Upload
others
View
3
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
UDHËZUES PËR
ZHVILLIMIN E KARRIERËS
NË
`` INXHINIERI MENAXHERIALE``
Tiranë, 2019
2
PËRMBAJTJA: 1.QËLLIMI I UDHËZUESI………………………………………………………………..…....4 1.1 Çfarë është zhvillimi i karrierës? .............................................................................................. 4
2. KRIJIMI I MUNDËSISË PËR ZGJEDHJEN MË TË LEHTË TË KARRIERËS……....6 2.1 Planifikimi i karrierës suaj:…….……………………………………………………………..6 2.1.1 HAPI 1: ZBULO VETVETEN…………………………………………………………..6 2.1.2 HAPI 2: EKSPLORO MUNDËSI TË REJA………………….…………………………7
2.1.3 HAPI 3: MERR NJË VENDIM……….……………………………………….………...7
2.1.4 HAPI 4: VEPRO………………………………………………………………………....7 3. VENDOSJA E QËLLIMEVE………………..……………………………………………....8 3.1 Çfarë ju bën ju të veçantë? ....................................................................................................... 8
3.2 Vendosja dhe arritja e qëllimeve të karrieres suaj:………… ……………………………..8 4. PËRGATITJA E CV-SË TUAJ………………..…………………………………………….9 4.1 Çfarë është CV-ja? ................................................................................................................... 9
4.2 Çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni……………………………..………………..9 4.3 Çfarë të përfshini në CV-në tuaj:………………………..…………………………………...10 5. PËRGATITJA E LETRËS MOTIVUESE PËR PUNËSIM…...………………………….11
5.1 Shembull i letrës motivuese………………………………………………...…...………....12 6.INTERVISTA…………………...…………………………………………………………….13 6.1 Çfarë është intervista për punë? .............................................................................................. 13
6.2 Teknikat e pregatitjes për një intervistë pune…………..…………………………………….13
6.3 Si të visheni për një intervstë? ................................................................................................ 13
6.4 Pyetjet të cilat mund të parashtrohen nga rekrutuesi………..…………………………….…14 7. RRJETI I KONTAKTEVE………………………………………………………………….15 7.1 Çfarë është Rrjetëzimi? ........................................................................................................... 15
7.2 Dhjetë Parimet Thelbësore:…………..………………………………………………………15 8. SHKATHTËSITË E PREZANTIMIT……………………………………………………...16 8.1 Katër P-të e prezantimit:…………..........……………………………………………………16
8.2 Elementët thelbësorë për një prezantim të mire………...……………………………….…...16
8.3 Këshilla dhe teknika për një prezantim të mirë:………..…………………………………….17
8.4 Disa nga programet me të cilat mund të përgatisni një prezantim…...………………………17 9.VETËPUNËSIMI……………………………………………………………………………..18 9.1 Portale punësimi …………………………………………………………………………......18
9.2 Rritja në Karrierë………………………………………………………………….………… 18
3
1. QËLLIMI I UDHËZUESIT
Qëllimi i udhëzuesit për zhvillimin e karrierës është që të ofrojë informacionet e nevojshme për
studentët e “INXHINIERISË EKONOMIKE” për të zgjedhur sa më lehtë karrierën e tyre.
Udhëzuesi ofron ide praktike se si të zgjidhet karriera e duhur, si të përgatitet një CV dhe letër
motivuese efektive, si mund të përmirësojnë mënyrën se si e paraqesin veten para
punëdhënësit/institucionit në mënyrë që të fitojnë punën që dëshirojnë etj.
Objektivat e udhëzuesit janë të informojnë studentët për:
Krijimin e mundësisë për një zgjidhje më të lehtë të karrierës;
Vendosjen e prioriteteve;
Përgatitjen e Cv-së;
Shkrimin e letrës motivuese;
Teknikat e pregatitjes për një intervistë pune;
Rrjetëzimi dhe
Shkathtësitë e prezantimit;
Ushtrime vetëvlerësimi.
1.1 Çfarë është zhvillimi i karrierës?
