8
Viti V, Nr. 6 Qershor 2013 Të dashur miq, Muajin e Zojës së Bekuar, Nënës sonë dhe Nënës së Jezusit, e kemi kaluar në lutje, pendesë dhe dhurim të dhuratës së zemrës për përhapjen e Fjalës dhe të dashurisë së Zotit në 11 shtete të reja të botës, të cilat kanë kërkuar që zëri i Zotit të dëgjohet edhe atje, përmes valëve të Radio Marisë. Patëm kënaqësinë që ditët e këtij muaji t’i jetonim plot dashuri, në pritje të orës 16:00, kur e fillonim lutjen e përbashkët nga famullitë e ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri për çdo ditë të javës. Jemi lutur së bashku me Nënën tonë dhe Nënën e Jezusit që ta na e dhuronte hirin e bashkimit të familjeve të ndara, tejkalimin e vështirësive që kanë filluar të paraqiten në familjet e ndryshme, sidomos në familjet e reja dhe ndërprerjen e plagës së ndarjes së familjeve në popullin tonë dhe në mbarë botën. Dëshiroj ta falënderoj secilin prej jush që morët pjesë në këtë sipërmarrje tepër të madhe dhe të veçantë dhe këtë gjë e keni bërë me gëzim dhe me dashuri të madhe. I falënderoj të gjithë të sëmurët dhe të moshuarit, që gjatë muajve para Mariatonës, u lutën dhe i bashkuan vuajtjet e veta me mundimet e Krishtit për suksesin e mrekullueshëm që e pati Mariatona në Radio Marinë Shqiptare. Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan se besojnë në Krishtin e ringjallur duke lëvizur në emër të tij te të gjithë të dashurit e vet për të mbledhur të ardhurat që dolën nga dashuria e madhe që e kanë për përhapjen e Fjalës së Zotit kudo. Falënderoj Zotin për pjekurinë tuaj shpirtërore që e treguat gjatë këtij muaji, sepse në këtë mënyrë treguam se jemi popull i rritur në fe dhe tashmë nuk mendojmë vetëm në shëlbimin tonë, por edhe në shëlbimin e secilit njeri. Pata kënaqësinë të shikoj njerëzit e gëzuar që, gjatë gjithë muajit të Zojës, erdhën për ta dhuruar dhuratën e tyre gjithashtu me dashuri të madhe dhe me gëzim, ashtu që ajo fjalë që tashmë ka filluar ta shndërrojë jetën e tyre personale, ta shndërrojë edhe jetën e njerëzve të tjerë në mbarë botën ku do të dëgjohet zëri i ëmbël i Radio Marisë. Dikush që e dha dhuratën personale u kujdesua që dhuratën ta bënte mundësisht pesëdhjetë herë më të madhe, duke i ftuar që në këtë dhuratë të dashurisë të merrnin pjesë të gjithë të dashurit dhe miqtë. Kishte edhe nga ata që e dhanë dhuratën e vet edhe vetëm për ta dëgjuar emrin përmes valëve të Radio Marisë. Disa të tjerë dëshiruan të dëgjohet edhe emri i fëmijëve... nuk kishte ndryshim në zemër, por unë besoj se tash Zoja do të kujdeset edhe për këta fëmijë dhe do të bëjë që ta rishikojnë marrëdhënien personale që kanë me të dhe me Birin e saj, Jezu Krishtin. Dhurata për fjalën e Zotit kurrë nuk mund të jetë kot, as e vogël, sepse Zoti njerëzit i tërheq gjithmonë me dashuri, duke na thënë: ‘Kur të më shikoni të kryqëzuar për ju në Kryq dhe ta pranoni dhuratën time për ju, të gjithëve do t’ju marr në Zemrën time’. Për këtë gjë do t’i lutemi Zotit, që të gjithë ju që dhatë dhe e jepni në vazhdimësi dhuratën tuaj për Radio Marinë, të jeni gjithmonë në Zemrën e Krishtit, pjesëtarë të dashurisë së tij. M’u dha mundësia që me besimtarët dhe meshtarët në Kosovë, në tetë ditët e para të muajit të Zojës, të bashkoheshim në lutje, pendesë dhe dhurim në këto vende: Marmull, Doblibare, Bishtazhin, Bec, Gllogjan, Zllakuqan dhe Pjetërshan. Pata kënaqësinë që më 10 dhe 11 Maj, nga studioja e Radio Marisë në Shkodër, të isha në lidhje të drejtpërdrejtë me vullnetarët që ishin në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Gjakovë. Dëgjuam zërat e rinj të vullnetarëve që lajmëroheshin dhe me gëzim në zemër i paraqisnin dhuratat e dashurisë që i dhuronin njerëzit vullnetmirë, jo vetëm nga pikat ku ata ishin, por edhe nga të katër anët e botës, sepse i kishin lajmëruar të dashurit e vet e ata përmes tyre dhuronin me dashuri. Pas datave 10 dhe 11 maj, ishim në: Kamëz, Grash, Laç i Vaut të Dejës, Jubicë, Kaçë, Pistull, Bushat, Trush, Ashtë, Balldren, studion e Radio Marisë dhe në Katedralen e Lezhëz, Mamurras, Shelqet, Dejë, Bërdicë, shenjtëroren e Shën Ndout në Laç të Kurbinit. Në çdo vend, kishat ishin pothuajse të mbushura plot me besimtarë të gatshëm për t’u lutur dhe për të bërë pendesë, për ta vendosur dhuratën e dashurisë në zemrën e Zojës për përhapjen e Fjalës së Hyjit në të katër anët e botës. Pothuajse në secilën famulli, Meshën e shenjtë e kremtuan famullitarët, duke iu dhënë të gjithë dëgjuesve të Radio Marisë porosinë e Fjalës, të cilën Shpirti i Zotit e frymëzonte. Në të gjitha vendet u paraqitën njerëzit që dëshirojnë të bëhen vullnetarë të përhapjes së Fjalës së Hyjit duke e ndihmuar Radio Marinë. Duke falënderuar Nënën tonë qiellore për hiret që i zbrazi mbi popullin e vet, i falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në këtë nismë, që shpresoj ta vazhdojmë tash e tutje së bashku për shpalljen e Fjalës në vendin tonë dhe në botë. Don Preka EDITORIAL _t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|᧠MESAZHI I ATIT SHENJTË, PAPA FRANÇESKUT, PËR MARIATONËN BOTËRORE 2013 “Me këtë rast, e bekoj veçanërisht “Mariatonën” e Familjes Botërore të Radio Marisë. I inkurajoj të gjithë njerëzit vullnetmirë në 65 vende të botës, në të pesë kontinentet, që marrin pjesë në këtë ditë misionare”.

t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§model13.radiomaria.org/Data/Sites/19/extendedArchive/1042/9318/Gazeta... · Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§model13.radiomaria.org/Data/Sites/19/extendedArchive/1042/9318/Gazeta... · Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan

Viti V, Nr. 6 Qershor 2013 

Të dashur miq, Muajin e Zojës së Bekuar, Nënës sonë dhe Nënës së Jezusit, e

kemi kaluar në lutje, pendesë dhe dhurim të dhuratës së zemrës për përhapjen e Fjalës dhe të dashurisë së Zotit në 11 shtete të reja të botës, të cilat kanë kërkuar që zëri i Zotit të dëgjohet edhe atje, përmes valëve të Radio Marisë.

