet tepër shpejt.

Tejkaloje dozën fillestare, nëse fëmija tashmë ka marrë ndonjë formë të aminofilinës në 24 orët

paraprake.

- Ndërprite dhënien e saj menjëherë, nëse fëmija fillon të vjell, ka frekuencën e pulsit >180/min,

zhvillon kokëdhimbje apo ka konvulsione.

- Nëse aminofilina IV nuk është në dispozicion, një alternativë e mirë janë supozitorët e

aminofilinës.

Antibiotikët

- Antibiotikët nuk duhet dhënë në mënyrë rutinore për astmë apo fëmijës me astmë që ka

frymëmarrje të shpejtuar pa temperaturë. Trajtimi antimikrobial sidoqoftë është i ndikuar kur

ka temperaturë perzistente dhe shenja të tjera të pneumonisë .

Kujdesi përkrahës

- Sigurohu që fëmija të marrë lëngjet mbajtëse ditore të përshtatshme për moshën e tij.

- Inkurajo të ushqyerit në gji dhe lëngjet orale.

Page 17: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

17

-Inkurajo ushqim plotësues adekuat për fëmijët e vegjël, sa më parë që të mund të merret

ushqimi.

Ndjekja e femijes se hospitalizuar

Fëmija i hospitalizuar duhet vlerësuar nga infermierja çdo 3 orë, apo çdo 6 orë, deri sa fëmija të

tregojë shenja përmirësimi (p.sh. frekuencë të zvogëluar frymëmarrjeje, retraksion të zvogëluar

të pjesës së poshtme të kafazit të krahërorit dhe më pak distres respirator), dhe nga mjeku së

paku një herë në ditë. Regjistroje frekuencën respiratore dhe shikoje sidomos për shenjat e

insuficiencës respiratore – hipoksi e rritur dhe distres respirator, që çon në rraskapitje.

Respiracion I permirsuar pa mjete ndihmese

Kapitulli 3

Metodat e menaxhimit te frymarrjes

Respiracion gojë më gojë.

- Shtrihet pacienti, koka hiperekstendohet, ngrihet nofulla sipër përpara, tërheqja e

mandibulës duke ngritur këndet e saj siguron hapjen e rrugëve të sipërme të ajrit duke

mos lejuar që rrënja e gjuhës të bllokojë hyrjen për në faring.

- Pastrohet goja nga mbeturinat e rastit (të vjella, sekrecione, material te ngurta, etj, me një

fasoletë, ose çfarë të kemi, duke perdorur gishtat deri në rrënjën e gjuhës.

- Operatori bën një inspiracion të thellë duke bllokuar me njërë dorë vrimat e hundës të

pacientit, i vendos buzët mbi gojën e pacientit dhe e fryn me forcë ajrin.

- Operatori i lë të lira gojën dhe vrimat e hundës të pacientit me qëllim që të lejojë

ekspirimin dhe njëkohësisht të mbushë pulmonet e tij me ajër për ta përsëritur manovrën.

- Kontrolli i ekspirimit bëhet duke dëgjuar me vëmendje zhurmën e ajrit që del nga

pulmoni i pacientit.

Respiracion gojë me hundë

- Siguron një prurje më të vogël të volumit hyrës krahasuar me teknikën e mëparshme,

megjithatë, ndonjëherë zgjedhja është e detyruar nga prania e traumave në kavitetin oral.

- Procedura bëhet si më sipër.

- Insulfimi me perdorimin e mjete ndihmese

Page 18: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

18

Kanjulimi orofaringeal

- Për të penguar rënien e gjuhës

- Për të siguruar kalueshmërinë e ajrit në rrugët e ajrit

- Për të siguruar një hyrje të thjeshtë për aspirimin e sekrecioneve.

- Për të mos lejuar mbylljen e gojës gjatë krizave konvulsive.

- N.q.se pacienti nuk e duron ose e nxjerr spontanisht kanjulën, atëhere ai ka reflekse të

mjaftueshme dhe e kjo e bën të panevojshme kanjulën.

Teknika e futjes së kanjulës orofaringeale

- Zgjidhen përmasat e kanjulës në relacion me distancën që ndodhet ndërmjet këndit

mandibular dhe buzëve.

