33
LIQENII SHASIT Udheheq

Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Liqenii ShaSitUdheheq

Page 2: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat
Page 3: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

PARATHËNIEI vendosur në prapavijën e bukur të rivierës së Ulqinit,

Liqeni i Shasit me rrethinën e tij është një oazë e vërtetë e paqes dhe qetësisë, një thesar kulturo – historik dhe

margaritar i vërtetë i natyrës. I fshehur nga zhurma e përditshme e jetesës bashkëkohore dhe nga turmat e qendrave turistike

verore, ky vend tejet i bukur ju ofron magjinë e vetë – bukuritë natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe

zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat e ullishtave, kopshteve, vreshtave dhe pemishteve. Këtu do ta keni rastin të zbuloni

zonat që akoma nuk janë mjaft të njohura, të kënaqeni me aktivitete të ndryshme në natyrë, të përfitoni njohuritë dhe interesimet e reja, por edhe miqtë e ri, sepse është goxha vështirë të rezistoni sharmit,

ngrohtësisë dhe mikpritjes tradicionale të popullsisë lokale.

Nga ky vend do të ktheheni për në shtëpitë e veta duke ju përcjellë kënga e shpendëve, do të ktheheni me sy dhe zemër plotë bukuri dhe përshtypje të paharrueshme, të

pasuruar me një përvojë të jashtëzakonshme dhe të lumtur për arsye se e dini se një vend i tillë

ekziston dhe se ju vetë keni qenë aty.

Šasko lake

Page 4: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Karakteristikat gjeografike dhe atraksionet Liqeni i Shasit është një liqe i vogël i maleve Dinarike, me hapësirë prej 3,6 - 5,3 km². Është i vendosur në juglindje të Malit të Zi, 23 km larg Ulqinit, në prapavijë të dy margaritarëve të Mesdheut – Plazhit të Madh, me rërë, që është 13 km i gjatë, dhe ishullit Ada e Bunës që është i famshëm për bukurinë e vetë, që gjendet në grykëderdhje të Bunës në detin Adriatik. Në afërsi të kësaj zone gjenden edhe dy thesare të bukurive natyrore dhe të biodiversitetit – Parku kombëtar Liqeni i Shkodrës dhe Kriporja e Ulqinit.

Zona e gjerë e Liqenit të Shasit përfshinë zonën e Malit të Brinjës dhe terrenet e rrafshëta përreth vetë Liqenit të Shasit, kodrinat dhe rrafshinat e Fushës së Anës së Malit me male përreth, ndërsa në prapavijë është e mbrojtur me masivin e malit Rumija. Pamjet nga kjo hapësirë shtrihen drejt detit Adriatik në jug, drejt Shqipërisë në lindje, kurse në drejtim të veriperëndimit drejt majave markante të Rumisë.

Proceset e shumta dhe interesante gjeologjike dhe biologjike kanë kushtëzuar që kjo zonë të jetë një koleksion i vërtetë i atraksioneve natyrore.

Thellësia maksimale e liqenit është 8 m, dhe duke marrë në konsideratë se ndodhet në lartësi mbidetare prej vetëm 1 m, ky liqe është kriptodepresion, pasi një pjesë e fundit të tij është nën nivel të detit.

Afërsia e Ulqinit, që konsiderohet si një nga vendet me më shumë diell në Adriatik, si dhe klima mesdhetare dhe temperatura mesatare vjetore e ajrit prej 16°C, mundësojnë krijimin e kushteve të volitshme në këtë zonë për qëndrim në hapësirë gjatë tërë vitit.

PËR Liqenin e SHASIT

Page 5: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

BiodiversitetiMungesa e vendbanimeve në breg të liqenit ka kontribuar diversitetit të florës dhe faunës së kësaj zone, ashtu që peizazhi jashtëzakonisht i bukur e krijon një përshtypje të fuqishme të një këndit të paprekur të natyrës.

Përveç pyjeve dhe gëmushave, peizazhin e kësaj zone e plotësojnë edhe zonat që përmbytën rreth liqenit në të cilat dominojnë dushku, frashri dhe plepi. Liqeni nuk e ka bregun e dhëmbëzuar. Është i rrethuar me kallam dhe shqirrë, ndërsa sipërfaqja e ujit në një pjesë është e mbuluar me zambak uji dhe me vegjetacion tjetër flotante.

Pasuria kryesore e kësaj zone është uji. Vetë liqeni, lumi Buna dhe afërsia e bregut të detit, në kombinim me kushte klimatike mesdhetare shumë të volitshme, kanë krijuar një ekosistem specifik, me habitate të llojeve të shumta bimore dhe shtazore, ashtu që, nga pikëpamja e biodiversitetit, kjo zonë paraqet një pasuri kombëtare. Kjo posaçërisht i referohet shpendëve për të cilët zona e Liqenit të Shasit është

edhe e njohur. Disa prej tyre janë banuesit e përhershëm të kësaj zone, disa ngrijnë foletë e veta këtu dhe i rrisin zogjtë, disa qëndrojnë vetëm gjatë stinës së dimrit, kurse disa vetëm pushojnë gjatë shtegtimeve të gjata migruese. Rëndësia ornitologjike e kësaj zone është e pranuar edhe e shpalljen e saj për Rajon me rëndësi ndërkombëtare për shpendët – IBA. Gjatë dimrit këtu qëndrojnë rreth njëzetmijë shpendë ujore, kryesisht bajza, çfarë është kushti i mjaftueshëm për vendosje në Ramsar listën e moçaleve me rëndësi ndërkombëtare. Këtu dimërojnë edhe karabullakët edhe pelikanët, gjatë verës qëndron grabitqari shumë interesant gjeraqina këmbëshkurtër - Accipiter brevipes, kurse gjatë pranverës, gjatë shtegtimit, mes shumë zogjve këngëtarë, grabitqarë dhe ujorë, mund të takohen me qindra bengje, Oriolus oriolus, lloji i shpendëve që shumë vështirë mund të shihet në natyrë.

Për shkak të ujit të ngrohët temperatura e të cilit gjatë verës arrin deri në 28°C, por edhe për shkak se përmes lumit Buna, që derdhet në dhe nga liqeni, krijohet lidhja me det, në ujin jeshil të liqenit mund të gjenden përfaqësuesit si të ekosistemeve të ujërave të ëmbla, ashtu edhe ata të ekosistemeve detare. Gjitha këto, së bashku me vegjetacionin e harlisur kontribuojnë që uji i liqenit të jetë vendbanim për 23 lloje të ndryshme të peshqve, si atyre të ujërave të ëmbla, ashtu edhe atyre të detit. Mes tyre janë: krapi, mlyshi, ngjala, cironka, qefulli i verës, njila, sharroku, levrek, kinez etj.

Page 6: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

hiStoRia, Pikat kuLtuRoRe TË SPIkATuRA dHE lEgjENdAT Vetë pozita gjeografike dhe pasuritë natyrore gjithmonë kanë tërhequr

njerëzit për ta populluar këtë zonë, për ta punuar tokën pjellore, të rrisin bagëtinë, të merren me peshkim dhe gjueti. Kanë tërhequr, gjithashtu, edhe pushtuesit, ashtu që zona e Shasit i mban mend shumë perandori, periudhat e paqes dhe prosperitetit, por edhe

shkatërrimet, për të cilat edhe sot ekzistojnë shumë dëshmi materiale.

Qyteti i lashteë Shas

Page 7: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

rrugët e këtij qyteti është zhvilluar tregtia dinamike. Aty janë punuar të hollat metali – Sovacii civitas, me portret të Shën Gjon Pagëzuesit, patronit të qytetit, në një anë, dhe në anën tjetër me kështjellë me kulla dhe kanonada që kanë simbolizuar fuqinë dhe pasurinë e qytetit. Për rëndësinë shpirtërore që ka pas qyteti tregon fakti se këtu ka ekzistuar skriptorium (zyra e regjistrimeve). Gjatë historisë së stuhishme, qyteti ka rezistuar invadimeve të pushtuesve të shumtë. Muret e tij kanë mbajtur mend edhe Mongolët të shekullit XIII, por, për fat të keq, historia e qytetit përfundon në vitin 1571, kur pushtohet dhe rrënohet deri në themel nga Osmanët. Pastaj është braktisur plotësisht dhe kurrë më nuk është rikuperuar.

Ky qytet i lashtë, i cili gjendet në listën kombëtare të monumenteve kulturore të mbrojtura të kategorisë së I, sot jeton vetëm në trashëgiminë e pasur shpirtërore dhe mbetjet e mureve, kullave, kishave dhe ndërtesave të tjera të qytetit, si dhe në almiset, monedhat, fragmentet e qelqit dhe qeramikës së gjetur.

Qyteti i lashtë Shas (Svaç)

Rezultatet e studimeve të shumta arkeologjike kanë treguar se historia e jetës në këtë pjesë të Malit të Zi shtrihet thellë deri në epokën parahistorike. Dëshmia më e rëndësishme e kësaj është qyteti i lashtë Shas (Svaç, Suacium) që ndodhet në një kodër gurore drejtpërdrejtë mbi Liqenin e Shasit. Ky qytet ka qenë qendra shpirtërore dhe ekonomike e Dukles mesjetare, shtetit paraardhës të Malit të Zi të sotëm.

Fortifikimet e para në këtë lokalitet rrjedhin nga shekulli i VI i epokës së re, prej të cilës kohë qyteti në vazhdimësi jeton për një milenium të plotë. Qyteti është përbërë nga dy pjesë – kështjella Shas, që ka qenë në maje të kodrës dhe lagjes nën atë, që është shtrirë në të dy anë të malit. Arkeologët besojnë se qyteti ka përfshirë sipërfaqen prej rreth 6 hektarëve, dhe sigurisht për ndërtimin e tij janë përdorur materialet lokale. I vendosur në rutën e rëndësishme tregtare mes Ulqinit (Olcinium) dhe Shkodrës (Scodra), është rritur dhe zhvilluar. Në sheshe dhe

GPS: N 41°59'10.96" E 19°18'58.78"

Page 8: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

bullgare të asaj kohe. Duke vizituar qelitë për t’i larë me ujë fytyrat e të burgosurve, Teodora (Kosara), vajza fisnike e carit bullgar, e njofton Vladimirin e pashëm. Gjatë bisedës që patën, ai e fitoi zemrën e Kosares, kurse ajo arrin ta bindin të atin – carin Samuillo ta lejojë që të martohet me princin, ta lirojë dhe t’ia kthejë sundimin mbi vendin e tij. Si mbret dhe mbretëreshë, Vladimiri dhe Kosara kthehen në Dukla dhe vazhdojnë me zhvillimin e saj, njëkohësisht duke lënë brezave të ri një histori dashurie nga më të bukura dhe më të prekshme të këtyre trevave, historinë që mbijeton

tashmë 1000 vjet. Sipas legjendës, Vladimiri në burg ka qenë i torturuar dhe i verbëruar, dhe Kosara, duke iu lutur Zotit, është betuar se do të ndërtojë aq tempuj sa ka ditë në vjet. Legjenda mandej thotë se, pas përfundimit të kishës së fundit, Vladimirit i është kthyer pamja. Sot në zonën e Shasit mund të takohen themelet dhe mbetjet e disa kishave, nga të cilat më të ruajturat janë dy – një e kushtuar patronit të qytetit Shën Gjon Pagëzuesit, që gjendët brenda mureve të qytetit, dhe tjetra është Kisha e Shën Mërisë, në lagje të jashtme të qytetit. Legjenda e „qytetit të kishave“ edhe sot është e gjallë, ruan nga harresa kujtimin e qytetit të lashtë të Shasit dhe simbolizon dashurinë dhe besnikërinë e sinqertë.

Përveç mbetjeve të Shasit të lashtë, në këtë zonë ndodhen edhe monumentet e tjera kulturo – historike, ndërtimi dhe kohëzgjatja e të cilëve janë të

Legjenda e 365 kishave

Të shumta janë legjendat dhe mitet për Shasin, që edhe sot kalohen nga brezi në brez. Sipas një nga këto legjenda, në Shas ishin 365 kisha – ka një për çdo ditë të vitit.

Sipas një interpretimi, qytetarët e qytetit Shas, të pasur dhe fetarë, pranë shtëpive të veta kanë ndërtuar tempujt (kishat) për t’i kryer më lehtë ritet fetare, por aty, gjithashtu, i kanë varrosur edhe udhëheqësit e kishës dhe pjesëtarët e aristokracisë. Legjenda tjetër interesante për “qytetin e 365 kishave” lidhet me princin Vladimirin, personalitetin e parë të shquar të historisë malazeze, dhe bashkëshorten e tij, Kosaren.

