Upload
others
View
30
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE
Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË
FRANCË, VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA
KANDIDATI:
Msc. Ina ZALLËMI
UDHËHEQËS SHKENCOR:
Prof.Assoc. Dr. Merita (VASO) XHUMARI
TIRANË, 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
2
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE
Disertacion i paraqitur nga:
Msc. Ina ZALLËMI
Në kërkim të gradës shkencore:
“DOKTOR”
Në
“Studime Evropiane dhe Integrim Evropian”
Tema: ZHVILLIMI I POLITIKAVE SOCIALE NË SHQIPËRI DHE NË FRANCË,
VENDI QË ZËNË FËMIJËT NË KËTO POLITIKA
Drejtimi: Politikë dhe qeverisje në BE
UDHËHEQËS SHKENCOR:
Prof.Assoc. Dr. Merita (VASO) XHUMARI
Mbrohet në dt. ___. ___. 2017 përpara jurisë së përbërë nga:
1. ________________ _________________ Kryetar
2. ________________ _________________ Anëtar (oponent)
3. ________________ _________________ Anëtar (oponent)
4. ________________ _________________ Anëtar
5. ______________________ _______________________ Anëtar
TIRANË, 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
3
PËRMBAJTJA
PËRMBAJTJA ...................................................................................................................................... 3
HYRJE .................................................................................................................................................... 4
PARATHËNIA ................................................................................................................................... 19
KAPITULLI I PARË
POLITIKAT SOCIALE DHE SHTETI SOCIAL
1.1 Nevojat e rikonstruktimit të sistemit social ................................................................. 22
1.2 Politika sociale si proces, nga përballja individuale e risqeve sociale drejt
institucionalizimit të sistemit të mbrojtjes sociale ........................................................... 28
1.3 Ndërhyrja e shtetit në funksion të mirëqenies sociale të individit ............... 45 1.4 Shteti i mirëqenies sociale në një shoqëri të globalizuar dhe shteti social
evropian ......................................................................................................................................... 49
1.5 Fëmijët pjesë integrale e politikave sociale dhe mirëqenia e tyre ......................... 52
KAPITULLI I DYTË
INKUADRIMI SOCIO-LIGJOR I POLITIKAVE SOCIALE ME NË QENDËR
FËMIJËN
2.1. Politikat sociale me në qendër fëmijën, rasti shqiptar nën vështrimin e ligjit Nr.
10347 datë 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmjëve” .................................... 64
2.2. Politikat sociale me në qendër fëmijën. Rasti francez nën vështrimin e ligjit të
14 marsit 2016 “Mbi mbrojtjen e fëmijëve” ....................................................................... 72
2. 3 Legjislacioni evropian mbi të drejtat e fëmijëve ....................................................... 78
2.4 Institucionalizmi i sistemit francez të mbrojtjes së fëmijëve .......................... 83 2.5 Pikat e takimit të sitemit francez të mbrojtjes së fëmijëve dhe atij shqiptar. ..... 89
KAPITULLI I TRETË
ANALIZA E MIRËQENIES SOCIALE TË FËMIJËVE NËPËRMJET
DIMENSIONEVE SOCIALE
3.1. Dimensioni i mirëqenies materiale tek fëmija në Shqipëri dhe në Francë ......... 91
3.2 Dimensioni i strehimit dhe mjedisit për fëmijën në Shqipëri dhe në Francë... 102
3.3 Dimensioni i arsimit tek fëmijët në Shqipëri dhe në Francë ................................ 111
3.4 Dimensioni i shëndetit dhe sigurisë në Shqipëri dhe në Francë ......................... 120
3.5 Dimensioni i sjelljeve me risk në Shqipëri dhe në Francë ................................... 138
3.6 Dimensioni i cilësisë së jetës shkollore në Shqipëri dhe në Francë .................. 152
KONKLUZIONE ............................................................................................................................. 166
BIBLIOGRAFIA ............................................................................................................................. 174
LISTA E SHKURTIMEVE : ......................................................................................................... 182
LISTA E TABELAVE .................................................................................................................... 183
LISTA E GRAFIKËVE .................................................................................................................. 183
SHTOJCA ......................................................................................................................................... 185
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
4
HYRJE
Gjeneza e këtij punimi bazohet në zhvillimet e vrullshme socio-ekonomike
dhe politike që ka përjetuar vendi ynë pas viteve ‘90, në prirjet e tij për të pasur një
koherencë me vendet e zhvilluara perëndimore dhe njëkohësisht, me përpjekjet
konkrete për t’i drejtuar politikat sociale drejt standardeve të Bashkimit Evropian.
Në këtë kuadër, do të trajtohet një analizë e ciklit të plotë kronologjik të
politikave sociale dhe pasojat e tyre në mirëqenien e fëmijës si qytetar i ardhshëm i
shoqërisë, si dhe njohja e së drejtës së veçantë të fëmijës për një standard të
përshtatshëm jetese. Zhvillimi dhe e ardhmja e fëmijës është subjekt i plotësimit të
nevojave jetike, të cilat janë unike në sasi dhe cilësi.
Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve përcakton se:
1. Shtetet Pale njohin te drejten e cdo femije per nje nivel jetese te
mjaftueshem per zhvillimin e tij fizik, mendor, shpirteror, moral dhe shoqeror.
2. Pergjegjesine per te siguruar kushtet e nevojshme te jeteses per zhvillimin e
femijes, brenda kufijve te mundesive dhe mjeteve te tyre financiare, e kane ne radhe
te pare prindi ose prinderit, si dhe/ose personat e tjere pergjegjes per rritjen e femijes.
3. Shtetet Pale marrin masat e duhura, sipas kushteve kombetare dhe
mundesive te tyre, per te ndihmuar prinderit dhe personat e tjere pergjegjes per
femijen, qe te vene ne jete kete te drejte dhe, ne rast nevoje, per te siguruar nje
perkrahje materiale dhe programe mbeshtetjeje, sidomos lidhur me ushqimin,
veshmbathjen dhe banimin.
4. Shtetet Pale marrin te gjitha masat e duhura per te siguruar marrjen e
pensionit ushqimor te femijes nga prinderit e tij ose nga personat e tjere qe kane
pergjegjesi financiare ndaj tij, brenda ose jashte vendit. Ne vecanti, ne rastet kur
personi qe ka nje pergjegjesi financiare ndaj femijes jeton ne nje shtet tjeter nga ai i
femijes. Shtetet pale favorizojne aderimin ne marreveshjet nderkombetare ose
perfundimin e marreveshjeve te tilla si dhe miratimin e rregullimeve te tjera te
duhura.1
Në kuadër të politikave publike ekziston një numër i konsiderueshëm
politikash sociale mbi një mbështetje specifike, ndihma për familjen dhe fëmijët.
Familja, por kryesisht fëmija, shihet si vazhdimësia e shoqërisë. Kjo lidhet me
detyrimet e të gjitha vendeve që kanë ratifikuar Konventën Ndërkombëtare të të
Drejtave të Fëmijëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në 1989. Duke u
bazuar në këto linja, përgjatë këtij punimi, do të trajtohet zhvillimi në kohë dhe në
hapësirë i politikave sociale me fokus konceptimin e vendit të fëmijës në këto
politika.
Politika sociale "nuk është një term teknik në kuptimin e saj të pastër ... [ajo]
është përdorur në lidhje me politikat e qeverisë, kur veprimet e saj kanë një ndikim të
drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve, duke ofruar shërbimet dhe përfitimet
1 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, http://www.infocip.org/al/?p=3261, konsultimi i fundit qershor
2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
5
sociale… Politikat sociale kanë lindur nga nevojat e shoqërisë për t'iu përgjigjur
problemeve sociale. Ato përbëjnë një fushë të veçantë të politikave publike dhe
karakterizohen nga një dinamike e vazhdueshme.
Kuptimi i termit "politikat sociale" ka evoluar në kohë. Ky term mund t’i
referohet tri kuptimeve2.
Së pari, politika sociale do të konsiderohet si një veprim i shoqërisë në vetvete
dhe në marrëdhëniet mes anëtarëve të shoqërisë.
Së dyti, përfshin ndërhyrjen publike për klasat sociale më të rrezikuara, për të
transformuar kushtet e jetesës së punëtorëve dhe punonjësve, për t’i mbrojtur ata dhe
për të parandaluar risqet sociale.
Së treti, në një mënyrë më të përcaktuar, i referohet ndihmës sociale për
shtresat më të varfra të shoqërisë dhe, këto politika, konsiderohen si një përgjigje ndaj
nevojave bazike sociale.3
Këto tri kuptime të politikave sociale plotësojnë njëra-tjetrën dhe
bashkërendohen në funksionimin praktik të këtij termi.
Ky bashkërendim do të pasqyrohet në përgjegjësinë e shtetit për zbatimin e tyre
nëpërmjet një kuadri ligjor të rregulluar, për të trajtuar një problem ekonomik, politik
ose shoqëror që kërkon ndërhyrje në formën e nxitjes, mbështetjes, inkuadrimit,
monitorimit, parandalimit dhe mbrojtjes. Këto ligje përfshihen brenda sistemit të
mbrojtjes sociale, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm ekonomik. Sipas Organizatës
Ndërkomëtare të Punës: « Mbrojtja sociale është përgjigja ndaj nevojës për siguri në
kuptimin më të gjerë të kësaj fjale, përmes procesit të solidaritetit social dhe jo thjesht
një sistem instrumentash që garantojnë këtë siguri »4.
Politikat sociale reflektojnë dhe kontribuojnë për të evoluar marrëdhëniet
midis shtetit dhe shoqërisë civile, midis autoriteteve publike, individëve dhe grupeve
sociale, pra kjo korrespondon me gjithçka që prek funksionimin e shoqërisë dhe
kryesisht marrëdhëniet sociale brenda saj. Roli i tyre është të identifikojnë grupet
sociale dhe problemet tipike dhe t’u përgjigjen në formën e përfitimeve, veprimeve
parandaluese apo ndërhyrjeve. Ato janë të karakterizuara nga një cikël kohor:
formulohen, zhvillohen, përshtaten me nevojat në ndryshim dhe në mënyrë të
vazhdueshme lindin nevoja të reja sociale të cilat trajtohen në kuadër të solidaritetit
kombëtar apo të ndërhyrjeve të autoriteteve publike.
Duke u mbështetur në këtë konceptim të gjerë të politikave sociale, vlen të
theksohet se çdo vend zhvillon politikat e tij të përshtatura me veçoritë sociale,
ekonomike dhe politike.
Kombinimi i variablave kohë dhe hapësirë, lejon të analizohet në mënyrë të
plotë zhvillimi i misionit social në një shoqëri, për garantimin dhe zhvillimin e të
drejtave të fëmijëve.
2 Rayssiguier Y, Jégu J, Laforcade M. Politiques sociales et de santé, comprendre et agir, Rennes :
Presses de l’EHESP, juin 2012 3 Po aty 4 ILO. Into the twenty-first century : the development of social security : a report to the Director-
General of the International Labour Office on the response of the social security system in
industrialised countries to economic and social change. Geneva : International Labour Office ; 1984
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
6
Analizimi i politikave sociale me fokus fëmijën, përbën një objekt hulumtimi
sa interesant aq edhe kompleks, sepse bazuar tek përkufizimi i sipërpërmendur i
Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, politikat sociale
prekin të gjitha funksionet e një shoqërie.
Gjatë trajtimit të karakteristikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, një
vëmendje e veçantë i kushtohet funkioneve sociale të shoqërisë shqiptare të pas viteve
’90, si dhe zhvillimeve më të fundit të politikave sociale në këtë fushë.
Duhet të theksojmë se si në planin kombëtar edhe në atë evropian, politikat sociale në
dhjetëvjeçarin e fundit konsiderohen prioritare.
Gjatë analizës të sistemit social shqiptar dhe francez trajtohet me prioritet
vendi i fëmijës në këto sisteme, duke konsideruar dallimet dhe veçoritë që
karakterizojnë secilin nga sistemet. Edhe pse ekzistojnë shumë perspektiva
krahasuese disa prej tyre supozojnë se asnjë fakt social në të vërtetë nuk është i
kuptueshme jashtë kontekstit kulturor në të cilën ai ideohet dhe zhvillohet.
Gjithashtu, synohet të trajtohet kuadri ligjor, aktorët dhe roli i tyre në këto
politika, duke sjellë një ilustrim rreth vendit që i kushtohet mbrojtjes sociale të
fëmijëve. Këta elementë analizohen në kontekstin e shoqërisë shqiptare, duke u
referuar në tiparet e politikave sociale me në qendër fëmijën në shoqërinë franceze.
Nëse fillesat e politikave të mirëfillta sociale për fëmijët në Francë analizohen
në kontekstin historik të pas Luftës së Dytë Botërore, në vendin tonë analiza
përqendrohet në periudhën e pas viteve 1990, periudhë e cila shënon funksionimin e
një shoqërie demokratike. Kjo nuk do të thotë se ne sistemin socialist nuk ka pasur
politika sociale për fëmijët, por, për efekt studimi, është zgjedhur kjo periudhë
kohore, për aktualizimin e çështjes së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.
Një nga arsyet e zgjedhjes të kësaj teme studimi është ruajtja e vlerave dhe
parimeve që shoqëria do të mbrojë dhe të trashëgojë në gjeneratat e ardhshme. Çdo
sistem shoqëror vlerëson figurën e fëmijës, vlerësim që varion në funksion të :
zhvillimeve historike të vendit, modeleve socio-ekonomike, prirjeve pedagogjike,
inkuadrimit të mekanizmave dhe dispozitivave në fushën e shëndetësisë, vizionit dhe
rolit të familjes, si dhe rëndësisë së shkollës në formimin e fëmijës. Të gjithë këta
elementë përbëjnë variabla të rëndësishëm që lejojnë identifikimin e nivelit të
zhvillimit të politikave sociale me në qendër fëmijën.
Pse duhet të zgjedhim për të krahasuar Shqipërinë dhe Francën? Cili është
interesi i krahasimit të dy logjikave tërësisht të ndryshme siç janë politikat sociale me
fokus fëmijët?
Shqipëria dhe Franca janë dy vende me kontekste të ndryshme ekonomike,
politike dhe socio-kulturore. Kontrasti është i dukshëm mes dy shoqërive. Franca
është një vend i ndikuar nga një frymë social-demokrate në ndërmarrjen e politikave,
ekziston një nivel i lartë i lirisë ekonomike dhe ka një respektim të madh të drejtësisë
sociale5. Ndërsa vendi ynë, sipas literaturës të shfrytëzuar në lidhje me këtë fushë
5 Gosta Esping-Andersen, Les trois mondes de l'Etat-providence. Essai sur le capitalisme moderne,
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
7
studimi, ka një ndikim të fuqishëm të neoliberalizmit, i cili karakterizohet nga një
kufizim i rolit të shtetit në jetën e individit.
Qasja krahasuese mes dy modeleve të sistemit të politikave sociale (Shqipëri-
Francë) lidhet njëkohësisht me arsye personale dhe shkencore:
Së pari, Franca përfaqëson një mjedis shoqëror mbi të cilin disponohen
njohuri të thelluara rreth funksionimit të sistemit shoqëror, ekonomik dhe politik të
këtij vendi dhe sepse, ky sistem konsiderohet i konsoliduar në fushën e politikave
sociale për fëmijët dhe familjen.
Së dyti, edhe pse këto dy vende paraqesin dy modele ose dy lloje shoqërish
dhe organizimesh të ndryshme shoqërore, në këtë punim do të adaptohet një krahasim
vertikal, bazuar në krahasimin e zhvillimit të nivelit ekonomik sipas Lawrence
Friedman. Krahasimet vertikale korrespondojnë me ato që ndodhin midis vendeve me
nivele shumë të ndryshme ekonomike, sociale dhe teknologjike6.
Së treti, theksohet gjithashtu se Franca është një nga vendet themeluese të
Bashkimit Evropian, ku Shqipëria ka nisur procesin e integrimit.
Së katërti, shpesh politikat sociale të familjes dhe fëmijës, të ndërmarra në
Francë kanë qenë frymëzuese në ngritjen e politikave sociale dhe linjave orientuese të
Evropës sociale.
Qëllimi i punimit është të ofrojë një panoramë të marrëdhënieve të reja të
qytetarit me shtetin, qasjet e ndryshme të perceptimit të familjes, perspektivat mbi
edukimin e fëmijëve, konceptimin mbi ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale
në secilin prej dy vendeve, si edhe të paraqesë një analizë krahasuese të dy sistemeve.
Objektivi bazë i studimit fokusohet në analizën e aksionit të autoritetetve
publike mbi mirëqenien e fëmijëve.
Çështjet kryesore kërkimore rreth të cilave do të orientohet analiza e nivelit të aksionit
të autoriteteve publike janë:
-A mund të konsiderojmë këtë aksion publik të instrumentalizuar nëpërmjet
politikave sociale apo do të ngelemi në nivelin teorik të tyre?
-A ideohen këto politika sociale duke konsideruar nevojat specifike përgjatë gjithë
ciklit të jetës së fëmijës?
-A janë përfaqësuese të nevojave reale, politikat sociale të ndërmarra për fëmijët?
Analiza e sistemit social francez do të qëndrojë në një plan të dytë, pasi
sistemi francez përbën një burim frymëzimi dhe suksesi në fushën e politikave sociale
për fëmijët.
Interesi dhe rëndësia që shfaq ky punim është krahasimi midis dy sistemeve.
Analiza e një sistemi të vetëm politikash sociale me në qendër fëmijën, nuk lejon të
kuptojmë në detaj se si ky sistem është ndërtuar. Marrja në studim e dy sistemeve të
ndryshme, sjell elemente të koherencës ose mospërputhjes me specifikat e secilit.
Kjo qasje është një metodë krahasimi që evidenton dallimet apo ngjashmëritë
coll. Le lien social, éd. PUF, 1999, 310 p 6 Vigour Cécile, ,La comparaison dans les sciences sociales. Pratiques et méthodes, Paris, La
Découverte , 2005, p 164
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
8
midis dukurive. Realitetet nuk do të ishin të krahasueshme, në qoftë se do të
përkufizonin "krahasimin" si përballje të kategorive të njëjta.
Ideja e një krahasimi të tillë nuk synon të klasifikojë politikat sociale me në
fokus fëmijën si politika më të mirat apo me të këqija, por do të analizohen realitete të
lidhura me një kontekst të caktuar social-historik që shpjegon gjendjen e fenomenit7.
Një pikë e fortë takimi midis dy rasteve konkrete të studimit është aderimi i
dy vendeve në Konventë mbi të Drejtat e Fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e
Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor 1989, si një nga
aktet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare në të cilën janë parashikuar të
drejtat dhe detyrimet në të gjitha fushat e jetës së fëmijës, të grumbulluara në një
mënyrë kaq të plotë dhe të detajuar si në asnjë akt tjetër juridik në fushën e të drejtave
të fëmijëve. Kjo Konventë është ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në
shkurt 1992 dhe ka hyrë në fuqi në mars 19928. Ratifikimi i saj nga Kuvendi bazohet
në nenin 16 të Dispozitave Kryesore Kushtetuese (1991). Kuadri ligjor pas ratifikimit
të Konventës ka pësuar ndryshime rrënjësore me qëllim përshtatjen e tij me dispozitat
e Konventës. Në Kushtetutën e Republikës së Shqiptërisë (neni 122)9 përcaktohet se
çdo marrëveshje ndërkombetare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm
juridik, pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ajo zbatohet në
mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i
saj kërkon nxjerrjen e një ligji.
Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar, me ligj ka epërsi mbi ligjet e
vendit që nuk pajtohen me të. Kjo dispozitë e Kushtetutës është e një rëndësie të
veçantë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, sepse edhe në rastet kur në
legjislacionin e brendshëm ka mangësi mund të zbatohet direkt Konventa e OKB-së
për të Drejtat e Fëmijëve. Të drejtat e fëmijës dhe ato të njeriut në përgjithësi kanë
pësuar përmiresime të ndjeshme nëpërmjet reformave ligjore dhe institucionale, duke
synuar arritjen e standardeve evropiane, në fushën e politikave sociale.
Në kuadër të përshtatjes së legjislacionit të brendshëm me Konventën e OKB-
së mbi të Drejtat e Fëmijëve, janë miratuar një sërë ligjesh dhe vendimesh të cilat
direkt apo indirekt, ndikojnë në përmirësimin e të drejtave të fëmijës në Republikën e
Shqipërisë.
Për të analizuar veprimtarinë e autoriteteve publike të mbrojtjes së fëmijëve në
Shqipëri, do të duhet të identifikohen: strukturat përgjegjëse të këtij sistemi, profili i
punonjësve në këto struktura, kapacitetet si dhe mekanizmat e vlerësimit të
performancës së mbrojtjes së të drejtave të fëmijës. Bazat e strukturave të këtij sistemi
janë të përcaktuara brenda kuadrit ligjor të kësaj fushe.
Krahasimi i dy modeleve të sistemeve të politikave sociale lejon të kuptojmë
zhvillimin e këtyre politikave edhe pse kjo paraqitet si një proces kompleks, por i
7 Po aty 8Konventë mbi të Drejtat e Fëmijëve,
https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pdf, konsultimi i fundit
mars 2016 9Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_protect/---
protrav/---ilo_aids/documents/legaldocument/wcms_127390.pdf, konsultimi i fundit mars 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
9
domosdoshëm.
Të gjitha debatet mbi politikat sociale, identifikojnë shumllojshmërinë e
konflikteve ideologjike, përpjekjeve për të pasur influencë, pushtet, logjikat
mbizotëruese mbi çështjet politike, ekonomike etj. Rezultatet e këtyre ndikimeve të
shumta dhe kontradiktore, nuk mund të jenë kurrë një tërësi homogjene dhe
koherente. Ato janë produkt i zhvillimeve të njëpasnjëshme dhe dinamike, duke u
përshtatur me qëllimet dhe nevojat e përcaktuara në kohë dhe hapësirë. Asnjëherë
këto politika nuk mund të marrin në konsideratë tërësinë e kompleksitetit të realitetit
shoqëror, të cilit i adresohen. Gjithmonë përdoren skematizime dhe kartografi të
thjeshtëzuara të nevojave për ndërtimin e një aksioni social10.
Arsyetimet që kanë çuar në lindjen e politikave sociale, logjikës së
funksionimit dhe evoluimit të tyre, na ndihmojnë të krijojmë një prezantim teorik dhe
një analizë praktike të funksionalitetit të politikave në drejtim të mbrojtjes dhe
zhvillimit të të drejtave të fëmijëve.
Ky kërkim shkencor bazohet në metodologjinë e përdoruar në raportin
ndërkombëtar « Karahasim i mirëqenies së fëmijëve në vendet e OECD-së »11 të vitit
2009 si dhe në literaturën specifike për standardet e jetesës së fëmijëve dhe
dimensionet e tyre të përcaktuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të
Drejtat e Fëmijëve e vitit 1989.
Përgjatë këtij punimi janë analizuar dimensione të ndryshme të mirëqenies së
fëmijës, duke konsideruar jo vetëm zhvillimin e tij fizik, por gjithashtu kushtet e jetës
nga pikëpamja materiale, mjediset edukative dhe disa aspekte të mirëqenies
subjektive të lidhura me marrëdhëniet e fëmijës në shoqëri. Optika e zgjedhur është
tejet e gjerë për të dhënë një përkufizim të mirëqenies së fëmijëve që konsideron të
drejtat politike apo mundësitë dhe kënaqësisë që u ofrohen fëmijëve.12
Indikatorët janë zgjedhur në mënyrë të tillë që të mund të mbulojnë periudha të
ndryshme të fëmijërisë, kur të dhënat e lejojnë. Nëpërmjet kësaj analize synohet të
jepet informacion i shfrytëzueshëm nga dy qasje të pranishme në fushën e analizës së
mirëqenies së fëmijëve.
Qasja e parë vendos theksin në procesin e zhvillimit të kapacitetit konjitiv, social apo
emocional përgjatë fëmijërisë dhe nga ky fakt lejohet të identifikohen mangesitë e
akumuluara përgjatë kësaj periudhe.
Ndërsa qasja e dytë është e lidhur me garantimin e disa të drejtave të fëmijëve
për sa i përket kushteve të jetesës, aksesit në përkujdesin parësor dhe në shërbimet që
mund të favorizojnë zhvillimin fizik dhe konjitiv tek fëmija.
Krahasimi i propozuar në këtë analizë vendos theksin gjithashtu në një varietet
të madh indikatorësh që sjellin informacion mbi situatën e fëmijëve në tri fusha
kryesore: niveli i jetesës, edukimi dhe parandalimi i problemeve të shëndetit apo të
10 Vigour Cécile , La comparaison dans les sciences sociales. Pratiques et méthodes, Paris, La
Découverte, 2005, p 164 11 Studim krahasues mbi mirëqenien e Fëmijëve në vendet e OECD-së,
http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm, konsultimi i fundit janar 2016 12 Thévenon Olivier, « Indicateurs comparés du bien-être des enfants dans les pays de l'OCDE »,
Informations sociales, 4/2010 (n° 160), p. 20-29
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
10
zhvillimit të disa sjelljeve me risk.
Në mënyrë që të matim mirëqenien e fëmijëve, duke ju referuar aksionit
publik, janë përzgjedhur gjashtë dimensione që mbulojnë aspektet kryesore të jetës së
fëmijëve : mirëqenia materiale, strehimi dhe mjedisi, arsimimi, shëndeti dhe siguria,
sjelljet me risk dhe cilësia e jetës në shkollë. Secili prej këtyre dimensioneve
kombinon disa indikatorë, të cilët janë zgjedhur për ndjeshmërinë e tyre në lidhje me
zgjidhjen që u jepet nga autoritetet publike. Çdo indikator, në mënyrë individuale,
sjell informacion mbi ndërtimin dhe zbatimin e politikave përgjegjëse të fushës.
Përcaktimi i variablave të kërkimit shkencor nëpërmjet dimensioneve dhe
indikatorëve të mirëqenies së fëmijës do të lejojë mbledhjen e të dhënave që do të
mundësojnë verifikimin e hipotezës.
Secili nga këto gjashtë dimensione të mirëqenies së fëmijës, përfaqësohet nga një seri
indikatorësh.
Si njësi e analizës është konsideruar më tepër fëmija se familja. Studimet mbi
varfërinë dhe mirëqenien e fëmijëve janë adaptuar në një qasje të përqendruar
tek fëmija.
Indikatorët janë sa më aktualë të jetë e mundur dhe sjellin një panoramë të
mirëqenies së fëmijëve sa më reale.
Indikatorët janë nxjerrë nga mbledhja e standardizuar e të dhënave apo nga
burime zyrtare.
Indikatorët mbulojnë të gjithë stadet e zhvillimit të fëmijës nga lindja deri në
moshën 17 vjet apo të gjithë individët nën moshën 18 vjet.
Në kuadër të kësaj metodologjie, struktura e indikatorëve të mirëqenies së
fëmijëve e trajtuar në lidhje me aksionin publik është bazuar në tri faza: në fëmijërinë
e hershme, ne fazën ndërmjetëse të fëmijërisë dhe fazën e «fëmijërisë» së rritur.
Përparësia e një strukture të tillë shpjegohet nga një sërë arsyesh, të cilat përfshijnë
rëndësinë e një qasjeje të zhvillimit të fëmijërisë dhe faktin se mirëqënia mund të
matet në mënyra të ndryshme në mosha të ndryshme të fëmijës.
Disa nga inidikatorët e përdorur në këtë studim janë specifikë sipas moshës së
fëmijës. Kur është paraqitur mundësia, indikatorët janë trajtuar për të tri periudhat e
fëmijërisë. Megjithatë, për të pasur një përfaqësim sa më të mirë të të tri periudhave të
fëmijërisë janë përfshirë një numër indikatorësh specifikë të moshës, si pesha e
lindjes, ushqyerja me gji dhe vaksinimi (të cilat lidhen me fëmijërinë e hershme) dhe
indikatorë të sjelljeve me risk (të cilat lidhen me fëmijërinë e vonë).
Indikatorët synojnë të përqendrohen në politikat publike që lidhen me
mirëqenien e fëmijëve. Në këtë studim do të favorizohen indikatorët për të
cilët lidhja shkakësore midis veprimit publik dhe përmirësimit të mirëqenies
është relativisht e drejtpërdrejtë dhe johipotetike.
Në secilën nga gjashtë dimensionet e mirëqenies së fëmijëve është privilegjuar
nocioni i komplementaritetit në përzgjedhjen e indikatorëve. Ky
komplementaritet merr forma të ndryshme.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
11
- Mosha e fëmijës. Nëse një indikator është përqendruar në fëmijët e një
moshe të caktuar, indikatorët e tjerë të të njëjtit dimension do të sjellin
informacion mbi mbi një tjetër stad të fëmijërisë.
- Duhet të merret në konsiderate efektiviteti dhe nocioni i barazisë.
Indikatorët duhet të vlerësojnë shpërndarjen e rezultateve brenda vendit,
element që i jep indikatorit nocionin e barazisë, por edhe jep rezultate
efektive.
- Mirëqenia e fëmijëve sot dhe zhvillimi i tyre në të ardhmen. Indikatorët
marrin në konsideratë jo vetëm mirëqenien aktuale të fëmijëve por dhe
perspektivën e zhvillimit të tyre, për të vlerësuar nivelin e jetës sot si dhe
mënyrën se si e përgatit shoqëria të ardhmen e fëmijëve.
- Mbulimi i rezultateve brenda të njëjtit dimension. Është e dëshirueshme të
mbulohen disa nëndimensione të rëndësishme brenda çdo dimensioni si
për shembull: shëndeti fizik dhe mendor në kuadër të dimensionit
shëndetësor.
Janë përdorur tre indikatorë për të matur mirëqenien materiale të fëmijëve.
I pari ka të bëjë me të ardhurat mesatare të disponueshme të familjeve me
fëmijë nën moshën 18 vjeç.
I dyti analizon shkallën relative të varfërisë së fëmijëve nën moshën18 vjeç.
I treti trajton përqindjen e fëmijëve nën 15 vjet, të privuar nga nevojat bazë në
fushën e edukimit, mjete materiale që janë të rëndësishme për ecurinë e suksesshme
në shkollë.
Këto tre indikatorë janë përqëndruar tek fëmija si njësi e analizës. Megjithatë,
në rastin e matjes së të ardhurave të disponueshme dhe varfërisë, të ardhurat e
familjes i atribuohen fëmijës.
Dy indikatorët e parë mbulojnë fëmijët e të gjitha moshave, ndërsa të dhënat
për burimet e nevojave në fushën e edukimit korespondojnë me fëmijët 15 vjeçarë.
Nëpërmjet operacionalizimit të indikatorit të mirëqenies materiale synohet të matet
barazia dhe eficienca. Duhet theksuar se të ardhurat mesatare familjare përdoren për
të matur eficiencën (realizimi i një rezultati maksimal me minimumin e mjeteve te
disponueshme), ndërsa niveli i varfërisë tek fëmijët mat barazinë në shoqëri. I pari
identifikon se si një vend mund t’u sigurojë të ardhura të mjaftueshme familjeve me
fëmijë, ndërsa i dyti identifikon fëmijët që jetojnë në familje në varfëri ekstreme.
Të ardhurat mesatare të familjes së fëmijëve pasqyrojnë produktin e
brendshëm bruto (PBB) për frymë, korrelacionin midis të ardhurave të familjes dhe
PBB për frymë.
Varfëria monetare e fëmijëve matet nga përqindja e familjeve me fëmijë me
një të ardhur ekuivalente më të ulët se 40% të të ardhurave mesatare kombëtare, kjo
bazuar në Konventen mbi Standardet Minimale te Mbrojtjes Shoqërore nr.102/1952 të
ratifikuar nga qeveria shqiptare në dhjetor 2005. Të dhënat mbi këtë indiktor janë
siguruar në burimet zyrtare pranë INSTAT13.
13 INSTAT, http://www.magjistratura.edu.al/504-konventa-nr-102-per-sigurimet-shoqerore-standardet-
minimale-ligji-nr-9442-16-11-2005.html, konsultimi i fundit janar 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
12
Indikatori i privimit arsimor është përdorur për të vlerësuar burimet dhe mjetet që
lejojnë fëmijët për të studiuar. Fëmijët nga 15 vjet konsiderohen në gjendje të privimit
arsimor, kur ata kanë më pak se katër elementet bazë nga tetë elementët e
domosdoshem të standardit minimal te jetesës që janë: një tavolinë për studim, një
vend të qetë për të punuar, një kompjuter që ju nevojitet për studim, një software
didaktik, një lidhje interneti, një makinë llogaritëse, tekste shkollore. Kjo duke u
bazuar në metodologjinë e përdorur në sudimin “Krahasimi i mirëqenies së fëmijëve
në vendet e OECD-së”14.
Indikatorin e privimit nga nevojat bazë në fushën e edukimit do ta lidhim
drejtpërsëdrejti me mungesën e të ardhurve në familjen e fëmijës. Për të qartësuar
konceptimin e privimit të fëmijës në fushën e edukimit, theksojmë se në këtë studim
do të konsiderojmë të privuar në fushën e edukimit të gjithë fëmijët që janë pjesë e
familjeve të programit të ndihmës ekonomike. Arsyeja pse do t’i trajtojmë këta fëmijë
të privuar në fushën e edukimt, lidhet me përfitimet e ulta të
ofruar në para në kuadër të këtij programi15.
Strehimi dhe mjedisi i banimit konsiderohet si një dimension i rëndësishëm për
përcaktimin e mirëqenies së fëmijës, duke u bazuar në njohjen e së drejtës për çdo
fëmijë, për një nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror,
moral dhe social të fëmijës. Konventa e të Drejtave të Fëmijëve e Organizatës së
Kombeve të Bashkuara thekson rolin specifik të shteteve për të mbajtur në kontroll
kushtet në të cilat jetojnë fëmijët në lidhje me strehimin (Neni 27.3)16.
Dy indikatorë janë marrë në konsideratë në dimensionin e strehimit dhe
mjedisit. E para mat cilësinë e strehimit për fëmijët, duke regjistruar numrin e
fëmijëve që jetojnë në kushte të mbipopulluara. E dyta regjistron numrin e fëmijëve
që jetojnë në një banesë të zhurmshme dhe në një mjedis në kushte të këqija
higjienike.
Indikatorët në lidhje me strehim dhe mjedisin janë të fokusuar tek fëmijët për
aq sa ato i referohen kushteve të jetesës së tyre. Për matjen e këtij indikatori jemi
bazuar në të dhënat e studimit të INSTAT-it mbi Matjen e Standardeve të Jetesës
2012.
Të gjithë indikatorët në dimensionin e strehimit dhe të mjedisit fokusohen tek
fëmijët e moshës 0 deri në 17 vjet. Të dhënat synohet të jenë përfaqësuese për të
gjitha familjet me fëmijë. Strehimi dhe mjedisi karakterizojnë kushtet e jetës së
fëmijëve dhe familjeve të tyre. Këta faktorë janë të ndjeshëm drejtpërsëdrejti ndaj
14 Studim krahasues mbi mirëqenien e Fëmijëve në vendet e OECD-së,
https://www.oecd.org/fr/els/famille/44361091.pdf, konsultimi i fundit janar 2016 15 Raport UNICEF, https://www.unicef.org/albania/sq/children_27593.html, konsultimi i fundit janar
2016 16 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
http://www.infocip.org/al/?p=3261, konsultimi i fundit janar 2016
Shtetet Palë marrin masat e duhura, sipas kushteve kombëtare dhe mundësive të tyre, për të ndihmuar
prindërit dhe personat e tjerë përgjegjës për fëmijën, që të vënë në jetë këtë të drejtë dhe, në rast
nevoje, për të siguruar një përkrahje materiale dhe programe mbështetjeje, sidomos lidhur me
ushqimin, veshmbathjen dhe banimin.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
13
veprimeve të autoriteteve publike, si për shembull: mundësia e përfitimeve të
strehimit.
Indikatorët trajtojnë përqindjen e fëmijëve që jetojnë në kushtet më të
pafavorshme të strehimit dhe mjedisit. Këta indikatorë lidhen me disa rezultate në
drejtim të zhvillimit të fëmijës, por jo vetëm. Ky dimension lidhet me të ardhmen e
fëmijëve dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë me situatën e tyre në të tashmen.
Për të vlerësuar ndikimin e dimensionit të arsimimit në mirëqenien e fëmijës
janë përdorur dy indikatorë. I pari trajton rezultatet në mësime, të cilat korrespondojnë
me rezultatet mesatare në testet e leximit, matematikës dhe shkencës në programin
PISA, ndërsa indikatori i dytë, sjell përqindjen e fëmijëve 15 -18 vjeç të cilët nuk janë
as të punësuar as në arsim apo trajnim profesional.
Të dy këta indikatorë kanë në qendër fëmijën, pra, fëmija është njësia e
analizës dhe rezultatet në mënyrë direkte janë të fëmijëve. Por, duhet theksuar se të
dhëna mbi ecurinë e fëmijëve brenda këtij dimensioni, janë vetëm për fëmijët që
ndjekin shkollat të cilat nuk vuajnë nga paaftësia fizike ose që kanë vështirësi në të
mësuar.
Nuk është e mundur që të vlerësohen arritjet e të mësuarit gjatë gjithë
periudhës së fëmijërisë, megjithatë, mund të krijohet një ide mbi përfitimin e
njohurive nga ana e fëmijës gjatë gjithë periudhës së arsimit të detyruar.
Edhe pse gjendja familjare është e lidhur ngushtë me rezultatet shkollore të fëmijës,
në shumë drejtime të jetës së individëve ka një ndërhyrje të autoriteteve publike për të
vepruar si në rezultatet shkollore, por dhe në fushën e pabarazisë në edukim. Shkollat
janë një vend i rëndësishëm i përgatitjes së fëmijëve për moshë madhore, si në planin
social ashtu edhe në atë ekonomik.
Dimensioni i shëndetit bazohet në tetë indikatorë që janë të organizuar sipas
ciklit të jetës së fëmijëve. Tre indikatorët e parë vdekshmëria foshnjore, nënpesha në
lindje dhe ushqyerja me gji, i përkasin fëmijërisë së hershme. Dy të tjerët në vijim
janë përgjegjës për nivelin e vaksinimit kombëtar kundër kollës së mirë dhe të fruthit
në moshën 2 vjet. Aktiviteti fizik gjatë periudhës së ndërmjetme të fëmijërisë dhe
fëmijërisë se mëvonshme është përfshirë në dimensionin e shëndetit, sepse ai
reflekton përqindjen e fëmijëve të moshës 11, 13 dhe 15 vjet, që kanë ushtruar çdo
ditë të paktën një orë aktivitet fizik gjatë javës para anketimit. Dy indikatorët e fundit
kanë të bëjnë me nivelin e vdekshmërisë të fëmijëve nga 1 deri në 18 vjet për çfarëdo
lloj shkaku qoftë edhe vetëvrasje.
Dimensioni i shëndetit merr në konsideratë më shumë indikatorë se çdo dimension
tjetër. Të dhënat mbi këtë dimension ofrojnë mbulim më të plotë në të gjitha fazat e
fëmijërisë.
Në termat e dimensionit, sjelljet me risk është pjesërisht e lidhur me shëndetin,
pasi ajo shpesh mund të ketë pasoja negative për shëndetin fizik. Megjithatë, sjelljet
me risk janë gjithashtu një indikator antisocial, sepse shumë sjellje të rrezikshme kanë
një risk negativ dhe kanë një ndikim në nivel individual si: varësia ndaj alkoolit,
drogës dhe dhunës. Këto sjellje janë të lidhura edhe me rezultate të ulta shkollore.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
14
Indikatorët e marrjes së riskut trajtojnë përqindjen e fëmijëve 15 vjeçarë që
pijnë rregullisht duhan, të rinjtë 13 - 15 vjeç të cilët raportuan të kenë qenë më shumë
se dy herë në gjendje të dehur dhe niveli i lindshmërisë tek vajzat nga 15 -18 vjet.
Dimensioni i cilësisë së jetës në shkollës përmbledh dy indikatorë. I pari i
referohet konflikteve që fëmija mund të ketë në shkollë, duke ju referuaar kryesisht
fenomenit të bulizmit. E dyta pasqyron kënaqësinë e përgjithshme të fëmijës mbi jetën
në shkollë.
Çdonjëri nga dimensionet është bazuar në standardet ndërkombëtare të
përcaktuara në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës.
Dimensionet e trajtuara në kuadër të kësaj metodologjie janë në përputhje me
studimet e UNICEF-it (2007) dhe Bradshaw et al. (2007)17.
Vlen të përmendet gjithashtu dhe një dakordësi në parim në lidhje me
standardet e mirëqenies midis vendeve të zhvilluara, vendeve të OECD-së dhe
vendeve nënshkruese të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e
Fëmijëve, element që përforcon edhe më shumë trajtimin e këtij punimi doktoral.
Duke konsideruar arsyetimin e mësipërm, mund të ngremë hipotezën e
studimit: Në vendin tonë, ekziston një mospërputhje midis politikave sociale me në
qendër fëmijën të sanksionuara përmes akteve ligjore dhe zbatimit të tyre në praktikë.
Kështu, përballja e variablave të përfshira në hipotezën e punimit, synon të
evidentojnë efektivitetin e aksionit publik mbi mirëqenien e fëmijëve nëpërmjet
implementimit të politikave sociale për fëmijët.
Hipotezën e ngritur do ta konstekstualizojmë brenda konceptit të
performativitetit. Ky koncept së fundmi është zbatuar me sukses në shkencat sociale
dhe ka ndikuar sipas disa studiuesish si një riorientim i dyfishtë epistemiologjik. Nga
njëra anë kemi të bëjmë me një riorientim gjuhësor, që ka sjellë një interes të madh
për “komunikimin” në fusha që ishin të panjohura, si për shembull studimi i
praktikave shkencore, i veprimtarive juridike apo edhe i shkencave të organizimit. Në
anën tjetër, kemi të bëjmë me një riorientim praktik që ka ngjallur shumë interes për
kërkime të cilat synojnë të përshkruajnë dhe të kuptojnë veprimin dhe veprimtaritë që
përbëjnë objektin e kërkimit.18
Këto dy lëvizje kanë vendosur në qendër çështjet që lidhen jo vetëm me të
shprehurit e veprimit/aksionit, por gjithashtu natyrën pragmatike të të shprehurit, që
do të thotë vetë aktet e të shprehurit. Me këtë zhvendosje, koncepti i performativitetit
kapërcen kuadrin e filozofisë së të shprehurit të zakonshem për t’u përballur me
objekte dhe tradita shumë të ndryshme.
17 Studim UNICEF, https://www.unicef-irc.org/publications/pdf/iwp_2013_3.pdf, konsultimi i fundit
janar 2016
18 Goran Goldkuhl, Practice Theory vs Practical Theory: Combining Referential and Functional
Pragmatism, Schatzki et al., 2001
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
15
Në kundërshtim me përkufizimin e karakterit performativ, nën idenë “të
japësh vlera” të J.-L. Austin (1970), kërkohet të specifikohen raste të ndryshme që të
prezantuarit/të thënit nuk “konstaton” një veprim, aksion apo situatë, por përbën një
veprim/aksion në vetvete. Duke studiuar dhe rastet “të thuash do të thotë të bësh”, ai
shkëputet nga pjesa më e madhe e idesë të filozofisë tradicionale të të shprehurit. Të
dallohen rastet që lidhen me peformativen dhe të konstatuarit nuk është e thjeshtë.
Karakteri eksplicit i disa prezanimeve performative nuk mjafton për ta klasifikuar me
siguri në performativitet. Në këtë rast, do të përballemi me situata që i mendonim të
largëta: ajo që ndan të vërtetën dhe jo të vërtetën.
Një herë që bëhet konstatimi, J.L. Austin anashkalon çështjen e
performativitetit si një cilësi “e pastër” që i atribuohet enoncimeve specifike, për të
“rimarë problemin nga fillimi” dhe shqyrton hapësirat pragmatike të gjithë enoncimit.
J.L. Austin e trajton këtë hapësirë pragmatike të përbërë nga aktet domethënëse, aktet
që kanë forcë dhe aktet që kanë efekt.
Duke vepruar kështu, në mënyrë eksplicite pranohet kalimi nga problematika e
dallimit midis performativitetit dhe konstatimit në një teori të akteve.
Për të vërtetuar hipotezën e ngritur përgjatë punimit, do të analizohet në detaje lidhja
midis zhvillimit te politikave sociale dhe rëndësisë që i jepet mbrojtjes së të drejtave
të fëmijëve në praktikë, nëpërmjet implementimit të këtyre politikave sociale.
Operacionalizimi i këtyre variablave do të realizohet përmes analizës së politikave
sociale të ndërmara nga të dy vendet. Mirëqenia e fëmijëve në këtë studim është
vlerësuar duke përdorur indikatorë të shumtë që lidhen me ndjeshmërinë ndaj
veprimit të autoriteteve publike. Për arsye pjesërisht pragmatike, mirëqenia e fëmijëve
konsiderohet si një koncept shumëdimensional. Ky pragmatizëm është diktuar nga një
kufizim i të dhënave teorike dhe praktike si dhe nga skepticizmi në lidhje me aftësinë
e fëmijëve të vegjël për t'iu përgjigjur pyetjeve mbi mirëqenien e tyre. Ky studim u
mbështet në të dhëna cilësore, statistikore dhe analizë krahasuese.
Qasja sasiore na lejon një shtrirje më të gjerë të studimit me një kampion
shumë të madh dhe përgjithësim të të dhënave, ndërsa përmes qasjes cilësore i jepet
kuptim gjetjeve që rezultojnë prej studimit sasior dhe njëkohësisht mundësohet një
analizë e thelluar krahasuese. Për të pasur një panoramë të plotë të politikave sociale
me në qendër fëmijën në Shqipëri dhe në Francë do të na duhet të kombinojmë këto
dy qasje në një perspektive krahasuese.
Qëllimi i përdorimit të metodave cilësore të mbledhjes së të dhënave qëndron
në kërkimin, kuptimin dhe shpjegimin e fenomeneve, si dhe ndikimin e tyre në
mendësinë e njerëzve. Kjo shërben gjithashtu për të kufizuar paragjykimet që çdo
qenie njerëzore ka, përsa i përket relacioneve me njerëzit e tjerë në shoqëri.
Për të analizuar përfaqësimin social të fëmijës do të përdoret teknika e analizës së
përmbajtjes. Kjo teknikë na lejon të kuptojmë rëndësinë e figurës së fëmijës në
politikat sociale.
Zgjedhja e një qasjeje krahasuese bëhet një mjet që lejon realizimin e një
analize sa me objektive brenda studimit. Si pasojë, krahasimet ndërkombëtare janë dy
instrumentet e dijes dhe të njohjes: ato ofrojnë kontraste për të analizuar veçoritë
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
16
unike të një modeli kombëtar dhe pasojat e tyre. Sipas Badie dhe Hermet (2001)19,
metoda e kontrasteve dramatike është unike në atë që thekson veçantinë e çdo vendi,
çdo historie, çdo kulture, duke theksuar ndikimin e pranisë apo mungesës së një
fenomeni apo institucioni20.
Për të realizuar një krahasim midis dy sistemeve të ndërmarrjes së politikave
sociale mbi fëmijët, me logjika kaq të ndryshme është e nevojshme të gjendet një
kriter neutral krahasimi. Në qoftë se ne kemi miratuar një krahasim midis variablave
tradicionale, si niveli i investimeve publike në fushën e politikave sociale për fëmijët,
përfitimet financiare dhe me shërbime alternative të familjeve me fëmijë etj., Franca
pozicionohet gjithmonë në krye. Por nëse i referohemi një koncepti krahasimi të
paanshëm apo neutral si përfaqësimi i fëmijës nëpërmjet politikave sociale në çdo
njërën nga këto dy vende, hulumtimi krahasues bëhet më interesant.
Së pari, për shkak se nuk ka një përfaqësim të fëmijës nëpërmjet politikave
sociale më të mirë apo më të keq: ka përfaqësime të ndryshme të fëmijës nëpërmjet
këtyre politikave, të cilat kanë evoluar në kohë.
Së dyti, çdo shoqëri ka një këndvështrim të veçantë për fëmijën. Në të dy
vendet karakteristikat janë shumë të ndryshme në bazë të një shumëllojshmërie
variablash: si vizioni i familjes, roli i gruas në shoqëri, vendi i shtetit në familje.
Së treti, modeli francez konsiderohet një model i përparuar në shërbimet dhe
përfitimet që u ofrohen fëmijëve, i cili duhet të shërbeje si model referimi, duke
konsideruar proceset e integrimit të vendit tonë në BE.
Studimi empirik kombinon dy instrumenta kërkimore: Intervista gjysmë të
strukturuara dhe përdorimin e të dhënave dytësore statistikore, të siguruar nga burime
zyrtare.
Intervistat individuale gjysmë të strukturuara do të shërbejnë për të marrë
mendimin e ekspertëve në vendin tonë, për të kuptuar domethënien e politikave
sociale me në qendër fëmijën, si dhe statusin e fëmijës brenda këtij sistemi. Janë
realizuar 30 intervista me ekspertë dhe studiues të politikave sociale. Ata u
përzgjodhen në bazë të eksperiencës së tyre profesionale në sistemin e mbrojtjes së
fëmijëve si dhe profilit të fushës brenda këtij sistemi. Ky kampion përbëhet nga
kërkues të fushës, hartues të politikave publike, ekspertë, drejtues të institucioneve
ekzekutuese të këtyre politikave, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për
mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konkretisht intervistat janë realizuar
në Bashkinë e Korçës
- pranë Drejtorisë së Shërbimit të Kujdesit Social
- pranë Njësisë së Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijës
në Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë
- pranë Sektorit të Kurrikulës dhe Cilësisë
- pranë Sektorit të Shërbimit Psiko-Social
në Drejtorinë e Shëndetit Publik Korçë
- pranë Sektorit të Higjienës Shkollore
19 Hermet Gay, Bertrand Badie, La politique comparée, Paris, Armand Colin 2001 20 Bray M., Adamos B., Mason M., Pratiques et methodes, Paris, La Découverte 2005/ Recherche
comparative en éducation. Approches et méthodes, Editorial De Boeck, Bruxelles 2010
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
17
- pranë Sektorit të Mjekësisë së Përgjithshme të Shëndetit Publik
në përfaqësinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara Tiranë
në Drejtorinë e Shërbimit Social Shtetëror Korçë/Fier/Kukës
Fakti që në kampionin e të intervistuarve janë përfshirë përfaqësues të sektorit
publik dhe sektorit jofitimprurës, do të na lejojë të analizojmë funksionalitetin e
politikave sociale me në qëndër fëmijën në dy këndvështrime. Pjesa më e madhe e
intervistave është realizuar në rajonin e Korçës, kjo, duke u bazuar në një logjikë
decentralizuese në nivelin administrativ, politik dhe fiskal. Thënë ndryshe, politikat
sociale janë të unifikuara në të gjithë vendin dhe strukturat lokale (me përjashtim të
disa veçorive gjeografike dhe klimaterike) funksionojnë në mënyrë identike përsa i
përket përgjegjësive ligjore në garantimin e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve.
Shfrytëzimi i të dhënave statistikore të mbledhura sipas mënyrave të
standardizuara, na lejojon të operojmë në analizën e korelacionit të indikatorëve të
ndryshëm për të krijuar një panoramë sa më të qartë mbi politikat sociale me në
qendër fëmijën në Shqipëri. Duhet të theksohet fakti, se për realizimin e krahasimit të
nivelit të mirëqenies së fëmijëve në të dy vendet përgjatë këtij punimi, për rastin
francez do t’i referohemi të dhënave të mbledhura për realizimin e raportit
« Karahasim i mirëqenies së fëmijëve në vendet e OECD-së » të 2009 si dhe në
studimin “Fëmijët në vendet e zhvilluara” të realizuar nga UNICEF-i në vitin 2013.
Në bazë të metodologjisë së adaptuar në këtë studim, të gjitha të dhënat do të
sjellin fragmente të rëndësishme mbi mirëqenien e fëmijëve, ndërsa korrelacioni i të
gjithë indikatorëve do të na sjellë informacion më të qartë mbi aksionin e autoriteteve
publike mbi këtë çështje.
Ky punim është i organizuar në tre kapituj:
Kapitulli i parë “Politikat sociale dhe shteti social ”, ofron një trajtim të
kornizës teorike të këtij punimi, si element i rëndësishëm për perceptimin shkencor të
tij. Kapitulli çelet me argumentimin e nevojës për rikonstruktim të sistemit të
mbrojtjes sociale në vendet e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, si një
bashkërendim të politikave ekonomike dhe sociale. Kapitulli vijon me argumentin
mbi nevojën për institucionalizimin e këtyre ndryshimeve bazuar në vlerat e
solidaritetit shoqëror sipas tezës së Émile Durkheim.
Në vazhdimësi të trajtimit do të jepet një paraqitje e procesit të politikave
sociale si e vetmja mënyrë që mundëson shndërrimin e një problematike në një
preokupim për autoritetet publike. Ky proces merr një rëndësi të veçantë, sepse
individi në një shoqëri shfaq pamundësinë për të menaxhuar individualisht të gjitha
risqet që ai has në ciklin e jetës.
Më pas do të trajtohen tipet e sistemeve të mbrojtjes sociale, aksioni i
autoriteteve publike, nëpërmjet të cilit do të operohet për t’i ardhur në ndihmë
individit dhe njëkohësisht niveli i ndërhyrjes së shtetit në jetën e individëve dhe
familjeve.
Për të pasur një koherencë me fenomenin e globalizimit apo më konkretisht
me evropianizimin e sistemit social, do të trajtohet ndikimi që ushtron procesi
globalizues në zhvillimin e politikave sociale për fëmijët.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
18
Duke deduktuar drejt qëllimit kryesor të këtij punimi, kapitulli i pare mbyllet
me shqyrtimin e vendit që zë fëmija në një shoqëri, në politikat sociale dhe perceptimi
i mirëqenies së tij.
Kapitulli i dytë “Institucionalizimi i politikave sociale me në qendër fëmijën”,
sjell një panoramë të legjislacionit të sistemit social shqiptar dhe atij francez, si dhe
një analizë të institucioneve përgjegjëse të implementimit të këtyre politikave.
Për rastin shqiptar analiza do të konkretizohet nëpërmjet ligjit të mbrojtjes sociale të
vitit 2010 dhe jepe një perspektivë të situatës me ligjin e 2017-s.
Ndërsa për rastin francez elementët kryesorë të sistemit të mbrojtjes sociale
analizohen nën vështrimin e ligjit 2014 mbi mbrojtjen e fëmijëve.
Duke konsideruar procesin e integrimit evropian të vendit tonë dhe sistemin
francez si pjesë të sistemit social evropian, në vazhdimësi të këtij kapitulli trajtohet
gjithashtu legjislacioni evropian mbi të drejtat e njeriut si dhe dispozitivat e ndërmarra
nga Këshilli i Evropës si një promovues i këtyre të drejtave. Ky kapitull synon të
krijojë një qasje të nevojave sociale të fëmijëve të shpalosura në kapitullin e parë të
këtij punimi, përballë sistemit ligjor dhe strukturave implementuese të legjislacionit
vendas dhe të direktivave evropiane.
Kapitulli i tretë “Analiza e mirëqenies sociale të fëmijëve nëpërmjet
dimensioneve sociale” analizon gjashtë dimensionet që ndikojnë drejtpërsëdrejti në
mirëqenien e fëmijës. Ashtu sikurse cilësohet në metodologjinë e punimit, këto
dimensione lejojnë të gjykohet niveli i aksionit publik mbi mirëqenien e fëmijës në
shoqëri. Çdonjëri nga dimensionet trajtohet nëpërmjet indikatorëve që sillen në
mënyrë të shifruar dhe me ilustrime tabelore dhe grafike. Kjo lejon leximin e situatës
mbi çdo indikator në vendin tonë si dhe evoluimin në kohë të fenomeneve. Në këtë
kapitull trajtohet mirëqenia sociale e fëmijëve në shoqërinë franceze si dhe një analizë
analoge e indikatorëve që lejojnë të vlerësohet niveli i mirëqenies së fëmijëve nën
aksionin e autoriteteve publike.
Ndërthurja e elementëve teorikë, institucionalizimi i sistemin social në të dy
vendet, analiza cilësore dhe sasiore e indikatorëve të dimensioneve të mirëqenies
sociale, na mundëson që përgjatë këtij kapitulli të trajtohen pikat e dobëta dhe pikat e
forta të evidentuara në analizën e mirëqenies sociale të fëmijës.
Konkluzionet e punimit e vendosin situatën në një perspektive pozitive, duke
u frymëzuar në modelin social francez dhe evropian. Aplikimi i instrumentit të
Metodës së Hapur të Koordinimit përcakton se çfarë mund të përfitojë Shqipëria nga
përvoja franceze dhe në përgjithesi nga standardet evropiane, për të garantuar
mirëqenien e fëmijës dhe zbatimin e të drejtave themelore të fëmijës të përcaktuara në
legjislacionin shqiptar.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
19
PARATHËNIA
Kohët e fundit ka pasur një numër të madh studimesh krahasuese
ndërkombëtare për politikat sociale me në qendër fëmijën. Shumica e këtyre
studimeve synojnë të bëjë krahasime të përgjithshme që do të thotë se ata krahasojnë
politikat sociale, dispozitivat e tyre, standardet e cilësisë së shërbimit, si dhe
organizimin e insititucioneve ofruese të shërbimeve. Këto tipe analizash janë zhvilluar
nga organizmat ndërkombëtare si OECD-ja, Banka Botërore, Bashkimin Evropian.
Objektivi kryesor i këtyre studimeve është për të prodhuar indikatorë që mund t’u
shërbejnë politikëbërësve dhe për t’u informuar mbi funksionimin dhe performancën
e politikave sociale me në qendër fëmijën në kontekstin ndërkombëtar. Shpesh,
rezultatet e këtyre anketave sjellin një klasifikim të politikave sociale dhe vlerësimin e
performancës duke konsideruar politikat që kryesojnë klasifikimiet më efektive,
efikase dhe më të drejtat. Raportet e këtyre studimeve kanë shërbyer si një burim i
rëndësishëm për këtë kërkim kryesisht për të krijuar sfondin krahasues të studimit dhe
për t’ju referua një standarti. Në këto raporte përforcohet dhe legjitimohet gjithashtu
rëndësia e rritjes së investimeve për mirëqenien e fëmijëve.
Studime të tjera trajtojnë mirëqenien e fëmijëve në nivel kombëtar dhe
ndërkombëtar. Disa prej tyre kanë mundur të kombinojnë rezultate të shumta, të
bazuara në disa dimensione të mirëqenies brenda vendit dhe kanë siguruar rezultate
në rang ndërkombëtar mbi mirëqenien e fëmijëve, UNICEF 2007, Heshmati et al,
2007 Bradshaw et al., 2007 Richardson et al., 2008. Qendra kërkimore UNICEF ka
adoptuar një qasje të bazuar në indikatorë shumëdimensionale të ndara në seksione të
ndryshme. Një nga studimet e krahasuara që është ngritur nga kjo qendër kërkimore
në vitin 2007 është « Perspektiva e varfërisë së fëmijëve »21. Ky studim paraqet një
vlerësim të detajuar të kushteve të jetesës dhe mirëqenien e fëmijëve dhe
adoleshentëve në 21 vende të botës së industrializuar. Ai synon të inkurajojë
monitorimin që lejon krahasimin dhe për të nxit diskutimin mbi promovimin e
politikave për fëmijët.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka botuar në
vitin 2009 studimin « Sigurimi i mirëqenies së fëmijëve, një vlerësim krahasues të
politikave drejt kujdesit për fëmijët në Shtetet Anëtare të tij dhe në vende të tjera »22.
Treguesit e përdorur për këtë punim ofrojnë informacion mbi gjendjen e fëmijëve në
tri fusha kryesore: standardi i jetesës, edukimi dhe parandalimi i problemeve
shëndetësore apo sjellje të caktuara.
Objektiv kryesor i studimit « Sigurimi i mirëqenies së fëmijëve, një vlerësim
krahasues të politikave drejt kujdesit për fëmijët në shtetet anëtare të tij dhe në vende
të tjera », është pasqyrimi i dimensioneve të ndryshme të mirëqenies së fëmijëve duke
21Studim UNICEF,
http://www.onpe.gouv.fr/system/files/publication/rapportUNICEF_bienetredesenfantsdanslespaysriche
s_7_5.pdf, konsultimi i fundit tetor 2016 22 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
20
marrë parasysh jo vetëm kushtet e tyre fizike të jetesës por edhe ato materiale,
mjedisin e tyre arsimor dhe aspekte subjektive të mirëqenies lidhur me marrëdhëniet
që fëmija ka me fëmijët e tjerë. Optika e marrë në studim është mjaft e gjerë dhe
rezulton në një përkufizim të mirëqenies së fëmijëve duke marrë parasysh të drejtat
politike apo mundësitë për rritje (Ben-Arieh dhe Frones, 2007). Për shembull,
materialet shkollore të nevojshme për të studiuar janë përfshirë këtu si një tregues të
mirëqenies të tyre nga varen eventualisht rezultatet e tyre në mësime dhe zhvillimi i
tyre në të ardhshëm. Për sa i përket treguesve, ata janë përzgjedhur për të mbuluar
grupmosha të ndryshme të fëmijërisë.
Në këtë perspektivë është ngritur një tjetër studim, « Mirëqenia e fëmijëve në
vendet e pasura », në një panoramë të përgjithshme të krahasuar i ndërmarrë po nga
qendra kërkimore e UNICEF-it në vitin 2013. Pjesa e parë paraqet një renditje të
mirëqenies së fëmijëve në 29 të vendeve të zhvilluara të botës23.
Pjesa e dytë fokusohet në atë që fëmijët kanë thënë në lidhje me mirëqenien e tyre dhe
paraqet një renditje të nivelit të kënaqësisë së fëmijëve për jetën.
Pjesa e tretë shqyrton ndryshimet në mirëqenien e fëmijëve në ekonomitë e zhvilluara
në vitet 2000-2010, duke marrë në konsideratë progresin e bërë nga secili vend në
drejtim të rezultateve shkollore, niveli i lindshmërise tek adoleshentët, nivelin e
obezitetit tek fëmijët, niveli i bulizmi tek fëmijët, përdorimi i duhanit, alkoolit dhe
substancave narkotike tek të rinjtë.
Si në Francë edhe në vendin tonë, shumica e studimeve të realizuara mbi
politikat sociale me në qendër fëmijën janë ndërmarrë nga organizata joqeveritare dhe
kryesisht ato ndërkombëtare. Kjo jo vetëm për faktin që fëmija është subjekt i optikës
së veprimtarisë së tyre por duhet të theksojmë se këto struktura përfaqësojnë interesin
e shoqërisë civile. Shpesh ky interes do të shprehet nëpërmjet zërit të këtyre
organizatave, të cilat pasqyrojnë në këto studime evidentimet e realizuara nga puna e
tyre empirike.
Në vendin tonë janë realizuar një sërë studimesh që trajtojnë elementë të
veçantë të mirëqenies së fëmijës si: braktisja shkollore, martesat e hershme, varfëria
tek fëmijët etj.. por nuk ekziston një studim ku të analizohen një sërë indikatorësh që
matin mirëqenien e fëmijës. Shqipëria është gjithashtu objekt studimi në raportet apo
analizat ndërkombëtare ku preket mirëqenia e fëmijës por edhe në këto studime
ndërkombëtare për rastin shqiptar nuk analizohet niveli i mirëqenies së fëmijës.
Bazur në elementët përbërës të gjithë studimeve të mëparshme dhe në një
metodologji të mirëpërcaktuar, atë të përdorur në Studim krahasues mbi mirëqenien e
Fëmijëve në vendet e OECD-s është bërë i mundur realizimi i këtij kërkimi shkencor.
Edhe pse nuk mund të të qëndrojë në nivelin e një kërkimi të organizuar nga një
qendër kërkimore është syuar të preken elementë të rëndësishëm që ndikojnë
fuqishëm në mirëqenien e fëmijës.
23 Studim UNICEF, https://www.unicef-irc.org/publications/pdf/rc11_fre.pdf, konsultimi i fundit tetor
2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
21
Zgjedhja e sistemi francez të mbrojtjes së fëmijës për krijimin e një sfondi
krahasues mund të cilësohet si një risi, pasi në përgjithësi raportet dhe analizat
krahasuese janë realizuar kryesisht duke konsideruar vendet e rajonit.
Ky punim si çdo punim tjetër shkencor paraqit limite, për të realizuar një
studim edhe më të plotë mbi mirëqenien e fëmijës, do të ishte e vlefshme të
disponoheshin të dhëna të vazhdueshme dhe të krahasueshme në kohë dhe në hapësirë
mbi dimensionet dhe indikatorët specifikë. Kjo do të lejonte që mirëqenia e fëmijëve
të kthehej më e matshme dhe rrjedhimisht do të identifikoheshin problematikat më
lehtë.
Në kushte ideale, një ekzaminim i mirëqenies mund të ishte organizuar rreth
fazave të fëmijërisë duke pasur një numër të madh të dhënash si: indikatorë të
krahasueshëm të zhvillimit konjitiv dhe të sjelljes të fëmijëve të cilët trajtojnë hyrjen
në arsimin parashkollor dhe arsimin e detyruar. Indikatorët do të rimerren disa vite
pas hyrjes në arsimin e detyruar.
Elementë të tjerë interesante mbi mirëqenien e fëmijës do të ishin të dhënat
për ushqimin e fëmijëve, gjatësia, pesha dhe higjiena dentare në të njëjtën moshë. Të
dhëna konsistente dhe të krahasueshme në kohëzgjatjen e ushqyerjes me gji do të
japin informacion të mëtejshëm mbi të ushqyerit.
Analiza e normës së varfërisë së fëmijëve sipas periudhës së fëmijërisë, do të
ishte e dobishme në përcaktimin e mirëqenies së tij.
Do të ishin gjithashtu të vlefshme të dhënat për sëmundjet kronike si astma
etj., si dhe informacione të krahasueshme për investimet e prindërve për studimin,
informacione mbi të ardhurat që shpenzohen nga familjet për fëmijët.
Të dhënave për periudhën para dhe pas lindjes së fëmijës, duke përfshirë të
dhëna mbi lejën e lindjes, stresin e nënës, konsumimin e duhanit, alkoolit dhe drogës
dhe të ushqyerit gjatë shtatzënisë.
Të gjithë këta elementë mund të përbëjnë objekt kërkimesh të mëtejshme nga
studiues të rinj në të ardhmen.
Përgjatë realizimit të këtij studimit janë hasur një sërë vështirësish, të cilat
janë tejkaluar me mbështetje e shumë personave.
Shpreh një falenderim dhe mirenjohje të veçantë per udheheqësen time,
Prof.asc. dr. MERITA (VASO) XHUMARI. Vlerësoj maksimalisht, profesionalizmin
dhe përkushtimin e saj.
Një tjetër falenderim shkon per te gjithe specialistët e sistemit të mbrojtjes
sociale të fëmijës që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte kanë dhënë kontributin
e tyre të çmuar për realizimin e ketij studimi dhe veçanërisht ata të cilët pranuan pa
hezitim të intervistoheshin.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
22
KAPITULLI I PARË
POLITIKAT SOCIALE DHE SHTETI SOCIAL
Përgjatë këtij kapitulli do të realizohet zhvillimi dhe evoluimi i politikave
sociale si pjesë e rëndësishme e funksionimit të sistemit social. Domosdoshmëria e
ekzistencës të këtyre politikave dhe mënyra se si ato perceptohen në kohë dhe vende
të ndryshme. Gjithashtu do të trajtohet më specifikisht vendi që zënë fëmijët në
politika sociale dhe dimensionimi i mirëqenies së fëmijës.
1.1 Nevojat e rikonstruktimit të sistemit social
Pas Luftës së Dytë Botërore, politikat sociale do të fillojnë gradualisht të marrin
formën e tyre "finale". Në të gjitha vendet evropiane, do të ndërtohet apo do të
restaurohet sistemi i sigurimeve shoqërore mbi baza dhe principe të reja. Polemikat do
të zbehen dhe nën ndikimin e teorisë Keynesiane, politikat sociale do të integrohen
gjithmonë dhe më shumë me politikat ekonomike. Sipas ekonomistit të mirënjohur
Keynes, ndërhyrja e shtetit në jetën e individit justifikohet me qëllimin e vendosjes
apo rivendosjes së ekuilibrit në tregun ekonomik duke ulur efektet e krizave
ekonomike24.
Termi “shtet i mirëqenies sociale” do të haset së tepërmi pak para Luftës së Dytë
Botërore. Tashmë do të braktiset filozofia liberale e sistemit të mbrojtjes sociale, duke
i lënë vendin domosdoshmërisë së ndërhyrjes së shtetit. Kjo filozofi parashikonte një
mbulim social të personave vulnerabël dhe një mbulim individual të risqeve sociale
për pjesën tjetër të popullsisë25.
Bazat e rendit liberal të dala nga revolucioni i shekullit të XVIII janë të implikuar në
mënyrë të qartë. Ideja e mbulimit të detyrueshëm për të gjithë të punësuarit dhe në
mënyrë të tërthortë, për të gjithë qytetarët godet filozofinë e mëparshme të mbulimit
të risqeve.
Qeveritë tani e shohin të nevojshme të realizojnë një kombinim të demokracisë
politike, lirisë ekonomike dhe sigurisë sociale, si dhe do të konstatohet një proces de-
politizimi i shtetit social. Ky konsensus i pasluftës do të finalizohet me konsensusin e
Filadelfias, duke iu referuar Deklaratës së Filadelfias 26(1944) dhe duke ripërcaktuar
objektivat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Neni 1: “Njeriu nuk është një
mall.”
“Konsensusi i Filadelfias” mbështetet në një bazë epistemologjike, për të përkufizuar
në mënyrë të veçantë aktorin social, shtetin, ekonominë dhe rolin e politikave
sociale”.
24 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon 2016, p.7 25 Po aty 26 Deklarata e Filadelfias
http://www.aequitaz.org/wp-content/uploads/2013/01/Declaration_philadelphie2.pdf, konsultimi i
fundit maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
23
Aktori social sipas këtij konsensusi, konceptohet si një individ me vullnet të mirë,
nivel të ulët parashikimi, pak planifikues, çka bën që ai të përballet me risqe sociale
kolektive dhe mund të jetë viktimë e këtyre risqeve. Ky përkufizim i aktorit social
justifikon rregulla e detyrueshme për t’u bërë pjesë e një sistemi të mbrojtjes sociale,
si dhe e lejon individin të përballet seriozisht me rrezikun e ekzistencës.
Konceptimi i shoqërisë në klasa thekson marrëdhëniet e vazhdueshme kontradiktore
mes punëdhënësve dhe sindikatave. E ardhmja e shoqërive moderne konsiston në
zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve profesionale, ku mbrojtja sociale lidhet
ngushtë me nivelin e pagës27.
Duke u bazuar në “Konsensusin e Filadelfias”, shtetin do ta cilësojmë si një
ndërmjetës që duhet të tregojë kujdes për sektorin social dhe të ushtrojë kontroll
direkt mbi sistemin e mbrojtjes sociale. Në konceptimin e tyre të shtetit M.Weber dhe
E.Durkheim theksojnë se shteti synon të përmbushë interesin publik dhe për këtë
arsye, veprimtaria e shtetit përqendrohet në gjetjen dhe korrigjimin e dështimeve të
tregut. Shteti luan një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit ekonomik
dhe social të vendit. Shteti është gjithashtu një ndërmjetësues i interesave konkurruese
të kapitalit dhe punës. 28
Në konceptimin "Keynesian" të ekonomisë, sektori privat konsiderohet si
dritëshkurtër dhe bilanci i të ardhurave dhe shpenzimeve jo i natyrshëm. Qeveritë
mund të menaxhojnë politikat ekonomike nëpërmjet instrumenteve makroekonomike,
një ndër të cilat do të ishte punësimi i plotë apo prioritizimi i sektorit social. Kjo do të
ndikonte në reduktimin e krizave sociale dhe do të konsiderohej një faktor i rritjes
ekonomike të vendit.29
Një politike sociale i ka fillesat në identifikimin e një çështjeje sociale, dhënies të një
përgjigjeje të mundshme presioneve të shumta, debateve, raporteve dhe së fund, do të
finalizohet nëpërmjet vendimit të ndërhyrjes së shtetit.Veprimi publik është i
dukshëm, ai do të fillojë me miratimin e një ligji që garanton një të drejtë apo një
parim dhe shoqërimi i tij nga një tërësi statutesh legjislative, urdhresash, udhëzime
për veprim, përfitime dhe shërbime për individët në nevojë, mjetet e ndërhyrjes ose të
kontrollit. Ndërhyrja për mbulimin e risqeve sociale mund të bëhet në fushën e
shëndetit, të punësimit, të pensioneve apo varfërisë, për të mbështetur individët në
vështiësi.
Dispozitivat e ligjit plotësohen nga përcaktimi i :
o Një organizimi administrativ: përcaktimi i një ministrie dhe/apo një entiteti të
qeverisjes në nivel lokal ;
o Një funksionimi të kodifikuar: përcaktimi i objektivave, target-grupit,
problematikës, përfitimet dhe ndihma që do të jepet, si dhe kushtet e qasjes në
këtë organizim;
o Financimit: burimit të financimit, mënyrës, fondeve dhe vendosjes së kritereve
dhe mekanizmave të kontrollit të financimit për përfituesit dhe operatorët;
27 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon, 2016, p.21 28 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013, f 68-70 29 Po aty f.71
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
24
• Aktorëve: aktorët e identifikuar, mënyrat e autorizimit të operimit dhe
kontrollit30.
Të gjitha politikat sociale janë të paracaktuara për t’i ardhur në ndihmë një popullsie
specifike, për të parandaluar apo luftuar kundër një "të keqe sociale" që ka ndikim të
fuqishëm në jetën e individëve, si në sjelljen personale, kulturore dhe sociale, ashtu
edhe në marrëdhëniet profesionale dhe në zhvillimin ekonomik. Një politikë sociale
parashikon zbatimin e masave të ndryshme për të rritur mirëqenien e përgjithshme të
shoqërisë dhe për të siguruar të drejtat sociale të qytetarëve.
