24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Prof. Dr. Bardhyl ÇIPI Dr.shk.Admir SINAMATI Nga Besi BEKTESHI Përse nuk duhen lejuar varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri Nuk janë aspak revolucionarë që të “humbin prangat”! Nga Pandeli BARDHI Kur Njëshi i Shtetit lobon kundër shtetit të vet! Gati ngritja e SPAK, për 1 javë mbyllen intervistat me kandidatët, prokurorët punë jashtë orarit për të zbuluar aferat e pushtetarëve Opozita zhvillon sot protestën e shtatë, policia blindon institucionet, në monitorim dhjetra persona me rekorde kriminale PD ndahet më dysh për protestat, njerëzit e Berishës kërkojnë dhunë dhe kaos, përplasje të forta në bazë mes anëtarëve Meta-Berisha aleancë të re pas 30 qershorit, marrin në dorë “luftën” me qeverinë, takime e skenarë të përbashkët për të destabilizuar vendin Atletika shqiptare ka ulje-ngritjet e saj, me- gjithatë ajo vijon të jetë “mbretëreshë e sporteve” edhe në Shqipëri. Nuk ka shumë sportistë cilësorë, por ato pak “kokrra” janë në elitën e sportistëve që prezantohen me medalje në aktivitetet... GJERGJ RULI: Normat e kualifikimit në Olimpiadë u rritën, por Smajlajn dhe Gegën nuk ka pengesë që i ndalon Faqe 21 Faqe 20 Faqe 8 Faqe 2 Për artin në vend nuk është një klimë dasham- irëse. Problemet sipas artistëve të ndryshëm po vijojnë prej vitesh, dhe nuk kanë gjetur ende zg- jidhje. Sipas aktorit Sokol Angjeli, shumë gjëra nga institucionet fshihen duke menduar se mbulohen, por kjo vetëm se sa sjell dhe më... Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu vazhdojnë të përfitojnë nga benefitet e pos- tit të tyre edhe pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Edhe pse KPK i ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, të shkarkuarit që i janë drejtuar Kolegjit të Posaçëm... Shanset për një pakt të dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha sa vinë dhe zvogëlohen. Kur shefi i qeverisë nisi letrat në adresë të kundërshtarit të tij politik, në korridoret e politikës flitej për një“17 maj”të dytë. Por dje nisi zyrtarisht fushata zgjedhore... SOKOL ANGJELI: Artistët të kenë më shumë të drejta në vendimmarrje, sot po trajtohen si instrumentë 30 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vetingu vijojnë të marrin pagë, nga Artan Broci e Dritan Rreshka, te Ramadan Troci e Hysni Demiraj Edi Rama mbyll ofertat për Lulzim Bashën, u drejtohet me letër vetëm demokratëve, PD dhe LSI përfundimisht jashtë loje Faqe 3 Ngecin hetimet për CEZ, Romeo Kara: Drejtësia ende nën kthetrat e Berishës, ja si shantazhon prokurorët, Meta i ka marrë shumë para Ismailajt Prokuroria vijon të mbajë në sirtarë dosjet e bujshme të korrupsionit. Dy nga më të bujshmet janë ato të aferës së CEZ dhe ajo e marrëveshjes CEZ-DIA. Edhe pse kanë 2 vite kallëzimet e bëra për emra si Sali Berisha, Ilir Meta, Genc Ruli, Shkëlzen Berisha, etj., nuk ka pasur asnjë zhvillim nga organi i akuzës. Të premten foli kreu i grupit të PS,Taulant Balla, i cili deklaroi se dosja CEZ do të zbardhet me... PS çel fushatën elektorale, Rama paralajmëron Berishën: Tërhiqu nga shantazhet me djegien e Shqipërisë, askush nuk i prish dot zgjedhjet Faqe 7 Fq. 6 Faqe 9 Faqe 4 Dështimi i protestave të opozitës kanë ndezur debate brenda Partisë Demokratike. Sot do të mbahet protesta e shtatë kombëtare para Kryem- inistrisë dhe me shumë gjasa mund të jetë protesta e fundit... Opozita do të protestojë sot për të shtatën herë para Kryeministrisë. Prej disa ditësh opozita ka nisur përgatitjet, ku zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë ftuar... Faqe 5

Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019

Çmimi 20 lekë

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Prof. Dr. Bardhyl ÇIPIDr.shk.Admir SINAMATI

Nga Besi BEKTESHI

Përse nuk duhen lejuar varrezat e ushtarëve

grekë në Shqipëri

Nuk janë aspak revolucionarë që

të “humbin prangat”!Nga Pandeli BARDHI

Kur Njëshi i Shtetit lobon kundër shtetit të vet!

Gati ngritja e SPAK, për 1 javë mbyllen intervistat me kandidatët, prokurorët punë jashtë orarit për të zbuluar aferat e pushtetarëve

Opozita zhvillon sot protestën e shtatë, policia blindon institucionet,

në monitorim dhjetra persona me rekorde kriminale

PD ndahet më dysh për protestat, njerëzit e Berishës kërkojnë

dhunë dhe kaos, përplasje të forta në bazë mes anëtarëve

Meta-Berisha aleancë të re pas 30 qershorit, marrin në dorë “luftën” me qeverinë, takime e skenarë të

përbashkët për të destabilizuar vendin

Atletika shqiptare ka ulje-ngritjet e saj, me-gjithatë ajo vijon të jetë “mbretëreshë e sporteve” edhe në Shqipëri. Nuk ka shumë sportistë cilësorë, por ato pak “kokrra” janë në elitën e sportistëve që prezantohen me medalje në aktivitetet...

GJERGJ RULI: Normat e kualifikimit në Olimpiadë u rritën, por

Smajlajn dhe Gegën nuk ka pengesë që i ndalon

Faqe 21

Faqe 20

Faqe 8

Faqe 2

Për artin në vend nuk është një klimë dasham-irëse. Problemet sipas artistëve të ndryshëm po vijojnë prej vitesh, dhe nuk kanë gjetur ende zg-jidhje. Sipas aktorit Sokol Angjeli, shumë gjëra nga institucionet fshihen duke menduar se mbulohen, por kjo vetëm se sa sjell dhe më...

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu vazhdojnë të përfitojnë nga benefitet e pos-tit të tyre edhe pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Edhe pse KPK i ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, të shkarkuarit që i janë drejtuar Kolegjit të Posaçëm...

Shanset për një pakt të dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha sa vinë dhe zvogëlohen. Kur shefi i qeverisë nisi letrat në adresë të kundërshtarit të tij politik, në korridoret e politikës flitej për një “17 maj” të dytë. Por dje nisi zyrtarisht fushata zgjedhore...

SOKOL ANGJELI: Artistët të kenë më shumë të drejta në vendimmarrje, sot po trajtohen si instrumentë

30 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vetingu vijojnë

të marrin pagë, nga Artan Broci e Dritan Rreshka, te

Ramadan Troci e Hysni Demiraj

Edi Rama mbyll ofertat për Lulzim Bashën, u

drejtohet me letër vetëm demokratëve, PD dhe LSI përfundimisht jashtë loje

Faqe 3

Ngecin hetimet për CEZ, Romeo Kara: Drejtësia ende nën kthetrat e Berishës, ja si shantazhon

prokurorët, Meta i ka marrë shumë para IsmailajtProkuroria vijon të mbajë në sirtarë dosjet e

bujshme të korrupsionit. Dy nga më të bujshmet janë ato të aferës së CEZ dhe ajo e marrëveshjes

CEZ-DIA. Edhe pse kanë 2 vite kallëzimet e bëra për emra si Sali Berisha, Ilir Meta, Genc Ruli, Shkëlzen Berisha, etj., nuk ka pasur asnjë

zhvillim nga organi i akuzës. Të premten foli kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili deklaroi se dosja CEZ do të zbardhet me...

PS çel fushatën elektorale, Rama paralajmëron Berishën: Tërhiqu nga shantazhet me djegien e

Shqipërisë, askush nuk i prish dot zgjedhjet

Faqe 7

Fq. 6

Faqe 9

Faqe 4

Dështimi i protestave të opozitës kanë ndezur debate brenda Partisë Demokratike. Sot do të mbahet protesta e shtatë kombëtare para Kryem-inistrisë dhe me shumë gjasa mund të jetë protesta e fundit...

Opozita do të protestojë sot për të shtatën herë para Kryeministrisë. Prej disa ditësh opozita ka nisur përgatitjet, ku zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë ftuar... Faqe 5

Page 2: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

2 GAZETA SOTE Diel 2 Qershor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rudina Hajdari: Partitë politike duan që reforma në drejtësi të humbë kredibilitetin, synimi është pastrimi i sistemit të drejtësisë

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se partitë politike në vend duan që reforma në drejtësi të humbë kredibilitetin. Gjatë një interviste tel-evizive, ajo u shpreh se të gjithë politikanët janë të frikësuar nga drejtësia e re, duke shtuar se shumë shpejt reforma në drejtësi do të rikthejë besimin e humbur te qytetarët. “Çdo kush do ta marrë flamurtarin se është pro reformës në drejtësi dhe të tjerët kanë frikë nga reforma në drejtësi. Nga ana tjetër unë mendoj se të gjithë janë shumë të frikësuar nga reforma në drejtësi. Shumë shpejt interesat do ti bashkojnë dhe do bëjnë të pamun-

dur që kjo reformë të humbë kredibilitetin tek popullsia dhe tek njerëzit. Ne nuk duhet të futemi në këtë kurth dhe duhet të mundohemi të tregohe-mi sa më koshientë se kjo është e vetmja reformë që mund të na japë shpresë për një të ardhme. Njerëzit e kuptojnë qartë se edhe pse këta janë kundërshtarë kanë interesa të përbashkëta”, tha Rudina Hajdari. Deputetja demokrate u shpreh se synimi i kësaj reforme është pastrimi i sistemit të drejtësisë, duke shtuar se vakuumi është mungesa e Gjykatës Kushtetuese. “Kjo është një reformë e paprovuar në një vend tjetër dhe është hera e parë

e provuar në Shqipëri. Ka qenë i suksesshme në këndvështrimin se ka mundur të pastrojë sistemin e drejtësisë. Pra nga ana e suksesit ka eliminuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të etiketuar si të korruptuar. Synimi ishte ky që ne të pastronim sistemin e drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Por duke qenë se është një reformë e paprovuar në vend tjetër ka edhe vakum. Jemi në një situatë të vështirë, siç është ajo e të mos pasurit një Gjykatë Kushtetuese që përbën një problem më vete”, tha ajo. Hajdari foli për jetën brenda Parlamentit. Ajo tha se Parlamenti paragjykohet

shumë, ndaj nuk është e lehtë të qëndrosh. “Ky Parlament paragjykohet jashtëzakonisht shumë dhe e ka të vështirë sepse ka akuza të rënda. Është një situatë e vështirë ku opozita bën sulmet e veta dhe mazhoranca e merr në mënyrë shumë të lehtë. Janë në një pozicion të vështirë. Nuk është e lehtë të qëndrosh në atë Parlament. Nga ana tjetër këta njerëz kanë qenë nëpër lista që kanë thithur vota në terren. Pra kur flas me shumë nga përfaqësuesit që janë në Parlament më thonë që unë kam marrë kaq vota, ai që ka qenë para meje ka marrë shumë më pak se unë”, u shpreh Rudina Hajdari.

Elisjeda KIKO

Shanset për një pakt të dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha sa vinë dhe zvogëlohen. Kur

shefi i qeverisë nisi letrat në adresë të kundërshtarit të tij politik, në korridoret e politikës flitej për një “17 maj” të dytë. Por dje nisi zyrtarisht fushata zgjedhore, duke dhënë dhe një sinjal se me shumë gjasë nuk do të ketë më marrëveshje politike, të paktën për 30 qershorin. Sinjali i parë u dha nga kryeministri Edi Rama i cili dje publikoi letrën e 7, por këtë herë për demokratët dhe jo për Lulzim Bashën. Dje Rama ndërpreu ofertat për Bashën dhe tani PS ka ndezur motorët për të shkuar e vetme drejt zgjedhjeve vendore. Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata kanë votuar nuk do të marrë pjesë në zgjedhje pasi është e trembur nga refor-ma në drejtësi. Ai e cilëson vendimin e opozitës si një rrugë pa krye, në dëm të çdo qytetari që e do paqen e zhvillimin social. Sipas Ramës, vendimi i opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhje është një dëm që i shkaktohet perspektivës së vendit. “Bashkëqytetarë demokratë, sot Partia Socialiste nis zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërsa partia të cilës ju i përkisni si anëtarë apo që e keni votuar, si mbështetës ose simpati-zantë, nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Fatkeqësisht, jo vetëm për ju po edhe për vendin, udhëheqja juaj politike ka hyrë në rrugën pa krye të frikës nga zgjedhjet, të panikut nga drejtësia dhe të kërcëni-meve e të orvatjeve të dëshpëruara, në dëm të Shqipërisë e të çdo shqiptari të interesuar për paqe sociale, zhvillim ekonomik, integrim të plotë të vendit në Bashkimin Europian. Braktisja pa kthim e parlamentit, nxitja e dhunës, bojkotimi i zgjedhjeve, janë në thelb arratisje nga misioni, funksioni dhe korniza e vlerave të një partie demokratike. Jam sinqerisht i keqardhur për këtë”, tha Rama.

Fundi i PD-LSIShterimi i ofertave të Ramës për

Bashën, do të thotë se tani PD e LSI janë zyrtarisht jashtë zgjedhjeve vendore. Por një gjë e tillë mund të sjellë fundin e tyre. LSI dihet që mbështetjen më të madhe e ka nga militantët që janë punësuar prej saj dhe të vetmit që i kanë mbetur janë punonjësit e 7 bashkive të drejtuara nga LSI. Por duke mos marrë pjesë në zg-

Zgjedhjet vendore pritet të sjellin rrudhjen e PD dhe LSI

Edi Rama mbyll ofertat për Lulzim Bashën, u drejtohet me letër vetëm demokratëve,

PD dhe LSI përfundimisht jashtë lojeBushati: Zgjedhjet do të mbahen në 30 qershorDeputeti i PS, Ervin Bushati u

shpreh se zgjedhjet vendore do të mbahen në 30 qershor dhe nuk ka asnjë arsye për çfarë të shtyhen. Gjatë një interviste televizive, ai tha se shtyrja e zgjedhjeve absurde, duke shtuar se kjo ide e opozitës nuk është mbështetur nga ndërkombëtarët. “Si forca më e madhe politike në vend, ne si PS jemi dyfish më të përgjegjshëm. Dita e zgjedhjeve është e vetmja ditë kur flasin qytetarët përmes votës, ku vendosin se cili është personi i duhur, apo më i mirë për të drejtuar bashkinë e tyre. E mirëkuptoj një opozitë që tregohet e papjekur dhe kërkon zgjedhje të parakohshme, por është absurde kërkesa për shtyr-je të zgjedhjeve. Të gjithë partnerët tanë, SHBA, BE…etj e kanë thënë që është qëndrim absurd ky i opozitës sot. Kam respekt për demokratët, por jo për udhëheqjen, që nuk i ofron shqiptarëve rrugën se si do të qeverisë, nëse qytetarët e votojnë, por i shmanget betejës elektorale dhe beteja elektorale është arsyeja se përse janë partitë politike”, tha ai.

Luçiano Boçi: PS çel fushatën me blerje votash

Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Luçiano Boçi ka shpërndarë disa foto në Facebook duke akuzuar PS-në se në çelje të fushatës ka filluar të shpërndajë ushqime në Elbasan për t'u marrë votën familjeve në nevojë. Ai thotë se socialistët po i gënjejnë me një grusht ushqimesh për t'u marrë shpirtin. “Skandal! Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë. Me anë të Bashkisë me mbikëqyr-jen e policisë bashkiake, me lista, shpërndajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën. Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit. Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve. I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve. Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë. Këto janë zgjedhjet demokratike që kërkon të imponojë regjimi”, tha Boçi.

ndonjë sqarim për shembjen e tunelit në Rrugën e Arbrit Kur prisja ndonjë reagim për kriminelët që ka përfshirë në listat e kandidatëve me të cilët po shantazhon shqiptarët me zgjedhje të parablerja. Kur prisja ndonjë reagim për vitet e burgut që duhet të bëjë Vangjush Dako, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu e dhjetra zyrtarë të tjerë të kapur në shitblerje votash, pashë një letër mediokre, të turpshme, të Edi Ramës që kërkon me çdo kusht dhe çdo çmim, të mbrojë karrigen e tij si garanci për të mbrojtur milionat e krimit dhe korrupsionit”, tha Alibeaj.

jedhje, LSI do humbasë këto bashki që ka dhe bashkë me to edhe mbështetjen popullore. Kjo do të thotë se LSI po shkon drejt shkrirjes totale. Ndërsa për PD situ-ata është pak më ndryshe, pasi kjo parti ka një elektorat të qëndrueshëm. Pra bojkoti i zgjedhjeve vendore do i sjellë PD rrudhjen, duke u pakësuar mbështetësit e saj, por jo shkrirjen totale.

Reagon PDNdonëse kryeministri Rama ka

publikuar dje letrën e 7 publike, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Partia Demokratike. Ish deputeti i kësaj force

politike Enkelejd Alibeaj u shpreh se kryeministri Edi Rama kërkon me çdo kusht të mbrojë karrigen e tij si garanci për të mbrojtur milionat e krimit dhe korrupsionit. Përmes një postimi në Face-book, ish deputeti u shpreh se Edi Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë. “Ndërsa po shihja nëpër rrjetet sociale, kur prisja ndonjë reagim për mega aferën e rrugës Milot-Balldren, që do të marrë nga xhepat e shqiptarëve, plot 16 milion euro për km. Kur prisja

Kryeministri Edi Rama u shpreh në letrën e tij pub-like se data e zgjedhjeve është e panegociueshme, duke theksuar se zgjedhjet janë të vlefshme edhe pa opozitën. “Zgjedhjet janë një e drejtë e panegociueshme kushtetuese e të gjithë atyre që duan të zgjedhin dhe një detyrim i pashmangshëm kushtetues i të gjithë atyre që duan të zgjidhen. Udhëheqja juaj nuk do zgjedhje, sepse i trembet

një disfate elektorale të radhës. Kam dëgjuar shpesh pye-tjen: A mund të bëhen zgjedhje demokratike pa opozitën? Zgjedhje demokratike do të thotë që të gjithë të gëzojnë të drejtën të zgjidhen. Por nëse përjashtimi në çfarëdo forme i opozitës nga zgjedhjet i bën ato antidemokratike, vetëpërjashtimi i një partie kryesore nga zgjedhjet nuk i bën ato jodemokratike”, tha Rama.

RAMA: DATA E ZGJEDHJEVE, E PANEGOCIUESHME

Kreu i qeverisë deklaroi se kushdo që pengon pro-cesin zgjedhor do të dënohet rëndë si dhe do iu ndalohet hyrja në SHBA-BE. “Çdo zgjidhje anormale në emër të normalitetit demokratik sot, kthehet në bumerang që prodhon anormalitet antidemokratik, për vite me radhë nesër. Edhe dy fjalë për moslejimin e zgjedhjeve. Është krim dhe ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, kushdo që e kryen një krim të tillë. Po jo

vetëm kaq, cilido që do të kuturisej të prekte një hallkë të vetme të procesit zgjedhor dhe do të dënohej më pas për krime zgjedhore në Shqipëri, nuk do ta kishte më të mun-dur të shkelte për gjithë jetën në Shtetet e Bashkuara dhe as do të kalonte dot më, kontrollin e kufijve të Bashkimit Europian duke u përfshirë në listën e kompjuterizuar të personave me rekorde kriminale, të cilët nuk hyjnë dot në territorin e Unionit”, tha Rama.

KRYEMINISTRI: DO DËNOHET KUSHDO QË PENGON ZGJEDHJET

Page 3: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Në një studio televizive pak ditë më parë, Sali Berisha tha se vendi po shkon drejt përplasjes civile, duke tre-guar qartë planin e PD-LSI për të çuar në zgrip vendin dhe bllokuar zgjedhjet vendore. “Vendi po shkon drejt për-plasjes civile. Shqiptarët pa sakrifica të madh nuk do shpëtojnë dot votën. Jemi në betejë dhe opozita ka detyrë të drejtojë këtë betejë me çdo çmim, për të vendosur votën e lirë. Për ndryshe

çfarë do ndodhë në Shqipëri? Pasojat e këtij regjimi janë identike me paso-jat në Liberi, identike me epidemitë e kolerës”, tha ai. I pyetur nga gazetarja nëse është kjo një lëvizje për të shkuar te një ’97-të e dytë, Berisha tha: “Për votën e lirë ia vlen çdo veprim që kur kombet kanë sakrifikuar për të, ia ka vlejtur”. Deklarata e tij është një sinjal i qartë se ish-kryeministri është gati të na kthejë te trazirat e vitit 1997.

Berisha mesazhe për rikthim të 1997

Michael Roth reagon sërish: Duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona, negociata për Shqipërinë në qershor

Debatet në Gjermani sa i takon Shqipërisë vijnë të shtohen. Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka deklaruar dje se Bashkimi Europian duhet të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në muajin qershor, siç ka deklaruar më herët. Sipas tij, qershori është koha e duhur për t'i dhënë dritën jeshile dy vendeve të Ballkanin Perëndimor, duke dalë kundër atyre që kërkojnë shtyrjen e kësaj date me argumentin se BE nuk është gati. “Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona. Një votim

pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion”, deklaroi Roth për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”. Politikani i SPD-së risolli në vëmendje se një “afat i qartë ishte përcaktuar vitin e kaluar nga BE-ja”, duke theksuar se data më e përshtatshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të jetë vera, dhe jo vjeshta siç është përfolur ditëve të fundit. Ai këmbëngul se BE duhet ta vërtetojë praninë e saj në rajon, sidomos

për shkak të ndikimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë, që sa vjen e shtohet, por edhe për besueshmërinë e bllokut në rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Në Ballkanin Perëndimor, Europa, Rusia, Kina dhe Turqia po luftojnë njëra-tjetrën për influencë. BE nuk ka për synim vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj”, shprehet Roth. Ministri gjerman reagoi dhe dy ditë më parë për këtë çështje. Ai përgëzoi Shqipërinë për rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europi-an dhe deklaroi se duhet ketë një vendim pozitiv për negociatat. “Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe

përmbushim angazhimet tona. Duke pasur para-sysh zhvillimet politike dhe zgjedhjet e ardhshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, qershori do të ishte koha më e mirë për të vendosur mbi nisjen e negociatave të anëtarësimit. Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion. Në Ballkanin Perëndimor, BE, Rusia, Kina dhe Turqia po lufto-jnë për ndikim. BE-ja nuk ka për synim vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj”, tha Michael Roth.

Kliti TOPALLI

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryem-inistri Sali Berisha kanë nisur tentativat për të marrë në dorë luftën ndaj qeverisë. Deri më

tani në krye të betejave ka qenë lideri demokrat Lulzim Basha, por me plot gojë mund të thuhet se çdo aksion i PD-LSI ka dështuar. Qeveria vijon të jetë në këmbë, ndërkohë që të gjithë ndërkombëtarët janë njëzëri kundër djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve dhe sulmeve ndaj institucioneve. Por ky dështim nuk është kapërdirë nga dyshja Meta-Berisha, të cilët kanë nisur lëvizjet për të spostuar Bashën dhe të marrin ata në dorë situ-atën. Nga dita në ditë po jepen sinjale se shumë shpejt do kemi një aleancë te re mes Metës e Berishës. Pak ditë më parë në media u publikua një foto ku Meta e Berisha kishin ngrënë për 5 orë një drekë bashkë. Por ky nuk është takimi i vetëm, pasi sipas informacioneve, kontaktet mes tyre janë të vazhdueshme. Në PD kemi një ndarje shumë të fortë. Basha javët e fundit ka dhënë sinjale se nuk po i bindet Berishës, pasi ka 2 protesta që janë shumë të qeta, edhe pse ish-kryeministri në çdo media e rrjet social trumbeton përplasjen civile. Por kjo nuk është kapërdirë nga Berisha dhe kjo tregohet shume qartë. Deputetë pranë tij bëjnë thirrje për revolucion e përplasje. Emra si Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho, Albana Vokshi apo Gent Strazimi-ri, në çdo intervistë kanë paralajmëruar përplasje deri në rrëzimin e Ramës. Por në lojë ka hyrë dhe Ilir Meta. Edhe ai ka aktivizuar emrat pranë tij për t’i bërë pre-sion Bashës për të futur në kaos vendin. Emra si Petrit Vaisli, Ylli Manjani, Endrit Braimllari, Erisa Xhixho, Kejdi Mehmetaj apo Floida Kërpaçi, po ashtu në çdo dalje flasin për tensione e kaos. Ndërkohë që, emrat besnikë të Bashës janë shumë më të tërhequr, ndërsa dhe në LSI emra si Luan Rama, Vangjel Tavo, etj., janë më të heshtur. Pra nëse shihet me kujdes, në çdo deklaratë, Meta e Berisha janë në uni-son. Presidenti sulmon qeverinë, ku edhe dje për pak e bëri fajtore për tërmetin në Korçë. Panorama është e qartë, Berisha e Meta kanë filluar të marrin në dorë sit-uatën, duke vënë fillimisht njerëzit pranë tyre në lëvizje. Por gazeta ka mësuar që pas zgjedhjeve të 30 qershorit, pritet që të kemi një aleancë të re mes tyre. Në 2009 u bënë bashkë dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve vendore.

Nëse Basha dështon deri më 30 qershor, futet në lojë presidenti

Meta-Berisha aleancë të re pas 30 qershorit, marrin në dorë “luftën” me qeverinë, takime e

skenarë të përbashkët për të destabilizuar vendinArian Galdini letër të hapur Ramës

Kryetari i LDE, Arian Galdini ka dërguar për kryeministrin Edi Rama një letër të hapur. Galdini në letrën e tij shprehet se Rama nuk do as komu-nikim dhe as dialog me askënd. Ai i kërkon që kryeministri të dalë nga hallka dhe ta lërë Shqipërinë të lirë. “Jam i befasuar me besnikërinë tuaj ndaj hallkës së zinxhirit ku qëndron e prangosur liri-mendja juaj, sepse nuk guxoj ta quaj botëkuptim. Kultura politike ku ju rreth-rotulloheni kalon prej Letrave Anonime tek Letrat e Hapura. Në mes ka veç piktura mbi shkresa zyrtare dhe hardallosje Face-booku. Interesante është që një artist eksentrik, modern, estetik, bohem, rebel, e ka lirinë sa hapësira mes një hallke zinxhiri. Aspak më shumë, aspak më tej. Kjo vetëm dëshmon kohën prej nga vini, e ngarkesën e mbushjen që bartni si Sizif Postko-munist, që kujton se ngjit drejt majës, Gurin e Demokracisë, por që në fund e di se askund nuk do shkojë. Më vjen mirë që zgjodhët 1 qershorin, për t’i dhënë dimensionin e plotë kinseist 7 letrave tuaja të hapura”, tha ai.

Kandidatët e PS replikojnë

me Lulzim BashënElton Arbana, Dionis Imeraj,

Agron Malaj dhe Pjerin Ndreu kanë qenë disa nga kandidatët për krye-tarë bashkie nga lista e PS-së që janë sulmuar nga opozita dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha si të lidhur me krimin. Dje, si pjesa tjetër, ata ishin në hapjen zyrtare të fushatës së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, të cilat opozita i ka bojkotuar, ndërsa të kontaktuar nga mediat kishin një përgjigje për liderin demokrat. Kan-didati i Shijakut Elton Arbana duke iu përgjigjur Bashës mohoi lidhjet me bandën e Avdylajve, ndërsa deklaroi: “Ftoj Bashën t'i provojë në prokurori akuzat”. Kandidati i Dibrës Dionis Imeraj u shpreh se: “Nuk kam lidhje me shitblerjen e votave, akuzat janë të pavërteta”. Pjerin Ndreu, kandidat për bashkinë e Lezhës, iu përgjigj kështu akuzave të Bashës: “Kush më akuzon, hajduti i Rrugës së Kombit apo vrasësi i 21 Janarit”. Ndërsa ish-gardisti i 21 Janarit Agron Malaj nuk komentoi akuzat e Bashës.

përgatisin terrenin për të marrë në dorë situatën. Në 2017 Basha arriti të bënte në pakt me Ramën, duke i dhënë goditje të fortë LSI. Por sivjet Meta e Berisha e dinin se mund të përsëritej 17 maji dhe i para-prinë. Ndaj Bashës ka pasur presione të vazhdueshme nga Kryemadhi e Berisha që të mos ketë pakt, ndërkohë vetë Meta refuzoi të ulë palët në tryezë. Por takimi i pak ditëve më parë mes tyre, tregon qartë se Meta e Berisha janë bashkë dhe tani pritet të vënë në zbatim planin “B” të tyre. Gazeta kohë më parë e paralajmëroi se Berisha ja kishte bërë të qartë Bashës se nëse dështon përballë Ramës, do futet në lojë Meta. Sinjalet po jepen. Sipas buri-meve, Basha pritet të jetë në testim deri më 30 qershor dhe nëse zgjedhjet kalojnë pa incidente, prite që situatën ta marrin në dorë Meta e Berisha, për të futur në kaos vendin dhe detyruar qeverinë të shkojë te zgjedhjet e parakohshme.

Lëvizjet e Metës dhe Berishës Të vetmit që flasin në media për

rikthim të 1997 janë Meta dhe Berisha. Askush tjetër nuk e përmend, vetëm ata të dy e paralajmërojnë futjen e vendit në kaos. Në dispozicion kanë vënë dhe mediat pranë tyre. Në korridoret media-tike flitet çdo ditë se shumë gazeta, radio

e televizione financohen nga Meta. Po ashtu dhe Berisha ka portale e media të tjera në shërbim të tij. Por, këto televizione e media kanë të ardhura financiare të dyshimta. Nga një monitorim i thjeshtë, rezulton se këto media janë vënë në dispozicion të dyshes Meta-Berisha për të sulmuar qeverinë. pra të dy po e

Presidenti Ilir Meta, ndonëse duhet të jetë ai që duhet të ulë tensionet mes palëve, në dy deklarata ka folur për rikthim të 1997. Deklaratat e tij janë identike me ato të Sali Berishës. “Të gjithë kemi nxjerrë mësime nga ’96-’97 dhe nuk do ta çojmë vendin në atë pikë. Duhen angazhime nga të gjithë për ta kthyer vendin në normalitet”, ka thënë Meta, ndërsa komentoi dhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve. “Dje-gia e mandateve më është dukur gjithmonë marrëzi.

E them këtë pa frikë. Por dhe bojkoti për mua nuk është zgjidhje. Edhe pse Parlamenti dhe institucionet tona kanë mangësitë e tyre mund të punohet nëse ka vullnet. Kam qenë gjithmonë i bindur se mazhoranca duhet të bënte përpjekje më të mëdha për dialogun me opozitën. Si çështjet për integrimin europian, por këtë nuk e kemi vënë re dhe më vjen keq se ishte komplet e evitueshme. Kjo na ka sjell në këtë përshkallëzim të krizës”, shtoi presidenti Ilir Meta.

JA KËRCËNIMET E METËS ME 1997

Page 4: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT4 E Diel 2 Qershor 2019

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Opozita zhvillon sot protestën e shtatë, policia blindon institucionet, në monitorim

dhjetra persona me rekorde kriminale

Policia rrethon me gardh hekuri Kryeministrinë, Parlamentin dhe Ministrinë e Brendshme

Basha mesazh Ramës: Ke rënë nga pushteti, opozita nuk tërhiqet nga kauza e saj, shqiptarët s’mund të paguajnë borxhet e qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërthyer ditën e djeshme në akuza në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Basha iu bën thirrje demokratëve që t’i bashkohen protestës, ndërsa shpreh bindjen se PD nuk bën asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja. “Rama vodhi votat për të vjedhur shqiptarët. Zyra e Ramës kus-hton 1.6 milion euro. 30 mijë shqiptarë jetojnë në skamje. 1 miliard janë hedhur për luksin qeveritar. 500 mijë shqiptarë jetojnë si azilkërkues. 385 milion

euro koncension me shëndetësinë, shqiptarët nuk mund të paguajnë borxhet e Ramës”, janë disa nga akuzat që përmenden në videon që ka postuar lideri demokrat. Ndërkohë që, po dje Basha reagoi pas çeljes së fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit nga Partia Socialiste, duke deklaruar se pushteti ka rënë dhe se nuk tërhiqet nga misioni sipas tij, për të çliruar Shqipërinë. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, kreu i opozitës rendit, sipas tij faktet, që do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej. “Pushteti i Edi

Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar: Kur i dha pushtet kriminelëve! Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues! Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash! Kur Shqipëria u kthye në hambar droge! Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë! Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet! Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë! Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit! Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin! Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve! Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës! Kur bllokoi rrugën drejt Europës! Kur grabiti me oligarkët çdo

pasuri publike! Kur tradhtoi integritetin e Kosovës! Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje! Kur mbylli gjykatat! Kur ja dorëzoi shtetin banditëve! Për çlir-imin e Shqipërisë nga e keqja! Asnjë hap pas! Të gjithë të bashkuar do ta ndryshojmë fatin e vendit tonë! Nuk do ta lëmë Shqipërinë në duart e një bande që ka marrë peng të ardhmen e një populli të tërë. Koha e banditëve në pushtet ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve!Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh në orën 19:00. 2 qershor Shqipëria Si Europa”, deklaroi Basha.

Rigels SELIMAN

Opozita do të protestojë sot për të shtatën herë para Kryeministrisë. Prej disa ditësh opozita ka nisur

përgatitjet, ku zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste kombëtare kundër vjedhjes qeveritare, krimit, korrupsionit dhe blerjes së votës. Sipas informacion-eve të gazetës, në tubimin e kësaj të diele në Tiranë në orën 19:00, pritet të mblidhen militantë të opozitës, ndërkohë që mësohet se si PD, ashtu edhe LSI, madje edhe partitë e tjera të koalicionit opozitar kanë marrë masat për t’iu siguruar transportin protestuesve drejt kryeqytetit. Por deri më tani, edhe pse janë zhvilluar 6 protesta kombëtare, qeveria as që ka ndërmend të reflektojë, duke i venitur shpresat e opozitës. Të ndod-hur përpara kësaj situate, burime nga selia blu i pohuan gazetës se protesta e sotme me shumë gjasa mund të jetë protesta e fundit kombëtare, pasi tanimë kemi hyrë në muajin e fushatës elektorale dhe vijimi i tubi-meve mund të çonte në një përplasje mes militantëve të opozitës dhe mazhorancës. Ndërkohë që, disa ar-sye të tjera që kanë ndikuar në tretjen e protestave të opozitës, janë edhe thirrjet e ndërkombëtarëve, të cilat jovetëm që nuk e mbështesin PD-në dhe LSI-në në rrugën qorre ku kanë hyrë, por kanë bërë thirrje, madje iu kanë tërhequr “veshin” Bashës dhe Kryemadhit, që nuk e tolerojnë dhunë. Dhe kjo është dukur edhe në dy protestat e fundit kombëtare të zhvilluara nga opozita, të cilat kanë qenë të qeta.

