16
EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 1 Autoriteti Kontraktues: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim Thirrje e Hapur për Projekt - Propozime Raundi i Tretë Udhëzues për Aplikantët Projekti EMBRACE - Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese Referenca në Buxhet: Nr. i Kontratës së Grantit 2017/394-895 Financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri në kuadër të Mbështetjes për Shoqërinë Civile – IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati i dorëzimit të aplikimeve: 4 Shkurt 2020 në 17:00

Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 1

Autoriteti Kontraktues: Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim

Thirrje e Hapur për Projekt - Propozime

Raundi i Tretë

Udhëzues për Aplikantët

Projekti EMBRACE - Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe

Ekonomi Krijuese

Referenca në Buxhet:

Nr. i Kontratës së Grantit 2017/394-895

Financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri në kuadër të Mbështetjes për Shoqërinë Civile –

IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017

Afati i dorëzimit të aplikimeve:

4 Shkurt 2020 në 17:00

Page 2: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 2

NJOFTIM

Kjo është një thirrje e hapur ku të gjitha dokumentet duhen dërguar së bashku.

Në hapin e parë do të vlerësohet vetëm përputhshmëria e dokumentacionit të kërkuar nga

Autoriteti Kontraktues dhe të dërguara bashkarisht me aplikimin. Në vijim, do të vlerësohet

aplikimi i plotë për aplikantët që kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes.

Udhëzimet e përshkruara në këtë dokument do të ndihmojnë të gjithë aplikantët të dërgojnë

aplikimet e tyre në mënyrë të suksesshme. Ju mund të shkarkoni paketën e aplikimit në faqen e

web-it të Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim www.partnersalbania.org ose të kërkoni

paketën e aplikimit duke dërguar email në adresat: [email protected] dhe

[email protected].

Page 3: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 3

Tabela e Përmbajtjes

1. SKEMA E NËN-GRANTIMIT E PROJEKTIT EMBRACE .................................................. 4

1.1. HYRJE ........................................................................................................................................................... 4

1.2. SPECIFIKIME TË THIRRJES PËR PROJEKT PROPOZIME ................................................................................... 5

1.3. ALOKIMI FINANCIAR I MUNDËSUAR NGA AUTORITETI KONTRAKTUES ........................................................ 5

2. RREGULLAT PËR KËTË THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME .............................. 5

2.1. KRITERET E PRANUESHMËRISË ..................................................................................................................... 6

2.1.1. Pranueshmëria e Aplikantëve .................................................................................................................. 6

NUMRI I GRANTEVE PËR APLIKANT DHE BASHKË-APLIKANT ..................................................................................... 6

2.1.2. Aktivitetet e Pranueshme ........................................................................................................................ 6

2.1.3. Kostot e Pranueshme: Kostot që mund të përfshihen .............................................................................. 8

2.2. SI TË APLIKONI DHE PROCEDURAT QË DUHET TË NDIQNI............................................................................ 10

Dokumentat Mbështetës ......................................................................................................................................... 10

Ku dhe Si të dërgohen Aplikimet ............................................................................................................................. 10

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve ................................................................................................................. 11

Informacione të tjera për aplikimet ......................................................................................................................... 11

2.3. VLERËSIMI DHE PËRZGJEDHJA E APLIKIMEVE .............................................................................................. 11

HAPA 1: HAPJA & KONTROLLI ADMINISTRATIV ......................................................................................................... 11

HAPI 2: VLERËSIMI I APLIKIMIT TË PLOTË ................................................................................................................. 13

HAPI 3: VERIFIKIMI I PRANUESHMËRISË SË APLIKANTËVE DHE BASHKË-APLIKANTËVE (nëse ka) ............................ 14

HAPI 4: NJOFTIMI PËR VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES ........................................................................... 15

HAPI 5: FAZA E KONTRAKTIMIT ............................................................................................................................... 15

3. KALENDARI INDIKATIV I PROCESIT ................................................................................ 16

4. LISTA E ANEKSEVE .................................................................................................................... 16

Page 4: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 4

1. SKEMA E NËN - GRANTIMIT E PROJEKTIT EMBRACE

1.1. HYRJE

Projekti “EMBRACE – Modele Sipërmarrëse që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”

(këtu i refeuar si projekti “EMBRACE”) zbatohet nga Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe

Zhvillim, në partneritet me Project Ahead dhe financohet nga BE, përmes Delegacionit të BEsë, në

kuadër të komponentit Mbështetja për Shoqërinë Civile – IPA Civil Society Facility and Media

Programme 2016-2017.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë sociale duke

fuqizuar zhvillimin gjithëpërfshirës në vend. Më specifikisht, projekti do të krijojë modele të

suksesshme të ndërmarrjeve sociale të qëndrueshme dhe do të nxisë përmirësimin e mjedisit ligjor

dhe praktik që mundëson burime financimi të qendrueshme për OSHC-të. Me qëllim prodhimin e

rezultateve të pritshme dhe arritjen e objektivave specifik, projekti do të ketë një qasje me

pjesëmarrje dhe do të integrojë një seri aktivitetesh.