- Vendoset kanjula në kavitetin oral duke e mbajtur me kurbaturën e përmbysur lart afër

palatumit.

- Pasi kalohet harku dentar superior, rrotullohet kanjula dhe futet më thellë derisa

ekstremiteti oral i saj prek buzet.

Kanjulimi rino – faringeal

- Përdoret më pak se kanjulimi orofaringeal dhe përdor kanjula të përshtatshme me formë

cilindrike dhe me gjatësi më të madhe, por me diametër më të vogël.

- Teknika – futet kanjula e zgjedhur në narinat nazale të femijes, duke mbajtur kokën e tij

të flektuar mbrapa dhe duke e shtyrë lehtë me levizje gjysmë orare shkohet drejt hyrjes së

koaneve.

Page 19: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

19

- Futet më thellë kanjula derisa ekstremiteti i jashtëm i saj nuk është në kontakt me flegrat

e hundës, dhe kihet kujdes që të mos traumatizohet më tepër mukoza për të mos

provokuar gjakderdhje.

Maska faciale

- Përdoret për të ventiluar pacientin kur disponohen mjete të tjera ndihmëse si balon, ambu

ose baloni me oksigjen.

- Maskat faciale janë të disponueshme me përmasa të ndryshme, që të mund të adaptohen

në formacionet e ndryshme strukturore të individëve të moshavë të ndryshme.

Janë të pajisuar me një dhomë ajri dhe një kordon me gomë të butë përgjatë buzës që

vihet në kontakt me fytyrën, me qëllim që të mund të sigurojë nëpërmjet një force të

mjaftueshme një mbajtje të ajrit, pra të mos ketë rrjedhje të tij.

Baloni Ambu dhe baloni me oksigjen

- Baloni Ambu ka aftësinë të vetëzgjerohet dhe nëpërmjet një sistemi valvulash një

drejtimshe të rimbushet me ajrin e ambjentit dhe ta kanalizojë insuflimin në drejtim të

maskës , gjithashtu mund të lidhet me një burim të furnizimit me oksigjen.

- Baloni me oksigjen nuk ka aftësi të vetëzgjerohet, ka nevojë për një burim gazi që “të

fryhet”.

Page 20: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

20

- Është i ndërtuar nga një qese e lidhur nga njëra anë me një pjesë metalike ku gjendet

vendi i lidhjes për ushqimin me oksigjen dhe një valvul rregulluese që realizon

eleminimin e dioksidit të karbonit të ekspiruar dhe të gazit të tepërt.

- N. q. se individi ka një aktivitet respirator spontan, baloni me oksigjen ndryshe nga

baloni ambu që është rigid, e asiston aktin respirator spontan, në fakt ndihet me dorë

reduktimi i volumit të balonit i shkaktuar nga inspirimi.

Page 21: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

21

- Gjatë insuflimit me këto mjete ndihmëse një sasi ajri mund të hyjë në stomakun e

pacientit që i nënshtrohet insuflimit, kjo shkakton një distension të pareteve të stomakut

dhe mund të stimulojë të vjellat, gjithashtu pengon dhe lëvizjet e diafragmës së pacientit.

Për të evituar këto ushtrohet herë pas here një presion mbi abdomen, në nivel të

stomakut, për të lehtësuar daljen e ajrit.

Intubimi trakeal dhe menaxhimi i rrugëve ajrore

- Ç’janë rrugët ajrore? - rrugët e ajrit janë tubat përmes të cilave duhet të kalojë ajri dhe

oksigjeni para se të arrijnë në mushkëri.

- Kjo përfshin strukturat anatomike që shtrihen nga hunda dhe goja deri në laring dhe

trake.

- Ç’farë është menaxhimi i rrugëve ajrore? - Menaxhimi i rrugëve ajrore siguron

kalueshmërinë e ajrit ne rruget ajrore.

- Është hapi i parë në reanimimin bazë.

- Pse menaxhimi i rrugëve ajrore paraprin menaxhimin e respiracionit dhe

qarkullimit? – N.q.se rrugët ajrore janë plotësisht të obstruktuara, në mushkëri nuk arrin

fare oksigjen dhe nuk largohet dioksidi i karbonit.