Policia blindon institucionetProtesta e opozitës, e cila pritet

të mbahet sot në orën 19:00 para Kryeministrisë, ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit. Kjo e fundit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës dhe izolim-in e elementëve kriminalë, që pritet të shkaktojnë dhunë gjatë këtij tubimi. Sipas informacioneve, në gatishmëri gjatë protestës pritet të angazhohen më shumë forca policie se herët e tjera. Po ashtu, mësohet se perimetri i sheshit përreth Kryeministrisë, por edhe Parlamentit do rrethohet me

KMSH: Politika të dialogojë për të mirën e kombitKomunitet i Mysl iman i

Shqipërisë ka reaguar dje për sit-uatën politike në vend, duke bërë thirrje që palët të ulen në tryezë dialogu. Përmes një deklarate për mediat, KMSH shprehet se palët duhet të dialogojnë për të mirën e kombit shqiptar. “Politika të marrë shembull nga harmonia dhe dialogu i feve në Shqipëri, të jenë më shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin. Ashtu siç politika krenohet me harmoninë fetare nëpër botë, le të tregojë se di të jetë edhe vetë shembull e përçuese e këtyre vlerave demokratike. Të ulen të gjejnë zgjidhje në dobi të popullit shqiptar. Ne i bëjmë thirrje popullit shqiptar, në veçanti besimtarëve tanë, në cilën do bindje qofshi, rrini larg dhunës dhe konfliktualitetit. Jini shembull për të tjerët në situata të tilla, kini parasysh porositë e fesë tonë dhe të profetit tonë. Ruani qetësinë, refl-ektoni, shpërndani paqe midis jush, shpërndani paqe edhe ndaj atyre që kanë mendime të ndryshme nga ju”, thuhet në deklaratë.

Vasili “thumbon” Ramën: S’ka zgjedhje në 30 qershor

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komen-tuar dje deklaratën e kryeministrit Edi Rama se zgjedhjet nuk shtyhen se nuk cenohet Kushtetuta. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vasili ka risjellë në kujtesë shtyrjen e zg-jedhjeve në 2007 dhe sipas tij, është Rama ai që ka frikë nga zgjedhjet dhe jo opozita. “Çfarë kryeministër i lodhur,vërtet i lodhur krye krejt. Po ky i mbaruar shtyu zgjedhjet ne vitin 2007 për një cope certifikatë,tani na shkruan romane për dashurinë që ka për kushtetutën. Po ky i mbaruar i shtyu zgjedhjet edhe në 2017. Apo kur është në hall ky s'ka rendësi kus-htetuta shtyhen zgjedhjet. Të gjithë vetëm qeshin me këtë kryeministër frikacak. Të gjithë tallen me këtë fri-kacak. Ky është i vetmi kryeministër që e ka kryeministrinë si panolino politike që i zgjidh hallin sa herë që nuk i mbahet frika. Zgjedhje në 30 qershor nuk ka o frikacak se populli do që të zgjedhe dhe jo të votojë”, deklaroi Vasili.

kordon hekuri, ndërsa pjesa e pe-donales do të bllokohet me kordon me skela, me qëllim bllokimin e militantëve të opozitës, në mënyrë që të mos tentojnë të mësyjnë bren-da godinave qeveritare. Nga ana tjetër, sipas informacioneve policia pritet që t’i veshë dyert e Kryemi-nistrisë me llamarinë, në mënyrë që protestuesit e dhunshëm ta kenë më të vështirë për të hyrë brenda godinës qeveritare. Ndërkohë që, mësohet se shtyllat rreth e rrotull institucioneve shtetërore janë lyer me graso, në mënyrë që ekspertët

e kriminalistikës ta kenë më të lehtë identifikimin e personave të dhunshëm, kjo edhe për faktin se në sheshet ku protestohet ka shumë kamera të instaluara.

Në monitorim dhjetra persona me rekorde kriminale

Përveç masave të marra për mbarëvajtjen e protestës sikundër është marrja në mbrojte e institucion-eve shtetërore, mësohet se Policia e Shtetit, Njësia Anti-terror dhe Shërbimi Informativ Shtetëror ka marrë masat duke vënë prej disa ditësh në monitorim dhjetra persona

me rekorde kriminale. Këto masa shtesë, sipas informacioneve, janë marrë nga institucionet ligjzbatuese të vendit prej disa ditësh, me qëllim mbajtjen nën kontroll të personave me rekorde kriminale, të cilët pritet të marrin pjesë sot në këtë tubim për të ushtruar akte dhune. Madje, sipas informacioneve të policisë, këta individë të dënuar për vepra penale janë përgatitur për të qenë pjesë e akteve të dhunshme në tubimin e thirrur nga opozita. Kështu që për të parandaluar këto skenarë, ata janë vënë në monitorim të rreptë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë porositi qysh para dy ditësh qytetarët e saj që jetojnë në vendin tonë që të shmangin lëvizjen në zonat ku do të pro-testohet sot. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasada thekson se kohëzgjatja e protestës është e panjohur, ndërsa thekson se në protestat e fundit është përdorur edhe dhunë prej protestuesve. “Një protestë e madhe pritet të zhvillohet

pranë Kryeministrisë më 2 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të mëngjesit. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Protestat e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, thuhet në njoftim.

AMBASADA E SHBA, MESAZH SHTETASVE TË SAJ

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth në një interviste të dhënë pak ditë më parë teksa ka folur për situatën në Ballkan, ka folur edhe për situatën politike në Shqipëri dhe protestat e opozitës. Ministri gjerman është shprehur se protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci, por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga

parlamenti janë absolutisht të papranueshme. “Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokra-ci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese”, deklaroi Roth.

GJERMANIA: E PAPRANUESHME DHUNA NË PROTESTAT E OPOZITËS

Page 5: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Petro Koçi: Shqipërisë nuk i interesonte vrasja e Krasniqit, Berisha “ujk” që bën diversion për interesat e veta, kërkon vëllavrasje

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar ditën e djeshme deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pak ditë më parë deklaroi se vrasja ish-ministrit kosovar, Ahmet Krasniqi në shtator të vitit 1998 është bërë me urdhër të ish-kreut të SHISH, Fatos Klosit dhe qeverisë socialiste të kohës. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Koçi deklaroi se Shqipërisë nuk i interesonte vrasja e Krasniqit, ndërsa e etiketoi Berishën si një “ujk” që bën diversion për interesat e veta. Në këtë kontekst, numri dy i Min-istrisë së Mbrojtjes, akuzoi ish-kryeministrin se

përmes deklaratave të tij kërkon vëllavrasje mes shqiptarëve dhe kosovarëve. “Berisha në kohën e krizës së Kosovës që u shoqërua me angazhimin e ushtrisë serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë mobilizoi Partinë Demokratike në demonstrata kundër qeverisë që përballonte krizën me parullën “Qeveri tradhtare, qeveri komuniste, qeveri hajdute”. Nuk duhet të presim tjetër gjë nga kjo ndërgjegje antishtetërore veçse hipoteza që mbjellin përçarje dhe vëllavrasje. Vrasja e ministrit Krasniqi mbetet një ngjarje e rëndë në atë periudhë që kanë nevojë të zbardhet.

Por jo nga tezat e politikanëve. Shqipëria s’kishte asnjë interes për bëma të tilla. Sepse ato nxisnin pasiguri dhe tronditje të mëdha që mund ta kom-prometonin bashkëpunimin dhe rolin e Shqipërisë në përballimin e krizës dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Në atë ngjarje motivet mund të ishin sa për larje hesapesh të brendshme politike në Kosovë aq edhe nga ndërhyrje e mundshme shër-bimesh të huaja jo dashamirëse ndaj shqiptarëve. Këtë e zgjidh zbardhja e vrasjes dhe jo mjegulla që duan dhe e hedhin qëllimisht ujqit politike”, deklaroi zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Ndërkohë, dy ditë më parë gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi mohoi akuzat e Berishës në adresë të tij. “E kam dëgjuar nja 100 herë këtë akuzë, mbase edhe më shumë. Sa herë e ka thënë Berisha këtë punë, është absurditet. Është një gënjeshtër e nisur nga zeroja, nuk ka asnjë bazë të vërtetë. Kështu që nuk e kam vrarë kurrë mendjen sepse ai ka thënë gjëra akoma edhe më të rënda për mua, kështu që kam dëgjuar aq shumë akuza saqë më duken bajate tani dhe më vjen gjynah për të që vazhdon dhe i përmend”, deklaroi Klosi.

Rigels SELIMAN

Dështimi i protestave të opozitës kanë ndezur debate brenda Partisë Demokratike. Sot do të

mbahet protesta e shtatë kombëtare para Kryeministrisë dhe me shumë gjasa mund të jetë protesta e fun-dit kombëtare. Ndryshe nga sa u deklarua në 16 shkurt se opozita do të rrëzojë qeverinë përmes protes-tave, realisht nuk ka ndodhur kështu. Por kjo situatë ka ndezur debatet brenda selisë blu, pasi dhjetra mil-itantë demokratë kanë mbetur të pakënaqur sa i takon ndryshimit të kursit nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas informacioneve, mëso-het se Berisha dhe njerëzit e tij, kanë kërkuar nga Basha që në protestën e sotme duhet me patjetër të ketë dhunë, ndërsa i kanë vënë si kusht me patjetër rrëzimin e Ramës. Në këtë kontekst, mësohet se ish-kryem-inistri e ka argumentuar kërkesën e tij me faktin se opozita ka pro-testuar disa herë, por Rama sipas tij, as ka ndërmend që të reflektojë dhe të pranojë kërkesat e opozitës. Kështu që sipas tij, e vetmja rrugë për rrëzimin e qeverisë janë revoltat dhe jo protestat e qeta, sikundër i ka bërë Basha gjatë këtyre javëve. Po ashtu, burimet saktësuan se Berisha dhe njerëzit e tij, siç janë ata në bazë, por edhe ish-deputetët, kanë qenë të prerë në kërkesat e tyre, duke e quajtur këtë protestë si vendimtare dhe jo shëtitje sikundër është bërë në gjashtë tubimet e tjerë. Mësohet se ish-kryeministri dhe njerëzit e tij janë shprehur se po nuk ra Rama në 2 qershor, as ka për të rënë më. Ndër-kohë që, të njëjtat burime theksuan se pas 2 qershorit Berisha ka kërkuar destabilizim.

Disa nga arsyet që kanë alarmuar Berishën

Interesant është fakti se një tjetër arsye që ka detyruar Berishën që të nisë presionet ndaj Bashës, është venitja e protestave dhe re-agimi i moderuar i kryetarit të PD. Sipas informacioneve, mësohet se Berisha dhe njerëzit e tij kanë kërkuar nga kryedemokrati që të ashpërsojë reagimin dhe në 2 qer-shor të mbizotërojë kaos e dhuna dhe jo qetësia që ka shoqëruar

Protesta e sotme pritet të jetë e fundit, pas 2 qershorit priten tensione

PD ndahet më dysh për protestat, njerëzit e Berishës kërkojnë dhunë dhe kaos,

përplasje të forta në bazë mes anëtarëveMaliqi: Ja pse Rama e ka frikë opozitën

Deputeti Lefter Maliqi ka ko-mentuar ditën e djeshme situatën politike në vend. Gjatë një pron-oncimi për mediat, Maliqi shprehu bindjen se kryeministri Edi Rama ka frikë nga bashkimi i PD dhe LSI, pavarësisht se në publik pretendon se PS është forcë e parë. “Mos tju duket habi, janë ironia, ka dhe shumë letra të tjera të nëndheshme që ka çuar. Situata është shumë e keqe, nuk ndodh më ajo marrëveshje e 2017-s ku përfitoi vetëm Edi Rama sepse i bie që kryetari i PD-së të largohet vetë. Por unë mendoj që Rama frikën më të madhe e ka me LSI, sepse bashkimi PD-LSI, së fundmi dhe me aleatët e dikurshëm të Ramës, Dule dhe Idrizi bën që Rama të rrezikojë seriozisht fitoren. Në 2017 mori 74 mandate në kohën kur droga ishte sheshit, kur Tahiri ishte i fortë, kur Xhafaj ishte i fortë, kur Gjiknuri ishte i fortë, kur Dako ishte i fortë, kur disa banda kriminale që bënë fushate për PS ishin të lira dhe jo në burg si sot me insistimin e ndërkombëtarëve”, deklaroi Maliqi.

Mehmetaj: Të vendosur për të rrëzuar qeverinëIsh-deputetja e LSI ka komentuar

dje situatën politike në vend. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Mehmetaj shprehu bindjen se qytetarët janë të vendosur për të rrëzuar qeverinë, pavarësisht se PS çeli fushatën zg-jedhore. “Kryeministri i fitoreve imag-jinare të njëpasnjëshme, i mbyllur në palestrën që nuk do të duhej t’i dilte për madhësi as FRESSH-i, i tregoi sot shqiptarëve forcën e tij “gjigande”. Ky “trim mbi trima”, i mbyllur nga vrima e miut, i tregonte forcën luanit (popul-lit të tij) me kërcënime, që një Zot e di kush ja ka dhënë të drejtën ti lëshojë. E çfarë kërcënimesh… Kërcënime me viza, me ato viza që falë këtij “tri-mi” fitoresh legjendare, rrezikojmë të na i heqin si shtet. Do ua heqin madje edhe atyre që sot verbërisht kishte marrë me vete në vrimën e miut. Shqiptarët do vazhdojnë me bindje rrugën që kanë nisur drejt pastrimit të vendit nga këta brejtës që shkatërrojnë çfarë u del përpara”, deklaroi Mehmetaj.

bilizim, dhunë dhe kaos. Kështu që, të ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se ish-kryeministri i ka kërkuar kryedemokratit që të mos tallet më me militantët, por në 2 qershor të ndajë shapin nga sheqeri. Madje, faktin se protestat e opozitës po sfumohen dhe po tkurren nga dita në ditë e vërtetojnë edhe tubimet e zhvilluara së fundmi, ku njerëzit dalin dhe kthehen në shtëpi dhe nuk arrijnë objektivin për të cilin mendojnë. Ndërsa një tjetër arsye që

ka detyruar Berishën të dalë kundër Bashës, janë flirtet e këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Po ashtu, mësohet se njerëzit e Berishës në bazë kanë hedhur akuza në adresë të Bashës, duke e quajtur njeri me dy fytyra. Pra, kemi një përplasje Basha-Berisha, ku nga njëra anë ish-kryeministri kërkon dhunë dhe nga ana tjetër kryedemokrati kërkon protesta demokratike. Megjithatë, na duhet të presim sot për të parë se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

“Edi Rama ose do të largohet nga kryeministër, ose këtu do të ketë një përballje shumë të madhe, përmasat e të cilës nuk jam në gjendje t’i parashikoj. Rama është i humbur në këtë betejë 100%. Po t’i vijë, po të kthjellohet nga paranoja që vuan ai ikën sa më parë nga ai post në mënyrë që të mos pësojë një fund të tmerrshëm të cilin nuk them se nuk e meriton. Edi Rama ia ka bërë Shqipërisë gjëmën sepse ka prekur zgjedhjet. Ai streho-het nëpër tunele, por nuk është kjo zgjidhja sepse edhe atje do të shkojnë ta kapin. Protesta e datës 2 qershor do të jetë e jashtëzakonshme, nuk do të ndalen. Nuk mundet ai të varrosë pluralizmin. Shqipëria është në gjendje kritike. Ai thotë e kam opozitën në Parlament, por nuk e varros dot pluralizmin. Vendin opozita e ka në rrugë. Shqiptarët nuk do ta kursejnë nëse vijon në këtë rrugë”, deklaroi pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha: Rrëzimi i Ramës, emergjencë“Progres Raporti i Shqipërisë është një arsye më

shumë për opozitën dhe gjithë qytetarët shqiptarë të mos tërhiqen në kauzën e tyre, të drejtën legjitime ku vlerat europiane fillojnë me votën e lirë dhe mundësinë për të zgjedhur! Unë jam e bindur se të gjithë bashkë do ta fitojmë integrimin, kur të largojmë një herë e mirë, atë që sot mban peng këtë aspiratë të madhe, atë që mban peng të ardhmen e të rinjve tanë. LSI ka qenë dhe mbetet partia e integrimit europian. Historia e ka bërë tashmë atë pjesë të pandarë të këtij procesi që në arsyen pse u krijua, në liberalizimin e vizave dhe në statusin e vendit kandidat. Ne mbetemi të vendosur t’i japim vendit mundësinë e çeljes së negociatave, por jo në partneritet me krimin, por vetëm me shqiptarët! Era e ndryshimit është shumë pranë dhe bashkë me të, edhe Shqipëria Europiane”, deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi presion Bashës: Mos u tërhiq

protestat gjatë kësaj kohe. Pasi në të kundërt siç pohuan burimet, opozita do ta ketë të vështirë për të rrëzuar Ramën, aq më tepër që tani jemi në stinën e verës dhe na ndajnë vetëm 28 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale, ku askush nuk do ta ketë më vëmendjen tek opozita. Kështu që, i ndodhur për kësaj situate, Berisha është hedhur në sulm, duke ia bërë të qartë Bashës se nuk ka më kohë për show, por në 2 qershor duhet me patjetër që të çojë vendin në desta-

Page 6: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT6 E Diel 2 Qershor 2019

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

PS çel fushatën elektorale, Rama paralajmëron Berishën: Tërhiqu nga shantazhet me djegien e Shqipërisë, askush nuk i prish dot zgjedhjet

Rama: Kush prek zgjedhjet nuk do hyjë në BE dhe SHBA si Berisha

Çelja e fushatës zgjedhore, Balla: PS do të qeverisë në 61 bashkitë e vendit, do të dënohet kushdo qe prek qendrat e votimit

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i pari që mbajti fjalën në çeljen e fushatës së PS-së për zg-jedhjet lokale të 30 qershorit. Duke lavdëruar Partinë Socialiste si të vetmen që ka treguar një qeverisje të mirë vendore, Taulant Balla tha se do të fitohen edhe ato bashki që nuk kanë treguar të njëjtin nivel qeverisjeje si socialistët, duke shtuar se tashmë mazhoranca do të qev-eris në 61 bashkitë e vendit. Duke komentuar edhe raportin pozitiv të KE, Balla u shpreh se

qeveria është e gatshme për anëtarësimin e vendit drejt Bashkimit Europian. “Jemi e vet-mja forcë politike që ka arritur të tregojë një qeverisje të mirë vendore. Nuk është e rastë-sishme që e hapim sot fushatën në 1 qershor, ditën e fëmijëve. Jemi të gjithë bashkë për të shkuar deri në 30 qershor, ditën kur fiton e ardhmja dhe Kushtetuta dhe fëmijët tanë. Ne kemi qeverisur me sukses në 35 bashki të ven-dit dhe në 30 qershor do të marrim përgjegjësi të qeverisim edhe në ato 25 bashki ku s’patëm

mundësi, duke filluar me Shkodrën, Lezhën, Beratin e Gjirokastrën. Ky 1 qershor na gjen me një lajm shumë të gëzueshëm: Këshilli i Europës rekomandoi pa asnjë kusht hapjen e negociatave për Shqipërinë, e unë sot shpreh gatishmërinë që jo vetëm fillojmë bisedimet por do jemi në qeveri edhe kur të marrim datën për anëtarësim në Bashkimin Europian”, tha Balla. Duke komentuar kërcënimet e opozitës se do të bllokoj procesin zgjedhor, Balla u ka rikujtuar Kodin Penal. Sipas tij, asnjë qytetar

nuk do të dëgjoj thirrjet e Bashës, Berishës apo Kryemadhit për të shkatërruar qendrat e voti-mit, pasi asnjë nuk do të marrë veten e vet në qafë. “Dy fjalë për ata që betohen e përbetohen nga mëngjesi deri në darkë se nuk do lejojnë të kryhen zgjedhjet: Është krim nga kushdo që e krye. Nuk ka më ende ndonjë budalla që ti besojë Lulit, Saliut dhe Monikës dhe të marrë veten në qafë. Ne jemi partia që bën shtet e bëri Shqipërinë me Kushtetutë dhe do të qeverisë akoma”, u shpreh Taulant Balla.

Elisjeda KIKO

Partia Socialiste ka çelur dje fushatën për zgjedhjet ven-dore të 30 qershorit. Gjatë një aktiviteti të mbajtur në Parkun

Olimpik të Tiranës, u prezantuan disa nga kandidatët e zgjedhjeve vendore. Ndërkohë që të pranishëm kanë qenë mijëra simpatizantë të PS, duke dhënë mbështetje për 61 përfaqësuesit e pushtetit vendor. Në fjalën e tij, kryem-inistri Edi Rama e ka cilësuar opozitën si të paaftë dhe dembele, duke shtuar se sulmet e tyre vijnë nga frika e re-formës në drejtësi. Sipas tij, Basha dhe Kryemadhi po shkojnë drejt vetëvrasjes politike, duke theksuar se synimi i tyre është të nxjerrin keq vendim me shpifje në mediat botërore. “Ata kanë të drejtë që të bërtasin dhe ulërasin, të na shajnë dhe mallkojnë, por është e drejta e tyre për të sabotuar çeljen e negociatave, por ta harrojnë se kanë në dorë gjë tjetër përveçse të vetëvriten politikisht dhe të nxijnë faqen e tyre dhe Shqipërinë me gënjeshtrat dhe shpifjet skandaloze. Ata kanë një problem, janë pak, ne jemi shumë. Ata janë dembelë dhe të paaftë për të drejtuar, ne jemi punëtorë”, tha Rama. Shefi i qeverisë deklaroi se 30 qershori do të jetë fundi politik i PD-LSI. “30 qershori do vendosi ikjen përfun-dimtare të politikës shqiptare përpara dhe lënies pas të fantazmave e hienave të së shkuarës, këtu do jemi dhe të gjithë do e shohin vetë se si pas 30 qershorit gjërat nuk do jenë më si më parë. Kush kujton se meqë nuk hyn në zgjedhje disa parti të falimentuara do shkatërrohet demokracia, gabon përkundrazi”, tha Rama.

Rama paralajmëron BerishënDje kryeministri Rama i ka dërguar

një mesazh dhe Sali Berishës i cili ka kërcënuar se do djegë vendin. “Kjo nuk është fushatë pa kundërshtarë, por betejë me kundërshtarët e zgjedhjeve. Një plak i marrë dhe i marrë fund që është mësuar që të luajë me zjarrin, që e ka djegur njëherë Shqipërinë, dhe erdhi në pushtet duke përfituar nga përçarja jonë dhe kujton se na bën shantazh me zjarrin e urrejtjes së tij dhe atë pinokun e vogël që ka në krye të partisë së tij. Ne nuk do të kërkojmë votën, por qyte-tarinë, përgjegjshmërinë kombëtare, përgjegjësia. Kundërshtari kërkon njerëz lart e poshtë për një turp që do ta dëmtonte shumë rëndë Shqipërinë, që do ta bënte këtë vend skenë barbarie për të marrë peng zgjedhjet nga ban-

ditizmi. Do ta damkoste këtë vend në mbarë Europën. Mos guxojë kërkosh që të mendojnë një maskarallëk të tillë ndaj vendit, që nuk është i asnjë partie, por i të gjithë fëmijëve të Shqipërisë”, tha kryeministri Rama.

Pengimi i zgjedhjeve Po ashtu kryeministri Rama ka

paralajmëruar partitë opozitare dhe militantët e tyre se kushdo që cenon procesin zgjedhor do të përballet me ligjin. “Rruga e vështirë që kemi zgjed-hur, që askush nuk guxoi ti i imagjinonte është detyrimi unë ndaj fëmijëve. Edhe këto zgjedhje që janë braktisur nga kundërshtarët tanë kryesorë politikë. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj

bërtasin rrugëve dhe kërcënojnë. Kanë frikë nga ballafaqimi demokratik, dhe betohen se do të imponojnë një përplasje anti demokratike. Sot unë u them se zgjedhjet janë të çdokujt prej jush dhe kush e çon ndërmend tu pengojë duhet të mendojë dy herë para se ti bjerë me kokë gurit themelor. Ata që vendosën që të dalin nga binarët e sistemit nuk mund të vendosin për asgjë më shumë përves njeri tjetrit. Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë anti demokratike kur pen-gohet jo kur vendos që të mos hyjë vetë”, tha Rama. Shefi i qeverisë u shpreh se ata që do sulmojnë qendrat e votimit do të shpallen “non grata” në SHBA dhe BE, duke shtuar mes ironisë që të pyesin

ish kryeministrin Berisha për këtë gjë, meqenëse edhe atij i është ndaluar hyrja në këto vende. “Kush e merr qetësinë për tulatje dhe na kujton akoma këtë vend si sheshin e vjetër për përsheshin e një plaku të marrë dhe kush gënje-het nga vetëpërmbajtja jonë luan me zjarrin. Nuk duam të shohim asnjë pas hekurave për hesap të një plaku të marrë, prandaj do u dalim borxhit. Do u themi sa keq mund të përfundojë një individ që dënohet për krime zgjedhore, duke humbur lirinë e lëvizjes në SHBA bashkë me gjithë anëtarët e familjes së tij, kush nuk beson le të shkojë të pyes plakun (Berishën), po ashtu edhe të hyrjes në BE”, tha Rama.

“Kudo që jemi investuar për të zeruar ndotjen nga plehrat, ata thonë vjedhje, vjedhje, vjedhje. Priteni kur të fillojnë edhe për zhdukjen e kancerit të Porto Romanos, që do e kthejmë në një park të madh. Vjedhje edhe në Lungomare, që do të vijojë me të tjera vepra shembullore. Rrugën Milot-Balldren e kthyen në autostradën e vdekjes, ne do e transformojmë në një autostradë të standardit A. Në Shkodër

mezi i bëmë ca punë, duke anashkaluar kryebashkiaken më të paaftë. Këta njerëz mendojnë dhe shikojnë vetëm vjedhje. Për ata të punosh do të thotë të vjedhësh dhe duket se nuk kanë nisur kurrë një punë pa menduar se çfarë do të vjedhin. Ata janë të mbrapshtë, nuk drejtohen dot, ai që prej 30 vitesh u ka dhënë formën e tij të shtrembët si gungë dhe gojën e tij të shthurur”, tha kryeministri Edi Rama.

RAMA: BERISHA I SHTREMBËR SI GUNGË DHE GOJËSHTHURUR

Referuar bojkotit të opozitës PD dhe LSI në zgjedhje, Rama tha se në 30 qershor do të lënë pas fantazmat dhe hienat e së shkuarës. “Në fund kam një mesazh shumë personal për të gjithë qytetarët e këtij vendi, unë nuk jam më i miri as i pagabueshëm, kam të metat dhe kusuret e mia, si njeri dhe kryeministër, bëj sa mundem dhe jo sa dua dhe jo gjithmonë arrij që të bëj aq mirë sa dua atë që

mundem, por sot u them se po të ishte çështje personale do e kisha lënë prej kohësh këtë punë dhe nuk do të mbaja mbi shpinë rrebeshin, po të ishte për përfitime personale ju garantoj që as nuk do ta kisha marrë përsipër. Unë mund të jem pasionant apo arrogant po të doni, por kurrë nuk kam për të qenë materialet apo kriminel si ata që më ngrenë dhe më ulin si të tillë nga viti në vit”, tha ai.

RAMA: KURRË NUK KAM FUTUR DUART NË XHEPAT E QYTETARËVE

Valbona Sako: Të gjithë bashkë për Shqipërinë europianeKandidatja e Partisë Socialiste

për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako e cila kandidon në zgjedhjet lokale të 30 qershorit u prezantua ditën e djeshme në hapjen zyrtare të fushatës. Ajo deklaroi se ndihet e nderuar që është pjesë e familjes socialiste. Valbona Sako u bëri një thirrje për qytetarët që të bëhen bashkë për Durrësin që duam dhe për Shqipërinë Europiane që duam. “E nderuar dhe falënderuese që bëj pjesë në familjen e madhe të Partisë Socialiste. Në të përditshmen tonë dominon ndjenja, por në udhëheq-jen tonë janë mendimet dhe idetë, të cilat na nxisin për sfida të rëndë-sishme për të transformuar të gjitha bashkitë tona, transformime të cilat kanë nisur falë vizionit të kryemi-nistrit dhe kryetarit të Partisë So-cialiste Edi Rama. Një thirrje kam për të gjithë, forca për bashkitë që duam forcat për Durrësin që duam. Të gjithë bashkë për Shqipërinë europiane”, u shpreh kandidatja për Bashkinë Durrës Valbona Sako.

Valdrin Pjetri: Nga 1 korriku Shkodra do drejtohet nga PS

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri deklaroi ditën e djeshme se tashmë ka ardhur koha që Shkodra të dre-jtohet nga PS. Ai deklaroi se koha e Voltanës ka mbaruar, duke shtuar se Shkodra është keq menaxhuar për 30 vite me radhë nga PD. “Më në fund të gjithë socialistët shkodran janë pranë një momenti historik, pas 30 vitesh keq menaxhim nga bashkia që nuk duam. Bashkia Shkodër që në 1 korrik do të drejtohet nga Partia Socialiste. Thotë Voltana që nuk më mbështet kryeministri, por si të të mbështesë kur ti vjen me molotovë në Tiranë. Duhet të kishe ardhur në Tiranë me projekte konkrete për Shkodrën që të kishe mbështetjen e kryeministrit. Koha e tyre perën-doi. Banorë të Shkodrës, ka ardhur koha që të merremi me gjëra që na bashkojnë dhe Bashkia Shkodër na bashkon të gjithëve bashkë Bashkia e Shkodrës është në një moment historik”, u shpreh kandidati për Bashkinë Durrës, Valdrin Pjetri.

Page 7: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

“Prokuroria ka në dorë prova për të çuar pas hekurave Berishën e Metën”

Ngecin hetimet për CEZ, Romeo Kara: Drejtësia ende nën kthetrat e Berishës, ja si shantazhon prokurorët, Meta i ka marrë shumë para Ismailajt

Prokuroria vijon të mbajë në sirtarë dosjet e bujshme të korrupsionit. Dy nga më të bujshmet janë ato të aferës së

CEZ dhe ajo e marrëveshjes CEZ-DIA. Edhe pse kanë 2 vite kallëzimet e bëra për emra si Sali Berisha, Ilir Meta, Genc Ruli, Shkëlzen Berisha, etj., nuk ka pasur asnjë zhvillim nga organi i akuzës. Të premten foli kreu i grupit të PS, Taulant Balla, i cili deklaroi se dosja CEZ do të zbardhet me drejtësinë e re. Gazeta zhvilloi dje një intervistë me juristin Romeo Kara, i cili është ndër paditësit e marrëveshjes me CEZ dhe paktit CEZ-DIA. Ai ka deklaruar se prokurori ka dështuar me këto dosje, ndërsa ka shtuar se Berisha e Meta kanë ende nën kontroll drejtësinë dhe nuk lejojnë prokurorët t’i hetojnë.

-Ditën e djeshme është rihapur debati për aferën e CEZ. Kreu i grupit të PS, Taulant Balla deklaroi se nuk do tërhiqet nga kjo çështje derisa të zbardhet. Ju si një ndër paditësit e këtij rasti, a keni dijeni se çfarë po ndodh me dosjen e CEZ?

Nuk kam asnjë dijeni se çfarë po ndodh me këtë dosje, por mendoj se mungon vullneti i prokurorisë dhe gjykatës për të zbatuar drejtësinë. Zvarritja e kësaj dosjeje për t’u çuar në gjykatë është e pafalshme për të mos thënë kriminale. I gjithë integriteti i procesit është dëmtuar, dhe personat e akuzuar nga unë dhe Kuvendi, kanë pasur të gjitha mundësitë për të manip-uluar provat, dëshmitarët, hetimet, për të ushtruar presion mbi drejtësinë si dhe për të zhvilluar një luftë të gjithanshme me ne që iniciuam këtë proces. Shkurt dhe qartë: prokuroria na ka ngrënë në besë si mua, ashtu edhe ata që aspirojnë për një shtet ligjor dhe të së drejtës. Mesa shoh, dhe besoj se shoh shumë qartë, PS-ja kërkon ta përdorë politikisht këtë çështje, pasi disa herë i ka bërë sytë qorr dhe veshët shurdh karshi shkeljeve ligjore të shfaqura nga prokuroria dhe gjykata. PS besoj se nuk është më në situatat morale të vitit 2016 për t’u marrë seriozisht me aferën CEZ. Maksimumi do ta përdorë këtë aferë për presion, përkundrejt aferave për të cilat ajo aku-zohet. Nëse Taulant Balla e ka seriozisht, atë do ta tregojë koha.

-Sa i kënaqur jeni me ecurinë e hetimeve për këtë çështje, e cila realisht ka 2 vite që ndodhet në prokurori?

Unë realisht nuk jam i kënaqur me mënyrën se si po zvarritet kjo çështje. Kjo çështje tashmë është bërë një sfidë për drejtësinë dhe vetë politikën. Hetimet po rrinë në vend numëro, as mbyllen dhe as çohet çështja në gjykatë, prokuroria vepron si në kohën e Llallës, biles mendoj se tashmë ka dalë më hapur duke qëndruar grusht bashkuar rreth Saliut dhe Metës. Kjo prokurori, thjesht po pret momentin e duhur për ta mbyllur fare këtë dosje. Pasi të arrihet dënimi im, i dirigjuar nga dyshja Meta-Berisha dhe i përkrahur në hesht-je nga lartmadhëria

e tij Rama, atëherë do fillojë avazi i denigrimit publik lidhur me mosbes-ueshmërinë time si dhe të akuzave të mia. Në gjithë këtë histori, prokuroria tregoi se është një nga pengmarrëset kryesore të drejtësisë së këtij vendi, si dhe një nga mbrojtëset më të forta të ko-rrupsionit politik në Shqipëri. E para që ka frikë nga zbatimi i ligjit në Shqipëri, është vetë prokuroria dhe gjykata.

-Ju dhe Kuvendi keni paditur ish-kryeministrin Berisha, djalin e tij dhe disa ish-ministra. Fakti që kjo dosje nuk po avancon, a tregon se Berisha vijon të ketë ende ndikim në drejtësi?