OSHC-të dhe ndërmarrjet sociale janë përfituesit kryesorë të projektit duke qenë se janë pak të

njohura në publik si dhe zotërojnë kapacitete të ulëta zbatuese, probleme përsa i përket varësisë

ndaj donatorëve dhe vështirësi për të ndikuar në vendimmarrje. Ka një numër të limituar të OSHC-

ve në eksplorimin e mundësive alternative të financimit si angazhimi në aktivitet ekonomik,

dhurimet nga biznesi dhe iniciativa të sipërmarrjes sociale. Megjithatë, të ardhurat nga këto

aktivitete luajnë një rol jo të qenësishëm në qendrueshmërinë financiare dhe nuk bazohen në një

strategji afatgjatë dhe të qartë të gjenerimit të të ardhurave. Duke marrë në konsideratë situatën,

projekti i propozuar do të përmirësojë situatën e OSHC-ve dhe ndërmarrjeve sociale për të

filluar/fuqizuar iniciativat e sipërmarrjes sociale. Nëpërmjet projektit do të mundësohet

përmirësimi i kuptimit dhe procesit të politikëbërjes nga ana e institucioneve publike përmes bërjes

së propozimeve konkrete dhe rekomandimeve të politikave për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe

rregullator për OSHC-të dhe ndërmarrjet sociale. Promovimi dhe mundësimi i një sektori të

shoqërisë civile financiarisht të qendrueshëm përmes identifikimit dhe aplikimit të burimeve

alternative të financimit nga OSHC-të dhe fuqizimi i iniciativave të sipërmarrjes sociale do të

kontribuojë në krijimin e ekonomisë sociale dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të vendit.

Bashkë me përpjekjet advokuese për krijimin e një mjedisi mundësues që promovon dhe mbështet

iniciativat sipërmarrëse, projekti do të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e OSHC-ve

duke rritur kapacitetet e tyre në këtë drejtim; duke ofruar mbështetje financiare ndaj iniciativave të

reja dhe ekzistuese të sipërmarrjes sociale; aplikimit të eventeve risi në ngritjen e fondeve duke

përdorur dhurime nga sektori privat; dhe garantimin e përfshirjes së tyre në rrjete ndërkombëtare

për akses në financim dhe mundësi partneriteti si dhe rritjen e vizibilitetit të tyre ndaj sektorit të

biznesit në vend.

Komponenti kryesor i projektit është skema e nën-grantimit për të ofruar mbështetje financiare

ndaj organizatave jofitimprurëse në Shqipëri për zbatimin e iniciativave të reja dhe ekzistuese të

sipërmarrjes sociale për të kontribuar më tej në krijimin e ekonomisë sociale në vend.

Buxheti total i vendosur në dispozicion për OSHC-të është 101,000 Euro. Kjo shumë do të

shpërndahet në tre raunde grantesh. Buxheti total për raundin e tretë do të jetë 20,600 Euro.

Deri në tre (3) organizata të shoqërisë civile do të mbështeten përmes raundit të tretë të skemës së

Page 5: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 5

nën - grantimit të projektit EMBRACE.

Objektivi specifik i kësaj thirrje për projekt - propozime është: Mbështetja e krijimit të iniciativave

të reja të sipërmarrjes sociale si dhe fuqizimi i atyre ekzistuese, që kontribuojnë në rritjen e

përfshirjes sociale, përmes integrimit, punësimit dhe zhvillimit ekonomik të komunitetit lokal.

Përmes kësaj thirrje për projekt - propozime, OSHC-të e interesuara mund të aplikojnë për të

zbatuar një projekt të mbështetur përmes skemës së nën - grantimit të projektit EMBRACE.

1.2. SPECIFIKIME TË THIRRJES PËR PROJEKT PROPOZIME

Partnerët Shqipëri fton të gjitha organizatat e shoqërisë civile që kanë një ide sipërmarrëse

inovative, ose ato OSHC që janë duke implementuar aktualisht një iniciativë të sipërmarrjes

sociale të aplikojnë në këtë thirrje për projekt - propozime.

Thirrja aktuale për projekt - propozime kërkon të mbështesë OSHC-të kudo në Shqipëri, të cilat

kanë një ide biznesi ose ato që kanë krijuar një sipërmarrje sociale dhe kanë si qëllim zhvillimin e

mëtejshëm dhe qendrueshmërinë e kësaj iniciative. Duke qenë se qëllimi kryesor i projektit

EMBRACE është mbështetja e ideve inovative të sipërmarrjes sociale dhe fuqizimin e atyre

ekzistuese që kontribuojnë në rritjen e përfshirjes sociale përmes integrimit, punësimit, dhe

zhvillimit ekonomik të komunitetit lokal, OSHC-të përmes aplikimeve të tyre duhet të prezantojnë

modele të iniciativave sipërmarrëse sociale, si një motor real i zhvillimit për ekonominë sociale në

zonat ku zbatohet projekti.

Aplikantët duhet të tregojnë qartësisht në projekt - propozim sesi planifikojnë të garantojnë

qendrueshmërinë e produkteve/shërbimeve që do të zhvillohen dhe shiten, pas periudhës së

zbatimit të projektit. Krijimi i partneriteteve dhe rrjetëzimit në nivel lokal me grupe interesi të

ndryshme në zonën e targetuar, si një indikator i qendrueshëm i projektit inkurajohet të realizohet

në këtë thirrje për projekt – propozime.

1.3. ALOKIMI FINANCIAR I MUNDËSUAR NGA AUTORITETI KONTRAKTUES

Shuma e përgjithshme indikative në dispozicion për këtë raund të tretë të Thirrjes për Propozime

është 20,600 EURO. Autoriteti kontraktues rezervon të drejtën të mos i alokojë të gjitha fondet në

dispozicion.

