48
1 - BULETIN Qershor 2016

TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

  • Upload
    dotu

  • View
    234

  • Download
    8

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

1

- B

ULE

TIN

– Q

ers

hor 2

01

6

Page 2: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

2

Adela DANAJ

Blerina LLALLA

Brenton KOTORRI

Elena PICI

Endrit KAPAJ

Ergisa BEJKOLLARI

Ingrid XHAFA

Flutura GJANA

Gerion TRESKA

Marcela TRINGAJ

Megi LLUBANI

Mimi BARUSHI

Mirilda TILI

Rezarta CAUSHAJ

Rigels XHEMOLLARI

Sokol KONDI

BULETIN

MAJ

2016

*Faktet, analizat dhe qëndrimet e publikuara nga APPA, nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

Page 3: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

3

KRYEMINISTRIA

Mitilda TILI, BA

1- Kryeministri part time

Kreu i qeverisë së Shqipërisë, përveç

arrogancës dhe nepotizmit po merr edhe

një akuzë të re. Bëhet fjalë për ushtrimin e

detyrës në kohë të pjesshme. Në të

vërtetë, kryeministri Edi Rama, nuk ka

marrë “mungesa” për sa i përket prezencës

në ekranet e televizioneve, faqeve të

gazetave apo lajmet në website. Mungesa

e kryeministrit ndihet në mbledhjet e

qeverisë dhe në firmosjen e Vendimeve të

Këshillit të Ministrave. Për muajin qershor

patëm fatin, që me gjithë axhendën e

ngarkuar të kryeministrit, Edi Rama, për

promovimin e ekspozitave të pikturave,

ndjekjes së ndeshjeve të kombëtares live,

apo edhe takimet politiko-ekonomike-

diplomatike, sërish vendimet janë firmosur

nga kryeministri në tre mbledhje. Por duke

filluar nga muaji janar dhe deri më tani, në

masën 80 për qind, Vendimet e Këshillit të

Ministrave1 janë firmosur nga zëvendës

kryeministri, Niko Peleshi. Kjo sigurisht nuk

është e paligjshme, por në fakt të le shijen

e një mungese të kreut të qeverisë. Pra,

nëse një ndër akuzat e ish-kreut të

bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kur

garonte përballe Edi Ramës, ishte se Edi

Rama nuk kishte mendjen të bënte punët e

bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot

ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama,

nuk ka më hallin e qeverisë, por të artistit

dhe të asaj se çfarë pune do të bëjë pasi të

largohet nga ky pozicion.

1 Publikimi i vendimeve të qeverisë http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/vkm

2- Shpërblim për humbjen dhe temena pa

shije

Entuziazmi për kombëtaren tonë të

futbollit, kryeministri i vendit e përjetoi

nga pozicioni i të zotit të shtëpisë,

rrjedhimisht edhe nga vulosësi i shpërblimit

prej 1 milion euro, i cili do të merrej nga

fondi rezervë2. Në këtë rast lind pyetja,

nëse kombëtarja u shpërblye për një gol

çfarë do të ndodhë nëse vjen ajo ditë që do

të fitojnë kampionatin? Shpresojmë të mos

jetë si rastet e kampionëve të botës së

mundjes dhe peshëngritjes, të cilët e kanë

ngritur flamurin shqiptar si triumfatorë,

kanë sjellë medalje ari, argjendi e bronzi

në vend, dhe jo vetëm që nuk janë

shpërblyer, por janë lënë në aeroport të

kthehen në shtëpi si emigrantë të thjeshtë.

Nuk po përmendim që sportistët e

peshëngritjes, edhe pse me tituj kampion

nuk ju paguhen dietat jo më të kenë

trajtime speciale3, 4.

Ndërkohë që një reagim tjetër, krejtësisht i

pakëndshëm ka qenë edhe “mikpritja e

kombëtares”.5 Përveç pritjes në aeroport,

më një autobus të hapur në mes të ditës,

fjalimeve të stërzgjatura, elozhet e

pakontrolluara, dhënia e “çelësit të qytetit”

kur të gjithë lojtarët jetojnë jashtë, dhënia

e pasaportave diplomatike, ndërkohë që të

gjitha kanë dyshtetësinë për shkak të

2 Shpërblimi i Kombëtares http://ëëë.monitor.al/vendimi-qeveria-nje-milion-euro-shperblim-per-kombetaren/ 3 Medaljet e Daniel Godelli, peshëngritje http://shqiptarja.com/sport/2726/pesh-ngritje-godelli-shpallet-kampion-bote-n--kazakistan-251843.html 4 Një tjetër kampion http://ëëë.kohajone.com/2016/02/19/gjetan-keta-fiton-duelin-me-turkun-uzun-shpallet-kampion-interkontinental/ 5 Kush e turpëroi kombëtaren http://opinion.al/kush-e-turperoi-kombetaren/

Page 4: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

4

skuadrave ku luajnë, janë të gjitha të

pajustifikuara. Po kështu edhe darka

luksoze6 dhe reklamimi kudo i tyre, a thua

se tani çdo gjë do të jetë më frutdhënëse

se më parë.

3- Kur harrohet një tjetër Kombëtare

E dhimbshme, pa etikë dhe pa

profesionalizëm, ishte edhe pritja e një

tjetër kombëtareje, e cila edhe pse nuk jep

spektakël sa futbolli, ka vlerën edhe më të

madhe. Por në këtë rast kryeministrit nuk i

duhet kjo kombëtare, pasi nuk luhet me

emocionet e votuesëve. E kemi fjalën për

forcat komando, të cilat mbërritën në të

njëjtën ditë në atdhe, në të njëjtin

aeroport, por me orare të ndryshme7. Ata

ktheheshin nga fronti i luftës, Afganistan.

Për ta nuk pati fjalime mirëseardhjeje, as

ndjenjë krenarie të shoqëruar me pritje

VIP. Ata u pritën nga të afërmit e tyre.

Vetëm kaq!

4- Kur profesionet nuk kanë lidhje me

detyrën

Vetëm për muajin qershor, kryeministri Edi

Rama, ka qenë në disa qytete europiane

për hapjen e ekspozitave të tij. Përtej

kësaj, ka pasur edhe axhendë të ngarkuar

me pritje protokollare. Por çfarë ndodh! “Ai

është një piktor me famë ndërkombëtare;

artist i artit bashkëkohor i njohur në gjithë

botën për lyerjen e fasadave të Tiranës;

dizajnues i shumë mjediseve të brendshme

e jashtme në Shqipëri, përfshi zyrat dhe

sallat e Kryeministrisë, mjediset e qendrës

COD, sallën e pritjes në Aeroportin e

6 Darka për djemtë e kombëtares http://ëëë.balkanëeb.com/site/rama-shtron-darke-per-kombetaren-i-pranishem-edhe-mustafa/ 7 Forcat Komando në Atdhe http://ëëë.tiranaobserver.al/nje-tjeter-kombetare-mberrin-ne-tirane-rinas-lot-gezimi-ne-rinas-foto/

Rinasit, mjediseve të brendshme të

stadiumit të ri kombëtar; ditët e fundit,

Kryeministri Rama na ka bërë me dije se ai

është edhe kritik arti, stilist, arkitekt e

inxhinier ndërtimi”8.

Më poshtë janë disa nga deklaratat e vetë

Kryeministrit që i pohojnë këto aftësi.

Si kostumograf, 21 qershor 2016:

I thashë Presidentit [të FSHF-së Armando

Duka], ‘po më dëgjuat mua bëjeni gri e jo

të zi kostumin [e kombëtares], sepse është

shumë më elegant për një skuadër futbolli

dhe për më tepër, në qershor është shumë

më i përshtatshëm. Do ta kisha dashur

edhe pak më të hapur në fakt, po prapë

është shumë mirë!’

Si kritik arti, 21 qershor 2016:

Shikoni se çfarë tmerri estetik është ajo

shëmbëlltyra e shqiponjës së flamurit, e

vendosur tek hyrja e Tiranës. S’ka asgjë

nga pesha dhe finesa e origjinalit në fushën

e kuqe të flamurit, zero! Përkundrazi, është

një alterim vrastar për sytë, një siluetë

agresive në boshllëk!

Si arkitekt dhe inxhinier ndërtimi, 8

qershor 2016:

Tiranën e pas 1900, që ka respektuar në

frymë dhe në gërmë të gjitha kushtet e

përshkruara në projektin e zbatimit.

8 Qëndrim në ëëë.exit.al

Page 5: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

5

MINISTRIA E ARSIMIT DHE E

SPORTIT

Rigels XHEMOLLARI, MSc

1- Dhuna e pa licencuar dhe Ministrja e pa

informuar

Sipas raportit të inspektimit tematik të

Inspektoratit Shtetëror të Arsimit në Tiranë

në vitin 2015, nga 96 vetëm 19 kopshte i

plotësonin kriteret e ligjshmërisë së

funksionimit, ndërkohë që 77 të tjera e

ofronin këtë shërbim pa licencë. 1 Nga 77

kopshte të pa licencuar, vetëm 21

administratorë u gjobitën, por nuk ka asnjë

dokumentacion që verifikon se pas gjobës

këto kopshte vazhduan funksionimin apo jo.

Përgjatë një viti pas këtij konstatimi nuk ka

pasur asnjë reagim publik, asnjë tryezë apo

konferencë me fokus standardizimin e

kopshteve private apo plotësimin e

nevojave të rreth 3000 fëmijëve në

kryeqytet të cilët ishin regjistruar në këto

kopshte të pa licencuara. Madje ministrja u

kujtua të reagojë vetëm pas videos së

emisionit STOP, titullarët e tjerë larguan

përgjegjësitë, askush nuk dha dorëheqje, të

gjithë fajësuan prindërit!

Kur qeveria i akordoi 1 milion euro

kombëtares së futbollit, si nuk mendoi që

këto para mund të ishin më të dobishme

për bashkinë e kryeqytetit e cila ka

parashikuar të ndërtojë vetëm 5 kopshte

publike të reja në 3 vitet e ardhshme.2

Mungesa e kopshteve publike për ët

plotësuar kapacitetet ka prodhuar “Anjezat”

e pa licencuara në tregun e arsimit

parauniversitar. Nuk kishin si ta mendonin

kur ende nuk kishin lexuar rezultatet e

inspektimit të ISHA megjithëse kishte

1 Inspektorati Shtetëror i Arsimit http://www.isha.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=34&Itemid=149 2 Balkanweb http://www.balkanweb.com/site/bashkia-tirane-investimet-ne-arsim-shkollat-e-kopshtet-qe-do-te-rikonstruktohen/

kaluar një vit, kur ministrja bën deklarata

të pa konsultuara me institucionet e

varësisë dhe kur informaliteti luftohet

vetëm aty ku ka interes qeveria, luftohet

me dy standarde duke mbyllur vetëm

universitetet e pa licencuara dhe jo

kopshtet fantazmë.

2 – Mesatarja 6, penalizuese për nxënësit e

shkollave më të mira. Kriteret e

Universitetit të Mjekësisë favorizuese për

privatët

Ministria e Arsimit ka përcaktuar notën

mesatare 6 si kriter hyrës për të gjitha

universitetet publike dhe private. Asnjë

nxënës nën këtë mesatare nuk do të ketë

mundësi të ndjekë studime universitare në

Republikën e Shqipërisë. Ne pamje të parë

duket një situatë normale, por duke u

bazuar në rankimin e shkollave të mesme

që ka realizuar vetë ministria nëpërmjet

raportit të maturës shtetërore na rezulton

se cilësia e mësimdhënies dhe mësim

nxënies ka diferenca të mëdha mes

shkollave.3 Kjo diferencë bën që nota 6 e

shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, nuk

është e njëjtë si nota 6 e një shkolle në

periferitë apo zonat e thella. Sikur edhe

gjysmë note diferencë të ketë vlerësimi, ky

kriter penalizon nxënësit e shkollave më të

mira dhe favorizon ata të shkollave të

rankaura në fund të renditjes. Ky penalitet

shfaqet edhe tek kriteret që vetë

universitetet kanë përcaktuar për pranimin

në to, ku përgjithësisht vërehet nota 7 si

mesatare pranuese, të paktën në Tiranë.4

Kjo situatë pritet të prodhojë çudinë e

radhës ku nxënësit e Tiranës do të shkojnë

të studiojnë në universitetet e Durrësit,

Vlorës apo Shkodrës. Po ashtu kriteret që

kanë vendosur universitetet pavarësisht

3 Raport për rankimin e shkollave të mesme

file:///C:/Users/user/Downloads/m-euml-sues-p-euml-r-shqip-euml-rin-euml-vler-euml-simi-i-shkollave-t-euml-mesme.pdf 4 Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/njoftime/kriteret-e-pranimit-ne-universitete-2016-2017&page=1

Page 6: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

6

pavarësisë së tyre lenë për të dëshiruar në

disa raste siç është ai i universitetit të

mjekësisë ku mesatarja e publikut është 8

– 8.5 ndërsa e privatit 6. Kjo dot ë thotë se

të gjithë ata që kanë dëshirë për të studiuar

për mjekësi, por për shkak se kanë dalë

nga shkolla cilësore nuk kanë mundur të

nxjerrin mesataren 8.5, përjashtohen nga

universiteti publik dhe do ti drejtohen

rrjedhimisht atij privat.

3- Nxjerrja e tezës së maturës dhe

pamaturia e administrimit të procesit

Fakti që prej vitit 2010 e deri sot janë

dokumentuar publikime online të tezave të

provimeve përpara mbarimit ose gjatë

zhvillimit të tyre vërteton mungesën e

përgjegjshmërisë dhe seriozitetit gjatë

administrimit të provimeve të maturës

shtetërore. Këtë vit teza B e matematikës u

publikua në rrjetet sociale 40 minuta para

provimit.5 Këtë e vërtetuan intervistat e

nxënësve pas provimit dhe deklarata e zv.

ministres e cila kërcënoi rrjetet sociale. Nuk

ka të bëjë as me maturantët dhe as me

policat që u caktuan për ti vëzhguar. Ky

fenomen ashtu si edhe fenomene të tjera

negative në sistemin arsimor vjen për

shkak të mungesës së përgjegjshmërisë,

maturisë dhe vizionit të administrimit të tij,

mungesës së ekspertizës dhe refuzimit të

raporteve kritike ndër vite që kanë pasur

qëllim përmirësimin e procesit të maturës

shtetërore. Kur testi del online, duhet të

imagjinojmë se çfarë ndodh nëpër klasa.

Megjithatë MAS ka vendosur që këtë radhë

të marrë masa ndaj administratorëve të

provimeve për tezat e dyshuara për kopje.

Të shpresojmë që kjo gjë të ndodhë dhe të

mos jetë vetëm për efekt deklaratë

zyrtare.6

5 Balkanweb http://time.ikub.al/Publikohet-teza-e-matematikes-para-perfundimit-te-provimit/Testi-i-Matematikes-ne-rrjete-sociale-maturantet-Varianti-B-publik-40-min-para-se-te-perfundonte-provimi-Malaj-Genjeshter-.aspx 6 Faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit http://www.arsimi.gov.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp/matura-shteterore-te-dhena-mbi-procesin-e-

vleresimit-te-provimit-te-gjuhes-shqipe-dhe-letersise&page=7

Page 7: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

7

MINISTRIA E BUJQËSISE, ZHVILLIMIT RURAL DHE

ADMINISTRIMIT TË UJRAVE

Marcela TRINGAJ, LLM

1. Fermerët e vegjël ende kontribues të

brishtë të bujqësisë shqiptare

Puna e fermerëve të vegjël, jo pa të

drejtë, ka lënë imazhin e një angazhimi

sfilitës që rrallëherë merr frytet e

merituara të mundnit. Më e pakta që

mund të bëhet nga komuniteti është

përzgjedhja dhe konsumimi i produkteve

të prodhuara nga këta fermerë. Jo vetëm

përcillet shija e vërtetë e produkteve të

sezonit duke mundësuar dhe njohjen e

prejardhjen së tyre por ndihmon në

mënyrë të drejtpërdrejte familjet fermerë

për të rritur potencialin e tyre për të qenë

konkurrues në treg përkrahë

agrobizneseve dominuese qofshin vendase

ose jo. Jemi mësuar të dëgjojmë në

mënyrë të përsëritur për kapacitetin e

lartë që zotëron vendi për shkak të motit,

pozitës së saj gjeografike dhe traditës që

zotëron në bujqësi. Por këto resurse nuk

munden assesi të mjaftojnë për të

zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në

sektorin e bujqësisë.

Fermerët e vegjël vuajnë gjithashtu nga

mungesa reformave reale dhe konkrete

për të qenë pjesëmarrës potencial në

veprimtarinë ekonomike në sektorin

bujqësor. Konkretisht, detyra e qeverisë

është të mos lejojë spekulimet me çmimet

e produkteve bujqësore në sezon kur

prodhimet janë të bollshme për fermerët

familjarë. Të mendosh që i gjithë mundi i

muajve të tërë dedikimi dhe përkushtimi

shkon dëm për shkak të çmimeve nën

koston e prodhimit që ofron tregu. Në

tetor 2015 Ministri i Bujqësisë u shpreh se

në ndihmë të fermerëve të vegjël do të

vijnë pikat e grumbullimit, ku si fillim do

te hapej ajo e Maliqit1.

Por ekzistenca sot e disa pikave të tilla në

vend nuk mund ta zgjidh problemin e

grumbullimit të produkteve bujqësore. Kjo

për shkak të infrastrukturës së rrënuar,

kostot shtesë së largësisë së fshatrave

dhe zonave të thella rurale nga këto pika

si dhe spekulimeve me çmimet sjellin

mungesën e interesit të fermerëve. U

premtua për një ankand të përjavshëm

për përcaktimin e çmimit në këto pika

grumbullimi i cili më pas do të publikohej

në televizione por edhe sot nuk ka një

procedurë të tillë e cila do të mbrojë

fermerin nga çmimet nën kosto. Por dhe

në qoftë se realisht do të kryhej kjo

procedurë sa e sigurt është që fermerët e

vegjël të jenë të përfaqësuar denjësisht

në këtë proces dhe të lobojnë për të

interesat e tyre. Natyrisht që gjithë kjo

procedurë nuk duhet të shmang mbrojtjen

e konsumatorit i cili dashur-pa-dashur

preket nga spekulimet me çmimet.

Por përveçse nga tregtarët vendas

fermerët e vegjël e ndjejnë veten të

pambrojtur edhe ndaj kompanive të

huaja. Konkretisht, 1610 fermerë të

bashkisë Belsh kanë 6 muaj pa marrë

paratë e shitjes së produktit në

kompaninë greke të grumbullimit të

duhanit2. Ky rast vijon dhe me abuzimet

me çmimet e shitjes nën kosto si edhe

sjellja në Shqipëri e farërave të këqija nga

ku shënohet rënie e kultivimit të duhanit

në 50 % të totalit. Në pritje dhe me

1 Formalizimi i fermerëve, Panariti: Do indeksojmë çmimet për pikat

e grumbullimit, masa për spekulantët http://ëëë.bujqesia.gov.al/al/lajme/njoftime-per-shtyp/formalizimi-i-fermereve-panariti-do-indeksojme-cmimet-per-pikat-e-grumbullimit-masa-per-spekulantet&page=4

2 Fermerët mbi 6 muaj në borxhe, kompania nuk u jep lekët e duhanit http://ëëë.shekulli.com.al/p.php?id=448492

Page 8: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

8

shpresë për të marrë çka ju takon këta

fermerë që frymën e mbajnë vetëm nga

kjo punë, ndihen të pafuqishëm dhe të

pambrojtur nga instancat shtetërore.

