24
CMYK Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected] Alfred Moisiu: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë s’mund të deklasifikohet nga presidenti, informacionet sekrete nuk mund të përdoren politikisht Largimi i gjyqtarëve të korruptuar nis në janar, Johannes Hahn kërkon zbatim rigoroz të vetingut, thirrje opozitës të bashkëpunojë me mazhorancën CIA: Enver Hoxha minoi kufijtë për të ndalur arratisjen e shqiptarëve, amerikanët plan 2 vjeçar për rrëzimin e regjimit, ja cilët persona synonin të rekrutonin ILDKP mbyll dosjet për 400 gjyqtarë e prokurorë, gati të dhënat për pronat dhe lloga ritë bankare, hetim të thelluar familjarëve PD-LSI bëhen bashkë kundër FBI dhe Donald Lu, Basha rrëzon aksionin ndaj krimit, Vasili kundër qëndrimit të ambasadorit Edi Rama: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, reforma në drejtësi po zbatohet, do të ndjekim shembullin kroat Xhafaj fillon furtunën në polici, shenjat e gishtave të efektivëve i shkojnë Interpolit, penalizohen 20 emrat e parë Kompanitë celulare shkelin kontratat me qytetarët, Eagle Mobile zgjat afatet pa pyetur klientët dhe zvarrit bartjen e numrave, AKEP mbyll gojën Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë kundër FBI dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu. Kreu demokrat, Lulzim Basha dhe kryetari i grupit parlamentare të LSI, Petrit Vasili në unison me njëri-tjetrin... Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të nisë çelja e negociatave për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane, sepse sipas tij, procesi i vetingut tashmë ka filluar. Duke qenë se ky ishte edhe kushti kryesor... Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka nisur zyrtarisht vetingun në radhët e policisë. Ashtu siç e ka paralajmëruar edhe më përpara, se të gjithë efektivët e policisë duke filluar janari do të duhet që t’i nënshtrohen procesit të vetingut... Kompanitë celulare po shkelin hapur kontratat me qytetarët shqiptarë, ndërkohë që institucioni që duhet të ndërhyjë në raste të tilla si“arbitër”, që në rastin konkret është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, hesht si të mos... Vetingu pritet që efektet e para t’i jap në fillim të vitit 2018. Një gjë e tillë është paralajmëruar dje nga Komisioneri i Bash- & KOMENT ANALIZE Gazetarë, për të mos ju ngjarë të katapultuarve të politikës! Nga Besi BEKTESHI F. 16-17 Tirazhi 7500 kopje E Premte 10 Nëntor 2017 Faqe 10 Faqe 9 Faqe 2 PANDELI KOÇI: Ministria e Kulturës kujtohet për shkrimtarët, vetëm për homazhe pas ndarjes nga jeta Shkrimtarët shqiptarë nuk vlerëson dhe nuk kujtohen nga Ministria e Kulturës. Në një kohë që ministria tashmë ka nisur ... Nga Kastriot ALIAJ Shteti dhe opozita e botës së çudirave Nga Bardhyl BEJKO Operacioni “Forca e ligjit”, përballë konventa e antikrimit Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër Berishës dhe ish-ministrave të tij, shfrytëzoi Kuvendin për të mbyllur dhe padinë e juristit të OSHEE Faqe 6 kimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësisë, Johannes Hahn, i cili bëri të ditur se pa spastruar drejtësinë, nuk mund të ketë integrim në BE. Dje ai zhvilloi një vizitë në Tiranë dhe gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin... Faqe 3 Faqe 5 Faqe 4 F. 12,13 Faqe 7 Faqe 18

Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

CMYK

Çmimi 20 lekë, Tel: 2382 020 Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri E-mail: [email protected]

Alfred Moisiu: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë s’mund të deklasifikohet nga presidenti, informacionet sekrete nuk mund të përdoren politikisht

Largimi i gjyqtarëve të korruptuar nis në janar, Johannes Hahn kërkon zbatim rigoroz të vetingut, thirrje opozitës të bashkëpunojë me mazhorancën

CIA: Enver Hoxha minoi kufijtë për të ndalur arratisjen e shqiptarëve, amerikanët

plan 2 vjeçar për rrëzimin e regjimit, ja cilët persona synonin të rekrutonin

ILDKP mbyll dosjet për 400 gjyqtarë e prokurorë, gati të dhënat për pronat dhe

llo ga ritë bankare, hetim të thelluar familjarëve

PD-LSI bëhen bashkë kundër FBI dhe Donald Lu,

Basha rrëzon aksionin ndaj krimit, Vasili kundër qëndrimit të ambasadorit

Edi Rama: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, reforma në drejtësi po zbatohet, do të

ndjekim shembullin kroat

Xhafaj fillon furtunën në polici, shenjat e gishtave të

efektivëve i shkojnë Interpolit, penalizohen 20 emrat e parë

Kompanitë celulare shkelin kontratat me qytetarët, Eagle Mobile zgjat afatet pa pyetur klientët dhe zvarrit bartjen e numrave, AKEP mbyll gojën

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë kundër FBI dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu. Kreu demokrat, Lulzim Basha dhe kryetari i grupit parlamentare të LSI, Petrit Vasili në unison me njëri-tjetrin...

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të nisë çelja e negociatave për integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane, sepse sipas tij, procesi i vetingut tashmë ka filluar. Duke qenë se ky ishte edhe kushti kryesor...

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka nisur zyrtarisht vetingun në radhët e policisë. Ashtu siç e ka paralajmëruar edhe më përpara, se të gjithë efektivët e policisë duke filluar janari do të duhet që t’i nënshtrohen procesit të vetingut...

Kompanitë celulare po shkelin hapur kontratat me qytetarët shqiptarë, ndërkohë që institucioni që duhet të ndërhyjë në raste të tilla si “arbitër”, që në rastin konkret është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, hesht si të mos...

Vetingu pritet që efektet e para t’i jap në fillim të vitit 2018. Një gjë e tillë është paralajmëruar dje nga Komisioneri i Bash-

&KOMENT ANALIZE

Gazetarë, për të mos ju ngjarë të katapultuarve

të politikës!

Nga Besi BEKTESHI

F. 16-17

Tirazhi 7500 kopje E Premte 10 Nëntor 2017

Faqe 10

Faqe 9

Faqe 2

PANDELI KOÇI:Ministria e Kulturës

kujtohet për shkrimtarët, vetëm për homazhe pas

ndarjes nga jetaShkrimtarët shqiptarë nuk vlerëson dhe nuk kujtohen nga Ministria e Kulturës. Në një kohë që ministria tashmë ka nisur ...

Nga Kastriot ALIAJ

Shteti dhe opozita e botës së çudirave

Nga Bardhyl BEJKO

Operacioni “Forca e ligjit”, përballë

konventa e antikrimit

Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër Berishës dhe ish-ministrave

të tij, shfrytëzoi Kuvendin për të mbyllur dhe padinë e juristit të OSHEE

Faqe 6

kimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësisë, Johannes Hahn, i cili bëri të ditur se pa spastruar drejtësinë, nuk

mund të ketë integrim në BE. Dje ai zhvilloi një vizitë në Tiranë dhe gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin... Faqe 3

Faqe 5

Faqe 4

F. 1

2,1

3

Fa

qe

7

Faqe 18

Page 2: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

2 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

“Media është një gur themeli në procesin e zgjerimit. Media duhet përdorur si një armë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, ajo nuk mund të përdoret për të vrarë pikërisht lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar mekanizimi i funksionit të saj. Cëni-mi flagrant i dinjitetit të njerëzve

publikë në Shqipëri zhvillohet nga mëngjesi në darkë. Duhet të rritet përgjegjësia, media nuk duhet të vrasë në emër të lirisë së saj. Sot ne kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e një procesi tërësor”, u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e djeshme gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Mediet e Ballkanit”.

RAMA: MEDIA CËNON DINJITETIN E NJERËZVE

p o l i t i k e www.sot.com.al

Hahn viziton Lungomaren në Vlorë: BE do të vazhdojë tu ofrojë mbështetjePas përfundimit të aktiviteteve në Tiranë,

komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn dhe kryeministri Edi Rama vizituan Vlorën për të inspektuar punimet për ndër-timin e Lungomares. Sipas Hahn, ky projekt është kartëvizita më e mirë për Shqipërinë dhe aspiratën e saj drejt BE-së. “Në këto 8 vite si komisioner pak parë shumë projekte të financuara nga BE, por s'kam parë shumë projekte të kësaj vlere, të këtij ndikimi të madh, me kaq shumë pasoja të mira dhe me interes kaq të madh të qytetarëve. Por edhe të jetë një

kartëvizitë për qytetin tuaj dhe Shqipërinë që njerëzit të vijnë këtu dhe të shijojnë këtë pjesë kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë 15 milionë euro për restaurimin e qyteteve këtu në Shqipëri”, u shpreh komisioneri Hahn. Nga ana tjetër, ai theksoi se Bashkimi Evropian do të ofrojë mbështetjen e tij edhe në punimet e fazës tjetër, si një dëshmi e angazhimit konk-ret se e ardhmja e Shqipërisë është BE. “Po të jepen rezultate edhe për projekte të tjera në të ardhmen, kjo ka për të qenë një gjë shumë

e madhe në mënyrë që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE. Punimet kanë mbaruar për fazën e parë dhe po të jetë e nevojshme ne do mbështesim edhe fazat e mëtejshme dhe kjo është një gjë jo vetëm në interesin tuaj, por tregon edhe angazhimin e fortë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, citoi Johannes Hahn. Sipas tij, nëse evropianët vijnë dhe kënaqen në Lungomare, ky është kontributi më i mirë i mundshëm dhe mbështetja më e madhe për të justifikuar të ardhmen e Shqipërisë në BE. Ndërkohë, kreu i qeverisë Edi Rama nënvizoi

se investimet në Vlorë dhe Lungomaren do të vijojnë. “Lungomarja do shtrihet në krahun jugor, në një fazë të vogël në përmasë deri te tuneli, qoftë në krahun perëndimor, në fazën e dytë të rëndësishme deri në fund të Pyllit të Sodës. Të dyja këto segmente ne do i nisim menjëherë nga viti i ardhshëm. Do nisim edhe Bulevardin e ri që do sjellë një transformim po kaq të madh përgjatë gjithë qytetit. Do vijojmë investimin për qendrën historike të Vlorës e cila do t’i japë qytetit mundësi për të shfaqur një pjesë të rëndësishme të identitetit të vend”, tha Rama.

Edi Rama: Shqipëria meriton hapjen e negociatave, reforma në drejtësi po zbatohet, do ndjekim shembullin kroat

Kryeministri: Punë e përbashkët me ndërkombëtarët për integrimin në BE

Mimoza IBRA

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të nisë çelja e negociatave për inte-

grimin e Shqipërisë në familjen evropiane, sepse sipas tij, procesi i vetingut tashmë ka filluar. Duke qenë se ky ishte edhe kushti kryesor i BE për hapjen e nego-ciatave, kreu i qeverisë mendon se vendi jonë e meriton tanimë që të ndërmerren hapa konkret për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, sepse pas rekomandimit të Komisionit Europian për hapjen e negoci-atave të anëtarësimit, në varësi, rikujtoj, të zbatimit të procesit të vetingut, Shqipëria e ka filluar procesin e vetingut. Padyshim që sot jemi në kushtet kur nga njëra anë mund ta themi me plotë gojën që Shqipëria meriton të hapë ne-gociatat”, u shpreh Edi Rama gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me komisionerin Johanes Hahn. Sipas Ramës, në mënyrë që synimi kryesor i të gjithë shqiptarëve të përmbushet, puna do të vijojë dhe me evropianët do të diskutohen të gjithë hapat që do të ndërmerren në funksion të konsolidimit të pozicionit të Shqipërisë, në raport me shtetet anëtare. “Përsa na takon dhe nga ana tjetër, pavarësisht se si dhe qysh procesi do të zhvillohet, ne do vazhdojmë të konsolidojmë pozicionin tonë lidhur me këtë aspiratë të gjithë shqiptarëve. Me Komisionerin diskutuam pikërisht hapat që duhet të ndërmarrim së bashku, në funksion të konsoli-dimit të pozicionit të Shqipërisë, në raport me shtetet anëtare, duke vënë në tryezën e Këshillit Europi-an një raport solid, që konfirmon vazhdimësinë e progresit të bërë dhe të konstatuar nga Komisioni, që në vitin e shkuar”, u shpreh më tej kreu i ekzekutivit.

Shembulli kroatNë vijim të fjalës së tij, kryem-

inistri Edi Rama theksoi se për të plotësuar aspiratën për t’u bërë pjesë e BE, Shqipëria duhet të nd-jek shembullin kroat. Ai e cilësoi Kroacinë si shembullin fantastik ku vendi jonë duhet të frymëzo-

het për të përmbushur kërkesat e ndërkombëtarëve për çeljen e negociatave. “Kroacia është e jashtëzakonshme. Për ne është një shembull fantastik i mënyrës sesi ta ndjekim këtë ambicie. Kur bëhet fjalë për Zoranin, është një mik i madh. I kam kërkuar këshil-lim kur ka qenë Kryeministër dhe do i kërkoj këshillim sa herë që ta takoj. Më duhet t’ju them që ai është kaq i mirë me mua, sepse

asnjëherë nuk është i vonë, kur jep këshillat e tij”, u shpreh Rama. Zbatimi i reformës në drejtësi ishte një ndër pikat kyç që luajti një rol shumë të rëndësishëm në integrimin e Kroacisë në BE në vitin 2013. Edhe për shtetin kroat, ashtu si për Shqipërinë sot, ndërkombëtarët vunë kusht themelor nisjen dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Kroacia e ar-riti me sukses këtë gjë, ku zbatimi i reformës në drejtësi përfundoi me disa arrestime të bujshme, si të ish-kryeministrit kroat apo edhe të politikanëve të tjerë që u

akuzuan për korrupsion shtetëror. Duke u nisur nga konsideratat e mira që kryeministri jonë ka për fqinjët kroatë dhe për punën e bërë për anëtarësimin në BE, mesa duket edhe në Shqipëri na pret e njëjta situatë. Mesa kupto-het nga deklaratat e Ramës, edhe këtu shumë shpejt, njëjtë si në Kroaci, do të bëhen disa arres-time të bujshme, ose siç i quajnë ndryshe ndërkombëtarët, peshqit e mëdhenj do të bien në pranga. Kjo është e vetmja mënyrë që për Shqipërinë të çelen negociatat për t’u bërë pjesë e BE.

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se së shpejti do të nisë faza e dytë e luftës ndaj krimit e drogës. Pas suksesit të parë me luftën kundër kanabisit, Rama tha se me ngritjen e Task Forcës Speciale të policisë do përmbyllet me suksese edhe faza e dytë e kësaj lufte. “Diskutuam për suksesin e qartë të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabis-

it, një suksese i mishëruar në raportin e dalë pas monitorimit të qenësishëm të Guarda di Finanza dhe i konsideruar si përmbyllja e fazës së parë. Lufta nis në fazën e dytë, për të cilën ndamë me Hahn objektivat dhe ambicien tonë, si dhe hapat për t’ia dalë me sukses me Task Forcën Speciale të policisë”, u shpreh ai.

KREU I QEVERISË: FAZA E DYTË E LUFTËS NDAJ KRIMIT Liria e medies, Hahn: E rëndësishme për integrimin

Komisionari për Zgjerim, Jo-hannes Hahn, e cilësoi lirinë e medies si një element shumë të rëndësishëm për vendet aspirante për në BE. Gjatë konferencës “Me-diet e Ballkanit” të mbajtur në Ti-ranë, ai bëri thirrje që të shmangen vështirësitë me të cilat përballet media kohët e fundit. “Çështja e medies nuk mund të mendohet në mënyrë të izoluar, është sektor tepër i rëndësishëm për të prakti-kuar lirinë e shprehjes. Duhet t’i hedhim një vështrim disa çështjeve të lidhura me medien, si tregu i reklamimit, ndryshimet drastike që kanë ndodhur, një fenomen botëror ky. Duhet të marrim parasysh dhe presionin politik, të jemi më realist, në mënyrë që të kemi zgjidhje lid-hur me çështjet e medies. Qëllimi i konferencës është që të shihet për-para për sa i përket lirisë së medies. Liria e medies do jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes, liria e shpreh-jes është vlerë themelore në BE dhe kjo është mjaft e rëndësishme edhe për vendet aspirante për në BE”, tha komisioneri Hahn.

Menaxhimi i UKT, bashkëpunim me Pulian

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi dje se mirëmenax-himi i ujësjellësit në Tiranë do të bëhet në bashkëpunim me Pulian. Sipas tij, ky bashkëpunim hap rrugë edhe për investime më të rëndësishme në këtë sektor, teksa shtoi se shqetësimet të qytetarëve me ujin e pijshëm do të marrin fund shumë shpejt. “Lajmi i parë i mirë ka të bëjë me miratimin e projekteve INTERREG, për bash-këpunim midis Ujësjellësit të Pulias dhe Ujësjellësit të Tiranës. Në fakt, qëllon që dy ujësjellësit tanë janë ata që performojnë më mirë në vendet respektive. Ashtu siç po bëjmë me BERZH-in për të marrë kredi për dy investime të rëndësishme, ashtu do të vazhdojmë edhe masterplanin me Ujësjellësin e Pulias, për t’u sig-uruar që Tirana ka shërbimin më të mirë, edhe në këtë fushë, ashtu siç ka shërbimin më të mirë në fushat e tjera”, tha Erion Veliaj. Në fund ai shtoi se pavarësisht problemeve, sot Shqipëria ka ujësjellësin më të mirë.

Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm, sepse pas rekomandimit të Komisionit Eu-ropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit, në varësi, rikujtoj, të zbatimit të pro-cesit të vetingut, Shqipëria e ka filluar procesin e vetingut. Padyshim që sot jemi në kushtet kur nga njëra anë mund ta themi me plotë gojën që Shqipëria meriton të hapë ne-gociatat...

Page 3: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 3

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Po ashtu, këtu kemi të bëjmë edhe me ecurinë, progresin, me ato që njihen si 5 prioritetet, apo përparësitë kyçe. Është shumë e rëndësishme që të konsolidohen arritjet e bëra deri më tash e po dhe ashtu, për të ecur përpara në këto fusha. Të gjitha këto, për mendimin tim, janë në rrugën e duhur. Do të thosha që është një gjë, të cilën unë do të dëshiroja ta theksoj, që në vlerësimin tonë, Shqipëria është në rrugëtimin e duhur. Madje, edhe njëherë këtu publikisht do të thosha, që aspi-ratat evropiane duhet të jetë një objektiv kombëtar. Objektiv kom-bëtar, i cili mbështet nga të gjitha forcat, nga të gjitha elementet, nga të gjithë pjesët e shoqërisë, partitë politike, shoqëria civile dhe media, në fakt”, u shpreh komisioneri Johannes Hahn dje.

Komisioneri: Shqipëria, në

rrugën e duhur

Bushati takim kokë më kokë me komisionarin Hahn: Të vendosur për hapjen e negociatave

Mëngjesin e djeshëm, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim pune me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Nego-ciatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn. Sipas Bushatit, vizita e Komisionerit vjen në një moment tepër të rëndësishëm për Shqipërinë. Ai theksoi se në kuadër të rekomandimeve të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim, Shqipëria ka lançuar tashmë

procesin e vetingut. “Pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në varësi të progresit në zba-timin e reformës së gjyqësorit dhe procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në veçanti, Shqipëria e ka lançuar tashmë pro-cesin e vetingut, tha ministri i Jashtëm. Më tej, Ditmir Bushati shtoi se komisioneri Johannes Hahn është informuar për hapat konkret që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të përm-

bushur të gjitha prioritetet e anëtarësimit. Mad-je ai konfirmoi se janë të vendosur për progres të mëtejshëm në mënyrë që Shqipëria të bëhet pjesë e familjes evropiane sa më shpejt. “Këto arritje përbëjnë një bazë solide për çeljen e bi-sedimeve të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian”, nënvizoi Bushati. Ndër-kohë, komisioneri Hahn nga ana e tij vlerësoi vazhdimin e progresit të qëndrueshëm të Shqipërisë në zbatimin e prioriteteve kyçe për

hapjen e negociatave të anëtarësimit, si edhe miratimin e reformës në drejtësi. Ai theksoi se rëndësia e progresit në zbatimin e saj është një element kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Po ashtu, Hahn vlerësoi linjëzimin e politikës së jashtme të Shqipërisë me Poli-tikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe rolin pro-aktiv të Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Largimi i gjyqtarëve të korruptuar nis në janar, komisioneri Hahn kërkon zbatim rigoroz të vetingut, thirrje opozitës të bashkëpunojë me mazhorancën

Hahn: I gjithë vendi i bashkuar për të realizuar objektivin kryesor

Mimoza IBRA

Vetingu pritet që efektet e para t’i jap në fillim të vitit 2018. Një gjë e tillë është paralajmëruar dje

nga Komisioneri i Bashkimit Ev-ropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësisë, Jo-hannes Hahn, i cili bëri të ditur se pa spastruar drejtësinë, nuk mund të ketë integrim në BE. Dje ai zh-villoi një vizitë në Tiranë dhe gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin, komisioneri Hahn kërkoi fakte konkrete për arritjet duke e vendosur theksin te Refor-ma në Drejtësi. Sipas tij, ndërkom-bëtarët e vlerësojnë ecurinë e Shqipërisë duke u bazuar vetëm te provat dhe jo nga thashethemet. “Kur flasim për të gjithë procesin e negociatave, çdo gjë që bazohet tek ajo, është në fakt e bazuar tek merita, që do të thotë se duke qenë e bazuar tek merita, ne bazohemi tek faktet dhe vetëm tek këto mbështetemi, jo në thashetheme apo në aludime. Pra, vlerësimi ynë varet nga evidencat, nga provat , nga vlerësimet dhe vetëm këto kanë rëndësi. Po kjo është një gjë, e cila duhet komunikuar”, u shpreh Johannes Hahn. Gjithashtu, ai nënvizoi se evropianët presin nga vendi jonë të fillojë zbatimin e vetingut sa më shpejt, në mënyrë që vlerësimi për t’u bërë pjesë e familjet evropiane të jetë sa më pozitiv. Madje, Komisioneri shtoi se rezultatet e para të këtij procesi mjaft të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare duhet t’i shohim që në fillim të vitit të ardhshëm. “Një nga rezultatet e para që duhet të kemi për të marrë rekomandimin pozitiv është ai që njihet si procesi i vetingut, i famshmi pra, procesi i vetingut, i cili sapo ka filluar dhe unë pres rezultatet e para t’i shiko-jmë në fillim të vitit”, theksoi Hahn.

Thirrje opozitës për bash-këpunim

Nga ana tjetër, teksa mbante fjalën para të pranishmëve, komi-sioneri Johannes Hahn lëshoi edhe një thirrje për opozitën poli-tike. Sipas tij, edhe pse diskutimet dhe mos-dakordësitë mes palëve politike janë normale, kur bëhet fjalë për një çështje kaq të rëndë-sishme siç është integrimi i vendit,

të gjithë duhet të bashkëpunojnë. Ai vuri theksin te bashkimi i të gjithë vendit, në mënyrë që të ar-rihet realizimi i objektivit kryesor. “Unë kam kaq vite në politikë dhe e di që në fakt, diskutimet mes partive politike janë normale, sepse kjo është demokracia në fund të fundit. Por ama, sa i përket synimit, apo objektivit kryesor kombëtar, i gjithë vendi duhet të jetë i bashkuar. Kjo është shumë e rëndësishme edhe në lidhje me të pranuarit, - në rast se mund ta themi, - që qytetarët në Evropë të ndihen të siguruar që i gjithë vendi e do dhe e ka për synim të ardhmen evropiane. Kjo është thelbësore edhe për ne evropianët. Por e kam kuptuar që të gjithë partitë politike në vend e duan

këtë gjë, por është e rëndësishme që në rast se është vërtetë kështu, kjo duhet treguar me një veprim të përbashkët kombëtar”, deklaroi Hahn.

Vlerësim luftës ndaj drogësPo ashtu, Johannes Hahn bëri

edhe një vlerësim të luftës kundër drogës që Shqipëria ka bërë kohët e fundit. Ai u shpreh se fitorja e arritur në këtë betejë dhe ulja e

numrit të azilkërkuesve është një arritje e madhe që duhet duar-trokitur. “Kemi një histori të re për të treguar në lidhje me ecurinë, progresin, p.sh., sa i përket luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës, apo për uljen në mënyrë të konsiderueshëm të numrit të azilkërkuesve në BE. E kjo është një arritje tjetër e madhe”, tha komisioneri Johannes Hahn.

Ambasadori amerikan, Donald Lu, tri ditë më parë bëri një deklaratë të fortë, ku, njësoj si komisioneri Johannes Hahn dje, kërkoi nga dre-jtësia shqiptare që në fillim të vitit 2018 duhet të arrestohen peshqit e mëdhenj. “Nëse Amerika dhe vendet e BE-së do të vendosin burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë kundër krimit të

organizuar, ne presim rezultate. Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në. Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë”, tha Donald Lu.

LU: ARRESTIME TË PESHQVE TË MËDHENJ NË FILLIM TË 2018 Gjosha: Hahn riktheu vëmendjen te detyrat e Shqipërisë

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha e ka cilësuar vizitën e komisionerit Johannes Hahn si diçka të nevojshme. Sipas saj, kohët e fundit po diskutohej më shumë për stabilitetin e rajonit sesa për procesin e integrimit, ndaj Hahn, me deklaratat e tij, riktheu vëmendjen te detyrat e Shqipërisë. “Ka një prob-lem. Hahn ka rikthyer vëmendjen tek detyrat e shtëpisë së Shqipërisë për këtë proces. Ka pasur një mungesë të madhe të Komisionit Evropian në vendin tonë së fundmi. Sot, Komisioni Evropian diskuton më shumë për stab-ilitetin e rajonit se sa për procesin e inte-grimit. Për vende si Shqipëria, stabilitet për ne është një qeverisje, funksionimi i institucioneve, vota e lirë, që edhe kjo ka munguar, 25 qershori e tregoi. Çështjet korruptive dhe të drogës të hyra në sistemin tonë, ky është stabilitet për ne, funksionimi i shtetit. Jo përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët. Komisioni Europian duhet ta kuptojë më mirë kulturën shqiptare,” u shpreh Gjosha gjatë një interviste televizive.

Xhaçka: Shqipëria vlerësohet për

misionet e NATOAleatët e vendit tonë në NATO

kanë dhënë vlerësime maksimale për kontributin e Forcave të Armatosura shqiptare në misionet e përbashkëta. Këtë gjë e konfirmoi edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë takimeve në Ministerialin e NATO. “Ministeriali i NATO dhe takimi me Sekretarin e Përgjithshëm, zotin Stoltenberg, por edhe takimet bilaterale me homologët e saj, anglez, italian, turk, kanadez, le-tonez dhe kroat, me të cilët trupat tanë operojnë në disa nga zonat më të nxe-hta të konfliktit evidentuam vlerësimin e jashtëzakonshëm për kontributin e burrave dhe grave shqiptare nën uniformë, të cilët na bëjnë krenarë me profesionalizmin dhe përkushtimin në të gjitha misionet, por kryesisht në Af-ganistan dhe detin Egje duke shpëtuar jetë njerëzish, por edhe duke projektuar siguri për vendet e konfliktit, por edhe për gjithë Aleancën”, tha Xhaçka. Ajo gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipëria ka përkundrejt Aleancës.

Kur flasim për të gjithë procesin e ne-gociatave, çdo gjë që bazohet tek ajo, është në fakt e bazuar tek merita, që do të thotë se duke qenë e bazuar tek mer-ita, ne bazohemi tek faktet dhe vetëm tek këto mbështetemi, jo në thasheth-eme apo në aludime. Pra, vlerësimi ynë varet nga evidencat, nga provat...

Page 4: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

4 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Spartak Ngjela: Krerët e politikës të trembur nga FBI, amerikanët gati dosjet për 30 pushtetarë të rëndësishëm

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar dje se politika është mbërthyer nga paniku për shkak të mbërritjes së agjentëve të FBI. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se janë identifikuar 30 pushtetarë të fuqishëm që do të kalojnë në skanerin e amerikanëve. “Erdhën hetuesit ndërkombëtarë. Shihni si janë trembur krerët vjedhës të Shqipërisë. Ka filluar hetimi intensiv i pasurive dhe fakteve që janë mbledhur nga aferat korruptive të mbi 30 qeveritarëve të rëndësishëm në dhjetë vjetët e fundit. Po flasin

përçart qeveritarët e korruptuar; kanë nxjerrë përkrahësit injorantë t'i kundërvihen amba-sadorit amerikan; kurse kryeministri aktual kërkon të zbojë frikën nga vetja me brekushe otomane. Prisni se do të shihni edhe budallallëqe të tjera. Nuk do të shpëtojë asnjë nga ata që është i korruptuar. Ambasadori i SHBA-së dhe BE-së duhet të vijojnë më ekspozimin e fakteve kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipërinë e sotme”, tha ai. Sipas avokatit, Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i vjedhur nga krerët dhe një

vend i shitur te fqinjët po prej tyre. Ai deklaroi se të katër shtetet që kemi përreth janë ngritur mbi territore shqiptare dhe mbi genocidin për shfarosjen e shqiptarëve. “Këtu ka filluar his-torikisht vjedhja e shqiptarëve nga krerët e tyre dhe shitja e interesit kombëtar nga këta krerë. Nuk bënë përjashtim as krerët që erdhën pas rrëzimit të komunizmit. Ishte madje ambasa-dorja e BE, Vlahutin, që iu tha shqiptarëve dje se “këtu po shitet atdheu për të shpëtuar shtëpitë; dhe jo shtëpitë për të shpëtuar atdheun”. Por

koha e solli që këta të shtëpive të jenë të fundit; sigurisht që do të jenë dhe më të diskredituarit. Procesi i tyre në paraqitjen e të vërtetës do të krijojë pa dyshim qendrën ku do të mbështe-tet moraliteti për qeverisjet e ardhshme. Një qeverisje e pamoralshme, nëse diskreditohet më fakte, krijon historinë e re të moralitetit qever-isës”, tha ai. Sipas Ngjelës, ky është momenti parësor historik i kësaj kohe, pasi SHBA dhe BE kanë marrë në dorë eliminimin e korrupsionit shtetëror dhe krimit të organizuar.

ILDKP mbyll dosjet për 400 gjyqtarë e prokurorë, gati të dhënat për pronat dhe

llogaritë bankare, hetim të thelluar familjarëve

Inspektorët e ILDKP punë me orar të zgjatur për të përmbyllur vetingun

Kliti TOPALLI

Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duket se nuk do të kenë shpëtim nga vetingu. Pavarësisht

tentativave të tyre për ta bllokuar procesin, gjithçka tashmë është gati dhe fushata e spastrimeve është çështje ditësh. Për rreth 400 gjyqtarë e prokurorë në vend procesi i kon-trollit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës ka përfunduar dhe shumë shpejt të dhënat do i depozitohen Komisionit të Pavarur të Kualifikim-it. Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi dy ditë më parë buxhetin për Inspektoratin e Lartë të Dekla-rimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe përfaqësues të këtij institucioni dhanë detaje sa i takon zbatimit të procesit të vetingut. Sipas tyre, për gjysmën e gjyqtarëve dhe proku-rorëve procesi i kontrollit të pronave, llogarive bankare, të të ardhurave edhe gjithçkaje tjetër në pronësi të tyre, ka përfunduar dhe dosjet janë gati. “Institucioni jonë prej kohësh ka ngritur grup pune me 14 punonjës, ku 8 po punojnë fort për rivlerësimin e 800 gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre. Kemi bërë thuajse gjysmën e punës. Po punojmë jashtë orarit zyrtar. Kërkojmë trajtim financiar për orët shtesë. Duam 4 milionë lekë shtesë”, tha përfaqësuesja e ILDKP. Sipas saj, ILDKP po punon deri në 12 orë në ditë që procesi i vetingut të nisë sa më shpejt. Ajo që mësohet është se një vëmendje po i kushtohet pasurisë të të gjithë njerëzve të sis-temit të drejtësisë. ILDKP ka nisur që në janar procesin e kontrollit të pasurisë duke bashkëpunuar dhe me institucione të tjera si Hipotekat apo drejtorinë e Pastrimit të Parave. Të gjithë këto institucione kanë arritur të zbulojnë emrat që kanë probleme me pasuritë e paluajtshme apo transferta e llogarive bankare. Për secilin emër ka nga një dosje të veçantë dhe një raport nga ILDKP, ku jepen të dhëna se si ka ndry-shuar pasuria. Në fund do të jetë Komisioni i Kualifikimit ai që do të vlerësojë nëse kjo pasuri justifikohet dhe gjyqtari apo prokurori e kalon procesin e rivlerësimit apo jo. Nga ana tjetër dhe DSIK ka përfunduar procesin e kontrollit të pastërtisë së figurës për 400 emra dhe dosjet janë

gati. Komisioni i Kualifikimit pritet të mblidhet brenda pak ditësh dhe pastaj mbetet të shihet se kush do e pësojë nga procesi.