Madhësia e Grantit: Çdo grant i kërkuar në kuadër të kësaj thirrje për projekt - propozime duhet

të jetë midis këtyre shumave minimale dhe maksimale:

Shuma Minimale: 3,000 EURO

Shuma Maksimale: 7,000 EURO

2. RREGULLAT PËR KËTË THIRRJE PËR PROJEKT-PROPOZIME

Këto udhëzime përcaktojnë rregullat për dorëzimin, përzgjedhjen dhe zbatimin e aktiviteteve të

financuara në kuadër të raundit të tretë të Thirrjes për Propozime, në përputhje me Udhëzuesin për

Manaxhimin e Granteve për të kontraktuar procedurat për veprimet, i cili është i zbatueshëm për

këtë thirrje.

Page 6: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 6

2.1. KRITERET E PRANUESHMËRISË

(1) Aktorët: Ka tre sete të kritereve të pranueshmërisë, që lidhen me:

Aplikanti, entiteti i cili dërgon formën e aplikimit; dhe Bashkë-aplikanti, nëse ka (2.1.1);

(2) Projekti:

Projekti për të cilin mund të jepet mbështetja financiare nëpërmjet grant - dhënies (2.1.2.);

(3) Kostot:

Llojet e kostove që mund të merren në konsideratë në përcaktimin e shumës së grantit (2.1.3)

2.1.1. Pranueshmëria e Aplikantëve

Me qëllim që të pranoheni për një grant, aplikanti duhet:

(1) Të jetë një person juridik;

(2) Të jetë një organizatë e shoqërisë civile, e regjistruar si një OJF, sipas legjislacionit

shqiptar për organizatat jofitimprurëse;

(3) Të jetë themeluar dhe të kryejë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë;

(4) Mos të jetë e përfshirë në veprimtari fetare dhe/ose aktivitete të partive politike;

(5) Mos të ketë precedent ligjor në mashtrim apo korrupsion.

Aplikanti mund të aplikojë vetëm ose në partneritet me një Bashkë - aplikant. Bashkë - aplikantët

potencial duhet të plotësojnë kriteret e pranueshmërisë (1); (2); and (3); (4); (5) të cilat janë të

aplikueshme dhe për vetë aplikantin. Kostot e tyre janë të pranueshme ose jo në të njëjtën mënyrë

si ato të shkaktuara nga aplikanti kryesor (Shih sesionin 2.1.3 - Kostot e Pranueshme).

NUMRI I GRANTEVE PËR APLIKANT DHE BASHKË - APLIKANT

Për shkak të specifikimeve të thirrjes, Autoriteti Kontraktues do të aplikojë kushtet e mëposhme:

Një organizatë duhet të dorëzojë vetëm një aplikim në kuadër të kësaj thirrje për projekt-

propozime.

Një organizatë mund të dërgojë vetëm një aplikim në kuadër të Thirrjes për Projekt-Propozime:

ose si Aplikant ose si Bashkë – Aplikant;

Një organizatë mund të fitojë vetëm një grant në kuadër të Thirrjes për Projekt – Propozime;

Një aplikim nuk mund të ketë më shumë se një aplikant dhe një bashkë-aplikant.

2.1.2. Aktivitetet e Pranueshme

Kohëzgjatja: Kohëzgjatja e projekteve të financuara në këtë thirrje për projekt - propozime nuk

mund të jetë më pak se 9 muaj dhe më shumë se 12 muaj.

Vendndodhja: Aktivitetet mund të zbatohen në gjithë Shqipërinë.

Page 7: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 7

Llojet e aktiviteteve: Strategjitë e propozuara duhet të fokusohen në përmbushjen e rezultateve

kundrejt objektivave të vendosura në sesionin 1 dhe duhet të përfshijnë, por jo të limitohen në:

Aktivitete që kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale ku projekti do të

zbatohet;

- Aktivitete që mobilizojnë punën dhe ekspertizën e burimeve lokale dhe traditës në

komunitetet e tyre;

- Aktivitete që krijojnë kohezion lokal dhe fuqizojnë gjithëpërfshirjen dhe lidhjet midis

njerëzve dhe komunitetit;

- Aktivitete që nxisin integrimin dhe punësimin, veçanërisht të grupeve të marxhinalizuara.

Aktivitete jo të pranueshme: Llojet e mëposhtme të aktiviteteve janë të papranueshme për këtë

mbështetje financiare:

- Vetëm rikonstruksion infrastrukture dhe/ose blerje pajisjesh;

- Aktivitete të lidhura vetëm ose kryesisht me bursa individuale për pjesëmarrje në

workshope, seminare, konferenca, kongrese;

- Aktivitete të lidhura vetëm ose kryesisht me bursa individuale për studime ose kurse

trajnimi;

- Aktivitete që adresojnë çështje vetëm ose kryesisht të ndërgjegjësimit të komunitetit

dhe/ose fushata advokacie;

- Projekte që konsistojnë tërësisht ose në pjesën më të madhe në punë përgatitore ose

studime;

- Projekte që mbështesin parti politike ose aktivitete ilegale, dhe aktivitete fetare;

- Financim bazë i aplikantëve ose (ku është relevante) i partnerëve të tij;

- Mbulimin e humbjeve dhe kapital i krijuar nga dhurimet;

- Subvencionim i organizatave të tjera;

- Blerje të tokës, ndërtesave dhe zyrave;

- Shpenzime të prapambetura për projekte që janë në implementim ose të përfunduara;

- Aktivitete që zhvillohen jashtë Shqipërisë;

- Aktivitete Humanitare.

Mbështetje financiare ndaj palëve të treta: Në kuadër të kësaj thirrjeje, aplikantët nuk mund të

ofrojnë mbështetje financiare/grante ndaj palëve të treta.