Ndërkohë të dëmtuar këtë muaj kanë

qenë edhe fermerët e Divjakës, prodhuesit

kryesor të kultivimit të patates. Tre

kamionë që priteshin të eksportoheshin

drejt Hungarisë nga tregtarë kosovarë

janë kthyer mbrapsht. Përveçse pikëllimit

se kostot e prodhimit nuk justifikohen me

çmimet e shitjes, tanimë këta fermerë

duhet të përballojnë edhe mbetjen stok të

mallit në magazinë. Drejtori i Drejtorisë së

Bujqësisë në Lushnje shpjegon se rasti në

fjalë është pasojë e mungesës se

certifikatës fito-sanitare dhe se kjo

drejtori është ende në proces e sipër të

certifikimit të kritereve karantinore. Mungesa e një laboratori kimiko-

teknologjik dhe një stafi të kualifikuar

vërteton paaftësinë dhe ngërçin për t’iu

përgjigjur kërkesave të prodhuesve dhe

eksportuesve të prodhimeve bujqësore me

analiza standarde bashkëkohore të

unifikuara me vendet e tjera, në kohën e

duhur. Për të paraprirë situatave të tilla

kërkohet një angazhim më serioz të

autoriteteve shtetërore ashtu sikundër

nuk kursejnë forcën shtrënguese të ligjit

kur fermerët e vegjël shesin produktet e

tyre pa kupon tatimor.

2. Më tepër dhe asistencë financiare dhe

profesionale

Në një prononcim këtë muaj Ministri i

bujqësisë, Edmond Panariti u shpreh se sektori që i është besuar ka nevojë për

financim dhe fondet duhet të jenë

prezentë në të gjithë vendin.3 Për aq kohë

3 Dëmtohen fermerët, ja pse i bllokoi Hungaria patatet e Divjakës http://ëëë.shekulli.com.al/p.php?id=436151

sa fermerët e vegjël do të punojnë për

mbijetesë dhe në mungesë të reformave

reale në mbështetje të aktivitetit te tyre

dhe mbi të gjitha të pa përkrahur

financiarisht, është e vështirë të

mendohet seriozisht për fuqizimin e

ekonomive lokale. Lajmi i mirë këtë muaj

është se falë financimit të BE-së, 22

milionë euro kredi me norma të ulëta

interesi do t'u ofrohen sipërmarrësve të

rinj dhe mikrobizneseve në sektorin e

agrobiznesit në Shqipëri.4 Ky fond do të

shërbej si garanci për riskun e kredive për

huamarrësit e vegjël. Në këtë fazë është e

rëndësishme të studiohet dhe mungesa e

shtrirjes së shërbimit bankar në fshat, për

t`i shërbyer veprimtarisë ekonomike të

familjeve që jetojnë aty me më tepër

efikasitet.

Një problem thelbësor mbetet ende

formalizimi i veprimtarisë bujqësisë i cili

nuk ka arritur ende në një pikë të

kënaqshme. Ky proces nuk mund as të

mjaftohet vetëm me nismën për pajisjen

me NIPT të subjekteve të veprimtarisë

bujqësore. Informaliteti i lartë, çështja e

problematikës lidhur me pronësinë mbi

tokën, korrupsionit dhe mungesës së

dokumentacioneve gjatë aplikimeve bëjnë

që fermerët dhe agrobizneset të kenë

vështirësi në përthithjen e fondeve dhe

grandeve të ndryshme. Nëse supozojmë

se çështje të formalizimit të veprimtarisë

bujqësore përfundon, sërish bankat nuk

janë ende të gatshme për ta pranuar

tokën bujqësore si garanci për një kredi

për fermerët e vegjël dhe agrobizneset. E

ndaj urojmë që fondi i BE-së të zbus disi

problemin e huadhënies i cili shihet si

pjesë e rëndësishme e procesit të

ripërtëritjes dhe zhvillimit të bujqësisë në

aspektin ekonomik.

4 BE, 22 milionë euro për sipërmarrësit e vegjël në sektorin e agrobiznesit http://ëëë.shekulli.com.al/p.php?id=449662

Page 9: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

9

Lajmi se vendi mund të humbasë 71

milionë Euro që Bashkimi Evropian ka

akorduar për sektorin bujqësor, përmes

fondeve IPARD, nëse nuk parandalon

parregullsi dhe mashtrime të mundshme

në financimin e BE për zhvillimin rural5

sigurisht mbetet një ogur i keq për

bujqësisë shqiptare. E gjithë kjo deklaratë

e ambasadores së Bashkimit Evropian në

Shqipëri, Romana Vlahutin duhet të

shërbejë si një kambanë e fort për

qeverinë dhe institucionet vartëse për të

arritur objektivin e përthithjes totale të

fondeve dhe financimeve deri në vitin

2020. Por nga ana tjetër është tejet e

rëndësishme mbikëqyrja e institucioneve

te BE-së për të shmangur mashtrimet me

fondet. Më tepër shpresë mbetet tek

performanca e këtyre të fundit për

implementimin e fondeve.

Por përveç asistencës financiare është e

nevojshme dhe asistenca tekniko-

profesionale e institucioneve të

specializuara. Promovimi i produkteve

shqiptare nëpër bote në pjesën më të

madhe të rasteve nuk është meritë e

Ministrisë së Bujqësisë e as më pak

instancave vartëse së saj. I tillë është

rasti i fermerit të suksesshëm të vajit

ekstra të virgjër në Vlorë Vesaf Musai i cili

ia ka dalë mbanë pa kurrëfarë

mbështetjeje të eksportoj në Nju Jork dhe

Hong Kong dhe të jetë fitues i disa

çmimeve ndërkombëtare. Për ironi të fatit

shumë pak ky produkt tejet cilësor njihet

në Shqipëri. Ky rast duhet të shërbej si

5 Mashtrimet me fondet mund t’i kushtojnë bujqësisë 71

milion Euro

http://agroëeb.org/?id=10&l=1388&ln=sq&url=mashtrimet

-me-fondet-mund-ti-kushtojne-bujqesise-71-milion-

euro#sthash.FSbmdRti.dpuf

reflektim për mbështetjen dhe promovim

të vazhdueshëm e këtyre sipërmarrësve

familjarë jashtë vendit dhe brenda tij nëse

ende pretendohet në fuqizimin e bujqësisë

shqiptare.

Page 10: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

10

MINISTRIA E DREJTESISE

Endrit KAPAJ, LLM

1-Drejtësia dhe presioni politik.

Në përgjigje të interesit të medias lidhur

me qëndrimin e Ministrit të Drejtësisë, z.

Ylli Manjani mbi vendimet e Gjykatës së

Tiranës, përfshirë edhe atë për pezullimin

nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të

Policisë, z. Haki Çako, Ministri Manjani bën

me dije se këto janë çështje të zbatimit të

ligjit dhe nuk mund të komentohen nga

ana e tij, sikurse edhe ligjërimi politik nuk

do të ndihmonte aspak për ecurinë e

çështjes. 1Megjithatë, Drejtori i

Përgjithshëm i Policisë, rikthehet të

ushtrojë detyrën e tij, për shkak se

Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin e

Gjykatës se rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ana e Qeverisë, u konstatua një

qëndrim tejet agresiv ndaj gjyqtarëve të

cilët gjykuan çështjen. Ky qëndrim, u

shoqërua me akuza për korrupsion ndaj

gjyqtarëve, të cilët jo se janë engjëj por

ne frymën e ndarjes së pushteteve në

vendet demokratike, akuza dhe qëndrime

të tilla shkelin hapur parimet kushtetuese.

2- Ndërmjetësimi dhe Arbitrazhi,

potenciale të pashfrytëzuara në shërbim

të qytetarëve.

1 Qëndrim I Ministrit të Drejtësisë në lidhje

me vendimet e gjykatës

http://ëëë.drejtesia.gov.al/al/neësroom/la

jme/sqarim-lidhur-me-qendrimin-e-

ministrit-manjani-mbi-vendimet-e-gjyk-

se-tiranes&page=1

Në Strategjinë e Sektoriale për Reformën

në Drejtësi , autoritetet shqiptare janë

duke synuar mënyra më të shpejta,

efektive , të thjeshta dhe shpesh më pak

kontradiktore të zgjidhjes së konflikteve

dhe mosmarrëveshjeve.2

Zgjidhja e alternative konflikteve duhet të

shihet si një pjesë integrale e çdo sistemi

modern të drejtësisë civile. Qytetarët

duhet dhënë një sërë opsionesh për të

zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre në një

mënyrë që më së miri i plotëson interesat

dhe qëllimet e tyre.

Zbatimi në praktikë e metodave

alternative do të sillte:

Përmirësimin e qasjes në drejtësi

Reduktim të proceseve gjyqësore

të prapambetura ,

Reduktim të formaliteteve dhe

kompleksitetit të proceseve

ekzistuese ,

Rritje të besimit në zgjidhjen e

mosmarrëveshjeve , etj.

Miratimi i ligjit të ri "Për ndërmjetësimin

në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ", në

Shkurt 2011 ka krijuar mundësi më të

gjera për ofrimin e shërbimit të

ndërmjetësimit , si një qasje për zgjidhjen

e mosmarrëveshjeve jashtë gjykatës .

Sipas ligjit për ndërmjetësim ,shërbimi i

ndërmjetësimit mund të ofrohet për

kontestet civile , familjare dhe ato penale

.

Ndërkohë, pak ose aspak është bërë në

drejtim të arbitrazhit. Kur ky I fundit do ti

shërbente mjaft komunitetit të biznesit,

2 Ndërmjetësimi dhe biznesi

http://ëëë.mapo.al/2015/02/ndermjetesi

mi-nje-hallke-me-rendesi-per-zgjidhjen-e-

mosmarreveshjeve/1

Page 11: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

11

duke pasur parasysh se arbitrazhi është

një alternative për të zgjidhur

jashtëgjyqësisht konfliktet me natyrë

tregtare. Progres Raporti I vitit 2015 I

BE-se thekson se3:

“Nuk është konstatuar përparim në

drejtim të paanësisë dhe është bërë

progres i kufizuar në lidhje me efikasitetin

e gjyqësorit. Menaxhimi i gjykatave

mbetet i dobët për shkak të mungesës së

burimeve njerëzore dhe financiare, në

mënyrë të veçantë në gjykatat e shkallës

së parë të rretheve. Numri i rasteve

gjyqësore vazhdon të mbetet problematik.

Nuk ka sistem ankesash në vend për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet

konsumatorëve dhe ofruesve të

shërbimeve , edhe pse ka disa mekanizma

për zgjidhjen e tyre jashtë gjykatës, siç

është arbitrazhi.”

Bazuar në eksperiencat e vendeve të

tjera, si dhe nga identifikimi I nevojave

gjithmonë e në rritje nga komuniteti I

biznesit për procesin e arbitrazhit tregtar,

janë identifikuar sfidat e mëposhtme për

zgjidhje:

-Miratimi I draft-ligjit “Mbi arbitrazhin” si

dhe akteve nënligjore për te mundësuar

ofrimin e shërbimit mbi bazë ligjore, si

dhe përgatitjen e ekspertëve të fushës. Ky

draft-ligj është hartuar ne konsultim të

gjerë me grupet e interesit si dhe me

ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.

- Rishikimi i praktikes ligjore, vendimeve

gjyqësore, ne përputhje me konventat

ndërkombëtare për arbitrazhin të

ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

3 Progres Raporti për Shqipërinë http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_albania.pdf

- Rritja e ndërgjegjësimit të publikut , për

të kuptuar më të mirë shërbimin e

arbitrazhit , si një alternativë ligjore për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve .

- Përfshirja e një numri më të madh të

grupeve të interesit si: komuniteti I

biznesit, Dhomat e rajonale apo

kombëtare te biznesit, Dhoma Kombëtare

e Avokatëve, Gjyqtarë, Magjistratë,

komuniteti I gjerë I juristëve etj. ne

trajnim për te përthithur sa me mirë

konceptet dhe praktiken e arbitrazhit.

- Angazhim në përpjekjet e përgjithshme

për të kapërcyer hezitimin e palëve për të

përfshirë klauzolat e arbitrazhit ne

marrëveshjet e tyre

Page 12: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

12

MINISTRIA E ENERGJISË DHE

INDUSTRISË

Ergisa BEJKOLLARI, BA

1- Shqiptarët po paguajnë 112 milionë

dollarë në këmbim të asgjëje!

112 milionë dollarë në këmbim të asgjëje:

Është kjo historia sesi dështoi projekti i

termocentralit të Vlorës dhe sesi po vonon

kaq shumë gjetja e një zgjidhjeje.

Ideja e ndërtimit të tij lindi në vitin 2002

si pasojë e nevojës për t’i dhënë zgjidhje

krizës energjitike në vend.1 Projekti nisi

në vitin 2004 i financuar nga një kredi e

Bankës Botërore dhe iu ngarkua

kompanisë italiane Tecnimonti (TCM), ku

sipas raportit të Bankës Botërore mbi

projektin, kostoja e tij rezultonte të ishte

112.66 milionë dollarë.2 Telashet nisën që

në momentin e shpalljes së kompanisë

fituese, përzgjedhja e të cilës u bë sipas

procedurave të Bankës Botërore. Asokohe,

ekspertë të KESH pretenduan se sipas

tyre alternative më e mirë ishte

SIEMENS, ku sërish sipas raportit të

Bankës Botërore, me vendimin e kësaj të

fundit u zgjodh kompania italiane.

Që prej atëherë problemet e shfaqura me

TEC-in, që kanë shkaktuar

mosfunksionimin e tij deri më sot, janë

pasuar nga palët tek njëra-tjetra.

1Reporter.al, “Dështimi i kushtueshëm i termocentralit të financuar nga Banka Botërore në Vlorë”. http://www.reporter.al/deshtimi-i-kushtueshem-i-termocentralit-te-financuar-nga-banka-boterore-ne-vlore/ 2Detajet financiare të Bankës Botërore mbi projektin për ndërtimin e termoncentralit të Vlorës. http://www.worldbank.org/projects/P077526/poëer-sector-generation-restructuring-project?lang=en&tab=details

Problemet lidhen me impiantin e ftohjes, i

cili sipas KESH duhet të rregullohet nga

vetë kompania, por kjo e fundit u largua

nga projekti. Për të detyruar kompaninë

të kthehet, KESH përdori rrugën juridike,

mirëpo humbi kundër TMC-së në vitin

Gjykatën e Arbitrazhit në vitin 2014. Kjo

gjë shkruhet dhe në raportin vjetor që

vetë kompania i paraqet aksionerëve të

saj,3ku theksohet se ishte pikërisht

qeveria shqiptare fajtore, duke mos

përcaktuar qartë afatin e përfundimit të

projektit dhe duke mos kërkuar riparime

të përhershme , por të përkohshme.

Pas humbjes, drejtori i KESH, z. Agron

Hetoja, premtoi në mars të vitit 2015 se

do të tenderohej një kompani tjetër e

huaj, e cila përveçse do ofrojë përgjigjen

e pyetjes se përse nuk po funksionon

termocentrali, do mundohet gjithashtu ta

rregullojë atë.4 Ndërkohë do kalojë dhe në

një proces tjetër arbitrazhi kundër

kompanisë italiane, ku si prova mendohen

të përdoren rezultatet e gjetura nga

kompania që do kryejë riparimin. Por

çfarë po ndodh aktualisht? Tenderi për

kontraktimin e kompanisë dështoi. Në

këtë mënyrë:

1. Termocentrali mbetet pa punë edhe

për shumë vite. Kjo vjen si pasojë e

faktit që të vetmet kushte, në të cilat

ai do vendosej në funksionim, janë në

rast se do rregullohej defekti ose kur

Shqipëria nuk do të ketë prodhim

vendës dhe as mundësi për të

importuar energji. Një kombinim

3Raport vjetor, Mairetecnimont, 2014, faqja 66. http://www.mairetecnimont.com/en/investors/documents-presentations/reports/annual-report-2014 4 Neësbomb.al, “TEC-i i Vlorës mbërrin në arbitrazh. Si u harxhuan 92 milionë euro pa u vënë asnjëherë në punë”. http://www.newsbomb.al/ekonomi/item/4722-tec-i-vlores-mberrin-ne-arbitrazh-si-u-harxhuan-92-milione-euro-pa-u-vene-asnjehere-ne-pune

Page 13: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

13

faktorësh që duket shumë i pagjasë

për momentin.

2. Termocentrali i Vlorës konsiderohet si

një burim rezervë energjie, që do të

përdoret vetëm në raste emergjente.

Ai mund të kthehet në produktiv

vetëm në kombinim me projektin TAP.

Të gjitha këto kushte (dhe ato të

lartpërmendura) e kthejnë atë në një

burim të ardhurash që ka shumë pak

probabilitet të ndodhë.

3. Ndërkohë, jo vetëm që nuk është

kthyer mbrapsht investimi i bërë, por

po shpenzohen ende shifra

marramendëse për ta mbajtur në

këmbë deri sa të gjendet një zgjidhje.

Qershor 2016: Ka kaluar më shumë se një

vit që nga premtimi i bërë nga z. Hetoja

dhe ai ende nuk është realizuar!

2- Qeveria ndërton, por nuk informon

Prej vitesh, përplasjet e shumta midis

qytetarëve dhe qeverisë, përpos të gjitha

problemeve, ka qenë mungesa e

informimit nga ana e qeverisë.

Ndërmerren projekte që prekin

drejtpërdrejt interesin publik, por nuk

denjohet që të organizohet një fushatë

informimi, në mos një dëgjesë publike,

për të njoftuar banorët. Një ndër

komunitetet më të vendosur kundër

ndërtimit të HEC-eve, ai i banorëve të

fshatit Polis ka mbajtur qindra protesta

paqësore kundër ndërtimi të HEC-eve

“Gurshpat 1” dhe “Gurshpat 2,” nën

pronësi të kompanisë “Gurshpat Energji”

ShPK. Sipas kryetarit dhe ish-kryetarit të

fshatit Polis, Faik Bufi dhe Veli Terziu,

banorët nuk janë konsultuar kurrë për

ndërtimin e këtyre dy hidrocentraleve dhe

as iu është dhënë informacion mbi

ndikimin e tyre në mjedis.5

Ndërkohë i njëjti rast është dhe ai i HEC-it

“Katundi i Ri”. Përpos tenderit shumë të

diskutuar për ndërtimin e hidrocentralit,6

kanë munguar dhe konsultimet publike

me banorët e prekur nga investimi, të

cilët i tremben përmbytjes ose

kompensimit qesharak. Ndonëse MEI

(Ministria e Energjisë dhe Industrisë)

organizoi një dëgjesë publike7, mungesa e

një fushate informuese paraprake, ka bërë

që në të marrin pjesë shumë pak banorë,

duke na rikthyer në pikën fillestare të

mosinformimit. 8 Këtij shqetësimi të

ngritur MEI iu përgjigj se nuk ka asnjë

detyrim për kryerjen e konsultave me

komunitetin lokal në këtë fazë të procesit.