Ka shumë përkufizime në lidhje me karrierën dhe zhvillimin e karrierës të zhvilluara nga autorë të
ndryshëm. Megjithatë, përkufizimi më i përdorur dhe më i pranuar e përcakton zhvillimin e
karrierës si një progres dhe veprime të ndërmarra nga një person i caktuar gjatë gjithë jetës së tij/
saj në lidhje me një profesion të caktuar. Zhvillimi i karrierës përshkruan proçesin e vazhdueshëm
të një personi i cili menaxhon jetën, mësimin dhe punën gjatë jetës së tij. Përfshin zhvillimin e
shkathtësive dhe njohurive që u mundësojnë individëve të planifikojnë dhe marrin vendime të
mirë-informuara në lidhje me arsimimin, trajnimin dhe zgjedhjen e karrierës. Është me rëndësi të
përmendet se zhvillimi i karrierës vlen për njerëz të të gjitha moshave. Si studentë dhe profesionistë
të rinj ne duhet të marrim në konsideratë se zgjedhja e karrierës është njëkohësisht një opsion dhe
një përgjegjësi.
4
Një karrierë është një portofol i projekteve që:
Ju mëson shkathtësi të reja;
Ju ofron eksperienca të reja;
Ju zhvillon aftësi të reja;
Ju zgjeron rrethin e kolegëve.
5
2. KRIJIMI I MUNDËSISË PËR ZGJEDHJEN MË TË LEHTË TË
KARRIERËS
2.1 Planifikimi i karrierës suaj:
Zbulon i veten
Marrja
Eksploro
Vepro
e
vendimeve mundësi të
jashtme
për
karrierë
Merr një
vendim
2.1.1 HAPI 1 : ZBULO VETVETEN Pyesni veten
Ku jam unë tani?
Ku dëshiroj unë të jem?
Cilat janë pikat e mija të forta?
Cilat janë pikat e mija të dobëta?
Mënyra më e mirë për të hyrë në rrugën e karrierës që ju përshtatet është duke njohur sa më mirë
veten tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë për të vlerësuar mundësitë tuaja, për të marrë vendime të qarta
dhe për të identifikuar mundësitë më me vlerë.
6
2.1.2 HAPI 2: EKSPLORO MUNDËSI TÈ REJA
Zbulimi i mundësive profesionale apo të studimit, mund të jetë një proçes interesant dhe me shumë
vlerë. Prandaj, sa më shumë të kërkoni aq më mirë është për ju. Dalloni dhe organizoni mundësitë
duke u bazuar në faktin se sa të vlefshme janë për ju dhe sa do t’ju ndihmojnë të përqëndroheni në
marrjen e vendimeve të drejta.
2.1.3 HAPI 3: MERR NJË VENDIM
Marrja e një vendimi të vlefshëm del si rezultat i një vlerësimi që duhet bërë duke krahasuar
mundësitë dhe duke marrë parasysh personalitetin, vlerat, interesat dhe pritshmëritë tuaja.
Qëllimi përfundimtar për marrjen e një vendimi është të zgjedhësh mundësitë që ju ofrojnë
kënaqësi dhe sukses. Parashikoni sfidat e mundshme dhe pengesat që mund t’ju dalin gjatë
rrugës dhe përshtatuni me ato.
2.1.4 HAPI 4: VEPRO
Një plan veprimi ndihmon për të përcaktuar qëllimin tuaj, si dhe për të arritur hapat e nevojshme
duke u bërë ballë sfidave me të cilat mund të përballeni. Kjo do të jetë e dobishme për planifikimin
dhe vazhdimin e studimeve tuaja, për të kërkuar punë apo për të vazhduar zhvillimin tuaj personal.
Për secilën nga mundësitë tuaja specifikoni qëllimin, hapat e nevojshme dhe sfidat e mundshme.
Rishikimi herë pas here i planit tuaj të veprimit ju ndihmon të përparoni më tej.
7
3. VENDOSJA E QËLLIMEVE
3.1 Çfarë ju bën juve të veçantë?