Procedurat për dhënien e kontratës: Kur zbatimi i projektit kërkon lidhjen e një kontrate

prokurimi, përfituesi duhet t’ia japë kontratën ofertës ekonomikisht më të leverdisshme, pra ofertës

që ofron vlerën më të mirë të parave, duke respektuar parimet e transparencës dhe trajtimit të

barabartë të kontraktorëve potencialë dhe të sigurojë që nuk ka konflikt interesi.

Monitorimi dhe Vlerësimi: Monitorimi dhe vlerësimi i projekteve të miratuara do të realizohet

nga Autoriteti Kontraktues.

Vizibiliteti: Aplikantët duhet të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të publikuar/ paraqitur

faktin që Bashkimi Evropian është financuesi i nismave/projekteve nëpërmjet projektit

EMBRACE.

Propozimet që janë pjesërisht ose tërësisht të financuara nga Bashkimi Evropian duhet të

përmbajnë informacion dhe aktivitete komunikuese të hartuara për të rritur ndërgjegjësimin e

Page 8: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 8

publikut rreth qëllimeve të aktiviteteve të projektit dhe të mbështetjes së Bashkimit Evropian në

nivel lokal apo rajonal si dhe rezultatin dhe ndikimin e kësaj mbështetjeje.

Aplikantët duhet të veprojnë në përputhje me objektivat dhe prioritetet dhe të garantojnë

vizibilitetin e financimit të Bashkimit Evropian (shih manualin për komunikim dhe vizibilitet për

veprimet e jashtme të Bashkimit Evropian të specifikuar dhe publikuar nga Komisioni Evropian

në: https://ec.europa.eu/europeaid/sites/devco/files/communication-visibility-requirements-

2018_en.pdf

2.1.3. Kostot e Pranueshme: Kostot që mund të përfshihen

Vetëm ‘kostot e pranueshme’ mund të mbulohen nga një grant. Kategoritë e kostove që janë të

pranueshme dhe jo të pranueshme paraqiten më poshtë. Buxheti i prezantuar është konsideruar si

një paraqitje e kostove dhe një tavan për ‘kostot e pranueshme’.

Rimbursimi i kostove të pranueshme mund të bazohet në buxhetin e rënë dakort të specifikuar në

njësi dhe kosto për njësi.

Në Aneksin B, Forma e Propozimit të Buxhetit, në kolonën e dytë të fletës së punës nr. 2,

“Arsyetimi i kostove të paraqitura” për çdo zë ose linjë të buxhetit aplikanti duhet të:

Përshkruajë informacionin dhe metodat e përdorura për të përcaktuar koston për njësi, kostot e

padetajuara (lump sums) dhe/ose normat fikse (flat rates), të kostove që ju referohen;

Shpjegojë qartë formulat e përdorura për llogaritjen e shumave finale të lejueshme.1

Në fazën e kontratës, Autoriteti Kontraktues vendos nëse do të pranojë shumat e propozuara ose

normat në bazë të buxhetit fillestar të paraqitur nga aplikanti, duke analizuar

të dhënat faktike të granteve të kryera nga aplikuesi ose nga projekte të ngjashme.

Rekomandimet për të dhënë një grant janë gjithmonë subjekt i kontrollit paraprak për gabime të

mundshme në buxhet (siç mund të jenë gabime aritmetike, pasaktësi, kosto joreale, kosto jo të

pranueshme etj). Kontrollet mund të çojnë në kërkesa për sqarime dhe Autoriteti Kontraktues

zotëron të drejtën për të bërë ndryshime ose reduktime për të adresuar gabimet apo pasaktësitë. Si

rezultat i ketyre korrigjimeve, nuk është e mundur që të rritet granti ose përqindja e financimit nga

Autoriteti Kontraktues.

Prandaj, është në interesin e aplikantit të hartojë një buxhet realist dhe me kosto-efektive.

Kostot e pranueshme:

Kostot e pranueshme janë kostot aktuale të shkaktuara nga përfituesi (t) që plotësojnë të gjitha

kriteret e mëposhtme:

Kostot që kryhen gjatë zbatimit të projektit:

Kostot në lidhje me shërbimet dhe punët duhet të lidhen me aktivitetet e kryera gjatë periudhës së

zbatimit të projektit. 1Shembuj:- Kostot e stafit llogariten: Numri i orëve të punës ose ditët e punës * koston / ditë ose orë pune, ose

kosto/muaj përfshirë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore sipas legjislacionit Shqiptar në fuqi në rastin e stafit të

angazhuar në zbatimin e projektit;-Kostot e udhëtimeve: distance në km* kosto e transportit / km; numri i ditëve *

kompesimin ditor paraprakisht sipas vendit; - për kosto specifike që rrjedhin nga organizimi i një eventi: numri i

pjesëmarrësve * koston totale të parashikuar për cdo pjesëmarrës; etj.

Page 9: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 9

Kostot që lidhen me furnizimet duhet të lidhen me shpërndarjen dhe instalimin e artikujve gjatë

periudhës së zbatimit të projektit. Nënshkrimi i një kontrate, një porosie, ose çdo angazhimi për

ofrimin në të ardhmen të shërbimeve, punëve ose pajisjeve pas përfundimit të periudhës së

zbatimit të projektit nuk përfshihen tek kostot e pranueshme;

Shpenzimet e kryera duhet të paguhen para datës së mbylljes së projektit.