- N.q.se oksigjeni nuk arrin në mushkëri, zemra dhe qarkullimi nuk do të kenë oksigjen për

t’ua shpërndarë organeve vitale të trupit.

Intubimi endotrakeal

Vendosja e një tubi me material fleksibël në brendësi të trakesë së një pacienti me qëllim

të ruajë aktivitetin respirator. Në disa raste qëllimi është të pengojë mbushjen e bronkeve

me materiale që vijnë nga stomaku ose për kryerjen e kërkimeve diagnostike.

Behet ne rast te arrestit respirator

Te obstruksionit te rrugeve ajrore

Glasgow Coma Scale nen 8

Page 22: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

22

Ne rast te demtimeve traumatike te trurit

Demtime intra torakale

Shok dekompesiv

Materialet e nevojshme

- Laringoskop me lamë të ndryshueshme

- Pinca Magill

- Mandrin për tubin trakeal

- Kateter steril për aspirimin e sekrecioneve

- Shiringë për të fryrë manshetën e tubit

- Leucoplast për të fiksuar tubin

- Lubrifikues për tubin

- Stetoskop për të verifikuar pozicionin e tubit në pulmone

- Tuba trakeal

Intubimi oro-trakeal

- Pacienti duhet të jetë në pozicion supin me kokën në hiperekstension mbrapa dhe

lehtësisht të ngritur nga plani i vendosjes së trupit.

- Duke qëndruar pas kokës së pacientit, vendosim lamën e laringoskopit në kavitetin oral

dhe n.q.se është e nevojshme bëhet heqja e sekrecioneve, gjakut, të vjellave ose

substancave të tjera që mund të jenë në rrugët e frymëmarrjes, trupa të huaj.

Page 23: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

23

- Vizualizimi i kordave vokale si më poshtë:

- Komprimohet gjuha me lamën e laringoskopit kundrejt pareteve dhe spostohet në anë,

futet më thellë lama e laringoskopit aq sa mjafton për të parë epiglotisin, shikohen kordat

vokale.

- Rëshkasim tubin e lubrifikuar përgjatë lamës së laringoskopit dhe e vendosim ndërmjet

kordave vokale.

- Heqim sekrecionet e mundshme duke kaluar në brëndësi të tubit me një kateter të ri

aspirimi.

- Lidhim tubin me balonin ambu dhe ventilojmë

- Fryjmë manshetën e tubit aq sa mjafton për të mos lejuar shfryrjen e gazeve të insufluar

nga goja, kontrollohet me stetoskop e ventilohen të dy pulmonet në rast të kundërt

shfryhet mansheta dhe rregullohet pozicioni.

- Fiksohet mirë me leukoplast që të mos lëvizi.

Intubimi rino trakeal – Vendosja e tubit bëhet nëpërmjet narinave të hundës.

- Intubimi i verber. – kjo përdoret në rastet e urgjencës ekstreme, ose kur nuk disponohet

materiali i nevojshëm. Kryhet me rrugë rino-trakeale kur pacienti e ka ende respiracionin.

Duke vendosur veshin pranë tubit dëgjohet kur ekspiron pacienti dhe shtyhet tubi me

shpejtësi, në këtë mënyrë ai duhet të hyjë në trake. Realizimet më të fundit të një tubi

faring- trake, për intubim të verbër në situata të veçanta të urgjencës, lejon të ventilohet i

sëmuri dhe n.q.se pjesa distale e tubit është futur në ezofag.

- Manovra e intubimit përbën një moment delikat, që mund të shkaktojë incidente tek

mushkëritë, mund të stimulojë të vjella, ndërsa ulja e reflekseve të kollës dhe gëlltitjes

mund të lejojnë inhalacionin e të vjellave.

Page 24: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

24

- këtë qëllim është e nevojshme të përdoret manovra Sellick, e cila bëhet duke ushtruar

presion mbi kartilagon krikoide me qëllim që të ulet trakea dhe të mbyllet ezofagu, i cili i

komprimuar nga trakea nga njëra anë dhe nga plani i vertebrave nga ana tjetër, tenton të

kolabohet.