Ndërkohë që zëdhënësi i MEI-it, z. Dardan

Malaj, tha se këtë detyrim e ka kompania

e cila do të rezultojë fituese e garës.9

Por, bazuar në “Ligjin për të drejtën e

informimit”, neni 7 për “Kategoritë e

informacionit që bëhet publik pa kërkesë”,

thuhet se midis informacioneve që duhet

5 Reporter.al, “Ndërtimi i HEC-eve të vegjël hap konflikte të mëdha për kontrollin e ujit”. http://www.reporter.al/ndertimi-i-hec-eve-te-vegjel-hap-konflikte-te-medha-per-kontrollin-e-ujit/ 6 Reporter.al, “Bonusi për turqit vë në dyshim garën për HEC-in, Katund i Ri”. http://www.reporter.al/bonusi-per-turqit-ve-ne-dyshim-garen-per-hec-in-katund-i-ri/ 7 Publikim i MEI-t mbi dëgjesën publike të mbajtur për ndërtimin e HEC-it, Katund i Ri. http://www.energjia.gov.al/al/njoftime/lajme/projekti-per-hec-katund-i-ri-mei-degjese-publike-me-banoret-e-zones&page=1 8Reporter.al, “Bonusi për turqit vë në dyshim garën për HEC-in, Katund i Ri”. http://www.reporter.al/bonusi-per-turqit-ve-ne-dyshim-garen-per-hec-in-katund-i-ri/ 9 Reporter.al, “Bonusi për turqit vë në dyshim garën për HEC-in, Katund i Ri”. http://www.reporter.al/bonusi-per-turqit-ve-ne-dyshim-garen-per-hec-in-katund-i-ri/

Page 14: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

14

të bëhen lehtësisht të aksesueshme për

publikun, janë edhe ato që u takojnë

procedurave të prokurimit apo

procedurave konkurruese të

koncesionit/partneritetit publik privat,

përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit

nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për

prokurimin publik”, dhe të ligjit nr.

125/2013, “Për koncesionet dhe

partneritetin publik privat”, që kryhen për

llogari të autoritetit publik.10

Pra në baza ligjore, por edhe logjike pasi

kompania private fituese e koncesionit ka

shumë pak interes në informimin e

publikut, përgjegjësia i takon shtetit kur

bëhet fjalë për informimin e qytetarëve

për projekte që prekin drejtpërsëdrejti

interesin e tyre!

10E drejta e informimit, faqe 4.http://www.akafp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/ligj_nr_119_dt_18_9_2014_19327_1_E-drejta-e-informimit1.pdf

Page 15: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

15

MINISTRIA E FINANCAVE

Elena PICI, MSc

1-Kryefjala është FMN

Menaxhimi i financave gjatë qeverisjes

aktuale është karakterizuar nga

bashkëpunimi me organizatat

ndërkombëtare, kryesisht Fondi Monetar

Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore.

Megjithatë, një bashkëpunim i tillë jo pak

herë krijon një ‘marrëdhënie varësie’ dhe

ekspertiza e të tilla institucioneve

ndërkombëtare bëhet udhërrëfyese. Në

muaj kur misioni i FMN pritet të jetë në

Tiranë, i tillë siç ka qenë Qershori,

kryefjala e të gjithë lajmeve ekonomike

bëhen takimet e FMN dhe deklaratat e

përfaqësuesve të institucionit.

Ashtu siç paraprimë shkurt muajin

paraardhës, në seancën parlamentare të

datës 2 Qershor, u miratuan ndryshimet

në ligjin 9936, ‘ku imponohet një set

mekanizmash të quajtura “rregulla fiskale”

si dhe koncepti “veprimtari thuajse

fiskale”, të cilat synojnë që Shqipëria të

arrijë të reduktojë borxhin publik formal si

dhe disa shpenzime të cilat janë në thelb

borxh publik por jo të klasifikuara si të

tilla’1. Ndryshimet në ligjin ‘Për

menaxhimin e sistemit buxhetor’ janë

iniciuar me nxitjen e FMN-së, me qëllimin

që brenda disa viteve, borxhi publik si

përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto

të reduktohet nga niveli aktual prej 73 për

qind e PBB-së në nivelin prej më pak se

45 për qind e PBB-së. Rregulla të tjera

synojnë të shmangin fenomenin e

1 Erebara, Gj. Qershor 2016. Ligji i ri i buxhetit. http://ëëë.reporter.al/ligji-i-ri-buxhetit-jo-me-koncesione-rritje-te-borxhit-publik-apo-asfalt-elektoral/

zakonshëm të abuzimit me buxhetin e

shtetit në vitet me zgjedhje përmes

fryrjes së investimeve publike para datës

së zgjedhjeve.

Në fjalën e tij në parlament në lidhje me

rastin, Ministri Ahmetaj u shpreh entuziast

për risitë e këtij ligji2, për të cilat nga

aspekti formal edhe ne dakordësohemi.

Megjithatë mungesa e mekanizmave të

zbatimit të ligjit mund te sjell dështime në

aspektin praktik të implementimit. Të tilla

mungesa sollën për shembull dështimin e

ligjit aktual, i cili gjithashtu i imponuar

nga FMN, promovonte konceptin e

“tavanit të borxhit” – pra, teorikisht

qeveria nuk lejohej të rriste borxhin publik

në mbi 60 për qind të PBB-së. Praktikisht

borxhi i ka kaluar 60 për qind dhe kjo u bë

fillimisht me manipulime në parashikim

apo në llogaritje aritmetike dhe më pas

përmes shfuqizimit të këtij neni. ‘Ligji i ri

për menaxhimin e buxhetit të shtetit

rrezikon të ketë të njëjtin fat’3.

Deklaratat e FMN ishin kryefjala edhe

gjatë konferencës së katërt financiare të

organizuar nga FMN dhe Banka e

Shqipërisë. Shefja e FMN, Anita Tuladhar,

përtej konstatimit të forcimit të

rimëkëmbjes ekonomike në përputhje me

trendin rritës të rajonit, vuri theksin në

përmirësimin e klimës së biznesit dhe

trajtimin e pengesave që frenojnë

kreditin. Kjo e fundit u mbështet dhe nga

guvernatori Sejko, i cili dha mesazhin se

kreditimi i ulet po bëhet faktor pengimi

për zhvillimin ekonomik dhe se bankat

2 Ahmetaj, A. Qershor 2016. Fjala në parlament. http://ëëë.financa.gov.al/al/neësroom/lajme/ligji-organik-i-buxhetit-filozofi-e-re-ne-menaxhimin-e-financave-publike&page=1 3 Erebara, Gj. Qershor 2016. Ligji i ri i buxhetit. http://ëëë.reporter.al/ligji-i-ri-buxhetit-jo-me-koncesione-rritje-te-borxhit-publik-apo-asfalt-elektoral/

Page 16: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

16

duhet të jenë me elastike4. Megjithatë të

qenit elastike bankat në kredi-dhënie

është më lehtë thënë sesa bërë (shiko për

me shumë raportin e Muajin Prill dhe Maj

2016). Prandaj, fokusi duhet të jetë

stabiliteti i financave dhe veçanërisht

paketës fiskale, duke ju dhënë garanci

edhe biznesit edhe bankave.

Kryefjala FMN gjatë këtij muaji kulmoi më

28 Qershorit, datë kur FMN prezantoi

konkluzionet në kuadrin e rishikimit të

Programit me Shqipërinë. Anita Tuladhar,

përfaqësuesja e FMN-së, foli në fakt me

nota pozitive dhe nga një situatë gati

dezinflacioniste ajo tha se FMN

parashikon që inflacioni do të rritet në

1.8% deri në fund të vitit5. Megjithatë

detaji më i rëndësishëm i këtij parashikimi

është varësia dhe si rrjedhojë nevoja për

reforma strukturore. Në këtë kuadër

përmirësimi i kapaciteteve të

administratës tatimore bëhet tejet i

rëndësishëm. Sipas të dhënave të FMN

mbledhja e taksave vendore është në

nivele të ulëta duke lënë kështu dhe një

porosi, përshpejtimin e vendosjes së

tatimit mbi pronën. FMN gjithashtu

parashikon sfidën e rishfaqjes së

detyrimeve të prapambetura në

investimet publike dhe se për këtë

nevojitet përmirësimi zbatimi i

investimeve. Së fundmi, ka rëndësi për

stabilitetin ekonomik të përmendim fjalën

e guvernatorit Sejko, i cili deklaroi se

bankat e nivelit të dytë kanë një ekspozim

4 Azo, D. Qershor 2016. FMN: Përmirësoni mjedisin e biznesit. http://time.ikub.al/16-06-26-FMN-pergatit-kryqezimin-e-Arben-Ahmetajt-ne-konferencen-e-28-qershorit-raport-i-ashper-per-situaten-skandaloze-te-ekonomise-dhe-financave/Rimekembja-ekonomike-po-forcohet-FMN-Permiresoni-mjedisin-e-biznesit.aspx 5 InTv.al. Qershor 2016. FMN mbyll misionin dhe jep porosite. http://ëëë.intv.al/in-neës/item/9202-fmn-ne-mbyllje-te-misionit-jep-porosi-per-shqiperine

të papërfillshëm nga Brexit dhe se

shkëmbimet tregtare me Britaninë janë në

nivele të ulëta. Si rrjedhim, ekonomia

shqiptare nuk ka rrezik nga efektet e

Brexit6.

2- Pikëpyetjet e partnershipit me biznesin

Ministria e Financave ka qenë vazhdimisht

e kujdesshme për të deklaruar një qasje

bashkëpunimi me biznesin si partner

kryesor në zhvillimin ekonomik. Shembull

pozitiv në këtë marrëdhënie ka qenë

paketa e re e thjeshtimit të procedurave,

e prezantuar nga Ministri Ahmetaj në

Mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

“Autorësi e përbashkët qeveri-

sipërmarrje”, paketa përmban mbi 350

propozime që ndërthurin sugjerimet e

biznesit me qasjen e qeverisë pro-

sipërmarrjes dhe prek mbi 50 procedura

të cilat thjeshtohen në favor të biznesit.

Sigurisht që kjo favorizon klimën e

biznesit, sidomos nëse i shtojmë

premtimin se paketa fiskale që po

hartohet, nuk ka rritje taksash7.

Megjithatë, vullneti i mirë për të

bashkëpunuar me biznesin nuk është

absolut. Në fakt, shumë biznese këtë

muaj kanë denoncuar në faqen e nismës

Thurje në Facebook, një veprim të cilin

ata e konsiderojnë ‘denigrues për të gjithë

bizneset’. Një prej kontabilistëve që ka

denoncuar situatës, sqaron: ‘ Në sistemin

online të tatimeve kane ardhur gjoba

kundrejt të gjithë subjekteve me

shkrimin: Deklarim i vonuar i ESIG 027.

ESIG 027 është deklarata për marrjen ose

6 TemaTv. Qershor 2016. Efektet e Brexit. http://www.tematv.al/2016/06/28/brexit-fmn-ekonomia-shqiptare-nuk-rrezikohet 7 Ministria e Financave. Qershor 2016. Prezantohet paketa e re e proçedurave. http://ëëë.financa.gov.al/al/neësroom/lajme/prezantohet-paketa-e-re-thjeshtohen-mbi-50-procedura-ne-favor-te-sipermarrjes&page=1

Page 17: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

17

heqjen nga puna online të punëtorëve nga

një subjekt. Ajo që bie në sy është që

data e marrjes së këtyre njoftimeve është

22.06.2016, ndërsa data e marrjes së

letrave është 23.06.2016. Pra, kur në

Tirane pritej kombëtarja për arritjen

historike, sistemi tatimor u mbush me

gjoba prej 10.000 lekësh, si për të

lehtësuar 1 milion eurot që iu dhanë

kombëtares ose janë propagandë

zgjedhore që më pas të falen për figurë të

mirë elektorale. Ky është qartësisht

vendim i administratës tatimore, pasi vetë

sistemi tatimor në mënyrë automatike

gjeneron gjobe me 1 ditë nëse nuk

deklarohet TVSH apo Tatimi në Burim,

ndërsa në këtë rast gjobat që duhet te

kishin dale në Korrik 2015 apo Nëntor

2015 i gjeneron sistemi me 22.06.2016’8.

Debate mbi vullnetin e mirë të qeverisë

karshi bizneseve ka pasur edhe gjatë

periudhave të operacionit anti-

informalitet. Kryesisht bizneset e vogla u

ndjenë të sulmuara, megjithatë në këtë

fazë të dytë, situata duket të jetë

përmirësuar ndjeshëm. Zhvendosja e

aksionit antinformalitet nga bizneset e

vogla tek kontrolli i subjekteve të mëdha

është pozitive, jo vetëm për të treguar

qasjen pro-biznesit, por kryesisht sepse

aplikimi i modulit të riskut duket se po

rezulton më efikasitet në rendimentin e

mbledhjes së të ardhurave buxhetore.

Zyra e taksave regjistroi të ardhura 1.1

miliardë lekë e barasvlershme me 8

milionë euro në vetëm 8 raste nga 15

kontrolle të ushtruara - sipas FMN në

analizën e fundit që i ka bërë ecurisë së

marrëveshjes me Shqipërinë9.

8 Nisma Thurrje. Qershor 2016. https://ëëë.facebook.com/thurje/?fref=ts 9 Monitor.al. Qershor 2016. Antiformaliteti me baze risku. http://ëëë.monitor.al/antiinformaliteti-baze-risku-si-u-grumbulluan-8-mln-euro-ne-8-biznese/

Megjithatë situata e biznesit nuk duket të

jetë plotësisht pozitive për aq sa numri i

bizneseve në borxh me shtetin është

rritur, duke dhënë indicie për një situatë

jo të mirë ekonomike. Në këtë skenar,

vetë Administrata Tatimore ka marr

vendim për falje të borxhit. Një vendim i

tillë nga ana e Administratës Tatimore nuk

dihet nëse vjen si pasojë e lobimit të

biznesit të madh (duke qenë se kryesisht

është borxh i biznesit të madh) apo si

pasojë e rritjes së borxhit në atë pikë (siç

duket të jetë rasti i dy viteve të fundit) që

Administrata Tatimore për të përmirësuar

në dukje performancën e saj me borxhin,

vendos ta fal atë. Në cilindo skenar kjo

nuk është pozitive dhe tregon se rritja e

taksave nuk mjafton. Përkundrazi,

mbledhja e tyre duhet bërë me eficiente.

Edhe në raste kur nuk është, do të ishte

më mire shpallja e këtij borxhi të pa

mbledhshëm sesa falja e përvitshme e tij.

Në tërësi të katër paragrafëve të

mësipërm, marrëdhënia me biznesin dhe

efektet e saj në ekonomi duken të

paqëndrueshme, pra herë pozitive, në

partneritet dhe herë negative.

Page 18: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

18

MINISTRIA E INTEGRIMIT EUROPIAN

Rezarta CAUSHAJ, BA

1. Puna e Ministrisë së Integrimit:

dhënia e mesazheve të përgjithshme

pozitive

Megjithëse do kishim dashur të

raportonim mbi punën semestrale të

Ministrisë së Integrimit, si pothuajse çdo

muaj kemi evidentuar se në fakt ky organ

nuk merret me problematika të mirëfillta,

por me çështje shumë më “madhore”. Ky

konkluzion është arritur mbasi kemi

shqyrtuar veprimtaritë e publikuara në

seksionin e Lajmeve të Ministrisë ose për

të qenë më të saktë të Ministrit Znj.

Gjosha, meqë shumica kanë në qendër

fjalime apo vizita të kryera prej saj.

Do të ri sjellim më poshtë disa nga pjesët

më të rëndësishme të deklaratave

“raportuese” të këtij muaji për sa i përket

procesit të integrimit të vendit dhe

reformave:

“Të gjithë qytetarët do të kenë

mundësinë që në bazë të

meritokracisë t’i bashkohen

administratës publike apo të

vlerësohen në vazhdimësinë e

karrierës së tyre. Kjo reformë po sjell

një ndryshim rrënjësor të mentalitetit

dhe kulturës së punës.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të

organizuar mbetet prioritet edhe në

rritjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në

vend. Është bërë shumë punë në këto

prioritete, por ne jemi të sigurt se

Reforma në Drejtësi, që lidhet

drejtpërsëdrejti me këto prioritete, do të

ketë një ndikim thelbësor në

përmbushjen e kërkesave të mëtejshme.

Lidhur me Mbrojtjen e të Drejtave

Themelore, janë ndërmarrë një sërë

masash për mbrojtjen e të Drejtave të

Fëmijëve, menaxhimin e dhunës në

familje si dhe barazinë ligjore.

Nga ana tjetër, pavarësisht hapave

përpara, kërkohet një punë akoma edhe

më e madhe për prioritetin nr. 5 i cili

garanton të drejtat themelore të njeriut që

forcojnë në mënyrë solide demokracinë në

vend. Reforma zgjedhore ndërkohë është

në proces. Kanë filluar diskutimet mes

ekspertëve të grupeve të ndryshme

parlamentare për të arritur një draft

primar në kohën e duhur për konsultim

dhe miratim përfundimtar.

Zbatimi i ligjit “Për dekriminalizimin” ka

nisur me plotësimin e formularëve të

vetë-deklarimit nga nëpunësit civilë,

drejtorët në administratën publike, forcat

e Policisë si dhe anëtarët e zgjedhur të

Komisionit. Tashme kemi rezultatet e para

nga ky ligj, ku një sërë zyrtarësh të lartë

janë përjashtuar nga funksionet publike

dhe ndërkohë implementimi i këtij ligji do

të vazhdojë duke vendosur një standard

të ri në politikë1” - nga fjala e mbajtur

në Komitetin e Shtatë të Stabilizim

Asocimit BE-Shqipëri.

Siç mund të vërehet edhe nga fjalimi i

plotë që gjendet në seksionin e

referencave, fjalët kyçe të përdorura janë

“shumë punë”, “një sërë masash”,

“përparim dhe rezultate konkrete”, por në

çdo rast Ministri nuk mund të ilustrojë

sukseset me shembuj konkret. Rasti më

flagrant është ndoshta përmendja e ligjit

të Dekriminalizimit, ku Prokuroria ka nis

hetimet mbi disa zyrtar të cilët kanë

fshehur ndjekjet e mëparshme penale nga

Formulari i Deklarimit dhe gjithsesi,

qëndrojnë ende në detyrë. Rasti më

flagrant është ai i Kryebashkiakut të

1 Faqja Zyrtare e Ministrisw sw Integrimit http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/fjalime/fjala-e-ministres-gjosha-ne-komitetin-e-shtate-te-stabilizim-asociimit-be-shqiperi&page=1

Page 19: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

19

Kavajës Z. Rroshi2, i cili megjithëse

aktualisht me masën “arrest shtëpie”,

ende nuk i është kërkuar të dorëhiqet.