Përcaktoni pikat tuaja të forta, vlerat, qëllimet dhe rrjetet.
Vlerësoni punën tuaj të preferuar dhe stilin e komunikimit.
Si e përcaktoni suksesin?
Për çfarë dëshironi të njiheni?
Mendoni si mund ta komunikoni dhe prezantoni këtë përmes:
Kartës tuaj të biznesit
Profilit online (p.sh Linkedln)
Cv-së
Intervistave
3.2 Vendosja dhe arritja e qëllimeve të karrierës suaj:
Vendoja e qëllimit të karrierës suaj
Arritja e qëllimit të karrierë suaj
Analiza e
Vetëvetes
IMPLEMEN Vetëpromovimi ZHVILLIMI I Analiza e tregut
IDESË Analiza e TIMI Cv me ndikim të
lartë
Boshëllëkut
Teknika për Plani i karrierës
intervista
8
4. PËRGATITJA E CV-së TUAJ
4.1 Çfarë është CV_ja?
Shkurtesa CV nënkupton shprehjen curriculum vitae, që do të thotë një histori e shkurtër e jetës/
karrierës tuaj. Qëllimi i përdorimit të saj është të bindni drejtuesin apo specialistin e burimeve
njerëzore që t’ju thërrasë për një intervistë ku mund të tregoni më konkretisht aftesitë dhe
personalitetitin tuaj.
Rregulloni CV-në tuaj – Vlerësoni përshkrimin e punës dhe organizoni informacionin në Cv-në
tuaj për të nxjerrë në pah dijen, shkathtësitë dhe aftësitë që punëdhënësi është duke kërkuar.
Punëdhënësit shpenzojnë rreth 30 sekonda deri në 2 minuta për të shikuar CV-në tuaj. Sigurohuni
që përvojat tuaja më të rëndësishme të tërheqin vëmendjen e lexuesit lehtë.
4.2 Çfarë duhet të bëni dhe çfarë nuk duhet të bëni
Çfarë duhet të bëni
Hartoni përshkrimet tuaja duke u përqendruar në arritjet tuaja, duke përdorur folje
veprimi për të treguar qartë aftësitë që ju keni përdorur.
Provoni të kuantifikoni rezultate në përshkrimet tuaja, të tilla si:“kam zhvilluar fushatë
marketing që e shtoi anëtarësinë e klubit me 25%,
Duhet të jeni të saktë, pa gabime në shkrim ose gabime gramatikore.
Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i përpiktë, Përdorni shkrimin Times New Roman, Arial;
Shmanguni nga përdorimi i përemrit “unë”, shkurtesave.
Gramatika dhe tipografia duhet të jetë e përkryer.
Përdorni fjalë të veprimit si planifikues, organizues, zhvillues;
Mos shkruani në pjesën e përparme dhe të pasme të letërës – çdo faqe e CV-së duhet të jetë
në letër të vecantë. Është mirë të vendosni emrin tuaj në zonën “footer” në mënyrë që të
shfaqet në çdo faqe të CV-së.
Jini pozitiv - theksoni pikat tuaja të forta, ato që mund t’i bëjnë përshtypje lexuesit të CV
–së tuaj.
Çfarë nuk duhet të bëni
Mos i bëni marxhinat dhe madhësitë e shkronjave shumë të vogla:
9
marxhinat jo më të vogla se një inç dhe madhësinë e shkronjave jo më të vogël se 10.
Mos përfshini përemrat personal (p.sh. unë, mua, ne).
Mos përfshini karakteristikat fizike në CV-në tuaj.
4.3 Çfarë të përfshini në CV-në tuaj:
Përmend konferencat dhe
konkurset që keni
Emri. marrë pjesë.
Adresa. Listoni çdo
Detajet Numrat e telefonit, Zhvillimi trajnim të
personale Email adresën, Profesional specializuar p.sh
Linket e webfaqeve mbi shëndetin dhe sigurinë,
lektorë të ftuar apo punë të tjera ku
keni marrë pjesë. Renditni në mënyrë Përmendni të kronologjike duke filluar gjitha angazhimet
nga fundi. në klube, shoqata Referojuni projekteve, ose shoqatave të
punës kërkimore. jashtme.