- Kostot janë përfshirë në buxhetin e përgjithshëm të projektit;

- Kostot janë të domosdoshme për zbatimin e projektit;

- Kostot janë të verifikueshme dhe të identifikueshme, veçanërisht ato regjistrohen në librat e

kontabilitetit të përftuesit dhe përcaktohen në përputhje me standartet shqiptare të

kontabilitetit dhe me praktikat e zakonshme të kontabilizimit të kostove të zbatuesit (ve) të

projektit;

- Kostot janë në përputhje me kërkesat e legjislacionit fiskal dhe sigurimet shoqërore;

- Kostot janë të arsyeshme, të justifikuara dhe në përputhje me kërkesat e menaxhimit

financiar, në veçanti përsa i përket anës ekonomike dhe eficiencës.

- Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) konsiderohet një kosto e pranueshme.

Kontributet në natyrë:

Kontributi në natyrë do të thotë ofrimi i të mirave ose shërbimeve falas nga një palë e tretë për

zbatuesin e projektit. Meqënëse kontributet në natyrë nuk përfshijnë ndonjë shpenzim për

zbatuesin, ato nuk janë kosto të pranueshme për këtë aplikim.

Bashkë - financimi. Koncepti i bashkë - financimit nuk është i aplikueshëm për përfituesit e

granteve në kuadër të kësaj thirrjeje për projekt-propozime. Skema e nëngrantimit do të mbulojë

100% të buxhetit total të projektit brenda limiteve të kërkuara.

Kostot e Papranueshme. Kostot e mëposhtme nuk janë të pranueshme:

- doganat dhe tarifat e importit, ose çdo detyrim tjetër;

- blerje, qera ose huamarrje të tokës dhe të ndërtesave ekzistuese, përveçse nëse zyrat duhet

të merren me qera dhe kur është e qartë se duhet për të mundësuar zbatimin e projektit

(duhet të demonstrohet nga aplikanti);

- gjobat, ndëshkimet financiare dhe shpenzimet gjyqësore;

- pajisje të përdorura;

- komisionet bankare (përveç kostove të mirëmbajtjes së llogarisë bankare), shpenzimet e

garancive dhe detyrime te ngjashme;

- shpenzime për këmbime, detyrime dhe humbje në këmbim që lidhen me ndonjë komponent

specifik të llogarisë në euro, si dhe shpenzime të tjera të pastra financiare;

- kontributi në natyrë;

- shpenzime të qerase (leasing);

- shpenzime amortizimi;

- borxhet dhe komisionet për trajtimin e borxhit

- borxhe dhe interesa të borxhit;

- dispozitat për humbje ose detyrime të mundshme në të ardhmen;

- shpenzimet e deklaruara nga zbatuesi dhe të mbuluara nga një projekt apo program tjetër;

- kredi për të tretët

Page 10: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 10

- taksat, me përjashtim të taksës së vlerës së shtuar, nëse kushtet e mëposhtme janë

plotësuar:

(a) nuk janë të kthyeshme në asnjë mënyrë;

(b) është përcaktuar që ato të përballohen nga përfituesit përfundimtar; dhe

(c) janë qartësisht të identifikueshëm në projekt propozim;

(Shënim: Tatimi mbi të Ardhurat Personale për punonjësit konsiderohet si kosto e lejueshme nën

këtë thirrje për propozime)

2.2. SI TË APLIKONI DHE PROCEDURAT QË DUHET TË NDIQNI

Paketa e Aplikimeve duhet të dorëzohet në përputhje me udhëzimet në Thirrjen për Propozime.

Aplikimet duhet të dorëzohen në përputhje me udhëzimet në Formën e Aplikimit të Grantit si

aneks me Udhëzuesin (Aneksi A).

Aplikantët duhet të përgatiten dhe dorëzojnë aplikimet e tyre në gjuhën shqipe.

Çdo gabim apo mospërputhje në lidhje me pikat e renditura në udhëzim për formularët e aplikimit

(p.sh. nëse shumat në fletët e punës të buxhetit janë të ndryshme) mund të çojnë në refuzimin e

aplikimit. Sqarime do të kërkohen vetëm kur informacioni i dhënë është i paqartë duke e penguar

Autoritetin Kontraktues të bëjë një vlerësim objektiv.

Aplikimet e shkruara me shkrim dore nuk do të pranohen.

Propozimi i projektit duhet të përgatitet duke ndjekur udhëzimet e aplikimit dhe formatet e

publikuara (formën e aplikimit, buxhetin, kornizën logjike, etj.). Prandaj është e rëndësishme që

këto dokumente të përmbajnë të gjithë informacionin përkatës lidhur me projektin.

Dokumentat Mbështetës

Dokumentat mbështetëse dorëzuar me aplikimin (aplikanti dhe bashkë-aplikanti, nëse ka) duhet

të përfshijnë:

Vendimi i regjistrimit në gjykatë (Kopje);

Çertifikata e Regjistrimit e lëshuar nga gjykata me përditësimet më të fundit, jo më e vjetër se 3

muaj (Origjinale);

Statuti dhe Akti i Themelimit të organizatës (Kopje);

Regjistrimi në Zyrën e Tatim-Taksave (NIPT) (Kopje);

Vërtetim i pagesës së detyrimeve të tatimeve (që tregon që ska detyrime) (Origjinale);

Pasqyra e vitit të fundit financiar të organizatës (Kopje);

Dokumenti i lëshuar nga Gjykata që vërteton që organizata nuk ka çështje pezull, jo më e vjetër se

3 muaj (Origjinale);

Dokumenti i lëshuar nga Prokuroria që vërteton që organizata nuk ka çështje pezull, jo më e vjetër

se 3 muaj (Origjinale);

Ku dhe Si të dërgohen Aplikimet

Forma e plotë e aplikimit, korniza logjike duhet të dorëzohet në formë elektronike në format

wordi, ndërsa buxheti duhet të dorëzohet në format excel.