Nisur nga shumllojshmëria e të drejtave sociale, ne mund të dallojmë kategori të
ndryshme të politikave sociale:
Politikat sociale gjithëpërfshirëse, të cilat bazohen në parimin e
universalitetit dhe janë projektuar për të siguruar në mënyrë kolektive
sigurinë sociale dhe për të përballuar rreziqet sociale si: sëmundjen,
moshimin, aksidentet apo aftësinë e kufizuar. Kjo realizohet nëpërmjet
sistemve të sigurimeve shoqërore, garantimit të të ardhurave, sigurimit
të papunësisë. Një politikë gjithëpërfshirëse ka për qëllim, nisur nga
parimi themeltar i rishpërndarjes të të ardhurave, të përmirësojë
kushtet e jetesës të gjithë popullsisë. Ky model ofron përfitime për
shtetasit dhe është i orientuar drejt parandalimit të rreziqeve sociale,
duke iu drejtuar të gjithë popullsisë dhe duke kontribuar në këtë qasje
"universale".
Politikat sektoriale janë themeluar nga një sektor i përcaktuar: politikat
e shëndetit mendor, strehimit, braktisjes së shkollës, etj
Politikat sociale të specializuara hartohen për një popullsi specifike
apo një problem të përcaktuar: politikat e fëmijërisë, adoleshencës,
politikat që mbështesin të moshuarit, emigrantët, viktimat e dhunës, etj
Ato synojnë të mbështesin rreziqet specifike të një popullsie të caktuar
që konsiderohet e brishtë, përkohësisht ose përgjithmonë, për të
përballuar pjesëmarrjen në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.
Politikat e ndërlidhura janë ato që mund të përçojnë problematikën në
nivele ndërsektoriale dhe në kategori të ndryshme: Politika e varfërisë,
përjashtimit social, barazisë së personave, kundër diskriminimit, etj
Duke parë tipet e politikave sociale dhe qëllimet e tyre, do të konstatojmë se
autoritetet publike vendosen përballë një përgjegjësie që vjen njëherazi si detyrim
ligjor dhe moral ndaj qytetarëve. Pra, është e rëndësishme të shohim se si artikulohet
përgjegjësia morale me përgjegjësinë ligjore brenda fushës së politikave sociale.31
30 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon, 2016, p.2
31 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
25
Solidariteti social sipas Émile Durkheim
Solidariteti do të cilësohet si një tjetër element thelbësor i një politike sociale, sepse ai
tregon se si ndërthuret komponenti moral i një shoqërie dhe ai ligjor.
Ndryshe nga bamirësia që bëhet në emër të idealeve fetare ose politike, ai ka karakter
ligjor, karakter i cili i jep një fuqi universale. Nuk është një gjykim moral që
përcakton tiparet e solidaritetit, por një situatë objektive që identifikohet në tekset
ligjore dhe në rregullore.
Ekzistojnë shkallë të ndryshme të solidaritetit kombëtar dhe njohjes të të drejtave
sociale. Solidariteti ndaj rreziqeve sociale është gjithmonë rezultat i ndërhyrjes së disa
strukturave sociale: familjes, komunitetit të punës, shoqatat vullnetare, institucioneve
fetare, bizneset, kompanitë e sigurimeve, autoritetet lokale, organet e specializuara
dhe më në fund shteti. Edhe në fushën e solidaritetit të organizuar dhe rregulluar nga
shteti, roli i tij është relativisht i vogël. Pesha e secilës prej këtyre strukturave varet
nga shkalla e zhvillimit ekonomik, demografisë, marrëdhënieve midis grupeve
sociale, shkallës së individualizimit të marrëdhënieve shoqërore dhe vlerave që
përshkojnë shoqërinë.
Në fund të shekullit XIX, sociologu Émile Durkheim ngre një pikëpyetje mbi
themelet e konsensusit në shoqëri dhe veçanërisht mbi humbjen e lidhjeve midis
individëve. Ai do të trajtojë konceptin e anomisë në shoqëritë moderne industriale.
Sipas tij, nga një sisetm ligjor gjithmon dhe më shumë kompleks dhe nën ndikimin e
faktorit demografik, shoqëritë kalojnë nga predominimi i solidaritetit "mekanik" në
solidaritetin "organik". 32
Solidariteti mekanik gjen vendin e tij në shoqëritë primitive, në të cilat
individët i nënshtrohen të njëjtit besim dhe lidhen nga ndjenja e ngjashmërisë mes
tyre. Presioni kolektiv është i fortë dhe sjelljet devijante janë të shtypura. Me kalimin
e kohës, pasi fillojnë të dallohen rolet sociale, natyra e lidhjeve sociale
transoformohet dhe na çon në solidaritetin organik, i cili karakterizohet nga
diferencimi dhe individualizimi që sjell përforcimin e roleve dhe funksioneve brenda
sistemit shoqëror. Në shoqëritë e sotme do të zënë vend anomia dhe rikonceptimi i
solidaritetit.
Kompleksiteti i procesit të sistemeve sociale vazhdimisht gjeneron forma të
reja të solidaritetit, për të ruajtur një minimum të ndërgjegjjes kolektive në shoqëritë
moderne, ku individualizmi si tipar kryesor i solidaritetit organik, është një parim
themelor. 33
Pra, koncepti i solidaritetit aplikohet në kuadër të modernizimit të një vendi,
duke i lejuar individët ose grupet shoqërore t'u përshtaten mutacioneve të mëdha të
shoqërisë. Qëllimi është mbështetja e individëve që nuk janë në koherence sociale dhe
profesionale me ndryshimet e mjedisit. Solidariteti qëndron në përpjekjet për të
aftësuar këta persona që të arrijnë rezultate të kënaqshme shoqërore dhe profesionale
duke rikuperuar nivelin e tyre fillestar të burimeve ekonomike dhe kulturore.
32 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon 2016 p.7 33 Po aty f.8
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
26
Por, nga ana tjetër, pretendohet të zbatohet një drejtësi sociale në rishpërndarjen e të
ardhurave, në mënyrë që të gjithë individët të përfitojnë nga të ardhura kombëtare.
Një tjetër element i rëndësishëm në ndërtimin e një politike sociale është
"diskriminim pozitiv"- afirmativ action- koncept që gjen përdorim të gjerë në SHBA.
Diskriminimi pozitiv konsiston në zbatimin e mënyrave proaktive mbi kushtet e
barazisë midis individëve, duke vendosur në qendër të aksionit personat e riskuar për
shkak të moshës, gjinisë, përkatësisë racore, aftësisë së kufizuar, vendbanimit, statusit
social etj. Sipas këtyre koncepteve, trajtohet barazia e të drejtave të individit,
mundësive apo rezultateve. Në konceptimin anglo-sakson, ky koncept është primar.34
Kjo rezulton në mundësinë e suksesit individual dhe në një konkurrencë të drejtë mes
individëve. Në konceptimin francez, barazia e rezultateve është themelor dhe aksioni
fokusohet drejt reduktimit të pabarazive në kushtet e jetesës dhe mëshohet në një
drejtësi sociale të rishpërndarjes së pasurisë kombëtare.
Universaliteti karakterizohet nga e drejta e aksesit të individëve ose familjeve
që plotësojnë kritere të përcaktuara për të përfituar nga të ardhurat apo shërbime të
caktuara (shërbime shëndetësore, kompensime në të ardhura për familjet me fëmijë,
etj.), pavarësisht nga kombësia apo të ardhurat. Një debat i përsëritur në kohë do të
jetë çështja e ruajtjes së këtij parimi universal apo zbatimit të diskriminimit pozitiv në
favor të familjeve me të ardhura të ulëta. Parimi universal është i bazuar në pohimin e
një të drejte të patjetërsueshme, e cila është e njëjtë për të gjithë.
Në kundërshtim me parimin universal ekzistojnë politikat selektive të cilat
janë të bazuara në njohjen e një situate të veçantë që cënon barazinë e mundësive.
Aksioni që fokuson publikun ose territoret ku situatat e pabarazisë janë të dallueshme,
ka për qëllim kompensimin e vështirësive që lidhen me gjendjen fizike, mendore,
sociale apo kulturore.35
Për t’i dhënë politikës sociale kuptimin e vërtetë të funksionalitetit të saj në
terren, do t’i referohemi aksesit të individëve në këto politika. E drejta e individëve
për të pasur akses në përfitime apo shërbime është një gur themeli i politikave
publike, duke përfshirë shëndetin dhe çështjet sociale. Autoritetet publike nuk duhet
vetëm të afirmojnë të drejtat e individëve, por duhet të organizojnë kushtet e aksesit
dhe ushtrimit të këtyre të drejtave për të gjithë grupet sociale në nevojë. Një mision
kompleks sa dhe vetë ligji është koncepti i të drejtave të aksesit pas së cilit qëndrojnë
mundësitë dhe shanset e barabarta të individëve.
Njohja e të drejtave të individëve për të pasur akses në përfitime apo në
shërbime përbën hapin e parë të zhvillimit të politikave sociale.
Në historinë e vendeve perëndimore mund të identifikohet dy faza të mëdha të
zhvillimit të të drejtave të njeriut :
gjatë shekullit XIX promovohen të drejtat politike
gjatë shekullit XX promovohen të drejtat ekonomike
Në këtë perspektivë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, shfaqet angazhimi
për të përfshirë të drejtat ekonomike dhe sociale në një deklaratë me përfitim
34 Löchen Valérie , Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon 2016 p8-10 35 Löchen Valérie , Comprendre les politiques sociales, Paris, Dudon 2016, p34
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
27
universale krahas të drejtave civile dhe politike. Kjo dëshirë për të inkurajuar një
ndarje më të ekuilibruar të pasurisë kombëtare dhe pjesëmarrjen e të gjithëve në
progresin social lindi nga dy objektiva bazë: së pari, duke siguruar stabilitetin dhe
unitetin e bllokut perëndimor, parandalimin e krizave të mëdha të perjetuara përgjatë
dy luftërave botërore dhe forcimin kundër bllokut sovjetik dhe së dyti: lejon punëtorët
si dhe klasën e mesme të kenë akses në shumë mallra të konsumit dhe në këtë mënyrë
të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social.
Dëshirë për të njohur të drejtat universale ekonomike dhe sociale nuk rezultoi të
materializohej në nivele të konsoliduara. Karta Sociale Evropiane në Konventën e
Torinos, 196136, do të trajtojë disa ide që në përfundim nuk do të konkludojë në një
konsensus midis social-demokratëve dhe qasjes liberale.
Të drejtat sociale janë kryesisht të drejta subjektive, ndryshe nga ato politike të
cilat janë të drejta të patjetërsueshme dhe natyrore që i përkasin çdo individi dhe e
mbrojnë atë nga shteti dhe komuniteti. Individi nuk mund të përfitojë në mënyrë të
menjëhershme dhe të drejtpërdrejtë nga të drejtat sociale, këto të drejta kalojnë
nëpërmjet veprimeve të autoriteteve publike. Ato janë konsideruar më shumë si
rregulla veprimi se sa si parime ligjore. Të drejtat sociale korrespondojnë me një nivel
të caktuar të zhvillimit të një shoqërie, pra, këto të drejtat në thelb janë të drejta
kolektive.
Nëse të drejtat sociale nuk marrin një vlerë universale, ato përcaktohen dhe
zbatohen në nivel kombëtar nëpërmjet ndërtimit të sistemit të mbrojtjes sociale. Në
aspektin e mirëqenies, të drejtat sociale janë krijuar gradualisht dhe përcaktojnë
kushtet objektive që lejojnë individët të marrin përfitime ose ndihmë (në varësi të
moshës, të të ardhurave, gjendjes familjare, marrëdhëniet profesionale, punësimi etj.).
Këtu dalim nga vizioni i bamirësisë në të cilën ndihma nuk është një e drejtë, por
rezultat i një vullneti privat që lë hapësirë për interpretim të realitetit të një nevoje. Në
modelin e vjetër, bamirësia bazohet në identifikimin e situatave të denja për t’u
trajtuar, mbi gjendjen e nevojës dhe dhënien e ndihmës sipas nevojës.
Çështja e aksesit të të drejtave është e lidhur me boshllëqet që ekzistojnë
ndërmjet të drejtave formale dhe të drejtave reale. Kompleksiteti në rritje i
rregulloreve, zhvillimi i partneritetit në menaxhimin e të drejtave e bën më të vështirë
aksesin e drejtpërdrejtë të përfituesve. Rritja e përjashtimeve sociale, theksimi i
varfërisë, rritja e përdorimit të dispozitivave të emergjencës vendosin në pikëpyetje
sistemet e mbrojtjes sociale.
Sipas ekonomistit indian Amartya Sen, i vlerësuar me çmimin Nobel në
Ekonomi në 1998, në problematikën e zhvillimeve të teorive politike futet një
dimension i ri me natyrë filozofike dhe morale. Sipas tij çdo aktor ekonomik i një
vendi është njëkohësisht një aktor moral dhe filozofik. Në këtë këndvështrim edhe në
rastet kur strategjitë e ndryshme të zhvillimit ekonomiko-social arrijnë të sgurojnë një
nivel të kënaqëshëm të produkteve, kapacitetet dhe mundësitë e individëve të
ndryshëm për të pasur akses dhe për t’i përdorur ato lirisht nuk janë të barabarta apo
36 Karta Sociale Evropiane, https://www.coe.int/fr/web/conventions/full-list/-/conventions/treaty/035,
konsultimi i fundit qershor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
28
të garantuara. Nëse një vend arrin të prodhojë një sasi të vlerësueshme ushqimi për të
gjithë popullsinë e tij, kjo nuk do të thotë se automatikisht çdo banor i këtij vendi ka
mundësi që të konsumojë të njëjtën sasi ushqimi. Ai tregon me mjaft fakte dhe analiza
se krizat e urisë në shumë vende të botës nuk janë pasojë e mungesës së ushqimeve,
por pasojë e pamundësisë së shumë shtresave të popullsisë për të pasur akses në
burimet ushqimore. Amartya Sen i meshon faktit se krahas zgjerimit të politikave
mbështetëse dhe rishpërndarëse që garantojnë ngushtimin e diferencës sociale duhet
të vlerësohen dhe strategjitë e zhvillimit, përveç objektit të rritjes së prodhimit dhe të
të ardhurave me në fokus zgjerimin e mundësive si dhe mentalitetin e individit për të
përfituar nga këto mundësi, aftësimin e tij për të ndjekur një jetë sa më cilësore37.
Zhvillimi përcaktohet si një proces që rrit kapacitetin e individëve për të
kërkuar dhe shfrytëzuar demokracinë dhe jo thjesht si një proces që rrit shtimin e të
ardhurave. Strategjitë e zhvillimit duhet të konceptohen jo vetëm mbi objektiva
sasiore dhe material por duhet të kompletohen edhe me vlera shpirtërore dhe me
cilësore në raport me demokracinë.
Punimet e Amartya Sen kanë çuar në lindjen e « indikatorit të zhvillimit
human »38 i cili jep një panoramë të plotë për gjendjen e mirëqenies sociale në një
vend të caktuar. Sipas Sen, demokracia e vertetë është kushti bazë i zhvillimit dhe
forma e pushtetit politik është ajo që garanton zgjerimin e mundësive dhe vetë
zhvillimin, nga ku konkludojmë se strategjitë e zhvillimit duhet të udhëhiqen nga
parimi i konsolidimit të demokracisë dhe funksionaliteti i saj. Indikatorët e matjes së
nivelit të demokracisë duhet të jenë të pranishëm në çdo shoqëri.
Për të parë se si ky kusht i rëndësishëm implementohet në jetë, është e
rëndësishme të analizojmë politikat sociale si proces.
1.2 Politika sociale si proces, nga përballja individuale e risqeve
sociale drejt institucionalizimit të sistemit të mbrojtjes sociale
Sipas David Eston “studimi i sistemeve politike kërkon një kuptim të proceseve,
përmes të cilave realizohen ndërhyrjet e qeverisë, që qëndrojnë në themel të
qëndrueshmërisë së sistemeve në kohë. Çështja se si menaxhohet një sistem, për të
siguruar qëndrueshmërinë e tij permes ndryshimeve të domosdoshme, përbën një
problem qëndror të analizës së veprimtarisë politike”39.
Që një problematikë e caktuar të kthehet në një çështje me dimensione politike
nevojitet një mobilizim serioz i shumë aktorëve në një shoqëri. Roli i këtyre të fundit
në formulimin e problemit ka një ndikim vendimtar në marrjen në konsideratë nga
politikat publike.
Sipas Davide Easton, procesi politik duhet të inkuadrohet brenda një sistemi
dhe politika sociale si proces mund të kuptohet mbi realizimin e qëndrueshëm të
sistemit shoqëror, nëpërmjet një procesi kompleks bashkëveprimesh të aktorëve
37 Sen A.K. (2000), Social Justice and the Distribution of Income, in Atkinson A.B. and Bourguignon
F. (eds.), Amsterdam, Handbook of Income Distribution, North Holland, p. 59-85 38 Po aty 39 Easton David, A. Knopf Alfred, The Political System: An Inquiry into the State of Political Science,
New York, 1953
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
29
sociale. I gjithë procesi bën të mundur përcjelljen e nevojave dhe kërkesave të
indivdëve apo grupeve sociale në instancat vendimmarrëse, nëpërmjet përfaqësuesve
të grupeve të interesit apo forcave politike.
Para dhe pas marrjes së vendimit në kuadrin e një politike publike, vendimi në
vetvete nuk konsiderohet si një aspekt problematik dhe është nën një kontroll të fortë
të politikëbërësit. Autoritetet publike zgjedhin për të trajtuar këtë problem dhe jo një
tjetër. Kuptimi i procesit të përzgjedhjes së problemeve përbën hapin e parë të
analizës mbi përcaktimin e rendit të ditës. Koncepti i rendit të ditës, ka marrë një vend
të rëndësishëm në analizën e politikave publike në fillim të viteve 197040.
Përgjatë përcaktimit të rendit të ditës supozohet të merret në konsideratë
kryesisht logjika kolektive, mobilizimi i mediave dhe politizimit, elementë këta, të
neglizhuar më parë në analizën e politikave publike. Nëpërmjet konsiderimit të këtyre
elementëve synohet të zgjerohet spektri i aktorëve në aksionin social dhe një
mobilizim më i fuqishëm i mediave dhe autoriteteve publike.
Të gjithë këta aktorë marrin pjesë në inkuadrimin e politikave publike, duke u
përfshirë në fazën vendimmarrëse, në formulimin dhe ndërtimin e alternativave për
trajtimin e problematikave publike.
Gjatë përzgjedhjes së problemit do të hasen një sërë pengesash, kjo për shkak të
rezistencës dhe mendimeve opozitare që mund të jenë ideologjike, kulturore, natyra
materiale, praktike, por gjithashtu edhe për shkak të një numri shumë të madh të
problemeve publike të parashtruara nga aktorët socialë në një shoqëri.41
Si e theksojnë edhe Stephen Hilgartner dhe Charles Bosk në punimin e tyre
(1988), autoritetet publike nuk mund të vendosin në rendin e ditës të gjitha problemet
pasi "vëmendja publike është një burim i rrallë, dhe ajo mund të fitohet nëpërmjet
konkurrencës në arenën publike42.
Në këtë situatë, "problemet duhet të luftojnë për të zënë një vend në arenën
publike". Kjo konkurencë është e vazhdueshëm dhe problemet jo vetëm që duhet të
luftojnë për të hyrë, por edhe për të qëndruar në axhendën publike"43.
Këta dy autorë vendosin në qendër të analizës së tyre parimet e përzgjedhjes në
arenën publike, ku disa probleme marrin më tepër përparësi nga të tjerët. Për të
kuptuar publicitetin e një problemi dhe vendosjen në rendin e ditës është e nevojshme
të identifikohen dinamikat që e lehtësojnë marrjen në konsideratë të këtij problemi
nga autoritetet publike.
Dinamika e parë që do të lehtësonte këtë proces do të ishte mobilizimi dhe kjo
lidhet me vendosjen në axhendë me bazë pjesëmarrjen 44.
40 Hassenteufel Patrick, Les processus de mise sur agenda: sélection et construction des problèmes
publics , Informations sociales, 1/2010 (n° 157), p. 50-58 41 Cobb R., Ross M., Agenda Setting and the Denial of Agenda Access: Key Concepts, in Cultural
Strategis of Agendas Denial: Avoidance, Attack and Redefinition, Lawrence. University Press of
Kansas 1997, p. 3-23. 42 Hilgartner Stephen, L. Bosk Charles, “The Rise and the Fall of Social Problems: A Public Arenas
Model”, The American Journal of Sociology, Vol. 94 N.1 Jul 1988, P.55 43 Hilgartner Stephen, L. Bosk Charles, “The Rise and the Fall of Social Problems: A Public Arenas
Model”, The American Journal of Sociology, Vol. 94 N.1 Jul 1988, P.70
44 Garraud P., Politiques nationales : l’élaboration de l’agenda, L’Année sociologique, 1990 p. 17-41
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
30
Në këtë rast, iniciativa vjen nga grupe pak a shumë të mirorganizuara, të cilat
shpesh mobilizohen në mënyrë konfliktuale me autoritetet publike. Kërkohet
gjithashtu mbështetja e opinionit publik për të ushtruar presion mbi shtetin dhe për të
legjitimuar pretendimet. Veprimet e ndërmarra si: greva, demonstrata, veprimet
simbolike, dhuna, kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen e mediave dhe, nëpërmjet
kësaj, të aktorëve politikë dhe të opinionit publik. Mund të kërkohet mbështetje nga
figura të njohura për të sjellë një problem në arenën publike si: aktorë politikë,
ekonomikë, personalitete të shkencës, zëdhënës të shoqatave ose sindikatave,
gazetarë, intelektualë, personalitete të filmit, muzikës apo sportit, autoritetet morale
dhe fetare etj.
Dinamika e dytë lidhet me mbulimin mediatik. Nëse ndonjëherë është e lidhur
fort me mobilizimin kolektiv, kjo dinamikë gjithashtu mund të ketë një autonomi të
caktuar dhe varet kryesisht në logjikën e mediatizimit.
Sipas Michael Combs Mac dhe Daniel Shaw, mediat u japin prioritet çështjeve
sipas rëndësisë për publikun. Vendosja e një problemi në rendin e ditës shpesh gjen
origjinën e saj në ngjarjet ku promovimi mediatik ka pasur një audiencë të fortë.
Megjithatë, kjo tezë është bërë objekt i shumë studimeve dhe konkludohet se ndikimi
i mediave është i moderuar në vendosjen e rendit të ditës të një problemi dhe se
mediat më tepër luajnë një rol ndërmjetës në lidhje me problemet e ngritura se sa një
rol iniciator45.
Së treti, vendosja e një problemi në rendin e ditës varet gjithashtu nga
përfitimet e pritura: politike, elektorale, simbolike, strategjike etj. Një çështje e
politikave publike politizohet dhe prioritizohet nga një ose më shumë aktorë politikë
për të përforcuar pozitën e tyre në konkurrencën politike. Vendosja në axhendë/rendin
e ditës të një problemi do të jetë më e thjeshtë në një periudhë fushate elektorale.
Ky fenomen zhvillohet në një kontekst specifik dhe sipas John Kingdon46 , ekzistojnë
tri lloje të rrjedhave të pavarura që përcaktojnë axhendën e politikave publike.
Rrjedha e parë ka të bëjë me problemet që autoritetet publike u kushtojnë
vëmendje. Për J. Kingdon, tre mekanizma kryesore që tërheqin vëmendjen e
autoriteteve publike janë : Indikatorët (kryesisht të dhënat statistike), ngjarjet
mbresëlënëse dhe efektet e reagimit mbi një politikë (që do të thotë
informacione në kontekstin e një vlerësimi të një politike publike jo të
suksesshme).
Rrjedha e dytë ka të bëjë me vetë politikën publike. Ajo përputhet me të gjitha
zgjidhjet e dhëna mbi aksionin publik si dhe me zgjidhjet që mund të
adaptohen në të ardhmen.
Rrjedha e tretë përbëhet nga katër komponentë kryesorë: opinioni publik,
forcat e organizuara politike (sidomos partitë politike), pushteti ekzekutiv dhe
negociatat kolektive.
Vendosja e një problemi në rendin e ditës zhvillohet në koordinimin e këtyre tri
rrjedhave, kur "një problem është pranuar të ketë një rëndësi publike, [që] i është
45 McCombs, M.E. & Shaw, D., The Agenda-Setting Function of Mass Media, 1972 POQ, 36; 176-187 46 KingdonJohn W., Agendas, Alternatives, and Public Policies, Boston: Little, Brown, 1984
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
31
dhënë një zgjidhje në komunitetin e politikave publike, [kur] një ndryshimi i
politikave është bërë në kohën dhe [se] kufizimet e mundshme nuk janë shumë të
forta.47
Kjo pikënisje është kualifikuar nga J. Kingdon si "dritarja e politikës", zakonisht e
përkthyer si "dritarja e mundësive politike".
Kështu konsiderohet më pak brendia e një problemi (ashpërsia e tij, numri i
njerëzve të prekur, emergjenca etj.) se vënia e tij në evidencë nga aktorë të ndryshëm
(përmes lëvizjeve sociale, medias, ekspertëve etj.) dhe lidhja e tij me vlerat
dominuese në një shoqëri të caktuar, që shpjegon dhe vendosjen e tij në rendin e ditës
nga autoritetet publike.
Asnjë problem nuk mund të jetë në mënyrë të natyrshme publike, për shkak të
tipareve të veçanta të tij. Nuk ka një prag objektiv, të matshëm (për shembull, një
numër të caktuar të njerëzve të prekur) nga i cili një problem bëhet një çështje
shqetësuese kolektive. Prandaj është e nevojshme për të analizuar shndërrimin e një
problemi në çështjet publike, që nënkupton një shkëputje nga konceptimi
"objektivist", duke theksuar rolin kyç të aktorëve që e shndërrojnë problemin në
çështje publike.
Howard Becker ka kontribuar me vendosmëri në zhvillimin e kësaj
perspektive "konstruktiviste" të problemeve sociale, nisur nga ideja se "për të kuptuar
plotësisht një problem social, është e nevojshme të dimë se si ai është përkufizuar si
një problem social "48.
Problemet janë rezultat i një pune etiketimi, të aktorëve kolektivë që H.
Becker i quan "sipërmarrësit morale", si pjesë e procesit politik.
Kontributi kryesor i perspektivës "konstruktiviste"qëndron në marrjen në
konsideratë të rolit të aktorëve socialë në përcaktimin e problemeve kolektive. "Nga
më tragjike në më anekdotike, çdo fakt social mund të bëhet një " problem social "
potencial në qoftë se ai përbëhet prej veprimit proaktiv të operatorëve të ndryshëm si:
shtypi, lëvizjet shoqërore, partitë politike, lobet, intelektualët etj., deri në momentin e
debatimit dhe dhënies së një përgjigjeje në termat e aksionit social" 49.
Një element i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë gjatë shndërrimit të
një problemi në një çështje publike është identiteti i aktorëve të cilët mobilizohen për
të ndërtuar këtë çështje publike, formulimi i së cilës varion nga identiteti i aktorëve të
mobilizuar. Përzgjedhja dhe ndërtimi i problemeve publike në vetvete përbën një
çështje konflikti dhe njëkohësisht objekt bashkëpunimi midis gjithë aktorëve socialë.
Nëse ndërmarrësit e një politike tërheqin vëmendje të veçantë nga roli i tyre i liderit
apo zëdhënësit, analiza e ndërtimit të politikave publike kërkon marrjen në
konsideratë të shumëllojshmërisë të aktorëve në arenën publike, burimeve të
disponueshme prej tyre, si dhe qëndrimet divergjente me të cilat ata përballen.
47 Po aty 48 Becker H., Social Problems: A Modern Approach, New York, John Wyler 1966, p.11 49 Neveu E., L’approche constructiviste des “problèmes publics”. Un aperçu des travaux anglo-saxons
, Études de communication, 1999, n° 22, p. 42
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
32
Brenda kësaj hapësire konkurruese bashkëveprojnë aktorë mbështetës, por
edhe kundërshtarë në trajtimin e një çështje të caktuar në nivele politike, por edhe
aktorë që synojnë të imponojnë përfaqësimin e çështjeve të tyre në këto nivele.
Aktorët mund të jenë individë, komunitete, grupe, agjenci qeveritare, OJF dhe
subjekte të tjera që janë të prekur nga zhvillimi i politikës ose që ndikojnë në hartimin
dhe zbatimin e saj. Për të përmbushur kërkesat bashkëkohore që janë injoruar shpesh
në të kaluarën, nevojitet të realizohen konsultime me grupe të ndryshme interesi ku
përfshihen individë të prekur në mënyrë të drejpërdrejtë apo indirekte nga politika
sociale që është duke u ndërmarrë. Duhet të theksojmë se nuk kemi të bëjmë me një
proces tradicional të politkëbërjes që është kompetencë dhe atribut ekskluziv i
autoriteteve qeverisëse, por në një proces demokratik ku parashikohet një pjesëmarrje
e gjerë e grupeve të interesit.
Përtej konsultimeve me grupet e interesit përzgjedhja e aktorëve dhe
përcaktimi i rolit të tyre në elaborimin e politikave ngelet vendimtare në cilësinë dhe
në dobinë e politikës dhe kjo kërkon vëmendje të veçantë. Tri pyetje lindin në lidhje
me aktorët pjesëmarrarës në një politikë sociale : kush do të jenë pjesëmarrësit, si do
të përfshihen ata në këtë proces dhe cilat janë cilësitë e nevojshme të pjesëmarrësve50.
Në praktikë, nuk është e mundur dhe as e dëshirueshme për të përfshirë një numër të
madh pjesëmarrësish. Pasi kjo mund të shtojë situatat kontradiktor dhe shumë prej
tyre nuk mund të kenë interes real për situatën.
Janë të konsiderueshëm në numër individët dhe grupet e prekura drejtpërdrejt
nga një politikë sociale, shumë të tjerë mund të ndikohen edhe nga ndryshimet e
politikave, por grupet e interesit që mund të ndikojnë në një politikë sociale janë ato
të cilat kanë një influencë reale në vendimarrje ose kanë fuqinë për të ndryshuar
dispozitat dhe instrumentat e këtyre politikave si: zhvillimin e infrastrukturës në
shërbimet e sektorit social, planifikimin e përgjithshëm apo ndarjen e buxhetit. Niveli
në të cilin do të miratohen ose ratifikohen këto politika ndikon edhe në zgjedhjen e
pjesëmarrësve.
Që ky proces të jetë i suksesshëm nuk duhet të nënvletësohet rëndësia e
komunikimit të qartë dhe transparent gjatë elaborimit të politikës. Një komunikim
efektiv mund të arrijë objektivat e mëposhtme:
Të iniciojë një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar për
çështjet strategjike;
Të bëjë të mundur menaxhimin e pritshmërive të qytetarëve;
Të nxisë transparencën dhe llogaridhënien;
Të promovojë kulturën e dialogut publik, jo vetëm midis qytetarëve dhe
qeverisë, por edhe ndërmjet qytetarëve dhe qytetarëve dhe bizneset 51
Pasi është kaluar faza e gjatë parapërgatitore dhe aktorët përgjegjës kanë zhvilluar
një dialog konstruktiv dhe transparent në arenën politike do të nevojitet një trajtim
teknik dhe analitik i politikës sociale, ku do të shtrohen dhe zgjidhen çështje në lidhje
50 Po aty 51 Neveu E., L’approche constructiviste des “problèmes publics”. Un aperçu des travaux anglo-
saxons, Études de communication, 1999, n° 22, p. 48-50
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
33
me formimin e programit social, si: përcaktimi i përfituesve të programit, detajimi i
përfitimeve apo shërbimeve, kushtet e financimit të programit, përcaktimi i burimeve
njerëzore që do të realizojë programin si dhe administrimin dhe çështjet e
vendimmarrjes brenda programit.
Është e rëndësishme të shqyrtohet koordinimi midis politikave sociale të
ndërmarra për të arritur një nivel të lartë efektiviteti. Kjo do të mundësonte krijimin e
aspekteve prioritare që kërkojnë përmirësime sipas objektivave të politikave të reja.
Një analizë e kuadrit ligjore ekzistuese do të ishte e nevojshme për identifikimin e
çështjeve që do të diskutohen gjatë procesit të hartimit të politikave dhe ndërmarrjen e
një reforme legjislative eventuale të mëvonshëm. Ndikimi i politikës në ndryshimet e
mundshme në legjislacionin ekzistues bën të mundur që legjislacioni të jetë në
përputhje me objektivat e politikave dhe kontribuon në arritjen e tyre. Një rishikim
ligjor shqyrton se si ndikojnë ligjet, direkt ose indirekt në çështjen e trajtuar nga
politikat dhe nxjerr në pah kufizimet dhe mundësitë që ofrojnë ato. Përgjatë kësaj
analize është e rëndësishme të identifikohen gjithashtu dhe zonat gjeografike ku ligjet
ekzistuese janë konfliktuale, kontradiktore ose të pamjaftueshme. Kjo nuk duhet të
fokusohet vetëm në ligjet apo rregulloret në fushën ku do të operojë politika sociale,
por edhe të ndikojë në instrumenta dhe marrëveshje më të gjera institucionale siç janë
ato që diktojnë ndarjen e pushteteve dhe realizimin e decentralizimit.52
Një tjetër analizë e nevojshme do të ishte analiza institucionale që do të
përfshijë riorganizimin e duhur institucional dhe pikëpamjet e palëve të interesuara
mbi këtë çështje. Kjo analizë ka për qëllim të identifikojë faktorët që kontribuojnë në
suksesin apo dështimin e këtyre marrëveshjeve apo alternativave, të vlerësojë
qëndrueshmërinë e rezultateve dhe ndikimeve dhe të nxjerrë konkluzione që mund të
përdoren në procesin e ndërtimit të këtyre politikave. Një rishikim i tillë ndihmon në
përcaktimin se si marrëveshjet dhe riorganizimi institucional përputhen me objektivat
e politikave dhe përmbushin detyrat e tyre. Marrëveshjet e reja institucionale për
zbatimin e politikave të përbashkëta dhe marrëdhëniet hierarkike u japin rrugë
rrjeteve të partneritetit brenda sektorit publik dhe midis organizatave publike dhe
private.53
Programet e konceptuara brenda fazës së analizës do të legjitimohen pasi të
shqyrtohen nga strukturat vendimarrëse dhe do të bëhet një përzgjedhje midis
alternativave që konsiderohen më adekuate. Këto alternativa do të duhet të kalojnë në
fazën e zbatimit, që nënkupton ndërtimin e agjensive që do të administrojnë
programet sociale, krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit mes tyre si dhe rekrutimin e
burimeve njerëzore respektive për implementimin e kësaj politike. Për kërë duhet të
hartohet një plan i detajuar pune i shtrirë në një periudhë kohore të paracaktuar dhe
gjithashtu një parashikim i detajuar i buxhetit të nevojshëm54.
52 De Boeck Supérieur, “Réforme pédagogique et légitimation”, 2009, ISBN : 97828041019302009 p-
47 53 Po aty f.54 54Fazat e politikave sociale,
http://apps.who.int/hac/techguidance/tools/disrupted_sectors/adhs_module5.pdf, konsultimi i fundit
qershor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
34
Cilado qoftë rruga e ndjekur për hartimin e një politike sociale, elementët që
nuk mund të neglizhohen në planifikimin e punës janë koha dhe buxheti.
Një fazë e fundit që parashikohet në lidhje me këtë proces, ka të bëjë me vlerësimin e
procesit të implementimit të politikës sociale dhe vlerësimin e drejtpërdrejtë të
politikës sociale. Kjo do të realizohet në perspektiven e një rilançimi eventual të
programit, por edhe në përcaktimin e nevojave për zgjerim apo kufizim të politikave
sociale në funksion të rezultateve të evidentuara përgjatë këtij vlerësimi.
Çdonjëra nga fazat ka një funksion të përcaktuar që korrespondon me struktura të
caktuara dhe me përgjegjësi të marra nga aktorë të caktuar. Strukturat e zbatimit të
procesit të një politike sociale mund të jenë agjensi publike, gjysmë publike, parti
politike, organe legjislative, ekzekutive, grupe interesi, agjensi private etj., të cilat
marrin përgjegjësinë për të realizuar role të caktuara sociale. Struktura të tilla, në
role politike përbëjnë gjithashtu produkte të procesit të politikës sociale55. Politikat e
mbrojtjes sociale analizohen si një proces përgjatë të cilit shoqëria ndërmerr një sërë
veprimesh për të përmbushur qëllimet dhe nevojat sociale. Produket e këtij procesi
janë vetë institucionet si: sistemet e sigurimeve shoqërore, sistemet e sigurimeve
shëndetësore, ndihma dhe përkujdesi shoqëror. Këto institucione cilësohen si
instrumenta të politikave sociale për të garantuar rregullin shoqëror.
Ekzistojnë disa mundësi për të mbuluar risqet të cilat hasim apo do të hasim
eventualisht në jetë. Vështirësia për t’i përballuar këto risqe në mënyrë individuale ka
evidentuar nevojën për të ngritur sisteme të unifikuara në nivele kombëtare të
udhëhequra nga politika sa më eficiente.
Kursimet individuale mund të jenë një alternativë për të përballur risqet eventuale në
jetë. Kjo mënyrë mund të përcaktohet si minimizimi i konsumit imediat për një
konsumim në të ardhmen. Nga njëra anë kjo nxjerr në pah një « virtyt moral » të
individit dhe është një akt i ndërmarrë me dëshirë, nga ana tjetër një kapacitet për të
ekonomizuar. Përtej mundësive për të ekonomizuar të cilat nuk janë të njëjta për të
gjitha shtresat në një shoqëri, mund të themi që jo të gjithë njerëzit kanë një shkallë të
lartë racionaliteti.
Bamirësia është një tjetër formë nëpërmjet së cilës ne përpiqemi të ndihmojmë
njerëzit në situata tejet të vështira, por problemi më i madh qëndron në faktin që kjo
mbrojtje është fakultative. Për më shumë është stigmatizuese dhe e pabarabartë, pasi
ka vende ku njerëzit që u vijnë në ndihmë këtyre personave janë të pasur dhe vende të
tjera ku janë më pak të pasur.
Duke parë që format e lartpërmendura janë vetëm fragmentare, individët në
një shoqëri do të bashkohen për të mbuluar një risk të caktuar, nën konceptin e
reciprocitetit. Në princip kontributi përcaktohet në mënyrë të pavarur nga risqet e
hasura. Duhet të theksojmë që dhe kontributet janë në proporcion me të ardhurat e
individëve.
55 De Boeck Supérieur, “Réforme pédagogique et légitimation”, 2009, ISBN : 97828041019302009
f.58
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
35
Në këtë mënyrë ne krijojmë një mbulim reciprok të riskut brenda një
popullate. Propozohet një mbulim i risqeve sociale në kushte të njëjta për të gjithë
popullatën. Mbulimi është i detyrueshëm në kushte të pavarura nga risku i paraqitur.
Duke u nisur nga tërësia e risqeve sociale diskutohet roli i shtetit në organizimin dhe
mbrojtjen kolektive të qytetarëve.
Për të parë si është institucionalizuar menaxhimi i risqeve sociale do t’i
referohemi konceptit të shtetit social, i cili u përhap gjerësisht pas Luftës së Dytë
Botërore56.
Nëpërmjet vendosjes së një sistemi mbulimi të risqeve për gjithë qytetarët,
objektivi është të luftohet varfëria dhe nëse është e mundur, në mënyrë definitive. E
gjithë kjo mbështetet në një logjikë mbulimi maksimal kundër risqeve sociale
nëpërmjet ndërhyrjes së shtetit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëhiqen nga një logjikë tërësisht liberale,
ku shteti duhet të ndërhyjë kur mundësitë e iniciativës private nuk lejojnë mbrojtjen e
qytetarëve. Ndërsa në sistemet e vendosura në Evropë, risqet sociale mbulohen në
pjesën më të madhe dhe në mënyrë dominuese nga autoritetet publike.
Ndërsa sistemi liberal kundërshton çdo ndërhyrje publike automatike në favor
të të varfërve në emër të parimit të përgjegjësisë individuale, shoqëritë që janë duke u
industrializuar me ritme të shpejta në fund të shekullit XX, do ta pranojnë gradualisht
se është e domosdoshme ekzistenca e mekanizmave të detyrueshëm të mbrojtjes
sociale për punëtorët që ndodhen në një pasigurie të lartë. Reformat e para kanë për
qëllim për të zgjeruar mbrojtjen sociale, por duke u fokusuar në zgjerimin e
praktikave ekzistuese të solidaritetit.
Faktorët që do të çojnë në lindjen e shtetit të mirëqenies, do të bazohen në
procesin e zbatimit të ligjeve sociale të Bismarkut. Këto ligje do të revolucionojë
parimet e mëparshme të mbrojtjes sociale. Konceptimi i Bismarkut do të krijojë një
formë të shtetit të mirëqenies, një model që do të përhapet fuqishëm në vendet e
zhvilluara.
Disa dekada më vonë, në kontekstin e një krize akute të botës kapitaliste, do të
kthehet në domosdoshmëri garantimi i sigurisë sociale për të gjithë, në mënyrë që të
krijohet një botë liberale dhe mbrojtëse për qytetarët. Me këtë konceptim të shtetit të
mirëqenies demokratik është i lidhur emri i Beverixh.
Për të kuptuar risitë që sjell sigurimi i detyrueshëm shoqëror, është e
rëndësishme të marret në konsideratë trashëgimninë sociale që do të modifikohet.
Karakterisitika e përgjithshme të këtyre dy konceptimeve të mëdha57 :
Në konceptin e Bismarkut disa nga objektivat bazë do të ishin : Si mund të
inkuadrojmë, socializojmë klasën punëtore që ishte duke u ndërtuar ? Si mund
të konsolidojmë marrëdhëniet e punonjësve me ndërmarrjet nëpërmjet një
kontrate pune, si dhe vendosja e një sërë të drejtash sociale që do të garantonin
një stabilitet të të ardhurave te punonjësit. Ky konceptim u realizua në
konturet e një ndërmarrjeje të madhe dhe një logjike të lidhur me aktivitetin
56 Palier Bruno, Bonoli Giuliano, “Entre Bismarck et Beveridge « Crises » de la sécunté sociale et
politique(s)”, Revue française de science politique,1995 Volume 45 Numéro 4 pp. 668-699 57 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
36
profesional. Sistemi u përgjithësua për të pasur një mbulim sa më të gjerë në të
gjithë sektorët. Më pas ky sistem u zgjerua për partënerët dhe fëmijët e
punonjësve, duke ruajtur bërthamën bazë që ishte ndërmarrja e madhe. Një
tjetër trajtim bëhet për punonjësit të cilët janë në moshën e pensionit, të cilët
përfitojnë nga të drejtat e të qenit më parë në marrëdhënie pune. Ideologjitë,
përvojat historike, lloji i shtetit dhe konteksti politik luajnë një rol të
rëndësishëm në mënyrën se si grupet do të prezantohen, do të shprehin
interesat e tyre dhe do të mobilizohen pro ose kundër zbatimin të një shteti
social.
Modeli Bismarkian është revolucionar në të gjitha aspektet. Kombinimi i tij
me një rritje të konsiderueshme ekonomike solli modelin social perfekt. Kjo
bëri që në dekadat në vijim, modeli gjerman të ndiqej nga shumë vende
evropiane në fund të shekullit XIX. Gjermania e Bismarkut do të frymëzojë
Evropën, madje edhe Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Amerikës Latine.
Vendet të ndryshme si Holanda, Rumania, Austro-Hungaria, Rusia, Norvegjia,
Suedia, Zvicra dhe Britania e Madhe do të frymëzoheshin tërësisht ose
pjesërisht nga ky model. Ndësa Franca do të ngelej skeptike për një kohë të
gjatë ndaj modelit gjerman.
Ndërsa Bevrixh, në konceptimin e tij u nis nga një logjikë universale e
mbulimit social. Në raportin « Insurance and Allied Services » të dhjetorit
1942, qëllimi i tij është i qartë; eliminimi i përhershëm i 5 të këqijave të
mëdha : varfërisë, sëmundjeve, injorancës, papastërtise dhe dembelizmit. Për
të arritur këtë objektiv, Beveridge përkrah krijimin e një sistemi të
përgjithshëm të mbrojtjes sociale, mbulimin e të gjithë popullsisë, në një
mënyrë të thjeshtë, që do të thotë, duke mbuluar të gjitha rreziqet përmes një
kontributi të vetëm dhe të centralizuar. Në modelin e propozuar prej tij ky
sistem do të menaxhohej nga shteti. Raporti gjithashtu, propozon krijimin e
një shërbimi shëndetësor të aksesueshëm (falas) dhe të hapur për të gjithë.
Parimi bazë synon një mbrojtje sociale nëpërmjet mbulimit të nevojave
minimale dhe kjo u lejojn individëve të ekonomizojnë më shumë. Objektivi
nuk është që të sigurojë një rishpërndarje të pasurisë, por të sigurojë nevojat
bazë për njerëzit në vështirësi. Raporti i tij i dytë, « Full Employment in a Free
Society »,58 i botuar në vitin 1944, do të entuziazmojë publikun dhe do të
kontribuojë më shumë se çdo tekst tjetër të popullarizimin e teorisë
keynesiane. Sipas vetë Beveridge, bazuar në parimet liberale, ky sistem:
" ...kombinon sigurinë themelore (të mjaftueshme për të jetuar në çfarëdo
rrethanash) me lirinë e qytetarëve, për të organizuar jetën e tyre dhe të
personave që kanë në ngarkim, duke i lënë atij përgjegjësinë për veprimet e
tij."
Ashtu si modeli Bismarkian edhe ai Beverixhian u pranua me entuziazëm në
Evropë. Periudha kur ky model u ideua dhe u propoganduan përkon me fitoren mbi
nazizmin dhe ndërtimin e kapitalizmit demokratik, që garanton sigurinë për të gjithë.
58 Full employment in a free society: a report / by William H. Beveridge, 1944
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
37
Megjithatë, nëse ideja e përgjithësimit dhe zgjerimit të sigurimeve shoqërore është
pranuar lehtësisht, parimet e tjera Beverixhiane janë rrëzuar në vendet që kanë
integruar tashmë sigurim social bismarkian, rasti francez është një ilustrim i qartë i
kësaj perspektive.
Për të përcaktuar një model të mbrojtjes sociale duhet paraprakisht të
referohemi në principet, vlerat dhe objektivat ekonomike dhe sociale. Njëkohësisht
duhet të referohemi dhe në konfigurimin institucional te një vendi: të drejtat, niveli i
pagesave të mbulimit social, financimi dhe menaxhimi i sistemit.
Ekzistojnë dy logjika fiancimi që implikojnë dy konceptime të ndryshme të mbrojtjes
sociale.
Logjika e sigurimit social e bazuar tek punonjësit. Ata sigurohen nëpërmjet
sistemit të kontributit mbi të ardhurat e punës. Një pjesë e të ardhurave
kuotizohet dhe kjo financon sisetmin e sigurimeve shoqërore. Pra sistemi
financohet nga aktiviteti profesional i punonjësve të cilët janë të detyruar të
sigurohen.
Logjika e dytë korrespondon me sistemin fiskal të taksave. Mbulimi social i
përfituar si një qytetar i vendit, i cili duhet të mbrohet nga autoritetet publik,
pra kjo duhet të financohet nga taksat. Në të njëjtën linjë logjike përfshihet
dhe sigurimi shëndetësor i cila bazohet në sigurimin e shpenzimeve mbi
shëndetin. Kjo për vendet si Anglia, Spanja, ku çdo shpenzim medikal
mbulohet nga taksat59.
Në vendet nordike, pjesa e kuotizimit është e dobët ndërsa taksat financojnë
pjesën më të madhe të shpenzimeve për mbulimin social.
Në vende të tjera, kuotizimi përfaqëson pjesën më të konsiderueshme për financimin e
këtij mbulimi. Nuk ekziston një sistem i financuar ekskluzivisht nga taksta apo
ekskluzivisht nga kuotizimet, gjithmonë sistemi është i përzierë ku proporcionimi i dy
komponentëve është i ndyshëm.
Në veprën e tij klasik, « The three worlds of welfare capitalism»60, ese mbi
kapitalizmit modern, Esping-Andersen tejkalojn modelet e klasifikimit në bazë të
shumës së shpenzimeve sociale ("sa"), ai do të tregojë interes në mënyrën se si vendet
i shpenzojnë këto shuma të vëna në dispozicion ("si"). Ai thekson faktin se në kuadër
të dallimeve është e mundur për të bërë grupime të kuptimshme. Koncepti regjimeve
reflekton organizime institucionale relativisht të qëndrueshme midis sferës private,
tregut dhe shtetit. Niveli i dematerializimit, struktura e klasës që dalin nga politikat
sociale dhe në fund raporti publik-privat në sigurimin e të mirave sociale, janë tre
tregues që mbështesin regjimet e ndryshme të shtetit social.
Kapitalizmi transformon njeriun në mall. Për të plotësuar nevojat e tij, njeriu
është i detyruar të shesë fuqinë e tij të punës. Pas Karl Polanyi, Gøsta Esping-
Andersen argumenton se funksioni kryesor i shteteve të mirëqenies është që të lejojë
individët, në kushte të ligjshme për t’u bërë pak a shumë të fuqishëm në treg, duke
përfituar njëkohësisht nga shërbimet apo pagat e mbulimit social. Dematerializimi i
59 (Vaso) Xhumari Merita, Procesi dhe Institucionet e Politikës Sociale, Tiranë, « ABC » 2009 60 Esping-Andersen, G. The three worlds of welfare capitalism. Cambridge, UK: Polity Press,1990
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
38
realizuar në shoqëri të ndryshme ka lejuar të mundësohet një klasifikim hierarkik të
shteteve të mirëqenies në tri kategori: të lartë, të mesëm dhe të ulët.
Indikatori i dematerializimit është po aq i fortë sa e drejta për t’u zgjedhur.
Aksesi në të drejtat është relativisht i thjeshtë për një kohë të gjatë dhe se të ardhurat
që sigurohen për individët që përjetojnë një risk social janë të përafërta me ato të
individëve që janë në marrëdhënie pune.
Tabela 1. Klasifikimi hierarkik i shteteve të mirëqenies në termat e dematerializimit në 1980
Shtetet Indikatorët
Australi 13,0
Shtetet e Bashkuara 13,8
Zelanda e Re 17,1
Kanada 22,0
Irlandë 23,3
Mbretëri e Bashkuar 23,4
Itali 24,1
Japoni 27,1
Francë 27,5
Gjermania (Perëndimore) 27,7
Finlandë 29,2
Zvicër 29,8
Austri 31,1
Belgjikë 32,4
Holandë 32,4
Danimarkë 38,1
Norvegji 38,3
Suedi 39,1
Burimi : Gøsta Esping-Andersen, Les trois mondes de l’État-providence, Paris, PUF,
2 e
éd. Français, 2007.
Rezultatet e ulëta pasqyrojnë kryesisht trashëgimninë e liberalizmit. Vendet
kontinentale evropiane kanë rezultate mesatare që pasqyrojnë një mobilizim politik të
majtë, por edhe një traditë të lashtë të konservatorizmit dhe ndikimin e katolicizmit.
Pikët më të larta pasqyrojnë ndikimin social-demokratike.
Shtete të ndryshme të mirëqenies kontribuojë gjithashtu në sistemin e
stratifikimit social. Tradita liberale krijon dhe përforcon dualizëm social. Ajo krijon
një pengesë midis përfituesve të asistencës dhe pjesës tjetës të shoqërisë. Tradita
korporatiste-konservatore kontribuon me rolin e saj për të krijuar një identitet të
klasës dhe për të ruajtur legjitimitetin përballë shtetit. Modeli universal skandinav
krijon një shoqëri më të barabartë.
Tre format e shtetit të mirëqenies gjenerojnë kështu të drejta të pabarabarta për
shtetasit në një shoqëri. Nivelet e dematerializimit dhe shkalla e stratifikimit të
shoqërisë përforcohen në mënyrë reciproke.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
39
Duke kombinuar shkallën e dematerializimit me tre indikatorët « politikë », si dhe
indikatorët e stratifikimit social, Esping-Andersen dallon tri sistemet e shtetit social:
atë liberal, sistemin konservator dhe sistemin social- demokrat (socialist)61.
Sistemi liberal privilegjon me tepër mekanizmat e tregut në raport me shtetin.
Në këto vende sistemi i sigurimit të shëndetit është kryesisht individual/privat.
Njerëzit të cilën nuk mund të sigurohen në mënyrë individuale apo nuk kanë
aktivitet profesional të konsoliduar ngelen të pambuluar nga ana sociale.
Ndërhyrja e shtetit është e papërfillshme dhe shtetit ndërhyn vetëm në situata
të varfërisë ekstreme. Parimi bazohet në një ndërhyrje shumë të dobët të shtetit
në jetën private të qytetarëve dhe ai mund të jetë përgjegjës vetëm në disa
nevoja sociale bazë si: arsim, shëndetësi, pensionet bazë. Shërbimi
Shëndetësor Kombëtar është i financuar nga tatimet e detyrueshme mbi të
ardhurat dhe sistemi menaxhohet drejpërsëdrejti nga qeveria. Shteti siguron
kujdes shëndetësor për të gjithë qytetarët. Aplikimi i këtyre sistemeve supozon
një përgjegjësi të lartë të qytetarëve të një vendi, për organizimin e jetës së
tyre. Roli i sektorit privat është shumë i rëndësishëm përballë një ndërhyrje
shumë të dobët të mekanizmave rregullator të shtetit. Ekonomia e këtyre
vendeve udhëhiqet nga teoria smithiane « laisser -faire » sipas së cilës çdo
takimi i ofertës dhe kërkesës ndodh në mënyrë natyrale (ligji Say-t). Në këto
kushte do të evidentohet një shkallë e lartë pabarazie midis shtresave sociale
në vend.
Sistemi social- demokrat bazohet në idetë socialiste dhe propozon përfitime
shumë të larta të qytetarëve jashtë marrëdhënive të tyre profesionale. Në
kundërshtim me sistemin liberal mekanizmat e mbështetjes sociale
karakterizohen nga një shkallë e lartë institucionalizimi. Niveli i mbulimit
social është shumë i lartë dhe kushti bazë për të përfituar nga ky mbulim lidhet
me të qenit qytetar i këtij vendi. Shërbimet sociale janë të zhvilluar jo vetëm
në një logjikë horizontale që lidhet me një mbulim për të gjithë qytetarët, por
shtrihen edhe në një logjikë vertikale ofrimi të një shumllojshmërie
shërbimesh. Objektivi është të ndërtohet shteti i mirëqenies sociale duke
priviligjuar logjikën e rishpërndarjes të të ardhurave dhe zvogëlimin e
pabarazive sociale me qëllim që të mbështetet kohezioni social rreth një klase
të mesme të shoqërisë. Mbrojtja si një qytetar lejon një liri relative përballë
tregut.
Sistemi konservator koorporatist. Shtylla kryesore e shtetit social në këtë
sistem është sigurimi i detyrueshëm social bazuar në aktivitetin profesional.
Pjesa më e madhe e popullsisë është e mbuluar nga sigurimet shoqërore kur
individi është në marrëdhënie pune ose përfiton nga mbulimi social i
familjarëve që janë në marrëdhënie pune. Shumë përfitime dhe shërbime janë
të shkëputura nga koncepti i të ardhurave individuale dhe paguhen për të
gjithë qytetarët e vendit. Pensioni i pleqërisë si dhe asistenca në rast
61 Esping-Andersen, G. The three worlds of welfare capitalism, Cambridge, UK: Polity Press,1990
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
40
papunësie, përllogaritet në bazë të të ardhurave të mëparshme në mënyrë që të
mundësojë individët të cilët kanë kontribuar për të ruajtur afërsisht nivelin e
jetesës që ata kishin më parë. Sistemi i sigurimeve shoqërore bashkëfinancohet
nga kontributet e punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në shumicën e vendeve,
pjesa e kontributit të punëdhënësit është më e lartë se kontributi i paguar nga
punonjësi. Çdo qytetar në mënyrë individuale kontribuon për interesin
personal dhe në të njëjtën kohë, për të siguruar bashkëqytetarët e tij kundër
rreziqeve sociale. Mbulimi i risqeve është i pavarur nga të ardhurat. Ky sistem
që çon në formën e menaxhimit korporatist bazohet dhe lidhet njëkohësisht
me statusin social të individëve. Përfitimet janë relativisht të larta dhe niveli i
rishpërndarjes së të ardhurave nuk është shumë i lartë. Funksionimi i këtij
sistemi ka të bëjë më tepër me logjikën e ruajtjes së satusit social, sesa me
uljen e pabarazive62.
Tabela 2. Tiparet kryesore të tre sistemeve të mbrojtjes sociale:
Sistemi i mbrojtjes
sociale
Liberal Social demokrat Konservator
Koorporatist
Rregullat e përfitimit Nevoja
Varfëria
Të qënit qytetar i një
vendi
Të qënit resident
Statusi
Marrëdhënie pune
Natura e përfitimit Niveli i të
ardhurave
Pagesë fikse Proporcionale
Mënyra e financimit Taksat Taksat Kontributi social
Mëyra e menaxhimit të
sistemit
Qeveria
qendrore
Administrim i
decentralizuar
Nga përfituesit dhe
partënerët
Burimi : Autori
Analiza e Anderson bazohet në 4 grupe të mëdha shtetesh63:
Vendet nordike : Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia, Islanda.
Vendet anglo-saksone : Anglia, Irlanda.
Vendet e Europës Qendrore : Gjermania, Franca, Vendet e ulta (Benelux), Austria.
Vendet e Europës së Jugut : Spanja, Greqia, Italia, Portugalia.
Vendet nordike janë të kualifikuara si vende socialdemokrate. Në këto vende
principi i universalitetit shkon edhe më larg. Jemi në vende ku përfitimet
sociale janë të larta dhe të financiara nga sistemi i taksave dhe nën autoritetin
e qeverisë qendrore. Në disa vende hasim një organizim administrativ të
decentralizuar të sistemit.
Vendet anglo-saksone kanë sisteme hibride midis sistemit socialdemokrat dhe
modelit liberal. Principi i universalitetit është i limituar në sistemin e shëndetit
ndërsa në fushat e tjera të mbulimit social kemi të bëjmë me një klimë më
liberale. Përfitimet sociale janë të dobta. Në fushën e pensioneve luan një rol
62 Gosta Esping-Andersen, Les trois mondes de l'Etat-providence. Essai sur le capitalisme moderne,
coll. Le lien social, éd. PUF, 1999, 310 p 63 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
41
të rëndësishëm sigurimi privat dhe ndërmarrjet. Përfitimet sociale ofrohen në
funksion të të ardhurave për më të varfrit.
Vendet e Europës Qendrore. Në këto vende tradita bismarkiane është më e
theksuar, ndërhyrja e shtetit në menaxhimin e mbulimit social është e
konsiderueshme. Të drejtat e përfituesve kushtëzohen nga niveli i kuotizimit të
tyre. Kjo e fundit ka evoluar, kryesisht në fushën e sigurimit shëndetësor dhe
mbulimit social të familjeve. Niveli i përfitimeve lidhet me nivelin e pagës
kryesisht në fushën e pensioneve dhe të papunësisë. Sistemi është i copëzuar
pasi operojnë organizma të ndryshme.
Vendet e Europës së Jugut karakterizohen nga një klimë politike e
destabilizuar, dhe nga një periudhë kohore e gjatë e tranzicionit politik, nga
kalimi i sistemit jo demokratik në atë demokratik. Duke u nisur nga ky fakt,
mbrojtja sociale karakterizohet nga tiparet e sistemit koorporatist. Me ardhjen
në pushtet të sistemeve demokratike do të vërejmë një heterogjenitet të
tipologjive të mbrojtjes sociale, në fushën e mbulimit shëndetësor vërhim
aplikimin e modelit beveridgeian. Shërbimet kombëtare të shëndetit
zhvillohen me rritme shumë të ngadalta dhe përfitimet e minimumit social
fillojnë të zhvillohen në mënyrë progresive64.
Shteti i mirëqenies shënon një shkëputje me konceptin e shtetit liberal. Ai i jep
shtetit një rol të rëndësishëm në jetën sociale dhe ekonomike në emër të nevojave
sociale. Sot ky term mund të trajtohet në dy kuptime. Në një kuptim më të gjerë, të
adoptuar nga ata që kritikojnë ndërhyrjen e shteti në jetën e individëve, koncepti i
referohet shtetit intervencionist që u institucionalizua pas Luftës së Dytë Botërore. Në
një kuptim më të kufizuar, shteti i mirëqenies është ai që ndërhyn për të siguruar
përgjegjësinë kolektive të funksioneve të solidaritetit65.
Koncepti i shtetit social në mënyrë të qartë sjell një nga veçoritë e reja të shtetit
modern: kujdesi për mirëqenien e qytetarëve dhe jo vetëm të sigurojë rendin publik, të
pres monedhën kombëtare, të menaxhojë marrëdhëniet ndërkombëtare apo të
angazhohet në luftë.
Së dyti, ai sugjeron racionalizimin dhe objektivizmin e së drejtës për ndihmën
duke bërë kalimin nga një solidaritet subjektive në një solidaritet objektiv të bazuar në
të drejtat e qytetarëve. Pra shteti i mirëqenies bën të mundur që qytetarët të
mbështeten në fuqinë publike në rast se solidariteti subjektiv nuk funksionon.
Duke ju referuar konceptit të solidaritetit subjektiv mund të bëhet dallimi midis
ndihmës sociale dhe aksionit social, pasi këto dy koncepte nuk janë të njëjta66.
Ndihma sociale mund të përkufizohet si një tërësi përfitimesh, që
korrespondon me të drejtat individuale subjektive të atribuara nga autoritetet publike,
kur përfituesit nuk kanë dhënë kontribut paraprak, por ndodhen në një situatë të
vështirë dhe plotësojnë kushtet ligjore. Ajo që karakterizon ndihmën sociale është
64 Po aty 65 Borgetto M. Lafore R., Droit de l’aide et de l’action sociales, Précis Domat, 7e éd., Montchrestien
2009 66 Borgetto M. La décentralisation du « social »: de quoi parle-t-on?, Informations Sociales, 2010/6-no
162, p. 6-11/publication de la Caisse nationale des allocations familiales
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
42
detyrimi i autoriteteve publike nga njëra anë dhe e drejtë e individit nga ana tjetër (...).
Ky program zbatohet dhe financohet nga autoritetet publike dhe vjen si një përgjigje
ndaj situatave të vështira në të cilat ndodhen individët.
Ndërsa aksioni social mund të përkufizohet si një tërësi e ndërhyrjeve (...) të
realizuara nga aktorë të ndryshëm, të cilat kompletojnë ndihmën sociale, duke
përmirësuar apo zgjeruar fushën e saj. Ndryshe nga kjo e fundit, ai nuk përmban as të
drejta për përfituesit, as detyrim për ideatorët apo zbatuesit e tij.
Aksioni social nuk përbën një bllok homogjen ndërhyrjesh dhe koordinon
veprime të shumë institucioneve dhe aktorëve në një fushë të caktuar. Koordinimi
realizohet midis aktorëve publikë, privatë dhe shoqërisë civile, mbi të gjitha ky
koordinim karakterizohet nga një liri relative të iniciativës përgjatë promovimit të
tij67.
Në trajtimin e shtetit të mirëqenies nga Karl Polanyi, lindja e shtetit social dhe
funksioni i tij i rishpërndarjes të të ardhurave zëvendëson në një mënyre reciprocitetin
dhe tregun. Në kuptimin e Polanyi, 68 parimi i reciprocitetit nënkupton fatin e
përbashkët. Përkufizimi i komunitetit të referuar mund të variojë sipas shoqërive dhe
konfigurimit social të tyre. Familja, fshati, komuniteti etnik mund të përbëjnë burimet
kryesore të solidaritetit midis të barabartëve. Në shoqëritë me bazë komunitetin,
ndihma reciproke është përforcuar.
Shumë studime kanë shpjeguar kalimin nga procesi i reciprocitetit në
konceptin e rishpërndarjes në një shoqëri dhe zhvillimin e shteteve të mirëqenies nga
nevojat objektive. Sipas autorëve të këtyre studimeve, industrializimi, zhvillimet
teknologjike dhe urbanizimi kanë luajtur rolin e tyre në këtë transformim. Në
periudhën paraindustriale funksionet e shoqërsë ishin të bazuar te familja dhe kisha.
Grupet primare si: familja, klani, komuniteti, fshati, etj. janë bërë më pak të aftë për të
siguruar kujdesin e anëtarëve të tyre në rast fatkeqësie (sëmundje, moshim etj.) dhe
bashkësitë fetare nuk mund të luajnë të njëjtin rol në shoqëri.
Në këto kushte ndodhemi para një nevoje për të ideuar elemente ekuivalente
funksionale si: shërbime shëndetësore, të sigurimeve shoqërore, etj. në mënyrë që
shoqëria të ruajë vazhdimësinë. Për rrjedhojë autoritetet publike do të jenë të
detyruara të mbështetin individët që nuk mund të sigurojë nevojat e tyre.
Krijimi i shtetit të mirëqenies i përgjigjet njëherazi krizave të solidaritetit
subjektiv, por edhe sekularizmit të shoqërive. Shteti zëvendëson me providencën e tij
providencën hyjnore. Ndërtimi i shteteve të mirëqenies synon t’u përgjigjet nevojave
objektive të individëve. Varfëria, vështirësitë e jetës së njerëzve të moshuar, pasiguria
në lidhje me sëmundjen dhe pamundësia për t’i përballuar këto me burimet e
disponueshme të individëve, shpjegon ndërhyrjen e institucioneve. Megjithatë, është e
pamundur të përcaktohet në mënyrë definitive dhe të unifikuar funksionet e shtetit të
mirëqenies, sepse format dhe shkallët e ndërhyrjes së tij variojnë nga problemet e
hasura në një shoqëri69.
67 Po aty 68 Servet Jean-Michel, Le principe de réciprocité chez Karl Polanyi, contribution à une définition de
l'économie solidaire, Revue Tiers Monde, 2/2007 (n° 190), p. 255-273. 69 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
43
Origjinaliteti i shteteve moderne të mirëqenies nuk qëndron në ajo çka ofrohet
për mbrojtje e individëve që nodhen në pasiguri sociale, as në faktin që shteti
mbështet individë që më parë mbeshteteshin nga struktura të tjera. Tashmë nuk
mbulohen nevojat sociale të një individi të veçantë, por të drejtat e individit nëpërmjet
ligjeve universale. Me fjalë të tjera, ndërsa në shoqëritë e privuara nga të drejtat
sociale qytetarët varen nga solidariteti i të tjerëve (bamirësia, reciprociteti ose
solidariteti vullnetar), në shtetin social është e nevojshme dhe e mjaftueshme të bësh
pjesë në një kategori të njohur dhe të përcaktuar (të sëmurë, me aftësi të kufizuara, në
pension, të papunë, të varfër), për të përfituar nga të drejtat, shërbimet apo pagesat e
paracaktuara.
Për një kohë të gjatë individi në nevojë është perceptuar si një person i dobët,
objekti i bamirësisë dhe është shoqëruar nga paragjykimi moral. Nga një person i
brishtë, i pambrojtur, viktimë e pabarazisë, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të
shekullit XX, ai do të bëhet subjekt për t'u mbrojtur, objekt i asistencës publike ose
organizatave bamirëse. Nocioni i përdoruesit do të shfaqet vetëm në sektorin social në
gjysmën e dytë të shekullit XX, ky përdorues i shërbimeve sociale gradualisht do të
bëhet aktor i menaxhimin të të drejtave të tij. Edhe pse këto të drejta të përdoruesit
janë vetëm transpozimi dhe afirmimi i të drejtave themelore të individit në një
shoqëri70.
Ndërsa ligji nuk përkufizonte konceptin e përdoruesit, doktrina dhe
jurisprudenca (kasuset praktike) do të zhvillojnë konturet e këtij koncepti. Statusi i tij
është ndërtuar nga të drejtat që i jepen përdoruesin në lidhje me një shërbim të ofruar
ose përcaktohet nga autoritetet lokale apo qëndrore. Duke filluar nga gjysma e dytë e
shekullit XX, është ndërmarrë një hap i parë, për mbrojtjen dhe mbështetjen në
mënyrë kolektive të individëve të cilët ndodhen në kushtet të tilla që nevojitet
ndërhyrja e profesionistëve. Në këtë model, "përdoruesi konsiderohet të jetë i
administruar".
Pra sot, në pothuajse të gjitha vendet perëndimore, qytetarët përfitojnë nga një
mbulim social, në rast të papunësisë, të daljes në pension ose sëmundjes. Këto të
drejta mund të jetë rezultat i kontributeve shoqërore të paguara, rezultat i statusit të
tyre të qytetarit të një vendi, apo rishikimin i nevojave të tyre. Shumë shpesh ata
mund të përfitojnë nga ndihma shtesë në fushën e strehimit, arsimit, familjes, për
probleme të veçanta.
Të gjitha këto të drejta na çojnë drejt figurave emblematike të shtetit modern
të mirëqenies. Në analizën e tij sociologu Esping-Andersen kërkon zbatimin e
dematerializimit të njeriut në shoqëritë kapitaliste. Shteti i mirëqenies sociale është
një formë e "kapitalizmit me një fytyrë njerëzore", në të cilën individi përfiton të
ardhura alternative kur është jashtë tregut të punës (sëmundje, moshim, papunësi), ose
kur të ardhurat e tij individuale nuk e lejojnë atë të plotësojë nevojat e tij. Ai, ka
gjithashtu akses në shërbimet sociale dhe shëndetësore në një kosto më të ulët se
kostoja e tregut.
70 Gosta Esping-Andersen, Les trois mondes de l'Etat-providence. Essai sur le capitalisme moderne,
coll. Le lien social, éd. PUF, 1999
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
44
Tashmë ne mund të dallojmë qartë në historinë e mbrojtjes sociale, dallimin
midis filantropisë, paternalizmit, klientelizmit shoqëror, mbështetjes liberale dhe
njohjes të të drejtave në një shtet demokratike të mirëqenies sociale71.
Realizimi i shtetit social nuk është kryer në mënyrë të thjeshtë. Në një perspektivë
historike dhe ndërkombëtar, historia e shteteve të mirëqenies mund të ndahet në tre
periudha ku secila prej tyre është një shkëputje nga arritjet e mëparshme72.
Shkëputja e parë ka të bëjë me lëvizjen për sigurimet shoqërore për punëtorët.
Në një këndvështrim analitik, periudha 1870-1935 është padyshim një fillim i ri në
metamorfozën e çështjes sociale. Pyetja nuk shtrohet më për njerëzit që nuk janë në
marrëdhënie pune (popullatat e varfra, njerëzit me devijanca sociale etj.), por për
popullsinë që drejtohet tani nga kultura e re e punës, që ka lindur me revolucionin
industrial. Kjo fazë zhvillohet gjatë industrializimit evropian në një kontekst të
zgjerimit të tregut, varfërimit të masave punëtor dhe rritjes së lëvizjeve socialiste. Në
të gjitha vendet, elitat janë të vetëdijshëm për pamjaftueshmërinë e politikave të vjetra
dhe nevojës për të përmirësuar gjëndjen socio-ekonomike të punëtorëve. Ndodhemi
në një situatë emergjente dhe konfliktuale.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, nevoja për të zgjeruar mbrojtjen sociale dhe për të
siguruar ekzistencën ka fituar terren dhe për shumë reformatorë, ekspertë dhe
politikanë kjo vjen si një detyrim i shoqërisë së kohës. Ashtu si duhet të theksohet që
nje pjesë tjetër e shoqërisë ka shprehur rezerva në lidhje me këte ide duke mbështetur
preferencën për një solidaritet vullnetar dhe bamirësi publike.
Por, gradualisht, në fund të shekullit XIX, modeli Bismarkian i sigurimeve
shoqërore do të vijë si një nevojë në të gjitha vendet.
Mutacion i dytë do të haset gjatë viteve 1930 në kontekstin e Depresionit të Madh që
do të lulëzojë pas Luftës së Dytë Botërore. Konsensusi është arritur rreth shtetit
demokratik të mirëqenies që ofron siguri sociale për të gjithë qytetarët. Shteti duhet të
zgjerojë veprimin e tij në fushën ekonomike dhe sociale, në emër të nevojave publike.
Forma e re e shtetit social është shteti i "mirëqenies Keynesianist" duke u përpjekur
në të njëjtën kohë të nxitë rritjen dhe bilancin ekonomik, përballjen me opozitën
sociale dhe të sigurojnë një funksion të drejtë të ndarjes së pasuri.
Sociologu Marshall përshkruan kalimin historik drejt shtetit modern të
mirëqenies si një shkrirje graduale të të drejtave civile, politike dhe të drejtave
sociale. Zgjerimi i mbulimit social realizohet si në drejtimin horizontal ashtu edhe në
atë vertikal, duke mbuluar një numër më të madh risqesh sociale dhe duke mbështetur
një numër në rritje të popullsisë. Themelet e rendit liberal nën revolucionet e shekullit
të tetëmbëdhjetë janë të implikuara këtu në mënyrë të qartë. Tani, të gjithë qytetarët të
cilët janë pjesë e një kategorie të gjerë në rrezik, të paaftë për të mbështetur veten e
tyre në mënyrë individuale, meritojnë ndërhyrjen dhe përkrahjen e shtetit.
Midis viteve 1950 dhe 1970, siguria është në rritje të shpejtë përballë
rreziqeve sociale dhe niveli i varfërisë zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme.
Qytetarët përfitojnë nga mbulimi social i zgjeruar në të gjitha fushat.