Kjo dosje nuk po avancon sepse e gjithë politika është zhytur në llumin e korrupsionit dhe padrejtësisë dhe abso-lutisht që nuk ka më asnjë faktor politik që mund të jetë i interesuar për ta çuar deri në fund këtë proces. Berishës i rritet ndikimi në drejtësi përsa kohë që rritet korrupsioni në politikë. Berisha noton shumë mirë në ujëra të turbullta për të mos thënë, në ujëra të zeza. Ai tashmë nuk e ka më frikë këtë qeveri. Kjo qeveri, mund të bëjë çdo gjë, por Berishën nuk e çon dot para drejtësisë. Prokurorët tanë, janë nga qeniet më të korruptuar dhe më të neveritshëm të racës njerëzore, kështu që, për ta Berisha patjetër që ka mjaft material komprometues, prandaj ata e kanë të vështirë për ta përballuar shantazhin e tij. Ata e kanë frikë Ber-ishën, dhe as që e mendojnë përballjen me të. Berisha duhej të ishte arrestuar prej kohësh, pasuria t’i sekuestrohej dhe jo të lihej i lirë të devijonte procesin. Mjafton një rast: Nuel Kalaj është urd-hëruar nga Tirana për të mos dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar në fillim vitin 2017. Berisha jo vetëm që ka ndikim absolut në drejtësi, por drejtësia është thjesht një vegël kamikaze e tij.

-Prokuroria pretendon se nuk gjen dot Nuel Klajan për të mbyllur hetimet. Realisht, a ka prova të mjaftueshme që kjo çështje të shkojë në gjykatë dhe nëse po, mund të rendisni disa?

Nuel Kalajn e kam gjetur unë disa herë. Prokuroria mesa duket është urd-hëruar për të mos e gjetur. Edhe pse nuk jam aty ku duhet për ta kop-situr si duhet këtë punë, i kam mësuar lëvizjet e Nuel sekserit nga Kosova në Shqipëri, Sllovaki etj. Nëse ka qenë në Shqipëri, atëherë ai do të ketë përdorur pat-jetër një tjetër identitet. Megjithatë, Nueli ka marrë

shumë garanci përderisa del hapur në krah të Haradinajt në Kosovë dhe merret hapur atje me aktivitet politik. Me qëndrimin e tij, Nueli e konfirmoi fajësinë e tij dhe nuk besoj se çështja ka ngelur varur te Nueli. Çështja ka ngelur varur tek sistemi i korruptuar i drejtë-sisë, që është i tëri në shërbim të politikës së korruptuar në Shqipëri. Provat kanë qenë dhe janë mëse të mjaftueshme për ta arrestuar që sot Sali Berishën, Genc Rulin dhe bandën e tyre. Nuel Kalaj ka pranuar vetë se ka bërë të mundur futjen e CEZ-it në Shqipëri që përpara kohës të zhvillimit të tenderit për privatizimin e CEZ-it, pra tenderi paska qenë fiktiv dhe një manovër në dukje ligjore për të vjedhur një pasuri shtetërore. Nuel Kalaj ka marrë sipas informacioneve të nxjer-ra nga komisioni hetimor parlamentar rreth 6.8 milionë euro nga janari i vitit 2008 deri në qershor 2009, pikërisht pak ditë pasi u firmos kontrata e privatizimit dhe njëkohësisht pak ditë para se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Pasi u hapën ofertat dhe u shpall fituesi në shtator 2008, u zhvillua një proces negocimi i cili “de facto” bëri nul të gjithë procesin e tenderimit, duke prekur të gjitha specifikimet kryesore teknike, si nivelin e borxhit të keq, të fitimeve etj. Niveli i borxhit të keq u rrit me ndikimin direkt të Sali Berishës nga 4% në 14%, me një kosto në dëm të shtetit prej 70 milionë USD. U bë rivlerësimi me VKM i aseteve të OSSH-së duke favorizuar palën çeke me 70 milionë USD të tjera. Firma konsulente IFC është paguar dy herë, një herë nga ne, një herë nga CEZ-i. Ne detyroheshim ta paguanim me ligj, ndërsa CEZ-i de-tyrohej me VKM. Ka dhe mjaft shkelje të tjera, por dhe kaq sa përmenda unë, i mjaftojnë Saliut, prokurorisë dhe matanë prokurorisë.

-A keni besim se me drejtësinë e re do zbardhet afera e CEZ dhe do ndësh-kohen përgjegjësit?

Unë kam besim se shqiptarët do ta kuptojnë një ditë se beteja me korrup-sionin do të jetë vendimtare për ekzist-

encën e tyre. Për momentin nuk kemi një drejtësi të re, por

prezantimin e skalion-it të dytë të drejtësisë si drejtësi e re. Kjo drejtësi po rinohet shumë ngadalë. E pafalshme që gjithë ajo trupë vetingu, ka përjashtuar vetëm 37

prokurorë nga mbi 800 që numri i bandës

së tyre. Me këtë ritëm, pas pak vitesh,

këtu do të

ngelin vetëm të korruptuarit dhe pleqtë. Kjo drejtësi e vonuar nuk i hyn në punë askujt. Këta prokurorë dhe këta gjykatës të molepsur deri tek vetullat e qerpikët duhet të shporren me një urdhër dite nga sistemi i drejtësisë. Për momentin Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për t’i zëvendësuar brenda 24 orësh të gjithë prokurorët dhe gjykatësit. Mungon vullneti politik. Është politika pengesa kryesore e vendosjes së drejtësisë. Vetëm një përmbysje e këtij sistemi politik, do të bëjë të mundur vendosjen e drejtësisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për aferën CEZ.

-A jeni penduar që i keni hyrë kësaj çështjeje dhe a ka pasur kërcënime ndaj jush?

Nuk jam tip që pendohem. Kësaj çështjeje i kam hyrë për riza të Zotit dhe jo si vegël politike. Përgjatë kësaj rruge të gjatë, mbi pesë vjet, kam njohur më mirë fytyrën e pafytyrë të politikës, të atyre që bëjnë demagogji nga mëngjesi në darkë, dhe që mbajnë peng këtë vend dhe këtë popull. I kam të gjitha arsyet për të qenë i vendosur dhe t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje, dhe padyshim që do t’i shkoj deri në fund edhe sikur ta di, se aty do të jetë fundi im. Rrugës për të ngritur këtë çështje, kam njohur mashtrues ordinerë me kostume minis-tri e deputeti, për të cilët do flas shumë shpejt, pasi ata nuk e meritojnë besimin e shqiptarëve të ndershëm. Nuk kam asgjë për të humbur, pasi tërë jetën time jam përballur me padrejtësinë dhe kur i kalon të 50-tat, jeton vetëm për të shijuar drejtësinë e mohuar. Edhe pse kam arsim universitar aq sa kanë bashkë Saliu me Edin, kurrë nuk u vlerësova për punën time dhe kurrë nuk ia pashë hajrin punës time. Përtej demagogjisë fshatarësie të Edit dhe Saliut, sistemi i munguar i meritokracisë ishte një nga

shkaktarët më të mëd-henj të padrejtësisë. Ka qenë një ministër dhe një deputet që më kanë kërkuar të tërhiqem në ja-nar të 2017, por unë bëra atë që dihet,

eca vetëm drejt. Më kanë aksidentuar gruan dhe vajzën, më kanë kërcënuar djemtë, më kanë quajtur të çmendur që kam dashur të vras veten, më kanë dënuar katër herë penalisht në shkallë të parë, tre herë për shpifje dhe një herë për dhunë në familje, edhe pse pa asnjë provë dhe asnjë dëshmitar, pikërisht sepse e dinë mirë se unë do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje. Fakti që kam humbur shumë, dhe që dënohem pambarimisht nga ky sistem i shpifur drejtësie, më motivon tërësisht dhe maksimalisht në rrugën time. Moralisht kam fituar, dhe besoj se do fitoj edhe ligjërisht. Tani frika është vrarë dhe etja për drejtësi është rritur. Demagogjia po përjeton ditët e fundit dhe çdo pazar politik po ia afron fundin këtij sistemi mafioz qeverisjeje. E ardhmja i përket një klase tjetër politike.

-Një tjetër dosje që ka dalë në dritë falë jush është ajo CEZ-DIA. Si po ecin hetimet për të?

Nuk kam asnjë njoftim nga proku-roria lidhur me atë çështje. Prokurorja e çështjes, kur unë bëra kallëzimin tim në fundvitin 2017, u kujdes shumë të më shantazhonte dhe kërcënonte. Nuk kam besim fare tek ajo prokurore dhe mendoj se po presin momentin për ta mbyllur si çështje.

-Përveç Berishës, ju keni paditur dhe presidentin Ilir Meta në këtë rast. Si e shini faktin që dhe për të drejtësia nuk po vepron?

Janë disa dëshmi të qarta që imp-likojnë Metën dhe Berishën të cilët dolën të parët kur u hap puseta Ismailaj. Është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ku vetë ish drejtori çek i CEZ-Shpërndarje dësh-mon se Ismailaj u pranua si partner i tyre pasi u serviri nga Qazim Tepshi si njeri i afërt i Metës dhe Berishës. Qazim Tepshi vdiq papritur pak pasi plasi skandali Meta-Ismailaj në gusht 2015. Kjo aferë, prej nga ku do të vidheshin minimumi 230 milionë euro, po lihet të vetëmbyllet sepse këtu “de facto” ligji nuk funksionon përballë Metës, Berishës dhe gjithë elitës politike. Vetë gruaja e Ismailajt, me video dhe me shkrim, ka akuzuar Metën, por prokuroria po pret të bjerë ndonjë me-teor që të bëjë punën e saj.

-Pak ditë më parë pati akuza se Meta i ka kërkuar para për fushatë Kastriot Ismailajt. Ju çfarë informa-cionesh keni?

Besoj se ky fakt është i vërtetë. Elvis Mataj, ish kryetari i parë i LRI-së dhe vëllai i këshilltarit të Berishës, ka dëshmuar në Munich, në praninë time se Ismailaj i ka çuar një çantë ngjyrë kafe me para në shtëpi Metës, diku nga fillimi i vitit 2011. Edhe gruaja e Ismailajt e pranon në intervistën e saj se Meta iu bënte presion për të marrë para nga Ismailaj. Ajo ka theksuar se vendimi i ERE-s i marrë në dhjetor 2010, lidhur me çmimin e energjisë, që favorizonte CEZ-in disa dhjetëra milionë euro në vit, ishte marrë nën ndikimin e Metës dhe për ketë arsye ai kërkonte pjesën e tij. Faktet aty janë, por ka humbur prokuroria dhe politika bashkë.

Intervistoi: Kliti TOPALLI

Prokurorët tanë, janë nga qeniet më të kor-ruptuar dhe më të nev-eritshëm të racës njerë-zore, kështu që, për ta Berisha patjetër që ka mjaft material kom-prometues, prandaj ata e kanë të vështirë për ta përballuar shan-tazhin e tij. Ata e kanë frikë Berishën, dhe as që e mendojnë përball-jen me të...

Page 8: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT8 E Diel 2 Qershor 2019

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Lista, 30 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar nga vetingu vijojnë të marrin pagë, nga Artan Broci e Dritan Rreshka, te Ramadan Troci e Hysni Demiraj

Raporti i KLGJ, të shkarkuarit për të cilët KPA s’është shprehur quhen të pezulluar

Konkursi për Oficerë të Policisë Gjyqësore, Prokuroria e Përgjithshme publikon emrat e 27 fituesve

Zbardhet lista e fituesve nga konkursi i Prokurorisë së Përgjithshme për Oficerë të Policisë Gjyqësore. Në total janë 27 fitues për vendet vakante. Emrat fitues vijojnë si më poshtë: Arben Jorgaqi, Rezarta Hana, Es-meralda Xholi, Armando Felaj, Ilir Liço, Eni Kodra, Valbona Kalaci, Artor Muja, Ilir Ndrea, Ibrahim Saliko, Hamit Kasemi, Çlirim Halili, Orjana Cufaj, Rael Qeleshi, Basri Hadroi, Benardin Ndoj, Eriselda Shahmani, Klodjana Qafa, Klodjan Haxhillari, Diana Tahiraga,

Kujtim Zenelaj, Anila Veliu, Shiqiri Manjani, Ibrahim Hoxha, Gentian Ndoi, Leonora Ndreu dhe Ermal Kackini. Kujtojmë që pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë u bënë edhe disa ndryshime në ligjin për Oficerët e Policisë Gjyqësore, ligj i paketës së reformës në drejtë-si. Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimeve për-caktoi që pagat për OPGJ të jetë 60% e pagës bruto të prokurorëve. Komisioni i Sigurisë pati kërkuar që paga për ta të jetë 70% e pagës së prokurorëve, por Komisioni i Ligjeve vendosi

për 60%. Midis të tjerash, u diskutua edhe për pagën që do të përfitojnë hetuesit e BKH. Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Alket Hyseni, për ta paga do të jetë 20% më e lartë se Oficerët e thjeshtë të Policisë Gjyqësore. “Pas debateve të shumta, jemi dakordësuar që një OPGJ ta ketë pagën sa 60% e pagës neto të prokurorit. Do ta ketë pagën afërsisht 120 mijë lekë të rinj. Por duke trajtuar kaq shumë OPGJ, pamë që ishim me dy standarde me oficerët e policisë në Policinë e Shtetit. Kështu që edhe ata do të

përfitojnë rritje page me 10%, sipas gradës. Ndërsa për hetuesit e BKH paga do të jetë 20% më e lartë se oficerët e shërbimit. Kjo e fundit ishte edhe një rekomandim i ndërkombëtarëve sepse oficerët e BKH do të kenë një volum dhe ngarkesë të madhe pune”, deklaroi Hyseni. Sipas deklaratës së deputetit socialist, i bie që paga për Oficerët e Policisë Gjyqësore që do të hetojnë pushtetarët të jetë sa 80% e pagës neto të prokurorit ose 20% më e lartë se OPGJ e tjerë që nuk janë pjesë e BKH.

Mimoza IBRA

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu vazhdojnë të përfitojnë nga benefitet e postit të tyre edhe pas vendimit të Komisionit të Pavarur të

Kualifikimit. Edhe pse KPK i ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, të shkarkuarit që i janë drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të apeluar vendimin vijojnë të marrin pagë. Deri në momentin që KPA të shprehet me vendim për-fundimtar, të shkarkuarit quhen si të pezulluar nga detyra dhe përfitojnë pagë pjesërisht. Ndërsa ata që janë shkarkuar nga KPK, por nuk kanë ankimuar në KPA, nuk e kanë patur këtë përfitim. Një fakt i tillë është evidentuar në raportin vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Aty thuhet se derisa KPA të shprehet me vendim, gjyqtarët dhe prokurorët quhen “de jure” në detyrë. “Aktualisht ka një numër gjyqtarësh të cilët “de jure” janë në detyrë dhe paguhen pjesërisht për shkak se pas përfundimit të procesit të vlerësimit në instancat e Shkallës së Parë (Komisionit të Pavarur të Kualifikimit) këta gjyqtarë janë pezulluar nga detyra deri në një ven-dim përfundimtar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ndërsa “de facto” këta gjyqtarë nuk janë në detyrë, pra nuk kontribuojnë në shqyrtimin dhe evadimin e çështjeve gjyëqsore. Këshilli i Lartë Gjyëqsor është i angazhuar të mbështesë procesin e vetingut dhe bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse që jo vetëm të pastrojë sistemin nga gjyqtarët e korrup-tuar, por edhe të ruajë funksionalitetin e gjykatave sepse mungesa e këtyre të fundit cenon mjetet e brendshme efektive dhe aksesin në drejtësi për qytetarët”, thuhet në raportin e KLGJ.

Zbardhet listaGazeta ka siguruar listën e të gjithë gjyqtarëve

dhe prokurorëve që edhe pse janë të shkarkuar nga detyra me vendim të KPK, janë ende në pritje të vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit e rrjedhimisht përfitojnë ende një pjesë të pagës. Në KPA janë 42 çështje për të cilat s’ka ende një vendim, nga ku 30 çështje iu përkasin emrave të shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pra, janë 30 gjyqtarë dhe prokurorë që vetëm për shkak se janë drejtuar në KPA për të ankimuar vendimin e KPK, quhen si të pezulluar nga detyra dhe përfitojnë një pjesë të pagës akoma. Në listën prej 30 gjyqtarësh e prokurorësh që presin vendimin përfundimtar të KPA figurojnë edhe një sërë emrash të njohur. Ndërmjet tyre vlen të përmendim ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Artan Broci. Ai u shkarkua nga KPK për shkak të problemeve të shumta me pasur-inë vitin e kaluar, por edhe pse ka kaluar një vit, KPA s’ka marrë ende vendim. Kjo do të thotë se për një vit Broci ka marrë pagë, edhe pse i shkarkuar. Në listë është edhe emri i Dritan Rreshka, që deri para se të shkarkohej nga KPK, drejtonte Prokurorinë e Tiranës. Mes përfituesve të pagës, pavarësisht ven-dimit të shkarkimit të dhënë nga KPK është edhe ish-prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Ram-adan Troci, i cili njihet si hetuesi i dosjeve të mëdha.

JA 30 TË SHKARKUARIT QË VAZHDOJNË TË MARRIN PAGË

1.Bledar Abdullai, ish-gjyqtar i Gjykatës së Tiranës

2.Artan Broci, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë

3.Bujar Hoti, ish-prokurori i Apelit të Durrësit

4.Ervin Metalla, ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës

5.Dritan Rreshka, ish-kryeprokuror i Ti-ranës

6. Ahmet Jangulli, ish-gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkodrës

7.Sotiraq Lubonja, ish-gjyqtari i Apelit të Korçës

8.Alma Liçaj, ish-kryegjyqtare e Apelit të Vlorës

9.Ramadan Troci, ish-prokuror i Prokuror-isë së Përgjithshme

10. Entela Prifti, ish-kryetare e Gjykatës së Apelit Korçë

11. Artor Ylli, ish-ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative

12. Shpëtim Kurti, ish-prokuror i Tiranës13. Artur Selmani, ish-prokuror i Prokuror-

isë së Përgjithshme14. Fatos Qato, ish-gjyqtar i Apelit të Tiranës15. Admir Belishta, ish-kryetar i Gjykatës

së Korçës16. Izet Kadana, ish-kryetar i Gjykatës së

Pukës17.Arben Nela, ish-prokuror i Tiranës18. Luan Dervishi, ish-gjyqtar i Apelit të

Shkodrës19.Agron Vavla, ish-kryetar i Gjykatës së

Beratit20. Alltun Çela, ish-kryetar i Gjykatës së

Sarandës21. Arben Zefi, ish-kryetar i Gjykatës

Shkodrës22. Alfred Gjoni, ish-kryetar i Gjykatës së

Kurbinit23. Ana Golloshi, ish-këshilltare në

Gjykatën Administrative24. Artan Bajrami, ish-kreu i Prokurorisë

së Apelit për Krimet e Rënda 25. Hyseni Demiraj, ish-kreu i Gjykatës së

Apelit Tiranë26. Petrit Çeno, ish-kryetar i Gjykatës së

Apelit Durrës27. Arqile Koça, ish-prokuror i Prokurorisë

së Përgjithshme28. Pashk Gjaci, ish-kryetar i Gjykatës së

Përmetit29. Fatmir Lushi, ish-kryetar i Prokurorisë

së Fierit30. Çlirim Shahini, ish-kryetar i Prokurorisë

së Lushnjes

“Pjesa II, kreu III, i këtij ligji, për pagat dhe për përfitime të tjera është i zbatueshëm për magjistratin, i cili kalon me sukses procesin e rivlerësimit, siç përcaktohet nga ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe proku-rorëve në Republikën e Shqipërisë”, pavarësisht kësaj, në asnjë rast jo më shpejt se 1 janar 2019. Përjashtim nga ky rregull bëjnë magjistratët në institucionet për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të cilët përfitojnë pagat dhe përfitimet e tjera, sipas këtij ligji, me caktimin në mënyrë të përhershme në këtë pozicion. Gjatë periudhës së rivlerësimit, për

magjistratin, i cili ende nuk është rivlerësuar, do të zbatohen parashikimet ligjore përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji në lidhje me pagat dhe përfitime të tjera. Magjistrati që ka kaluar procesin e rivlerësimit pas datës 1 janar 2019 gëzon të drejtën për të marrë diferencën mes pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashi-kimeve ligjore të zbatueshme para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashikimeve të këtij ligji, brenda tre muajve nga vendimi i formës së prerë të rivlerësimit”, thuhet në nenin 169 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

PAGA E MAGJISTRATËVE QË KALOJNË VETINGUN

Ai ka firmosur urdhrin për arrestimin e ish-Guver-natorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Nga ana tjetër kemi edhe ish-kryetarin e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj që është përfitues page sepse ka statusin “i pezulluar”. E njëjta gjë është edhe për një sërë ish-krerë gjykatash e prokurorish, mes të cilëve mund të përmendim: Entela Priftin,

Izet Kadanën, Admir Belishtën, Alltun Çelën, Arben Zefin, Çlirim Shahinin, etj. Që të gjithë ata, por edhe emra të tjerë, vazhdojnë të fusin në xhepat e tyre një pjesë të mirë të pagës, edhe pse kanë disa muaj që janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit. Tani topi është në fushën e KPA, që duhet të japë sa më parë një vendim përfundimtar për ta.

“Paga mujore bruto e magjistratit përbëhet nga elementet si vijon: a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me “pagën për funksion” të punonjësve të shërbimit civil të kategorisë së parë, klasa e tretë në pozicionin e drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri, ose me çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me të, sipas për-caktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave; b) shtesa për pagën në grup, e cila është shuma që rezulton nga shumëzimi i pagës referuese bazë

me koeficientin në përqindje, sipas funksionit që magjistrati ushtron, referuar pikës 2, të këtij neni, c) shtesa për vjetërsi, e llogaritur mbi pagën referuese bazë, sipas pikave 3 dhe 4 të këtij neni; ç) shtesa për pozicionin drejtues, e përcaktuar sipas parashikimeve të nenit 14 të këtij ligji; d) shtesë për vështirësi pune, sipas parashikimeve të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në nenin 12 të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

CAKTIMI I PAGËS SË MAGJISTRATITNENI 12

Page 9: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rasti i hetimit të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader dhe kompanisë të njohur FIMI MEDIA ka nisur nga informimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gaze-tarët raportonin që Sanader mbante ora dore shumë të shtrenjta, një prej të cilave vlente mbi 100.000 Euro. Hetimi ka nisur pas indicieve të para dhe ishte shumë i vështirë grumbullimi i provave. Hetimi u krye nga një skuadër, që konsistonte nga 7 prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të shtuna dhe të diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluz-ionin se ish-kryeministri ishte përfshirë në aktivitete korruptive kriminale. Dëshmitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndësishëm veçanërisht për fillimin e procesit. Prokurorët që kanë punuar me këtë çështje kanë marrë në pyetje një numër të madh personash. Fakte dhe prova janë verifikuar për marrjen e të dhënave të nevojshme.

JA PUNA E PROKURORËVE KROATË PËR ARRESTIMIN E SANADERIT

Prokurorja kroate, Tamara Laptos, që ka punuar në njësinë speciale në Kroaci për ndëshkimin e pushte-tarëve të korruptuar, mbërriti pak ditë më parë në Tiranë për të dhënë asistencën e saj edhe këtu. Mbërritja e saj u shoqërua edhe me një takim mes saj dhe prokurorëve në vendin tonë. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se duhet të ketë jo vetëm ndjekje penale për të korruptuarit, por edhe konfiskim të aseteve të përfituara nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. “Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant. Ne vinim nga një eks-periencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptos. Qëllimi i takimit para pak kohësh ishte për të inspiruar gjyqtarët prokurorët të aplikojnë për SPAK, por dhe për t’u dërguar një mesazh të korruptuarve se shembulli kroat po afron.

PROKURORJA KROATE NË TIRANË, JA MESAZHI PËR TË KORRUPTUARIT

KLP në kolaps, 5 muaj pas ngritjes ende me staf të paplotësuar, hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

Situata në Këshillin e Lartë të Prokurorisë nuk duket fort e mirë. Edhe pse është ngritur që në muajin dhjetor dhe qeveria ka miratuar struk-turën e organikën, KLP është ende pa staf të plotë. Teksa këshilltarët janë të komanduar, problemi thellohet më tej sepse KLP nuk ka as Sekretar të Përgjithshëm. Për këtë arsye KLP ka hapur garën. “Kanë të drejtë të konkurrojnë për këto pozicione: Nëpunësit civilë të kategorisë së mesme drejtuese, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon: Të kenë

të paktën 3 (tre) vite përvojë pune në pozicione të nivelit të mesëm drejtues ose të barasvlershme me to (kategoria e pagës II-b)”, thuhet në njoftim. Nëpunësit civilë të nivelit të lartë drejtues në in-stitucionet e pavarura, të cilët duhet të plotësojnë kriteret si vijon: Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në pozicione të nivelit të lartë drejtues në institucione të pavarura. Kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët duhet të plotësojnë kriteret minimale si vijon: Të plotësojnë kushtet

e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil; Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master shkencor”, ose të barasvlershme me to sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi; Të kenë të paktën 3 vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të barasvlershme, në: institucione të adminis-tratës publike; institucionet bankare të nivelit të

dytë dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij; shoqëri tregtare, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, kon-siderohen si biznes i madh dhe që, aktualisht, nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij; organizata jofitimprurëse, të cilat kanë, të paktën, 5 vite që janë krijuar. Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, adminis-trative të cilat janë në proces, si edhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.

Mimoza IBRA

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion duket se nuk do të vonojë edhe shumë. Edhe pse

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi para pak ditësh të shtyjë me 3 javë afatin për hartimin dhe miratimin e dosjeve për kandidatët prokurorë, kjo kohë e humbur do të kompensohet. Data 6 qershor është afati i fundit për të mbyllur dosjet për pjesën e mbetur të aplikantëve për Prokurorinë e Posaçme. Pritshmëritë janë që gjatë kësaj jave KLP të mblidhet dhe t’i votojë ato, duke përmbyllur kështu me sukses fazën e dytë të punës për ngritjen e SPAK. Por sapo të mbyllë këtë fazë, Këshilli i Lartë i Prokuror-isë do të vijojë menjëherë punën me intervistimin e kandidatëve. Kjo fazë pritet t’i marrë më pak kohë KLP nga ajo që është parashikuar në rregullor-en për ngritjen e SPAK. Gazeta ka zbardhur mbledhjen e Këshillit ku është diskutuar për shtyrjen e afatit me 3 javë të miratimit të dosjeve për prokurorët aplikues. Kryetari i KLP, Genti Ibrahimi ka argumentuar në mbledhje se ky afat duhet të shtyhet për shkak të ngarkesës së punës dhe dosjeve voluminoze të dorëzuara nga kandidatët. Por nga ana tjetër ai ka sqaruar se koha që merret për shqyrtimin e dosjeve do të kompen-sohet gjatë fazës së intervistave me kandidatët. Sipas tij, kjo fazë nuk do të zgjasë dy javë siç parashikohet në rregullore, por një javë. “Këtë kohë që do të humbim në një farë mënyre duke zgjatur afatin me 3 javë, mund ta kompensojmë në një mënyrë tjetër. Në rregullore është parashikuar 2 javë kohë për të bërë intervistat me kandidatët, por unë them që këtë pro-ces mund ta realizojmë edhe brenda një jave, është mëse e mjaftueshme. Mund të intervistojmë 5 kandidatë në ditë”, tha Genti Ibrahimi. Një tjetër detaj interesant është fakti se dosjet që hartojnë anëtarët e KLP për kan-didatët e SPAK janë “top sekret” dhe nuk u vihen në dispozicion as vetë prokurorëve. Ky detaj doli në pah pas kërkesës së Ibrahimit që gjatë relatimit të dosjeve për kandidatët, të thuhen më shumë detaje. “Ka një problem, ky raport është konfidencial dhe ne as subjekteve të rievlerësimit nuk jua vëmë në dispozicion”, tha anëtari i KLP, Alfred Balla.

Dosjet për kandidatët e SPAK “top sekret”, nuk u vihen në dispozicion prokurorëve

Gati ngritja e SPAK, brenda 1 jave mbyllen intervistat me kandidatët, prokurorët punë

jashtë orarit për të zbuluar aferat e pushtetarëveJa kur do të mbahet

seanca e radhës për BratinKolegji i Posaçëm i Apelimit

do të mblidhet në datën 5 qer-shor për të vijuar gjykimin e gjyqtares së Tiranës, Alma Brati. Gjatë seancës së fundit gjyqësore, trupi gjykues i vuri në dispozi-cion subjektit të rivlerësimit dhe Komisionerit Publik analizën financiare të kryer nga Kolegji, pas provave të reja të depozituara nga subjekti i rivlerësimit. Për t’i dhënë kohën e nevojshme Alma Bratit dhe Komisionerit Publik për t’u njohur me këtë analizë financiare, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në datën 05.06.2019, ora 10.00. Seanca do të zhvillohet në ambientet e Ko-legjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë. Kujtojmë që Alma Brati u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e saj. Sipas Komisionerit, Alma Brati nuk justifikon pasurinë dhe nuk e meriton të vijojë detyrën.

KLGJ miraton rregulla për çështjet në ApelNë kuadër të mirëfunksion-

imit të sistemit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën diskutoi dhe miratoi udhëzime dhe akte nën-ligjore, ndër të tjera, si më poshtë vijon: Në respektim të parashiki-meve të përcaktuara në nenin 460 të Kodit të Procedurës Civile, u miratuan rregulla të hollësishme për kalendarin e gjykimit të çësht-jeve në gjykatat e Apelit. Me mira-timin e këtij akti normativ nënlig-jor, krijohen standarde uniforme për sa i përket shortimit, njoftimit dhe veçanërisht kritereve të përsh-pejtimit e çështjeve gjyqësore në këto gjykata. Kjo do të kontribuojë në rritjen e efiçencës dhe cilësisë së dhënies së drejtësisë. Në për-puthje me rendin e ditës, anëtarët e KLGJ-së, shqyrtuan dhe miratuan projekt-udhëzimin për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çësht-jeve të drejtësisë për të mitur. Ky udhëzim do zbatohet për gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit të juridiksionit të përgjithshëm.

Punë jashtë oraritTeksa ngritja e SPAK po afron,

duhet theksuar fakti se prokurorët specialë do të punojnë jashtë orarit zyrtar për të zbardhur aferat e pushte-tarëve. Ajo që e tregon këtë është fakti se KLP ka nisur lëvizjet për t’u siguruar pagë shtesë prokurorëve të SPAK që do të punojnë orë shtesë. Genti Ibrahimi i ka nisur një shkresë ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për këtë qëllim. “Sa i takon shtesës së pagës për prokurorët e Proku-rorisë Speciale, i kemi drejtuar një shkresë ministres së Drejtësisë me

propozimin që ajo të propozojë një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili do të bëjë të mundur këtë rritjen e pagave të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Ka edhe një rrugë tjetër dhe kjo rruga tjetër është ndryshimi në nenin përkatës të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duke qenë se së fundi është hapur një dritare mundësie për të ndryshuar ligjin, ndoshta mund të adresohet edhe në këtë mënyrë”, tha Ibrahimi. Pra, prokurorët e SPAK do të angazhohen shumë fort për të goditur korrupsionin në nivele të larta. Ata do të punojnë

me orare të zgjatura për të nxjerrë në pah çdo aferë të pushtetarëve të korruptuar, njësoj siç bënë homologët e tyre kroatë. Edhe në Kroaci është ngritur një njësi speciale për të luftuar korrupsionin dhe nga puna e kësaj njësie janë dënuar më mijëra zyrtarë të lartë si edhe ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader. Prokurorët kroatë punuar 16 orë në ditë për të arritur këto rezul-tate, ndërsa duket se ky shembull do të përqafohet edhe nga prokurorët tanë të SPAK, të cilët do të angazhohen në punë me orë të tëra që të shfarosin të korruptuarit e nivelit të lartë.

Page 10: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

10 GAZETA SOTE Diel 2 Qershor 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Valë tërmetesh në Korçë, shemben dhe dëmtohen dhjetra banesa dhe plagosen disa persona, ja bilancet e dëmeve

Zona e Korçës dhe e Ersekës janë zgjuar dje në lëkundje të forta tërmeti. Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur disa lëkundje, ku më e forta ishte 5.3 ballë e shkallës Rihter. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës raportojnë se lëkundjet e para janë ndjerë në orën 04:26:17 të mëngjesit, ku është regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në veri dhe 20.710 në lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të Bashkisë Korçë. Nga informa-cionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit disa banesa janë dëmtuar. Sipas informacioneve të marra nga OSHEE, raportohet se në Kolonjë ka

çarje të mureve dhe rrezik të shembjeve të kabinave elektrike në fshatrat; Boshanj, Milec, Selenicë, Pishës, Çlirim, Qytezë, Shtikë dhe e dëmtime të shumta janë Pepellash, Blush, Qafzës, Qesatakë, Kaltanj, Helmes. Mbrëmë ishin pa energji Boshanj, Milec, Selenicë e Pishës, Helmes,Qyrezq, Çlirim. Ndërkohë burime nga prefektura raportojnë se rreth 50 shtëpi janë dëmtuar në Floq dhe Qafezes si dhe 10 dhe fshatin Vidohovë. Ndërkohë 4 perona kanë mbetur të lënduar. Mbi tëmretin dha detaje dhe Ministria e Mbrojtjes. “Banesa të evidentuara me çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash deri tani në fshatin Floq dhe Dvoran janë 70 banesa. 50 banesa

janë të vjetra dhe të pa banuara prej shumë vitesh. Në fshatin Qafëzezë janë të dëmtuara nga tërmeti 10 banesa. Në fshatin Vidohovë kanë pësuar çarje të mureve 20 banesa të vjetra. Komisionet e konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve janë në terren dhe po evi-dentojnë çdo dëm të shkaktuar. Nga informacioni i marrë nga Spitali Rajonal Korçë, informohemi se 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta. Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambu-lanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situate”, njoftoi ministria.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, deklaroi se banorët ndihen të rrezikuar dhe se ka kërkuar që të furnizohen me 100 çadra që të ngremë në kamp të përkohshëm për banorët që do kalojnë natën jashtë. “Nga ana e bashkisë dhe shtabit të emergjencave janë marrë masat dhe presim rapor-time nga qytetarët. Kemi bashkëpunuar edhe me shtabin qendror të emergjencave pasi një pjesë të banesave janë dëmtuar dhe banorët kanë frikë të kalojnë natën brenda tyre. Kemi kërkuar të furni-zohemi me 100 çadra dhe të ngremë një kamp të përkohshëm për familjet që kanë problematika më të mëdha”, u shpreh Filo.