Duke folur në konferencën “Një e

ardhme më e mirë për Rininë në

Ballkanin Perëndimor” Znj, Gjosha

tentoi të lidhte në një fjali të vetme

politikën e nxitjes së arsimit

profesional të ndjekur nga qeveria

aktuale, pa ndonjë bilanc pozitiv mbi

edukimin apo tregun e punës, me

procesin e integrimit duke thënë “Nuk

ka integrim më të mirë të një

shoqërie sesa përmes një edukimi të

mirë, formimi profesional. Të gjitha

këto për perspektivën dhe më shumë

mundësi punësimi në përputhje me

tregun e punës.” Natyrisht procesi i

integrimit është kompleks dhe nuk

është i shkëputur nga edukimi, por

kjo duhet të ishte një përpjekje për të

reflektuar pikërisht mbi këto politika

që janë aplikuar dhe efektin e tyre, në

vend të një përpjekje shterp për t’i

promovuar reformat si progres,

pavarësisht kostos sociale e

ekonomike. Po t’i rikthehemi citimit,

evidentojmë se procesi i integrimit

nuk varet nga arsimi profesional në

veçanti dhe nuk ka asnjë tregues se

vendet që i japin prioritet edukimit

akademik të jenë më pak të

përparuara, ndaj implikimi ka vetëm

vlerë propagandistike.

Në të njëjtën konferencë Znj. Gjosha

shpalli krijimin e RYCO ose Zyra

Rajonale për Bashkëpunim Rinor, për

të cilën u shpreh “Qëllimi i saj është

të rrisë kapacitetet e të rinjve, të cilët

bazuar në eksperiencën e fituar

nëpërmjet pjesëmarrjes në projekte

rajonale, të kontribuojnë në

promovimin e vlerave demokratike,

tolerancës, të drejtave të njeriut dhe

luftën kundër racizmit, ksenofobisë,

nxitjes së urrejtjes dhe diskriminimit

(bazuar në etnicitetin, besimin,

2Faqja Zyrwtare e Medias Online Exit.al http://exit.al/2016/06/28/14249/

gjininë dhe gjuhën mëmë), të cilat

janë ende prezentë në shoqërinë

tonë.”

Në Faqen e Ministrisë nuk gjenden të

tjera informacione mbi mënyrën se si do

të funksionojë Zyra, skema e

bashkëpunimit apo mënyrën e financimit,

megjithëse nga një deklaratë e Z. Klosi3

në shkurt, supozohej se plani i punës do

të finalizohej në datën 1 mars 2016. Të

gjitha këto janë detaje që çdo i ri që ka

dëgjuar direkt apo përmes medias

deklaratën e mësipërme, do ishte i

interesuar t’i dinte meqenëse vendi jonë

është veçanërisht i izoluar nga

ndërveprimi me vendet e rajonit, ku deri

më sot kufizohet ndërmjet organizatave

të shoqërisë civile.

Kur bie fjala për të sqaruar publikun

mbi sukseset e reformës në

administratë, ministria mjaftohet të

thotë: “Ministrja, ndau me të ftuarit

disa nga arritjet që janë bërë dy vitet

e fundit për plotësimin e reformës në

administratën publike me masa

konkrete.” . Ndërkohë që Ministri

thotë se ajo e administratës ka qenë

reforma më e suksesshme, duke

vendosur ligjin e meritokracisë,

burime mediatike si BIRN4 japin

alarmin se punësimet partiake kanë

marr një hov të ri dhe kjo e

gërshetuar me ndryshimet në qeveri e

në struktura, po e bëjnë të pamundur

formimin e një Shërbimi Civil

profesional, të pavarur dhe korrekt.

Përkundrazi, shihen më të

rëndësishme vlerësimet të tilla pa

asnjë përmbajtje konkrete si: “Ndaj

dhe dua të përsëris dhe një herë se

3 Faqja Zyrwtare e Gazetws Shqip http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/02/04/klosi-zyra-rajonale-per-bashkepunim-rinor-do-ngrihet-ne-tirane/ 4 Faqja Zyrwtare e Medias Online Reporter.al http://www.reporter.al/punesimet-politike-heqin-shpresen-per-administrate-profesionale/

Page 20: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

20

ne besojmë në Projektin europian

pavarësisht sfidave, sepse për ne ai

është projekti i modernizimit të

transformimit. Perspektiva e

besueshme dhe e parashikueshme

europiane mbetet mbështetje e

pazëvendësueshme për konsolidimin

e shtetit tonë demokratik”. Me pak

fjalë, sipas vlerësimit të vetë Ministrit,

pavarësisht se si vend që

mbështetemi prej BE që prej daljes

nga sistemi komunist dhe nga vetë

plani i integrimit, duhet të kemi bërë

progres në qasjen tonë të zhvillimit

dhe demokratizimit, sipas Ministrit,

kemi mbetur në vend: nëse BE nuk na

mbështet, nuk ka as modernizim, as

demokratizim.

Për aq shumë sa Ministria e Integrimit

i është referuar gjatë vitit Reformës në

Drejtësi, do kishim pritur që ajo, si

palë në angazhimin për hapjen e

negociatave, të bënte një përpjekje

për të informuar qytetarët në një

mënyrë të qartë, të kuptueshme, larg

deklaratave me ngjyrime politike mbi

reformën në drejtësi, çfarë është

arritur, ku ka ngecur dhe cilat janë

zgjidhjet e mundshme. Kjo është e

vetmja mënyrë se si qytetari mund të

bëhet palë në proces, duke kuptuar në

radhë të parë, duke bërë të ditur

vullnetin e tij e pse jo duke ushtruar

presion që të adoptohet reforma më

efikase. Ministri vazhdimisht mjaftohet

të ri përsëris frazën e zakonshme:

“Reforma në drejtësi është e

domosdoshme për Shqipërinë. Me

miratimin e saj vendit i hapet drita

jeshile për negociatat, ndaj ne duhet

që këtë reformë ta finalizojmë sa më

shpejt me përfshirjen dhe mbështetjen

e të gjitha palëve politike”, tha

Ministrja Gjosha.”5 Pavarësisht se

5 Faqja Zyrwtare e Ministrisw sw Integrimit http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/lajme/vjene-ministrja-gjosha-takon-z-michael-linhart-sekretar-i-pergjithshem-prane-ministrise-se-jashtme-austriake&page=1

media të caktuara6 e kanë marr

përsipër të informojnë publikun në

mënyrë të balancuar mbi reformën,

përfshirja e institucioneve si Ministria

në informim na duket mjaftë e

nevojshme, për shkak se sistemi

aktual nuk i garanton publikut mjete të

pavarura informimi e rrjedhimisht, ai

gjendet shpeshherë në dyshim mbi

informacionet konflituale e të paqarta

që merr, ku thelbi humbet në

konfliktin e vazhdueshëm pozitë-

opozitë7.

2- Raportim në Komisionin e Integrimit

Europian

Ministri i Ekonomisë, Znj. Milva Ekonomi

ka raportuar në 20 qershor pranë

Komisionit të Integrimit Europian8 dhe

gjatë gjithë fjalës së saj, ku i është

referuar të dhënave të INSTAT për

periudhën 2014 -2015 mbi zhvillimin

ekonomik, ka paraqitur me tone mjaftë

pozitive punën e Ministrisë dhe arritjeve

sipas saj në investime, në shkëmbime

tregtare, ku është futur në analiza të gjata

të importeve dhe eksporteve, ku bilancin

negativ ia faturon ndryshimeve në tregjet

botërore e jo sasisë së tyre. Analiza është

jo e qartë duke qenë se periudha kohore

së cilës Ministri i referohet po të jesh i

vëmendshëm nuk është e mirë

përcaktuar, ku në një moment flitet për

zhvillimet në 5 vjeçarin e fundit siç e

tregon edhe ky paragraf:” Ndërkaq, vumë

re se në pesë vjetët e fundit, në fakt,

shkëmbimet tregtare me Bashkimin

6 Faqja Zyrwtare e Medias Online Exit.al http://exit.al/2016/06/19/permbajtja-e-reformes-ne-drejtesi/ 7 Faqja Zyrwtare e Medias Online Exit.al http://exit.al/2016/06/23/perplasja-mbi-proceduren-e-miratimit-ne-kuvend-te-refomres-ndryshimit-kushtetuese-ne-kuvend-exit-shpjegon/ 8Faqja Zyrwtare e Kuvendit tw Shqipwrise, seksioni i Komisionit tw Integrimit Europian https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2016/06/Komisioni-i-Integrimit-Europian-dat---20-06-2016.pdf

Page 21: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

21

Europian janë rritur. Ne kemi një rritje

mesatare për periudhën pesëvjeçare të

eksporteve, që shkon në 8,9%. Ndërkohë,

po të vëmë re rritjen mesatare të

importeve për këtë periudhë ajo ka qenë

një rritje mesatare më e ulët, ka qenë në

luhatje, sidomos për periudhën 2012-

2013, dhe rritja mesatare e importeve

është rreth 2,9%. Gjatë kësaj periudhe

edhe deficiti tregtar është përmirësuar me

këto vende, duke shënuar një ulje

mesatare vjetore me 0,5%.”

Ministri nuk i është përgjigjur dot pyetjeve

të Kryetarit të Komisionit, Znj. Majlinda

Bregu e cila ka theksuar mungesën e

investimeve të huaja, për politikat fiskale

të aplikuara si taksimi mbi të ardhurat

personale, mungesën e Zonave të Lira

ekonomike në krahasim më fqinjët që

janë pjesë e disa të tillave apo edhe

vlerësimet negative të Dhomës së Tregtisë

Gjermane e asaj Amerikane. Mbi këtë të

fundit, Znj. Ekonomi theksoi se po

punojnë më një grup ekspertësh mbi një

strategji komunikimi dhe diplomacinë

ekonomike, por kurrsesi nuk u prek se

cilat do të jenë masat konkrete që do të

merren për të tërhequr investitorët, si

paketa fiskale apo lehtësimi i procedurave

të regjistrimit dhe likuidimit, të cilat janë

faktorët që realisht kanë peshë. Kjo vjen

në kuadër të akuzave që po i bëhen

qeverisë në përqendrimin e vëmendjes

kryesisht në propagandë në tentativën për

tërheqjen e investitorëve të huaj,

ndërkohë që shifrat reale tregojnë rënie

me 40%9 të investimeve gjatë tremujorit

të parë të 2016 dhe rënie me 10% të

remitancave, që përkthehet në ulje të

konsumit vendas. Megjithatë, duke qenë

se qëllimi i raportimit është nxjerrja e

gjendjes aktuale nëpërmjet përplasjeve të

qëndrimeve opozitare në komision,

mendojmë se ky raportim ishte pozitiv për

faktin se jep një tablo të qartë të

ekonomisë sonë, e reflektuar edhe në

faktin se Ministri ka deklaruar një

9Faqja Zyrwtare e Medias Online Exit.al http://exit.al/2016/06/21/investimet-e-huaja-nuk-do-te-vine-dhe-ja-pse-exit-komenton/

ndryshim në qasje që pritet t’i shohim në

të ardhmen.

Page 22: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

22

MINISTRIA E KULTURES

Blerina LLALLA, MSc

Përpos kontekstit formal të aktivitetit te

Ministrisë së Kulturës gjatë muajve

paraardhës e ne vijim, muaji qershor

starton me një program të larmishëm

aktivitetesh artistike-kulturore si festivale,

shfaqje artistike dhe promovuese për disa

gjini të artit në Shqipëri, në zona të

ndryshme të vendit. Po gjatë këtij muaji

Ministrja Kumbaro nënshkroi në Zagreb

programin e bashkëpunimit kulturor 2016-

2019 Shqipëri-Kroaci, menjëherë pas atij

me Kinën, në kuadër të nismës 16+1, në

Tiranë.1 Sipas informacioneve të

publikuara programi i bashkëpunimit

parashikon bashkëpunimin dhe

shkëmbimin në të gjitha fushat e kulturës

dhe artit në periudhën nga viti 2016 deri

në vitin 2019 në një mënyrë që inkurajon

dhe mbështet marrëveshjet e

drejtpërdrejta dhe bashkëpunimit midis

institucioneve, ekspertëve, artistëve dhe

shoqatave të skenës së pavarur artistike.

Vëmendje e veçantë i kushtohet mbrojtjes

dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe

parandalimin e piraterisë kulturore, si dhe

bashkëpunimin dhe shkëmbimin e

ekspertëve në formën e vizitave

studimore, pjesëmarrjeve në festivale dhe

në ngjarje të tjera të rëndësishme

kulturore të dy vendeve

Programi përfshin gjithashtu shkëmbimin

e ekspozitave, filmit, baletit, muzikës

operistike, shfaqjeve teatrale dhe

1 Faqja e MK- sesioni Lajmeve

http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/bashkepunimi-kulturor-shqiperia-dhe-kina-firmosin-marreveshjen-5-vjecare&page=3 http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/nenshkruhet-ne-zagreb-programi-i-bashkepunimit-kulturor-2016-2019-shqiperi-kroaci&page=2

performancave të artit modern, workshop-

e në fushën e trashëgimisë, si dhe

inkurajimin për të drejtuar bashkëpunimin

ndërmjet shkrimtarëve dhe shtëpive

botuese të tyre për t’u njohur më nga afër

me letërsinë e sotme shqiptare dhe

kroate, pa lënë mënjanë edhe studimet

historike dhe albanologjike. Në kuadrin e

rritjes së bashkëpunimit edhe me shtete

të tjera të Europës këto mbeten hapa

pozitivë në funksion të promovimit,

shkëmbimit dhe rritjes së kapaciteteve

apo prurjeve të reja po aq sa edhe

praktikave nga kultura të tjera në të gjitha

fushat e artit e trashëgimisë, ndaj dhe

shumë artistë apo të interesuar, si dhe

specialist të çështjeve të trashëgimisë

kulturore duhet të insistojnë të sjellin

idetë e tyre në jetë duke shfrytëzuar këto

programe për të rritur akoma më tej

përfaqësimin tonë në një shkallë më të

gjerë dhe të përpiqen të qëndrojnë të

informuar mbi çdo mundësi (edhe në

rastet kur hipotetizohet se këto programe

monopolizohen nga rrathë të caktuar

individësh që gjendën më pranë qendrës).

1- Punë dhe kontestime në çështjet e TK

dhe mbrojtjes së monumenteve

Gjatë këtij muaji u inspektuan punimet në

kuadër të projektit “Rehabilitimi i

Manastirit të Shën Marisë dhe peizazhit në

Parkun Arkeologjik të Apolonisë”, nga

Ministrja e Kulturës, Mirela

Kumbaro, Ambasadorja e Bashkimit

Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin dhe

Michaela Matuella, Drejtore e Njësisë për

Ballkanin Perëndimor në Komisionin

Europian në Bruksel.2

Një projekt i listës së projekteve të

kombinuara që vijojnë Procesin e

Lubjanës - Financimi i Rehabilitimit të

Trashëgimisë në Evropën Juglindore,

2 Ballkanweb- 620-mijë E për Parkun Arkeologjik i

Apollinisë http://www.balkanweb.com/site/620-mije-euro-per-parkun-arkeologjik-te-apollonise/

Page 23: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

23

iniciativë e përbashkët e Këshillit të

Europës dhe Komisionit Evropian dhe për

të mbështetur restaurimin e trashëgimisë

historike, si një gjenerator i kapitalit social

dhe ekonomik, i cili sjell përfitime të

prekshme për popullsinë lokale, duke

inkurajuar turizmin kulturor, financuar në

kuadër të Programit Rajonal CARDS. Një

investim prej 619.000 mijë Euro.3

Punimet e parashikuara që do të

kryheshin në monumentet brenda

hapësirës së Manastirit, do të përfshinin

Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën,

depon Arkeologjike, Muzeun, dhe

ambientin përreth zonës së Parkut.

Projekti synon nxitjen e restaurimit,

konsolidimit dhe ruajtjen e trashëgimisë

kulturore të Manastirit të Shën Mërisë,

krijimin dhe organizimin e një

infrastrukture të përshtatshme të turizmit

duke siguruar gjithashtu një impakt

tërheqës vizual për turizmin, si dhe të

arrijë një njohje ndërkombëtare të sitit

arkeologjik. Ndërsa ndërhyrjet përfshijnë

rehabilitimin e Manastirit, Restaurimin e

Kishës së Manastirit, depos arkeologjike si

dhe bërjen të vizitueshme të Trapezarisë

aktuale arkeologjike ku ka ende disa

rrënojat arkeologjike, rikonstruksionin e

Portikut të Statujave. Po ashtu edhe

instalimin e sistemit të ftohtë dhe ajrit të

kondicionuar në zonat muzeale, krijimin e

një hyrje të re në park në përputhje me

zhvillimin e ri të infrastrukturës të zonës,

zona të reja parkimi, stacion të ri

pompimi, kabinë të re elektrike, si edhe

një guidë të re të vizitoreve për parkun

dhe rehabilitimin e rrugëve këmbësore.

Me pak fjalë , një projekt kompleks në

tërësinë e tij i cili prek shumë aspekte të

organizimit të punës dhe riorganizimit të

sitit arkeologjik, një domosdoshmëri po aq

sa kërkon një impenjim maksimal dhe një

3 Faqja e MK- sesioni Lajmeve http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/parku-arkeologjik-i-apolonise-nisin-punimet-per-rehabilitimin-e-manastirit-te-shen-marise-dhe-peizazhit&page=2

qëndrim shumë strikt e përgjegjësi

përgjatë gjithë kohës së punimeve për të

mos sjellë transformime drastike apo

dëmtime të papranueshme (te cilat i

hasim jo rralle në site të tjera në të gjithë

vendin).

Punimet në këtë zonë kanë filluar në janar

të vitit 2016 dhe thuhet se do të

përfundojnë në janar të vitit 2017 (plus 12

muajve të periudhës së garancisë së

punimeve). Ajo që theksohet në

publikimin mbi inspektimin është se për

shkak të gjetjeve arkeologjike, punimet

për ndërtimin e objekteve të reja janë

shtyre në kohë dhe kanë pësuar

zhvendosje nga projekti fillestar. Ministria

ka bashkëpunuar maksimalisht dhe të

gjitha modifikimet e propozuara janë

aprovuar nga Këshilli Kombëtar për

Restaurimin dhe Arkeologjinë.