71 Po aty 72 François-Xavier Merrien, L’État-providence 2007/3249 Presses Universitaires de France (3e
éd.)ISBN : 9782130539353, f.3-10
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
45
Megjithatë, shteti i mirëqenies nuk është një institucion homogjen, por
implementohet në realitete të ndryshme. Shtetet e mirëqenies implementojnë në
mënyra të ndryshme sigurinë sociale të qytetarëve. Ata ndryshojnë nga mënyra se si
trajtojnë rreziqet sociale, lloji dhe sasia e institucioneve si dhe shërbimet e vëna në
dispozicion të popullsisë. Në kulmin e zhvillimit të epokës së artë të ekonomisë
industriale, në fillim të vitit 1970, ekzistojnë forma të ndryshme të shteteve të
mirëqenies. Legjitimiteti i tyre është i fortë dhe financimi i tyre është i sigurt.
Mutacion i tretë do të shënohet në fund të viteve 1970. Në kontrast me
periudhën triumfuese të dekadës së mëparshme, shtetet e mirëqenies do të bëhen
subjekt i presioneve të forta ekonomike, politike dhe sociale. Ata shfaqen të paaftë për
të përballuar sfidat që hasin në zhvillimin e ekonomive moderne dhe të trajtojnë
problemet e tyre të brendshme. Duket të ketë një revolucionim të kapaciteti për të
zhvilluar ekonominë dhe fushën sociale. Tema e krizës së shtetit të mirëqenies është
në qendër të debatit politik dhe akademik. Shtetet e mirëqenies janë duke përjetuar një
zhvillim të dobët ekonomik, të shoqëruar nga një nivel i lartë papunësie dhe me një
çekuilibër demografik në rritje ndërmjet individëve aktive dhe joaktive.
Tipet të ndryshme të shteteve të mirëqenies ballafaqohen me një detyrim të
dyfishtë: financimin e sistemit të mirëqenies i cili është në çekuilibër strukturor dhe
financimin e buxhetit për shpenzimet në fushën sociale. Në këtë kontekst,
rekomandimet liberale (më shumë fleksibilitet dhe më pak mbrojtje sociale) gjejnë një
rezonancë gjithmonë dhe më të madhe në elitat politike, pavarësisht angazhimit të
njerëzve ndaj sistemeve të tyre të sigurimeve shoqërore. Të gjitha vendet përpiqen për
të reformuar sistemin e tyre të shtetit social ose për t’i bërë ato më minimale, më të
thjeshta, ose për të mundësuar përballimin vetjak të shpenzimeve të cilat janë në
rritje73.
Secila nga këto periudha tregon ndikimet e mëdha, edhe pse ata ndryshojnë
nga njëri vend në tjetrin. Koncepti i sigurimit social i lidhur me legjislacionin
Bismarkian do të jetë një logjikë dominuese e periudhës së parë, e cila do të ndiqet
nga idetë e Keynes dhe Beveridge.
Së fundmi, periudha e tretë do të shënohet nga gjurmët e ideve neoliberale.
Politikat sociale të reja të iniciuara në një vend importohen në vende të tjera në forma
pak a shumë të pastra.
1.3 Ndërhyrja e shtetit në funksion të mirëqenies sociale të
individit
Të drejtat sociale që u promovuan në shekullin XIX, sjellin një model “tutele”, i
cili bazohet në prizmin e familjes. Kur funksionet e saj nuk janë të siguruara dhe
situatat e varfërisë janë "legjitime", mbështetja publike dhe ndërhyrja e shtetit është e
ligjshme.
Analiza e ligjeve të para sociale të shekullit XIX tregon se aprovimi i tyre ka qenë
gjithmonë i paraprirë nga një debat, ndërmjet përkrahësve të liberalizmit nga njëra anë
73 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
46
dhe mbrojtësve të ndërhyrjes publike nga ana tjetër. Gjatë gjithë shekullit XX, do të
ketë diskutime mbi përcaktimin e nivelit të ndërhyrjes. Kjo do të konsiderohet një
situatë kritike, pasi duhet të krijohet një ekuilibër i marrëdhënieve sociale dhe
ekonomike, të drejtës së individit dhe jetës private të tij74.
Liberalët e shohin shtetin si instrumentin e duhur për të ndërhyrë në ekonominë e
tregut deri në momentin kur nuk cënohet liria e individit. Ndërhyrja në këtë
konceptim duhet të ketë si synim minimizimin e personave të përjashtuar nga
ekonomia e tregut. Liberalët edhe pse janë kundër barazisë në shoqëri sepse e shohin
si një element që ndikon negativisht në produktivitetin dhe eficiencën e sistemit si dhe
në motivimin e individëve në shoqëri, pranojnë të zvogëlojnë pabarazinë ekstreme
sociale. Ata vlerësojnë ndërhyrjen e shtetit dhe të shoqërisë nëpërmjet institucioneve
të mbrojtjes sociale jo vetëm në rastin e zgjidhjes së problemeve, por edhe në
përmirësimin e nivelit të jetesës së individëve. Liberalët pranojnë gjithashtu se sa më
të larta të jenë standardet e jetesës, aq më të shumta janë problemet sociale. Paaftësia
e individit për të plotësuar të gjitha nevojat e tij në familje dhe në punë, konsiderohen
normale për shkak të kompleksitetit të jetës moderne, nga ku mbrojtja sociale do të
pranohet si një funksion legjitim në shoqëri për të mbështetur individët75.
Tradicionalisht dallohen dy tipe argumentesh për të justifikuar ndërhyrjen e shtetit
në politikat e mbrojtjes sociale: eficienca dhe drejtësia. Argumenti i eficiencës lidhet
me teorinë ekonomike, duke u bazuar në teorinë e optimizimit të Paretos, sipas së
cilës tregu i shpërndan burimet në mënyrë eficiente vetëm në kushte të caktuara dhe
nëse këto kushte nuk arrihen, atëherë justifikohet ndërhyrja e shtetit. Në praktikë
duket e vështirë që të arrihet optimiumi i Paretos nga ku duket e arsyeshme që shteti të
ndërhyjë për të kënaqur më shumë se nevojat bazë të individëve.
Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, legjislacioni social vjen me një qasje
të re, duke synuar në një ndërhyrje të shtetit për të riparuar situata jashtë standardit
duke ju referuar një norme individual dhe shoqëror të pashkruar. E drejta zhvillohet
në një vizion ligjor që përcakton kategoritë e pastandardizuara mbi kriteret mjeko-
sociale, socio-ekonomike, statusin mbrojtës dhe mënyrat e menaxhimit.
Begatia e jashtëzakonshme e bumit ekonomik të pasluftës ka ndihmuar në
zvogëlimin e debateve ideologjike. Politika sociale është shkëputur tashmë nga
diskutimet e parimeve ideoligjike dhe konsiderohet si një motor i rritjes ekonomike.
Nën regjimin ndërkombëtar ekonomik të Bretton Woods, shtetet janë të lejuara me
ligj për ngritjen e sistemeve ekonomike të prodhimit kombëtar dhe sistemeve sociale
duke i mbrojtur pjesërisht nga zhvillimet e parregullta të tregut. Vendet marrin
kontrollin e ekonomive të tyre, prerjen e monedhës kombëtare dhe vazhdojnë të
ndërmarrin në mënyrën e tyre politika modernizuese. Ndërhyrja e shtetit në ekonomi
është e fortë dhe ka shumë sektorë ekonomikë të mbrojtur. Sistemi i pandryshueshëm
i këmbimit të monedhës do të luajë rolin e tij rregullator në situata të nevojshme76.
Në kundërshtim me doktrinën klasike «laissez-faire» të Adams Smith që më
parë ishte dominuese, ndërhyrja e shtetit tashmë është bërë e domosdoshme.
74 Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociale, Paris, Dudon 2016, 75 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f.60-65 76 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, UETPRESS, 2013 f.68-71
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
47
Keynesianismi është ideologjia ekonomike që justifikon politikën antiliberale,
intervencionizmin e shtetit, nën konceptin e modernizimit77 sipas së cilës zhvillimet
ciklike të ekonomisë së tregut do të shkaktojnë efekte negative të cilat duhet të
stabilizohen nëpërmjet ndërhyrjeve politike. Keynse paraqet instrumentet e
nevojshme për ndryshimet në shpërndarjen dhe rishpërndarjen e të ardhurave, si nga
pikëpamja ekonomike, ashtu dhe nga pikëpamja sociale. Njerëzit duhet të kenë
mundësi të plotësojnë nevojat e tyre qoftë edhe pa qenë në marrëdhënie profesionale,
pasi kjo sjell rritjen e fuqisë blerëse. Duke qenë se ulja e konsumit në ekonominë e
tregut ka pasoja shumë të rënda, atëherë duhet të favorizohen të ardhurat dhe duhet të
rikonceptohen marrëdhëniet midis punës dhe të ardhurave, pra, duhet të sigurohen të
ardhura edhe pa kryer një aktivitet profesional, por duke plotësuar disa kushte të
mirëpërcaktuara. Në këtë mënyrë shteti social nëpërmjet politikave të mbrojtjes
shoqërore e bën ekonominë e tregut të pranueshëm edhe nga shtresat në rrezik
përjashtimi social.
Koncepti i ekonomisë së përzier është parullë e kohës së re. Ndërhyrja e shtetit
në ekonomi ndryshon natyrën e saj. Në aspektin e teorisë së shpenzimeve publike, do
të kalohet nga koncepti tradicional i financave në konceptin e financave publike
funksionale që kryejnë një rol të rëndësishëm në procesin e stabilizimit ekonomik dhe
të shpërndarjes së të ardhurave. Rritja ekonomike është nxitur nga një rritje e
vazhdueshme e konsumit. Sektori social nuk konsiderohet më si një barrë në
ekonomi, por si një faktor që ndikon në rritjen ekonomike. Në klasat e ulta të
shoqërisë do të supozohet një prirje e lartë për konsum dhe kjo sjell në vëmendje
idenë që çdo rimëkëmbje ekonomike kërkon një përmirësim në të ardhurat të këtyre
klasave.
Në përgjithësi shtetet apo autoritetet publike ndërhyjnë në ekonominë e tregut me
tre tipe veprimesh:
Për të korrigjuar të metat e tregut
Për të plotësuar tregun
Për të mbështetur tregun
Shtetet kujdesen të sigurojnë dhe të shpërndajnë informacionin e nevojshëm për
qytetarët që në marrëdhënie me tregun janë konsumatorë. Ky informacion përcillet në
forma të ndryshme si programe sensibilizuese mbi funksionimin e tregut, mbi
mirëqenien e individëve etj. Njëkohësisht shtetet hartojnë standardet dhe rregullat e
funksionimit të tregut duke përcaktuar të drejtat dhe detyrat e profesionistëve dhe
konsumatorëve. Brenda standardeve të përcaktuara parashikohet edhe cilësia e
prodhmit apo shërbimit të ofruar nga profesionistët si dhe çmimet tavan të produkteve
dhe paga minimale për punonjësit78.
Në këtë kudër shtetet duhet të inkuadrojnë edhe sistemin fiskal që të mund të
mbështesin programet me interes publik, nismë kjo që reflektohet në çmimet e
produkteve dhe në të ardhurat e individëve. Ky instrument ndërhyrjeje materializohet
në programet për mbështetjen e transportit publik, për strehimin e të varfërve,
77 Po aty 78 Xhumari Merita, Procesi dhe Institucionet e Politikës Sociale, Tiranë, ABC 2009
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
48
kujdesin shëndetësor apo prodhimin e të mirave të tjera publike si: arsimi, mjediset
çlodhëse etj. Një tjetër instrument i rëndësishëm i ndërhyrjes së shtetit është transferta
e parave, ku do të klasifikohen dy tipe institucionesh : ato për zëvendësimin e të
ardhurave në rast kur individët dalin nga tregu i punës përkohësisht apo përgjithmonë,
si dhe institucionet për kompensimin e të ardhurave që mbulojnë nevojat e jetesës, siç
janë përfitimet në rastin e fëmijëve.
Funksionet e shtetit në lidhje me institucionet e mbrojtjes sociale bëhen gjithmonë
edhe më komplekse me rritjen e nevojave sociale. Në të gjitha vendet e zhvilluara,
qytetarët presin një rritje të mirëqenies, të të ardhurave dhe përfitimeve që nuk varen
nga veprimtaria e tyre në tregun e punës, por që ata marrin si rezultat i të qenit pjesë e
komunitetit kombëtar, numrit të fëmijëve, ose paaftësisë të përkohshme apo të
përhershme. Politikat e mbrojtjes sociale do të bëhen elemente thelbësore të këtyre
dispozitivave makroekonomike Keynesiane, pra do të vërejnë një koordinim të fushës
sociale dhe ekonomike.
Duhet të theksohet gjithashtu që për kohën e zhvillimit të shtetit të mirëqenies,
kushtet demografike, ekonomike dhe kulturore, janë veçanërisht të favorshme.
Kërkesa e lartë e krahut të punës dhe rritja e shpejtë e produktivitetit sigurojnë
punësim me orar të plotë për të gjithë. Gjeneratat e periudhës së pasluftës janë të etura
për mallrat e reja të konsumit industrial. Të ardhurat e familjes janë në rritje të
qëndrueshme dhe të shpejtë. Rritja ekonomike është nxitur falë rritjes së
vazhdueshme të konsumit që sjell një efekt stabilizues në ekonomi. Familjet janë të
qëndrueshme dhe shënohet një nivel i lartë lindshmërie, burrat punojnë pjesën më të
madhe të jetës së tyre, ndërsa gratë janë përgjegjëse për punët e shtëpisë, pagat e
burrave janë të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e familjes. Vitet e përfitimit
të pensionit janë të pakta dhe numri i të papunëve është shumë më i ulët se personat
aktivë, kjo bën që shpenzimet sociale të jenë relativisht të ulëta.
Roli i shtetit në zhvillimin ekonomik dhe social të çdo vendi është historikisht një
nga çështjet më të trajtuara dhe aktualisht një nga problemet më të debatuara në
mjediset politke, ekonomike dhe akademike.
Lëvizja e të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara apo lëvizja feministe bazohen
në mospërputhje të teorisë dhe aplikimit në praktike të të drejtave si dhe në përpjekjet
e vërteta të mundësive dhe shanseve të barabarta.
Thatcher dhe Reagan, dy nga figurat më të shquara të konservatorizmit liberal i
qëndrojnë mendimit se shteti nuk është zgjidhja e zhvillimit …, por problemi i tij79.
Në themel të këtij debati vazhdon të qendrojë konstatimi se zhvillimi nuk mund të
kufizohet vetëm me rritjen ekonomike, por duhet të bazohet në një përmirësim real të
nivelit të jetesës të grupeve të ndryshme sociale.
Analizat e disa organizatave ndërkobëtare nëpërmjet treguesit të «zhvillimit
human» dëshmojnë për ndërkombëtarizimin e këtij preokupimi. Në themel të
zgjidhjes qëndron rikthimi në vlerësimin e rolit të shtetit në raport me zhvillimin
ekonomik dhe social. Disa vende të Amerikës Latine duhet të privilegjojmë shtetin e
centralizuar dhe dominues, shtetin liberal – anglosakson, shtetin që i jep një autonomi
79 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f.69
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
49
të madhe kompetencave rajonale dhe prirjeve të unifikimit kontinental – rasti i BE-së,
apo shtetin « krejtësisht të hapur » nën efektet e globalizimit që nuk kujdeset së
tepërmi për diferencimin social ose rajonal.
Ekonomisti francez Perroux në vitet 1960 thekson se edhe Anglia që sot është
kampione e liberalizmit, mund të thuhet se në themel të sukseseve të saj ka një
ndërhyrje energjike të shtetit duke filluar me të famshmin « Akt të Lundrimit »,
ndërtimin e kanaleve për transport, politikat e nxitjes së industrisë vendase etj.80 Po
ashtu dhe SHBA-ja, Gjermania, Japonia, Franca dhe vende të tjera. e kanë ndërtuar
fuqinë e tyre industriale nëpërmjet një implikimi të fuqishëm të shtetit në jetën
ekonomike. Pas Luftës së Dytë Botërore do të jenë ekonomitë sociale të aplikuara në
vendet e ish-Bashkimit Sovjetik si dhe në gjithë bllokun lindor të vendeve të Evropës
Qëndrore dhe Lindore. Edhe politikat me frymëzim keynesian të zbatuara në shumë
nga vendet e Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, ishin një version i
ndëryhrejes së shtetit në jetën ekonomike dhe në përcaktimin e formave dhe drejtimin
e zhvillimit81.
Perceptimi i rolit të shtetit dhe se si aktorët vendimmarrës përcaktojnë dhe
legjitimojnë vendimet e tyre do të ndryshojë. Këto ndryshime do të reflektohen në
jetën politike dhe sociale dhe në veçanti në politikën publike të çdo vendi.
1.4 Shteti i mirëqenies sociale në një shoqëri të globalizuar
dhe shteti social evropian
Gjatë shekullit të kaluar ndryshmet ndërmjet rrymave politike ishin të dallueshme
në objektiva, instrumenta, politika ekonomike dhe klasat apo shtresat sociale që
përfaqësonin dhe mbronin. E majta shpesh e pozicionuar në rrymën «socialdemokrate
dhe sindikaliste», por përgjithësisht e orientuar nga «keynesianizmi» me një objektiv
të qartë: ndërhyrjen në ekonomi dhe shtetin social» ndërsa e djathta më tradicionaliste
dhe konservatore, ka privilegjuar shtetin minimal, tregjt efiçente dhe liberalizmin
ekonomik.
Në shekullin tonë fenomenet e globalizimit, krizat apo «sfidat e modernizimit» që
do të modifikojnë edhe këto qëndrime, do të reflektohen më së miri në zhvillimet
ekonomiko-sociale. Sigurish që kjo situatë do të bëhet objekt studimi për ekonomistët,
sociologët dhe politologët, por formula « TINSA » e ideur nga M. Thatcher do të
japë një përshkrim të përgjithshëm situatës : «There is no specific alternative» - nuk
ka një alternativë specifike. Kjo, e ndjekur nga filozofia e ish-presidentit francez
Sarkozy, do të sjellë sloganin e tij «ajo që funksionon është e pranueshme»82.
Si në Europë, në SHBA, në vendet në zhvillim apo në vendet me ekonomi
emergjente vërehet çdo ditë e më shumë që partitë politike nuk funksionojnë përreth
një boshti ideologjik ashtu si ndodhte në të kaluarën. Në vitet 1980-1990 do të
zhvillohen projekte tekonokratike ku do të ideohen «rrugë të treta» dhe nuk do të
konsiderohen si më parë modelet e pastra të idealeve të majta apo të djathta, pra nuk
80 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f.34 81 Po aty 82 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013 f.34-38
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
50
do të flasim më për projekte specifike. Fakti që politika nuk po servir më projekte të
pastra sociale dhe nuk shpreh ide të qarta mbi mbrojtjen e të drejtve të individëve,
përkthehet me një nivel të lartë të indiferentizmit të popullit ndaj politikës dhe me
konkretisht me një nivel të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje, kjo, sipas sondazheve të
kryera në vende të ndryshme të botës. Shoqëria sot është nën një nidikim të fuqishëm
të globalizimit dhe kjo reflektohet në të gjitha aspektet e jetës.
Nëse do t’i referohemi analizës aktuale të shtetit të mirëqenies duke u bazuar në
procesin e globalizimit, ajo do të na çojë domosdoshmërisht në një rënie të
vazhdueshme të nivelit të shteteve të mirëqenies, që do të lidhet drejpërsëdrejti me
shkurtimet e buxhetit social, privatizimin gradual të sigurimeve shoqërore dhe
reduktimin e të drejtave sociale në sfondin e një konkurrence të ashpër
ndërkombëtare.
Megjithatë, teza vendimtare e globalizimit ekonomik nuk është unanime. Shumë
studiues vënë në dukje se tregtia ndërkombëtare është në thelb një shkëmbimi midis
vendeve të zhvilluara dhe konkurrenca në vendet e jugut zhvillohet ekskluzivisht me
produktet që kërkojnë punë intensive. Garrett, nga ana e tij, theksoi se edhe pse
globalizimi vendoset në kundërshtim me zbatimin e politikave sociale të
kompensimit, nuk e bën të pamundur zbatimin e politikave sociale universaliste të
tipit socialdemokrat, madje globalizimi mund të rrisë nevojën për mbrojtjen e
politikave sociale83.
Shumë studiues konsiderojnë problemet më shumë si një çështje të
transformimeve strukturore të përjetuara nga vendet e zhvilluara, edhe pse
transformimi i kontekstit ekonomik ndërkombëtar nuk mund të neglizhohet. Duhet t'i
jepet prioritet i lartë gjithashtu, transformimit të sistemeve prodhuese: me reduktimin
e ekonomisë industriale dhe zhvillimin e ekonomisë së shërbimit, kalimi nga një
sistem prodhimi fordist në një sistem fleksibël të prodhimit, pa neglizhuar evolucionin
social, plakjen e popullsisë dhe mungesën e stabilitetit të strukturave familjare.
Sfida kryesore me të cilën përballen shtetet sociale është kalimi në ekonominë post-
industriale apo të shërbimit. Arsyeja kryesore e krizës të këtij modeli qëndron në
"rrëzimin" e shoqërisë industriale dhe paralelisht rënien e skemës së punësimit të
plotë që mundësonte politikat shtetërore tepër dinamike dhe të pasura në fushën e
mirëqenies.
Mënyrat tradicionale e menaxhimit të shërbimeve publike konsiderohen
joefikase dhe të shtrenjta. Decentralizimi dhe marrëveshjet me partnerët privatë
shihen si thelbësore për një sistem të suksesshëm. Konceptimi i ri pohon se qeverisja
e mirë është ajo ku shteti qëndron prapa, ushtron forcën e tij në mënyrë modeste dhe
ndërton lidhjet e interesit me grupe private, duke mbajtur pozitat e një partneri
superior ndaj të tjerëve. Zgjidhjen e krizës ekspertët do ta gjejnë në procesin e
decentralizimit, privatizimin e sektorëve socialë, duke synuar mbajtjen në nivel të
përfitimeve sociale, duke koordinuar aksionin e aktorëve publikë dhe privatë dhe
minimizimin e rolit të shtetit social. Një nga ndryshimet më të dukshme është rritja e
kompetencave në nivelin lokal. Në pothuajse të gjitha shtetet, madje edhe ato që
83 Garrett, G., Global Markets and National Politics. International Organization 52: 1998, p.787- 824.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
51
tradicionalisht janë të lidhura me centralizimin si Suedia, autoritetet lokale në
konceptimin e ri janë duke luajtur një rol të rëndësishëm.
Gjithsesi, sot mund të vazhdojë të diskutohet për mbrojtje sociale, një e vërtetë
evropiane kjo që bën përjashtim nga vendet e tjera. Politikat e BE-së karakterizohen
nga një nivel i lartë i shpenzimeve sociale, një shkallë të lartë të mbrojtjes sociale të
sektorit publik në krahasim me shumicën e vendeve të tjera të industrializuara
joevropiane si Shtetet e Bashkuara, Japonia apo Australia dhe Zelanda e Re.
Mbulimi i sigurimeve shoqërore funksionon mbi parimin e universalitetit
pothuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe gjithashtu vazhdon të mbulojë
një gamë të gjerë të rreziqeve dhe nevojave të qytetarëve. Në këto vende përdoren
forma të ndryshme teknikash në aplikimin e sigurimeve shoqërore dhe implementimin
e politikave të solidaritetit. Kjo pasqyron një hibridizim të politikave sociale
evropiane dhe shfaq një nivel të lartë të difuzionit të ndërsjelltë të këtyre politikave84.
Në mënyrë paradoksale, sipas Traktatit të Romës (1957) 85 mbulimi social
mbetet një kompetencë tërësisht kombëtare brenda vendeve të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, gjatë pesëmbëdhjetë viteve të para të tregut të përbashkët, dimensioni
social nuk do të mungojë edhe nëse ai ekziston vetëm si një mjet për të ndërtuar një
treg të madh të përbashkët. Nga vitet 1970 -1980, sektori social fillon të shfaqet si një
qëllim në vetvete dhe arritjet e vërteta do të shënohen në kohët e sotme. Këtu mund të
përmendim Aktin Unik Evropian (1986), Kartën e të Drejtave Themelore Sociale të
Punëtorëve (1989), Protokollin Social të shkëputur nga Traktati i Mastrihtit (1992),
Librin e Bardhë të zhvillimit ekonomik, konkurrencës dhe punësimit (1993) Traktati i
Amsterdamit (1997) dhe më në fund, miratimin e Metodës së Hapur të Koordinimit
në Samitin e Lisbonës (2000). Këto tekste pasqyrojnë konsideratë të rëndësishme dhe
progresive të çështjes sociale brenda Bashkimit Evropian.
Edhe pse zhvillimi i sektorit social ka qenë një detyre kombëtare e shteteve
anëtare Komisioni Evropian ka rikonfirmuar në mënyrë të vazhdueshme, synimin për
harmonizimin e sistemit evropiane të mbrojtjes sociale, i cili është i rrënjosur shumë
thellë në kulturën, strukturat dhe institucionet e këtyre shteteve.
BE-ja, besnike e parimit të decentralizimit, nuk dëshiron të ndërmarrë një
politikë globalisht rishpërndarëse. Konvergjenca qëndron në faktin se qëllimet e
përbashkëta janë të përcaktuara në mënyrë kolektive dhe çdo vend është i lirë më pas
për të zgjedhur mjetet më të përshtatshme për të arritur këto qëllime.86
Politika sociale në BE mbetet një çështje e lidhur ngushtë me vendimet ekonomike
dhe nuk ka një unitet të vetin dhe legjitimitet. Ajo dispozon burime të kufizuara dhe
varet nga vullneti i anëtarëve të saj për të arritur marrëveshje mbi çështjet prioritare,
mënyrën më të përshtatshme për të trajtuar këto çështje si dhe financimin që duhet të
akordohet në nivele të ndryshme vendimarrëse.
84 Politikat sociale në Evrope, http://europaong.org/wp-content/uploads/2016/06/Protection-sociale.pdf,
konsultimi i fundit qershor 2016 85 Traktati i Romës, 25 mars 1957, http://www.m-pep.org/IMG/pdf/Acte_final_traite_de_Rome.pdf,
konsultimi i fundit qershor 2016
86 Gouttenoire Adeline, Le bien-être de l'enfant dans la Convention internationale des droits de
l'enfant, Informations sociales 2010/4 (n° 160), p. 30-33.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
52
Dallimet midis shteteve dhe paaftësia për të arritur një marrëveshje duke
respektuar parimin e decentralizimit nuk lejon të realizohet një model i unifikuar.
Ndërtimi i një shteti evropian të mirëqenies përballet me interesat dhe opinionin
publik divergjent. Mbrojtësit e liberalizmit ekonomik kërkojnë me të gjitha mënyrat të
izolojnë tregun nga ndërhyrja politike duke u fokusuar në përpjekjet për të zgjeruar
hapësirën e tregut evropian sa më shumë të jetë e mundur duke ju dhënë një fuqi
minimale strukturave rregullatore të tregur evropian.
Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit edhe pse ka pasur një progres të
pamohueshëm, duket e vështirë krijimi i një shteti të vetëm të mirëqenies evropiane.
Edhe nëse nuk ka konvergjenca reale institucionale, konvergjecat janë të pranishme.
Hibridizimi i sistemeve sociale realizohet nga dy procese kontradiktore. Njëri mbart
vështirësitë e ngjashme me të cilat përballen shtetet evropiane, ndërsa tjetri me
ndërtimin e referencës së përbashkët, e cila sigurisht ka dallime të forta, por
megjithatë mund të rezultojë në politika konvergjente.
Në këto kushte, ne mund të ngrejmë hipotezën se Metoda e Hapur e
Koordinimit, do të jetë një linje e përgjithshme udhëzuese pas Samitit të Lisbonës në
vitin 2000, kjo konsiston në një mënyrë pragmatike për të gjetur një kompromis midis
presioneve kontradiktore.
Një ndër politikat që ka gjetur më lehtësisht konsensusin dhe që është trajtuar
sipas Metodës së Hapur të Koordinimit, do të jetë politika sociale për fëmijët, politika
të cilat synojnë mbrojtjen sociale të fëmijëve si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel
evropian dhe që janë sa evidente aq edhe komplekse.
1.5 Fëmijët pjesë integrale e politikave sociale dhe
mirëqenia e tyre
Philippe Ariès, citon se nocioni i fëmijërisë është një ndërtim social relativisht i ri
në perëndim. Me ndërtim social duhet të kuptojmë faktin e krijimit të një kategorie
sociale, mjekësore, juridike sipas moshës në një cikël jete87.
Historianë të tjerë si Alexandre-Bidon dhe Lett, 1998 88 argumentojnë se ky
ndërtim social, nuk duhet të ngatërrohet me “ndjenjën” e fëmijërisë, duke ditur
emocionet që njerëzit kanë kundrejt fëmijëve, veçanërisht kundrejt fëmijëve të tyre.
Neglizhenca kundrejt disa fëmijëve kuptohet me vështirësi dhe korrelacioni me
shprehjen e emocioneve nuk është gjithmonë një indikator tregues. Ndërtimi social i
kategorisë “fëmijë” nuk varet nga afeksioni i një personi apo i një grupi njerzish, por
kryesisht nga normat e vendosura nga një shoqëri, ku fëmija është një prej aktorëve.
Këto norma përcaktohen nga konteksti mjedisor, sanitar dhe fetar i shoqërisë. Punimet
antropoligjike kanë ekzaktësisht për qëllim të thellojnë dijet mbi fëmijërinë sipas
grupeve sociale dhe konteksteve shoqërore.
Që prej Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve e përshtatur nga
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 1989, fëmija gëzon një status
87 Ariès Philippe, “L'enfant et la vie familiale sous l'Ancien Régime”, Revue Française de la
Sociologie, 1960 Volume 1, N.4 88 Alexandre-Bidon Danièle, Lett Didier, Les enfants au Moyen Âge, Ve- XVe siècles, 1998 Volume 17
Numéro 34 pp. 154-155
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
53
të mirëfilltë. Kjo konventë, si një tekst themeltar i të drejtave të fëmijës në shkallë
botërore, bashkon shtetet anëtare të saj, rreth të njëjtit qëllim. Nga njëra anë të
sigurohet mbrojtja e fëmijëve dhe nga ana tjetër njohja e fëmijës si një objekt i së
drejtës89.
Mireqënia e fëmijës, e parë në një kuptim më të ngushtë të plotësimit të nevojave
materiale, është pikërisht objekt i disa dispozitave të Konventës së të Drejtave të
Fëmijëve, e cila deklaron se Traktati përcakton të drejtën e fëmijës për mirëqenie, që
kuptohet si e drejta e fëmijës për të jetuar në kushtet materiale të nevojshme për t’u
zhvilluar. Dispozita kryesore e Konventës lejon të sigurojë mirëqenien e fëmijës dhe
sigurisht neni 27, sipas së cilit “Shtetet Palë njohin të drejtën e çdo fëmijë për një
nivel jetese të mjaftueshëm për zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social
të fëmijës”.
Zhvillimi dhe e ardhmja e fëmijës është subjekt i plotësimit të nevojave jetike, të
cilat janë unike në sasi dhe cilësi. Njohja e të drejtës së veçantë të fëmijës për një
standard të përshtatshëm jetese është thelbësore. Neni 27 do të krijojë një të drejtë të
veçantë për një standard të përshtatshëm të jetesës, ashtu si trajtohet për të gjithë
individët në nenin 11 të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale
dhe Kulturore, 1976. Në paragrafin e parë të nenit 11 të këtij Pakti thuhet: "Shtetet
palë të këtij pakti njohin të drejtën e secilit, për një standard adekuat të jetesës për
veten dhe familjen e tij, duke përfshirë ushqim, veshje dhe strehim të mjaftueshëm
dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të jetesës (...) ".
Kjo dispozitë është ndërtuar si shumë nene të tjera të Konventës: ajo së pari
përcakton të drejtën e fëmijës, në këtë rast për një standard të përshtatshëm jetese, që
shtetet ta njohin dhe më pas i detyron këto vende për të marrë masat e nevojshme për
zbatimin e saj. Sigurisht nuk bëhet fjalë vetëm për të siguruar minimumin e jetesës në
kushte të mirë, por edhe të lejojë zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social
të fëmijës. 90
Neni 27-1 i Konventës është pjesë e "dispozitave, të cilat nuk prodhojnë efekte të
drejtpërdrejta kundrejt individëve", që do të thotë se një fëmijë nuk mund të kërkojë
89Konventa e të Drejtave të Fëmijëve,
https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pdf, konsultimi i fundit
korrik 2016 90 1. Shtetet pale te ketij Pakti njohin te drejten e secilit per nje standard adekuat te jeteses per vete dhe
per familjen e tij, duke perfshire ushqimin, veshjen dhe strehimin adekuat si dhe permiresimin e
vazhdueshem te kushteve te jeteses. Shtetet pale do te marrin masa te pershtatshme per te siguruar
realizimin e kesaj te drejte, duke njohur per kete qellim rendesine thelbesore te nje bashkepunimi
nderkombetar te pranuar lirisht.
2. Shtetet pale te ketij Pakti, duke njohur te drejten themelore te secilit per te qene i mbrojtur nga uria,
do te marrin masa individualisht, dhe nepermjet bashkepunimit nderkombetar, duke perfshire programe
te vecanta te nevojshme:
(a) Per te permiresuar metodat e prodhimit, te ruajtjes dhe te shperndarjes se ushqimeve duke perdorur
plotesisht njohurite teknike dhe shkencore, duke perhapur parimet e edukates ushqimore dhe duke
zhvilluar ose reformuar sistemet agrare asisoj per t’u arritur nje zhvillim dhe shfrytezim sa me efektiv i
burimeve natyrore;
(b) Per te siguruar nje ndarje te drejte te pasurive ushqimore boterore ne raport me nevojat duke marre
parasysh problemet qe shtrohen si perpara vendeve importuese ashtu edhe perpara vendeve eksportuese
te artikujve ushqimorе.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
54
aplikim direkt të tekstit përpara një gjykatësi, por nenin 27-1 bën që të lindin detyrime
për Shtetet.
Kjo analizë është e diskutueshme pasi teksti trajton një të drejtë të fëmijës.
Paragrafi i fundit i nenit 27 bën prindërit e fëmijës të parët përgjegjës për të drejtën e
një standardi të përshtatshëm jetese, nëpërmjet detyrimit të të ushqyerit të fëmijës dhe
u kërkohet shteteve që të zbatojnë një sistem të detyruar shëbrimi mbi pensionet
ushqimore edhe kur fëmija jeton në një shtet tjetër.
Konventa e të Drejtave të Fëmijëve në përgjithësi dhe neni 27 në veçanti,
përmban disa specifika për vendet ku zhvillimi ekonomik nuk do të mund të siguronte
një standard të mjaftueshëm jetese për të gjithë fëmijët. Detyrimi për shtetet palë që të
marrin masat e duhura për të ndihmuar prindërit të përmbushur këtë të drejtë të
fëmijës merr parasysh kushtet dhe burimet e nevojshme të vendit.
Teksti përcakton se ndihma e shtetit mund të marrë formën e programeve të
asistencës dhe mbështetjes materiale, veçanërisht në lidhje me ushqimin,
veshmbathjen dhe strehimin. Fusha e shëndetit është objekt i artikullit 24 të
Konventës të të Drejtave të Fëmijëve. 91 Për shkak se ajo është një nga mjetet
themelore për t’i siguruar fëmijës një standard adekuat jetese, Neni 26 i Konventës të
të Drejtave të Fëmijëve, i dedikohet të drejtës së fëmijës për sigurim shoqëror.
E ndërtuar në të njëjtin model, neni 26 parashikon në paragrafin e parë: "Shtetet
Palë i njohin çdo fëmije të drejtën për të përfituar përkrahje shoqërore, përfshirë këtu
asistencën sociale dhe të marrin masat e nevojshme për të siguruar realizimin e plotë
të kësaj të drejte, në përputhje me legjislacionin e tyre kombëtar”.
E drejta e fëmijës për të përfituar nga sigurimet shoqërore, afirmohet edhe nga
tekste të tjera ndërkombëtare dhe evropiane. Edhe këto tekste, nuk mund të përdoren
direkt para gjykatave kombëtare. Shtetet duhet të marrin masat e nevojshme për
91 1. Shtetet Pale njohin te drejten e femijes per te gezuar nje gjendje shendetesore sa me te mire dhe
per te perfituar nga sherbimet per trajtimin e semundjes dhe riaftesimin e shendetit. Shtetet Palë
perpiqen te sigurojne qe asnje femije te mos i mohohet e drejta per te pasur keto sherbime te kujdesit
shendetesor.
2. Shtetet Pale ndjekin zbatimin e plote te kesaj te drejte dhe ne vecanti marrin masat e duhura:
(a) Per te ulur vdekshmerine foshnjore dhe feminore;
(b) Per t’u siguruar te gjithe femijeve ndihmen e nevojshme mjekesore dhe kujdesin per shendetin,
duke e vene theksin ne zhvillimin e kujdesit shendetesor paresor;
(c) Per te luftuar semundjen dhe kequshqyerjen, edhe ne kuadrin e kujdesit shendetesor paresor, me ane
te perdorimit, nder te tjera, te teknikave lehtesisht te arritshme si dhe te sigurimit te produkteve
ushqimore te pershtatshme dhe ujit te pijshem te paster, duke pasur parasysh rreziqet e ndotjes se
mjedisit natyror;
(d) Per t’u siguruar nenave kujdesin e duhur shendetesor, para dhe pas lindjes;
(e) Per te mundesuar qe gjithe grupet shoqerore dhe ne vecanti prinderit dhe femijet te marrin
informacion, te kene mundesi edukimi dhe te perkrahen per te perdorur dijet baze per shendetin dhe te
ushqyerit e femijes, perparesite e ushqyerjes me gji, higjienen dhe shendoshjen e mjedisit dhe
parandalimin e aksidenteve;
(f) Per te zhvilluar kujdesin shendetesor parandalues, keshillimin e prinderve, edukimin dhe sherbimet
ne fushen e planifikimit familjar.
3. Shtetet Pale marrin te gjitha masat e efektshme dhe te nevojshme per te zhdukur praktikat
tradicionale te demshme per shendetin e femijeve.
4. Shtetet Pale marrin persiper te nxisin dhe inkurajojne bashkepunimin nderkombetar, me qellim qe te
sigurojne gradualisht realizimin e plote te se drejtes se njohur ne kete nen. Per kete, mbahen parasysh
ne menyre te vecante nevojat e vendeve ne zhvillim.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
55
realizimin e kësaj të drejte. Në gjuhën juridike, që është e njohur për saktësinë e saj të
madhe leksikore disa terma janë të diskutueshme për shkak të pasaktësisë së tyre
semantik. Përgjatë gjykimit të një të mituri në një çështje civile edhe pse mendohet që
gjyqtari referon në bazë të vendimit të tij, ai do të udhëhiqet nga “interesi i fëmijës”.
Ky interes më shumë se një koncept ligjor është një parim i përgjithshëm në
konotacion psikologjik, vlerësimi dhe përkufizimi i të cilit do të bëhet nga të tretë, që
konsiderohen ekspert (punonjës social është, psikolog është, mjek është) mendimi i të
cilëve është i rëndësishëm në vendimmarrje.
Interesi i fëmijës dhe e drejta për një standard të përshtatshëm jetese, sidomos në
pikëpamje të detyrimeve ligjore të shteteve palë në Konventën e të Drejtave të
Fëmijëve mund të matet përmes vëzhgimeve të Komitetit Ndërkombëtar të të
Drejtave të Fëmijëve. Ky është një organ i ekspertëve të pavarur që monitoron
zbatimin e Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve nga shtetet palë. Ai gjithashtu
monitoron zbatimin e dy protokolleve opsionale të Konventës; një për përfshirjen e
fëmijëve në konflikte të armatosura dhe tjera mbi shitjen e fëmijëve, prostitucionin
dhe pornografia me në qendër fëmijët92.
Përgjatë vëzhgimeve Komiteti vlerëson zbatimin e neneve 26 dhe 27 të Konventës
të të Drejtave të Fëmijëve. Komiteti thekson se niveli i mjaftueshëm i jetës është
thelbësor për zhvillimin fizike, psikologjike, shpirtërore, morale dhe sociale të fëmijës
dhe se varfëria e fëmijëve gjithashtu ndikon në normën e vdekshmërisë foshnjore, në
qasjen e shërbimeve shëndetësore, në edukimin e fëmijëve dhe në cilësinë e tyre të
jetës.
Zbatimi i Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve në vetvete në
mënyrë të qartë nuk mund të sigurojë që të gjithë fëmijët të kenë kushte jetese të
përshtatshme. Mbetet fakti se zbatimi i saj, nën mbikqyrjen e Komitetit të OKB-së për
të Drejtat e Fëmijëve, mund të japë një themel thelbësor në kërkimin e mënyrave të
reja për të luftuar kundër varfërisë së fëmijëve dhe kundër diskriminimit.
Kemi të bëjmë me politika sociale tepër të gjera, nëpërmjet të cilave i kushtojmë
një vemendje të veçantë edhe statusit të fëmijës në shoqëri, satus i cili krijohet
nëpërmjet nocioneve si mireqënia e fëmijës, evoluimi dhe funksionimi i prindërimit si
dhe roli i aksionit publik në termat e marrjes në ngarkim të fëmijës.
Ndërhyrja direkte tek prindërit në ushtrimin e përgjegjësive të tyre edukuese,
paraqet drejtimin aktual të mbështetjes prindërore për të përmbushur sa më mirë
interesat e fëmijës dhe komunitetit. Si një shtysë për reduktimin e faktorëve të
rrezikshëm dhe promovimin faktorët të mbrojtës së familjes. Kjo metodë ka për
qëllim ruajtur e pozitës së prindit edhe pse në kushte vulnerable. Duke konsideruar
pozicionin e prindit si një "përgjegjës parësor" për mirëqenien dhe suksesin shkollor
të fëmijës.
Ky drejtim do të konsiderohet si një bosht kryesor i rekomandimeve të
organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve evropiane në fushën e mirëqenies së
fëmijëve dhe të rinjve që prej njëzet vjetësh. Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat
92 Grelley Pierre, Intérêt de l'enfant : un renouveau , Informations sociales 2010/4 (n° 160),
p. 41-41.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
56
e Fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, thekson gjithashtu
idenë se mbështetja e prindërve është një instrument i rëndësishëm veprimi për të
përmbushur interesin e fëmijës. Nëse Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të
Fëmijëve vendos fëmijën si mbajtësin e të drejtave, ajo gjithashtu përcakton se
përgjegjësi kryesor për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës është prindi, ky i fundit duhet
mbi të gjitha të udhëhiqet nga interesat më të mira të fëmijës, neni 18.93 Ky nen mund
të interpretohet si një lehtëues i përgjegjësive të shteteve (anëtare) kundrejt fëmijëve
dhe kalimin e përgjegjësisë tek prindrit, por theksojmë se autoritetet publike janë
gjithashtu të ftuara të bëjë maksimumin e tyre për të garantuar të drejtat e fëmijëve, në
rast se nuk garantohen nga familja. Nga ana tjetër, duhet të njohin dhe përgjegjësinë
prindërore dhe të mbështesin prindrit për rritjen e fëmijëve “e drejta për të marrë
mbështetjen e duhur nga autoritetet publike në ushtrimin e detyrave prindërore”. Nëse
i referohemi hyrjes së kësaj konvente, shtetet nënshkruese janë "të bindur se familja,
si njësia bazë e shoqërisë dhe mjedisi natyror për rritjen dhe mirëqenien e të gjithë
anëtarëve të saj dhe veçanërisht të fëmijëve, duhet të marrë mbrojtjen dhe ndihmën që
ajo kërkon për të luajtur sa më mire rolin e saj në komunitet”.
Kjo perspektivë është thelluar më tej me rekomandimin e Këshillit të Evropës mbi
politikat në mbështetje të prindërimit pozitiv (2006) që sugjerojnë për qeveritë e
vendeve anëtare "të njohin karakterin thelbësor të familjeve, të qenit prind dhe
krijimin e kushteve të nevojshme të prindërimit pozitiv që merr në konsideratë të
drejtat dhe interesin më të lartë të fëmijës" nëpërmjet " të gjitha masave legjislative,
administrative, financiare dhe të tjera ". Elemetë që gjenden në rekomandimin e
Komitetit të ministrave të shteteve anëtare në lidhje me politikat që sunojnë
prindërimin pozitiv.
Rekomandimi thekson në mënyrë të veçantë se nën "ndryshimet aktuale sociale",
"prindërimi, edhe pse lidhur me intimitet familjar, duhet të konsiderohet si një zonë
brenda politikave publike": përveç masave të politikave familjare të përgjithshme,
janë rekomanduar shërbime të dedikuara për mbështetjen e prindërve si: qendrat dhe
shërbime lokale, linjat telefonike për ndihmë, programe edukative dhe mbështetje për
prindërit, zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe prindërve, të përforcuara
këto për prindërit në rrezik të lartë përjashtimi social. Supozimi i një frekuentimi më
të lartë të prindërve në vështirësi është themelore në lidhje me realitetin social të
evidentuar: zhvillim i pasigurt socio-ekonomik, paqëndrueshmëria e marrëdhënieve
bashkëshortore, prind i vetëm, rritje e kërkesave arsimore të të rinjve, etj.
93 1. Shtetet Pale perpiqen me te gjitha mundesite, per te siguruar njohjen e parimit, sipas te cilit te dy
prinderit kane pergjegjesi te perbashket per edukimin dhe zhvillimin e femijes. Pergjegjesine kryesore
per edukimin dhe zhvillimin e femijes e kane prinderit, ose sipas rastit, perfaqesuesit e tij ligjore. Ata
duhet te udhehiqen, ne radhe te pare, nga interesi me i larte i femijes.
2. Per te garantuar dhe zhvilluar te drejtat e permendura ne kete Konvente, Shtetet Pale u japin
ndihmen e duhur prinderve dhe perfaqesuesve ligjore te femijes, ne ushtrimin e pergjegjesise qe u bie
atyre per rritjen e femijes dhe sigurojne ngritjen e institucioneve, qendrave ose sherbimeve te kujdesit
per femijet.
3. Shtetet Pale marrin te gjitha masat e nevojshme per t’u siguruar femijeve, prinderit e te cileve jane
ne marredhenie pune, te drejten te perfitojne nga sherbimet dhe lehtesite e kujdesit per femijet, per te
cilat jane ngritur.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
57
Përgjithësimi i çështjes mbi mbështetjen e procesit të prindërimit shfaqet si fakt i
ndëryrjes së veprimit publik në transformimet e fundit në familje dhe pasqyron një
preokupim të ri në lidhje me veprimin edukativ të familjeve.
Në trajtimin e tij filozofik Alain Renaut (2002) e konsideron fëmijën si një individ
me të drejta të plota dhe nuk flasim vetëm për të drejtat që duhet të respektohen nga të
rriturit, por për të drejtat e lirisë së fjalës, të opinionit, të mendimit. Jo vetëm duhet të
respektohen të drejtat mbi mbrojtjen e fëmijës, por duhet të shtrimë idenë duke e
konsideruar fëmijën si një qytetar të ardhëshëm të shoqërisë, nga ku Konventa
Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve ideon principin e interesit superior të
fëmijës. Në këtë kuadër riafirmohet roli thelbësor i prindërve në edukimin, sigurinë
dhe mbrojtjen e fëmijës. Pikërisht, këtu konsiderohet mbështetja e shtetit në
funksionimin, inkurajimin dhe prindërimin edhe pse mund të kemi një ndërhyrje në
jetën private në disa raste absolutisht të nevojshme, si në rastin e neglizhencës së
fëmijës apo të keqtrajtimit.
Do të na duhet të presim fundin e viteve 1990 dhe fillimin e viteve 2000 nën
shtysën evropiane që interesi i fëmijës të bëhet lajtmotiv i politikave publike. Duke
konsideruar interesin e fëmijës, ne përqëndrohemi në sigurimin e mirqenies së tij. Sot
kjo mirëqenie prezantohet si normë rregulluese e politikave publike. Ky interes edhe
pse nuk gëzon një konsensus real mbi mbulimin e tij, futet në një perspective të gjerë
të aksionit publik94.
Një nga mënyrat e ndjekura në fushën juridike mbi integrimin, fokusohet në
trajtimin e të drejtave të fëmijëve si të drejta të njeriut. Në nëntor të vitit 2001:
"Takimi i ministrave evropianë përgjegjës për fëmijët dëshiron futjen dhe integrimin e
të drejtave të fëmijëve në të gjitha politikat e BE-së "95 Deputetët evropianë kanë
promovuar gjithashtu në mënyrë aktive vëmendjen drejt Konventës së të Drejtave të
Fëmijëve. Për shembull, përcaktimi i sesionit special të Asamblesë së Përgjithshme të
Fëmijëve nga OKB-ja në vitin 2002, gjatë së cilës u bë thirrje për "përfshirjen e një
baze ligjore në Traktatet e BE-së për promovimin dhe mbrojtjen e interesave më të
mira të fëmijëve në të gjitha politikat e BE-së, programet dhe legjislacionet "96.
Grupet dhe shoqatat për promovimin e të drejtave të fëmijëve kanë lobuar fort që
fëmijët të vendosen në qendër të politikës. Organizata të tilla si Rrjeti Evropian i
Fëmijëve (Euronet) dhe Eurochild që në gjysmën e parë të viteve 2000 kanë qenë
partizanë të një angazhimi më të madh të BE-së për të avancuar të drejtat e fëmijëve
brenda BE-së, por edhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare. Konventa mbi të
Ardhmen e Evropës 2002-2003 synon ndërtimin e një terreni ideal për mobilizimin e
aktivistëve. Draft traktati kushtetues i BE-së përfshirë gjithashtu referenca për të
drejtat e fëmijëve. Në këtë draft përmenden për herë të parë, të drejtat e fëmijëve në
94 Renaut Alain, La libération des enfants. Contribution philosophique à une histoire de l'enfance,
2002 Volume 141 Numéro 1 95 cit. në Euronet, 2004, f. 2, https://www.cairn.info/revue-informations-sociales-2010-4-page-66.htm,
konsultimi i fundit korrik 2016 96 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
58
një dokument kushtetues evropian. Kjo vëmendje vjen gjithashtu në Traktatin e
Lisbonës me rishikimin e nenit 2.97
Një nga objektivat e politikave sociale evropiane niset nga perspektiva e
investimit social për reduktimin e varfërisë infantile. Mënyra se si justifikohet
përqendrimi i politikave në luftën kundër varfërisë mbështetet kryesisht në pasojat e
të rinjve që kanë jetuar një fëmijëri në varfëri e përkthyer kjo në nivelin e diplomimit,
aksesi në punësim, apo në përjashtimin social.
Që nga hyrja në skenë e “Evropa 2020” është nxitur qasja e “Investimit Social”
për trajtimin e varfërisë dhe përfshirjes sociale. Kjo qasje synon të argumentojë
fuqishëm në favor të ndihmesës që mund të japin politikat e mirorganizuara sociale
për rritjen ekonomike, për mbrojtjen e njerëzve nga varfëria dhe për të luajtur rol
balancues ekonomik. Në të vërtetë, qasja e investimit social mbështetet fuqishëm në
të kuptuarit e faktit se politikat sociale dhe ekonomike përforcojnë njëra-tjetrën dhe se
e para, kur formulohet nga këndvështrimi i investimit social, përfaqëson vërtet një
“parakusht” për rritjen e ardhshme të ekonomisë dhe punësimit.
Investimi social ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve të tanishme dhe të
ardhshme të njerëzve. Duhet të theksohet se përveç që kanë ndikime të
menjëhershme, politikat sociale kanë edhe ndikim afatgjatë duke ofruar rezultate
ekonomike dhe sociale me kalimin e kohës, veçanërisht për sa i përket perspektivave
të punësimit ose të ardhurave nga puna. Investimi social ndihmon sidomos për t’i
“përgatitur” njerëzit të përballen me rreziqet e jetës dhe jo thjesht të “riparojnë”
pasojat. Kështu, investimi social është një grup masash dhe instrumentesh të
politikave që përbëhet nga investime në kapitalin njerëzor dhe rritjen e kapacitetit të
njerëzve për të marrë pjesë në jetën sociale dhe ekonomike si dhe në tregun e punës.
Qasja e re thekson se një element kyç në investimin social është trajtimi i
disavantazhit dhe sfidave sociale kyçe përmes kombinimit të politikave që ato të
plotësojnë dhe përforcojnë njëra-tjetrën. Kjo dëshirë për të integruar fëmijët në të
gjitha politikat e Bashkimit Evropian ka rezultuar në dy vizione të cilat janë të
vështira për t’u artikuluar në institucione. Njëri thekson integrimin e të drejtave të
fëmijëve si të drejtat e njeriut ndërsa tjetri atë të luftës kundër varfërisë së fëmijëve, e
cila korrespondon me një perspektive të investimit social. Edhe në sistemin social
nordike u jepet një përparësi e veçantë fëmijëve dhe të rinjve, ashtu si e trajton Gosta
Esping Andersen (2008). Politika mbi fëmijërinë e hershme mund të konsiderohet
gjithmonë dhe më shumë si një investim për gjeneratat e ardhshme me shumë se një
shpenzim. Në këtë logjikë gratë janë të favorizuara, atyre u mundësohet integrimi në
tregun e punës që u lejon rritjen e të ardhurave në familjet dhe limitimi i riskut të
varfërisë tek fëmijët98.
97 Traktati i Lisbonës, http://www.slideshare.net/LoNnapIrEcI/traktati-i-lisbons-treaty-of-lisbon,
konsultimi i fundit korrik 2016
« …Bashkimi ka ne themel vlerat e respektimit te dinjitetit te njeriut, lirise, demokracise, barazisë,
shtetit te se drejtes dhe respektimit te te drejtave te njeriut, duke perfshire te drejtat e personave qe u
perkasin pakicave. Keto vlera jane te perbashketa per Shtetet Anetare ne nje shoqeri ne te cilen
mbisundon pluralizmi, mosdiskriminimi, toleranca, drejtesia, solidariteti dhe barazia midis grave dhe
burrave. « 98 Gosta Esping-Andersen, Bruno Palier, Trois leçons sur l'Etat-providence, Seuil, coll. « La
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
59
Bashkimi Evropian "... lufton përjashtimin social dhe diskriminimin dhe nxit
drejtësinë dhe mbrojtjen sociale, barazinë midis grave dhe burrave, solidaritetit midis
brezave dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve", Traktati i Lisbonës neni 299. Ky
promovim mbështetet në procesin e integrimit duke konsideruar varfërinë e fëmijëve
dhe praktikat e përfshirjes sociale. Përkrahësit e kësaj qasjeje bazohen në thirrjen e
Këshillit të Evropës për shtetet anëtare në vitin 2006 si dhe në Strategjinë Evropiane
mbi të Drejtat e Fëmijës, për të "marrë masat e nevojshme dhe reduktuar varfërinë e
fëmijëve sa më shpejt, duke i dhënë të gjithë fëmijëve mundësi të barabarta,
pavarësisht nga përkatësia e tyre sociale "100.
Ky formulim sugjeron përdorimin e një perspektive të politikave që vlerëson
pasojat e politikave publike në mirëqenien ekonomike të fëmijëve. Zgjedhja që bëjnë
autoritetet publike mund të shfaqet e dykuptimtë dhe me qëllime të caktuara, si për
shembull interesi i fëmijës dhe barazia e gjinive mund të jenë ndonjëherë konkurruese
apo edhe të kundërta si qëllime.
Neni 2 i Traktatit të Lisbonës ka një perspektivë politike alternative, atë të të
drejtave të fëmijëve. Në këtë rast, qëllimi shkon përtej fushës së politikës sociale. Të
drejtat e fëmijëve konsiderohen në kuadrin e të drejtave të njeriut, të cilat janë
konceptuar pasi ato janë në dokumentet ndërkombëtare, në veçanti në Konventën e
vitit 1989 të OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijës.
Temat e trajtuara nga kjo marrëveshje janë më të gjera se të drejtat sociale të
fëmijës, që garantojnë mbrojtjen e fëmijëve, luftës kundër abuzimit, si dhe të drejtat e
tyre të kombësisë dhe mosdiskriminimit. Politikëbërësit dhe rrjetet e aktivistëve që
përdorin këtë perspektivë të dytë politike i japin një tjetër kuptim dimensionit të
integrimit.
Në një botim të Child Rights Information Network (rrjetit të informacionit për
të Drejtat e Fëmijëve) në vitin 2002, integrimi është përkufizuar dhe përcaktuar:
"Integrimi i të drejtave të fëmijës [...] nënkupton transferimin e një elementi dytësor
drejt një rrjedhe qëndrore për ta bërë atë sa më të pranueshme për shumicën. [...]
[Kjo] do të thotë transformimin e të drejtave të fëmijëve nga një çështje e vogël në një
çështje që pozicionohet në qendër të vëmendjes dhe të debatit publik "101.
Për shkak të ekzistencës së qasjeve të ndryshme politike për integrimin dhe
treguesit e vlerësimit mbi arritjet në këtë fushë, nuk është e habitshme se termi
“integrimi i fëmijëve” është bërë një slogan politik, që mund të interpretohet në
shumë mënyra. Lidhjet midis analizës së të drejtave të fëmijëve dhe atyre mbi
varfërinë e fëmijëve, shpesh bëhen në mënyrë të gabuar, në rastet kur ekziston një
lidhje e tillë.
Në dokumentet e secilit prej këtyre grupeve, ne mund të gjejmë një paragraf
ku citohet se: varfëria është një kërcënim për të drejtat e fëmijëve dhe se të drejtat e
fëmijëve janë një mekanizëm për të luftuar varfërinë. Të ulësh numrin e fëmijëve të
république des idées », 2008, p134 99 Traktati i Lisbonës, http://www.slideshare.net/LoNnapIrEcI/traktati-i-lisbons-treaty-of-lisbon,
konsultimi i fundit korrik 2016 100 Komisioni Evropian (2008) 367 final, 2006, f. 3 101 Child Rights Information Network, 2002, f. 13
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
60
varfër lejon gjithashtu të ulësh numrin e të rriturve të varur nga ndihmat sociale me
idenë që varfëria transmetohet nga gjenerata në gjeneratë.
Sigurimi i të drejtave sociale të fëmijëve kërkon më shumë se një deklarate të
thjeshtë kushtetuese ose një hapje për pjesëmarrjen politike të të rinjve.
… "Shpesh, fëmijët që rriten në varfëri dhe përjashtim janë pjesë e një 'cikli' të
trashëguar nga brezi në brez, duke konsideruar qasjen e pabarabartë në burime dhe
mundësi. Kjo situatë shpesh lidhet me diskriminimin dhe varfërinë e fëmijëve që
është një mohim i të drejtave të fëmijëve. Kjo shkakton pasoja të rënda afatgjata, duke
krijuar barriera tek fëmijët që të shpalosin potencialin e tyre të plotë, rrezikon
gjendjen e tyre shëndetësore, pengon zhvillimin e tyre personal, edukimin dhe
mirëqenien e tyre të përgjithshme. Ky citat korrespondon me atë që quhet perspektiva
e investimit social102.
Duke përmbledhur perspektivë politike, Bruno Palier shkruan: "Kjo qasje
tregon se politikat sociale nuk mund të jenë thjesht skemat e kompensimit, por ato
duhet të përmbajnë një strategji kolektive të investimit social"103.
Sipas Jacques Delors dhe Michel Dollé investimi social përcaktohet mbi një
perspektivë politike dhe koherencën e saj e cila varet nga një "strategji e investimit
social fokusuar në fëmija" dhe në "përpjekjet për të investuar në kapitalin njerëzor"104.
Në një pikëpamje historike, fenomeni « mirëqenie » dhe tentativa për ta
përkufizuar dhe matur atë e ka origjinën në traditën anglo-saksone të shekullit XVIII-
XIX me autorët Jeremy Benathan dhe John Stuart Mill, të cilët i referohen mirëqenies
si shpreheje e «utilitetit». Sipas tyre, një shoqëri e «drejtë» krjon mundësinë që
shumica e njerëzve të maksimizojnë mirëqenien e tyre, se realizimi i mirëqenies është
shuma e utiliteteve/nevojave nga të cilat varet maksmizimi i mirëqenies globale.
Jeremy Benathan e interpreton mirëqenien si kriterin më të mirë të çdo politike për të
krijuar sa më shumë mirëqenie për një numër sa më të madh njerzish.
Në versionin e saj modern « ekonomia e mirëqenies » lindi në vitin 1920 me
librin « The Economics of Welfare » nga ekonomisti Arthur Pigou, i cili zhvilloi
konceptin e « eksternaliteteve » duke analizuar « efektet e veprimeve të një agjenti
ekonomik mbi mirëqenien e një tjetri ». Ky këndvështrim u bë thelbi i analizës së
mirëqenies që justifikohet ndërhyrja e qeverisë/shtetit në një ekonomi tregu e cila
justifikohet nga « funksionimi i keq i tregut », në rastet kur ai nuk realizon një
shpërndarje optimale të burimeve prodhuese dhe të të ardhurave.
Në fund të shekullit XX debati do të përqendrohet në tri drejtime kryesore :
Në përcaktimin se çfarë do të quajmë mirëqenie;
Në gjetjen e indikatorëve dhe instrumentave më të mirë për ta shprehur dhe
matur atë;
Në përcaktimin e politikave që siguron « mirëqenien për të gjithë »;
102 Jenson J, Saint-Martin D., Building blocks for a new social architecture: the LEGOTM paradigm of
an active society, Policy & Politics, 2006 vol. 34, n° 3, p. 429-451. 103 Palier B., Présentation , in Esping-Andersen G. et Palier B., Trois Leçons sur l’État-providence,
Paris, Seuil, coll.«La République des idées », 2008, p. 5-17. 104 Delors J. et Dollé M., Investir dans l’État social, Paris, Odile Jacob, 2009
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
61
Koncepti i « mirëqenies » u përkufizua si « tërësia e gjërave që kemi nevojë për të
jetuar mirë, të tilla si paraja që na kënaq nevojat materiale, shëndeti që na garanton
ekuilibrin mendor dhe fizik të jetesës, kultura e spiritualiteti, dija dhe njohuria,
kushtet e banimit, cilësia dhe prania e kushteve të ndryshme105.
Mirëqenia e fëmijëve mat cilësinë e jetës së fëmijëve. Edhe pse koncepti paraqitet
shumë i prekshëm dhe i thjeshtë, në literaturat përkatëse nuk gjejmë një metodë
universale për të matur këtë mirëqenie.
Dy qasje kryesore mund të përdoren për të përcaktuar dhe për të vlerësuar
mirëqenien e fëmijëve. E para është të marrin në konsideratë mirëqenien si një
koncept shumëdimensional. Hulumtuesit vendosni dimensione të cilat janë të
rëndësishme për cilësinë e jetës dhe çdo dimension përfaqësohet nga një apo më
shumë indikatorë. E dyta është që të pyeten direkt fëmijët se si ata e shohin
mirëqenien e tyre.
Një studim i kohëve të fundit mbi këtë temë përcakton mirëqenien e fëmijëve
si "koncept shumëdimensional që përfshin dimensionin mendor/ psikologjik, fizik dhe
social", cituar në Pollard dhe Lee106.
Ky përkufizim nuk përmban aspektin material që është një aspekt i
rëndësishëm në shumë studime të tjera që e marrin në konsideratë varfërinë dhe
mirqënien materiale të fëmijëve.
Kohët e fundit, Ben-Arieh dhe Frones propozojnë përkufizimin e mëposhtëm,
i cili bazohet edhe në indikatorë: "Mirëqenia e fëmijëve përfshin cilësinë e jetës në
përgjithësi. Ajo i referohet gjendjes ekonomike të fëmijës, marrëdhënieve të tij me
fëmijët e tjerë, të drejtave të tij politike dhe mundësive që i vihen në dispozicion për
zhvillimin e tij. Shumica e studimeve përqendrohet në disa aspekte të mirëqenies së
fëmijëve, duke theksuar shpesh ndryshimet sociale apo kulturor. Për rrjedhojë, në
qoftë se dëshirojmë të trajtojmë mirëqenien në mënyrë globale, duhet t’u referohemi
indikatorëve që mbulojnë aspekte të ndryshme të mirëqenies së fëmijëve"107.
Por mirëqenia e fëmijëve mund të shprehet në terma subjektive të mirëqenies,
të raportuara nga të interesuarit. Kjo qasje jo vetëm që lejon fëmijët për të dhënë
mendimin e tyre mbi mirëqenien por ajo gjithashtu shmang marrjen e vendimeve për
disa aspekte të rëndësishme të jetës së tyre, marrjen në konsideratë të indikatorëve
dhe marrjen e përgjegjësisë për të dhënë prioritete për secilin dimension. Disa qasje
shumëdimensionale kanë përdorur elementë subjektiv përcaktuese më tepër si
komponentë të indikatorëve sesa si pjesë e një qasje konceptuale të re. Një kufizim i
qasjes subjektive është se fëmijët e vegjël nuk mund t’u përgjigjen këtyre pyetjeve
dhe në perspektivën politike shfaqet një kufizim i dytë i cili lidhet me ndjeshmërinë e
masave subjektive të mirëqenies së fëmijëve në veprimtarinë e autoriteteve publike.
Nëse do të bëhej një ekzaminim më i thelluar i mirëqenies së fëmijëve do të
vërehen dy linja të mëdha në literaturë. E para kundërshton "qasjen e zhvillimit" dhe
105 Civici Ardian, Shteti apo Tregu, Tiranë, UETPRESS, 2013, f.200-201 106 Pollard, E.L., & Lee, P.D.. Child wellbeing: A systematic review of the literature. Social Indicators
Research, 2003,p.65 107 A.Ben-Arieh, I. Frønes, Taxonomy for child well- being indicators: A framework for the analysis of
the well-being of children Childhood, 2011
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
62
"qasjen e bazuar në të drejtat e fëmijëve." E dyta kundërshton autorët të cilët e
konsiderojnë mirëqenien në këndvështrimin e kostove sociale dhe individuale p.sh
indikatorët që masin faktorët negativë të tillë si: varfëria, injoranca dhe sëmundje dhe
ata që dëshirojnë të bëhen pjesë në një perspektivë më pozitive. Qasja e zhvillimit ka
më shumë gjasa që të përqëndrohet në aspektet negative të mirëqenies së fëmijëve,
ndërsa qasja e bazuar në të drejtat e fëmijëve në përgjithësi është më e fokusuar në
anën pozitive të mirëqenies së fëmijëve.
Nëse do të analizohej mirëqenia e fëmijëve në dimensionin kohë dhe do të
konsideronim të sotmen dhe të ardhmen, qasja e zhvillimit do të fokusohej kryesisht
në akumulimin e kapitalit njerëzor dhe aftësitë sociale për të nesërmen.
Ky vizion afatgjatë i mirëqenies së fëmijës përqëndrohet në "një mirëqenie të
së ardhmes." Qasja e bazuar mbi të drejtat e fëmijës bazohet në idenë se fëmijët janë
qënie njerëzore që duhet të përfitojnë një mirëqenie në momentin që flasim dhe jo në
të ardhmen. Fëmijët janë të përfshirë në përkufizimin e asaj që mund të jetë mirëqenia
e tyre dhe se si mund të matet ajo108.
Ndonjëherë dallimet mes këtyre dy qasjeve mund të jenë tepër të dukshme,
por në të vërtetë ajo që mund të konsiderohet e mirë për mirëqenien e fëmijës në të
tashmen mund të jetë e rëndësishme edhe për mirëqenien e tij në të ardhmen. Për
shembull, abuzimi tek fëmijët dëmton mirëqënien e tyre në të tashmen por kjo ka
efektet e saj negative edhe në mirëqenien e tyre si të rritur (Currie dhe Tekin,
2006)109.
Një raste të tjera, situata mund të paraqitet në një lidhje të qartë anasjelltas.
Një fëmijë në këndvështrimin e mirëqenies së tij në të tashmen preferon të luajë me
shokët (element që inkurajohet, bazuar në të drejtat e fëmijëve) në vend që të shkojë
në shkollë për të marrë njohuri të reja dhe të përmirësojë perspektivën për të ardhmen
(element që inkurajohet brenda perspektivës së zhvillimit).
Ka diskutime për një vlerësim pozitiv dhe vlerësim negativ të mirëqenies së
fëmijëve.
Linja e dytë në literaturën mbi mirëqenien e fëmijëve qëndron midis atyre që
theksojnë aspektet negative të mirëqenies së fëmijëve dhe atyre për të cilët kjo
mirëqenie është një variabël pozitiv i vazhdueshëm. Këta autorë e klasifikojnë qasjen
e parë si nje "Qasje të bazuar në defiçit " dhe e përshkruajnë qasjen e tyre si "të
bazuar në përfitime"110.
Në të kaluarën për të matur mirëqenien e fëmijëve interesi fokusohej kryesisht
për fëmijët me probleme në sjellje, çrregullime dhe aftësi të kufizuara në vend të
bëheshin përpjekje për të matur mirëqenien si një vazhdimësi për të gjithë fëmijët.
Kjo është kritikuar shpesh në literaturën akademike megjithatë politikëbërësit kanë
arsye shumë të mira për të përqendruar vëmendjen e tyre në mirëqenien e fëmijëve
108 A Ben-Arieh, I Frønes, Indicators of children’s wellbeing-Concepts, indices and usage, Social
Indicators Resarch, 2007 109 Janet Currie, Erdal Tekin,April 2006, Does Child Abuse Cause Crime?, NBER Working Paper No.
12171 110 Ben-Arieh dhe George, 2001; Lee dhe Pollard, 2003 Fattore et al 2007/ « Assurer le bien-être des
enfants », 2009, OECD
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
63
me probleme. Këto arsye përmbledhin marrjen në konsideratë të efikasitetit dhe
barazisë.
Nga pikëpamja e efikasitetit mund të justifikohet se politikëbërësit
përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi deficitin pasi ata shpesh gjenerojnë kosto të larta
për pjesën tjetër të shoqërisë.
Pozita e privilegjuar që i është dhënë deficitit mund të justifikohet gjithashtu nga
konsiderata që i jepet barazisë për grupet më të pafavorizuara të shoqërisë. Për
shembull, mund të jetë e rëndësishme nga pikëpamja e barazisë për të përfshirë në
matjen e mirëqenies indikatorë të tillë: si abuzimi i fëmijëve apo vdekshmëria e
fëmijëve edhe pse këto probleme nuk do të ndikojnë në një shumicë të madhe të
fëmijëve. Të konsiderosh mirëqenien e fëmijëve, si një variabël të vazhdueshëm
pozitiv shmang vëmendjen e politikëbërësve për fëmijët e defavorizuar të cilët janë
marrë në konsideratë në vlerësimin e deficiteve të mirëqenies.
Nëse mbështetemi vetëm në masat që ndërmerren mbi mirëqenien e fëmijëve
të defavorizuar nuk identifikon pikat e forta dhe aftësitë që fëmijët kanë që të mund të
ndërmerren masa për të përmirësuar mirëqenien e tyre.
Pjesëmarrja e fëmijëve në përcaktimin e mirëqenies së tyre konsiderohet një
element i rëndësishëm. Studimet teorike dhe punimet për matjen e indikatorëve të
mirëqenies së fëmijëve kanë evoluar dhe tani e konsiderojnë fëmijën si subjekt aktiv
për të ardhmen. Disa besojnë se "për të matur saktësisht mirëqenien e fëmijëve duhet
t’i përfshijmë ata në të gjitha fazat e hulumtimit." 111.
Edhe pse këto studime kanë kontribuar në njohjen e mirëqenies së fëmijëve, ata
mbartin mangësi të caktuara:
Ka pak argumente analitike mbi indikatorët dhe numrin e indikatorëve marrë
në studim për secilin nga dimensionet.
Shumica e qasjeve bazohet në anketa të cilat nuk janë të destinuara për të
ndjekur evoluimin e mirëqenies së fëmijëve por në fusha të përgjithshme të
mirëqenies: si shëndetësia, të ardhurat dhe arsimi.
Në mungesë të një teorie mbi matjen e mirëqenies së fëmijëve, i jepet një
peshë metodës së bashkimit të indikatorëve dhe dimensioneve të bazuara në të
dhënat statistikore ose ad hoc.
Të dhënat janë nganjëherë të vjetruara dhe ndonjëherë është e pamundur të
merren të dhëna për të njëjtën periudhë kohore për të gjithë indikatorët dhe
për të gjithë dimensionet.
Të dhënat fokusohen kryesisht në adoleshentët. Përveç kësaj shpesh është e
pamundur për të t’i pasur të detajuara në brendësi, sipas grupit social, gjinisë,
përkatësisë etnike, statusit socio-ekonomik, etj.
Së fundi, këto indekse nuk e lejojnë të analizohet mirëqenia e fëmijëve në faza
të ndryshme të ciklit të jetës, i cili gjithashtu reflekton mungesën e të dhënave
të mbledhura në mënyrë të posaçme për të matur dhe analizuar mirëqenien e
fëmijëve.
111 Fattore et al, 2007, Assurer le bien-être des enfants, 2009, OECD f. 5
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
64
KAPITULLI I DYTË
INKUADRIMI SOCIO-LIGJOR I POLITIKAVE SOCIALE ME NË
QENDËR FËMIJËN
Përgjatë këtij kapitulli do të trajtohet kuadri socio-ligjor i sistemit shqiptar të
mbrojtjes së fëmijëve si edhe ai francez. Identifikimi i mekanizmave ligjorë edhe
institucionalë mbi mbrojtjen e fëmijëve është një element i rëndësishëm, por analiza
më e detajuar e të dhënave statistikore mbi mirëqënien e fëmijëve, do të na sjellë një
perceptim mbi nivelin e funksionimit të këtij sistemi dhe njëkohësisht vërtetimin apo
rënien e hipotezës së ngritur përgjatë këtij punimi.
2.1. Politikat sociale me në qendër fëmijën, rasti shqiptar nën
vështrimin e ligjit Nr. 10347 datë 4.11.2010 “Për mbrojtjen e të
drejtave të fëmjëve”
Mbrojtja e fëmijës realizohet nga një mori normash ligjore të sanksionuara në
legjislacionin shqiptar. Këtu përfshihet Kushtetuta, ligji për mbrojtjen e të drejtave të
fëmijëve, si dhe kodi penal, civil dhe familjar. Shpesh, ligjet mbështeten nga rregulla
dhe rregullore të cilat marrin formën e vendimeve të Këshillit të Ministrave, apo
urdhrave të Ministrit. Protokolli për mbrojtjen e fëmijës rregullon mënyrën si duhet të
trajtohen rastet për mbrojtjen e fëmijës.