Kur e trashëgoi fronin nga babai i vetë Petrislavi (Arkont Pjetër), Vladimiri ka sunduar Duklën, shtetin e parë malazez, prej rreth vitit 990 deri në vitin 1016. Në vitin 997, Dukla u sulmua nga ushtria e madhe bullgare, gjatë fushatës ushtarake të carit Samuillo drejt Dalmacisë. Për ta mbrojtur vendin e vetë nga shkatërrimi, dhe popullin nga vuajtjet, Vladimiri i dorëzohet carit Samuillo dhe atë e shoqërojnë dhe e burgosin në Prespa, kryeqytetin e Perandorisë

Është interesante edhe miti që thotë se gjatë një nate në vit, në vendin e qytetit të dikurshëm, mbahet takimi i shpirtave të të gjithë sundimtarëve të mbretërisë së Duklës. Atëherë dëgjohen zërat e tyre deri sa merren vesh për fatin e shtetit të Duklës. Rrënojat e Shasit akoma e ruajnë sekretin e historisë së vetë dhe fatit të atyre që e kanë vizituar dhe thërrasin për zbulim të këtij “qytetit të vdekur” në bregun e Adriatikut.

Page 9: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Ura e Vjetër dhe xhamia në fshatin Këllezna e Sipërme

Ura gurit në lumin e Megjureçit është e datës 1696. Legjenda e ndërtimit të kësaj ure të lashtë është një histori e pashmangshme që vizituesit e kësaj zone do ta dëgjojnë nga nikoqirët e tyre që banojnë këtu.

Sipas legjendës, për ndërtimin e urës, banorët e Këlleznes e kanë angazhuar mjeshtrin e përfolur nga Dibra, i cili ka kërkuar që gëlqerja, që do ta përdorin gjatë ndërtimit, të mbetet 15 vjet në një gropë në tokë. Pastaj, ai me një punëtor tjetër është kthyer dhe e ka ndërtuar urën 12 m të gjatë, gati 10 m të lartë dhe 3,5 m të gjerë. Pas përfundimit të punës, mjeshtri u vra nga asistenti i tij, për arsye më të ulëta. Ai u varros në afërsi të xhamisë në Këlleznen e Sipërme, ku edhe sot ndodhet varri i tij. Me shekuj kjo urë i ka shërbyer qytetarët e këtyre trevave dhe udhëtarët që kanë kaluar nëpër këto zona. Me ndërtimin e urës dhe rrugës së re, pranë kësaj ure të lashtë, në gjysmën e shekullit të kaluar, kjo urë e humb rëndësinë e komunikacionit, por jo edhe bukurinë e vetë arkitektonike.

Jo larg nga këtu është edhe xhamia që u ndërtua në vitin 1917. Supozohet se është ndërtuar mbi themelet e xhamisë së vjetër të shekullit XVII. Është rinovuar disa herë, dhe në kohë të fundit është rindërtuar dhe zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme.

Ura e Vjetër në Këlleznen e Sipërme GPS: N 41°59'58.29" E 19°15'53.46"

Xhamia në Këlleznen e Sipërme GPS: N 41°59'45.41" E 19°15'59.73"

GPS: N 42° 0'28.86" E 19°18'32.94"

Pusi Dervish

Gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të udhëkryqit në rrugën nga Katërkolla drejt fshatit Brajshë, në një anë, dhe në pikën kufitare Sukubin, në anën tjetër. Sipas legjendës, në këtë vend kanë ekzistuar gjurmët e ujit, ashtu që një dervish, për ta gjetur ujin, aty ka filluar me gërmim të tokës. Një ditë e ka qëlluar ujin që ka rrjedhur aq fort sa njerëzit është dashtë që me lesh ta mbyllin grykën që mos të përmbytën arat e tyre.

Sot, 200 vjet më pas, ky pus është simbol i vullnetit të mirë të dervishit për të gjithë njerëzit që banojnë këtu dhe udhëtarët që kalojnë nëpër këtë zonë.

Page 10: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Nga llojet e bagëtive, kryesisht rriten gjedhët, kurse vegjetacioni në shpatet e maleve përreth është i përshtatshëm për rritje të dhive dhe deleve.

Nga kohërat e lashta, popullsia e zonës së Shasit merret edhe me peshkim. Edhe nëse gati nuk ka amvisëri që në Liqenin e Shasit ose në lumin Buna nuk e ka varkën tradicionale – sulën, peshkimi nuk është vetëm veprimtari. Peshkimi është edhe pasion i madh dhe mënyra e rrënjosur e kënaqësisë së popullsisë lokale me natyrë dhe bukuritë e saj.

Përveç kësaj, njerëzit e këtyre trevave merren edhe me veprimtaritë tjera – rritje të bletëve, gjueti, zanate të vjetra (përpunimi i drurit, gërshetim dhe punimet e tjera dore), kurse ende është aktiv një mulli që e ruan traditën e dikurshme të mullinjve që kanë ekzistuar në këtë zone.

Shkurtimisht, duket se njerëzit që jetojnë këtu kanë gjithçka që shumica prej nesh i dëshiron – natyrën tejet të bukur, ushqimin e shëndoshtë dhe organik, jetën e qetë dhe profesionet që nuk shkaktojnë stresin, për ndryshe me ushtrimin e tyre shërohet stresi. Prandaj, vizita e këtij vendi, përveç freskimit dhe kënaqjes me magjitë e tij, mund të ndryshojë shumë gjera tek ju dhe përreth jush. Ejani dhe binduni!

njeRËzit, jETAStudimet arkeologjike tregojnë për një histori të gjatë dhe të stuhishme të jetës në këto treva. Realiteti, përkundrazi, është shumë i qetë, jeta është e thjeshtë, kurse njerëzit , në fakt, janë pasuria më e madhe e zonës së Shasit.

Si në tërë komunën e Ulqinit, ashtu edhe këtu jeton popullsia e kombësisë shqiptare. Megjithatë, bashkëjetesa me kombësitë dhe konfesionet e tjera, respektimi dhe toleranca e ndërsjellët, janë karakteristika kryesore e jetës së këtij vendi. Tradita e kësaj zone thotë se mikpritja dhe dashamirësia janë postulatet të pacenueshme të sjelljes. Banorët e Shasit dhe rrethinës edhe sot e mbajnë këtë traditë, prandaj janë mikpritës shembullorë.

Kushtet jashtëzakonisht të volitshme për bujqësi kanë ndikuar që bujqësia të jetë veprimtaria kryesore e njerëzve të kësaj zone. Nga kohërat e lashta, një pjesë e peizazheve të Shasit dhe rrethinës i takon ullishtave, kurse sot këtu kemi edhe pemishtet e mandarinave, shegave, pjeshkave dhe frutave të tjera, vreshtat, shalqinjtë dhe pjeprat për të cilat është e njohur kjo zonë, pastaj domatet e përfolura, qepet, specin, misrin dhe llojet e tjera të shumta.

Page 11: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Tradita dhe manifestimet I vendosur në kufirin e Malit të Zi me Shqipërinë, zona e Shasit i ka bashkuar pjesët e këtyre dy traditave, i ka ruajtur ca elemente dhe gjurma të perandorive të cilat e kanë sunduar në të shkuarën, por edhe e ka mbajtur specifikën e vetë të kulturës autoktone. Tradita e zonës së Shasit është e posaçme për zakone, legjenda, mënyrën e jetesës së njerëzve, gastronominë...

Pasuria e traditës, si në çdo vend tjetër, vërtetohet me bukuri dhe mbushullim të veshjes popullore. Për këtë arsye Ulqini dhe rrethina e tij mund të janë krenar – gati çdo zonë e ka veshjen e vetë, ashtu që përveç veshjes së anamalase, e cila e karakterizon këtë zonë, ekzistojnë edhe veshjet: ulqinake, gorane, krahane, e Mrkojeviqeve, malësore, shestane, e këlleznes, bregasore dhe malazeze. Dikur nëpër rruga dhe tregje veshja ka treguar se nga cili fshat apo nga cila zonë vijnë njerëzit, kurse sot më së shpeshti mund ta shohim këtë pasuri të ngjyrave vetëm në raste të martesave tradicionale dhe festivaleve dhe manifestimeve folklorike.

Veshja piktoreske anamalase përbëhet nga një bollëk i detajeve, ngjyrave, materialeve dhe stolive. Pjesa më interesante e kësaj veshjeje është velloja e kuqe, që simbolizon dashurinë, dhe të cilin, si pjesë të veshjes

tradicionale martesore, nuset e reja e hedhshin pas koke vetëm pas ardhjes në shtëpi të vetë të re. As sot nuk është rast i rrallë që nuset, duke ruajtur traditën, e veshin veshjen popullore martesore tradicionale siç i kanë veshur nënat dhe gjyshet e tyre, ose që, së paku, me fustan bashkëkohor të nusërisë, përmbi vellos së bardhe e mbajnë edhe vellon e kuqe. Për ndryshe, në frymën e ruajtjes së traditës, edhe sot ndodhe që edhe mysafiret në dasma vijnë të veshura në veshje solemne tradicionale.

Janë shumë zakone të tjera që në këto treva akoma janë të gjalla. Gjithsesi një nga ata më mbresëlënës është kur banorët, për shpirt të të dashurve të vetë të ndjerë e ndërtojnë një të mirë me rëndësi për tërë zonën dhe për udhëtarët dhe kalimtarët. Shumë objekte të tilla – bunarët, strehimet nga shiu dhe objektet e ngjashme janë të shënuar me data, si me të reja, ashtu dhe me data që shkojnë larg në të shkuarën.

Pasuria më e madhe e kësaj zone është ndjenja e natyrshme për bashkëjetesë në harmoni me fqinjit, pa marrë para sysh kombësinë dhe konfesionin e tyre. Festimi i përbashkët i festave fetare, evenimenteve familjare dhe personale, vizitat e zakonshme të përditshme dhe ndihma dhe këshillimi i ndërsjellët në punë, japin një vulë të posaçme stilit të jetesës së

popullsisë vendase. Kjo është një traditë që për çdo vizitues do të jetë mbresëlënëse. Me qëllim të ruajtjes së karakteristikave dhe zakoneve të zonës së Shasit si një trashëgimi për brezat e ri, vendasit organizojnë manifestime interesante, të cilat si festivalet e vërtetë të bukurisë dhe të mirave e kultivojnë traditën dhe harmoninë shumë-fetare.

Dita e shegësNë lavdërim të shegës, si pemës që paraqet një lloj shenje dalluese të zonës së Shasit, ky manifestim sipas traditës organizohet në fshatin Katërkollë, gjatë muajit të tetorit, muajit kur kjo pemë e shijshme zakonisht është e pjekur. Ky eveniment është rasti i mirë që, përveç shegës së freskët dhe lëngut ë tij, të shijohen dhe të blihen edhe mandarinat, limoni, fiqtë e thatë, gështenjat, vaji i ullirit e tjerat. Më në fund, vizituesit do të njoftojnë nikoqirët mikpritës dhe dashamirë, do të përfitojnë njohuri për mënyrën e prodhimit të të mirave të ofruara dhe për jetesën e tyre në përgjithësi.

Organizatori i manifestimit është Klubi i biznesit „Ana e Malit“, ndërsa mbështetjen e sigurojnë edhe Ministria e bujqësisë dhe zhvillimit rural e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Organizata turistike e Ulqinit.

Pranvera në Anë të MalitKy manifestim organizohet në Shas, sipas traditës gjatë muajit të majit. Me dëshirë që të ruhet trashëgimia e pasur kulturore, ky manifestim përfshin një seri të evenimenteve kulturo – artistike: koncertet e këngëve dhe valleve popullore, panairet e zanateve dhe fotografive të vjetra të kësaj zone, shëtitjen deri tek qyteti i vjetër i Shasit, shijimin e specialiteteve tradicionale që janë gatimi i amvisave të shkathëta vendase... Shoqata “Ora”, me mbështetje të Organizatës turistike të Ulqinit dhe Komunës së Ulqinit, është organizator kryesor i këtij manifestimi kulturo – artistik, që mbahet tashmë 12 vjet me radhë.

Page 12: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

këtë bukë,i njohur si kryelan. Përndryshe, gatimi i kësaj buke është nga misri nga arat e amvisërive që bluhet në mullirin lokal, siç ishte traditë edhe në të shkuarën. Një përjetim i posaçëm është edhe shurupi nga shega e egër, që sigurisht është medikamenti më i shijshëm dhe burimi i pashmangshëm i vitaminës C.