Arsimimi Theksoni interesat/ të Aktivitetet eksrta Përmendni arriturat e veçanta. Kurrikulare aktivitetet e
Perfshini rezultatet e asaj që ngjashme.
keni mësuar. Theksoni çdo rol
Theksoni arritjet dhe të lidershipit dhe
përgjegjësitë. përgjegjësitë. Renditni në mënyrë Aftësitë në kronologjike duke filluar kompjuter:
Eksperienca nga përvoja juaj e fundit. Aftësitë Paketat që dini ti
e Punës Mos e vendosni përvojën përdorni dhe
jo-relevante. nivelin e
Tregohuni specific për kompetencës. përvojën që keni. Gjuhët: niveli i
kompetencës
Nuk ka një formë të vetme të rregullimit të Cv_së. Forma që ju zgjidhni duhet të prezantojë pikat
tuaja të forta. Mund të gjeni forma të ndryshme të CV-së në internet gjithashtu.
Për shembull:
http:// europass.cedefop.europa.eu/europass/home/hoav/ Downloads/europassCV/ CVTemplate.csp
10
5. PËRGATITJA E LETRËS MOTIVUESE PËR PUNËSIM
Qëllimi i letrave përcjellëse është krijimi i përshtypjes dalluese dhe përfitimi i interesit të lexuesit,
me qëllim që të përcaktohet dhënia e ftesës për intervistë. Në radhë të parë, letra përcjellëse shërben për ta prezantuar aplikacionin tuaj dhe CV-në. Kini parasysh që letrat që ju shkruani jo vetëm që tregojnë interesat dhe kualifikimet tuaja, por
gjithashtu i japin mundësinë punëdhënësit të vërejë vëmendjen që iu i kushtoni detajeve,
shqiptimit, gramatikës dhe cilësinë e përgjithshme të komunikimit tuaj me shkrim. Paragrafi hyrës: Cili është qëllimi juaj që po e shkruani këtë letër? Për çfarë pozite po aplikoni dhe ku keni dëgjuar
për këtë pozitë? Paragrafi i dytë: Cilat janë kualifikimet tuaja? Pse dëshironi të punoni për këtë organizatë? Çfarë do dëshironit të
bënit për ta? Përshkruani veten tuaj sa më shkurt. Nxisni kureshtjen e punëdhënësit në mënyrë që
ai/ajo të duan të lexojnë Cv-në tuaj dhe të caktojnë një intervistë. Paragrafi i tretë Cili është plani juaj i veprimit? Dëshironi që ju të kontaktoni me ta me telefon apo dëshironi ata të
ju kontaktojnë juve? Pika të tjera që mund të përfshihen në paragrafin e fundit:
Shprehni gatishmërinë tuaj për të dhënë informacion shtesë;
Caktoni një kohë specifike kur ju të kontaktoni me telefon ose e_mail;
Bëjini të ditur në qoftë se dhe ju do t’ë shkoni për të vizituar kompaninë/institucionin e
tyre.
Falenderoni personin që pranon letrën tuaj për kohën dhe interesin e tyre.
Më e rëndësishmja, mos harroni të adresoni letrën e motivimit ndaj një personi. Nëse ju nuk keni
një emër, telefononi në departamentin apo burimet njerëzore për të mësuar kujt duhet ti adresohet
letra juaj. Si mundësi e fundit, adresoni letrën tuaj për menaxherin e personelit, menaxherin e
punësimit ose përfaqësuesin e rekrutimit.
CV-të janë po aq të vlefshme sa letrat e motivimit që i shoqërojnë ato. Prandaj sigurohuni që të shpenzoni ca kohë për të shkruar letrën tuaj dhe ta adresoni tek personi i duhur.
Çfarë ju shkruani dhe se si e shkruani i tregon punëdhënësit potencial shumë për profesionalizmin, kompetencat dhe personalitetin tuaj.