Të gjithë aktorët e parashikuar nga dispozitat ligjore në implementimin e
politikave sociale me në qendër fëmijën dhe për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe
organizimi i tyre përbën strukturën e sistemit të mbrojtjes së fëmijës. Veprojnë
paralelisht disa ministri, departamente dhe agjenci, të cilat janë ngarkuar me detyrën e
mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhenca. Ministria e
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë luan rolin kryesor në mbrojtjen e fëmijës, ndërsa
Ministria e Punëve të Brendshme është në krye të luftës kundër trafikimit të
personave. Nën varësinë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Departamenti për
Shërbimet dhe Përfshirjen Sociale. Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për
drejtësinë për fëmijët. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit punojnë për të
siguruar që fëmijët, viktima të dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhencës, të
marrin trajtimin e duhur mjekësor, psikologjik dhe fizik, si dhe të sigurojnë që
shkollat të jenë mjedise të sigurta për fëmijët.
Si rezultat i nje procesi diskutimi me pjesemarrje te gjere nga institucionet
qeveritare dhe shoqeria civile, Kuvendi i Shqiperise miratoi ligjin Nr.10347 date
04.11.2010, per “Për mbrojtjen e te drejtave te femijeve“. Miratimi i ketij ligji shenon
nje arritje te rendesishme ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve permes nje kuadri te
plote ligjor dhe institucional ne perputhje me Kushtetuten Shqiptare dhe Konventen
mbi te Drejtat e Femijeve. 112
112 Ligji Nr. 10 347, dt 4.11.2010 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
http://www.infocip.org/al/?p=3443, konsultimi i fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
65
Ligji vendos themelin per ngritjen e mekanizmave te pershtatshem
institucionale qe do te garantojne dhe sigurojne respektimin e te drejtave te femijeve
nga individet, familja, dhe shteti. Ligji siguron te gjitha masat e nevojshme per
garantimin e jetes, mirerritjes dhe zhvillimit te femijes nepermjet nje qasjeje të
koordinuar të aktoreve te ndryshme qe punojne ne fushen e te drejtave dhe te
mbrojtjes se femijes. Pritshmëritë për përmirësimin e situatës janë të larta. Ky ligj
mendohet te permiresoje ndjeshem sistemin e mbrojtjes se femijes ne Shqiperi. Një
nga elemntët bazë të këtij evolucioni është institucionalizimi i Njesive të Mbrojtjes se
te Drejtave te Femijes si struktura te nivelit lokal, te cilat pergjigjen per koordinimin
dhe venien ne zbatim te sherbimeve te mbrojtjes se femijes si dhe menaxhimin e
rasteve, ne bashkepunim me nje numer aktoresh socialë te fushave te ndryshme. Ky
ligj parashikon gjithashtu, detyrimin ligjor të bashkepunimit dhe bashkerendimit të
punes midis institucioneve pergjegjese ne nivel qendror dhe vendor, në bazë të
rregullave qe do te percaktoje Keshilli i Ministrave.
Ne ligj parashikohet ngritja dhe funksionimi i Keshillit Kombetar per
Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve (KKMDF), si nje organ keshillimor. Ne perputhje
me programin e qeverise ai koordinon dhe percakton politikat qe duhen ndjekur per
femijet dhe monitoron zbatimin e strategjise kombetare per te drejtat e femijes. Ky
organ keshillimor ka ne perberje te tij 9 anetare, perfaqesues te ekzekutivit, te
pushtetit vendor dhe te shoqerise civile. Gjithashtu, parashikohet se prane Keshillit do
te ngrihen komitetet teknike, te cilat do te kene funksion ndihmes per Keshillin,
kryesisht ne lidhje me vendimet qe do te duhet te ndermarre ky organ.
Ne ligj parashikohen edhe detyrat e ministrit qe bashkerendon punen per ceshtjet e
mbrojtjes se te drejtave te femijes, i cili ne referim te fushes se veprimtarise qe
ushtrohet, aktualisht, ministri Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, do te mbuloje detyrat e
parashikuara ne nenet perkatese.
Ne zbatim te ligjit Nr 10347 “Per mbrojtjen e te drejtave te femijeve”, eshte
ngritur dhe funksionon Agjencia Shteterore per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve.
Agjensia eshte institucion ekzekutiv ne varesi te ministrit, qe bashkerendon punen per
mbrojtjen e te drejtave te femijeve ngritur me Urdher te Kryeministrit Nr 30, dt
18.03.2011113.
Agjencia Shteterore per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ndjek zbatimin e
planit të veprimit nga institucionet pergjegjese ne nivel qendror dhe vendor, harton
raportet e progresit, orienton dhe mbeshtet donatoret vendas dhe nderkombetare per
zbatimin e objektivave te Planit te Veprimit per Femije dhe organizon studime dhe
analiza mbi gjendjen e femijeve ne Shqiperi.
Per te plotesuar kuadrin institucional qe ligji synon te krijoje me qellim
zbatimin efektiv te tij, eshte parashikuar ngritja e Njesise per te Drejtat e Femijeve ne
nivel qarku dhe Njesise per Mbrojtjen e Femijes ne nivel bashkie. Ngritja dhe
funksionimi i ketyre njesive do te beje te mundur zbatimin dhe monitorimin e
mbrojtjes se te drejtave te femijeve duke filluar qe ne terren, pra, nga baza e duke
113 Ligji Nr. 10 347, dt 4.11.2010 Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
http://www.infocip.org/al/?p=3443, konsultimi i fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
66
vazhduar vertikalisht drejt ekzekutivit. Ne respektim te parimit te autonomise lokale,
ligji ka parashikuar funksionimin e ketyre njesive brenda organizimit administrativ te
strukturave perkatese te pushtetit lokal, me detyrat e parashikuara ne ligj.
Ligji Nr.10347 date 04.11.2010 sanksionon krijimin e Njesive të Mbrojtjes së te
Drejtat të Femijes ne cdo qark te Shqiperise. NjDF-ja funksionon si pjese e struktures
administrative te Qarkut. Detyrat e kësaj njësie do t’i gjejmë të detajuara në VKM Nr.
334 për dhunën në familje, mundëson gjithashtu një trajtim më të mirë të një
problemi, duke e trajtuar atë si një çështje penale - me procedura të standardizuara
dhe dispozita që mbështesin viktimat. Prokuroria, në nivel vendor, nuk punon siç
duhet për shkak të dobësive që ka sistemi ligjor, por edhe për të qartësuar
kuptueshmërinë e ligjeve dhe përgjegjësitë për mbrojtjen dhe referimin e rasteve tek
shërbimet sociale në kuadër të ministrisë së drejtësisë dhe institucioneve rajonale dhe
vendore të vartësisë.
Krahas legjislacionit të adaptuar në nivel kombëtar, Shqipëria është duke
realizuar përpjekje aktive në kuadër të Procesit Evropian të Përfshirjes Sociale si një
nga angazhimet kryesore për anëtarësimin në BE, duke përfshirë zhvillimin dhe
avancimin e politikave, kuadrin institucional dhe metodologjitë për matjen dhe
monitorimin e përfshirjes sociale të të gjithë qytetarëve dhe grupimeve sociale në
Shqipëri.
Një nga detyrimet që lind përgjatë procesit të integrimit të BE-së lidhet me
ngritjen e një dokumenti politik për përfshirjen sociale, i cili synon zhvillimin e
politikës së përfshirjes sociale dhe uljen e varfërisë në vend.
Fushat kyçe të politikave sociale përfshijnë arsimin gjithëpërfshirës, kujdesin
cilësor për fëmijët, shëndetësinë gjithëpërfshirëse, mundësi të zgjeruara për trajnim
dhe zhvillim aftësish, asistencë në kërkimin e punës dhe asistencë në punësim,
rehabilitim dhe riintegrimin e grupeve shoqërore të marxhinalizuara si: personat me
aftësi të kufizuara, të mbijetuarit nga trafikimi, dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në
familje, strehimi social dhe drejtësia sociale114.
Qëllimi i këtij dokumenti është i trefishtë:
Të identifikojë dhe trajtojë sfidat që identifikohen përgjatë monitorimit dhe
matjes së përfshirjes sociale duke analizuar treguesit e BE-së dhe treguesit
kombëtarë në lidhje me këtë fenomen. Kjo duke synuar uljen e varfërisë dhe
zhvillimin e masave efikase që rrisin mirëqenien;
Të nxisë koherencën e politikave, të përcaktojë përparësitë dhe caktojë
përgjegjësitë për kryerjen e monitorimit dhe matjes së përfshirjes sociale;
Të bëjë më transparente ndikimin e politikave të ndjekura dhe përpjekjet e
bëra nga qeveria për forcimin e përfshirjes sociale.
Në vazhdimësi të nismës së marrë nga Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe
Integrim 2007-2013, Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020
parashtron përparësitë afatgjata kombëtare të zhvillimit të Shqipërisë.
114 Dokumenti Politik i Përfshirjes Sociale 2016-2020, Ministria e Mirëqenies dhe Rinisë, Janar 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
67
Një nga objektivat e SKZHI-së është që të “garantojë qasje të barabartë në
mundësitë sociale dhe ekonomike për të gjitha grupet dhe individët në shoqërinë
tonë.”115
Ky objektiv lidhet me pritshmërinë që vendi ynë do të krijojë një sistem të
krahasueshëm me atë të BE-së për monitorimin dhe raportimin mbi gjendjen e
përfshirjes sociale dhe varfërisë, do të forcojë dhe ndërtojë kapacitetet e administratës
publike dhe autoriteteve lokale për zbatimin dhe raportimin mbi procesin e përfshirjes
sociale dhe do të krijojë një njësi efikase për të bashkërenduar zbatimin e masave dhe
për të raportuar mbi përparimin e përfshirjes sociale.
Garancitë e demokracisë dhe sundimit të ligjit janë pjesë e të ashtuquajturave
kritere politike për anëtarësim në Bashkimin Evropian.116
Ashtu si në vendet evropiane, objektivat e reformave të sistemit arsimor lidhen
kryesisht me rritjen e cilësisë së arsimit, përfshirjen e fëmijëve në programet e
zhvillimit të hershëm, uljen e numrit e braktisjeve të shkollës dhe rritjen e numrit të të
rinjve me arsim të lartë, si dhe të numrit të të rriturve që marrin pjesë në programe të
mësimit gjatë gjithë jetës. Çështjet më të rëndësishme trajtojnë forcimin e lidhjes së
sistemit arsimor me tregun e punës duke përshtatur rezultatet e të mësuarit, krijimi i
kuadrit të kualifikimit kombëtar dhe fuqizimi i forcës aktuale të punës dhe asaj të
ardhme në mënyrë që të ketë një përshtatje me kushtet e reja dhe ndryshimet e
mundshme të karrierës117.
Ligji 13.02. 2017 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”
Komisioni për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, ka miratuar Projektligjin
“Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve” në 13 Shkurt 2017 si pjesë të paketës së
mirëqenies sociale që qeveria ka ndërrmarrë për rritjen e standardeve të shërbimit për
çdo kategori në nevojë. Ky projektligj vjen pas ligjit deklarativ të vitit 2010 që u
hartua në kuadër të plotësimit të detyimeve tona kundrejt procesit integrues të
Bashkimit Europian. Ky ligji parashikon për herë të parë të drejtat e fëmijëve,
mbrotjen e tyre dhe ngritjen e strukturave përgjegjëse për zbatimin e tyre. Synohet t’u
jepet më shumë akses grupeve vulnerable, duke plotësuar paketën e mirëqenies
sociale.
Në këtë ligj parashikohet ngritja e institucioneve për mbrojtjen e të drejtave të
fëmijëve, në çdo bashki. Ky projektligj është i përbërë nga dy pjesë: 1) Te drejtat në
përgjithësi të fëmijëve dhe 2) Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi
apo neglizhimi nëpërmjet krijimit të një sistemi të integruar dhe efikas.
Ligji ka disa qëllime kryesore: Në pjesën e parë, përcakton të drejtat, aksesin në të
drejta, mekanizmat konkrete dhe efektive që garantojnë realizimin e këtyre të
115 Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020: http://shtetiweb.org/wp-
content/uploads/2014/06/NSDI_2014-2020_version_JUne-2013.pdf, konsultimi i fundit janar 2017 116 Po aty , Gjatë negociatave të anëtarësimit për në BE, kapitujt e mëposhtëm të negociatave do të jenë
veçanërisht të rëndësishëm për funksionimin e shtetit të sunduar nga ligji: 23 (Sistemi Gjyqësor dhe të
Drejtat Themelore), 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria), 32 (Kontrolli Financiar), 33 (Nenet Financiare
dhe Buxhetore) dhe 34 (Institucionet). 117Strategjia mbi Sitemin e Arsimit,
http://www.arsimi.gov.al/files/userfiles/apu/karta/Strategji_APU_dokumenti_perfundimtar_24_03_201
5.pdf, konsultimi i fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
68
drejtave, si dhe përkujdesjen e posaçme për fëmijët. Në pjesën e dytë, ligji forcon të
gjithë kuadrin ligjor për ngritjen e një sistemi efektiv për mbrojtjen e fëmijëve
vulnerabël, për ato fëmijë të cilët vijnë nga situata e rrugës, nga situatat e dhunës në
familje apo fëmijë të cilët janë me problematika të caktuara.
Ky ligj, përveç të drejtave të fëmijëve, trajton për herë të parë aspektin
e mbrojtjes së fëmijëve. Synimi i ndërmarrjes së këtij ligji të ri konsiston në një
adaptim më të mirë me standardet me të përparuara evropiane dhe garantimin e
mbrojtjes së fëmijës në çdo situatë, brenda familjes, në institucione, on-line, etj.
Në çdo bashki do të ketë punonjës të mbrojtjes së femijëve dhe synohet të kalohet nga
30 punonjës të mbrojtjes së fëmijëve, që janë sot efektiv në të gjithë Shqipërinë, në 1
punonjës për 3000 fëmijë. Gjithashtu synohet të punohet mbi ngritjen e kapaciteteve
dhe formimin e burimeve njerëzore të specializuara në kuadër të ligjit të ri për
shërbimet shoqërore.
Risi shumë e rëndësishme është edhe futja e një dispozite mbi detyrimin për
raportim: mësuesit dhe psikologët e shkollave. Punonjësit e institucioneve
shëndetësore, publike ose private apo të përkujdesjes së fëmijës, kanë për detyrë të
raportojnë menjëherë për çdo rast të dyshuar apo të ndodhur të abuzimit, keqtrajtimit
apo dhunës tek fëmijët.
Institucionalizimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri Veprimtaria e autoriteteve publike në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve do të
jepet më poshtë, duke bërë një identifikim të aktorëve kryesorë të këtij sistemi,
përgjegjësive dhe detyrave të tyre, si dhe organizatave, agjencive dhe institucioneve
përgjegjëse. Në paraqitjen e mëposhtme mund të përfshihen strukturat formale si
ministritë, departamentet dhe agjencitë qeveritare, ashtu edhe strukturat të tilla si:
ofruesit informalë të kujdesit dhe mekanizmat tradicionalë të komunitetit për
mbrojtjen e fëmijëve. Duhet të theksojmë që ky hartëzim merr në konsideratë
procesin e decentralizimit përgjatë të cilit janë ripërcaktuar zonat funksionale. Nga
viti 2015 në Shqipëri funksionojnë 61 bashki sipas ligjit 115/2014 të datës 31 korrik
2014118 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në
Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jo më 65 bashki
dhe 309 komuna që përbënin strukturën e pushtetit vendor, nismë kjo që synon rritjen
dhe efikasitetin institucional.
118Riorganizimi administrativ,
http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2014/PDF-2014/137-2014.pdf, konsultimi i fundit janar
2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
69
Ministri /Agjensi/Departamente Përgjegjësitë dhe detyrat
1) Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Ministria është përgjegjëse për koordinimin e të
gjitha veprimeve për mbrojtjen e të drejtave të
fëmijëve (L. 10347).
a) Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të
Drejtave të Fëmijëve
Agjencia Shtetërore kryen rolin e organit
operativ në MMSR, dhe është përgjegjëse për
planifikimin, ekzekutimin, mbështetjen dhe
mbikëqyrjen e të gjitha ndërhyrjeve për mbrojtjen
e fëmijës (L. 10347).
b) Drejtoria e Përfshirjes Sociale
Drejtoria është përgjegjëse për politikat dhe masat
në fushën gjinore (dhuna në familje), minoritetet
etnike (si kulturore dhe linguistike), personat me
aftësi të kufizuara, diskriminimin mbi bazë moshe
dhe race.
c) Drejtoria e Shërbimeve të Integruara dhe
Ndihmës Ekonomike
Drejtoria është përgjegjëse për skemën e
transfertave të parave të ndihmës ekonomike dhe
për ofrimin e shërbimeve sociale (shërbimet e
kujdesit social dhe shërbimet e kujdesit social-
mjekësor).
d) Shërbimi Social Shtetëror
Zyra është përgjegjëse për zbatimin e politikave të
MMSR-së në fushën e ndihmës dhe shërbimeve të
kujdesit social, në lidhje me: a) programimin dhe
kontrollin e fondeve shtetërore për ndihmën
ekonomike, pagesat dhe shërbimet sociale për
personat me aftësi të kufizuara b) zbatimin e
standardeve dhe shërbimeve, dhe propozimeve
për rishikimin dhe miratimin e shërbimeve të reja;
dhe c) hartimin e dokumentacionit të unifikuar për
aplikantët për shërbime sociale.
2) Ministria e Punëve të Brendshme
Ministria përfshihet në çështjet e drejtësisë për
fëmijë dhe në ndërhyrjet kundër trafikimit të
qenieve njerëzore.
a) Policia
Misioni i Policisë është të mbrojë rendin dhe
sigurinë në përputhje me ligjet dhe të respektojë
të drejtat dhe liritë e njeriut (Ligji 9749).
b) Njësia Antitrafik
Njësia është përgjegjëse për monitorimin dhe
koordinimin e aktiviteteve të institucioneve
përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë
Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të
Qenieve Njerëzore (UKM 203/2005).
c) Policia e Kufirit dhe Emigracionit
Policia e Kufirit dhe Emigracionit është
përgjegjëse për patrullimin e kufijve të vendit dhe
për zbatimin e kontrolleve të kërkuara. Ajo është
aktore në veprimet kundër trafikimit.
d) Zyra Kombëtare e Regjistrit Civil
Zyra është përgjegjëse për regjistrin civil të
shtetasve shqiptarë dhe banorëve.
e) Sektori i Dhunës në Familje Është një sektor nën Drejtorinë e Përgjithshme të
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
70
Policisë, i cili, në veçanti është përgjegjës për të
trajtuar dhunën në familje dhe dhunën me bazë
gjinore.
f) Shërbimi i Provës
Njësia është përgjegjëse për zbatimin e dënimeve
alternative, parandalimin e kryerjes së veprave
penale, ndihmon personin e dënuar të përmbushë
detyrimet që rrjedhin nga dënimi alternativ.
3) Ministria e Drejtësisë
Ministria është përgjegjëse për planifikimin,
zbatimin dhe mbikëqyrjen e elementeve të
drejtësisë për fëmijë
a) Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
Brenda Drejtorisë, Sektori për çështjet sociale
përgatit dhe propozon udhëzime për politika
sociale që merren me zhvillimin dhe forcimin e
programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit të
personave në konflikt me ligjin, sistemin
penitenciar.
4) Prokurori i Përgjithshëm
Detyrat e tij janë të ndërmarrë hetime dhe ndjekje
penale, të përfaqësojë akuzën në gjyq në emër të
Shtetit, të ruajë interesin publik, të ndihmojë
organet gjyqësore, si dhe të garantojë zbatimin e
ligjit.
5) Ministria e Arsimit
Ministria është përgjegjëse që fëmijëve t’u
ofrohet arsim.
a) Drejtoria e Arsimit Parauniversitar
Drejtoria është përgjegjëse për planifikimin dhe
drejtimin e shërbimeve të arsimit bazë të
detyrueshëm.
6) Ministria e Shëndetësisë Ministria është përgjegjëse për ofrimin e
shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
a) Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor
Drejtoria është përgjegjëse për planifikimin,
drejtimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e ofrimit të
shërbimeve shëndetësore sipas nevojave dhe
pritshmërive të njerëzve.
7) Sistemi Gjyqësor
Sistemi gjyqësor përbëhet nga një gjykatë
kushtetuese, gjykata e lartë, gjykatat e apelit dhe
gjykatat e rretheve. Gjykata kushtetuese inter-
preton kushtetutën, përcakton kushtetutshmërinë e
ligjeve, dhe zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet
organeve vendore dhe qendrore. Gjykatat e tjera,
secila janë të ndara sipas juridiksionit: penal,
civil, dhe ushtarak.
8) Avokati i Popullit
Roli i Avokatit të Popullit është të parandalojë,
mbrojë dhe nxisë të drejtat e njeriut. Avokati i
Popullit duhet të nxisë zbatimin e ligjit, reformën
në sistemin gjyqësor, dhe mirëqeverisjen.
9) Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike
Komisioni është përgjegjës për ofrimin e ndihmës
juridike për ata që nuk kanë aftësi të përballojnë
tarifat e avokatit për përfaqësimin në proceset
gjyqësore.
10) Njësitë e Qeverisjes Vendore
Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijës janë ngritur në
nivel bashkiak, si njësi më vete apo pjesë e
sektorit të çështjeve sociale, për të mbikëqyrur,
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
71
koordinuar dhe vënë në zbatim ndërhyrjet për
mbrojtjen e fëmijës brenda bashkisë. Ato
koordinojnë ekipet ndërdisiplinore për
menaxhimin e rasteve të dhunës në familje.
Burimi : Autori
Kuadri ligjor për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri synon ngritjen e një
strukture që përfshin nivelet e institucioneve dhe organizatave përgjegjëse për fëmijët,
rolet dhe përgjegjësitë e tyre, si dhe marrëdhëniet e koordinimit dhe bashkëpunimit
ndërmjet tyre. Institucionet në mënyrë specifike, ose potenciale, trajtojnë mirëqenien
e fëmijëve, edhe pse nuk e kanë mbrojtjen e fëmijës si kompetencë të tyre. (Ligj Nr.
10347/2010, “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”).
Hartëzimi i institucioneve të sistemit të mbrojtjes sociale në vendin tonë dhe
përshkrimi i rolit kryesor të çdonjërit prej tyre na lejon të identifikojmë spektrin
deklarativ të ligjit mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës të vitit 2010119. Ashtu si
është cituar dhe më lart asnjë nga këto institucione nuk gëzon tagrin e drejtpërdrejtë të
mbrojtjes të fëmijës.
Në bashkitë e mëdha, personeli për mbrojtjen e fëmijëve ka rol dhe përgjegjësi
të caktuara për mbrojtjen e fëmijës. Në bashkitë më të mëdha, Drejtoria e Shërbimeve
Sociale funksionon me një sektor për shërbimet sociale, sektorë që përbëhen nga
specialistë për secilin grup në nevojë: dhuna në familje dhe çështjet gjinore, të
moshuarit, fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, dhe minoriteti.
Nga ndërhyrjet e shumta që synojnë trajtimin e problemeve të mbrojtjes së fëmijës,
mund të veçohen:
• mbështetje psiko-sociale për fëmijët në disa shkolla;
• nxitja e regjistrimit të lindjeve, si në aspektin e fushatave ndërgjegjësuese dhe
mbështetje për regjistrimet aktuale;
• ndihma për fëmijët në konflikt me ligjin;
• kujdes alternativ, sidomos kujdes i familjarëve dhe disa shembuj të kujdestarisë;
• parandalimi i punës së fëmijëve në situatë rruge dhe shfrytëzimi i punës së fëmijëve
për mbledhjen e metaleve skrap;
• parandalimi i dhunës në familje dhe të dhunës në shkollë;
• sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi për përfshirjen e fëmijëve të minoritetit rom;
• gjurmimi për gjetjen e familjes dhe ribashkimi për fëmijët viktima të trafikimit;
• shërbime parashkollore;
• sigurimi i mallrave për të përmbushur nevojat parësore (ushqim, veshmbathje, etj.);
• institucionet e ndihmës ekonomike (të tilla si kredi të vogla për aktivitete të
gjenerimit të të ardhurave;
• pikat e informacionit120.
119Ligji Nr. 10347 datë 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “,
http://www.kqk.gov.al/sites/default/files/publikime/ligji_nr.10_347_date_04.11.2010.pdf,
konsultimi i fundit janar 2017 120 Ndërhyrjet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,
https://www.unicef.org/albania/Children_Social_Inclusion_Shqip13.pdf, konsultimi I fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
72
2.2. Politikat sociale me në qendër fëmijën. Rasti francez nën
vështrimin e ligjit të 14 marsit 2016 “Mbi mbrojtjen e
fëmijëve”121
Mbrojtja e fëmijëve në sistemin francez është një përgjegjësi që përshkallëzohet
në në 3 nivele:
Mbrojtja prindërore, mbrojtja administrative dhe mbrojtja gjyqësore.
Sipas Kodit Civil francez përgjegjësia prindërore vjen në nivelin e parë dhe ai
përcakton kryesisht përgjegjësinë e babait dhe nënës së fëmijës: "autoriteti prindëror
është një grup të drejtash dhe detyrimesh qëllimi i të cilave është interesi i fëmijës. I
përket babait dhe nënës, derisa fëmija të jetë në moshë madhore apo në gjendje për të
mbrojtur, shëndetin dhe moralin e tij, si dhe për të siguruar shkollimin e tij duke lejuar
zhvillimin e fëmijës si një person me të drejta të plota. Prindërit duhet të përfshijnë
fëmijën në vendimet që kanë lidhje me atë, në përputhje me moshën dhe pjekurinë e
fëmijës. (Article 371-1 du code civil)122
Kur prindërit nuk janë në gjendje për të përmbushur këtë detyrim, shoqëria
ofron mbrojtjen e fëmijëve nëpërmjet dy nivele plotësuese: mbrojtje administrative
dhe mbrojtje gjyqësore.
Mbrojtja administrative është e organizuar në nivel qarku nën përgjegjësinë e
Presidentit të Këshillit të Përgjithshëm të çdo qarku. Mbrojtja gjyqësore është atribut i
prokurorit të republikës.
"Interesi i fëmijës, marrja në konsideratë e nevojave të tij dhe respekti i të
drejtave të tyre duhet të drejtojë çdo vendim në lidhje me atë dhe të ngrerë parimet
themelore mbi të cilat duhet të mbështetet sistemi i mbrojtjes së fëmijëve. "
Nëse përgjegjësia prindërore ndaj fëmijëve mbështet në detyrime kryesisht
morale, por edhe ligjore, dy nivelet e tjera të përgjegjësisë bazohen në dispozitiva
tërësisht ligjore të mirëstrukturuara dhe institucionalizuara.
Në vjeshtën e vitit 2014, qeveria franceze nisi një reformë për mbrojtjen e fëmijëve,
në konsultim me të gjitha palët e interesuara: profesionistët, zyrtarët e zgjedhur, por
edhe fëmijë dhe prindër.
Këto punime rezultuan në një bashkëpunim të ngushtë me departamentet
përgjegjëse për këto politika publike dhe çuan në ndërtimin e një plani të detajuar për
mbrojtjen e fëmijëve të përbërë nga 101 aksione.
Duke marrë në konsideratë Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve, Ligjin e 5
marsit 2007 dhe shumë elementë të tjerë domethënës të kësaj fushe, më 14 mars 2016
121Ligji 14.03.2016 “Mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”,
https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000032205234&categorieLien=i
d, konsultimi i fundit janar 2017 122Artikulli 371 Kodi Civil Francez,
http://www.legifrance.gouv.fr/affichCodeArticle.do;jsessionid=FF2D16C72071515AB15146B6B7A5
CAB6.tpdjo10v_1?idArticle=LEGIARTI000006426468&cidTexte=LEGITEXT000006070721&dateT
exte=20120 921) , konsultimi i fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
73
u miratua nga Asambleja Nacionale dhe nga Senati i Republikës së Francës ligji “Mbi
mbrojtjen e fëmijëve”. Ai u botua në Fletoren Zyrtare më 15 mars, 2016.
Ligji i 14 marsit 2016 synon të veprojë në një perspektivë të dyfishtë, nga
njëra anë të afirmohet ndërhyrja për mbrojtjen e fëmijëve dhe nga ana tjetër roli i
shtetit në mbrojtjen e fëmijëve më të rrezikuar.
"Është pikërisht Konventa për të Drejtat e Fëmijëve që udhëheq zgjedhjet tona dhe na
lejon të perceptojmë të drejtat e fëmijëve në perspektivën e një projekti social: ideja
qëndron në ndërtimin e një mjedisi dashamirës që mbështet dhe stimulon zhvillimin
dhe rritjen e çdo fëmijë”.123
Ligji i 14 marsit 2016 ka për qëllim të plotësojë ligjin e 5 marsit 2007 mbi
mbrojtjen e fëmijëve dhe ka dy objektiva të qarta:
Të marrë më mirë në konsideratë nevojat e fëmijës.
"Fokusimi tek fëmija, do të thotë të merren në konsideratë moria e nevojave të tij,
ecuria e tij dhe burimet e tij mjedisore."124
Këto përparime i gjejmë në nenin e parë të ligjit nëpërmjet një përkufizimi të ri të
mbrojtjes së fëmijëve, duke u fokusuar në përfshirjen e nevojave të fëmijëve.
Artikulli i parë: një filozofi e re mbi mbrojtjen e fëmijëve.
"Mbrojtja e fëmijëve synon të sigurojë shqyrtimin e nevojave bazë të fëmijës,
të mbështetë zhvillimin e tij fizik, emocional, intelektual dhe social dhe të ruajë
shëndetin e tij, sigurinë, moralin dhe edukimin, në respektim të të drejtave të tij.
"Ai përfshin veprime parandaluese në mbështetje të fëmijës dhe prindërve të tij,
identifikimin dhe trajtimin e situatave me rrezik ose /apo të situatave me risk të lartë
për fëmijën, si dhe vendimet administrative dhe gjyqësore për mbrojtjen e fëmijëve.
Një linjë telefonike është vënë në dispozicion në shërbimet përkatëse.
" Modalitetet e zbatimit të këtyre vendimeve duhet të përshtaten me çdo
situatë dhe të konsiderohen objektivisht nëpërmjet vizitave të detyrueshme në
vendbanimet e fëmijës, në praninë e tij dhe të analizohen burimet familjare dhe
mjedisi rrethues i fëmijës. Do duhet të nënkuptohen vështirësitë që mund të hasin
prindërit në ushtrimin e përgjegjësive të tyre edukative dhe zbatimin e masave
mbështetëse që mund të jenë të pjesshme ose të plota. Në të gjitha rastet, vendimet e
marra përputhen me nivelin pjekurisë së fëmijës.
"Këto ndërhyrje mund të aplikohen edhe te të rinjtë poshtë njëzet e një vjet, që
ndodhen në vështirësi dhe situata e paraqitur mendohet se do të dëmtojë rëndë
ekuilibrin e tyre.
"Mbrojtja e fëmijëve ka për qëllim edhe për të parandaluar vështirësitë me të
cilat përballen të miturit e privuar përkohësisht ose përgjithmonë nga mbrojtja e
familjeve të tyre dhe t’u sigururojë atyre mbështetjen. [...] "
Ligji i 14 marsit 2016 “Mbi mbrojtjen e fëmijëve” synon mbrojtjen e fëmijës përmes
3 veprimeve:
Parandalimin e situatave të rrezikshme në çdo moshë të fëmijës
123 Laurence Rossignol, Assises du Carrefour national de l’action éducative en milieu ouvert
(CNAEMO), le 23 mars 2016 à Évreux 124 Laurence Rossignol, Focus CNAEMO, 23 mars, 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
74
Përmirësimin e procesit të identifikimit dhe monitorimit të situatave të
rrezikshme
Garantimin të një koherence më të madhe dhe stabilitet në ecurinë e fëmijëve
Të përmirësojë qeverisjen kombëtare dhe lokale për mbrojtjen e fëmijëve.
"Ligji i 14 marsit të vitit 2016 sjell një tjetër ndryshim të madh mbi riafirmimin e
rolit të shtetit mbi mbrojtjen e fëmijëve. Shteti do të vijë më tepër si një partner sesa si
një kujdestar dhe si një shtet garant për një qeverisje të re."125
Në kuadër të këtij ligji politikat për mbrojtjen e fëmijëve duhet të forcohen dhe të
shtrijnë ndërhyrjen e tyre duke qenë se ato janë ideuar në një plan ndërministerial dhe
mbi një frymë decentralizuese.
Për të zhvilluar hulumtimin, për të përshtatur politikën për mbrojtjen e
fëmijëve me realitetin e situatave dhe për të mbështetur profesionistët në zbatimin e
tyre, ligji për mbrojtjen e fëmijëve forcon misionet e observatorëve: observatori
kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve dhe observatorët për mbrojtjen e fëmijëve në
nivele lokale (në departamente).
Teksti i ligjit parashikon:
Përcaktimin e çdo shërbimi shëndetësor në nivel lokal, për nënën dhe fëmijën,
dhe përcaktimin e një mjeku referues për mbrojtjen e fëmijëve.
Detyrimin e njësive lokale të mbrojtjes së fëmijëve për realizimin e një
misioni suplementar, atë për edukimin e vazhdueshëm të profesionistëve të
mbrojtjes së fëmijëve.
Krijimin e Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Ky këshill u ngrit bazuar në nenin 1 të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Ai është
përgjegjës për propozimet e qeverisë, udhëzimet kombëtare, për politikat e mbrojtjes
së fëmijëve, dhënien e këshillave mbi çdo çështje që lidhet me ato, si dhe vlerësimin e
zbatimit.
E ideuar nga Laurence Rossignol në 12 dhjetor 2016, ministria për familjet,
fëmijët dhe të drejtat e grave, përbën organin drejtues të politikës për mbrojtjen e
fëmijëve, si një politikë interministeriale dhe e decentralizuar njëherazi.
Zbatimin e masave parandaluese ndaj fëmijës dhe familjes së tij.
Neni 2 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve parashikon ngritjen nga presidenti i këshillit
të qarkut të një protokolli me përfaqësues të ndryshëm institucional dhe jo
institucionalë mbi zbatimin e masave parandaluese për fëmijët dhe familjet e tyre.
Protokolli përcakton rregullat për mobilizimin dhe koordinimin e këtyre aktorëve
rreth prioriteteve të përbashkëta.
Përbërjen multiinstitucional të observatorit lokal për mbrojtjen e fëmijëve.
Neni 3 i Ligjit përcakton përbërjen multiinstitucionale të observatorit lokal për
mbrojtjen e fëmijëve. Përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe shoqatat e
mbrojtjes së fëmijëve që marrin pjesë në këtë observator.
Vlerësimin e gjendjes së një të mituri, nisur nga një informacion shqetësues.
Dekreti në bazë të nenit 9 të ligjit specifikon procedurat për vlerësimin e gjendjes së
të miturve që jeton në mjediset familjare, nisur nga një informacion shqetësues.
125 Laurence Rossignol, Focus CNAEMO, 23 mars, 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
75
Kushtet e përkujdesit vullnetar për një fëmijë nga një i tretë.
Neni 13 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve lejon kryetarin e këshillit të qarkut të besojë
tek një i tretë, një fëmijë që është nën kujdesin social për mirëqenien e fëmijëve, nëse
kjo përputhet me interesin e fëmijës. Dekreti përcakton kushtet për këtë situatë. Ai
përcakton qëllimin e marrjes, përcakton masat që duhet të merren para se të realizohet
ky proces si dhe procedurat shoqëruese, monitorimin dhe kontrollin e personit, të cilit
i besohet fëmija.
Atribuimin e një shume parash për të rinjtë e rintegruar në shoqëri.
Për të mbështetur të rinjtë madhorë në moshë, pas kryerjes së një dënimi me vendim
gjyqësor, neni 19 i Ligjit parashikon atribuimin e një shume parash për këta të rinj,
shumë që korrespondon me shpenzimet për shkollim që ata do duhet të kishin
përfituar.
Përcaktimin e projektit për fëmijë.
Neni 21 përcakton fushëveprimin e projektit për fëmijën, që përfshin çdo fëmijë që
përfiton nga një masë administrative ose gjyqësore të mbrojtjes së fëmijëve.
Kushtet e pritjes dhe vlerësimi i të miturve të pashoqëruar.
Neni 48 i ligjit i referohet të miturve të privuar nga mbrojtja e familjeve të tyre. Çdo
kryetari i këshillit të qarkut duhet të dërgojë pranë Ministrisë të Drejtësisë numrin e të
miturve të privuar nga mbrojtja e familjeve të tyre për çdo departament. Ministri i
Drejtësisë, përcakton objektivat e shpërndarjes së këtyre të miturve midis
departamenteve, sipas kritereve demografike dhe distancave gjeografike.
Ligji mbi mirëqenien sociale
Pas vitit 1945, ligji mbi mirëqenien sociale në Francë vjen me një qasje të re,
duke u bazuar në idenë e ndërhyrjes së shtetit për të riparuar situata jashtë standardit
duke ju referuar një norme individuale dhe shoqërore të pashkruar. E drejta zhvillohet
në një vizion ligjor që përcakton kategoritë e pastandardizuara mbi kriteret mjeko-
sociale, socio-ekonomike, statusin e mbrojtes dhe mënyrat e menaxhimit. Kështu, në
vitin 1954, termi i ndihmës publike është zëvendësuar me ndihmë sociale. Në vitet
1960-1970, shfaqet pabarazi e lartë në shoqëri dhe vërehet një mospërputhje mes
barazisë teorike, e cila afirmon të drejtat e aksesit dhe, kushteve të ushtrimit të këtyre
të drejtave.
Në Francë, aksesi i të drejtave do të analizohet përgjatë krizave ekonomike të
vitit 1973 dhe 1979.
Ligji i 6 qershorit 1984 126 përbën një hap të ri përpara. Ai mbulon të drejtat e
familjeve në marrëdhëniet e tyre me shërbimet përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve.
Duke u mbështetur në Kodin Civil, ai përcakton një numër të të drejtave:
e drejta për t'u informuar në lidhje me kushtet dhe pasojat e ndërhyrjes sociale;
e drejta për prindit për të qënë pjesë në vendimarrje mbi fëmijën e tij
126Ligji për të drejtat e familjeve,
https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000000878037, konsultimi i
fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
76
e drejta për të apeluar kundër vendimeve në rast refuzimi të ndihmës sociale
të fëmijës.
Çështja e aksesit të të drejtave është e lidhur me boshllëqet ekzistuese ndërmjet të
drejtave formale dhe të drejtave reale. Kompleksiteti në rritje i rregulloreve, zhvillimi
i partneritetit në menaxhimin e të drejtave e bën më të vështirë aksesin e drejtpërdrejtë
të përfituesve. Rritja e përjashtimeve sociale, theksimi i varfërisë, rritja e përdorimit të
dispozitivave të emergjencës vendosin në pikëpyetje sistemin francez të mbrojtjes
sociale. Në mënyrë që të ketë një mbulim sa më të mire të rreziqeve sociale ka një
kombinim të aksionit të sigurimeve shoqërore dhe të ndihmës sociale. RMI (të
ardhurat minimale për integrim) ekuivalenca e ndihmës ekonomike, ka përmirësuar
situatën sidomos në drejtim të mbulimit shëndetësor përmes anëtarësimit të
detyrueshëm të përfituesve për sigurimin shëndetësor personal.
Në fillim të viteve 1990 trajtohet një çështje e diskutuar gjatë nga organizatat:
qasja në të drejtat dhe përkujdesjen sociale. Profesionistët dhe vullnetarët e aksionit
social evidentojnë një numër në rritje të njerëzve që nuk njohin të drejtat e tyre ose të
paaftë për t'i zbatuar ato. Dy vështirësitë kryesore janë: aksesi dhe përdorimi i kujdesit
shëndetësor, si dhe hapja dhe vazhdimësia e të drejtave në kohë.
Në mars të vitit 2000, Franca themeloi një organizatë të posaçme për mbrojtjen e
fëmijëve. Autoriteti ishte i pavarur për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e
fëmijëve dhe trajtimin e kërkesave individuale të të miturve, të drejtat e të cilëve janë
shkelur, nëse nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet kompetente apo gjykatat.
Në vitet 1990 dhe 2000, tre lloje të reja të drejtash janë të përforcuar apo përcaktuar:
të drejtat e viktimave, të drejtat e përdoruesve dhe të drejtat e detyrueshme. Këto
përkufizime, mbështeten në tekstet e ligjeve dhe kontribuojnë në përforcimin e vendit
që zë ligji në politikat sociale. Përtej ndërhyrjes sociale dhe ndonjëherë kundër kësaj
ndërhyrje, legjitimiteti dhe cilësia mund të kundërshtohet. Këto të drejta janë
instrumente të reja që do të përdoren nga shteti si dhe drejtpërdrejt nga individët. Kjo
lëvizje me origjinë anglo-saksone ka një ndikim të fortë evropian dhe në thelb synohet
ribalancim i ndikimit të shtetit dhe individit, duke forcuar kapacitetin e këtij të fundit
për të ndërmarrë veprime dhe për t’u pozicionuar përballë ofertës së kujdesit social
apo aksionit social. Në këndvështrimin francez, pozicioni i shtetit trajtohet si garant i
një ekuilibri të vendosur mes individit dhe institucionit pritës apo shoqërues.
Që nga viti 2000, të drejtat e viktimave do të merren parasysh më mirë.
Viktimat janë mbajtur më parë të margjinalizuar në marrëdhëniet me institucionit
gjyqësore. Nëpërmjet afirmimin e të drejtave të tyre, merren në konsideratë të drejtat
e fëmijëve viktima të dhunës në familje, grave viktima të dhunës në familje dhe
viktimave të abuzimit institucionale.
Lidhur me të drejtën e përdoruesve, gjendet një mbështetje e konsiderueshme
në Aktin e 2 janarit 2002, mbi rinovimin e aksionit social dhe mjeko-social, i cili
paraqet qasje të reja në marrëdhëniet midis përdoruesit dhe institucionit, qasje që
garantojnë përdoruesit në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të tyre individuale. Edhe
në fushën e shëndetësisë do të ndiqen të njëjtat objektiva, duke u bazuar në ligjin e
votuar më 4 mars 2002 për të drejtat e pacientëve dhe cilësinë e sistemit
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
77
shëndetësor127.
Në frymën e këtyre ligjeve, përveç të drejtave themelore që i jepen personit,
përdoruesi ose pacienti merr një pozicion të ri. Ai është tashmë më i mirinformuar,
njeh të drejtat e tij, është i mbrojtur nga ligji dhe mund të përdorë të gjitha këto
mundësi që i vihen në dispozicion. Ai është një aktor i rëndësishëm në sistemin e
mbrojtjes sociale dhe ushtron lirinë e tij të zgjedhjes, sidomos në aspektin e
përfitimeve.
Në vitin 2000, arrihet një moment historik nëpërmjet përcaktimit të të drejtave
të detyrueshme. Ky nocion i të drejtave të detyrueshme do të forcojë të drejtat sociale
subjektive, që ngelen të pamjaftueshme pavarësisht dëshirës apo përpjekjeve për të
pasur sukses. Në këtë kuptim, detyrimi synon të identifikojë një përgjegjës që mund të
përballet me drejtësinë për moszbatimin e një të drejte të individëve. Ekzistojnë prej
vitesh dy të drejta të detyrueshme: e drejta për shkollim dhe aksesi në shërbimet
shëndetësore. E para duket të jetë zbatuar mirë, ndërsa e dyta ngelet më relative.
Ligji i 11 shkurtit të vitit 2005 përcakton për fëmijët me aftësi të kufizuara të
drejtën e detyrueshme të regjistrimit në një institucion arsimor pranë vendbanimit të
tyre. Prindërit e kanë përdorur këtë të drejtë për të kërkuar shkollimin efektiv të
fëmijëve të tyre, edhe pse ligji përmban një paqartësi mes së drejtës për regjistrim dhe
të drejtës për arsimim. Duke e konsideruar të drejtën për shkollim si një të drejtë të
detyrueshme, disa nuk hezitojnë të shkojnë para gjykatës për të kërkuar integrimin
dhe arsimimin gjithëpërfshirës të fëmijëve të tyre128.
Në vitin 2008, krijimi i një të drejte të re të detyrueshme parashikon, kujdesin
(ditor) të fëmijëve në institucione, çerdhe apo kopshte. Ky ligj do t’u lejojë prindërve
të këkojnë llogari pranë komunitetit kur nuk ofrohet një zgjidhje për kujdesin ndaj
fëmijëve. Kjo do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe
autoriteteve publike.
Në vitin 2012 në Francë, regjistrohen 1000 struktura që mbrojnë të drejtat e
aksesit. Të planifikuara nga një ligj i 18 dhjetorit 1998 dhe të krijuara në vitin 2000,
ato japin informacion falas dhe janë lehtësisht të aksesueshme për viktimat e dhunës,
diskriminimit, shkeljeve që ndeshen me probleme ligjore dhe administrative. Ato janë
të bazuara kryesisht në këshillim ligjor falas të drejtuar nga avokatët, juristët dhe
shoqata të specializuara.
Ligjet në fushën e veprimtarisë social për fëmijët dhe familjet Për të mbështetur familjet dhe për të ndihmuar prindërit në ushtrimin e
detyrave të tyre prindërore, shteti dhe dega për mbështetjen e familjeve në sistemin e
sigurimeve shoqërore janë të angazhuar për të ndihmuar fuqimisht skemën
mbështetëse për familjet.
Sistemet mbështetëse të familjes janë në dispozicion për të gjitha familjet pa
127Ligji për të drejtat e pacientëve, 2002,
https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000000227015&categorieLien=i
d, konsultimi i fundit janar 2017 128Ligji mbi arsimin gjithëpërfshirës,
https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000000809647, konsultimi i
fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
78
dallime. Ky universalitet është një parim i rëndësishëm për suksesin e këtyre
dispozitivave jo diskriminuese për familjet.Këto dispozitiva diversifikohen gjithmonë
edhe më shumë dhe në një perspektivë të re, e cila mbështetet në bashkëpunimin
midis shtetit dhe institucionit përgjegjës mbi mbështetjen financiare të familjeve për
periudhën 2013-2017. Mbështetja e prindërve është prioritet i vërtetë i politikës
familjare dhe kontribuon në kohezionin social të shoqërisë franceze. Për të
përmirësuar dispozitivat e ndihmës për familjet, qeveria ka vendosur si objektiv të
zhvillojë një ofertë të larmishme dhe të strukturuar territoriale, për t’i dhënë një vend
më të rëndësishëm politikave mbështetëse për prindërit dhe qasjes së tyre ndaj
informacionit: vlerësimin e dispozitivave, duke krijuar mjete të rëndësishme për të
matur ndikimin e tyre në familje dhe për të forcuar lidhjen mes sistemeve mbështetëse
për prindërit me strukturat e tjera dhe kryesisht publikut që frekuentohet nga familje
(qendra sociale, qëndra të kujdesit ndaj fëmijëve, shkollave etj.).
E gjithë kjo veprimtari mbi mbrojtjen e fëmijëve ka kërkuar një kontribut
legjislativ dhe institucional që ka evoluar në kohë.
2. 3 Legjislacioni evropian mbi të drejtat e fëmijëve
Kuadri ligjor evropian për të drejtat e fëmijëve, fokusohet në burimet primare
të legjislacionit si: traktatet, konventat, legjislacioni sekondar dhe jurisprudenca, të
sjella nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Evropian. Gjithashtu duhet të theksojmë
dhe referimet në burime të tjera ligjore evropiane, duke përfshirë dokumentet e
politikave kryesore, udhëzimet apo instrumenta të tjera ligjore.
Fëmijët nuk janë vetëm objekt i mbrojtjes, por ata janë mbajtësit e të drejtave.
Ata janë përfitues të të gjitha të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore, dhe i
nënshtrohen rregullave të veçanta duke marrë parasysh karakteristikat e tyre të
veçanta. Shumica e jurisprudencës evropiane vjen nga paditë e prindërve apo
përfaqësuesve të tjerë ligjorë të fëmijëve (nga një kapacitet i kufizuar ligjor). Duhet
theksuar menyra se si ligji i përshtatet nevojave të veçanta dhe interesave të fëmijëve,
si dhe rëndësisë që i jepet prindërve / kujdestarëve ose përfaqësuesve të tjerë ligjorë si
dhe të drejtave dhe detyrimeve kryesore të personave që kanë përgjegjësinë e
fëmijëve. Në këto raste, qasja e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e
Fëmijëve (KDF)129 është e adaptuar me nevojat e veçanta të tyre, që do të thotë se
prindërit duhet të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre gjithmonë duke pasur si përparësi
interesin më të mirë të fëmijës dhe zhvillimin e kapaciteteve të tij.
Lidhur me të drejtën ndërkombëtare, KDF-ja parashikon në nenin 1 se "një
fëmijë nënkupton çdo qenie njerëzore nën moshën tetëmbëdhjetë vjeç. "Ky është
parametri ligjor që përdoret aktualisht në Evropë për të përcaktuar një fëmijë.
Në të legjislacionin e Këshillit të Europës, shumica e instrumenteve ligjorë në lidhje
me të drejtat e fëmijëve adoptojnë përkufizimin e KDF-së. Nëse i referohemi nenit
129Organisation des Nations Unies (ONU), Assemblee generale (1989), Convention relative aux droits
de l’enfant, 20 novembre 1989.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
79
4130 pika d) të Konventës së Këshillit të Evropës të luftës kundër trafikimit të qenieve
njerëzore apo artikullit 3 131 , paragrafi a) të Konventës së Këshillit të Evropës
mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimit seksual dhe abuzimit seksual.
Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut nuk përmban një përkufizim të
fëmijës, por sipas nenit 1 të kësaj Konvente, shtetet duhet të garantojnë për të gjithë
personat që janë brenda juridiksionit të tyre të drejtat të përcaktuara në Konventë.
Neni 14 i KEDNJ-së garanton përfitimin e të drejtave të parashikuara në këtë
Konventë ", pa asnjë dallim", duke përfshirë edhe dallimet moshore132.
Edhe në Kartën Evropiane Sociale dhe interpretimin e saj nga Komiteti
Evropian për të Drejtat Sociale miratohet koncepti i fëmijës që i korrespondon
"personave nën moshën 18 vjeç"133.
Deri më sot, shumica e ligjit evropian për të drejtat e fëmijëve është elaboruar
nga BE dhe KE. Përveç Kombeve të Bashkuara, institucione të tjera ndërkombëtare si
Konferenca e Hagës për të drejtën private ndërkombëtare, miratoi edhe disa
instrumente të rëndësishme që vazhdojnë të ndihmojnë në zhvillimin e ligjit evropian.
Edhe pse këto instrumente ligjore veprojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri,
ekzistojnë lidhje dhe bashkëpunime të ngushta midis Këshillit dhe Bashkimit
Evropian.
Në një perspektivë historike, legjislacioni i fëmijëve mbulon aspekte që lidhen
me fëmijët në kontekstin e politikave dhe nismave të gjera ekonomike, për shembull
në fushën e mbrojtjes të konsumatorëve dhe lëvizjen e lirë të personave. Të drejtat e
fëmijëve kanë evoluar dhe në ditët tona ato trajtohen si pjesë e një programi të
koordinuar të BE-së, bazuar në tre hapa të rëndësishëm:
• miratimi i Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian;
• hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës në dhjetor 2009;
• miratimi i Komunikatës të Komisionit Evropian;
Një vend të veçantë për fëmijët zënë veprimtaritë e jashtme të BE-së dhe "Udhëzimet
e BE-së për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve", nga Këshilli i BE-
së.
Hapi i parë i rëndësishëm ishte miratimi i Kartës së të Drejtave Themelore të
Bashkimit Evropian në vitin 2000. Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Lisbonës më 1
dhjetor 2009, Karta ka të njëjtën vlerë ligjore me traktatet e BE-së (Neni 6 i Traktatit
të Bashkimit Evropian, TEU)134. Ajo detyron BE-në dhe shtetet e saj anëtare për të
mbrojtur të drejtat që u janë dhënë përgjatë zbatimit të ligjit të BE-së.
Karta e të Drejtave Themelore e BE-së është teksti i parë i nivelit kushtetues në BE, i
130 Conseil de l’Europe (CDE), Convention sur la lutte contre la traite des etres humains, STCE n° 197,
15 mai 2005. 131 CdE, Convention sur la protection des enfants contre l’exploitation et les abus sexuels, STCE n°
201, 25 octobre 2007. 132 CouEDH, Marckx c. Belgique, n° 6833/74, 13 juin 1979 (le requerant avait six ans quand la Cour a
rendu son arret). 133 CEDS, Defense des Enfants International (DEI) c. Pays-Bas, n° 47/2008, 20 octobre 2009, para. 25 134Traktati i BE-së,
http://eur-lex.europa.eu/legal-content/FR/TXT/?uri=CELEX%3A12012M%2FTXT, konsultimi i
fundit janar 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
80
cili përmban dispozita të veçanta në lidhje me të drejtat e fëmijëve, përfshirë edhe
njohjen e së drejtës së fëmijëve për të marrë arsimin e detyrueshëm falas (neni 14,
paragrafi 2), ndalimin e diskriminimit në veçanti për shkak të moshës (neni 21) dhe
ndalimin për shfrytëzimin e punës së fëmijëve (neni 32)135.
Në mënyrë domethënëse, Karta përmban një dispozitë të veçantë për të drejtat
e fëmijëve (neni 24). Kjo përcakton tri parimet themelore të të drejtave të fëmijëve: të
drejtën për të shprehur pikëpamjet e tyre lirisht, në përputhje me moshën dhe
pjekurinë e tyre (neni 24, paragrafi 1), të drejtën për të pasur në përparësi interesat e
tyre më të mira në të gjitha veprimet që kanë të bëjnë ata (neni 24, paragrafi 2) dhe të
drejtën për të ruajtur marrëdhëniet personale dhe kontakte të drejtpërdrejta me të dy
prindërit (neni 24, paragrafi 3).
Hapi i dytë i rëndësishëm ishte miratimi i Traktatit të Lisbonës, i cili, siç u tha
më lart, ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2009. Ky instrument ka ndryshuar në masë të
madhe nivelin institucional, procedural dhe kushtetues të BE-së, duke modifikuar
Traktatin e Bashkimit Evropian dhe ish-Traktatin themelues të Komunitetit Evropian
(tani Traktati i Romës).
Ky evoluim ka forcuar aftësinë e BE-së për të avancuar në fushën e të drejtave
të fëmijëve, në mënyrë të veçantë me nënshkrimin e "mbrojtjes së të drejtave të
fëmijëve" përmes objektivave të përgjithshme të BE-së (neni 3, paragrafi 3, Traktati i
BE-së) dhe duke e bërë një aspekt të rëndësishëm i politikës së jashtme të BE-së
(Neni 3, paragrafi 5. Traktati i Funksionimit të BE-së gjithashtu përmban referenca
shumë specifike për fëmijët, duke lejuar që BE-ja të miratojë masa legjislative për të
luftuar kundër shfrytëzimit seksual dhe trafikimit të qenieve njerëzore (neni 79,
paragrafi 2 d), dhe Neni 83, paragrafi 1)136.
Kjo çoi në miratimin e direktivës mbi luftën kundër abuzimit seksual,
shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pornografisë infantile, si dhe direktivave për
parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, luftës kundër kësaj dukurie dhe
mbrojtjes së viktimave, ku parashikohen dispozitat mbi nevojat e veçanta të fëmijëve
viktima, si dhe mbi vendosjen e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe
mbrojtjen e viktimave të krimit.137
Hapi i tretë i rëndësishëm u zhvillua në një nivel më strategjik, si pjesë e
programit të bashkëpunimit të jashtëm të BE-së dhe më pas është trajtuar për çështje
të brendshme. Në mënyrë të veçantë, Këshilli i BE-së miratoi "Udhëzimet e BE-së për
promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve" (Conseil de l’UE (2007) dhe
Komisionit Evropian mbi komunikatën “ Një vend i veçantë për fëmijët në
veprimtarinë e jashtme të Bashkimit Evropian” 138 , për të përfshirë të drejtat e
135 Karta e të drejtave Themelore e BE-së, http://www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text_fr.pdf,
konsultimi i fundit janar 2016 136Traktti i BE-së http://eur-
lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2010:083:0047:0200:fr:PDF, konsultimi i fundit
janar 2016 137 Directive 2011/93/UE, JO 2011 L 335, p. 1. /Directive 2011/36/UE, JO 2011 L 101, p. 1. / Directive
2012/29/UE, JO 2012 L 315, p. 57. 138 Commission europeenne (2008), Une place a part pour les enfants dans l’action exterieure de
l’UE: communication de la Commission au Conseil, au Parlement europeen, au Comite economique et
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
81
fëmijëve në të gjitha aktivitetet e BE-së dhe të shteteve jo anëtare. Në mënyrë të
ngjashme, në vitin 2011 Komisioni Evropian miratoi një program të BE-së për të
drejtat e fëmijëve 139 , përcaktimin e prioriteteve për zhvillimin e politikave dhe
legjislacionit për të drejtat e fëmijëve në të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Programi u
fokusua edhe në procesin legjislativ në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve, duke miratuar
Direktivën për të drejtat e viktimave. Kohët e fundit, programi është plotësuar nga një
strategji globale, e miratuar nga Komisioni Evropian për të mbështetur shtetet anëtare
në luftën kundër varfërisë dhe përjashtimit social me anë të një seri ndërhyrjesh në
fëmijërinë e hershme (për fëmijët e moshës 0-6 vjeç)140 . Edhe pse kjo strategji dhe ky
program nuk janë ligjërisht të detyrueshme për shtetet anëtare, serish ngelen elementë
të një rëndësie të veçantë për sa ato krijojnë një referencë në qasjen normative dhe
metodologjike të BE-së për të drejtat e fëmijëve. Ky drejtim strategjik është i lidhur
ngushtë me KDF-në dhe përbën një etikë mbrojtëse, gjithpërfshirëse dhe
mosdiskriminuese për fëmijët.
BE-ja mund të elaborojë ligje vetëm në fushat që i janë atribuar nga Traktatet.
Duke qenë se fusha e të drejtave të fëmijëve është ndërsektoriale, kompetencat e BE-
së duhet të përcaktohet rast pas rasti. Deri më sot, fushat përkatëse për të drejtat e
fëmijëve, ku BE-ja ka pasur veprimtari të lartë legjislative, janë:
• Mbrojtja e të dhënave dhe të konsumatorëve;
• Azili dhe migracioni;
• Bashkëpunimi në çështjet civile dhe penale.
Neni 6, paragrafi 1, TBE dhe neni 51, paragrafi 2 i Kartës së të Drejtave
Themelore të BE-së parashikojnë që Karta nuk zgjeron kompetencat e BE-së dhe kjo
nuk ndryshon ose nuk krijon asnjë kompetencë apo ndonjë detyrë të re për BE-në.
Dispozitat e Kartës i drejtohen institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare vetëm kur
ata janë duke zbatuar ligjin e BE-se. Nëse dispozitat e Kartës janë ende të
detyrueshme për BE-në, ata janë të detyrueshme për shtetet anëtare, vetëm kur ato
veprojnë në kuadër të ligjit të BE-së.
Këshilli i Evropës dhe të drejtat e fëmijëve Ndryshe nga BE-ja, Këshilli i Evropës që nga fillimi i tij ka një mandat të
qartë, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Traktati i tij kryesor për të
drejtat e njeriut, ratifikuar nga të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, është
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, e njohur gjithashtu
si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila përmban disa referenca specifike
për fëmijët.
Neni 2 i Protokollit 1 parashikon të drejtën për arsimim dhe kërkon nga shtetet
që të respektojnë bindjet fetare dhe filozofike të prindërve në edukimin e fëmijëve të
tyre.
social et au Comite des regions, COM(2008) 55 final, Bruxelles, 5 fevrier 2008. 139 Commission europeenne (2011), Programme de l’Union europeenne en matiere de droits de l’enfant
: communication de la Commission au Parlement europeen, au Conseil, au Comite economique et
social europeen et au Comite des regions, COM (2011) 60 final, Bruxelles,15 fevrier 2011. 140 Commission européenne (2013), Investir dans l’enfance pour briser le cercle vicieux de l’inégali- té,
Recommandation, UE/Bruxelles, 2013/112
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
82
Përveç kësaj, të gjitha kushtet e KEDNJ-së dhe dispozitat e tjera janë të
zbatueshme për të gjithë, duke përfshirë edhe fëmijët. Disa prej tyre janë me interes të
veçantë për fëmijët, përkatësisht neni 8, i cili garanton të drejtën për respektimin e
jetës private dhe familjare, si dhe neni 3, i cili ndalon torturën dhe dënimin çnjerëzor
apo dhe trajtimet poshtëruese, duke përdorur metoda interpretuese që theksojnë
detyrimet pozitive mbi KEDNJ. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka
zhvilluar një jurisprudencë të gjerë mbi të drejtat e fëmijës, e cila përbën shumë
referenca për KDF-në.
Një tjetër traktat i rëndësishëm i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut
është Karta Sociale Evropiane (KSE 23 199 624 rishikuar) 141 , e cila parashikon
mbrojtjen e të drejtave sociale, me dispozita të veçanta për të drejtat e fëmijës. Ajo
përmban dy dispozita të cilat janë të një rëndësie të veçantë për të drejtat e fëmijës.
Neni 7 parashikon detyrimin për mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimit
ekonomik.
Neni 17 kërkon nga shtetet anëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme
dhe të duhura për të siguruar kujdesin e fëmijëve, ndihmë, edukimin dhe trajnimin e
tyre në rast nevoje duke përfshirë dhe arsimin fillor dhe të mesëm pa pagesë, për të
mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga neglizhenca, dhuna dhe shfrytëzimi dhe për të
siguruar mbrojtjen e fëmijëve të privuar nga mbështetja e familjes. Zbatimi (KSE)
Kartës Sociale Evropiane mbikëqyret nga Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale
(KEDS), i përbërë nga ekspertë të pavarur që veprojnë në përputhshmëri me ligjin dhe
praktikat e shteteve palë në KSE, si pjesë e procedurës së ankesave kolektive, ose si
pjesë e sistemit kombëtar të raportimit.
Përveç kësaj, KE-ja ka miratuar traktate mbi një sërë çështjesh të veçanta që
lidhen me të drejtat e fëmijëve. Midis të tjerash:
• Konventa Evropiane për Statusin Ligjor të Fëmijëve të lindur jashtë martese142;
• Konventa Evropiane për Adoptimin e Fëmijëve, rishikuar në vitin 2008143;
• Konventa për marrëdhëniet personale të fëmijëve144;
• Konventa Europiane për Ushtrimin e të drejtave të fëmijëve145;
• Konventa e Këshillit të Europës për mbrojtjen e fëmijëve kundër shfrytëzimit dhe
abuzimit seksual (Konventa Lanzarote) 146
Është e rëndësishme të theksohet se në vitin 2006, KE-ja filloi programin e saj
"Ndërtimi i një Evrope për dhe me fëmijët", një plan veprimi që trajton çështjet që
lidhen me të drejtat e fëmijëve në nivel transversal, ku përfshihet edhe miratimi i
141 CdE Charte sociale europeenne, STE n° 35, 18 octobre 1961 142 CdE, Convention europeenne sur le statut juridique des enfants nes hors mariage, STE n° 85, 15
octobre 1975. 143 CdE, Convention européenne en matière d’adoption des enfants (révisée), STCE n° 202, 27
novembre 2008. 144 CdE, Convention sur les relations personnelles concernant les enfants, STE n° 192, 15 mai 2003. 145 CdE, Convention européenne sur l’exercice des droits des enfants, STE n° 160, 25 janvier 1996. 146 CdE, Convention sur la protection des enfants contre l’exploitation et les abus sexuels, STCE n°
201, 25 octobre 2007.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
83
instrumenteve ligjore në fusha të ndryshme147. Objektivat aktuale fokusohen në katër
fusha kryesore:
• promovimin e shërbimeve dhe sistemeve për fëmijët;
• eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve;
• sigurimin e të drejtave të fëmijëve në situata vulnerabël;
• nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve.
Qëllimi kryesor i Këshillit të Evropës për programin e të drejtave të fëmijëve
është që të përkrahë implementimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e të
drejtave të fëmijëve nga të gjitha vendet anëtare të KE-së dhe në mënyrë të veçantë
për të promovuar zbatimin e KDF-së, duke theksuar parimet e saj themelore që janë
mosdiskriminimi, e drejta për jetë dhe zhvillim, duke i dhënë prioritet interesit më të
lartë të fëmijës në vendimmarrje.
Programi ka mbikqyrur miratimin e shumë instrumenteve në fushën e të
drejtave të fëmijëve, të cilat ofrojnë udhëzime praktike për përmbushjen e detyrimeve
ligjore evropiane, ku përfshihen:
• Udhëzues praktikë mbi gjykimin e përshtatur për fëmijët148;
• Udhëzime për kujdesin shëndetësor të përshtatshëm për fëmijët149;
• Rekomandimi mbi strategjitë e integruara kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve
kundër dhunës150;
• Rekomandimi për të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet sociale miqësore për fëmijët
dhe familjet151;
• Rekomandim për Komitetin e Shteteve Anëtare të Ministrave mbi pjesëmarrjes e
fëmijëve dhe të rinjve nën 18 vjeç152.
Duke u bazuar në udhëzimet dhe rekomandimet e mësipërme mund të themi
se programi synon të sjellë përpjekjet legjislative të Evropës në fushën e të drejtave të
fëmijëve dhe të sigurojë që zëri i fëmijëve është në qëndër të këtij procesi. Programi
gjithashtu synon të mbështesë zbatimin e KEDNJ-së dhe KSE-së dhe të promovojë
instrumentet e tjera ligjore ekzistuese të KE-së për fëmijët (pjesëmarrjen, mbrojtjen
dhe të drejtat e fëmijës), të rinjtë dhe familjet.
2.4 Institucionalizmi i sistemit francez të mbrojtjes së fëmijëve
Në Francë, fëmijët për një kohë të gjatë ndihmoheshin dhe përkraheshin nga
institucionet fetare dhe kjo ndihmë ofrohej vetëm për fëmijët e braktisur, "kombi
147 CdE, Comité des Ministres (2011), Stratégie du Conseil de l’Europe sur les droits de l’enfant (2012-
2015), CM(2011)171 final, 15 février 2012 148 CdE, Comité des Ministres (2010), Lignes directrices sur une justice adaptée aux enfants,17
novembre 2010. 149 CdE, Comité des Ministres (2011), Lignes directrices sur les soins de santé adaptés aux enfants, 21
septembre 2011. 150 CdE, Comité des Ministres (2009), Recommandation CM/Rec(2009)10 du Comité des Ministres
aux États membres sur les stratégies nationales intégrées de protection des enfants contre la violence,
18 novembre 2009. 151 CdE, Comité des Ministres (2011), Recommandation Rec(2011)12 sur les droits de l’enfant et les
services sociaux adaptés aux enfants et aux familles, 16 novembre 2011 152 CdE, Comité des Ministres (2012), Recommandation CM/Rec(2012)2 du Comité des Ministres aux
États membres sur la participation des enfants et des jeunes de moins de 18 ans, 28 mars 2012.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
84
duhet të sigurojë edukimin fizik dhe moral të fëmijëve, të etiketuar nën statusin fëmijë
të braktisur." Sipas dekretit mbretëror të vitit 1811, kujdesi i fëmijëve të braktisur do
të bëhet një detyrim për: spitalet dhe shtëpitë e pritjes, këto institucione kanë detyrim
të akomodojnë fëmijët e braktisur ose jetimë dhe në shkëmbim përfitojnë financim
nga fondet publike153.
Politika mbi familjen në Francë sot është një politikë universale që fokuson të
gjitha familjet.
Objektivat e kësaj politike shpalosen nëpërmjet programeve të shumta për familjet:
1. Përfitimet e familjes për të siguruar shpenzimet e edukimit të fëmijës;
2. Sistemi fiskal që synon një rishpërndarje pasurinë kombëtre sipas përbërjes së
familjeve;
3. Shërbimet dhe ofrimi i logjistikës për familjet (kujdesi ndaj fëmijëve, shërbim në
shtëpi etj.)
Këto dispozita të parashikuar nga politikat mbi familjen synojnë të:
mbështetin nivelin e lartë të lindshmërisë dhe njëkohësisht jetën profesionale
të grave, duke lejuar të krijohet një ekuilibër midis jetës në familje dhe jetës
profesionale (leje lindje, kujdesi ndaj fëmijëve).
investojnë në veprimtari afatgjata duke mbështetur familjet gjatë gjithë jetës
(nga fëmijëria e hershme në pension dhe pamundësinë për të qenë aktiv
në tregun e punës.)
mbështetin familjet çdo ditë, duke i ndihmuar ata të përballen me të gjitha
ngjarjet e jetës (ardhjen e fëmijës, strehimi, arsimimi, aftësia e kufizuar ...)
Aktorët kryesorë në këto politika:
Qeveria që vendos orientimet kryesore;
Partnerët socialë që menaxhojnë sistemin e sigurimeve sociale;
Shoqatat e familjes, që përfaqësojnë familjet dhe që u ofrojnë atyre shërbime.
Janë katër parime themelore të drejtësisë që organizojnë jetën në shoqërinë
franceze 154 . Këto parime synojnë të garantojnë paktin republikan duke siguruar
solidaritetin ndërmjet të gjithë qytetarëve, midis gjeneratave, të jetuarit mirë të
qytetarëve së bashku dhe të ardhmen e shoqërisë.
1. Parimi i parë është parimi i solidaritetit vertikal, që nënkupton rishpërndarjen e
pasurisë midis të pasurve dhe të varfërve. Duke u bazuar në logjikën e
rishpërndarjes, procedohet në një tatim mbi të ardhurat dhe është një taksë që
aplikohet në terma progresive.
Tatimi mbi të ardhurat, është një taksë direkte e prezantuar dhe e miratuar nga
Senati në 7 korrik 1914, duke zëvendësuar një numër të madh kontributesh që
nuk parashikonin një barazi midis qytetarëve.
2. Parimi i dytë është parimi i drejtësisë globale, që synon tu sigurojë të gjithë
qytetarëve të drejtat themelore të mishëruara në Deklaratën e të Drejtave të
153 Familja në Francë, http://www.assmat.presse.fr/doc/decret-19-01-1811.pdf, konsultimi i fundit janar
2016 154Politika mbi familjet në Francë,
http://www.familles-de-france.org/sites/default/files/PF_2014-01_la-politique-familiale-en-France-
syntheses.pdf, konsultimi i fundit janar 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
85
Njeriut dhe Qytetarit. Mbi bazën e këtij parimi është ngritur sistemi i Sigurimeve
Shoqërore. Sigurimet Shoqërore kanë qenë të përcaktuara nga Këshilli Kombëtar
i Rezistencës në Urdhrin e 4 tetorit 1945.
Republika Franceze "garanton për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe fëmijët,
nënat dhe të moshuarit, mbrojtjen e shëndetit, sigurinë materiale, pushimin dhe
argëtimin e tyre ". Ky parim shprehet në mënyrë eksplicite dhe të qartë në
preambulën e Kushtetutës së Republikës IV-t, e miratuar me referendum në 21
tetori 1945 dhe e gjendet gjithashtu edhe në preambulën e Kushtetutës së
Republikës V-të155. Kështu u formuan qendrat rajonale dhe kombëtare të alokimit
të fondeve për familjen, të cilat janë institucione drejtuese të degës së familjes në
sistemin e Sigurimeve Shoqërore.
3. Parimi i tretë është parimi i njohjes së statusit të familjes dhe solidaritetit midis
familjeve që marrin të njëjtat të ardhura, duke u bazuar në nevojën për të
konsideruar me prioritet familjet me fëmijë.
Ky parim, është i sanksionuar me Kushtetutë, sipas të cilit, kontributi i familjes
nëpërmjet taksave përllogaritet në funksion të kapacitetit të familjes dhe jo vetëm
në funksion të të ardhurave. Në këtë mënyrë merret në konsideratë madhësia e
familjes dhe përgjegjësitë familjare. Shpjegimi i tij është i thjeshtë : "për të
njëjtin nivel jetese, normat të njëjta të kontributeve". Kjo është një logjikë
horizontale e solidaritetit, familjet pa fëmijë kontribojnë për familjet me fëmijë
për të kompensuar diferencat e të ardhurave midis familjeve.
Sipas ekonomistit, sociologut dhe antropologut Alfred Sauvy "logjika progresive e
sistemit fiskal është e justifikuar, sepse teprica sipas përkufizimit mund të reduktohet
në një masë më të madhe se sa nevojat bazike... Një individ i vetëm duke fituar
150.000 franga në vit ka një nivel më të lartë jetese se një baba i 4 fëmijëve me të
njëjtin ardhurave. Nëse do të tatohen njelloj të parit do ti preket komoditeti ndërsa të
dytit mish apo më saktësisht buka "
4. Parimi i katërt është parimi i universalitetit, i sanksionuar edhe ky në Kushtetutë.
Sipas këtij parimi, shkolla publike është e hapur dhe pa pagesë për të gjithë
fëmijët, pavarësisht standardit të jetesës së prindërve dhe fondet për mbështetjen
e familjeve transferohen për të gjitha familjet156. Në të njëjtin kontekst, mbrojtja
sociale, siguria, kujdesi, politikat e solidaritetit midis gjeneratave, ndihmat për
familjet, për adoleshentët, për fëmijërinë e hershme, mbrojtja e të miturve, nuk
trajohen nën principin e selektivitetit, por ofrohen për të gjithë ata qytetarë që
ndodhen në këto kushte. Kjo është arsyeja pse politikat për familjen quhen të tilla
dhe jo politika sociale ndaj familjeve të varfra.