Mishi i qengjit, mishi i kecit dhe mishi i viçit, të gjithë shtëpiake, janë pjesë e detyrueshme e ofertës gastronomike, kurse afërsia e detit, Liqenit të Shasit dhe lumit Buna ndikojnë që peshku, si ai i ujërave të ëmbla, ashtu dhe ai i detit, të jetë pjesë e rëndësishme në çdo menu. Ashtu do të keni rast që kënaqeni me shijen e qofteve në kos, tavë krapi, ushqimit tradicional peta të gatuar me apo pa mish si dhe të specialiteteve të tjera të panumërta.

Si dhe në çdo segment tjetër të jetës, ashtu edhe në gatimin e ushqimit, popullsia lokale e mban traditën. Shumë receta janë disa shekuj të vjetra. Janë kaluar nga brezi në brez, dhe akoma mbesin në pronë të brezave të reja duke ruajtur pasurinë e shijeve dhe të ngjyrave të tryezës vendase. Edhe nëse këtu mund të kënaqeni në interpretimin lokal të specialiteteve të shumta bashkëkohore, kuzhina autoktone

GaStRonomia, vAjI I ullIRIT dHE vERA Atmosfera gastronomike që e krijojnë banorët e kësaj zone do të mbesin përherë në zemrat tuaja. Duke marrë në konsideratë se rrisin të gjitha që u nevojiten për ushqim, tryeza lokale është një oazë e vërtetë e shëndetit, shijeve dhe aromave të këndshme. Bollëkun autentik gastronomik e ruajnë recetat tradicionale dhe shkathtësia e trashëguar e amvisave të cilën ato nuk e lejojnë të harrohet. Ushqimet nga zarzavatet e freskëta do ta vërtetojnë pasurinë e shijeve, ashtu që në tryezë do të ofrohen bamjet e gatuara në mënyrë të shijshme, patëllxhanët, specat dhe sallatat me domate dhe me perime të tjera. Shalqiri, mandarinat, fiqtë e freskët dhe të thatë, shega e butë, rrushi dhe frutat tjera nga pemishtet, por edhe tespiçe, hallva, rahania dhe ëmbëlsirat e tjera tradicionale që shërbehen si desert vërtetojnë një llojllojshmëri të gjerë të ngjyrave dhe shijeve të kuzhinës tradicionale. Përjetimin origjinal e ofron edhe buka tradicionale misri si një element i pashmangshëm i tryezës, por edhe ushqimi i gatuar me

është një nga shenjat e dallimit e zonës së Shasit, dhe e siguri do të dëshironi që nga amvisja ta merrni recetën për gatim të ushqimit me shijen e të cilit jeni kënaqur. Sipas traditës, ullinjtë dhe vaji i ullirit janë të pashmangshëm në tryezë. Devotshmërinë në punë në ullishta do ta njihni jo vetëm duke dëgjuar historitë e ullishtarëve, por edhe në vetë shijen e të ashtuquajturve “ullinjve të njelmët” tradicionale, ose atyre në vajin e ullirit, pa marrë para sysh a janë ofruar si shtesë për sallate ose gjelle të tjera ose me shijen e këtij eliksiri mesdhetar jeni duke u kënaqur gjatë degustimit tek nikoqirët e shkathtë.

Të gjitha rezet e diellit të kësaj zone janë të mbledhura edhe në pikat e verës, për cilësinë e të cilës tradicionalisht janë të mirënjohura vreshtat e Ulqinit. Si një nga zonat më me diell në bregun e Adriatikut, kjo zonë është parajsë për vitikulturë – posaçërisht për vranac – lloji autokton i hardhisë që njëkohësisht është edhe simbol i prodhimit lokal të verës. Duke u kënaqur me shijen specifike, të gjithë adhuruesit e verës do të binden në përparësi të kësaj zone, si dhe në devotshmërinë e prodhuesve ndaj vreshtave dhe mënyrës së prodhimit të verës.

Page 13: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Recetat

KryelaneëKoha e gatimit: 1 hSasia: për 5 persona Përbërësit: - 2 kupë ujë - 3 kupë miell misri- kripë sipas dëshirës

Për salcë:- 500 g gjalpë shtëpiak

Mënyra e gatimit: Hidhni ujin në një enë të thellë, kripë sipas shijes dhe lini të vlojë. Largoni enën nga zjarri dhe në ujin e vluar hidhni miellin dhe përzieni me shpejtësi. Në një tepsi të lyer me vaj hidhni masën dhe futeni në furrë që të piqet buka. Bukën e pjekur thërrmoni me duar. Pastaj në një enë tjetër vloni gjalpin shtëpiak dhe hidheni në bukën e thërrmuar.

Gjellën shërbeni të ftohtë apo të ngrohtë, sipas dëshirës.

Page 14: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

PetaKoha e gatimit: 1h 30 min Sasia: për 5 persona

Përbërësit:Për brumin:

- 1 kg miell- 200 ml ujë të vakët- 1 lugë kripë - 100 g gjalpë për lyerje të shtresave

Për salcë:- 200 ml ujë të ngrohtë - mishi i zier sipas dëshirës (pule, viçi, i kafshëve të egra etj.)- uji i valët ose supë (pile, viçi, e kafshëve të egra etj.)

Mënyra e gatimit: Nga mielli, kripa dhe uji me duar formoni brumin sikur për pite. Sipas nevojës shtoni ujë, por kini kujdes se brumi duhet të jetë i fortë. Nga brumi formoni 7-8 topa të vegjël. Shkrini gjalpin. Topin e parë tëhollojeni me okllai në madhësi të tepsisë ku do palosen. Me dorë lyejeni shtresën me gjalpë dhe vendoseni në tepsi, të cilën gjithashtu e keni lyer me gjalpë. Përsërisni këtë me të gjithë topat dhe palosni shtresat njërën mbi tjetrën në tepsi. Brumin piqeni 20 minuta në temperaturë prej 250°C. Për derisa përgatiten brumi dhe shtresat, dhe deri sa të piqen, zieni mishin sipas zgjedhjes suaj. Kur shtresa e sipërme e merr ngjyrën e artë, nxirreni nga furra dhe hidhni 200 ml ujë të vakët, në mënyrë që ta ndani brumin nga tepsia dhe nën atë e hidhni gjysmën e sasisë së ujit, e pastaj ulni brumin dhe hidhni gjysmën tjetër të ujit mbi shtresën e sipërme. Mbuloni tepsinë me një kapak të përshtatshëm dhe lini brumin të zbutet për 10 minuta. Pastaj në tepsi thërrmoni shtresat e brumit dhe mbi ato vendosni mishin e zier. Mbi të gjitha hidhni ujin e ngrohtë apo supën në të cilën është zier mishi. Shtoni lëngun deri sa të arrihet butësia e dëshiruar. Në fund, të gjitha ktheni në furrë dhe piqni 5 minuta. Shërbeni të ngrohtë.

Mënyra e gatimit: Majdanozin e copëtuar dhe erëzat e tjera sipas dëshirës dhe shijes i përzieni me mish. Shtoni miellin, pastaj edhe ujin për ta fituar një masë të hollë. Ngrohni ujin në tigan, largoni nga zjarri dhe në atë vendosni qoftet e formuara me një lugë të vogël. Ktheni pastaj tiganin në zjarr dhe skuqeni qoftet në temperaturë të ulët. Të skuqura qoftet hiqni nga vaji dhe vendosni në një enë të thellë. Pasi të skuqen të gjitha qoftet, hidhni mbi ato kosin me hudhra të grira.

Gjella duhet të qëndrojë 2 orë para shërbimit. Shërbeni si suplement gjellëve të tjera siç janë specat nga zgara.

Qoftet ne kosKoha e gatimit: 40 min Sasia: për 5 personaPërbërësit: - 700 gr mish të bluar- majdanoz sipas dëshirës- kripë, erëza, biber sipas dëshirës- 2 lugë të vogla miell - pak ujë- vaj për skuqje

Për salcë:- 1 l kos- 3 thelb hudhra

Page 15: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Tave krapiKoha e gatimit: 30 minSasia: për 1 person Përbërësit: - 500 g krap të ndarë në copa - kripë sipas shijes

Për salcë:- 100 g miell- 150 ml ujë- 50 ml uthull - 1 thelb i hudhrës - kripë sipas shijes - 2 lugë salcë domatesh ose 1 lugë e specit të bluar, sipas shijes- ¼ e limonit sipas shijes

Mënyra e gatimit: Copat e krapit i kripni sipas shijes, i skuqni në zgarë dhe i palosni në një enë qeramike. Përzieni ujin dhe uthullën dhe hidhni miellin dhe shtoni hudhrën e grirë, salcën domatesh ose specin e bluar dhe kripën sipas shijes. E zieni 5 minuta. Me salcë i mbuloni copat e krapit në enë qeramike që pastaj vendoset në furrë për t’u pjekur 15 minuta në temperaturë prej 220°C. Shërbeni të ngrohtë në enë qeramike në të cilin është pjekur gjella. Sipas shijes shtoni limonin.

TespceKoha e gatimit: 30 minuta Përbërësit:

Për brumin: - 3 filxhanë qumësht- 50 ml vaj- 200 g gjalpë- 1 filxhanë miell gruri - ½ e filxhanit miell misri

Për sherbet: - 1 kg sheqer - 800 ml ujë

Mënyra e gatimit: Zieni qumështin me gjalpë dhe shtoni miellin (misri dhe gruri) duke e përzier vazhdimisht. E zieni në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta. Pastaj brumin e shpërndani në tepsi që paraprakisht është ngrohur dhe është lyer me 1 lugë të yndyrë bimore. Brumin e laroni nëpër skaje dhe e piqni 20-30 minuta në temperaturë prej 200°C deri sa ta marin ngjyrën e artë dhe të fillojë të ndahet nga skaji i tepsisë. Tani fura duhet fikur, kurse ëmbëlsira të lihet edhe 10 minuta brenda saj. Pastaj e nxirrni ëmbëlsirën dhe e lini të ftohet.

Përgatitni sherbetin në mënyrë që kur të vloi, uji me sheqer duhet zier rreth 20-30 minuta, deri sa niveli i lëngut nuk ulet për një gisht nga niveli fillestar. Sherbetin e zier në mënyrë të tillë e hidhni përmbi ëmbëlsirën e përgatitur. Sherbeti duhet të jetë i nxehtë, kurse ëmbëlsira e ftohët. Shërbeni të ftohtë.

Page 16: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Rahania- Ëmbëlsira të cilën sipas traditës e sjellë nusja bashkëshortit të vetë dhe familjareve të tjerë në shtëpi të re kur kthehet nga vizita e parë prindërve dhe shtëpisë së prindërve pas martesës. Simbolika është në emrin e ëmbëlsirës, sepse rahat në turqisht do të thotë qetë, në paq. Prandaj kjo ëmbëlsirë sillet si simbol i paqes.

Koha e gatimit: 3h

Përbërësit:- 10 veze- 9 lugë sheqer - 9 lugë miell

Mënyra e gatimit: Në të bardhat e vezëve të tundura ngadalë shtohet sheqeri. Pastaj ngadalë shtohen edhe të verdhat e vezëve të tundura Pastaj ulet shpejtësia e mikserit dhe shtohet mielli ngadalë, duke përzier masën vetëm në një drejtim. Në tepsi të lyer me vaj dhe miell hidhet masa e tundur. Ëmbëlsira piqet 2-2,5 orë në temperaturë prej 110-120°C.