Krerët e institucioneve të parët në sitë

Komisioni i Kualifikimit do ta nisë punën nga krerët e institucion-eve. Edhe ligji e parashikon një gjë të tillë dhe për këtë arsye të parët do të hapen formularët e Kryeprokurorit Adriatik Llalla, kreut të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. ILDKP po shqyrton çdo vlerë monetare të deklaruar, ndërsa tani edhe ONM po mbikëqyr procesin

dhe po jep asistencën e saj me in-formacione nga jashtë vendit. Pak ditë më parë Drejtoria e Pastrimit të Parave tha se gjatë vitit 2016 pati 1.300 transferta jashtë vendit të dy-shimta dhe ato erdhën pikërisht para nisjes së reformës. Për këtë arsye tani kjo drejtori po heton mbi personat e përfshirë. Mbetet të shihet nëse dikush do preket nga vetingu, pasi kohët e fundit janë dhënë shenja se e gjithë drejtësia dhe gjyqësori janë në panik. Në total janë 68 emra që do të verifikohen të parët. Përveç

anëtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe Prokurorisë së Përgjithshme, fokus do u kushtohet anëtarëve të KED, duke qenë se ky institucion nuk funksionon dot pa u realizuar vetingu. Po ashtu më pas do jetë radha e anëtarëve të KLGJ e KLP. Edhe këto institucione nuk funksionojnë dot nëse anëtarët nuk verifikohen të parët. Në fund do jenë gjyqtarët dhe prokurorët e thjeshtë. Rol të rëndësishëm do kenë dhe ndërkombëtarët, pasi pritet të sjellin prova nga jashtë vendit.

1. ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, zh-villon një procedurë të plotë kontrolli në përputhje me këtë ligj, ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të personave të zg-jedhur dhe nëpunësve të caktuar publikë”, ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Kodin e Procedurave Ad-ministrative.2. Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së, për qëllimet e rivlerësimit, mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave

ose Ministrisë së Drejtësisë dokumentet për pasuritë në pronësi të subjekteve të rivlerësimit dhe personave tëlidhur me ta, dokumentet që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta, ose të dhënat financiare mbi çdo transaksion financiar brenda ose jashtë vendit në përputhje me ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” të subjekteve të rivlerësimit dhe personave të lidhur me ta. Këto dokumente ose informacione mund të përdoren në cilësinë e provave përpara Komisionit ose Kolegjit të Apelimit.

PROCEDURA E VLERËSIMIT TË PASURISËCalavera: Vetingu do luftojë korrupsionin

Gjatë një prononcimi mediatik, shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Genovefa Ruiz ka folur për procesin e vetin-gut, pjesë e reformës në drejtësi. Ajo tha se zbatimi i vetingut do të sjellë një gjyqësor funksional dhe do ketë ndikim në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. “Vetingu do sjellë një gjyqësor më funksional dhe do ketë ndikim në luftën e kor-rupsionit”, tha Calavera. ONM ka rol kryesor në procesin e vetingut dhe Calvera prej disa kohësh ka kërkuar zbatim rigoroz të tij. “Tani që reforma ka nisur të zbatohet, kërkohet më shumë se kurrë një udhëheqje e përg-jegjshme nga të gjithë aktorët. Pres që palët institucionale dhe politike ta ruajnë fokusin mbi objektivat e kësaj reforme. Kjo është kyçe për rrënjosjen e shtetit ligjor në vend, por edhe për rritjen dhe zhvillimin socio-ekonomik. Zbatimi i reformës së gjyqësorit është kyç që Shqipëria të ecë në udhën e saj evropiane”, tha ajo pak kohë më parë.

BE: Do vijojmë mbështetjen e reformës në drejtësiDje është mbajtur mbledhja e

fundit e drejtuesve të misionit EURA-LIUS, ku është folur për reformën në drejtësi. BE përmes një njoftimi për mediat deklaroi se mbështetja do të vijojë dhe gjatë 2018. “Mbledhja e fundit e Komitetit drejtues të EURA-LIUS IV u mbajt me pjesëmarrjen e gjithë aktorëve dhe përfaqësuesve të projektit. Në panelin, ku ishin të pranishëm Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ambasadorët e Gjermanisë, Holandës dhe Aus-trisë në Shqipëri si dhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Shkollës së Mag-jistraturës dhe strukturave të tjera të gjyqësorit, Ambasadorja Vlahutin vlerësoi suksesin e EURALIUS IV në mbështetjen e dhënë për hartimin e më shumë se 30 ligjeve të lidhura me reformën në drejtësi. Mbështetja e BE-së do të vazhdojë me fazën e 5-të të EURALIUS në 2018, i cili do të përqendrohet në trajnime, mbështet-je në hartimin e legjislacionit bazuar në praktikat më të mira të BE-së dhe asistencës ndaj të gjitha strukturave të gjyqësorit”, njoftoi BE.

“Pavarësisht tentativave të tyre për ta bllokuar procesin, gjithçka tashmë është gati dhe fushata e spastrimeve është çështje ditësh. Për rreth 400 gjyqtarë e prokurorë në vend procesi i kon-trollit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës ka përfunduar dhe shumë shpejt të dhënat do i de-pozitohen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit...

1. Procesi i rivlerësimit kryhet mbi bazën e tre kritereve:

a) vlerësimi i pasurisë; b) kontrolli i figurës; dhe c) vlerësimi i aftësive profe-

sionale.2. Komisioni dhe Kolegji i Ape-

limit janë institucionet që vendosin për vlerësimin për-fundimtar të subjekteve të rivlerësimit. Vendimi merret bazuar në një ose disa prej kritereve, në vlerësimin e përgjithshëm të tre kritereve, ose në vlerësimin tërësor të procedurave.

3. Procesi i rivlerësimit fillon menjëherë, me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Kur çështja është gati për t’u shqyrtuar, institucionet e rivlerësimit vendosin brenda një afati sa më të shpejtë të mundshëm.

Objekti dhe parimet e procesit të rivlerësimit

Page 5: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

KLSH shpall muajin e hapur, Bujar Leskaj: Të rrisim komunikimin me qytetarët për të realizuar me sukses detyrat

Kontrolli i Lartë i Shtetit lançoi, dje, zyrtarisht fillimin e muajit të hapur në sallën e Akademisë së Shkencave. Kryetari Bujar Leskaj mbajti fjalën e hapjes, gjatë së cilës nënvizoi se një institucion modern i auditimit më të lartë publik, një SAI, do të ishte i mangët dhe i izoluar, pa njohjen e plotë të veprimtarisë së tij nga qytetari dhe mbështet-jen prej publikut dhe qytetarëve, duke cituar një shprehje të Abraham Linkoln: “Institucionet tona nuk do të jenë kurrë të tilla (pra publike), nëse nuk krijojnë mundësitë të njihen plotësisht, madje edhe të vizitohen apo preken fizikisht nga qytetari pagues taksash”. Gjashtë vite më parë,

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në plat-formën strategjike për zhvillimin e institucionit të 14 dhjetorit 2011, ka përcaktuar si Objektiv të Tetë “Përmirësimin e transparencës në marrëdhëniet me publikun, nëpërmjet një partneriteti të gjerë me median dhe me organizatat jo-fitimprurëse që luftojnë korrupsionin”. Ky objektiv sot jo vetëm është realizuar nga KLSH, por edhe është zgjeru-ar dhe zhvilluar më tej, duke vendosur në qendër të komunikimit dhe transparencës marrëdhënien e drejtpërdrejtë me qytetarin. Kjo është arsyeja që sot KLSH lançon Muajin e Hapur për Qytetarët, pas organizimit rreth një viti më parë të Javës së

Hapur. “Muaji i Hapur do të na shërbejë edhe ne, audituesve të KLSH-së, për të qenë më të hapur dhe komunikues me njeri-tjetrin. Sidomos në nivel të komunikimit dhe të shkëmbimit të ek-speriencave mes departamenteve të auditimit, kemi vënë re se jemi defiçitarë. Muaji i Hapur do të inkurajojë shkëmbimin e eksperiencave edhe mes audituesve me përvojë, me ata të rinj, në bashkëbisedime dhe konsultime të plota mes tyre. Ai do të ndihmojë edhe komunikimin mes ekipeve të ndryshme të auditimit brenda të njëjtit departament. Ky Muaj i Hapur do të jetë dritare komunikimi intensiv, takimesh dhe aktivitetesh,

por në realitet, i gjithë institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit është prej gjashtë vitesh tashmë tërësisht i hapur me qytetarin, në kërkim të kontaktit dhe mendimit të tij, për realizimin sa më të plotë të misionit kushtetues të ruajtjes dhe mbikëqyrjes së përdorimit me ekonomi, efek-tivitet dhe efiçiencë të parave të taksapaguesit shqiptar”, vijoi Leskaj. Një nga treguesit kryesorë të transparencës dhe hapjes së institucionit për lexuesin e interesuar shqiptar është kolona e boti-meve të KLSH-së, e cila në pesë vite 2012-2016 ka arritur në 67 tituj librash. Për ketë vit, institucioni synon të shkojë në 83 tituj.

Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër Berishës dhe ish-ministrave të tij, shfrytëzoi

Kuvendin për të mbyllur dhe padinë e juristit të OSHEE

Prokuroria bashkoi çështjet, 22 persona i shpëtojnë drejtësisë

1. Sali Berisha, ish-kryeministër2. Nue (Nuel) Nik Kalaj sekser3. Genc Ruli, ish-ministër i Ekonomisë4. Mimoza Vokshi, ish anëtare e grupit të negocimit 5. Suzana Guxholli, ish këshilltare e Berishës6. Neritan Alibali, kryetar i grupit të negocimit dhe kryetar i

grupit të vlerësimit të ofertave7. Alfred Rushaj, ish anëtar i grupit të negocimit8. Fatjon Tungu, ish anëtar i grupit të negocimit dhe grupit të

vlerësimit të ofertave9. Sherefedin Shehu, ish anëtar i grupit të negocimit10. Asllan Sherra, ish anëtar i grupit të negocimit11. Viktor Gumi, ish anëtar i grupit të negocimit

12. Miran Kopani, ish anëtar i grupit të negocimit13. Bujar Nepravishta, ish-kreu i ERE14. Durim Kraja, ish anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave15. Engjël Qorlaze, ish anëtar i komisionit të vlerësimit të

ofertave16. Vasal Pano, ish anëtar i komisionit të vlerësimit të ofertave17. Ridvan Bode, ish-ministër i Financave18. Florion Mima, ish-zv/ministër i METE19. Enno Bozdo, ish-zv/ministër i METE20. Ledina Mandia, ish Avokate e Shtetit21. Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha22. Sokol Ramadani, ish-kryetari i Entit Rregullator të

Energjisë

22 ZYRTARËT QË I SHPËTOJNË AFERËS CEZKliti TOPALLI

Thellohet skandali me aferën e CEZ. Marrëveshja e privat-izimit të OSSH dhe më pas paktit CEZ-DIA, konsiderohen

si dy prej aferave më flagrante dhe me dëm kolosal për buxhetin e shtetit, por të gjithë personat e përfshirë në aferë duket se do ja hedhin paq. Prokuroria ka kërkuar nga gjykata mbylljen e hetimeve për marrëveshjen me CEZ, pasi nuk ka gjetur vepër penale. Mirëpo kjo lëvizje e organit të akuzës duket se bëhet për të mbrojtur ish-qeverinë Berisha. Gazeta ka bërë disa kërkime mbi vendimin e organit të akuzës dhe ka shumë hije dyshimi. Së pari, është shfrytëzuar padia e bërë nga komisioni hetimor për të mbyllur një tjetër padi për këtë çështje. Në mars të këtij viti ishte juristi i OSHE Romeo Kara, ai i cili ngriti një padi ndaj 16 personave, të akuzuar se abuzuan me privatizimin e OSSH te çekët e CEZ. Por prokuroria ka vendo-sur që padinë e tij dhe atë të Kuvendit t’i bashkojë në një të vetme dhe kjo ka ndodhur më 31 korrik. Një veprim i tillë, por dhe argumentet në vendim, tregojnë se nga marsi deri në korrik Prokuroria e Përgjithshme nuk ka kryer asnjë ve-prim hetimor për padinë e zotit Kara. Pasi ka bërë padinë Kuvendi, dosjet janë bashkuar dhe i kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, e cila ka kryer vetëm 10 ditë hetime. Sipas informacioneve, në zyrën e Adriatik Llallës kishin shkuar mbi 1000 faqe

me prova dhe argumente që ngrenë dyshime mbi veprimet e ish-kryeminis-trit Sali Berisha dhe ish-ministrave të tij, por asgjë nuk është marrë për bazë. Sipas vendimit, prokuroria ka analizuar vetëm 5 e-maile që sipas kallëzuesve tregojnë se si u kryen aferat. Por vihet re se organi i akuzës nuk ka bërë vetë asnjë verifikim mbi këto emaile. Madje dhe në rastin e transfertave të mëdha të parave në drejtim të Nule Kalajt, proku-rori nuk e cilëson ryshfet, me argumen-tin se këto para nuk janë shpenzuar më pas. Por ndërkohë janë anashkaluar të gjithë vendimet që ka marrë qeveria dhe ish-ministrat. Pra organi i akuzës ka shfrytëzuar paditën e Kuvendit për të mbyllur dhe padinë e juristit të OSHE, ndërkohë që nuk është kryer asnjë ver-ifikim shtesë në terren, por thjesht janë analizuar pjesërisht faktet.

Faktet që anashkaloi prokuroriaPërveç 5 emaileve që u dorëzuan

si provë në prokurori, janë dhe rreth 46 prova të tjera në dosjet në fjalë, por që

prokuroria i ka hedhur poshtë. Proku-roria është fokusuar vetëm te emailet dhe aspekti i administrativ nuk është hetuar fare. Sipas kallëzimeve të bëra,

JA DISA NGA PROVAT QË REFUZOI PROKURORIA 1. Letër nga Clifford Chance dre-

jtuar CEZ Shpërndarje datë 15.07.2014

2. E-mail nga Nuel Kalaj drejtuar Martin Roman, me subjekt “OSSH Developments”, datë 07.09.2009.

3. E-mail i Josef Hejsek drejtuar Nuel Kalaj, me subjekt “World Bank-Notice of Event-do be delivered”, datë 17.11.2011;

4. Procesverbal i Mbledhjes së Këshillit të Ministrave Për pro-jektvendimin “Për disa ndrys-hime dhe shtesa në Vendimin Nr. 835, datë 11.06.2008 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e paketës së aksioneve të kapitalit

të shoqërisë anonime “OSSH”, që u ofrohet investitorëve strategjikë”, datë 17.09.2008;

5. Vendim Nr. 4, datë 09.05.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energ-jetikës;

6. Urdhër Nr. 329, datë 09.05.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për transfer-imin e titullit të pronësisë së aksioneve të OSSH” Sh.A”;

7. Shkresa Nr. 329/1 Prot, datë 12.05.2008 e zv/ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Treg-tisë dhe Energjetikës, me lëndë “Mbi urdhrin për transferimin e

titullit të pronësisë”.8. Urdhër Nr. 500, datë 01.07.2008 i

Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për ndar-jen e të drejtave dhe detyri-meve ndërmjet KESH Sh.A dhe OSSH Sh.A dhe marrëdhëniet tranzitore ndërmjet dy sho-qërive”.

9. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 1108 datë 30.07.2008 “Për miratimin e listës së inventa-rit të pronave të paluajtshme shtetërore të cilat kalojnë në pronësi të “OSSH”.

10. Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 628, datë 03.10.2007 “Për miratimin e modelit shqiptar të

tregut të energjisë elektrike”.11. Vendim i Këshillit të Ministrave

Nr. 338, datë 19.03.2008 “Për miratimin e modelit të tregut të energjisë elektrike”;

12. Drafti i Marrëveshjes për Shit-jen e Aksioneve (Gide Loy-rette nouel A.A.R.P.I), datë 01.08.2008.

13. Pasqyrat financiare të “OSSH” Sh.A të vitit 2007.

14. Pasqyrat financiare të “OSSH” Sh. A të audituara, të vitit 2008.

15. Shkresa Nr. 180 Prot, datë 08.01.2008 e Ministrit të Ekono-misë, Tregtisë dhe Energjetikës me lëndë: “Komente në lidhje me Due Diligence dhe opsionet

strategjike për privatizimin e shpërndarjes së KESH Sh.A”.

16. Përmbledhje e Minutave të Takimit, Negocimet për privat-izimin e OSSH Sh.A ndërmjet kompanisë CEZ dhe grupit të negocimit të METE 18-19 Nën-tor 2008.

17. Vendim Nr. 6, datë 07.07.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energ-jetikës;

18. Vendim Nr. 3, datë 09.05.2008 i Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energ-jetikës.

një provë e fortë është procesverbal i Mbledhjes së Këshillit të Ministrave për projektvendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 835, datë 11.06.2008 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e paketës së aksioneve të kapitalit të shoqërisë anonime “OSSH”, që u ofrohet investitorëve strategjikë”, datë 17.09.2008. Po ashtu, vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 487 datë 16.04.2008 “Për kriteret e përzgjedhjes së investitorëve strategjikë, të interesuar për blerjen e aksioneve të Shoqërisë “OSSH” Sh.A; Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 835 datë 11.06.2008 “Për përcaktimin e madhësisë së paketës së aksioneve të kapitalit, të shoqërisë “OSSH”, që u ofrohet investitorëve strategjikë”; Shkresa Nr. 393 Prot, datë 14.01.2008 e Zv/ministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energje-tikës, me lëndë “Dërgohet vendimi i Mbledhjes së Komitetit të Konsulencës dhe Transparencës për vlerësimin e aseteve të KESH Sh.A”; Vendim Nr. 4, datë 09.05.2008 i Komitetit të Konsu-lencës dhe Transparencës të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energje-tikës; Urdhër Nr. 329, datë 09.05.2008 i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës “Për transferimin e titullit të pronësisë së aksioneve të OSSH” Sh.A”, etj. Me 20 fletë formati, janë anashkaluar të gjithë vendimmarrjet, edhe pse shtetit i janë shkaktuar 412 milionë euro dëm dhe kanë vajtur në xhepat e pushte-tarëve. Nga ana tjetër nga kjo aferë prokuroria ka shpëtuar plot 22 persona.

Page 6: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

6 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Shuhen shpresat e Llallës për shtyrje mandati, Hyseni: Nuk ka nevojë për interpretim, largohet në dhjetor

Shpresat e Kryeprokurorit Adriatik Llalla për shtyrjen e mandatit edhe me dy vite po shuhen. Ndonëse gazeta e ka bërë të ditur prej disa kohësh këtë gjë, një fakt të tillë e ka pohuar edhe vetë deputeti socialist Alket Hyseni. Dje, Hyseni gjatë një prononcimi për një media tjetër, ka bërë me dije se nuk do të ketë shtyrje mandati për Kryeprokurorin Llalla dhe se mazhoranca do t’i qëndrojë strikt në këtë çështje. Madje Hyseni, la të hapur rrugën e një prokurori të përkohshëm, pasi nënvizoi hapur se për prokurorin e ri do të jetë KLP ajo

që do të vendosë në momentin që do të krijohet. “Nuk ka ndonjë interpretim, ligji e ka të për-caktuar qartë, ligji është strikt në ketë çështje. Le të shpresojmë që në ditët në vijim do të ketë zhvillime të reja në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me krijimin e KLP do të vazhdo-het me procedurat kushtetuese dhe ligjore për të zgjedhur edhe prokurorin i ri. Nuk mund të konceptohet që një mandat që është i mbyllur të vazhdoj me tej”, u shpreh Hyseni. Sakaq de-puteti socialist u ndal edhe tek çështja e ngërçit të KLP, ku theksoi se pavarësisht mungesave të

kandidaturave nga shoqëria civile ky problem do të zgjidhet. Por veç kësaj Hyseni nuk nguroi të bëj me faj politikën pasi sipas tij shoqëria civile ka hezituar të kandidojë për shkak të sit-uatës politike. “Kandidaturat nga shoqëria civile kanë munguar ka pas një stepje ndoshta edhe për shkak të situatës politike të krijuar. Por uroj që në ditët në vijim të marri fund ky ngërç”, tha ai. Ndërkohë deputeti socialist u ndal edhe tek komisioni i reformës zgjedhore që do të mblid-het sot në orën 11, ku nuk nguroi të ironizonte me opozitën duke u shprehur se uron që opozita

të mos sillet si një çetë por të veprojë në interes të qytetarëve. “Opozita nuk mund të sillet si një çetë qe nuk mund te zgjidh problemet e saja te brendshme, pasi ka një mision të caktuar. Është një mision shumë i rëndësishëm ku ka detyrime kushtetuese. Jemi në pritje që pala tjetër t’i qëndroj asaj që ka thëne dhe ka kërkuar në një reforme një rregullim të ri të rregullave të lojës për të dyja palët. Besoj që edhe ata do tejkalojnë problemet që kanë mes vete dhe do të bashkëpunojnë për të bërë reformën zgjed-hore”, u shpreh deputeti socialist Alket Hyseni.

Fatmir Xhafaj fillon furtunën në polici, shenjat e gishtave të efektivëve i shkojnë

Interpolit, penalizohen 20 emrat e parë

Zv/ministri Brendshëm: Procesi vetingut në polici do të monitorohet nga ndërkombëtarët

Ministri Brendshëm Fat-mir Xhafaj para pak kohësh ka deklaruar se me fillimin procesit të vetingut do të largohen të gjithë policët e paaftë dhe që kanë lidhje me krimin.“Dëmi që i shkakton shoqërisë dhe inter-esit publik një punonjës policie i paaftë, apo më keq akoma i korruptuar dhe/ose i lidhur me krimin, është me pasoja shumë të rënda se çfarë çdo zyrtar tjetër i shtetit do të dëmtonte me veprimtarin e vetë të paligjshme, deri edhe kriminale. Ndaj unë i kam mëshuar fort objektivit të Vetting-ut në polici. Ky aksion nuk është një zotim i imi thjesht e vetëm si vazhdimësi e procesit të reformimit të drejtësisë, përfshi edhe drejtësinë penale, apo për të fituar kredo politike qeveria ku unë bëj pjesë. Ky proces synon të pastrojë sa më shumë të jetë e mundur policinë nga njerëzit e korruptuar dhe inkriminuar në radhë të parë, si edhe të largojë të paaftët nga kjo organizatë”, ka deklaruar ministri Brendshëm para pak kohësh.

Ministri: Vetingu largon policët e korruptuar

Endri ARIZI

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka nisur zyrtarisht vetingun në radhët e policisë. Ashtu

siç e ka paralajmëruar edhe më për-para, se të gjithë efektivët e policisë duke filluar janari do të duhet që t’i nënshtrohen procesit të vetingut, ky proces ka filluar të jap shkëndijat e para në radhët e uniformave blu. Deri më sot sipas burimeve, rreth 20 efektivëve të lartë u është refuzuar rinovimi i certifikatës së sigurisë për njohjen e informacioneve të klasifikuara. Por pavarësisht këtij fakti, ajo që bie në sy është mënyra se si po procedohet me vetingun në polici. Sepse ministria për të kryer procesin e vetingut në radhët e uni-formave blu po ndjek dy shembuj. Shembulli i parë është ai i dekrimi-nalizimit, pasi të gjithë efektivëve të trupës së Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe punonjësve të shërbimit për çështjet e brendshme dhe të ankesave u janë marrë shenjat e gishtave pa përjashtim dhe i janë dërguar Interpolit dhe Europolit për të zbuluar individët me të shkuar kriminale jashtë vendit. Pra çdo njëri prej efektivëve që do të rezultojë në të dhënat e Interpolit dhe Europolit me precedentë apo si person me të shkuar kriminale jashtë vendit, do të largohet men-jëherë nga radhët e policisë apo gardës, pavarësisht pozicionit që mban. Kurse shembulli i dytë që do të vazhdojë procesi i vetingut në polici do të jetë po njësoj si rruga e vetingut që po përdoret tek gjyqësori. Ku çdo efektiv policie do t’i nënshtrohet procesit të deklar-imit të pasurisë para një komisioni të posaçëm. Por ajo që vlen të theksohet këtu është se Ministria e Brendshme, gjatë procesit të vetin-gu, do të përdorë dhe poligrafin apo siç njihet ndryshe makina e së vërtetës. Ndonëse një pajisje e tillë mungon në vendin tonë, sipas in-formacioneve është mësuar që një pajisje të tillë do ta sjellë FBI-ja. Pra shohim që ministria do të përdorë të njëjtën teknikë si tek SPAK për të verifikuar efektivët. Megjithatë jo të gjithë krerët e policisë apo gardës do t’i nënshtrohen makinës

të së vërtetës, pasi kjo pajisje do të përdoret vetëm për rastet e dyshimta.

Zv/ministri: Organet e vetingut të pavarura

Zv/ministri i Brendshëm, Ju-lian Hodaj ka theksuar se organet e vetingut të policisë do të jenë të pavarura. Dje, gjatë një prononcimi televiziv, zv/ministri i Brendshëm Hodaj duke u ndalur tek procesi i vetingut në radhët e policisë, u shpreh se do të ndiqet i njëjti model

si në radhët e gjyqësorit pavarësisht se kanë të bëjnë me një forcë sigurie. “Ai është modeli që do të ndjekim, por këtë kemi të bëjmë me një forcë sigurie, jo një pushtet siç është gjyqësori. Ideja është që organet e vetingut të jenë të pavarura nga Ministria e Brendshme apo qeveria”, u shpreh zv\ministër i Brendshëm Julian Hodaj. Sakaq zv/ministër i Brendshëm Julian Hodaj shpjegoi se

edhe në procesin e vetingut në pol-ici, ashtu si në operacionin “Forca e Ligjit”, do të ketë ekspertë të huaj që do të monitorojnë vetingun. Sepse sipas Hodajt vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohet një proces i rreg-ullt dhe transparent. “Ata do kenë rol monitorues dhe këshilluar për të garantuar një proces të rregullt dhe transparent”, u shpreh zv/ministri Brendshëm Julian Hodaj.

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj para pak kohësh i ftuar në një studio televizive ka theksuar se policia duhet të pastrohet nga elementët kriminalë duke filluar nga drejtuesit dhe deri tek policët e thjeshtë. “Nëse policia nuk pastrohet nga disa elementë që janë pleksur nga bota e krimit, policia nuk mund të jetë ajo që duhet të jetë dhe të jetë pro aktive në luftën kundër

krimit. Në radhët e policisë ka shumë djem dhe gra të përkushtuar. Shpesh herë ata vijnë me krah zbuluar për shkak të njerëzve që dekonspirojnë dhe që janë peng i interesave të caktuara apo elementëve kriminalë. Edhe vetë niveli i një pjese të drejtuesve i demotivojnë strukturat e policisë. Ka shumë punonjës policie që e mirëpresin”,ka deklaruar Xhafaj para pak kohësh.

XHAFAJ: POLICIA DO PASTROHET NGA ELEMENTËT KRIMINALË Berisha: Rama mbylli provat e çështjes “Tahiri”

Ish-kryeministri Sali Berisha, dje, gjatë fjalës së tij në parlament lëshoi akuza të hapura kundrejt kryeministrit Rama në lidhje me çështjen Tahiri. “Prokurori më i spe-cializuar në botë kundër mafies pa-raqiti akt-akuzën kundër Tahirit dhe Habilajve të tij. Sipas ligjit antima-fia, Saimir Tahiri përbën anëtarin kryesor të grupit të Habilajve, vetëm me makinën e tij. Ky nuk kishte asnjë detyrë tjetër në grup, përveçse të siguronte targën qeveritare, që të mos i ndalonte policia. Autoritetet italiane pa të cilët ne nuk bëjmë dot gjë, dorëzuan dosjen. Por kanabistët në parlament e rrëzuan atë. I tregoi Tahiri kokun e maçokut atij, dhe Rama mbylli provat. E bllokuan drejtësinë me një akt unik në 27 vite. Kërkesa e prokurorisë duhet zbatuar automatikisht. Pse Rama nuk thotë një gjysmë fjalë për eurot e sekuestru-ara. Pse nuk thotë gjysmë fjale për dy patentat. Pse zhduket nga Parlamenti ai? Ka një javë. Kjo ndodh sepse po i ngushtohet rrethe, jo Saimir trafikut, por Noriegës”, tha Berisha.

Ndreu përplaset me Berishën në ParlamentSeanca e djeshme plenare u përf-

shi nga debate dhe replikat shumta mes deputetit socialist Pjerin Ndreu dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo për faktin se ish-kryeministri Berisha lëshoi akuza për të vëllanë e deputetit socialist Pjerin Ndreu se është i impli-kuar në çështjen Tahiri. Por i shpejtë ka qenë reagimi i deputetit socialist Pjerin Ndreu i cili ka replikuar kun-drejt ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me akuzat. Madje Ndreu i bëri të ditur Berishës se patentat e Tahirit janë lëshuar gjatë kohës që ka qeverisur PD-ja dhe se i vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. “Vëllai im nuk ka lidhje në lëshimin e patentave të Tahirit. Patentat e tij janë të ligjshme, po, po të ligjshme. Dokumentet janë bërë në kohën e qeverisjes tënde të famshme, në 2010-2011”, tha deputeti i PS, Pjerin Ndreu. Ndërkohë i shpejtë ka qenë dhe reagimi i Berishës i cili e etiketoi deputetin socialist si një njeri me dy profesione atë të banditit dhe policit.

Deri më sot sipas burimeve por edhe duke u mbështetur tek deklarata që ministri Xhafaj bëri në Komisionin e Sigurisë, dy ditë më parë, rreth 20 efektivëve të lartë u është refuzuar rinovimi i certifikatës së sigurisë për njohjen e informacioneve të klasifikuara. Por pavarësisht këtij fakti, ajo që bie në sy është mënyra se si po procedohet me vetingun në polici...

Page 7: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 7

Opozita: Të deklasifikohet materiali i mbledhjes së 11 nëntorit

p o l i t i k e www.sot.com.al

Alfred Moisiu: Mbledhja e Këshillit të Sigurisë s'mund të deklasifikohet nga presidenti, informacionet

sekrete nuk mund të përdoren politikisht

Ish-presidenti tregon rastet se kur mund të dalin informacionet e klasifikuara

Meta-Kryemadhi divergjenca për ekonominë, Presidenti vlerëson situatën financiare, kryetarja e LSI kundër

Meta dhe Kryemadhi vijojnë që në publik të shfaqen sikur nuk janë bashkëshortë. Dje, u faktua dhe kjo gjë pasi të dy kanë rënë në kundërshti me deklaratat e thëna pasi nuk ndajnë të njëjtin mendim. Dje, në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, Presidenti Meta u shpreh me optimizëm lidhur me situatën ekonomike në vend. Madje presidenti theksoi se zhvillimet pozitive ekonomike në vendet e eu-rozonës kanë ndihmuar në rritjen e eksporteve dhe të aktivitetit turistik në Shqipëri. “Politika monetare akomoduese e ndjekur prej saj, ka kontribuar në rritjen e ekonomisë së vendit dhe

në lehtësimin e barrës financiare mbi kredimar-rësit privatë, nëpërmjet lehtësimit të kushteve të financimit dhe zgjerimit të kredisë në lekë. Megjithatë, edhe pse trendi rritës i ekonomisë shqiptare pritet të vazhdojë gjatë periudhës 2017-2019, sfidat që kemi përpara janë të shum-ta dhe të natyrave të ndryshme. Së dyti, kthimi i ekonomisë në ekuilibër duke nënkuptuar një rritje ekonomike afatmesme dhe afatgjatë prej 3.5-4% është sërish i pamjaftueshëm për të ga-rantuar një efekt të prekshëm mbi mirëqenien e shtresave të gjëra të shoqërisë, si dhe për të konverguar më shpejt me standardet e vendeve

të Bashkimit Evropian”, tha Presidenti Meta. Por ndërkohë, bashkëshortja e Presidentit, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nuk ndan të njëjtin qën-drim me Metën. Kjo për faktin se në takimin që pati Kryemadhi dy ditë më parë me kryetarin e Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri ka theksuar në rrjetet sociale se dhjetra mijëra biznese janë drejt falimentimit dhe se dhjetra mijëra njerëz do t’i shtohen ar-matës së të papunëve. “Dhjetëra mijëra biznese janë në prag të falimentimit! Kjo do të thotë që dhjetëra mijëra njerëz do ti shtohen armatës

së të papunëve. Biznesi i vogël dhe i mesëm ka nevojë për mbështetje dhe stimuj, dhe jo për gjoba, penalitete apo rritje taksash”, shkruante Kryemadhi para dy ditësh. Mirëpo një deklaratë e tillë është në asimetri të plotë me pikëpamjen e presidentit, i cili mendon se ekonomia shqiptare është në rritje. Megjithatë nuk dihet nëse këto kontradikta janë të koordinuara apo spon-tane, por ajo që është e sigurt është se tashmë përveç opozitës ndaj qeverisë, kundërshtimet e Kryemadhit kanë nisur edhe vetë ndaj kreut të shtetit dhe burrit të saj, me të cilin veç fateve në politikë, ndan edhe ato në jetë.

Endri ARIZI

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e 11 nëntorit 2016 nuk mund të deklasifikohet. I këtij

mendimi është ish-Presidenti Re-publikës, Alfred Moisiu. Tre ditë më parë 7 deputetë të opozitës kryesisht nga radhët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integ-rim i kanë kërkuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta që të deklasi-fikojë informacionet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të një viti më parë. Por ish-Presidenti Alfred Moisiu, i cili ka drejtuar vetë mbledhje të tilla, ka deklaruar që nuk mund të deklasifikohen mbledhje të tilla. Në një prononcim për gazetën “SOT”, ish-Presidenti theksoi se për të deklasifikuar informacion të tilla ka rregulla të caktuara dhe se nuk mund të dalë një informacion i tillë vetëm për shkak të një kërkese të drejtuar nga disa deputetë. Mes të tjerash ish-Presidenti tha se nëse do të deklasifikohet një informacion i një mbledhjeje kaq të rëndësishme si fillim duhet të ngrihet një komi-sion ose ky informacion mund të deklasifikohet vetëm nëse e kërkojnë organet e drejtësisë. “Në përgjithësi ka rregulla. Ka afate të caktuara për deklasifikimin e informacionit. Çdo informacion deklasifikohet vetëm po ta kërkojë një komision ose nëse e kërkon drejtësia deklasifikohet. Deklasifikimi i informacioneve të Shërbimeve Sekrete bëhet me rreg-ulla të caktuara pasi duhet të ngrihet një komision në fillim. Dhe kjo ka një afat të caktuar kohor. Kjo sipas njohurisë time. Nuk mund të bëhet fushatë me të tilla informacione”, u shpreh ish-Presidenti Republikës Alfred Moisiu për gazetën.