Duke u bazuar në parimet e lartpërmendura do të sjellim një panoramë të
dispozitivave të kontributeve të detyrueshme në funksion të të ardhurave
155Kushtetuta e Republikës Franceze,
http://www.conseil-constitutionnel.fr/conseil-constitutionnel/francais/la-constitution/les-constitutions-
de-la-france/constitution-de-1946-ive-republique.5109.html, konsultimi i fundit janar 2016 156Politika mbi familjet në Francë,
http://www.familles-de-france.org/sites/default/files/PF_2014-01_la-politique-familiale-en-France-
syntheses.pdf, konsultimi i fundit janar 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
86
për degën e shëndetit, punonjësit me të ardhura më të larta do të
kontribuojnë më shumë për të financuar buxhetin e sigurimeve shoqërore
krahasuar me punonjësit me të ardhura më të ulta, por subvencionimi i
shpenzimeve shëndetësore do të ofrohet në të njëjtën nivel për të dyja
kategoritë e punonjësve.
për degën e familjes, është i njëjti konfigurim: të ardhurat e punës
financojnë degën e familjes deri në 5.4% të pagës bruto. Logjikisht sa më
të mëdha të jenë të ardhurat e familjes aq më shumë kjo familje
kontribuon në buxhetin e kësaj dege, por ndihmat ndaj familjes janë të
njëjta për të gjithë, pavarësisht nga të ardhurat e familjes dhe nuk janë të
tatueshme.
Për sa i përket burimeve të financimit për mbrojtjen sociale të familjes mund të
përmendim :
si bazë të financimit të buxhetit të mbrojtjes sociale të familjes është
kontributin mbi të ardhurat profesionale që mbulon rreth 50% të këtij buxheti.
Shkalla e tanishme është 5.4 pikë në të gjithë të ardhurat bruto profesionale.
burime shtesë do të jenë taksa e Kontributit Social të Përgjithshëm (CSG) e
krijuar në shkurt të vitit 1991 dhe që përfaqëson rreth 44% të financimit të
buxhetit për mbrojtjen sociale të familjeve si dhe taksa të tjera specifike.
Duke u bazuar në elementët e lartpërmendur, sistemi francez është i bazuar në
parime dhe vlera që kanë mundësuar që prej periudhës së pas Luftës së Dytë
mbështetjen dhe promovimin e brezave të rinj. Këto veçori e dallojnë sistemin social
francez dhe krijojnë mundësinë për ta cilësuar si një model në vetvete dhe që mund të
adaptohet edhe në shoqëri të tjera.
Për të ruajtur një ekuilibër brenda sistemit të decentralizuar me ligjin e 22 korrikut
1983157, do të merren në konsideratë kompetencat e ushtruara nga departamentet dhe
nga shteti. Departamentet do të ruajnë kompetencat për mbrojtjen administrative të
fëmijëve dhe mbrojtja gjyqësore e tyre do të ngelet nën kompetencat e shtetit. Përveç
kësaj, ligjvënësit kanë preferuar t’i besojnë departamentit jo vetëm mbrojtjen
administrative, nën sistemin e ndihmës sociale për fëmijët, por gjithashtu edhe
zbatimin e masave të mbrojtjes gjyqësore. Vetëm masat e besuara në sektorin publik
të mbrojtjes gjyqësore të të rinjve, masat hetimore dhe masat për mbrojtjen e të rinjve
maxhorenë në bazë të dekretit të 18 shkurtit 1975, mbeten nën juridiksionin e shtetit.
Ekuilibri midis mbrojtjes administrative të fëmijës dhe asaj gjyqësore do të bëhet
gjithmonë edhe më kompleks. Nga njëra anë, departamenti është përgjegjës për
politikën e mirëqenies së fëmijëve, që do të thotë mbrojtjen administrative të miturve
në rrezik, nga ana tjetër shumica e vendimeve do të merren nga gjykatësit. Ligji i 5
marsit 2007 për mbrojtjen e fëmijëve thekson rolin drejtues të departamentit në këtë
fushë, një situatë që do të rikonfirmohet nga ligji i 14 marsit 2014. Edhe pse roli i
mbrojtjes administrative është vendosur në qendër të kuadrit ligjor, brenda këtij
157Ligji i Decentralizimit 22 Korrik 1983,
https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000000320195, konsultimi i
fundit janar 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
87
kuadri do të ofrohet vetëm ndihma financiare ose shërbimet në vendbanimet e
fëmijëve të dhëna nga kujdestarë socialë dhe familjarë. Të gjitha masat e tjera do të
ndërmerren në një kuadër gjyqësor ose administrative. 158
Të gjitha dispozitat ligjore si dhe strategjitë apo planet mbi politikat publike të
"mbrojtjes së fëmijës", shpalosin si një objektiv prioritar sigurimin e koherencës më të
mirë, të legjislacionit, praktikave dhe artikulimit ndërinstitucional të veprimtarisë në
këtë fushë.
Së pari, Neni 1 i Ligjit të 14 marsit 2014 159 për mbrojtjen e fëmijëve,
përcakton pranë Kryeministrit një Këshill Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili i
propozon qeverisë udhëzimet kombëtare, për të ofruar këshilla dhe për të vlerësuar
zbatimin e politikave publike në këtë fushë. Ai gjithashtu synon të promovojë
konvergjencën e politikave në nivel lokal dhe administrimin e pavarur të autoriteteve
lokale. Përbërja e këtij Këshilli parashikohet nga një dekret i posaçëm në mënyrë që të
ruhet një ekuilibër i përfaqësuesve të shtetit, departamenteve, përfituesve të këtyre
politikave, organizmat profesionale si dhe studimeve që kontribuojnë në mbrojtjen e
fëmijëve
Përveç kësaj, për të forcuar pozitat e kryetarit të këshillit të qarkut, si drejtues
dhe koordinues i të gjithë sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, që në ligjin e 5 marsit
2007 janë integruar të gjitha masat parandaluese. Ligji përcakton detyrimin e
nënshkrimit të një protokolli midis kryetarit të këshillit të qarkut dhe menaxherëve të
ndryshëm institucionalë, kjo në përputhje me planin e departamentit dhe të gjithë
sektorin asociativ për të zbatuar veprimet parandaluese në interes të fëmijës dhe
familjes së tij (neni 2).160 Ky protokoll do të përcaktojë rregullat për mobilizimin dhe
koordinimin e atyre që janë përgjegjës. Për më tepër, në çdo departament do të
emërohet brenda njësive të Ndihmës Sociale për Fëmijës një " mjek referues për
mbrojtjen e fëmijëve" (neni.7)161, i ngarkuar me organizimin e rregullave të punës dhe
bashkërendimin e nevojshëm midis shërbimeve të departamenteve, duke përfshirë
celulën e informacionit shqetësues, mjekë të tjerë, të spitaleve dhe përgjegjësit për
shëndetin në shkolla.
Në disa artikuj të veçantë të legjislacionit parashikohen në mënyrë eksplicite
rregullat e transmetimit të informacionit. Transmetimi i informacionit në lidhje me
fëmijët në rrezik, duhet të realizohet në kushte shumë të monitoruara. Veçanërisht kur
ndryshon vendbanimin (neni 14)162 , duhet të ketë një shkëmbim të informacionit
midis departamenteve.
Për sa i përket modaliteteve të shkëmbimit të informacionit midis
institucioneve dhe për të arritur një siguri më të lartë për të miturit në rrezik, duhet t’i
referohemi ligjit të 14 prillit 2016 mbi informacionin e administratës nga autoritetet
158 Legjislacioni mbi mbrojtjen e fëmijëve
http://www.afmjf.fr/IMG/pdf_RPT-protection-enfance.pdf, konsultimi i fundit mars 2017 159 Ligji i 14 marsit 2014
https://www. legifrance. gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000032205234&categorie
Lien=id, konsultimi i fundit mars 2017 160 Po aty 161 Po aty legifrance… 162 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
88
gjyqësore dhe sistemi i mbrojtjes së të miturve. Ky ligj kërkon të forcojë kontrollin e
të dhënave të personave që ushtrojnë profesione në kontakt me të miturit.
Kuadri ligjor synon gjithashtu një artikulim të mirë të aktorëve të arsimit dhe
mbrojtjen e fëmijëve rreth masave kundër neglizhencës së arsimimit dhe braktisjes
(neni. 5)163.
Në artikulimin e marrëdhënieve midis kryetarit të këshillit të qarkut dhe
prokurorisë do të përfshihen një numër i konsiderueshëm aktorësh. Do të citojmë
sistemin dhe aktorët përgjegjës mbi paralajmërimin e drejtpërdrejtë në një situatë jo
emergjente, kur është marrë një masë administrative në një situatë të caktuar për t'iu
përgjigjur emergjencës, por edhe kur "rreziku është serioz dhe i menjëhershëm,
sidomos në situatat e abuzimit" (neni. 11)164.
Për të siguruar një identitet të përbashkët midis Observatorit Kombëtar për Fëmijët
në Rrezik (krijuar në 2004) dhe Observatorëve lokalë të Mbrojtjes së Fëmijëve (të
krijuar në vitin 2007), Observatorit Kombëtar për Fëmijët në Rrezik do të quhet
Observatori Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve (neni 6) 165 . Me dekret është
përcaktuar një përbërje multi-institucionale e observatorëve të departamenteve.
(neni.3)166.
Për të analizuar më nga afër ecurinë e minorenëve nën mbrojtjen e masave civile
apo dispozitave administrative dhe përndjekjen në kuadrin penal, Observatori
Kombëtar do të marrin informacion lidhur me masat e marra në lidhje me urdhëresën
e vitit 1945 për delikuencën e të miturve "
I gjithë kuadri ligjor për mbrojtjen e fëmijëve, e cilëson parandalimin e riskut
për fëmijën si një çështje kryesore. Qëllimi është të parandalohen rreziqet mbi fëmijën
sa më herët të jetë e mundur, duke shmangur ose kufizuar efektet e tyre.
Siç e trajtuam edhe më lart, kuadri ligjor përmban një kompetencë të dyfishtë të
organit administrativ, i përfaqësuar nga Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm dhe nga
autoriteti gjyqësor, i përfaqësuar nga prokurori i përgjithshëm.
Nëse do t’i referoheshim një procedure, Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm është
përgjegjës dhe përmes celulës së departamentit, grumbullon, trajton dhe vlerëson në
çdo kohë informacion në lidhje me të miturit në rrezik apo në një rrezik të mundshëm.
Në të gjitha situatat, kërkohet një bashkëpunim i fortë me familjen, me shërbimet
sociale dhe me aktorët e sistemit arsimor.167
Në rastet kur ndërhyrja administrative është e pamjaftueshme ose e pamundur
për t’u zbatuar, shërbimi i ndihmës sociale për fëmijët raporton pranë prokurorit.
Referimi tek prokurori duhet të jetë i menjëhershëm, pa pritur për një vlerësim social,
kur gjendja e të miturit rezulton e lidhur me një vepre penale.
Shërbimi social i ndihmës për fëmijët dhe prokurori kanë marrëdhënie të ngushta dhe
të vazhdueshme, në përputhje me nenin L.226-3 të Kodit të Veprimit Social dhe Kodit
163 Po aty 164 Po aty 165 Po aty 166 Po aty 167 Academie Nante, Guide pratique de la protection de l’enfance à l’usage des personnels de
l’éducation nationale, Nante, 2014
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
89
të Familjes.168
Celula e departamentit, e cila grumbullon, trajton dhe vlerëson informacion dhe
më gjerë strukturat e ndihmës sociale për fëmijë, duhet të punojnë me të gjithë
profesionistët, veçanërisht ata të arsimit, shërbimeve të ndryshme sociale, spitalet,
policinë, xhandarmërinë, shoqatat arsimore.
2.5 Pikat e takimit të sitemit francez të mbrojtjes së fëmijëve
dhe atij shqiptar.
Përgjatë gjithë këtij kapitulli u shpalosën dispozitat ligjore dhe insitucionale të
sistemit të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri dhe në Francë.
Të dy këta vend kanë karakteristika të ndryshme, histori dhe zhvillime sociale,
ekonomike dhe politike të ndryshme por ajo çka mund të konsiderohet e përbashkët
është themeli i çdo legjislacioni në nivel evropian dhe ndërkombëtar që është
Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve.
Edhe pse historiku i mbrojtjes sociale franceze është shumë më i pasur dhe
daton shumë më herët se viti 1989 që shënon ekzistencën e KFD-së, duke filluar nga
nënshkrimi i kësaj Konvente çdo element legjislativ i një vendi që ndërmeret në këtë
fushë bazohet në interesin më të lartë të fëmijës, pra në parimin primar të KDF-së.
Ligji Nr.10347 date 04.11.2010, per “Mbrojtjen e te drejtave te femijeve” 169 që
cilësohet si arritje në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në vendin tonë është miratuar në
kuadr te plote ligjor dhe institucional ne perputhje me Kushtetuten Shqiptare dhe
Konventen mbi te Drejtat e Femijëve ashtu si dhe ligji i 14 marsit 2016 për mbrojtjen
e fëmijëve në sistemin francez170.
Në vendin tonë, evidentohen përpjekje të adaptimit të legjislacionit, praktikave
dhe institucioneve që operojnë në fushën e mbrojtjesë së fëmijëve në përputhje me
direktivat dhe praktikat evropjane, kjo në kuadër të procesit të integrimit të BE-së, kjo
një pikë takim e fortë me sistemin francez. Një tregues mbi këtë fakt është dhe
ndërmarrja e 2 ligjeve të njëpasnjëshme në fushën e mbrojtjes sociale në një periudhë
të shkurtër kohore (6vjeçare).
Duke u bazuar në strukturat institucionale të mbrojtjes së fëmijëve në të dy vendet
do të evidentojmë ekzistencën e
« Këshillit Kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve »
« Agjensisë shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve »
« Njësive për të drejtat e fëmijëve në nivel qarku »
« Njësive për të drejtat e fëmijëve në nivel bashkie »
168 Legjislacioni mbi mbrojtjen e fëmijëve,
https://www.legifrance.gouv.fr/affichCode.do?cidTexte=LEGITEXT000006074069, konsultimi i
fundit janar 2017 169 Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve 2010,
http://www.kqk.gov.al/sites/default/files/publikime/ligji_nr.10_347_date_04.11.2010.pdf,
konsultimi i fundit janar 2017 170 Ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,
https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000032205234&categorieLien=i
d, konsultimi i fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
90
Gjithashtu në të dy vendet do të evidentohen tendenca të diktuara nga diraktivat
evropjane mbi përmirësimin e qeverisjes lokale në fushën e mbrojtjes së të drejtave të
fëmijëve.
Funksionimi ndërinstitucional në këtë fushë është një tjetër element i rëndësishëm
ku mund të përmendim për të dy vendet bashkërendimin e aksionit të :
Ministrisë së Mirëqenies Sociale
Ministrisë së Brëndshme
Minstrisë së Arsimit
Ministrisë së Drejtësisë
Prokurorisë
Sistemit Gjygjësor
Institucionit të Avokatit të popullit
Në përfundim të analizës së mirqënies sociale të fëmijëve në Shqipëri dhe në
Francë nëpërmjet dimensioneve dhe indikatorëve specifikë do të evidentohen
elementë pozitivë të cilët do të mund të integrohen në sistemin Shqiptar dhe do të
mund të përmirësojnë praktikat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Këto evidentime do
të trajtohen në fund të punimit në formën e rekomandimeve duke u bazuar në
Metodën e Hapur të Koordinimit si një element i rekomanduar në nivele më të gjera
në politikat evropjane.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
91
KAPITULLI I TRETË
ANALIZA E MIRËQENIES SOCIALE TË FËMIJËVE NËPËRMJET
DIMENSIONEVE SOCIALE
Përgjatë këtij kapitulli do të synohet të analizohet mirëqënia e fëmijëve, duke
trajtuar indikatorët që i përkasin 6 dimensioneve të përcaktuara në metodologjinë e
këtij punimi. Përmirësimi i mirëqenies dhe zhvillimit të fëmijëve në aspektin material,
konjitiv dhe emocional janë motivi i përbashkët që haset në politikat e aplikuara në
vendet e zhvilluara.
Për të operacionalizuar hipotezën e këtij studimi do të ndërthuret analiza
statistikore, cilësore si dhe referenca krahasuese duke u bazuar në indikatorët përbërës
të çdo dimensioni.
3.1. Dimensioni i mirëqenies materiale tek fëmija në Shqipëri
dhe në Francë
Në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve lindin
angazhimet për vendet nënshkruese mbi sigurimin e standartit të jetese të fëmijëve për
zhvillimin e tyre fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror. Qeveritë angazhohen
jo vetëm për të mbështetur familjen financiarisht, por "nëse është e nevojshme"
ofrojnë edhe ndihmë materiale (Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, neni 27). Artikuj
të tjerë të Konventës përcaktojnë të drejtat e fëmijëve që trajtojnë aksesin e fëmijëve
në materiale të ndryshme për zhvillimin e tyre, të tilla si artikuj shkollor apo libra për
fëmijë (neni 17)171.
Nëpërmjet operacionalizimit të dimensionit të mirëqenies materiale synohet të
matet barazia dhe efiçienca, duhet theksuar se të ardhurat mesatare familjare përdoren
për të matur efiçiencën, realizimin e një rezultati maksimal me mjetet e
disponueshme, ndërsa niveli i varfërisë tek fëmijët mat barazinë në shoqëri.
Metodologjia për matjen e mirëqenies së fëmijëve përqendrohet tek familja si
njësi e analizës, në rastin e matjes së të ardhurave të disponueshme dhe varfërisë. Në
rastin ideal, do të ishte me interes të analizoheshin kushtet materiale të jetës së fëmijës
dhe jo ato të familjes së tij. Politikat sociale për familjet me fëmijë, që synojnë të
japin zgjidhje afatshkurtra për uljen e varfërisë, ndikojnë në një konceptim të
favorshëm të sistemit tatimor, përfitimet dhe stimujt që lidhen me punë, ofrimin e
shërbimeve të kujdesit për fëmijët, politika aktive të tregut të punës si dhe mekanizma
të tjera të drejtpërdrejta për të ndikuar në punësimin prindëror, elementë këta të cilët
kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me varfërinë e fëmijëve172.
171 Neni 17 Konventa e të drejtave të fëmijëve /OKB,
https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_version.pdf, konsultimi i
fundit 3 mars 2016 172 Studim krahasues mbi mirëqenien e fëmijëve në vendet e OECD-së,
http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm, konsultimi i fundit 3 mars 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
92
Brenda dimensionit, indikatorët janë plotësuese (komplementariste) pasi kanë
një qasje tek të drejtat e fëmijëve dhe njëkohesisht ndikojnë në zhvillimin e tyre. Të
ardhurat dhe niveli i varfërisë janë tregues domethënës për mirëqenien e fëmijëve,
këto lidhen kryesisht me të ardhurat e prindërve për të investuar në të ardhmen e
fëmijëve, sidomos në edukimin e tyre.
Indikatorët mbi të ardhurat e prindërve dhe investimi i tyre në edukimin e fëmijës
mund të mos pasqyrohen drejtpërsëdrejti në mirëqenien e fëmijëve në drejtim të
integrimit social në shkollë dhe në marrëdhënie me fëmijët e tjerë, por më së shumti
ata japin të dhëna mbi perspektivën e fëmijëve, mbi edulimin dhe nivelin e
mbështetjes së prindërve për rezultatet afatgjata të fëmijëve.
Shkalla e varfërisë Në pamundësi për të siguruar të dhëna në lidhje me shkallën e varfërisë relative
për fëmijët nën moshën 18 vjet, për rastin shqiptar do të sjellim një panoramë të
përgjithshme të varfërisë në vend për periudhën 2002-2012.
Grafiku 1. Varfëria në Shqipëri në përqindje 2002-2012 (ngjyra bul e errët pasqyron
zonën urbane, ngjyra blu e çelur zonën rurale dhe ngjyra gurkal gjithsej).
Burimi : Instat LSMS 2002, 2005, 2008, 2012, www.instat.gov.al
Konsumi mujor real per fryme eshte nen 4.891 leke (për vitin 2002). Varfëria
rezulton të jetë rritur nga 12.4% ne 2008 ne 14.3% ne vitin 2012. Ne vitet e
meparshme, varferia ka rene nga 25.4% në 2002 ne 18.5% ne vitin 2005 dhe 12.4%
ne vitin 2008. Kjo do te thote se rreth 28.896 individeve të varfër (që shënohen në
2008) i janë bashkuar 373,137 individeve te varfer ne vitin 2012. Për të gjithë
periudhën e referencës vërehet një nivel më i lartë i varfërisë në zonat rurale në
krahasim me zonat urbane apo edhe duke e krahasuar me të gjithë popullsinë.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
93
Tabela 3. Varfëria ekstreme në Shqipëri 2002-2012
Viti 2002 Viti 2005 Viti 2008 Viti 2012
Përqindja 4,7 3,5 1,2 2,2
Burimi: INSTAT, Banka Botërore dhe UNDP
Bazuar në studimin e realizuar nga INSTAT dhe Banka Botërore, popullsia
ekstremisht e varfer, percaktohet si situata ku personat kane veshtiresi ne
permbushjen e nevojave baze ushqimore. Varfëria ekstreme eshte rritur nga 1.2% ne
vitin 2008 ne 2.2% ne vitin 2012. Numri i personave të klasifikuar në varfëri ekstreme
ka pësuar renie nga 4.7% ne vitin 2002 ne 3.5% ne 2005 dhe ne 1.2% ne vitin 2008173.
Në Shqipëri 28% e fëmijëve jetojnë në familje të varfra, familjet e këtyre fëmijëve
janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike. Në vendin tonë një në tre fëmijë është
aktualisht në nevojë, por vetëm një e treta e tyre përfitojnë shërbime dhe përkujdesje.
Mbi 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm gjenden përballë nevojës të
punojnë në punë familjare. Situata e fëmijëve të minoriteteve romë e egjiptianë është
akoma më e vështirë krahasuar me fëmijët e maxhorancës. Varfëria reale në Shqipëri
prek rreth 40% të popullsisë. Në zonat kodrinore e malore shifrat shkojnë në nivelin
50%. Varfëria reale e matur në kontekstin e fuqisë blerëse është mbi 62%, më e larta
në rajon. Janë këto të dhëna të publikuara aktualisht në faqen zyrare të Ministrisë së
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.174
Ne vendin tonë programi bazë që synon uljen e varfërisë në familjet shqiptare
është Ndihma Ekonomike e menaxhuar nga Shërbimi Social Shtetëror në
bashkëpunim me Drejtorinë e Përkujdesit Social të Bashkisë. Në kuadër të kësaj
ndihme, sigurohet një pagesë në cash për familjet në varfëri ekstreme. Nuk mund të
identifikojmë një politikë sociale që fokusohet mbi fëmijën, por fëmija do të trajtohet
si pjesë e familjes.
Në rastin francez, sipas studimi të realizuar nga UNICEF dhe Organizata e
Kombeve të Bashkuara në vitin 2014 mbi të drejtat e fëmijëve175, rezulton se 1 fëmijë
në 5 jeton në situatë varfërie. Këto të dhëna përftohen nëse i referohemi përllogaritjes
të Institutit Evropian të Statistikave, ku varfëria e fëmijës përllogaritet mbi 60% të të
ardhurave mediane të popullsisë.
Nëse i referohemi të dhënave të Eurostat-it nuk do të përftojmë të njëjtat
shifra, pasi përllogaritja bazohet në standardin e jetesës të fëmijës dhe jo në të
ardhurat e familjes. Sipas kësaj metode, merret parasysh numri i individëve në familje
dhe të ardhurat në dispozicion, duke deduktuar facilitetet fiskale dhe ndihmat sociale
173Të dhëna mbi varfërinë në Shqipëri,
http://open.data.al/sq/lajme/lajm/lang/en/id/152/Niveli-i-Varferise-ne-Shqiperi, konsultim i fundit 5
prill 2016 174 Të dhëna mbi varfërinë në Shqipëri, http://www.sociale.gov.al/al/program/kujdesi-dhe-perfshirja-
sociale, konsultim i fundit maj 2016 175Studim UNICEF,
https://media.f2rsmpsy.fr/chaque-enfant-compte-rapport-unicef-france-2015-11649.pdf, konsultim i
fundit 7 nëntor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
94
për familjen. Në bazë të kësaj përllogaritjeje rezulton se 18,6% e fëmijëve francezë
nën 18 vjeç jetojnë në situatë varfërie.
Në këtë raport theksohet se « …nuk duhet vetëm të matet dhe të komentohet
niveli i varfërisë, sepse përbën një qasje shumë të cunguar të këtij fenomeni
shumëdimensional. Aksioni i autoriteteve publike duhet të konsiderojë realitetin që
fëmijët jetojnë, në familjet, lagjet, shkollat e tyre si dhe aksesin e tyre në shërbimet
shëndetësore.176 »
Shkalla e varfërisë është vetëm një tregues monetar, i cili nuk merr parasysh
prizmin cilësor të jetës të lidhur me strehimin, jetën urbane, rurale etj. Ky studim
propozon një qasje më komplekse të fenomentit të varfërisë. Duke konsideruar
veçoritë e sistemit francez shifrat e sjella më lart relativizohen me zhvillimet e
aktualitetit :
Varfëria është më e pranishme tek fëmijët e familjeve emigrante krahasuar me
familjet franceze autoktone ;
Rritje të "privimit material" të fëmijëve në Francë gjatë krizës financiare të
2008-s. Kjo situatë e evidentuar tek fëmijët francezë logjikisht është rrjedhojë
e prekjes të konsiderueshme të familjeve franceze nga kjo krizë177.
Edhe pse ky studim merr në konsideratë elementë specifikë të shoqërisë franceze,
sërish lufta për minimizimin e varfërisë të fëmijës ngelet një përparësi për autoritetet
publike. Përmes një sërë rekomandimesh të trajtuara brenda tij, theksohet fakti se
« …qeverisja e politikave sociale për fëmijën në shoqërinë franceze nuk është ende në
nivelin e ambicjeve të Francës 178»
Mes ambicjeve në nivele të larta, mbështetja që autoritetet publike franceze u
japin familjeve me fëmijë është vërtet e konsiderueshme. Në krahasim me vendet e
tjera të zhvilluara të OECD-së, ajo do të renditet e treta pas Hungarisë dhe
Luksemburgut dhe e pesta për shpenzimet publike për fëmijërinë e hershme, nga ku
mund të lexojmë edhe një filozofi të shtetit francez mbi politikat publike për fëmijët:
“investojmë shumë tani për të pasur qytetarë të denjë nesër”.
Përfitimet e ofruara për familjet menaxhohen në nivel kombëtar nga Qendra
Kombëtare e Alokimit të Fondeve për Familjet dhe në nivel rajonal nga Qendrat
Rajonale të Alokimit të Fondeve për Familjet179. Përfitimet specifike të ofruara për
familjet me 2 ose më shumë fëmijë përfaqësojnë 46.3% të këtyre përfitimeve. Grupi i
dytë që përfaqëson 41% të përfitimeve përmban ndihmat e ofruara për lindjen e
fëmijëve dhe kujdesin për fëmijërinë e hershme. Shuma që përfitohet nga familjet e
fëmijëve përllogaritet mbi një bazë mujore ku përfshihen të gjitha ndihmat sociale.
Fëmijët e privuar nga nevojat bazë në fushën e edukimit
176 Po aty 177 Po aty 178 https://media.f2rsmpsy.fr/chaque-enfant-compte-rapport-unicef-france-2015-11649.pdf, p.11
konsultim i fundit 7 nëntor 2016 179Pëfitimet e familjeve në Francë,
http://www.caf.fr/allocataires/droits-et-prestations/s-informer-sur-les-aides/petite-enfance/les-
allocations-familiales-af, konsultim i fundit 8 shtator 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
95
Indikatorin e privimit nga nevojat bazë në fushën e edukimit do ta lidhim
drejtpërsëdrejti me mungesën e të ardhurve në familjet e fëmijëve. Për të qartësuar
konceptimin e privimit të fëmijës në fushën e edukimit theksojmë se në këtë studim
do të konsiderojmë të privuar në fushën e edukimit të gjithë fëmijët që janë pjesë e
familjeve përfituese të ndihmës ekonomike. Arsyeja pse do i trajtojmë këta fëmijë të
privuar në fushën e edukimit lidhet me përfitimet e ulta të ofruar në para në kuadër të
këtij programi. Në studimet e realizuara nga UNICEF-i mbi mirëqenien e fëmijëve në
Shqipëri, rezulton se 57% e familjeve që marrin ndihmë ekonomike nuk janë në
gjendje të plotësojnë asnjë prej nevojave bazë të jetesës. Ndihma në pará mbulon
vetëm 16 % të nevojave të familjeve që jetojnë poshtë kufirit të varfërisë absolute dhe
vetëm 25 % të nevojave të atyre që jetojnë poshtë kufirit të varfërisë ekstreme180.
Grafiku 2. Numri i familjeve në Ndihmë Ekonomike 2000-2015
Edhe pse një individ apo familje mund të përfitonte (sipas rregullave të
programit të mëparshëm të Ndihmës Ekonomike deri në fund të vitit 2016) pa limit
kohe nga program i Ndihmës Ekonomike, në grafikun e mësipërm shohim një rënie
progresive të numrit të familjeve përfituese. Rënie më të madhe ky numër ka pësuar
në vitin 2014, ku shënohen 80 000 familje përfituese të ndihmës ekonomike në vendin
tonë.
180 Varfëria në Shqipëri,
https://www.unicef.org/albania/sq/children_27593.html, konsultimi i fundit mars 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
96
Grafiku 3. Përqindja e familjeve me fëmijë pjesë e skemës së Ndihmës
Ekonomike
Ashtu siç paraqitet dhe në grafikun e mësipërm, për vitin 2010 familjet me
fëmijë përfaqësojnë 70% të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike. Kjo shifër do
të pësojë një ulje në vitet në vazhdim për periudhën referuese, por sërish ngelemi në
shifrat 42%. Nëse i referohemi grafikut që sjell numrin total të familjeve përfituese të
ndihmës ekonomike në vitin 2015 rezultojnë 33 600 familje me fëmijë, të cilat janë
pjesë e programit të ndihmës ekonomike.
Grafiku 4. Koeficienti i fëmijëve përfiues të NE-së
Duke ju referuar grafikut të mësipërm shohim një rritje të numrit të fëmijëve
përfitues të ndihmës ekonomike. Në vitin 2011 janë 131 fëmijë në 1000 që jetojnë në
familje ku nuk mund të përmbushen as kushtet minimale të jetesës. Kjo shifër është
më e lartë në vitin 2014 përsa i përket periudhës referuese dhe rezulton të jetë 225
fëmijë në 1000. Për vitet 2015 dhe 2016 vërehet një rënie e lehtë e numrit të fëmijëve
që jetojnë në këto kushte. Shifrat tregojnë përkatësisht 216 dhe 203 fëmijë në 1000.
Këta fëmijë janë të privuar materialisht nga e drejta edukimit, sepse familjet e
tyre nuk mund të plotësojnë kushtet fizike dhe materiale për studim dhe mbarëvajtje
në shkollë. Kjo nuk do të thotë që të gjithë këta fëmijë janë të përjashtuar nga sistemi
arsimor, por në analizën e mirëqenies së tyre nuk përmbushet indikatori i mirqënies
materiale.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
97
Për të matur efikasitetin e programeve ekzistuese të ndihmës ekonomike në
Shqipëri dhe për të vlerësuar ndikimin e këtij programi në jetën ekonomike dhe
sociale të fëmijëve që marrin ndihmë në para janë realizuar disa analiza.
Analizat tregojnë se në dy dekadat e fundit, sistemi i mbrojtjes sociale ka funksionuar
i bazuar në parime që kanë qenë të pandryshuara që prej fillimit të hartimit të
programit181.
Një panoramë më të plotë mbi mirëqenien materiale të fëmijës do të krijohet
duke analizuar indikatorë të këtij dimensioni në shoqërinë franceze.
Sipas studimit “Të sigrojmë mirëqenien e fëmijëve”, Franca pozicionohet më mirë se
vendet e tjera të zhvilluara të OECD-së. Dhe vetëm 12 nga 1000 fëmijë në Francë
janë të privuar nga burimet bazë të nevojshme për të studiuar, krahasuar me një
mesatare të OECD prej 35 fëmijë për mijë182.
Të “Ardhurat e Solidaritetit Aktiv”183 është programi ekuivalent i Ndihmës
Ekonomike në Francë. Nëpërmjet këtij programi, personave pa të ardhura u sigurohet
një nivel minimal jetese. Ndihma e ofruar varion në funksion të përbërjes së familjes.
Ky program është i aksesueshëm për personat që plotësojnë kushtet dhe që janë mbi
moshën 25 vjeç. Ky program është i bashkëfinancuar nga buxheti i qeverisë vendore
dhe asaj qëndrore. Pjesa e financuar nga niveli vendore mbulon « Të Ardhurat e
Solidaritetit Aktiv » bazë ndërsa pjesa e financuar nga niveli qëndror mbulon «
Të Ardhurat e Solidaritetit Aktiv » për individët në aktivitet profesional.
Ekzistojnë tre kategori të « Të Ardhurave të Solidaritetit Aktiv » :
Për familjet të cilat nuk kanë të ardhura nga aktiviteti profesional
Për familjet që kanë të ardhura të ulta nga aktiviteti profesional dhe shuma e të
ardhurave është më i vogël se një shumë e paracaktuar
Për familjet që kanë të ardhura të ulta nga aktiviteti profesional dhe shuma e të
ardhurave tejkalon kufirin e paracaktuar për kategorinë e mësipërme184.
Ajo çka është e rëndësishme të theksohet në funksionimin e këtij programi lidhet
me rëndësinë që i jepet fëmijës si një individ me nevoja specifike. Nëse familja ka në
ngarkim fëmijë, pagesa në cash për këto familje do të rritet në mënyrë progresive dhe
rritja progresive e ndihmës nuk është e kufizuar. Duhet të theksohet se paralelisht me
këtë pagesë familjet me fëmijë përfitojnë shpërblimin e lindjes apo të adoptimit të
fëmijës, mbështetje financiare për kujdesin e fëmijës kur prindrit janë në marrëdhënie
pune apo përfitimet që gëzon prindi nëse ndërpret marrëdhëniet profesionale për tu
kujdesur për fëmijën185.
181 Sistemi i Mbrojtjes Sociale,
https://www.unicef.org/albania/sq/children_27593.html, konsultim i fundit 14 prill 2017 182 http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm, konsultim i fundit 20 prill
2017 183 Asistenca Sociale në Francë,
https://www.service-public.fr/particuliers/vosdroits/N19775, konsultim i fundit 17janar 2016 184 Insee Ile-de-France 2011 Regards sur... les enfants de familles pauvres en Ile-de-France, konsultim i
fundit janar 2016 185 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
98
Përfitimet kryesore të ofruara për familjet186:
Fondet për mbështetjen sociale të familjeve, paguhen pa marrë në
konsideratë të ardhurat e familjes. Kjo pagesë justifikohet me lindjen e një
fëmijë të dytë. Ekziston edhe një tjetër pagesë suplementare për një fëmijë
të tretë, por kjo e fundit përllogaritet mbi nivelin e të ardhurave të familjes.
Përfitimi për ofrimin e shërbimeve/kujdesit për fëmijët e vegjël, ka për
qëllim të kompensojë kostot e nevojshme për kujdesin e fëmijës nga një
prind ose nga një institucion i specializuar, në rastin kur të dy prindërit
janë në marrëdhënie pune. Ky përfitim përfshin një pagesë që familja
përfiton me lindjen apo adoptimin e fëmijës, pagesën e fondit bazë për
mbështetjen e familjes, një pagesë shtesë për kujdesin e fëmijës që varion
sipas zgjedhjes së lirë të prindit (nëse prindi do të kujdeset vetë për
fëmijën apo do të zgjedhë institucionet e specializuara), moshës së fëmijës
dhe zgjedhjes së lirë të prindit mbi menaxhimin e lejës së lindjes.
Përfitimet që lidhen me situata të veçanta :
Përfitimi i pagese për rritjen e një fëmijë të privuar nga një ose të dy prindërit.
Pagesat që kanë si qëllim të kompensojnë shpenzimet e familjeve për
shkollimin e fëmijëve. Nga kjo pagesë përfitojnë më shumë se 3 milionë
familje me fëmijë nga 6 deri 18 vjeç, shpërndarja e kësaj pagese bëhet në
funksion të të ardhurave të familjes.
Përfitimet në lidhje me strehimin u jepen familjeve me të ardhura modeste, për
t’i ndihmuar të paguajnë qiranë ose të paguajë kredinë për banesën. Ato
përfshijnë: fondet për strehim individual, fonde për strehim familjar, fonde për
strehim social. Shuma e përfitimit varion nga një seri parametrash ;
Përfitime për prindërit që kujdesen për një fëmijë të sëmurë rëndë, të plagosur
ose të paaftë, pagesa kryet duke konsideruar të ardhurat e familjes.
Përfitime të tjera për familjet me fëmijë 187:
11 ditë pushimi në vit të rezuervuara për baballarët, duke përfaqësuar një
shpenzim të konsiderueshëm në buxhetin e mbrojtjes sociale të familjes.
Menaxhimi i kontributeve për sigurimin shoqëror të prindit që kujdeset për
fëmijën dhe nuk ushtron aktivitet profesional. Këto kontribute sigurohen nga
Qendra Kombëtare e Alokimit të Fondeve për Familjet dhe Qendra Kombëtare
e Sigurimeve Shoqërore për Punonjësit. Përfitimi i prindit është i madh pasi
kohën e shpenzuar për rritjen e fëmijës së vogël/për përkujdesin për një familje
186 Politikat Sociale mbi Familjen,
http://www.familles-de-france.org/sites/default/files/PF_2014-01_la-politique-familiale-en-France-
syntheses.pdf, konsultimi i fundit 12 qershor 2016 187Politikat Sociale mbi Familjen,
http://www.familles-de-france.org/sites/default/files/PF_2014-01_la-politique-familiale-en-France-
syntheses.pdf, konsultimi i fundit 12 qershor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
99
të madhe (3 ose më shumë fëmijë) apo për një person me aftësi të kufizuara
(fëmijë apo i rritur) do ti konsidrohet si një periudhë aktiviteti profesional. Pa
këtë mbështetje, pensioni i personave në fjalë do të jetë shumë i ulët.
Sistemi fiskal francez e konsideron « konceptin » e familjes në një mënyrë
prioritare dhe origjinale, kryesisht në tatimin mbi të ardhurat188.
Përllogaritja e fiskalitetit mbi statusin martesor
Përllogaritjet e tatimit mbi të ardhurat për një çift do të bazohen në të ardhurat
e të dy anëtarëve, kur të dy kanë një aktivitet profesional, por edhe në rast të kundërt
kur vetëm një anëtar është në marrëdhënie pune. Ky lloj sistemi fiskal nuk haset
shpesh në vendet e tjera pasi në pjesën më të madhe të rasteve tatimi bazohet mbi të
ardhurat e individit dhe jo të familjes.
Rreth 4,5 milionë familje përfitojnë nga kjo lloj përllogaritje dhe disa million
qytetarë nuk janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat. Në këtë sistem niveli i taksimit
varion nga numri i personave në ngarkim. Fëmijët në ngarkim përllogariten sa ½ e 1
personi, ndërsa duke filluar nga fëmija i tretë dhe gjithë fëmijët e tjerë më pas do të
konsiderohen si një person i plotë në ngarkim për familjen e tatuar. Kështu tatimit mbi
të ardhurat ulet me rritjen e numrit të fëmijëve.
Edhe pse sistemi fiskal francez aplikohet mbi të ardhurat e familjeve dhe jo të
individit, edhe pse ai merr në konsideratë personat në ngarkim të familjes, sërish ai
bazohet në principin e progresivitetit të tatimit mbi të ardhurat, që do të thotë në
kapacitetin që një familje ka për të kontribuar në funksion të të ardhurave dhe
kompensimeve;
Reduktimi i taksave për familjet që kanë në ngarkim fëmijë në shkollë.
Kjo vlen vetëm për familjet e tatueshme, pjesa më e madhe e të cilave nuk
përfitojnë nga pagesat që kompensojnë shpenzimet e familjeve për shkollimin e
fëmijëve 6 deri 18 vjeç dhe bursa studimi për fëmijët e familjeve me të ardhura shumë
të ulta.
Reduktimi i tatimeve për koston e kujdesit të fëmijëve.
Këto përfitime shkojnë vetëm për familjet që tatohen. Aplikohet në familjet të
cilat punësojnë një person për kujdesin e fëmijës ose çojnë fëmijën e tyre nën 7 vjeç
në një institucion të specializuar.
Edhe pse ka një bashkërendim të gjithë politikave dhe mekanizmave zbatuese në
sistemin francez të mbrojtjes sociale, sërish fenoeni i varfërisë persiston. Në të gjitha
vendet e BE-së, fëmijët janë më të prekur nga varfëria krahasuar me pjesën tjetër të
popullsisë. Në Francë, në vitin 2009, 18% e fëmijëve nën 18 vjeç jetojnë në një
familje të varfër, të dhëna këto sipas studimit të realizuar nga Instituti Kombëtar i
Studimeve Ekonomike në Francë, me mbështetjen e një sërë institucionesh dhe
organizmash qeveritare dhe joqeveritare në vitin 2009189,
« Në vitin 2009, 577.000 fëmijë jetojnë në familje të varfra ku të ardhurat për
njësi konsumi janë më të ulta se 60% e të ardhurave mediane në vend. Këta fëmijë
përfaqësojnë më shumë se një në pesë fëmijë në shoqërinë franceze. Ata shpesh
188 Po aty 189 Insee Ile-de-France 2011 Regards sur... les enfants de familles pauvres en Ile-de-France
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
100
jetojnë në familje me një prind dhe familje të mëdha me më shumë se 4 fëmijë.
Prindërit e tyre janë më të ekspozuar në sfidat e tregut të punës dhe trajtohen brenda
skemës së programit të « Ardhurat e Solidaritetit Aktiv ». Fëmijët e familjeve të varfra
kanë probabilitet më të lartë për të qënë një individ i varfër në të ardhmen. Duke
filluar nga mosha 16 vjeçare, shpesh këta fëmijë nuk janë pjesë e sistemit arsimor dhe
kanë gjithashtu mundësi më të larta për të qenë inaktivë në tregun e punës190 ».
Rezultatet e studimit “Të sigurojmë mirëqenien e fëmijëve” të OECD-së ku 12
fëmijë në 1000 janë të privuar nga nevojat materiale për arsimim dhe ato të studimit
mbi fëmijët e varfër të Institutit Kombëtar të Sutdimeve Ekonomike ku 1 në 5 fëmijë
(mesatarisht) jeton në një familje të varfër tregojnë qartë se ndërhyrja e autoriteteve
publike neutralizon disi situatën e varfërisë të fëmijës, duke mundësuar lehtësim për
arsimimin e fëmijëve në rastin konkret. Ashtu si është trajtuar dhe më lart, krahas
mbështetjes financiare të siguruar në programin e të ardhurave të solidaritetit aktiv,
ekzistojnë edhe programe të tjera për mbështetjen e mirëqenies së fëmijës.
Krahas trajtimit të të dhënave sasiore dhe menenaxhimit të dimensionit
material të fëmijës nga sistemi i mbrojtjes sociale në Shqipëri dhe në Francë,
plotësohet analiza me një trajtim cilësor të këtyre indikatorëve nëpërmjet intervistave
të realizuara me specialistë të fushave të punësimit, arsimit dhe menaxhimit të
programeve të ndihmave sociale.
Përgjatë një takimi të realizuar me përfaqësues të Zyrës Rajonale të Punësimit
Korçë lidhur me politikat aktive të tregut në favor të familjeve me fëmijë, u mësua se
“…në kuadër të veprimtarisë të ushtruar nga ky institucion nuk ekziston asnjë politikë
që trajton familjen me fëmijë, në fokus të aktivitetit të tyre qëndron punësimi i
individit. Punëkërkuesi i papunë trajtohet vetëm si individ dhe në asnjë moment nuk
merret në konsideratë gjëndja e tij familjare dhe personat që ky individ ka në
ngarkim. Nuk ka asnjë udhëzim për të trajtuar me përparësi punëkërkuesit
kryefamiljarë të familjeve me fëmijë apo nënat kryefamiljare me fëmijë”
Për të marrë një opinion nga individë që janë në kontakt të vazhdueshëm me
menaxhimin e programit të Ndihmës Ekonomike në vendin tonë, është ndërmarrë një
intervistë me përfaqësuesen e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Korçë.
Drejtuesja e këtij institucioni shprehet se “mirëqënia materiale e fëmijës trajtohet
brenda mirëqenies materiale të familjes ku bën pjesë dhe fëmija. Vetëm fëmijët jetimë
dhe fëmijët me urdhër mbrojtjeje nga gjykata mund cilësohen si kategori më vete dhe
mund të trajtohen me pagesë brenda kësaj skeme. Aktualisht në rajonin e Korçës,
ashtu si në gjithë rajonet e tjera të Shqipërisë, është duke u shtrirë skema e re e
ndihmës ekonomike që synon një targetim më të mirë të familjeve të varfra, duke
pasur parasysh që përfitues të ndihmës ekonomike janë « të varfrit e më të varfërve ».
Skema e ndihmës ekonomike që vazhdon të aplikohet përfshin të gjithë individët të
cilët përmbushin nje sërë kriteresh të përcaktuara me VKM nr: 995 të 7 dhjetorit
2016. Nëse do të bënim një përmbledhje të kritereve do të rezultonte se përfituesit e
ndihmës ekonomike i përkasin asaj shtrese popullsie që jeton në varfëri ekstreme. Kjo
skeme e re do të funksionoj ndryshe, tashmë do të realizohet një deklarim nga ana e
190 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
101
aplikanteve ku do të cilësohet demografia e familjes, vendbanimi dhe gjeneralitetet e
tjera të aplikantit. Më pas ky deklarim do të trajtohet në kuadër të një formule
pikezimi e përbërë nga disa variabla si: statusi social, vendodhja gjeografike,
vlerësimin social ekonomik të aplikantit. Këto indikatorë do të përcaktojnë nëse
aplikanti mund të përfitojë ndihmën ekonomike si dhe nivelin e pagesës.”
Në lidhje me vendin që zë fëmija në programin e ndihmës ekonomike,
drejtuesja e Shërbimit Social Shtetëror, Korçë shprehet:
“Nëse brenda skemës së ndihmës ekonomike ekzistuese nuk ka një trajtim
preferencial për familjet me fëmijë, pra fëmija do të llogaritet si një anëtar jo me
nevoja specifike, u jepet një farë prioriteti nënave kryefamiljare me fëmijë në skemën
e re, që është duke u shtrirë aktulisht në nivel kombëtar. Sipas kritereve të
mëparshme, një individ mund ta përfitonte përjetësisht ndihmën ekonomike, me
skemën e re janë parashikuar disa limite kohore. Prioriteti që u jepet nënave
kryefamiljre qëndron pikërisht në mos përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike
për një periudhë kohore prej 5 vjetësh me kusht që nje prej fëmijëve të saj të ndjek
arsimin 9-vjeçar”.
Të vetmet përfitime që mund të përmenden për fëmijët e familjeve që
përfitojnë ndihmën ekonomike janë:
“…pagesa prej 300 lekësh (në muaj) me kusht që fëmija të ndjekë arsimin 9-vjeçar
dhe një mbulim me materiale didaktike/mjete shkollore për çdo fillim viti akademik, të
mundësuar nga një nismë e përbashkët e pushtetit lokal dhe OJF-ve që operojnë në
rajonin e Korçës.”
E pyetur nëse fëmijët e këtyre familjeve kanë kushte minimale për të mos qenë
të privuar nga e drejta për t’u arsimuar, drejtuesja e institucionit përgjigjet: - Nga
puna jonë në terren evidentojmë një nivel ekstrem të varfërise dhe mund të them me
bindje që fëmijët e këtyre familjeve nuk kanë kushtet minimale për të studiuar dhe për
t’u socializuar pa komplekse në ambientet e institucioneve shkollore.
Duke qenë se programi i ndihmës ekonomike zbatohet nga Shërbimi Social
Shtetëror Rajonal dhe Drejtoria e Kujdesit Social pranë Bashkisë, një tjetër intervistë
u realizua me drejtuesin e këtij institucioni pranë Bashkisë Korçë. Në lidhje me
mirëqënien materiale të fëmijëve, ai shprehet “se autoritetet shtetërore përpiqen të
mbështetin fëmijët në nevojë, kryesisht në fushën e edukimit. Bashkia për çdo vit ofron
kite shkollore për fëmijët në nevojë (fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë
ekonomike), pasi librat për këtë kategori fëmijësh sigurohen nga Ministria e Arsimit.
Për sa i përket ndihmës ekonomike nuk ka asnjë trajtim preferencial për familjet me
fëmijë. Fëmija trajtohet si një anëtar i familjes, pa konsideruar nevojat e tij specifike
dhe më pas përllogaritet kuota sipas moshës së fëmijës. Madje ai thekson që familjet
me shumë fëmijë janë disi të penalizuara, pasi duke u bazuar në formulën e
përllogaritjes, maksimumi i mundshëm që një familje me fëmijë mund të përfitojë
është shuma prej 8 000 lekësh.”
Nëse politikat sociale në vendin tonë trajtojnë popullatat vulnerabël, politika
mbi familjen në Francë është një politikë universale që fokuson të gjitha familjet, jo
vetëm ato që ndodhen në situatë ekstreme vulnerabiliteti.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
102
Gjatë trajtimit sasior dhe cilësor të indikatorëve të dimensionit të mirëqenies
materiale të fëmijës vlen të përmendet identifikimi i mungesës së programeve dhe
politikave sociale me fokus fëmijën në vendin tonë dhe një organizim
shumëdimensional i jetës të familjes dhe fëmijës nga sistemi social francez.
Mund të themi se ky dimension është pak i përmbushur në vendin tonë. Numri
i fëmijëve të privuar nga nevojat bazë është i konsiderueshëm. Ashtu si u cilësua edhe
në metodologjinë e punimit fëmijët që janë pjesë e familjeve me ndihmë ekonomike
janë të destinuar të jetojnë në një situatë ku mund të plotësohen vetëm 16% e
nevojave bazë të familjeve që jetojnë në varfëri dhe 25% e nevojave të familjeve që
jetojnë në varfëri ekstreme.
Sipas koncepteve ekzistuese dhe në mënyrën aktuale të zbatimit të programit
të ndihmës ekonomike, teknikisht edhe politikisht, kjo ndihmë në parà nuk e zbut
varfërinë e fëmijëve dhe nuk plotëson as nevojat thelbësore për jetesën. Ndihma
ekonomike nuk ka as edhe një rol të dukshëm në ofrimin e shërbimeve bazë për
fëmijët dhe në ofrimin e shërbimeve sociale.
Fëmijët e këtyre familjeve janë të privuar materialisht nga e drejta e edukimit,
pasi familjet e tyre nuk mund të plotësojnë kushtet fizike dhe materiale të fëmijëve
dhe kjo krijon për fëmijët vështirësi integrimi në sistemin arsimor. Kjo nuk do të
thotë, që të gjithë këta fëmijë janë objekt i përjashtimit social në sistemin arsimor, por
në analizën e mirëqenies së tyre nuk përmbushet indikatori i mirëqenies materiale.
Shkollat e sistemit te detyrueshem 9 vjeçar nuk ofrojne asistencë pedagogjike pas
mësimit apo vakte ushqimore për këtë kategori fëmijësh.
Duke e konsideruar programin e ndihmës ekonomike si dispozitivin kryesor
që luan rol në zbutjen e varfësisë në Shqipëri, ndërhyrjet e autoriteteve publike në
familjet e fëmijëve të varfra evidentohet vetëm në rastetë varfërisë ekstreme, për të
siguruar mbijetesën : nga skema e ndihmës ekonomike duhet të përfitojnë të varfërit e
më më të varfërve.
Analizat tregojnë se në dy dekadat e fundit, sistemi i mbrojtjes sociale ka
funksionuar mbi të njëjtat parime të pandryshuara që prej fillimit të hartimit të
programit.
3.2 Dimensioni i strehimit dhe mjedisit për fëmijën në Shqipëri
dhe në Francë
- Cilësia e strehimit për fëmijët
- Fëmijët që jetojnë në një banesë në një mjedis në kushte të këqija higjenike
Strehimi dhe mjedisi ku rritet fëmija padyshim që është një element shumë i
rëndësishëm i mirëqenies së tij. Duhet theksuar se kushtet e strehimit dhe mjedisit
janë të lidhura ngushtë edhe me elemente të tjera të formimit të tij. Deklarata
Universale e të Drejtave të Njeriut (neni 25) përcakton se “gjithkush gëzon të drejtën
për një standard jetese të përshtatshëm për shëndetin dhe mirëqenien personale si dhe
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
103
të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjekësor
dhe shërbimet e nevojshme sociale”191
Per shumë njerëz, aksesi në një strehë të sigurt e të mbrojtur mbetet privilegj.
Vlerësohet se në gjithë botën ka rreth 100 milion të pastrehë (OKB, 2005). Mungesa e
strehimit shoqërohet me shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, si p.sh. shkelja e së
drejtes për arsim, për mosdiskriminim dhe pjesëmarrje në jetën publike. Në shkelje të
të drejtave të fëmijëve do të ndodhemi edhe në rast kur fëmija jeton në një banesë por
kushtet fizike dhe higjenike të saj janë jashtë standardeve. Cilësia e mjedisit matet
duke përdorur indikatorë të nivelit të zhurmës në shtëpi dhe në lagje, si dhe indikatorë
mbi nivelin e ndotjes së mjedisit ose të menaxhimit të mbeturinave në shtëpi ose në
lagje192.
Edhe brenda këtij dimensioni do të duhet të trajtohet fëmija si pjesë e familjes
sepse ashtu si të ardhurat edhe strehimi është një element që i përket familjes së
fëmijës. Një indikator i rëndësishëm i këtij dimensioni është niveli i mbipopullimit të
banesës. Ky indikator do të trajtohet në familjet e varfra dhe në familjet jo të varfra
duke konsideruar mirëqenien materiale të lidhur ngushtë me cilësinë e strehimit.
Për të analizuar këtë dimension në rastin shqiptar do të shfrytëzohen të dhëna
të shifruara të INSTAT (2002-2012) që flasin jo vetëm për nivelin e strehimit të
popullsisë, por gjithashtu do të trajtohen elementë mbi standardizimin e higjienës së
banesave. Për të plotësua panoramën e këtij dimensioni do të sjellen informacione të
marra nga specialistë të sektorit të strehimit, por edhe ata të fushës së higjienës.
Indikatri që përcakton higjenën e strehimit do të sillet nëpërmjet analizës mbi
ekzistencën e WC-ve me tubacione apo jo në banesë, furnizimit me ujë të pishëm dhe
energji elektrike.
Grafiku 5. Numri i banorëve për dhomë
191Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut,
http://www.ohchr.org/EN/UDHR/Documents/UDHR_Translations/aln.pdf, konsultim i fundit 18
shkurt 2017 192Standartet e cilësisë së mjedisit,
http://www.zhvillimiurban.gov.al/files/pages_files/Vleresimi_i_Nevojave_per_Strehim_Social_ne_Shq
iperi_ALB.pdf, konsultim i fundit 18 shkurt 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
104
Popullimi i banesave në Shqipëri periudha (2002-20012) /Burimi autori (të dhënat
Instat)
Mbipopullimi i banesave është një element i rëndëndësishëm që përcakton
cilësinë e strehimit. Duke u bazuar në të dhënat, ashtu siç është ilustruar në grafikun e
mësipërm, vërehet se në vendin tonë mesatarisht duhet të përllogariten 1-3 individë që
jetojnë në të njëjtën dhomë. Në periudhën 2002 - 2012 kjo mesatare ka evoluar
përafërsisht 10%. Është një përqindje e vogël e popullsisë që i përafrohet standardit të
një strehimi cilësor : “një individ duhet të jetojë në një dhomë”. Në periudhën 2002-
2012 vërejme një rritje progresive, në vititn 2012 shënohen vlerat më të larta për
periudhën referuese,17%. Nëse anlizohet mbipopullimi i banesave me më shumë se 3
individë për dhomë për periudhën 2002-2012 vërehet një renie progresive e përqidjes
së popullsisë që jeton në këto kushte (nga 30% në 7%).
Grafiku 6. Numri i banorëve për dhomë të varfër/jo të varfër
Popullimi i banesave në Shqipëri, sipas statusit të të ardhurave, periudha (2002-
20012) / Burimi autori (të dhënat Instat)
Në dy grafikët e mësipërm vërehet se në popullsinë e konsideruar jo të varfër
dhe të varfër ka një predominancë të nivelit 1-3 persona për dhomë. Ajo çka
diferencon popullsinë e varfër nga popullsia jo e varfër në këtë indikator është
mungesa e popullsisë që jeton 1 individ në një dhomë. Popullsia e varfër përbën
kategorinë më të madhe të popullsisë që jetojnë më shumë se 3 individë për dhomë.
Tek grafiku që paraqet numrin e banorëve për dhomë mbi popullsinë e varfër nuk
ekziston ngjyra e blu e çelur- çka qartëson faktin se popullsia e varfër qëndron larg
standardizimit të një strehimi cilësor. Ajo pjesë e popullsisë që jeton brenda standardit
të një strehimi cilësor i përket tërësisht popullsisë jo të varfër. Tek anlizohet
mbipopullimi i banesave në vendin tonë mund të konkludohet se mirqënia materiale e
familjeve të fëmijëve reflektohet edhe në dimensionet e tjera të mirqënies, në rastin
konkret në dimensionin e strehimit.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
105
Nga anketa mbi banesat e realizuar në Francë në vitin 2013 nga Instituti
Kombëtar i Studimeve Ekonomike rezulton se 6% e familjeve i konsiderojnë kushtet
e tyre të banimit si të pamjaftueshme ose shumë të pamjaftueshme kundrejt 15% në
vitin 1973. Më shumë se gjysma e familjeve dëshiron të ndryshojnë strehim, për një
ambjent më të madhe dhe 1.4 milion familje synojnë të përfitojnë nga programet e
strehimit social. Këto shifra janë në rritje në dy dekadat e fundit193.
Në lidhje me mbipopulimin e banesave rezolton se 2.7 million e familjeve jetojnë në
kushtet e mbipopullimit. Duke mos konsiderur studentët, të cilët kanë tendencë për të
jetuar në siperfaqe të vogël banimi (situatë kalimtare), rezulton se 8.5% e familjeve
janë të prekura nga mbipopullimi, sidomos të rinjtë.
Familjet ku individët janë 65 vjeç e lart, rrallë jetojnë në kushte të mbipopulluara
ndërsa më të prekura janë familjet e reja dhe familjet me fëmijë. Jetojnë në kushte
mbipopullimi 33% e familjeve me të paktën tre fëmijë kundrejt vetëm 2% e familjeve
pa fëmijë.
Në kushte mbipopullimi do të jetojnë gjithashtu një numur i madh i familjeve
me të ardhura të ulëta. Ndërsa në vitin 2005, 46% e banesave të mbipopulluara
banoheshin nga këto familje, kjo përqindje ka arritur 59% në vitin 2010. Pjesa e
familjeve me të ardhura të ulëta që jetojnë në banesa të mbipopulluara është rritur me
tre pikë (19 %), ndërkohë që identifikohet një ulje e përgjithshme e mbipopullimit,
nga 0.5 në 1.5 pikë në varësi të standardit të jetesës për periudhën 2005-2010194.
Grafiku 7. Higjena
Higjena e banesave/ WC brenda në banesë/ WC jashtë banesës me tubacione dhe pa
tubacione /Burimi i të dhënave : Instat
Një tjetër indikator i parashikuar për të përcaktuar cilësinë e strehimit është
higjiena e banesës. Një tregues bazë për higjienën e banesës është të pasurit apo jo një
193 Kushtet e banimit, https://www.insee.fr/fr/statistiques/1287961?sommaire=1912749, konsultimi i
fundit janar 2017 194Mbipopullimi, https://www.insee.fr/fr/statistiques/1281002, konsultimi i fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
106
WC brenda banesës dhe nëse jo, WC jashtë banesës është me tubacione apo jo (e
improvizuar në kushte natyrore).
Duke ju referuar grafikut të mësipërm vërehet një përmirësim i kushteve
higjienike për periudhën 2002-2012, nga 60% e popullsisë që kanë pasur një WC
brenda në banesë në vitin 2002 për vitin 2012 shënohen shifat 93%. Edhe për pjesën
tjetër të popullsisë që jetojnë në kushte më të vështira higjienike me WC jashtë
banesës (me apo pa tubacione) vërehet një përmirësim i situatës. Numri i banesave me
WC jashtë (me dhe pa tubacione) vërehet të pësojë gjithmonë edhe më shumë rënie.
Nëse në vitin 2002 rreth 30% e popullsisë jetonte në banesa me WC jashtë dhe pa
tubacione, në 2012 kjo përqindje shkon në 3%. Pra vërehet një përmirësim i ndjeshëm
i kushteve higjienike të banesave.
Grafiku 8. Higjena të varfër/jo të varfër
Higjena e popullsisë nisur nga banesat me WC brenda dhe jashtë banesës/ me apo pa
tubacione/Burimi Autori/Të dhënat INSTAT
Nëse do të analizohet niveli i higjienës në popullsinë e varfër dhe jo të varfër
do të vërehet që në popullsinë e varfër ka një nivel më të ulët të higjienës, nëse i
referohemi nivelit të banesave me WC brenda. Në të dy grupimet e popullsisë
shënohet përmirësim i kushteve higjenike, duke iu referuar minimizimit të banesave
me WC jashtë tyre.
Diferencë më të madhe midis popullsisë së varfër dhe popullsisë jo të varfër,
do të vërehet më tepër në mbipopullimin e banesave, sesa në rastin e analizës së
higjienës.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
107
Grafiku 9. Furnizimi me ujë
Banesa që furnizohen me ujë të rrjedhshëm brenda banesës/ jashtë banesës/ pa ujë të
rrjedhshëm. Burimi Autori/ të dhënat Instat
Një tjetër element që trajton higjienën e banesave është furnizimi me ujë të
rrjedhshëm. Identifikohen tre kategori banesash, banesat që furnizohen me ujë të
rrjedhshëm brenda, banesat që furnizohen me ujë të rrjedhshëm jashtë edhe banesa që
nuk kanë furnizim me ujë të rrjedhshëm. Ashtu si ilustrohet edhe në grafikun e
mësipërm në vitin 2012, 78% e popullsisë jeton në banesa që furnizohen me ujë të
rrjedhshëm kundrejt 50% të popullsisë në vitin 2002. Në periudhën 2002-2012
verejmë një rritje progresive të numrit të banesave që furnizohen me ujë të rrjedhshëm
brenda. Për të njëjtën periudhë kohore vërehet një rënie e numrit të banesave që
furnizoheshin me ujë të rrjedhshëm jashtë si dhe të banesave që nuk furnizoheshin me
ujë të rrjedhshëm.
Grafiku 10. Furnizimi me ujë të varfër/jo të varfër
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
108
Banesa që furnizohen me ujë të rrjedhshëm brenda banesës/ jashtë banesës/ pa ujë të
rrjedhshëm sipas kategorive të popullsisë të varfër dhe jo të varfër Burimi Autori/ të
dhënat Instat
Për sa i përket indikatorit të banesave që furnizohen me ujë të rrjedhshëm në
dy kategoritë e popullatës të varfër dhe jo të varfër vërejmë një situatë më të mirë në
kategorinë e popullsisë jo të varfër. Në të dy kategoritë përgjatë periudhës 2002-2012
shënohet një ulje e përqindjes së banesave të pafurnizuara me ujë të rrjedhshëm, të
banesave të furnizuara jashtë me ujë të rrjedhshëm dhe një rritje të përqindjes të
banesave të furnizuara me ujë të rrjedhshëm brenda.
Gjendja e higjienës së banesave franceze dhe kanalizimeve ka qenë dramatike
në periudhën e menjëhershme të pasluftës. Vetëm më pak se një e katërta e popullsisë
dispononte tualet, 10% e popullsisë kishte vaske ose dush.
Progresi ka qenë shumë i madh, anketa mbi strehimin e realizuar nga Instituti
Kombëtar i Studimeve Ekonomike195 sjell një panoramë të detajuar të kushteve të
banesave. Në këtë anketë janë analizuar kushtet e pafavorshme që mund të dëmtojnë
sigurinë ose shëndetin e banorëve dhe janë parashikuar një gamë e gjerë situatash. Në
vitin 2013, më pak se 1% e banesave nuk plotësojnë një prej tri kushteve bazë të
konfortit sanitar : furnizimi me ujë të rrjedhshëm, dush, WC brenda banesës ; ndërsa
në vitin 1984 këto kushte nuk i plotësonin 15% e banesave. Sot në Francë numërohen
210 000 banesa që nuk i plotësojnë këto kushte, nga të cilat 160 000 janë pa wc
brenda banesës dhe 120 000 pa dush. Një numër i vogël i banesave nuk kanë ujë të
rrjedhshëm196. Si për rastin shqiptar edhe në këtë anketë, nuk mund të përfshihen të
pastrehët duke qenë se nuk kanë të deklaruar një adresë të përhershme të banesës së
tyre.
Në këtë anketë rezulton se 10% e banesave në Francë (2.8 milion banesa),
evidentohet të mos plotësojë 3 nga kushtet e standardizimit të banesave. Pothuajse
gjysma e tyre (1.3 milionë) ndodhen në zonat urbane dhe 20% e tyre (560,000 banesa)
në zonat rurale. Është evidentuar gjithashtu se 60% e banesave ku jetojnë pronarët nuk
kanë asnjë mangësi në përmbushjen e kushteve kundrejt vetëm 40% për banesat e
banuara nga qiramarrësit.197
Përgjatë intervistës së realizuar me një prej higjienistëve pranë Drejtorisë të
Shëndetit Publik, në Sektorin e Shëndetit Mjedisor Korçë, rezultoi se « në përgjithësi
ka kushte të kënaqshme higjenike në banesa dhe në institucionet shkollore. Atje ku
haset më tepër mungesa janë banesat e improvizuara larg qendrave të banuara. Në
këto « kasolle » jetojnë kryesisht familje të komuniteteve rome dhe egjiptiane, të cilat
jo vetëm që kanë vetëm një dhomë të improvizuar për një familje që mund të jetë më e
madhe se 6 anëtarë, por nuk përmbushin asnjë standard higjienik: nuk ka furrnizim
me ujë të rrjedhshëm dhe këto kasolle ngrihen përgjithësisht buzë lumit, ku mund të
195Anketa mbi standartet e Strehimit, https://www.insee.fr/fr/statistiques/1912749, kunsultimi I fundit
shkurt 2017 196Anketa mbi standartet e Strehimit https://www.insee.fr/fr/statistiques/1287961, konsultim i fundit
mars 2017 197 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
109
sigurohet disi higjiena personale e këtyre familjeve. Vlen të dallohet edhe një nivel më
i lartë i higjienës së familjeve dhe fëmijëve në zonat urbane. Kushtet e jetesës në
zonat rurale paraqiten më të vështira dhe për rrjedhojë higjiena vjen në një nivel më
të ulët. »
Në lidhje me standardet higjienike të mjedisit « …Sektori i shëndetit mjedisor
organizon inspektime të shumta në lidhje me standardet e institucioneve shkollore.
Elementët e inspektuar janë ndriçimi i klasave, niveli i lagështisë, intensiteti i
zhurmës, hapësira për çdo nxënës (m2 për nxënës), si dhe ambientet sanitare.
Njëkohësisht inspektohet higjiena personale e fëmijëve nëpërmjet kontrolleve për
parazitë apo prerja e thonjve tek fëmijët. »
Ajo shprehet se « ka shumë punë për t’u bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi
mjedisin rrethues si dhe me individët, duke filluar nga fëmijët për t’i ndërgjegjësuar
ata mbi mirëmbajtjen e tij. Edhe pse janë ndërmarrë një sërë fushatash sensibilizuese
sërish duhet të punohen në këtë fushë. »
Duke konsideruar situatën e lartpërmendur në lidhje me strehimin dhe
mjedisin rrethues, në disa raste nuk mund të flasim më për standardizim dhe cilësi të
strehimit. Pjesa dërmuese e individëve që jetojnë në këto kushte u përkasin
minoriteteve rome apo egjiptiane. Ky fakt lidhet dhe me stilin migrues të jetës së
tyre.
Sipas Strategjisë së Strehimit Social 2016-2025, programet sociale të strehimit
në vendin tonë konsiderohen si të vetmet mekanizma të aksionit publik për të zbutur
problemin e të pastrehëve apo të individëve që kanë krijuar strehime të improvizuara.
Qeveria e Shqipërisë e mbron të drejtën e njeriut për strehim të sigurt e të mbrojtur
përmes një sërë programesh, ku përfshihen banesat sociale me qira, banesat me kosto
të ulët, bonuset e strehimit, subvencioni i interesave të kredive, grantet e vogla,
grantet e menjëhershme dhe pajisja e truallit me infrastrukturë198.
Sfida më e madhe që ndeshin autoritetet në sektorin e strehimit social është mungesa
e burimeve dhe kërkesa për strehimin social që vjen gjithmonë edhe më shumë në
rritje. Pra duhet të menaxhohet një sfidë në mënyrë që të rritet numri i banesave
sociale me një kosto efektive199.
Përgjatë vlerësit të nevojave në fushën e strehimit në vendin tonë nga
programi i Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Përfshirjen Sociale në Shqipëri
është evidentuar :
Kërkesë e lartë për strehim social përballë një oferte shumë të ulët.
Njësitë vendore trajtojnë me përparësi grupet vulnerabël, por jo në të
gjitha bashkitë e vendit.
Ka një numër më të reduktuar kërkesash nga gratë dhe ato përfitojnë
më pak nga këto programe.
198Programet e Strehimit Social në Shqipëri,
http://www.zhvillimiurban.gov.al/files/userfiles/VKM/VKM_nr_405_date_1.06.2016.pdf, konsultimi i
fundit 7 prill 2017 199Programet e Strehimit Social në Shqipëri,
http://www.zhvillimiurban.gov.al/files/pages_files/Vleresimi_i_Nevojave_per_Strehim_Social_ne_Shq
iperi_ALB.pdf, konsultim i fundit janar 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
110
Programet sociale u përshtaten më tepër familjeve me të ardhura 6 deri
8 herë më të larta se niveli i varfërisë, pasi individët në situatë varfërie
nuk mund të përballojnë koston (edhe pse të ulët) dhe nuk aplikojnë.
Programi i banesave me qira ka më shumë gjasa të ketë në fokus
familjet me të ardhura të ulta, por gjithsesi njerëzit që jetojnë afër apo
në kufirin e varfërisë nuk mund të përballojnë edhe koston e këtij
programi.
Programi i bonusve të strehimit mund të konsiderohet si zgjidhje e
përkohshme, por ka një diskriminim për grupet përfituese nga pronarët
e apartamenteve.
Ka një mungesë bashkëpunimi midis institucioneve përgjegjëse të
strehimit social Bashki-Enti Kombëtar i Banesave-Këshill vendor.
Metodat e informimit për programet sociale të strehimit nuk
konsiderohen efikase nga përfituesit e këtyre programeve200.
Niveli i higjienës është relativisht i mirë, por banesat në vendin tonë ngelen të
mipopulluara dhe kjo ndikon negatvisht në mirëqenien e fëmijës.
Politika e strehimit social që u adresohet individëve të pastrehë dhe në vështirësi
ekonomike, evidentohet si politika sociale e vetme në këtë fushë që kontribuon në
përmirësimin e kushteve të banimit.
Në analizën e realizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për mbështetjen
dhe përfshirjen sociale në Shqipëri mbi strehimin social, theksohet se fokusi i
autoriteteve shqiptare është në drejtimin e gabuar. Këto rezultate bazohen në faktin që
nuk ka mimimizim të problemit edhe pse ka një rritje të numrit të banesave sociale.
Madje në këtë analizë cilësohet që shpërndarja e banesave sociale thekson dhe rrit
përjashtimin dhe pabarazinë sociale. Në këtë analizë nuk trajtohet si problem ashtu si
parashtrohet nga autoritetet publike mungesa e burimeve, por mungesa e nje mjedisi
institucional që nxit zbatimin efektiv të zbatimit të programeve në fushën e strehimit
social201.
Edhe në shoqërinë franceze strehimi dhe cilësia e tij ngelet një problematikë
për t’u menaxhuar. Nëse individi paguan qira ose paguan një kredi për banesën dhe
nëse burimet e tij janë modeste, ai mund të përfitojë një nga ndihmat sociale të
strehimit : Ndihma e personalizuar për strehim, ndihma për strehim familjar ose
ndihma për strehim social202.
Ndihmën e personalizuar për strehim mund ta përfitojnë të gjithë personat:
qiramarrës të një banese të re apo të vjetër, e cila ishte subjekt i një marrëveshjeje
midis tij dhe qiradhënësit. Kjo kontratë i nënshtrohet rregllave të vendosura nga
200 Po aty 201Analizë e Kombeve të Bashkuara,
http://www.zhvillimiurban.gov.al/files/pages_files/Vleresimi_i_Nevojave_per_Strehim_Social _
ne_Shqiperi_ALB.pdf
202Programi i Strehimit Social Francez, http://www.caf.fr/allocataires/droits-et-prestations/s-informer-
sur-les-aides/logement-et-cadre-de-vie/les-aides-au-logement, konsultimi i fundit tetor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
111
shteti, ndër të tjera, evoluimin e pagesës së qirasë, kushtet e mirëmbajtjes dhe
standardet e banesës.
Blerës të një banese me një kredi sociale apo një kredi të subvencionuar.
Ndihmën për strehim familjar
E përfitojnë personat që nuk janë pjesë e Ndihmës së personalizuar për Strehim
dhe kanë fëmijë (ose presin fëmijë) apo kanë fëmijë në ngarkim.
Familjet pa fëmijë por që janë sëbashku prej pesë vjetësh dhe secili nga bashkshortët
në momentin e martesës kanë qenë nën moshën 40 vjeç.