Lista verifikuese për Formën e Aplikimit të Grantit (Sesioni 15 i formës së aplikimit të grantit)

duhet të jetë pjesë e dosjes elektronike. Deklarata e Aplikantit dhe Bashkë - Aplikantit (nëse ka)

Page 11: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 11

(Sesioni 16 dhe 17) duhet të plotësohet, firmoset dhe vuloset dhe të dërgohet elektronikisht në pdf.

Dokumentat mbështetës duhet të dorëzohen elektronisht në format pdf.

Paketa e aplikimeve bashkë me dokumentat mbështetës duhet të dërgohen vetëm elektronikisht

në adresat: [email protected] dhe [email protected]

Konfirmim i marrjes së aplikimit – një email konfirmues do ti dërgohet çdo aplikanti për të

konfirmuar marrjen e aplikimit.

Aplikantët duhet të verifikojnë aplikimet e tyre nëse janë të plota dhe përdorin Listën e

Verifikimit të Formës së Aplikimit. Aplikimet e paplota dhe që nuk plotësojnë rregullat e

vendosura do të refuzohen.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 4 shkurt 2020, brenda orës 17:00 me orën

lokale. Çdo aplikim i dorëzuar pas afatit të përcaktuar do të refuzohet automatikisht.

Informacione të tjera për aplikimet

Pyetjet mund të dërgohen me e-mail jo më vonë se 21 ditë para afatit të fundit për dorëzimin e

aplikimeve në adresën e mëposhtme, duke vendosur qartësisht numrin referent të Thirrjes për

Projekt - Propozime:

Partnerët Shqipëri si Autoriteti Kontraktues nuk ka asnjë detyrim të japë sqarime ndaj pyetjeve të

dërguara pas kësaj date.

Përgjigjet do të jepen jo më vonë se 11 ditë pas afatit të fundit për dërgimin e aplikimeve. Për të

garantuar një trajtim të barabartë të aplikantëve, Partnerët Shqipëri nuk mund të japë një opinion

paraprak mbi pranueshmërinë e aplikantëve, projektin apo aktivitetet specifike.

Adresa e Emailit: [email protected];

Pyetjet që mund të jenë me interes dhe në shërbim edhe për aplikantët e tjerë, së bashku me

pergjigjet, do të publikohen ne faqen e internetit të Partnerëve Shqipëri: www.partnersalbania.org.

Prandaj, është e këshillueshme që rregullisht të konsultoheni me faqen e internetit në fjalë në

mënyrë që të jeni të informuar për pyetjet dhe përgjigjet e publikuara.

2.3. VLERËSIMI DHE PËRZGJEDHJA E APLIKIMEVE

Aplikimet do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga Ekipi i Manaxhimit të Projektit EMBRACE dhe

Komiteti i Vlerësimit të Granteve. Të gjitha projekt - propozimet e bëra nga aplikantët do të

vlerësohen sipas kritereve dhe hapave të mëposhtëm.

HAPI 1: HAPJA & KONTROLLI ADMINISTRATIV

Më poshtë do të vlerësohen:

– Pajtueshmëria me dorëzimin brenda Afatit Kohor të përcaktuar. Nëse afati kohor nuk

është përmbushur, aplikimi do të refuzohet automatikisht.

Page 12: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 12

– Forma e Aplikimit të Grantit duhet të plotësojë të gjitha kriteret e specifikuara në listën e

kritereve të pranueshme.

Nëse njëri nga informacionet e kërkuara mungon ose është i pasaktë, aplikimi mund të refuzohet

vetëm mbi këtë bazë dhe aplikimi nuk do të vleresohet më tej.

Përgjigjja për secilën nga pyetjet e mëposhtme duhet të jetë PO në mënyrë që projekti të jetë i

pranueshëm dhe të kalojë për vlerësim të mëtejshëm--Vlerësimin Intensiv të bazuar në pikët dhe

peshën specifike.

Kriteret Administrative: Po Jo Komentet

1. Propozimi është paraqitur brenda afatit

2. Për këtë Thirrje për Propozime janë përdorur të

gjithë formularët e aplikimit të publikuar në

udhëzim

3. Propozimi është i shtypur

4. Propozimi është në shqip

Kriteret e pranueshmërisë: Po Jo Komentet

1. Pranueshmëria e Aplikantit (aplikant dhe bashkë-

aplikanti, nëse ka):

Vendimi i regjistrimit në Gjykatë (kopje);

Çertifikata e Regjistrimit e lëshuar nga gjykata me

përditësimet më të fundit, jo më e vjetër se 3 muaj

(Origjinal);

Statuti dhe Akti i Themelimit të organizatës (kopje);

Regjistrimi në Zyrën e Tatim-Taksave (NIPT)

(kopje);

Vërtetim i pagesës së detyrimeve të tatimeve (jo

borxh) (Origjinale);

Pasqyra e vitit të fundit financiar (1) e organizatës

(kopje);

Dokumenti i lëshuar nga Gjykata që vërteton që

organizata nuk ka çështje pezull, jo më e vjetër se 3

muaj (Origjinale);

Dokumenti i lëshuar nga Prokuroria që vërteton që

organizata nuk ka çështje pezull, jo më e vjetër se 3

muaj (Origjinale);

2. Limitet e buxhetit të projektit: Buxheti total i

projektit është brenda limiteve të kërkuara

(minimumi 3,000 Euro dhe maksimumi 7,000 Euro)

3. Kohëzgjatja e projektit duhet të jetë nga 9 muaj në

12 muaj.