Por ndërkohë që në Apoloni punohet zëra

të tjerë ngrihen për rrezikun mbi asete të

trashëgimisë tonë të cilat gjenden të

ekspozuara ndaj rrezikut nga faktorë apo

argjendte të ndryshëm sa natyrorë aq

edhe njerëzorë. Asete të zbuluara apo në

proces e sipër. Gjatë këtij muaji u be

thirrje për marrjen në kontroll të një zone

me potencial arkeologjik në rrethinat e

Korçës, Maliqit4, një zonë që historikisht

është dalluar për prurjet prehistorike dhe

karakteristike. Për këtë zonë kërkohet

dhënia e një statusi (monument kulture)

në mënyrë që të përfitojë të gjitha

ligjshmëritë që rrjedhin prej tij, pasi

mbetet një zonë ende e pa eksploruar

mirë dhe e ekspozuar ndaj riskut të

keqshfrytëzimit nga kërkues apo “zbulues”

klandestinë të cilët mund të zhdukin

materiale më vlera të veçanta autentike

4 Shqiptarja.com Prehistoria rrezikon tw zhduket http://shqiptarja.com/Kulture/2730/prehistoria-mbar-komb-tare-q--rrezikon-t--zhduket-p-rfundimisht-362299.html

Page 24: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

24

po aq sa dhe ta keqpërdorin këtë pasuri

duke e transferuar pa adrese. Me raste të

tilla jemi njohur jo rrallëherë, ndaj përpos

punës së konsiderueshme që vijon të

kryhet mbi monumentet e kulturës duhet

të jemi vigjilentë dhe të jemi të

vëmendshëm ndaj çdo vend gjetje dhe

zone me potenciale historike e

arkeologjike për të reduktuar humbjet (e

pakthyeshme) të pasurisë kombëtare

duke i vendosur në listat përkatëse apo

duke i dhënë një status i cili minimalisht

do ti mbronte qoftë edhe ligjërisht. Ndaj

është e rëndësishme ndarja e

kompetencave dhe një fryme e mirë

bashkëpunimi me çdo specialist të fushës

jashtë çdo kornize politike apo ideologjike.

Çdo hap duhet të shkojë në funksion të

një mirëmenaxhimin dhe mbrojtjes e

ruajtjes së çdo gjetjeje për të mos

humbur atë çka mund të na vleje më

shumë në të ardhmen.

Page 25: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

25

MINISTRIA E MBROJTJES

Brenton KOTORRI, BA

1- Transparenca, tej shikueshmëria dhe

padukshmëria e Ministrisë së Mbrojtjes

IDRA Albania, një Think Tank që operon

edhe si “agjenci consulting”, në fillim të

muajit qershor publikoi një raport1 lidhur

me perceptimin qytetar ndaj korrupsionit.

Ku një prej pyetjeve që iu është bërë të

anketuarve ka provuar të marrë

perceptimin e tyre lidhur me

transparencën e institucioneve publike*.

Porsa ky raport u publikua, Ndër media u

transmetua një kronikë me të njëjtin lajm:

“Ministria e Mbrojtjes është ministria më

transparente”. Përpara se të vijojmë me

përmbajtjen e lajmit, duhet të theksojmë,

se në të njëjtin raport është gjetur se

media perceptohet si 47% e korruptuar.

Që do të thotë, se qytetarët janë në

dilemë për ta besuar apo mos e besuar

një lajm. Kjo dilemë është e mirëpritur në

rastin e këtij lajmi. Sepse vërtetë rezulton

se ministria e mbrojtjes është më

transparente, por është e tillë në raport

me ministritë e tjera. Që do të thotë, se

Ministria e Mbrojtjes perceptohet si më

transparente sesa ministritë e tjera, por jo

domosdoshmërisht 100% transparente.

Në datën 3 qershor, kjo ministri publikoi

në 32ebsite-in e vet, menjëherë një

njoftim ku “i falënderonte qytetarët

shqiptarë për besimin e treguar”. Në

mënyrë të paturpshme, kjo ministri

shprehet se “Ministria e Mbrojtjes renditet

si institucioni i parë për sa i përket

transparencës në vend.” Duke e fabrikuar

kështu lajmin pozitivisht.

Ndërkohë që pjesa tjetër e së vërtetës e

zhyt ministrinë edhe më shumë në

paturpësinë e vet. Perceptimi qytetar

zbulon se kjo ministri është vetëm

46%transparente. Në raport me

1 Raporti i IDRA http://www.idrainstitute.org/sq/events/korrupsioni-ne-shqiperi-percpetime-dhe-pervoja-2015-2016

standardin e nevojshëm të transparencës,

kjo ministri është në kuotën 46%, më pak

sesa gjysma, që do të thotë se më shumë

se gjysma e qytetarëve mendojnë se kjo

ministri nuk është transparente. Celebrimi

i këtij sondazhi si tregues i një suksesi për

këtë ministri, është shfaqja e mungesës

totale të transparencës së kësaj ministrie.

Për më tepër, më shumë sesa mungesë

transparence, një fabrikim i tillë lajmi,

përbën dëmtim dhe manipulim të opinionit

publik. Bashkëfajtor në këtë dëmtim është

edhe media si gazetat Tema, Dita,

Shekulli , e cila ka kopjuar lajmin e

nxjerrë nga vetë ministria, dhe e ka

riprodhuar verbatim, pa asnjë lloj analize

të mëtejshme dhe pa asnjë kontroll të

mëtejshëm faktesh.

Nëse mediat do të kishin klikuar një link

më shumë, do të kishin zbuluar se në

përfundimet e raportit, IDRA vetë

shprehet: “Transparenca mbetet një

çështje kritike për institucionet shqiptare

sipas opinionit publik. Të gjitha

institucionet e listuara shënojnë më pak

se mesatarja e 50 pikëve në një shkallë

nga 0-100 ku 0= “aspak transparente”

dhe 100= plotësisht transparente “2. Ky

është një rast flagrant, sesi gjysmë e

vërteta mund të kthehet në një mjet për

të thënë të kundërtën e të vërtetës së

plotë. Ky turp u amplifikua nga ministrja

Kodheli dora vetë, kur teksa përcillte

trupat komando për një mision në

Afganistan u tha atyre3: “Jo më kot

Ministria e Mbrojtjes renditet e para në

besimin që qytetarët shqiptarë kanë dhe

në transparencën që Ministria e Mbrojtjes

dhe Forcat e Armatosura tregojnë”. Jo

vetëm që ministrja amplifikoi këtë

manipulim të opinionit publik por e bëri

këtë edhe ndaj ushtarëve, dhe shtoi si pa

2 Pwrmbledhje nga IDRA http://www.idrainstitute.org/files/reports/Corruption%202016/Fact%20Sheet%20Korrupsioni_Shqip_FINAL.pdf 3 Ministja u flet ushtarwve pwr besimin ndaj ministries http://www.mbrojtja.gov.al/index.php/newsroom-2/1802-komandot-shqiptare-nisen-me-mision-ne-afganistan

Page 26: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

26

të keq edhe Forcat e Armatosura nën

ombrellën e transparencës. Të cilës

transparencë? Të cilit besim qytetar? Atij

nën 50%? Ja pse ushtarët që do të

niseshin për në Afganistan, për t’i

shërbyer NATOs e jo atdheut, duhet ta

bojkotonin atë fjalim.

2- Helikopteri që e zhyti por nuk e lagu

ministrinë

Ende vazhdojnë hetimet nga prokuroria

lidhur me aksidentin tragjik me helikopter

të muajit prill. Sikurse kemi raportuar

edhe muajin e kaluar, ministria e mbylli

hetimin e saj vetëm duke thënë se plani

stërvitor ishte zbatuar. Pa dhënë kurrsesi

asnjë shenjë për ndonjë ndjenjë

përgjegjësie për dy anëtarë të Forcave të

Armatosura të cilët humbën jetën, dhe pa

mbajtur asnjë rrudhë mbi ballë për dy

qytetarë të cilët nuk i mbrojti dot.

Ndërkohë që hetimi vazhdon, ministria

vendosi te japë verdiktin e saj final. Të

rënët të shpallen dëshmorë. Ligji

përcakton qartë se kur përfitohet ky

status për personat që humbasin jetën në

krye të detyrës4: “Statusi i Dëshmorit të

Atdheut u njihet...

e) shtetasve shqiptarë që kanë rënë ose

bien në krye të detyrës për mbrojtjen e

integritetit territorial, për mbrojtjen e

institucioneve shtetërore nga terrorizmi

ose në luftë kundër bandave të

armatosura dhe kundër krimit ndaj jetës

së individit;

e/1) shtetasve shqiptare qe kane rene ose

bien ne krye te detyrës për mbrojtjen e

paqes dhe të lirisë së kombit shqiptar, ose

atyre që kanë rënë apo bien në mbrojtje

të paqes e të sigurisë së popujve të tjerë

në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar

ose për mbrojtjen e pasurisë shtetërore,

apo që humbasin jetën në krye te detyrës

nga rreziqet e fatkeqësitë natyrore...”

Si mund ta merrte këtë vendim komisioni i

ministrisë ndërkohë që hetimet vazhdojnë,

dhe madje prokuroria nuk e merr fare për

4 Ligji pwr shpalljen dwshmor http://www.infocip.org/al/?p=6789

bazë hetimin që ministria mbylli brenda

javës me një deklaratë me 2 paragrafë5?

Mungesa e plotë ë përgjegjshmërisë, i

vesh një turp tjetër kësaj ministrie dhe

personit që e drejton.

3- Vota dhe heshtje

Të nesërmen e inaugurimit të hapjes dhe

shtrimit me zall të 16 kilometrave rrugë

nga Rrësheni në Ulëz, ministrja udhëtoi

drejt takimit ministror të NATOs. Rruga e

shtruar nga ushtria, përbën një

keqpërdorim të forcave të armatosura, të

cilët nuk janë krah pune për rrugët e

zonës elektorale të ministres6 por trupa që

mbron kombin. Kësisoj, ministrja

garanton votat e banorëve të zonës duke

e mbuluar këtë shkelje përmes

mosshkeljes së asnjë ligji. Ndërkohë që

homologët që ajo takoi në Bruksel nëse do

të shfrytëzonin një rast të këtillë, do të

shkarkoheshin nga populli para sesa nga

kryeministri. Gjithsesi, në programin7 e

takimit ministror8, dhe në raportin e këtij

takimi9, duket se ministrja ka shkuar

vetëm për relaksim pasi nuk ka asnjë

shenjë të saj askund. As të ndonjë fjalimi,

as të ndonjë takimi dypalësh, as të ndonjë

pyetjeje e asgjë tjetër.

5Prokuroria nuk e merr parasysh hetimin e ministrisw http://www.respublica.al/2016/06/01/po-fluturonte-helikopteri-ec145-sipas-planit-prokuroria-nuk-e-merr-t%C3%AB-mir%C3%ABqen%C3%AB-versionin 6 Kodheli pwrdor ushtarwt pwr vota http://www.respublica.al/2016/06/13/ushtria-nd%C3%ABrton-16-km-rrug%C3%AB-n%C3%AB-zon%C3%ABn-elektorale-t%C3%AB-ministres-kodheli-zyrtarisht-nis 7 Program ii takimit ministror ne Bruksel http://www.nato.int/cps/en/natohq/events_132234.htm 8 Takimi ministror ne Bruksel http://www.nato.int/cps/en/natohq/news_131452.htm 9 Raporti i takimit ministror http://www.nato.int/cps/en/natohq/news_132354.htm

Page 27: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

27

Ndërkohë, brenda po të njëjtës javë, në

brigjet e Durrësit, një marinar egjiptian,

rrëmben anijen ku punonte duke marrë

peng kapitenin dhe një marinar tjetër.

Pirati kërkonte 70’000 Euro, në këmbim të

pengjeve të tij10. Ministria heshti, a thua

se anijet që duhet të patrullojnë dhe

mbrojnë territorin ujor shqiptar nuk janë

përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndryshe nga sa kemi raportuar më parë

në APPA, kur mjetet detare të NATOs janë

përdorur për dëfrimin e ish-drejtoreshës

së AKT Julinda Dhame, dhe miqve të saj

turistë11, mjetet në fakt duhet të

shërbejnë për të patrulluar zonën, nga do

akt terrorizmi, piraterie apo lufte. Forca

detare në këtë rast ka dështuar, dhe

ministria e mbrojtjes nuk ka arritur ta

mbrojë territorin tonë ujor. Ka shkelur

dukshëm pikën 3.2. të Direktivës së

Mbrojtjes 2016 ku thuhet se MM duhet të

“përmirësojë kapacitetet për vëzhgimin e

hapësirës detare, kapacitetet reaguese

dhe kapacitetet e patrullimit dhe ndalimit

detar (boardingut). Të rrisë sasinë e orëve

të patrullimit dhe të vlerësojë efektivitetin

e tyre përkundrejt objektivave të

synuar.12”

*Tabela nga studimi i IDRA

10 Rrwmbimi i anijes http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/durr-s-egjiptiani-merr-peng-anijen-policia-k-rkon-70-mij---euro--362212.html 11 APPA, raport Prill 2015 http://appa.al/raport-prill-2015-ministria-e-zhvillimit-ekonomik-turizmit-tregtise-dhe-sipermarrjes-2/ 12 Direktiva e mbrojtjes 2016 http://www.mbrojtja.gov.al/images/PDF/Direktiva_Mbrojtjes_2016.pdf

Page 28: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

28

MINISTRIA E MIRËQENIËS

SOCIALE DHE RINISË

Ingrid XHAFA, MA

1-Programi kombëtar i rinisë

MMSR-ja ia ka dedikuar muajin e

Qershorit aktiviteteve intensive dhe

politikave për të rinjtë. Kjo edhe në

kuadër të fushatës mbarëkombëtare për

Rininë “6 Objektiva për 6 Muaj" që synon

ndjekjen dhe zbatimin e objektivave

strategjik të Planit Kombëtar të Veprimit

për Rininë 2015 – 2020. Kështu brenda

vetëm një muaji janë ndërmarrë nismat

si: ngritja e Zyrës Rajonale për

Bashkëpunim Rinor dhe promovimin e

mobilitetit dhe lëvizjes së lirë të të rinjve

në rajon; projekti i ri për fuqizimin e

arsimit profesional; ofrimi i mundësisë në

pjesëmarrje të të rinjve shqiptarë në

shërbimin vullnetar europian; shkëmbimin

Rinor me përfaqësues nga organizatat

rinore shqiptare dhe serbe, etj.1. Përveç

këtyre, vlen të theksohet se Ministri i

Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi

Klosi zhvilloi një mëngjes pune me

drejtues të dhomave të biznesit dhe

përfaqësues të sipërmarrjes për

diskutimin e arsimit dhe formimit

profesional, ku deklaroi se “nxënësit e

edukimit profesional do të zhvillojnë

gjysmën e kohës së punës pranë biznesit”.

Për më tepër përfaqësues të biznesit në

tryezë dhanë mbështetjen për zhvillimin e

praktikave të punës pranë biznesit, si dhe

deklaruan se nxënësve më të mirë të

arsimit profesional do t’ju ofrohen bursa

studimi për vijuar specializimin e

mëtejshëm në vende të BE-së. Megjithatë,

1 Të reja, lajme MMSR, aksesuar për herë të fundit më 28/06/2016 në: http://www.sociale.gov.al/al/te-reja/lajme

të gjitha këto aktivitete, edhe pse të

dobishme, nuk arrijnë të adresojnë

problemin kryesor që kanë të rinjtë sot në

vend. Sipas INSTAT, 30.7 % e meshkujve

dhe 30, 1 % e femrave, që i përkasin

grupmoshës 15 me 29, për tremujorin e

parë të 2016-tës, janë ta papunë2.

Zhvillimi dhe konsolidimi i aftësive

personale të të rinjve duhet të shkojë

paralelisht me hapjen e vendeve të reja të

punës dhe me nisma konkrete angazhimi

nga autoritetet publike dhe private.

Kështu, edhe pse takimet e punës dhe

ndarja e objektivave të përbashkëta është

për tu vlerësuar, mbetet ende e paqartë

nëse është nënshkruar ndonjë

marrëveshje mirëkuptimi mes MMSR-së

dhe shoqatave të biznesit për angazhimin

e secilës palë në zotimet e mësipërme,

apo nëse këto mbeten thjesht retorika.

2-Pse u rritën pensionet më pak se sa

parashikimi në 2015-tën?

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin

për ngushtimin e diferencave të

pensioneve, me anë të të cilit rriten

pensionet që janë caktuar gjatë viteve

1993-1996, dhe që kanë qenë për vite të

tëra më të ulëta se pjesa tjetër e

pensioneve. Rritja është e pjesshme, ku

përfitojnë rreth 28 mijë pensionistë

gjithsej, ndër të cilët 20 mijë e përfitojnë

një rritje mesatare prej 8400 lekë në

muaj3. Edhe pse Ministri i Mirëqenies

2 Rezultate të Anketës së Forcave të Punës, Tr 1 - 2016, Aksesuar për here të fundit më 28/06.2016 në: http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs/publications/books/2016/rezultate-t%C3%AB-anket%C3%ABs-s%C3%AB-forcave-t%C3%AB-pun%C3%ABs,-tr-1-2016.aspx 3 Rriten pensionet e viteve ‘93-’96, Aksesuar për here të fundit më 28/06/2016 në:

Page 29: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

29

Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi e

konsideroi këtë si një sukses të reformës

së pensioneve, në fakt nuk duket të jetë

vërtet kështu. Rritja është relativisht e

vogël dhe prek një numër shumë të vogël

pensionistësh. Për më tepër, në periudhën

Nëntor 2015, ku hartohej projektbuxheti i

vitit 2016, Ministri Klosi kishte propozuar

një rritje prej 4% të pensioneve për vitin

2016. Kjo rritje parashikonte të shkonte

për të ardhurat minimale si dhe të gjitha

llojet e tjera të pensioneve. Nga rritja e

parashikuar në vitin 2015 pritej të

përfitonin më shumë se 600 mijë

persona4. Edhe për vitin 2015-tën, edhe

pse rritja ishte parashikuar me 2% në

2014-tën, rritja reale e pensioneve u bë

vetëm me 1.6%, sa për të arritur nivelin e

indeksimit të çmimeve. Është e vështirë të

besohet te suksesi kaq i trumbetuar i

skemës së pensioneve, kur rritjet reale në

dy vitet e fundit kanë qenë më pak se

parashikimet fillestare.

http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/rriten-pensionet-e-viteve-93-96 4 Pensionet, në vitin 2016 rritja

4%, ja shtresat që përfitojnë, aksesuar për herë të

fundit më 28/06/2016 në:

http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=325796#

sthash.lz9nUpks.dpuf

Page 30: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

30

MINISTRIA E MJEDISIT

Flutura GJANA, MSc.

1-Cilësia e ujërave larës në diskutim

Agjencia Evropiane e Mjedisit ka botuar

raportin e cilësisë së ujërave larëse1 të

Shqipërisë për vitin 2015. Në raport

vlerësohet se 39.7% apo 31 zona të

ujërave larës kanë cilësi shumë të ulët.

Ndër të cilat 24 i përkasin bregdetit të

Durrësit. Shifra këto që po ti krahasojmë

me raportin2 e vitit 2014 janë 28-fishur.

Në vitin 2014 nga Agjencia Evropiane e

Mjedisit vetëm 1.4% e ujërave larës janë

vlerësuar me cilësi shumë të ulët.