- Me qëllim që të evitohet refleksi i vjelljes, nevojitet të shmanget çdo lloj presioni mbi

bark gjatë intubimit. Një tjetër incident që vihet re gjatë kësaj manovre, është ajo që ka të

bëjë me sistemin kardio-vaskular, kjo për shkak se lama e laringoskopit mund të

stimulojë zonat e inervuara nga nervi vagus, duke shkaktuar në këtë mënyrë aritmi, madje

të rënda deri në një arrest kardiak.

Tubat endotrakealë

- Diferencohen nga forma, materialet dhe karakteristikat e përdorimit.

- Zakonisht ata që përdoren për intubimin oro-trakeal, janë pak të përkulur, me majë të

rrumbullakosur më shumë se ata që përdoren për intubim rino-trakeal.

- Tubat pa manshetë përdoren më tepër për nonatët dhe fëmijët.

- Ndërmjet tubave të veçantë që përdoren në anestezi përmendim:

- Për intubim selektiv të bronkut të majtë, tubi Carlenus dhe tubi Robert Shaw

- Për intubim selektiv të bronkut të djathtë, tubi white dhe tubi Robert Shaew (i djathtë).

Page 25: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

25

Cilat janë indikacionet për intubim trakeal

• Obstruksioni i rrugëve ajrore. Trakea duhet intubuar n.q.se rrugët e ajrit janë

obstruktuar dhe nuk mund të happen me manovrat; hiperekstensioni i kokës, tërheqje e

mandibulës, vendosje e mejove orale, maska faciale etj.

Oksigjenim jo i përshtatshëm. N.q.se saturimi i oksigjenit është më pak se 90%, pavarësisht

përdorimit të oksigjenit me flukse të larta përmes maskës faciale, duhet bërë intubimi. Nga tubi

endotrakeal sigurohet një shpërndarje 100% e oksigjenit. Faktorë të tjerë që duhen marrë në

konsideratë janë: efikasiteti i debitit kardiak, sasia e hemoglobinës, prania e hipoksemisë kronike

dhe shkaqet e hipoksemisë

Ventilimi jo i përshtatshëm. Kur ndodh hipoventilimi, presioni i dioksidit të karbonit në

gjak rritet progresivisht, ai ul gjithashtu Ph e gjakut (acidozë respiratore).

• Me rritjen e niveleve të dioksidit të karbonit, pacienti bëhet jo koshient.

• Ulja e Ph sistemik mund të shoqërohet me irritabilitet jo normal të miokardit.

• N.q.se shfaqen këto, pacienti duhet ti nënshtrohet intubimit trakeal dhe ventilimit

mekanin.

Rritja e punës së frymëmarrjes. Normalisht muskujt respiratorë llogariten se

konsumojnë më pak se 5% të konsumit total trupor të oksigjenit.

• Në pacientë me insuficiencë respiratore, kjo mund të rritet deri në 40%. Është e vështirë

të vlerësohet puna e frymëmarrjes nëpërmjet ekzaminimeve klinike.

• Sidoqoftë pacientët që kanë një respiracion të shpejtë, respiracion paradoksal, ose që

përdorin muskujt ndihmës, kanë një rritje të punës për respiracion.

• Fillimisht gazet e gjakut arterial mund te jenë normal në këta pacientë, më pas

muskulatura e respiracionit lodhet dhe bëhet insuficiente, duke shkaktuar oksigjenim dhe

ventilim të papërshtatshëm. Intubimi trakeal dhe ventilimi mekanik janë të domosdoshëm

për të reduktuar distresin respirator.

Proteksioni i rugëve ajrore. Në pacientët që janë zgjuar, reflekset mbrojtëse të rrugëve

të ajrit normalisht parandalojnë aspirimin pulmonar të përmbajtjes gastrike.

• Pacientët me një status mental të alteruar si pasojë e shkaqeve të ndryshme mund të

humbasin këto reflekse mbrojtëse.

• Humbja e reflekseve të rrugëve të ajrit i ekspozon ata me rriskun e rritur për pneumoni

aspirative, e cila shoqërohet me morbiditet dhe mortalitet të rritur. Intubimi trakeal me

një tub me manshetë mund të ulë riskun për aspirim dhe permirson punën e

frymëmarrjes.