Gjatë kërkimit të një pune në qarqet e biznesit dhe ato profesionale, proçedurat e duhura dhe rregullat e mirësjelljes gjatë komunikimit janë të rëndësishme.
11
5.1 Shembull i letrës motivuese
[Emri i punëdhënësit]
[Adresa e punëdhënësit]
[Numri i telefonit i punëdhënësit]
Data: [MM/DD/VVVV]
Ref: [Titulli i vendit të punës që ju po aplikoni apo nr.referencës nëse është i deklaruar]
I nderuar Z./Znj. [emri i fundit i personit kontaktues, nëse ka]. Ju shkruaj këtë letër për të
aplikuar për [emri i Postit] në [Emri i Organizatës], që kur unë duke përdorur produktet e saj,
ose pas bashkëpunimit, apo duke ndjekur punën e saj] që nga [afati kohor]. Për më tepër, unë
kam qenë shumë i kënaqur kur mësova për këtë mundësi punësimi, pasi unë e shoh organizatën
tuaj si një nga kompanitë kryesore/ organizatat në [deklaroje fushën].
Unë besoj që pregatitja ime arsimore dhe përvoja ime në [fushën], më bëjnë një kandidat të
përshtatshëm për pozitën e shpallur. Siç mund ta shihni në Cv-në që gjeni bashkangjitur, unë
kam punuar si [Pozita] në kompaninë për [X] vite. Pasi që, përgjegjësitë dhe detyrat e mija
ishin mjaft të ngjashme me ato që kërkohen në shpalljen e organizatës tuaj;
Unë besoj fuqimisht që unë mund të kryej mirë të gjitha obligimet dhe detyrat e deleguara. Si
sukses të madh për këtë pozicion unë do të doja të theksoj se unë kam [shpjegoni shkurtimisht].
Unë e shoh këtë mundësi punësimi si një avancim të rëndësishëm në karrierën time, pasi
[Kompania/Organizata] është kompani lider në këtë fushë. Unë besoj se puna në
[kompaninë/organizatën] mund të jetë një mjedis i mirë për të treguar potencialin tim të plotë
dhe të shfrytëzojë aftësië dhe njohuritë e mia. Në këtë linjë unë pres me padurim thirrjen tuaj
për një intervistë.
Ashtu si keni kërkuar kam bashkëngjitur Cv_në time, ku ju mund të gjeni informacione të
detajuara për përvojën time dhe aftësitë. Referencat janë në dispozicion sipas kërkesës, ose ju
mund të kontaktoni personat referues të listuar më poshtë. Nëse keni nevojë për informacione
apo dokumente shtesë, të ndjeheni të lirë të më telefononi në [Nr.telefoni] ose më dërgoni e-
mail në: [e-mail adresa].
Duke iu falenderuar paraprakisht, ju uroj gjithë të mirat! [Emri juaj] Nënshkrimi juaj
12
6. INTERVISTA
6.1 Çfarë është intervista për punë? Një intervistë për punë është një lloj i testit të punësimit që përfshin një bisedë mes një kërkuesi
për punë dhe përfaqësuesit të organizatës/ institucionit punëdhënës.
6.2 Teknikat e pregatitjes për një intervistë pune
Përgatitu dhe praktiko;
Ju duhet të jini i qartë në lidhje me atë që ju keni njohuri dhe ku ju doni të arrini;
Sigurohuni që përgjigjet që ju jepni të përputhen me informacionin e dhënë në
dokumentacionin që i keni paraqitur punëdhënësit;
Theksojini përparësitë tuaja dhe bëjeni një lidhje ndërmjet tyre dhe pozitës që po
aplikoni;
Përshkruani dobësitë tuaja si përparësi;
Nëse ju keni qenë ndonjëherë i shkarkuar nga puna, jini i drejtëpërdrejtë dhe mos u
përpiqni të shmangni pyetjen nëse ju pyet paneli intervistues;
Si të përgjigjeni në pyetjen: Ku e shihni veten në pesë vitet e ardhshme?