Të gjithë vizituesit e zonës së Shasit i kanë në dispozicion shërbimet e Info qendrës që

gjendet në kuadër të restorantit “Shasi”. Këtu, në breg të Liqenit të Shasit, në një ambient të këndshëm dhe në hapësirë

të rregulluar në mënyrë autentike, me WiFi qasje në internet falas, gjatë tërë vitit mund të merrni të gjitha të dhënat e nevojshme

për një pushim të plotë dhe të rehatshëm. Nga personeli i këndshëm dhe nga materialet promovuese që janë të qasshëm këtu mund t’i merrni informacionet e shumta për këtë zonë dhe për atraksionet dhe vlerat e saj

natyrore, për trashëgiminë kulturo – historike, ofertën e akomodimit dhe ushqimit, shëtitjet, aktivitetet rekreative dhe format e tjera të pushimit aktiv, marrjes me qira

të pajisjeve, manifestimet...Përveç për ofertën e Liqenit të Shasit dhe zonës së tij, këtu mund t’i merrni

informacionet edhe për ofertën turistike të zonës përreth. Në bazë të kësaj, si dhe interesimit dhe preferencave tuaja, do të keni mundësi të zgjidhni një pushim

që meriton të kujtohet – do të kënaqeni me bukuritë e shumta natyrore dhe monumente kulturore, do të merrni njohuri të reja nga historia dhe do ti takoni

njerëzit dhe traditën e tyre. Në zyrat e Info qendrës mund të blini suvenirët autentike artizanale të njerëzve

të kësaj zone. Prandaj, së bashku me një përjetim të paharrueshëm dhe emocione në zemër, nga këtu mund të merrni edhe prodhimet e ndryshme

shtëpiake që janë karakteristikë e Liqenit të Shasit dhe zonës përreth tij – ullinjtë, vaj ulliri dhe sapunët të prodhuar në bazë të tij, mjaltin, verën, xhemin, fiqtë e thatë, djathë lope dhe dhie dhe prodhime

të shumta artizanale të punuara me dorë. Detajet për këto prodhime dhe ofertën e nikoqirëve që i punojnë mund t’i merrni

në pjesën OFERTA.

inFo qenDRa & OFERTAINfo qENdra adresa: në kuadër të restorantit „Shasi“, ShasTel. celular : +382 (0) 69 101 699, 69 582 783GPS: N 41°58'47.43" E 19°20'15.40"

Page 17: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

RESTORAN ShaSiSpecialitetet e shijshme nga menyja, personeli me sjellje të këndshme, enterieri i bukur dhe shëtitjet interesante që janë pjesë e ofertës janë rekomandim i shkëlqyer për ta vizituar këtë restorant. Kur shtohet edhe ambienti mbresëlënës i Liqenit të Shasit ku është vendosur ky restorant, qetësia me të cilën është rrethuar dhe legjendat për qytetin e lashtë të Shasit, atëbotë është i garantuar përjetimi i vërtetë i mënyrës së jetesës së banorëve, vlerave natyrore dhe trashëgimisë kulturo – historike të kësaj zone. Një përjetim i vërtetë gastronomik ofrojnë gjellët e ndryshme që u ofrohen mysafirëve. Janë autentike shijet e peshkut të liqenit – krapit, ngjalës ose qefullit, pa marrë para sysh a janë gatuar në zgarë ose në salcë që është karakteristikë e kuzhinës lokale. Për gatim të gjellës gjithmonë përdorën prodhimet e freskëta të blera nga prodhuesit lokal, filluar nga domatja e përfolur e Katërkollës, deri tek mielli misri për gatim të bukës që është tipike për këtë zonë. Objekti i ka në dispozicion ka 2 apartamente me dy dhe me tre krevate, të cilët janë të pajisur me televizione dhe kondicionerë dhe me shërbim WiFi falas. Paketa minimale e shërbimit në ofertë është fjetja me mëngjes. Këtu janë të mirëseardhur edhe ata që merren me kamping të cilët i kanë në dispozicion të gjitha përmbajtjet e objektit. Kompleksi disponon me terrene për golf, futboll të vogël dhe volejboll, ndërsa në kolovajzë dhe në lodra të tjera argëtimin e vetë do ta gjejnë edhe vizituesit më të vegjël. Janë të shumta aktivitetet e ofertës së këtij kompleksi. Përjetimin e vërtetë të bukurisë së liqenit mund ta zbuloni duke u vozitur me sule, varka ose trap i cili njëkohësisht shërben edhe si vend për larje. Me qëndrim në liqe sigurisht do të janë të kënaqur edhe adhuruesit e peshkimit sportiv si dhe shikuesit e pasionuar të shpendëve. Si një përjetim i veçantë ofrohet vozitja me veliere me motor. Nikoqiri organizon edhe vizitën e mbetjeve të qytetit të vjetër të Shasit dhe kishës së kushtuar Shën Mërisë, ndërsa vajtja deri tek karakolli i afërt ose peshkimi në lumin Buna do të plotësojë kënaqjen me bukuritë e kësaj zone. Përveç përjetimit, si kujtim të kësaj zone, vizituesit mund të blejnë edhe suvenirët që shiten në Info qendër i cili gjendet brenda këtij kompleksi. Këtu mund të blini prodhimet e prodhuesve lokal: ullinjtë dhe vaj ulliri, shurup shegësh, xhemin e fiqve, djathin, sapunët e punuar në bazë të vajit të ullirit dhe prodhimet e tjera artizanale të punuara me dorë. Restoranti është i hapur gjatë tërë vitit dhe disponon me parking.

OFERTA

ReStoRantet

Alim ĐekovićŠas, Vladimir+382 (0) 69 101 699; +382 (0) 69 582 [email protected]

N 41°58'47.60"E 19°20'15.11"

Page 18: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Restorant „Panorama“ ndodhet 5,5 km nga Katërkolla, drejtpërdrejtë pranë rrugës së Ostrosit, ku kalon edhe shtegu i jashtëzakonshëm çiklist 5 – TT5. Përveç me cilësinë e shërbimit, ky restorant mund të lavdërohet edhe me një pamje mbresëlënëse që përmbi fushës së Anës së Malit dhe Liqenit të Shasit shkon deri tek deti Adriatik, dhe përmbi lumin Buna deri tek rrafshët dhe bjeshkët e Shqipërisë. Jo larg nga restoranti është edhe qafa Stegvash ku shikimi në det ndërrohet me peizazh të Liqenit të Shkodrës dhe bjeshkëve malazeze dhe shqiptare në largësi.

Veprimtaria hoteliere është biznes familjar të cilin Esadi e ka trashëguar nga babai i vetë dhe me sukses e ka vazhduar me familje të vetë. Me dëshirë që të ruhet tradita dhe që ajo të shfrytëzohet në një mënyrë origjinale, gjellët e zgjedhura me kujdes e bëjnë që menyja e restorantit të jetë në përputhje me vlera autentike të zonës së Anës së Malit. Mes gjellëve të shumta që ofrohen në restorant, si specialiteti i shtëpisë dallohet krapi në zgarë. Adhuruesit e gjellëve të peshkut mund të kënaqen edhe me shije të qefullit në zgarë, si dhe tavës së krapit, gjellës së njohur të gatuar në mënyrë autentike. Menyja e restorantit përfshinë edhe mishin e qengjit dhe të kecit të pjekur nën kaki. Me të gjitha këto, këtu gjithmonë shërbehen edhe prodhimet e freskëta dhe cilësore të blera nga prodhuesit lokal. Në këtë mënyrë, një gamë e gjerë e shijeve që e prezanton këtë zonë, plotësohet me djathë dhie dhe lope me vaj ulliri, pastaj sallatat dhe shtojcat domatesh dhe zarzavateve të tjera. Pjesa e pashmangshme e ofertës është buka tradicionale misri, kurse shalqirin gjatë verës ose ndonjë nga ëmbëlsirat tradicionale i shërbejnë si desert. Përjetimi i zonës do të plotësohet edhe me historitë që i tregon nikoqiri për traditën, mënyrën e jetesës dikur dhe sot, trashëgiminë kulturo – historike, legjendat dhe atraksionet natyrore.

Në restorant mund të vendosen deri në 60, kurse në tarracë deri në 50 mysafirë. Në ofertë është edhe shërbimi i drekës së organizuar për grupet që kanë edhe më shumë se 50 persona. Prenotimi i vizitave të tilla duhet të bëhet një ditë përpara. Nikoqirët ofrojnë edhe shërbimin e akomodimit për 14 persona, dhe kanë në dispozicion tre apartamente me ka katër krevate dhe një dhomë dyshe, të gjitha të pajisura me televizorë dhe kondicionerë. Restoranti e ka parkingun e vetë dhe është i hapur gjatë tërë vitit.

RESTORANT PanoRamaEsad Curanoviqrastish, Katërkollë+382 (0) 69 850 [email protected]

N 42° 2'40.43"E 19°19'5.52"

PËR AdHuRuESIT e veRËS

Page 19: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Në Malin e Brinjës, 7 km nga Ulqini, e rrethuar me vreshta dhe plantacion të mandarinave, ndodhet kantina e verës „Millović“. Me krenari Branisllavi thekson se kjo zonë prej kohësh është e njohur për verë të mirë që është pirë edhe në qarqe diplomatike edhe në vilat e Titos në ishujt Brijuni, gjatë viteve të 60-ta të shekullit të kaluar. Kushtet e volitshme klimatike, numri i lartë i orëve me diell dhe toka e frytshme e rrethuar me lumin Buna, Liqenin e Shasit dhe detin Adriatik janë me rëndësi vendimtare për cilësi të verës së këtij vendi. Janë po aq të rëndësishme edhe trashëgimia familjare dhe dashuria e nikoqirit ndaj vreshtave, të cilët me zbatim të teknologjisë bashkëkohore, janë transformuar në verërat cilësore të kantinës.

Branisllavi e ka trashëguar biznesin familjar nga babai dhe gjyshi. I ka ngrit vreshtat e reja, ashtu që tani Milloviqet i kanë 18000 hardhia, kryesisht të llojeve vranac dhe paksa kratoshi. Oferta e kantinës së verës janë verërat e kuqe: Codex, Status, Status Barrique, Status Reserve dhe Status Barrique – viti i zgjedhur. Mysafirët e kantinës të shoqëruar nga ky vreshtar i pasionuar do t’i vizitojnë vreshtat, dhe pastaj në tavernë vere të rregulluar në mënyrë autentike do t’i shijojnë verërat dhe do të shërbehen me meze tradicionale malazeze – proshutë, djathë, ullinj dhe bukë. Oferta përfshinë edhe organizimin e drekave me një paletë të specialiteteve të kuzhinës tradicionale: gjellët e pjekura nën kaki, specialitete peshku, kafshë të egra, kaçamak dhe të zierit autentik malazez – lakra e kuqe (rashtan). Kantina ka vend për shërbim të 120 personave. Milloviqet ofrojnë mysafirëve edhe akomodimin – kanë në dispozicion një apartament me katër krevate dhe tre apartamente me ka tre krevate. Në kuadër të kompleksit ndodhen edhe terreni për tenis, kurse vizitorët mund të përdorin edhe pishinën në çati të objektit, nga e cila shtrihet pamja ne vreshta dhe rrethinën e kantinës. Verërat e familjes Milloviq ofrohen nëpër hotele dhe restorante të shumta luksoze të Malit të Zi, dhe mund të blihen në dyqane të mëdha. Përveç në Mal të Zi, këto verëra i kanë gjetur blerësit edhe në rajon, kurse edhe një vërtetim i cilësisë së tyre janë çmimet e shumta të fituara në gara prestigjioze botërore të vlerësimit të verërave. Prenotimi i drekave të organizuara duhet bërë disa ditë përpara.

kANTINA miLLoviqBranisllav MilloviqMali i Brinjës, Ulqin+382 (0) 63 205 [email protected]://www.facebook.com/vinarija.milovic

N 41°57'14.14"E 19°18'13.86"

PËR AdHuRuESIT E

ullINjvE Dhe vajit tË

uLLiRit

Page 20: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Shtëpia dhe pronat e familjes Rexha ndodhen 7 km larg Liqenit të Shasit, 5 km larg Katërkollës dhe 11 km larg Ulqinit. Me njohuri të fituara në fakultetin e bujqësisë, me një përvojë shumëvjeçare në fushën e bujqësisë dhe me dashuri të madhe dhe devotshmëri për këtë pune dhe zonë në të cilën jeton, Gani e vazhdon traditën familjare të rritjes së ullinjve dhe prodhimit të vajit të ullirit. Ullishtat e kësaj amvisërie kanë pak më shumë se 230 rrënjë, dhe pasi rrisin edhe shumë kultura të tjera, aq më tepër pronat e tyre janë shembull i vërtetë i permakulturës. Janë të rrethuara me pemët e shegës së egër prej të cilëve bëjnë shurup, kurse në kopsht para shtëpisë janë pemët e mollëve, bajameve, mandarinave, qepës, hudhrës, prasit, panxharit, spinaqit, shalqirit, pjeprit, etj, dhe me gjitha këto, bashkëshortja Nija merret me rritje të bimëve dekorative. Gjatë vizitës, mysafirët së bashku me nikoqirin do të vizitojnë ullishtat dhe atij rasti do të njoftohen nga ai për shumë gjera interesante që kanë të bëjnë me prodhimin dhe ruajtjen e vajit të ullirit. Pastaj, gjatë shijimit të vajit, duke përcjellë udhëzimet dhe shpjegimet e nikoqirit, ata do të kanë mundësi të kënaqen me magjinë e këtij lëngut të çmuar. Me vajin e ullirit dhe ullinjtë e konservuara, të ashtuquajtura të kripura, do të shërbehen edhe me petulla, bukë misri, tespiçe ose hallvë si desert, por edhe me fruta të tjera nga pronat e nikoqirit. Përjetimi i zonës dhe jetesës në këtë zonë për vizituesit do të pasurohet me historitë e nikoqirit për traditën, doket dhe zakonet dhe jetesën e familjes dhe të parëve të tyre. Një legjendë e tillë është ajo që tregon për ndërtimin e urës në lumin e Megjureçit, që gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë, por edhe njohuritë për xhaminë e vjetër posa të rindërtuar, minarja e të cilës mund të shihet nga pronat. Është interesant të dëgjohet edhe historia e shtëpisë familjare që është më shumë se 200 vjet e moçme mbetjet e të cilës vizitorët mund ti vizitojnë, njohuritë mbi zakonin që edhe sot praktikohet që për shpirtin e të vdekurit brezave të reja t’u lihet një e mirë për përdorim, për kulturat siç janë pambuku, krepi dhe duhani që janë rritur më parë në këtë zonë, historinë pse nikoqiri hardhitë e rrushit të bardhë i rrit pranë pemës së mollës si dhe shumë të tjera. Gjitha këto janë arsyet më tepër për ta vizituar këtë amvisëri dhe në mënyrë të duhur të përjetohet kjo zonë, kurse kujtimi i saj të ruhet nga harresa. Amvisëria mund të shërbej grupet deri në 10 persona, kurse vizita duhet të prenotohet 2-3 ditë përpara. Anëtarët e amvisërisë flasin gjuhët malazeze, shqipe dhe angleze.