Page 13: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 13

Pas vlerësimit të pranueshmërisë, Partnerët Shqipëri do të dërgojë një letër për secilin aplikant ku

do të informohen nëse aplikimet e tyre janë dërguar brenda afateve, nëse pranueshmëria është

vlerësuar, dhe rezultatet e këtij vlerësimi. Komiteti Vlerësues i Granteve do të procedojë me

aplikantët të cilët kanë kaluar fazën e kontrollit administrativ.

HAPI 2: VLERËSIMI I APLIKIMIT TË PLOTË

Cilësia e aplikimeve, duke përfshirë buxhetin e propozuar dhe kapacitetin e aplikantëve, do të

vlerësohet duke përdorur kriteret e vlerësimit të plotë që janë në tabelën më poshtë. Ka dy lloje

kriteresh: kriteret e përzgjedhjes dhe të akordimit të grantit.

Kriteret përzgjedhëse ndihmojnë vlerësimin e kapacitetit operacional dhe financiar të aplikantit

me qëllim garantimin që ata:

- Kanë burime të qendrueshme dhe të mjaftueshme financiare për të mbajtur aktivitetin e

tyre gjatë periudhës së cilës do të zbatohet projekti;

- Kanë kapacitet bazik manaxherial, kompetenca profesionale dhe kualifikimet e kërkuara

për të plotësuar projektin e propozuar me sukses.

Kriteret e akordimit të grantit ndihmojnë vlerësimin e cilësisë së aplikimeve në përputhje me

objektivat dhe prioritetet, dhe akordimin e granteve për projekte, të cilat maksimizojnë

efektivitetin e përgjithshëm të kësaj Thirrje për Projekt-Propozime. Këto kritere ndihmojnë të

përzgjidhen aplikimet për të cilat Autoriteti Kontraktues ka besim që janë në përputhje me

objektivat dhe prioritetet. Ato mbulojnë rëndësinë (relevancën) e projekt-propozimit, konsistencën

me objektivat e Thirjes për Projekt - Propozime, cilësinë, impaktin e pritshëm, qendrueshmërinë

dhe efektivitetin e kostos.

Pikëzimi:

Tabela e vlerësimit ndahet në sesione dhe nënsesione. Çdo nënsesioni do ti jepet një pikëzim midis

1 dhe 5 si më poshtë: 1=shumë dobët; 2=dobët; 3=mjaftueshëm; 4=mirë; 5=shumë mirë.

SESIONI PIKËT MAKSIMALE

1. RELEVANCA 20

1.1. Sa relevant është propozimi me objektivat dhe specifikimet

e Thirrjes për Propozime?

5x2*

1.2. Sa relevant është propozimi ndaj nevojave dhe kufizimeve

të rajonit të targetuar dhe atyre të përfshirë (grupet e targetuara

dhe përfituesit)? A janë përcaktuar qartë nevojat dhe a i adreson

propozimi në mënyrën e duhur?

5x2*

2. Kapaciteti financiar dhe operacional i aplikantit dhe

bashkë-aplikantit (nëse ka) në zbatimin e projekt -

propozimit

20

2.1. A ka Aplikanti eksperiencë të mjaftueshme të provuar në

manaxhimin e projekteve të ngjashme me projektin e

propozuar?

5

2.2. A ka Aplikanti eksperiencën dhe kapacitetet e mjaftueshme 5

4. Aplikanti ka paraqitur vetëm një aplikim (ose si

Aplikant, ose si Bashkë-Aplikant).

Page 14: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 14

në manaxhimin e projekteve të së njëjtës madhësi granti?

2.3. A ka stafi i propozuar ekspertizën teknike të mjaftueshme

dhe aftësitë për të implementuar projektin?

5

2.4. A ka Aplikanti sisteme operacionale (rregulla dhe procedura

financiare dhe administrative) që mbështesin manaxhimin e

suksesshmëm të projektit?

5

3. Efektiviteti dhe zbatueshmëria e projektit 30

3.1. Janë aktivitetet e propozuara të përshtatshme, praktike, dhe

në përputhje me objektivat dhe rezultatet e pritura?

5

3.2. Është plani i veprimit i qartë dhe i zbatueshëm? 5x2*

3.3. A përmban propozimi indikatorë objektivisht të

verifikueshëm për rezultatet e projektit?

5

3.4. A promovon projekti përfshirjen sociale dhe/ose zhvillimin

ekonomik përmes integrimit dhe punësimit, veçanërisht të

grupeve të margjinalizuara, ose mobilizimin e punës &

ekspertizës së burimeve lokale?

5x2*

4. Qendrueshmëria e projektit 15

4.1. A ka projekti një ndikim të prekshëm në grupet e targetuara

dhe përfituesit e tij (a impakton projekti pozitivisht zonën e

përfshirë dhe komunitetin lokal dhe ky impakt është qartësisht i

përshkruar dhe matur)?

5

4.2. A janë rezultatet e pritshme të projektit të propozuar

financiarisht të qendrueshme? (Si do të vetë-financohen dhe/ose

financohen aktivitetet pasi financimi të mbarojë?)

5

4.4. A janë aktivitetet e propozuara për qendrueshmërinë e

projektit realiste dhe koherente?

5

5. Buxheti dhe efektiviteti i kostove të projektit 15

5.1. A janë aktivitetet e reflektuara në mënyrën e duhur në

buxhet?

5x2*

5.2. A është raporti ndërmjet kostove të paraqitura dhe

rezultateve të pritshme i kënaqshëm?