Patëm kënaqësinë që ditët e këtij muaji t’i jetonim plot dashuri, në pritje të orës 16:00, kur e fillonim lutjen e përbashkët nga famullitë e ndryshme në Kosovë dhe në Shqipëri për çdo ditë të javës. Jemi lutur së bashku me Nënën tonë dhe Nënën e Jezusit që ta na e dhuronte hirin e bashkimit të familjeve të ndara, tejkalimin e vështirësive që kanë filluar të paraqiten në familjet e ndryshme, sidomos në familjet e reja dhe ndërprerjen e plagës së ndarjes së familjeve në popullin tonë dhe në mbarë botën.

Dëshiroj ta falënderoj secilin prej jush që morët pjesë në këtë sipërmarrje tepër të madhe dhe të veçantë dhe këtë gjë e keni bërë me gëzim dhe me dashuri të madhe.

I falënderoj të gjithë të sëmurët dhe të moshuarit, që gjatë muajve para Mariatonës, u lutën dhe i bashkuan vuajtjet e veta me mundimet e Krishtit për suksesin e mrekullueshëm që e pati Mariatona në Radio Marinë Shqiptare.

Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan se besojnë në Krishtin e ringjallur duke lëvizur në emër të tij te të gjithë të dashurit e vet për të mbledhur të ardhurat që dolën nga dashuria e madhe që e kanë për përhapjen e Fjalës së Zotit kudo. Falënderoj Zotin për pjekurinë tuaj shpirtërore që e treguat gjatë këtij muaji, sepse në këtë mënyrë treguam se jemi popull i rritur në fe dhe tashmë nuk mendojmë vetëm në shëlbimin tonë, por edhe në shëlbimin e secilit njeri.

Pata kënaqësinë të shikoj njerëzit e gëzuar që, gjatë gjithë muajit të Zojës, erdhën për ta dhuruar dhuratën e tyre gjithashtu me dashuri të madhe dhe me gëzim, ashtu që ajo fjalë që tashmë ka filluar ta shndërrojë jetën e tyre personale, ta shndërrojë edhe jetën e njerëzve të tjerë në mbarë botën ku do të dëgjohet zëri i ëmbël i Radio Marisë. Dikush që e dha dhuratën personale u kujdesua që dhuratën ta bënte mundësisht pesëdhjetë herë më të madhe, duke i ftuar që në këtë dhuratë të dashurisë të merrnin pjesë të gjithë të dashurit dhe miqtë. Kishte edhe nga ata që e dhanë dhuratën e vet edhe vetëm për ta dëgjuar emrin përmes valëve të Radio Marisë. Disa të tjerë dëshiruan të dëgjohet

edhe emri i fëmijëve... nuk kishte ndryshim në zemër, por unë besoj se tash Zoja do të kujdeset edhe për këta fëmijë dhe do të bëjë që ta rishikojnë marrëdhënien personale që kanë me të dhe me Birin e saj, Jezu Krishtin. Dhurata për fjalën e Zotit kurrë nuk mund të jetë kot, as e vogël, sepse Zoti njerëzit i tërheq gjithmonë me dashuri, duke na thënë: ‘Kur të më shikoni të kryqëzuar për ju në Kryq dhe ta pranoni dhuratën time për ju, të gjithëve do t’ju marr në Zemrën time’. Për këtë gjë do t’i lutemi Zotit, që të gjithë ju që dhatë dhe e jepni në vazhdimësi dhuratën tuaj për Radio Marinë, të jeni gjithmonë në Zemrën e Krishtit, pjesëtarë të dashurisë së tij.

M’u dha mundësia që me besimtarët dhe meshtarët në Kosovë, në tetë ditët e para të muajit të Zojës, të bashkoheshim në lutje, pendesë dhe dhurim në këto vende: Marmull, Doblibare, Bishtazhin, Bec, Gllogjan, Zllakuqan dhe Pjetërshan.

Pata kënaqësinë që më 10 dhe 11 Maj, nga studioja e Radio Marisë në Shkodër, të isha në lidhje të drejtpërdrejtë me vullnetarët që ishin në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Gjakovë. Dëgjuam zërat e rinj të vullnetarëve që lajmëroheshin dhe me gëzim në zemër i paraqisnin dhuratat e dashurisë që i dhuronin njerëzit vullnetmirë, jo vetëm nga pikat ku ata ishin, por edhe nga të katër anët e botës, sepse i kishin lajmëruar të dashurit e vet e ata përmes tyre dhuronin me dashuri.

Pas datave 10 dhe 11 maj, ishim në: Kamëz, Grash, Laç i Vaut të Dejës, Jubicë, Kaçë, Pistull, Bushat, Trush, Ashtë, Balldren, studion e Radio Marisë dhe në Katedralen e Lezhëz, Mamurras, Shelqet, Dejë, Bërdicë, shenjtëroren e Shën Ndout në Laç të Kurbinit. Në çdo vend, kishat ishin pothuajse të mbushura plot me besimtarë të gatshëm për t’u lutur dhe për të bërë pendesë, për ta vendosur dhuratën e dashurisë në zemrën e Zojës për përhapjen e Fjalës së Hyjit në të katër anët e botës.

Pothuajse në secilën famulli, Meshën e shenjtë e kremtuan famullitarët, duke iu dhënë të gjithë dëgjuesve të Radio Marisë porosinë e Fjalës, të cilën Shpirti i Zotit e frymëzonte. Në të gjitha vendet u paraqitën njerëzit që dëshirojnë të bëhen vullnetarë të përhapjes së Fjalës së Hyjit duke e ndihmuar Radio Marinë.

Duke falënderuar Nënën tonë qiellore për hiret që i zbrazi mbi popullin e vet, i falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në këtë nismë, që shpresoj ta vazhdojmë tash e tutje së bashku për shpalljen e Fjalës në vendin tonë dhe në botë.

Don Preka

EDITORIAL

_t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§

MESAZHI I ATIT TË SHENJTË, PAPA FRANÇESKUT, PËR MARIATONËN BOTËRORE 2013 “Me këtë rast, e bekoj veçanërisht “Mariatonën” e Familjes Botërore të Radio Marisë. I inkurajoj të gjithë njerëzit vullnetmirë në 65 vende të botës, në të pesë kontinentet, që marrin pjesë në këtë ditë misionare”.

Page 2: t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§model13.radiomaria.org/Data/Sites/19/extendedArchive/1042/9318/Gazeta... · Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan

Lajmëtari i Radio Marisë Faqja 2 

Familja Botërore e Radio Marisë, më 10 dhe 11 maj 2013, për herë të parë ka organizuar Maritonën në 64 vende të botës. Radio Maria shqiptare e zhvilloi këtë Mariatonë gjatë gjithë muajit maj, duke iu kushtuar lutjes, flijimit, pendesës dhe duke e

vendosur dhuratën e dashurisë në Zemrën e Zojës për shpalljen e Fjalës së Zotit edhe në 11 vende të tjera të botës. Don Preka, Drejtori i RM Shqiptare, në ditët e para të majit, së bashku

me disa bashkëpunëtorë nga RM Shqiptare dhe me vullnetarët tanë në Kosovë, e zhvilloi Mariatonën edhe në tetë vende të Kosovës.

Takimi i parë u bë përpara Kryqit të vendosur vetëm pak kohë më parë në fshatin Marmull, Famullia e Bishtazhinit, Gjakovë, sepse nismën e përkrahu një grua e këtij fshati.