Kliti TOPALLI

Shkeljet në Akademinë e Shken-cave duket se nuk paskan fund. Gazeta prej ditësh po tregon batërdinë e shkeljeve që janë bërë

në këtë institucion, i cili duket se ka funk-sionuar vetëm për të shpenzuar paratë e buxhetit të shtetit. Sot po publikojmë të tjera detaje nga raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, mbi një auditim të zhvilluar aty. KLSH ka konstatuar shumë shkelje sa i takon auditit të financave. Çdo institucion duhet të ketë një audit të brendshëm, që të verifikojë nëse paratë shkojnë në dre-jtimin e duhur. Por në Akademi gjithçka ka qenë kaos. “Nga auditimi u konstatua se Nëpunësi Autorizues, nuk ka hartuar “Deklaratën për cilësinë e sistemeve të kontrollit të brendshëm”, në kundërsh-tim me nenin 18 të Ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”... Nga auditimi rezultoi se Nëpunësi Autorizues, i cili në bazë të Ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menax-himin financiar dhe kontrollin” mban dhe funksionin e koordinatorit të riskut, nuk ka hartuar regjistrin ose strategjinë e risqeve, duke mos zbatuar nenin 10 të ligjit të mësipërm”, thuhet në dokumen-tin e KLSH. Sipas KLSH, nga auditimi rezultoi se Nëpunësi Zbatues i institucionit nuk është përcaktuar pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menax-himin financiar dhe kontrollin”, por mba-het nga Kryetarja e Degës së Financës dhe Administratës, në bazë të shkresës së Kryetarit të Akademisë së Shkencave nr.2 datë 05.01.2009 “Mbi emërimin e punonjësit të autorizuar”, si dhe ka varësi direkte nga Kryetari/Kryesia dhe jo nga Nëpunësi Autorizues, në kundërshtim me ligjin e mësipërm. “Nga auditimi rezultoi se struktura organizative është përcak-tuar me VKM nr.399, datë 26.05.2010, e cila edhe pse plotëson funksionet në zbatim të ligjit organik të Akademisë së Shkencave, bie në kundërshtim me VKM nr.474, datë 16.06.2011 “Për përcaktimin e standardeve e të procedurës që duhet të ndiqet gjatë hartimit dhe miratimit të strukturave organizative të institucion-eve të administratës publike” si dhe nuk përmbush kërkesat e ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. Po kështu edhe rregullor-ja e brendshme nuk përmbush kërkesat e ligjit në lidhje me përgjegjshmërinë menaxheriale, kompetencat dhe përgjeg-

Zbardhen të tjera detaje nga auditi në Akademinë e Shkencave

Nuk kanë fund skandalet në Akademinë e Shkencave, shkelje me auditimin e financave dhe kontributet e sigurimeve suplementare

Tërmeti, Haki Çako sheh nga afër situatën në Korçë

Drejtori i Përgjithshëm i Emerg-jencave Civile, Haki Çako ka mbërri-tur në Korçë për të mbikëqyrur nga afër situatën e krijuar nga tërmetet e njëpasnjëshme të ditës së sotme. Çako deklaroi se po punohet për re-habilitimin e situatës për të siguruar ushqim dhe fjetje për banorët, shtëpitë e të cilëve kanë pësuar dëme të rënda. “Jemi informuar nëpërmjet medias për lëkundjet sizmike në Korçë. Ne bashkë me prefektin kemi marrë masat për inventarizimin paraprak të dëmeve të banesës. Janë dëmtuar disa banorë. Konstatohen rreth 100 banesa të dëmtuara. Një pjesë prej tyre kanë qenë të pabanuara. Ka nisur instalimi i çadrave për të shmangur qëndrimin e tyre në banesë. Ju kemi ardhur në ndihmë banorëve për të siguruar ushqime dhe fjetje, qoftë në fshatin Floq por edhe në fshatrat e tjera”, u shpreh Çako. Në zonat e prekura nga tërmeti në Korçë janë vendosur çadrat, shtretërit dhe bat-anijet për familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar.

Basha: Të shpallet gjendja e emergjencës në Korçë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kërkon që të shpallet gjendja e emerg-jencës në Korçë pas rënies së tërmetit ku u dëmtuan mbi 100 banesa, ndërsa 4 persona u plagosën. “Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar. Duhet shpallur men-jëherë gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur dhe duhen dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë. Nuk duhet hum-bur asnjë çast për shkak të paaftë-sisë apo lojërave politike, por duhet vepruar menjëherë dhe me veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur”, shkruan ai.

jësitë e Nëpunësit Autorizues, Nëpunësit Zbatues dhe menaxherët e tjerë të një-sisë”, thuhet më tej.

Shkeljet me kontributet Nga auditimi i kryer nga KLSH në

përllogaritjen dhe derdhjen e kontrib-uteve të sigurimeve suplementare në Akademinë e Shkencave për punon-jësit me titull “profesor” dhe “drejtues kërkimesh” dhe me titull “profesorë të

asociuar” dhe “mjeshtër kërkimesh” rezultoi se kontributi suplementar ju është mbajtur nga dy herë që nga muaji janar 2010. Kontributi suplementar është mbajtur një herë sipas ligjit nr. 8097, datë 21.03.1996 në masën 3% të pagës bruto dhe një herë sipas ligjit nr.10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të univer-siteteve, të shkollave të larta, Qendrës së

Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, në masën 3,5% të pagës bruto mujore. Sipas raportit, këta punonjës paguajnë në muaj kontribute suplementare në masën 6,5% të pagës bruto mujore. “Përllogaritja dhe ndalesa e kontributit me të dy ligjet, gjithsej në masën 6.5% është e gabuar, pasi këta punonjës do të përfitojnë vetën nga një kontribut, përcaktuar saktë edhe në nenin 14 të ligjit nr.10139, datë 15.05.2009 ku citohet: ‘Personat, që kanë të drejtë për më shumë se një lloj përfitimi nga ky ligj dhe nga ligje të tjera, si rrjed-hojë e periudhave të ushtrimit të titullit, kanë të drejtë të zgjedhin përfitimin më të favorshëm’”, thuhet në raport.

1. Asambleja është organi më i lartë drejtues i Akademisë dhe përbëhet nga2. anëtarët e rregullt, anëtarët e përher-shëm dhe anëtarët e asociuar të Akad-emisë”.3. Këshilli ekzekutiv përbëhet nga

Kryetari, Zëvendëskryetari, Sekretari Shkencor4. dhe drejtuesit e seksioneve.5. Kryesia e Akademisë përbëhet nga Kryetari, Zëvendëskryetari dhe Sek-retari Shkencor.

1. Akademia ka në përbërje anëtarë të rregullt, anëtarë të përhershëm, anëtarë të asociuar dhe anëtarë nderi.

2. Anëtarët e rregullt të Akademisë mbajnë titullin “Akademik” dhe të tillë janë 30 veta. Në këtë grup përfshihen edhe Anëtarët e përhershëm të Akademisë dhe të tillë janë deri në 10 veta.

3. Anëtarët e asociuar të Akademisë mbajnë titullin “Akademik i asociuar” dhe të tillë janë 15 veta.

4. Anëtarë nderi të Akademisë janë personalitete të njohura të vendeve të tjera. Numri i tyre përcaktohet në statutin e Akademisë, por ky numër nuk e kalon atë të anëtarëve të rregullt të Asamblesë së Akademisë”.

PËRBËRJA E ORGANEVE DREJTUESE

PËRBËRJA E AKADEMISË

Page 11: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Depozitat dhe kreditë vijojnë rënien edhe në prill, qytetarët tërheqin 4.6 mld lekë,

bankat japin 1.5 mld lekë më pak

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra Raporti i BSH, muaji prill nuk ka qenë i mbarë as për depozitat dhe as për kredinë

Muaji prill nuk ka qenë i mbarë as për depozitat dhe as për kredinë. Sipas statistikave të Bankës

së Shqipërisë, stoku i kredisë për ekonominë ishte 545.7 miliardë lekë në muajin prill, duke shënuar rënie për herë të parë pas tre muajve kur ky tregues kishte njohur një rritje të shpejtë. Në raport me një muaj më parë, huaja për ekonominë ra me 0.3%, ose 1.5 miliardë lekë më pak. Në këtë tendencë tkurrëse ka ndikuar rënia e huasë në valutë si për bizneset ashtu dhe për individët, por edhe kredia në lekë nuk ka shënuar ndonjë hov. Me bazë vjetore, huaja për ekonominë është në stanjacion, me një rënie të lehtë prej 0.05%. Sipas Bankës së Shqipërisë, duke përjashtuar efektin e kursit të këmbimit dhe të fshirjes së kredive të këqija nga bilancet, huaja për ekonominë ka shënuar një rritje vjetore prej rreth 5%, që gjithsesi mbetet e dobët. Në tre vitet e fundit, rritja e kredisë ka qenë negative, ose minimale, teksa bankat janë treguar të shtrënguara me kriteret e dhënies së huave nga njëra anë dhe nga ana tjetër ata ankohen se mungojnë projektet cilësore nga bizneset.

Depozitat Banka e Shqipërisë konstaton

gjithashtu rënie të depozitave gjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave gjatë muajit prill nga bankat e nivelit të dytë janë tërhequr rreth 4,6 mld

Në raport me një muaj më parë, huaja për ekonominë ra me 0.3%, ose 1.5 miliardë lekë më pak. Në këtë tendencë tkurrëse ka ndikuar rënia e huasë në valutë si për bizneset ashtu dhe për individët, por edhe kredia në lekë nuk ka shënuar ndonjë hov...lekë kryesisht nga individët. Rënia

e depozitave vijon për të dytin muaj radhazi për këtë vit ndërsa në total depozitat në Shqipëri sipas Bankës së Shqipërisë janë 998,5 mld lekë nga 1 triliard që ishte një muaj më parë. Kursimet e qytetarëve shqiptarë në banka kanë pësuar rënie si në lekë po ashtu edhe monedha të huaja. Ndikimi kryesor në këtë situatë sipas ekspertëve janë normat e ulëta të interesit për de-pozitat në lekë. Depozitat në monedhën europiane vijojnë të mbajnë peshën kryesore në sistemin bankar shqiptar. Përtej kësaj edhe kreditë e dhëna për ekonominë shqiptare kanë pësuar ulje

për herë të parë gjatë këtij vit. Banka e Shqipërisë konstaton se huaja ka rënë me 1.5 mld lekë. Kreditë janë ulur si në lekë po ashtu edhe në euro pavarësisht të gjitha nismave të ndërmarra nga Banka Qendrore. Vetëm pak ditë më parë, guvernatori Gent Sejko i bëri thirrje bankave të nivelit të dytë që të shtojnë huatë për bizneset që kanë mundësi më të larta të kthimit të tyre. Gjatë 2018, sektori bankar ka dhënë 1.1 mld euro kredi të re për financimin e ekonomisë.

Kreditimi në 2018 Stoku i huasë për ekonominë

zbriti në 532.6 miliardë lekë në dh-

jetor të vitit 2018, sipas të dhënave që janë publikuar sot nga banka e Shqipërisë. Në krahasim me një vit më parë, kredia e dhënë për bizneset, individët dhe institucionet shtetërore ka rënë me 3.2%, ose rreth 17 miliardë lekë më pak. Të dhënat historike të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kjo është rënia më e madhe vjetore historike, të paktën që nga viti 1997. Nga fillimi i viteve 2000 deri në 2011-n, huaja për ekonominë u rrit me ritme të shpejta, edhe me 50% në periudhën 2006-2007. Më pas, ritmet u ngadalësuan, sidomos pas 2008-s, kur jo vetëm vendi filloi të ndjente

Fasonët “çlirohen” nga TVSH, drejt shlyerjes detyrimet e prapambetura

Liberalizohen shërbimet minerare, ekspertët s’kanë nevojë më për licencë

Shlyerja e detyrimeve të prapambetura të TVSH-së së rimbursuar për indus-trinë me material porositë-si ose siç njihen ndryshe fasonët, është drejt fundit, çka do t’i japë mundësinë këtij sektori për më shumë “frymëmarrje” dhe liku-jditet. “Rimbursimi i TVSH-së ka vazhduar me ritme goxha të shpejta. Dhe me ndryshimin e ligjit të ri për TVSH-në për sa i përket nënkontraktorëve nuk do të ketë më akumulim aq sa ishte më parë dhe normal-isht po të zgjidhim çështjen

e dhjetorit të vitit të kaluar, biznesi fason ka marrë një ndihmë të madhe”, shprehet Florian Zekja, Përfaqësues i Industrisë fason. Ndërkohë, pak ditë më parë, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri me dije se deri në fund të muajit Qer-shor, qeveria do të paguajë të gjitha detyrimet e aku-muluara për rimbursimin e TVSH-së, për disa sektorë, si fasonët, grumbulluesit dhe eksportuesit. Dhe duke nisur nga muaji Korrik situ-ata do të normalizohet, pasi do të zbatohen afatet.

“Ushtrimi i veprimtarisë së shërbimeve të eksper-tizës apo profesionale lid-hur me burimet minerare do të jetë i lirë, pa qenë e domosdoshme pajisja me licencën e deritanishme”. Gjithçka përcaktohet në disa ndryshime ligjore, të hartuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energ-jisë në ligjin “Për sektorin minerar”, i cili parashi-kon shfuqizimin e licencës “Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me burimet minerare”. Nga ana tjetër, ky projektligj

parashikon se veprimtaritë studimore projektuese në fushën minerare mund të kryhen vetëm nga sub-jektet e certifikuara për këtë qëllim. Ndërkohë që, do certifikohen për kryer-jen e veprimtarive studi-more-projektuese në fushën minerare personat fizikë, të regjistruar si të tillë, që kanë aftësi teknike dhe përvojën e nevojshme për kryerjen e këtyre veprimtarive. Kjo veprimtari mund të kryhet dhe nga persona juridikë të cilët kanë të punësuar individë të certifikuar.

Bizneset në treg të lirë energjie, çmimi final do të vendoset nga OSHEEBrenda 10 ditëshit të parë

të qershorit, Enti Rregullator i Energjisë do të ketë gati metodologjinë e re që do të përdoret për përllogaritjen e çmimit, me të cilin e blejnë en-ergjinë bizneset që kanë dalë në treg të lirë. Pas, ngritjes së shqetësimeve për luhatjet mujore të çmimeve dhe nive-lin e lartë me të cilin paguhet kjo energji, kreu i ERE, Petrit Ahmeti tha se rregullorja synon që çmimi të vendoset nga OSHEE. “Aktualisht ne jemi duke përditësuar metod-ologjinë e përllogaritjes së këtij çmimi jo duke miratuar

çmimet por metodologjinë e përcaktimit të çmimit. Dhe do të ketë një strukturë pranë OSHEE që mbi bazën e të dhënave do të vendosë se sa do të jetë çmimi”, u shpreh Ah-meti. Aktualisht OSHEE luan rolin e Furnizuesit të Mundë-sisë së Fundit, ndërkohë që çdo muaj Enti Rregullator i Energjisë përcakton çmimin me të cilin paguhet energjia. Deri më tani vetëm 18 biznese të lidhur në tensionin 35 kv janë shkëputur nga OSHEE, ndërkohë që statistikat flasin për rreth 90 biznese të lidhur në këtë tension.

pasojat e kredisë globale, por edhe kredia e pakthyer në banka arriti në 25%. Pas kësaj periudhe huadhënia për ekonominë hyri në ngërç, duke re-flektuar kujdesin e shtuar të bankave dhe mungesën e projekteve fizibël nga biznesi. Në vitin 2018, rënia ka ardhur si rrjedhojë e disa faktorëve, që lidhen me tkurrjen e kredisë për bizneset dhe korporatat publike nga njëra anë dhe me nënçmimin e euros dhe fshirjen e kredive nga ana tjetër. Më e qëndrueshme ka qenë huadhënia për individët.

Në kuadër të evidentimit të detyrimeve të prapambetura të krijuara rishtazi, si dhe monitorimit të shlyerjes së tyre, bazuar në planin e shlyerjes dërguar nga bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë bërë raportimin e detyrimeve të prapambetura për tremujorin e parë të vitit 2019. Nga përpunimi i të dhënave dhe përditësimi i informacionit nga çdo bashki për periudhën janar-mars 2019, rezulton se stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit mars 2019, i cili parashikohet të shlyhet në një periudhë afatmesme, bazuar në planin e

shlyerjes së dërguar nga të gjitha bashkitë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë është rreth 7.1 miliard lekë. Vlera neto e stokut të detyrimeve të prapambetura është rritur me rreth 0.4 miliard lekë, krahasuar me vlerën e detyrimeve të raportuar në tremujorin e katërt të vitit 2018. Sipas kategorive, zëri “Investime” zë peshën më të madhe të stokut të detyrimit me rreth 48.2%, “Mallra dhe Shërbime” me rreth 20.4%, “Vendime Gjyqësore” me rreth 17.4% dhe zëri “Të tjera” me 11.8%. Stoku i Bashkisë Tiranë zë peshën më të madhe ndaj totalit të detyrimit me rreth 35.8%, nga 29.5% që ishte në tremujorin

e katërt të vitit 2018. Bashkia Tiranë, në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2018, e ka rritur stokun e detyrimeve në tremujorin e parë të vitit 2019 me rreth 572 milion lekë. Sipas informacion-it të njësive të vetëqeverisjes vendore, një pjesë e detyrimeve të krijuara deri në mars 2019 janë likuiduar dhe ndërkohë pritet likuidimi i plotë i tyre në periudhën në vazhdim, pasi nga përvoja e bashkive rezulton se disa detyrime likuidohen pas një periudhe më të gjatë se periudha e raporti-mit. Detyrimet e krijuara rishtazi lidhen kryesisht me kategorinë “Investime”, “Mallra dhe Shërbime” dhe “Vendime Gjyqësore”.

Raporti, borxhi i bashkive u rrit me 0.4 miliard lekë gjatë janar-mars

Page 12: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

12 GAZETA SOTE Diel 2 Qershor 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Dalin në dritë tjera detaje për përplasjet e Shqipërisë me ndërkombëtarët

Dokumentet, ja si vendosja e ushtarëve rusë në Shqipëri alarmoi Britaninë e SHBA në vitin 1949,

për përplasjet me Greqinë ndërhyri OKBDalin në dritë të tjera do-

kumente sa i takon për-plasjeve të Enver Hoxhës me ndërkombëtarët. Në

disa letërkëmbime të deklasifikuar nga DASH, tregohet se si OKB u vu në lëvizje për përplasjet me Greqinë. Ndërkohë Britani u alarmua nga ushtarakët dhe armatimet ruse në Shqipëri.

Gjenevë, 30 qershor 1948 Raport i Komitetit Special të OKB

për Ballkanin Konkluzionet e mëposhtme bazo-

hen në ngjarje për të cilat është vënë në dijeni Komiteti Special deri më 16 qershor 1948. Komiteti është përpjekur vazhdimisht të asistojë Shqipërinë, Bullgarinë e Jugosllavinë nga njëra anë, dhe Greqinë nga ana tjetër për vendosjen e marrëdhënieve të fqinjë-sisë së mirë.

-Qeveria greke ka bashkëpunuar me komisionin e veçantë të OKB. Ndërsa qeveritë e Shqipërisë, Jugosl-lavisë, e Bullgarisë kanë refuzuar të bashkëpunojnë dhe as nuk e njohin atë si organi përkatës i OKB. Për arsye të këtij refuzimi Komisioni deri tani nuk ka arritur të japë asistencën e duhur për katër qeveritë në zbatim të rekomandimeve të Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me:

(1) vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe të fqinjësisë së mirë;

(2) caktimin e konventave kufi-tare;

(3) zgjidhjen e çështjes së refug-jatëve politikë;

(4) transferimet vullnetare të mi-noriteteve.

Marrëdhëniet diplomatike ekzis-tojnë mes Greqisë dhe Jugosllavisë, por nuk janë normale, ndërsa nuk ka fare lidhje diplomatike mes Greqisë e Shqipërisë. Komiteti i veçantë është informuar se rinisja e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Bullgarisë është duke u diskutuar aktualisht në Uashington. Komiteti beson se gue-rilasit grekë kanë marrë ndihma dhe asistencë nga Shqipëria, Bullgaria e Jugosllavia, të cilat i kanë furnizuar me materiale lufte dhe kanë lejuar përdorimin e territorit të tyre për operacione taktike. Komiteti ka zb-uluar më tej se mbështetje morale i është dhënë guerilasve komunistë, ekzistencën e një radio-stacioni për guerilasit në territorin e Jugosl-lavisë dhe organizimin sistematik të komiteteve të ndihmës. Kjo asistencë ka qenë kaq e madhe sa që nuk ka mundësi të jetë bërë pa dijeninë e qeverive përkatëse. Për sa kohë që ngjarjet në veri të Greqisë të trego-jnë që guerilasve grekë po u jepet ndihmë nga Shqipëria, Bullgaria e Jugosllavia, komiteti i veçantë është i bindur se rrezikohet paqja ndërkom-bëtare dhe siguria në Ballkan. Për sa kohë që të vazhdojnë kushtet e trazuara në kufijtë veriorë të Greqisë Komiteti i Veçantë beson se duhet të ruhen funksionet e vigjilencës në marrëdhëniet me Shqipërinë, Jugosllavinë e Bullgarinë, si dhe të tentohen zgjidhja paqësore e ten-

sioneve me anë të agjencive të OKB. Por Komiteti i Veçantë gjithashtu rekomandon kufizimin e formës së operimit në mënyrë që të mos kthehet në një barrë financiare për vendet e OKB. Ne rekomandojmë që kombet të sjellin vëzhguesit e tyre dhe Asambleja e Përgjithshme të studiojë mënyra për të fituar bash-këpunimin e Shqipërisë, Bullgarisë e Jugosllavisë.

Beograd, 8 mars 1949Ambasadori në Jugosllavi (Can-

non) për sekretarin e shtetit: Publik-imi i protestave dhe incidenteve ku-fitare mes Jugosllavisë e Hungarisë si dhe mes Jugosllavisë e Shqipërisë tregojnë për rritje të tensioneve në kufijtë e Jugosllavisë me vendet e bllokut sovjetik. Ne besojmë se bazuar në provat e deritanishme ten-tativat kryesore të bllokut të Komin-form kundër Jugosllavisë do të vijnë nga Maqedonia dhe se riorganizimi i guerilasve grekë apo i Sllavo-Maqe-donasve janë zgjedhur si objektivat kryesorë. Këto mjete do të përdoren për të evituar përgjegjësinë qeveri-tare pasi rajoni ka trazira historike dhe aktuale. Elementi i fundit mund të jetë i rëndësishëm për qeverinë jugosllave pasi do të përbënte provë për agresionin e vendeve komuniste, siç ishte dhe incidenti i djeshëm i shpërthimit në Pijade. Me këtë teori provokimet kufitare të Hungarisë e Shqipërisë mund të jetë diversione të vogla të supozuara për (1) për-shkallëzimin e luftës së nervave (2) të parandalojnë që Jugosllavia të përqendrohet te Maqedonia dhe (3) të dobësohet ekonomia e vendit me shpërndarjen e burimeve. Kështu strategjia komuniste e Kominform ka në plan ta shtyjë Jugosllavinë më tej politikisht drejt Perëndimit, për ta larguar nga grupi ekonomik i CMEA. Ne nuk kemi dyshime se Moska nuk do të realizojë asgjë me programin

e saj gërryes botëror kundër ven-deve të zakonshme komuniste, por anti-Kremlin. Ne nuk kemi mundur të gjejmë prova në mbështetje të telegrameve të fundit të Budapestit mbi shenjat e mobilizimit dhe as nuk kemi marrë informacione të tilla nga fqinjët e tjerë të Jugosllavisë, por gjithnjë ka rrezik për eksperimente nga më të ndryshmet që tentohen nga blloku sovjetik në kufijtë e Ju-gosllavisë. Demonstrimi publik i 14 ushtarëve apo refugjatëve hungarezë në stacionin e trenit të Beogradit, mund të merret si një tjetër provë se jugosllavët nuk frikësohen. Dje pasdite u takova me zv. ministrin Popovic i cili nuk tregoi asnjë ankth apo frikë për provokimet kufitare shqiptare apo hungareze edhe pse lufta e nervave është intensifikuar. Nëse informacione të tjera tregojnë se situata mund të jetë më e rëndë nga sa kemi llogaritur, atëherë do të jetë e nevojshme hartimi i një plani amerikan veprimi. Në rast të një pushtimi do të jetë e nevojshme diçka më shumë se referimi te Këshilli i Sigurimit. Do të jetë e nevojshme të dimë për shembull sesi Departamenti do të dëshironte që unë të reagoja për të siguruar nevojat ushtarake për materiale lufte.

Beograd, 16 mars 1949. Ambasadori në Jugosllavi (Can-

non) për sekretarin e shtetit: Ashtu siç konsiderohet dhe nga Beogra-di dhe ne besojmë se kontaktet e Britani-SHBA me Bullgarinë mund të jenë të parakohshme. Nëse situata në Maqedoni zhvillohet ashtu siç par-ashikojnë grekët, hapat e parë do të jenë një lëvizje e kufizuar autonomie drejt ndarjes dhe pavarësisë, nga e cila Bullgaria do të dinte të distanco-hej me sukses. Do të ishte vetëm një çështje e mëvonshme, e ngjashme me njohjen e Markos në 1948 Markos që mund të shërbente si bazë për përf-

shirjen e SHBA-Britani. Kontaktet për mbështetjen e revolucionarëve maqedonas nga Bullgaria, nuk do të bënin të ndryshonte rrugë Kremlini me shumë sesa kërkesat për çështjen e guerilasve grekë përveç rastit kur ne do të tregonim vendosmë për ta vazhduar veprimin me angazhim të ashpër dhe efektiv. Ne jemi dakord se zhvillimet në Maqedoni kërcënojnë sigurinë dhe integritetin e Greqisë, por qeveria greke duhet të kuptojë se cilido që të fitojë në rivalitetin aktual maqedonas, Jugosllavia apo Bullgaria, në të ardhmen do të rritet presioni për absorbimin e Maqedonisë së Egjeut. Ky fakt e bën misionin tonë disi të paduruar me këmbënguljen greke për territorin e jugut të Shqipërisë. Çështja e Shqipërisë sigurisht që do të dalë përsëri me rinisjen e përpjekjeve të Evatt, dhe ne besojmë se komu-nistët do të lejojnë të prezantojnë për publikun botëror dështimin e negoci-atave prej këmbënguljes së Greqisë në pretendimet ndaj Shqipërisë. Ne duhet të nxisim grekët që të marrin kryesimin e tentativave realiste të rikëshillimit mes vendeve të Ballkanit duke propozuar njohjen e kufijve ak-tualë, me garancinë e mbrojtjes së tyre nga katër fuqitë e mëdha dhe OKB. Komisione speciale të kufijve mund ose mund të mos përdoren. Greqia mund të shprehë më tej dëshirën për të hequr dorë nga pretendimet ndaj Shqipërisë duke garantuar kufijtë e saj, por një garancie tillë do të vlente vetëm Jugosllavia, Shqipëria e Bullgar-ia pranojnë mes tyre ndarjen e kufijve, përndryshe konfliktet mes këtyre tre vendeve sigurisht që do të përfshinin rrjedhimisht edhe Greqinë. Ashtu si çështje të tjera kufitare që kërcëno-jnë paqen në Evropën Lindore, ky propozim mund të zgjerohet duke përfshirë zona të tjera tensionesh, por ne këtu po mendojmë kryesisht për Maqedoninë e Greqinë. Ne nuk e dimë se me çfarë karremi sovjetikët po

i joshin fqinjët e Jugosllavisë, ndoshta shqiptarëve i është premtuar rajoni i Kosovës në Jugosllavi apo bullgarëve i është garantuar përfshirja e disa pjesëve të Maqedonisë, apo thjesht një Maqedoni e pavarur nën kontrollin e Sofies. Këto mundësi sjellin mjaft shqetësim prandaj nga ky propozim nuk ka shumë për të humbur dhe mjaft për të fituar. Në rastin më të paktën Greqia do të sigurohej një iniciativë diplomatike dhe vënie në vështirësi të bllokut të Kominform.

Ambasada britanike për Departamentin e Shtetit

Qeveria britanike ka marrë kohët e fundit raportime për lëvizje trupash dhe aktivitete të tjera ushtarake në juglindje të Evropës, si më poshtë:

a) Ardhja e trupave të reja nga Bashkimi Sovjetik në portin e Kon-stanca, i cili është zbrazur tashmë nga ushtarët rumunë.

b) Lëvizje drejt jugut të forcave pushtuese sovjetike në Rumani, drejt Bullgarisë;

c) Ardhja e trupave sovjetike në Szombathely pranë kufirit të Aus-tro-Hungarisë;

e) Grumbullim i forcave guerile 10,000 deri në 15,000 njerëz, në kufirin Greko-Bullgar;

f) Lëvizje e trupave dhe armëve sovjetike drejt Shqipërisë në rrugë detare.

2. Autoritetet britanike nuk i konsiderojnë anormale këto lëvizje të sovjetikëve. Ata sugjerojnë se lëvizjet në Austri e Hungari po kryhen në kuadër të manovrave të pranverës, dhe se nuk dëshmojnë për veprime specifike. Ata thonë se përkundrazi, ka pasur shpërndarje të qëllimshme të lajmeve të tilla për motive të luftës psikologjike.

3. Raportimet fokusohen më shumë te Jugosllavia dhe objektivi i tyre kryesor është lufta e nervave me Titon, i cili është tashmë nën pre-sion të ashpër ekonomik nga blloku sovjetik. Gjithashtu incidentet me Hungarinë dhe Shqipërinë (akuzat e ashpra në shkëmbimet verbale) si dhe publiciteti që po i jepet çështjes së Maqedonisë së pavarur konfirmo-jnë pikëpamjet e zyrës së jashtme britanike se qeveria sovjetike po piqet të shtojë presionin ndaj Jugosl-lavisë. Nga ana tjetër, ambasadori britanikë Beograd nuk ka parë shen-ja serioze rreziku në qytet dhe nuk beson se ka gjasa për veprim ushtarak të sovjetikëve apo satelitëve të tyre ndaj Jugosllavisë. Qeveria greke është vigjilente ndaj këtyre zhvillimeve, veçanërisht për kërcënimin komunist dhe shtetin e pavarur të Maqedonisë. Ata duket se i tremben një operacioni të drejtpërdrejtë të kontakteve ruse me Shqipërinë si pjesë e strategjisë së Kremlinit për rrethimin e Jugosllavisë. Grekët kanë sugjeruar që britanikët të veprojnë për të parandaluar çdo deklaratë nga komunistët e Maqe-donisë. Zyra e jashtme britanike nuk beson që përfaqësimi i tyre në konfer-encën e Sofies (deri në dhjetor 1947) është diçka e mirë.

Page 13: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 13

k r o n i k e www.sot.com.alr a j o n & b o t e www.sot.com.al

Liderët e Kosovës, ultimatum BE për liberalizimin e vizave dhe dialogun

LDK, VV, PSD do të paraqesin kësaj jave mocionin e mosbesimitThaçi: Jo kushte të reja për vizat. Haradinaj: Sovraniteti në dialog, ide e gabuar

Andi LAMKO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar dje nga një forum sigurie në Budva të Malit të Zi, se Kosova ka

përmbushur tashmë të gjitha kriteret dhe nuk do të pranojë kushte të reja për liberalizimin e vizave nga BE, qoftë heqja e taksës apo themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Thaçi tha në konferencën e shtypit pas forumit se të gjitha marrëve-shjet e arritura në Bruksel në vitin 2013, duhet të respektohen dhe implementohen, ndërsa qëndrimi i tij u vlerësua nga kolegët e forumit, presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe analisti politik amerikan Damon Wilson . “Kosova ka realizuar të gji-tha kushtet e nevojshme në ekonomi, politikë dhe legjislacion para së gjithash që të ndodhë liberalizimin i vizave, por kushtet e reja nuk do të pranojmë. Sa për heqjen e tarifës apo themelimin e ndonjë mekaniz-mi, qoftë edhe asociacionit për liber-alizimin e vizave, Kosova i qëndron mbrapa arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe implementimit në tërë-si”, tha ai. Thaçi më tej tha se Bashki-mi Evropian nuk po tregohet i drejtë me Kosovën karshi shteteve të tjera të rajonit. “Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, marrëveshjes së Prespës, komunikimit mes shteteve të rajonit, rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen atlantike. Unë jam veçanërisht i pakënaqur, që pavarësisht punës së mirë që ka bërë Kosova, Bashkimin Evropian po bënë vlerësime të standardeve të dyfishta për Kosovën. Por al-ternativa jonë është e vetmja e

BE: Politikat e kolonive izraelite në Palestinë, pengesë për paqen

SHBA, shkon në 12 numri i të vrarëve në sulmin në Virgjinia

Bashkimi Evropian ka denoncuar sot si “ilegale” ak-tivitetin e Izraelit për zgjer-imin e kolonive në territoret e pushtuara palestineze, duke thënë se motivi i përsëritur i grabitjes së tokës nga Tel Avivi është një pengesë për procesin e paqes. "BE kundërshton fu-qimisht politikën e kolonive të Izraelit, duke përfshirë dhe atë në Jeruzalemin lindor, të cilat janë ilegale sipas ligjit ndërkombëtar dhe një peng-esë për procesin e paqes”, thu-hej në deklaratën e djeshme të

BE, që erdhi pas njoftimit të qeverisë herreje për dhënien e lejeve për 800 njësi banimi në lindje të Jerusalem. "Politika e ndërtimit të kolonive dhe zg-jerimit të tyre në Jeruzalemin Lindor, minon zgjidhjen me dy shtete”, thuhej në deklaratën e zdhënëses së BE, Maja Koçi-jançic. Rreth 600,000 izraelitë jetojnë në rreth 230 koloni ilegale të ndërtuara që prej vitit 1967 kur Izraeli nisi push-timet e territoreve palestineze në Bregun Perëndimor dhe Lindje të Jeruzalemit.

Së paku 12 njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë lënduar të premten gjatë një sulmi me armë zjarri në një ndërtesë qe-veritare në Virgjinia të Shteteve të Bashkuara. Policia tha se personi i dyshuar, i cili ka pun-uar për një kohë të gjatë për autoritetet lokale të Virgjinias, ka sulmuar njerëzit me armë zjarri në mënyrë të pakontrolluar në një ndërtesë administrative të këtij rajoni. Sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë. Zyrtarët

thanë se një polic është lënduar pasi u qëllua në jelekun an-ti-plumb që e kishte të veshur. Sulmi filloi pak pas orës 16 sipas kohës lokale në Qendrën Komunale të qytetit Virginia Beach, ku ka shumë ndërtesa të autoriteteve të qytetit. Zona u bllokua për qarkullim nga policia dhe të gjithë punëtorët u evakuuan. “Ne vetëm dëgjonim njerëz duke bërtitur dhe duke kërkuar që të tjerët të zbresin nga katet”, tha Megan Banton, asistente administrative në ndërtesën ku ndodhi sulmi.