Ndihmën për strehim social
E përfitojnë ata persona që nuk përfitojnë asnjë nga ndihmat e mësipërme dhe
plotësojnë kushtet e përgjithshme, shumica e kushteve të drejta janë identike për të tre
ndihmat.203
Ndihma sociale e strehimit mund të përfitohet në funksion të nivelit të të
ardhurave. Ata synojnë të krijojnë kushte për familjet në situata të vështira ekonomike
që të jetojnë në banesa me një cilësi më të mirë. Shuma e ndihmës varet nga zona
gjeografike në të cilën ndodhet banesa. Territori kategorizohet në tre zona, të
përcaktuar në vitin 1978 dhe janë ndryshuar pak ndër vite. Zona I përfshin zonën e
Parisit. Zona II përfshin kryesisht vendbanimet ku jetojnë më shumë se 100 000
banorë. Zona III përfshin pjesën tjetër të territorit204.
Efekti rishpërndarës i pasurisë kombëtare nëpërmjet programeve mbi ndihmat e
strehimit, kontribuon për të reduktuar ndjeshëm vështirësinë e individëve në pagesën
e qirasë apo kredisë (rreth 40% në vitin 2007). Shifrat e fundit tregojnë se ka rritje të
shpenzimeve të familjeve të varfra për strehim, qoftë kjo për pagesën e qirasë apo
kredisë205.
3.3 Dimensioni i arsimit tek fëmijët në Shqipëri dhe në Francë
Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve njeh të drejtën e fëmijës për
arsimim dhe nevojën për të siguruar ushtrimin e kësaj të drejte në bazë të mundësive
të barabarta (art. 28). Nënshkruesit gjithashtu angazhohen për t’u siguruar fëmijëve
një sistem arsimor që promovon zhvillimin e personaliteteve të tyre, zhvillimin e
talenteve si dhe të aftësive të tyre mendore dhe fizike me gjithë mundësinë e
potencialit të tyre (art. 29a)206 . Në përputhje me këtë angazhim, shtetet duhet të
sigurojnë që të gjithë fëmijët të mund të përfitojnë një nivel arsimimi sa më të lartë të
jetë e mundur.
Duhet të theksohet se mjedisi shkollor është i ndikuar fuqishëm nga veprimet e
autoriteteve publike. Në të gjitha vendet e zhvilluara, kur një fëmijë arrin moshën 15
vjeç, shteti ka dhënë investime të rëndësishme në formimin e tij. Lidhja shkaksore
203 Po aty 204 Programi i Strehimit Social, https://www.insee.fr/fr/statistiques/1521337, konsultimi i fundit nëntor
2016 205 Programi I Strehimit Social Francez, http://www.ladocumentationfrancaise.fr/var/storage/rapports-
publics/124000654.pdf, konsultimi i fundit nëntor 2016 206Konventa e të Drejtave të Fëmijëve,
https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_version.pdf, konsultim i
fundit maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
112
midis politikave publike në arsim dhe të qenit fëmijë në sistemin shkollor është shumë
e shkurtër. Duke konsideruar edhe të rinjtë të cilët nuk janë as në marrëdhënie pune,
as në proces edukimi, as në proces trajnimi profesiona, autoritetet publike të vendeve
të zhvilluara kanë marrë vendime mbi moshën e përfundimit të arsimit të detyruar,
arsimit jo të detyrueshëm dhe mbi politikat aktive në tregun e punës për të rinjtë. Për
më tepër, në këto vende pagesa e përfitimeve familjare mund të mbahet për aq kohë
sa të rinjtë janë në arsim apo trajnim pas arsimit të detyruar.
Një tjetër tregues i rëndësishëm i mirëqenies së fëmijës është niveli i përfshirjes
së fëmijëve në sistemin arsimor apo në sistemin e formimit profesional. Ky indikator
synon të identifikojë të rinjtë, të cilët pas arsimit të detyruar nuk gjejnë punë dhe nuk
janë as në proces arsimimi, as në proces trajnimi profesional.
Rezultatet e të nxënit në kuadër të programit PISA 2012/2015
Çfarë njohuri dhe ekspertizë sjell një qytetar i formuar në shoqëri ? "Kjo është
pyetja mbi të cilën është ngritur sistemi i vlerësimit të cilësisë, barazisë dhe
efikasitetit në arsimi, në kuadër të Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e
Nxënësve (PISA). PISA vlerëson se sa nxënësit e moshës 15 vjet kanë fituar njohuri
dhe kompetencat thelbësore për pjesëmarrje të plotë në jetën e shoqërisë moderne,
veçanërisht në lexim, matematikë, shkencë dhe zgjidhjen e problemeve. PISA nuk
synon vetëm të vlerësojë aftësinë e nxënësve për të riprodhuar atë që kanë mësuar,
por ka për qëllim edhe të përcaktojë se deri në çfarë mase ata janë në gjendje që të
përdorin njohuritë e tyre në situata që nuk janë të njohura për ta, qofshin ato të lidhura
me shkollën në mënyrë të drejtëpërdretë apo jo. Kjo qasje pasqyron faktin se
shoqëritë moderne vlerësojnë njerëzit më pak për njohuritë e tyre dhe më shumë për
aftësinë e tyre për t’i përdorur ato.
Rezultatet e PISA-s identifikojnë aftësitë e nxënësve në vendet dhe ekonomitë
më të fuqishme dhe në sistemet arsimore që po përparojnë me ritme të shpejta.
Politikëbërësit në mbarë botën përdorin këto rezultate për të krahasuar njohuritë dhe
aftësitë e nxënësve të tyre me ato të nxënësve në vendet e tjera, për të vendosur
objektiva mbi përmirësimin që bazohet në arritjet e matshme të sistemeve të tjera të
arsimit207.
Në vitin 2012 në programin PISA kanë marrë pjesë të 34 vendet anëtare të
OECD-së dhe 31 vende partnere, ndër to edhe vendi ynë. Të gjithë këto vende
përfaqësonin mbi 80% të ekonomisë globale. Në total, në testin e vitit 2012 kanë
marrë pjesë rreth 510.000 nxënës, të moshës 15 vjet dhe 3 muaj dhe 16 vjet e 2 muaj,
të cilët janë përfaqësues të 28 milionë nxënësve të moshës 15 vjeç që ndjekin shkollën
në 65 vende pjesëmarrëse. Ndërsa në vitin 2015 në total kanë marrë pjesë rreth 540
000 nxënës, përfaqësues të 29 milionë nxënësve të moshës 15 vjeç, nga 72 vende
pjesëmarrëse208.
207 Rezultatet PISA, http://www.oecd.org/pisa/keyfindings/pisa-2012-results.htm, konsultimi i fundit
qershor 2016 208 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
113
Grafiku 11. Rezultatet e testit të matematikës 2012/Djem Vajza
Në matematikë nxënësit shqiptarë arrinë nivelin 394 pikë në krahasim me
mesataren e OECD-së 494 pikë. Rezultati 489 është shënua prej vajzave dhe 499 prej
djemve. Në rastin e vendit tonë kjo mesatare qëndron në një nivel për vajzat dhe
djemtë, ndërsa në vendet e OECD-së, ashtu si paraqitet edhe në grafik, djemtë
shënojnë një rezultat më të mirë me një diferencë prej 10 pikësh.
Grafiku 12. Rezultatet për testin e matematikës në programin PISA 2015
djem/vajza
Në matematikë 15-vjeçarët shqipëtarë arritën nivelin e 413 pikëvë kundrejt
mesatares së vendeve të OECD-së që shënohet 490 pikë. Edhe në këtë raund vajzat
shënuan rezultate më të mira se djemtë me një dallim statistikor prej 9 pikësh; 418
vajzat dhe 409 djemtë. Edhe në mesataren e vendeve të OECD-së vajzat qëndrojnë në
krye të listës me një diferencë prej 8 pikësh.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
114
Ndërsa performanca e nxënësve 15 vjeçarë në testin PISA të matematikës e
rendit Francën në mesataren e vendeve të OECD-së për vitin 2012, me një rezultat
prej 495 pikëve kundër 490 pikëve mesatarisht në vendet e OECD-së. Në rastin
francez ky rezultat ka pësuar rënie me 16 pikë që prej vitit 2003 (511 pikë) për një
periudhë 9 vjeçare, Franca ka kaluar nga grupi i vendeve me një performancë më të
lartë se mesatarja e OECD-së në grupin e vendeve me performancës në nivelin e
mesatares së OECD-së209.
Grafiku 13. Rezultatet e testit të leximit 2012/Djem Vajza
Në lexim, nxënësit shqiptarë shënuan një rezultat prej 394 pikësh kundrejt
mesatares së OECD-së 496 pikë. Vajzat u paraqitën më mirë në këtë fushë me një
diferencë prej 14 pikësh (përkatësisht 401/387) ashtu si edhe në vendet e OECD-së
me 37 pikë më lart se djemtë (përkatësisht 515/478).
Grafiku 14. Rezultatet për testin e leximit në programin PISA 2015 djem/vajza
209Rezultatet PISA 2012, https://www.oecd.org/france/PISA-2012-results-france.pdf, konsultimi i
fundit maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
115
Në Shqipëri, performanca mesatare në lexim për 15-vjeçarët është 405 pikë
ndërsa në vendet e OECD-së shënohet mesatarja 493 pikë. Vajzat arritën rezultate më
të larta se djemtë me një dallim të rëndësishëm statistikor prej 59 pikësh; 435 vajzat
dhe 376 djemtë. Mesatarja e OECD-së : 27 pikë më e lartë për vajzat.
Për sa i përket rezultateve të testit të leximit, Franca është mbi mesataren e vendeve të
OECD-së, me një rezultat prej 505 pikëve (kundër 496 pikëve, mesatarja në vendet e
OECD-së) dhe shënon një rezultat identik me ato të arritura në PISA 2000. Pas një
rënie të dukshme në rezultatet e testit të leximit në PISA 2003 dhe PISA 2006,
rezultatet e Francës fillojnë të rriten në PISA 2009. Kjo prirje është konfirmuar me
ciklin e PISA-s 2012.
Diferenca e performancës në rezultatet e testit të leximit midis vajzave dhe
djemve është e konsiderueshme. Nëse krahasohet diferenca e rezultateve midis
vajzave dhe djemve nga PISA 2000 në PISA 2012, do të konstatohet një rritje nga 29
në 44 pikë, diferencë në favor të vajzave. Pra shënohet një përmirësim i rezultateve në
testin e të kuptuarit përmes leximit, falë rezultateve të larta të arritura nga vajzat210.
Grafiku 15. Rezultatet e testit në shkencë 2012/Djem Vajza
Në shkencë nxënësit shqiptarë arritën rezultatin 397 pikë krahas mesatares së
vendeve të OECD-së ku u arrit rezultati e 501 pikëve. Edhe në këtë fushë vajzat
pozicionohen më lart se djemtë me një diferencë prej 7 pikësh (përkatësisht 401-394).
Ndërsa në vendet e OECD-së djemtë paraqiten më mirë se vajzat me një diferencë
prej 2 pikësh (përkatësisht 500-502).
Në Shqipëri për vitin 2012, shënohet një nivel i ulët në raportin numër
kompjuterash për nxënës në krahasim me vendet e tjera dhe ekonomitë e tjera
pjesëmarrëse në PISA. (8.9 nxënës/kompjuter ndërsa mesatarja e vendeve të OECD-
së 4.7 nxënës/kopjuter, Rankimi 56/64).
210Rezultatet PISA 2012, https://www.oecd.org/france/PISA-2012-results-france.pdf, konsultimi i
fundit maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
116
Grafiku 16. Rezultatet për testin e shkencës në programin PISA 2015 djem/vajza
Në shkencë është shënuar një mesatare prej 427 pikësh krahas 493 në vendet e
OECD-së. Në mesataren e vendeve të OECD-së djemtë kryesojnë renditjen me një
diferencë prej 4 pikësh; 495 kundrejt 491, ndërsa në rastin shqiptar vajzat qëndrojnë
24 pikë më lart se djemtë 439 kundrejt 415.
Në Shqipëri, varianca e performancës në fushën e shkencës është më pak e lidhur me
statusin socio-ekonomik të nxënësve në krahasim me vendet dhe ekonomitë e tjera
pjesëmarrëse në PISA. (0%, Rankimi 69/69)
Diferenca midis rezultateve të shënuara nga vajzat dhe nga djemtë në fushën e
shkencës është ndër më të mëdhatë midis vendeve dhe ekonomive pjesëmarrëse në
PISA 2015. Rezultatet e shënuara nga vajzat janë më të larta.
Niveli i performancës tek 15 vjeçarët francezë në shkencës është në mesataren
e vendeve të OECD-së, me një rezultat prej 499 pikë (kundrejt 501 pikë mesatarisht
në vendet e OECD-së), dhe mbeti i qëndrueshëm që nga viti 2006211.
Edhe pse niveli i mirëqenies materiale të fëmijëve në Francë, rezulton
relativisht i lartë, performanca e nxënësve francezë në shkollë mbetet në nivelin e
mesatares së vendeve të OECD-së.
Numri i personelit mësimdhënës për nxënës në shkollat e frekuentuara nga të
rinjtë 15 vjeçarë në Shqipëri është relativisht i ulët. (8.33 rankimi 68/69).
Në Shqipëri shënohet një nivel shumë i ulët në raportin numër kompjuerash për
nxënës në krahasim me vendet e tjera dhe ekonomitë e tjera pjesëmarrëse në PISA.
(0.1 në numër, Rankimi 66/69)
Rezultatet e lartpërmendura i programit PISA, në këndvështrimin e
specialistëve të fushës së arsimit, mund të komentohen : « Nëse do ta gjykonim të mirë
renditjen e rezultateve kjo do të ishte një rastësi, pasi formimi i nxënësve lidhet me një
sistem arsimor të paqëndrueshëm dhe me një sistem tepër dinamik të kurrikulave, pa
dashur të jemi pesimist… » koment ky i sjellë nga specialisti i kurrikulës pranë
Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë.
211Rezultatet PISA 2012, https://www.oecd.org/france/PISA-2012-results-france.pdf, konsultimi i
fundit maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
117
E pyetur për efektivitetin e politikave sociale në fushën e arsimit, përgjatë
intervistës së realizuar për qëllimin e këtij studimi, ekspertja rajonale e Observatorit të
të drejtave të fëmijëve shprehet : « Unë mendoj se sistemi arsimor është prekur nga
analfabetizmi funksional dhe së dyti, e gjykoj të lartë nivelin e braktisjes së shkollës. »
I pyetur mbi politikat sociale të ndërmarra në arsim, specialisti i kurrikulës pranë
Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë thekson « … në sistemin arsimor shqiptar
ndërmarrja e politikave teorikisht është e kënaqshme, pavarësisht faktit që ndodhemi
në një sistem në proces reformimi. Gjithashtu vërejmë një tendecë përqasje me
normat evropiane dhe globalizimit. Ajo çka synohet nëpërmjet këtyre reformave është
gjithpërfshirja që konsiderohet si thelbi i sistemit të arsimit. Nuk mund të ngrihet një
politikë arsimore pa konceptin e gjithpërfshirjes. Problemi qëndron në kuptimin
filozofik të gjithëpërfshirjes, që kur i referohemi aplikimit në praktikë gjërat janë
shumë ndryshe. Ky koncept duhet të integrohet edhe në vendimarrje edhe në ofrimin e
shërbimit si dhe në realizimin e ofrimit të këtij shërbimi. Jo vetëm që nuk ka një
gjithpërfshirje në vendimarrje, por kjo do të reflektohet edhe me keqkuptime në
ekzekutim. »
I pyetur në lidhje me kapacitetin e strukturave ekzekutuese të politikave
sociale ai shprehet « … ka një mungesë të përshtatshmërisë së stukturave, kryesisht në
fushën sociale sepse arsimin nuk duhet ta konsiderojmë vetëm si një fushë të izoluar
brenda kurrikulave. Ministria e Arsimit mund të drejtojë politikat arsimore, ndërkohë
që arsimi u përket edhe institucioneve vendore të cilat janë shumë më pranë realitetit
për vlerësimin e kushteve fizike dhe infrastrukturës ku do të implementohen këto
politika. Këtu vlen të theksohet se ka një mungesë të theksuar të koordinimit
ndërinstitucional edhe pse bashkëpunimi është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.
Ajo çka duhet të prijë koordinimin ndërinstitucional të politikave arsimore është
vizioni i përbashkët i këtyre institucioneve. Ky mirëkoordinim duhet të fillojë nga
ndërveprimi konstruktiv i Ministrisë së Arsimit me Ministrinë e Mirëqënies Sociale
dhe Rinisë.
Çdo institucion përgjegjës në këtë fushë plotëson detyrimet ligjore për pjesën
që ka përgjegjësi dhe në fund marrim një ndikim të fragmentarizuar ku evidentohet
një mungesë e sinergjisë. »
Për sa i përket kapaciteteve institucionale « …ato ekzistojnë edhe pse do të duhet t’i
ristrukturojmë. Ndërsa burimet njerëzore mund të them me bindje se nuk janë të
mjaftueshme ose gati nuk kemi burime njerëzore të specializuara. Kemi mungesë të
specialistëve në fushën e trajtimit psiko-social të fëmijës dhe pjesa më e madhe e
burimeve njerëzore formohen përgjatë ushtrimit të profesionit, pra e fitojnë
eksperiencën në punë. »
I pyetur në lidhje me ndikimet e praktikave ndërkombëtare në fushën e
arsimit, ai shprehet « … ka një ndikim pozitiv dhe negativ njëherazi. Shpesh ne
adaptojmë një sërë praktikash që na kërkohen apo rekomandohen nga
ndërkombëtarët, por nuk merret në konsideratë konteksti dhe rrethanat e vendit. Pra,
realizohet një qasje e legjislacionit, por vështirësitë reflektohen përgjatë
zbatueshmërisë të këtyre praktikave. »
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
118
I pyetur mbi nivelin arsimor të fëmijëve në Shqipëri, specialisti i kurrikulës
thotë : « Sistemi arsimor është në krizë dhe kjo detyrimisht do të pasqyrohet dhe në
nivelin e arritjeve. Nëse evidentohen arritje të kënaqëshme, kjo ka ndodhur në mënyrë
rastësore ose mund të shpjegohet nga faktorë të tjerë, por jo si rezultat i ndikimit të
një politike arsimore të qartë. Fakti që në një periudhë prej 10 vjetësh ndryshohen 3
herë kurrikula tregon paqëndrueshmëri të sistemit. Kurrikula nuk mund të përgatitet
për një brez (3-4 vjet), por duhet të ngrihet mbi një vizion largpamës. Nëse investojmë
sot në arsim, produkti do të merret pas 10 vitesh… Nëse sot ne po “korrim” rezultatet
e kaosit të viti 1997 ku pothuajse nuk kishte sistem arsimor, ajo që është edhe më
shqetësuese është mungesa e këtij vizioni për të ardhmen në politikat aktuale”.
“Pavarësisht situatës të përshkruar më lart, duhet të theksojmë që gjërat
ndryshojnë por me ritme të ngadalta. Në 5 vjet eksperiencë pune si specialist dhe
përgjegjës kurrikule, mund të them që gjerat kanë evoluar. Instiucionet sa vjen dhe
janë më pak rezistente ndaj përqasjes së praktikave të reja. Në disa raste zbatimi i
këtyre praktikave kombinon vullnetin e punonjësve dhe detyrimin ligjor ndërsa në
raste të tjera këto praktika pranohen vetëm nën detyrimin ligjor”.
Fëmijët 15-18 vjeç të cilët nuk janë as të punësuar as në sistemin
arsimor apo trajnim profesional Për të trajtuar dimensionin e arsimit krahas rezultateve të arritura në testet
PISA në metodologjinë e këtij punimi është parashikuar të analizohet nivelin i të
rinjve NEET.
Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që nuk kanë aktivitet profesional, nuk janë pjesë
e sistemit të edukimit arsimor apo programeve të trajnimeve profesionale, do të bëhen
subjekt i politikave për të rinjtë. Që nga viti 2010, Komisioni Evropian drejtoi fokusin
në një kategori të re popullate, "Neet" (Neither in Employment nor in Education or
Training)212. Pra synohet të identifikohen të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që nuk janë as
të punësuar as në arsim apo në trajnim profesional. Kjo nismë lejon të identifikohen
këta të rinj që deri tani nuk rezultonin në statistika të përgjithshme.
Kjo kategori të rinjsh shpesh përfaqësohet nga një sërë faktorësh vulerabiliteti:
të rinj të dekurajuar, të rinjtë me aftësi të kufizuara apo të rinj të painformuar dhe të
pa sigurt për të bërë zgjedhje në jetë.
Studime rreth kësaj kategorie janë të pakta por ato pak që ekzistojnë e
parashtrojnë situatën si një çështje nën përgjegjesinë e autoriteteve publike, qofshin
ato lokale, kombëtare ose evropiane, sepse kjo kategori paraqet një risk të lartë të
përjashtimit social213.
Duke qënë se fokusi i studimit tonë është i përqendruar tek fëmija ne nuk do të
analizojmë nivelin e të rinjve 15-29 vjet pa aktivitet profesional, që nuk janë pjesë e
sistemit të edukimit arsimor apo programeve të trajnimeve profesionale, por brenda
kësaj kategorie do të fokusohemi tek fëmijët e grupmoshës 15-18 vjeç.
212Të rinjtë NEET, http://www.lemonde.fr/les-decodeurs/article/2014/07/10/jeune-sans-emploi-et-hors-
du-systeme-scolaire-qui-sont-les-neet_4453249_4355770.html, konsultim i fundit qershor 2016 213 Të rinjtë NEET, http://www.injep.fr/article/les-jeunes-ni-en-emploi-ni-en-etudes-ni-en-formation-
un-nouvel-indicateur-cible-des, konsultim i fundit qershor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
119
Fëmijëve 15-18 vjeç NEET nuk janë pjesë e asnjë politike të ndërmarrë nga
sektori përgjegjës për politikat arsimore në vendin tonë. Kjo sepse pas arsimit të
detyruar nuk mund të flasim për një braktisje shkollore dhe situata menaxhohet nën
vullnetin e lirë të fëmijës si dhe nga ndikimi i punës së shërbimeve psiko-sociale të
integruara pranë shkollave të mesme.
Në grafikun e mëposhtëm shihet se në vitin 2011 një e katërta e fëmijëve 15-
18 vjeç nuk janë të angazhuar as në sistmin arsimor, as të punësuar dhe as në proces
trajnimi profesional. Kjo kategori fëmijësh shkon në 17.8% në vitin 2012. Përqindja e
kësaj kategorie do të pësojë një rritje në vitin 2013 ku shënohet niveli 21.4%. Ndërsa
në vitin 2014 ndodhemi në nivelin e 19.4% dhe 20.3% për vitin 2015.
Grafiku 17. NEET/ Fëmijët e moshes 15-18 vjeç që nuk janë në
shkollë/punë/trajnim
Sipas Këshillit të Analizës Ekonomike në Francë, në vitin 2012 evidentohen 1,9
milion të rinj 15-29 vjeç, pa aktivitet profesional dhe që nuk bëjnë pjesë në sistemin e
arsimimit. Kjo shifër prezanton 17% të kësaj grupmoshe. Nëse i referohemi të
dhënave të detajuara shohim se janë vetëm 6,4% që i përkasin grupmoshës 15-18 vjeç
që klasifikohen në kategorinë NEET214.
Në Francë vëherehet një rritje e ndjeshme e të rinjve NEET pas krizës financiare
të vitit 2008. Në vitin 2015 shënohet me një rritje globale prej 0.3 pikësh. Do të
identifikohet gjithashtu një rënie e pjesëmarrjes të të rinjve në tregun e punës nga viti
2009 deri në fillim të vitit 2012, me një proporcion më të lartë tek të rinjtë që nuk
kanë qenë pjesë e tregut të punës në momentin e krizës.
Pjesëmarrja e të rinjve ndryshon në varësi të grupmoshës: 13.4% për fëmijët 15-
18 vjeçarë në vitin 2015, 62.3% për të rinjtë 20-24 vjeç dhe 84.7% për grupmoshën
25 -29 vjet. Femrat janë në për një kohë më të gjatë në sistemin arsimor dhe
214 Analiza e Këshillit të Analizës Ekonomike, http://www.cae-eco.fr/IMG/pdf/cae-note004.pdf,
konsultimi i fundit janar 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
120
investohen më shumë për rritjen e fëmijëve. Kjo korrespondon me një pjesëmarrje
më të ulët të tyre në tregun e punës215.
Sipas të dhënave të marra pranë “Polit të punësimit”, institucionit ekuivalent të
Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Shqipëri, ekzistojnë disa politika të cilat
fokusojnë të rinjtë e pakualifikuar dhe fëmijët 15-18 vjeç.Ky institucion në
bashkëpunim me strukturat ofruese të punësimit fokuson fëmijët e familjeve
vulnerabël216.
Në sistemin francez ekziston një dispozitiv i Marrëveshjes Kombëtare
Ndërprofesionale për të rinjtë, e cila shërben për të mbështetur të rinjtë NEET në
procesin e punësimit. Zbatimi i këtij dispozitivi mbështetet financiarisht nga Fondi
Social Evropian në kuadër të "Iniciativës për Punësimin e të Rinjve"dhe menaxhohet
nga secili vend në nivel kombëtar217.
Në pamje të parë arritjet në të tre testet shkencë, matematikë dhe të kuptuarit gjatë
leximit, vijnë të kënqshme për vendin tonë, por kur relativizojmë këto rezultate me
arritjet në vendet e OECD-së Shipëria renditet e 56-ta nga 65 vende pjesëmarrëse për
vitin 2012 dhe e 51-ta nga 72 vende pjesëmarrëse për vitin 2015.
Rezultatet e vendit tonë të relativizuara në rang ndërkombëtar vijnë në nivele të
ulta, kjo mund të lidhet me dinamizmin e kurrikulave, që cilësohet si një element
negativ për konsolidimin e sistemit arsimor. Ky fenomen evidentohet edhe nga
specialisti i kurrikulave pranë DAR Korçë. Një tjetër element që mund të ndikojë
negativisht në këto arritje është mungesa e koordinimit të strukturave që kanë ndikim
mbi sistemin arsimor.
Duke u bazuar në këto të dhëna, efikasiteti i ndërhyrjes së autoriteteve publike do
e gjykonim të ulët.
Mbas analizës të shifrave rezulton se fëmijët NEET në vendin tonë përfaqësojnë
një numër jo të vogël të grupmoshës së tyre. Këta fëmijë jo vetëm që nuk premtojnë
për një të ardhme profesionale por përfaqësojnë një kategori me probabilitet të lartë
për t’ju drejtuar delinkuancës. Në vendin tonë, për të paktën brenda strukturave të
sistemit arsimor nuk eksizton asnjë dispozitivë për të minimizuar këtë situatë
inaktiviteti.
Nëse këto shifra do i relativizojmë me nivelet e vendeve të zhvilluara dhe Francën
më në veçanti, situata për vendin tonë vjen edhe më shqetësuese. Mesatarja e të rinjve
NEET në vendet e OECD-së është afërsisht 8% ndërsa për Francën 6%.
3.4 Dimensioni i shëndetit dhe sigurisë në Shqipëri dhe në Francë
Të drejtat e fëmijëve bazohen kryesisht në parimin se çdo fëmijë ka të drejtën
e pamohueshme për të jetuar dhe shtetet duhet të sigurojnë për aq sa të jetë e mundur,
mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijëve (neni. 6). Për Konventën e Kombeve të
Bashkuara të të Drejtave të Fëmijëve shëndeti është një prioritet i lartë dhe
215Të rinjtë NEET, http://dares.travail-emploi.gouv.fr/IMG/pdf/2017-016.pdf, konsultimi i fundit janar
2016 216 Të rinjtë jashtë tregut të punës, http://www.pole-emploi.org/informations/jeunes-eloignes-de-l-
emploi-parlons-neet--@/ 29887/ view-article-158362.html?, konsultimi i fundit maj 2016 217 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
121
nënshkruesit e saj janë të angazhuar për të investuar në sistemet shëndetësore dhe për
të siguruar që fëmijët të gëzojnë standardin më të lartë të mundshëm të shëndetit (art.
24). Midis masave specifike që duhet të merren. Konventa thekson nevojën për të
reduktuar vdekshmërinë foshjore, për t’u siguruar nënave para dhe pas lindjes
kujdesin e duhur, për të zhvilluar kujdesin shëndetësor parandalues, si dhe të sigurojë
që prindërit dhe fëmijët të kenë qasje në informacion mbi shëndetin dhe të ushqyerit e
fëmijëve si dhe në parandalimin e aksidenteve. KDF-ja e OKB-së u kërkon gjithashtu
vendeve për të siguruar zhvillimin e aftësive mendore dhe fizike të fëmijëve (neni.
29.1) dhe të sigurohen që ata të kenë qasje në aktivitete formuese (art. 31.1)218.
Paralelisht, me detyrimet ndërkombëtare ofrimi i shërbimit dhe përkujdesit
shëndetësor inkuadrohet edhe në dispozitat ligjore të vendit tonë. Kjo e drejte
percaktohet ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, sipas se ciles, « shtetasit
gezojne ne menyre te barabarte te drejten per kujdes shendetesor nga shteti. »219.
Ky angazhim kushtetues mbeshtetet edhe nga parimet per sherbime cilesore dhe
gjitheperfshirese në fushën e shëndetit, te cilat parashikohen ne ligjet « Per Shendetin
Riprodhues »220 dhe për « Shëndetin Publik »221.
Edhe në sistemin francez politikat shëndetësore synojnë organizimin e kujdesit
shëndetësor të popullates, parandalimit, trajnimin mjekësor si dhe promovimin dhe
integrimin e objektivave të shëndetit publik në sektorët e tjerë të shoqërisë 222 .
Integrimi i shëndetit në të gjitha politikat publike është një prioritet në sistemin
francez dhe konsiderohet si një mjet për të vepruar përtej politikave tërësisht
shëndetësore. Kjo ndikon në ruajtjen dhe zhvillimin e shëndetit të popullatës. Në këtë
kuadër kërkohet zbatimi i një qasje ndërsektorial për bashkëpunim midis sektorit
shëndetësor dhe sektorëve të tjerë për të menaxhuar çështjet shumëdimensionale223.
Integrimi i shëndetit në të gjitha politikat publike është sugjeruar në vendet e BE-së
në vitin 2006 kur presidencën e radhës e mbande Finlanda, praktikë kjo e suksesshme
në Finlandë dhe e parashikuar në një sërë traktatesh ndërkombëtare.
Politikat publike mund të vlerësohen pozitivisht apo negativisht në aspektin e
ndikimeve mbi shëndetin dhe mirëqenien. Vlerësimi i ndikimit është thelbësor për
integrimin e dimensionit të shëndetit në të gjitha politikat publike224.
Ndërkohë, mbrojtja sociale i referohet të gjithë mekanizmave të mirëqenies kolektive,
duke lejuar individët të përballen me pasojat financiare të "rreziqeve sociale"
(moshimi, sëmundjet, paaftësia, papunësia, lindjet, përgjegjësia familjare, etj).
218 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve,
https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_version.pdf 219 Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, 1998, Neni 55, konsultimi i fundit qershor 2016, konsultimi i
fundit qershor 2016 220 Ligji për shëndetin riprodhues, http://www.ishp.gov.al/ep-content/uploads/2012/03/P%C3%ABr-
sh%C3%ABndetin-riprodhues.pdf, konsultimi i fundit qershor 2016 221 Ligji për Shëndetin publik, http://www.ishp.gov.al/ep-content/uploads/2012/03/Ligji-i-shendetit-
publik.pdf, konsultimi i fundit qershor 2016 222 Politikat shëndetësore në sistemin francez, http://www.vie-publique.fr/th/politique-publique/sante-
protection-sociale.html, konsultimi i fundit qershor 2016 223 Politikat ndërsektoriale,
http://www.orsnpdc.org/wp-content/uploads/2015/02/stpl13-4.pdf, konsultimi i fundit korrik 2017 224 Po aty
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
122
Përtej detyrimeve ligjore, femijet jane e ardhmja e vendit. Shendeti i dobet përgjate
femijerise mund te shkaktoje probleme shendetesore gjate gjithë jetes, cka kufizon
mundesite shoqerore dhe ekonomike. Investimi per shendetin e femijeve eshte njera
nga rruget me te mira te investimit per te ardhmen.
Sistemi shendetesor ne Shqiperi eshte kryesisht publik. Shteti eshte ofruesi
kryesor i sherbimeve shendetesore, i promovimit te shendetit, parandalimit,
diagnostikimit dhe trajtimit te semundjeve. Sektori privat, i cili eshte ende ne zhvillim
mbulon pjesen me te madhe te sherbimeve farmaceutike dhe dentare si dhe disa
klinika per diagnoza shume te specializuara. Ministria e Shendetesise eshte
udheheqese ne zhvillimin dhe planifikimin e politikave shendetesore si dhe ne
zbatimin e strategjive te shendetesise225. Edhe sistemi shëndetësor francez është i
përbërë nga institucionet publike dhe institucionet private shëndetësore.
Edhe në këtë sistem ofruesi kryesor i shërbimeve shëndetësore ngelet shteti.
Ky sistem funksionon në bazë në aktit të 31 dhjetorit 1970 për reformën spitalore, ku
përcaktohet kuadri i përgjithshëm i organizimit të institucioneve spitalore dhe
planifikimit bazë shëndetësor. Ligji i 31 korrikut 1991 është përfunduar duke njohur
unitetin e sistemit spitalor dhe të disa institucioneve private të përfshira në shërbimin
publik226.
Në këtë dimension do të trajtohen një seri indikatorësh mbi shëndetin dhe
sigurinë e fëmijës. Treguesit e fëmijërisë së hershme përfaqësohen nga të dhënat për
lindjen nën peshë, vdekshmërinë foshnjore, ushqyerjen me gji dhe normat e
imunizimit, ndërsa periudha e fëmijërisë së mesme dhe fëmijërisë së vonë mbulohen
nga të dhënat mbi nivelin e aktivitetit fizik.
Të gjitha qeveritë e vendeve të zhvilluara investojnë për shëndetin e fëmijëve
para, pas lindjes dhe gjatë fëmijërisë së hershme, për të ofruar një fillim sa më të mirë
për qytetarët e tyre. Një gamë e gjerë rregullash janë krijuar për të kontribuar në
sigurinë e fëmijëve dhe për të minimizuar numrin e aksidenteve. Theksohet se në të
gjitha këto vende vaksinimi është tërësisht apo pjesërisht i subvencionuar. Niveli i
vaksinimit lejon matjen e interesit të prindërve në promovimin e mirëqenies së
fëmijëve. Edhe kujdesi shëndetësor parësor për fëmijët në përgjithësi është i
subvencionuar pjesërisht apo tërësisht.
Në lidhje me aktivitetin fizik të fëmijëve autoritetet përgjegjëse mund të
ndërhyjnë duke riorganizuar programin mësimor. Ekzistojnë dispozitiva institucionale
të drejtpërdrejta që lejojnë për t'u dhënë fëmijëve kohë dhe hapësirë mbi praktikimin e
veprimtarive fizike gjatë kohës së shkollës dhe u sigurojnë atyre infrastrukturën e
nevojshme për ushtrimin e aktivitetit fizik. Element tjetër i rëndësishëm në këtë fushë
është informimi i prindërve në lidhje me nevojat e fëmijëve përmes shërbimeve të
kujdesit shëndetësor parësor.
225 Sistemi shëndetësor në Shqipëri, http://www.shendetesia.gov.al/al/ministria/organizimi-i-sistemit-
shendetesor, konsultimi i undit qershor 2016 226 Ligji për shërbimet spitalore 31 korrikut 1991, https://www.cap-concours.fr/sanitaire-et-
social/concours-paramedicaux/reviser/l-organisation-du-systeme-de-sante-cc_san_05, konsultim i
fundit qershor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
123
Vdekshmëria foshnjore
Treguesi i vdekshmerise neonatale të nje vendi perdoret gjeresisht si nje
tregues i shendetit publik, cilesise se sherbimeve shendetesore, shperndarjes se
pasurise dhe standardit te pergjithshem te jeteses227.
Per te parandaluar dhe trajtuar shkaqet e vdekjeve te te porsalindurve
ekzistojne nderhyrje që analizojnë nivelin e kostos dhe efektivitetit. Permiresimi i
cilesise se kujdesit rreth kohes se lindjes shpeton shume jete, por kjo kerkon punonjes
te specializuar dhe infrastrukturën logjistike.
Në vendin tonë shënohet një rënie e vdekshmërisë neonatale edhe pse me
ritme të ngadalta. Rënia lidhet me një rritje të numrit të lindjeve në institucionet
shendetesore. Nëse u referohemi statistikave të INSTAT-it vdekshmëria neonatale
ngelet në nivelin 7%, një shifër kjo e gjykuar relativisht e lartë 228 . Niveli i
vdekshmërisë neonatale prezanton rreth 75% te vdekshmerise foshnjore229.
Nëse u referohemi statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë mbi vdekshmërinë
neonatale numri më i madh i vdekjeve neonatale shënohet në periudhën e javës së
parë pas lindjes (0-6 ditë)230.
Në dokumentin strategjik dhe planin e veprimit për shëndetin seksual dhe
riprodhues 2017-2021 të ngritur nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se sherbimi
neonatologjik ne vendin tone ofrohet në tri nivele te kujdesit shendetesor231:
Qendrat shendetesore, ambulancat ne fshat dhe konsultoret e femijes ne qytet
qe ndjekin kujdesin per mirerritjen dhe zhvillimin e femijes nga 0-6 vjec.
Kujdesin spitalor neonatologjik te ofruar brenda reparteve te materniteteve ne
spitalet e rretheve.
Niveli me i larte i kujdesit neonatal ofrohet ne Spitalet Obstetrik-
Gjinekologjik “Mbreteresha Geraldine” dhe “Koco Glozheni” ne Tirane.
Ashtu si paraqitet edhe në grafikun e mëposhtëm, në vendin tonë ka një rënie të
koeficientit të vdekshmërisë foshnjore për periudhën referuese. Në vitin 2011
shënohen 8.7 vdekje foshnjore për 1000 foshnja (0-1 vjet). Në vitin 2012 ky
koeficient pëson një rritje të lehtë dhe shkon 8,8, për vitet 2013 dhe 2014 kjo shifër
qëndron e njëjtë 7,9 dhe për vitin 2015 shkon 7 vdekje foshnjore për 1000 foshnja.
227 Lawn, J, Cousens, S, Bhutta, Z, Darmstadt, G, Martines, J, and Paul, V. Why are 4 million newborn
babies dying each year? Lancet. 2004; 364: 399–401 228 ISHP, UNICEF, Raport shendetesor kombetar “Gjendja shendetesore e popullates shqiptare”
Tirane, 2014. 229 Mortality rate- infant (per 1.000 live births) in Albania www.tradingeconomics.com
/albania/mortality- rate-infant-per-1-000-live...albania mortality rate infant per 1 000 live births wb
data World Bank Indicators - Albania – Mortality, konsultimi i fundit maj 2016 230 MSH, Drejtoria e Perparimit Shendetesor, Kontrollit te Cilesise dhe Jetesimit te Prioriteteve, sektori
monitorimi vleresimit te treguesve shendetesor 231 Ministria e Shëndetësisë, Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit 2017-20121,
http://www.shendetesia.gov.al/files/userfiles/Shendeti_Publik/STRATEGJIA_E_SHENDETIT_RIPRO
DHUES_2017-2021_Final_5_dhjetor_2016-1.pdf
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
124
Grafiku 18. Koeficienti i vdekshmërisë foshnjore, 2011-2015
Franca e viteve 1980 ndodhet në nivelin 10 vdekje për 1000 fëmijë në një vit.
Këto norma shënohen edhe në shumicën e vendeve evropiane për periudhën
referuese. Sot, vdekja e fëmijëve është një fenomen i rrallë dhe aksidental në të gjitha
vendet e zhvilluara. Rënia e vazhdueshme e nivelit të vdekshmërisë foshnjore në
gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë i dedikohet suksesit të luftës kundër sëmundjeve
infektive. 232.
Sipas të dhënave te INSEE-se (Instituti Kombëtar i Studimeve dhe i
Statistikave Ekonomike), në vitin 2013 shkalla e vdekshmërisë foshnjore në Francë
ishte 3.6 vdekje për 1 000 lindje. Në vitin 2014 dhe 2015 ky fenomen vjen
përkatësisht në nivelin 3.5 dhe 3.7 vdekje për 1 000 lindje. Ndërsa në vitin 2016
ndodhemi në nivelin 3.8 vdekje për 1 000 lindje 233.
Ashtu si në rastin shiptar edhe në sistemin shëndetesor francez kuadri ligjor
parashikon funsionimin e sektorit neonatal. Dekreti nr. 98-899 i 9 tetorit 1998 mbi
shëndetin publik dhe institucionet private që ushtrojnë obstetrikë, neonatologji dhe
reanimim neonatale, e konsideron qendrën perinatale si një institucion praktikues
shëndetësor përgjegjës mbi :
Obstetrikën :
për menaxhimin e shtatzënisë dhe identifikimin e faktorëve të rrezikut;
për lindjen dhe kujdesin e nënës dhe të porsalindurit, procedurat kirurgjike;
për monitorimin e menjëhershëm pas lindjes të nënës dhe fëmijës;
Neonatologjinë :
për monitorimin dhe kujdesin e specializuar për të sapolindurit në rrezik dhe
ata që ndodhen në një gjendje të përkeqësuar pas lindjes;
krijimi i një zone te kujdesit intensiv për të porsalindurit,
232Vdekshmëria foshnjore në Francë, http://www.ined.fr/fr/tout-savoir-population/memos-demo/fiches-
pedagogiques/la-mortalite-infantile-en-france/ 233Vdekshmëria foshnjore në Francë, https://www.insee.fr/fr/statistiques/2383444, konsultimi i fundit
mars 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
125
Reanimimi neonatal
Kujdes i specializuar për të sapolindur në gjendje të rëndë ose në rrezik për
jetën.234
Niveli i lartë i vdekshmërisë foshnjore (7- 8,7 vdekje për 1000 fëmijë të lindur
gjallë kundrejt koeficientit 3,6 në rastin francez) lejon të deduktohet një nivel i ulët i
ndërhyrjes së autoriteteve publike në këtë fushë. Kjo bazohet edhe në përkufizimin e
OBSH-së mbi treguesit e vdekshmërisë neonatale, sipas së cilit ky indikator flet
drejtpërsëdrejti mbi shëndetin publik, cilesine e sherbimeve shendetesore,
rishperndarjen e pasurise kombëtare dhe standardit te pergjithshem te jeteses.
Ky arsyetim vjen në të njëjtën linjë logjike me përfundimet e studimeve të
realizuara nga Zyra Rajonale e Evropës mbi shëndetin dhe kujdesin e të porsalindurve
në vendin tonë « …Veprimtaria e autoriteteve publike në këtë fushë qëndron larg
standardeve ndërkombëtare… » Identifikohet një mungesë e vazhdimësisë të kujdesit
te të porsalindurit dhe në koordinimin e profesionistëve dhe shërbimeve. Sistemi i
referimit nuk është i rregulluar. Mungesa identifikohen edhe në pajisjet dhe
infrastukturat që ofrojnë shërbimet. Vlen të përmendet dhe niveli i ulët i
profesionalizmit si dhe aplikim i dijeve jo të përditësuara nga ana e profesionistëve235.
Nënpesha në lindje
Foshnjat e lindura nën peshë (më pak se 2.5 kg) rritin rrezikun e vdekshmërisë
së fëmijës në muajin e parë dhe vitet e para të jetës së tyre. Përveç kësaj, sistemi i tyre
imunitar është i dobët dhe ata janë më të ekspozuar ndaj sëmundjeve si diabeti dhe
sëmundjet e zemrës në moshën e rritur. Këta fëmijë mund të vuajnë nga kequshqyerja,
mungesa e aftësive kognitive dhe arrijnë nivele të ulta në testin e inteligjencës. Këta
fëmijë kanë prirje të studiojnë më shumë dhe arritje më të ulta.
Pesha e lindjes është një tregues i mirë jo vetëm për shëndetin dhe gjendjen
ushqyese të nënës por edhe për të ardhmen e të porsalindurit në mbijetesën e tij,
rritjen, shëndetin afatgjatë apo dhe në zhvillimin psiko-social të fëmijës236.
Pesha e ulët në lindje është një problem i madh i shëndetit publik si në vendet
në zhvillim dhe në vendet e zhvilluara. Në vendet në zhvillim, nënpesha në lindje
lidhet shpesh me shëndetin e dobët dhe kequshqyerjen e nënës para dhe gjatë
shtatzënisë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se të sapolindurit nën
peshë përfaqësojnë 17% të të gjitha lindjeve të gjalla. Kjo përqindje është e
234 Të dhëna mbi vdekshmërinë neonatale http://www.perinat-ars-idf.org/downloads/repertoire.pdf,
konsultimi i fundit mars 2016
235 Adoption of the WHO assessment tool on the quality of hospital care for mothers and newborns in
Albania. (Mersini E, Novi S, Tushe E, Gjoni M, Burazeri G. Acta Inform Med. 2012; 20:226-34.
Albania Success story, WHO Regional Office for Europe, Copenhagen 2011, available at
http://www.euro.who.int/_data/assets /pdf_file /0016/154141 / e95980.pdf Maternal, Newborn and
Child Health Care Reform, Albania final project technical Report, October 2007 to July 2012.) 236Tregus mbi peshën e lindjes së fëmijës,
https://www.unicef.org/french/specialsession/about/sgreportpdf/15_LowBirthweight_D7341Insert_Fre
nch.pdf, konsultimi i fundit mars 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
126
ndryshueshme në varësi të vendit nga 7% në vendet e zhvilluara në 19% në vendet në
zhvillim237.
Për më tepër, lindja nën peshë e fëmijëve është përgjegjëse për vdekjen e 9.1
milion fëmijëve çdo vit në mbarë botën, duke përfaqësuar shkakun kryesor të
vdekshmërisë perinatale dhe foshnjore238.
Ka dy kategori të fëmijëve të lindur nën peshë : ka raste të cilat rezultojnë nga
lindja e parakohshme dhe rastet që rezultojnë nga frenimi i rritjes fetale ose kufizimin
intrauterinë i rritjes. Nënpesha në lindje mund të jetë për shkak të faktorëve të
ndryshëm si statusi socio-ekonomik i prindërve, faktorët demografikë (të moshës së
nënës, shtatzëni e shumëfishtë, etj.), sjelljes individuale (pirja dhe konsumi i duhanit
dhe alkoolit), niveli i kujdesit para lindjes.
Sipas të dhënave të OBSH-së rezulton një nivel i lartë i lindjeve nën peshë.
Kjo rritje shpjegohet me disa faktorë. Së pari, numri i shtatzënive të shumëfishta (që
nënkupton një rrezik në rritje të prematuritetit dhe nën peshës) janë rritur në mënyrë
të vazhdueshme, kryesisht për shkak të zhvillimit të trajtimeve të infertilitetit. Së dyti,
gratë kanë qenë të prirura gjithnjë e më shumë për të vonuar shtatzëninë e tyre të parë
deri në të tridhjetat e tyre ose më vonë. Kjo përbën gjithashtu një rrezik për lindjejen e
fëmijëve me peshë të ulët. Së treti, teknologjitë e reja mjekësore dhe përmirësimi i
kujdesit paralindjes kanë rritur shanset e mbijetesës së fëmijëve të lindur me peshë
shumë të ulët239.
Ndërhyrjet kryesore për të shmangur këtë problem përqendrohen në kujdesin
mbi të ushqyerit e nënave shtatzëna, në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve,
reduktimin e shtatzënisë në adoleshencë dhe edukimin e nënës mbi mëmësinë.
237 OMS Low birth weight: a tabulation of available information. Maternal health and safe
motherhood program. Genève : WHO, New York: UNICEF, 1992. 238 OMS. Rapport sur la santé dans le monde 1998. Genève: OMS, 1998 239Të dhëna OBSH për lidjen nën peshë,
http://www.oecdilibrary.org/docserver/download/8107022ec026.pdf?expires=1492796999&id=id&acc
name=guest&checksum=04773678609286C4B9C255C3423BC5C8
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
127
Grafiku 19. Fëmijët e lindur nën peshë, 2011-2015
Në grafikun e mësipërm vërehet rritja e koeficient të nënpeshës në lindje në
vitin 2012 rezultojnë 45.5 lindje nën peshë në 1000. Në vitin 2013 ngelemi në të
njëjtat nivele dhe në vitin 2014 kjo kategori lindjesh pëson rritje. 76.15 fëmijë në
1000 lindje shënohen të kenë lindur nën peshën 2500 gr, ndërsa në vitin 2015 ky
koeficient shënohet 55.4 fëmijë të lindur nën peshë në 1000 lindje.
(Në vitin 2011 lindjet nën peshë kanë qenë të pakonsiderueshme dhe janë trajtuar në
studim.)
Të dhënat për lindjet nën peshë mund specifikohen dhe paraqesin grafikisht
lindjet për periudhën referuese, duke i klasifikuar në dy grupe: fëmijët e lindur nën
peshë poshtë 1500gr dhe fëmijët e lindur nën peshë 1500-2500gr.
Grafiku 20. Lindjet nën peshë/ sipas peshës 2011-2015
Për periudhën e marrë në studim vërehet se me përjashtim të vitit 2014, ku
50,2% e fëmijëve të lindur nën peshë kanë lindur nën 1500 gr., në vitet e tjerat
mesatarisht 15% e fëmijëve të lindur nën peshë kanë qenën nën peshën 1500gr.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
128
Sipas sondazhit kombëtar perinatal në Francë të vitit 2010, 6.4% e të
porsalindurve rezultojnë nën peshë. Një tipar tjetër që karakterizon shëndetin e
fëmijës në lindje është fakti nëse janë apo jo të lindur para kohe. Në Francë,
rezultojnë 6.6% e fëmijëve të lindur para kohe, më pak se 37 javë të shtatzënisë.
Përqindja për peshë të ulët në lindje për peridhën referente është në mesataren e
vendeve të OECD-së240.
Edhe pse për vitin 2012 (45,4/1000) vendi ynë paraqitet në nivel të mirë
krahasuar me Francën dhe me vendet e zhvilluar. Autoritetet publike vazhdojnë të
kenë përgjegjësinë e ndërgjegjësimit mbi kujdesin e të ushqyerit tek nënat shtatzëna,
në parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve, reduktimin e shtatzënisë në adoleshencë
dhe edukimin e nënës mbi mëmësinë.
Ushqyerja me gji Ushqyerja me gji eshte e rendesishme ne fillimin dhe vazhdimin me sukses te
saj. Rendesia e praktikave te duhura te te ushqyerit te foshnjave dhe femijeve te vegjel
eshte e mirenjohur ne Shqiperi, sidomos per shkak te problemeve qe shoqerojne
perdorimin ne rritje te zevendesuesve te qumeshtit te gjirit (IYCF)241.
Ne vitin 1999, parlamenti shqiptar miratoi nje Ligj Kombetar mbi Promovimin
e Ushqyerjes me Gji, me synim sigurimin e ushqyerjes se sigurt, te duhur dhe te
pershtatshme te foshnjave dhe femijeve te vegjel, si dhe per te rregulluar tregun e
zevendesuesve te qumeshtit te gjirit. Ligji bazohej ne Kodin Nderkombetar te
Marketingut te Zevendesuesve te Qumeshtit te Gjirit te miratuar ne vitin 1991242.
Gjithashtu, ne disa rajone te Shqiperise eshte vene ne zbatim nisma e ‘spitalit
miqesor ndaj foshnjes’ per te mbrojtur, promovuar dhe mbeshtetur ushqyerjen me gji.
Me mbeshtetjen e Fondit te Kombeve te Bashkuara per Femijet (UNICEF) dhe
Organizaten Boterore te Shendetesise (OBSH), spitali i pare miqesor ndaj foshnjes ne
Shqiperi u certifikua ne Lezhe ne vitin 1998 dhe ishte i pari spital i ketij lloji ne
rajonin e Ballkanit. Nga viti 1998, numri i materniteteve te certifikuara si BFH eshte
rritur ne vend. Ministria e Shendetesise, me ndihmen e UNICEF-it dhe OJQ-ve te
ndryshme ka kryer sesione të shumta trajnimi mbi keshillimin per ushqyerjen me gji
per punonjes te shendetesise dhe komunitetet ne mbare vendin243.
Të ushqyerit me gji në vendin tonë në vite paraqitet përgjithësisht në nivele të
kënaqëshme :
240Lindjet nën peshë në Francë,
https://www.ined.fr/fichier/s_rubrique/23849/population.societes.2015.523.naissance.petit.poid.influen
ce.instruction.meres.fr.fr.pdf, konsultimi i fundit mars 2016 241 Ushqyerja me gji, https://www.unicef.org/nutrition/files/Final_IYCF_programming_guide_2011.pdf 242 World Health Organization (WHO). International code of marketing of breast-milk substitutes.
Geneva: World Health Organization, 1981 243 Albanian Ministry of Health. 2002. 10 year development strategy of the Albanian health system.
Tirana, Albania: Albanian Ministry of Health
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
129
Grafiku 21. Numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji në %
Me gjithë amplitudat e shënuara në periudhën e marrë në studim, të ushqyerit
me gji në vendin tonë nuk bie nën 79%. Për këtë periudhë, rënie më të madhe të
përqindjes të fëmijëve të ushqyer me gji shënohet në vitin 2001. Në vitin 2012 vërehet
niveli më i lartë.
Grafiku 22. Numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji
Nëse i referohemi grafikut të numrit total të fëmijëve që ushqehen vetëm me
gji për periudhen e marrë në studim, do të vërehet një rënie e numrit të fëmijëve nga
viti 2000 deri në vitin 2012. Shpjegimin e kurbës rënëse të paraqitur në grafikun
numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji, do të gjendet në rënien e numrit
total të lindjeve në vendin tonë.
Drejtoria e Kërkimit Studimit Vlerësimit dhe Statistikave të Ministrisë së
Shëndetësisë në Francë ka publikuar shifra mbi të ushqyerit me gji për vitin 2013.
"Në qoftë se praktika e të ushqyerit me gji ka evoluim të rëndësishëm që nga
vitet 1990, ky evoluim gjykohet i qëndrueshëm për një dekadë, por aktualisht është në
nivel më të ulët se vende fqinje.244
244Ushqyerja me gji, http://drees.social-sante.gouv.fr/IMG/pdf/er958.pdf, konsultimi i fundit maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
130
Në kushtet e të dhënave sociologjike :" Te ushqyerit me gji haset më tepër në nënat e
moshës 30 vjet e lart, nivel të lartë arsimimi dhe me një status të konsoliduar socio-
profesional”.
Në vitin 2013, përqindja e foshnjave që ushqehen me gji shënohet 66%. Kjo
përqindje do të ulet në nivelin 40% për fëmijët 11 javësh, 30% për fëmijët 4 muaj dhe
18% për fëmijët 6 muaj245.
Në Francë, vetëm 6 fëmijë në 10 ushqehen me gji. Ky indikator e rendit
Francën të dytën pas Irlandës në nivelin më të ulët të këtij indikatori (4 fëmijë në
10)246.
Situata në lidhje me këtë indikator mund të gjykohet më pozitive në vendin
tonë për periudhën referuese. Të ushqyerit e fëmijëve ekskluzivisht me gji varion në
nivelin 79-85% kundrejt 60% në Francë dhe 85% në vendet e zhvilluara të OECD-së.
Duke iu referuar këtyre shifrave mund të konkludohet se ky indikator është i mirë
pozicionuar edhe në nivele ndërkombëtare dhe se autoritetet përgjegjëse të shëndetit
publik kanë mundur të sensibilizojnë dhe ndërgjegjësojnë nënat mbi vlerat e të
ushqyerit me gji.
Vaksinimi kombëtar kundër kollës së mirë dhe fruthit
Vaksinimi i pergjithshem kunder semundjeve qe parandalohen me ane te
vaksinimit eshte vendimtar per te pakesuar vdekshmerine e foshnjave dhe te femijeve.
Vaksinimi aktualisht parandalon cdo vit 2.5 milion vdekje ne mbare boten, nga
difteriti, tetanozi, kolla e mire dhe rubeola (WHO, 2009). Imunizimi i femijeve me
vaksinat baze te femijeve eshte nje nga nderhyrjet shendetesore me efikasitetin me te
larte per koston247. Ky proces mund të konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha në
fushën e mjekësisë. Në sajë të vaksinimit, shumë sëmundje të rënda infektive dhe
vdekjeprurëse janë nën kontroll. Rreziqet e këtyre sëmundjeve janë shumë herë më të
vogla se rreziqet e rralla që mund të mbartë vaksinimi.
Vaksinimi i fëmijëve në nivel kombëtar korrespondon me pjesëmarrjen në
aksionin e nxitur nga Organizata Botërore e Shëndetit mbi mbrojtjen e shëndetit të
fëmijëve dhe arritjen e objektivave për zhdukjen në botë të sëmundjeve si poliomeliti
apo fruthi.
Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, femija konsiderohet i vaksinuar
plotesisht ne rast se është imunizuar në mënyrë rigoroze sipas skemës së vaksinimit
kombëtar të një vendi.
Programi Kombetar Shqiptar per Vaksinimin bazohet në skemën e propozuar
nga OBSH.248.
Në këtë dimension do të trajtojmë nivelin e vaksinimit të fëmijëve kundër
kollës së mirë dhe fruthit, dy vaksina që janë të dobishme për të pasur nën kontroll
245 Po aty 246 Ushqyerja me gji në Francë, http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm,
konsultimi i fundit maj 2016 247 World Health Organization (WHO), Global health risks: mortality and burden of disease
attributable to selected major risks. Geneva: World Health Organization, 2009 248 Albanian Ministry of Health.10-year development strategy of the Albanian health system. Tirana,
Albania: Albanian Ministry of Health, 2002.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
131
këto dy sëmundje që lenë pasoja të rënda në shëndetin e fëmijës, por në dias raste
mund të jenë edhe vdekjeprurëse.
Kolla e mirë që njihet edhe si pertusi, është një sëmundje infektive e shkaktuar
nga një bakter që transmetohet me anë të ajrit dhe që para se të fillonte vaksinimi
kundër kësaj sëmundjeje shfaqet epidemi një herë në 3-4 vjet.
Cikli i plotë i vaksinimit kundër pertusisë parashikon marrjen e tre dozave;
ndër to një dozë këshillohet në moshën 6-7 vjeçare dhe një e tretë në moshën 14-15
vjeçare. Ndërsa doza e parë rekomandohet në moshën 3 muajshe, me qëllim që të
sigurohet mbrojtja e fëmijës në vitet e para të jetës, periudhë ku sëmundja shfaq më
tepër rrezikshmëri.
Grafiku 23. Vaksinimi i fëmijëve sipas viteve për kollën e mirë/pertusia
Në grafikun e mësipërm shohim një aplitudë mbi vaksinimin e fëmijëve
kundër kollës së mirë, ajo që vlen të theksohet është që këto amplituda në një
periudhë 20 vjeçare lëvizin midis nivelit 95%-99%. Nga viti 2010 dhe në vazhdimësi
mund të gjykojmë një situatë të mirë të vaksinimit të fëmijëve kundër kollës së mirë.
Ndërsa në rastin e imunizimit të fëmijëve francezë gjatë analizës së të dhënave të
fëmijëve 24 muajsh të lindur në vitin 2010, rezulton nje mbulim i imunizimit ndaj
pertusis (dhe Haemophilus influenzae tipi b), në nivelin 91% dhe 89%, respektivisht,
identike me ato që gjenden në një studim të mëparshëm në fëmijët 2 vjeç, të lindur në
vitin 2008249.
Për sa i përket vaksinës kundër fruthit, ajo përbëhet nga virusi i fruthit i gjallë,
por i dobësuar në mënyrë të tillë që e bën atë të paaftë për të shkaktuar sëmundje dhe
duke mundësuar nxitjen e prodhimit të antikorpeve. Vaksina kundër fruthit mund të
kryhet e vetme ose në të njëjtën kohë me vaksinën kundër rubeolës dhe kundër
shytave (vaksinë e trefishte) ose në kombinime të tjera. Në çdo rast vaksina bëhet me
249Imunizimi I fëmijëve në Francë, https://www.mesvaccins.net/web/news/6140-couverture-vaccinale-
en-france-en-2014-un-bilan-contraste
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
132
injeksion nën lëkurë në pjesën e sipërme të krahut. Vaksinimi kundër fruthit
rekomandohet të bëhet mbas vitit të parë të jetës së fëmijës dhe është e dobishme kur
akoma nuk është marrë sëmundja250.
Grafiku 24. Vaksinimi i fëmijëve sipas viteve për fruthin-rubeolën- parotit
Në grafikun e mësipërm pasqyrohet se si ka evoluar niveli i vaksinimit të
fëmijëve kundër fruthit. Mund të cilësohet që kjo vaksinë nuk vjen si një e vetme për
fëmijët e vendit tonë, ajo kryhet njëkohësisht edhe kundër rubeolës dhe parotitit. Nga
sa vërehet më sipër, mund të thuhet se në periudhën e marrë në studim, ka një rritje të
ndjeshme të numrit të fëmijëve të vaksinuar kundër fruthit. Nga niveli 76% që
shënohet në vitet 1993, në vitin 2010 do shifrat rezultojnë 99%. Kjo mund të cilësohet
edhe si një tendencë për të ardhmen.
Imunizimi kundër fruthit në sistemin francez evidentohet në një mbulim të
lartë. Vaksinimi kundër fruthit, shytave dhe rubeolës (vaksina MMR) rekomandohen
dy doza për të gjithë fëmijët, para moshës 24 muaj dhe për të riturit të lindur mbas viti
1980.
Nga viti 2008 në vitin 2012 evidentohet një prirje për të rritur normën e
fëmijëve të cilët kanë marrë një dozë të vetme të MMR-së. Përkatësisht 90.5% e
fëmijëve të lindur në vitin 2012 dhe 89% të lindurit në vitin 2008251.
Imunizimi i fëmijëve në vendin tonë mund të konsiderohet si indikator që qëndron në
nivelin më të lartë nga gjithë indikatorët e të gjitha dimensioneve krahasuar me
sistemin e imunizimit francez.
Nga vitet 1990 deri në ditët tona evidentohet një tendencë në rritje. Ndërhyrja
e autoriteteve publike në lidhje me këtë indikator mund të konsiderohet efektive. Pra,
99% e fëmijëve janë të vaksinuar kundër fruthit dhe kollës së mirë.
250 Albanian Ministry of Health. 10 year development strategy of the Albanian health system. Tirana,
2002, Albania: Albanian Ministry of Health, 251Imunizimi i fëmjëve në Francë, https://www.mesvaccins.net/web/news/6140-couverture-vaccinale-
en-france-en-2014-un-bilan-contraste, konsultimi i fundit maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
133
Edhe në sistemin e imunizimit francez do të evidentojmë rezultate të larta. 98% e
fëmijëve janë të vaksinuar kundër fruthit dhe kollës së mirë. Ndërsa në vendet e tjera
të zhvilluara të OECD-së do të haset një nivel më i ulët imunizimi tek fëmijët (93%).
Niveli i aktivitetit fizik Për të anlizuar aktivitetin fizik tek fëmijët, së pari do t’i referohemi raportit
« Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç » të
realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik me mbështetjen e UNFPA-së dhe UNICEF-
it252.
Aktiviteti fizik siguron perfitime te rendesishme fizike, mendore dhe
sociale253. Tek femijet dhe adoleshentet, pjesemarrja ne aktivitete fizike shoqerohet
me permiresimin e sistemit muskulo-skeletor, kardiovaskular dhe te shendetit mendor,
duke perfshire edhe reduktimin e ankthit dhe depresionit 254 . Pjesemarrja e
adoleshenteve ne aktivitet fizike varion sipas gjinisë, moshës dhe perkatesisë etnike.
Tashme eshte i njohur fakti se aktiviteti fizik pakesohet me rritjen e moshes dhe se
vajzat, ne menyre tipike, shfaqin nivele me te uleta te aktivitetit fizik se djemtë255.
Strategjia Kombetare e Promocionit te Shendetit nxjerr ne pah rendesine e
aktivitetit fizik ne luften ndaj obezitetit dhe jo vetem. Perfitimet shendetesore nga
aktiviteti i moderuar fizik perfshijne humorin e mire dhe vetevleresimin; paraqitje me
te mire fizike dhe posture me te mire; reduktim te ndjeshem te obezitetit,
hipertensionit, semundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe osteoporozes, si edhe
pakesimin e barres nga semundjet e shmangshme, paaftesine dhe vdekshmerine qe ato
shkaktojne. Udhezimet e fundit rekomandojne qe te gjithe individet duhet te perpiqen
te kryejne gjate dites te pakten 30 minuta aktivitet te moderuar fizik si ecje e shpejte,
ciklizem, vallezim ose not256.
Sjelljet sedentare, te tilla si qendrimi per nje kohe te gjate para televizorit dhe
luajtja me lojera kompjuterike, kane treguar se ato nuk zevendesojne kohen e
shpenzuar per aktivitet fizik257.
Përgjatë realizimit të këtij studimi pjesemarrja ne aktivitet fizik u vleresua
nepermjet pyetjes: Gjate 7 diteve te fundit, ne sa prej tyre keni qene fizikisht aktiv per
te pakten 60 minuta ne dite. Numri i diteve u kategorizua ne 3 variabla: 0 dite, 1-2
dite dhe > 3 dite. 3.1% nxenesve të pyetur raportuan se nuk kishin zhvilluar aktivitet
252Studim mbi aktivitetin fizik të femijëve,
http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/raporte/libri_hbsc.pdf, konsultimi i fundit maj 2016 253 Department of Health, At least 5 a week: evidence on the impact of physical activity and its
relationship to health. A report from the Chief Medical Officer. London: Department of Health. 2004 254 Strong, W.B., Malina, R.M., Blimkie, C.J.R., Daniels, S.R., Dishman, R.K., Gutin, B.,
Hergenroeder, A.C., Must, A., Nixon, P.A., Pivarnik, J.M., Rowland, T., Trost, S. and Trudeau, F.
(2005) Evidence based physical activity for school-age youth. Journal of Pediatrics, 146: 732-737. 255 Nelson, M.C., Neumark-Stzainer, D., Hannan, P.J. and Sirard, J.R. Longitudinal and secular trends
in physical activity and sedentary behavior during adolescence. Pediatrics, 118: e1627-e1634., 2006 256 Strategjia e Shendetit Publik dhe Promocionit te Shendetit, Tirane 2003, fq. 62-63 257 Rey-Lopez, J.P., Vincente-Rodriguez, G., Biosca, M. and Moreno, L.A. Sedentary behaviour and
obesity development in children and adolescents. Nutrition, Metabolism and Cardiovascular Diseases,
18: 242-251, 2008
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
134
fizik ne asnje nga 7 ditet e fundit, 20.6% deklaruan se kishin zhvilluar aktivitet fizik
1-2 dite, ndersa 74.2% nxenesve raportuan se kishin zhvilluar aktivitet fizik te pakten
tri dite te javes. Ka nje diference gjinore domethënëse midis djemve dhe vajzave, qe
kryejne aktivitet fizik mbi 3 dite ne jave, 82% vs. 70% respektivisht, ashtu siç mund
të identifikohet në grafikun e mëposhtëm.
Grafiku 25. Aktivitetit fizik mbi tre ditë në javë sipas gjinisë
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik
Grafiku 26. Shpenzimi i kohës së lirë për fëmijët e marrë në studim
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik
Nxenesit u pyeten sa ore ne dite, gjate kohes se lire, kalonin duke pare
televizor, video, (perfshire edhe YouTube apo sherbime te ngjashme), DVD dhe
argetime te tjera ne ekran; sa ore kalonin duke luajtur me lojera kompjuterike, si dhe
sa ore kalonin duke perdorur kompjuterin apo telefona te tjere smart. Nga pergjigjet e
tyre u konstatua se per te tria pyetjet, gjate fundjaves kishte me shume te rinj qe
shpenzonin dy ose me shume ore me keto aktivitete krahasuar me ditet e javes.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
135
Aktiviteti me i shprehur ishte shikimi i televizorit, videos apo argetime te tjera ne
ekran (74.6%).
Ne pergjithesi nuk kishte ndryshime moshore lidhur me oret e shpenzuara
gjate kohes se lire, por djemte kishin me shume gjasa te qendronin me shume orë se
vajzat duke kryer keto aktivitete.
Ky studim tregoi se prevalenca e aktivitetit te perditshem fizik ishte dukshem
me e larte tek meshkujt sesa tek femrat. Nga ana tjeter, 3.7% e femijeve nuk kishin
kryer aktivitet fizik nje jave para realizimit të studimit, kurse 24.6% e femijeve
raportuan se kishin kryer aktivitet fizik ne baze ditore.
Për sa i përket nivelit të aktivitetit fizik të fëmijëve francezë, që nga viti 2006,
sondazhet tregojnë se ka një rënie në ushtrimin të aktiviteti fizik të rregullt tek
fëmijët, ky pasivitet rritet me moshën dhe veçanërisht prek vajzat.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Ushqimit, Mjedisit dhe Punës, në
anketën e realizuar në vitin 2016 për fëmijët e moshës 3-10 vjet, vetëm 34% e
fëmijëve të kësaj grupmoshe ushtron veprimtari të përditshme fizike. Ndërsa tek
fëmijët 11 dhe 14 vjeç, vetëm 12% prej tyre ushtrojnë aktivitet fizik ditor (60
minuta)258.
Në nivel ndërkombëtar, sipas Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH),
11% e vajzave 11 vjeçarë ushtrojnë aktivitet fizik kundrejt 25% e djemve të kësaj
moshe. Në moshën 13 vjeçare, këto norma të ushtrimit të aktivitetit fizik bien në 9%
për vajzat dhe 16% për djemtë.
Pavarësisht grupmoshës të individëve, niveli i aktivitetit fizik në popullsinë
franceze konsiderohet i ulët duke u bazuar në rekomandimet ndërkombëtare (OBSH,
2010)259.
Vetëm 1 në 7 fëmijë (tek fëmijët 11 dhe 15 vjeç) ushtrojnë rregullisht aktivitet fizik,
në krahasim me 1 në 5 fëmijë që është mesatarja e vendeve të zhvilluara të OECD-
së260.
Situata për këtë indikator në vendin tonë paraqitet e kënaqshme, kryesisht tek
djemtë, ku shifrat janë edhe më domethënëse. Rreth 75% e fëmijëve ushtrojnë
aktivitet fizik, ndërsa tek fëmijët francezë 11-15 vjeç, aktiviteti fizik reulton në
nivelin 14% dhe 20% paraqitet niveli i aktivitetit fizik tek të rinjtë në vendet e OECD-
së.
Pra, mund të thuhet që fëmijët e moshës 11-15 vjeç në vendin tonë paraqiten
në nivel shumë herë më të lart në ushtrimin e aktivitetit fizik, krahasuar me
moshatarët e tyre në Francë dhe në vendet e zhvilluara.
258 Veprimtaria fizike e fëmijëve 3-10 vjeç në Francë,
http://pl4y.international/content/bdd/publications/Etude%20Ecole%20Active.pdf 259 Po aty 260 Veprimtaria fizike e fëmijëve, http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm,
konsultim i fundit qershor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
136
Niveli i vdekshmërisë së fëmijëve 1- 19 vjeç
Nderkohe qe shkaqet kryesore te vdekjeve per personat mbi 50 vjec jane
semundjet e qarkullimit te gjakut dhe kanceri, te rinjte pergjithesisht behen viktima
ndaj faktoreve te jashtem. Demtimet e jashtme, helmimet dhe aksidentet jane shkaqet
kryesore te vdekjes se te rinjve261.
Nje grup faktoresh te parandalueshem te rrezikut si : duhanpirja, abuzimi me
alkool, dieta e pashendetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik, kane ndikim te madh ne
rritjen e verejtur te barres totale te semundjeve jo te transmetueshme si kanceri,
semundjet e zemres, melcise dhe mushkerive. Parandalimi i sjelljeve te tilla si
duhanpirja, abuzimi me alkoolin, dieta e pashendetshme dhe promovimi i aktivitetit
fizik te te rinjte shqiptare mbeten sfidat kryesore e autoriteteve të shëndetit publik.
Grafiku 27. Koeficienti i vdekshmërisë së fëmijëve nga 1-18 vjeç, 2011-2015
Nëse i referohemi të dhënave dhe paraqitjes grafike vërehet se nivlei i
vdekshmërisë tek fëmijët nga 1-18 vjeç, në vendin tonë ka një tendencë në rënie. Në
në vitin 2011 koeficienti i paraqitur është 1,06, janë shënuar 1,06 vdekje në 1000
fëmijë të moshës 1-18 vjeç; në vitin 2012 dhe 2013 ky koeficient shkon në nivelin
0,72. Në 2014 do të shënohet një ulje dhe regjistrohen 0,66 vdekjen ndërsa në vitin
2015 do të shënohen 0,64 vdekje në 1000 fëmijë të moshës 1-18 vjeç.
Në vitin 2015 në Francë shënohen rreth 1.3 million vdekje në fëmijët 15-18
vjeç. Vdekje këto të cilat mund të ishte parandaluar apo trajtuar. Aksidentet rrugore
përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve tek të rinjtë. Në vitin 2012, duke iu referuar
statistikave, shënohen rreth 330 viktima në ditë. HIV/AIDS-i, vetëvrasja, infeksionet
e traktit të ulët respirator dhe dhuna ndërpersonale janë shkaqet e tjera kryesore të
vdekjes për adoleshentët.
261 INSTAT, « Te rinjte ne Shqiperi, sfidat ne kohet qe ndryshojnë ». Nentor 2015
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
137
Sipas OBSH-së gjysma e problemeve të shëndetit mendor në moshën e rritur
shfaqen para moshës 14 vjeç, por në të shumtën e rasteve nuk diagnostifikohen apo
trajtohen262.
Sipas të dhënave të OBSH-së, në vendet e OECD-së ky koeficient varion në
nivelet 0.3. Pra mesatarja e vdekshmërisë të fëmijëve nga mosha 1- 19 vjeç, në vendet
e zhvilluara është 0.3 vdekje për 1000 fëmijë.