Filloi lutja dhe udhëtimi së bashku me Nënë e Jezusit, Zojën e Bekuar dhe Pajtorët e famullive tona. Së bashku me shumë besimtarë, që mbushën hapësirën rreth Kryqit, kërkuam nga Hyji që në popullin tonë dhe në botë të ndalet ndarja e kurorave të martesës, ndërsa familjet që kanë vështirësi t’i

tejkalojnë ato dhe t’i kthehen jetës bashkëshortore në dashuri. Pas përshëndetjes, Don Preka theksoi se sa e rëndësishme është në jetën e personit që të themi ‘po, dua t’i shërbej Zotit’. E pastaj këtë ‘po’ ta vëmë në jetë siç bëri një grua e vjetër këtu. 1 maji, festa e Shën Jozefit punëtor; nuk është e rastësishme që jemi këtu, sepse të parët tuaj ia kushtuan varrezat e veta këtij Shenjti. Theksi i meditimit ishte posaçërisht mbi rendësinë e familjes, afërsinë, të qenit të bashkuar dhe bashkëpunimin. Pastaj, i paraqiti tre kushtet: - Lutja e rruzares çdo ditë të muajit maj. - Ata që e kanë Kishën afër, të marrin pjesë në Meshën e përditshme. - Lëmosha, ndihma në të holla për shpalljen e Fjalës së Zotit në 11 vende të botës. Çdo dhjetëshe e rruzares është lutur për nijete të veçanta, bashkimin e popullit, të familjeve të ndara, bashkimin e kurorave, për kthimin e mëkatarëve. Meshën e

shenjtë e kremtoi famullitari, Don Marjan Dema.

Dita e dytë e lutjes ishte në Doblibare, në kishën e Shën Mëhillit Kryeengjëll. Don Preka filloi me falënderimin për këtë nismë si edhe për besimtarët e pranishëm në Kishë. Vijoi lutja e rruzares me meditim, gjatë të cilit Don Preka e shpjegoi kuptimin e Mariatonës, d.m.th. përshpejtimin e Marisë tek Elizabeta në këmbë. Maria, pas lajmërimit të engjëllit, e kupton se Elizabeta ka nevojë dhe shkon me nxitim. Kështu është edhe në jetën tonë, njerëzit që e kanë Zotin në zemër është e pamundur që të jenë të verbër përpara nevojave të të tjerëve, të afërmeve, të nevojtarëve. Kështu kanë vepruar dëgjuesit e RM-së që nga fillimi, para 25 vjetëve. Ku shkon RM? Ajo shkon në çdo vend ku e thërrasin njerëzit. Çka është RM? Është një instrument i vogël, i parëndësishëm, që dëshiron ta sjellë Zotin te njerëzit që thërrasin për të. Asnjë popull në botë nuk mund ta bëjë vetë Radio Marinë. Është e pamundur, sepse nuk ia di rëndësinë. Nga përvojat e përditshme

dëgjojmë dëgjuesit e shumtë që thonë ‘Don Prekë, ti punon ditë e natë në RM, por ti nuk di çka është RM, ti nuk di se çfarë bën RM në zemrat e njerëzve, etj. Ti këtë gjë ndoshta do ta kuptosh vetëm në qiell.’ Kjo është e vërtetë, sepse është një instrument kaq i vogël, por kur vjen në duart e Zotit bëhet aq i fuqishëm saqë njeriu e ka të pamundur ta kuptojë rëndësinë e saj. RM botërore vitin e kaluar i ka pasur 10 ftesa nga vende të tjera të botës që ta kenë RM-në në mesin e tyre. Ka qenë edhe një kërkesë

nga Kosova e tani RM është edhe në Kosovë. Meshën e kremtoi famullitari i kësaj famullie, Don Kolë Thaqi, i cili i uroi dëgjuesit që të ndërtojnë në Zotin. Gjatë predikimit, ai theksoi se nëse e ndjejmë veten se jemi të Krishtit, të krishterë, duhet ta flakim gjithçka që është e keqe e të kaluarës. Duhet të vendosim ose me Zotin për gjithmonë ose me të keqin. Duhet të jemi si Zoja e bekuar, e cila edhe pse me moshë shumë të re, iu përgjigj Zotit po, u bëftë mbi mua si thua ti.

MARIATONA NË FAMULLITË E KOSOVËS

Marmull

Marmull

Doblibare

Doblibare

Page 3: t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§model13.radiomaria.org/Data/Sites/19/extendedArchive/1042/9318/Gazeta... · Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan

Faqja 3 Viti V, Nr. 5 

Ditën e tretë gjendemi në Kishën e Zojës Rruzare në Bishtazhin. Në fillimin e ditës së tretë, Don Preka theksoi se sikurse Zoja e bekuar që udhëtoi tek Elizabeta pas momentit të ngjizjes edhe ne së bashku me të gjithë dëgjuesit po e bëjmë të njëjtën gjë. Së pari, e kemi lejuar që Jezusi të ngjizet në zemrat tona. Me lutjen tonë dëshirojmë t’i përcjellim të gjitha familjet e ndara dhe ta lusim Zotin për bashkimin e tyre. Unë gjithmonë kam shpresë se një familje e ndarë mund të bashkohet. Kur ka mundësi të bashkohet? Në çastin kur në zemrat e tyre lejojnë të zbresë Zoti. Kur shpirtin e tyre e prek Zoti.

Dita e katërt na solli në Famullinë e Lindjes së Zojës, në Bec. Kjo është ish-famullia e Don Prekës si meshtar i ri në vitet e para të meshtarisë së tij. Kisha ishte përplot me njerëz të të gjitha moshave, ishin edhe të sëmurët. Pas falënderimit, Don Preka vazhdoi me paraqitjen e nijeteve dhe të qëllimit të lutjes së rruzares dhe të kurorëzës së Mëshirës Hyjnore. Meshën e kremtoi famullitari, Don Kelmend Spaqi, i cili e falënderoi Don Pekën dhe bashkëpunëtorët e RM-së për veprën që po e bën Zoti përmes tyre për shpalljen e Ungjillit. Ndër të tjera, ai tha: “Përmes vizitës që sot na e ka bërë Zoja e Bekuar në famullinë tonë, ne i drejtohemi gjithë botës. Nëna e ka vizituar vendin tonë, familjen tonë, famullinë tonë. Ta lusim dhe të mbështetemi në krahët saj”.

Paraqitja e nijeteve dhe e qëllimit janë të njëjta, lutja dhe meditimi poashtu dhe nisma jon vazhdon në Gllogjan, në famullinë e Shën Antonit. Meshën e kremtoi famullitari, Don Marjan Uka. Ai, ndër të tjera, tha: “Falënderojmë Zotin që Fjala e tij do të shpallet edhe në vendet e tjera, që kanë dëshirë ta shpallin Lajmin e gëzueshëm, pasi Jezusi iu thotë nxënësve që të shkojnë e ta shpallin Ungjillin”.

Mariatona vazhdon dhe ky vrapim na çon në famullinë e Lindjes së Gjon Pagëzuesit, në Zllakuqan, që është edhe famullia e lindjes së Don Prekës. Së bashku me besimtarët që kishin mbushur kishën, vazhdojmë me lutjen, meditimin dhe Meshën e shenjtë, të cilën e kremtoi Don Izak Doda. Ai tha: “Në këtë muaj të Zojës së bekuar, në këtë ditë, famullinë tonë e ka vizituar RM, përmes së cilës dëgjohet, shpallet dhe meditohet fjala e Zotit, Ungjilli i shenjtë. Përmes këtyre valëve ungjillëzohemi. T’ia paraqesim Zojës të gjitha nevojat, ta gjejmë një forcë të re në të, një shpresë që të ecim përpara në rrugën e Zotit. Jeta tokësore nuk është e lehtë me të gjitha vështirësitë që ka. Nëse ne jetojmë afër Zojës së bekuar, çdo gjë do ta kalojmë më mirë e

më lehtë. Dëshira e Zojës është që ajo të jetë afër nesh. Ta vëmë dhe t’i kushtohemi në gjithçka Zojës së bekuar. Të mos jemi lypsa tokësorë, por të kërkojmë gjërat qiellore që na mundësojnë dhe na ndihmojnë që një ditë ta fitojmë jetën e pasosur. Zoja na do edhe neve, ashtu siç e ka dashur Jezusin”.