Gani RexhaKëllezna e Sipërme, Ulqin+382 (0) 69 324 [email protected]

N 41°59'50.50"E 19°15'43.26"

Këllezna e Poshtme, Katërkollë +382 (0) 69 474 085

N 41°58'51.30" E 19°17'19.80"

muStaFa SPahiq

Pronat e familjes Spahiq ndodhen rreth 40 minuta të ecurit në këmbë nga Liqeni i Shasit, në një ambient tejet të bukur të fshatit Këllezna e Poshtme, në qendër të Fushës së Brinjës, rrethuar me Malin e Brinjës dhe Malin e Shasit ku ndodhen mbetjet e qytetit të lashtë të Shasit.

Tradita e trashëguar, përvoja e vetë shumëvjeçare dhe devotshmëria ndaj punës në prona nga të gjithë anëtarët e familjes janë bazë e cilësisë së frutave që në pemishte dhe kopshte i mbledh kjo amvisëri. Paleta e kulturave që i rrisin është me të vërtetë shumë e gjerë. Për disa prej tyre e mbulojnë tërë procesin e prodhimit – nga fidanët deri tek frutat e pjekura, çfarë tregon për përkujdesjen e tyre për çdo fazë të rritjes dhe për angazhimin në arritjen e cilësisë së shkëlqyer të prodhimeve.

Gjatë vizitës, mysafirët do të shoqërohen nga nikoqirët e sjellshëm, do të vizitojnë pronat – ullishtën, pemishtet, kopshtet si dhe serat e gjera ku gjatë vitit ndërrohen frutat e domateve të përfolura të Katërkollës, rukolles, panxharit, hudhrës dhe zarzavateve të tjera. Gjatë kësaj shëtitje të këndshme, vizitorët do të njoftohen për kuriozitete të shumta për procesin e prodhimit të vajit të ullirit, shtrydhjes së lëngut të shegës dhe rritjes së frutave dhe zarzavateve të ndryshme. Edhe përveç punëve të vëllimshme në prona, familja Spahiq me një kujdes dhe përzemërsi tradicionale do të mirëpresin vizitorët dhe do të përpiqen që vizita e tyre në këtë amvisëri të jetë e këndshme. Në hijen e hardhive, të rrethuar me pemë të mandarinave dhe hurmave, do të kanë rastin të shijojnë vajin e ullirit, ullinjtë e njelmëta me raki rrushi shtëpiake dhe të kënaqen me rrush dhe fruta të tjera nga kopshti. Këtij rasti do të shërbehen edhe me ëmbëlsira tradicionale që i përgatit amvisja.

Amvisëria mund të ofrojë shërbimin për grupe deri në 10 persona, kurse vizita duhet të prenotohet së paku një ditë përpara. Familjarët i flasin gjuhët malazeze, shqipe dhe anglishte.

Page 21: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Në ambientin e bukur të fshatit Zenelaj, vetëm disa qindra metrash nga rruga Katërkollë – Ulqin, rrethuar me kopsht, pemishte dhe bletishtët ndodhet shtëpia e familjes Hajdaroviq. Vizita në këtë amvisëri është rasti për të shijuar mjaltin e jashtëzakonshëm, i cili është i veçantë edhe për arsye se e prodhon një zonjë e re dhe e zellshme. Është interesante historia bletare e Teutës. Ajo është e lindur në qytet, dhe pas martesës dhe ardhjes në shtëpi të re ajo fillon të kujdeset për një koshere të vetme që e ka gjetur në bletishte. Me dashuri ndaj bletëve dhe me punë të devotshme, me ndihmën e familjarëve, Teuta e ka zhvilluar punën ashtu që sot, pas përvojës shumëvjeçare me bletari, ajo ka më shumë se 90 koshere ku i gjen edhe deri në 1000 kg mjaltë në vit.

Përveç mjaltit, gjatë shijimit, vizitorët mund të shijojnë edhe djathin, qumështin, xhemin e fiqve dhe prodhimet tjera nga veprimtaria e amvisërisë. Nëse keni dëshirë që të jeni mysafirë për drekë tek Hajdaroviqët në sofër ju pret një paletë e specialiteteve tradicionale të përgatitura me prodhimet nga pronat e tyre: qoftet me kos, patëllxhani në kos, kryelanë, pitet, mish viçi i pjekur, zarzavatet në zgarë dhe sallatat e ndryshme. Aty është edhe buka shtëpiake e pashmangshme nga misri që e prodhon kjo amvisëri dhe që bluhet në mullirin e afërt. Në fund vijon deserti, ashtu që do të keni rast të shijoni tespiçe, tortën nga mjalti ose rahaninë – ëmbëlsirën me traditë të gjatë dhe interesante, që kërkon një kujdes dhe durim të veçantë gjatë gatimit. Mysafirëve të interesuar amvisëria mund të ofrojë edhe akomodimin për 6 persona, sipas dëshirës edhe shërbimin e ushqimit gjatë qëndrimit në këtë amvisëri.

Bukuria e vizitës janë edhe njohuritë për doket që janë pjesë e të kaluarës, por edhe për atë pjesë të traditës që akoma është e gjallë në këtë zonë dhe të cilën nikoqirët e kultivojnë në shtëpitë e veta. Ashtu, në dasma dhe solemnitete të tjera, Teuta shpesh shkon e veshur në veshje kombëtare tipike për këtë zonë, ndërsa vjehrrin e saj Bajramin mysafirët shpesh mund ta takojnë të veshur në veshjen e hoxhës. Ai është hoxhë në xhami në Krythë, ashtu që posaçërisht janë interesante tregimet e tij për zakonet fetare të këtij vendi, vajtjet e tij në haxhillëk dhe të tjera. Amvisëria është e hapur për vizita gjatë tërë vitit. Përveç në gjuhët malazeze dhe shqipe, Teuta e flet edhe gjuhën angleze. Mysafirët që janë të interesuar për shijim të mjaltës mund t’i vizitojnë pa prenotim të posaçëm, ndërsa për shërbime të drekës dhe të akomodimit duhet të prenotohet më përpara.

Zenelaj, Katërkollë +382 (0) 69 504 539

N 42° 0'39.02"E 19°17'14.73"

teuta hajDaRoviq

PËR AdHuRuESIT e mjaLtit

Page 22: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

amiR Dhe FLoRa taGanoviqKënaqësia gastronomike, mikpritja e nikoqirëve, trashëgimia familjare dhe mënyra e jetesës e bëjnë vizitën tek familja Taganoviq të paharrueshme. Vetë shikimi i tryezës dhe i gjellëve të gatuara flet për pasurinë e traditës së zonës, por edhe për aftësinë e trashëguar të amvisës dhe kujdesin me të cilin i ruan vlerat autentike të kuzhinës së këtij vendi. Me historitë interesante për çdo gjellë, duke i shërbyer me renditje siç kanë bërë edhe të parët e tyre, duke përshkruar rastet në të cilat janë shërbyer gjellët e veçanta, si dhe mënyrën e gatimit të atyre që janë pjesë e pashmangshme e tryezës, Flora dhe Amiri do t’ju ofrojnë mysafirëve një përjetim të vërtetë të praktikave dhe mënyrës së jetesës së popullsisë vendase. Në salltanetin gastronomik mysafirët priten së pari me pekmez tradicional prej fiqve me petulla, pite me djathë, bukë misri me spinaq, bukë misri specifik për këtë zonë dhe gjella tradicionale – kryelanë. Adhuruesit e specialiteteve prej mishi mund të kënaqen me mish qengji të pjekur shumë të shijshëm që është një nga karakteristikat e kuzhinës lokale. Sipas dëshirës së mysafirëve, në tryezë mund të gjenden edhe specialitetet e gatuara prej peshku nga Liqeni i Shasit. Pasuria e kësaj zone me zarzavate, prej të cilëve janë të përgatitura sallatat e llojllojshme dhe shtojcat për gjellën kryesore, e jep një vulë të posaçme shijes dhe ngjyrosjes së sofrës. Për desert shërbehet me tespiçen, ëmbëlsirën e lashtë të shijshme. Duke marrë në konsideratë që nikoqirët i kanë pemishtet me më shumë se 700 fidanë të frutave të ndryshme, mysafirët, varësisht nga koha e vizitës, mund të ëmbëlsohen me qershia, pjeshka, kajsia, kumbulla, fiq të freskët ose të thatë, dardha...Çdo kënd i shtëpisë dhe oborrit të tyre i rregulluar me kujdes pasqyron devotshmërinë e Florës dhe Amirit ndaj amvisërisë së vetë. Prirja e Amirit për artin dhe artizanatin është karakteristikë e posaçme e kësaj shtëpie. E ka dizajnuar dhe e ka punuar gardhin, pjesët e mobileve, parketin dhe sendet e llojllojshme prej drurit. Amiri është edhe koleksionist i pasionuar i sendeve të vjetra, dhe në botën e kohërave të shkuara vizituesit do ti çoj edhe vizita e shtëpisë së vjetër familjare prej guri, që është ndërtuar para më shumë se 200 vjetëve. Amvisëria mund të shërbej grupet prej 4-5 personave. Gjatë sezonit të verës nevojitet që të paralajmërohet vizita deri në 4 ditë përpara, kurse jashtë sezonit mjafton që paralajmërimi të jetë 2 ditë përpara. Përveç gjuhëve malazeze dhe shqipe, Flora dhe Amiri e flasin gjuhën italiane, kurse Flora dhe vajzat e flasin edhe gjuhën angleze.

