6
Teoria e Pllakave Malet janë ndoshta pamjet më mahnitëse që shfaqen në natyrë. Kushdo pasi është mahnitur me qiellin, Diellin ,Hënën dhe yjet sigurisht që është tërhequr edhe nga pamja e maleve si gjigandë që qëndrojnë mes qiellit dhe tikës. Kështu grekët e lashtë i personifikonin në mitologji me titanët, njëri prej të cilëve Atlanti ishte dënuar të mbante kupën qiellore, dhe për një gabim të tij i cili çoi në humbjen e mollëve të arta që grabiti Herakliu (Herkuli), u shëndrrua në varg malor i cili quhet sot Atlas dhe ndodhet në brigjet atlantike të Marokut. Vargjet malore të botës shtrihen gjithkund duke arritur majën më të lartë në Himalaje, mirëpo nuk janë malet të cilët ndodhen mbi sipërfaqen tokësore më të lartët. Atje ku syri i jeriut nuk mund të shihte, në thellësirat detare, në mesin e dytë të shekullit të 20 njerëzimi mësoi se ekzistonin titanë edhe më të mëdhenj se ato tokësore, vargjet malore nënujore. Këto vargje shtrihen mbi 60000 kilometra në fundet e oqeaneve duke u shfaqur aty këtu në sipërfaqe të detit siç është rasti i Islandës që është dalja në sipërfaqe e vargmaleve të oqeanit Atlantik. Vargmalet nënujore

Teoria e Pllakave

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Teoria e Pllakave

Teoria e Pllakave

Malet janë ndoshta pamjet më mahnitëse që shfaqen në natyrë. Kushdo pasi është mahnitur me qiellin, Diellin ,Hënën dhe yjet sigurisht që është tërhequr edhe nga pamja e maleve si gjigandë që qëndrojnë mes qiellit dhe tikës. Kështu grekët e lashtë i personifikonin në mitologji me titanët, njëri prej të cilëve Atlanti ishte dënuar të mbante kupën qiellore, dhe për një gabim të tij i cili çoi në humbjen e mollëve të arta që grabiti Herakliu (Herkuli), u shëndrrua në varg malor i cili quhet sot Atlas dhe ndodhet në brigjet atlantike të Marokut.

Vargjet malore të botës shtrihen gjithkund duke arritur majën më të lartë në Himalaje, mirëpo nuk janë malet të cilët ndodhen mbi sipërfaqen tokësore më të lartët. Atje ku syri i jeriut nuk mund të shihte, në thellësirat detare, në mesin e dytë të shekullit të 20 njerëzimi mësoi se ekzistonin titanë edhe më të mëdhenj se ato tokësore, vargjet malore nënujore.

Këto vargje shtrihen mbi 60000 kilometra në fundet e oqeaneve duke u shfaqur aty këtu në sipërfaqe të detit siç është rasti i Islandës që është dalja në sipërfaqe e vargmaleve të oqeanit Atlantik. Vargmalet nënujore kalojnë mes Atlantikut, rrotull Afrikës, rrotull Oqeanit Indian, mes Australisë e Antraktidës, dhe në veri në Oqeanin Atlantik.

Studiuesit kanë vënë re se në majë të këtyre vargjeve malore dallohet një thyerje e thellë, e quajtur lugina riftore. Këtu dyshemeja oqeanike krijohet vazdimisht.

Page 2: Teoria e Pllakave

Ndërsa të dyja krahët e malit lëvizin në drejtim të kundërt me njëra-tjetrën, magma del jashtë nga brendësia e tokës. Pasi ajo ngurtësohet si pasojë e ftohjes nga uji i detit, krijon dyshemenë e re oqeanike.

Shpejtësia me të cilën dyshemeja oqeanike është krijuar ndryshon nga një vendodhje e kurrizores oqeanike në tjetrën. Midis Amerikës së veriut dhe Europës, vlera është rreth 3.6 cm në vit. Në Paqësorin Lindor, e cila është duke e shtyrë pllakën drejt bregut perendimor të Amerikës së Jugut, tempi është 32.2cm në vit.