Mariatona në Kosovë filloi në festën e Shën Jozefit punëtor dhe u mbyll në Pjetërshan, afër Gjakovës, në famullinë e Shën Jozefit. Përsëri, së bashku me besimtarët që mbushën kishën, filluam me lutjen që gjithsecilin ta vendosim nën mbrojtjen e Shën Jozefit. Zoti na ftoi që ta zgjojmë vullnetin dhe të jemi të qëndrueshëm, ta kuptojmë rëndësinë e familjes. Djalli kur dëshiron ta shkatërrojë një popull, ai e rrezikon dhe e shkatërron familjen, qelizën e parë të shoqërisë njerëzore. Meshën e shenjtë e kremtoi famullitari, Don Tomë Karrica. Në predikimin e tij filloi me një thënie, të cilën njerëzit ia thonë vazhdimisht: “se duke e dëgjuar Falën e Zotit përmes valëve të RM-së, njerëzit janë kthyer nga njerëz jo të mirë, jo të ndershëm, jo të ndërgjegjshëm, në njerëz të mirë, të ndershëm, të ndërgjegjshëm”. Për këtë shndërrim të njerëzve, meritat më të mëdha i takojnë Zotit, sepse Fjala e tij është e plotfuqishme, bën mrekulli, i kthen shpirtrat e besimtarëve nga e mira, e vërteta, nga i Madhi Zot. Pastaj merita të mëdha ka edhe Don Preka me bashkëpunëtorët. Të lutemi, të punojmë dhe të kontribuojnë për shpalljen e Fjalës së Zotit edhe në 11 vende të tjera. Ai u tha besimtarëve se për ndihmesën që e dhanë, e kanë marrë nga një vërtetim si shenjë falënderimi. Por, është Dikush tjetër që, për këtë ndihmesë, do t’ua japë një falënderim tjetër. Ky vërtetim është ndërmjetësimi i Zojës së bekuar, pasi ajo do të flasë mirë për ata para Birit të saj, Jezu Krishtit, për këtë ndihmesë që dhanë për dëgjimin e Fjalës së Zotit në të katër anët e botës. Të mos harrojmë, por t’i bashkojmë duart dhe ta lusim vazhdimisht rruzaren e Zojës së Bekuar...”. Kështu përfundojnë ditët e parapara për famullitë e Kosovës. Mirëpo, Maria e vazhdon ecjen e saj nëpër Shqipëri. Orselina

Bishtazhin

Bec

Gllogjan

Zllakuqan

Pjetërshan

Page 4: t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§model13.radiomaria.org/Data/Sites/19/extendedArchive/1042/9318/Gazeta... · Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan

Lajmëtari i Radio Marisë Faqja 4 

Gjatë muajit maj, të cilin ia kushtuam Mariatonës “Ta ndihmojmë Zojën që ajo të na ndihmojë neve”, Radio Maria Shqiptare ka shëtitur në disa famulli. Lutja dhe meditimi u drejtuan nga Don Prekë Lazraj, drejtori i radios, ndërsa kremtimi i Meshës u bë nga famullitarët e famullive përkatëse. Në këtë shkrim dëshiroj të marr disa nga mendimet e famullitarëve.

Në famullinë e Kamzës u mirëpritëm nga Don Gjergj Meta. Në orën 16:00, filloi lutja dhe meditimi, që u drejtuan nga Don Preka. Në fillim të lutjes, ai i ftoi të gjithë të pranishmit në kishë dhe dëgjuesit e Radio Marisë që ta lusim Zotin për familjet e ndara dhe ato që janë në krizë. Ndër të tjera, tha se lutja dhe pendesa në zemrën e besimtarit sjellin dashurinë. Menjëherë, pas lutjes, në orën 18:00, u kremtua Mesha e Shenjtë nga Don Gjergj Meta. Në fillimin e Meshës, ai tha se vetë Eukaristia është falënderim dhe ne e fillojmë Meshën me falënderimin ndaj Zotit për Nënën e Birit të Tij, për Birin dhe për dashurinë që na ka falur dhe i kërkojmë falje për mos-përgjigjen tonë në këtë dashuri. Pastaj, në predikimin e tij, Don Gjergji foli për rëndësinë e lutjes, sidomos të Rruzares, e cila është lutur edhe në kohën e komunizmit dhe e ka bërë Zojën Mari të pranishme në jetën tonë. Jemi lutur dy orë dhe i kërkuam Marisë që të na e sjellë më afër Jezusin, Birin e vet, dhe

ajo sigurisht se jo vetëm që na e sjell Jezusin pranë, por Ajo na udhëheq drejt Jezusit, na merr për dore e na çon tek Biri i saj, na paraqet tek Ai, na çon tek Altari Qiellor dhe i thotë edhe këta janë bijtë e mi. Ajo vazhdon të kujdeset për ne si një nënë e mirë. Gjithashtu, Don Gjergji vuri në dukje rëndësinë që kanë prindërit në jetën e fëmijëve, prania e tyre sa më e madhe në familje…. Ai tha se nuk është e mundur ekzistenca e besimit në shoqëri, po nuk kaloi nëpërmjet asaj kishe të vogël shtëpiake që është familja. Familja është sekreti i përçimit të Fesë. Në fund të Meshës, Don Preka i falënderoi të gjithë edhe njëherë për dhuratën e Dashurisë që besimtarët e kishin vendosur në Zemrën e Zojës.

Në datën 14 maj, ishim në famullinë e Grashit. Aty na priti famullitari Don Pashk Dani dhe besimtarët e kësaj famullie. Si çdo ditë, lutja filloi në orën 16:00 nga Don Preka, i cili kremtoi edhe Meshën e shenjtë. Ai e falënderoi Don Pashkun që e bëri të mundur të ishim së bashku në Grash për t’u lutur për familjet e ndara dhe në krizë. Gjatë predikimit, Don Preka e vuri theksin në Dashurinë që Zoti e ka për ne dhe se kush mundet të qëndrojë në këtë dashuri. Kush i mban urdhërimet e Atit, qëndron në këtë Dashuri. Ne e tregojmë dashurinë ndaj Atit, duke i dashur vëllezërit dhe të afërmit. Sikurse Jezusi e ka dhënë jetën për ne, ashtu edhe ne ta japim jetën për njëri-tjetrin. Sa mirë do të ishte që kjo gjë të ndodhte në familje, pasi kështu asnjëherë nuk do të kishte ndarje. Me falënderimin për çdo dhuratë që e kanë dhënë për përhapjen e Fjalës së Zotit në mbarë botën, u mbyll edhe kjo ditë.

Në ditën më pas, takimi u mbajt në Katedralen “E Lumja Nënë Tereza”, në Laç të Vaut të Dejës. Pas lutjes dhe meditimit, të cilin e udhëhoqi Don Preka, u kremtua Mesha e Shenjtë nga famullitari Don Simon Kulli. Don Simoni, pasi i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në Meshë dhe për dhuratën e Dashurisë, ndër të tjera tha se më i lum është ai që jep se ai që merr, prandaj edhe ju jeni sot më të lumtur që nga varfëria juaj keni dhënë diçka për të mirën e të tjerëve.