Nishani ndihmon aleancën Meta-Berisha

PD dhe LSI kanë bërë gati pla-nin e radhës kundrejt mazhorancës pasi kanë kërkuar ndërhyrjen e Ilir Metës që deklasifikojë mbledhjen e 11 nëntorit 2016. Para tre ditësh 7 deputetë nga radhët e këtyre dy forcave i kanë adresuar një kërkesë Presidentit Meta që të deklasifiko-jë dhe të publikojë informacionet

dhe diskutimet e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mbajtur nga Presidenti Bujar Nishani. Mbledhje ku u disku-tua për situatën e drogës në vend. Por kjo kërkesë duket se ka në plan goditjen e qeverisë dhe provokimin e një konflikti të fortë politik. Mbledh-jet e Këshillit të Sigurisë kanë qenë gjithmonë sekrete dhe Meta duket se po përdor deputetët e PD dhe LSI që të zbardhë atë që tha atje në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. Kjo për faktin se kjo kërkesë është e in-

spiruar edhe nga vetë ish-Presidenti Bujar Nishani, pasi vetëm pak ditë më parë ka qenë Nishani ai që i ka bërë thirrje Presidentit Meta që të deklasifikojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të 11 nëntorit 2016. Pra ish-Presidenti Nishani edhe pse e di që një mbledhje sekrete nuk mund të deklasifikohet pa i skaduar afati, duket se ka harruar rolin e tij si ish-President dhe po ndihmon ale-ancën Meta-Berisha për të sulmuar mazhorancën.

Kërkesa e paligjshmeKjo kërkesë e opozitës drejtuar

Presidentit Meta, ashtu siç edhe u

shpreh më lartë ish-Presidenti Moi-siu duket se do hasë në vështirësi. Pasi ligji për informacionin e klas-ifikuar e ka të përcaktuar qartë se kur një informacion deklasifikohet. Sepse sipas ligjit, mbledhjet e Këshil-lit të Sigurisë nuk mund të zbardhen pasi cenojnë sigurinë kombëtare. Madje ligji thotë se mbledhjet dekla-sifikohen vetëm në dy raste, siç është konkretisht një ngjarje e veçantë apo skadimi i afatit. “a) ndodhinë e një ngjarjeje apo të një date të veçantë, siç përcaktohet nga autoriteti i klas-ifikimit origjinal; b) skadimin e afatit kohor për klasifikim”, thuhet në ligj.

PDIU: Bushati të zgjidhë çështjen çame

PDIU ka deklaruar dje se takimi i Kretës që do të mbahet sot mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë përbën një mundësi të veçantë për trajtimin tërësor të tërësisë së çështjeve mes dy vendeve duke shpalosur mbi tavolinë të gjitha çështjet e pazgjidhura. “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vlerëson se takimi i Kretës mes min-istrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë përbën një mundësi të veçantë për trajtimin tërësor të tërësisë së çësht-jeve mes dy vendeve duke shpalosur mbi tavolinë të gjitha çështjet e pazg-jidhura. Në këtë kuptim, PDIU i bën thirrje ministrit të Jashtëm të trajtojë të tre shportat e përcaktuara në dosjen diplomatike mes dy vendeve, përfshi, veçanërisht vendosjen e roadmapit për zgjidhjen e çështjeve më pak të trajtuara deri më sot si çështja çame dhe ligji i luftës. I kujtojmë z. Bushati rezolutën për çështjen çame të Kuvendit të Shqipërisë, të miratuar në vitin 2004, si një dokument detyrues për politikën e jashtme”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Ambasada tjetër njoftim për lotarinë

Ambasada Amerikane dje ka publikuar në profilin zyrtar në “Face-book”, disa rregulla, në mënyrë të përmbledhur për të gjithë personat që duan të aplikojnë për Lotarinë Ameri-kane. Sipas Ambasadës kandidatët du-het të aplikojnë një herë gjatë DV-2019, duhet të përfshijnë në aplikim të gjithë anëtarët e kualifikueshëm të familjes. Sakaq të gjithë qytetarët që kanë syze duhet t’i heqin syzet për foton si dhe të ngarkojnë një foto të re për çdo vit aplikimi. Por përveç këtyre të gjithë kandidatët familjarë, sipas ambasadës, të ngarkojnë foton e saktë për secilin anëtar të familjes.“Aplikojnë vetëm një herë gjatë DV-2019; Përfshijnë në aplikim të gjithë anëtarët e kualifi-kueshëm të familjes; Heqin syzet për foton; Ngarkojnë një foto të re për çdo vit aplikimi; Ngarkojnë foton e saktë për secilin anëtar të familjes; Aplikimet për Lotarinë Amerikane kanë nisur më datë 18 Tetor dhe pritet të mbyllen më datë 22 Nëntor 2017”, njofton ambas-ada amerikane.

Shtatë deputetë të nga radhët e PD dhe LSI para tre ditësh i adresuan një kërkesë Presidentit Meta ku i kërkojnë zbardhjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së 11 nëntorit 2016. “Më 11 nëntor të vitit 2016 është mbledhur Këshilli i Sigurisë nën drejtimin e kreut të shtetit në atë kohë, Z. Bujar Nishani, lidhur me problematikën e mprehtë të drogës dhe kanabisit. Në atë mbledhje, ka pasur raportim nga Institucionet e Sigurisë dhe Zbatimit të Ligjit në vend, mbi situatën e

drogës. Është me interes publik, të dimë sot të dhënat e asaj kohe, dhe mbi të gjitha angazhimet e marra nga institucionet dhe nga qeveria në atë mbledhje, për luftën ndaj drogës dhe për të bërë një ballafaqim me rezultatet e dhëna. Për këtë arsye, ne deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë, kërkojmë që të deklasifikohet materiali i diskutuar në atë tryezë, dhe të bëhet publike”, thuhet në shkresën që deputetët i kanë adresuar Presidentit Meta.

Ish-Presidenti Bujar Nishani para pak ditësh, i ftuar në një studio televizive i ka bërë thirrje Presidentit Meta që të deklasifiko-jë informacionet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Unë do të ftoja gjithë gazetarët që të kërkonin transkriptin e asaj mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe të perifrazonin qëndrimet nga Presidenti i Re-publikës dhe secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare përfshirë edhe ministrit të Brend-shëm të asaj kohe. Kjo pasi besoj që për interesin publik mund të deklasifikohet, për momentin, pasi tani nuk ka më sekret shtetëror dhe shpresoj që administrata e Presidentit të Republikës ta dekla-sifikojë dhe të bëhet e ditur për opinionin publik”, ka deklaruar ish-Presidenti Bujar Nishani para pak ditësh.

Bujar Nishani: Të publikohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë

Page 8: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

8 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

p o l i t i k eTitujt e pronësisë, Flamur Golemi: Ja si u grabitën

miliona euro duke mashtruar me tokat e LunxhërisëDeputeti i Gjirokastrës, Flamur Golemi,

mbajti ditën e djeshme në Kuvend një fjalim për projektligjin e shtyrjes së afateve për Ak-tin e Marrjes së Tokës në Pronësi, i cili synon të formalizojë pronësinë mbi tokën nga e ana familjeve bujqësore në mbarë vendin. Por dita e djeshme mund të quhet një tërmet i vërtetë, pasi ndryshe nga sa kishte ndodhur me disku-timet e ligjvënësve të tjerë sa i takon titujve të pronësisë, ajo që ra në sy ishte se në një pjesë të fjalimit, teksa po fliste për këtë problem që

prej kohësh është evident në Gjirokastër por jo vetëm, deputeti Golemi përmendi në mënyrë të veçantë Lunxhërinë, duke hedhur kësisoj edhe akuza të forta. Kështu, ligjvënësi socialist deklaroi se njerëz me pushtet u kanë marrë tokat fshatarëve në njësinë administrative Lunxhëri. Madje Golemi theksoi se këta indi-vidë i kanë marrë tokat, vetëm për të përfituar subvencione nga shteti. Por, sidoqoftë ai nuk përmendi emra konkretë se kush janë këta njerëz me pushtet. “Bashkia Gjirokastër ka

rreth 6 mijë hektarë tokë bujqësore të ndarë sipas ligjit 7501, ku pjesa më e madhe, rreth 2 mijë hektarë, ndodhet në njësinë administra-tive Lunxhëri. Aty ku në disa raste individë me pushtet politik, ua kanë marrë tokat njerëzve të zakonshëm, gjoja për të ndërtuar ferma të mëdha ku do të punësoheshin edhe banorët e zonës, por që në të vërtetë kanë qenë thjesht manovra për të përfituar para nga skemat shtetërore të subvencioneve, ndërkohë që në të vërtetë qindra hektarë qëndruan djerr”, deklaroi Golemi. Ndër-

kohë nga ana tjetër, deputeti socialist, Flamur Golemi ftoi deputetët, duke pëfshirë edhe ata të opozitës, që ta votonin projektligjin, i cili sipas tij është i një rëndësie të madhe për qytetarët që jetojnë në zonat rurale. “Prandaj të dashur kolegë, ju ftoj të votoni projektligjin “Për shqyr-timin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar”, pasi është shumë i rëndësishëm për qytetarët që jetojnë në zonat rurale”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste, Flamur Golemi.

Rikthehen tensionet në Parlament, Gramoz Ruçi ndërpret seancën pas bllokimit të foltores nga Albana Vokshi, akuza PS-PD

Velaj publikon letrën e vlonjatëve: Gruaja e Bashës kushërirë e Habilajve, ja lidhja

shkruhet në letër. Më tej, Velaj tha se banorët i thonë Bashës: “Mos u nxito para se të japësh përgjigje sepse mund të përdoret në hetimin të cilin jemi të sigurtë se do të thellohet”. Ndërkohë, fjalën e mori ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kërkuar prezencën e kryeministrit Rama në seancë. Sipas tij, Rama po i shmanget takimeve me

ndërkombëtarët për drogën. “A mund t’i thuash shqiptarëve se pse Noriega po braktis çdo arenë? Bëhen takime të rëndësishme dhe konferenca për drogën, ia mbath. Bëhet diskutimi në Kuvend për drogën, përsëri ia mbath. Në këtë mënyrë ka vendosur të mbro-het zotëria e tij. Thirre të vijë këtu”, iu drejtua Berisha Ruçit.

Deputeti i Partisë Socialiste, Sadi Vorpsi, foli ditën e djeshme në Kuvend sa i takon projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar”. Kështu, Vorpsi deklaroi se ky projektligji jep zgjidhje problemit të pronësisë

së fermerëve. “ Ky projektligj kaq i rëndësishëm, do t’i japë zgjidhje përfundimtare problemit të pronë-sisë së fermerëve. Pasi zgjatja e afatit jo vetëm që do të ndihmojë komisionet e vlerësimit të pronave të punojnë për zgjidhjen e rasteve problemore, por do tí hapë rrugë fermerëve të zhvillojnë transaksio-net me tregun e tokës”, deklaroi ai.

VORPSI: PROJEKTLIGJI I JEP ZGJIDHJE PROBLEMIT TË PRONËSISË

fjalën deputeti i qarkut të Vlorës, Fate Velaj, i cili ka lëshuar disa deklarata të forta të lidhjes së Bashës me Habilajt. Duke lexuar një letër të qytetarëve të zonës së tij elektorale, Velaj zbuloi disa të dhëna të pa bëra publike më parë. Velaj me anë të letrës nxori zbuluar lidhjet farefisnore të gruas së Bashës me Habilajt dhe lidhjet e tij me ta kur ishte ministër i Brendshëm. Madje, deputeti Velaj tha se PD i ka ndihmuar Habilajt që në kohën e Piramidave të famshme me anë të piramidës “Al-imuça”. Ai i thotë gjithashtu Bashës duke cituar letrën e banorëve të zonës, se para se të flasë për Habilajt të kon-sultohet me kunatin e tij të famshëm dhe vjehrrën e tij. “Basha duhet të py-esë vjehrrën e tij se çfarë e lidh nënën e saj me fisin Habilaj? Pyete pak edhe vjehrrin tënd si i njeh Habilajt dhe Alimuçajt e Vlorës? Pyete pak kunatin se kush ishin të fortët që i dolën në krah, teksa ndërtohej hoteli në det?”,

www.sot.com.al

Deputetja e Partisë Demokra-tike, Grida Duma gjatë fjalë së saj dje në Kuvend, deklaroi se nuk duhet vonuar edhe një vit dhënia e titujve të pronësisë për ata që banojnë në fshat. “Sot diskutohet për të shtyrë titujt e pronësisë. Buxheti përdoret për persona në administratë që duhet t’i kishin dhënë titujt e pronësisë. Është e vonuar dhënia e titujve të pronë-sisë, jo më të vonohet më tej. Fon-det e BE nuk arrini t’i përthithin, janë dhjetëra milionë euro që nuk i përthithin dot fermerët shqiptar për shkak të ndarjes së ngastrave, për shkak të mungesës së titujve të pronësisë, por edhe për shkak të mungesës së certifikatës ISO, e cila jepet vetëm për 2-3 produkte. Pasi ekonomia, ka kod komu-nikimi paranë. Nëse kanabisi prodhon paranë, ne nuk mund të shajmë fshatarët pse japin me qera tokën bujqësore. Kjo është e papranueshme në një kohë që ne nuk i japim mundësi produkteve bujqësore që të konkurrojnë”, deklaroi ajo.

“Të drejtën e interpretimit të kësaj çështje

e ka drejtuesi i interpelancës. Fjala jote nuk kishte të bënte fare me procedurën. Zonjë do më detyroni të marr masa, por uluni. Ke dy minuta kohë për t’u ulur. Të

tërheq vëmendjen. 5 minuta pushim që ta kuptojë zonja që po shkel rregulloren...

Rigels SELIMAN

Kuvendi i Shqipërisë u mblodh dje në seancë plenare, ku nuk munguan, aku-zat, debatet dhe tensionet mes palëve. Edhe pse ka qenë një seancë e vakët, opozita sërish është bërë protagoniste, duke rikthyer sërish kaos në sallë. Kështu, pak pasi mbaroi interpelanca e thirrur nga deputeti socialist, Alket Hyseni me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për ndërtimin në parkun e Butrintit, deputetja e Partisë Demokra-tike, Albana Vokshi kërkoi fjalën për procedurë. Vokshi deklaroi se me inter-pelanca të sajuara që bën mazhoranca, kërkohet të tërhiqet vëmendja nga situata në aktuale në vend. “Këto janë interpelanca të sajuara, janë skenarë për të tërhequr vëmendjen nga situata aktuale në vend, ku krimi ka kapur politikën”, deklaroi ajo. Por kreu i Ku-vendit, Gramoz Ruçi i ka prerë fjalën, pasi sipas tij, fjalimi i saj nuk kishte të bënte me rendin e ditës. Madje Ruçi i kërkoi Vokshit të ulet në vendin e saj, ndërsa urdhëroi të bllokohet fonia. “Ju znj. Vokshi po abuzoni me fjalën. Ju lutem fonia ndërpritini fjalën”, tha Ruçi. Megjithatë, ndërsa Ruçi ka vijuar me leximin e programit të rendit të ditës, Vokshi nuk ka pranuar të lëshojë foltoren për disa minuta, duke ngjallur kështu edhe reagimin e deputetëve të tjerë të opozitës së djathtë, për t’i ridhënë fjalën Vokshit. Por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Ruçit, Vokshi nuk ka pranuar të lëshojë fol-toren duke bërë që Ruçi t’i tërheqë asaj vërejtje dhe më pas duke ndërprerë seancën për 5 minuta pushim. “Të drejtën e interpretimit të kësaj çështje e ka drejtuesi i interpelancës. Fjala jote nuk kishte të bënte fare me procedurën. Zonjë do më detyroni të marr masa, por uluni. Ke dy minuta kohë për t’u ulur. Të tërheq vëmendjen. 5 minuta pushim që ta kuptojë zonja që po shkel rreg-ulloren”, tha Ruçi. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho iu drejtua Ruçit duke i thënë se i ndërpreve fjalën Vokshit në kundërsh-tim me rregulloren. “ I ndërpreve fjalën që në nisje të saj dhe nuk respektove rregulloren”, tha ai. Ndërsa Ruçi më pas ka shpjeguar 4 pikat ku duhet të bazohet fjala e marrë për procedurë.

Akuza PS-PDMirëpo, pas 5 minutave pushim,

seanca ka nisur më e qetë, ku ka marrë

Titujt e pronësisë, Naço: Nuk duhet zvarritje,

por zgjidhje Deputeti i LSI, Nasip Naço deklaroi

dje në Kuvend, se është fakt që procesi i plotësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore në këto vite është zvar-ritur, ndërsa i kërkoi qeverisë që të zg-jidh përfundimisht këtë gabim historik. “Është fakt që procesi i plotësimit të titu-jve të pronësisë mbi tokën bujqësore në këto vite është zvarritur, apo për të thënë edhe më keq është futur në labirinte të ndryshme ligjore dhe në çdo rast e kanë përkeqësuar gjendjen dhe situatën, duke vështirësuar në këtë mënyrë edhe zgjidhjen e saj. Klasa politike, por edhe mazhoranca ndër vite u kanë premtuar qytetarëve dhe shqiptarëve se do ta fusin çështjen e pronave në rrugën e zg-jidhjes së saj. Është qeveria ajo që duhet të finalizoj dhe të zgjidh përfundimisht këtë gabim historik. Është qeveria ajo që me institucionet e saj që ngarkohen për zbatimin e këtij procesi. Janë bashkitë që duhet të bëhen pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e zvarritjes së këtij procesi”, deklaroi Naço.

Spaho përplaset me Ruçin për RTSH

Gjatë seancës së djeshme të Ku-vendit, kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho ka marrë fjalën nga vendi për t’i komunikuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi se pse RTSH nuk transmetoi seancën e Kuvendit në kanalin kryesor, por në kanalin RTSH Kuvend, duke mos i dhënë mundësi të gjithë njerëzve të ndjekin seancën e Kuvendit. Madje ai kërkoi Gramoz Ruçit të ndërhynte që të transmetohej seanca e Kuvendit në kanalin kryesor të RTSH, pasi sipas tij e drejta e inform-imit është e drejtë kushtetuese. “Më njoftojnë që RTSH nuk e transmeton seancën dhe e ka kaluar në kanalin RTSH Kuvend, ku nuk kanë mundësi ta ndjekin të gjithë. E drejta e informim-it është e drejtë kushtetuese. Kërkojmë që RTSH të transmetojë seancën edhe kanalin kryesor”, tha ai. Ndërsa Ruçi iu përgjigj Spahos se do ta verifikonte shqetësimin e tij. Por Spaho replikoi me kryeparlamentarin duke i thënë se iu referua premtimit të kryeministrit Rama që u zotua se do transmetohen në mënyrë të pandërprerë seancat.

Duma: Nuk duhet vonuar dhënia e

titujve të pronësisë

Page 9: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 9

p o l i t i k eTaulant Balla i përgjigjet Bashës: I shpëtove drejtësisë

me raporte mjekësore, Klement Balili është i LSIKryetari i grupit parlamentar i Partisë

Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit, akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës për kanabisin dhe krimin ku sipas këtij të fundit, janë të përfshirë edhe qeveritarët. Kështu Balla deklaroi se kryedemokrati është i vetmi që i është fshehur drejtësisë me raporte mjekësore duke iu referuar skandalit të rrugës Durrës-Kukës, ku për 64 km rrugë janë shpen-zuar 1 miliardë euro. Madje, ai theksoi se Lulzim Basha di vetëm të gënjejë dhe nuk di t’i dali problemeve ballë. “Më vjen shumë keq

për degradimin e Partisë Demokratike. Ai që e ka hundën nën kësulë dhe që themeluesit e PD-së e kritikojnë se po shkatërron këtë parti, tani po na qan hallin edhe të Partisë Social-iste. Basha di vetëm të gënjejë, nuk di t’u dalë problemeve përballë. Nga Holanda ke mësuar vetëm fjalën kanabis. Topalli thoshte se Basha di vetëm të gënjejë dhe sot pati mundësinë të bënte të njëjtën gjë. Si mund t’i besojnë edhe ata që e votuan këtë zotëri të bëjnë të njëjtën gjë në zgjedhjet e ardhshme. Ke ndërtuar një rrugë 62 km për 1 miliardë euro, ndërsa ne po ndërtojmë sot 94 kilometra me 70 milionë

euro. Ti je njeri që i je fshehur drejtësisë për abuzime 230 mijë euro. Nga Holanda ke mësu-ar vetëm fjalën kanabis, nuk arrite të mësosh gjë tjetër”, deklaroi kreu i grupit socialist. Ndërkohë sa i takon akuzave për Klement Balilin, Balla iu përgjigj Lulzim Bashës duke i kujtuar se ai është përfaqësues i LSI, aleatëve të sotëm të demokratëve. “Klement Balili nuk ka lidhje me PS, por është përfaqësues i LSI. Nipi i Balilit është kryebashkiaku i Delvinës i propozuar nga LSI. Apo se LSI sot është në krahun tuaj ky qenka sot i PS. Jo, nuk ka lidhje fare me PS. Dhe Lulzimi erdhi këtu e

hodhi të njëjtat akuza. Mund ta pranonim përgjegjësinë kur ishim në koalicion me LSI, por jo sot. Agron Kapllanaj preket nga ligji i dekriminalizimit, nuk ka gjë që e shpëton, por e shpëtoi urdhri i Bashës përmes Klement Zgurit, 4 anëtarë të KQZ dhe për turp edhe ai i LSI-së, mbajtën në detyrë një kryebashkiak të akuzuar, arrestuar dhe dënuar për vjedhje makinash e shtëpish në Itali. S’i nuk ju vjen turp që flisni për kriminelë kur keni kriminelë në parti? Doni zgjedhje, hajdeni ta provojmë në Mallakastër, ne të vetëm, ju të gjithë bash-kë”, nënvizoi Taulant Balla.

PD-LSI bëhen bashkë kundër FBI dhe Donald Lu, Basha rrëzon aksionin ndaj

krimit, Vasili kundër qëndrimit të ambasadorit

Lulzim Basha del në mbështetje të zgjatjes së mandatit të Adriatik Llallës

Çdo trajtim i prob-lemit të krimit të or-

ganizuar në Shqipëri thjesht si problem teknik nuk e ndih-mon Shqipërinë.

Çdo strategji teknike për luftën kundër

krimit do të jetë dështim i sigurt. Kri-

mi në Shqipëri është problem politik dhe zgjidhja e tij mund

të fillojë vetëm nga politika...

Rigels SELIMAN

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë kundër FBI dhe ambasa-dorit të Shteteve të Bashkuara

të Amerikës në Tiranë, Donald Lu. Kreu demokrat, Lulzim Basha dhe kryetari i grupit parlamentare të LSI, Petrit Vasili në unison me njëri-tjetrin, lëshuan ditën e djeshme akuza të for-ta sa i takon operacionit të nisur nga qeveria kundër krimit të organizuar, por dhe deklaratave të ambasadorit. Kështu, ditën e djeshme teksa ishte duke folur në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sulmoi fort kryeministrin Edi Rama, ndërsa doli hapur kundër mbërritjes së agjentëve të FBI në Tiranë. Lideri demokrat deklaroi se çdo trajtim i problemit të krimit të organizuar në Shqipëri thjesht si problem teknik sipas tij, nuk e ndihmon vendin. Madje Basha paralajmëroi dhe dështimin e këtij misioni. “Çdo trajtim i problemit të krimit të organizuar në Shqipëri thjesht si problem teknik nuk e ndih-mon Shqipërinë. Çdo strategji teknike për luftën kundër krimit do të jetë dështim i sigurt. Krimi në Shqipëri është problem politik dhe zgjidhja e tij mund të fillojë vetëm nga politika”, deklaroi shefi i opozitës. Mirëpo edhe pse ndërkombëtarët njëzëri e vlerësu-an qëndrimin e qeverisë “Rama 2” sa i takon luftës ndaj krimit të organizuar, për Lulzim Bashën kjo qasje e ekzeku-tivit është thjeshtë një mashtrim. Dhe për të vërtetuar këtë, Basha deklaroi se kryeministri Edi Rama ashtu siç zh-gënjeu qytetarët me projektin e Rilind-jes, sërish do t’i gënjejë më aksionin kundër krimit. “Edi Rama po përpiqet të ndryshojë çdo gjë në sipërfaqe, për të mos ndryshuar asgjë në thelb dhe pasi i mashtroi shqiptarët me projektin e Rilindjes, tani ka një mashtrim edhe më të madh-çlirimin e Shqipërisë nga krimi”, nënvizoi Basha.

Vasili kundër Donald LuMirëpo në unison me akuzat e

Partisë Demokratike ndaj qeverisë socialiste, por edhe kundër FBI dhe ambasadorit Lu, dje ishte edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo e fundit ishte më e ashpër, teksa përmes kryetarit të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili sulmoi drejtpërdrejtë am-

lamentar të LSI. Ndërsa sa i takon op-eracionit “Forca e Ligjit”, Vasili theksoi se zhvillimet dhe faktet e rënda që po dalin çdo ditë, sipas tij, nuk kanë pse të na çojnë në janar. “Zhvillimet dhe faktet e rënda që po dalin çdo ditë s’kanë pse të na çojnë në janar. Duhet një qëndrim i fortë ndaj maxhorancës, boll më me krimin. Në politikën ka

qëndrime të qarta, o i voton, o i pen-gon. Maxhoranca pengoi”, u shpreh deputeti i LSI. Ndërkohë sa i takon ardhjes së agjentëve të FBI në kuadër të operacionet “Forca e Ligjit”, Vasili kërkoi që të bëhej publike marrëve-shja. “Është detyrim ligjor që qeveria të bëjë transparente marrëveshjen me FBI”, nënvizoi Petrit Vasili.

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaroi ditën e djeshme se Bashkim Europian duhet të ishte treguar i ashpër më ekzekutivin sa i takon çështjes së krimit të organizuar dhe drogës. “Kemi probleme shumë të rënda nga korrupsioni, nga krimi, nga droga. BE duhet të ishte më e rreptë me qeverinë për çështjen e drogës. Presim rezultate nga vetingu, i cili do jetë çelësi për

negociatat me BE”, deklaroi deputeti i LSI. Ndërkohë Vasili sulmoi edhe uniformat blu, teksa u shpreh skeptik edhe për vetingun në polici. “Nuk mund të funksionojë Task-Forca e re me njerëz që bënë kanabizimin e vendit. Ata nuk mund t’i bëjnë vetingun vetes pasi janë të njëjtët njerëz. Ndaj refuzoj ta besoj vetëpastrimin e policisë pasi janë po ata që përmbytën Shqipërinë me drogë”, nënvizoi Vasili.

ÇËSHTJA E DROGËS, VASILI: BE TË ISHTE MË E RREPTË

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh dje nga foltorja e Kuvendit se kryeministri Rama dhe Xhafaj po përgatisin një plan për të pasur në dorë Prokurorinë. Në një kohë kur mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla përfun-don pas një muaji, Basha theksoi se ka një skenar për “Prokurori private” të Ramës dhe ministrit të Brendshëm. Sipas tij, organi i akuzës do përdoret nga kryeministri si mjet shantazhi dhe kërcënimi për kundërshtarët. “Ne bëmë një betejë për Reformën në Dre-jtësi që të mos bëhej ashtu siç donte Edi

Rama. Imagjinoni sikur Byroja e Heti-mit të ishte në varësi të MB, në varësi të Tahirit, do ishte cenim i sigurisë kom-bëtare. Tani që skandali Tahiri-Habilaj e ka nxjerrë zbuluar, kërkon të ketë edhe prokurorinë private. Nën dre-jtimin politik të Fatmir Xhafës, kjo do të ishte një mburojë për të dhe shpurën e tij dhe një mashë për të kërcënuar shantazhuar dhe persekutuar këdo që bëhet pengesë për të dhe kupolën e tij. Njerëz si Saimir Tahiri e kanë vendin në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Brendshme”, deklaroi Lulzim Basha.

Basha del hapur pro Llallës

Panariti: Titujt e pronësisë po mbajnë peng vendin

Deputeti i LSI, Edmond Panariti në fjalën e mbajtur dje gjatë seancës plenare, i cilësoi titujt e pronësisë si një çështje që duhet zgjidhur sa më shpejt. Sipas Panariti, kjo çështje mban peng zhvillimin e vendit. “Sot po diskutojmë një projektligj të rëndësishëm që ka të bëjë me shtyrjen e afatit të veprimit të ligjit bazë të reformës agrare të atij 7501 në mënyrë që të çojë drejt final-izimit këtë ligj, në mënyrë që pastaj çështjet e pronësisë të rregullohen nga Kushtetuta e Shqipërisë. Në fakt 7501-shi duhet ta kishte mbyllur cik-lin e tij prej kohësh, nuk e kemi bërë këtë për një kompleks arsyesh. Tani kërkohet një shtyrje afati, natyrisht nuk do kishte problem që ne ta rikon-siderojmë shtyrjen e afatit sepse nuk mund ta lëmë pezull një proces i cili duhet të shkojë patjetër drejt finales, sepse mban peng zhvillimin e vendit. Është burimi jo vetëm i mungesës së zhvillimit në bujqësisë por është dhe ushqim për konflikte të ashpra sociale”, deklaroi Vasili.

Mediu mesazh të fortë deputetëve: Duhet

të reflektojmëKreu i Partisë Republikane, Fatmir

Mediu, gjatë fjalës së mbajtur ditën e djeshme në Kuvend, ka befasuar me deklaratën e tij, teksa iu ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të tij që të reflektojnë të paktën si qenie njerëzore, ku ka folur për pronat. Kështu, Mediu deklaroi se është kundër çdo lloj ligji që vjen në Kuvend dhe që mohon të drejtën e pronarëve. Ndërsa duke iu drejtuar sërish deputetëve të Kuvendit, Mediu theksoi se ka ardhur koha të fillojnë të gjithë të kuptojnë rolin që kanë, duke shtuar se nuk janë zotër, dhe si të tillë duhet të respektojnë të drejtat e të tjerëve. “Ka ardhur koha që të fillojmë të kuptojmë rolin që kemi në Kuvend. Ne nuk jemi zotër, por duhet të respektojmë të drejtat e pronarëve. Pushteti absolut kontrollon të drejtën e qytetarëve, prandaj ka krim, korrup-sion. Jam kundër çdo lloj ligji që vjen në këtë Kuvend, që mohon të drejtën e pronarëve. Duhet të reflektojmë, jo si politikanë, por të paktën si qenie njerëzore”, deklaroi Mediu.

basadorin e SHB-ve në Tiranë, Donald Lu. Kështu, Vasili deklaroi se ambas-adori amerikan, duhet të mbante një qëndrim të qartë për çështjen Tahiri, ndërsa theksoi se Lu duhet t’i kishte kërkuar maxhorancës heqjen e imu-nitetit të ish-ministrit të Brendshëm. Madje ai ironizoi më ambasadorin duke thënë se nuk duhet të presim vitin tjetër për të goditur peshqit. “Lu duhet të kishte mbajtur një qëndrim të qartë t’i kërkonte maxhorancës heqjes së imunitetit për ish-ministrin Saimir Tahiri. Lu duhet të ishte më i drejtpërdrejtë. Pse duhet të presim janarin për të goditur “peshqit”, bosët e krimit. Ç’të presim? Nga do ta presim?”, deklaroi kreu i grupit par-

www.sot.com.al

Page 10: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

10 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

e k o n o m i www.sot.com.al

Borxhi i ujësjellësve, 65 mln euro fatura ndaj OSHEE

ATP ofron shërbime të reja në portalin e- Albania

Sektori publik është përf-shirë nga një zinxhir borxhesh të këqija, i cili ka prekur thuajse të gjitha ndërmarrjet shtetërore në nivel qendror dhe lokal. Pas rrugëve dhe kompanive të energ-jisë, situata raportohet e rënduar edhe tek ujësjellësit. Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Energjisë tregojnë se borxhi i ujësjellësve ndaj OSHEE ka arritur në mbi 65 milionë euro. Situata është rënduar edhe më shumë gjatë këtij viti, ku vetëm për periudhën janar tetor ujës-jellësit kanë krijuar 10 milionë

euro detyrime të papaguara ndaj OSHEE. Sipas MEI, shumë nga ndërmarrjet e ujësjellësit në vend janë në gjendje të vështirë financiare dhe nuk arrijnë të shlyejnë dot detyrimet financiare, veçanërisht faturën e energjisë. Qeveria e ka të pamundur të ndërpresë energjinë për ndër-marrjet e ujësjellësve, pasi kjo do të linte pa ujë qytetarët duke kri-juar një situatë edhe më të rëndë. Për shkak të gjendjes së rënduar, pak ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi një aksion të gjerë kundër vjedhjes së ujit.

Portali e-Albania vijon me shtimin e shërbimeve të reja elektronike. Së bashku me shër-bimet si certifikatat online, kartat e shëndetit, vërtetim pensioni, etj, apo shërbime të tjera, do të keni mundësi të gjeni edhe shërbime të Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Kështu, qytetarët mund të marrin dokumentacione shtesë apo të kërkojnë sqarime falë linqeve të mëposhtme të ofruara online; Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP: https://e-albania.al/sherbimi.as-px?kodi=12412; Kërkesë për sta-

tusin dhe problematikat e shqyr-timit të dosjes: https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=12413. Kjo është parë si një mënyrë e mirë për të lehtësuar dërgimin e kërkesave dhe përshpejtuar marrjen përgjigjeve të tyre. Proce-dura që qytetarët duhet të ndjekin është e thjeshtë dhe mjafton të dërgojnë kërkesën e tyre online për marrjen e informacionit. Kur kërkesa është e rregullt, ajo shqyrtohet nga specialistët dhe qytetarit të interesuar i kthehet përgjigje brenda një afati kohor prej 30 ditësh.