5

PIKËT TOTALE MAKSIMALE 100

*këto pikë shumëzohen me 2 për shkak të rëndësisë së tyre

Vlerësimi

Pas vlerësimit, do të përgatitet një tabelë duke listuar aplikimet e radhitura sipas pikëve të marra

dhe brenda shumës së fondeve në dispozicion. Aplikimi me pikët më të larta do të përzgjidhet. Veç

kësaj, një listë rezervë do të përgatitet duke ndjekur të njëjtat kritere e cila do të përdoret gjatë

Verifikimit të Pranueshmërisë së Aplikantëve dhe Bashkë - Aplikantëve nëse vihet re mungesë

dokumentash mbështetës ose ndonjë mospërputhshmëri midis Deklaratës së Aplikantit dhe

dokumentave mbështetës.

HAPI 3: VERIFIKIMI I PRANUESHMËRISË SË APLIKANTËVE DHE BASHKË-

APLIKANTËVE (nëse ka)

Verifikimi i pranueshmërisë, bazuar në dokumentat mbështetës të kërkuara nga Autoriteti

Kontraktues (shih sesionin 2.2) do të realizohet vetëm për aplikimin që është përzgjedhur sipas

pikëve brenda fondit në dispozicion për grantet e projektit EMBRACE.

Page 15: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 15

Deklarata e Aplikantit (Sesioni 16 i formës së aplikimit të grantit) do të verifikohet me dokumentat

mbështetës të dorëzuara nga aplikanti dhe bashkë-aplikanti.

Çdo dokument mbështetës që mungon ose çdo mospërputhje mes Deklaratës nga Aplikanti dhe

dokumentave mbështetës mund të çojë në refuzim të aplikimit mbi këtë bazë të vetme.

Pranueshmëria e aplikantëve dhe projekti do të verifikohen sipas kritereve të vendosura në

Sesionin 2.1.1, 2.1.2 dhe 2.1.3. Çdo aplikim i refuzuar do të zëvendësohet nga aplikimi tjetër më i

mirë në listën rezervën që është brenda fondit në dispozicion.

HAPI 4: NJOFTIMI PËR VENDIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES

Aplikantët do të njoftohen me shkrim për vendimin e Autoritetit Kontraktues në lidhje me

aplikimin e paraqitur dhe, nëse është refuzuar, arsyet e refuzimit. Kjo letër do të dërgohet me e-

mail.

Një aplikant që beson se është vlerësuar negativisht si rezultat i ndonjë gabimi apo parregullsie

gjatë proçesit të vlerësimit mund të bëjë ankimim brenda 5 (pesë) ditëve (ditë pune) nga dita që ka

marrë njoftim/ letrën e refuzimit/ ose emaili i dërguar. Komiteti i Vlerësimit të Granteve do të

konsiderojë ankesat. Ankimimi do të shyqrtohet dhe përgjigja do të kthehet brenda 5 ditëve (ditë

pune) që nga paraqitja e ankimimit.

HAPI 5: FAZA E KONTRAKTIMIT

Procesi i kontraktimit do të kalojë në hapat e mëposhtëm:

1. Negocimi

Para nënshkrimit të kontratës, Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën për të negociuar me

aplikuesin në mënyrë që të:

Sigurojë eficençën e kostove të veprimit;

Sigurojë një ekuilibër të drejtë midis kostove operacionale dhe jo operacionale;

Reflektojë kostot reale të tregut;

Reflektojë kostot në përputhje me aktivitetet e propozuara

Pikat e negocimit nuk duhet të ndryshojnë në asnjë mënyrë pjesën e konsiderueshme të projektit të

propozuar, por të jenë në përputhje me rregullat administrative / financiare / burimet njerëzore /

programatike të BE-së dhe të Autoritetit Kontraktues.

Pas përfundimit të pikave të mësipërme, nënshkrimi i kontratës do të nënshkruhet ndërmjet

aplikuesit përkatës dhe Autoritetit Kontraktues .

Page 16: Thirrje e Hapur për Projekt - Propozimepartnersalbania.org/wp-content/uploads/2020/01/Guidelines_EMBRACE_2020.pdf · IPA Civil Society Facility and Media Programme 2016-2017 Afati

EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese – THIRRJA E TRETË PËR

PROJEKT- PROPOZIME - PARTNERËT SHQIPËRI PËR NDRYSHIM DHE ZHVILLIM 16

3. KALENDARI INDIKATIV I PROCESIT

DATA ORA

Shpallja publike e Thirrjes për

Projekt - propozime

6 Janar 2020

-

Afati i fundit kohor për të kërkuar

sqarime nga Autoriteti Kontraktues

15 Janar 2020

17:00

Data e fundit në të cilën publikohen

sqarimet nga Autoriteti Kontraktues

20 Janar 2020

17:00

Afati i fundit kohor për dërgimin e

Aplikimeve

4 Shkurt 2020

17:00

Informimi i aplikantëve mbi hapjen

e aplikimit dhe kontrollin

administrativ

6 Shkurt 2020

-

Informimi i aplikantëve mbi

vlerësimin e aplikimit të plotë

24 Shkurt 2019

-

Njoftimi për akordimin e granteve

(pas kontrollit të pranueshmërisë)

6 Mars 2019

-

Firmosja e Kontratave

13 Mars 2019

-

4. LISTA E ANEKSEVE

DOKUMENTAT PËR TU PLOTËSUAR

Aneksi A: Forma e Aplikimit të Grantit (Format Word)

Aneksi B: Forma e Propozimit të Buxhetit (Format Excel)

Aneksi C: Forma e Kornizës Logjike (Format Word)