Tregoni se ju keni standarde personale;
Intervistoni intervistuesin;
6.3 Si të visheni për një intervistë?
Zgjidhni ngjyrën e veshjes që nuk bie shumë në sy, kombinojeni me një këmishë ose
bluzë që përshtaten mirë së bashku;
Mos e teproni me parfum dhe kozmetikë;;
Mos vendosni shumë bizhuteri;
Vishni këpucë të një modeli normal (femrat nuk duhet të veshin këpucë me taka shumë të
larta).
13
6.4 Pyetje të cilat mund të parashtrohen nga rekrutuesi:
Pse ju intereson kjo industri/kompani?
Pse duhet të jetë e interesuar kompania për ju?
Çka është speciale tek ju?
Cilat janë anët tuaja të forta/dobëta? Përshkruajeni veten me tre mbiemra.
Si ju përshkruajnë njerëzit?
Me cilat lloje të njerëzve jeni të rehatshëm/parehatshëm në punë?
Ku e shihni veten 5-10 vite nga sot?
Në vendin e fundit të punës, cilat kanë qenë përgjegjësitë?
Çfarë ju ka pëlqyer më shumë/pak? Përshkruani një situatë të vështirë me të cilën jeni ballafaquar.
14
7. RRJETI I KONTAKTEVE
7.1 Çfarë është rrjetëzimi? Rrjetëzimi, lidhet me kërkimin e punës që do të thotë, lidhje me njerëz në një fushë ose organizatë
në të cilën ju dëshironi të punoni, për të kërkuar informacion, jo një punë. Rrjetëzimi përfshin
intervistimin informativ, është ekuivalent për punë kërkuesit sikurse hulumtimi i tregut. Është
thelbësore për të mësuar në lidhje me fushat dhe funksionet e punës, aftësitë që ata kërkojnë, punët
që nuk reklamohen publikisht, mënyra për të hyrë në një fushë të caktuar, dhe informacion të
brendshëm rreth kulturës dhe pritjet e një organizate të caktuar. Rrjetëzimi është mënyrë e mirë për ju për të bërë të mundur thënien, NUK KA TË BËJ ME ATË QË JU DINI, POR ME KË JU NJIHNI”.
Konsideroni se të gjithë llojet e njerëzve profesionistë jashtë komunitetit të biznesit, mund të jenë
gjithashtu kontakte shumë të dobishme të rrjetëzimit biznesor. Disa nga lidhjet nuk janë njerëz të
biznesit, dhe si pasojë ju duhet të jini krijues në arritjet e tyre.
7.2 Dhjetë Parimet Thelbësore:
1. Fjalimi në ashensor Përshkruani veten në mënyrë preçize dhe mbresëlënëse 2. Jini ndryshe Bëjeni veten të dallueshëm. Synoni lart. Bëhu më i miri në
diçka.
3. Ndihmojini të tjerët Ndihmojini të tjerët dhe ju do të ndihmoheni nga të tjerët. 4. Integriteti personal Integriteti, besimi dhe reputacioni janë thelbësore për krijimin
e rrjetëzimit. 5. Targetimi relevant Grupet dhe kontaktet të rëndësishme për qëllimet dhe aftësitë
tuaja.
6. Planet dhe synimet. Planifikoni rrjetin tuaj – dhe dini çfarë doni. 7. Ndiqni Duke ndjekur takime dhe rekomandime ju keni më shumë
mundësi për punësim.
8. Jini pozitiv Bëhu një ndikim pozitiv mbi të gjithë dhe çdo gjë. 9. Përpjekje të fokusuar dhe Jini të fokusuar- dhe gjithnjë i gatshëm.
të qëndrueshme.
10. Ekilibroni jetën tuaj Duke qenë të balancuar dhe me këmbë në tokë ndërtoni siguri.
15
8.SHKATHTËSITË E PREZANTIMIT
8.1 Katër P-të e prezantimit:
Planifikimi;
Përgatitja;
Praktika;
Prezantimi;
8.2 Elementët thelbësorë për një prezantim të mirë:
Përfshirja e përmbajtjes së prezantimit;
Strukturimi dhe përpunimi i mirë i temës që ju do të prezantoni;
Prezantimi është edhe art edhe shkencë. Zëri është një mjet i rëndësishëm.