Uashingtoni i jep fund avantazheve tregtare të IndisëSHBA do t’i japë fund

avantazheve tregtare të im-porteve me prejardhje nga India duke filluar nga nesër, njoftoi presidenti amerikan Donald Trump, një tjetër godit-je e rëndë ekonomike për aleatin e tij, kryeministrin Narendra Modi. India ka përfi-tuar prej një kohë të gjatë nga regjimi i preferencave të përg-jithshme që i mundësonte një hyrje të lirë në tregun amer-ikan. Gjatë një komunikate të publikuar dje në mbrëmje, Trump u ankua për një akses

të pamjaftueshëm në tregun in-dian për eksportet amerikane. “Kam dalë në përfundimin se India nuk i ka garantuar SHBA akses të drejtë dhe të arsyeshëm në tregjet e saj”, deklaroi Trump. “Për pasojë, është e drejtë që t’i jepet fund përcaktimit të Indisë si një vend ‘përfitues në zhvil-lim’ duke filluar nga 5 qershori 2019”, theksoi presidenti amer-ikan, i cili kishte njoftuar në mars se do t’i jepte fund regjimit preferencial për Indinë dhe Tur-qinë, por në atë kohë nuk kishte dhënë asnjë datë.

Anagnostopoulou: Ambasadat në Shkup e Athinë, domosdoshmëri

Ministrja alternative për Punë të Jashtme të Greqisë, Sia Anag-nostopoulou tha se ngritja e nivelit të marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut paraqet vulosjen e përpjekjeve tona për të ardhmen e zhvillimit dhe solidaritet në Ballkan. “Bëhet fjalë për hap të domosdoshëm që do të kontribuojë për përmirësimin e zbatimit plotësues të bashkëpunim-it në të gjitha fushat”, thotë shefja e diplomacisë se opozitës greke Anagnostopoulou.

Tragjedia në Danub, moti i keq ndalon

kërkimin e trupaveKapiteni i një anijeje që u përplas

dhe fundosi një barkë turistike në Budapest duke vrarë thuajse të gjithë koreano-jugorët në bord, doli dje para gjyqit në kryeqytetin hungarez, në një kohë kur ujërat e fryrë po ndalojnë arritjen e mjetit të fundosur dhe gjetjen e trupave të të paktën 28 viktimave. Thuaje të gjitha viktimat ishin turistë nga Korea e Jugut. Niveli i ujërave të lumit pritej të rritej sot deri në 6 metra, ndërsa do të bjerë në mesjavë, kur dhe do të tentohet arritja e trupave.

Zgjohet vullkani Etna, lëshon llavë

qindra metra të lartëMali Etna në Itali, një nga vull-

kanet më aktivë të Evropës është ‘zg-juar; dje duke lëshuar tym e llavë disa qindra metra lart në ajër. Vullkani nisi aktivitetin mëngjesin e djeshëm pas shfaqjes së dy frakturave të mëdha në bazën e tij dhe nisjen e një aktiv-iteti të zhurmshëm. Autoritetet nuk raportonin për rreziqe dhe aeroporti i Katanias mbetej hapur. Eugenio Priv-itera, drejtori i gjeofizikës në Katania tha se aktiviteti mund të zgjasë nga disa ditë në disa muaj.

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ish-ministri i Jashtëm konservator pro-Brexit, Boris Johnson do të ishte zgjidhje e përkryer për udhëheqjen e Partisë Konservatore. Trump tha në një intervistë para vizitës në Mbretërinë e Bashkuar se “mendoj që Boris do të bënte një punë shumë të mirë”. Komentet e tij vijnë pas futjes në garë të Sajid Javid, Sekretar i Brendshëm, i cili kishte deklaruar më parë se duhet të mbahet një referendum i ri, zgjedhje të reja dhe tërheqja e Artikullit 50 nga procesi i Brexit. Ndërsa Britania po përgatitet për vizitën e presidentit Trump, ai tha se është duke i kushtuar vëmendje garës për udhëheqjen e par-tisë Konservatore, që do të vendosë kush do të jetë kryeministër i radhës.

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe deputeti i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka njoftuar dje dorëheqjen nga funksioni i deputetit. Ai bëri të ditur lajmin nga Budapesti, përmes profilit të tij në Facebook duke i paraprirë kështu vendimit të Parlamentit i cili do ta shkarkonte kësaj jave. “Ven-dosa të tërhiqem nga funksioni i deputetit. Për këtë vendim ditëve në vijim do ta informoj formalisht edhe Kuvendin. Falënderoj deputetët e VMRO-DP-MNE-së, të cilët ruajtën pozicionet parimore që janë në përputhje me Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk iu nënshtruan presion-eve. Falënderoj të gjithë që më dhanë mbështetje pa-varësisht presioneve dhe padrejtësive, propagandës së rreme dhe rreziqeve”, tha Gruevski.

Trump mbështet Boris Johnson për kryeministër në Britani Nikolla Gruevski njofton dorëheqjen nga posti i deputetit

ardhmja për Bashkim Evropian”, tha presidenti Thaçi.

Haradinaj: Dhënia e sovranitetit në dialog, e gabuar

Në të njëjtën linjë me presidentin por nga vende të ndryshme, kryem-inistri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha dje se gjatë 20 viteve jetë, shteti i Kosovës ka pasur mundësi të mësojë, ndërsa tani duhet të kuptojë se është përgjegjës i vetvetes dhe nuk ka më të drejtë të ankohet tek miqtë për punën e pakryer. Këtë deklaratë Ha-radinaj e bëri në Klinë, në shënimin e 19 vjetorit të themelimit të degës së AAK, ku premtoi se tani e tutje ven-dimet për Kosovën do të merren në Kosovë, në koordinim më partnerët. “Pavarësia nuk do më thënë me i dhënë vendimet e tuaja sovrane në një proces ku ti nuk e përfaqëson veten. Me dhanë diçka nga sovran-

iteti ynë për Unioni n Evropian dhe mu bë anëtar i BE-së e kanë bërë vendet të respektuara, si Gjermania, Italia, Franca dhe plotë vende tjera. Por me dhanë sovranitetin e Kosovës në një proces si dialogu, që është i pa qartë, i pa definuar, e atje me u vendos për punët e Kosovës, ka qenë logjikë e gabuar, edhe e jona edhe e disa partnerëve ndërkombëtar”, tha Haradinaj.

Wilson lavdëron paraqitjen e Thaçit në Budva

Zëvendëspresidenti i “Atlantic Council”, Damon Wilson, i pranishëm në forumin e sigurisë në Budva me presidentët Thaçi e Gjukanoviç, ka vlerësuar qëndrimin e presidentit të Kosovës, duke mbështetur qëndrimin e tij se vonesat me liberalizimin e vizave nga BE, janë diskriminim

për Prishtinën. “Qartësi strategjike e Presidentit Thaçi”, tha Wilson në profilin e tij në Twitter duke iu referu-ar komenteve të Thaçit se “izolimi i Kosovës është një formë e diskri-minimit, ndërsa gjendja aktuale e status-quo nënkupton regres dhe ngadalëson procesin e zgjerimit”. Ai më tej ka shkruar se presidenti Thaçi ka thënë se nuk do të ketë shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por vetëm një demarkim të kufirit si në rastin e Kosovës dhe Malit të Zi. Zëvendëspresidenti i “Atlantic Council”, Damon Wilson, ka qenë në një panel me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ndërsa para pak ditësh ishte mysafir në Prishtinë, ku zhvilloi takime me krerët e shtetit të Kosovës.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha dje në forumin në Budva se çelësi i zgjidhjes së prob-lemeve në rajon është epilogu i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Unë besoj që kudo e veçanërisht në rajon, ka lider dhe unë vazhdojë të them që ne mund t’i zgjidhim problemet që i kemi. Çelësi është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës kur përfundon. Kjo nënkupton se nëse nuk ka epilog, atëherë do të vazhdoj këtë mënyrë. Është shumë e rëndësishme që t’i mbështesim këtë dialog”, tha ai.

Gjukanoviç: Dialogu Kosovë-Serbi, çelësi i problemeve të rajonit

Page 14: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT14 E Diel 2 Qershor 2019

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

“Menjëherë pas ngjarjes autori i kësaj ngjarjeje të rëndë ka

shkuar vetë tek kolegët e tij duke u vetëdorzuar dhe ka treguar të gjithë ngjarjen dhe se kishte plagosur kus-hëririn. Pas ngjarjes menjëherë drejt Pezës shkuan forca të shumta poli-cia dhe bënë të mundur rrethimin e zonës dhe u ngrit një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen...

Shfrytëzuan për prostitucion të miturën, dënohen me 30 vite burg dy të rinjtëDy të rinj të akuzuar për shfrytëzim pros-

titucioni ndaj një të miture janë dënuar me 30 vite burg nga Gjykata për Krime të Rënda. Togat e zeza të krimeve të rënda kanë dënuar me nga 15 vite Elton Drapin dhe Enea Sinanin. Gjithashtu në sajë të këtij procesi u dënua edhe shtetasja S. Kovaçi me 1 vit burg për moskallëzim krimi. Dy të pandehurit e më sipër janë dënuar me nga 15 vjet burg, për shfrytëzim prostitucioni ndaj një 15-vjeçareje. Kujtojmë se dy javë më parë gjatë leximit të pretencës të njëjtën dënim kërkoi edhe organi akuzës për dy të rinjtë. Më konkretisht Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 15 vite të Elton Drapit dhe Enea Sinanit, ndër-

sa 3 vite për S. Kovacin. Kujtojmë se dy të rinjtë u arrestuan në vitin 2016, nën akuzën e shfrytëzimit të një të miture. Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2013, ku e mitura me inicialet M. L., në atë kohë vetëm 15 vjeçe u njoh rastësisht me një prej të pandehurve, Enea Sinanin që punonte kamerier tek një lokal në Tiranë. Vajza i përkiste një shtrese vulnerabile, e cila nuk kishte asnjë të afërm dhe nuk kishte as ku të strehohej. Sinani ka përfituar nga situata e vajzës për t’ia dorëzuar të pandehurit tjetër Elton Drapi, i cili e ka shfrytëzuar vajzën për prostitucion. Nga hetimet e prokurorisë, rezulton se i pandehuri Elton Drapi është njohur në rrethana rastësore më të dëmtuarën M. L., e datëlindjes

17.02.1998. Kjo e fundit, ka deklaruar se në muajin dhjetor të vitit 2013 është njohur rastësisht në një lokal me të pandehurin Enea Sinani që punonte kamerier tek një lokal në Tiranë. M., i ka treguar se nuk kishte vend ku të rrinte dhe të jetonte. Enea ka marrë në telefon një shokun e tij të quajtur Koli, i cili ka mundësuar edhe strehimin e vajzës. Gjatë kësaj kohe, M., është shfrytëzuar për prostitucion nga i pandehuri Elton Drapi dhe të gjitha paratë e fituara i merrte vetë. E mitura në atë kohë, ka arritur të evidentojë shfrytëzuesin e saj dhe ka bërë denoncimin ndaj tyre. Ajo ka rënë dakord që të përgjojë disa biseda me shfrytëzuesit e saj me oficerin e policisë, ku edhe rezulton se i pandehuri

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraFlamur Karaj u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes

Shpërndanin kokainë në Itali, arrestohen 2 të rinj shqiptarëPolicia italiane ka arrestuar 2 shqiptarë të moshave

19 dhe 17 vjeç, pasi u kapën me lëndë narkotike të llojit kokainë. Karabinierët kishin dyshuar te të rinjtë shqiptarë, pasi ata bënin lëvizje të çuditshme. Sipas mediave italiane ata ishin vënë në vëzhgim për rreth një muaj dhe pasi u siguruan për aktivitetin e paligjshëm që ata ushtronin karabinierët italianë kanë bërë një kontroll në banesën ku ata jetonin. Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tyre policia italiane ka arritur të sekuestrojnë 20 gramë drogë të llojit kokainë si dhe 470 euro para të gatshme. Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në paraburgim në një nga komunat e Romës, shkruajnë mediat italiane. Ata tashmë do të qëndrojnë në paraburgim, derisa të dalin përpara gjyqit për t’u përgjigjur për akuzat e trafikut të lëndëve narkotike. Ndërkohë hetimet janë në vijim dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës në këtë zonë.

Kapshticë, polici kufitar gjendet i pajetë në makinën e patrullimit

Një efektiv i policisë kufitare është gjetur i pajetë mëngjesin e djeshëm në pikën kufitare të Kapshticës. Efektivi i policisë është gjendur në orët e para të ditës së djeshme pa shenje jete brenda furgonit të patrul-limit. Kanë qenë kolegët e efektivit ato që kanë kon-statuar trupin e pajetë dhe kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por ka qenë shumë vonë pasi polici kishte ndërruar jetë. Polici që ka humbur jetën në Kapshticë është Ajet Beqo, 62 vjeç. Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Sipas burimeve mësohet se 62-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Atij i ka rënë një atak kardiak i cili i ka marrë menjëherë jetën. Fillimisht trupi i 62-vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit të Korçës dhe pas ekspertizës mjeko-ligjore u tërhoq nga të afërmit.

Pranga 2 shqiptarëve në Greqi, u kapën me 98 kg kanabis

Një sasi prej 98 kilogramë kanabis sativa u sekues-truan në vendin e quajtur “Posta e Nestorit” në afërsi të Kosturit në Greqinë veriore, ndërsa në pranga përfun-duan 2 shqiptarë. Sipas mediave greke, departamentit të antidrogës së Kosturit, arrestoi një 29-vjeçar shqiptar, i cili u kap në flagrancë me sasinë e drogës në furgonin e tij. Në sajë të hetimeve rezultoi se, shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur, po e transportonte lëndën narkotike për llogari të një shtetaseje shqiptare, 34-vjeçare, e cila u arrestua në Selanik, dhe bashkëshortit të saj shqiptar 39-vjeçar, i cili arriti t’iu shpëtonte ag-jentëve dhe është shpallur në kërkim, por edhe emrat e tyre nuk bëhen me dije. Ndërsa sasia e drogës do të dërgohej në Selanik, e prej andej do të shpërndahej në tregun e narkotikëve të Greqisë së veriut. Dy të arrestu-arit u dërguan në Gjykatën e Kosturit, e cila vendosi t’i lërë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Elvis MYRTA

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mes-ditën e djeshme Pe z ë n k u n j ë

konflikt mes dy kushërin-jve në Pezë ka përfunduar në plagosje me armë zjarri. Enver Karaj është plagosur nga djali i xhaxhait të tij Flamur Karaj. Mësohet se autori është polic i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe se ai e ka plagosur kushëririn e tij me armën e shërbimit. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po i nënshtrohet një ndë-rhyrje kirurgjikale. Sipas burimeve spitalore mësohet se i plagosuri nga kushëriri i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Ai është qëlluar një herë me plumb në kokë nga djali i xhax-hait të tij. Menjëherë pas ngjarjes autori i kësaj ng-jarjeje të rëndë ka shkuar vetë tek kolegët e tij duke u vetëdorëzuar dhe ka treguar të gjithë ngjarjen dhe se kishte plagosur kushëririn. Pas ngjarjes menjëherë drejt Pezës shkuan forca të shumta policia dhe bënë të mundur rrethimin e zonës dhe u ngrit një grup hetimor i cili po punon për zbardh-jen e plotë të kësaj ngjar-jeje të rëndë. Disa orë pas ngjarjes zyrtarisht reagoi edhe policia e kryeqytetit e cila dha shumë pak de-taje në lidhje me ngjarje nëpërmjet një komunikate të shkurtër. Zyrtarisht poli-cia tha se efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë e qëlloi kushëririn e tij me plumb në kokë pas një sherri të çastit. “Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konflikti të ças-tit mes dy kushërinjve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi me inicialet E. K., i cili është transpor-tuar menjëherë për ndihmë mjekësore. Autori i plagos-jes shtetasi F. K., aktualisht ndodhet i shoqëruar në Poli-ci. Grupi hetimor ndodhet në

vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia pas ngjarjes pa dhënë as moshën e të plagosurit dhe autorit. Ndërkohë burime jo zyrtare bëjnë me dije se mesditën e djeshme në Pezë ka pas një sherr masiv mes anëtarëve të familjes Karaj. Sipas burimeve dyshohet se sherri mes anëtarëve të kësaj familje ka nisur për një konflikt pronësie që dy djemtë e xhaxhallarëve kanë pasur me njëri-tjetrin. Në konfliktin e djeshëm sipas burimeve ka pas-ur një konflikt masiv mes

anëtarëve të kësaj familje të cilët janë konfliktuar fizikisht mes tyre.

HetimetPas plagosjes së Enver

Karajt nga djali i xhaxhait të tij, efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Flamur Karaj menjëherë u ngrit një grup hetimor për të mësuar për rrethanat që çuan policin të përdorë armën e shërbimit ndaj djalit të xhaxhait të tij. Pas ngjar-jes së rëndë menjëherë në pyetje u morën anëtarët e familjes Karaj për të hedhur dritë më shumë për ngjar-jen e rëndë. Sipas grupit

hetimor dyshohet se mes dy kushërinjve ka pasur një konflikt pronësie. Ata i kanë banesat ngjitur me njëri-tjetrin dhe kohët e fun-dit kanë pasur një konflikt për një copë tokë që ndan shtëpitë e tyre. Por nuk përjashtohet mundësia që sherri të ketë nisur edhe për motive banale dhe një konf-likt të çastit, por sipas grupit hetimor pista e konfliktit për pronën është më mundshme. Për ngjarjen e rëndë policia është ende duke punuar për të zbardhur të plotë atë dhe për të mësuar konfliktin e këtij krimi në familjen Karaj. Përdorimi i armës së shërbimit nga ana e efek-tive të policisë është rasti i dytë brenda pak ditësh. Kujtojmë se mëngjesin e së mërkurës një efektiv i pol-icisë në Lezhë plagosi pas një konflikti në një lokal në Sauk një 26-vjeçar. Ndue Ndoj, 25 vjeç me detyrë nënkomisar në komisaria-tin e Lezhës qëlloi me armë zjarri Ervis Mauratin, i cili mori një plumb në bark por fatmirësisht shpëtoi. Ngjarja ka ndodhur përballë Akade-misë së Policisë në një hotel, ku dy të rinjtë kanë qenë duke konsumuar kafen e mëngjesit.

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë plumb kokës kushëririt, shkak konflikti për pronën

Elton Drapi përdorte si prostitutë M. L. Kjo e fundit është detyruar të punojë si prostitutë dhe gjithash-tu nga ana e të pandehurit Enea Sinani, i është kërkuar që të shkojnë jashtë shtetit së bashku me qëllim shfrytëzimin e saj si prostitutë.

Page 15: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 15

www.sot.com.alk r o n i k e

40-vjeçari Gjergj Cukali i cili dyshohet se është ekzekutori i ish-policit Arben Bilali, krim i ndodhur më 30 janar në Tiranë, u arrestua mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Vasil Shanto”, në një rrugicë teksa ecte në këmbë. Sipas organit të akuzës në mjetin e gjetur pas vrasjes së Bilalit...

Elvis MYRTA

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 40-vjeçarin e arrestuar mbrëmjen e së enjtes si autori i

dyshuar i vrasjes së Arben Bilalit në janar të këtij viti. Togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e prokurorisë dhe vendosën masën e arrestit me burg për Gjergj Cukalin. Në seancën e djeshme, 40-vjeçari nuk ka thënë asnjë fjalë përpara gjykatës. I vetmi komunikim i tij ishte me avokatin, ku ky i fundit i ka thënë gjykatës se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Seanca e nisur mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:30 u shty për disa orë pasi mbrojtja kërkoi të njihej me aktet e dosjes. Pavarësisht mohimit të akuzave nga Cukali, prokuroria ka paraqitur prova bindëse për-para gjykatës e cila ka pranuar kërkesën e organit të akuzës, duke e lënë në burg Cukalin deri në përfundim të hetimeve. Sipas prokurorisë janë mbledhur prova shkencore që vërtetojnë që ky shtetas ka marrë pjesë në atentatin nda Arben Bilalit në 30 janar të vitit 2019. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në mjetin tip “Mercedez Benz”, me të cilin u ekzekutua 50-vjeçari janë gjetur gjurmë ADN-je të Gjergj Cukalit. Ndaj tij prokuroria ka ngritur akuzat e “Vrasje me para-mendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake”.

Hetimet40-vjeçari, Gjergj Cukali i

cili dyshohet se është ekzekutori i ish-policit Arben Bilali, krim i ndodhur më 30 janar në Tiranë, u arrestua mbrëmjen e së enjtes pranë shkollës “Vasil Shanto”, në një rrugicë teksa ecte në këmbë. Sipas organit të akuzës në mjetin e gjetur pas vrasjes së Bilalit, u gjetën disa prova shkencore që çonin te Cukali. Bëhet fjalë për fije floku, gjurmë gishtërinjsh, të cilat përputheshin me ato të Cukalit. Por ajo që fundos 40-vjeçarin është ADN-ja e tij e gjetur në një bidon plastik me ujë e gjetur në automjetin tip Merce-dez Benz”. Hetimet nuk kanë përcaktuar ende nëse Cukali ka qenë personi që ka shkrepur armën ndërsa edhe motivet mbeten të paqarta. Fillimisht

policia përqendroi hetimet në pistën e hakmarrjes nisur nga e kaluara e viktimës, ndërsa me arrestimin e Cukalit po kalohen në sitë edhe pista të tjera, si ajo e pazareve të drogës. Për vrasjen e 50 vjeçarit Bilali, në burg është edhe Arben Tirana me akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

EkzekutimiPara se të mbetej i vrarë

në atentat, mesditën e datës 30 janar, Arben Bilali kishte qenë në shoqërinë e mikut të tij, shtetasit me iniciale A. Ç. Ky i fundit është marrë në pyetje si dëshmitar i ngjarjes dhe ka shpjeguar se si 50-vjeçari u vra sapo zbriti nga makina e tij tip “Golf 4”. Sipas materialit të referuar në Proku-rori, A. Ç. ka deklaruar se bashkë me Arben Bilalin, ka shkuar për të dërguar makinën në servis, pasi kishte një defekt dhe në momentin që janë kthyer, ka ndodhur sulmi i menjëhershëm me armë. Në pamjet e fokusuara nga një kamera sigurie në vendin e ngjarjes, pas automjetit tip “Golf 4”, ku 50-vjeçari ishte si pasagjer, është një makinë tjetër tip “Mercedes Benz CLS”. Në një moment, shoku i Bilalit ka ndaluar makinën vetëm për pak sekonda. Në këtë kohë, Arben Bilali ka zbritur dhe shfaqet duke kaluar mes dy makinave. Sipas pamjeve, viktima duket kur ka-lon para mjetit të atentatorëve, madje edhe shikon drejt tyre. Por sapo kalon rrugën dhe i afrohet trotuarit, makina e shokut të tij

Pëson defekt elektrik, digjet makina në Durrës, shpëton shoferiNjë automjet tip Volksvagen Passat është përfshirë

nga flakët mesditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa makina ka qenë në ecje e sipër kur është përfshirë nga flakët. Paraprakisht mësohet se mjeti është në pronësi të shtetasit Dorian Bregu, 34 vjeç, banues në Arapaj. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka qenë aksidental i shkaktuar nga një defekt elektrik. Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për rastin në fjalë. Ndërkohë në momentin kur ka marrë flakë automjeti shoferi ka dalë menjëherë nga aty duke shpëtuar mrekullisht. Ai ka marrë disa plagë të lehta në trup dhe pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ka lënë ambientet e spitalit. Ndërkohë zjarrfikësit e qytetit bregdetar edhe pse kanë shkuar në kohë rekord në vendngjarje nuk kanë shpëtu-ar dot automjetin i cili u dogj plotësisht.

vijon rrugën drejt, ndërsa atenta-torët i afrohen Bilalit dhe hapin zjarr drejt tij.

Kush është Gjergj Cukali40-vjeçari Gjergj Cukali,

njihet ndryshe si “i forti” i Myslym Shyrit dhe ka një sërë prece-dentësh penalë. Në 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rën-da e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj Fajton Demirlikës, ngjarje e ndodhur në vitin 2004. Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte 10 vite burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”. Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike,

për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro. Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar. Më 20 gusht 2012, nga Komis-ariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali. Arrestimi i tij u bë asokohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pisto-letë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. Ndërkohe në korrik të vitit 2016, gjatë hetimit për disa persona shpërndarës të drogës u konstatua se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.

Operacioni “Sabia”, ja kush është koka e grupit të kapur në Vlorë

Flodian Serjani është koka i grupit kriminal të trafi-kut të drogës i cili u arrestua sot në Vlorë. Sipas mediave italiane ai është një trafikant droge me lidhje shumë të forta në Toskanë dhe që udhëtonte shpesh herë nga Brindisi për në krahinën e tij në Shqipëri për të siguru-ar ngarkesën. Personat e tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal ishin dhe 3 shqiptarë të tjerë, Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Alliaj të cilët plotësonin dhe grupin e trafikut të drogës me bazë në Toskanë. Ata shisnin marijuanë në komunat fiorentine Arrezo dhe Se-nesi. Por pikërisht ky grup ishte i lidhur fort me grupe të krimit të organizuar të Puglia- s, veçanërisht me Salverio Palma i cili është personi që u arrestua sot në Itali. Droga pasi vinte nga bregdeti shqiptar kalohej nëpërmjet korri-erëve në qytete të tjera të Italisë si Napoli, Milano, Romë dhe Firence. Mediat italiane shkruajnë se sipas hetimeve po ky grup ka pasur gisht në dy ngarkesa të kapura në 2018 të disa sasive të konsiderueshme kanabisi.

Gjyqi, 40-vjeçari ka mohuar akuzat përpara togave të zeza

Dyshohet si vrasësi i ish policit Arben Bilali, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjergj Cukalin

Aksident masiv në aksin Tiranë-Durrës, plagosen dy persona

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. 6 automjete u përplasën me njëra tjetrën dhe si pasojë dy të persona. Dy të rinjtë u dërguan menjëherë për mjekim në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha të Traumës thonë Aksidenti është regjistruar rreth orës 13:50, ku janë përfshirë disa automjete. Nga përplasja e autom-jeteve është shkaktuar një trafik i rënduar në autostradë. Ka qenë policia e qytetit bregdetar të Durrësit e cila ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mesditën e djeshme. Më datë 01.06.2019, rreth orës 13:50 , në autostradën Tiranë-Durrës, ka ndodhur një përplasje mjetesh ku si pasojë janë lënduar dy persona , të cilët u transportuan në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, sqaroi policia për aksidentin e rëndë që fatmirësisht përfundoi pa viktima.

Dy të rinj kanë janë arrestuar nga policia e Tiranës mesditën e djeshme, pasi akuzohen se merreshin me vjedhje makinash. Burime zyrtare bëjnë me dije se në prangat e uniformave blu të kryeqytetit kanë përfunduar shtetasi me inicialet D. D., 38 vjeç, nga Kukësi dhe 32-vjeçari me ini-cialet Sh. K., nga Shkodra. Dy të rinjtë të cilët u arrestuan dje ishin kthyer në makthin e qytetarëve pasi brenda një viti ata kanë kryer pesë vjedhje. Ata u arrestuan në flagrancë nga policia teksa po qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 3 Tiranë,

pas marrjes së informacionit në rrugë operative se dy shtetas nga veprimet e kryera në rrugën “Palok Kurti”, Tiranë dyshohet se po tentonin të vidhnin një automjet, menjëherë kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Shëtitësit”, thuhet në njoftimin e policisë. Siç njof-tojnë uniformat blu, autorët ishin nisur drejt qytetit të Pukës me automjetin e vjedhur. Kjo vjedhje ka shërbyer për të zbardhur edhe vjedhjet e 4 mak-inave të tjera, që kishin autor po dy të rinjtë. Sipas burimeve zyrtare nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në pamjet filmike, dyshohet

se shtetasit e arrestuar janë edhe autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Tiranës. Policia thotë se këta dy shtetas më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit me inicialet B. K.. Kjo është faktuar nga pamjet filmike që dis-ponon policia, ku shihet qartë se dy hajdutët janë pikërisht dy të rinjtë e arrestuar dje. Gjithashtu më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, ata kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit me inicialet E. Ç.. Më tej policia thotë se pas një pune hetimore u provua me prove shkencore se dy të

rinjtë tashmë të arrestuar janë autorët e vjedhjes së makinës së shtetasit me inicialet E. S., “Gjergj Legisi” më datë 06.03.2019 në rrugën. Pamjet fil-mike që disponon policia faktojnë se një muaj më pas më konkretisht më datë 21.04.2019 në rrugën “Kadri Roshi”, ata kanë vjedhur automjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit me ini-cialet E. M.. Pas arrestimit të dy të rinjve materialet procedurale ndaj tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme. Ata akuzohen për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

Vodhën 5 makina brenda vitit, arrestohen 2 të rinjtë në kryeqytet

Page 16: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

16 GAZETA SOTE Diel 2 Qershor 2019

Nga Pandeli BARDHI

...Nuk thonë më kot, “sa të rrosh do të dëgjosh e do të mësosh”! Nuk e kishim dëg-juar, por edhe as që e kishim imagjinuar që një President të shkojë e të lobojë nëpër Europë kundër vendit të vet, apo kundër vetvetes. Këtë “çmenduri” të radhës po e dëg-jojmë këtu, në Shqipëri mbas tridhjetë vitesh “demokraturë”! Mbasi mori udhëzimet dhe detyrat nga një “shpëtimtar” i Shqipërisë për orë të tëra, do të marri me vete Kryetarin e opozitës dhe do të niset larg në Europë, për t’i mbushur mendjen disa eu-ropianëve skeptikë që “Shqipëria nuk është gati për t’i hapur negociatat me BE-në, prandaj duhet të presi derisa të largohet një pengesë e madhe që i ka “zënë rrugën” Shqipërisë drejt Europës, i cili është Kryeministri”! Në këtë rast, Presidenti shkon si “Kujdestar” i z. Basha, i cili deri më sot ka dhënë prova mëse të mjaftueshme për të “nxirë” Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, apo më mirë të themi bashkohet edhe me “dreqin” për të “shitur” Shqipërinë e për të shijuar një cikë pushtet!

Siç dihet, këto ditë, Komisioni Europian i rekomandoi Këshillit europian të BE-së, hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE. Është ky një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e këtij vendi sepse në fund të fundit, jo vetëm që e meritojnë, por përveç të mirave jo të një pakice por të të gjithë qytetarëve nuk kanë asnjë humbje. Pavarësisht kësaj, ajo ç’ka dua të trajtoj janë dy ekstremet se si u prit ky lajm kaq “i ëmbël” për mazhorancën dhe kaq “i hidhur” për opozitën. Duket sikur lajmi erdhi krejt papritur dhe njëra palë sa nuk “fluturoi” nga gëzimi dhe në kampin tjetër sa nuk u ra “pika”! Opozita, shpejt e shpejt e mori veten nga humbja e “toruas” në momentet e para dhe përgatiti planet e saj. Në kampin tjetër, entuziazmi kalonte çdo cak dhe dukej sikur të dy kampet i bënin karshillëk njëri tjetrit. As njëri e as tjetri nuk e kishin hallin tek të mirat që do t’i vijnë Shqipërisë, por tek ajo për t’ju mburrur njëri tjetrit, njëri me “përparimet e mëdha” që ka bërë, kurse tjetri me “hapat pas që ka bërë Shqipëria me këtë qeverisje dhe me këtë Kryeministër të lidhur me krimin”! Qeveria aktuale, me anën e Kryeministrit nxitoi shpejt e shpejt të deklarojë se “Shqipëria i ka kryer një për një të gjitha detyrat e shtëpisë”, kurse opozita me në krye z. Basha nxitoi të deklarojë që “Shqipëria nuk ka realizuar asnjë nga detyrat që

Nga Besi BEKTESHI

Në fakt kjo ishte dhe parulla e madhe e marksizmit ose shprehja e madhe e

tij: Revolucionarët kur çohen në revolucion, nuk kanë se çfarë të humbin përveç se prangat!? Kështu na mësonin dikur! E padyshim si një njeri i qartë mbi "bolshevizmën" teorike dhe aspak atë praktike edhe kreu i PD-së reale, asaj të vërtetë, ose Sali Berisha, këtë praktikë jashtë logjikës së sotme në demokraci po kërkon të përdorë për t’ju shpëtuar pikërisht prangave! Ai dhe njeriu i tij i "rrugës së kombit", " 21 janarit", " detit me Greqinë" dhe aferave të tjera të poshtra - si Lulzim Basha, këtë parullë realisht që nuk ju përket atyre, duan të për-dorin! Mirëpo ka diçka! Ata nuk janë revolucionarë! Sali Berisha dhe Lulzim Basha së bashku me disa të tjerë fajtorë të pushteteve të humbur në Shqipëri, pushteteve të abuzuara dhe të qelbura me politikë po kaq të qelbur në ekonomi janë pasunarë të kor-rupsionit në qeverisje, drejtësi dhe lidhje me krimin e organizuar! Të tillë elementë "revolucionarë" akuzojnë pushtetet e sotme, po për të njëjtat gjëra të cilat i kanë bërë dhe stërbërë vetë! Ato së bashku me një lidership që sulmon institucionet e shtetit, policinë dhe organizmat ndërkombëtare, kërkojnë sigurisht gjak, që të arsyetojnë "revolucionin e tyre të dhj..rë" për t’ju shpëtuar prangave të drejtësisë së nesërme! Drejtësisë që nuk po realizon as Rama dhe as mazhoranca, që sigurisht kanë meritën që po e lejojnë dhe bashkëpunojnë me ndërkombëtarët, që e kanë pronë të tyre! Të tillë "revolucionarë të vrimave të miut dhe vrapit të lepurit" por të egërsisë në sy dhe

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Kur Njëshi i Shtetit lobon kundër shtetit të vet!

S'janë aspak revolucionarë që të "humbin prangat"!