MARIATONA NË FAMULLITË E SHQIPËRISË

Kamëz

Kamëz

Grash

Laç i Vaut të Dejës

Laç i Vaut të Dejës

Page 5: t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§model13.radiomaria.org/Data/Sites/19/extendedArchive/1042/9318/Gazeta... · Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan

Faqja 5 Viti V, Nr. 5 

Në datën 16 maj, takimi ynë ishte në Jubicë. Me gëzim te madh u pritëm nga famullitari Atë Artan Seli dhe besimtarët e kësaj famullie. Pas lutjes dhe meditimit, që u drejtua nga Don Preka, në të cilën si çdo ditë e lutëm Zotin për familjet e ndara dhe që janë në krizë, u kremtua Mesha e shenjtë nga Atë Artani. Në predikimin e tij, Atë Artani e vuri në dukje figurën e Shën Palit, i cili pa reshtur e përhap dhe do ta përhapë Fjalën e Zotit, pa reshtur predikon, dëshmon, ecën, nuk rri në vend, por është në udhë. Edhe i krishteri është njeriu që ecën në jetën e përditshme. Shpeshherë, njeriu dëshiron ta ndërtojë jetën e tij, por pa Zotin. Dhe Shën Pali na mëson që të mos kemi frikë të ecim në jetën tonë dhe ta ndërtojmë jetën tonë me Zotin. Gjithashtu, ai theksoi se sa e rëndësishme është që në familjet tona të jemi njësi, ta kemi dashurinë e Zotit dhe së bashku me Zotin kalohet çdo vështirësi. Edhe ky takim u mbyll me gëzim dhe falënderim për çdo dhuratë dashurie.

Të premten, më 17 maj, takimi ynë vazhdoi në Kaçë. Don Preka na ftoi në lutje dhe meditim për të gjitha familjet e ndara dhe në krizë dhe që ta japim dhuratën e dashurisë për përhapjen e Fjalës së Zotit në mbarë botën. Pas lutjes, u kremtua Mesha nga famullitari Don Robert Kola. Ndër të tjera, ai tha se sa herë që Kisha e kremton Liturgjinë e Shenjtë, përmes saj kremtohet

vepra e mrekullueshme e Hyjit. Liturgjia dhe kremtimi i Liturgjisë na bën me dije se jemi të përfshirë në veprën e Hyjit, në dhuratat e Tij. Hyji dhe besimi ynë në Hyjin shfaqet vetëm përmes Dashurisë dhe misionit të Kishës duhet t’i prijë dashuria; dhe nëse i prin dashuria, atëherë virtytet e tjera i vijnë pas. Në fund të takimit, Don Preka i falënderoi të gjithë për lutjen dhe për dhuratën. Në sytë e të gjithëve shprehej gëzim dhe falënderim ndaj Hyjit.

Në ditën më pas, takimi vazhdoi në famullinë e Pistullit, në të cilën na mirëpriti Don Vinçenc Palaj. Pas lutjes dhe meditimit të çdo dite nga Don Preka, u kremtua Mesha nga Don Vinçenci. Në predikimin e tij, ai tha se sot në këtë ditë na ka bashkuar këtu në kishë në radhë të parë zëri i Zojës, i cili emetohet përmes valëve të Radio Marisë dhe muaji i majit, i cili i është kushtuar Zojës, nënës sonë të dashur. Lutja, gjatë këtij muaji, na përkujton se Zoja është gjithmonë e pranishme në jetën tonë dhe ndërmjetëson pa pushim për ne. Ta lusim e të kërkojmë që me ndërmjetësinë e saj të rritemi në fe, në shpresë, në dashuri dhe Shpirti Shenjt na udhëheqtë gjithmonë. Në fund të takimit, Don Preka i falënderoi të gjithë besimtarët për dhuratën e Dashurisë, për lutjen si dhe Don Vinçencin që e bëri të mundur këtë bashkim vëllazëror.

Takimi i radhës ishte në famullinë e Bushatit, i cili u drejtua nga Don Preka. Në Meshën e shenjtë, gjatë

predikimit, Don Preka e vuri theksin në pjesën e vitit liturgjik nga të ngjiturit e Jezusit në qiell, pra dita e të shëlbuarit, e deri te koha e Rrëshajëve, duke e përfshirë dhe vetë kohën e Rrëshajëve, për të medituar për Zojën e Bekuar. Në këtë kohë, kemi mundësi ta shohim krejt dashurinë që ka Zoja për nxënësit e Jezusit. Zoja, gjatë asaj kohe, i ka mbledhur dhe i ka mbajtur bashkë nxënësit e Jezusit për të pritur Shpirtin Shenjt, sepse vetëm ajo e ka shijuar Shpirtin Shenjt në jetën e vet, në zemrën e vet dhe në shpirtin e vet. Ajo e ka ditur se kush është Shpirti Shenjt. Zoja, edhe sot, dëshiron që t’i ketë në kujdes të gjithë nxënësit e Krishtit, d.m.th. të gjithë pjesëtarët e Kishës. Ta falënderojmë Jezusin që ka dashur që nëna e tij të jetë nëna dhe kujdestarja e Kishës. Por, ajo është edhe kujdestarja e Kishës fillestare, e kishës së vogël, ajo e familjes e ta falënderojmë Zotin që na e ka lënë edhe për kujdestare të familjeve tona. Don Preka e mbylli takimin duke i falënderuar të gjithë për lutjen dhe dhuratën e dashurisë.

Në datën 21 maj takimi u zhvillua në Trush, në famullinë “Shën Prenda”. Na mirëpriti famullitari Don Ernest Troshani. Meditimin dhe lutjen e udhëhoqi Padër Luigji. Në meditmin e tij për tre virtytet teologale, që janë feja, shpresa dhe dashuria, ai tha: “Feja ka të bëjë me dy aspekte. Aspekti i parë i fesë është: unë besoj që Zoti ekziston, unë nuk jam ateist. Aspekti i dytë i fesë, si pikë referimi, është jeta jonë, pra nuk mjafton të themi se Hyji ekziston. Feja do të thotë ta braktisësh jetën tënde në duart e Hyjit, është një dorëzim në duart e Hyjit. Të besoj do të thotë që larg prej Hyjit jam njeri i shkretë, të besoj do të thotë të hyj, të marr pjesë në jetën e Hyjit, të shndërrohem në të. Feja vërtet është një dhuratë prej Hyjit, por ka edhe një përgjegjësi nga ana jonë. Jemi për ta mbrojtur dhe për të mos e humbur këtë dhuratë, dhe jemi të thirrur për ta rritur këtë fe, për ta ushqyer me fjalën e Zotit, me lutjen. Gjithashtu, feja ka nevojë për t’u dëshmuar dhe gjallëruar kudo.