Shtrirja e TVSH, Tatimet takim me biznesin e vogël

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve organizoi një takim me përfaqësues të Shoqatës së Bizne-sit të Vogël. Në fokus të këtij taki-mi ishte shkëmbimi i mendimeve dhe sugjerimeve në lidhje me zba-timin e aksionit antiinformalitet, si dhe evidentimi i sfidave e prob-lematikave të përbashkëta për më shumë bashkëpunim. “Projekti mbi skemën e re të shtrirjes së TVSH-së, rritja e shkallës së in-formimit të tatimpaguesve si dhe lehtësimi i procedurave tatimore për biznesin e vogël ishin disa nga çështjet kryesore që u disku-

tuan në këtë takim. Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim në lidhje me sen-sibilizimin e pjesëtarëve të kësaj shoqate e më gjerë, për përdorimin e pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor, si elementë të rëndësishëm në formalizimin e ekonomisë”, thuhet në njoftimin e DPT. Së fundmi Administrata Tatimore në Tiranë dhe në qarqe ka zhvilluar takime me bizneset për t’i informuar për fazën e re të aksionit anti-informalitet, si dhe për të dëgjuar shqetësimet dhe sugjerimet e biznesit.

Kompanitë celulare shkelin kontratat me qytetarët, Eagle Mobile zgjat afatet pa pyetur klientët, zvarrit bartjen e numrave dhe nuk u përgjigjet ankesave, AKEP mbyll gojën

Qytetarët ankohen për kompanitë celulare, portabiliteti i numrit një mision gati i pamundur

Kompanitë celulare po shkelin hapur kontratat me qyte-tarët shqiptarë,

ndërkohë që institucioni që duhet të ndërhyjë në raste të tilla si “arbitër”, që në rastin konkret është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike, hesht si të mos ketë ndodhur asgjë. Në redaksinë e gazetës kanë mbërritur ditët e fundit një sërë ankesash nga qyte-tarë të ndryshëm, të cilët po përballen me disa probleme në lidhje me shërbimin që duhet të marrin nga kompan-itë celulare, kryesisht Eagle Mobile dhe Vodafone, me të cilat kanë dhe kontratë. Qyte-tarët pohojnë se një problem i madh u është shfaqur prej disa muajsh me bartjen, apo siç njihet ndryshe portabilitetin e numrit nga njëra kompani në tjetrën. Dhe më problematikja këtu është Eagle Mobile. Në kushtet e konkurencës dhe mundësisë për të zgjedhur kompaninë me kushtet më të favorshme, qytetarët kërkojnë ndryshimin e kompanisë së shërbimit por me mundësinë për të mbajtur numrin ekzis-tues. Por ky largim duket se nuk pritet mirë nga Eagle, me të cilën kanë kontratë, ndaj dhe kjo e fundit ka filluar të nxjerri lloje-lloje artificash penguese, duke e zvarritur

Pavarësisht zhvillimeve pozitive në ekonominë shqiptare, sistemi financiar ende mbetet i dominuar nga sistemi bankar dhe zh-villimet e tij. Në raportin e fundit të stabilitetit financiar të Bankës së Shqipërisë, citohet se bankat përfaqësojnë ende rreth 90% të totalit të aktiveve të sistemit financiar, ekuivalent me 92% të PBB-së, ndërkohë që pjesa tjetër e sek-torit financiar është e vogël dhe përbën vetëm 10% të totalit të aktiveve të sistemit financiar. Kjo u bë e ditur nga Guvernatori Gent Sejko në Konferencën Vjetore të Bankës së Shqipërisë. Ai tha se Vlerësimet dhe studimet e Bankës së Shqipërisë, por edhe studimet krahasuese të palëve të treta si Fondi Monetar Ndërkom-

bëtar, tregojnë se tregu financiar në Shqipëri ka përhapje dhe shtrirje financiare afër nivelit ekuilibër të diktuar nga ekonomia dhe kon-sumatorët shqiptarë. Gjithashtu, treguesit e ndërmjetësimit financiar të shprehur si përqind-je ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, janë në nivele të përafërta me ato të vendeve të tjera të rajonit. Guvernatori referoi se, mbizotërimi i segmentit bankar, natyrshëm ka çuar në një shkallë të lartë përqendrimi të produkteve dhe shërbimeve financiare në favor të tij. Mbi 80% e investimeve të rezidentëve në sistemin finan-ciar janë në formën e depozitave dhe llogarive rrjedhëse. Vetëm pak mbi 12% janë në formën e letrave me vlerë të qeverisë ndërkohë që pjesa

e mbetur, rreth 6.5% janë investuar në fondet e investimeve dhe ato të pensioneve private. Kjo e fundit përbën vetëm 0.1% të totalit të aktiveve të sistemit financiar. Statistikat tregojnë se numri i kompanive që operojnë në segmentet e tjera të sektorit financiar mbetet i ulët, ndër-kohë që aktiviteti i tyre në terma të Prodhimit të Brendshëm apo të tregut financiar mbetet i papërfillshëm. Përsa më sipër, konkluzioni log-jik është se arkitektura e tregut financiar ende nuk mund të konsiderohet e plotë. Instrumentet financiare me maturitet afatgjatë janë të rralla, ndërkohë që ato afatshkurtra jashtë sistemit bankar, janë apatike dhe të fragmentuara, si në produkte ashtu dhe në tregje.

Gent Sejko: Tregu financiar duhet të zgjerohet, monopoli i bankave duhet zvogëluar

ende nuk kanë parë ndryshim të situatës, apo ndonjë penal-izim kundrejt palës shkelëse. “Kërkova të bëja ndryshim të planit tarifor për një muaj, ndërkohë që duke bërë këtë, kompania celulare Eaglme Mobile më kishte zgjatur kon-tratën pa ia kërkuar dhe pa dijeninë time. U ankova dhe prita një përgjigje brenda 2 javëve siç e thotë dhe ligji, por kaluan 2 javë dhe 2 muaj e përgjigja nuk erdhi nga kompania”, pohoi një qytetar për gazetën. Ndërkohë, një tjetër shton se problem më

vete me kompanitë është dhe çështja e faturës. Qytetari shprehet se sipas marrëve-shjes, pagesa për faturën mu-jore duhet të kryhet me datë 20 të çdo muaji, ndërkohë që kompania nuk e ka për gjë të ta kërkojë deri në kërcënim, para këtij afati. Për të gjitha këto, qytetarët nuk kanë hezit-uar t’i drejtohen AKEP, por ky i fundit duket se nuk ka ndër-mend të ushtrojë kompetencat që i jep ligji, duke qëndruar totalisht indiferent karshi problematikave të tilla, jo të vogla për qytetarët.

procesin për ditë e ditë të tëra, deri në dështim. Vonesat mendohet se vijnë për arsye të ndryshme, mes të cilave nuk përjashtohen edhe pengesat që nxjerr ky operator. Duke mos pasur interes të humbasi përdoruesit, Eagle duket se po e zvarrit qëllimisht procesin. Në kushte normale, bartja e numrit duhet të kryhet brenda tre ditësh pune, por në fakt, përdoruesit që duan të trans-ferojnë numrin nga kjo kom-pani në një tjetër po përballen tashmë me vonesa të gjata dhe

shpeshherë bartja po dështon. Në disa raste janë dhe vetë përdoruesit që heqin dorë për shkak të zvarritjeve. Një nga argumentet e kompanisë në raste të tilla është mospër-puthja mes të dhënave të klientit aplikues me të dhënat me të cilat numri është reg-jistruar. Shërbimi i bartjes së numrit ka qenë një nga zhvillimet më të rëndësishme për nxitjen e konkurrencës në tregun e komunikimeve, duke filluar nga viti 2011. Të dhënat statistikore nga Autoriteti i

Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tregojnë se vetëm vitin e kaluar, u bartën afro 151 mijë numra celularë mes operatorëve të ndryshëm.

Shkelje të tjera Portabiliteti i numrit nuk

është problemi i vetëm i kom-panisë celulare Eagle Mo-bile në raport me qytetarët shqiptarë. Këta të fundit an-kohen se ndryshimi i kushteve të kontratës pa dijeninë e tyre është gjithashtu një tjetër problem, për të cilin edhe pse janë ankuar pranë AKEP,

Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare si-pas kartave SIM në fund të tre mujorit të dytë të 2017 ishte rreth 5.352.000 që për-bën një rritje me 1.6% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 10.9% në krahasim me të

njëjtën periudhë të vitit 2016. Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T2 2017 arriti në rreth 3.4 milionë që përbën një rritje me rreth 0.3% me tre mujorin paraardhës dhe rënie me 2 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Janar-qershor, 5.3 milionë karta SIM në treg

Në redaksinë e gazetës kanë mbërrit-ur ditët e fundit një sërë ankesash nga qytetarë të ndryshëm, të cilët po përbal-len me disa probleme në lidhje me shër-bimin që duhet të marrin nga kompanitë celulare, me të cilat kanë dhe kontratë...

Page 11: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 11

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

“Ministri serb në Mitrovicë: Gati të luftojmë

në Kosovë për atë që është e jona

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMarko Gjuriç çon më tej retorikën provokuese të Serbisë ndaj Kosovës

Andi LAMKO

Ashpërsimit të kohëve të fundit të retorikës së liderëve të Serbisë në lidhje me Kosovën,

i është përgjigjur dje edhe kreu i Zyrës për Kosovën në qeveri, Marko Gjuriç i cili gjatë një vizite në veri të Mitrovicës kë thënë në një gjuhë provokuese se serbët duhet të mbrojnë me luftë atë që është e tyre. Duke marrë pjesë në festën fetare “Mitrovdan” në Mi-trovicën e Veriut, Gjuriç tha me kërcënim se serbët dhe Serbia do të luftojnë në Kosovë për të mbro-jtur, siç tha, “atë që është e jona”. Drejtori i Zyrës për Kosovën në kabinetin serb, shfrytëzoi rastin për të nxitur urrejtje ndaj shqiptarëve te serbët e Mitrovicës, të mbledhur në sheshin Shumadija. “Nga këtu, nga Mitrovica, dëshiroj të porosis se derisa jemi të gatshëm të luftojmë për atë që është e jona, nuk do ta humbasim kurrë. Dhe derisa jemi të gatshëm të luftojmë nuk do të humbim kurrë. Dëshiroj që nga Mitrovica të dëgjojë e gjithë Serbia se ne jemi të gatshëm të luftojmë, për këtë arsye jemi në tokën tonë”, tha Gjuriç.

Frymëzim për kërcënime fantazmë

Në fjalimin e tij të ekzagjeruar dhe me referenca të dyshimta his-torike, Gjuriç megjithëse në kohë paqeje, kërkoi unitet nga serbët për të mbrojtur e luftuar diçka që nuk arriti të specifikonte saktë. “ Si-kurse gjeneratat para nesh që kanë rezistuar, sikurse gjeneratat para nesh që kanë rezistuar në kohë të errëta me familjet e tyre, duke

Kolumbi, sekuestrohen 12 ton kokainë, vlen 360 mln USD

OKB, bamirësitë paralajmërojnë vdekje nga uria në Jemen

Policia kolumbiane ka se-kuestruar dje 12 ton kokainë, në operacionin më të madh të kry-er ndonjëherë në luftën kundër drogave, tha presidenti Juan Manuel Santos. Kokaina me një vlerë në tregun amerikan prej rreth 360 milionë dollarë, u gjet në depozitat të nëndheshme të katër fermave të bananeve në rajonin veriperëndimor të Antioquia, pranë kufirit me Panamanë. “Falë operacioneve të policisë dhe inteligjencës së huaj nga vendet mike, kemi bërë kapjen më të madhe të

drogave në histori”, tha Santos në bazën e policisë ku kokaina ishte vënë në shfaqje sipas pak-ove. Santos tha se droga i përk-iste bandave të njohura si Gulf Clan, që është kthyer në një nga kërcënimet më të mëdha të sigurisë që prej armëpushimit me guerilët e majtë FARC, duke u përpjekur të zërë hapësirat e lëna vakante prej tyre, sipas mediave. Zhvillimi vjen pasi SHBA dhe aleati i saj Kolumbia kanë përshkallëzuar fushatën ndaj bandave në plantacionet tropikale të kokos.

Kombet e Bashkuara dhe rreth 20 grupe bamirësie të ndihmës paralajmëruan dje bllokada e koalicionit saudit në Jemen po çon miliona njerëz drejt vdekjes nga uria. Kreu hu-manitar i OKB paralajmëroi një ditë më parë se nëse koalicioni ushtarak i Arabisë Saudite nuk heq bllokadën mbi vendin, kriza e urisë mund të shkaktojë mil-iona viktima të tjera. Koalicioni ushtarak ka mbyllur të gjitha portet dhe ka ndaluar dërgesat e ndihmës për të bllokuar rebelët Houthi. Arabia Saudite fajëson

Iranin për ndihmë ushtarake ndaj rebelëve. Rreth dy të tretat e popullsisë së Jemenit varen nga ndihmat e huaja prej gru-peve si CARE, Save the Children dhe Ndihma Islamike. Rreth 20 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë ndërsa rreth një e treta e tyre përballen me kushte krize urie. "Nëse mund ta krahasojmë Jemenin me një person, ky person i dobët dhe i sëmurë po ushqehet vetëm me pika duke u përpjekur të mbajë frymën gjallë", tha Robert Mardini, i Kryqit te Kuq Ndërkombëtar.

Pekin, Trump përshëndet miqësinë në rritje me Kinën

Presidenti amerikan Don-ald Trump përshëndeti dje atë që quajti "miqësi në rritje" mes SHBA dhe Kinës, teksa bash-kë me zonjën e parë Melania Trump ishin ftuar në darkën shtetërore ën Sallën e Popullit. Ai i tha presidentit kinez Xi Jinping se lidhjet mes vendeve do të bëhen gjithnjë e më të forta. Trump më pas prezantoi një video të mbesës së tij Ar-abella, bija e Ivanka Trump e Jared Kushner, duke kënduar një këngë tradicionale në gju-hën kineze Mandarin. Darka

i dha fund dy ditëve mirësjellje e negociata mes Xi e Trump, ku thuajse nuk u përmendën asnjë nga çështjet delikate të politikës dhe tregtisë bilaterale, dhe as kërcënimi i programit raketor e bërthamor i Koresë së Veriut. Më herët, ai tha se SHBA është e vendosur për arritjen e çmili-tarizimit të gadishullit dhe rua-jtjen e regjimit të mospërhapjes së armëve bërthamore. “I tërë qytetërimi duhet të bashkohet për t'u përballur me kërcënimin e Koresë së Veriut", tha presi-denti amerikan.

ruajtur dhe duke mbrojtur njëri-tjetrin, të bashkuar e me dashuri kanë pritur dhe kanë përjetuar ditë më të mira, kështu që edhe populli ynë në Kosovë sot është i bashkuar dhe i vendosur të vazhdojë të ru-ajë dhe të mbrojë, që të luftojë në mënyrë që të jetë krenar i gjithë kombi”, është shprehur drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, duke u uruar më tej serbëve festën e Mitrovdanit. Përshkallëzimi i retorikës negative serbe në lidhje me Kosovën, ka nisur rreth dy javë më parë, pas vizitës së sekretarit të departamentit amerikan të shtetit Hoyt Brian Yee, i cili i bëri apel direkt Serbisë të heqë dorë nga lidhjet me Rusinë nëse dëshiron

pranimin në Bashkimin Evropian.SHBA nuk kërkon nga Serbia

të zgjedhë mes BE dhe RusisëPor fraza e përdorur nga Brian

Yee për të hequr dorë nga “teoria e dy karrigeve” u prit me zemërim nga autoritetet, të cilat e konsideru-an si një imponim të vullnetit dhe zgjedhjeve të politikës së jashtme. Brian Yee siguroi më pas se kishte dashur vetëm të këshillonte liderët e vendit ballkanik dhe jo të vendoste ultimatume, por ministri i jashtëm Ivica Daçiç kishte komentuar me ironi se tashmë teoria e dy karri-geve po i shijonte Serbisë dhe nuk kishin ndërmend të hiqnin dorë. Në të njëjtën linjë u shpreh de dhe am-basadori amerikan në Beograd, Kyle

Putin: SHBA kërkon të ndërhyjë në zgjedhjet

presidenciale Presidenti rus Vladimir Putin

akuzoi dje Shtetet e Bashkuara se kërkojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në Rusi, si hakmar-rje ndaj akuzave për përfshirje të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane në 2016. Sipas agjencisë shtetërore RIA Novosti, Putin tha gjithashtu se edhe akuzat e dopin-gut të sponsorizuar nga qeveria të atletëve rusë, kishin si qëllim trazirat ndaj votës presidenciale ruse të marsit të vitit që vjen.

Partia gjermane kërkon rikthimin e refugjatëve në Siri

Partia e të djathtës radikale gjer-mane “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), ka bërë dje thirrje për depor-timin e gjysmë milioni refugjatë siri-anë që jetojnë në Gjermani, pas lajmit të rënies së bastionit të fundit të ISIS në Siri. Ata thanë se edhe presidenti sirian, Bashar al- Assad, u ka bërë thirrje refugjatëve të rikthehen në vendin e tyre. Ushtria siriane shpalli dje fitore kundër militantëve të Shtetit Islamik duke rimarrë qytetin e fundit. Kombet e Bashkuara, kanë thënë se luftimet ende vazhdojnë.

BE: Rusia po nxit fushatën e pavarsisë në Katalonja

Bashkimi Evropian ka dhënë dje alarmin se Rusia po luan rol në përhapjen e propagandës së pavarë-sisë së Katalonjës. Eurodeputeti ru-mun Victor Bostinaru, tha se kishte prova të ndërhyrjes ruse në krizën e Katalonjës, në formën e mbështetjes së mediave ruse në lëvizjen katala-nase pro-pavarsi. Bostinaru shtoi se me këtë Rusia po tentonte destabi-lizimin e BE dhe se pas sloganeve pro-pavarësisë kishte qëllime të fshehta. “Nuk duhet të jemi naivë ndaj kësaj fushate”, tha ai.

Ministrja maqedonase e Arsimit, Renata Deskoska prezantoi dje në një takim në Shkup bashkë me komis-arin e Pakicave kombëtare të OSBE, Lamerto Zannier, fjalorin maqedonisht-shqip dhe shqip-maqedonisht. Deskoska tha se në frymën e tolerancës dhe respektit të dallimeve, fjalori do të paraqet urë për kuptim më të lehtë mes të rinjve. “Ky fjalor duhet t’u shërbejë më të rinjve, ta lehtësojë mësimin e gjuhës shqipe dhe maqe-donase”, tha Deskoska, duke informuar komisarin e lartë për pakica kombëtare të OSBE-së për Strategjinë e arsimit të integruar, i cili është i përfshirë në të gjitha nivelet e arsimit, duke filluar prej arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm. Fjalori është përpiluar me nismë të Qendrës Nansen Dialog dhe Zyrës së Pakicave kombëtare pranë OSBE

Sekretari i Përgjithshëm i partisë së presiden-tit Putin në pushtet “Rusia e Bashkuar”, Sergei Zheleznjak tha dje se përfaqësuesit e serbëve në qeverinë dhe parlamentin e Kosovës duhet të bllokojnë procesin e demarkacionit me Malin e Zi. Zheleznjak tha në një artikull se deputetët serbë do të duhej të pengojnë miratimin e marrëveshjes mbi kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. "Hyrja e serbëve në koalicionin qeverisës në Kosovë u jep atyre një mundësi të vërtetë për të ndaluar transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armato-sura të Kosovës, për të bllokuar procesin e demark-acionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe skenarë tjerë të rrezikshëm të shqiptarëve", tha Zheleznjak, i cili është deputet në Dumën ruse.

SHKUP, QEVERIA PROMOVON FJALORIN E PARË SHQIP-MAQEDONISHT RUSIA KËRKON NGA LISTA SERBE TË BLLOKOJË DEMARKACIONIN

Scott, i cili deklaroi se vendi i tij nuk kërkon nga Serbia që të përzgjedhë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Diplomati amerikan tha se është bërë një progres i madh për dialogun Beograd-Prishtinë, por disa obligime të Serbisë ende nuk janë përmbushur dhe se të dyja palët duhet të bëjnë shumë për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve. “Disa obligime mbeten edhe më tej të pa zbatuara. Mungesa në avancimin e komu-nave serbe është shembull. Të dyja palët edhe më tej duhet të bëjnë më shumë nëse dëshirojnë të arrijnë te synimi për të konfirmuar plotësisht normalizimin e marrëdhënieve”, tha Scott për mediat serbe. Ai shtoi se çështje të mbetura pezull e që kërkojnë zgjidhje ishin gjithash-tu vrasja e shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyqi më 1999 dhe djegia e Ambasadës së SHBA në vitin 2008.

Nga këtu, nga Mitro-vica, dëshiroj të poro-sis se derisa jemi të gatshëm të luftojmë për atë që është e jona, nuk do ta hum-basim kurrë. Dhe de-risa jemi të gatshëm të luftojmë nuk do të humbim kurrë..

Page 12: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

12 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Arkiva e CIA, Enver Hoxha minoi kufijtë për të ndalur arratisjen e shqiptarëve, amerikanët plan 2 vjeçar për

rrëzimin e regjimit, ja cilët persona synonin të rekrutonin

CIA ka treguar se si Enver Hoxha izoloi Shqipërinë nga të gjitha anët për të ndalur arratisjen e shqiptarëve. Në

disa dokumente të deklasifikuara tregohet se në zonat kufitare u ven-dosën tela me gjemba dhe drita të fuqishme, teksa u instaluan dhe mina tokësore. Po ashtu, tregohet dhe plani i amerikanëve për rrëzimin e regjimit, teksa tregohen synimet e tyre për të rekrutuar sa më shumë agjentë.

Mars 1953Situata ekonomike

Sipas të përditshmes gjermano-lin-dore Aussenhandels-Nachrichten volumi i naftës së nxjerrë në Shqipëri në 1952 e kaloi atë të vitit të shkuar me 42.5 për qind, ndërsa prodhimi i naftës bitumi-noze është rritur me 29 për qind. Masa e operacioneve në miniera është rritur me 18.5 për qind në krahasim me 1951 ndër-sa investimet janë rritur me 36 për qind. Sipas Zëri i Popullit në 13 maj 1952, uzina e prodhimit të naftës Stalin plotësoi planin me 104 për qind në prill 1952. Zbatimi i metodës Levchenko-Mukanov reduktoi kostot e prodhimit me 4.4 për qind dhe i kurseu shtetit 526 000 lekë. Punëtorët e vajgurit kishin kursyer 237 000 lekë duke reduktuar kostot, dhe duke prodhuar në javën e parë të majit 23 ton naftë më shumë se plani. Zëri i Popullit njoftonte se brigada e prodhimit të Uzinës Stalin kishte organizuar një kompeticion social-ist në nder të kongresit të dytë të partisë. Më 17 maj gazeta raportonte se prodhimi i naftës kishte arritur vetëm në 88 për qind. Disa nga puset ishin bllokuar dhe makin-eritë ose nuk ishin riparuar ose nuk ishin shfrytëzuar plotësisht. Gazeta raportonte se në shumë raste funksionojnë vetëm 50 për qind e traktorëve që mbajnë puset në funksion. Por kohët e fundit raportohet se janë marrë masa për zbatimin e metodës Kafarov të shpimeve dhe kontrollit të punës. Metoda Levchenko-Mukanov tashmë po përdoret gjerësisht. Prandaj, sipas gazetës, tre puse që më parë funk-siononin dobët tashmë janë vënë në pro-dhim të plotë. Me ndihmën e inxhinierëve sovjetikë, sektorët e prodhimit kanë fituar tre flamurë, ndërsa grupi i traktorëve ka tejkaluar planin me 20-30 për qind.

Kompleksi i Patosit Zëri i Popullit raportoi më 9 maj

se sektori II i prodhimit në Patos kishte mbetur prapa me planin për arsye të udhëheqjes së dobët dhe se organi-zata e partisë nuk ishte në gjendje të zbulonte shkaqet. Drejtuesi i sektorit Ali Valka dhe disa komunistë të tjerë u kritikuan ashpër dhe u dënuan për dobësitë e tyre. Partia më pas dërgoi Bilbil Shakon për drejtimin e sektorit, dhe ndryshimi ishte i menjëhershëm. Punonjësit arritën të plotësonin deficitet e tyre të janarit dhe shkurtit, ndërsa panin e marsit e plotësuan me 105 për qind. Bilbil Shako komentoi se suksesi i detyrohej aplikimit të metodës Kafarov dhe Levchenko-Mukanov. Sipas tij, u grumbulluan materialet e sipërfaqes si shkallët e litarët dhe puset u vunë në funksion duke ruajtur ritmin teknik. Shpimet sovjetike të naftës së ndërmarr-jes së Patosit mund të shihen në të gjithë rrugën Lushnje-Fier. Zëri i Popullit thotë se ata fituan Flamurin e Kuq të Kongresit të Dytë të Partisë. Për më tepër, të gjithë punonjësit kanë kryer punë vullnetare. Ndërmarrja ka tentuar hapjen e puseve të reja në Ardenicë, Lushnje e Roskovec.

Ndërmarrja Rruga PatosSipas Zërit të Popullit më 7 maj,

punonjësit e ndërmarrjes Rruga në Patos realizuan planin e prillit me 112 për qind dhe reduktuan kostot me 23.46 për qind. Kjo u arrit me anë të kompeticionit so-cialist mes njësive dhe normave të punës. Suksesin më të madh e pati brigada e Dino Rizait, e cila aplikoi metodën sov-jetike Zinxhir. Ndërsa metoda Levchen-

Amerikanët synonin bashkëpunim me njerëzit e Ahmet Zogut

në 6 qershor, siç ishte planifikuar para-prakisht. Megjithëse nuk është njoftuar programi i fazës së dytë të vizitës, qëllimi i Hrushovit mund të jetë përforcimi i kërcënimeve kundrejt planeve perëndi-more të krijimit të bazave raketore në Itali dhe Greqi, të cilat që prej fillimit ishin theksi kryesor i vizitës.

Tetor 1964Marrëdhëniet ekonomike

blloku komunistProgramet aktuale për zhvillim-

in ekonomik të vendeve komuniste mbështeten kryesisht te kreditë afat-mesme e afat-gjata për blerjet e makine-

rive, impianteve e pajisjeve të transportit. Shumë marrëveshje përfshijnë asistencë teknike dhe kontrata për ndërtimin e ndërtesave apo infrastrukturës. Bashkimi Sovjetik ka luajtur rol kryesor në krijimin e varësisë ekonomike mes vendeve satelite, teksa ndihma ekonomike e tij për bllokun ka arritur deri tani në 4.1 miliardë dollarë që prej vitit 1945. Kreditë afat-gja-ta për Shqipërinë kanë arritur në 550 mil-ionë dollarë që prej vitit 1945, por vetëm 171 milionë nga Bashkimi Sovjetik, dhe 263 milionë dollarë nga Kina. Kredia e parë madhore e Kinës për Shqipërinë erdhi në vitin 1961, gjatë përkeqësimit

të marrëdhënieve me BRSS. Në fund të atij viti BRSS anuloi borxhet Shqipërisë dhe ndërpreu marrëdhëniet me të. Me ndërprerjen e marrëdhënieve ndaluan dhe këmbimet tregtare, ndërsa njëfarë lidhjesh ka vazhduar mes Shqipërisë dhe vendeve satelite sovjetike pas vitit 1961.

Plan dy-vjeçar operacionesh për ShqipërinëPjesa I: Kushtet e operimitA. Efektiviteti i shërbimeve

armiqësore të sigurisë1. Pas shpërthimit të bombës në

legatën sovjetike në Tiranë më 19 shkurt 1951, janë shtuar masat e ashpra të

Një dekret i kalu-ar në fillim të vitit

1953 kërkon leje të veçantë për mung-

esë në shtëpi për më shumë se 48 orë, por grupet e

refugjatëve thonë se rregulli nuk respek-tohet gjithmonë. Ka pasur raportime të pakonfirmuara për përforcime të kufirit Shqipëri-Jugoslla-vi, por Jugosllavia

duket se nuk ka pasur vështirësi në

dërgimin e agjentëve para e prapa. Si dhe

ka pasur një kalim të vazhdueshëm

të refugjatëve drejt Jugosllavisë. Edhe kontrollet në kufirin grek duken të buta

dhe agjentët apo ref-ugjatët kanë kaluar

pa vështirësi...

ko-Mukanov u aplikua në sektorin e prodhimit të materialeve si zhavorr dhe shkëmb, e në ndërtimin e urave.

Dhjetor 1956Gjendja në vendet sateliteShqipëria dhe Bullgaria kanë për-

dorur gjuhë të ashpër kritike ndaj Titos, ministri shqiptar i Mbrojtjes e quajti “tradhtar” të kauzës socialiste. Kjo për arsye të thirrjes së qartë sovjetike në komunikatën sovjeto-rumune të 3 dh-jetorit ku kërkohet uniteti brenda bllokut sovjetik. Ajo thoshte se rruga e vetme drejt socializmit ishte rruga sovjetike. Ideja është përsëritur shumë herë nga regjimet evropiano-lindore përveç Polo-nisë dhe Hungarisë. Kjo dhe denoncimi ndaj fenomenit të quajtur “komunizmi kombëtar” e qartësojnë më shumë çësht-jen për vendet satelite komuniste. Por re-torikat e vendeve satelite janë shoqëruar gjithashtu me shantazh ekonomik dhe ulje të çmimeve. Në Çekosllovaki për shembull regjimi bëri të qartë për masat se kishin rritje të standardit të jetesës në krahasim me polakët dhe hungarezët, prandaj duhet të ishin të kënaqur dhe të mos vinin në rrezik gjendjen aktuale të çështjeve. Në vendet lindore satelite periudha e tensioneve e trazirave duket se përkohësisht ka marrë fund, por qetësia mund të jetë gënjyese. Megjithëse ngjarjet në Hungari e Poloni nuk e përhapën dhunën e tyre në vende të tjera, pakënaqësitë në vendet lindore janë në rritje. Duke reaguar ndaj kësaj gjendje autoritetet kanë marrë masa sigurie ndaj aktiviteteve anti-regjim. Në Bullgari u arrestuan mbi 1000 persona, ashtu si dhe në Gjermaninë Lindore, Rumani dhe Shqipëri. Vendet satelite i bënë jehonë linjës sovjetike mbi “kundër-revolucionin” në Hungari dhe shtuna gjithashtu sulmet kundër Perëndimit. Regjimi cek përsh-kallëzoi gjyqet ndaj spiunëve amerikanë, të cilët po kryhen tashmë të paktën një herë në javë.

Qershor 1959BRSS-Shqipëri

Komunikata Hrushov-Hoxha e lëshuar më 31 mars, siç u reflektua në përmbledhjen e bërë nga Radio Moska, ka një ton relativisht të butë. Sipas për-shkrimit në radio, thuhet se perspektiva e relaksimit të tensioneve ndërkombëtare po përmirësohet në mënyrë të konsid-erueshme, pas negociatave në Gjenevë, si dhe me dakordësinë për mbajtjen e bisedimeve në samit. Deklarata bën thirrje në terma jo-specifike për krijimin e një zone antibërthamore e antiraketore në Evropën Qendrore, ndërsa Jugosllavia nuk përmendet fare. Deklarata me sa duket i jep fund fazës shtetërore të vizitës së Hrushovit në Shqipëri. Anëtarët e presidiumit si Mukitdinov dhe disa sho-qërues të tjerë të Hrushovit janë kthyer në Moskë, por vetë lideri sovjetik dhe ministri i Mbrojtjes Malinovski kanë ndërmend të qëndrojnë në Shqipëri deri

Page 13: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 13

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

s p e c i a l e www.sot.com.al

Arkiva e CIA, Enver Hoxha minoi kufijtë për të ndalur arratisjen e shqiptarëve, amerikanët plan 2 vjeçar për

rrëzimin e regjimit, ja cilët persona synonin të rekrutonin

Amerikanët synonin bashkëpunim me njerëzit e Ahmet Zogut

sigurisë dhe janë kryer reprezalje të shpejta, prandaj prej atëhere kanë qenë të pakta aktet e rezistencës së hapur. Shtrëngimi i masave të kontrollit ka vazhduar. Një dekret i kaluar në fillim të vitit 1953 kërkon leje të veçantë për mungesë në shtëpi për më shumë se 48 orë, por grupet e refugjatëve thonë se rregulli nuk respektohet gjithmonë. Ka pasur raportime të pakonfirmuara për përforcime të kufirit Shqipëri-Jugosllavi, por Jugosllavia duket se nuk ka pasur vështirësi në dërgimin e agjentëve para e prapa. Si dhe ka pasur një kalim të vazhdueshëm të refugjatëve drejt Jugosl-lavisë. Edhe kontrollet në kufirin grek duken të buta dhe agjentët apo refugjatët kanë kaluar pa vështirësi gjatë muajve të verës. Disa zona të kufirit grek janë të minuara, edhe një i arratisur tha se kishte kaluar në një zonë të shënuar si të tillë, pa incident. Anëtarët e grupeve ashtu si dhe refugjatët kanë raportuar edhe për raste kur patrullat kufitare kanë kthyer kokën në anën tjetër kur kanë pikasur njerëz. Vetëm një raportim është marrë për përdorim të telave me gjemba; kjo barrierë ishte rreth 4 km larg kufirit grek. 1 metër e lartë dhe gati 1 kilometër e gjatë. Nuk janë dalluar deri tani qen kufiri, zona me tokë të punuar, projektorë drite apo mjete të tjera. Megjithë lehtësinë relative me të cilën kanë kaluar kufirin shqiptar agjentët dhe refugjatët, siguria e brendshme në Shqipëri është efektive,

edhe jo aq sa në vende të tjera komuniste. Kjo kontradiktë në dukje shpjegohet me prapambetjen e vendit dhe izolimin e komuniteteve rurale. Udhëtimi i brend-shëm është shumë minimal dhe të huajt dallohen menjëherë.