Hapja e kores oqeanike çon në përfundimin se Toka duhej ta zmadhonte vazhdimisht sipëfaqen e saj, mirëpo nuk ndodh kështu. Sipërfaqja mbetet gjithmonë konstante. Pas zbulimit të kufinjve divergjentë të cilët ndërtojnë sipërfaqe të re, shkenctarët filluan të kërkojnë arsyen e përmasave konstante të sipërfaqes të tokës. Kështu ata zbuluan se nëse në mesin e vargjeve malorë nënujorë toka shtonte sipërfaqe, në periferitë e kores oqeanike, aty ku ajo takohej me kontinente kjo kore konsumohej duke mbajtur kështu në ekuiliber përmasat e Tokës, gjë që ndikon edhe në ekuilibrin e jetës në Tokë.

Dukuria u quajt subduksion. Kështu ndërsa korja lëviz duke u shtyrë nga kufinjtë divergjentë dhe zgjerohet ajo zhytet si rezultat i pluskueshmërisë më të ulët për shkak të peshës më të madhe, në koren kontinentale. Përballë kontinentit krijohen disa kanale të thella të cilat quhen hulli të cilat krijohen si rezultat i përkuljes së kores oqeanike që zhytet nën tokë. Kufir që krijohet mes kores oqeanike dhe asaj kontinentale quhet kufi konvergjent dhe është vendi ku ndodh shkatërrimi i dyshemese oqeanike.

Në thellësi mes 300 dhe 700km, shkëmbinjtë e pllakës që zhytet fillojnë të shkrijnë. Pjesë e kësaj dyshemeje oqeanike të shkrirë lëvizin drejt sipërfaqes së

Page 3: Teoria e Pllakave

tokës duke krijuar vullkanet. Shumë prej tyre, bëhen pjesë e mantelit të tokës, dhe ndoshta shumë kohë më vonë do të kthehen sërisht në një kufi divergjent.

Përplasja kontinentale

Kur dy masa tokësore takohen, asnjëra nuk mund të rrëshqasë nën tjetrën. Në këtë rast të dyja përplasen duke krijuar të ashtuquajturën kufinj kollozioni. Ato rrudhosen dhe thyhen. Disa pjesë të tokës ngeci mbi ose nën pjesën tjetër. Rezultat i kësaj janë vargjet malore. Pra e thënë më thjesht përftyroni dy kamionë të ngarkuar njëri me tulla e tjetri me rërë, të cilët përplasen njëri me tjetrin. Prej tyre krijohet një masë hekurishtesh të deformuar, copëtuara si dhe një përzierje rëre dhe tullash të vendosura ne mënyrë të çrregullt

Himalajet, malet më të larta në botë, u krijuan në këtë mënyrë si rezultat i përplasjes së pllakës Indiane me atë të Azisë. Vëzhgimet tregojnë se ato vazhdojnë proçesin e tyre të ngitjes, pra përplasja nuk ka përfunduar ende. Po kështu Alpet e Europës.

Malet Apalashe janë një shembull i një përplasjeje të vjetër e cila ka përfunduar shumë kohë më parë. Përplasja ndodhi shumë kohë më pare, dhe gjithçka që ka mbetur tani janë mbetje të eroduara të maleve të larta të dikurshme.

Gjithashtu përveç këtyre kufinjve, vërehen e dhe kufinjtë transformues. Në këtë rast dy pllaka lëvizin drejt njëra-tjetrës duke krijuar një tension të cilin e shkarkojnë në një tronditje të shpejtë e violente të cilën e quajmë tërmet. Në këtë ras as krijohet e as nuk konsumohet kore.

Page 4: Teoria e Pllakave

Thyerja e San Andreas është kufiri transformues më i njohur në botë. Në perëndim të kësaj thyerje është pllaka e Paqësorit, e cila lëviz drejt veriperëndimit. Në lindje është Pllaka e Amerikës së veriut, e cila lëviz drejt juglindjes.

Los Anxhelosi, që është i vendosur në pllakën e Paqësorit, gjendet tani 340 milje në jug të San Françiskos, që vendoset në Pllakën E Amerikës së Veriut. Në 16 milion vjet, pllakat do të lëvizin kaq shumë sa Los Anxhelosi do të vendoset në veri të San Franciskos.

Page 5: Teoria e Pllakave