Vetëvrasja tek fëmijët 15-18 vjeç
Shkalla e vetëvrasjes tek të rinjtë mund të jetë një indikator, megjithëse
ekstrem, i shëndetit mendor të të rinjve. Ky indikator klasifikohet brenda dimensionit
të shëndetit dhe sigurisë së fëmijës. Më poshtë, ky fenomen do të trajtohet nëpërmjet
paraqitjes grafike për periudhën 2010-2015 në vendin tonë.
Grafiku 28. Vetvrasja te fëmijët 15-18 vjeç
Në grafikun e mësipërm tregohet numri i vetvrasjeve të shënuara në vendin
tonë për periudhën 2011-2015. Pëgjatë kësaj periudhe numri më i madh (18 raste) i
vetvrasjeve tek të rinjtë 15-18 vjet shënohet në vitin 2013. Nëse i referohemi numrit
total të të rinjve të kësaj grupmoshe (të dhënat të siguruara nga INSTAT/ për vitin
2013, 234 711) evidentojmë që ky fenomen është në nivelin 0.0077%, për vitin kur të
dhënat janë më domethënëse.
Gjatë adoleshencës, tentativat për vetëvrasje janë të shumta. Kalimi në akt
paraprihet shpesh nga mendimet vetëvrasëse që nuk janë të neglizhueshme në këtë
periudhë të jetës. Niveli i vetëvrasjes tek të rinjtë francezë 15 vjeçarë është më pak se
1% dhe pëson rritje të konsiderueshme në moshën 25 - 34 vjet.
Çdo vit në Francë më shumë se 10.400 njerëz kryejnë vetëvrasje (të gjitha
moshat), pothuajse 600 prej tyre janë më të rinj se 25 vjet (rreth 1000 janë midis 25
dhe 34 vjet). Edhe nëse marrim parasysh kufizimet e vlerësimit të vdekshmërisë
vetëvrasëse, është e nevojshme të theksohet se në kundërshtim me një ide të përhapur,
nuk janë të rinjtë që përfaqësojnë një nivel të lartë vdekshmërie nga vetvrasja.
Fenomeni i vetvrasjes rritet me moshën dhe prek kryesisht të rriturit e moshës 35-54
vjeç dhe të moshuarit. Duke qenë se vdekjet nga sëmundjet para moshës 25 vjeç janë
262 Vdekshmëria tek fëmijët, http://www.who.int/mediacentre/factsheets/fs345/fr/
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
138
të rralla, vetëvrasja në këtë moshë do të renditet si shkaku i dytë i vdekjes pas
aksidenteve në trafik, apo 16.3% e totalit të vdekjeve në këtë grupmoshë263.
3.5 Dimensioni i sjelljeve me risk në Shqipëri dhe në Francë
Konventa e të Drejtave të Fëmijëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara
nuk përcakton në mënyrë të qartë rreziqet ndaj të cilave duhet të mbrohen fëmijët.
Megjithatë, mbrojtja është nënkuptuar në grupin e të drejtave që mbulon parandalimin
e sëmundjeve, sjelljet me risk dhe duke siguruar aktivitete zbavitëse të përshtatshme
për moshën e fëmijës. Megjithatë, nevoja për të mbrojtur fëmijët kundër përdorimit të
paligjshëm të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, është shprehur qartë
(neni 33)264 . Konventa e të Drejtave të Fëmijëve të Organizatës së Kombeve të
Bashkuara parashikon që shtetet duhet të zhvillojnë udhëzime për prindërit si dhe
edukim dhe shërbime të planifikimit familjar (neni.24.2f) 265 . Ndonjëherë vetë
prindërit janë më pak se 18 vjet.
Nga sa cituam më lart ky dimension është shumë i rendësishëm në
përcaktimin e mirëqenies së fëmijës. Vendet e zhvilluara kanë në dispozicion një
gamë të gjerë instrumentash, duke përfshirë: sistemin ligjor, fushatat sensibilizuese të
informimit publik, ligjet mbi publicitetin dhe ligjet fiskale për të dekurajuar konsumin
e duhanit dhe alkoolit. Ndër masat e ndërmarra nga autoritetet publike për të luftuar
kundër shtatzënisë në adoleshencë, figuron shpërndarja e shërbimeve të planifikimit
familjar dhe informacionit mbi shëndetin publik për fëmijët. Orët e edukatës seksuale
duhet të parashikohen të zhvillohen rregullisht në shkolla.
Në vendin tonë ekzistojnë plot studime sporadike dhe fushata sensibilizuese
mbi luftimin e sjelljeve me risk tek fëmijët. Për të analizuar indikatorët e përdorimit të
duhanit dhe alkoolit brenda këtij dimensioni në vendin tonë do referohemi tek raporti
që paraqet Projektin Europian të Shkollave për Alkoolin dhe Drogat e tjera tek të
rinjtë e moshes 14-16 vjeç, të klasave të 9-ta dhe të 10-ta, të realizuar nga Ministria e
Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, me
miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe
koordinimin per studimin ESPAD (Projekti Evropian i Shkollave per Alkoolin dhe
Drogat e Tjera) në Shqipëri266. Studimi ESPAD realizohet një herë në katër vjet në
vendet Evropiane. Raundi i parë i studimit ESPAD, mbështetur nga Grupi Pompidou i
263 Vdekshmëria tek fëmijët, http://www.injep.fr/sites/default/files/documents/fr30_suicide.pdf,
konsultimi i fundit prill 2016 264 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve,
https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_version.pdf
Neni 33 : Shtetet Pale marrin te gjitha masat e duhura, duke perfshire ato legjislative, administrative,
shoqerore dhe edukative, per te mbrojtur femijet nga perdorimi i paligjshem i drogave narkotike dhe
lendeve psikotrope, sic percaktohen ne konventat perkatese nderkombetare dhe per te mos lejuar qe
femijet te perdoren per prodhimin dhe trafikun e paligjshem te ketyre lendeve 265 Konventa e të Drejtave të Fëmijëve,
https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_version.pdf 24-2(f) Per te
zhvilluar kujdesin shendetesor parandalues, keshillimin e prinderve, edukimin dhe sherbimet ne fushen
e planifikimit familjar, konsultimi i fundit prill 2016, 266 Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera midis të rinjve në Shqipëri, 2015,
http://ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf , konsultimi i fundit prill 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
139
Këshillit të Evropës është realizua në vitin 1995 në 26 shtete me qellimin kryesor
mbledhjen e të dhënave të krahasueshme lidhur me përdorimin e substancave të
ndryshme tek të rinjtë në të gjithë Evropën.
Për sa i përket indikatorit të tretë përveç raporteve dhe studimeve disponojmë të
dhëna statistikore (INSTAT) në vite.
Përdorimi i duhanit tek fëmijët e klasave IX dhe X
Duhanpirja tek të rinjtë është një problem në rritje. Eksperimentimi me
substancat është një fenomen i zakonshëm tek fëmijët dhe rrit së tepërmi gjasat për
përdorim të rregullt të substancave, të abuzimit me to dhe pasojat negative
shëndetësore shfaqen në një kohë të dytë. Nëse nuk pihet duhan rregullisht gjatë
fëmijërisë, probabiliteti që individi të nisë pirjen e duhanit në moshë madhore është
më i vogël. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se cilët nxënës kanë më shumë
gjasa të bëhen përdorues të rregullt të duhanit gjatë fëmijërisë në mënyrë që
ndërhyrjet të përqëndrohen në këto grupe për të reduktuar duhanpirjen në moshën e
rritur.
Grafiku 29. Prevalenca e duhanpirjes të paktën një here ne jete, Shqiperia, 2015
(%)
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit
dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, http://ishp.gov.al/wp-
content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf
Bazuar në grafikun e mësipërm rezulton se në vitin 2015 më shumë se një e
treta (34.9%) e nxënësve kanë konsumuar duhan të paktën një herë gjatë jetës së tyre
(krahasuar me 39.7% në vitin 2011). Prevalenca e konsumit të duhanit të paktën një
herë në jetë rezulton më e lartë tek djemtë, tek nxënësit e shkollave profesionale, në
shkollat private, në zonat urbane dhe në shkollat e Tiranës.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
140
Grafiku 30. Frekuenca e konsumit të duhanit gjatë jetës sipas gjinisë, Shqiperi,
2015 (%)
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit
dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, http://ishp.gov.al/wp-
content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf
Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 reduktohet përqindja e djemve që kanë
konsumuar 1-39 herë duhan në jetë, por rritet perqindja e vajzave që kanë konsumuar
20-39 dhe 40+ herë duhan në jetë (rritje në rendin e 0.1-0.4 pikë përqindje).
Grafiku 31. Fillimi i konsumit ditor të duhanit në moshën 14 vjeç, ose më pak,
Shqipëri, 2015 (%)
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit
dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, http://ishp.gov.al/wp-
content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf
Përsa i përket moshës së fillimit të konsumimit ditor të duhanit, rreth 1.5% e
nxënësve deklarojnë ta kenë filluar në moshën 15 vjeç (krahasuar me 2% në vitin
2011) dhe 1.2% në moshen 16 vjeç, (krahasuar me 1.4% në vitin 2011). 3.8% e
nxënësve raportuan se filluan duhanpirjen ditore në moshën 14 vjeç, ose më pak
(krahasuar me 4.1% në vitin 2011). Evidentohet një përqindje më e lartë e djemve që
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
141
filluan konsumimin ditor të duhanit në moshën 14 vjeç ose më pak krahasuar me
vajzat. Ka variacion në duhanpirjen ditore midis llojeve të ndryshme të shkollave dhe
shkollave publike dhe private. Më shumë nxënës në shkollat urbane raportuan të
kishin filluar konsumimin ditor të duhanit në moshën 14 vjeç, ose më pak krahasuar
me nxënësit e shkollave rurale. Në Tiranë 3.4% e nxënësve filluan të konsumojnë
duhan cdo ditë në moshën 14 vjeç ose më pak krahasuar me 2.4% të nxënësve në
shkollat e rretheve të tjera.
Legjislacioni shqiptar mbi duhanpirjen
Si në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara edhe Shqipëria ka
legjilacionin përkatës, i cili rregullon përdorimin e produkteve të duhanit. Ligji
Numer 9636, i 6 Nëntorit 2006, neni 1 pohon se : “Qëllimi i ketij ligji është mbrojtja e
shëndetit publik nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe ekspozimit të
pavullnetshëm ndaj tymit të tyre”. Neni 4 specifikon rregullat lidhur me mesazhet
paralajmëruese lidhur me dëmet shëndetësore të duhanpirjes, ndërsa neni 9 pohon që
“Ndalohet shitja ose furnizimi, për qellime tregtimi i produkteve të duhanit personave
nën moshen 18 vjeç”267. Për më tepër, neni 13 kufizon reklamat ndaj produkteve të
duhanit dhe neni 15 ndalon përdorimin e produkteve të duhanit në çdo lloj mjedisi
publik. Pavarësisht ekzistencës së legjislacionit në këtë fushë, të rinjtë janë të
ekspozuar ndaj tymit të duhanit dhe ata gjejnë mënyra për të siguruar produkte të
duhanit.
Legjislacionin në fuqi kufizon aksesin ndaj produkteve të duhanit për fëmijët
(Ligji Nr. 9636, datë 06 Nentor 2006) dhe duhanpirjen në mjediset publike.
Grafiku 32. Nxënësit që besojnë se, nëse do të donin, do të mund të siguronin
cigare lehtë apo shumë lehtë, Shqipëri, 2015 (%)
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit
dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, http://ishp.gov.al/wp-
content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf
267Ligji për mbrojtjen e shëndetit publik i 2006, http://www.ishp.gov.al/wp-
content/uploads/2015/ligjet/Per-mbrojtjen-e-shendetit-nga-produktet-e-duhanit.pdf, konsultimi i fundit
maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
142
Të dhënat tregojnë se në vitin 2015 rreth gjysma (48.1%) e nxënësve
mendojnë që është e lehtë apo shumë e lehtë për të gjetur cigare nëse do të donin
(krahasuar me 26.5% të nxënësve në vitin 2011). Ka diferenca domethënëse midis
djemve dhe vajzave lidhur me nivelin e vështirësisë për të gjetur cigare: 53.5% e
djemve dhe 43.7% e vajzave mendojnë që është e lehte apo shumë e lehtë për të
siguruar cigare, nëse do të donin (krahasuar 31.6% dhe 20.9%, përkatësisht, në 2011).
Përqindja e nxënësve që mendojnë se mund të sigurojnë cigare lehtë apo shumë lehtë,
është më e lartë tek djemtë, nxënësit e shkollave tekniko-profesionale dhe social-
kulturore, shkollat private, zonat urbane dhe në Tiranë. Te gjitha diferencat rezultojnë
domethënëse nga ana statistikore me përjashtim të Tiranës vs gjithë rretheve të tjera.
Për sa i përket konsumit të duhanit fëmijët francezë 15-18 vjeç raportojnë shifra edhe
më të larta se ato të konsumit të alkoolit : një fëmijë në pesë i moshës 15 vjet raporton
të pijë duhan të paktën një herë në javë, shifër kjo që rezulton më e lartë së mesatarja
e OECD-së268.
Në vitin 2010, 26.0% e femrave dhe 32.4% e meshkujve të moshës 15-75 kanë
raportuar konsum ditor të duhanit. Pas një periudhe të gjatë rënie që nga fundi i viteve
1970, prevalenca e konsumit të përditshme të duhanit u rrit pak, midis vitit 2005 dhe
2010 (+ 7%). Megjithatë, përqindja e duhanpirësve, që konsumojnë më shumë se 10
cigare ka rënë nga 72% në 68% midis viteve 2005 dhe 2010. Konsumi tek
adoleshentët gjithashtu ka pësuar rënie në vite, në mënyrë të konsiderueshme. Do të
vërehet një rritje e nivelit të përdorimit të duhanit midis viteve 2008 dhe 2011.
Ndërkohë, shitja e duhanit ka pësuar rënie, pas një periudhe stabiliteti relativ midis
2005 dhe 2010, një ulje e cila u rrit dukshëm midis 2012 dhe 2013269.
Sipas studimit ESPAD-it mbi përdorimin e duhanit për fëmijët e moshës 16
vjeçare, Franca në krahasim me vendet e tjera evropiane pozicionohet afërsisht në të
njëjtat nivele. Përdorimi aktual (konsumi në 30 ditët e fundit) i fëmijëve franceze
është brenda mesatares evropiane ndërsa në vitet 1999 ajo renditet në vendet me
konsum më të lartë270.
Që nga fillim i viteve 1990, janë ndërmarrë shumë masa legjislative dhe rregullore
për të forcuar luftën kundër duhanit, disa prej të cilave prekin drejtpërsëdrejti të rinjtë:
rritjet drastike dhe të përsëritura të çmimit të duhanit, (janar 2002 -janar 2004)
ndalimin i shitjes për personat nën 16 vjeç në shtator 2004, kjo masë
përforcohet dhe ndalohet shitja për personat nën 18 vjeç në maj 2010
Ndalimi i shitjes të paktave me më pak se nëntëmbëdhjetë cigare
Ndalimi i reklamave për letrën e cigareve
Detyrim i shkollave për të informuar të rinjtë në lidhje me dëmet e duhanpirjes
Vendosja e paralajmërimeve grafike në paketat e cigareve që nga maji 2011.
268 Konsumi i duhanit tek fëmijët francezë, http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-
etredesenfants.htm, konsultim i fundit maj 2016 269Konsumi i duhanit tek fëmijët francezë, http://drees.social-
sante.gouv.fr/IMG/pdf/rappeds_v11_16032015.pdf, konsultimi i fundit nëntor 2016 270Konsumi i duhanit tek fëmijët francezë,
http://inpes.santepubliquefrance.fr/10000/themes/tabac/consommation/tabac-jeunes.asp, konsultimi i
fundit nëntor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
143
Një nga masat më të rëndësishme në lidhje me ndalimin e duhanpirjes në vendet
publike dhe në qendrat e frekuentuara nga të rinjtë është Dekreti Bertrand i hyrë në
fuqi më 1 shkurt 2007. Asnjë hapësirë nuk mund të krijohet për duhanpirësit në këto
institucione271.
Në lidhje me këtë indikator në vendin tonë mjekja e përgjithshme pranë Institutit
të Shëndetit Publik Korçë shprehet « …përdorimi i duhanit tek fëmijët është një
fenomenen i përhapur dhe tepër shqetësues. Drejtoria e sensibilizimit në Institutin e
Shëndetit Publik ka ndërmarrë një sërë fushatash që synojnë minimizimin e
përdorimit të duhanit nga të rinjtë. Paralelisht janë ngritur një sërë programesh nga
Kabinetet e Edukimit Shëndetësor dhe nga Shërbimi i Mjekësisë Familjare pranë
Drejtorisë Rajonale të Shëndetit. Të gjitha këto nisma dhe aktivitete synojnë
informimin e fëmijëve me dëmet e duhanit, varësinë nga përdoruesit dhe efekte të
tjera të padëshirueshme… »
Përdorimi i alkoolit tek fëmijët e klasave të IX dhe X në Shqipëri, 2011-
2015 Konsumi i alkoolit nën moshën ligjore të lejuar është një problem shqetësues
në shoqëritë e sotme. Vendet e zhvilluara kanë në dispozicion një gamë të gjerë
instrumentash, duke përfshirë: sistemin ligjor, fushatat sensibilizuese të informimit
publik, ligjet mbi publicitetin dhe ligjet fiskale për të dekurajuar konsumin e alkoolit.
Në Shqipëri dhe në Francë, alkooli është substancë e ligjshme ashtu si dhe produktet e
duhanit, përdorimi i të cilave rregullohet me ligj. Konsumi i alkoolit është një sjellje
shoqërore e pranuar gjerësisht dhe kjo kontribuon në prevalencën e lartë të përdorimit
të alkoolit tek të rriturit dhe adoleshentët.
Konsumi i alkoolit në mosha të reja është i dëmshëm. Studimi i ESPAD-it
siguroi të dhëna lidhur me konsumimin e alkoolit tek nxënësit e klasave të 9-ta dhe të
10-ta në Shqipëri si pjesë e rëndësishme e panoramës së pergjithshme të përdorimit
dhe abuzimit me substancat tek të rinjtë272.
271Konsumi i duhanit tek fëmijët francezë, https://www.tabac-info-service.fr/J-aide-un-proche/J-ouvre-
le-dialogue-avec-mes-enfants/Que-dit-la-loi-au-sujet-des-jeunes-et-du-tabac, konsultimi i fundit nëntor
2016 272 Konsumi i alkoolit tek fëmijët në Shqipëri, http://ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/Raporti-
ESPAD.pdf, konsultim i fundit maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
144
Grafiku 33. Ndryshimi (në pikë /përqindje) i prevalencës së konsumit të alkoolit
të paktën një herë në jetë, Shqipëria, 2011-2015
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit
dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, http://ishp.gov.al/wp-
content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf
Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 u vu re një ulje e konsumit të alkoolit
të paktën një herë në jetë për çdo grup në studim. Krahasuar me vitin 2011, në vitin
2015 rënia ishte më e madhe tek nxënësit e shkollave rurale (me 11.8 pikë përqindje),
nxënësit e Tiranës (me 9.2 pikë përqindje), tek nxënësit e klasave të 9-ta (me 8.8 pikë
përqindje) dhe tek shkollat private (me 8.1 pikë përqindje)
Përdorimi i alkoolit në Shqipëri rregullohet me ligj. Ligji numër 9518, datë
18.4.2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit”273 pohon se “Qellimi i
ketij ligji është parandalimi i pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, nëpërmjet
përdorimit të pijeve alkoolike nga të miturit”. Neni 4 ndalon shitjen apo ofrimin falas
të pijeve alkoolike për të miturit apo konsumimin e tyre në vendet publike nga të
miturit. Paarësisht ekzistencës së legjislacionit, adoleshentët janë të ekspozuar ndaj
përdorimit të alkoolit dhe ata arrijnë të gjejnë mënyra për të siguruar dhe përdorur pije
alkoolike.
Për të përftuar informacion lidhur me disponueshmërinë e pijeve alkoolike dhe
aksesin që të rinjtë kanë në pijet alkoolike, atyre iu është drejtua pyetja: “Sa të
vështirë do ta kishe të gjeje apo siguroje birrë, verë apo pije alkoolike të forta, nëse do
të doje?”
Grafiku 34. Nxënësit që besojnë se, nëse do të donin, do të mund të siguronin
lehtë apo shumë lehtë pije alkoolike, Shqipëria, 2015 (%)
273Ligji 9518 mbi përdorimin e alkoolit tek të miturit, http://www.infocip.org/al/?p=3427, konsultimi i
fundit nëntor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
145
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit
dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, http://ishp.gov.al/wp-
content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf
Në përgjithësi, 51.1% e nxënësve në vitin 2015 deklaruan se e kanë të lehtë
apo shumë të lehtë të gjejnë të paktën një lloj pije alkoolike (birrë, verë, pije alkoolike
të forta), nga të cilat 33% e nxënësve në vitin 2015 deklaruan që ata mund të gjenin
lehtë apo shumë lehtë çdo lloj pije alkoolike që do të dëshironin (birrë, verë, pije
alkoolike të forta), 19.5% mund të gjenin lehtë ose shumë lehtë 2 lloj pijesh alkoolike
dhe 16% mund të gjenin një lloj pije alkoolike. Më konkretisht, 60.4% mendojnë se
ështe e lehtë ose shumë e lehtë të gjesh birrë, 53.8% e kanë të lehtë ose shumë të lehtë
të gjejnë verë dhe 39.3% e kanë të lehtë apo shumë të lehtë të gjejnë pije alkoolike të
forta.
Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2015 është rritur në mënyrë të
konsiderueshme përqindja e nxënësve që mendojnë se mund të sigurojnë lehtë apo
shumë lehtë çdo lloj pije alkoolike. Përqindja e nxënësve që mendojnë se mund të
gjejnë lehtë apo shumë lehtë birrë, verë ose pije alkoolike të forta është rritur me 17.7,
12.8 dhe 13.6 pikë përqindje, perkatësisht, në 2015 krahasuar me vitin 2011.
Dehja nga alkooli do të konsiderohet si një influencë e fortë nga konsumi i alkoolit
mbi mirëqenien e individit, e cila manifestohet si paqëndrueshmëri gjatë ecjes,
probleme me të folurin, episode të vjellash dhe amnezi të perkohshme.
Rreth një në pesë nxënës (20.2%) është dehur nga pijet alkoolike të paktën një herë në
jetë, në mënyrë domethënëse më shumë djemtë (29.4%) sesa vajzat (13.7%).
Për të identifikuar perceptimin e rreziqeve të përdorimit të alkoolit, nxënësve
të klasave të 9-ta dhe të 10-ta iu drejtua pyetja: “Sipas mendimit tuaj, sa rrezikojnë
njerezit të demtojnë veten e tyre (fizikisht apo në menyra të tjera), nëse ata
konsumojnë duhan jo rregullisht, apo konsumojnë një ose dy pije alkoolike pothuajse
çdo ditë, 4-5 pije alkoolike pothuajse çdo ditë dhe pesë ose më shumë pije alkoolike
çdo fundjavë?”.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
146
Grafiku 35. Rreziku i vetë-perceptuar nga konsumi i alkoolit, Shqipëria, 2015 (%)
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, Studimi Evropian mbi përdorimin e alkoolit
dhe drogave të tjera tek të rinjtë në Shqipëri, 2015, http://ishp.gov.al/wp-
content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf
Nëse i referohemi grafikut të mësipërm rreth dy të tretat e nxënësve (73%)
mendojnë që konsumi i 1-2 pijeve alkoolike në ditë ka rrezik të madh ose të
moderuar, kurse 67.5% dhe 52.1% mendojnë që konsumi i 4-5 pijeve në ditë dhe i 5+
pijeve alkoolike çdo fundjavë ka rrezik të madh.
Sipas këtij studimi përveç konsumimit vetëm të alkoolit apo vetëm të duhanit,
njerëzit mund t’i përdorin të dyja këto substanca. Ka fakte që individët që
konsumojnë alkool kanë më shumë mundësi të fillojnë përdorimin edhe të duhanit
dhe t’i përdorin njëkohesisht të dyja substancat. Edhe për duhanpirësit mundësitë për
të filluar konsumimin e alkoolit dhe t’i përdorin njëkohesisht të dyja substancat janë
më të mëdha. Faktet nga studime të tjera kanë evidentuar që disa nga efektet e
pavarura të alkoolit ose duhanit mund të përkeqësohen tek individët që përdorin dhe
abuzojnë me të dyja substancat. Rreziku i kancerit të traktit të sipërm digjestiv (gojës,
fytit, ezofagut) është më i lartë tek përdoruesit të njëkohshem të alkoolit dhe duhanit
sesa tek individët që përdorin vetëm njërën nga këto substanca274.
Në intervistën e saj Ekspertja rajonale e Observatorit të të drejtave të fëmijëve
identifikon « një nivelë të lartë të sjelljeve me risk në vendin tonë, ajo që është më
shqetësuese lidhet me nivelin e dobët të programeve të parandalimit dhe reabilitimit
të fëmijëve që kanë rënë preh e këtyre sjelljeve. »
Nëse i referohemi së njëjtës anketë nga janë marrë rezultatet për rastin
shqiptar (anketa Escapad) rezulton se në Francë 9 fëmijë 17-vjeçarë në 10 (92%) kanë
provuar alkoolin. Sipas anketës HBSC (Health Behaviour in School-aged Children),
59% e nxënësve 11 vjeçarë raportuan se kanë kosumuar alkool gjatë jetës së tyre ;
72% në moshën 13 vjeç dhe 84% në moshën 15 vjeçare. Mosha mesatare e përdorimit
të parë, për nxënësit e moshës 15 vjeç është pak më e ulët për djemtë (13.3 vjet) sesa
për vajzat (13.5 vjet). Këto shifra reflektojnë rritje të kulturës së konsumit të alkoolit
274Konsumi i alkoolit tek fëmijër në Shqipëri, http://ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/Raporti-
ESPAD.pdf, konsultim i fundit maj 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
147
në shoqërinë franceze. Nuk ekzistojnë të dhëna për një përdorim kaq të hershëm të
alkoolit275.
58% e nxënësve 15 vjeçarë raportuan se kanë konsumuar alkool të paktën një
herë gjatë muajit të fundit. Tek 17 vjeçarët kjo shifër shkon në nivelin e 79%.
9% nxënësve 15 vjeçarë deklarojnë të kenë konsum të rregullt (të paktën dhjetë herë
gjatë tridhjetë ditëve të fundit) dhe 12% e nxënësve 17 vjeçarë. Pavarësisht nga
mosha, djemtë kanë më shumë gjasa se sa vajzat të konsumojnë alkool rregullisht276.
Fëmijët francezë 13 - 15 vjet raportojnë të kenë më pak konsum alkooli se sa
moshatarët e tyre në shumicën e vendeve të OECD-së, por shifra 14% ngelet sërish
shumë e lartë dhe shqetësuese277.
Në përgjithësi, konsumi i alkoolit është më i lartë tek djemtë sesa tek vajzat.
Që nga viti 2000, prevalenca e përdorimit të rregullt të alkoolit nga adoleshentët ka
pësuar ulje dhe ngritje. Duke konsideruar shifrat e larta të konsumit të alkoolit
autoritetet publike franceze kanë dhënë një sërë rekomandimesh 278:
programet e kërkimit të përshtashme, mesazhe të drejtuara konsumatorëve në
rrezik;
zhvillimin e parandalimit dhe të komunikimit për grupet më vulnerabël të
popullsisë;
moslejimin e futjes dhe përdorimit të alkoolit në vendin e punës;
dhënies prioritet të zhvillimit dhe forcimit të mjekësisë së varësisë si dhe
përfshirjen e personelit shëndetësor në identifikimin e hershëm të
konsumatorëve në rrezik;
rritje e taksave për pijet alkoolike për të reduktuar konsumin dhe vendosjen e
një çmimi minimal;
kufizim i publicitetit për pijet alkoolike për të gjitha mediat dixhitale;
rritja e kontrollit dhe sanksioneve të menjëhershme, duke përdorur pajisje
portative për matjen e alkoolemisë, duke rritur sasinë e gjobave fikse dhe
zbatimin e një regjimi të gjobave të menjëhershme për nivelin 1.2 g alkool
gjak për litër gjak279.
Duhanpirja dhe konsumi i akoolit përbëjnë sjellje me risk që snaksionohen me
ligj (Ligji Nr. 9636, datë 06 Nentor 2006). Teorikisht personat nën moshën 18
vjeç nuk mund të kenë akses në përdorimin e alkoolit dhe duhanit, por ajo çka
thonë fëmijët e kësaj grupmoshe rezulton të jetë ndryshe. Të dhënat tregojnë
se në vitin 2015 rreth gjysma (48.1%) e nxënësve mendojnë që është e lehtë
apo shumë e lehtë për të gjetur cigare nëse do të donin dhe 60% e tyre
275Konsumi i alkoolit tek fëmijër në Francë,
http://inpes.santepubliquefrance.fr/SLH/articles/398/02.htm, konsultimi I fundit qershor 2016 276 Po aty 277Konsumi i alkoolit tek fëmijër në vendet e OECD-së,
http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm, konsultimi i fundit qershor 2016 278 Rekomandime mbi konsumin e alkoolit në Francë, https://www.ccomptes.fr/Actualites/A-la-
une/Les-politiques-de-lutte-contre-les-consommations-nocives-d-alcool, konsultimi I fundit qershor
2016 279 Politikat për të luftuar konsumin e alkoolit, https://www.ccomptes.fr/Actualites/A-la-une/Les-
politiques-de-lutte-contre-les-consommations-nocives-d-alcool, konsultimi I fundit qershor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
148
mendojnë të njëjtën gjë për alkoolin. Ka diferenca domethënëse midis djemve
dhe vajzave lidhur me nivelin e vështirësisë për të gjetur cigare : 53.5% e
djemve dhe 43.7% e vajzave mendojnë që është e lehtë apo shumë e lehtë për
të siguruar cigare, nëse do të donin.
Për sa i përket konsumit të duhanit, fëmijët francezë raportojnë shifra edhe më të
larta se ato të konsumit të alkoolit : një fëmijë në pesë (21%) i moshës 15 vjet
raporton të pijë duhan të paktën një herë në javë, shifër kjo që rezulton më e lartë së
mesatarja e OECD-së (17%). Ndërsa mbi konsumin i alkooli paraqitet në nivelin
14%, nivel ky më i ulët se mesatarja e OECD-së (17%) por që ngelet serish një
fenomen shqetësues tek fëmijët.
Të dy këto sjellje me risk paraqiten shumë të larta te fëmijët shqiptarë si në frekuencë
ashtu edhe në shtrirje. 1 në 3 fëmijë të moshës 13-15 vjeç konsumon rregullisht duhan
dhe afërsisht 1 në 10 fëmijë të kësaj grupmoshe konsumon alkool rregullisht. Këto
shifra shqetësuese nuk na çojnë vetëm në evidentimin e mungesës së aksionit të duhur
ndërgjegjësues nga ana e autoriteteve përgjegjëse, por gjithashtu evidentojmë
mosaplikimin e legjislacionit që synon të mbrojë fëmijët, duke frenuar konsumin e
duhanit dhe alkoolit. Në këtë rast nuk nevoijiten shumë shifra krahasuese për të
relativizuar problematikën, sepse edhe veçmas ato flasin qartë për situatën në të cilën
ndodhen fëmijët përballë tundimit të duhanpirjes dhe përdorimit të alkoolit.
Niveli i lindshmërisë tek vajzat 15 – 18 vjeç Shtatzënia në vajzat e grupmoshës 15-18 vjeç paraqet një problem të
rëndësishëm mjekësor dhe të shëndetit publik, kryesisht në vendet me të ardhura të
ulëta dhe të mesme. Janë të ndryshëm faktorët që ndikojnë në lindjet tek adoleshentet.
Në shoqëri të ndryshme vajzat mund të ndodhen nën presion që të martohen dhe të
lindin në moshë të hershme fëmijë, ose disponojnë mundësi të kufizuara arsimimi dhe
punësimi. Ne vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ekonomike, mbi 30% e
vajzave martohen para moshës 18 vjeç dhe rreth 14% e vajzave para moshës 15 vjec.
Nivelet e lindjeve midis femrave 15-18 vjeç janë më të larta tek ato me arsim të ulët
sesa tek ato me arsim të mesëm dhe të lartë. Disa vajza 15-18 vjeç nuk kanë dijeni
sesi të shmangin një shtatzëni të padëshiruar, ose nuk janë të gatshme për të marrë
dhe përdorur metoda kontraceptive. (Who 2012)280
Vajzat 15-18 vjeç shtatzëna më tepër sesa gratë e tjera priren për shumë arsye të
ndërpresin shtatzëninë e tyre:
Disa janë të shqetësuara se ardhja në jetë e fëmijës do të ndryshojë rrjedhën e
jetës së tyre. Ato mendojnë se janë të papërgatitura dhe jo të afta për të marrë
përgjegjësitë e rritjes së fëmijës.
Mungesa e parave, mbështetja e familjes apo e partnerit, janë gjithashtu arsye
që i shtyjnë adoleshentet të kryejnë ndërprerje shtatzënie. Vajzat 15-18 vjeç që
vendosin të sjellin në jetë një fëmijë, në shumicën e rasteve detyrohen të braktisin
280 Merdani A., Toçi D., “Vleresimi i lindjeve dhe aborteve tek adoleshentet per rrethin e Tiranes, gjate
periudhes 2009-2012”, Bulletini i Institutit të Shëndetit Publik, Nr2-2015
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
149
shkollën dhe të kërkojnë asistencë nga shteti apo familja për rritjen e fëmijës (Welton
2013)281.
Një element regullator për shmangien e shtatzënive të padëshiruara ngelet
planifikimi familjar. E drejta per Planifikim Familjar eshte miratuar zyrtarisht ne
Konferencen e Kombeve te Bashkuara ne vitin 1966, megjithate niveli i shtatzenive te
paplanifikuara ende mbetet nje shqetesim madhor global, vecanerisht tek moshat e
reja. Per shume gra, perfshire edhe ato qe deshirojne te kene femije, kontracepsioni
nuk eshte nje zgjidhje eshte nje e drejte dhe nevoje baze shendetesore. Sipas
specialisteve te shendetesise, planifikimi familjar vullnetar duke perdorur metoda te
sigurta dhe efektive kontraceptive ofron perfitime te medha ne aspektin shendetesor
ekonomik dhe social per familjet dhe komunitetet.282
Për të trajtuar indikatorin e lindshmërisë tek vajzat 15-18 vjeç, në vendin tonë
do t’i referohemi jo vetëm studimeve të mëparshme të realizuara në këtë fushë, por
edhe të dhënave statistikore. Duke u mbështetur në të dhënat e shifruara të INSTAT
do të pasqyrojmë në mënyrë tabelore dhe grafike këtë fenomen që ndikon në
modelimin e jetës së fëmijës apo, si është përmendur edhe më lart, në ndryshimin
rrënjësor të saj. Këto paraqitje na mundësojnë analizën e këtij fenomeni dhe ndikimin
e tij në mirëqenien e fëmijës. Krahas numrit të lindjeve të vajzave 15-18 vjeç, do të
sjellim dhe numrin e aborteve dhe elementë mbi informacionin që disponon kjo
grupmoshë e popullsisë mbi planifikimin familjar.
Tabela 4. Numri i lindjeve në Shqipëri, numri i lindjeve për grupmoshën 15-18 vjeç
Burimi të dhënave : INSTAT
281 Po aty 282 Global perspectives on unplanned pregnancies a framework for action from the world contraception
day (wcd) coalition
Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014 Viti 2015
Lindjet në
Shqipëri
34 285 35 473 35 750 35 760 32 715
Lindjet në
moshën 15-
19 vjet
2852 2818 2634 2697 2363
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
150
Grafiku 36. Shtatëzania tek vajzat 15-18 vjeç
Burimi të dhënave : Instat
Ashtu si mund të konstatohet edhe në grafikun e mësipërm, gjatë periudhës së
marrë në studim, evidentohet një rënie e lehtë e numrit të lindjeve tek vajzat 15-18
vjeç, edhe pse numri i lindjeve totale në vend vjen në rritje (me përjashtim të vitit
2015).
Grafiku 37. Shtatëzania tek vajzat 15-18 vjeç
Burimi të dhënave : Instat
Numri total i lindjeve në këtë grupmoshë i krahasuar me numrin total të
lindjeve në Shqipëri është i konsiderueshëm. Duhet të theksohet se rritja e numrit të
këtij fenomeni ndikohet në mënyrë të konsiderueshme nga numri i lindjeve të nënave
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
151
të reja 15-18 vjeç të komuniteteve rome dhe egjiptjane, pasi kultura e tyre
karakterizohet nga tradita e martesave të hershme283.
Grafiku 38. Shtatëzënia sipas moshës tek vajzat 15-18 vjeç
Burimi të dhënave : Instat
Në periudhën 2011-2015 vërehet një rënie e numrit të lindjeve tek vajzat 15-
18 vjeç me 1,1%. Për periudhën 2013-2015, ky numër qëndron thuajse stabël dhe në
total nuk vërehet një tendencë në rënie e këtij fenomeni.
Të dhënat e disponueshme mbi gjendjen civile të publikuara nga INSEE
(Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike) në Francë tregojnë se
lindjet para moshës 15-vjeçare prekin çdo vit rreth 150 nëna të reja, shifër kjo që ka
evoluar pak nga viti 1980. Ndërsa tek nënat e moshës 15 -18 vjet, konstatohet një
rënie e dukshme e lindjeve: nga 52 101 lindje në vitin 1980 në 16 477 në vitin 2013.
Shtatzënia në këtë grupmoshë mbetet ende e perceptuar si një shtatzëni e
padëshiruar284.
Në lidhje me këtë fenomen, Franca ka një pozicion të kënaqëshëm në
krahasim me vendet e tjera të zhvilluara. Vetëm 7 vajaza të moshës 15-18 vjeç në
1000 rezultojnë të jenë objekt i lindjeve të hershme, krahasuar me një mesatare të
OECD-së prej 16 për mijë285.
283 Martesat e hershme në Shqipëri, http://observator.org.al/wp-content/uploads/2015/03/2015-
Martesat_e_hershme_ne_Shqiperi.pdf, konsultimi i fundit shkurt 2017 284Shtatëzënia tek vajzat 15-18 vjeç,
http://www.injep.fr/sites/default/files/documents/fr36_grossesses_ado.pdf, konsultimi i fundit shkurt
2017 285Studim mbi mirëqenien e fëmijëve në vendet e OECD-së,
http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm, konsultimi i fundit shkurt 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
152
Edhe në lidhje me këtë fenomen autoritetet publike franceze syonjnë të
ndërgjegjësojnë të rinjtë për pasojat negative të mëmësisë së hershme për nënën dhe
fëmijën.
Politikat e parandalimit përqëndrohen në edukimin seksual të vajzave 15-
18vjeç. Duke konsideruar që jo të gjitha kanë akses të njëjtë në informacion, duhet të
ndërmeren masa parandaluese dhe shoqëruese :
Të inkurajohen strukturat lokale dhe personat e kontaktit për të krijuar
marrëdhënie besimi me të rinjtë.
Të lehtësohet pjesëmarrja e të rinjve në hartimin e programeve parandaluese.
Të organizohet shpërndarja e informacionit të duhur: përmes zhvillimit të
programeve që tërheqin vëmendjen e adoleshentëve, duke promovuar qasje në
rrjetet institucionale, nëpërmjet forumeve online për shkëmbimin e
informacionit286.
3.6 Dimensioni i cilësisë së jetës shkollore në Shqipëri dhe në
Francë
Dimension i cilësisë së jetës në shkollë do të operacionalizohet nëpërmjet
trajtimit të dy indikatorëve: konflikteve që fëmija ka në mjediset e shkollës, që me
terma të përgjithshme mund të përmblidhet brenda fenomenit të bulizmit, si dhe
indikatorit të kënaqësisë që fëmija merr nga jeta në shkollë. Analiza e dy indikatorëve
do të sjellë elemente mbi cilësinë e jetës në shkollë. Të dy indikatorët mund të duken
të ndryshëm, por njëkohësisht janë komplementaristë. Ata plotësojnë njëri –tjetrin.
Nuk mundet që një fëmijë të vlerësojë të kënaqshme jetën në shkollë, kur ai mund të
jetë objekt i fenomenit të bulizmit.
Konfliktet që fëmija mund të ketë në shkollë. Bulizmi Konfliktet midis fëmijëve, midis fëmijëve dhe mësuesve apo dhe personave të
tjerë që i shoqërojnë ata në aktivitetet e përditshme kanë ekzistuar, por së fundmi kanë
filluar të konsiderohen gjithmonë edhe më shumë. Përdorimin e forcës apo abuzimit
të ushtruar nga një grup kundrejt një target grupi të caktuar do të klasifikohet si
ushtrim i fenomenit të bulizmit. Ky fenomen do të shfaqet nëpërmjet dhunës fizike
apo psikologjike. Për të identifikuar nivelin e bulizmit në Shqipëri do të sjellim
informacion të shkëputur nga Raporti Analitik i realizuar nga ALO 116 Janar-
Qershor 2013287 dhe nga intervista të relizuara me psikologë shkollorë.
ALO 116 është një shërbim telefonik kombëtar që vepron në fushën e
këshillimit të fëmijëve, dhënies së informacionit dhe referimit të rasteve pranë
institucioneve qeveritare dhe joqeveritare që ofrojnë shërbime për fëmijët. Çdo ditë
fëmijë të ndryshëm telefonojnë pranë ALO 116 duke treguar frikën e tyre për të dalë
286Koordinimi i informacionit në nivel ndërinstitucional në sistemin francez,
https://www.caf.fr/sites/default/files/cnaf/Documents/Dser/essentiel/22%20%20ESSENTIEL%20mater
nit%E9s%20pr%E9coces.pdf, konsultimi i fundit shkurt 2017 287 ALO 116, Raporti Analitik https://www.slideshare.net/ALO116/alo-116-bullizmi-raport-analitik-
janar-qershor-2012, konsultimi i fundit mars 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
153
nga shtëpia. Ngacmimi është një problem që prek miliona fëmijë. Megjithëse
prindërit, mësuesit dhe të rriturit e tjerë nuk e shohin gjithmonë atë, ata nuk mund të
kuptojnë se si ngacmimi mund të marrë përmasa ekstreme. Dy nga arsyet kryesore
përse fëmijë të ndryshëm janë viktima të dhunës lidhen me paraqitjen e tyre fizike dhe
statusin e tyre social.
Ky fenomen problematik raportohet pranë ALO 116 si nga djemtë ashtu dhe
nga vajzat, por forma e shfaqjes së këtij fenomeni është e ndryshme sipas gjinisë. Ka
disa prirje të ngjashme tek ata që ushtrojnë bulizmin, si shfaqja e dominimit në grupe
shoqërore, ku këta persona kanë aftësi dhe gjykim të dobët social. Ata synojnë të ulin
të tjerët për tu ndierë më interesantë apo më të fuqishëm. Ata përgjithësisht kanë nivel
të ulët të ndjeshmërisë dhe çrregullime të personalitetit.
Duke u bazuar në raportimet e fëmijëve pranë ALO 116 përmes telefonatave
të tyre gjatë periudhës 4 vjeçare 2009-2013 mbi rastet e bulizmit, diskriminimit,
marrëdhënieve me njëri-tjetrin dhe paragjykimeve është ndërtuar tabela e mëposhtme.
Tabela 5. Raportimi I marrëdhënieve konfliktuale të fëmijëve
Burimi: Raporti Analitik ALO 116 https://www.slideshare.net/ALO116/alo-116-
bullizmi-raport-analitik-janar-qershor-2012
Në periudhën referuese vërehet një numër i madh i ushtrimit të dhunës
nëpërmjet formave të ndryshme. Problemet me shokët është rubrika që paraqet
numrin më të madh të konflikteve.
Grafikët e mëposhtëm do të sjellin shpërndarjen e telefonatave sipas gjinisë dhe
problematikës për vitet 2009-2013
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
154
Grafiku 39. Problematikën e paragjykimit
Burimi: Raporti Analitik ALO 116 https://www.slideshare.net/ALO116/alo-116-
bullizmi-raport-analitik-janar-qershor-2012
Grafiku 40. Problematika e bulizmit
Burimi : Raporti Analitik ALO 116 https://www.slideshare.net/ALO116/alo-116-
bullizmi-raport-analitik-janar-qershor-2012
Bulizmi në vitin 2010 paraqitet problematik dhe pëson një rënie në vitet 2011
dhe 2012.
Sipas këtij raporti, bulizmi cilësohet si një nga përvojat më të vështira të përjetuar nga
fëmijët, pasi kur ajo shkon përtej ngacmimit, mund të vendosë fëmijën në një situatë
frike konstante. Fëmijë të keqtrajtuar mund ta pasqyrojnë këtë përvojë të përjetuar në
gjendjen e tyre shëndetësore. Për të realizuar një studim të parë dhe të mirëfilltë mbi fenomenin e bulizmit,
studiuesit shqiptarë dhe europianë intervistuan disa mijëra nxënës, mësues dhe prindër
në 141 shkolla publike e private në të gjithë qarqet e vendit. Qëllimi ishte matja e
shpeshtësisë së kësaj dukurie dhe tiparet e saj në realitetin shqiptar.
Studimi zbuloi që 1 në 5 nxënës nga klasa IV deri në klasën e XII pohuan se janë
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
155
prekur nga dukuria e bulizmit në shkollë. Përafërsisht gjysma e të prekurve vuajnë
nga bulizmi psikologjik, rreth 35 % nga ai verbal dhe dhe pjesa tjetër nga bulizmi
fizik.
Pjesa më e madhe e nxënësve të prekur nga bulizmi janë djemtë. Po ashtu, 1
në 5 nxënës dhe 1 në 8 mësues përdorin terma ekstremiste dhe gjuhën e urrejtjes.
Bulizmi është më shumë i pranishëm në klasat V-ta dhe XI-ta dhe vendi ku ndodhin
më shumë sjellje të tilla është klasa; kur mungon mësuesja 40%, oborri i shkollës 40
%, madje rreth 20 % edhe në prani të mësuesve.
Mësuesit e anketuar mendojnë që nxënësit bien pre e bulizmit mbi 70 % prej
pamjes së jashtme dhe mbipeshës, të dytët vijnë nxënësit me vështirësi në të folur dhe
të tretët janë ata që kanë rezultate më të ulta në mësime krahasuar me të tjerët.
Gjysma e mësuesve të marrë në studim pohuan se nuk ekziston një politikë
specifike kundër bulizmit në shkolla dhe pjesa dërrmuese e tyre mbi 70 % nuk kanë
marrë ndonjë trajnim se si të sillen me këtë dukuri288.
Rasti i fëmijës F. që jeton në qytetin e Elbasanit dhe frekuenton aktualisht
klasën e 9-të, pasi informohet mbi Linjën e Këshillimit për Fëmijë në mënyrë më të
detajuar, shpreh dëshirën për të folur për shqetësimin e tij. F. tregon se në klasën e tij
është një bashkëmoshatar i cili vazhdimisht e ngacmon duke e ofenduar dhe fyer në
prezencë të pjesës tjetër të shokëve të klasës, madje duke arritur edhe në dhunë fizike
të shprehur në goditje me shkelma në disa raste. Ka rreth dy javë që ndodh e njëjta
situatë në oborrin e shkollës, gjatë pushimeve të mëdha. F.nuk e kupton për çfarë
arsye shoku i tij i klasës sillet në këtë mënyrë. Ai nuk ka pasur asnjëherë probleme të
tilla më parë. Ka pasur një marrëdhënie disi të largët me të, krahasur me shokët e
tjerë të klasës, por asnjëherë nuk kanë pasur probleme bashkë. Është përpjekur disa
herë të flasë me të për të kuptuar më teper, por nuk ka marrë asnjë shpjegim prej tij.
F. e pëshkruan bashkëmoshatarin e vet si një fëmijë që i pëlqen të ndihet superior, një
tip të “hedhur”, shtatlartë, i cili ka dëshirë gjithmonë ti dëgjohet fjala dhe të jetë në
qendër të vëmendjes, ndërsa F. e përshkruan veten e vet si një fëmijë të rregullt, të
urtë dhe që nuk dëshiron të përfshihet në grindje me shokët. Prindërve të vet nuk iu ka
treguar asnjë gjë pasi i druhet reagimit të tyre dhe frikës se mos shkakton probleme
apo diskutime midis familjesh. Ndërkohë mësuesja e tij kujdestare gjithashtu nuk
është në djeni të situatës.
Sipas Shoqatës për Parandalimin e Fenomenit të Bulizmit, nxënësit francezë
rezultojnë të jenë objekt i këtij fenomeni në nivelin 14% për fëmijët e moshës 6-12
vjeç dhe 10% për fëmijët 12-16 vjeç. Thënë ndryshe, në vitin 2015, 1.2 milion fëmijë
kanë qenë viktima të ngacmimit fizik apo verbal të përsëritur. Kjo dhunë specifike në
mjediset shkollore nuk bën dallime përkatësie dhe moshe289.
Në studimin « Kënaqësia e fëmijëve në shkollë » të organizuar nga
Observatori Ndërkombëtar i Dhunës në Shkollë për UNICEF, Francë, në mars
288 Të dhënat në lidhje me këtë studim janë marrë nga mediat (Zëri i Amerikës
http://www.zeriamerikes.com/a/bullisim-edmond-dragoti/3805517.html) Pasi ene nuk është publikuar
raporti i këtij studimi 289Të dhëna mbi bullizmin në Francë, https://informations.handicap.fr/art-mesures-harcelement-
scolaire-853-7508.php, konsultimi i fundit mars 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
156
2011290 konstatohet se shkalla e viktimave të ngacmimit fizik në shkollë vlerësohet të
jetë 10.1% (nga të cilët 5.1% cilësohen si ngacmime të rënda dhe 5% ngacmime të
moderuar).
Në këtë studim evidentohet gjithashtu se të qenit viktimë i një tipi ngacmimi
rrit mundësinë për të qenë objekt i ngacmimeve të tjera. Viktimat e dhunës verbale
janë shpesh edhe viktima të ngacmimit fizik, 75% e fëmijëve që nuk janë viktima të
dhunës verbale nuk janë viktima të dhunës fizike. Afërsisht 60% e fëmijëve që i
nënshtrohen ngacmimeve verbale vuajnë një ngacmim të rëndë ose shumë të rënda
fizike. Në planin e abuzimit verbal djemtë janë më të shumtë në numur sesa vajza si
agresorë ashtu dhe viktima.
Rezultatet tregojnë se 1 në 5 fëmijë janë të prekur nga bulizmi. Jo vetëm
shifrat, por edhe opinionet e specialistëve konfirmojnë një punë shumë minimale me
fëmijët në këtë fushë. Vërehet një tendencë shumë e lartë e fëmijëve për të etiketuar
moshatarët dhe për t’i fyer ata. Evidentojmë një përhapje shumë të madhe të këtij
fenomeni në shifrat 20% në vendin tonë, kundrejt 13,6% në Francë dhe 11% në
vendet e OECD-së. Ka shumë vend për të përmirësuar në aktivitetin psiko-social te
fëmijët. Ky fenomen sa vjen dhe bëhet më shqetësues apo mund të themi që ka
ekzistuar, por në ditët tona po konfirmohet gjithmonë edhe më shumë nëpërmjet
studimeve.
Kënaqësia e përgjithshme e fëmijës mbi jetën në shkollë Fëmijët kalojnë në shkollë një pjesë të madhe të kohës së tyre. Mënyra se si
ata e perceptojnë mjedisin shkollor mund të ndikojë jo vetëm në arritjet e tyre
akademike por edhe në formimin e tyre mendor edhe fizik291. Perceptimi pozitiv i
klimës sociale në amjentet shkollore është i lidhur me një nivel të dobët të
problematikës emocionale dhe të sjelljes. Klima sociale në mjediset shkollore
ndikohet nga marrëdhëniet midis moshatarëve, shokëve dhe mësuesve. Studime të
mëparshme konfirmojne se mjedisi shkollor dhe klima disiplinore mund te
parashikojne pasojat shendetesore dhe mireqenien tek te rinjtë292. Te rinjte qe kane
mendime pozitive per mjedisin e tyre shkollor, i perceptojne mesuesit e tyre si
mbeshtetes, kane nje rrjet mbeshtetes bashkemoshataresh dhe kane me shume gjasa
per t’u angazhuar ne promovimin e sjelljeve te shendetshme293. Perceptimet pozitive
per shkollen lidhen edhe me arritje te larta akademike, numer te ulet te mungesave te
paarsyeshme, si dhe me nje shendet me te mire emocional dhe nivel te ulet te
neperkembjes. Mjedisi shkollor tregon se ndikon ne perceptimin e pergjithshem te
shendetit dhe kenaqesine ndaj jetes, me shume tek vajzat sesa tek djemte.
290 Të dhëna mbi bullizmin në Francë UNICEF,
https://www.reseaucanope.fr/climatscolaire/fileadmin/user_upload/enquetes/UNICEF_FRANCE_viole
nces_scolaires_mars_2011_Enquête_élève_1er_degré.pdf, konsultimi i fundit nëntor 2016 291 Freeman, J.G., Samdal, O., Klinger, D.A., Dur, W., Griebler, R., Currie, D. and Rasmussen, M.
(2009) The relationship of schools to emotional health and bullying. International, Journal of Public
Health, 54 (Suppl 2): S251-S259 292 Saab, H. and Klinger, D. (2010) School differences in adolescent health and wellbeing: Findings
from the Canadian Health Behaviour in School-aged Children Study. Social Science & Medicine, 70:
850-858 293 McLellan, L., Rissel, C., Donnelly, N. and Bauman, A. Health behaviour and the school
environment in New South Wales, Australia. Social Science & Medicine, 49: 611- 619. 1999
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
157
Për të analizuar këtë indikator të rëndësishëm në vendin tonë, do t’i
referohemi raportit: « Sjelljet e shëndetshme te fëmijët e moshës shkollore 11,13 dhe
15 vjeç » të mundësuar nga UNICEF-i, UNFPA-ja dhe Instituti i Shëndetit Publik294.
Ky raport u realizua në tetor të 2014 dhe është i pari i këtij lloji në vendin tonë.
Persa i takon pelqyeshmerise se shkolles, 61.9% e nxenesve të pyetur
raportuan qe e pelqenin shume shkollen, nderkohe qe 2.4% prej tyre deklaruan se nuk
e pelqenin aspak ate. Djemte kishin me pak gjasa ta pelqenin shkollen krahasuar me
vajzat (58% vs. 66% respektivisht). Nga ana tjeter, ka nje diference te theksuar
moshore lidhur me pelqimin apo jo te shkolles. 79.5% e nxenesve 11 vjec e pelqenin
shume shkollen, krahasuar me 61.7% te nxenesve 13 vjecare, dhe 46.3% te atyre 15
vjecare.
Grafiku 41. Pëlqyeshmëria e nxënësve sipas grupmoshës së nxënësve
Burimi: Instituti i Shëndetit Publik, « Sjelljet e shëndetëshme tek fëmijët e moshës
shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç »,
http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/raporte/libri_hbsc.pdf
Persa i takon performances akademike, 57.1% e femijeve te moshes shkollore
11, 13 dhe 15 vjec raportojne nje performance shume te mire ne shkolle, kundrejt
1.7% qe raportojne performance nen mesatare. Vajzat raportojne me shume
performance shume te mire (66% vs. 48%) ne shkolle kurse djemte raportojne me
shume performance nen mesatare (2.5% vs. 1.1%).
294 Studim Sjelljet e shëndetshme te fëmijët e moshës shkollore 11,13 dhe 15 vjeç,
http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/raporte/libri_hbsc.pdf, konsultim i fundit qershor
2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
158
Grafiku 42. Performanca në shkollë sipas gjinisë
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, « Sjelljet e shëndetëshme tek fëmijët e moshës
shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç »,
http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/raporte/libri_hbsc.pdf
Persa i takon presionit nga volumi i punes ne shkolle, 9.7% nxenesve
deklaruan se kishin shume presion nga volumi i punes ne shkolle, kundrejt 31% qe
raportuan se nuk kishin aspak presion. Si vajzat dhe djemte shprehnin te njejtin
presion nga shkolla, nderkohe qe u konstatua se me rritjen e moshes rritej edhe
presioni nga volumi i punes ne shkolle. Keshtu, 15 vjecaret deklaronin dyfishin e
presionit nga volumi i punes ne shkolle, krahasuar me 11 vjecaret.
Grafiku 43. Rritja e presionit nga volumi i punës në shkollë sipas grupmoshave.
Burimi : Instituti i Shëndetit Publik, « Sjelljet e shëndetëshme tek fëmijët e moshës
shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç »,
http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/raporte/libri_hbsc.pdf
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
159
Në lidhje me mbështetjen nga shokët e klasës rreth 80% e nxenesve ishin
dakord ose shume dakord me shprehjen: Shumica e shokeve dhe shoqeve te klases
sime jane te sjellshem dhe te ndihmojne. Edhe pse nuk kishte dallime gjinore, shifrat
jane me te uleta per nxenesit me moshe me te vogel, respektivisht : 76.4% per 11
vjecaret, 82,4% per 13 vjecaret dhe 85% per 15 vjecaret.
Kënaqësia për shkollën edhe në rastin francez qëndron në nivele të
kënaqshme. Sipas studiimit « Kënaqësia e fëmijëve në shkollë » të organizuar nga
Observatori Ndërkombëtar i Dhunës në Shkollë, për UNICEF Francë, në mars 2011295
rezulton në mënyrë të qartë se shumica e fëmijëve ndihen mirë në shkollë. 52% e
fëmijëve shprehen se ndjehen shumë mirë dhe gati 37% e tyre mjaft mirë ndërsa rreth
11% e tyre e cilësojnë shkollën si një ambjent të pakëndshme.
Niveli i lartë i kënaqësisë së fëmijëve në shkollë është i bazuar në vlerësimin
që nxënësit i japin mësuesit : gati 89% e nxënësve i vlerësojnë marrëdhëniet me
mësuesit të mira (55.2% shumë të mira dhe 33.5% i mirë).
Në nivel ndërkombëtar, këto shifra e pozicionojnë Francën nën mesataren e OECD-së
në këtë aspekt296.
Për të analizuar në një tjetër këndvështrim në dimensionin e cilësisë së jetës në
shkollë, të konsideruar si një element të rëndësishëm të mirëqënies së fëmijëve, i jemi
drejtuar përgjegjëses së Shërbimit të Psikologut Shkollor pranë Drejtorisë Rajonale të
Arsimit Korçë. Intervista, përveç pyetjeve të përgjithshme mbi gjykimin e mirëqënies
së fëmijëve, i parë nga një specialist i fushës, i janë drejtuar pyetje specifike në lidhje
me dy indikatorë që i përkasin dimensionit të cilësisë së jetës në shkollë, bulizmit dhe
kënaqësisë së fëmijëve mbi jetën në shkollë.
Në lidhje me fenomenin e bulizmit specialistja shprehet « …Bulizmi ekziston
në çdo mjedis të shkollës. Një e katërta e fëmijëve janë objekt dhe subjek i bulizmit
edhe pse ka një mungesë të theksuar të informacionit mbi fenomenin dhe mbi pasojat
e këtij fenomeni. »
Kur psikologia është pyetur mbi nivelin e ushtrimit të dhunës verbale në
institucionet
arsimore, ajo përgjigjet « … kjo lloj dhune jo vetëm që ekziston, por ushtrohet në një
nivel të konsiderushëm në të gjitha aspektet. Ajo thekson gjithashtu se është një nxitje
nga ana e prindërve që stimulon ushtrimin e bulizmit nga mësuesit, duke i inkurajuar
mësuesit të qortojnë fëmijët në mënyrë të vazhdueshme, pasi “duke i qortuar bëhen
më të mirë »
Në lidhje me ekzistencën e politikave sociale që synojnë rritjen e kënaqësisë
së nxënësve për shkollën psikologia thekson: “citojmë : mirëqënia psiko-sociale e
fëmijës nuk trajtohet si një prioritet në politikat e ndërmarra në fushën e arsimit. Një
element tregues i kësaj situate është nisma e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe
Sporteve për realizimin e Kartës së Performancës në të gjithë sistemin arsimor
295Studim mbi kënaqësin e fëmijëve francezë në shkollë,
https://www.reseaucanope.fr/climatscolaire/fileadmin/user_upload/enquetes/UNICEF_FRANCE_viole
nces_scolaires_mars_2011_Enquête_élève_1er_degré.pdf, konsultimi i fundit nëntor 2016 296Studim mbi mirëqenien e fëmijëve në vendet e OECD-së,
http://www.oecd.org/fr/els/famille/assurerlebien-etredesenfants.htm, konsultimi i fundit nëntor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
160
shqiptar, kjo nisëm konsiston në plotësimin e një pyetësori për të matur nivelin e
performancës dhe vendi që i jepet mirqënies psikosociale të fëmijës në këtë pyetësor
nuk është i duhuri”.
E pyetur mbi rolin e institucionit të shkollës mbi neutralizimin e konflikteve
midis nxënësve apo midis nxënësve dhe mësuesve psikologia shprehet « … shërbimi
psiko-social i përfaqësuar nga psikologu dhe punonjësi social, i integruar në të gjitha
shkollat, luan rolin e një ure lidhëse për lehtësimin e komunikimit të nxënësve midis
tyre, midis nxënësve dhe mësuesve apo dhe midis nxënësve dhe prindërve të tyre. Ky
shërbim ofron gjithashtu këshillime të nxënësve dhe prindërve në grup dhe këshillime
individuale. Paralelisht trajtimeve specifike që ofrohen sipas nevojave specifike të
shkollave shërbimi psiko-social organizon edhe fushata parandaluese dhe
sensibilizuese me tematika të ndryshme si : bulizmi, gjithëpërfshirja, përdorimi i
lëndëve narkotike, abuzimet cibernetike etj. Nuk janë të pakta situatat e menaxhimeve
të rastit kur fëmijët nuk kanë përkujdesjen e familjes dhe do të lindë nevoja që
shërbimi psiko-social i shkollave të referojë rastin pranë Njësive të Mbrojtjes së
Fëmjëve në Bashki.
Duhet të theksohet fakti që aktivitetet e ofruara janë të shumta dhe teorikisht
mbulojnë nevojat e trajtimit psikologjik dhe social të fëmijëve nga mosha më e ulët
deri në fund të adoleshencës, por dhënia e shërbimit nuk mund të realizohet në
kushtet e dëshirueshme.
Një psikolog shkollor dhe një punonjës social shkollor duhet të sigurojnë këtë
shërbim për 2200-2500 nxënës, një psikolog shkollor dhe një punonjës social shkollor
shpesh do të duhet të mbulojë këtë shërbim në disa shkolla. »
Një tjetër element që prek cilësinë e dhënies së shërbimit lidhet me
kualifikimin e burimeve njerëzore që e ofrojnë këtë shërbim. Ka një mungesë të
theksuar të profesionistëve. Rolin e psikologut shpesh e luajnë individë të diplomuar
në fushën e filozofisë, sociologjisë apo mësuesisë.
Përgjatë një tjetër interviste të realizuar me përgjegjësin e kurikulës pranë
Drejtorisë Arsimore Rajonale të Korçës, midis pyetjeve të tjera që i janë drejtuar në
lidhje me ndikimin e dimensionit të arsimit në mirëqënien e fëmijës, një pyetje
konsistonte mbi ndikimin e politikave sociale mbi problematikat e fëmijëve.
Ai shprehet: « … në sistemin arsimor shqiptar nuk i kushtohet vemendje anës
sociale të fëmijëve. Ka një mungesë të strukturave të mirëfillta për dhënien e këtij
shërbimi. Vetëm para 3-4 vjetësh është ristrukturuar urdhri i shërbimit psiko-social
që ka mundësuar futjen e një punonjësi social shkollor paralelisht me psikologun
shkollor. Ajo çka është më shqetësuese qëndron në faktin se këta punonjës nuk kanë
një status, detyra të përcaktuara dhe një përshkrim të punës së tyre, por plotësimi i
misionit varet nga dëshira dhe vullneti i lire tyre, element ky shumë i rëndësishëm.
Ky shërbim në realitet është ndihmës në politikat arsimore, por nuk cilësohet si i tillë.
Thelbi i të gjitha politikave në arsim është ana akademike dhe procesi mësimor, kjo
është një prirjee krijuar në sistemin arsimor shqiptar. Formimi i qytetarit dhe trajtimi
i anës sociale të nxënësit, është tërësisht i neglizhuar. Fokusi është i përqëndruar në
planin akademik dhe brenda këtij sistemi njeriu vlerësohet nga nota 4-10. Ndërsa
pjesa e formimit qytetar dhe socializimi i nxënësve ngelet pjesa më e vështirë për t’u
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
161
vlerësuar dhe kjo realizohet në raste të rralla dhe varet tërësisht nga dëshira dhe
vullneti i lirë i mësuesit.
Ai shton : mendoj se vlerat sociale dhe ana emocionale e dallon individin nga
kafsha”- duhet vërtet t’i kushtohet rëndësi trajtimit psiko-social të nxënësve. Politikat
për trajtmin e çështjeve psiko-sociale të nxënësve mund të ekzistojnë, por fokusi është
i përqendruar në formimin akademik të tyre. Fusha sociale dhe emocionale ngelet një
nga fushat më të vështira për t’u zbatuar. Nga sa është vlerësuar, zbatimi i
standardeve të sistemit parashkollor ngelet më pak i realizuar apo gati i parealizuar.
Treguesit dhe standardet ekzistojnë, por realizimi rezulton pothuajse 0. Ka shumë
faktorë të moszbatimit të standardeve psiko-sociale të fëmijëve, por një prej tyre është
përqendrimi i fokusit të politikave të arsimit në formimin akademik, ashtu siç u trajtua
edhe më lart. » Në intervistën e saj, ekspertja rajonale e Observatorit të të Drejtave të
Fëmijëve e vlerëson të ulët nivelin e kënaqësisë që mund të marrin fëmijët në shkollë.
Sipas saj: “...ka mungesë të aktiviteteve kulturore dhe sportive. Në këndvështrimin tim
shkollat janë ende klasike në stilin e mësimdhënies. Problemet socio-ekonomike që
fëmijët hasin në familjet e tyre reflektohen dhe bëhen pikënxitje për sjelljet
problematike. Shërbimi psikosocial është thuaj se inekzistent”.
Shifrat tregojnë se më shumë se 1/3 e fëmijëve nuk e duan shkollën. Ky
evidentim përqaset me një punë të dobët psioko-sociale me fëmijët dhe vendin e tyre
në politikat arsimore. Ky evidentim konfiromohet edhe nga përgjegjësja e Shërbimit
Psiko-Social në Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë, edhe nga përgjegjësi i
kurrikulës pranë kësaj drejtorie. Përgjatë intervistave të realizuara për këtë studim
mund të gjykojmë nivelin e ulët të aksionit të autoriteteve përgjegjëse dhe nevojën për
parashikimin e mekanizmave dhe nismave në këtë fushë. Nëse u referohemi shifrave
në nivel ndërkombëtar, janë 27 % e fëmijëve në vendet e OECD-së që nuk e duan
shkollën, kurse në Francë 21% e fëmijëve.
Mbështetja e mirëqenies së fëmijës nga autoritete publike në rastin shqiptar
Duke u bazuar në analizën dhe gjetjet e mësipërme do të paraqitet në mënyrë
tabelore niveli i ndërhyrjes së autoriteteve publike për çdonjërën nga dimensionet dhe
çdonjërin nga indikatorët e trajtuar për rastin shqiptar.
Tabela 6. Sinteza e dimensioneve të mirëqenies së fëmijëve dhe niveli i ndërhyrjes së autoriteteve
publike.
Përqëndruar
tek fëmija
Viti Mbulim
sipas
moshës
Ndërhyrja e
autoriteteve
publike
Mirëqenia
materiale
Familja e
fëmijës
Varfëria X 2002-2015 E ulët
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
162
Privimi në edukim X 2010-2016 E ulët
Strehimi dhe
mjedisi
E ulët
Mbipopullimi X 2002-2015 Familja e
fëmijës
Mjedisi rrethues X 2002-2015 Familja e
fëmijës
Edukimi
Rezultatet test
PISA
2012-2015 15-16 vjeç E ulët
Përqindja fëmijët
NEET
2010-2015 15-18 vjeç Neutrale
Shëndeti siguria
Vdekshmëria e
foshnjave
2010-2015 0-1 vjeç E ulët
Nënpesha në lindje 2010-2015 Neo
natal/0vjeç
E ulët
Ushqyerja me gji 2000-2013 0-1 vjeç E lartë
Vaksinimi - fruthi 2002-2011 0 -5 vjeç E lartë
Vaksinimi – kolla
e mirë
2002-2011 0 -5 vjeç E lartë
Aktiviteti fizik 2014 11-15 vjeç E mesme
Vdekshmëria tek
të rinjtë
2010-2015 1-19 vjeç Neutrale
Vetëvrasja tek të
rinjtë
2010-2015 15-19 vjeç Neutrale
Sjelljet me risk
Duhanpirja 2011-2015 13-15 vjeç E ulët
Përdorimi i alkolit 2011-2015 13-15 vjeç E ulët
Lindjet tek
adoleshentët
2010-2015 15-19 vjeç E ulët
Cilësia e jetës në
shkollë
Bulizmi 2009-2017 11-15 vjeç E ulët
Kënaqësia e
fëmijëve në shkollë
2014 11-15 vjeç E ulët
Burimi : autori
Ndërhyrja e autoriteteve publike/ vlerësimi bazohet në analizën e praktikave.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
163
E lartë - Autoritetet publike ndërhyjë drejtpërdrejt në familje apo tek individi në
mënyrë efektive, nëpërmjet politikave të vendosura apo strategjive të shumta të
ndërhyrjes dytësore.
Mesatare - Autoritetet publike ndërhyjë drejtpërdrejt në familje apo tek individi me
një efektivitet të konsiderueshëm.
E ulët – Ekzistojnë mekanizma të parashikuara nga autoritetet publike për të
ndërhyrë edhe ndërhyrja mund të realizohet por ka mungesë të efektivitetit.
Neutrale – Nuk është parashikuar asnjë mekanizëm për indikatorin e fjalë.
Shenja "✓" tregon se studimi i indikatorit ka në fokus të drejtpërdrejtë fëmijën.
Shenja "✗" tregon se studimi i indikatorit nuk ka në fokus të drejtpërdrejtë fëmijën.
Duke analizuar vlerësimin e ndërhyrjes të autoriteteve publike shqiptare,
mund të themi se është pozitive që të përqendrohemi vetëm në të ardhmen e fëmijës,
pasi është fëmija që ka të ardhmen më të gjatë përpara. Kjo nuk duhet të nënkuptojë
një neglizhim të mirëqënies së tyre të tanishme. Fëmijëria është një periudhë e gjatë e
jetës. Nëse pranojmë përkufizimin e fëmijës, të dhënë nga Kombet e Bashkuara, një
person nën 18 vjeç, gjatë ciklit të jetës si një qytetar i vendeve të OECD-së shpenzon
rreth një të katërtën e jetës së tij në fëmijëri dhe adoleshencë.
Brenda një dimensioni, indikatorët janë plotësues (komplementaristë). Nga
njëra anë ka një qasje te të drejtat e fëmijëve dhe nga ana tjetër konsiderohet qasja e
zhvillimit të fëmijës. Të ardhurat dhe niveli i varfërisë janë domethënëse për
mirëqenien e fëmijëve. Këto ndikojnë gjithashtu në të ardhurat e prindërve për të
investuar në të ardhmen e fëmijëve, sidomos në edukimin e tyre.
Indikatorët në lidhje me të ardhurat për edukim mund të mos pasqyrojnë
mirëqenien e fëmijëve në drejtim të integrimit social në shkollë dhe në marrëdhënie
me kolegët, por më së shumti ata japin të dhëna mbi perspektivën e fëmijëve mbi
edulimin dhe nivelin e mbështetjes së prindërve për rezultatet afatgjata të fëmijëve.
Gjetje nga intervistat me aktorët kryesorë të ideimit dhe zbatimit të
politikave sociale për fëmijët në vendin tonë
Krahas gjetjeve për çdo dimension përgjatë intervistave të realizuara për këtë, u
evidentuan edhe disa problematika që prekin indikatorët e marrë në studim si:
Mungesa e kapaciteteve në burime njerëzore dhe e specialistëve të
mbrojtjes sociale të fëmijëve.
Mungesa e bashkërendimit ndërsektorial.
Nivel i ulët i decentralizimit të politikave sociale mbi fëmijët.
Mungesa e politikave sociale mbi mirëqenien e fëmijës përballë
politikave emergjente për fëmijët më vulnerabël.
Përgjatë intervistës së realizuar me përfaqësuesen e Drejtorisë Rajonale të
Shërbimit Social Shtetëror Korçë, drejtuesja e këtij institucioni thekson se: « kuadri
ligjor i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve ka pësuar një evolucion në kohë, ngritjen e
një sërë politikash sociale të shoqëruara nga strukturat përkatëse. Ajo çka është
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
164
shqetësuese është mungesa e burimeve njerëzore brenda këtyre strukturave. Nëse do
t’i referohemi sistemit të ri të ndarjes administrative dhe konketisht bashkisë Korçë,
aktualisht me organizimin e ri brenda kësaj bashkie përfshihen 8 njësi administrative
dhe ka vetëm një punonjës të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, një punonjës social
kundër dhunës dhe një punonjës të komuniteteve në nevojë sikurse kane qene edhe kur
funksiononte si bashki më e vogël vetëm për qytetin e Korçës. Ky shembull tregon
qartë se një punonjës në çdonjërin nga sektorët e lartpërmendur, nuk mund të
menaxhojë të gjitha rastet e 8 njësive administrative. Sipas ligjit të mbrojtjes sociale
të vitit 2010, çdo bashki ka një punonjës të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, një
punonjës social kundër dhunës dhe një punonjës të komuniteteve në nevojë, ndërsa
njësitë më të vogla administrative kanë një administrator shoqëror që mbulon të
gjithë sitemin social. Ky punonjës është përgjegjës për administrimin e ndihmës
ekonomike, pagesave për personat me aftësi të kufizuara si dhe sistemin e mbrojtjes
së fëmijëve apo dhunës.