Shas, Katërkollë+382 (0) 69 583 456;+382 (0) 69 226 043

N 41°59'39.79"E 19°18'54.40"

PËR EdHE NjË TAkIm mE

kuzhinËn LokaLe

Page 23: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

naiL BajRaktaRiPërjetimi i vërtetë i mënyrës së jetesës dhe mikpritjes, që është pjesë e traditës së popullsisë së kësaj zone, ofron qëndrimi në atmosferën e këndshme familjare të kësaj amvisërie, që duke u marrë me bujqësi jeton vetëm nga rezultatet e punës së vetë në prona të familjes. Duke vazhduar traditën e të parëve të vetë, Naili gati gjithë jetën merret edhe me peshkim. Afërsia e Liqenit të Shasit (rreth 3 km) dhe lumit Buna (rreth 600 m), përvoja e pasur dhe njohuritë e trashëguara, janë rekomandim i shkëlqyer për të gjithë adhuruesit të pasionuar të peshkimit sportiv që së bashku me Nailin të shkojnë për peshkim në Liqenin e Shasit. Atyre që dëshirojnë që në vetmi të kënaqen me peshkim, Naili ua venë në dispozicion varkën dhe pajisjet që i ka. Gjithashtu, nikoqiri do të organizojë shëtitjen nëpër liqe për vizitorët që dëshirojnë ta shikojnë atë duke peshkuar. Nikoqiri e bënë edhe gatimin e peshkut të kapur, por gjithashtu mysafirët mund t’i bashkëngjitën dhe me atë ta pjekin peshkun në zgarë në oborr të shtëpisë familjare. Jo vetëm në liqe, por Naili peshkon edhe në lumin Buna, në ujëra të të cilit, përveç krapit, qefullit dhe ngjalës, që janë karakteristike edhe për liqenin, mund të gjenden edhe njila, mlyshi dhe kubla. Mysafirët e kësaj amvisërie mund të jenë edhe gjuetarët. Varësisht nga sezoni i gjuetisë, ata së bashku me nikoqirin mund të shkojnë për gjueti të kafshëve të egra të ndryshme. Përveç specialiteteve të peshkut dhe të mishit të kafshëve të egra, në sofër mund të ndodhen edhe gjellët prej mishit cilësor të qengjit të vendit. Sallatat dhe shtojcat e tjera përgatiten prej domatesh, specave, hudhrave, kastravecëve dhe zarzavateve të tjera nga kopshti i tyre. Gjithçka që u ofrohet mysafirëve rrezaton me autenticitet dhe traditë të zonës së Shasit, ashtu si edhe shalqiri i përfolur i kësaj zone dhe reçeli ose pekmezi prej fiqve. Për desert amvisja mund të përgatisin tespiçen, hallvën ose ndonjë ëmbëlsirë tjetër tradicionale. Përndryshe, aftësia e saj kuzhiniere vërtetohet edhe me faktin që vite me radhë merr pjesë në gatimin e gjellëve për manifestimin “Dita e pranverës”. Amvisëria mund të bëjë pritjen e më së shumti 5 personave. Në rast të grupeve më të mëdha, që janë të interesuara për peshkim, shëtitjet do t’i organizojë në bashkëpunim me fqinjit e vetë. Familjarët i flasin gjuhët malazeze dhe shqipe, por shërbehen edhe me gjuhët italiane dhe angleze. Vizita duhet të prenotohet së paku 2-3 ditë përpara.

Shtodër, Shas+382 (0) 69 032 849

N 41°59'11.41"E 19°21'53.78"

PËR AdHuRuESIT e PeShkimit

SPoRtiv

Page 24: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Qëndrimi në ambient të këndshëm të oborrit të shtëpisë familjare dhe kënaqja me mikpritje të kësaj amvisërie mbesin në kujtesë dhe në zemra të vizitorëve. Historitë interesante për jetën e tyre dhe atmosfera e ngrohtë familjare ku është i pranishëm fryma e ndihmës së ndërsjellët dhe përfshirja e të gjithë anëtarëve të familjes në punët e amvisërisë do të japin një përshtypje të shtuar mënyrës së jetesës autentike të njerëzve të kësaj zone – traditës së tyre, dokeve dhe jetës së përditshme. Familja Bajraktari sipas traditës merret me bujqësi. Në kopshte rrisin zarzavate të ndryshme, mes tyre edhe domatet dhe shalqirin që janë karakteristikat e kësaj zone. Merren edhe me blegtori – rrisin delet dhe lopët, kurse pulat, zogjtë e pulës dhe rosat shëtisin lirshëm nëpër kopsht mes fidanëve të limonit, mandarinës, shegës, fikut, ullirit dhe hardhisë duke plotësuar imazhin e jetës në fshat. Besnikëria e nikoqirit ndaj trashëgimisë familjare, përveç punës në prona, vërtetohet edhe me numër të madh të mjeteve të lashta të punës që i ruan me kujdes të veçantë. Peshkimi është pjesë përbërëse e jetës së njerëzve të kësaj zone, ashtu që edhe në këtë amvisëri mund të shërbeheni me specialitetet prej peshkut, kurse ata që janë të interesuar për peshkim sportiv mund të shkojnë me nikoqirin në Liqenin e Shasit dhe së bashku me atë të kënaqen duke peshkuar. Hajredini i zellshëm merret edhe me gjueti, ashtu që vizita tek kjo amvisëri mund të jetë interesante dhe për gjuetarët. Varësisht nga sezoni, të shoqëruar nga nikoqiri mund të shkohet në gjueti të kafshëve të ndryshme, dhe pastaj, së bashku me atë, nga kapja mund të gatuhet edhe ndonjë nga specialitetet lokale. Gjella tradicionale – peta, mund të gatuhet me mish viçi shtëpiak, me mish të kafshëve të egra, por edhe pa mish, dhe është një rekomandim që edhe në një mënyrë të njoftoheni me frymën e kohërave të së kaluarës. Mysafirët mund të shijojnë edhe bukën misri që amvisja e gatuan nga mielli që fitohet nga misri nga pronat e tyre dhe që bluhet në mullirin e vjetër në Mille, tamam ashtu siç kanë bërë edhe të parët e tyre. Gjatë vizitës duhet të shfrytëzohet rasti që në fund të drekës të shijohet hallva ose ndonjë desert tjetër tradicional.

Shkathtësia e nikoqirit vërtetohet edhe nga fakti se vite me radhë merret edhe me bletari. Amvisëria mund të pranojë grupet prej 5-6 personave, kurse vizita duhet të prenotohet 2-3 përpara. Familjaret i flasin gjuhët malazeze dhe shqipe.

hajReDin BajRaktaRiShtodër, Shas+382 (0) 69 671 243

N 41°59'11.04"E 19°21'53.10"

Shtodër, Shas+382 (0) 69 223 278

N 41°59'8.40"E 19°22'14.58"

muSa SinaniNë 3 km nga Shasi dhe vetëm 500 m larg nga lumi Buna, me familje të vetë jeton ky peshkatar i pasionuar. Si dhe shumica e amvisave të kësaj zone, edhe për Musën peshkimi është traditë, por edhe pasion i madh. Çdo ditë ai gjen kohë që të shkojë deri tek lumi. Me varë të vetë druri – sule, me kënaqësi të madhe Musa do të vozisin mysafirët – adhuruesit e peshkimit sportiv, por edhe ata që vetëm kanë dëshirë ta shikojnë dhe të kënaqen me aftësitë e tij peshkuese. Varësisht nga stina e vitit dhe sezoni i peshkimit, në ujërat e lumit Bunë mund të kapen: krapi, qefulli, ngjala, njila, mlyshi, kubla... Përveç në lum, Musa peshkon edhe në Liqenin e Shasit, ku krapi, qefulli dhe ngjala janë llojet më të shpeshta. Pas peshkimit, mysafirët së bashku me nikoqirin e vetë mund të gatuajnë gjellën nga peshku i kapur ose ta lënë nikoqirin që ai ta bëjnë gatimin e ndonjë specialitetit lokal. Familja Sinani sipas traditës merret edhe me bujqësi. Ata rrisin shalqinj, domate, bami, speca dhe zarzavate të tjera që janë karakteristike për këtë zonë. Lëngun e limonit dhe shurupin e shegës së egër, pekmezin prej dardhave, fiqve, mollëve, mandej edhe prej kumbullave të egra i përgatisin përjashtimisht nga frutat e mbledhura në pemishte të veta. Qumështi, djathi, mishi dhe prodhimet e tjera cilësore gjithashtu janë karakteristikë e punës së tyre dhe pjesë e ofertës. Shumëllojshmëria dhe cilësia e prodhimeve janë garanci që kjo amvisëri me ofertë të vetë mund të kënaqin shijet e ndryshme gastronomike. Në sofrën e pasur mund të ndodhen gjellët prej peshkut, specialitetet e mishit, gjellët me zarzavate, pitet shtëpiake, si dhe tespiçe që shërbehet si desert tradicional. Gjatë stinëve të ndryshme gjatë vitit dhe situatat e ndryshme ofrojnë mundësi mysafirëve të takohen me aktivitete të ndryshme të kësaj familjeje – vjelja shalqirit, gatimi i gjalpit në mënyrë tradicionale, përgatitja e keçapit nga domatet shtëpiake dhe tjerat. Buzëqeshja në fytyrat e tyre, dashamirësia dhe mikpritja tradicionale të nikoqirëve janë vendimtare për përjetimin e mënyrës së jetesës së njerëzve të kësaj zone. Ashtu, marrëdhëniet e tyre me fqinjit janë plotë me mirëkuptim. Kjo vërtetohet nga historia e “uprisë” që organizohen nga vendasit për të ndihmuar njëri tjetrin gjatë kryerjes së punëve të mëdha dhe të rëndësishme në pronat e tyre, ndërsa gjatë stinës së dimrit, kur kanë më pak punë, kalojnë shumë kohë bashkë duke u shoqëruar. Gjatë tërë vitit amvisëria mund të pranojë grupet deri në 10 persona të interesuara si për dreka, ashtu edhe për peshkimin sportiv. Familjaret e flasin gjuhën shqipe, por deri diku edhe gjuhët malazeze dhe ruse.

Page 25: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

ZANATET E vjetRa Dhe aRtizanati

Page 26: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Përvoja shumëvjeçare e punimit të suvenireve me gdhendje në dru, me vërshim në gips dhe poilmermer dhe dekorim me pirografi, garanton që vizitorët sipas shijes së vetë do të gjejnë dhe do të blejnë një send interesant në stendën në të cilën Ramizi i ofron punimet e veta të dorës. Stenda ndodhet në fshatin Zenelaj, 1 km larg nga Katërkolla dhe drejtpërdrejtë pranë rrugës drejt Ulqinit. Vetëm disa qindra metrash prej këtij vendi është punishtja e Ramizit e vendosur pranë shtëpisë së vjetër guri, e ndërtuar në mes të shekullit të kaluar. Aty ai mund të demonstrojë procesin e punimit të suvenireve, dhe përveç se do të njoftohen me detajet e punës së tij shumëvjeçare, vizitorët do të kanë mundësi që edhe vetë t’i punojnë ndonjë nga format. Ramizi është artisti i cili shumë mirë i njeh të dy anët e punës së vetë. Ai së pari në dru me dorë e punon sendin pikërisht të tillë që ka dëshira ta punojë nga gipsi, dhe pastaj, në bazë të kësaj forme ai e punon mostrën të cilën e përdor për punim të suvenireve. Punimet e tij i mbajnë shenjat kombëtare të Malit të Zi, të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit, si dhe simbolet e qyteteve ballkanike, por ofrohen edhe format e tjera të ndryshme që janë rezultat i kreativitetit të tij. Ramizi është udhëheqësi i OJQ Globus Art, e cila duke organizuar panairet e shumta të artizanatit jep një kontribut të konsiderueshëm ruajtjes së zanateve të vjetra dhe zhvillimit të bashkëpunimit mes zejtarëve të shumtë nga rajoni. Kjo vërteton që për Ramizin nuk eksitojnë kufijtë, ashtu që në stendën, përveç artizanaleve të veta, ai i ofron edhe punimet e prodhuesve të tjerë. Ramizi i flet gjuhët shqpe dhe malazeze, dhe ka pak edhe ato gjermane dhe angleze. Pranë stendës është parkingu. Në punishte mund të pranojë edhe grupet deri në 15 persona, kurse vizita duhet të prenotohet 5 ditë përpara.

OjQ GLoBuS aRtRamiz HajdariZenelaj, Katërkollë+382 (0) 69 818 [email protected]

N 42° 0'28.61" E 19°17'14.41"

rashtish i Sipërm, Katërkollë+382 (0) 69 300 269

N 42° 2'53.96"E 19°20'0.73"

SuLtana xhuRetoviq

Jeta e Sultanes është artizanat. Deri sa ishte vajzë e vogël, nëna dhe gjyshja e saj e kanë mësuar të punojë punime me dorë. Edhe sot, ajo ruan traditën në fijet e punimeve të veta – veshjes kombëtare për raste solemne, qilimave, çarçafëve... Shprehitë e njerëzve, nën ndikimin e jetës bashkëkohore, kanë ndryshuar, por Sultana, me një entuziazëm të habitshëm, akoma është e devotshme kësaj aftësie të lashtë. Veshja anamalase të cilën e punon stolis shfaqjet e shumë shoqatave kulturo – artistike, kurse popullsia e kësaj zone me dëshirë ta ruajë traditën, i blen më së shpeshti veshjet për raste solemne. Por, përveç punimit të xhamadanëve, jelekëve (këmishët), dimive dhe fustaneve, që simbolizojnë kohërat e shkuara, Sultana i përshtat prodhimet e veta trendëve bashkëkohore. Përveç se nga leshi i sajon qilimat, i thur çorapët dhe jelekët, ajo nga pambuku i punon çarçafët, paraskenat, mbulesat për tavolinë, nga copat e tekstilit i sajon mbulesat e dobishme për amvisëri, kurse nga fijet e holla ose nga leshi i punon tapiceritë, mbulesat e shumëngjyrshme...Në dhomë ku Sultana krijon dhe ku janë të ekspozuara të gjitha punimet e saj, duke biseduar për çdo copë të veshjes ose send të amvisërisë, vizitorëve ajo ua shpjegon mënyrën e jetesës në të kaluarën. Ata në këtë vend do të njoftohen se si janë veshur vajzat për martesë; si sipas ngjyrave dhe stolive është dalluar veshja e vajzërisë nga ajo e grave të moshuara; se dikur veshja dhe sendet tjera prej leshit dhe materialeve të ngjashme nuk janë blerë, por amviset e zellshme i kanë punuar me dorë, etj. Për mysafirët e interesuar ajo do t’u tregojë se si punohet me tezgjah 120 vjet i vjetër, që e ka trashëguar nga gjyshja dhe nëna. Përveç në adresën e shtëpisë së Sultanës, prodhimet mund t’i gjeni edhe në dyqanin e suvenireve në Info qendrën në kuadër të restorantit “Shasi”. Sultana e flet gjuhën shqipe, keq e flet gjuhën malazeze. Në këtë adresë jeton gjatë tërë vitit, kurse mjafton që vizitën ta paralajmëroni 1-2 ditë përpara.