Ministrat e BE-së i kanë rekomanduar Shqipërisë në Qershorin e vitit 2018”. Një shprehje e urtë pop-ullore, thotë: “Zylkadi të rëntë tënja e keni të keqen nga brenda”! Kështu kanë vepruar shqiptarët sa herë që është dashur që ajo të bëjë ndonjë kthesë historike për të përmirësuar sadopak të jetë e mundur imazhin e saj. Në kushtet konkrete, nuk mund të themi që kanë të drejtë qoftë njëra apo qoftë tjetra palë. Nuk mund të themi as që Shqipëria i ka realizuar ashtu si duhet “detyrat e shtëpisë”, por nuk mund të themi as atë që “Shqipëria nuk ka realizuar asnjë nga detyrat e shtëpisë”! Sikur të bëjmë një krahasim e t’i vendosim në balancë se si i kanë realizuar detyrat të dy “shkollarët” Edi Rama dhe Lulzim Basha, “mësuesi” përafërsisht do të bënte këtë vlerësim. “Edi Rama do të merrte një notë kaluese tresh minus me “brekë nëpër këmbë” për disa “galabizhda” që është mundur të shkruajë, më tepër duke ngjyrosur fletoren se sa merret vesh se çfarë ka shkruar pavarësisht në përfundimet e sakta në tabelën e shumëzimit. Ndërsa Basha, një dysh me brirë sepse në detyrat e aritmetikës të gjitha përfundimet në tabelën e shumëzimit i ka nxjerrë gabim si p.sh 7 x7 bëjnë 42 e shumë të tjera, por edhe ngjarjet historike i ka deformuar për Ismail Qemalin, sikur ky e ngriti flamurin në vitin 1444 dhe Skënderbeu e ngriti flamurin në Vlorë në vitin 1912! Ky është vlerësimi paraprak i Komisionerëve të Europës, se çfarë do të bëhet më pas në “Këshillin Pedagogjik” ku do të bëhet një vlerësim më i imtësishëm për “detyrat e shtëpisë” të dy “nxënësve” problematikë që i japin një nam të keq Shqipërisë në Europë, kjo, është një punë tjetër. “Rregullin e treshit”, z. Basha nuk e kishte zënë fare me dorë në detyrat e tij, dhe po të nisemi nga ai, do të dalim në konkluzion: Re-komandime nga dy “mësues” u dhanë dhe shikoni sa lart u hodhën antishqiptarët, po sikur “Këshilli Pedagogjik” t’u rekomandojë hapjen e negociatave qeverive të vendeve të BE-së, deri ku do të “kërcejnë” antishqiptarët? Këtë, le ta zgjidhi vetë z. Basha, që të mësojë t’i bëjë vetë detyrat, pavarësisht se ka që marrë “dysh me bisht” e tani kërkon të bindi të gjithë, të jashtëm e të brendshëm që Edi Rama nuk e meriton notën kaluese, sepse detyrat i ka bërë më

të frikës deri në atë pikë, sa të thonë "katër snajpera dhe unë pesë" tani kanë tmerr në sy dhe mendje! Kanë tmerr se po ju vjen dita të japin llogari! E sigurisht prangat së paku ndërkombëtarët nuk do tjua kursejnë me anën e drejtësisë së re! Prandaj kujtohen dhe revokojnë marksizmin (të cilin, as që e kanë lexuar ndonjëherë edhe kur ishin komunistët sh..rrë analizë, të Enverit, me nder jush) - për të larguar prangat, humbur prangat, sipas teorisë së lexuar ose mësuar gabim! Miliarderët e korrupsionit galopant dhe ligjthyerjes së pa mëshirshme në këto vite tranzicioni mafioz në Shqipëri, kujtojnë se do të "humbin prangat" po të detyrojnë militantët të bëjnë revolucionin për hesap të pushteti personal të Saliut, Lulzimit dhe gjithë shpurës së pushtetit të humbur! Asnjëherë i nënshtruar ligjit ky establishment fajtor ashtu sikundër ka plot dhe në të majtën e sotme, kujton se do të bëjnë "revolucion" ose destabilizuar vendin, krijuar situatë kolapsi dhe risjellë modelin e ’97-tës, që mund t’ju shpëtojnë prangave pse revokojnë gjak dhe dhunë?! Mirëpo sot ndërkom-bëtarët e njohin shumë mirë SB-në dhe njeriun e tij LB-në! Ashtu sikundër njohin dhe të tjerë djathtas dhe majtas në "merimangën politike" në Shqipëri! Ngatërresat e këtij establishmeti anti perëndimor me ndërkombëtarët "tani dhe të atyre" me zyrtarët e "urryer" të Brukselit zyrtar dhe të dashurit anti shqiptar në parlamentet e veçanta, janë dhe loja

me e ndyrë anti integrim për hatër të "ngritjes së drejtësisë" dhe SPAK e BKH! Askush me mend në kokë, nuk i pranon dhe nuk i do! Prandaj ju ka mbetur "dhuna dhe gjaku" i mundshëm" me datën 2, që pastaj të "bëjnë revolucionin e pështirë të tyre"!

Mirëpo me datën 2 qershor vjen në Tiranë dhe Jens Stotelnberg ose Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s! Pikërisht në orët e afërta me protestën, që është paralajmëruar të jetë ndryshe dhe e dhunshme si nga lidershipet dhe nga marroqët e vegjël trima të rrugëve dhe nga gazetat e tyre "demokratike" dhe që kanë harruar se kush i dig-jte dikur me zjarr dhe kush i burgoste e gjakoste! Janë paralajmëruar shpesh herë nga përfaqësitë ndërkombëtare, janë frikësuar dhe e kanë lënë dhunën duke treguar se "ishin ata që urdhëronin dhunë te protestat e dikurshme"! Por tashmë, sidomos kur Brukseli deklaroi se "nuk ka kushte më për integrim" dhe kur ndërkombëtarët nuk po ndërhyjnë pothuaj fare për datën 30 qershor zyr-tarisht dhe efektivisht - janë tronditur kaq shumë sa rruga e vetme ka mbetur destabilitetit politik dhe ai shoqëror! Mirëpo NATO edhe këtë stabilitet të brendshëm e ruan te vendet anëtare! E ruan shumë dhe për efektin e qartë lindje perëndim, akoma në një luftë të re të ftohët dhe gare për riarmatosje nga ana e Rusisë! Nuk ka se si të mos jenë kaq të "studiuara" dhe protestat e mëparshme në të njëjtën ditë dhe të

njëjtën orë me Beogradin! Por akoma më shumë, nuk mund të qëndrojë indiferent organizmi më i madh politiko - ushtarak kundrejt marrëzisë poli-tike të aventurierëve të dështuar në qeverisjet e tyre korruptive dhe idiote të tipit "Gërdec dhe 21 janar" ose të kohëve të ’97-tës dhe Piramidave, ose dhe të 14 janarit 1998-të! Miqtë në NATO, e dinë qartë dhe mirë se kush është njeriu, "gjeniu revoluviçidolian" që ka në ndërgjegje dhe lëkurë këto faje të mëdha! Prandaj Stotelnberg vjen në Tiranë, pothuaj në të njëjtën orë të protestës së parashikuar dhe parala-jmëruar të jetë e dhunshme! NATO, nuk interesohet të mbrojë as Ramën, as një pjesë të politikës kundra tjetrës! NATO, vjen të ruajë dhe ti dalë zot popullit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare, si pjesa më pro NATO në kontinent dhe botë! Ta sigurojë se ajo është në ruajtje të vlerave tona demokratike dhe të vlerave tona atlantike të cilat nuk mund të rrezikohen nga lufta për pushtet dhe nga "revolucionarët e prangave të arta në saj të korrupsionit të madh në qeverisjet e tyre"! Ti mbrojë nga gjaku dhe "lufta civile" e inkura-juar dhe provokuar me fjalë dhe me dhunë nga deliri i dy tre njerëzve, që janë për pranga hekuri prej kohësh, por akoma nuk ka institucione që t’jua vënë përfundimisht dhe definitivisht! Prandaj për këtë siguri vjen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në Tiranë, krahas projekte gjigande të aleancës që ka për ne! Mirë se të vijë!

nxjerr konkluzionin se “opozita e bashkuar është mazhoranca e vërtetë”! Sikur të ishte vetëm kjo e kësaj fletushke, që ditë për ditë vetëm nxin me “bojë të kuqe”! Nëqoftëse lajmi për rekomandimin për hapjen e negociatave ditën e hapjes së negociatave nga disa televizione opozitare u tha me gjysmë zëri, përkundrazi, ditën tjetër gjatë gjithë ditës i mëshonin me forcë asaj ç’ka thotë Zv.Kryetari i Grupit parlamentar të CDU-së, Wanderphul se “Shqipëria nuk ka realizuar asnjë nga detyrat me shtëpisë, ka përparim të pakët në luftën kundër korrupsionit, se nuk ka Gjykatë Kushtetuese etj., etj”. Më në fund e gjetën “thembrën e Akilit”! Këto media i bëjnë jehonë atyre ç’ka thotë Basha se “Shqipëria ta harrojë se do t’i hapen negociatat në Muajin Qershor” dhe atyre të Kllanja Gjoshës se “Katër vende të rëndësishme europiane si, Holanda Belgjika Franca dhe Gjermania janë kundër hapjes së negociatave”! Javën e ardhshme, “nxënësi” ngelës në klasë bashkë me “mësuesin e tij kujdestar” Pres-identin, do të nisen për në “Këshillin Pedagogjik” në Berlin sepse në fund të fundit atje do të bëhet vlerësimi i dy “nxënësve” që “mësuesit” komision-erë kanë rekomanduar. Për të gjithë, është e qartë që të dy këta, atje do të nxjerrin vetëm “Mjaltë” për Shqipërinë, do të nxjerrin atje të gjitha ato që “hëngrën” me Berishën në një restorant në Tiranë për pesë orë rresht”. Ah moj Shqipëri e mjerë sa ke për vuajtur akoma, por veç ta dish që të keqen mos e kërko nga të huajt, por kërkoje tek ata që i ushqen.

Sikur të kishin sado pak sedër prej shqiptari këta antishqiptarë për hir të një të vërtete të madhe, atë të mungesës së Gjykatës Kushtetuese, do të kishin pranuar se ky boshllëk nuk është pasojë vetëm e mazhorancës qeverisëse, por rrënjët i ka shumë më thellë, qysh kur opozitarët e sotëm i përdorën gjykatësit e prokurorët si “detashment zbulues në prapavijat e armikut”me larghedhje të madhe, për të ardhmen. Gjyqtarëve dhe prokurorëve të “plepave” tani po u del “tymi”, tani po dalin nga “vrimat e fëlliqura” ku “gëlonin” me bërjen e Vettingut, dhe imagjinoni se kush ka bërë drejtësinë në këtë vend ku gjithçka është bërë “lëmsh” dhe as Europa as edhe sikur të gjithë UFO-t të vijnë, zor se e gjejnë fillin...

keq se vetë ai. Përveç kësaj, mundohet të “argumen-tojë” ai, “Edi Rama është edhe “i lidhur me bandat kriminale”, detyrat gjithmonë “i kopjon” dhe “vjedh votat e nxënësve që të qëndrojë gjithmonë “kujde-star” i klasës! Edhe jashtë “shkollës” ky “nxënës” i notës dysh bën të njëjtën propagandë që “sakën, se mos i hapni negociatat Shqipërisë, sepse ajo ka në krye një Kryeministër të lidhur me krimin, që e ka mbjellë vendin vetëm me drogë dhe jo vetëm notën kaluese nuk e meriton por nuk meriton notë kaluese as Shqipëria”! I ankohet një plake me “shtatë xhuxha” në Europë të quajtur Doris Pack, e cila vazhdimisht përsërit ato ç’ka i thotë ai që i do “të mirën Shqipërisë”, z. Basha! Ajo thotë: “Në Shqipëri, prodhimi më i rëndësishëm është kanabisi, korrupsioni është gjigant, ka mashtrim elektoral”. Dhe më tej: “Mogherini dhe Komisioneri Hahn kanë mbyllur sytë për Shqipërinë, e cila nuk meriton hapjen e negociatave”. Vetëm kjo “Garbe” e vjetër ka mbajtur sytë hapur për Shqipërinë sepse i janë “ndezur bajgat”! Por, në fund të fundit, çfarë kanë bërë më shumë vende të tilla si Bullgaria, Po-lonia, Rumania apo ndonjë tjetër? Asgjë më shumë nga sa ka bërë Shqipëria, duke patur të vetmin avantazh, atë që kur vjen puna për hir të vendit bëhen njësh dhe nuk bëhen kundër vetvetes sepse në fund të fundit, vetëm të mira do të kenë të gjithë.

E keqja këtu është se janë ndarë në dy kampe të papajtueshëm me njëri tjetrin, jo vetëm “Kujde-starët”, por edhe klasat ku ata bëjnë pjesë, bile edhe “mësuesit” në Europë e në Amerikë, i zgjedhin sipas preferencave të tyre që të marrin ndonjë notë kaluese me “hatër”! Si asnjëherë si deri më sot nuk ishte parë një zell për të bërë të kundërtën e asaj që bënë Komisionerët e BE-së për rekomandimin për hapjen e negociatave. Edhe fletushkat e mediave sipas preferencave partiake i frynin “burive” se “Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave”, se “Djallëzitë e Ramës, nuk do të kalojnë lehtë në Berlin e në Bruksel” e deri tek i “shumëdituri” Vasili, i cili ka “zbuluar” se “BE në Tiranë ka fshehur kushtet e pranimit të Shqipërisë në BE, dhe se Kryeministri po shpërndan fishekzjarre si matricë e Rilindjes”. Një fletushkë e “Kreut” të opozitës ndaj qeverisë dhe vetvetes që veten e quan President

Page 17: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 17

Çështja e vendvarrimeve të mbetjeve të ushtarëve të vrarë në luftrat e ndrys-hme, diskutohet gjerësisht në kohën e sotme, sepse respektimi i personave të

rënë në luftë i bën shumë të ndjeshëm njerëzit që i vizitojnë monumentet dhe varrezat përkujtimore ku prehen mbetjet e tyre.

Sot në të gjithë botën ka shumë memoriale dhe varreza të tilla, që i bëjnë të njohur të rënët në luftë. Nga ana tjetër, mosrespektimi i të vrarëve në beteja ushtarake krijon ndjenja dëshpërimi në popujt e vendeve të ndryshme.

Kohët e fundit në Shqipëri janë duke u kryer zhvarrimet e kufomave të pazbuluara deri tani të ushtarëve grekë, të vrarë në luftën Italo-Greke të viteve 1940 – 1941.

Kryerja e këtyre veprimeve është mbështe-tur në një marrëveshje midis qeverive të Gre-qisë dhe Shqipërisë, e shoqëruar me krijimin e një komisioni të përbashkët, të pasuar me këqyrjet identifikuese nga disa mjekë special-istë grekë si dhe mjekë ligjorë të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Tiranës, për çdo rast të ekzaminuar të tyre.

Zbulimi i varreve të panjohura dhe iden-tifikimi i mbetjeve të ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri, në luftën Ita-lo-Greke të viteve 1940-1941, përbën pa dyshim një çështje që i takon shkencës së os-teologjisë antropologjike mjekoligjore, ku duhen res-pektuar gjithashtu një sërë parimesh etike që jepen me hollësi në literaturën bashkë-kohore përkatëse.

Cilat janë këto aspekte etike dhe a janë marrë ato në konsideratë në këto iden-tifikime mbetjesh kockore që drejtohen nga ana e mjekëve ligjorë Grekë, apo të spe-cialistëve të tjerë të huaj të caktuar prej tyre?

Siç dihet, etika në përg-jithësi shqyrton rregullat e sjelljes, që në rastin e os-teologjisë antropologjike mjekoligjore, duhen respek-tuar në këto ekzaminime kockore.

Kështu, sipas saj, ekspertët e osteologjisë humane forensike duhet të udhëhiqen më shumë në të dhënat shkencore, duke shmangur spekullimet, supersticionet, interesat politike apo ekonomike, që përpiqen t’i shtrembërojnë rezultatet e punës së tyre.

Nga ana tjetër, doktori osteolog mjekolig-jor, duhet t’i shmanget kapërcimit të njohurive të tija, të pasuar me dhënien e rezultateve të gabuara. Pra, ai, këto vlerësime në lidhje me përcaktimin e origjinës humane të eshtrave, moshës, seksit, shtatit, racës, identifikimit individual duhet t’i kryejë brenda kufijve të këtyre njohurive në mbështetje të disiplinës që përfaqëson. Gjithashtu, ai duhet të vërë në dukje kufizimet dhe pasaktësitë e metodave që ka përdorur. Në të kundërtën ai mund të arrijë në konkluzione të pasakta.

Në literaturë përmendet konflikti në Azinë Juglindore, i shoqëruar me vdekjen e qindra-mijëra njerëzve, midis të cilëve bënin pjesë edhe shumë ushtarakë Amerikanë. Nga këta, viktimat që nuk u kthyen ose nuk u ar-ritën të gjenden, u konsideruan si persona të humbur në veprime ushtarake, ose missing in action (MIA).

Në vitin 1972, një helikopter Amerikan AC-130 u rrëzua në Laos dhe 13 ushtarakët Ameri-

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Në ekzaminimet e fundit për identifikimin

e mbetjeve të ush-tarëve grekë të rënë

në luftën Italo-Greke të viteve 1940-1941, ka

mjaft dyshime që këto parime etike të mos jenë respektuar siç

duhet. Kështu, kryerja e tyre nën drejtimin e specialistëve grekë, që kanë interes që të

identifikojnë...

Ky dyshim shto-het edhe më shumë nga fakti që në këto

këqyrje janë përfshirë edhe eshtrat e fshatit

Kosinë të rrethit të Përmetit. Këto eshtra të ekzaminuara shumë vite më parë, nga dy

prej ekspertëve mjeko-ligjorë më me përvojë të vendit tonë, për të cilat pretendohej se ishin të ushtarëve...

Përse nuk duhen lejuar varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri

kanë që udhëtonin me të, u shpallën si persona të humbur në veprime ushtarake. Dhjetë vite më vonë, nga gërmimi i vendit ku kishte ndodhur përplasja e helikopterit pas rrëzimit, u zbuluan 50000 copa kockash, ku më e madhja prej tyre ishte 13 cm e gjatë dhe shumica ishte me madhësi rreth 1cm.

Pas ekzaminimit osteologjik mjekoligjor, i mbështetur vetëm në përshkrimin anatomik të eshtrave, u shpall identifikimi pozitiv i mbetjeve skeletike të 13 viktimave, të cilat ju dërguan familjeve për varrimin e tyre.

Por të afërmit e viktimave i kundërshtuan rezultatet e këtij identifikimi. Për këtë arsye, u krye një ekzaminim i ri nga një ekip tjetër specialistësh, i cili vërtetoi se konkluzionet e ekspertimit të parë në lidhje me moshën, seksin dhe racën e viktimave kishin qenë të gabuara, sepse ishin kryer duke kapërcyer kufijtë e kom-petencave të tyre.

Pra, mungesa e njohurive, pasaktësia e metodave të përdorura, mund të shpjerë në shkelje të parimit të paanshmërisë, i cili duhet ta karakterizojë specialistin osteolog mjekoligjor.

Përveç kësaj, këta specialistë duhet të jenë të pavarur në punën e tyre, d.m.th. nuk duhet t’u përkasin palëve të çështjeve që mund të jenë në konflikt midis tyre.

Në ekzaminimet e fundit për identifikimin e mbetjeve të ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke të viteve 1940-1941, ka mjaft dyshime

që këto parime etike të mos jenë respektuar siç duhet.

Kështu, kryerja e tyre nën drejtimin e specialistëve grekë, që kanë interes që të identifikojnë sa më shpe-jt dhe sa më shumë bash-këkombas të tyre të vrarë në këtë luftë, mund të ketë ndikuar që të mos jetë zbat-uar parimi i paanshmërisë.

Ky dyshim shtohet edhe më shumë nga fakti që në këto këqyrje janë përfshirë edhe eshtrat e fshatit Kosinë të rrethit të Përmetit.

Këto eshtra të ekzamin-uara shumë vite më parë, nga dy prej ekspertëve mjeko lig-jorë më me përvojë të vendit tonë, për të cilat pretendohej se ishin të ushtarëve grekë të vrarë në luftën Italo-Greke

1940 – 1941, ato rezultuan se i përkisnin kryesisht grave dhe fëmijëve shqiptarë. Pra, një skandal i vërtetë.

Specialistët grekë, tani ka shumë mundësi të jenë ndikuar më shumë se sa duhet nga interesat politike në lidhje me pretendimet greke ndaj vendit tonë, gjë që mund të ketë çuar në kapër-cimin e kompetencave shkencore të tyre, mos-respektimit të parimit të paanshmërisë dhe për këto arsye nuk përjashtohet mundësia që këto të jenë shoqëruar me identifikime të gabuara të këtyre rasteve.

Edhe për analizën e ADN-së që është deklaruar se është përdorur nga pala greke gjatë këtyre ekzaminimeve, shpesh jepen opin-ione nga disa prej specialistëve më të shquar të antropologjisë mjekoligjore, sipas të cilave jo rrallë kjo metodë u jep familjarëve të viktimave shpresa të pabazuara, gjë që bën të shmanget përdorimi i metodave të tjera shkencore të identifikimit.

Përveç kësaj, metoda e ADN-së mund të shoqërohet me gabime të shumta laboratorike nga kontaminimet e shumta eventuale, për-dorimit të standardeve joadekuate, ngatërrimit të mostrave. Për këtë arsye në këto rrethana do të jetë e detyrueshme të përdoren edhe metodat tradicionale identifikuese.

Në praktikën tonë të gjatë shumëvjeçare të

antropologjisë mjekoligjore, ne kemi këqyrur me dhjetra raste të çështjeve kriminale, identi-fikime të viktimave të regjimit komunist, raste civile të transferimit të varrezave, përfshirë edhe raste të identifikimit të mbetjeve të dësh-morëve të luftës nacional çlirimtare, apo edhe të disa ushtarakëve italianë të vrarë në luftën Italo-Greke 1940-1941, të ndeshur rastësisht gjatë aktivitetit tonë. Për secilin nga këto ekspertime të panumërta antropologjike mje-koligjore, ne kemi punuar një kohë shumë të gjatë me javë dhe me muaj, duke kryer këqyrje dhe matje antropologjike të panumërta për përcaktimet e shumta që bëhen në këto raste, duke përfshirë edhe dëmtimet e kockave për së gjalli ose pas vdekjes etj.

Ndërsa për veprimet që po kryhen tani për mbetjet e ushtarëve grekë të vrarë në luftën Ita-lo-Greke të viteve 1940-1941, ne nuk kemi asnjë dijeni nëse janë kryer ose jo këto ekzaminime të hollësishme antropologjike, dyshim ky që shtohet edhe nga nxitimi i palës greke për një varrim sa më të shpejtë të këtyre mbetjeve në tokën Shqiptare.

Pra vihet re një mungesë transparence nga ana e palës greke në veprimet e saj, gjë që ka penguar një peer revieë (vlerësim i punës nga një ose më shumë specialistë të tjerë me kompetenca të ngjashme me ato të atij që e ka kryer këtë punë) (21,25), duke penguar kështu vendosjen e një standardi publik për këto ekzaminime.

Përveç kësaj, kjo mar-rëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk është e rreg-ullt, sepse këto zhvarrime që po kryhen i përkasin luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941. Ushtarët grekë janë vrarë në përleshje apo në beteja me ushtarët Italianë. Prandaj në këtë marrëveshje ka qenë e detyrueshme edhe përfshirja e palës Italiane.

Ne mendojmë se për këto raste duhet të kry-het një riekzaminim i ri, nga specialistë të pavarur, të caktuar nga një organ-izmë ndërkombëtare që merret me këto probleme, siç ka vepruar p.sh. ICRC (International Committee of Red Cross), që u përfshi si ndërmjetës neutral midis palëve luftuese, në konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollah në korrik 2008 (22).

***Një problem tjetër ka të bëjë me atë, se ku

duhet të ndërtohen vendvarrimet e ushtarëve grekë të vrarë në luftën Italo-Greke 1940 – 1941.

Për këtë ekziston edhe një legjislacion i pasur ndërkombëtar, ku vendin kryesor e zënë konventat e Gjenevës (GC) dhe protokollet shtesë të tyre (Protocol additional to the Geneva Con-vention of 12 August 1949).

Sipas tyre, vendet në konflikt duhet të përpiqen të lehtësojnë kthimin e mbetjeve të të vrarëve me kërkesën e palës që i përket ose të afërmve të viktimave.

Në fakt, gjatë përgatitjes së draftit të GC1 dhe GC2, u kërkua nga disa delegacione që mundësia e transferimit të trupave në vendet e tyre, mos të përmendej, sepse ata donin që luftëtarët e tyre të varroseshin në teatrin e luftës ku ata kishin rënë. Disa të tjerë kërkuan madje që të gjendej një shkak thelbësor që i vdekuri të varrosej në vendin ku ishte vrarë. Për të vendosur një balancë midis këtyre pikëpamjeve të kundërta, kjo çështje u la fakultative.

Por në GC III dhe GC IV përmendet vetëm varianti i kthimit të eshtrave në vendin e tyre (13,21,22).

Nga Prof. Dr. Bardhyl ÇIPI*

Dr.shk.Admir SINAMATI**

Kështu, p.sh. këto dy vitet e fundit në ShBA po kthehen mbetjet e ushtarëve nga Korea e Veriut, të vrarë në luftën e Koresë në vitin 1950, apo mbetjet e ushtarëve Amerikanë të panjohur, të vrarë në Francë në luftën e dytë botërore.

Pra, tendenca e përgjithshme sot, në bazë të këtij legjislacioni është që këto mbetje mortore të transferohen në vendin e origjinës së tyre.

Për këtë arsye, marrëveshja ndërshtetërore Shqipëri – Greqi, që i jep të drejtë shtetit Grek të ndërtojë varreza kolektive në tokën Shqiptare, është në kundërshtim me legjislacionin ndërkom-bëtar përkatës; nga ana tjetër edhe në dëm të sovranitetit dhe dinjitetit të vendit tonë.

Siç u përmend më lart, gjatë përpilimit të konventës së Gjenevës, ndërtimi i varrezave të ushtarëve të një vendi tjetër, në vendin ku ishin vrarë, kërkohej të kishte një arsye thelbësore, që në rastin e ushtarëve grekë të luftës 1940-1941, për palën Greke kjo arsye mund të ishte pikërisht ajo që këto varreza të shërbenin në të ardhmen si pika mbështetjeje të pretendimeve Greke ndaj pjesës jugore të Shqipërisë, i ash-tuquajturi “Vorio Epir”.

Kjo u vërtetua edhe nga ngjarja e var-rezave Greke në fshatin Bularat të Shqipërisë, para një viti, ku ekstremistët grekë, arritën të kryejnë një mësymje të armatosur kundër poli-cisë Shqiptare, duke pasur si pretekst “nderimet për ushtarët e rënë”.

Përveç kësaj, në këtë marrëveshje ndërshtetërore, nuk është zbatuar një nga parimet kryesore të mar-rëdhënieve midis vendeve sovrane: reciprociteti, sipas të cilit në këtë rast, edhe në tokën greke, sidomos në pjesën veriore të saj, të ndërtohen varreza të ush-tarëve shqiptarë të vrarë në po atë luftë, apo në mungesë të tyre, të popullsisë çame të masakruar dhe vrarë nga grekët, në atë periudhë ko-hore, gjatë spastrimit etnik nga trojet e tyre.

Prandaj, duhet që sa më shpejt marrëveshja midis shteteve tona për këto var-reza të shfuqizohet nga ana e shtetit tonë, sikurse ndo-dhi në Estoni, ku në bazë

të një vendimi qeveritar u prishën varrezat e ushtarëve rusë të rënë atje në luftë kundër Gjermanisë Naziste, sepse për popullin eston-ez, çlirimi i vendit të tyre prej fashizmit nga ushtarët sovjetikë konsiderohej si fillim i një pushtimi të ri.

Vetëm në këtë mënyrë, do bëhet e mundur që mbetjet kockore të këtyre varrezave greke, pas një ekzaminimi të ri nga një ekip i paanshëm, duke u zbatuar me përpikmëri parimet etike të osteologjisë antropologjike mjekoligjore, sipas së cilës: “ eshtrat konsiderohen shpesh si dësh-mitarët tonë të fundit dhe më të mirë, që nuk gënjejnë dhe nuk harrojnë kurrë (bones are often our last and best ëitnesses, they never lie, and they never forget), të dërgohen për t’u varrosur me nderimet dhe respektin përkatës në vendin e tyre në Greqi.

Kështu, duke u kryer një vlerësim human sa më i drejtë i mbetjeve të ushtarëve grekë të rënë në luftën e viteve 1940 – 1941, do të respektohen njëkohësisht edhe ndjenjat e të afërmve dhe popullit grek ndaj tyre, gjë që padyshim do të ndikonte pozitivisht në marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë.

*Profesor i mjekësisë ligjore, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

**Ekspert mjekoligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë

Page 18: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

18 GAZETA SOTE Diel 2 Qershor 2019

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

Nga Nuri PLAKU*

Naun Doko-Prifti është një nga emrat më të njohur të krahinës së Myzeqesë, jeta dhe karriera e të cilit është shfaqur si një

meteor në horizontin e brustë të historisë shqiptare përgjatë viteve ’30 të shekullit kaluar. Mësues, patriot, organizator dhe luftëtar i spikatur në përbërje të frontit demokratik të kohës, i burgosur gjatë Luftës së 20-ës për çlirimin e Vlorës, mbështetës i fuqishëm i lëvizjes Noliste më 1924, emigrant politik dhe pedagog në Universitetin Shtetëror të Tbilisit në Gjeorgji, ai krijon performancën e një figure që rrezaton vlerat e saj më të larta e më përfaqësuese të kohës.

Naun Doko u lind në vitin 1896 në fshatin Libofshë nga prindërit Grigor dhe Maria Doko. Ishte djali i vetëm i familjes, midis 6 motrave. I ati i përkiste një familje-je me origjinë autoktone bujqish myzeqa-rë por, për një periudhë të shkurtër u mor edhe me detyrën e priftërisë në kishën e fshatit dhe nga ky shkak mbiemri i Naunit u dyzua në Doko dhe Prifti. E ëma, Maria ishte bijë e fisit të njohur të Saqellarëve të Kolkondasit.

Në vitin 1904, Nauni filloi mësimet në shkollën greke të fshatit. Ndërkohë, me hapjen e shkollës së parë shqipe më 1908 në Libofshë, u ul në bangat e saj për të mësuar në gjuhën e nënës. Më pas vazhdoi sërish studimet e mëtejshme në shkollën greke të Ardenicës me mësues patriotin e njohur Ikonom Dhima. Mbas mbarimit të shkollës u fut si çirak në dyqa-nin e një tregtari në Libofshë. Në vitin 1915, u largua nga fshati dhe u punësua si shegert në një dyqan rrobaqepësie në Fier.

Lufta dhe angazhimi i Dokos Në rrethanat historike të Luftës

së Parë Botërore, Shqipëria u bë shesh betejash dhe në mars të vitit 1916 në Fier erdhën forcat austro-hungareze, të cilat spostuan forcat italiane në jug dhe for-muan vijën e frontit të luftimeve përgjatë lumit Vjosë. Autoritetet austro-hungareze ngritën flamurin shqiptar, hapën shkolla shqipe dhe nën kontrollin e tyre, organi-zuan administratën me nëpunës vendas. Në këtë situatë, shkolla Normale e Elba-sanit hapi kurse disa intensive për për-gatitjen e mësuesve për nevoja imediate të kuadrit pedagogjik. Nauni u regjistrua në një kurs të tillë dhe në vitet 1917 - 1919 punoi mësues në fshatin Zharrnec të Lushnjes. Kjo shkollë kishte gjithsej 40 nxënës. Më 11 nëntor 1918, Lufta e Parë Botërore përfundoi, por me tërheqjen e ushtrisë austro-hungareze, vendin e saj e zunë trupat italiane. Kjo ngjalli indinjatë të thellë në popull dhe forcat patriotike e intensifikuan aktivitetin e tyre duke bërë propagandë publike për të sensibilizuar ndërgjegjen kombëtare të popullsisë. Për këtë qellim u shfrytëzua edhe 28 nëntori, festa e Pavarësisë, e cila u organizua në qytete të ndryshme të vendit. Në qytetin e Lushnjes, Naun Doko ishte pjesë e Komi-sionit përgatitor të festës dhe së bashku me ish mësuesin e tij Ikonom Dhima, i dhanë asaj ngjyra të ndezura kombëtare.

Viti shkollor 1919 - 1920 filloi në një gjendje tensioni e frike, nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë. Forcat patriotike vazhdonin propagandën e demaskonin politikën shkombëtarizuese të fqinjëve, kryesisht atyre italianë. Një nga format e këtij demaskimi ishte organizimi i mit-ingjeve nga të cilët hartoheshin telegrame protestash e memorandume dhe i dërgo-heshin Konferencës së paqes në Paris, për të kundërshtuar e hedhur poshtë përpjek-jet e fqinjëve dhe të Esat pashë Toptanit, i cili bënte pazare tradhtie në kurriz të kufijve të vendit. Naun Doko ishte pjesë e rëndësishme e këtyre organizimeve. Thirrja e Kongresit të Lushnjes në janar të vitit 1920 ishte një hap i rëndësishëm për organizimin e shtetit të ri shqiptar. Midis detyrave të shumta të qeverisë që doli nga ky kongres, ishte edhe largimi

Me rastin e 85 vjetorit të vdekjes

u çua në burgun e Babicës. “Në burgun e Babicës – shkruan një tjetër patriot, Fetah Meçe - ishim mbi 400 të burgosur nga e gjithë Shqipëria, më pas na erdhi edhe Naun Prifti nga Libofsha me të cilin u bëmë shokë e miq të vërtetë”.

Në fillim të muajit qershor, forcat ital-iane i transferuan të burgosurit e Babicës në ishullin e Sazanit. Kur i sillnin në port, i grumbullonin në cisternat e transportit të naftës, e më pas i çonin në Sazan.

Nauni konsiderohej nga italianët si patriot i klasit të parë dhe mjaft i rrezikshëm për ta. Si i tillë, ai së bashku me një grup prej 6-7 vetësh u veçua nga 480 të burgosurit e tjerë të ishullit dhe u trajtua me masa të rrepta sigurie. Italianët ndërtuan enkas për ta një kafaz hekuri,

i futën brenda tij dhe ju ndërprenë çdo lloj komunikimi me jashtë.

“Kur na çuan në ishullin e Sazanit, atje gjetëm edhe 480 të tjerë, - shkruan Kristo Kar-bunara. Por për çudi, italianët urdhëruan dhe ndërtuan një kafaz hek-uri ku shtinë brenda në të: Jani Mingën, Hasan Sharrën, Ibrahim Shytin, Dom Mark Vasën, Ali Asllanin, Naun Priftin, Ahmet Nuren dhe mua. Ujët dhe ushqimet na i ipnin nga jashtë hek-urave dhe na quanin më të rrezikshmit e brig-andëve”.

Nauni, së bashku me të burgosurit e tjerë të Sazanit, filluan të liroheshin gjatë muajit gusht, mbas marrëveshjes së qeverisë shqiptare me Romën, si pengje në shkëmbim

të ushtarëve italianë të kapur rob nga forcat patriotike gjatë sulmeve të para në rrethinat e Vlorës. “Kështu qëndruam deri në gusht, kur u bë marrëveshja midis qeverisë së Tiranës dhe Romës”, shkruan më tej Karbunara.

Kthimi nga burgu Pas kthimit nga burgu, Nauni mori

sërish rrugën e Vlorës si delegat i Fierit në kremtimin e fitores mbi pushtuesit Italian së bashku me luftëtarët e tjerë myzeqar; Vangjel Lule, Kostandin Sharra, Llazi Spiro Shënpjetra, Ikonom Dhima etj.