Rikujtojmë që një vit më parë u mbajt

konferenca për monitorimin dixhital të

cilësisë së ujërave larës për vitin 2015. Në

të morën pjesë Ministri i Mjedisit zoti

Lefter Koka dhe drejtori i Agjencisë së

Mjedisit zoti Julian Beqiri. Vetë ministri

përgjatë kësaj konference ka cituar3 se:’’

...nga rezultatet vihet re një rritje e

cilësisë së ujërave bregdetare me 20 për

qind krahasuar me një vit më parë’’.

Por kjo bie komplet në kundërshtim me të

dhënat që janë në raportin e Agjencisë

Evropiane të Mjedisit për vitin 2015.

Ministri shprehet se cilësia e ujërave për

vitin 2015 është përmirësuar me 20%

krahasuar me vitin 2014, kurse Agjencia

Evropiane e Mjedisit ka vlerësuar se në

vitin 2015 numri i zonave të ujërave larës

me cilësi të shumë të ulët nga 1 që ka

1 Raport: European bathing water quality in 2015

(http://www.eea.europa.eu/publications/europ

ean-bathing-water-quality-in-2015) 2 Raport: European bathing water quality in 2014 (http://www.eea.europa.eu/publications/european-bathing-water-quality-in-2014) 3 Artikull: Monitorim dixhital i cilësisë së ujërave larës përgjatë gjithë vijës bregdetare (http://www.mjedisi.gov.al/al/newsroom/lajme/monitorim-dixhital-i-cilesise-se-ujerave-lares-pergjate-gjithe-vijes-bregdetare&page=1)

qenë në vitin 2014 ka arritur në 31.

Ndryshimi midis rezultateve të dy

Agjencive është tejet i lartë. Cilat shifra

duhet të merren për bazë nga ne?

Për vitin 2016, Agjencia Kombëtare e

Mjedisit ka publikuar4 një analizë të

cilësisë së ujërave larës në të cilin thuhet

se nga 99 plazhe që janë marrë në studim

90 prej tyre kanë cilësi shumë të mirë. Por

se sa të besueshme janë këto rezultate

mbetet në diskutim.

Një vit më parë u investua që monitorimi i

cilësisë të ishte në mënyrë dixhitale. Çdo

individ nëpërmjet një linku që ishte venë

në dispozicion nga Agjencia Kombëtare e

Mjedisit mund të kontrollonte online

cilësinë e plazheve përpara se të zgjidhte

të pushonte në to. Kurse sot nuk ofrohet

asnjë informacion.

2- Nga se rrezikohen pyjet?

Pyjet shqiptare çdo vit rriskohen nga

faktorë të ndryshëm si prerjet, zjarret,

erozioni, lejet për ndërtimin e HEC-eve

etj. Imazhet satelitore kanë treguar se në

10 vitet e fundit sipërfaqet e pyjeve në të

gjithë territorin e Shqipërisë janë ulur5 me

7%, nga 33% që ishin 10 vite më parë sot

janë 26%. Edhe pas vendosjes së

moratoriumit të pyjeve në shkurt të këtij

viti, situata mbetet përsëri problematike.

Nuk duhet harruar një hallkë shumë e

rëndësishme. Ajo e institucioneve

përkatëse që kanë për detyrë të

monitorojnë pyjet. Duhen përcaktuar mirë

përgjegjësitë dhe detyrat që ka secili

punonjës i këtyre institucioneve dhe në

rast të mos përmbushjes së tyre të

merren masa e duhura ndëshkuese. Në

këtë mënyrë rritet dhe cilësia e punës së

4Raport: Cilësia e Ujërave Larës http://www.bregdeti.gov.al/images/Cilesia_e_Ujerave_ne_plazhe.pdf 5Artikull: Zvogëlohen pyjet e Shqipërisë, në 10 vjet kemi humbur 7 përqind (http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=305201)

Page 31: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

31

tyre dhe ulet rreziku që mund t’i kanoset

pyjeve.

Por me ardhjen e sezonit të verës, pyjet

rrezikohen të përfshihen nga zjarret, të

cilat të shumtën e rasteve kanë qenë me

dashje. Monitorimi i fondit pyjor nuk

realizohet me rigorozitet, duke krijuar

kushte të favorshme për prerjet e

paligjshme apo abuzime nga subjektet e

licencuara për të shfrytëzuar pyjet.

Në qershor të 2015 Ministria e Mjedisit ka

deklaruar se zgjidhja e vetme për

përmirësimin e kësaj situate dhe

shpëtimin e pyjeve është implementimi i

sistemit elektronik të monitorimit. Ky

sistem do të mundësonte monitorimin e

çdo individi që hyn në fondin pyjor,

gjithashtu do të ndihmonte lokalizimin e

shpejtë të zjarreve në sajë të kamerave

termike që ka. Por deri më tani asgjë nga

planet e ministrisë nuk është realizuar.

Page 32: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

32

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Megi LLUBANI, MSc

1- Policia që nuk duam

Që prej fillimit të raportimeve të saj vitin e

kaluar, APPA është fokusuar shpesh tek

puna dhe performanca e policisë së

shtetit, veçanërisht qasja ndaj qytetarëve.

Në programin e Partisë Socialiste gjatë

zgjedhjeve të vitit 2013 u premtua

ndryshim tërësor I imazhit, funksionit dhe

qasjes së policisë së shtetit në funksion të

policimit në komunitet. Për më tepër neni

251 i kushtetutës garanton mbrojtjen e

shtetasve kundër torturës, dënimit apo

trajtimit çnjerëzor, mizor e poshtërues.

Rasti i dhunës kundër një shtetasi nga ana

e forcave policore është në shkelje të

dokumentit themeltar të këtij shteti

demokratik, shkelje e të drejtave

universale të njeriut të njohura në

konventat evropiane dhe botërore dhe

shkelje e parimeve demokratike të një

shteti që supozohet se ka në themel të tij

respektimit e dinjitetit njerëzor. Në të

njëjtën kohë vetë dokumenti themeltar I

funksionimit të policisë së shtetit, Ligji për

Policinë e Shtetit, e përcakton misionin e

saj si garantim të zbatimit të ligjit dhe

garantimin e sigurisë duke mbrojtur të

drejtat e njeriut.2

Nuk mbaron me kaq pasi vetë rregullorja

e Policisë së Shtetit miratuar në vitin 2015

përmban një kapitull më vete mbi etikën e

punonjësit të policisë. Ndër parimet e

1 Kushtetuta e Republikës së Shqipëisë, Neni 25: http://ëëë.ëipo.int/edocs/lexdocs/laës/sq/al/al057sq.pdf 2 Ligji 108/2014 Për Policinë e Shtetit, Neni 2: http://ëëë.ëipo.int/edocs/lexdocs/laës/sq/al/al057sq.pdf

renditura është edhe ajo mbi

proporcionalitetin dhe përdorimin e forcës.

Sipas nenit 110, Punonjësi I policisë e

përdor forcën vetëm në mënyrë të

arsyeshme dhe të nevojshme dhe vetëm

në masën që kërkohet për të arritur një

synim të ligjshëm. Ai gjithashtu duhet të

përdorë forcën pa cenuar thelbin e të

drejtave dhe lirive themelore të njeriut

dhe përdor gjithmonë mjete të

përshtatshme në proporcion me rrezikun

dhe qëllimet që synohen të arrihen. Dhe

së fundi ai/ajo duhet të jetë përgjegjës

individualisht për ushtrimin e forcës dhe

duhet të japë llogari para ligjit.3 Të dy

rastet e paraqitura në media, në Korçë

dhe Tiranë, duhen zbardhur në mënyrë që

të kuptohet çfarë ka ndodhur në të

vërtetë dhe të merren masat konkrete në

rast se ka pasur shkelje nga ana e

oficerëve të policisë.

Në raportin e vitit 2015 Avokati i Popullit

nxjerr një sërë problematikash sa i përket

trajtimit të personave të ndaluar apo

shoqëruar nga policia e shtetit. Sipas

raportit vjetor problematikat kryesore të

identifikuara ishin mbipopullimi i

komisariateve, një numër pretendimesh

për ushtrim dhunë në disa komisariate,

veçanërisht në Tiranë si edhe mangësi në

respektimin e kuadrit ligjor ekzistues për

trajtimin e rasteve të shoqërimit dhe

ndalimit të personave të dyshuar.4 Për

shkak se avokati i popullit mund thjesht të

japë rekomandime të cilat nuk kanë fuqi

ligjore detyruese, i përket policisë së

shtetit dhe organeve të tjera përgjegjëse

3 Ministria e Punëve të Brendshme, Rregullore e Policisë së Shtetit, 2015, neni 110: http://ëëë.punetebrendshme.gov.al/files/documents_files/RREGULLORE_E_POLICISE_SE_SHTETIT_-_2015.pdf 4 Avokati I Popullit, Raporti Vjetor 2015, f. 26: http://ëëë.avokatipopullit.gov.al/sites/default/files/ctools/RAPORTI%20SHQIP%202015%20.pdf

Page 33: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

33

të marrë masa për zbatimin e kuadrit

ligjor, mbajtjen e premtimeve elektorale

në lidhje me sigurinë dhe rendin dhe

zbatimin e rekomandimeve të

organizatave të shoqërisë civile dhe

avokatit të popullit.

2- Qeveria shkel ligjin kur i leverdis

Bazuar në rregulloren e Kuvendit, neni 86

mbi procedurat e veçanta parashikon se

kur Presidenti kthen një projekt ligj për

rishqyrtim atëherë komisioni përkatës

parlamentar duhet ta kalojë atë

menjëherë në shqyrtim. Nga ana tjetër

Komisioni përgjegjës që e ka shqyrtuar

fillimisht shqyrton dekretin e presidentit

dhe brenda 8 javëve duhet të paraqesë

raportin e tij, mbi mendimin e komisionit

dhe propozime për nene të veçanta të

ligjit.5 Presidenti Nishani përmes një

dekreti që daton në 4 prill 20166 e ka

kthyer ligjin mbrapsht për shqyrtim

bazuar në disa arsyetime ligjore se në

formën aktuale ai cenon të drejtat dhe

liritë themelore, veçanërisht privatësinë.

Sikurse kanë raportuar edhe mediat,

qeveria e ka hequr rrëzimin e dekretit të

presidentit nga rendi i ditës së komisionit

të sigurisë kombëtare pasi humbi

mbështetjen e aleatëve qeverisës.

Fakti që qeveria nuk e siguroi dot

mbështetjen e partive aleate për hedhjen

poshtë të dekretit të presidentit nuk I jep

asaj asnjë legjitimin dhe të drejtë të të

hedhë poshtë parimet demokratike për të

arritur synime politike. APPA është

shprehur në lidhje me ligjin e propozuar

5 Kuvendi I Shqipërisë, Rregullore e Kuvendit, Neni 86: https://ëëë.parlament.al/ëp-content/uploads/sites/4/2015/11/Rregullore-e-Kuvendit-e-perditesuar.pdf 6 Presidenti, Dekret për kthimin e ligjit numer 19/2016 ‘’Për masat shtesë të sigurisë publike’’: http://president.al/?p=32860

për kamerat e sigurisë, duke u fokusuar

më tepër tek sensitiviteti i kësaj politike

dhe rreziqet që ajo paraqet në kontekstin

e një vendi si Shqipëria. Ky rast tregon

qartazi se nëse rregullat shkelen në mes

të ditës pa asnjë pasojë nga aktorët

politikë, kush e siguron qytetarin shqiptar,

pavarësisht pozicionit të tij në shoqëri, se

mbrojtja e të dhënave personale do të

garantohet edhe me vendosjen masive të

kamerave të sigurisë. Si do të balancohet

raporti ndërmjet luftës ndaj krimit dhe

shkeljes së parimit të mbrojtjes së të

dhënave personale.7

3- Zbatimi I ligjit për të drejtën e

informimit: përmirësimet dhe sfidat e

mbetura

Neni 7 i ligjit për të drejtën e informimit

rendit një sërë kategorish informacioni që

duhen bërë publike nga çdo institucion

publik pa pasur nevojë për kërkesë për

informacion8. Nga 23 kategori

informacioni që duhet bërë publik në

faqen e internetit të ministrisë 10 janë

përmbushur dhe janë të aksesueshme në

faqen e internetit, 3 janë pjesërisht të

aksesueshme dhe 10 nuk janë publike në

faqen e internetit. Ministria ka bërë

publike Programin e saj të transparencës,

7 Gazeta Panorama, drafti për kamerat e sigurisë, si e

shkeli PS rregulloren e kuvendit:

http://ëëë.panorama.com.al/drafti-per-

kamerat-e-sigurise-si-e-shkeli-rregulloren-e-

kuvendit-ps-ja/ Për më tepër shih:

http://ëëë.panorama.com.al/ps-ska-votat-e-

aleateve-per-te-rrezuar-dekretin-e-nishanit-

shtyn-votimin-per-kamerat-e-sigurise676/

8 Ligji 119/2014 Për të drejtën e informimit, neni 7: http://ëëë.akafp.gov.al/ëp-content/uploads/2015/04/ligj_nr_119_dt_18_9_2014_19327_1_E-drejta-e-informimit1.pdf

Page 34: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

34

kontaktet e koordinatorit për të drejtën e

informimit, regjistrin e kërkesave dhe

përgjigjeve dhe një sërë publikimesh mbi

konsultimin publik, çka përbën hap tejet

pozitiv. Gjithashtu lehtësisht të

aksesueshme janë një pjesë e

legjislacionit, kontaktet e personave

përgjegjës për secilin sektor brenda

ministrisë dhe informacione për fushat

kryesore të veprimtarisë së ministrisë.

Megjithatë 10 kategori të tjera mungojnë,

gati gjysma e totalit të informacioneve që

duhen ofruar pa pasur nevojë për kërkesë

për informacion.

Faqja e internetit nuk përmban

informacion mbi konventat e ratifikuara,

aktet nënligjore, kode sjelljeje, të dhëna

për arsimimin dhe pagat e funksionarëve,

raporte monitoruese nga institucionet e

tjera, buxhetin dhe procedurat e

prokurimit, të dhëna për subvencione për

kategori të ndryshme. Ndërkohë që

vlerësojmë bërjen publike të një pjese të

mirë të informacioneve të kërkuara,

veçanërisht ato që kanë të bëjnë me

programin e transparencës dhe informimin

publik, I bëjmë thirrje ministrisë të

reflektojë ndryshime në faqen e saj për të

reflektuar edhe kategoritë e tjera mjaft të

nevojshme për rritjen e transparencës dhe

aksesueshmërisë nga ana e qytetarëve.

Page 35: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

35

MINISTRIA E PUNËVE TË

JASHTME

Sokol KONDI, MSc

1- Paradoksi/Bushati emëron drejtor ish-

ambasadorin që paditi për “faljen” e detit

te grekët

Ka edhe paradokse të tilla. Ministri i

Punëve të Jashtme Z. Ditmir Bushati, prej

disa muajsh ka emëruar në postin e

Drejtorit të Përgjithshëm të Çështjeve

Politike dhe Strategjike, ish-ambasadorin

e Shqipërisë në OKB, Z. Ferit Hoxha, i cili

është nën hetim, pas kallëzimit penal që i

ka bërë vetë Ministria e Punëve të

Jashtme grupit që negocioi paktin detar

me Greqinë që u hodh poshtë nga Gjykata

Kushtetuese dhe ku Hoxha ishte pjesë1.

Pra, edhe pse ish-ambasadori kishte një

rol të rëndësishëm në grupin që veproi pa

delegimin e plotfuqisë për të negociuar

nga Presidenti i Republikës, në shkelje të

Kushtetutës, dhe pavarësisht se ky grup i

“fali” palës helene rreth 350 km katror

nga ujërat territoriale të Shqipërisë, MPJ e

ka shtrënguar fort atë, duke i besuar një

drejtori të rëndësishme dhe duke shfaqur

efektet e shtrirjes së Sindromës së

Stokholmës në diplomaci.

Më keq se sa kaq vetëm Edipi Mbret mund

të bënte.

Është interesante të kuptohet se si do ta

rinegociojë në nivelet më të larta

Shqipëria me Greqinë çështjen e shelfit

kontinental, kur në gjirin e saj ka zyrtarë

të lartë që domosdo do të kenë një rol

aktiv në bisedime, për nga vetë profili i

detyrës, të cilët kanë një precedent

bujarie dhe lëshimi të pazakontë karshi

kundërpalës.

1 Kallzimi penal i bërë nga MPJ ndaj personave të grupit negociator për paktin detar me Greqinë http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=231146

2- Injorimi i rolit të MPJ/ Kryeministri

shkel ligjin për Shërbimin e Jashtëm

Që kryeministri Edi Rama e ka pasion të

shkruarin dhe që i pëlqen të përdorë

fantazinë, metaforat dhe historinë kjo

është gjë e njohur. Por ndoshta jo edhe

aq i njohur është fakti se kur flet për

çështje të politikës së jashtme, duke

përdorur ekskluzivisht vetëm pendën e tij,

Z. Rama bën një shkelje ligjore. Në fakt,

sipas ligjit të shërbimit të jashtëm të

propozuar dhe miratuar nga shumica që

qeveris që prej 2013-s, të gjithë zyrtarët

shqiptarë, që në nivel lokal, e deri në atë

qendror, duhet të koordinohen dhe të

marrin pëlqimin e MPJ përpara se të bëjnë

deklarata që hyjnë në sferën e politikës së

jashtme.

Zor se Z. Rama e ka bërë një gjë të tillë,

kur gjatë Kongresit të një partie politike2

shqiptare, lëshoi ironi dhe metafora

pafund ndaj Greqisë, që shkaktuan edhe

reagimin zyrtar të kësaj të fundit.

Tensioni i panevojshëm që krijojnë situata

të tilla, nuk ndihmon në përmirësimin e

marrëdhënieve dypalëshe me fqinjët dhe

në radhë të parë është injorim ndaj rolit

ligjor që MPJ ka në këtë mes dhe që vetë

qeveria ia dha përmes nismës së saj

ligjore.

3- Mali i Zi/ Si vepron një ambasadë kur

fyhen qytetarët shqiptarë?

Një fjalor zyrtar që shkaktoi mjaft

polemika në Malin e Zi3, pasi në të

shqiptarët fyhen rëndë, nuk solli ndonjë

reagim zyrtar nga ana e MPJ-së së

Tiranës, apo nga ambasada jonë në

Podgoricë, ndryshe nga çfarë bën Greqia

2Deklaratta e Ramës për Greqinë dhe Zeusin dhe Kongresin e PDIU http://www.mapo.al/2016/06/batutat-e-rames-per-mesila-doden-e-idrizin-ne-kongresin-e-pdiu-se/1 3 Mal i Zi, fjalor fyes ndaj shqiptarëve http://www.zeriamerikes.com/a/fjalori-mal-i-zi-terheqja/3382803.html

Page 36: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

36

për shembull, sa herë që ndihet e fyer nga

Shqipëria.

Por më shumë se sa rëndësia e çështjes,

që duket se malazezët do ta zgjidhin vetë,

duke e tërhequr tekstin, bie më tepër në

sy një apati e theksuar në transparencë

dhe llogaridhënie për publikun nga

shërbimi i jashtëm shqiptar.