Folësit e mirë, dëgjojnë audiencën;
Armiku kryesor i një folësi/prezantuesi është tensioni (relaksohuni në mënyra të
ndryshme n.q.se ju vëreni se ju jeni të tensionuar para prezantimit);
Krijoni hapsirë për pyetje;
Shmangni gjestet e papërshtatshme;
Vishuni normal, pavarësisht prej rastit.
16
8.3 Këshilla dhe teknika për një prezantim më të mirë:
Mos lexoni materiale të shtypura;
Shmangni paraqitjet joprofesionale;
Përdorni treguesin elektronik për ndryshimin e slajdeve.
Mos u përkulni shumë gjatë para audiencës;
Flisni me zë të lartë dhe të qartë;
Bëni pushim në shenjat e pikësimit;
Mos përdorni slajde me shumë ngjyra;
Mësoni emrat e pjesëmarrësve sa më shpejt të jetë e mundur;
Tregojini audiencës se si t’ju adresohet ju;
Dëgjoni me vëmendje çdo koment dhe opinion mbi prezantimin;
Ju mund të lëvizni nëpër dhomë gjatë prezantimit;
Listoni dhe diskutoni objektivat në fillim të prezantimit;
Ndryshoni teknikat;
Zakonisht ju duhet të jeni të parët që hyni dhe të fundit që del nga dhoma e prezantimit;
Kohëzgjatja e prezantimit: më mirë të përfundoni më herët se sa të nxitoni në fund.
Komunikimi verbal nuk mund të mësohet, por një mësues i mirë, di të tregojë rrugën e
drejtë dhe në mënyrën më të mirë;
8.4 Disa nga programet me të cilat mund të përgatisni një prezantim
MicrosoftOffice PowerPoint
Prezi
SlideRocet
280 slides
PowToon
Google Docs
17
9. VETËPUNËSIMI Për fillimin e një biznesi kërkohen aftësi të mira menaxheriale, shumë nisma, udhëheqje dhe
vendosmëri. Më poshtë do të gjeni burimet , të cilat do t’ju japin informacionin e nevojshëm:
- Qendra Ndërkombëtare e Liçensimit
(QKL); www.qkl.gov.al
- Qendra Kombetare e Regjistrimit (QKR);
www.qkr.gov.al - Bashkia e Tiranës
www.tirana.gov.al
9.1 Portale punësimi - njoftime.com - ikub.al - Punësimi.info - Mundesi.al - karriera.al - Duapune.com - www.celesi.com
9.2 Rritja në Karrierë Përvoja jashtë vendit mund t’i rrisë perspektivat tuaja të punësimit, për shkak se punëdhënësit e
dinë që ju keni më shumë njohuri në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, të paktën në lidhje
me vendet ku keni jetuar, si dhe njohuri shumë të mira të gjuhëve të këtyre vendeve. Prandaj nëse
parapëlqeni të punoni apo të studioni jashtë shtetit, duhet të filloni të kërkoni dhe të hulumtoni për
burimet që ju ofrojnë këto mundësi, pasi ky planifikim si proçes kërkon kohën e vet. Për t’u
informuar për programe të ndryshme të shkëmbimit universitar ose pasuniversitar për shtetasit
shqiptarë vizitoni faqet e internetit të këtyre programeve. - Kontaktoni Education USA Albania për të mësuar më shumë për gamën e plotë dhe mundësitë
financiare për studime dhe bursa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke vizituar
www.educationUSA.state.gov - Fulbright Student Program: www.fulbright.state.gov /www.ii.org/fulbright/ - Për studime në Gjermani “Deutscher Akademischer Austausch Dienst„ (DAAD):
18
- www.daad-al.org - Për studime në UK: [email protected] www.kipea.co.uk - Për studime në Francë: http://www.campusfrance.org/en/index.htm - Instituto Italiano di Cultura: http://www.iictirana. esteri.it/IIC_Tirana
19