Pistull

Jubicë

Kaçë

Bushat

Page 6: t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§model13.radiomaria.org/Data/Sites/19/extendedArchive/1042/9318/Gazeta... · Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan

Lajmëtari i Radio Marisë Faqja 6 

Shpresa është virtyt teologal, është dhuratë që Zoti na ka bërë në pagëzim. Edhe shpresa ka 3 aspekte dhe me të e dëshmojmë dhe e presim prej Hyjit jetën e pasosur si lumturinë tonë. Shpresa është dëshirë e lumturisë dhe këtë dëshirë na e tregon zemra jonë. Zemra jonë kërkon të shkojë gjithmonë përtej asaj çfarë ne kemi dhe çfarë ne jemi, pra, zemra jonë kërkon Hyjin. Vetëm Trinia - Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt - është qëllimi i fundit i njeriut. Shpresa na tregon se jemi shtegtarë në këtë tokë, jemi në ecje drejt Hyjit. Është ai caku, vendmbërritja jonë, duke e vendosur besimin tonë në premtimin e Krishtit dhe duke u mbështetur në ndihmën e Shpirtit Shenjt. Krishti është besnik, ai nuk zhgënjen sepse shpresa e Krishtit nuk na zhgënjen. Jezusi e lartëson shpresën tonë në qiell, na e tregon gjithmonë këtë punë dhe e ngul shikimin tënd në qiell. Ne nuk mund ta themelojmë shpresën tonë mbi forcat tona, është gjithmonë Shpirti i Zotit që na bën të besojmë në premtimet e Krishtit. Shpresa e Krishtit, shpresa që Zoti na dhuron, e pastron dëshirën e zemrës sonë, i drejton zemrat tona drejt zemrës së Hyjit, na jep guxim të ecim përpara edhe në çastet më të vështira të jetës. Shpresa thotë: “Gjithmonë ngul

shikimin tënd mbi kryqin e Krishtit. Mos e braktis jetën tënde. Edhe për këtë kemi një përgjegjësi, sepse edhe shpresa mbahet me lutje, meditim të fjalës së Hyjit, qëndrueshmëri dhe një ditë do ta gëzojmë me Zotin në parajsë.” Atë Luigji ka folur edhe për dashurinë si virtyt teologal, të cilën e kemi marrë në pagëzim e që Shpirti Shenjt e ka derdhur mbi ne. Në qoftë se nuk e kemi dashurinë e Hyjit brenda nesh nuk vlen asgjë jeta. Dashuria është Shpirti Shenjt që vepron brenda nesh. Kur ne e duam Zotin dhe të afërmin, ne bëjmë të njëjtën vepër që bën Hyji, sepse Hyji është dashuri. Dhe nëse ne duam, atëherë jemi në përngjasimin e Hyjit dhe jemi bij të Tij, jetojmë si në parajsë në këtë tokë. Por, sa herë që jemi larg Zotit, jemi edhe larg të tjerëve. Për ne të krishterët, që kemi Shpirtin Shenjt në zemrat tona, dashuria është e mundur dhe këtë na e mëson Jezusi, se është zemra e tij e shporuar në të cilën jemi të mbledhur. Kjo zemër e shporuar është shenja, shkolla e vërtetë, në të cilën mund të mësojmë çfarë do të thotë të duash. Gjithashtu, edhe larja e këmbëve në darkën e fundit na mëson dashurinë. Dashuria ndaj Hyjit shndërrohet në dashuri ndaj të tjerëve, shprehet në lutje ndërsa dashuria ndaj vëllezërve shprehet në sjellje. Por, një formë më e lartë për ta jetuar dashurinë është falja. Falje do të thotë të krijosh një hapësirë në zemrën tënde ku ti që ke gabuar mund të jetosh ende në zemrën time. Të falim do të thotë ta lëshojmë gjykimin në duart e Hyjit, të veprojmë ashtu si Hyji vepron me ne. Takimi u mbyll me meshën e shenjtë që u kremtua nga Don Ernesti.

Të nesërmen, u bashkuam në lutje dhe meditim në famullinë e Zojës Rruzare në Ashtë. Krejt lutja u drejtua nga Don Preka. Në predikimin e tij, ai tha që në Meshën e shenjtë jemi duke e përgatitur zemrën tonë që të bashkohemi me Krishtin, ta marrë ai në drejtim jetën tonë. Gjithashtu, e vuri theksin në urtinë e Atit dhe urtia e Atit është Jezusi. Urtinë dhe jetën disa e kanë sipas natyrës dhe disa e kanë në mënyrë të vetëdijshme. Sipas natyrës e kanë të gjithë njerëzit dhe në mënyrë të vetëdijshme e kanë ata që e kanë pranuar Krishtin. Ne që e kemi pranuar Krishtin dhe kemi hyrë në shërbim të tij, duhet që në emër të Krishtit të bëjmë mirë, sepse vetëm duke bërë të mirën kemi për të hyrë një ditë në lumturinë e përjetshme.

Më 23 maj, takimi u mbajt në Balldre. Don Lorenzo Rosseti na mirëpriti dhe ai e cilësoi Radio Marinë si hir për mbarë kishën në Shqipëri dhe për të gjithë besimtarët. Gjatë predikimit, ai tha që njeriu që ka friken e Zotit është i vetëdijshëm për dobësinë e vet. Na kërkoi që të mos kujtojmë se jemi të urtë, por të kujtojmë që jemi vetëm njerëz. Ai kërkoi gjithashtu besimin në Zotin, të mos vonohemi për t’u përmirësuar e të mos presim, por të kthehemi. Shtoi edhe se: “Njeriu që e ka Frikën e Zotit është njeri që ulet e thotë ‘Zot më fal’. Zoti na fton për frikën e Zotit. Ka dy sjellje: 1- Mikpritëse - Ndihmoni ata që kanë nevojë. 2. Nëse dikush mëson ndonjërin që të mëkatojë. Kujdes! Sa njerëz në ketë botë janë duke ligjëruar për të mëkatuar, televizori, interneti ndihmojnë për të mëkatuar. Në botë janë duke na mësuar që të mëkatojmë, por Jezusi është i rreptë, hiqe syrin, preje dorën, etj. Më mirë të hysh në jetë pa dorë, se në ferr me të dyja duart. Në pagëzim, ne kemi vdekur me Krishtin për mëkatin. I kemi prerë veset që na çojnë në mëkat. Jo me forcën tonë, por me Hirin e Zotit. Krishti u thotë nxënësve: ‘ju jeni drita e botës dhe kripa e tokës’. Jini kripë në vetvete. Kripa ka shije, djegie, pastrim. I krishteri nuk duhet të flasë si njerëzit e tjerë. Në fund të predikimit, na bëri thirrje që ta kërkojmë dhuratën e dijes, dhuratën e frikës së Zotit, që të largohemi nga e keqja, nga mëkati dhe që të mos jemi shkandull për të tjerët.

Më 27 dhe 28 maj, takimi u mbajt në Shelqet dhe në Dejë. Mirëpritja në të dy famullitë u bë nga Don Kastrioti, i cili e falënderoi Don Prekën dhe Radio Marinë për praninë e saj. Ai shprehu dëshirën që Radio Maria në atë çast të ishte TV Maria, që të tjerët të shikonin se sa shumë njerëz e donin fjalën e Zotit. Ai e vuri theksin në fjalën se e rëndësishme është që Zoti na sheh dhe na dëgjon gjithmonë i pari e nuk është e rëndësishme që të tjerët duhet të na shohin. Ai kujtoi edhe famullitarin e Dejës dhe Shelqetit, Don Gencin. Vuri theksin mbi detyrën e angazhimit të tij si përgjegjës i thirrjeve meshtarake. Don Kastrioti shtoi: “Falë këtij angazhimi të kryer me shumë mund, i kemi edhe dy frytet e thirrjes, Don Arturin nga Maba dhe Emiljanin nga Shelqeti.