Në fakt, në sajtet përkatëse zyrtare të

ambasadës tonë në Malin e Zi apo të

Ministrisë së Jashtme, nuk ka asnjë të

dhënë se si është vepruar në këtë rast4.

Një qytetar që dëshiron të informohet,

nuk ka përse t’i dërgojë

domosdoshmërisht një shkresë

institucioneve përkatëse, kur fare lehtë

ato mund ta pasqyronin aktivitetin e tyre

në mënyrë transparente, duke i kursyer

kohë shtetasve dhe duke qenë më të

hapura, kur jemi në epokën e rrjeteve

sociale.

4- Çudia/MPJ kërkon bashkëpunim me

grupet e interesit

Në një e-mail të pazakontë që më ka

mbërritur nga Ministria e Punëve të

Jashtme, kjo e fundit më njoftonte se “Me

qëllim realizimin e një procesi

gjithëpërfshirës dhe transparent, Ministria

e Punëve të Jashtme vlerëson shumë të

rëndësishëm bashkëpunimin dhe

konsultimin e të gjithë aktorëve, përfshirë

shoqatat e pakicave, shoqërinë civile dhe

organizatat ndërkombëtare.... Ministria e

Punëve të Jashtme ka kënaqësinë t’ju

ftojë të merrni pjesë në Takimin me

përfaqësues të Komitetit Shtetëror të

Minoriteteve, të shoqatave të pakicave

dhe përfaqësues të organizatave

ndërkombëtare, që do të zhvillohet në

datën 30 qershor 2016, ora 11:00-1:.00,

në mjediset e Ministrisë së Punëve të

Jashtme”.

4 Sajti i ambasades shqiptare ne Malin e Zi, ku nuk ka ansje informacion mbi çështjen http://www.ambasadat.gov.al/montenegro/sq/artikuj

Ministria e Punëve të Jashtme ka filluar

punën për hartimin e projektligjit “Për

mbrojtjen e të drejtave të pakicave” dhe

në këtë kuadër me sa duket po kërkon një

bashkëpunim sa më të gjerë me shoqërinë

civile dhe grupet e interesit.

Deri këtu duket çdo gjë një rregull. Vetëm

se, kur qe fjala për të propozuar,

konsultuar, apo debatuar lidhur me ligjin

për shërbimin e jashtëm, asnjë e-mail nuk

mbërriti, asnjë konferencë me ekspertë

nuk u bë dhe asnjë dëgjesë me grupet e

interesit nuk u transmetua.

Nga kjo del se, kur bëhet fjalë për të bërë

ligje që i shtrijnë efektet ndaj të tretëve,

MPJ është shumë e hapur, dashamirëse

dhe bashkëpunuese, kurse kur bëhet fjalë

për propozim, apo miratim ligjesh që kanë

të bëjnë direkt me funksionimin e saj, ish-

ndërtesa e ambasadës kineze në Tiranë

befas bëhet e ngurtë, jo bashkëpunuese

dhe mbyllet si një bunker.

5- Konsullata në Milano vuan inercinë e

ish-Kryekonsulles; dhe një detyrë e

munguar

Kemi trajtuar gjatë dy muajve të fundit

mjaft çështje që lidhen me konsullatën

shqiptare në Milano. E përfshirë nga një

seri skandalesh në të kaluarën, që sollën

shkarkimin e të gjithë stafit nga detyra,

duket se edhe stafi i ri nuk po tregohet në

lartësinë e duhur.

Pesha e ish-Kryekonsulles ndihet ende. Në

fakt, në sajtin zyrtar të Konsullatës5,

figuron një shkrim-reklamë, ku ish-

Kryekonsullja e shkarkuar tashmë, Znj.

Luljeta Cobanaj i bën një pasqyrim

arritjeve të “mëdha” të vetes dhe se si e

“ndriti” konsullatën.

5 Konsullata e Milanos, reklama që ish-Kryekonsullja e shkakruar për korrupsion i bën vetes http://www.ambasadat.gov.al/milan-consulate/sq/si-e-ktheu-diplomatja-%C3%A7obanaj-konsullat%C3%ABn-e-milanos-n%C3%AB-%E2%80%9Csht%C3%ABpi%E2%80%9D-t%C3%AB-shqiptar%C3%ABve

Page 37: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

37

Si duket administrata e re ka qenë e zënë

me gjëra shumë më serioze për t’u marrë

me vogëlsira të tilla.

Ndërkaq, më 31 maj, nga në ngjarje e

pazakontë u mësua se falë një telefonate

të policisë së Milanos për homologët e tyre

britanikë, 18 emigrantë ilegalë shqiptarë

që po mbyteshin në një gomone pranë

brigjeve të Anglisë u shpëtuan shëndosh e

mirë6.

Ndërmjet takimeve të shumta

ceremoniale, kulturore, ku trokitën gotat e

shampanjës dhe këmbehen batuta, selitë

diplomatike dhe konsullore shërbejnë

edhe për këtë, për të falënderuar fqinjët

dhe për të rritur bashkëpunimin me ta,

sidomos kur këta të fundit ndihmojnë

shqiptarët. Kështu që ndonjë falenderim

publik dhe ndonjë pritje ceremoniale për

policinë e Milanos apo për shpëtimtarët

britanikë në Londër nuk do të na kishte

bërë keq, në respekt të vëllezërve dhe

motrave që vendet përkatëse na

shpëtuan.

Por fakti që shqiptarët që po mbyteshin

patën më tepër besim të telefononin

policinë e Milanos se sa institucionet

diplomatike shqiptare, flet vetë për

problematikat e sektorit që kemi rreth një

vit e gjysmë që i trajtojmë.

6 Historia e shpëtimit të gomones me emigrantë të paligjshëm shqiptarë http://www.syri.net/2016/05/31/po-vdesin-zbardhet-telefonata-e-adoleshentit-nga-shkodra-qe-shpetoi-shqiptaret-qe-po-mbyteshin-ne-angli-alarmi-edhe-tek-intepol/

Page 38: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

38

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

Adela DANAJ, MA

1-“Pacient”, nuk është më kryefjala e

Sistemit Shëndetësor Shqiptar…

Sot, Shqipëria ballafaqohet me një sistem

shëndetësor kompleks dhe divers.

Shërbimet shëndetësore sot mbështeten

nën dy shtylla kryesore, kujdesin

shëndetësor publik dhe atë privat.

Megjithatë, ajo që lehtësisht tërheq

vëmendjen është cilësia e ulët e shërbimit

shëndetësor publik dhe kosto e lartë

financiare e shërbimit shëndetësor privat.

Është shqetësues fakti që sistemi

shëndetësor shqiptar, dominohet nga

kultura e varfër civile dhe mungesa e

informacionit te pacientët. Përgjithësisht,

në momentin që qytetarët ballafaqohen

me një shqetësim shëndetësor apo një

kërkesë urgjente shëndetësore, ata nuk

janë në gjendje të zgjedhin se ku duhet të

shkojnë dhe cilin trajtim duhet të ndjekin.

Fatkeqësia më e madhe është se ata nuk

njohin diferencë midis shërbimeve

shëndetësore, ndaj janë të detyruar të

pranojnë dhe të binden ndaj asaj çfarë ofrohet në “tregun” mjekësor.

Në kushtet në të cilat gjendet sistemi

shëndetësor në Shqipëri, mjekët janë

krejtësisht indiferentë, megjithëse është

domosdoshmëri mbrojtja e pacientëve.

Megjithatë, në rastet kur Urdhri i Mjekut

ka “ngritur zërin” mbi çështje apo

problematika të caktuara, nuk ka pasur

asnjë feedeback pozitiv. Këto dhe shumë

arsye të tjera, kanë sjellë të ashtu-

quajturin liberalizimin e sistemin

shëndetësor dhe spitalet private janë një

nga format më dominonte të kësaj forme

të re organizimi në sistemin mjekësor

shqiptar.

Në të njëjtën kohë, monitorimi dhe

kontrolli mbi sektorin shëndetësor privat

nga institucionet shtetërore është bërë më

i vështirë dhe komplikuar. Sipas

specialistëve apo rasteve të cilat

raportohen në media, spitalet private

ofrojnë shërbim të dobët shëndetësor dhe

kosto shumë të lartë. Rastet jo te

suksesshme që kanë ndodhur nuk kanë

qenë në qendër të inspektimeve të

institucioneve shtetërore përgjegjëse,

duke lehtësuar punën e këtyre spitaleve

dhe vështirësuar jetën e pacienteve.

Në këto kushte, në Shkurt të viti 2015,

Banka Botërore, aprovoi fondin prej 31.1

milion Euro, në kuadër të Projektit për

Përmirësimin e Sistemit Shëndetësor më

Shqipëri, projekt ky që do të vinte në

bashkëpunim me qeverinë Shqiptare7.

Shqipëria i është bashkuar Bankës

Botërore në vitin 1991 dhe që nga ajo

kohë janë nënshkruar rreth 84 projekte

duke kapur vlerën e 2.1 miliard dollar, të

cilat u janë dhuruar shtetit tonë nëpërmjet

fondeve IDA dhe IBRD. Banka Botërore, si

një partner i fuqishëm dhe i besueshëm,

nuk ka arritur ende të ndryshojë apo

përmirësojë kushtet në sistemin

shëndetësor shqiptar. Mungesa e vullnetit

politik si dhe aferat korruptive, nuk lejojnë

hapjen e shtigjeve të reja dhe

përmirësimin e kushteve primitive në

sektorin mjekësor shqiptar. Për ti ardhur

në ndihmë këtij konstatimi, mjafton të

ndjekim median dhe ato çfarë raportohen

aty. Jo më larg se më 12 Maj, gazeta

Panorama denoncon rastin e 6 pacientëve

që vuanin nga HIV/AIDS, të cilët humbën

jetës si rezultat i mungesës së ilaçeve në

pavionin e infektivit në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë8.

Ndërkohë, jo më larg se një muaj më

parë, APPA, raportoi nëpërmjet raportit të

7 World Bank http://www.worldbank.org/en/neës/press-release/2015/02/27/ëorld-bank-to-help-improve-quality-access-and-efficiency-of-albanias-health-care-system aksesuar për herë të fundit më 28 Maj 2016 8 Gazeta Panorma http://www.panorama.com.al/mungesa-e-ilaceve-opozita-akuza-beqajt-kane-humbur-jeten-6-paciente-me-sida/ aksesuar për herë të fundit më 28 Maj 2016

Page 39: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

39

muajit prill, fenomenin e mungesës së medikamenteve bazike në spitale9.

Për t’ju rikthyer edhe një herë fenomenit

të liberalizimit të sistemit mjekësor,

mbetet ende e paqartë dhe gjithmonë e

më shumë dyshuese liria absolute e

këtyre veprimtarive private, të cilat më

shumë ngjasojnë me agjenci biznesi se sa

agjentë në shërbim shëndetësor.

Domosdoshmëria për të ngritur një

strukturë funksionale në këtë sistem është

emergjente. Sot, më shumë se kurrë,

Shqipërisë i duhet: (i) Implementimi i

strategjive si dhe politikave të cilat

përmirësojnë shërbimin shëndetësor në

sektorin publik; (ii) Forcimi i kapaciteteve

menaxheriale të institucioneve

shëndetësore përmes implementimit të

modeleve bashkëkohore në menaxhimin

shëndetësor duke garantuar në këtë

mënyrë që do të jetë “pacienti” në krye

dhe kryefjala e sistemit shëndetësor

shqiptar.

2-Një qendër konsulte për të shmangur

radhët e gjata

Një nga lajmet e arritjeve të Ministrisë së

Shëndetësisë, ndër të tjera është dhe

lajmi mbi ngritjen e një qendre të

konsultës ambulatore pranë QSUT-ës10.

Në përurimin e kësaj qendre, ishte i

pranishëm dhe Kryeministri i vendit, Edi

Rama. Kjo qendër do të jetë në shërbim

vetëm për ata pacientë të cilët do të

kërkojnë shërbim mjekësor në lidhje me

sëmundjet e brendshme dhe kirurgjikale.

Qëllimi i krijimit të saj, (eveniment për

sistemin shëndetësor shqiptar,

domosdoshmëri absolute në çdo vend të

botës, mungesa e së cilës rithekson dhe

9 APPA Think Tank http://appa.al/raport-prill-2016-ministria-e-shendetesise/ aksesuar për herë të fundit më 28 Maj 2016 10 Ministria e Shëndetësisë http://www.shendetesia.gov.al/al/neësroom/lajme/qender-moderne-e-konsultes-ambulatore-ne-qsut&page=1 aksesuar për herë të fundit më 25 Maj 2016

një herë gjendjen e mjerueshme në të

cilën ndodhet mjekësia në Shqipëri), është

për të shmangur radhët e gjata nëpër

sportele. Ky është argumenti që ka ngritur

faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë

në artikulimin e detajuar të lajmit në fjalë.

Në fakt, qendrat e konsultës ambulatore,

të cilat dikur mirë funksiononin në

Shqipëri në çdo zonë të populluar, janë

dyert e para ku duhet të trokasë çdo

qytetar në momentin që ballafaqohet me

një problem shëndetësor. Qëllimi parësor

i tyre është të japë ndihmën e parë për

njerëzit që kërkojnë ndihmë shëndetësore

si dhe të diagnostikojë çdo pacient duke

dhënë ose jo rekomandimin për vizitë më

të detajuar në spital. Në rast se në

Shqipëri, këto lloj qendrash do të

funksiononin, atëherë nuk do të ishin

shpenzuar 110 milionë lekët, që shkuan

në ngritjen e qendrës së konsultës në

QSUT, ku ndër të tjera, ashtu sikurse u

përmend dhe më lart, vendi i saj nuk

është në QSUT, por në çdo zonë të banuar

me qytetarë shqiptar. Në një sistem të

ngritur mirë, sigurisht që do të

shmangeshin radhët e gjata, megjithëse

kam frikë se dhe në këtë rast argumenti

nuk qëndron, pasi qëllimi në vetvete nuk

duhet të jetë shmangia e radhëve, por

shërbimi cilësor me mjetet e duhura dhe

në kohën e duhur.

Page 40: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

40

MINISTRIA E SHTETIT PËR ÇËSHTJET VENDORE

Mirilda TILI, BA

1- Reforma territoriale ende larg

Tashmë ka kaluar një vit nga koha kur

ndarja e re territoriale ka hyrë në fuqi, por

sërish nuk ka përfunduar kuadri ligjor për

ta mbyllur këtë reformë. Sot pas një viti,

përveç 61 njësive administrative, kemi

edhe një raport se sa të vërteta janë

përfitimet që kjo reformë predestinon të

sjellë në vend1. Në të vërtetë është kjo

reformë e cila e mban deri diku në kufijtë

e justifikuar këtë ministri. Në rast se kjo

reformë do të përfundojë ashtu sikundër

është në letër, prezencën e Ministrisë së

Shtetit për Çështjet Vendore, e nxjerr

jashtë qëllimit. Por edhe në këtë rast,

APPA, sugjeron që kjo reformë mund të

monitorohej shumë mirë edhe nga

Drejtoria e Çështjeve Vendore.

Çfarë po ndodh aktualisht me këtë

reforme2?

Akademia e Studimeve Politike ka

publikuar një studim mbi ecurinë e

pushtetit vendor pas ndarjes së re

administrative territoriale. Administrata

vendore pas zgjedhjeve u gjend përballë

një morie sfidash të riorganizimit. Ky

rezultat u bazua kryesisht në bashkinë ̈ e

Fierit.

Studimi zbuloi se reforma territoriale nuk

pritet të sjellë në të gjitha rastet ulje te ̈

kostove administrative dhe përmirësim te ̈

1 Hapësira e dedikuar reformës http://ëëë.reformaterritoriale.al/reforma/kush 2 Publikimi i studimit http://ëëë.zeriamerikes.com/a/ecuria-e-reformes-administrative/3361843.html

shërbimeve. Janë arritur disa nga

objektivat e reformës territorial, për rritjen

e shërbimeve dhe investimeve si dhe

ndikimin pozitiv ne ̈ financat e bashkive.

Studiuesit kanë pohuar se kryetarët e

bashkive janë përballur me sfida te ̈

shumëfishta dhe te ̈ menjëhershme. Sfida

kryesore mbetet menaxhimi i tranzicionit

të pushtetit vendor në bashkëpunim me

qeverinë qendrore.

Administrimi elektronik është element kyç ̧

në bashki dhe kusht i domosdoshëm për

përmirësimin e shërbimeve. Por sikundër e

kemi përmendur edhe në raportin e muajit

të kaluar, vetëm 2 bashki, nga 61 e kanë

plotësuar këtë kusht3.

Zgjedhjet vendore te ̈ një viti më parë

shënuan ndarjen e re administrative-

territoriale, e cila uli numrin e madh te ̈

njësive vendore te ̈ nivelit te ̈ pare ̈ nga 373

bashki dhe komuna ne ̈ vetëm 61 bashki.

Shqipëria pritet te ̈ reduktoje ̈ ndjeshëm

kostot administrative, por kjo mbetet

ende për t'u provuar, pasi edhe numri i

punonjësve që detyrohen të largohen nga

puna, nuk shërbejnë vetëm për të shfryrë

administratën, por rritin edhe numrin e të

papunëve.

Po kështu edhe harta dixhitale, edhe pse

ka 3 muaj që është publikuar, ende faqja

ka nevojë për punim dhe është e

papërfunduar. Megjithatë, edhe kjo

ministri, shumë shpejt nuk do të

justifikojë më ekzistencën e vet.

3 Raporti i muajit maj për këtë ministri http://appa.al/raport-maj-2016-ministria-e-shtetit-per-ceshtjet-vendore/

Page 41: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

41

MINISTRIA E SHTETIT PËR INOVACIONIN DHE

ADMINISTRATËN PUBLIKE

Ingrid XHAFA, MA

1-Qeverisje e Hapur apo e Mbyllur?!

Ndërkohë që modernizimi/dixhitalizimi i

shtetit është prioritet i qeverisë shqiptare,

duket se është vetë institucioni i Ministrit

të Shtetit për Inovacionin dhe

Administratën Publike (MSHIAP), që çalon

në ndjekjen e parimeve të transparencës

dhe qeverisjes së hapur. Në dhjetor të

2014-tës janë miratuar dy ligje shumë të

rëndësishme për transparencën dhe

konsultimin publik, ligje që garantojnë

publikimin e çdo informacioni me natyrë

publike dhe që rregullojnë procesin e

njoftimit dhe të konsultimit publik të

projektligjeve, projekt-dokumenteve

strategjike kombëtare dhe vendore, si dhe

politikave me interes të lartë publik4.

Kështu, ligji nr. 146/2014 “PËR

NJOFTIMIN DHE KONSULTIMIN PUBLIK si

dhe me VKM nr. 828, datë 7.10.2015 “Për

miratimin e rregullave të krijimit dhe

administrimit të regjistrit elektronik për

njoftimet dhe konsultimet publike”, e bën

MSHIAP përgjegjëse për monitorimin e

vazhdueshëm të Regjistrit Elektronik për

Njoftimet dhe Konsultimet Publike

(RENJK). Regjistri elektronik është një

faqe zyrtare

internet (http://konsultimipublik.gov.al/)5.