Tubi orotrakeal.

Avantazhet duke e krahasuar me tubin nazotrakeal.

Page 26: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

26

• Një tub me lumen më të madh mund të kalohet më mirë përmes gojës sesa përmes

hundës, duke lehtësuar frymëmarrjen spontane dhe duke ulur punën e frymëmarrjes.

• Vendosja e një tubi orotrakeal është një procedurë teknike më e shpejtë se vendosja e një

tubi nazotrakeal. Kjo është shumë e rëndësishme kur nevojitet një intubim i shpejtë.

• Tubi orotrakeal nuk shkakton traumë lokale dhe predispozitë për sinuzit.

Disavantazhet. Tubi orotrakeal fiksohet më me vështirësi se nazotrakeal.

• Një fashim rreth qafës ( i nevojshëm për fiksimin e tubit orotrakeal) mund të pengojë

drenimin venoz (e rëndësishme n.q.se ekziston një presion intracranial i rritur) dhe

ushtron veprim prerës në cepat e buzëve.

• Për shkak të vështirësisë në fiksimin e tij, tubi orotrakeal lëviz më shumë brënda trakesë.

Është i vështirë kujdesi për gojën në prezencë të tubit orotrakeal. Mund të ketë

disfunksion kronik laringeal dhe stenozë trakeale në vendin e balonit.

• Tubi nazotrakeal. Përdoret më pak. Ata mund të predispozojnë për traumë lokale dhe

sinuzit, dhe duhen vendosur vetëm për indikacione specifike dhe të përkohëshmë.

Komplikacionet e intubimit endotrakeal.

Gjatë intubimit shfaqen:

• Laringospazmë

• Laceracion

• Dëmtim i buzëve ose i gjuhës

• Dëmtim i dhëmbëve nese ka

• Aspirim në rrugët e frymëmarrjes

• Perforacion i orofaringut, trakesë, ezofagut

• Epistaksis

Pas intubimit

• Laringospazëm,

• tharje të fytit,

• edemë glotike

Intubimi për një kohë të gjatë mund të rezultojë me stenozë trakeale, trakeomalaci, ulçerim të

mukozës trakeale

Trakeotomia • Trakeotomia. – është një manovër urgjence, që ka si qëllim të rivendosë një komunikim

me pemën bronkiale duke praktikuar një çarje në trake. Indikacion për trakeotomi të

urgjencës është prezenca e një obstruksioni në rrugët e sipërme ajrore.

• N.q.se individi ka ende aktivitet respirator, dyshohet për obstruksion kur ai ka shfaqe te

cianozes, inspirimi është i zgjatur, shumë i sforcuar dhe i zhurmshëm.

Page 27: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

27

N.q.se nuk e ka humbur ende koshiencën shfaqet shumë i axhituar dhe i çon në mënyrë insistuese

duart në grykë.

• Para se të bëhet trakeotomia duhet përdorur çdo manovër e cila bën të mundur

ekspulsionin spontan të një trupi të huaj të mundshëm në rrugët ajrore.

• Manovra më e përdorur është manovra Heimlich.

• Qëllimi i saj është të shfytëzohet shtytja e sasisë më të madhe të ajrit prezent, që del

jashtë me forcë.

Manovra përsëritet disa herë duke e mbajtur subjektin të përkulur përpara me kokën ulur dhe

duke e kontolluar herë pas here në gojë se mos ka dalë trupi i huaj.

• Për të praktikuar një trakeotomi në urgjencë, vendi i zgjedhur është membrana

krikotiroide.

• Kur disponohet një age e madhe është e mundur të evitohet çarja e kartilagos krikotiroide

duke e perforuar atë pasi është bërë incizioni nën lëkurë ose kur nuk disponohen objekte

prerëse inserohet menjëherë me rrugë perkutane duke patur kujdes për të mos hyrë në

ezofag duke e kaluar trakenë.

• Për trakeotomi përdorim disa kanjula të montuara për trakeotomi.