Balldre

Trush

Page 7: t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§model13.radiomaria.org/Data/Sites/19/extendedArchive/1042/9318/Gazeta... · Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan

Faqja 7 Viti V, Nr. 5 

Ai vlerësoi shumë gjallërinë, gëzimin dhe dëshirën e kësaj famullie për ta takuar Zotin. Gjithashtu, shpjegoi edhe shëmbëlltyrën e djalit pasanik. Don Kastrioti bëri thirrje që ta lemë çdo gjë tonën në emër të Zotit dhe ajo që do të fitohet në jetën e ardhshme, në jetën e pasosur, do të jetë shumë e madhe. Në fund të predikimit, Don Kastrioti tha që Radio Maria është shumë e rëndësishme, sidomos për të sëmurët që e mbajnë shpesh afër veshit radion dhe dëgjojnë fjalën e Zotit. Ai bëri thirrje që ecja jonë duhet të vazhdojë me Zotin dhe me Zojën dhe i falënderoi të gjithë për ndihmesën e tyre të madhe, edhe pse ndoshta modeste e të varfër, por që kishin ndihmuar në hapjen e fjalës së Zotit në ato vende ku ajo nuk dëgjohet. Pas Meshës së shenjtë përfundoi edhe takimi në famullinë e Dejës.

Takimi i radhës ishte në Bërdicë në kishën “Shën Ilia”. Don Mikele Gentile e falënderoi Radio Marinë dhe Don Prekën për praninë e tij dhe e përgëzoi për punën e mrekullueshme që bën. Gjati predikimit, ai i vuri shumë rëndësi lutjes duke thënë që lutja është për të gjithë ne dhe që duhet të na shoqërojë gjatë gjithë jetës. Ai na e bëri të ditur që Zoti kishte menduar për ne para se të krijonte botën dhe që ne duhet ta kërkojmë pa pushim mëshirën dhe dhimbjen për vendin e pushimit të Tij. Vendi i pushimit të Tij janë zemrat tona, sepse Zoti ka thënë që dëshiron të pushojë në zemrat tona. Don Mikele e mbylli predikimin e tij duke thënë: “Që të jemi të mëdhenj, duhet të jemi shërbëtorë të të tjerëve. Duke qenë shërbëtorë të të tjerëve, mund të sillemi si Jezusi e mund të japim atë që Jezusi kërkon për ne.”

Më datën 30 maj, ishim në studion e Radio Marisë për ta falënderuar Zotin për Mariatonën. Gjithashtu një falënderim i madh i shkoi edhe besimtarëve për ndihmesën e tyre të madhe. Don Preka na tregoi mënyrën për të kuptuar se si është formuar Kisha, misteret dhe historinë e saj. Kjo mënyrë ishte vetëm pjesëmarrja në Meshën e shenjtë dhe kungimi i shenjtë. Don Preka tha që Kisha bën Eukaristinë dhe Eukaristia e formon Kishën dhe që ky ishte një mister i mrekullueshëm. Ai na bëri të ditur që nëse kjo vlen për

Kishën, aq më shumë vlen për çdo të krishterë. Në fund të predikimit, ai u kërkoi të gjithë besimtarëve që t’i lutemi Zotit që të na e japë vetëdijen që po ushqehemi me Zotin dhe në jetën tonë ta kemi forcën e Zotit sa herë që marrim pjesë në Meshën e shenjtë dhe në kungim.

Takimi i fundit u mbajt në Laç, Kurbin, në shenjtoren e “Shën Antonit të Padovës.” Këtë takim e bëri të veçantë edhe prania e vullnetarëve të Radio Marisë nga Kosova, Lezha, Tirana, Durrësi dhe Shkodra. Mikpritja u bë nga Atë Mikel Pëllumaj. Në fillim të predikimit, ai tregoi disa të dhëna historike mbi festën e Zojës që viziton shenjtën Elizabtë. Gjithashtu, ai tha që forca e brendshme që na shtyn, të cilën nuk mund ta ndalojmë është Shpirti i Zotit, Shpirti Shenjt, i cili komunikon dhe na bën të komunikojmë me Zotin dhe me të tjerët. Në fund të predikimit, ai na sugjeroi të bëjmë ato gjëra që Zoja në kërkon: adhurim, lutje dhe meditim për jetën tonë personale. Dita e fundit e Mariatonës u mbyll me Meshën e shenjtë në Laç të Kurbinit. Ishte me të vërtetë një muaj i shenjtë, që u jetua nga të gjithë si i tillë.

Leonida

MAJI, MUAJI I ZOJËS DHE I MARATONËS Muaji maj, i kushtuar tërësisht Zojës së Bekuar ka qenë një

muaj hiri për të gjithë dëgjuesit, organizuesit, bashkëpunëtorët dhe vullnetarët që kanë qenë pjesë e nismës mbarëbotërore të ndërmarrë nga Familja Botërore e Radio Marisë për “Përhapjen e Fjalës së Zotit” në 11 vende të ndryshme të botës. Në këtë muaj, në mënyrë të veçantë, jemi lutur për familjet që të jetojnë të bashkuara në dashuri.

Kemi udhëtuar gjatë gjithë muajit së bashku me Marinë në lutje, në flijim dhe në dashuri, e treguar kjo në mënyrë të mrekullueshme nga të gjithë dëgjuesit e Radio Marisë Shqiptare që ndodhen në të katër anët e botës. Kjo atmosferë na ka shoqëruar gjatë gjithë muajit dhe në datat 10 dhe 11 maj kemi qenë të bashkuar me të gjithë dëgjuesit në të pesë kontinentet në një shpirt të vetëm, për të njëjtin qëllim, për ta shpallur Fjalën e Zotit.

Fillimi i këtyre dy ditëve ka qenë si gjithmonë lutja. Jemi lutur së bashku me vullnetarët, të cilët kanë qenë të vendosur dhe kanë shërbyer në Tiranë te Kisha e Zemrës së Krishtit, në Durrës te Kisha e Shën Dominikut, në Lezhë te Sheshi Besëlidhja, në Gjakovë te Kisha e Shën Ndout dhe çdo gjë është drejtuar nga aty ku ka lindur Radio Maria në Shqipëri, nga Shkodra, te studioja e Radio Marisë dhe në hapësirën te Katedralja e Shën Shtjefnit.

Më pas, çdo gjë ka vazhduar drejtpërsëdrejti nga mikrofoni i Radio Marisë me të gjithë dëgjuesit. Shumë dëgjues kanë pasur mundësinë të komunikojnë drejtpërsëdrejti në Radio Mari dhe telefoni nuk është ndalur për asnjë çast. Transmetimi dhe komunikimi gjatë këtyre dy ditëve ka qenë një Mariatonë e vërtetë e bërë nga mikrofoni i radios dhe nga gatishmëria dhe puna e palodhur e drejtorit të Radio Marisë, Don Prekë Lazrajt.

Çdo telefonatë ka qenë një falënderim dhe mirënjohje ndaj Zotit dhe shërbëtorëve të tij këtu në tokë. Dëgjuesit kanë shprehur mirënjohje për këtë punë, duke e ofruar ndihmesën dhe dashurinë e tyre për shpalljen e Fjalës së Zotit. Bashkëpunëtorët dhe vullnetarët, të shpërndarë në pesë qendrat e ndryshme, kanë qenë në shërbim të vazhdueshëm ndaj të gjithë njerëzve që me mirësinë dhe dashurinë e tyre kanë dhuruar për shpalljen e Fjalës së Zotit.

Lidhjet e drejtpërdrejta nga studioja e Radio Marisë në Shkodër me qendrat ku kemi qenë vendosur për mbledhjen e këtyre ndihmesave kanë qenë të vazhdueshme dhe, gjithashtu, është bërë edhe leximi i vazhdueshëm i të gjithë dhuruesve. Atmosfera e krijuar në të pesë qendrat ka qenë një atmosferë gëzimi dhe bashkëndarjeje, çdo gjë për dashuri.