…le të shpresojmë që kjo është një periudhë tranzicioni përgjatë së cilës janë duke
u adaptuar detyrimet ligjore të këtij sistemi të ri organizativ dhe të ligjit të ri të
mbrojtjes së fëmijëve. Theksohet se përtej numrit të ulët të punonjësve në këtë
sektor do të nevojitet një ngritje e kapaciteteve profesionale të punonjësve »
Në intervistën e saj përfaqësuesja e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Shtetëror
Kukës shprehet se: « mungon bashkërendimi i politikave sociale të ndërmarra nga
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe vlen të theksohet fakti që sistemi i mbrojtjes së
fëmijëve është shumë i përgjithshëm… »
Sipas ekspertes rajonale të Observatorit të të Drejtave të Fëmijëve (Elbasan) « …ka
pasur një angazhim në ndërmarrjen e politikave sociale me në qendër fëmijën, por
ndikimi i tyre në përmirësimin e situatës së fëmijës ngelet për t’u diskutuar. E pyetur
nëse ekzistojnë strukturat e këtyre politikave, ajo shprehet se ekzistojnë struktura të
veçanta, por mungon funksioni i një sistemi ku situatat monitorohen, veprimet
koordinohen dhe referohen. Për rrjedhojë, politikat sociale nuk u përgjigjen
problematikave të fëmijëve. Kjo për arsye nga më të ndryshmet, duke filluar nga
procedurat e zgjatura, mungesa e infrastrukturës, masave teknike, mungesës së
kapaciteteve fizike dhe profesionale, mungesës së burimeve financiare, ndër më
problematiket ngelet limitimi i burimeve njerëzore të specializuara».
Në intervistën e realizuar për këtë studim, specialistja e monitorimit dhe
vlerësimit të politikave pranë organizatës së Kombeve të Bashkuara Shqipëri,
shprehet se: « politikat sociale nuk kanë prioritet plotësimin e nevojave të fëmijëve,
veçanërisht nevojave të fëmijëve vulnerabël. Politikat specifike me fokus fëmijët janë
të pakta dhe ato që janë, ngelen në nivel qëndror. Një tjetër problematikë është
mangësia që haset në strukturat planifikuese dhe zbatuese të këtyre politikave. Shumë
problematika hasen në struktuat e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht në nivel lokal,
pikërisht atje ku duhet të veprohet. Ajo çka duhet të përmendet është mungesa e
burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe burimeve financiare. Politikat duhet të jenë
më aspiruese se kapacitetet dhe shërbimet aktuale, pasi janë këto politika që duhet të
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
165
orientojnë, planifikojnë dhe parashtrojnë ngritjen e shërbimeve dhe standardeve për
këto shërbime. Duhet të theksojmë se instrumentat dhe mekanizmat ndërkombëtare
shërbejnë si linja dhe standarde kryesore, por ka një mungesë të operacionalizimit të
tyre në politikat vendore.
Duke qenë se problematikat që hasen nga fëmijët shtrihen në një spektër
musltidimensional, kjo kërkon një angazhim dhe bashkëpunim ndërsektorial. »
Përfaqësuesja e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Shtetëror Fier shprehet se:
« politikat sociale të ndërmarra me fokus fëmijën, mund të trajtojnë disi
problematikat e fëmijëve në situata ekstreme, por nuk mund të klasifikohen në nivelin
për të siguruar mirëqenien e fëmijës. Edhe pse ekzistojnë planet e veprimit në nivel
qëndror dhe lokal, arritjet janë minimale, nëse i referohemi fëmijëve të rrugës nuk
mund të flasim për një kurim të fenomenit. »
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
166
KONKLUZIONE
Përgjatë këtij studimi u analizuan në detaje të gjithë elementët që ishin
parashikuar në metodologjinë e realizimit të tij, si përbërës të mirëqenies së fëmijës.
U morën në konsideratë variablat përbërës të hipotezës qëndrore të studimit.
Nga njëra anë u bë një analizë e politikave sociale me në qendër fëmijën dhe nga ana
tjetër nëpërmjet përpunimit të të dhënave statistikore të standardizuara dhe
intervistave të realizuara me specialistë të sistemit të mbrojtjes të të drejtave të
fëmijëve, u analizua implementimi dhe efektiviteti i këtyre politikave.
Në përputhje me hipotezën e studimit që konsiston mbi funksionalitetin e
politikave sociale me në qendër fëmijët, përballë formalizimit në ligje, janë analizuar
elementët domethënës të këtyre politikave.
Mund thuhet se nuk ndodhemi më në një situatë hipotetike, pasi formalisht
dhe të shkruara, politikat sociale, planet, strategjitë si dhe strukturat implementuese
qëndrojnë në nivele shumë të larta, të krahasueshme denjësisht me sistemin social
francez, model të cilin e kemi cilësuar të suksesshëm. Por, në momentin që
analizojmë, praktikat në terren mund të identifikojmë mangësitë dhe problematikat.
Gjetjet për çdo dimension kanë shërbyer për konkretizimin e analizës së
aksionit publik mbi mirëqenien e fëmijës. Këto gjetje janë plotësuara nga opinionet e
shprehura gjatë intervistave të realizuara me specialistë përgjegjës në sektorë të
ndryshëm ekzekutues të politikave sociale. Opinionet e specialistëve, jo vetëm
konfirmojne gjetjet mbi indikatorët përbërës të këtyre dimensioneve, por edhe
nxjerrin ne pah problematika të tjera të funksionalitetit institucional.
Për rrjedhojë mund të procedohet në nxjerrjen e disa përfundimeve dhe
rekomandimeve.
Përgjatë këtij studimi u evidentuau:
Evoluim i legjislacionit shqiptar në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve
Në legjislacionin shqiptar u evidentua një evoluim pozitiv mbi mbrojtjen e
fëmijëve. Ligji Nr.10347 datë 04.11.2010 “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”297
vjen i plotësuar dhe ka siguruar struktura të standardizuara në këtë fushë. Ky ligj
krijoi Agjensinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Njësitë e
Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në nivel vendor, si dhe të gjithë mekanizmat për
monitorimin, vlerësimin dhe sanksionimin e zhvillimeve në këtë fushë. Për të qenë sa
më afër standardeve evropiane dhe Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave te
Fëmijëve, të ratifikuar nga shteti shqipar, legjislacioni ynë u përmirësua së fundmi me
ligjin e vitit 2017. Theksojmë se ligji i vitit 2010 është rikonsideruar dhe në shkurt të
vitit 2017, u miratua ligji i ri mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Pra aktualisht
janë duke u ndërmarrë aktet nënligjore të këtij ligji.
297Ligji mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmjëve 2010,
http://www.kqk.gov.al/sites/default/files/publikime/ligji_nr.10_347_date_04.11.2010.pdf, konsultimi i
fundit qershor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
167
Ndërsa në rastin francez, që prej vitit 1945, ligji vjen me një qasje të bazuar në
ndërhyrjen e shtetit për të mbështetur situatat problematike në fushën socio-
ekonomike, duke ju referuar një norme individuale dhe shoqërore. Situatat do të
trajtohen mbi një vizion ligjor që përcakton kategoritë e pastandardizuara mbi kriteret
mjeko-sociale, socio-ekonomike, statusin e mbrojtjes dhe mënyrat e menaxhimit.
Ligji nr 2016-297 i 14 marsit të vitit 2016 për mbrojtjen e fëmijës, përfshin tre tituj që
përbëjnë temat kryesore dhe çështjet e reformës së mbrojtjes së fëmijëve :
përmirësimi i qeverisjes qëndrore dhe lokale të mbrojtjes së fëmijëve, sigurimi i
mbarëvajtjes së fëmijës dhe sigurimi i statusit të fëmijës.
.
Angazhime të shtetit shqiptar për përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve
Strategjia kombëtare shqiptare, evidenton shumë angazhime që përputhen me
orientimet e BE-së në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Njëkohësisht nëse i referohemi
strukturave implementuese të këtyre politikave mund të konfirmohet që të gjitha
ekzistojnë.
Strategjia kombëtare franceze e dhjetorit 2013 mbi fëmijërinë dhe adoleshentët, është
krijuar mbi një sërë parimesh udhëzuese dhe propozimesh afatmesme. Komisioni
përgjegjës bën thirrje për një bashkim të dimensioneve të ndryshme të identitetit të
fëmijës dhe adoleshentit, duke respektuar specifikat - familja nuk është shkolla, -
shkolla nuk është një lëvizje e arsimit popullor… Politikat publike që ndikojnë në
jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve (arsim, familje, mbrojtjen e fëmijëve, etj.) synojnë
zhvillimin e plotë për fëmijët dhe adoleshentët, duke nxitur formimin e fëmijës nën
një përgjegjësi të re kolektive298.
Mangësi në funksionimin e strukturave të ngritura për mbrojtjen e të
drejtave të fëmijëve
Elementë shqetësues që hasen shpesh në strukturat implementuese të
politikave sociale me në qendër fëmijën, lidhen me mangësitë dhe funksionimin e
këtyre strukturave. Kjo vjen kryesisht nga kualifikimi i dobët i burimeve njerëzore,
kapacitetet e ulta të tyre, burimet financiare të kufizuara, si dhe mangesitë në kuadrin
ligjor dhe institucional mbi procesin e koordinimit dhe monitorim-vlerësimit.
Strukturat parashikohen të jenë përgjegjëse për një shtrirje të madhe gjeografike, çka
do të thotë një numër shumë i vogël punonjësish duhet të trajojnë një numër shumë të
madh rastesh në kushtet e një decentralizimi jo efektiv.
Edhe pse situata ekonomike e vendit paraqitet në nivele të ulta, burimet
njerëzore të kualifikuara dhe të përgjegjëshme mund të operojnë me burimet e
disponueshme për të arritur një ekuilibër optimal të efikasitet dhe eficiencë. Konteksti
298Strategjia Kombëtare mbi politikat publike mbi familjen,
http://www.strategie.gouv.fr/evenements/une-strategie-nationale-de-lenfance-de-ladolescence,
konsultimi i fundit shkurt 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
168
ekonomik është vërtet i rëndësishëm, pasi ndikon në të gjitha dimensionet e
mirëqenies së fëmijës, por një mirëmenaxhim i burimeve të disponueshme do të
përmirësonte situatën socio-ekomoike të fëmijës.
Kjo mangësi reflektohet përgjatë analizës së Dimensionit të shëndetit dhe
sigurisë kryesisht në indikatorin e lindjes nën peshë dhe vdekshmërisë foshnjore.
Ndërsa në Dimensionin e sjelljeve me risk evidentohen mangësi në implementimin e
politikave të ndërmarra për minimizimin e përdorimit të alkoolit dhe duhanit.
Edhe pse sistemi francez i mbrojtjes sociale të fëmijëve është në një stad të
konsoliduar, ai është në një dinamikë të vazhdueshme në mënyrë që t’u përgjigjet
problematikave efektivisht.
Edhe pse autoritetet publike franceze kanë ndërmarrë një angazhim të vërtetë në këtë
fushë, sipas vlerësimit të Kombeve të Bashkuara, kjo nisëm reflektohet me vështirësi
në jetën e përditshme të fëmijëve, familjeve dhe institucioneve. Kërkohet më tepër
ndërhyrje nëpërmjet reformave dhe politikave sociale për fëmijët, familjet dhe luftën
kundër varfërisë, sepse Franca është një vend me pozita shumë të mira ekonomike.299
Mangësi në kuadrin ligjor, institucional dhe në procesin e koordinimit dhe
monitorim-vlerësimit të politikave me fokus fëmijën
Ekziston një kuadër ligjor mbi inkuadrimin e politikave sociale me fokus
fëmijën, i cili ka evoluar në kohë, por nuk sanksionohet brenda tij koordinimi i
veprimtarisë përgjatë procesit të implementimit. Mund të evidentohet se në këtë fushë
nuk funksionon në mënyrën e duhur procesi i decentralizimit dhe kjo reflektohet në
ndikimin e ulët të këtyre politikave në nivel lokal.
Mund të thuhet gjithashtu se problematika e mangësive të procecit të
koordinimit dhe monitorimit të politikave sociale, do të shoqërojë të gjitha
dimensionet e mirëqenies sociale të fëmijës.
Nëse i referohemi ligjit të vitit 2010, mbi mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si dhe një
mori normash të tjera legjislative të kësaj fushe përballë gjetjeve të këtij studimi,
vërehet se një pjesë e këtyre dispozitivave ligjore zbatohen pjesërisht, keqzbatohen
apo nuk zbatohen fare.
Politikat sociale për fëmijë trajtojnë situata ekstreme të vulnerabilitetit
dhe mungesa e politikave mbi familjen në vendin tonë
Përgjatë këtij studimi u evidentua që janë të pakta rastet ku politikat sociale në
vendin tonë synojnë mirëqenien e fëmijës. Sipas gjykimit të specialistëve, këto
politika ofrojnë minimumin e mundshëm jetik për fëmijët në nevojë dhe kryesisht
trajtojnë raste të vulnerabilitetit ekstrem.
299Aksioni social mbi fëmijët dhe familjet, https://www.unicef.fr/contenu/espace-medias/audition-de-
la-france-devant-lonu, konsultimi i fundit qershor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
169
Ky evidentim konfirmohet edhe në analizën e dimensionit të mirëqenies materiale të
fëmijëve.
Në deklaratën për shtyp, Gjenevë/Tiranë 20 prill 2016, të Agjensisë së OKB-
së për fëmijët, UNICEF-i del me disa gjetje mbi mbrojtjen sociale të fëmijëve.
Përfitimet me para në dorë në rajon po mbulojnë gjithnjë e më shumë fëmijët dhe
familjet që kanë nevojë për to. Megjithatë, shumë fëmijë në nevojë ende nuk kanë
përfituar, veçanërisht nëse ata i përkasin grupeve të disavantazhuara. Midis fëmijëve
më vulnerabël dhe të diskriminuar janë fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët nga
minoritete etnike dhe gjuhësore,si dhe fëmijët e prekur nga migracioni. Ajo çfarë
marrin fëmijët dhe familjet në shumë shtete dhe territore të rajonit nuk përbën ndonjë
ndryshim në jetën e tyre. Prindërit me të ardhura të ulëta ose pa një punë nuk marrin
mbështetje sociale cilësore që t’i ndihmojë ata të merren me konfliktet në familje apo
të lidhen me përfitimet dhe shërbimet e disponueshme, përfshirë mundësitë për
trajnim dhe punësim..300.
Duke u bazuar në këtë gjetje, konkludojmë se në vendin tonë politikat sociale
janë të fokusuara në një spektër të ngushtë veprimi. Në mënyrë të përgjithshme, në
brendësi të këtyre politikave parashikohet një ndërhyrje tek fëmijët me vështirësi të
madhe socio-ekonomike. Në këto kushte ndodhemi në një situatë ku synohet kurimi i
fenomenit dhe jo parandalimi i tij.
Elementë të cilët duhet të veçohen në kontekstin francez të aksionit të
autoriteteve publike mbi mirëqenien e fëmijës dhe që mund të konsiderohen me vlerë
për adaptime eventuale në sisteme të tjera sociale, kanë të bëjnë me politika mbi
familjet. Këto politika bazohen në parimin e universalitetit dhe kanë në fokus të gjitha
familjet. Pra, brenda këtyre politikave nuk konsiderohen vetëm shtresat e
marzhinalizuara ashtu si ndodh në rastin shqiptar.
Të gjitha familjet franceze në një mënyrë apo në një tjetër kanë përfitime për
të siguruar edukimin e fëmijëve. Ato përfitojnë nga rishpërndarja e pasurisë sipas
përbërjes së familjeve dhe përfitojnë nga shërbimet dhe ofrimi i logjistikës për të
lehtësuar procesin e prindërimit.
Në sistemin social francez, të gjitha politikat sociale me në fokus fëmijën dhe
familjen implementohen nën parimin e universalitetit dhe solidaritetit vertikal.
Të gjitha vendet kanë veçori specifike socio-ekonomike dhe politike, prandaj jo
detyrimisht, praktikat e mira franceze do të ishin efikase në shoqërinë shqiptare, por
një përshtatje e mirë e tyre do të përmirësonte klimën sociale në vendin tonë.
Të gjitha vendet e zhvilluara kanë përshtatur politika sociale për familjet me
fëmijë, të cilat japin zgjidhje afatshkurtra për uljen e varfërisë, sikurse edhe në
sistemin francez është konceptuar në mënyrë të favorshme sistemi tatimor, përfitimet
dhe stimujt që lidhen me punën, ofrimin e shërbimeve të kujdesit për fëmijët, politikat
aktive të tregut të punës si dhe mekanizmat e tjera të drejtpërdrejta për të ndikuar në
punësimin e prindërve me fëmijë. Të gjithë këta elementë ndikojnë drejtpërdrejt në
përmirësimin e mirëqenies të fëmijëve.
300Deklaratë për shtyp UNICEF, https://www.unicef.org/albania/sq/media_28204.htm
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
170
Elementë për tu integruar në sistemin shqiptar të mbrojtjes së fëmijëve Duke u bazuar në literaturën mbi nevojat e rikonstruktimit të sistemit social
nëpërmjet ideimit të politikave të reja të specializuara dhe sektoriale, pamundësinë e
individit për t’u përballur me sfidat sociale dhe shëndetësore individualisht,
kompleksitetin e menaxhimit të nevojave sociale në rritje, si dhe në dinamikën e
klimës socio-politike të vendit drejt një shteti social, mund t’i japim një hapje këtij
studimi, nëpërmjet propozimit të elementëve të rinj brenda këtyre politikave sociale.
Për të mos mbetur në nivel teorik dhe akoma më tepër utopik të këtyre
rekomandimeve, është zgjedhur sistemi francez si një model frymëzues për nga vlerat
e tij, por edhe si pjesë e sistemit evropian të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve. Në
këtë kuadër, identifikimi i mangësive të sitemit bëhet më i lehtë dhe natyrshëm lindin
edhe rekomandimet, duke u bazuar ne instrumentin e Metodes së Hapur të
Koordinimit. Në literaturën e trajtuar shohim se perceptimi i fëmijës është i ndryshëm
në vende të ndryshme, por ajo çka vlen të theksohet është rëndësia që i jepet nevojave
specifike të fëmijës në shoqëri.
Rekomandime drejtuar institucioneve ligjbërëse
Duke konsideruar mangësitë e identifikuara në këtë studim, një nga
rekomandimet më të përgjithshme që prek të gjitha dimensionet e mirëqenies së
fëmijës është rikonsiderimi i sanksioneve ligjore mbi procesin e monitorim-vlerësimit
të politikave sociale me fokus fëmijën dhe ngritja e grupeve të monitorim vlersimit
ndërsektorial në këtë fushë.
Në sistemin francez procesi i monitorim-vlerësimit ndërministerial është
parashikuar në dekretin e 22 janarit 1990 301 . Ky proces "do të vlerësojë nëse
përdorimi i burimeve ligjore, administrative dhe financiare mund të japë efektet e
pritshme të një politike dhe arritjet e objektivave të paracaktuara…" Procesi i
monitorim –vlerësimit në ciklin e një politike sociale ka një peshë të rëndësishme në
implementimin e politikës, sikurse ky element pasqyrohet i detajuar në kapitullin I të
këtij studimi “Politikat sociale dhe shteti social”. Përgjatë analizës së këtij procesi
synohet gjithashtu të identifikohet bashkërendimi i efekteve të politikave sociale
specifike në fushën e mbrojtjes së fëmijës me efektet e politikave të tjera që kanë
impakt jo të drejpërdrejtë në këtë fushë.
Rekomandime drejtuar institucioneve qëndrore
Parashikimi i një sistemi fiskal të favorshëm për prindërit me fëmijë,
duke e kontekstualizuar këtë element edhe me rastin francez. Ky
favorizim fiskal jo detyrimisht duhet të ketë në fokus familjet që jetojnë
në varfëri ekstreme (individët e papunë), por të merret në konsideratë
përmbushja e kushteve të nevojshme të fëmijës brenda një familje. Kjo do
të përmirësonte nivelin e mirëqenies materiale të fëmijës (që në vendin
301Dekreti mbi monitorim vlerësimin 22 janar 1990,
http://blog.laurentbarbe.fr/public/method_eval_polit_publiq.pdf, konsultimi i fundit maj 2017
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
171
tonë rezulton në i ulët) dhe rritjen e nivelit arsimor, duke qenë se këto dy
dimensione janë shumë komplementariste. Kjo, gjithashtu do të kishte një
ndikim të fuqishëm edhe në përmirësimin e kushteve të banimit.
Konkretisht brenda sistemit progresiv të taksimit, të parashikohen
lehtësime fiskale për familjet me fëmijë duke konsideruar nevojat
specifike të tyre. Konsiderimi i optikës sociale brenda sistemit fiskal do të
zgjeronte spektrin e politikave të fëmijës dhe familjes në vendin tonë,
duke u bazuar edhe në një nga objektivat bazë të politikës mbi fëmijët dhe
familjen në sistemin francez, e cili synon rishpërndarjen e pasurisë
kombëtare sipas përbërjes së familjeve, që në vetvete përbën një nga
parimet e shoqërisë franceze.
Ideimi i politikave mbështetëse të prindërve të papunë. Kur kemi
intervistuar specialistë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ata nuk ishin
në gjendje të na përgjigjeshin në lidhje me situatën familjare të
punëkërkuesve. Punëkërkuesi brenda këtij shërbimi trajtohet si individ
dhe nuk konsiderohen rrethanat familjare të tij. Trajtimi me prioritet i
prindërve të papunë brenda Shërbimit Kombëtar të Punësimit, do të rriste
efektivitetin e këtij shërbimi, kjo, duke u bazuar edhe në praktikat e
sistemit francez të punësimit dhe kryesisht në prioritetin që u jepet
prindërve të papunë.
Për punëkërkuesit e papunë shërbimi francez i punësimit ofron një gamë
ndihmash për të lehtësuar kthimin apo integrimin e tyre në tregun e
punës. Ndër të tjera, ai mbulon shpenzimet e transportit (në mënyrë që
punkërkuesi të ketë mundësi mobiliteti përgjatë kërkimit të punës),
trajnimeve profesionale dhe për prindërit e papunë shpenzimet për
kujdesin ndaj fëmijëve, në mënyrë që prindi të jetë aktiv në kërkimin e
mundësive të punësimit302.
Mirorganizimi i praktikave favorizuese për prindrit në marrëdhënie pune
edhe pse ka prirje për t’u konsideruar gjithmonë edhe më shumë
prindërimi në kodin e punës. Duhet të krijohen kushte më të përshtatshme
në mënyrë që për prindërit të vendoset një ekuilibër midis jetës
profesionale dhe procesit të prindërimit. Ky rekomandim vjen i frymëzuar
nga një praktikë e mirë e sistemit francez, ku të gjitha dispozitivat për
ruajtjen e këtij ekuilibri janë mirorganizuar në kuadrin ligjor sikurse
pasqyrohen në në kodin civil francez. Në të drejtat e prindit, në sistemin
francez, janë parashikuar tre tipe ditësh pushimi për prindërit : ditë
pushim për praninë prindërore, ditë pushim për mbështetjen familjare dhe
ditë pushimi për solidaritetin familjar. Gjithashtu brenda hapësirave të
mundshme, si në sektorin publike dhe në atë privat, prindërve duhet t’u
jepet prioritet në zgjedhjen e mundësive më të përshtatëshme për oraret e
punës303.
302Shërbimi francez i punësimit, http://www.pole-emploi.fr/accueil/, konsultimi i fundit maj 2017 303 Të drejtat e prindërve në sistemin francez, http://www.unapei.org/Les-droits-des-parents,5.html,
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
172
Parashikimi i mekanizmave të bashkërendimit ndërsektorial të politikave
sociale mbi fëmijën, duke marrë shkas nga koncepti i integrimit të
politikave shëndetësore në të gjitha politikat publike sipas modelit francez
dhe evropian.
Ndërmarrja e nismave për rritjen e efektivitetit të procesit të decentralizimit, element
që shoqëron procesin e ndërmarrjes së politikave publike në sistemin francez që prej
vitit 1983.
Rekomandime drejtuar sistemin arsimor
Rivlerësimi i situatës psiko-sociale të fëmijës brenda sistemit arsimor vjen si një
tjetër rekomandim për autoritet implementuese të politikave në këtë fushë dhe për
politikëbërësit.
Mundësimi i trajnimeve dhe seminareve për mësuesit mbi menaxhimin e
marrëdhënieve humane mësues-xënës, nxënës-nxënës. Ky rekomandim vjen pasi
është evidentuar se fokusi i mësuesve është i përqëndruar në arritjet kurrikulare të
nxënësit. Shoqërisë sonë i nevojiten qytetarë të denjë dhe jo vetëm profesionistë.
Ky rekomandim nuk shihet vetëm si një dëshirë për të përmirësuar apo
standardizuar gjendjen psiko-sociale të fëmijës në vendin tonë, por vjen edhe si një
detyrim për përmbushjen e angazhimeve të vendit tonë bazuar në Kartën e të Drejtave
Themelore të BE-së. Në këtë tekst të parë të nivelit kushtetues në BE, përcaktohen tri
parimet themelore të të drejtave të fëmijëve : e drejta për të shprehur pikëpamjet e
tyre lirisht në përputhje me moshën dhe pjekurinë e tyre (neni 24, paragrafi 1), e
drejta për të pasur në prioritet interesat e tyre më të mira në të gjitha veprimet që kanë
të bëjnë me fëmijën (neni 24, paragrafi 2) dhe e drejta për të ruajtur marrëdhëniet
personale dhe kontakte të drejtpërdrejta me të dy prindërit (neni 24, paragrafi 3).
Niveli i lartë i kënaqësisë të fëmijëve francezë në shkollë lidhet jo detyrimisht me
ekzistencën e strukturave efektive që trajtojnë situata psiko-sociale të tyre, por edhe
me nivelin e lartë të profesionalizmit të mësuesit304.
Rekomandim drejtuar strukturave përgjegjëse të menaxhimit të shëndetit publik
Shifrat e larta të përdorimit të duhanit dhe alkoolit tek fëmijët në vendin tonë
janë shqetësuese. Kjo situatë na çon natyrshëm drejt nevojës për një rishikim të
ligjit dhe kryesisht të sanksioneve të parashikuara për përdorimin e këtyre
substancave nga fëmijët. Sanksionet që kanë pasur relativisht sukses në rastin
francez mbi përdorimin e këtyre substancave konsiston në rritjen e taksave për
alkoolin dhe duhanin. Kjo është reflektuar në rritjen e çmimit të këtyre
produkteve dhe uljen e konsumit. Paralelisht me rritjen e taksave është aplikuar
vendosja e gjobave për përdoruesit dhe tregëtuesit e këtyre produkteve jashtë
kushteve të parashikuara dhe kryesisht për tregëtimin e tyre tek fëmijët.
konsultimi i fundit maj 2017 304Niveli psiko-social i fëmijëve në Francë,
https://www.reseaucanope.fr/climatscolaire/fileadmin/user_upload/enquetes/UNICEF_FRANCE_viole
nces_scolaires_mars_2011_Enquête_élève_1er_degré.pdf, konsultimi i fundit nëntor 2016
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
173
Gjthashtu duke u bazuar në suksesin e praktikave franceze të sensibilizimit të
fëmijëve mbi efektet negative nga përdorimi i këtyre substancave do të ishte e
dëshirueshme që këto fushata të ishin më konkrete për të rritur maksimalisht
ndikimin tek fëmijët. Dhe për të kuruar fenomenin që në vendin tonë rezulton në
nivele të larta, do të ishte e dëshirueshme të investohej për të zhvilluar mjekësinë
në fushën e varësisë ndaj substancave narkotike.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
174
BIBLIOGRAFIA
1. A Ben-Arieh, I Frønes, Indicators of children’s well being-Concepts, indices
and usage, Social Indicators Resarch, 2007
2. A.Ben-Arieh, I. Frønes, Taxonomy for child well- being indicators: A
framework for the analysis of the well-being of children Childhood, 2011
3. Alexandre-Bidon Danièle, Lett Didier, Les enfants au Moyen Âge, Ve- XVe
siècles 1998 Volume 17 Numéro 34 pp. 154-155
4. Ardian Civici, Shteti apo Tregu, UETPRESS, Tiranë 2013, f 68-70
5. Ariès Philippe, L'enfant et la vie familiale sous l'Ancien Régime, Revue
Française de la Sociologie, 1960 Volume 1, N.4
6. Becker H.,Social Problems: A Modern Approach, John Wyler New York
1966,
7. Ben-Arieh dhe George, 2001; Lee dhe Pollard, 2003 Fattore et al 2007/
Assurer le bien-être des enfants, 2009, OECD
8. Borgetto M. La décentralisation du « social »: de quoi parle-t-on?
Informations Sociales, 2010/6-no 162, p. 6-11/publication de la Caisse
nationale des allocations familiales
9. Borgetto M. Lafore R., Droit de l’aide et de l’action sociales, Précis Domat, 7e
éd., Montchrestien 2009
10. Bray M., Adamos B., Mason M., Pratiques et methodes, La Découverte, Paris
2005/ Recherche comparative en éducation. Approches et méthodes, Editorial
De Boeck, Bruxelles 2010
11. Cobb R., Ross M., « Agenda Setting and the Denial of Agenda Access: Key
Concepts », in Cultural Strategis of Agendas Denial: Avoidance, Attack and
Redefinition, Lawrence, University Press of Kansas 1997
12. Delors J. et Dollé M., Investir dans l’État social, Paris, Odile Jacob, 2009
13. Easton David, A. Knopf Alfred, The Political System: An Inquiry into the
State of Political Science, New York 1953.
14. Esping-Andersen, G. The three worlds of welfare capitalism., Polity Press,
UK: Cambridge 1990
15. Euronet, 2004
16. Fattore et al, 2007, Assurer le bien-être des enfants, 2009, OECD f. 5
17. François-Xavier Merrien, L’État-providence 2007/3249 Presses Universitaires
de France (3e éd.)ISBN : 9782130539353
18. Freeman, J.G., Samdal, O., Klinger, D.A., Dur, W., Griebler, R., Currie, D.
and Rasmussen, M. (2009) The relationship of schools to emotional health and
bullying. International, Journal of Public Health, 54 (Suppl 2): S251-S259
19. Full employment in a free society: a report / by William H. Beveridge, 1944
20. Garraud P., Politiques nationales: l’élaboration de l’agenda, L’Année
sociologique, 1990
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
175
21. Garrett, G., Global Markets and National Politics. International Organization
52: 1998,
22. Goran Goldkuhl, Practice Theory vs Practical Theory: Combining Referential
and Functional Pragmatism, Schatzki et al., 2001
23. Gosta Esping-Andersen Les trois mondes de l'Etat-providence. Essai sur le
capitalisme moderne, coll. Le lien social, éd. PUF, 1999,
24. Gouttenoire Adeline, « Le bien-être de l'enfant dans la Convention
internationale des droits de l'enfant », Informations sociales 2010/4 (n° 160),
25. Grelley Pierre, « Intérêt de l'enfant : un renouveau », Informations sociales
2010/4 (n° 160),
26. Hassenteufel Patrick, « Les processus de mise sur agenda: sélection et
construction des problèmes publics », Informations sociales, 1/2010 (n° 157),
27. Hermet Gay, Bertrand Badie, « La politique comparée », Armand Colin Paris
2001
28. Hilgartner Stephen, L. Bosk Charles, The Rise and the Fall of Social
Problems: A Public Arenas Model, The American Journal of Sociology, Vol.
94 N.1 Jul 1988
29. ILO. Into the twenty-first century : the development of social security : a
report to the Director-General of the International Labour Office on the
response of the social security system in industrialised countries to economic
and social change. International Labour Office, Geneva 1984
30. Janet Currie, Erdal Tekin, April 2006,Does Child Abuse Cause Crime?,NBER
Working Paper No. 12171
31. Jenson J, Saint-Martin D., « Building blocks for a new social architecture:
the LEGOTM paradigm of an active society », Policy & Politics, 2006 vol. 34,
n° 3.
32. Jérôme Denis, “Préface: Les nouveaux visages de la performativité”, Etudes
de communication, 29/2006
33. KingdonJohn W., Agendas, Alternatives, and Public Policies, Little, Brown,
Boston 1984
34. Konventa e të Drejtave të Fëmijëve e Organizatës së Kombeve të Bashkuara,
1989, version online
35. La comparaison dans les sciences sociales. Pratiques et méthodes, La
Découverte, Paris 2005.
36. Laurence Rossignol, Focus në CNAEMO, 23 mars, 2016
37. Lawn, J, Cousens, S, Bhutta, Z, Darmstadt, G, Martines, J, and Paul, V. Why
are 4 million newborn babies dying each year? Lancet. 2004
38. Löchen Valérie, Comprendre les politiques sociales, Dudon, Paris 2016, p.7
39. McCombs, M.E. & Shaw, D., The Agenda-Setting Function of Mass Media,
1972 POQ, 36;
40. McLellan, L., Rissel, C., Donnelly, N. and Bauman, A. Health behaviour and
the school environment in. Social Science & Medicine, 49 New South Wales,
Australia 1999
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
176
41. Merdani A., Toçi D., « Vleresimi i lindjeve dhe aborteve tek adoleshentet per
rrethin e Tiranes, gjate periudhes 2009-2012 », Bulletini i Institutit të
Shëndetit Publik, Nr2-2015
42. Neveu E., L’approche constructiviste des “problèmes publics”. Un aperçu des
travaux anglo-saxons, Études de communication, 1999, n° 22, p. 42
43. Neveu E., L’approche constructiviste des “problèmes publics”. Un aperçu des
travaux anglo-saxons, Études de communication, 1999, n° 22
44. Palier Bruno, Bonoli Giuliano, Entre Bismarck et Beveridge « Crises » de la
sécunté sociale et politique(s), Revue française de science politique,1995
Volume 45 Numéro 4
45. Paris, Seuil, coll.«La République des idées »,, 2008
46. Pollard, E.L., & Lee, P.D.. Child well being: A systematic review of the
literature. Social Indicators Research, 2003
47. Rayssiguier Y, Jégu J, Laforcade M. Politiques sociales et de santé,
comprendre et agir, Presses de l’EHESP Rennes juin 2012.
48. Réforme pédagogique et légitimation, 2009, De Boeck Supérieur,ISBN :
97828041019302009 p-47
49. Réforme pédagogique et légitimation, 2009,De Boeck Supérieur,ISBN :
97828041019302009
50. Renaut Alain, La libération des enfants. Contribution philosophique à une
histoire de l'enfance, 2002 Volume 141 Numéro 1
51. Rey-Lopez, J.P., Vincente-Rodriguez, G., Biosca, M. and Moreno, L.A.
(2008) Sedentary behaviour and obesity development in children and
adolescents. Nutrition, Metabolism and Cardiovascular Diseases, 18
52. Saab, H. and Klinger, D. (2010) School differences in adolescent health and
wellbeing: Findings from the Canadian Health Behaviour in School-aged
Children Study. Social Science & Medicine, 70: 850-858
53. Sen A.K., "Social Justice and the Distribution of Income", in Atkinson A.B.
and Bourguignon F. (eds.), Handbook of Income Distribution, Amsterdam
2000
54. Servet Jean-Michel, « Le principe de réciprocité chez Karl Polanyi,
contribution à une définition de l'économie solidaire », Revue Tiers
Monde, 2/2007 (n° 190),
55. Servet Jean-Michel, « Le principe de réciprocité chez Karl Polanyi,
contribution à une définition de l'économie solidaire », Revue Tiers
Monde, 2/2007 (n° 190)
56. Të rinjte ne Shqiperi, sfidat ne kohet qe ndryshojne. INSTAT nentor 2015
57. Thévenon Olivier, « Indicateurs comparés du bien-être des enfants dans les
pays de l'OCDE », Informations sociales, 4/2010 (n° 160)
58. Xhumari Merita, Procesi dhe Institucionet e Politiës Sociale, « ABC » Tiranë
2009
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
177
Faqe Interneti
1. http://apps.who.int/hac/techguidance/tools/disrupted_sectors/adhs_module5.pd
f
2. http://eurlex.europa.eu/legalcontent/FR/TXT/?uri=CELEX%3A12012M%2FT
XT
3. http://eurlex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2010:083:0047:
0200:fr:PDF
4. http://ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/Raporti-ESPAD.pdf
5. http://observator.org.al/wp-content/uploads/2015/03/2015-
Martesat_e_hershme_ne_Shqiperi.pdf
6. http://shtetiweb.org/wp-content/uploads/2014/06/NSDI_2014-
2020_version_JUne-2013.pdf
7. http://www.afmjf.fr/IMG/pdf_RPT-protection-enfance.pdf
8. http://www.assmat.presse.fr/doc/decret-19-01-1811.pdf
9. http://www.conseil-constitutionnel.fr/conseil-constitutionnel/francais/la
constitution/les-constitutions-de-la-france/constitution-de-1946-ive-
republique.5109.html
10. http://www.europarl.europa.eu/charter/pdf/text_fr.pdf
11. http://www.familles-de-france.org/sites/default/files/PF_2014-01_la-politique-
familiale-en-France-syntheses.pdf
12. http://www.familles-de-france.org/sites/default/files/PF_2014-01_la-politique-
familiale-en-France-syntheses.pdf
13. http://www.ilo.org/wcmsp5/groups/public/---ed_protect/---protrav/---
ilo_aids/documents/legaldocument/wcms_127390.pdf
14. http://www.infocip.org/al/?p=3443
15. http://www.injep.fr/article/les-jeunes-ni-en-emploi-ni-en-etudes-ni-en-
formation-un-nouvel-indicateur-cible-des
16. http://www.ishp.gov.al/ep-content/uploads/2012/03/Ligji-i-shendetit-
publik.pdf
17. http://www.ishp.gov.al/ep-content/uploads/2012/03/P%C3%ABr-
sh%C3%ABndetin-riprodhues.pdf
18. http://www.ishp.gov.al/wpcontent/uploads/2015/kalendar/Java%20boterore%2
0e%20Ushqyerjes%20me%20gji.pdf
19. http://www.legifrance.gouv.fr/affichCodeArticle.do;jsessionid=FF2D16C7207
1515AB15146B6B7A5CAB6.tpdjo10v_1?idArticle=LEGIARTI00000642646
8&cidTexte=LEGITEXT000006070721&dateTexte=20120 921)
20. http://www.m-pep.org/IMG/pdf/Acte_final_traite_de_Rome.pdf
21. http://www.oecd.org/fr/els/famille/44361091.pdf
22. http://www.oecd.org/pisa/keyfindings/pisa-2012-results.htm
23. http://www.oecdilibrary.org/docserver/download/8107022ec026.pdf?expires=
1492796999&id=id&accname=guest&checksum=04773678609286C4B9C25
5C3423BC5C8
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
178
24. http://www.shendetesia.gov.al/files/userfiles/Shendeti_Publik/STRATEGJIA_
E_SHENDETIT_RIPRODHUES_2017-2021_Final_5_dhjetor_2016-1.pdf
25. http://www.shendetesia.gov.al/files/userfiles/Shendeti_Publik/STRATEGJIA_
E_SHENDETIT_RIPRODHUES_2017-2021_Final_5_dhjetor_2016-1.pdf
26. http://www.slideshare.net/LoNnapIrEcI/traktati-i-lisbons-treaty-of-
lisbon
27. http://www.sociale.gov.al/al/newsroom/lajme/miratohet-ne-
komisionin-per-shendetesine-dhe-ceshtjet-sociale-projektligji-per-
mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve&page=3
28. http://www.sociale.gov.al/al/program/kujdesi-dhe-perfshirja-sociale
29. http://www.ulss12.ve.it/docs/file/pubbl_utenti/Vaccini%20ALBANESE.pdf
30. http://www.zeriamerikes.com/a/bullisim-edmond-dragoti/3805517.html)
31. http://www.zhvillimiurban.gov.al/files/pages_files/Vleresimi_i_Nevojave_per
_Strehim_Social_ne_Shqiperi_ALB.pdf
32. https://www.legifrance.gouv.fr/affichCode.do?cidTexte=LEGITEXT0000060
74069
33. https://www.legifrance.gouv.fr/affichCodeArticle.do?idArticle=LEGIARTI00
0006681510&cidTexte=LEGITEXT000006072637&dateTexte=19860108
34. https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT0000008
86585
35. https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT0000003
20195
36. https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT0000322
05234&categorieLien=id
37. https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexteArticle.do?idArticle=LEGIARTI00
0025585639&cidTexte=LEGITEXT000006069158
38. https://www.slideshare.net/ALO116/alo-116-bullizmi-raport-analitik-janar-
qershor-2012
39. https://www.unicef-irc.org/publications/pdf/iwp_2013_3.pdf
40. https://www.unicef-irc.org/publications/pdf/rc11_fre.pdf
41. https://www.unicef.org/albania/sq/children_27593.html
42. https://www.unicef.org/albania/sq/children_27593.html
43. https://www.unicef.org/albania/sq/media_28204.htm
44. https://www.unicef.org/french/specialsession/about/sgreportpdf/15_LowBirth
weight_D7341Insert_French.pdf
45. https://www.unicef.org/french/specialsession/about/sgreportpdf/15_LowBirth
weight_D7341Insert_French.pdf
46. https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_ver
sion.pdf
47. https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_ver
sion.pdf
48. https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_ver
sion.pdf
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
179
49. https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_ver
sion.pdf
50. https://www.unicef.org/magic/media/documents/CRC_albanian_language_ver
sion.pdf 24-2(f)
51. https://www.unicef.org/nutrition/files/Final_IYCF_programming_guide_2011.
52. https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pd
f
53. https://www.unicef.org/tfyrmacedonia/CRC_albanian_language_version(3).pd
f
54. www.tradingeconomics.com /albania/mortality- rate-infant-per-1-000-
live...albania mortality rate infant per 1 000 live births wb data World Bank
Indicators - Albania – Mortality
Ligje, Strategji, raporte dhe rekomandime
1. Adoption of the WHO assessment tool on the quality of hospital care for
mothers and newborns in Albania
2. Albanian Ministry of Health. 2002. 10 year development strategy of the
Albanian health system. Tirana, Albania: Albanian Ministry of Health
3. Albanian Ministry of Health. 2002. 10 year development strategy of the
Albanian health system. Tirana, Albania: Albanian Ministry of Health.
4. CdE Charte sociale europeenne, STE n° 35, 18 octobre 1961
5. CdE, Comité des Ministres (2009), Recommandation CM/Rec(2009)10 du
Comité des Ministres aux États membres sur les stratégies nationales intégrées
de protection des enfants contre la violence, 18 novembre 2009.
6. CdE, Comité des Ministres (2010), Lignes directrices sur une justice adaptée
aux enfants,17 novembre 2010.
7. CdE, Comité des Ministres (2011), Lignes directrices sur les soins de santé
adaptés aux enfants, 21 septembre 2011.
8. CdE, Comité des Ministres (2011), Recommandation Rec(2011)12 sur les
droits de l’enfant et les services sociaux adaptés aux enfants et aux familles,
16 novembre 2011
9. CdE, Comité des Ministres (2011), Stratégie du Conseil de l’Europe sur les
droits de l’enfant (2012-2015), CM(2011)171 final, 15 février 2012
10. CdE, Comité des Ministres (2012), Recommandation CM/Rec(2012)2 du
Comité des Ministres aux États membres sur la participation des enfants et des
jeunes de moins de 18 ans, 28 mars 2012.
11. CdE, Convention européenne en matière d’adoption des enfants (révisée),
STCE n° 202, 27 novembre 2008.
12. CdE, Convention européenne sur l’exercice des droits des enfants, STE n°
160, 25 janvier 1996.
13. CdE, Convention europeenne sur le statut juridique des enfants nes hors
mariage, STE n° 85, 15 octobre 1975.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
180
14. CdE, Convention sur la protection des enfants contre l’exploitation et les abus
sexuels, STCE n° 201, 25 octobre 2007.
15. CdE, Convention sur la protection des enfants contre l’exploitation et les abus
sexuels, STCE n° 201, 25 octobre 2007.
16. CdE, Convention sur les relations personnelles concernant les enfants, STE n°
192, 15 mai 2003.
17. Child Rights Information Network, 2002, f. 13
18. Commission européenne (2011), Programme de l’Union européenne en
matière de droits de l’enfant, COM(2011) 0060 final, Bruxelles.
19. Conseil de l’Europe (CdE), Convention sur la lutte contre la traite des etres
humains, STCE n° 197, 15 mai 2005.
20. CouEDH, Marckx c. Belgique, n° 6833/74, 13 juin 1979
21. Department of Health (2004) At least 5 a week: evidence on the impact of
physical activity and its relationship to health. A report from the Chief
Medical Officer. London: Department of Health.
22. Directive 2011/93/UE, JO 2011 L 335, p. 1. /Directive 2011/36/UE, JO 2011
L 101, p. 1. / Directive 2012/29/UE, JO 2012 L 315, p. 57.
23. Dokumenti Strategjik dhe Plani i Veprimit 2017-20121, Ministria e
Shëndetësisë
24. Global perspectives on unplanned pregnancies a framework for action from
the world contraception day (wcd) coalition
25. Guide pratique de la protection de l’enfance à l’usage des personnels de
l’éducation nationale, Academie Nante, 2014
26. Komisioni Evropian (2008) 367 final, 2006, f. 3
27. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, 1998,
28. Laurence Rossignol, Assises du Carrefour national de l’action éducative en
milieu ouvert (CNAEMO), le 23 mars 2016 à Évreux
29. Ligji Nr. 10 347, dt 4.11.2010 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës”
30. MSH, Drejtoria e Perparimit Shendetesor, Kontrollit te Cilesise dhe Jetesimit
te Prioriteteve, sektori monitorimi vleresimit te treguesve shendetesor
31. Nelson, M.C., Neumark-Stzainer, D., Hannan, P.J. and Sirard, J.R. (2006)
Longitudinal and secular trends in physical activity and sedentary behavior
during adolescence. Pediatrics, 118: e1627-e1634.
32. OMS Low birth weight: a tabulation of available information. Maternal health
and safe motherhood program. Genève: WHO, New York: UNICEF, 1992.
33. OMS. Rapport sur la santé dans le monde 1998. Genève: OMS, 1998
34. Organisation des Nations Unies (ONU), Assemblee generale (1989),
Convention relative aux droits de l’enfant, 20 novembre 1989.
35. Raport shendetesor kombetar, gjendja shendetesore e popullates shqiptare
Tirane, 2014. ISHP, UNICEF
36. Strategjia e Shendetit Publik dhe Promocionit te Shendetit, Tirane 2003, fq.
62-63
37. Strong, W.B., Malina, R.M., Blimkie, C.J.R., Daniels, S.R., Dishman, R.K.,
Gutin, B., Hergenroeder, A.C., Must, A., Nixon, P.A., Pivarnik, J.M.,
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
181
Rowland, T., Trost, S. and Trudeau, F. (2005) Evidence based physical
activity for school-age youth. Journal of Pediatrics, 146: 732-737.
38. WHO, neonatal health Global Health Observatory (GHO) data
39. World Health Organization (WHO). 1981. International code of marketing of
breast-milk substitutes. Geneva: World Health Organization.
40. World Health Organization (WHO). 2009. Global health risks: mortality and
burden of disease attributable to selected major risks. Geneva: World Health
Organization.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
182
LISTA E SHKURTIMEVE :
1. OECD - Organizata për Kooperim Ekonomik dhe Zhvillim
2. KKBDF - Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve
3. KDF - Konventa e të Drejtave të Fëmijëve
4. UNICEF - United Nations Children's Fund
5. PBB – Produkti i Brendshëm Bruto
6. INSTAT – Instituti i Statistikave
7. PISA- Programi Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve
8. OJF- Organizatë Jofitimprurëse
9. BE- Bashkimi Evropian
10. OKB- Organizata e Kombeve të Bashkuara
11. NjMDF- Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve
12. VKM –Vendim i Këshillit të Ministrave
13. SKZHI- Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim
14. KSE –Karta Sociale Evropiane
15. KEDS- Komisioni Evropian për të Drejtat Sociale
16. KE- Komisioni Evropian
17. MMSR- Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
18. NE- Ndihma Ekonomike
19. ODF- Observtori për të Drejtat e Fëmijëve
20. NEET – (Neither in Employment nor in Education or Training) Të rinjtë
15-18 vjeç që nuk janë në sistemin arsimor, as të punësuar as në trajnim.
21. OBSH- Organizata Botërore e Shëndetësisë
22. UNFPA- United Nations Population Fund
23. ESPAD- Projekti Evropian i Shkollave për Alkoolin dhe Drogat e tjera
FJALËT KYÇE :
Politika Sociale, Mirëqenia e fëmijës, Autoritetet publike, Shteti i mirëqeies
sociale, Funksionaliteti i politikave sociale
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
183
LISTA E TABELAVE
Tabela 1. Klasifikimi hierarkik i shteteve të mirëqenies në termat e dematerializimit
në 1980 ......................................................................................................................... 38
Tabela 2. Tiparet kryesore të tre sistemeve të mbrojtjes sociale: ............................... 40
Tabela 3. Varfëria ekstreme në Shqipëri 2002-2012 ................................................... 93
Tabela 4. Numri i lindjeve në Shqipëri, numri i lindjeve për grupmoshën 15-18 vjeç
.................................................................................................................................... 149
Tabela 5. Raportimi I marrëdhënieve konfliktuale të fëmijëve ................................. 153
Tabela 6. Sinteza e dimensioneve të mirëqenies së fëmijëve dhe niveli i ndërhyrjes së
autoriteteve publike. ................................................................................................... 161
LISTA E GRAFIKËVE
Grafiku 1. Varfëria në Shqipëri në përqindje 2002-2012 (ngjyra bul e errët pasqyron
zonën urbane, ngjyra blu e çelur zonën rurale dhe ngjyra gurkal gjithsej). ................. 92 Grafiku 2. Numri i familjeve në Ndihmë Ekonomike 2000-2015 ............................... 95 Grafiku 3. Përqindja e familjeve me fëmijë pjesë e skemës së Ndihmës Ekonomike . 96 Grafiku 4. Koeficienti i fëmijëve përfiues të NE-së .................................................... 96 Grafiku 5. Numri i banorëve për dhomë .................................................................... 103 Grafiku 6. Numri i banorëve për dhomë të varfër/jo të varfër ................................... 104 Grafiku 7. Higjena ..................................................................................................... 105 Grafiku 8. Higjena të varfër/jo të varfër .................................................................... 106 Grafiku 9. Furnizimi me ujë....................................................................................... 107 Grafiku 10. Furnizimi me ujë të varfër/jo të varfër ................................................... 107 Grafiku 11. Rezultatet e testit të matematikës 2012/Djem Vajza .............................. 113 Grafiku 12. Rezultatet për testin e matematikës në programin PISA 2015 djem/vajza
.................................................................................................................................... 113 Grafiku 13. Rezultatet e testit të leximit 2012/Djem Vajza ....................................... 114 Grafiku 14. Rezultatet për testin e leximit në programin PISA 2015 djem/vajza ..... 114 Grafiku 15. Rezultatet e testit në shkencë 2012/Djem Vajza .................................... 115 Grafiku 16. Rezultatet për testin e shkencës në programin PISA 2015 djem/vajza .. 116 Grafiku 17. NEET/ Fëmijët e moshes 15-18 vjeç që nuk janë në shkollë/punë/trajnim
.................................................................................................................................... 119 Grafiku 18. Koeficienti i vdekshmërisë foshnjore, 2011-2015.................................. 124 Grafiku 19. Fëmijët e lindur nën peshë, 2011-2015 .................................................. 127 Grafiku 20. Lindjet nën peshë/ sipas peshës 2011-2015 ............................................ 127 Grafiku 21. Numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji në % ..................... 129 Grafiku 22. Numri i fëmijëve që ushqehen ekskluzivisht me gji .............................. 129 Grafiku 23. Vaksinimi i fëmijëve sipas viteve për kollën e mirë/pertusia................. 131 Grafiku 24. Vaksinimi i fëmijëve sipas viteve për fruthin-rubeolën- parotit ............ 132 Grafiku 25. Aktivitetit fizik mbi tre ditë në javë sipas gjinisë .................................. 134 Grafiku 26. Shpenzimi i kohës së lirë për fëmijët e marrë në studim ........................ 134 Grafiku 27. Koeficienti i vdekshmërisë së fëmijëve nga 1-18 vjeç, 2011-2015........ 136 Grafiku 28. Vetvrasja te fëmijët 15-18 vjeç ............................................................... 137 Grafiku 29. Prevalenca e duhanpirjes të paktën një here ne jete, Shqiperia, 2015 (%)
.................................................................................................................................... 139
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
184
Grafiku 30. Frekuenca e konsumit të duhanit gjatë jetës sipas gjinisë, Shqiperi, 2015
(%).............................................................................................................................. 140 Grafiku 31. Fillimi i konsumit ditor të duhanit në moshën 14 vjeç, ose më pak,
Shqipëri, 2015 (%) ..................................................................................................... 140 Grafiku 32. Nxënësit që besojnë se, nëse do të donin, do të mund të siguronin cigare
lehtë apo shumë lehtë, Shqipëri, 2015 (%) ................................................................ 141 Grafiku 33. Ndryshimi (në pikë /përqindje) i prevalencës së konsumit të alkoolit të
paktën një herë në jetë, Shqipëria, 2011-2015 ........................................................... 144 Grafiku 34. Nxënësit që besojnë se, nëse do të donin, do të mund të siguronin lehtë
apo shumë lehtë pije alkoolike, Shqipëria, 2015 (%) ................................................ 144 Grafiku 35. Rreziku i vetë-perceptuar nga konsumi i alkoolit, Shqipëria, 2015 (%) 146 Grafiku 36. Shtatëzania tek vajzat 15-18 vjeç ........................................................... 150 Grafiku 37. Shtatëzania tek vajzat 15-18 vjeç ........................................................... 150 Grafiku 38. Shtatëzënia sipas moshës tek vajzat 15-18 vjeç ..................................... 151 Grafiku 39. Problematikën e paragjykimit ................................................................. 154 Grafiku 40. Problematika e bulizmit .......................................................................... 154 Grafiku 41. Pëlqyeshmëria e nxënësve sipas grupmoshës së nxënësve .................... 157 Grafiku 42. Performanca në shkollë sipas gjinisë ...................................................... 158 Grafiku 43. Rritja e presionit nga volumi i punës në shkollë sipas grupmoshave. .... 158
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
185
SHTOJCA
Shtojca 1. Intervistë realizuar me përgjegjësin e kurrikulës pranë Drejtorisë
Arsimore Rajonale Korçë
Intervistë
Nr 21
Data 16/03/2017
Institucioni “Drejtoria Arsimore Rajonale” Korçë
Funksioni: Përshgjës i seksionit të Kurrikulës pranë DAR Korçë
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
- Mësues
2. Sa kohë keni që punoni pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale?
- 5 vjet
3. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë raporti
vlerësimi mbi elementë të politikave publike në arsim?
- Po, vlerësues i një programi edukimi në Gjirokastër dhe Elbasan për
vlerësimin e cilësisë së mjedisit të të nxënit, të organizuar nga “Save The
Children”. Gjithashtu kam qënë pjesë e grupeve të vlerësimit të maturës
shtetërore (AKP), për vlerësimin e standarteve (Ministria e Arsimit në
bashkëpunim me UNICEF), vlerësime këto të realizuara nga struktura
jashtë instirucionit (DAR).
4. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
- Për mendimin tim, procesi i vlerësimit është nga më të vështirat, sidomos
në fushën e arsimit pasi nuk ka standarte të mirëpërcaktuara. Vlerësimi
është një element i rëndësishëm në vizionin e përgatitjes së kurrikulës,
brenda një sistemi arsimor. Në të gjithë sistemin mungon vlerësimi i
standartizuar edhe pse ne bëjmë një vlerësim të pjesshëm, vetëm për
arritjet e nxënësve. Mungesa e standarteve të vlerësimit është evidentuar
edhe në vlerësimin e kurrikulës të realizuar nga UNESCO.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
186
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave sociale në
fushën e arsimit ?
- Politikat ekzistojnë si materiale të shkruara, si ligje apo dokumenta dhe
janë të kënaqëshme. Mund të ketë mangësi pasi është një sistem që po
reformohet por përgjithësisht ju janë përqasur politikave sociale.
Gjithashtu, verehet një tendencë për tu përshtatur me normat evropjane.
Në arsim ajo që po kërkohet me forcë, që edhe për mua është themeli i
këtij sistemi është gjithpërfshirja, që ende nuk është një politikë e
realizuar. Gjithpërfshirja është thelbi i arsimit, nuk mund të bësh një
politikë arsimore nëse përjashtohet qoftë edhe një grup i vogël në shoqëri.
Gjithpërfshirja duhet të konsiderohet si koncept filozofik, tekstet e shkollës
e pranojnë këtë qasje por realizimi në praktikë nuk është i tillë, ka një
mungesë të gjithpërfshirjes. Gjithpërfshirje do të thotë kur ky koncept
përfshihet edhe në vendimarrje edhe në ofrimin e shërbimit edhe në realizimin
e një shërbimi. Për një pjesë të caktuara kjo nuk është kutpuar, sidomos në
vendimarrje, kjo nuk është e konsiderueshme edhe pse ka tendenca. Kjo sjell
veshtirësi në ekzekutimin e politikave të ndërmarra në nivel qëndror.
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar politikat
sociale në fushën e arsimit?
- Mendoj se nuk kemi strukturat për të ekzekutuar politikat, duke qënë se kjo
është një risi, mendoj që duhet të ketë një nivel më të lartë adaptimi me
nivelet evropjane të strukturave. Nëse Ministria e Arsimit përgatit dhe
organizon politikat, arsimi u përket edhe institucioneve të tjera si:
Njësive vendore të cilat janë shumë më pranë kushteve fizike të godinave,
infrastrukturës, organizimit,
Oranizatave të tjera
Ministrive të tjera.
Ky bashkpunim teorikisht ekzsiton, por ka një mungesë të theksuar të
koordinimit të veprimtarisë dhe të një vizioni të përbashkët. Nëse politikat
arsimore kanë një vizion të caktuar, kjo duhet të mbështetet edhe nga
njësitë vendore të cilat duhet ti qasen këtij vizioni dhe ta realizojnë. Ky
vizion duhet të qaset edhe nga ministritë e tjera dhe më konkretisht nga
Ministria e Mirëqenes Sociale. ... më pas të orjentohen të gjitha
organizatat që veprojnë në fushën e arsimit.
Mendoj se secila strukturat punon në mungesë të koordinimit dhe të një
vizioni të përbashkët dhe impakti më pas vjen i copëzuar dhe kjo sjell
mungesë të sinergjisë.
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve në shkolla ?
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
187
- Politikat arsimore duhet tu përgjigjen kërkesave sociale të fëmijës, unë
mendoj në sistemi arsimor nuk i kushton vemendje anës sociale të fëmijës,
mungesës së strukturave.
Vetëm para 4 vjetësh është ristrukturuar urdhri për shërbimin psiko-
social dhe është futur punonjësi social në shkolla, por ai është thjesht një
titull pasi këta punonjës social nuk kanë një status të përcaktuar, një
detyre dhe një përshkrim të punës së tyre. Shërbimi që ofrohet prej tyre
varet nga dëshira apo vullneti i personit për të strukturuar këtë detyre.
Struktura e shërbimit psiko-social është shumë i rëndësishëm dhe ka një
rol të veçantë në jetën sociale të fëmijës.
Në sistemin arsimor shqiptar është krijuar një tendence që fokusi është i
drejtuar në anën akademike. Brenda sistemit arsimor njeriu vlerësohet
nga nota 4 në notën 10 dhe anashkalohet tërësisht ana sociale, qytetaria
dhe individi. Vlersimi i cilësive sociale dhe qytetare të individit mund të
bëhet në mënyrë rastësore nën vullnetin dhe dëshirën e një mësimdhënësi,
për mendimin tim ana sociale dallon individin nga kafsha...
Politikat mund të ekzistojnë por fokusi është në formimin akademik të
nxënësit. Në standartet e vlerësimit të parashkollorit, fusha sociale-
emocionale është një nga fushat më të vështira për tu zbatuar dhe më pak
të realizuara në sistemin tonë parashkollor. Dokumentacioni ekziston
ashtu si dhe treguesit dhe standartet por procesi nuk realizohet.
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në përputhje
me kapacitetin institucional te agjencive zbatuese shqiptare dhe me burimet
njerëzore në këtë fushë ?
- Nuk mund të them se ka mungesë të kapaciteteve institucionale pasi
institucionet janë, ndoshta ato duhet të përmirësohen, rinovohen dhe
ristrukturuar ndërsa burimet njerëzore nuk i kemi. Nuk kemi fare burime
njerëzore të specializuara paraprakisht, përgjithësisht specializohen
përgjatë ushtrimit të detyrës. Ndoshta edhe gabohem... por në lidhje me
specialitetin e punonjësve sociale, ...por unë nuk i shoh... pasi është një
pozicion pune që mund të angazhohen jo vetëm persona të profilit.
Ndoshta ky profil që përgatitet nga universiteti mund të jetë por nuk ka
zbritur në terren. Ky post mund ti besohet kujdo jo domosdoshmërisht
specialistëve me një profil të caktuar diplome.
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e ratifikimit të
traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve ?
- Përveç ndikimit pozitiv mendoj që ka edhe një ndikim negativi, pasi shpesh
ne ndërmarrim nisma nën idenë “kështu na i kërkojnë” dhe ka një
mungesë të adaptimit. Ka një qasje të legjislacionit por ka një mungesë të
theksuar të qasjes së zbatueshmërisë.
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete çfarë.
- Element që u ezauru në pyetjet e mëspipërme
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
188
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. Si do e gjykonit ju nivelin arsimor të fëmijëve shqiptarë ?
- Unë e gjykoj që sistemi arsimor është në krizë, nuk mund të flasim për
arritje apo për tregues të nivelit të mirë apo të lartë. Aritjet që evidentohen
ndodhin në mënyrë rastësore apo që shpjegohen nga faktorë të tjerë jo si
impakt i një politike arsimore të qartë, të saktë dhe të mirëpërcaktuar.
Vetë fakti që në një periudhë 10 vjeçare ndryshojnë 3 herë kurrikulat nuk
tregon qëndrueshmëri të sistemit. Kurrikula nuk mund të përgatitet për një
brez 3-4 vjeçar, por minimalisht për një vizion 20 vjeçar, sepse sistemi
arsimor nuk jep impkat në një periudhë afatshkurtër, nevojiten minimalisht
10 vjet për të vlerësuaar impaktin e këtij sistemi. Nëse investojmë sot në
arsim produkti do merret pas 10 vjetësh. Ne sot po “korrim” kaosin e
viteve 1997- 2000, që pothuajse nuk kishte sistem arsimor.
Ajo që më shqetëson është fakti që nuk shoh edhe në politikat e sotme një
qëndrueshmëri, në një periudhë 5-vjeçare kurrikula ndryshohet 2 herë.
Mbi të gjitha, këto ndryshime nuk janë ndryshime me një vizion afatgjatë,
çdo vit futen elementë të rinj në sistem dhe kjo e vendos sistemin në krizë.
2. Si i gjykoni rezultatet e nxënësve shqiptarë në programin PISA?
- Në lidhje me rezultatet në teste e programit PISA, pa dashur të jem
pesimist, rastet e arritjeve qëndrojnë jashtë politikave të ndërmarra
brenda sistemit arsimor dhe mund të jenë rezultate që vijnë nga investimi
personal i nxënësit. Arritjet e disa nxënësve nuk mund të jenë objektive për
të vlerësuar pozitivisht sistemin arsimor.
3. A ekzitojnë programme/politika për mbështetjen e fëmijëve në nevojë ?
- Politikat ekzistojnë, sëpaku politikat arsimore kanë përfshirë këtë kategori
fëmijësh, ka një fokus të veçantë për fëmijët me nevoja të veçanta por është
teorike. Kur analizojmë praktikën evidentohet se 90% e institucioneve
arsimore nuk kanë të përshtatur infrastrukturën minimale për fëmijët me
nevoja të veçanta. Këto mangësi vërehen në të gjithë sistemin.
4. Nëse po, a reflektohet ndikimi i këtyre programeve/politikave në rezultatet e
nxënësve ? Konkretizoheni situatën me shembuj.
- Për hir të së vërtetës, fakti që ekzistojnë detyrimet ligjore mbi
gjithpërfshirjen në sistemin arsimor ka ndërgjegjësuar disi aktorët e këtij
sistemi. Në këto 5 vjet që unë punoj në këtë funksion kam vënë re një
ndryshim të madh nga një mosnjohje totale e anës sociale të fëmijës. Sot
ndodhemi përballë një detyrimi ligjor për ta konsideruar situatën dhe nuk
përballemi me një rezistence mos zbatimi si më parë, në disa raste kjo
pranohet në mënyrë të natyrshme dhe diku tjetër nën presionin e detyrimit
ligjor...
Ka tendenca për ndërtimin e një kulture gjithpërfshirse sidomos midis
fëmijëve. Mendoj që kjo tendencë është rezultat i presionit ndërkombëtar,
organizatave që kanë kërkuar realizimin e këtyre kushteve...
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
189
5. A ekzistojnë politika sociale në sistemin arsimor shqiptar që synojnë
minimizimin e braktisjes shkollore mbas arsimit të detyruar (fëmijët 15-18
vjeç)? Konkretizoni me shembuj.
- Jo, sepse nuk ka koncept braktisje pas arsimit të detyruar. Pas sistemit të
detyrueshëm të arsimit fëmija është i lirë të marrë vendime mbi
mbarëvajtjen e tij...
Në shkollat e mesme ka një ndjekje të vazhdueshmërisë së prezencës në
mësim për nxënësin, por duke qënë se nuk jemi brenda sistemit të
detyrueshëm arsimor detyra i ngelet shërbimit psiko-social të shkollës për
të bërë një punë më të mirë me këta nxënës. Pra duhet mund të veprohet
vetëm nëpërmjet këshillimit...
Ju faleminderit për bashkëpunimin
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
190
Shtojca 2. Model i intervistës së përgjithshme realizuar me specialistë të fushës
së mirëqenies së fëmijëve
Intervistë
Nr…
Data..
Institucioni…
Funksioni….
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
2. Sa kohë keni që punoni në fushën e mbrojtjes së fëmijëve ?
3. A keni punuar ndonjëherë në institucionet publike të sistemit të mbrojtjes
së fëmijëve ?
PO JO
4. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë
raporti vlerësimi mbi elementë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve ?
PO JO
5. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave sociale me
në qendër fëmijën ?
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar politikat
sociale me në qendër fëmijën ?
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve ?
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në përputhje
me kapacitetin institucional te agjencive zbatuese shqiptare dhe me burimet
njerëzore në këtë fushë ?
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e ratifikimit të
traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve ?
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
191
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete çfarë.
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. Si do e gjykonit ju mirëqenien materiale të fëmijëve në vendin tonë ?
2. A mendoni se fëmijët shqiptarë kanë kushte strehimi relativisht të
mira ?
3. Si do e gjykonit ju nivelin arsimor të fëmijëve shqiptarë ?
4. A mendoni se ofrohet kujdesi dhe shërbimi shëndetësor i nevojshëm
për fëmijët në Shqipëri ?
5. Si do e gjykonit ju nivelin e delinkuencës të fëmijëve në Shqipëri ?
6. A mendoni se fëmijët shqiptarë janë objekt i fenomenit të bulizmit?
PO JO
7. Si mund të cilësohet niveli i kënaqësisë të fëmijëve shqiptare për jetën
në shkollë ?
Ju faleminderit për bashkëpunimin
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
192
Shtojcë 3. Model interviste realizuar me specialistë pranë Institutit të Shëndetit
Publik, Korçë
Intervistë
Nr…
Data…
Institucioni…
Funksioni….
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
2. Sa kohë keni që punoni pranë Institutit të Shëndetit Publik?
3. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë raporti
vlerësimi mbi elementë të politikave publike mbi shëndetin publik ?
4. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave
publike mbi shëndetin e fëmijëve 0-18 vjeç?
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar
politikat publike mbi shëndetin e fëmijëve?
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve ?
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në
përputhje me kapacitetin institucional të agjencive zbatuese shqiptare
dhe me burimet njerëzore në këtë fushë ?
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e
ratifikimit të traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të
mbrojtjes së fëmijëve ?
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete çfarë.
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. A mendoni se ofrohet kujdesi dhe shërbimi shëndetësor i nevojshëm për
fëmijët në Shqipëri ?
2. Ekzistojnë fushata sensibilizuese të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse
për nënat shtatëzënë/nënat e reja ?
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
193
3. A ekziston një detyrim ligjor mbi imunizimin e fëmijëve 0-18 vjeç ? Nëse po,
si mund ta vlerësoni ju zbatueshmërinë e këtij detyrimi ? Është ky një shërbim
tërësisht i suvencionuar nga shteti ?
4. A ekziston një program/politikë publike që synon rritjen e aktivitetit fizik të
fëmijëve (7-18 vjeç)?
5. A ekzistojnë fushata sensibilizuese/programe që synojnë minimizimin e
përdorimit të duhanit, specifikisht te të rinjtë 13-15 vjeç ? Çfarë mund të na
thoni në lidhje me kuadrin ligjor të tij dhe zbatueshmërinë veçanërisht për këtë
grupmoshë ?
6. A ekzistojnë fushata sensibilizuese/programe që synojnë minimizimin e
përdorimit të alkoolit, specifikisht te të rinjtë 13-15 vjeç ? Çfarë mund të na
thoni në lidhje me kuadrin ligjor të tij dhe zbatueshmërinë veçanërisht për këtë
grupmoshë ?
7. Do e cilësonit ju si një « fenomen » lindshmërinë tek adoleshentët 15-18
vjeç ? Çfarë programe apo fushata sensibilizuese parashikohen në këtë fushë ?
Cilat janë nismat e ndërmarra mbi planifikimin familjar ? Si do e vlerësonit ju
ndikimin e planifikimit familjar te të rinjtë ? Sa të ndërgjegjësuar janë të
rinjtë ? Metodat kontraceptive janë të ofruara kundrejt një pagese për
popullsinë ?
8. Si i gjykoni ju njohuritë e të rinjve mbi seksualitetin ? A kontribuojnë
institucionet arsimore për përcjelljen e edukimit seksual.
Ju faleminderit për bashkëpunimin
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
194
Shtojcë 4. Model interviste realizuar me përgjegjësin e shërbimit të Psikologut
shkollor pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë
Intervistë
Nr…
Data…
Institucioni…
Funksioni….
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
2. Sa kohë keni që punoni pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale ?
3. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë
raporti vlerësimi mbi elementë të politikave sociale në arsim?
4. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave sociale
me në qendër fëmijën ?
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar politikat
sociale me në qendër fëmijën ?
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve ?
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në
përputhje me kapacitetin institucional te agjencive zbatuese shqiptare dhe
me burimet njerëzore në këtë fushë ?
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e ratifikimit
të traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të mbrojtjes së
fëmijëve ?
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete cfarë.
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. A mendoni se fëmijët shqiptarë janë objekt i fenomenit të bulizmit?
2. Cili është roli i institucionit të shkollës për neutralizimin e konflikteve
midis nxënësve apo nxënës -mësues në vendin tonë?
3. Si e gjykoni ju nivelin e dhunës verbale në institucionet arsimore ?
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
195
4. A ekzistojnë politika sociale që synojnë rritjen kënaqësisë së nxënësve
për shkollën ? Si mund të cilësohet niveli i kënaqësisë të fëmijëve
shqiptare për jetën në shkollë ?
Ju faleminderit për bashkëpunimin
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
196
Shtojca 5. Model interviste realizuar me specialistë pranë Institucioneve të
Shërbimit Social Shtetëror
Intervistë
Nr…
Data..
Institucioni…
Funksioni….
Kjo intervistë bëhet në kuadrin e studimit për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor”
me temë: ”Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që
zënë fëmijët në këto politika”
Sesioni I:
Të dhëna të përgjithshme mbi personin e intervistuar
1. Cili është profesioni juaj ?
2. Sa kohë keni që punoni në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social
Shtetëror ?
3. A keni qenë ndonjëherë pjesë e një grupi pune për realizimin e ndonjë
raporti vlerësimi mbi elementë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve ?
4. Nëse po, cila është eksperienca juaj?
Sesioni II
Niveli i adekuacionit të politikave sociale mbi fëmijët dhe funksionaliteti
1. A mendoni se është i kënaqshëm niveli i ndërmarrjes së politikave sociale
me në qendër fëmijën ?
2. A mendoni se ekzistojnë strukturat përkatëse për të ekzekutuar politikat
sociale me në qendër fëmijën ?
3. Sa i përgjigjen këto politika problematikave sociale të fëmijëve ?
4. A mendoni se politikat sociale të ndërmarra në vendin tonë janë në
përputhje me kapacitetin institucional te agjencive zbatuese shqiptare dhe
me burimet njerëzore në këtë fushë ?
5. Si mendoni se ndikojnë detyrimet ndërkombëtare (si rrjedhojë e ratifikimit
të traktateve dhe konventave) në sistemin kombëtar të mbrojtjes së
fëmijëve ?
6. A mendoni se ka vend për përmirësime ? Nëse po, cilësoni në mënyrë
konkrete çfarë.
Zhvillimi i politikave sociale në Shqipëri dhe në Francë, vendi që zënë fëmijët në këto politika Ina Zallëmi
197
Sesioni III
Niveli i mirëqenies së fëmijës në Shqipëri
1. Si do ta gjykonit ju mirëqenien materiale të fëmijëve në vendin tonë ?
2. A ka politika sociale që favorizojnë familjet me fëmijë brenda sistemit të
skemës së ndihmës ekonomike ?
3. A përfitojnë ndihma materiale/mjetet shkollore fëmijët e familjeve që
janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike ?
4. A mendoni ju që fëmijët e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike
kanë kushtet minimale për të mos u privuar nga e drejta për t’u arsimuar ?
Çfarë parashikohet konkretisht nga programet dhe politikat sociale në
këtë fushë ?
Ju faleminderit për bashkëpunimin