MasatMasa që ende nuk janë zbatuar

në lidhje me shtrëngimin e kontrollit të brendshëm e kufitar janë:

(a) Toka e punuar përgjatë kufirit. Thuajse e pamundur për arsye të terrenit malor.

(b) Largimi i popullsive nga zonat kufitare.

(c) Tela me gjemba dhe zona të minuara. Të dyja të vështira për arsye të terrenit të ashpër në vend.

(d) Përdorini i qenve nga patrullat.(e) Instalimi i dritave dhe kullave të

vrojtimit përgjatë kufirit. Kjo ka pak gjasa për arsye të rrjetit të kufizuar elektrik në terrenin malor dhe rural.

(f) Shtrëngim i rregullacionit të lejeve të udhëtimit.

(g) Dokumentacioni i ri.3. Nuk mund të jepet një llogaritje e

saktë e efektit të kontrolleve mbi num-rin e kalimeve kufitare të grupeve për konspiracion kundër regjimit. Shërbimi shqiptar i sigurisë ka rezultuar mjaft efektiv duke eliminuar grupe të njohura të rezistencës apo duke detyruar të tjerë të largohen në Jugosllavi. Por një grup agjentësh të sponsorizuar nga CIA në vitin 1952 ka raportuar krijimin e rrjeteve me rreth100-300 njerëz (këto ishin pre-tendime të pakonfirmueshme dhe përku-fizimi i “rrjeteve” ishte i pasaktë. Më saktë ato ishin grupe njerëzish, besnikë ndaj liderëve individualë, që mbanin lidhje me kontaktin, i cili nuk ishte agjent rezident). Ekziston informacion i konfirmuar se grupe që veprojnë jashtë Jugosllavisë kanë krijuar kontakte në rajonet veriore malore, dhe janë përdorur, në një prej rasteve për lëvizjen e të arratisurve nga Shkodra drejt kufirit jugosllav. Besohet se “grupet e rezistencës” janë vetën spo-radike, duke përfshirë pesë deri në njëzet persona në një fshat, të cilët nuk janë të varur nga njëri-tjetri.

B. Të dhëna operacionale jashtë orbite

Kalime dhe infiltrime të kryera me sukses.

1952- 5 grupe, 26 individë, 2 grupe 4 individë

1953- 3 grupe 15 individë, 1 grupe 2 individë

Humbje gjatë kalimeve kufitare si rezultat i arrestimit

1952: 2 të kapur të gjallë, 1 i supozuar i vdekur

1953: 4 të kapur të gjallë, 3 të vdekur, 1 i supozuar i vdekur

Agjentë të trajnuar për infiltrim: 18 (7 prej të cilëve të trajnuar si telegrafistë)

Natyra dhe masa e grupeve nga të cilët mund të rekrutojmë agjentë

-Ish-klika e mbretit Zog, tre apo katër njerëz që mund të përdoren si drejtues grupi, që mund të na japë Zogu nëse vazhdon bashkëpunimin dhe nëse vështirësitë aktuale me egjiptianët zgjidhen.

-Kampi i refugjatëve, Lavrion, Greqi: Nuk ka njerëz të kualifikuar për drejtues por ka rreth

75-100 të rinj që mund të punojnë si anëtarë grupi në ndihmë të liderit të kualifikuar.

-Ianina e Trieste: Qendrat e inter-rogimit në Ianina e Trieste kanë pika zbulimi i rekrutimi për refugjatët që

mund të bëhen agjentë në të ardhmen.-Garda shqiptare në Gjermani, e

cila ka rreth 200 shqiptarë (tashmë në kontroll të plotë të ushtrisë amerikane) dhe konsiderohet si një grup ku mund të gjenden agjentë të nivelit të ulët që mund të përdoren në raste emergjence, apo si anëtarë të forcës së sulmit.

Metoda që duhet përdorur për kryerjen e infiltrimeve dhe rezidencën e agjentëve

Për të arritur një infiltrim të suk-sesshëm dhe rezidencë në vend të agjentëve të infiltruar janë të nevojshme metodat e mëposhtme:

(1) Përdorim i agjentëve të aftë e të trajnuar me kontakte brenda vendit.

(2) Përdorimi i guidave që njohin kufirin dhe rrugën drejt zonës së operimit

(3) Infiltrimi i agjentëve në vendet e tyre të lindjes.

(4) Kontakte direkte të bëhen vetëm me persona me besueshmëri të provuar.

(5) Dokumentacion i plotë.(6) Kufizim i misioneve të kalimit të

kufirit vetëm për objektivin e rekrutimit të një numri të kufizuar agjentësh të rëndësishëm dhe jo i grupeve të lëna në pritje për periudha të gjata.

(7) Kufizim i masës së grupeve. Normalisht misione të tilla duhet të përmbahen në grupe me dy veta apo vetëm një person.

(8) Misionet të kryhen të shpejta dhe të shpeshta, jo të gjata dhe me raste.

(b) Në varësi të mundësive, mbi të cilat nuk kemi kontroll, ekzistojnë mundësi të ardhshme për (1) udhëtim të rregullt në vend, nëse ndodh që udhë-timet në Shqipëri të bëhen më të shpesh-ta, (2) aktivitet me agjentë të dyfishtë, të dezertorëve shqiptarë.

(3) Rekrutime në zonë.C. Përdorim i mjeteve jashtë orbitës1. Mundësitë e përdorimit të aseteve

të tilla kufizohen nga mungesa thuajse e plotë e këmbimeve kulturore apo ekonomike mes Shqipërisë dhe botës së lirë, si dhe nga fakti se Shqipëria ka marrëdhënie vetëm me dy vende të lira, Italinë dhe Francën.

2. ZODIAC – Jemi të varur nga shër-bimet aleate të Italinë dhe Francës për marrjen e lajmeve, të dhënave biografike etj. për zyrtarët shqiptarë, marinarët apo zyrtarët tregtarë, nëse të tillë ekzistojnë.

3. ZOMBIE – Anëtarët e legatave franceze e italiane janë thuajse të vetmit ushtarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Natyrisht që ato vëzhgohen me anë të burimeve që kemi, për të dalluar nëse nisin udhëtime të tjera.

Potencialet për agjentëEkzistojnë kontakte mes disa

oficerëve dhe dy anëtarëve të legatës shqiptare në Romë. Disa takime nuk kanë dhënë shumë shpresa për një dezer-tim të mundshëm, edhe pse njëri ka tre-guar mundësi të konvertimit. Ekzistojnë mjetet për përgjime audio por infiltrimi i fshehtë në ambasadat e Romës apo Paris-it nuk është i mundur aktualisht. Në Paris mund të kryejmë përgjime por personel amerikan nuk ka të gatshëm. Zakonisht në operacione të tilla nevojitet një pikë ndërlidhjeje, dhe jemi të informuar se mund të ketë komplikime. Ndërsa në Romë kemi pajisjet dhe personalin por për arsye të prioritetit të ulët të caktuar për Shqipërinë, në krahasim me zona të tjera, ka pak shanse të shfrytëzimit të tyre. Zakonisht kërkimi i agjentëve kushtëzohet nga mungesa apo lindja e mundësive të rastit. Ne do të vazhdojmë të kërkojnë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që do të lindë. Në një periudhë, ekzistonin shpresa për kryerjen e oper-acioneve nga Jugosllavia me mbështet-jen e UDB. Shpresat bazoheshin në premtimet e UDB për këmbimin e informacioneve por rrjedhimisht ata nuk treguan përmirësime në sjelljen e tyre të përgjithshme dhe nuk arrit asnjë operacion i përbashkët në praktikë.

Disa zona të kufirit grek janë të minuara,

edhe një i arratisur tha se kishte kalu-ar në një zonë të

shënuar si të tillë, pa incident. Anëtarët e

grupeve ashtu si dhe refugjatët kanë rapor-

tuar edhe për raste kur patrullat kufitare

kanë kthyer kokën në anën tjetër kur kanë

pikasur njerëz. Vetëm një raportim është

marrë për përdorim të telave me gjemba; kjo

barrierë ishte rreth 4 km larg kufirit grek. 1 metër e lartë dhe gati

1 kilometër e gjatë. Nuk janë dalluar deri tani qen kufiri, zona me tokë të punuar, projektorë drite apo

mjete të tjera...

Page 14: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

14 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

Aksident në aksin Vaqarr-Ndroq përplasen kokë më kokë dy makina, humbin jetën drejtuesit Dy persona kanë humbur jetën pas

një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë. Burime nga policia rrugore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 e 25 minuta të mbrëmjes së të mërkurës tek “kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr-Ndroq. Mësohet se si pasojë e përplasjes ballore të dy mjeteve tip “Toyota” dhe “Benz” kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve ndërsa kanë mbetur të plagosur dy shtetas të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Dy viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik janë Athanas Xhavara, 45 vjeç, nga Gjirokastra dhe Edison Sefa, 22 vjeç, nga Tirana. Burimet policore bëjnë

me dije se 45-vjeçari Xhavara drejtonte makinën tip Toyota me targa AA 757 DZ kurse 22-vjeçari nga Tirana ishte drejtuesi i mjetit tip Benz me targa Tr 1432 U. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit “Toyoyta”, Athanas Xhavara 45 vjeç është biznesmen, 45-vjeçari nga Gjirokastra është pronar i tre kompanive. Bizneset e Xhavarës janë të përqendruara në fushën e sigurimit të objekteve publike dhe private të riciklimit, eksport-import dhe tregtimin me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm. Sipas burimeve nga blutë e Policisë së Tiranës, në mo-mentin kur ndodhi aksidenti, biznesmeni Xhavara po kthehej nga Pezë-Helmesi, ku

ndodhet biznesi i tij i riciklimit në kom-paninë “HXH”. “Automjeti i tij Toyota me targa AA 757 DZ u përplas kokë më kokë me automjetin Mercedes-Benz me targa TR 1432U që drejtohej nga i riu Edison Sefa, 22 vjeç nga Tirana. Përplasja ka qenë fatale për të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët humbën jetën menjëherë. Sipas të dhënave paraprake hetimore, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë”, u shpreh Policia e Ti-ranës në komunikatën e saj. Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej nor-mave të lejuara. Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun determinant.

k r o n i k e www.sot.com.al

Goditet banda e hajdutëve, vodhën 6 banesa në 4 muaj

Policia e Tiranës ka goditur një grup të cilët kryenin vjedhjen e banesave në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në pranga janë vënë tre persona për të cilët është provuar me dokumente ligjore se janë autorë të 6 rasteve të vjedhjes së banesave dhe të pronës, raste këto të ndodhura muajt e fundit. Si rezultat janë kapur dhe ndaluar shtetasit, Sehat Doci, 22 vjeç, banues në Kamëz, Albion Shehu, 35 vjeç, banues në kodër Kamëz, Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore, Tiranë. Policia sqaron se personat e lartpër-mendur u ndaluan pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesat e personave me inicialet Xh. Sh., dhe S. N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizorë, një shumë lekësh, vegla bujqësore dhe ndërtimi. Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se janë bashkëautorë të disa ngjarjeve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura ku vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera të vjedhura në këto objekte.

Altin Qato, 1 orë në prokurori për arrestimin e Sotës

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të deklaruar dhe ai rreth arrestimit të biznesmenit Orest Sota, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan 863 mijë euro në makinë. Qato mbërriti i vetëm në Prokurori rreth orës 14:00, ndërsa takimi përfundoi në orën 15:00. “Policia ka kryer procedurat e ligjshme”, ka thënë Qato. Zhvillimet e fundit, me arrestimin e biznesmenit Ores Sota me 863 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit në makinë ka çuar dje drejtorin e policisë së Elbasanit, Altin Qato në një takim me prokurorët e Krimeve të Rënda. Burime bëjnë me dije se Altin Qato dhe prokurorët janë takuar për të kordinuar veprimet e prokurorisë me policinë për hetimet. Kujtojmë se gjatë arrestimit, në makinën e Sotës përpos 863 mijë eurove u sekuestrua edhe dy patenta të Saimir Tahirit. Gjatë dëshmisë, Sota tha se shumën po e dërgonte për një pagesë tek Kurum, ndërsa patentat i kishte harruar shoferi i Tahirit, me të cilin ai kishte miqësi.

Pas Genc Tafilit, Gjykata e Krujës liron “Ufon” e Beratit, u arratis dy herë në burgjet italiane

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraIlir Paja tentoi të vriste në vitin 2008 efektivin e policisë

Elvis MYRTA

E njëjta ditë, e njëj-ta gjyqtare, e njëjta gjykatë. Gjykata e Krujës ka vendo-

sur lirimin e një tjetër të dënuari nga burgu i Fushë Krujës. Bëhet fjalë për të dënuarin Ilir Paja, të cilit gjyqtarja Enkelejda Hoxha i ka caktuar dënimin “Arrest në shtëpi”. Në të njëjtën ditë që gjyqtarja e Krujës, ven-dosi lirimin e Genci Tafilit, i dënuar për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, ajo firmosi daljen nga burgu dhe të Ilir Pajës, i akuzuar për plagos-jen e rëndë të një efektivi të njësisë operacionale të policisë, ngjarje e ndodhur më 6 mars të vitit 2008. Paja po arrestohej për llogari të autoriteteve italiane, të cilët e kërkonin pasi ishte arratisur. Ai ishte i dënuar për dy vrasje në vendin fqinj. Në momentin e ndërhyrjes së policisë shqiptare, në tentativë për t’u larguar, i kërkuari përplasi dhe plagosi rëndë efektivin e policisë, Blendi Haxhimali. Ky po e ndiqte me motor, në pritje të ndërhyrjes së kolegëve të tij. Vetëm pak para se të arrestohej në Tiranë pranë Rrugës së Dibrës, Paja kishte mundur të arratisej nga një ambulancë e policisë italiane të burgjeve. Po ashtu më parë njeriu i cilësuar si “Ufo”, nga autoritetet italiane kishte mundur të arratisej edhe nga burgu i Peruxhias, duke përdorur si litarë disa çarçafë të lidhur së bashku. Në këtë burg, ai vuante dënimin për vrasjen e dy personave, një prej të cilëve nga Ekuadori, në vitin 2008. Për plagosjen e policit Haxhimali, Paja ishte dënuar me 16 vite e 8 muaj burg. Po ashtu, ai cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore pasi aku-zohet se ka vrarë një person në Gjermani, ku gjithashtu është arratisur. Në vitin 2008, ai u shndërrua në një nga personat më të kërkuar të autoriteteve policore italiane,

vendimin e gjyqtares En-kelejda Hoxha dhe po ashtu ndaj saj është kërkuar edhe procedim disiplinor nga KLD.

Çfarë ndodhi në 6 mars 2008

Ilir Paja akuzohej për disa vepra penale të rënda të kryera në Gjermani e Itali, vende që e kishin shpallur në kërkim. Gjatë operacionit që nisi tek zona e Brrylit dhe përfundoi tek ish-farmacia 10, Ilir Paja plagosi efektivin Blendi Haxhimihali dhe u plagos edhe vetë. Deri aty kishte arritur 35-vjeçari sa për t’i ikur policisë, i kishte dhënë mbrapsht makinës duke e futur efektivin Haxhimihali poshtë makinës së tij me gjithë motor. Më pas tentoi të kalonte në anën tjetër, duke u përplasur me një urban të unazës, e duke marrë fund kështu edhe arratia e tij. Ishte pikërisht kjo ngjarje që e futi në burg në Shqipëri, pasi u dënua me 16 vjet burg.

Në të njëjtën ditë që gjyqtar-ja e Krujës, Hoxha vendosi lirimin e Genci Tafilit, i dënuar për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, ajo firmosi daljen nga burgu dhe të Ilir Pajës, i akuzuar për plagosjen e rëndë të një efektivi të një-sisë opera-cionale...

për shkak të krimeve të egra që ai kishte kryer.

Raportet e Pajës në gjykatë

Sipas të dhënave të bëra publike deri më tani, Paja kishte sjellë raporte në gjykatë, ku thuhej se vuante nga disa sëmundje dhe do të kurohej në shtëpi. Ilir Pajës, që njihet ndryshe edhe ‘Ufo i arratisjeve’, për arratisjet e tij spektakolare në Itali e Gjermani, duhej të vuante

edhe 1 vit burg për plagosjen e një oficeri policie në datën 6 mars 2008. Ndërkohë që të dënuarit tjetër Genc Tafilit i kishin mbetur edhe 3 vite e 4 muaj derisa të mbaronte dënimin. Dy vjet më parë min-istri i drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço ka kërkuar pezu-llimin e kësaj gjyqtareje, por ndaj saj KLD-ja dha një masë paralajmëruese. Në lidhje me lirimin e Genci Tafilit, Proku-roria e Krujës ka ankimuar

Arrestohen 4 shqiptarë, grabitnin banesa në Itali

Policia italiane shkatërroi një grup banditësh shqiptarë, që grabisnin banesa në zonën e Askolit në Italinë Qëndrore. Në pranga ranë 4 shqiptarët, Arlin Çela 32-vjeç nga fshati Nezhej i Dibrës, Mateo Gjeta 28-vjeç dhe Admir Vata 25-vjeç, të dy nga Durrësi si dhe 24-vjeçari Rigerls Vlashi nga Mamurrasi. Ata u arrestuan natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një banesë përgjatë shëtitores buzë detit në zonën e Porto d’Askolit në San Benedeto. Banesa shërbente edhe si baza ku ata planifikonin me de-taje grabitjet e banesave. Ata akuzohen veçanërisht për një seri vjedhjesh përgjatë dy javëve të fundit në disa shtëpi në Monteprandone, një zone e banuar vetëm pak kilometra larg Askolit, por edhe për dhjetëra raste grabitjesh në të kaluarën. Dy prej shqiptarëve të ndaluar Rigels Vlashi dhe Arlin Çera ishin të njohur për policinë lokale pasi ishin ndaluar edhe më parë nga policia për vjedhje. Çera madje po i nënshtrohej procedurave të dëbimit nga Italia.

Skeda kriminale e Ilir Pa-jës, të paktën sipas akuzave penale që i janë adresuar atij, duket e pasur me bëma sa të guximshme e të rrezikshme aq edhe ekstreme. Akuza më e rëndë ndaj tij është ajo që lidhet me një vrasje të ndodhur në vi-tin 2003, kur Ilir Paja akuzohet se ka vrarë në mënyrë makabre një shtetas shqiptar. Krimi ka ndodhur në një parkim autom-jetesh në qytezën Duisburg të Gjermanisë, ndërsa shkak për vrasjen dyshohet se ka qenë fakti se viktima kishte hyrë në zonën e trafikut të prostitutave, që shfrytëzohej nga Ilir Paja. Ai iku nga Gjermania menjëherë pas krimit për t'u prangosur në Itali, ku gjithsesi qëndroi

për pak kohë në burg, pasi u arratis nga qelitë e burgut të Peruxhias falë një skenari spektakolar. Në 11 qershor të vitit 2006, Ilir Paja iku nga kati i tretë i burgut me anë të çarçafëve të lidhur në njëri-tjetrin dhe më pas kërkimet e policisë dështuan për kapjen e tij. Pas kësaj Ilir Paja u bë person i shumëkërkuar dhe u vu në pranga, por përsëri u arratis në kohën që me ambu-lancë po transferohej nga njëri burg në tjetrin. Akuzat penale të adresuara ndaj Ilir Pajës në Itali dhe Gjermani fillonin me vrasje, trafik droge, vjedhjet e vilave, rrëmbim personi, dhunë seksuale e deri te shfrytëzim prostitucioni.

"Ufo" i arratisjeve, nga vrasjet në Gjermani tek arratisjet në Itali

Page 15: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 15

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

Nuk e lë vjehrra të takojë vajzat, 35 vjeçari tenton të vetëdigjet para Parlamentit Një 35-vjeçar nga Lezha ka tentuar për të

dytën herë t’i japë fund jetës. Herën e parë Saimir Zalli hipi mbi një vinç duke kërcënuar se do hid-hej, ndërsa sot ai tentoi të digjej para parlamentit por u ndalua në kohë nga policia. Mësohet se 35-vjeçari ka dëshmuar më herët se shkaku që e ka shtyrë të marrë këtë veprim është fakti se ish-gruaja nuk e lë që të takojë fëmijët. 35-vjeçari është ndarë nga gruaja në vitin 2015 dhe ajo e ka akuzuar, 35-vjeçarin për dhunë ndaj saj dhe fëmijëve. Burime nga Spitali bëjnë me dije se Zalli është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka djegie në 20% të trupit, jo të një grade të lartë, por sipër-faqësore. Sipas mjekëve ai ndodhet në gjendje të stabilizuar, por ka shfaqur probleme nervore,

ndërsa janë thirrur mjekë psikiatër. Por kjo nuk është hera e parë që Saimir Zalli ndërmerr një veprim për të vrarë veten. Tre javë më parë 35-vjeçari tentoi të hidhej nga vinçi. Mësohet se i riu është në depresion për shkak të problemeve me gruan. Më 16 tetor për 2 orë ai ka qëndruar mbi një vinç në qendër të kryeqytetit, duke para-lajmëruar se do të hidhej. Sajmir Zalli, 35-vjeçari i cili mëngjesin e djeshëm tentoi të vetëdigjej përpara parlamentit dhe vetëm tri javë më parë ngriti policinë në këmbë pasi tentoi të hidhej nga vinçi mbrapa pallatit të kulturës në Tiranë, i ka marrë të gjitha këto veprime për shkak të mos zbatimit të vendimit të Gjykatës së Lezhës. Ashtu si tre javë më parë, edhe sot Zalli pranon se është

fakti që nuk e lënë të shohë dy vajzat e tij shkak i veprimeve të ndërmarra për vetëflijim. E një fakt i tillë është pranuar edhe nga babi i 35-vjeçarit, Hamza Zalli i cili shprehet se dy vajzat e Zallit jetojnë në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij e cila është e paralizuar dhe se është ish-vjehrra ajo që nuk e lejon ti takojë vajzat. Por në fakt me një vendim të Gjykatës së Lezhës, të dyja vajzat, me ligj i janë besuar Saimir Zallit, ndërsa ish-bash-këshortja e tij mund ti takojë ato dy herë në javë, të premten e javës së parë dhe të tretë të muajit. Por pavarësisht vendimit, mungesa e zbatimit të tij ka çuar 35-vjeçarin drejt akteve të vetëflijimit, dhe siç pohon dhe babai i tij “nëse nuk vendos shteti dorë herën e tretë ai mund të vrasë veten”.

k r o n i k e www.sot.com.al

Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i trafikimit të kokainës

Dy grupe të trafikut të drogës, të përbërë nga shqiptarë e grekë u shkatërruan nga policia greke në Athinë. Rrjeti i parë drejtohej nga një shqiptar 35-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai u arrestua nga policia greke teksa synonte të transportonte një sasi droge nga porti i Pireut në drejtim të ishullit të Patmosit, në Jug të Greqisë. Grupi dyshohet se kishte arritur të përfitonte rreth 200 mijë euro nga shitja e kokainës në disa zona të kryeqytetit helen. 10 shtetas grekë, anëtarë të këtij rrjeti u arrestuan gjatë një operacioni të zhvilluar të mërkurën ku u bllokuan 1.6 kg kokainë, 750 gramë përzierës, 59 mijë euro, 30 mijë lekë shqiptare, si dhe para false. Po ashtu këtij grupi iu sekues-truan edhe 6 automjete luksoze, 1 motor dhe dokumente të tjera që sipas policisë provojnë aktivitetin e këtij grupi kriminal. Grupi kishte arritur të qarkullonte drogë me vlerë 100 mijë euro dhe ishte përgjegjës për shpërndarjen e drogës në disa zona të Athinës.

Atentat shqiptarit në Ekuador, dyshohet për pazare droge

Një shqiptar ka rënë pre e një atentati mafioz në Gua-jakuil të Ekuadorit nga persona ende të paidentifikuar. Mediat vendase raportojnë se shqiptari ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, udhëtonte me një makinë të blinduar në momentin e atentatit. Bashkë me të në makinë ka qenë edhe një femër. Kjo e fundit kishte hapur xhamin e makinës dhe atentatori ju afrua dritares duke qëlluar me armë drejt shqiptarit. Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se shkak i atentatit ka qenë trafiku i kokainës. Mendohet se ngjarja mund të ketë lidhje me vrasjen e 31 Majit gjithashtu në Ekuador, ku u ekzekutua shqiptari Ilir Hidri 36 vjeç. “Shqiptari ishte objekt i një hetimi, që po bëhej për një ngjarje të ndodhur më 30 maj, ku një tjetër person me origjinë shqiptare ishte vrarë duke ecur në periferi të qytetit të Guayaquil nga dy persona", tha kreu i Zyrës Kombëtare për krime kundër jetës, vdekje të dhunshme, zhdukje, grabitje, rrëmbim, Germam Cevallos.

Arrestohet 22-vjeçari, akuzohet për shitje armësh

Policia ka arrestuar një të ri pasi akuzohet se ka shitur armë në qytetin e Lezhës. Për kapjen e tij janë përdorur metoda speciale hetimi. Kohë përpara procedimit të tij u sekuestrua një armë zjarri pushkë me 5 fishekë qe 22-vjeçari Altin Halilaj i kishte shitur në Lezhë. Dje u bë i mundur arrestimi i tij, dhe iu sekuestrua një thikë dhe 1 dozë lëndë narkotike Marijuanë. “Më datë 09.11.2017, në kuadër të procedimit penal të nisur 3 muaj më parë, ku pas një pune hetimore të ndjekur me metoda speciale hetimi, nga forcat policore të Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme në D.V.P.Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë dhe Drejtorinë Vendore Kukës, u bë i mundur kapja e shtetasit :– Altin Halilaj, 22 vjeç, banues në Kukës”, shkruhet në njoftimin e policisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 22-vjeçarin. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lirohen të gjithë të arrestuarit si të dyshuar për përgatitje sulmi terrorist në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPas lirimit të 2 prej të akuzuarve pak ditë më parë, 2 të tjerë lënë qelinë për arrest shtëpiak

Elvis MYRTA

Ergys Fasila i akuzuar si pjesë e grupit që do të kryente akte terror-iste në Shkodër gjatë

ndeshjes Shqipëri-Izrael është liruar nga paraburgimi. Ky vendim është marrë ditën e djeshme nga Gjykata e Kri-meve të Rënda. Për Faslinë ka mbaruar afati i paraburgimit dhe gjykata caktoi për të masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Gjithashtu e njëjta masë u dha edhe për të akuzuarin tjetër Bekim Protopapa. Ndërkohë që ditën e martë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë dhe për Xheva-hir Fishtin dhe Medat Hasanin. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie" për të katër këta personat, të cilët dyshohen se po përgatisnin një sulm terror-ist në ndeshjen e kombëtares shqiptare në përballjen me kombëtaren e Izraelit. Ergys Fasllia me profesion berber, Medat Hasani, me profesion të mëparshëm komando, Xhezair Fishti, një imam i vetëshpallur si dhe Bekim Protopapa do të hetohen me masën e arrestit shtëpiak, derisa të përfundojnë hetimet. Në seancat e zhvilluara të martën dhe të enjten, gjykata zëvendësoi masën e sigurisë për ta nga “Arrest në burg” në atë të “Arrestit shtëpiak” për shkak të përfundimit të afatit. Të katër këta persona u arrestua në nëntor të 2016 me akuzën se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe shtetas të tjerë jashtë vendit, kanë propaganduar nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS. Gjithashtu ato u akuzuan një vit më parë se kanë mbështe-tur me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme. Por pasi prokuroria nuk gjeti fakte bindëse mbi të akuzuarit, ku të provoheshin akuza ndaj tyre dhe pasi mbar-oi afati i 1 vit i paraburgimit, Gjykata për Krimet e Rënda liron nga qelia të katër personat e dyshuar për përgatitjet e një

autoriteteve shqiptare që vunë në pranga 4 persona, të akuzuar si ekstremistë dhe të lidhur me ISIS. Pas arrestimit, gjatë cakti-mit të masave të sigurisë dhe në vijim 4 të arrestuarit pretenduan se të gjitha dyshimet e ngritura ndaj tyre ishin të pavërteta dhe të pabaza. Në deklarimet e tyre para gjykatës ata mohuan me forcë akuzat dhe pretenduan se ishin arrestuar vetëm prej fak-torit se i përkisnin besimit mys-

liman. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit është luajtur me 12 nëntor 2016 në orën 20:45, në stadiumin "Elbasan Arena". Kjo ndeshje u cilësua si një përballje e frikshme, pasi në rrugë operative institucionet ligjzbatuese kishin siguruar informacion se kjo ndeshje mund të ishte një objekt sulmi terrorist. Ndeshja përfundoi në avantazh të izraelitëve me rezultatin 0-3.

“ Gjykata ka ndryshuar masën e sig-urisë nga "arrest me burg" në "ar-rest shtëpie" për të katër personat, të cilët dyshohen se po përgatisnin një sulm terrorist në ndeshjen e kombëtares shqiptare në për-balljen me kombëtaren e Izraelit. Ergys Fasllia me profesion ber-ber, Medat Hasani, me profesion të mëparshëm komando, Xhezair Fishti, një imam i vetëshpallur si dhe Bekim Protopapa do të heto-hen me masën e arrestit shtëpiak, derisa të përfundojnë hetimet...

sulmi terrorist gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në Shkodër. Pak ditë para përball-jes mes kombëtares shqiptare të futbollit dhe asaj izraelite në 12 nëntor 2016 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër anti-terrori arrestoi katër persona. Ata dy-shoheshin se po përgatisnin një sulm terrorist gjatë zhvillimit të ndeshjes. 5 ditë para ndesh-jes, më datë 7 nëntor të vitit të kaluar këta katër persona u arrestuan pasi dyshoheshin që do ndërmerrnin akte terroriste ditën e ndeshjes.

NgjarjaNdeshja mes Shqipërisë

dhe Izraelit ishte parashikuar që të luhej në stadiumin Loro Boriçi në datën 12 nëntor 2016, por ajo për shkaqe sigurie u ndryshua dhe u luajt në stadiumin “Elba-san Arena”. Katër arrestimet e bëra rreth një vit më parë, të personave që u liruan ditën e djeshme nga Gjykata e Krimeve të Rënda, erdhën si pasojë e in-formacioneve të mbërritura në Shqipëri nga ana e shërbimeve sekrete izraelite. Ata sollën informacion se gjatë ndeshjes së 12 nëntorit mes dy ekipeve kombëtare, e cila do të zhvillohej në Shkodër mund të kishte një atentat terrorist. Pikërisht kjo ka sjellë edhe vënien në lëvizje të

Page 16: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

16 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Gazetarë, për të mos ju ngjarë të katapultuarve të politikës!

Nga Besi BEKTESHI

Sigurisht që me-dia ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në Shqipëri! Absolutisht

është një nga segmentet më të mira si shtylla demokracie në këtë vend, por është e sigurtë se edhe ajo është e sëmurë njësoj si të gjithë shtyllat e tjera të shtetit dhe demokracisë! Po pra, si pushteti – mazhoranca, ekzekutivi, opozi-ta, pushteti gjyqësor ose drejtësia, ai legjislativ ose parlamenti! Pse do të ishte kaq shumë e paprekur nga sëmundjet e “demokracisë” media te ne?! Ku është ndryshimi i saj prej tyre?! Jetojnë bashkë, prodhojnë lajm bashkë, flasin bashkë, nganjëherë dhe pushojnë bashkë, ndreqin dhe prishin bashkë, ndodh që edhe përfitojnë bash-kë, por dhe ngatërrohen nganjëherë bashkë! Arroganca e gazetarëve për ta nxjerrë median si të përkorë përballë politikës, pushteteve e kuvendit apo drejtësisë, është sigurisht një delir gazetaresk! Nuk ka si të jetë e tillë! Sigurisht që është një hap përpara tyre,por jo kaq shumë e përkorë! Megjithatë, njerëzit e fjalëve më shumë se sa duhet dhe premtimeve që nuk i mbajnë apo ndarjes së fjalëve të thëna nga vepra - e kanë kotë që i japin leksione medias! Absolutisht e

kanë kot, sepse janë “udhërrëfyesi” politik dhe modeli i tyre në prodhimin e “profesionistëve” dhe të mediave si me interesa botuesish dhe modele akoma më lart si interes! Shembujt nuk vijnë nga media – por nga politika dhe biznesi!

Media e krijuar nga modeli i politikës në Shqipëri nuk prek thjesht të drejtat e njeriut dhe kaq mbaroi! Media në Shqipëri “lëshon lapsin njësoj si lëshojnë gojën politikanë dhe agjita-torë politikë (neokomunistë ose neofashistë) të shtrembëruar moralisht” në Shqipëri! Absolutisht po! I mungojnë (ata gazetarë dhe media) respek-tin kodit të etikës gazetareske që nuk e njohin dhe nuk janë munduar ta njohin - pra nuk mund të jenë profesionistë, sepse janë të sëmurë nga “profesionalizmi” i politikës në Shqipëri! Nuk janë të gjitha mediat kështu jo! Sigurisht që jo! Ka absolutisht media që etikën dhe respektin ndaj profesionit e kanë ligj, ka botues dhe pronarë mediash, që respektojnë dhe nuk dhunojnë as lexuesin dhe as etikën, sepse kanë moral! Kam pse flas, sepse sigurisht kam vite e vite, që shkru-aj pothuaj përditë në njërën prej tyre sikundër është gazeta SOT! Sigurisht që kodi etikës dhe kodekset e tjera të gazetarisë profesioniste dhe në kushtet e Shqipërisë janë të vështira, por ja që testata “SOT” mbahet fort, pikërisht duke ruajtur kodet profesionale të gazetarisë!