Page 28: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

28

Trakeostomia • Ashtu si trakeotomia dhe kjo ka si qëllim të mbajë një komunikim me ambjentin e

jashtëm përmes një incizioni trakeal, por nuk është një masë e urgjencës ekstreme.

Kërkon një përgatitje kirurgjikale të një stome me rrethinat e përcaktuara mirë, stroma

trakeale është e fiksuar me lëkurën. Është një intervent që mund të zhvillohet vetëm në

ambient spitalor dhe kërkon respektim maksimal të normave të sterilitetit.

• Indikacionet për këtë janë:

• Pengesë në kalimin e ajrit (stenozë, trauma, malformacione etj.)

• Pengesë apo pamundësi e individit për të nxjerrë jashtë sekrecionet bronkiale.

• Insuficiencë e rëndë respiratore acute ose kronike, trakeostomia redukton rezistencat ndaj

fluksit të ajrit dhe hapësirën e vdekur anatomike.

Page 29: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

29

Masazhi i jashtëm kardiak

• Praktikohet kur gjatë palpacionit të arterieve të mëdha (femorale dhe karotide) nuk preket

pulsi, ose kur është shumë i dobët, ai është një element i rëndësishëm i reanimimit

kardio-pulmonar.

• Qëllimi i masazhit të jashtëm kardiak është të rivendoset qarkullimi e për rrjedhojë

transporti i oksigjenit.

N.q.se subjekti nuk ventilohet në mënyrë të mjaftueshme, siç ndodh në përgjithësi, është e

nevojshme të asistohet ky aktivitet siç është përshkruar në teknikat e respiracionit artificial.

Teknika e masazhit kardiak ekstern në neonatët dhe fëmijët

• Në neonatët dhe latantët duhet mbajtur parasysh që apeksi kardiak është më afër paretit

të brendshëm të sternumit, si dhe të merret në konsideratë volumi i reduktuar trupor.

• Kompresionet që kryejmë nuk duhet të shkaktojnë një ulje të sternumit më të madhe se 2-

3cm. Ritmi që duhet mbajtur duhet të jetë 100 kompresione në minutë për neonatin dhe

80 për fëmijët më të rritur.

• Kapet me të dy duart thoraxi i fëmijës në mënyrë që gishtat dhe palmat e duarve të

operatorit të krijojnë një sipërfaqe mbështetjeje për shpinën.

• Gishtat e mëdhenj të të dy duarve vihen njëri mbi tjetrin në sipërfaqen e sternumit 1 cm

poshtë linjës intermamare.

• Ushtrohet me gishtat e mëdhenj kompresione, ritmike dhe uniforme me frekuencë në

përputhje me moshën e të sëmurit.

Aspirimi i sekrecioneve bronkiale

• Qëllimi – Të lëvizen dhe të nxirren sekrecionet nga pema bronkiale e personave që nuk

janë në gjendje të sigurojnë eleminimin e tyre.

• Materialet që nevojiten:

• Kateter për aspirim të madhësive të ndryshme

• Doreza sterile

• Ujë me solucion dizinfektant të ngjyrosur për të mos alternuar pamjen e sekrecioneve.

• Një aspirator.

• Kateteri futet nëpërmjet hundës, gojës, trakeostomisë, një tubi endotrakeal.

• Aspirimi trakeo bronchial i drejtuar.

• Aspirimi përmes një tubi të vendosur në trake.

• Aspirimi përmes kanjulës së tarkeostomisë

• Monitorimi i presionit endokranial

Page 30: Tema: Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati Pedagogu

Menaxhimi I rrugëve respiratore te neonati

30

Referencat

Grant # H33 MC06683-02 from the Department of Health and Human Services, Health

Resources and Services Administration, Maternal and Child Health Bureau

“Mjekësia e urgjencës bashkëkohore”

Petrit Bara

Funding from the Washington State Department of Health

Funding from the University of Washington Department of Anesthesiology

The Harborview Anesthesiology Research Center

World Health Organization 2005

2005 American Heart Association Guidelines

for Cardiopulmonary Resuscitation

and Emergency Cardiovascular Care

Hansen AK, Wisborg K, Uldbjerg N, Henriksen

TB: Risk of respiratory morbidity in

term infants delivered by elective caesarean

section.