Sipas kërkesave ligjore, përcaktuar në

VKM nr. 828, pika 9, RENJK duhet të

përmbajë në bazën e tij të të dhënave të

gjitha projekt dokumentet strategjikë,

kombëtare dhe vendore, si dhe politikat

4 Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe ligji nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” 5Regjistri Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike, aksesuar për herë të fundit më 28/06/2016 http://konsultimipublik.gov.al

me interes të lartë publik; të gjitha

projekt-aktet, njoftimet për konsultim dhe

të dhënat e lidhura me konsultimet

publike; planet vjetore të organeve

publike që lidhen me procesin e

vendimmarrjes; informacionin në lidhje

me procesin e njoftimit dhe të konsultimit

publik në të gjitha fazat, duke filluar nga

publikimi i projekt-aktit, marrja e

komenteve dhe rekomandimeve për

përmirësimin e tij, organizimi i debateve

publike e deri te miratimi i aktit

përfundimtar.

Megjithatë, momentalisht në bazën e të

dhënave të regjistrit elektronik gjenden

vetëm 4 projektligje, 2 të hedhura në

sistem nga Ministria e Financave dhe 2

nga Ministria e Drejtësisë6. Madje edhe

projektligjet e postuara nuk përmbajnë të

gjithë informacionin sipas detyrimeve të

sipërpërmendura. Kurse të gjitha

institucionet e tjera publike, që janë

subjekt i këtij ligji nuk kanë hedhur asnjë

lloj informacioni në regjistrin elektronik,

edhe pse me VKM nr. 828 janë të

detyruara të pasqyrojnë të dhënat jo më

vonë se 48 orë nga momenti i miratimit të

dokumentin nga organi publik. Gjithashtu,

MSHIAP përveç se përgjegjëse për

monitorimin dhe zbatimin e ligjit, është

subjekt i vetë ligjit. Por, në listën e

ministrive të publikuara në regjistrin

elektronik mungon e listuar MSHIAP.

Gjithashtu është e paqartë mënyra e

organizimit të faqes zyrtare të internetit të

regjistrit elektronik, pasi në listën e

institucioneve të publikuara gjenden

vetëm ministritë e vendit (me përjashtim

të MSHIAP), por ligji ka për subjekt të

6Ministër shteti për Inovacion dhe Administratën Publike, konsultimet e fundit për projektligjet, aksesuar për herë të fundit 28/06/2016http://www.konsultimipublik.gov.al/RENJK/Konsultime/Qytetar

Page 42: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

42

gjitha institucionet publike, përfshirë këtu

edhe institucionet e qeverisë vendore.

Dëshirojmë ti rikujtojmë Ministres së

Shtetit për Inovacion dhe Administratën

Publike se qeverisja e hapur nuk është

thjesht një nocion donatorësh apo

partneritetesh globale (vetë ministrja

është koordinatorja e programit të

Qeverisjes së Hapur për Shqipërinë), por

është detyrim ligjor. Organet publike janë

të detyruara të marrin të gjitha masat e

nevojshme, në mënyrë që të krijojnë

mundësi për pjesëmarrjen e publikut dhe

të të gjitha palëve të interesuara në

procesin e njoftimit e të konsultimit

publik. Mjafton të rikujtojmë se Bashkia e

Tiranës ka një dosje të hapur në

prokurori, pikërisht në lidhje me mbajtjen

e njoftimeve dhe konsultimeve publike për

një investim publik7. Nëse institucioni i

MSHIAP do të kishte kryer detyrën me

rigorozitet për krijimin, funksionimin,

administrimin dhe monitorimin e

vazhdueshëm të RENJK, palët e

interesuara jo vetëm që do të mund të

aksesojnë informacionin në kohë dhe në

mënyrën e duhur, por do të mund të jenë

më pjesëmarrës në vendimmarrje, gjë që

mendohet të jetë edhe thelbi i

demokracisë funksionale.

7Parku te Liqeni: Prokuroria merr në pyetje Erion Veliajn, aksesuar për herë të fundit më 28/06/2016 http://www.mapo.al/2016/06/parku-te-liqeni-prokuroria-merr-ne-pyetje-erion-veliajn/1

Page 43: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

43

MINISTRIA E SHTETIT PËR MARRËDHËNIET ME PARLAMENTIN

Page 44: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

44

MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT,

TREGETISE DHE SIPERMARRJES

Gerion TRESKA, MSc

1- Biznese ka, por jo ekonomi!

Në vesh të shurdhët duket sikur ra fjalia,

“Jam i zhgënjyer...” i Ambasadorit Lu në

fjalën e tij përshëndetëse botuar në

fillimin e Indeksit të Biznesit të Dhomës

Amerikane 2015-2016. Sipas këtij indeksi

90% e treguesve të matur kanë shënuar

përkeqësim ku problemet kryesore

mbeten niveli i përgjithshëm i taksave,

monopoli e konkurrenca e pandershme si

dhe burokracitë e qeverisë1. Rënia me

4.38 pikësh përbën herën e parë që ky

Indeks shënon rënie që prej vitit 2012, vit

i parë kur nisi të matej ky Indeks. Duke

pasur parasysh se ky Indeks mat

elementë si:

Politikat e qeverisë,

Nivelin e taksave,

Korrupsionin,

Informalitetin,

Zbatimin e ligjit,

Elementë të performancës

së bizneseve në Shqipëri,

Performancën e

ekonomisë shqiptare.

Pavarësisht të gjithë elementëve të

rëndësishëm që mat ky Indeks nuk u duk

se pati ndonjë reagim pozitiv ose negativ

nga asnjë përfaqësues i qeverisë.

Indiferencë kjo e cila në fakt shpreh

shumë më shumë se sa një apo disa

deklarata. Nuk është për t’u habitur një

sjellje e tillë, pasi të njëjtin qëndrim po

kjo qeveri po mban edhe ndaj legjendës

së Reformës në Drejtësi pavarësisht se

kambana e Ambasadorit Lu dhe e Vlahutin

1 Ideksi i Biznesit i Dhomës Amerikane bie me 4.83 pikë - http://www.balkanweb.com/site/indeksi-i-biznesit-i-dhomes-amerikane-bie-me-4-83-pike-perqindje-donald-lu-jam-i-zhgenjyer/

po bien vazhdimisht madje edhe me tone

kumbuese për pozitën dhe opozitën.

Po ashtu e zhgënjyer duket edhe FMN e

cila shprehet në një raport të posaçëm për

politikën fiskale se qeveria shqiptare nuk

ka arritur të përmirësojë të ardhurat,

pavarësisht rritjes së taksave më 2014,

duke e bërë Shqipërinë vendin me taksat

më të larta në rajon dhe me rendimentin

më të ulët fiskal2.

I vetmi i cili duket se mund t’i përgjigjet

përfundimeve dhe argumenteve të

mësipërm, megjithëse me mjaft rezerva

dhe vështirësi, është Guvernatori Sejko.

Në një fjalim të tijin ai thekson se

rekomandimet dhe politikat e përcaktuara

nga FMN janë ndjekur, madje kreu i

Bankës së Shqipërisë u shpreh se

ekonomia shqiptare po rikuperohet nga

viti në vit3. Por ajo që është shqetësuese

është se duket sikur Guvernatori është i

vetëm në këtë front pasi Ministri i

Financave nuk duket në asnjë deklaratë

apo referim t’i përgjigjet qoftë rënies së

Indeksit apo edhe vërejtjeve të FMN-së. E

akoma më në heshtje qëndron Ministrja

Ekonomi e cila aktivitetin e saj dhe të

ministrisë që përfaqëson e ka të

përqendruar në takime protokollare të

cilat ende duken shterpë ose pothuajse

aspak funksionale në terma afatshkurtër.

Pa dyshim që kjo nuk është hera e parë se

si aktorët e huaj jo vetëm e shikojnë por

edhe e matin realitetin shqiptar më mirë

se sa vetë qeveria, opozita apo edhe qoftë

shoqëria civile, duke treguar në këtë

mënyrë një interesim shumë më të

sinqertë për të ardhmen e Shqipërisë më

shumë se sa edhe vetë shqiptarët. FMN-ja

është një institucion i cili është

kundërshtuar fort nga turmat në disa

vende për masat e ashpra të ndërmarra

2 Dështon Politika Fiskale sipas FMN - http://www.monitor.al/fmn-vulos-deshtimin-e-politikes-fiskale/ 3 Sejko, ne kemi ndjekur të gjitha politikat e FMN-së - http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-kemi-ndjekur-politikat-e-percaktuara-nga-fmn-ekonomia-po-rikuperohet/

Page 45: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

45

në lidhje me ekonominë, duke çuar në

revolta e nxehje situatash popullore, por

në rastin e Shqipërisë ajo që e dëmtoi më

shumë situatën ekonomike ishte vetë

qeveria jonë e cila në nivel taksash zuri

kryesimin për vendin me taksa më të larta

në rajon por ndërkohë u tregua plotësisht

ineficente.

Dhoma Amerikane gjithashtu, është një

nga institucionet më serioze dhe dinjitoze

duke u treguar gjithnjë e gatshme në

partneritetet dhe inkurajimet reale me

efekte pozitive në ekonominë shqiptare.

Ndërsa qeveria dhe klasa politike

shqiptare duket se nuk do të arrijnë kurrë

të krijojnë një realitet prosperiteti shqiptar

ku funksionon tregu i lirë dhe shteti ruan

në mënyrë të qëndrueshme rolin e nxitësit

të prosperitetit, taksat që ndihmojnë

zhvillimin ekonomik në nivel mikro dhe

makro, por mbi të gjitha një ekonomi e

cila do ta ridimensionojë Shqipërinë në

tregjet lokale dhe ato ndërkombëtare.

Nëse Dhoma Amerikane, si dhe

institucione të tjera po kaq serioze,

dallojnë se kemi prani monopolesh,

korrupsioni i cili dëmton zhvillimin,

burokracira të cilat vonojnë më kot ritmin

progresiv të biznesit, favorizimet dhe

informaliteti mbizotërojnë dhe ligji

zbatohet vetëm në disa raste, atëherë

është e kotë të gënjejmë veten se kemi

një ekonomi shqiptare. Në të vërtetë kemi

një pazar ku në rastin më të mirë

kompanitë thjeshtë shesin dhe njerëzit

përpiqen t’i mbijetojnë xhunglës së krijuar

pa rregulla të ashtuquajtur ekonomi

shqiptare.

2- Po rritja nga do vijë?!

Për herë të dytë FMN detyron Qeverinë

Shqiptare të vendose rregull për sa i takon

borxhit publik. Pasi në vitin 2008 u vendos

me ligj kufiri për nivelin e borxhit publik

dhe po ky ligj u shfuqizua më 2012,

“mullari” i keq llogaritjes së borxhit si dhe

optimizmi euforik i rritjes ekonomike

çuan në trashëgimin e një borxhi por

njëkohësisht edhe tradite të qeverive

shqiptare, ku ose rriteshin shpenzimet

qeveritare ose jepeshin koncesione

marramendëse4. Sidomos në periudha

vitesh elektorale, borxhi kërcente në

shifra të frikshme dhe asnjëherë

transparente me publikun.

Tani më që prej këtij muaji, FMN-ja i

imponoi Shtetit Shqiptar një set të ri dhe

të detajuar rregullash, të cilat synojnë të

detyrojnë qeverinë të mbajë disiplinë

buxhetore të tillë që të sjellë reduktim të

borxhit publik si përqindje e PBB-së si dhe

të përmbajë veten nga krijimi i llojeve të

tjera të borxhit publik, të tilla si kontratat

koncesionare me kosto buxhetore si ato

që janë përdorur nga qeveria aktuale.

Por si ka mundësi që një institucion

ndërkombëtar të ketë kaq dhembshuri

dhe durim që të sistemojë borxhin publik?

Mos vallë kjo sepse vihet re se klima për

investimet e huaja është gjithnjë e më

shumë drejt destabilitetit? Apo sepse

ndodh që Qeveria merr borxh për të

shlyer borxhe të tjera? Si në rastin ku

BERZH akordoi një borxh prej 250 Milion

Eurosh për sektorin elektroenergjetik

shqiptar me qëllim që kjo shumë të shkojë

për shlyerjen e borxheve me garanci

qeveritare që KESH u ka bankave të

nivelit të dytë5.

Është mjaft e dukshme se ekonomia

vendase nuk mundet që të ekzistojë me

kapital apo kompani shqiptare, ndaj dhe

sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë

janë themeluar me kapital të jashtëm. Ajo

që është akoma më shumë për të ardhur

keq është se Qeveria nuk po bën

pothuajse asgjë për të nxitur një ekonomi

të qëndrueshme e cila të gjenerojë kapital

shqiptar.

4 FMN ndërmerr ndryshime thelbësore për Borxhin Publik - http://www.reporter.al/ligji-i-ri-buxhetit-jo-me-koncesione-rritje-te-borxhit-publik-apo-asfalt-elektoral/ 5 BERZH i jep Qeverisë Shqiptare 250 Milion Euro borxh - http://acp.al/news/2331/BERZH-jep-250-milione-euro-kredi-per-energjine-dhe-transportin/

Page 46: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

46

Edhe Konfindustria i bashkohet këtij

shqetësimi duke theksuar se ka një rënie

me 40% të investimeve të huaja në 3-

mujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me

vitin paraardhës6. Një shqetësim

pothuajse i njëjtë me atë të Dhomës

Amerikane i cili sërish nuk ka pothuajse

asnjë lloj efekti mbi Qeverinë ose

institucionet e saj.

Nëse injeksioni i fundit i ekonomisë mund

të ishin investimet publike edhe ky “fishek

i fundi” u limitua me kërkesë të FMN-se

dhe plotësisht me të drejtë, duke pasur

parasysh që ndodhemi edhe para vitit

elektoral. Nëse investime publike nuk do

të kemi, kompanitë vendase nuk

prodhojnë dot kapital shqiptar, investimet

e huaja janë drejt rënies ose edhe ato të

interesuara janë kompani të dyshimta,

kush do të sjellë rritjen? Me “shtrëngimin”

e fundit të FMN-së të paktën nuk do të

kemi më koncesione ose asfalt elektoral

por do të mbahemi me shprese tek paratë

që do të vijnë nga turizmi dhe vera e

nxehtë që falë ngrohje globale do të

zgjasë diçka më shumë.

6 Konfindustria, investimet e huaja kane rene me 40% - http://acp.al/news/2346/Konfindustria:-Investimet-e-huaja-kane-rene-me-40-per-qind-gjate-2016-s/

Page 47: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

47

MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN

Mimi BARUSHI, MSc

1- Administrim pa administrator...

Veprimtaria e administrimit të ndërtesave

për banim do të kryhej vetëm nga

personat e regjistruar në librin e

administruesve, të mbajtur nga njësia e

qeverisjes vendore në juridiksionin e së

cilës ushtrohet kjo veprimtari. 1Po ashtu,

administratorët e pallateve do të

regjistrohen, do të pajisen me licenca, do

trajnohen, do të mbikëqyren rregullisht,

madje edhe do të mbajnë përgjegjësi për

shkeljet gjatë aktivitetit. Rregullat u

përcaktuan nga Këshilli i Ministrave

përmes një Udhëzimi të posaçëm mbi

licencimin në datë 1.10.2014,

mbikëqyrjen dhe procedimet disiplinore që

do aplikohen ndaj administratorëve të

ndërtesave.

“Qëllimi i këtij udhëzimi është të

përcaktojë kërkesat që duhet të

përmbushë administratori i ndërtesave të

banimit, për listimin në listën e

administratorëve të mbajtur nga njësia e

qeverisjes vendore, procedurat për

listimin dhe heqjen nga lista, penalitetet,

si dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre”

përcakton dokumenti qeveritar.

Për administratorët e pallateve u diskutua

shkarazi në maj 2015 dhe më pas në

shkurt 2016 kur Kryetari i Bashkisë së

Tiranës prezantoi me qytetarët

funksionimin e strukturës. Në çdo pallat

do të vendoset një administrator që do të

1 Administratoret e pallateve - http://www.oranews.tv/vendi/administratoret-e-pallateve-bashkia-do-te-nise-certifikimin-dhe-licensimin/

ketë detyra të përcaktuara për t’u marrë

me problemet që kanë banorët, për sa i

përket mirëmbajtjes së pallatit, problemet

me ujin, dritat etj. Ligji detyron krijimin e

asamblesë së bashkëpronarëve dhe

administratorëve, ndërsa njësitë vendore

ngarkohen për thirrjen e tyre dhe

diskutimin e situatave. Ato duhet të

krijojnë regjistrin e bashkëpronësisë, që

duhet të përmbajë emrat e anëtarëve të

kryesisë dhe adresën e ndërtesës së

banimit. Ligji gjithashtu, ngarkon bashkitë

dhe njësitë vendore të hartojnë programe

nxitëse për rikonstruksionin e ndërtesave

të dëmtuara duke kontribuar me

financime pjesore. Policia Bashkiake dhe

Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik do

të kenë rolin e tyre në mbikëqyrjen e

administrimit të banesave nga

administratorët. Në raste shkeljesh janë

parashikuar gjobitje për mënyrën e

administrimit të bashkëpronësisë. Pas

miratimit të këtij ligji, tani pritet që të

plotësohet kuadri ligjor për zbatimin e tij,

me akte të tjera nënligjore. Në ligj

përcaktohet që asambletë në fillim të çdo

viti do të përgatisin një paketë

administrative ku përcaktohet tërësia e

shërbimeve për mirëmbajtjen dhe

administrimin e pronës së përbashkët si

dhe kostoja e tyre. Por nga kërkesat për

transparencë të shoqërisë civile rezulton

se Bashkia Tiranë nuk ka asnjë

administrator sipas ligjit, pra pallatet e

Tiranës administrohen nga administratorë

informalë.

2- Planet rregulluese pas miratimit, në

kërkim të mendimit kritik.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në

mes të muajit qershor tre planet

kombëtare: Planin e Përgjithshëm

Kombëtar të Territorit, Planin e Integruar

Ndërsektorial të Bregdetit dhe Planin e

Page 48: TIN rshor 2016 - appa.alappa.al/wp-content/uploads/2016/07/Buletin-Qershor-prf.pdf · bashkisë sepse kishte hallin e partisë, sot ne diskutojmë që kryeministri Edi Rama, nuk ka

48

Integruar Ndërsektorial të zonës

ekonomike Tiranë – Durrës. Ministrja

Eglantina Gjermeni ka ftuar shoqërinë

civile që të kontribuojë përmes

monitorimit, por ende nuk ka asgjë të

publikuar mbi mënyrat e aksesimit të

informacionit dhe teknikaltitet përkatëse.

Përgjatë gjithë vitit të shkuar dhe gjysmë

së parë të këtij viti është përmendur

vazhdimisht që planet që 31 planet

vendore do të përfundonin dhe do të

miratohen në muajin korrik. Ndërsa në

daljen e fundit të ministres ky afat nuk

është përmendur më, por si afat është

dhënë fundi i vitit.