Kurse ajo gazetari e krijuar nga interesat e politikës, përdorur në modele tenderuese dhe

fitimprurëse nga politika – do ti shërbejë dhe do ti ngjajë pikërisht politikës më “goj shkymes” që ka sot shoqëria shqiptare! Në fakt, sërish është faji i politikës dhe për difekte të mëdha në lirinë dhe shërbimin e medias në Shqipëri! Politika ka vazhduar paturpësisht ngjashmërinë e saj me diktaturën, për katapultimin e njerëzve të saj në punë dhe institucione! As një ndryshim nuk kanë neokomunizmat e viteve të demokracisë, në futjen e njerëzve në punë dhe lart në politikë – me kohën e Enverit dhe Ramizit! Biles atëhere partia zor se merrej me pastruesen – kurse sot në demokraci merren! Katapultimin e njerëzve pa prova, pa rekorde, pa profesionalizëm, pa talent, pa shkollim adekuat, pa moral profesional – është metoda e ngritjes në punë nga politika! Po dhe gazetaria, një pjesë të mirë të gazetarëve, mos vallë i ka ngritur ndryshe? Janë shumë pak testatat që kanë prodhuar të tyret! Gazetarët qarkullojnë jo vetëm për punë rrogash, por dhe grindjesh dhe pamundësisë për të punuar! Unë shikoj testatën ku shkruaj që ka prodhuar gazetarë, pse jo dhe opinionistë, që vazhdojnë të prodhojnë dhe të jenë të suksesshëm kudo ku kanë shkuar! Ka qenë një shkollë (edhe them pa ndrojtje dhe me krenari) që ka prodhuar plot të tillë! Por mediat e përdorimit absurd partiak & politik, kanë katapultuar gazetarë dhe opinion-istë – pse ju shërbejnë jo moralisht dhe jo pse janë kaq shumë të zot dhe profesionistë! I paguajnë

padronët e biznesit sipas kryesisht kërkesave të politikës dhe anajelltas! Ky është dhe një nga momentet tupërues për median në përgjithësi! “Simbioza” media & politikë – është një nga më të pakontrollueshmet në demokraci, por ka një gjë të mirë: është shumë e kuptueshme!

Askush nuk është për të dhënë leksione nga politika! Pse? Sepse askush në politikë nuk ka bërë asnjëherë raportin mes krimit ekonomik dhe politik të shkaktuar nga pikërisht politika dhe “krimit lëpirës b..the” nga media! Ky është raporti më i keq dhe mungesa më e madhe - e gjithmonë pas tij vjen prishja e etikës dhe goja e shthurur e medias apo “fakeneës” që ajo i ka model pikërisht nga politika!

Gjithsesi shërimi vjen nga largimi gjithmonë formalizmit të përgjithshëm në Shqipëri! Kur akoma janë informale gjymtyrë të shtetit dhe deri majat e tij në veprime dhe politikëbërje – media nuk mund të konsiderohet kaq keq! Kur ky mo-ment të ndryshojë si media dhe gazetarët do të përfitojnë sigurisht statusin e qartë, që duhet të kenë dhe nuk e kanë deri ditën e sotme! Po po – nuk e kanë! Sigurisht që do të ketë gazetarë: për të mos ju ngjarë të katapultuarve të politikës. Ajo ditë nuk është afër, por dhe kaq larg nuk është. Pra është më shumë afër, se sa është larg! Ditët padyshim po kalojnë dhe shoqëria po kupton se dhe media është pjesë e saj e ka sigurisht sëmundjet që ajo i ka transmetuar!

e keqe e një shteti paralel. Kundërveprimet në kundërshti me parimet demokratike ndaj shtetit, të krijuar me votën e lirë të qytetarëve, po e bëjnë më agresive dhe të pabesueshme për t’i besuar rrotacionin e rradhës. Për këto e të tjera çudira, ajo zhurmon pa patur parasysh se shteti demokratik, udhëhiqet nga ligjet dhe jo nga pasionet e tekat e formacioneve politike. Kjo tregon se në mendësitë e kësaj politike, janë akoma të pakanceluara idetë dhe koncep-tet e shtetit monist. Ajo nuk pranon realitetin e sotëm të ndryshimeve, por vazhdon pa e kuptuar tek thënia e popullit: "Bjer edhe një herë pa të shohësh". Prandaj ajo nuk mund të vazhdojë me këtë filozofi, pa bërë në radhë të parë transformimin brenda vetes, për një profil dhe formëzim në sinkron me ndryshimet që po pëson në tërësi shoqëria shqiptare. A e kanë pyetur veten politikanët shqiptarë në tërësi dhe opozita në veçanti, se kush do t'na e ndërtojë shtetin ligjor? Do ta ndërtojnë vetë shqiptarët, apo do na e bëjnë dhuratë të huajt? Këtyre pyetjeve më mirë se sa politika e tymosur, po u përgjigjen qytetarët, të cilët po i tregojnë asaj se nuk mund të vazhdohet me deduk-sione konfrontuese jashtë sistemit të vlerave demokratike. Me të drejtë shoqëria shqiptare kërkon nga kjo politikë e hazdisur një profil të ri, në përputhje me ndryshimin e ekuilibrave, në të gjithë elementët e saj përbërës.

E fajësuar për gjithçka që ka ndodhur në këto vite tranzicioni, kjo klasë politike nuk mund ti shmanget përgjegjësisë për gan-grenizimin dhe kriminalizimin e shtetit. Të bësh të paditurin siç po vepron opozita,është hipokrizi e mungesë papërgjegjshmërie poli-tike. Në këtë situatë të mbarsur me djallëzi, duke ju larguar të vërtetës, për të mos marrë përgjegjësi, po tentohet për të prodhuar dhe nxitur elementë destabilizues, duke e çuar në humbjen e arsyes. Por ajo nuk mund t'i larg-ohet të vërtetës për gjithçka që ka ndodhur si një trashëgimi e së keqes, ku krimi fitoi ndaj qytetarit dhe u ngrit në sistem. Asgjë nuk ndodhi brenda një nate, muaji apo viti,

por si një veprimtari e toleruar nga politika e papërgjegjshme, gjatë gjithë epokës tranzitive. Të akuzosh sot me nota patologjike, për gan-grenizimin dhe kriminalizimin e shtetit, që deri dje nuk ekzistonte, është sa absurde aq dhe qesharake. Opozita nuk vjen nga hëna por nga kaosi dhe anarshia që la pas si "mina me sa-hat" dhuratë për qeverinë e radhës. Të aludosh kundër ngritjes dhe forcimit të shtetit ligjor, pa vënë në eficensë elementët jetikë të tij, siç është institucionalizimi i drejtësisë së munguar, është lajthitje shkatërruese për demokracinë dhe funksionimin e saj. Filozofia e opozitës për shtetin, na kujton legjendën e ndërtimit të kalasë së Shkodrës, e njohur tashmë nga të gjithë. Shqiptarët nuk mund të presin që çdo gjë duhet t'na vijë nga jashtë si parafabrikate, sepse nuk ka asnjë shans që shtetin ligjor të na e bëjnë dhuratë ndërkombëtarët. Le të shërbejë si pikënisje për ndryshim, institucionalizimi i institucionit të drejtësisë së munguar dhe në mënyrë të veçantë zbatimi i vetingut si një shen-jë shprese për funksionimin e shtetit. Zbatimi i tij do të shënonte kthesën e domosdoshme për pastrimin e mbetjeve i ideologjizmave arkaike që kanë penguar zhvillimet demokratike dhe rritjen e standarteve të saj.

Shembujt e shumtë të botës së qytetëruar janë një reflektim edhe për klasën tonë politike. Nëse ju referohemi atyre që kanë shënuar histori suksesi, duke ndryshuar regjimet, struk-turat, modelet qeverisëse si dhe marrëdhëniet shoqërore, që sot janë në majat e demokracisë, eksperienca e tyre vlen edhe për ne shqiptarët. Shembulli gjerman i viteve të fundit duhet të inkurajojë edhe politikën tonë, për të ndrys-huar veten por edhe për të kultivuar tek çdo shqiptar frymën e shtetit ligjor që qëndron mbi partitizmin. Shteti iranian deri dje ishte nën sundimin e shahut, tani që është një republikë islamike, ka një tjetër filozofi që synon të bëjë përpara. Po kështu Turqia nën drejtimin e Er-doganit, tepër i kontestueshëm për mënyrën se si po e drejton shtetin, kur në fakt zhvillimet ekonomike dhe ato social-shoqërore janë në

Shteti dhe opozita e botës së çudiraveNga Kastriot ALIAJ

Të flasësh për çudirat dhe aventurizmin politik të opozitës shqiptare, nuk të

del një natë dimri kur thotë populli me filozofinë dhe mençurinë e tij. Ajo që e përveçon atë, janë tendencat persistente për të prodhuar krizë, pa menduar se me këto sjellje e qëndrime bllokohen dhe vonohen proceset demokratike, për të cilat ka aq shumë nevojë konfigurimi i shtetit ligjor dhe shoqëria, që po vuan mungesën e tij. Manifestimet e saj me përmbajtje banale, të ngritura mbi alibi e sajesa për kauza artificiale siç po i fryhet fenomenit Tahiri, e ka zbritur atë në nivelet e një organizate partie të epokës së monizmit që bënte vetë prokurorin dhe gjykatësin. Me këto çudira, kjo opozitë nuk ka ndryshuar asgjë në strategjinë e saj, për normalizimin e marrëdhënieve brenda saj dhe me formacionet e tjera politike. E themi këtë sepse tek politika e saj mungon koncepti themelor për shtetin, si një sistem i pavarur politik, administrativ, legjislativ dhe qeverisës si në të gjithë botën demokratike. Shteti nuk është pronë e asnjë partie politike, por e popullit si një garanci dhe siguri për jetën dhe të ardhmen e tij. Në praktikat aktuale të saj, mungon ideja e një konsensusi liberal-demokratik, si palë në ndër-timin e një shteti të përbashkët funksional për të gjithë qytetarët. E rënë në krizë identiteti dhe depresion, nga lëkundjet brenda formacionit të saj, i kanë krijuar një hall të madh, që nuk po e kapërcen dot dhe kërkon ta inkorporojë atë edhe në strukturat e tjera të shtetit. Kështu, ajo po i tejkalon të gjitha normat e shtetit juridik, duke na kthyer shumë vjet pas në ingranazhet e shtetit monist.

Kjo korsi që po ndjek opozita nuk është dukuri e një depresioni akut, por një proces i gjatë negativ, duke u kthyer në një kopje

kushte konkuruese. Shqipëria nuk duhet të zgërlaqet akoma me paudhësitë e saj, nga kër-cimet akrobatike të politikës duke na kthyer në koma si para disa vitesh. Mbi aspiratat e këtij populli të lodhur nga mos prekja e rezultateve të demokracisë, nuk mund të dalë askush. Një shëmbull çudibërës që vlen edhe për politikën tonë është shteti kinez, i cili ideologjinë e Mao Ce Dunit e braktisi që në vitet 1970. Në vënd të ideologjisë dogmatike të tij, Kina vuri në zbatim filozofinë politike të Ten Siaopinit, duke e ndryshuar kursin për të mësuar nga perëndi-mi. Ajo pranoi atëhere të përulej, të tregohej modeste duke pritur që të vinte koha, e cila po i rezervon tashmë asaj qendrën në skenën botërore. Kina, duke përfituar edhe nga politi-kat e lëkundura dhe akrobatike të SHBA, me progresin që ka bërë vitet e fundit, po e sheh veten si superfuqi tjetër botërore. Ajo synon të jetë jo alternativë, por rivale e SHBA. Lidhur me ambiciet e saj, në kongresin e 19 të PKK, udhëheqësi suprem i Kinës Xi Jinping, deklar-oi se shteti kinez është në një moment historik, i cili ka hyrë në një epokë të re, ku vendi do të bëhet forca e fuqishme në botë me një model zhvillimi të gjithanshëm. Në deklarimet e tij, Xi Jinping shkoi edhe më tej, duke thënë se sulmi politik i Kinës është një krijim i madh, që ofron një zgjidhje të re për vendet e tjera, ajo do të bëhet një lider global për çështjet klimatike dhe tregtare. Këto ndryshime të saj kanë bërë që disa vende, megjithëse janë në krye të demokracive të zhvilluara, të kenë pikëpamje më të favorizuara, për Kinën se sa për SHBA. Po në të njëjtën linjë dhe me të njejtat konsiderata për këtë shtet të fuqishëm janë edhe Gjermania, Kili dhe Indonezia. Nga këto histori suksesi të këtyre shteteve të mëdha në ekonominë botërore duhet të nxjerrë mësime edhe politika shqiptare. Nat-yrisht që Shqipëria nuk mund të hyjë në garë me këto superfuqi, por t’i japë fund politikës së hazdisur, për të bërë kthesën historike, në ndërtimin e shtetit ligjor të munguar, në shër-bim të qytetarëve dhe jo të partive politike.

Page 17: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 17

Nga Bardhyl BEJKO

Është bërë pothuaj buka e përditshme e debateve, deklarat-ave, konferencave

dhe opinionit të gjerë, tema nga fusha e krimit dhe krim-inalizimit. Një telenovelë pa fillim e mbarim. Me këtë nis mëngjesi dhe mbyllet mesna-ta. Preferenca e politikës opozitare. Zari i hedhur në betejën finale. Ëndrra që përkund dëshirat opozitare. Lutja që ky motiv të jetojë e të shumëfishohet se këtu është varur e gjithë shpresa për të mbërritur tek froni. Basti, o fitojmë me betejën e krimit dhe nga qeveri teknike objektivi madhor, para gjashtë muajve, kërkesa ka përparuar për qeveri supermekanike. Shkurt antimafia. Gjithë qeveritë në tavolinë i kërkojnë. Vetëm atë të votave nuk e pranojnë. Nëse ndjek me vëmendje diskursin politik të bashkëortakëve të frontit opozitar të të vjetërve, po më shumë të sapo larguarve nga froni, LSI-në, verifikon lehtësisht se sa urrejtje ka në çdo fjalë, sa mllef e përbuzje për të errur e nxirë tërë struk-turat e shtetit. Në dhjetë fjalë, dhjetë kanë brenda tyre krimin, kriminelin, vrasësin, oligarkun, korrupsionin, aksion, revolucionin, luftën, të shkurtrin, të gjatin. Leksiku i fjalorit politik është ai i termave luftarak. Mungon vetëm fjala push-kë, top, tank, llogore, diagore, bunker. Po këto vetëm sa ambalazhohen e sofistikohen se real-isht qëndrojnë në sfond të urrejtjes dhe hakër-rimit të liderëve tanë. Mbeten si opsion opozitar. Çdo hallkë dhe institucion i shtetit nxihet dhe anatemohet sikur të jenë struktura të krimit dhe jo të shtetit dhe sistemit tonë demokratik. “Lëshim” bëhet vetëm për organin e prokurorisë, ku liderët opozitarë, përpiqen ta kursejnë e t`i paraqesin si luftëtarë të pamëshirshëm kundër krimit dhe mbrojtës të paepur të ligjshmërisë. Si një organ që ka marrë në dorë fatet e drejtësisë dhe është bërë garant i luftës dhe shpartallimit të strukturave kriminale, krimit, të pasuruarit të jashtëligjshëm, korrupsionit dhe gjithë të këqijave që kanë lindur me ardhjen në pushtet të kësaj mazhorance. Nëse do ishte kështu në vendin tonë askush nuk do guxonte të shkelte ligjin. Përpjekja për ta paraqitur periudhën e sundimit të PD-së dhe LSI-së, si koha e artë, si-kur deri para pesë vitesh kishim një Shqipëri të pastër, pa njolla, një vend pa kanabis, pa vjedhje, pa vrasje, pa korrupsion, një pikë referimi për vendet më të zhvilluara jo vetëm në Europë, po edhe si planet. Kjo falë koalicionit të “ndritur” e punës së jashtëzakonshme të qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha dhe bashkëkoalicionisti i LSI-së.

Propaganda opozitare bën përpjekje ti-tanike se gjoja sapo populli i hoqi pushtetin këtij koalicioni të “ndershmish”, largpamës dhe luftëtarë të paepur kundër çdo padrejtësie, mbiu menjëherë çdo e keqe e cila tani në këto vite e ka shndërruar vendin në një skëterrë dhe e kanë bërë jetën e popullit të mjerë. Dhe krimin si kryezot dhe fuqiplotë, ku nuk del dot në rrugë se të vjedhin e të vrasin. Një perceptim sa grotesk aq edhe fantazist e jo realist. Sikur PD dhe LSI kanë mbërritur sot nga kozmosi, si virgjëresha të udhëhequra nga korrektesa, sikur të ishin etaloni i ndershmërisë dhe i pastërtisë. Këtë mesazh me një intensitet të jashtëzakonshëm, kërkojnë të na injektojnë në jetën e përditshme, fronti i bashkuar opozitar. Dhe për ta bërë sa më efikase këtë propagandë, kanë marrë rolin e prokurorisë, policisë, gjyqësorit, gazetarit, analis-tit dhe mbushin portale e mediume me të vërteta e gënjeshtra që bien erë nga shumë kilometra. Po qëllimi i opozitarëve tanë, është i mirëmenduar dhe i llogaritur. Të trullosin opinionin shoqëror. Të trazojnë ndërgjegjen e shqiptarëve. Ta nxijnë realitetin, ta paraqesin qeverinë sikur të ishte një pushtuese që ka mbërritur në këtë vend

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Operacioni “Forca e ligjit”, përballë konventa e antikrimit

Propaganda opozitare bën përpjekje titanike se gjoja sapo populli i

hoqi pushtetin këtij koa-licioni të “ndershmish”,

largpamës dhe luftëtarë të paepur kundër çdo

padrejtësie, mbiu men-jëherë çdo e keqe e

cila tani në këto vite e ka shndërruar vendin

në një skëterrë dhe e kanë bërë jetën e

popullit të mjerë. Dhe krimin si kryezot dhe fuqiplotë, ku nuk del

dot në rrugë se të vjed-hin e të vrasin. Një per-

ceptim sa grotesk aq edhe fantazist e jo re-

alist. Sikur PD dhe LSI kanë mbërritur sot nga kozmosi, si virgjëresha

të udhëhequra nga kor-rektesa, sikur të ishin

etaloni i ndershmërisë dhe i pastërtisë. Këtë mesazh me një inten-

sitet të jashtëzakon-shëm, kërkojnë të na injektojnë në jetën e

përditshme, fronti i bashkuar opozitar...

si një forcë që do shkatërrimin dhe opozita si shpëtimtare e vatanit, po përpiqet të çmontojë këtë qeveri, e cila sipas saj i ka sjellë këtij pop-ulli një mijë e një të zeza e vështirësi. Intensiteti i propagandës është histerik. Nuk jetojmë një moment qetësie. Goditet nga të gjitha anët si-kur këtu nuk është vendi që jetohet e punohet, njerëzit investojnë, fitojnë, shëtisin, vrapojnë, po si të ishim në një betejë për jetë e vdekje. E gjithë përpjekja është për ta akuzuar mazhorancën që nuk bën shtet, po është në mbështetje të krimit e kriminelëve. Epo logjikë më fëminore zor se gjen e dëgjon në tërë planetin tonë! Qëllimi? Të ziejë urrejtja. Të ngrihet dëshpërimi. Të ndizen motorrët e protestës dhe të ndëshkimit ndaj atyre që i kanë marrë privilegjet dhe kolltuqet opozitës. Të justifikohet opozita për protesta t`u jepet zemër militantëve, të mos bëhet vetingu, reformat, të armiqësohet qeveria me popullin.

Këtij qëllimi i shërbeu edhe konventa e LSI-së e cila vuri në qendër, jo analizën e punës së partisë dhe shkaqet që nuk ia mbërriti të bëhej forca e parë në garën e 25 qershorit, as si do bëhet opozita konstruktive, as për programet politike dhe strategjitë jetike për të ardhmen, por në thelb të konventës dhe rezolutës ishte lufta me çdo mjet për ta “çliruar” Shqipërinë nga kthetrat e krimit që e përkthyer në gjuhën e lësë-sistëve as më shumë e as më pak, por largimin e qeverisë së punistëve dhe zëvendësimin e saj me një qeveri antikrim, qeveri, tani e tutje e PD-së dhe simotrës LSI. Se sipas logjikës të opozitarëve të rinj, këto dy forca janë të vetmet që mund t`i japin drejtim këtij vendi dhe ta nxjer-rin nga bataku, ku e ka shpënë qeveria e krimit në këta tre muaj të qeverisë “Rama i krimit”. Më hapur se kaq nuk ka si të jepet mesazhi i një partie që i ka vënë vetes detyrë të rifitojë me çdo kusht privilegjet dhe të arrijë të vërë në një dorë, jo vetëm ekzekutivin, por edhe legjislativin, tërë piramidën e shtetit, jo me votë, po me top dhe të komandojë nga bashkitë deri në presidencë. Çfarë nuk u deklarua në konventën e LSI-së? U fol me pathos. U deklamua. U etiketuan të gjithë deputetët dhe strukturat shtetërore. U ndanë socialistë e mirë nga rilindësit. Dhe shpëtimi i vetëm i situatës sipas konkluzionit të saj është delegimi, jo me votë, se vota e dha provën, por pushtet me dhurim si trëndafili në gotë. Dhe teoritë, betimet e premtimet për luftë kundër krimit edhe pse kanë arritur kulmin, janë vetëm fjalime dhe deklamime. Se opozita nuk ka asnjë mundësi të luftojë krimin dhe kriminelët se nuk ka asnjë mekanizëm në duar, veç oponencës, dëshirës, debatit, analizës, propozimeve dhe sugjerimeve. Pikërisht në një kohë kur lufta kundër kanabisit u certifikua nga organizma prestigjioze italiane ata që na asistojnë, me shifra e fakte, me informacione serioze pa asnjë anësi e realisht, pikërisht tani është ngritur në qiell zëri i opozitës për luftën ndaj krimit që realisht është një luftë teorike dhe më shumë propagandistike. Nëse do ishte realiste opozita jonë nuk do merrte anën e krimit as do bënte jehonë propagandistike, por do ishte vënë në krah të organeve ligjzbatuese për t`i dhënë mbështetje të fuqishme e serioze luftës pa kom-promis kundër krimit dhe kriminelëve. Barazimi i qeverisë me bandat e krimit dhe qeveritarëve me kriminelët nuk është se e bën opozitën më të besueshme, përkundrazi e nxjerr zbuluar në sytë e opinionit të gjerë, e zhvesh lakuriq në qël-limet e saj, zbulon etjen për marrjen e pushtetit, jo me votë, por me revolucion. Dhe ky zanat është i kahershëm i opozitës tonë.

Dhe zëri kundër krimit, i opozitës në propa-gandën e saj të pandërprerë është bërë edhe më e fuqishme gjatë këtyre ditëve sapo u mësua që qeveria shqiptare e asistuar dhe mbështetur nga organet më të specializuara të qeverive mike që nga SHBA, Anglia, Gjermania, Italia etj., kanë vendosur të ngrenë task- forcën me emërtimin “Forca e ligjit”. Pikërisht fill pas këtij vendimi i

kanë nxjerrë shpatat nga milli dhe me tërë furinë kundër qeverisë. Duke ngritur njëqindfish zërin sikur duan të rivalitizojnë strukturat e shtetit dhe të minimizojnë aksionin e rëndësishëm dhe të vështirë të luftës reale kundër krimit. Të pengojnë luftën kundër të paprekshmëve, atyre që në këtë vend për këto 27 vjet kanë bërë, kërdinë, çfarë kanë dashur mbi Shqipërinë. Di-het se përballë kësaj lufte nuk kanë imunitet as qeveritarët e as liderët opozitarë që bëjnë sikur luftojnë kundër krimit, por i marrin në mbrojtje njerëzit e vet.

Opozita jonë shkon sipas sentencës pop-ullore. Bëni siç themi ne dhe bënë siç duan vetë. Dhe shembulli kuptimplotë është ai i krye-bashkiakut të PD-së në Mallakastër, i cili nuk u dorëzua sipas ligjit, po për të u zbatua varianti i Maliqit. Pikërisht puna konkrete e qeverisë, lufta e vendosur e policisë kundër krimit të organi-zuar që këtu tek ne nuk është pesë, por madhor, fiks, njëzetë e shtatë vjeç. Nismë e qeverisë “Forca e ligjit” e ka nxehur keqazi opozitën. Është kjo që e ka bërë Lulzim Bashën dhe bashkëkryetaren e frontit opozitar, Monikën të papërmbajtur. Po të dëgjosh fjalët që kumtojnë, bashkëkryetarët e opozitës tonë, ata janë vënë në garë kush të thotë fjalën më të rëndë kundër qeverisë dhe cili të gjejë epitetin më pikant për të përkufizuar krimin e kriminelët me pushtet. Kur organet prestigjioze italiane, deklarojnë se kanabisi është reduktuar 1 përqind, si sipërfaqe, liderët tanë opozitarë, bëjnë të mërziturin. Janë të dëshpëruar e të shqetësuar. Ata nuk lënë formë pa ndjekur për ta paraqitur këtë si një dëshmi jo serioze. Si një gënjeshtër shekullore. Dhe mallkojnë tërë italianët që janë marrë me këtë aksion dhe kanë deklaruar këtë konkluz-ion. Kur qeveria deklaron se vetëm gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar mbi 30 milionë euro të krimit, ata nxehen e bërtasin. Kur deklarohet se “Task Forca” me emërtimin “Forcë e ligjit” është në veprim, liderët opozitarë ngrenë zërin si të marrë dhe shtojnë edhe më shumë presionin, jo kundër krimit e kriminelëve, por qeverisë e policisë që është në aksion real kundër krimit.

Në të vërtetë opozita jonë nuk ka punë me krimin as me kriminelët. Qëllimi i tyre i vërtetë është si ta paraqesin në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, këtë mazhorancë, si të krimi-nalizuar që i ka ditët të numëruara. Dhe aksioni i opozitës së bashkuar që shumë shpejt do vijë sipas fantazisë së tyre në Shqipëri, një qeveri e ndershmërisë, qeveria antimafia e PD-LSI. Një qeveri sipas logjikës opozitare që duhet të vendoset në tavolinë. Kjo e zgjedhura me votë, sipas opozitës është fare kotë. Ndaj thirrja e opozitës së bashkuar për tërë forcat opozitare shqiptare dhe lutja t`iu bashkohen edhe ato ndërkombëtare që të zmadhohet fronti dhe të bëjë realitet dëshirën e opozitës për një qeveri besimi, antikrimi, antimafia, teknike e supert-mekanike. Dhe kjo qeveri ka vetëm një emër. Qeveria pëdëlësëiste. Qeveria e antikrimit. Dhe kuptohet që qeveri e “mirë” mund të jetë vetëm qeveria që do opozita. Jo ajo që voton populli. Se vota e popullit për opozitën tonë nuk ka asnjë vlerë. Ajo që vendos është koalicioni opozitar që për pushtet nuk pyet. Ndaj këto ditë janë vënë ballëpërballë. Operacionet në dy fronte. Njëri real. I bazuar. I vërtetë. I studiuar. I llogaritur. Që ka një qëllim madhor real. Dhe emërtohet “Forca e ligjit”. Dhe kjo forcë ka në mbështetje shumë shtete mike. Brenda tij është FBI e DEA. Struk-tura antikrim nga Gjermania, Anglia e Italia. Elitën e policisë shqiptare. Gjithë organet ligjz-batuese kombëtare. Burra e gra të ndershëm që e duan shtetin. Dhe përballë është fronti tjetër. Fund e krye ireal. Imagjinar. Fronti i opozitës, mbushur me ultimatume. Me premtime. Me betime. Anatemime. Front luftarak. I ngritur mbi supozime. Fronti i bashkuar opozitar. Me një emërtim bombastik. “Fronti për qeverinë re dalë nga, konventat e antikrimit dhe ndëshkimit”.

Page 18: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

18 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Shkrimtari akuza Ministrisë së Kulturës për veprimtaritë përkujtimore për autorët dhe aktivitetet e munguara letrare

Ministria e Kulturës kujtohet për shkrimtarët, vetëm për homazhe pas ndarjes nga jeta

PANDELI KOÇI:PANDELI KOÇI:

Shkrimtarët shqiptarë nuk vlerëson dhe nuk kujtohen nga Ministria e Kulturës. Në një kohë

që ministria tashmë ka nisur dhe fushatën kombëtare “Takohemi për një libër”, për autorë të ndry-shëm nisma të tilla duhet të jenë më të mirëorganizuara në tërë vendin. Në intervistën për “SOT” shkrimtari Pandeli Koçi i njohur me emër letrar Sazan Goliku flet për punën me krijimtarinë letra-re. Ai ndalet dhe në vështirësitë që kanë autorët shqiptarë për botimin e veprave dhe thekson se nga Ministria e Kulturës nuk përkujtohen as autorët që janë ndarë nga jeta dhe nuk bëhen aktivitete dhe për autorët që janë sot. Shqetësuese për au-torin Koci është dhe mungesa e kritikës letrare, që sipas tij duhet që të ketë mekanizma që të nxisë shkrimin e kritikës. Fatkeqësi e quan shkrimtari Pandeli Koçi gjendjen në të cilën ndodhen sot autorët shqiptarë, ku sipas tij Ministria e Kulturës mjaftohet vetëm me parrulla të bukura dhe kur ndahen nga jeta për ti bërë homazhe.

-Në krijimtarinë letrare me çfarë po merreni këto kohë?

Po punoj për një tjetër libër. Po shkruaj një vëllim me poe-zi, por natyrisht duke qenë në këtë moshë jemi dhe të ndrojtur për të nxjerrë diçka e vlerë dhe nganjëherë thuhet, që ky do të jetë dhe libri i fundit që po shkruaj, por po punoj për librin që e kam titulluar “Gjysma diel-li”. Është një pasqyrë e tërthortë poetike e dritëhijes që kemi në realitetin që po jetojmë. Ka poezi që pasqyrojnë jo vetëm botën shpirtërore të autorit, por janë dhe refleksione nga e kaluara si dhe mendime për të ardhmen. Unë jam i prirur që dhe në lirikë të pasqyrohen kontradiktat e jetës së përditshme, problemet e jetës dhe këto natyrisht me gjuhën e poezisë me një konk-retësi poetike. Se sa ajo do jetë në nivelin e vëllimeve të mëpar-shëm me poezi kjo mbetet në dorë të lexuesit dhe kritikës. Libri i fundit, që unë kam botuar “Aksion në shkumën e vaskës”, ku u shkruan artikuj serioz që për mua ishin pozitiv, por që unë sërish ngelem që kritika duhet të thotë fjalën e saj dhe për vepra që krahas vlerave që mund të kenë kanë dhe dobësitë e tyre. Nëpërmjet zhvillimit të këtyre dobësive do të shikojmë dhe dobësitë dhe prirjet që ka sot letërsia. Ngelem i atij mendimi që kritika duhet ta bëjë këtë, por që të kemi një kritikë seri-oze dhe profesionale, duhet të krijojmë dhe kushtet kulturore dhe arsimore, si dhe materiale.

dhimbshme ndaj këtyre vlerave të njerëzve që i kushtuan jetën letërsisë. U nda nga jeta Kasëm Trebeshina, kush ka qenë ku-jtuar për veprat e tij? Asnjë nga institucionet. Ne themi nuk kemi drama, por Trebeshina ka shkru-ar një seri veprash që mund të viheshin në skenën e teatrit, që duhet ta bënin institucionet. Por kur u nda nga jeta u kujtuan vetëm ti bëjnë ngushëllime. Min-istria e Kulturës kujtohet vetëm kur ndahen nga jeta dhe për ti bërë homazhe shkrimtarëve, sepse më herët nuk i ka në vëmendje. Kemi dhe të tjerë autorë sot si Nasi Lera, Zija Çela, Koço Kosta, Kiço Blushi, Ruzhdi Pulaha, etj, që nuk po kanë vëmendje. Po ne sot nuk po kujtomë as Moikom Zeqon, që për veprën e tij nuk po ka vëmendje nga institucionet. Ministria e para duhet të punojë që

të nxisë këto vlera pa harruar dhe autorë të tjerë më të rinj, që duhet të nxiten dhe përmes spon-sorizimit që duhet të bëjë ministria. Ka autorë që kanë vepra

të pabotuar që po flenë veprat. Ku ti gjejnë paratë autorët? Edhe pas 27 vitesh demokra-ci ne nuk kemi një institucion që të kujdes për vlerat dhe ti sponsorizojë. Këtë e bëjnë vetëm individë të veçantë, ndonjë biznesmen, njerëz dashamirës, por kjo nuk mjafton duhet që çdo gjë të institucionalizohet. Pra sa janë gjallë autorët nuk kujtohen institucionet, ministria, por sa ndahen nga jeta kujto-hen vetëm për homazhe. Kur u nda nga jeta Pano Taçi vajtën në varrim dhe ministra, por pas kësaj askush nuk u kujtua më për të. Mungesa e kujtesës dhe vlerësimit për autorët shqiptarë është shumë problem sot. Kjo është e dhimbshme jo vetëm nga ministria që e ka për detyrë, por dhe nga institucione të tjera që duhet të jenë pranë. Nëse dhe institucioni i presidentit jep një titull është vetëm ana formale nuk është ndihma që duan au-torët shqiptarë.