Në vitin mësimor 1921-‘22, Nauni u emërua në shkollën e fshatit Ngurrëz të Lushnjes. Lëvizja politike e kohës po përvijohej në një spektër të rëndësishëm e cila shprehte tendencat emancipuese të shoqërisë së kohës dhe ndarjen e thellë klasore. I vetëdijshëm për rolin e tij demokratik përparimtar Naun Doko zhvillonte një luftë të pakompromis me gjithë eksponentët e bejlerëve kudo ku ishin ata. Edhe me bejlerët e Ngurrëzës ku shkoi për të dhënë mësim zhvilloi të njëjtën luftë. Ky qëndrim i revoltoi ata dhe për t’u hakmarrë, organizuan në mënyrë tinzare një atentat ndaj tij. Një ditë, teksa vinte në tregun e Bubullimës, vrasësit i bën pritë dhe e qëlluan. Plumbi e kapi në kofshë. Fshatarët që shkonin në treg e ndihmuan të ngrihej dhe e çuan për kurim në Lushnje. Pas kësaj ngjarjeje të hidhur Naunin e transferuan në shkollën plotore të Fierit. Në janar të vitit 1923në Marinëz ndodhi një mosmarrëveshje me mësuesin e kësaj shkolle i cili kërkonte të merrte edhe rrogën si psaltës në kishën e këtij fshati. Për rrjedhojë, Naunin e shkëputën nga shkolla plotore e Fierit dhe e çuan të zëvendësonte mësuesin e Marinzës. Këtë vit mësimor shkolla kishte 47 nxënës nga të cilët 10 prej tyre vinin nga Kumani dhe Jagodina. Sipas zakonit të kohës mësuesit e fshatit mbanin shkop në dorë ndërsa Nauni mbante kërrabë. “Një ditë, - kujton shoku i tij i afërt Vlash Papa, mësues i kësaj periudhe në Sheqisht,- duke udhëtuar për në Fier e pyeta:

- Ç’është shkaku Naun që mban kërrabë, kurse ne të tjerët të gjithë mba-jmë shkop?

- Kërraba Vlash përfaqëson ve gjëlinë, opingën. Shqipërinë do ta shpëtojë opinga dhe jo bejlerët dhe agallarët – më tha ai”. Në kujtimet e veta, njëri nga ish nxënësi i tij në Marinëz, Nikolla Miloti shkruan se në këtë kohë në Marinëz, ka ardhur për të takuar Naunin edhe lideri i lëvizjes demokratike të kohës, Avni Rustemi.

“Ato ditë pranvere të vitit 1923, s’më kujtohet muaji - shkruan Miloti, - në Marinëz erdhi Avni Rustemi me një shoqërues të dërguar të “Bashkimit.” Të dy ishin me bruca dhe me qylaf të zinj. Atë natë në shkollë erdhën disa njerëz: Ramadan dhe Feizi Velmishi nga Velmishi, Petro dhe Siku Kola nga Jagodina, Asllan Kumanaku nga Kumani, Leks Nushi, Jani Prifti, Kozma dhe Gjergji Mita nga Marinza etj. Në mëngjes Nauni më tha të ruanim, kushdo që të vinte të lajmëronim. Kur dolën nga mbledhja, mësonjësi më tha: - Unë dhe këta zotërinjtë do shkojmë deri në Berat dhe prej andej në disa qytete, prandaj do vonohem më shumë se herët e tjera”. Mësonjësi largohej dendur nga shkolla. Kësaj radhe u kthye mbas 10 ditësh”.

Përfshirja në lëvizjen NolisteMë 30 shtator 1923 Parlamenti u

shpërnda për t’i lënë vendin fushatës së re zgjedhore. Gjatë kësaj periudhe në Shqipëri u polarizua jeta politike dhe u ashpërsua më tej debati klasor. Në këtë fushatë së bashku me figurat më të njohu-ra të kohës si Kiço Konomi, Llazar Kilica, Vangjel Lule, Xhemil Muço etj., Nauni zhvillonte një aktivitet të gjerë propa-gandistik në favor të forcave demokra-tike të kohës. Në pazaret e Bubullimës, Lushnjes, Libofshës, Fierit e kudo, si fliste para popullit, mbante fjalime të zjarrta e demaskonte me urrejtje sistemin e kalbur feudal. Sipas kujtimeve të Milotit në prill të vitit 1924, Nauni u largua nga Marinza. Është koha kur ai përfshihet në ngjarjet e vrullshme të lëvizjes Noliste të Qershorit

Naun Grigor Prifti (Doko), mësuesi, patrioti dhe luftëtari i spikatur nga Myzeqeja në gjysmën e parë të shek. XX

forcave italiane nga Vlora dhe rrethinat e saj. Për realizimin me sukses të kësaj detyre, në krahina të ndryshme të vendit, filluan të organizoheshin një serë protesta e mitingje në mbrojtje të Vlorës. Në zonën e Myzeqesë, Naun Doko ishte në radhët e para të këtij aksioni. Krahas kësaj propagande u krijuan edhe Komitetet e Mbrojtjes Kombëtare, të cilët u morën me mobilizimin e forcave vullnetare për në frontin e Luftës së Vlorës. Sipas kujtimeve të patriotit vlonjat Kristo Karbunara, në prag të luftës, Nauni ka vajtur disa herë në Vlorë për të marrë kontakte me disa nga figurat e njohura të kohës, rreth organ-izimit të forcave vullnetare nga Myzeqeja. “Naun Prifti dhe myzeqarët, - shkruan Karbunara, - kishin ardhur disa herë në Vlorë e takoheshin me Jani Mingën, Halim Xhelon dhe priftin At Isaia, për të organizuar fshatarët e Myzeqesë në Luftën e Vlorës.” Për këtë qëllim, nga fundi i muajit maj, Nauni së bashku me Ikonom Dhimën e myzeqarë të tjerë, shkoi në fshatin Peshkëpi të takohej me Ahmet Lep-enicën, në konakët e Avdul Kucit, për të sig-uruar armë. Ndërkohë, e trembur nga revolta popullore, Komanda e ushtrisë italiane, me urdhër të gjeneral Pia-centinit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme e filloi arrestimet, burgos-jet dhe internimet e mjaft atdhetarëve të njohur. Pikërisht në këto momente, kur kthehej nga Peshkëpia për të marrë armë, Nauni u arrestua nga patrullat italiane dhe

s p e c i a l e www.sot.com.al

Nauni konsidero-hej nga italianët si patriot i klasit të parë dhe mjaft i rrezikshëm për ta. Si i tillë, ai së bashku me

një grup prej 6-7 vetësh u veçua nga 480 të bur-

gosurit e tjerë të ishullit dhe u tra-jtua me masa...

Page 19: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 19

CYAN MAGENTA YELLOW BLACK

Me rastin e 85 vjetorit të vdekjes

1924. Vrasja e Avni Rustemit, idhullit fry-mëzues të rinisë shqiptare ishte preludi i këtij revolucioni. Nauni i prekur thellë nga kjo vrasje, u bë pjesë e përfaqësisë së Fierit që vajti në Vlorë, në ceremoninë e varrimit të Avniut më 30 prill 1924. “Në ceremoninë e varrimit të Avni Rustemit kam qen unë, Shuk Radoja dhe Naun Prifti (Doko)” - shkruan Vangjel Lule në kujtimet e tij. Nga Vlora, Nauni u radhit me armë në dorë në përbërje të forcave revolucionare. Ai mori pjesë në disa luftime të kryera në Myzeqe kundër forcave qeveritare dhe po me armë në dorë, marshoi drejt Tiranës duke dhën një kontribut të spikatur në lëvizjen Noliste të qershorit. Ahmet Zogu së bash-ku me krerët e qeverisë dhe një pjesë të deputetëve ikën në arrati. Në Tiranë u vendos qeveria demokratike e Nolit e cila ishte kthyer në shpresë zhvillimi për gjithë demokratët. Në verën e vitit 1924 në Fier, Lushnje e kudo u krijuan degët e shoqërisë “Bashkimi”. Naun Doko krijoi degën e bashkimit në Libofshë me anëtar: N. Doko, J. Loshi, L. Gjergji, K. Mino, M. Hoxha, A. Xhindoli, S. Xhindoli, A. Qer-imi dhe Z. Ndreko. Ndërkohë, Naunit ju

shfaq sëmundja e mushkërive dhe filloi ti keqësohej shëndeti, por nuk u tërhoq nga aktiviteti politik. Në periudhën e verës gjatë muajve korrik – gusht 1924, djemtë e “Bashkimit” ndërmorën disa aksione duke zhvilluar manifestime patriotike antifeudale në mbështetje të qeverisë. Parullat e demostruesve ishin: “Poshtë feu-dalizmi”, “Poshtë bejlerët”! Nauni, - shkru-an Jakov Milaj, - ishte oratori më i dendur, por njëkohësisht edhe më i dashur nga masat fshatare. Ai fliste për programin e qeverisë demokratike, për reformat që do të bëheshin, për luftën kundër tiranëve. Fierakët që e kanë njohur, nuk mund ta përfytyrojnë Naunin, veçse të hipur mbi togje thasësh misri duke u folur fshatarëve të varfër e të rreckosur”. Më 20 gusht të këtij viti, djemtë e “Bashkimit” të Fierit e të Vlorës organizuan një ceremoni funebre përpara sarajeve të Vrionasve në shenjë simbolike për fundin e tyre. Ata improvizuan një arkëmort me një trung druri dhe e shëtitën kortezhin përreth sa-rajeve duke hedhur parulla ndëshkuese. “Poshtë feudalizmi, poshtë Vrionasit!” Me organizimin e ceremonisë, përgatitjen e

ju rëndua edhe më tepër. Dimri i ashpër i Moskës me temperaturat e ulëta disa gradë nën zero, nuk ishin të përshtatshme për shëndetin e Naunit dhe për këtë arsye u dërgua në Kaukazin Jugor ku klima ishte më e butë. Këtu u regjistrua në Uni-versitetin Komunist të Transkaukazit në Tiflis, në fakultetin e ekonomisë politike.

Gjatë periudhës studentore, më 21 mars 1928, Nauni u antarësua në organ-izatën komuniste të këtij universiteti dhe po këtë vit, me krijimin e grupit komunist shqiptar në ish Bashkimin Sovjetik, u bë anëtar i tij. Ndërsa dy vjet më vonë më 1930, u antarësua në radhët e Partisë Ko-muniste Sovjetike në organizatën e Tfilisit. Ndërkohë, krahas studimeve merrej edhe me përkthime të ndryshme të karakterit

politik dhe shkencor të cilat do t’i dërgonte në Shqipëri për botim.

Më 1930, Nauni përfundoi studimet uni-versitare dhe më 3 prill të këtij viti, u emërua si punonjës shkencor në Institutin e Kërkimeve shkencore të Komisionit të planit të shtetit për Transkaukazinë. Më 20 maj të këtij viti Naun Prifti u zgjodh si i plot-fuqishëm i Bashkimeve Profesionale të Institutit me të drejtat e Kryetarit të Komitetit Lokal. Me gjithë gjendjen e rëndë shëndetësore dhe ngark-esën e punës në Institut, Nauni vazhdonte edhe

aspiranturën në sektorin e planifikimit, zhvillonte një punë shoqërore të gji-thanshme, drejtonte rrethin politik dhe jepte mësime mbi ekonominë politike në Institutin e bonifikimeve dhe vaditjeve të Transkaukazisë.

Ndërkohë, malli për atdheun e të afërmit po e digjte si prush. Në shtator – tetor 1931 shkoi në Moskë të rregullonte lejen për tu kthyer në Shqipëri, por mjekët nuk e lejuan të udhëtonte për shkak të sëmundjes.

Në maj të vitit 1932, mbaroi aspir-anturën dhe u aktivizua intensivisht në punë shkencore, mbante leksione mbi ekonominë politike dhe filloi të kryente funksione drejtuese në Institucionet e larta arsimore të Gjeorgjisë.

Në prill të vitit 1933, Nauni u emërua shef i degës mësimore në Institutin e ndërlidhjes të Transkaukazisë e më vonë zëvendës drejtor i degës mësimore në Institutin e inxhinjerëve të ndërlidhjes elektrike të Trankaukazisë. Ndërsa më 20 shtator 1933 në urdhërin e Institutit Nr. 112, thuhet se, “Zëvendës drejtori për anën mësimore, shoku Naun Grigor Prifti, do të vazhdojë përmbushjen e detyrave të veta, dhe me qenë se Drejtori largohet, detyrat e tij i ngarkohen Naun Grigor Priftit”. Në këtë Institut, ai drejtonte katedrën për lëndët politiko – shoqërore, ku ka zhvil-luar një punë të madhe.

Vlen të shënohet se universiteti shtetëror i Tfilisit ishte një institucion shumë serioz. Sipas historikut të ek-spozuar në faqen zyrtare të këtij in-stitucioni, ai u hap më 26 janar 1918 dhe

ishte universiteti i parë kombëtar në Kaukaz. Rektor i parë i tij u zgjodh një figurë e njohur akademike, Petre Melik-ishvili, i cili kishte mbaruar studimet në San Petërburg. Ndërsa në vitet 1930 kur Nauni mbaroi studimet e deri në fundin e jetës së tij më 1934 rektor në këtë uni-versitet kanë qenë: Ivane Vashakamadze (1930 – 1931), Aleksandre Erkomaishvili (1931 – 1932) dhe Levan Agniashvili (1933 – 1935). Të tre këta ishin gjithashtu figura të shquara akademike dhe të zgjedhur sipas rregullores me votim nga këshilli akademik i këtij universiteti. Sëmundja dhe vdekja e Naun Priftit

Në mars – prill të vitit 1934, i rënduar nga sëmundja, Nauni shtrohet në sana-toriumin “Shtëpia e kuqe” në Gulripshi. Por avancimi i tuberkulozit ishte mjaft i shpejtë dhe më 10 maj 1934, në moshën 38 vjeçare, Naun Doko Prifti u nda nga jeta. Trupin ja varrosën në varrezat e san-atoriumit, ndërsa lajmi i vdekjes u përhap kudo nëpërmjet gazetave të kohës. Gaze-tat “Komunisti”organ i K.Q.P.K Gjeorgjisë më 17 maj 1934 jepte këtë njoftim: “Pre-sidiumi i K.Q. të MOPR-së të Gjeorgjisë njofton gjithë anëtarët e MOPR-së dhe emigrantët politikë se më 10 maj na sanatoriumin e Gulprishit vdiq para kohe emigranti politik, aktivisti i MOPR-së shoku Naun Prifti”. Ndërsa gazeta “Zarja Vostoka” njoftonte në kohën e funeralit: “Kombinati mësimor i Transkaukazisë për ndërlidhjen njofton mbi vdekjen e ish zëvendës drejtorit për anën mësimore Naun Grigor Prifti në Gulripshi më 10 Maj 1934”. Jehona e vdekjes së parakohshme të Naun Priftit qe e dhimbshme. Ai nuk mundi të realizonte në vepra të botuara dituritë dhe aftësitë e tija shkencore, nuk mundi, të vinte në Shqipëri, dhe mbeti në dhe të huaj si një qiri që digjet përjetë nga zjarri i lirisë sociale dhe malli i vend-lindjes. Në shenjë kujtimi në shtëpinë ku banonte në Tfilis u vendos një pllakë përkujtimore, ndërsa në Muze është ek-spozuar një stendë e pasur me materiale biografike për jetën dhe veprën e tij. Në Shqipëri u ngrit kulti i heroit, kulti i një luftëtari të pushkës e të penës, të fjalës e të veprës, në shërbim të idealit të shenjtë të demokracisë dhe lirisë së njeriut. Në vitin 1961, qeveria shqiptare solli nga Gjeorgjia objektet e tij: krevatin, librat dhe mjetet e tjera personale. Në Libofshë u hap një dhomë muze e pajisur me të gjitha këto objekte personale, ndërsa në sheshin qendror të fshatit u ngrit busti i tij.

Emri dhe vepra e Naun Dokos është nderuar e vlerësuar në vite. Në periudhën e socializmit Naun Doko është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, në vitin 1998 Presidenti i Republikës Rexhep Meidani i akordon urdhërin “Naim Frashëri” i Artë, ndërsa në vitin 2004 është nderuar me titullin e lartë, “Nderi i Qarkut Fier.” Shkolla 9 vjeçare e Marinzës sot mban emrin e tij. Në shtypin e kohës gjatë dhjetra viteve janë shkruar mbi 40 artikuj në 40 gazeta e revista si: “Politika”,“Zëri i Popullit”, “Bashkimi”, “Drita”, “Mësuesi”, “Drapër e Çekan”, “Koha Jonë”, “Panorama”, “Telegraf”, “Myzeqeja”, etj. Në vitin 1965 shkrimtari i shquar Jakov Xoxa i kushtoi romanin e tij të parë “Lumi i vdekur” me shënimin: “Naun Grigor Priftit – komunistit të parë të Myzeqesë”. 38 autorë tekstesh kanë shkruar kujtimet e tyre nga ish nxënës, kolegë e të afërm të Naunit. Jeta dhe vepra e tij është përmbledhur edhe në dy monografi të shkruara nga dy autor të ndryshëm, Esat Reso dhe Naun Kule.

Me kultin e ngritur në vite, me veprën e përkushtuar, jetën e shkurtër e intensive, me mbrujtjen e idealit demokratik dhe sakrificat e tij sublime, Naun Grigor Prifti përbën shembullin e lartë të një figure dinjitoze që rrezaton pa ndërprerë vlerat më të larta e më përfaqësuese të krahinës së Myzeqesë.

*Drejtor i Muzeut Historik Fier

arkëmortit dhe qirinjve u morën: Naun Doko, Xhemil Muco, Vangjel Lule, Zoi Xoxa, etj. Nauni foli edhe në miting së bashku me Kiço Konomin. Në fjalën e tij ai mbështeti qeverinë demokratike të Fan Nolit dhe e mbylli ligjëratën me thirrje të nxehta kundër bejlerëve dhe pashallarëve të Fierit.

Në vitin mësimor 1924 – ’25, Nauni u emërua drejtor i shkollës plotore të Lushnjes. Sipas kujtimeve të ushtarakut Ibrahim Selimi, i cili ishte caktuar në këtë kohë me shërbim në Lushnje dhe Peqin, Nauni bënte kudo një propagandë in-tensive kundër bejlerëve dhe agallarëve. “Një ditë në tregun e Lushnjes, - tregon ai- u zhvillua një manifestim i fshatarëve kundër feudalizmit. Midis anëtarëve të shoqërisë “Bashkimi” të këtij qyteti, u dëgjua edhe zëri i fuqishëm i Naun Priftit, i cili u fliste fshatarëve hipur mbi një karrocë: “Nuk duhet ti njohim të tretat e bereq-etit, të mos u bëjmë punë angari, por të punojmë për vete! – u thoshte.

Më 24 – 26 nëntor 1924, “Bashkimi” mba-jti në Tiranë kuvendin e jashtëzakonshëm. Midis delegatët që mer-rnin pjesë nga gjithë Shqipëris si: Haki Stërmilli, Ibrahim Ara-pi, Hysen Selita, Haxhi Zeka, Sejfulla Malësho-va, Selim Shpuza, Xhe-mal Kondi, Ejup Xhindi etj, merrte pjesë edhe Naun Doko si delegate i Libofshës.

Ahmet Zogu i arratisur në Beograd, me ndihmën e Pashiçit, kishte krijuar një forcë të armatosur deri në dhëmbë dhe në dhjetor 1924, mori rrugën drejt Tiranës. Qendra e shoqërisë “Bashkimi” bëri thirrje për ta pritur kthimin e Zogut me armë. Në radhët e këtyre forcave, ashtu si dhe në qershorin e fitores, Naun Dokua mori pjesë sërish me armë në dorë.

Arratisja pas ardhjes së Zogut Hyrja e Ahmet Zogut në Tiranë më

24 dhjetor, i detyroi nolistët të iknin në arrati. Revolucionarët rreth 350 vetë, u larguan nga Shqipëria me mjete të ndrys-hme, kryesisht me rrugë detare. Nauni iku nga Durrësi me anije në Vlorë, e nga Vlora shkoi në Bari. Tashmë për Naun Dokon, ashtu si për gjithë nolistët e qershorit, filloi jeta e vështirë e emigrantit politik.

Më 25 mars 1925, me ndihmën e Federatës Komuniste Ballkanike, në Vjenë u formua organizata: Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE), me kryetar Fan Nolin. Nauni u bë anëtar i kësaj organizate. KONARE siguroi në Bashkimin Sovjetik edhe 14 bursa studi-mi për emigrantët politik shqiptar, midis të cilëve edhe Nauni.

Në shtator të vitit 1925, Nauni u lar-gua nga Italia për në Austri dhe mbas një qëndrimi të shkurtër në Vjenë, u nis për në Moskë. Në Vjenë bëri vizita te mjekët e atjeshëm, më të mirë e më të njohur, por sëmundja sa vinte e përkeqësohej.

Kur mbërriti në Moskë për të filluar studimet e larta, sëmundja e mushkërive

Naun Grigor Prifti (Doko), mësuesi, patrioti dhe luftëtari i spikatur nga Myzeqeja në gjysmën e parë të shek. XX

s p e c i a l e www.sot.com.al

Në maj të vitit 1932, mbaroi as-piranturën dhe u aktivizua inten-sivisht në punë

shkencore, mbante leksione mbi

ekonominë politike dhe filloi të kryente funksione drejtuese në Institucionet e larta arsimore të

Gjeorgjisë...

Page 20: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT20 E Diel 2 Qershor 2019

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Aktori shprehet se artistët nuk vlerësohen dhe nuk merret parasysh krijimtaria

Artistët të kenë më shumë të drejta në vendimmarrje, sot po trajtohen si instrumentëPër artin në vend nuk

është një klimë dasham-irëse. Problemet sipas artistëve të ndryshëm po

vijojnë prej vitesh, dhe nuk kanë gjetur ende zgjidhje. Sipas aktorit Sokol Angjeli, shumë gjëra nga in-stitucionet fshihen duke menduar se mbulohen, por kjo vetëm se sa sjell dhe më shumë pakënaqësi në komunitetin e artistëve në vend. Në intervistën për “SOT” aktori i njohur Sokol Angjeli shprehet se problem janë dhe bordet artistike, ku sipas tij në fushën e teatrit du-het të jenë vendime më të drejta për veprat teatrore që janë në skenë. Duke folur për këtë prob-lem aktori Sokol Angjeli shprehet se duhet të jetë një vendimmarrje më e madhe në institucione për artistët që janë pjesë e tyre. Kjo sipas tij do të bëjë që të ketë më shumë vëmendje për veprat teat-rore që vihen në skenë, duke parë dhe sa se ato trajtojnë problemet në vend. Në reagimin e tij aktori Sokol Angjeli vijon më tej se deri tani institucionet apo Ministria e Kulturës kanë treguar se nuk kanë qenë transparente sa duhet jo vetëm me vendimmarrjet, por dhe me buxhetet që ndahen. Si-pas aktorit artistët kanë dhjetë vjet që kërkojnë statusin, por deri tani mungon sepse nuk duan që ta miratojnë. Përgjegjësia për buxhe-tet e pakta, për mosshpërblimin e figurës artistike si dhe të tjera probleme me të cilat po përballen artistët në vend dhe jeta artistike sipas tij shkon te Ministria e Kul-turës.

-Jemi në muajin qershor drejt fundit të sezonit, për ju si ka qenë jeta artistike?

Përgjithësisht pritshmëritë janë realizuar, pra ato që njerëzit mendonin se mund të arriheshin. Sigurisht që gjithsekush ka rezer-vat e veta, sidomos për repertorin e përdorur, por ja që vendimi iu takon bordeve drejtuese artistike. Ato kanë marrë këto vendime, dhe për ato që kanë marrë janë bërë këto premiera teatrore, dhe disa të suksesshme e disa ajo, por kështu ndodh në jetën tonë artistike.

-Projektligji i artit po diskuto-het shumë nga artistët këto kohë. Ju çfarë kërkoni?

Projektligji është një neg-lizhencë, që vazhdon sepse njerëzit nuk duan të mbajnë përgjegjësi. Kjo ndodh sepse ne shikojmë që nuk është një klimë dashamirëse ndaj artit në përgjithësi. Meqë nuk është e tillë të gjithë vrapojnë që të fshehin në sirtare këto gjëra sepse kështu kujtojnë se mbulohen, por pakënaqësia vazhdon shtresohet. Njerëzit më pas bëhen moskuptues dhe të egër dhe shpërthen dhe pakënaqësia në të katër anët, dhe kjo është një pakënaqësi që sa vjen dhe shumohet, pavarësisht se ikën një ministre Kulture dhe vjen një

tjetër. Por problemi mbetet aty dhe nuk zgjidhet. Po ashtu nuk zgjidhet statusi i artistëve, nuk zgjidhen problemet që kanë të bëjnë me bordet artistike.

-Çfarë problemesh ka sipas jush me bordet artistike?

Nuk funksionojnë, se nuk zba-tohet ligji. Nuk është dëshira e një drejtuesi apo një njeriu, por a ka

SOKOL ANGJELI:

ligje për këtë punë? Ato që janë të paktën ato që janë të respektohen. Nëse ti nuk i ngre këto institucione edhe thua unë jam dhe pikë mbaroi çdo gjë, atëherë thua po dale pse nuk zbaton ligjin? Bordet artistike siç janë. Ka disa rregulla që kemi arritur deri në këto momente. Nëse në këto momente këto janë, atëherë bëjmë një ligj të ri dhe i shpallim të pavlefshme këto që

janë ngritur dhe merremi me ligjin e ri dhe me ato çfarë ka ligji i ri, që duhen ndërtuar.

-Ju ishit pjesëmarrës në takimin e sindikatës së ar-tistëve, dhe aty u pohua që institucionet duhet të demok-ratizohen. Çfarë kërkoni?

Mendoj se duhet të jetë një vendimmarrje më e gjerë të paktën për disa histori reper-tori që na takojnë të gjithëve, historia për veprën që do vihet në skenë. Pra të bëhet një ven-dimmarrje më e gjerë. Duhet parë nëse kjo vepër rezonon për publikon apo jo? A ka ajo problemet që janë në Shqipëri dhe të mjedisit që ne jetojmë, apo do të ndodhë siç ndodhi dikur me teatrin e Prishtinës, që u shkëput fare nga realiteti dhe bënin premierat e nuk i shi-konin. Vinin ditën e premierës ata që ishin intelektualë e janë të lidhur me teatrin, dhe pop-ulli dikur e harroi fare derën e teatrit, sepse nuk trajtonte problemet e vërteta.

-Për ju sa kanë qenë trans-parente institucionet e artit në vend?

Te institucionet tona, te Ministria e Kulturës nuk ka transparencë. Ka transparencë për buxhete që ndahen? Jo. Ka transparencë për ndarjen e punëve dhe të thelave të bakl-lavasë? Asnjë nuk e di.

-Një nga kërkesat tuaja që

po vijon prej vitesh me radhë është mungesa e statusit të artistit. Për ju si aktor, çfarë sjell mungesa e tij?

Presidenti i Sindikatës së Pa-varur të Artistëve të Shqipërisë u shpreh që ka dhjetë vjet që e kërkojnë statusin për artistët, por ende asgjë. Çfarë doni më shumë se kaq? Por nuk duan ta bëjnë sepse mungon vlerësimi.

-Për ju, sot artistët nuk vlerëso-hen?

Jo, n u k v l e r ë s o h e n . N ë mënyrën më mizerabël sidomos në këtë kohë. Artistët në këtë kohë nuk janë të trajtuar si duhet.

-Pse?E para, janë hequr shpërblimet

për figurën artistike. Artistët nuk kanë shpërblime. Kur nuk vlerëso-het puna krijuese nuk vlerësohet asgjë. Duke mos u shpërblyer nuk të quhet krijimtaria. Artisti sot trajtohet si një instrument. Si një njeri jo krijues, por trajtohet si pianoja që lëshon tingujt, edhe artisti lëshon zërat, falët. Nuk mer-ret parasysh krijimtaria, që është bazë. Në të gjithë botën artistët janë krijues, vetëm në Shqipëri janë instrumentë, sepse nuk është në ligj që ti duhet të shpërblehesh për punën krijuese.

-Ka artistë që janë shprehur se niveli artistik në përgjithësi ka rënë. Për ju si aktor, çfarë është shqetësuese?

Së pari, mua si aktor më shqetë-son zgjedhja e repertorit në teatër, sepse ajo përcakton shumë gjëra. Siç u shpreha dhe më lart, zgjedhja e repertorit dhe veprave që rezo-nojnë me publikun. Pra bordi dhe propozimet që bëhen në drejtorinë e teatrit. Por dhe në kushtet që punon i ziu Teatri Kombëtar dhe sal-la që shkon sa në duart e njërit tek tjetri nuk duhet të presësh ndonjë gjë shumë për aktivitetin artistik, sepse këto janë kohë tranzicioni.

Për ne është një tranzicion i gjatë, që do të zgjasë ja dhjetë vjet besoj.

-Ju në reagimet tuaja jeni shprehur herë pas here kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Si aktor jeni me aktivitetin e teatrit te “arTurbina”. Si e shikoni atë për teatrin?

Unë po ju them që është një miopi e madhe që ne lëshojmë sallën e madhe ekzistuese të Te-atrit Kombëtar, e cila ka nevojë për pak shpenzime dhe mund të bëhet sërish si ka qenë dikur, në shkëlqimin e saj të parë. Por nuk duan ta bëjnë. Ne e kemi pranuar sallën që kur e çuan teatrin te “arTurbina” si një fazë tranzicioni të shkurtër, maksimalisht ne na u tha për 3-4 vjet jo më shumë. Por tani po e shohim që kjo punë nuk është një tranzicion 3-4 vjeçar. Pra “arTurbina” do të ishte sallë tranzi-cioni dhe jo sallë teatri e mirëfilltë. Duke qenë e tillë, për atë nuk ka fjalë të mira. Një tranzicion që ne na ishte premtuar për 3-4 vjet tani do bëhet për dhjetë vjet. Në dhjetë vjet Teatri Kombëtar do të jetë pa sallë, sepse ajo nuk është sallë por është “arTurbina”. Mendoj që do zgjasë shumë, sepse asgjë nuk ka nisur. Iku viti i parë dhe asgjë për teatrin. Kur do të fillojë, kur do të bëhet konkursi, etj.

-Ju jeni pjesë komunitetit artistik, nga Ministria e Kulturës çfarë kërkoni?

Ministria e Kulturës të mirato-jë statusin e artistit, të rivendosë shpërblimet për figurën artistike që janë hequr, si dhe të shtojë edhe buxhetet për më shumë premiera të reja në skenën e Teatrit Kombëtar.

-Ju folët për punën me teatrin, po me filmin si po vijon puna juaj si aktor?

Unë gjatë kësaj kohe unë jam marrë edhe me filmat. Më tepër me xhirime të filmit dokumentar dhe kam punuar me regjisorin e shquar Ylli Pepo. Mendoj që problemi kryesor edhe me kinematografinë shqiptare sërish është financimi. Kanë dëshirë njerëzit si dhe reg-jisorët, që të bëjnë gjëra të mira, por janë në kushtet e buxheteve të vogla dhe prej tyre bëhet çdo gjë e vogël, e nxituar e shpejtuar me sa më pak shpenzime. Ky është prob-lemi themelor me filmin sot. Me pak shpenzime dhe të bëjmë filma. Por me pak shpenzime dhe të bësh gjëra të mira sikur nuk shkojnë të dyja bashkë.

-Me role ju nuk mungoni në teatër edhe në filma. Sa ndiheni i plotësuar nga ana artistike?

Unë si aktor bëj sa mundem. Jam i gatshëm në çdo moment që të filloj një rol të ri, të bëj dhe një film dokumentar si dhe të bëj edhe film artistik. Nuk është se më mungon predispozita për të bërë detyrën time si aktor. Si teatri, por dhe filmi janë të dyja gjini artistike të dashura për mua si aktor.

Intervistoi: Julia VRAPI

Mendoj se duhet të jetë një vendim-marrje më e gjerë të paktën për disa histori repertori që na takojnë të gjithëve, historia për veprën që do vihet në skenë. Pra të bëhet një vendimmarrje më e gjerë. Duhet parë nëse kjo vepër re-zonon për publikon apo jo? A ka ajo problemet që janë në Shqipëri dhe të mjedisit që ne jetojmë...

Page 21: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kreu i atletikës shqiptare, njëherësh trajner i Smajlajt, optimist për kualifikim me 3 atletë në Olimpiadë

Normat e kualifikimit në Olimpiadë u rritën, por Smajlajn dhe Gegën nuk ka pengesë që i ndalon

GJERGJ RULI:

Atletika shqiptare ka ul-je-ngritjet e saj, meg-jithatë ajo vijon të jetë “mbretëreshë e sporteve”

edhe në Shqipëri. Nuk ka shumë sportistë cilësorë, por ato pak “kokr-ra” janë në elitën e sportistëve që prezantohen me medalje në aktivitetet ndërkombëtare, madje atletika ka dhe kampionë Europe që i kanë sjellë vendit krenari me rezultatet e tyre spektakolare. Një ndër ta është Izmir Smajlaj, i cili në Beograd dy vite më parë u shpall kampion i Europës, duke regjistruar një rezultat fenomenal, ka rekordin kombëtar 8.08 m. Smajlaj ka ambicie për vazhdimësinë, për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të Tokios. Duke folur për këtë fenomen të atletikës dhe njëherësh për zhvillimet infra-strukturore, organizative dhe të rinjtë në atletikë, kreu i federatës, njëherësh trajneri i Smajlajt, Gjergj Ruli, u shpreh se sfidat në prag të Olimpiadës janë rritur, sepse është rritur norma e kualifikimit. Por në intervistën e dhënë për gazetën “Sot”, ai tha se asnjë pengesë nuk do t’i ndalonte Izmir Smajlajn dhe Luiza Gegën, por edhe atletët e tjerë, që të arrinin me rezultatet e tyre kualifikimin në Tokio-2020.

Atletikën po e pengojnë një sërë faktorësh të shfaqet në dimensionin e saj maksimal. Por këtë herë, si trajner, duam një koment tuajin teknik mbi ecurinë sportive të Izmir Smajlajt gjatë kësaj kohe. Së shpe-jti vijnë aktivitetet që kanë vlerë kualifikuese në Olimpiadë. Ku është sportisti me rezultatet e tij dhe kush janë atletët e tjerë shqiptarë që kanë një shans të jenë në Tokio-2020?

Siç e dini dhe ju, Izmiri garon në kërcim së gjati, një garë thellësisht teknike, por që kërkon njëherësh një përgatitje fizike të nivelit të lartë. Kjo garë kërkon shumë angazhim, shumë pjesëmarrje, e që ka një audiencë shumë të madhe. Lojërat Olimpike po bëhen gjithnjë e më të vështira, për shkak të numrit të madh të sportistëve dhe rivalitetit të tejska-jshëm. Në Olimpiadë sportisti ka në dispozicion vetëm 1 minutë e pak që të tregojë madhështinë e tij. Këtu po ju sjell në vëmendje dhe një rregull të ri që ka hyrë në fuqi kohët e fundit. Bëhet fjalë për normën olimpike, e cila është rritur në rastin e kërcimit së gjati në 8.16 m. Norma është rritur dhe për Luiza Gegën në vrapimet e mesme, apo dhe Franko Burrajn për 400-metërshin. Megjithatë, ne kemi ende 100 ditë në dispozicion për t’u përgatitur për Botërorin e Dohas. A do ta kapim ne normën e kualifikimit? Unë besoj se Izmiri e kap normën, sepse ka stabilitet në performancën e tij, kontrollon pedanën, ritmin, ka pjekuri në gara dhe rezultati mbi 7.70 dhe 7.80 janë të qëndrueshëm në çdo hedhje. Ju e dini, sportisti

pësoi një traumë në Londër pak muaj më parë, por kemi një muaj që kemi nisur stërvitjen dhe aktualisht disponojmë gjendje të mirë.