Page 27: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Eleonora rexhepagiqĐerani bb, Ulcinj+382 (0) 69 612 [email protected]://www.facebook.com/ElaPrirodniSapuniodMaslinovogUlja

eLa maGic, SH.P.k.

Vaji i ullirit i klasës së parë, njohuria dhe devotshmëria në punë dhe cilësi japin një vulë unike sapunëve natyrale prej vajit të ullirit që i prodhon Eleonora. Duke përdorur procedurën e ftohtë të prodhimit për t’i ruajtur karakteristikat shëruese të vajit të ullirit, ajo të gjitha specifikat e natyrës dhe njëkohësisht edhe përparësitë e kësaj zone me sukses i ka grumbulluar në sapunë që nën brendin “Suveniret malazeze” i shet në dyqane të shumta të suvenireve dhe në dyqane të ushqimit të shëndoshtë anë e mbanë të Malit të Zi. Në bazë të recepturës së vetë personale, ajo i punon sapunët me shtesë të qumështit të dhive, mjaltit dhe bimëve siç janë: livanda, kumak, rozmarinë, menta, sherbela, hithra, kanella, dhe luleballsami i shpuar. Përveç këtyre, në ofertë janë edhe sapunët me shtesë të vajrave eterike: livandës, mentës, sherbelës dhe rozmarinës. Së bashku me familjen, Eleonora kujdesin e veçantë ia kushton tërë procesit të prodhimit që sapunët të jenë sa më cilësorë, pastaj të qasshëm në forma të ndryshme dhe pesha të ndryshme, dhe më në fund ta kenë paketimin sa më interesant në kutitë letre me bar kodin, jutën dhe celofanin. Eleonora kujdesohet për cilësinë e çdo përbërësit të sapunit, ashtu që procesi i punimit të tyre mund të fillojë vetëm pas përzgjedhjes së kujdesshme të vajit të ullirit, qumështit dhie dhe mjaltit prej prodhuesve vendas, dhe pastaj edhe bimëve që ajo vetë i kultivon, i mbledh në natyrë ose i blen në barnatore. Prandaj, sapunët me etiketë “Ela” janë të njohur dhe të kërkuar në treg. Përndryshe, ata janë të qasshëm edhe në festivale dhe panaire të ndryshme të artizanalëve ku në stendën e dekoruar në mënyrë origjinale Eleonora prezanton aftësinë, njohurinë dhe imagjinatën e vetë. Në komunën e Ulqinit ajo ka qenë zanafilla e prodhimit të sapunit me procedurë të ftohtë, dhe mes të parëve në Mal të Zi ia ka filluar me përdorimin e bimëve si shtojcë për sapunët. Edhe nëse jeton në Ulqin, Eleonora e promovon këtë zonë në mënyrë që të gjitha prodhimet e saj, së bashku me punimet e dorës të prodhuesve nga zona e ngushtë rreth Liqenit të Shasit, janë të ekspozuara në Info qendrën që ndodhet në kuadër të restorantit „Shasi“.

Dashuria ndaj punimeve të dorës që është zhvilluar kohë më parë i jep frymëzim Sadetës për të qëndisur mbulesat për tavolina, për jastëkë, ngjitësit për pjatëza dhe sende të ngjashme dekorative në amvisëri. Deri sa ishte vajzë e vogël, nëna e ka mësuar të qëndisin, të thurin në tezgjah dhe të thurin goblenë.

Punimet e dorës së Sadetës rrezatojnë me aftësi të duarve të saj, por edhe me traditë dhe aftësi të grave të zellshme të kësaj zone, të cilat me punime të dorës kanë dekoruar çdo kënd të shtëpisë së vetë. Ka pas aty edhe gara sekrete që punimet e tyre të jenë unike për të theksuar aftësinë e vetë. Në shtëpinë e Sadetës mund të shihen shumë punime dore në të cilat e ruan traditën nga harresa, kurse historitë e saj e plotësojnë përjetimin e kohërave të vjetra. Një prej atyre historive është edhe ajo që vajzat, mes tjerash, është dashtë të dinë të qëndisin për të pas mbulesat për tavolina dhe sende të tjera për shtëpinë e vetë të re kur të martohen. Pas martesës, përmes dekorimit të shtëpisë së re të gjitha punimet e tyre të dorës është dashtë të tregohen. Prandaj janë përpjekur që të punohen në një mënyrë plotësisht të re, me lara zbukuruese të papara deri në atë kohë. Kjo do të shërbente për krenari dhe simbolizonte respektin e shtuar për ato nga ana e anëtarëve të familjes së re dhe rrethit të tyre.

Sadeta punon edhe sipas porosive, duke dëshmuar se edhe sot këto sende artistike mund të shërbejnë si dekorim i amvisërive dhe se fryma e kohërave të kaluara mund të përshtatet perfekt në trendët bashkëkohore. Sadet i flet gjuhët shqipe dhe malazeze, ka pak edhe gjuhën italiane.

SaDeta eLLezoviqKatërkollë +382 (0) 67 915 8788

N 42° 0'18.48"E 19°18'13.56"

Page 28: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Dashuria ndaj artizanatit dhe traditës së zonës është karakteristikë e prodhimeve të Linditës, kurse ullinjtë që së bashku me familjen i kultivon dhe vajin e ullirit të fituar nga ato janë lëndë kryesore që përdor për prodhimin e tyre. Krahas kreativitetit të Linditës, këmbënguljes dhe përpjekjes së saj që gjithë e më tepër të vendosen risitë, ekziston edhe një histori që bazohet mbi vlerat tradicionale, përparësitë natyrale të kësaj zone si dhe shijet specifike dhe vetive shëruese të frutave. Përveç vajit të pastër të ullirit, ajo e prodhon edhe vajin e ullirit me luleballsam, rozmarinë ose borzilok, paketuar në mënyrë origjinale me një degë të bimës në vaj. Përpos këtyre, Lindita ofron edhe ullinjtë e zeza të përgatitura me kripë në mënyrë tradicionale.

Vendi i rëndësishëm në gamën e prodhimeve të saj i takon sapunëve prej vajit ulliri. Në procesin e prodhimit të tyre, Lindita e zbaton procedurën e ftohtë. Në këtë mënyrë ajo arrin t’i ruajë të gjitha vetitë shëruese të vajit të ullirit dhe të sigurojë cilësinë e lartë të prodhimeve. I posaçëm në ofertë është sapuni me livandë në të cilin i shton petalet e luleve. Paketimet interesante janë vetëm një vërtetim i shtuar i punës së saj të devotshme dhe kujdesit për çdo detaj. Pasqyrimi i devotshmërisë ndaj traditës janë dhe fiqtë që i thanë dhe i shet në kurora, ndërsa fiqtë e freskët i përdor për të gatuar pekmezin autentik për këtë zonë.

LinDita SukaLLiqMëhalla e re, Ulqin+382 (0) 67 204 613

aktivitetet Me natyrë dhe terren, Shasi është një parajsë e vogël për të gjithë ata që dëshirojnë ta plotësojnë pushimin me aktivitete të ndryshme – pa

marrë para sysh a janë adhuruesit e atyre që nuk kërkojnë përpjekje të mëdha fizike ose janë të lidhur me sfida që nënkuptojnë një kondicion të konsiderueshëm. Gjithashtu, afërsia e atraksioneve të tjera natyrore

(Plazhi i Madh dhe Ada e Bunës, Liqeni i Shkodrës, mali Rumija) e zgjerojnë listën e outdoor përmbajtjeve, duke e bërë këtë zonë

destinacion tërheqës për të gjithë adhuruesit e turizmit aktiv.

Page 29: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Vrojtimi i shpendëve Pasuria e fondit të peshkut, klima e volitshme dhe karakteristikat e tjera natyrore kanë bërë që Liqeni i Shasit të jetë një margaritar i vërtetë ornitologjik të jugut të Malit të Zi. Në çdo kohë të vitit, me valëzim të vetë ujor dhe ajror shpendët do të bëjnë që qëndrimi në liqe të jetë një atraksion i vërtetë. Janë mbresëlënëse momentet kur në pranverë, gjatë shtegtimit të mijërave të zogjve këngëtarë, grabitqarë dhe zogjve ujorë, fluturojnë mbi liqe. Në atë kohë këtu mund të takohen me qindra bengje - Oriolus oriolus, për ndryshe specia që është shumë e vështirë të shihet në natyrë. Posaçërisht interesant është grabitqari gjeraqina këmbëshkurtër - Accipiter brevipes, i cili këtu gjuan gjatë muajve të verës. Mes njëzetmijë shpendë ujorë që qëndrojnë këtu gjatë dimrit, më së shumti ka bajza. Një arsye e shtuar për ta vizituar liqenin gjatë vjeshtës dhe dimrit është se gjatë këtyre stinëve këtu mund të takoni edhe mysafirët specialë – pelikanët dhe karabullaku. Adhuruesve të vrojtimit të shpendëve u rekomandohet edhe shtegu që çon nga fusha e futbollit, afër kishës së Shën Gjonit deri tek sheshi i vrojtimit. Atij rasti mund të shihen speciet e ndryshme të shpendëve në habitate të gëmushave mesdhetare, livadheve që përmbytën në fshatin Këllezna e Poshtme dhe në

sipërfaqen ujore të liqenit. Në gëmusha, në shteg përmes të cilit afrohemi deri tek liqeni, mund të shihen speciet e shumta të shpendëve tokësore. Speciet e rëndësishme të shpendëve që ngrijnë fole në Liqenin e Shasit janë shpendët ujore: Rallus aquaticus, Gallinula chloriopus, Fulica atra, Sterna hirundo, S. albifrons, C. hybrydus, Acrocephalus arundinaceus, A. scirpaceus, si dhe „speciet tokësore“: Streptopelia turtur, Clamator glandarius, Athene noctua, Coracias garrulus, Upupa epops, Galerida cristata, Calandrella brachydactyla, Hirundo rustica, Delichon urbica, Motacilla alba, M. flava, Luscinia megarhynchos, Phoenicurus ochruros, Oenanthe oeananthe, O. hispanica, Sitta neumayer, Turdus merula, Hippolais pallida, Sylvia atricapilla, S. communis, Muscicapa striata, Parus lugubris, Lanius senator, L. minor, Sturnus vulgaris, Oriolus oriolus, Passer montanus, P. hispaniolensis, Carduelis canabina, Emberiza calandra, E. melanocephala. Kjo zonë gjithë e më tepër tërheq vrojtuesit e pasionuar të shpendëve, pa marrë para sysh a janë ekspertë të fushës së ornitologjisë ose e bëjnë këtë gjë si punë qejfi. Udhërrëfyesit e trajnuar për vrojtim të shpendëve do të ofrojnë mbështetjen për studime të ornitologëve, por edhe për ambient të këndshëm për turistet kureshtarë, me njohje të terrenit, të shpendëve dhe habitateve të tyre në liqe.