-Çfarë pret të ndryshojë në këtë situatë në vijim nga Minis-tria e Kulturës?

Panairi është festa e librit. Është një veprimtari ku bal-lafaqohet botuesi dhe lexuesi. Është e kuptueshme dhe na-tyrshme, që botuesit të shesin librat e tyre. Këtu është prob-lemi të shikojmë dhe raportin midis shkrimtarit dhe lexuesit. Aty bëhen vërtetë takime me shkrimtarë të ndryshëm, nat-yrisht dhe me emra të njohur biseda me ata dhe diskutime librash. Por duhet që nga viti në vit përveç shitjes së librit të shikohen dhe elemente të tjera. Këtë nuk e kanë në dorë biznes-menët. Kjo duhet të gjejë mënyra të veçanta, por dhe panairi mos të mbetet vetëm në dorë të Shoqatës së Botuesve por të ketë vëmendjen dhe nga Ministria e Kulturës, e cila mjaftohet vetëm duke dhënë një fond por që nuk mjafton vetëm kjo. Ministria në bashkëpunim me shoqatën të fillojë të gjejë mekanizma, që aty të vazhdojë panairi dhe në as-pektin e frymës së bashkëpunim-it botues shkrimtar, botues me botues, shkrimtarët mes tyre për të pasuruar jetën. Askush nuk mendon për shkrimtarët që kanë shkruar veprat, nuk flitet për peripecitë e tij deri te botimi. Do ketë probleme dhe jo të gjithë janë të gatshëm për botimin e librit, por të jetë kujdes i madh për të nxjerrë vlerat. Por Min-istria e Kulturës bën vetëm parruga të bukura qoftë dhe kjo “Shqipëria lexon” por se si do bëhet ky lexim, apo si bëhej dikur takime me shkrimtarët, që duhet të jenë më të organizuara dhe në shkolla.

Intervistoi: Julia VRAPI

Edhe pas 27 vitesh demokraci ne nuk kemi një institucion që të kujdes për vlerat dhe ti sponsorizo-jë. Këtë e bëjnë vetëm individë të veçantë, ndonjë biznesmen, njerëz dashamirës, por kjo nuk mjafton du-het që çdo gjë të institucionalizohet. Pra sa janë gjallë autorët nuk kujto-hen institucionet, ministria, por sa ndahen nga jeta kujtohen vetëm për homazhe...

Kjo për të nxitur kritikët që ne i kemi, por që kushtet shpërfillëse të realitetit të sotëm qoftë atij shtetëror dhe arsimor bëhet që ata të mos shkruajnë dhe merren me kritikën si një drejtim, që do të bëjë vlerësim real të letërsisë artistike. Në këtë situatë mendoj që studentët që studiojnë për gjuhë letërsi duhet të kenë kurse speciale për kritikën letrare gjë që dikur kjo bëhej. Tek ne sot mbaron studimet, bën master dhe merr dhe titullin doktor dhe këtu mbyllet çdo gjë. Është për të ardhur keq që është kjo situatë. Mbi të gjitha kritika kërkon dhe të vlerësohet financiarisht nga shtypi. Ne kemi autorë, por duke mos u nxitur për të qenë kritikë profesionistë nuk shkruajnë.

-Ky është një problem prej vitesh...

Një problem, që ka nisur që pas viteve ’90 e vijon. Ne kemi kritikë, madje kemi dhe kritikë që njohin zhvillimet e sotme botërore, konceptet bashkohore për letërsinë, por këta njerëz nuk nxiten që këto dije ti pasqy-rojnë në veprat e tyre kritike apo studimore.

-Jemi te letërsia dhe këto kohë Ministria e Kulturës ka nisur fushatën e leximit “Tako-hemi për një libër”. Për ju si autor si po zhvillohet?

Një ide e mirë dhe pozitive që me shkrimtarët organizohen takime dhe bëhen lexime. Por kjo nuk duhet menduar vetëm në Tiranë dhe në ndonjë qytet tjerë kryesor të vendit. Por a bëhet kjo dhe në Tropojë si po zhvillohet në Tiranë? A bëhet në Sarandë apo Koplik e njëjta gjë? Ky është një problem që krahas anëve pozitive duhen parë dhe ku-fizimet e çdo nisme të Ministrisë së Kulturës për të njohur lexuesit e shumtë me letërsinë artistike. Nismat që merr ministria duhet të shtohen në mbarë Shqipërinë dhe të gjenden meka-nizmat, që

këto jo vetëm tek disa leva që ka ministria që nuk dihet se si organizohen, por të dihen dhe bëhen publike. Të organizohen dhe qendrat arsimore në të gji-tha rrethet e vendit, të aktivizo-hen shkrimtarët e rretheve nga janë, sepse dhe atje ka autorë, ka mësues të letërsisë dhe mos të mbesim vetëm te autorët në Tiranë. Këto lexime mund ti bëjnë dhe mësuesit e letërsisë në shkolla të ndryshme.

-Pse jeni shprehur se prob-lem me Ministrinë e Kulturës mbetet dhe vlerësimi dhe përku-jtimi i autorëve shqiptarë?

Mungon vlerësimi për shkrimtarët. Janë harruar dhe nuk përfillen shkrimtarë të njo-hur dhe me vlera, që kanë dhënë ndihmesë të shquar në themelet e letërsisë shqipe, por shpërfillja është si për ata në të kaluarën dhe për autorët sot. Përshembull para tre vitesh u nda nga jeta shkrimtari i njohur Ali Abihoxha dhe për të nuk u dha asnjë infor-macion për këtë njeri, por nuk u bë asgjë nga ministria. Është nga profesorët e viteve ’60, që vunë bazat e romanit bashkohor shqiptar, po kështu nuk kemi parë nga Ministria e Kulturës të përmendet një figurë e shquar si Jakov Xoxa, që për veprën e tij nuk kemi parë asnjë vlerësim. Kemi autorë si Qamil Buxheli, Miço Kallamata, Sterjo Spase, i cili para një viti kaloi 100 vjetor-in, por a u bënë projekte në min-istri për ta përkujtuar? Absolut-isht asgjë. Por ne nuk kujtojmë as shkrimtarë si Pjetër Arbnori,

i cili veprat i shkroi në 26 vite burg

dhe më pas vonë kur u botuan nuk u bë një kritikë, se për tu përmendur nuk përmen-det. Pra sot me keqardhje shikoj që kemi problemin e

një harrese të

Page 19: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 19

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Regjisori Spiro Duni: “Babai”, një komedi e trishtë me temë aktuale

Spiro Duni rikthen në teatër Reshat Arbanën, nesër në “Skampa” me shfaqjen “Babai”

Filmi “Memory”, në festivalin e filmit në Virxhinia

Kosova i bashkohet rrjetit SEE Cinema Network

“Memory”, filmi i reg-jisorit kosovar Ilirjan Himaj do të shfaqet sot në Festivalin e Filmit në Virxhinia. Ambas-ada e Kosovës në Uashington, përmes një publikimi në rrje-tin social Facebook, ka ftuar të gjithë adhuruesit e filmit që të shkojnë në këtë festival dhe të shohin këtë film. “Memory” sjell rrëfimin e plakut Sylë, i cili është i sëmurë me Alzaim-er. Ai del nga shtëpia për të blerë një lodër për nipin e tij. Në përballje me sëmundjen, të ftohtit e dimrit dhe reshjet e borës, ai nuk arrin të kujtojë

rrugën e kthimit për në shtëpi. Ky film është jetësuar nga aktorët: Xhevat Qorraj, Igballe Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi, Agron Shala. Pjesë e festivalit “Vir-ginia Film Festival” do të jenë shumë figura botërore, mes të cilëve edhe regjisori i madh Spike Lee dhe aktori i nom-inuar për Oscar dhe Golden Globe, William H.Macy. Filmi “Memory” ka pasur një punë të madhe për realizimin e tij dhe janë zhvilluar dhe audicione për aktorët.

Kosova iu bashkangjit rrjetit më të madh të fond-eve të filmit në Ballkan, SEE Cinema Network, bën të ditur përmes një njoftimi Qendra Kinematografike e Kosovës. Është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e South Eastern Europe Cinema Network, ku tani e tutje përmes Qendrës Kinematografike të Kosovës, edhe Kosovës iu hapën dyert që të jetë pjesë e këtij rrjeti, thekson njoftimi. SEE Cinema Network e themeluar në vitin 2000, është rrjet i shteteve të Evropës Juglindore që synon

zhvillimin e bashkëpunimit mes profesionistëve të fil-mit dhe shteteve anëtare të saj duke mbështetur zhvil-limin e kooproduksioneve ndërkombëtare dhe prodhimin e filmave të shkurtër. Qëlli-mi kryesor i SEE është pro-movimi dhe zhvillimi i indus-trisë filmike kombëtare të secilit vend pjesëmarrës për të forcuar bashkëpunimin. Me pranimin në SEE, projektet filmike kosovare do të kenë mundësinë të aplikojnë për zhvillim të filmit të metrazhit të gjatë artistik dhe të shkurtër.

Kumbaro: Nuk e kam detyrim konsultimin me UNESCO

Deputeti i PS, Alket Hyseni thirri në interpelancë ministren e Kulturës Mirela Kumbaro për ndërtimin në parkun e Butrin-tit. Hyseni kërkoi sqarime për ndërtimin në Butrint, projektin dhe konsultimet, ndërsa shtoi se duhet një plan i qartë menax-himi, pasi ka rezerva, edhe për aspektin e elementëve korrup-tiv. “Kur janë bërë konsultimet dhe kush janë garancitë? Ka rezerva për menaxhimin e parkut të Butrintit. Zbarkimet e turistëve të huaj janë katërfish-uar, ndërsa të ardhurat janë dyfishuar. Mendoj se ka rezerva

edhe për aspektin e elementëve korruptiv” deklaroi Hyseni. Ministrja theksoi se nuk është i detyrueshëm konsultimi për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur bëhet fjalë për ndërhyrje të mëdha, ndërsa theksoi se kishte marrë garanci nga subjekti privat. Nuk është i detyrueshëm konsultimi me UNESCO për ndërhyrje të vogla, por vetëm kur behet fjalë për ndërhyrje të mëdha. Me subjektin që bën ndërhyrje kemi pasur kon-sultim dy vjet rresht dhe i ka pranuar të gjitha kushtet tona”, tha Kumbaro.

Pas deklarimit për dorëheqjen dy muaj nga zgjedhja si kryetar i Akademisë së Shkencave, akademiku Gudar Beqiraj shprehet se ky ven-dim lidhet edhe me propozimin e presidentit, kërkesë që vjen në kohën kur fati ASH është përfshirë në debate të forta për ekzistencën e saj. Pasi zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta dje akademiku Beqiraj deklaroi se pranoi propozimin e presidentit për të vazhduar sa më mirë punën Akademia e Shkencave. “Dis-kutuam me presidentin për rreth një orë dhe në përfundim të kësaj bisede që ishte shumë konstruktive, unë pranova propozimin e pres-

identit që për të vazhduar punën sa më mirë Akademia e Shkencave në këtë situatë që jemi, unë të hap rrugë në kuptimin e mirë të fjalës, duke dhënë dorëheqjen”, u shpreh akademiku Gudar Beqiraj. Ai pohon se prej 45 vjetësh është pjesë e Akademisë së Shkencave, ndaj këtë vendim e quan vetëm si largim nga kar-rigia e kryetarit. “Do të vazhdoj të jem shumë aktiv në Akademinë e Shkencave si anëtar i saj sepse kam një jetë të tërë në Akademinë e Shkencave”, pohon akademiku Beqiraj. Por pas dorëheqjes Akademia e Shkencave do të nisë garën nga e para dhe nuk ka as

kryetar dhe as nënkryetar. “Nis procedura e cila kërkon kohën e saj për të bërë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit, gjithmonë me zgjedhje të fshehta me kandidatura”, tregon më tej akademiku Beqiraj. Dorëheqja e Gudar Beqirajt erdhi pas qëndrimeve të kryeministrit Rama, i cili para procesit të zgjedhjes brenda Akademisë së Shkencave kërkoi reformim-in e këtij institucioni, duke paralajmëruar ndërprerjen e fondeve. Por pavarësisht kësaj komisioni parlamentar për Arsimin dhe Mjeteve të Informimit Publik dy ditë më parë votoi në unanimitet buxhetin për Akademinë

e Shkencave që kap shifrën e 108.5 milionë lekë. Më herët ministrja Lindita Nikolla tha se janë tre grupe pune nga kryeministria që kanë përgatitur një draft për të mënyrën se si do të reformohet institucioni. Asambleja e Akade-misë së Shkencave i kërkon dialog qeverisë dhe më datë 16 nëntor do të dorëzojë pranë Këshillit të Ministrave projekt-propozimin për reformimin e ASH. Pas ngërçit me strukturat drejtuese të Akademisë dhe deklaratave të kryeministrit Rama për bllokim fondesh nëse Akademia e Shkencave nuk reformohej, asambleja e këtij institucioni kërkon dialog.

Gudar Beqiraj: Dorëheqjen nga drejtimi i Akademisë ma propozoi presidenti

Julia VRAPI

Vepra "Babai" shkruar nga autori i njohur Florian Zeller vjen nesër premierë në skenën e teatrit “Skam-

pa” në qytetin e Elbasanit. Këtë herë regjisori Spiro Duni sjell një vepër që është shfaqur me sukses dhe në skenat e botës, dhe për teatrin në Elbasan premton të jetë këto vitet e fundit shfaqja më e bukur. Rolet në vepër regjisori i njohur Spiro Duni ia ka besuar një kaste aktorësh të vlerësuar të teatrit. “Babai” vjen pre-mierë me aktorët Reshat Arbana, Flaura Kureta, Hysen Mullajonuzi, Mario Elezi si dhe Elia Zaharia. Ba-bai në vepër interpretohet nga aktori Reshat Arbana, i cili rikthye pas disa vitesh në teatër me një tjetër bash-këpunim me regjisorin Spiro Duni. Në një reagim të tij kur vetëm një ditë na ndan nga premiera regjisori Duni pohon se në qendër të veprës është sensibilizimi ndaj moshës së tretë. “Vepra është shkruar nga një autor, që është vetëm 38 vjeç sot dhe është vlerësuar në botë me veprat e tij. Ve-pra “Babai” është një temë ndërkom-bëtare, që është sensibilizimi ndaj moshës së tretë dhe ndaj sëmundjes së alzheimerit që është e përbotshme, si dhe marrëdhënia baba dhe bijë. Ne kemi të bëjmë në vepër me një problem familjar, që kontributi ynë do të jetë modest si profesionist në art dhe shpresojmë të krijojmë një impakt të madh emocional. Por krye-sorja është sensibilizimi i njerëzve për këtë moshë”, pohon regjisori. Një subjekt real i ditëve tona, ku mosha e tretë mbetet në udhëkryqin për ti kaluar ditët me fëmijën apo në azil. “Do ta çojmë në azil këtë njeri apo do

të humbim jetën tonë. Disa e quajnë tragjedi moderne, disa dramë ndërsa unë preferoj ta quaj komedi e trishtë, sepse kështu është edhe koncepti që kam mbi këtë vepër”, vijon më tej regjisori Spiro Duni. Me rolin e ba-bait aktorin Reshat Arbana regjisori e vlerëson jo pak, duke e cilësuar pasuri e vendit. “Ta kemi mirë, sepse aktorët si ai kanë mbetur shumë pak në teatrin tonë shqiptar. Nuk kemi nevojë të themi emra, sepse dihet kush janë, por duhet ti nderojmë dhe respektojmë për përkushtimin e tyre. Janë brilantë dhe janë pasuri e madhe e aktrimit në vend”, cilëson regjisori i njohur Spiro Duni. Për këtë vepër është paguar dhe e drejta e au-torit. “Në muajin dhjetor vepra do të vijë dhe në skenën e teatrit në Tiranë,

sepse është bashkëpunim i teatrit “Skampa” me Teatrin Kombëtar si dhe Ambasadën Franceze. Ambas-ada Franceze ka marr përsipër dhe të drejtën e autorit, ka paguar për të drejtën, që të jemi korrekt dhe me këtë autor kaq të famshëm sot”, vijon regjisori Duni.

Shfaqja interes për publikun në “Skampa”

Kliti Kapaj drejtor në Qendrën e Artit Elbasan, ku përfshin dhe teatrin “Skampa” pohon se bashkëpunimi me regjisorin e njohur Spiro Duni është një marrëdhënie sa e vjetër dhe organike aq edhe e re me teatrin e El-basanit. “Është një rikthim në qytetin ku ai u rrit dhe shkëlqeu si regjisor, ku e çoi përpara në nivelet më të larta të teatrit shqiptar teatrin “Skampa”.

Mendoj se është një shfaqje që në qytet ka sjell një gëzim dhe publiku po e pret me shumë dëshirë. Stafi realizues, trupa dhe unë personalisht jemi fokusuar 100 përqind, që kjo shfaqje të arrijë suksesin që ne pres-im. Pjesa është aktuale për çdo kohë dhe shoqëri. Ajo është padyshim shfaqja më e bukur e viteve të fundit”, pohon drejtori Kapaj. Kjo vepër çel sezonin artistik në teatrin “Skampa” dhe sipas drejtorit Kliti Kapaj kasti i aktorëve është i mrekullueshëm, ku në pararoje është i madhi Reshat Arbana. “Kjo shfaqje ka impakt në qytetin e Elbasanit me takime me studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani”, një kafe me kryetarin e Bashkisë me mikpritjen dhe respek-tin e të gjithë kastit çdo moment,

sepse aktorët po jetojnë në Elbasan këto kohë gjatë provave. Tetori, nën-tori dhe dhjetori janë tre muaj plot aktivitete në Qendrën e Artit Elba-san, si Takimi Kombëtar i Orkestrave të Harqeve, Festivali Ndërkombëtar i Teatrit, vjen tani premiera “Babai”, koncert për festat e Nëntorit dhe koncerti Gala i fundvitit”, tregon më tej drejtori Kliti Kapaj. Nga data 11 deri më 19 nëntor premiera shfaqet në orën 19.00 në teatrin “Skampa”.

Është një rikthim në qytetin ku ai u rrit dhe shkëlqeu si regjisor, ku e çoi përpara në nivelet më të larta të tea-trit shqiptar teatrin “Skampa”. Mendoj se është një shfaq-je që në qytet ka sjell një gëzim dhe publiku po e pret me shumë dëshirë. Stafi realizues, trupa dhe unë personal-isht jemi fokusuar 100 përqind, që kjo shfaqje të arrijë suk-sesin që ne presim...

Page 20: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

20 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Tri ditë më parë Andrea Pirlo i

dha edhe zyrtarisht fund karrierës së tij,ndërsa pritet të bëjë për këtë edhe një ceremoni lamtumire në muajt e ardhshëm në Itali e me shumë gjasë tej Juventusi, i cili i ka ofruar post drejtues. Shumë figura të mëdha të futbollit kanë nxituar të përshëndesin Pirlon, duke e cilësuar lojtar të madh. Nuk mungoi as mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj, i cili ka shkruar “fale-minderit mjeshtër” në italisht, duke e shoqëruar edhe me një foto montazh të tijin me Pirlon. Në fakt në foton origjinale janë Inzagi dhe Pirlo gjatë një ceremonie të më të mirëve të vitit 2013. Mavraj ka dashur të bëjë humor, duke parë postimet e shumta që kanë bërë lojtarët me Pirlon.

TAKIMI

VENDIMI

MBROJTËSI

Kosovari stërvitej i diferencuar por ishte e pamundur, federata njofton se nuk do të afrohet zëvendësues

Alarm në Kombëtare, Migjen Basha nuk ia del dhe braktis Antalian

Adriatik BALLA

Kombëtarja vijon të stërvitet me intensitet në Antalia, atje ku do të zhvillojë më 13 nëntor një ndeshje mi-

qësore me përfaqësuesen e Turqisë. Për trajnerin Kristian Panuçi gjërat po shkojnë mirë dhe grupi është mjaft i përkushtuar, ndërsa ai ka rritur dozën e përgatitjes fizike dhe ka eksperimentuar mjaftueshëm në aspektin tekniko-taktik, duke dashur të krijojë idenë e qartë për formacionin që do të zbresë titullar, por edhe për ekipin e së ardhmes, pasi besohet se kjo miqësore do t’i shërbejë Panuçit të krijojë një bazë lojtarësh për objektivat e tij të ardhshëm dhe objektivi madhor është kualifikimi në kampionatin Europian të vitit 2020. Por në prag të ndeshjes miqësore me turqit, vjen një lajm aspak i mirë. Organizatori dhe një prej lojtarëve titullarë të Kombëtares, Migjen Basha, nuk ia doli të riaftësohet në kohë dhe për pasojë ka braktisur vendqëndrimin e Kombëtares në Antalia, duke u kthyer në Itali pranë skuadrës së tij të Barit. Futbollisti nga Kosova ishte programuar të ishte pjesë e forma-cionit, por dje ai kujtoi përfundimisht se nuk ishte gati dhe rikuperimi në kohë për ndeshjen ishte thuajse i pamundur. Për të mos rrezikuar më tej, Basha vendos të lërë Antalian e t’i kushtohet rikuperimit të tij sipas një programi të caktuar. Kështu, pas disa seancave stërvitore të zhvilluara veçmas skuadrës, 30-vjeçari është larguar nga rezidenca e ekipit për-faqësues në Antalia. Mesfushori do të vazhdojë të ndjekë fazën e riku-perimit pranë klubit të tij. Për efekt

të kohës së shkurtër trajneri Panuçi nuk do të thërrasë zëvendësues të ri. Që trajneri nuk do të marrë lojtar tjetër e konfirmoi edhe Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një informacioni të shkurtër.

Gjendja e grupitBerisha duket në formë, të pa-

ktën në goditjet e përgatitësit të portierëve Bozhiqi, mund të vini bast se dhe Strakosha po ashtu. Në An-talia, aty ku Kombëtarja nis sprintin drejt një misioni të ri, atij për “Euro 2020” dhe pjesëmarrjen në Nations League, kuqezinjtë e Panuçit kanë zhvilluar dhe seancën stërvitore të pasdites këtë të enjte. Ndërkohë, ka përfunduar rreth orës 18.45 me orën lokale të Antalias seanca stërvitore e radhës së ekipit kombëtar të futbollit. E ndarë në dy grupe sipas programit stërvitor të trajnerit Panuçi, ne 20 minutat e para u realizua një nxemje e plotë me ushtrime shpejtësie dhe pak shkrydhje të lojtarëve. Me pas,

stafi kishte planifikuar edhe një ndeshje kontrolli duke parë sërish versione të ndryshme të futbollistëve në fushë, sipas ndarjes së bërë nga vetë trajneri. Një përzgjedhje miks në të dyja skuadrat e ndara për të vlerësuar pozicionet dhe rendimen-tin e gjithsecilit. Vetë trajneri Panuçi në shumicën e rasteve orientonte gjatë lojës lojtarët në lidhje me vep-rimet dhe destinacionin e lëvizjeve të tyre në fushë. Panuçi vuri përballë sot dy skuadra të ndryshme nga dje në mënyrë për të parë dhe vlerësuar me mirë situatën taktike të gjithsecilit. Ekipi, ditën e premte ka të plani-fikuar për të zhvilluar dy seanca stërvitore, si paradite, ashtu edhe pasdite. Këtë herë trajneri Kristian Panuçi mund të punojë i qetë, larg syve kureshtarë, dhe është me mjaft interes të shihet se çfarë do të ofrojë në testin e kësaj të hëne përballë Turqisë, preludin e një fushate të re për Kombëtaren. Duhet thënë se në

Nga lojtarët e rinj të Kombëtares tonë një pjesë po kalojnë një moment të shkëlqyer dhe ata janë Eros Grez-da, Kamer Qaka, Ivan Balliu etj. Por këtë herë trajneri Kristian Panuçi nuk ftoi në kombëtare sulmuesin Rei Manaj, të cilit i ka premtuar se do ta marrë në përfaqësuese nëse ai krijon minutazhin e duhur në fushën e lojës. Nga ana tjetër, sulmuesi i për-faqësueses shqiptare ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp në Spanjë se sheh si primar faktin se klubi duhet të mbyllë çdo ndeshje

me fitore. Ndonëse ka deklaruar se i pëlqen konkurrenca në skuadër, Manaj nuk ka fshehur synimin për të luajtur sa më parë si titullar në radhët e skuadrës spanjolle. “E rëndësishme është që skuadra të fitojë ndeshjet, është një turne i gjatë dhe ajo që vlen në fund është mbyllja e e sezonit në mënyrën më të mirë, më shumë se sa që një lojtar të luajë më shumë apo më pak. Jam i qetë, në të gjithë ekipet ku kam qenë ka pasur konkurrencë, më pëlqen një gjë e tillë. Jam i lumtur pasi Hoselu

po shënon dhe Adrian po riaftëso-het. E rëndësishme nuk është kush shënon gola, është që të fitojmë ndeshjet. Skema e preferuar? Në vitet e kaluara kam luajtur 4-3-3 te Peskara dhe te Interi në disa ndeshje me dy sulmues. E rëndësishme është të luash, nuk më intereson në çfarë sistemi, por të kem më shumë minuta në fushë”, deklaroi Manaj. Lojtarit i duhet shumë punë që të marrë vëmendjen e Panuçit në Kombëtare. Që të ndodhë kjo duhet ë Manaj të luajë rregullisht dhe të shënojë gola.

SULMUESI/ Manaj: Nuk më intereson skema, por minutazhi në fushë

Mavraj “sozi” e Inzagit për të

përshëndetur Pirlon

Shulku u kërkon llogari trajnerëve të moshave

tërësi gjendja e grupit është mjaft e mirë dhe tekniku synon të marrë maksimumin në këtë përballje, jo vetëm për të përmirësuar statistikat e tij në krye të Shqipërisë, por edhe për të rritur entuziazmin e grupit për ndeshjet e ardhshme zyrtare që do të jenë kualifikueset e Europianit të vitit 2020. Formacioni mbetet, sido-qoftë, me mjaft enigma, pasi tekniku italian nuk ka punuar me një 11-she stabël. Pavarësisht lëvizjeve, dihet që bërthama e grupit do të zbresë në fushë titullarë në këtë takim.

Shqiptarët kanë shtuar fuqinë e tyre futbol-listike në Europë gjatë viteve të fundit, dëshmuar jo vetëm me pjesëmarrjen për herë të parë të përfaqësueses tonë në finalet e Europianit të Francës në vitin 2016, por njëherësh edhe me praninë e një numri të madh lojtarësh me orig-jinë shqiptarë në kampionatet elitare europi-ane. Padyshim, gjatë viteve të fundit kanë qenë shumë në të gjitha ligat, ku spikat numri në rritje në kampionatin elitar të Italisë. Seria A është kthyer një nga kampionatet më të preferuar të futbollistëve shqiptarë, edhe pse para disa vitesh ishte një ëndërr që të ishe pjesë e futbollit italian.

Rënia në sezonet e fundit të fuqisë ekonomike të klubeve në vendin fqinj, por edhe rritja e cilë-sisë së lojtarëve tanë kanë bërë që disa prej tyre që luajnë në këtë kampionat. Interesant është fakti që për momentin nga sulmuesit shqiptarë, asnjëri prej tyre nuk luan në Seria A. Mediat italiane së fundmi kanë publikuar për çdo shtet golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Itali. Riza Lushta padyshim është në krye të golashënuesve në Itali. Ish-bomberi i lindur në Mitrovicë ka luajtur me 7 skuadra të ndryshme në Itali, teksa ka shënuar në total 61 gola, teksa 56 prej tyre i ka realizuar me fanellën e Juventusit,

aty ku ka patur edhe shkëlqimin më të madh. Në vendin e dytë për shënuesit më të mirë në Seria A nga shqiptarët është Erjon Bogdani, i cili ka shënuar 41 gola në total pasi është aktivizuar me Sienën, Kievon dhe Çezenën. Në vendin e tretë është Naim Kryeziu. Një ndër ikonat e skuadrës së Romës, me prejardhje nga Gjakova ka shkëlqyer me skuadrën kryeqytetase duke shënuar në total në Seria A 39 gola. Duhet thënë se në Serinë A kanë luajtur dhe lojtarë të tjerë shqiptarë si Igli Tare, Valon Behrami etj, por mediat italiane kanë zgjedhur më të mirët gjatë historisë dhe treshja e sipërcituar ka golavarazh më të mirë.

Këta janë tre shqiptarët që kanë shënuar më shumë gola në Serie A

Komisioni i Disiplinës i federatës Shqiptare të Futbollit mori dje disa vendime penalizuese për shkelësit e rregullores, ku ra në sy vendimi për të zbritur një kategori më poshtë Mamurrasin, për shkak se në mënyrë të përsëritur nuk është paraqitur në ndeshjet e Kategorisë së Dytë. “KF “Ma-murrasi”, për mos paraqitje në mënyrë të përsëritur në ndeshjet e Kampionatit te Kategorisë se Dytë, në bazë Nenit 109/1.e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollstike 2017/2018, përjashtohet nga aktiviteti dhe dënohet me zbritjen e një kategorie me poshtë”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Disiplinorit. Nga ekipet e Superiores është penalizuar me gjobë 1 mln lekë vetëm Lushnja.

Disiplina shkatërron Mamurrasin, e zbret

nga kategoria

Ditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në ambientet e federatës zhvilloi një mbledhje me të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare rajonale për analizën e sezonit që u mbyll. Të pranishmit në këtë mbledhje dis-kutuan rreth çështjeve dhe prob-lematikave të hasura gjatë sezonit të përfunduar. Një nga pikat më të rëndësishme ku u bazua kjo mbledhje ishte pikërisht selek-sionimi dhe evidentimi i talenteve sa më i drejtë dhe korrekt. Shulku ndër të tjera citoi: Stërvitja unike sipas grupmoshave dhe ndjekja me rigorozitet e programeve stërvitore të vëna në dispozicion nga sektori teknik. Zbatimi me korrektësi i rreg-ullores për aktivizimin e lojtarëve”.

“Kështu, pas disa seancave stërvi-tore të zhvilluara veçmas skuad-rës, 30-vjeçari është larguar nga rezidenca e ekip-it përfaqësues në Antalia. Mesfushori do të vazhdojë të ndjekë fazën e riku-perimit pranë klubit të tij. Për efekt të kohës së shkurtër trajneri Panuçi nuk do të thërrasë zëvendësues të ri...”

Page 21: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 21

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

“Një nga mundësit tanë më të

mirë pësoi një tronditje të madhe në ndeshjen për medaljen e artë në Kampionatin ballkanik që po zhvillo-het në Lubjanë të Sllovenisë. Në garë me një mundës moldav Leonardo Frrokaj është dëmtuar në shtyllën kurrizore, duke humbur ndjenjat dhe duke përfunduar me urgjencë në sallën e operacionit, sepse i ishin dëmtuar dy vertebra të kolonës kurri-zore. Në fillim u fol për një gjendje të rëndë dhe rrezik jete, por dje paradite sekretari i federatës Ndriçim Spahiu informoi se gjendja e sportistit ishte stabilizuar disi dhe përjashtoi rrezi-kun për jetë. Megjithatë, shëndeti i tij do të ndiqet në vazhdimësi dhe shteti do të mbulojë shpenzimet e shërimit.