Ju po e paraqisni situatën me ngjyra ekzotike...

Jo, përkundrazi, kemi dhe mangësi që po tentojmë t’i elimi-nojmë. Më saktë, po përpiqemi të përmirësohemi në kërcimet, sepse koha me reshje nuk na ka ndihmuar të bëjmë një program stërvitor siç e dëshironim. Të gjithë e dinë që kjo garë kërkon shpejtësi, teknikë të lartë, kontrollin e pedanës, hedhjen, fluturimin dhe mbylljen e kërcimit, parametra që kërkojnë harmonizim perfekt për të pasur rezultat maksi-mal. Por duhet falënderuar Bashkia e Tiranës dhe KOKSH-i që mundësuan pistën me tartan të kërcimit së gjati dhe atij trehapësh, ishte një dhuratë për ne. Kjo pistë kërcimi do të shfrytëzohet 24 orë, sepse është me ndriçim dhe shumë cilësore. Këtë pistë e vizitoi dhe një anëtar i IAAF-it, i cili jo vetëm e miratoi për gara, por bëri vlerësime cilësore për të.

Çështja e kualifikimit mbetet enigmatike, pasi asnjë prej spor-tistëve tanë nuk ka në këtë moment rezultate që sigurojnë normën. Si do të veprohet, sa janë shanset?

Shanset janë që ne të shkojmë në Tokio-2020 me tre atletë, e sigurt. Unë ua përmenda edhe emrat, është Izmir Smajlaj në kërcim së gjati, është Luiza Gega në 3000 metra dhe Franko Burraj në 400 metër. Rezultatet e tyre janë të larta dhe e kapin normën. Kemi muaj në dispo-zicion për t’u përgatitur si duhet për Botërorin e Dohas.

Nga ju buron kjo siguri?Ka përllogaritje matematike të

rezultateve që bëhen nga testimet e deritanishme. Kombinimi i ele-mentëve e bën të sigurt rezultatin që kap normën dhe unë kam bes-im absolut se do t’ia dalim. Nuk është vetëm Izmiri që ka rezul-tate “top”, apo dhe Luiza e cila meriton mirënjohje, por edhe Franko Burraj, një supertal-ent, i cili ka shanse të mira të kapë normën. Afrimi i pistës na jep mundësinë të stërvitemi më mirë, të përmirësohemi në rezultate dhe unë be-soj se

nuk do të na mungojë asgjë për të marrë maksimumin. Për këtë arsye jam optimist se ne do ta themi fjalën tonë në Botërorin e Dohas.

Më parë atletika shqiptare mer-rte ftesa në Olimpiadë, a ekziston ende kjo “formulë”?

Ka ikur koha e lëmoshave në atletikë, nuk ka më bamirësi, pra nuk ka më ftesa. Kualifikimi në Olimpiadë është vetëm me normë. Mos harroni, edhe Kampionatet Ballkanike tani janë me normë, nuk mund të mbushësh autobusin si dikur me 60 sportistë e i fut në garë, jo, ka standarde edhe Ballkaniku, prano-hen vetëm ata me normë. Iku koha e ftesave dhe lëmoshave, secili vend ka pretendimet e tij, edhe atletika shqiptare ka sportistët e saj cilësorë.

Ju folët për pistën e kërcimit, por të gjithë e dinë që infrastruktura e atletikës në kryeqytet është për turp, nuk ka pistë vrapimi. Ku do të dalin kampionët e ardhshëm?

Ju po më sfidoni me infrastruk-turën në kryeqytet, e unë po ju sfidoj me argumentet e mia, që janë spor-tistët. Ku e pati pistën Izmir Smajlaj që doli kampion i Europës? Kampion pa pistë, pa pedanë, pa gropën e hedhjes. E megjithatë doli kampion Europe. Pra kampionin e bën talenti dhe puna. Vrapimet e gjata bëhen në natyrë. Pse çfarë mendoni ju, se maratona bëhet në pistë me tartan? Bëhet në rrugë sig-urisht, e pra, edhe në rrugë dalin kam-pionët. Pietro Menea më tha një herë se stërvitej vetëm, një herë në muaj në pistë, kur kishte garë kontrolli, pjesën tjetër e kryente në natyrë. Pse? Sepse tartani vret, kurse në natyrë krijohet forcë dhe siguri. Pastaj, është e vërtetë që kryeqyteti e ka këtë mangësi në këtë moment, por Elbasani nuk është më larg se 20 minuta. Korça ka dy pis-

ta, Shkodra pothua-jse e ka pistën në

gjendje pune. Da-kord, gjermanët e francezët kanë p is të me tartan, po pse nuk dolën kampionë si Izmir Smaj-laj? Nëse do të

duam të kërko-jmë gozhdën e

Nastradinit gjith-

monë do të gjejmë mangësi, por kush ka vullnet për punë do e gjejë dhe vendin për t’u stërvitur. Nuk është mirë të errësohen arritjet. Gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Ne jemi në bisedime me FSHF-në për të bërë një pistë prapa “Sheratonit”. Nuk kus-hton ndonjë gjë kushedi, 25 dollarë metri katror, diçka e realizueshme. Por problemi në Tiranë nuk është investimi, është mungesa e terrenit, pasi terrenet sportive i kanë uzurp-uar pallatet. Gjithsesi, në vitin 2020 kryeqyteti do të ketë një pistë të vetën me tartan.

Është dhe një problem tjetër me atletikën shqiptare: numri i kufizuar i sportistëve. Largimi i rinisë është një problem i madh social, por në sport dukshëm ka rënie të masivitetit. Çfarë masash keni marrë për të pasur sportistë në të gjitha disiplinat?

Mund të thuhen shumë fjalë për atletikën lart e poshtë, por zyrtarisht asnjëherë nuk kemi qenë si sot, sepse kemi sportistë elitarë që sjellin medal-je “të rënda” nga aktivitetet ndërkom-bëtare. Kemi Smajlajn kampion Europe, kemi Luiza Gegën rekord-mene dhe një sportiste ndaj së cilës duhet të përulesh. Izmiri po kërkon, gjithashtu, një rekord në 100 metra. Kemi dhe sportistë të tjerë cilësorë nga të rinjtë që po rriten. Natyrisht që kemi edhe probleme. Në kërcimin me shkop nuk kemi kapacitete, sepse ky sport, përveç sportistëve të përgatitur, kërkon edhe bazë materiale të shtren-jtë, pasi shkopi është me material prej fibrash karboni, që kushtojnë. Kurse pajisjen e kërcimit së larti e kemi moderne. Po, është e vërtetë,

kemi probleme me disiplinat e hedhjeve, si çekiçi, shtiza dhe disku, të cilat kërkojnë ter-

rene të hapura e relativisht të mëdha, ndërkohë që në stadiume nuk na lënë sepse dëmtohen tubat. Të shkojmë gjetkë nuk kemi fuqi të paguajmë. Duke iu kthyer pyetjes tuaj mund të them që, përderisa ne i kapim normat, kemi sportistë elitarë dhe kampionë europe, atëherë në raport me numrin e popullsisë kemi cilësi dhe masivitet. Janë mbi 1200 sportistë të certifikuar në atletikë, pra të federuar, por që ushtrojnë atletikën janë gati 30 mijë vetë. Mbi 200 sportistë të federuar i ka vetëm “Mjeshtëria” e Durrësit, Shkodra mbi 150, Korça dhe Tirana mbi 100 secila, madje dhe Laçi ka 60 atletë. Nuk jemi keq, përkundrazi, por ka vend për përmirësim, siç ka vend për përmirësim në çdo fushë të jetës.

Të flasim sërish për atletin tuaj. 8.30 metër që është norma duket e pakapshme, sa janë shanset ta arrijë në këto 3 muaj që mbeten?

Ky është një rezultat që Izmiri e ka prekur vitin e kaluar. Më parë atleti bënte shumë faulle, por tani ka vrull statik. Nga ana gjeometrike është më i saktë, edhe teknikisht po përpiqet. Për mua si trajner, kapaciteti i tij është për 8.50 m. Por që të arrijnë atje i duhet një gërshetim harmonik i intelektit, forcës, teknikës dhe gjendjes momen-tale sportive. Është turp për Izmirin që kërcen kaq pak, kur e ka kapacitetin për të kapur 8.50 metër. Dikush mund të verë në dyshim këtë që unë thashë, por e kemi vërtetuar nga matjet biom-etrike në Itali, që Smajlaj ka kapacitet 8.50 m, por ai nuk po e shfrytëzon këtë energji të madhe që ka.

Çfarë po bëhet me të rinjtë?Vetë Izmiri është i ri, ai ka ende

në dispozicion 4 vjet për të shkruar sukses në atletikë. Franko Burraj është vetëm 21 vjeç, sportist fenom-enal. Në Itali, në Rimini, kemi një supertalent, Dionis Libofsha, i cili vetëm 18 vjeç dhe e kap 100-shin për 10.8 elektronik. Kemi David Nikollin, në 800 dhe 1500 metër, kampion dhe rekordmen. Në kuadër të të rinjve, në Korçë kemi Elisa Myrtollarin e datëlindjes 2004 që garon në 100 dhe 200 metër. Po atje është Livia Topi e datëlindjes 2003, që garon në 400 metër dhe Milen Caco e datëlindjes 2002, që garon në 110 m/p. Në Shkodër kemi të rinj të talentuar si Kledis Halluni në kërcim së gjati me 7.50 m, kemi Erisa Rrasa po në kërcim së gjati me 5.80 m, një supertalente, si dhe Heldi Valikaj, 16 vjeç, me 6.80 në kërcim së gjati dhe 14.80 m në trehapësh. Janë të rinj që na japin gëzim dhe shpresë. Së shpejti kemi garat e kampionatit kombëtar për të rinj e të reja, e më pas edhe të rriturve. Do të jetë një mundësi e madhe për sportistët të tregojnë vlerat e tyre. Megjithatë, vëmendja shkon tek Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, që i kanë dhënë kaq shumë vendit dhe janë krenari e atletikës shqiptare dhe e sportit shqiptar në tërësi.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Për mua si trajner, kapaciteti i tij është për 8.50 m. Por që të arrijnë atje i du-het një gërshetim harmonik i intelek-tit, forcës, teknikës dhe gjendjes mo-mentale sportive. Është turp për Izmi-rin që kërcen kaq pak, kur e ka kapac-itetin për të kapur 8.50 metër...

Page 22: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

22 GAZETA SOTE Diel 2 Qershor 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Kim Kardashian, vizitë në burgun famëkeq “San Quentin”

1-Personazh tek komedia “Pallati 176”...2-OKB...3-Dëshmorë...4-Ag-jencia e lajmeve egjiptiane...5-Lidh brigjet e lumit...6-Zyrë operative...7-Mal në Librazhd...8-Është ankes i kombinatit...9-Ziz, ashtu siç është...10-Shkencëtari francez Amper në inic...11-Ish trajneri i përfaqësueses italiane Saki në inic...13-Këngëtari lirik Dashnor...14-Lëkurëpunues...16-Ak-torja italiane Laura...17-Kësulë prej cohe që mbajnë myzeqarët në kokë...18-Aktori dhe regjizori Mane...20-Ashtu mund të jetë edhe frymëzimi...21-Shkatërrim i madh, humbje e madhe...22-Çekiç i madh...23-Humbjet, firot, prishjet...24-Litarë çeliku...25-Nofkë e njeriut me qafë të shkurtër...26-Spiun i policisë së fshehtë...27-Është shpend nate...29-Zhorzh...kompozitori i “Karmenit”...30-Lumë i madh në Indi...31-Ish fut-bollisti i Tiranës Ali...33-Lumë në Rusi që kalon përmes Rostovit...34-Ak-tori i Hollivudit Riçard...35-Është material inert...36-Strakosha i sportit në inic...37-Spitali Ushtarak...

1-Një kryeqytet i vjetër evropian...4-Burim frymëzimi poetik...7-Këngëtar-ja dhe pedagogia Turku...12-Gjika e skenës...13-Këngëtari italian Rena-to...14-Shëmbëlltyrë e një tjetri që i ngjan shumë...15-Ai vë në lëvizje gjeneratorin...17-Është fshat dhe lumë në Krujë...18-Gëlltit...19-Njëlloj si kapriçio...20-Titull fisnik në Francë...21-Lloj vinçi me dy krahë lundrues, i pashquar...22-...Juvara tek filmi italian “Gruaja më e bukur” me D.Modn-jën...23-Fshat i Vlorës...24-Figurë tek letrat e bixhozit...25-Fitimi, leverdia, përfitmi...26-I vogli i gomaricës...27-...Karafili, ish ambasadori i Shqipërisë në Hungari më 1958...28-Ngastër e mbjellë...29-Një perime bishtajë me farëza të vogla...30-Shpellë...32-Simboli kimik i hekurit...33-Jam në hall, në mëdyshje apo në...34-Ndryshe i thonë karavidhe...36-Shkrimtarja vlonjate Zavalani, pa fund...37-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera...38-Viç mashkull 1-3 vjeç që mbahet për nderzim...39-Lajmëtar, tellall...40-Ai banon në manastir...41-Konçi e këngës lirike...

Bukuroshja Kim Kardashian e ka marrë shumë seriozisht profesionin e avokates, për të cilin po studion. Së fundmi Kim ka realizuar një vizitë në burgun “San Quentin”, që njihet ndryshe edhe si një prej burgjeve më famëkeqe në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës. Ajo atje është takuar me disa nga të burgosurit, duke u njohur edhe më nga afër me problemet e tyre. Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Kim ka pozuar pranë të burgosurit Kevin Cooper, ndërsa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se sipas saj ai është i pafajshëm. “Kisha

një takim emocional me Kevin Cooper dje në bur-gun e vdekjes në “San Quentin”. Pashë që ai është i kujdesshëm dhe i sinqertë dhe besoj se ai është i pafajshëm për krimet për të cilat është dënuar”, ka shkruar Kim. Po ashtu Kim më tej ka bërë të ditur se shpreson në lirimin e personit në fjalë, pas bërjes së testit të ADN-së. Kardashian gjithashtu ka shpre-hur mirënjohje për guvernatorin Newsom, i cili i ka ndaluar dënimet me vdekje në Kaliforni. Ndërkaq që deri tani ajo ka takuar dhe të tjerë të burgosur më parë për t’u marrë me çështjet e tyre.

Paratë e humbura

Vogëlushi Johnny kthehet në shtëpi dhe i tregon mamasë së tij dhjetë dollarët, që ka gjetur pak më parë në rrugë. E ëma e pyet:

- Djali im, a je i sigurt se nuk i ke vjedhur, por i kanë humbur dikujt?

Fëmija tepër i qetë, i përgjigjet:- Po. Madje edhe e pashë

zotërinë, që po i kërkonte.

Vizita te miqtë

Një person tepër i rëndë-sishëm shkon për vizitë në shtëpinë e disa miqve, dhe pranë tij ulet Dave, fëmija i vogël, i cili i sjell një gotë me pije. Fëmija pasi ia ka dhënë gotën e pijes, qëndron më pranë mikut dhe e shikon me kureshtje të madhe. I ftuari e pyet:

- Çfarë ka Dave? Përse më shikon i habitur?

Fëmija i përgjigjet:- Po pres, që të bëni magjinë

tuaj.I ftuari që çuditet:- Për çfarë magjie e ke fjalën?Dave tepër kurioz, përgjigjet:- Babi, thotë gjithmonë se ju

pini si një peshk.Histori e ndodhur me të

vërtetëDy shokë janë ulur në një

bar dhe tregojnë për pushimet që kanë kaluar. I pari fillon të tregojë një ngjarje që i ka ndodhur kur po ktheheshin:

Babai im ndalohet nga policët, ndërsa ishim duke ardhur për në shtëpi. Afrohet njëri dhe i kërkon që të marr shokun e tij e ta çoj në qytetin më të afërt. Babai im pranon me kënaqësi. Polici ulet në vendin e parë dhe në prehrin e tij mban një valixhe, jo vetëm të rëndë, por edhe të madhe që e pengonte shumë drejtuesin e makinës. Atëherë babai nuk po duronte dot dhe i thotë:

-Mund ta vendosni valixhen, në bagazh ka vend.

Polici i përgjigjet:-Ti më bëre një nder mua,

atëherë duhet t’i bëni edhe valix-hes sime.

4

7 5 4

9 8 5

8 7 3

7 1 3 4 9

7 1 6 2 4

3 2 9 8 6 1

1 8 4 7 2

2 1

4 8 1

3 4 6

1 8

2 9 8 6 3

3 5 6 9 2

5 6 2 1 8 3

4

6 7 5

9 3

7 3 2

4 8 2

3 4

8 9 6

1 4 6

6 5

7 8 1

Page 23: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT E Diel 2 Qershor 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Ndjeni se gjërat nuk funk-sionojnë siç ju dëshironi dhe për këtë arsye do të ndiheni të lod-hur dhe të hutuar. Do e ndjeni shumë peshën e përgjegjësisë.

23 shattor - 22 tetor

Dalëngadalë do të ketë rikuperim pas një periudhe të komplikuar sentimentale dhe profesionale. Në dashuri ju pëlqen që të jeni konkret.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Periudha e fundit nuk ka qenë e lehtë për ju, por tashmë gjërat do të shkojnë drejt përmirësimit. Saturni do ketë ndikim pozitiv.

Ju pret një ditë e bukur sa i takon ndjenjave, ku do të dom-inojë pasioni dhe do të keni mundësi për tu riafruar. Nuk do të mungojnë takimet e reja.

Mund të haseni në disa komplikime të cilat ju pengo-jnë që të realizoni një projekt që e keni për zemër, por nuk duhet të demoralizoheni.

Dashi Demi

Kjo e diel është e fokusuar te dashuria dhe pasioni. Çiftet që kanë qenë larg ose kanë kaluar një krizë, tashmë do kenë mundësi të ndihen më pranë.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Momente tensioni rrezi-ko jnë që të prishin qetësinë e kësaj ditës, për shkak të ndonjë fjale më shumë. Bëni mirë që të ruani kontrollin.

Ka disa probleme, të cilat duhet të përballohen men-jëherë, ndaj mos i shtyni. Për shkak të dembelizmit tuaj, rrezikoni që të bëni gabime.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Pas tensioneve që keni kaluar, tashmë ka ardhur mo-menti për të rigjetur qetësinë. E diela do të jetë një ditë më e mirë. Keni nevojë për kohë.

Motorola sjell Z4, telefonin modular me 5G

Ka ardhur momenti që të mundoheni që të rigjeni më shumë qetësi në raportet tuaja ndërpersonale. Mund të jeni përballur me kritika.

Horizontal

Edhe pse mund të jetë e vështirë, tashmë duhet të gjeni forcën për të reaguar dhe ecur përpara. Keni përjetuar shumë momente tensionesh.

Nuk do të jeni aspak në humor gjatë kësaj të diele, edhe sepse ditët e kaluara kanë qenë mjaft të ngarkuara. Këshillohet që të flisni me qetësi.

Motorola nga Lenovo po lançon gjeneratën e katërt të linjës së tyre Moto Z, Moto Z4. Mbushur me karakteristika të reja, telefoni i ri vjen me një sistem kam-erash të avancuar të dritës së ulët, duke përfshirë një modalitet të shkëlqyeshëm të shikimit në errësirë, bateri 2-ditore, ekranin e gjerë OLED dhe lidhjen 5G. Shpejtësia është mundësuar nga proceso-ri i ri Qualcomm, Snapdragon 675 2GHz octa-core. Z4 është e pajisur me një sensor të kamerës së pasme 48 MP dhe përdor teknologji të re Quad Pixel. Me 4x nd-jeshmëri më të mirë të dritës, stabilizimin e imazhit optik për lëvizjen e padëshiruar të kamerës dhe udhëzime nga karakter-istikat e inteligjencës artificiale (AI), moto Z4 kap fotografi profesionale.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Ditari i Ana...6-Pikë turistike në ver-i...7-Ndryshe për mendimin...8-Fill i hollë prej pambuku...9-Notë në pentagram...10-Mjet sinjali-zues për anijet...11-Rita e humorit...12-Kafshë ose bimë parahistorike të balsamosura...16-Sheshi i shtangës të ngritësit të peshave...17-Erë e këndshme që të gudulis hundën...18-Brokaj i politikës...19-Ka një të tillë fetar...20-Këlysh mace-je...22-Moikomi i letërsisë shqipe në inic...23-Një qytet në Mal të Zi ku banojnë shqiptarë...24-Repart ushtarak...25-Shkrimtari turk...Aziz...26-Lumë në Gjermani...27-Janë norma ku mbështe-temi për të vlerësuar apo për të përcaktuar...të drejta dhe të qarta...29-I thonë ndryshe drenushës, femrës së drerit shumës...30-Lëndë organike nga kafshët si pleh kimik...31-Përfitim, leverdi, fitim...32-Ai drejton një manastir...33-Fig-urë përrallore gjysma peshk e tjetra femër...35-Shkrimtari Dushi...36-Është agrume...37-Trupat Ndërkombëtarë...38-Delikatesë...39-Shkrimtari Cerga në inic...40-Qingj i urtë që i shkon prapa së ëmës...41-Rama e drejtësisë...42-U orvat ose...43-Prift françeskian...

1-Marrëdhënie e shkurtër bashkëshor-tore...2-Dele me lesh të dredhur...3-Ngastër e mbjellë...4-Përemër vetor...5-Bërtet fort...8-Janë shpendë shtëpiakë, shumës...10-Ish aktori Hasa...11-Banorë të një krahine në jug të vendit, në shumës...12-E hidhur ze-her...13-Hyn tek drithërat...14-Gazeta që ti po lexon...15-Industria Minerare...16-Plazh në Lezhë...18-Shkrimtari korçar Andoni...20-Një shtet gadishull në Lindjen e Largët...21-Ajo është burimi i të gjitha të mirave materi-ale...23-Është brinjë në skuadër...24-Cipa e kokërdhokut të syrit...25-Sundimtar që qeveris me dhunë si Pinoçeti...26-...Soza, ish futbollist uruguajan, ka luajtur me Lacion dhe Inter-in...28-Është gur i çmuar...29-Një fondacion bamirësije...31-Njëra stinë e vitit...32-Ato mund të jenë edhe kriminale...33-Gadishull në Gjirin Persik...34-Janë bimë pa rrënjë që rriten në ujë...36-Banfi i humorit ital-ian...38-Kush e ka atë i ecën...39-Agjencia e lajmeve greke...40-Ministria e Ndërtimit...41-E ka fundin një qafir...

Birrë me thekër, që nuk mbillet në tokë

Birra e së ardhmes do të ketë më pak ndikim në mjedis dhe do të jetë më fitimprurëse për kultivuesit, që furnizo-jnë numrin një përbërës të saj: thekrën. Në Terracinë, në jug të Lazios, një grup të rinjsh të diplomuar në inxhinieri dhe kërkime bujqësore kanë filluar një eksperiment hidroponik (jashtë tokës) të thekrës. “Një kulturë që nuk kërkon tokë, sepse bima rritet katër herë më shumë në substratin e vet dhe na lejon të prodhojmë katër herë më shumë, duke e përgjysmuar konsumin e ujit”, shpjegojnë ata. Të korrurat do të jenë dy herë në vit duke siguruar një përfitim më të madh. “Ne po kërkojmë gjithashtu partnerë për Afrikën që ka zona me klimë ideale për kulturën hidrolupol. Për zhvillimin e kultivimit nuk kemi nevojë për dimër sepse temperaturat atje janë nga 14 në 30 gradë”, thonë ata.

Page 24: Tirazhi 10000 kopje E Diel 2 Qershor 2019 Meta-Berisha ... · Në letrën e shtatë publike që iu drejtohet qytetarëve demokratë, kreu i ekzekutivit deklaroi se e partia që ata

GAZETA SOT24 E Diel 2 Qershor 2019

4,6,7,8,11,13,14,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Liverpuli fiton për herë të gjashtë në historinë e tij trofeun e UEFA Champions League. Në

finalen e mbrëmshme përballë Totenhemit, një derbi tipik an-glez, luajtur në “Wanda Metro-politano” të Madridit, Totenhemi nuk ia doli të bëjë mrekullinë e radhës,m sikurse bëri me Mançester Sitin dhe Ajaksin, dhe historia nuk u përsërit as për Jurgen Klopin që kishte humbur 6 finale të mëdha, por të shtatën e fitoi dhe pasi dështoi një vit më parë me Realin e Madridit, këtë herë fiton trofeun e Champions League me Liverpulin e tij. sa i takon ndeshjes, ndeshja në pjesën e parë nuk pati ndonjë bukuri të madhe në aspektin e shpejtësisë dhe spektaklit, pasi Liverpuli e zgjidhi në favorin e tij duelin që në aksionin e parë, ku fitoi një penallti të cilën e shndërroi në gol Mohamed Sa-lah në minutën e dytë të takimit. Ishte një prekje e topit me dorë nga një prej mbrojtësve dhe gjyqtari slloven Skomina akor-doi një penallti e cila kushtëzoi edhe fatet e ndeshjes. Salah gjuajti me të majtën në një po-zicion qendror, duke mposhtur

TRAJNERI/ Partizani dhe Gega “divorcohen”,

enigmë shkaqet

DEKLARATA Në një intervistë të dhënë për mediat, Lionel Mesi ka shprehur hapur dëshirën e tij të madhe për të siguru-ar një trofe me fanellën albiceleste. Pesë herë fituesi i Topit të Artë është duke u përgatitur me kombëtaren e Argjentinës në prag të nisjes së “Copa America”. “Dëshira ime është që të tërhiqem nga futbolli në momentin kur të kem fituar një trofe me Argjentinën. Përsa kohë të jem pjesë e kombëtares nuk do të rresht kurrë së provuari një gjë të tillë, për asnjë çast. E di që gjërat

nuk janë edhe aq të thjeshta, por kemi një skuadër cilësore dhe që besoj se mund t’ia dalim”, theksoi Mesi. Një deklaratë që ndoshta mbështetësit më të zjarrtë të numrit 10 të Barcelonës që nuk i kënaq edhe aq shumë, pasi kjo ëndërr mund të përmbushet me suksesin në “Copa America”. Gjithsesi, në intervistën e tij Mesi foli edhe për ish-shokët e tij të skuadrës, por edhe për zhgënjimin e madh në Champi-ons. Gjithashtu, edhe për largimin e Ronaldos nga Reali, duke shprehur një

opinion të thënë më parë. “Kur Ronaldo u largua nga Reali unë thashë që ishte një dëm i madh për ta. Shumë veta u irrituan nga kjo deklaratë por ndodhi dhe është normale sepse u largua një lojtar që shënonte 50 gola ne sezon. Ronaldo i mungon edhe La Ligas jo vetëm Realit të Madridit. Me Nejmar dhe Suarez kemi një grup që komu-nikojmë shpesh, ndërsa Ksavi dhe Iniesta më mungojnë në fushë. Përsa i përket Championsit, ishte një zhgënjim i madh për ne”, shtoi argjentinasi.

MOTI NGJARJA SURPRIZA

Shkëmbimi Ikardi-Dibala futet në “shinat” e merkatos

Vdes në aksident ish-lojtari i Arsenalit dhe Realit

Një rrebesh shiu e breshëri e bëri të pamundur zhvillimin e ndeshjes mi-qësore që përfaqësuesja e tra-jnerit Edi Reja kishte planifi-kuar të luante me formacionin e U-21 të trajnerit Alban Bushi. Dueli ishte planifikuar që të luhej sot në orën 17:00 në “Elbasan Arena”, një duel ku Reja do të hidhte piketat e para për ekipin që do të zbresë në fushë në fundjavën e ardhshme ndaj Islandës. Por kur dy skuadrat kanë shkuar në Elbasan, janë përballur me kushte ekstreme moti, një sit-uatë që nxiti Rejën dhe Bushin të ndryshonin planet e tyre.

Një ngjarje e rëndë ndo-dhi këtë fundjavë merr një ish-lojtar të Realit të Madridit dhe Arsenalit. Hoze Antonio Rejes, ish-ylli i Arsenalit, vdiq në një aksident trafiku në Spanjë. “35-vjeçari ishte i përfshirë në një aksident trafiku të rëndë në Utreta këtë të shtunë (dje)”, shkruan “The Mirror”. “Nuk mund të konfirmonim lajm më të keq. Ylli i dashur i Seviljes, Hoze Antonio Rejes, ka vdekur në një aksident trafiku. Pusho në paqe”, ka konfirmuar la-jmin e keq Sevilja. Rejës ka luajtur tri sezone në Arsenal mes viteve 2004 dhe 2007.

Interi dhe Juventusi po diskutojnë për shkëmbimin e mundshëm të Mauro Ikar-dit me Paulo Dibalanë. Dy futbollistët në fjalë pothuajse kanë të njëjtin çmim në treg dhe problemet e njëjta me klubet respektive. Ikardit i është marrë shiriti i kapitenit dhe statusi i tij ka ndryshuar rrënjësisht. Në anën tjetër, Di-bala shpesh është lënë në stol sezonin që lamë pas dhe është duke e konsideruar largimin. Afrimi i Antonio Kontes te Interi mund ta bindë arg-jentinasin që të kërkojë për një aventurë të re, pasi në Torino ka mbetur nën hijen e

U vendos që sfida të anulohej, pasi rrezikohej edhe dëmtimi i fushës në të cilën do të luhet sot finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Kukësit.

Kristiano Ronaldos. Në Itali besojnë se shkëmbimi Ikar-di-Dibala është i mundshëm, sepse bisedimet tashmë kanë nisur zyrtarisht.

portierin francez të Totenhemit, Hugo Lloris. Me kalimin e minu-tave u ul ndjeshëm ritmi i lojës, pasi Liverpuli ishte më agresiv dhe kontrollonte mesfushën, si dhe kundërsulmonte me furi dhe frikshëm, duke krijuar më shumë raste, gjë që shprehet me numrin e madh të goditjeve nga këndi. Totenhemi u përpoq të balanconte lojën nëpërmjet kon-trollit të topit, duke shfrytëzuar lojtarë të nivelit të lartë teknik si Dele Alli dhe Eriksen, por kjo nuk mjaftoi për të krijuar raste shënimi. Song dhe Herri Kejn mbetën të izoluar, dhe i vetmi

Liverpul mposht Totenhemin dhe fiton Champions, bëhet “mbret” i futbollit europian

rast ishte ai i minutës së 44-t kur Eriksen u shfaq në pozicion të mirë goditës, ballor, por topi i gjuajtur prej tij përfundoi mbi tra. Në 45-minutëshin e parë lojtari më i lëvizshëm në sulm ishte Salah, që krijoi dy-tri raste, por pa mundur të dërgonte topin në rrjetë. Edhe Mane u tregua agresiv në krahun e majtë, por ishte më i izoluar se egjiptiani. Liverpulin e gëzoi penalltia e shndërruar në gol, gjë që i dha epërsi psikologjike për të menax-huar fitoren. Në pjesën e dytë Totenhemi e rriti ndjeshëm lojën sulmuese dhe kontrollin e topit

“Reds”-at mposhtën skuadrën e Totenhemit me rezultatin 2-0 në një ndeshje që nuk pati shkëlqimin e pritshëm. Jurgen Klop kap majën e futbollit europian

Po ashtu, ai ka luajtur edhe për Real Madridin, Atletiko Madridin dhe Espanjolin. Gjithashtu, ai ka luajtur 21 ndeshje për Spanjën.

e kishte në pjesën dërrmuese në këmbët e tij. por skuadrës londineze i mungonte finalizimi dhe Eriksen nuk ia doli të japë asistin përfundimtare për Kejn dhe Son. Gjithsesi, me ndry-shimet që bëri në minutën e 63-të, duke futur në fushë Lukas Muro e më pas edhe Lorenten, loja e Totenhemit u postua në gjysmëfushën e Liverpulit dhe u krijuan shumë raste shënimi. Por goli do të mungonte. Fillimisht Song iu afrua golit në minutën e 72-të me goditjen nga jashtë zone por portieri Alison grushtoi, e në vijim të aksionit priti gjuajtjen e Mouras. Më tej, në minutën e 80-të, është një goditje dënimi që për pak solli golin, por ekzekutimit mjeshtëror të Eriksen iu përgjigj në të njëjtën lartësi edhe portieri brazilian i Liverpulit, Alison, që grushtoi dhe largoi në korne. Dhe postulati “po nuk shënove do e pësosh”, mori vlerë në këtë ndeshje,e pasi në minutën e 87-të, në një aksion nga këndi dhe një gabimi të Vertonghenit në zonë, topi përfundon në këmbët e Orix-hit që shënon golin e dytë. Ishte gol vrastar për Totenhemin dhe festa kalon e gjitha në kampin e Liverpulit, i cili me dy gola në epërsi ka qetësinë e nevojshme të administrojë fitoren dhe trofeun.

Breshëri anulon miqësoren e Kombëtares me U-21

Mesi: Fitoj 1 trofe me Argjentinën dhe tërhiqem

Skënder Gega raportohet se ka kërkuar largimin nga Partizani. Shkaku i vërtetë nuk dihet, por zyrtarisht thuhet nga klubi se trajneri ka kërkuar të largohet për shkaqe personale. Palët kanë rënë dakord që të mos vijohet më tej kontrata. Në fakt,. Kontrata e trajnerit me klubin ishte bërë fillimisht për gjashtë muaj, më pas ishte rinovuar gjashtë muaj të tjerë e në fund flitej për një rinovim kontrate me terma afatgjatë, e dje krejt papritur vjen lajmi që Gega nuk do të jetë më trajner i Partizanit. Duket e pabes-ueshme kjo që po ndodh, pasi

Gega jo vetëm e nxori Partiza-nin kampion këtë sezon, por në një dalje për mediat foli me en-tuziazëm për të ardhmen, duke kërkuar blerje në treg dhe që Partizani të prezantohej sa më mirë në turet paraeliminatore të UEFA Champions League. Por, në bisedimet e fundit mes dy palëve, është vendosur që marrëveshja të mos vazhdohet pasi Gega ka cituar arsye per-sonale që e shtynin të largohej, me klubin që e ka mirëkuptuar në këtë aspekt. Duket si “rrufe në qiell të hapur”, por është e vërtetë tashmë. Gega nuk do të jetë më tej trajner i Partizanit.