Udhërrëfyesit për vrojtim të shpendëve

aGoN SaLaJ

Vendbanimi: Katërkollë, UlqinNumri i telefonit: +382 (0) 69 560 987 E-mail adresa: [email protected]: fakulteti i gjuhës gjermane, Prishtinë

agoni ka kryer trajnimin për udhërrëfyesin për vrojtim të shpendëve në Kriporën e Ulqinit të cilin e ka organizuar qendra për mbrojtje dhe studim të shpendëve (CZIP), si dhe trajnimin për udhërrëfyesin për qytetin e Shkodrës dhe Liqenin e Shkodrës që është organizuar nga ministria e turizmit të Shqipërisë dhe Natga.

arTaN KUrTI

Vendbanimi: UlqinNumri i telefonit: +382 (0) 69 277 200E-mail adresa: [email protected] e gjuhëve: shqip, malazeze, gjermanisht, anglisht

artani me profesion është profesor i gjuhës gjermane. Tashmë nëntë vjet punon në Shkollën fillore „Mareshal Tito“ në Ulqin. Përveç profesionit të profesorit, nga viti 2008, kur e mori licencën, artani punon si udhërrëfyes turistik për turistet e huaj. Në vitin 2014 ka qenë i angazhuar në projektin e udhërrëfyesve për vrojtim të shpendëve në Kriporen e Ulqinit. Në kohë të lirë merret me futboll, fotografi dhe art pikturim.

Page 30: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Peshkimi sportivPozita mes tri sipërfaqeve ujore – Liqenit të Shasit, lumit Bunë dhe detit Adriatik e vendos zonën e Shasit në listë të zonave të pasura me peshk në Mal të Zi. Për shkak të lidhshmërisë së liqenit me detin përmes kanalit të lumit Buna, përveç specieve të ujërave të ëmbla, në ujëra të tij gjenden edhe peshqit e detit. Në liqe janë regjistruar 23 specie, mes tyre më së shumti ka: krap, krekëz, ngjalë, lojbë,

qefull të verës, kinez...Pasuria e fondit të peshkut bën që Liqeni i Shasit të jetë tërheqës për adhuruesit e shumtë të peshkimit sportiv të cilët, nëse respektojnë rregullat dhe etikën e peshkimit sportiv dhe përdorin mjetet e lejuara, janë të mirëseardhur këtu. Nëse keni dëshirë që vetëm të kënaqeni në qetësi dhe mashtrim me peshkun, propozimi i duhur është që në aventurë të niseni me ndonjë nga vendasit që e ka sulen e vetë. Ky do të jetë rasti i shkëlqyer për shkëmbim të përvojave dhe të mësoni nga ata disa nga “dredhitë” që i kanë përdor edhe të parët e tyre. Në ofertë të restorantit “Shasi” dhe të amvisërive të shumta do ta gjeni pikërisht këtë shërbim. Përndryshe, nuk duhet të jeni as peshkatar për ta zgjedhur këtë aktivitet – të vendosur komod në sule, thjesht mund të kënaqeni me lundrim nëpër liqe dhe të shikoni nikoqirin i cili me shkathtësi e përdor kallamin e peshkimit.

Lundrimi nëpër liqe dhe turizmi i plazheve Rasti i shkëlqyer për kënaqje në idile të peizazhit të liqenit dhe rrethinës së tij është lundrimi nëpër liqe. Deri tek ky shërbim është lehtë të vihet – restoranti “Shasi, i vendosur në breg të liqenit, i ka sulet (kapaciteti deri në 2 persona), varkat (kapaciteti deri në 5 persona) dhe trapin (kapaciteti deri në 50 persona), kurse gati çdo amvisëri në rrethinë e ka sulën e vetë. Lundrimin do ta plotësojë edhe

bashkëbisedimi me nikoqirët e sjellshëm prej të cilëve do të merrni shumë informacione interesante për liqenin dhe jetën me liqe. Pasi uji i Liqenit të Shasit gjatë stinës së verës arrin temperaturën edhe deri në 28 °C, është shumë vështirë të rezistosh që kënaqësia e lundrimit dhe qëndrimit në liqe mos të plotësohet edhe me larje në atë. Edhe nëse nuk ka plazh të rregulluar, vizitorët mund të kënaqen në ujin e ngrohtë të liqenit duke përdorur si plazh trapin e restorantit “Shasi”.

Page 31: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

Ecja dhe alpinizmi Nëse jeni adhurues i ecjeve të lehta, vizita e terreneve të bukura të zonës së Liqenit të Shasit dhe vizita e qytetit të lashtë të Shasit është një hyrje perfektë në të gjitha historitë tjera të këtij vendi, por edhe vërtetimi i të gjithave që keni përjetuar në këtë zonë. Nëse afinitetet dhe kondicioni juaj preferojnë përpjekjet më të mëdha fizike, atëherë sigurisht menjëherë pas ardhjes këtu do të ua tërheqin vëmendjen masivi i malit Rumija në pjesën veriperëndimore. Bëhet fjalë për masivin më të lartë (1.595 metra mbi nivel të detit) dhe më atraktivë për alpinistet në këtë pjesë të bregdetit të Malit të Zi. I vendosur mes Liqenit të Shkodrës dhe bregut të detit, Rumija ofron një nga pamjet më madhështore të zonës së gjerë, që është një shpërblim i vërtetë për përpjekjet e bëra. Pamjet nga këtu shtihen thellë deri në pjesët kontinentale të Malit të Zi dhe të Shqipërisë. Pamja e bregut të detit dhe horizontin e gjerë, nga një anë, dhe e Liqenit të Shkodrës nga ana tjetër, dhe në largësi shkëmbinjtë impozante të maleve të Kuçit, Bjeshkëve të Nëmura, Llovqenit, ordenit, do ti mahnitin të gjithë adhuruesit e vërtetë të natyrës dhe malit. Përndryshe, Rumija ndodhet në transversalin bregdetar malor (PPT) që niset nga mali Orjen tek

Herceg Novi dhe vjen tek ky masiv përmes Llovqenit dhe Malit të Pashtroviqeve. Kjo rutë panoramike është 182 km e gjatë dhe nevojiten 8-9 ditë për ta ushtruar. Edhe nëse ky transversal përfundon në Tivar, nga Rumija ekziston një shteg alpinist – hyrja që përmes fshatit Velliki Mikulliqi dhe Llunja vjen vetëm 1 km larg Katërkollës prej ka vazhdon mandej drejt pikës kufitare Sukubin.Harta e rrjetit kombëtar të shtigjeve alpiniste me përshkrime është e qasshme në faqen e internetit të Organizatës kombëtare turistike të Malit të Zi. http://www.montenegro.travel/files/multimedija/gallery/files/2013/02/wilderness_hiking_mapa_cg_0.pdf

Fluturimet panoramikeKënaqjen e vërtetë me pamje në peizazhin piktoresk të rivierës së Ulqinit dhe prapavijës malore ofrojnë fluturimet panoramike mbi det, mbi Adë të Bunës, mbi Rumijen, Liqenin e Shasit... Në veliere me motor, shoqëruar nga piloti i trajnuar, adhuruesit e lartësive do të kanë rastin që gjatë sezonit veror të kënaqen me këtë aventurë mahnitëse. Përveç punktit në Liqenin e Shasit, fluturohet edhe nga Shtoji, kurse fluturimet panoramike të organizuar nga Klubi ajror “Ulqin” zgjasin rreth 15 minutash. (telefoni për kontakt: +382 (0) 69 025 589 ose telefoni i restorantit „Shasi“)..

ÇiklizmiPa marrë para sysh a jeni për rekreacion apo jeni adhurues i pasionuar i çiklizmit, zona e Liqenit të Shasit ka çka me ju ofruar. Prapavija e rrafshët e Plazhit të Madh, zonat kodrinore të Malit të Brinjës dhe Fushës së Anës së malit, rrugët malore të cilët në shpatat e Rumijes çojnë drejt pjesës kontinentale do t’i plotësojnë preferencat dhe gatishmërinë kondicionale të ndryshme. Nëpër Katërkollë, që është vetëm disa kilometra larg Shasit, kalon Shtegu sipëror çiklist 5 - „Tregimet pranë ujit” - TT5 në rrjetin kombëtar të shtigjeve çikliste. Ai ia fillon në Cetinë, pastaj përmes Rijeka Crnojeviqa, Virpazarit, qafës Stegvash, pastaj Katërkollës dhe Ulqinit vjen deri tek Ada e Bunës, dhe mbrapsht përmes Ulqinit, Tivarit dhe Virpazara përfundon në Cetinë. Ky shteg qarkor, 237 km i gjatë i bashkon shumë sheshe të vrojtimit, shkon pranë rutave të vjetra tregtare, viziton qytetet mesjetare dhe fshatrat me vlerë ambientale, çon nëpër pyllin e gështenjave dhe plantacionet e ullinjve. Edhe nëse ne vetë shtegun ndodhet numri i madh i atraksioneve me të cilat do të kënaqeni, kur me biçikletën tuaj të jeni në Katërkollë, shfrytëzoni rastin dhe vizitoni Liqenin e Shasit dhe binduni në veçantinë e tij të shumëfishtë. Në faqen e internetit të Organizatës kombëtare

Page 32: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat

turistike të Malit të Zi janë të qasshëm Udhërrëfyesi për Shtegun sipëror çiklist 5 – TT5 dhe harta e të gjitha Shtigjeve sipërore çikliste, duke përfshirë edhe të përmendurin TT5.

Rrjetin e rrugëve lokale dhe rajonale mund ta përdorni për krijimin e rutave të shkallëve të ndryshme të vështirësisë, duke kombinuar kilometrazhin dhe lokalitetet që dhuruesit e këtij sporti kanë dëshirë t’i vizitojnë. Rutat që propozohen janë: http://www.montenegro.travel/files/multimedia/www_montenegro_bild_studio_me/stranice/fajlovi/2012/02/vrhunska_staza_5..pdf

Propozimi nr. 1: Tivar – Ulqin – Krythë – Sukubin – Shkodër – Podgoricë

Gjatësia totale e shtegut është 136 km, kurse kilometrazhi sipas pjesëve është: Tivar – Ulqin 27 km, Ulqin – Krythë 14 km, Krythë – Sukubin 15 km, Sukubin – Shkodër 15 km, Shkodër – Podgoricë 65 km.

Propozimi nr. 2: Virpazar – Godinje – Seoce – Muriqi – Gjuravci – ostros – Katërkollë – Liqeni i Shasit – Sukubin – Shkodër

Gjatësia totale e shtegut është 75 km, kurse kilometrazhi sipas pjesëve është: Virpazar – Godinje

7 km, Godinje – Seoce 5 km, Seoce – Muriqi 3km, Muriqi – Gjuravci 4 km, Gjuravci – Ostros 12 km, Ostros – Katërkollë 18 km, Katërkollë – Liqeni i Shasit 5 km, Liqeni i Shasit – Sukubin 6 km, Sukubin – Shkodër 15 km.Propozimi nr. 3: Tivar – Krythë – Katërkollë – Liqeni i Shasit – Lisna Borë – Sukubin – Katërkollë – Ulliri Vjetër – Tivar

Gjatësia totale e shtegut është 80 km, kurse kilometrazhi sipas pjesëve është: Tivar – Krythë (rreth-rrotullimi) 22 km, Krythë – Katërkollë 5 km, Katërkollë – Liqeni i Shasit 5 km, Liqeni i Shasit – Lisna Borë 3 km, Lisna Borë – Sukubin 3 km, Sukubin – Katërkollë 15 km, Katërkollë – Ulliri i Vjetër – Tivar 27 km.

Teksti: Bojana SekulićWeb design: TAČKA Design LabFotografitë: Vladana Vojinović

Perkthimi: Violeta CamajKoordinatori i projektit: Azra VukovicBroshurë design: Bojana Mićunović

Shtypja: ŠTAMPANJE D.O.O

Kjo broshurë është rezultat i projektit: “Mbështetur komunitetet lokale për të zbatuar praktikat e natyrës në bazë të turizmit rreth Sashko Liqeni zbatuara nga OJQ Green Home. Projekti është financuar nga Fondi i Partneritetit i Ekosistemit kritike. CEPF – www.cepf.net . CEPF paraqet

inicijativën e përbashkët të Agjencionit françez për zhvillim, Conservation International, Bashkësisë evropiane, Global EnvironmentFacility, Qeverisë Japoneze, MacArthur Fondacionit dhe Bankës botërore. Qëllimi fundamentarë i CEPF-it është që shoqërisë civile ti

mundësojëangazhimin në sferën e mbrojtjës së biodiverzitetit.

Page 33: Udheheq Liqenii ShaSit - NGO Green Home...natyrore të panumërta, pasurinë e historisë, traditës, legjendave dhe zakoneve, specialitetet e shijshme të kuzhinës lokale, frutat