DEKLARATA

MESFUSHORI

MUNDJE

“Tuttomercatoweb” zgjedh portierët që pasojnë Bufonin te “Zonja e Vjetër”, shqiptari bën diferencë

Mediat italiane “zgjedhin” Strakoshën si pasues të Bufonit Te Juventus

Adriatik BALLA

Juventusi po kërkon që tani portier. Jo se nuk e ka, përkun-drazi, në gjirin e “Zonjës ë Vjetër” luan një prej portierëve

më të mirë në botë, por duke qenë se Xhixhi Bufon është në hapat e fundit të karrierës dhe ka paralajmëruar tërheqjen në fund të sezonit, atëherë klubi bardhezi është hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e tij. vëmend-ja kryesore është përqendruar tek portieri i Romës, por mediat italiane kanë radhitur disa kandidatura që mund të futen në lojën në muajt e ardhshëm dhe në qershor mundet që Juventusi të zgjedhë një gardian tjetër nga ai që është lakuar më shumë. Dhe në këtë listë pretendi-mesh e rivalësh është dhe shqiptari Thomas Strakosha, të cilit mediumet italiane i kanë dhënë 10% shanse. Në fakt, thuajkse të gjithë rivalët shi-hen në këtë lartësi, pra me një kuotë 1/10 ose 2/10, por dukshëm orientimi i gazetarëve shkon drejt gardianit aktual të Lacios, pasi Strakosha është më i miri deri më tani në 12 javë kampionat të luajtura në Serie A italiane. Pritjet e tij të shkëlqyera e vendimtare në momentet e fitores së Lacios dhe kontributi i tij në ecurinë e ekipit deri më tani, ku Lacio është në pozita të forta si rivale për titull, tregojnë se Strakosha e ka merituar pikërisht falë performancës së tij vëmendjen e klubit legjendar italian. Po si qëndron e vërteta në lidhje me gardianin tonë kuqezi? Bufon do të tërhiqet dhe “Zonja” në fund të sezonit dhe listimi i emrave shihet si një opsion për të zgjedhur më të mirët. Sipas mediave italiane, Bepe Marota vendosi ta fuste në listën

e dëshirave të tij që në momentin kur ai ndali Dybalan nga pika e bardhë dhe që prej asaj dite, Thom-as Strakosha ka fituar gjithmonë e më shumë terren në strategjinë e Juventusit për të ardhmen. Portieri i Kombëtares Shqiptare edhe pse pak javë më parë rinovoi deri në vitin 2022 me Lacion, do të jetë një nga emrat më të përfolur në Itali gjatë merkatos verore. Numri një i Lacios është renditur në listën me 50 emrat e planifikuar nga drejtori i Juven-tusit, Bepe Marota, të paktën sipas asaj që bën të ditur e përditshmja torineze “Tuttosport”. Gjithsesi, mer-katoja e ardhshme vështirë se mund ta largojë 22-vjeçarin nga kryeqyteti dhe këtë e tregon edhe përqindja e vendosur në krah të emrit të tij pasi sipas gazetës, Strakosha ka vetëm 10 % mundësi transferimi duke ditur se Lacio e ka blinduar me një kontratë afatgjatë dhe e konsideron pjesë të projektit dhe mund të ven-

dosë ta shesë vetëm për një shifër stratosferike. Në këtë rast, Juventusi mund vetëm të presë për të studiuar situatën por e ardhmja mund të dhurojë surpriza për një nga porti-erët më të talentuar kuqezi. Juventus është skuadra më e interesuar për gardianin 22-vjeçar. Ai u transferua nga skuadra e Saleritanës fillimisht në formë huazimi për 300 mijë euro, ndërkohë që sipas gazetës torineze “Tuttosport” vlera e tij në merkato ka shkuar në 30 milionë euro. Një shifër e frikshme, që e bën atë një ndër portierët më të shtrenjtë në botë për momentin. Nuk dihet ende pse është kaq e lartë, pasi mund të jetë edhe një klauzolë e vendosur nga presidenti Klaudio Lotito për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij. “Tuttosport” shkruan në datën e saj të 9 nëntorit 2017 se Strakosha ka një kontratë deri në vitin 2022, pasi portieri shqiptar e zgjati vetëm para disa javësh. Sipas “Tuttosport”

Federata Shqiptare e Futbollit është një mundësi pasurimi dhe kushdo që punon aty, përflitet se paguhet shumë mirë, madje në mënyrë të padrejtë krahasuar me mjerimin e shumë teknikëve të stafeve të skuadrave kombëtare të moshave. Shpesh herë, gafat e FSHF-së, mundohen t’i justifikojnë me faktin që janë lapsuse të stafit të institucionit, apo ndonjëherë edhe me paaftësi të tyre. Në fakt, shifra që paguhet për stafin e Federatës është me të vërtetë

shumë e majme. Kur thuhet “staf i FSHF-së” nuk përfshihen pagat e trajnerëve të ekipeve kombëtare, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, anëtarët e Komisioneve gjyqësore apo edhe arbitrat. Asnjë prej tyre. Në staf janë sektori i financës, ku përfshihen arkëtarë dhe magaz-inier, sektori i marrëdhënieve me median, ku përfshihen specialist dhe fotografë, sektori i marketin-gut, që ka dy të punësuar dhe disa sektorë të tjerë administrative. “Në total, shifra e paguar në vitin

kalendarik 2016, nga 1 janari deri më 31 dhjetor janë plot 860 milionë lekë, gati 200 milionë më tepër se viti 2015. Fusha zgjedhore po afron dhe pritet që edhe në 2017 të rritet sërish buxheti për stafin e afërt të presidentit Duka. Dhe këto janë paratë që sigurohen nga të ard-hurat e UEFA-s, e drejta televizive apo kuotat e klubeve”, shkruan “Vip Sport”. E thënë ndryshe FSHF është selektive në dhënien e paga-ve, ku përfitimet maksimale i kanë njerëzit e besuar të Dukës.

Pagat e punonjësve të federatës, më të larta se e trajnerëve dhe funksionarëve me përvojë

Frrokaj kaloi rrezikun për jetë,

vijon të jetë i shtruar

Keidi Bare: Do t’i guaj sërish penalltitë

e kombëtares Shpresa

shanset që ai të veshë fanellën e Juventusit janë vetëm 10 për qind, por duke marrë parasysh faktin se cilësohet si pasuesi i Bufon, gjithçka mund të ndodhë në ditët në vijim. Nëse Strakosha do të ka-lonte tek Juventusi në fund të këtij sezoni, atëherë do të ishte diçka madhështore për karrierën e tij. Në lidhje me Kombëtaren, Strako-sha ka rivalitetin e Berishës, ku kosovari mbetet titullar për shkak të përvojës dhe pozitave në ekip, por Strakosha është në pritje dhe e di mirë që do të ketë një kohë të gjatë për të luajtur si kuqezi.

Trajneri i kombëtares Shpresa të Shqipërisë, Alban Bushi doli në konferencën e zakonshme për shtyp, para ndeshjes me Irlandën e Veriut. Tekniku i Shqipërisë U-21 ishte i shoqëruar nga kapiteni i skuadrës, mesfushori i Atletikos së Madridit, Keidi Bare. Bushi komentoi takimin e sotëm, gjendjen e ekipit dhe marrëdhënien me Panuçin, ndërsa në fund bëri edhe një apel për tifozerinë. Për vështirësitë në sulm: Nuk e kam thënë asnjëherë se kemi probleme në fazën sulmuese. Ekipi është angazhuar dhe ka krijuar raste, por fati nuk ka qenë me ne dhe nuk kemi arritur të konkretizojmë aq sa duhet. Gjithsesi,

në futboll duhet edhe fati, të cilin besoj se do ta kemi nesër dhe do të gjejmë golat. Për kundër-shtarin: Irlanda luan pak a shumë njësoj si Islanda, duke u treguar shumë e kujdesshme në fazën mbrojtëse, ndaj duhet të luajmë me qetësi dhe të bëjmë durim, sepse goli do të vijë, herët a vonë. Besoj se do t’ia dalim të marrim rezultat pozitiv, duke shfrytëzuar edhe mbështetjen e tifozerisë. Për edicionin: Nëse marrim fitoren nesër, do të jetë e rëndësishme sepse më pas presim Sllovakinë në shtëpinë tonë dhe kemi më shumë shanse. Gjithsesi, ne na intereson më shumë paraqitja, sesa rezultati. Edhe në

Islandë unë mbeta i kënaqur, sepse pavarësisht humbjes, ne luajtëm mirë dhe krijuam shumë raste. Për marrëdhëniet me Panuçin: Kemi një komunikim mjaft të mirë, sepse në fund të fundit, kombëtarja shpresa është në shërbim të kombëtares së madhe. Panuçi ka në objek-tiv rreth 4-5 lojtarë të skuadrës tonë, që do të kërkojë t’i inkuadrojë në kombëtaren e madhe, por këtë herë na bëri një nder, duke parë pozitat tona në renditje. Mbi formacionin: Nesër do të kemi disa lojtarë me tipare sulmuese, sepse duam të shënojmë dhe të fitojmë, por dua që edhe reparti i sulmit të sakrifikojë dhe t’i japë

një dorë mbrojtjes, sepse vetëm të bashkuar mund të përballojmë kundërshtarin. Apeli për tifozerinë: Duhet që tifozeria të jetë e shumtë në shkallët e stadiumit dhe të mbështesë ekipin. Këta janë djem të rinj dhe kanë shumë nevojë për përkrahjen e publikut, ndaj i bëj thirrje që të mos i lëmë këta djem të luajnë vetëm nesër. Edhe media duhet të promovojë kombëtaren U-21 dhe t’i bëjë thirrje publikut që të jetë në shkallët e stadiumit. Ata duhet të vijnë dhe të shikojnë angazhimin e këtyre djemve, që edhe kur nuk fitojnë, në fushë japin gjithmonë shpir-tin dhe angazhohen maksimalisht.

Bushi: Fitorja e U-21 detyrim, Panuçi kërkon 4-5 lojtarë të Shpresave

Mesfushorit Suad Sahiti që është pjesë e Skënderbeut, është bërë prej ditës së mërkurë pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Atij i kishte munguar pak kohë më parë dokumentacioni që të luante për Maqedoninë, ndërsa kjo është parë si me fat nga ana e Kosovës, që i ka dhënë “vizën” të veshë bluzën e saj. Sahiti, 22-vjeçar, me origjinë nga Medvegja, në kohën sa luante për Rabotniçkin e Shkupit, mori ftesë nga trajneri i ekipit U-21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski, për dy ndeshjet kualifikuese të evropianit, por Sahiti s’arriti të marrë pasaportën. Dje ai është grumbulluar me Kombëtaren e Kosovës për miqësoren me Letoninë, më 13 nëntor në Mitrovicë.

Suad Sahiti bëhet pjesë e kombëtares

së Kosovës

Në kuadër të ndeshjes me Irlandën e Veriut që zhvillohet sot, përfaqësues-ja e 21-vjeçarëve ndihet e motivuar. Në konferencë për shtyp doli trajneri Bushi, por edhe mesfushori Keidi Bare. “Ndihem shumë në formë, dhe shpresoj që ta tregojë edhe nesër në fushën e lojës. Shpresojmë që nesër të bëjmë një ndeshje sa më të mirë dhe të marrim një rezultat sa më të mirë. Në çdo stërvitje kemi punuar dhe jemi stërvitur për goditjet në portë, dhe shpresojmë që të shënojmë sa më shumë gola. Penalltia e humbur? Ajo është përfolur shumë, por unë nuk është se doja të goditja topin në atë rast. Kjo gjë është harruar. Unë mendoj se fitorja do të arrihet vetëm me qarkullimin e topit, pasi kundërshtari mbyllet mirë”, tha Bare.

“Pritjet e tij të shkëlqyera e ven-dimtare në momen-tet e fitores së Laci-os dhe kontributi i tij në ecurinë e ekipit deri më tani, ku Lac-io është në pozita të forta si rivale për titull, tregojnë se Strakosha e ka mer-ituar pikërisht falë performancës së tij vëmendjen e klubit legjendar italian...”

Page 22: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

22 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

George Clooney: Klima politike më ka frymëzuar ta ndjek

1- Ka për kryeqytet Jordania. 2-Robin ... ish ministër i Jashtëm anglez. 3-Gjini letrare në prozë. 4-Nuk është metal, i fortë, i zi, përdoret në metalurgji e në mjekësi. 5-Një fshat i Tiranës në rrugën për në Elbasan. 6-Notë në penta-gram. 5-Cipa e kokërdhokut të syrit. 8-Tose, i ngatërruar. 8-Shkrimtari amerikan Toman ... 10-Trupat Ndërkombëtare. 11-Konkrete, e vërtetë. 13-Aktori Ymer ... 14-Mal në Korçë. 16-Një sëmundje e rëndë me temperaturë të lartë, me rënie flokësh dhe me gërryerjen e zorrëve. 17-Pyll i vogël me dushk dhe pemë jo të larta. 18-Antoni ... shkrimtar amerikan. 20-Dalja nga shtypi i një vepre letrare. 21-Është brez klimaterik. 22-Humoristi Behar ... 23-Luftëtar që del malit për liri. 24-Tokat e mbjella. 25-Model i një vepre në shkallë të zvogëluar. 26-Plak që e ka lënë mendja. 27-Mineral i rëndë me fuqi radioaktive. 29-Një fshat i thellë malor në veri të Tiranës. 30-Njëlloj si nr. 40 horizontalisht. 31-Ka për kryeqytet Peruja. 33-Sinjalizues për anijet. 34-Është lidhëse, në këtë rast, kështu, prandaj. 35-Kumbarë. 36-Martini tek filmi “Përballimi”, në inic. 37-Instituti i Lartë.

1-Ka të tillë zyrtare dhe kriminale. 4-Ish futbollisti i Tiranës Arjan ... 7-Bashkëpunues. 12-Stacioni ndërplanetar rus në hapë-sirë. 13-Ish futbollisti anglez ... Mur. 14-Gaz pa erë që prodhojnë tokat kënetore. 15-Pjestare. 17-Pambuk italian. 18-Disponon. 19-Këngëtarja kosovare Fevzije Barani, thirret ... 20-...Godunov, një opera e Cajkovskit. 21-Mish pa kocka. 22-Tip automjeti gjerman. 23-Një peshk i ujërave të liqenit me pika të kuqe. 24-Interpretimi i një pjese të një opere. 25-Poeti dëshmor ... Metaj. 26-I thonë edhe arsye apo shkak. 27-përgëzon apo ... 28-Është kafshë e egër, gjen-det edhe në pyjet tona. 29-Bishtajë me farëza të vogka për gjellë. 30-Lloj peshku i ujërave të ëmbla. 32-Zotëron. 33-Leverdi. 34-Metal fisnik. 36-Është lëndë djegëse. 37-Një shtet gjiton me Jordaninë. 38-Është material inert. 39-Lloj vinçi. 40-Një televizion privat. 41-Është burimi i të gjitha të mirave materiale.

Aktori i njohur George Clooney ka qenë në qen-drën e vëmendjes në mediat ndërkombëtare. Ai befasoi opinionin me një nga deklaratat e tij në intervistën e dhënë për Sunday Times, ku tregoi se po përshëndetet me aktrimin. George Clooney thotë se po përshëndetet me aktrimin. “Shikoni, kam qenë për një kohë të gjatë në këtë punë, jam 56-vjeç. Kam mjaft para”, ka thënë aktori. Shkak i largimit nga skena e filmit është bash-këshortja e tij, Amal dhe binjakët e tyre pesë muajsh. George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal. “Unë nuk kam nevojë për para”, ka thënë Clooney, duke ar-syetuar faktin se pse aktrimi nuk është më prioritet për

të. “Kam shitur kompaninë për prodhimin e tekilës për një miliard dollarë. Nuk më nevojiten paratë, ndaj do të zgjedh filmat ku mund të paraqitem eventualisht serish”, është shprehur më tej aktori duke mos shuar shpresat për largim të përhershëm nga fusha e aktrimit. Clooney pranoi se klima e tanishme politike e ka frymëzuar atë për të ndjekur ndoshta politikën. Megjithatë, ylli i Hol-lywoodit theksoi se ai nuk është i gatshëm ta marrë atë rol. “Për shkak të gjendjes aktuale në politikë, mendoj për këtë fushë. Në politikë gjithmonë kam qenë i kyçur. Babai im ishte në garë për kongres, familja ime është gjithmonë këtu”, tha ai.

Batakxhiu Dy miq amerikanë takohen me

njëri- tjetrin para zgjedhjeve. I pari pyet shokun:

-Për kë do të votosh në këto zgjedhje? Për demokratët apo për republikanët?

Shoku i përgjigjet:-Do të votoj për demokratët,

sepse brez pas brezi kemi qenë të tillë. Stërgjyshi im ishte demokrat, gjyshi im demokrat, babai im po ashtu, edhe unë jam demokrat.

Shoku i thotë:-Po çfarë janë këto mendime

kështu. Po sikur stërgjyshi yt të kishte qenë batakxhi, gjyshi, babai po ashtu. Ti çfarë do të ishe?

Tjetri i përgjigjet:-Besoj se atëherë do të isha

republikan.

Ëndrra Një ditë një burrë tepër i lod-

hur nga jeta shkon tek mjeku i tij për tu këshilluar për shëndetin e tij. Mjeku sapo informohet se pacienti pinte shumë alkool gjatë ditës i thotë:

-Nëse do të vazhdoni të pini alkool gjatë gjithë ditës, rrezikoni të mos plakeni kurrë!

Burri sapo dëgjon këto fjalë i jep dorën për tu takuar me mjekun dhe kur largohet tek dera thotë:

-Kjo ka qenë gjithnjë ëndrra ime, të qëndrojë i ri.

Dhëmbi Sapo kthehet nga dentisti,

babai e pyet djalin kur e sheh që kishte hequr dhëmbin:

-Të dhemb ende dhëmbi, biri im?

Djali përgjigjet:-Nuk e di babi, më duket se e

mbajti dentisti.

Dieta Një burrë i thotë shokëve të tij:E dini se cila është dieta që

duhet të mbajë një burrë për t’u dobësuar shumë shpejt?

Të çuditur të gjithë i kërkojnë të thotë përgjigjen dhe burri përg-jigjet:

Duhet të divorcohet.

k u l t u r e www.sot.com.al

5 1

9 6 4 1 3 5

3 1 9 2

1 4 6

2 7 6 8 9

6 4 2

4 7 5 3

8 6 5 2 3 9

2 1

8 9 2 4 6

7 5 6 2

3 6 9 7

6 1

9 4 6

3 5

9 3 4 1

4 3 5 8

5 6 4 3 2

5 1 7 8

1

6 1 5 7 2

5 8 2 7

3 4 5 6

4 3 6 5

1 7 3 9 2

9

8 7 9 4

Page 23: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

GAZETA SOT E Premte 10 Nëntor 2017 23

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Tension në jetën pri-vate, por duhet të jeni të kujdesshëm ndaj konflikteve me të tjerët. Keni dëshirë për t’u argëtuar ditën e sotme.

23 shattor-22 tetor

Nuk keni shumë dëshirë për të punuar, aq më tepër ngaqë jeni ju ata që keni dhënë disa premtime. Vlerësoni mirë realitetin.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gushtLuani

22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Hëna ju ndihmon të zg-jidhni një problem të vjetër familjar. Përfitoni nga grindjet e momentit për të bërë paqe me personat që mbani mëri.

Nëse dëshironi të shtoni interesat tuaja duhet të për-gatiteni shpirtërisht. Jeni të gatshëm të regjistroni edhe mungesën më minimale.

Për të bërë për vete një person që ju ka pëlqyer, du-het të përdorni intuitën tuaj. Yjet ju mbështesin në çdo veprim që do të bëni.

Dashi Demi

Yjet nuk janë dakord, ndaj nuk do ndjeheni në formë për marrjen e disa vendimeve. Në planin sentimental shijoni një moment relaksues.

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Evitoi batutat dhe shaka-të tepër të rënda. Do të bind-eni edhe vet se ndjenjat tuaja kanë ndryshuar tërësisht. Kujdes shëndetin.

Përqendrohuni në sensin e humorit për të lënë mën-janë situatën gri, si dhe për t’u liruar nga personat ‘tepër seriozë’. Lini mënjanë inatet.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 maj

Argëtimi i sigurt në mbrëmje, dhe mos thoni se keni gjëra serioze për të cilat duhet të mendoni. Nuk do t’ju besojë asnjë në ato që thoni!

Xiaomi shet 150 mijë Redmi Y1 për 3 minuta

Në punë mund të mer-rni përgjegjësi të reja. E çuditshme të thuhet, por sot keni humbur shijen tuaj në lidhje me argëtimet.

Horizontal

Sot, mbi të gjitha duhet të evitoni fjalët e tepërta, dikush mund të tradhtojë be-simin tuaj. Pak sport dhe ajër i pastër do t’ju bënte mirë.

Duhet të jeni të duruar në konfliktet me të tjerët. Një mik që e keni humbur do të kthe-het papritur duke ju dhuruar surprizë të këndshme.

Xiaomi të enjten lançoi modelet e reja -Redmi Y1 dhe Redmi Y1 Lite, dhe shitja e tyre e parë rezultoi me mbi 150.000 njësi të shitura në vetëm tre minuta. Informacioni u konfir-mua nga Manu Kumar Jain, Drejtor Mena-xhues i Xiaomi India. Pajisjet jashtëzakonisht të volitshme u prezantuan nga Xiaomi në Nju Delhi të enjten e kaluar, të shoqëruar nga një sllogan i çuditshëm LoveYourselfie, pasi Redmi Y1 ka një kamera 16 MP dhe LED flash në front. Pajisja gjithashtu mund të përshtatet me dy karta SIM dhe një microSD në të një-jtën kohë. Versioni prej 3 GB RAM kushton INR8,999 ($ 140), ndërsa varianti 4 GB RAM është INR10,999 ($ 170). Redmi Y1 Lite më i lirë shkon për INR6,999 ($ 110) dhe vjen me një kamerë bazë selfie 5 MP.

Përgjigjet e fjalëkryqit

E lodhur nga bashkëshorti dhe djali i saj, e provon edhe vetë. Gruaja vuri bast një, fitoi rreth 575 mijë funte. Një 58-vjeçare nga Britania e Madhe, e cila nuk ka qenë kurrë një tifoze futbolli, arriti të fitojë rreth 575 mijë funte (rreth 650 mijë euro). Gjashtë vite më parë, e lodhur nga fjalët drejtuar bashkëshortit të saj, një shofer taksie dhe djalit për paratë që linin në pikat e basteve sportive, ven-dosi që t’u bashkohet edhe vetë shkruan “Daily Mail”. Që prej asaj periudhe ajo vendoste çdo fundjavë nga 1 funte sked-inë. Fitores ishte afruar shpesh, por vetëm fundjavën që kaloi qëlloi në shenjë dhe arriti të fitojë këtë shumë të majme. Ajo parashikoi saktë 12 ndeshje dhe në total fitoi fiks 574,278.41 paund.

Fjalëkryq i shifruar

Gruaja fiton 650 mijë euro me bastet sportive

1- Gjendje fizike e pamundur, e lodhur. 6-Dele me lesh të dredhur. 7-Stacioni televiziv ... Njus. 8-Stadiumi Dovano në inic. 9-Përemër vetor. 10-Pjesë loje në volejboll. 11-Këngëtari i “Bananes”, Dashnor ... 12-Romanii “... dhe deti” i Heminguejit. 16-I thonë kështu gjelit të detit myzeqarët. 17-Tip automjeti francez. 18-Njeri me teka në veshje dhe në ushqim. 19-Profil metalik. 20-Ish aktori Hyskja. 22-Mamaqi e letrave në inic. 23-Kolosi i ... një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër. 24-Meksi e politikës në inic. 25-Një shtet aziatik. 26-Dushk ose ... 27-I dërguar i posaçëm në një shtet tjetër. 29-Kompozitori Dai-ja. 30-Një opera e Pjetër Maskanjit. 31-Është fig-urë gjeometrike. 32-Lumi i piramidave, mbrapsh. 33-Breshëri automatiku. 35-Lumë në veri, degë e lumit Drin. 36-Shpirt i keq, shejtan. 37-Trupat Ndërkombëtare. 38-Humoristi ... Mera. 39-Notë në pentagram. 40-I poshtër, imoral, mashtrues. 41-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente. 42-Shira të vashdueshme siç thotë populli, litar. 43-Ngjyrë si e barit të thatë, i verdhë i errët e pak në të kuq.

1- Ajo është e shenjtë dhe e paprekshme. 2-Pikë turistike në veri. 3-Dhoma. 4-Regjisori Erebara në inic. 5-U orovat, u përpoq. 8-Janë pajisjet skenike. 10-Është perde në teatër. 11-Oficer i Perandorisë Osmane. 12-Një ditë në javë. 13-Ish këngëtari popullor Myslym ... 14-Një nën gjirokastrite. 15-Khajami i rubairave në inic. 16-Është shkenca që studion përbërjen e lëngjeve si dhe shndërrimin e tyre. 18-Prishje, humbje, dëmtim. 20-Jo me postë. 21-Pagesë e menjëhershme me lekë në sorë. 23-Xhoakino ... kompozitor italian, pa të fundit. 24-Emri i mëparshëm i Egjyptit. 25-Është fshat dhe lumë në Shkodër, nmë rasën kallxore. 26-Shtet në Lindjen e Mesme. 28-Ekip futbolli italian. 29-Ndryshe i thonë kujdestar. 31-Vend i hapur në mur, anash oxhakur për sende të vogla si aletet e kafes, pa fund. 32-Vakt ngrënie për bes-imtarët myslimanë kur agjërojnë. 33-Ish aktorja ... Çela. 34-Perëndesha e dashurisë. 36-Bën pjesë në orkestrën popullore. 38-Johan Sebastian ... kompozitor gjerman. 39-Cohë për rroba pune. 40-Qeveria Sovjetike. 41-Ndajfolje sasie.

k u l t u r e www.sot.com.al

Page 24: Thellohet skandali i CEZ, ja si Llalla refuzoi 50 prova kundër … · 2020. 1. 7. · kaq të bukur të Evropës. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë

24 GAZETA SOTE Premte 10 Nëntor 2017

2,3,4,6,10,14,15,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; Marketing : Cel 06 720 50 425 email: [email protected]

KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim CacoSTAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Midis Lionel Me-sit dhe Nejmarit duket se ka pas-ur probleme të

pathëna e të pazbuluara, por mediat spanjolle kanë in-tervistuar yllin e Barcelonës dhe kanë mësuar se Mesi nuk ishte aspak në dijeni për largimin e Nejmar nga kampi katalanas. Edhe pse shumë lojtarë të tjerë pretendojnë se e kishin kuptuar që Nejmar do të largohej, për Mesin kalimi i Nejmar tek Paris Saint Ger-main kishte qenë i papritur dhe e kishte marrë vesh vetëm në minutën e fundit, atëherë kur lojtari erdhi t’u jepte dorën e të përshëndetej me lojtarët e tjerë. Xherard Pike dhe Ksavi kanë thënë se e dinin që Ne-jmar po shkonte në PSG në qershor, por shoku i tij i sulmit nuk ishte i informuar deri në fund. Madje ka qenë ky qën-drim, që e ka futur Mesin në mendime të thella, sepse kjo tr-egon mungesë besimi tek sho-ku i skuadrës. Edhe pse Mesi pranon se edhe vetë Nejmar ka qenë i paqartë dhe aspak i vendosur, fakti që e mori vesh

SULMUESI/ Ibrahimoviç: Italia do ta ketë të

vështirë përballë Suedisë

SULMUESI Bajerni ka një skuadër të plakur, kjo është e vërteta. Një shqetësim i dhënë dhe i ripërsëritur. Robert Le-vandovski ka një dyshim: nuk është i sigurt nëse Bajerni do të mund të qëndrojë në nivelin e klubeve më të mëdha europiane. Drejtuesit bavarezë, në fakt kanë këmbën-gulur se nuk do të çmenden për të shpenzuar shifra jashtë logjikës së merkatos. Mirëpo nëpër Europë, vetëm PSG shpenzoi 400 milionë euro për Nejmar dhe Mbape, ndërsa

Barcelona 105 milionë, plus bonuset, për Dembele. Shuma më e madhe e shpenzuar nga Bajerni në merka-ton e verës ishte 41.5 milionë për Toliso. Leva nuk beson se kjo është strategjia e duhur. “40 milionë sot shpenzohen për futbollistë normalë, jo për më të mirët. Futbollistët e Bajernit po plaken, çdo skuadër ka nevojë për një lojtar të nivelit më të lartë çdo 2-3 vjet, për të rinovuar energjitë, përveçse për të sjellë më shumë cilësi. Klubet e tjera shpen-

zojnë shumë vetëm për një futbollist. Nëse Bajerni dëshiron të ketë më të mirët në botë, duhet të jetë më kreativ dhe të ndryshojë strategji.” Bajerni, sipas “The Sun”, po punon për të gjetur zgjidhje, duke parë që nga Anglia janë të shumta skuadrat që kërkojnë sulmuesin polak. Mauro Ikardi konsiderohet si zëvendësu-esi ideal i Levandovskit, por, për të arritur tek argjentinasi, kampionët e Bundesligës duhet të shpenzojnë shumë më tepër se 40 milionë.

DEKLARATA MESFUSHORI BOKS

Erikson: Nuk e fsheh, dua të drejtoj Liverpulin

Joshua-Vilder, dueli zhvillohet në fillim të 2018

Ish-përzgjedhësi i Anglisë, Sven Goran Erikson, ka shpre-hur dëshirën për të menaxhuar Liverpulin një ditë. Erikson kishte udhëhequr kombëtaren angleze mes viteve 2001 dhe 2006 dhe më pas ishte pjesë e Mançester Sitit, Meksikës, Bregut të Fildishtë, Leicester Siti dhe Guangzhou, Shanghai e Shenzen. 69-vjeçari aktual-isht është i papunë pas largimit nga Kina, por thotë se do të dëshironte të ishte trajner në Premier League. “Do të doja të menaxhoja Liverpulin. Jam fans i vjetër i Liverpulit. Gjith-monë kam qenë, sikurse babai

Vetëm pak ditë nga lamtumirë e Andrea Pirlos, një tjetër “regjisor” i madh i futbollit modern, Ksavi Hernandez, la-jmëron tërheqjen nga futbolli. 37-vjeçari, ish-kapiten e Bar-celonës, që luan nga viti 2015 në Katar te Al Sadd, tregoi qël-limin e tij për të varur këpucët në gozhdë. “Kam patur fatin të luaj gjatë dhe të mos pësoj dëmtime të rënda, por mendoj se parabola e karrierës sime është progresivisht në zbritje. E ndjej që po lodhem më shumë dhe e kam të vështirë të riku-peroj. Sigurisht që ky do të jetë sezoni im i fundit si futbollist.

Një ndeshje e madhe boksi pritet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm. Ipas mediave britanike, Anthony Joshua do të përballet me Deontay Vilderin vitin e ardhshëm, ka thënë promoteri i meçeve Edie Hearn nga Britania e Madhe që tashmë ka nisur bisedimet. Joshua dhe Vilder është dueli që po kërkohet që kur Joshua mori edhe titullin ËBA pasi mposhti Vladimir Klitçon në prill. Vilder është kampion i WBC-së që është divizion i lim-ituar. Të dy së fundmi mbrojtën titujt në meçet përballë Karlos Takamit dhe Bermane Stiver-

im”, ka thënë ai për “Liverpul Echo”. Por Liverpuli që ai kërkon për momentin drejto-het nga një njeri karizmatik, si Jurgen Klop.

Synoj që vitin e ardhshëm të pajisem me licencën e trajnerit dhe të nis një karrierë të re”, u shpreh mesfushori katalanas Ksavi Hernandez.

net. Pas nokautit ndaj Stivernet javën e shkuar, Vilder deklaroi haptas “luftën” ndaj Joshuas, dhe shtoi se Hearn është duke ngadalësuar negociatat.

Sulmuesi argjentinas kujtoi për mediat spanjolle se e mësoi largimin e Nejmar vetëm në minutën e fundit dhe se më parë nuk ishte diskutuar mes tyre një temë e tillë

në fund fare i ka lënë një shije të hidhur. Kujtojmë se Nejmar u largua nga Barcelonë dhe u ble nga Paris Saint Germain për shumën e 222 milionë eu-rove, një shumë që PSG e pagoi për klauzolën e lirimit. Në fakt, marrëveshja ka qenë objekt i madh spekulimi derisa vetë Nejmar u tregoi shokëve në një seancë stërvitore të fundit me Barçën se kishte vendosur të largohej. Pikërisht në këtë seancë të fundit stërvitore me “Blaugranat”, ishte informuar dhe Mesi që Nejmar do të

largohej. Megjithatë, Xherard Pike zbuloi pak kohë më pas se 25-vjeçari kishte dhënë treguesin se do të nisej drejt Pa-risit që kur ishte në dasmën e Mesit në fund të qershorit. Këtë histori e kishte mbështetur dhe ish-mesfushori katalanas, Ksavi Hernandez. Gjithçka nisi kur ekipi ishte në turneun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesi thotë se ka qëndruar gjithmonë pranë Nejmar dhe bisedonin për sul-min, madje për shumë gjëra, por braziliani asnjëherë nuk

Mesi sulmon Nejmar: Nuk tregoi se do të largohej nga Barcelona, e mora vesh kur iku

Levandovski apel Bajernit: Rinovoni grupin, ndryshe ....

Ksavi si Pirlo, vendos të tërhiqet nga futbolli

Ndeshjet vendimtare për kualifikim në Botërorin e Ru-sisë kanë nisur tashmë. Sot në mbrëmje Italia dhe Sue-dia do të luajnë ndeshjen e parë “play-off” midis tyre në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “Rusi-2018”. Janë dy duele midis tyre, kush fiton kualifikohet në Botëror, kurse tjetri, pra humbësi, eliminohet. Ish-futbollisti i përfaqësueses suedeze, Zlatan Ibrahimoviç, ka folur për dy sfidat mes Ital-isë dhe Suedisë. Ibra tashmë i pensionuar nga kombëtarja skandinave pas Euro 2016 është optimist mbi shanset që ka Suedia e tij për të eliminuar Italinë në “play-off” dhe për të

siguruar një biletë në Botërorin e vitit tjetër. Suedia po e ndjen mungesën e një lojtari si Zlatan, por ai është i bindur se kom-bëtarja e tij mund t’ia dalë të kualifikohet tutje. “Do të jenë dy ndeshje shumë të bukura, jo të lehta dhe të komplikuara për të dyja skuadrat. Suedia do të bëjë gjithçka për t’u kualifi-kuar por të njëjtën gjë do të bëjë edhe Italia. Ata nuk duhet të mendojnë se do ta kenë të lehtë ndaj suedezëve dhe këtë më së miri do ta tregojë fusha”, është shprehur Ibrahimoviç, i cili ka vlerësuar në veçanti Marko Verratin, që sipas shtatlartit suedez është futbollisti më i mirë që ka kombëtarja italiane.

ia kishte përmendur si ide që do të largohej nga Katalonja. “Sinqerisht nuk dija asgjë. Deri në ditën e fundit të turneut kemi folur krejt normalisht, por unë nuk dija asgjë rreth planeve të tij. ndoshta dhe ai vetë nuk e ka ditur të ardhmen. Deri në minutën e fundit ne ishim duke folur me të, por në momentin e fundit mësova se ai po largohej”, tha Mesi, i cili, edhe pse nuk e tha hapure, la të kuptuar për mediat spanjolle se qëndrimi i Nejmar me një lar4tgim të papritur e kishte fu-tur në mendime të thella dhe e kishte befasuar. Ndërkohë, për këtë çështje ka folur edhe sul-muesi tjetër i Barcelonës, Luis Suarez, i cili kujton se kishte biseduar në ato momente të fundit me brazilianin Nejmar për ta bindur që të qëndronte në radhët e Barcelonës, por pa sukses. “Ne u përpoqëm t’i mbushnim mendjen të qën-dronte, por askush nga ne nuk pati kurajë t’i thoshte “Hej, Ney, mos shko atje sepse nuk do të jesh i lumtur. E kush mund t’ia thonte këtë? Prandaj i uruam më të mirën dhe të vepronte si të ishte më e mira për veten e tij”, tha Suarez.