Laç i Kurbinit

Page 8: t}ŧàtÜ| | etw|É `tÜ|á§model13.radiomaria.org/Data/Sites/19/extendedArchive/1042/9318/Gazeta... · Dua t’i falënderoj të gjithë dëgjuesit në mbarë botën që treguan

Lajmëtari i Radio Marisë  Faqja 8 

 

Lajmëtari i Radio Marisë është organ i 

Shoqatës Radio Maria.  

Tiranë  

Rr. Papa Gjon Pali II, Nr. 4 Fushë Kërçik, Babrru, Paskuqan 

Tiranë, Shqipëri +355 4 2 346 346 

 

Shkodër  

Sheshi Papa Gjon Pali II Shkodër, Shqipëri +355 22 24 08 52 

 

Lezhë  

Sheshi Besëlidhja Lezhë, Shqipëri +355 215 24 970 

 

E‐mail: [email protected] Facebook: Radio Maria Albania 

 

Përgjegjës: Don Prekë Lazraj 

 

LLOGARIA NË EURO 600388970102  Kodi SWIFT: FEFAALFR  IBAN: AL45209516090000600388970102  LLOGARIA NË LEK 600388970001  Kodi SWIFT: FEFAALFR  

 

LLOGARIA NË EURO 1043631803 Kodi SWIFT: USALALTR IBAN: AL25208110080000001043631803  LLOGARIA NË LEK 1043631801 Kodi SWIFT: USALALTR IBAN: AL 79208110080000001043631801 

Duke telefonuar në numrin: 0900123411 dhuron 5 Franga Në bankën CREDIT SUISSE LLOGARIA NË CHF 361173‐10‐1 IBAN: CH1804835036117310001 Në bankën KANTONALBANK LLOGARIA NË CHF 115724-145 IBAN: CH8600763000115724145 

PRO CREDIT BANK    

 

Radio Maria, Hiri i Hyjit në shtëpinë tënde, 

mund të dëgjohet në:  

Rrëshen e rrethina FM 100.7 MHz 

Tiranë, Durrës, Kavajë, Berat FM 91.4 MHz 

Shkodër, Podgoricë, Ulqin FM 102.2 MHz 

Lezhë, Laç të Kurbinit, Mamurras FM 89.6 MHz 

Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kukës dhe Kosovë FM 90.0 MHz në internet 

www.radiomaria.al 

Përmendim këtu atmosferën e krijuar në studion e Radio Marisë në Shkodër, ku telefonatat kanë ardhur nga vende të ndryshme ku ndodhen dëgjuesit e Radio Marisë, Kosova, Italia, Zvicra, Austria, Gjermania, Suedia, Anglia, Çekia, Amerika, Kanadaja. Ata i kanë dhënë ndihmesat e tyre nëpërmjet llogarisë bankare ose formave të tjera si Western Union apo Money Gram. Në mjediset e oborrit të Katedrales së Shkodrës, gjatë gjithë kohës është dëgjuar zëri i Radio Marisë, duke bërë të mundur që të dëgjohet edhe nga kalimtarët e ndryshëm. Në Lezhë, tek Sheshi Besëlidhja, pranë studios së radios dhe në zemër të qytetit të Lezhës, ka qenë një atmosferë e mrekullueshme.

Zëri i Radio Marisë e ka shoqëruar për dy ditë të gjithë Lezhën. Në Tiranë, mikpritësi i radhës ka qenë “Zemra e Krishtit”, së cilës i është kushtuar edhe kisha. Edhe në Tiranë, në oborrin e kishës, është vendosur grupi i përbërë nga vullnetarët, të cilët kanë shërbyer gjatë të dyja ditëve. Edhe këtu zëri i Radio Marisë ka qenë i pranishëm, duke shoqëruar çdo njeri që ka kaluar aty pranë. Në Durrës, Shën Dominiku ka mirëpritur të gjithë dëgjuesit dhe bamirësit për të dhuruar për përhapjen e Fjalës së Zotit. Në Gjakovë, mikpritësja e dëgjuesve dhe bamirësve të Radio Marisë ka qenë kisha e “Shën Ndout”. Bujaria dhe dashuria për përhapjen e Fjalës së Zotit, e vendosur në zemrat e njerëzve, ka bërë të mundur afrimin e një numri të madh të bamirësve, të cilët kanë dhuruar për ty, o Zot, për Fjalën tënde.

Dua të veçoj këtu punën e palodhur të vullnetarëve në Gjakovë dhe, në mënyrë të veçantë, të meshtarëve Atë Ndue Kajtazi dhe Atë Aleksandër Tanushaj, të cilët kanë shërbyer me përkushtim, e kanë nxitur popullin që ta mbështesnin përhapjen e Fjalës së Zotit. Nuk mund të përshkruhet entuziazmi që është paraqitur në orë të ndryshme të ditës, gjatë lidhjeve të drejtpërdrejta që kemi pasur me të gjitha qendrat.

Bashkëpunimi, flijimi dhe dashuria e treguar gjatë gjithë muajit maj kanë qenë shumë të mëdha. Njerëzit, që kanë dhuruar gjatë këtyre 2 ditëve dhe gjatë gjithë muajit, nuk e kanë bërë këtë në mënyrë vetëm personale, por i kanë nxitur edhe familjarët e të afërmit për ta ndihmuar shpalljen e Fjalës së Zotit.

Gjatë këtyre dy ditëve, kemi përjetuar gëzimin e bashkimit me të gjithë dëgjuesit e Radio Marisë nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me Familjen Botërore të Radio Marisë. Përmendim këtu edhe përshëndetjen e përfaqësuesit të Radio Marisë Botërore, z. Raffaele Galati, i cili i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dëgjuesit, bamirësit, bashkëpunëtorët dhe vullnetarët që kanë kontribuar në këtë MARIATONË të parë mbarëbotërore. Në orët e mbrëmjes së dt. 11 maj, Mariatona na ka bashkuar edhe me bashkëpunëtorët tanë në Detroit të SHBA-së, në emisionin e përjavshëm “Në udhëtim me Krishtin”. Edhe në këtë emision, dëgjuesit, në Amerikë dhe në Shqipëri, janë bërë pjesëmarrës në lutje, në falënderim dhe në dhuratën e dashurisë, duke iu bashkuar zinxhirit të dashurisë të dhuruar gjatë këtyre dy ditëve dhe gjatë gjithë muajit.

Kur mendojmë se, gati 10 vjet më parë, shumë njerëz, të cilët as që i njohim, janë lutur e janë flijuar dhe e kanë dhënë dhuratën e dashurisë që ne ta kemi Fjalën e Zotit dhe zërin e Radio Marisë në familjet tona. Në këtë Mariatonë, e kemi treguar se sa shumë e kemi vlerësuar flijimin e vëllezërve dhe motrave tona, që ndodhen në vende të ndryshme të botës, dhe kemi treguar të njëjtën dashuri që ti vëlla dhe motër në Evropë, Azi, Afrikë e Amerikë ta dëgjosh zërin e Zotit.

Faleminderit të gjithëve për dashurinë e madhe, faleminderit edhe ty, i dashur kalimtar, që ke dhuruar se dëshiron që Fjala e Zotit të përhapet në mbarë botën. Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve dhe vullnetarëve në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj që keni ndihmuar për mbarëvajtjen e kësaj nisme për përhapjen e Fjalës së Zotit. Emanuela